revista nacionali nr.99 (23 shtator 2013)

32
Viti III. Nr. 99, 23 shtator 2013

Upload: muhamed-kurtishi

Post on 02-Jan-2016

117 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Revista Nacionali Nr.55 (10 Shtator 2012)

TRANSCRIPT

Page 1: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

Viti III. Nr. 99, 23 shtator 2013

Page 2: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)
Page 3: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

Editorial

3

Përsëri shfaqet në skenë ai. As më pak e as më shumë porkryeministri i një shteti. Ivica Daçiq, për të satën herë me radhë jepdeklarata në favor të këmbimit të territoreve, i cili sipas tij do të çontenë stabilizim afatgjatë të rajonit.

Dhe sa herë dëgjojmë deklarata të tilla pasojnë edhe reagime tëfuqishme se “ këto nuk janë në favor të paqes, do të destabilizoninrajonin, është kutia e hapur e pandorës “, etj, etj.

Por, a janë vërtetë reagimet vetëm nga goja apo edhe nga mendja eatyre të cilët i shfaqin?

Nëse pyeten shqiptarët e Luginës, shumica nga ta do tëdeklaroheshin për këmbim territoresh me veriun e Kosovës. Edhepjesa dërmuese e shqiptarëve kosovarë veriun e vendit e sheh mëtepër se problem sesa diçka që shkon në favor të tyre. Kur janë nëpyetje ndërkombëtarët ata shquhen për teoritë e tyre se ndryshe flasine ndryshe veprojnë.

Por, a ka ardhur koha që gjërat të thuhen haptazi ? Apo thënë mëmirë kush duhet thënë diçka të ngjashme me deklaratën e Daçiqit?

Nëse shikojmë situatën në terren, është mëse e qartë se pandihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare Kosova e ka shumë të vështirëta fus veriun e vendit në ingirencat kushtetuese. Andaj, mos i bie nëhise kryeministrit, Hashim Thaçi, të deklarohet paksa më hapur kurjanë në pyetje problemet e shqiptarëve në rajon.

Ndërkombëtarët edhe në rastin e Bosnjës ishin kategorik se nuk dotë ketë dy etninete. Por, Marrëveshja e Dejtonit solli rezultatekrejtësisht tjera.

Pala zyrtare kosovare do duhej të fliste me letra më të hapura dheduhet shikuar realitetin dhe vullnetin e popullit.

Një deklarim më i hapur me siguri se do të bënte edhe faktorinndërkombëtarë se një Marrëveshje e re Kosovë-Serbi, me lëvizjekufijsh, do të sillte një stabilitet afatgjatë.

Ndoshta, Ivica Daçiq ka parë edhe elemente tek BashkësiaNdërkombëtare se mund të ketë disponim për ridefinim kufijsh, apokëtë e ka thënë vetëm për ta matur pulsin e të tjerëve…

2 3 s h t a t o r 2 0 1 3

Revistë e përjavshme

“Nacionali“

Themelues dhe botues:

Kryeredaktor:

Zv/kryeredaktor:

Redaktor teknik:

Lektore:

Bashkëpunëtorë:

Tel/fax: 017/653-264

E-mail:

[email protected]

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve

Baki Rexhepi

Jeton Ismaili

Kastriot Sinani

Kadushe Nuhiu

Faruk Daliu, Ardita Saqipi,Bilall Maliqi, Esat Shahini,Feride Salihu, Avni Selimi,Dinela Vehbiu, Rijad Demiri,Llukman Rrustemi

E regjistruar në ARE-BeogradISSN: 2217-4990 - BibliotekaKombëtare Beograd

Tirazhi: 1000 copë

Shtypet në shtypshkronjënVELSON-DEVA15 Nëntori 113, Preshevë

Dorëshkrimet dhe fotografitënuk kthehen

Adresa:Nacionali - rr. “K. Petroviq“, p.n.ish ndërtesa e komitetit -Bujanoc

NACIONALI

është organi Këshillit Kombëtarëtë Shqiptarëve që jetojnëNë Serbi

Këmbim

territoresh

Page 4: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

2 3 s h t a t o r 2 0 1 34

Përmbajtja

Editorial

Fëmijët për Nacionalin

DIALOG PLUS

Fëmijët për Nacionalin

Këmbim territoresh.............................................................................................................................................

.........................................................................................................................................................4

Urtësi në mes shqiptarëve...................................................................................................................................5PVD rikonfirmon qëndrimin për çështjen e rrugëve dhe shesheve të qytetit.....................................................6

Shpërngulja dhe nataliteti i ulët jep alarm në institucionet arsimore............................................................7-10

.................................................................................................................................1

............................................................................................................................................

.................................................................................................................................

Manifestim poetik dhe përurim libri në Niederbipp, Bernë (Zvicër)...............................................................23

Qarkullimi i dobët i gjakut..........................................................................................................................24-25

Shkrihet Lidhja “Pegasi Albania” në “Galaktika Poetike Atunis”...................................................................26Fitore Maloku, “Larg folesë sime”...................................................................................................................27

Nora nga Dobrosini në Indi për të mësuar jogën.........................................................................................28-29

.........................................................................................................................................................30

3

. 1-12

. 13-20

. 21-22

Përmbajtja

Kumtesa

Opinion

Reportazh

Shëndetësi

Kulturë

Shou Biz

Fjalëkryq

Page 5: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

Kryetari i Këshillit Kombëtar

Shqiptar, Galip Beqiri, sot në një vizitë

vëllazërore priti në ambientet e këtij

insti tucionin diplomatin, ish-

deputetin dhe publicistin e mirënjohur

EshtrefAliun nga Maqedonia.

Në një takim vëllazëror Aliu

shprehu interesimin për ngjarjet në

Luginën e Preshevës me theks të

ruajtjes së substancës kombëtare

përmes një politike progresive që hapë

perspektiva gjithmonë nën ombrellën

e kujdesit të mprehtë në raport

politikat shtetërore të Serbisë.

“Shqiptarët kanë nevojë për urtësi,

mençuri, vizion në mbështetje të

kulturës dhe traditave tona shqiptare,

për të ndërmarr vendime në lidhje me

rrjedhat rajonale e ndërkombëtare”

theksoiAliu, i cili për një kohë të gjatë

kishte vepruar në fushën diplomatike.

“Ne iu falënderojmë për vizitën

dhe këshillat tua që janë më shumë se

të vlefshme për këtë kohë duke patur

parasysh bagazhin tuaj diplomatik e

politik” tha kryetari Beqiri duke

vazhduar se “kemi nevojë për hapjen e

dialogut dhe konsultimeve mes vetë

shqiptarëve nga të gjitha trojet, në

drejtim të ndërtimit të një vizioni të

përbashkët”.

Bujanoc 20. 9.2013

Shërbimi për informim i KKSH-së

52 3 s h t a t o r 2 0 1 3

Kumtesa

Urtësi në mes shqiptarëve

Page 6: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

2 3 s h t a t o r 2 0 1 36

Me pjesëmarrjen e PVD-së nëpunën grupit punues për rrugët dhesheshet e qytetit, pushteti lokal do tëhumb alibinë e prolongimit të kësajçështje.

Kryesia e Degës së PVD-së në

Bujanoc, në mbledhjen e mbajtur të

premten e 20 shtatorit, ka vendosur që

për anëtar të grupit punues në

Kuvendin komunal, për përgatitjen e

iniciativës për ndryshimin e emërtimit

të rrugëve dhe shesheve të qytetit të

Bujanocit, të propozojë Driton

Rexhepin, anëtarin e Kryesisë së

përgjithshme të PVD-së.

Pjesëmarrja e PVD-së në këtë

p r o c e s p o d e l s e ë s h t ë e

domosdoshme, meqë grupi i

themeluar nga partitë e pushtetit,

sipas vetë deklarimit të kryetarit të

Kuvendit, nuk ka mbajtur asnjë

mbledhje lidhur me këtë çështje të

ndjeshme për qytetarët e qytetit dhe

mbarë komunës. PVD, do të japë

kontributin e vet në frymën e

propozimit të dërguar më herët me

shkrim, bashkë me partitë tjera

opozitare UDSH-në dhe atëbotë

LPD-në. Njëkohësisht, PVD me

pjesëmarrjen e vet do t'i heqë alibinë

partive në pushtet për prolongimin e

kësaj çështjeje.

Në fillim të këtij viti, tri partitë

opozitare PVD, LPD dhe UDSH kanë

iniciuar me shkrim nisjen e procedurës

për ndryshimin e vendimit për

emërtimin e rrugëve dhe shesheve të

qytetit, të cilën iniciativë partia e

kryetarit të komunës e ka heshtur me

muaj.

PVD do të mbetet konsekuent

propozimit të dorëzuar me shkrim dhe

do të mbrojë qëndrimin që në qytetin e

Bujanocit rrugët të emërohen me

personalitete nga historia, kultura dhe

letërsia shqipe.

Shërbimi informativ i PVD-së

Kumtesa

PVD rikonfirmon qëndrimin

për çështjen e rrugëve

dhe shesheve të qytetit

Driton Rexhepin

Page 7: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

Shkëlzen Limani(defektolog-pedagog) Preshevë

Me përpjekjet maksimale të shumë

atdhedashësve e pishtarëve të dijes e të

kombit tonë, që pas luftës së Dytë

botërore filluan të hapen shkollat e

para për fëmijët shqiptarë në regjionin

e Luginës së Preshevës. Edhe pse me

mësimdhënës nga trojet e tjera

shqiptare, e në disa vende edhe me

kuadro sërb, arsimi shqip në këto troje

shqiptare vuri një bazament të

qëndrueshëm. Duke ditur vetëdijsimin

e asaj shoqërie, ndër çështjet që më së

tepërmi paraqisnin problem ishin

mosdërgimi i fëmijëve në shkollë (për

arsyeje se fëmijët përdoreshin për

punë fizike, për ruajtjen e bagëtisë ose

për sigurimin e të mirave bujqësore),

poashtu problem tjetër ishin mungesa

e teksteve në gjuhën shqipe dhe

mjeteve të tjhera shkollore. Mirëpo,

me tejkalimin e këtyre çështjeve (jo

plotësisht) procesi edukativo-arsimor

në komunat e Preshevës, Bujanocit e

Medvegjës filliojë të lulëzojë në

kuptimin e plotë të fjalës. Tëgjithë

gjeneratat e asaj kohe mësuan

shkrimin e leximin shqip, kurse më

vonë me hapjen edhe të shkollës së

mesme (Gjimnazit) në Preshevë niveli

arsimor i popullatës së këtyre trojeve u

ngrit. Por, vendimtar ishte hapja e

Universitetit të Prishtinës ku shumë

prej atyre nxënësve që mbaruan

shkollimin e mesm në Preshevë,

Bujanoc vazhduan studimet në këtë

universitet, e që shumica prej tyre u

kthyen për të kontribuar për vendin e

tyre, konkretisht për arsimin shqip.

Gjatë periudhave të ndryshme shkolla

shqipe është ballafaquar me vështirësi

kryesisht të natyrës së jashtme, ku

shpeshhere është kërkuar që ajo t'i

përshtatet politikave dhe sistemeve

shtetërore e që jo rrallë kanë pasur

sukses. Gjatë viteve kur ish-

Jugosllavia bënte luftë me gjithë

teritoret e saj të uzurpuara, arsimi në

k ë t o t r o j e b a l l a f a q o h e j m e

n e g l i z h e n c ë , m u n g e s ë t ë

infrastructures, mungesë të mjeteve

mësimore e besa edhe tëAbetareve, ku

një Abetare ruhej sikur libat e shenjtë

(Kurani, Bibla etj) dhe përcillej nga

gjenerata në gjeneratë, mirëpo ta keni

parasysh sa mund të ruhej një abetare

nga një fillorist, saqë kur binte në duart

e pasardhsit të tij fillorist ishte e gjitha

e dekoruar me ngjitës e llojlloj shtojce

nga arsyeja e dëmtimit sepse përdorej

gjatë gjithë viti shkollor.

Pas gjithë atyre luftrave indirekte

dhe së fundi edhe direkti me shtetin ku

po jetojmë, arsimimi shqip pësoj

shumë, kjo sepse fuqia më e madhe e

një shoqërie është fuqia e dituris së

organizuar. Gjithë sesi vitet e asaj

periudhe kaluan ashtu siç kaluan duke

bërë çmos që të mos mbyllen edhe tek

ne shkollat sikur në Kosovën e asaj

kohe. Siç i'a dolëm të gjithë jemi

dëshmitarë, por që na priste kohë edhe

më e vështirë nuk kishte planifikuar

askush! Rodhi siç rrodhi situata dhe ne

jo që ishim në udhëkryq, por në

qoshsokak të mbështetur me duar në

mur, sepse kthim prapa skishte dhe

ndodheshim në gojë të bishës e që

thotë populli njerëzit me pozitë në atë

kohë u detyruan t'i thonë: “Ujku

qinjgj”.

Duke qenë në pritje që nga ajo kohë

se shtetet amë (që realisht ishin bërë

dy, se njëra nuk na mjaftonte) do të

reagojnë e të na nxjerrin nga kjo

mjegull e errët, shumë prej njerëzve

tanë qëndrojnë ende duke pritur

ndihmën e tyre, kurse disa nga ta i

përvjelën mëngët duke ju rrekur punës

për tejkalimin edhe të kësaj

problematike sidmos në arsimimin

shqip sipas mundësive të tyre.

Pavarsisht mënyrës së emërimit të

udhëheqësve të shkollave për arsyeje

centralizimi, pas vitit 2000 ata që

udhëheqnin me shkollat shqipe dhanë

kontributin e tyre së paku në ruajtjen e

vlerave dhe cilësisë së arritur deri atë

kohë. Mirëpo, me ndërrimin e sistemit

totalitar (regjimit të Milosheviçit) dhe

disa ligjeve e rregulloreve në

Republikën e Sërbisë, u arrit deri te

decentralizimi dhe reformimi i

72 3 s h t a t o r 2 0 1 3

Opinion

Shpërngulja dhe nataliteti i ulët

jep alarm në institucionet arsimore

Page 8: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

2 3 s h t a t o r 2 0 1 38

shkollave shqipe, që me një fare

mënyre ishte ëndërr e kahershme e

jona, sepse sadopak do të kemi një lloj

minipavarësie në shkolla. Pas

reformave arsimore në Sërbi e

sidomos gjatë vitit shkollor 2005\06,

ku shkollimi fillor bëhet 9-vjeçar që

bëhet e detyrueshme klasa zero (siç

njihet ndryshe parashkollorja) e që në

total pra bëjnë 9 klasë pra nga klasa

zero deri në klasën e tetë, filloi të

lajmërohet një fenomen jo i

zakonshëm deri atë kohë e besa jo

edhe karakteristik për trojet shqiptare

e që ishte ulja e numrit të nxënësve

shqiptar nëpër shkolla. Ishin faktorë të

ndryshëm që shkaktuan këtë pasojë

mjaft të ndjeshme për ekzistencën e

këtyre trojeve jashtë çdo mbrojtje e në

sulme të ndryshme të përhershme.

Nga njëhere është për të dyshuar në

ekzistencën e një strategjie të

përgatitur pas viteve të 90-ta për

arritjen e pastrimit të këtyre teritoreve

nga popullsia autoktone shqiptare,

përmes disa mënyrave indirekte, sepse

me anë të dhunës jo gjithmonë ka

pasur sukses në këto vende. Mënyrat

apo rrugët e realizimit së kësaj

strategjie janë të ngjashme me shkaqet

që do t'i permend lidhur me ndikimin e

uljes së nxënësve nëpër shkolla.

Rënia e numrit në mënyrë drastike

që nga ai vit filloi të vërehej shumë,

dhe me këtë negacion në rritje shpesh

menaxhuesit e shkollave gjatë

diskutimeve me kolektivet e tyre i

jepnin vetes shpresë se ky fenomen do

të ndaloj e do të rritet numri i fëmijëve

në parashkollorë e në shkollë. Se

shpresa vdes e fundit këtë e kemi

mësuar nga përvoja, ama se dikush

punoi që kjo vdekje të vinte sa më

vonë apo edhe të mos vinte fare nuk

ndodhi. Kështu që, tashmë thuaj se

kemi ardhur para faktit të kryer, ku

viteve të fundit çdo fillim viti shkollor

apo secilin shtator dëgjojmë për

shuarje të paraleleve, tepricë

teknologjike, zvoglim fondit të orëve,

zvoglim i numrit të puntorëve teknik e

të ngjashme, e gjithë kjo pse? Arsyeja

një dhe e vetme: zvoglimi i numrit të

nxënësve të regjistruar për klasën zero

apo për klasën e pare. Për dikë mund të

jetë e pabesueshme dhe mund të pyet

si është e mundur që të mos ketë

nxënës? Po e thjeshtë nxënës resident-

prezentë nuk ka sikur pak vite më parë.

Kështu që, tani kemi ardhur para faktit

thuaj se të kryer, ku e gjithë përpjekja

të varet nga një fije peri.

Qëndron apo nuk qëndron kjo po

ua prezentoi vetëm një të dhënë të

fundit ku nga ofiqaria e Preshevës

është dorëzuar lista e fëmijëve të

lindur nga 1 janari 2007 deri më 28

shkurti 2008 që duhet të regjistrohen

në klasën zero (parashkollorë) për

vitin punues 2013\14, numri i

fëmijëve që gjinden në listë të kësaj

periudhe kohore është 259, ndërsa

ftesës ju kanë përgjigjur për

regjistrim, apo thënë ndryshe

dokumentet per regjistrim i kanë

sjellur vetëm rreth % të fëmijëve

fëmijë (fjala është vetëm për në

qytetin e Preshevës, pa fshatrat). Një

llogaritje e thjeshtë nga numri total që

duhet të vijonin klasën zero vetëm

% e tyre janë paraqitur se banojnë

ende këtu. Tash pa menduar gjatë lind

pyetja po ku janë ata të tjerët që nuk

janë regjistruar? Pse nuk janë

lajmëruar, kanë vdekur apo çka? Jo,

larg qoftë vdekja e fëmijëve tanë ku do

që të jenë. Ata janë në listën e

përmendur më sipër, por prej disa të

dhënave që posedon lista është edhe

vendlindja dhe vendbanimi, e që ata

që nuk janë paraqitur për regjistrim

kryesisht i kanë këto adresa: Gjilan,

Fushë Kosovë, Prishtinë, Viena,

Mynih, Bern e të ngjajshme.

Mirëpo krahasuar me listat

paraprake të viteve të kaluara numri i

fëmijëve ishte edhe më i madh dhe me

prezentë. Por janë shumë arsyeje që

ndikojnë në rënien e numrit të

nxënësve nëpër shkollat tona, e ndër

më të theksuarat apo më të shpeshtat

janë këto:

Mungesa e një Materniteti,

nataliteti i ulët,

Papunësia,

Jo stabiliteti politik,

Streset e ndryshme psikike

me pikënisje sociale

Shtyerja e martesës tek të

rinjtët, apo heqja dorë nga martesa për

arsyeje ekonomike,

Shpërngulja - migracioni,

43

43

Opinion

Page 9: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

Pasiguria,

Përdorimi i substancave të

ndryshme narkotike

Degradimi i vlerave të

familjes tradicionale shqiptare

Ulja e cilësisë në arsim dhe në

edukim,

Se mund të përmenden e radhiten

edhe shkaqe të tjera nuk e vë në

dyshim fare, mirëpo se a kemi mundur

t'i eleminojmë apo shmangim disa nga

ta, sigurisht se po, ama strategjia e

dikujt po ecën mbarë e shumë

shqipfolës po punojn rreth saj. Kjo

gjendje është një alarm për të gjithë, në

radhë të parë për pushtetarët e

zgjedhur nga ne, që në asnjë seancë

kuvendore nuk janë marrë pak minuta

me rënien drastike të natalitetit dhe

mbylljen e paraleleve për mungesë

nxënësish. Secili prej nesh e dinë

maratonën e politikës lokale, rreth

ndërtimit të një spitali të lindjes, ku

tashme thuajse gjithë e dijmë se

arsyeja e vonesës së ndërtimit të saj

apo hapja e saj në Preshevë, kryekëput

është politike, ndërsa arsyejet tjera

janë minore.E ato lindje që janë bërë

deri më tani janë realizuar nëpër

spitalet e Sërbisë, kryesisht në Vranjë,

e disa të tjerë jasht kufijve

administrative, konkretisht në Kosovë

e kur janë kthyer për ta regjistruar

fëmijën në Preshevë a Bujanoc janë

ballafaquar me 101 vështirësi. Se

fundi i kësaj maratone të jetë afër është

njëra nga dëshirat e kamotshme. Ndër

shkaqet më kryesoret është edhe

papunësia, sidomos e të rinjëve dhe

zinxhiri tjetër përcjellës si pasojë e

papunësisë. Se niveli i papunësisë do

të jetë aq minimal, pak kush e kishte

planifikuar, sepse para pak kohe

lulëzonin fabrikat shtetërore e

kooperativat nga punëtorët, edhe pse

shumica prej tyre punëtorë të thjeshtë

ata siguronin të ardhura për

mbijetesën e familjeve të tyre. Mirëpo,

pas shumë luftrave, sanksioneve e

bllokadave të ndryshme, pjesa

dërmuese e këtyre fabrikave u

mbyllën ose numrin e punëtorëve e

tkurrën me maksimumin e mundshëm.

Pas disa vitesh, sidomos këtyre të

fundit disa nga to u privatizuan pa

kritere të pastra, e në vend të tyre

filluan të vepronin veprimtari të tjera

të bisnesit privat me numër simbolik të

punëtorëve. Si rezultat i kësaj, shumnë

prej qytetarëve të Preshevës apo

Bujanocit ua mësyen rrugës që më pak

e dëshironin, por thuajse ishte e

vetmja alternativë rruga e migrimit.

Ndikuan shumë faktorë, por

sidomos ata politik e ekonomik që

shumë prej shqiptarëve të vinin në atë

pikësa të detyroheshin t'i linin trojet e

tyre shekullore e të ia mësynin

metropoleve europiane. Edhe pse u

ballafaquan me shumë peripeci ata

atje filluan një jetë të re dhe krijuan

familjet e tyre atje, e në ato raste kur

fëmijët ende i kishin në atdhe bënin

çmos që edhe ata ti rregullonin

dokumentacionet dhe të bashkoheshin

atje diku ku gjendej prindi i tyre.

E ngjajshme me këtë megrim është

edhe shpërngulja sidomos nga viset

malore nga të tria këto komuna, ku në

Medvegjë për arsyeje sigurie

shqiptarët u shpërngulën kryesisht në

Kosovë, kurse ata nga Presheva e

Bujanoci në mos në periferit e

qyteteve përkatëse në Gjilan apo edhe

qytete të tjera të Kosovës. Edhe pse

pasiguria si shkak kryesor sepse

ma le t e Karadaku t i sh in t ë

stërrmbshuara me ushtri e polici sërbe,

po ata ballafaqoheshin edhe me një

fenomen mjaft të ndjeshëm, ata

ankoheshin se fëmijët e tyre nuk kanë

perspektivë në fshatë, se kanë

vështirësi serioze për martesë, sepse

vajzat nuk vijnë të jetojnë në fshat, e

vajzat e tyre nuk mund të martohen

sepse këtu ka pak djem, e shumica e

tyre janë familjarë apo njerëz të

gjakut. Kështu që ata janë detyruar të

shpërngulen dhe shumë paralele nëpër

zonat malore tashme janë mbyllur për

mungesë të nxënësve. Shkolla fillore

“Migjeni” në Caravajkë e ka të njohur

mirë këtë fenomen, ku gjatë çdo fillim

92 3 s h t a t o r 2 0 1 3

Opinion

Page 10: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

viti stafi i kësaj shkolle ballafaqohet

me mungesë të nxënësve për shkak të

natalitetit të vogël dhe shpërnguljeve,

ku këtë vit shkolor e gjithë shkolla me

paralelet e saj që nga klasa e pare deri

në të tetën numron rreth 70 nxënës,

dhe shpërngulja e vazhdueshme

sidomos për arsyeje pasigurie dhe

nataliteti zero do të paraqesin shkollën

pas disa vitesh para mbylljes. Por kjo

gjendje paraqitet nëpër gjitha shkollat

fillore të këtyre zonave, por edhe viset

e rrafshta kanë filluar t'i prek ky

problem. Ndër arsyejet tjera të rënies

së numrit nëpër shkollat shqipe është

edhe ulja e cilësisë së punës

edukativo-arsimore, edhe pse kjo

mund të duket pak e çuditshme nga

dikush, është mjaftë e thjeshtë se

shumë prej shtresës së ngritur që kanë

pasuri të paluajtura sidomos në

Prishtinë, i dëgjojmë duke thënë se po

shkojn ëpër shkollimin e fëmijëve të

tyre dhe kushte më të mira për fëmijët.

E kjo nuk do të ndodhte sikur të

bëheshin gara në mes të shkollave se

kush do marr më shumë nxënës. E

tërheqja e nxënësve do të bëhet nga

s h k o l l a t q ë k a n ë k u a d ë r

profesionalisht të përgatitur mirë dhe

zotërojnë dije e kulturë, dhe jo

shkollat që punojnë sa për të

funksionuar, duke pranuar kuadrin

mësimor sikur të ishin shkollat ente

punësimi për raste sociale, apo depo

për rmbushjen e apetiteve të partive

politike. Pushtetet tona lokale, apo

edhe kuvendet komunale të komunave

përkatëse nuk e kanë ngitur çështjen e

rënies drastike të natalitetit dhe

rrjedhimisht rënien e numrit të

nxënësve, seriozisht deri më tani. Nga

një analizë e thjeshtë pedagogjike e

sociologjike unë rekomandoj se kjo

çështje duhet të ngritet lart e të jetë

kryeçështja e institucioneve tona

lokale e regjionale, sepse teritori i

Luginës së Preshevës nuk krahasohet

me shtetet e mëdha, që të lihet anash

apo edhe të neglizhohet rënia e

natalitetit, mbyllja e shkollave e

shpërngulja. Argumenti për alarm sa

vjen e rritet, dhe më duket se nuk e

dëgjojnë ata që duhet. Se alarmi ka

filluar disa vite më herët për rënien

drastike të numrit të nxënësve e

d ë s h m o j n ë t ë d h ë n a t n g a

bashkëpuntori i pavarur profesionali

për arsim në Preshevë ku gjatë vitit

2009/10, gjithsejt kanë qenë 4765

nxënës (shqiptar), në ciklin e ulët të

shkollave fillore në komunën e

Preshevës, kurse vitin shkollor që lam

pas 2012/13 janë 3809 nxënës

(shqiptar) në shkollat fillore dhe numri

është zvogluar për 956 nxënës, që i bie

një shkollë e tërë. Arsyeja për këtë

gjendje janë po ato shkaqe që u

përmendën më herët, gjendja e

vështirë sociale, nataliteti i ulët,

papunësia e madhe, shtyerja e

martesës, shpërngulja apo migrimi

fshat qytet apo edhe jashtështetit,

mungesa e perspektivës etj. Por një e

mirë kohëve të fundit është se po rriten

kuadrot, po ngritet niveli i tyre

akademik, po edhe pse shumë nuk

janë tepër se populli thotë “bukë, ujë e

mësues kur nuk ka tepër”. Por mbetet

të rishqyrtohen ato ligje apo rregullore

që janë në kompetencë të njerëzve

tanë, dhe të filloj stimulimi i atyre

fëmijëve që jetojnë nëpër zonat e

thella malore apo edhe nëpër fshatra si

me paisje shkollore të garantuara por

edhe me mjete të tjera përcjellëse për

prindërit, si dhe, nëse është e mundur

familjet që jetojnë në zonat e thella

pranë kufirit të stimulohen edhe me

mjete finaciare me qëllim që të merren

me blegtori apo bujqësi e mos të

mendojnë për shpërngulje, dhe të

stimulohen-rriten shtesat fëmijërore

sidomos në ato vende ku ka pak

fëmijë.

2 3 s h t a t o r 2 0 1 31 0

Opinion

Page 11: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

1 12 3 s h t a t o r 2 0 1 3

Për fëmijë

Mysafir i fëmijëve dhe i “Nacioanlit” në këtë numër është:

Shkrimtari Hysen Këqiku: Lindi më 1944 në fshatin Velegllavë komuna e Dardanës.Shkollën fillore e

filloi në vendlindje dhe e mbaroi në Vaksincë e Llojan të Kumanovës. Gjimnazin e kreu në Preshevë, kurse

SHLP grupi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Shkup. Me shkrime ka filluar të merret si nxënës

i shkollës fillore, ku përherë të parë botoi në"Zëri i Rinisë" në vitin 1963 në Prishtinë.

Si krijues letrar është i prezantuar në disa vepra të autorëve kolektiv,në revista jubilare dhe leksikone.

Ka të botuara më shumë se njëzetë vepra letrare: poezi për fëmijë, për të rritur, dramë, monografi,

Panoramën e Krijuesve të Kosovës Juglindore “Psherëtimë për tokën”.

Hysen Këqiku ka bërë redaktimin dhe recenzimin e dhjetëra librave për fëmijë dhe të rritur.

Është editor i Shtëpisë botuese"Kurora" në Gjilan dhe anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës.

Jeton dhe vepron në Gjilan.

Page 12: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

2 3 s h t a t o r 2 0 1 31 2

Për fëmijë

SHKRONJAT SHQIPE JANË TËARTA

E shef arinSi i ngurtëNuk të përshëndetNuk t'i shtrëngon du'rtë

Nuk të përkëdhelAs nuk të fletE hudh në tokëCingëronSikur bërtet

E shti në xhepE të rëndonPo desheJepja formën si bilbilNuk lëviz as cicerone

Po ç'ështëMë me vlerëLum fëmijaMë erdh një pyetjeNga urtia

I kam në çantëE në abetareSi kullë DreniceMe frengjiaE shumë dritare

Kur dua e hapiDikush pa më thënëMë hapet tek N-jaSi dritë me diellFjala nënë

Duke shfletuarSi Bajloz i madhMë ndalet deraTe B-jaBegati, bashkë, babaAq sa lule ka në livadh

Edhe D-jaMë thërret butë

Me dy duarPërkëdhele dritënDashurinëRitën

A-ja e paraMa fal bekiminE më futë në kullë magjikeAtdheu im ka ushtarëJeto në të pa fije frike

36 janë të rreshtuaraNë arën time IliridëPër çdo ditë i përdoriSikur bukënNgjyer me kripë

Të arta janëShkronjat shqipeAto s'blehen as me arAs dikush nuk m'i falMe përkushtim e me zemërI fut në shpirtPër të mos dal

Page 13: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

23 shtator 2013

Shkrimet n k t shtojc nuk paraqesin opinionine Mbret ris s Holand s e as t ambasad s s saj n Beograd

ë ë ë ëë ë ë ë ë ë ë ë

Shtojca Dialog Plus mundësohet

nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Beograd

Nr. 4

Page 14: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

2 3 s h t a t o r 2 0 1 32

Këshilli Kombëtar Shqiptar

reagon ndaj deklaratave të

kryetarit të Trupi Koordinues i

Qeverisë së Serbisë për

komunat Preshevë, Bujanoc dhe

Medvegjë, Zoran Stankoviq.

Ditë më parë ai ngriti çështjet

për të cilat nuk janë as në

përshkrimin e punës së tij e as në

fushëveprimin e organit me të

cilin ai udhëheq.

Zoran Stankoviq deklaroi se

“Di t ën e Pava rës i s ë së

Shqipërisë më 28 nëntor, kur

pritet që shqiptarët e Luginës së

Preshevës të vendosin flamurin

e këtij shteti, vitin e ardhshëm

në vend të këtij flamuri duhet të

vendosin flamurin e minoritetit

të tyre kombëtar” dhe më tej

shtoi se “Do të themi se si do të

duket flamuri e pakicave

kombëtare. Ai mund të ketë

bazën e vendit, Shqipërisë, por

sipërfaqja e tij duhet të ketë 30

për qind që të dallohet nga

flamuri i Shqipërisë. Ky është

një standard që vlen gjithkund,

andaj do të vlejë edhe në Serbi.

Për këtë 28 nëntor është vonë që

të ndryshohet flamuri, por vitin

t j e t ë r m e s i g u r i d o t ë

ndryshohet”.

M e g j i t h a t ë l i g j i p ë r

mbrojtjen e të drejtave dhe lirive

të pakicave kombëtare në

pjesën e tretë, të drejtat në

ruajtje e identitetit, përkatësisht

neni 16 tek Përdorimi i

simboleve kombëtare ndër të

tjera thotë: Pjesëtarët që u

përkasin pakicave kombëtare

kanë të drejtë të zgjedhin dhe të

përdorin simbolet e tyre

k o m b ë t a r e ; S i m b o l e t

kombëtare nuk mund të jetë

identike me simbolet e shteteve

të tjera; Simbolet kombëtare

dhe festat e pakicave kombëtare

propozohen nga këshillat

kombëtare. Simbolet dhe festat

e p a k i c a v e k o m b ë t a r e

konfi rmohen nga organi

kompetent;

Andaj, Trupi Koordinues i

Qeverisë së Serbisë për

komunat Preshevë, Bujanoc dhe

Medvegjë nuk ka asnjë

kompetencë në këtë fushë dhe

çfarëdo paragjykimi mbi këtë

çështje do të jetë jo ligjore dhe

me tendenca politike, nga se në

asnjë kaptinë ligjore nuk ka të

pë rmendur pë rq ind je t ë

caktuara.

Për më tepër përkujtojmë që

“Trupi Koordinues i Qeverisë së

Serbisë për komunat Preshevë,

Bujanoc dhe Medvegjë oshtë

organ administrativo-ekzekutiv

dhe ka katër prioritete bazë, dhe

atë: 1) arsimin, 2) problemin

social, 3) zhvillimin ekonomik,

KKSH flamurin shqiptar nuk mund

ta ndryshoj TK për Jug të Serbisë

Page 15: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

32 3 s h t a t o r 2 0 1 3

4) përforcimi i kapaciteteve të

shoqërisë civile” siç shkruan në

faqen zyrtare.

Këshilli Kombëtar Shqiptar

që ka të përcaktuar me ligje

ruajtjen dhe avancimin e

i d e n t i t e t i t k o m b ë t a r t ë

shqiptarëve në Serbi konsideron

se kjo çështje është çështje e

brendshme e vetë shqiptarëve

në Luginën e Preshevës dhe në

bashkërendim me Republikën e

Shqipërisë do të hapet ky

kapitull dhe do të marrë

epilogun pa paragjykuar.

Flamuri kombëtar nuk është

çështje as e juristëve në Serbi e

as atyre në Shqipëri është

çështje e identifikimit, është

çështje tradite e historie dhe

krahas së cilës organizohen

shqiptarët.

Gjithashtu, KKSh kërkon

nga të gjitha institucionet e

Republikës së Serbisë të mos

ngritin çështjet të cilat nuk i

z g j i d h i n d h e n u k j a n ë

kompe tencë e ty re dhe

njëkohësisht me “çështje

madhore” mos të tërheqin

vëmendjen nga zgjidhja e

problemeve jetike me të cilat

bal lafaqohen qytetarët e

rëndomtë të Luginës së

Preshevës.

Me rastin e Ditës së

Pavarësisë së Shqipërisë më 28

nëntor, kur pritet që shqiptarët e

Luginës së Preshevës të

vendosin flamurin e këtij shteti,

vitin e ardhshëm në vend të këtij

flamuri duhet të vendosin

flamurin e minoritetit të tyre

kombëtar, ka thënë kryetari i

Këshillit Koordinues për

komunat Preshevë, Bujanovc

d h e M e d v e g j ë , Z o r a n

Stankoviq.

Siç ka shpjeguar Stankoviq,

fillimisht duhet të mbahet një

simpozium në Fakultetin

Juridik në Nish, në të cilin do të

marrin pjesë edhe ekspertët nga

Fakulteti Juridik i Tiranës.

“Do të themi se si do të duket

flamuri e pakicave kombëtare.

Ai mund të ketë bazën e vendit,

Shqipërisë, por sipërfaqja e tij

duhet të ketë 30 për qind që të

d a l l o h e t n g a f l a m u r i i

Shqipërisë. Ky është një

standard që vlen gjithkund,

andaj do të vlejë edhe në Serbi.

Për këtë 28 nëntor është vonë që

të ndryshohet flamuri, por vitin

t j e t ë r m e s i g u r i d o t ë

ndryshohet”, transmeton QIK-u

deklaratën e Stankoviqit për

RTS-në.

Nuk komentohet nëse me

këso pë rq ind je j e do të

ndrysho jë edhe f lamur i

kombëtar i serbëve në Kosovë

nga ai i Serbisë.

Stankoviq: Shqiptarët

e Luginës me flamur

të ri kombëtar

Page 16: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

Në vend që të paraqes

përgjigje konkrete lidhur me

çështje të rëndësishme sociale,

ekonomike e politike që u

inicuan nga përfaqësuesit

shqiptarë në bisedën me

ambasadorët e OSBE së, e të

cilat unë i aktualizova në

d e k l a r a t ë n t i m e , Z o r a n

Stankov iq po ten ton ta

zhvendos këtë diskutim në

sulme personale, duke përdorur

akuza të paargumentuara dhe

diskualifikime. Ai në njërën anë

me akuzat se kam paraqitur të

pavërteta kur kam deklaruar se

Shq ip ta rë t j anë duke u

diskriminuar, menjëherë pas

kësaj ai vet e vërteton se

Këshilli Nacional i Shqiptarëve

është duke u financuar për 30 %

më pak në këtë vit në krahasim

me vitin e kaluar.

Mirëpo, diskriminimi i

Shqiptarëve në Serbi është

shumë serioz dhe më i zgjeruar

se vetë zvogëlimi i financimit të

Këshillit Nacional të tij.

Probleme të rënda dhe shumë të

ndieshme të Shqiptarëve në

Luginë të Preshevës janë duke i

paraqitur në vazhdimësi në

gjashtë vitet e fundit në

Kuvendin Republikan. Andaj

edhe janë krejtësisht të pabaza

akuzat se unë nuk kam paraqitur

iniciativa për tejkalimin e

gjendjes aktuale katastrofale

ekonomike në këtë rajon,

posaçërisht kur dihet se shkalla

e papunësisë te popullata

shqiptare është mbi 80 %.

Gjatë tërë kohës jam duke

kërkuar në Kuvend zgjidhje për

probleme të ndieshme në arsim.

Mjerisht edhe për këtë vit

shkollor nuk u siguruan tekstet

dhe doracakët në gjuhën shqipe

për shumicën dërmuese të

l ë n d ë v e m ë s i m o r e d h e

njëkohësisht Ministria eArsimit

nuk siguroi mjetet financiare as

për abetaren e nxënësve

Shqiptarë.

Në kë to g jash të v i t e

rregullisht e kam aktualizuar

2 3 s h t a t o r 2 0 1 34

Përgjigje në akuzat e kryetarit

të TK qeveritar për Preshevë,

Bujanoc dhe Medvegjë

Në reagimin e tij Zoran Stankoviq, funksionar iQeverisë për komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjënuk dha përgjigje në asnjërën nga pyetjet që i shtrovanë deklaratën time për opinion.

Page 17: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

52 3 s h t a t o r 2 0 1 3

gjendjen aktuale diskriminuese

në RTS ku nuk ka asnjë minut

program në gjuhën shqipe.

Në realitet, është shumë e

gjatë lista e problemeve të rënda

me të cilat ballafaqohen

Shqiptarët e Luginës së

Preshevës e të cilat i kam

paraqitur në Kuvend si deputet

opozitar.

Pë r kë të a r sye ësh të

joserioze nga ana e funksionerit

qeveritar të emëruar në mënyrë

arbitrare kur mundohet që për

gabimet dhe lëshimet e veta ta

akuzoj deputetin opozitar.

Madje është skandaloze kur

Zoran Stankoviq pas gati një viti

nga angazhimi në funksionin

aktual ende nuk ka arritur të

informohet për strukturën

etnike të policisë lokale në

Preshevë, Bujanoc e Medvegjë,

sikur që ende nuk e din se në

këto komuna nuk ka kryeshef të

drejtorisë së policisë nga rradhët

e Shqiptarëve, ashtu si ai pohon

në deklaratat e tij.

Mirëpo edhe më skandaloze

është fakti se edhe përskaj

deklaratave të shpeshta për

opinion, kryetari i Trupit

koordinues jo vetëm që po hesht

l i d h u r m e p r a k t i k ë n e

rrezikshme të shlyerjes së

Shqiptarëve nga evidenca e

regjistrave civil, por ai po hesht

edhe lidhur me incidentin që e

shkaktoi xhandarmëria serbe në

Norçë të Preshevës, kur pa asnjë

arsye shumë rëndë u shqetësuan

familjarët dhe fëmijtë e familjes

Hasani, sikur edhe shumë

familje tjera shqiptare, që jo

rradhë kanë kaluar edhe me

pasoja shumë më të rënda.

Meqë funksioneri i qeverisë

për Luginë të Preshevës me anë

të mjeteve të informimit po

dërgon mesazhe se regjistrimi i

jashtëzakonshëm i popullatës

në këtë rajon domosdo duhet të

mbahet gjatë vitit 2014, un

vetëm do të përkujtoj se në vitin

2002 u mbajt regjistrimi sepse

për të ishin siguruar kushtet e

domosdoshme dhe pikërisht për

shkak të mungesës së kushteve

e l e m e n t a r e u b o j k o t u a

regjistrimi i vitit 2011.

Në kushte të shlyerjes

masive të shqiptarëve nga

evidenca e vendbanimit dhe

largimit masiv të shqiptarëve në

shtetet evropiane sigurisht që

nuk ka kushte normale për

regjistrim normal dhe të

besueshëm.

Sigurisht atmosferë normale

nuk do të kemi nëse bëhen

presione të pushtetit me anë të

imponimit të shënimit të

falsifikuar për 5.500 në vend të

61.647 shqiptarë që janë

regjistruar në vitin 2002.

Gjithashtu, me anë të

presioneve shtetërore nuk mund

të zgjidhet as problemi i

ndjeshëm i përdorimit zyrtar të

s i m b o l i t k o m b ë t a r t ë

shqiptarëve. Është krejtësisht

iluzore dhe joserioze ideja e

Zoran Stankoviqit në bazë të së

cilës ai në emër të qeverisë do të

mbaj simpozium në Nish dhe do

ta përcaktoj pamjen e simbolit

kombëtar shqiptar.

Problemet e ndjeshme të

shqiptarëve në Luginë të

Preshevës nuk mund të zgjidhen

me politikën e dështuar të

presioneve dhe kushtëzimeve.

Andaj është e domosdoshme të

sigurohet një proces serioz,

demokratik, transparent dhe

e f i k a s p ë r z g j i d h j e n e

problemeve serioze dhe të

n d i e s h m e s h o q ë r o r e ,

ekonomike dhe politike.

Riza Halimi-kryetar iPVD-së dhe deputet popullor

Page 18: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

Kryeministri i Serbisë, Ivica

Daçiq, ka thënë se Kosova është

një territor i veçantë, por jo edhe

shtet i pavarur. Ai ka thënë se

vetëm këmbimi i territoreve do

t ë s i g u r o n t e p a q e t ë

qëndrueshme në rajon.

“Ne pranojmë se Kosova

është territor i veçantë, por jo se

është shtet i pavarur”, ka thënë

Daçiq, në një intervistë për

televizionin e Podgoricës

“Atlas”, gjatë vizitës së tij në

Mal të Zi.

Kryeministri serb ka thënë

se Serbia dëshiron të marrë

pjesë në rregullimin e jetës në

atë “territor të veçantë”.

Daçiq ka thënë se formulimi

i tij “serbët e Thaçit”ka bëjë me

ata serbë që janë në pushtetin e

Kosovës, por që nuk bëjnë asgjë

për të mbrojtur interesat e

serbëve.

Ai gjithastu ka thënë se

Kosova dhe Serbia nuk janë

armiq.

"Unë nuk jam armik me

Thaçin. Ai është kundërshtari i

imi ", tha Daçiq.

I pyetur për çështjen e

shqiptarëve në Luginën e

Preshevës, kryeministri serb ka

thënë se ajo nuk mund të

krahasohet me Kosovën.

Dacic ka thënë se statusi i

tanishëm i Kosovës është “një

zgjidhje e përkohshme”.

Sipas tij, shqiptarët duan të

blejnë territore edhe në shtetet e

tjera, në të cilat janë popullsi

shumicë.

Në këtë kontekst ai ka

përmendur “këmbimin e

territoreve, si zgjidhje e

përhershme” në këtë pjesë të

rajonit.

“Këmbim territoresh, për

paqe të përhershme”, ka thënë

Daçiq.

2 3 s h t a t o r 2 0 1 36

Çështja e shqiptarëve të Luginës

nuk mund të krahasohet

me Kosovën

Page 19: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

72 3 s h t a t o r 2 0 1 3

Nehat Hyseni

J e m i b ë r ë n ë n a e

paradokseve në rajon, duke u

sigurar serbëve në Kosovë

nivel të pakrahasueshëm të

drejtave me cilindo minoritet,

si model “sui generis” në

Europë. Njëkohësisht kemi

edhe paradoksin e tjetër, si

shembull i kundërt me atë të

serbëve të Kosovës. Pra,

shqiptarët e Luginës së

Preshevës janë i vetmi

minoritet në Europë, i cili nuk

ka tekste për zhvillimin e

mësimit në gjuhën amëtare qe

pesë vjet e më tepër. Kurse tani

kërcnohen edhe me ndryshim

të pamjes së flamurit të tyre

kombëtar.

Deklarimi kërcënues i

kryetarit të Trupit Koordinues

të Qeverisë së Serbisë për

Preshevë, Bujanoc e Medvegjë,

Dr. Zoran Stankoviq se

“f lamuri shqiptar duhet

ndryshuar”, tani ka marrë

formë të prerë, duke caktuar

afatin e fundit.

Pra, ai ultimativisht dhe në

mënyrë të njëanëshme shprehet

se këtë punë poqese nuk e bëjnë

shqiptarët sipas direktivave të

Qeverisë së Serbisë, atëherë për

Festën e Ditës së Flamurit, më

28 Nëntor 2013, do të ndalohet!

Ky diskriminim dhe kjo

shkelje e dinjitetit elementarë të

ndjenjave kombëtare dhe

simbolit të shqiptarve të

L u g i n ë s d h e t ë m b a r ë

Shqiptarisë është duke ndodhur

krahas zhvillimit të Dialogut të

Qeverisë së Kosovës me atë të

Serbisë në Bruksel , me

n d ë r m j e t ë s i m i n e

K o m i s i o n e r e s s ë l a r t ë ,

Baroneshës CatherineAshton.

E vërteta e trishtueshme se

Lugina e Preshevës në këtë

dialog nuk u përmend fare, nga

shqiptarët e kësaj ane u përjetua

si tragjedi e madhe dhe si

tradhëti kombëtare.

Ky veprim i papërgjegjshëm

dhe antishqiptar është duke

ndodhur pikërisht në kohën kur

Qeveria e Kosovës është duke

siguruar të drejta dhe standarde

të larta për pakicat etnike në

Kosovë, duke e veçuar

minoritetin serb dhe duke e

toleruar atë deri në absurd!

Niveli i të drejtave që u

sigurohen serbëve në Kosovë

është i pakrahasueshëm me

cilindo minoritet në Europë,

duke ndërtuar kështu një model

“ s u i g e n e r i s ” , t ë

pakrahasueshëm me cilindo

shtet demokratik në botë.

Njëkohësisht kemi edhe

paradoks in e t je të r, që

gjithashtu paraqet rast “sui

generis”, por si shembull i

kundërt me atë të serbëve të

Kosovës. Pra, shqiptarët e

Luginës së Preshevës janë i

vetmi minoritet në Europë, i cili

nuk ka tekste për zhvillimin e

mësimit në gjuhën amëtare qe

pesë vjet e më tepër. Kurse tani

ata kërcnohen me ndryshim të

pamjes së flamurit kombëtar.

Kosova hoqi dorë në

Dialogun e Brukselit nga

Pavarësia e shpallur dhe me aq

pompozi te t e krenar i e

deklaruar e 17 shkurtit 2013,

duke hequr dorë nga simbolet

kombëtare, kurse tani edhe nga

simbolet shtetërore. Kështu,

listat e zgjedhjeve lokale 2013

nuk përmbajnë asnjë simbol të

Flamuri në rrezik!

Page 20: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

shtetit të Kosovës! Edhe ate

duke mos e kufizuar këtë vetëm

për veriun e Kosovës, por me

shtrierje në tërë territorin e saj.

Këtë kthim mbrapa tç

Kosovës nën sovranitetin e

Serbisë, Qeveria e Kosovës dhe

ekipi negociator i kryesuar nga

Kryeministri Hashim Thaçi e

deklarojnë si “fitore të madhe të

demokracisë”, duke mos

hezituar që atë të na “shesin”

edhe si vepër patriotike

shqiptare.

Pra, në vend që të ndodhë

integrimi i veriut të Kosovës në

r e n d i n k u s h t e t u e s d h e

sovranitetin e Kosovës, është

duke ndodhur pikërisht e

kundërta, Kosova është duke

rrëshqitur dhe duke realizuar

integrimin “e butë” të saj nën

r e n d i n k u s h t e t u e s d h e

sovranitetin e Serbisë!

Mjerisht, nuk përfundon

këtu e gjithë ” mrekullia” e

katandisjes dhe përdhosjes së

shtetësisë së Kosovës dhe

dinjitetit të popullit shumicë të

saj. Përkundrazi, këto veprime

antishtetërore dhe antishqiptare

që janë duke u realizuar në

emër të “patriotizmit” në

Kosovë, janë të shoqëruara me

veprime makabre të Qeverisë

së Kosovës ndaj Luginës, e cila

u vendosur atyre taksa të

papërballueshme kufitare.

Paçka se Kuvendi i Kosovës

m ë 6 . 0 6 . 2 0 1 3 m i r a t o i

Rezolutën për shqiptarët e

Luginës në 11 pika, duke

p ë r c a k t u a r d e c i d i v i s h t

obligimin e Qeverisë së

Kosovës për t'i hequr taksat

kufitare. Dhe për të qenë ironia

edhe më e madhe, ato taksa jo

vetëm që nuk u hoqën, por,

përkundrazi, një javë pas

miratimit të Rezolutës u

vendosën taksat shtesë prej 100

euro për një kamion.

Pra, s'do mend se bëhet fjalë

për cinizëm të llojit të vet dhe

për mospërfillje të Parlamentit

të Kosovës dhe shqiptarve të

Luginës, duke i ruajtur kështu

i n t e r e s a t p l a ç k i t ë s e t ë

kompanisë private të partnerit

të koalicionit qeveritar, e cila

është duke përfituar nga

plaçkitja e shqiptarve të kësaj

pjese të Shqiptarisë.

Zullumi i Qeverisë së

Kosovës ndaj kësaj pjese të

Shqiptarisë, sa duket, është i

sinkronizuar dhe harmonizuar

mirë me Qeverinë e Serbisë, e

cila presionet e padurueshne i

ka shtuar edhe me Dekretin

qeveritar për ndryshimin e

pamjes së flamurit kombëtar të

shqiptarve.

D y s h i m e t t o n a p ë r

bashkëpunimin Thaçi-Daçiq në

dëm të shqiptarve të Luginës së

Preshevës na përforcohen edhe

më tepër, meqë nuk kemi asnjë

reagim e as prononcim të

Qeverisë së Kosovës kundër

këtij vendimi antishqiptar të

Qeverisë së Serbisë për

përdhosjen e flamurit kombëtar

të shqiptarve, ashtu si bëri dikur

Italia fashiste gjatë LDB-së.

Madje , as Qever ia e

Shqipërisë nuk ka reaguar fare

në këtë drejtim. Sa duket,

Kryeministri i ri Edi Rama ka

deklaruar se edhe shqiptarët e

Maqedonisë që përbëjnë mbi

1/3 e këtij shteti, të barazohen

me disa qindra maqedonas që

jetojnç në Shqipëri!

Nuk e dijmç akoma se çka

janë në gjendje të na servojnë

“triumvirati” Thaçi-Daçiq-

Rama dhe ku janë, vallë, kufijtë

e kësaj politike?!

Por, së paku një gjë e kemi të

qartë ne shqiptarët e Luginës së

Preshevës, që kemi mbetur nën

Serbi. Pra, se Plani sekret për

dëbimin e shqiptarve nga trojet

e veta stërgjyshore është duke

n d o d h u r m e s h p e j t ë s i

marramendëse. Kontribuesit

për përjetimin e fatit të

Çamërisë, së paku kësaj radhe, i

dijmë të gjithë!

2 3 s h t a t o r 2 0 1 38

Page 21: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

2 12 3 s h t a t o r 2 0 1 3

Për fëmijë

LULJA

Vlera Zeneli, kl. V/2 sh.f. “9maji” Leran

Lule të bukuraQë ju mbolliBabai imJu dua shumëMë mbeteni kujtim

Në kopshtin timGjelbëroniBabin timMa kujtoni

Ju ujis çdoherëTë lulëzoniPërherë

Babain tim e kujtojDhe kurrë s'e harrojMe sjellje dhe punëDo ta nderoj…

NUK VDES HEROI( Artan Abazi)

Mehmet Neziri klasa e V-stë,sh.f. “Sami Frashëri” Lluçan

Artan vëlla me zemër heroEmrin tënd të bukur çdo njeri e doKolonën armike sulmoveNë aksione u trimërove

Nuk vdes kurrë heroiNdër ne mbetet i gjallëVepra e tij për liriDo të shënohet në histori

Pritni o shqiptarA i ka dy fjalëAmanetin e trimitMe gjak duhet larë

Prezantojmë punime të nxënësve

GJYSHI IM

Leonita Lutfiu, kl. II/5,sh.f. “Prof. Ibrahim Kelmendi “Preshevë

Gjyshin tim fortë e duaAi kujdeset shumë për mua

Më mëson, më edukonPor dhe përqafime më ofron

Po vë syze, lexon gazetëMa sqaron mua fletë për fletë

Gjyshi im më je xhanJam e lumtur që të kam…

Page 22: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

2 3 s h t a t o r 2 0 1 32 2

- DNA ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehetprej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqenjohuri.

- Fluturat shijojnë me anë të këmbëve.

- Delfinet flejnë me një sy hapur.

Dërgoni punime në poezi dhe në prozë:Email:

Ju mirëpresim!

[email protected]

Redaktori i kulturës: Bilall Maliqi

Për fëmijë

Kuriozitete nga bota…

Page 23: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

2 32 3 s h t a t o r 2 0 1 3

Bilall Maliqi

Në qytetin Niederbipp të kantonit

të Bernit u përurua libri poetik „Mërzi

të trazuara“ të poetit Luan Malokut.

Ky përurim u organizua në kuadër

të Shoqatës së Shkrimtarëve „Feniks“

Preshevë. Kjo është hera e parë që

Shoqata përuron dhe organizon orë

letrare jashtë territorit të shtetit.

Niederbippi ishte nikoqir i poetëve

dhe i dashamirëve të artit poetik, ku

mblodhi anëtarë të „Feniksit“ dhe

bashkatdhetarë nga disa qytete të

Zvicrës të cilët prezantuan në këtë

eveniment poetik.

Ky manifestim i rrallë poetik u nda

në dy etapa, përurimi i librit me titull

„Mërzi të trazuara,, dhe një orë letrare.

Manifestimin në fjalë e udhëhoqi

kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve

„Feniks“ Bilall Maliqi i cili në pika të

shkurtra elaboroi për historikun e ish

klubit letrar e tani Shoqatë e

Shkrimtarëve, duke potencuar se nga

„Feniksi“ kanë dalur penda të njohura

gjithandej trojeve shqiptare të cilët e

promovojnë kulturën letrare atje ku

jetojnë dhe veprojnë.

U lexuan poezi nga libri në fjalë,

ndërsa redaktori i librit, shkrimtari

Bilall Maliqi foli për librin dhe vlerat

artistike që ka vëllimi poetik „Mërzi të

trazuara“.

U lexuan edhe përshëndetjet e

miqve krijues të Luanit dhe Shoqatat e

tjera në rajon si dhe në mungesë të

recensentit të librit poetit Nehat

Ramizi u lexua një poezi përkujtimore

nga ai për mikun e tij Luan Maloku.

Në fund të pjesës së parë të

manifestimit fjalën përshëndetëse e

mori autori i librit, poeti Luan Maloku,

i cili i falënderoi përzemërsisht të

pranishmit për pjesmarrje, në veçanti

Shoqatën e „Feniks“ për kontributin e

dhënë për përurimin e librit të tij.

Për ta dëgjuar fjalën e bukur

poetike morën pjesë një numër i

bashkëatdhetarëve tanë në Zvicër,

përkatësisht nga kantoni i Bernës dhe

nga kantonet e tjera.

Në mesin e bashkëatdhetarëve

ishin edhe tre anëtarët e Shoqatës së

Shkrimtarëve „Feniks“ Bilall Maliqi,

Luan Maloku dhe Fehmi Bektashi,

nga Gjilani poeti Fehmi Qerimi, i cili

jeton dhe vepron në Zvicër.

Poetët e pranishëm lexuan poezi

nga librat e tyre dhe nga dorëshkrimet.

Interesimi për t'i dëgjuar poezitë ishte

në nivel të duhur.

Në fund për të pranishmit u shtrua

një koktel për të kaluar edhe në biseda

ndërmjet vete.

Kyetari Maliqi potencoi se kjo nuk

do të jetë hera e fundit që do t'i

vizitojmë bashkëatdhetarët dhe të

organizojmë evenimente të tjera të

karakterit kulturor e letrar.

Ora letrare…

Repor tazh

Manifestim poetik dhe përurim

libri në Niederbipp, Bernë (Zvicër)

Page 24: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

2 3 s h t a t o r 2 0 1 32 4

Shëndetësi

Qarkullimi i dobët (i quajtur edhe klaudikacion) është dhimbja nëkëmbë që shfaqet nga aktiviteti fizik dhe ndalon pas pushimit. Ajoprek më së shumti muskujt e pulpit, por edhe të këmbës, kofshësdhe vitheve.

Ngushtimi i arteries

Fatkorët e rrezikut të aterosklerozës

Kolesteroli i lartë Shtypja e lartë Duhanpirja Diabeti

Mjeku do të diagnostikojë qarkullimin e dobët pasi të mësojë simptomet dhe

të urdhërojë testet e qarkullimit të gjakut nëpër enë.

Gishtat e mavijosurPlagë në këmbë qënuk shërohen

Dhimbje,lodhje, dhe

çalimi, që ndodhin gjate

osemenjëherë pas aktivitetit fizik

dhe të cilat ndalen pas një pushimi.

Çka është qarkullimi i dobët?

Qarkullimi i dobët ( i quajtur edhe si klaudikacion)nënkupton dhimbjen e këmbës e shkaktuar ngaaktiviteti, e cila ndalet pas pushimit. Ndryshe njihet edhesi klaudikacioni intermitent, sëmundja vaskulareperiferike (SVP), dhe qarkullimi i dobët. Muskujt enëngjurit janë zakonisht të prekur, por dhimbja mund tëpërfshijë edhe këmbën, kofshën, apo edhe pjesën evitheve.

Cilët janë shkaktarët e qarkullimit të dobët?

Shkaktari kryesor është ateroskleroza, ose ngushtimi iarterieve që shtrihen në muskujt e këmbës. Faktorët errezikut që çojnë deri tek ateroskleroza janë: diabeti,niveli i lartë i kolesterolit, shtypja e lartë e gjakut, dheduhanpirja. Duhanpirja është shkaku kryesore ipërkeqësimit të sëmundjes.Klaudikacioni nuk është kontagjioze dhe as nuk përcilletnga gjenerata në gjeneratë.

Cilat janë simptomet e qarkullmit të dobët?

Simptomet janë dhimbja, tendosja e muskujve, lodhja,çalimi, të cilat ndodhin pas aktivitetit dhe zhduken pasnjë pushimi të shkurtër. Simptome tjera janë këmbët eftohta gjatë natës, dhimbjet në gishta dhe këmbë,mpirje e këmbës, thonjtë e brishtë, gishtërinjtëkaltërosh, plagë të këmbëve që nuk shërohen. Mund tëndodh dëmtimi i lëkurës, ulçera apo edhe gangrena.

Si diagnistikohet qarkullimi i dobët?

Mjeku e bën diagnozën duke i kontrolluar simptometdhe duke bërë një ekzaminim fizik. Mjeku mund tëurdhërojë teste të gjakut (duke përfshirë Dopplerultrazërin) për të hulumtuar qarkullimin e gjakut. Nësetestet tregojnë qarkullim të zvogëluar, angiografia duhetbërë para operimit me qëllim të përcaktimit se sa erëndëështë sëmundja.Angiografia përfshin vendosjen enjë kateteri (tub i vogël) në arterien e këmbës dheinjektimin e ngjyrës për të fituar një fotografi të enëve tëgjakut.

Page 25: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

2 52 3 s h t a t o r 2 0 1 3

Shëndetësi

Për të lehtësuar simptomet dhe për të parandaluar që ato tërishfaqen,mjeku juaj do t'ju sugjeroj një mënyrë jetese tëshëndoshë, ndaljen e duhanpirjes,dhe marrjen e barnave qëndihmojnë qarkullimin e gjakut.

Ndonjëherë, mund të bëhet njëlloj i operimit i quajtur

angioplasti.Një tub

me një balon në majë futet

brenda enës dhe fryhet për të

zgjeruar enën.Po ashtu,

një stent(një rrjetë si tub)

mund të vendoset në enë

që ta mbaj atë hapur.baloni

stenti

Bëj kontrollet e rregullta, dhe

ashtu mjeku juaj mund të

kontrolloj shtypjen tuaj të gjakut,

sheqerit në gjak,dhe kolesterolit.

Si mjekohet qarkullimi i dobët?

Qëllimi i trajtimit është të lehtësojë simptomet dhe tëparandalojë përkeqësimin e gjendjes. Tek shumica e njerëzvekjo arrihet duke ndryshuar stilin e jetës, duke përfshirëshmangien e duhanpirjes (trajtimi më i mirë), humbjen epeshës, dhe duke ndryshuar dietën me qëllim të kontrollit tëdiabetit, hipertensionit, dhe kolesterolit të lartë. Në qoftë sesimptomat mbeten edhe më tutje, mjeku mund tëpërshkruajë barna për të ndihmuar që gjaku të qarkullojë mëmirë. Një dozë e ulët e aspirinës për çdo ditë mund të jetë enevojshme. Kujdesi i duhur i këmbëve është shumë irëndësishëm për të parandaluar infeksionet. Nëse qarkullimi igjakut është shumë i zvogëluar, atëherë mund të këshillohetqë të bëhet një ndërhyrje e vogël e quajtur angioplasti, që tëhapet arteria e bllokuar.Një tub me një balon në majë ( kateter) futet në enën engushtuar të gjakut dhe pastaj fryhet për të zgjeruar enën.Gjithashtu, një stent (rrjetë e vogël në formë të tubit) mundtë vihet në enë përmes angioplastisë.

Ndonjëherë, një tub i materialit të veçantë ngjitet tek enae gjakut mbi dhe poshtë vendit të ngushtimit. Kjo lejon qëgjaku të anashkalojë vendin e ngushtuar të enës.

Operimi është i nevojshëm në qoftë se ekzistojnë ulçeraqë nuk shërohen, nëse këmbët janë të ftohta dhe më ngjyrëblu, nëse ka gangrenë në gjymtyrë, ose nëse dhimbja ështëe fortë në gjendje qetësie.

BËJ dhe MOS BËJ në menaxhimin e qarkullimit të dobët:

kontrollin e faktorëve të rrezikut (diabeti,kolesteroli i lartë, presioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit).

duhanpirjen.veshjen e rrobave të ngushta në këmbë, të

tilla si p.sh. çorape elastike.anashkalimin e termineve të kontrollave tek

mjeku juaj, veçanërsisht në rast të mjekimit të ulçerave.

Dr. Amir I. Rexhepi & Dr. Nazmi Z. Mehmeti

stërvitje, kontrollin e mbipeshës, ndaljen e duhanpirjes,kujdesu për higjienën e duhur të këmbëve, mbani tensionin e gjakutnë kontroll, dhe hani dietë me yndyrë të ulët.

këshillimin me mjekun tuaj në lidhje me sheqerin nëgjak, kolesterolin, dhe presionin e gjakut.

këshillimin me mjekun tuaj nësegjatë të ecurit ju kenidhimbje në pulp, kofshë ose vithe.

këshillimin me mjekun tuaj nëse ju keni ulçera nëkëmbë, këmbë të ftohta, ose ndryshim të ngjyrës së lëkurës nëkëmbë.

?

?

?

?

?

BËJ

BËJ

BËJ

BËJ

BËJ

MOS BËJMOS BËJ

MOS BËJ

Page 26: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

(Edhe “Pegasi Lugina” shkrihetnë “Atunis Lugina” degë e “AtunisKosova”…

HasijeSelishta Kryeziu

Agron SheleRaimonda

Moisiu PeterTase Silvana Berki

iadna Sayer,

. A s h o kChakravarthy GunselDjemal, Agonia.netEnertin Dheskali

Nelton BeretiSinan Vaka

Dr. Eftichia KapardeliKlarita Selmani

Shefqete GosalciLumo KolleshiRami Kamberi

Anton GojçajBilall MaliqiNehat HoxhaBut Jaku

-

Pas konsultimeve të gjëra të

anëtarëve të Bordit Drejtues, u arrit në

konkluzionin e përgjithshëm se,

shpallet shpërbërja e Lidhjes

Internacional "Pegasi" Albania dhe

bëhet riorganizimi i saj nën logon

Galaktika Poetike "ATUNIS".

Ky konsultim u bë nga Bordi

D r e j t u e s t ë k ë s a j l i d h j e

ndërkombëtare të shkrimtarëve

poetëve dhe e piktorëve me emrin

“Atunis”.

Bordi i ri Drejtues i

Galaktika Poetike " ATUNIS"

përbëhet nga anëtarët:

WPS,

Prishtinë), IWA-

WPS (Belgjikë),

IWA (USA),

(USA),

(Finlandë),

WORLS Poetry (USA -

K a n a d a ) ,

(Indi),

(Angli),

(Fier -

Abania) ,

(Tiranë -Albania),

(Itali),

(Greqi),

(Kretë - Greqi),

(Prishtinë - Kosovë),

(Përmet - Shqipëri),

(Maqedoni), (Mali zi),

(Lugina e Preshevës),

(Prishtinë - Kosovë),

(Prishtinë - Kosovë).

Galaktika Poetike ”ATUNIS”, del

me moton e formimit koncept të një

ARTI bashkëkohor, universal të

pakufizuar.

" AT U N I S " ë s h t ë L i d h j e

shkrimtarësh, poetësh e piktorësh, e

cila afron risi krijuese me kombësi të

ndryshme, por me bazë shpirtërore të

gjerë arti, për të ndihmuar përcjelljen e

artit në të gjitha format etike-

kulturore-shoqërore.

Respekti i diversitetit dhe

kulturave të ndryshme formon një

frymë të lirë letrare komunikimi midis

autorëve dhe me identitet të plotë

letrar global. Ky është qëllimi i

"ATUNIS", një fllad muzash që

qarkullon në brendësinë e një

galaktike letrare globale, ku

"ATUNIS" ka për lajmotiv artin në

shërbim të zhvillimit, emancipimit,

drejtësisë hyjnore dhe respektit

njerëzor.

A tun i së t i bashkon fo rca

shpirtërore e përbashkët letrare, i

përshkron ndjenja e thellë për

estetikën, i motivon karakteri krijues

esencial dhe ringritja e vlerave

kulturore shqiptare në shkallën më të

civilizuar ndërkombëtare.

Bordi bën vendosjen e kritereve te

anëtarësimit sipas statutit dhe

programit me të ri , i cili respekton

kredibilitetin e veprës së krijuesit dhe

mbrojtjes së saj!

Në kuadër të “Galaktika Atunis”,

organizohet edhe çmimi vjetor “Frang

Bardhi”, publikimi i revistës

onl ine “Atunis” si dhe

publikimin e përvitshëm të

Antologjisë Poetike “Atunis”.

Edhe “Atunis Lugina” si

degë e “Atunis Kosovës” me

kryetarin e saj Bilall Maliqi, do

të veprojë knform rregullores

dhe statutit të “Galaktika

Atunisit”, krijuar nga Bordi

udhëheqës i kësaj lidhjeje.

Të gjithë anëtarët e ish

“Pegasi Luginës” tani janë të

shkrirë në “Atunis Lugina” dhe

do të pajisen me libreza të reja

të anëtarësisë…

Galaktika Poetike ”ATUNIS”, del

me moton e formimit koncept të një

ARTI bashkëkohor, universal të

pakufizuar…

Bilall Maliqi

2 3 s h t a t o r 2 0 1 32 6

Kulturë

Shkrihet Lidhja “Pegasi Albania”

në “Galaktika Poetike Atunis”

Page 27: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

Bilall Maliqi

,,Larg folesë sime,, është titulli i

librit të poeteshës Fitore Maloku e

cila është nga Miratoci i Preshevës,

por jeton dhe vepron në Zvicër.

Vetë titulli i librit na bënë të

kuptojmë se kemi të bëjmë me

poezi të motivit të kurbetit, të cilat

poeten e kanë frymëzuar shumë

dhe këto frymëzime i ka paraqitur

bukur në vargje poetike.

Poetesha jeton në mërgim,

andaj këto poezi kryesisht të

motivit të kurbetit nuk kanë si të

dalin ndryshe, sepse ajo i ka

përjetuar këto mërzi, mallin e

pashuar për vendlindjen e të gjitha

këto i ka paraqitur me një frymëzim

dhe me një ndërtim të mirë të vargut.

Vetë struktura e librit është

ndërtuar me motive të gjetura poetike

të cilat i ka shtrirë gjithandej këtij

vëllimi poetik të autores e cila me këto

frymëzime është kudo në çdo varg të

saj, e këto vargje i ka ndërtuar me

mjete poetike.

Thamë më lartë se autorja e librit si

e re ka shkuar në mërgim i mungon

atdheu i saj, shokët shoqet, shkolla

shqipe e gjithçka që lidhet me atdheun

e saj të shkelur padrejtësisht nga

pushtetarët.

Libri nuk është i ndarë në cikle

poetike, por është një tufë poezishë

posi lulet me aromë shumë të

Miratocit dhe kanë pothuajse si tërësi

këtë motiv prekës dhe emocional.

Dhe si të tillla poezitë e librit

shoqërohen me çaste emocioni tek

poetesha por edhe tek lexuesit në

përgjithësi.

Poezitë janë të shkurtra të shkruara

me një gjuhë të kuptueshme për të

gjitha shtresat e lexuesve. Libri në

përgjithësi i takon ligjerimit poetik për

fëmijë edhe pse në të lexuesi mund të

gjej edhe poezi të tjera të moshës pak

më të rritur tek të cilat fshihet porosia e

autores drejtuar laxuesve dhe të

tjerëve varësisht se kujt i dedikohen

vargjet poetike.

Me një dosje dëshprimi autorja i

shkroi edhe turbullirave të 1997-tës në

Shqipëri, të cilat skena trishtuese na

prekën të gjithë neve e posaçërisht

Fitoren e cila si e re dhe poete protestoi

me anë të vargjeve kundër këtyre

skenave të turpshme karshi botës

demokratike.

Libri është i shoqëruar edhe me

ilustrime të cilat ia shtojnë dëshirën

për lex im dhe r i l ex im të

dashamirëve të poezisë në

përgjithësi.

Vargjet e poezive nuk janë të

rimuara, janë vargje të lira, në të

cilat autorja e ka shpreh më lirshëm

mendimin dhe e ka shtrirë nëpër

tërë këtë vëllim poetik.

Fitorja i shkroi vargje malli

Preshevës, Miratocit, babait, nënës

e lokes me ndjenjë dhe me

emocione sepse i mungon atdheu,

familja dhe farefisi i gjerë në

vendlindje.

Libri përbëhet prej gjashtëdhjetë e

pesë poezive të cilat janë të kapshme

për imagjinatën e fëmijëve.

Poetesha është kundër dhunës,

kundër përdorimit të armëve, por

është për paqe, për të jetuar të lirë i

gjithë njerëzimi e posaçërisht populli i

saj në të gjithë etnikumin shqiptar.

Marrë në përgjithësi ky vëllim

poetik i poeteshës Fitore Maloku i

plotëson kriteret e librit të botueshëm

si në aspektin artistik, teknik dhe

grafik, madje shoqërohet me vlera të

kënaqshme poetike.

Librin poetik ,,Larg folesë sime,, e

botoi Shb ,, Iliriku,, në Prishtinë, faqe

78.

2 72 3 s h t a t o r 2 0 1 3

Kulturë

VITRINA E LIBRIT

Fitore Maloku, "Larg folesë sime"

Page 28: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

Dashuria për jogën e ka shtyrë

modelen, Nora Asani të udhëtoj

drejt Indisë për të marrë njohuri

më të mëdha në këtë sport.

Ndonëse kjo do të jetë njëra

nga përvojat më të mira që ajo do

t'i përfitoj gjatë periudhës së

qëndrimit të saj në Indi dhe pas

kthimit ajo planifikon të bëhet

mësuese e jogës ku do të hap një

qendër spor t ive “F i tness

Models” në Gjermani.

“Dëshiroj të bëhem mësuese e

jogës, prandaj kam vendosur të

shkoj në Indi dhe të bëhem një

profesioniste e këtij sporti. Në

Indi do të qëndroj deri në fund të

vitit dhe pas kthimit do të

merrem me trajnimin e të gjithë

atyre që dëshirojnë të merren me

jogë” ka thënë ajo për “Zëri”.Për

faktin se joga në Kosovë njihet

pak, Nora ka planifikuar që në të

ardhmen të vij edhe në Prishtinë

me ndonjë projekt për këtë sport.

“Shpresoj që në të ardhmen të

vij edhe në Prishtinë me joga dhe

të ofroj njohuri për të rinjtë

kosovarë”, shton ajo.

Joga është sporti më i

preferuar për Norën me të cilën

është marrë shumë vite më parë

duke e pasur vetëm një hobi,

ndërsa tani synon ta ketë edhe

profesion.

“Joga është një sport i

shëndetshëm edhe për të mbajtur

trupin në formë, në kohën kur

kam jetuar në Amerikë jam

marrë shumë me të, ndërsa pas

2 3 s h t a t o r 2 0 1 32 8

Shou Biz

Nora nga Dobrosini në Indi

për të mësuar jogën

Page 29: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

2 92 3 s h t a t o r 2 0 1 3

kthimit në Gjermani kam

pauzuar paksa. Këtë lloj sporti

më parë e kam pasur vetëm hobi,

ndërsa tani dëshiroj ta kem edhe

profesion”, thekson ajo.

Krahas këtyre angazhimeve,

Nora do të vazhdoj aktivitetin e

saj edhe në fushën e modës, ku

javën e ardhshme do të realizoj

një fotoshoting, dhe do të jetë

pjesë e disa spektakleve të

bukurisë që do të mbahen në

Gjermani.

Dëshiroj të bëhem mësuese e

jogës, prandaj kam vendosur të

shkoj në Indi dhe të bëhem një

profesioniste e këtij sporti.

Për faktin se joga në Kosovë

njihet pak, Nora ka planifikuar

që në të ardhmen të vij edhe në

Prishtinë me ndonjë projekt për

këtë sport.

/Titulli.com/

Shou Biz

Page 30: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)

Fjalëkryqi

2 3 s h t a t o r 2 0 1 33 0

FUTBOLLI-STI ITALIANNË FOTO 2

XEHEE GJETURNË SHKRE-

TËTIRËNATAKAMA

QË ËSHTËME LARA

PËLHURËPAMBUKU

(SHQ.)

SIPËRFAQE

AGNIDIKA

MENDJE-HOLLË

PYLL

MENDIMI

AVIOKOMPANIE NJOHURKOSOVARE

AMPER-METËR

PJESËTAR ITAMILËVE

I PËRKETLIRIKËS

KALIUMI RREZE METRI

DËSHMORYNI,

DURAKU

SHKRONJËGREKE

TONELATË DEKAGRAM

FEMRA TËMOSHUARA

MAGJISTËR RADIUS

IRIDIUM RADIUM

AMPER KALIUM

DEMINUTIVI EMRITARIANIT

IPËRKRYER

FUTBO-LLISTI

FRANCEZNË FOTO 1

KREATORI NJOHURI MODËS,KRISTIAN

POPULL(GREQ.)

SHKRONJAE PARË

NOTËSOLMIZIMI

VARGMALEEURO-

AZIATIKE

ARI(Fr.)

MJEDISE

TËQESHURA

QË IPËRKET

KATODËS

SHEKULLI(HUAJ)

QESHARAK

LLOJVISHNJE

SPANJOLLE

ARGON

NJËSI SIPË-RFAQESH

MAJË MALINË AFRIKË

FUTBOLLISTIRANIAN,

ALI

LLOJEKSPLOZIVI

LUMË NËNIGERI

AKTORAMERIKAN

PETER

ILUMINISTFRANCEZ,

DENIS

TOKAT EPUNUARA

MARIAKALAS

POETIPERSIAN,KHAJAMI HIDROGJEN

RITME

SATELIT(SHKURT)

KALËSHALE(SHQ.)

I. D.ENERGJIAKINETIKE

TRUP

LIQENNË UZBE-

KISTAN

PILOTVETVRASËS

JAPONEZ(SH.SHQ.)

VRASËS IJICAK

RABINIT,IGAL

MËNYRË ESJELLJES

I AFËRM,FIS

TETOVA

11

22

Autor

BEKIM

SHABANI

Page 31: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)
Page 32: Revista Nacionali Nr.99 (23 Shtator 2013)