revistË edukimi natyror nr - natura.al · kanaleve artificial. thellësia e saj shkon deri ne 1.2...

16
REVISTË EDUKIMI NATYROR NR.1 Foto: M. Sticca

Upload: lamnhu

Post on 25-Aug-2018

229 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REVISTË EDUKIMI NATYROR NR - natura.al · kanaleve artificial. Thellësia e saj shkon deri ne 1.2 m dhe regjimi ujor është në ... 34.000 individë (Kriteri Ramsar është 20.000

REVISTË EDUKIMI NATYROR NR.1

Foto: M. Sticca

Page 2: REVISTË EDUKIMI NATYROR NR - natura.al · kanaleve artificial. Thellësia e saj shkon deri ne 1.2 m dhe regjimi ujor është në ... 34.000 individë (Kriteri Ramsar është 20.000

Idea & Autorët: Msc. Artenisa Peçulaj / [email protected]/ +355675267135Msc. Erald Xeka / [email protected] / +355692445037Redaktimi Shkencor: Prof. Aleko MihoFoto e Kopertinës: Massimiliano SticcaFoto në brendësi: Massimiliano Sticca, Albanian Ornithological Society (AOS), Natura 2000, Ervis Loçe, Erik Mandre, Christian Schoissingeyer, Francesco de Marco, Martin Viazanko, Vladimir Wrangel, TruemediaDesign: Ergys Bejleri / Oxigen StudioBotimi i këtij numri u mundësua nga Projekti NaturAL (IPA Natura 2000 & Protected Areas) “Forcimi i Kapaciteteve Kombëtare për Ruajtjen e Natyrës-Përgatitja për Rrjetin Natura 2000”

Njihuni me neEdukimi natyror në Shqipëri vjen si domosdoshmëri e formimit të qytetarëve të rinj me atë pjesë të edukimit të munguar. Dikur i pranishëm me produkte periodike, sot thjesht i përqëndruar në nivelin e organizimeve pikësore. Edukimi i autorëve, mungesa dhe nevoja e një produkti dedikuar edukimit natyror, solli ideimin dhe krijimin e kësaj reviste.

Revista “Hapat e Gjelbër” është një revistë me fokus edukimin natyror, e krijuar kryesisht për informimin dhe edukimin e fëmijëve të moshës 10 – 13 vjeç, por edhe të një publiku më të gjerë i interesuar për t’u informuar rreth vlerave më të spikatura të natyrës shqiptare.

Për informacionin që do të gjeni në “Hapat e Gjelbër” jemi kujdesur veçanërisht që të jetë i qartë, argëtues dhe nxit për më shumë dije.

Në brendësi të revistës do të gjeni rubrika dedikuar zo-nave të mbrojtura në Shqipëri, kush janë ato dhe vlerat më të spikatura të botës së gjallë që jeton në to dhe plot kuriozitete. Si përfaqësues i faunës është marrë një lloj i cili identifikohet me zonën e mbrojtur të përshkruar.

Shqipëria po ashtu, njihet për vlera të florës të njohura edhe botërisht dhe në rubrikën për florën në çdo numër do të njiheni me një prej llojeve më të veçanta.

Bota e gjallë të ofron larmishmëri të madhe të sjelljes së përditshme të kafshëve, dhe për këtë kemi përzgjedhur disa raste për t’jua treguar në çdo numër.

Prezantimi i vlerave të natyrës shqiptare nuk do të ishte i mundur nëse nuk do të kishim pasur kërkues shkencorë të cilët me vite të tëra pune kanë krijuar bibliotekën shkencore shqiptare, ndaj në një rubrikë të revistës “Hapat e Gjelbër” ju do të njihni këto personalite të kërkimit shkencor në Shqipëri.

Rubrika e fundit ju mëson sesi të bëni eksperimente të thjeshta dhe shumë argëtuese në natyrë.

I gjithë material i përfshirë është menduar të jetë i tillë që të shërbejë edhe si material plotësues për kurrikulat të cilat janë pjesë e sistemit tonë arsimor.

Synimi i kësaj reviste është afrimi i një brezi të teknologjizuar edhe me atë që është ekzistencë, shëndet, jetë….natyrë….

Dhe që ta jetosh natyrën, do duhet që ta njohësh atë, hap pas hapi me rregullat perfekte dhe magjinë që fsheh.

PërmbajtjaDITA NDËRKOMBËTARE E LUMENJVE

PEIZAZHI I MBROJTUR VJOSË-NARTË

PASAPORTA E LEJLEKUT ROZË

LUNARIA TELEKIANA

PROF. LEKË GJIKNURI (1938–2001)

SJELLJE TË ÇUDITSHME TË KAFSHËVE

VITAMINA N: SI TË ZBULOJMË NATYRËN

LOJRA

FJALËT KYÇE

3468910111213

Kjo revistë shpërndahet falas

2

This project is funded by European Union

Page 3: REVISTË EDUKIMI NATYROR NR - natura.al · kanaleve artificial. Thellësia e saj shkon deri ne 1.2 m dhe regjimi ujor është në ... 34.000 individë (Kriteri Ramsar është 20.000

Dita Ndërkombëtare e Veprimit për Lumenjtë zhvillohet çdo vit në 14 Mars. Ky rit ekologjik

është krijuar në vitin 1998 nga Organizata

“Lumenjtë Ndërkombëtarë“, e cila ndodhet

në Kaliforni, SHBA.

Kjo ditë ka si qëllim ndërgjegjësimin e

njerëzve për dëmtimet që i shkaktohen

lumenjve nga hidrocentralet, mbetjet e

hedhura përgjatë tyre, apo çdo veprim tjetër

që dëmton ata dhe botën e gjallë.

Këtë vit, Dita e Veprimit për Lumenjtë në

Shqipëri u organizua nga projekti “NaturAL”,

ku morën pjesë më shumë se 300 fëmijë,

të cilët pikturuan dhe ngjyrosën mesazhe

ku tregohej se çfarë mund të bëjnë ata për

t’i mbrojtur lumenjtë. Aktiviteti u pasua

më vonë në datën 31 Mars, ku grupe të

ndryshme pastruan Lumin Shkumbin në

disa pjesë të tij.Shkumbini është një ndër

lumenjtë më të rëndësishëm në Shqipëri,

dhe po ashtu një ndër më të ndoturit për

shkak të mbetjeve që njerëzit hedhin.

14 Mars-Dita e Veprimit për LumenjtëAktivitete

3

Page 4: REVISTË EDUKIMI NATYROR NR - natura.al · kanaleve artificial. Thellësia e saj shkon deri ne 1.2 m dhe regjimi ujor është në ... 34.000 individë (Kriteri Ramsar është 20.000

Jeta në zonën Vjosë-Nartë

Zona dallohet për botë bimore të pasur, me rreth 570 lloje bimësh të larta dhe mbi 330 lloje algash mikroskopike4. Kjo bën që edhe bota shtazore të jetë e pasur dhe e veçantë, me mbi 190 lloje shpendësh dimërues5 dhe folezues6, mbi 100 lloje peshqish, mbi 30 lloje gjitarësh, 26 lloje reptilësh dhe 9 lloje amfibësh. Pjesa më e madhe e shpendëve dimërues gjen strehë në ujërat e lagunës. Në numërimin e fundit të dimrit 2016 në zonë u panë 10672 shpendë ujorë. Shpendët më të zakonshëm janë: Rosat,

Bajzat dhe Baltakët7 etj. Gjatë stinës së folezimit, Narta kthehet në vend shumimi për 630-830 çifte shpendësh ujorë nga ku pjesa më e madhe përqëndrohet në kripore.Të dhënat e viteve të fundit e vlerësojnë zonën Vjosë-Nartë si zona e dytë më e rëndësishme për shpendët ujorë. Ajo strehon shumë se 23% të shpendëve ujorë dimërues në Shqipëri.Për Flamingot (Phoenicopterus ruber roseus), Rosën laramane (Tadorna tadorna), Rosën bishtgjel (Anas acuta), Rosën me katër sy (Bucephala clangula), Vraponjësin gushëbardhë (Charadrius alexandrinus) dhe Gjelezën (Pluvialis squatarola), Vjosë-Narta është vendi kryesor i dimërimit në Shqipëri.

PEIZAZHI I MBROJTUR VJOSË-NARTËLaguna e Nartës ndodhet në pjesën veriperëndimore të qytetit të Vlorës, vetëm 14 km larg saj. Së bashku me Vjosën ajo ka marrë statusin “Peizazh i Mbrojtur Vjosë-Nartë”1 që prej Tetorit të vitit 2004. Peizazhi ka një sipërfaqe 19,738 ha. Laguna përfaqëson një zonë të pasur me ligatina2, mjedise të cilat strehojnë lloje të rëndësishme të florës dhe faunës tonë. Shumë afër Nartës, gjendet Zvërneci, i cili cilësohet për bukuritë bregdetare të ndërthurura me pasuritë e tij kulturore e tradicionale.

Si është e krijuar Laguna?

Narta është sipërfaqja ujore kryesore e zonës me rreth 4200 ha. Pjesa veriore e saj është e transformuar në kripore, e cila ndahet nga laguna me anë të një dige. Më tej, laguna ndahet nga deti prej një brezi ranor, i mbuluar në pjesën më të madhe të tij prej pyllit të pishave. Me detin, laguna komunikon nëpërmjet dy kanaleve artificial. Thellësia e saj shkon deri ne 1.2 m dhe regjimi ujor është në varësi të baticë - zbaticës dhe erës. Gjatë verës, kur kanalet e komunikimit janë të bllokuara nga mbushjet, një sipërfaqe prej afro 1000 ha thahet, ndërsa një pjesë tjetër rreth 800 ha bëhet shumë e cekët.Të gjitha këto ndryshime në lagunë ndikojnë në biotën3 e lagunës.

Sqepbiza (Recurvirostra avosetta)

Foto: Ervis Loçe

1,2,3,4,5,6,7 Shiko faqen e fundit për shpjegim

4

Page 5: REVISTË EDUKIMI NATYROR NR - natura.al · kanaleve artificial. Thellësia e saj shkon deri ne 1.2 m dhe regjimi ujor është në ... 34.000 individë (Kriteri Ramsar është 20.000

NË NUMËRIMIN E FUNDIT TË DIMRIT 2016 NË ZONË U PANË 10672 SHPENDË UJORË

Rëndësia ndërkombëtare

Për këtë larmi të pasur dhe të veçantë të botës së gjallë, Vjosë-Narta është gjithashtu një zonë me rëndësi ndërko-mbëtare. Ajo përmbush kriteret Ramsar8

për numrin e përgjithshëm të shpendëve ujorë dimërues me më shumë se 34.000 individë (Kriteri Ramsar është 20.000 individë). Për këtë klasifikohet si një nga zonat më të rëndësishme për shpendët në Shqipëri dhe Rajonin Mesdhetar Lindor. Një numër i lartë llo-jesh i përket kategorive të rrezikuara9 në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare. Nga këto mund të përmendim rreth 26 lloje shpendësh të cilë janë Botërisht të Rrezikuar, duke bërë kështu që zona të ketë interes botëror për ruajtje.

Ndërsa si vend folezimi kjo zonë shër-ben për disa lloje, nga të cilat mund të përmendim: Vraponjësin gushëbardhë (Charadrius alexandrinus), Kalorësin (Hi-mantopus himantopus) dhe Sqepbizën (Recurvirostra avosetta).

Të dhënat e mësipërme tregojnë qartë se kompleksi Vjosë-Nartë është një pikë e fortë e biodiversitetit në Shqipëri.

Rreth 104 lloje që ndodhen në zonë kon-siderohen të rralla në Shqipëri. Komplek-si ligatinor strehon dy lloje endemike10 të florës shqiptare: Orchis albanica dhe Orchis x paparistoi.

Narta njihet gjithashtu në shkallë ko-mbëtare për dunat11 e saj unike të rërës, disa prej të cilave arrijnë lartësinë 6-8 m. Një habitat i tillë i veçantë meriton njohje dhe masa të forta ruajtjeje.

Foto: Ervis Loçe

Zona e Mbrojtur

8,9,10,11 Shiko faqen e fundit për shpjegimFoto: Ervis Loçe

5

Page 6: REVISTË EDUKIMI NATYROR NR - natura.al · kanaleve artificial. Thellësia e saj shkon deri ne 1.2 m dhe regjimi ujor është në ... 34.000 individë (Kriteri Ramsar është 20.000

PASAPORTAEmri shqip: Flamingo, Lejleku Rozë

Emri latinisht (binominal): Phoenicopterus roseus Pallas, 1811

Ushqimi: karkalecat, kërmij, alga (omnivore12)

Përhapja: Gjendet në pjesë të ndryshme të Afrikës, Azinë Jugore, Lindjen e Mesme dhe Europën Jugore. Në Shqipëri ndodhet në lagunat bregdetare (Narta, Karavasta, Patok, Kune-Vain).

Jetëgjatësia: 20 – 30 vjeç (në gjendje natyrore) dhe deri në 60 vjeç (në kopsht zoologjik)

Statusi (sipas IUCN13): Pak i Rrezikuar

Phot

o: M

assim

ilian

o Sti

cca

Page 7: REVISTË EDUKIMI NATYROR NR - natura.al · kanaleve artificial. Thellësia e saj shkon deri ne 1.2 m dhe regjimi ujor është në ... 34.000 individë (Kriteri Ramsar është 20.000

Lejlekët Rozë i ndërtojnë foletë në mënyrë të tillë që duken si grumbuj gurësh dhe balte përgjatë rrugëve ujore. Në fole femrat lëshojnë një vezë, e cila ngrohet nga të dy prindërit për 30 ditë derisa ajo çel. Lejlekët Rozë lindin të bardhë, me pendë të buta dhe me sqep të drejtë dhe me kalimin e kohës sqepi merr formën e përthyer të flamingos së rritur. Prindërit kujdesen të dy për flamingon e vogël, duke e ushqyer me një lëng që prodhohet nga sistemi i tyre tretës. I vogli lë folenë pas 5 ditësh duke iu bashkuar flamingove të tjerë në grupe të vogla, dhe kthehet te prindërit vetëm për ushqim. Prindërit e njohin të voglin nga zëri. Pas rreth 3 javësh, të rriturit i lëshojnë flamingot e rinj në tufa, dhe ata fillojnë të kërkojnë vetë për ushqimin e tyre.

Ku ndodhet Lejleku Rozë në Shqipëri? Në Shqipëri, Lejleku Rozë gjendet pothuajse në të gjitha lagunat shqiptare, i vërejtur më së shumti këto vitet e fundit. Në Nartë gjendet një grup i madh dhe i qëndrueshëm. Lagunat tona përdoren nga këta shpendë për t’u ushqyer dhe për vendstrehim. Megjithatë nuk ka pasur asnjë rast të folezimit të tyre deri tani të raportuar.

Kush janë grabitqarët e Lejlekut Rozë?Flamingot e rritur kanë shumë pak grabitqarë natyrorë. Kërcënimet kryesore ju vijnë nga bakteret, helmet dhe ndotja e ujit. Duke qenë se këta shpendë jetojnë sëbashku në koloni, një sëmundje mund të përhapet shpejt, duke vrarë qindra, madje mijëra flamingo në një kohë shumë të shkurtër.

Çdo vit në Shqipëri bëhet numërimi i shpendëve ujorë dhe...

...NGA NUMËRIMI I KËTIJ VITI NË NARTË U VËREJTËN 904 FLAMINGO

Flamingot, ose si e quajmë në shqip Lejleku Rozë, janë shpendë uji të mëdhenj dhe shumë të bukur, të cilët jetojnë në laguna, liqene të cekët, këneta dhe zona bregdetare me rërë. Njihen si kafshë të qeta dhe dallohen për ngjyrën karakteristike rozë disa herë edhe shumë të theksuar.

Fjala “Flamingo” vjen nga spanjishtja dhe latinishtja, ku fjala “flamenco” do të thotë zjarr, dhe i përshtatet ngjyrës së ndezur që marrin pendët e tyre.Këmbët i kanë të gjata dhe qafën në formën e shkronjës “S”. Ushqimi i preferuar i lejlekut rozë janë karkalecat, kërmijtë, dhe disa bimë ujore (alga). Ngjyra e tyre rozë vjen pikërisht nga pigmenti organik i quajtur beta - karoten, të cilën ata e marrin nga ushqimi që konsumojnë, kryesisht nga karkalecat, gaforret dhe algat. Ai zhyt kokën në ujë, dhe me lëvizje lart – poshtë, filtron ujin, duke përdorur sqepin e sipërm si lopatë. Janë shumë të aftë të “vrapojnë” në ujë, falë këmbëve të tyre të pajisura me membrana (cipa lëkurore), duke marrë kështu shpejtësinë e nevojshme për t’u ngritur në fluturim.

Si pushon Lejleku Rozë?Për këtë ekzistojnë 3 teori. Shkencëtarët nuk janë 100% të sigurt, por mendohet se arsyeja është që të mbajnë njërën këmbë të ngrohtë. Sipas teorisë tjetër mendohet se duan të thajnë njërën këmbë, ndërsa teoria tjetër lidhet me faktin se ata duan të zënë në kurth prenë. Sepse një këmbë në ujë duket më shumë si një bimë.

Foto: Massimiliano Sticca

Foto: Albanian Ornithological Society (AOS)

Fauna

Foto: Albanian Ornithological Society (AOS)

12,13 Shiko faqen e fundit për shpjegim

Përhapja e Flamingove në Botë

Lejleku Rozë

7

Page 8: REVISTË EDUKIMI NATYROR NR - natura.al · kanaleve artificial. Thellësia e saj shkon deri ne 1.2 m dhe regjimi ujor është në ... 34.000 individë (Kriteri Ramsar është 20.000

Lunaria telekiana

Flora

Mes Alpeve të veriut të Shqipërisë gjendet një thesar i florës shqiptare. E vendosur mes Bjeshkëve të Namuna vjen si bekim dhe si thirrje për ta njohur, për të qenë krenarë, dhe në këtë mënyrë ta mbrojmë.

Lunaria është një bimë barishtore, shumëvjeçare, 100-140 cm e gjatë. Gjethet janë vezake me majë, dhe të dhëmbëzuara. Lulet rriten në vile, dhe lulëzon nga Qershori në Gusht. Kjo bimë rritet në pyje me lagështirë, si mund të jenë pyjet me ah (Fagus sylvatica), në taban shkëmbinjsh gëlqerorë dhe dolomitesh14.

Për herë të parë kjo bimë është përshkruar nga botanisti hungarez Javorka, mbështetur në materialin e grumbulluar në 5 Shtator 1918 në Malin e Shkëlzenit. Që nga ajo kohë, Lunaria e Telekit mbetet një bimë e rrallë dhe jo shumë e njohur, me përhapje të kufizuar në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kosovë. Duke qënë e tillë, është propozuar për të qenë e mbrojtur si një lloj i rrezikuar. Ajo është përfshirë në listën e llojeve të mbrojtura nga Konventa e Bernës15, si dhe bën pjesë në Librin e Kuq16 të Florës Shqiptare.

14,15,16 Shiko faqen e fundit për shpjegim

Harta me vendndodhjen e Lunaria telekiana

8

Page 9: REVISTË EDUKIMI NATYROR NR - natura.al · kanaleve artificial. Thellësia e saj shkon deri ne 1.2 m dhe regjimi ujor është në ... 34.000 individë (Kriteri Ramsar është 20.000

PROF. LEKË GJIKNURI (1938 –2001)

Profesor Lekë Gjiknuri u lind në Kudhës (Himarë), më 18 gusht 1938, nga një familje me tradita patriotike dhe arsimdashëse. Babai i tij, Panajoti, ka qenë një nga themeluesit dhe mësuesit e parë të shkollës shqipe në krahinën e Himarës. Ai e kreu arsimin fillor në fshatin e tij të lindjes dhe arsimin e mesëm në gjimnazin “Qemal Stafa”, në Tiranë. Në vitin 1957 filloi studimet e larta për biologji në Sofje, të cilat i përfundoi në vitin 1962 në Universitetin e Tiranës në degën Biologji-Kimi. Mbështetur në përgatitjen dhe rezultatet me të cilat përfundoi studimet universitare, qysh prej vitit 1962 u emërua asistent dhe më pas pedagog në katedrën e zoologjisë, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, ku me ndonjë ndërprerje të vogël, punoi deri në fund të jetës (2001). Në vitin 1981 fiton gradën shkencore Kandidat i Shkencave e më pas Doktor. Në vitin 1985 merr titullin Docent, dhe në vitin 1994 titullin Profesor.

Prof. Gjiknuri u ngarkua me përgjegjësi dhe detyra të rëndësishme në fushën e arsimit, shkencës dhe ato shoqërore. Prej 1982-1990, ai ka drejtuar katedrën e Zoologjisë dhe për disa vite Këshillin e Degës së Biologjisë. Ka qënë anëtar i Këshillit Shkencor të FShN, UT, dhe Institutit të Peshkimit, Durrës.Ka qenë anëtar i Redaksisë së Buletinit të Shkencave Natyrore dhe i Redaksisë së Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (FESH). Prej vitit 1991 e deri në fund ka drejtuar shoqatën “Ruajtja dhe Mbrojtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri”.

Ai është dalluar gjithmonë si lektor i apasionuar, mjaft i qartë dhe konkret.Leksionet e tij në të gjitha disiplinat që ka zhvilluar kanë qenë me nivel të lartë, shkencor dhe metodik. Ai i kushtonte rëndësi të veçantë gjuhës, duke shmangur në maksimum termat e huaja. Nga viti 1982 iu besua zhvillimi i lëndës së rëndësishme të Zoologjisë së Parruazorëve dhe disa kohë më vonë lënda e Hidrobiologjisë. Në lëmin botues, si bashkëautor ai ka dhënë

Personalitete Shqiptare

ndihmesë edhe në hartimin e disa teksteve për shkollën e mesme dhe tetëvjeçare.Në fushën e specialitetit, ai u përpoq për studimin e faunës detare dhe mund të konsiderohet ndër pionerët e kërkimeve hidrobiologjike nënujore. Në doktoraturën e tij “Rezultate të studimit të ekinodermatëve të bregdetit tonë” bëhet fjalë për studimin e një grupi tipik të biodiversitetit shqiptar, mjaft interesant për vlerësimin e habitateve ujore.

Gjatë 10-vjeçarit të fundit të jetës, ai bëhet anëtar ose i deleguar në disa organizma ndërkombëtare mjedisore të dëgjuara, si Ligatinat Ndërkombëtare (1991), në komitetin e bentosit të CIESM (1992), në EUCC (1993), GLOBE Europe (1998), MEDWET (1998).E madhe ka qenë ndihmesa e dhënë, gjithashtu, në antarësimin e Shqipërisë në shumë Konventa Ndërkombëtare me karakter mjedisor.Prof. Lekë Gjiknuri do të kujtohet gjithmonë si pedagog i talentuar, si shkencëtar i formuar, si patriot me kurajo për të thënë pa ndrojtje fjalën e tij në çdo rast. Vepra e tij është pa dyshim frymëzim për gjithë brezat e tashëm dhe të ardhëm.

Topuzi L., Miho A.Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Departamenti i Biologjisë

9

Page 10: REVISTË EDUKIMI NATYROR NR - natura.al · kanaleve artificial. Thellësia e saj shkon deri ne 1.2 m dhe regjimi ujor është në ... 34.000 individë (Kriteri Ramsar është 20.000

Zogjtë e Qyqes;Shmangia e detyrave prindëroreNjë tjetër sjellje e çuditshme e shpendëve është rasti i Qyqes. Këta shpendë nuk kanë interes në përmbushjen e detyrave prindërore. Në këtë mënyrë, ata nuk ndërtojnë fole ku të rrisin të vegjlit. Për rritjen e tyre ata kanë menduar që t’i lenë vezët në foletë e shpendëve të tjerë. Për pasojë, janë të tjerët që përkujdesen për rritjen e tyre. Qyqja nënë e vëzhgon gjatë gjithë kohës “familjen bujtare” të të voglit të saj. Në çastin që ata nuk janë në fole shkon dhe lë vezën. Këtë gjë ajo e bën në çdo stinë riprodhimi. E ka “menduar” mirë edhe kohën kur i lëshon vezët e saj, duke u siguruar që të vegjlit e saj të çelin para vezëve të tjera që ndodhen në fole. Në këtë mënyrë, të vegjlit e Qyqes mund ta marrin të parët ushqimin nga prindërit “adoptues”. Për më tepër, në çastin që i vogli i qyqes del nga veza në folenë mike, fillon dhe hedh jashtë folesë vezët e llojit tjetër.

Sjellje të çuditshme të kafshëve

Shpendi i Tendave; Bluja çelësi i suksesitGjatë procesit të çiftimit mashkulli bën çdo gjë për të zbukuruar në mënyrën më të mirë folenë për të tërhequr partneren. Ai madje shkon shumë larg për të shkatërruar foletë e fqinjëve, duke marrë objektet që i duhen për zbukurim. E ndërton folenë në formë tende dhe për këtë arsye quhet dhe “Shpendi i Tendave”. Ai është një zbukurues shumë i përkushtuar; përdor lule, pendë, gurë, pjesë plastike dhe qelqi për të zbukuruar shtëpinë me shpresën se do të tërheqë sa më shpejt femrën. Karakteristika e dekorit të tij është se ai përdor vetëm një ngjyrë, atë blu. Ai punon gjatë gjithë kohës dhe e ul përqëndrimin e tij vetëm kur shkon në shtëpinë e dikujt tjetër për të vjedhur, për ta shkatërruar, apo për të gjetur atë objekt blu aq të dëshiruar.

Kuriozitete

10

Page 11: REVISTË EDUKIMI NATYROR NR - natura.al · kanaleve artificial. Thellësia e saj shkon deri ne 1.2 m dhe regjimi ujor është në ... 34.000 individë (Kriteri Ramsar është 20.000

Ai ndoshta nuk është i përsosurKëtu japim rastin e Trishtilit Zebër. Në llojet e shpendëve të tjerë, shumica e femrave bëjnë vezë të vogla kur mashkulli që kanë në krah nuk është shumë tërheqës. Femra e Trishtilit Zebër bën krejt të kundërtën. Ajo lëshon vezë të mëdha për t’i dhënë partnerit fillimin më të bukur në jetë

Romanca Rock and Roll

Rituali i çiftimit të Pinguinëve Adelie është i çuditshëm, por shumë i bukur. Pjesa më e madhe e pingu-inëve të tjerë (ata perandorë për shembull) e gjejnë partnerin e jetës duke i kushtuar një këngë. Në rastin e pinguinëve Adelie duket që nuk janë dhe aq këngëtarë të zotë. Këta i dhurojnë partnereve të tyre të ardhshme një gur, i cili duhet të jetë i shndritshëm si një diamant. Kur meshkujt pinguinë zgjedhin femrën, ata rrotullojnë një gur te këmbët e saj për t’i treguar se po i bën një propozim fejese. Propozimi quhet i pranuar dhe femra jep pëlqimin e saj duke kërcyer. E ku ka propozim më të bukur!

Sjellje të çuditshme të kafshëve

Kuriozitete

11

Page 12: REVISTË EDUKIMI NATYROR NR - natura.al · kanaleve artificial. Thellësia e saj shkon deri ne 1.2 m dhe regjimi ujor është në ... 34.000 individë (Kriteri Ramsar është 20.000

VITAMINA NSI TË ZBULOJMË NATYRËNShumica e fëmijëve mund të arrijnë të ushqehen në mënyrën e duhur duke marrë të gjitha vitaminat e nevojshme. Por shpeshherë fëmijët kanë mangësi të një ushqyesi shumë të rëndësishëm, e cila nga mjekët pediatër quhet “Vitamina N”. Vitamina N nuk i referohet ndonjë kompleksi kimik, por Natyrës. Kalimi i kohës në natyrë mund të ketë ndikim pozitiv gjatë gjithë jetës. Vitamina N mund të shërojë mbipeshën (obezitetin), dhe mund të rrit aftësinë e të menduarit dhe të gjykuarit. Për çdo numër të kësaj reviste ju do të keni shembuj se si të arrini të studioni natyrën duke bërë eksperimente shumë të thjeshta dhe zbavitëse. Po ju prezantojmë me katër eksperimentet e para.

Zbulo frymëmarrjenKy eksperiment mund të bëhet kudo ku ka një

sipërfaqe me bimë dhe një sipërfaqe asfalti. Është

një eksperiment që tregon frymëmarrjen e bimëve

në pranverë. Merrni një kavanoz të pastër dhe e

përmbysni në një vend ku ka bimë dhe ka diell.

Vendosni një kavanoz tjetër në asfalt. Lërini ata për

rreth 1 orë dhe kthehuni të shihni rezultatet.

Çfarë ndodh? Bari dhe bimë të tjera marrin frymë duke marrë CO2

dhe duke nxjerrë O2 (të kundërtën e asaj që bëjmë ne).

Ky shkëmbim prodhon avuj uji. Nën kavanozin e parë,

avulli ngrohet nga dielli, dhe më pas kondensohet në

enën e qelqit. Duke qenë se nuk ka frymëmarrje në

kavanozin e dytë, avulli i kondensuar nuk prodhohet,

dhe kavanozi qëndron i thatë.

12

Page 13: REVISTË EDUKIMI NATYROR NR - natura.al · kanaleve artificial. Thellësia e saj shkon deri ne 1.2 m dhe regjimi ujor është në ... 34.000 individë (Kriteri Ramsar është 20.000

Thërrit Krimbat e TokësKjo është një teknikë e thjeshtë dhe do t’ju tregojë

rezultate mbresëlënëse!Gjeni një copë tokë në kopësht. Vendosni një shkop

afërsisht 30 cm të gjatë vertikalisht duke e shtyrë

rreth 5 cm në tokë. Merrni një shkop tjetër, dhe filloni

të godisni për rreth 2 minuta dhe shihni sesi krimbat

i afrohen sipërfaqes. Provojeni këtë gjë, në disa pjesë

të kopshtit për të parë numrin e krimbave në zona të

ndryshme.Duhet të dini se prania e krimbave të tokës

është një tregues i një toke mjaft të shëndetshme. Nëse

nuk keni rezultat me krimbat e tokës, do të thotë se

toka ku po kryeni eksperimentin mund të jetë e varfër

me ushqyes ose e ndotur.

Çfarë ndodh? Shkencëtarët nuk janë shumë të sigurt për arsyen sepse

krimbat i afrohen sipërfaqes. Një teori është se ndoshta

goditjet që bëhen me shkop ju jep atyre sinjalin e afrimit

të një grabitqari, si mund të jetë urithi apo hundëgjati,

dhe për rrjedhojë krimbat priren të largohen.

Gjurmo GjurmëtJu mund të vini re se shumë kafshë, si lepuj, shpendë të ndryshëm, kalojnë në kopshtin tuaj gjatë ditës; por ka disa të tjera të cilat kanë aktivitet gjatë natës. Krijimi i një kurthi të tillë ju mëson se si të bëheni zbuluesit e gjurmëve, dhe të gjeni se kush viziton kopshtin tuaj gjatë natës.

Vendosni një çarçaf të bardhë, të palosur përgjysmë, në një zonë që ju mendoni se kalojnë shumë kafshë.Vendosni fruta, bukë me gjalp kikiriku, karrota, vezë të ziera.Hidhni pak dhé, spërkatni pak ujë aty ku janë ushqimet dhe dheu, dhe lëreni ashtu gjatë gjithë natës.Në mëngjes shkoni të shihni sesa me sukses ishte misioni juaj.Nëse doni të shihni dhe të njihni vizitorët e natës, shikoni në faqen: www.biokids.umich.edu/guides/tracks_and_sign/ për të krijuar në këtë mënyrë dosjen e parë të punës suaj si zbulues gjurmësh.

Si të zbulojmë natyrën

13

Page 14: REVISTË EDUKIMI NATYROR NR - natura.al · kanaleve artificial. Thellësia e saj shkon deri ne 1.2 m dhe regjimi ujor është në ... 34.000 individë (Kriteri Ramsar është 20.000

Më gjej

Secila nga këto kafshë ka diçka për t’ju thënë. Mundohuni të gjeni se çfarë kanë thënë ato duke lidhur mesazhin me kafshën.

Kur ju ndërtoni hidrocentrale, diga, peshku nuk mund të shtohet dhe për këtë shkak unë kthehem e uritur në fole

Një nga kërcënimet më të mëdha për mua është ndotja e ujit

Jam gjitari i rrallë që arrij të fluturoj

Më pëlqen të ushqehem pothuajse me gjithçka që gjej në pyje, por kohët e fundit pylli lart është i prerë, kështu që detyrohem ti afrohem fshatrave tuaj

Nëse dikur grabitqari më i madh imi ishte ujku apo dhelpra, sot unë jam në numër shumë të vogël për shkak të gjuetisë nga njerëzit

Lojra

lidh numrat nga 1-52

14

Page 15: REVISTË EDUKIMI NATYROR NR - natura.al · kanaleve artificial. Thellësia e saj shkon deri ne 1.2 m dhe regjimi ujor është në ... 34.000 individë (Kriteri Ramsar është 20.000

Fjalët kyçe1. Peizazh i MbrojturKategori e zonave të mbrojtura të cilën, veprimtaria njerëzore në kohë, e ka modifikuar në mënyrë të tillë, që ajo tani të ketë vlera ekologjike, biologjike dhe kulturore.

2. LigatinatJanë zona të cilat mbulohen nga uji në periudha të ndryshme të vitit.

3. BiotaTërësia e organizmave bimorë dhe shtazorë të një rajoni të caktuar.

4. Alga mikroskopike Bimë të vogla ujore mikroskopike të cilat kryejnë procesin e fotosintezës. Ato mund të shihen me anë të mikroskopit.

5. Dimërues Përdoret për disa grupime shpendësh të cilët përdorin një rajon të caktuar për të kaluar stinën e dimrit.

6. Folezues Janë shpendë të cilat i ndërtojnë foletë dhe riprodhohen në një rajon të caktuar.

7. Baltakët Janë shpendë relativisht të vegjël të cilët ushqehen me kandrra dhe larvat e tyre të cilat i gjejnë në vende me baltë.

8. Konventa Ramsar Marrëveshje midis vendeve për ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të lagunave dhe gjallesave të saj.

9. Lloje të rrezikuara Një lloj bimor apo shtazor që gjendet aq pak në natyrë, sa rrezikon të zhduket.

10. Lloj endemikNjë lloj bimor apo shtazor i cili ndodhet vetëm në një vend të caktuar.

11. DunatKodrina të vogla prej rëre të formuara nga regjimi i erës.

12. OmnivorëGjallesa të cilat ushqehen me një larmishmëri ushqimesh, bimore ose shtazore.

13. Lista e Kuqe e Llojeve të Rrezikuara sipas IUCNBashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) ka një listë që prej vitit 1964 në të cilën janë të listuara llojet me statusin e tyre biologjik të ruajtjes 14. Dolomite Mineral i tejdukshëm i përbërë nga karbonate të kalciumit dhe magnezit, zakonisht edhe me përmbajtje hekuri.

15. Konventa e Bernës Marrëveshje midis shteteve të ndryshme për mbrojtjen e habitateve dhe llojeve bimore dhe shtazore.

16. Libri i KuqLibër në të cilin janë të listuara të gjitha llojet e rrezikuara, të kërcënuara bimore dhe shtazore.

www.natura.alwww.akzm.gov.alwww.mjedisi.gov.aleeas.europa.euwww.itacalbania.orgwww.biokids.umich.edu

Hapat e Gjelber

15

Page 16: REVISTË EDUKIMI NATYROR NR - natura.al · kanaleve artificial. Thellësia e saj shkon deri ne 1.2 m dhe regjimi ujor është në ... 34.000 individë (Kriteri Ramsar është 20.000

Foto

: Gie

driiu

s

This publication has been produced with the assistance of the European Union. The contents of this publication are the sole responsibility of the authors and can in no way be taken to reflect the views of the European Union. The views expressed in this publication do not necessarily reflect those of partners in the project “NaturAL”