republika e shqipËrisË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e...

52
Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë Page -1- REPUBLIKA E SHQIPËRISË FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE MASTER PROFESIONAL PROFILI ADMINISTRIM PUBLIK MIKROTEZE KONTROLLI I NDËRSJELLË DHE BALANCIMI I PUSHTETEVE SIPAS KUSHTETUTËS SË SHQIPËRISË

Upload: others

Post on 06-Sep-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -1-

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE

MASTER PROFESIONAL

PROFILI ADMINISTRIM PUBLIK

MIKROTEZE

KONTROLLI I NDËRSJELLË DHE

BALANCIMI I PUSHTETEVE SIPAS

KUSHTETUTËS SË SHQIPËRISË

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -2-

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS

FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE

MASTER PROFESIONAL

PROFILI ADMINISTRIM PUBLIK

TEMA: KONTROLLI I NDËRSJELLË DHE

BALANCIMI I PUSHTETEVE SIPAS

KUSHTETUTËS SË SHQIPËRISË

Punoi : Besmir PAJAJ Udhëheqësi : Msc. Gerta XHAFERI

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -3-

FALENDERIME

Për realizimin e këtij studimi falënderoj udhëheqësen time të mikrotezës Msc. Gerta

Xhaferi, duke e falenderuar së pari për gadishmërinë e ofruar gjatë fazës përgatitore dhe

së dyti për ndihmën në realzimin përfundimtar të qëllimit tim. Falenderoj gjithashtu

kontribuesit më të shumtë në zgjerimin e dijeve gjatë këtij masteri, pedagogët e fakultetit

të shkencave politike dhe juridike.

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -4-

Abstrakt

Parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve përbën thelbin e shtetit të së drejtës. Kontrolli i ndërsjellë

dhe balancimi i pushteteve bën të mundur realizimin dhe zgjidhjen e problemeve me një efiçencë shumë të

madhe. Një mënyrë e tillë bën që gjithçka të jetë më e lirë nga pikëpamja e kostos, duke kërkuar gjithashtu

një konsum kohe shumë më të pakët. Përfitimet janë shumë të mëdha parë edhe nga këndvështrimi i

abuzimeve dhe arbitraritetit si dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive. Kështu mbrohen më mirë individët,

pra duke përcaktuar qartë pushtetet, duke përcaktuar kufijtë e ushtrimit të tyre dhe mekanizmin e kontrollit

mbi to. Lidhur me çështjen e pushteteve, Kushtetuta nevojitet jo vetëm për të përshkruar në mënyrë të qartë

ato, por edhe t’i kufizojë ato, siç u përmend edhe më sipër. Për realizimin e këtij qëllimi ndihmon shumë

kontrolli që kanë pushtetet ndaj njëri-tjetrit nëpërmjet mënyrave të përcaktuara qartë në Kushtetutën e

Shqipërisë. Është struktura e institucioneve, ndarja e pushteteve mes tyre, kufizimi i këtyre pushteteve,

kontrolli mbi funksionimin e këtyre pushtetve që japin ndihmën e tyre të madhe në mbrojtjen e Shtetit të së

drejtës, Kushtetutës dhe kështu të kushtetutshmërisë.

Abstract

The principle of Check and balance of powers is the essence of the rule of law. Mutual control and

balancing of powers makes it possible to realize and solve problems with a very high efficiency. One such

way makes everything to be cheaper in terms of cost, also looking a little more time consumption. The

benefits are enormous seen from the perspective of abuse and arbitrariness as well as the protection of

rights and freedoms. So better protect individuals, thus clearly defined powers, including the limits of their

practice and the mechanism of control over them. On the issue of powers, the Constitution need not only to

describe them clearly, but also restrict them, as mentioned above. To achieve this goal helps control that

powers against each other by means of clearly defined in the Constitution of Albania. The structure of

institutions, separation of powers among them, the limitation of these powers, control over the operation of

these powers to give their assistance to protect the Rule of the Low, the Constitution and thus

constitutional.

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -5-

TABELA E PËRMBAJTJES

Falenderime......................................................................................................................... 3

Abstrakt............................................................................................................................... 4

Qëllimi, Hipoteza, Metodologjia e përdorur....................................................................... 7

Terma, shkurtime……………………………………………………………………….... 8

Hyrje.................................................................................................................................. 9

KREU 1 – HISTORIKU I PARIMIT TË NDARJES SË PUSHTETEVE................ 12

1.1- Periudha e antikitetit.................................................................................................. 12

1.2- Periudha e feudalizmit............................................................................................... 13

1.3- Periudha e shteteve liberale dhe moderne................................................................. 14

KREU 2 – DY SISTEMET KRYESORE TË NDARJES SË PUSHTETEVE.......... 19

2.1- Sistemi presidencial................................................................................................... 19

2.2- Sistemi parlamentar................................................................................................... 20

KREU 3 – TRE CËSHTJE KYCE PËR TË KUPTUAR DOKTRINËN E

KONTROLLIT TË NDËRSJELLË DHE BALANCIMIT TË PUSHTETEVE...... 23

3.1- Analiza e tre çështjeve në marrëdhënien legjislativ-ekzekutiv................................. 23

3.2- Analiza e tre çështjeve në marrëdhënien ekzekutiv-gjyqësor................................... 24

3.3- Analiza e tre çështjeve në marrëdhënien legjislativ-gjyqësor................................... 25

KREU 4 – EVOLUIMI I PARIMIT TË NDARJES SË PUSHTETEVE NË

SHQIPËRI DHE PROBLEMET QË HASEN NË MARRËDHËNIET

LEGJISLATIV-EKZEKUTIV-GJYQËSOR............................................................... 27

4.1- Evoluimi i ndarjes së pushteteve............................................................................... 27

4.2- Përgjegjësia ministrore, një koncept i lidhur ngushtë me parimin e ndarjes së

pushteteve......................................................................................................................... 28

4.2- Cilat janë disa nga arsyet pse Kryeministri dhe antarët e kabinetit që ai do të zgjedhë

nuk duhet të jenë nga radhët e Parlamentit....................................................................... 31

KREU 5 – RUAJTJA E TË DREJTAVE THEMELORE, LIRISË DHE

KONTROLLIMI I PUSHTETIT.................................................................................. 33

5.1- Doktrina tradicionale mbi ndarjen e pushteteve........................................................ 33

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -6-

5.2- Shmangia nga teoria tradicionale e ndarjes së pushtetit............................................ 33

5.3- Një përcaktim i ri mbi ndarjen e pushtetit............................................................... 34

5.4- Doktrina e kursit liberal në ndarjen e pushtetit.......................................................... 35

5.5- Forma të reja të ndarjes së pushtetit shek.XX........................................................... 35

5.6- Ndarja vertikale e pushteteve, ushtrimi i balancës dhe kontrollit.............................. 36

KREU 6 – PRAKTIKA E GJYKATËS KUSHTETUESE PËR KONTROLLIN E NDËRSJELLË DHE BALANCIMIN E PUSHTETEVE NË SHQIPËRI................39

7 – KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME............................................................49

8 – BIBLIOGRAFIA...................................................................................................... 51

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -7-

Qëllimi Qëllimi i kësaj mikroteze është që, nëpërmjet një studimi të thelluar të qartësohet

koncepti i kontrollit të ndërsjellë dhe balancimit të pushteteve, ndryshimi i këtij parimi

përgjatë viteve dhe adaptimi e zbatimi i tij në realitetin e vendit tonë si një nga shtyllat

kryesore të demokracisë.

Hipoteza - A ekziston më dogma e një ndarjeje të zbatuar në mënyrë strikte të pushtetit ndërmjet

legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit? - A ekziston ende kontrolli i ndërsejllë dhe balancimi i pushteteve në Shqipëri, si garant i

demokracisë?

Metodologjia

Kërkimi shkencor bazohet në aplikimin e metodave shkencore për të siguruar

informacion shkencor dhe në aplikimin e teorive të caktuara për të shpjeguar fenomene

dhe çështje specifike të legjislacionit, kushtetueshmërisë dhe faktorëve juridik, politikë e

shoqëror që ndikojnë në shtetin e së drejtës. Qëllimi primar i kërkimit të aplikuar është

zbulimi, interpretimi dhe zhvillimi i metodave dhe sistemeve për zhvillimin e dijeve

humane në një rang të gjërë të çështjeve filozofike dhe teorike të botës.

Metodologjia e përdorur është një studim i thelluar, bazuar në njohuritë e specializuara

në profilin administrim-publik të marra gjatë një periudhe një vjeçare dhe në profilin

juridik të marra gjatë një periudhe katër vjeçare, si dhe në materiale e studime të

rëndësishme teorike dhe shkencore në fushën e jurisprudencës të shqyrtuar në trajtimin e

mikrotezës.

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -8-

Terma

• Checks and Balances

( Nga anglishtja. "kontrolli dhe barazpesha"): Parim në të cilin bazohet veçanërisht

kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të

ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme duhet të jenë përafërsisht njëlloj të forta, pra

ekuilibruese, në mënyrë që gjatë ushtrimit të pushtetit të pengojnë, kufizojnë njëri-tjetrin

dhe të bëjnë të pamundur keqpërdorimin e tij.

• Comici

Në fillimet e shtetit romak përveç mbretit kanë ekzistuar dhe institucione të tjera njëra

prej të cilave ishte “Comitia Tributa” apo kuvendi popullor, në të cilën mernin pjesë

përfaqsuesit e çdo fisi. Këtë Asamble e mblidhte mbreti. Vendimet e saj merreshin me

shumicë votash. Antarët e kuvendit, të cilët ishin përfaqësues të popullit, quheshin

“comici”.

• Pretorët

Në periudhën e antikitetit, epoka republikane (218-201 p.e.s.), për shkak të ndryshimeve

të mëdha në jetën politike dhe sociale, u krijua një sistem i ri juridik, krijesë e

veprimatrisë së magjistratëve, të cilët në atë kohë quheshin pretorë, dhe ndaheshin në

pretor urbanus dhe pretor peregrinus.

Shkurtime

-RSh Republika e Shqipërisë

-Kushtetuta Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

-GjK Gjykata Kushtetuese

-KM Këshilli i Ministrave

-KLD Këshilli i Lartë i Drejtësis

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -9-

HYRJE

Ndarja dhe balancimi i pushteteve përbën parimin kryesor të shtetit të së drejtës në vendet demokratike dhe moderne. Ky parim ka karakter organizativ dhe synon të garantojë që të gjitha pushtetet janë të kufizuara dhe i nënshtrohen një kontrolli.1 Ky parim është i parashikuar mjaftë qartë në Kushtetutën e Shqipërisë. Vetë Kushtetuta është dokumenti në të cilën e ka bazën i gjithë legjislacioni i vendit tonë, i cili rregullon marrëdhëniet mes shtetit dhe personave, organeve shtetërore mes tyre dhe madje edhe përcakton bazat për rregullimin e marrëdhënieve të personave mes tyre. Duke qenë e tillë, Kushtetuta përbën bazën për të garantuar një farë stabiliteti duke parandaluar kështu arbitraritetin. Ajo krijon institucionet e qeverisë duke ndarë pushtetet mes tyre në mënyrë që vënia e rregullit të fillojë që nga mekanizmat shtetërore. Zakonisht pushtetet që u jepen institucioneve shtetërore kufizohen dhe vendoset një mekanizëm ndër-kontrolli mes tyre duke ruajtur kështu ekuilibrin e funksionimit normal të tyre. Pra, pushtetet ndahen nëpërmjet mekanizmave të ndryshëm kështu që kompetencat apo pushtetet e këtyre institucioneve janë të kufizuara në fushën në të cilën është përcaktuar që institucioni të funksionojë. Qartësia është një element i domosdoshëm në këtë moment me qëllim që detyrat të ndahen në mënyrë të saktë dhe këto institucione të dinë mirë kompetencat e tyre dhe të mos i tejkalojnë ato.2 Kjo i shërben krijimit të një shteti demokratik e kushtetues, në të cilin autoritetet shtetërore duhet të krijohen nga Kushtetuta. Kompetencat e këtyre institucioneve dhe kufizimet e tyre duhet të përcaktohen gjithashtu në Kushtetutë dhe në ligjet e tjera të vendit. Është kjo Kushtetutë dhe janë këto ligje, të cilat siç e thamë më lart hartohen e miratohen në përputhje me Kushtetutën, të cilat u japin “lejen” institucioneve shtetërore të funksionojnë. Një organizim i tillë është në përputhje me parimin që janë vetëm individët ata të cilët në veprimtarinë e tyre të përditshme nuk lejohen, por ndalohen të veprojnë në këtë apo atë mënyrë që ndalohet me ligj, sepse ata lejohen të bëjnë çdo gjë që nuk ndalohet me ligj. Ndryshe nga individët, institucionet e shtetit i nënshtrohen parimit që gjithçka që nuk lejohet me ligj, ndalohet të realizohet nga to. Kjo është ajo që quhet “pushtet prerogativ,” “kompetencë,” ose “pushtet i dhënë”. Në një shtet kushtetues, pushteti i institucioneve shtetërore shprehimisht përshkruhet me ligj. Një gjë e tillë përshkruhet edhe në konceptin e kontratës Sociale të Rusoit, në bazë të së cilës njerëzit heqin dorë vetëm nga disa të drejta dhe pushtete të tyre për t’ia kaluar ato shtetit, ndërkohë që e gjithë pjesa tjetër e këtyre të drejtave dhe pushteteve u mbetet atyre.3

Ndarja e pushteteve nënkupton më shumë se një ndarje të thjesht punësh (kompetencash)

1Schmitt C. Constitutional Theory, Duke University Press, London 2008, f. 220. 2Prof.Dr. Xhezair Zaganjori, Prof. Dr. Aurela Anastasi, Dr. Eralda (Methasani) Çani “Shteti i së drejtës në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, botim i vitit 2011, fq.12. 3Zhan-Zhak Ruso: Kontrata Sociale, Shtëpia Botuese Luarasi, Tiranë 1998.

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -10-

midis degëve të qeverisjes. Qëllimi i parë i saj është që të parandalojë përqëndrimin e pushtetit në një person ose organ të vetëm, duke siguruar që ligji të jetë i përgjithshëm dhe të sjellë pasojë vetëm për të ardhmen (të mos ketë fuqi prapavepruese). Ligjet duhet të jenë të përgjithshme në kuptimin që ata të aplikohen në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët dhe të vlejnë në të ardhmen në kuptimin që ata të mos dënojnë veprimet e njerëzve që nuk ishin paraparë si të dënueshme në kohën kur janë kryer. Gjyqtari Brandais njohu ekzistencën e konfliktit midis tiranisë preventive dhe sigurimit efektiv në një fragment të njohur të tij në çështjen Myers v. United States, 272 U.S. 52 (1926) ku theksonte se “doktrina e ndarjes së pushteteve ishte pranuar jo për të përkrahur efektshmërinë, por për të parandaluar ushtrimin e pushtetit arbritrar. Qëllimi ishte, jo të mënjanohen mosmarrëveshjet, por përmes ndarjes së pushtetit qeverisës midis tre degëve të shpëtojë popullin nga autokracia”4.

Ide qendrore e të gjitha atyre që përmendëm më sipër është se duke zbatuar parimin e legjitimimit demokratik, i gjithë pushteti shtetëror të organizohet në mënyrë të tillë që të jetë i vendosur e të ushtrohet nga disa mekanizma të pavarur. Sot në të gjitha regjimet demokratike ka një ndarje midis organeve të ndryshme të pushtetit, në kuptimin që secili organ është i specializuar në kryerjen e një funskioni. Kemi : -Organin legjislativ, parlamenti, duhet të jetë para së gjithash një organ politik, që të ketë mundësi të merret me probleme shoqërore kryesore. Këto probleme ai duhet t’i trajtojë në vijat themelore pa hyra në hollësira, duke përcaktuar kuadrin ligjor për zgjidhjen e tyre. Trajtimin dhe zgjidhjen e këtyre problemeve në parlament, si organ kolegjial bëhet me ballafaqimin e pikëpamjve dhe interesave të ndryshme, që përfaqësohen nga grupe të ndryshme parlamentare. Detyrë kryesore e tij është miratimi i ligjeve në bazë e për zbatim të Kushtetutës, miratimi i Qeverisë dhe programit politik të saj si dhe kontrolli i veprimtarisë së pushtetit ekzekutiv në tërësi. -Organin ekzekutiv, përkundrazi duhet të njohë hollësitë e jetës shoqërore të nxjerrë norma juridike konkrete në zbatimin e ligjeve dhe të kryejë veprime të ndryshme materiale duke përfshirë edhe zbatimin e shtrëngimit fizik. Përderisa për realizimin e këtyre detyrave kërkohet një përgatitje profesionale, organet ekzekutive dhe administrative kanë më tepër teknik dhe burokratik duke përjashtuar qeverinë e cila është në radhë të parë organ politik. Gjithashtu pushteti ekzekutiv ka për mision përcaktimin e zbatimin e politikës së përgjithshme shtetërore. Në raste dhe kushte të caktuara, Qeveria mund të miratojë edhe akte normative me fuqinë e ligjit si dhe mund të bëhet shkak edhe për shpërndarjen e Parlamentit, e të tjerë. -Gjykatat, duhet të jenë një organ me një specializim juridik, në gjendje që të bëjë interpretimin dhe zbatimin e drejtë të normave juridike. Detyrë kryesore e tyre është dhënia e drejtësisë në përputhje me Kushtetutën, pa u ndikuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në këtë veprimtari nga pushteti legjislativ dhe pushteti ekzekutiv.

4 Çështja Myers v. United States, 272 U.S. 52 (1926) (fq.375)

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -11-

Siç u përmend dhe më lart ndarja e pushteteve nuk konsiston vetëm në një ndarje pune, por kërkon edhe barazinë dhe pavarësinë e organeve të ndryshme që i ushtrojnë këto pushtete. Në praktikë ndodh ndryshe dhe organet që i kryejnë këto tri pushtete shpesh herë nuk janë as të barabartë dhe as të pavarur njëri nga tjetri. Përveç sa më sipër, sipas rastit ka edhe mjaft institucione të tjera kushtetuese, të cilat ngarkohen me detyra e funksione të ndryshme në shtetin demokratik, pa qenë detyrimisht të lidhura ngushtësisht me një nga tre pushtetet kryesore. Organizimi, funksionimi dhe detyrat që ato kryejnë, përcaktohen si rregull në Kushtetutë dhe në ligjet organike që dalin në bazë e për zbatim të saj. Parimi i rëndësishëm kushtetues i ndarjes dhe balancimit të pushteteve, i shtrin efektet e tij edhe mbi këto mekanizma. Në një kuptim më të përgjithshëm, parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve përfshin edhe çështjet që lidhen me ushtrimin e kompetencave kushtetuese e ligjore ndërmjet pushtetit qëndror dhe qeverisjes vendore.

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -12-

KREU I :

HISTORIKU I PARIMIT TË NDARJES SË PUSHTETEVE

Ndarja e pushteteve është një doktrinë që i ka zanafillat e saj në periudhën e absolutizimit ku mbreti kishte përqëndruar në duart e veta të gjitha pushtetet, atë legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Kjo doktrinë u konsolidua pas shëmbjes së absolutizimit dhe ky ishte një hap shumë i rëndësishëm për demokracinë dhe lirinë. Tre janë periudhat kryesore historike në të cilat parimi i ndarjes së pushteteve është trajtuar dhe zhvilluar në vazhdimësi. 1.1 Periudha antikitetit

Parimi i ndarjes së pushteteve ka qenë i individualizuar nga filozof dhe mendimtar antik, si mënyra më e mirë për të mos qenë subjekt i abuzimeve të tiranëve. Në teorinë e Platonit lartësohej oligarkia duke iu kundërvënë demokracisë dhe as që e shtrohej organizimi i shtetit në bazë të parimit të ndarjes së pushteteve. Por në veprën e tij Republika, Platoni flet për autonomin e gjyqtarit nga pushteti politik. Aristoteli më parë nxënës dhe pastaj kundërshtarë i Platonit, formuloi teorinë e vet juridike të shtetit, duke u bërë pararendës i doktrinës juridike të ndarjes së pushteteve, e cila u kristalizua në shekujt XVII-XVIII. Ai mendohet të jetë i pari që në veprën e tij “Politika” thjesht përmend shkurtimisht nocionin e ndarjes së pushteteve, duke theksuar ndër të tjera se “Në të gjithë qeverisjen ka tre pushtete themelore, i pari është ai që trajton çështjet e shtetit (legjislativi), i dyti është pushteti me të cilin ka nevojë të veprojë shteti (ekzekutivi), ndërsa i treti përfshin pushtetin gjyqësor”.5 Aristoteli gjithashtu në “Politika” përshkruan një formë të qeverisë mikse e quajtur prej tij “politia”, në të cilën merrnin karakterin tre forma të thjeshta të hipotetizuara nga ai, monarkia, aristokracia, demokracia. Ai në referim me kushtetutën athinase, në librin e tij përmend ndarjen midis atyre që bëjnë ligje dhe atyre që i aplikojnë dhe i gjykojnë ato. Si pikënisje në konceptin e tij të organizimit të shtetit Aristoteli argumentoi tri teza:

- Teza e parë. Në të parën ai pohon shumë kohë përpara Rusoit se sipas parimeve natyrore, qytetarët janë të barabartë, çka nënkupton që ata të gjithë mund të marrin pjesë në jetën politike.

- Teza e dytë. Në tezën e dytë Aristoteli theksoi se qëllimi i veprimtarisë së shtetit

është lumturia e shtetasve që e kanë për detyrë ta sigurojnë të gjitha institucionet e shtetit. Edhe ligjvënësi si rrjedhojë duhet të ketë si objektiv realizimin e kësaj lumturie.

- Teza e tretë. Duke u nisur nga dy tezat e para, sipas të cilave shteti dhe rendi juridik

bazohen tek morali, Aristoteli formuloi tezën e tretë, në të cilën parashtrohet, për të parën herë një teori e argumentuar e ndarjes së pushteteve. Për filozofin grek, shteti

5Shih në: Zaganjori Xh., “Demokracia dhe shteti i së drejtës”, vepër e cituar, f. 97

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -13-

është një tërësi e vetme dhe, si e tillë ai duhet të jetë i organizuar mirë, pikërisht për të plotësuar misionin e vet, që është lumturia e përgjithshme.

Por Aristoteli thotë se në çdo shtet ka “tri pjesë”, të cilat duhet të organizohen sa më mirë, duke pasur parasysh interesat e secilës pjesë. Vetëm nëpërmjet këtyre tri pjesëve “të organizuara mirë” shteti mund të ketë unitetin e vet funksional. Aristoteli për të parën herë në histori ka përmendur pushtetet në shtet :

- i pari është Asambleja e Përgjithshme, e cila duhet të vendosë për çështjet publike, - i dyti është i përbërë nga trupi i funksionarëve dhe - i treti nga trupi gjyqësor.

Aristoteli përcakton edhe kompetencat e secilit nga këto tre pushtete. Kështu, Asambleja e Përgjithshme, d.m.th pushteti ligjvënës, vendos në mënyrë sovrane për paqen dhe luftën, për përfundimin dhe prishjen e traktateve, ajo miraton ligjet dhe shpall dënimet me vdekje, dëbimin dhe konfiskimin si dhe kërkon llogari nga funksionarët. Pushteti ekzekutiv nga vetë natyra e tij duhet të ushtrohet nëpërmjet veprimtarisë së funksionarëve të cilët mund të vendosin dhe mund të japin urdhëra për çështje konkrete. Për sa i përket pushtetit gjyqësor, atë Aristoteli e koncepton para së gjithash si një pushtet që ka si detyra themelore verifikimin e hyrjeve dhe daljeve në financat e shtetit, gjykimin e çështjeve për dëme të shkaktuara shtetit dhe për shkelje të rënda të Kushtetutës, për çështje civile, për vrasje etj. Nga pikëpamjet e parashtruara nga Aristoteli rezulton se pushteti gjyqësor ushtron një farë kontrolli mbi atë ekzekutiv, sepse i pari mund të shqyrtojë ankesat e qytetarëve kundër veprimeve antikushtetuese të funksionarëve. Por, për çështjet kryesore, mbetet sovrane Asambleja e Përgjithshme. Edhe në Romë, gjatë periudhës republikane, kishte një farë ndarje të pushteteve. Pushteti legjislativ ushtrohej nga mbledhja mbarëpopullore, komicjet dhe më vonë nga Senati, pushteti ekzekutiv ushtrohej nga konsujt dhe ai gjyqësor nga pretorët. Por doktrina e Aristotelit mbetet kulmi i asaj që është arritur në kohën e lashtë përsa i përket ndarjes së pushteteve në shtet. Polibio në librin e tij “Historitë” demostron në ndërtimin e Romës arkaike një shembull të qeverisë mikse ku pushteti ishte fraksioni i institucioneve demokratike (i comici) aristorkracisë (senati) dhe monarkut (konsujt). 1.2 Periudha feudalizmit

Në periudhën e feudalizmit shtetet dhe qytetërimi mesjetar, për arsye politike, sanksionuan tezën sipas të cilit mbreti ose perandori ishte “i bekuar i zotit”. Sipas këtij botëkuptimi dhe doktrinës juridike përkatëse, monarku personifikonte sovranitetin që ishte një i vetëm, i tërësishëm dhe i patjetërsueshëm. Pushteti ekzekutiv dhe gjyqësor varen tërësisht nga sovrani. Në feudalizëm vepron parimi “quod placuid principi legfis habet vigorem”( ajo që i pëlqen princit ka fuqinë e ligjit).

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -14-

1.3 Periudha e shteteve liberale dhe moderne Në periudhën në vijim, ka përpjekje sporadike për t’i kushtuar vëmendje këtij parimi, por pa arritur të përpunohet teorikisht sa dhe si duhet, e aq më pak të zbatohet në praktikë. Si të tilla mund të përmenden Karta e Madhe e Lirive Loku (John Locke), në botimin e tij të vitit 1660 “Mbi qeverinë”, e të tjerë.6 Filozofi John Locke (1632-1704) bëri përpjekje që kjo teori të përafroj me një formë të ngjashme me aktualen. Ajo bazohet mbi idenë e shprehur në veprën e tij “Dy traktate mbi qeverinë” (1690) se: “Pushteti legjislativ, i cili është “pushteti suprem” (më i lartë i komunitetit politik), nuk mund të stabilizoj asnjë ligj, i cili të jetë në kundërshtim me ligjin e natyrës, nuk duhet të ndërhyjë në liritë individuale të qytetarëve dhe duhet kështu të jetë i ndarë nga pushteti ekzekutiv. Perballë ligjeve që ai vetë ka prodhuar, ligjvënësi është i barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë”. Megjithëse të gjithë kishin individualizuar funksionet e ndryshme të shtetit si dhe domosdoshmërinë e fraksionimit të pushtetit midis shumë subjekteve, askush prej tyre deri atëhere nuk kishte theksuar nevojën për ta dorëzuar seicilin nga funksionet në subjekte të ndryshme. Ky artikulim vjen prej filozofit iluminst francez Monteskje (Charles de Montesquieu 1689 – 1755), në veprën e tij të mirënjohur “De l’esprit de lois” botuar më 1748,7 i cili e bëri të njohur botërisht parimin e ndarjes së pushteteve. Monteskje në veprën e tij shtroi për herë të parë nevojën e ndarjes dhe respektimit të këtij parimi në sistemin e brëndshëm të çdo shteti të veçantë, pasi përmes tij bëhet e mundur të shmanget abuzimi me pushtetin si dhe ushtrimi arbitrar i tij. Në traktatin “Fryma e ligjit” (1748) Monteskje reflekton mbi faktin se për të garantuar liri është e përshtatëshme ekzistenca e tre pushteteve: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor të ushtruar nga organe të ndryshme midis tyre të pavarur.

Duhet theksuar se Monteskje jetoi një kohë në Angli dhe teorinë e ndarjes së pushteteve e argumentoi në bazë të përvojës së ktij vendi. Siç u tha më lart në shtetin feudal të gjithë funksionet ose pushtetet përqëndroheshin në një organ të vetëm, në monarkun. Ky nxirrte ligjet dhe normat e tjera juridike të rëndësishme, kryesonte pushtetin ekzekutiv, duke emëruar dhe shkarkuar qeverinë, e cila vepronte sipas urdhërave të tij dhe njëhkohësisht ai kishte në dorë pushtetin e lartë gjyqësor. Duke kritikuar praktikën feudale, Monteskje argumentoi se pushteti duhet të ndarë ndërmjet organeve të ndryshme në mënyrë që asnjë organ të mos ketë një pushtet absolut, që një pushtet të kufizojë tjetrin, duke shmangur kështu çdo shpërdorim në ushtrimin e pushtetit. Teoria e ndarjes së pushteteve e bazon pavarsinë e ndërsjellë të organeve shtetërore, në ekzistencën në çdo shtet të funksioneve themelore, të dallueshme njëri nga tjetri, që mund të ushtrohen vetëm veçmas. Shteti, për të funksionuar në mënyrë të natyrshme duhet ndarë në “pushtete” të ndryshme, duke kuptuar me “pushtet” si organin, ashtu edhe funksionin që ai kryen. Siç u tha, Loku dhe Monteskie dhanë të parët përkufizimin e “pushteteve” të shtetit, përkufizim që në përgjithësi është ruajtur nga teoritë liberale të mëvonshme. Vlen të përmendet se teoria e ndarjes së pushteteve u drejtua kundër absolutizmit, përgatiti përmbysjen e tij dhe fitoren 6 Shih në http://www.constitution.org/eng/magnacar.htm

7 Shih Charles de Montesquieu, De l’esprit des lois, Libre II, Chap.II, cituar në Zaganjori Xh., Demokra- cia dhe Shteti i së Drejtës, vepër e cituar, f. 98.

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -15-

e Revolucionit Francez.

Doktrina e ndarjes së pushteteve u zhvillua nga Montesquieu, e përcjellur me analiza plotësuese mbi qeverisjen. Më saktësisht sipas kësaj doktrine :

a. Ekzistojnë tre pushtete themelore të qeverisjes: pushteti ekzekutiv pushteti legjislativ pushteti gjyqësor.

b. Këto tre pushtete janë të veçantë dhe duhej të jenë të ndarë. c. Këto pushtete duhej të ushtrohen nga tre organe apo institucione të veçanta. ç. Nëse këto pushtete do të ishin të përqëndruara brenda një organi ose personi, i tillë si mbreti. Kjo mund të shpiente në tirani. Ndër të tjera, ai shkruante se “Kur tek i njëjti person ose i njëjti organ, pushteti legjislativ është bashkuar me atë ekzekutiv, atëherë nuk ka më liri, sepse mund të supozohet se i njëjti monark ose i njëjti senat miraton ligje tiranike, për t’i zbatuar më vonë po në mënyrë tiranike. Nuk ka liri nëse pushteti gjyqësor nuk është i ndarë nga pushteti legjislativ dhe nga pushteti ekzekutiv. Nëse ai i bashkëngjitet pushtetit legjislativ, e drejta e jetës dhe liria e qytetarëve do të trajtoheshin në mënyrë arbitrare, sepse gjyqtari do të jetë edhe ligjvënës. Po t’i bashkëngjitej pushtetit ekzekutiv, gjyqtari do të kishte pushtetin e një tirani. Gjithçka do të humbiste nëse i njëjti person ose i njëjti organ do të ushtronin të tre pushtetet: atë të bërjes së ligjeve, atë të miratimit e zbatimit të akteve publike dhe atë të gjykimit të krimeve apo mosmarrëveshjeve mes individëve të veçantë”8. Megjithatë, nga të tre pushtetet, Monteskje kërkonte t’i kushtohej më shumë vëmendje dhe kujdes pushtetit gjyqësor, pasi sipas tij, përveç rëndësisë së veçantë që paraqet në vetvete ky pushtet, ai është pushteti “më i zbehtë, më i mjerë dhe më i ekspozuar nga presionet dhe ndërhyrjet e dy pushteteve të tjera”.9 Monteskje quante themelore që midis pushteteve të ndryshme të krijohej një ekuilibër, i siguruar nga ndarja e pushteteve dhe nga kontrolli i tyre reciprok. Idetë e tij, të përqafuara nga mendimtar të shumtë politikë, gjetën një aplikim pothuajse të përgjithshëm në strukturimin e shteteve liberaldemokratike bashkëkohore, duke sjellë kështu përfaqësim dhe një garanci themelore për respektimin e lirive individuale. Ky model, i cili përfaqëson një tripartitizëm, lind nga nevoja për të vendosur kundërpeshë për ushtrimin e pushtetit të organeve të ndryshme. Kjo skemë, duke u nisur nga ideja e Monteskjes, që vetem “pushteti kufizon pushtetin” është konsideruar “ një mënyrë” për të evituar një sjellje despotike nga ana e një organi të vetëm institucional. Në të kundërt regjimet autoritare dhe totalitare e formojnë organizimin e tyre shtetëror mbi mohimin e parimit të ndarjes së 8Shih Charles de Montesquieu, De l’esprit des lois, Libre II, Chap.II, cituar në Zaganjori Xh., Demokra- cia dhe Shteti i së Drejtës, vepër e cituar, f. 98.

9 Shih në http://www.constitution.org/cons/constitu.htm

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -16-

pushteteve. Në ditët e sotme, ky parim është përshtatur nga pjesa më e madhe e kushtetutave perendimore, frut ky i arritjeve të shumta dhe të mundimshme gjatë historisë. Megjithatë jo gjithnjë një princip i tillë ka qenë i respektuar. Njihen episode në të cilat kanë ndodhur degjenerime autoritare, nga personazhe si Napoleoni i III në Francë, Musolini në Itali, Hitleri në Gjermani etj, të cilat janë shembuj se si një sistem kushtetues i bazuar mbi ndarjen e pushtetit arrin të transformohet në një regjim autoritar.

Në një vështrim historik të zhvillimit të këtij parimi nënvizojmë se, në periudhën e shteteve liberale, ai është i lidhur ngushtë me kërkesën për të zbutur pushtetin absolut dhe u vendos mbi bazën e doktrinave që këmbëngulnin në kufizimin absolutizmit e në veçanti në teorinë e Lok e Monteskje. Këto doktrina synonin, sidomos, shkëputjen e funksionit të adoptimit të ligjit, nga ai i ekzekutimit të tij. Duket paksa i tepruar artikulli i 16 i deklaratës së të drejtave të njeritu dhe qytetarit (1789) në Francë, i cili vendoste se, “Të gjitha shoqëritë në të cilat ndarja e pushteteve nuk është e përcaktuar, nuk kanë një kushtetutë”. Në fakt kanë ekzistuar dhe ekzistojnë kushtetuta që nuk i përmbahen parimit të ndarjes së pushteteve. Por pajtueshmëria që shpreh ky artikull ishte shprehje e interesave të njerëzve të revolucionit në atë kohë. Ndarja e balancimi i pushteteve shihej i lidhur ngushtë me konceptin e lirive individuale duke marrë kuptimin dogmatik të mekanizmit institucional të vetëkontrollit. Kjo sepse një pushtet i ndarë sipas funksioneve të ndryshme (ndarja funksionale e pushteteve) dhe midis organeve të ndryshme(ndarja organike e pushteteve) mund të ishte një pushtet i kufizuar dhe i kontrollueshëm. Në periudhën e shtetit liberal kur parimi i ndarjes së pushteteve u afirmua për herë të parë, askush nuk e kishte imagjinuar se ky parim do të bëhej një nga shtyllat kryesore të organizimit të shteteve demokratike por natyrisht duke pësuar një evolucion dhe përshtatshmëri të vazhdueshme.

Në zhvillimin historik të këtij parimi nuk mund të lihet pa përmendur përvoja angleze. Ideja e Etërve të Kushtetutës se duhet të ketë një ndarje midis tre degëve të qeverisjes, ku secila degë e pushtetit do të ushtrojë kompetenca të tilla që të njëjtat degë të tjera nuk do të mund t'i ushtrojnë, i kishte rrënjët në përvojën angleze. Ajo ishte një ide që ishte shprehur në Dhomën e Komunave që në vitin 1645. John Lilburne (Xhon Lilbjurn), një udhëheqës gjatë luftërave civile në Angli, u ftua para Dhomës së Komunave, e cila pretendonte se po vepronte si gjykatë. Ai protestoi se Komisioni i Ekzaminimit, i cili ishte ngarkuar të gjykonte çështjen e tij, nuk mund ta gjykonte atë po të mos ishte gjykatë dhe se po të ishte gjykatë ajo duhej të zbatonte të njëjtat rregulla si të gjitha gjykatat tjera. Në këtë mënyrë bëri të njohur “rregullën që kishte filluar të zbatohej pas vitit 1645, se legjislativët nuk duhet të jenë edhe gjykatës, ngase në të njëjtën kohë ata do të ushtronin dy funksione, edhe nxjerrjen e ligjeve edhe zbatimin e tyre”. Më vonë, ky pohim i Lilburne-it u zgjerua edhe më tej. Sipas tij, ligjvënësit nuk duhet të jenë as administratorë. Sepse, në qoftë se parlamenti që i ka miratuar ligjet lejohet edhe t'i zbatojë ato, ai mund të bënte një padrejtësi të dukshme e mund t'i keqpërdor ato.

Në vitin 1776 shumica e amerikanëve nuk i pranuan rregullat e qeverisjes britanike për të drejtuar kolonitë amerikane, për shkak se mendonin se rregullat britanike janë tiranike. Këto rregulla, edhe pse tregonin një shkallë të caktuar të tiranisë, ato shërbyen si bazë e ndërtimit të modelit specifik të ndarjes së pushtetit. Doktrina e ndarjes së pushteteve e

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -17-

cila u parashtrua nga kolonistët amerikanë ishte e mbështetur në punimet e Frenchman-it, Monteskije. Në opinionin e kolonistëve amerikanë zotëronte bindja se këto tre pushtete të qeverisjes nuk ishin të ndarë në Britani dhe si pasojë e saj Britania kishte një sistem tiranik të qeverisjes. Kështu, në vitin 1776, amerikanët konsideronin se kishin të drejtë në kryengritje dhe se pas pavarësimit, ata mund të ndërtonin një sistem të qeverisjes i cili do të ishte i bazuar:

a. Në pëlqimin e të gjithë shtetasve;

b. Në mënjanimin e tiranisë nëpërmjet zbatimit të parimit të ndarjes së pushtetit;

c. Në mbrojtjen e lirisë. Pavarësisht nga lufta e vështirë dhe e shtrenjtë me Britaninë, amerikanët kishin besim në vete për kauzën e tyre dhe ishin optimistë në aftësitë e tyre në krijimin e sistemit të qeverisjes, me çka i përdorën të gjitha metodat brenda të cilave besonin se Britania do të përmbyset. Ndër të tjera duhet theksuar se qeverisja parlamentare angleze e ditëve të sotme nuk paraqet një shembull të mirë të ndarjes së pushteteve. Kryeministri anglez, i cili është shef i ekzekutivit, është gjithashtu dhe anëtar i parlamentit. Dhoma e lordëve, si njëra nga dy dhomat e Parlamentit, përbën gjykatën më të lartë në Angli. Ndarja e pushteteve të qeverisjes deri nga mesi i shekullit shtatëmbëdhjetë ishte çështje e pazgjidhur. Megjithëse, edhe pse idetë e ndarjes së pushteteve nuk gjetën hapësirë aplikimi në tokën angleze, Anglia ishte vendi, ku ato u krijuan për të herë të parë. Idetë e ndarjes së pushteteve me baza të vërteta juridike u aplikuan për herë të parë në Kushtetutën e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, ku hartuesit e saj në Konventën Kushtetuese shprehën bindjen e tyre se: “përqendrimi i të gjithë pushteteve, atij legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor në të njëjtat duar me të drejtë mund të identifikohet me tiraninë”. Kjo kushtetutë për herë të parë programatikisht pranon ndarjen e pushteteve (legjislativ, ekzekutiv, gjygjësor) të predikuara nga Montesquieu si kusht për evituar që një Shtet të degjeneroj në despotizëm. Dhe në fund shënonte lindjen e federalizmit kontemporan. Natyrisht në zhvillimin historik të teorisë së kontrollit dhe balancimit të pushteteve ka pasur dhe kritika të ndryshme. Koncepti marksist i shtetit e ka hedhur poshtë këtë teori, me argumentimin se në çdo shoqëri pushteti është një dhe i vetëm sikurse si rregull një dhe i vetëm është dhe klasa në fuqi. Këto që teoria liberale quan “pushtete” në të vërtetë nuk janë veçse forma të ndryshme të ushtrimit të një pushteti të vetëm shtetëror. Si rrjedhojë sipas teorisë marksiste, pushteti shtetëror ushtrohet në format legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. Ka pasur teoricienë, sidomos të shkollës sovjetike, që kanë punuar, veç këtyre, edhe forma të tjera të ushtrimit të pushtetit, si p.sh forma e mbikqyrjes së ligjshmërisë së akteve juridike. Por ka dhe kritika që bëhen nga këndëvështrime të tjera. Kështu edhe në perëndim ka autorë që mendojnë se nuk qëndron koncepti filozofiko - juridik sipas të cilit funksionet ose pushtetet e ndryshme janë të ndarë nga vetë natyra dhe thelbi i tyre. Teoria e Lokut dhe Monteskiesë kritikohet si një teori abstrakte, që në realitet përbën vetëm justifikim ideologjik të një qëllimi politik shumë konkret, dobësimin e pushtetit të qeveritarëve, duke kufizuar kompetencat e tyre.

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -18-

Sidoqoftë pavarësisht nga diskutimet teorike, është fakt që në një shoqëri të zhvilluar siç është shoqëria borgjeze, lindi që në fillim nevoja e një përgatitjeje të diferencuar të organeve të ndryshme. Problemet me të cilat ballafaqoheshin shoqëria borgjeze dhe shteti borgjez ishin shumë më komplekse sesa ato të shoqërsië feudale dhe ato mund të zgjidheshin vetëm më ndarjen e punës dhe specializimin e organeve të ndryshme. Teoria e Monteskjesë mbi ndarjen e pushteteve në vitet në vazhdim do të zinte vend qendror në teorinë dhe praktikën kushtetuese të shteteve demokratike. Siç përmendëm më sipër ajo do të materializohej fillimisht në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të vitit 1787 përmes të ashtuquajturit sistemi “Check and balance”, e pastaj në deklaratën franceze të vitit 1789 (art.16), për t’u shndërruar më pas në burim frymëzimi për të gjitha kushtetutat demokratike.10 Me Kushteutën e Shteteve të Bashkuara të vitit 1787, ndarja e pushteteve vendosi shtyllën e godinës së re. Për më tepër, me të drejtë vihet në dukje se mbijetesa për një kohë të gjatë e Kushtetutës së SHBA- së si dhe demokracia liberale që ajo realizon me mjaft sukses, i dedikohen në një masë të konsiderueshme edhe njohjes e zbatimit me korrektesë e vijimësi të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.11 Elementë thelbësore të këtij sistemi do të “huazoheshin” në periudhën në vijim nga shumë kushtetuta demokratike. Sot nuk ka asnjë vend demokratik apo që është në rrugën e demokracisë, që ndërtimin e pushtetit shtetëror të mos e ketë ndërtuar bazuar në ndarjen e pushteteve. Realizimi konkret i këtij parimi në Kushtetutë dhe në praktikën e përditshme sigurisht që varet nga disa faktorë, si natyra e shtetit dhe madhësia e tij, forma e qeverisjes, trashëgimia shtetformuese, ekonomike dhe kulturore, e të tjerë. Megjithatë, në çdo rast, në një sistem të lirë e demokratik, ka minimalisht tre pushtete të pavarura, por që interferojnë, balancojnë e kontrollojnë reciprokisht njëri-tjetrin, bazuar gjithnjë në normat kushtetuese e ligjor.

10 Stone G., Seidman L., Sunstein C., Tushnet M., Constitutional Law, 6th ed. Aspen, Little, Brown and Company, Boston, 2009.

11 Për më shumë mbi ndarjen e pushteteve shih: Omari L., Sistemi Parlamentar, Lindja dhe evolucioni i parlamentarizmit. Parlamenti në Shqipëri (vështrim historiko-juridik), Shtëpia Botuese Elena Gjika, Ti- ranë 2000.

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -19-

KREU II :

DY SISTEMET KRYESORE TË NDARJES SË PUSHTETEVE

Nga raporti midis organeve të ndryshme të pushtetit dallohen dy sisteme kryesore të ndarjes së pushteteve : 2.1) Sistemi presidencial 2.2) Sistemi parlamentar Disa autorë sistemin e parë e përcaktojnë si një sistem të bazuar në ndarjen e prerë të pushteteve, ndërsa të dytin si një sistem të bazuar në ndarjen e zbutur të pushteteve. o 2.1) Sistemi presidencial. Ky sistem zbatohet në SHBA që nga viti 1787 ku u

miratua Kushtetuta e këtij shteti. Më vonë këtë sistem e kanë zbatuar edhe shtete të tjera, kryesisht në kontinentin amerikan. Por regjimet presidenciale në Amerikën Latine, u janë afruar më shumë diktaturave se sa demokracive liberale. Në vendet e industrializuara sistemi klasik presidencial, që është ai i SHBA, nuk është zbatuar por në Francë, që nga viti 1958, është vendosur një sistem gjysmëpresidencial.

2.1.1 Sistemi klasik presidencial ka disa karakteristika kryesore.

Së pari pushteti ekzekutiv ushtrohet nga Presidenti i cili është njëkohësisht kryetar i shtetit dhe kryetar i qeverisë. Ministrat janë drejtues administrativë të dikastereve dhe veprojnë në bazë të direktivave të Presidentit. Në këtë sistem nuk ekziston një Këshill i Ministrave që të funksionojë si organ kolegjial. Presidenti i thërret ministrat, të cilët në SHBA quhen sekretarë shteti, për të dëgjuar medimet e tyre për çështjet më të rëndësishme. Por është ai që vendos.

Së dyti. Presidenti zgjidhet nga populli në bazë të zgjedhjeve të përgjithshme. Një gjë

e tillë i jep atij një autoritet shumë të madh, e vë në rafsh me parlamentin, në SHBA me Kongresin, i cili gjithashtu zgjidhet nga populli.

Së treti. Ky sistem bazohet në idenë e ndarjes së plotë dhe të prerë të pushteteve.

Elementët e pavarësisë së një pushteti nga tjetri janë : a) pamundësia që parlamenti ta rrëzojë presidentin me anë të një mosbesimi, siç ndodh me qeverinë në sistemet parlamentare; b) pamundësia që presidenti të shpërndajë parlamentin.

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -20-

Presidenti drejton organet e ndryshme të administratës shtetërore. Ai nuk jep llogari për punën e tij me përjashtim të rastit kur kryen një krim. Por edhe në këtë rast ai më parë duhet të shkarkohet nga funksioni i presidentit dhe pastaj të gjykohet si një shtetas i zakonshëm. Parlamenti nuk mund të ndikojnë në veprimtarinë ligjëvënëse. Këto janë parimet e sistemit presidencial. Por në praktikë ndodh ndryshe dhe ka shmangie nga këto parime: -Një shmangie e parë është që presidenti i SHBA ka të drejtën e vetos pezulluese ndaj ligjeve të miratura nga Kongresi. Pasi Presidenti ia kthen një ligj për shqyrtim Kongresit, ky i fundit mund ta miratojë ligjin vetëm me një shumicë prej dy të tretash, shumicë që nuk arrihet lehtë. Në këtë mënyrë Presidenti si organi më i lartë ekzekutiv, ndërhyn në punët e organit ligjvënës, gjë që nuk duhet të ndodhë në bazë të parimit të ndarjes së pushteteve. -Një shmangie e dytë nga ky parim ndodh në rastin e emërimit të sekretarëve të shtetit dhe të ambasadorëve. Ata i emëron Presidenti i SHBA, por me pëlqimin e Senatit që është një nga dhomat e Kongresit. -Një shmangie tjetër është ajo që ndodh në formimin e organeve gjyqësore, të cilat përbëjnë pushtetin e tretë të pavarur. Në SHBA gjyqëtarët e instancave të ulëta zgjidhen me pëlqimin e Senatit. Kjo është një shkelje e parimit të ndarjes së pushteteve, përderisa dy pushtetet e para formojnë organin më të lartë të pushtetit të tretë, i cili duhej të ishte i pavarur. Veç këtyre shmangieve nga zbatimi rigoroz i ndarjes së pushteteve, ka edhe shmangie të tjera. Kështu Presidenti edhe pse nuk merr pjesë në veprimtarinë e Kongresit, i drejton këtij mesazhe, që janë një mjet për ushtrimin e inisiativës legjislative sepse mund të përmbajë propozime për miratim ose ndryshim ligjesh. Gjithashtu Kongresi në një fare shkalle ndikon në punët e Qeverisë, jo vetëm duke miratuar emërimin e disa funksionarëve të lartë, siç u tha më lart, por edhe duke dëgjuar raporte nga sekretarët e shtetit. Ndërmjet gjykatave dhe organit ka një ndarje në parim. Por në fakt organet gjyqësore përzihen me veprimtarinë legjislative. Gjykata e Lartë e SHBA ka të drejtë të kontrollojë kushtetueshmërinë e ligjeve d.m.th pajtimin ose jo të tyre me Kushtetutën. Gjykata e Lartë ka të drejtë të ndalojë zbatimin e një ligji të cilin ajo e konsideron antikushtetues. Këtë ajo mund ta bëj edhe me kërkesën e pushtetit ekzekutiv. Lidhur me këtë kompetencë kaq të madhe që i është dhënë Gjykatës së Lartë, disa teoricienë thonë se në SHBA mbajtja e sovranitetit i përket pushtetit gjyqësor dhe jo atij legjislativ Kongresit. Kjo nuk është e saktë se gjykata e lartë ushtron një ndikim thjesht negative, ajo mund të ndalojë veprimin e një ligji, por nuk mund të propozojë dhe aq më pak të miratojë një ligj tjetër. Kjo është kompetencë ekskluzive e Kongresit. Megjith shmangiet e lartëpërmendura nga parimi i plotë i ndarjes së pushteteve, duhet thënë se sistemi presidencialë në SHBA është i stabilizuar prej një kohe të gjatë dhe funksionon mirë gjë që nuk ka ndodhur në disa vende të tjera në të cilat ky sistem është vendosur. o 2.2) Sistemi parlamentar. Më parë u zhvillua në Angli dhe pastaj në shumë vende të

tjera. Sot është sistemi më i përhapur i ndarjes së pushteteve, ndarje që është më e zbutur se në sistemin presidencial. Karakteristika kryesore e sistemit parlamentarë nuk është ekzistenca e parlamentit, sepse ky ekziston edhe në vendet me sistem presidencial. Kryesorja është epërsia formale e parlamentit d.m.th e pushtetit

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -21-

legjislativ, mbi pushtet e tjera. Tjetër karakteristikë kryesore është ekzistenca si organ i posaçëm administrativ që dallohet nga kryetari i shtetit. Sipas sistemit parlamentar funksioni ekzekutiv i ngarkohet njëhkohësisht kryetarit të shtetit dhe qeverisë. Traditat monarkike parashikonin që kryetari i shtetit të ishte titullari i funksionit ekzekutiv. Mirëpo në kuadrin e zhvillimit të demokracisë politike, funksioni ekzekutiv i kaloi qeverisë.

Kryetari i shtetit qoftë monark kushtetues qoftë president republike, ruan disa funksione, por këto, në pjesën më të madhe, kanë karakter formal dhe, çka është kryesore politikisht varen nga parlamenti madje më saktë nga qeveria prandaj mund të themi se në sistemin parlamentar kryetari i shtetit efektivisht nuk kryen ndonjë veprimtari administrative. Këtë e bëjnë kryetari i qeverisë dhe ministrat. Në parim parlamenti është pushteti themelor dhe ma i lartë. Qeveria miratohet nga parlamenti dhe përgjigjet përpara tij. Por pushtetin efektiv e ka qeveria, ndërsa vijën e përgjithshme politike të shprehur në ligje, e përcakton parlamenti, i cili mund ta rrëzojë qeverinë. Kjo nga ana e saj ndikon në veprimtarinë e parlamentit në dy mënyra : a) Me mundësinë që t’i propozojë kryetarit të shtetit shpërndarjen e parlamentit përpara mbarimit të mandatit dhe b) Me inisiativën legjislative. Njëhkohësisht qeveria ndikon mbi parlamentin sepse ministrat shpesh herë janë antarë të tij dhe personalitete kryesore të shumicës parlamentare, me përjashtim të disa vendeve ku ndalohet që ministrat të jenë dhe deputetë. Në fakt edhe në sistemin parlamentar qeveria ka një fuqi të madhe, madje ka epërsi mbi parlamentin. Por sidoqoftë parlamenti ka një rol më të madh sesa në sistemin presidencial. Duhet pasur parasysh se sistemi presidencial nuk është i njëjtë në çdo vend. Ndryshimet varen në radhë të parë nga raporti midis parlamentit dhe qeverisë. Në sistemin parlamentar anglez, qeverinë e përbën partia që ka fituar në zgjedhjet e përgjithshme për parlamentin. Qeveria është homogjene nga përbërja partiake dhe kryesohet nga kryeministri i cili është njëhkohësisht dhe udhëheqësi efektiv i partisë sunduese. Në Britani është një dukuri e rrallë (vetëm në rast krizash ose lufte) formimi i qeverisë së koalicionit. Qeveria duhet të ketë që më krijimin e saj votëbesimin e parlamentit dhe zakonisht e ruan deri në mbarimin e mandatit të këtij të fundit. Kështu që në këtë vend nuk ka kriza qeveritare. Për qeverinë britanike, përveç qëndrueshmërisë, janë karakteristike roli i veçantë i kryeministrit dhe përgjegjësia dhe kompetencat individuale të ministrave. Brenda qeverisë, që ka një numër relativisht të madh minsitrash, funksionon kabineti, i kryesuar nga kryeministri (premier) dhe i përbërë nga disa ministra që kryesojnë dikasteret më të rëndësishme. Në Francë në Republikën III(1871-1940) dhe në Republikën e IV(1946-1958) si dhe në Italinë e pasluftës së II Botërore, ekziston një raport tjetër midis qeverisë dhe parlamentit. Qeveria nuk mund të mbahet pa përkrahjen e vazhdueshme të parlamentit dhe ky ka të drejtë në çdo kohë të vërë në provë qeverinë duke kërkuar që të proçedohet në votëbesim, me kufizimet që parashikohen në Kushtetutë. Qeveria që nuk merr votëbesimin duhet të japë dorheqjen. Si rrjedhojë në këtë lloj sistemi parlamentarë qëndrueshmëria e qeverisë nuk është aq e madhe sa në Angli. Kjo mundësi që ka parlamenti për të ndikuar

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -22-

drejtëpërsëdrejti në fatin e qeverisë ka bërë disa studiues francez ta cilësojnë parlamentarizmin francez të kohës së mëparshme si parlamentarizëm të vërtetë, ndërsa atë britanik e konsiderojnë si sistem kabineti, në të cilin sundon ky i fundit mbi parlamentin dhe jo parlamenti mbi qeverinë. Ndryshimi midis britanisë së madhe dhe disa vendeve të tjera si Franca e Italia varen në shkallë të madhe nga rrethanat historike dhe nga zhvillimet politike përkatëse. Në Britaninë e Madhe ka qenë dhe është karakteristike ekzistenca e dy partive kryesore të shumicës dhe opozitës. Në Francë para vitit 1958, në Italinë e sotme dhe në ndonjë vend tjetër evropian, përkundrazi ekistojnë më shumë parti politike, çka e copëzon parfaqësinë parlamentare, vështirëson krijimin e shumicës nga një parti e vetme, kushtëzon nevojën e krijimit të qeverisë së koalicionit. Në këtë lloj parlamentarizmi kryetari i qeverisë ka një pozitë më të dobët se sa kryeminstri në Britaninë e Madhe. Qeveria është i gjithë Këshilli i Ministrave dhe jo një kabinet i ngushtë dhe ajo është e varur në një shkallë më të lartë nga parlamenti dhe sidomos nga marrëveshja midis partive që bëjnë shumicën parlamentare. Prandaj në këtë lloj sistemi parlamentar studiuesit flasin për “partikracinë”, d.m.th sundimin e partive, drejtuesit e të cilave shumë çështje kardinale i zgjidhin jashtë parlamentit dhe në këtë mënyrë përcaktojnë ecurinë e tërë jetës politikë të vendit. 2.2.3. Sistemi gjysmë presidencial është një sistem që mund të quhet i përzier. Sepse ka element si të sistemit presidencial ashtu edhe të atij parlamentar. Regjimi që u vendos në Francë me reformën Kushtetuese të vitit 1962, reform që u përgatit që me ardhjen në fuqi të gjeneralit De Gol më 1958, është pikërishtë një sistem gjysmëpresidencial ose i përzier, sepse ai bazohet në zgjedhjen e presidentit të Republikës me votim të përgjithshëm por pa prishur kuadrin parlamentar. Edhe regjime të tjera parlamentare kanë praktikuar apo praktikojnë forma të njëjta zgjedhjesh presidenciale, kështu ka ndodhur në Republikën Gjermane të Vajmarit(1918-1933) dhe në Austrinë e sotme. Në disa aspekte sistemi gjysmëpresidencial i afrohet shumë atij parlamentar. Ndryshe nga sistemi presidencialë, qeveria është e ndarë nga kryetari i shtetit dhe kryesohet nga kryeministri, qeveria përgjigjet ndaj parlamentit, i cili me anë të një vote mosbesimi, mund t’i imponojë asaj dorëheqjen. Pushteti ekzekutiv ka të drejtë të shpërndajë parlamentin përpara mbarimit të legjislaturës. Një ndryshim thelbësor midis sistemit parlamentar dhe atij gjysmëpresidencial ka të bëjë më zgjedhjen e kryetarit të shtetit. Në këtë sistem të fundit, kryetari i shtetit nuk është një monark i trashëgueshëm ose një president i zgjedhur nga parlamenti ose nga një përfaqësi tjetër më e gjërë, por një president i zgjedhur me votim të përgjithshëm, njësoj si në SHBA. Kjo mënyrë zgjedhjeje ka rëndësinë e vet sepse presidenti i republikës i zgjedhur më votim të përgjithshëm zakonisht ka kompetenca më të gjëra se presidenti në një sistem parlamentar. Themi zakonisht sepse ka vende si Austria, ku presidenti, megjithëse i zgjedhur nga populli, nuk ka kompetenca më të gjëra sesa një president i zgjedhur nga parlamenti. Por në Francë, përkundrazi, presidenti i republikës ka prerogativë të mëdha, ndër të tjera ai kryeson mbledhjet e Këshillit të Ministrave, vendos shpërndarjen e parlamentit pa marrë kundërfirmën, d.m.th pëlqimin e kryeministrit. Por kryesorja është se edhe në sistemin presidencial zgjedhja e kryetarit të shtetit nga populli i jep atij një autoritet të madhë, duke e vënë në një rrafsh më të lartë se kryeministri dhe ministrat dhe të barabartë me atë të parlamentit.

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -23-

KREU III :

TRE CËSHTJE KYCE PËR TË KUPTUAR DOKTRINËN E KONTROLLIT TË NDËRSJELLË DHE BALANCIMIT TË

PUSHTETEVE

Në nenin 7 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë sanksionohet se sistemi i qeverisjes në Shqipëri bazohet në ndarjen dhe balancimin midis pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.12 Të treja degët e pushtetit janë të ndara dhe të dallueshme nga njëra-tjetra. Kjo presupozon pavarësi të pushteteve megjithatë nuk mund të bëhet fjalë për pavarësi absolute. Kjo pavarësi duhet kuptuar si një pavarësi relative në kuptimin që secili pushtet në veprimtarinë e tij nuk duhet të ndikohet apo të nënshtrohet nga tjetri. Në të njëjtën kohë asnjë pushtet nuk mund të ushtrohet krejt i izoluar nga pushtetet e tjerë. Për të kuptuar më mirë se si funksionon parimi i ndarjes dhe kontrollit të ndërsjellë të tre pushteteve është e nevojshme analizimi i hollësishëm i tre çështjeve të mëposhtme : 1. Të njëjtët persona nuk mund të bëjnë pjesë në më shumë se njërin prej organeve të ndryshme të pushtetit. 2. Organi i një pushteti nuk mund të kontrollojë ose të hyjë në veprimtarinë e një organi të pushtetit tjetër. 3. Organi i një pushteti nuk duhet të ushtrojë funksionet e organeve të pushtetit tjetër. 3.1 – Analiza e tre çështjeve në marrëdhënien legjislativ-ekzekutiv. 1- A munden të njëjtët persona të bëjnë pjesë në të njëjtën kohë në legjislativ dhe ekzekutiv? Deputetët, megjithëse pjesë e legjislativit mund të marrin pjesë si ministra në një Kabinet qeveritar. Këtë rol të dyfishtë ligji ua njeh vetëm këtij grup nënpunësish të aparatit shtetëror. Pra në këtë rast nuk kemi konflikt midis dy funksioneve të ushtruara. 2- A mundet legjislativi të kontrollojë ekzekutivin dhe e kundërta? Kjo pyetje ka të bëjë me thelbin e qeverisjes parlamentare, ku roli i parlamentit është dominues. Në këtë kuptim roli kontrollues i Kuvendit mbi Qeverinë është më i madh. Legjislativi zgjedh ekzekutivin, miraton programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave dhe ka të drejtë të kërkojë interpelanca për Kryeministrin dhe çdo anëtar të Këshillit të Ministrave. Kryeministri duhet të sigurojë votëbesimin në Kuvend, përndryshe, ai duhet të japë dorëheqjen. Qeverisë për vënien në jetë të programit të saj i duhen ligjet, të cilat aprovohen në Kuvend. Të gjitha sa thamë e vënë legjislativin në një pozitë qëndrore në krahasim me ekzekutivin. Megjithatë, për sa kohë që qeveria ruan besimin e legjislaturës pra zotëron mbështetjen e shumicës së deputetëve ajo përgjithësisht luan një rol 12 Kushtetuta e Shqipërisë, fq.8. Materiali që ka shërbyer për punimin e këtij kreu është bazuar tek Lënda “Njohuri mbi legjislacionin”, lëndë e zhvilluar në “Kursin Auditues i Brëndshëm në Sektorin Publik”, organizuar nga Njësia Qëndrore për Auditim të Brëndshëm, Ministria e Financave(leksione të vitit 2011-2012).

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -24-

vendimtar në sigurimin e kalimit të legjislacionit. Gjithashtu një koalicion ose parti menjëherë pasi vjen në pushtet pas zgjedhjeve i jep rëndësi gjithnjë e më të madhe aktivitetit të ekzekutivit. Kjo për faktin se qeveria është organi më homogjen dhe paraqet lehtësi më të madhe për vënien në jetë të interesave të lidershipit partiak. Fakti që pjesa më e madhe e legjislacionit përgatitet në piramidën administrative dhe Kuvendit i mbetet vetëm miratimi i projekteve të pregatitura nga Qeveria, të bën të kuptosh se roli i ekzekutivit është i shumë i rëndësishëm. 3- A mundet legjislativi apo ekzekutivi të ushtrojnë funksionet e njëri-tjetrit ? Me gjithë rolin e madh kontrollues që ka legjislativi mbi Qevërinë për Kuvendin është mjaft e vështirë të ushtrojë ndonjë kompetencë me karakter ekzekutiv. Përkundrazi është ekzekutivi që ka kompetenca legjislative, kur i jepet e drejta të nxjerrë akte normative, me fuqi ligjore për të mbuluar nevoja tepër urgjente dhe të rëndësishme (neni 101 i Kushtetutës). Megjithatë kjo e drejtë e Qeverisë për të ushtruar funksion ekzekutiv është mjaft e kufizuar dhe e kushtëzuar saqë e bën të vështirë rregullimin e ndonjë fushe sociale nga ana a qeverisë jashtë vëmëndjes, kontrollit dhe miratimit nga Kuvendi. Është Kuvendi ai që do të bëjë miratimin e këtyre akteve, në të kundërt ato e humbasin fuqinë e tyre qysh nga fillimi. 3.2 – Analiza e tre çështjeve në marrëdhënien ekzekutiv-gjyqësor. 1- A munden të njëjtët persona të bëjnë pjesë në ekzekutiv dhe gjyqësor njëkohësisht? Sipas legjislacionit tonë funksioni i gjyqtarit është i papajtueshëm me ushtrimin e çdo mandati zgjedhor, me çdo funksion publik apo privat. Është e qartë se termi publik përfshin çdo lloj funksioni shtetëror përfshirë edhe ato me karakter ekzekutiv. 2- A e kontrollon ekzekutivi gjyqësorin dhe e kundërta? Historikisht gjyqësori ka qënë i kërcënuar nga ndërhyrjet dhe influencat e ekzekutivit. Por janë bërë përpjekje për t’i siguruar gjykatave dhe gjyqtarëve një pavarësi sa më të madhe nga ekzekutivi. Këto përpjekje kanë gjetur konkretizim në disa drejtime të caktuara si : Përcaktimi i kushteve ligjore për emërimin dhe moslëvizshmëria e gjyqtarëve nga

detyra. Këto masa janë marrë me qëllim për t’i bërë gjyqtarët më indiferentë ndaj politikës.

Sigurimi i kushteve ekonomike dhe sociale të tilla që t’i bëjnë ata sa më pak të korruptueshëm ndaj ndërhyrjeve të ndryshme.

Rregullimi i aktiviteteve të gjykatave me rregulla dhe procedura strikte të parashikuara në Kushtetutë dhe në ligje të ndryshme organike për të shmangur sa më shumë të jetë e mundur arbitraritetin në vendimet gjyqësore.

Ndër masat e marra për pavarësinë e gjyqësorit përmendim edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë si organi që vendos për transferimin dhe përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve. Nga pikëpamja juridike gjyqtarët në ushtrimin e funksioneve të tyre janë të pavarur dhe u nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve. Nisur nga kjo themi që organet ekzekutive nuk kanë asnjë të drejtë kontrolli mbi gjyqësorin. Nga ana tjetër gjykatat për çështjet konkrete që shtrohen para tyre kanë të drejtë të shqyrtojnë aktet administrative

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -25-

dhe madje t’i anullojnë ose të mos i marrin parasysh ato kur këto akte vijnë në kundërshtim me Kushtetutën ose ligjet. Kjo do të thotë që gjyqësorit i është lënë e drejta e kontrollit të akteve ekzekutive, kontroll që mund të bëhet kur preken interesat e ligjshme në procesin gjyqësor. 3- A mund ekzekutivi dhe gjyqësori të ushtrojnë funksionet e njëri-tjetrit ? Kjo gjë nuk mund të ndodhë, të paktën jo në sistemin shqiptar të qeverisjes. 3.3 – Së fundi shikojmë analizën e tre çështjeve në marrëdhënien legjislativ-gjyqësor. 1- A mundet të njëjtët persona të bëjnë pjesë në legjislativ dhe gjyqësor? Ky parashikim bie poshtë duke patur parasysh papajtueshmërinë e gjyqtarit me çdo funksion tjetër publik. 2- A e kontrollon legjislativi gjyqësorin dhe e kundërta? Legjislatura mund të këtë një influence në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë për shkak se anëtarët e tyre emërohen me pëlqimin e Kuvendit. Por pasi ata zgjidhen në detyrë, janë të palëvizshëm. Gjykatat janë të detyruara të zbatojnë ligjet e nxjerra nga Kuvendi për zgjidhjen e çështjeve që paraqiten para tyre. Por kjo nuk do të thotë që Kuvendi mund të kontrollojë veprimtarinë e gjykatave. Përkundrazi është gjyqësori ai që mund të ushtrojë kontroll mbi Kuvendin kur ai nxjerr ligje që bien në kundërshtim në Kushtetutën ose marrëveshjet ndërkombëtare. Gjykata Kushtetuese ka të drejtë për të gjykuar kushtetueshmërinë e ligjeve të aprovuara nga organi legjislativ. Ajo ka të drejtën e shfuqizimit të këtyre akteve. “Mbikqyrja gjyqësore” përbën një kontroll të përshtatshëm mbi legjislativin ku janë edhe gjasat më të mëdha për të marrë vendime të padrejta për të degraduar sistemin e qeverisjes. 3- A mund legjislativi dhe gjyqësori të ushtrojnë funksionet e njëri-tjetrit ? Kuvendi ka të drejtë të zbatojë dhe të mbrojë privilegjet e veta dhe të ndëshkojë në një fare mënyrë ato që i shkelin ato (imuniteti i deputetëve). Kjo ndërhyrje e legjislativit në veprimtarinë e gjykatave mund të çojë në disa rrethana në konflikt të drejtpërdrejtë me gjykatat. Një çështjë mjaft e mprehtë dhe e rëndësishme është rasti i praktikës së Gjykatës së Lartë. Kjo praktikë përbën një veprimtari faktike normuese për gjykatat e shkallëve më të ulëta. Në këtë kuptim praktika e Gjykatës së Lartë vendos rregulla sjelljeje të njëjta për çështje analoge. Ajo bën unifikimin e praktikës gjyqësore në Shqipëri. Mund të themi që ajo në një fare mënyre kryen funksion legjislativ. Nga sa pamë edhe më lart doktrina e ndarjes së pushteteve ndërton një sistem të drejtë. Kompetencat që i janë dhënë njërës degë, balancohen me mjaft kujdes nga kompetencat e dy të tjerave. Në të njëjtën kohë secila degë vepron si kontrolluese mbi teprimet e mundshme nga të tjerat. Kjo ka të bëjë me atë që quhet “check and balance” ose ndryshe kontroll dhe balancim. Ky mekanizëm është një mënyrë për kufizimin e pushtetit qeveritar dhe për parandalimin e shpërdorimeve të tij. Si përfundim duke analizuar tre çështjet e përmendura më sipër arrim në konkluzionin se parimi “check and balance” është themelor në rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet tre pushteteve. Sistemi “check and balance”, paraqet një sistem të kundërpeshave dhe të

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -26-

balancës ndërmjet aktorëve që marrin pjesë në të. Qeveria dhe parlamenti janë të varur nga njëri-tjetri dhe duhet një konsensus për formulimin e vendimeve bazë politike. Në këtë mënyrë dy organet shtetërore dhe grupet shoqërore që qëndrojnë prapa tyre janë të detyruara të ndikojnë bashkarisht gjatë akteve të caktuara të shtetit. Detyrimi për bashkëpunim mbanë në vete elementin e kontrollit. Në anën tjetër, ekzistenca e partive opozitare në parlament është një element tjetër i kontrollit autonom të pushtetit, kontroll ky i cili ushtrohet në mënyrë të pavarur.

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -27-

KREU IV :

EVOLUIMI I PARIMIT TË NDARJES SË PUSHTETEVE NË SHQIPËRI DHE PROBLEMET QË HASEN NË MARRËDHËNIET

LEGJISLATIV-EKZEKUTIV-GJYQËSOR

4.1 Evoluimi i ndarjes së pushteteve

Koncepti i pushtetit ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga problemet kryesore gjatë periudhës së tranzicionit në vendin tonë. Reminishencat e regjimit diktatorial kanë ushtruar një trysni të jashtëzakonshme në proceset e hartimit të dokumenteve themeltarë të shtetit, e për rrjedhojë, në ngritjen e strukturave kryesore të tij. Mjafton të përmendim këtu se efektet e kësaj trysnie u reflektuan fillimisht në organizimin e qeverisë së parë demokratike, ku kishim në krye të shtetit dikë që mbante funksionet e Presidentit, Komandantit të Përgjithshëm, de facto Kryeministër, deputet dhe kryetar i partisë që kontrollonte shumicën në Parlament. Një centralizim i tillë i tejskajshëm i pushtetit pavarësisht nga forma, në përmbajtje nuk kishte asgjë më pak se sa një monarki absolute. Më pas, Kushtetuta ndau rolet e Presidentit dhe Kryeministrit, si dhe përcaktoi më qartë tiparet e një republike parlamentare.

Në evoluimin e ndarjes së pushteteve në vendin tonë ka pasur mjaft ndikim marrëdhënia ndërmjet pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv. Gjatë periudhës së tranzicionit në vendin tonë kanë ndodhur ndryshime të shumta në fushën e legjislacionit, ndryshime të cilat kanë pasur ndikim në marrëdhëniet legjislativ-ekzekutiv. Edhe pse Kushtetuta e Shqipërisë nuk e specifikon krejt qartë, deri tani është konsideruar se mënyra më e mirë për të siguruar influencën e Parlamentit ndaj pushtetit ekzekutiv është formimi i qeverisë nga radhët e saj. Kështu, ministrat kanë dy pozicione në Parlament: një në radhët e qeverisë dhe një në radhët e kolegëve të tyre deputetë. Në një renditje të tillë është më se e dukshme se nuk mund të kemi një ndarje të qartë midis ekzekutivit dhe legjislativit, jo vetëm në pikëpamje personeli, por më shumë në pikëpamje të ndarjes strikte të roleve të tyre.

Përvoja e deritanishme ka treguar se Parlamenti nuk ka qenë i kufizuar thjesht në një rol legjislativ, por shpesh ka bërë përpjekje të influencojë në vendime të rëndësishme të ekzekutivit, duke synuar që ai të ndjekë një rrugë të caktuar në vend të një rruge tjetër. Edhe qeveria, nga ana tjetër, nuk është kufizuar vetëm në zbatimin e ligjeve, por ka luajtur rol qendror në hartimin dhe zhvillimin e ligjeve. Një përvojë e tillë aplikohet edhe në vende të tjera demokratike. Megjithatë, teorikisht nuk ka dhe nuk pranohen unanimisht procedura fikse për një ndarje klasike të pushteteve të legjislativit dhe ekzekutivit. Vetëm sistemi i drejtësisë krijon premisa për një ndarje më të dukshme nga hapësirat e tjera të shtetit. Përpjekjet për të riformuluar teorinë e ndarjes së pushtetit kanë çuar në raste të tjera në sisteme të ndryshme të shpërndarjes së tre funksioneve të autoritetit të shtetit. Kështu, shumë sisteme moderne demokratike janë organizuar bazuar në një sistem

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -28-

federal. Me fjalë të tjera, dogma që përshkruan një ndarje klasike midis legjislativit, ekzekutivit e gjyqësorit nuk ekziston më. I rëndësishëm mbetet parimi se demokracitë moderne parandalojnë premisat për përqendrimin e pushtetit vetëm në një hapësirë të caktuar. Sot në vendet ku demokracia ka themele të forta, çdo pushtet disponon mekanizmin e kontrollit ndaj veprimeve të pushteteve të tjerë. Historikisht, kontrolli në përdorimin e pushtetit është i domosdoshëm për të parandaluar keqpërdorimin e tij. Ky është aspekti teorik, por rrugët dhe format për realizimin në praktikë janë të ndryshme, e ato varen nga kushte e rrethana konkrete të një shoqërie të caktuar. Ajo që i bashkon në përmbajtje është kuptimi se kontrolli dhe ndikimi publik nuk mund të ushtrohet, nëse pushteti i vishet vetëm një ose disa njerëzve. Prandaj, një shoqëri e lirë dhe e emancipuar duhet të ndajë pushtetin midis autoriteteve të ndryshme të pavarura të shtetit. Vetëm kështu ato do të jenë në gjendje të monitorojnë njëri-tjetrin dhe parandalojnë përqendrimin dhe monopolizimin e pushtetit.

4.2 Përgjegjësia ministrore, një koncept i lidhur ngushtë me parimin ndarjes së pushteteve.

Diskutime të shumta ka rreth çështjes se si mund të shqyrtohet sa më efektivisht legjislacioni nga pushteti legjislativ. Pjesa më e madhe e parlamenteve moderne organizohen në Komisione Parlamentare që mbikqyrin organet qeveritare. Ndryshe nga natyra polemike e seancave plenare të legjislativit, këto komisione duhet të jenë me natyrë hetimore. Antarësia në to duhet të jetë permanente në mënyrë që legjislatorët të përfitojnë njohuri të specializuara. Komisionet duhet të shqyrtojnë legjislacionin, të ekzaminojnë dëshmitarët dhe të hetojnë si administratën ashtu dhe politikën. Ato duhet të kenë pushtetin për të thërritur dhe pyetur dëshmitarët – ministrat, nëpunësit civil, ekspertët dhe përfaqësuesit e interesave të cënuara nga legjislacioni. Normalisht shqyrtimi i legjislacionit duhet të ndodhë në tre faza të ndryshme, shqyrtimi paraprak i propozimeve legjislative, faza dytë është shqyrtimi legjislativ nen pas neni në komisionin përkatës dhe faza e tretë, e cila lihet pas dore në shumicën e demokracive, por që ka shumë rëndësi, është shqyrtimi pas aprovimit të legjislacionit. Shpesh, shqyrtimi lihet pas dore pas kodifikimit të legjislacionit. Megjithatë legjislatorët duhet të pyesin veten nëse legjislacioni po i mbledh frytet e menduara, apo po dështon apo e ka tejkaluar kohën e tij, rast në të cilin duhet abroguar. Ajo që ka rëndësi është që mbikqyrja dhe politika të mos bazohen vetëm tek konsideratat e partisë por edhe tek njohuri eksperte dhe të informuara. Në çdo demokraci mirë-funksionuese ekziston nevoja dhe vendi për një element të tretë përveç qeverisjes efektive dhe përfaqësuese. Ky element i tretë është rëndësia e mendimit të informuar dhe ekspert të opinionit publik për politik-bërjen. Një prej funksioneve të legjislativit duhet të jetë organizimi i një forumi ku të bëhet me dije dhe të konkretizohet opinioni publik. Një shembull i tillë në Britani është hetimi nga Komiteti i Përzgjedhur i Dhomës së Lordëve për çështjen e privacisë. Komiteti Përzgjedhës përfshin anëtarë apartiakë si dhe politikanë dhe mund të dëgjojë si dëshmitarë nga bota e shtypit ashtu edhe ata që janë cënuar nga ndërhyrjet e shtypit, por edhe ekspertë – avokatë dhe filozofë. Raporti i tij është si i informuar ashtu edhe autoritar. Në Britani, si edhe në gjithë demokracitë e tjera, ekziston një ndarje pushteti brenda ekzekutivit, mes ministrave, të besuar me hartimin e ligjeve dhe nëpunësve civilë, të

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -29-

besuar me detyrën e këshillimit dhe zbatimit. Ministrat janë partizanë dhe mund të hiqen nga Parlamenti apo votuesit, por nënpunësit civilë janë neutralë, as të qeverisë as të opozitës, por nga i gjithë spektri politik. Ata duhet t’i shërbejnë si qeverive të majta ashtu edhe atyre të djathta. Nënpunësit civilë shqyrtohen nga parlamenti sipas parimit të përgjegjësisë ministrore dhe kanë siguri në pozicionin e punës. Ata i përgjigjen ministrave dhe jo parlamentit, i cili as nuk ushtron pushtet ekzekutiv dhe as nuk emëron nënpunës civilë. Nga ana tjetër, nënpunësit civilë nuk mund të jenë pjesë as e ekzekutivit politik dhe as e legjislativit. Ministrat janë të përkohshëm, por shërbimi civil është i përhershëm. Siguria e pozicionit të punës është esenciale për apolitizimin e nënpunësve civilë. Sepse nëse zyrtarët e dinë se duhet t’i shërbejnë qeverive të kaheve të ndryshme politike, nuk tentohen t’i japin sfond politik këshillave të tyre, por përpiqen maksimalisht për të dhënë këshilla objektive dhe të informuara. Modeli i skicuar nuk është universal në demokracitë moderne. Në të vërtetë, Britania dhe Kanadaja mbeten mes të paktave demokraci ku nënpunësit e lartë civilë mbeten në detyrë kur përbërja politike e qeverisë ndryshon – siç ndodhi në Britani pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2010. Në shumë vende, për shembull Shtetet e Bashkuara, zyrtarët e lartë ndryshohen me ndryshimin e qeverisë. Por ky nuk sugjerohet si model i mirë për demokracitë e reja si Shqipëria. Ekzistenca e një shërbimi civil neutral shërben si barrierë kundër korrupsionit. Për më tepër shërben si masë e vlefshme mbrojtëse për politika të vendosura në bazë të entuziazmit ideologjik, partiak apo edhe interesave personale, se sa faktorëve objektivë. Çdokush mund të jetë një konservator, liberal apo social-demokrat i mirë, por një nënpunës civil neutral gjendet në një pozicion të favorizuar për të theksuar problematikat në politikat e partive, i lirë për të kritikuar në jetën private politikat e qeverisë së zgjedhur dhe që të bëjë të mundur që politikat të jenë të suksesshme dhe që burimet publike të përdoren efektivisht. Për këtë siguria e punës është absolutisht e nevojshme, në mënyrë që të ofrojnë këshilla objektive pa pasur frikë apo pa favorizuar dikë. Në asnjë rrethanë ata nuk duhet ta njësojnë veten publikisht me politikat qeveritare, zyrtarët e lartë duhen ndaluar nga aktiviteti i hapur partiak apo nga anëtarësimi në një parti politike dhe duhet të mbeten anonimë. Atëherë nëqoftëse do të kishim një zbatim rigoroz të këtij koncepti, Këshilli i Ministrave duhet të jetë një organ hartues politikash, legjislativi një organ shqyrtues dhe administrata publike një organ këshillimor dhe zbatues. Gjyqësori është një organ interpretues i rregullave, vendimet e të cilit janë interpretim i detyrueshëm i ligjit. Pavarësia e gjyqësorit është një funksion jetësor në një demokraci mirë funksionuese. Do të thotë që gjyqtarët nuk duhet t’i nënshtrohen presionit të institucioneve të tjera qeverisëse si Këshillit të Ministrave, legjislativit apo shërbimit civil, interesat e të cilëve mund të preken nga vendimet e tij. Veçanërisht ekzekutivi nuk duhet të ndërhyjë tek gjyqësori. Nuk mund të pritet që vendimet e gjyqësorit do jenë gjithmonë në favor të qeverive apo politikanëve. Një gjyqtar i shquar britanik Lord Bingham “ka thënë dikur se me të vërtetë ekzistojnë vende ku gjyqtarët ishin dakord me qeverinë. Por këto nuk ishin vende ku shumica prej nesh dëshironte të jetonte!” Prandaj kur një gjyqtar merr një vendim në disfavor të qeverisë, siç ndodh herë pas here, ai duhet mirëpritur si simptomë e një demokracie të shëndoshë dhe mirë funksionuese. Gjyqësori duhet njohur specifikisht në legjislacion si dega e tretë e qeverisjes dhe procesi i emërimeve në të duhet ndarë nga politika dhe ndërhyrja ministrore. Parimi i ndarjes së pushteteve nënkupton që gjyqtarët nuk duhen emëruar nga ekzekutivi apo legjislativi. Do

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -30-

ishte e gabuar nëse qeveria apo legjislativi do përcaktonin emrat gjyqtarëve. Gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të marrin vendime pa pasur frikë apo pa favorizuar dikë dhe pa ndjenjën se një vendim në disfavor të qeverisë së kohës do ndikojë në karrierën e tyre. Në Britani, pavarësia nga politikanët arrihet nëpërmjet Komisionit të Emërimeve në Gjyqësor. Ai kryesohet nga një person i thjeshtë dhe ka në përbërje një shumicë anëtarësh të thjeshtë. Komisioni nominon një kandidat tek Lordi Kancelar( ekuivalenti i Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në Shqipëri)i cili më pas rekomandon personin e zgjedhur për t’u emëruar. Komisionit të Emërimeve në Gjyqësor i kërkohet me ligj të bëjë rekomandimin bazuar në merita por edhe duke pasur parasysh nevojën e gjyqësorit që të jetë më përfaqësues duke emëruar më shumë gra dhe anëtarë nga minoritetet etnike. Ajo që ka rëndësi është ekzistenca e kritereve të qarta dhe transparente gjatë emërimit në mënyrë që publiku të jetë në dijeni që gjyqtarët emërohen në bazë të meritës dhe jo për arsye politike. Normalisht gjyqtarët nuk duhet të kenë aspak pikëpamje politike dhe nëse kanë ato pikëpamje nuk duhen bërë publike. Në Britani, Lordi Kancelar mund të rekomandojë vetëm personin e nominuar nga komiteti apo komisioni përzgjedhës. Ai lejohet ta hedhë poshtë kandidaturët vetëm nëse ka prova reale se personi i përzgjedhur nuk është i përshtatshëm për detyrën apo nuk është kandidati më i mirë sipas meritave. Lordi Kancelar duhet ta justifikojë refuzimin. Pastaj proçedurat e emërimit fillojnë nga e para dhe Komisioni do rekomandojë sërisht vetëm një person për vendin bosh. Megjithatë ekziston presupozimi se normalisht Lordi Kancelar do pranojë kandidaturën e komisionit, siç ka ndodhur deri tani. Mund të hartohet edhe një marrëveshje kushtetuese për këtë qëllim. Prandaj roli i Lordit Kancelar në procesin e emërimeve është thjesht formal dhe emërimet varen nga një organ tërësisht apolitik, Komisioni i Emërimeve në Gjyqësor. Një model i tillë mund të vlejë edhe në Shqipëri. Pra gjyqësori duhet pranuar si dega e tretë e kushtetutës, i pavarur nga parlamenti dhe ekzekutivi dhe pavarësia e tij duhet njohur me ligj. Ministrat duhet të kenë detyrimin ligjor për të mbështetur dhe mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit. Megjithatë ndarja e pushteteve nuk do të thotë mungesë dialogu mes parlamentit dhe gjyqësorit. Gjyqtarët nuk duhen izoluar tërësisht nga degë të tjera të qeverisë. Kjo mund të jetë e dëmshme në kohët kur ekziston rreziku i një konflikti mes tyre. Prandaj është e rëndësishme të konsiderohen mjetet me të cilat gjyqtarët vihen në kontakt me parlamentin pa kompromentuar qoftë parimin e ndarjes së pushteteve qoftë pavarësinë e gjyqësorit. Prandaj përveç theksimit të pavarësisë mes degëve të ndryshme të qeverisë është i rëndësishëm të njihet edhe ndërvarësia esenciale mes tyre. Sigurisht nëse duhet ruajtur pavarësia e gjyqësorit, gjyqtarët nuk i përgjigjen parlamentit në të njëjtën mënyrë si ministrat. Por kjo nuk do të thotë se ata nuk duhet të kenë marrëdhënie fare me parlamentin. Ja vlen të bësh dallimin mes dy kuptimeve të ndryshme të përgjegjshmërisë. Kuptimi i parë është ai që mund të konsiderohet përgjegjshmëri sakrifikuese. Kjo do të thotë se ministrat marrin lëvdatat për gjërat që funksionojnë në digasterin e tyre dhe kritikat për gjërat që nuk funksionojnë, deri në masën që iu kërkohet dorëheqja nëse diçka nuk shkon aspak mirë. Sigurisht gjyqtarët nuk mund të vihen përpara përgjegjësisë në parlament në këtë kuptim sepse përndryshe parimi i pavarësisë së gjyqësorit nuk do vlente. Por gjyqtarët mund të përgjigjen para parlamentit në një mënyrë të dytë, shpjeguese, e cila është e ndryshme nga mënyra e parë sakrifikuese. Ata përgjigjen në kuptimin që iu kërkohet të japin llogari për punën e tyre në parlament. Në kuptimin e

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -31-

parë, sakrifikues, ata kanë përgjegjësi ndaj parlamentit, në kuptimin e dytë ata i përgjigjen parlamentit. Nuk ka arsye pse gjyqtarë të lartë mos i përgjigjen parlamentit për një gamë të kufizuar çështjesh dhe për pasojë të kenë përgjegjësi në kuptimin e dytë të termit. Nuk ka arsye pse gjyqtarët nuk duhet të dalin rregullisht përpara komisioneve të legjislativit pasi ata të jenë emëruar, për t’u pyetur për përqasjen e tyre gjyqësore. Këndvështrimi i gjyqtarëve për çështjet ligjore, veçanërisht ligjin e të drejtave të njeriut, është i rëndësishëm për opinionin publik. Dialogu konstruktiv mes legjislaturës dhe gjyqtarëve nuk duhet të minojë në asnjë mënyrë pavarësinë e gjyqësorit. Nëse duhet evituar një përplasje mes qeverisë dhe gjyqësorit është me rëndësi të mundësohet dialogu mes gjyqtarëve dhe parlamentit. Është me rëndësi jetike që roli i gjyqtarëve në një demokraci të kuptohet mirë si nga legjislativi ashtu edhe populli. Megjithëse mund të ekzistojnë konflikte mes tre degëve, marrëdhëniet mes tyre duhet të qeverisen nga parimi i respektit për funksionet e ndryshme që kryen çdo degë. Një marrëdhënie konkurrenciale mes të tre degëve mund të dëmtojë shumë demokracinë shqiptare. Marrëdhënia duhet të jetë bashkëpunuese dhe jo konkurrenciale. Dialogu do ishte në të mirën e gjyqtarëve dhe legjislativit, po kështu edhe të popullit. Dialogu do ishte gjithashtu në të mirën e legjislativit, duke qënë se është e rëndësishme për të të kuptojë filozofinë e gjyqtarëve të lartë dhe mënyrat e zhvillimit të mendimit të tyre. Legjislativi, ashtu si edhe gjyqtarët, duhet të kuptojë natyrën e të drejtave të njeriut dhe lirive civile dhe të vihet në mbrojtje të tyre. Dikur gjyqtari i shquar amerikan Oliver Wendell Holmes tha “duhet mbajtur mend, se ligjvënësit janë rojtarët e fundit të lirive dhe mirëqënies së njerëzve po aq sa edhe gjykatat”. Efektiviteti i mbrojtjes së lirive varet nga pëlqimi i vendimeve të gjyqtarëve nga ministrat dhe parlamentarët. Varet se sa mirë punojnë së bashku të tre degët e qeverisjes. Ato ka të ngjarë të punojnë më mirë së bashku nëse ndërvarësia e tyre institucionalizohet. Dialogu do ishte gjithashtu në të mirë të njerëzve. Sepse do ishte e rrezikshme të thuhet se mbrojtja e të drejtave të njeriut do i lihet vetëm gjyqtarëve. Demokracitë duhet të krijojnë një kulturë të drejtash njeriu, e cila përfshin si shoqërinë ashtu edhe gjykatat.

4.3 Cilat janë disa nga arsyet pse Kryeministri dhe anëtarët e kabinetit që ai do të zgjedhë nuk duhet të jenë nga radhët e Parlamentit

Së pari, nëse shohim përbërjet e qeverive në këto dy dekada të fundit është e lehtë të konstatosh se, shumica e anëtarëve të saj kanë mbajtur poste partiake e parlamentare dhe kanë arritur në postet ekzekutive më shumë në sajë të besnikërive të treguara ndaj liderëve partiakë sesa në sajë të aftësive të tyre akademike e profesionale në sektorët që kanë drejtuar. Shembuli konkret është sfera e ushtrisë. Me përjashtim të qeverisë së parë të tranzicionit, ku ministri i Mbrojtjes kishte kualitetet dhe formim ushtarak, të gjithë të tjerët ishin nga fusha krejt të tjera. Parimi i kontrollit civil në Forcat e Armatosura, edhe pse shumë i propaganduar, mbeti realisht në kuptime empirike. Në përgjithësi, mënyra e zbatimit të kontrollit civil në Forcat e Armatosura nuk ndryshoi shumë nga ajo e periudhës së diktaturës. Përdorimi i termave të ndryshëm nuk e ndryshon përmbajtjen e substancës. Edhe në institucionet e tjera, shpesh, përzgjedhjet jashtë kritereve profesionale, por bazuar vetëm në petkun e deputetit dhe bindjes partiake, nuk krijuan kushtet e favorshme për implementimin e politikave të duhura në fushat që ato mbulonin.

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -32-

Formimi i një qeverie me përbërje nga specialistët më të mirë të fushave do t’i jepte frymëmarrje asaj për t‘u përballur me problemet e shumta ekonomike e sociale të vendit.

Së dyti, të gjithë pranojmë teorikisht rëndësinë që ka integrimi i shoqërisë civile në proceset e demokratizimit dhe zhvillimit të vendit. Por është fakt që, shumë nga intelektualët janë lënë jashtë konkurrencës profesionale. Kjo ndodh kryesisht për shkak të klimës së pafavorshme të krijuar nga elitat e partive, që mundohen me çdo kusht të mbajnë monopolet e tyre. Është i pakundërshtueshëm fakti që shumë autoritete profesionale në fusha të ndryshme i qëndrojnë larg lojës së elitave partiake, sepse e shohin të pamundur të negociojnë me ta dhe nuk dëshirojnë të bëhen subjekt i një klime të ashpër politike.

Së treti, mbajtja e dy funksioneve, shtetërore dhe legjislative, nuk është efikase. Të dyja funksionet dëmtohen. Në pjesën dërrmuese të kohës, anëtarët e qeverisë nuk janë në gjendje të jenë prezent në seancat e Parlamentit dhe nuk kanë kohë të impenjohen për pjesët e legjislacionit që nuk prekin institucionet e tyre. Në anën tjetër, ata janë të detyruar të paraqiten në parlament sa herë që vota e tyre është e nevojshme për të formuar shumicën në votim apo kuorumin e nevojshëm. Ata duhet të paraqiten në Parlament sa herë që janë planifikuar votime të rëndësishme. Ata votojnë pro një projektligji të sjellë nga mazhoranca dhe kundër një tjetri të sjellë nga minoranca. Votimi i tyre nuk mbështetet aspak në analizën e asaj që propozohet ose është diskutuar paraprakisht në komisionet përkatëse, por thjesht në urdhrin e të parit.

Si përfundim duhet theksuar se shmangia e rëndësisë së qeverisë, si organ i bërjes së politikave, shpeshherë është e domosdoshme. Kjo nuk e zbeh aspak rolin e saj të rëndësishëm si një organizëm i menaxhimit burokratik. Formimi i qeverisë nga një potencial i gjerë kandidatësh do të krijonte shanset për ndërtimin dhe forcimin e një administrate shtetërore profesionale.

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -33-

KREU V :

RUAJTJA E TË DREJTAVE THEMELORE, LIRISË DHE KONTROLLIMI I PUSHTETIT

5.1 Doktrina tradicionale mbi ndarjen e pushtetit Thelbi i bindjes kushtetuese-politike të kohës sonë është fakti se shoqëria dhe liria e saj mund të sigurohet vetëm përmes ndarjes së pushtetit në organe të ndryshme të pavarura. Në këtë ndarje qëndron dhe dallimi kryesor ndërmjet demokracisë dhe diktaturës. Në këtë të fundit, i gjithë pushteti i vendosjes është i koncentruar në duart e një individi apo partie. Për këtë shkak këtu edhe nuk ka kontroll të pushtetit, gjë që e përball individin me arbitraritetin e pushtetarit. George Washington në vitin 1796 në porosinë e tij lamtumirëse drejtuar popullit amerikan deklaron: “Qënia e arrogancës së pushtetit pretendon përmbledhjen e pushtetit të të gjitha instancave në një instancë të vetme, për të shkaktuar në këtë mënyrë, pavarësisht nga forma e qeverisjes, despotizmin. Një vlersim i drejtë i kësaj dëshire për pushtet dhe i gatishmërisë së natyrës njerzore për keqpërdorimin e tij mjafton për ta dëshmuar saktësinë e kësaj të vërtete. Domosdoshmëria e kontrollit të ndërsjellë gjatë ushtrimit të pushtetit politik në formën e ndarjes së tij në degë të ndryshme qeveritare, ku secila prej tyre synon mbrojtjen e të mirës së përbashkët nga ndërhyrjet e të tjerëve, është dëshmuar nga përvoja e kohërave të vjetra dhe të reja.” Ndërsa Montesquieu, shkruan në këtë kontekst : “çdo gjë do të ishte e humbur në rast se personi i njëjtë apo bashkimi i njëjtë i të mëdhenjëve, aristokratëve apo edhe i popullit do t’i ushtronte të trija këto pushtete : pushtetin e lëshimit të ligjeve, zbatmin e vendimeve publike dhe gjykimin e krimeve apo të konflikteve.” Në këto citate është theksuar motivi qëndror i çdo ndarjeje të pushtetit. Kjo ndarje niset nga përvoja, sipas së cilës, secili posedues i pushtetit politik mund të joshet për keqpërdorimin e tij dhe se për këtë arsye, pushteti duhet kufizuar dhe ndarë. Mësimi i Monteskies mbi ndarjen e pushteteve është dogmatizuar nga pasardhësit e tij, madje kjo ndarje midis pushteteve mbretëron dhe sot në mendimin politik të vendeve demokratike. 5.2 Doktrina e kursit liberal në ndarjen e pushtetit

Doktrina më e përparuar në ndarjen e pushteteve është ajo e mbajtjes së një kursi liberal në shpërndarjen e funksioneve në një shoqëri të sotme moderne. Kjo doktrinë ofron në formë një ndarje më të artikuluar dhe në përgjithësi ajo argumenton se i njëjti person nuk mund të jetë pjesë e më shumë se një prej tri strukturave të shtetit, një strukturë nuk mund të ndërhyjë apo influencojë në funksionimin e strukturës tjetër dhe se një subjekt nuk mund të marrë përsipër funksionet e subjektit tjetër. Kjo e fundit predikon, përpos të tjerave, se ministrat nuk duhet të kenë, përveç fuqisë ekzekutive, edhe fuqi legjislative. Nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë se ndarja më e qartë e këtyre strukturave eliminon lidhjet dhe kontrollin reciprok midis tyre. Përkundrazi, ajo është forma më efikase që parandalon tiraninë. Ajo është parimi i frenimit të ndërsjellë, ose siç quhet ndryshe, parimi i kontrollit dhe balancës. Në kushtet konkrete të vendit tonë, iniciativa e

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -34-

mësipërme bëhet më se e domosdoshme dhe tregon tendencë e vullnet pozitiv për të thelluar proçesin e demokratizimit të vendit.

5.3 Shmangia nga teoria tradicionale e ndarjes së pushtetit Kërkesa për ndarje strikte të pushtetit nuk është në pajtim me përcaktimin themelor të çdo sistemi parlamentar të qeverisjes, sipas të cilit qeveria mund të formohet dhe shpërndahet nga parlamenti. Sepse kudo ku parlamenti formon qeverinë, ai zgjedhë njerzit e afërt nga radhët e tij. Edhe pse kjo nuk është e përcaktuar në kushtetutë në mënyrë të veçantë është e qartë se parlamenti e siguron ndikimin e tij mbi qeverinë më së miri duke e formuar qeverinë nga radhët e tij. Në këtë mënyrë, shumica e ministrave kanë nga dy vende në parlament, njërin në qeveri, ndërsa tjetrin në atë të fraksionit të partisë së tyre. Si për sa i përket ndarjes personale të ekzekutivit dhe ligjislativit dhe ndarja në aspektin e kompetencave ndërmjet tyre, nuk zbatohet në mënyrë rigoroze. Parlamenti në asnjë mënyrë nuk përkufizohet vetëm në ligjëdhënie, por përpiqet të ushtrojë ndikim e tij edhe në vendimet e rëndësishme të ekzekutivit. Mirëpo as qeveria nuk përkufizohet vetëm në zbatimin e vendimeve ligjore të parlamentit. Ajo është e inkuadruar në një masë të madhe edhe vetë në përgatitjen e ligjeve. Shumica dërmuese e projektligjeve sot rrjedh nga zyrat e ministrive e jo nga ato të përfaqësuesve. Duke pasur parasysh kompleksitetin e detyrave të parashtruara shtetit, përfaqësuesit, në shumicën e rasteve nuk janë në gjëndje të paraqesin projektligje të veta kompetente, pasi informatat e nevojshme dhe dokumentet statistikore i posedojnë ekspertët e burokracisë. Kësaj i bashkangjitet dhe fakti se parlamenti gjithnjë e më shpesh përgatitë vetëm korniza ligjore dhe e autorizon ekzekutivin për lëshimin e rregulloreve të tjera të veçanta dhe udhëzimeve juridike. Në këtë mënyrë, ekzekutivi, në mënyrë indirekte merr rolin ligjvënës. Shtetit modern administrativ i nevojiten lehtësime të tilla të punës për parlamentin, me qëllim që ai të mos fundoset në materien e ligjvënies. Në këtë mënyrë bartet pesha në anën e ekzekutivit. Kryesia e saj vendosë mbi “vijën drejtuese të politikës” dhe paraqet ligjet e nevojshme për zbatimin e saj, të cilat pranohen mandej në parlament nga partitë që mbështesin qeverinë apo nga koalicioni partiak. Në skemën e mendimit klasik mbi ndarjen e pushtetit nuk është e lehtë renditja e ngjarjeve të tilla. Jurisprudenca është e ndarë në mënyrë rigoroze edhe nga instancat e tjera, edhe pse ajo, për shkaqe historike, shpesh merr detyrat e administratës. Jurisprudenca është e ndarë në mënyrë të qartë nga ekzekutivi dhe legjislativi, edhe pse pjestarët e gjyqeve supreme zgjidhen nga qeveria dhe parlamenti. Mirëpo, këtegoritë e trashëguara të mësimit mbi ndarjen e pushtetit, për raportin ndërmjet legjislativit dhe ekzekutivit nuk janë më të përdorshme. Pranimi i një fakti të tillë është krejtësisht i pashmangshëm sepse në shtetin modern parlamentar, dallimi strikt i legjislativit dhe ekzekutivit nuk mund të qëndrojë më, as atëhere jo, kur, siç është theksuar në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, ngrihen në mënyrë krejtësisht të pavarura nga njëra-tjetra. Në Shtetet e Bashkuara të Amërikës, ndarja në mes shefit të qeverisë dhe parlamentit është dhe më e thellë se sa në sistemet parlamentare të qeverisjes në Evropë, ku parlamenti ka ruajtur shumë më tepër rëndësinë e tij të njëanshme. Mirëpo as në sistemin amerikan të qeverisjes, në asnjë mënyrë nuk mungojnë ndërhyrjet dhe devijimet.

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -35-

5.4 Një përcaktim i ri mbi ndarjen e pushtetit Në ditët e sotme Parlamentet në asnjë mënyrë nuk janë të angazhuar vetëm me ligjëvënie, ndërsa aktiviteti i qeverisë nënkupton shumë më tepër se zbatimi ligjor. Veprimtaria e organeve përkatëse të shtetit mund të përshkruhet dhe strukturohet më mirë duke konstatuar nëse ato i takojnë fushës së funksionimit: 1.Të vendimit bazë politikë

2.Të zbatimit të këtyre vendimeve bazë, apo

3.Të kontrollit të tij në kuptimin e parimeve kushtetuese

Pushteti gjyqësor p.sh bën pjesë në fushën e kontrollit. Zbatimi i vendimeve bazë politike si zbatimi ligjeve apo realizimi i qëllimeve të politikës së jashtme është në rend të parë çështje e shërbimit publik, administratës. Edhe qeveria vetë si instanca më e lartë udhëzuese i takon amdinistratës edhe pse vetë nuk është organ zbatimi. Funksioni i saj primar qëndron më tepër në formulimin e vendimeve bazë politike. I lidhur ngushtë me qeverinë në këtë çështje është parlamenti, sepse për aksionet kryesore qeverisë i duhet pajtimi i parlamentit të zgjedhur nga populli. Ky i fundit ka të drejtë dhe detyrë të ushtrojë ndikimin e tij mbi qëllimet e politikës së brendshme dhe asaj të jashtme dhe të bashkëpunoj gjatë formulimit të tyre. Një veprimtari e tillë është shumë më tepër se ajo që përfshin koncepti i ligjëvënies. Qeveria dhe parlamenti sëbashku janë organe, të cilat duhet të marrin vendime bazë politike të një bashkësie shoqërore. Duke qenë se qeveria dhe parlamenti në këto çështje duhet të bashkohen për veprim të përbashkët është kunsekuente që mes tyre të krijohen ndërvarësi dhe lidhje institucionale. Sistemi parlamentar i qeverisjes i kontribuon detyrës së përbashkët të qeverisë dhe parlamentit në fushën e vendimeve bazë poltike. Sidoqoftë, duhet bërë ndarje rigoroze në mes detyrës së formulimit të vendimit bazë politik dhe zbatimit të tij në praktikë. Këtu duhet pasur parasysh koncepti i inkompatibilitetit, papërputhshmërisë mes përkatësis në shërbimin publik dhe veprimtarisë si përfaqësues. Për shkak të arsyeve të njëjta, nënpunësit e shtetit vetëm në raste të rralla dhe të jashtëzakonshme bëhen ministra. Kjo bën të qartë edhe njëherë, se pozita e ministrit, e njëjtë si ajo e përfaqësuesit, në mënyrë të njëjtë është e orientuar në detyrën e vendimeve bazë politike. 5.5 Forma të reja të ndarjes së pushtetit shek.XX Mendimi demokratik në shek.XX është realizuar plotësisht duke i dhënë fund dallimit rigorozë ndërmjet pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ. Sidoqoftë, kjo nuk ka ndryshuar asgjë në rëndësinë e parimit të ndarjes së pushtetit. Janë ndryshuar vetëm format e theksimit të ndarjes së pushtetit. Ky zhvillim është karakterizuar posaçërisht përmes zgjerimit në fushën e juridiksionit. Në trajtën e gjyqësisë kushtetuese, ajo mbikqyr instancën organit ligjëvënës dhe qeverisë. Si degë veçanërisht e rëndësishme është zhvilluar një gjyqësi tjetër, e cila prej dekade në dekade fitoi rëndësi gjithnjë e më të madhe. Mbikqyrja e vënies së ligjeve sot zbatohet nga ana e gjyqeve sipas instancave

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -36-

përkatëse. Për shkak të gërshetimit të tij politik me qeverinë, kontrollin mbi instancat ekzekutive, veçanërisht në çështjet administrative, parlamenti e zbaton vetëm në një masë tejet të vogël. Forma të tjera të ndarjes së pushtetit janë zhvilluar dhe në fusha të tjera. Shumë shoqëri demokratike të kohës së sotme janë organizuar në mënyrë federale. Pavarësia relative e disa shteteve të themeluara në mënyrë artificiale, përligjen e tyre të brendshme në pikëpamjen e ndarjes së pushtetit e fitojnë parasëgjithash vetëm atëher kur mungon argumenti i shtetëformimit përmes traditës historike. Edhe zgjerimi i të drejtës për vetëqeverisje i komunave dhe i korporatave territoriale shërben për shpërndarjen e ndikimit të ngjeshur të ekzekutivit modern shtetëror dhe për pjesëmarrjen e qytetarëve në disa nivele të angazhimit shtetëror. Kjo në anën tjetër paraqet një element të kontrollit dhe mbikqyrjes së ndërsjellë të burokracisë shtetërore në federatë, në kumuna dhe në rrethe. Një ndarje e tillë e pushtetit krijon mundësi për vendimarrje të përbashkët, pjesëmarrje dhe përfaqësim të qytetarëve. 5.6 Ndarja vertikale e pushteteve, ushtrimi i balancës dhe kontrollit

Neni 13 i Kushtetutës parashikon që në vendin tonë qeverisja vendore rregullohet në bazë të parimit të decentralizimit të pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomies vendore.13 Duhet theksuar gjithsesi që kjo ndarje pushteti vendor nga ai qendror nuk prek karakterin unitar të shtetit. Në vendimin e saj Nr.29/200614 GjK duke bërë interpretimin përfundimtar të Nenit 13 të Kushtetutës theksoi se:

Thelbi i nenit 13 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë janë parimi i decentralizmit te pushtetit dhe i autonomisë vendore. Në të vërtetë, ai që decentralizohet është ushtrimi i pushtetit në formë ndarjeje të kompetencave ndërmjet pushtetit qendror dhe qeverisjes vendore. Sistemi ynë normativ nuk është i decentralizuar, por hierarkik sipas strukturës së parashikuar në nenin 116 të Kushtetutës. Në një sistem të tillë normativ bëhet pikërisht detajimi kushtetues i ndarjes së kompetencave në nivelin vendor. Normat juridike vendore nuk mund të kenë natyrë primare, për arsye se qeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë konturohet në sistemin e një shteti unitar. Për shkak të unitarizmit te shtetit shqiptar, sistemi ynë nuk bazohet në parimin e devolucionit, që nënkupton dhënie kompetencash nga pushteti qendror njësive vendore.

Decentralizimi, apo kjo ndarje vertikale e pushteteve, në përgjithësi kuptohet si transferim i pushteteve dhe përgjegjësive nga qeverisja qendrore në nivele më të afërta me qytetarët. Decentralizimi tregon ngushtimin e pushteteve të qeverisjes qendrore, e cila bëhet kështu më ‘e dobët’, por në të njëjtën kohë synon efikasitet qeverisjeje si dhe 13 Neni 13 lexon: “Qeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimit të de- centralizimit të pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore.” Ndërkohë, Kushtetuta në shumë nene të vetat parashikon rregullime të posaçme për qeverisjen vendore në themel të të cilave është decentralizimi, pra njëfarë autonomie nga pushteti qendror. Në themel të decentralizimit qëndron ideja se shërbimet bazë mund të ofrohen më mirë nga një nivel qeverisjeje që është më pranë zgjedhësve dhe komunitetit përkatës.

14 Vendimi i GjK nr. 29, datë 21.12.2006, Shih në http://www.gjk.gov.al/

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -37-

mundësi për anëtarët e komunitetit të marrin pjesë në procesin vendimmarrës duke bërë që demokracia në vend të jetë më e shëndoshë sepse rritet besimi i qytetarëve se ndikojnë në vendimarrjen.15 Po në vendimin e saj Nr.29/2006,16 GjK arsyetoi se:

Decentralizmi është një proces, ku autoriteti dhe përgjegjësia për funksione të caktuara transferohet nga pushteti qendror në njësitë e qeverisjes vendore. Në themel të decentralizmit qëndron parimi i subsidiaritetit, sipas të cilit “ushtrimi i përgjegjësive publike duhet, në mënyrë të përgjithshme, t’i takojë më tepër autoriteteve më të afërta të qytetarëve.”

Decentralizmi ka përmasat e veta, politike, administrative dhe financiare, të cilat ndërveprojnë midis tyre dhe përfaqësojnë në thelb tre komponentët e pushtetit. Decentralizmi është politik dhe përfshin transferimin e autoritetit politik në nivelin vendor nëpërmjet një sistemi përfaqësimi të bazuar në zgjedhjet politike vendore. Nëpërmjet decentralizmit administrativ transferohet përgjegjësia për çështjet e administrimit të disa funksioneve publike qendrore te njësitë vendore, ndërsa decentralizmi financiar i referohet zhvendosjes së pushtetit financiar pranë nivelit vendor, me qëllim pajisjen e tij me autoritet më të madh në administrimin e të ardhurave dhe shpenzimeve.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka përshtatur atë koncept decentralizmi që i referohet ristrukturimit ose riorganizimit të pushtetit dhe që bën të mundur krijimin dhe funksionimin sipas parimit të subsidiaritetit të një sistemi bashkëpërgjegjësie të institucioneve të qeverisjes në nivel qendror dhe vendor. Ky koncept i përgjigjet më mirë nevojës për një autonomi substanciale të qeverisjes vendore, aftësisë së kësaj të fundit për të lehtësuar pushtetin qendror si edhe dobisë për zgjidhjen e problemeve vendore.

Autonomia është një regjim i tillë juridik, në të cilin organet e njësive vendore veprojnë në pavarësi për zgjidhjen e atyre çështjeve që Kushtetuta dhe ligjet ua kanë lënë atyre në kompetencë. Aspektin e vet më të dukshëm, autonomia e pushtetit vendor e shpreh në ndarjen e kompetencave, e cila ka të bëjë me iniciativën që kanë ose duhet të kenë, në bazë të Kushtetutës dhe të ligjit, organet e qeverisjes vendore për të vendosur vetë për problemet që hyjnë në juridiksionin e tyre.

Pra, ajo që ndodh është ngushtim i sferës së veprimit të organeve të tilla si Këshilli i Ministrave apo ministrive e organeve të tjera të pushteti qendror, të cilët heqin dorë nga disa kompetenca të tyre. Nga ana tjetër pushteti duke u decentralizuar tenton të jetë më afër interesave të qytetarëve. Edhe pse ka një ndarje të tillë kompetencash, të cilat

15 Një element i rëndësishëm që duhet të jetë i pranishëm në situata të tilla është zgjedhja e organeve të nivelit qarkor, bashkiak apo komunal nga populli dhe pushteti nga niveli qendror transferohet pikërisht tek këto organe të zgjedhura nga komuniteti përkatës. Robertson W., Roli i pjesëmarrjes dhe partnershipeve në qeverisjen e decentralizuar, PNUD, Nju Jork, 2002.

16 Vendimi i GjK nr. 29, datë 21.12.2006, Shih në http://www.gjk.gov.al/

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -38-

përcaktohen me ligj nga Kuvendi i RSh, parimi i kontrollit e balancës, si dhe unitarizmi i shtetit shqiptar, kërkon përshtatjen e disa mekanizmave me anë të të cilëve të realizohet balanca edhe mes organeve të qeverisjes qendrore e atyre vendore. Kështu, sipas Kushtetutës, Këshilli i Ministrave është organ që përcakton politikat e vendit,17 si dhe mund të shpërndajë të zgjedhurit drejtëpërdrejtë të qeverisjes vendore.18

17 Neni. 100 i Kushtetutës.

18 Neni. 115 i Kushtetutës.

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -39-

KREU VI :

PRAKTIKA E GJYKATËS KUSHTETUESE PËR KONTROLLIN E NDËRSJELLË DHE BALANCIMIN E PUSHTETEVE NË SHQIPËRI

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë bazohet qartësisht në parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, pasi siç thuhet edhe në preambulën e saj, një nga synimet kryesore të “Popullit të Shqipërisë”, mbetet vendosmëria “....për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut....”19, e të tjerë. Megjithatë, në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi këtë parim bëhet fjalë në nenin 7 të Kushtetutës, ku thuhet shprehimisht se:

Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.20

Sidoqoftë, ajo që ka rëndësi kryesore është fakti se njohja dhe respektimi i këtij parimi të rëndësishëm konstatohet nga e gjithë fryma e Kushtetutës, nga pothuajse të gjitha dispozitat e saj, e veçanërisht në dispozitat që merren me organizimin dhe funksionimin e organeve qendrore të pushtetit shtetëror si dhe të institucioneve dhe mekanizmave të tjerë kushtetues. Për më tepër, sipas Kushtetutës, me kontrollin e zbatimit në jetën e përditshme të këtij parimi të rëndësishëm, duhet të merret dhe duhet të vendosë përfundimisht edhe Gjykata Kushtetuese. Dhe kjo realizohet prej saj jo vetëm në kuadër të nenit 131/c të Kushtetutës, ku thuhet se Gjykata Kushtetuese vendos për mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, si dhe ndërmjet pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, por edhe përmes gjithë veprimtarisë së saj interpretuese dhe kontrolluese që përcakton në tërësi neni 131 i Kushtetutës.

Në bazë të detyrimeve të mësipërme, Gjykata Kushtetuese i ka kushtuar vëmendje gjithnjë e më të madhe parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Kjo konstatohet qartë përmes jurisprudencës së saj gjatë kontrollit abstrakt, kontrollit konkret, kontrollit incidental, zgjidhjes së konflikteve të kompetencës, e të tjerë, madje edhe përmes shqyrtimit të kërkesave individuale. Në fakt, në fillimet e saj, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë e krijuar në vitin 1992, ishte organizuar dhe funksiononte në përputhje me ligjin 7491, datë 29.04.91 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”. Ndër të tjera, në nenin 3 të këtij ligji thuhej se:

Parim themelor i organizimit shtetëror është ndarja e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe atij gjyqësor.

Pavarësisht mungesës së përvojës dhe vështirësive që solli në vetvete tranzicioni shqiptar, Gjykata Kushtetuese është përpjekur në periudhën në vijim të garantonte sipas rastit edhe 19 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, cituar pjesë nga preambula, fq.1 20 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, neni 7, fq.2

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -40-

parimin e ndarjes së pushteteve. Kështu për shembull, në një nga vendimet e para të saj, në Vendimin nr. 3/1992,21 duke trajtuar çështjen e papajtueshmërisë së detyrës së deputetit të Kuvendit me atë të anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe duke ju referuar nenit 3 të ligjit 7491 “Për dispozitat Kushtetuese”, Gjykata Kushtetuese thekson ndër të tjera se:

Parim themelor i organizimit shtetëror është ndarja e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe atij gjyqësor”. Qënia e deputetëve si anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që është pjesë përbërëse e organeve të drejtësisë, e cënon këtë parim.

Sipas Gjykatës, bazuar në parimin e mësipërm, përveç detyrës që kryen në organin ligjvënës, deputeti nuk mund të jetë në të njëjtën kohë edhe anëtar i zgjedhur apo i emëruar në organet lokale të pushtetit, të administratës shtetërore si dhe në organet e drejtësisë. Mbi këtë bazë ajo arrin në konkluzionin se detyra e deputetit është e papajtueshme me detyrën e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në vijim të të njëjtit arsyetim, në vendimin nr. 37/2000, duke interpretuar nenet 69/1d, 69/2, 70/2 si dhe 179/1 dhe 179/4 të Kushtetutës lidhur me mundësinë e kandidimit për deputet të kryetarëve të Komunave apo Bashkive, Gjykata Kushtetuese thekson ndër të tjera se fryma e Kushtetutës e ndalon një gjë të tillë dhe se çdo mandat deputeti i fituar në këtë mënyrë, duhet të deklarohet si i pavlefshëm. Sipas saj, në këto raste është e domosdoshme që paraprakisht kryetarët e Bashkive apo Komunave duhet të japin dorëheqje, pasi ato nuk mund të mbajnë njëkohësisht dy mandate e të ushtrojnë dy funksione, atë të deputetit dhe atë të organit ekzekutiv në pushtetin vendor.

Në një vendim tjetër, konkretisht në Vendimin nr. 6/92,22 duke kontrolluar pajtueshmërinë me Kushtetutën të nenit 283 të Kodit Civil të ndryshuar, që lejonte zgjidhjen e kontratës ekzistuese të banesave me urdhër administrativ, i cili mund të ankimohej brenda pesë ditëve tek kryetari i organit ekzekutiv të pushtetit në rreth, vendimi i të cilit do të ishte i formës së prerë, Gjykata Kushtetuese thekson ndër të tjera se në këtë mënyrë, një organi të administratës shtetërore i njihet e drejta të ndryshojë, e në raste te veçanta edhe të zgjidhë kontratën e qerasë ndërmjet ndërmarrjes shtetërore përkatëse dhe personit fizik qiramarrës. Sipas Gjykatës Kushtetuese, mosmarrëveshjet që rrjedhin nga marrëdhënie kontraktore duhet të shqyrtohen e zgjidhen në rrugë gjyqësore jo nga një organ ekzekutiv i pushtetit në rreth, i cili ligjërisht është organ i administratës shtetërore. Për këtë arsye, ajo vë në dukje se ndryshimet e bëra në nenin objekt shqyrtimi i kanë “...hequr pushtetit gjyqësor një prerogativë të natyrshme të tij dhe ajo i është dhënë gabimisht, pa të drejtë, një organi të pushtetit ekzekutiv”. Mbi këtë bazë, Gjykata arrin në konluzionin se ndryshimet e bëra në nenin 283 të Kodit Civil bien në kundërshtim me parimin e ndarjes së pushteteve që garanton neni 3 i ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese”.

21 Vendime të Gjykatës Kushtetuese të RSh (1992-1996), Shtypshkronja Edlor, Tiranë 2001, f. 27.

22 Vendime të Gjykatës Kushtetuese të RSh (1992-1996) ), Shtypshkronja Edlor, Tiranë 2001.

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -41-

Siç është vënë në dukje edhe më sipër, sigurisht që me Kushtetutën e vitit 1998, problemet e respektimit të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve zënë vend në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në mjaft dispozita të saj. Nga ana tjetër, edhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese ka në periudhën në vijim një dinamizëm e angazhim më të madh edhe në drejtim të respektimit të këtij parimi të rëndësishëm.

Mjaft interes paraqet edhe Vendimi nr. 6/200223 i Gjykatës Kushtetuese mbi interpretimin e neneve 98, 99 e 106 të Kushtetutës, lidhur posaçërisht me pasojat juridike të mos shqyrtimit nga Kuvendi brenda 10 ditëve të dekreteve të Presidentit të Republikës. Ndër të tjera, në këtë vendim Gjykata vë në dukje se:

Sipas nenit 1 të Kushtetutës, Shqipëria është republikë parlamentare. Ky koncept i sistemit të qeverisjes bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor. Sipas këtij koncepti të Kushtetutës, organi ligjvënës, Kuvendi, ushtron kompetenca të rëndësishme kontrolli ndaj ekzekutivit dhe ndaj akteve të Presidentit te Republikës.

Prandaj, ajo thekson më tej se shqyrtimi i dekretit të Presidentit të Republikës, i nxjerrë në bazë të nenit 98/2 të Kushtetutës, nuk mund të kufizohet vetëm në kontrollin formal të tij, por edhe në atë substancial, sepse ai është akt i një kontrolli politik të ngjashëm me atë që ushtrohet në kuadrin e një mocioni besimi apo mosbesimi. Mbi këtë bazë, Gjykata sqaron më pas se:

Kuvendi e kontrollon Qeverinë dhe aktin e Presidentit me mjete demokratike. Ka praktika të parlamentarizmit të njohura me qëndrime aktive, por jo me heshtje. Duke mos shqyrtuar dekretet e Presidentit, pra duke mos ushtruar Kuvendi të drejtën dhe detyrën e tij, krijohet një precedent i rrezikshëm për funksionimin e shtetit dhe qeverisjen e vendit.

Bazuar në këto argumente, ajo arrin në përfundimin se dekretet e Presidentit që nuk shqyrtohen nga Kuvendi brenda afatit 10 ditor, nuk mund të konsiderohen si të miratuara dhe se Kuvendi mund ta shqyrtojë dekretin në fjalë edhe pas kalimit të këtij afati.

Vendimi nr. 75/2002 cituar edhe më sipër, ka për objekt interpretimin e neneve 128, 140 dhe 149/2 të Kushtetutës, lidhur kjo veçanërisht me çështjen e shkarkimit nga Kuvendi të Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës. Ndër të tjera, në këtë vendim theksohet se përmes kontrollit kushtetues të vendimit të Kuvendit, Gjykata Kushtetuese shqyrton jo vetëm procedurën e shkarkimit, por edhe thelbin e çështjes... Më pas ajo vë në dukje se:

Standardet e gjithëpranuara demokratike, të cilat kanë gjetur vendin e tyre në Kushtetutë si dhe në një sërë vendimesh të Gjykatës Kushtetuese, kanë përcaktuar e konsoliduar një sërë elementesh të procesit të rregullt ligjor, mungesa e të cilëve zhvlerësojnë si procedurat, ashtu edhe vendimet e marra nga cilido organ. Argumentimi i shkeljeve që atribuohen, respektimi gjatë shqyrtimit i parimit të ndarjes së pushteteve, ...... respektimi i të drejtës për t’u dëgjuar e mbrojtur......, janë disa nga elementet bazë që garantojnë të drejtën kushtetuese të cilitdo për një proces të rregullt, si një e drejtë themelore, cenimin 23 Vendime të Gjykatës Kushtetuese të RSh 2002, Tiranë 2003

Page 42: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -42-

e së cilës, jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese e ka identifikuar në çdo rast, si shkelje të Kushtetutës.

Në Vendimin nr. 18/2003,24 me objekt interpretimin përfundimtar të nenit 77/2 të Kushtetutës lidhur me të drejtën e krijimit të komisioneve parlamentare të hetimit, Gjykata Kushtetuese vë në dukje se:

Kontrolli parlamentar realizohet nëpërmjet një administrate që jep llogari, raporton dhe përgjigjet për veprimtarinë e saj. Nëpërmjet këtij kontrolli, parlamentarët kanë të drejtën të informohen për çështjet e administrimit të pushtetit dhe të zbatimit të ligjeve ose për çështje të caktuara ... Në një shoqëri demokratike, kjo mundësi që u jepet parlamentarëve, rrjedh nga e drejta e popullit për të njohur dhe ditur se çfarë bëhet në emrin e tij........

Më pas, duke ju referuar drejtpërsëdrejti parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, bëhet deklarimi i rëndësishëm se:

Sipas nenit 7 të Kushtetutës..., sistemi i qeverisjes bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushtetit ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor........Baza e përgjegjësisë parlamentare është raporti që krijohet në marrëdhëniet ndërmjet parlamentit dhe qeverisë. Parlamenti jo vetëm kontrollon qeverinë, por në çdo kohë miraton dhe raporte ose rezoluta të veçanta.... Në këtë mënyrë, duke ia besuar parlamentit funksionin kontrollues, sigurohet edhe balanca ndërmjet pushteteve, çka përbën një arritje esenciale për një sistem institucional që funksionon mbi ndarjen dhe balancimin ndërmjet trupës legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. Në këtë drejtim, parimi i ndarjes së pushteteve nuk perceptohet në mënyrë dogmatike dhe formale, por në përputhje me objektivin për të penguar centralizimin e pushtetit në një institucion apo zyrtar.

Po në këtë vendim vihet në dukje më tej edhe nevoja e garantimit të pavarësisë së gjykatave dhe gjyqtarëve, si një element esencial i parimit të ndarjes së pushteteve. Për këtë qëllim, theksohet se në bazë të këtij parimi, nuk mund të lejohen ndikime diktuese të pushteteve të tjera mbi veprimtarinë e gjykatave, pasi “Vendimet gjyqësore mund të ndryshojnë (vetëm) nga një autoritet gjyqësor më i lartë... Të vetmet përjashtime të pranuara nga doktrina e së drejtës janë prerogativë presidenciale e faljes dhe e drejta e ligjvënësit për nxjerrjen e akteve të amnistisë”. Mbi këtë bazë, Gjykata Kushtetuese arrin në konkluzionin tjetër të rëndësishëm se në bazë të parimit të ndarjes së pushteteve, përjashtohet çdo formë kontrolli parlamentar mbi aktivitetin juridiksional të gjykatave.

Lidhur me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, veçanërisht mbi rëndësinë e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, vlen të përmendet gjithashtu vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 11/200425. Mbi kërkesën e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, nëpërmjet mekanizmit të kontrollit incidental, Gjykatës Kushtetuese iu kërkua të

24 Vendime të Gjykatës Kushtetuese të RSh 2003, Tiranë 2004. 25 Vendime të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë 2004, Shtypshkronja Dita 2000, Tiranë 2005, f. 71.

Page 43: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -43-

kontrollonte pajtueshmërinë me Kushtetutën të disa neneve të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë” si dhe të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, veçanërisht të dispozitave që u japin të drejtë inspektorateve të dy mekanizmave të mësipërm të kontrollojnë gjykatat e shkallës së parë dhe gjykatat e apelit. Ndër të tjera, në këtë vendim thuhet se Kushtetuta përcakton qartë se pushteti gjyqësor ushtrohet vetëm nga gjykatat: nga Gjykata e Lartë, gjykatat e apelit dhe gjykatat e shkallës së parë, dhe se krahas kësaj, standardet e tjera kushtetuese lidhur me pavarësinë e pushtetit gjyqësor, kanë të bëjnë me garancitë që gjyqtarët gëzojnë lidhur me emërimin, paprekshmërinë e palëvizshmërinë e tyre nga detyra pa shkaqe të përligjura që kanë të bëjnë me mosndjekjen e tyre penalisht dhe disiplinarisht, pa vendim të motivuar të KLD-së. Më pas, duke cituar nenin 11 të ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, vihet në dukje se :

“.... vendimet gjyqësore mund të jenë objekt shqyrtimi vetëm mbi bazën e ankimeve ose rekurseve në rrugë gjyqësore, sipas përcaktimeve në kodet e procedurave ose në ligje të veçanta”.

Prandaj, sipas Gjykatës Kushtetuese, meqenëse pushteti gjyqësor ushtrohet në mënyrë të shkallëzuar në bazë të parimit të kontrollit të vendimeve gjyqësore të gjykatave më të ulëta nga gjykatat më të larta, asnjë organ tjetër, qoftë edhe KLD apo Ministri i Drejtësisë, nuk kanë të drejtë të kontrollojnë e vlerësojnë bazueshmërinë në ligj të vendimeve gjyqësore të formës së prerë, të mos përfillin përmbajtjen e tyre e të ngarkojnë me përgjegjësi gjyqtarin e çështjes. Pra sipas Gjykatës, vendimet gjyqësore mund të kontrollohen vetëm nga gjykata më e lartë, dhe se asnjë organ tjetër nuk mund të vlerësojë ligjshmërinë dhe bazueshmërinë e vendimeve gjyqësore.26

Pas deklarimit të këtyre standardeve të rëndësishme, Gjykata Kushtetuese, duke justifikuar inspektimin e gjykatave dhe gjyqtarëve përmes inspektorëve të Ministrit të Drejtësisë dhe KLD-së në kuadër të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, thekson se:

Sipas nenit 7 të Kushtetutës, sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor. Ky parim mund të kuptohet saktësisht në qoftë se formulimi kushtetues studiohet në tërësinë e tij, nga ku evidentohet qartë jo vetëm ndarja e tre pushteteve, por edhe balancimi i tyre. Nëse Kushtetuta do të kishte pasur parasysh sanksionimin vetëm të ndarjes së tre pushteteve, nuk do të ishte e nevojshme, madje do të dukej fare pa kuptim togfjalëshi “dhe balancimin ndërmjet pushteteve”. Parimi i ndarjes së pushteteve nuk duhet kuptuar që çdo pushtet është i mbyllur dhe i pakontrolluar nga askush. Ndarja e pushteteve midis tri degëve të qeverisjes garantohet vetëm nëpërmjet sistemit të kontrolleve dhe ekuilibrave. Në këtë mënyrë, sipas Kushtetutës, aq sa flitet për ndarje, bëhet fjalë edhe për ekuilibër të pushteteve. Qëllimi i një koncepti të tillë kushtetues siguron që të parandalojë çdo degë të qeverisjes për të ushtruar një pushtet të pakufizuar. Kontrollet 26 Vendime të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë 2004, Shtypshkronja Dita 2000, Tiranë 2005, f. 71.

Page 44: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -44-

dhe ekuilibrat që njeh Kushtetuta i japin secilës degë pushtete që kompensojnë apo zbusin ato të degëve të tjera. Ekzistojnë mjete apo mekanizma që balancojnë pushtetet, sepse në analizë të fundit asnjë pushtet më vete nuk është në gjendje të përmbushë misionin, nëse veprimtaria e tij nuk harmonizohet me veprimtarinë e pushteteve të tjerë dhe nëse nuk sigurohet një ekuilibër, bashkërendim dhe kontroll reciprok që natyrisht nuk ndërhyn në atë masë sa të dëmtojë misionet e tyre kushtetuese.

Mbështetur në konstatimet e mësipërme, Gjykata Kushtetuese arrin në thelb në konkluzionin se të dy inspektoratet kanë të drejtë të kontrollojnë jo dhënien e drejtësisë, por administrimin e saj nga gjykatat e shkallës së parë dhe ato të apelit, e mbi këtë bazë të mund të fillojnë edhe procedim disiplinor, i cili përfundon me vendimin që mund të marrë mbi këtë çështje KLD, duke respektuar kërkesat dhe parimet e procesit të rregullt ligjor në kuptimin kushtetues. Në këtë kuadër, mes të tjerave evidentohet edhe e drejta e Ministrit të Drejtësisë si anëtar ex officio i KLD-së për të propozuar në këtë mekanizëm marrjen e një mase konkrete disiplinore, por pa pasur të drejtën e votës në vendimin që do të marrë më pas mbi këtë çështje vetë KLD.

Është me rëndësi të vihet në dukje se Gjykata Kushtetuese ka theksuar që parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve duhet të zbatohet jo vetëm në kuadër të veprimtarisë së mekanizmave apo institucioneve që veprojnë në një prej tre degëve kryesore të pushtetit shtetëror, por edhe nga organe e mekanizma të tjerë kushtetues që ushtrojnë funksionet e tyre kushtetuese sipas rastit, në mënyrë të pavarur apo si ndërthurje e kompetencave me institucione të tjera kushtetuese. Kështu për shembull, duke kontrolluar pajtueshmërinë me Kushtetutën të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, Gjykata Kushtetuese, në vendimin Nr. 15/2010,27 thekson ndër të tjera se në arsyetimin e saj do të ndalet edhe në nenet 4 dhe 7 të Kushtetutës, për të vlerësuar vendin, rolin dhe detyrat e Presidentit të Republikës në marrëdhëniet me jashtë, e veçanërisht në përfundimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Pasi evidenton detyrat dhe kompetencat e Kryetarit të Shtetit në bazë të neneve 86/1 dhe 92/e të Kushtetutës si dhe të Këshillit të Ministrave në bazë të nenit 100/1 të Kushtetutës, Gjykata vë në dukje se:

Parimi i shtetit të së drejtës i sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës nënkupton veprimin e të gjithë institucioneve shtetërore sipas së drejtës në fuqi si dhe supremacinë e Kushtetutës ndaj akteve të tjera normative. Çdo organ në një shtet të së drejtës duhet të veprojë për aq sa e lejon Kushtetuta dhe ligji, duke mos i tejkaluar kufijtë e përcaktuar prej tyre. Në këtë kuptim, çdo institucion shtetëror duhet të ketë të përcaktuar qartë fushën e kompetencave të veta brenda të cilave është i autorizuar të veprojë në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe ligjore. Në zbatim të parimit të shtetit të së drejtës, në nenin 92 të Kushtetutës përcaktohen kompetencat e Presidentit të Republikës, një prej të cilave është dhe lidhja e marrëveshjeve ndërkombëtare sipas ligjit.

27 Vendime të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë 2010, Shtypshkronja ILAR, Tiranë 2011, f. 281.

Page 45: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -45-

Mbi këtë bazë, më pas theksohet se referuar kompetencave që Kushtetuta i njeh shprehimisht Presidentit të Republikës në nenet 86/1 dhe 92/e, rezulton se Ai vetë duhet të kishte marrë pjesë në lidhjen e marrëveshjes objekt shqyrtimi, ose nëpërmjet plotfuqisë, duhet të kishte autorizuar për këtë qëllim grupin negociator. Meqenëse në rastin konkret nuk ishte respektuar ky standard, Gjykata Kushtetuese shton se mosmarrja e plotfuqisë nga Presidenti i Republikës për lidhjen e marrëveshjes bie ndesh edhe me nenin 7 te Kushtetutës, i cili garanton parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Sipas Gjykatës,

Ky parim shtrihet jo vetëm ndaj tri degëve të pushtetit, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, por edhe ndaj organeve të tjera kushtetuese të pavarura, kompetencat e të cilave janë të parashikuara nga dispozitat e Kushtetutës. Sipas këtij parimi, asnjë organ, në përbërje ose jo të një prej tre pushteteve, nuk mund të ndërhyjë në trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve që sipas rastit, do të përbënin objektin qendror të veprimtarisë së organeve apo institucioneve të tjera kushtetuese....

Për sa më sipër, Gjykata arrin në përfundimin se mos pajisja e delegacionit shqiptar me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës, ka cenuar kompetencën e kreut të shtetit si organi kompetent për përfaqësimin e shtetit shqiptar në marrëdhëniet me jashtë. Si rrjedhojë vlerësohet se kjo papajtueshmëri prek edhe thelbin e marrëveshjes së lidhur nga shteti shqiptar, i cili në çdo rast duhet të shprehë vullnetin e tij në përputhje me kërkesat e legjislacionit të brendshëm. Për këto arsye, theksohet se marrëveshja në fjalë është lidhur në kundërshtim me nenet 4, 7 dhe 92/e të Kushtetutës.

Ndër të tjera Gjykata Kushtetuese ka theksuar se parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve mund të cënohet edhe nëse me ligj krijohen mekanizma të ekzekutivit, duke ndërhyrë në kompetencat e pushteteve të tjera. Kështu p.sh në vendimin 9/201028 në lidhje me çështjen e lustracionit, është theksuar se:

Krijimi i Autoritetit të Kontrollit të Figurës cënon rëndë shtetin e së drejtës dhe parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve... Ligji krijon shqetësime serioze për parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve të garantuara nga neni 7 i Kushtetutës, në kuptimin që një organ ekzekutiv autorizohet të imponojë pastrimin e figurës mbi anëtarët e ligjvënësit dhe gjyqësorit...

Gjithashtu, një ndër çështjet që ka diskutuar Gjykata Kushtetuese në lidhje me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve ka të bëjë edhe me krijimin e mekanizmave vendorë, si në rastin e krijimit me ligjin nr. 9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore” të komisioneve vendore, që të zgjidhim konflikte në fushën e të drejtave të pronës. Në Vendimin e saj 29/201029

28 Vendime të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë 2010, Shtypshkronja ILAR, Tiranë 2011, f. 138.

29 Vendime të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë 2010, Shtypshkronja ILAR, Tiranë 2010, f. 585.

Page 46: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -46-

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi çështjen nëse krijimi i këtyre komisioneve vendore cënonte apo jo parimin e ndarjes së pushteteve për shkak të ndërhyrjes në pushtetin gjyqësor, pra për shkak të ushtrimit të kompetencës së zgjidhjes së konfliktit. Gjykata Kushtetuese thekson se:

Çdo institucion i një pushteti gëzon kompetenca sipas këtij qëllimi. Përmbajtja konkrete e këtyre kompetencave varet nga fakti se cilit pushtet i përket ky institucion, nga vendi i tij midis institucioneve të tjera, si dhe nga raportet e fuqive të tij me ato të institucioneve të pushtetit shtetëror. Në përputhje me funksionet e ngarkuara nga Kushtetuta, secili prej tyre është i pajisur me pushtet të mjaftueshëm, gjë që i jep mundësinë të marrë vendime në mënyrë të lirë e të pavarur. Asnjë organ apo institucion tjetër, në përbërje ose jo të njërit prej tri pushteteve, nuk mund të ndërhyjë në trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve që sipas rastit, do të përbënin objektin qendror të veprimtarisë së organeve apo institucioneve të tjera kushtetuese.30

Pikërisht për këtë arsye Gjykata Kushtetuese thekson se duhet shqyrtuar nëse në një rast konkret ligji i ka veshur apo jo kompetenca të tilla, pra që ndërhyjnë në objektin qendror të veprimtarisë së një organi të një pushteti tjetër. Në rastin në shqyrtim Gjykata Kushtetuese thekson se në bazë të ligjit nr. 9948, datë 07.07.2008, komisionet e verifikimit kanë kompetencën e konstatimit të parregullsive, pra të verifikimit, kompetencë që është e ndryshme nga ajo e zgjidhjes së mosmarrëveshjes për titullin e pronësisë mbi tokën bujqësore. Të dhënat e verifikimit shërbejnë si bazë për ngritjen e padisë në gjykatë, e cila ka juridiksion për të deklaruar përfundimisht se kujt i takon e drejta e pronësisë mbi tokën bujqësore. Pra, në rastin konkret u konkludua që nuk cenohet parimi i ndarjes se pushteteve.

Pasqyra e paraqitur më sipër tregon qartë që Gjykata Kushtetuese e Republikës se Shqipërisë është marrë gjerësisht me parimin e rëndësishëm kushtetues të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Përmes vendimeve të shumta që merren me këtë çështje, janë përcaktuar kërkesat dhe standardet kryesore të tij, bazuar këto edhe në eksperiencën dhe praktikën e çmuar të vendeve me demokraci të zhvilluar. Në këtë mënyrë, përmes jurisprudencës së saj, Gjykata Kushtetuese ka dhënë një kontribut me vlerë për respektimin dhe zbatimin sa më të plotë e sa më të saktë të këtij parimi në realitetin e shtetit shqiptar. Padyshim që kjo ka ndikuar dhe ndikon pozitivisht në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, si kusht themelor për ndërtimin e një demokracie liberale, funksionimin e institucioneve dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit. Njëkohësisht, kjo i shërben edhe procesit integrues të shtetit shqiptar në mekanizmat euroatlantike.

Siç mund të konstatohet lehtësisht, Gjykata Kushtetuese i ka kushtuar vëmendjen më të madhe kontrollit horizontal të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Në këtë drejtim, vëmendja përqendrohet natyrshëm tek raportet ndërmjet pushtetit legjislativ dhe pushtetit ekzekutiv, si dhe ndërmjet pushtetit legjislativ dhe atij gjyqësor. Nuancat dhe problemet janë të shumta, dhe në shumë drejtime pasqyrojnë edhe realitetin shqiptar, 30 Gjykata madje i referohet edhe një tjetër vendimi të mëparshëm të sajin në të cilin ka zhvilluar këtë argument gjerë, Vendimit nr. 25, datë 05.12.2008.

Page 47: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -47-

mungesën e eksperiencës si dhe konfliktet apo tensionet që mbart natyrshëm politika në një vend që synon ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme, pasi ka kaluar për gati 50 vjet me radhë një nga diktaturat komuniste më të egra e më totalitare të lindjes. Në këtë drejtim duhet vlerësuar sidomos trajtimi në kuadër të konfliktit të kompetencave i të drejtave që i përkasin pakicës parlamentare, ku vend të veçantë zë e drejta e saj për të krijuar komisione hetimore. Garantimi i këtyre të drejtave për opozitën parlamentare ka rëndësi jetësore për vetë demokracinë, veçanërisht në regjimin parlamentar të qeverisjes, pasi si rregull, në këtë rast pushteti ligjvënës (kuptuar shumica parlamentare) dhe pushteti ekzekutiv (kuptuar Qeveria) janë në një bllok kundër opozitës dhe për më tepër, nuk kanë vullnetin e duhur për të balancuar e kontrolluar reciprokisht njëri-tjetrin.

Në këto kushte, ndër të tjera, opozitës parlamentare i mbetet faktikisht të realizojë disa nga detyrat që ka parlamenti në ndarjen klasike të pushteteve, mes të cilave është edhe ajo e kontrollit të veprimtarisë së pushtetit ekzekutiv, gjë që mund të realizohet në një masë të konsiderueshme edhe përmes krijimit të komisioneve hetimore. Madje, ajo ka mundësi të kontrollojë edhe vetë pushtetin ligjvënës, përmes mundësisë që i jepet për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar ligjet e miratuara nga shumica, që vlerëson se bien në kundërshtim me Kushtetutën. Prandaj me të drejtë thuhet se krijimi i gjykatave kushtetuese, të cilat kanë për mision edhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi organizimin dhe funksionimin e shtetit, përbën një “vlerë të shtuar” për demokracinë dhe shtetin e së drejtës, sepse interpretimi dhe zbatimi i Kushtetutës dhe i dispozitave të tjera të miratuara në bazë e për zbatim të saj lidhur me kompetencat dhe pushtetet e organeve më të larta shtetërore, nuk lihen vetëm në dorë të vendimmarrjes së shumicës, vendimmarrje që jo rrallë rezulton të mos mbështetet në parashikimet dhe frymën e Kushtetutës.31 Për sa më sipër, duhet vlerësuar gjithashtu edhe trajtimi nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë i parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve edhe në kuadër të çështjeve që kanë të bëjnë me organizimin dhe funksionimin e mekanizmave dhe institucioneve të pavarura kushtetuese, të cilat mund të ketë sipas rastit pozicion neutral apo të ndërmjetëm, referuar tre degëve kryesore të pushtetit shtetëror. Nuk është rastësi që Gjykata Kushtetuese është marrë dukshëm më shumë me çështjet e pavarësisë së pushtetit gjyqësor në tërësi. Kjo jo thjeshtë për faktin se ky pushtet “i zbehtë dhe i mjerë”, sipas Monteskjesë, përballet në mënyrë të vazhdueshme me presionet e dy pushteteve të tjera, por edhe për shkak të rëndësisë që paraqet në vetvete për shtetin e të drejtës në tërësi si dhe për qytetarin e thjeshtë në veçanti dhënia e drejtësisë, e cila mund të garantohet vetëm nga gjykata dhe gjyqtarë të pavarur.

Pavarësia e Gjykatës nuk është thjeshtë një privilegj i gjyqtarit, por një e drejtë e qytetarit. Dhe në këtë drejtim, pra në drejtim të garantimit të pavarësisë së vërtetë të gjykatave dhe gjyqtarëve, në funksion të dhënies së drejtësisë, pavarësisht disa arritjeve, mbetet ende shumë për të bërë në realitetin shqiptar. Dhe këtu e kemi fjalën jo vetëm në 31 Bross S., Reflections on the importance and the position of a Constitutional Court in a modern demo- cratic state under the rule of laë - Taking into account the position of the Federal Constitutional Court of the Federal Republic of Germany, Center on Constitutional Jutice, Council of Europe, botuar në: Venice Commission, Conference on "Execution of the decisions of Constitutional Courts: a cornerstone of the pro- cess of implementation of constitutional justice”, Azerbaijan, July 2008, Strasbourg, 27 January 2009.

Page 48: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -48-

rritjen e nivelit profesional në përputhje me kërkesat e kohës, luftën kundër korrupsionit, rritjen e transparencës, efektivitetit dhe operativitetit në dhënien e drejtësisë, e të tjerë, por edhe në marrjen e masave apo reformave që do të mundësonin forcimin real të pavarësisë së këtij pushteti të rëndësishëm në shtetin demokratik.32 Pikë referimi e rëndësishme në këtë drejtim është eksperienca e vendeve me demokraci të zhvilluar si dhe standardet tashmë të përcaktuara qartë nga mekanizma të ndryshëm të Këshillit të Evropës, veçanërisht nga jurisprudenca e pasur e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Së fundi, duken mjaft interesante idetë që hidhen mbi mundësinë që duhet t’i krijohet edhe individit për të vënë në lëvizje gjykatat kushtetuese mbi çështje që kanë të bëjnë me organizimin e pushtetit shtetëror, përfshirë këtu edhe kundërshtimin e ligjeve që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me ndarjen dhe balancimin e pushteteve. Në këtë mënyrë, theksohet se “kërkesat individuale bëhen një mjet ideal dhe efektiv që në një shtet modern dhe demokratik i cili bazohet në shtetin e së drejtës, njerëzit të pranojnë (natyrshëm) në ndërgjegjen e tyre pushtetin shtetëror”, duke gjetur kështu njëkohësisht edhe veten e tyre si “subjekte të vendimmarrjes politike”. Sipas këtyre qëndrimeve, kjo është veçanërisht e nevojshme të realizohet në vendet që nuk kanë tradita të konsoliduara në ndërtimin e shtetit, në mënyrë që të ketë mjete efektive ndaj tendencave apo qëndrimeve që bien në kundërshtim me Kushtetutën, pasi kufizimi në minimum i juridiksionit të gjykatave kushtetuese, do t’i shkëpuste këto mekanizma të rëndësishëm nga jeta e përditshme shtetërore.33

32 Toska E., Ndarja dhe balancimi i pushteteve, Revista juridike 'E drejta parlamentare dhe politikat ligjore', nr.1/2009.

33 Bross S., Reflections on the importance and the position of a Constitutional Court in a modern democratic state under the rule of laë - Taking into account the position of the Federal Constitutional Court of the Federal Republic of Germany, Center on Constitutional Jutice, Council of Europe, vepër e cituar.

Page 49: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -49-

7 - KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

1- Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve është guri i themelit për demokracinë e shteteve. Ky koncept përbën thelbin e shtetit të së drejtës.

2- Ndarja dhe përcaktimi i qartë pushtetetve, përcaktimi i kufijve të ushtrimit të tyre dhe mekanizmit të kontrollit mbi to, mbron më mirë individët, mbron të drejtat dhe lirit e tyre nga abuzimet dhe arbitrariteti.

3- Përmes ndarjes së pushtetit krijohen mundësitë e bashkëvendimit dhe partecipimit të qytetarëve në nivele të ndryshme qeverisjeje.

4- Të gjithë duhet t’i nënshtrohen kontrollit të përhershëm të organeve të tjera. Në këtë mënyrë, ndikimi i shtetit, në vendet demokratike, kufizohet nga një sistem i komplikuar i kufizimit të pushtetit përmes peshave dhe kundërpeshave. Në pikëpamjen e demokracisë moderne, mbrojtës i të gjithave është norma e shtetit juridik, e cila duhet të mbrohet në mënyrë të posaçme nga një gjyqësor i pavarur.

5- Nevoja për të vendosur limite në adminsitrimin e pushtetit mundet të realizohet konkretisht vetëm nëpermjetë rregullimit juridik. E drejta edhe pse nuk është një instrument perfekt, mbetet ndoshta i vetmi mjet për të parandaluar ushtrimin e pakontrolluar të forcës dhe për rrjedhojë edhe të dhunës. Pushteti gjyqësor, duhet të jetë i bindur vetëm ndaj ligjit, i cili duhet të realizohet në letër dhe në përmbajtje. Është pikërisht kjo e fundit që vendoset herë pas herë në pikëpyetje në vendin tonë.

6- Për sa i përket garantimit të pavarësisë së vërtetë të gjykatave dhe gjyqtarëve, në funksion të dhënies së drejtësisë, pavarësisht disa arritjeve, mbetet ende shumë për të bërë në realitetin shqiptar. Dhe këtu e kemi fjalën jo vetëm në rritjen e nivelit profesional në përputhje me kërkesat e kohës, luftën kundër korrupsionit, rritjen e transparencës, efektivitetit dhe operativitetit në dhënien e drejtësisë, e të tjerë, por edhe në marrjen e masave apo reformave që do të mundësonin forcimin real të pavarësisë së këtij pushteti të rëndësishëm në shtetin demokratik. Pikë referimi e rëndësishme në këtë drejtim është eksperienca e vendeve me demokraci të zhvilluar si dhe standardet tashmë të përcaktuara qartë nga mekanizma të ndryshëm të Këshillit të Evropës, veçanërisht nga jurisprudenca e pasur e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

7- Si në ndarjen horizontale të pushteteve dhe në atë vertikale janë realizuar shumë arritje duke miratuar një kuadër të tërë ligjor në përputhje me standartet evropiane, por përsëri ka ndërhyrje dhe shpesh herë tejkalim kompetencash si në ndarjen horizontale të pushteteve ashtu dhe në atë vertikale në marrëdhëniet e pushtetit qëndror me atë vendor.

Page 50: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -50-

8- Në analizë të të gjitha argumentave të trajtuara në këtë temë mund të dalim në një konkluzion përfundimtarë se nuk ekziston më dogma e një ndarjeje të zbatuar në mënyrë strikte e pushtetit ndërmjet legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit. Nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë se ndarja më e qartë e këtyre strukturave eliminon lidhjet dhe kontrollin reciprok midis tyre. Përkundrazi, ajo është forma më efikase që parandalon tiraninë. I rëndësishëm mbetet parimi se demokracitë moderne parandalojnë premisat për përqendrimin e pushtetit vetëm në një hapësirë të caktuar.

9- Duke ju referuar hipotezës së ngritur në fillim të kësaj teme, nëse shërben ende kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve në Shqipëri si garant i demokracisë, pavarësisht pengesave të ndryshme që hasen gjatë rrugës dhe punën e madhe që duhet të bëhet në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të nivelit të demokracisë, mund të japim me bindje të plotë përgjigje pozitive. Natyrisht nuk duhet të ndalojmë përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e parimit të kontrollit të ndërsjellë dhe balancimit të pushteteve, përpjekje të cilat tregojnë tendencë dhe vullnet pozitiv për të thelluar procesin e demokratizimit të mëtejshëm të vendit.

10- Për Shqipërinë, si vënd aplikant për anëtarësim në Bashkimin Europian është e rëndësishme që ndarja e pushteteve të respektohet, sepse kjo është bazë për demokracinë dhe ajo duhet të jetë e aftë të vërtetojë që po i zbaton këto parime kryesore, pjesë e parimeve të Kopenhagenit.

Page 51: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

Kontrolli i ndërsjellë dhe balancimi i pushteteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë

Page -51-

8 - BIBLIOGRAFIA

A. Botime e Artikuj

• Omari L.,“Parime dhe institucionet e së drejtës publike”, botim i vitit 2004; • Omari L., “Sistemi Parlamentarë, Lindja dhe evolucioni i parlamentarizmit”.

Parlamenti në Shqipëri(vështrim historik-gjeografik), Shtëpia Botuese Elena Gjika, Tiranë, 2000;

• Omari L.,“Ndarja e pushteteve dhe pavarësia e institucioneve kushtetuese”, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, 2011;

• Prof.Dr. Xhezair Zaganjori, Prof. Dr. Aurela Anastasi, Dr. Eralda (Methasani) Çani “Shteti i së drejtës në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, botim i vitit 2011;

• Lënda “Njohuri mbi legjislacionin”, lëndë e zhvilluar në “Kursin Auditues i Brëndshëm në Sektorin Publik”, organizuar nga Njësia Qëndrore për Auditim të Brëndshëm, Ministria e Financave(leksione të vitit 2011-2012).

• Anastasi A., “E Drejta Kushtetuese”, Shtëpia Botuese Pegi, Tiranë 2007; • Biba D. dhe Zaganjori Xh., Implementing the rule of law in Albania, në “Political

Thought”, Nr. 32, Shkup, 2010; • Bross S., Reflections on the importance and the position of a Constitutional Court in a

modern democratic state under the rule of laë - Taking into account the position of the Federal Constitutional Court of the Federal Republic of Germany, Center on Constitutional Jutice, Council of Europe, botuar në: Venice Commission, Conference on “Execution of the decisions of Constitutional Courts: a cornerstone of the process of implementation of constitutional justice”, Azerbaijan, July 2008, Strasbourg, 27 January 2009;

• OSCE, “Analiza e sistemit ligjorë në Shqipëri”, botimi vitit 2004; • Charles de Montesquieu, De l’esprit des lois, Libre II, Chap.II, cituar në Zaganjori

Xh., “Demokracia dhe shteti i së Drejtës”; • Schmitt C., Constitutional Theory, Duke University Press, London, 2008; • Zhan-Zhak Ruso: “Kontrata Sociale”, Shtëpia Botuese Luarasi, Tiranë, 1998; • Stone G., Seidman L., Sunstein C., Tushnet M., Constitutional Laë, 6th ed. Aspen,

Little, Brown and Company, Boston, 2009; • Toska E., Ndarja dhe balancimi i pushteteve, Revista juridike “E drejta parlamentare

dhe politikat ligjore”, nr.1/2009. • Vernon Bogdanor, King’s College, Londër, Artikulli “Parimet kushtetuese, ndarja e

pushteteve dhe përgjegjësia ministrore”, Londër 2011.

Page 52: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.al«rsjellë... · kushtetuta e demokracisë presidenciale e SHBA-së, sipas të cilit brenda sistemit të ndarjes së pushtetit, pushtetet e pjesshme

KONTROLLI I NDERSJELLE DHE BALANCIMI I PUSHTETEVE SIPAS KUSHTETUTES SE SHQIPERISE

Page -52-

• Armand Vinçani, Artikulli “Thellimi i ndarjes së pushteteve”, 27.05.2009.

B. Dokumente e akte normative

• Ligji nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”; • Ligji nr. 9675, datë 13.1.2007, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë

21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”; • Ligji nr. 9904, datë 21.04.2008, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, dt.

21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”.

C. Vendime të Gjykatës Kushtetuese e të gjykatave të vendit e të huaja

• Vendime të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë (1992-1996), Shtypshkronja Edlor, Tiranë 2001;

• Vendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësis, Çështja Myers v. United States, 272 U.S. 52 (1926) (fq.375);

• Vendime të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë (2002), Tiranë 2003; • Vendime të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë (2003), Tiranë 2004; • Vendime të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë (2004), Shtypshkronja

Dita 2000, Tiranë 2005; • Vendime të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë (2006), Shtypshkronja

Dita 2000, Tiranë 2007; • Vendime të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë (2008), Tiranë 2009; • Vendime të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë (2010), Shtypshkronja

ILAR, Tiranë 2011.

D. Adresa Interneti

• http://www.qpz.gov.al/doc.js • http://www.gjk.gov.al/ • http://www.albic.net/Shqip/Info • http://www.coe.int/dghl/monitoring/greco/dociments/ • http://www.dadalos.org/alb/democracia • http://www.osce.org/sq/albania • http://www.ccre.org