raporti vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/statistika dhe...

60
Raporti Vjetor 2017 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial i Kosovës / Tužilački Savet Kosova / Kosovo Prosecutorial Council

Upload: others

Post on 29-Jan-2020

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

RaportiVjetor

2017

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo

Këshilli Prokurorial i Kosovës / Tužilački Savet Kosova / Kosovo Prosecutorial Council

Page 2: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

1

Raporti Vjetor 2017

Republika e KosovësRepublika Kosovo/ Republic of Kosovo

Këshilli Prokurorial i Kosovës/ Tužilački Savet Kosova/Kosovo Prosecutorial Council

Page 3: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

2

© Këshilli Prokurorial i Kosovës 2017

Publikuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Përmbajtja e këtij materiali nuk mund të rishtypet, shumëzohet ose përcjellët në çfarëdo forme tjetër elektronike, mekanike, të fotokopjohet ose regjistrohet pa miratimin me shkrim të Këshillit Prokurorial i Kosovës.

Page 4: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

3

PËRMBAJTJA

Përmbledhje ekzekutive 5

Shkurtesat 6

1. Informacion i përgjithshëm për Këshillin Prokurorial të Kosovës 71.1. Vizioni 81.2. Misioni 81.3. Mandati dhe baza ligjore e funksionimit të Këshillit 81.4. Përbërja e Këshillit 9

2. Aktivitetet e Këshillit 102.1. Aktivitetet kryesore të Këshillit 11

2.1.1. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit 112.1.1.1. Zgjedhja e anëtarit të Këshillit nga radhët e Prokurorisë së Apelit 112.1.1.2. Zgjedhja e anëtarëve jo prokurorë të Këshillit 12

2.1.2. Rekrutimi i prokurorëve të shtetit 132.1.3. Transferimi dhe avancimi i prokurorëve 142.1.4. Trajnimi i prokurorëve 152.1.5. Miratimi i akteve nënligjore dhe dokumenteve tjera 15

2.1.5.1. Miratimi i rregulloreve 162.1.5.2. Miratimi i udhëzimeve administrative 162.1.5.3. Miratimi i vendimeve 162.1.5.4. Miratimi i dokumenteve strategjike 17

2.2. Aktivitetet e Kryesuesit të Këshillit 172.2.1. Takimet me partnerë ndërkombëtar 172.2.2. Vizitat e punës nëpër prokurori 182.2.3. Vizitat jashtë vendit 182.2.4. Pjesëmarrja e Kryesuesit në konferenca dhe tryeza 192.2.5. Aktivitetet tjera të kryesuesit të Këshillit 20

2.3. Puna e Komisioneve të Këshillit 212.3.1. Komisionet e Përhershme 21

2.3.1.1. Komisioni për Çështje Normative 212.3.1.2. Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel 222.3.1.3. Komisioni Disiplinor 222.3.1.4. Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve 232.3.1.5. Komisioni për Administrimin e Prokurorive 24

2.3.2. Komisionet ad hoc të themeluara nga Këshilli 252.3.2.1. Komisioni i rekrutimit 252.3.2.2. Komisioni për Rishqyrtim 252.3.2.3. Komisioni për transferim dhe avancim 252.3.2.4. Komisioni për shqyrtimin e përshtatshmërisë së kandidatëve nga shoqëria civile për anëtar të Këshillit 262.3.2.5. Komisioni Ad Hoc për rishqyrtimin e kërkesave të ish prokurorëve 26

Page 5: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

4

2.3.2.6. Komisioni zgjedhor i Këshillit për zhvillimin e zgjedhjeve për anëtarin e KPK-së nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Apelit 262.3.2.7. Komisioni mbikëqyrës në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, përfshirë sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme 262.3.2.8. Grupi punues për mbikëqyrjen e planit strategjik 2016 – 2018 të Këshillit 27

3. Aktivitetet e Sekretariatit të Këshillit 283.1. Zyra e Drejtorit 30

3.1.1. Auditimi i brendshëm 303.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 303.1.3. Zyra Ligjore 313.1.4. Zyra për Komunikim me Publikun 31

3.2. Departamenti për Burime Njerëzore, Prokurim dhe Administratë 323.2.1. Divizioni për Burime Njerëzore 333.2.2. Divizioni i Prokurimit 333.2.3. Divizioni i Administratës 34

3.3. Departamenti për Buxhet, Financa dhe Shërbime të Përgjithshme 353.3.1. Divizioni për Buxhet dhe Financa 353.3.2. Divizioni për Shërbime të Përgjithshme 36

3.4. Departamenti për Teknologji Informative 37a. Zhvillimi i Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL) 37b. Sistemi elektronik për menaxhim të veturave 37c. Sistemi elektronik për menaxhimin e dosjeve të prokurorëve 38d. Infrastruktura e TIK-ut 38

4. Aktivitetet e Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive 414.1. Zyra për Mbikëqyrje, Analitikë dhe Verifikim Prokurorial 42

4.2.1 Mbështetja komisioneve të KPK-së 424.2. Zyra për statistika 43

4.2.2 Raportet e rregullta 434.2.3 Raportet e veçanta 444.2.4 Krijimi i aplikacioneve të reja dhe mirëmbajtja e aplikacioneve ekzistuese 444.2.5 Monitorimi i Mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për harmonizimin e të dhënave statistikore për veprat penale karakteristike 45

4.3. Zyra për Trajnime 45

5. Buxheti i sistemit prokurorial 465.1. Ndryshimet buxhetore janar - dhjetor 2017 485.2. Realizimi i buxhetit janar - dhjetor 2017 48

5.2.1. Paga dhe mëditje 485.2.2. Mallra dhe Shërbime 495.2.3. Shpenzimet Komunale 515.2.4. Investime Kapitale 52

6. Bashkëpunimi me institucione dhe organizata tjera 54

7. Sfidat 57

Page 6: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

5

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Raporti i Punës për vitin 2017 paraqet aktivitetet një vjeçare të zhvilluara nga Këshilli Prokurorial i Kosovës në realizim të vizionit dhe mandatit të tij kushtetues e ligjor.

Ky raport përbëhet nga disa pjesë që pasqyrojnë aspekte të veçanta lidhur me Këshillin dhe tregojnë aktivitetet të cilat janë zhvilluar përgjatë vitit 2017.

Në pjesën hyrëse të raportit është paraqitur vizioni, misioni, struktura, kompetencat dhe baza ligjore e funksionimit të Këshillit.

Pjesa tjetër e raportit përmban aktivitetet e Këshillit si rekrutimin, transferimin dhe avancimin prokurorëve, aktivitetet e Kryesuesit të Këshillit, hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore (rregulloret, udhëzimet administrative dhe vendimet), dokumentet strategjike si dhe aktivitetet e trupave të Këshillit (komisioneve të përhershme dhe komi-sioneve ad hoc).

Ky raport pasqyron edhe aktivitetet e Sekretariatit të Këshillit në menaxhimin e burimeve njerëzore, buxhetin dhe financat, shërbimet e përgjithshme, teknologjinë informative si dhe komunikimin me media dhe publikun. Për më tepër, në raport prezantohet edhe puna e Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive me fokus në mbështetjen e proceseve të shqyrtimit të performancës së prokurorëve, rekrutimit të prokurorëve, përpilimin e raporteve statistikore dhe analitike, mbikëqyrjen e regjistrave në prokurori dhe trajnimin e prokurorëve.

Raporti përmban edhe të dhëna me rëndësi për buxhetin e sistemit prokurorial me fokus në kategoritë e pagave dhe meditjeve, mallrave dhe shërbimeve, shpenzimeve komunale si dhe investimeve kapitale.

Gjithashtu, raporti pasqyron bashkëpunimin vendor dhe ndërkombëtar, ndërsa në pjesën e fundit të tij janë paraqitur sfidat kryesore me të cilat është ballafaquar Këshilli gjatë vitit 2017.

Page 7: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

6

SHKURTESAT

Këshilli ....................... Këshilli Prokurorial i KosovësPSH ....................... Prokurori i ShtetitZKPSH ....................... Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit PA ....................... Prokuroria e Apelit PSRK ....................... Prokuroria Speciale e Republikës së KosovësPTH ....................... Prokuroria ThemeloreDKR ....................... Departamenti i Krimeve të RëndaDM ....................... Departamenti për të MiturDP ....................... Departamenti i PërgjithshëmSekretariati ....................... Sekretariati i Këshillit Prokurorial të KosovësNjësiti ....................... Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive

Page 8: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

7

1. Informacion i përgjithshëm për Këshillin

Prokurorial të Kosovës

Page 9: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

8

Këshilli është institucion kushtetues dhe i pavarur në ushtrimin e funksioneve të veta me qëllim të sigurimit të një sistemi prokurorial të pavarur, profesional dhe të paanshëm që pasqyron natyrën shumetnike të Republikës së Kosovës dhe parimet

e pranuara ndërkombëtarisht të barazisë gjinore.

1.1. VizioniVizioni i Këshillit është puna e vazhdueshme për arritjen e standardeve dhe vlerave më të larta të profesionalizmit, llogaridhënies, integritetit, ndershmërisë dhe transparencës në sistemin prokurorial të Kosovës, përmes bërjes së politikave dhe marrjes së vendimeve të cilat sigurojnë pavarësinë, paanshmërinë dhe efikasitetin e tij.

1.2. MisioniMisioni i Këshillit është sigurimi i sistemit efikas dhe efektiv të hetimit dhe ndjekjes penale nga prokurorë të rekrutuar në bazë të meritës, të vlerësuar në bazë të rezultateve në punë dhe të mbikëqyrur sipas standardeve të larta si dhe ofrimi i resurseve adekuate humane dhe infrastrukturore për Prokurorin e Shtetit.

1.3. Mandati dhe baza ligjore e funksionimit të Këshillit Mandati i Këshillit buron nga Kushtetuta dhe ligji që e përcakton atë si një institucion të pavaruar në ushtrimin e funksioneve prokuroriale.Këshilli menaxhon buxhetin vjetor për Këshillin dhe prokuroritë në mënyrë të pavarur dhe mban përgjegjësi për mbikëqyerjen e shpenzimeve, alokimin e fondeve, mirëmbajten e llogarive të sakta dhe aktuale si dhe auditimeve financiare. Përgjegjegjësitë tjera kushtetuese dhe ligjore të Këshillit janë si në vijim:

- Siguron që prokurorët të veprojnë në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme gjatë kryerjes së të gjitha funksioneve prokuroriale.

- Rekruton dhe propozon te Presidenti kandidatët për emërim dhe riemërim për prokurorë, përfshirë edhe Kryeprokurorin e Shtetit.

- Në bashkëpunim me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit zhvillon politikat dhe strategjitë prokuroriale për luftimin efektiv të kriminalitetit.

- Vlerëson, ngrit në detyrë, disiplinon, shkarkon, transferon dhe ofron mbështetje për trajnimin e prokurorëve.

- Zhvillon standardet për rekrutimin, organizimin dhe shpalljen e provimit për kualifikimin e prokurorëve.

Page 10: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

9

1.4. Përbërja e KëshillitSipas Ligjit, Këshilli përbëhet nga trembëdhjetë (13) anëtarë, dhjetë (10) prej tyre prokurorë, tre (3) nga ta jo prokurorë.

Këshilli gjatë vitit 2017 kishte këtë përbërje:

• Blerim Isufaj - Kryesues i Këshillit, përfaqësues nga Prokuroria Speciale e Kosovës

• Aleksandër Lumezi - Kryeprokuror i Shtetit, sipas detyrës zyrtare (ex officio)

• Idain Smailji - Zëvendëskryesues i Këshillit (deri në prill 2017), Prokuroria e Apelit

• Arben Ismajli - Zëvendëskryesues i Këshillit (nga prilli 2017), Prokuroria Themelore Gjilan

• Bahri Hyseni - Prokuror, përfaqësues nga Prokuroria Themelore Ferizaj

• Deshirë Jusaj - Prokurore, përfaqësuese nga Prokuroria Themelore Gjakovë

• Haxhi Sinanaj - Prokuror, përfaqësues nga Prokuroria Themelore Pejë

• Ikramije Bojaxhiu - Prokurore, përfaqësuese nga Prokuroria Themelore Prishtinë

• Radica Milić - Prokurore, përfaqësuese nga Prokuroria Themelore Mitrovicë

• Zejnulla Gashi - Prokuror, përfaqësues nga Prokuroria Themelore Prizren

Këshilli sigurohet që përbërja e tij të reflektojë natyrën shumë-etnike dhe barazinë gjinore duke përcaktuar që së paku një anëtarë të jetë nga radhët e komuniteteve jo shumicë dhe së paku tre (3) anëtarë të jenë të gjinisë femërore.

Page 11: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

10

2. Aktivitetet e Këshillit

Page 12: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

11

Këshilli gjatë periudhës raportuese mandatin e tij ligjor e ka përmbushur përmes organizimit të takimeve të rregullta ku janë marr vendime të ndryshme lidhur me procesin e rekrutimit, transferimit, avancimit të prokurorëve, procedurave të

disiplinimit dhe procesit të vlerësimit të performancës së prokurorëve. Për më tepër, Këshilli ka menaxhuar me buxhetin vjetor të dedikuar për sistemin prokurorial të Kosovës, është angazhuar në përmirësimin e kushteve infrastrukturore për prokurorët dhe për stafin mbështetës të sistemit prokurorial si dhe ka ngritur kapacitetet profesionale të prokurorëve dhe stafit mbështetës përmes propozimit, koordinimit dhe mbikëqyrjes së trajnimeve të ndryshme, kryesisht me Akademinë e Drejtësisë dhe partner të tjerë vendor e ndërkombëtar.

2.1. Aktivitetet kryesore të Këshillit Ndër aktivitetet kryesore të Këshillit gjatë vitit 2017 ishin: rekrutimi i prokurorëve, vlerësimi i performancës, disiplinimi, transferimi dhe avancimi i prokurorëve si dhe zhvillimi i kapaciteteve. Gjithashtu, në kuadër të strukturave organizative të Këshillit janë zhvilluar aktivitete të ndryshme në realizim të mandatit të tyre dhe në shërbim të funksionimit të sistemit prokurorial.

2.1.1. Zgjedhja e anëtarëve të KëshillitPërbërja e Këshillit siç përcaktohet me ligj ka filluar funksionimin nga 01 janar 2016 pas përzgjedhjes së anëtarëve prokurorë nga të gjitha nivelet e Prokurorit të Shtetit. Me këtë është përmbushur obligimi ligjor me zgjedhjen e dhjetë (10) anëtarëve prokurorë. Megjithatë, gjatë vitit 2017, janë zhvilluar dy procese të cilat kishin të bëjnë me zëvendësimin e anëtarit nga Prokuroria e Apelit si dhe zgjedhjes së anëtarëve jo prokurorë siç përcaktohet me ligj.

2.1.1.1. Zgjedhja e anëtarit të Këshillit nga radhët e Prokurorisë së ApelitPasi që në fund të vitit 2017 prokurorit Idain Smailji i përfundoi mandati si anëtar i Këshillit nga radhët e Prokurorisë së Apelit, Këshilli mori Vendim KPK/Nr. 509/2017 për Shpalljen e Zgjedhjeve për anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Apelit. Me qëllim të zhvillimit të procedurës së zgjedhjeve, Këshilli themeloi Komisionin Zgjedhor të Këshillit Prokurorial të Kosovës në këtë përbërje:

1. Arben Ismajli, Kryesues;

2. Sevdije Morina, anëtare dhe

3. Valdrin Krasniqi, anëtar;Konkursi ishte i hapur nga data 16 tetor 2017 deri më 25 tetor 2017. Gjatë kësaj periudhe u nominuan dy prokurorë, si në vijim:

Page 13: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

12

1. Bedrije Syla – Alshiqi, dhe

2. Xhevdet Bislimi.Komisioni Zgjedhor zhvilloi të gjitha procedurat e parapara me Rregulloren 02/2015 për Zgjedhjen e Anëtarëve të Këshillit dhe me datë 07 nëntor 2017, u mbajt procesi i votimit, ku përveq tre anëtarëve të Komisionit Zgjedhor dhe të gjithë prokurorëve të Prokurorisë së Apelit, të pranishëm në cilësi të monitoruesit ishin edhe përfaqësuesit e EULEX-it.Pas realizimit të procesit të votimit dhe numërimit të votave, Bedrije Syla-Alshiqi mori katër (4) vota, Xhevdet Bislimi dy (2) vota, ndërsa një votë ishte e pavlefshme. Komisioni Zgjedhor njoftoi Këshillin me rezultatin e procesit zgjedhor si dhe u morrë vendim që prokurorja Bedrije Syla – Alshiqi të fillojë mandatin si anëtare e Këshillit nga radhët e Prokurorisë së Apelit, nga data 01 janar 2018.

2.1.1.2. Zgjedhja e anëtarëve jo prokurorë të Këshillit Një nga aktivitet tjera të Këshilli gjatë vitit 2017 ka qenë kompletimi i përbërjes së Këshillit me anëtarët jo prokurorë. Përkundër këtyre përpjekjeve mbeten ende vakante pozitat e anëtarëve nga radhët e shoqërisë civile, fakulteteve juridike dhe Odës së Avokatëve të Kosovës – përgjegjësi e institucioneve dhe mekanizmave jashtë Këshillit.Në lidhje me këtë, me datë 04 gusht 2017, Këshilli mori vendim që të dërgojë kërkesë për nominim të së paku 3 anëtarëve të fakulteteve juridike për anëtar të Këshillit. Me datë 21 nëntor 2017, Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës ka dërguar nominimet në Kuvendin e Kosovës për 3 kandidatë nga radhët e profesorëve, por ata nuk ishin emëruar gjatë periudhës raportuese.Sa i përket anëtarit nga radhët e shoqërisë civile, me datë 04 gusht 2017, Këshilli mori vendim për shpalljen e konkursit për kandidatët nga shoqëria civile për anëtar të Këshillit. As gjatë këtij konkursi, Këshilli nuk pranoi asnjë nominim për kandidatë nga shoqëria civile. Me datë 25 shtator 2017, Këshilli mori vendim për rishpalljen e konkursit për kandidatët nga shoqëria civile për anëtar të Këshillit. Konkursi ishte i hapur nga data 10 tetor 2017 deri më 24 tetor 2017. Gjatë periudhës sa konkursi ka qenë i hapur është nominuar 1 kandidat nga shoqëria civile. Mirëpo, pasi që ligji parasheh që të nominohen së paku 3 kandidatë, procedura për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit nga radhët e shoqërisë civile nuk mund të vazhdojë më tutje.Ndërsa sa i përket anëtarit nga Oda e Avokatëve të Kosovës, me datë 04 gusht 2017, Këshilli mori vendim që të dërgojë kërkesë për nominim të së paku 3 anëtarëve nga radhët e Odës së Avokatëve të Kosovës për anëtar të Këshillit. Më 04 gusht 2017, Këshilli ka pranuar një shkresë nga Oda e Avokatëve përmes së cilës kanë njoftuar se nga ana e tyre nuk do të ketë nominime për anëtarë të Këshillit pa u bërë ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Page 14: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

13

2.1.2. Rekrutimi i prokurorëve të shtetit

Këshilli me datë 29 mars 2017 mori vendim për shpalljen e 18 pozitave të lira për prokurorë në të gjitha prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës. Konkursi ishte i hapur nga data 04 prill 2017 deri më 19 prill 2017 dhe gjithsej aplikuan 190 kandidatë.

Komisioni për Rekrutim pas përfundimit të konkursit bëri përzgjedhjen preliminare të aplikacioneve që i plotësonin kriteret e përcaktuara në konkurs.

Nga 190 kandidatët të cilët kishin aplikuar, fazën preliminare e kaluan vetëm 152 kandidatë. Të gjithë kandidatët u njoftuan me të drejtën e parashtrimit të ankesave tek Komisioni për Rishqyrtim i Këshillit.

Ky Komision pas vlerësimit të njëzetetre (23) ankesave të parashtruara nga kandidatët vendosi se vetëm njëmbëdhjetë (11) prej tyre i plotësojnë kushtet për t’iu nënshtruar testit kualifikues.

Pas përfundimit të fazës së ankesave, Komisioni për Rekrutim publikoi listën sipas së cilës Testit Kualifikues do t’i nënshtroheshin 163 kandidatë.

Tryeza e punës për hartimin e Provimit për kandidatët për prokuror të shtetit u mbajt nga data 26 prill deri më 29 prill 2017. Qëllimi i mbajtjes së tryezës ishte hartimi i të gjitha pjesëve të provimit: Testit kualifikues, Testit me shkrim dhe Intervistës me gojë.

Testi kualifikues është mbajtur me datë 24 qershor 2017 në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri. Këtij testi iu nënshtruan 125 kandidatë pasi që kandidatët e tjerë ndërkohë ishin tërhequr nga procesi. Gjashtë (6) kandidatë që iu nënshtruan provimit ishin nga komuniteti jo shumicë.

Provimi u monitorua nga përfaqësues ndërkombëtar të OSBE-së dhe EULEX-it. Siguria u bë nga personeli i QKSPEZh-së.

Komisioni për Rekrutim më datë 27 dhe 28 qershor 2017, në hapësira të veçanta të Këshillit, dhe me qasje të kufizuar, pandërprerë dhe në mënyrë shumë profesionale ka vlerësuar testin kualifikues.

Nga 125 kandidatët të cilët iu nënshtruan testit kualifikues vetëm 90 prej tyre kaluan, ndërsa 35 të tjerët nuk e kaluan këtë test.

Testi me shkrim u mbajt me datë 29 korrik 2017 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri. Këtij testi iu nënshtruan 90 (nëntëdhjetë) kandidatë, prej tyre 2 (dy) nga komuniteti jo shumicë. Të gjithë kandidatëve iu sigurua nga një përmbledhje e ligjeve penale, materiale dhe procedurale.

Nga data 01 deri më datë 07 gusht 2017, në ambientet e Këshillit, në hapësira të veçanta me qasje të kufizuar, Komisioni për Rekrutim vlerësoi testin me shkrim. Nga 90 kandidatët të cilët iu nënshtruan testit me shkrim, vetëm 46 prej tyre kaluan këtë pjesë të provimit ndërsa të tjerët nuk arritën të grumbullojnë pikët ashtu siç e parasheh Rregullorja 07/2015.

Intervistat filluan me datë 16 tetor 2017 dhe përfunduan me 27 tetor 2017. Të gjithë

Page 15: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

14

kandidatët u intervistuan duke iu parashtruar pyetjet standarde në mënyrë që Komisioni të nxjerrë informata që janë relevante me kriteret për emërim siç parashihet në Ligjin për Prokurorin e Shtetit dhe Ligjin për Këshillin.

Pas përfundimit të intervistimit për secilin kandidat, anëtarët e komisionit plotësuan formularin e vlerësimit duke shënuar pikët për kandidatët në mënyrë individuale dhe nënshkruan vlerësimet e tyre.

Gjatë gjithë kohës sa vazhdoi intervistimi, procesi u vëzhgua nga monitorues të EULEX-it.

Komisioni për Rekrutim, pas përfundimit të intervistës me gojë, vlerësoi dhe shpalli rezultatet preliminare në pajtim me Rregulloren.

Ndaj këtyre rezultateve kandidatët kanë pasur të drejtë të parashtrojnë ankesë pranë Komisionit për Rishqyrtim të Këshillit. Pas vendimit përfundimtar të Komisionit për Rishqyrtim, Këshilli në pajtim me Rregulloren 07/2015, publikoi rezultatet përfundimtare të provimit!

Këshilli, më 26 dhjetor 2017, miratoi propozimin e Komisionit për Rekrutim dhe mori vendim për propozim tek Presidenti i Republikës së Kosovës listën me emrat e njëzetenjë (21) kandidatëve për prokuror të shtetit nëpër prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës.

Kjo listë iu dërgua për dekretim Presidentit të Republikës së Kosovës më 29 dhjetor 2017.

2.1.3. Transferimi dhe avancimi i prokurorëveKëshilli në bazë të mandatit të tij ligjor, gjatë vitit 2017 ka transferuar dhe avancuar një numër të prokurorëve të shtetit.

Komisioni për Transferimin dhe Avancimin e prokurorëve të shtetit, gjatë vitit 2017, ka zhvilluar dy procese të avancimit, në periudhën janar-shkurt, dhe tetor-nëntor 2017.

Këshilli ka marrë Vendim me numër KPK/Nr. 09/2017, të datës 13 janar 2017, për shpalljen e brendshme për avancim të prokurorëve të shtetit për 5 pozita për avancim të prokurorëve për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe 3 pozita për avancim të prokurorëve në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Gjatë këtij procesi janë avancuar këta prokurorë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës:

1. Sylë Hoxha,

2. Fikrije Krasniqi Fejzullahu,

3. Florije Salihu Shamolli.

Page 16: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

15

Ndërsa në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë avancuar këta prokurorë:

1. Valdet Gashi,

2. Armend Hamiti,

3. Shemsije Asllani.

Ndërsa, procesi i dytë është zhvilluar në periudhën tetor-nëntor 2017, ku Këshilli ka marrë Vendimin me numër KPK/Nr.530/2017, të datës 24 tetor 2017, për shpalljen e brendshme për tri (3) pozita për avancim të prokurorëve të shtetit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij procesi janë avancuar prokurorët si në vijim:

1. Abdurrahim Islami,

2. Afrim Shefkiu.

2.1.4. Trajnimi i prokurorëve

Gjatë vitit 2017, në trajnime në cilësi të pjesëmarrësve kanë marrë pjesë gjithsej 581 prokurorë. Në këto trajnime janë trajtuar temat si në vijim: E drejta penale dhe procedurale, Të drejtat e njeriut-Konventa Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, Krimi i Organizuar, Trafikimi me qenie njerëzore, Krimet financiare, Terrorizëm, Menaxhimi i dëshmitarëve, Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar, Korrupsioni, Krimi kibernetik, Forenzika ligjore, Etika profesionale, Administrimi i prokurorisë si dhe Zhvillimi i shkathtësive praktike të prokurorëve.

Përveq brenda vendit, prokurorët kanë marrë pjesë në trajnime edhe jashtë vendit si në; Shqipëri, Mal të Zi, Itali, SHBA, Kroaci, Francë, Maqedoni, Çeki, Hungari dhe Poloni. Në trajnimet e prokurorëve, në cilësinë e trajnuesve ishin të angazhuar gjithsej 17 prokurorë.

2.1.5. Miratimi i akteve nënligjore dhe dokumenteve tjera Ndryshimet ligjore të sistemit prokurorial që kanë hyrë në fuqi gjatë vitit 2015, kanë obliguar Këshillin që ta plotësojë kornizën ligjore me aktet nënligjore dhe akte tjera. Në lidhje me këtë, Komisioni për Çështje Normative ka hartuar planin e punës dhe listën me aktet që duhej të hartoheshin gjatë vitit 2017.Rregulloret, vendimet dhe dokumentet strategjike të Këshillit janë hartuar nga komisionet e tij, anëtarët e tij, prokurorët dhe stafi i Sekretariatit me mbështetje të partnerëve ndërkombëtar (ekspertë të angazhuar nga Ambasada Amerikane, Zyra e

Page 17: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

16

BE-së, EULEX, UNDP, etj.)

2.1.5.1. Miratimi i rregulloreve

Gjatë vitit 2017 Këshilli ka miratuar gjashtë (6) rregullore dhe atë si në vijim:

• Rregullore Nr.01/2017 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr.09/ 2015 për Zgjedhjen e Kryesuesit dhe Zëvendës Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës;

• Rregullore Nr.02/2017 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr.03/2016 mbi rolin dhe veprimtarinë e bordit drejtues të projektit TIK/SMIL;

• Rregullore Nr.03/2017 për Komisionin për Administrimin e Prokurorive;

• Rregullore Nr.04/2017 për Klasifikimin e Informacioneve të Sistemit Prokurorial të Republikës së Kosovës;

• Rregullore Nr.05/2017 për Komisionin për Buxhet, Financa dhe Personel;

• Rregullore Nr.06/2017 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr.02/2015 për Zgjedhjen e Anëtarëve të Këshillit Prokurorial

Miratimi i këtyre rregulloreve nga Këshilli ka shënuar përmbushjen e obligimeve ligjore lidhur me legjislacionin sekondar konform ndryshimeve ligjore të ndodhura në vitin 2015.

2.1.5.2. Miratimi i udhëzimeve administrative Me qëllim të ekonomizimit të shpenzimeve, gjatë vitit 2017, Këshilli ka miratuar dy udhëzime administrative si në vijim:

Udhëzimi Administrativ Nr. 01/2017 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2016 përcaktimin e shpenzimeve të reprezentacionit;

Udhëzimi Administrativ Nr. 02/2017 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2016 për përdorimin e telefonave fiks dhe mobil në Këshillin Prokurorial dhe prokuroritë e Republikës së Kosovës.

2.1.5.3. Miratimi i vendimeve Këshilli, gjatë vitit 2017, ka marrë 152 vendime nga fushë-veprimtaria e tij. Nga to 1 vendim është i përbashkët me Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Këto vendime kanë të bëjnë me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit, themelimin e komisioneve të përhershme dhe ad hoc, rekrutimin, transferimin dhe avancimin e prokurorëve, disiplinimin dhe vlerësimin

Page 18: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

17

e performancës së prokurorëve, administrimin prokurorive, menaxhimin e buxhetit, miratimin e dokumenteve strategjike dhe planeve të punës, me procesin e integrimeve evropiane dhe vendime që i përkasin bashkëpunimit institucional.Gjatë vitit 2017 janë marrë 7 vendime nga Kryesuesi i Këshillit.Gjatë vitit 2017 është marrë 1 vendim i përbashkët mes Kryesuesit të Këshillit dhe Kryeprokurorit të Shtetit.

2.1.5.4. Miratimi i dokumenteve strategjike Gjatë vitit 2017, Këshilli ka miratuar Strategjinë për Komunikim të Sistemit Prokurorial.

2.2. Aktivitetet e Kryesuesit të Këshillit

Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin, është ndryshuar edhe pozita e Kryesuesit të Këshillit të cilën deri më 31 dhjetor 2016 e ka ushtruar sipas detyrës zyrtare Kryeprokurori i Shtetit.

Nga data 1 janar 2016, Kryesuesi i Këshillit zgjidhet nga radhët e anëtarëve të Këshillit me një mandat të plotë 3 vjeçar si Kryesues, pa mundësi të vazhdimit.

Kryesuesi i parë i Këshillit me format të ri të është zgjedhur Blerim Isufaj, anëtar i Këshillit, prokuror nga PSRK.

Gjatë vitit 2017, duke u bazuar në kompetencat ligjore për përfaqësimin e Këshillit para publikut, institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, Kryesuesi i Këshillit, ka zhvilluar aktivitete të ndryshme si takime, vizita si dhe ka marrë pjesë në konferenca, vizita studimore dhe tryeza të ndryshme.

2.2.1. Takimet me partnerë ndërkombëtar

Në kuadër të kompetencave ligjore, Kryesuesi i Këshillit ka zhvilluar takime të rregullta me EULEX-in. Takimet janë zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit dhe koordinimit të punëve në mes të sistemit prokurorial të Kosovës dhe EULEX-it, me qëllim të realizimit të objektivave të përbashkëta.

Takime të rregullta, Kryesuesi i Këshillit ka zhvilluar edhe me Ambasadën Amerikane në Kosovë. Takimet janë zhvilluar në kuadër të frymës së bashkëpunimit dhe mbështetjes që shteti amerikan ofron për sistemin prokurorial në Kosovë.

Kryesuesi ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare si: Zyra e BE-së në Prishtinë, UNDP dhe agjencione tjera të Kombeve të Bashkuara, Ambasadën e Norvegjisë, EULEX-in, Këshillin e Evropës, IRZ-në dhe GIZ-in etj.

Page 19: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

18

Gjatë këtyre takimeve është biseduar lidhur me projektet dhe donacionet e ndryshme në mbështetje të sistemit prokurorial të Kosovës, të cilat realizohen me financimin dhe përkrahjen e institucioneve të lartcekura.

2.2.2. Vizitat e punës nëpër prokurori

Gjatë këtij viti, kryesuesi i Këshilli i shoqëruar nga Drejtor i Sekretariatit ka realizuar një seri të vizitave nëpër prokurori të ndryshme si: Prokuroria Themelore në Ferizaj, Prizren dhe Pejë, ku është takuar me Kryeprokurorët, prokurorët dhe stafin administrativ të këtyre prokurorive. Gjatë këtyre vizitave, Kryesuesi është njoftuar me punët që janë duke i bërë këto prokurori, me sfidat që po ballafaqohen dhe kushtet e përgjithshme për punë të këtyre prokurorive.

Në periudhën raportuese, Kryesuesi i Këshillit ka vizituar disa herë edhe Prokurorinë Themelore të Mitrovicës me ç ‘rast janë takuar me kryeprokurorin e kësaj prokurorie dhe prokurorët e dy komuniteteve të kësaj prokurorie. Këto vizita janë bërë me qëllim të realizimit të procesit të integrimit të prokurorëve nga komuniteti jo shumicë si dhe për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të punës për prokurorët dhe personelin e kësaj prokurorie të cilët me vite të tëra ishin duke punuar në kushte jo të mira për punë.

2.2.3. Vizitat jashtë vendit

Kryesuesi i Këshillit, në shkurt 2017, ka marrë pjesë në një vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë. Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte njohja më për së afërmi e mënyrës së funksionimit të akademive regjionale dhe akademisë federative gjermane për trajnime të prokurorëve dhe gjyqtarëve me qëllim të mbështetjes së procesit të transformimit të Institutit Gjyqësor të Kosovës në Akademi të Drejtësisë.

Nën udhëheqjen e kryesuesit, në korrik të vitit 2017, Këshilli ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe disa instanca të prokurorive në Romë të Italisë. Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i përvojave lidhur me mënyrën e funksionimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe prokurorisë Italiane. Gjatë kësaj vizite u zhvilluan takime me përfaqësues të lartë të këtij këshilli dhe u diskutuan tema të ndryshme lidhur me emërimin, vlerësimin e performancës, transferimin, avancimin dhe disiplinimin e prokurorëve.

Po ashtu, Kryesuesi dhe anëtarët e Këshillit, në mbështetje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, kanë zhvilluar një vizitë pune në Washington DC dhe New York. Delegacioni i Këshillit ka zhvilluar takime në Zyrën e Përgjegjësisë Profesionale, Sektorin e Integritetit Publik, Byron e Statistikave të Drejtësisë, Zyrën e Politikave dhe Legjislacionit, Gjykatën e Lartë në Washington DC dhe në FBI në New York.

Page 20: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

19

Kryesuesi i Këshillit, gjatë vitit 2017 ka marrë pjesë edhe në një program studimor në Kroaci ku është diskutuar lidhur me vlerësimin e politikave ekzistuese, programeve dhe sfidave në rehabilitimin dhe ri integrimin e luftëtarëve të huaj terrorist të kthyer.

2.2.4. Pjesëmarrja e Kryesuesit në konferenca dhe tryezaNë përmbushje të mandatit për përfaqësim të Këshillit, Kryesuesi ka marrë pjesë në konferenca dhe tryeza pune si në vijim:

Konferenca Vjetore e Prokurorëve e organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të shtetit e mbajtur në janar 2017.

Takimet e grupeve të fokusit lidhur me vlerësimin e rrezikut të korrupsionit në prokurori dhe gjyqësor organizuar në kuadër të Projektit të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës kundër Krimit Ekonomik në Kosovë.

Konferenca për hapjen e Projektit “Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë”, i menaxhuar nga zyra e BE-së në Kosovë, dhe implementuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor Italian dhe Ministria e Drejtësisë Franceze.

Tryezë pune e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Akademisë së Drejtësisë ku u diskutuan tema me interes të përbashkët e organizuar nga UNDP.

Tryeza me temë “Rritja e kapacitetit të prokurorëve të Kosovës për t›u marrë me korrupsionin me fokus në konfiskim” e organizuar nga EULEX.

Tryezën e diskutimit të KGJK dhe KPK me shoqërinë civile lidhur me Projektin TIK/SMIL.

Punëtorinë me temë “Financimi i Terrorizmit dhe Pastrimi i Parave”, e organizuar nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve, Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin e Hetimeve Penale (ICITAP) dhe Programi për Ndihmë, Trajnim dhe Zhvillim Prokurorial Jashtë Vendit (OPDAT) në Kosovë.

Konferencën nacionale për shënimin e javës për të drejtat e viktimave të krimit e organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Konferencën për prezantimin e hulumtimit “Skanimi i Integritetit në Sektorin e Drejtësisë”, organizuar nga CILC, FOL dhe KDI.

Konferencën Vjetore e Gjyqësorit e organizuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës e mbajtur në dhjetor të vitit 2017.

Tryezën e punës me temën “Sistemit Informativ për Menaxhimin e Lëndëve (SMIL) për prokurori” e organizuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe

Page 21: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

20

Projekti TIK/SMIL.Në kuadër të përfaqësimit të prezantuar më lartë, Kryesuesi në vazhdimësi ka adresuar pikëpamjet, punën e Këshillit dhe zhvillimet në sistemit prokurorial në varësi të agjendave të këtyre forumeve.

2.2.5. Aktivitetet tjera të kryesuesit të Këshillit

Ndër aktivitetet tjera të rëndësishme të Kryesuesit të Këshillit gjatë vitit 2017 janë edhe takimet me:Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.Delegacionet e ndryshme si: Këshilli i Lartë i Drejtësisë i Shqipërisë, Prokurori i

Përgjithshëm i Turqisë, ekspertët e TAIEX, Këshilli Gjyqësor i Malit të Zi, Këshlli i Lartë i Drejtësisë së Italisë, Drejtoria e Menaxhimit të Krizave dhe Planifikimit të BE-së.

Partnerët ndërkombëtarë që mbështesin sistemin prokurorial të Kosovës. Në këtë takim koordinues morën pjesë përfaqësuesit nga Ambasada Amerikane, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, Ambasada e Holandës, Zyra e BE-së, EULEX, UNDP, Projekti i Binjakëzimit, GIZ, Projekti EULER II, Projekti WINPRO III, PECK II etj.

Përfaqësuesit e KDI-së dhe Lëvizjes FOL ku biseduan për lansimin e projektit “Promovimi i integritetit në sistemin e drejtësisë” i cili financohet nga Ambasada Holandeze në Prishtinë.

Drejtorin e Administratës Gjyqësore në Norvegji ku biseduan për bashkëpunimin në mes të sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe Norvegjisë, me theks të veçantë për Projektin e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) dhe Sistemin për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL).

Zyrën për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL) e cila mbështet financiarisht programin e Departamentit Amerikan të Drejtësisë për Ndihmë, Trajnim dhe Zhvillim Prokurorial Jashtë Vendit (OPDAT).

Drejtorinë e Përgjithshme e BE-së – Njësia e Komisionit Evropian për Kosovën ku u diskutua lidhur me fillimin e punës së misionit të shqyrtimit të punëve të realizuara nga sistemi i drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Përfaqësuesit e Drejtorisë së Menaxhimit të Krizave dhe Planifikimit të Bashkimit Evropian

Kryesuesi po ashtu mori pjesë edhe në aktivitete të ndryshme ku përfaqësoj Këshillin dhe punën e tij.

Page 22: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

21

2.3. Puna e Komisioneve të Këshillit Këshilli mandatin e tij e realizon edhe përmes komisioneve të përhershme dhe atyre që themelohen për një mandat të caktuar. Në vijim do të paraqesim punën e komisioneve të komisioneve gjatë vitit 2017.

2.3.1. Komisionet e Përhershme Të gjitha komisionet e përhershme të cilat funksionojnë në kuadër të Këshillit i kanë rregullat e tyre të punës dhe fushë-veprimtarinë e ushtrojnë në pajtim me aktet në fuqi.

2.3.1.1. Komisioni për Çështje NormativeBazuar në ligj, Komisioni për Çështje Normative është themeluar me vendim të Këshillit KPK/Nr. 49/2016 në përbërje prej tre anëtarëve. Fushëveprimtaria e Komisionit është rregulluar me Rregulloren Nr. 08/2015 për Komisionin për Çështje Normative.Komisioni, gjatë vitit 2017, ka mbajtur 9 takime. Takimi i parë i Komisionit është mbajtur me 21 shkurt 2017. Në këto takime përveç anëtarëve të Komisionit kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare që mbështesin punën e Komisionit dhe të sistemit prokurorial në përgjithësi. Po ashtu, takimet e Komisionit janë mbështetur nga administrata e sekretariatit të Këshillit.Vlen të përmendet se gjatë vitit 2017 Komisioni ka filluar një praktikë të takimeve të përbashkëta me komisionet e tjera të përhershme të Këshillit ku gjatë kësaj periudhe ka mbajtur dy takime të përbashkëta me Komisionin për Administrimin e Prokurorive dhe Komisionin për Buxhet, Financa dhe Personel. Në këto takime, pika të rendit të ditës kanë qenë Draft Rregullorja për Komisionin për Administrimin e Prokurorive dhe draft Rregullorja për Komisionin për Buxhet, Financa dhe Personel. Po ashtu, Komisioni në muajin korrik 2017 ka mbajtur takim me anëtarët e komisioneve të përhershme të Këshillit. Gjatë këtij takimi janë diskutuar aktet nënligjore të Këshillit të cilat duhet të plotësohen dhe ndryshohen si dhe propozimet për hartimin e akteve të tjera që këto komisione i vlerësojnë të nevojshme gjatë realizimit të mandatit të tyre.Përveç takimeve të Komisionit, Kryesuesi i Komisionit ka mbajtur takime të veçanta edhe me përfaqësues të organizatave të brendshme dhe të jashtme, ku janë diskutuar çështje nga fushë veprimtaria e Komisionit për Çështje Normative.Komisioni ka mbajtur trembëdhjetë (13) takime, në të cilat ka diskutuar dhe propozuar për miratim në Këshill nëntë (9) rregullore, dy (2) udhëzime administrative dhe ka bërë plotësim ndryshimin e një (1) rregulloreje.Gjatë vitit 2017, Komisioni ka trajtuar dhjetë (10) akte nënligjore si më poshtë:

• Draft Rregullorja për Qasje në Dokumente Publike;

• Plotësim Ndryshimet e Rregullores Nr.09/2015 për Zgjedhjen e Kryesuesit dhe zëvendës Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës;

Page 23: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

22

• Plotësim Ndryshimi i Rregullores mbi rolin dhe Veprimtarinë e Bordit Drejtues të Projektit TIK/SMIL;

• Draft Rregullorja për Komisionin për Administrimin e Prokurorive;

• Draft Rregullorja për Klasifikimin e Dokumenteve dhe Qasja në Dokumentet e sistemit prokurorial të Kosovës;

• Draft Rregullorja për Komisionin për Buxhet, Financa dhe Personel;

• Udhëzimi Administrativ Nr. 01/2017 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2016 përcaktimin e shpenzimeve te reprezentacioni;

• Udhëzimi Administrativ Nr. 02/2017 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2016 për përdorimin e telefonave fiks dhe mobil në Këshillin Prokurorial dhe prokuroritë e Republikës së Kosovës;

• Rregullorja Nr.06/2017 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr. 02/2015 për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës;

• Rregullorja për Shfrytëzimin e TIK-ut në Sistemin Prokurorial.

2.3.1.2. Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel Bazuar në Vendimin KPK/Nr. 54/2016 të Këshillit është themeluar Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel me përbërje prej tre anëtarëve.Gjatë vitit 2017, Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel ka realizuar pesë (5) takime pune lidhur me realizimin e buxhetit të vitit 2016, rishikimin e buxhetit të Këshillit, kërkesën e parë buxhetore për vitin 2018 si dhe vlerësimet e hershme 2019-2020, realizimin e buxhetit për vitin 2017, ndarjet buxhetore për vitin 2018 (numri i punonjësve, ndarja e mjeteve sipas kategorive ekonomike) si dhe obligimet e krijuara. Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel ka mbajtur një takim të përbashkët me Komisionin për Çështje Normative, ku kanë diskutuar për Draft Rregulloren për Komisionin për Buxhet, Financa dhe Personel, Rregullore e cila më pas është miratuar nga Këshilli.

2.3.1.3. Komisioni DisiplinorKomisioni Disiplinor, në fillim të vitit 2017, ka pasur 8 raste disiplinore të trashëguara nga vitet e kaluara, ndërsa gjatë vitit 2017 ka pranuar 6 raste disiplinore të iniciuara nga Zyra e Prokurorit Disiplinor.Gjatë vitit 2017, Komisioni ka mbajtur takime të rregullta, dhe 16 seanca disiplinore, nga të cilat janë trajtuar 13 raste disiplinore si dhe janë marrë vendimet si në vijim:

• Statë (7) vendime - pushim i procedures disiplinore

Page 24: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

23

o Pesë (5) për shkak se prokurori/ja nuk është më në sistemin prokurorial) dhe

o Dy (2) për shkak të parashkrimit të procedurave disiplinore.

• Dy (2) vendime - Refuzim i Kërkesës për suspendim sepse prokurorët kanë dhënë dorëheqje nga detyra pasi që i është caktuar shqyrtimi disiplinor.

• Një (1) vendim - Zvogëlim i përkohshëm i pagës në tridhjetë përqind (30%), për periudhën 3 (tre) mujore.

• Një (1) vendim - Zvogëlim i përkohshëm i pagës në njëzetë përqind (20%), për periudhën 6 (gjashtë) mujore

• Një (1) vendim - Zvogëlim i përkohshëm i pagës në njëzetë përqind (20%), për periudhën 3 (tre) mujore

• Një (1) vendim - Suspendim pa pagesë.

Këshilli gjatë vitit 2017, ka pranuar edhe disa ankesa kundër vendimeve të Komisionit Disiplinor dhe atë si më poshtë:

• KPK/KD/07/2016/ PTH Prishtinë ankesa e pranuar më 20 janar 2017,

• KPK/KD/03/2017/ PTH Prizren ankesa e pranuar më 27 qershor 2017,

• KPK/KD/05/2017/ PTH Prishtinë ankesa e pranuar më 13 tetor 2017, dhe

• KPK/KD/01/2017/ PSRK ankesa e pranuar më datë 16 nëntor 2017.

Gjatë vitit 2017 Këshilli ka shqyrtuar tri ankesat si më poshtë:

• KPK/KD/07/2016/PTH Prishtinë - Qortim me urdhër për ndërmarrje të veprimeve korrigjuese, e shqyrtuar më 09 mars 2017.

• KPK/KD/03/2017/ PTH Prizren - Zvogëlim i përkohshëm i pagës në tridhjetë përqind (30%), për periudhën 3 (tre) mujore, e shqyrtuar më 25 shtator 2017.

• KPK/KD/ 05/2017 PTH Prishtinë - Supsendim pa pagesë, e shqyrtuar më 26 dhjetor 2017.

2.3.1.4. Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve Këshilli më 18 shkurt 2016 ka themeluar Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve. Gjatë vitit 2017, komisioni ka mbajtur 25 takime pune, ka realizuar 14 vizita pune nëpër prokurori dhe ka finalizuar shtatë (7) procese (1 nga viti 2016 dhe 6 sipas planit të veprimit për vitin 2017) të vlerësimit të performancës përmes së cilave është bërë vlerësimi i

Page 25: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

24

përformancës së prokurorëve. Me qëllim të realizimit të punës së tij Komisioni ka hartuar planin e veprimit për vitin 2018 në të cilin janë planifikuar 5 procese për vlerësimin e performancës në të cilën janë përfshirë gjithsej 67 prokurorë, prej të cilëve 33 prokurorë me mandat të përhershëm,  12 prokurorë me mandat fillestar (vlerësimi i dytë) dhe 22 prokurorë me mandat fillestar (vlerësimi i parë). Megjithatë ky komision ka arritur të tejkalojë planifikimin e tij me ç’rast ka vlerësuar 81 prokurorë (me mandat fillestar dhe të përhershëm) dhe atë si në vijim: Procesi 1:        Vlerësimi i parë i performances së 20 prokurorëve me mandat fillestar;

(Proces i filluar në vitin 2016);Procesi 2:        Vlerësimi i performances së 3 prokurorëve me mandat të përhershëm;

              (Sipas planit të veprimit 2017)Procesi 3:        Vlerësimi i dytë i performances së 16 prokurorëve me mandat fillestar;

(Sipas planit të veprimit 2017)Procesi 4:        Vlerësimi i dytë i performances së 4 prokurorëve me mandat fillestar;

(Sipas planit të veprimit 2017)Procesi 5:        Vlerësimi i performances së 3 prokurorëve me mandat të përhershëm;

(Sipas planit të veprimit 2017)Procesi 6:        Vlerësimi i parë i performances së 12 prokurorëve me mandat fillestar;

(Sipas planit të veprimit 2017)Procesi 7:        Vlerësimi i performances së 23 prokurorëve me mandat të përhershëm;

(Sipas planit të veprimit 2017)

2.3.1.5. Komisioni për Administrimin e ProkuroriveKëshilli, me 29 mars 2017, mori vendim për themelimin e Komisionit për Administrimin e Prokurorive.Kompetencat e Komisionit për Administrimin e Prokurorive burojnë nga Rregullorja Nr.03.2017 për Komisionin për Administrimin e Prokurorive dhe në fokus kanë përgatitjen dhe rekomandimin e politikave për administrimin e prokurorive, inspektimin e mbajtjes së regjistrave dhe adresimin e çështjeve tjera lidhur me administrim të prokurorive. Pasi që viti 2017 ishte edhe koha kur Komisioni është themeluar pjesa më e madhe e punës ishte në konsolidimin e Komisionit me çka është formuar edhe një grup punues në ndihmë të tij, diskutimeve për rolin e tij dhe aktiviteteve që do të mund të realizohen përfshirë skanimit të gjendjes së administrimit të prokurorive. Gjatë vitit 2017, Komisioni ka mbajtur 5 takime dhe ka realizuar vizita në disa prokurori me qëllim të inspektimit të mbajtjes së regjistrave dhe evidencave në këto prokurori, si

Page 26: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

25

dhe menaxhimin e infrastrukturës së tyre. Po ashtu, Komisioni ka realizuar takime me administratorët dhe shefat e shkrimoreve të të gjitha prokurorive ku janë diskutuar të gjeturat nga procesi monitorues si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet secila prokurori në aspektin e administrimit më efikas të tyre. Mbështetur në të gjeturat në të gjitha prokuroritë si dhe përfundimeve të daluara nga takimi me administratorë dhe shefat e shkrimoreve në njërën anë dhe politikave dhe strategjive të sistemit prokurorial, Komisioni ka hartuar planin e punës për vitin 2018. Ky plan është ambicioz dhe synon që përmes mbikëqyrjes sistematike të ndikojë në avancimin e administrimit të sistemit prokurorial ku ndër prioritetet janë unifikimi i praktikave të punës bazuar në praktikat më të mira dhe monitorimi i zbatimit të Sistemit për Menagjimin Elektronik të Lëndëve (SMIL).

2.3.2. Komisionet ad hoc të themeluara nga KëshilliBazuar në ligjin për themelimin e tij, Këshilli me qëllim të realizimit të aktiviteteve specifike themelon edhe komisione ad hoc ku me vendim përkatës e përcakton përbërjen dhe fushë veprimtarinë e tyre. Në këtë kuadër, gjatë vitit 2017, kanë funksionuar këto komisione ad hoc:

2.3.2.1. Komisioni i rekrutimit Këshilli, më 29 mars 2017, themeloi Komisionin për Rekrutim në përbërje të Aleksandër Lumezi, (kryesues), Lulzim Sylejmani (anëtar), Haxhi Sinanaj (anëtar), Idain Smailji (anëtar), Radica Milić (anëtare) dhe Ikramije Bojaxhiu (anëtare), ndërsa si anëtarë rezervë u caktuan Besim Kelmendi dhe Bedrije Syla-Alshiqi. Ky komision në mandat kishte përgatitjen e testit kualifikues, testit me shkrim dhe intervistës me gojë, për kandidatët për prokurorë, kontrollimin e rezultateve të testimit dhe vlerësimin e intervistës me gojë. Komisioni në fund të procesit përpiloi raportin dhe prezantoi para Këshillit për miratim listën me 21 kandidatët me më së shumti pikë të poentuar në procesin e rekrutimit.

2.3.2.2. Komisioni për Rishqyrtim Këshilli, më 25 prill 2017, themeloi Komisionin për Rishqyrtim në përbërje të Blerim Isufaj (kryesues), Sevdije Morina (anëtar) dhe Xhevdet Bislimi (anëtar) me mandat për shqyrtimin e ankesave të kandidatëve për prokurorë. Ky komision brenda afatit ligjor ka pranuar dhe shqyrtuar 23 ankesa të kandidatëve për prokurorë. Pas shqyrtimit të ankesave të gjithë kandidatët janë njoftuar me shkrim lidhur me vendimet e komisionit. Në fund të procesit komisioni e ka njoftuar Këshillin lidhur me punën e tij.

2.3.2.3. Komisioni për transferim dhe avancimKomisioni për transferim dhe avancim të prokurorëve gjatë vitit 2017 ka realizuar dy procese të avancimit dhe transferimit të prokurorëve të prokurorive themelore dhe

Page 27: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

26

PSRK, nga të cilat procese janë avancuar prokurorë nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin për Krimeve të Rënda dhe në Departamentin për të Mitur si dhe nga Departamenti për Krime të Rënda në PSRK. Një prokuror është transferuar nga një prokurori në një tjetër.

2.3.2.4. Komisioni për shqyrtimin e përshtatshmërisë së kandidatëve nga shoqëria civile për anëtar të Këshillit

Këshilli, me 4 gusht 2017, themeloi Komisionin për shqyrtimin e përshtatshmërisë së kandidatëve nga shoqëria civile për anëtar të Këshillit në përbërje të Sevdije Morina (kryesuese), Dëshirë Jusaj (anëtar) dhe Valdrin Krasniqi (anëtar). Komisioni ka bërë shqyrtimin e nominimeve të kandidatëve të paraqitur nga shoqëria civile për anëtar të Këshillit për dy shpallje të hapura nga Këshilli gjatë vitit 2017. Komisioni ka paraqitur para Këshillit dy raporte për dy procese me të dhënat për kandidatët të cilët kanë aplikuar dhe nëse të njëtit i kanë plotësuar kriteret ligjore.

2.3.2.5. Komisioni Ad Hoc për rishqyrtimin e kërkesave të ish prokurorëveKëshilli gjatë vitit 2017 ka pasur dy kërkesa, njërën për përfitim të statusit të ish zyrtarit të lartë dhe tjetrën për kompensim të 3 pagave. Për këto dy raste Këshilli ka formuar dy komisione të veçanta të cilët i kanë rekomanduar Këshillit mos aprovimin e kërkesave duke i paraqitur edhe argumentet përkatëse. Për të dy rastet Këshilli ka vendosur për aprovimin e rekomandimeve të Komisioneve.

2.3.2.6. Komisioni zgjedhor i Këshillit për zhvillimin e zgjedhjeve për anëtarin e KPK-së nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Apelit

Këshilli, më 9 tetor 2017, themeloi komisionin zgjedhor për zhvillimin e zgjedhjeve për anëtarin e Këshillit nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Apelit në përbërje të Arben Ismajli (kryesues), Sevdije Morina (anëtar) dhe Valdrin Krasniqi (anëtar). Komisioni Zgjedhor zhvilloi të gjitha procedurat e parapara me Rregulloren 02/2015 për Zgjedhjen e Anëtarëve të Këshillit dhe më 07 nëntor 2017 zhvilloi zgjedhjet ku prokurorja Bedrije Syla – Alshiqi mori shumicën e votave dhe u zgjodh anëtare e re e Këshillit nga radhët e Prokurorisë së Apelit.

2.3.2.7. Komisioni mbikëqyrës në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, përfshirë sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme

Komisioni mbikëqyrës për zbatimin e Planit Strategjik (2016-2018) dhe planit të veprimit për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike është themeluar nga Këshilli, në fillim të vitit 2016. Në pajtim me strategjinë, gjatë vitit 2017 ky komision ka mbikëqyrur punën në trajtimin dhe zgjidhjen më të shpejtë të lëndëve të pazgjidhura të veprave penale, me fokus të posaçëm në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Page 28: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

27

Komisioni që nga themelimi i Njësitit në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ka mbikëqyrur punën e prokurorëve, në veçanti ndarjen e lëndëve të natyrës së objektit të trajtimit nga Njësiti. Komisioni ka raportuar para Këshillit për periudhat janar - mars 2017, janar – qershor 2017 si dhe për periudhën janar - shtator 2017. Në këto raporte është pasqyruar puna e Njësitit, duke përfshirë të gjitha konstatimet mbi të gjeturat dhe rekomandimet konkrete të cilat i adresoheshin përmbushjes së numrit të prokurorëve në njësit, angazhimit të zyrtarit për regjistrimin dhe gjenerimin e të dhënave sasiore të punës së Njësitit etj.

2.3.2.8. Grupi punues për mbikëqyrjen e planit strategjik 2016 – 2018 të Këshillit Këshilli, më 14 tetor 2016, ka themeluar grupin punues për mbikëqyrjen e planit strategjik 2016 – 2018 të Këshillit në përbërje të Radica Milic (kryesues), Valon Jupa (anëtar) dhe Saranda Sokoli (anëtar) me mandat për monitorimin e zbatimit të planit strategjik 2016 – 2018 të Këshillit. Grupi punues obligohet që të përgatisë raporte tre mujore të monitorimit të planit strategjik. Mandati i grupit punues është monitorimi i zbatimit të planit strategjik 2016 – 2018 të Këshillit. Grupi punues obligohet që të përgatisë raporte tre mujore të monitorimit të planit strategjik.Gjatë vitit 2017, Grupi punues ka raportuar në baza të rregullta për zbatimin e aktiviteteve të përcaktuara në planin e veprimit të planit strategjik 2016 – 2018 të Këshillit. Për secilin aktivitet që ishte planifikuar të kryhet brenda afateve të përcaktuara në plan të veprimit, grupi punues për mbikëqyerje të këtij plani strategjik ka raportuar për statusin e aktiviteteve duke përcaktuar nëse aktiviteti është kryer në tërësi apo pjesërisht respektivisht ka mbetur pa kryer. Nga raportimet e rregullta në Këshill, e të cilat kanë qenë publike, shumica e aktiviteteve të planifikuara janë realizuar tërësisht.

Page 29: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

28

3. Aktivitetet e Sekretariatit

të Këshillit

Page 30: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

29

Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës (Ligji Nr. 05/L-035) e ka krijuar bazën për transformimin e Sekretariatit nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në Këshill. Sipas ligjit të lartëcekur, Sekretariati

është themeluar për të ndihmuar dhe zbatuar rregullat, rregulloret dhe politikat e Këshillit, lidhur me menaxhimin, buxhetin dhe administrimin e prokurorive.Me 1 janar 2017, ka hyrë në fuqi Rregullorja Nr.09/2016 për Veprimtarinë, Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Sekretariatin e Këshillit. Kjo rregullore ka krijuar bazën për ngritjen e nivelin e menaxhimit, administrimit dhe ofrimit efikas të shërbimeve administrative në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorin e Shtetit. Në bazë të Rregullores, struktura organizative e Sekretariatit është si në vijim:

• Zyra e Drejtorit të Sekretariatit me përbërje si më poshtë:

o Auditori i brendshëm

o Zyrtari Certifikues

o Zyra Ligjore

o Zyra për Komunikim me Publikun

o Zyrtarët administrativ

• Departamenti për Burime Njerëzore, Prokurim dhe Administratë me përbërje si më poshtë:

o Divizioni për Burime Njerëzore

o Divizioni i Prokurimit

o Divizioni i Administratës në kuadër të të cilit funksionojnë:

Zyra për Administrim dhe Arkivim

Zyra për Përkthim dhe Lektorim

• Departamenti për Buxhet, Financa dhe Shërbime të Përgjithshme me përbërje si më poshtë:

o Divizioni për Buxhet dhe Financa

o Divizioni për Shërbime të Përgjithshme në kuadër të të cilit funksionojnë:

Zyra për transport

Zyra e logjistikës dhe mirëmbajtjes

Page 31: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

30

• Departamenti për Teknologji Informative me përbërje si më poshtë:

o Divizioni për infrastrukturë (rrjet dhe server)

o Divizioni për sisteme elektronike (softuer).Rregullorja e Sekretariatit përmban përshkrimet e funksioneve kryesore të departamenteve, divizioneve dhe zyrave si dhe përshkrimin e detyrave të punës për të gjitha pozitat e personelit që janë pjesë e Sekretariatit.Gjatë vitit 2017, të punësuar në Sekretariat kanë qenë 38 staf administrativ nga të cilët 2 janë jo shërbyes civil.

3.1. Zyra e DrejtoritZyra e Drejtorit udhëhiqet nga Drejtori i Sekretariatit. Fokusi kryesor i Drejtorit ka qenë udhëheqja dhe koordinimi i të gjitha shërbimeve të njësive organizative të Sekretariatit të ofruara për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit. Planifikimi i aktiviteteve, shërbimeve dhe mbështetjes për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit janë realizuar nën mbikëqyrjen dhe menaxhimin direkt të Drejtorit të Sekretariatit përmes strukturës organizative të zyrës së tij dhe Sekretariatit në përgjithësi. Më poshtë janë pasqyruar më në detaje aktivitetet kryesore të realizuara nga njësitë organizative të Sekretariatit.

3.1.1. Auditimi i brendshëmAuditori i brendshëm gjatë vitit 2017, ka kryer auditime sipas planit vjetor. Këtu përfshihen auditimet e pajtueshmërisë, të cilat kryesisht mbulojnë: proceset buxhetore, shpenzimet, të hyrat, paraja e gatshme, menaxhimi i pasurive, të dhënat për pasuritë dhe mirëmbajtja e tyre, prokurimi dhe procedurat e zhvilluara; për punë, furnizime dhe shërbime, auditimi i ZMNV-së, si dhe angazhimi i auditimit në PSRK për të vlerësuar kontrollin e brendshëm. Sipas planit vjetor ishin planifikuar gjithsej pesë auditime dhe janë realizuar të gjitha, shprehur në përqindje 100% e planit është realizuar. Për të gjitha të gjeturat, Auditori i brendshëm ka rekomanduar masa organizative për përmirësimin e gjendjes dhe është përcaktuar plotësisht përgjegjësia. Rekomandimet e dhëna për vitin 2017 janë gjithsej 24 rekomandime nga pesë auditime të përfunduara në fushat e lartcekura. Nga verifikimi i kryer, rezultoi që 20 rekomandime janë zbatuar plotësisht ndërsa 4 rekomandime janë në realizim e sipër.

3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesëNë fillim të vitit 2017, sa i përket certifikimit të lëndëve, obligimet e bartura nga viti 2016 ishin 1,931 lëndë me një shumë prej 330,328.11€. Deri në fund të vitit 2017, janë realizuar 5,434 lëndë me shumë totale 2,137,590.48€. Obligimet e mbetura nga viti 2017 e që janë

Page 32: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

31

bartë në vitin 2018 janë 1,274 lëndë me shumë totale 214,010.03€. Procesi i certifikimit është realizuar nga një zyrtari certifikues, ndërsa lëndët e pacertifikuara kanë mbetur si rezultat i mungesës së buxhetin në pagesat e ekspertëve, avokatëve dhe ndërmjetësve në procedurat e ndërmjetësimit.

3.1.3. Zyra LigjoreMe hyrjen në fuqi të Rregullores për Sekretariatin është themeluar Zyra Ligjore në kuadër të Zyrës së Drejtorit. Gjatë vitit 2017, kjo zyrë ka zhvilluar aktivitetet si në vijim:

• Ofrimin e udhëzimeve dhe monitorimin e shërbimeve në pajtim me ligjin dhe aktet nënligjore për Këshillin, Komisionet e Këshillit dhe Prokurorin e Shtetit;

• Hartimin e draft akteve nënligjore nga fushëveprimtaria e Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit;

• Ka siguruar që vendimet dhe aktet ligjore e nënligjore të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit, të jenë në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe me legjislacionin në fuqi në Kosovë;

• Përgatitjen e akteve nënligjore në përputhje me ligjin dhe korrigjimet përkatëse ligjore;

• Përcjelljen dhe menaxhimin e proceseve të hartimit të akteve nënligjore në Komisionet e Këshillit;

• Dhënien e këshillave dhe analizave ligjore lidhur me veprimtarinë e Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit;

• Hartimin e shkresave dhe akteve të ndryshme për nevojat e Zyrës së Drejtorit dhe njësive organizative të Sekretariatit, përfshirë kontrollin ligjor të tyre.

3.1.4. Zyra për Komunikim me PublikunZyra për Komunikim me Publikun në bashkërendim me Kryesuesin e Këshillit dhe Drejtorin e Sekretariatit ka ofruar informacione në lidhje me zhvillimet në sistemin prokurorial që ishin në interes për publikun.Kjo zyrë është përgjigjur në interesimin e mediave dhe personave të interesuar për temat apo proceset që ishin në zhvillim e sipër në sistemin prokurorial të Kosovës, përfshirë çështjet që kishin të bëjnë me rastet e trajtuara nga prokurorët.Ka dhënë mendime, këshilla dhe sugjerime lidhur me politikat e komunikimit në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Aktivitetet kryesore të kësaj zyre gjatë vitit 2017, ishin:• Monitorimi i mediave në baza ditore;

Page 33: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

32

• Ftesa dhe njoftime për mediat dhe publikun për të përcjellë takimet e Këshillit, aktivitetet e Kryesuesit dhe aktivitetet tjera të zhvilluara nga Këshilli dhe njësitë tjera të tij;

• Përgatitja dhe dërgimi në media i komunikatave, sqarimeve dhe reagimeve të ndërlidhura me aktivitetet dhe punën e Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit;

• Dhënia e përgjigjeve për media, organizata dhe persona të drejtuara Këshillit dhe njësive organizative të tij;

• Ka mbështetur ri-dizajnimin e faqes zyrtare dhe në baza ditore ka përditësuar atë me informata të reja (njoftime, komunikata, vendime, rregullore, udhëzime administrative, raporte pune, periodike, statistikore, vjetore, broshura, konkurse, buletine etj);

• Ka kontribuar në hartimin e Strategjisë për Komunikim të sistemit prokurorial të Kosovës;

• Ka përgatitur “Buletinin Mujor” ku janë pasqyruar në baza mujore të gjitha aktivitetet e Këshillit dhe njësive tjera të tij.

Zyra për Komunikim Publik falë monitorimit ditor të mediave ka nxjerrë statistikat e numrit të informatave me tema të ndryshme të publikuara në të gjitha mediat ku është përmendur sistemi prokurorial (Këshilli dhe Prokurori i Shtetit), përfshirë prokurorët dhe personelin administrativ. Gjatë vitit 2017, mediat kanë publikuar 1,836 tema ku është përmendur sistemit prokurorial apo punonjësit të tij, ndërsa këto tema janë publikuar në një apo më shumë media. Me qëllim të informimit të publikut për rolin, misionin, kompetencat dhe punën e sistemit prokurorial, përmes Zyrës për Komunikim me Publikun, janë publikuar raporte periodike dhe vjetore për punën e Këshillit, komisioneve të tij dhe punën e prokurorit të shtetit. Gjithashtu janë publikuar dokumentet strategjike të miratuara nga Këshilli, hulumtime, broshura të ndryshme dhe buletini i Këshillit.

3.2. Departamenti për Burime Njerëzore, Prokurim dhe AdministratëDepartamenti për Burime Njerëzore, Prokurim dhe Administratë, sipas mandatit të përcaktuar në Rregulloren Nr. 09/2016 për Veprimtarinë, Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e vendeve të punës në Sekretariatin e Këshillit, është një nga tri shtyllat e Sekretariatit. Aktivitetet kryesore të realizuara gjatë vitit 2017 nga ky Departament janë:

• Zbatimi i planit të rekrutimit të personelit administrativ;

• Zbatimi i Planit të Prokurimit;

• Hartimi i Procedurave Standarde të Veprimit për Burime Njerëzore;

Page 34: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

33

• Hartimi i Procedurave Standarde të Veprimit për Prokurim;

• Administrimi i të gjitha dokumentet zyrtare, arkivit dhe aktiviteteve të përkthimit dhe lektorimit.

Aktivitetet e lartëpërmendura të Departamentit janë realizuar kryesisht në kuadër të tri divizioneve dhe atë si në vijim:

3.2.1. Divizioni për Burime NjerëzoreGjatë vitit 2017, Divizioni për Burime Njerëzore, ka rekrutuar 56 pozita të personelit administrativ në sistemin prokurorial, nga të cilat 20 pozita të përhershme, 4 pozita me afat të caktuar (zëvendësime), ndërsa në zbatim të Marrëveshjes se Brukselit për Drejtësi janë rekrutuar 32 pozita të stafit administrativ.Bazuar në rregulloren nr. 09/2016 janë plotësuar pozitat e Udhëheqësit të Departamentit për Burime Njerëzore, Prokurim dhe Administratë, Udhëheqësit të Departamentit për Buxhet, Financa dhe Shërbime të Përgjithshme, Udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit dhe Udhëheqësit për Komunikim me Publikun në ZKPSH. Ndër të tjera janë rekrutuar edhe pozitat si në vijim: Referent, Zyrtar Ligjor, Bashkëpunëtor Profesional, Zyrtar për përkthime, në gjithë Sistemin Prokurorial.Divizioni ka shqyrtuar dhe ka dhënë përgjigje në të gjitha kërkesat dhe ankesat që kanë të bëjnë me procesin e rekrutimit, avancimit, transferimit, vlerësimit të performancës dhe displinimit të personelit. Po ashtu, ka shqyrtuar dhe ka dhënë përgjigje në të gjitha kërkesat për avancim të stafit si dhe ka koordinuar procesin e vlerësimit të performancës së tij.Ky divizion ka përgatitur dhe proceduar sipas legjislacionit 19 raste të ankesave për procese të rekrutimit dhe ka ndihmuar në shqyrtimin e 3 rasteve disiplinore.Gjatë procesit të planifikimit, rekrutimit dhe shqyrtimit të ankesave, Divizioni ka bashkëpunuar me Ministrinë e Administratës Publike, Ministrine e Financave dhe Keshillin i Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

3.2.2. Divizioni i ProkurimitGjatë vitit 2017, divizioni i prokurimit ka kryer 5 procedura të prokurimit në vlerë të madhe dhe të mesme, 8 procedura me kuotim çmimesh dhe 11 procedura me vlerë minimale.Kontrata me vlera të mëdha dhe të mesme ishin:

• Sigurimi fizik i objekteve të sistemit prokurorial të Kosovës;

• Zhvillimi dhe implementimi i sistemit për menaxhimin e dosjeve të prokurorëve,

• Zhvillimi dhe implementimi i sistemit për menaxhimin e veturave të prokurorëve,

Page 35: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

34

• Furnizimi me ‘Scanner’,

• Furnizimi me ‘FIREWALL’.

Kuotim i çmimeve ishin:

• Furnizimi me dyer për zyrë për objektin e Prokurorisë Speciale,

• Furnizimi me tonerë për printera dhe fotokopje për nevoja të KPK-së,

• Furnizimi me material për zyrë,

• Servisimi dhe mirëmbajtja e gjeneratorëve,

• Mbajtja e trajnimit të stafit të IT-së të sistemit prokurorial,

• Shërbime të akomodimit, ushqimit dhe pijeve për pjesëmarrësit në trajnime,

• Furnizimi me inventar,

• Shtypja e materialit senzibilizues për javën viktimave të krimit,

• Furnizim me pelet. Vlerat minimale ishin:

• Rregullimi (ndarja me knauf) i shkrimores në PTH Pejë,

• Furnizimi me një kompjuter ‘All In One’,

• Furnizimi me roleta veneciane për zyrë,

• Rregullimi i hapsirës gjelbëruese në oborrin e objektit,

• Furnizimi me ujë të pijshëm,

• Furnizimi me rafte,

• Renovimi i dy zyre në PSRK,

• Furnizimi me plaketa me llogon e Këshillit,

• Dizajnimi dhe Montimi i foljeve në murin mbajtës të sallës së takimeve,

• Furnizim me toner ‘Casstte’,

• Furnizim me pompë qarkulluese të nxemjes qendrore për nevoja të ngrohjes së objektit.

3.2.3. Divizioni i Administratës Ky divizion aktivitetet e veta i ushtron në kuadër të Zyrës për Administrim dhe Arkivim si dhe Zyrës për Përkthim dhe Lektorim.

Page 36: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

35

Gjatë vitit 2017, Zyra për Administrim dhe Arkivim të Dokumenteve ka administruar 9,277 shkresa, si: rregullore, udhëzime, vendime, fatura, kërkesa, përgjigje dhe shkresa tjera. Gjithashtu këto shkresa janë sistemuar në mënyrë fizike dhe elektronike. Po ashtu, kjo Zyre ka realizuar përkthime në gjuhët shqipe, serbe dhe angleze ku janë përkthyer 1,965 faqe të dokumenteve në gjuhët shqip-serbisht dhe anasjelltas, ndërsa 1,222 faqe të dokumenteve në gjuhët shqip-anglisht dhe anasjelltas. Po ashtu, kjo zyrë ka realizuar përkthim simultant në takimet e Këshillit dhe komisioneve të tij në gjuhet shqip, serbisht dhe anglisht.

3.3. Departamenti për Buxhet, Financa dhe Shërbime të Përgjithshme Departamenti për Buxhet, Financa dhe Shërbime të Përgjithshme, sipas mandatit të përcaktuar në Rregulloren Nr. 09/2016 për Veprimtarinë, Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e vendeve të punës në Sekretariatin e Këshillit gjatë vitit 2017 ka realizuar aktivitetet si në vijim:

• Hartmin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2017 – 2019

• Hartmin e kërkesës për rishikim të buxhetit;

• Hartimin e kërkesës buxhetore për vitin 2018;

• Koordinimi dhe zbatimi i aktiviteteve lidhur me buxhetin dhe financat e Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit;

• Sigurimi i logjistikës së nevojshme për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit;

• Administrimi dhe menaxhimi me asetet, pajisjet dhe shërbimet për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit.

Aktivitetet e lartëpërmendura të Departamentit janë realizuar kryesisht në kuadër të dy divizioneve dhe atë si në vijim:

3.3.1. Divizioni për Buxhet dhe FinancaGjatë vitit 2017, Divizioni për Buxhet dhe Financa ka realizuar aktivitete të ndryshme që lidhen kryesisht me planifikimin e buxhetit, zbatimin dhe kontrollin financiar për gjithë sistemin prokurorial.

Me qëllim të planifikimit të zotimeve bazuar në nevojat e Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit, është përgatitur dhe zbatuar rrejdha e parasë së gatshme për vitin 2017 për katër programet buxhetore.Bazuar në nevojat dhe objektivat strategjike të Këshilli është përgatitur Korniza Afatmesme e Shpenzimeve, Kërkesa Buxhetore për vitin 2018, si dhe kërkesat tjera sipas nevojës. Kërkesat e Këshillit kanë rezultuar me rritjen e numrit të personelit administrativ për 148 pozita, rritjen e masës monetare në kategorinë e pagave me vlerë prej 1,817,644.19€,

Page 37: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

36

rritjen në kategorinë e mallrave dhe shërbime për 1,014,000.00€, si dhe rritjen në kategorinë e investimeve kapitale për 800,000.00€. Bazuar në Ligjin Nr.06/L-020 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, Këshillit i janë aprovuar 846 pozita si dhe buxhet vjetor prej 11,092,826.00€, përkatësisht 17.92% më shumë se në vitin 2017.

Gjatë vitit 2017, janë proceduar zotimet dhe shpenzimet për katër programet buxhetore sipas planifikimit.

Për pasqyrim të drejtë dhe shpalosje të shënimeve sqaruese të shpenzimeve për kategoritë ekonomike të buxhetit për katër programet buxhetore është përgatitur raporti vjetor 2017 (pasqyrat financiare 2017) dhe raporti nëntëmujor për vitin 2017.

Në bazë të udhëzimit administrativ për raportim të obligimeve të organizatave buxhetore janë dërguar raporte mujore në Ministrinë e Financave për të gjitha obligimet e sistemit prokurorial sipas kategorive ekonomike. Në baza tremujore është raportuar lidhur me monitorimin e projekteve kapitale si dhe është hartuar pyetësori i vetëvlerësimit të komponentëve të menaxhimit financiar dhe kontrollit për vitin 2016.

Buxheti vjetor i sistemit prokurorial në detaje do të pasqyrohet në pikën 5 të këtij raporti.

3.3.2. Divizioni për Shërbime të PërgjithshmeGjatë vitit 2017, Divizioni për Shërbime të Përgjithshme ka realizuar aktivitete të ndryshme që lidhen me furnizime dhe shërbime të ndryshme për gjithë sistemin prokurorial. Janë proceduar 397 lëndë ekzekutive që kanë të bëjnë me kërkesa për zotim, inicim të procedurave dhe shlyerje të detyrimeve, 571 kërkesa për furnizime nga depoja qendrore, 31 lëndë janë regjistruar në Aplikacionin e E-Pasurisë dhe është bërë regjistrimi i 332 lëndëve në sistemin e SIMFK-së.Në kuadër të mirëmbajtjes së automjeteve të sistemit prokurorial, gjatë kësaj periudhe, janë lëshuar 371 urdhra të punës për mirëmbajtje të automjeteve. Është zhvilluar Sistemi për Menaxhimin e Automjeteve në kuadër të sistemit prokurorial.Gjatë periudhës raportuese është akomoduar PSRK në objektin që është liruar nga personeli i EULEX-it. Është bërë akomodimi i përkohshëm i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, ndërsa në proces të ndërtimit është objekti i Prokurorisë Themelore të Gjakovës. Gjithashtu, janë pajisur me mjete moderne arkivat e prokurorive themelore si rezultat i një donacioni të dhuruar nga Ambasada Amerikane. Ky divizion po ashtu ka përgatitur specifikacione teknike për realizimin e procedurave tenderuese për menaxhimin e automjeteve, materiale për zyrë, mirëmbajtje të automjeteve, mirëmbajtje të ndërtesave, etj. Gjatl këtij viti janë kryer procese të ndryshme që kanë të bëjnë me menaxhimin e pasurive jo financiare të sistemit prokurorial si regjistrimi, barkodimi, tjetërismi dhe inventarizimi i pasurive.Po ashtu, është shënuar avancim edhe i sigurisë së përgjithshme në sistemin prokurorial,

Page 38: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

37

duke i angazhuar Policinë së Kosovës në objektet e prokurorive dhe Këshillit.

3.4. Departamenti për Teknologji Informative Departamenti për Teknologji Informative, sipas mandatit të përcaktuar në Rregulloren Nr. 09/2016 për Veprimtarinë, Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e vendeve të punës në Sekretariatin e Këshillit ka realizuar aktivitet si në vijim:

a. Zhvillimi i Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL)

Zhvillimi i SMIL përbëhet nga katër faza, dhe deri më tani kanë përfunduar:

• Faza e parë - Rishikimi i specifikacionit teknik.

• Faza e dytë - Zhvillimi i versionit të parë (prototipi)

Ky sistem mbështetet nga fondet e Mbretërisë Norvegjeze dhe zhvillohet në bashkëpunim në mes të Këshillit Prokurorial dhe atij Gyqësor me mbështetje të ekspertizës vendore dhe ndërkombëtare.

b. Sistemi elektronik për menaxhim të veturaveKy sistem është zhvilluar gjatë vitit 2017 dhe janë trajnuar stafi i prokurorive për përdorimin e tij. Ky sistem mundëson regjistrimin e të gjitha të dhënave për vetura dhe si rezultat i kësaj do të kemi një përdorim sa më efikas si dhe ekonomizim të shpenzimeve për vetura.

Page 39: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

38

c. Sistemi elektronik për menaxhimin e dosjeve të prokurorëveKy sistem është zhvilluar me qellim që të mundësoj një administrim më efikas të të dhënave të prokurorëve të cilat do ë përdorën në procese të ndryshme. Për përdorimin e tij janë trajnuar stafi i NjSHPP-së. Kjo platformë mundëson menaxhimin e proceseve nga rekrutimi i prokurorëve, vlerësimi i performancës, avancimi, transferimi, trajnimi si dhe rastet disiplinore.

d. Infrastruktura e TIK-ut

Aktivitet tjera të cilat janë realizuar në kuadër të Projektit TIK/SMIL:

• Është ndërtuar qendra e të dhënave në Pallatin e Drejtësisë sipas standardeve bashkëkohore për dhoma të serverëve. Kjo qendër e të dhënave do të mundësojë që të gjitha sistemet elektronike të jenë të qasshme për stafin e prokurorive.

Page 40: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

39

• Është nënshkruar kontrata për komponentën B - LAN/WAN – Avancimi i infrastrukturës së rrjetit, në kuadër të kësaj komponente përfshihet furnizimi, instalimi dhe konfigurimi i pajisjeve të rrjetit për sistemin prokurorial. Me anë të kësaj komponente do të mundësohet që të kemi një rrjet kompjuterike plotësisht funksionale, stabile dhe më të sigurt.

Në kuadër të donacioneve të Ambasadës Amerikane janë realizuar aktivitetet:

• Furnizim dhe instalim të pajisjeve simultante

Prokuroria Themelore Prishtinë Kabinë Përkthimi

Prokuroria Themelore Gjilan Pajisjet Simultante + Kabina për PërkthimProkuroria Themelore Pejë Pajisjet Simultante + Kabina për PërkthimProkuroria Themelore Ferizaj Pajisjet Simultante + Kabina për PërkthimProkuroria Themelore Prizren Pajisjet Simultante + Kabina për PërkthimProkuroria Speciale Pajisjet Simultante + Kabina për Përkthim

• Furnizimi dhe montimi i kabinave metalike lëvizëse për arkivë:

Prokuroria Themelore PrishtinëProkuroria Themelore PrizrenProkuroria Themelore GjilanProkuroria Themelore PejëProkuroria Themelore Ferizaj

Page 41: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

40

• Furnizimet me pajisje të TI-së të cilat janë bërë nga Departamenti i TI-së, sipas prokurorive:

Prokuroritë Kompjuter Printer Fotokopje

Prokuroria Themelore Prishtinë 9 7 4Prokuroria Themelore Prizren 13 5 1Prokuroria Themelore Gjilan 8 1Prokuroria Themelore Pejë 2 3 1Prokuroria Themelore Ferizaj 8 8Prokuroria Themelore Mitrovicë 16 10 1Prokuroria Themelore Gjakovë 4 1Totali 56 37 9

Page 42: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

41

4. Aktivitetet e Njësitit për Shqyrtimin e

Performancës së Prokurorive

Page 43: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

42

Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive, duke u mbështetur në kompetencat ligjore, gjatë vitit 2017, ka realizuar mbështetjen për Këshillin në proceset si mbikëqyrja dhe raportimi mbi punën e prokurorive, vlerësimin e

perfomancës së prokurorëve, administrimin e prokurorive, rekrutimin, transferimin dhe avancimin e prokurorëve, vlerësimin e nevojave për trajnim të prokurorëve dhe mbajtjen e shënimeve dhe bazave të dhënave për punën e prokurorive. NJSHPP këto aktivitete i ka zhvilluar në kuadër të tri zyrave:

• Zyra për Mbikëqyrje, Analitikë dhe Verifikim Prokurorial

• Zyra e Statistika dhe

• Zyra e Trajnimeve.

4.1. Zyra për Mbikëqyrje, Analitikë dhe Verifikim Prokurorial

Zyra për Mbikëqyrje, Analitikë dhe Verifikim Prokurorial gjatë vitit 2017 ka ofruar mbështetje administrative dhe teknike për komisionet e përhershme dhe ad hoc të Këshillit në proceset e rekrutimit, transferimit, avancimit dhe të vlerësimit të performancës së prokurorëve përfshirë dhe administrimin e prokurorive përfshirë dhe hartimin e raporteve për përfundim të këtyre të proceseve.

Kjo zyre ka hartuar raporte periodike (3, 6, 9 dhe vjetore), të punës së Prokurorit të Shtetit dhe të mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për harmonizimin e statistikave në mes institucioneve. Për më tepër, kjo zyrë ka hartuar raporte analitike dhe krahasimore (2014-2016), raporti hulumtues për ngarkesën me lëndë për veprat penale karakteristike (2014-2016) dhe raporti i gjeografisë kriminale (2014-2016) si dhe ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për komisionet e Këshillit.

4.1.1 Mbështetja komisioneve të KPK-sëZyra për Mbikëqyerje, Analitikë dhe Verifikim Prokurorial ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për Komisionet e përhershme dhe ad hoc të Këshillit si në vijim:

- Komisionin për Vlerësim të Performancës së Prokurorëve (KVPP), gjatë vlerësimit të performancës së prokurorëve me mandat fillestar dhe atyre me mandat të përhershëm. Në këtë kontekst kjo zyrë fillimisht ka identifikuar prokurorët të cilët gjatë vitit 2017 kanë qenë objekti i vlerësimit të përformancës së tyre.

- Komisionin e Rekrutimit të prokurorëve në kuadër të proceseve të zhvilluara gjatë vitit 2017. Për më tej vlen të theksohet mbështetja e kësaj zyreje në procesin e integrimit të prokurorëve nga komuniteti serb në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit për Drejtësi, e të cilët me datë 22 dhjetor 2017 janë dekretuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

Page 44: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

43

- Komisionin për Rishqyrtim në të cilin brenda afatit ligjor janë pranuar dhe shqyrtuar 23 ankesa të kandidatëve për prokurorë. Pas shqyrtimit të ankesave të gjithë kandidatët janë njoftuar me shkrim lidhur me vendimet e komisionit. Në fund të procesit komisioni e ka njoftuar Këshillin lidhur me punën e tij.

- Komisionin për transferim dhe avancim të prokurorëve në realizimin e dy proceseve të avancimit dhe transferimit të prokurorëve të prokurorive themelore dhe PSRK. Gjatë këtyre dy proceseve janë avancuar prokurorë nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin për Krimeve të Rënda dhe në Departamentin për të Mitur si dhe nga Departamenti për Krime të Rënda në PSRK. Ndërsa është transferuar një prokuror nga një prokurori në një tjetër.

- Komisionin mbikqyrës (jo të përhershëm) për Korrupsioni dhe Krime ekonomike, në grumbullimin e të dhënave për kallëzimet penale dhe Informatat PPN për veprat penale të Korrupsionit dhe Krimeve ekonomike dhe mbi bazën e tyre ka hartuar raportin vjetor (2016) dhe raporte periodike tre mujore për vitin 2017.

- Komisionin për Administrimin Prokurorive si komisioni i përhershëm. Në këtë drejtim është kontribuar në organizimin e takimeve dhe vizitave në terren të Komisionit, mbikëqyrjen e regjistrave në prokurori dhe hartimin e draft raportit përfshirë dhe hartimin e planit të punës së Komisionit.

4.2. Zyra për statistikaGjatë vitit 2017, Zyra për Statistika ka grumbulluar, administruar dhe përpiluar raporte statistikore për punën e prokurorive dhe prokurorëve, si në vijim:

4.1.2 Raportet e rregulltaZyra për Statistika gjatë vitit 2017 ka hartuar raporte të rregullta statistikore (periodike: 3, 6, 9 dhe vjetore) si në vijim:

• Për persona madhor;

• Për persona e mitur;

• Për veprat penale me kryes të panjohur;

• Për informatat me të cilat pretendohet se është kryer vepra penale;

• Për ndihmë juridike ndërkombëtare;

• Për aplikimin e procedurave alternative;

• Për punën e Prokurorisë së Apelit;

• Për punën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe

• Raportet e mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për veprat penale

Page 45: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

44

karakteristike: Armët, Drogat, Kontrabandimi me migrant, Krimi organizuar, Korrupsionit, Shpërlarja e parasë, Trafikimi me qenie njerëzore, krimet ekonomike dhe nxitja e urrejtjes.

4.1.3 Raportet e veçantaZyra për Statistika, gjatë vitit 2017, ka hartuar raporte të veçanta statistikore, si në vijim:

• Raportet statistikore sipas kërkesës së Komisionit për vlerësimin e performancës së prokurorëve;

• Raporte për koordinatorët nacional për grupet e specifike të veprave penale;

• Raporte për Zyren e Bashkimit Evropian;

• Raporte për Instituti Evoropian i statistikave (EUROSTAT);

• Raporte për Misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX);

• Raporte për Institutin shtetëror Gjerman të zhvillimit (GIZ);

• Raporte për zyren e Kombeve të Bashkuara për Droga dhe Krim (UNDOC);

• Raporte për Agjensionin statistikor të Kosovës (ASK);

• Raporte për Ministrinë e Integrimeve Evropiane (MIE) për Integrime Evropiane (MSA);

• Raporte për organizatat jo-qeveritare në Kosovë (IKD, ÇOHU, FOL);

• Raporte statistikore në bazë të kërkesave mediat si dhe nga “Bota akademike”, me qëllim të hartimit të punimeve master, punimeve doktorale dhe publikimeve shkencore;

4.1.4 Krijimi i aplikacioneve të reja dhe mirëmbajtja e aplikacioneve ekzistuese

i. Aplikacionet e rejaZyra për Statistika në zbatim të vendimit të Këshillit KPK/Nr.459/2017, gjatë vitit 2017, në kuadër të Komisionit për hartimin e udhëzimit admistrativ për caktimin e normës orientuese të prokurorëve ka krijuar aplikacionin e bazës së të dhënave për “Llogaritjet e kohëve mesatare” për grupet e veprimeve procedurale të prokurorit në kuadër të trajtimit të një (1) rasti nga grupi i caktuar i veprave penale nga Kodi Penal.

ii. Aplikacionet e mirëmbajturaZyra për Statistika gjatë vitit 2017 ka realizuar mirëmbajtjen dhe monitorimin e funksionalitetit të aplikacioneve në bazë të të cilave hartohen raportet e rregullta statistikore të shënuara në pikën (4.1, ii).

Page 46: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

45

4.1.5 Monitorimi i Mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për harmonizimin e të dhënave statistikore për veprat penale karakteristike

Zyra për Statistika në kuadër të monitorimit të mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për harmonizimin e të dhënave statistikore për veprat penale karakteristike, në baza mujore monitoron procesin e harmonizimit të të dhënave statistikore në mes të akterëve të mekanizmit përcjellës ndërinstitucional (KPK, KGJK, dhe 16 agjencioneve tjera të zbatimit të ligjit).

4.3. Zyra për TrajnimeGjatë vitit 2017, Zyra për Trajnime në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë së Kosovës dhe donatorë të tjerë, ka koordinuar aktivitetet lidhur me ngritjen profesionale të prokurorëve dhe stafit administrativ.Në këto trajnime kanë marrë pjesë gjithsej 581 prokurorë (shumica e prokurorëve kanë marrë pjesë më shumë se një herë në trajnime). Ndërsa, në cilësinë e trajnuesve ishin të angazhuar gjithsej 17 prokurorë. Për trajnimin e prokurorëve dhe stafit mbështetës, zyra për trajnime ka koordinuar punën me këto institucione: Akademia e Drejtësisë, ICITAP dhe programi OPDAT i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Komisioni Evropian (WINPRO 3), EULEX, OSBE, UNDP, etj.Zyra po ashtu ka organizuar edhe trajnime për stafin mbështetës në sistemin prokurorial. Në këto trajnime janë trajtuar 38 tema të ndryshme dhe në to kanë marr pjesë gjithsej 251 zyrtarë.Gjithashtu zyra për trajnime, ka hartuar raporte të rregullta periodike, 3, 6, 9 mujore dhe vjetore për pjesëmarrje në trajnime të prokurorëve dhe stafit mbështetës të sistemit prokurorial. Po ashtu, sipas kërkesave të veçanta, zyra ka përgatitur raporte për të mbështetur Komisionin për Vlerësimin e Përfomancës së Prokurorëve, si dhe për nevoja individuale ose grupore për të dëshmuar, pjesëmarrjen e prokurorëve në trajnime për tema të caktuara.

Page 47: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

46

5. Buxheti i sistemit prokurorial

Page 48: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

47

Bazuar në Ligjin Nr. 05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, Këshillit i janë ndarë 9,483,682.00€, mjete të cilat janë të ndara në katër kategori ekonomike. Gjatë vitit 2017, buxheti fillestar ka ndryshuar me rishikim të buxhetit

si dhe me vendime të Këshillit dhe Qeverisë së Kosovës dhe buxheti përfundimtar ka qenë në shumën prej 9,104,443.00 €. Buxheti është shpenzuar në përqindje 89.9% në raport me buxhetin përfundimtar.Në tabelën nr.1 është paraqitur buxheti fillestar, buxheti përfundimtar si dhe realizimi i buxhetit sipas programeve të Këshillit. Të gjitha vlerat e paraqitura në tabela dhe grafikone janë në vlerën euro.

Tabela nr.1

Përshkrimi Buxheti FillestarBuxheti

PërfundimtarRealizimi i buxhetit i shprehur ne vlera

Realizimi i buxhetit i shprehur ne %

Pagat dhe mëditjet 6 600 000 6 300 000 6 049 601 96,03Mallrat dhe Shërbimet 1 426 552 2 138 313 1 959 286 91,63Shpenzimet Komunale 199 630 176 630 100 206 56,73Shpenzimet Kapitale 1 257 500 489 500 75 692 15,46

Totali 9 483 682 9 104 443 8 184 786 89,90

Sipas grafikonit në vijim pasqyrohet realizimi i buxhetit për secilën kategori ekonomike të buxhetit të Këshillit.

Page 49: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

48

5.1. Ndryshimet buxhetore janar - dhjetor 2017Me Vendimin nr.06/147 të datës 15 qershor 2017, Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Këshillit, për kompensimin e shtesave dhe stimulimin financiar për vitin 2017 për kryeprokurorë, prokurorë të krimeve të rënda dhe për të mitur, në shumë prej 185,077.92 €. Mjetet e ndara nga vendimi i lartë cekur janë marrë nga buxheti i Këshillit, programi 335 Prokuroritë dhe Administrata.Me Vendimin Nr. 08/151 të datës 02 gusht 2017, Qeveria e Kosovës ka reduktuar për 768,000.00 € buxhetin e lejuar të kategorisë ekonomike në investime kapitale.Me Vendimin Nr. 04/14 të datës 15 nëntor 2017, Qeveria e Kosovës ka ndarë 159,000.00 € mjete shtesë në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve për mbulimin e pagesës së qirasë si dhe materialit për ngrohje të objektit në Prokurorinë Themelore Mitrovicë (përmbushja e obligimit nga marrëveshja e Brukselit).Me Vendimin Nr. 10/19 të datës 15 dhjetor 2017, Qeveria e Kosovës ka ndarë 200,000.00€ mjete shtesë në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve për pagesat e obligimeve të avokatëve, ekspertëve dhe ndërmjetësuesve.Me Vendimin Nr. 04/08 të datës 13 tetor 2017, Qeveria e Kosovës ka ndarë 50,000.00€ për mbulimin e shpenzimeve për ekspertizë jashtë vendit lidhur me vdekjen e shtetasit të Republikës së Kosovës z.Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.Me Vendimin Nr. 01/21 të datës 22 dhjetor 2017, Qeveria e Kosovës ka kursyer nga buxheti i Këshillit 20,239.00€ mjete nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve.

5.2. Realizimi i buxhetit janar - dhjetor 2017Buxheti i sistemit prokurorial realizohet sipas kategorive të pagave dhe mëditjeve, mallrave dhe shërbimeve, shpenzimeve komunale si dhe investimeve kapitale.

5.2.1. Paga dhe mëditjeBuxheti fillestar në kategorinë e pagave dhe mëditjeve ka qenë 6,600,000.00€, ndërsa buxheti përfundimtar 6,300,000.00€.Me rishikim të buxhetit, Këshilli ka paraqitur kursime me vlerë prej 200,000.00€, ndërsa me miratimin e Ligjit Nr.06/L-002 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr.05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017 është zvogëluar buxheti për 300,000.00€.

Page 50: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

49

Tabela 2. Pagat dhe Mëditjet

PërshkrimiProkuroritë

dhe Administrata

Prokuroria Speciale

Njësia për Mbrojtje

Viktimave

Njësia Kundër Krimeve

EkonomikeTotali

Pagat neto 4,320,724 543,957 193,444 19,885 5,078,010 Sindikata 7,655 933 113 0,00 8,701 Tatimi 327,045 46,966 11,718 2,209 387,939 Kontributi i punëmarrësit 244,358 31,151 10,804 1,163 287,476 Kontributi i punëdhënësit 244,358 31,151 10,804 1,163 287,476

Totali 5,144,141 654,157 226,883 24,420 6,049,601

Në kuadër të pagave dhe meditjeve përfshihen pagat dhe mëditjet për gjithë sistemin prokurorial duke përshirë prokurorët dhe stafin administrativ. Shpenzimet për këtë kategori në të gjitha programet buxhetore kanë qenë 96.03% në raport me buxhetin e kësaj kategorie.Sipas grafikonit në vijim pasqyrohen pagat dhe mëditjet për secilin program buxhetor të Këshillit.

5,144,141

654,157

226,883 24,420 Paga dhe Meditje

Prokuroritë dhe Administrata Prokuroria SpecialeNjësia për Mbrojtje Viktimave Njësia Kundër Krimeve Ekonomike

5.2.2. Mallra dhe ShërbimeBuxheti fillestar i kategorisë ekonomike mallra dhe shërbime ka qenë 1,426,552.00€, ndërsa me Ligjin Nr.06/L-002 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr.05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, buxheti në këtë kategori është rritur në 1,799,552.00€.

Page 51: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

50

Pas ndryshimeve të bëra gjatë vitit 2017 në këtë kategori buxheti përfundimtar i Këshillit për kategorinë e mallrave dhe shërbimeve është 2,138,313.00€.Në tabelën nr.3 janë paraqitur shpenzimet sipas nën kodeve ekonomike të kategorisë së mallrave dhe shërbimeve për katër programet buxhetore të Këshillit.

Tabela nr.3

PërshkrimiProkuroritë

dhe Administrata

Prokuroria Speciale

Njësia për Mbrojtje

Viktimave

Njësia Kundër

Krimeve Totali

Shpenzimet e udhëtimi brenda vendit 1 824 - - - 1 824 Shpenzimet e udhëtimit zyrtar jashtë vendit - - 907 - 907 Mëditjet 57 832 10 906 2 481 3 594 74 813 Akomodimi 4 228 640 - - 4 868 Shpenzime tjera 306 15 - - 321 Shpenzimet e telefonisë mobile 54 763 3 205 3 965 1 500 63 433 Shpenzimet postare 39 032 243 - - 39 275 Kabll i optik 1 752 - - - 1 752 Shërbimet e arsimit dhe trajnimit 8 686 500 - - 9 186 Shërbimet e përfaqësimit dhe Avokaturës 965 692 49 047 - - 1 014 739 Shërbimet e ndryshme shëndetësore 352 42 - - 394 Shërbime të ndryshme intelektuale 18 096 - - - 18 096 Shërbime kontraktuese tjera 14 269 5 628 - - 19 897 Shpenzimet për anëtarësim 1 200 - - - 1 200 Mobile 13 790 1 469 - - 15 259 Kompjuterë 699 - - - 699 Pajisje tjera 6 692 - - - 6 692 Furnizim për zyrë 69 946 4 776 350 596 75 668 Furnizim me ushqim dhe pije 960 675 - - 1 635 Naftë për ngrohje qendrore 34 868 - - - 34 868 Derivate për gjeneratorë 868 - - - 868 Dru 9 516 - - 30 9 546 Karburant për vetura 105 315 12 047 8 262 - 125 624 Regjistrimi i automjeteve 4 125 490 500 - 5 115 Sigurimi i automjeteve 14 175 1 856 1 097 - 17 129 Taksa komunale për regjistrim të veturave 500 80 50 - 630 Sigurim i ndërtesave 78 294 - - - 78 294 Mirëmbajtja e veturave 50 165 4 500 3 651 - 58 316 Mirëmbajtja e ndërtesave 38 381 3 313 - - 41 694 Mirëmbajtja e TI 302 994 - - 1 296 Mirëmbajtja e mobilieve dhe ndërtesave 4 002 2 004 - - 6 006 Qiraja për ndërtesa 186 524 - - - 186 524 Reklama dhe konkurse 1 222 - - - 1 222 Botime e publikime 2 851 - 1 968 - 4 819 Drekat zyrtare 31 246 670 2 433 627 34 976 Tatimi në qira 1 702 - - - 1 702

Totali 1 824 175 103 100 25 665 6 346 1 959 286

Page 52: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

51

Vlerat e paraqitura në tabelë për 91.63% pasqyrojnë shpenzimet në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve, në raport me buxhetin e kesaj kategorie. Pjesa e mbetur e mjeteve të pa shpenzuara janë rrjedhojë e sistemit të alokimit të mjeteve bazuar në Ligjin për buxhetin e vitit 2017. Kjo formë e menaxhimit të buxhetit ka qenë sfiduese për Këshillin duke marrë parasysh specifikat dhe mos aprovimin e kërkesës buxhetore të Keshillit sipas nevojave për vitin 2017.Sipas grafikonit në vijim pasqyrohen shpenzimet për secilin program buxhetor të Këshillit.

5.2.3. Shpenzimet KomunaleBuxheti fillestar i kategorisë ekonomike në shërbime komunale ka qenë 199,630.00€, ndërsa me Ligjin Nr.06/L-002 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr.05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, buxheti në këtë kategori është zvogëluar në 176,630.00€.Mjetet prej 23,000.00€ janë transferuar me kërkesë të Këshillit nga kategoria e shërbimeve komunale në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve.Në tabelën nr. 4 janë të paraqitura shpenzimet sipas nën kodeve ekonomike të kategorisë së shërbimeve komunale për katër programet e Këshillit.

Page 53: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

52

Tabela nr.4

PërshkrimiProkurorit dhe Administrata

Prokuroria Speciale

Njësia për Mbrojtje

ViktimaveTotali

Rryma 55,977 2,803 58,780 Uji 5,861 5,861 Mbeturina 3,495 3,495 Ngrohja qendrore 9,688 9,688 Telefonia fikse 16,829 4,240 1,312 22,382 Totali 91,850 7,044 1,312 100,206

Shpenzimet komunale në raport me buxhetin a aprovuar janë 56.73%. Në këtë përqindje kanë ndikuar shpenzimet e ulëta në kuadër të programit buxhetor të PSRK, e cila gjatë vitit 2017 është vendosur në objektin ku aktualisht është EULEX e ku pjesa më e madhe e shpenzimeve komunale mbulohen nga EULEX.Sipas grafikonit në vijim pasqyrohen shpenzimet komunale për secilin program buxhetor të Këshillit.

Rryma Uji Mbeturina Ngrohjaqendrore

Telefoniafikse

55,977

5,861 3,495 9,688

16,829

2,803 4,240 1,312

Shpenzime Komunale

Prokurorit dhe Administrata Prokuroria Speciale Njësia për Mbrojtje të Viktimave

Page 54: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

53

5.2.4. Investime KapitaleBuxheti fillestar i kategorisë ekonomike shërbime kapitale ka qenë 1,257,500.00€. Pas reduktimit për 768,000.00 € me Vendimin e Qeverisë Nr 08/151 të datës 02.08.2017, buxheti përfundimtar në këtë kateori mbetet 489,500€.Në tabelën nr.5 janë paraqitur shpenzimet kapitale sipas projekteve kapitale.

Tabela nr. 5

Emri i Projektit Kodi i Projektit ShpenzimetFurnizim me aparate fotokopjues 14643 4,696 Mjete transporti 15216 58,507 Sistemi elektronik i dosjeve 15217 6,488 Sistemi elektronik i veturave 15218 6,000

75,691 Totali

Shpenzimet kapitale në raport me buxhetin perfundimtar janë 15.46%. Në buxhetin e pashpenzuar përfshihen dy projekte, projekti për blerje të veturave dhe projekti për SMIL. Projekti për vetura nuk është zbatuar sipas planifikimit për arsye të vendimit të Qeverisë që në vend të blerjes së veturave të mirren vetura me qira për një periudhë pesë vjeçare përmes procesit të prokurimit. SMIL është një projekt në bashkfinancim me Qeverinë Norvegjeze. Kontrata është lidhur gjatë vitit 2017 por për arsye të kohës për liferim të pajisjeve nuk është realizuar brenda këtij viti. Zbatimi i kontratës mbetet të bëhet në vitin 2018.

Page 55: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

54

6. Bashkëpunimi me institucione

dhe organizata tjera

Page 56: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

55

Këshilli ka vazhduar politikën e bashkëpunimit të hapur dhe profesional me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Bashkëpunimi ndër-nstitucional me institucionet vendore në veçanti ishte me: Këshillin Gjyqësor të Kosovës,

Akademinë e Drejtësisë, Ministrinë e Drejtësisë, Odën e Avokatëve të Kosovës, Policinë e Kosovës, etj.

Ndërsa me institucionet, donatorët dhe partnerët ndërkombëtar bashkëpunimet më të rëndësishme ishin me Ambasadën Amerikane, Zyrën e BE-së në Prishtinë, UNDP – në dhe agjencione të tjera të Kombeve të Bashkuara, Qeverinë e Norvegjisë, EULEX-in, Këshillin e Evropës, IRZ-në, GIZ-in gjerman, etj.

Kryesuesi në emër të Këshillit ka nënshkruar këto marrëveshje bashkëpunimi me institucione vendore dhe ndërkombëtare:

• Me Këshillin Gjyqësor të Kosovës për shfytëzimin e përbashkët të Qendrës së të Dhënave në Pallatin e Drejtësisë, për nevojat e sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës;

• Me Policinë e Kosovës për ndërlidhjen e sistemeve elektronike dhe shkëmbimin e të dhënave në formë elektronike në mes të KPK dhe PK;

• Me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Kryeprokurorin e Shtetit për aplikimin nga prokurorët dhe vendosja nga ana e gjykatave për shitjen e aseteve, dhënies në shfrytëzim apo shkatërrimit;

• Me Këshillin Gjyqësor të Kosovës për dhënien në shfrytëzim të objektit të Prokurorisë Themelore në Pejë për Gjykatën Themelore në Pejë, Divizionin për Kundërvajtje;

• Qendrën e Berlinit për Ndërmjetësim Integrues (CSSP) dhe Qendrën për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve (ADRC) për ndërmjetësimin e rasteve të referuara nga prokuroria.

• Me Institutin Ndërkombëtar të Siracusa për të Drejtën Penale dhe të Drejtat e Njeriut për zbatimin e projektit Forcimi i Luftës kundër Tregtisë së Paligjshme në Evropën Juglindore

Një pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit është shprehur edhe në proceset e integrimit evropian ku të gjitha kapacitetet e Këshillit u janë përgjigjur në çdo kohë kërkesave për raportim.

Po ashtu, Këshilli ka marrë pjesë në 3 takime të Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundim të Ligjit të mbajtura gjatë vitit 2017. Ndërsa, për herë të parë, Këshilli, ka organizuar dhe udhëhequr takimin e këtij Bordi të mbajtur më 12 dhjetor 2017.

Në takimin e Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundim të Ligjit të mbajtur më 26 shtator 2017 u bë publikimi i Raportit Kompakt të Progresit. Sa i përket Këshillit,

Page 57: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

56

ndër të tjera, ky raport flet për zhvillimin pozitiv të Këshillit lidhur me përmirësimin e procesit të planifikimit duke zbatuar praktikën e planeve të punës në çdo nivel, miratimin e legjislacionit sekondar dhe administrimin me sukses të procesit për rekrutimin e prokurorëve.

Page 58: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

57

7. Sfidat

Page 59: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30

Raporti Vjetor 2017 | Këshilli Prokurorial i Kosovës

58

Nga prezantimi i punëve të realizuara gjatë kësaj periudhe raportuese mund të vërehet intesiteti i përmbushjes së mandatit ligjor nga Këshilli. Megjithatë, në punën e tij Këshilli dhe strukturat e tij janë ballafaquar edhe me sfida të shumta

ku ndër kryesoret ishin:

Buxheti i pamjaftueshëm për të mbuluar një numër të obligimeve sidomos ato për ekspertë dhe avokatë të angazhuar sipas detyrës zyrtare;

Mungesa e buxhetit për rekrutim të bashkëpunëtorëve profesional dhe zyrtarëve të nevojshëm për punë me prokurorë;

Ngritja e kapaciteteve të stafit për mbështetjen e komisioneve të Këshillit;

Riorganizimi i Sekretariatit të Këshillit dhe ngritja e kapaciteteve të tij;

Integrimi i prokurorëve dhe personelit administrativ nga komuniteti jo shumicë;

Specializimi i prokurorëve për trajtimin e krimeve karakteristike (korrupsioni, krimi i organizuar, krimi ekonomik);

Avancimi i komunikimit me publikun dhe media si rezultat i mungesës së resurseve;

Ndërtimi i sistemit të menaxhimit elektronik të lëndëve (projekti TIK/SMIL);

Mbikqyerja e realizimit të politikave dhe vendimeve të Këshillit;

Infrastruktura fizike (zgjerimi i hapësirave për Këshillin dhe Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit)

Koordinimi i donatorëve.

Page 60: Raporti Vjetor 2017 - kpk-rks.orgkpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe Raporte/Raporte... · Auditimi i brendshëm 30 3.1.2. Certifikimi i lëndëve për pagesë 30