raporti vjetor i kËshillit kombËtar tË integrimit … filerritja dhe forcimi i kapaciteteve...

19
KUVENDI Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT EUROPIAN 2018 RAPORT VJETOR_2018

Upload: others

Post on 13-Oct-2019

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … fileRRITJA DHE FORCIMI I KAPACITETEVE ADMINISTRATIVE PËR ÇËSHTJET E INTEGRIMIT EUROPIAN V. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME VI

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

RAPORTI VJETOR I

KËSHILLIT KOMBËTAR TË

INTEGRIMIT EUROPIAN

2018

RAPORT VJETOR_2018

Page 2: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … fileRRITJA DHE FORCIMI I KAPACITETEVE ADMINISTRATIVE PËR ÇËSHTJET E INTEGRIMIT EUROPIAN V. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME VI

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2018 faqja 1

PËRMBAJTJA:

I. MISIONI I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT EUROPIAN

II. MONITORIMI I ZBATIMIT TË DETYRIMEVE TË PROCESIT TË INTEGRIMIT

III. SHOQËRIA CIVILE NË KËSHILLIN KOMBËTAR PËR INTEGRIMIN EUROPIAN

IV. RRITJA DHE FORCIMI I KAPACITETEVE ADMINISTRATIVE PËR ÇËSHTJET E

INTEGRIMIT EUROPIAN

V. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

VI. ANEKSE

Page 3: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … fileRRITJA DHE FORCIMI I KAPACITETEVE ADMINISTRATIVE PËR ÇËSHTJET E INTEGRIMIT EUROPIAN V. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME VI

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2018 faqja 2

I. MISIONI I KËSHILLIT KOMBËTAR PËR INTEGRIMIN EUROPIAN

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE), është struktura më e lartë këshillimore kombëtare

për integrimin europian, e krijuar në bazë të Ligjit nr. 15/2015, datë 05.03.2015, “Për rolin e Kuvendit

në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, si një instrument i

rëndësishëm për të siguruar një qasje gjithëpërfshirëse lidhur me reformat integruese të vendit.

KKIE ka si mision parësor të nxisë dhe garantojë bashkëpunimin gjithëpërfshirës ndërmjet forcave

politike, institucioneve publikë dhe shoqërisë civile, si dhe të sigurojë rritjen e transparencës në

vendimmarrjen për çështjet e integrimit.

Krijimi i Këshillit Kombëtar u iniciua në adresim të rekomandimit të Dialogut të Nivelit të Lartë BE-

Shqipëri, për ngritjen e një strukture gjithëpërfshirëse për integrimin europian, e cila do të garantonte

zhvillimin e një dialogu politik konstruktiv e të qëndrueshëm dhe do të siguronte gjithpërfshirjen në

realizimin e reformave dhe detyrimeve të anëtarësimit1. Kjo strukturë ka forcuar më tej rolin kontrollues

të Kuvendit në procesin e integrimit europian, duke mundësuar fuqizimin e vazhdueshëm të rolit të tij,

si një aktor i rëndësishëm në monitorimin e detyrimeve të anëtarësimit.

Përgjegjësitë kryesore të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian janë:

nxitja e bashkëpunimit midis forcave politike, institucioneve shtetërore dhe të pavarura dhe

shoqërisë civile, në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian;

sigurimi i një diskutimi të vazhdueshëm për politikat e integrimit europian, të zbatuara nga

institucionet shtetërore, me shoqërinë civile dhe me aktorë të tjerë të interesuar;

1 Konkluzionet e takimit të parë të Dialogut të Nivelit të Lartë BE-Shqipëri.

Page 4: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … fileRRITJA DHE FORCIMI I KAPACITETEVE ADMINISTRATIVE PËR ÇËSHTJET E INTEGRIMIT EUROPIAN V. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME VI

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2018 faqja 3

monitorimi i zbatimit të detyrimeve për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian;

analizimi i kuadrit ekzistues normativ dhe praktikave në lidhje me procesin e integrimit europian,

për çështjet që merr në shqyrtim; sigurimi i bashkëpunit të vazhdueshëm për procesin e integrimit

me komisionet e përhershme parlamentare dhe me strukturat e tjera përgjegjëse për integrimin

europian; monitorimi i ecurisë së procesit të negociatave/bisedimeve për anëtarësim;

këshillon ose jep opinione lidhur me procesin e negociatave;

mban kontakte dhe shkëmben informacion me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Kryetarin

e Kuvendit dhe Kryeministrin, nëpërmjet Kryetarit të Këshillit Kombëtar për Integrim Europian;

zhvillon takime me drejtuesit e grupit negociator dhe drejtuesin e delegacionit shqiptar në

negociatat/bisedimet për anëtarësim;

raporton të paktën një herë në vit në Kuvend mbi punën e Këshillit.

Në zbatim të rolit të tij, si një garantues i dialogut gjithpërfshirës, KKIE ka pasur në fokus, promovimin

e përfshirjes të të gjithë aktorëve të procesit të integrimit europian. Këshilli Kombëtar i Integrimit

Europian e sheh parësor rolin e shoqërisë civile dhe të të gjithë aktorëve të procesit të integrimit ndaj do

të vijojë të forcojë në mënyrë të vazhdueshme bashkëpunimin me shoqërinë civile si dhe të kontribuojë

në forcimin e kapaciteteve të saj, si një partner shumë i rëndësishëm në ecurinë e suksesshme të

reformave të integrimit.

II. MONITORIMI I ZBATIMIT TË DETYRIMEVE TË PROCESIT TË INTEGRIMIT

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, bazuar në misionin e tij gjithëpërfshirës, i ka kushtuar

vëmendje rolit të rëndësishëm që luan në drejtim të garantimit të bashkëpunimit jo vetëm ndërmjet

Page 5: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … fileRRITJA DHE FORCIMI I KAPACITETEVE ADMINISTRATIVE PËR ÇËSHTJET E INTEGRIMIT EUROPIAN V. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME VI

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2018 faqja 4

forcave politike dhe institucioneve publike, por veçanërisht bashkëpunimit me shoqërinë civile, botën

akademike dhe të gjitha grupet e interesit të shoqërisë.

Në këtë kuadër, në përputhje edhe me Programin Vjetor të Punës, gjatë vitit 2018 një vëmendje e veçantë

i është kushtuar promovimit dhe përmirësimit të njohurive mbi procesin e integrimit europian,

transparencën e procesit, rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe nxitjen e një dialogu konstruktiv mbi

prioritetet dhe detyrimet që dalin në fazën aktuale të procesit. Për këtë qëllim janë marrë në shqyrtim

dokumente të rëndësishme strategjike me qëllim diskutimin dhe mbikqyrjen e detyrimeve dhe reformave

të nevojshme në kuadër të hapjes së negociatave të anëtarësimit. Gjithashtu një vëmendje e shtuar i është

kushtuar forcimit të kapaciteteve të të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin e integrimit (përfaqësues

të administratës publike, studiuesit e rinj, përfaqësues nga vetëqeverisja vendore, përfaqësuesit e

organizatave të shoqërisë civile, përfaqësues të medias dhe përfaqësues të biznesit), mbi detyrimet dhe

sfidat që përfshin anëtarësimi në BE.

Në kuadër të përgatitjeve për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Kuvendi i

Shqipërisë dhe Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, ka krijuar tashmë një traditë të suksesshme në

kontribuimin për fuqizimin e kapaciteteve administrative në çështjet e integrimit europian, duke

promovuar një qasje të re të unifikuar të formimit të vazhdueshëm e gjithëpërfshirës për çështjet e

Integrimit Europian.

Bazuar në parashikimet e Programit të Punës së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin

2018, u organizuan takimet e mëposhtme:

1. Takimi mbi prezantimin e Strategjisë “Perspektiva e besueshme e zgjerimit dhe një

angazhim i shtuar i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor”2.

2 https://ec.europa.eu/commission/sites/beta-political/files/communication-credible-enlargement-perspective-western-

balkans_en.pdf

Page 6: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … fileRRITJA DHE FORCIMI I KAPACITETEVE ADMINISTRATIVE PËR ÇËSHTJET E INTEGRIMIT EUROPIAN V. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME VI

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2018 faqja 5

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian në datën 26 mars zhvilloi takimin e parë për vitin 2018. Me

fokus në Strategjinë “Perspektiva e besueshme e zgjerimit dhe një angazhim i shtuar i Bashkimit

Europian për Ballkanin Perëndimor”, prezantuar nga Komisioni Europian në muajin shkurt 2018.

Prezantimi i kësaj strategjie si dhe hapat e parashikuar nga Shqipëria në adresim të rekomandimeve të

saj u prezantuan në takim nga Kreu i Delegacionit të BE në Shqipëri dhe Ministri për Europën dhe Punët

e Jashtme.

Strategjia dhe gjashtë iniciativat kryesore të prezantuara në të, të konceptuara për të sjellë ndryshim real

si dhe përfitime të prekshme për qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor, u vlerësuan nga anëtarët e

Këshillit Kombëtar si udhërrëfyes në përmbushjen e detyrimeve që vendi ka për hapjen e negociatave.

Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e kësaj Strategjie, e cila ofron një perspektivë reale anëtarësimi, të

bazuar në reforma dhe në meritën individuale të secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe në

përparimin e mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Gjithëpërfshirja dhe dialogu i qëndrueshëm dhe konstruktiv, si elementë kyç që kontribuojnë në reformat

e lidhura me anëtarësimin në BE, ishin gjithashtu në qendër të diskutimeve të pjesmarrësve3.

3 Proces verbali i takimit mund të shkarkohet në linkun: http://www.parlament.al/Files/Integrimi/Takimi-i-KKIE-date-26.-

03.-2018.pdf

Page 7: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … fileRRITJA DHE FORCIMI I KAPACITETEVE ADMINISTRATIVE PËR ÇËSHTJET E INTEGRIMIT EUROPIAN V. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME VI

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2018 faqja 6

2. Tryezë diskutimi mbi gjetjet dhe rekomandimet kryesore të Raportit të Komisionit

Europian për Shqipërinë për vitin 2018 ”

Në datën 25 Prill 2018, me qëllim njohjen dhe diskutimin mbi gjetjet dhe rekomandimet kryesore të

Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2018 u organizua një mbledhje e përbashkët

me deputetë të Komisionit të Integrimit Europian dhe të Komisionit për Politikën e Jashtme. Prezantimi

i gjetjeve kryesore të këtij raporti u krye nga Kreu i Delegacionit të BE në Shqipëri me duke u ndalur të

Page 8: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … fileRRITJA DHE FORCIMI I KAPACITETEVE ADMINISTRATIVE PËR ÇËSHTJET E INTEGRIMIT EUROPIAN V. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME VI

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2018 faqja 7

rekomandimi i pakushtëzuar i Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit, sipas të

cilit:

Në dritën e progresit të arritur Komisioni rekomandon hapjen e negociatave të anëtarësimit për

Shqipërinë, duke mbajtur dhe thelluar momentin e reformave, në fushën e sundimit të ligjit, në vecanti

për të gjitha 5 prioritetet kyçe si dhe rezultate të vazhdueshme, konkrete dhe të prekshme në ri vlerësimin

e gjyqtarëve dhe prokurorëve (procesi i vetingut) do të jetë vendimtar për progresin e mëtejshëm të

Shqipërisë. Për të mbështetur këtë, Komisioni do të aplikojë qasjen e përforcuar për kapitujt negociues

“Gjyqësori dhe të drejtat e njeriut” (kapitulli 23) dhe “Drejtësia, liria dhe siguria” (kapitulli 24).

Në këtë kuadër gjatë takimit, u trajtua vlerësimi krahasues ndër vite i secilit prej 5 prioriteteve kyçe për

hapjen e negociatave si dhe u theksua rëndësia e intensifikimit të progresit të reformave të qëndrueshme,

veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian e shohin bashkëpunimin gjithëpërfshirës si të

rrugën më efikase për realizimin e reformave transformuese dhe arritjen e rrezultateve të prekshme e të

pakthyeshme.

Pas prezantimit të Raportit, anëtarët e KKIE diskutuan mbi rekomandimet kryesore dhe nevojën për

adresimin e tyre. Gjithashtu, gjatë takimit u shprehën pikëpamje dhe sugjerime të vlefshme nga anëtarët

dhe të ftuarit e përhershëm në Këshill, mbi adresimin e prioriteteve për hapjen e negociatave, si dhe për

përmirësimin e mëtejshëm të punës së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Page 9: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … fileRRITJA DHE FORCIMI I KAPACITETEVE ADMINISTRATIVE PËR ÇËSHTJET E INTEGRIMIT EUROPIAN V. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME VI

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2018 faqja 8

3. Takim mbi "Përgatitjet e Shqipërisë në kuadër të negociatave të anëtarësimit."

Në datë 13 Dhjetor 2018, Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian organizoi takimin e rradhës për të

diskutuar mbi përgatitjet dhe hapat e ndërmarra në kuadër të negociatave të anëtarësimit, duke përfshirë

ecurinë e reformave, procesin screening si dhe ngritjen e strukturës negociatore dhe përfshirjen aktive

të shoqërisë civile.

Në hapje të këtij takimi Zv. Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian vuri theksin te faza e

avancuar në të cilën është procesi i integrimit, e cila kërkon rritjen dhe forcimin e gjithëpërfshirjes në

Page 10: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … fileRRITJA DHE FORCIMI I KAPACITETEVE ADMINISTRATIVE PËR ÇËSHTJET E INTEGRIMIT EUROPIAN V. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME VI

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2018 faqja 9

hartimin dhe monitorimin e reformave integruese. Nxitja dhe lehtësimi i dialogut publik mbi zbatimin

dhe cilësinë e këtyre reformave si dhe informimi korrekt i shoqërisë mbi sfidat dhe përfitimet në procesin

e integrimit janë vendimtare në konsolidimin e konsensusit mbarë shoqëror. Për këtë qëllim jo vetëm

është e nevojshme që ky Këshill të mblidhet më shpesh, por edhe që vetë roli i tij në nxitje dhe garantim

të bashkëpunimit gjithëpërfshirës, të forcohet më tej me qëllim mbikqyrjen sa më efektive të ecurisë së

procesit të integrimit.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme informoi Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian mbi

ecurinë e procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit të përafruar (screening) si dhe prezantoi

strukturën negociuese për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, e cila do të ketë rolin kyç jo vetëm gjatë

negociatave, por dhe në të gjithë instrumentet e tjerë përbërës të procesit të integrimit. Ministri theksoi

se negociatat e anëtarësimit do të jenë një proces i vështirë, por që do të sjellë një transformim

modernizues në funksionimin e administratës, bashkërendimin institucional, kapacitetet planifikuese dhe

zbatuese, dhe transparencën e politikë-bërjes. Struktura negociuese e propozuar u diskutua me anëtarët

dhe të ftuarit e përhershëm në Këshill, me qëllim dhënien e sugjerimeve dhe rekomandimeve konkrete

në funksion të krijimit të një strukture kombëtare sa më gjithëpërfshirëse.

Gjithashtu gjatë këtij takimi, në kuadër të diskutimeve mbi reformat e ndërmarra në kuadër të prioriteteve

kyçe, kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut informoi

në mënyrë të detajuar Këshillin lidhur me zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe ngritjen e institucioneve

të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

Page 11: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … fileRRITJA DHE FORCIMI I KAPACITETEVE ADMINISTRATIVE PËR ÇËSHTJET E INTEGRIMIT EUROPIAN V. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME VI

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2018 faqja 10

III. RRITJA E KAPACITETEVE PËR ÇËSHTJET E INTEGRIMIT EUROPIAN

Në kuadër të përgatitjeve për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Kuvendi i

Shqipërisë dhe Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, ka krijuar tashmë një traditë të suksesshme në

kontribuimin për fuqizimin e kapaciteteve administrative në çështjet e integrimit europian. Prej vitit

2016, Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Evropian,

Page 12: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … fileRRITJA DHE FORCIMI I KAPACITETEVE ADMINISTRATIVE PËR ÇËSHTJET E INTEGRIMIT EUROPIAN V. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME VI

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2018 faqja 11

Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Fondacionin Friedrich Ebert, ka organizuar Shkollën

Europiane, e cila është e hapur për administratën publike, vetëqeverisjen vendore, organizatat e shoqërisë

civile, biznesin dhe median. Gjatë tre raundeve të kësaj shkolle, janë trajnuar 120 përfaqësues nga të

gjitha grupet e interesit që kontribuojnë në procesin e integrimit europian të vendit.

Shkolla Europiane 2018 ka patur si objektiv forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të të gjithë aktorëve,

mbi obligimet dhe sfidat e anëtarësimit në BE si dhe zgjerimin dhe forcimin e rrjetit të përfaqësuesve të

trajnuar të administratës publike dhe shoqërisë civile, që do të kontribuojnë në procesin e integrimit

europian. Këto objektiva janë në linjë edhe me nismat e ndërmarra nga Kuvendi, për t’i dhënë një nxitje

të posaçme forcimit të komunikimit me publikun dhe duke përpunuar instrumente bashkëkohorë për

njohjen e qytetarëve me funksionimin e Kuvendit.

Sfida e integrimit europian të vendit është sfidë e gjithë shoqërisë dhe kërkon profesionistë të aftë për

t’u ballafaquar me procesin jo pak të vështirë të negociatave të anëtarësimit, dhe realizimin e këtij

objektivi madhor të vendit tonë. Mbështetja e shoqërisë dhe gjithëpërfshirja në realizimin e reformave

që përgatisin vendin për anëtarësim në Bashkimin Europian, mund të realizohet në mënyrë të

suksesshme vetëm nëpërmjet rritjes dhe fuqizimit të vazhdueshëm të kapaciteteve të të gjithë grupeve

të interesit.

Aftësimi për negociatat e anëtarësimit duhet të përfshijë jo vetëm administratën publike, por edhe aktorët

e tjerë në proces. Ky është synimi kryesor i kësaj shkolle por edhe i vetë Këshillit Kombëtar të Integrimit

Europian, i cili synon ta zhvillojë më tej rolin e shoqërisë civile dhe gjithë aktorëve të përfshirë në

cështjet e integrimit europian, duke siguruar vazhdimësinë e angazhimit të tyre në këtë proces.

Page 13: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … fileRRITJA DHE FORCIMI I KAPACITETEVE ADMINISTRATIVE PËR ÇËSHTJET E INTEGRIMIT EUROPIAN V. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME VI

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2018 faqja 12

Shkolla Europiane në ndryshim nga trajnimet e tjera egzistuese hap dyert për të gjithë aktorët e procesit

të integrimit me synim rritjen dhe forcimin e kapaciteteve të tyre, përmirësimin e koordinimit dhe

menaxhimit të procesit të integrimit, si dhe ndërtimin e rrjeteve efektive të bashkëpunimit mes

përfaqësuesve të administratës publike dhe aktorëve të tjerë të përzgjedhur nga shoqëria civile, media

dhe bota akademike.

Për këtë qëllim axhenda e Shkollës Europiane 2018, u ideua të mundësojë një trajnim të plotë mbi të

gjitha aspektet e negociatave të anëtarësimit dhe sfidat në rritje të këtij procesi4.

Programi i Shkollës Europiane 2018 përfshinte katër module kryesore:

• Moduli 1: Bashkimi Evropian, sfidat aktuale dhe perspektivat e ardhshme (thellimi dhe

zgjerimi);

• Moduli 2: Përgatitja e Administratës Publike për negociatat e anëtarësimit;

• Moduli 3: Ballkani Perëndimor dhe Bashkëpunimi Rajonal;

• Moduli 4: Gjithëpërfshirja dhe komunikimi i Integrimit Evropian me publikun.

Nga një numër i madh aplikimesh, bazuar në një përzgjedhje transparente, që mori parasysh përfaqësimin

e të gjitha grupeve të interesit dhe aktorëve të procesit të integrimit, u zgjodhën 37 pjesëmarrës5.

4 Informacion i plotë mbi Shkollën Europiane 2018 mund të gjendet në linkun:

http://www.parlament.al/DokumentaIntegrimi?integrimId=10 5 • 13 përfaqësues nga qeverisja qendrore

• 6 përfaqësues nga vetëqeverisja lokale

• 8 nga institucionet e pavarura

• 3 përfaqësues nga akademia,

• 4 përfaqësues nga shoqëria civile,

• 2 përfaqësues nga media.

Page 14: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … fileRRITJA DHE FORCIMI I KAPACITETEVE ADMINISTRATIVE PËR ÇËSHTJET E INTEGRIMIT EUROPIAN V. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME VI

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2018 faqja 13

IV. SHOQËRIA CIVILE NË KËSHILLIN KOMBËTAR PËR INTEGRIMIN

EUROPIAN

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian, është i vetmi mekanizëm institucional i konsultimit të

çështjeve të integrimit europian me të gjithë aktorët e interesuar, ku shoqëria civile luan një rol shumë

të rëndësishëm. KKIE është i angazhuar që përfshirja e shoqërisë civile të vijë duke u forcuar nëpërmjet

diskutimit të vazhdueshëm për politikat e zbatuara të cilat lidhen me detyrimet e anëtarësimit.

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, vec forcimit të bashkëpunimit me shoqërinë civile, ka në fokus

të punës së tij edhe rritjen në mënyrë të vazhdueshme të kapaciteteve të saj, si një nga partnerët më të

rëndësishëm në ecurinë e suksesshme të reformave të integrimit. Për këtë qëllim gjatë zhvillimit të tre

raundeve të Shkollës Europiane, i është kushtuar rëndësi përfshirjes në të, të individëvë të spikatur që

vinin nga shoqëria civile, duke trajnuar 30 përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile dhe bota

akademike.

Me qëllim zgjerimin e përfshirjes dhe kontributin e shoqërisë civile, në zbatim të rregullores së KKIE6,

e cila parashikon se përzgjedhja e OSHC-ve dhe e përfaqësuesve të medias do të ripërtërihet çdo 2 vjet,

gjatë vitit 2018, u shpallën thirrjet publike për zgjerim të pjesëmarrjes së OSHC dhe përfaqësuesve të

medias në Këshillin Kombëtar.

• 1 pjesëmarrës nga komuniteti i biznesit

6 Neni 5 i Rregullores s KKIE. Rregullorja mund tw shkarkohet nw linkun: http://www.parlament.al/Files/Integrimi/Clibri-

kryetariRregullore_KKIE-finale.pdf

Page 15: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … fileRRITJA DHE FORCIMI I KAPACITETEVE ADMINISTRATIVE PËR ÇËSHTJET E INTEGRIMIT EUROPIAN V. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME VI

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2018 faqja 14

V. KONKLUZIONE DHE PLANIFIKIMI PËR VITIN 2019.

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, në përmbushje të detyrimit të tij ligjor si një forum

gjithëpërfshirës i cili nxit dhe garanton bashkëpunimin gjithëpërfshirës ndërmjet forcave politike,

institucioneve publike dhe shoqërisë civile, do të vijojë të fokusojë veprimtarinë e tij në forcimin e

kapaciteteve të grupeve të interesit; nxitjen dhe lehtësimin e dialogut publik mbi zbatimin dhe cilësinë e

reformave si dhe informimin korrekt të shoqërisë mbi sfidat, përfitimet dhe detyrimet në secilin prej

kapitujve të legjislacionit të BE.

Gjithashtu, Këshilli do të vijojë mbikqyrjen e ecurisë së procesit të integrimit europian dhe përmbushjen

e detyrimeve të anëtarësimit, vecanërisht 5 prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Për këtë qëllim është e nevojshme që roli i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian të forcohet më tej

me qëllim mbikqyrjen sa më efektive të ecurisë së procesit të integrimit.

KKIE e konsideron komunikimin e procesit të integrimit europian te publiku dhe realizimin e

gjithëpërfshirjes si sfidën kryesore përgjatë vitit në vijim. Nxitja dhe lehtësimi i dialogut publik mbi

zbatimin dhe cilësinë e reformave si dhe informimi korrekt i shoqërisë mbi sfidat dhe përfitimet në

procesin e integrimit janë vendimtare në konsolidimin e konsensusit mbarë shoqëror.

Për këtë arësye do të rriten përpjekjet për bashkëbisedim me të të gjithë grupet e interesit, përmes

organizimit të takimeve informuese, forumeve dhe tryezave të rrumbullakëta të fokusuara në kapituj dhe

politika prioritare të legjislacionit të BE, duke inkurajuar debatin konstruktiv mbi adresimin efektiv të

detyrimeve të parashikuara prej tyre.

Mbështetur në domosdoshmërinë e rritjes së kapaciteteve institucionale dhe administrative për çështjet

e integrimit europian, KKIE do të organizojë edhe gjatë vitit 2019, Shkollën Europiane duke

bashkëpunuar ngushtë me partnerët kombëtarë e ndërkombëtarë. Zgjerimi i tematikës dhe numrit të

Page 16: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … fileRRITJA DHE FORCIMI I KAPACITETEVE ADMINISTRATIVE PËR ÇËSHTJET E INTEGRIMIT EUROPIAN V. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME VI

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2018 faqja 15

përfaqësuesve të trajtuar si dhe aktualizimi i saj në përputhje me stadin që po kalon vendi, janë elementë

kryesorë që do reflektohen në organizimin e Shkollës Europiane 2019.

Page 17: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … fileRRITJA DHE FORCIMI I KAPACITETEVE ADMINISTRATIVE PËR ÇËSHTJET E INTEGRIMIT EUROPIAN V. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME VI

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2018 faqja 16

ANEKS I

PROGRAMI I PUNËS

VITI 2019

Lloji i aktivitetit Vendi Pjesëmarrësit Periudha

Takim periodik 2 mujor

sipas Rregullores së

KKIE.

Tiranë – Kryesia e

Kuvendit

Anëtarët e KKIE, të ftuar nga

delegacioni i BE dhe

ambasadat e vendeve anëtare

të BE në Shqipëri

Shkurt

Takim ndërgjegjësuese

me grupet e interesit

mbi detyrimet e

negociatave të

anëtarësimit në kuadër

të Kapitullit 23 të

acquis “Drejtësia dhe të

drejtat e liritë

themelore”.

Tiranë Anëtarë të KKIE, grupet e

interesit, pushteti vendor dhe

persona të tjerë të interesuar.

Mars

Takim periodik 2 mujor

sipas Rregullores së

KKIE.

Tiranë – Kryesia e

Kuvendit

Anëtarët e KKIE, të ftuar nga

delegacioni i BE dhe

ambasadat e vendeve anëtare

të BE në Shqipëri

Prill

Page 18: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … fileRRITJA DHE FORCIMI I KAPACITETEVE ADMINISTRATIVE PËR ÇËSHTJET E INTEGRIMIT EUROPIAN V. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME VI

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2018 faqja 17

Lloji i aktivitetit Vendi Pjesëmarrësit Periudha

Takim periodik 2 mujor

sipas Rregullores së

KKIE.

Tiranë – Kryesia e

Kuvendit

Anëtarët e KKIE, të ftuar nga

delegacioni i BE dhe

ambasadat e vendeve anëtare

të BE në Shqipëri

Qershor

Zhvillimi i 1 takimi

ndërgjegjësues mbi

sfidat dhe përfitimet e

procesit të integrimit.

Tiranë Anëtarët e KKIE dhe

përfaqësues nga grupet e

interesit.

Korrik

Shkolla Europiane

2019.

Tiranë – Kryesia e

Kuvendit

40 pjesëmarrës nga të gjithë

kategoritë e aktorëve të

përfshirë në procesin e

integrimit europian të vendit.

Shtator

Takim periodik 2 mujor

sipas Rregullores së

KKIE.

Tiranë – Kryesia e

Kuvendit

Anëtarët e KKIE, të ftuar nga

delegacioni i BE dhe

ambasadat e vendeve anëtare

të BE në Shqipëri

Tetor

Konferencë në

bashkëpunim me

universitetet publike

dhe private mbi

negociatat e

anëtarësimit.

Tiranë Anëtarët e KKIE, të ftuar nga

delegacioni i BE dhe

ambasadat e vendeve anëtare

të BE në Shqipëri

Tetor

Page 19: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … fileRRITJA DHE FORCIMI I KAPACITETEVE ADMINISTRATIVE PËR ÇËSHTJET E INTEGRIMIT EUROPIAN V. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME VI

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2018 faqja 18

Lloji i aktivitetit Vendi Pjesëmarrësit Periudha

Takim periodik 2 mujor

sipas Rregullores së

KKIE.

Tiranë – Kryesia e

Kuvendit

Anëtarët e KKIE, të ftuar nga

delegacioni i BE dhe

ambasadat e vendeve anëtare

të BE në Shqipëri

Dhjetor