katalogu i provimit - iccg.co.me · pdf filekatalogun e provimit e përgatitën: mr....
TRANSCRIPT
KATALOGU I PROVIMIT
P S I K O L O G J IP R O V I M I I M A T U R Ë S N Ë G J I M N A Z
VITI SHKOLLOR 2010/2011
Katalogun e provimit e përgatitën:
Mr. Zoran LLalloviq, Enti për ShkollimLidija Begoviq, Gjimnazi, Kotorr
Zorica Miniq, Qendra e Provimeve
Përktheu: Luigj Berisha
Përmbajtja
1. Hyrje ....................................................................................................................................4
2. Rregullat e provimit ............................................................................................................5
3. Qëllimet e përgjithshme të provimit ................................................................................6
4. Struktura e provimit ...........................................................................................................7
5. Programi i provimit ............................................................................................................8
6. Forma e pyetjeve në test ............................................................................................... 12
7. Shembulli i testit me skemë për pikëzim......................................................................13
7.1 Shembulli i testit .................................................................................................17
7.2 Fleta për përgjigje ............................................................................................26
7.3 Zgjidhjet .............................................................................................................27
8. Literatura.................................................................................……………………………...31
�
1. HYRJE
Matura Shtetërore në sistemin arsimor të Malit të Zi futet në vitin shkollor 2010/2011 dhe paraqet kontrollimin ekstern të standardizuar të arriturave shkollore të nxënësve në fund të arsimit katërvjeçar në gjimnaz. Në bazë të Ligjit për gjimnazin, (“Fleta zyrtare e RMZ”, nr. 6�/02 e 28.11.2002, �9/07 e 10.08.2007 dhe �5/10 e 0�.08.2010) Provimi i Maturës jepet në mënyrë eksterne (neni 38), kurse për përgatitjen e materialit të provimit dhe zbatimin e procedurës së Maturës Shtetërore është e ngarkuar Qendra e Provimeve.
Në këtë provim testohen njohuritë, aftësitë dhe shkathtësitë të cilat bazohen në pjesën kryesore të programit të lëndës që duhet t’i kenë nxënësit në fund të arsimimit katërvjeçar në gjimnaz të përgjithshëm.
Katalogu i provimit hollësisht e përshkruan provimin nga psikologjia në vitin shkollor 2010/11. Ky katalog, para së gjithash, u kushtohet nxënësve dhe mësimdhënësve, por edhe pjesëmarrësve tjerë në procesin arsimor.
Në katalogun e provimit janë cekur qëllimet e përgjithshme të provimit, është përshkruar struktura e provimit, dhe përmes formës së qëllimeve të provimit saktësisht është thënë përmbajtja e lëndës që do t’i nënshtrohet provimit. Është dhënë edhe shembulli i testit me skemë të hollësishme për vlerësim.
5
2. RREGULLAT
Të gjithë nxënësit të cilët e kanë zgjedhur psikologjinë si lëndë të detyrueshme në Maturë, do ta japin provimin me shkrim të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë.
Materiali i provimit do të paketohet në qese të veçanta dhe të sigurta (PVC), të cilat do të hapen para nxënësve menjëherë para fillimit të provimit.
Në provim nuk lejohet: → prezantimi i rrejshëm → hapja e detyrave të provimit para kohës së lejuar → pengimi i nxënësve të tjerë → përshkrimin nga nxënësi tjetër → shfrytëzimi i mjeteve të palejuara → dëmtimi i shifrës në librezën e testimit . mosrespektimi i shenjës për përfundim të provimit
Mjetet e lejuara: lapsi i thjeshtë, goma dhe lapsi kimik/stilolapsi.Gjatë provimit nuk lejohet përdorimi i telefonave celularë.Punimi i nxënësit duhet të jetë i shkruar me laps kimik/stilolaps. Pas provimit, testet do të paketohen dhe do të kthehen në Qendrën e Provimeve, ku do të organizohet vlerësimi i tyre.
6
3. QËLLIMET E PËRGJITHSHME TË PROVIMIT
Qëllimi i Provimit të Maturës nga psikologjia është:
→ kontrollimi i njohurive dhe i aftësive të fituara gjatë mësimit të lëndës së psikologjisë në gjimnaz të përgjithshëm që janë përkufizuar përmes standardeve arsimore të lëndës dhe me këtë katalog;
→ kontrollimi i njohurive bazë për veçoritë dhe ligjshmëritë e jetës psikike;→ kontrollimi sa janë të njohur nxënësit me proceset psikike themelore
(intelektuale, emocionale dhe konative);→ kontrollimi i njohurive për vetitë mendore si veçori të përhershme të individit
(shprehitë, aftësitë, temperamenti...);→ vërtetimi nëse nxënësi e kupton përdorimin e metodave themelore dhe teknikat
e hulumtimit psikologjik;→ kontrollimi i aftësimit të nxënësit për kuptimin themelor dhe për përdorimin e të
dhënave psikologjike;→ krahasimi i të arriturave të dijes dhe shkathtësive nga psikologjia në shkallë
shkollore dhe nacionale.
4. STRUKTURA E PROVIMIT
Provimi zgjat 90 minuta.
Provimi përmban dy lloj detyrash: →detyratmezgjedhjetëshumëfishtëNxënësi nga më shumë përgjigje të ofruara zgjedh një të saktë. →detyratetipittëhapurTe këto detyra zgjidhja mund të jetë: → përgjigjja e shkurtër – zgjidhja është fjala, fjalia e thjeshtë apo numri deri te i cili mund të arrihet pas disa hapave të bashkuar; → përgjigjja më e gjatë – zgjidhja është më e gjerë dhe përbëhet nga më shumë hapa.
Numri maksimal i pikëve është 100. Detyrat i vlerësojmë prej1derinë7 pikë varësisht nëse ka apo nuk ka vlerësim të pjesshëm. Detyra që nuk është zgjidhur saktë apo ajo që nuk është kryer nuksjell pikë negative.
Në detyrat me zgjedhje të shumëfishtë, kapitulli i zgjidhur saktë në detyrë në të shumtën e rasteve sjell 1pikë. Nëse kërkesa është më e ndërlikuar dhe përbëhet prej disa hapave, secili do të vlerësohet me nga1pikë, e nëse kërkesa është më e thjeshtë, dy kapituj do të vlerësohen me 1pikë. Në detyrat e tipit të hapur vlerësohet çdo hap i definuar. Detyrat e këtij tipi i vlerësojmë nga 1derinë7pikë.
Tipatedetyrave Numriidetyrave Numriipikëve
Detyrat me zgjedhje të shumëfishtë 15 - 20 1- �
Detyrat e tipit të hapur 25 - 30 1- 7
Lënda mësimore nga psikologjia për vitin e dytë të gjimnazit është e ndarë në 5 lëmi (fusha). Lënda zgjedhëse Individinëgrup mësohet në vitin e 3-të të gjimnazit dhe do të prezantohet si lëmi në vete. Me tabelë është dhënë përfaqësimi i përmbajtjes në strukturë të provimit.
Nr.ren. Fusha Përfaqësimii
përmbajtjes
1. Lënda dhe metodat e psikologjisë 10%
2. Bazat e jetës psikike (mendore) 10%
3. Proceset psikike 25%
�. Personaliteti 25%
5. Individi në rrethin shoqëror 30%
7
5. PROGRAMI I PROVIMIT
1. LËNDA DHE METODAT E PSIKOLOGJISË
1.1. LËNDA E PSIKOLOGJISË Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ lëndën e psikologjisë;→ ta kuptojë dallimin në mes të kuptimeve të përgjithshme për dukuritë mendore dhepsikologjisë si shkencë;→ definicionin e psikologjisë;→ qasjet e ndryshme në kuptimin e lëndës, qëllimit dhe metodat e psikologjisë;→ drejtimet dominante (mbizotëruese) në psikologji dhe themeluesit e tyre;
1.2. METODAT E PSIKOLOGJISË
Qëllimeteprovimit:Nxënësitregonsedi:→ qëllimin teorik dhe praktik të psikologjisë→ disiplinat themelore të teorisë së psikologjisë dhe ato të zbatimit → metodat themelore dhe teknikat e hulumtimieve psikologjike→ ta kuptojë pozitën e metodës dhe teknikave në hulumtimin psikologjik → ta njohë projektin e hulumtimit eksperimental
2. BAZAT E JETËS PSIKIKE
2.1. BAZAT ORGANIKE TË JETËS PSIKIKE
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ ta kuptojë bazën organike të jetës mendore→ rolin e sistemit nervor qendror dhe rolin e sistemit nervor periferik → ta kuptojë dallimin në mes të sistemit nervor qendror dhe atij periferik→ ta kuptojë rolin dhe rëndësinë e sistemit endokrinik për jetën psikike të njeriut
2.2. ZHVILLIMI I JETËS PSIKIKE
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ përbërësit themelor të zhvillimit psikologjik të njeriut→ qasjet e ndryshme në sqarimin e zhvillimit të jetës mendore të njeriut→ ta kuptojë rolin e trashëgimisë dhe mjedisit në zhvillimin mendor të njeriut→ ta kuptojë rolin e veprimtarisë së vetvetes në zhvillimin mendor të tij
8
3. PROCESET MENDORE (PSIKIKE)
3.1. VËZHGIMI DHE KUJDESI
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ ta kuptojë rëndësinë e vëzhgimit për jetën mendore të njeriut;→ ta shpjegojë Ligjin e Veberit dhe Fehnerit;→ organet themelore të dëgjimit dhe shqisat adekuate për secilin prej tyre;→ përbërësit e jashtëm dhe të brendshëm të vëzhgimit;→ ta kuptojë rëndësinë e kujdesit për jetën psikike të njeriut;→ përbërësit e jashtëm dhe të brendshëm të kujdesit.
3.2. MËSIMI
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ ta kuptojë rolin e mësimit në zhvillimin e personalitetit→ t’i kuptojë format themelore të mësimit ndaj parimeve në të cilat ai mbështetet!→ t’i kuptojë parimet (ligjet) themelore me të cilat shpjegohet procesi i mësimit→ t’i vërejë qasjet e ndryshme dhe dallime në sqarimin e procesit të mësimit→ ta kuptojë rolin e transferimit pozitiv dhe negativ në mësim!
3.3. KUJTESA DHE HARRESA
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ ta kuptojë natyrën dhe procesin e kujtesës → si manifestohet dhe matet kujtesa → llojet e kujtesës → t’i theksojë argumentet në të mirë të tezës se procesi i kujtesës është konstruksion e jo reproduksion → deformimet kryesore të kujtesës→ t’i kuptojë proceset e harresës→ ta kuptojë se prej çfarë varet shpejtësia e harresës→ teoritë themelore të harresës
3.4. MENDIMI
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ ta kuptojë konceptin e mendimit;→ ta kuptojë rolin e gjuhës në të menduarit;→ fazat themelore të procesit të zgjidhjes së problemit;→ ta kuptojë rolin e drejtimit mendor në procesin e zgjidhjes së problemit;→ kushtet e mendimit efikas;→ format themelore të mendimit dhe karakteristikat e tyre;→ t’i njohë format e mendimit në llojet e ndryshme të veprimtarive intelektuale të njeriut.
9
3.5. AFTËSITË INTELEKTUALE
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ ta kuptojë dallimin në qëndrimin biologjik dhe psikologjik të kuptuarit të inteligjencës;→ teoritë kryesore të strukturës së inteligjencës;→ qasjet e ndryshme në kuptimin e strukturës së inteligjencës;→ motivet e hartimit të testeve të para të inteligjencës;→ ta shpjegojë rëndësinë teorike dhe praktike të testimit të inteligjencës;→ ta kuptojë nocionin – vëllimi i inteligjencës;→ ta kuptojë ndikimin e trashëgimisë dhe mjedisit në zhvillimin e inteligjencës;→ si është e shpërndarë inteligjenca te njerëzit;
3.6. KRIJIMTARIA
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ ta kuptojë caktimin psikologjik të nocionit krijimtaria;→ veçoritë e mendimit krijues;→ fazat e mendimit krijues;→ ta kuptojë rolin e disa fazave të mendimit krijues;→ përbërësit kognitiv të krijimtarisë;→ përbërësit e personalitetit që janë të nevojshëm për krijimtari;→ kupton rolin e përbërësve të mjedisit për krijimtari.
3.7. EMOCIONET
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ definicionin dhe mënyrat e shfaqjes së emocioneve (komponentet e emocionit);→ ta kuptojë dallimin në mes të emocioneve themelore (primare) dhe emocioneve të ndërlikuara (sekondare);→ për funksionet themelore të emocioneve;→ t’i kuptojë shpjegimet fiziologjike dhe shpjegimet kognitive të paraqitjes së emocioneve;→ nocionet stresori dhe stresi;→ ta kuptojë rolin negativ dhe pozitiv të stresit;→ t’i njohë strategjitë e mposhtjes së stresit;→ t’i shqyrtojë në mënyrë kritike teoritë ekzistuese të emocioneve;
3.8. MOTIVIMI
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ ta kuptojë rolin e motivit në sjellje të individit; → ta kuptojë dallimin në mes të motivit dhe motivacionit;→ ta shpjegojë dallimin në mes të nevojës, prirjes dhe instinktit; → ta njohë rolin e homoestazës në paraqitjen e motivit;→ si ndahen (klasifikohen)më së shpeshti motivet;→ t’i shpjegojë dallimet në mes të motiveve biologjike, sociale dhe motiveve personale;→ t’i njohë teoritë themelore të motivacionit→ t’i njohë nevojat (motivet) sipas Masllovit, nga më të ulëtat deri më të lartat;→ ta kuptojë parimin e paraqitjes së nevojave (motiveve) sipas Masllovit
10
3.9. FRUSTRIMET DHE KONFLIKTET
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ ta kuptojë nocionin – frustrimi;→ t’i njohë burimet themelore të frustrimeve;→ ta kuptojë rolin e shkallës së synimeve në paraqitjen e frustrimeve;→ t’i njohë format e reagimit konstruktiv në frustrim;→ se çka është toleranca në frustrim;→ t’i njohë reagimet më të shpeshta jokostruktive (joreale) në frustrim;→ ta kuptojë paraqitjen e agresivitetit të zhvendosur;→ ta kuptojë se kur frustrimi është i dëmshëm për shëndetin mendor të njeriut;→ t’i njohë tipat e konflikteve.
�. PERSONALITETI
4.1. PSIKOLOGJIA E PERSONALITETIT DHE MËNYRA E VLERËSIMIT TË PERSONALITETIT
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ t’i kuptojë veçoritë e psikologjisë së personalitetit;→ ta kuptojë qëllimin teorik dhe praktik të psikologjisë së personalitetit;→ t’i njohë fushat themelore të psikologjisë së personalitetit;→ t’i njohë karakteristikat themelore të personalitetit;→ t’i njohë qasjet e ndryshme ndaj personalitet;→ t’i njohë metodat themelore të psikologjisë së personalitetit;→ t’i njohë teknikat themelore të vlerësimit të personalitetit;
4.2. TEORIA E PERSONALITETIT
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ t’i njohë teoritë themelore të personalitetit dhe përfaqësuesit kryesor të tyre;→ t’i njohë vetitë themelore të teorisë së psikanalizës së personalitetit;→ t’i njohë vetitë themelore të teorive të bihejviorizmit për personalitetin;→ t’i njohë vetitë themelore të teorive të faktorëve për personalitetin;→ t’i njohë vetitë themelore të teorive humaniste për personalitetin;→ t’i njohë vetitë themelore të teorive sociale për personalitetin;→ ta sqarojë përse në mes veti dallojnë disa teori për personalitetin;
4.3. STRUKTURA E PERSONALITETIT: NJËSITË THEMELORE DHE NDËRTIMI
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ ta kuptojë se çka është struktura e personalitetit;→ ta kuptojë se çka paraqet në psikologji vija e personalitetit;→ ta kuptojë se çka shënohet në psikologji me nocionin temperament;→ t’i njohë llojet e temperamentit dhe vetitë e tij;→ ta kuptojë konceptin karakter në psikologjinë e personalitetit;→ ta njohë rolin dhe aspektet e Unit;→ ta sqarojë dallimin në mes të vetëdijes për veten dhe identitetit;→ ta kuptojë si është kuptuar në psikologji nocioni: tipi – i personalitetit;
11
→ ta kuptojë përse janë të dobishme tipologjitë e personalitetit;→ ta njohë dallimin në mes të tipit ekstravert dhe introvert të personalitetit;
4.4. DINAMIKA E PERSONALITETIT: MOTIVET PERSONALE, KONFLIKTET DHE MEKANIZMAT E MBROJTJES
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ çka përfshin nocioni dinamika e personalitetit;→ çka është roli i motiveve personale;→ t’i shpjegojë veçoritë e motiveve personale(në krahasim me motivet sociale dhe motivet biologjike);→ t’i theksojë përbërësit nga të cilët varet zhvillimi i motiveve për të arriturën;→ ta sqarojë si paraqitet vetëdija;→ ta kuptojë përse paraqiten konfliktet neurotike;→ t’i shpjegojë mënyrat themelore të zgjidhjes së konflikteve;→ veçoritë e përbashkëta të mekanizmave të mbrojtjes;→ ta kuptojë rolin e mekanizmave mbrojtës;→ mekanizmat mbrojtës;
4.5. ZHVILLIMI I PERSONALITETIT
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ ta kuptojë procesin e zhvillimit të personalitetit;→ ta shpjegojë kuptimin për rolin e disa faktorëve në zhvillimin e personalitetit (trashëgimisë, mjedisit, aktiviteti të individit);→ shkallët e zhvillimit të personalitetit;→ mekanizmat kryesor të zhvillimit të personalitetit;→ ta kuptojë procesin e socializimit;→ ta kuptojë rolin e mësimit sipas modelit në procesin e socilaizimit;→ ta kuptojë rolin e kulturës dhe shoqërisë në procesin e socializimit;→ agensat themelore të socializimit;→ çka është qëllimi i socializimit.
4.6. NORMALITETI, NDRYSHIMET PSIKIKE, ÇRREGULLIMET DHE MJEKIMI
Qëllimeteprovimit:Nxënësitregonsedi:→ kriteret themelore për dallimin e sjelljes normale nga sjellja jonormale;→ t’i përshkruaj paraqitjet themelore të gjendjeve të ndryshuara të vetëdijes;→ t’i përshkruaj tipat e shfaqjes së sjelljes së papërshtatshme;→ t’i shpjegojë shkaqet e deformimit në sjellje;→ t’i kuptojë pasojat e alkoolizmit dhe narkomanisë;→ format themelore të deformimit të jetës shoqërore;→ ta kuptojë rëndësinë e parandalimit;→ ta kuptojë rolin e këshillimit psikologjik;→ t’i kuptojë qëllimin e psikoterapisë;
12
5. BAZAT E JETËS MENDORE (PSIKIKE)
5.1. LËNDA DHE METODAT E PSIKOLOGJISË SOCIALE
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ lëndën dhe problemet e hulumtimit në psikologjinë sociale;→ pozitën e psikologjisë sociale në sistemin e shkencave shoqërore;→ t’i theksojë metodat dhe teknikat e hulumtimit në psikologjinë sociale;
5.2. PROCESET, AGENSET DHE BURIMET E SOCIALIZIMIT
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ ta kuptojë rëndësinë e socializimit në zhvillim të personalitetit të individit;→ ta kuptojë rolin e disa formave të mësimit social në procesin e socializimit;→ ta vlerësojë rolin e disa ndërmjetësve (agenset e socijalizimit) në socializimin e individëve;→ ta kuptojë ndikimin e kultit në zhvillim të personalitetit të individit (burimet e socializimit);→ t’i vlerësojë marrëdhënien në mes të pozitës shoqërore (rolin që merr individi) dhe sjelljet e individit;
5.3. EFEKTET E SOCIALIZIMIT
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ ndikimet e faktorëve social në të vërejturit, mësim dhe kujtesë;→ ta vërej ndikimin e faktorëve social në mendim dhe gjykim të individit;→ ndikimin e faktorëve social në motive dhe sjellje të individit;
5.4. QËNDRIMET SOCIALE, PARAGJYKIMET, STEREOTIPET
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ ta kuptojë nocionin, komleksiteti dhe roli i qëndrimit në sjellje të individit;→ ta kuptojë mënyrën e formimit dhe ndryshimet e qëndrimeve sociale;→ t’i theksojë shkaqet e paraqitjes së paragjykimeve dhe stereotipeve dhe ta theksojë ndikimin e tyre negativ në sjellje të individit;
5.5. VLERAT DHE MORALI
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ nocionin e vlerës dhe dallimin në krahsim me konceptet rregullat dhe morali, si dhe rëndësinë e tyre për individin dhe grupin;→ t’i theksojë fazat themelore në zhvillimin e gjykimit moral (komentnin e Kolbergut) dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e vlerës;
13
5.6. LLOJET E GRUPEVE DHE KARAKTERISTIKAT E TYRE
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ t’i theksojë kriteret e dallimit dhe llojet e grupeve→ t’i theksojë karakteristikat psikologjike të grupeve të strukturuara – grupeve në kuptim të ngushtë të fjalës, dhe dallimin në raport me grupet e pastrukturuara publikun, masat, lëvizjet sociale);→ t’i kuptojë karakteristikat psikologjike të grupit të vogël (diadet dhe triadet; familjes; grupit të bashkëmoshatarëve; grupit për zgjidhjen e problemeve) dhe dallimet në raport me grupet e mëdha shoqërore (klasat; shtresat; kombet);→ t’i theksojë karakteristikat psikologjike të organizatës si grup (kompleksitetin; shpërndarjen e punës; koordinimin e aktiviteteve dhe funksionin; formalizimin e aktiviteteve dhe marrëdhënieve);
5.7. FORMIMIDHERUAJTJAEGRUPEVE
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ t’i vlerësojë kushtet e paraqitjes dhe zhvillimit të grupit (fazat në stabilizimin e grupit);→ t’i kuptojë kushtet e ruajtjes dhe funksionimit të grupit (miratimin e qëllimeve dhe detyrave të grupit);
5.8. MARRËDHËNIET E GRUPIT
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ ta njohë strukturën e grupit (pozitat në grup) dhe ta dallojë strukturën e paraparë dhe strukturën e realizuar të grupit (struktura formale dhe struktura joformale e grupit);→ t’i vlerësojë tipat e ndryshëm të fuqisë me të cilët individi apo grupi mund të disponojnë (fuqinë e shpërblimit – detyrimit me forcë; fuqinë referuese; fuqinë e ekspertëve; fuqinë legjitime; fuqinë e informimit);→ ta vërtetojë dhe ta analizojë strukturën sociometrike të grupit (pranimin reciprok – mospranimi reciprok; dijadat; trijadat...)
5.9. PROCESET E GRUPIT
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ ta kuptojë mënyrën e sjelljes dhe ruajtjes së normave në grup – kupton rëndësinë e respektimit të normave për ruajtje dhe funksionim të grupit; → ta dallojë sjelljen kooperative (bashkëpunimin në grup) nga sjellja kompetitive (garat në grup) dhe vlerëson pasojat e njërës formë dhe formës tjetër të sjelljes sipas individit dhe grupit;→ ta theksojë nocionin, shkaqet dhe llojet e konflikteve në grup (konfliktet destruktive dhe konfliktet konstruktive), dhe të japë sqarim për pasojat e tyre dhe mënyrën e zgjidhjes së konflikteve (zgjidhja konstruktive dhe zgjidhja jokonstruktive e konflikteve);
5.10. KOMUNIKIMI NË GRUP
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ t’i përmend konceptet themelore të komunikologjisë (komunikimin, informacionin, porosinë, dërguesin, marrësin, pengesat në komunikim - »zhurmën psikologjike«...);→ funksionet e komunikimit - përse është komunikimi thelbi i interaksioneve sociale; lidhshmërinë e kënaqësisë së nevojave njerëzore dhe komunikimeve; komunikimin si mjet i ndikimit në tjerët... Komunikimin strategjik;→ t’i theksojë llojet dhe format e komunikimit, di t’i njohë, në shembuj, dhe t’i analizojë karakteristikat e tyre dhe funksionet;→ t’i njohë dhe t’i zbatojë teknikat e komunikimit efektiv (dëgjimit aktiv);
5.11. UDHËHEQJA
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ t’i vlerësojë në mënyrë kritike rolin, detyrat dhe vetitë psikosociale të udhëheqësit dhe t’i vlerësojë stilet e ndryshme dhe metodat e të udhëhequrit me grupin (udhëheqësin, kreun, drejtuesin);→ dallimet dhe vlerëson udhëheqjen demokratike dhe autokratike me grupin;→ t’i theksojë mënyrat e ndryshme dhe proceset e marrjes së vendimeve në grup dhe ta shpjegojë vlerën e vendimit (demokratik) grupor;→ ta vlerësojë në mënyrë kritike psikodinamikën e marrëdhënieve të udhëheqësit – trashëguesit (poltronët; fenomenin e cezarizmit...) dhe t’i kuptojë pasojat e marrëdhënieve të tilla;
5.12. PSIKOLOGJIA E MARKETINGUT DHE E PROPAGANDËSE
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ t’i vlerësojë në mënyrë kritike rolin dhe format themelore të marketingut dhe propagandës;→ t’i kuptojë karakteristikat themelore të porosive propaganduese (afrimin, tërheqjen, të kuptuarit, të qenurit interesant dhe bindshmërinë);→ ta analizojë eksponimin e ndikimit të kategorive të ndryshme të njerëzve dhe rezistencën e tyre në ato ndikime;→ kushtet e paraqitjes dhe përcjelljes së thashethemeve;
5.12. SJELLJA MASIVE
Qëllimeteprovimit:Nxënësi tregon se di:→ t’i përmend faktorët e paraqitjes së masës: numrin e personave të pranishëm; dendësinë; shqetësimin emocional; orientimin e vëmendjes dhe aksionin e përbashkët;→ t’i kuptojë kushtet dhe format e sjelljeve masive: manifestimet, panikun, linçin, përndjekjen;→ ta vlerësojë modën në mënyrë kritike si formë të sjelljes psikosociale-masive;
15
6. FORMAT E PYETJEVE NË TEST
Testi përmban llojet e detyrave si vijon:
A. detyratmezgjedhjetëshumëfishtëNxënësi nga më shumë përgjigje të ofruara zgjedh një të saktën dhe qarkon shkronjën apo numrin para asaj përgjigje. Këtu janë edhe pyetjet me lidhje në të cilat e ke për detyrë t′i bashkosh kuptimet nga dy kolonat paralele. Në disa detyra shkruhen numrat mbi vijë para nocionit gjegjës, kurse në disa të tjera me shigjeta bashkohen kuptimet. Pranë çdo pyetje është dhënë udhëzimi për mënyrën e zgjidhjes së detyrës. Përgjigjet në pyetje me zgjedhje të shumëfishtë në të cilat kërkohet qarkimi, përcillen në fletë për përgjigje e cila ndodhet në faqen 26.
B. detyratetipittëhapurTe këto detyra zgjidhja mund të jetë:1. përgjigjja e shkurtër – zgjidhja është një fjalë, fjali e thjeshtë ose viti.2. përgjigjja më e gjatë – zgjidhja është më e gjerë dhe përbëhet nga më shumë fjali.
7.SHEMBULLIITESTITMESKEMËPËRPIKËZIM
7.1.SHEMBULLIITESTIT
1. Tipologjia e personalitetit të Hipokratit është e njëjtë me tipologjinë S P e temperamentit. 1 pikë
2. Llojet e vlerave janë: vlerat materiale, shpirtërore, njerëzore. S P1 pikë
3. Dashurinë e shfaqim menjëherë me lindje. S P 1 pikë
4. Mekanizmat e mbrojtjes janë reaksionet e pavetëdijshme në frustrime. S P
1 pikë 5. Motivi i kureshtjes është motiv personal. S P
1 pikë 6. Çrregullimi më i rëndë shpirtëror është neuroza, kurse çrregullimi S P më i lehtë është psikoza. 1 pikë 7. Porosia publicitare duhet të jetë e saktë, e dallueshme dhe e qartë S P
1 pikë
8. Autoriteti është njëlloj sikur fuqia. S P 1 pikë
(Në detyrat e mësipërme shënoni në fletë për përgjigje nëse pohimi është i saktë (S) ose i pasaktë (P))
9. Cilat janë dy metodat themelore në psikologji?
a) anketimi b) hulumtimi eksperimental c) vëzhgimi sistematik d) testimi
2 pikë(Në fletë për përgjigje shëno përgjigjen e saktë.)
10. Çka nuk i përket fazave të mendimit krijues?
a) ndriçimi b) imagjinata c) inkubacioni d) përgatitja e) verifikimi
1 pikë(Në fletë për përgjigje shëno përgjigjen e saktë.)
11. Me cilën detyrë testohet mendimi krijues:
Detyrat: a) shkruaj Ligjin e Pitagorës b) shkruaj fazat e zhvillimit të njeriut c) shkruaj sa më shumë përdorime të ndryshme të kutive të zbrazëta d) shkruaj të gjitha personazhet nga Iliada dhe Odiseja
1 pikë(Në fletë për përgjigje shëno përgjigjen e saktë.)
17
18
12. Kujtesa është proces i komplikuar mendor. Rretho çka NUK bën pjesë në procesin e kujtesës.
a) rekognimi b) reproduksioni c) retencioni d) kushtëzimi e) kursimi me rastin e mësimit të ri
1 pikë(Në fletë për përgjigje shëno përgjigjen e saktë.)
13. Cila nga teoritë e mëposhtme bën pjesë në grupin e teorive të personalitetit të cilat e theksojnë ndikimin e faktorëve social?
a) Teoria e Frojdit b) Teoria e Fromit c) Teoria e Masllovit d) Teoria e Olportit
1 pikë(Në fletë për përgjigje shëno përgjigjen e saktë.)
14. Cila është e vetmja metodë në psikologji e cila na mundëson hetimin e lidhjeve të shkakut dhe pasojës?
a) anketa b) eksperimenti c) introspeksioni d) vëzhgimi
1 pikë(Në fletë për përgjigje shëno përgjigjen e saktë.)
15. Si quhet mënyra e reagimit emocional në joshje?
a) vija e personalitetit b) karakter c) shprehi d) temperament
1 pikë(Në fletë për përgjigje shëno përgjigjen e saktë.)
16. Çka rregullon formacioni retikular?
a) të ardhmen b) kujtesën c) ëndrrat d) mësimin sipas modelit
1 pikë(Në fletë për përgjigje shëno përgjigjen e saktë.)
17. Cila pjesë e trurit është ”kurora e shkëlqyeshme e trurit”?
a) truri i përparmë b) truri i mesëm c) truri i madh d) truri i pasmë
1 pikë(Në fletë për përgjigje shëno përgjigjen e saktë.)
18. Cila gjëndër, kur sëmuret kronikisht, është përgjegjëse për rënien e funksioneve intelektuale?
a) gjëndra mbiveshkore b) gjëndra e pështymës c) gjëndra seksuale d) gjëndra tiroide
1 pikë(Në fletë për përgjigje shëno përgjigjen e saktë.)
19. Si quhet dukuria që në prani të njerëzve të tjerë të arrijmë suksese më të mira në ndonjë veprimtari?
a) difuzion i përgjegjësisë b) konformizëm c) facilitet social d) interferencë sociale
1 pikë(Në fletë për përgjigje shëno përgjigjen e saktë.)
20. Me çka ka të bëjë struktura e grupit?
a) me proceset të cilat ndodhin në grup b) me sistemin e udhëheqjes me grup c) me sistemin e vendosur të marrëdhënieve në grup
1 pikë(Në fletë për përgjigje shëno përgjigjen e saktë.)
21. Në fletë për përgjigje bashko shembujt me llojet e mësimit.
a) Vërejtjet e paarsyeshme të prindërve i bëjnë fëmijët shumë të ndjeshëm
1. Kushtëzimi emocional2. Habituimi
b) Krijimi i simpative-antipative 3. Sensitisimi
c) Mësimi dhe studimi i suksesshëm �. Mësimi verbal e mekanik
d) Mësimi i vjershave dhe datave 5. Mësimi me kuptim4 pikë
19
20
22. Në fletë për përgjigje radhiti motivet sipas hierarkisë së Masllovit:
............. a) Lidhja afektive
............. b) Motivet organike
............. c) E arritura
............. d) Vetëaktualizimi
............. e) Siguria 5 pikë
23. Në fletë për përgjigje bashko llojin e kujtesës dhe përmbajtjen e kujtesës:
a) semantike 1. Meksika ndodhet në Amerikën Jugore 2. Ngasja e biçikletës
b) kujtesa episodike 3. “Dje kam festuar Ditëlindjen e 17-të”
c) kujtesa procedurale �. Përsëritja e numrit të telefonit derisa mos ta shënojmë 3 pikë
24. Bashko llojet e motivit me fjalitë të cilat i ilustrojnë në fletën për përgjigje:
a) biologjik1. “I respektoj edhe të tjerët edhe veten.”2. “Fajtor janë të tjerët e jo unë.”
b) motivi social 3. “Duhet të ha e pastaj të fle.”
c) motivi personal �. “Dëshiroj të jam me shokë.” 3 pikë
25. Në fletë për përgjigje bashko mekanizmin mbrojtës dhe sjelljen:
a) racionalizimi 1. “Servoj keq, reketi i ri nuk më rri mirë në dorë”2. “Është mirë që nuk u pranova në atë-gjimnaz”
b) regresioni 3. “Nuk është çudi që nuk kam miqë kur të gjithë janë përçarës!”
c) projektimi �. ”Nëse nuk do të shkojmë në ekskursion në Greqi, unë nuk do të shkoj” 3 pikë
26. Në fletë për përgjigje bashko llojin e mësimit dhe veçoritë e tij:
a) ligji i efektit
b) lajmërimi refleksiv i përgjigjes së kushtëzuar
c) “aha-përjetimi”
a) kushtëzimi klasik
b) mësimi me kuptim
c) kushtëzimi instrumental
d) mësimi latent
3 pikë
27. Në fletë për përgjigje bashko teorinë me të kuptuarit për strukturën e inteligjencës:
a) Teoria e Terstenit 1. ekziston një aftësi e përgjithshme intelektuale 2. ekziston aftësia e përgjithshme dhe më shumë aftësi specifike intelektuale
b) Teoria e Glifordit 3. shtatë aftësi të pavarura e bëjnë inteligjencën
c) Teoria e Bineit �. 120 aftësi të pavarura e bëjnë inteligjencën
d) Teoria e Spirmanit 5. ekzistojnë tetë faktorë të ndryshëm të inteligjencës4 pikë
28. Në fletë për përgjigje bashko tipat e temperamentit me karakteristikat e tyre themelore:
a) Kolerik 1. reaksionet e shpejta, të dobëta, të shkurtra, disponimi i gëzueshëm
b) Sanguin 2. reaksionet e rralla, të ngadalshme, por të forta, dominon ndjenja e pikëllimit
c) Melankolik 3. reaksionet e fuqishme dhe të papritura, lehtë mllefosen dhe përlahen me të tjerët
d) Flegmatik �. reaksionet e rralla, të dobëta, të ngadalshme, indiferent, gjakftohtë
4 pikë 29. Shpjego se çka është neuropërçuesi?
.......................................................................................................................................................................................................

.......................................................................................................................................................................................................1 pikë
30. Përkufizo konceptin e ambivalencës dhe shkruaj ndonjë shembull kur personaliteti ndodhet në atë gjendje.
.......................................................................................................................................................................................................
.......................................................................................................................................................................................................
.......................................................................................................................................................................................................
.......................................................................................................................................................................................................2 pikë
31. Cili është dallimi thelbësor në mes të higjienës mentale dhe psikologjisë klinike?
.......................................................................................................................................................................................................
.......................................................................................................................................................................................................
.......................................................................................................................................................................................................
.......................................................................................................................................................................................................1 pikë
21
22
32. Shkruaj një shembull kur ndjenjat mund të jenë në rol të motivit.
................................................................................................................................................................................................

................................................................................................................................................................................................1 pikë
33. Çka i përbëjnë bazat organike të jetës psikike të njeriut?
a) ...............................................................................................
b) ...............................................................................................
c) ...............................................................................................
3 pikë
34. Cilat janë shenja komunikuese që shfrytëzohen në komunikimin verbal, e cilat në komunikimin joverbal?
a) ...............................................................................................
b) ...............................................................................................
c) ...............................................................................................
3 pikë
35. Derën e vërejmë si derë qoftë të jetë ajo e hapur, gjysmë e hapur apo e mbyllur. Si quhet kjo dukuri në të vërejtur (perceptim)?
...............................................................................................1 pikë
36. “Të gjithë mishtarët (kasapët) janë të majm, të gjithë zezakët janë muzikal”. Si i quajmë këto deklarata në psikologjinë sociale?
...............................................................................................1 pikë
37. Si quhet grupi i cili shërben si shembull për të tjerët?
...............................................................................................1 pikë
38. Me cilin fenomen të ndjeshëm e sqarojmë që pak kohë pas hyrjes në një hapësirë që të zihet fryma, qëndrimi atje nuk është aq i papëlqyeshëm?
...............................................................................................1 pikë
39. Si e quajmë llojin e motivit nëse personi ka dëshirë që t’u ndihmojë të tjerëve e që gjatë këtij veprimi ndjen kënaqësi?
...............................................................................................1 pikë
40. Te paragjykimet janë zhvilluar tepër komponentet (1) .........................................................................
dhe komponente (2) ............................................................................................... kurse është lënë pas
dore komponenti i (3)................................................................................................3 pikë
41. Me çka ka të bëjë mendimi i Frojdit “Fëmija është babai i njeriut”?
.......................................................................................................................................................................................................
.......................................................................................................................................................................................................
......................................................................................................................................................................................................1 pikë
42. Cilat janë dy problemet kryesore që i studion psikologjia e masës?
.......................................................................................................................................................................................................
.......................................................................................................................................................................................................
.......................................................................................................................................................................................................2 pikë
43. Cilat janë karakteristikat themelore të nocionit të personalitetit?
a) ...............................................................................................
b) ...............................................................................................
c) ...............................................................................................3 pikë
44. Cilat janë tri karakteristikat themelore të grupit?
a) ...............................................................................................
b) ...............................................................................................
c) ...............................................................................................
3 pikë
45. Cilat janë kriteret themelore për klasifikimin e konflikteve?
.......................................................................................................................................................................................................
.......................................................................................................................................................................................................
.......................................................................................................................................................................................................
.......................................................................................................................................................................................................
2 pikë
23
2�
46. Numëro pesë tipa të fuqisë sipas Frençit dhe Ravjenit.
a) ...............................................................................................
b) ...............................................................................................
c) ...............................................................................................
d) ...............................................................................................
e) ...............................................................................................
5 pikë
47. Shkruaj tri dallimet themelore në mes të grupeve strukturore dhe grupeve jostrukturore.
................................................................................................................................................................................................
................................................................................................................................................................................................
................................................................................................................................................................................................
................................................................................................................................................................................................
................................................................................................................................................................................................
3 pikë
48. Shëno dhe sqaro rrjedhën e një eksperimenti (fillimin dhe variabilen)?
................................................................................................................................................................................................
................................................................................................................................................................................................
...............................................................................................................................................................................................
2 pikë
49. Cilat janë tiparet kryesore të grupeve adoleshente (shkruaj tri)?
................................................................................................................................................................................................
................................................................................................................................................................................................
................................................................................................................................................................................................
...............................................................................................................................................................................................3 pikë
50. Në darkë janë mbledhur psikologët dhe kanë filluar debatin për atë se çka është personaliteti, dhe çka e nxitë atë të veprojë. Një mjekrosh i moshës së mesme u shpreh se instinktet janë ato që e nxisin njeriun, dhe në to ndodhet energjia e cila është kusht i reagimit. Oponenti i tij tha se kjo është çmenduri dhe se kjo ndoshta ka lidhje me fëmijë dhe të sëmurët mendor por jo me njerëz të rritur. Sipas tij gjithçka që në fillim shfrytëzojmë si mjet, me kohë ai kalon në qëllim të vetvetes. Sipas tij njerëzit sikurse qeniet tjera të gjalla janë qenie biologjike, por që dallojnë për nga vetëdija, kuptimi dhe organizimi i veçantë njerëzor. Mjekroshi më i shtyrë në moshë, për të treguar qëndrimin e tij, filloi të fliste për atë se aktiviteti mbizotëron me çdo personalitet “Njeriu është strukturë fëmijërore, e pakontrolluar, e kuptueshme, e pjekur dhe e ashpër për nga morali. Ja për shembull sikur unë mos të isha mjaft i pjekur tani për shkak të sjelljes tuaj do t’ju rrihja”....
Lexomekujdestekstinpërpsikologëtenjohurdhepërgjigjunëpyetjeteshtruara.
1. Si quhet mjekroshi i moshës së mesme i cili flet për instinktet si burime të energjisë seksuale dhe nxitësit në aktivitete?
...............................................................................................................................................................................................1 pikë
2. Si quhet energjia seksuale sipas analistëve psikologjik?
...............................................................................................................................................................................................1 pikë
3. Si quhet kritiku i tyre nga teksti?
...............................................................................................................................................................................................1 pikë
4. Mbi çka flet kritiku si nxitësin në aktivitetet?
............................................................................................................................................................................................... 1 pikë
5. Si quhet ndryshe teoria e kritikut?
...............................................................................................................................................................................................1 pikë
6. Si e quajnë ndryshe, analistët psikologjik, pjesën e personaliteti të pakontrolluar fëmijëror?
...............................................................................................................................................................................................1 pikë
7. Duke e falënderuar cilën instancë të personalitetit, mjekroshi vepron me pjekuri dhe arsye?
...............................................................................................................................................................................................1 pikë
25
26
7.2.FLETAPËRPËRGJIGJE
Shëno kështu
PSIKOLOGJIA
FLETA PËR PËRGJIGJEPROVIMI I MATURËS
Shifra e nxënësit
Kthejefaqen!
Detyra21.
Shëno kështu
Detyra22.
Detyra23.
Detyra24.
Detyra26.
Detyra27.
Detyra28.
Detyra25.
Shëno kështu
Detyra22.
Detyra23.
Detyra24.
Detyra26.
Detyra27.
Detyra28.
Detyra25.
Shëno kështu
PSIKOLOGJIA
FLETA PËR PËRGJIGJEPROVIMI I MATURËS
Shifra e nxënësit
Kthejefaqen!
Detyra21.
7.3.RJEŠENJA
1. S1 pikë
2. P1 pikë
3. P1 pikë
4. S1 pikë
5. S1 pikë
6. P1 pikë
7.P1 pikë
8. P1 pikë
9. b), c)2 pikë
10. b)1 pikë
11. d)1 pikë
12. d)1 pikë
13. d)1 pikë
14. b)1 pikë
15. d)1 pikë
16. a)1 pikë
17.c)1 pikë
18. d)1 pikë
19. c)1 pikë
27
28
20. c)1 pikë
21. a-3, b-1, c-5, d-�;4 pikë
22. 1-b, 2-e, 3-c, �-a, 5-d;5 pikë
23. a-3, b-3, c-2;3 pikë
24. a-3, b-�, c-1;3 pikë
25. a-1, b-�, c-3;3 pikë
26. a-2, b-3, c-1;3 pikë
27.a-3, b-�, c-1, d-2;4 pikë
28. a-3, b-1, c-2, d-�;4 pikë
29. Porositë e shifruara nëpërmjet udhës elektrokimike përcjellën nga një neuron në tjetrin përmes sinapsës me ndihmë të përçuesit-substancës të cilin e liron impulsi kur mbërrin në fund të aksionit. 1 pikë
30. Kur dy ndjenja të kundërta janë njëlloj të fuqishme. P. sh., të njëjtën kohë, dashuria dhe urrejtja ndaj një personi. 2 pikëa (1 për definicion dhe 1 për shembull)
31. Higjiena mentale është disiplinë e aplikuar e cila vepron në mënyrë preventive në mënyrë që mos të ndodh ndonjë problem më i madh mendor, kurse psikologjia klinike merret me ofrimin e ndihmës njerëzve të cilët kanë probleme psikologjike.1 pikë
32. Nxënësi i cili e do profesorin e vet mund të mësojë më shumë dhe më mirë që të lë përshtypje të mirë te ai.1 pikë
33. a) receptorët (organet e shqisave)b) efektorët (muskujt dhe gjëndrat)c) sistemi nervor3 pikë-nga 1 për çdo përgjigje të saktë
34. a) fjalëtb) paralinguistikec) ekstralinguistike 3 pikë – nga 1 për çdo përgjigje të saktë
35. Ligji i konstantes 1 pikë
36. Stereotipet1 pikë
37.Grupi referent1 pikë
38. Adaptimi sensor1 pikë
39. Altruizmi 1 pikë
40. (1) Emocionale; (2) aksionare; (3) e njohurisë 3 pikë - nga 1 për çdo përgjigje të saktë
41. Nga fëmijërija varet si do të jetë njeriu kur të rritet.1 pikë
42. Vetitë psikologjike e sjelljet e ligjshme të masës (1 pikë)dhe sjellja e individit në masë (1 pikë) 2 pikë
43. a) individualiteti (veçantia)b) bashkimi (tërësia)c) konsekuenca 3 pikë - nga 1 për çdo përgjigje të saktë
44. a) strukturab) dinamikac) sistemi i qeverisjes 3 pikë - nga 1 për çdo përgjigje të saktë
45. Kush janë subjektet e konfliktitPërmbajtjet lidhur me të cilat lind konflikti2 pikë - nga 1 për çdo përgjigje të saktë
29
46. a) Fuqia e shpërblimit b) Fuqia e detyrimit c) Fuqia referuese d) Fuqia e ekspertëve e) Fuqia legjitime5 pikë - nga 1 për çdo përgjigje të saktë
47.Në grupet e strukturuara kemi sistemin e ngulitur të rolit dhe pozitës së disa anëtarëve të grupit, kurse në grupet e pa strukturuara nuk ka sistem të rolit dhe pozitës, por i bashkon qëllimi i përbashkët. Grupet strukturore janë më pak për nga numri i anëtarëve. Grupet e pa strukturuara janë njësi të mëdha njerëzish.Në grupet e strukturuara ekziston kontrolli i sjelljes dhe bashkëpunimi i ndërsjellë.Në grupet që nuk janë të strukturuara individi humb personalitetin, ka prirje sugjeruese dhe reagime të furishme . 3 pikë-nga 1 për çdo përgjigje të saktë
48. Eksperimenti fillon me pyetjen-me hipotezën. Një dukuri ndryshon sistematikisht, variabilja e pavarur, për arsye të hulumtimit të një dukurie tjetër-e varur e ndryshueshme.2 pikë - nga 1 për çdo përgjigje të saktë 49. – Mosekzistimi i detyrave të veçanta të grupit– Formimi ndodh për shkak të plotësimit të disa nevojave – Grupi arsimohet në bazë të pëlqimit të dyanshëm të anëtarëve – Është karakteristike struktura e marrëdhënieve– Është shprehur me konfirmimin e normave të grupit dhe me antikonformizmin e normave të të rriturve.3 pikë - nga 1 pikë për 3 nga përgjigjet e dhëna mësipër
50. 1. Sigmund Frojdi (1 pikë)2. Libido (1pikë)3. Gordon Olport (1 pikë)�. Për autonominë funksionale të motivit (1 pikë)5. Teoria personalitike ose teoria e linjave (1 pikë)6. ID (1 pikë)7. Duke e falënderuar EGON (1pikë)7 pikë
30
8. LITERATURA
Literatura themelore:Teksti për klasën e dytë të gjimnazit të përgjithshëm: Zharko Trebjeshanin; Zoran Llalloviq: PSIKOLOGJIA 2 – Enti për Tekste dhe Mjete Mësimore, Podgoricë, 2007.
Individi në grup
Regjistri kornizë i literaturës dhe burimeve tjera1. Kreç, D., Kraçfilld, R., Ballak, dhe I.; Individinëshoqëri, Enti për Tekste dhe Mjete
Mësimore të Serbisë, Beograd 1972.2. Rot, N.: Bazatepsikologjisësociale, Enti për Tekste dhe Mjete Mësimore, Beograd,
1989.3. Rot, N.; Psikologjiaegrupeve, Enti për Tekste dhe Mjete Mësimore, Beograd, 1983.�. Zvonareviq, M.; Psikologjiasociale, Libri shkollor, Zagreb, 1987.
31
VakaĐurovićabb,[email protected],www.iccg.edu.me