revista nacionali nr.56 (17 shtator 2012)

31
Viti II. Nr. 56, 17 shtator 2012

Upload: muhamed-kurtishi

Post on 28-Oct-2014

117 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

nacionali bujanoc revista nacionali nr 56 10 shtator 2012

TRANSCRIPT

Page 1: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

Viti II. Nr. 56, 17 shtator 2012

Page 2: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)
Page 3: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

Editorial

3

Inaugurimi i hapësirave të reja të Këshillit Kombëtar Shqiptar, ishte

ngjarje që e karakterizoi javën që e lamë pas. Zbulimi i emblemës së

KKSH-së, në ish ndërtesën e komitetit komunist ogurzi e famëkeq për

komunën e Bujanocit, lë të kuptohet se kjo kohë është pas nesh.

Por, nëse janë të kënaqur ata që kanë nostalgji për komunizmin, me

banorët e ri të ndërtesës së vjetër është çështje e tyre e që do të duhej të

mbetej personale. Por në moment që “pakënaqësitë” e tyre fillojnë të

publikohen nëpër medie që nuk kanë ndonjë kriter profesional e moral,

atëherë kjo tashmë kalon kufirin dhe jep dëshminë më të mirë për ata që

zemra u rrah ende për çekanin dhe draprin që i rrjepte shqiptarët kudo që

gjendeshin në këto hapësira për dekada me radhë...

Tani që selia e re e Këshillit Kombëtarë Shqiptar ia ndërroi

fizionominë qytetit dhe e ngriti shkallën e faktorizimit të këtij

institucioni reprezentues të shqiptarëve, shton seriozitetin e

udhëheqësve të këtij institucioni karshi obligimeve ndaj zgjedhësve të

tij, karshi problemeve të stërgrumbulluara që presin zgjidhje.

Ndërkohë që pa dyshim ngrit pakënaqësitë e atyre që nuk mund të

pajtohen me përpjekjet për zgjidhje institucionale të problemeve të

shqiptarëve, sepse të tillëve Këshilli Kombëtar ua “prishi” selinë

komuniste e cila për të tillët ishte strehë e rrëfimit, denoncimit për të mos

thënë spiunimit të vëllezërve, dashamirëve dhe fqinjëve të tyre,...e atyre

që vazhdojnë me nostalgjinë komuniste jo që nuk ua dëgjon urimet, por

të tillët janë të prirë që ta vazhdojnë me zanatin e vjetër,...

Inaugurimi i “Shtëpisë së re” të Këshillit Kombëtar Shqiptar,

institucion ky i përkrahur nga rreth tetëmbëdhjetë mijë votues shqiptarë

etnik që jetojnë në këto troje, dëshmoi edhe përkrahjen që e gëzon

KKSH nga përfaqësitë diplomatike, organizatat e ndryshme

ndërkombëtare dhe qeveritare të cilat janë të dedikuara për ndihmë dhe

asistencë në këtë rajon. Përgëzimi i selisë së re të KKSH vuri në pah

edhe përkrahjen e bashkëpunimin dashamirës me këshillat kombëtare të

bashkësive të tjera etnike. Ndërkohë që kjo përkrahje jep garanci për

suksese në zgjidhjen graduale të problemeve në sferat jetike siç është

arsimi, kultura, informimi, përdorimi zyrtar i gjuhës dhe shkrimit shqip

si dhe përdorimi i simboleve kombëtare.

1 7 s h t a t o r 2 0 1 2

Revistë e pëjavshme

“Nacionali“

Themelues dhe botues:

Kryeredaktor:

Zv/kryeredaktor:

Redaktor teknik:

Lektore:

Bashkëpunëtorë:

Tel/fax:017/652-661

E-mail:

[email protected]

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve

Baki Rexhepi

Jeton Ismaili

Kastriot Sinani

Kadushe Nuhiu

Faruk Daliu, Ardita Saqipi,Bilall Maliqi, Esat Shahini,Feride Salihu, Avni Selimi,Dinela Vehbiu, Rijad Demiri,Llukman Rrustemi

E regjistruar në ARE-BeogradISSN: 2217-4990 - BibliotekaKombëtare Beograd

Tirazhi: 1000 copë

Shtypet në shtypshkronjënVELSON-DEVA15 Nëntori 113, Preshevë

Dorëshkrimet dhe fotografitënuk kthehen

Adresa:Nacionali - sheshi “Karagjorgje“,p.n. ndërtesa e shtëpisë sëkulturës - Bujanoc

NACIONALI

është organi Këshillit Kombëtarëtë Shqiptarëve që jetojnëNë Serbi

Shtëpia e re

Page 4: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

1 7 s h t a t o r 2 0 1 24

Përmbajtja

Editorial

Përmbajtja

Kronikë

Shtypi

Politikë

Intervistë

Opinion

Analizë

Kulturë

Vitrina e librit

Intervistë

Histori

Reportazh

Fjalëkryqi

.............................................................................................................................................................3

.........................................................................................................................................................4

Promovohet selia e Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Bujanoc.......................................................................5-6Ambasadori Davenport vizitoi KKSH-në...........................................................................................................7

Daçiq: Ndryshimet në pushtetin lokal të Bujanocit nuk paraqesin rrezik..........................................................8Vukçeviq: Ish ushtari i UÇK-së i gatshëm të dëshmojë për trafikimin me organe............................................9Kandic: Prokuroria sërbe nuk është institucion serioz.....................................................................................10Sparkes ripërsërit: MUP-i i Serbisë aktiv në Kosovë.......................................................................................11

Dialogu Prishtinë Beograd të krijoj standarde unike që vlejnë në tërë Ballkanin Perëndimor..................12-13Kosova shpalli përfundimin e mbikëqyrjes së Pavarësisë................................................................................14Gjithmonë në anën tuaj!...................................................................................................................................15

Wisner: Përfundimi i mbikëqyrjes s'erdhi rastësisht...................................................................................16-17

...Edhe jetim edhe fukara!...........................................................................................................................18-19

A mundet Europa të mbijetojë?...................................................................................................................20-21

Mbahet mbledhja e Këshillit drejtues të Shoqatës së Trashëgimisë dhe të Krijimtarisë Kulturore….............22

Hetem Arifi “Dua shtet që nuk vret”...............................................................................................................23

Nuk mund ta harroj pejsazhin e bukur të vendlindjes sime!.......................................................................24-25

George Washingtoni me prejardhje shqiptare.............................................................................................26-27

Përvjetori i 11 shtatorit nën hijen e përçarjeve dhe sëmundjeve......................................................................28Breznica, kufiri që ndan shqiptarët..................................................................................................................29

........................................................................................................................................................30

Page 5: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

Përfaqësuesit e Këshillit Nacional

të Shqiptarëve, kanë promovuar selinë

e re të këtij institucioni në Bujanoc me

ç'rast në ceremoninë e inaugurimit

prezantuan mysafirë të shumtë.

Ish ndërtesa e Komitetit në

Bujanoc, falë donacioneve të BE-së

përmes Programit “Progres” është

rinovuar në ambiente jashtëzakonisht

moderne, të cilat tash e tutje do t`i

shfrytëzoj KKSH. Rreth 10.000 €

është kostoja e pajisjeve të

sponsoruara nga Programi Progres i

Bashkimit Evropian, ndërkohë që një

pjesë është mbuluar nga buxheti I

KKSH-së, derisa donacioni i Progresit

është orijentuar në mobilim dhe

pajisjet elektronike për komunikim.

Kryetar i Këshillit Kombëtar

Shqiptar, Galip Beqiri, gjatë hapjes

zyrtare të ambientit të ri të punës, ka

thënë se “ky këshill është shumë i

rëndësishëm për realizimin e të

drejtave të shqiptarëve në Serbi në

përputhshmëri me ligjet e saj.”

Esad Xhuxheviq- kryetari i

Këshillit Kombëtar Boshnjak, në

fjalën e tij duke uruar zyrat e reja të

KKSh-së, ka ka uruar që ky institucion

të jetë I suksesshëm në realizimin e të

drejtave të shqiptarëve, ndërkohë që

duke komentuar ndërrimin e kohërave

është shprehur “ka disa simbolika të

çuditshme në këto hapësira të cilat

dikur I takonin komitetit, ja tani këto i

g ë z o n K ë s h i l l i K o m b ë t a r i

Shqiptarëve. Ka rëndësi që Këshilli

Kombëtar Shqiptar në mënyrë të

suksesshme është duke e kryer rolin e

vet.”

Xhuxheviq, ka thënë se pakicat në

Sërbinë qendrore kanë obligim që të

bashkëpunojnë dhe të rrisin nivelin e

të drejtave të tyre dhe të gëzojnë atë

nivel të të drejtave që kanë pakicat në

Vojvodinë.

Ceremoninë e inaugurimit të

51 7 s h t a t o r 2 0 1 2

Kronikë

Promovohet selia e Këshillit

Kombëtar Shqiptarë në Bujanoc

Page 6: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

zyrave e kanë nderuar me prezencën e

tyre edhe përfaqësuesit e Këshillave

Kombëtare të Bashkësisë Maqedone

dhe asaj Rome në Sërbi. Ndërkohë që

prezent ishin përfaqësues të disa

ambasadave dhe të programeve të tyre

për zhvillim dhe asistencë që janë

destinuar në këtë rajon.

Në hapjen solemne të zyrave të

KKSH-së, përkundër ftesave zyrtare,

nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e

qeverisjeve lokale në Bujanoc dhe

Preshevë.

Këshilli Nacional i Shqiptarëve

është organ reprezentativ i cili në bazë

të legjislaturës sërbe për minoritete ka

disa kompetenca të garantuara me ligj

siç janë e drejta në Arsim, Kulturë,

Informim, Përdorim zyrtarë të gjuhës

dhe shkrimit shqip dhe të simboleve

kombëtare.

KKSH deri më tani ka dhënë një

qasje serioze në angazhimin e saj

kryesisht në Arsim dhe në Informim,

n d ë r k o h ë q ë p ë r p j e k j e t e

vazhdueshme janë edhe në sferat e

tjera ku ka kompetenca ligjore.

Në bashkëpunim me Qeverinë e

Republikës së Shqipërisë, Këshilli

Kombëtarë ka arrit që të siguroj

Abetaren për filloristët e Luginës,

libër ky i nxjerrë një votë para hartimit

të Abetares gj i thëkombëtare ,

përmbajtja e së cilës është po thuaj

identike, ndërkohë që të njëjtit autorë

janë hartues të që të dyjave.

Dhjetëra libra shkollor janë

përgatitur për nxënësit shqiptarë të

cilëve iu mungojnë po thuaj të gjitha

librat shkollore qoftë në atë fillor por

edhe në shkollimin e mesëm.

Ndërkaq, para më se 13 muajve ka

filluar botimi i së përjavshmes

“Nacionali” organ i KKSh-së e cila

njëherësh paraqet subjektin e parë të

themeluar nga Kuvendi i KKSh-së.

KKSh ka një bashkëpunim të

jashtëzakonshëm në përgjithësi me

diplomacitë ndërkombëtare në Sërbi e

veçanërisht me Ambasadën e

Republikës së Shqipërisë , përmes së

cilës ka realizuar disa takime pune me

kreun më të lartë të qeverisë së

Shqipërisë, takime që kanë rezultuar

me suksese e që pretendojnë

përmirësimin e të drejtave të

shqiptarëve të kësaj zone.

1 7 s h t a t o r 2 0 1 26

Kronikë

Page 7: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

Kryetari i Këshillit Kombëtar

Shqiptar, Galip Beqiri, u takua

sot në selinë e KKSH-së në

Bujanoc me ambasadorin e

Britanisë së Madhe në Beograd,

z. Michael Davenport.

F i l l i m i s h t a m b a s a d o r i

Michael Davenport përgëzoi

KKSH-në për zyrat e reja. Gjatë

takimit ambasadori britanez u

interesua për rr jedhat e

përgjithshme politike dhe

situatën e sigurisë në rajon, si

dhe për çështjet të cilat janë

k o m p e t e n c ë e K ë s h i l l i t

Kombëtar Shqiptar me theks të

veçantë për arritjet në lëmin e

arsimit e veçanërisht për

sigurimin e teksteve shkollore

në gjuhën shqipe, për këtë vit

akademik shkollor.

“Ambasada e Britanisë së

Madhe ka mbështetur dhe do ta

mbështes fuqishëm edhe në të

ardhmen Këshillin Kombëtar

Shqiptar në proceset që tashmë

k a n i s u r n ë k u a d ë r t ë

kompetencave që ky organ i

gëzon” është shprehur për

media pas takimit ambasadori i

Britanisë së Madhe në Beograd,

z. Michael Davenport.

Nga ana tjetër kryetari Beqiri

i ka njoftuar diplomatin anglez

rreth punës dhe aktiviteteve të

KKSH-së. Beqiri ka reaguar për

dinamikën e ngadaltë të

zgjidhjeve të probleme të

shqiptarëve nga autoritetet

qeveritare serbe, ndërkohë që

ka kërkuar nga ambasadori

Davenport që të ushtrojnë

ndikimin e tyre si dhe të

vazhdoj përkrahja e proceseve

të KKSH-së.

Vizita e përfaqësuese të

ambasadës së Britanisë së

Madhe janë të rregullta në

Këshillin Kombëtar Shqiptar,

ndërkohë që përkrahja e tyre

është e pakontestueshme në

zhvillimin e proceseve tashmë

të filluara.

71 7 s h t a t o r 2 0 1 2

Kronikë

Pamje nga takimi me Ambasadorin Davenport

Ambasadori Davenport

vizitoi KKSH-në

Page 8: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

1 7 s h t a t o r 2 0 1 28

Shtypi

Në një konferencë për mediet ë m b a j t u r n ë V r a n j ë ,kryeministri serb Ivica Daçiq, akparalajmëruar ndryshime nëudhëheqjen e pushtetit lokaledhe në Bujanoc.

I pyetur nëse ndryshimete v e n t u a l e t ë k o a l i c i o n i tudhëheqës për pushtetit lokal nëBujanoc do të rrezikoninsigurinë, Daçiq është shprehur ibindur se nuk do të ketë ndonjëmundësi për rrezikim të sigurisë.

Kryeministri serb Ivica Daçiq,ka deklaruar se “ interesatpolitike janë të ndryshme,ndërkohë që kemi një situate jologjike Riza Halimi ështëdeputet në Parlamentin eSerbisë, ndërkohë që partia e tij,në Bujanoc nuk është pjesë eqeverisjes lokale, kjo vetvetiuparaqet situate jo stabilepolitike”.

P a r a p ë r f a q ë s u e s v e t ëmedieve kryeministri serb IvicaDaçiq, ka deklaruar se aipersonalisht do të angazhohet qëpushtetin lokal në Bujanoc taudhëheq Partia për VeprimDemokratik e Riza Halimit,sepse kjo do të ndikoj nëstabilizimin politik të gjendjes nëkëtë komunë.

Daçiq: Ndryshimet në pushtetin lokal

të Bujanocit nuk paraqesin rrezik

Foto: Kryeministri serb Ivica Daçiq

Page 9: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

91 7 s h t a t o r 2 0 1 2

Shtypi

“Ish pjesëtari i UshtrisëÇlirimtare të Kosovës është igatshëm, që si dëshmitar imbrojtur, të dëshmojë rrethtransplantimit të organevenjerëzore në Kosovë dhe në veritë Shqipërisë”, ka deklaruar sotpër AFP-në Prokurori sërb përk r i m e l u f t e , V l a d i m i rVukçeviq.

Prokurori për krime lufte iRepublikës së Sërbisë ka thënëse Prokuroria ka një dëshmitartë mbrojtur për “tregti ilegaleme organe të burgosurve tëluftës në Kosovë, në fund të 90-ve”, e cila sipas tij është kryer nëveri të Shqipërisë.

Në deklaratën e tij për AFP-në, Vukçeviq ka thënë se“dëshmitari ka treguar detajembi procedurën mjekësore tënxjerrjes së organeve tësërbëve, të cilët janë rrëmbyergjatë konfliktit në Kosovës nëvitin 1998-1999”.

“Dëshimitari është një ishpjesëtar i UÇK-së dhe është nënmasa të rrepta sigurie”, kathënë ai.

Vukçeviq: Ish ushtari i UÇK-së

i gatshëm të dëshmojë

për trafikimin me organe

Page 10: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

1 7 s h t a t o r 2 0 1 21 0

Shtypi

Drejtuesja e Fondit për të

Drejtën Humanitare, Natasha

Kandiç, ka deklaruar se

paraqitja e dëshmitarit të

mbrojtur në televizionin

shtetëror sërb, i cili pretendon

se ka marrë pjesë në heqjen e

organeve të të rrëmbyerve

sërbë në veri të Shqipërisë gjatë

luftës së fundit, është dëshmi e

papranueshme.

“Mendoj se prokuroria e ka

plasuar këtë rrëfim për arsye

politike dhe me këtë po i

shqetëson shumë familjet e

viktimave. Rrëfimi nuk është

b i n d ë s , d h e s h k a k t o n

shqetësim edhe te publiku”, ka

thënë Kandic.

“Prokuroria e Sërbisë, po të

i s h t e i n s t i t u c i o n s e r i o z

shtetëror do të punonte me

ekipin e EULEX-it për të

identifikuar mjekët, të cilët kjo

ptokurori thotë se i kanë

udhëhequr operacionet e heqjes

dhe shitjes së organeve”.

Prokuroria për krime lufte e

Sërbisë, dy ditë më parë ka

thënë se e ka dëshmitarin, i cili

pretendon se ka qenë pjesë e

Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

dhe se ka marrë pjesë në heqjen

e organeve të të rrëmbyerve

sërbë. I njëjti dëshmitar një ditë

më parë është paraqitur në

Radio Televizionin Sërb.

A u t o r i t e t e t k o s o v a r e

plasimin e kësaj informate nga

prokuoria sërbe e kanë quajtur

p r o p a g a n d ë s ë r b e d h e

përpjekje për prishjen e imazhit

të Kosovës në ditën e heqjes së

mbikëqyrjes ndërkombëtare të

pavarësisë.

Kandic: Prokuroria sërbe

nuk është institucion serioz

Foto: Natasha Kandiç

Page 11: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

Zëvendësi i shefit të EULEX-it,Andrew Sparkes, i ka thënë tëpërdi tshmes së Beogradi t ,“Danas”, se në Kosovë veprojnëmbi njëqind operativistë të MUP-itshe të Sigurimit Shtetëror tëSerbisë.

Po ashtu ka ripërsëritur seautoritetet e Beogradit ende nukkanë mundësuar punën papengesa të EULEX-it n pjesënveriore të Kosovës, meqë në atëterritor, në kundërshtim edhe meRezolutën 12 44 të KS të KBveprojnë operativistët e Serbisë.

Sparkes po ashtu ka thënë seSerbia nuk ka përmbushur kushtine Këshillit të Europës dhe tëK o m i s i o n i t E u r o p i a n p ë r“funksionimin e papenguar tëEULEX-it në gjithë territorin eKosovës”.

Për praninë dhe veprimtarinë epjesëtarëve të MUP-it dhe tëShërbimit të Sigurimit të Serbisë,Andrew Sparkës ka thënë seE U L E X - i d i s p o n o n s h u m ëargumente e informacione, të cilatme dëshirë do t'ua bënte të dituredhe autoriteteve të Beogradit.

Ai ka shtuar se problemi ishteshtruar edhe me qeverinë epërparshme, por se “qindraoperativistë vazhdojnë të veprojnënë Kosovë”.

1 11 7 s h t a t o r 2 0 1 2

Shtypi

Sparkes ripërsërit:

MUP-i i Serbisë aktiv në Kosovë

Page 12: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

Deklaratat e zyrtarëve të

ndryshëm shqiptarë, serb apo

edhe ndërkombëtarë, për nisjen

e dialogut mes Kosovës dhe

Sërbisë, gjatë muajit shtator,

kanë nxitur shqiptarët e

Preshevës, Bujanocit dhe të

Medvegjës, që të kërkojnë

përfshirjen e tyre në këtë proces i

cili konsiderohet të jetë historik,

duke pas për bazë nivelin e lartë

të përfaqësuesve që do të marrin

p j e s ë n ë b i s e d i m e t e

paralajmëruara.

P ë r f s h i r j a e L u g i n ë s ,

konsiderohet e domosdoshme

në mënyrë që të krijohen të

ashtuquajturat standarde unike

të cilat do të vlejnë në tërë

Ballkanin Perëndimor.

Shaip Kamberi Nënkryetar i

PVD-së, ka deklaruar për

P r e s h e v a N E W S , s e “ p ë r

shqiptarët e Luginës, është e

papranueshme që Sërbia të ketë

mundësi dhe të ketë të drejta që

të ndihmoj në forma të

ndryshme sërbët e Kosovës,

ndërkohë që Kosova tash për

tash këtë ndihmë nuk ia jep

shqiptarëve të Luginës së

Preshevës, as me investimet e

drejtpërdrejta në rrjedhat e

mundshme politike.

Prandaj është e detyrueshme

që Lugina e Preshevës të jetë

prezente në bisedimet që do të

zhvillohen në mes të Prishtinës

dhe Beogradit, në aspekt të

respektimit të reciprocitetit në të

drejta të shqiptarëve të këtij

rajoni, me të drejtat e sërbëve,

për të krijuar standarde unike të

cilat do të vlejnë në tërë

Ballkanin Perëndimorë", ka

përfunduar Kamberi.

Ndërkohë që Kryetari i

L ë v i z j e s s ë P r o g r e s i t

Demokratik, Jonuz Msuliu, në

n j ë p r o n o n c i m p ë r

PreshevaNEWS, ka ftuar për

aktivizim në çastin e fundit edhe

faktorin ndërkombëtar siç është

shprehur për të shpëtuar të

paktën Luginën e Preshevës.

Polit ikë

Foto: Shaip Kamberi Nënkryetar i PVD-së

Dialogu Prishtinë Beograd të krijoj

standarde unike që vlejnë

në tërë Ballkanin Perëndimor

1 7 s h t a t o r 2 0 1 21 2

Page 13: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

“Derisa po bisedohet për

veriun e Kosovës, ku do të

mbetet Presheva, Medvegja dhe

Bujanoci. Me automatizëm po

preket një pjesë e Kosovës,

atëherë pse mos të preket edhe

pjesa tjetër e Kosovës, Presheva,

M e d v e g j a d h e B u a j n o c i .

Atëherë duhet bëhet një

balancim, duke e ditur se

asnjërën nga këto dy pjesë nuk i

kontrollon Kosova, as veriun e

as Luginën e Preshevës, por,

është momenti që edhe faktori

ndërkombëtar të aktivizohet që

së paku të shpëtohet Lugina e

Preshevës"- ka thënë ndër të

tjera Musliu.

Shqiptarët e Luginës së

Preshevës, janë pjesëmarrës të të

gjitha proceseve për ruajtjen e

paqes në rajon, ndërkohë që

kontributi i tyre për jetësimin e

Pavarësisë së Kosovës, ka qenë

mjaftë aktiv dhe është i

pamohueshëm.

Lugina e Preshevës, disa herë

ka shpreh vullnetin e saj për

përfshirje në dinamikën e

rrjedhave në rajon, krahas

interesave të përgjithshme të

shqiptarëve në Kosovë, madje

për një gjë të tillë ndër vlerat

kapitale është Referendumi i

vitit 1992, lufta e Ushtrisë

Çlir imtare për Preshevë,

Medvegjë dhe Bujanoc dhe

përkrahja e proceseve të deri

t a s h m e p ë r j e t ë s i m i n e

Pavarësisë së Kosovës.

Ndërkohë, përfshir ja e

shqiptarëve të Luginës në

bisedimet që pritet të nisin

konsiderohet domosdoshmëri

për ruajtjen e substancës

kombëtare edhe në këto troje

etnike.

Polit ikë

Foto: Jonuz Musliu - Kryetar i LPD-së

1 31 7 s h t a t o r 2 0 1 2

Page 14: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

Grupi Drejtues Ndërkombëtar(GND) shpalli të hënën pasditepërfundimin e mbikëqyrjes sëpavarësisë së Republikës së Kosovësdhe përfundimin e mandatit tëPërfaqësuesit Civil Ndërkombëtar.

“Ky vendim u mor pas vlerësimit tëtij më datë 2 korrik 2012 se PropozimiGjithëpërfshirës për Zgjidhjen eStatusit të Kosovës (PGJS) ështëzbatuar në mënyrë substanciale dheduke vënë re se në përputhshmëri mezotimet e tyre, institucionet e Kosovëstani i kanë miratuar pakot endryshimeve të Kushtetutës dhe tëlegjislacionit primar duke i përfshirënë mënyrë të kënaqshme elementet embetura të PGJS-së brenda kornizëskushtetuese dhe juridike të Kosovës”.

“Pas përfundimit të detyrave tënevo jshme admin is t ra t ive tëb r e n d s h m e , Z y r a C i v i l eNdërkombëtare do të mbyllet në fundt ë v i t i t 2 0 1 2 . M e e f e k t t ëmenjëhershëm, PGJS-ja nuk ekzistonmë si fuqia juridike e veçantë dhe më elartë, dhe Kushtetuta e Republikës sëKosovës tani përbën bazën e vetme tëkornizës juridike të vendit”, thuhet nëdeklaratën e Grupit DrejtuesNdërkombëtar për Kosovën.

Në këtë ceremoni morën pjesëpersonalitete të larta shtetërore tëvendeve që përbënin Grupi DrejtuesNdërkombëtar për Kosovën, në mesine tyre edhe ish-kryenegociatori iKombeve të Bashkuara, MarttiAhtisaari, i cili u prit me ndërime tëlarta nëAeroportin e Prishtinës.

Polit ikë

1 7 s h t a t o r 2 0 1 21 4

Kosova shpalli përfundimin

e mbikëqyrjes së Pavarësisë

Page 15: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

Ish presidenti amerikan, Bill

Clinton, i cili kishte dhënë

urdhër për sulmin e caqeve

serbe gjatë luftës në Kosovë, e

k a c i l ë s u a r f u n d i n e

mbikëqyrjes ndërkombëtare të

pavarësisë si ngjarje historike.

Nëpërmjet një video-linku,

të transmetuar të martën gjatë

një konference të zhvilluar një

di të pas përfundimit të

mbikëqyrjes ndërkombëtare,

ish presidenti amerikan tha se

ka shumë shpresa se “ditë të

ndritshme për Kosovën janë

përpara”.

“Fundi i mbikëqyrjes së

pavarësisë është hap thelbësor

d h e n j ë m u n d ë s i e

j a s h t ë z a k o n s h m e p ë r t ë

definuar rolin tuaj në rajon, në

Evropë dhe në botë. Ndërkohë

që përballeni me sfidat dhe

mundësitë nga jashtë, përfshirë

Bashkimin Evropian, Kombet e

Bashkuara dhe Serbinë, kurse

nga brenda me sfidat e

ndërtimit të një vendi me më

shumë mundësi dhe përfitime

të përbashkëta për të gjithë,

shpresoj ta dini se keni shumë

miq, të cilët urojnë të keni

sukses”, ka thënë presidenti

Clinton, raporton Rel.

Duke shprehur mirënjohjen

që, siç tha, pati mundësinë që si

p r e s i d e n t i S h t e t e v e t ë

Bashkuara “ të luajë një rol të

vogël në përfundimin e

konfliktit dhe në bërjen e asaj

çfarë jeni bërë sot”, adresimin e

t i j pres ident i Cl in ton e

përfundoi duke thënë: “Do të

jem gjithmonë në anën tuaj”.

Polit ikë

1 51 7 s h t a t o r 2 0 1 2

Gjithmonë në anën tuaj!

Foto: Bill Klinton ish President i SHBA-ve

Page 16: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

N ë i n t e r v i s t ë n d h ë n ë

Radiotelevizionit 21, ambasadori

Wizner thotë se Kosova tani duhet të

orientohet drejt të ardhmes dhe të

krijohet një vend me stabilitet politik

dhe ekonomik, çfarë kosovarët edhe

e meritojnë.

W i s n e r : P ë r f u n d i m i i

mbikëqyrjes s'erdhi rastësisht

Ndërmjetësi i Shteteve të

Bashkuara të Amerikës në negociata

për statusin e Kosovës ambasadori

Frank Wizner vlerësoi se Kosova ka

bërë progres të madh në katër vjet e

gjysmë pavarësi dhe, sipas tij, fundi i

mbikëqyrjes së pavarësisë nuk po

vjen rastësisht.

N ë i n t e r v i s t ë n d h ë n ë

Radiotelevizionit 21, ambasadori

Wizner thotë se Kosova tani duhet të

orientohet drejt të ardhmes dhe të

krijohet një vend me stabilitet politik

dhe ekonomik, çfarë kosovarët edhe

e meritojnë.

Ambasador, f i l l imisht , ju

faleminderit që pranuar ftesën. Do të

shkoni në Kosovës, për një festim.

Mbase edhe mund të quhet ashtu,

meqë shënohet fundi i mbikëqyrjes

së pavarësisë?

Kjo është e saktë.

Kjo po ndodhë katër vjet e

gjysmë pas shpalljes së pavarësisë së

Kosovës. Si ju bën kjo të ndjeheni?

Ndjehem tepër i lumtur. Unë po

kthehem atje për herë të parë që nga

shpallja e pavarësisë. Mezi pres që të

shoh shtetin dhe të shoh progresin që

është bërë, por po ashtu mezi pres që

të takohem me lidershipin e vendit

dhe me kosovarët e zakonshëm. Unë

do ta kem privilegjin që të kaloj ca

kohë edhe në Pejë, jo vetëm në

Prishtinë dhe mendoj se do të krijoj

ide të qartë se çka po ndodhë atje.

Pas këtyre viteve më vjen shumë

mirë që kam gjendje të shoh

evoluimin e vendit dhe lidhjen e

vazhdueshme dhe të fuqishme

ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të

Bashkuara.

Përfundimi i mbikëqyrjes së

pavarësisë është pa dyshim ngjarje

shumë e rëndësishme për Kosovën

dhe kosovarët. Çka në fakt do të

thotë kjo?

Është një arritje e madhe, por

është pjesë e një rrugë të gjatë. Kjo

në fakt do të thotë se komuniteti

ndërkombëtar është pajtuar më 17

shkurt 2008 se Kosova do të

evoluonte si shtet i pavarur nën

planin e Atisarit, por që komuniteti

ndërkombëtar do të vëzhgonte

gjërat, për tu siguruar se si shkojnë

ato. Dhe, sinqerisht thënë, ato kanë

shkuar shumë mirë. Kosova njihet

1 7 s h t a t o r 2 0 1 21 6

Intervistë

Wisner: Përfundimi i mbikëqyrjes

s'erdhi rastësisht

Page 17: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

nga rreth 100 shtete, Kosova ka

mbajtur gjendjen e paqes në rajon,

përveç d i sa inc iden teve të

Mitrovicë. por, frika dhe spekulimet

se do të ketë mijëra e mijëra refugjatë

asnjëherë nuk u materializuan.

Kosova ka krijuar një parlament,

një qeveri dhe inst i tucione

demokratike. Kosova i ka treguar

botës se mund të kontribuojë se

mund të funksionojë si shtet i

pavarur dhe madje mund të japë

edhe kontribut në shkallë të gjerë.

Kjo është arritur dhe është mënyrë e

mirë për të njohur procesin që e ka

bërë Kosova tani me heqjen e

mbikëqyrjes ndërkombëtare.

A do të thotë kjo se Qeveria e

Kosovës, institucionet e Kosovës

dhe popul l i i Kosovës , po

perceptohen nga komunitet i

ndërkombëtar si partnerë të

besueshëm?

Mendoj se të gjitha qeveritë në

fakt punojnë si pjesë e procesit.

Progres ka patur. Mirëpo, ka ende

punë për tu bërë për të arritur nivelin

e qeverisjes që populli e dëshiron

dhe arritjen e zhvillimit ekonomik që

vendi ka nevojë, por edhe e meriton.

Pra, ka ende rrugë për tu përshkuar,

por kategorikisht pohoj se për këto

gati pesë vjet ka pasur sukses dhe

komuniteti ndërkombëtar po e njeh

këtë sukses dhe është duke

përshëndetur popullin dhe liderët e

Kosovës për arritjen e tij. Meritë ka

presidenti i kaluar dhe presidentja e

tashme, kryeministri, gjithë atyre

funksionarëve qeveritarë, por të cilët

kanë bartur barrën nga shpatullat e

popullit, i cili ka mbajtur rendin dhe

ligjin dhe ka punuar shumë për

shtetin e vet të ri dhe të pavarur.

Për fund, si një njeri që keni

punuar në procesin deri në shpalljen

e pavarësisë së Kosovës, çfarë

mezashi do të dërgoni në Kosovë për

liderët dhe për popullin e Kosovës?

Kam dy meszashe. I pari është se

Shtetet e bashkuara janë krenare që

kanë qenë pranë Kosovës në kohën

kur Kosova ka neogciuar, e më herët

edhe ka luftuar për pavarësinë e vet.

Dhe, më pas që kemi qenë miq që kur

u bë shpallja e pavarësisë së

Kosovës. Kjo miqësi duhet të

vazhdojë. Sipas mendimit tim do të

vazhdojë meqë përkrahet nga

amerikanët e bindjeve të ndryshme

politike dhe nuk shoh arsye pse kjo

të mos vazhdojë. Pra, le ta shënojmë

ashtu si është, një vazhdimësi e një

tradite të fuqishme.

Mesazhi i dytë dhe shumë i

rëndësishëm ka të bëjë me të

ardhmen e Kosovës dhe që kjo e

ardhme të sigurohet, Kosova duhet

të ndërtojë një ekonomi të fuqishme.

tani kjo gjë duket e vështirë, meqë

kushtet ekonomikë janë të vështira

në Evropë dhe në rajonin tuaj. Kjo

nuk do të thotë se Kosova nuk ka

atribute të mëdha.

D e r i s a j u i n v e s t o n i n ë

agrikulturë, përmirësoni rrugët,

ngritni kapacitetet energjetike,

hapeni ndaj tregtisë së lirë dhe bëni

hapa që një ditë, dashtë Zoti të jeni

anëtarë të Bashkimit Evropian,

atëherë mund të arrini të ardhmen që

populli juaj e dëshiron. por, për këtë

duhet shumë punë, disiplinë, respekt

për sundimin e ligjit, rend, qetësi dhe

luftë kundër krimit të organizuar. Në

atë rajon duhet të jeni qytetar i mirë

për të arritur sukses, në atë rrugë jeni

vetëm por unë jam i bindur se do të

arrini ta përfundoni atë rrugë. Pra,

mund të them se vitet më të mira të

Kosovës, janë para saj dhe jo pas saj.

1 71 7 s h t a t o r 2 0 1 2

Intervistë

Page 18: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

1 7 s h t a t o r 2 0 1 21 8

Bilall MALIQI

N u k k i s h i n ë n d ë r r u a r

asnjëherë që edhe pas pavarësisë

së Kosovës popullata jonë në

Luginën e Preshevës do të ngelet

kështu si është (si guri në rrugë) që

kush kalon i mëshon, pra si duket

jo vetëm atyre që nuk na deshtën

me shekuj e na ndan, por formulën

e ndasisë tani po e vazhdon edhe

Kosova jo në formën e vrazhdët

me politikë të dhunshme e me

tortura të ndryshme të cilat diti

dhe di ti bëj Sërbia, por me forma

më të lehta të cilat askush nuk ka

menduar që vetë shteti më i ri në

botë me gjithë atë luftë me ato

masakra që i përjetoi po me këtë

(pu)shtet që e kemi ne tani të na lë

jashtë loje si në aspektin politik

edhe në atë ekonomik e kombëtar.

Vëllai me vëlla ndahet kur t'i vij

koha, kur të pavarësohen në të

gjitha aspektet e jetës shoqërore e

politike nëse nuk do të jetoj në

bashkësi, kjo për një shtet e

shoqëri që pretendon të ketë

bashkim të të gjitha trojeve

shqiptare nuk vlen dhe nuk duhet

të vlej, por duhet të jetësohet një

strategji serioze për këtë si nga

p o l i t i k a n ë t e L u g i n ë s s ë

Preshevës, të politikanëve në

Maqedoni , Kosovë dhe Shqipëri

dhe të dalin me një platformë për

m u n d ë s i n ë e b a s h k i m i t

gjithëshqiptar.

Që politikanët e Kosovës nga të

cilët sidomos pas shpalljes së

Pavarësisë dhe të njohjes gati të

njëqind shteteve të mos e fusin në

bisedime çështjen e popullatës

shqiptare të Luginës së Preshevës

(Kosova Lindore) siç duan sërbët

me çdo kusht tani të bisedohet

përveç çështjeve teknike me

Kosovën ta fusin edhe problemin

e veriut të Mitrovicës në mos

shkëputje bile ta thithin një

autonomi për popullatën e tyre

sërbe.

Nga ana tjetër nga politikanët

tanë kjo nuk s'u bë asnjëherë bile

popullata shqiptare e këtyre

komunave kanë kaluar në

pesimizëm sa i përket kësaj

çështjeje.

Kjo u pa dhe po shihet edhe në

vazhdimësi se sa po punon dhe sa

po mundohet të veproj Qeveria e

Kosovës për senzibilizimin e

çështjes së shqiptarëve të tri

komunave tona duke e ditur fare

mirë për telashet me të cilat

ballafaqohet në përditshmëri kjo

p o p u l l a t ë s i n ë a s p e k t i n

ekonomik, politik dhe në atë të

sigurisë.

Kjo u pa fare mirë me

vendosjen e pagesës së polisës në

pikë kalime kufitare të cilat në

fillim e tronditën popullatën tonë

me gjashtëdhjetë euro pagesë për

të hyrë në territor të “vëllait”,

mandej gjoja se po i dhimbsemi e

zvogloi “turpin” në njëzetë euro,

Nuk kemi menduar…

Opinion

…edhe jetim edhe fukara!...

Page 19: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

1 91 7 s h t a t o r 2 0 1 2

regjimi i pasaportave një turp

tjetër e tani edhe loja e tyre për

vulos jen e dokument i t të

udhëtimit..

Tani për të kaluar në pikën

kufitare në Miçibabë duhet

patjetër ta kesh pasaportën

përndryshe nuk mund të hysh në

territorin e Kosovës, se me

letërnjoftim nuk mundemi të

kalojmë edhe pse jemi komuna të

brezit kufitar si me Kosovën ashtu

edhe me Maqedoninë dhe na

takon të lëvizim vetëm me

l e t ë r n j o f t i m e ( t a n i m e

letërnjoftime mund të kalojmë në

territorin e Maqedonisë) ndërsa

në Kosovë për fat të keq jo.

Tani kemi ngelur pa asnjë

përkujdesje as morale as materiale

nga shteti i Kosovës, më mirë të

themi kemi mbetur edhe jetim

edhe fukara.

Fukara kemi ngelur sepse

shteti kosovar nuk po merr assesi

model se si duhet t'u ndihmohet

bile simbolikisht vëllezërve të tyre

në Luginën e Preshevës ashtu siç

iu ndihmoi dhe tani iu ndihmon

qeveria sërbe sërbëve në veri dhe

enklavave sërbe në Kosovë. Jetim

jemi dhe do të jemi edhe më tutje

kur vetë politika e Kosovës na

ndau me hyrje-dalje vetëm me

pasaporta dhe atë në pikën

kufitare në Muçibabë tek “Dheu i

bardhë” me letërnjoftim. Pra iu

mungon vullneti që këtë “guri” që

e potencova më lart mos ta lë në

mes të rrugës që kush kalon e

gjuan, por ta bashkojë me gurë të

tjerë dhe kështu të jemi bashkë

edhe fizikisht edhe shpirtërisht.

“Thonë që shpresa vdes e

fundit”, andaj le të shpresojmë që

në të ardhmen politika kosovare

do të punojë së pari ta “fshij

turpin” e mandej të merret më

ser ioz isht për interesa t e

shqiptarëve në Luginën e

Preshevës në çdo aspekt të jetës së

tyre…

…Edhe jetim edhe fukara…

Opinion

Page 20: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

Në shumë matës të pushtetit,

Bashkimi Europian renditet bashkë

me SHBA-në dhe Kinën në Tre të

Mëdhenjtë e globit. Megjithatë, po

t'ua thuash këtë zyrtarëve në Pekin,

Uashington ose në ndonjë kryeqytet

tjetër botëror, do të qeshin me zë të

lartë.

Kush i fitoi pjesën më të madhe të

medaljeve në Olimpiadë? Evropa.

Kush e ka ekonominë më të madhe në

botë? Sërish Evropa. Ku shkojnë më

tepër njerëzit me pushime? Në

Evropë, natyrisht.

Në shumë matës të pushtetit,

Bashkimi Europian renditet bashkë

me SHBA-në dhe Kinën në Tre të

Mëdhenjtë e globit. Megjithatë, po

t'ua thuash këtë zyrtarëve në Pekin,

Uashington ose në ndonjë kryeqytet

tjetër botëror, do të qeshin me zë të

lartë.

Derisa udhëheqësit europianë

lëkunden drejt një raundi tjetër të

samitit për krizën, kjo superfuqi

potenciale shihet gjerësisht si njeriu i

sëmurë i botës së zhvilluar.

Pse? Dizajni defektoz i eurozonës e

ka bërë recensionin në Europë më akut

se në Amerikë. Kolapsi i eurozonës

mund të zhyste bashkë me veten dhe

pjesën tjetër të ekonomisë botërore.

Por pse nuk kanë treguar

evropianët vullnet politik për të

shpëtuar eurozonën me një bashkim

fiskal dhe politik? Çfarë ndodhi në 60

vitet e fundit me forcat që çuan

projektin e unifikimit europian

përpara?

E nëse ky projekt është venitur, ku

mund ta gjejnë europianët frymëzimin

e ri? Siç edhe kam diskutuar mbi

marrëdhëniet ndërkombëtare, pesë

shoferët e mëdhenj të unifikimit që

nga viti 1950 tashmë ose janë zhdukur,

ose kanë humbur energjinë e tyre.

Së pari dhe më kryesorja ishte

kujtim i luftës dhe mantra “kurrë më”,

që motivoi tre breza europianësh pas

1945.

Por në kushtet kur brezi i fundit që

ka përjetuar luftën është duke shkuar,

memoria kolektive është e dobët. Së

dyti, kërcënimi sovjetik prodhoi një

stimul të fuqishëm bashkimi për

europianët perëndimorë gjatë Luftës

së Ftohtë.

E përgjatë kësaj lufte, Shtetet e

Bashkuara ishin një mbështetës aktiv

për integrimin europian, me Planin

Marshall, por edhe me diplomacinë

mbi ribashkimin e Gjermanisë. Kjo

nuk ekziston më. Vladimir Putin nuk

është Josif Stalin.

E gjatë këtyre kohëve, Shtetet e

Bashkuara kanë prioritete të tjera. Së

treti, deri në vitin 1990, lokomotiva e

integrimit europian ishte Republika

Federale e Gjermanisë, me Francën në

timon.

Gjermanët ndjenë idealin e një

dëshire të fuqishme për t'u rehabilituar

në familjen e kombeve europiane, me

një interes të qartë kombëtar nga pas.

Vetëm përmes fitimit të besimit tek

fqinjët dhe partnerët, ata do të mund të

Analizë

1 7 s h t a t o r 2 0 1 22 0

Timothy Garton Ash

A mundet Europa të mbijetojë?

Page 21: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

realizonin ribashkimin e gjermanëve.

Tashmë, ky qëllim kombëtar është

plotësuar dhe idealizmi europian ka

rënë me vdekjen e brezit të kohës së

luftës. Në ditët tona, Gjermania nuk i

përgjigjet më njësoj thirrjeve që vijnë

nga pjesa tjetër e Europës.

Së katërti, shtetet e Europës

Lindore nuk janë më njëzëri të

pasionuar me Bashkimin Europian,

edhe pse qytetarët e tyre e kanë më të

freskët memorien e diktaturës,

vuajtjes dhe luftës. Ndërkohë që

Polonia është një ndër avokatët më

energjikë të BE-së, Hungaria dhe

Republika Çeke janë tashmë mes

vendeve anëtare më skeptike dhe

grindavece.

Së fundmi, supozimi i përhapur se

E v r o p a n ë n k u p t o n r r i t j e t ë

standardeve të jetesës dhe të sigurisë

sociale për të gjithë evropianët është

prekur rëndë nga borxhi i akumuluar,

plakja e popullatës, konkurrenca

globale dhe kriza e eurozonës.

Grekët dhe spanjollët e rinj mezi i

shohin këto përfitime sot. Megjithatë,

edhe në vendet më skeptike është e

qartë se është më mirë t'i takosh një

tregu të vetëm prej 500 milionë

konsumatorësh sesa të varesh nga një

treg vendor prej 50 milionësh deri më

pak se 10 milionë, përmasat e gjysmës

së anëtarëve të Bashkimit Europian.

Ky është fillimi i një çështjeje të re

për bashkimin e Europës. Ndërsa ne

europianët duhet të dyfishojmë

përpjekjet për t'u siguruar që

kontinenti nuk do ta harrojë të

shkuarën e trazuar, nevoja për ngjitje

është çelësi për të ardhmen e

përbashkët.

Bota e shekullit 21 do të jetë ajo e

gjigantëve: të vjetrit e mërzitshëm si

SHBA dhe Rusia, dhe të uriturit e rinj

si Kina, India, Brazili apo Afrika e

Jugut. Nuk është e nevojshme të

pranosh profecinë apokaliptike të

rënies së Europës për të ditur se

Europa vështirë se do të mbetet mes

ekonomive më të mëdha të botës për

një kohë të gjatë.

Në një botë të tillë, edhe Gjermania

do të bëhet në masën small-medium të

fuqisë. Nëse europianët do të duan të

qëndro jnë në kombin imin e

mrekullueshëm të prosperitetit, paqes,

sigurisë sociale dhe cilësisë së jetës që

kanë arritur këto 60 vjet, duhet ta dinë

se këtë vetëm Bashkimi Europian

mund ta sigurojë.

Në botën e gjigantëve është më

mirë të jesh edhe ti gjigant: negociatat

tregtare ndërmjet Kinës dhe BEsë do

të jenë në mes të barabartëve, ndërsa

ato mes Kinës dhe Francës do të

paraqisnin një marrëveshje të

pabarabartë.

N j ë d e k a d ë m ë p a r ë ,

politikëbërësit kinezë e morën

seriozisht Bashkimin Europian si një

pol të fuqishëm të botës multipolare.

Sot, ata e trajtojnë BE-në me një sjellje

të përafërt me përbuzjen.

I kthejnë sytë nga Brukseli vetëm

për raste specifike si tregtia apo

konkurrenca, kur Bashkimi Europian

nuk vepron si një trup i vetëm. Në të

kundërt, ata preferojnë të hyjnë në

marrëveshje individualisht me shtetet,

aq sa pritja e kësaj jave në Beijing për

kancelaren Angela Merkel ishte e

qartë.

Ilaçi qëndron në duart e vetë

Europës. Nëse do të lëvizte përtej

rezolutave për krizën në eurozonë,

drejt një bashkimi më të fortë fiskal

dhe politik, por ashtu edhe në

politikën e jashtme, Kina do ta merrte

më seriozisht.

Amerika dhe Rusia gjithashtu.

Europianët nuk duhet ta braktisin

p ë r f u n d i m i s h t s h p r e s ë n e

themeluesve. Pa bashkëpunim në

rritje në rang global, bota e shekullit

21 mund t'i përngjajë fundit të

shekullit 19 në Europë me rivalitetet e

fuqive të mëdha. Në shansin më të

mirë, Europa mund të bëhet jo vetëm

një tjetër gjigant, por mund të ofrojë

shembullin e një tjetër bashkëpunimi

gjigantësh shumëkombësh.

Kur paraardhësit të Merkelit në

shekullin 19, Oto von Bismarkut iu

tregua një hartë e Afrikës nga një

kolonialist gjerman i paduruar,

kancelari i hekurt, duke shpërfillur

vlerën e kolonive të largëta tha se e

vetmja hartë që kishte rëndësi për të,

shtrihej në Europë. “Franca është në të

majtë, Rusia në të djathtë, ne jemi në

mes-kjo është harta ime eAfrikës”.

Europianët e sotëm duhet të

adoptojnë mençurinë e Bismarkut,

duke deklaruar se “Kina, India dhe

Rusia janë në të djathtë, Amerika dhe

Brazili në të majtë- kjo është harta

jonë e Europës”.

Marrë nga “NewYork Times

2 11 7 s h t a t o r 2 0 1 2

Analizë

Page 22: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

Në objektin e Bibliotekës sëQytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevëu mbajt mbledhja e Këshillit Drejtuestë Shoqatës së TrashëgimisëKulturore.

Kjo mbledhje e thirrur ngaKryetari i Shoqatës z. XhemaledinSalihu kishte këtë rend të ditës:

.Shënimi i “28 Nëntorit”- 100vjet shtet shqiptar;

a) Akademi përkujtimorekushtuar Abdullah Krashnicës, hero ipopullit shqiptar;

b) Akademi solem ne kushtuar100 vjetorit të shtetit shqiptar;

c) Organizimi i simpoziumiotshkencor “Presheva, Bujanoci dheMedvegja në lëvizjen shqiptare gjatëhistorisë”;

Çështje organizative;Të ndryshme.

Në këtë mbledhje morën pjesë:

Xhameledin Salihu, kryetar, BilallMaliqi, Vaxhid Mehmeti, DemushBerisha, Sali Salihu, Nehat Ramizi,Zeqirja Fazliu, Feti Shaipi.

Rendi i ditës u aprovuaanonimisht nga të gjithë pjesmarrësit.

Për rendin e paraparë të ditës nëpika të shkurtra elaboroi kryetariXhemaledin Salihu duke ua sqaruar tëp r a n i s h m ë v e p ë r e c u r i n ë eaktiviteteve të parapara për këtë 100vjetor të shtetit shqiptar.

Pati edhe diskutime nga tëpranishmit si të prof. Zeqirja Fazliut icili kërkoi që për shënimin e aktivitetittë 100 vjetorit të shtetit shqiptar të

kontaktojmë me strukturat komunalepër bashkëveprim për këtë shënim merëndësi.

Edhe z. Feti Shaipi kërkoi qësikurse në Preshevë që organizohetAkademi përkujtimore për AbdullahKrashnicën të njëjtën ta bëjmë edhe nëkomunën e Bujanocit për MuharremKadriun e cila mund të mbahet më 05nëntor, dhe në komunën e Medvegjëstë shënohet ndonjë Akademi përndonjë figurë të njohur kombëtare gjëqë i mbetet prof. Rexhep Abazit tëvendos për në komunën e tij përAkademi të mundshme. Me këtosygjerime të z. Feti Shaipit u pajtuan tëgjithë.

Në pikën e parë nën c)U diskutua lidhur me organizimin e

Simpoziumit Shkencor një ditësh metemë:

“PRESHEVA, BUJANOCI DHEMEDVEGJA NË LËVIZJENSHQIPTARE GJATË HISTORISË”

Aspekte dhe çështje kulturore,ekonomike, gjuhësore, letrare, etnike,h u m a n i t a r e , t r a s h ë g i m i e ,antropologjike, fetare, kulturës sëartit, muzikës, sociale-humanitare,etj.

-Koha e Turqisë;-Koha e Jugosllavisë së Vjetër;-Koha e Jugosllavisë socialiste

dhe-Koha e pluralizmit demokratik.

Projekti do të shpallet më vonëedhe në mjetet e informimit sa mëshpejtë.

Edhe për çështjet organizative udiskutua mjaft dhe mbetet që në tëardhmen të arrihen synimet eShoqatës për zbatimin e këtyrepikave të rendit të ditës…

Bilall MALIQI

1

2.3.

Kulturë

1 7 s h t a t o r 2 0 1 22 2

Mbahet mbledhja e Këshillit

drejtues të Shoqatës së Trashëgimisë

dhe të Krijimtarisë Kulturore…

Page 23: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

2 31 7 s h t a t o r 2 0 1 2

Kulturë

Bilall MALIQI

Nga penda e poetit të njohur i

cili vjen nga fshati Ranatoc,

komuna e Preshevës Hetem Arifi

këto ditë doli një përmbledhje me

poezi për fëmijë me një titull

interesant “Dua shtet që nuk

vret”.

Hetem Arifi shkroi edhe libra

të tjerë në poezi, veprën me tri

drama “Tingujt e lirisë” dhe

“Mësuesi nëpër kohë” ditar jete.

Brendia e librit shoqërohet

m e p o e z i n g a m ë t ë

ndryshmet të cilat bijnë në

kategorinë e ligjerimit poetik

për fëmijë.

Ndër poezitë të cilat janë

shumica me motiv patriotik,

libri ka në vete edhe poezi të

karakterit përkushtimor

kushtuar si dëshmorit Adem

Arifi, vëllait të tij veteranit të

luftës dhe poetit Milazim

Arifi i cili vdiq kohë më parë,

S k i f t e r i t e K a s t r i o t i t ,

kurbetçiut dhe poezi të tjera

të cilat shtrihen gjithandej

këtij vëllimi poetik.

Poeti Hetem apo mësuesi

Hetë si e thërrasin nxënësit,

lexuesit e vegjël për të cilët

shkroi libra me poezi si dhe

lexuesit e tjerë në këtë libër

dosido me poezi interesante,

prekëse dhe mjaft emocionuese

derdh gjithë gjetjet e tij motivuese

duke e rregulluar dhe duke e

f o r c u a r v a r g u n m e f o r c ë

shprehëse të cilat kemi pasur rast

t'i lexojmë edhe në librat e tij

paraprak sepse poeti gjurmon

vlera, motive dhe gjetje të tjera që

e forcojnë vargun dhe poezinë në

tërësi.

Poeti librin e ndau në dy cikle

poetike “Kroi i mallit” dhe “ Ylli i

vargut tim”. Cikli i parë përbëhet

prej njëzetë e shtatë poezive,

n d ë r s a c i k l i i d y t ë m e

shtatëmbëdhjetë poezi të cilat e

rrumbullaksojnë këtë vëllim

poetik.

Përveç kësaj në brendi të këtij

libri kemi poezi të përkushtuara

vetë poetit nga nxënësi i tij të cilit i

dha edukatë dhe dije me dy

poezitë e tij Atdhe Bunjaku me

poezitë “Mësuesit tim” dhe “ Për

ty” në të cilat poezi nxënësi

krijues paraqet portretin e

mësuesit të tij në vargje poetike,

por edhe poeti Hetem po këtij

nxënësi talent ia kushtoi një

poezi mjaft interesante me

titull “Nxënësi im”.

Shumica e poezive që e

rumbullaksojnë këtë libër

kanë të shënuar edhe vitin

kur janë të shkruara, kjo lë të

kuptojmë se poeti këto poezi i

ka shkruar në kohë të

ndryshme dhe në situata të

caktuara.

Poeti Hetem Arifi këtë

përmbledhje poetike e botoi

m e S h t ë p i n ë b o t u e s e

“Kurora” Gjilan 2012, faqe,

64.

V I T R I N A E L I B R I T

Hetem Arifi

“Dua shtet që nuk vret”

Page 24: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

: Jeni me origjinë nga

fshati Sefer komuna e Preshevës,

fshat i cili njihet në tërë etnikumin

shqiptar, fshat ku lindi heroi Idriz

Seferi, na thuani çfarë kujtime

ruani për vendlindjen?

: Jam lindur në

fshatin Sefer, aty ku kam mbaruar

dy klasët e para të shkollës fillore.

Natyrisht edhepse në moshë

shumë të vogël mbaj mend shumë

gjëra nga vendlindja. Sidomos

s'mundem të largoj kujtimet nga

shkolla, atëherë kur në një dhomë

një mësues na mësonte nxënësit e

katër klasëve. Poashtu nuk mund

ta harroj as pejsazhin e bukur që

kishte vendlindja ime, kodrat e

lar ta dhe fushat e pakta .

Vendlindja ime, Seferi, është një

fshat malor ku as atëherë e as sot

s'ka pasur rrugë të kalueshme.

Pastaj për të vazhduar shkollimin

nga klasa e 5-të duhej udhëtuar në

këmbë deri në 8 km. Kjo ishte

arsyeja që fshatarët e braktisën

fshatin dhe sot ka mbetur i shkretë.

: Na e përshkruani

fëmijërinë tuaj atje dhe shpalosni

një biografi tënden, kush është në

fakt Biser Mehmeti?

: Fëmijëria ime

s'dallohet shumë nga fëmijëritë e

të tjerëve. Atëherë kur kohën më të

madhe e kalonim duke luajtur

lojra të ndryshme me fëmijët e

lagjës. Natyrisht që fëmijëria është

periudha më e lumtur e jetës sime.

Siç thashë jam lindur në fshatin

Sefer, kurse jetoj në Ferizaj, ku kam

të kryer shkollën fillore dhe të

mesme, kurse fakultet in e

Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në

Prishtinë. Gjatë studimeve kam

bashkëpunuar sidomos me

revistën “Zëri i rinisë” dhe “Bota e

re”, ku kam botuar një numër të

madh të shkrimeve gazetareske,

po edhe letrare. Mirëpo, më vonë e

braktisa gazetarinë për t'u

përkushtuar në krijimtari letrare.

i: Jeni profesor i

letërsisë dhe i gjuhës shqipe, sa

është i dashur për ju profesioni që

e ushtroni?

: Sot të punosh

në arsim ballafaqohesh me një

varg sfidash, të cilat të bëjnë ta

urresh profesion e mësimdhënësit.

Sistemi i arsimit nuk është ai çfarë

duhet të jetë, ngase ai është i

p o l i t i z u a r s k a j s h m ë r i s h t .

Udhëheqësitë e shkollave janë në

të shumtën e rasteve militantë të

partisë në pushtet dhe shpeshherë

mësimdhënësit që nuk i përkasin

kësaj partie i shikojnë me sy jo të

mirë. Kjo ndikon që mësimdhënësi

të dekurajohet gjatë procesin

edukativo-arsimor. Megjithatë

puna në arsim të jep mundësi të

krijosh,sepse orari i punës është i

shkurtër.

i: Ju herët keni filluar

të shkruani, na thuani saktësisht

kur e nisët këtë rrugë të pambarim

në fushës krijuese?

Hapat e parë

(Mendoj se kritika e mirëfilltëletrare, fatkeqësisht, sot mungon.Është thënë edhe nga të tjerët se sotkritika letrare është “kritikë e miqve”,prandaj edhe ajo nuk mund të jetëreale. Nëse sot e bën një kritikë realepër një krijues ai mund të krijojëbindje se ti je kundër tij e jo kundërkrijimtarisë së tij).

Bilall MALIQI

Nacionali

Biser Mehmeti

Nacionali

Biser Mehmeti

Nacional

Biser Mehmeti

Nacional

Biser Mehmeti:

1 7 s h t a t o r 2 0 1 22 4

Intervistë

INTERVISTË ME PROZATORIN E NJOHUR BISER MEHMETI

Nuk mund ta harroj pejsazhin

e bukur të vendlindjes sime!...

Page 25: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

në krijimtarinë letrare i kam bërë

në kohën e studimeve, atëherë kur

pata filluar t'i botoj edhe poezitë e

para. Botimi i tyre në gazetat dhe

revistat e atëherëshme më ka

dhënë kurajo për të vazhduar edhe

më tutje me krijimtari letrare.

Natyrisht duke e marrë atë si diçka

shumë serioze dhe duke krijuar

me përkushtim të madh.

: Ju njiheni në letrat

shqipe prozator keni botuar

romanin “Nata pa mëngjes” dhe

përmbledhjen me tregime “Katër

kalorësit e apokalipsit”, me çfarë

tematike shoqërohen këto dy

libra?

: Zakonisht

krijuesi e ka të vështirë të fletë për

krijimtarinë e tij, sepse mund të

jetë subjektiv. Megjithatë kritika i

ka pritur mirë veprat e mia të

botuara. Tematika që trajtoj në

krijimtarinë time letrare kryesisht

është bota psikologjike e njeriut në

b o t ë n k u a i j e t o n , p a s t a j

preokupimet e tija me rrethin, me

njerëzit, po edhe me të gjitha ato që

e rrethojnë. Mendoj që bota

psikologjike e njeriut është diçka e

mistershme që më tërheq ta trajtoj

në krijimtarinë time letrare.

Po poezi shkruani?

: Shumica e

krijuesve ia fillojnë me poezi. Edhe

unë si studentë pata filluar të

shkruaj poezi. I kam të botuara në

shtypin e Kosovës mbi 40 poezi.

Mirëpo shkaku pse deri më sot

s'kam botuar ndonjë libër me

poezi është fakti se sot poezia po

botohet edhe nga persontat të cilët

s'kanë “haber” çka është poezia.

Kjo ishte edhe arsyeja që “e

braktisa” poezinë dhe fillova t'i

përkushtohem prozës.

: Çfarë mendoni për

poezinë e veçanërisht për prozën

sot, na tërheq një segment letërsia

përpara dhe sot?

: Mendoj se sot

ka shumë vepra që pretendojnë të

quhen “vepra letrare” po realisht

pak ka vepra të mirëfillta letrare.

Mundësia për botim sot është e

madhe.

: Keni bashkëpunim

me krijuesit nga Kosova Lindore

(Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë)

dhe me kë më tepër, meqenëse atje

ekziston Shoqata e Shkrimtarëve

“Feniks”?

Bashkëpunimi

me krijuesit e Kosovës Lindore

është në nivel të mirë. Një

kontribut të madh në afrimin e

krijuesve po e jep edhe Ars Clubi

“Beqir Musliu” nga Gjilani, i cili në

manifestime të ndryshme na

bashkon të gjithë krijuesve, siç

ë s h t ë e d h e m a n i f e s t i m i

“Trekëndëshi poetik i paqes”.

Po për kritikën

letrare çka mendoni sa është

objektive?

Mendoj se

kritika e mirëfilltë letrare,

fatkeqësisht, sot mungon. Është

thënë edhe nga të tjerët se sot

kritika letrare është “kritikë e

miqve”, prandaj edhe ajo nuk

mund të jetë reale. Nëse sot e bën

një kritikë reale për një krijues ai

mund të krijojë bindje se ti je

kundër tij e jo kundër krijimtarisë

së tij.

Ardhmëria krijuese

e Biser Mehmetit?

Po mundohem

të mos më kaloj një ditë pa shkruar

diçka, madje si në shaka them:

shkruaj edhe atëherë kur nuk kam

çka të shkruaj. Momentalisht jam

duke përgatitur një roman për

botim me titull “Jetë e mohuar” që

shpresoj të del në muajin shtator

nga shtypi.

Kur do ta vizitoni

v e n d l i n d j e n m e q e n ë s e n ë

Preshevë ke shumë familjarë e

miq?

Edhe ju e dini

sa është e vështirë sot të vizitosh

vendlindjen, pasi që kalimi i

kufirit është i vështirë. Megjithatë,

shpresoj të gjej ndonjë mundësi që

këtë ta bëj sa më shpejtë.

Ju faleminderit që

pranuat të jeni në bashkëbisedim

me mua dhe me lexuesit tanë…

Faleminderit

edhe nga ana juaj për interesimin

për të prezentuar krijuesit që janë

lindur në këto anë, por që për

s h k a q e t ë n d r y s h m e j a m

shpërngulur nga kjo anë.

Nacionali

Biser Mehmeti

Nacionali:

Biser Mehmeti

Nacionali

Biser Mehmeti

Nacionali

Biser Mehmeti:

Nacionali:

Biser Mehmeti:

Nacionali:

Biser Mehmeti:

Nacionali:

Biser Mehmeti:

Nacionali:

Biser Mehmeti:

2 51 7 s h t a t o r 2 0 1 2

Intervistë

Page 26: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

Nëna e presidentit historik

amerikan ishte shqiptare me

prejardhje nga rrethi i Pejës. Vetë

presidenti Washington thuhet ta ketë

lënë një letër-amanet për mbrojtjen e

shqiptarëve nga Amerika në çdo kohë

dhe në çdo mënyrë.

Instituti i Biokimisë dhe i

Gjenetikës, me seli në Schafhausen të

Zvicrës, ka publikuar rezultatet e

hulumtimit më të ri gjenetik të

liderëve botërorë, sipas të cilave del se

presidenti historik i Shteteve të

Bashkuara të Amerikës, George

Washington, ka qenë me prejardhje

shqiptare.

Inst i tut i , që në kuadër të

hulumtimit të gjerë ka analizuar

mostrat gjenetike të ish-presidentit

amerikan që e udhëhoqi vendin në

luftën çlirimtare kundër Mbretërisë

Britanike, konkludon se Washingtoni

ishte 50 për qind shqiptar, që

nënkupton se njëri prind i tij ishte 100

për qind shqiptar.

Derisa Instituti nga Bazeli nuk hyn

në detaje në lidhje me këtë zbulim

epokal, ekspertë të fushave të tjera

janë ngutur që të konfirmonin këtë

pohim, duke u thirrur edhe në dëshmi e

tjera, gjeneologjike e linguistike.

George Washington ka qenë lideri

kryesor politik e ushtarak i SHBA-së

në vitet 1775-1799 i cili e udhëhoqi

vendin drejt fitores në luftën çlirimtare

kundër Britanisë së Madhe, ishte në

krye të vendit në kohën e shkrimit të

Kushtetutës, dhe zhvilloi praktikat

presidenciale të qeverisjes që edhe sot

janë gurë themelet e punës në Shtëpinë

e Bardhë.

Në SHBA ai konsiderohet si

“Babai i Kombit”.

E ëma shqiptare

Sipas linguistit Albert Myko, nga

Instituti i Linguistikës pranë

Universitetit Berkley të Californisë,

SHBA, ekzistojnë dëshmi të tjera që

tregojnë se e ëma e George

Washingtonit ishte shqiptare.

“George Washingtoni ishte i biri i

Augustin Washingtonit dhe Mary Ball

Washingtonit. Mary në fakt ishte

Marije Bala, prindërit e së cilës ishin

nga rrethi i Pejës, në Kosovën e sotme.

Marija ka lindur në Lively të

Virgjinisë, në SHBA, në vitin 1708,

por prindërit e saj kanë ardhur aty më

1706, pas një udhëtimi të gjatë me

anije që nisi nga Raguza, Dubrovniku

i sotëm, dhe i çoi ata përmes Britanisë

deri në Tokën e Premtuar, Amerikën.

Historia e udhëtimit të gjyshërve të

Washingtonit nga Kosova në Amerikë

është e përshkruar në librin biografik

'Mary Ball Washington' të autores

Nga John McCallum/Reuters

1 7 s h t a t o r 2 0 1 22 6

George Washingtoni

me prejardhje shqiptare

Foto: George Washingtoni themelues i SHBA-ve

Histori

Page 27: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

Virginia Carmichael, i botuar më

1850. Aty, madje, thuhet se Balajt

kishin ardhur nga një fshat i quajtur

Sinic, që mund të jetë ngatërrim i emrit

të fshatit Isniq, në Komunën e

Deçanit:, thotë Myko, i cili tregon se

kjo histori deri vonë është mbajtur e

fshehur në sirtarët e Shtëpisë së

Bardhë, dhe se përmendja e

prejardhjes shqiptare të Washingtonit

është hequr nga lista e temave të

ndaluara nga Këshilli Kombëtar i

Sigurisë i SHBA-së vetëm para pak

kohe.

Në lidhje me këtë, zyrtarë nga

Shtëpia e Bardhë kanë pranuar të

thonë vetëm se “nuk ishte e rastit që

zëvendëspresidenti Biden e ka

përmendur presidentin Washington në

relacion me kryeministrin e Kosovës”.

Amaneti i Washingtonit

Sidoqoftë, zbulimi i fundit, mbase

hedh dritë edhe në disa aspekte të tjera

të përfshirjes amerikane në Kosovë

dhe të mbështetjes për shqiptarë në

përgjithësi.

Autori i mirënjohur amerikan, Carl

Woodward, që ka shkruar dhjetëra

libra dokumentarë për presidentët

amerikanë dhe historitë nga Shtëpia e

Bardhë, thotë se gjatë hulumtimit të

arkivave për librin e tij rreth

presidencës Clinton, botuar më 2004

me titullin “Shtëpia Clinton”, ka

gjetur një letër-proklamatë të vetë

George Washingtonit, në lidhje me

shqiptarët.

“Më kujtohet, kur e mora letrën për

t'ia treguar Bill Clintonit në njërën nga

intervistat e shumta për libër, dhe i

thash, 'shih, Bill, çka kam zbuluar nga

arkivat e Washingtonit', ai, me të parë

letrën, më tha: 'E kam parë Carl, e kam

parë. Mos ta kisha parë, një Zot e di

nëse do të kishim intervenuar në

Kosovë”, tregon Woodward, i njohur

si gazetar, reporter e autor që ka fituar

deri tani katër çmime “Pulitzer”.

Ai thotë të mos e ketë përfshirë

letrën e Washingtonit në librin për

Clintonin, sepse tani përgatit librin e

posaçëm për Washingtonin dhe

prejardhjen e tij shqiptare.

Woodward thotë se mendohet nëse

do ta titullojë librin “George

Washington: Shqiptari i parë në

Shtëpinë e Bardhë”, apo ndoshta

“Shqiptari nga Kosova që krijoi

shtetin eAmerikës”.

“Në një farë mënyre, angazhimi i

SHBA-së në favor të shqiptarëve është

një borxh që Amerika tani ia kthen

popullit që lindi themeluesin e vetë

Amerikës. Shihni, nga hulumtimet e

mia del qartë se edhe presidenti

Woodrow Wilson e kishte lexuar këtë

letër në kohën kur duhej vendosur për

krijimin e shtetit të pavarur të

Shqipërisë”, thotë Woodward, dhe

shton se njëlloj, presidenti Nixon ishte

njeriu kyç që ka kontribuuar në

arritjen e autonomisë së Kosovës, me

Kushtetutën e vitit 1974.

“Nixon dhe Tito kishin një takim,

diku në vitin 1970, në të cilin

presidenti amerikan zotoi një ndihmë

të pakthyeshme prej 5 miliardë

dollarësh për Jugosllavinë, nga 500

milionë në vit deri më 1980, në

shkëmbim për dhënien e autonomisë

së plotë për Kosovën. Titoja u

dakordua, dhe gjithçka nisi aty krijimi

i Universi te t i t të Prisht inës ,

amendamentet kushtetuese të vitit

1971, Kushtetuta e vitit 1974, e kështu

me radhë”, tregon Woodward.

“Madje, një vazhdim i ndihmës ka

qenë i paraparë në një diskutim mes

Titos dhe presidentit tjetër amerikan,

Jimmy Carter, për vitet 1980-1990,

për marrjen e të cilit Titoja ishte i

pajtimit që Kosovës t'i jepte statusin e

republikës. Por, Titoja vdiq, serbët

l ë v i z ë n k u n d ë r a u t o n o m i s ë ,

amerikanët ndërprenë ndihmën… të

tjerat i dini”, tha ai.

Sidoqoftë, Woodward beson se të

gjithë presidentët amerikanë e kanë

lexuar letrën e Washingtonit dhe kanë

qenë të obliguar nga ajo që t'u

ndihmojnë shqiptarëve, në mënyra të

ndryshme dhe në faza të ndryshme të

historisë.

Autori amerikan nuk dëshiron ta

zbulojë përmbajtjen e letrës, duke

thënë se “duhet të prisni daljen e librit

tim”, por thotë se ato që i ka lënë të

shkruara Washingtoni do të qartësojnë

shumëçka në lidhje me raportet e

SHBA-së me shqiptarët.

Në lidhje me zbulimin epokal të

prejardhjes shqiptare të George

Washingtonit, si dhe pohimeve të tjera

të padëgjuara deri më tani, Ambasada

amerikane në Prishtinë nuk ka dashur

t ë j e p t e a s n j ë k o m e n t .

Aprililililililililili

Castro anglez, Lenini çeçen, De

Gaulli arab

Hulumtimi i Institutit të Gjenetikës

nga Schafhauseni i Zvicrës ka nxjerrë

edhe disa rezultate tejet interesante për

prejardhjen gjenetike të disa prej

liderëve historikë botërorë.

Sipas hulumtimit, Fidel Castro ka

prejardhje angleze, Vladimir Lenini

kishte qenë çeçen, ndërsa presidenti

francez Charles de Gaulle që u tërhoq

nga Algjeria kishte qenë, në fakt, me

prejardhje arabe./

2 71 7 s h t a t o r 2 0 1 2

Histori

Page 28: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

1 7 s h t a t o r 2 0 1 22 8

Njëmbëdhjetë vjet pas 11 shtatorit

të 2001-ës, nju-jorkezët do ta shënojnë

përvjetorin e sulmeve terroriste

përkundër një situate të shqetësimeve

për shëndetin e punonjësve të

e m e r g j e n c ë s d h e n j ë

mosmarrëveshjeje për financim e cila

ka bërë që të ndërpritet ndërtimi i

muzeut prej 1 miliard dollarë në

“Ground Zero”.

Ndonëse është bërë progres i qartë

për rindërtimin e Qendrës Botërore të

Tregtisë që prej mosmarrëveshjeve

fillestare për çështjen e financave, të

dizajnit dhe atë të sigurisë, projekti

vazhdon që të çalojë si rrjedhojë e

betejave politike dhe e rritjes së kostos

së tij prej miliarda dollarë.

Një çështje e rëndësishme

problematike është muzeu në zemër të

vendit për rindërtimin e QBT-së.

Ndërtimi është pezulluar për shkak të

mospajtimeve lidhur me financat

ndërmjet fondacionit të Memorialit

dhe Muzeut Kombëtar të 11 Shtatorit,

dhe Autoritetit të Portit të Nju-Jorkut

dhe Nju-Xherzit.

Kur fondacioni për herë të parë bëri

të ditur së fundmi se politikanëve më

nuk do t'iu jepet hapësirë për të folur

në ceremonitë e përvjetorëve të 11

Shtatorit, lajmi u pa nga shumë familje

të viktimave dhe njerëz të tjerë në

komunitetin e 11 Shtatorit si një

p a s q y r i m p u b l i k i k ë t y r e

mosmarrëveshjeve të prapaskenës në

vend.

Kos to ja e përg j i thshme e

rindërtimit ka arritur në pothuajse 15

miliardë dollarë, nga 11 miliardë sa

ishte paraparë të kushtonte projekti në

vitin 2008, sipas një analize të fundit.

Por, për shumë familje të

viktimave të 11 Shtatorit dhe për

shumë punonjës të sëmurë të “Ground

Zeros”, përçarjet rreth projektit

përbëjnë vetëm një çështje të vogël

dekurajuese e cila po eklipson një

problem për shqetësim: po rritet numri

i njerëzve që po vdesin nga sëmundjet

e lidhura me operacionet e shpëtimit

dhe restaurimit të “Ground Zeros”.

Javën e kaluar, Departamenti i

Zjarrfikësve i Nju-Jorkut ia ka shtuar

edhe nëntë emra të tjerë një pllake

përkujtimore me emrat e 55 njerëzve

që sëmundjet u kanë marrë jetën.

Sipas disa llogaritjeve, deri më tani

kanë vdekur mbi 1.000 njerëz nga

sëmundjet e lidhura me 11 Shtatorin.

Në mbarë vendin po mjekohen të

paktën 20.000 punëtorë të “Ground

Zeros”, ndërsa 40.000 të tjerë po

monitorohen nga Programi për

Shëndetin i Qendrës Botërore të

Tregëtisë. “Po varrosim njerëz andej e

këndej”, ka thënë Nancy Carbone,

drejtoreshë ekzekutive e organizatës

“Miqtë e Zjarrfikësve”, me seli në

Bruklin, e cila ndihmon për mjekimin

e pjesëtarëve të emergjencës. “Kjo

është epidemi aktive”.

Leslie Haskins, e cila e ka humbur

bashkëshortin më 11 Shtator, është

shprehur se është zhgënjyer nga

politikat e rindërtimit, dhe dëshiron që

t'i kushtohet më shumë vëmendje

punëtorëve të sëmurë. “Ata janë të

sëmurë dhe po vdesin, dhe martesat e

tyre po prishen”, ka thënë ajo. “Pse po

i derdhim të gjitha këto mjete për

ndërtesa, kur njerëzit nuk kanë para të

mjaftueshme për të blerë aparate për

Përvjetori i 11 shtatorit nën hijen

e përçarjeve dhe sëmundjeve

Repor tazh

Page 29: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

Nën hijen e një lisi, tre policë

serbë kontrollojnë dokumentet e

identifikimit. Aty gjithçka ka kufi.

Është fshati Breznicë i Bujanocit i

banuar me shqiptarë, që jetojnë në

kufirin me Kosovën, por i takon

Serbisë.

Faturat, tatimet, shkolla fillore

dhe ilaçet i kanë në qytetin e

Bujanocit në Luginën e Preshevës.

Kosovën e kanë përballë dhe për të

shkuar në qytetin e tyre, duhet të

kalojnë nga Kosova, tek kalimi

kufitar Dheu i Bardhë pasi nuk kanë

rrugë. Për këtë çdo javë duhet të

paguajnë nga 20 euro si pasojë e

marrëveshjes për lëvizje të lirë në

bisedimet me Kosovën. Për ta lëvizja

nuk është edhe aq e lirë.

“Cdo tatim, cdo pagesë ne duhet ta

bëjmë përmes komunës sonë, por

infrastruktura është shumë e keqe”,

thotë një banor.

Në qytet, Shaip Kamberi i Partisë

për Veprim Demokratik dhe Jonuz

Musliu i Lëvizjes për Progres

Demokratik, kanë kërkesa për

K o s o v ë n d h e z g j i d h j e n e

problemeve. Ndërkohë që Musliu

kërkon prezencë ndërkombëtare

ushtarake dhe anohet tek Serbia,

Kamberi shpreson që Presheva të

përmendet në bisedime, pavarësisht

që zyrtarët e lartë të Kosovës nuk janë

takuar me ta prej dy vjetësh.

“Do të ishte e papranueshme dhe

destabilizuese për të ardhmen e

rajonit, po qe se tolerohet në Ballkan

të ekzistojnë pakicat e privilegjuara,

sic tentohet me serbët e Kosovës, që

të jenë me standarde të vecanta, që

këtë moment janë edhe mbi

standardet ekzistuese të BE”, tha

Kamberi.

“Eshtë koha që edhe Kosova dhe

Shqipëria të interesohen që

shqiptarët e Luginës së Preshevës, të

jetojnë në tokat e tyre pa marrë

parasysh kostot”, tha Musliu.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës

besojnë se Serbia dikur i ka ndarë

shqiptarët e këtushëm nga Kosova

qëllimisht. Është bërë luftë dhe paqe

për këtë pjesë. Ndërkohë që në anën

tjetër për fshatin e mbyllur në

karantinën simbolike, recetat nuk

mjaftojnë pa ilaçin për zgjidhje.

Nga marrëdhëniet e Kosovës me

Servinë, varen edhe lehtësirat për

banorët e këtij fshati, por deri atëherë

rruga e banorëve të kësaj ane nuk do

të jetë e lehtë.

2 91 7 s h t a t o r 2 0 1 2

Repor tazh

Breznica,

kufiri që ndan shqiptarët

Page 30: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)

Fjalëkryqi

1 7 s h t a t o r 2 0 1 23 0

LINDAEVANS

VITI I RIKINEZ

K. O.

KRAHINËINDUSTR. NËGJERMANI

“EAST -NORTH -EAST”

RADIUMI

LIQEN NËAMERIKËNVERIORE

RUMUNIA

DY(romak.)

IBRAHIMTATLISES

MBLEDHJEE NIVELITTË LARTË

KAPELËTURKE

TONELATËMETRI

INTERESI SHKOLLIMI

EMRI IATATURKUT

SOLISTEJONA, ELI

PËRPUTHJEE PLOTË ERROKJEVE

VENDNË RUSI

LLOJ SPORTINGA

LINDJA ELARGËT

BAR QËNDALË

GJAKDE-RDHJEN

KËNGËTARJAE NJOHURNGA FOTO

MEDALJE,URDHËR

ETJ.

SHKENCË-TARI YNË,

RIFAT

GJ.

PANDE-RSHMËRIA

AKTORJAFRANCEZE,

ANUK

JODISPONIM

EMËRFEMRE

SHTIMI IPOPULLSISË

ELEMENTKIMIK (Ti)

SHKRIMTARIYNË,

BARLETI

MALI QËNDANË DY

KONTINENTE

LLOJMAJMUNI

NGAAMERIKAJUGORE

LLOJSHEQERKE

(PASHQ.)

PUSHIMEVERORE

ZBËRTHIMI,SHKOQITJA

KRAHINËNË GREQI

FAMILJA NGAKREMONA(violinat)

IDIOT

AEROPORTI TOKIOS

SHAHISTJA,KUSHNIR

AMPERMETËR

VËLLAI IBURRIT

RREZEFAMË

VEGËLBUJQËSORE

(SHQ.)

KUMTIMILAPS TËRËSIA EAPARATEVE

KOLORITET,LLOJLLO-LSHMËRI

RADIKAL IBASHKË-

DYZIMEVEORGANIKE

SJELLJEE MIRË

Page 31: Revista Nacionali Nr.56 (17 Shtator 2012)