revista paqja, nr. 90, nëntor - dhjetor 2014

21
1 Nr. 90 n NËNTOR/DHJETOR'14 Viti IX. Nr. 90. 19 nëntor - 19 dhjetor 2014. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“ RE VISTË PËR AKTUALITET, KULTURË , ARSIM, ETIKË Editorial PARIMET E RRENAVE NË EVROPË KISHAT PO MBYLLEN - XHAMITË PO LULËZOJNË NJËRËZIMIT PO I PËRGADITET GJENOCID ÇFARË NUK E KA SHËNUAR HISTORIA Intervistë me shkencëtarin e mjekësisë, prim. dr. med. sc. Ali Iljazi A ËSHTË DUKE I SHËRBYER SHKENCA NJERIUT APO NJERIU SHKENCËS?!

Upload: revista-paqja

Post on 06-Apr-2016

234 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

Revistë mujore për aktualitet, kulturë, arsim, etikë

TRANSCRIPT

Page 1: Revista Paqja, nr. 90, nëntor - dhjetor 2014

1Nr. 90 n NËNTOR/DHJETOR'14

Viti IX. Nr. 90. 19 nëntor - 19 dhjetor 2014. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

EditorialPARIMET

E RRENAVE

NË EVROPË KISHAT PO MBYLLEN - XHAMITË PO LULËZOJNË

NJËRËZIMIT PO I PËRGADITET GJENOCID

ÇFARË NUK E KA SHËNUAR HISTORIA

Intervistë me shkencëtarin e mjekësisë, prim. dr. med. sc. Ali Iljazi

A ËSHTË DUKE I SHËRBYER SHKENCA NJERIUT APO NJERIU SHKENCËS?!

Page 2: Revista Paqja, nr. 90, nëntor - dhjetor 2014

2 NËNTOR/DHJETOR'14 n Nr. 90

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,KULTURË, ARSIM, ETIKË

Viti IX / Nr. 9019 nëntor - 19 dhjetor 2014

Botues

O.J.Q. "Zëri Ynë"

DrejtorMuhamed Jusufi - KAJOLLI

[email protected]

Redaktor përgjegjësAvni AVDIU

[email protected]

Redaktor teknik/GrafikaOsman D. GASHI

[email protected]

e-mail:[email protected]

[email protected] /revistapaqja

@revistapaqjahttp://www.zeriyne.com

përmbaj t ja

Lulzim AHMETIBuxhet i pagave dhe i veturave

4 Eraldo HARLICAJTë rinjtë dhe kriminaliteti

5

Pionierët e AviacionitFluturimi i shek. 17 në Stamboll

20 Googlena spiunon

21

Sara KHORSHIDSi po e thellon tensionin mes klasave dështimi shetëror në Egjipt

13

Page 3: Revista Paqja, nr. 90, nëntor - dhjetor 2014

PAQJA 3Nr. 90 n NËNTOR/DHJETOR'14

Editorial

Avni AVDIU

Dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të 8 qershorit, zgjedhje këto ku fituese doli PDK-ja, më 10 qer-

shor partitë humbëse formuan të ash-tuquajturin bllokun anti-PDK, VLAN. Afërmendsh humbësit maksimumin e tyre mund ta arrijnë vetëm të bashkuar kundër fituesit. Dhe duke u nisur nga logjika matematikore sipas së cilës shu-ma e humbësve mund fituesin e vetëm, ata u vetëshpallën fitues, sepse kishin më shumë numër deputetësh. Harruan disa parime bazë, sipas së cilës ndërtohen vlerat demokratike të qeverisjes. Ata do të ishin njëmend fitues të vërtetë sikur atë bashkim ta bënin para zgjedhjeve, në një formë të koalicioni parazgjedhor. Në të kundërtën pas zgjedhjeve, ai nuk është kurrfarë koalicioni, por thjesht është hedhje hi syve të elektoratit të tyre për të justifikuar humbjen, ose thënë më mirë e ndryshe nga humbësi për t’u prom-ovuar në fitues. Dhe rrena e të gjitha rre-nave që lansoi ky bllok i humbësve ishte slogani, të cilin e përdorën edhe gjatë gjithë fushatës parazgjedhore: ‘se me PDK kurrë dhe në asnjë mënyrë nuk do të bënin kualicion, shkaku i parimeve; sepse PDK është strumbullar i problemit në Kosovë e assesi zgjidhja, se aty është paria e hajnave më të spikatur të vendit, se ata janë keq-qeverisja më e madhe që i ka ndodhur shtetit ndonjëherë dhe deri në atë masë se ata brenda radhëve të tyre kanë vrasës (SHIK)”. Ishte shumë shpejt, vetëm dy ditë, dhe ata nuk kishin në dispozicion të fabrikonin tjetër rrenë, e ndoshta edhe nuk u shitej ndryshe. Ata

shpejtuan dhe menjëherë promovuan edhe kandidatin për kryeministër, liderin e AAK-së Ramush Haradinajn. Edhe pse Gjykata Kushtetuese nuk ua pranoi këto ‘lojëra politike’, ata vazhd-uan parodinë e tyre; deri në momentin kur një ditë u lodhën duke i bërë qejf njëri-tjetrit. U lodhën nga monotonia e takimeve, fjalëve, nga gjithçka që bënin. Nga lodhja filluan edhe të mërziten. U mërzitën nga njëri-tjetri, por edhe nga vetja. Bezdija u kaloi në brengë, pran-daj secili filloi të mendojë për hallin e vet: ‘Çka më tutje?!’. Dhe kur në kokë vlon sikleti për fatin e ngushtë, atëherë dalëngadalë zbehet arsyeja, harrohen parimet, harrohen të gjitha, madje har-rohet edhe rruga që është nisur, ose nuk shihet më ajo, sepse interesi shkakton edhe verbëri. Kjo i ndodhi edhe bllokut VLAN, i cili filloi të çahej dalëngadalë. Parimet mbi të cilat zotohej ky gru-pacion se i kishte vendosur për ‘hir të popullit e të vendit’ u shkërmoqën për pak kohë. Ish-bërthama e së keqes, filloi t’u mugëllojë përpara syve në një pemë tërheqëse. Ajo u shndërrua në ‘mollë të ndaluar’ dhe dëshira për ta shijuar atë, pllakosi bllokun në tërësi e në veçanti LDK-në dhe AAK-në. PDK-ja hëpërhë për befasinë e të gjithve u bë partia me të cilën mund të bashkëpunohet, mund të bëhet koalicon e kështu me radhë. Në këtë mënyrë edhe pse fare mirë dihej se politika e morali nuk shkojnë bashkë, me këtë akt përfundoi çdo shpresë për luftë parimesh. Që këtej filloi lufta e rrenave, me të cilën po të përdorim shprehjen që u tha ambasadorja amerikane në Kosovë Tracey Ann Jacobson, politikanët do ta

‘dh…edhe më shumë punën’. Ajo ia bëri të qartë LDK-së të mos gënjejë në emër të saj, se gjoja garantuese e marrëveshjes me PDK’-në, na qenka ajo. Lidhjen e këtij koalicioni kryetari i AAK-së Ra-mush Haradinaj e quajti si gjënë më të keqe që ka mundur t’i ndodhë Kosovës, ani pse vetë bëri çmos që të futej në rolin e LDK-së, gjë që ta kujton fabulën e pro-jeksionit të Ezopit [‘Dhelpra dhe lejleku’ ose ‘Dhelpra dhe korbi’]. Nisma përmes AAK-së dëshironte të katapultohej në bashkëqeverisje, por edhe ajo dështoi. Marrëveshjen si ‘lidhje mes dy trupave për një karrige e pa tru’, e quajti Albin Kurti, i cili dështoi t’i mund hajnat e su-perligës me hajnat e ligës së parë. Hajna për hajna, ishte e pakuptimtë ideja e tij. Ai është politikan i mençur e vizionar, por këtu gaboi, prandaj nga ky koalicion LDK-PDK, ai mund të nxjerr një leksion që i duhet për të ardhmen, ashtu që ta fusë në filozofinë e tij politike: ‘se çka fil-lon me hile, edhe përfundon me hile’. Pas arritjes së koalicionit të pakënaqurit nga radhët e LDK-së, hapën llogarinë në face-book kundër kryetarit të tyre Isa Mus-tafa. Filluan sharjet kundrejt tij, duke kujtuar se ai ishte ministër komunist i besueshëm i të shiturit të Sllobodan Millosheviçit, Rrahman Morinës, se ka qenë ministër i financave në qeverinë Bukoshi që ka vjedhur 3% e të tjera. Mirë, vallë këto gjëra ata nuk i dinin më parë?! Nga dolën tani këto gjëra?! Ku ishin ata më herët?! Çdo gjë është e qartë, prandaj kritikët e këtij soji janë hipokritë. Zaten, në politikë, në shumë raste, rrena dhe hipokrizia janë të ngji-tura si mishi e thoi. n

PARIMET E RRENAVE

Page 4: Revista Paqja, nr. 90, nëntor - dhjetor 2014

PAQJA4 NËNTOR/DHJETOR'14 n Nr. 90

Lulzim AHMETI

Qeveria e Kosovës e ka vazhduar praktikën e vjetër të planifiki-meve buxhetore e po ashtu edhe

për rritjen ekonomike. Qeveria ka pro-pozuar një buxhet në shumë prej 1 mili-ard e 670 milionë euro, ku në të është parashikuar të arrihet rritja ekonomike prej 4.6 për qind.

Duke i parë të gjitha trendet dhe zh-villimet që nga pas lufta asnjëherë nuk janë arritur synimet e qeveritarëve për rritje ekonomike sa ata kanë planifikuar e menduar, por pavarësisht kësaj kjo rritje ka shumë pak gjasa të ndodhë, për vetë faktin se të gjitha trendet janë negative.

Pse e them trendet negative, pasi që kemi rënie të investimeve të huaja e po ashtu vendore dhe gjendja e bi-zneseve është vështirësuar e po ashtu kanë shënuar rënie edhe investimet e huaja direkte.

Për këtë vit, pra për vitin 2014 do të ishte sukses të arrihet rritja ekonomike deri në 3 për qind, por e vështirë do të jetë edhe kjo rritje të kapet.

Në të gjitha këto të zeza dhe trende negative janë ndikuar edhe nga mos-formimi i institucioneve që ka hyrë në muajin e 6-të pas mbajtjes së zgjedhjeve të 8 qershorit.

Miliona për vetura Buxheti i propozuar nga Qeveria

e Kosovës në shumë prej 1 miliard e 670 milionë eurove është një buxhet i shpenzimeve, i cili është i orientuar kryesisht për paga dhe mallra e shpenz-ime. Por pavarësisht kësaj janë paraparë të bëhen edhe investime kapitale.

Por, çka është më shqetësuese për bux-hetin e vitit 2015, me miliona euro shko-jnë në blerje të veturave për ministritë dhe agjencionet e ndryshme shtetërore.

Si në vazhdimësi edhe vitin tjetër barra për mbushjen e buxhetit të vendit do t’i bie Doganës së Kosovës dhe Ad-ministratës Tatimore të Kosovës (ATK), të cilat janë institucionet kryesore për mbushjen e arkës së shtetit.

Pavarësisht numrit të madh të au-

tomjeteve, institucioneve nuk u ka bërë fare përshtypje një veprim i tillë. Edhe pse nevojat janë të mëdha, në buxhe-tin e vitit të ardhshëm janë ndarë mbi 4 milionë euro për blerje të automjeteve të ndryshme.

Listës për blerjen e veturave u pri-jnë dy institucionet e sigurisë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policia e Kosovës (PK). Ndërkaq listës së institu-cioneve tjera u prinë Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), e cila ka paraparë të harxhojë mbi 200 mijë euro për blerje të veturave.

Pas saj vjen Ministria e Arsimit, e cila për administratën e vet ka paraparë t’i harxhojë 115 mijë euro në vetura për nevoja të administratës qendrore dhe mbi 100 mijë të tjera për universitetet publike të hapura në disa qendra të Kosovës.

Agjencia Pyjore e Kosovës ka ndarë 200 mijë euro për blerje të automjeteve, njëjtë sa ka ndarë edhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike.

Në këtë listë nuk ka shpëtuar as Ku-vendi i Kosovës, që ka ndarë 60 mijë euro për vetura, Ministria e Punës 160 mijë, kurse Agjencia e Ushqimit dhe e Veteri-narisë 50 mijë. E, Prokurorisë së Shtetit po i duhen 68 mijë euro për vetura.

Para për mobileInstitucionet qeveritare dhe agjencitë

e ndryshme kanë planifikuar të harxhojnë para edhe në blerje të kompjuterëve, apa-rateve për fotokopje dhe orendive për zyre.

Shumica e këtyre projekteve janë vazhdim nga ky vit. Presidenca ka paraparë të harxhojë 40 mijë euro për

renovim dhe 20 mijë të tjera për kamera dhe fotokopje. Për mirëmbajtjen e au-tostradës së kombit janë paraparë të harxhohen 2.1 milionë euro.

Ministria e Infrastrukturës si pro-jekte të reja ka paraparë t’i harxhojë 2.3 milionë në ndihmë komunës së Gjilanit dhe asaj të Skenderajt për rregullimin e rrugëve. Skenderaj do të përfitojë edhe 900 mijë euro tjera për asfaltim të rrugëve.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do t’i harxhojë 1.3 milion euro për stadiumin kombëtar të futbollit.

Një numër i ministrive dhe insti-tucioneve tjera nuk kanë dërguar ende raportin e tyre për harxhimet që do të bëhen vitin e ardhshëm.

Për herë të parë në buxhetin e vitit të ardhshëm janë përfshirë edhe ndihmat për veriun nga ministritë e ndryshme, vlera e të cilave kalon 15 milionëshin, por nuk janë specifikuar projektet.

Në buxhetin e vitit 2015 do të ketë rritje për paga dhe mëditje, si dhe do të vazhdohet subvencionimi i ndërmar-rjeve publike.

Rritja ekonomikeRritja ekonomike sipas Qeverisë së

Kosovës më 2015 planifikohet të arrijë në 4.1 për qind. Edhe pse kjo rritje do të jetë shumë e vështirë për t’u kapur pasi kjo rritje edhe këtë vit mund të vetëm të ëndërrohet, kur kemi parasysh problemet me investitorët, gjendjen e vështirë të bizneseve, të cilat dita-ditës po falimentojnë si dhe ngërçin politik prej rreth 6 muajve. n

BUXHET I PAGAVE DHE I VETURAVEAvazi i shpenzimeve dhe planifikimeve buxhetore qeveritare po vazhdon. Qeveria e Kosovës në buxhetin e shtetit për vitin 2015, i cili është në shumë prej 1 miliard e 576 milionë euro, ka planifikuar të ketë rritje ekonomike prej 4.1 për qind. Po ashtu miliona euro do të shkojnë për blerjen e veturave dhe mobileve, si dhe shpenzime të tjera

Page 5: Revista Paqja, nr. 90, nëntor - dhjetor 2014

PAQJA 5Nr. 90 n NËNTOR/DHJETOR'14

Eraldo HARLICAJ

Mjafton një rast i izoluar për të përlyer aspiratat e një brezi të tërë, duke humbur shpresën

për të ardhmen e vendit, natyrisht për gjykimet mendjeshkurtra!

I tillë ishte rasti i vrasjes së 4 nëntorit në kryeqytetin e Shqipërisë me pasojë vdekjen e 4 personave në pubin “Ante Grande”. Kostandin Xhuvani (26 vjeç) është personi që vrau katër vetë: Arbër Demiraj (19), Edison Jaho (36), Enea Xhaj(38) dhe Giampaolo Azzolo (60). Menjëherë pas kësaj ngjarje nuk kanë munguar akuzat dhe shënjestrimet për rritjen dhe përshirjen e brezit të ri në botën e krimit, se si “të inkriminuarit” do pasojnë drejtimin e vendit, ç’makth na pret!

Nuk jam Don Kishot as Sanço Panço që të luftoj me mullinjtë e shkrimeve donkishotiane! Jam një i ri që mbroj brezin tim.

Natyrisht mjaft i shqetesuar fillova hulumtimet ne internet për të gjetur statistika për përfshirjen e të rinjeve ne krim dhe cuditërisht nuk gjeta asgje, asnje statistike,asnje të dhëne për vitin 2014. Kërkova në raportet e policisë së Kosovës dhe Shqipërise për vitin 2013 përsëri e njëjta gjë. Gjeta vetëm shkrime (opinone) se si ishtë rritur përfshrija e të rinjve në krim, se si duhet t’i shpë-tojmë të rinjtë tanë nga inkriminimi, të rinjtë dhe sjelljet e tyre kriminale shqetësuese për shoqërinë dhe një sërë e një sërë artikujsh me të njëjtat motive. Atëherë pikëpytja ime është e thjeshtë, me ç’bazë flasin në kompetencë të plotë këta profesorë dhe specialistë në kushtet e mospasjes së një studimi të mirëfilltë?

Gjykoj dhe jam i bindur në këtë që them se ka një fryrje pompoze të përf-shirjes së të rinjve në krim. Mjafton të kujtojmë rubrikat e kronikës së zezë

në televizor, gazeta, internet ose edhe në atë çka dëgjojmë në përditshmërinë tonë se vetëm një pjesë mjaft e vogël e këtyre veprave penale kryhen nga të rinjtë, shumica e tyre janë persona mbi moshën mesatare 25-30 vjeç (e në qoftë se edhe personat mbi 25 vjeç nuk quhen të rritur, atëherë është një gabim në per-cetimin tim për këtë grupmoshë). Kështu që dilema mbetet se sa përqind të këtyre ngjarjeve të dënueshme i përkasin kësaj grupmoshe? Në mungesë të stastistikave të sakta unë do të guxoj të japë një shifër “kompetente”. Sipas mendimit tim më pak se 15 % e këtyre krimeve i takojnë brezit të ri. Hendeku midis krimit rionor dhe krimit të rritur është jashtza-konisht i madh. Këtë mund ta vërtetoj gjithsecili në një arsyetim të thjeshtë duke e lidhur me realitetin. E pra si mund të jetë kaq alarmante një situatë e tillë?

Para se të drejtojmë gishtin tregues si fajtor për një prapambetje zhvillimore intelektuale ose për mospërcimin dhe përqafimin e vlerave kulturore dhe rrjedhimisht njerëzore, duhet të jemi të ndërgjegjshëm për atë që flasim. Mos harrojmë kohën, frymën dhe situatat në të cilat është përgatitur ardhmëria e një vendi “të brishtë” demokratik. Jam pjesë e një brezi, i cili është rritur me problemet, vështërsitë dhe pasojat e luftës së Kosovës. Jam pjesë e një brezi, i cili është rritur me masakrën e 1997 në Shqipëri, pjesë e një brezi, i cili është rritur me rritjen e kriminalitetit, dhunës në familje, varfërisë, papunsisë dhe emi-grimit si alternativë të vetme për pasjen e një jete normale në kufijtë e të mirës. Akuzohemi për papërgjegjshmëri për faktin se frekuentojmë partyt-it, për joseriozitet për faktin se jemi liberal në mendime, për kreativitet të ulët për faktin se mbizotrojnë disa stile në rininë shqiptare ose edhe për faktin se jemi të çmendur duke qënë paksa të tillë. Jemi

të rinjë, sa mirë që kemi fatin ta shijo-jmë këte fazë të jetës dhe mirë që jemi liberal duke pranuar diversitetin dhe të ndryshmin qoftë edhe në respektin e stilit të gjithsecilit.

Natyrisht unë bie dakort se si faza kryesore dhe më problematike e jetës për të përcaktuar tiparet individuale, të rinjtë demonstrojnë përgjithësisht disa qëndrime, sjellje dhe akte shoqërore, të cilat janë të përbashkëta, pavarësisht nga vendndodhja. Rinia si një periudhe ku individët nuk janë as adoleshentë dhe as pjesëmarrës të plotë në jetën e të rritur-ve shoqërohet vazhdimisht me dilema ekzistenciale. Ajo ka gjithmonë një sta-tus të ndërmjetëm dhe një rol që gjendet gjithnjë mes varësisë dhe pavarësisë çka sjell luftën më të egër me veten dhe am-bientin që rrethon. Panorama e prob-lemeve sociale të të rinjve është mjaft e gjerë, duke filluar nga përdorimi i alkoo-lit, i lëndëve narkotike ose duhanpirja në masë të gjerë nga djemtë e sidomos nga vajzat këto vitet e fundit. Ajo çka mua më shqetëson është përgjithësimi i gjithë të rinjve me këtë target grup “të veçantë”, duke mos i njohur meritat e tyre pozitive dhe duke i anashkaluar ato.

Jetojmë në një periudhë shumedi-mensionale dhe po rritet një brez i ri me vlera të padiskutueshme. Një shpresë e mirë për kombin tonë e për realizimin e ëndrrës së çdo shqiptari, një brez revo-lucionar të cilët i bashkojnë njohuritë teknologjike për të qënë më afër njëri-tjetrit. Jam pjesë e një brezi inteligjent me principe krejtësisht të kundërta e me parime themelore që do t’i bëjnë një të mirë mjaft të madhe këtij vendi. Po rriten doktorët, profesorët, politikanët, studiuesit, historianët, poetët, gazetarët, inxhinierët, punëtorët e të ardhmes me një frymë nacional-europiane. Po vjen një frymë e re, ritëm i ri prandaj besoni dhe na mbështetni! n

TË RINJTË DHE KRIMINALITETI

Page 6: Revista Paqja, nr. 90, nëntor - dhjetor 2014

PAQJA6 NËNTOR/DHJETOR'14 n Nr. 90

Amel ILMIU

Fenomeni mbarëshqiptar pas rënies së sistemit monist ka qenë dhe mbetet angazhimi politik dhe më

konkretisht formimi i partive. Për fat të keq të popullit, këtij ‘zanati’ kryesisht ia kanë mësyer të padijshmit, ata që s’kanë ‘haber’ për asgjë, e lëre më për politikë. Me këtë fakt përballemi çdo ditë, në veçanti kur na rastis të dëgjo-jmë prononcimet e politikanëve. Tek atëherë bindemi për nivelin e tyre të ulët jo vetëm arsimor, por edhe për kulturën e përgjithshme që kanë. Ndonjëri prej tyre përmes servilitetit të tepërt ndaj liderit, arrinë të ngjitet edhe majave të pushtetit, ndonëse mund të mos ketë as arsimim të lartë ose mund ta ketë, por falso me diplomë të blerë. Të tillët gjatë mandatit të tyre s’arrijnë dot të bëjnë gjë për popull, ama për vete arrijnë, edhe atë jashtë çdo përllogaritjeje të mundshme. Mjafton të shohim standardin e secilit prej tyre, për të kuptuar se përse çirren aq shumë pas pushtetit dhe pse bëjnë aq shumë zhurmë në fushatat parazgjed-hore. Meqë partia si parti ka kapacitete të kufizuara dhe s’mund t’i plotësojë të gjitha dëshirat përrallore të të angazhua-rëve, atëherë brenda saj fillojnë të paraq-iten fraksionet, por edhe subjekte krejtë-sisht të reja. Secila që del në skenë mëton se ka programin më cilësor dhe kuadro më të dëshmuara intelektualësh e më të pastra moralisht. Se deri ku çon absurd-iteti i fenomenit parti, mjafton të ceket se në Shqipëri veprojnë afro 150 sosh, në Luginën e Preshevës afro 20, po aq në Maqedoni dhe kulmi me dhjetëra në

Mal të Zi, ku sebepi i kësaj ‘budallakie’, shqiptarët pas 25 vjetësh qeverisjeje e humbën qytetin e tyre Ulqinin, ndonëse mbi 80 % janë shqiptarë. Të gjithë flasin se këtë e bëjnë ‘për hir të popullit’, por realiteti dhe praktika flet diçka tjetër. Në Maqedoni edhe pse ende nuk ka zëra ose indikatorë për zgjedhje të reja, gjendja që është krijuar, të bën përshtypje se ato nuk janë larg. Zijadin Sela, kryetari i Strugës i shkëputur nga PDSH-ja ka fil-luar të mbledh rreth vetes të pakënaqurit e kësaj partie, kryesisht ata që kanë një farë animoziteti ndaj kryetarit aktual Menduh Thaçi. RDK e Rufi Osmanit pas një pushimi në formë moratorium gjashtë mujor ka paralajmëruar riaktiv-izim. Është ngjallur edhe PPD-ja nga disa kuadro të vjetra nostalgjikësh, të cilët thonë se së shpejti do të mbajnë kongresin e partisë. Riaktivizim të sub-jetit të tij BDK ka paralajmëruar edhe Hysni Shaqiri, ish-komandant lufte dhe ish-nënkryetar parlamenti. Në Ditën e Alfabetit më 22 nëntor në skenë del një subjekt tjetër shqiptar, Lëvizja Besa. Për-caktimi i tyre për ta marrë emërtimin nga vlera më e çmueshme kombëtare, është një veprim që mund të reflektojë te popullata, sepse politikanët e kësaj Lëvizjeje para së gjithash e kanë obligim moral t’i qëndrojnë premtimeve të dhëna përpara popullit. Premtimet e tyre mbi të gjitha duhen të jenë realiste, që preken e janë të kapshme, e rrjedhimisht të re-alizueshme, sepse për mosrealizimin e tyre nuk ka justifikime. Fjala e dhënë, premtimi që jepet në njëfarë mënyre është BESË, që politikani e lidhë me elektoratin. Ai del para popullit e thotë

atë çfarë ka për ta thënë, e kërkon atë që i duhet për t’u faktorizuar, pra votën dhe në kundërvlerë të saj u përmbahet premtimeve dhe nuk i shkel ato, gjë që ka ndodhur në 25 vitet e fundit të plural-izmit. Besa ka zgjedhur ditën e alfabetit për t’u promovuar publikisht dhe emrin për t’u dëshmuar kombëtarisht, kështu që simbolikat janë të qarta. Mirëpo kjo nuk ka mjaftuar që ta bind BDI-në për aspektin kombëtar të kësaj Lëvizjeje. Sipas këshilltarit të kryetarit të BDI-së Ali Ahmetit, Artan Grubi, ‘Lëvizja Besa’ mund t’u konkurojë vetëm partive turke, sepse sipas tij background-i i saj është turk. Sido që të jetë, ky pluralitet partish, ky oreks i madh për të formuar parti dhe kjo tollovi politike pa mëdyshje rrjedh nga sindormi i bajraktarizmit. Është e vërtetë se shqiptarët në Maqedoni kanë më shumë nevojë për një parti të shën-doshë, e cila do të ishte opozitë e BDI-së dhe e PDSH-së, por ajo parti duhet të shquhet me lidership të fuqishëm, me unitet të çelikt dhe me vizion të qartë në kërkesa e synime, këmbëngulëse në realizimin e objektivave të saj. Kjo nevojë është më e madhe se gjithçka. Po; ama në emër të kësaj nevoje duhet bashkimi, e jo partitëzat e vogla të ndara e të copëtuara pikë e pesë, sepse në këtë mënyrë të gjitha ato i çojnë ujë në mulli vetëm BDI-së, e cila më shumë se çdo gjë e do pushtetin dhe PDSH-së, kreut të së cilës për t’i mbrojtur interest e ngushta biznesore i konvenon edhe të qenurit ‘opozitë’ më e fuqishme, opozitë sa për të thënë, mbase thjesht qëndron vegël besnike e ish-partnerit ideologjik VMRO-DPMNE-së. n

BUJRUM PARTI, PARTI, PARTI…!

Intervistë me shkencëtarin

e mjekësisë, prim. dr. med.

sc. Ali Iljazi

Page 7: Revista Paqja, nr. 90, nëntor - dhjetor 2014

PAQJA 7Nr. 90 n NËNTOR/DHJETOR'14

PAQJA: Tani e d h e pse keni dalur në pension, vazhdoni të punoni me studentë. A mund të na tregoni se sa është e sfidueshme puna me studentë, çfarë kuadrash dalin nga Universiteti dhe çfarë potenciali shihni tek ata?

Iljazi: Puna me studentë është vërtet sfiduese dhe kërkon angazhim, përkush-tim, dhe sakrificë nga mësimdhënësi, por njëherësh kënaqësi dhe satisfak-sion që sheh një potencial të madh te studentët. Këtë vit në dhjetor diplomon gjenerata e parë e studentëve të Infer-mierisë dhe Mamisë në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani” në Gjakovë. Është një gjeneratë e shkëlqyer, mburrje për qytetin tonë dhe Kosovën, gjeneratë e cila premton shumë.

PAQJA: Doktor, ju jeni i pari që në ish-Jugosllavi dhe Evropë keni zbuluar testimin me karbakol si një test bronko-provokues më sensitiv. Gjithashtu jeni nga mjekët e parë në Kosovë që keni ap-likuar testimin provokues me pluhura organike. Ju lutem disa fjalë për ata që

s’e dinë, çka nënkuptojnë këto dy teste, si bëhen, për çka shërbejnë dhe cilat janë efektet e tyre?

I l j a z i : Testimi me karbakol

është testim bronkoprovokues jospecifik me substancën farmakodinamike kar-binoilkolinë (0,2 - 2% tretje) për të detektuar personat hiper-reaktiv ndaj

Biografia Ali Iljazi ka lindur në Gjakovë në vitin 1949. Rrjedh nga

një familje me ndjenja të thella fetare e kombëtare. Nga kjo familje pati 20 hoxhallarë dhe shtatë myderriza emi-

nent që shërbyen në Medresenë e Madhe të Gjakovës afro 280 vite me radhë. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje me sukses të shkëlqyeshëm. Fakultetin e mjekësisë e ka kryer në Sarajevë në vitin 1973 me sukses të shkëlqyeshëm. Për suksesin e arritur gjatë studimeve është dekoruar me “Shenjën e Artë të Universitetit të Sara-jevës”, si studenti më i suksesshmi dhe më i dalluari në këtë Universitet. Specializimin nga lëmi i mjekësisë interne e ka kryer në Sarajevë në vitin 1979 po ashtu me sukses të shkëlqyeshëm dhe falënderim të veçantë. Në vitin 1987 mori titullin e primariusit. Ndërsa në vitin 1988 në Univer-sitetin e Novi Sadit mbrojti titullin e doktorit të shkencave të mjekësisë. Për herë të parë në ish-Jugosllavi dhe Evropë zbuloi testimin me karbakol si një test bronkoprovokues më senzitiv (Dose-response curve – PD100 Raw). Është i pari në Kosovë që ka aplikar testimin bronkoprovokues me pluhura organike. Deri më sot ka botuar 23 libra, mbi 80 punime shken-core nga lëmi i mjekësisë, të botuara këto nëpër revista të ndryshme dhe të referuara në kongrese e seminare të ndryshme, si dhe monografinë “Testet bronkoprovokuese në diagnostikën e hiperaktivitetit bronkial”. Krahas veprimtarisë mjekësore merrem me studimin e Kuranit fisnik nga këndvështrimi shkencor dhe shquhem si pionier i kësaj lëmie në trevat shqiptare. Nga kjo lëmi ka publikuar mbi 1000 punime shkencore të bot-uara në revistat: “Dituria Islame”, “Takvimi”, “Zgjimi Islam”, “Frymëzimi”, “Fjala e bukur”, “Hëna e re”, “Paqja”, “Gazeta Besa”, “Vepra”, “Drita Islame”, “Etika”, “Zaman”, “Emocioni”, “AlbIslam”, etj. Ka realizuar me qindra emis-ione radiotelevizive si në: TV Besa, TV Opinioni, TV Era, TVSH, RTK, TV Syri, TV Ballkani, Peace TV, etj. Radiogjakova, Radiobesa, Radiopendimi, Radiokosova, Radioislame, etj. Ka mbajtur ligjërata shkencore në të gjitha trojet shqipare si dhe në diasporë, si dhe në Universitetin Ballkanik në Shkup dhe Shtul, Tetovë, Angli, Gjermani, Zvicër. etj. Është paraqitur me tema shkencore në shumë kongrese në Kosovë, ish-Jugosllavi, Zvicër, Gjermani, Dubai, SHBA, etj. Që nga viti 1988 në mënyrë aktive ka marrë pjesë në ligjerata dhe tribuna në të gjitha trevat shqiptare dhe diasporë.Në vitin 2013 me hapjen e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë zgjid-het U.D. Dekan dhe ligjërues në Fakultetin e Mjekësisë.

A ËSHTE DUKE I SHËRBYER SHKENCA NJERIUT APO NJERIU SHKENCËS?!

“Sa u takon ëndrrave se do të riprodhohen (dyfishohen) Hitleri, Stalini, Betoveni apo Ajnshtajni, ato janë marrëzi shkencore dhe jermi të pabaza. Nëse vazhdohet me këtë marrëzi, atëherë nuk do të riprodhohen kolosë, por monstrumë, si dhe nga laboratoret e tyre nuk do të del Ajnshtajni, por Frankenshtajni...Për këtë shkak nuk trashëgohet gjenialiteti, denjësia morale dhe bujaria e fisnikëria. Ende nuk është formuar shtypshkronja që do të shtypte pejgamberllëkun e Sulejmanit, a.s., apo vuajtjet e Ejubit, a.s. Djali i Nuhit, a.s., ishte pabesimtar dhe asgjë nuk trashëgoi nga pejgamberllëku i babait. Këto janë vetëm karagjozllëqet e kohës sonë. Ky reprodukim i tyre s’është as krijim e as kreacion, e as diç e re. Por është një kopjim dhe bartje e thjeshtë e modeleve dhe krijesave origjinale të Allahut të Plotfuqishëm”, - tha në mes tjerash në intervistën dhënë ‘Paqes’ shkencëtari i mjekësisë, prim.dr.med.sc. Ali Iljazi

Intervistë me shkencëtarin

e mjekësisë, prim. dr. med.

sc. Ali Iljazi

Page 8: Revista Paqja, nr. 90, nëntor - dhjetor 2014

PAQJA8 NËNTOR/DHJETOR'14 n Nr. 90

atyre që janë hipo dhe normoreaktiv. Pra, me këtë test i cili është tejet senzitiv detektohen pacientët që kanë prirje për sëmundjen e astmës, bronkitit kronik obstruktiv, si dhe alergjitë respiratore. Me këtë test verifikohet edhe efekti i bronkodilatatorëve dhe imunoterapisë. Ndërsa me testin bronkoprovokues specifik me pluhura organike përcakto-het diagnoza e sëmundjeve profesionale, të quajtura pneumokonioza. Ndër më të njohurat te ne janë bisinoza (sëmundje respiratore e shkaktuar nga pluhuri i pambukut), antrakoza (sëmundje respi-ratore e shkaktuar nga pluhuri i thëngjil-lit), azbestoza (nga azbesti), silikoza (e shkaktuar nga grimcat e siliciumit). Të gjitha këto testime janë bërë në Institu-tin Kombëtar të Mjekësisë së Punës në Gjakovë me aparaturën më të sofistikuar dhe më moderne në ish-Jugosllavi.

PAQJA: Si e vlerësoni gjendjen e mjekësisë dhe shëndetësisë në Kosovë? Sa kontribuon Kosova për shkencë? Sa ndihmohen dhe motivohen studentët që kanë prirje dhe orientime shkencore? Cili është vlerësimi juaj për mbështetjen dhe përkrahjen institucionale të Repub-likës së Kosovës për projektet e ndry-shme shkencore? Me një fjalë, shqiptarët çka i kanë ofruar fillimisht vetes e pastaj edhe botës në lëminë e shkencës?

Iljazi: Sa i përket gjendjes së mjekë-sisë në Kosovë, mund të themi se nuk është në nivel të kënaqshëm në kraha-sim me shtetet në regjion. Për hulum-time shkencore ndahen 0.4% e buxhetit e që është më i vogël në krahasim me shtetet fqinje. P.sh. në Turqi ekziston Ministria për inovacione shkencore, që zgjedh dhe motivon studentët që kanë prirje dhe orientime shkencore. Ndërsa te ne studentët që kanë prirje fare nuk ndihmohen dhe as që motivo-hen. Për këtë duhet të punojmë shumë në përkrahjen institucionale. Shqiptarët i kanë dhënë dhe i japin mjaft botës në lëmin e shkencës. Kjo u vërtetua me formimin e Albshkencës, e cila mbledh në gjirin e saj ekspertët shqiptarë më eminent nga gjithë bota. Për çdo vjet mbajnë kongres gjithëshqiptar shkencor ku referohen kumtesa për arritjet më të reja nga të gjitha lëmitë shkencore dhe me këtë vërtet duhet të mburremi. Një kongres i tillë i Albshkencës këtë vit u mbajt në Prishtinë. Na duhet të puno-jmë akoma më shumë për të arritur në hap me shtetet tjera të botës në lëmin e

shkencës bashkëkohore dhe të ndjekim shembullin e Ferid Muratit, i cili fitoi çmimin Nobel në mjekësi.

PAQJA: Feja apo Shkenca? Në këtë trajtë zhvillohen debate të shumta në media, konferenca e universitete të ndryshme në botë. Dr. Iljazi, a mund të bashkëjetojnë feja dhe shkenca? Ku bashkohen dhe ku ndahen? Si reflekton orientimi shkencor në besimin e njeriut tek Zoti dhe e kundërta – besimi në ori-entimin shkencor? A e pranon shkenca Zotin dhe si? Në lidhje me këtë, për-mendni disa teori dhe vepra shkencore të shkencëtarëve klasikë dhe bashkëko-hor që e mbështesin besimin në Zot?

Iljazi: Feja dhe shkenca janë binjakë. Të paditurit i ndajnë. Në realitet këto bashkëjetojnë. Jeta pa besim në Krijue-sin është asgjë, pakuptim, pa themel, pa vlerë. Ajo është dhembje e madhe, aventurë pa fitim, projekt pa garanci, ndërmarrje e pasuksesshme që sjell pendim dhe shkatërrim. Gabimi më fatal është kur shkencëtari mbyllet në kafazin e shkencës, ndërsa teologu në guackën e fesë. Kjo është ndërprerje e lidhjeve në mes dy ishujve, të cilën men-dimtari i shquar egjiptian, dr. Mustafa Mahmud e quan “dekadencë civilizuese”. Dituria, arsimimi, dhe shkenca janë urd-hër kuranor – adhurim, të cilin duhet ta kultivojë dhe zgjerojë çdo besimtar. Të gjitha nuancat e ngjyrave dhe formave të ndryshme në këtë galeri të multiuniversit nuk janë asgjë pos shprehje e fuqisë së Zotit të gjithëpushtetshëm, e diturisë dhe urtësisë së Tij që ka përfshirë çdo gjë. Andaj ngado që shkencëtarët kthejnë kokën lexojnë Librin e Tij të hapur, në të cilin janë regjistruar versetet e qarta. Kur lexojmë Kuranin jemi në fjalët e Tij, kur lexojmë librin e universit jemi në veprat e Tij, kur lexojmë librat shkencorë jemi në ligjet e Tij. Kur e lexojmë histo-rinë jemi në dëshirën dhe përcaktimin e Tij, ndërsa kur lexojmë për artin jemi në shkëlqesinë e emrave të Tij. Kurani flet për faktet dhe fenomenet shkencore një nga një, ndonjëherë qartë dhe me precizitet të rrallë, ndonjëherë në mënyrë alegorike, metaforike, por duhet thek-suar se për këto flet 14 shekuj para zbu-limeve të sotme shkencore. Kur flasim për Kuranin dhe shkencën bashkëkohore duhet të theksojmë se Islami i ka konsi-deruar gjithmonë si binjake, dhe ne sot në kohën kur shkenca ka hedhur hapa të mëdhenj përpara, ato vazhdojnë të

bashkeveprojnë dhe të përdorin edhe më shumë të dhëna shkencore të sigurta, me qëllim që të kuptohet edhe më mirë teksti i Kuranit. Islami është dhe mbetet përgjithmonë mik i sigurt i diturisë dhe shkencës, siç shihet qartë nga fjalët e Al-lahut të madhërishëm: “Por Allahu dësh-mon për atë që t'u zbrit ty, atë ta zbriti sipas dijes së Vet . . .” (En - Nisaë, 166)

Një shkencëtar bashkëkohor ameri-kan ka thënë: “Për të debatuar për mosekzistimin e Zotit, sot është e mun-dur vetëm në departamentin e filozofisë.”

Shkencëtari Buhner thekson: “Një eritrocit (rruaza e kuqe e gjakut) edhe pse në dukje tejet i thjeshtë, paraqet një gjë aq komplekse dhe është e pamundur që të krijohet nga materia jo e gjallë.” Toma Akuini thotë: “Deri më sot asnjë shkencëtar nuk e ka njohur tërësinë e një mize.” Albert Ajnshtajn, shkencëtari i mirënjohur botëror, del në skenë me këto fjalë: “Esenca e ndjenjës së besimit në shkallën më të lartë qëndron në atë që të njohim se në brendinë e krijesave,

Page 9: Revista Paqja, nr. 90, nëntor - dhjetor 2014

PAQJA 9Nr. 90 n NËNTOR/DHJETOR'14

të cilën gjë ne nuk e njohim kurrsesi, paraqitet Ai (Zoti) me ligjet më të për-sosura të mençurisë dhe të shkelqësisë së bukurisë më madhështore.”

PAQJA: Ju keni marrë pjesë në shumë tribuna dhe prezentime publike me karakter shkencor dhe fetar, në veçanti keni trajtuar librin e shenjtë Kuranin si mrekulli të Zotit për njerëzimin. Ku qëndron mrekullia e këtij libri dhe cili është dimenzioni shkencor i Kuranit? Cilët shkencëtarë botërorë, klasikë dhe bashkëkohorë, e pranojnë Kuranin si libër të Zotit – përmendni disa? Sa kor-respondojnë zbulimet dhe teoritë shken-core me Kuranin? Po si qëndron puna me librat e tjerë të shenjtë?

Iljazi: Në Kuran ekziston një numër i madh versetesh, të cilat vërtetojnë se Islami është fe shkencore. Njohu-ritë moderne shkencore ofrojnë rast të jashtëzakonshëm për shpjegimin e tyre. Versetet të cilat flasin për kozmosin dhe astronominë, mund të shpjegohen

vetëm mbi bazë të të arriturave shken-core bashkëkohore nga lëmi adekuate. Kurani nuk është vetëm libër sheriati dhe nuk është shpallur vetëm për lëmin e stilistikës, të retorikës, dhe gramatikës. Kurani është enciklopedi që ngërthen në veti etikën, politikën, psikologjinë, sociologjinë, historinë, mjekësinë, filo-zofinë, dhe embriologjinë me të gjitha etapat e zhvillimit embrional në mitrën e nënës. “Nuk mund ta paramendoj shkencëtarin e vërtetë, - thekson Ajn-shtajn, - i cili nuk kupton se themelet e vërteta të botës ekzistuese fillojnë me Mençurinë, e Cila i bën të kuptueshëm”. Andaj, shkenca pa fe ecën si njeriu i çalë, ndërsa feja pa shkencë i përngjan të ver-bërit, i cili i prek gjërat, por nuk i sheh. Kanti ka thënë: “Dy gjëra më pushtojnë shpirtin për të besuar te Zoti. Ato janë qielli me yje mbi mua dhe ligji moral në vetveten time.” Astronomi Kepler thotë: “Të faleminderit o Zoti im që ma bën të mundur t’u gëzohem krijesave Tua.” Koperniku thotë: “Si mund të largohesh

e mos të afrohesh kah i Plotfuqishmi dhe të mos krenohesh me Krijuesin e gjithësisë.” Lordi Kelvin, shkencëtar i madh anglez, e shpall haptas besimin e vet, duke përqeshur gjithë ata të cilët predikuan se jeta u krijua rastësisht (aksidentalisht). Ai shpreh habinë se si disa shkencëtarë nuk thellohen në argu-mentet e pamohueshme të ekzistencës së Zotit, i Cili manifestohet në mençurinë e ligjeve të përkryera të Tij.

PAQJA: Fenomeni i vdekjes është i pashmangshëm dhe për këtë pajtohen të gjithë, por si i vlerësoni ju përpjek-jet e disa shkencëtarëve amerikanë për zgjatjen e jetës me këputjen e disa krahëve me mikrometra të vogël të ADN-së, kështu duke ndërhyrë te gjen-et e njeriut? A mund të ketë sukses një përpjekje e tillë apo është e destinuar të dështojë? Pastaj fenomeni i klonimit të njeriut! Fenomeni i krijimit të njeriut në eprovetë! Fenomeni i ndërrimit të gjinisë! Me një fjalë, ku është kufiri i shkencës në këtë drejtim?

Iljazi: Përpjekjet e disa shkencëtarëve amerikan për zgjatjen e jetës me telom-erazë ende janë në fazë eksperimentale. Duhet akoma punë e gjatë dhe e mun-dimshme. Klonimi është proces i kre-acionit të organizmit të ri duke kopjuar informacionin gjenetik nga organizmi i njërit prind. Në një formë binjakët njëvezorë mund të merren si klonim, por në kohën e sotme më së shpeshti për-doret termi nuclear transfer (transmetim i bërthamës), për t’u përshkruar teknika e klonimit. Në këtë proces, bërthama (nucleus) e qelizës vezë (e cila përmban gjysmën e kromozomeve për individin e ri) mënjanohet dhe zëvendësohet me bërthamën e qelizës donatore (plotë-son kompletin e kromozomeve). Larja kimike ose shoku elektrik më pastaj e nxit ndarjen e qelizave në klonimin tera-peutik. Shumë shkencëtarë besojnë se qelizat që fitohen me këtë teknikë mund të shërbejnë për kultivimin e indit të ri për të shërbyer për transplatim dhe për shërimin e sëmundjeve të Parkinsonit ose të Alzheimerit. Pasardhësit e klonu-ar përmbajnë kodin gjenetik origjinal të mbajtur në ADN, por shkencëtarët thonë se faktorët tjerë ndikojnë në atë që kloni të jetë i ndryshëm nga prindërit e tij. Zbulimi i gjenomit njerëzor është njëri prej zbulimeve më të mëdha his-torikë. Mendohet se është më i madh se zbulimi i penecilinit dhe aterimit të

Page 10: Revista Paqja, nr. 90, nëntor - dhjetor 2014

PAQJA10 NËNTOR/DHJETOR'14 n Nr. 90

njeriut në Hënë. Ky zbulim ka qenë re-zultat i mundit të madh dhe hulumtimit të gjatë, në të cilin kanë marrë pjesë disa shtete perëndimore. Por kjo është një rezistencë dhe një revolucion, dëshirë e njeriut të garojë me natyrën dhe ligjet, si dhe dëshirë e shkencëtarëve të thonë: “Ja edhe ne, po ashtu, krijojmë”. Ata as-gjë nuk kanë krijuar, por vetëm kanë shtrembëruar dhe rrënuar atë që ekzis-ton. Pasardhësit e kafshëve të klonuara, pohojnë shkencëtarët kanë treguar se kanë shumë probleme shëndetësore siç janë tumoret, probleme kardiovaskulare, probleme me nyjet dhe shumë mal-formime dhe deformime trupore. Këto probleme, sipas disa shkencëtarëve, janë për shkak se qelizat e kafshëve të klonu-ara kanë pjesë më të shkurtëra të ADN (telomeres) në skajet e kromozomeve, të cilat janë të lidhura me procesin e plakjes së qelizave. Andaj klonimi nuk është kri-jimi i qenies njerëzore, gjegjësisht, nuk është krijimi prej hiçit, por rritje e qelizës së formuar, mu sikur farën e krijuar që e mbjell bujku. Çështja e klonimit është duke kaluar nëpër fazat më trishtuese si pranimi, kundërshtimi, mbrojtja, akuz-imi, protestat e të ngjashme, të cilat me të vërtetë na ftojnë të mendojmë rreth çështjes se a është duke i shërbyer shken-ca njeriut apo njeriu shkencës. A thua vallë shkenca është duke u përpjekur të krijojë njeri “të ri”, “të fortë”, “të madh”, “të vogël”, “sintetik”? Sidoqoftë kjo çështje aq shumë e diskutuar dhe aktuale nuk mund të mos u nënshtrohet normave dogmatike të religjionit, të cilat njeriun e përcjellin brenda origjinalitetit të vet, dhe të cilat nuk u nënshtrohen ndry-shimeve e as fantazive përplot reklamë e tjetërsim. Ekzistojnë disa fusha ku le-johet përdorimi i gjenomit njerëzor, siç është shërimi i sëmundjeve trashëguese, anomalive të lindura, malformimeve fa-tale si dhe për qëllime të tjera të shëndetit njerëzor. Ndërkaq sa u takon ëndrrave se do të riprodhohen (dyfishohen) Hitleri, Stalini, Betoveni apo Ajnshtajni, ato janë marrëzi shkencore dhe jermi të pabaza. Nëse vazhdohet me këtë marrëzi, atëherë nuk do të riprodhohen kolosë, por mon-strumë, si dhe nga laboratoret e tyre nuk do të del Ajnshtajni, por Frankenshtajni. Mençuria e Zotit deshti që të zgjedhë formën përparuese të shumimit, e kjo është çiftëzimi (parëzimi) andaj krijoi gjininë femërore dhe mashkullore të bimëve dhe shtazëve. Kështu, në këtë mënyrë, e bëri që pllenimi (mbarësimi)

i vezores me anë të spermatozoidëve të jetë fazë e domosdoshme në formimin e qelizës pjellore, e cila përmban lloje të ndryshme të gameve. Paralelisht me llo-jllojshmërinë e llojeve, edhe pasardhësit u bënë të shumëllojshëm. Kështu jeta u zbukurua me shumësinë mrekulluese të formave dhe të llojeve. Vëllezërit fil-luan të dallohen sipas formës, veçorive dhe talentit, bile-bile edhe vetë binjakët. Pra, jeta u shndërrua në një muzeum të pashoq (unitar) ku asnjë formë nuk përsëritet. Kështu u formuan 100.000 lloje merimangash, 270.000 lloje insek-tesh, ndërkaq asnjëri prej llojeve nuk është i njëjtë me llojin tjetër. Nga famil-ja e shpendëve, Allahu i Plotfuqishëm krijoi: pavodën, bilbilin, shqiponjën, skifterin, hutin e të tjera lloje me bukuri dhe dhunti të jashtëzakonshme. Mirëpo, njeriu bashkëkohor, me mosbesimin dhe marrinë tij, dëshiron që ta rikthejë jetën në zanafillën e thjeshtë, ta kthejë jetën në epokën e dyshimit, në epokën e fotokopjimit, e cila ka përfunduar para miliona viteve, duke menduar se bën diç të re. Kjo rikthesë biologjike do të jetë një shkatërrim i gjithë asaj që është arritur në lëmin e biologjisë dhe do ta kthejë njeriun në epokën e shumimit të mik-robeve dhe të bakterieve pararëndëse. Ato që pohojnë se do të riprodhojnë janë iluzione. Reprodukimi (dyfishimi) është një proces që ka të bëjë me formën, pamjen, veçoritë materiale, ndërkaq gje-nialiteti është diç tjetër që nuk ka lidhje me formën dhe pamjen trupore. Gjenial-iteti është fshehtësi shpirtërore, fshehtësi që nuk mund të reprodukohet dhe që s’ekziston në gjene. Për këtë shkak nuk trashëgohet gjenialiteti, denjësia morale dhe bujaria e fisnikëria. Ende nuk është formuar shtypshkronja që do të shtypte pejgamberllëkun e Sulejmanit, a.s., apo vuajtjet e Ejubit, a.s. Djali i Nuhit, a.s., ishte pabesimtar dhe asgjë nuk trashë-goi nga pejgamberllëku i babait. Këto janë vetëm karagjozllëqet e kohës sonë. Ky reprodukim i tyre s’është as krijim e as kreacion, e as diç e re. Por është një kopjim dhe bartje e thjeshtë e modeleve dhe krijesave origjinale të Allahut të Plotfuqishëm.

Allahu i Madhërishëm në Kuranin fisnik thotë:

“E posa të kthehet, ai në tokë vepron të bëjë shkatërrim në të, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E Al-lahu nuk e do çrregullimin (fesadin).” (El Bekare, 205)

PAQJA: Nga pikëpamjet shkencore, cila është prejardhja biologjike e njeriut? Nga dheu, sipas interpretimit kuranor, apo si rezultat i evolucionit? Apo ka ndonjë teori tjetër që e shpjegon ndry-she? Si e shpjegoni ju teorinë e evolu-cionit të Charls Darvinit dhe librin e tij “Origjina e Specieve” dhe interpretimet që i janë bërë hipotezës dhe veprës së tij?

Iljazi: Prejardhja e njeriut është nga dheu sipas interpretimit kuranor:

“O ju njerëz, nëse dyshoni për ring-jalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj që) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t'ju sqarojmë . . .” (El - Haxhxh, 5)

Shkenca vërteton që trupi i njeriut përmban 13 elemente kimike si dhe mikroelemente sikur bakri, zinku, mangani, kobalti, litiumi, stronciumi, alumini, siliciumi, plumbi, dhe arse-niku. Shkencëtarët pohojnë se të gjithë elementet e domosdoshme për ndërti-min e trupit të njeriut mund t’i gjeni në oborrin e shtëpisë suaj.

Ekzistojnë edhe teori dhe hipoteza tjera për prejardhjen e njeriut. Teoria e evolucionit është rezultat i filozofisë ma-terialiste që doli në sipërfaqe me rizgji-min e filozofive të lashta materialiste dhe u bë mjaft e përhapur në shekullin XIX. Personi që paraqiti atë që njihet si teo-ria e evolucionit ishte natyralisti amator anglez, Çarls Robert Darvin, i cili kurrë nuk pati rastin të merrte një edukim shkollor në biologji. Ai kishte vetëm një interes amator për natyrën dhe gjallesat.

Page 11: Revista Paqja, nr. 90, nëntor - dhjetor 2014

PAQJA 11Nr. 90 n NËNTOR/DHJETOR'14

Hipotezat e Darvinit nuk ishin bazuar në ndonjë zbulim shkencor a eksperi-mental. Ai pikëpamjet e tij i publikoi në librin e tij “Origjina e llojeve” me anë të seleksionimit natyror në vitin 1859. Darvini e dinte mirë se kjo teori kishte shumë mangësi. Ai e tregon vetë këtë, në këtë libër në kapitullin “Vështirësitë e Teorisë”. Këto vështirësi së pari kon-sistonin në të dhënat fosile, në organet komplekse të gjallesave që nuk mund të shpjegoheshin me rastësinë (p.sh. syri) dhe në instiktet e jetës. Gjatë zhvillimit të teorisë së tij, Darvini u impresionua shumë nga biologët evolucionistë para tij e në mënyrë të veçantë nga biologu francez, Lamark.

Sipas Lamarkut, gjallesat i kalonin veçoritë e fituara gjatë jetës së tyre nga një gjeneratë në tjetrën e kështu evoluan. P.sh. gjirafat evoluan nga antilopat nga gjenerata në gjeneratë, duke u përpjekur të arrinin degët më të larta të pemëve. Kështu Darvini e përdori “tezën e ka-limit të veçorive të fituara” të propo-zuar nga Lamarku si faktor bazë që i bëri gjallesat të evoluojnë. Por të dy, Darvini dhe Lamarku u gabuan, sepse në kohën e tyre jeta mund të studiohej vetëm me teknologji primitive. Fushat e shkencës si gjenetika dhe biokimia nuk ekzistonin as si emër, kështu teoritë e tyre mbështeteshin krejtësisht në fuqinë e imagjinatës. Nuk ekziston asnjë provë konkrete fosile që mbështet pamjen e njeriut, i cili reklamohet në mënyrë të pandërprerë nga mediet dhe qarqet akademike evolucioniste. Me penda në dorë evolucionistët prodhojnë krijesa imagjinare, por fakti që mund të harmo-nizohen me to përbën një problem tepër serioz për evolucionistët. Andaj, teoria e evolucionit është një dogmë antishken-core. Mrekullia e qelizës, ADN, bota e ARN, paraqesin dështimin e evolucion-istëve. Teoria e evolucionit ka qenë e paaftë të sigurojë një shpjegim të për-shtatshëm për ekzistencën e moleku-lave që janë bazat e strukturës qelizore, zhvillimet në shkencën e gjenetikës dhe zbulimi i acideve nukleike (ADN dhe ARN) shkaktuan probleme të reja për teorinë e evolucionit. Ligji i Dytë i Termodinamikës ose Ligji i Entropisë e hedh poshtë evolucionin. Teknologjia e përsosur e syrit dhe veshit mbetet pa përgjigje nga evolucionistët. Teoria e evolucionit është një teori e dështuar që në hapin e parë. As ligjet e probabilitetit, as ligjet e fizikës dhe kimisë nuk ofrojnë

ndonjë gjasë për formimin e rastësishëm të jetës. Andaj, konkluzioni është se teoria e evolucionit nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim i mbrojtur vetëm për të mirën e filozofisë materialiste, mashtrim i bazuar jo në shkencë, por në “shpërlarjen e trurit”, në propagandë dhe gënjeshtra.

PAQJA: Cila është mrekullia e ADN-së? Dhe kur jemi te ADN-ja, një pyetje tjetër që mund të ndërlidhet: Ka një in-terpretim nga Ajnshtajni se njeriu e vë në funksion vetëm 10% të potencialit mendor. Sa është e vërtetë kjo dhe si mund të shpjegohet e të kuptohet?

Iljazi: Molekula e quajtur ADN që gjendet në bërthamën e çdo 100 trilion qelizave të trupit tonë, përmban gjithë informacionin strukturor të njeriut. Informacioni që ka të bëjë me të gjitha karakteristikat e një personi që nga pam-ja e jashtme e deri në strukturën e or-ganeve të brendshme është e regjistruar në ADN me anë të një sistemi të veçantë kodimi. Informacioni në ADN është i koduar brenda sekuencës së katër bazave speciale që e ndërtojnë molekulën. Këto katër baza janë specifikuar si: A, T, G, dhe C. Të gjitha ndryshimet strukturore midis njerëzve varen nga ndryshimi në sekuencën e këtyre gërmave. Kjo është pak a shumë si një kasafortë të dhënash e përbërë prej 4 shkronjash.

Rregulli sekuencor i gërmave të ADN përcakton strukturën njerëzore deri në detajet e saj më të vogla. Përveç karakteristikave si gjatësia, sytë, flokët, dhe ngjyra e lëkurës, ADN e një qelize gjithashtu përmban dizejnimin e 206 kocakve, rreth 600 muskujve, e një rrjete me 2 milionë nerva optikë, 100 mili-

ard qelizave nervore, rreth 130 miliard metra enësh gjaku, dhe 100 trilion qel-izave. Nëse do të shkruanim informa-cionin e koduar në ADN, atëherë do të na duhej të përpilonim një bibliotekë gjigande me 900 volume enciklopedike me 500 faqe secili. Në vitin 1953, puna e shkencëtarëve James Watson dhe Fran-cis Crick mbi ADN hapi një faqe të re në shkencën e gjenetikës. Sipas studimeve shkencore njeriu mund të shfrytëzojë deri në 13% të kapacitetit të trurit (gjen-itë). Pjesa tjetër e energjisë mbetet thellë e deponuar si thesar i pashfrytëzuar. Ndoshta në të ardhmen e afërt njeriu do të ketë mundësi të rrit këtë përqindje.

PAQJA: Si shpjegohen orientimet e ndryshme seksuale nga pikëpamjet shkencore biologjike? Më intereson veçanërisht orientimi homoseksual për të cilin sot debatohet shumë dhe jo rrallë herë ka përpjekje publike nga qarqe të ndryshme që të pranohet e drejta e ori-entimit të tyre seksual dhe këtë duke u thirrur se orientimi homoseksual s’është sëmundje, por është gjenetike që mund t’u ndodhë njerëzve, madje edhe disa krijesave tjera si kafshëve etj. Sa qën-dron kjo?

Iljazi: Dr. Dean Hamer, një prej gje-netistëve më të mëdhenj në botë, aktivist gay dhe vetë gay thotë në revistën “The science of Desire P. Copeland and D. Hamer (1994)”: “Nuk mund të thuhet se ka një gjen gay.” Arkivat e përgjithshme të psikiatrisë f. 50, nr.3, pasi analizuan me kujdes të gjitha studimet e rëndë-sishme biologjike mbi homoseksual-itetin nuk gjetën asgjë që të mbështesë teorinë e shkakut biologjik të homosek-sualitetit. Shkencëtarët psikiatër Frid-man dhe Drëney shkruajnë në ‘Jour-nal of Neuropsychiastry’, vol. 5, nr. 2, Spring 1993 thanë: “Pavarësisht se gjet-jet e kohëve të fundit neurobiologjike sugjerojnë se homoseksualiteti është i përcaktuar gjenetikisht dhe biologjk-isht, nuk ka asnjë provë shkencore për model biologjik të homoseksualitetit.” Andaj lista e shkencëtarëve me renome botërore dhe e punimeve të tyre tregojnë se homoseksualiteti nuk është i lindur (gjenetik), është shumë e madhe.

Por, aktivistët e heshtjes gay janë përpjekur me mjeshtëri ta zhvendosin vëmendjen nga këto të vërteta dhe të flasin për orientim seksual dhe jo për sjellje seksuale, duke e ditur mirë që pranueshmëria publike është shumë e

Page 12: Revista Paqja, nr. 90, nëntor - dhjetor 2014

PAQJA12 NËNTOR/DHJETOR'14 n Nr. 9012

madhe kur thuhet se homoseksualiteti është i lindur. Homoseksualiteti është një sjellje seksuale e pashëndetshme dhe pranimi i saj publik është me pa-soja të rrezikshme. Sëmundjet seksuale transmitive të homoseksualitetit janë: viruset, bakteret dhe mikroorganizmat tjerë. Gazeta “San Francisko Cronicle” më 15 janar të vitit 2008 njoftoi se në komunitetin gay të qytetit ishte shfaqur një lloj stafilokoku rezistent ndaj çdo lloj antibiotiku. Sidomos problem të madh paraqesin sëmundjet transmitive viru-sale siç janë: HIV/AIDS, virusi papiloma human (HPV), virusi i herpesit simplex (HSV) dhe virusi i hepatitit B. Te ho-moseksualët dyert hyrëse janë: mukoza e regjionit anal. Një nga sëmundjet më të rënda që është e pranishme te homosek-sualët është kanceri i zorrës së trashë. Sipas revistës amerikane “Kujdesi klinik për Amerikën e Veriut”, e botuar në vitin 2004 bën me dije se 65% e njerëzve me kancer kanë qenë homoseksualë. Është e tepërt të thuash se përdorimi i drogës te homoseksualët është në nivele dësh-përuese dhe tmerruese.

Kriminologë të panumërt kanë dhë-në statistika lebetitëse për dhunën që shfaqin homoseksualët. Në fund, mund të konkludojmë se homoseksualiteti është sëmundje e rëndë që dëmton in-dividin dhe shoqërinë dhe mu për këtë, Krijuesi ynë i Plotfuqishëm aq rëndë e dënon, ashtu siç e dënoi aq ashpër po-pullin e Lutit a.s.

PAQJA: Dr. Iljazi, ditëve të fundit bota po përballet me rrezikun e përhapjes së virusit Ebola. A mund të na tregoni se çka është ky virus, si shkaktohet, cilat janë pasojat dhe si mund të mbrohemi prej tij? A rrezikohet Kosova nga virusi Ebola?

Iljazi: Ebola është përshkruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), si një nga sëmundjet më të fuqishme virale të njerëzimit. Rastet e tanishme që filluan në mars të këtij viti, kanë marrë jetën e më shumë se 5000 personave nga 14.000 të infektuar në Af-rikën Perëndimore, kryesisht në Guine, Siera Leone dhe Liberi. Ekzistojnë pesë lloje të dallueshme të Ebolës dhe norma e mbijetimit varion nga 25 deri në 90%. Deri më tani, nuk ka vaksinë të licencuar për Ebolën, ndonëse disa po testohen. Kosova deri për momentin nuk është e rrezikuar nga Ebola. Ebola u trans-metohet njerëzve nëpërmjet kontaktit të afërt me gjakun ose lëngjet e trupit

të kafshëve të infektuara. Ebola mund të kalohet edhe nga njëri njeri te tjetri, përmes kontaktit me gjakun ose lëngjet e trupit. Prekja e trupit të personave të vdekur prej virusit, mund të jetë shkak për transmetimin e sëmundjes. Koha nga infektimi në shfaqjen e simptomave është nga dy deri në njëzet e një ditë. Për sa kohë njerëzit përmbajnë në gjak dhe në sekrecionet e tyre virusin, ata mbeten të infektuar. Simptomat fillestare përm-bajnë ngritjen e papritur të temper-aturës së trupit, dhimbjen e muskujve, plogështinë e përgjithshme, dhimbjen e kokës dhe fytin e thatë. Simptoma të tjera janë të përzierat, diarreja, skuqja e lëkurës dhe dëmtimi i funksioneve të veshkave dhe mëlçisë. Në disa raste, simptomat përfshijnë hemorragji të brendshme dhe të jashtme. Pastrimi dhe dezinfektimi i vazhdueshëm i fer-mave mund të largojë virusin. Kontakti me kafshët duhet të jetë i mbrojtur nga dorezat dhe përparëset. Mishi i kafshëve duhet të gatuhet mirë përpara se të shër-behet për ngrënie. Është e nevojshme të shmanget kontakti me personat e infektuar me Ebola dhe në raste të do-mosdoshme të vishen veshje mbrojtëse. Duhet të lahen duart pas vizitave në spitale ose kujdesit për të infektuarit në shtëpi. Viktimat e Ebolës duhet të var-rosen sa më shpejt dhe sa më me siguri. Disa vaksina po testohen, por asnjëra nuk është miratuar për përdorim klinik. Një nga ilaçet e patestuara, Zmapp, është përdorur te dy misionarë amerikanë që kanë dhënë rezultate përmirësimi. Po ashtu, i është dhënë një prifti spanjoll, i cili më pas vdiq. Efektet anësore nuk janë të njohura, por Organizata Botërore e Shëndetësisë po e përdor në raste të

izoluara. Disa produkte Zmapp-i, që janë zhvilluar nga një kompani ameri-kane farmaceutike, janë dërguar në Af-rikën Perëndimore. Kompania thotë se e ka dhënë trajtimin falas. Në Kanada janë dërguar 1000 mostra të ilaçit eksperi-mental të prodhuar nga laboratorët qe-veritarë. Më parë janë marrë rezultate pozitive nga testimet te kafshët, por nuk janë testuar akoma te njerëzit.

PAQJA: Sa i kushtojmë rëndësi shën-detit? Jemi dëshmitarë se kohëve të fun-dit rrezikohemi nga sëmundje e viruse të ndryshme në botë që po marrin jetë njerëzish, si: kanceri, AIDS-i etj? Sa po punon bota në parandalimin e sëmund-jeve dhe viruseve globale? Çfarë na thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë? Cilat ushqime dhe pije na rekomandoni të konsumojmë? Çka na rekomandon diçka tjetër përveç konsumit cilësor?

Iljazi: Ne pak i kushtojmë rëndësi shëndetit. Në mjekësi vlen thënia: ‘Më mirë të parandalosh se të kurosh’. Sot jemi të kanosur nga sëmundjet virale, kardiovaskulare, kancerogjene, si dhe nga mbipesha e cila sipas OBSH është regjistruar si sëmundje bashkëkohore me reperkusione të rënda në organizëm. Mungesa e edukimit shëndetësor, njo-hurive për sëmundjet, për parapengimin e tyre, regjimi joadekuat higjeniko-di-etetik, mënyra joefikase e të ushqyerit janë faktorë që kontribuojnë në zhvilli-min e sëmundjeve. Përdorimi i frutave të freskëta, ushqimi vegjetabil, mospërdor-imi i alkoolit, duhanit, emulgatorëve me origjinë shtazore, pijeve të gazuara, dhe aktiviteti fizik janë garancë për shëndet të mirë.

PAQJA: Mesazhi juaj për fund?Iljazi: Dituri, unitet, dashuri, dhe

punë të pandërprerë për mirëqenien e familjeve tona, atdheut, dhe kombit tonë. Zhvillim dhe përparim në shkencë që të bëhemi model-shembull për tjerët. Mos ta harrojmë thënien e Profetit tonë të bekuar: “Ai i cili i ka dy ditë të njëjta (në arritje), është në humbje të sigurt.”

PAQJA: Në emër të revistës “PAQJA” ju falenderojmë shumë që gjetët kohë t’iu përgjigjeni këtyre pyetjeve në këtë intervistë. Ishte kënaqësi dhe nder.

Iljazi: Faleminderit edhe juve dhe sukses revistës suaj.

Intervistoi: Labinot KUNUSHEVCI

Page 13: Revista Paqja, nr. 90, nëntor - dhjetor 2014

PAQJA 13Nr. 90 n NËNTOR/DHJETOR'14

Sara KHORSHID/http://www.huffingtonpost.com/

Nënat e ardhshme të klasës së mesme në Egjipt e dinë çfarë u duhet të përgatiten për lindjet e

ardhshme, duke përfshirë kërkesat fi-nanciare për të lindjet e fëmijëve në spit-alet private. Dikush mund të mendojë se nëna thjesht duhet të paguajë adminis-tratën e spitalit dhe sallën operative. Por nuk është kjo; ato duhet të përgatiten t’i japin bakshish motrave që u shërbejnë si dhe atyre që ishin të pranishme, por që s’ishin caktuar të përkujdesen për to.

Ky nuk është rasti vetëm ku klasa e mesme e egjiptianëve janë të obliguar të paguajnë për shërbimet që nuk i mar-rin ose që nuk i duan. Një tjetër shem-bull tipik janë obligimet e poseduesve (pronarëve) të veturave kundrejt ‘sajive’. ‘Sajiu’ është person, mashkull ose femër, që njëanshëm vendos të jetë përgjegjës për të caktuar se ku duhet të parkohen veturat në rrugë; frikëson pronarët e ve-turave që të paguajnë për këtë shërbim – pa marrë parasysh se a kanë nevojë a jo – ndonëse rrugët janë hapësira publike dhe ‘sajitë’ nuk kanë ndonjë deklarim ligjor për rrugët që ata kontrollojnë.

Egjiptianët e klasës së mesme që përballojnë situata të shumta të këtilla në jetën e tyre të përditshme zor të ankohen me sfida të këtilla me të cilat përballen që detyrohen t’i përmbushin jashtë çdo kornize ligjore. Në rend të parë, nuk ka ndonjë entitet për t’u an-kuar. Praktikisht nuk është e dobishme t’i ankohesh policisë. Në fakt, nuk është e pazakontë në Kajro sorollatja e personelit të paguar nga rangu i ulët i policisë rreth individëve; ata presin t’u ofrohen para në shkëmbim të një ndihme për të gjetur një vend të mirë parkimi, ose për t’i lejuar qytetarët që të shkelin rregullat e trafikut – ose ndon-jëherë në këmbim të asgjëje.

Problemi është pjesë e një konteksti të komplikuar ku mungesa e efikasitetit të shtetit dhe dështimi për t’i siguruar qytetarit nevoja elementare ose mbajtja e ligjit dhe rendit në mesin e shoqërisë, ka krijuar një marrëdhënie të çuditshme mes klasave të shoqërisë. Shumë nga masat e margjinalizuara janë të privuar nga nevojat e shumta elementare, gjë që

i detyron të kërkojnë burime të të ard-hurave dhe mbështetje jashtë kornizave formale të sektorëve të institucionali-zuara. Ata shpesh kërkojnë forma të përkrahjes prej bashkë-egjiptianëve të klasës së mesme, të cilët të paprivi-legjuar mund të arrijnë dhe t’ia dalin relativisht komod.

Fakti se më fatlumët në klasën e mesme kanë pasur disi një jetë më të përshtatshme – kanë pasur edukim më të shtrenjtë dhe kanë marrë paga më të mëdha – i lë ata me obligime de fak-to kundrejt atyre që nuk i kanë pasur këto. Normalisht në çdo vend, të pasurit ligjërisht janë të obliguar të paguajnë taksa më të larta, të cilat përfundimisht duhet të shkojnë drejt të varfërve si shër-bime të siguruara nga shteti. Por prob-lemi në Egjipt është se shteti dështon të sigurojë këso shërbimesh në mënyrë efikase, e kjo është një barrë shtesë për klasën e mesme: Jo vetëm që duhet të sigurojnë për vete shërbime bazike që në një farë mënyre do të duheshin të sigurohen nga shteti (ata paguajnë për edukim të shtrenjtë privat, kujdes shën-detësor, etj.), por ata po ashtu duhet të jenë burim i mbështetjes për masat e paprivilegjuara, që janë – nga ana e tyre – të shtrydhura nën vështirësi më të ash-pra ekonomike.

Do të jetë e dobishme në këtë kon-tekst të vështrohet më detajisht struk-tura klasore e vendit. Ashtu siç e vë në pah sociologu egjiptian Ahmed Zayed në një artikull1 për ‘Al Hayat’, klasa e mesme egjiptiane është bërë më e shumëllojtë (shoqërisht dhe ekonomiki-sht) dhe më shumë shtresore viteve të

fundit. Segmentet e saj të larta dhe të ulëta përbëhen nga ndërmarrës që aspi-rojnë të fitojnë ndikim dhe pushtet dhe të bashkohen me klasën e lartë elitare. Ata tentojnë të izolojnë veten nga ma-sat, duke jetuar në komplekse luksoze të kangjellosura në periferi. Pranë klasës së mesme vjen “shtylla” e kësaj klase siç i emërton Zayed: këta janë “doktorët, eprorët policorë, profesorët universitarë, inxhinierët, avokatët, teknokratët dhe tjerët” që përpiqen të evitojnë rënien në shtresën e ulët socioekonomike duke i dhënë kujdes të veçantë sigurimit të cilësisë së edukimit për fëmijët e tyre.

Përfundimisht, pjesa e poshtme e klasës së mesme është e zënë nga segmenti më i madh, të punësuarit e papaguar dhe punëtorët, të hyrat e të cilëve përafrohen me të shtresës së ulët në aspektin e cilësisë së jetës. “Ky seg-ment nuk po përjeton vetëm krizën për ekzistencë, por po vuan humbjen dhe frikën konstante prej rënies në klasat e ulëta”, - thekson Zayed. Ata lakmojnë edukimin e fëmijëve të tyre, por mund të përballojnë vetëm edukimin publik ose të cilësisë më të ulët që edhe më tepër ua kërcënon të ardhmen e tyre.

Në fundin e strukturës socioeko-nomike të Egjiptit janë shumica e egji-ptianëve, të varfërit. Në mesin e tyre janë sajitë, infermieret, shërbëtoret, pastruesit, shitësit joformal në rrugë, pastruesit e rrugëve, rojet e sigurisë, pu-nëtorët e fabrikave, etj. Disa nga këta mund të vënë ushqim në tavolinë e disa prej tyre janë aq të varfër saqë ‘prekin fundin’. Ata kryesisht janë të koncen-truar në lagjet e varfra të qyteteve, hapë-

Si po e thellon tensionin mes klasave dështimi shtetëror në Egjipt

Page 14: Revista Paqja, nr. 90, nëntor - dhjetor 2014

PAQJA14 NËNTOR/DHJETOR'14 n Nr. 90

sirave rurale dhe në Egjiptin e Epërm (v.j. pjesa e mesme e territorit të Egjiptit, njihet edhe si Egjipti i Mesëm). Fakti se ata mund të përballojnë vetëm eduki-min publik për fëmijët e tyre, që është esencial për një cilësi të dobët, i lë ata të dënuar dhe të paaftë për të lëvizur përpjetë në shkallën socioekonomike.

Si është puna me klasën e epërme – elitën? Këta posedojnë pasuri si dhe pushtet e ndikim, duke përfshirë edhe kontrollin e aparatit shtetëror. Ky seg-ment i vogël u okupua nga magnatët e mëdhenj që përfituan momentin në dekadën e fundit në sundimin e Mubarakut, një dekadë gjatë së cilës korrupsioni dhe kapitalizmi mik2 u bënë thuaja dominues.

Marrëdhëniet mes shtetit egjiptian dhe klasave sociale, dhe si këto marrëd-hënie “dërguan sektorë të rëndësishëm të klasës së mesme të revoltohen kundër regjimit egjiptian të Mubarakut” u anali-zuan nga sociologu Hazem Kandil i Universitetit të Kalifornisë, Los Anx-helos, në një studim3 më 2012. “Para-doksalisht”, shkruan Kandil, “regjimi i Mubarakut mbajti afër vetes klasën e mesme për një kohë të gjatë dhe kjo e fundit përfitoi prej marrëdhënieve të saj me regjimin. Sidoqoftë, reformat neo-liberale të ndërmarra së fundmi minuan shumë nga arritjet materiale dhe politike të klasës së mesme, duke favorizuar në vend të tyre klasën e re të magnatëve kapitalistë të lidhur me regjimin. Kjo krijoi një zhgënjim gjithëpërfshirës në klasën e mesme”.

Ky ishte shkaktari që çoi në trazirat e janarit të 2011-tës. Më shumë se tri vite më vonë, situata ndryshoi për më keq. Presioni mbi klasën e ulët dhe të mesme po rritet për shkak të dështimit të vazhdueshëm të shtetit për të ndarë një nivel të pranueshëm të efikasitetit si dhe mungesën e sundimit të ligjit, që re-zulton në rrënjët e thella të korrupsionit dhe në dobësimin e shtetit pas tri viteve të protestave dhe trazirave politike.

Indikatorë të ndryshëm demonstro-jnë dështimin në rritje të shtetit dhe mungesën e efikasitetit: 1. Ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë dhe errë-sirës, një problem që arriti kulmin në verë dhe se qeveria pranoi se ndoshta mund ta zgjidh plotësisht në të ardhmen e afërt. 2. Kriza e edukimit primar qe-veritar. Egjipti renditet si vendi më i keq në botë në cilësinë e edukimit primar (v.j. fillor) në bazë të Raportit Global të

Konkurrencës që nxjerr Forumi Botëror Ekonomk; 3. Dështimi i vazhdueshëm shtetëror në zgjidhjen e problemeve aq të thjeshta sikurse janë grumbujt në rritje të bërllokut në rrugët e Kajros.

Regjimi i tanishëm, i udhëhequr nga presidenti Abdel Fattah al Sisi, po pro-von t’u jep shpresë klasave të ulëta dhe të mesme duke propaguar mega projekte sikurse është projekti i Kanalit të Suezit, duke e rritur pritshmërinë për një cilësi më të mirë të jetës në të ardhmen. Por Sisi nuk ka treguar shenja konkrete se ai ka një plan të vërtetë për të reformuar shtetin dhe për të luftuar korrupsionin. Gjithashtu, ai nuk ka treguar se dety-rimi do të hiqet së shpejti për egjip-tianët e klasës së mesme dhe të ulët. Përkundrazi, ligjërimi i regjimit vë në theks përgjegjësinë e qytetarëve për të mbështetur veten e tyre në krahasim me përgjegjësinë e shtetit, si pjesë e një kon-trate sociale. Dhe me iniciativa sikurse Fondi Tahya Masr, qeveria aktualisht po kërkon prej njerëzve bamirësi. Sisi vazh-dimisht thotë në fjalimet e tij se çfarëdo dështimi nga qeveria për të kapërcyer problemet e tanishme ekonomike do t’i atribuohet dështimit të qytetarëve për të “punuar fort” dhe bashkëpunuar me qeverinë në mënyrë që t’i ndihmojë asaj që t’i përmbush objektivat.

Pak e kupton ai se masat e thërrmuara dhe klasa e mesme e shtrënguar e vendit tashmë po punojnë shumë duke bërë aq sa munden, duke zgjedhur alternativa për të kompensuar mungesën e shtetit. Kundër këtij sfondi, klasa e mesme mund të marrë fund që të jetë në gjen-dje të veprojë si një lidhje mes masave të margjinalizuara në njërën anë dhe elitës së privilegjuar dhe qarqeve vendimmar-rëse në anën tjetër. Viteve të fundit, klasa e mesme ka zgjeruar shoqërinë civile, duke i siguruar mbështetje domethënëse përballë punës së palevërdishme zhvil-limore dhe bamirëse. Po ashtu, aktive

politikisht, klasa e mesme kaloi kërke-sat e të varfërve për qarqet vendimmar-rëse në emrin e tyre përmes kanaleve ekzistuese politike. Nuk është e çudit-shme se egjiptianët e klasës së mesme ftonin për “drejtësi sociale” përkrah të varfërve në protestat e 2012-tës e 2013-tës me sloganin e famshëm “bukë, liri, drejtësi sociale, dinjitet njerëzor”.

Por këto kanale tanimë janë mbyl-lur. Që nga 3 korriku i 2013-tës, regjimi ka ndërmarrë një seri të masave për të shtypur shoqërinë civile dhe të dobësojë rolin e tyre. Në një rast në lidhje me këtë, një çift i ri, të cilët po udhëhiqnin një shoqatë që realizonte fushatë për reha-bilitimin e fëmijëve të rrugës dhe për higjienë u arrestuan4 në maj mbi akuzat për trajnimi e fëmijëve për të destabi-lizuar vendin. Edhe më e habitshme, qeveria ka propozuar një draftligj5 për OJQ-të që kritikët thonë se kjo do ta fusë edhe më tepër në shtet shoqërinë civile, aktivitet dhe financimin e saj, do t’i nënshtrojë tërësisht OJQ-të ndaj shtetit. Duke pasur parasysh këto mashe dhe tjerat, shteti po lë pak e më pak ka-nale për klasën e mesme që t’i ndihmojë klasës së ulët ose t’i mbrojë ata në një kornizë të institucionalizuar dhe ligjore.

Masat tani janë të durueshme me vigjilencë. Atyre ende nuk u janë marrë të drejtat nga shteti dhe elitat që i rretho-jnë, megjithëse ata vazhdojnë të presin mbështetje nga segmentet që janë në gjendje më të mirë në mënyra të ndry-shme. Për disa kohë, ata do të presin dhe shohin nëse regjimi i tanishëm mund t’ua bëjë jetën e tyre më të mirë ose tjetër fare. Por nën sipërfaqen e këtij stabiliteti të përciptë, marrëdhënia mes klasave të shoqërisë po përjeton tensione të thel-la. Askush s’mund të parashikojë çfarë saktësisht se çfarë do të ndodhë nëse del ndonjë shkak për të destabilizuar vendin. Ne kemi mësuar prej janarit të 2011-tës se stabiliteti sipërfaqësor mund të jetë bishtnues dhe fals. n

1 http://www.al-monitor.com/pulse/ar/sites/almonitor/contents/articles/culture/2014/05/egypt-middle-class-rise-fall.html2 Crony Capitalism, një term që përshkruan një ekonomi të plaçkitjes ligjore, në të cilën suksesi në biznes varet në marrëdhëniet e ngushta mes njerëzve të biznesit dhe zyrtarëve qeveritarë.3 http://www.tandfonline.com/doi/abs/10.1080/13629395.2012.694044#.VFpocvmUfF44 http://www.madamasr.com/news/mother-defends-daughter-accused-exploiting-street-children5 http://www.hrw.org/news/2014/07/14/egypt-draft-law-threatens-independent-organizations

Page 15: Revista Paqja, nr. 90, nëntor - dhjetor 2014

PAQJA 15Nr. 90 n NËNTOR/DHJETOR'14

Gazeta politike kroate ‘7 dnevno’ këto ditë hodhi edhe në web-faqen e saj http://www.dnevno.

hr/ një lajm senzacional, nën siglën, ALARMANTE, ku në mes tjerash thuhet se në Evropë kishat gjithnjë e më shumë po zbrazen, nuk ka më besimtarë që i viziton, madje edhe disa po mbyllen, disa po shndërrohen në shitore, klube të natës e disa të tjera edhe në xhami. Po sjellim në vazhdim shkrimin e kësaj gazete:

“Evropa, dikur siç njihej nga të

gjithë si ‘djepi i krishterimit’, dita-ditës po shënon rënie drastike të besimtarëve krishterë që pasojnë me devotshmëri besimin e tyre. Kryesisht bëhet fjalë për rënien dramatike të interesimit për fenë krishtere, ndonëse disa sa për ngush-ëllim thonë: ‘Krishtin PO, por Kishën JO’, duke e lënë kështu diku anash përkushtimin kishtar në praktikë, gjë që realisht do të thotë edhe ndërprerje e çdo adhurimi individual. Shifrat që e dëshmojnë këtë janë trishtuese. Në

Britaninë e Madhe në 50 vitet e fundit janë mbyllur rreth 10.000 kisha. Në Holandë në 20 vitet e fundit 250 kisha katolike e protestante janë shitur për qël-lime të ndryshme, krysisht janë blerë nga muslimanët dhe janë shndërruar në xhami. Gjermania po shënon rënie të tillë katastrofale. Rreth 400 kisha janë mbyllur, 60 prej të cilave janë katolike dhe tashmë janë shndërruar në objekte për qëllime tjera. Parashikimet janë që në vitet e ardhshme të rrënohen mbi 15.000 kisha, sepse thjesht ato nuk janë më të vizituara nga askush. Disa po shtrojnë pyetjen se pse po ndodh kjo? Teoricienët e ideve konspirative lidhur me këtë tekst do të mbeten të stepur dhe nuk do të arrinin dot të merreshin me fshehtësitë shoqërore, sepse as ata e askush tjetër nuk mund të bindin më ndonjë krishterë që ka braktisur fenë e tij, ta praktikojë atë, t’u përkushtohet shenjtërive të tyre, të lexojnë fjalën e zotit, të shkojnë në ritual fetare etj. Më lehtë është që faji t’i hidhet dikujt tjetër, e ne këtu nuk do ta bëjmë atë, por do të përpiqemi të ngushëllojmë zemrën krishtere. Për dallim nga krishteri i sot-shëm në Evropë, ai i mëhershmi bile edhe me çmimin e jetës së tij sakrifikon-te çdo gjë për nder të Eukaristisë – ditën e diel. Ata e shpërndanin fenë e tyre pa i pasur mjetet e komunikimit çfarë i kemi sot, së këtejmi atyre kishte që u bashkëngjiteshin. Shërime dhe ndodhi të çuditshme, ndodhnin rëndom. Tani vetëm pak çudira e shërime. Po, nëse shohim në vepër, punën e apostujve, do të shohim se krishterët e hershëm e kuptuan fjalëpërfjalë porosinë e Je-zusit, se ata që do t’i besonin atij, ai do t’u bënte atyre në trupin e tyre mrekulli. Pra jemi në thelbin e përgjigjes, në pyetjen se përse tani kishat janë boshe, pa asnjë njeri dhe përse gjithnjë e më shumë po shndërrohen në qendra tregtare, klube nate dhe në xhami. Është shuar zjarri, entuziazmi që ka karakterizuar kishën e hershme, mungon elani i krishterëve për përtëritje shpirtërore, ashtu sikurse ishte shfaqja e murgërisë, ngjeshja e radhëve të të varfërve, ose të mos shko-jmë larg në të kaluarën, po të shohim

NË EVROPË KISHAT PO MBYLLEN XHAMITË PO LULËZOJNË

Page 16: Revista Paqja, nr. 90, nëntor - dhjetor 2014

PAQJA16 NËNTOR/DHJETOR'14 n Nr. 90

të tashmën se si jeton sot kisha në disa anë të botës, ku vërehet një ringjallje shpirtërore. Krishterët në disa pjesë të Afrikës dhe Amerikës, mu tani po gëzo-jnë përjetimin e kënaqësisë, duke marrë Ungjillin nga krishterët e hershëm. Të varfër në aspektin material, por të pa-sur në atë shpirtëror, nuk i kanë përf-illur paradigmat materialiste që kanë ngulfatur ‘lirinë kolektive evropiane’. Në Holandë bie fjalë hetohet një ngritje diç më e madhe e krishterimit te të rinjtë, gjë që ka bërë që bashkësitë krishtere të fitojnë atë që ishte humbur dhe kishte munguar në shoqëritë e tyre: ndjenjën e kolektivitetit dhe përkatësisë.

Megjithatë kthimi kah kisha në Hol-andë ndonëse po ndodh, po ndodh tepër ngadalë, po grumbullohen bashkësi të vogla kudo rreth katedralave ku po i përkushtohen predikimit. Më herët nuk kishte shpallje të shumta, por kishte më shumë adhurues, grumbulloheshin rreth altarit të lutjes, kishin fuqinë e frymës së shenjtë që inkurajonte ungjillizimi. Dre-jtoheshin njerëzit e mëdhenj e të vegjël, të ashtuquajtur njerëz të rëndom, por edhe ata që kishin pozita të larta. Kishte edhe të tillë që dilnin si misionarë. Im-ponohet pyetja: ‘Nëse është Ungjilli i njëjtë dhe e njëjta frymë, atëherë çfarë ndryshoi prej atëherë e gjer tani?! Ka ndryshuar qasja. Krishterët më nuk kanë përgjegjësi për botën e pashpëtuar, ashtu siç kanë ndier më parë vëllezërit e tyre të hershëm. Ekziston opinion se e tërë përgjegjësia për t’iu drejtuar botës në predikim u takon klerikëve, por Jezusi u pat thënë të gjithëve që ishin mbledhur rreth tij, edhe pastorëve edhe laikëve:

‘Shkoni nëpër gjithë botën dhe pre-dikoni lajmin e gëzueshëm çdo krijese. Kush e beson, do të shpëtojë, kush nuk do ta besojë - do të dënohet. Kuptojmë se Jezusi nuk u tha vetëm ‘shkoni!’, por qartë u tha se çfarë do të ndodhë me ata që e besuan, pra u garantoi sukses. Po ashtu u tha se korrja është e madhe, kurse punëtorë që korrin ka pak. Nuk tha se mbjellja është e madhe, por kor-rja, sepse ai gjatë gjithë qëndrimit të tij në tokë, veçmë e kishte bërë mbjelljen, kështu që pritej të dilnin besimtarë që do ta bënin korrjen. Pra mbetej korrja, peshkimi i shpirtave. Kthimi i kishës në themelet e saj mbështetëse, e kjo është ungjillizimi i saj, do të sjellë edhe kth-imin e shpirtrave, ashtu që hapësirat e zbrazta të kishave të mbushen. Mirëpo

kisha para së gjithash duhet të kthehet në ‘dhomën e lartë’, për ta marrë fuqinë nga fryma e shenjtë, pa të cilën çdo punë për zotin, është e dënuar vetëm si përpjekje e mirë. Është thënë disa herë gjer më tani, se si asnjëherë më parë Ev-ropës i duhet diçka konkrete. Atëherë a mund t’i ofrohet asaj diçka globale?! Përtëritja karizmatike është në kthimin tek e vjetra. Vetëm na duhet ta pranojmë e ta zbatojmë”, - përfundon analizën e tij Dražen Bušić në gazetën ‘7 dnevno’, e që e përcjell edhe web faqja e kësaj gazete http://www.dnevno.hr/vjera/iz-zivota-crkve/122038-alarmantno-crkve-u-europi-su-prazne-postaju-shoping-centri-nocni-klubovi-i-dzamije.html

Poshtë shkrimit tërheq vërejtjen një koment i një lexuesi boshnjak me emrin Kemal Skrgić, i cili cek një mendimtar të ketë thënë: “Muslimanët filluan të ngelin mbrapa kur ia nisën të largohen prej Islamit, kurse krishterët filluan të përparojnë kur ia nisën të largohen prej krishterimit”. Po ashtu vërehet edhe për-pjekja sizifiane e autorit të gjejë shkaqet për pasojat atje ku nuk janë relevante, duke harruar ose kaluar në heshtje skandalet pedofiliste të prifterinjve dhe dhjetëra marifetllëqe tjera që janë bërë përditshmëri në kisha. Ai po ashtu fton në kthimin te rrënjët te praktika e her-shme e krishterimit, duke e idealizuar atë, pa u ndalur në historinë e përgjak-shme të kryqëzatave. Thirrja në bazat fundamentale, kur bëhet nga muslima-nët, zakonisht quhet fundamentalizëm, ekstremizëm dhe terrorizëm.

Përktheu A.A

Page 17: Revista Paqja, nr. 90, nëntor - dhjetor 2014

PAQJA 17Nr. 90 n NËNTOR/DHJETOR'14

Dr. Barrie Trower është fizikan bri-tanik i specializuar në teknologji-në e mikrovalëve. Ka punuar për

marinën ushtarake britanike dhe ka qenë anëtar i shërbimit sekret britanik MI6. Trower është një burrë tamam trim e i guximshëm, kur kihet para-sysh mënyra se me çfarë informacionesh lufton për njerëzimin. Ai ka gatishmëri të flasë rreth një armeje tejet sekrete e vdekjeprurëse që qeveritë e ndryshme të botës e shfytëzojnë, ashtu që të bëjnë gjenocid mbi njerëzimin. =

Në një intervistë dr. Barrie Trower dhënë ICAACT të publikuar edhe në internet: https://www.youtube.com/watch?v=aMMEQNnSZIo ka theksuar se “ata [është fjala për qeveritë e botës] do të fillojnë gjenocidin më të keq, që ka parë ndonjëherë planeti ynë, madje jo vetëm në njerëz, por edhe në shtazë dhe bimë. Do të bëjnë shkatërrimin më gjigand global që ka njohur ndonjëherë historia njerëzore”. Ai përcjell një bisedë me një shkencëtar që ndodhet në poz-itën e lartë.

“Dhe më tha, se unë s’kam bërë gjë të keqe. Kam shpallur eksperimentet. Kam prodhuar rezultatet, që flasin se prodhi-mi është i sigurt, edhe pse e di se ai do të keqpërdoret. E di se nga kjo njerëzit do të vdesin, sepse ata do ta aplikojnë. Kështu nga kjo gratë do të sëmuren nga kanceri i gjirit, do të ketë aborte spontane, gjithçka e tmerrshme do të ndodhë me njerëzit nëpër botë. Por atë do ta bëjnë ato (qe-veritë), jo unë (që e kam zbuluar). Më tha se për momentin ndodhet në pozitën e lartë shkencore dhe në shërbim të shtetit. Kam super rrogë”.

Bëhet fjalë për teknologjinë e mi-krovalëve, të cilën pjesa më e madhe e njerëzve e posedon edhe në shtëpitë e tyre. Ai mori pjesë në krijimin e kësaj arme dhe nga dora e parë flet për tmer-ret që u shkaktojnë qeveritë njerëzve nëpër botë, duke i vrarë dhe manipu-luar me anë të kësaj arme të frikshme. Intervistën me të e ka zhvilluar Deborah Tavers për www.stopthecrime.net .U sjel-lim thekse nga kjo intervistë, e cila u bë me rastin e zbulimit të dokumentit të shpallur në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, me titull: “Shfrytëzimi i poten-

cialit të plotë të spektrit kontrollues nga ana e qeverisë për stimulimin e rritjes ekonomike”, në të cilin bëhet fjalë për aspektet e ndryshme të përdorimit të teknologjisë pa tela të mikrovalëve.

Para disa vitesh në shkollat fillore e të mesme në SHBA mbretëroi një je-honë e çuditshme e ashtuquajtur „School Shootinga“, e cila shënonte momentin kur fëmijët deri në çastin e caktuar të krimit ishin të urtë e të qetë, hëpërhë për befasinë e të gjithëve rrëmbejnë ar-mët, hyjnë në shkollë dhe vrasin mësues e nxënës. Me fjalë të tjera: tmerr. Janë zhvilluar të gjitha llojet e analizave lid-hur me këtë. Vallë fajtorë janë prindërit, lojërat, shokët apo shoqëria? Mirëpo një teori ka qenë ndër më të pazakon-tat. Shumë njerëz besojnë se ata fëmijë kanë përjetuar një kontroll të caktuar të mendjes, respektivisht se dikush, në këtë rast pse jo edhe qeveria e SHBA rastë-sisht ka zgjedhur fëmijët, përmes mik-rovalëve ‘u ka hyrë’ në tru dhe u ka thënë: ‘bëje këtë e atë’, ashtu që të shndërrohen në vrasës brutal. Pas një sërë ngjarjesh në veçanti pas 11 shtatorit 2001, kontrolli në shkollat shtetërore amerikane ka qenë i pabesueshëm. Kamerat janë vendosur në çdo hapësirë, përfshirë edhe toaletet. Nxënësit kalojnë lloje të ndryshme të kontrollimit dhe nëpër detektorë, para se të hyjnë në shkollë, ndërsa shkollat ruhen edhe nga policët e shkollës, të cilët nuk u lejojnë as prindërve të marrin fëmijët

e tyre. Me fjalë të tjera në shkollë është instaluar kontrolli absolut, që s’mund të arsyetohet pa pas ndodhur ato ngjarje të pakëndshme.

DEBORAH TAVARES: A mendoni se është lehtë të besohet se ekziston aso lloj teknologjie që mund t’ju shtyjë të vrisni?

Barrie Trower: Në fillim të viteve të gjashtëdhjeta më kanë trajnuar brenda departamenteve qeveritare për luftën me anë të mikrovalëve. Ndër vite kam studiuar forma të ndryshme të luftës përmes mikrovalëve dhe kur skadoi afati i shërbimit tim në ushtri, më pyetën se a mundem të vazhdojë hulumtimet e mia, ngaqë unë gjatë punës sime kam përfituar dije të nevojshme në këtë lëmi. Ju duhet ta dini se tani ndodhemi në Luftën e Re të Ftohtë dhe kjo është arsyeja se përse vende të ndryshme anekënd botës e zh-villojnë këtë. Dhe kjo është arsyeja përse gjithandej janë vendosur impiante për-forcuese të mikrovalëve, mbase dikush, nëse do të dëshironte, do të mund t’i shfrytëzonte për qëllime të tjera të frik-shme. Fakt është se ky sistem tashmë veç është lëshuar në veprim. Para disa vitesh qeveria jonë (ajo britanike) u ka dhënë instruksione shkencëtarëve tanë që kur të flasin për mikrovalët, të cekin vetëm nxehtësinë që rrjedh prej saj dhe asgjë tjetër më shumë. Të gjithë këtë e dëgjuan, prandaj nuk tregojnë për asgjë tjetër për-pos nxehtësisë, sepse në të kundërtën do

NJËRËZIMIT PO I PËRGADITET GJENOCID ÇFARË NUK E KA SHËNUAR HISTORIA

Barrie Tower

Page 18: Revista Paqja, nr. 90, nëntor - dhjetor 2014

PAQJA18 NËNTOR/DHJETOR'14 n Nr. 90

të mohonin 40 vitet e hulumtimeve, e njëherësh shumë studime që dëshmo-jnë se mikrovalët shkaktojnë forma të ndryshme të kancerit. Ata në vend se t’i shërbejnë hulumtimeve mjekësore që e argumentojnë këtë, rrejnë. Kështu vepron qeveria britanike, por edhe qeveritë e shteteve tjera të botës, ato amerikane, kanadeze, australiane, gjithashtu gënje-jnë. Rrejnë për të mbrojtur industrinë dhe përfitimet e tyre prej saj. Pra qeveritë botërore vetëm rrejnë, kjo është e vet-mja platformë e tyre dhe kjo mund të dëshmohet me të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Aty janë njerëz që janë të autorizuar në ICNAP certifi-kime, qëndrojnë në agjencionet qeveri-tare për shëndetin publik, qëndrojnë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Janë sigurisht diku rreth 20 perso-na. Megjithëkëtë janë pikërisht këta, që sipas mendimit tim, do të shkaktojnë gjenocidin më të keq, që kjo planet deri më tani nuk e ka parë asnjëherë më parë, jo vetëm ndaj njerëzve, por edhe ndaj shtazëve dhe bimëve.

Do të shkaktojnë shkatërrimin më të madh nga lufta globale, kështu që pas qindra vitesh ndoshta njerëzit do të kujtohen në përpjekjet tona që po bëjmë që këtë ta parandalojmë. Kush do të mbijetojë do të na kujtojë ne dhe përpjekjet tona që po bëjmë për të pen-guar planin e tyre.

DEBORAH TAVARES: Përderisa jemi duke kaluar nëpër këtë temë, Bar-rie, do të doja të na shpjegosh diç më tepër lidhur me dokumentin në fjalë, ju lutem, sepse bëhet fjalë për një docu-ment 13 faqesh ku flitet e temë qëndrore është spektri i mikrovalëve që ata pl-anifikojnë?

Barrie Trower: Një gjë dua ta për-mendi. Universitetet mund të mos jenë fajtore. Madje mund t’ju sjell shembull. Qeveritë kanë në dispozicion mjete të mëdha financiare për hulumtim dhe universitetet paraqiten që të përfitojnë nga ato mjete për studim. Do t’ua sjell një shembull nga SHBA – qeveria e luti një universitet që të shpik një mënyrë përmes së cilës do të transmetohen mi-krovalët gjer te veshi i dikujt, ashtu që të prodhojnë zë, në kokë, zë të cilin askush tjetër përpos personit që i shfaqet zëri, nuk e dëgjon. Pra atë zë e dëgjon vetëm njeriu që i dedikohet atij. Universiteteve u është thënë se ky zbulim do t’u vinte në ndihmë të shurdhërve, sepse njerëzit më

pas do të flisnin rreth këtij zbulimi dhe përmes kësaj do të mund të përmirëso-nin dëgjimin. Për këtë mund t’ua bëni me dije edhe pronarëve të shitoreve të mëdha, ashtu që t’u thuhet se ky zbulim mund të përdoret edhe kundër vjed-hësve, duke u pëshpëritur në vesh: ‘Jemi duke u përcjellur. Lëre atë që ke kap në dorë!’. Në këtë mënyrë do ta pengojmë krimin dhe do ta përdorim shpikjen për të mirën e përgjithshme. Nuk kaloi gjatë kohë dhe zinxhirëve të tregtarëve të mëd-henj, por edhe ushtrisë t’u bie në mendje: ‘të presim pak, po ky zbulim, mund të përdoret edhe në të mirën tonë’. Kështu pra, edhe ushtria mund të vendos zëra në trurin e njerëzve, ashtu që prej tyre të kërkohet ajo që dëshirohet. Ndërkaq tregtarët e mëdhenj i shfrytëzuan këto zëra në trurin e konsumatorëve dhe në vend se t’i përdorin kundër hajnave për t’u thënë: ‘po vjedh, ne po të shohim, lërë atë që ke marrë!’, t’ua imponojnë konsumatorëve që janë të pavendosur në blerje, duke u thënë: ‘Ende je i pasig-urtë në blerje, vërtet duhet ta blesh!’; dhe pas 9 muajsh dikush paditi një tregtar të madh për këtë gjë, gjersa ai kishte për-

fituar shumë nga kjo mënyrë, por padia dështoi sepse Zyra Shtetërore e Komuni-kimit FCC u arsyetua se mikrovalët janë të padëmshme.

DEBORAH TAVARES: Cili është qël-limi i tyre? Që mikrovalët t’i zgjerojnë në mbarë popullatën? Pasi që ky do-kument i Shtëpisë së Bardhë tregon se qëllimi është të veprojnë, respektivisht të manipulojnë, konkretisht me qindra mijëra njerëz në mbarë botën?

Barrie Trower: Po. Ashtu është. Pikërisht ky është qëllimi i tyre.

DEBORAH TAVARES: Këtu mund ta shohim hartën ku tregohet operacioni masiv, në veçanti në SHBA?

Barrie Trower: Oh, Po..po abso-lutisht. Kjo është një ide që fshihet pas pajisjes „Smart Meter“, e cila vendoset në shtëpitë e njerëzve. Në të vërtetë çfarë mund të bëjnë? Mund t’i vëzhgo-jnë të gjithë njerëzit në shtëpi. Mund t’u shohin në banjo duke u larë në sh-tratin e fjetjes. Mund t’ua dëgjojnë çdo fjalë që flisni. Kanë pajisje që madje ua mat nivelin e hormoneve nga largësia.

Page 19: Revista Paqja, nr. 90, nëntor - dhjetor 2014

PAQJA 19Nr. 90 n NËNTOR/DHJETOR'14

Kanë pajisje përmes së cilës me kusht që të jeni 75 metra larg të mund t’ua masin aktivitetin e trurit tuaj dhe mund të konkludojnë se çfarë mendoni. Tani kur ata këtë mund t’ia bëjnë gjithë pop-ullatës, shumica nuk do të dëshironin që kjo t’u ndodh, e do të rebeloheshin, por kjo s’krijon përshtypje tek ata sepse do t’u thonë me arsyetim se atyre, pra qe-verisë nuk u intereson 98% e popullsisë, por vetëm 2% që janë më problematikët në shoqëri, e që mund të jenë të rrezik-shëm, për shembull për qytetarët ameri-kanë. Por kjo nuk vlen. Nëse vetëm një grup i vogël njerëzish na pengon në këtë, pikërisht ai mund të jetë problematik dhe do ta pengojmë atë. Andaj duhet të jemi të kujdesshëm. Pastaj, ata fillojnë të veprojnë në disa fe të caktuara, njerëz me imazh tjetër, me flokë të gjata, njerëz që thithin kanabis, kështu që rangimi shkon gjithnjë poshtë e më poshtë aq sa mund të përfshijë mbikëqyrjen e 75 % të popullatës, ndërsa teknologjia kompjuterike e mundëson këtë. Përse njerëzit mendojnë se ata këtë nuk e bëj-në, kur ata veçmë e kanë mundësinë, mua nuk më është e qartë.

DEBORAH TAVARES: Po ky është kulmi nëse e kemi kuptuar mirë doku-mentin e Shtëpisë së Bardhë. Dokumen-ti hollësisht përshkruan armën për kon-troll masiv të mendjes dhe kompjuterët kuantikë që vjedhin mendimet, invazio-nin që i bëhet trurit njerëzor me anë të inteligjencës artificiale. A mund t’u sqarohet njerëzve se ku çon kjo, ç’do të thotë kjo?

Barrie Trower: Nuk e dua shprehjen ‘kontrolla e mendjes’, sepse në të vërtetë mendja s’mund të kontrollohet. Mund të ndikohet në mendje, ashtu që per-soni të sillet ndryshe, por s’mund të keni kontroll të vazhdueshëm mbi mendjen e tij. Mund të ndikoni në atë që njerëzit të bëjnë diçka dhe kjo është fare e lehtë. Unë këtë mund ta bëjë brenda tri ditëve.

DEBORAH TAVARES: Ta shndërrosh dikë në vrasës?

Barrie Trower: Mund të të bëjë në një vrasës për tri ditë. Kjo është e lehtë. Dhe kështu rrjedhimisht janë disa arsye që një rajon i tërë të mbulohet me mik-rovalë dhe njerëzit të veprojnë në ndikim e mbikëqyrje. Dhe kjo nuk do të ndikonte në 98% të njerëzve, por ka fakte që flasin se nuk ke zgjedhje tjetër (përpos që të veprosh nën ndikimin e mikrovalëve).

DEBORAH TAVARES: Ekziston një numër shkencëtarësh, të cilët tashmë e kanë kuptuar se çfarë kanë sjellur zbu-limet e tyre; se ato nuk shfrytëzohen për të mirën e njerëzimit dhe tani e shohin me sytë e tyre se si ato shpikje të tyre përdoren kundër fëmijëve, prindërve të tyre dhe të mbarë botës dhe kështu da-lin në opinion për ta bërë këtë të qartë. Edhe tek ata tani tentojnë të ndikojnë përmes mikrovalëve.

Barrie Trower: Po. Mund t’u sjell shembull konkret të një zyrtari të lartë shkencor në Angli. Nëse bëhesh një fishkëllues, duhet të jeni të vetëdi-jshëm se do t’u kërcënohen me vdekje dhe bëhet pra fjalë për kërcënime serioze me vdekje. Do të ngelësh pa punë. Fëmijët tuaj nuk do të mund të punësohen dhe të studiojnë. Bëhet fjalë për viktima familjare, por edhe individ-uale. Ua sjell një shembull. Kam marrë rekomandime të shumta të çuditshme nga zyrtarë të lartë. Kam marr porosi nga zyrtari i lartë, i cili punon në loka-cionin sekret eksperimental në Angli. Më është drejtuar me mesazhin: ‘Duhet të bisedoj më ty, Barrie’. Pranova dhe u

takuam. Më tha se unë do t’i ndihmoja që t’i ofrojë perspektivën. Me qeverinë kemi arritur marrëveshje rreth hulum-timit. Kemi studiuar ndikimin e mik-rovalëve në tru e zemër. Unë jam njëri ndër udhëheqësit e shkencëtarëve në shtet. Kërkuan të hulumtojë ndikimin e mikrovalëve në tru e zemër, konkretisht frekuencat e pulsit për të cilin dihet se si ndikon në tru e zemër. Unë e ti të dy së bashku e dimë; pjesërisht kam studiuar fizikën eksperimentale, nëse hulumtojmë zemrën dhe trurin, kjo do të zgjasë afërsisht 15 vite. Duhen 10 vite hulumtim dhe plus 5 të tjera ashtu që të zgjidhen problemet veç e veç, pastaj puna duhet të shkruhet, t’u jepet në re-cenzion shkencëtarëve tjerë dhe pastaj të publikohet. Tha se bëhet fjalë për para të majme. E dini se sa kohë më dhanë për të aplikuar eksperimentin në zemër e tru? Njëri zgjat 10 minuta, kurse tjetri 20 ose 25 minuta. Të dy eksperimentet mund t’i bëjë brenda një ore e plus të kem kohë për të pirë kafe. Tha se tani e di se kur kryhen ato eksperimente, rezultatet sugjerojnë se teknologjia është e sigurtë, e sigurtë, e sigurtë….Dhe e di se ky do të përdoret me vulën e laboratorit tim, ku do të shkruhet: ‘sigurisht – shite lirshëm!’. Dhe po ky sistem konkret tani shitet në 150 vende me vërtetimin se është i sig-urt. Dhe më tha, se unë s’kam bërë gjë të keqe. Kam shpallur eksperimentet. Kam prodhuar rezultatet, që flasin se prodhimi është i sigurt, edhe pse e di se ai do të keqpërdoret. E di se nga kjo njerëzit do të vdesin, sepse ata do ta aplikojnë. Kështu nga kjo gratë do të sëmuren nga kanceri i gjirit, do të ketë aborte spontane, gjithçka e tmerrshme do të ndodhë me njerëzit nëpër botë. Por atë do ta bëjnë ato (qeveritë), jo unë (që e kam zbuluar). Më tha se për momentin ndodhet në pozitën e lartë shkencore të shërbimit shtetëror. Kam super rrogë. Kam tre fëmijë që studio-jnë. Kam hipoteka të mëdha, shtëpi të bukur. Nëse i tradhtoj, që sot i humbi të gjitha dhe kurrë s’mund të këndellem. Fëmijët do të detyrohen të ndërprejnë studimin, kurse jeta do të më bëhej tmerr. Çfarë të bëjë?! I thash se ka vetëm dy zgjedhje: t’i ngrejë duart lart nga familja, shkollimi i fëmijëve dhe gjithçka tjetër, ose do të heshtë. Këto ishin të vetmen zgjedhje; ai vendosi të heshtë. n

Përktheu: A.A

Page 20: Revista Paqja, nr. 90, nëntor - dhjetor 2014

PAQJA20 NËNTOR/DHJETOR'14 n Nr. 90

Një nga akuzimet më të forta (dhe të pasakta) që janë bërë për Pe-randorinë Osmane është se ajo

ishte e amullt intelektualisht. Historia-nët orientalistë deklarojnë se osmanët e kanë parë shkencën dhe religjionin si reciprokisht përjashtuese dhe të papër-shtatshme për njëra-tjetrën, sikurse di-nastitë e mëhershme myslimane. Ndo-nëse kjo akuzë mund të jetë e vërtetë për disa periudha kohore në historinë osmane, ka shumë shembuj të zhvillimit shkencor dhe intelektual osman. Një sh-embull i rëndësishëm është tentimi për fluturimin e njeriut, bërë nga një çift vëllezërish në vitet 1600 në Stamboll.

Hezarafen Ahmed Çelebiu dhe historia e Fluturimit të Parë

Ndërkontinental

Ideja e njerëzve për të pasur mundësi-në e fluturimit është magjepsëse. Për mijëra vjet, njerëz prej skajeve të botës kanë tentuar të sfidojnë gravitetin dhe të fluturojnë si zogj. Abbas ibn Firnas, një zbulues spanjoll mysliman në shek-ullin e nëntë arriti të fluturojë përmes një fluturakeje pa motor në Kordobë në vitet 800, duke ndërtuar një palë krahë të mbuluara me pendë zogjsh. Ndonëse përpjekja e tij ishte e suksesshme, pa-mundësia e tij për të ngadalësuar shkak-toi rrëzimin e tij katastrofal që me gjasë dekurajoi përpjekjet e mëtutjeshme të zbuluesve me iniciativë sikurse ai.

Në vitet 1600, një tjetër burrë trim tentoi të vazhdojë aty ku Abbas ibn Fi-rans dështoi. Hezarafen Ahmed Çelebi

ishte një dijetar, i cili jetoi në Stamboll gjatë kulmit të Perandorisë Osmane. Më 1630, ai ndërtoi një palë krahësh të një avioni pa motor që mund të lidhej për trupin e tij. Në bazë të historianit dhe aventurierit Evliya Çelebiut, Hezarafeni kërceu prej majës së Kullës së Gallatës në Stamboll me krahët e tij dhe ia arriti të kalojë përgjatë ngushticës së Bosforit në Sheshin Doğancılar (v.j. lagja Usku-dar, Stamboll, pjesa e Azisë) – rreth 2 milje më tutje. Për shkak të lartësisë së kullës dhe pozicionit të saj në majë të kodrës, Hezarafeni pati lartësinë e nevo-jshme për të realizua një kapërcim të suksesshëm të Bosforit.

Ngaqë Ngushtica e Bosforit në St-amboll ndan kontinentet e Evropës dhe

Azisë, fluturimi i Hearafen Ahmedi Çele-biut mund të konsiderohet si fluturimi i parë njerëzor ndërkontinental në histori. Ai është shpërblyer për arritjen e tij nga sultan Murati IV me monedha ari, por më vonë u dëbua pasi shumë këshilltarë të Sulltanit e bindën atë se Hezarafeni ishte një kërcënim për Sulltanatin.

Fluturimi i parë raketorNdoshta i inspiruar nga arritja e He-

zarafen Ahmed Çelebiut, vëllai i tij, Lar-agi Hassan Çelebiu kërkoi gjithashtu të sfidojë gravitetin dhe të arrijë qiellin. Më 1633 ai ndërtoi një raketë të bërë për një pasagjer njerëzor. Raketa ishe fuqizuar me mbi 130 kg barut. Sipas Evliya Çele-biut, për të festuar ditëlindjen e vajzës së sultan Muratit, Laragi Çelebiu testoi raketën e tij në breg të Bosforit, afër re-zidencës së sulltanit, Pallatit Topkapi.

Shumë asistentë pasi ndezën fitilat për raketën e tij të veçantë, Lagari fluturoi përreth 300 metra përpjetë në ajër. Kur raketa e tij mbeti pa karburant, ai hapi një palë krahë që i ndërtoi për vete, ngadalë ai ia doli të rrëshqas teposhtë në Bosfor dhe më pas notoi për në breg. Ashtu si vëllai i tij, ai u shpërblye për arritjen e tij me një qese ari, dhe gjithashtu u bë epror kalorësie në trupat Spahi të Perandorisë Osmane. Ai me gjasë vdiq shpejt më pas në një betejë në Krime. n

Pionierët e Aviacionit: Fluturimi i shekullit 17 në Stamboll

Foto 1. Hezarafen duke u nisurnga Kulla e Gallatës në Stamboll

Foto 2. Një skalitje e shekullit 17 e hedhjes së Lagari Hasan Çelebiut në qiell

Abass ibn Firnas

Page 21: Revista Paqja, nr. 90, nëntor - dhjetor 2014

PAQJA 21Nr. 90 n NËNTOR/DHJETOR'14

1. Mësoni se si Google ju sheh!Google tenton të krijojë profilin tuaj

kryesor dhe me këtë rast të përcaktojë moshën, gjininë dhe interesin…Google shfrytëzon këto të dhëna, ashtu që t’i tregojë shpalljet relative. Këtu mund të verifikoni se si ju sheh juve Google: https://www.google.com/ads/prefer-ences

2. Mësoni historinë e lokacionit tuaj!

Nëse shfrytëzoni Android, mobiteli juaj mund t’i çojë Google lokacionin tuaj, si dhe të dhëna rreth lëvizjes suaj. Këtu mund ta shihni gjithë historinë e lokacionin tuaj: https://maps.google.com/locationhistory

3. Mësoni gjithë historinë e kërkimeve tuaja në Google!Google ruan gjithë gjurmët e kër-

kimeve tuaja, të cilat i ke bërë ndon-jëherë. Veç kësaj Google shënon edhe çdo tingull që keni klikuar. Ditari i gjithë kërkimeve tuaja ruhet këtu: https://his-tory.google.com

4. Mësoni se cilat aplikacione i janë në dispozicion Google në

llogarinë tuaj!Nëse u mundon derti se dikush tjetër

është duke shfrytëzuar llogarinë tuaj, këtu mund ta gjeni listën e gjithë aplika-

cioneve që të tjerët i qasen në llogarinë tuaj, adresën e tyre IP dhe lokacionin e afërt: https://security.google.com/set-tings/security/activity

5. Mësoni se cilat aplikacione u qasen të dhënave tua në

Google!Këtu do të gjeni listën e të gjitha

aplikacioneve që kanë çfarëdo qoftë lidhjeje me qasjen në të dhënat tua. Mund ta shihni llojin e saktë të lejes që i është ndarë ndonjë aplikacioni, po edhe të ndërpreni qasjen e të tjerëve në

të dhënat tua: https://security.google.com/settings/security/permissions

6. Nxjerrni të gjitha të dhënat nga Google!

Google do t’i lejonit t’i nxjerrë të gjitha të dhënat tua: shenjat bookmark , e-majlet, kontaktet, suplimentet, infor-macionet rreth profilit, chat-in, videon tuaj ne youtub, fotografitë dhe shumë më tepër në: https://www.google.com/takeout

Përktheu: A.A

GOOGLE NA SPIUNON