republika e kosovës...ba implementimi i dhe raportimi mapl-së për planin të veprimitpër...

28
Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica – Municipality of Mitrovica DATË/A: 06.01.2021 REFERENCË/A PËR/ZA/TO: z. Agim BAHTIRI, Kryetar i Komunës së Mitrovicës; NGA/OD/FROM: znj. Nazan KËRVESHI Drejtoreshë e DIEMS TEMA/SUBJEKAT/SUBJECT: Plani i Punës së Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale (DIEMS) dhe QPS-së për vitin 2021 I nderuar, Të bashkangjitur do të gjeni Planin e Punës për Drejtorinë e Integrimeve Evropiane dhe Mirëqenies Sociale dhe QPS-së për vitin 2021. Me respekt, z.Nazan Kërveshi,

Upload: others

Post on 15-Feb-2021

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • Republika e Kosovës

    Republika Kosova – Republic of Kosovo

    Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica – Municipality of Mitrovica

    DATË/A: 06.01.2021

    REFERENCË/A

    PËR/ZA/TO: z. Agim BAHTIRI, Kryetar i Komunës së Mitrovicës;

    NGA/OD/FROM: znj. Nazan KËRVESHI Drejtoreshë e DIEMS

    TEMA/SUBJEKAT/SUBJECT:

    Plani i Punës së Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale (DIEMS) dhe QPS-së për vitin 2021

    I nderuar,

    Të bashkangjitur do të gjeni Planin e Punës për Drejtorinë e Integrimeve Evropiane dhe

    Mirëqenies Sociale dhe QPS-së për vitin 2021.

    Me respekt,

    z.Nazan Kërveshi,

  • Republika e Kosovës

    Republika Kosova – Republic of Kosovo

    Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica – Municipality of Mitrovica

    P L A N I I P U N Ë S - 2 0 2 1

    DREJTORIA PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE MIRËQENIE SOCIALE

    Mitrovicë, Janar, 2021

  • PËRMBAJTJA:

    ORGANOGRAMI I DREJTORISË……………………………………………………..

    PASQYRA E PLANIT TË PUNËS ………………………………………………...........

    SEKTORI PËR INTEGRIME EVROPIANE……………………………………..........

    SEKTORI PËR MIRËQENIE SOCIALE………………………………………............

    SEKTORI PËR DËSHMOR, INVALIDË TË LUFTËS, VETERAN DHE

    VIKTIMA CIVILE…………………………………………………………………..........

    QENDRA PËR PUNË SOCIALE (QPS)...........................................................................

    PLANIFIKIMI BUXHETOR 2021 PËR DIEMS………………………………………

  • ORGANOGRAMI I DREJTORISË PËR INTEGRIME EVROPIANE

    DHE MIRËQENIE SOCIALE

    DREJTORIA PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE MIRËQENIE SOCIALE

    (DIEMS)

    MONITORIMI

    RAPORTIMI

    Këshillimi dhe

    Bashkëpunimi me

    Kryetarin e

    Komunës/Drejtoritë dhe

    Zyrat Komunale ( Zbatimi

    I Rregullores 08/2011 për

    Zyrat Komunale për IE).

    MONITORIM DHE

    ANALIZË INTENZIVE

    TEORIKO-PRAKTIKE

    NË FUSHËN E

    MIRËQENIES SOCIALE

    NË MITROVICË

    IMPLEMENTIMI I dhe

    RAPORTIMI MAPL-së për

    PLANIN të VEPRIMITpër

    ZBATIMIN

    MARRËVESHJES SË

    STABILIZIM ASOCIIMIT.

    RAPORTIMI MAPL-së, për

    RAPORTIN E VENDIT.

    Koordinimi i Aktiviteteve

    ndërmjet Komunës –

    MAPL-së, AKK-së, MIE-së

    Bashkëpunimi me AKK-në

    (Kolegjiumin për IE)

    -Promovimi i vlerave Evropaine-.DITA E EVROPËS

    9

    MAJ-i dhe aktivitete tjera.

    PROMOVUESE

    KOMUNIKIMI ME

    SHOQËRIN CIVILE,

    OJQ-të, MEDIAT,

    DHE

    ORGANIZATA TJERA

    -NDËRTIMIN E

    BANESAVE SOCIALE.

    -OFRIMIN E

    NDIHMAVE

    ME MAT.NDËRTIMOR

    -OFRIMI I NDIHMAVE

    USHQIMORE

    MOM.PËR

    RASTE SOCIALE,

    -KAMPI BELVEDERE

    MENAXHIMI I KATËR

    STREHIMOREVE

    KOLEKTIVE (SPK) DHE

    BANESA SOCIALE

    MENAXHIMI I PUNËS

    TË QENDRËS PËR PUNË

    SOCIALE (QPS)

    LËSHIMI I

    VËRTETIMEVE PËR

    KËTO KATEGORI

    BAZUAR NË KRITERET

    E PËRCAKTUARA ME

    LIGJ

    SEKTORI PËR

    INTEGRIME

    EVROPIANE

    SEKTORI PËR

    MIRËQENIE SOCIALE (SHEF)

    SEKTORI PËR

    DËSHMOR, INVALID,

    VIKTIMA CIVILE

    (SHEF)

    PËRKUJDESJE E

    VAZHDUESHME PËR

    FAMILJET E

    DËSHMORVE,

    INVALIDËT DHE

    VETERANËT E LUFTËS

    PËRKUJDESJE E

    VAZHDUESHME PËR

    FAMILJET E TË

    ZHDUKURVE DHE

    VIKTIMAVE CIVILE

    KONTAKTET E

    RREGULLTA ME

    SHOQATAT E DALA

    NGA LUFTA,

    KKNK,KQPPZH,DDIVC,

    HANDIKOS,UNIONI I TË

    VERBËRVE, SH-SHM

    Zyrtar Administativ

  • Pasqyra e planit të punës

    Në kuadër të pasqyrës të planit të punës do të konkretizohen konceptet teoriko-praktike të

    Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale.

    Në aspektin strukturor DIEMS ndahet në tre Sektore, Sektori për Integrime Evropiane,

    Sektori për Mirëqenie Sociale, Sektori për Dëshmorë, Invalidë të Luftës, Veteran dhe

    Viktima Civile.

    Sektori për Integrime Evropiane, operacionalizon procesin e Integrimit Evropian në

    nivel komunal. -Është përgjegjëse për koordinimin e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë

    me integrimin evropian në nivel komunal, dhe siguron kryerjen e të gjitha obligimeve të

    komunës në kuadër të këtij procesi. –Koordinon procesin e zhvillimit të kornizës

    rregullative dhe të politikave të komunës që ndërlidhen me procesin e IE-së dhe që dalin

    nga dokumente strategjike nacionale dhe lokale; pjesëmarrjen në caktimin e prioriteteve

    komunale dhe realizimin e obligimeve të komunës që dalin nga marrëdhëniet Kosovë-

    BE. –Monitoron dhe Raporton në mënyrë të rregullt, lidhur me implementimin e këtyre

    dokumeneteve strategjike dhe prioriteteve komunale tek kryetari i komunës dhe

    autoritete qëndrore, përmes MAPL-së. –Bënë koordinimin e asistencës së BE-së dhe

    tjetër të jashtme; Koordinim dhe pjesëmarrje në zhvillim dhe implementimin e politikave

    dhe strategjive me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve komunale. -I ofron mbështetje të

    gjitha strukturave komunale në përmirësimin e konsultimeve dhe dialogun civil me

    shoqërinë civile lokale dhe palët tjera të interesuara si dhe ngritjen e vëtdijes së

    administratës komunale, shoqërisë civile, mediave, komunitetit të biznesit dhe publikut të

    gjërë mbi procesin e IE dhe promovimin e vlerave evropiane.

    Sektori për Mirëqenie Sociale, merret me analizimin e rrethanave socio-ekonomike dhe

    identifikimin e rasteve sociale në qytetin e Mitrovicës duke ofruar asistim në disa fusha

    në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale (QPS) që është nën Drejtorinë për

    Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale.

    Fushat në të cilat bazohet kontributi ose ndihma e sektorit të lartëpërmendur janë:

    Strehimi social, Ndihma ushqimore momentale, Ndihma në renovim sipërfaqësor të

    shtëpive për rastet sociale, Pagesa të qërasë të rasteve sociale.

    Sektori për Dëshmorë, Invalidë të Luftës, Veteran dhe Viktima Civile, merret me

    tretmanin e familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve Ushtarakëve Civilë, Viktimave Civile të

    Luftës dhe çështjen e të zhdukurëve, Hendikosin, të Verbërit, Shurdhërmemecët dhe

    Sindromin down.

    Tretmani nënkupton, zgjidhjen e vendbanimit, ndihma ushqimore dhe gjitha nevojat të

    tjera duke bazuar në mundësit financiare të drejtorisë mbështetur në ligjin ekzistues për

    këto kategori.

    Sektorët në përgjithësi në kuadër të Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe

    Mirëqenie Sociale për përgatitjen e projekteve dhe strategjive të ndryshme, bazohen

  • në parimin e parashikimit buxhetor dhe në përputhshmëri të plotë me ligjet në fuqi

    të Republikës së Kosovës.

    Duhet cekur se sa i përket Sektorit për Integrime Evropiane, Plani Vjetor, punohet

    sipas dokumenteve strategjike qeveritare, ku vihen prioretet në fusha të ndryshme;

    obligimet që dalin nga Plani Nacional për Zbatimin e MSA-së; duke marrë parasysh

    sfidat e dala nga raporti i vendit për Kosovën; etj. Plani punohet në bashkërendim

    dhe bashkëpunim me MAPL-në (Departamentin për IE), Zyrtarët komunal për IE,

    MIE-në dhe me ndonjë organizatë e huaj si Giz-i, etj. Ky plan (matrica e IE-së)

    pritet të punohet dhe finalizohet gjatë ditëve në vijim dhe diku në fillim të muajit

    janar të fillon zbatimi i tij.

  • PLANI I PUNËS I SEKTORIT PËR INTEGRIME EVROPIANE PËR VITIN 2021

    Plani Vjetor i Punës për vitin 2021 i Zyrës për Integrim

    Evropian 1. Plani Komunal i Veprimit për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim -

    Asociimit -(MSA)

    Përmbushja e obligimeve të komunës të cilat dalin nga raporti i vendit për MSA - në

    Të gjeturat dhe sfidat nga Raporti i Progresit –Analizë e përmbushjes së obligimeve nga PVMSA-ja

    komunale.

    Monitorimi dhe këshillimi në zbatimin e detyrave te cilat dalin nga procesi i Integrimeve Evropiane

    Koordinimi i aktiviteteve me palët e interesit në lobim të procesit të integrimeve evropiane në komuna

    Bashkëpunimi me Shoqërinë Civile në promovimin e vlerave evropiane.

    Përkrahja e Kuvendit Komunal, Kryetarit dhe trupave tjera ndihmëse (KOMITETET) në sigurimin e

    te gjitha informatave dhe raporteve ne procesin e Integrimit Evropian

    Shkëmbimi i informatave dhe përvojave nga ZKIE-të lidhur me mbarëvajtjen e punës se zyrave

    komunale për integrime evropiane

    Hartimi i deklaratës parimore të kolegjiumit si dhe distribuimi në institucione të tjera relevante me

    qëllim të shkëmbimit të arriturave dhe praktikave të mira

    2. Bashkërendimi i aktiviteteve me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe Ministritë e linjës

    Takimet e rregullta të Kolegjiumit të ZKIE-ve

    Takimet e Rregullta me MPL -në

    Ndërmarrja e aktiviteteve me qëllim të zbatimit të Strategjisë së Kolegjiumit

    Ngritja e kapaciteteve dhe shkëmbimi i praktikave të mira përmes bashkëpunimit ndër-komunal dhe

    binjakëzimi me komunat tjera në fushën e Integrimeve

    Konsultimi i aktiviteteve së bashku me donatorët

    3. Raportimi

    Sigurimi i raportimit nga te gjitha Drejtoritë dhe zyrat e komunës për përmbushjen e sfidave që dalin

    nga Plani Kombëtare për Zbatimin e MSA-së

  • - PLANI I PUNËS I SEKTORIT PËR ÇËSHTJE SOCIALE DHE STREHIM PËR VITIN 2021 -

    Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, respektivisht Sektori për

    Çështje Sociale dhe Strehim, konfrorm dispozitave ligjore të Republikës së Kosovës të

    cilat përcaktojnë përgjegjësitë në sferën e mirëqenies sociale dhe e përkushtuar në

    vizionin dhe misionin e saj për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare për të gjithë

    qytetarët në nevojë sociale në Komunën e Mitrovicës, pasqyron Planin e Punës për

    periudhën janar - dhjetor 2021:

    OBJEKTIVAT REALIZIMI I

    OBJEKTIVAVE

    PLANIFIKIMI I

    REALIZIMIT

    PLANIFIKIMI I

    BUXHETIT

    VËREJTJE

    Projektet për

    ndihma për rastet

    emergjente

    Nga mjetet e

    buxhetit komunal,

    subvencionet dhe

    donacionet;

    Janar – Dhjetor

    2021

    3,700 € Përfitues, rastet në

    nevojë sociale

    emërgjente.

    Projektet për

    ndihma me pako

    ushqimore dhe

    higjenike

    Nga mjetet e

    buxhetit komunal,

    subvencionet dhe

    donacionet;

    Janar – Dhjetor

    2021

    Përfitues

    rastet/familjet në

    nevojë sociale me

    përparesi gratë

    kryefamiljare,

    personat pa

    përkujdesje

    familjare, etj.

    Ndihmë me

    material ndërtimor

    për meremetimin-

    renovimin e

    shtëpive (dyer,

    dritare,

    tjegulla,etj).

    Nga mjetet e

    buxhetit komunal,

    subvencionet dhe

    donacionet

    Janar – Dhjetor

    2021

    Përfitues, familjet në

    nevojë sociale për

    ndihmë në

    meremetim-renovim

    të shtëpive.

    Pagesat e

    shpenzimeve të

    Varrimit

    Komuna e

    Mitrovicës

    DIEMS

    Janar - Dhjetor

    2021

    120,000 € Mbulimin e

    shpenzimeve të

    varrimit për rastet e

    vdekjeve në

    komunën e

    Mitrovicës, si dhe

    fshatrave shqiptar të

    komunës së

    Leposaviçit, Zubin

    Potokut dhe

    Zveçanit.

  • Bashkpunimi i

    Drejtorisë për

    Integrime

    Evropiane dhe

    Mirëqenie Sociale

    (DIEMS) me

    Organizatat

    qeveritare dhe jo-

    qeveritare

    DIEMS

    MPMS

    Bashkësi Islame

    Islamic Relief

    Chatar Charity

    Caritas

    Zgjatma Dorën

    Jetimat e

    Ballkanit etj.

    Janar – Dhjetor

    2021

    Përfitues,

    rastet/familjet në

    nevojë sociale, si

    dhe rastet

    emërgjente do të

    ndihmohen sipas

    mundësive në

    dispozicion.

    Bashkpunimi dhe

    menxhimi i

    Qendrës për Punë

    Sociale (QPS).

    DIEMS

    MPMS

    Janar - Dhjetor

    2021

    Do të mbikëqyret

    mbarvajtja e punës

    së QPS – ës, do të

    bashkpunohet me

    QPS-ën dhe

    Ministrinë e Punës

    dhe Mirëqenies

    Sociale (MPMS) me

    qëllim të ofrimit të

    shërbimeve sociale

    sa më cilësore.

    Pranimet dhe

    shqyrtimi i

    kërkesave më

    shkrim nga palët

    dhe shoqatat

    Zyrtaret e sektorit

    për Mirëqenie

    Sociale dhe

    Strehim

    Janar–Dhjetor

    2021

    Të kthehën

    përgjigjet e

    kërkesave të

    parashtruara në afati

    e paraparë me ligj

    Angazhimin në

    ndërtimin e një

    objekti për banim

    social

    Qeveria e

    Kosovës

    Komuna e

    Mitrovicës

    Janar – Dhjetor

    2021

    Sipas përcaktimit

    të kostos

    buxhetore nga

    Qeveria e

    Republikës së

    Kosovës dhe

    Komuna e

    Mitrovicës

    Zgjidhjen e çështjes

    së strehimit/banimit

    për rastet/familjet e

    strehuara në

    Strehimorën e

    Përkoshme

    Kolektive (SPK)

    DES në Mitrovicë,

    dhe rastet/familjet

    nevojë sociale të

    pastrehë.

    Angazhimin për

    ndërtimin e

    shtëpive për

    rastet/familjet në

    nevojë sociale për

    strehim

    DIEMS

    Donatorët

    OJQ-ët

    Etj.

    Janar – Dhjetor

    2021

    Me marrëveshje

    me partnerët

    bashkëpunes.

    Përfitues,

    rastet/familjet në

    nevojë sociale të

    cilat nuk e kanë të

    zgjidhur çështjen e

    banimit/strehimit,etj.

    Angazhimin për

    mbylljen e

    Strehimores

    Kolektive ,,DES”

    DIEMS

    Donatorët

    OJQ-ët

    Etj.

    Janar – Dhjetor

    2021

    Me partnerët

    bashkëpunes.

  • SEKTORI PËR DËSHMORË, INVALIDË TË LUFTËS, VETERAN DHE

    VIKTIMA CIVILE

    PLANI I PUNËS PËR VITIN 2021

    OBJEKTIVAT REALIZIMI I

    OBJEKTIVAVE

    PLANIFIKIMI I

    REALIZIMIT

    PLANIFIKIMI

    I BUXHETIT

    VREJTJE

    Kompletimi dhe

    verifikimi i

    lëndëve dhe

    regjistrave për

    këto kategori

    Zyrtaret e sektorit

    Janar–Dhjetor

    2021

    /

    Të kompletohen dhe

    verifikohen regjistrat

    dhe lëndët për këto

    kategori

    Lëshimi i

    vërtetimeve për

    këto kategori

    Zyrtaret e sektorit

    Janar–Dhjetor

    2021

    /

    Të lëshohen vërtetime

    sipas kërkesave të

    palëve, bazuar në

    ligjin për këto kategori

    Bashkëpunim me

    Departamenti për

    DIVC pranë

    MPMS

    Zyrtaret e sektorit

    Janar–Dhjetor

    2021

    /

    Të ketë bashkëpunim

    dhe koordinim të

    punëve për të përcjell

    numrin e përfituesve

    të pensioneve -

    benificioneve

    Bashkëpunim me

    KKN dhe DML

    Komisionin

    Qeveritar për të

    zhdukur

    Zyrtaret e sektorit

    Janar–Dhjetor

    2021

    /

    Të ketë koordinim të

    punëve në hulumtimin

    e fatit të te zhdukurve

    Përvjetorit e

    rënies së

    dëshmorëve dhe

    dita e të

    zhdukurve

    Zyrtaret

    Shoqatat

    Familjaret

    Janar–Dhjetor

    2021

    /

    Të përgatiten

    ceremonitë për ditën e

    dëshmorëve dhe të

    zhdukurve në nivel

    qendror dhe lokal.

    Bashkëpunim me

    shoqatën dhe

    familjaret e të

    zhdukurve dhe

    mbështetja e tyre

    Zyrtaret

    Shoqata

    Familjaret

    Janar–Dhjetor

    2021

    /

    Të ndihmohen më

    rastin e rivarrimit të

    personave të

    identifikuar si dhe

    ndihmesa në forma

    tjera

    Bashkëpunim me

    /

    Të ndihmohen

  • shoqatat e dala

    nga lufta, dhe

    OJQ të tjera,

    mbështetja e

    projekteve këtyre

    kategorive sipas

    kërkesave dhe

    mundësive

    Zyrtaret e sektorit Janar–Dhjetor

    2021

    nevojtaret e këtyre

    kategorive në forma të

    ndryshme

    Vizitat familjeve

    të këtyre

    kategorive

    Zyrtaret e sektorit

    Janar–Dhjetor

    2021

    /

    Të vizitohen herë pas

    herë familjet e këtyre

    kategorive, që të

    njihemi më për se

    afërmi me brengat e

    tyre

    Hulumtimi dhe

    kërkimi i

    donatorëve

    Zyrtaret e sektorit

    Janar–Dhjetor

    2021

    /

    Të shihet mundësia e

    gjetjes se donatorëve

    që të ndihmohen këto

    kategori në

    përmirësimin e

    gjendjes sociale dhe të

    banimit

    Bashkëpunim me

    shoqatën e

    Handikosit,

    Sindrom Down,

    të Verbërve,

    Shurdhmemec

    dhe përkrahja e

    tyre

    Zyrtaret e sektorit

    Janar–Dhjetor

    2021

    /

    Të ketë bashkëpunim

    dhe koordinim të

    punëve për tu

    ndihmuar personave

    me aftësi të kufizuara

    Pranimet dhe

    shqyrtimi i

    kërkesave më

    shkrim nga palët

    dhe shoqatat

    Zyrtaret e sektorit

    Janar–Dhjetor

    2021

    /

    Tu epet përgjigja

    kërkesave të

    parashtruara në afati e

    paraparë me ligj

  • Planifikimi Buxhetor 2021 (DIEMS)

    KATEGORIT

    SEKTORI PËR

    INTEGRIME

    EVROPIANE

    SEKTORI PËR

    MIRËQENIE

    SOCIALE

    SEKTORI PËR DËSHMORË,

    INVALIDË TË

    LUFTËS, VETERAN DHE

    VIKTIMA CIVILE

    TOTALI

    PAGA DHE MËDITJE

    53,600 €

    MALLRA DHE SHËRBIME

    11,650 €

    SHPENZIMET KOMUNALE

    /

    SUBVENCIONE TRANSFERE

    123,700 €

    INVESTIME KAPITALE

    /

    TOTALI

    188,950.00€

  • PLANI I PUNËS

    QENDRA PËR PUNË SOCIALE - MITROVICË PËR VITIN 2021

  • PLANI I PUNËS SË QPS-MITROVICË PËR VITIN 2021 Objektivat Legjislacioni Veprimet-

    Aktivitetet

    Periudha

    Kohore - Afati

    Buxheti

    kostoja-

    financiare

    Të tjerë të përfshirë Rreziqet

    I. Misioni i Qendrës për Punë Sociale Si institucion publik i cili ofron shërbime

    Sociale për qytetarët në nevojë të komunës së Mitrovicës,Qendra për Punë Sociale ,

    aktivitetin e vet për këtë vit,do ta zhvilloi në

    realizimin e punëve dhe detyrave sipas

    përgjegjësive dhe obligimeve që ka të cilat

    janë të renditura si në vijim : Mbrojtjen sociale

    të fëmijëve pa kujdes prindëror, të rinisë më sjellje të çrregulluara , mbrojtjen e fëmijëve

    dhe të rinjve me nevoja të veçanta, të rriturve në gjendje të nevojës sociale, të

    moshuarve pa kujdes familjar dhe pa mjete për

    jetesë, punët e kujdestarisë, mbrojtjen e familjes në realizimin e të drejtave juridike.

    Gjithashtu do të vendosë ne realizimin e të

    drejtave të qytetarëve të përcaktuara me akte juridike,ofron shërbime dhe aktivitete

    preventive me qëllim të pengimit të dukurive

    negative, kryen punë rreth adoptimit,strehimit të fëmijëve si dhe kërkesa tjera të qytetarëve

    në kompetencë të Qendrës.

    -Respektimi i legjislacionit primar

    dhe sekondar të DMS, me theks të veçantë; Ligjin për Shërbimet

    Sociale dhe Familjare dhe Ligjit

    për familjen i Kosovës “ Ligji nr.

    2004/32”.

    -Marrëveshjeve të mirëkuptimit të lidhura me MPMS dhe

    institucioneve tjera për mbrojtjen e

    kategorive të veçanta të qytetarëve, Rregulloret dhe aktet tjera që kanë

    të bëjnë me problematikën sociale

    si: doracaku për mbrojtjen e fëmijëve, për komunikim me

    fëmijë, për kujdestari dhe adoptim

    dhe strehim familjar etj,

    Gjatë zhvillimit të

    aktiviteteve dhe detyrave të planifikuara, puna e shërbimit

    social do të mbështetet në

    implementimin dhe respektimin e ligjeve dhe

    rregulloreve në fuqi-si dhe në

    kërkesat e ndryshme të qytetarëve dhe

    institucioneve,zgjidhja e të

    cilave është në kompetencë të Qendrës.

    I përhershëm

    MPMS -KK

    DMS, Zyra Ligjore e

    MPMS,

    Këshilli i lartë i

    drejtësisë ,komisioni i Ankesave etj.

    Drejtoria komunale për Integrime

    Evropiane dhe

    Mirëqenie Sociale.

    Në kuadër të këtij planifikimi nuk

    mund të krijojmë ndonjë pikëpamje për ndonjë rrezik të mundshëm i cili

    do të pa mundësonte aktivitetin tonë

    për të mos përmbushur kërkesat e qytetarëve dhe për të mos qenë në

    shërbim të tyre përveç se ndonjë

    situatë apo rrethane të jashtëzakonshme .

  • MBROJTJA E DREJTË PËR DREJTË E

    SHFRYTËZUESVE

    1/Fëmijët dhe rinia

    Trajtimi adekuat dhe mbrojtja e fëmijëve pa kujdes prindëror me qëllim të sigurimit të

    mbështetjes individuale familjare për një të

    ardhme me kuptim të mirëfilltë. Qëllimi primar i punës me këtë kategori duhet të jetë edhe

    përmirësimi kualitativ i jetës së tyre,edukimi

    dhe ofrimi i përkrahjes së vazhdueshme ndaj tyre, objektivat tona do tre fokusohen në

    trajtimin e të gjithë fëmijëve :

    a. pa të dy prindërit,

    b. fëmijëve të braktisur,dhe

    ]c. prindërve. të cilëve iu është marrë e drejta

    prindërore.

    Ligji për familjen, KPPK.

    KPPPK,Ligji për të mitur,dhe aktet

    tjera ligjore.

    Identifikimi i rasteve dhe

    implementimi i kërkesave dhe

    nevojave të fëmijëve pa kujdes prindërorë do të

    realizohet me përkrahjen dhe

    ofrimin e shërbimeve,

    varësisht nga rastet me këto

    forma të mbrojtjes:

    a. vënia nën kujdestari,

    b. vendosja në strehim familjar,në strehim

    institucional, OJQ përkatëse,

    përkujdesje dhe përcjellje permanente mbi gjendjen e

    tyre,

    c. adoptimi, përzgjedhja e

    familjeve të përshtatshme,

    d. raportimi mbi paraqitjen

    dhe gjendjen e këtyre rasteve.

    I përhershëm

    MPMS,

    MPMS,DMS,OJQ,

    Shkollat,Gjykatat PK,MV, etj.

    1. Duke pasur mirëkuptimin dhe

    mbështetjen e OFAP-it Sipas

    objektivave të parapara për vitin 2020 në fushën specifike rekrutim i familjes

    strehuese një objektivë e tillë është

    arritur pjesërisht pasi që gjatë këtij viti

    (2020) është arritur që Të rekrutohet

    një familje ndërsa për një tjetër

    përpjekjet do të vazhdojnë që të konkretizohet ky objektiv dhe të

    shikohen mundësit për rekrutimin

    edhe të një tjetri me çka do të plotësohet nevoja e këtij institucioni

    që ti kryej detyrat e veta në mënyrë

    meritore për banoret e vet.Arsye pse objektivi i vitit 2020 nuk është arritur

    plotësisht për rekrutimin e familjeve strehuese sipas planifikimit ka qenë

    COVID 19 i cili siç ka sjell vështirësi

    në të gjitha sferat e jetës një të tillë e ka krijuar edhe për ne si institucion në

    përmbushjen e këtij objektivi.

  • 2. Fëmijët e keqtrajtuar,të rrezikuar nga

    dhuna familjare, të lënë pas dore dhe puna e

    rrezikshme.

    Tretmani i këtyre rasteve do të jetë njëra nga

    objektivat prioritare të punës për këtë vit. Për

    trajtimin adekuat të fëmijëve të kësaj kategorie QPS ka kapacitete të mjaftueshme si

    humane po ashtu është e përgatitur edhe në

    aspektin infrastrukturor që sipas nevojës së paraqitur të ofroj shërbime të nevojshme

    interne e po ashtu të ketë bashkëpunim edhe

    me institucionet të tjera bashkëvepruese sipas nevojës dhe rrjedhë së ecurisë së rasteve

    konkrete, dhe atë do të ndërmerren disa

    veprime të parapara për rastet të ndryshme të

    kësaj kategorie ;

    veprime dhe forma të mbrojtjes të cilat kanë për qëllim, kapërcimin e situatave Për familjet

    e rreikuara në të cilat fëmijët janë viktima të

    dhunës apo të lënies pas dore dhe shfrytëzimi i tyre në punë të rrezikshme e antiligjore, si dhe

    të gjitha rastet të tjera që mund të paraqitën në

    këtë institucion .

    Ligji kundër dhunës në familje KPPK. KPPPK, Ligji për të mitur,

    dhe aktet tjera ligjore.

    Identifikimi i fëmijëve të

    keqtrajtuar dhe të lënë pas

    dore do të realizohet në

    bashkëpunim me PK-ës,

    OJQ-e dhe varësisht nga shkalla e rrezikimit fëmijëve

    do ju ofrohen këto shërbime

    dhe masa:

    a. Sesionet këshillëdhënëse

    me familje dhe fëmijë,

    b. Fillimi i procedurës për marrjen e të drejtës prindërore

    kur shkelja e të drejtave të

    fëmijëve dhe lërja pas dore vlerësohen si e rëndë për

    edukimin dhe zhvillimin e

    fëmijëve si dhe

    c. vendosja - strehimi i

    përkohshëm në strehim familjar apo rezidencial me

    qëllim të largimit të fëmijëve

    nga rrethi i rrezikuar.

    Raportimi me kohë i tyre’

    I përhershëm

    MPMS,OJQ-të

    PK,MV,etj

    MPMS,DMS,OJQ,S

    hkollat,Gjykatat

    PK,MV, etj.

    2. Mungesa e mjeteve përcjellëse si

    vetura dhe institucioneve adekuate

    për përkujdesje.

    Mungesë të trajnimeve për stafin gjë

    e cila do të ndikonte në ngritjen e

    aspektit profesional e rrjedhimisht një

    gjë e tillë do ti përmirësoj aspektin e

    shërbimeve gjë për të cilën si nevojë ne e kemi adresuar në vitin paraprak

    në rastin konkret kemi kërkuar nga

    IKAP - MPB – DMS - MPMS si dhe Zyra e Personelit që të kenë

    parasysh organizmin e trajnimeve

    sipas nevojave që kemi në përputhje me adresimet e bëra . për ti ofruar

    shërbime .

  • 3. Mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve që kanë

    rënë konflikt me ligjin.

    Ndonëse puna me këto raste kërkon përkushtim të veçantë, angazhimi i shërbimit

    social do të përqendrohet jo vetëm në klientin

    por edhe në punën me familje,shkolla , PK-në gjykatat dhe

    institucionet tjera relevante.

    Legjislacioni në fuqi

    1. Për të përmbushë objektivat ndaj kësaj

    kategorie do të

    përqendrohemi para së gjithash në: Aktivitetet

    preventive me qëllim të

    parandalimit të shkaqeve që prodhojnë sjellje delikuente,

    2. Propozimin e masave adekuate,

    3. Strehimin e të miturve në SHEK-me qëllim të

    rehabilitimit,

    4. Pjesëmarrja në seancat

    gjyqësore

    5. Vizita në familje dhe

    bashkëpunimi me OJQ dhe

    Institucionet tjera.

    6. Raportimi i rregullt mbi

    punën me këto raste.

    I përhershëm

    MPMS,OJQ-të PK,MV etj.

    MPMS,DMS,OJQ,Shkollat,Gjykatat

    PK,MV, etj.

    3. Kategoria e fëmijëve në konflikt me ligjin është një kategori tepër sfiduese

    për QPS-në duke e pasur parasysh

    rendësin e k%saj kategorie ku të miturit bien në konflikt me ligjin dhe

    në përputhje me mandatin tonë që të

    miturit të cilët gjinden në situata të tilla dhe me qëllim largimin nga

    dukurit negative dhe ri-socializmin e

    tyre Organi i Kujdestarisë orienton tërë kapacitetin në dispozicion me

    qëllim të arritjes së suksesit më të lartë

    në këtë kategori, e po ashtu organi i kujdestarisë aktivitetin e vet e orienton

    edhe me institucione të tjera

    ndërvepruese sipas nevojave dhe

    rrethanave që i kërkojnë rastet

    specifike dhe atë sipas planifikimit për

    raste të tilla . Me qëllim që rastet e tilla të mos

    ndodhin,ne si organ i kujdestarisë në

    bashkëpunim me institucione dhe organizata të ndryshme kemi hartuar

    një plan preventiv – senzibilizues në

    vitin 2020 i cili pjesërisht është zbatuar në pjesën e parë të vitit 2020

    dhe njëjti për shkak te rrethanave që ika sjell pandemia Covid 19 nuk ka

    mundur të jetësohet krejtësisht e për

    një plan i tillë si zotim do të përcillet në vitin 2021 për të cilin do të

    shikohen mundësit e nëse e lejojnë

    rrethanat do të zbatohet i tëri për të cilin kemi shpresë se do të ndikoj

    dukshëm në zvogëlimin e dukurive

    negative tek të miturit dihet mirëfilli se aspekti preventiv është shumë më i

    dobishëm për të miturit pasi që i

    parandalon dukurit negative tek te miturit e po ashtu është kosto më e

    ulët për vet shtetin pasi që nuk krijon

    shpenzime për trajtimin e miturve të cilët potencialisht do të vinin ne

    konflikt me ligjin.

    4. Sa i përket aspektit të rrezikshmërisë që ka të bëjë me të

    miturit Organi i kujdestarisë Në

    përputhje me legjislacionin në fuqi kur konsideron se një i mitur është i

    rrezikuar ka mandatin e plotë për të

    ndërhyrë me qëllim evitimin e

  • 4. Mbrojta e fëmijëve, prindërit e të cilëve

    janë të shkurorëzuar apo në shkurorëzim e

    sipër .

    Sa i përket rasteve të dhunës në familje në

    përgjithësi e në veçanti tek rastet të cilat kanë

    fëmijë në martesën e tyre për këtë kategori e cila shtë brenda mandatit të Organit të

    Kujdestarisë.

    Organi i Kujdestarisë në përputhje me

    mandatin e vet për kategorinë në fjalë sipas

    planifikimit të vet ndërmerr mjaft veprime në raste të tilla si përpjekje për sanimin e

    marrëdhënieve bashkëshortore nëse një gjë e

    tillë nuk është e mundur të arrihet që të

    sanohen marrëdhënie bashkëshortore atëherë

    pikë orientuese për ne është interesi më i mirë i

    fëmijëve dhe për një gjë të tillë, duhet të shikohen mundësit që secili prind mund ti

    mbroj më mirë interesat e fëmijëve e po ashtu

    sipas nevojës në kategoritë e tilla tentohet të lehtësohet aspekti i kontaktimit të prindit që

    fëmijët nuk ika në kujdes ,e nëse rrethanat e

    kërkojnë organi i kujdestarisë prezanton para institucioneve përkatës në lidhje me mandatin

    që ka në çështjet qe lidhen me te miturit si psh Besimin e tyre të njëri prind si dhe forma të

    tjera te nevojshme që karakterizojnë aspektin e

    të miturve . .

    Legjislacioni në fuqi

    Për realizimin e objektivave

    të punës me fëmijët e kësaj

    kategorie do të zbatohen, procedurat e nevojshme që

    parasheh ligji:

    a. Procedura e pajtimit me

    bashkëshortët me qëllim të

    sajimit të raporteve të tyre,

    b. Mendimi për besimin e

    fëmijëve në ruajtje dhe edukim si dhe mënyrën e

    kontaktimit me prindin tjetër,

    dhe

    c. raportimi për punën me

    këto raste.

    I përhershëm

    MPMS-MPMS,PK,

    OJQ

    DMS,MV,

    Gjykatat

    rrezikut i cili potencialisht mund të i kanoset një të mituri .

  • 5. Mbrojtja e fëmijëve me nevoja të veçanta.

    Varësisht nga mundësitë ekzistuese dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohemi do të

    angazhohemi maksimalisht në ofrimin e

    shërbimeve adekuate në bashkëpunim me subjektet tjera të implikuar në ofrimin e

    shërbimeve kësaj kategorie.

    Legjislacioni në fuqi dhe Udhëzimi administrative nr. 07/2010, që

    kanë të bëjnë me mbrojtjen e

    fëmijëve me aftësi të kufizuar.

    Identifikimi i rasteve dhe ofrimi i shërbimeve klientëve

    dhe familjeve të tyre,

    Shqyrtimi i mundësisë për

    shkollim dhe aftësim në

    bashkëpunim me QSHM, OJQ dhe institucionet tjera

    përkatëse si dhe

    përcjellja përmes vizitave me qëllim përkrahjen e tyre në

    aspektin social dhe

    Raportimi në DMS.

    I përhershëm

    MPMS

    MPMS,OJQ, Handikosi

    5. Hapja e qendrave ku fëmijët me nevoja të veçanta, mund të kalojnë një

    kohë të konsiderueshme, për tu

    shoqëruar dhe për tu marr me aktivitete sipas aftësive të cilat i kanë.

    Mungesa e ndonjë institucioni për qëndrim ditore me qellim të zhvillimit

    të aktiviteteve përkatëse dhe aftësimin

    e tyre për jetë të pavarur.

  • 6. Mbështetja e fëmijëve: viktimë e

    trafikimit ,prostitucionit dhe formave tjera

    të rënda të punës,

    Kategoritë e specifikuara më lartë do të jenë preokupim i përhershëm i veprimtarisë së

    QPS-së , si në mbështetje afatgjate për

    mbrojtjen dhe ri-integrimin e këtyre viktimave në ambient të shëndoshë familjar e shoqërorë.

    Legjislacioni në fuqi

    Identifikimi i këtyre rasteve do të realizohet në

    bashkëpunim me PK-në,

    organe e gjyqësore dhe OJQ-të.

    Ofrimi i shërbimeve këshillëdhënëse dhe përkrahja

    e tyre me qëllim të ri-

    integrimit në familje dhe raportimi me kohë

    institucioneve përkatëse

    lidhur me statusin dhe gjendjen e tyre.

    I përsheshem

    MPMS,POK, OJQ

    MPMS,OJQ, Handikosi

    6. Vetëdijesimi i të rinjve në shkolla,përmes aktiviteteve të

    ndryshme, për të shmangur gjegjësisht

    parandaluar, rreziqet në cilat mund të hasin në mjedisin ku ata jetojnë.

  • 7. Të rinjtë që kërkojnë mendim për hyrje në martesë para moshës madhore .

    Një kategori e tillë ka bazën e vet ligjore e cila

    kryhet në bashkëveprim me Gjykatën konkretisht sipas kërkesës së Gjykatës dhe për

    mbulimin e nevojave te të gjithë qytetarëve të

    cilët kërkojnë shërbime tek ne, organi i kujdestarisë ka kapacitete të plota që për vitin

    2021 këtë fushë ta mbulojë në mënyrë të

    duhur efikase dhe pa vonesa, pasi që ka kapacitete humane të mjaftueshëm dhe po

    ashtu edhe infrastrukturën e nevojshme .

    Legjislacioni në fuqi

    Identifikimi i këtyre rasteve do të realizohet në

    bashkëpunim me PK,

    gjykatën dhe OJQ-të. Ofrimi i shërbimeve këshillëdhënëse

    dhe përkrahja e tyre me

    qëllim, ri-integrimin në familje dhe raportimi me

    kohë institucioneve përkatëse

    lidhur me statusin dhe gjendjen e tyre.

    Aplikimi i procedurave të nevojshme me qëllim të

    vlerësimit të kritereve që

    duhet plotësuar të rinjtë që

    kërkojnë lidhje të martesës

    para moshës madhore si dhe

    dhënia e mendimit lidhur me këto kërkesa.

    Raportimi:DMS-DIEMS,ZSHS-do të

    shqyrtojnë të gjitha kërkesat e

    qytetarëve që vlerësohen se janë në kompetencë të

    Qendrës e që janë të cekura në objektiv të shërbimeve

    Raportimi: DIEMS-it.

    I përhershëm

    MPMS

    DMS,MV,Gjykatat

    7. Duke pasur parasysh që lidhja e martesës në bazë të ligjit për këtë

    kategori është më e hershmja e

    mundshme për tu lidhur konsiderojmë se pasi që bëhet fjalë

    për bashkëshort të ri margjina e

    rrezikut për një devijim dhe mospërmbushje të obligimeve

    bashkëshortore si dhe paraqitje e

    problemeve të tjera në këtë kategori është e lartë.

  • 8. Shërbimet tjera:

    Ky shërbim do ti kryej edhe ato raste që

    referohen nga organet tjera siç janë: çështjet e

    trashëgimisë, kërkesat lidhur me zotësinë e veprimit, të ushtrimit të së drejtës prindërore,

    vërtetimin e atësisë e të ngjashme.

    Legjislacioni në fuqi

    Zbatimi i procedurave të nevojshme me qëllim të

    sajimit të marrëdhënieve të

    çrregulluara familjare e bashkëshortore ,vizitat

    familjare intervistat,

    këshillimet sugjerimet, mendimet për besim të

    fëmijëve,rregullimi i

    kontaktimit etj.

    Varësisht nga statusi i tyre

    familjar do tu ofrohen shërbimet vijuese:strehimi në

    institucionin përkatës për të

    moshuar,përcjellja përmes

    vizitave, referimi në

    institucionet tjera dhe

    OJQ,për përkrahje si dhe bashkëpunimi me familje

    rreth sanimit të gjendjes.

    Raportimi mbi gjendjen dhe pozitën e tyre.

    Përpilimi i planit operativ lidhur me realizimin e

    detyrave të këtij shërbimi

    Raportimi mujor,periodik dhe

    vjetorë ,ruajtja e konfidencialitetit

    I përhershëm

    MPMS -DIEMS

    DMS, ,OJQ,etj

    8. Në kuadër të kësaj fushë veprimtarie organi i kujdestarisë është

    i orientuar Në mbrojtje të interesit te

    të miturve ku vepron duke dhënë pëlqimin që pasuria e njërit prind të

    mund të përdoret nga prindi tjetër për

    nevojat e fëmijëve me qëllim që ata të kenë kushte më të mira sipas

    nevojave të tyre ,kjo pjesë i takon

    lejes së trashëgimisë .

    Ndërsa sa i përket vërtetimeve për

    ushtrimin e të drejtës prindërore për një gjë të tillë Organi i Kujdestarisë

    është i orientuar te veproj ne rastet

    vetëm kur njeri prind ushtron te

    drejtën prindërore për shkaqe të

    ndryshme mund të mos ushtroj apo

    edhe rastet kur njeri nga prindet mund të ketë vdekur

    ,vërtetimi lëshohet duke pasur parasysh që prindi i cili i ka fëmijët ne

    kujdes të mund të prezantoj si prind i

    vetëm që të mund të prezantoj para institucioneve të ndryshme për ti

    mbrojtur interesat e fëmijëve .

  • B. TË RRITURIT:

    Shqyrtimi i kërkesave të të rriturve për

    zgjidhjen e martesave dhe marrëdhënieve të

    çrregulluara familjare,shërbimi social me kujdes të posaçëm do të punoje me

    bashkëshortët që kërkojnë zgjidhjen e martesës

    dhe përmirësimin e marrëdhënieve të çrregulluara familjare.

    Legjislacioni në fuqi

    Përkujdesja permanente për implementimin dhe

    realizimin e nevojave dhe

    përcjelljen e shpenzimeve të dhëna lidhur me mjetet

    financiare.

    I përhershëm

    MPMS

    B. Nga stafi i QPS-së, të mandatuar për sanimin e marrëdhënieve

    bashkëshortorë, kërkohet një

    përkushtim profesional për tentim pajtimi, duke vlerësuar rrethanat

    gjithëpërfshirëse për të dhënë një

    mendim adekuatë.

  • C. TË MOSHUARIT

    Organizimi i mbrojtjes së personave të

    moshuar të cilët për shkak të rrethanave të

    ndryshme familjare kanë mbetur pa përkujdesje familjare dhe pa mjete për jetesë.

    Kujdes i veçantë do ti kushtohet mbrojtjes dhe përkrahjes së të moshuarve dhe viktimave te

    dhunës familjare.

    Legjislacioni në fuqi

    Përkujdesja permanente për implementimin dhe

    realizimin e nevojave dhe

    përcjelljen e shpenzimeve të dhëna lidhur me mjetet

    financiare.

    I përhershëm

    MPMS

    DMS,DPSF,KK

    C. Mandati i QPS është që në këto raste ta përgatis lëndën dhe ta dërgoj

    në shtëpitë për të moshuar me qëllim

    që kërkesa e një të moshuari të shkoj në vendin e duhur për ti parë mundësit

    e institucionit përkatës në lidhje me

    vendosjen apo ji në një nga këto shtëpi në nivel vendi

    C.1 Zbatimi i Ligjit për Shërbime Sociale, neni 6 paragrafi 6.7.

    C.2 Përveç sigurimit të resurseve për përmbushjen e përgjegjësive të

    caktuara për QPS nga ky ligj dhe

    ligjet e tjera relevante, drejtoratët

    lejohen që nëpërmes QPS-ve dhe

    organizatave joqeveritare të sigurojnë

    ose mundësojnë, ushtrimin e shërbimeve shtesë që vijojnë:

    a. ndihmë në punët e shtëpisë, duke përfshirë, por pa u kufizuar në to,

    b. pastrimin, gatimin e ushqimit dhe larjen e rrobave për individët, të cilët

    për shkak të moshës, aftësisë së kufizuar ose sëmundjes, nuk mund të

    kryejnë këto punë për veten ose të

    cilët nuk kanë familje apo ndonjë ndihmë tjetër;

    c. përkujdesje të drejtpërdrejtë personale të individëve në shtëpinë e

    tyre, përfshirë por pa u kufizuar me

    veshjen e rrobave, larjen, higjienën personale,

    d. ndihmën për të lëvizur dhe për t’u ngritur, cilët, për shkak të moshës,

    aftësive të kufizuara ose sëmundjes,

    nuk mund të kryejnë vetë këto punë ose nuk kanë familje apo ndonjë

    ndihmë tjetër në dispozicion.

    e. hapja e një qendre, ku individët në nevojë mund të mblidhen çdo ditë për

    t’u shoqëruar e ushqyer, për të mbajtur

    higjienën personale, për të zhvilluar terapinë e punës dhe çfarëdo aspekti

    tjetër të këshillimit dhe përkujdesjes

    sociale;

  • ë. Kapaciteti i kufizuar i institucioneve për përkujdesje të kësaj

    kategorie.

    f. Të fuqizohet iniciativa për hapjen e shtëpisë për të moshuarit pasi që

    nevojat janë të mëdha.

    g. Blerja e shërbimeve nga OJQ-të të kontraktuara për këtë kategori me

    qellim të ofrimit të shërbimeve në

    komunitet.

  • II. SHËRBIMI I SAS-it

    Implementimi i Ligjit mbi skemën e ndihmës

    sociale si dhe akteve tjera përcjellëse që kanë

    të bëjnë me këtë ligj duke i trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët nga territori i

    komunës sonë, si dhe informimi dhe

    udhëzimi i qytetarëve lidhur me kriteret e parapara për te drejtën e aplikimit për ndihmë.

    Raportimi mbi punën e shërbimit të SAS-it

    drejtuar Divizionit të SAS-it dhe DMS dhe DIEMS

    Legjislacioni në fuqi

    1. Shqyrtimi në afat ligjor i kërkesave për ndihma sociale

    në bazë të dokumentacionit

    dhe verifikimit në terren.

    2.Informimi i aplikuesve për

    afatet e riaplikimit në SNS për kategorinë e parë dhe të

    dytë.

    3.Përgjigja në afat ligjorë në

    ankesat e bëra në vendimet e

    QPS-e, duke u udhëzuar pala për veprimet e mëtejme.

    4.Prezentimi i të dhënave dhe

    ofrimi i shërbimeve sipas

    kërkesës së njësisë operative

    monitoruese gjatë kryerjes së verifikimit të lëndëve në QPS

    dhe terren.

    5.Koordinimi i punës me

    komisionin rajonal

    mjekësor.Përpilimi i planit operativ lidhur merealizimin e

    detyrave të këtij shërbimi

    Raportimimujor,periodik dhe

    vjetorë ,ruajtja e konfidencialitetit.

    Tremujor-

    Gjashtëmujor

    Nëntëmujor dhe

    Vjetor

    MPMS

    Divizioni i Asistencës sociale-

    MPMS-DIEMS

    I. Kërkesat e mëdha, numri i madh i të papunëve, rritja e varfërisë e cila ka

    qenë edhe ashtu e theksuar në

    Komunën tonë e shto kësaj aspektin e problematikës të Covid 19 që si pasojë

    e këtij virusi janë mbyllur shumë

    vende të punës gjë e cila për institucionin tonë veçanërisht sektorin

    e asistencës sociale është vërejtur

    qartë pasi që janë paraqitur numër shumë më i madh krahasuar me

    periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

    Ndërsa duke e shikuar ecurinë e

    Pandemisë COVID 19 dyshojmë

    se,situata do të shkoj duke u rënduar

    dhe rrjedhimisht do të humbin edhe

    me tepër vende pune e që shpresë të

    vetme qytetaret kanë përkrahjen sociale financiare .

    Mjetet e kufizuara materiale. Për realizimin me sukses të detyrave

    të planifikuara nevojitet plotësimi i

    kërkesave në vazhdim

    I. 1 Fotoaparat për rastet të vizitave në terren.

    I. 2 Një (1) Automjet për terren i cili, do të jetë në dispozicion 24 orë për

    nevojat e QPS-së.

    I. 3 Çanta pune për zyrtarë te të dy

    shërbimeve.

  • III. SHËRBIMI ADMINISTRATIVO -

    FINANCIAR

    Implementimi i ligjeve dhe rregulloreve në

    fuqi që kanë të bëjnë me administratë dhe financa.

    Legjislacioni në fuqi Ngitja e buxhetit për QPS në vitin 2021.

    Bashkpunimi në mes QPS-së ,DIEMS,DBF dhe Prokurim.

    Përkujdesja permanente për implementimin dhe

    realizimin e nevojave dhe

    përcjelljen e shpenzimeve të dhëna lidhur me mjetet

    financiare.

    Tremujor- Gjashtëmujor

    Nëntëmujor dhe

    Vjetor

    Sa i përket aspektit të financave planifikojmë që kjo pjesë të jetë e

    orientuar në funksion të gjërave të

    nevojshme me të cilat funksionon ky institucion dhe do të jetë në

    përmbushjen e nevojave të

    përgjithshme .

  • Aktivitete të ndryshme të planifikuara si për

    tu realizuar nga QPS-Mitrovica e Jugut në

    vitin 2021

    Legjislacioni në fuqi

    1. Nxjerrja e Rregullores së brendshme të punës. 4.

    Funksionalizimi i ueb-faqes.

    5. Themelimi i komisionit për

    shqyrtimin e ankesave të

    vendosura në Kuti të ankesave pas funksionalizimit të saj.

    6. Organizimi i vizitave në institucionet Arsimore me

    qëllim parandalimin e

    dukurive negative .

    7. Një ndër zotimet që

    planifikojmë për vitin 2021

    është edhe adresimi për

    rekrutimin e dy punonjësve

    zyrtar të Asistencës Sociale pasi që ky sektor është i

    ngarkuar tej mase për punët që

    kryen dhe është në Disproporcion me standardin

    ligjor zyrtar numër banori

    andaj duke pasur p%r bazë këtë disproporcion arsyeshem

    planifikojmë që të instancat kompetente të kërkojmë të

    plotësohen pozitat në fjalë.

    8.Krijimin e një fondi të

    veqant per nevojat e qytezave

    të cilet janë në nevojë ekstreme që ne punën tonë

    konsistojnë gjat intervistimit

    në Polici.

    Për vitin 2021 QPS-DIEMS-KK.Mitrovica e

    Jugut

    DIEMS,PK,OJ etj. Zotimet e vitit 2020 pothuaj se ,edhe përkundër vështirësive si pasojë pandemisë

    COVID 19 me gjithë atë kemi arritur që me

    sukses pothuaj se të gjitha ti përfundojmë përveç kutisë së ankesave e cila ka mbetur

    pa u realizuar e cila do të mbetet zotim për tu

    realizuar në vitin 2021. Ndërsa për vitin 2021 si pjesë e zotimeve do të jetë :

    1. Instalimi i kamerave Digjitale në Objektin e QPS-së

    2. Funksionalizimi i ueb-faqes në shërbim të QPS-së.

    3. Siç ka qenë i planifikuar si fushatë

    senzibilizuese me efekt parandalues i

    paraparë të realizohet në Shkolla të mesme

    dhe të ulëta do të jetë prioritet për vitin 2021 për tu realizuar e krejt kjo në përputhje me

    mundësit që do të jenë për realizimin e një

    projekti të tillë

    4. Po ashtu aspektin e një funksionimi sa më

    të mirëfilltë planifikojmë që përgjatë vitit 2021 të hartohet rregullorja e brendshme e

    cila do të do të jetë bazë e funksionimit te të gjitha çështjeve në institucionin tonë.

    Mitrovicë 2021 Drejtoreshë e DIEMS-së znj. Nazan KËRVESHI

    ____________________________________