përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

46
1 Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve Sektori i Skeletkurrikulave dhe Standardeve të Trajnimit të Mësuesve në AFP MATERIAL MESIMOR Në mbështetje të mësuesve të drejtimit mësimor BUJQËSI BUJQËSI Niveli III NR. 2 Ky material mësimor i referohet: Lëndës profesionale : “Përmirësim ujor dhe sistemimi i tokave”, kl.13 (L-14-284-12) Temat mësimore : Për ujitjen : Faktorët që ndikojnë në përmirësimin ujor dhe marrëdhëniet tokë-ujë-bimë Nevojat e bimës për ujë dhe evapotranspirimi Norma agronomike e ujitjes dhe cilësia e ujit për ujitje Mënyrat e ujitjes Për kullimin : Nevojat për kullim, filtrimi dhe matja e nivelit të ujit nëntokësor Rrjetet kulluese dhe drenazhimi Për sistemimin : Njohuri për hartat dhe planet topografike Gërryerja e tokës nga uji dhe era dhe faktorët ndikues të saj

Upload: ledat

Post on 14-Dec-2016

265 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

Lënda profesionale:

1

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe KualifikimeveSektori i Skeletkurrikulave dhe Standardeve të Trajnimit të Mësuesve në AFP

MATERIAL MESIMOR

Në mbështetje të mësuesve të drejtimit mësimor

BUJQËSIBUJQËSINiveli III

NR. 2

Ky material mësimor i referohet:

Lëndës profesionale : “Përmirësim ujor dhe sistemimi i tokave”, kl.13 (L-14-

284-12)

Temat mësimore :Për ujitjen:

Faktorët që ndikojnë në përmirësimin ujor dhe marrëdhëniet tokë-ujë-bimë Nevojat e bimës për ujë dhe evapotranspirimi Norma agronomike e ujitjes dhe cilësia e ujit për ujitje Mënyrat e ujitjes

Për kullimin: Nevojat për kullim, filtrimi dhe matja e nivelit të ujit nëntokësor Rrjetet kulluese dhe drenazhimi

Për sistemimin: Njohuri për hartat dhe planet topografike Gërryerja e tokës nga uji dhe era dhe faktorët ndikues të saj Sistemimi sipërfaqësor kurriz dhe rrafsh i tokave bujqësore Sistemimi ekstensiv dhe intensiv i tokave të pjerrëta

Përgatiti: Marika Zissi

Tiranë, 2014

Page 2: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

“Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave”, kl.13 (L-14-284-12)

Tema mësimore nr.1: “Faktorët që ndikojnë në përmirësimin ujor dhe marrëdhëniet tokë-ujë-bimë”

Lagështira e shfrytëzueshme në tokë nga rreshjet dhe ujërat nëntokësore, nuk është e mjaftueshme për të plotësuar kërkesat e bimës për ujë gjatë të gjithë ciklit bimor.Kjo ndodh nga shpërndarja jo e rregullt e rreshjeve vjetore. Shpërndarja e tyre vjetore në vendin tonë është në raportet 80% në periudhën tetor-prill dhe 20% për periudhën tjetër vitit.Kjo shpërndarje krijon mosbalancim të furnizimit me ujë për bimët.Kushtet e sipërpërmëdura, ndikojnë në ndërhyrjet agronomike për të: shtuar artificialisht ujin në tokë, ruajtur lagështirën në tokë brenda kufijve të lejuar, në mënyrë që të ruajë zhvillimin optimal të bimëve.Kjo praktikë quhet ujitje.Për të zbatuar praktikisht ujitjen, duhet të njihen një varg faktorësh dhe marrëdhëniesh që ndikojnë në përcaktimin e parametrave të ujitjes si:

përcaktimi i periudhave me mungesë lagështire në tokë dhe vlerësim sasior i kësaj mungese; përcaktimi i sasisë së ujit që do të përdoret gjatë ujitjes - norma agronomike e ujitjes; përcaktimi i intervaleve të ujitjes - koha e ujitjes; përcaktimi i momentit të ndërhyrjes me ujitje; përcaktimi i mënyrës së ujitjes dhe llogaritja e elementëve teknikë të saj.

Për të patur një koncept të saktë për ujitjen duhet të njihen faktorët më të rëndësishëm të saj që lidhen me marëdhëniet tokë–ujë, tokë-ujë–bimë etj. Fillimisht, duhet të përcaktojmë se cilat janë format e ujit në tokë. Toka përbëhet nga tri faza: e ngurtë, e lëngët dhe e gaztë.Faza e ngurtë përbëhet nga pjesa minerale dhe organike. Ajo zë rreth 40 - 60% të vëllimit të tokës. Pjesa tjetër e vëllimit, përbëhet nga poret që kanë formë dhe madhësi të ndryshme.Ato grupohen në dy grupe të mëdha në: poret kapilare dhe jo kapilare. Këto pore përbëjnë porozitetin e përgjithshëm të tokës.Në poret e tokës vendoset faza e lëngët dhe faza e gaztë.Vëllimi që zë faza e lëngët ose uji tokësor në poret kapilare është sa vëllimi i poreve kapilare, kurse faza e gaztë ose ajri i tokës vendoset në poret jokapilare.Uji dhe ajri në tokë janë në lëvizje të vazhdueshme dhe zëvendësojnë njëri-tjetrin.E rëndësishme është që, jo i gjithë uji i vendosur në poret kapilare shfrytëzohet nga bimët, pasi një pjesë e tij, është i lidhur fort me tokën dhe nuk thithet nga bimët.Duke parë marëdhëniet ndërmjet tokës, ujit dhe forcave që veprojnë mbi të, ujin tokësor e klasifikojmë në tri forma: uji i rëndesës; uji kapilar; uji higroskopik.Uji i rëndesës është ajo pjesë e ujit tokësor, që lëviz nën veprimin e forcave të rëndesës nga lart-poshtë mbi ujin, në çdo pikë të tij në tokë dhe mbi tokë.Energjia e fituar nga uji si rezultat i forcës së rëndesës është në varësi të masës së tij dhe nivelit.Ky ujë vendoset në poret jokapilare të tokës dhe forca mbajtëse e saj për të, është pothuajse fare e papërfillshme.Meqënëse ky ujë vendoset në poret jokapilare dhe zhvendoset me shpejtësi, ai është i përkohshëm në një vëllim të dhënë toke.Ky ujë, duke zhvendosur ajrin nga toka, krijon kushte të papërshtatshme për veprimtarinë e sistemit rrënjor të bimëve në tokë.Uji i rëndesës gjatë lëvizjes nga lart poshtë, grumbullohet në nivelin e ujrave nëntokësore dhe rrit vazhdimisht nivelin e tyre.Prania dhe shfrytëzueshmëria e tij është e përkohshme, pasi zë porozitetin e ajrimit.Prandaj prania e tij për një kohë të gjatë në tokë, krijon probleme asfiksie për sistemin rrënjor të bimëve dhe gjallesat aerobe të tokës, si dhe nxit proceset e pakësimit të elementëve të tokës.Uji kapilar është uji që vendoset në poret kapilare të tokës dhe lëviz nën veprimin e forcave kapilare.Kjo forcë është rezultante e dy proceseve: bashkëveprimit molekular sipërfaqësor të grimcave të tokës dhe ujit e kohezionit që molekulat e ujit kanë me njëra tjetrën. Forcat kapilare mbajnë ujin tokësor në distancë nga 0.0002-0.06 mm nga sipërfaqja e grimcave të tokës, të cilat zvogëlohen me rritjen e latgësisë nga sipբrfaqja e tokës.Uji që mbahet me forcat kapilare lëviz në tokë nën veprimin e kapilaritetit dhe për këtë arësye quhet uji kapilar. Vëllimi i ujit kapilar është sa vëllimi i poreve kapilare të tokës.Forcat kapilare që veprojnë mbi ujë janë më të mëdha se forcat e rëndesës dhe si e tillë, ky ujë nuk largohet nga toka nëse nuk do të veprojë mbi të, një forcë më e madhe se forca kapilare përkatëse.Këtë forcë mund ta ushtrojë vetëm bima. Pra, uji kapilar është një formë e ujit tokësor që ruhet në tokë dhe është e shfrytëzueshme nga bima.Por, jo e gjithë sasia e ujit kapilar është e shfrytëzueshme.Uji që ndodhet në poret shumë të vogla kapilare, tërhiqet me forca shumë të mëdha nga toka, kështu që bimët nuk mund ta thithin.Uji higroskopik është ajo pjesë e ujit tokësor që rrethon grimcat e tokës dhe mbahet nga forcat e energjisë së lirë molekulare. Uji i mbajtur nga këto forca është quajtur uji higroskopik. Uji higroskopik mbështjell grimcat e tokës me një cipë ujore rreth 0.0002mm dhe është i palëvizshëm.Kufiri maksimal i sasisë së ujit higroskopik njihet si koeficienti i higroskopicitetit. Si i tillë, uji higoskopik është i pashfrytëzueshëm nga bimët dhe mund të largohet nga toka vetëm në kushte

2

Page 3: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

temperature 105°C, për një kohë prej 5-6 orësh. Për të shprehur marrëdhëniet tokë–ujë-bimë dhe tokë–ujë, përdoren konceptet e mëposhtëme: kapaciteti i plotë i tokës për ujë, kapaciteti fushor i tokës për ujë, pika e vyshkjes dhe ujë i shfrytëzueshëm nga bimët.Kapaciteti i plotë i tokës për ujë (Kp.) shpreh sasinë maksimale të ujit që mund të mbajë toka, kur të gjitha poret janë të zëna me ujë. Potenciali ujor në këtë, nivel është i barabartë me zero.Nga pikpamja sasiore, ky kapacitet është i barabartë me vëllimin e përgjithshëm të poreve të tokës dhe shprehet me centimetër kub ujë për 100gr tokë.Kapaciteti fushor i tokës për ujë (Kf) shpreh sasinë e ujit që mbetet në tokë, pasi largohet uji i rëndesës. Kështu, kapaciteti fushor, është supozuar të përfaqësojë sasinë e ujit tokësor në një pozicion të dhënë të profilit të tokës dhe në një kohë të dhënë pas lagies së saj.Pra, në tokë ka mbetur vetëm uji që mbahet nga forcat kapilare.Në këtë rast, toka është në kapacitetin fushor të saj. Meqënëse kapaciteti fushor arrihet pas largimit të ujit të rëndesës nën veprimin e forcave të rëndesës, gjendjen e kapacitetit fushor, toka e arrin pas disa ditësh. Përcaktimi i kapacitetit fushor si aftësi e tokës për të thithur dhe mbajtur sasi të përcaktuara uji, ka rëndësi të veçantë për të menaxhuar kërkesat e bimës për ujë në marrdhëniet tokë-bimë.Pika e vyshkjes (Pv) shpreh sasinë e ujit tokësor që nuk shfrytëzohet nga bimët. Kjo lagështirë përbëhet nga një pjesë e ujit që ndodhet në kapilarët e imët të tokës dhe bimët nuk janë në gjendje t’ia shkëpusin tokës. Sasia e lagështirës së tokës në pikën e vyshkjes, varet nga përbërja grimcametrike e saj.Meqenëse burimi i vetëm ujor për bimët është uji tokësor, bimët do ta shfrytëzojnë atë deri sa të munden.Kur bima nuk ka më aftësi të thithë ujin e mbetur, ajo vyshket. Pas vyshkjes përcaktohet lagështira e tokës duke bërë diferencën e masave para dhe pas tharjes sipas formulës së mësipërme. Lagështira që ka toka në këtë rast përkon me pikën e vyshkjes.Uji i shfrytëzueshëm (Ush) është një karakteristikë e rëndësishme e tokës në marrëdhëniet e bimët dhe shpreh sasinë e lagështirës tokësore që ndodhet në intervalin midis kapacitetit fushor të tokës dhe pikës së vyshkjes.Në këtë rast kemi: Ush =Kf - Pv. Përcaktimi i kësaj lagështire është mjaft e rëndësishme për të furnizuar me ujë bimët. Ky tregues, përdoret si bazë e llogaritjeve të kohës dhe normës së ujitjes. Bimët e marrin në sasira dhe mënyra të ndryshme ujin nga toka e ajri, në varësi nga lloji i bimës.Vlerat e kapacitetit fushor dhe të pikës së vyshkjes rriten kur kalohet nga tokat e lehta drejt tokave të rënda.Kahu i kësaj rritjeje është i ndryshëm për kapacitetin fushor nga pika e vyshkjes. Kjo bën që maksimumi i ujit të shfrytëzueshëm të jetë në tokat e mesme.Lëvizja e ujit në tokë të pangopur me ujë quhet infiltrim.Njohja e infiltrimit është mjaft e rëndësishme për zbatimin në praktikë të ujitjes.Për të kuptuar konceptin e infiltrimit, së pari, le të përshkruajmë këtë dukuri.Në qoftëse mbajmë një shtresë ujore të qëndrueshme mbi sipërfaqen e tokës, vërehet që furnizimi i tokës me ujë do të kalojë aftësinë e tokës për të thithur ujin në brendësi të profilit të saj.Kur toka e thatë vihet në kontakt me një burim ujor (rreshje, ujitje), ritmi i infiltrimit mbetet i pandryshuar.Pas kohës t1 deri në kohën t2, toka që fillimisht ka thithur ujë, nuk ka më aftësi për të infiltruar ujë.Kjo aftësi, zvogëlohet.Nëse burimi i furnizimit me ujë do të sillte një prurje të njëtrajtshme, atëherë, si pasojë e zvogëlimit të ritmit të infiltrimit nga t1 në t2, uji i tepërt do të depozitohej në sipërfaqe ose do të largohej si rrjedhë sipërfaqësore.Pas kohës t2 kemi ngopje të tokës me ujë dhe në këtë rast ritmi i infiltrimit është i njëjtë me koeficientin e filtrimit të tokës me ujë në tokë të ngopur.Ndërmjet ritmit të infiltrimit dhe ritmit të furnizimit të tokës me ujë dallojmë tri gjëndje: ku ritmi i furnizimit të tokës me ujë është më e madhe se aftësia që ka toka për të përshkuar ujë në profilin e saj; ku ritmi i furnizimit të tokës me ujë është i barabartë me ritmin fillestar të infiltrimit që ka toka; ku ritmi i furnizimit të tokës me ujë është më i vogël se aftësia që ka toka për të përcjellë ujin në profilin e saj. Gjatë infiltrimit lagështira shpërndahet në profilin e tokës në tri zona të dallueshme: zonë e lagur, zonë kalimtare dhe zonë e ngopur.Zona e lagur është ajo pjesë e tokës, në të cilën uji futet nëpërmjet kapilaritetit ku ende nuk ka arritur uji i rëndesës.Kjo zonë, ndodhet në pjesën e poshtme të tokës. Zona kalimtare është ajo pjesë e tokës, në të cilën gjithë poret e tokës janë të mbushura me ujë dhe lëvizin nën veprimin e forcave të rëndesës.Uji në këtë zonë lëviz nën veprimin e forcave të rëndesës për të vazhduar më pas lëvizjen në zonën e lagur.Kjo përbën zonën më dinamike gjatë procesit të infiltrimit.Trashësia e kësaj zone rritet vazhdimisht gjatë kohës që vazhdon furnizimi me ujë.Në dukurinë e infiltrimit gjatë shpërndarjes së ujit në thellësi dhe gjerësi, ndikim të madh ka edhe përbërja grimcametrike e tokës.Kështu, në toka të lehta ritmi i infiltrimit është më i lartë, ndërsa përhapja anësore e ujit është më e madhe në toka të rënda.Njohja e dukurisë së infiltrimit ndikon direkt në përcaktimin e parametrave teknikë të mënyrës së ujitjes.

Tema mësimore 2: “Nevojat e bimës për ujë dhe evapotranspirimi.”

3

Page 4: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

Për të përcaktuar nevojat e bimëve për ujë është e domosdoshme të njihen burimet e hyrjes dhe largimit të ujit nga toka. Burimet kryesore të hyrjes dhe largimit të ujit nga toka janë: Rreshjet (R) që përbëjnë hyrjen kryesore të ujit në tokë.Në kushtet e vendit tonë shpërndarjet janë mjaft të çrregullta, duke krijuar tepricë uji në disa periudha të vitit dhe mungesë uji në periudhën e verës. Avullimi (A) dhe transpirimi (T) që përbëjnë burimin kryesor të largimit të ujit nga toka me anë të avullimit dhe bima me anë të transpirimit. Rrjedhja e brendëshme (Rrb) dhe sipërfaqësore (Rrs) që përbëjnë burimet e hyrjes dhe daljes së ujit nga toka nga një vëllim i dhënë toke.Ato janë burim i hyrjes së ujit, kur në tokën e dhënë, këto ujëra depozitohen në pjesë të tjera toke rrotull ose nga zona më të thella toke. Janë burim daljeje kur, nga pjesa që analizojmë, largohen ujëra si ujëra sipërfaqësore (Rrs) ose futen në thellësi të tokës si ujëra në brendësi të topkës (Rrb).Nëse burimet e mësipërme analizohen për periudhat e nxehta të vitit, atëherë mund të themi se Rrb dhe Rrs praktikisht janë zero.Kjo ndodh sepse rreshjet si burim kryesor i futjes së ujit në tokë, janë në sasi e intesitet të vogël.Gjithë rreshjet që bien thithen nga toka dhe depozitohen në zonën ku shtrihen rrënjët, pa krijuar rrjedha sipërfaqësore ose bashkim të ujit të rreshjeve me ujrat nëntokësore.Si rrjedhojë, burimet e hyrjes dhe daljes së ujit janë rreshjet si burim i hyrjes dhe avullimi e transpirimi si burim i daljes.Burimet e hyrjes dhe daljes së ujit nga toka na shërbejnë për të llogaritur sasinë e ujit që do të përdoret për të përballuar nevojat e bimës për ujë, gjatë periudhës kur sasia e ujit të larguar (ET- evapotranspirimi) është më e madhe se sasia e ujit që sigurohet nga rreshjet. Kjo sasi uji që nevojitet për ujitje quhet normë e përgjithshme e ujitjes (Nut).Pra, Nut=ET-R. Koncepti i evapotranspirimit përfaqëson sasinë e ujit që avullon nga toka e mbuluar me bimësi. Faktorët kryesorë që ndikojnë në sasinë e ujit të avulluar nga një sipërfaqe toke me bimësi janë:

faktorët klimatikë si: lagështira, temperatura, era etj.; faktorët bimorë si: lloji i bimës, fazat e zhvillimit, etj.; fakorët tokësorë si: cilësitë ujore të tokës etj.

Ndër faktorët klimatikë më të rëndësishëm përmendim lagështirën, e cila luan një rol vendimtar në evapotranspirim.Ajo që ka ndikim të drejtëpërdrejtë është kryesisht lagëshrira relative e ajrit, e cila duhet të jetë reth 60% që bimët të rriten normalisht, ndërsa nën 30% bëhet e dëmshme. Nga lagështira e ajrit varet edhe transpirimi i ujit nga bimët.Lagështira është e kombinuar edhe me temperaturën tokësore e ajrore, e cila sa më e lartë të jetë aq më tepër ndikon në avullimin e ujit nga toka dhe bima.Kështu nga avullimi i madh i ujit që bëjnë bimët dhe nga pamundësia e zëvëndësimit të tij nga toka, pakësohet formimi i lëndës organike dhe si rrjedhim bimët vyshken e thahen. Gjithashtu, në evapotranspirim ndikon edhe shpejtësia e erës, sa më e fortë të jetë aq më tepër ka ndikim negativ në largimin e ujit.Ndër faktorët bimorë lloji i bimës është i rëndësishëm.Rol luan këtu madhësia e bimës dhe e gjethes.Në bimë me zhvillim të madh dhe sipërfaqe të madhe gjethore uji avullon më shpejt. rol luajnë edhe fazat e zhvillimit të bimës.Në fazat e para të zhvillimit bimët kanë kërkesa më të pakta për ujë, sepse sistemi rrënjor dhe masa mbitokësore janë pak të rritura.Me rritjen dhe zhvillimin e bimës kërkesat rriten.Pas lulëzimit e formimit të organeve të riprodhimit konsumi i ujit vjen duke u ulur.Edhe qëllimi i kultivimit të bimës (për gjethe, frut apo frutrrënjor) ka ndikim. Ky ligj biologjik duhet të kihet parasysh, për të përcaktuar kohën kur duhet të ndërhyjmë me ujitje. Ndër faktorët tokësorë përmëndim përbërjen grimcamrtrike, ku në tokat me përbërje mekanike të rëndë përshkueshmëria është e ulët edhe avullimi i ujit nga toka është e ulët, e kundërta ndodhe në tokat e lehta etj.Thellësia e shtresës aktive është tregues tjetër tokësor, në të cilën është i përqëndruar sistemi rrënjor i bimëve.Gjithashtu, si faktor të rëndësishëm përmendim edhe cilësitë ujore të tokës. Në varësi të këtyre faktorëve evapotranspirimi ndahet në: evapotranspirim potencial (ETp) shpreh sasinë e ujit të larguar në njësinë e kohës nga një sipërfaqe toke e madhe e kultivuar me bimësi livadhore të mbajtur në lartësi të pandryshueshme 8-15cm dhe në kushte optimale të ushqimit e të lagështirës tokësore.Bima livadhore zgjidhet si etalon për të karakterizuar një mbulesë bimore standarde.Pra, faktorët që ndikojnë në evapotranspirimin potencial janë vetëm grupi i faktorëve klimatikë. Bazuar në këtë konceptim, ETp është vlerësuar si tregues për të karakterizuar potencialin avullues të një zone të dhënë klimatike. Evapotranspirimi potencial i kulturës (ETpk) shpreh sasinë e ujit të larguar nga një sipërfaqe toke krahasimisht e madhe, e mbjellë me një bimësi të dhënë dhe të mbajtur në kushte optimale ushqimi dhe lagështire. Në ndryshim nga ETp, në rastin e ETpk nuk kemi të bëjmë me sipërfaqe bimore të qëndrueshme avulluese. Në këtë rast, bimësia ndikon direkt në evapotranspirim nëpërmjet karakteristikave të saj si: sipërfaqja gjethore, faza e zhvillimit, këndi i vendosjes së gjetheve, karakteristikat avulluese të gojzave etj. Evapotranspirimi potencial i kulturës ndryshon sipas llojit të kulturës e fazës së saj të zhvillimit.

4

Page 5: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

Evapotranspirimi real (ETr) shpreh sasinë e ujit të larguar në kushte reale fushore.Matja e drejtëpërdrejtë ose llogaritja e kësaj forme evapotranspirimi është shumë e vështirë. Në këtë formë të ET ndikon shumë lagështira tokësore.

Tema mësimore nr 3: “Norma agronomike e ujitjes dhe cilësia e ujit për ujitjeNorma e përgjithshme e ujitjes e llogaritur sipas modelit të dhënë më parë, nuk mund të përdoret

njëherësh në tokë, sepse është disa herë më e madhe se sasia maksimale e ujit që mund të mbajë toka. Bima mund të shfrytëzojë gjithë lagështirën midis kapacitetit fushor të tokës për ujë dhe pikës së vyshkjes.Kjo mundësi është vetëm teorike pasi bima po të vyshket humbet aftësinë prodhuese, prandaj ujin e këtij intervali e quajmë ujë teorikisht të shfrytëzueshëm.Pra, sasia maksimale e ujit që do të përdoret në një ujitje duhet të jetë e tillë që të zëvëndësojë lagështirën nga pika e vyshkjes deri në kapacitetin fushor të tokës për ujë.Uji që përdoret mbi këtë sasi nuk depozitohet në tokë, por lëviz si ujë i rëndesës dhe në këtë rast është i pashfrytëzueshëm.Sasia e ujit që përdoret për të zëvëndësuar lagështirën e harxhuar në tokë quhet normë agronomike e ujitjes (Nu) dhe llogaritet me formulën:Nu=(Kf–Pv)*H*D;ku:Nu-norma agronomike e ujitjes m3/ha, Kf- kapaciteti fushor i tokës % për ujë, Pv-pika e vyshkjes %, H-thellësia e ujitjes cm, D-masa vëllimore e tokës gr/cm3.Sasia e ujit e llogaritur sipas kësaj formule, përbën sasinë maksimale të ujit që mund përdoret gjatë ujitjes. Pra, sasia e ujit të llogaritur në këtë mënyrë është teorikisht dhe raste të tilla në praktikën bujqësore pothuajse nuk ndodhin.Në qoftëse, lagështira në tokë do të ulet deri në pikën e vyshkjes, bima do të kundër përgjigjet duke ulur shumë veprimtarinë jetësore.Prandaj, ujitja duhet të bëhet kur lagështira në tokë të jetë më e madhe se pika e vyshkjes.Pra, uji realisht i shfrytëzueshëm është në sasi më të vogël se uji teorikisht i shfrytëzueshëm.Për të shprehur lidhjen ndërmjet ujit realisht të shfrytëzueshëm dhe atij teorikisht të shfrytëzueshëm, përdoret koefiçienti i shfrytëzueshmërisë së ujit tokësor, i cili jepet me formulën:K=Kf-Φ: Kf-Pv;ku:K–koefiçienti i shfrytëzimit të ujit, Kf-kapaciteti fushor i tokës për ujë, Pv-pika e vyshkjes, Φ- lagështira tokësore në çastin e ujitjes. Vlerat e K-së janë në funksion të kulturave, të llojit të prodhimit dhe kushteve termike.Koefiçienti K varion nga 0.5–0.75 për kultura që kultivohen për prodhim kokërr (grurë, misër, bishtajore kokërr etj.) dhe 0.25-0.5 për kultura që kultivohen për masë të gjelbër (perime, foragjere etj.).Formula e normës agronomike të ujitjes, duke përfshirë edhe koefiçientin e shfrytëzimit të ujit tokësor, merr këtë formë: Nu=(Kf–Pv)*H*D*K.Në këtë formë të formulës së ujitjes përfshihen:

faktorët tokësorë që jepen në elementët e formulës së ujitjes Kf ,Pv dhe D; faktorët bimorë që jepen në elementët e formulës së ujitjes H dhe K; faktorët klimatikë që jepen nga elementi i formulës K.

Përveç llogaritjes së normës agronomike të ujitjes rëndësi ka edhe përcaktimi i kohëzgjatjes midis dy ujitjeve. Kohëzgjatja midis dy ujitjeve varet nga shpejtësia e harxhimit të ujit tokësor.Kohëzgjatja midis dy ujitjeve jepet me raportin ndërmjet normës agronomike të ujitjes dhe ritmit të evapotranspirimit. Edhe në kohëzgjatjen e ujitjes ndikojnë faktorët tokësorë, bimorë dhe klimatikë.

Element shumë i rëndësishëm për ujitje është cilësia e ujit.Për ujitje përdoren ujërat sipërfaqësore dhe ujërat nëntokësore.Ujërat sipërfaqësore siç janë ujërat e lumenjve, liqeneve, kanalet ujëmbledhëse etj., kanë temperaturë të ndryshme gjatë stinëve të vitit dhe janë të turbullt. Ujërat nëntokësore siç janë ujërat e burimeve, puseve etj., zakonisht janë me temperaturë konstante dhe të pastra. Treguesit që përcaktojnë cilësinë e ujit për ujitje janë:Temperatura e ujit është faktor i rëndësishëm në përcaktimin e cilësisë së tij.Uji ngrohet dhe ftohet më ngadalë se toka.Kështu, një tokë e lagur ngrohet më ngadalë se një tokë e thatë.Po të ujitet me ujë të ftohtë, do tëulet temperatura e tokës, gjë e cila shkakton çrregullime në bimë dhe kryesisht ngadalëson procesin e fotosintezës.Në verë merren si ujëra të ftohta ato me temperature më të ulët se 15°C ose përgjithësisht, ujrat që kanë temperature më të ulët se 3/4 e temperaturave të ajrit. Temperatura optimale e ujitjes duhet të jetë rreth15°C. Për të mënjanuar ujitjen me ujëra të ftohta zakonisht përdoren këto rrugë:

zgjatet rruga për të futur ujin në ngastër; krijohen rezervuarë të vegjël për të ngrohur ujin; bëhen ujitje të shpeshta dhe me sasi të pakta uji; ujitet në orët e freskëta të mbrëmjes ose herët në mëngjes.

Lëndët organike dhe inorganike në ujë janë me prejardhje të ndryshme.Sasia e materialit të ngurtë shprehet në gr/cm3 ujë dhe përbëhet kryesisht nga mbetjet inerte dhe përzierje minerale.Lëndët organike në ujë

5

Page 6: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

konsiderohen lëndët humusore nga pyjet ose ujrat e stallave, të cilat në përgjithësi shërbejnë si plehërim i lëngshëm.Këtu duhet të kihet shumë kujdes sidomos nga burimet organike me origjinë nga ujërat e zeza të qytetit etj., të cilat prishin cilësinë e ujit duke u bërë burim infeksioni sidomos në ujitjen e bimëve perimore. Përmbajtja e kripërave është përcaktuese për përdorimin ose jo të një burimi ujor për ujitje. Kripëzimi i përgjithshëm është treguesi kryesor që përcakton cilësinë e ujit për ujitje.Kripëzimi i përgjithshëm përfaqëson sasinë e përgjithshme të kripërave të tretura në ujë.Kripërat më të përhapura janë ato të natriumit, kalciumit, magnezit, bakrit etj.Sa më e madhe është përmbajtja e kripërave në tretësirën tokësore, aq më e papërshtatshme është kjo tretësirë për rritjen dhe zhvillimin e bimëve.Kripërat duke rritur trysninë osmotike të tretësirës tokësore, pengojnë thithjen e ujit nga rrënjët e bimëve. Kripërat e natriumit janë më të dëmshmet në tretësirën tokësore pasi prishin cilësinë e ujit.

Tema mësimore nr. 4: “Mënyrat e ujitjes”Një ndër elementët më të rëndësishëm, pas përcaktimit të tokës dhe kultivimit të një kulture

bujqësore është mënyra e ujitjes.Ujitja është faktor bazë në dy-trefishimin e prodhimit bujqësor; përmirësimin e cilësinë së prodhimit; shtimin e të ardhurave; pakësimin e shpenzimeve; uljen e kostove dhe rritjen e fitimit.Ujitja duhet të sigurojë jetesë normale e të rrisë në terma sasiorë dhe cilësorë prodhimin dhe me kosto të ulët.Ajo kryhet kur toka dhe bimët kanë nevojë për ujë.Për këtë merren masa paraprake që uji të mos mungojë në momentet më të rëndësishme bio-fiziologjike të bimës së kultivuar dhe të plotësojë kërkesat e saj, në fazat kritike të rritjes dhe të zhvillimit.Mënyrat e ujitjes së bimëve janë të ndryshme dhe falë përmirësimeve të sistemeve të ndryshme, që shfrytëzohen për shpërndarjen e ujit dhe kërkesave specifike të mënyrave të ndryshme të prodhimit ato kanë evoluar.Parimet më të rëndësishme që karakterizojnë këto ndryshime janë:

rritja e koefiçientëve të shfrytëzimit të ujit; rritja e elasticitetit të rregullimit dhe kontrollit të sasive të ujit; rritja e efektivitetit të burimeve energjetike që shfrytëzohen për shpërndarjen e ujit; kufizimi i efekteve anësore që mund të nxiten nëpërmjet ujitjeve; zgjerimi i mundësive për shfrytëzimin e ujit si transportues i plehrave dhe kimikateve të tjera tek

bimët. Ekonomizim i përdorimit të ujit dhe ulje e kostos së ujitjeve.

Kriteret shkencore të vlerësimit të momentit të ujitjes janë: Lagështia e tokës-bazuar në matjen e potencialit ujor të saj, matet me aparate të posaçme të quajtur

tensiometra. Pika e vyshkjes-kufiri kritik tej të cilit nuk duhet ulur lagështia. Gjendja e evapotranspirimit (ET).Lizimetrat shërbejnë për matjen në mënyrë të vazhdueshme të

sasisë së ujit të avulluar nga sistemi tokë-bimë-atmosferë (evapotranspirimi i bimës) gjatë gjithë periudhës bimore.

Para se të ujitet duhet të njihen saktësisht disa faktorë të tillë si:burimi i ujit; përmbajtja e kripërave dhe e pH; sipërfaqja që do të ujitet; klima apo mikroklima e mjedisit rrethues; kushtet topografike; struktura e tokës;cilësitë hidrologjike;aftësia ujëmbajtëse fushore, lidhjet midis lagështisë e potencialit ujor etj.Në praktikën bujqësore sistemet e ujitjes që përdoren më shumë janë: sistemi i ujitjes me rrjedhje të lirë, sistemi i ujitjes në formë shiu dhe sistemi i ujitjes së lokalizuar. a. Sistemi i ujitjes me rrjedhje të lirë.Është nga më të vjetrit dhe për shumë arsye vazhdon të përdoret akoma tek ne me gjithë anët negative që mbart në vetvete të cilat janë:

Ka shpenzime të tepërta të krahut të punës, duke rritur koston e prodhimit. Rrit mundësitë e gërryerjes së tokës bujqësore. Harxhon sasi të konsiderueshme të ujit për çdo ujitje. Favorizon shtimin dhe rritjen e barërave të padobishme ne sipërfaqen që ujitet. Kërkon rrjetin e kanaleve ujitës nga vendburimi i ujit deri te parcelat bujqësore. Favorizon zhvillimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve që prekin kulturat bujqësore. Ka humbje të ujit gjatë trasportit të tij deri në fushë. Nuk krijon mundësi për ndërhyrje të tjera në tokë dhe bimë.

Sisitemi i ujitjse me rrjedhje të lirë përdoret në tokat e rrafshëta dhe mund të jetë:

6

Page 7: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

Ujitja me brazda është ujitja më e përdorshme sipërfaqësore ku uji kalon nëpër brazda të hapura ndërmjet dy rreshtave të bimëve.Përdoret kryesisht në kulturat prashitëse si: misri, pambuku, luledielli, perimet, si dhe në drufrutorë.Gjithashtu, kjo mënyrë gjen zbatim në tokat fushore të sistemuara kurriz e rrafsh, në brezare etj.Ujitja me brazda bazohet në aftësinë që ka toka për të infiltruar ujin në drejtim vertikal dhe horizontal.Elementët më të rëndësishëm teknikë të ujitjeve me brazda janë:

Largësia midis brazdave, që përcaktohet nga përbërja grimcametrike e tokës.Në tokat e rënda brazdat bëhen më larg, në çdo dy ose tre rreshta të bimëve, ndërsa në tokat e lehta në çdo dy rreshta.

Gjatësia e brazdave, që përcaktohet nga përbërja grimcametrike e tokës.Pjerrësia e tokës dhe nga gjendja e sistemimit të saj.Në tokat e rënda brazdat bëhen më të gjata se në tokat e lehta.

Prurja e ujit në brazdë është sasia e rrymës që do të përdoret për mbushjen e brazdës me ujë. Në prurjren e ujit në brazdë ndikon veç të tjerash edhe thellësia e brazdës që lëviz nga 8–13 cm të cekëtat, deri në 20–30 cm të thellat.

Koha e qëndrimit të ujit në brazdë, që varet nga përbërja grimcametrike e tokës, norma e ujitjes, gjatësia dhe gjerësia e brazdës. Sa më e madhe të jetë norma e ujitjes dhe gjatësia e brazdës aq më e madhe duhet të jetë koha e qëndrimit të ujit në brazdë.

Ujitja me rrëshqitje zbatohet në livadhet natyrore dhe artificial, si dhe në të gjitha kulturat që mbillen në largësi të vogëla të papërfillshme siç janë jonxha, të lashtat etj.Në përgjithësi, kjo mënyrë ujitjeje kërkon prurje të mëdha të ujit 50–200l/s dhe norma të mëdha të ujitjes 800–1200m3/ha.Kjo lloj ujitje ka shfrytëzim të mirë të sasisë së ujt në masën 40–60%, kosto të ulët dhe shpërndarje të ujit me shpejtësi.Ujitja me rrëshqitje kërkon sistemim të kujdesshëm të tokës dhe mirëmbajtje të saj.Ujitja me rrëshqitje mund të përdoret në toka me pjerrësi deri në 20%.Ujitja me rripa është një formë e ujitjes me rrëshqitje që zbatohet në tokat e sheshta e të sistemuara mirë. oka ndahet në rripa me gjerësi 2–4m dhe gjatësi deri në 130m me disa argjinatura me lartësi 10–15cm, të cilat ndërtohen pingul me kanalin e tretë ujitës.Argjinatura shërben për të kufizuar sipërfaqen ujitëse.Ndërsa ujitja me rrëshqitje në lehe ose shpore zbatohet në tokat e pjerrëta të zonave kodrinore–malore.Pas mbjelljes, toka ndahet në lehe ose shpore me brazda ujitëse që shkojnë sipas vijave rrushkulluese dhe me pjerrësi 1–3% ndaj tyre.Gjerësia e leheve bëhet 2–3m në tokat shumë të pjerrëta, 5- 6m në tokat me pjerrësi mesatare dhe 16–20 m në tokat me pjerrësi të vogël.Ujitja me përmbytje është ujitja që përdoret në orizoret.Në këtë ujitje uji duhet të qëndrojë mbi sipërfaqe të tokës për një kohë të caktuar, kështu që prurja e përdorur për këtë ujitje, duhet të jetë më e madhe se ritmi i infiltrimit të tokës. Sipërfaqja e tokës ku do të aplikohet ujitja quhet ”oxhakë”.Oxhaket janë sipërfaqe të vogla toke të rrethuara me ledhe me lartësi 25–30cm me formë katërkëndëshi. Për ujitjen me përmbytje përdoren norma të mëdha uji 8000–10000m3/ha. Mqs shpenzohet sasi e madhe e ujit, duhet të përjashtohet si mundësi për ujitjen e bimëve në praktikat e sotme agronomike.Bazuar në teknologjitë e reja të kultivimit të bimëve, zbatohet në një formë tjetër të saj që është ujitja me përmbytje të alternuar. Ujitjet me përmbytje të alternuara përdoren gjerësisht në prodhimin e luleve dhe të bimëve dekorative në sera. Sisteme të tilla janë të ndërtuara nga shtretër të cekët të ndërtuar nga materiale plastikë, metalikë, ose çimentoje, të cilët në periudha të shkurtra kohe, përmbyten me një shtresë ujore prej disa centimetrash.Bimët e vendosura në vazo absorbojnë ujin nëpërmjet infiltrimit nga pjesa bazale e tyre.Alterimi i shpeshtë i përmbytjeve me tharjen e plotë të shtretërve mundëson krijimin e raporteve normale ujë-ajër në sistemin rrënjor të bimëve.Ujitja me infiltrim zbatohet në tokat e zeza ose torfike të sistemuara në formë të rrafshët, që e infiltrojnë mirë ujin si në drejtim anësor ashtu edhe në thellësi.Uji futet në rrugë nëntokësore me tuba ose me drena, me rrjedhje të lirë ose me shtytje mekanike.Uji i futur në tokë në këtë mënyrë, ngrihet lart nëpërmjet kapilarëve të tokës, duke njomur shtresën e tokës atje ku gjendet sistemi rrënjor. Megjithëse është një sistem i mirë ujitës nuk është i përhapur, sepse kërkon investim të madh. b. Sistemi i ujitjes në formë shiu.Është forma më natyrale dhe më e mirë e ujitjes së bimëve, krahasuar me sistemin e ujitjes me rrjedhje të lirë, pasi ky sistem ka këto epërsi:  

- Ekonomizimi i shfrytëzimit të ujit për çdo ujitje duke kursyer 50-60% sasinë e ujit.- Përmirësimi i fitoklimës.- Rregullimi i temperaturës në mjedisin rreth bimës deri në 5°C në krahasim me pjesën tjetër të mjedisit.- I lehtë në montim, përdorim e mirëmbajtje.- Sigurimi i shpërndarjes uniforme të ujit në të gjithë sipërfaqen e tokës. - Moskrijimi i pellgjeve të tepërta të ujit. - Ruan tokën nga gërryrja.

7

Page 8: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

Por, edhe ky sistem ujitje nuk ka gjetur përhapje të gjerë për disa vështirësi apo magësi që paraqet, si: investime fillestare të mëdha për tu instaluar; ndërtime të veçanta, siç janë sistem pompimi të ujit dhe shihedhësa. mundësi për infeksion nga sëmundjet dhe dëmtuesit, duke nxitur zhvillimin e vështirësuar luftimin e

tyre. kushte të mira freskie dhe shpërndarje të lagështirës në tërë sipërfaqen e tokës, pra edhe në pjesë të

sipërfaqes që nuk shfrytëzohet nga bima. Ujitja në formë shiu ka qenë për shumë kohë mënyra më e përhapur e ujitjes në sera, por sot ajo shtrihet edhe për ujitjen e bimëve në fushë të hapur.Ujitja në këtë rast realizohet nëpërmjet një sistemi tubash nëntokësor ose një sistemi shihedhësish, stacionarë ose të lëvizshëm.Problemet kryesore të këtij sistemi ujitjeje janë të lidhura me shpenzimet e mëdha të energjisë, që kërkohet për të siguruar një presion relativisht të lartë të ujit në tuba, mungesën e uniformitetit në shpërndarjen e ujit për shkak të humbjeve të presionit dhe së fundi në stimulimin e shumë sëmundjeve kërpudhore për shkak të rritjes së përmbajtjes së avujve të ujit në ajër.Për këtë arsye, paralelisht me zgjerimin e sistemeve të ujitjes me pika, roli i ujitjeve në formë shiu është transformuar drejt shfrytëzimit të tyre për të ulur temperaturën e bimëve në serë, nëpërmjet ujitjeve të shkurtra me doza shumë të vogla uji. Ndërkohë, për të rritur uniformitetin e shpërndarjes së ujit, janë adaptuar sisteme të lëvizshme të ujitjes në formë shiu.Kjo mënyrë ujitjeje përfaqëson një nga mënyrat e përparuara të ujitjes në serat për prodhimin e fidanëve të perimeve apo për prodhimin e perimeve ose luleve me dendësi të madhe mbjelljeje.Disa nga vështirësitë apo mangësitë e këtij sistemi ujitjeje janë:

Nuk mund të ujitet në formë shiu në orët e nxehta të ditës, sepse diferencat e temperaturave ndërmjet ujit e bimës janë të ndryshme dhe kështu krijohen shqetësime fiziologjike në bimë.

Shtohet mudësisa e infektimit të bimëve nga sëmundjet, si rezultat i lagies së bimëve. Krijon vështirësi në shpërndarjen uniforme të ujit në siperfaqe, në ditët kur fryn erë.

c. Sistemi i ujitjes së lokalizuar ose siç njihet ndryshe ujitja me pika përfaqëson mënyrën më të përhapur të ujitjes në serra, por ajo po dominon edhe ujitjen e perimeve në fushë të hapur, vreshtave dhe pemëtoreve.Ajo është e përshtatshme për kulturat bujqësore intensive.Sipërfaqet e ujitura në këtë mënyrë kanë ardhur vazhdimisht duke u zgjeruar, falë epërsive të shumta të saj, krahasuar me dy sistemet e tjera të ujitjes.Sitemi i ujitjes me pika është forma më e mirë e ujitjes dhe zbatohet në të gjithë kulturat bujqësore.Sipërfaqet e ujitura në këtë mënyrë kanë ardhur vazhdimisht duke u zgjeruar, falë epërsive të shumta midis tyre mund të theksohen:

Rrittja e efektiviteti të ujitjes.Efektiviteti i ujitjes me pika përllogaritet në 75-95 %, kundrejt vetëm 25-50 % të ujitjeve sipërfaqësore me brazda dhe 70-80 % të ujitjeve në formë shiu. Ujitja me pika minimizon humbjet e ujit për shkak të: evapotranspirimit, rrjedhjeve sipërfaqësore dhe depërtimit në thellësi të tokës.E shoqëruar me mulçirimin e tokës, ujitja me pika, plotëson kërkesat e bimëve për ujë, duke konsumuar vetëm 30-50 % të vëllimit të ujit që konsumohet nga ujitja në formë shiu.

Rritja e efektivitetit të shfrytëzimit të energjisë.Sistemet e ujitjes me pika funksionojnë në presione të ulta dhe për këtë arsye kërkojnë më pak shpenzime për energji.

Rritija e efektivitetit të përdorimit të plehrave.Ujitja me pika mundëson përdorimin e dozave preçize të plehrave dhe vendosjen e tyre pranë sistemit rrënjor të bimëve.

Ulja e mundësisë së shfaqjes së sëmundjeve.Meqenëse gjatë ujitjes me pika gjethet e bimëve mbeten të thata, kufizohet ndjeshëm mundësia e zhvillimit të sëmundjeve kërpudhore.

Ulja e mundësisë së zhvillimit të barërave të këqija.Për arsye se gjatë ujitjes me pika, hapësira midis rreshtave mbetet e thatë, mundësia e rritjes së barërave të këqija në këtë hapësirë është e vogël.

Rritja e prodhimit të bimëve dhe përmirësimi i cilësisë.Nëpërmjet ujitjes me pika prodhuesi ka mundësi të kontrollojë me saktësi dozat e ujit dhe të plehrave që u duhen dhënë bimëve. Për pasojë, rritet mundësia për të realizuar prodhime të larta dhe me cilësi më të mirë.

Zvogëlimi i mundësisë së ngjeshjes së tokës, erozionit dhe shpëlarjes së elementëve ushqyes nga toka.

Krijimi i mundësive për ndërhyrjeve të tjera në bimë dhe në tokë edhe gjatë kohës së kryerjes së ujitjeve.

Lehtësimi i ujitjes në çdo orë të ditës, pa krijuar asnjë shqetësim fiziologjik te bimët. Shpërndarja e ujit në mënyrë uniforme dhe të kontrollueshme në të gjithë sipërfaqen, deri në atë

thellësi toke që është i shtrirë sistemi rrënjor i bimëve.8

Page 9: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

Skema e ndërtimit të sistemit ujitjes me pika

Eleminimi plotësisht i mundësisë së infektimit të bimës nga sëmundje që vijnë nga sipërfaqja e tokës.

Shmangia e rritja së lagështirës së panevojshme të ajrit, duke eleminuar mundësinë e prekjes nga sëmundjet kërpudhore, si rezultat i mos kontaktit të drejtëpërdrejtë të ujit me gjethet dhe bimën.Eleminohet edhe lagia e tepërta dhe e padëshiruar e sipërfaqes së tokës siç ndodh në rastet e ujitjeve me përmbytje apo me brazda.

Sigurimi i një cilësie në nivel të lartë të ujitjes. Menaxhimi i sasisë së ujit në varësi të kërkesave të bimëve sipas fazave të rritjes dhe të zhvillimit të

tyre. Kursimi në maksimum i sasisë së ujit për njësi të sipërfaqes. Krijimi i mundësisë për realizimin njëkohësisht edhe të plehërimit plotësues kimik (sidomos plehrat

e kombinuara kristalore), në përputhje me kërkesat e bimëve sipas fazave të rritjes dhe të zhvillimit te tyre.

Favorizimi i instalimit të aparateve dhe sensorëve të tjerë kontrollues, me qëlim menaxhimin e pajisjeve klimëformuese të tilla si: sistemin e ngrohjes, të ventilimit dhe tëb tjera klimëformuese.

Sigurimi i lehtësive në montimin dhe çmontimin e pajisjeve, sipas nevojës. Sigurimi i ruajtjes me lehtësi të pajisjeve dhe përdorimin e tyre për shumë vite me rradhë.

Nga ana tjetër, realizimi i ujitjes me pika është i shoqëruar me disa vështirësi apo rreziqe të mundshme që duhen mbajtur në konsideratë, të tilla si:

Vëmendje më të madhe se ujitjet e tjera.Krahasuar me ujitjen në formë shiu, ujitja me pika është më e komplikuar, si për sa i përket instalimit ashtu dhe shfrytëzimit të sistemit.Ujitja me pika është shumë e ndjeshme karshi gabimeve që mund të bëhen gjatë aplikimit të saj.Shpesh ato janë tepër të kushtueshme ose të pakorigjueshme.

Kosto relativisht e lartë e instalimit fillestar të sistemit dhe e mirëmbajtjes së tij. Kërkesa të larta për pastërtinë e ujit.Tubat që përdoren për ujitje kanë bira/vrima shumë të vogla të

cilat mund të bllokohen nga grimca rëre, precipitate të plehrave, kërpudha, bakterie etj.Për këtë arsye, uji duhet të filtrohet dhe tubat duhet të pastrohen periodikisht.Herë pas here kërkohet përdorimi i kimikateve të ndryshëm për zhbllokimin e tubave të ujitjes.

Ndjeshëri të lartë ndaj gabimeve që mund të bëhen gjatë aplikimit të saj.Shpesh ato janë tepër të kushtueshme ose të pakorrigjueshme.

Ky sistem ujitjeje është i përhapur dhe zbatohet pothuajse në të gjithë kulturat bujqësore, e sidomos në kulturat perimore të fushës së hapur.Sistemi i ujitjes me pika në kushtet e fushës së hapur mund të jetë i thjeshtë dhe i përbërë.Sistemi i ujitjes me pika është i thjeshtë kur bazohet vetëm në përbërjen e sistemit të pompave, të filtrimit dhe atë të shpërndarjes së ujit. Për sipërfaqe të mëdha me gjatësi ngastre mbi 30m, merr rëndësi të posaçme ka vendosja e sistemit të shpërndarjes së tubave me vrima me reduktor presioni.Kjo ndikon drejtëpërsëdrejti në daljen e sasisë uniforme të ujit për çdo pikues.Sistem i ujitjes me pika është i përbërë kur bazohet në një impiant ku në përbërjen e tij, veç sistemit të pompimit dhe të shpërndarjes së ujit nëpër dripera, janë instaluar edhe sisteme të tjera ndihmëse si: sistemi i dozuar plehrimit, sistemi i sensorëve të kontrollit të ujit në tokë, sasisë së elementeve ushqimore, et.j, sistemit metorologjik, si dhe sistemit kompiuterik i cili operon në bazë të një programatori bazuar në sensorët e kontrollit.Shtretërit lundrues janë një mënyrë e veçantë ujitjeje, që shfrytëzohet në prodhimin në hidroponi të disa specieve perimore, në mënyrë të veçantë të

sallatës jeshile.Në këtë rast, në depozita të cekta të mbushura me tretësira ushqyese notojnë kaseta polisteroli ku mbillen dhe rriten bimët.Përveç nevojës për të verifikuar në mënyrë të vazhdueshme përmbajtjen e elementëve ushqyes në këto tretësira, i rëndësishëm është gjithashtu pasurimi i pandërprerë i tyre me oksigjen.Mjegullimi i sistemit rrënjor të bimëve njihet gjithashtu

9

Page 10: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

edhe si aeroponi.Në këtë rast bimët fiksohen në qafën e rrënjëve nëpërmjet kapseve të posaçme, ndërkohë që këto të fundit qëndrojnë të varura në ajër dhe mbahen vazhdimisht të lagura me tretësira ushqyese që shpërndahen në trajta të ngjashme me atë të mjegullimit.Për shkak të përmbajtjes së lartë të oksigjenit përreth sistemit rrënjor të bimëve, aktiviteti i këtyre të fundit është shumë intensiv.Pavarësisht nga avantazhet që ofrojnë mënyrat e ndryshme të ujitjes në sera, që të gjitha ato mbarten me vete edhe rrezikun e shpërndarjes së sëmundjeve që mund të kenë prekur bimë të veçanta, në të gjithë sipërfaqen e serës.Ky rrezik është shumë i lartë, nëse tretësirat ushqyese riqarkullohen.Për këtë arsye është i domosdoshëm kombinimi i sistemeve të ujitjes me sisteme të përshtatshme të dezinfektimit të ujit të përdorur.Pjesët kryesore që përbëjnë sistemin ujitës me pika janë:Pompa, grupi i ushqimit, grupi i filtrave, rrjeti i tubacioneve ushqyese, valvulat e sigurimit dhe rrjeti i shpërndarjes së ujit.

Pompa-Është elementi kryesor i sistemit ujitës me pika, e cila ka si funksion marrjen e ujit nga burimi/rezervuari dhe dërgimin e tij në sistemin e tubave përcjellës dhe pastaj në pikëhedhësat. Grupi i ushqimit-Nëpërmjet sistemit të ujitjes me pika rrealizohet njëkohësisht edhe plehërimi kimik (plotësues) sipas kërkesave të bimëve.Pikërisht grupi i ushqimit shërben për tretjen e plehrave të ndryshme kimike (kryesisht ato kristalore dhe pesticidet) dhe kalimin e tyre në sistemin e shpërndarjes së ujit.Grupi i ushqimit përbëhet nga 3 elementë kryesore: pompa hidrualike, kazanët e tretjes së plehrave kimike dhe pesticideve sipas nevojës, si dhe tubacionet lidhëse me rubinetat përkatese.Grupi i filtrave–Uji, zakonisht, në përbërjen e tij ka papastërti që njihen si materiale të ngurta me origjinë organike dhe inorganike.Sasia e tyre në ujra të ndryshme është e variushme dhe varet nga vendmarrja e ujit.Papastërtitë inorganike janë rëra, fraksionet e argjilës, etj, ndërsa papastëritë organike janë planktonet dhe algat një e shumëqelizore.Uji i burimeve natyrore apo i puseve, zakonisht janë shumë më të pastërta, se sa uji i lumejve, përrenjëve apo i rezervuarëve.Uji nëse futet në sistem pa u filtruar, atëherë pikëhedhesat shumë shpejt do të bllokohen, sasia e ujit për pikëhedhës kufizohet dhe sistemi do të dalë jashtë funksionimit shumë shpejt.Shmangia e këtij shqetësimi arrihet nëpërmjet instalimit të dy tipe filtrash, në seri, për pastrimin e ujit: filtri i rërës ose filtri i trashë dhe filtri i argjilës ose filtri i imët. Valvula e sigurimit është një element tjetër i rëndësishëm që i shërben sistemit për sigurimin e një presioni normal gjatë të gjithë periudhës së ujitjes.Gjatë punës motorri i pompës shfaq ngarkesa të momentit të cilat shkaktojnë presione të ndryshme në ujë, duke ndikuar në shpërndarjen jo uniforme nëpër pikëhedhësa.Valvola e sigurimit shërben për të amortizuar këto ndryshime me qëllim që sistemi ujitës të sigurojë një regjim sa më normal pune. Rjeti i tubacioneve kryesore përbën gjithë sistemin e tubave kryesore që marrin ujin nga burimi dhe e dërgojnë deri në rrjetin e shpërndarjes së ujit me pika.Një pikëhedhës/vrime është i përbërë nga: pjesa hyrëse e ujit, e cila ka një mikrofiltër që shërben për pengimin e papastërtive që mund të kenë dalë nga filtrate dhe hapësira e lëvizjeve turbulente të ujit që shërben për reduktimin e presionit. Pikëhedhesat ose driperat, sipas mënyrës së presionit tubat me vrima klasifikohen kryesisht në dy tipe: tuba me vrima pa reduktor presioni dhe tuba me vrima me reduktor presioni.Në tubat pa reduktor presioni, sasia e ujit nëpër pikëhedhesat nuk është e barabartë për të gjithë.Kështu që, pikëhedhësat që janë më afër pompës, hedhin më shumë ujë se sa ato që janë më larg.Në këtë rast gjatësia e tubove duhet të jetë e shkurtër.Ndërsa në tubat me reduktor presioni, shtjellat e detyruara nga lëvizjet turbulente në hapësirën përkatëse, e reduktojnë presonin e daljes së ujit dhe sasia e daljes së tij nga pikëhedhësi i parë është i njëjtë në të gjithëe pikëhedhësat e tjerë.Rekomandohet që: tipi i parë (pa reduktor presioni) të përdoret për gjatësi shumë të shkurtëra 15-30 m.Ndërsa tipi i dytë (me reduktor presioni) mund të përdoret pa problem edhe për gjatësi më të mëdha deri në 300 m ose më shumë.Këshillohet që pjerrësia e lejuar natyrale e tokës, të mos jetë më e madhe se 10%.Largësia e vendosjes së vrimave është e ndryshme për tipe të ndryshme tubash.Ato mund të jenë në largësinë 10, 20, 30, 40, 50, 60 cm.Spesori i tubit është nga 0.15mm–0,34 mm.Gjatësia e një tubi të vendosur në një bobinë është nga 600-3000 m sipas tipeve.Presioni i daljes së ujit për vrimë është nga 0.30- 1.05 BAR. Me këtë presion siguron një dalje uji nga 1.75–2.8 litra ujë në orë.Vlerësimi i kërkesave të tokës për ujë bëhet përmes dy rrugëve që është e nevojshme të mësohen e të dihen nga specialistët dhe fermerët e vendit tonë.Hartimi i bilancit ujor dhe Eksperimentimi fushor.Bilanci ujor (I) është i barabartë me shumën e avullimit (E) dhe transpirimit (T), minus rreshjet (N) dhe humbjet gravitacionale të ujit (P) në lidhje dhe me sasinë e ujit freatik (D), që vjen ose largohet.Pra: I= (E+T)-(N+P)±D.Aparatet shpërndarës të ujit ose shihedhësat janë sprucatorët, të cilët e shpërndajnë ujin mbi masën vegjetative të bimëve në formë shiu të lehtë, në sasinë e përcaktuar, sipas llojit të bimës dhe nevojave

10

Page 11: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

specifike të saj për ujë.Përdoren shihedhësa me presion 2-4 atmosferë, që hedhin secili nga 30-50 litra ujë/minutë.Me këtë mënyrë ekonomizohet uji dhe kryhet ujitje e njëtrajtshme. Për çdo ujitje harxhohen 500–600 m³/ha.

Tema mësimore nr: 5: “Nevojat për kullim, filtrimi dhe matja e nivelit të ujit nëntokësor”

Ujitja dhe kullimi janë një nga faktorët kryesorë me ndikim të drejtperdrejtë në rritjen eqëndrueshme të prodhimit bujqësor në vend.Megjithëse rreshjet mesatare vjetore janë të bollshme, gjatë verës bien vetëm 20% e sasisë së tyre. Për të siguruar një bilanc optimal, është e domosdoshme ujitja me 3000-5000 m3/ha dhe kullimi, veçanërisht, gjatë periudhës së dimrit, me nje hidromodul 4-5 litra/sek/ha. Infrastruktura e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet është e projektuar për ujitjen e rreth 420 000ha tokë bujqësore (potencialisht të ujitëshme 360 000ha), garantimin e kullimit në 280 000ha dhe zvogëlimin e rrezikut nga përmbytjet lumore e detare.Zona më e rrezikuar nga përmbytjet është ultësira perëndimore e vendit.Shqipëria është një vend i pasur me burime ujore, por për shkak të relievit të thyer, gjysma e ujit për ujitje sigurohet nga rezervuarët artificialë.Për kullimin e një sipërfaqe prej 75 000ha, funksionojnë 28 stacione pompimi (hidrovore) me fuqi të instaluar 28 0kw dhe kapacitet mesatar të largimit të ujit 390 m3/sekond.Kulturat bujqësore nuk mund të zhvillohen nëse ato ndodhen në prani të drejtpërdrejtë të ujit të tepërt në tokë.Lagështia e tepërt bëhet e pashmangshme nga prania e disa faktorëve negativë të cilët mund të jenë:

Furnizimi i pamjaftueshëm me oksigjen dhe grumbullimi i CO2 kur kalon një kufi kohëzgjatjeje të caktuar.

Shkaktohen dëmtime të bimëve, sidomos pjesa ajrore e tyre vihet në gjendje vuajtjeje me gjethe të zverdhura dhe sisteme rrënjor pakëson funksionet e tij, duke shkuar drejt tharjes.

Zvogëlohet përvetësimi i elementëve ushqyes si rezultat i paaftësisë thithëse të tokës. I kufizohet zhvillimi rrënjor si në shtrirje dhe në thellësi të tij. Ngadalësohet ose ndërpritet veprimtaria mikrobike dhe aerobike në kushte të pamjaftueshme

oksigjeni. Mungon ajrimi, i cili ndihmon sidomos për mbrojtjen nga disa sëmundje të rrënjëve, siç ndodh më

shpesh me kalbëzimin e tyre. Zhvillohen disa barëra konkurues, shumë prej të cilëve kanë kërkesa minimale për oksigjen Ulet temperatura e tokës për shkak të ujit që gjendet në të. Ndikon negativisht në gjendjen e strukturës për shkak të ngopjes së shpejtë dhe kohës së gjatë në

tokë.Rritja dhe zhvillimi i bimëve bëhet vetëm kur ato gjejnë në tokë kushte optimale të rregjimit ujor

dhe ajror.Teprica ose mungesa e lagështirës në tokë mund të rezultojë me rënie të prodhimit apo ndërprerje të veprimtarisë jetësore të bimëve të kultivuara dhe kushtëzohet nga shumë faktorë, ku ndër më të rëndësishmit janë ato klimatike dhe tokësore.Kushtet klimatike përbëjnë një grup faktorësh nga më të rëndësishmit për lagështirën në tokë.Burimi më i madh i furnizimit të tokës me ujë janë rreshjet.Rreshjet në vendin tonë janë të shpërndara kryesisht në periudhën tetor- prill dhe më të pakëta e të çrregullta gjatë verës.Shpesh ka periudha 20–40 ditore pa rreshje dhe pastaj vijnë periudha 10-15 ditore me shira të shumtë dhe me intesitet të lartë.Përveç ujit, toka duhet të përmbajë edhe ajrin (oksigjenin).Në procesin e tyre normal të frymëmarjes, rrënjët e bimëve thithin oksigjenin e tokës dhe depozitojnë në tokë CO2, e cila kryhet në hapësirat ndërmjet grimcave të tokës.Pa këtë shkëmbim normal të gazrave, sasia e dioksidit të karbonit rritet në raport me oksigjenin dhe në këtë mënyrë kemi vdekjen e rrënjëve.Kushtet tokësore ndikojnë direkt në regjimin ujor të tokës. Përbërja grimcametrike ndikon në përshkueshmërinë e tokës.Tokat e rënda kanë përshkueshmëri të vogël ujore.Gjatë periudhës me rreshje intensive uji, në pamundësi për t’u përcjellë me shpejtësi në thellësi të tokës, depozitohet në sipërfaqe ose largohet me rrjedhje sipërfaqësore për në zona të tjera. Thellësia e vendosjes së shtresave të papërshkueshme në tokë ndikon në regjimin ujor të tokës.Kur këto shtresa janë të vendosura cekët edhe shtresa e ujërave nëntokësorë është e cekët.Të dy faktorët që përmendem më sipër tregojnë se për kushtet e vendit tonë raporti ujë–ajër-tokë është mjaft dinamik, me tepricë uji në periudhat me rreshje dhe pakicë uji në periudhën pa rreshje.Ky raport rregullohet

11

Page 12: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

me ndërhyrje agronomike.Ndërhyrja për rregullimin e raportit ujë – ajër, kur kemi ujë të tepërt në tokë quhet kullim i tokës.Kullimi i tokës është domosdoshmëri për kultivimin e bimëve gjatë periudhës së lagësht të vitit.Në këtë periudhë shpesh intensiteti i rreshjeve është më i madh se përshkueshmëria ujore e tokës, prandaj edhe prirjet për ngritjen e nivelit të ujrave nëntokësore janë të mëdha.Normë kullimi quhet mbajtja e nivelit të ujrave nëntokësore në një thellësi të caktuar nga sipërfaqja e tokës në periudha të ndryshme kohe.Për bimë të ndryshme bujqësore në faza të caktuara të zhvillimit të bimës norma e kullimit është e ndryshme.Norma e kullimit nuk është konstante, por ajo ndryshon në kohë.Në tokat ranore, të cilat kanë kapilaritet dhe kapacitet të vogël ujëmbajtës, ulja e ujërave nëntokësore është e dëmshme, pasi shkakton tharjen e tepërt të sipërfaqes së tokës.Në këto raste norma e kullimit duhet të jetë më e vogël.Në tokat argjiliore duhet të jetë më e madhe e kështu, për çdo lloj toke duhen bërë vlerësime konkrete.Por, norma e kullimit varet edhe nga lloji i bimës e sidomos nga sistemi rrënjor i tyre.Ato bimë që kanë sistem rrënjor të thellë duan edhe normë kullimi të madhe.P.sh., në tokat fushore për bimën e grurit rekomandohet një normë kullimi 70-90 cm. në tokat torfike, 50–65cm. në tokat e lehta, 60-80cm.në tokat e mesme dhe 70-75 cm në tokat e rënda. Kanalet kulluese mbledhin ujin e rëndesës e ato sipërfaqësore dhe e transportojnë në vende të tjera. Meqënëse uji i rëndesës është i tepërt në tokën bujqësore, qëllimi kryesor i kanaleve kulluese është largimi i këtij uji në venddodhje të tjera. Për zgjidhjen e problemit të kullimit dhe ujitjes, rëndësi ka njohja e ujërave nëntokësore. Njohja e prejardhjes së tyre, thellësisë së nivelit të tyre, lëkundjet e nivelit gjatë vitit, formacionet gjeologjike, në të cilat ndodhet ky ujë, trysnia e tij, dhe si matet niveli i ujrave nëntokësore janë të rëndësishme.Po të bëjmë një prerje vertikale të tokës shpërndarja e ujit nga lart-poshtë do të dallohet në tri zona:

Zona e pangopur ku poret e tokës janë të mbushura pjesërisht me ajër dhe pjesërisht me ujë. Zona kapilare në të cilën disa pore janë të mbushura plotësisht me ujë dhe disa janë të mbushura

pjesërisht me ujë dhe ajër. Zona e ngopur në të cilën të gjitha poret janë të mbushura me ujë.

Zona e ngopjes ndahet nga zona kapilare me një nivel të dukshëm, i cili quhet niveli i ujrave nëntokësore dhe shënohet me N.U.N. Në varësi të formacioneve gjeologjike në të cilën ndodhet zona ujëmbajtëse, si dhe largësisë nga deti, ujërat nëntokësore mund të jenë ose jo të kripura.Kur zona e pafiltrueshme është shumë e thellë, ujërat nëntokësore janë pa trysni.Në rast se uji nëntokësor ndodhet midis dy shtresave të pafiltrueshme dhe trashësia e shtresës ujëmbajtëse nuk është shumë e madhe, ai është me trysni dhe po të hapim një pus vertikal deri në këtë zonë, uji do të dalë në formë shatrivani. Në këto raste, shtresa e pafiltrueshme është deltinë shumë e rëndë ose shtresë shkëmbore, ndërsa shtresa ujëmbajtëse është ranore shumë e lehtë ose zhavorr.Niveli i ujërave nëntokësore në një tokë ndryshon gjatë vitit në varësi të rreshjeve e temperaturës.Në përgjithësi tokat e vendit tonë kanë nevojë për kullim në periudhën nëntor-maj, sepse në këtë periudhë bien rreshje të shumta, N.U.N është i lartë.Periudha tjetër maj–tetor ka nevojë për ujitje, pasi N.U.N është shumë poshtë dhe në shtresën e punueshme, ku ndodhet sistemi rrënjor nuk ka ujë. Për të zgjidhur problemin e ujitjes dhe kullimit, është e domosdoshme të njihen nivelet e ujërave nëntokësore.

12

Page 13: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

Matja e nivelit të ujit nëntokësor

Matja e nivelit të ujërave nëntokësore, bëhet me anë të disa gypave me vrima, të cilat futen në tokë.Deri në thellësinë e lëkundjes së nivelit të ujërave nëntokësore, hapet një vrimë (me sondë të posaçme) me diametër 3–4 cm, më të madh se diametri i gypit, i cili është 4–10 cm. Para futjes së gypit në tokë hidhet pak zhavorr ose rërë e trashë.Më pas futet gypi, i cili më parë është i veshur me material që lejon futjen e ujit në gyp dhe pengon futjen e grimcave të tokës dhe mbushjen e tij me llym.Gypi fiksohet mirë, që të mos lëvizë dhe në krye të tij vendoset një lexim i çfarëdoshëm i njohur.Nëpërmjet vrimave gypi mbushet me ujë deri në nivelin e ujërave nëntokësore.Me anë të një vizoreje të shkallëzuar dhe të një trupi notues të vendosur në fundin e vizores, merret leximi në të dhe përcaktohet thellësia e e ujit (H) nga sipërfaqja e tokës.Në figurë pasqyrohet skematikisht matja e N.U.N.

Tema mësimore nr.6: “Rrjetet kulluese dhe drenazhimi” Përmirësimi ujor i tokave në zonat fushore për qëllime bujqësore, synon në shmangien e futjes së

ujërave të jashtme në territorin e fushës nën kulturë.Kullimi i tokave bujqësore është sipërfaqësor e nëtokësor ose nënsipërfaqësor.Kullimi sipërfaqësor i tokave realizohet nga rrjeti kullues i kanaleve të hapura, ndërsa kullimi nëntokësor ose nënsipërfaqësor i tokave realizohet me anë të kanaleve kulluese të mbullyra të cilat zakonisht shtrihen nën sipërfaqen e tokës dhe quhet drenazhim.Nga përvoja e krijuar në vite për kullimin e tokave bujqësore, kanë dalë disa përfundime, të cilat duhet të mbahen parasysh edhe në dotët e sotme, si:

kullimi është i nevojshëm të mbështetet mbi analiza laboratorike për përcaktimin e përbërjes mekanike të tokës;

përcaktimi i largësisë së vijave të kullimit, qofshin ato të hapura apo të mbyllura, varësisht nga përbërja mekanike e tokës;

Për të përcaktuar rrugën e drejtë dhe metodën më efiçente për përmirësimin e kullimit të tokave, bëhet një studim paraprak mbi topografinë, hidrologjinë dhe pedologjinë e zonës që do të kullohet. Me anë të kullimit sipërfaqësor, synohet rregullimi i rregjimit ujor të shtresës së sipërme të tokës, pra, të shtresës aktive të saj, për një periudhë relativisht të gjatë.Prandaj mënyrat e ndryshme të kullimit sipërfaqësor zgjidhen në varësi të disa faktorëve si:

- Njohja e relievit të zonës.- Të dhënat për rreshjet dhe prurjet e rrjetit hidrografik. - Nivelin e ujërave nëntokësor.- Përmasat e kanaleve kulluese.- Dendësia e vendosjes së kanaleve.- Mënyra e vendosjes në raport me relievin.- Forma e tyre etj.

Largimi i shpejtë i ujërave nëntokësore realizohet në disa mënyra të tilla si: - Ndërtimi i kanaleve të hapura të kullimit.

13

Page 14: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

- Përmirësimi i rrafshit të ngastrave duke pluguar në drejtimin më të shkurtër dhe në drejtim të pjerrësisë më të madhe.

- Ndërtimi i sistemit të kulluese. Për shpejtimin e rrjedhjeve nëpërmjet sipërfaqes që punohet, hapen kanale të përhershme ose të përkohëshme nëntokësore, duke ndarë ujërat e larta nga ato të fushës.Ujërat nëntokësore të këtyre sipërfaqeve ndërpriten me anë të drenave ujëmbledhëse.Këto punime kanë disa përparësi:janë të thjeshta, kosto të ulët, largim të shpejtë të ujit, por kanë edhe disa mangësi apo vështirësi:humbin një pjesë toke të punueshme, ulje të rendimentit të mjeteve bujqësore etj.Në tokat e pa sistemuara dhe ato të sitemuara, për të disiplinuar rrjedhjen e ujërave, ndërtohen kanale, në varësi të tokës, pjerrësisë, brezarimit etj., si dhe vija kulluese e kanale të dyta e të treta.Të gjitha sëbashku përbëjnë rrjetin kullues.Vijave kulluese u jepet pjerrësi 1-3% për të mos krijuar grryerje në gjatësi.Kanalet e dyta e të treta shkojnë në drejtim të pjerrësisë .Me anë të rrjetit të kanaleve kulluese synohet jo vetëm largimi i ujrave, por edhe rregullimi i regjimit të ujrave në tokat e përmirësuara.Rrjeti i kanaleve kulluese duhet projektuar, ndërtuar dhe mirëmbajtur në atë mënyrë që të mos përmbytë tokat bujqësore gjatë ciklit bimor të bimës, pra të ruajë vazhdimisht normën e kullimit.Në përpunimin e skemave të ndryshme të kullimit, sipas madhësisë së teritorit që do të kullohet, rrjetin kullues e ndajmë në: kanal kryesor kullues (K1K), kanale të dyta kulluese (K2K) dhe kanale të tretë kullues (K3K).K1K shërbejnë për të mbledhur ujin e tepërt të fushës dhe ta transportojë atë drejt vendderdhjes. Si rregull, këto kanale vendosen në pjesët më të ulta të territorit që do të kullohet dhe mundësisht në drejtim të pjerrësisë më të madhe dhe të ultësirave më të mëdha.Kanalet kryesore duhet të jenë më të thella se kanalet e dyta.Derdhja e kanalit kryesor kullues duhet të bëhet në vende që sigurojnë qëndrueshmërinë e derdhjes.Zakonisht këto ujëra derdhen në lumë.Vendosja në planimetri e kanaleve kulluese K1K duhet të shihet me shumë kujdes, pasi lidhet me funksionin e mirë apo të keq të të gjithë sistemit kullues.Nëse kanali është shumë i gjatë do të mbledhë shumë ujëra rrugës, pra duhet që dimensionet e tij të jenë më të mëdha.Ujërat e zakonshme nuk duhet të mufasin kanalin në derdhje. Për këtë, duhet të thellohet shtrati i vendit të derdhjes ose zgjerimi i tij.Largësia e kanaleve K1K, vendoset 1000–1600m larg njëri-tjetrit.Përveç vendderdhjes që përshkruam më sipër dhe që përbën atë që quhet vendderdhje me rrjedhje të lirë, përdoret edhe vendderdhja me hidrovore.Kjo është tipike për zonën e ulët bregdetare, ku kuota e tabanit të kanalit është më e ulët se niveli i detit.Për të funksionuar normalisht, thellësia e kanaleve kryesore duhet të jetë e tillë, që të sigurojë funksionim normal të kanaleve të dyta e të treta dhe bëhen 2.5–5 m thellë dhe me bazë të poshtme 0.5m. K2K përcjell ujin në kanalin kryesor transportues K1K dhe mbledhin ujin e një pjese të fushës që quhet bllok dhe vendosen pingul me K1K.Që vendderdhja të jetë e sigurt nga mufatja, zakonisht, kuota e tabanit K2K bëhet 0.5m mbi kuotën e tabanit të K1K.Thellësia e tyre është 1.6–3m, ndërsa seksioni trapez me bazë të poshtme 0.5m dhe koeficient shpati 1.Këto kanale, vendosen rreth 600-800m larg njëri tjetrit dhe në raste të veçanta edhe 1000m.Derdhja e kanaleve të dyta zakonisht bëhet 30-50cm. më lart tabanit ku derdhet.K3K shërben për të ulur nivelin e ujrave nëntokësore në një pjesë të bllokut që quhet ngastër dhe vendosen pingul me K2K.Ujërat e mbledhura nga ky kanal, transportohen me vetërrjedhje për në K2K. Që vetërrjedhja e K3K të jetë e sigurt nga mufatja, zakonisht kuota e tabanit të K3K bëhet 0.5m mbi kuotën e tabanit K2K.Këto kanale kanë thellësi 1.2-2m, seksion trapez me bazë të vogël 0.3m dhe koeficient të shpatit 1.Derdhja e kanaleve të treta zakonisht bëhet 20-30cm. më lartë tabanit ku derdhet. Largësia midis kanaleve të treta është rreth 200-250m.Përveç kanaleve të sipërpërmëndura, element tjetër i rëndësishëm i rrjetit kullues janë edhe vijat kulluese të cilat mbledhin rrjedhën sipërfaqësore të disa pjesëve të ngastrës dhe i derdhin në K3K. Largimi i ujërave të tepërta kërkon hartimin e zbatimin e projekteve për sistemimin hidraulik të tokave.Që këto toka të mbahen në kushte të plota kullimi është e nevojshme që ujërat nëntokësore të mos kenë nivele të larta dhe sidomos nga sipërfaqja e tokës kërkohet largimi i shpejtë i ujit të tepërt, rast ky që ndodh më shpesh në tokat nuk kanë një sistemim sipërfaqësor të mirë.Në rastin e ujërave nëntokësore me nivel të lartë është e rëndësishme të dihet saktësisht thellësia dhe luhatjet e nivelit të ujit sipas stinëve të vitit të cilat maten herë pas herë direkt në puset që hapen posaçërisht për këtë qëllim.Shtresa e tokës që mbahet e lagët deri në ngopje nëpërmjet kapilaritetit, që ndodhet mbi pasqyrën e ujit, është një kërkesë për t’u mbajtur parasysh dhe quhet zonë kapilare.Trashësia e zonës kapilare varion nga disa milimetra në 20-30cm, në funksion të përbërjes së tokës.Në këtë zonë, potenciali ujor ka vlerë më të vogël se zero dhe si i tillë nuk është pjesë e kullimit.Njohja e nivelit të ujërave nëntokësore është një tregues i drejtpërdrejtë që lidhet, si me punimin e tokës ashtu edhe me nevojat e mobilimit të saj. Kështu p.sh: për çdo kulturë është e nevojshme të dihet thellësia e kultivimit pa të cilën nuk mund të tregohet se ku shtresa

14

Page 15: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

sipërfaqësore e tokës nuk duhet të preket nga niveli ujit nëntokësor, me qëllim që prodhimtaria e bimës të moskufizohet nga uji i tepërt.Një tokë me lagështi normale për një kulturë të caktuar nuk mund të jetë e tillë për një tjetër, prandaj në përcaktimin e lagështisë së tokës dhe largimin e ujërave të tepërta duhet të merret në konsideratë jo vetëm përbërja mekanike e tokës, thellësia e ujërave freatike, kushtet klimatiko-tokësore, por dhe struktura e kulturave që do të mbillen, veçoritë e sistemit rrënjor, shtrirja e tij në thellësi dhe gjerësi, vendosja e qimeve thithëse në rrënjën e bimës etj.Hapja e rrjetit të kullimit, sipas projektit, llogaritet mbi sasinë e reshjeve që bien në zonë dhe kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre në vijat e kullimit.Gjatë projektimit të rrjetit kullues për dimensionimin e tij, nga përvoja e vendit tonë, pranohet së gjatë 24 orëve mesatarisht mund të bien 50-70mm, kurse koefiçienti i rrjedhjes ndryshon dhe është në varësi të përbërjes së tokës, periudhës së rënies dhe intensitetit të shiut që bie.Koha e largimit të ujit në rrjetin kullues mund të jetë e shpejtë ose e ngadaltë, kjo varet nga natyra e tokës, pjerrësia dhe funksionimi normal i tij domethënë nga mbajtja kurdoherë në kushte projekti.Largësia ndërmjet vijave të kullimit është shumë e rëndësishme për të siguruar një kullim normal të sipërfaqes së mbjellë.Natyrisht, që largësia ndërmjet kanaleve apo vijave kulluese është një kërkesë hidraulike e domosdoshme.Gjatë projektimit të vijave kulluese nuk duhet neglizhuar pjerrësia e skarpatës, e cila shprehet nga raporti i gjerësisë së faqes së saj me rrafshin horizontal ndaj lartësisë së thellësisë.Shtrirja e skarpatës sikundër flitet shpesh duhet të zgjidhet sipas kohezionit të tokës që nënkupton mundësinë e shkarjes së faqes së saj.Në mënyrë orientuese, shtrirja ose pjerrësia e skarpatës, si më e qëndrueshme dhe më ekonomike rezulton ajo 1:1.Pjerrësia është një e dhënë teknike për të cilën nuk sigurohet lëvizja e ujit në vijat e kullimit. Pjerrësia që luhatet nga 0.8 deri në 1për mijë është e mjaftueshme për të siguruar shkarkimin e ujërave sipërfaqësore të ngastrave.Në kushte të detyrueshme pjerrësia e vijave kulluese nuk mund te jetë më e vogël se 0.5 për mijë pasi vështirëson së tepërmi kullimin, kurse ato që hapen me pjerrësi 2.5-3%, favorizojnë në mënyrë serioze proçesin e gërryerjes.Në rastin e pemëtarive, kur tokat nuk janë të sheshta, por me pjerrësi mbi 5%, atëherë vijat e kullimit do hapen me drejtimin të atillë që të marrin pjerrësinë e projektuar (0.5-2.5%.).Krahas kullimit me vija kulluese të hapura, mund të përdoret kullim me vija të mbyllura që është quajtur “Drenazhim”.Rrjeti i kanaleve kulluese të hapura, nuk e zgjidh plotësisht, kullimin e tokës bujqësore.Kullimi e arrin qëllimin e tij kur largon edhe ujin e tepërt nëntokësor, deri në një thellësi të caktuar.Kjo arrihet me drenazhim.Pra, me drenazhim, kuptohet ndërtimi dhe fuksionimi i kanaleve të mbyllura nëntokësore që shërbejnë për të larguar ujin e rëndesës.Aplikimi i drenave bëhet në tokat fushore pak a shumë të rrafshta, të cilat janë të pa sistemuara dhe të pa niveluara.Pra, drenimi nëntokësor është një masë plotësuese e kullimit, veçanërisht për kulturat vjeshtore të kultivuara në tokat e rënda, në tokat me nivel të lartë të ujërave freatike dhe në përgjithësi në rastet kur përshkueshmëria më e vogël e shtresave të tokës pengon ose ngadalëson depërtimin e shpejtë drejt thellësisë të rreshjeve intensive.Nga përvoja e krijuar në kullimin e tokave me anë të drenazhimit, duhet të kihet parasysh:

Përcaktimi i thellësisë së vendosjes së drenave, në varësi të përbërjes së tokës dhe distancave të mbjelljes ndyshon p.sh., 1.20–1.50m për drufrutorët, ndërsa me efektivitet është vendosja e drenave deri në thellësinë e rrënjëve të bimës.

Përcaktimi i pjerrësisë si element hidraulik për të siguruar lëvizjen e shpejtë të ujit është e nevojshme të projektohet dhe të zbatohet jo më e vogël se 3 për mijë, sikundër s’duhet të kalojë asnjëherë vlerën 2%.

Në varësi nga përbërja mekanike e tokës duhet gjithashtu të përcaktohet në projektin e zbatimit përdorimi i materialit filtër të drenimit.

Faktorët që duhet të merren parasysh në projektimin e një rrjeti drenash janë: Prurja që duhet të largojnë drenat. Thellësia e vendosjes së drenave. Largësia midis drenave. Kushtet hidraulike të lëvizjes së ujit në drena.

Prurja, që duhet të largojnë drenat nënkupton sasinë e ujit që duhet të largohet brenda një dite dhe shprehet në l/sek/ha ose në mm.Thellësia e vendosjes së drenave ndryshon në varësi të faktorëve agronomikë dhe shtresës së pa përshkueshme të tokës.Në toka mesatarisht të përshkueshme dhe homogjene, thellësia e drenave varion nga 0.9-1.5m. në tokat humusore dhe përmbajtje të lartë të lëndës organike, drenat vendosen në një thellësi 1.2m.Largësia midis drenave varet nga karakteristikat e tokave, klima dhe kushtet hidrologjike të nëntokës.Në territore me lagështi, rekomandohen që distanca midis drenave të jetë nga

15

Page 16: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

6,10,20,30m.Vlerat e vogla janë për tokat e rënda dhe të papërshkueshme.Si thellësia ashtu edhe largësia midis drenave lidhen ngushtë me madhësinë e normës së kullimit (z).Largësia si dhe thellësia përcaktohen me formulën:L=2(H–z) K/P;ku, L-argësia midis drenave, H–thellësia e vendosjes së drenave në metra, z-norma e kullimit, K–përshkueshmëria hidraulike në tokën e mbushur me ujë, P-intesiteti i hyrjes së ujit në tokë nga rreshjet. Formula jep kuptimin se si thellësia edhe largësia midis drenave në tokën bujqësore është në vartësi të normës së kullimit që duam të vendosim për largimin e ujit të rëndesës nga zona e sistemit rrënjor të bimës.Sa më e madhe të jetë norma e kullimit aq më afër dhe aq më thellë duhet të vendosen drenat.Pra, në tokat e lehta, drenat vendosen larg njëra tjetrës dhe në thellësi të cekët, e kundërta ndodh me tokat e rënda ku drenat vendosen afër njëra tjetrës dhe në thellësi më të madhe.Kushtet hidraulike të lëvizjes së ujit në drena shërbejnë vetëm si tregues mesatar dhe përfaqëson afërsisht treguesin optimal të gjendjes së ujërave nëntokësore.Ai duhet të jetë në ato vlera, që në çdo rast të sigurojë një përmbajtje të tillë lagështire në shtresën e punueshme të tokës, që të përkojë me kapacitetin fushor të saj.Sipas jetëgjatësisë, drenat ndahen në të përkohshme dhe të përhershme. Drenat e përkohshme ndërtohen me plug të posaçëm dhe funksionojnë për 2–3 vjet, kurse drenat e përhershme funksionojnë për 40 vjet.Sipas materialit, drenat e përhershme janë: qeramike, betoni, druri, plastmas etj.Drenat prej qeramike janë të përgatitura me baltë të pjekur që përmban 50–70% argjil, 10–20% okside të aluminit, 10% lidhje të hekurit dhe jo më pak se 2% gëlqere.Diametri i brendëshëm i tyre është 10cm, kurse i jashtmi është 15cm.Gjatësia e këtyre drenave sigurohet nga saktësia e vënies së gypave njëra pas tjetrës.Sipërfaqja e tubit duhet të jetë e lëmuar dhe të mos ketë të plasura.Në vendin tone, drenat prej qeramike janë më të përdorshme.Drenat e betonit përdoren rrallë dhe kanë diametër krahasimisht të madh rreth 10–60cm dhe gjatësi prej 75cm.Zakonisht këto drena përdoren për kolektorë të ujërave të drenave të tjera që derdhen në to.Drenat e drurit janë në formë thuprash të lidhura me njëra-tjetrën dhe të vendosura në fundin e kanalit (transhesë).Këto dengje gjatësore thuprash tërheqin ujin e rëndesës nga zona e sistemit rrënjor të bimës duke e transportuar atë.Drenat prej plasmasi janë gypa të gjatë plastmasi me vrima gjatë gjithë gjatësisë. Këto drena kanë shumë anë pozitive: janë të lehta, kanë diametër të vogël, mund të vendosen në mënyrë të mekanizuar, lehtëson punën e krahut, rritet rendimenti i vendosjes 1.5–2 herë dhe nuk ka nevojë të hapet kanali.Drenat urith kanë gjetur një përhapje të madhe duke dhënë rezultate të mira. Këto drena ndërtohen me traktor, në të cilin është montuar një gjyle me diameter 10–12cm, e cila futet në tokë në një thellësi të caktuar duke napur një kanal nëntokë.Drenat urith përdoren për një periudhë relativisht të shkurtër 1–2 vjet.Faktori kryesor që përcakton vendosjen e drenave në planimetri, është pjerrësia e zones që do të kullohet.Në qoftëse kjo pjerrësi është më e vogël se 3%, pozicioni i vendosjes së drenave mund të jetë paralel me vijat rrushkulluese.Në këtë rast pozicioni i vendosjes së drenave përcaktohet nga rrjeti i hapur kullues, në të cilin do të derdhen këto drena.Në qoftëse pjerrësia e zonës që do të kullohet është më e madhe se 3%, atëherë drenat duhet të vendosen paralel me vijat rrushkulluese.Në terren piketohen akset e transheve të drenave, duke ngulur një piketë në fillim të transhesë dhe një në fund të saj.Në largësi çdo 10–20m vendosen piketa, në të cilat shënohet numri i piketës dhe thellësia e gërmimit.Transheja, ku do të vendosen drenat hapet nga poshtë–lart dhe gërmohet në thellësinë që tregon piketa.Kjo thellësi duhet të jetë sa ajo e përcaktuar në planimetri. Pas hapjes së transhesë, bëhet vendosja e drenave nga lart–poshtë.Në fillim vendoset një shtresë zhavorri me trashësi 10–15cm, pastaj vendoset një drenë në fillim të transhesë dhe një tjetër pas 10 m.Të dy drenat i vendosim në kuotë me anë të instrumentit.Në faqet e sipërme të gypave të drenave shtrihet një spango dhe tendoset.Të gjithë gypat e tjerë të drenave vendosen në vijë të drejtë nën spango.Pasi përfundon vendosja në gjatësinë e 10 metrave, zhvendosemi në të njëjtën mënyrë në gjithë gjatësinë e transhesë.Me vendosjen e drenave bëhet mbulimi me zhavorr e rërë dhe në fund mbushen me dheun e nxjerrë nga hapja e transhesë.

Tema mësimore nr.7: “Njohuri për hartat dhe planet topografike”Për të njohur dhe vlerësuar format e sipërfaqes së tokës përdoren hartat dhe planet topografike.Hartat

dhe planet topografike shprehin përfytyrimin grafik të një pjese ose të të gjithë globit tokësor në përmasa të zvogëluara.Hartë quhet paraqitja e zvogëluar e sipërfaqes së tokës, duke marrë parasysh ndikimin e rrumbullakësisë së saj.Hartat përmbajnë bazën matematike dhe topografike.Në bazën matematike përfshihen: emërtimi, rrjeti i kordinatave gjeografike dhe kilometrike, shkalla etj.Në bazën topografike përfshihen: situacioni dhe relievi i zonës që paraqiten me shenjat dalluese përkatëse.Hartat topografike paraqesin objekte të ndryshme gjeografike, si; lumenjtë, mallet, vendbanimet, rrugët etj.Me ndihmën e tyre

16

Page 17: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

Paraqitja e vijave rrushkulluese në plan (prerje horizontale e kodrës)

mund të orientohemi lehtë në çdo trevë të panjohur.Hartat topografike përdoren kryesisht në hulumtimet gjeologjike, gjeografike, biologjike etj.Plan quhet paraqitja e zvogëluar e një sipërfaqeje të kufizuar toke, duke mos marrë parasysh ndikimin e rrumbullakësisë së tokës.Planet topografike përmbajnë: emërtimin, rrjetin kilometrik, situacionin dhe relievin e zonës.Harta dhe plani dallohen midis tyre nga madhësia e zvogëlimit të shkallës.Hartat topografike hartohen në shkallë më të vogël, përfshirë një territor më të madh, por me më pak tregues të hollësishëm.Planet topografike hartohen në shkallë më të madhe, duke përfshirë një teritor më të vogël, por përmbajnë tregues më të hollësishëm.Hartat dhe planet kanë përdorim mjaft të gjerë në bujqësi.Me ndihmën e tyre kryhen punime të rëndësishme, si: sistemimi bujqësor, qarkullimet bujqësore, studimet agronomike etj.Nëpërmjet tyre studiohet relievi, rrjeti rrugor hidrografik, qëndrat e banimit, sipërfaqet e tokave të ekonomive bujqësore etj.Paraqitja e sipërfaqes së tokës në hartë dhe plan bëhet duke zvogëluar atë sipas një raporti të caktuar, e cila quhet shkallë.Me shkallë do të kuptojmë raportin e gjatësisë së një vije në hartë ose plan, kundrejt gjatësisë së projeksionit të saj në natyrë.Shkalla mund të shprehet në formën e një thyese me numurues një njësi dhe emërues herësin e zvogëlimit.Kështu, në shkallën 1:50 000, 1cm në hartë i përgjigjet 50 000cm në natyrë. Hartat ndërtohen me:

Shkallë të madhe 1:10 000–1:25 000 Shkallë e mesme 1:50 000–1:100 000 Shkallë e vogël 1:200 000 e lart.

Hartat topografike zakonisht përpilohen në shkallë 1:10 000 deri në 1:500 000. lanet ndërtohen me shkallën 1: 500–1:10000.Në bujqësi planet janë më të përdorshmet. Relievi është faktor shumë i rëndësishëm dhe luan një rol të madh në zgjidhjen e problemeve të ndryshme, sidomos në sistemimin e tokave të pjerrëta bujqësore. Relievi duhet të paraqitet në hartë me saktësi të madhe dhe të kuptueshme. elievi në hartë dhe plan jepet me anë të vijave rrushkulluese.Vija rrushkulluese është një vijë imagjinare, që përftohet nga bashkimi i pikave me lartësi të njëjtë mbi një rrafsh referimi (bregdeti ose liqeni).Me anë të vijave rushkulluese, llogaritet pjerrësinë e terrenit.Ato japin ndryshimin e lartësisë nga njëri terren te tjetri dhe largësinë horizontale midis tyre.Vijat rrushkulluese janë të mbyllura.Ato mund të afrohen ose largohen, por kurrë nuk bashkohen. Atje ku ato afrohen, pjerrësia është më e madhe,

ndërsa atje ku largohen, ajo është më e vogël.Në hartë dhe plane çdo vijë rrushkulluese ka të shënuar një numur (kuotë), i cili tregon lartësinë e pikave të saj mbi nivelin e detit. urse me disnivel të dy vijave rrushkulluese, kuptojmë diferencën midis dy kuotave të vijave rrushkulluese përkatëse.Për çdo vijë të hedhur në hartë ose në plan mund të gjëndet pjerrësia me anë të formulës: p% =h/D.100; ku: p%- pjerrësia e vijës në %; h– disniveli midis vijave rrushkulluese;D-largësia horizontale midis vijave rrushkulluese.Situacioni është paraqitja e objekteve të terrenit në hartë ose në plan me anë të shenjave dalluese.Shenjat konvencionale janë simbole të shkurtuara që i përshtaten formës dhe karakterit të objektit që jepet në hartë ose plan.Shenjat konvencionale mund të jenë: shkallëzore, joshkallëzore ose sqaruese.Shenjat konvencionale shkallëzore janë figura të ngjashme me objektet e terrenit të parë nga lart.Ato ruajnë formën dhe raportin e përmasave sipas shkallës.Të tilla janë: ngastrat, pyjet, kënetat etj.Shenjat konvencionale jashtë shkallëzore përdoren për paraqitjen e objekteve të vogla, të cilat nuk mund të paraqiten në shkallë, si: burimet, godinat e veçuara, pikat gjeodezike etj.Shenjat e hartës duhet të dallohen mirë nga njëra-tjetra dhe forma e ngjyra e tyre t’i përshtatet asaj të natyrës.Kështu me ngjyrën blu shprehen shenjat e ujërave , me kafe toka,ndërsa me jeshile bimësia në përgjithësi etj.Për të përdorur hartën ose planin, së pari bëhet orientimi dhe përcaktimi i vendqëndrimit.Orientimi i hartës bëhet me anë të vijave të tokës.Duke u ndodhur mbi ndonjë vijë të tokës,p.sh.mbi një rrugë të drejtë,mund të orientojmë hartën në drejtim të kësaj vije.E kthejmë hartën në mënyrë të tillë, që drejtimi i rrugës në hartë të përputhet me drejtimin e rrugës në tokë.Objektet që ndodhen në të majtë dhe në të djathtë të rrugës, të jenë në hartë në të njejtin anë.Orientim tjetër është përdorimi i busullës.Vendoset busulla mbi njërën nga vijat që tregon meridianin dhe lëvizet harta poshtë busullës, derisa shigjeta e saj të përputhet me vijën e meridianit dhe drejtimi i shigjetës të jetë drejtimi që paraqet shenja karakteristike e busullës në hartë ose në drejtimin rritës

17

Page 18: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

Zhaloni Piketa Metërshirit Plumçe

Mjete të thjeshta të matjes

të paraleleve, kur kjo shenjë mungon.Në rastet që u përshkruan, harta është e orientuar.Caktimi në hartë i vendqëndrimit mund të bëhet duke përdorur objekte të terrenit të paraqitur në hartë.Në këtë rast gjetja e vendqëndrimit bëhet me sy, duke përcaktuar dy ose tre objekte të afërta.Në raport me këto objekte, vlerësojmë me sy vendin ku ndodhemi dhe po me sy, shënojmë vendqëndrimin në hartë. Gjetja e vend qëndrimit bëhet edhe me matje.Pranë vendqëndrimit gjejmë një objekt, i cili është i shënuar në hartë.E orientojmë hartën dhe vendosim vizoren tek objekti i paraqitur në të, në mënyrë të tillë që, anës vizores të shihet në tokë objekti i zgjedhur.Heqim një vijë në hartë sipas drejtimit të caktuar me vizore dhe matim largësinë nga vendqëndrimi ynë deri tek objekti me hapa. Këtë largësi e vendosim në vijën e shënuar në hartë sipas shkallës së saj, duke filluar nga objekti. Pika e gjetur në fund të largësisë në hartë është vendqëndrimi ynë.Pëveç përcaktimit të vendqëndrimit, hartat dhe planet përdoren për të matur dretpërdrejt sipërfaqet e tokave duke njohur shkallën e zvogëlimit të hartës ose planit, për të përcaktuar kuotën e një pike çfarëdo sipas vijave rrushkulluese.Hartat dhe planet topografike janë të domosdoshme për orientime në terrene të panjohura.Hartat dhe planet topografike janë të domosdoshme edhe për hartimin e zbatimin e projekteve në terrene në mjaft fusha të rëndësishme të veprimtarive ekonomike si: projektimi i rrugëve, urave, hekurudhave, studime pedologjike, agronomike etj.Planet dhe hartat topografike kanë kanë vlera të mëdha praktike edhe për matjen e tokave.Për matjen në plan ose në hartë topografike, përdoren metoda analitike dhe mekanike.Me metodën analitike sipërfaqja e tokës bujqësore në plan ndahet me figura të regullta gjeometrike si: trikëndësh, katror, trapez etj.Pasi maten përmasat, gjendet sipërfaqja e secilës figure të formuar.Sipërfaqja e tokës bujqësore del nga shuma e sipërfaqeve të figurave të formuara.Duke përdorur shkallën e hartës ose planit gjendet sipërfaqja që i takon në terren.Me metodën mekanike matet sipërfaqja në hartë ose plan me një instrument, që quhet planimetër polar.Në praktikën e gjerë, për sistemimin e tokave mund të përdoren edhe matje me instumente të thjeshta.Mjetet e thjeshta që përdoren në këto matje janë:

Piketat që përdoren për të përcaktuar drejtimin e një kanali, të një tarrace, rruge etj.Në krye të piketës shënohet një numur, i cili mund të tregojë rradhën, kuotën e gërmimit ose të mbushjes në atë pikë.

Zhaloni që përfaqëson një shkop prej druri ose metali 1–3m, që përdoret për të caktuar nga larg vendin e vendosjes së pikatave ose për të shënuar vija të drejta, që përfaqësojnë akse kanalesh, rrugësh, blloqe pemësh etj.

Metri shirit që përdoret për të matur madhësinë e objekteve të ndryshme në terren. Peplumçi që përbëhet nga një spango me një plumç në fund të tij.Përdoret për ti dhënë zhalonit

qëndrim pingul. Nivela ose terezia e ujit që është e përbërë nga një tub qelqi i harkuar lehtë.Brenda tubit është

mbyllur një lëng që formon një boshllëk të vogël në formë fllucke e vendosur në një mbajtëse dërrase.Ky instrument tregon nivelimin e sipërfaqes së rrafshët ose për të treguar akset e tarracave me pjerrësi të caktuar.

Ekeri që është një tub, në anë të cilit janë vendosur disa të çara te zgjatura përkundrejt njëra tjetrës, në plane 900 ose 450.Në fund ekeri ka një tub të shkurtër, që mund të futet në zhalon duke lejuar rrotullimin rreth tij.Ekeri përdoret për të shënuar vija pingule ose me kënd 450.

18

Page 19: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

Eklimetri shërben për të matur pjerrësinë në sipërfaqet e tokës.Është i përbërë nga një gjysëm rrethi (reporter) i shkallëzuar në gradë.Në mesin e diametrit është vendosur një shigjetë metalike, që lëviz lirisht duke treguar pjerrësinë sipas treguesve numerikë.

Busulla është mjet që tregon orientimin në terren dhe vendosjen e saj në hartë ose plan. Planimetri polar që mat sipërfaqen në hartë ose plan me metodën mekanike.

Tema mësimore nr.8: “Gërryerja e tokës nga uji e era dhe faktorët ndikues të saj”Gërryerja është një dukuri natyrore, e cila përfaqëson forcat e ndryshme të natyrës për të shkaktuar zbutjen e ngadalshme të kores së tokës, ndarjen, veçimin dhe shkëputjen e grimcave të tokës, si dhe transportimin e tyre nga një kuotë më e lartë në një kuotë më të ulët.Dukuria e gërryerjes, për nga forma se si shfaqet, si vepron dhe çfarë shkakton, ka karakter të ndërlikuar.Ajo është në funksion të kushteve gjeomorfologjike, klimatike dhe veprimit të vazhdueshëm të njeriut mbi tokën.Në këndvështrimin e zhvillimit normal dhe gjeologjik, gërryerja e tokës përbën zanafillën e krijimit të masiveve të ndryshme tokësore me tipe e nëntipe tokash.Me anë të erozionit largohet pjesa më e vlefshme e tokës, e pasur në grimca të imta dhe bashkë me të sasi të mëdha lëndësh ushqimore, si: fosfor, azot, kalcium, magnez etj.Pra gërryerja e tokës zhvillohet në dy faza: në ndarjen grimcave të tokës prej njëra-tjetrës dhe transportimin e tyre nga pika më e lartë e relievit në pikën më të ulët të tij.Faktorët që ndikojnë në dukurinë e gërryerjes duhet të njihen me hollësi, pasi vetëm atëherë mund të merren masa për ta penguar atë.Faktorët kryesorë që ndikojnë në shtimin e gërryerjes janë: rreshjet, relievi i tokës, përbërja fiziko-mekanike e tokës, bimësia dhe veprimtaria e njeriut.Rreshjet shkaktojnë gërryerje të menjëhershëme dhe në mënyrë të veçantë shiu.Pika e shiut, duke rënë në tokë, godet me forcë grimcat e tokës.Në fillim e godet tokën e shkëput prej saj grimcat dhe pastaj i transporton nga lartë poshtë.Gjatë lëvizjes grimcat bashkohen me njëra tjetrën, duke shpejtuar shkëputjen e tyre.Kështu gjatë rrjedhjes, uji merr me vete grimcat e bashkuara dhe gërryen tokën vazhdimisht.Shpejtësia e rrjedhjes së ujit dhe intensiteti i tij e gërryejnë më tepër tokën, ku shpesh shkaktojnë rrëshqitje, shembje dhe si pasojë degradimin e tokës.Sipas mënyrës dhe shkallës së veprimit të ujrave mbi tokë dallojmë: gërryerje sipërfaqësore, me brazda dhe lineare.Gërryerja sippërfaqësore ndodh kudo, si në fushë ashtu edhe në tokat e pjerrëta. Uji, duke rrëshqitur në sipërfaqe, merr me vete grimcat e imëta të tokës dhe i depoziton në vende më të ulëta. Turbullira e ujit dhe depozitimet e lumit në vija kulluese dhe në kanale janë treguesit e gërryerjes sipërfaqësore.Kjo formë gërryerje është shumë e dëmshme, sepse vepron në të gjithë sipërfaqen e tokës.Gërryerja me brazda ndodh kur vijëzat e vogla të lëvizjes së ujit në sipërfaqe bashkohen me njëra tjetrën dhe duke ndjekur pikat më të ulëta të tokës, arrijnë të formojnë brazda.Këto brazda, duke u bashkuar zmadhohen e thellohen, duke ndjekur pjerrësinë e tokës. Brazdat janë më të theksuara në fund të fushës, në pjesën më të ulët të saj.Thellësia e këtyre brazdave shkon deri në 20-30 cm, të cilat mbyllen me anë të punimeve.Dëmet e kësaj forme gërryerje janë të mëdha, sidomos në ato sipërfaqe ku nuk merren masa paraprake.Gërryerja lineare ndodh kur brazdat në toka më të pjerrëta thellohen. Në këtë rast, gërryerja zhvillohet si në drejtim të thellësisë ashtu edhe në drejtim anësor.Uji, duke gërryer faqet anësore të brazdës, shëmb tokën për së gjati, duke e zgjeruar e thelluar vazhdimisht atë.Thellësia e brazdave arrin mbi 30-40cm dhe gjerësia mbi 50-60cm, prandaj nuk mund të mbyllen me anë të punimeve.Ky lloj është forma më e dëmshme e gërryerjes.Rreshjet e tjera si, breshëri, bora etj shkaktojnë gërryerje të tokës.Breshëri ka aftësi gërryese të madhe, por si dukuri është më i rrallë. Bora shkakton gërryerje gjatë shkrirjes së saj në tokat me bimësi të rrallë e të degraduara të zonave malore.Relievi i tokës ka ndikim në dukurinë e gërryerjes.Pjerrësia ndikon në madhësinë e gërryerjes.Shkalla e pjerrësisë dhe gjatësia e saj ndikojnë në madhësinë dhe shpejtësinë e rrjedhjes së ujit në sipërfaqen e tokës.Kur pjerrësia rritet mbi 10%, shtohet shumë edhe gërryerja e tokës.Më të prirura drejt gërryerjes janë kodrat dhe shpatet e maleve që kryesisht janë të zhveshura nga bimësia.Toka është një nga faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në gërryerjen e saj. Përshkueshmëria, tipi grimcametrik dhe struktura e tokës janë veçoritë më të rëndësishme, me të cilat toka ndikon në madhësinë e gërryerjes.Përshkueshmëria përcakton nëse do të ketë ose jo rrjedhë sipërfaqësore ose gërryerje.Tipi grimcametrik i tokës (e lehtë, e mesme, e rëndë etj) si dhe struktura e saj përcaktojnë rezistencën që ka toka ndaj veprimit ndarës së shiut dhe energjisë së rrjedhës së ujit. Tokat e rënda dhe me strukturë, kanë grimca më të lidhura me njëra tjetrën, prandaj i qëndrojnë më shumë gërryerjes, ndërsa tokat e lehta dhe të mesme janë më të prirura ndaj gërryerjes.Bimësia ndikon kryesisht në qëndresën e tokës ndaj gërryerjes.Mbulesa bimore e tokës pengon zhvillimin e gërryerjes.Sa më e dendur dhe më e zhvilluar të jetë bimësia aq më mirë mbrohet toka.Tokat me mbulesë të rrallë bimore gërryhen më tepër.Bimësia është ndër

19

Page 20: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

faktorët kryesorë të formimit të strukturës së tokës dhe të lidhjes së grimcave të saj me njëra tjetrën.Formimi i strukturës rrit porozitetin e përgjithshëm të tokës, si dhe porozitetin jokapilar ndaj atij kapilar. Kjo bën që toka të ketë një përshkueshmëri ujore të mirë.Bimësia pengon jo vetëm rënien e shiut në tokë, por edhe pakëson shpejtësinë e rrjedhës së ujit në sipërfaqe.Bimët të cilat e kryejnë më së miri këtë funksion, janë bishtajoret një dhe shumëvjeçare, të cilat zhvillojnë një sistem rrënjor të fuqishëm duke qëndruar për një kohë më të gjatë në tokë se bimët e tjera. Veprimtaria e njeriut ndikon si në rritjen e shkallës së gërryerjes ashtu edhe në pakësimin e tij.Gërryerja nuk është vetëm produkt i natyrës, por edhe në qëndrimet e politikat ekonomike të një vendi ndaj përdorimit të tokës. Toka nuk duhet të konsiderohet si një mjet që i shërben të gjithëve dhe nuk i takon asnjërit. Shfrytëzimi pa kriter i tokës ka bërë që proçeset e gërryerjes të mbizotërojnë mbi proceset pedogjenetike dhe tokëformuese.Arsyet e gërryerjes së tokës nga faktorët socialë janë të shumta, por do të rendisim disa prej tyre si:

Braktisja e tokave në zonat rurale, sidomos ato të pjerrëta. Pronësia mbi tokën çon në ndryshime të tjetërsimit të përdorimit të saj. Krijimi i zonave urbane të reja të pabazuara në një studim të paracaktuar. Hapja e tokave të reja të pasistemuara, sidomos në zona të pjerrëta. Shfrytëzimi pa kriter i shtrateve të lumenjve për marrje inertesh. Prerja e pyjeve pa kriter për qëllime tregtimi të lëndës drusore. Prishja e kullotave natyrore, pa i zëvëndësuar ato. Manaxhimi pa kriter i rrjedhave ujore sipërfaqësore. Derdhjet e mbetjeve të qytetit në shtratet e lumenjve dhe mbushja e tyre, që çon në përmbytjen e

tokave pranë tyre. Punimet e shpeshta dhe pa kriter i tokës bujqësore.

Për të ulur sa më shumë efektin e gërryerjes së tokës në përgjithësi dhe asaj bujqësore në veçanti duhet të merren disa masa parandaluese si:

Sistemimi i tokave të pjerrëta. Ndërgjegjësimi i komunitetit për shfrytëzimin e tokës me kriter. Mbulimi i tokës me bimësi të dendur. Shtimi i sipërfaqes me drurë dhe mbrojtja e pyjeve. Krijimi i një rrjeti kullues të përshtatshëm, sidomos në periudhën e dimrit. Zbatimi i drenazheve të përhershme në tokat që rrezikohen nga përmbytja. Bonifikimi i tokave kënetore dhe futja e tyre nën kulturë bujqësore.

Tema mësimore nr.9: “Sistemimi sipërfaqësor kurriz dhe rrafsh i tokave bujqësore”Me sistemim të tokave bujqësore kuptojmë tërësinë e masave të përhershme e të përkohshme, që zbatohen mbi tokë, për t’i dhënë asaj forma dhe përmasa të caktuara, ku uji, ajri, temperatura dhe veprimtaria mikrobiologjike të marra së bashku, të ndikojnë në rritjen e zhvillimin e mirë të bimëve dhe të pjellorisë së tokës.Sistemimi i tokave është i domosdoshëm si në toka fushore ashtu edhe në toka të pjerrëta.Sistemimi i tokave bujqësore përmirëson raportin ujë-ajër–tokë, duke pakësuar gërryerjen.Për të arritur raportin optimal ujë–ajër në tokë ushtrohet veprimtaria agronomike që quhet sistemimi i tokës bujqësore. Elementët bazë të sistemimit të tokës në fushë janë:

Kanali i parë kullues që mbledh ujërat e gjithë fushës që kullon si dhe kanali që sjell ujin për të gjithë fushën që ujitet.

Kanali i dytë kullues që ndan fushën në blloqe dhe mbledh ujërat e një blloku për ta derdhur në K1K si dhe kanali i dytë ujitës i cili shkon paralel me K2K dhe sjell ujin për ujitjen e një blloku.

Kanali i tretë kullues që ndan bllokun në ngastra dhe mbledh ujin e një ngastre për ta derdhur në K2K dhe kanali i tretë ujitës që shkon paralel me K3K dhe shërben për të sjellë ujin për ujitje të një ngastre.

Ngastra është sipërfaqja e tokës bujqësore në fushë që kufizohet nga kanalet e dyta dhe të treta kulluese dhe ujitëse.Ngastra përbën njësinë bazë të sistemimit të tokave bujqësore d.m.th njësinë bazë të kullim-ujitjes, si dhe të punimit të saj.Meqënëse largësia midis kanaleve të dyta është 600–800m dhe midis kanaleve të treta 180–200 m, këto janë edhe përmasat e ngastrës.Forma më e përshtatshme gjeometrike e ngastrës është forma e drejtkëndëshit.Nga përmasat e dhëna më sipër sipërfaqja e ngastrës luhatet nga 11–16ha.

20

Page 21: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

Ngastër toke me lehe e sistemuar në formë kurrizi

Lehu është njësia bazë e punimeve, kullimit dhe ujitjes.Lehet janë me gjerësi 23–27m, sepse sigurojnë një kullim e ujitje të mirë dhe manovrim të agregateve e makinave bujqësore.Lehet vendosen pingul me kanalet e treta dhe mund të sistemohet kurriz ose rrafsh.

Vija kulluese ndërtohet në anë të çdo lehu, me thellësi mbi 50–60cm, gjithmonë 10-15cm nën thellësinë e plugimit.

Vijat ujitëse hapen në gjatësi të lehut të sistemuar kurriz ose rrafsh. Zona e kthesave shërben për të kthyer mjetet gjatë punumit të leheve.Si rregull, gjerësia e saj është

sa gjysma e gjerësisë së lehut dhe shtrihet rreth e rrotull ngastrës, duke përfshirë brenda saj lehet.

Sistemimi i ngastrës të përcaktuar më parë quhet sistemim sipërfaqësor i saj.Sistemimi sipërfaqësor i ngastrës përfshin përcaktimin e leheve dhe rregullimin e relievit të tyre.Lehja është pjesë e sipërfaqes së ngastrës e kufizuar nga vijat kulluese dhe nga zona e kthesës.Ndarja e ngastrës në lehe, është karakteristikë dalluese e sistemimit të tokave fushore në vendin tonë.Përmasa më e rëndësishme e lehes është gjerësia e saj, sepse ajo lidhet dretpërsëdrejti me kullimin dhe ujitjen e mirë të ngastrës.Rregullimi i relievit të leheve është pjesë e sistemimit sipërfaqësor të ngastrës.Ai kryhet në formën kurriz dhe rrafsh.Sistemimi në formë kurrizi është ipërshtatshëm për zonat me rreshje të shumta dhe me toka të rënda, me pjerrësi të vogël të papërshkueshme nga uji.

Me sistemim sipërfaqësor kurriz të tokës do të kuptojmë rregullimin e relievit në mënyrë, që ai të jetë i ngritur në mesin e tij dhe të vijë gradualisht duke u ulur nga të dy anët drejt vijave kulluese.Me këtë

formë të sistemimit sipërfaqësor në çdo lehe, formohen dy faqe të pjerrëta me kulm në mesin e lehes. Në vendin tonë zbatohet gjerësia e leheve 23m për tokat e rënda, 27m për tokat e mesme dhe 31 m për tokat e lehta. Pjerrësia në sistemin kurriz luhatet nga 1–3%.Tokave të lehta u jepet pjerrësi më e vogël, kurse tokave të rënda pjerrësi më të madhe.Qëllimi i sistemimit sipërfaqësor të ngastrës (leheve të saj) në formë kurrizi, është rritja e pjerrësisë së anëve të leheve, në mënyrë që ujërat e tepërta të lëvizin më shpejt në drejtim të vijave kulluese.Kjo mënyrë sistemimi, në vendin tone ka pasur përhapje në tokat e rënda me përshkueshmëri të vogël, ku uji futet me ngadalë në tokë. Sistemimi në formë kurrizi ka disa mangësi, pasi nuk siguron regjim ujor të njëjtë në të gjtha pikat e lehes e si rrjedhim edhe të ngastrës.Kështu, largimi i ujit nga kreshta e kurrizit, pra nga mesi i lehes, bëhet më i shpejtë sesa pranë vijës kulluese, pasi sasia e tepërt e ujit në kreshtë, që nuk futet në tokë, rrjedh në drejtim të vijës kulluese.Kjo bën që raporti i ujit me ajrin në kreshtë të jetë më i vogël se sa pranë vijës kulluese.Pra, toka pranë kreshtës është më e ajrosur se sa pranë vijës kulluese.Mangësitë e sistemimit sipërfaqësor në formë kurrizi, mënjanohen me sistemimin sipërfaqësor në formë të rrafshët.Me sistemim sipërfaqësor të rrafshët do të kuptojmë krijimin e një sipërfaqeje afërsisht të rrafshët të lehes në drejtimin tërthor, duke ruajtur pjerrësinë gjatësore të lehes për të krijuar një regjim ujor afërsisht të njëjtë në çdo pike.Në këtë rast, jo vetëm regjimi ujor, por edhe ai ushqimor për bimën është afërsisht i njëjtë në të gjithë lehen.Me këtë mënyrë sistemimi edhe qarkullimi i makinave bujqësore dhe veprimtaria e tyre është më e lehtë.Në sistemimin në formë të rrafshët, çrregullimet e relievit të lehes, që mund të shkaktohen nga të metat e plugimit, mund të rregullohen me anë të grejderit (mjet i rrafshimit të tokës) më lehtë se në sistemin kurriz.Megjithë anët pozitive të sistemimit sipërfaqësor të rrafshët, mundësia për të larguar ujin e tepërt nga lehja është më e madhe në sistemimin në formë kurrizi.Për të larguar në mënyrë sa më të shpejtë ujin nga lehet në sistemimin rrafsh të tokës, bëhet kombinimi me drenazhim të tokës. Sistemimi në formë të rrafshët mund të zbatohet me vija kulluese dhe ujitëse të përhershme ose të përkohëshme.Në rastin e vijave kulluese dhe ujitëse të përhershme, lehet vendosen në drejtim pingul me kanalet e treta të ndara me vija kulluese dhe ujitëse të përherëshme, të cilat ruajnë vazhdimisht përmasat e duhura. Punimet, mbjelljet dhe shërbimet e tjera kryhen po në këtë drejtim.Në rastin e dytë, vijat kulluese e

21

Page 22: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

ujitëse të përkohshme prishen e hapen sa herë që punohet e mbillet toka.Punimet dhe mbjellja kryhen paralel me kanalet e treta.Pas mbjelljes, hapen vijat kulluese dhe ujitëse pingul me kanalet e treta.Kjo formë sistemimi u përshtatet tokave të lehta e të përshkueshme nga uji. Për ndërtimin e kurrizit duhen patur parasysh këta tregues kryesorë: koefiçienti i shkrifërimit, lëvizja e plugut të tërhequr nga traktori dhe ndryshimi i thellësisësë së plugimit gjatë kalimeve të plugut. Gjatë plugimit, pjesa sipërfaqësore e tokës kthehet dhe shkrifërohet.Plugimi, gjatë ndërtimit të kurrizit duhet të kryhet me plugje qilizëm, të cilat thellësinë maksimale e kanë 0.5m.Për të shpjeguar se si ndërtohet kurrizi i referohemi skemës së lëvizjes së traktorit në lehe.Traktori me plugun nga zona e kthesës drejtohet në mesin e lehes, pranë vijës që përcakton kurrizin, duke e lënë atë nga e djathta.Plugu lëshohet në punë dhe ecën drejt, duke e lënë dheun nga e djathta.Pasi del në anën tjetër të lehes, në zonën e kthesës, ai kryhen një kthesë në formë të dardhës dhe futet përsëri në lehe, pranë mesit të saj, duke e lënë dheun përsëri nga e djathta.Kështu vazhdohet derisa plugohet e gjithë lehja. Pasi kryhen plugimin, plugu del nga lehja, pranë vijës kulluese të piketuar, duke e lënë atë nga e majta. Për ndërtimin e kurrizit, nuk mjafton vetëm lëvizja e traktorit në mënyrën e përshkruar më lart, por duhet të ndryshohet edhe thellësia e plugimit.Thellësia maksimale bëhet në mesin e lehes dhe kjo vjen gradualisht duke u zvogëluar në fund të lehes, pranë vijës kulluese.Pasi përfundon puna me lehet, ndërtohet zona e kthesës, së cilës i jepet e njëjta pjerrësi, si dhe faqet e kurrizit.Ndërtimi i kurrizit nuk arrihet me një plugim.Koha e formimit të kurrizit është në varësi të pjerrësisë që duam ti japim faqes dhe numrit të plugimeve që kryejmë.Afërsisht kurrizi ndërtohet pas 2–3 plugimesh ose pas 2–3 vjetësh.Pas plugimit kryhen punime të tjera, si: diskimi, lesime, branime etj.Pas këtyre punimeve toka zë vend mirë.Pas përfundimit të të gjitha punimeve pastrohen dhe rregullohen të gjitha vijat kulluese dhe ujitëse, duke u dhënë përmasat e kërkuara: thellësi 50–60 cm, gjerësi në taban 30–40 cm dhe gjerësi në krye 60–70cm.Vijat kulluese e ujitëse lidhen përkatësisht me kanalin e tretë kullues dhe ujitës.Pasi është ndërtuar kurrizi me një pjerësi të caktuar, të gjitha plugimet që do të kryhen më pas, për përgatitjen e tokës për mbjellje, duhet të ruajnë formën e kurrizit.Me ruajtje të kurrizit do të kuptojmë ruajtjen e pjerrësisë dhe gjerësisë që u formua gjatë ndërtimit të tij.Për të ruajtur formën e kurrizit, zbatohen dy mënyra plugimi brazdëmbyllur dhe brazdëhapur të cilat kombinohen me njëra-tjetrën.Mënyra e plugimit me brazdë të mbyllur zbatohet në vjeshtë, pasi bimëve që mbillen në këtë periudhë u krijon kushte më të mira kullimi.Gjatë plugimit brazdëmbyllur, traktori së bashku me plugun lëvizin në të njëjtën mënyrë si për ndërtimin e kurrizit, duke ruajtur pjerrësinë e kurrizit të ndërtuar. i vetmi dallim është ruajtja e pandryshuar e thellësisë së punimit. Prandaj gjatë plugimit thellësia e tij nuk ndryshon si në mesin e kurrizit ashtu edhe në fund të faqeve të tij.Mënyra e plugimit me brazdë të hapur zbatohet në pranverë, pasi në këtë stinë, bimët nuk e ndiejnë shumë lagështirën e tepërt.Nga ana tjetër, krijohet një reliev më i përshtatshëm i lehes, për të sjellë gjatë verës ujin për ujitje.Plugimi brazdëhapur ndjek rrugën e kundërt të plugimit brazdëmbyllur.Ai fillon atje ku ka përfunduar plugimi brazdëmbyllur dhe mbaron atje ku ai ka filluar. Në mënyrën e plugimit brazdëhapur, veprimet në lehe ktyhen sipas një radhe të tillë:

nga zona e kthesës, traktori me plug, drejtohet në lehen e parë pranë vijës kulluese, duke e lënë atë në të djathtë;

traktori lëviz drejt duke e kthyer rripin e tokës në të djathtë në drejtim të vijës kulluese, por pa e hedhur dheun brenda në vijë;

pasi plugu del në zonën e kthesës, bën një rrotullim të gjerë dhe futet në anën tjrtër të lehes, pranë vijës tjetër kulluese, duke e lënë atë përsëri në të djathtë;

lëshohet plugu në tokë dhe e kthen tokën përsëri në drejtim të kanalit, por gjithnjë duke patur parasysh që të mos e mbulojë atë;

veprohet kështu në të gjithë brazdën deri sa i afrohemi nga anët e lehes në qëndër të saj, ku përfundon edhe plugimi;

në mes të lehes mbetet një brazdë e hapur, e cila pastrohet, i jepet përmasa e duhur dhe shërben për ujitjen e të dy faqeve të lehes;

duke punuar një herë brazdënbyllur në vjeshtë dhe një herë brazdëhapur në pranverë, ruhet forma e kurrizit;

Në praktikë të dy llojet e plugimeve, për ruajtjen e kurrizit nuk kryhen njëherësh brenda një leheje, por me kombinim midis leheve të tjera të fushës.Ky kombinim mënjanon kthesat e forta të traktorit (formë dardhe) dhe rrit rendimentin e punës.Për këtë veprohet në këtë mënyrë:

22

Page 23: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

Me hapjen e brazdës së parë në mesin e lehes së parë (në punimin brazdëmbyllur), plugu nuk kthehet në këtë lehe, por kalon në mesin e lehes së tretë, duke hapur edhe atje në mes të lehes brazdën e parë.

Nga lehja e tretë vjen përsëri në lehen e parë dhe hap brazdën e dytë. Kalon përsëri në lehen e tretë dhe hap edhe atje brazdën e dytë. Kështu brazdë pas brazde plugohet gjysma e lehes së parë kurriz dhe gjysma e lehes së tretë në formë

kurrizi. Me të njëjtën mënyrë dhe rregull lëvizjeje plugohen edhe të dy gjysmat e tjera të lehut të parë dhe të

tretë. Pas përfundimit të punës në lehun e parë dhe të tretë, kalohet në dy lehet e tjera, në të dytën me të

katërtën e kështu me radhë. Po kështu veprohet edhe në rastin e plugimit brazdëhapur, por duhet patur kujdes, që të fillohet nga

anët pranë vijave kulluese dhe duke ruajtur drejtimin e kundërt të lëvizjes. Duhet të kihet shumë kujdes, që gjatë punimeve si brazdëmbyllur dhe brazdëhapur, të ruhet e pandryshuar gjerësia kapëse e plugut, thellësia e plugimit duhet të jetë e pandryshuar në të njëjtën brazdë dhe nga brazda në brazdë, shpejtësia e lëvizjes së traktorit gjithashtu duhet të jetë e njëjtë gjatë të gjithë punimit.Sistemimi në formë të rafshët është më i përshtatshëm për zona me rreshje më të pakta, me toka më të përshkueshme dhe që kanë pjerrësi të shprehur mirë.Forma e sistemimit të rrafshët arrihet nëpërmjet plugimit në një krah në të gjithë gjërësinë e lehes.Thellësia e plugimit duhet të ruhet e njëjtë në të gjitha brazdat, po ashtu edhe gjerësia kapëse e plugut.Lëvizja e plugut duhet të jetë e njëtrajtëshme dhe rripat e tokës të përmbysen mirë e në mënyrë të njëjtë gjatë gjithë plugimit.Puna në këtë lloj sistemimi fillon me rrafshimin paraprak të ngastrës.Në këtë formë sistemimi, kujdesi duhet të jetë më i madh dhe rrafshimi më i mirë.Para punimeve rrafshuese është mirë të bëhet rilevimi i ngastrës. Sistemimi në formë të rrafshët mund të bëhet: me vija kulluese dhe ujitëse të përhershme dhe me vija kulluese dhe ujitëse të përkohëshme.Në rastin e parë lehet vendosen në drejtim pingul me kanalet e treta, të ndara me vija kulluese e ujitëse të përhershme, të cilat ruajnë përmasat e tyre.Në rastin e dytë, vijat kulluese e ujitëse janë të përkohëshme.Ato hapen e prishen sa herë që toka punohet e mbillet.Në plugimin rrafsh është e domosdoshme të punohet me kombinim lehesh dy e nga dy.Sistemimi i leheve në formë rrafshi me vija kulluese dhe ujitëse të përhershme bëhet si më poshtë:

Nga zona e kthesës traktori me plugun drejtohet në anë të lehes së parë, pranë vijës kulluese, duke e lënë atë djathtas.

Plugu lëshohet në punë 20–30 cm larg vijës kulluese dhe e kthen rripin e tokës në të djathtë të drejtimit të tij.

Pasi del në anën tjetër plugu kalon ne lehen e tretë pranë vijës kulluese, duke e lënë atë përsëri në të djathtë.

Lëshohet plugu në punë dhe e hap brazdën e parë 20–30 cm larg vijës kulluese, duke e kthyer rripin e tokës në drejtim të saj.

Plugu vjen përsëri në lehen e parë dhe hap brazdën e dytë ngjitur me të parën, po ashtu vepron edhe me lehën e tretë.

Duke vazhduar në këtë mënyrë, brazdë pas brazde, plugohen deri në fund të dy lehet e para me të tretën, e dyta me të katërtën e kështu me rradhë deri sa të plugohet e gjithë fusha.

Gjatë plugimit duhet patur kujdes, që brazda e parë e çdo leheje të plugohet në thellësi më të cekët, që të ruhet sipërfaqja e rrafshët, pasi në brazdën e parë, rripi i pluguar ngrihet më lart.

Për të mënjanuar zhvendosjen e dheut gjithmonë në një krah, vitin tjetër, plugimi bëhet në drejtim të kundërt. Ai fillon atje ku ka mbaruar plugimi i parë dmth pranë vijës tjetër kulluese dhe mbaron atje ku ka filluar plugimi i parë.

Në këtë mënyrë të pluguari ruhet forma e rrafshët dhe mënjanohet zhvendosja e dheut në një krah.Në sistemimin rrafsh të tokës me vija kulluese dhe ujitëse të përkohshme, ngastra ndahet në lehe që shkojnë paralel me kanalet e treta.Punimet, mbjellja dhe shërbimet e tjera agronomike bëhen sipas këtyre leheve dmth paralel me kanalet e treta.Punimet bëhen për së gjati duke i kombinuar lehet dy e nga dy i pari me të tretin dhe i dyti me të katërtin.Gjatë plugimit ndiqen të gjitha rregullat që u përmendën në rastin e sistemimit me vija kulluese e ujitëse të përhershme.Pasi kryhen të gjitha punimet dhe mbjellja, hapen vijat kulluese dhe ujitëse në drejtim pingul me kanalet e treta dhe në largësitë e caktuara të gjerësitsë së leheve.

Tema mësimore nr.10: “Sistemimi ekstensiv dhe intensiv i tokave të pjerrëta”23

Page 24: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

Sistemimi i tokave të pjerrëta ndahet në sistemim ekstensiv dhe intensiv.Sistemimet ekstensive përbëhen nga masat e thjeshta e të pjesëshme, të cilat rregullojnë vetëm rrjedhën sipërfaqësore të ujërave, pa vepruar mbi pjerrësinë e tokës.Sistemimet intensive ndërhyjnë me masa të thella dhe rregullojnë përfundimisht, rregjimin ujor si në sipërfaqe, ashtu dhe në thellësi të tokës, duke vepruar drejt mbi pjerrësinë e tokës.Nga format më të zakonshme të sistemimit ekstensiv në tokat e pjerrëta përmendim:

Sistemimi sipas pjerrësisë është sistemimi më i vjetër.Ky lloj sistemimi zbatohet në tokat me pjerrësi rreth 10%. Në këtë lloj sistemimi, mbjellja dhe punumet bëhen sipas pjerrësisë.Kanalet kundër gërryerjes bëhen pingul me pjerrësinë kryesore dhe në të dy anët përfundojnë me gropa ujëmbledhëse me vëllim prej 1m3.Këto gropa komunikojnë midis tyre me vija lidhëse shkarkimi që shtrihen nga lart-poshtë dhe vendosen në mënyrë të këmbyer për të mos gërryer tokën.Këto shërbejnë për përcjelljen e ujërave nga njëra grope tek tjetra, deri në largimin e plotë të tyre.Vijat,të cilat shkojnë në drejtim të pjerrësisë, mbrohen me mjete rrethanore, si: gurë, gardhe e bimësi që të mos gërryhet toka.Kjo formë sistemimi ka shumë të meta, prandaj mund të zbatohet vetëm në rastet kur bëhet e detyruar nga pemëtorja, ullishta,.vreshti etj., që janë mbjellë më parë pa ndonjë rregull teknik të caktuar.Sistemimi rrotull vendit zbatohet në kodra të vetmuara ose edhe në një faqe të veçantë kodre dhe synon, që toka të mbrohet mirë nga gërryerjet.Në këtë rast, punimi kryhet në drejtim pingul me pjerrësinë. Brazdat e plugimit tërthor pjerrësisë, krijojnë një farë taracimi të vogël e të lehtë, e cila ndërpret rrjedhën e shpejtë të ujit dhe ndihmon për futjen e tij në tokë.Kanalet kundër gërryerjes, hapen në drejtim të vijave rrushkulluese me pjerrësi 1–3% dhe me largësi që varet nga pjerrësia e kodrës.Në këtë mënyrë ai e qarkon kodrën e vetmuar.Kur sistemojmë një faqe të kodrës, kanali kundër gërryerjes zbret në formë gjarpëruese.Sistemimi rrotull vendit, zbatohet në pjerrësi, jo më të mëdha se 35% në toka të mbjella me bimë arash njëvjeçare.Ky sistemim mund të zbatohet edhe në toka me pjerrësi 60%, por që janë të mbjella me bimë livadhore shumëvjeçare.Sistemimi me horizontale është një formë ekstensive e sistemimit që zbatohet në faqe kodrash me pjerrësi të njëtrajtshme dhe me vija rrushkulluese pothuajse paralel me njëra tjetrën.Kështu edhe vijat kundër gërryerjes, që ndërtohen sipas vijave rrushkulluese, shkojnë paralel me njëra tjetrën.Ky sistemim, quhet me horizontale, sepse rripat e tokës të formuar midis kanaleve kundër gërryerjes janë me gjerësi pothuajse të barabartë me njëra-tjetrën, me pjerrësi të njëtrajtëshme, ku punimi dhe mbjellja e tyre bëhen pingul me pjerrësinë kryesore.Pjerrësia anësore e kanalit, që bien në drejtim të pjerrësisë më të madhe, përforcohet me gurë, gardhe, kaskada etj.Sistemimi me kapërdim vendi mbron tokën më mirë nga gërryerja.U përshtatet kodrave me pjerrësi kurrizi jo më shumë se 30% dhe pjerrësi anësore jo më shumë se 25%.Kjo formë zbatohet në ato kodra që kanë faqen e sipërme në formë kurrizi dhe duke zbritur marrin formën e vitheve të kalit.Për shkak të kësaj forme, në këto toka dallojmë dy lloj pjerrësish: pjerrësinë kryesoren nga lart–poshtë dhe pjerrësinë anësore, që shkojnë në drejtim të faqeve anësore në të dyja anët e kodrës.Megjithatë në këtë lloj sistemimi, kullimi dhe mbrojtja nga gërryerja kryhen, jo vetëm nga kanalet kundër gërryerjes.Për këtë, ato duhet të ndërtohen në mënyrë që të ndërpresin rrjedhën e ujit.Uji rrjedh sipas rezultantes së pjerrësisë kryesore dhe asaj anësore, prandaj vijat kulluese duhet të ndërtohen afërsisht pingul me drejtimin e kësaj rezultanteje.Në sistemimin me kapërdim të vendit plugimi, mbjellja etj., kryhen në drejtim pingul me pjerrësinë kryesore, gjë që ndihmon mbrojtjen e tokës nga gërryerja.

Sistemimi intensiv i tokave të pjerrëta synon jo vetëm në shkurtimin e gjatësisë së pjerrësisë e zvogëlimin e saj, por edhe zvogëlimin e vetë pjerrësisë së tokës.Në praktikë, kombinimi i shkurtimit të gjatësisë së pjerrësisë e zvogëlimi i saj arrihen duke ndërtuar brezare.Brezaret janë sheshe të rrafshëta me një pjerrësi të lehtë, të vendosura, njëra mbi tjetrën gjatë gjithë faqes së pjerrët.Duke ndërtuar brezaret në tokën e pjerrët, bën që ajo t’i afrohet më shumë fushës, ku gërryerjet e tokës zvogëlohen shumë.Përpara se të ngrihen brezaret bëhen studime të nevojshme, të cilat përcaktojnë elementët e veçantë të brezareve.Studimet mbështeten kryesisht në tokën, pjerrësinë dhe rreshjet.Toka studiohet në drejtim të përcaktimit të shtresave të saj.Thellësia e shtresës së tokës është mjaft e rëndësishme, sepse në varësi të saj përcaktohet edhe lartësia e ledhit të brezares.Sa më e thellë të jetë toka aq më i lartë mund të ngrihet ledhi dhe si rrjedhim aq më i gjerë del sheshi i brezares.Përbërja mekanike e tokës është një tregues, që në bazë të saj caktohet pjerrësia që i jepet shpatinave të ledhit.Përveç këtyre, nxirren edhe të dhëna të tjera më të hollësishme për strukturën e tokës, natyrën e nëntokës, reaksionet e ndryshme që ndodhin në tokë etj.Pjerrësia e tokës është një tregues që përcakton vëllimin e punës për sheshimet paraprake si dhe tipin e brezareve që do të ndërtohen.Pjerrësia matet dhe studiohet me kujdes në të gjithë sipërfaqen e bllokut dhe në pjesë të veçanta, ku paraqitet nevoja.Pjerrësia mund të shprehet në % ose në gradë.Në pjerrësi deri në

24

Page 25: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

Elementët e brezares

30% mund të ndërtohen brezare me ulje graduale të pjerrësisë.Në këto pjerrësi punojnë mjetet të mekanizuara.Në pjerrësitë më të mëdha se 30%, ku traktorët nuk mund të punojnë me plug, ndërtohen brezare me ulje të menjëhershme të pjerrësisë që kryhen me krahë ose me buldozer.Në varësi të njëtrajtshmërisë së pjerrësisë, caktohet edhe mënyra e piketimit të brezareve.Pjerrësia të drejton, gjithashtu vendosjen e ujëmbledhësve ose të ujëndarësve.Si rregull, ujëmbledhësit kalojnë në ato vende, ku pjerrësitë e dy faqeve bëhen në formë lugine dhe ku shkarkohen e përcillen ujërat e kullimit të brezareve të të dyja faqeve të përkundërta.Ujëndarëset bëhen në vendet ku pjerrësitë e të dy faqeve thyhen në formë kurrizi.Në këto kurrize kalojnë vijat ujitëse, që ndajnë ujin e ujitjes në brezaret e dy faqeve.Rreshjet kanë rëndësi pasi në bazë të sasisë së tyre gjendet vëllimi i rrjetit kullues dhe rrjeti ujitës.Në njëfarë mënyre studimi i rreshjeve shërben edhe për të përcaktuar kulturat që do të mbillen, sidomos në tokat e pa ujitëshme.Studimi i rreshjeve ka vlerë për të gjithë zonën dhe nuk aplikohet për çdo bllok më vete.Në tokat e pjerrëta brezaret janë sheshe horizontale që vendosen në faqen e kodrës dhe që u ngjajnë shkallëve.Formimi i shkallëve bëhet duke zhvendosur dheun e sipërfaqes së kodrës nga lart -poshtë.Pra sheshi i brezareve, në gjysmën e pjerrësisë së tij, përbëhet nga dheu i gërmuar dhe në gjysmën tjetër nga dheu i hedhur mbi sipërfaqen e tokës.Në paraqitjen skematike të brezares dallojmë këto elemente kryesore që përbëjnë brezaren: Lartësia e ledhit (l) është largësia vertikale midis dy shesheve të njëpasnjëshme në brezare.Lartësia e

ledhit formohet nga gërmimi dhe mbushja e brezares. l=2*h; ku h-është thellësia e gërmimit të tokës gjatë brezimit.

Gjerësia teorike e sheshit (Gjt) është plani horizontal i sheshit të brezares dhe llogaritet me formulën: Gj =l/p, ku l-lartësia e ledhit dhe p–pjerrësia e terrenit në %.

Shpatina e brezareve (S) është sipërfaqja e tokës e cila lidh dy brezare të njëpasnjëshme. Pjerrësia e shpatinës varet nga tipi grimcametrik i tokës.Kështu, në tokat e rënda shpatina bëhet më e pjerrët, ndërsa në tokat e lehta bëhen më pak e pjerrët.Pjerrësia e shpatinës jepet me formulën: S=l/b, ku l– artësia e ledhit dhe b– këmba e shpatinës.

Gjerësia praktike e sheshit (Gjp) është gjerësia praktike e brezares që shfrytëzohet në bujqësi. Ajo llogaritet me anë të formulës: Gjp=Gjt–b, ku: Gjp-gjerësia praktike në m, Gjt-gjerësia teorike dhe b-këmba e shpatinës.

Pjerrësia gjatësore e brezares (Pgj) është pjerrësia që i jepet brezares në aksin gjatësor të saj. Kjo gjerësi shërben për të drejtuar lëvizjen e ujërave në një kah të caktuar, për të mos lejuar gërryerjen e tokës dhe ndërtohen me pjerrësi 1–3 %.

Pjerrësia tërthore e brezares (Pt), është pjerrësia që i jepet sheshit të brezares në drejtim të gjerësisë së tij, nga brenda ose nga jashtë saj. Edhe kjo pjerrësi merret 1–3%. Zgjedhja nga brenda ose nga jashtë varet nga mënyra e kullimit dhe e ujitjes që do të përcaktohet në varësi të kushteve klimatike

Gjatësia e brezares (Gjb) është gjatësia e sheshit të brezares.Kjo varet nga konfiguracioni i kodrës. Si kufij maksimalë të gjatësisë së brezares pranohen sheshen me gjatësi 300–350m. Sistemi i kullimit dhe ujitjes së brezareve përbëhet nga: rrjeti i vijave kulluese dhe ujitëse; rrjeti i kanaleve ujëmbledhëse e ujëndarëse rrugët e brezares.

Rrjeti i vijave kulluese dhe ujitëse të brezares duhet të jetë i aftë të largojë ujin e tepërt që mblidhet në sheshin e brezareve, gjatë dimrit dhe të fusë me anë të ujitjes në sheshin e brezares ujin e nevojshëm për

25

Page 26: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

bimët bujqësore, gjatë verës.Në brezaret me pjerrësi nga brenda vijat ujitëse hapen në fund të sheshit, buzë ledhit, ndërsa vijat kulluese hapen në rrëzë të ledhit të vetë brezares.Në brezare me pjerrësi nga jashtë vija kulluese dhe ujitëse është një e vetme e vendosur në rrëzë të ledhit të brezares.Në brezaret me pjerrësi nga brenda, lëvizja e ujit bëhet në këtë mënyrë: Gjatë ujitjes uji kalon në vijat ujitëse.Meqënëse, pjerrësia tërthore e sheshit të brezares është nga

brenda, atëhere uji nga vijat ujitëse lëviz tërthor sheshit të brezares drejt vijave në rrëzë të ledhit. Në këtë mënyrë bëhet ujitja e bimëve bujqësore të mbjella në sheshin e brezares.

Uji i tepërt i ujitjes, si dhe ai i rreshjeve, për shkak të pjerrësisë nga brenda të sheshit të brezares, lëviz drejt vijës kulluese dhe mblidhet prej saj.Mëqënëse vija ujitëse dhe kulluese kanë pjerrësi gjatësore, ujërat e mbledhura në to lëvizin sipas kësaj pjerrësie.Uji i vijave ujitëse vjen nga kanali ujëndarës dhe ujit sheshet e brezares, kurse uji i vijave kulluese transportohet dhe derdhet në kanalet ujëmbledhëse.

Në brezaret me pjerrësi nga jashtë, lëvizja e ujit bëhet në këtë mënyrë: Gjatë ujitjes, uji që lëviz në vijën rrëzë ledhit, del prej saj dhe ujit bimët e mbjella deri në fund të

sheshit.Uji i tepërt i ujitjes dhe i shirave, që grumbullohen në sheshin e brezares, lëviz në të njëjtin drejtim dhe meqënëse nuk ka vijë në fund të sheshit të brezares, rrëshqet në shpatinë dhe merret nga vija që ndodhet në rrëzë të ledhit, që i takon brezares më poshtë.

Prandaj, vija që ndodhet në rrëzë të ledhit të brezares është ujitëse për këtë brezare dhe kulluese për brezaren e sipërme.Vijat kulluese dhe ujitëse të brezareve kanë prerje tërthore trapezoidale me bazë të madhe (B) 50–60 cm, bazë të vogël (b), 20–30cm dhe thellësi (h) 30–40cm. Vijat kulluese dhe ujitëse në brezare mbahen në gjendje pune duke i pastruar vazhdimisht, për të ruajtur përmasat e mësipërme.

Kanalet ujë mbledhëse shërbejnë për të grumbulluar ujërat që vijnë nga vijat e secilës brezare.Ato vendosen në vendet e thyera midis dy faqeve të kodrës dhe shkojnë nga lart–poshtë në drejtim të pjerrësisë.Ujëmbledhësi mund të jetë kanal i hapur ose i mbyllur me gypa çimentoje i futur në tokë. Kur bëhet i hapur, ai duhet të vishet me çimento ose të mbrohet me prita gurësh, gardhesh etj., sepse duke qënë në drejtim të pjerrësisë, uji që sjell ka fuqi të madhe gërryese.Në të dy anët e kanalit të hapur, lihen rrugë, që shërbejnë edhe për kthimin e mjeteve.Kur ujëmbledhësi futet në tokë me gypa çimentoje, vendoset në krah të rrugës.Gypat lidhen mirë me njëra-rjetrën dhe në krye të tre–katër brezareve ndërtohet një pusetë, që shërben për të kontrolluar kanalin në rast zënieje.Gypat, sipas rastit, mund të jenë me diameter 50–80cm.Vijat kulluese të secilës brezare përfundojnë në fund me gypa të ngushtë me diameter 20cm, që kalojnë nën tokë dhe lidhen me kanalin ujëmbledhës.Në gypat e kanalit hapen vrima, në të cilat futen kokat e gypave kulluese dhe përforcohen me çimento.Për brezaret që e kanë kanalin pranë mjaftojnë 2-3m gypa, për vijat kulluese, kurse për brezaret që e kanë kanalin larg duhen 6–8m gypa.Në këtë rast ndërtohet vetëm një rrugë, sepse mjetet kalojnë mbi ujëmbledhës nga një grup brezaresh në tjetrin.Përveç rrugëve nga lart–poshtë në blloqe të mëdha brezaresh ndërtohet edhe një rrugë tërthore.Si rrugë tërthore përdoret një brezare nga mesi, e cila shtrohet me kalldrëm e mirëmbahet për lëvizjen e mjeteve nga një bllok në tjetrin.Kanalet ujëndarëse shërbejnë për furnizimin me ujë të vijave ujitëse të secilës brezare.Kështu, ato vendosen në pikat më të larta, atje ku faqet thyhen në formë kurrizi, në mënyrë që uji të rrjedhë në të dy faqet e kodrës nëpër brezare me pjerrësi të kundërt.Ujëndarëset mund të ndërtohen të hapura ose me gypa që ndërtohen me material të ndyshëm, si: çimento, gomë, qeramikë etj.Gypat mund të vendosen mbi sipërfaqe ose të futen në tokë.Në çdo brezare ndërtohet një pusetë shpërndarëse nga e cila marrin ujë vijat ujitëse.Kur ujëndarëset ndërtohen me kanal të hapur ose me gypa mbi tokë, krahas tyre lihen rrugët që shërbejnë edhe për kthimin e mjeteve gjatë punimeve dhe shërbimeve.Mirëmbajtja e rrjetit të kanaleve dhe rrugëve është detyrë e përhershme, që ndihmon në shfrytëzimin racional të masivit të sistemuar.Në varësi të formës së sipërfaqes, brezaret mund të piketohen sipas vijave rushkulluese dhe me gjerësi sheshi të barabartë.Piketimi i brezareve sipas vijave rrushkulluese zbatohet në faqet e thyera me ndryshime të theksuara pjerrësie.Për piketimin, sipas vijave rrushkulluese, veprohet në këtë mënyrë: 1.Piketimi i aksit bazë që si rregull vendoset në mesin e faqes së kodrës, për të piketuar akset e brezareve njëkohësisht në të dy krahët e tij.Piketat bazë vendosen si vijon:

Nga projekti merret vlera e lartësisë së ledhit të brezares, Pritet një listelë sa lartësia e ledhit dhe në fund të aksit vendoset piketa e parë, që përcakton aksin e

brezares së parë në fund të kodrës. Mbi të vendoset vertikalisht listela dhe nga maja e saj shtrihet një spango në drejtim të faqes së

kodrës deri sate takojë faqen e pjerrët. 26

Page 27: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

Në vendin e takimit vedoset piketa e dytë dhe bëhet po i njëjti veprim deri sa të vendosen të gjitha piketat.

2. Piketimi i akseve gjatësore të brezareve e cila bëhet me nivelë e late ose me zhalon e reporter.Për këtë lloj piketimi merret nga projekti i pjerrësisë gjatësore të brezareve dhe veprohet si më poshtë:

Vendoset mbi piketën e parë poshtë nivela mbi dërrasë dhe ngulet ajo pingul. Shkohet me late në drejtim të pjerrësisë gjatësore të brezareve 10m dhe vendosen ato në tokë,

afërsisht me sy, në vendin ku duhet të bjerë piketa. Vendoset horizontalisht niveli dhe vizatohet me sy, nga tehu i nivelës në drejtim të të latës. Jepen udhëzime për lëvizjen e latës lart e poshtë, derisa me anë të vijëzimit të lexohet 10cm mbi

vijën zero dhe pikërisht në këtë vend vendoset piketa e dytë. E kështu me rradhë për të gjitha piketat. Pas piketimit të brezares së parë fillohet me të njëjtën mënyrë për piketimin e brezares së dytë. E

kështu me rradhë veprohet për piketimin e të gjitha brezareve.3. Piketimi i brezareve me gjerësi sheshi të barabartë e cila zbatohet në faqe të njëjta, ku pjerrësia nuk ka ndryshime të mëdha.Piketimi i aksit bazë bëhet, po me ato rregulla dhe po me ato mjete që përdoren për brezaret sipas vijave rrushkulluese.Piketimi i brezareve me gjerësi sheshi të barabartë, nuk fillon në fund të kodrës, por nga mesi i aksit bazë.Brezarja e parë piketohet sipas vijave rrushkulluese.Duke u nisur nga kjo brezare, lart e poshtë në aksin bazë ngrihemi ose ulemi në largësi të barabartë.Ngritja ose ulja nga piketat e brezares së parë bëhet me metër ose me litar të matur më parë.Veprimet praktike të këtij lloj piketimi bëhen në këtë mënyrë:

Në piketën e parë të brezares vendoset fundi i metrit ose i litarit dhe drejtohet derisa të bjerë pingul mbi aksin e brezares së parë mbi ose nën të parën.

Në këtë mënyrë veprohet për secilën piketë të brezares së parë. Në këtë mënyrë piketohen të gjitha brezaret, derisa të plotësohet e gjithë faqja e kodrës. Nga brezarja në brezare duhet të ruhet me kujdes largësia e barabartë dhe shtrirja pingul mbi aksin e

brezares nga nisemi. Në këtë lloj piketimi brezaret kanë gjerësi sheshi të njëjtë në të gjithë gjatësinë e tyre, prandaj

punimet e mekanizuara në to kryhen më lehtë. Po të mos ndiqen vijat rrushkulluese, këto brezare mund të paraqesin vështirësi për kullim dhe ujitje.

Brezaret ndërtohen me traktor, buldozer dhe krahë.Brezaret me ulje graduale të pjerrësisë, ndërtohen me anë të plugimit me traktor dhe me plug kodrinor të tërhequr me pendë.Brezaret me ulje të menjëhershme të pjerrësisë, ndërtohen duke zhvendosur dheun nga lart–poshtë.Në pjerrësi të mëdha, ku nuk ka mundësi të ndërtohen brezare të vazhdueshme, ndërtohen tarraca të shkëputura, të cilat shfrytëzohen për mbjelljen e pemëve frutore.Ndërtimi i brezareve me ulje graduale të pjerrësisë.Kjo mënyrë ndërtimi e brezares kryhet me plugje për qilizëm me një trup punues.Veprimet praktike kryhen në këtë mënyrë:

Puna fillon me aksin e parë të brezares në fund të kodrës. Kthehet nga poshtë-lart, në drejtim të kundërt të pjerrësisë.Kjo brazdë shkon ngjitur me piketat e

aksit të brezares dhe ndjek drejtimin e saj. Pasi mjeti del në anën tjetër të faqes së kodrës bëhet kthesa dhe fillohet brazda e dytë, që e kthen

rripin e tokës nga lart–poshtë, në drejtim të pjerrësisë.Dheu i kësaj brazde kulmohet me të parën, duke formuar një trup, që është fillimi i ledhit të brezares së ardhëshme.

Midis këtyre dy brezareve mbetet një rrip toke i papunuar, që shërben si dhëmb mbështetës dhe përforcues i ledhit të brezares.Pas përfundimit të brazdës së dytë kalohet një rrugë bosh.

Në këtë mënyrë duke bërë një rrugë plotë e një bosh, kryhet plugimi në një krah deri tek aksi i brezares së dytë më lart.

Nëse përdoret plug veshkthyes mënjanohen rrugët bosh sepse duke rrotulluar veshin mund të plugohet në një krah si në vajtje ashtu edhe në ardhje.

Për të zvogëluar më shpejt pjerrësinë është mirë që të punohet edhe në drejtim të thellësisë. Në afërsi të aksit plugohet më thellë dhe duke u larguar prej tij, thellësia vjen duke u zvogëluar.Në

vitet e tjera plugimi bëhet vazhdimisht në të njëjtin krah. Brezare me ulje të menjëhershme të pjerrësisë.Kjo mënyrë ndërtimi e brezares realizohet duke gërmuar dhe zhvendosur dheun nga lart–poshtë.Veprimi i menjëhershëm mbi pjerrësinë bën që sheshet horizontale të

27

Page 28: Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave

përftohen menjëherë gjatë ndërtimit.Veprimet praktike për ndërtimin e këtyre brezareve kryhen në këtë mënyrë:

Midis piketave të dy akseve të brezares së parë vendosen edhe disa piketa ndihmëse, këto piketa ngulen afërsisht me sy në mesin e dy akseve.

Gërmimi fillon në kufirin e piketave ndihmëse dhe shkon lart në drejtim të kodrës, deri tek aksi i brezares së dytë, më lart.

Në fillim të piketës ndihmëse thellësia e punimit është e vogël dhe rritet vazhdimisht duke iu afruar aksit të mësipërm.

Pranë aksit të brezares së sipërme gërmohet derisa të formohet edhe pjerrësia e shpatinës sipas projektit.

Dheu i gërmuar zhvendoset pjesë-pjesë poshtë, deri në kufirin e aksit të brezares dhe herë pas here ngjishet me tokmak.

Pranë kufirit të brezares mbushja me dhè bëhet në mënyrë të tillë, që të marrë formën e shpatinës. Kjo pjesë e shpatinës ngjishet duke ruajtur gjithmonë pjerrësinë sipas projektit. Pasi përfundon gërmimi e mbushja, brezaret marrin formën përfundimtare dhe hapen vijat kulluese e

ujitëse në secilën brezare. Shpatinat shërbejnë për mbrojtjen e brezareve nga shëmbja, shtojnë sipërfaqen avulluese të tokës,

prandaj është mirë të vishen me bimësi të përherëshme. Veshja me bimësi pengon avullimin, mbron tokë nga gërryerja, hijezon vendin dhe siguron një sasi

prodhimi. Në vendet, ku ka gurë me shumicë, ndërtohen brezare të mbrojtura me mure prej guri. Ledhet prej guri kanë shumë anë pozitive: rrit lartësinë e ledhit, mënjanon pjerrësinë e shpatinës e

avullimin, siguron mbrojtje më të mirë nga shembjet dhe gërryerjet.

28