raport per procesin e rekrutimit dhe provimit per prokuror

22
Prishtinë, tetor 2016 R A P O R T PËR PROCESIN E REKRUTIMIT DHE PROVIMIT TË KANDIDATËVE PËR PROKURORË

Upload: lediep

Post on 05-Feb-2017

295 views

Category:

Documents


21 download

TRANSCRIPT

Page 1: raport per procesin e rekrutimit dhe provimit per prokuror

Prishtinë, tetor 2016

R A P O R T

PËR PROCESIN E REKRUTIMIT DHE PROVIMIT TË KANDIDATËVE PËR

PROKURORË

Page 2: raport per procesin e rekrutimit dhe provimit per prokuror

1

Përmbajtja I. HYRJE .................................................................................................................................... 2

II. KONKURSI .......................................................................................................................... 3

III. BAZA LIGJORE ................................................................................................................. 3

IV. VEPRIMET DHE VENDIMET PARAPRAKE ................................................................. 3

V. PERZGJEDHJA PRELIMINARE ........................................................................................ 4

VI. STRUKTURA E PROVIMIT PËR PROKUROR .............................................................. 4

Qëllimet dhe Objektivat e secilës pjesë të Provimit ........................................................... 5

Pjesa 1, (Testi Kualifikues) ................................................................................................ 5

Pjesa 2, (Testi me shkrim) ................................................................................................. 5

Pjesa 3, (Intervista me gojë) ............................................................................................... 5

VII. HARTIMI I PROVIMIT PËR PROKUROR ..................................................................... 5

VIII. FORMATIZIMI, SHTYPJA DHE RUAJTJA E PROVIMIT .......................................... 7

Formatizimi i provimit ....................................................................................................... 7

Fotokopjimi i materialeve të provimit ................................................................................ 7

Ruajtja e fshehtësisë dhe siguria ........................................................................................ 8

IX. PUBLICITETI DHE TRANSMETIMI I TË DHËNAVE TEK KANDIDATËT ............... 8

X. ORGANIZIMI DHE ADMINISTRIMI I TESTIT KUALIFIKUES .................................... 8

XI. VLERESIMI I TESTIT KUALIFIKUES .......................................................................... 11

XII. TESTI ME SHKRIM........................................................................................................ 12

XIII. VLERESIMI I TESTIT ME SHKRIM ........................................................................... 14

XIV. SHPALLJA E REZULTATEVE TE TESTIT ME SHKRIM ........................................ 15

XV. PROCESI I VLERËSIMIT TË INTEGRITETIT PERSONAL DHE AFTËSIVE

PROFESIONALE TË KANDIDATËVE ......................................................................... 15

XVI. INTERVISTA ................................................................................................................. 16

XVII. REZULTATET PRELIMINARE .................................................................................. 17

XVIII. KOMISIONI PER RISHQYRTIM .............................................................................. 18

XIX. PROPOZIMI I LISTËS SË KANDIDATËVE NË KËSHILLIN PROKURORIAL TË

KOSOVËS ........................................................................................................................ 18

XX. REZULTATET PËRFUNDIMTARE TË PROVIMIT ................................................... 19

XXI. MASAT E VEÇANTA TË NDËRMARRA PËR TË ARRITUR STANDARDET

NDËRKOMBËTARE ...................................................................................................... 19

XXII. FALËNDERIM PËR MBËSHTETJE ........................................................................... 20

XXIII. KOMENTET E MONITORUESVE NDËRKOMBËTARË ....................................... 20

XXIV. PËRFUNDIM .............................................................................................................. 21

Page 3: raport per procesin e rekrutimit dhe provimit per prokuror

2

I. HYRJE

Neni 110 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), si institucion plotësisht të pavarur në kryerjen e funksioneve të tij dhe me mandat për rekrutimin, propozimin, avancimin, transferimin dhe disiplinimin e prokurorëve në mënyrën e rregulluar me ligj.

Me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për KPK-në, në nenin 2, pika 1.28 parashihet

për herë të parë organizimi i provimit për kandidatët për prokurorë nga ana e KPK-

së.

Me Rregulloren nr. 07/2015 për procesin e rekrutimit, emërimit dhe riemërimit të

prokurorëve të shtetit, të miratuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës më 01 dhjetor

2015, janë përcaktuar kriteret dhe procedurat për organizimin e provimit dhe

procesit të rekrutimit të kandidatëve për prokurorë.

Mbështetur në mandatin ligjor, KPK ka organizuar provimin dhe ka zhvilluar

procesin e rekrutimit të prokurorëve.

Raporti pasqyron në mënyrë të detajuar procesin e hartimit, administrimit dhe

vlerësimit të Provimit përfshirë dhe procesin deri në rekrutim të prokurorëve.

Si qëllime kryesore të këtij raporti janë:

Paraqitja në mënyrë publike dhe transparente e punës së Këshillit Prokurorial

të Kosovës, përkatësisht Komisionit për Rekrutim dhe Komisionit për

Rishqyrtim.

Shpjegimi i progresit të arritur gjatë procesit të administrimit të Provimit për

kandidatet për prokuror,

Njoftimi me historikun e shkurtër të zhvillimit të Provimit për prokuror dhe

sfidat organizative,

Publikimi i vendimeve/veprimeve që i paraprinë implementimit të Provimit

për prokurorë,

Paraqitja e fazave të zbatimit të Provimit për prokuror,

Prezantimi i masave të veçanta që u ndërmorën nga Këshilli Prokurorial i

Kosovës, për të arritur standardet ndërkombëtare në organizim të këtij

provimi.

Page 4: raport per procesin e rekrutimit dhe provimit per prokuror

3

II. KONKURSI

Këshilli Prokurorial i Kosovës me datë 12 shkurt 2016 mori vendim për shpalljen e

22 pozitave të lira për prokurorë në të gjitha prokuroritë themelore të Republikës së

Kosovës. Konkursi u hap me datë 24 shkurt 2016 dhe vazhdoi deri me 14 mars 2016.

Gjithsejtë aplikuan 184 kandidatë për prokurorë.

III. BAZA LIGJORE

“Në bazë të nenit 2 pika 2.1.28 të Ligjit Nr. 05/L-035 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit

për Këshillin Prokurorial të Kosovës 03/L-224 dhe në bazë të nenit 7 paragrafi 1.7 të Ligjit

për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit parashihet që

KPK-ja të nxjerr rregulloren për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për

organizmin e provimit për kandidatët për prokurorë;

Këshilli Prokurorial i Kosovës me datë 01 dhjetor 2015 miratoi Rregulloren nr.

07/2015 për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të

Shtetit me anë të së cilës përcaktohen rregullat dhe procedurat për procesin e

rekrutimit të prokurorëve të shtetit.

IV. VEPRIMET DHE VENDIMET PARAPRAKE

Në bazë të nenit 5 paragrafi 2 të Ligjit Nr. 05/L-035 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit

për Këshillin Prokurorial të Kosovës 03/L-244 Këshilli Prokurorial i Kosovës mund të

themelojë edhe komisione të tjera te përkohshme ose të përhershme sipas nevojës.

Në pajtim me Rregulloren nr. 07/2015 për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe

Riemërimin e prokurorëve të shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës më datë 02 mars

2016 ka miratuar përbërjen e Komisionit për Rekrutim, anëtarëve rezervë si dhe

përbërjen e Komisionit për Rishqyrtim, si në vijim:

Komisioni për Rekrutim ka këtë përbërje:

z. Aleksander Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit/Kryetar i Komisionit për

Rekrutim;

z. Idain Smailji, anëtar;

z. Lulzim Sulejmani, anëtar;

znj. Ikramije Bojaxhiu, anëtare;

Page 5: raport per procesin e rekrutimit dhe provimit per prokuror

4

znj. Radica Milic, anëtare.

Anëtarë rezervë:

z. Besim Kelmendi, dhe

znj. Bedrije Syla-Alshiqi.

Komisioni për Rishqyrtim ka këtë përbërje:

z. Blerim Isufaj, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Kryetar i

Komisionit;

znj. Sevdije Morina, anëtar, dhe

z. Xhevdet Bislimi, anëtar.

Në pajtim me nenin 7 të Rregullores nr. 07/2015, Këshilli Prokurorial i Kosovës më

datë 02 mars 2016 mori vendim për caktimin e Drejtorit të Sekretariatit z. Lavdim

Krasniqi Administrator i Provimit që të kryej të gjitha veprimet e nevojshme

administrative në mënyrë që puna e Komisionit për rekrutim të jetë funksionale.

V. PERZGJEDHJA PRELIMINARE

Komisioni për Rekrutim pas përfundimit të konkursit me 18 dhe 27 prill 2016 bëri

përzgjedhjen preliminare të aplikacioneve të cilët i plotësonin kriteret e përcaktuara

në konkurs.

Nga 184 kandidatët të cilët kishin aplikuar, fazën preliminare e kaluan vetëm 125

kandidatë. Të gjithë kandidatët u njoftuan me të drejtën e parashtrimit të ankesave

tek Komisioni për Rishqyrtim i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Ky Komision pas

vlerësimit të njëzetenjë (21) ankesave të parashtruara nga kandidatët vendosi se

vetëm tetë (8) prej tyre i plotësojnë kushtet për t’iu nënshtruar testit kualifikues.

Pas përfundimit të fazës së ankesave, Komisioni për Rekrutim publikoi listën sipas

së cilës Testit Kualifikues do ti nënshtroheshin 133 kandidatë.

VI. STRUKTURA E PROVIMIT PËR PROKUROR

Komisioni për Rekrutim sipas Rregullores 07/2015 u pajtua që të hartohen,

administrohen dhe vlerësohen tri lloje të provimeve bazuar në kategoritë si më

poshtë:

Page 6: raport per procesin e rekrutimit dhe provimit per prokuror

5

1. Testi kualifikues;

2. Testi me shkrim, dhe

3. Intervista me gojë.

Qëllimet dhe Objektivat e secilës pjesë të Provimit

Pjesa 1, (Testi Kualifikues)

Kjo pjesë e provimit ishte dizajnuar për të vlerësuar aftësitë e përgjithshme të

kandidatëve nga fusha penale, etika profesionale dhe të drejtat e njeriut dhe kishte

gjithsejtë 60 pyetje me përgjigje alternative. Për tu kualifikuar kandidatët duhej të

kishin së paku 45 pikë, përndryshe nuk do të kualifikoheshin.

Pjesa 2, (Testi me shkrim)

Kjo pjesë e provimit është krijuar për të bërë vlerësimin e njohurive, aftësive dhe

shkathtësive të kandidatëve për analizimin e problemeve ligjore nga fusha e të

drejtave të njeriut, kushtetuese, penale (materiale dhe procedurale) dhe drejtësia për

të mitur.

Provimi me shkrim kishte gjithsejtë 60 pikë, përkatësisht secili rast nga 30 pikë dhe

konsiderohej se kandidati për të kaluar këtë fazë, duhet të mbledhte së paku 40 pikë.

Pjesa 3, (Intervista me gojë)

Intervista me gojë përmbante pyetjet përmes të cilave vlerësohej aftësia dhe

shkathtësia e komunikimit si dhe personaliteti i tyre.

VII. HARTIMI I PROVIMIT PËR PROKUROR

Në mbështetje të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) nga data

5 prill deri më 8 prill 2016 është mbajtur tryeza e punës për hartimin e Provimit.

Qëllimi i mbajtjes së tryezës ishte që të hartohen të gjitha pjesët e provimit.

Përveç anëtarëve të komisionit në tryezën për hartimin e Provimit për prokurorë

morën pjesë edhe prokurorë, ekspertë dhe staf mbështetës i sistemit prokurorial.

Page 7: raport per procesin e rekrutimit dhe provimit per prokuror

6

Në këtë tryezë pune, Drejtori i Sekretariatit/Administratori i Provimit, z. Lavdim

Krasniqi, prezantoi para anëtarëve të komisionit qëllimin, rëndësinë dhe

metodologjinë e hartimit të testeve të provimit si dhe iu dha udhëzimet e nevojshme

rreth detyrave të anëtarëve të komisionit.

Para se të fillonte hartimi i provimit anëtarët e komisionit dhe i gjithë stafi tjetër

pjesëmarrës kanë nënshkruar një Deklaratë mbi Konfidencialitetin me të cilën morën

obligimin që të ruajnë sekretin lidhur me përmbajtjen e provimit dhe në asnjë formë

të mos e publikojnë atë.

Pjesëmarrësit e ndarë në grupe

Në këtë tryezë, anëtarët e komisionit kanë punuar të ndarë në tri grupe punuese, në

mënyrë të pavarur dhe në konfidencialitet të plotë edhe fizikisht larg nga njëri tjetri.

Ata kanë hartuar pyetjet bazuar në ligjet e zbatueshme. Secili grup ka hartuar pyetjet

në numër të njëjtë për secilën pjesë të provimit, pa e ditur përmbajtjen e punës së

grupit tjetër.

Për tri versionet e provimit të hartuar për kandidatët, Komisioni identifikoi bazën

ligjore dhe përgjigjen e saktë për secilën pyetje.

Qëllimi i hartimit të më shumë se një versioni të provimit ishte që të ruhet sekreti në

mënyrë që askush (përfshirë komisionin dhe përkthyesit) të mos jetë në dijeni se cili

version i provimit do të përdoret nga kandidatët në provim.

Çdo pjesë e provimit dhe në fund të gjitha provimet e hartuara nga grupet punuese

janë rishikuar për ndonjë pasaktësi eventuale apo gabime gramatikore në formulim

dhe çdo pyetje që është konsideruar e paqartë është diskutuar me grupin hartues

dhe është evituar çdo paqartësi.

Page 8: raport per procesin e rekrutimit dhe provimit per prokuror

7

Përkthimi në gjuhën serbe i provimeve të hartuara, është bërë menjëherë nga vetëm

një përkthyese e KPK-së. Përkthyesja ka qenë vazhdimisht e monitoruar dhe nuk iu

është lejuar lidhja e kompjuterëve me internet dhe komunikimi me telefon.

Në fund të çdo dite pune pyetjet e hartuara, të rishikuara dhe të përkthyera janë

vendosur në USB dhe janë fshirë nga të gjithë kompjuterët.

Në përfundim të hartimit të provimit të gjitha materialet që gjendeshin në

kompjuterë janë vendosur vetëm në USB të cilën e ka ruajtur Kryetari i Komisionit.

Kompjuterët ku është punuar provimi nuk kanë pasur lidhje interneti dhe

komunikimi me telefon gjatë kohës së hartimit të provimit ka qenë i ndaluar.

VIII. FORMATIZIMI, SHTYPJA DHE RUAJTJA E PROVIMIT

Formatizimi i provimit

E gjithë puna tjetër rreth finalizimit dhe përgatitjes së provimit është zhvilluar në

ndërtesën e Këshillit Prokurorial të Kosovës, institucion i cili siguroi infrastrukturën

e nevojshme duke filluar nga zyra për fotokopjim, aparati fotokopjues, letër, ngjyrë

dhe gjithë infrastrukturën tjetër të nevojshme.

Stafi mbështetës i KPK-së ka qenë vazhdimisht i monitoruar dhe nuk iu është lejuar

lidhja e kompjuterëve me internet dhe komunikimi me telefon.

Fotokopjimi i materialeve të provimit

Procesi i fotokopjimit është kryer në ndërtesën e KPK-së nga një zyrtar i KPK-së dhe

nën mbikëqyrjen e Administratorit të Provimit.

Çdo letër e dëmtuar gjatë fotokopjimit apo ndonjë letër e kopjuar dobët është

shkatërruar menjëherë.

Të gjitha kopjet e përfunduara të provimit nën mbikëqyrjen e Administratorit të

Provimit janë paketuar nga një zyrtar përgjegjës i KPK-së, duke u siguruar që janë të

gjitha kopjet e nevojshme brenda dhe se nuk ka ndonjë material tjetër në pako.

Ruajtja dhe sigurimi i provimit ka qenë nën përgjegjësinë e Administratorit të

Provimit, ku edhe kanë qëndruar deri në momentin e transportimit të provimit në

vendin ku mbahej.

Page 9: raport per procesin e rekrutimit dhe provimit per prokuror

8

Ruajtja e fshehtësisë dhe siguria

Ruajtja e fshehtësisë lidhur me pyetjet dhe përgjigjet e provimeve është konsideruar

si çështje me prioritet të lartë për KPK-në dhe Komisionin për Rekrutim. Janë

aplikuar rregulla dhe procedura të rrepta për t’u siguruar që asnjë e dhënë lidhur me

pyetjet apo përgjigjet e provimit të mos i bëhet e ditur askujt. Është bërë kjo për t’u

siguruar që asnjëri prej kandidatëve të mos ketë përparësi ndaj kandidatëve tjerë për

shkak të çfarëdo përhapje paraprake të të dhënave lidhur me pyetjet e provimit.

Secili pjesëmarrës në procesin e hartimit dhe përgatitjes së provimit ka nënshkruar

marrëveshjen mbi ruajtjen e fshehtësisë, duke u zotuar për mos zbulimin e asnjë të

dhëne lidhur me pyetjet dhe përgjigjet e provimit dhe duke iu përmbajtur tërësisht

rregullave dhe procedurave të sigurisë.

Puna tjetër rreth vazhdimit të përkthimit, formatizimit, kopjimit dhe mbylljes është

kompletuar në ndërtesën e KPK-së ku ka qenë e ndaluar hyrja për persona tjerë

përveç zyrtarëve përgjegjës dhe Administratorit të provimit. Kompjuterët e përdorur

gjatë përgatitjes së provimit janë konfiguruar pa kyçje në internet dhe janë rregulluar

në atë mënyrë që mos të kenë mundësi të shtypin apo kopjojnë cilëndo nga

materialet e provimit.

Pjesëmarrësve të hartimit të provimit dhe stafit mbështetës nuk iu është lejuar që t’i

marrin me vete apo të fusin brenda ndonjë USB/flash, fletë ose gjëra tjera në vendin

e përgatitjes së provimit. I gjithë materiali në letër që është krijuar gjatë hartimit dhe

përgatitjes së provimit, është grisur dhe djegur.

IX. PUBLICITETI DHE TRANSMETIMI I TË DHËNAVE TEK KANDIDATËT

Kandidatët të cilët kanë plotësuar kushtet për t’iu nënshtruar testit kualifikues (133

kandidatet) janë njoftuar me rregullat e provimit, procedurën e provimit, vendin dhe

datën e provimit si dhe detajet tjera, nëpërmjet ueb faqeve zyrtare të KPK-së dhe

PSH-së si dhe janë njoftuar individualisht me e-mail.

X. ORGANIZIMI DHE ADMINISTRIMI I TESTIT KUALIFIKUES

Testi kualifikues është mbajtur me datë 28 maj 2016, në Qendrën e Kosovës për

Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (ish Akademia Policore) në Vushtrri.

Page 10: raport per procesin e rekrutimit dhe provimit per prokuror

9

Këtij testi i janë nënshtruar 123 kandidatë pasi që 10 kandidatë të tjerë ishin tërhequr

nga procesi, ndërsa shtatë (7) kandidatë që iu nënshtruan provimit ishin nga

komuniteti joshumicë.

Regjistrimi i kandidatëve për t’iu nënshtruar testit kualifikues është bërë nga stafi i

KPK-së. Për shkak të numrit të madh të kandidatëve janë përdorur dy salla.

Kandidatët janë ndarë nëpër salla sipas shenjave dalluese të koduara me ngjyrë të

cilat janë tërhequr nga vet kandidatët para fillimit të testit kualifikues. Përjashtimi i

vetëm ishte për kandidatët që kanë zgjedhur të testohen në gjuhën serbe, ku ata janë

udhëzuar të shkojnë në sallën më të madhe të provimit. Në këtë mënyrë është

nevojitur vetëm një përkthyes i gjuhës serbe për të lexuar udhëzimet e testimit në

fillim dhe në fund të periudhës së paraparë për testim. Përveç administratorit të

provimit në sallë kanë qëndruar edhe monitoruesit ndërkombëtarë, ndërsa stafi i

KPK-së ka ndihmuar në shpërndarjen dhe mbledhjen e provimeve.

Stafi i KPK-së gjatë regjistrimit Stafi i administrimit të provimit

Kandidatët janë njoftuar paraprakisht se janë të obliguar të marrin me vete

dokumentin e identifikimit dhe nuk do të ju lejohet asnjë lloj dokumentacioni tjetër,

përfshirë telefon, llap top, çantë dore, laps, dosje apo letër, etj. ashtu edhe siç është

përcaktuar me Rregullore! Ata që me vete kanë marrë gjësende të tilla i kanë

dorëzuar ato gjatë regjistrimit dhe në shkëmbim kanë marrë një shenjë identifikimi

për to. Gjësendet u janë kthyer kandidatëve pas testimit.

Para se të fillonte provimi një kandidat vullnetar ka zgjedhur me short njërin nga tre

versionet/grupet e provimit të testit kualifikues i cili do të përdorej ditën e provimit.

Provimi është mbajtur nën drejtimin e përgjithshëm dhe mbikëqyrjen e Drejtorit të

Sekretariatit të KPK-së të cilin KPK-ja e ka caktuar Administrator të provimit dhe ka

pasur autoritetin për vendimmarrje përfundimtare në rast të ndonjë shkelje apo

kundërshtimi të rregullave, procedurave apo udhëzimeve të testit si dhe stafit të

Page 11: raport per procesin e rekrutimit dhe provimit per prokuror

10

KPK-së. Provimi është monitoruar nga përfaqësues ndërkombëtarë të OSBE-së,

EULEX-i si dhe UNDP-së. Siguria ishte bërë nga personeli i QKSPEZh-së.

Ekipi monitorues ndërkombëtar

Për të shikuar me afër rrjedhën e provimit, i pranishëm ishte edhe Kryeprokurori i

Shtetit z. Aleksander Lumezi, njëherësh Kryetar i Komisionit për Rekrutim.

Kryetari i Komisionit - Kryeprokurori i Shtetit gjatë monitorimit të testit kualifikues

Secili kandidat është ulur në një tavolinë për një person dhe tavolinat kanë pasur

hapësirë të mjaftueshme për monitoruesit e sallave që të kalojnë në mes tyre si

vertikalisht ashtu edhe horizontalisht.

Page 12: raport per procesin e rekrutimit dhe provimit per prokuror

11

Kandidatët në sallën I të provimit Kandidatët në sallën II të provimit

Përveç zarfit në të cilën ishin vendosur dy pjesët e provimit, kandidatëve iu është

shpërndarë edhe një zarf i vogël brenda të cilit ishte një pjesë letër e zbrazët dhe e

vulosur ku kandidatët duhej të shënonin emrin dhe mbiemrin. Pasi ka përfunduar

provimi Administratori i provimit ka shkuar tek secili kandidat dhe i ka marrë të dy

zarfat dhe ka shkruar një numër të njëjtë në secilin zarf. Këtë numër nuk e ka

regjistruar askush. Pastaj të dy zarfat janë vendosur në një kuti e cila është mbyllur,

vulosur dhe nënshkruar nga Administratori i Provimit. Kutitë ishin të siguruara nga

Administratori derisa iu janë dorëzuar Komisionit për ti vlerësuar.

Numrat e zarfeve nuk iu kanë bërë të ditur as kandidatëve e as anëtarëve të

Komisionit me qëllim që të mbrohej konfidencialiteti i procesit. Asnjë kandidat nuk

ishte përjashtuar për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe asnjë prej tyre nuk e

ka kundërshtuar administrimin e provimit.

Udhëzimet hyrëse dhe përmbyllëse janë lexuar nga ana e Administratorit të

provimit në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe.

XI. VLERESIMI I TESTIT KUALIFIKUES

Komisioni për Rekrutim më datë 30 maj 2016 në hapësira të veçanta të KPK-së dhe

me qasje të kufizuar pandërprerë dhe në mënyrë shumë profesionale ka vlerësuar

testin kualifikues.

Në fillim Komisioni verifikoi edhe një herë pyetjet dhe përgjigjet e sakta për të cilat

përpiluan çelësat për përgjigjet e sakta.

Administratori i provimit hapi para Komisionit vetëm zarfet e mëdhenj në të cilët

gjendeshin provimet e kandidatëve. Pastaj Komisioni ka vlerësuar provimet vetëm

Page 13: raport per procesin e rekrutimit dhe provimit per prokuror

12

sipas numrit të provimit në zarf. Në momentin e hapjes së zarfeve secilit test iu dha

numri identifikues që ishte në zarf.

Komisioni ka punuar i ndarë në grupe dhe kanë bërë vlerësimin duke përdorur

çelësat e përgjigjeve të sakta të punuara në momentin e hartimit të provimit.

Nga 123 kandidatet të cilët ishin nënshtruar testit kualifikues vetëm 87 prej tyre

kaluan, ndërsa 36 të tjerët nuk e kaluan këtë test.

Në pajtim me Rregulloren 07/2015 më datë 31 maj 2016 u publikua lista e

kandidatëve të cilët e kaluan testin kualifikues si dhe lista e kandidatëve të cilët nuk

e kaluan testin kualifikues.

Kandidatët të cilët nuk kaluan testin kualifikues u njoftuan se kishin të drejtë të

parashtrojnë ankesë tek Komisioni për Rishqyrtim deri më 03 qershor 2016.

Brenda afatit të pacaktuar ligjor u pranuan 14 ankesa. Komisioni për Rishqyrtim në

takimin e datës 08 qershor 2016, pasi shqyrtoi dhe analizoi ankesat e ankuesve,

unanimisht vendosi se Komisioni për Rekrutim i KPK-së ka vepruar drejtë gjatë

kalkulimit të pikëve në testin kualifikues.

Kandidatët u njoftuan me vendimin e Komisionit për Rishqyrtim. Kandidatët të cilët

në ankesat e tyre drejtuar Komisionit për Rishqyrtim kishin kërkuar qasje në testin

kualifikues të tyre, kjo ju mundësua dhe u njoftuan me të drejtën e shikimit të testit.

Nga kandidatët të cilët u informuan se kanë të drejtë ta shikojnë testin me datë 09

qershor 2016 vetëm katër prej tyre ishin dhe shikuan testet e tyre.

10. Largimi i zarfit të madh nga zarfi i vogël 11. Shënimi i numrit të testit kualifikues

XII. TESTI ME SHKRIM

Testi me shkrim u mbajt me datë 11 qershor 2016 në Akademinë e Kosovës për

Siguri Publike në Vushtrri.

Page 14: raport per procesin e rekrutimit dhe provimit per prokuror

13

Të pranishëm ishin monitoruesit ndërkombëtarë të OSBE-së, EULEX-it dhe UNDP-

së të cilët në vazhdimësi përcollën mbarëvajtjen e testit. Të pranishëm ishin poashtu

edhe anëtarët e Komisionit për Rekrutim.

12. Anëtarët e Komisionit për Rekrutim gjatë monitorimit të testit me shkrim

Regjistrimi i kandidatëve për t’iu nënshtruar provimit është bërë nga stafi

mbështetës i KPK-së dhe ky regjistrim filloi nga ora 07:30 deri në ora 08:30 ndërsa

testi filloi në ora 09:00. Të tri grupet e provimit ishin vendosur pranë njëra tjetrës dhe

njeri nga kandidatët vullnetar mori me short njërin nga grupet e testit dhe te njëjtat

ju shpërndanë secilit nga kandidatet nga stafi mbështetës i KPK-së.

13. Tërheqja e shortit nga kandidati vullnetar

Page 15: raport per procesin e rekrutimit dhe provimit per prokuror

14

Testit ju nënshtruan 85 kandidatë, prej tyre 6 nga komuniteti jo shumicë. Të gjithë

kandidatëve iu sigurua nga një përmbledhje e ligjeve penale materiale dhe

procedurale.

Pjesa e parë e testit filloi në ora 09:00 dhe përfundoi në ora 12:00. Kandidatët

vendosën pjesën e parë të provimit nëpër zarfe të cilat i mbyllën dhe shkuan në

pauzën e drekës. Atyre nuk iu është lejuar të dalin jashtë qendrës së ASKP-së apo të

komunikojnë me këdo jashtë qendrës. Para se të dilnin kandidatët mbi tavolinën e

punës kanë vendosur dokumentin identifikues në mënyrë që të ulen në vende të

njëjta në pjesën e dytë të testit me shkrim. Pas pauzës së drekës, kandidatët në ora

13:00 u rikthyen në sallë dhe filloi pjesa e dytë e testit e cila përfundoi në ora 16:00.

Kandidatët pas përfundimit të pjesës së dytë të provimit sipas instruksioneve të

marra në fillim të testit, e mbyllen zarfin dhe të dy pjesët e provimit të mbyllura në

zarfa (pjesën e parë dhe pjesën e dytë) i vendosen dhe i mbyllën në një zarf të madh.

Përveç zarfit në të cilën ishin vendosur dy pjesët e provimit kandidatëve iu është

shpërndarë edhe një zarf i vogël brenda të cilit ishte një pjesë letër e zbrazët dhe e

vulosur ku kandidatët duhej të shënonin emrin dhe mbiemrin dhe të njëjtën ta

mbyllin personalisht. Pas përfundimit të testit me shkrim Administratori i provimit

ka shkuar tek secili kandidat dhe i ka ngjitur zarfin e madh në të cilin ishin vendosur

dy pjesët e testit me shkrim si dhe zarfin e vogël brenda se cilës ishte shënuar emri

dhe mbiemri i kandidatit.

Pas largimit të kandidatëve, nën përcjellën e monitoruesve ndërkombëtarë, OSBE-së,

EULEX-it dhe UNDP-së, Administratori i provimit ka vendosur në secilin zarf të

madh dhe secilin zarf të vogël nga një numër sekret.

E gjithë procedura e regjistrimit, administrimit, monitorimit, mbikëqyrjes, sekretit të

provimit dhe gjithë procesit të testit me shkrim, ka qenë e njëjtë me testin kualifikues

të mbajtur me datë 28 maj 2016.

XIII. VLERESIMI I TESTIT ME SHKRIM

Nga data 16 deri më datë 22 qershor 2016, në ambientet e KPK-së, në hapësira të

veçanta me qasje të kufizuar, Komisioni për Rekrutim vlerësoi testin me shkrim.

Vlerësimi i Testit me shkrim u bë në pajtim me Rregulloren 07/2015. Administratori

i provimit hapi para Komisionit vetëm zarfet e mëdhenj në të cilët gjendeshin testet

me shkrim të kandidatëve. Pastaj Komisioni ka vlerësuar testet me shkrim vetëm

sipas numrit të provimit në zarf. Në momentin e hapjes së zarfeve gjithsecilit test me

Page 16: raport per procesin e rekrutimit dhe provimit per prokuror

15

shkrim iu dha numri identifikues që ishte në zarf, në mënyrë që të mos mund të

ngatërroheshin ato me testet tjera. Zarfat e vegjël u ndanë dhe u vendosen në një

pako të veçantë.

XIV. SHPALLJA E REZULTATEVE TE TESTIT ME SHKRIM

Nga 85 kandidatët të cilët iu nënshtruan testit me shkrim, vetëm 47 prej tyre kaluan

këtë pjesë të provimit ndërsa të tjerët nuk arritën të grumbullojnë së paku 40 pikë

ashtu siç e parasheh Rregullorja 07/2015.

Pikët e provimit u verifikuan dhe kontrolluan edhe një herë dhe u krijua një listë

vetëm me numrat e provimit. Bazuar në këtë listë u identifikuan 47 kandidatët të

cilët kaluan këtë pjesë të provimit.

Zarfet e vegjël u hapen nga Kryetari i Komisionit pas përfundimit të vlerësimit të

përgjithshëm me datë 23 qershor 2016 në mënyrë që të bëhet renditja dhe shpallja e

listës së kandidatëve të cilët e kishin kaluar provimin.

Shpallja e rezultateve preliminare u bë më datë 24 qershor 2016. Kandidatët u

njoftuan individualisht se kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë tek Komisioni për

Rishqyrtim i KPK-së brenda afatit të përcaktuar me Rregullore.

Brenda afatit të përcaktuar ligjor u pranuan 15 ankesa të cilat Komisioni për

Rishqyrtim me datë 06 korrik 2016 i shqyrtoi dhe vendosi. Në të njëjtën dite u

njoftuan edhe parashtruesit e ankesave me njoftimin e Komisionit për Rishqyrtim.

XV. PROCESI I VLERËSIMIT TË INTEGRITETIT PERSONAL DHE AFTËSIVE

PROFESIONALE TË KANDIDATËVE

Kryetari i Komisioni për Rekrutim me datë 12 korrik 2016 dërgoi kërkesat dhe listën

e kandidateve për verifikim në të gjitha gjykatat duke përfshirë edhe degët e tyre si

dhe në të gjitha prokuroritë e Republikës së Kosovës.

Kjo listë ju dorëzua edhe: Policisë së Kosovës, Agjencisë Kosovare të Pronës,

Agjencionit të Regjistrimit të Bizneseve, Administratës Tatimore të Kosovës,

Doganës së Kosovës, Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Agjencisë Kundër

Korrupsionit, Odës së Avokateve të Kosovës si dhe Komisioni Qendror Zgjedhor.

Page 17: raport per procesin e rekrutimit dhe provimit per prokuror

16

Procedura e vlerësimit të integritetit personal dhe aftësive profesionale të

kandidateve ashtu edhe siç e parasheh Rregullorja, bëhet përmes verifikimit të

informatave të siguruara nga kandidati si dhe çfarëdo informacioni tjeter relevant që

vendos të kërkoj Komisioni për Rekrutim. Informatat lidhur me përvojën e punës

dhe performancen, publikimet dhe dokumentet profesionale e akademike,

informacionet mbi masat eventuale disiplinore, sjelljet jashtë zyrës, historikun mbi të

kaluarën penale etj. duhet të mblidhen në pajtim me dispozitat ligjore me të cilat

mbrohen të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe me qëllim që të sigurohen informata

relevante për të zbardhur personalitetin, përvojën profesionale si dhe personale të

kandidatit.

Pas procesit të verifikimit të kandidatëve, të gjithë kandidatët u njoftuan për datën

dhe kohën e intervistës si dhe me të drejtën e përcaktuar me nenin 21.6 të

Rregullores1.

Këtë të drejtë e realizuan vetëm shtatë (7) kandidatë të cilët shprehën interesim ta

shikojnë dosjen e tyre personale si dhe dokumentacionin e mbledhur rreth tyre.

XVI. INTERVISTA

Intervistat filluan me datë 19 shtator 2016 dhe përfunduan me 03 tetor 2016. Të gjithë

kandidatët u intervistuan duke ju parashtruar pyetjet standarde në mënyrë që

Komisioni të nxjerrë informata që janë relevante me kriteret për emërim siç

parashihet në Ligjin për Prokurorin e Shtetit dhe Ligjin për KPK-në.

Intervista, vlerësimi i integritetit personal dhe aftësive profesionale sipas

Rregullores, vlerësohet më së shumti 40 pikë prej të cilave më së shumti 15 pikë janë

të parapara për vlerësimin e integritetit personal.

1 Neni 21.6 i Rregullores 07/2015-Kandidatet kanë të drejtë të njoftohen dhe ti shikojnë dokumentet e

mbledhura dhe draft dokumentacionin jo me herët se 10 dhe jo me vone se 5 ditë para mbajtjes se intervistës me

gojë.

Page 18: raport per procesin e rekrutimit dhe provimit per prokuror

17

Komisioni për Rekrutim gjatë mbajtjes së intervistave

Gjatë procesit të intervistimit tre (3) kandidatë u tërhoqën nga gara.

Pas përfundimit të intervistimit për secilin kandidat, anëtarët e komisionit plotësuan

formularin e vlerësimit duke shënuar pikët për kandidatët në mënyrë individuale

dhe nënshkruan vlerësimet e tyre.

Gjatë gjithë kohës sa ka vazhduar intervistimi, procesi është vëzhguar nga

monitorues të EULEX-it.

XVII. REZULTATET PRELIMINARE

Komisioni për Rekrutim pas përfundimit të intervistës me gojë ka vlerësuar dhe

shpallur rezultatet preliminare në pajtim me Rregulloren.

Rezultateve të testit me shkrim i janë shtuar edhe rezultatet e intervistës me gojë dhe

nga totali i këtyre rezultateve është bërë edhe rangimi i kandidateve më të

suksesshëm sipas nenit 24 pika 2 e Rregullores2.

Ndaj këtyre rezultateve kandidatet kanë pasur të drejtë të parashtrojnë ankesë pranë

Komisionit për Rishqyrtim të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

2 Neni 24.2 i Rregullorës 07/2015 “Provimin konsiderohet se e kalojnë kandidatet të cilët kanë arritur rezultate

me te larta dhe janë ne kuadër te numrit të kandidateve të përcaktuar nga KPK-ja me konkurs….”

Page 19: raport per procesin e rekrutimit dhe provimit per prokuror

18

XVIII. KOMISIONI PER RISHQYRTIM

Në pajtim me nenin 25 të Rregullores kandidatët kanë të drejtë të parashtrojnë

ankesë brenda tre (3) ditëve nga dita e publikimit të rezultateve preliminare të

provimit. Këtë të drejtë e shfrytëzuan kandidatët e pakënaqur në të gjitha fazat e

provimit.

Brenda afatit të përcaktuar me Rregullore, Komisioni për Rishqyrtim në fazën e

fundit të provimit ka pranuar trembëdhjetë (13) ankesa.

Ankesat u shqyrtuan me datë 18 tetor 2016 dhe kandidatët u njoftuan individualisht

me vendimin e Komisionit për Rishqyrtim.

XIX. PROPOZIMI I LISTËS SË KANDIDATËVE NË KËSHILLIN

PROKURORIAL TË KOSOVËS

Në pajtim me Rregulloren për Rekrutimin, Provimin, Emërim dhe Riemërimin e

Prokurorëve të Shtetit, Komisioni për Rekrutim më datë 20 tetor 2016 përgatiti listën

përfundimtare të kandidateve të cilët e kanë kaluar provimin si dhe listën me

propozimet e kandidatëve nëpër Prokuroritë Themelore të Kosovës.

Komisioni për Rekrutim

Kjo listë do ti dorëzohet Këshillit Prokurorial të Kosovës në mbledhjen e radhës.

Page 20: raport per procesin e rekrutimit dhe provimit per prokuror

19

XX. REZULTATET PËRFUNDIMTARE TË PROVIMIT

Pas vendimit përfundimtar të Komisionit për Rishqyrtim, Këshilli Prokurorial i

Kosovës në pajtim me Rregulloren, do të publikoj rezultatet përfundimtare të

provimit.

XXI. MASAT E VEÇANTA TË NDËRMARRA PËR TË ARRITUR

STANDARDET NDËRKOMBËTARE

Me qëllim të arritjes së standardeve ndërkombëtare për organizimin e provimit për

prokurorë, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka ndërmarrë këto masa:

Janë hartuar disa grupe provimesh, me qëllim të ketë përzgjedhje më të

zgjeruar të pyetjeve dhe më pak mundësi që vet hartuesi, komisioni apo stafi i

KPK-së të njohin përmbajtjen e pjesëve që do të përdoreshin në ditët e

provimit.

Testi kualifikues dhe Testi me shkrim kanë pasur nga tre grupe ku

kandidatëve në ditën e mbajtjes së testeve ju është mundësuar përzgjedhja e

grupit të pyetjeve me short.

Testi kualifikues përfshinte njohuritë e përgjithshme të kandidateve lidhur me

të drejtën penale (materiale dhe procedurale) përfshirë të drejtat e njeriut dhe

etiken profesionale. Ndërsa testi me shkrim përfshinte njohuritë e

kandidateve rreth përshkrimit të gjendjes faktike dhe aplikimit të së drejtës

materiale, procedurale, strukturës së vendimit, vlerësimit dhe analizimit të

provave, argumentimit dhe logjikes për arsyetimin, të kuptuarit dhe mënyrës

së të shkruarit me qëllim të vlerësimit më të gjithanshëm të kandidatëve.

Pas hartimit, të gjitha pjesët e provimit janë ruajtur nga Administratori i

Provimit,

Anëtarët e Komisionit nuk kanë pasur dijeni se cilat grupe të provimeve do të

përdoren nga kandidatët ditën e provimit të parë dhe të dytë.

Fotokopjimi i testeve është bërë nga një zyrtar i KPK-së nën mbikëqyrjen e

administratorit të provimit.

Përkthimi i testeve është bërë në kompjuterë të veçantë të cilët nuk kanë qenë

të lidhur në rrjet.

Përkthyesve nuk iu është lejuar të përdorin telefonin apo të kenë USB, ose

pajisje tjetër që mund të regjistrojë apo transferojë materialet e provimit.

Vet kandidatët kanë zgjedhur me short pjesët e provimit nga të tri grupet e

provimit (në testin kualifikues dhe provimin me shkrim).

Page 21: raport per procesin e rekrutimit dhe provimit per prokuror

20

Pasi që kandidatët kanë përfunduar provimin të gjitha testet janë vendosur në

një zarf të madh (A3) e cila ka marrë një numër të cilin nuk e kanë e ditur as

kandidatët e as anëtarët e komisionit.

Zarfet e vegjël të mbyllur brenda të cilave në një copë letër të vulosur ka qenë

i shënuar Emri dhe Mbiemri i kandidatit, kanë marrë numrin e njëjtë sikur

zarfi i madh me teste, në momentin kur kandidatët e kanë dorëzuar testin tek

administratori i provimit.

Testet janë vlerësuar nga anëtarët e komisionit të KPK-së në mënyrë të

paanshme, dhe konfidenciale pa njohur identitetin e kandidatëve.

Procesi i provimit është mbikëqyrë nga monitorues ndërkombëtarë.

Intervista me gojë është monitoruar nga zyrtarët e EULEX-it.

Të gjitha materialet e nevojshme për realizimin e provimit janë siguruar nga

KPK-ja dhe kandidatët nuk janë lejuar të sjellin asgjë me vete gjatë provimeve.

XXII. FALËNDERIM PËR MBËSHTETJE

Këshilli Prokurorial i Kosovës shpreh falënderim për përkrahjen e ofruar gjatë

procesit të provimit nga institucionet vendore si dhe organizatat e mëposhtme të

listuara si me poshtë:

Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri (ASKP);

Ambasada Amerikane;

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE);

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP);

EULEX-i.

XXIII. KOMENTET E MONITORUESVE NDËRKOMBËTARË

Monitoruesit ndërkombëtarë kanë vlerësuar se provimi është hartuar, organizuar

dhe administruar në pajtueshmëri me standardet e pranuara ndërkombëtarisht.

Page 22: raport per procesin e rekrutimit dhe provimit per prokuror

21

XXIV. PËRFUNDIM

Përkundër shumë sfidave Komisioni për Rekrutim i Këshillit Prokurorial të Kosovës

me sukses ka hartuar, administruar dhe vlerësuar provimin për prokurorë për të

gjithë kandidatët me paanësi dhe transparencë përgjatë tërë procesit.

Rezultati i këtij procesi, është përgatitja e listës përfundimtare drejtuar KPK-së me

emrat e kandidatëve të përshtatshëm për të filluar detyrën si prokurorë të cilët do të

mbrojnë të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Procesi për rekrutimin e kandidatëve për pozitën prokuror i shtetit në Prokuroritë Themelore të

Republikës së Kosovës PTH

Pe

PK

TH

Gja

kove

PTH

Gji

lan

PTH

Pri

shti

ne

PTH

Mit

rovi

ce

PTH

Pri

zre

n

PTH

Fe

riza

j

Gjit

hse

j

Pozita të shpalluara 3 2 1 4 3 5 4 22

Konkuruan gjithsejtë

184

Faza preliminare - Nuk i plotësuan kriteret

51

Ankesat e dorëzuara tek Komisioni për Rishqyrtim 21

Ankesat e pranuara nga KR-ja 8

Plotësuan kriteret për vazhdimin e procesit

133

Testit kualifikues iu nënshtruan 123

Kaluan 87

Nuk kaluan 36

Ankesat e dorëzuara tek Komisioni për Rishqyrtim 14

Ankesat e pranuara nga KR-ja 0

Testit me shkrim iu nënshtruan 85

Të tërhequr nga procesi 2

Kaluan 47

Nuk kaluan 38

Ankesat e dorëzuara tek Komisioni për Rishqyrtim 15

Ankesat e pranuara nga KR-ja 0

Të intervistuar (edhe 14 kandidatë me PFAL) 58

Të tërhequr nga procesi 3

3 2 1 6 3 5 5 25

Ankesat e dorëzuara tek Komisioni për Rishqyrtim

13

Ankesat ju pranuan

0

Komisioni për Rekrutim do t’i propozojë KPK-së 3 2 1 6 3 5 5 25

Prej tyre nga komuniteti shumicë

24

Nga komuniteti pakicë 1

Meshkuj 16

Femra 9

Vendet e mbetura të pa plotësuara 0