raport auditimi nË kuvendin e shqipËrisË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar,...

99
1 KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË” RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË Mbi auditimin e rregullshmërisë financiare. Auditimi u ushtrua në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 1224/1 Prot. Datë 14.12.2016 Auditimi është kryer nga: 1. Aulona Jonuzi, përgjegjës grupi; 2. Pjetër Beleshi; 3. Erjola Mecaj; 4. Melina Kabo dhe 5. Eni Kabashi Auditimi ka filluar më 15.12.2016 Auditimi ka përfunduar më 18.02.2017 Tiranë, 2017

Upload: others

Post on 21-Jan-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

1

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

RAPORT AUDITIMI

NË KUVENDIN E SHQIPËRISË

Mbi auditimin e rregullshmërisë financiare.

Auditimi u ushtrua në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të

Lartë të Shtetit nr. 1224/1 Prot. Datë 14.12.2016

Auditimi është kryer nga:

1. Aulona Jonuzi, përgjegjës grupi;

2. Pjetër Beleshi;

3. Erjola Mecaj;

4. Melina Kabo dhe

5. Eni Kabashi

Auditimi ka filluar më 15.12.2016

Auditimi ka përfunduar më 18.02.2017

Tiranë, 2017

Page 2: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

2

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Pasqyra e Lëndës

Nr Përmbledhje 3

1

2

Vlerësimi i manaxhimit financiar dhe sistemeve të

kontrollit................................................................................................................

Mbi planifikimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit………………………………..

4

20

3 Auditimi i llogarive për vitin 2014, 2015...……………………………………......

34

4 Auditimi i zonave të llogarisë..............…………………………………………..... 45

5 Mallra dhe Shërbime / Investime.............................................................................. 60

6 Krijimi dhe përdorimi i të ardhurave. Auditimi i grandeve dhe zërave të tjerë

material në pasqyrat financiare……………………………………………………......

90

Aneksi I. Qasja dhe Metodologjia e auditimit....................…………..…………........ 94

Aneksi II. Shpjegim i llojeve të ndryshme të opinioneve të aplikuara nga ................

KLSH

95

Aneksi III. Rezultatet e Pyetësorit..............................................................................

96

Aneksi IV. Tabela e punonjësve që kanë kaluar në listë pritje......................................99

Page 3: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

3

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

PËRMBLEDHJE

Hyrje

Kontrolli i Lartë i Shtetit auditoi Kuvendin e Shqipërisë, në bazë të programit të auditimit të

miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 1224/1, datë 14.12.2016, duke i

kushtuar një vëmendje të veçantë çështjeve që lidhen me organizimin dhe mbajtjen e

kontabilitetit, plotësimi i pasqyrave financiare në afat, dhënia e opinionit për saktësinë e

paraqitjes së zërave të aktivit e pasivit dhe pasqyrave të tjera shoqëruese të bilancit si dhe

rregullshmërinë në procedurat e prokurimeve publike mesipas kërkesave të aktet ligjore e

nënligjore.

Auditimi u krye me zgjedhje, për vlerësimin e saktësisë së raportimit financiar të aktivitetit

ekonomik të mbyllur më datë 31.12.2014 der më datë 31.12.2016.

Opinion i pakualifikuar

Nga auditimi i pasqyrave financiare të Kuvendit të Shqipërisë, për vitin ushtrimor 2015 dhe

2016, u konstatua se këto pasqyra përfshijnë pasqyrën e gjendjes ekonomike, pozicionit

financiar (hyrjeve dhe daljeve (pagesave) në para, pasqyra e amortizimit, pasqyrën e

krahasimit të fondeve buxhetore dhe rezultateve aktuale, si dhe shënimet shpjeguese që

shoqëronin të nevojshme për të shoqëruar këto pasqyra.

Në gjykimin tonë pasqyrat financiare prezantojnë një pamje të drejtë në të gjitha aspektet

materiale lidhur me hyrjet dhe daljet në para, si dhe të buxhetit të realizuar nga Kuvendi i

Shqipërisë për vitin 2015 dhe 2016, në përputhje me bazën ligjore që rregullon raportimin

financiar dhe atë buxhetor.

Baza për Opinionin

Ne kemi kryer auditimin në përputhje me kërkesat e manualit të auditimit financiar të KLSH

si dhe standardet ndërkombëtare të auditimit financiar të zbatueshme për Institucionet

Supreme të Auditimit. Sipas këtyre standardeve, përgjegjësitë tona janë përshkruar tek pjesa,

Përgjegjësitë e Audituesit për Auditimin e Pasqyrave Financiare. Sipas kërkesave etike, të

cilat janë relevante për auditimin tonë në institucionet buxhetore, dhe përgjegjësitë e tjera

etike janë përmbushur në pajtim me këto kërkesa. Ne besojmë se dëshmitë e auditimit që

kemi marrë janë të mjaftueshme dhe të duhura për sigurimin e bazës për opinionin tonë.

Veprimtaria financiare e Kuvendit të Shqipërisë zhvillohet në përputhje me:

- Ligji nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e

Shqipërisë”, i ndryshuar,

-Ligji nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”,

-Ligji nr. 85/2013, datë 28.12.2013 “Për buxhetin e vitit 2014”,

-Ligji nr. 160/2014, datë 27.11.2014 “Për buxhetin e vitit 2015”,

-Ligji nr. 147/2015, datë 17.12.2015 “Për buxhetin e vitit 2016”,

-Ligji nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar,

-Ligji nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin Publik”, i ndryshuar,

-Udhëzimi nr. 2, datë 06.02.2012 “Për procedurat standarde të zbatimit të buxhetit”,

Page 4: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

4

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

-Udhëzimi i Ministrisë së Financave nr. 7, datë 28.2.2014 “Për përgatitjen e programit

buxhetor afat mesëm 2015-2017 dhe tabelat e tavaneve për PBA 2015-2017” dhe aktet në

zbatim të tyre,

-Udhëzimi i Ministrisë së Financave “Për përgatitjen e programit buxhetor afat mesëm 2014-

2016 dhe tabelat e tavaneve për PBA 2014-2016”, si dhe aktet në zbatim të tyre,

-Udhëzimi i Ministrisë së Financave nr. 30 datë 27.12.2011”Për menaxhimin e aktiveve në

njësitë e sektorin publik”.

- Rregullorja e Brendshme e Kuvendit të Shqipërisë;

- Akte të tjera nënligjore të dala në zbatim të tyre, etj.

Përgjegjësia e Audituesit të KLSH për auditimin e pasqyrave financiare.

Përgjegjësia jonë është që të shprehim një opinion për saktësinë e Raportimit Financiar, në

bazë të auditimit tonë. Auditimi është kryer në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të

Auditimit. Këto standarde kërkojnë që ne t‟i përmbahemi kërkesave etike, të planifikojmë

dhe të kryejmë auditimin për të marrë siguri të arsyeshme, për faktin nëse Pasqyrat

Financiare, nuk kanë gabime materiale, pra pasqyrat në tërësi nuk përmbajnë gabime

materiale qoftë nga mashtrimi ose gabimi. Siguria e arsyeshme i referohet një niveli të

pranueshëm sigurie, por nuk garanton asnjëherë sigurinë absolute, dhe auditimi në

pajtueshmëri me standardet nuk presupozohet që të zbulojë gjithnjë një gabim material kur ai

ekziston. Auditimi përfshin kryerjen e procedurave për të marrë dëshmi auditimi rreth

shumave dhe raportimit të shifrave në Pasqyrat Financiare. Procedurat e zgjedhura varen nga

gjykimi i audituesit, duke përfshirë këtu edhe vlerësimin e rreziqeve nga gabimi material,

qoftë për shkak të mashtrimit apo gabimit. Në bërjen e këtyre vlerësimeve të rrezikut,

audituesi vlerëson nivelin e kontrollit të brendshëm që është relevant në entitet, në mënyrë që

të programojë procedura auditimit që janë të përshtatshme për kushtet e entitetit, por jo për

qëllim të shprehjes së opinionit mbi efektivitetin e kontrollit të brendshëm të entitetit.

Përputhshmëria me kërkesat ligjore për Raportimin Financiar

Përgatitja dhe miratimi i Pasqyrave Financiare, në Kuvendin e Shipërisë, është realizuar në

mbështetje të Ligjit nr.9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare” i

ndryshuar, udhëzimi nr. 14, datë 28.12.2006 “Për pergatitjen dhe raportimin e pasqyrave

financiare vjetore te vitit 2006 per institucionet qendrore, organet e pushtetit vendor dhe

njesive qe varen prej tyre si dhe te njesive te menaxhimit / zbatimit te projekteve e

marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet

publik.

I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT TË SISTEMIT TË MENAXHIMIT FINANCIAR

DHE KONTROLLIT

Në zbatim të nenit 9 të ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe

kontrollin”, i ndryshuar, në bazë të këtij ligji u krye vlerësimi i funksionimit të sistemeve të

menaxhimit financiar dhe kontrollit në Kuvendin e Shqipërisë.

Në kuptimin e këtij ligji, menaxhimi dhe kontrolli financiar përcaktojnë përgjegjshmërinë

menaxheriale për planifikimin, zbatimin dhe kontrollin e buxhetit, kontabilitetin dhe

raportimin, për të arritur objektivat dhe për të shmangur shpërdorimin dhe keqpërdorimin e

pasurisë.

Page 5: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

5

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Objektivi i veprimtarisë së Kuvendit të Shqipërisë është:

– shërbimet legjislative, në përbërje të të cilit janë shërbimi i komisioneve, shërbimi i seancës

plenare, shërbimi juridik dhe shërbimi i përafrimit të legjislacionit;

– shërbimet e informacionit dhe dokumentacionit, në përbërje të të cilit janë shërbimi i

kërkimit parlamentar dhe bibliotekës, shërbimi i teknologjisë së informacionit, shërbimi i

botimeve parlamentare dhe shërbimi i marrëdhënieve me publikun;

– shërbimi i monitorimit të institucioneve kushtetuese dhe atyre të pavarur të krijuar me ligj;

– shërbimi i marrëdhënieve me jashtë në përbërje të të cilit janë shërbimi i marrëdhënieve dy

palëshe dhe shumëpalëshe, shërbimi protokollar dhe shërbimi i përkthimit;

– shërbimet administrative, në përbërje të të cilit janë shërbimi i trajtimit të deputetëve dhe i

burimeve njerëzore, shërbimi i financës dhe buxhetit, shërbimi i transportit, shërbimi i

mirëmbajtjes, arkiva parlamentare, zyra e protokollit dhe sektori i prokurimeve.

Për periudhën objekt auditimi 2014, 2015 dhe 2016, rezultoi se:

Në referencë të ligjit nr.10296, datë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”,

i ndryshuar, neni 9 “Përgjegjshmëria menaxheriale e titullarit”, pika 4, germa “b” i cili citon

se “Nënpunësi autorizues i të gjitha niveleve të njësisë publike në fushën e menaxhimit

financiar dhe kontrollit kanë përgjegjësi kryesore hartimin e objektivave dhe zbatimin e

planeve strategjike dhe vjetore, në përputhje me objektivat e miratuara nga titullari i

njësisë”, ky institucion nuk ka hartuar dhe propozuar tek nëpunësi autorizues i njësisë publike

planin strategjik, i cili duhet të përmbajë objektivat strategjikë, prioritetitet e institucionit dhe

planet e veprimit, të cilat janë në zbatim të strategjisë ndërsektoriale për fushën e teknologjisë

dhe informacionit edhe pse në Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin dhe Integrim, e miratuar

me VKM nr. 318 date 11.05.2016, dhe në “Planin Kombëtar për Integrimin Evropian 2016-

2020”, miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.74, datë 27.01.2016, janë trajtuar

objektivat strategjike dhe masat për përforcimin e funksionit ligjvënës të Kuvendit, forcimin

e rolit mbikqyrës të tij, miratimin e kuadrit ligjor për adresimin e cështjeve për individët me

rekorde kriminale etj, me qëllim mirëfuksionimin ligjvënës dhe mbikëqyrjes së parlamentit.

Pamvarësisht sa më sipër, nevojiten që këto objektiva strategjike të zbërthehen më tej në

objektiva operacionale, ku të parashikohen edhe planet ose strategjitë për realizimin e tyre në

përputhje me formën dhe përmbajtjen që parashikon Manualit të Menaxhmit Financiar dhe

Kontrollit.

Nga auditimi u konstatua se shërbimet e Kuvendit të Shqipërisë funksionojnë sipas

Rregullores së miratuar me vendim të Kuvendit nr.166, datë 16.12.2004 (i ndryshuar) e cila ka

fuqinë dhe vlerën e ligjit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit dhe votohet ne seancë plenare

me shumicë të cilësuar.

Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017: Akti kryesor i fuksionimit të shërbimeve të Kuvendit është “Rregullorja e Kuvendit të Republikës së

Shqipërisë, miratuar me vendim të Kuvendit nr.166, datë 16.12.2004 (i ndryshuar) e cila ka fuqinë

dhe vlerën e ligjit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit dhe votohet ne seancë plenare me

shumicë të cilësuar. Sipas pikës 3 të Rregullores së Kuvendit, Byroja e Kuvendit, miratoi Rregulloren

e Brendshme për Organizimin dhe Fuksionimin e Shërbimeve të Kuvendit. Pra, rregullorja e cituar ne

Page 6: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

6

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

projekt-raportin e KLSH, është miratuar me Vendimin e Byrosë së Kuvendit nr.42 datë 16.07.2015

dhe e firmosur nga Kryetari i Kuvendit, si drejtues i saj.

Në nenin 120 të Rregullores, është përcaktuar se shërbimet e Kuvendit kryejne detyra këshilluese,

informuese organizative dhe teknike në shërbim të veprimtarisën së deputetëve, Kuvendit dhe

organeve të tij. Shërbimet e Kuvendit krijojnë mundesi dhe kushte të barabarta që deputetet, Kuvendi

dhe organet e tij të kryejne detyart kushtetuese dhe ligjore. Në këtë nen janë përcaktuar përbërja e

shërbimeve të Kuvendit

Komenti i Grupit të Auditimit

Shprehemi dakord me observacionin e paraqitur nga Administrata e Kuvendit duke bërë rregullimin

përkatës në Raportin Përfundimtar të Auditimit.

-Krijimi i Grupit të Menaxhimit Stategjitk (GMS), në referencë të ligjit nr. 10296 date

07.08.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” dhe Manualit të Menaxhimit Financiar

dhe Kontrollit, GMS GMS luan një rol kyç përsa i takon integritetit të informacionit financiar

të njësisë publike, sistemin e saj të kontrollit të brendshëm, si dhe sjelljen etike dhe se ky

grup përbëhet nga titullari i njësisë publike, zëvendëstitullarët, nëpunësi autorizues, nëpunësi

zbatues dhe të gjithë menaxherët e tjerë të nivelit të lartë. Nga auditimi u konstatua se, në

Kuvendin e Shqipërisë, Byroja e Kuvendit luan rolin e GMS-së. Byroja vendos për buxhetin

e Kuvendit, vendos për ankimet në rastet e konstatimit të grupeve parlamentare, miraton

rregulloren e brendshme për organizimin dhe funksionimin e shërbimeve të Kuvendit etj. Mbi

këtë bazë Byroja e Kuvendit me vendim nr. 55/2 prot. Datë 10.03.2003, ka miratuar

rregulloren e organizimit dhe funksionimin të administratës së Kuvendit të Shqipërisë,

rregullore e cila ka ndryshuar me vendimin nr. 42 datë 16.07.2015. Anëtarët e Byrosë së

Kryetari i Kuvendit, zëvendëskryetarët, 2 sekretarë për buxhetin e 4 sekretarë dhe drejtohet

nga Kryetari i Kuvendit, ndërsa referuar nenit 27 te ligjir nr. 10296 datë 08.07.2010 anëtarët

e GMS-së parashikohet të jenë titullari i njësisë publike, zëvendëstitullarët, nëpunësi

autorizues, nëpunësi zbatues dhe të gjithë menaxherët e tjerë të nivelit të lartë.

Referuar sa më sipër, konstatohet se asnjë nga antarët e GMS, të sipërpërmendur nuk janë

pjesë e Byrosë së Kuvendit. Për sa më sipër gjykojmë se duhet rregulluar përbërja e GMS, në

përputhje me kërkesat e pikës 2, të nenit 27 të ligjit nr. 10296 datë 08.07.2010, i ndryshuar.

Në nënin 8, pika 1, të “Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, përcaktohet: “1.

Byroja e Kuvendit ndjek dhe vendos për çështjet administrative, si dhe funksionimin e

brendshëm të Kuvendit dhe të organeve të tij”.

Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:

Po ashtu në nenin 10/1, të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati për Buxhetin e Kuvendit ka

këto detyra : “..............................Në Vendimin nr.40 datë 16.07.2015, Byroja e Kuvendit ka

miratuar Strategjine e Menaxhimit të Riskut për periudhën 2015-2017 në të cilën është

përcaktuar që Byroja e Kuvendit luan rolin dhe ka përgjegjësitë e GMS.

Në mbledhjen e dates 09.03.2017, Byroja e Kuvendit me vendimin nr.110, miratoi “Ngritjen

e grupit për Menaxhimin Strategjik në Institucion” (bashkëlidhur), përbërja e të cilit është në

përputhje me kërkesat e pikës 2, të nenit 27, të ligjit nr.10296, datë 08.07.2010 (i ndryshuar).

Komenti i Grupit të Auditimit

Page 7: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

7

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Grupi i auditimit shprehet dakord me masat që ka marrë Kuvendi i Shqipërisë, me vendimin

nr.110, datë 09.03.2017, për ngritjen e GMS të institucionit, në përputhje me kërkesat e

pikës 2, të nenit 27, të ligjit nr.10296, datë 08.07.2010 (i ndryshuar).

Mbështetur në vetëvlerësimin e bërë nga ana e Kuvendit për vitin 2014, 2015 dhe 2016, si

dhe referuar përgjigjeve të pyetësorit, më poshtë rendisim punën e bërë nga ky institucion, si

dhe mangësitë e konstatuara në plotësimin e kërkesave që kërkojnë komponentët e kontrollit

të brendshëm në drejtim të funksionimit me përgjegjshmëri, realizimit të objektivave të

institucionit dhe përdorimit me efektivitet të fondeve të tij.

1. Mjedisi i kontrollit.

Mjedisi i kontrollit është baza e menaxhimit të fondeve buxhetore dhe përbën themelin, ku

ngrihen të gjithë komponentët e tjerë të kontrollit të brendshëm. Mjedisi i kontrollit përmban:

Integritetin personal dhe etikën profesionale të nivelit menaxhues dhe punonjësve të tjerë të

njësisë publike; Politikat menaxheriale dhe stilin e punës; Strukturën organizative, garantimin

e ndarjes së detyrës, hierarkinë dhe rregulla të qarta, të drejtat, përgjegjësitë dhe linjat e

raportimit; Politikat dhe praktikat e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe aftësitë

profesionale të punonjësve.

a. Integriteti personal dhe etika profesionale e nivelit menaxhues dhe punonjësve të tjerë të

kësaj njësie publike.

Në referencë të ligjit nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën

publike”, si dhe ligjit nr.10296, datë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”,

nevojitet që punonjësit të respektojnë normat etike dhe profesionale të bashkëpunimit e të

ndihmës së ndërsjelltë, mbështetur në krijimin e një Kodi të Brendshëm Etik. Nga auditimi u

konstatua se, edhe pse institucioni i Kuvendit ka parshikuar Kodin e Brendshëm Etik në

Rregulloren e Brendshme, ka mangësi në trajtimin e këtij Kodi, sipas kërkesave të Ligjit

nr.9131, datë 8.9.2003 “Per rregullat e etikes ne administraten publike”.

Kuvendi, gjatë periudhës objekt auditimi, nuk kishte hartuar Kodin e Etikës, si dokument më

vete në përmbushje të kërkesave të ligjit nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në

administratën publike”, institucioni është në proces për hartimin dhe miratimin e dokumentit

të Kodit të Etikës, ku rekomandojmë që të reflektohen të plota në këtë dokument rregullat e

sjelljes që duhet të ndjekin nëpunësit e administratës publike, me qëllim arritjen e

standardeve të kërkuara të etikës.

Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:

Kuvendi i Shqipërisë bazohet në dy dokumente të rendësishë që rregullojnë pjesërisht

rregullat e etikës në institucion.

Për nëpunësit civil të Kuvendit, ligji Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i cili në Kreun VII

“Të drejtat dhe detyriët e nëpunësit civil‟, Seksioni i dytë “Detyrat e nëpunësit civil ka 6

nene që përcaktojnë: ......................................

Gjithashtu në “Rregullore e organizimit dhe funksionimit të administratës së Kuvendit të

Shqipërisë”, neni 40 – “Rregullat e etikës për nëpunësit/ punonjësit”. Pavarësisht sa më

sipër, Kuvendi ka haruar një projekt vendim „Kodi i Etikës për deputetët dhe personeli” Ky

projekt është përfshirë në kalendarin e punimeve të Kuvendi prej shkurtit 2017. Megjithatë,

strukturat administrative të Kuvendit kanë mbi një vit që janë angazhuar për hartimin e

“Kodit të etikës për deputetët dhe stafin”.

Komenti i grupit të auditimit:

Page 8: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

8

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Grupi i auditimit vlerëson punën e bërë nga Kuvendi për hartimin e projektvendimit mbi

kodin e etikës për deputetët dhe personelin dhe mbetemi në pritje të miratimit të tij.

b. Struktura organizative, garantimi i ndarjes së detyrave, rregullat e qarta, të drejtat,

përgjegjësitë dhe linjat e raportimit.

Administrata e Kuvendit funksionon në bazë të strukturës së miratuar me vendimin e Byrosë

së Kuvendit nr.2, date 8.11.2013 ”Për miratimin e strukturës të shërbimeve të Kuvendit”, i

ndryshuar. Grupi i auditmit konstatoi se referuar ndryshimit të strukturës të sipërpërmendur,

në shërbimin legjislativ është shtuar një shërbim i ri “Sekretariati i Këshillit Kombëtar për

Integrimin Europian”, por nga ana e institucionit nuk janë bërë ndryshime në rregulloren e

brendshme, në përcaktimin e përshkrimit të punës, detyrat dhe përgjegjësite e këtij shërbimi.

Në Manualin e Përshkrimit të Punës të Administratës së Kuvendit, administrata ka detyrim

ligjor, të reflektoj të gjitha detyrat dhe përgjegjesitë e këtij sektori, te cilat përshkruhen në

ligjin për “Manaxhimin Financiar dhe Kontrollin”. Nga ana e subjektit deri në përfundim të

këtij auditimi, nuk janë reflektuar këto ndryshime, si për nënpunësin autorizues, për nënpunës

zbatues, si dhe për menaxherët e tjerë të njësisë, detyrim ky i cili mundëson njohjen e

punonjësve të administratës me te drejtat dhe detyrimet e tyre.

Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:

Për këtë duhet saktësuar se:

Vendimi bazë për strukturën e Administratës së Kuvendit është vendimi nr.2, date 8.11.2013

”Për miratimin e strukturës të shërbimeve të Kuvendit”, i Byrosë së Kuvendit dhe e firmosur

nga Kryetari i Kuvendit, si drejtues i saj..............................................................Rekomandime

ka patur dhe për fuqizimin e shërbimeve të tjera.Vendimi nr.61 datë 03.02.2016 është marrë

në zbatim të ligjit nr.15, datë 05.03.2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të

Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”si dhe bazuar në rekomandimet e progress

Raportit të BE për Shqipërine në vitin 2015.

-Për mungesën e përshkrimit të punës për pozicionet e “Sekretariati i Këshillit Kombëtar për

Integrimin Europian”, drejtor, dy këshilltarë dhe një specialist.

Në muajin qershor 2016, kanë qënë gati të gjitha përshkrimet e punës për pozicionet e reja të

krijuara dhe të pasqyruara në “Manualin e përshkrimit të punëve në administratën e

Kuvendit”. Kemi vazhduar ë Manualin e vitit 2013 për shkak të ndryshimeve të tjera, në

strukturë që parashikonim të propozonim. Aktualisht Manuali është miratuar me shkresën

nr.3084/1 datë 18.10.2016 të Sekretarit të Përgjithshëm, është në proçes shpërndarje për të

gjithë Shërbimet e Kuvendit.

Në mbledhjen e dates 09.03.2017, Byroja e Kuvendit me vendimin nr.105, ka miratuar “Disa

ndryshime në Rregulloren e Brendshme të Organizimit dhe funksionimit të Shërbimeve të

Kuvendit” në të cilin janë përfshirë dhe shërbimi i ri si pjesë e shërbimit legjislativ.

(bashkelidhur).

Komenti i grupit të auditimit:

Grupi i auditimit shprehet dakord me masat që ka marrë Byroja e Kuvendit, me miratimin e

vendimit nr.105, datë 09.03.2017, me të cilin ka miratuar “Disa ndryshime në Rregulloren e

Brendshme të Organizimit dhe funksionimit të Shërbimeve të Kuvendit” në të cilin janë

përfshirë dhe shërbimi i ri si pjesë e shërbimit legjislativ.

Page 9: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

9

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Nga auditimi u konstatua se, Nëpunësi Zbatues i Kuvendit pra Drejtori i Shërbimit të Financës

dhe Buxhetit nuk ka varësi direkte nga Sekretari i Përgjithshëm, pasi ky Shërbim varet nga

Shërbimi Administrativ, në përputhje me kërkesat e parashikuara në nenin 120, të Rregullores

së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, miratuar me Vendimin e Kuvendit nr. 166, datë

16.12.2004, i ndryshuar, ku përcaktohet se Shërbimi i Financës dhe Buxhetit është në përbërje

të Shërbimit Administrativ, sa më sipër në kundërshtim me kërkesat e parashikuara në nenin

12 të ligjit nr. 110/2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010,

“Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”.

Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017: Sqarim: Në Rregulloren

e Kuvendit të Shqipërisë miratuar me vendimin nr.166, date 16.12.2004, i ndryshuar, pika 2,

e nenit 120, janë klasifikuar në pesë grupe shërbimet e Kuvendit, sipas natyres qe punës që

kanë dhe në pikën (ç) është përcaktuar se Shërbimi Administrativ ka në përbërje: trajtimin e

deputetëve, shërbimi i burimeve njerëzore, shërbimi i financës dhe buxhetit, shërbimi i

transportit dhe shërbimi i mirëmbajtjes. Po ashtu, në pikën 4 të nenin 121, është përcaktuar

që struktura e detajuar dhe kufiri organik i punonjësve të Kuvendit vendoset nga Byroja e

Kuvendit.

Mbi sa më sipër zbatimi i parashikimit të ligjit nr.10296, date 08.07.2010 “Për Menaxhimin

Financiar dhe Kontrollin”, kërkon një ndryshim të shkronjës “ç” të pikes 20, të nenit 120 të

Rregullorës së Kuvendit, e cila miratohet ë shumicë absolute të deputetëve të Kuvendit të

Shqipërisë dhe më tej reflektimit të saj në Strukturat e Shërbimeve të Kuvendit. Por,

pavarësisht mungesës së varësisë së drejtpërdrejtë në strukturën të nëpunësit zbatues nga

nëpunësi autorizuar, në këndvështrimin e kryerjes së detyrave funksionale, urdhërat,

raportimi dhe realizimi i detyrave, sipas ligjit të sipërcituar, kanë ndjekur linjën e

drejtpërdrejtë të varësisë dhe llogaridhënies tek Sekretari i Përgjithshëm (NA)

Komenti i grupit të auditimit: ........

U shqyrtua observacioni i paraqitur dhe nuk merret në konsideratë pasi varësia e nëpunësit

zbatues duhet rregulluar në përputhje me kërkesat e nenit 12, të ligjit nr.10296, datë 08.07.210,

i ndryshuar duke bërë rregullimet e nevojshme në vendimin e kuvendit nr.166, date 16.12.2004, i

ndryshuar. Nga auditimi u konstatua se, në bazë të kërkesave të këtij neni “Përgjegjshmëria

menaxheriale e nëpunësve zbatues”, cilësohet se “Nëpunësi zbatues i njësisë publike është

punonjës i nivelit të lartë të menaxhimit të njësisë publike, me diplomë universitare të nivelit

të dytë në shkencat ekonomike ose juridike, me përvojë menaxheriale dhe i specializuar në

fushën e menaxhimit financiar ose të financave publike. Nëpunësi zbatues i njësisë publike

është përgjegjës dhe i raporton nëpunësit autorizues të njësisë publike për garantimin e

cilësisë së dokumentit përfundimtar të buxhetit dhe bashkërendimin e punës gjatë procesit të

përgatitjes së buxhetit të njësisë publike, në rolin e sekretarit të grupit të menaxhimit

strategjik të njësisë publike dhe raportimit periodik për vendimmarrjen, në funksion të

realizimit të objektivave, si dhe të pasqyrave financiare vjetore të njësisë publike, në

përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe rregullat e miratuara nga Ministri i

Financave”. Nënpunësi zbatues i kryen të gjitha përgjegjësitë mënxherialë të tij, ku saktësisht

ka një raport periodik mbi vendimarrjen në funksion të realizimit të objektivave. Krijimi i

GMS, në përputhje me kërkesat e ligjit për MFK, luan një rol kyç përsa i takon integritetit të

Page 10: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

10

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

informacionit financiar të njësisë publike në sistemin e kontrollit të brendshëm, pasi nëpunësi

zbatues i njësisë publike ka rolin e sekretarit të GMS.

c.Stili i të vepruarit dhe filozofia e menaxhimit. Në kundërshtim me ligjin nr.10296, datë

08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, neni 15 “Rregulla të përgjithshme

për delegimin e detyrave”, si dhe Kapitulli III “Delegimi i detyrave”, të Manualit për

Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin, kemi konstatuar se kanë munguar rregullat e

brendshme të miratuara nga titullari, të cilat trajtojnë delegimin e detyrave dhe mënyrën e

dokumentimit të tyre, që referuar Manualit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit, duhet te

jetë pjesë e Rregullores së brendshme si pjesë më vete - “Delegimi e Detyrave”.

Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:

Sqarim: Proçedurat e delegimit në institucionin e Kuvendit janë realizuar në zbatim të nenit

27 të Kodit të Procedures Administrative, duke përcaktuar detyrat që do të kryhen dhe afati i

këtij delegimi i cili ka qënë i kufizuar në kompetenca dhe përmbajtje në të cilën ato do të

ushtrohen.

Delegimet që ka kryer Kryetari i Kuvendit në zbatim të ligjit për Menaxhimin Financiar dhe

Kontrollin, të cilat janë për një afat të gjatë, janë botuar edhe në Fletoren Zyrtare në përputhje

me legjislacionin në fuqi.

Byroja e Kuvendit me vendimin nr.105, datë 09.03.2017 “Disa ndryshime në Rregulloren e

Brendshme të Organizimit dhe funksionimit të Shërbimeve të Kuvendit”, ka miratuar nenin

72/1 për delegimin e kompetencave. ”(bashkelidhur)

Komenti i grupit të auditimit:

Grupi i auditimit shprehet dakord me masat që ka marrë Byroja e Kuvendit, me miratimin e

vendimit nr.105, datë 09.03.2017, me të cilin ka miratuar “Disa ndryshime në Rregulloren e

Brendshme të Organizimit dhe funksionimit të Shërbimeve të Kuvendit”, ku në nenin 72/1

përcaktohen rregullat për delegimin e detyrave.

d.Politikat dhe praktikat e menaxhimit të burimeve njerëzore.

Nga auditimi u konstatua se, për vitin 2014 dhe 2015 vlerësimet e punonjësve nuk janë të

protokolluara sipas akteve ligjore.

Për ruajtjen dhe zhvillimin e kompetencave profesionale të punonjësve gjatë viteve të objekt

auditimit, nga auditimi u konstatua se, ky institucion ka programe specifike për trajnimin e

punonjësve të administratës, referuar Manualit për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin,

Kap. II, pika 2.5.1 “Mjedisi i kontrollit (ose mjedisi i brendshëm i njësisë)”, paragrafet

“Politikat dhe praktikat që lidhen me burimet njërezore” dhe “Profesionalizmi i stafit”.

2. Menaxhimi i riskut.

Nga auditimi u konstatua se, ky institucion ka përcaktuar menaxherin e riskut dhe ka miratuar

regjistrin e riskut, pra ka bërë vlerësimin dhe kontrollin e risqeve, të cilat venë në rrezik

arritjen e objektivave ku drejtuesit janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë në

menaxhimin e riskut. Nga auditimi u konstatua se, punonjësit nuk janë trajnuar mbi

menaxhimin e riskut (vetëm një punonjës është trajnuar), element ky shumë i rëndësishëm në

veprimtarinë e një institucioni bazuar në ligjin për Menaxhimin Financiar dhe Kontrolli si

dhe referuar kapitullit III të “Manualit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit” i cili citon se

Page 11: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

11

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

punonjësit duhet të kryejnë trajnime në fushën e përdorimit të metodikës së pranuar në

identifikimin, analizën dhe menaxhimin e riskut.

Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:

Sqarim: Për menaxhimin e riskut në Institucionin e Kuvendit, çdo shërbim ka hartuar

regjistrin e riskut, Institucioni ka të miratuar me vendim Byroje nr. 40, datë 16.07.2015

”Strategjinë e Riskut 2015-2017”, të cilën e ka rishikuar dhe miratuar më vendimin nr.85 datë

12.10.2016 “Për miratimi i regjistrit të riskut për vitin 2016”; vendimi i Byrosë nr. 103 datë

09.03.2017 “Miratimi i regjistrit të riskut dhe plani i veprimit për mënjanimin e riskut për

vitin 2017” ; si dhe me vendimin e Byrosë nr.102, datë 09.03.2017 është miratuar Rregullorja

e Menaxhimit të Riskut në Institucion.

Gjithashtu, Institucioni i Kuvendit gjatë paraqitjes/përcjelljes së dokumentit të PBA 2017-

2019 miratuar me vendim Byroje nr.87 datë 12.10.2016 e ka të shoqëruar me regjistër risku

ku jo vetëm listohen risqet por dhe përcaktohet propabiliteti i ndodhjes së tyre, si dhe masat

per tu ndermarre, impakti që mund te kenë, para dhe mbas ketyre masave, etj. Mbi këtë bazë

është hartuar dhe matrica që vlerëson këtë risk.

Nevoja për trajnim mund të jetë shprehur në analizat vjetore të viteve të mëparshme, të cilat i

janë vënë në dispozicion grupit të auditimit apo edhe në vlerësimet që janë bërë nga eproret

për punonjësit, pasi në Institucion ka punonjes te rinj, të cilet duhet të trajnohen, por kjo nuk

mund të konsiderohet si një nevojë e përgjithshme për institucionin.

Gjatë vitit 2016, i jemi drejtuar me shkresë nr. 3562 prot datë 21.11.2016, Shkollës së

Administratës Publike për të planifikuar kurse trajnimi me tematikë specifike në të cilën është

përfshirë edhe “Vlerësimi i Riskut”; me shkresë nr. 3711 prot datë 12.12.2016 i jemi drejtuar

Sekretares se Përgjithshme të Ministrisë së Financës për të na mundësuar trajnimin të ekipit

të menaxhimit të riskut, por nuk ka patur asnjë përgjigje nga këto dy institucione, për këtë

kërkesë të Kuvendit. Ndërkohë Kuvendi ka planifikuar një trajnim për menaxhimin e riskut

në “Plani i trajnimeve për vitin 2017”

Komenti i grupit të auditimit:

U shqyrtua observacioni i paraqitur dhe sqarojmë se, trajnimi i punonjësve të institucionit,

nuk mund të barazohet me vlerësimet periodike apo vjetore që bëjnë eprorët për punën e tyre.

Tajnimi është i nevojshëm për të gjithë punonjësit, për të rritur aftësitë e tyre profesionale, e

veçanërisht për punonjësit e rinj.Gjykojmë se planifikimi i një trajnimi nga Kuvendi, për

menaxhimin e riskut në planin etrajnimeve për vitin 2017, do të plotësojë mangësitë e konstatuara

gjetë auditimit.

3. Aktivitetet e kontrollit.

Nga auditimi u konstatua se, institucioni ka hartuar gjurmët e auditimit që kanë si qëllim, të

ndihmojnëë menaxhimin për të vlerësuar përshtatshmërinë e sistemeve të menaxhimit

financiar dhe kontrollit, të identifikojë boshllëqet, etj, në përputhje me kërkesat e ligjit

nr.10296, datë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”. Nga auditimi u

konstatua se, rregullat, dhe procedurat për minimizimin e risqeve me synim arritjen e

objektivave, gjatë përiudhës objekt auditimi, kanë funksionuar në institucionin e Kuvendit,

pamvarësisht nevojës së vazhdueshme për përmirësime.

4. Informim komunikimi.

Nga auditimi u konstatua se, përgjithëisht komunikimi me titullarin dhe nëpunësit e tjerë

është bërë në formën dhe kohën e duhur, për ti ndihmuar ata në përmbushjen e detyrave dhe

të përgjegjësive. Titullari është informuar nga drejtuesit me anë të mbledhjeve, nëpërmjet

Page 12: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

12

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

relacioneve dhe raporteve rreth ketyre mbledhjeve. Sektori i Financës ka raportuar tek

nëpunësi autorizues me anë të situacioneve buxhetore mujore dhe vjetore të krahasuar me

planin, duke hartuar raporte monitorimi mujore, apo tremujore. Punonjësit brenda instiucionit

vijojnë të komunikojnë me postë elektronike dhe në mënyrë verbale ndërsa, jashtë

institucionit komunikohet kryesisht në formë shkresore zyrtare dhe ka korrespondencë të

rregullt me subjektet kryesore të jashtme, pa përjashtuar komunikimin elektronik dhe atë

telefonik. Kuvendi ka faqen e tij zyrtare dhe nëpërmjet këtij ëebsite të gjithë të interesuarit

mund të informohen rreth punës së përditshme të Kuvendit.

5. Monitorimi.

Nga auditimi i të gjitha fushave të veprimtarisë së këtij institucioni rezultoi se, janë hartuar

raportet e monitorimit të buxhetit dhe raportet e monitorimit vjetor të tij, sipas ligjit nr.

10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, në nenin 65

“Monitorimi”, në të cilin citohet: “Nëpunësit autorizues të njësive të qeverisjes qendrore, i

paraqesin sa herë që kërkohet, por jo më pak se katër herë në vit, nëpunësit të parë autorizues,

raportet e monitorimit të zbatimit të buxhetit, për performancën financiare, produktet dhe

objektivat e realizuar për çdo projekt të përcaktuar në vitin e parë të dokumentit përfundimtar

të projektit buxhetor afatmesëm”.

1.1 Analiza dhe Vlerësimi i Auditit të Brendshëm.

Nga auditimi u konstatua se, shërbimi i auditit të brendshëm gjatë tre viteve objekt auditimi është

organizuar dhe ka funksionuar me dy specialist, pa pasur një shef sektori. Ngritja e sektorit të AB

nuk bazohet në kriteret e përcaktuara në nenin 10, të lgjit nr, 9720, datë 23.4.2007 „Për auditimin

e brendshëm në sektorin publik”, i ndryshuar, në pikën 2, të VKM nr. 212, datë 30.3.2012 “Për

miratimin e kritereve për ngritjen e njësive të auditimit të brendshëm në sektorin publik” dhe as

në VKM nr. 893, datë 17.12.2014 “Për miratimin e rregullave të organizimit dhe të funksionimit

të kabineteve ndihmëse, të organizimit të brendshëm të institucioneve të administratës shtetërore,

si dhe për procedurat e hollësishme për përgatitjen, propozimin, konsultimin dhe miratimin e

organizimit të brendshëm” ku parashikohet se “Një sektor mund të krijohet si njësi organizative

e veçantë kur në të janë të paktën një pozicion shef/përgjegjës sektori dhe dy vartës. Një sektor

mund të krijohet edhe pa pozicionin e shefit/përgjegjësit, nëse është në kuadër të një drejtorie

dhe ka të paktën dy nëpunës”.

Ndryshimet ligjore për auditimin e brendshëm publik, kanë krijuar mundësinë që njësia e

auditimit të brendshëm të organizohet dhe të funksionojë edhe në Kuvendin e Shqipërisë, e për

rrjedhojë organizimi i këtij sektori duhet bërë në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenet 10

e 26, të ligjit nr. 114/2015, datë 22.10.2015 dhe në pikat 1 e 3, të VKM nr. 83, datë 3.2.2016 “Për

miratimin e kritereve të krijimit të njësive të auditimit të brendshëm në sektorin publik”

Ekonomist Menaxhim Deri ne 5 vjet Mbi 5 vjet Po Jo

2 0 1 1 22

Arsimimi Vjetersia ne pune Te certifikuarPunonjës gjithësej

Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:

Sqarim: Referuar, Rregullores së Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të Administratës

së Kuvendit, miratuar ë Vendim të Byrosë Nr.42 datë 16.07.2015, Kreu III “Shërbimet e

Kuvendit”, neni 12, pika 3, Njësia e Auditit të Brendshëm funksionon pranë Zyrës së Sekretarit

të Përgjithshëm. Bazuar në ngarkesën e punës së tyre është vlerësuar se është e mjaftueshme që

Page 13: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

13

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

ky sektor të jetë ë dy specialistë.

Komenti i grupit të auditimit

U shqyrtua observacioni i paraqitur dhe u bënë rregullimet e nevojshme në lidhje me konstatimin

e grupit të auditimit për organizimin dhe funksionimin e njësisë së auditimit të brendshëm i cili

duhet të organizohet dhe të funksionojë me njërën nga opsionet e parashikuara nenet 10 e 26, të

ligjit nr. 114/2015, datë 22.10.2015 dhe në pikat 1 e 3, të VKM nr. 83, datë 3.2.2016 “Për

miratimin e kritereve të krijimit të njësive të auditimit të brendshëm në sektorin publik”.

Planifikimi strategjik & vjetor, për vitin 2014 për Auditimin e Brendshëm

Grupi i auditimit mbas shqyrtimit të dokukentacionit konstatoi se Plani Vjetor dhe Strategjik nuk

i përmbahet objektivave të parashikuara në Manualin e Auditimit të Brendshëm, Kap. II, pika

2.1 “Plani strategjik i auditimit”, pika 2.2 “Plani vjetor i auditimit” dhe pika 2.3 “Afati i

përgatitjes dhe miratimit të planit strategjik dhe planit vjetor”.

Plani strategjik përcakton punën qe do të ndermarret nga njësia e Auditimit të Brendshëm për

periudha të ardhshme disa vjeçare. sipas Manualit të Auditimit të Brendshëm, ky plan duhet të

përmbaje Misionin, vizionin, Objektivat strategjike, strategjinë e auditimit për një periudhë 3-5

vjecare. Plani vjetor, përcakton me detaje veprimtarinë e Auditimit të brendshëm qe do të

ndërmerren gjatë vitit ushtrimor nga njësia ë auditimit. Plani strategjik dhe plani vjetor i

pëergatitur nga njësia e auditit të brendshëm nuk i përmban këto çështje, por mbështetet vetëm në

plotësimin e disa prej formateve standard. Me shkresën nr. 4058/1 prot. Me shkresën nr. 4058/1

prot datë 15.01.2015 është dërguar Raporti vjetor i Njësisë së Auditimit të Brendsëhm në

NJQHAB duke respektuar afatin e dërgimit.

Për hartimin e planit strategjik, njësia ka plotësuar formatet standard si, pyetësor për planin

strategjik, formularin, të kuptosh procedurat e auditimit të brendshëm,përmbledhjen e risqeve të

identifikuar, identifikimin e sistemit për subjektet, formularin lidhja midis riskut dhe punës së

planifikuar të auditimit dhe planin strategjik të objekteve për tu audituar për periudhën 2014-

2018.

Në planin strategjik 2014 – 2018, shërbimi i AB ka parashikuar 5 misione auditimit ku

praktikisht në Shërbimin e Financës dhe Buxhetit; në Shërbimin e Burimeve Njerëzore; ndjekja e

rekomandimeve të KLSH; Shërbimi i transportit dhe Sektori i prokurimeve. Ky sektor nuk ka

vlerësuar asnjë shërbim me nivel risku të lartë.

Nga treguesit e aktivitetit të auditit të brendshëm rezulton se, për viti 2014, nga 5 misione

auditimi të planifikuara, janë realizuar shtatë misione. Misionet e auditimit janë kryer

përkatësisht në : Shërbimin e transportit, Shërbimin e Financës; Shërbimin e Burimeve

Njerëzore, në Sektorin e Prokurimeve si dhe ndjekja e rekomandimeve të lëna nga KLSH. Përvec

misioneve të planifikuara në planin vjetor 2014, janë kryer dhe dy misione auditimi specifike me

kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm.

Në bazë të ligjit dhe manualit për auditimin e brendshëm në sektorin publik, për periudhën objekt

auditimi, Shërbimi i Auditimit të Brendshëm ka hartuar planet vjetore të auditimit dhe mbi bazën

e tyre ka realizuar auditimet. Për kryerjen e auditimeve në zbatim të manualit të auditimit, janë

hartuar programet e auditimit për çdo subjekt të audituar. Programi i Auditimit përmban: Llojin e

auditmit, metodën, teknikën e kryerjes së auditmit, grupin e auditimit, afatin e auditimit,

periudhën e audituar, qëllimin e auditimit, objektivi i auditimit, sistemet të cilat do të auditohen,

bazën ligjore, etj.,

Page 14: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

14

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:

Sqarim: Në hartimin e dokumentit “Plani Vjetor dhe Strategjik 2015-2019”, dorëzuar pranë

Mininistrise së Financave datë 10.10.2014 (pjesë e punës së NJAB për vitin 2014), njësia e

auditimit është bazuar në Manualin dhe në udhëzimin nr.12 datë 05.06.2012 “Mbi procedurat e

kryerjes së veprimtarisë së Auditimit të Brendshëm në Sektorin Publik”. Ky dokument është

hartuar duke u bazuar në formatet standarte pjesë e Manualit të AB dhe në përshkrimin e tyre.

Kanë qenë pjesë e dokumentit ato format standarte që kanë patur lidhje me “Planin Vjetor dhe

Strategjik” dhe që janë kërkuar nga Njësia e Harmonizimit të Auditimit të Brendshëm. Për këtë

çështje nga njësia e Harmonizimit të Auditimit të Brendshëm pranë Ministrisë së Financës nuk ka

rikthyer asnjë praktikë për plotësim dokumentacioni. Njësia e Auditit të Brendshëm, në hartimin

e dokumentit “Plani Vjetor dhe Strategjik 2016-2020” dorëzuar pranë Ministrisë së Financave

datë 13.10.2015 (pjesë e punës së NJAB për vitin 2015) është bazuar në Manualin e AB, në

plotësimin e formateve standarte që ndihmojnë në hartimin e Planit strategjik e vjetor dhe me

kërkesë të Drejtorisë së Harmonizimit për AB janë bërë pjesë e dokumentit të “Planit Strategjik

dhe Vjetor” dorëzuar. Po ashtu dokumenti “Plani Vjetor dhe Strategjik 2017-2019” dorëzuar

pranë Ministrisë së Financave, brënda afateve të përcaktuara , datë 20.10.2016 (pjesë e punës së

NJAB për vitin 2016) është bazuar specifikisht në udhëzuesin e Ministrisë së Financave, që i

përkon format standart nr.5 në Manualin e ri të AB (2016) sipas së cilit, është përcaktuar një

strukturë për hartimin e Planit Strategjik dhe Vjetor, për të siguruar harmonizimin e planeve

strategjike nga të gjithë Njësitë e Auditit të Brendshëm (bashkëlidhur udhëzuesi).

Komenti i grupit të auditimit

U shqyrtua observacioni i paraqitur dhe sqarojmë se nga grupi i auditimit është pasqyruar puna

e bërë për hartimin e planit strategjik dhe vjetor, por sugjerojmë që në të ardhmen ai të

plotësohet edhe të përmbaje misionin, vizionin, objektivat strategjike, strategjinë e auditimit për

një periudhë 3-5 vjecare etj, si dhe të shoqërohet analizën e secilit format.

Referuar gjetjeve sipas auditiveve me bazë sistemi, rezulton se, për periudhën objekt auditimi,

janë konstatuar gjetje gjithsej në shumën 4,638 mijë lekë, e konkretisht, në sistemin e pagave, në

vlerën 2.650 mijë lekë dhe në sistemin e prokurimeve në vlerën 1.988 mijë lekë. Referuar këtyre

rezultateve, vërejmë se peshën më të madhe e zë sistemi i pagave, ku saktësisht zë 60% të vlerës.

Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:

2.3 Konstatimi nga grupi i auditimit të KLSH(fq.11): “Referuar gjetjeve sipas auditiveve me bazë

sistemi, rezulton se, për periudhën objekt auditimi, janë konstatuar gjetje me dëm ekonomik

gjithsej në shumën 4,638 mijë lekë, e konkretisht, në sistemin e pagave, në vlerën 2.650 mijë lekë

dhe në sistemin e prokurimeve në vlerën 1.988 mijë lekë. Referuar këtyre rezultateve, vërejmë se

peshën më të madhe e zë sistemi i pagave, ku saktësisht zë 60% të vlerës:”

Sqarim :Për këtë sqarojmë se shuma prej 1.988 mijë lekë është konstatuar si i tillë në vitin 2013,

shkaktuar Kuvendit nga operatori ekonomik “Th.”, ..............................................................

Sqarim: Vlera prej 2.650 mijë lekë nuk është dëm ekonomik në sistemin e pagave, por janë gjetje

në sistemin e pagesave (TAP i papaguar dhe dieta ), të cilat janë sistemuar në periudhën në vijim,

në zbatim të planit të masave të hartuar. .....................................................................................

Po ashtu shuma prej 78 mijë lekë, janë dietat per trajtimin financiar të punonjësve ......................

Komenti i grupit të auditimit

U shqyrtua observacioni i paraqitur dhe shprehemi dakord me observacionin e paraqitur nga

Administrata e Kuvendit duke bërë rregullimin përkatës në Raportin Përfundimtar të Auditimit.

Page 15: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

15

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Planifikimi vjetor për vitin 2015

Grupi i auditimit mbas shqyrtimit të dokukentacionit konstatoi se Plani Vjetor dhe Strategjik nuk

i përmbahet objektivave të parashikuara në Manualin e Auditimit të Brendshëm, Kap. II, pika

2.1 “Plani strategjik i auditimit”, pika 2.2 “Plani vjetor i auditimit” dhe pika 2.3 “Afati i

përgatitjes dhe miratimit të planit strategjik dhe planit vjetor”.

Plani strategjik duhet të përmbaje Misionin, Vizionin, Objektivat Strategjike, strategjinë e

auditimit për një përiudhë 3-5 vjecare. Plani vjetor, përcakton me detaje veprimtarinë e Auditimit

të brendshëm qe do të ndërmerren gjatë vitit ushtrimor nga njësia ë auditimit. Plani strategjik dhe

plani vjetor i përgatitur nga njësia e auditit të brendshëm nuk i përmban këto cështje, por

mbështetet vetëm në shqyrimin e formateve standard. Me shkresën nr. 5/1 prot. Datë 15.01.2016

është derguar Raporti vjetor i NJAB në NJQHAB duke respektuar afatin e dërgimit.

Për hartimin e planit strategjik, njësia ka plotësuar formatet standard si, formatin pyetësor për

planin strategjik, formatin, të kuptosh procedutrat e auditimit të brendshëm, formatin,

përmbledhje e risqeve të identifikuar, formatin,identifikimi i sistemit për subjektet, formatin,

lidhja midis riskut dhe punës së planifikuar të auditimit dhe formatin, plani strategjik i objekteve

për tu audituar për periudhën 2015-2019.

Në planin strategjik 2015 – 2019, NJAB, ka parashikuar 4 misione auditimi, e përkatësisht; në

shërbimin e financës dhe buxhetit, në drejtorinë e prokurimeve, në shërbimin e transportit dhe

shërbimin e burimeve njerëzore. Ky plan nuk është ralizuar i plotë për shkak se një nga audituesit

për një periudhë 6 mujore ka qënë me raport shëndetësor duke mos realizuar një mison auditimit.

Në planin vjetor, njësia ka hartuar planin e subjekteve për tu audituar në vitin 2015, planifikimin

e kostove të njësisë, planifikimin e nevojave për trajnim të stafit, risqet e identifikuara sipas

sistemeve për vitin 2015, etj.

Nga treguesit e aktivitetit të NJAB-së, rezulton se, për viti 2015, nga 4 misione auditimi të cilat

janë planifikuar, janë realizuar vetëm tre, ose në masën 75%.

- Në bazë të ligjit dhe manualit për auditimin e brendshëm në sektorin publik, për periudhën

objekt auditimi, NJAB ka hartuar planet vjetore të auditimit dhe mbi bazën e tyre ka realizuar

auditimet. Për kryerjen e auditimeve në zbatim të manualit të auditimit, janë hartuar programet e

auditimit për çdo subjekt të audituar. Programi i Auditimit përmban, llojin e auditmit, metodën,

teknikën e kryerjes së auditmit, grupin e auditimit, afatin e auditimit, periudhën e audituar,

qëllimin e auditimit, objektivi i auditimit, sistemet të cilat do të auditohen, bazën ligjore, etj., por,

kjo njësi në planet e auditmit nuk ka përcaktuar vlerësimin e funksionimit të sistemeve të

kontrollit të brendshëm mbi bazën e pesë komponenteve si, mjedisi i kontrollit, menaxhimit i

riskut, aktivitetet e kontrollit, informacioni dhe komunikimi dhe monitorimi, kërkesa këto të

parashikuara në nenin 3, germa a) paragrafi i parë i ligjit nr. 9720, datë 23.04.2007 “Për

Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik”, i ndryshuar, dhe Manualit të për Menaxhimin

Financiar dhe Kontrollin, Kap II, pika 2.4.5 “Monitorimi”, paragrafi “Roli i Auditimit te

Brendshëm”. Për vitin 2015, NJAB ka konstatuar gjetje me dhe pa dëm ekonomik.

Referuar gjetjeve sipas auditimeve me bazë sistemi, nga auditimi rezulton se, për periudhën

objekt auditimi, janë konstatuar gjetje, gjithsej në shumën 697 mijë lekë, e konkretisht, në

sistemin e pagave në vlerën 697 mijë lekë.

Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:

2.4 Konstatimi nga grupi i auditimit të KLSH (fq.12):”Referuar gjetjeve sipas auditiveve me bazë

Page 16: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

16

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

sistemi, nga auditimi rezulton se, për periudhën objekt auditimi, janë konstatuar gjetje me dëm

ekonomik gjithsej në shumën 697 mijë lekë, e konkretisht, në sistemin e pagave në vlerën 697

mijë lekë”.

Sqarim :Po kështu gjetjet e konstatuara në vitin 2015 (objekt auditimi viti 2014) në vlerë 697

mijë lekë, nuk konsiderohen dëm ekonomik ne sistemin e pagave, por gjetje në sistemin e

pagesave (dieta dhe shpenzime për pjesmarrje komisione), të cilat janë sistemuar, brenda vitit

2014, ne pagesat e honorareve te mbledhjeve te komisioneve ne vazhdim ( jane bere kompensime

plus apo minus sipas rastit). Gjithashtu dhe për këtë vit, dietat per jashte shteti jane sistemuar me

dokumenta arke (mandat arketime apo mandat pagesa) per secilin person te identifikuar nga

Auditi i Brendshëm

Komenti i grupit të auditimit

U shqyrtua observacioni i paraqitur dhe shprehemi dakord me observacionin e paraqitur nga

Administrata e Kuvendit duke bërë rregullimin përkatës në Raportin Përfundimtar të Auditimit.

Planifikimi vjetor për vitin 2016

Për vitin 2016, NJAB në institucionin e Kuvendit ka përgatitur Raportin vjetor dhe e ka dërguar

në NJQHAB me shkresën nr.63/1 datë 13.02.2017.

Në planin vjetor të vitit 2016 NJAB ka planifikuar dhe programuar 4 misione auditimi. Për 6-

mujorin e parë të vitit 2016 janë planifikuar misione auditimi; në shërbimin e burimeve njerëzore

dhe në shërbimin e financës dhe buxhetit, ndërsa për 6 mujorin e dytë janë planifikuar auditim në

shërbimin e trnsportit dhe drejtorinë e prokurimeve, ku ky i fundit nuk është mbyllur brenda vitit

2016 por është mbartur edhe në 2017 me arsyen e volumit të madh të dosjeve. Pra si rezultat për

vitin 2016, shërbimi i auditit ka kryer 4 misione auditimi.

Nga audituesit janë identifikuar fushat me risk, ku risqet e identifikuara sipas sistemeve të cilat

jane hasur gjatë auditimeve jane, mosfunksionimi elektronik i procedurave të tenderit,

mosrespektimi i kufijve monetare, moszbatimi korrekt i kontratës etj.

Nga auditimi i kryer në Shërbimet Kryesore të Institucionit të Kuvendit janë konstatuar gjetje

kryesisht, në sistemin e pagesave, ku konkretisht janë si më poshtë vijon:

- Pagesa për dieta të cilat nuk janë bërë në përputhje me Udhëzimin e Ministrisë së Financës nr.

22 satë 10.07.2013 “Mbi zbatimin e VKM nr 870 datë 4.12.2011 Për trajtimin financiar të

punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë vendit. Vlera e këtyre pagesave është në vlerë

absolute të vogël.

- Janë konstatuar në disa raste pagesa jo të sakta të dietave, të cilat kanë ardhur si pasojë e

mosinfromimit jo të saktë të Shërbimit të Financs dhe Buxhetit nga Shërbimi i Mardhënieve me

Jshtë, për oraret e fluturimit.

Për sa më sipër në raportin e NJAB-së, njësia shprehet se sa i takon auditimit në sistemin e

prokurimeve, duke qenë se procesi ende nuk ka përfunduar, informacioni i detajuar do të jetë

pjesë e raportit të 6 mujorit të parë të vitit 2017.

Nga auditimi i veprimtarisë së NJAB, për periudhën objekt auditimi u konstatua se, për vitin

2014 është tejkaluar plani i auditiveve konkretisht janë realizuar 2 auditime të plota më shumë

nga plani. Gjithashtu konstatojmë se gjatë vitit 2014 janë realizuar më shumë auditimi në

krahasim me vitet që vijojne 2015 dhe 2016. Ndërsa gjatë vitit 2015 dhe 2016 konstatojmë

mosrealizim të planit, konkretisht realizuar 3 auditime të plota nga 4 të parashikuara.

Page 17: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

17

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Periudha

Të programuara Të realizuara

Shërbime gjithsej

Te

plota Te pjesshme Gjithsej të plota të pjesshme

2014 5 4 1 7 6 1

2015 4 4 0 3 3 0

2016 4 4 0 3 3 0

Ndërsa sa i takon gjetjeve të konstatuara nga NJAB-ja, për dy vitet ushtrimore 2014 dhe 2015 ato

rezultojnë si vijon:

Viti 2014 /

Gjetje

Viti 2015 /

Gjetje

Viti 2016

Sistemi i preocesve organizative

nr

mijë

lekë Në nr

mijë

lekë

Në nr Në

mijë

lekë

Sistemi i pagave 6 2.650 3 697 - -

Sistemi i Pagesave - - - - 1 -

Sistemi i prokurimeve 5 1.988

- -

- -

Sistemi i kontabilitetit dhe raportimit

financiar

-

-

-

-

- -

Sistemi i teknoligjise

-

-

-

-

- -

Sisteme te tjera 2

-

-

- 1 -

Sistemi i proceseve organizative 3

-

-

-

- -

Totali 16 4.638 3 697 2 -

Nga verifikimi me zgjedhje i disa dosjeve të auditimit për vitin 2014 dhe 2015 dhe 2016 rezultoi

se:

1. Në auditimi i kryer në sherbimin e transportit, në bazë të programit nr. 1759 prot., datë

11.05.2015, për periudhën janar 2014 deri më dhjetor 2014, u konstatua se, nuk është mbajtur

dokumentacioni i plotë, në kundërshim me manualin e auditimit të brendshëm dhe Udhëzimit nr.

12, datë 05.06.2012 “Mbi procedurat e kryerjes së veprimtarisë së auditimit të brendshëm në

sektorin publik”, pasi në dosje mungojnë dokumentat, programi i masave për zbatimin e

rekomandimeve, dokumentimi i rishikimit të brendshëm të cilësisë, si dhe nuk është bërë

inventarizimi i dosjes dhe dosja nuk është arkivuar në arkivin e institucionit, në kundërshtim me

rregullat e përcaktuara në normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në

R SH.

2. Auditim i kryer në sektorin e prokurimeve, ne bazë të programit nr. 2876 prot. Date

14.09.2015, për periudhën 1 Janar 2014 deri më 31 Dhjetor 2014, u konstatua se, nuk është

mbajtur dokumentacioni i plotë, në kundërshim me manualin e auditimit të brendshëm dhe

Udhëzimit nr. 12, datë 05.06.2012, pasi mungojnë dokumentat dokumentat që lidhen me kryerjen

e angazhimit të auditimit,programi i masave për zbatimin e rekomandimeve,dokumentimi i

rishikimit të brendshëm të cilësisë, si dhe nuk është bërë inventarizimi i dosjes dhe dosja nuk

është arkivuar në arkivin e institucionit, në kundërshtim me rregullat e përcaktuara në normat

tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në R SH.

Page 18: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

18

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

3. Auditim i kryer në shërbimin e Financës dhe Buxhetit,

ne bazë të programit nr. 339 prot. Date 28.01.2015, për periudhën 1 Janar 2014 deri më 31

Dhjetor 2014, u konstatua se, nuk është mbajtur dokumentacioni i plotë, në kundërshim me

manualin e auditimit të brendshëm dhe Udhëzimit nr. 12, datë 05.06.2012, pasi mungojnë

dokumentat për rishikimin e brendshëm të cilësisë, si dhe nuk është bërë inventarizimi i dosjes

dhe dosja nuk është arkivuar në arkivin e institucionit, në kundërshtim me rregullat e përcaktuara

në normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në RSH.

4. Auditim i kryer në shërbimin e transportit,

ne bazë të programit nr. 2759 prot. Date 20.09.2016, për periudhën 1 Janar 2015 deri më 31

Dhjetor 2015, u konstatua se, nuk është mbajtur dokumentacioni i plotë, në kundërshim me

manualin e auditimit të brendshëm dhe Udhëzimit nr. 12, datë 05.06.2012, pasi mungojnë

dokumentat, programi i masave për zbatimin e rekomandimeve, dokumentimi i rishikimit të

brendshëm të cilësisë, si dhe nuk është bërë inventarizimi i dosjes dhe dosja nuk është arkivuar

në arkivin e institucionit, në kundërshtim me rregullat e përcaktuara në normat tekniko-

profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në R e SH.

5. Auditim i kryer në shërbimin e Burimeve Njerëzore,

ne bazë të programit nr.158 prot. Date 20.01.2016, për periudhën 1 Janar 2014 deri më 31

Dhjetor 2015, u konstatua se, nuk është mbajtur dokumentacioni i plotë, në kundërshim me

manualin e auditimit të brendshëm dhe Udhëzimit nr. 12, datë 05.06.2012, pasi mungojnë

dokumentat, programi i masave për zbatimin e rekomandimeve, dokumentimi i rishikimit të

brendshëm të cilësisë, si dhe nuk është bërë inventarizimi i dosjes dhe dosja nuk është arkivuar

në arkivin e institucionit, në kundërshtim me rregullat e përcaktuara në normat tekniko-

profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në RSH.

6. Auditim i kryer në shërbimin e Financës, ne bazë të programit nr.931 prot. Date

17.03.2016, për periudhën 1 Janar 2015 deri më 31 Dhjetor 2015, u konstatua se, nuk është

mbajtur dokumentacioni i plotë, në kundërshim me manualin e auditimit të brendshëm dhe

Udhëzimit nr. 12, datë 05.06.2012, pasi mungojnë dokumentat, dokumentimi i rishikimit të

brendshëm të cilësisë, si dhe nuk është bërë inventarizimi i dosjes dhe dosja nuk është arkivuar

në arkivin e institucionit, në kundërshtim me rregullat e përcaktuara në normat tekniko-

profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në R e SH.

Nga auditimi i dosjeve të audimit, u konstatua se ka mungesë dokumentacion ne dosjet e

auditimit të brendshëm sa i takon dokumentimit të procesit të auditimit të kryer nga NJAB, në

kundërshtim me Udhëzimin nr. 12, datë 05.06.2012 “Mbi procedurat e kryerjes së veprimtarisë

së auditimit të brendshëm në sektorin publik”. Nga auditimi u konstatua se, të gjitha dosjet e

auditimit të brendshëm, rezultojnë të painventarizura, në kundërshtim me nenin 15, të ligjit nr.

9154 datë 06.11.2003 “Për Arkivat” dhe me nenin 30, të Normve tekniko-profesionale dhe

metodologjike të shërbimit arkivor në RSH, të hartuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Gjithashtu nga auditimi u konstatua se gjatë verifikimit të dosjeve të auditimit të brendshëm, numri

i shkresave për cdo dosje nuk merr një numër rendor apo dokumentat të cilat lidhen me të, të cilat

duhet të evidentohen me të njëjtin numër progresisvisht me fraksion deri në mbyllje të praktikës, në

kundërshtim me kërkesat e normave tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor të

RSH.

Për sa më sipër nevojitet që Sektori Auditit të Brendshëm, në bashkëpunim me Sektorin e Arkivës,

me qëllim ruajtjen e dokumentacionit për të gjitha aktivitetet dhe ngjarjet e rëndësishme, që lidhen

Page 19: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

19

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

me procesin e auditimit të brendshëm, të marrin masa për plotësimin dhe administrimin e dosjeve

të auditit të brendshëm, duke caktuar për cdo dosje një numër rendor, në mënyrë të tillë që të gjithë

dokumentat, që lidhen me të, të evidentohen me të njëjtin numër progresisvisht me fraksion deri në

mbyllje të praktikës.

Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:

Sqarim: Programi i masave ka munguar dhe nuk ka qenë pjesë e dosjes në ato auditime ku nuk ka

patur rekomandime të mirëfillta. Nuk mund të hartosh një plan masash për një raport auditimi,

kur rekomandimi i vetëm është vijueshmëria e zbatimit të ligjit.

Në pikën 6 të çështjeve të ngritura në lidhje me Auditin e Brëndshëm (fq 15 ) e gjejmë me vend

të saktësojmë për auditimin në Shërbimin e Financës, me nr.2236 datë 13.07.2016 është hartuar

plani i masave për zbatim dhe është protokolluar me nr.2236/2 datë 19.07.2016. Nga masat për

zbatim, të gjitha pikat janë zbatuar. Pra mbi bazën e planit të masave, Shërbimi i Financës ka

bërë kontabilizimin e detyrimit sipas rekomandiëve të Auditit të Brëndshëm, ka bërë pagesat dhe

ka mbledhur detyrimet. Vlera prej 35 euro që ka mbetur pa u arketuar do të mbahet nga paga.

Komenti i grupit të auditimit

U shqyrtua observacioni i paraqitur dhe nuk meret në konsideratë pasi në të gjitha dosjet e

audituara (me përjashtim të dosjes së Shërbimeve të Financës) nuk ishte pjesë e dosjeve plani i

masave për zbatimin e rekomandimeve. Në total NJAB ka lënë 31 rekomandime dhe për abatimin

e tyre duhej hartuar për secilin shërbim plani i masave.

Çështja 1.1 – Mbi vlerësimin e Auditin të Brendshëm

Gjetja 2

Ngritja e sektorit të AB nuk bazohet në kriteret e përcaktuara në nenin 17, të

ligjit nr, 9720, datë 23.4.2007 „Për auditimin e brendshëm në sektorin

publik”, i ndryshuar, në pikën 1, të VKM nr. 212, datë 30.3.2012 “Për

miratimin e kritereve për ngritjen e njësive të auditimit të brendshëm në

sektorin publik” dhe as në kërkesat e VKM nr. 893, datë 17.12.2014 “Për

miratimin e rregullave të organizimit dhe të funksionimit të kabineteve

ndihmëse, të organizimit të brendshëm të institucioneve të administratës

shtetërore,...”. Ndryshimet ligjore për auditimin e brendshëm publik, kanë

krijuar mundësinë që njësia e auditimit të brendshëm të organizohet dhe të

funksionojë edhe në Kuvendin e Shqipërisë, e për rrjedhojë organizimi i këtij

sektori duhet bërë në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenet 10 e 26, të

ligjit nr. 114/2015, datë 22.10.2015 dhe në pikat 1 e 3, të VKM nr. 83, datë

3.2.2016 “Për miratimin e kritereve të krijimit të njësive të auditimit të

brendshëm në sektorin publik”.

Niveli i

Prioritetit

I Mesëm

Rekomandimi Institucioni i Kuvendit të marrë masat e duhura organizative për organizimin

e Njësisë së Auditimit të Brendshëm në përputhje me kërkesat dhe kriteret e

përcaktuara në aktet nënligjore që rregullojnë veprimtarinë dhe funksionimin

e këtij shërbimi, duke përfshirë sektorin në një drejtori, ose duke e

Page 20: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

20

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

kontraktuar shërbimin e auditimit të brendshmë me njërin nga opsionet e

parashikuara në nenin 10, të Ligjit nr. 114/2015 “Për Auditimin e Brendshëm

në sektorin publik”.

Afati për

zbatimin e

rekomandimit

Në vijimësi

Gjetja 3

Nga auditimi i veprimtarisë së Njësisë së Auditit të Brendshëm u konstatua

se:

- në përgatitjen e planit strategjik dhe vjetor, për të tre vitet objekt auditimi,

nuk i është përmbajtur formatit që kërkon Manuali i Auditimit të Brendshëm,

i cili ndër të tjera kërkon të reflektohet misioni, vizioni, objektivat strategjike

mbi bazë të analizës së risku, si dhe strategjia e auditimit për një periudhë 3-

5 vjeçare; dhe

- janë konstatuar mangësi në dokumentacion në dosjet e auditimit të

brendshëm që lidhen me programin e masave, dokumentimin e rishikimit të

brendshëm të cilësisë, etj në kundërshtim me kërkesat e Udhëzimit nr. 12,

datë 05.06.2012 “Mbi procedurat e kryerjes së veprimtarisë së auditimit të

brendshëm në sektorin publik”. Gjithashtu, nga auditimi u konstatua se, të

gjitha dosjet e auditimit të brendshëm, rezultojnë të painventarizura, sipas

kërkesave të parashikuara në “Normat-tekniko-profesionale dhe

metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë”, në zbatim të

ligjit nr. 9154 datë 06.11.2003 “Për Arkivat”. Gjithashtu konstatojmë se për

këto dosje, shkresat dhe/ose dokumentet që lidhen me të nuk janë evidentuar

me të njëjtin numër progresivisht me fraksion, deri në mbyllje të praktikës, në

kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 9154, datë 06.11.2003.

Niveli i

Prioritetit

I lartë

Rekomandimi - Sektori i Auditit të Brendshëm të marrë masat e duhura për përgatitjen e

Planit Strategjik dhe vjetor, larg parashikimeve formale, si dhe programimin

e veprimtarisë audituese në mënyrë sa më efektive, për të parashikuar

mbulimin e risqeve kryesore gjatë një periudhe 3-5 vjecare.

- Sektori Auditit të Brendshëm, në bashkëpunim me Sektorin e Arkivës, të

marrin masa për plotësimin dhe administrimin e dosjeve të auditit të

brendshëm, duke caktuar për cdo dosje një numër rendor, në mënyrë të tillë

që të gjithë dokumentat, që lidhen me të, të evidentohen me të njëjtin numër

progresivisht me fraksion deri në mbyllje të praktikës.

Afati për

zbatimin e

rekomandimit

Në vijimësi

Page 21: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

21

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

II. MBI PLANIFIKIMIN DHE ZBATIMIN E BUXHETIT TË SHTETIT

Auditimi i programimit dhe realizimit të fondeve buxhetore u krye duke mbajtur parasysh

legjislacionin e mëposhtëm:

-Ligjet:

nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e

Shqipërisë”;

nr.10296, datë 08.07.2010“Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”

nr. 185/2013 “Për buxhetin e vitit 2014” dhe aktet normative që e ndryshojnë këtë ligj gjatë

vitit.

nr.160/2014 datë 27.11.2014 “Për buxhetin e vitit 2015” dhe aktet normative që e

ndryshojnë këtë ligj gjatë vitit.

nr.147/2015 datë 17.12.2015 “Për buxhetin e vitit 2016”.

-Vendimet e Këshillit të Ministrave:

nr.433, datë 02.07.2014 “Për miratimin e projekt dokumentit të programin buxhetor

afatmesëm 2015-2017”.

-Udhëzimet e Ministrisë së Financave:

nr.2, datë 06.01.2015 “Për zbatimin e buxhetit të vitit 2015”

nr.3, datë 17.01.2014 “Për zbatimin e buxhetit të vitit 2014”

nr.8, datë 29.03.2012 “Për procedurat standarde të përgatitjes së programit buxhetor

Në zbatim të udhëzimit të Ministrisë së Financave nr. 9, datë afatmesëm”

nr.7, datë 28/02/2014,“Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm 2015-2017 dhe

tabelat e tavaneve për PBA 2015-2017”;

nr.7, datë 11.02.2015 “Për procedurat standarde të përcaktimit dhe zbatimit të limiteve të

angazhimit”;

shkresen e Ministrise se Financave, nr. 9709 prot.,date 22.09.2008.

Pika 1. Mbi zbatimin e kritereve dhe procedurave të hartimit të buxhetit të vitit 2015 dhe

2016, çelja e detajimi i planit fillestar, ndryshimet e tij gjatë vitit dhe zbatimi i tij.

Kuvendi, bazuar në programin buxhetor afatmesëm dhe në përputhje me nenin 24 të Ligjit

nr.9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”,

Udhëzimit të Ministrisë së Financave nr.8 datë 29.03.2012 “Për procedurat standarte të

përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm”, Udhëzimit të Ministrisë së Financave nr.9 datë

22.02.2013 “Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm 2015-2017”, VKM nr.138, datë

20.02.2013 “Mbi miratimin e tavaneve përgatitore të PBA-së 2015–2017”, ka përgatitur

kërkesat buxhetore të programit sipas procedurave të përcaktuara në këto udhëzime.

Për vitin 2014: Në zbatim të udhëzimit të Ministrisë së Financës nr.9, datë 22.02.203 “Për

përgatitjen e programit buxhëtoe afatmesëm 2014-2016” si dhe VKM-së nr.138, datë

20.02.2013 “Për tavanet përgatitore të shpenzimeve të Programit Buxhetore Afatmesëm

2014-2016”, Kuvendi i Shqipërisë ka përgatitur kërkesat buxhetore të programit sipas

procedurave të përcaktuara në këtë udhëzim. Kërkesat buxhetore përfundimtare për fazën e

parë të PBA-së, janë dërguar në Ministrinë e Financave shkresërisht ,me shkresën nr.491/1

prot., datë 30.04.2013“Dërgohen kërkesat buxhetore të Kuvendin e Shqipërisë për fazën e

parë të PBA-së 2014-2016”, pra brenda datës 01 Maj 2014;

Page 22: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

22

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Kuvendi i Shqipërisë me shkresën nr. 1233/1 prot. Datë 30.08.2013 drejtuar Ministrisë së

Financës ka dërguar dokumentin e PBA-së fazën e dytë ku pasqyrohet vlerësimi i nevojave

buxhetore për periudhën 2014-2016 sipas dy programve buxhetore, atë të Shërbimit Legjilativ

dhe Planifikimit, Menaxhimit, Administrimit si dhe pasqyrën e kërkesave shtesë. Tavanet

buxhetore të PBA-së 2014-2016, nuk mbulojnë nevojat e Institucionit, ku sipas programve

fondet shtesen kërkohen për arsyet e mëposhtme:

Në programin legjislativ, parashikohen fonde shtesë, referuar ndryshimeve që kanë ndodhur në

Rregulloren e Kuvendit, neni 17, sid he Ndryshimet në Statusin e Deputetit, neni 18 (Ligji

153/2013) neni, 2,3,4. Në programin e menaxhim, planifikim, administrim nevojat për vitin

2014, janë për miratimin e një numri prej 383 vetë, referuar ndryshimit të lartpërmendura dhe

strukturës organizative të miratuar nga Byroja e Kuvendit, me qëllim funizimin e shërbimit të

komisioneve parlamentare, shërbimit juridik dhe tij të kërkimit parlamentar.

Për vitin 2015:

Në zbatim të udhëzimit të Ministrisë së Financave nr. 7, datë 28.02.2014 “Për përgatitjen e

programit buxhetor afatmesëm 2015-2017”, si dhe VKM-së nr.110, datë 27.02.2014 “Për

tavanet përgatitore të shpenzimeve të Programit Buxhetore Afatmesëm 2015-2017”, Kuvendi i

Shqipërisë ka përgatitur kërkesat buxhetore të programit sipas procedurave të përcaktuara në

këtë udhëzim. Kërkesat buxhetore përfundimtare për fazën e parë të PBA-së, janë dërguar në

Ministrinë e Financave shkresërisht ,me shkresën nr.751/1 prot., datë 29.04.2014“Dërgohen

kërkesat buxhetore të Kuvendin e Shqipërisë për fazën e parë të PBA-së 2015-2017”, pra

brenda datës 01 Maj 2014;

Kuvendi i Shqipërisë me shkresën nr. 2831 prot. Datë 29.08.2014 drejtuar Ministrisë së

Financës ka dërguar dokumentin e PBA-së fazën e dytë ku pasqrohet vlerësimi i nevojave

buxhetore për periudhën 2015-2017 sipas dy programve buxhetore, atë të Shërbimit Legjilativ

dhe Planifikimit, Menaxhimit, Administrimit si dhe pasqyrën e kërkesave shtesë. Tavanet

buxhetore të PBA-së 2015-2017, nuk mbulojnë nevojat e Institucionit, duke kërkuar investime

kapitale në projekte të tilla si:

1. Sistemi i Sigurisë me kamera CCTV; i cili përfshin blerjen dhe instalimin e sistemeve të

sigurisë në të dy godinat ku zhvillohet veprimtaria e Kuvendit. Është vlerësuar rreth 25

milion lekë

2. Rikonstruksioni i ambienteve të tualetit dhe të tarracës në godinën e Kryesisë së

Kuvendit, e vlerësuar më 20 milion lekë.

3. Blerje dhe instalime ashensorin në vlerën 6 milion lekë

4. Sistemi Case management, softwear për menaxhimin dhe administrimin e dokumentave

e vlerësuar në vlerën 20 milion

5. Paisje zyre për mobilimin bashkëkohor të sallave të pritjes së personaliteteve në

Kryesinë e Kuvendit dhe ate të Seancave Plenare, ne vlerën 7 milion lekë

6. Fondi i librit prej 2 milion lekë

7. Fondi për zyrat zgjedhore të deputetëve në vlerën 5 milion lekë

Sa më sipër, e gjithe vlera e investimeve për vitin 2015 shkon në 85 milion lekë duke pasur nje

tejkalim ne vlerën 36 milion lekë mbi tavanet e miratuara në vlerën 49 milion lekë.

Për vitin2016:

Në zbatim të Ligjit nr.9936, date 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në

Republikën e Shqipërisë” dhe Udhëzimin e Ministrisë së Financave nr.8, datë 27.02.2015

Page 23: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

23

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

”Për përgatitjen e Programit Buxhetor Afatmesëm 2016-2018”, Kuvendi ka përgatitur

kërkesat buxhetore të programit sipas procedurave të përcaktuara në këtë udhëzim. Kërkesat

buxhetore përfundimtare për fazën e parë të PBA-së, janë dërguar në Ministrinë e Financave

shkresërisht ,me shkresën nr. 1304/3 prot., datë 30.04.2015 “Dërgohen kërkesat buxhetore të

Kuvendit për fazën e parë të PBA-së 2016-2018”, brenda aftit ligjor i cili është deri më datë

01 Maj 2015; Kuvendi i Shqipërisë me shkresën nr. 2452/1 prot. Datë 31.08.2015 drejtuar

Ministrisë së Financës ka dërguar dokumentin e rishikuar të PBA 2016 – 2018 (faza e II)

përfshirë kërkesat shtesë dhe relacionet përkatëse sipas dy programeve buxhetore, atë të

SHërbimit Legjislativ dhe Planifikimit, Menaxhimit, Adiministrimit. Tavanet buxhetore sipas

VKM nr. 696, datë 31.07.2015 “Për tavanet përfundimtare të shpenzimeve të programit

buxhetor afatmsëm 2016-2018” nuk mbulojnë kërkesat e Institucionit duke kërkuar shtesa

sipas nevojave të paraqitura si më poshtë vijon:

1. Asambleja Parlamentare e NATo-s, e cila do te zhvillojë punimet e saj të Sesionit

Pranveror së vitit 2016, në Tiranë ku do të marrin pjesë 600 delegatë, ku institucioni

ka vlerësuar nevojat buxhetore në vlerën 59 milion lekë.

2. Asambleja Parlamentare e Mesdheut (PAM) ku nevojat shtesë kapin vlerën 12 milion

lekë me një numër pjesmarrësh prej 180 vetë.

3. Shërbimi i Botimeve, me botimin “Bisedime Parlamentare”, i cili synan njohjen e

veprimatrisë parlamentare të viteve 1924-1939, është vlerësuar me një fond prej 6

milion lekësh.

4. Ekzekutimi i Vendimeve Gjyqësore është planifikuar me një kërkesë shtesë prej 26

milion lekë për vitin 2016

5. Inevstimi kapital konsiston në rikonstruksionin e të gjitha ambienteve e tualeteve të

Kuvendit, të cilat ishin planifikuar për vitin 2015 por vlera u kthye ne buxhetin e

shtetit. Vlera është 14,7 milion lekë duke përfshirë dhe fondet për supervizim dhe

kolaudim.

6. Projekti për komunikimin me telefon fiks, i vlerësuar me 10.1 milion lekë.

7. Blerja e sistemit të kondicionimit për sallën e serverëve ne vlerën 3 milion lekë.

8. Sistemi i rrufepritësve në godinën e Kryesisë, i vlerësuar me 5,2 milion lekë.

9. Përmirësimi i strukturës informatike në Institucion, në vlerën 15 milion lekë.

Sa më sipër, totali i shpenzimeve për vitin 2016 shkon në 1,218,300 mijë lekë duke pasur nje

tejkalim ne vlerën 148,300 mijë lekë mbi tavanet e miratuara në vlerën 1,070,000 mijë lekë.

Pika 2. Zbatimi i buxhetit gjatë vitit 2015, 2016 dhe nivelet e realizimit të planit

përfundimtar.

Zbatimi i buxhetit mbështetet në ligjin e buxhetit vjetor, shkresat e Ministrisë së Financave

për akordimin e tyre, si dhe në udhëzimet për zbatimin e tij nga Ministria e Financave që del

çdo vit. Nga Dega e Buxhet-Financës ndiqet realizimi i buxhetit për çdo muaj, sipas

evidencave të dërguara. Për një menaxhim sa më të mirë të buxhetit, ose në rastet e rishikimit

të tij me ligj kryhen rishpërndarjet e fondeve në përputhje me ligjin nr. 9936 datë 26.06.2008

“Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe udhëzimet e

miratuara nga Ministri i Financave

Nga auditimi mbi hartimin dhe zbatimin e buxhetit, u konstatua se:

Page 24: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

24

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Për vitet 2014, 2015 dhe 2016, janë hartuar projekt dhe planet e buxheteve të cilat i janë

dërguar Ministris së Financës dhe Degës së Thesarit.

Kuvendi është i ndarë në dy programe, programi administrativ dhe legjislativ. Ndarja e plan

buxheteve dhe detajimet e tyre janë në nivel titulli, kapitulli, artikulli dhe nën artikulli dhe

është respektuar disiplina buxhetore sipas strukturës dhe burimeve të financimit. Janë

respektuat procedurat për programimin e buxhetit dhe çeljen e fondeve në Degën e Thesarit.

Treguesit e buxhetit, janë mbajtur tek llogaria e Thesarit.

Për vitin 2014

-Me shkresën nr.2381/1 prot., datë 18.03.2014 është dërguar degës së thesarit detajimi i

buxhetit për Kuvendin për vitin 2014 për shpenzimet kapitale në vlerën, 48.500.000 lekë dhe

për shpenzimet korente në vlerën 993.500.000 lekë.

Sipas rakordimeve degen e thesaret dhe raporteve të monitorimit realizimi i buxhetit për vitin

2014, për zerin e pagave është realizuar në masën 85% ku arsyet e mosrealizimit janë:

Nuk janë realizuar procedurat e konkurimit për të gjithe strukturën e burimeve

njerëzore, numri faktiki punonjësve ka qënë më I ulët se numri I miratuar në ligjin

vjetor të buxhetit

Gjatë vitit, jo të gjithë ministrat dorëzuan menjëherë mandatin e deputetëve dhe duke

qenë se ata paguhen në Ministritë Përkatëse, fondi i akorduar për to si deputetë u

kthye në buxhetin e shtetit.

Vendimi I Kuvendit 63/2013, penalizoi deputetete të cilët nuk marrin pjesë në

aktivitetet parlamentare, me vlerën e pagës ditore, kur këto mospjesmarrje nuk kanë

shkaqe të ligjshme

Referuar shpenzimeve korrente, Kuvendi i Shqipërsie për vitin 2014 ka bërë një parashikim

në Planifikimin e Buxhetit Afatmesëm për vitin 2014-2016, në vlerën 1,413,000 lekë (ose

187% e realizimit faktik të vitit 2013). Sipas ligjit “Për buxheti e vitit 2014” është miratuar në

vlerën 993,843 lekë. Referuar aktit normativ, shpenzimet korrente kanë patur një rënie të

ndjeshme në vlerën 419,157 lekë (ose 30% më pak nga sa planifikuar në PBA). Ndërkohë që

referuar realizimit të treguesve faktikë realizimit të shpenzimeve korrentë ne fund te vitit

ushtrimor rezulton 826,559 lekë. Në grafikun më poshtë, po paraqesim trendin e shpenzimeve korrente për vitin 2014, nga

moment I planifikimit buxhetor afatmesëm , e deri në realizimin faktik:

Page 25: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

25

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Fondi i akorduar për vitin 2014 për shpenzimet për sigurimet shoqërore është 80 milion lekë,

ndërsa realizimi faktik është 61 milion lekë, pra për një realizim në masën 76 %. Ky

mosrealizim ka ardhur prej aryseve të larteprmendura duke qënë se fondi I sigurimit është I

lidhur me marëdhëniet e punësimit.

Për llogarinë (602), shpenzimet operative për të dyja programet e institucionit është realizuar

në masën 87.6 %. Në këtë ë pjesën më të madhe ë zënë përfitimet ligjore të deputetëve si dhe

kompesimet për telefoninë, për karburnat, honorare për pjesmarrje në komisione

parlamnetare, dieta Brenda vendit etj..

Fondet për investime kapitale janë miratuar në vlerën 48 milion lekë (referuar edhe kërkesave

gjatë vitit 2014) janë realizuar në masën 89%. Cdo kontratë e nënshkruar pas përfundimit të

procedurave të prokurimit dhe shpalljes së ofertës fituese është mbikqyrur nga grupi I punës I

ngritur për këtë problem, shërbimi I financës ka mbjtur 5 % të vlerës së investimve, duke e

transferor atë në llogarinë buxhetore “mjete monetare në ruajtje”, të trashëgueshme, deri në

përfundim të periudhës së garancisë. Projekti I optimizimit të rrjetir, është realizuar

pjesërisht, ndërsa detajimi I fondit të investimit për vitin 2015 është patur parasysh përfshirja

e pjesës së papërfunduar brenda datës 31.12.2014, të këtij projekti (vlera 4.5 milion lekë).

Për vitin 2015. -Me shkresën nr.18082/79 prot., datë 07.01.2015 është dëguar detajimi i buxhetit per

shpenzimet korente dhe shkresën nr. 140/64 prot. Datë 16.01.2015 është dërguar plani i

investimeve për shpenzimet kapitale të Kuvendi për vitin 2015 sipas artikujve buxhetor, me

të dhënat sipas pasqyrës që vijon:

Programi

Llogari

ekonomike Debite Lekë Emërtimi i projektit

1110 6000000 188.000.000 Pagat

1110 6010000 33.000.000 Kontributi i sigurimeve shoqerore

1110 6020000 117.500.000 Mallra & Sherbime

1110 2310000 4.520.000 Siguria dhe optimizimi i rrjetit te Kuvendit

1110 2310000 18.500.000 Rikonstruksion pjesor i godines ekzistuese

1110 2310000 18.980.000 Rikonstruksioni i Salles se Seancave Plenare

1110 2310000 1.500.000 Rikonstruksion i skanerit te Sigurise

1110 2310000 1.200.000 Rikonstruksion i ashensorit ekzistues

1110 2310000 4.500.000 Sistem ndricimi i fasades se Godines se Kryetarit

1110 2310000 25.000.000 Sistemi i sigurise me kamera CCTV

1110 2310000 7.340.000 Fond i ngrire- Blerje pajisje elektronike, zyra zgjedhore etj.

1110 2310000 10.300.000 Mobilime zyra salla Vip tek salla plenare dhe tek Kryesia

1110 2310000 6.000.000 Ashensor

1110 2310000 960.000 Fondi i Librit

Total programi '01110 437.300.000

1120 6000000 336.000.000 Pagat

1120 6010000 43.000.000 Kontributi i sigurimeve shoqerore

1120 6020000 285.000.000 Mallra & Sherbime

1120 6050000 13.900.000 Transferta

Total programi '01120 677.900.000

GRAND TOTAL 1.115.200.000

Referuar shpenzimeve korrente, Kuvendi i Shqipërsie për vitin 2015 ka bërë një parashikim

në planifikimin e Buxhetit afatmesëm për vitin 2015-2017, në vlerën 981,000 mijë lekë. Sipas

ligjit nr.160/2014 “Për buxheti e vitit 2015” është miratuar në vlerën 1,016,400 lekë. Referuar

aktit normativ, shpenzimet korrente kanë patur një rënie të ndjeshme në vlerën 885,900 lekë.

Page 26: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

26

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Fakti i realizimit të shpenzimeve korrentë ne fund te vitit ushtrimor rezulton 879,384 lekë.

Viti 2015

Ndryshimet e mësipërme kanë ndodhur si pasojë e rialokimeve, në përputhje me kërkesat e

udhëzimit nr.2 datë 06.02.2012 “Për procedurat standarde të zbatimit të buxhetit” si dhe

ndryshimeve me aktet normative. Argumentimi i kërkesave për transferime dhe ndryshime,

shtesa dhe pakësime është si më poshtë vijon:

- Me shkresën nr. 417prot. Datë 03.02.2015, drejtuar Ministrisë së Financës është këkruar

avancim fondi në planin e arkës, në vlerën 6 milion lekë, për të likuiduar pjesën e mbetur të

investimit të vitit 2014, i planifikuar për tu paguar me fondet e vitit 2015.

- Me shkresën nr. 1717/1 prot. Datë 06.02.2016 është dërguar shkresa Degës së Thesarit e

miratuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financës. Për shkak të likuidimit të këtij

investimi është bërë pakësim fondi në masë 6.000.000 lekë për zërin investime (231)

- Me shkresën nr. 225/1 prot. Datë 10.04.2015 drejtuar Sekrerarit të Përgjithshëm të

Ministrisë së Ekonomisë, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, për dijeni Ministrisë së

Financës është kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë rishpërndarje fondi mbi realizimin e

rikonstrukaonit të një salle në ambientet e Seancave Plenare në vlërën 1,2 milion lekë duke

rialokuar nga fondet buxhetori 231 në 230; është kërkuar projekti në vlerën 1 milion lekë

“Projekt për rikonstruksionin e godinës së kryesisë së Kuvendit”, është kërkuar kthimi në

buxhet për tu kërkuar në 2016 në vlerëm 15. 580.000 lekë për projektin “Rikonstruksion i

sistemit ftohës së serverit”; është kërkuar në vlerën 600,000 mijë lekë blerje e një sistemi

kondicionues për sallën e Serverit. Me shkresën nr 2850/1 datë 20.04.2015. Me shkresën nr

2850/1 prot. Datë 20.04.2015 është nga Ministri i Financave është kryer miratimi i rialokimit

të investimeve. Për shkak të këtij rialokimi është bërë pakësim fondi në vlërën 2.200.000 lekë

në zërin investime (231) për projektin “Rikonstriksion i sallës së seancave plenare” dhe në

vlërën 600,000 mije lekë në zërin investime (231) mbi Blerje e paisjeve elektronike.

- Në mbështetje të Aktit normativ numër 1 datë 29.07.2015 ka ndodhur pakësim fondi në

masën 10,000,000 lekë në zërin shpenzime operative (llog 602)

- Me shkresën nr 3226 prot. Datë 15.10.2015 drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë

së Financës është kërkuar rishpërndarje fondi, kalimi i shumës 374,248 lekë, nga llogaria 604

në llogarinë 602 vlerë e ndaluar në përfitimet e pagave të menjëhershme (tatim në burim në

burim) të deputëtëve që lanë mandatin në maj 2015. Me shkresën nr 14434/1 prot. Datë

Page 27: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

27

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

21.10.2015 drejtuar Drejtorisë së Përgjitshmë të Thesarit, Minstria e Finances miraton

transferimin e fondeve. Për shkak të kësaj tranferte është bërë pakësim fondi në vlerën

376.248 lekë në zërin transferta korrente të brendshme (604)

- Në zbatim të Aktit Normativ nr. 1 datë 29.07.2015 me shkresën nr 11546/169 prot datë

26.10.2015 Ministria e Financës miraton kërkesën nr.2524, datë 24.07.2015 e Kuvendit mbi

ndryshimin e planit të investimeve. Ky miratim sjell pakësim në vlerën 11,000,000 lekë për

projektin “Rikonstruksion i tualeteve në Godinën e Kryesisë” në zërin investime (321), sjell

pakësim në vlerën 15,580,000 lekë për projektin “Rikonstruksion pjesor në sallën e

Seancave” në zërin investime (231), sjell pakësim në vlerën 4,500,000 lekë për projektin

“Sistemi i i ndriçimit në fasadën e Godinës së Kryësisë së Kuvendit të Shqipërisë” ne zërin

investime (231).

- Me shkresën nr 4410 prot. Datë 30.12.2015 Kuvendi ka dërguar Ministrisë së Financës,

mbështëtur në Aktin Normativ nr.3 datë 28.12.2015 pasqyrën e detajimit të buxhetit mbi

shpenzimet operative.

Nga verifikimi i realizimit faktit të buxhetit për vitin 2015, konstatojmë së është realizuar në

total vlera prej 928,065,761 lekë ose 84 % ndaj planit fillestar (i miratuar me ligjin 160/2014

“Për buxhetin e vitit 2015”) ose 97 % ndaj planit përfundimtar (i miratuar me Aktin Normativ

nr.3 datë 28.12.2015). Sipas artikujve shpenzimet e Kuvendit të Shqipërise janë realizuar, si

më poshtë vijon:

Sipas të dhënave të pasqyrës rezultoi se:

Zëri i pagave (llogaria 600) është realizuar në masën 99% kundrejt planit përfundimtar dhe

85 % kundrejt planit buxhetor fillestar për arsye se:

Programi Art. Emertimi 2015

Planifikim

fillestar

Planifikimi

perfundimtar

Realizim %

Planifikim, Menaxhim dhe Administrim

1110 600 Paga

188.000.000

174.000.000

173.785.505

99%

1110 601 sig. Shoqerore & shendetesore

33.000.000

27.500.000

27.473.936

99%

1110 602 Mallra & sherbime te tjera

117.500.000

78.000.000

58.843.323

75%

1110 604 Transferta korrente te brendshme

1110 605 Transferta korrente me jashte

1110 230 Investime

98.800.000

67.220.000

62.424.000

92%

Veprimtaria administrative 437.300.000 346.720.000 322.526.764

1120 600 Paga

336.000.000

287.500.000

287.294.078

99%

1120 601 sig. Shoqerore & shendetesore

43.000.000

33.500.000

33.159.338

98%

1120 602 Mallra & sherbime te tjera

285.000.000

287.279.000

285.082.581

99%

1120 231 Investime - -

-

Veprimtaria legjislative 664.000.000 608.279.000 605.535.997

Totali

1.101.300.000

954.999.000

928.062.761

97%

Page 28: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

28

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Janë miratuar në ligjin vjetor të buxhetit 24 punonjës për zyrat zgjedhore në rrethe,

por vetëm 7 prej tyra kanë filluar marredhëniet financiare me Kuvendin, për shkak të

mos vënies në dispozicion të ambienteve nga autoriteti vendor nëpër rrethe

Statusi i deputetit i cili parashikon penalitet për deputetët që nuk përligjin

mospjesëmarrjen në aktivitetet parlamentare

Punonjës të paaftë për punë për shkaqe shëndetësore apo leje lindje

Mbi shpenzimet për sigurimet shoqërore (llogaria 601) është realizuar në masën 98 %

kundrejt planit përfundimtar, dhe 83% kundrejt planit buxhetor fillestar. Arsyesja e

mosrealizimit të pjesën së mbatur vjen si shkak i arsyeve të lartpërmendura gjithashtu edhe

prej vështirësive në të cilën institucioni ka hasur në zbatimin e vendimeve gjyqësore në lidhje

me kontributet e sigurimeve shoqërore për kreditorët.

Realizimi i shpenzimeve operative kundrejt planit përfundimtar për programin adimistartiv

rezulton 75% ndërsa kundrejt programit legjislativ 99%, ndërsa kundrejt buxhetit fillestar

rezulton i realizuar në masën 80%, për shkak të rënies së ndjeshme të shpenzimeve telefonike

nga një planifikim prej 11.4 milion leke në 3 milion lekë të shpenzuara për këtë artikull.

Gjithashtu ka një rënie në shpenzimet e energjisë, ujit dhe shërbimeve postare dhe konkretisht

nga 13 milion të planifikura për tu shenzuar në 8.5 milion lek të realizuara.

Shpenzimet kapitale, për sa i përket vlerës janë realizuar në masën 92% kundrejt planit

përfundimtar dhe është realizuar në masën 70% kundrejt planit buxhetor fillestar, si shkak i

mosrealizimit të investimit “Projekti për rikonstruksion të sallës së seancave” i cili nuk është

realizuar. Pjesa tjetër e kursimeve nga procedurat e prokurimit do të kthehen në buxhetin e

shtetit.

Për vitin 2016. -Me shkresën nr.4095 prot., datë 29.12.2012 është dëguar detajimi i buxhetit per shpenzimet

korente dhe shkresën nr. 140/64 prot. Datë 16.01.2015 është dërguar degës së thesarit plani i

investimeve për shpenzimet kapitale të Kuvendi për vitin 2016 sipas artikujve buxhetor, me

të dhënat sipas pasqyrës që vijon:

Programi

Llogari

ekonomik

e Debite Lekë Emërtimi i projektit

1110 6000000

197.000.000 Pagat

1110 6010000

33.000.000 Kontributi i sigurimeve shoqerore

1110 6020000

251.000.000 Mallra & Sherbime

1110 2310000

24.800.000

Rikonstruksion i ambjenteve te godines ekzistuese të Kryesisë si dhe

sistemi rrufepritëse

1110 2310000

4.900.000 Blerje paisje per Kuvendin

1110 2310000

15.000.000 Permiresim i infrastructures se rrjetit nentëork ne kuader te e-parlament

1110 2310000

700.000 Fond ii librit

Programi

01110

526.400.000

1120 6000000

332.000.000 Pagat

1120 6010000 Kontributi i sigurimeve shoqerore

Page 29: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

29

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

47.000.000

1120 6020000

287.400.000 Mallra & Sherbime

1120 6050000

13.600.000 Transferta

Programi

01120

680.000.000

Totali

1.732.800.000

Referuar shpenzimeve korrente, Kuvendi i Shqipërsie për vitin 2016 ka bërë një parashikim

në planifikimin e Buxhetit afatmesëm për vitin 2016-2018, në vlerën 1,021,000 lekë. Sipas

ligjit nr.160/2014 “Për buxheti e vitit 2015” është miratuar në vlerën 1,161,000 lekë. Referuar

aktit normativ, shpenzimet korrente kanë patur një rënie në vlerën 1,025,700 lekë. Fakti i

realizimit të shpenzimeve korrentë ne fund te vitit ushtrimor rezulton 879,384 lekë.

Më pas, gjatë vitit janë bërë ndryshime si më poshtë:

Viti 2016

Ndryshimet e mësipërme kanë ndodhur si pasojë e rialokimeve, në përputhje me kërkesat e

udhëzimit nr.2 datë 06.02.2012 “Për procedurat standarde të zbatimit të buxhetit” si dhe

ndryshimeve me aktet normative. Argumentimi i kërkesave për transferime dhe ndryshime,

shtesa dhe pakësime është si më poshtë vijon:

Në mbështetje të aktit normativ nr.1 datë 29.07.2016 si dhe në mbështetje të shkresën

së Kuvendit nr. 2427 prot. Datë 01.08.2016 është miratuar nga Ministria e Financës

ndryshimet e fondeve për shpenzimet korente llogaria 602 në vlerën 66.300.00 lekë

në programin administrativ dhe në vlerën 10.00.000 lekë në programin legjislativ në

një total prej 76.300.000 lekë

Me shkresën nr.3036 rpot. Datë 14.10.2016 Kuvendi, në zbatim të nenit 68, të ligjit

nr, 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” ka kërkuar të

garantojë fondet dhe të realizojë procedurat e nevojshme të prokurimit për sistemin

Page 30: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

30

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

elektronik të votimit. Kuvendi ka kërkuar, në mosrealizimin e projektit “Dixhitalizmi

i sistemit të komunikimit të telefonisë fikse” në vlerën 10.6 milion lekë, të kalojë si

fond në këtë procedurë. Referuar analizës 9-mujore, institucioni arrin ne përfundim që

18.770.000 lekë të korduara Kuvendit për vitin 2016 në shpenzime kapitale të

rishpërndahen dhe diferenca prej 2.372.097 lekë të sigurohet nga buxheti i shtetit.

Ministria e Finncës me shkresën nr.12520/5 prot. Datë 25.10.2016 ka miratuar

kerkesën e Kuvendit, të sipërpërmendur.

Me shkresën nr 3509/1 prot. Datë 30.11.2016 Kuvendi i Shqipërisë drejtuar Ministrise

së Financës ka kërkuar kthimin në buxhetin e shtetit te vlerës 21.142.097 lekë për

realizimin e projektit “Sistemi elektronik votimi për vettingun”, si rezultat i pezullimit

të ligjit 84/2016 “Për vlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prtokurorëve në

Republikën e Shqipërisë”. Kuvendi ka kërkuar byrosë së Kuvendit miratimin e

kthimit në buxhet të fondit prej 21.142.097 lekë si të parealizueshëm për vitin 2016

dhe kërkesën e tyre në fondin e shpenzimeve kapitale të vitit 2017.

Në zbatim të aktit normativ nr.2 datë 16.12.2016 drejtuar Degeës së Thesarit është

derguar pakësimi i fondeve për shpenzimet kapitale në vlerën 21.142.097 lekë, fondi i

akorduar për realizimin e projektit “Sistemi elektronik për përzgjedhjen e gjyqatrëve

dhe prokuroreve në zbatim të ligjit 84/2016.

Pasqyra e realizimit të buxhetit për vitin 2016, sipas aktit të rakordimit me Degën e

Thesarit, Tiranë paraqitet si më poshtë:

Nga verifikimi i realizimit faktit të buxhetit për vitin 2016, konstatojmë së është realizuar në

total vlera prej 989,098,365 lekë, ku ka rezultuar me një rritje prej 27 % ndaj planit fillestar

(ligjit nr.147/2015 datë 17.12.2015 “Për buxhetin e vitit 2016””) ose nje rlizim prej 94 %

ndaj planit përfundimtar ( i miratuar me aktin normativ nr.2 datë 16.12.2016). Sipas artikujve

shpenzimet e Kuvendit të Shqipërise janë realizuar, si më poshtë vijon

Progra

mi

Art. Emertimi 2016

Planifikim

fillestar

Planifikim

përfundmitar

Realizim %

Planifikim, Menaxhim dhe Administrim

01110 600 Paga 197.000.000 180.000.000 177.414.255 98%

01110 601 sig. Shoqerore & shendetesore 33.000.000 30.000.000 28.155.462 93%

01110 602 Mallra & sherbime te tjera 251.000.000 173.000.000 136.025.436 78%

01110 604 Transferta korrente te brendshme

01110 605 Transferta korrente me jashte

01110 230/

231

Investime (Shpenzime per rritjen e

AQ te patrupezuara dhe te

trupezuara)

59,000,000 40.230.000 38.236.281 95%

Veprimtaria Legjislative

01120 600 Paga 332.000.000 313.000.000 304.920.036 97%

01120 601 sig. Shoqerore & shendetesore 47.000.000 44.000.000 34.503.931 78%

01120 602 Mallra & sherbime te tjera 287.400.000 271.400.000 269.842.964 98%

01120 231 Investime

Totali 725,400,000

1,051,630,000

989,098,365

94%

Sipas të dhënave të pasqyrës:

Page 31: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

31

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Në analizë të realizimit të zërave të shpenzimeve vërehet se zeri i pagave dhe sigurimeve

(llogaria ekonomike 600 dh 601) për programin legjislativ është realizuar në masën 97% per

zërin e pagave dhe 78% për zerin e sigurimeve shoqërore & shëndetësore referuar aktit

normativ nr.2 datë 16.12.2016. Referuar buxhetit të Kuvendit me ligjin nr. 147/2015 “Për

buxhetin e vitit 2016” dhe realizmit faktik për zërin e pagave kemi një realizim prej 91 % në

zërin e sigurimeve në programin legjislativ është realizuar në masën 73 %.

Në programin administrativ zëri i pagave dhe sigurimeve (llogaria 600 & 601) rezulton me

një realizim prej 98 % ne zërin e pagave dhe 93 % në zërin e sigurimeve duke krarahasuar me

planifikimin përfundimtar të buxhetit dhe sipas planifikimt fillestar zëri i pagave rezultoi në

masën 90%, dhe zëri i sigurimeve shoqërore & shëndetësore në masën 90%.

Shpenzimet operative (llogaria 602), realizimi faktit krahasuar me buxhetin përfundimtar ka

një masë realizimi në programin legjislativ prej 98% dhe në programin administrativ prej 78

%. Referuar buxhetit pas aktit normativ nr.2 datë 16.12.2016 dhe realizimit faktik programi

legjislativ ka një përqindje më të lartë në totalin e shpenzimeve për shërbimin e mallrave, kjo

për arsye së këtu përfshihen kompensimet që marrin deputetët nga Satatusi i Deputetit si dhe

nga të gjitha shpenzimet në funksion të zhvillimit të Diplomacisë Parlamentare. Vlera faktike

e këtyre kompensimeve është 170 milion lekë, që përbën 63% të shpenzimeve faktike (602)

në programin legjislativ ose 43% të realizimit faktik të shpenzimeve.

Në programin administrativ realizimi në masën 78% për shpenzimet për shpenzimet

operative ka ardhur si rezultat i kursimeve nga procedurat e prokurimit, anullimi i

herëpashershëm i procedurave të prokurimit për shkak se nga ana e operatorëve ekonomik

nuk plotësoheshibn kushtet e përcaktuara në dokumentacionet përkatëse të prokurimeve si

dhe realizimi i kontratave të shërbimeve për afate më të shkurtra kohore.

Gjatë muajit shkurt 2016 është mbyllur me sukses Asambleja Parlamentare e Mesdheut,

shpenzimet për të cian ishin ndarë në zëra të veçante si logjistika e nevojshme për

organizimin e konferences, akomodimi i delegacioneve pjesëmarrëse në hotel, pritjet e

përjelljet e tyre, qiramarrje automjete për sigurimin e transportit dhe është vlerësuar

paraprakisht në vlerën 12.4 milion lekë. Gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit ky

aktivitet u realizua rreth 8.1 milion lekë, pra 70 % e fondit të kërkuar. Gjatë muajit maj 2016

u mbyll edhe Sesoni i Asamblesë Parlamentare NATOS shpenzimet e të cilës ishin të ndara

në zëra të vecantë, ku nga total parashikimi prej 59 milion lekë, u realizua prej 45.5 milion

lekë pra 76% e fondit të kërkuar, ku pjesa e mbetur e këtyre kursimeve dhe procedurave të

tenderave ështe kthyer në buxhetin e shtetit.

Investimet kapitale janë realizuar në masën 95 % ndaj plani përfundimtar, ku Kuvendi, në

zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për vlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në RSH”,

u bë rivlerësimi i prioriteteve për investimet, me qëllim sigurimin e fondeve për realizimin e

sistemit elektronik të votimit për vettingun, ku si rezultat u kërkua rshpendarja e fondit prej

18.770.000 lekë dhe sigurimi nga fondi rezerve prej 2.372.097 lekë. Si rezultat i pezullimit

nga Gjykata Kushtetuese i këtij ligji vlera 18.770.000 i përket mosrealizimit të projektit për

digjitalizimin e telefonisë fikse si dhe kursimeve në procedura prokurimi.

Page 32: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

32

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Realizimi i të ardhurave për vitin ushtrimor 2014, 2015 dhe 2016

Nga auditimi u konstatua se, gjatë vitit 2014 janë shpenzuar në total 826,559 mijë lekë (ose

rreth 83% ndaj planit përfundimtar), të shpërndara mes llogarive si më poshtë: në mijë lekë

Sic edhe vihet re nga tabela e mësipërme, shpenzimet për pagat gjatë vitit 2014 rezultojnë

439,920 mijë lekë (ose 53% e totalit) dhe janë shpërmdarë në raportin (61%; 39%)

repsektivisht për programin legjislativ dhe atë administrativ. Shpenzimet për sigurime janë

realizuar në masën 60,606 mijë lekë (ose 7% e totalit) dhe janë shpërmdarë në raportin

(52%; 48%) respektivisht për programin legjislativ dhe atë administrativ. Shpenzimet për

mallra dhe shërbime janë realizuar në masën 295,868 mijë lekë (ose 36% e totalit) dhe janë

shpërmdarë në raportin (77%; 23%) repsektivisht për programin legjislativ dhe atë

administrativ. Gjithashtu vlen për tu përmendur dhe zëri i shpenzimeve për pagesa të

punonjësve në lista pritjeje, realizuar në masën rreth 20,087 mijë lekë (ose 2% e totalit).

Auditimi u krye duke kryqëzuar informacionin e gjeneruar nga pasqyrat financiare, me të

dhënat për zërat respektivë në situacionin e shpenzimeve, si edhe diferencat për shpenzimet e

dhjetorit të vitit paraardhës me dhjetorin e vitit ushtrimor korent. Gjatë vitit 2015, nga

auditimi i shpenzimeve të kryera, në bazë të situacionit, u konstatua se janë shpenzuar në

total 826,559 mijë lekë (ose rreth 83% ndaj planit përfundimtar), të shpërndara mes llogarive

si më poshtë:

në mijë lekë

Page 33: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

33

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Sic edhe vihet re nga tabela e mësipërme, shpenzimet për pagat gjatë vitit 2015 rezultojnë të

shpenzuara 461,080 mijë lekë (ose 49% e totalit) dhe janë shpërmdarë në raportin (62%;

38%) repsektivisht për programin legjislativ dhe atë administrativ. Shpenzimet për sigurime

janë realizuar në masën 60,633 mijë lekë (ose 6% e totalit) dhe janë shpërmdarë në raportin

(55%; 45%) respektivisht për programin legjislativ dhe atë administrativ. Shpenzimet për

mallra dhe shërbime janë realizuar në masën 343,926 mijë lekë (ose 37% e totalit) dhe janë

shpërmdarë në raportin (83%; 17%) respektivisht për programin legjislativ dhe atë

administrativ. Gjatë vitit 2016 janë shpenzuar në total 1,002,669 mijë lekë (ose rreth 94%

ndaj planit përfundimtar), të shpërndara mes llogarive si më poshtë: Në mijë lekë

Sic edhe vihet re nga tabela e mësipërme, shpenzimet për pagat gjatë vitit 2015 rezultojnë në

masën 482,334 mijë lekë (ose 48% e totalit) dhe janë shpërndarë në raportin (63%; 37%)

repsektivisht për programin legjislativ dhe atë administrativ. Shpenzimet për sigurime janë

realizuar në masën 62,660 mijë lekë (ose 6% e totalit) dhe janë shpërmdarë në raportin (66%;

34%) respektivisht për programin legjislativ dhe atë administrativ. Shpenzimet për mallra dhe

shërbime janë realizuar në masën 406,192 mijë lekë (ose 41% e totalit) dhe janë shpërmdarë

në raportin (66%; 34%) respektivisht për programin legjislativ dhe atë administrativ.

Çështja 2 – Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit të shtetit

Gjetja 1

Nga auditimi mbi planifikimin dhe zbatimin e buxhetit konstatohet se

programimi është prekur nga Aktet Normative si në vitin 2015 dhe në vitin

2016, ndërkohë realizimi faktik me planin janë larg.

Niveli i

Prioritetit

I Mesëm

Rekomandimi Strukturat drejtuese të Kuvendit të Shqipërisë, dhe strukturat përgjegjëse për

planifikimin dhe monitorimin e shpenzimeve, të përcaktojnë qartë në

programimin e PBA, por dhe në planifikimin vjetor, mënyrat dhe

metodologjinë e përllogaritjes së kostos, me qëllim arritjen e objektivave dhe

minimizimin e shmangieve të larta mes nivelit të programuar dhe atij të

Page 34: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

34

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

realizuar.

Afati për

zbatimin e

rekomandimit

Në vijimësi

III. AUDITIMI I LLOGARIVE

Auditimi u krye duke mbajtur parasysh legjislacionin e mëposhtëm:

-Ligjin nr.9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e

Shqipërisë”, neni 61 i tij “Standardet dhe procedurat e kontabilitetit”, sipas të cilit

“...Nëpunësi i parë autorizues dhe nëpunësit autorizues të njësive të qeverisjes së

përgjithshme, përgjigjen për funksionimin e sistemit të kontabilitetit, në përputhje me këtë ligj

dhe aktet e tjera në zbatim të tij dhe me udhëzimet e Ministrit të Financave. Metoda e

shpenzimeve dhe e të ardhurave, për qëllim të këtij ligji, ka të bëjë me njohjen e shpenzimeve

korrente dhe kapitale të vitit buxhetor në çastin e ndodhjes së tyre, pavarësisht nga data e

pagesës”.

-Ligjin nr.10296, datë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, në nenin 4 të

ligjit, pika 25 “Sistemi i kontabilitetit” dhe në pikën 26 të tij, “Dokument financiar”.

-Ligjin nr.9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar;

-Udhëzimin e Ministrisë së Financave nr.14, datë 28.12.2006 “Për përgatitjen dhe raportimin

e pasqyrave financiare vjetore për institucionet qendrore, organet e pushtetit vendor dhe

njësive që varen prej tyre, si dhe të njësive të menaxhimit/zbatimit të projekteve e

marrëveshjeve me donatorë të huaj”, të ndryshuar.

-Udhëzimin e Ministrisë së Financave nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në

njësitë e sektorit publik”, ndryshuar me udhëzimin nr.20, datë 17.11.2014.

1. Mbi Organizimin e kontabilitetit.

Nga auditimi rezultoi se, mbajtja e kontabilitetit dhe mbyllja e llogarive vjetore në Kuvendin

e Shqipërisë, për vitin 2014 dhe 2015, dhe 2016 është bërë në përputhje me ligjin nr. 9228,

datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar. Dokumentat

justifikuese për kryerjen e veprimeve ekonomike, janë plotësuar konform dispozitave ligjore

në fuqi. Gjithashtu janë zbatuar drejt parimet e përgjithshme për përgatitjen e llogarive

vjetore dhe mbajtjen e kontabilitetit, sipas përcaktimeve të ligjit “Për kontabilitetin dhe

pasqyrat financiare”. Veprimet kontabël në këtë institucion mbahen në programin financiar

kompjuterik “Financa 5”, duke përdorur drejt artikujt kontabël në llogaritë e “Arkës në lekë”,

“Arkës në valutë”, “Arkës për të ardhurat”, “Veprimeve me bankën”, “Hyrjeve dhe Daljeve

të magazinës” dhe të “Pagave”. Të gjitha sistemimet dhe mbylljet e llogarive të regjistruara

në ditarin e “Veprimeve të ndryshme”, janë kryer konform dispozitave ligjore në fuqi.

Gjithashtu bilancet janë të kuadruar dhe të shoqëruar me inventarin e llogarive dhe me

situacionin e buxhetit të fundit të vitit të firmosur në Degët e Thesarit të rrethit përkatës.

Bilanci i Kuvendit të Shqipërisë, përgatitur nga Drejtoria e Financës është i kuadruar dhe i

dorëzuar në Ministrinë e Financave brenda afatit ligjor. Nga verifikimi i llogarive të

Page 35: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

35

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

bilanceve rezulton se, llogaritë e Aktivit dhe të Pasivit kuadrojnë me pasqyrat financiare dhe

llogaritë sintetike kuadrojnë me ato analitike. Gjatë fazës së ekzekutimit në terren, u kryen

teste të detajeve dhe teste thelbësore, nga ku u konstatua se, janë mbartur saktë tepricat e

llogarive dhe se tepricat në celje për vitin 2015 rakordojnë me tepricat në mbyllje të vitit

2014.

a. Mbi auditimin e pasqyrave financiare të Kuvendit të Shqipërisë.

Nga auditimi i formatit nr. 6 mbi gjendjen dhe ndryshimet e aktiveve të qëndrueshme për

vitin 2014, u konstatua se vlera totale e Aktiveve të Qëndrueshme për vitin 2014 është 945

milionë lekë nga të cilat 85.5 milionë lekë (rreth 9% e Total Aktivit) Aktive të Patrupëzuara

dhe 913.5 milionë lekë (reth 94% e Total Aktivit) Aktive të Trupëzuara. Në tabelën më

poshtë paraqiten me të detajuar zërat e Aktivit të Bilancit Kontabël:

Në lekë

AKTIVE 2015 2014

Ndryshim

i (%)

Ndryshimi

(ne vlere) 2016

Ndryshim

i

Ndryshimi

(ne vlere)

AQ të Patrupëzuara 84,835,718 85,508,096 101% -672,378 84,835,718 99%

-

Total AQT 913,450,523 859,692,995 94%

53,757,528 912,549,480 106% (901,043)

Ndertime e Konstruksione 295,990,469 286,799,799 97%

9,190,670 313,540,694 109%

17,550,225

fond libri 13,066,263 12,311,792 754,471 13,698,653 111% 632,39

Instalime

teknike,makineri,paisje,vegla pune 317,590,371 281,780,692 89%

35,809,679 334,077,740 119%

16,487,369

Mjete transporti 76,858,560 75,983,560 99% 875 76,858,560 101%

-

Inventar ekonomik 171,090,400 159,445,292 93%

11,645,108 174,181,833 109%

3,091,433

Shpenzime per rritjen e

AQT 0 4,517,400

(

4,517,400) - 0%

-

Aktive te Qend.te trupezuara te demtuara 38,854,460 38,854,460 100%

- 192,000 0%

- 38,662,460

GRAND TOTAL 998,286,241 945,201,091 95%

53,085,150 997,385,198 106% (901,043)

Nga kryerja e testeve substantive, për verifikimin e mbartjes së tepricave në fund të periudhës

tek ato në fillim periudhe (tepricat e celjes), u konstatua se, ndërsa në pasqyrën nr. 1 “Aktivi i

Bilancit Kontabël”, teprica e llogarisë 214 “Instalime teknike, makineri, pajisje, vegla pune”

është mbartur saktë, në formatin nr. 6 “Gjendja dhe ndryshimet e aktiveve të qendrueshme

2015”, kjo tepricë paraqitet në shumën 286,298,092 lekë (ose 4,517,100 lekë më shumë). Nga

verifikimet e kryera konstatuam se shuma prej 4,517,100 lekë konsiston në shpenzime në

proces për vitin 2014, për optimizimin e rrjetit netëork, e cila është likuiduar gjatë vitit 2015,

për investimin e kryer ne vitin 2014, me fletë kontabël.

Pasqyrat Financiare për vitin ushtrimor 2014 dhe vitin ushtrimor 2015:

Nga auditimi i pasqyrave financiare për dy vite të njëpasnjëshëm ushtrimorë 2014 dhe 2015 u

konstatua se, total aktivet e institucionit të Kuvendit rezultojnë:

- për vitin 2014, në shumën 663,054 mijë lekë, e ndarë në 84% Aktive të Qëndrueshme dhe

16% Aktive Qarkulluese; si edhe

- për vitin 2015, në shumën 677,686 mijë lekë, e ndarë në 83% Aktive të Qëndrueshme dhe

17% Aktive Qarkulluese.

Page 36: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

36

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Aktivet e Qendrueshme, gjatë vitit 2014 rezultojnë në shumën 553,718 mijë lekë dhe

përbëhen nga AQ të patrupëzuara në masën 85,508 mijë lekë (ose 15% e total AQT) dhe

AQT në shumën 468,210 mijë lekë; ndërsa gjatë vitit 2015 u konstatua se një rritje e vlerës së

Aktiveve të Qendrueshme, në krahasim me vitin parardhës 2014, për shumën 11,633 mijë

lekë duke rezultuar kështu në shumën totale prej 565,351 mijë lekë, e cila përbëhet nga AQ të

patrupëzuara në masën 15% (ose 84,835 mijë lekë) dhe 75% nga AQT (ose 480,515 mijë

lekë). Në përfundim u konstatua se totali i Aktivit është i barabartë me totalin e Pasivit

(formatet 1 dhe 2), si edhe totali në pasqyrën e shpenzimeve është i barabartë me totalin enë

pasqyrën e të ardhurave të funksionimit (formatet 3/1 dhe 3/2) për të dyja periudhat

ushtrimore 2014, dhe 2015, në përputhje me kërkesat e udhëzimit nr. 26, datë 27.12.2007.

Në mënyrë të përmbledhur zërat e Bilancit Kontabël për dy vitet ushtrimore të njëpasnjëshëm

2014 dhe 2015 paraqiten si vijon:

Në lekë

EMERTIMI I LLOGARIVE TE AKTIVIT

Ushtrimi i Ushtrimi i Ndryshimi

Paraardhes

2014 Mbyllur 2015 2015/2014

Rezultate te mbartura(saldo debitore)

AKTIVE TE QENDRUESHME 553,718,281 565,351,498 102%

I.Te pa trupezuara 85,508,096 84,835,718 99%

Studime dhe kerkime 85,508,096 84,835,718 99%

II.Akt.Qendr.te Trupezuara 468,210,185 480,515,780 103%

Ndertime e Konstruksione 286,799,799 295,990,469 103%

fond libri 12,311,792 13,066,263 106%

Instalime teknike,makineri,paisje,vegla pune 281,780,692 317,590,371 113%

Mjete transporti 75,983,560 76,858,560 101%

Inventar ekonomik 159,445,292 171,090,400 107%

Amortizimi aktiv.Qendr.te trupezuara(-) -391,482,810 -432,934,743 111%

Aktive te Qend.te trupezuara te demtuara 38,854,460 38,854,460 100%

III.Aktive Financiare

AKTIVE QARKULLUESE 109,335,506 112,334,843 103%

I.Gjendja e Inventarit 37,691,391 44,450,496 118%

Materiale 31,760,736 38,615,780 122%

Objekte inventari 5,930,655 5,834,716 98%

II.Kerkesa arketimi mbi Debitoret 67,158,489 62,300,794 93%

Personeli, paradhenie, deficite e gjoba 404,001 352,174 87%

Te tjera operacione me shtetin(debitor) 59,474,447 53,913,448 91%

Debitore te ndryshem 7,280,041 8,035,172 110%

III.Llogarite financiare 4,485,626 5,583,553 124%

Disponibilitete ne thesar 4,485,626 5,583,553 124%

TOTALI I AKTIVIT 663,053,787 677,686,341 102%

Nga auditimi u konstatua se gjatë vitit 2015 është bërë me fletë kontabël sistemimi i vlerës së

projekteve për rikonstruksione pjesore, pasi këto projekte u kapitalizuan nga llogaria 230

“Aktive të Qendrueshme të patrupëzuara”, te llogaria 231 “Ndërtesa dhe rikonstruksione”,

duke u rakorduar kështu tepricat në celje me ato në mbyllje.

Nga auditimi u konstatua se llogaria 63 “Ndryshimi i gjendjes së inventarit” paraqitet me

vlerën (-6,759,105) lekë për vitin 2015 dhe (-1,250,053) lekë për vitin 2014 dhe rezulton e

kuadruar me ndryshimin e gjendjes së magazinës në aktivin e bilancit kontabël. LLogaria

215, gjatë vitit 2015 është rritur me shumën 875,000 lekë si shtesa brenda sistemit, duke

reflektuar vlerën e auditoveturave në gjendje pune. Këto aktive janë amortizuar më normën

Page 37: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

37

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

13.8%, në përputhje me udhëzimin nr. 5, datë 30.01.2006 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i

ndryshuar. Nga auditimi u konstatua se, llogaria 218 “Inventar ekonomik”, gjatë vitit 2015

është rritur me 11,645,108 lekë, nga të cilat blerje me pagesë është shuma 11.589,911 lekë,

që konsiston në investime të kryera në kuadër të realizimit të projektit të mobilimit të sallës

VIP, për sallën e seancave plenare, blerje moketi, tapeta, llampadarë, piktura, tavolina,

dollape dhe kolltuqe. Për këto investime është ndalur 5% e vlerës së kontratës si garanci për

punimet, për të cilën janë bërë rakordimet e e nevojshme me llogarinë 520, si dhe llogarinë

466.

Nga auditimi i llogarisë 218 “Inventar ekonomik për vitin 2014, u konstatua se është rritur

vlera e këtij zëri me 4,366,840 lekë, si blerje me pagesë, të cilat më së shumti konsistojnë në

blerje të pajisjeve për mobilimin e zyrave të deputetëve, që janë vëvë në dispozicion në

prefektura, për të mundësuar afrimin e deputetëve me zgjedhësit.

Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:

Sqarim: Saktësojmë se ky konstatim për mosrealizimin e inventarit në zyrën zgjedhore të

Gjirokastrës, në momentin e auditimit ka qënë i përfunduar. Grupi i auditimit mund të ketë

lexuar komunikime te grupit te inventarizimit ku kane lene gjurë per problematikat ne kohen

kur nuk ishte realizuar tenderi i karburantit, pasi kane patur nje grafik që ishte hartuar për

inventarin e zyrave zgjedhore, por inventari ka qënë i përfunduar në kohën e auditimit.

Komenti i grupit të auditimit:

U shqyrtua observacioni i paraqitur dhe merret në konsideratë duke bërë rregullimet

përkatëse në Raportin Përfundimtar të auditimit.

Llogaria “Debitorë të ndryshëm” paraqitet në vlerën 8,035,172 lekë (ose shtuar me rreth

10%) për vitin 2015, në krahasim me vitin ushtrimor paraardhës, ku rreth 50% e kësaj llogari

(konkretsiht shuma 4,007,664 lekë) përfaqëson detyrimin e pambledhshmë të mbartur prej

vitesh si dhe shumat debitore, kontabilizuar si detyrim për tu mbledhur, sipas rekomandimeve

të mëparshme të KLSHsë, për tre individe (Arben Grori, Elion Meko dhe Genci Goli), si edhe

6 shoqëri (Insig, Sigal, Theos, Universal, R&R, dhe Franxhe shpk). Nga auditimi u konstatua

se regjistrimet kontabël për këtë zë janë bërë konform kërkesave të udhëzimit nr. 26, datë

27.12.2017.

Analiza e Aktivit të Bilancit Kontabël për vitin 2016:

Nga auditimi u konstatua se Total Aktivet e Qëndrueshme për vitin 2016 janë 564,228,997

lekë (ose rreth 0.2% më pak krahasuar me vitin 2015). Ky zë përbëhet nga Aktive të

Trupëzuara në shumën 479,393,279 lekë (ose rreth 85% ndaj total Aktiveve të Qendrueshme)

dhe Aktive të Patrupëzuara në shumën 84,835,718 lekë (ose 15% ndaj total AQT).

Nga auditimi u konstatua se AQT përbëhen nga “Ndërtime dhe Konstruksione”, në shumën

313,540,694 lekë, të cilat janë shtuar me 17,550,225 lekë, në krahasim me vitin e mëparshëm

ushtrimor 2014. Kjo shtesë konsiston në rikonstruksioni pjesor i godinës ekzistuese së

Kuvendit. Gjithashtu shtesa gjatë vitit 2017 janë bërë për instalime teknike, makineri, pajisje

dhe vegla pune si blerje me pagesë për shumën 18,594,366 lekë dhe shtesa brenda sistemit

për shumën 1,012,286 lekë. Gjithashtu nga auditimi u konstatua se është pakësuar zëri

“Aktive të Qendrueshme të Trupëzuara” për shumën 38,662,460 lekë, të cilat rezultojnë të

kenë pakësuar llogarinë 24 të Aktivit në Bilancin kontabël (nëpërmjet transferimeve kapitale,

nxjerrjeve jashtë përdorimit).

Page 38: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

38

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Në lekë EMERTIMI I LLOGARIVE TE AKTIVIT Viti 2015 Viti 2016 Ndryshimi

Rezultate te mbartura(saldo debitore)

AKTIVE TE QENDRUESHME 565,351,498 564,228,997 99.8%

I.Te pa trupezuara 84,835,718 84,835,718 100.0%

Studime dhe kerkime 84,835,718 84,835,718 100.0%

II.Akt.Qendr.te Trupezuara 480,515,780 479,393,279 99.8%

Ndertime e Konstruksione 295,990,469 313,540,694 105.9%

fond libri 13,066,263 13,698,653 104.8%

Instalime teknike,makineri,paisje,vegla pune 317,590,371 334,077,740 105.2%

Mjete transporti 76,858,560 76,858,560 100.0%

Inventar ekonomik 171,090,400 174,181,833 101.8%

Amortizimi aktiv.Qendr.te trupezuara(-) -432,934,743 -433,156,201 100.1%

Aktive te Qend.te trupezuara te demtuara 38,854,460 192,000 0.5%

III.Aktive Financiare

AKTIVE QARKULLUESE 112,334,843 112,530,620 100%

I.Gjendja e Inventarit 44,450,496 40,560,748 91%

Materiale 38,615,780 34,726,032 90%

Objekte inventari 5,834,716 5,834,716 100%

II.Kerkesa arketimi mbi Debitoret 62,300,794 68,468,263 110%

Personeli, paradhenie, deficite e gjoba 352,174 604,219 172%

Te tjera operacione me shtetin(debitor) 53,913,448 59,586,702 111%

Debitore te ndryshem 8,035,172 8,277,342 103%

III.Llogarite financiare 5,583,553 3,501,609 63%

Disponibilitete ne thesar 5,583,553 3,501,609 63%

LLOGARI TE TJERA AKTIVE 0 0

REZULTATI I USHTRIMIT(saldo debitore) 0 0

TOTALI I AKTIVIT 677,686,341 676,759,617 100%

Nga auditimi u konstatua se, bazuar ne rakordimet me buxhetin e shtetit, si për planin ashtu

dhe për faktin, në bazë të kontabilizimeve të kryera, Njësia e Financës ka hartuar Formatin

5,”Pasqyra e lëvizjes së “cash” 2016, ku janë reflektuar fondet buxhetore, të hyrat gjatë vitit

2016 në Institucion, realizimin faktik të shpenzimeve dhe transferimet në buxhet, duke lënë si

të trashëgueshme, vlerat e mjeteve monetare në ruajtje, që i janë ndaluar subjekteve furnitore

për shpenzimet kapitale, për periudhën e garancisë së cilësisë, në shumën 3,501,609 lekë.

Nga auditimi u konstatua se, shpenzimet për “Ndertime dhe konstruksione”janë shtuar në

masën 17,550,225 lekë, për vlerën e rikonstruksionit të bërë në vitin 2016 në Godinën e

Kryesisë. Kontrata e lidhur me operatorin A.C. është në vlerë 18.881.645 lekë me tvsh, por

duke qenë se nga relacioni i grupit të punës ka rezultuar se vlera 1.331.420 lekë përmban një

volum pune që nuk ka qënë i nevojshëm të kryhej, dhe se Operatori i ka ndërruar destinacion

shpenzimit, duke realizuar punë të tjera të paparashikuara dhe pa marrë miratim paraprak nga

Institucioni, janë likuiduar fondet sipas vlerave që përputhen me kontratën. Fondi i librit

gjithashtu ka pësuar rritje nga blerje me pagesë në vlerë 592.690 lekë dhe donacione nga

Q.A., të vlerësuara nga grupi i punës me 39.700 lekë në total.

Nga auditimi u konstatua se, gjatë vitit 2016 llogaria e mjeteve të transportit nuk ka pësuar

ndryshim, ndërsa janë bërë kalim kapital tek Rezervat Shteterore vlera e automjeteve të

dëmtuara, të vlerësuara për jashtë përdorimi. Vlera e tyre është 33.485.292 lekë. Po kështu,

me vendim Byrosë së Kuvendit nr 58, datë 03.02.2016, është bërë çregjistrimi i dy

autoveturave, me vit prodhimi 1990 dhe 1994, të cilësuara të humbura që para vitit 2005,

autovetura të ish deputetëve, vlera fillestare e të cilave është 5.177.168 lekë.

Page 39: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

39

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Nga auditimi u konstatua se gjatë vitit 2016 zëri “Aktive të dëmtuara” është ulur në 192,000

lekë nga 38,854,460 lekë që ka qenë në vitin 2015. Shuma e këtij zëri prej 192,000 lekë

(referuar shënimeve shpjeguese të pasqyrave financiare të vitit 2015) dhe verifikuar nga

llogaritë sintetike respektive, është reflektuar si “Aktive të dëmtuara të tjera”, ndërsa shuma

prej 38,662,460 lekë rezulton si “Aktive të dmëtuara, mjete transporti”. Nga auditimi u

konstatua se, Drejtoria Rajonale e Rezervave Materiale të Shtetit, Tiranë, nëpërmjet shkresës

nr. 513, datë 11.11.2016 ka marrë në dorëzim 19 automjete të transferuara pa pagesë.

Bashkelidhur praktikës ndodhen fletëhyrjet (në Rezervën e Shtetit) e cdo mjeti motorik, duke

konfirmuar kështu përfundimin e transaksionit, në përputhje me kërkesat e udhëzimit nr. 30,

datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, i ndryshuar. Në

vijim të procedurave për kalim kapital të aktiveve të dëmtuara, nga auditimi u konstatua se

institucioni i Kuvendit ka vijuar kalimin kapital gjithashtu për pjesë këmbimi në shumën

1,015,974 lekë në Shërbimin Informativ të shtetit dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.

Gjithashtu nga auditimi u konstatua se për përllogaritjen e amortizimin përgjithësisht janë

përdorur saktë normat e amortizimit në përputhje me kërkesat e udhëzimit nr. 5, datë

30.01.2006 “Për tatimin mbi te ardhurat”, i ndryshuar, përvec rastit të konstatuar të inventarit

ekonomik (llogaria 218), nga ku u konstatua se, është përfshirë në këtë llogari zëri “piktura”

me kosto historike 4,505,023 lekë, duke u amortizuar me normën 3%, ndërkohë që sipas

standardeve të kontabilitetit këto aktive nuk amortizohen pasi vlera e tyre, ndryshe nga gjithë

asetet e tjera kontabël, jo vetëm nuk pakësohet (për efekt amortizimi), por shtohet me kalimin

e kohës.

Nga auditimi i Pasivit të Bilancit Kontabël u konstatua se përgjatë dy viteve të njëpasnjëshëm

ushtrimore 2014 dhe 2015 rezultoi si vijon: Në lekë

EMERTIMI I LLOGARIVE TE PASIVIT Viti 2014 Viti 2015

FONDE TE VETA 591,409,672 609,801,994

I. Fonde te veta 591,409,672 609,801,994

Fonde baze 586,892,272 608,577,164

Grante te brendshme kapitale 4,517,400 1,224,830

D E T Y R I M E 71,644,115 67,884,347

I.Borxhe afatgjate 0 0

II.Detyrime afatshkurter 71,644,115 67,884,347

Kliente(Kreditore), parapagese pjesore 0 0

Furnitore e llogari te lidhura me to 4,846,255 1,111,599

Personeli e llogari te lidhura me to 27,261,907 29,933,980

Detyrime ndaj Shtetit per tatim-taksa 4,107,840 4,169,971

Te tjera operacione me shtetin(kreditor) 7,684,042 8,387,346

Sigurime shoqerore 8,443,258 8,883,173

Sigurime shendetsore 1,335,268 1,345,990

Kreditore per mjete ne ruajtje 4,485,626 5,583,553

Kreditore te ndryshem 13,479,919 8,468,735

LLOGARI TE TJERA 0 0

T O T A L I I P A S I V I T 663,053,787 677,686,341

Sic edhe konstatohet nga tabela e mësipërme, pasivi për vitin 2014 përbëhet nga shuma prej

591,409,672 lekë (ose 89% ndaj total pasivit) dhe 71,644,15 lekë (ose 11% ndaj totalit) nga

detyrime afatshkurtra. Gjatë vitit 2015 konstatohet se pasivi është rritur me total 14,632,554

lekë, krahasuar me vitin 2014, dhe përfaqësohet ne masën 90% nga Fondet e veta (ose

609,801,994 lekë) dhe 10% nga detyrimet afatshkurtra (ose 67,887,347 lekë). Nga auditimi u

Page 40: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

40

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

konstatua se paraqitet drejtë lëvizja e fondeve, në formatin 8, ku përfshihen shtesat dhe

pakësimet e fondeve gjatë periudhës në fjalë.

Nga auditimi u konstatua se rreth 79% e detyrimeve të Kuvendit, përfaqësohet nga llogaritë,

401, 421, 431, 435, 436 dhe 467, të cilat janë në fakt detyrime të konstatuara gjatë vitit

ushtrimor 2015, por që pritet të likuidohen me fondet e buxhetit të vitit 2016.

Gjithashtu nga auditimi u konstatua se shumat e llogarive të paraqitura në postet e Bilancit

Kontabël kuadrojnë me informacionin e gjeneruar në formatet respektive për aktivet e

qendrueshme, për shpenzimet e burimet për investime si dhe për lëvizjet e disponibiliteteve

dhe lëvizjen e fondeve.

b. Mbi procesin e inventarizimit të aktiveve në institucionin e Kuvendit të Shqipërisë:

Administrate e Kuvendit ka kontrolluar ekzistencën dhe vlerësimin e aktiveve duke

organizuar kryerjen e inventarëve të aktiveve të qëndrueshme të trupëzuara, të inventarit të

imët në përdorim e në magazine dhe të mallra e materiale gjendje në magazinë, bazuar në

nenin 6, pika 1, germa “e” ligji nr.10296, datë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe

Kontrollin” dhe udhëzimin e MFinancës nr.30, datë 27.12.2011 “Për Menaxhimin e Aktiveve

në Njësitë e Sektorit Publik” Kapitulli IV “Inventarizimi i aktiveve”, pikat 42, 43.

Për periudhën objekt auditimi, inventarizimi fizik i aktiveve është kryer bazuar në urdhrat e

Sekretarit të Përgjithshme të Kuvendit nr. 229, datë 02.12.2014, nr. 230, datë 26.10.2016. Për

kryerjen e inventarizimit të aktiveve janë ngritur komisionet për inventarizimin e mjeteve

kryesore në përdorim, mjeteve të transportit, inventarit ekonomik, inventarit të imët dhe

inventarit të materialeve në magazinë.

Për vitin 2014 inventarizimi i aktiveve ka nisur më datën 02.12.2014, por për arësye të disa

pengesave të justifikuara me largimin e disa nga anëtarët e komisioneve të inventarizimit

gjatë procesit të inventarizimit dhe të ndryshimeve të vazhdueshme të zyrave dhe të

përgjegjësve material të aktiveve, inventari përfundimtar i aktiveve ka përfunduar në muajin

nëntor të vititb 2015. Për përfundimin e inventarizimit të aktiveve komisioni i inventarizimit

ka paraqitur informacionin mbi inventarizimin e aktiveve të trupëzuara tek Sekretari i

Përgjithshëm i Kuvendit me nr. 3530, datën 12.11.2015. Për arsye se procesi i inventarizimit

të pasurisë i organizuar sipas urdhërit nr. 229, datë 02.12.2014, ka zgjatur tej afateve të

përcaktuara dhe ka përfunduar në fund të vitit 2015, për këtë vit nuk është organizuar

inventarizimi i aktiveve.

Për vitin 2016 inventarizimi i aktiveve ka nisur në zbatim të urdhrit të Sekretarit të

Përgjithshme të Kuvendit, nr. 230, datë 26.10.2016, por deri në përfundim të këtij auditimi

nuk është mbaruar.

Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:

Sqarim:Konstatimi është i drejtë, por vlerësojmë të argumentojmë se grupi i inventarizimit ka

hasur vështirësi në inventarizimin gjetjen e zyrave të deputetëve pasi ato duhet të hapen nga

vetë ata, si dhe procesi duhet të kryhet në prani të tyre. Për shkak të angazhimeve që kanë,

periudha e inventarzimit ka përkuar dhe me periudhën e rikonstruksionit, gjë që ka bërë të

nevojshme ndryshime si dhe lëvizjet e pajisjeve dhe mjeteve të punës nga një punonjës në

tjetrin. Ky proces do të mbyllet brënda muajit prill 2017.

Komenti i grupit të auditimit:

U shqyrtua observacioni dhe nuk merret në konsideratë, pasi zgjatja e përfundimit të kryerjes

së inventarizimit në këto përmasa nuk i shërben qëllimit për të cilën kryhet inventarizimi i

Page 41: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

41

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

pasurisë dhe që është krahasimi i gjendjes fizike me gjendjen që pasqyron kontabiliteti në

fund të vitit financiar dhe që bien në kundërshtim me kërkesat e ligjit për kontabilitetin dhe

pasqyrat financiare.

b.1 Gjendja e mallrave stok dhe me qarkullim të ngadalshëm.

Nga auditimi i dokumentacionit të magazinës rezultoi se, dokumentacioni i hyrjeve e daljeve

të mallrave e materialeve në magazinë është plotësuar në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Të gjitha hyrjet në magazinë janë shoqëruar me dokumente justifikuese sipas neni 6, pika 1,

gërma “dh” ligji nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin” e

udhëzimin e M Financës nr. 30, datë 27.12.2011 “Për Menaxhimin e Aktiveve në Njësitë e

Sektorit Publik”. Edhe daljet nga magazina janë kryer me urdhër dorëzimi dhe pajisjet e

mallrat e inventarit u janë dhënë punonjësve me kartela personale. Nga verifikimi i gjendjes

së mallrave e materialeve në magazinat e institucionit rezultoi se, ndodhen mallra stok me

qarkullim të ngadalshëm të krijuar në vite si, pjesë këmbimi, goma, bateri për autoveturat dhe

solucione, bojëra, pjesë këmbimi për fotokopje të tipit të vjetër.

Sipas të dhënave që disponon Drejtoria e Shërbimit të Transportit dhe të konfirmuara në

inventarët fizik të aktiveve qarkulluese, në magazinën e parkut të autoveturave më datë

31.12.2016 ndodhen gjendje 754 artikuj, pjesë këmbimi në vlerën 9,477,167 lekë mbi nevojat

dhe që nuk përdoren për shkak të pakësimit të numrit të mjeteve në dispozicion të Kuvendit,

në zbatim të ligjit nr.10160, datë 15.10.2009, si dhe për faktin se disa tipe mjetesh si FIAT

UNO, FIAT TIPO, PEUGOT, BENZ 240, BMW, etj, janë hequr nga shfrytëzimi në vitin 2003.

Për evadimin e këtyre mallrave (pjesë këmbimi për autovetura) të konsideruara stok e me

qarkullim të ngadalshëm u konstatua se ky sektor ka filluar punë për përgatitjen e

dokumentacionit për shitjen e tyre me ankand.

c. Nga auditimi i të ardhurave dhe shpenzimeve për vitet ushtrimore 2014, 2015 dhe

2016

Fondet buxhetore në Kuvendin e Shqipërisë manaxhohen nëpërmjet dy programeve

buxhetore konkretisht programit 01120 për veprimtarinë legjislative dhe programit 01110 për

veprimtarine administrative. Fondet përmes këtyre programeve shpërndahen në kapitujt dhe

artikujt respketivë sipas secilit aktivitet. Nga auditimi i llogarive të Kuvendit të Shqipërsisë u

konstatua se, janë bërë regjistrimet kontabël të shpenzimeve, në përputhje me parimin e të

drejtave dhe detyrimeve të konstatuara. Llogaria financiare vjetore për vitin ushtrimor 2015

është dërguar në Ministrinë e Financave me shkresën nr. 201, datë 26.02.2016; dhe për vitin

2016, me shkresën nr. 532, datë 08.02.2017, duke respektuar afatet e parashikuara në

udhëzimin nr. 26, datë 27.12.2007 “Për përgatitjen dhe raportimin e pasqyrave financiare

vjetore për institucionet qendrore, organet e pushtetit vendor dhe njësive që varen prej tyre si

dhe njësive të menaxhimit / zbatimit të projekteve e marrëveshjeve me donatorë të huaj”. Nga

auditimi u konstatua se, gjatë vitit 2014 janë shpenzuar në total 826,559 mijë lekë të

shpërndara respektivisht në llogarinë “paga” 439,920 mijë lekë, “Sigurime”” 60,606 mijë

lekë, në llogarinë “Mallra dhe Shërbime” realizuar 295,868 mijë lekë, shuma prej 20,087

mijë, etj. Nga auditimi u konstatua se, shpenzimet për pagat gjatë vitit 2014 rezultojnë

439,920 mijë lekë (ose 53% e totalit) dhe janë shpërmdarë në raportin (61%; 39%)

repsektivisht për programin legjislativ dhe atë administrativ. Shpenzimet për sigurime janë

realizuar në masën 60,606 mijë lekë (ose 7% e totalit) dhe janë shpërmdarë në raportin (52%;

Page 42: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

42

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

48%) respektivisht për programin legjislativ dhe atë administrativ. Shpenzimet për mallra dhe

shërbime janë realizuar në masën 295,868 mijë lekë (ose 36% e totalit) dhe janë shpërmdarë

në raportin (77%; 23%) repsektivisht për programin legjislativ dhe atë administrativ.

Gjithashtu vlen për tu përmendur dhe zëri i shpenzimeve për pagesa të punonjësve në lista

pritjeje, realizuar në masën rreth 20,087 mijë lekë (ose 2% e totalit). Auditimi u krye duke

kryqëzuar informacionin e gjeneruar nga pasqyrat financiare, me të dhënat për zërat

respektivë në situacionin e shpenzimeve, si edhe diferencat për shpenzimet e dhjetorit të vitit

paraardhës me dhjetorin e vitit ushtrimor korent.

Gjatë vitit 2015, nga auditimi i shpenzimeve të kryera, në bazë të situacionit, u konstatua se

janë shpenzuar në total 826,559 mijë lekë (ose rreth 83% ndaj planit përfundimtar), të

shpërndara në shpenzimet për pagat gjatë vitit 2015 për 461,080 mijë lekë (ose 49% e totalit)

dhe janë shpërmdarë në raportin (62%; 38%) repsektivisht për programin legjislativ dhe atë

administrativ. Shpenzimet për sigurime janë realizuar në masën 60,633 mijë lekë (ose 6% e

totalit) dhe janë shpërmdarë në raportin (55%; 45%) respektivisht për programin legjislativ

dhe atë administrativ. Shpenzimet për mallra dhe shërbime janë realizuar në masën 343,926

mijë lekë (ose 37% e totalit) dhe janë shpërmdarë në raportin (83%; 17%) respektivisht për

programin legjislativ dhe atë administrativ.

Gjatë vitit 2016 janë shpenzuar në total 1,002,669 mijë lekë (ose rreth 94% ndaj planit

përfundimtar), të shpërndara në shpenzime për pagat rezultojnë në masën 482,334 mijë lekë

(ose 48% e totalit) dhe janë shpërndarë në raportin (63%; 37%) respektivisht për programin

legjislativ dhe atë administrativ. Shpenzimet për sigurime janë realizuar në masën 62,660

mijë lekë (ose 6% e totalit) dhe janë shpërmdarë në raportin (66%; 34%) respektivisht për

programin legjislativ dhe atë administrativ. Shpenzimet për mallra dhe shërbime janë

realizuar në masën 406,192 mijë lekë (ose 41% e totalit) dhe janë shpërmdarë në raportin

(66%; 34%) respektivisht për programin legjislativ dhe atë administrativ. Gjithashtu vlen për

tu përmendur se në llogarinë 606 për vitin 2016, reflektohen shpenzime për fondin e vecantë

në shumën 468 mijë lekë të akorduara rast pas rasti nga Ministria e Financave për raste

vdekjesh si dhe pagesa për dalje në pension, ndërsa diferenca prej 627 mijë lekë reflekton

pagesat për shpërblime të menjëhershëm për lënie mandati, sipas dispozitave ligjore të

shprehura në ligjin nr. 9061, date 8.5.2003 “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.8097,

date 21.3.1996 "Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione

kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit", ndryshuar me ligjin nr.8500, datë 10.6.2000”,

realizuar në masën rreth 20,087 mijë lekë (ose 2% e totalit). Nga auditimi u konstatua se në

të gjitha rastet, urdhër shpenzimet janë shoqëruar me miratimin e Ministrit të Financave për

përdorimin e fondit të vecantë. Duke konsideruar materialitetin e cështjeve, si dhe peshën

specifike që secili zë përfaqëson ndaj totalit të shpenzimeve, nga auditimi me përzgjedhje i

llogarisë 6024 “Shpenzime udhëtimi” u konstatua sa më poshtë:

1. Urdhër shpenzimin nr. 96, datë 03.12.2015, në shumën totale prej 45,18 lekë përbëhet nga

vlera e biletës së udhëtimit prej 54,000 lekë (udhëtim në Strasburg për ) si dhe diferenca prej

8,832 lekë si pagesë për kthim takse aeroporti. Nga auditimi i praktikës bashkëlidhur urdhër

shpenzimit u konstatua se ka dalë urdhri i Sekretarit të Përgjithshëm nr. 212, datë 23.09.2015,

me nr. Prot 2959/2, ku në mbështetje të nenit 19 të ligjit nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për

menaxhimin e sistemit buxhetor në RSH” dhe nenit 9, të ligjit nr. 10296, datë 08.0.2010 “Për

Page 43: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

43

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, për pjesëmarrjen e delegacionit parlamentar shqiptar

prej 5 vetash, në sesionin e rradhës të APKiE-së, në Strasburg, në datat 28.09-2.10.2015 (pala

pritëse nuk mbulon asnjë shpenzim). Pjesëmarrja e delagacioni është miratuar respektivisht

nga Kryetari i Kuvendit me urdhrin nr. 2858/1, datë 11.09.2015 si dhe nga Kryetari i Grupit

Parlamentar respektiv. Sipas Urdhrit të Sekretarit të Përgjithshëm nisja e delegacionit do të

bëhet më datë 27.09.2015 dhe kthimi më datë 30.10.2015 (përvec një deputeti, i cili është

parashikuar të kthehet më datë 01.10.2015).

Nga auditimi u konstatua se, për dy pjesëmarrës në konferencë ka mospërputhje mes datës së

nisjes sipas Urdhrit të Sekretarir të Përgjithshëm dhe itinerarit të parashikuar në ftesën për

ofertë ( data e parashikuar e nisjes është 25.09.2016, pra dy ditë më herët si dhe 26.09 pra një

ditë më herët). Nga verifikimet e kryera të urdhërshpenzimeve dhe urdhërshërbimeve

respektive, rezultoi se edhe pse janë nisur më herët, janë mbuluar nga buxheti i shtetit vetëm

shpenzime për fjetje dhe dieta që i takojnë ditëve të parashikuara në përputhje me urdhrin nr.

2858/1, datë 11.09.2015.

Gjithashtu u konstatua se, në procesverbalin e datës 23.09.2015, i mbajtur nga Komisioni i

Prokurimit me vlerë të vogël, i caktuar me urdhrin nr. 199, datë 07.09.2015, në zbatim të

urdhrit të prokurimit nr. 203, datë 22.09.205, me objekt “Blerje bilete udhëtimi me avion dhe

tren Tiranë-Rome-Paris-Strasburg-Paris-Tiranë”, reflektohet ndryshimi i itinerarit për biletën

e kthimit të deputetit (nga data 30.09.2015 që ishte parashikuar, në datën 28.09.2015, për

arsye madhore emergjente shëndetsore në familje). Për sa më sipër bashkëlidhur praktikës

është edhe korrespondenca shkresore për anullimin e biletës së kthimit si edhe prerjen e një

bilete tërësisht të re, me datë 28.09.2015 (itinerari Strasburg – Tiranë) dhe vlerë 54,000 lekë,

e cila në fakt përbën kosto shtesë mbi shumën fillestare të planifikuar për këtë udhëtim. Duke

qenë se në lidhje me këtë shpenzim agjencia ka njohur dhe kthyer taksën prej 8,832 lekë,

kosto neto totale shtesë mbi shumën e planifikuar dhe e paguar për llogari të Kuvendit të

Shqipërisë për këtë udhëtim është diferenca prej 45,168 lekë.

Nga auditimit i praktikës për ekzekutimin e urdhër shpenzimit me nr. 952, datë 05.12.2016 u

konstatua se është bërë likuidimi i shumës totale prej 335,410 lekë, e përbërë nga 424,410

lekë vlera e biletave të udhëtimit (në Frankfurt) dhe diferenca që i zbritet kësaj shume për

vlerën 89,000 lekë si “Kthim takse” (ku kosto e një bilete është 140,070 lekë/person). Në

bazë të urdhrit të Sekretarit të Përgjithshëm nr. 260, datë 16.11.2016, për pjesëmarrjen në

Konferencën “Family Business in dialog 2016”, në Baden, Gjermani, ku gjithë shpenzimet do

të mbulohen nga Kuvendi. Nga auditimi u konstatua se është anulluar udhëtimi i njërit prej

anëtarëve që ishte parashikuar të mërrte pjesë në konferncë, duke shkaktuar kosto shtesë për

diferncën e biletës së paguar (për shumën 51,070 lekë = cmimi i biletës – kthimin e taksës).

Nga auditimit i praktikës për ekzekutimin e urdhër shpenzimit me nr. 792, datë 25.10.2016 u

konstatua se është bërë likuidimi i shumës totale prej 39,328 lekë, e përbërë nga 50,288 lekë

vlera e biletave të udhëtimit (në Paris) dhe diferenca që i zbritet kësaj shume për vlerën

10,960 lekë si “Kthim takse” (ku kosto e një bilete është 50,288 lekë/person). Me miratimet

respektive të respektive, të Kryetarit ët Kuvendit dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar, në

përputhje me kërkesat e parashikuara në Rregulloren e Brendshmë mbi udhëtimet

Ndërkombëtare, miratuar me Vendimin e Kryetarit të Kuvendit me nr. 18, datë 11.11.2014,

Page 44: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

44

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

janë kryer procedurat e minikonkursit për biletat, dhe është lidhur kontrata e shërbimit me

Odisea Travel me nr 2758/1, datë 20.09.2016, për vlerën e një bilete Tiranë-Paris-Tiranë, për

shumën 50,288 lekë. Me shkresën nr 2961, datë 10.10.2016, nga Drejtoria e Prokurimeve

është njoftuar anullimi i biletës dhe për këtë, në përputhje me kërkesat e Rregullores së

sipërpërmendur, me urdhër të Kryetarit respektiv të grupit parlamentar me nr. 2625/4, datë

10.10.2016 është konfirmuar pamundësia ë deputetit për të marrë pjesë në konferencë, për

shkak të angazhimeve politike në vend.

Në përfundim, nga auditimi me përzgjedhje i urdhërshpenzimeve u konstatuan raste të

anullimit të biletave, të cilat kanë shkaktuar devianca nga kostot e parashikuara fillimisht,

sipas dokumentacionit përkatës që shoqëron dosjet, si vijon:

Në lekë Urdhër shpenzimi Kosto e biletës Kthim takse Paguar nga fondet e Kuvendit

Nr. 952, datë 05.12.2016 140,070 - 89,000 51,070

Nr. 792, datë 25.10.2016 50,288 - 10,960 39,328

Viti 2016 190,358 - 99,960 90,398

Nr. 967, datë 27.11.2015 28,560 - 4,778 23,782

Nr. 1018, datë 16.12.2015 86,641 - 12,792 73,849

Nr. 1019, datë 16.12.2015 60,700 - 12,384 48,316

Viti 2015 175,901 - 29,954 145,947

Grand Total 366,259 - 129,914 236,345

Nga auditimi u konstatua se, në mbështetje të Rregullores së Brendshme mbi udhëtimet

ndërkombëtare, miratuar me Vendimin nr. 18, datë 11.11.2014 parashikohet se:

- në rastet kur deputeti ndryshon itinerarin e udhëtimit, anullon udhëtimin për shkak të një

tjetër angazhimi pune i konfirmuar nga Kryetari i Kuvendit/Kryetari i Grupit Parlamentar,

diferenca në cmim me pjesën tjetër të delegacionit do të përballohet nga buxheti i shtetit.

- në rastet kur nëpunësi i administratës ndryshon itinerarin e udhëtimit, anullon udhëtimin për

shkak të një tjetër angazhimi pune i konfirmuar nga Drejtuesi i Shërbimit dhe Sekretari i

përgjithshëm, diferenca në cmim me pjesën tjetër të delegacionit do të përballohet nga

buxheti i shtetit.

- në rastet kur deputeti/nëpunësi ndryshon itinerarin e udhëtimit, anullon udhëtimin për arsye

personale, diferenca në cmim në krahasim me pjesën tjetër të delegacionit dhe pagesa e

biletës së anulluar do të përballohet nga vetë deputeti/nëpunësi.

Nga auditimi me përzgjedhje i urdhër shpenzimeve janë konstatuar 5 raste udhëtimesh që

lidhen me shërbimet jashtë vendit, për pjesëmarrje në konferenca dhe takime ndërkombëtare,

për të cilat, edhe pse nën nivelin e materialitetit për nga vlera, nevojitet dokumentim i

kujdesshëm i praktikave shoqëruese, të merret miratimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar për

mos kryerjen e udhëtimit para afatit të para afatit të përcaktuar, me qëllim verifikimin dhe

argumentimin e deviancave nga datat ose itineraret e parashikuar.

Nga auditimi u konstatua se, në praktikat e shërbimeve për udhëtime ndërkombëtare që

shoqërojnë urdhrat e Sekretarit të Përgjithshëm me nr. 233, datë 28.0.2016 (me nr. Prot 2967/3,

datë 28.10.2016), nr. 243, datë 04.11.2016 (me nr. Prot 3193/4, datë 04.11.2016), nr. 245, datë

04.11.2016 (me nr. Prot 3164/3, datë 04.11.2016), nr. 242, datë 03.11.2016 (me nr. Prot

3136/2, datë 03.11.2016), nr. 185, datë 05.09.2016 (me nr. Prot 2531/1, datë 05.09.2016), nr.

239, datë 02.11.2016, mungojnë “boarding pass-et”, edhe pse në rregulloren e brendshme të

Page 45: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

45

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Kuvendit parashikohet se, shërbimi i financës përgatit urdhër-pagesën, bashkëlidhur së cilës

është dokumentacioni i përcjellë nga shërbimi i prokurimeve dhe boarding pass i secilit ose një

konfirmim i Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë (SHMJ) për personat që kanë udhëtuar. Ky

përcaktim, (konfirmimi i SHMJ-së) bie në kundërshtim me pikën 11 të VKM-së nr. 870, datë

14.12.2011 “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë vendit", i

ndryshuar, ku përcaktohet se: “Shpenzimet e transportit, të fjetjes dhe pagesat e tjera, në të

gjitha rastet, njihen dhe paguhen sipas dokumentit përkatës justifikues (faturës, biletës etj.)”,

pasi konfirmimi nga SHMJ nuk është dokument justifikues që provon kryerjen e udhëtimit dhe

si i tillë të ketë forcën e një prove ligjore apo administrative. Me qëllim përdorimin e fondeve

me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet, nevojitet që në çdo rast të bëhet pjesë e praktikës së

shpenzimeve të kryera për udhëtimet jashtë vendit, edhe boarding pass, si dokument i

nevojshëm justifikues, i cili duke pasur forcën e një prove ligjore dhe administrative, provon

kryerjen e udhëtimit për të cilin janë lëvruar fondet e buxhetit.

Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:

Megjithëse bashkëlidhur do Ju bëjmë të mundur fotokopje të boarding pass-eve të cilat kanë

qënë të lidhura në praktikat përkatëse, dëshirojmë të sjellim në vëmendje se sipas nenit 8 të

ligjitr 10296 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” pika 8/ë, është në kompetencë të

titullarit të sigurojë nëpërmjet akteve të brendshme administrative zbatimin e rregullave për

kontrollin e brendshëm.

Në Kuvendin e Shqipërisë janë miratuar një sërë aktesh të brendshme, ku përfshihet dhe

rregullorja e Byrosë së Kuvendit “Për udhëtimet ndërkombëtare”. Në këtë rregullore është

përcaktuar që Shërbimi Marrëdhënieve me Jashtë fillon procedurat për organizimin e

udhëtimit që nga miratimi te Kryetari e deri në kthimin nga udhëtimi duke konfirmuar në rast

nevoje pjesëmarrjen apo jo të anëtarëve të delegacionit.

Ashtu siç grupi i auditimit ka referuar bazën ligjore, që shpenzimet njihen dhe paguhen sipas

dokumentit përkatës justifikues ( faturës,biletës etj.) rregullorja ka përcaktuar që në

përcaktimin “etj” do të përfshihen boarding pass ose konfirmimi i SHMJ.

Sa më sipër, konfirmojmë se në të gjitha rastet e pagesave pa përjashtim është bashkëlidhur

bileta dhe fatura, dhe në shumë pak raste konfirmimi i SHMJ mund të ketë zëvendësuar

boarding pass vetëm për udhëtime të deputetëve.Në asnjë rast nuk është bërë likuidim pa

asnjërën nga këto dy dokumente sipas parashikimeve të Rregullores së sipërcituar.

Sqarim: Në lidhje me këtë gjetje, sqarojmë se ndryshimet e itinerarit janë një përqindje tepër

e ulët në numrin e udhëtimeve dhe kanë qënë raste të pashmangshme për shkak të

veprimtarive parlamentare. Siç kemi sqaruar dhe grupin e KLSH kanë qënë rasti kur: në mars

2016 në Bruksel ka patur shpërthime terroriste; rasti kur nga një aktivitet i NATO-s, z. Majko

i duhej të kthehej për tu paraqitur në Gjykatën Kushtetuese pasi u kthye përgjigja nga

Komisioni i Venezias për Ligjin e Vettingut, e të tjera angazhime politike të deputetëve.

Gjithnjë këto veprime kanë qënë të parashikuara dhe janë kryer pas miratimit të Kryetarit të

Grupit Parlamentar apo Kryetarit të Kuvendit.

Komenti i grupit të auditimit:

U shqyrtua observacioni i paraqitur dhe nuk merret në konsideratë pasi pavarësisht nga

pozicioni tepër i rëndësishëm që ka SHMJ, si strukturë që ndjek procedurat e organizimit të

udhëtimeve jashtë shtetit ajo nuk mund të provojë saktësisht nëse udhëtuesu ka udhtuar apo

Page 46: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

46

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

jo në destinacionin e përcaktuar. Këtë nuk mund ta provojë as fatura tatimore e lëshuar nga

agjencia e udhëtimeve dhe as bileta e udhëtimit nëse ajo nuk është e vulosur dhe e shoqëruar

me boarding pass që vërteton se udhëtari ka udhëtuar në avionin e linjës.Një dokument

justifikues që ka forcën e një prove ligjore apo administrative duhet të plotësojë kriteret e

përcaktuara në udhëzimin e MF. Nr. 30, date 27.12.2011. Në këndvështrimin tonë konfirmimi

i SHMJ për pjesëmarrjen apo jo të anëtarëve të delegacionit në një veprimtari jashtë shtetit

nuk mund të njihet si provë ligjore justifikuese dhe pa e paragjykuar le shteg për abuzime.

Çështja 3 – Auditimi i llogarive

Gjetja 1

Nga auditimi u konstatua se për përllogaritjen e amortizimin përgjithësisht

janë përdorur saktë normat e amortizimit në përputhje me kërkesat e

udhëzimit nr. 5, datë 30.01.2006 “Për tatimin mbi te ardhurat”, i ndryshuar,

përveç rastit të konstatuar të inventarit ekonomik (llogaria 218), nga ku u

konstatua se, është përfshirë në këtë llogari zëri “piktura” me kosto historike

4,505,023 lekë, duke u amortizuar me normën 3%, ndërkohë që sipas

standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit public - SNKP 17, këto aktive

nuk amortizohen pasi vlera e tyre, ndryshe nga gjithë aktivet e tjera, jo vetëm

nuk pakësohet (për efekt amortizimi), por shtohet me kalimin e kohës.

Sipas të dhënave që disponon Drejtoria e Shërbimit të Transportit dhe të

konfirmuara në inventarët fizik të aktiveve qarkulluese, në magazinën e

parkut të autoveturave më datë 31.12.2016 ndodhen gjendje 754 artikuj,

pjesë këmbimi në vlerën 9,477,167 lekë mbi nevojat dhe që nuk përdoren

për shkak të pakësimit të numrit të mjeteve në dispozicion të Kuvendit, në

zbatim të ligjit nr. 10160, datë 15.10.2009, si dhe për faktin se disa tipe

mjetesh si FIAT UNO, FIAT TIPO, PEUGOT, BENZ 240, BMW, etj, janë

hequr nga shfrytëzimi në vitin 2003. Për evadimin e këtyre mallrave (pjesë

këmbimi për autovetura) të konsideruara stok e me qarkullim të ngadalshëm

u konstatua se ky sektor ka filluar punë për përgatitjen e dokumentacionit

për shitjen e tyre me ankand.

Niveli i

Prioritetit

I Mesëm

Rekomandimi Njësia e Financës të bëjë sistemimin kontabël për shpenzimet e amortizmit, të

cilat për këtë zë aktivi nuk janë përllogaritur drejt, me qëllim reflektimin drejt

të këtij zëri në pasqyrat financiare të institucionit.

Me qëllim që të rriten të ardhurat e institucionit dhe të rikuperohen fondet e

ngurtësuara të aktiveve qarkulluese, Drejtoria e Shërbimit të Transportit, të

ndjekë me përparësi shitjen e pjesëve të këmbimit të autoveturave me

ankand.

Afati për

Page 47: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

47

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

zbatimin e

rekomandimit

Menjëherë

Gjetja 2

Nga auditimi me përzgjedhje i urdhër shpenzimeve janë konstatuar 5

raste udhëtimesh që lidhen me shërbimet jashtë vendit, për pjesëmarrje

në konferenca dhe takime ndërkombëtare, për të cilat, edhe pse nën

nivelin e materialitetit për nga vlera, nevojitet dokumentim i kujdesshëm

i praktikave shoqëruese, të merret miratimi i Kryetarit të Grupit

Parlamentar për mos kryerjen e udhëtimit para afatit të përcaktuar, me

qëllim verifikimin dhe argumentimin e deviancave nga datat ose

itineraret e parashikuar.

Niveli i

Prioritetit

I mesëm

Rekomandimi

Nga Drejtoria e Financës të kërkohet me rigorozitet plotësimi i

plotësimi i dokumentaiconit dhe praktikave shoqëruese të udhëtimeve të

deputetëve, me qëllim minimizimin e shmangieve nga itineraret e

përcaktuara dhe reduktimin e impakteve financiare të këtyre

shmangieve.

Afati për

zbatimin e

rekomandimit Në vijimësi

IV. AUDITIMI I ZONAVE TË LLOGARISË

Në vijim do të trajtojmë cështje që lidhen me

- Pagat, shpërblime e të tjera personeli (llog. 600) dhe sigurimet shoqërore (llog 601); dhe

- Respektimin e strukturës organike të miratuar dhe krahasimi me faktin. Zbatimi i

dispozitave ligjore për marrëdhëniet e punës dhe të pagave.

Nga auditimi i zonave të llogarisë për vitin kalendarik 2014 u konstatua se, ka qenë në fuqi

struktura e miratuar me Vendimin Byros nr. 2 datë 08.11.2013, ku numri nëpunësve dhe të

stafit politik reflektohet si më poshtë bazuar në ndryshimet që kanë ndodhur përgjatë muajve

Janar, Mars dhe Dhjetor:

Tabela: Vende vakante të ndara në dy grupe: Muaji Nëpunësit Stafi Politik

Janar 27 3

Mars 23 3

Dhjetor 7 2

Sa më sipër paraqitet edhe në mënyrë grafike nga ku konstatojmë se numri i vendeve vakante

ka ardhur në rënie si për nëpunësit e administratës ashtu edhe për stafin politik:

Page 48: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

48

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Viti Kalendarik 2015

Nga auditimi u konstatua se, struktura e Kuvendit të Shqipërisë ka pësuar disa ndryshime me

anë të Vendimit të Byros nr.22 datë 02.02.2015. më konkretisht:

Në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm është krijuar “Sektori i Projekteve” me dy

specialist, paga e klasës III, kategoria III-b

Në Shërbimin Juridik është shtuar një këshilltar juridik, me pagën e klasës II,

kategoria II-b

Në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit janë shtuar dy pozicione: një shef

sektori me pagë kategoria III-a dhe një specialist audiovizioni me pagë kategoria III-

b.

Në shërbimin e Kërkimit Parlamentar dhe Bibliotekës është shtuar një specialist i

kërkimit parlamentar, me pagë kategoria III-b.

Sektori i Prokurimeve ngrihet në nivel dhe emërtohet Shërbim i Prokurimeve dhe

shtohen dy specialist prokurimi. Pra nga Shef sektori do të emërtohet Drejtor me pagë

klasa II, kategoria II-b dhe pesë specialist me page kategoria III-b.

Kategoria e pagës për të gjithë këshilltaret e grupeve parlamentare ( ne atë kohë 11)

të rritet nga kategoria II-b, në kategorinë II-a.

Paga për pozicionet Sekretar për Komisionin dhe Sekretar për Seancën Plenare, të

rritet nga klasa IV

Emërtesa “operator”, në Shërbimin e Seancës Plenare, të kalojë në emërtesën

“specialist” me pagë të kategorisë IV-a / III-b.

Shtimi në Strukturë e Administratës së Kuvendit, në stafin politik, i njëzet e katër

nëpunësve, me emërtesën “Specialist”, në zyrat e deputetëve në qarqe, me pagë të

kategorisë IV-a / III-b

Page 49: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

49

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Nga auditimi u konstatua se, me anë të Vendimit të Byrosë nr. 26 datë 10.04.2015. “Për

miratimin e një shtese në strukturën e administratës së Kuvendit” është miratuar ndryshimi në

strukturën e Kuvendit, që lidhet me krijimin e emërtesës “listë pritje”, me 2 vende brenda

numrit të përgjithshëm të punonjësve të Kuvendit, të miratuar për vitin buxhetor 2015.

Terminologjia e përdorur, “listë pritje” e cilësuar në vendimin nr. 26 datë 10.04.2015, i përket

ligjit nr. 8549, date 11.11.1999, (i shfuqizuar) neni 23 ku parashikohet se: “Nëpunësi civil

vazhdon të gëzojë të drejtat e vendit të tij të mëparshëm deri sa atij t’i ofrohet një vend tjetër,

por jo për me tepër se 1 vit”, ndërkohë që në Ligjin e ri nr. 152/2013 datë 18.12.2014 “Për

Nënpunësin Civil”, neni 50 “Transferimi në rastin e mbylljes dhe ristrukturimit të

institucionit”, nuk parashikohen pagesa për punonjësit në listë pritje, por sistemimi i tyre në

përputhje me kriteret e përcaktuara në këtë në nen të ligjit dhe me kriteret e përcaktuara në

VKM nr. 171, datë 26.03.2014, Kreu III.

Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:

Institucioni i Kuvendit vlerëson të dijë se: Në cilin dokument është konstatuar nga grupi i

auditimit që referimi ligjor i përket ligjit të shfuqizuar?

Komenti i grupit të auditimit:

U shqyrtua observacioni i paraqitur dhe nuk merret në konsideratë pasi grupi i auditimit nuk

i është referuar ndonjë dokumenti por ka konstatuar se në nenin 50 të ligjit të ri 152/2013

datë 18.12.2014 që daton para miratimit të vendimit të Byros nr. 26 i datës 10.04.2015, nuk

parashikohet ndonje pagesë për punonjësit në listë pritje, madje nuk parashikohet në asnjë

nen termi “listë pritje”.

Viti kalendarik 2016

Nga auditimi u konstatua se, vendimet që miratohen nga Byroja e Kuvendit të Shqipërisë

mbështeten në Rregulloren e brendshme, neni 121. Në këto vendime miratohen propozimet

që ka bërë Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit të Shqipërisë.

Nga auditimi u konstatua se, struktura e Kuvendit të Shqipërisë ka pësuar disa ndryshime me

anë të Vendimit të Byros nr.61 datë 03.02.2016. më konkretisht ndryshimet janë si më poshtë:

Në Shërbimin Legjislativ të shtohet një shërbim i ri “Sekretariati i Këshillit

Kombëtar për Integrimin Evropian”, me strukturë: drejtor – paga e Klasës II,

kategoria II-a; dy këshilltarë – paga e klasës II, kategoria II-b; një specialist –

paga e klasës III, kategoria III-b.

Në shërbimin e Seancës plenare, është shtuar një strukturë një specialist, paga e

klasës III, kategoria III-b.

Në Shërbimin e Botimeve Parlamentare, janë shtuar dy specialist-redaktor, paga e

klasës III, kategoria III-b,

Në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimin e Deputetëve është shtuar një

specialist me pagë klasa III, kategoria III-b dhe paga e Drejtorit të shërbimit është

rritur brenda klasës II, nga II-b në II-a.

Në Sektorin e Arkivës së Dokumentacionit Parlamentar është shtuar në strukturë

një specialist-arkivist me pagë klasa III, kategoria III-b.

Sektori i Arkivës së Dokumentacionit ka kaluar në varësi direkt të Sekretarit të

Përgjithshëm.

Zyra e shumëfishimit të kalojë nga Shërbimi i Komisioneve, në Shërbimin e

Seancës Plenare.

Page 50: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

50

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Në Shërbimin e Transportit janë shkurtuar dy mekanikë të Parkut të Automjeteve

të Kuvendit.

Në Shërbimin e Financës dhe Buxhetit janë shtuar emërtesat “shef sektori për

financën” me pagë të klasës III, kategoria III-a

Zyra e Protokollit është ngritur në nivelin “Sektori i Protokollit” me përbërje një

shef sektori dhe dy specialist, është shtuar emërtesa “shef sektori”, paga e klasës

III, kategoria III-a.

Për vitin buxhetor 2016 “Lista e pritjes” është bërë me katër vende brenda numrit

të përgjithshëm të punonjësve të miratuar konkretisht 405.

Kuvendi i Shqipërisë si institucion i pavarur, ka karakter të veçantë edhe në strukturën e tij.

stafi politik ka natyrë të veçantë pasi ai përcaktohet sipas kërkesave të forcës politike.

Nga auditimi u konstatua se, struktura e Kuvendit të Shqipërisë ka pësuar disa ndryshime me

anë të Vendimit të Byros nr.81 datë 29.09.2016. më konkretisht ndryshimet janë si më poshtë:

- Në strukturën e Kuvendit, pika 1 Stafi Politik, germa A Kabineti i Kryetarit janë shtuar dy

vende në pozicionin“Këshilltar i Kryetarit”;

- Në pikën III.1. Shërbimi Juridik është pakësuar një këshilltar.

- Në pikën III.2. Shërbimi i Komisioneve është pakësuar një këshilltar për komisionet. Numri

i përgjithshëm i punonjësve në Administratën e Kuvendit nuk ka ndryshuar.

Tabela: Trendi i vendeve vakante Viti Numri i Nëpunësve Vakant Gjithsej Staf Politik Vakant

2014 220 26 194 26 3

2015 230 12 218 35 1

2016 251 26 225 35 0

Më poshtë po paraqesim në mënyrë grafike trendin e vendeve vakante, ku konstatohet rritje e

vendeve vakante, përgjatë këtyre tre viteve:

Nga sa u konstatua, gjykojmë se nevojitet kryerja e planifikimeve të kujdesshme të nevojave

për staf, pasi vihet re që janë shtuar vende në strukturë ndërkohë që numri i vendeve vakante

është rritur, duke riskuar orientimin e nevojave për fonde buxhetore drejt fushave që

rezultojnë të mos jenë vlerë e shtuar për punën e Kuvendit të Shqipërisë (Si p.sh. Sekretariati

i Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian është një pjesë e shtuar në vitin 2016 në

strukturën e Kuvendit të Shqipërisë e cila është e gjitha vakante nga e cila nuk është arritur

përfitueshmëria e synuar.)

Gjithashtu nga auditimi u konstatua se, vendet vakante më të shumta në numër vihen re në

stafin e këshilltarëve në Shërbimin Legjislativ, pozicione pune të cilat lidhen ngushtë me

Page 51: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

51

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

funksionin parësor të Kuvendit të Shqipërisë, hartimin apo amendimin e ligjeve, pra nevoja e

këshillimit ligjor është element kyç, siç edhe vetë ky institucion ka parashikuar në strukturë

14 këshilltarë juridik, ku gjashtë prej tyre janë vende vakante.

Nga auditimi u konstatua se, ndryshimet në strukturën e Kuvendit të Shqipërisë miratohen

me vendim të Byrosë, e konkretisht, pasi shfaqet nevoja për shtimin e stafit, Sekretari i

Përgjithshëm merr vendimin për reflektimin e ndryshimit të nevojshëm të strukturës. Natyra e

veçantë e këtij institucioni shfaqet edhe në përbërjen e tij, për shkak të stafit me natyrë

politike dhe të stafit të nëpunësve civil, nga ku në fakt në stafin e nëpunësve vihet re një

numër i konsiderueshëm vendesh vakante.

Duke qenë se nevoja institucionale ka bërë të domosdoshme që të shtohen vendet e punës,

duhet që institucioni të mos ketë mangësi në stafin e punonjësve. Rrjedhimisht vendet

vakante duhet të jenë në shifra minimale. Madje bazuar edhe në pyetësorët që grupi i

auditimit i drejtoi vetëm specialistëve të institucionit, dalim në konkluzionin se nevoja për

plotësimin e vendeve vakante është evidente sepse vihet re dukshëm që specialistët shprehen

të pakënaqur me mbingarkesën që ju duhet të përballojnë. Shprehur të pakënaqur edhe për

faktin se paga e tyre nuk e justifikon ngarkesën e lartë të punës që iu kërkohet të përmbushin.

Nga auditimi me zgjedhje që u bë në dosjet e Sektorit të Burimeve Njerëzore, për plotësimin

dhe ruajtjen e dosjeve të nëpunësve civilë të institucionit, u konstatuan se dosjet janë të plota

sipas kërkesave që parashikon VKM nr. 117 datë 05.03.2014 “Për përmbajtjen, procedurën dhe

administrimin e dosjeve të personelit e të regjistrit qendror të personelit”.

Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:

“Është një konstatim real përsa i përket mos plotësimit të vendeve vakante. Por ka arsye

objektive, psh, për pozicionin “këshilltar juridik”, gjatë vitit 2016, konkursi është shpallur 6

herë. Vetëm në herën e 5 dhe të 6 mundëm të rekrutonim nga një këshilltar. Shkak kryesor

për këtë mungesë kandidatësh është kërkesa që ata duhet të kenë: për procedure me “lëvizje

paralele”- statusin e nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues; për procedure me “ngritje në

deyrë”, statusin e shefit të sektorit- niveli i ulët drejtues.pavarësisht përpjekjeve të

vazhdueshme për plotësimin e vëndeve vakante “Këshilltar” nuk këmi patur mundësi

rekrutimi në përputhje me legjislacionin në fuqi.”

Koment i grupit të auditimit:

Ky observacion nuk pranohet dhe vazhdon me të njëjtin arsyetim për plotësimin e vendeve

vakante. Komenti i grupit të auditimit

U shqyrtua observacioni i paraqitur dhe nuk merret në konsideratë, pasi mosplotësimi i

vendeve vakant ndikon drejtpërdrejt në mospërmbushjen e detyrave të ngarkuara për çdo

strukturë të administratës së Kuvendit.

Nga auditimi me zgjedhje i disa dosjeve rezultoi se ato janë të plotësuara me

dokumentacionin e kërkuar si: kualifikimet universitare dhe pasuniversitare, gradat shkencore

kur kanë, dëshmitë e gjuhëve të huaja të mbrojtura në institucione të akredituara për dhënien

e diplomave ose certifikatave për gjuhët e huaja, fletë inventari i dosjes së nëpunësit, shkresa

e emërimit në detyrë, CV personale, fotokopje kartës së identitetit, çertifikatë familjare ose

personale, letër reference, dëshmi e gjendjes gjyqësore, etj.

Page 52: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

52

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Nga auditimi i disa dosjeve të punonjësve të cilët janë rekrutuar/ lëvizje paralele apo ngritje

në detyrë në pozicionet e punës të cilat janë shtuar përgjatë këtyre tre viteve objekt auditimi u

konstatua se:

- Në një rast të ngritjes në detyrë konkretisht nga “këshilltar” në “drejtor”, pjesë e

Sekretariatit të Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, ku nga vlerësimi i bërë sipas

VKM nr.242 datë 18.02.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të

mesme drejtuese”, Kreu III, pika 7 dhe 19, dosja ka rezultuar pjesërisht e plotë, pasi mungon

raporti mjeko-ligjor për aftësi në punë dhe dëshmia e mbrojtjes së gjuhës angleze. Gjithashtu

për këtë rast është konstatuar se, nuk është reflektuar ndryshimi në strukturë, e rrjedhimisht

nuk janë bërë ndryshimet në listëpagesën e muajit korrik, ndërkohë që ndryshimi i

marrëdhënieve financiare është bërë sipas vendimit nr. 23 datë 23.05.2016, me numër

protokolli 1700/3 fillon në datën 24.05.2016.

- Në një rast i rekrutimit të një “specialist prokurimesh” ku rezulton që dosja të jetë e rregullt

dhe e plotë, por ajo që le për të dëshiruar janë notat jo të mira në shkollimin e tij. Gjykojmë

se duhen vendosur kritere më të larta në rekrutim e punonjësve të rinj e veçanërisht kur

kërkohen specialistë të kualifikuar e me eksperiencë pune pasi një specialist prokurimesh ka

përgjegjësi të cilat lidhen drejtpërdrejt me përdorimin efektiv të fondeve publike. Plotësimi i

vendit që është hapur, ku është rekrutuar punonjësi në fjalë nuk ka qenë eficient për

institucionin e Kuvendit të Shqipërisë. Në manualin e përshkrimeve të punës, i cili i ka filluar

efektet e tij në vitin 2013 parashikon se për pozicionin e punës specialist prokurimesh një nga

pikat është eksperienca më shumë se 3 vite në fushën e legjislacionit të prokurimeve. Ndërsa

në shpalljen publike që është bërë për këtë pozicion pune me shkresën nr. protokolli 2041 dhe

datë 02.06.2015 ky kriter është kërkuar “të ketë përvojë pune deri në një vit”. Në CV e të

rekrutuarit nuk thuhet se ai ka eksperiencën e kërkuar, madje nuk ka fare eksperiencë pune.

Pavarësisht se në këtë njoftim publik kriter për gjuhën e huaj është vetëm, të këtë njohuri në

gjuhën angleze apo ndonjë gjuhe tjetër, vlen të theksohet se bazuar në dosjen e të rekrutuarit

certifikatat e gjuhëve të huaja si gjermanishtja apo anglishtja nuk janë dëshmi të mbrojtjes së

gjuhëve në fjalë por ato vërtetojnë se personi në fjalë ka ndjekur kursin në nivelin e

përmendur në këto certifikata.

- Një rast rekrutimi në pozicionin “specialiste audiovizioni” ku në listën e notave paraqet

nivel të dobët, pavarësisht eksperiencës së gjatë në fushën e telekomunikacionit.

Si përfundim: Nga auditimi konstatohet se, rekrutimet e punonjësve në moshë relativisht të

re, nxisin nevojën për të ndëruar një manual të përshkrimeve të punës me kritere më specifike

dhe më kërkuese për punonjësit, në mënyrë që të ketë përcaktim të saktë të kapaciteteve të

nevojshme për të qenë eficientë në të gjitha pozicionet e punë ku rekrutohen punonjës të rinj.

Në kuadër të auditimit të kësaj pike, grupi i auditimit përpiloi një pyetësor me gjashtë pyetje,

të cilat iu drejtuan specialistëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe konkretisht:

1-Sa kohë keni që bëni këtë punë?

2-Kur filluat çfarë nuk ju pëlqeu dhe menduat se duhet të ndryshonte?

3-Çfarë nuk shkon aktualisht si legjislacion apo rregull i shkruar?

4-Çfarë do të rregullonit në atë që quhet sinergjia institucionale?

5-Cilat aspekte të punës ju marrin më shumë kohë rutine që ulin produktivitetin e punës tuaj?

6-Je i/e kënaqur me trajtimin monetar që të bëhet?

Page 53: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

53

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Gjithsej u plotësuan 49 pyetësorë, nga grup mosha të ndryshme, nga punonjës që kanë mbi 10

vite punë në këtë institucion ashtu edhe nga ata që janë rekrutuar prej pak kohe në këtë punë.

Ky pyetësor iu drejtua vetëm specialistëve dhe bazuar në përgjigjet e tyre doli në pah se:

1. 100% prej tyre i janë përgjigjur pyetjes së parë, nga të cilët 6.1%, (3 punonjës) kanë më

pak se 1 vit në Kuvendin e Shqipërisë, 51% (25 punonjës) kanë nga 1 deri ne 4 vite, 24% (12

punonjës) kanë 6 deri ne 10 vite, 18% (9 punonjës) nga 10 deri në 25 vite.

2. Në lidhje me pakënaqësinë e specialistëve, peshën më të madhe e zë

mungesa e ndarjes së detyrave në mënyrë efektive

cedimi në komunikim midis kolegëve.

Pakënaqësitë në lidhje edhe me ambientet e punës

pajisjet audiofonike me të cilat disa nga specialistët realizojnë detyrat e tyre

ngarkesën në punë, për

bashkëpunimin midis kolegëve

mungesën e trajnimeve

mungesën e një ambienti adekuat për të ngrënë

pushimin e drekës.

Një pjesë relativisht e vogël shprehen se janë të kënaqur.

3. Në lidhje me problematikat me bazën ligjore specialistët shprehen se mospërputhja me

përshkrimin e punës, mbi ngarkesa e punës apo pamundësia e ngritjes në detyrë dhe mos

pagesa e orëve jashtë orarit. Pabarazia që hasin specialistët si pjesë e stafit.

4. Në lidhje me sinergjinë institucionale pjesa me e madhe shprehen se funksionon referuar

bazuar në pakënaqësitë e shprehura më lart si mungesa e komunikimit apo trajtimi i

pabarabartë, të shpie në përfundimin se sinergjia nuk është në nivelet e duhura. Stafi nuk

kanë kuptim të qartë për teorik dhe aplikativ mbi sinergjinë institucionale.

5. Është evidente se gjatë veprimtarisë së punës së specialistëve menaxhimi jo i mirë i punës

bënë që ata të ngarkohen edhe me përgjegjësi që nuk janë të tyret dhe kjo ndikon negativisht

duke ulur produktivitetin e punës.

6. Për sa i përket pakënaqësisë me pagën kundrejt ngarkesës reale me punë konstatojmë se

80% e tyre janë të pakënaqur.

Rezultatet e pyetësorit, paraqiten grafikisht ne Aneksin 3 bashkëlidhur këtij materiali. Nga auditimi me përzgjedhje u konstatua se, pagat e punonjësve janë vendosur sipas

funksionit dhe kategorisë në përputhje me ligjin Nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”.

Nga auditimi me përzgjedhje i listpagesave të stafit për vitet 2014, 2015 dhe 2016, vihet re se

janë respektuar kategoritë sipas strukturave të miratuara për secilin vit objekt auditimi dhe

përllogaritja e pagës bruto dhe pagës neto sipas vjetërsisë në punë, sigurimeve shoqërore.

Punonjësit me Gradë Shkencore si më poshtë përfitojnë këto vlera:

Pozicioni Grada Shkencore Vlera

Drejt Sekr.Kësh.Kom për I. Eur (Shërbimin e Përafrimit të Legjislacionit) Doktor 20.000

Këshilltar Kom. Edukim Informim Doktor 20.000

Drejt.Përf Legjislacioni Doktor-jashtë vendit 25.000

Këshilltar Përf Legjislacioni Doktor-jashtë vendit 25.000

Këshilltar Përf Legjislacioni Doktor 20.000

Dr. i Përgjithshëm Doktor 20.000

Page 54: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

54

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Bazuar në VKM Nr.545 datë 11.08.2011 pika 2 germa “c” ku parashikohen pozicionet e

punës që përfitojnë shtesat për kualifikim përfshihen “Sekretar i Përgjithshëm dhe pozicione

pune të veçanta të kategorizuara në kategorinë II-b dhe më lartë, të institucioneve që

përfshihen në pikën 1/1 të kësaj vkm-je ku bënë pjesë edhe Kuvendi i Shqipërisë, në

kategorinë II-b përfshihen edhe këshilltarët, ndaj referuar sa më sipër ata përfitojnë shtesë për

kualifikim. Kriteret e përfitimit të kësaj shtese janë: “kualifikimi, grada apo titulli shkencor

të përputhen me përshkrimin e nëpunësit, por pas miratimit rast pas rasti... si dhe nga njësitë

e menaxhimit të burimeve njerëzore, për institucionet e pavarura”. Por në lidhjen me nr.2/1

parashikohet se Këshilltarët e Kryetarit të Kuvendit përfitojnë shtesë për kualifikim për

titullin “Profesor” ose “Profesor i Asocuar” dhe për studimet postmaster apo të barasvlershme

me studimet postmater, diplomat master të kryera në përfundim të programeve universitare

që realizohen me jo më pak se 60 kredite ECTS... ndërsa për titullin “Doktor” nuk përcakton

pozicionet e punës të cilat e përfitojnë këtë shtesë për kualifikim dhe i referohet Udhëzimit

nr.1 datë 16.03.2012, pika 4 “Masat e përfitimit të shtesës, sipas nivelit të kualifikimit, gradës

apo titullit akademik dhe pozicionit të punës, ku sërisht bazohet në lidhjen me nr. 2/1,

bashkëlidhur VKM nr.545, datë 11.08.2011, të ndryshuar”.

Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:

Pagesa për kualifikim, gradë apo titull shkencor është një shtesë që ju jepet personave që e

kanë këtë titull/kualifikim dhe që pozicioni & përshkrimi i punës së tyre ka lidhje me

kualifikimin. Në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.449, date 11.7.2012 “Për disa

ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.545, datë 11.8.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për

miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë/nëpunësve,

zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve, në Kryeministri, aparatet e ministrive të

linjës, administratën e Presidentit, Kuvendit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorinë

e Përgjithshme, disa institucione të pavarura, institucionet në varësi të Kryeministrit,

institucionet në varësi të ministrave të linjës dhe administratën e prefektit” dhe udhëzimit te

përbashkët nr.1, date 16.03.2012 “Për zbatimin e vendimit nr.545 datë 11.08.2011” , në

faqen e dytë të lidhjes 2/1 përcaktohet dhënia e shtesës për doktor i shkencave - 20 000 lekë

dhe doktor i shkencave- jashtë vendit me 25 000 lekë për pozicionet .

Koment i grupit të auditimit:

Për një menaxhim të mirë të parasë publike, do të ishte efektive të bëhej pjesë e kritereve që

parashikohen në Manualin e Përshkrimit të Punës, ku të përcaktohet si kriter rekrutimi që

për këshilltarët të nevojitet pasja e titujve shkencor. Azhurnimi i manualit të përshkrimit të

punës është në proces finalizimi pasi puna ka nisur gjatë periudhës së auditimit.

4.2 Realizimi i fondit të pagave dhe sigurimeve shoqërore për Kuvendin e Shqipërisë, për

vitin 2014, 2015, 2016 paraqitet në tabelat si më poshtë:

a. Për vitin 2014, nga auditimi u konstatua se, fondi i pagave (llog.600) rezulton me realizim

në masën prej 89% kundrejt planit buxhetor për legjislativin dhe 78% për stafin administrativ.

Drejtor Post Master 20.000

Drejt.Përgj. Mardh me jashtë Doktor-jashtë vendit 25.000

Stafi Politik

Shef Kabineti Doktor 20.000

Këshilltare Doktor 20.000

Page 55: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

55

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Buxheti është planifikuar për 220 punonjës dhe në fakt rezulton se janë paguar 194 punonjës,

njëkohësisht për këtë vit nuk ka pasur dhe pagesa jashtë kohës normale të punës.

b. Nga auditimi u konstatua se fondi i sigurimeve shoqërore është realizuar në masë 69% për

legjislativin dhe 83% për stafin e administratës, si rezultat i mosplotësimit të vendeve vakant

dhe në rastet e pushim lindjeve apo raporteve mjekësore, pagesat kryhen nga Instituti

përkatës dhe jo nga punëdhënësi.

Nga auditimi u konstatua se, shpenzimet për pagat dhe sigurimet shoqërore tregojnë një nivel

më të ulët nga realizimi i pritshëm për arsye që lidhen kryesisht me vendet vakante në

organikën e Kuvendit, dorëzimi i mandatit të deputetit nga disa ministra si dhe penalitetet e

parashikuara për mospjesëmarrje në seancat plenare.

Nga auditimi me zgjedhje i dosjeve të punonjësve që kanë dalë në listë pritje u arrit në

konkluzionin se arsyet e nxjerrjes në listë pritje kanë qenë suprimimi i vendit të punës apo

mos plotësimi i kritereve të punës si dhe nga strukturimi i administratës së Kuvendit të

Shqipërisë me Vendimin e Byrosë Nr. 2 datë 18.03.2013. Në rastet e redaktorëve të

Komisionit Parlamentar ky vendim ka shkaktuar reduktimin e pozicioneve nga 22 në 16, e

për rrjedhojë kalimin në listë pritje të disa punonjësve. Shuma e parave që janë shpenzuar për

pagat e këtyre punonjësve përgjatë një viti në listë pritje ka një efekt në buxhet e

administratës së Kuvendit, në shumën 20,531,587 lekë. Në Aneksin 4, paraqiten në mënyrë të

detajuar rastet e audituara të punonjësve që kanë kaluar në listë pritje. Ndërsa në vijim po

paraqesim informacion sipas listëpagesavë:

Emer Mbiemer

Page

grupi+

vjet+vesh+

sh.pozic.

Per 22 dite

Page grupi+

vjet+vesh+

sh.pozic.

Grade

shkencor

e Paga - bruto

Page e

tatushme Sig. Shoq. 9.5%

Sig.

Shendetesor

1.7% Sig. Supl

Tatim mbi

page Pens Ushq

Ndalesa te

ndryshme Paga Neto

1 Dhjetor 2013 2,082,480 1,438,146 1,429,180 1,429,180 147,529 15,486 33,990 142,918 1,089,257

2 Janar 1,663,380 1,548,179 1,533,179 1,533,179 137,751 26,064 37,354 123,590 7,034 1,201,386

3 Shkurt 1,844,840 1,844,840 1,844,840 1,844,840 165,689 31,362 42,444 154,029 1,448,315

4 Mar 1,921,160 1,921,160 1,921,160 1,921,160 174,753 32,660 47,731 160,051 1,465,522

5 Prill 1,824,440 1,861,368 1,861,368 1,861,368 167,233 31,648 46,537 153,880 24,758 5,000 1,432,315

6 Maj 1,466,040 1,466,040 1,466,040 1,466,040 130,921 24,932 37,560 124,321 5,000 1,143,385

7 Qershor 1,680,380 1,680,380 1,680,380 1,680,380 150,038 28,565 41,998 140,450 5,000 1,319,322

8 Korrik 1,845,380 1,772,700 1,772,700 1,845,660 165,739 31,375 46,225 154,137 1,448,181

9 Gusht 1,516,320 1,516,320 1,516,320 1,516,320 136,419 25,776 37,999 126,923 5,000 1,184,400

10 Shtator 1,846,500 1,846,500 0 1,846,500 1,846,500 166,751 31,391 46,246 154,245 1,447,867

11 Tetor 1,846,500 1,846,500 1,846,500 1,846,500 166,778 31,391 46,246 154,245 10,000 10,000 1,437,841

12 Nentor 1,846,500 1,813,420 0 1,813,420 1,813,420 163,635 30,828 45,585 150,262 - 5,000 1,418,110

T O T A L I 21,383,920 20,555,553 0 20,531,587 20,604,547 1,873,236 341,478 509,915 1,739,051 34,758 42,034 16,035,901 Viti buxhetor 2015

a- Nga auditimi u konstatua se, fondi i pagave (llog.600) rezulton me realizim në masën prej

99% kundrejt planit buxhetor për legjislativin dhe 99% për stafin e administratës. Buxheti

është planifikuar për 230 punonjës dhe në fakt rezulton 218 punonjës, njëkohësisht për këtë

vit nuk ka pasur dhe pagesa jashtë kohës normale të punës.

b. Nga auditimi u konstatua se, fondi i sigurimeve shoqërore është realizuar në masë prej

99% kundrejt planit buxhetor për legjislativin dhe 99% për stafin e administratës, si rezultat i

mosplotësimit të vendeve vakant dhe në rastet e pushim lindjeve apo raporteve mjekësore,

pagesat kryhen nga Instituti përkatës dhe jo nga punëdhënësi.

Punonjësit në listë pritje përgjatë vitit buxhetor 2015, për muajt: Prill-Maj-Qershor-Korrik-

Gusht-Shtator-Tetor-Nëntor-Dhjetor paraqiten si më poshtë:

Page 56: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

56

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Nr.

Detyra Funksionale

Ditë Pune

Pagë Grupi+vjet

+vesh+sh.p

ozic. Për 22

Page grupi+

vjet+ve

sh+sh.pazic

Paga Bruto

Pagë e tatuesh

me

Sig.Shoq

9.5%

Sig.shendetsor

1.7%

Sig.Supl

Tatim mbi page

Paga Neto

1 Këshilltar për

komision

7 35,859 35,859 35,859 35,859 3,407 610 717 762 30,364

2 Drejtori i

Përgjithshëm

7 44,227 44,227 44,227 44,227 4,202 752 1,327 1,850 36,097

Totoali 251,700 80,086 80,086 80,086 7608 1361 2044 2611 66,461

Viti buxhetor 2016

a. Nga auditimi u konstatua se, fondi i pagave (llog.600) rezulton me realizim në masën prej

97% kundrejt planit buxhetor për legjislativin dhe . Buxheti është planifikuar për 251

punonjës dhe në fakt rezulton 225 punonjës, njëkohësisht për këtë vit nuk ka pasur dhe

pagesa jashtë kohës normale të punës.

b. Nga auditimi u konstatua se, fondi i sigurimeve shoqërore është realizuar në masë 78%, si

rezultat i mosplotësimit të vendeve vakant dhe në rastet e pushim lindjeve apo raporteve

mjekësore, pagesat kryhen nga Instituti përkatës dhe jo nga punëdhënësi.

Nga auditimi i pasqyrave financiare, situacioni i shpenzimeve për periudhën Janar – Dhjetor

2014 llogaria 606, fondi i veçantë dhe lista e pritjes ka vlerën e parashikuar 25.462.400 lekë

dhe realizimin 20.087.237 lekë. Gjithsej kanë dalë në listë pritje 3 punonjës.

Trajtimi i Deputetëve (stafi politik)

Bazuar në VKM 114/2014 “Për mënyrën e Trajtimit të Deputetëve”, deputetët përfitojnë

pagën bazë, kryetarët e grupeve parlamentare me mbi 10 deputetë përfitojnë 15% mbi pagën

e deputetit ndërsa kryetarët e grupeve të tjera përfitojnë 5% mbi pagën bazë. Përveç sa më

sipër, deputetët shpërblehen për pjesëmarrje në mbledhjet e komisionit të përhershëm apo nën

komisionit ku bënë pjesë, masa e shpërblimit është 2,000 lekë për çdo mbledhje ndërsa për

kryetarët e nën komisioneve është 2,200 lekë për mbledhje. Pjesëmarrja në komisionet e

përhershme dhe nën komisionet paguhen deri në 12 mbledhje në muaj së bashku. Deputetët

përfitojnë dieta ditore për shërbimet brenda vendit 4% të pagës bazë dhe vlerë hoteli 3000

lekë nata. Deputetët me vendbanim në rrethin e Tiranës përfitojnë dieta ditore deri në 6 ditë

në muaj për ditët e shërbimit jashtë rrethit të Tiranës. Deputetët të cilët me anë të deklarimit

vërtetojnë se nuk banojnë në rrethin Tiranë përfitojnë dieta ditore deri ne 12 ditë në muaj.

Kuvendi mbulon shpenzimet telefonike për deputetët, për vlerën mujore prej 17.000 lekësh

ndërsa për kryetarët e komisioneve të përhershme dhe kryetarët e grupeve parlamentare vlera

mujore është 20.000 lekë. Kuvendi mbulon shpenzimet e deputetëve për strehim në masën e

35.000 lekë në muaj, por nga ky përfitim përjashtohen deputetët të cilët banojnë në rrethet

Durrës, Elbasan, Peqin, Krujë, Lezhë.

Nga auditimi me përzgjedhje i listë pagesave të deputetëve për muajt Janar-Korrik-Dhjetor të

viteve 2014, 2015, 2016 dhe shpenzimeve të deputetëve për muajin Janar, Tetor të vitit 2016

u konstatua se deputetët kanë përfituar dieta dhe shpenzime të tjera sipas bazës ligjore të sipër

cituar. Në ligjin Nr.8438 datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar në KREU

IV, neni 33 “Mbajtja në burim e tatimit mbi të ardhurat”, parashikohet se, “të gjithë

personat rezident janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim në masën 15 për qind nga

shuma bruto e pagesave të mëposhtme, që lindin nga një burim në Republikën e Shqipërisë.

a) dividendët;

Page 57: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

57

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

b) ndarjet e fitimit;

c) interesat;

ç) pagesat për të drejtat e autorit dhe për pronësinë intelektuale;

d) pagesat për shërbimet teknike, shërbimet e menaxhimit, shërbimet financiare dhe ato të

sigurimit;

dh) pagesat për menaxhimin dhe pjesëmarrjen në këshillat drejtues;

e) pagesat për ndërtimin, instalimin, montimin ose për punë mbikëqyrëse që lidhen me to;

ë) pagesat për qiratë;

f) pagesat për shfaqjet e aktorëve, të muzikantëve ose sportistëve, përfshirë pagesa të

tilla që u bëhen personave, të cilët punësojnë artistë ose sportistë apo ndërmjetësojnë për

shfaqjet e tyre.

g) të ardhurat e individëve nga lojërat e fatit dhe kazinotë”,

Ndërsa, në Nenin 8, pika 1, gërma a) e këtij ligji, parashikon se “Për qëllime të tatimit mbi të

ardhurat personale, merren si të ardhura të tatueshme pagat dhe shpërblimet e tjera, në

lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës.”,ndërkohë në Vendimin e Kuvendit Nr. 114/2014

datë 24.12.2014, pika 5 germa c, parashikohet se: “Tatimi i shpërblimeve për pjesëmarrje në

komisione do të konsiderohet si tatim në burim”, përcaktim e cili, bie në kundërshtim me

nenin 8, pika 1/a e ligjit nr, 8438, datë 28.12.1998.

Referuar ligjit Nr. 8438 datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, të

ardhurat e përfituare nga deputetët për pjesëmarrjen në komisionet parlamentare janë të

ardhura që sigurohen nga marrëdhëniet aktuale të punës, të cilat duhet të bashkohen me

pagën dhe të tatohen sipas Nenit 9 pika 1, pasqyranr.1, të ligjit Nr.8438 datë 28.12.1998, i

ndryshuar, ku parashikohet se: “Pagat dhe shpërblimet, në lidhje me marrëdhëniet e punës

aktuale, do të tatohen sipas tarifave si vijon:

Nga 0 – 30,000 lekë, 0%;

Nga 30,001 – 130,000 lekë, 13% e shumës mbi 30,000 lekë,dhe

Mbi 130,000 lekë, 13,000 lekë + 23% e shumës mbi 130,000 lek”.

Po kështu, në Udhëzimin nr. 5, datë 30.01.2006 “Për tatimin mbi te ardhurat” i ndryshuar, në

pikën 2.3.1 parashikohet se, “në grupin shpërblime të tjera përfshihen gjithashtu të ardhura

që realziohen nga pjesëmarrja e individit në komisioni (…) nga ku në pikën (b) parashikohet

se, në rastet kur shpërblimi i përfituar për pjesëmarrje në komisione, komitete, këshilla,

borde drejtuese, këshilla mbikëqyrëse etj., paguhet në qendrën efektive të punës së individit,

këto të ardhura do të tatohen duke u bashkuar me pagën e muajit përkatës. Pasqyra 1: Tatimi mbi te ardhurat personale nga punesimi

E ardhura e tatueshme (në lekë/muaj) Përqindje

Nga Deri në (përfshire)

0 30.000 Zero përqind

30.001 130.000 +13 përqind të shumës mbi 30.000 lekë

130.001 Më tepër 13.000 lekë +23 përqind të shumës mbi

130.000 lekë.

Nga auditimi me përzgjedhje i cështjeve që lidhen më përllogaritjen dhe mbajtjen e tatimit, u

konstataua se, për muajin Janar 2016 (100 raste të verifikuara), dhe muaji Nëntor 2016 (127

raste të verifikuara) nga përllogaritja jo e saktë e tatimit janë likuiduar tepër 54,887 lekë për

muajin janar 2016, dhe gjatë muajit nëntor 2016 janë likuiduar tepër 77,773 lekë. Bazuar në

Page 58: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

58

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Udhëzim nr.5, datë 30.01.2006 “Për tatimin mbi te ardhurat”, i ndryshuar, pika 2.3. “të

ardhurat e tatueshme”, në zbatim të nenit 8, të ardhura të tatueshme për qëllim të tatimit mbi

të ardhurat personale, germa b) “Kur shpërblimi i përfituar për pjesëmarrje në komisione,

komitete, këshilla, borde drejtuese, këshilla mbikëqyrëse etj., paguhet në qendrën efektive të

punës së individit, këto të ardhura do të tatohen duke u bashkuar me pagën e muajit përkatës,

sipas tabelës nr. 1* bashkëngjitur ligjit”, (si më sipër).

Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:

Trajtimi si tatim në burim për honoraret për pjesmarrjen ne komsionet parlametare, është

përcaktuar ne aktin/vendim i Kuvendi nr.114/2014. Ashtu siç i kemi bërë me dije dhe grupit

të audituesve dhe vënë në dispozicion komunikimin zyrtar, Shërbimi Administrativ ka njohur

dhe ka bërë me dije bazën ligjore të tatimit mbi të ardhurat, mënyrën e llogaritjes së tatimit.

Po ashtu, përvec se shërbimet jane ne zbatim te Vendimit të Kuvendit , pretendimi i ngritur

nga audituesit paraqet vështirësi për zbatimin e tij, kjo gjatë deklarimit online, te cilat jane :

a. pagat dhe honoraret i përkasin dy llogarive ekonomike të ndryshme, përkatësisht 600 dhe

602.

b.deklarimi në sistem i të ardhurave të tatueshme (paga + honorare) do të gjeneronte

kontribute shëndetësore dhe suplementare dhe mbi honoraret, që në vlerësimin tonë është i

padrejtë.Honoraret, për pjesëmarrje ne komision nuk merren detyrimisht në të njëjtën sasi dhe

vlerë çdo muaj, duke bërë të ndryshme pagën çdo muaj dhe detyrimet që paguhen mbi të.

Konstatimi nga grupi i auditimit të KLSH (fq 52):”Nga auditimi me përzgjedhje i cështjeve

që lidhen më përllogaritjen dhe mbajtjen e tatimit, u konstataua se, për muajin Janar 2016

(100 cështje të verifikuara), dhe muaji Nëntor 2016 (127 cështje të verifikuara) nga

përllogaritja jo e saktë e tatimit janë likuiduar tepër 54,887 lekë për muajin janar 2016, dhe

gjatë muajit nëntor 2016 janë likuiduar tepër 77,773 lekë.

Sqarim : Këto konstatime ne vlera , janë kalkulime të bera nga vete audituesit e KLSH.

Koment i grupit të auditimit:

U shqyrtua observacioni i paraqitur nga administrata e Kuvendit dhe nuk merret në

konsideratë, pasi të ardhurat e përfituara nga deputetët për pjesëmarrja në komisionet

parlamentare, nuk janë honorare, por shpërblime të përfituara nga marrëdhëniet e punës që

ata kanë me Kuvendin.Në këtë kontekst puna e deputetit paguhet për pjesëmarrjen e tij në

seancat parlamentare, për pjesëmarrje në komisionet parlamentare, për veprimtari të tjera

që organizon Kuvendi dhe për takime me zgjedhësit në zonat elektorale që përfaqësojnë.

Pagesat e ekspertëve të jashtme.

Anëtarët (ekspertët) e Komitetit të pranimit për ngritjen në detyrë caktohen bazuar në VKM

nr. 242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme

drejtuese”, Kreu III-“Ngritja në detyrë”, pika 7 “Komiteti i pranimit për ngritjen në detyrë”.

Janë verifikuar me përzgjedhje urdhër-shpenzimet përgjatë periudhës objekt auditimi.

Konkretisht urdhër-shpenzimet ku objekti i shpenzimit është “Komision ADHOC” me

nr.1064 datë 23.12.2016, nr.1065 datë 23.12.2016, nr.1017 datë 20.12.2016, nr.1081 datë

29.12.2015, nr.93 datë 13.02.2015, nr.94 datë 13.02.2015, nr.702 datë 16.09.2014, nr.244

datë 02.04.2014.

Çështja 4 – Auditimi i zonave të llogarisë

Gjetja 1

Nga auditimi i strukturave organike për periudhën objekt auditimi u

konstatua se, për vitin 2014, rreth 12% e pozicioneve paraqiten

Page 59: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

59

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

vakante, për vitin 2015 rreth 5%, dhe për vitin 2016 rreth 10% e tyre, si

për shembull paraqiten vakante pozicionet e këshilltarëve juridikë, në

Shërbimin Legjislativ, detyrat e të cilëve lidhen me funksionet parësore

të Kuvendit të Shqipërisë siç janë hartimi apo amendimi i ligjeve, apo

dhe pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm në Shërbimin Legjislativ i cili

paraqitet vakant prej tre vitesh. Krijimi i vendeve vakante dhe listave të

pritjes, janë kosto të shtuara për institucionin.

Niveli i

Prioritetit

I Lartë

Rekomandimi Institucioni të marrë masa për të plotësuar vendet vakante ose për të

rishikuar strukturën organike, me qëllim që detyrat e parashikuara për

këto funksione të minimizojnë risqet që mund të cenojnë realizimin e

funksioneve të Kuvendit të Shqipërisë

Afati për

zbatimin e

rekomandimit

Në vijimësi

Gjetja 3

Nga auditimi u konstatua se, për pagesën e të ardhurave për pjesëmarrje në

komisionet parlamentare të deputetëve është mbajtur tatim në burim, në

masën 15% e shumës së përfituar, në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr.

8438 datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, si edhe me

kërkesat e Udhëzimit nr. 5, datë 30.01.2006 “Për tatimin mbi te ardhurat i

ndryshuar, në pikën 2.3.1. Administrata e Kuvendit ka zbatuar pikën 5, germa

“c” të Vendimit të Kuvendit Nr. 114/2014 datë 24.12.2014, “Për mënyrën e

trajtimit të deputetëve”, ku parashikohet se: “Tatimi i shpërblimeve për

pjesëmarrje në komisione do të konsiderohet si tatim në burim”. Ky

përcaktim bie në kundërshtim me sa parashikohet në nenin 9, pika 1/a e ligjit

nr. 8438, datë 28.12.1998.

Niveli i

Prioritetit

I Mesëm / Lartë

Rekomandimi Institucioni i Kuvendit të Shqipërisë t‟i kërkojë Byrosë së Kuvendit

shfuqizimin e pikës 5, germa “c” e Vendimit nr. 114/2014 datë 24.12.2014,

“Për mënyrën e trajtimit të deputetëve”.

Afati për

zbatimin e

rekomandimit

Menjëherë

Page 60: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

60

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

V. MALLRA DHE SHËRBIME (llogaria 602)

1.Baza ligjore e përdorur në auditim.

-Ligjin nr.9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e

Shqipërisë”;

-Ligjin nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”;

-Ligjin nr.169/2013 “Për disa ndryshime në ligjin nr.10160, datë 15.10.2009 “Për rregullimin

e shërbimit të transportit për funksionarët publik dhe nëpunësit civilë”;

-UMF nr.30, datë 27.12.2011“Për Menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, i

ndryshuar me UMF nr.20, datë 17.11.2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin

nr.30, datë 27.12.2011"Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik", ku citohet:

"Inventarizimi kryhet nën përgjegjësinë dhe sipas procedurave të miratuara me këtë udhëzim

dhe me urdhër/udhëzim të miratuar nga titullari i njësisë publike. Komisioni i inventarizimit

duhet të përpilojë një raport lidhur me inventarizimin fizik të aktiveve, vlerësim paraprak

lidhur me cilësinë dhe kushtet e ruajtjes së tyre, gjendjen fizike dhe vërejtjet, lidhur me

karakterin e diferencave e dëmtimeve të konstatuara, për shkaqet e tyre dhe personat

përgjegjës, së bashku me gjithë dokumentacionin e inventarizimit, t'ia dorëzojë për veprime

të mëtejshme nëpunësit autorizues".

5.1. Mbi auditimin e prokurimeve të fondeve publike (602, 230 dhe 231)

Për periudhën objekt auditimi, vitet 2014, 2015 dhe 2016, u konstatua se:

Për vitin 2014, regjistri i parashikimeve, është miratuar me shkresën nr. 471, datë 13.02.2014,

ndryshuar me shkresat nr. 471/1, datë 10.07.2014, nr. 471/2, datë 06.10.2014, dhe nr.3562,

datë 05.11.2014 ku janë parshikuar 29 procedura blerje të mëdha dhe 39 procedura me vlerë

të vogël.

Regjistri i realizimt është miratuar me shkresat nr.1710, datë 20.05.2014, ndryshuar me

nr.1710/1, date 20.02.2014, nr.1710/2, datë 12.09.2014, dhe nr.1710/3, datë 16.01.2015 dhe

janë realizuar 25 procedura blerje të mëdha dhe 42 procedura me vlerë të vogël.

Për vitin 2015, regjistri i parashikimeve, është miratuar me shkresën nr. 127, datë 15.01.2015,

ndryshuar me nr. 127/1, datë 19.05.2015, nr. 2717, datë 24.08.2015, nr.2717/1, date

10.09.2015, nr.2717/2Prot, datë 04.11.2015 dhe me nr.3547/1Prot, datë 10.12.2015 dhe janë

parshikuar 29 procedura blerje të mëdha dhe 47 procedura me vlerë të vogël.

Regjistri i realizimeve per vitin 2015 është miratuar me shkresën nr.1809, datë 15.15.2014,

ndryshuar me nr.1809/1, datë14.09.2015, dhe nr.1809/2, datë 11.01.2016 dhe janë realizuar

31 procedura dhe 48 procedura me vlerë të vogël.

Për vitin 2016 , regjistri i parashikimeve, është miratuar me shkresën nr. 68, datë 11.01.2016,

ndryshuar me nr 68/1, datë 12.02.2015, nr 68/2Prot, datë 21.03.2016, dhe atë nr.68/3 prot,

datë 19.05.2015. Janë parshikuar 24 procedura blerje të mëdha dhe 55 procedura me vlerë të

vogël.

Regjistri i realizimeve është miratuar me shkresën nr.1524, datë 05.05.2014, ndryshuar me

nr.1524/1, date 21.09.2016, dhe atë me nr.223, datë 19.01.2017. Janë realizuar 25 procedura

blerje të mëdha dhe 58 procedura me vlerë të vogël.

Për auditimin e procedurave te prokurimeve grupi i auditimit u fokusua në zbatimin e bazës

ligjore dhe nënligjore si vijon:

Page 61: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

61

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

- Ligjit nr.9646 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar,

- VKM nr.1 datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik”i ndryshuar me VKM nr.914,

datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”,

- VKM nr.918 datë 29.12.2014 “Për kryerjen e procedurave të prokurimit publik në mënyrë

eletronike”,

- Udhëzim e APP-së nr.2 datë 27.01.2015 “Për hartimin e regjistrit të parashikimeve të

prokurimit publik dhe regjistrit të realizimeve të prokurimit publik”,

- Udhëzimin e APP-së nr.3 datë 27.01.2015 “Për procedurën e prokurimit me vlerë të vogël” ,

- Udhëzimi i APP-së nr. 6, datë 27.0.205 “Për përdorimin e marrëveshjes kuadër”, i

ndryshuar, dhe çdo akti juridike që është në fuqi në lidhje mbi prokurimet publike të

financuara nga Buxheti i Shtetit. Për shkak të volumit të dosjeve të procedurave të prokurimit

të zhvilluara dhe sidomos të, atyre me vlera të vogla, u përzgjodh metoda me zgjedhje

rastësore, metoda e gjurmimit të dokumentacionit si dhe çdo paqartësi është diskutuar me

personat përgjegjes për proçesin e prokurimit të audituar.

Auditimi u krye në zbatim të legjislacionit të prokurimit publik duke u fokusuar në drejtimet

si vijon:

-Hartimin dhe njoftimin e rregjistrit të prokurimit publik;

-Përllogaritjen e fondit limit dhe procedurat e shpalljes së prokurimit;

-Hartimi i kërkesave për kualifikim, miratimi i dokumentave standarte të tenderit;

-Paraqitja dhe shqyrtimi i ofertave;

-Vlerësimi i ofertave dhe klasifikimi i ofertuesve, verifikimi në sistemin prokurimit

elektronik (SPE) dhe dosjen fizike të dokumentave të operatorit fitues ;

-Menaxhimi i procesit të ankimit, pjesëmarrësit në proces;

-Njoftimi, hartimi dhe nënshkrimi i kontratës me operatorin fitues dhe zbatimi i saj;

-Arkivimi i dosjeve të prokurimeve si nga sistemin prokurimit elektronik dhe fizike.

Nga auditimi me zgjedhje i procedurave të prokurimit, rezultatet e tyre sipas zërave të

shpenzimeve, për vitin 2014, 2015 dhe 2016, janë si më poshtë:

Procedura blerje karburanti viti 2014

1. Në tenderin e zhvilluar me objekt: “Blerje karburanti për automjete dhe motorrgjenerator”,

me këto të dhëna: Të dhëna për tenderin Komisioni i negocimit Njësia e prokurimit

a b c

Urdhër Prokurimi nr.3 Prot, datë 07.02.2014

Fondi limit pa tvsh 1.598.151.5 lekë pa tvsh

Procedura e Prokurimit: Negocim pa shpallje

Data e zhvillimit të tenderit : 20.02.2014

Firma fituese: “ B.O.” sh.a

Data e lidhjes së kontratës: 28.02.2014

Vlera e kontratës. 1.598.151.5 lekë pa TVSH

Diferenca nga fondi limit: -

E.H.

M.M.

B.Xh.

K.Sh.

A.D.

J.J.

Me urdhrin nr.113/1Prot, datë 21.01.2014, bazuar në VKM Nr.1, datë 10.01.2007 “Për

rregullat e prokurimit publik” I ndryshuar, kreu V dhe sipas urdhrit nr 33 datë 11.07.2013

lëshuar nga Ministria e Financave, për prokurimin me objekt “Blerje karburant për

automjete” është ngritur komisioni për llogaritjen e fondit limit i cili përbëhet nga 1.I. L.; 2.

J.J.; 3. E.H.. Llogaritja e fondit limit është kryer në përputhje me Rregullat e Prokurimit

Page 62: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

62

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Publik, është bërë analiza e nevojave të institucionit , analiza e tregut duke u mbështetur në

cmimet e kontratave të mëparshme dhe cmimeve ndërkombëtare.

Urdhri i prokurimit nr.3, datë 07.02.2014 ka të përcaktuar fondin limit, proceduren e

prokurimit Njësine e prokurimit dhe Komisionin negocimit në përputhje me VKM nr. 1, datë

10.01.2007 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” kreu V, pika 1, germa ç, 2

germa ç, “Komisioni i vlerësimit të ofertave, i cili emërohet me urdhër të veçantë të titullarit

të autoritetit kontraktor”.

Është mbajtur procesverbali i miratimit të dokumentave të tenderit nga njësia e prokurimit ku

janë miratuar ftesa për ofertë, dokumentet e parashikuar për kualifikim.

Në datën 11.02.2014 është dërguar ftesa për ofertë ku është përcaktuar procedura e

prokurimit, përshkrimi i shkurtër i kontratës kohëzgjatja e kontratës dhe afati kohor për

negocim i cili është në datën 20.02.2014.

Është lidhur kontrata me nr.3/3Prot, datë 28.02.2014, me autoritet kontraktor Kuventin e

Shqipërisë dhe kontraktues B.-O., me objekt: Blerje karburant për automjete dhe me vlerë

1.598.151.5 lekë pa TVSH.

Në datën 14.04.2014 është mbajtur procesverbali mbi kontrollin e specifikimeve teknike të

mallit “Karburant për automjete”. Grupi i punës ka bere kontrollin e faturave tatimore,

buletitnin e datës 14.04.2014 të APP-së Raport analizat e Laboratorit të Kontrollit të Naftës

dhe Gazit, kursin e këmbimit të valutave të Bankës së Shqipërisë dhe formularët e llogaritjes

së cmimit të gazoilit dhe benzinës, i cili rezultoi në përputhje me specifikimet teknike.

Janë likuiduar me urdhër shpenzimet nr. 288, datë 10.04.2014, nr.337, datë 08.05.2014 dhe

nr.359, datë 08.05.2014.

Procedura “Blerje pajisje elektronike” viti 2014

2. Në tenderin e zhvilluar me objekt: “Blerje pajisje elektronike ”, me këto të dhëna: Të dhëna për tenderin Komisioni i vlerësimit Njësia e prokurimit

a b c

Urdhër Prokurimi:nr.1946Prot, dt. 05.06.2014

Fondi limit : 18,745,567 dhe 22,494,680 pa tvsh

Procedura e Prokurimit: Tender I hapur

Data e zhvillimit të tenderit : 13.10.2014

Firma fituese: C.C.S sh.p.k

Data e lidhjes së kontratës: nr.36/16Prot, datë 25.11.2014

Vlera e kontratës. 17.885.650

E.H.

M.M.

B.Xh.

K.Sh.

Gj.G.

A.D.

Me urdhrin me nr.1946Prot, datë 05.06.2014 “Për përllogaritjen e fondit limit, termat e

referencës dhe sasitë përkatëse për lidhjen e kontratës për mallrat me objekt ” “Blerje pajisje

elektronike dhe të tjera zyrash” bazuar në VKM nr.1, datë 10.01.2007 i ndryshuar “Për

rregullat e prokurimit publik ” kreu V dhe sipas urdhrit nr.33, datë 11.07.2013, lëshuar nga

Ministria e Financave, është ngritur komisioni për llogaritjen e fondit limit dhe përgatitjen e

specifikimeve teknike, i cili përbëhet nga :E.T., E.Ll, E.P. dhe Zh. Dh..

Përcaktimi I specifikimeve teknike dhe fondit limit është bërë me shkresën nr.1946/3Prot,

datë 15.07.2014, në përputhje me VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për miratimin e rregullave të

prokurimit publik”.

Fondi limit eshte përcaktuar duke nxjerrë mesataren e ofertave të ardhura, nga tre subjekte.

Page 63: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

63

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Urdhri i prokurimit nr. 36, datë 18.08.2014 ka përcaktuar fondin limit me vlerë 18,745,567

lekë dhe 22,494,680 lekë pa tvsh, procedura e prokurimit: Procedurë e hapur.

Pranë autoritetit kontraktor është paraqitur ankesa nga subjekti B. E. sh.p.k sipas së cilës

kërkesat e institucionit në këtë procedurë prokurimi janë në kundërshtim me nenin 1 dhe

nenin 23 “Specifikimet teknike” pika 5.

Me vendimin nr.36/1Prot, datë 01.09.2014, u vendos “Pezullimi i procedurës së prokurimit”

deri në trajtimin përfundimtar të ankesës nga Autoriteti Kontraktor.

Pasi u mor në shqyrtim ankesa nga operatori u konstatua se lidhur me kërkesën e parë sipas

grupit të punës qëllimi i këtyre specifikimeve është bërë për faktin se kuvendi ka pajisje

elektronike të markës për të cilat janë bërë specifikimet teknike dhe për këtë arsye kërkohen

pajisje ekuivalente me pajisjet që disponon. Në treg gjenden mjaftueshëm operatorë të cilët

mund ti përgjigjen kërkesave të përcaktuara nga grupi i punës.

Lidhur me kërkesën e dytë, kjo kërkesë ka objekt “blerje pajisjes elektronike, brenda këtij

cmimi është përfshirë dhe instalimi i tyre në rrjetin ekzistues i cili kërkon qe nga subjekti

fitues, krahas blerjes së pajisjeve duhet të bëhet dhe instalimi i tyre në rrjetin ekzistues si dhe

të sigurohet garancia e tyre. Kjo kërkesë nuk bie ndesh me nenin 1 të ligjit, si dhe nuk pengon

konkurrencën. Për këto arsye vendosi mospranimin e ankesës.

Nga auditimi u konstatua se kërkesat e paraqitura nuk bien ndesh me legjislacionin në fuqi

pasi ne Ligjin Nr.9643, datë 20.11.2006, ndryshuar, Nenin 23 “Specifikimet teknike” pika 5 e

tij, “Specifikimet teknike nuk duhet të kenë asnjë kërkesë apo referencë të ndonjë marke.....,

përveç rasteve kur nuk ekziston një mënyrë e mjaftueshme, e saktë apo e kutueshme, e

përshkrimit të kërkesave, me kusht që fjalët “ose ekuivalent” të përfshihen detyrimisht në

këto specifikime”. Në këtë rast qëllimi i këtyre specifikimeve është bërë për faktin se kuvendi

ka pajisje elektronike të markës për të cilat janë bërë specifikimet teknike dhe për këtë arsye

kërkohen pajisje ekuivalente me pajisjet që disponon.

Me anë të formularit të ankesës subjekti i ka drejtuar një ankesë Komisionit të prokurimit

Publik. KPP me vendimin nr 525/2014 pasi shqyrtoi ankesën vendosi :Të mos pranojë

ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “B.E.” sh.p.k pasi operatori nuk e ka paraqitur

ankesën brenda afatit të përcaktuar në nenin 63, pikën 1.1, dhe pikën 6 të ligjit nr.9643, datë

20.11.2006, “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar.

Me urdhrin nr.36/3, datë 22.09.2014, është ngritur Komisioni i vlerësimit të ofertave.

Në procesverbalin e mbajtur nga KVO u paraqit se në sistemin elektronik të prokurimit

publik në faqen zyrtare të APP deri në datën 13.10.2014, datë e vendosur si afat

përfundimtar, u paraqitën tre operatorë ekonomikë të cilët ishin: 1-N.T.; 2-CCS; 3-I. S.. KVO

pasi mori në shqyrtim ofertat e paraqitura vlerësoi:

Operatori N.T Albania nuk ka paraqitur ofertë ekonomike si dhe asnjë dokumentacion

tjetër.sipas legjislacionit, në bazë të nenit3, pika 13, gërma a, “Ofertues është operatori

ekonomik që paraqet ofertë në një prokurim publik”si dhe në bazë të neneve 52, 53 dhe 55 të

LPP konstatoi se mungonin dokumentacionet thelbësore të kërkuara nga AK, për këtë arsye

komisioni vendosi të mos e konsiderojë si ofertues këtë operator dhe rrjedhimisht të mos e

kualifikojë këtë operator ekonomik.

Pas auditimit rezulton se skualifikimi është bërë ne përputhje me bazën ligjore pasi ky

operator nuk ka paraqitur dokumentacionin përkatës.

KVO ka shqyrtuar ofertën e paraqitur nga operatori ekonomik I. S.

Page 64: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

64

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Operatori ekonomik ka ofertuar Laptop HP ProBook 645 G1.Ky produkt i ofruar nga

operatori nuk është produkti i kërkuar nga AK në DST . Mos ofrimi i këtij kapaciteti teknik

përbën dhe objektin kryesor të procedurës së prokurimit, në këtë rast përbën dhe shkakun e

moskualifikimit të këtij operatori në zbatim të nenit 46, si dhe VKM 1/2007, kreu III, pika 3,

gërma b, si dhe nenit 53, pika 3 dhe pika 5 e LPP.

Nga auditimi rezulton se skualifikimi është bërë ne përputhje me bazën ligjore pasi ky

operator nuk ka paraqitur produktin e kërkuar nga Autoriteti Kontraktor në përputhje me

bazën ligjore të nenit 46, si dhe VKM 1/2007, kreu III, pika 3, gërma b, si dhe nenit 53, pika

3 dhe pika 5 e LPP.

KVO pas shqyrtimit te ofertës se OE, C.C.S, konstatoi se ky operator kishte paraqitur

dokumentacion të plotë administrativo ligjor dhe në përputhje me kriteret e përgjithshme dhe

të vecanta. Për këtë arsye KVO bazuar në nenin 53, pika 3 “Kriteret e përcaktimit të ofërtës

fituese” e konsideroi ofertën e këtij operatori të vlefshme dhe e kualifikoi me vlerë oferte

1.7885.650 lekë pa TVSH.

Nga auditimi rezulton se kualifikimi i operatorit është bërë në përputhje me bazën ligjore pasi

operatori dispononte të gjithë dokumentacionin në përputhje me kriteret e pergjithshme dhe të

vecanta.

Është lidhur kontrata me nr.36/16Prot, datë 25.11.2014 midis palëve: Kuvendi i Shqipërisë

dhe Operatorit Ekonomik “CCS”. Është likuiduar me urdhër shpenzimin nr.1086, datë

31.12.2014 me vlerë 20.389.641 lekë me tvsh.

3-Në tenderin e zhvilluar me objekt: “Blerje autoveture ”, me këto të dhëna: Të dhëna për tenderin Komisioni i vlerësimit Njësia e prokurimit

a b c

Urdhër Prokurimi: nr.12, Datë 17.03.2014

Fondi limit : 6.666.665 lekë pa tvsh

Procedura e Prokurimit: Kërkesë për propozim

Data e zhvillimit të tenderit : 11.07.2014

Firma fituese: “A.G.”

Data e lidhjes së kontratës: 29.07.2014

Vlera e kontratës. 6.444.444 lekë pa tvsh

E.H.

E.B.

Zh.Dh.

Gj.G.

K.Sh.

A.D.

Me urdhrin me nr.502/1Prot, datë 17.02.2014 “Për përllogaritjen e fondit limit, termat e

referencës dhe sasitë përkatëse për lidhjen e kontratës për mallrat me objekt ” “Blerje

autoveture” bazuar në VKM nr.1, datë 10.01.2007 i ndryshuar “Për rregullat e prokurimit

publik ” kreu V dhe sipas urdhrit nr.33, datë 11.07.2013, lëshuar nga Ministria e Financave,

është ngritur komisioni për llogaritjen e fondit limit dhe përgatitjen e specifikimeve teknike, i

cili përbëhet nga : I.L., B.Xh.j dhe J.J..

Përcaktimi I specifikimeve teknike dhe fondit limit është bërë me shkresën nr.502/2Prot, datë

12.03.2014, në përputhje me VKM nr. 1, datë 10.01.2007 .

Fondi limit u përcaktua duke nxjerrë mesataren e ofertave të ardhura nga 10 operatorë.

Me urdhrin e prokurimit nr.12, Datë 17.03.2014 është përcaktuar fondi limit me vlerë

6.666.665 lekë pa tvsh, procedura e prokurimit: Kërkesë për propozim duke qenë se fondi

limit I parashikuar është nën kufirin e ulët monetar.

Me procesverbalin përfundimtar të mbajtur në datën 11.07.2014, Komisioni I vlerësimit të

ofertave vendosi kualifikim e tre operatorëve

Page 65: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

65

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Në vend të parë oferta e operatorit “A.G.”, me vlerë oferte 6.444.444 lekë pa tvsh

Në vend të dyte ofertën e operatorit “M.M.”, me vlerë oferte 6.590.000 lekë pa tvsh

Të skualifikojë operatorin ekonomik “P. Sh.a” me vlerë oferte 6.490.000 lekë pa tvsh, pasi

dokumentacioni I paraqitur nuk është në përputhje me kriteret e përgjithshme dhe të vecanta

të DST dhe me specifikimet teknike.

Me vendimin nr 12/3, datë 18.07.2014, u vendos shpallja fitues e operatorit ekonomik

“A.G.”sh.p.k.

Është lidhur kontrata me nr.12/6Prot, datë 29.07.2014 midis palëve “A.G.” dhe Kuvendit të

Shqipërisë. Me objekt “Blerje Autoveture”. Është likuiduar me urdhër shpenzimin me nr.651,

datë 25.08.2014 me vlerë 7.346.666 lekë me tvsh

4.Në tenderin e zhvilluar me objekt: “Shërbim mirëmbajtje fotokopje ”, me këto të dhëna:

Të dhëna për tenderin

Komisioni i vlerësimit Njësia e prokurimit

a b c

Urdhër Prokurimi: nr.6, Datë 26.02.2014

Fondi limit :Loti I -2.544,120 leke;

Loti II- 1,119,960 leke

Procedura e Prok.: Kërkesë për propozim

Data e zhvillimit të tenderit : 10.03.2014

Firma fituese: B. E.

Data e lidhjes së kontratës:1-datë 23.04.2014; 2- datë

23.05.2014

Vlera e kontratës.Loti1- 1.991.520 leke

Loti 2 -923,760, leke

E.T.

G.B.

Zh.Dh.

Gjergj Goxhi

Karolina Shahini

Arlinda Dini

Me urdhrin me nr.458/1Prot, datë 14.02.2014 “Për përllogaritjen e fondit limit, termat e

referencës dhe sasitë përkatëse për lidhjen e kontratës për mallrat me objekt ” “Shërbim

mirëmbajtje fotokopje” bazuar në VKM nr.1, datë 10.01.2007 i ndryshuar “Për rregullat e

prokurimit publik ” kreu V dhe sipas urdhrit nr.33, datë 11.07.2013, lëshuar nga Ministria e

Financave, është ngritur komisioni për llogaritjen e fondit limit dhe përgatitjen e

specifikimeve teknike, i cili përbëhet nga : E.E., B.K. dhe J.P..

Përcaktimi I specifikimeve teknike dhe fondit limit është bërë me shkresën nr.458/4Prot, datë

24.02.2014, në përputhje me VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për miratimin e rregullave të

prokurimit publik” kreu II, pika 2, germa ç.

Nisur nga fakti që janë dy marka të ndryshme fotokopjesh u propozua që të bëhet ndarja në

lote në mënyrë qe të ketë sa më shumë pjesëmarrje.

Fondi limit u përcaktua duke nxjerrë mesataren e ofertave të ardhura nga operatorë të

ndryshëm ekonomik.

Me urdhrin e prokurimit nr.6, Datë 26.02.2014 është përcaktuar fondi limit: Loti I I “Shërbim

mirëmbajtje fotokopjesh X.” me vlerë 2,544,120 lekë pa tvsh, Loti I II “Shërbim mirëmbajte

fotokopjesh T.” me vlerë 1,119,960 lekë pa tvsh, procedura e prokurimit: Kërkesë për

propozim duke qenë se fondi limit I parashikuar është nën kufirin e ulët monetar,

Me procesverbalin përfundimtar të mbajtur në datën 11.07.2014, Komisioni I vlerësimit të

ofertave për Lotin e I vendosi kualifikim e tre operatorëve .

Të kualifikojë operatorin “K.” me vlerë oferte 1991520 lekë pa tvsh

Të skualifikojë operatorin R.-Al”, me vlerë oferte 1.351.865 lekë pa tvsh, pasi

dokumentacioni I paraqitur nga ky operator nuk është në përputhje me dokumentat standarte

Page 66: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

66

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

të tenderit. Konkretisht ky operator e ka mbështetur ofertën në pajisjet R. dhe jo sipas

specifikemeve teknike, nuka ka paraqitur kopje të vërtetimit të xhiros vjetore të 3 viteve të

fundit, nuk ka sjellë bilancet e dy viteve të fundit , cv e paraqitur nuk është në përputhje me

fushën që do të ndjeki kushtet e kontratës.

Të skualifikojë operatorin “A.H.” me vlerë oferte 1.209.240 lekë pa tvsh,pasi dokumentacioni

I paraqitur nuk është në përputhje me kriteret e përgjithshme dhe të vecanta të DST dhe me

specifikimet teknike. Konkretisht vlera e mesatares së xhiros vjetore të 3 viteve të fundit

është më e vogël se vlera e përllogaritur e fondit limit.

Komisioni I vlerësimit të ofertave për Lotin e II vendosi kualifikim e tre operatorëve :

Të kualifikojë operatorin “A.H.” me vlerë oferte 859320 lekë pa tvsh, “Të Të kualifikojë

operatorin B.E.”, me vlerë oferte 923760 lekë pa tvsh

Të skualifikojë operatorin R.-AL me vlerë oferte 561744 lekë pa tvsh, pasi dokumentacioni I

paraqitur nga ky operator nuk është në përputhje me dokumentat standarte të tenderit.

Konkretisht ky operator e ka mbështetur ofertën në pajisjet R. dhe jo sipas specifikemeve

teknike, nuka ka paraqitur kopje të vërtetimit të xhiros vjetore të 3 viteve të fundit, nuk ka

sjellë bilancet e dy viteve të fundit , cv e paraqitur nuk është në përputhje me fushën që do të

ndjeki kushtet e kontratës.

Është paraqitur ankesa nga operatori ekonomik R.-AL pasi arsyet e skualifikimit të operatorit

nuk qëndrojnë.Pasi u pezullua procedura e prokurimit dhe u shqyrtua ankesa grupi I punës

vendosi ta shpalli ankesën të pabazuar ne ligj dhe të paargumentuar në ligj fakte dhe prova.

Është paraqitur ankesa nga operatori ekonomik B.E. pasi arsyet e skualifikimit të operatorit

nuk qëndrojnë dhe pretendimi ishte që kjo kompani është e vetmja shoqëri distributore në

territorin e Shqipëriseë dhe se inxhinierët e saj janë të pajisur me certifikata nga prodhuesi

T., pretendimi I dytë është fakti se fituesi I “A.H.” nuk është e autorizuar për shërbim

fotokopje T. dhe nuk ka inxinierë të certifikuar .Grupi I punës pasi shqyrtoi ankesën konstatoi

se operatori ekonomik nuk ankohet mbi bazën ligjore por bazohet në dyshime se operatori

ekonomik nuk përmbush kriteret e vecanta.

Komisioni I Prokurimit Publik në bazë të ankesës së bërë nga operatori B. E. me vendimin nr

161/1 Prot, datë 17.04.2014 vendosi të pranojë kërkesën e paraqitur nga operatori B. E., të

anullojë vendimin e KVO-së për shpalljen fitues të operatorit “A.H.” dhe të shpallë fitues

operatorin B. E.

Është lidhur kontrata me nr.6/13Prot, datë 23.04.2014 midis palëve “K.” shpk dhe Kuvendit

të Shqipërisë. Me objekt “Shërbim mirëmbajtje fotokopjesh X.”, me vlerë 1.991.520 pa tvsh.

Është lidhur kontrata me nr.6/21Prot, datë 23.05.2014 midis palëve “T.” shpk dhe Kuvendit

të Shqipërisë. Me objekt “Shërbim mirëmbajtje fotokopjesh T.”, me vlerë 923,760 pa tvsh.

Është likuiduar me urdhër shpenzimet me nr.574, datë 25.07.2014, nr696, datë 11.09.2014,

nr.1043, datë 30.12.2014, nr 1071, datë 31.12.2014

PROCEDURAT E BLERJEVE TË VOGLA

1. Nga auditimi i procedurës së prokurimit në sistemin e prokurimeve elektronike (SPE) dhe

dokumentacionit bashkangjitur praktikës së likujdimit, për tenderin me objekt “Kontratë për

monitorimin e shtypit të përditshëm” me fond limit 385.000 lekë pa TVSH, konstatohet se:

Page 67: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

67

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Me Urdhër Prokurimin nr.9, datë 22.01.2014 është filluar procedura e prokurimit blerje me

vlerë të vogël. Llogaritja e vlerës limit është kryer nëpërmjet ofertave të paraqitura nga tre

operatorë ekonomik duke mbajtur procesverbalin me tre anëtare komisioni sipas nenit 29,

pika 5, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, (i ndryshuar), pikën 2/1/b

“Prokurimi me vlerë të vogël” të kreutVI “Zhvillimi i procedurës së kërkesës për propozime,

prokurimit me vlera të vogël, shërbimet e konsulencës, konkursi i projektimit” .

Kane paraqitur ofertat në sistemin elektronik të prokurimeve 3 operatorë: Enxhi Taipi me

vlerë oferte 370.000 lekë pa tvsh, MC M. me vlerë oferte 380.000 lekë pa tvsh, dhe D. P. me

vlerë oferte 385.000lekë pa tvsh. Është shpallur fitues operatori ekonomik MC.M.me vlerë

oferte 380.000 lekë pa tvsh.

Është lidhur kontrata e shërbimit në datën 06.02.2014 mes Kuvendit të Shqipërisë dhe MC

M. me vlerë 380.000 lekë pa tvsh. Është likuiduar me urdhër shpenzimet nr.630, datë

04.08.2014, nr.887, datë 18.11.2014, nr.1039, datë 29.12.2014.

2. Nga auditimi i procedurës së prokurimit për tenderin me objekt “Drekë zyrtare

” me fond limit 30.000 lekë pa TVSH, konstatohet se:

Sipas kërkesës së Drejtorisë së Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë nr. 171, datë

21.01.2014 “Kërkesë për drekë zyrtare”, 2014 “Drekë zyrtare nga Kryetari I Kuvendit,

SH.T.Z. I.M. , për nder të delegacionit pakistanez”, me Urdhër Prokurimin nr.10, datë

22.01.2014 është filluar procedura e prokurimit blerje me vlerë të vogël . Në urdhërin e

prokurimit është përcaktuar numri i personave prej 8 persona dhe çmimi (tarifa)për person

3750 lekë dhe fondi limit në shumën 30.000 lekë.

Llogaritja e vlerës limit është kryer nëpërmjet testimit te tregut duke mbajtur Proces Verbalin

me tre anëtare komisioni sipas nenit 29, pika 5, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për

prokurimin publik”, (i ndryshuar), pikën 2/1/b “Prokurimi me vlerë të vogël” të kreutVI

“Zhvillimi i procedurës së kërkesës për propozime , prokurimit me vlera të vogël, shërbimet e

konsulencës, konkursi i projektimit” të VKM nr.358, datë 24.04.2013 “Për mënyrën e

prokurimit të mallrave, punëve, shërbimeve, në kuadër të veprimtarive të ceremonialit zyrtar”

.”Për procedurën e prokurimit me vlera të vogla”.

Paraqitën ofertat 3 operatorë: I. G. me vlerë oferte 3700 lekëpër person, R. me vlerë oferte

4500 lekë për person dhe T.I.me vlerë oferte 35 euro për person. Është shpallur fitues

operatori ekonomik “I. G. me vlerë oferte 3700 lekë për person.

Për drekën e shtruar, Restoranti “I. G. ” ka paraqitur faturën tatimore nr. 17, datë 08.02.2014,

për vlerën 31337 lekë pa tvsh dhe 37605 lekë me tvsh, e cila është likuiduar me urdhër

shpenzimin nr.366 , datë12.05.2014 për shumën 36.000 lekë.

3. Nga auditimi i procedurës së prokurimit për tenderin me objekt “Kërkesë për hotel” me

fond limit 119.000 lekë pa TVSH, konstatohet se:

Sipas kërkesës së Drejtorisë së Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë nr. 462, datë

12.02.2014 “Akomodim në hotel më datë 19-21 shkurt 2014, të sh.t.z. N.B. dhe delegacionit

që e shoqëron” me Urdhër Prokurimin nr.22, datë 13.02.2014 është filluar procedura e

prokurimit blerje me vlerë të vogël . Në urdhërin e prokurimit është përcaktuar numri i

personave prej 4 persona dhe fondi limit në shumën 119.000 lekë.

Llogaritja e vlerës limit nuk është kryer nëpërmjet testimit te tregut pasi është kërkuar nga

delegacioni i Kuvendit të Libanit që të akomodohen pranë Hotel Sh. për arsye sigurie duke

Page 68: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

68

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

mbajtur Proces Verbalin me tre anëtare komisioni sipas nenit 29, pika 5, të ligjit nr.9643,

datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, (i ndryshuar), pikën 2/1/b “Prokurimi me vlerë të

vogël” të kreutVI “Zhvillimi i procedurës së kërkesës për propozime , prokurimit me vlera të

vogël, shërbimet e konsulencës, konkursi i projektimit” të VKM nr.358, datë 24.04.2013 “Për

mënyrën e prokurimit të mallrave, punëve, shërbimeve, në kuadër të veprimtarive të

ceremonialit zyrtar” .

Është pasqyruar fatura tatimore nga subjekti me vlerë 196.266 lekë me tvsh.

4. Nga auditimi i procedurës së prokurimit në sistemin e prokurimeve elektronike (SPE) dhe

dokumentacionit bashkangjitur praktikës së likujdimit, për tenderin me objekt “Blerje pajisje

zyre” me fond limit 333.067 lekë pa TVSH, konstatohet se:

Me Urdhër Prokurimin nr.141, datë 29.07.2014 është filluar procedura e prokurimit blerje me

vlerë të vogël për tenderin me objekt “Blerje pajisje zyre”. Llogaritja e vlerës limit është

kryer nëpërmjet testimit te tregut duke mbajtur Proces Verbalin me tre anëtare komisioni

sipas nenit 29, pika 5, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, (i

ndryshuar), pikën 2/1/b “Prokurimi me vlerë të vogël” të kreutVI “Zhvillimi i procedurës së

kërkesës për propozime , prokurimit me vlera të vogël, shërbimet e konsulencës, konkursi i

projektimit”.

Paraqitën ofertat 8 operatorë:

Operatori ekonomik “R.Al” me vlerë oferte 280.000 lekë pa tvsh

Operatori ekonomik “A.3” me vlerë oferte 325.000 lekë pa tvsh

Operatori ekonomik “B.” me vlerë oferte 290.000 lekë pa tvsh

Operatori ekonomik “L.K.” me vlerë oferte 330.000 lekë pa tvsh

Operatori ekonomik “N.H.” me vlerë oferte 317.200 lekë pa tvsh

Operatori ekonomik “O.” me vlerë oferte 313.000 lekë pa tvsh

Operatori ekonomik “O.C.” me vlerë oferte 320.000 lekë pa tvsh

Operatori ekonomik “P.” me vlerë oferte 332.790 lekë pa tvsh

Është shpallur fitues operatori ekonomik “R.” me vlerë oferte 280.000 lekë pa tvsh.

Është pasqyruar fatura tatimore nga subjekti me vlerë 280.000lekë pa tvsh .

Është mbajtur raporti mbi realizimin “Blerje pajisje zyre” me nr 2539/1Prot,datë 04.08.2014

në të cilin rezulton se pas verifikimit të bërë gjatë marrjes në dorëzim të mallrave të këkuar ,

cdo gje rezultoi se ishte në rregull konfom standarteve të kërkuara.

Është likuiduar me urdhër shpenzimin me nr.905, datë 25.11.2014 me vlerë 336.000 lekë me

tvsh

Nga auditimi i procedurës së prokurimit në sistemin e prokurimeve elektronike (SPE) dhe

dokumentacionit bashkangjitur praktikës së likujdimit, për tenderin me objekt “Marrje

minibus me qera për delegacionin Parlamentar të Japonisë” me fond limit 64.100 lekë pa

TVSH, konstatohet se:

Me Urdhër Prokurimin nr.151, datë 14.08.2014 është filluar procedura e prokurimit.

Llogaritja e vlerës limit është kryer nëpërmjet testimit te tregut duke mbajtur Proces Verbalin

me tre anëtare komisioni sipas nenit 29, pika 5, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për

prokurimin publik”, (i ndryshuar), pikën 2/1/b “Prokurimi me vlerë të vogël” të kreutVI

“Zhvillimi i procedurës së kërkesës për propozime , prokurimit me vlera të vogël, shërbimet e

konsulencës, konkursi i projektimit” të VKM nr.358, datë 24.04.2013 “Për mënyrën e

Page 69: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

69

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

prokurimit të mallrave, punëve, shërbimeve, në kuadër të veprimtarive të ceremonialit

zyrtar”.

Paraqitën ofertat 4 operatorë:

Operatori ekonomik “L.-N.” me vlerë oferte 62.000 lekë pa tvsh

Operatori ekonomik “K.” me vlerë oferte 63.800 lekë pa tvsh

Operatori ekonomik “E.-A. Trans” me vlerë oferte 64.500 lekë pa tvsh

Operatori ekonomik “P.” me vlerë oferte 66.000 lekë pa tvsh

Është shpallur fitues operatori ekonomik “L.-N.” me vlerë oferte 62.000 lekë pa tvsh

Është pasqyruar fatura tatimore nga subjekti me vlerë 62.000lekë pa tvsh . Është likuiduar me

urdhër shpenzimin me nr.713, datë 19.09.2014 me vlerë 74.400 lekë me tvsh

6. Nga auditimi i procedurës së prokurimit dhe dokumentacionit bashkangjitur praktikës së

likujdimit, për tenderin me objekt “Shërbimi Transporti, Bileta Ndërkombëtare” me fond

limit 241.329 lekë pa TVSH, konstatohet se:

Sipas kërkesës së Drejtorisë së Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë nr.3220, datë

02.10.2014“Kërkesë për blerje biletash”, “Pjesëmarrje e delegacionit të përhershëm të

Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, z.P.S., Anëtar I Delegacionit, Znj.J.T.,

Anëtare e Delegacionit, Z.D.D., Specialist në sesionin Vjetor të Asamblesë së Natos në Hagë,

në datat 21-24 nëntor 2014”, me Urdhër Prokurimin nr.183 datë 08.10.2014 është filluar

procedura e prokurimit blerje me vlerë të vogël sipas nenit 29, pika 5, të ligjit nr.9643, datë

20.11.2006 “Për prokurimin publik”, (i ndryshuar), pikën 2/a “Prokurimi me vlerë të vogël”

të kreutVI “Zhvillimi i procedurës së kërkesës për propozime , prokurimit me vlera të vogël,

shërbimet e konsulencës, konkursi i projektimit” të VKM nr.1, datë 10.01.2007 “Për

miratimin e rregullave të prokurimit publik” .

Në urdhërin e prokurimit është përcaktuar numri i biletave – 3 bileta.

Llogaritja e vlerës limit është kryer nëpërmjet testimit te tregut duke mbajtur Proces Verbalin

me tre anëtare komisioni .

Paraqitën ofertat 5 operatorë: A.T.& T. me vlerë oferte 176.500 lekë pa tvsh, D.K. me vlerë

oferte 83.580 lekë pa tvsh, E. me vlerë oferte 99.900 lekë pa tvsh , O. T. & T. me vlerë oferte

93.240 lekë pa tvsh dhe P.T. & T.me vlerë oferte 92.400 lekë pa tvsh .

Është shpallur fitues operatori ekonomik D.K. me vlerë oferte 83.580 lekë pa tvsh.

Është paraqitur fatura tatimore me nr.275, datë 10.10.2014 me vlerë 83580 lekë pa tvsh.

Është likuiduar me urdhër shpenzimin me nr.929, datë 11.12.2014 me vlerë 143.500 lekë

7. Nga auditimi i procedurës së prokurimit dhe dokumentacionit bashkangjitur praktikës së

likujdimit, për tenderin me objekt “Dizinfektim i ambienteve për insekticide ” me fond limit

356.988 lekë pa TVSH, konstatohet se:

Sipas kërkesës së Drejtorisë së Shërbimit të Mirëmbajtjes me nr.799, datë 07.03.2014

“Kërkesë për blerje”, me Urdhër Prokurimin nr.57 datë 12.03.2014 është filluar procedura e

prokurimit blerje me vlerë të vogël sipas nenit 29, pika 5, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006

“Për prokurimin publik”, (i ndryshuar), pikën 2/a “Prokurimi me vlerë të vogël” të kreutVI

“Zhvillimi i procedurës së kërkesës për propozime , prokurimit me vlera të vogël, shërbimet e

konsulencës, konkursi i projektimit” të VKM nr.1, datë 10.01.2007 “Për miratimin e

rregullave të prokurimit publik” .

Llogaritja e vlerës limit është kryer nëpërmjet testimit te tregut duke mbajtur Proces Verbalin

me tre anëtare komisioni .

Page 70: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

70

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Paraqitën ofertat 4 operator: V.R. me vlerë oferte 22.000 lekë pa tvsh, F.Ll.me vlerë oferte

35.000 , P.S. me vlerë oferte 23.500 lekë pa tvsh dhe A.99 me vlerë oferte 20.500 lekë pa

tvsh.

Është shpallur fitues operatori ekonomik me vlerë më të ulët A.99 me vlerë oferte 20.500

lekë pa tvsh.

Është paraqitur fatura tatimore me nr.62, datë-.04.2014 me vlerë 20.500 lekë pa tvsh.

Është likuiduar me urdhër shpenzimin me nr.305, datë 18.04.2014 me vlerë 24.600 lekë

MBI PROKURIMET E KRYERA GJATË VITIT 2015:

1.Në tenderin e zhvilluar me objekt: “Blerje karburanti për automjete dhe motorrgjenerator”,

me këto të dhëna:

Të dhëna për tenderin

Komisioni i vlerësimit

të ofertave

Njësia e prokurimit

a b c Urdhër Prokurimi nr.19 Prot, datë

30.03.2015

Fondi limit pa tvsh 10.323.730 lekë pa tvsh

Procedura e Prokurimit: Procedurë e hapur

Data e zhvillimit të tenderit : 11.05.2015

Firma fituese: “ K. sh.p.k

Data e lidhjes së kontratës: 09.06.2015

Vlera e kontratës10.323.730 lekë pa

TVSH

M.D.

I. L.

B.M.

E. H.

Zh.Dh.

Gj. G.

K. Sh.

A. D.

Me urdhrin nr.314/1Prot, datë 27.01.2015, bazuar në VKM Nr.1, datë 10.01.2007 “Për

rregullat e prokurimit publik” I ndryshuar, kreu V dhe sipas urdhrit nr 33 datë 11.07.2013

lëshuar nga Ministria e Financave, për prokurimin me objekt “Blerje karburant për

automjete” është ngritur komisioni për llogaritjen e fondit limit I cili përbëhet nga 1.B.Xh.; 2.

J.J.; 3. I.Gj.. Me urdhrin e prokurimit nr.19, Datë 30.03.2015 është përcaktuar fondi limit me

vlerë 10.323.730 lekë pa tvsh, procedura e prokurimit: Procedurë e hapur. Llogaritja e fondit

limit është kryer nga një komision i vecantë në përputhje me Rregullat e Prokurimit Publik,

është bërë analiza e nevojave të institucionit , analiza e tregut duke u mbështetur në cmimet e

kontratave të mëparshme dhe cmimeve ndërkombëtare.

Është mbajtur procesverbali i miratimit të dokumentave të tenderit nga njësia e prokurimit .

Komisioni i vlerësimit të ofertave në daten 11.05.02015 shqyrtoi ofertat dhe u konstatua

pjesëmarrja e katër operatorëve ekonomik : K.sh.p.k, B.-o. sh.p.k, A.T sh.p.k, E.. KVO

vendosi:

Të kualifikojë operatorin “K.” ku deklarohet se marzhi I fitimit për 1 l karburant do të jetë

7,9% për gasoil dhe 8.5% për benzinën.

Të skualifikojë operatorin B.-O.”, ku deklarohet se marzhi I fitimit për 1 l karburant do të jetë

6.71% për gasoil dhe 7.68% për benzinën. pasi dokumentacioni I paraqitur nga ky operator

nuk është në përputhje me dokumentat standarte të tenderit.

Të skualifikojë operatorin A.T”, ku deklarohet se marzhi I fitimit për 1 l karburant do të jetë

9.9% për gasoil dhe 10.9% për benzinën. pasi dokumentacioni I paraqitur nga ky operator

nuk është në përputhje me dokumentat standarte të tenderit.

Page 71: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

71

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Të skualifikojë operatorin E.”, ku deklarohet se marzhi I fitimit për 1 l karburant do të jetë

7% për gasoil dhe 8% për benzinën. pasi dokumentacioni I paraqitur nga ky operator nuk

është në përputhje me dokumentat standarte të tenderit.

Është lidhur kontrata me nr.19/7Prot, datë 09.06.2015, me autoritet kontraktor Kuvendin e

Shqipërisë dhe kontraktues Kastrati sh.p.k, me objekt: Blerje karburant për automjete dhe me

vlerë 10.323.730 lekë pa TVSH.

Janë mbajtur 6 raporte përmledhëse mbi realizimin e kontratës “Blerje karburant për

automjete dhe motorrgjenerator” Raporti me nr2112/1 Prot, datë 18.06.2015; Raporti me

nr2112/2 Prot, datë 20.07.2015; Raporti me nr2112/3 Prot, datë 08.10.2015; Raporti me

nr2112/4 Prot, datë 26.10.2015; Raporti me nr3888Prot, datë 10.12.2015; Raporti me

nr3888/1Prot, datë 28.12.2015; Raporti me nr3888/2Prot, datë 29.12.2015. Grupi i punës për

cdo furnizim ka mbajtur raportin përkatës ku evidentohet përputhshmëria e karakteristikave

të karburantit të furnizuar me atë të propozuar në tender.

2.Procedura Rikonstruksion Pjesor I Godinës ekzistuese (Tarraca) 2015

Në tenderin e zhvilluar me objekt: “Rikonstruksion Pjesor I Godinës ekzistuese (Tarraca)”,

me këto të dhëna:

Të dhëna për tenderin

Komisioni i vlerësimit të

ofertave

Njësia e prokurimit

a b c

Urdhër Prokurimi nr.41Prot, datë

02.09.2015

Fondi limit pa tvsh 5.799.918 lekë pa tvsh

Procedura e Prokurimit: Kërkesë për

propozim

Firma fituese: A. K.

Data e lidhjes së kontratës: 06.11.2015

Vlera e kontratës. 5.594.400 lekë pa tvsh.

M. K.

E.H.

N. V.

Gj.G.

K.Sh.

A.D.

Me urdhrin e prokurimit nr.41, Datë 02.09.2015 është përcaktuar fondi limit me vlerë

5.799.918 lekë pa tvsh, procedura e prokurimit: Kërkesë për propozim duke qenë se fondi

limit I parashikuar është nën kufirin e ulët monetar.

1- Shqyrtoi dokumentacionin e operatorit “E. N. 2000” me çmim oferte 4.500.006 lekë. KVO

konstatoi se ky operator nuk kishte paraqitur dokumentat siç ishin kërkuar n nuk plotëson

pikën e kapacitetit ekonomik dhe financiar, nuk ka paraqitur bilancin e vitit 2014, nuk ka

paraqitur licensën e një inxhinieri për mbrojtjen kundra zjarrit.KVO vendosi ta skualifikojë

pasi nuk përmbush kriteret në përputhje me Dokumentat e Tenderit.

2-KVO mori në shqyrtim dokumentacionin dhe ofertën ekonomike të operatorit “N.” me

çmim oferte 3.436.800 lekë. KVO konstatoi se ky operator nuk kishte paraqitur dokumentet e

mëposhtme , nuk ka vërtetuar se disponon kualifikimet e duhura dhe specialistët përkatës për

kryerjen e të gjitha llojeve të punimeve në këtë object, nuk ka paraqitur licensën e një

inxhinieri për mbrojtjen kundra zjarrit. KVO vendosi ta skualifikojë pasi nuk përmbush

kriteret në përputhje me Dokumentat e Tenderit.

3- KVO mori në shqyrtim dokumentacionin dhe ofertën ekonomike të operatorit “A.K.” me

çmim oferte 5.594.400 lekë. KVO pasi shqyrtoi dokumentacionin vendosi ta vendosi ta

kualifikojë pasi përmbush kriteret në përputhje me Dokumentat e Tenderit.

Page 72: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

72

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

4- KVO mori në shqyrtim dokumentacionin dhe ofertën ekonomike të operatorit “E. M.” me

çmim oferte 1.089.200 lekë. KVO konstatoi se ky operator nuk kishte paraqitur dokumentat

siç ishin kërkuar n nuk plotëson pikën e kapacitetit ekonomik dhe financiar, nuk ka paraqitur

bilancin e vitit 2014, nuk ka paraqitur licensën e një inxhinieri për mbrojtjen kundra

zjarrit.KVO vendosi ta skualifikojë pasi nuk përmbush kriteret në përputhje me Dokumentat

e Tenderit.

5- KVO mori në shqyrtim dokumentacionin dhe ofertën ekonomike të operatorit “A.”. KVO

konstatoi se ky operator nuk kishte paraqitur dokumentat siç ishin kërkuar n nuk plotëson

pikën e kapacitetit ekonomik dhe financiar, nuk ka paraqitur akt ekspertizat për bilancet e

viteve 2012,2013,2014, nuk ka numrin e nevojshëm të punëtorëve për zbatimin e kontratës,

nuk ka paraqitur licensën e një inxhinieri për mbrojtjen kundra zjarrit.KVO vendosi ta

skualifikojë pasi nuk përmbush kriteret në përputhje me Dokumentat e Tenderit.

6- KVO mori në shqyrtim dokumentacionin dhe ofertën ekonomike të operatorit “N.” me

çmim oferte 3.625.400 lekë. KVO konstatoi se ky operator nuk kishte paraqitur dokumentat

siç ishin kërkuar n nuk plotëson pikën e kapacitetit ekonomik dhe financiar, nuk ka paraqitur

akt ekspertizat për bilancet e viteve 2012,2013,2014, nuk ka paraqitur licensën e një

inxhinieri për mbrojtjen kundra zjarrit.KVO vendosi ta skualifikojë pasi nuk përmbush

kriteret në përputhje me Dokumentat e Tenderit.

7- KVO mori në shqyrtim dokumentacionin dhe ofertën ekonomike të operatorit “S.” me

çmim oferte 4.042.000 lekë. KVO konstatoi se ky operator nuk kishte paraqitur dokumentat

siç ishin kërkuar n nuk plotëson pikën e kapacitetit ekonomik dhe financiar, nuk ka paraqitur

akt ekspertizat për bilancet e viteve 2012,2013,2014, nuk ka paraqitur licensën e një

inxhinieri për mbrojtjen kundra zjarrit.KVO vendosi ta skualifikojë pasi nuk përmbush

kriteret në përputhje me Dokumentat e Tenderit.

KVO vendosi të shpallë fitues operatorin A.K..

Operatori E.M.ka paraqitur ankesë pranë Kuvendit të Shqipërisë, pretendimet e tij janë :

Referuar pikës së parë operatori ekonomik e ka paraqitur bilancin dhe se pretendimi nga

Kuvendi nuk qëndron, së dyti Inxhinierët e shoqërisë disponojnë licensë për mbrojtjen e

zjarrit. Nga shqyrtimi I dosjes u konstatua se Operatori ekonomik nuk ka paraqitur bilancin e

vitit 2014 sipas kërkesave të AK dhe nuk është e konfirmuar nga Autoriteti Kontraktor

përkatës, lidhur me arsyen e dytë operatori ka paraqitur dy licensa por licensat e paraqitura

janë licensa të cilat kanë humbur vlefshmërinë e tyre sipas VKM-së nr 42 datë

16.01.2008.Për këto arsye ankimi nuk pranohet pasi është I pabazuar ne ligj dhe I

pargumentuar.

Është lidhur kontrata me objekt “Rikonstruksion pjesor I godinës ekzistuese (Tarraca)” me nr

41/9 datë 06.11.2015 mes Kuvendit të Shqipërisë dhe “Aurora Konstruksion” me vlerë

kontrate 5.594.400 lekë pa tvsh.

Është mbajtur raporti me nr 3949Prot, datë 15.12.2015 mbi realizimin e kontratës sipas së

cilës punimet janë bërë në mënyrë cilësore dhe Brenda afateve . Materialet e përdorura janë

konform specifikimeve teknike të shoqëruara me certifikatën ISO të cilësisë .

Është likuiduar me urdhër shpenzimin menr.1059, datë 24.12.2015 me vlerë 6.377.617 lekë

me tvsh.

3. Në tenderin e zhvilluar me objekt: “Shërbim për printime dhe publikime parlamentare)”,

Page 73: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

73

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

me këto të dhëna:

Të dhëna për tenderin

Komisioni i vlerësimit të

ofertave

Njësia e prokurimit

a b c

Urdhër Prokurimi nr.32, datë 22.05.2015

Fondi limit pa tvsh 5.822.329 lekë pa tvsh

Procedura e Prokurimit: Kërkesë për

propozim

Data e zhvillimit të tenderit : 07.07.2015

Firma fituese: K. K.

Data e lidhjes së kontratës: 11.09.2015

Vlera e kontratës. 5.670.000 lekë pa tvsh

M.D.

I. P.

E. B.

Zh. Dh.

R. Sh.

Gj. G.

K. Sh.

A. D.

Me urdhrin nr.414/1Prot, datë 03.02.2015, bazuar në VKM Nr.1, datë 10.01.2007 “Për

rregullat e prokurimit publik” I ndryshuar, kreu V dhe sipas urdhrit nr 33 datë 11.07.2013

lëshuar nga Ministria e Financave, për prokurimin me objekt “Shërbime për Printime e

Publikime Parlamentare” është ngritur komisioni për llogaritjen e fondit limit I cili përbëhet

nga 1.O.P.; 2. R.K.; 3. E.S.. Me urdhrin e prokurimit nr.32, Datë 22.05.2015 është përcaktuar

fondi limit me vlerë 5.822.329 lekë pa tvsh, procedura e prokurimit: Kërkesë për

propozim,duke qenë se fondi limit I parashikuar është nën kufirin e ulët monetary. Llogaritja

e fondit limit është kryer nga një komision i vecantë në përputhje me Rregullat e Prokurimit

Publik, është bërë analiza e nevojave të institucionit , analiza e tregut duke u mbështetur në

cmimet e operatorëve të ndryshëm ekonomik.

Është mbajtur procesverbali i miratimit të dokumentave të tenderit nga njësia e prokurimit .

Është paraqitur ankesa nga operatori ekonomik “E.-F.”sh.p.k, Autoriteti Kontraktor pezulloi

procedurën e prokurimit dhe pasi shqyrtoi ankesën u vendos pranimi i pjeshëm i ankesës

lidhur me pjesën e parë dhe ndryshimin e kriterit të formuluar nga njësia e prokurimit

“operatori ekonomik duhët të ketë të punësuar (brenda numrit 20 të punonjësve të

siguruar)një redaktor dhe një korrektor ” dhe i ankimuar nga operatori ekonomik ndryshohet :

“Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar një korrektor dhe një redaktor të siguruar dhe

vërtetuar me një dokument nga administrata tatimore”. Ky ndryshim u pasqyrua dhe në

dokumentat standarte të tenderit. Gjithashtu u ndryshua data e zhvillimit të tenderit nga

05.06.2015 u bë 22.06.2015.

Është paraqitur ankesa nga operatori ekonomik “A.C.”sh.p.k, Autoriteti Kontraktor pezulloi

procedurën e prokurimit dhe pasi shqyrtoi ankesën u vendos mospranimi i ankimit të

operatorit “A.C.”sh.p.k pasi nuk ka respektuar afatet ligjore për ankimim.

KVO mori në shqyrtim ofertat e operatorëve :

1- Shqyrtoi dokumentacionin e operatorit “A.C. ” me çmim oferte 5.727.561 lekë. KVO

konstatoi se ky operator ekonomik ka paraqitur të gjithë dokumentacionin sipas kritereve të

përcaktuara në DST dhe ka vendosur kualifikimin e këtij operatori.

2- Shqyrtoi dokumentacionin e operatorit “K.-K. ” me çmim oferte 5.670.000 lekë. KVO

konstatoi se ky operator ekonomik ka paraqitur të gjithë dokumentacionin sipas kritereve të

përcaktuara në DST dhe ka vendosur kualifikimin e këtij operatori.

3- Shqyrtoi dokumentacionin e operatorit “M. ” me çmim oferte 0 lekë. KVO konstatoi se ky

operator ekonomik ka dorëzuar vetëm ekstraktin e Regjistrit Tregtar dhe asnjë document

Page 74: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

74

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

tjetër ligjor, financiar dhe teknik të kërkuar në DST. KVO ka vendosur skualifikimin e këtij

operatori.

4- Shqyrtoi dokumentacionin e operatorit “A.D.” me çmim oferte 0 lekë. KVO konstatoi se

ky operator ekonomik ka dorëzuar vetëm ekstraktin e Regjistrit Tregtar dhe asnjë document

tjetër ligjor, financiar dhe teknik të kërkuar në DST. KVO ka vendosur skualifikimin e këtij

operatori.

5- Shqyrtoi dokumentacionin e operatorit “M.P. ” me çmim oferte 4.657.500 lekë. KVO

konstatoi se ky operator ekonomik nuk ka paraqitur të gjithë dokumentacionin sipas kritereve

të përcaktuara në DST, për këtë arsye KVO ka vendosur skualifikimin e këtij operatori.

Është paraqitur ankesa nga operatori ekonomik “A.C.”sh.p.k, Autoriteti Kontraktor pezulloi

procedurën e prokurimit dhe pasi shqyrtoi ankesën e cila konsiston në faktin se vlerësimi i

shpallur në faqen e APP-së nuk është i drejtë pasi vlerësimi është mbështetur në një

dokument jo të rregullt (vërtetimi i O.) sipas kërkesave ligjore. Fakti është se vërtetimi i

debisë lëshuar nga O. që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë

për operatorin ekonomik “K.K.” nuk është i rregullt pasi kontrata e energjisë në fjalë është e

një personi fizik i cili nuk përfaqëson subjektin. Komisioni i Shqyrtimit të Ankesës pasi

shqyrtoi ankesën vendosi ta konsiderojë atë të pabazuar në ligj dhe jo të drejtë.

Operatori ekonomik “A.C.” i është drejtuar me të njëjtin objekt ankese Komisionit të

prokurimit Publik i cili pasi shqyrtoi ankesën me vendimin nr 562/1,datë 26.08.2015 vendosi

Të mos pranojë ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “A.C. ” dhe të vazhdohet me

hapat e mëtejshme të procedurë së prokurimit.

Titullari i Autoritetit Kontraktor me vendimin nr 32/10, datë 31.08.2015 vendosi miratimin e

raportit përmbledhës për procedurën e prokurimit dhe shpalljen e fituesit të operatorit

ekonomik “K.K.”.

Është lidhur kontrata me nr32/13, datë 11.09.2015 midis Kuvendit të Shqipërisë dhe

Shoqërisë K.K. me objekt “Shërbime për printime parlamentare ” me vlerë kontrate

5.670.000 lekë pa tvsh ose 6.804.000 lekë me tvsh.

Janë mabajtur raportet mbi marrjen në dorëzim të mallitme 1-nr2839/1, datë 29.09.2015, 2-

nr2836/2, datë 04.11.2015,3-nr.2836/3, datë 20.11.2015,4-nr 2836/4, datë 19.12.2015 .Gjatë

marrjes në dorëzim grupi I punës verifikoi me kujdes cilësinë dhe përmasat dhe rezultoi se

çdo gjë ishte në rregull conform standarteve të kërkuara dhe të pranuara. Është likuiduar me

urdhër shpenzimet me nr.787 datë 15.10.2015, nr.890, datë 890, datë 09.11.2015, nr.961, datë

26.11.2015, nr.1115, datë 30.12.2015 me vlerë totale 6.804.000 lekë me tvsh.

PROCEDURAT E BLERJEVE TË VOGLA

1. Nga auditimi i procedurës së prokurimit në sistemin e prokurimeve elektronike (SPE) dhe

dokumentacionit bashkangjitur praktikës së likujdimit, për tenderin me objekt “Drekë zyrtare

” me fond limit 75.838 lekë pa TVSH, konstatohet se:

Sipas kërkesës së Drejtorisë së Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë nr. 793, datë

26.02.2015 “Kërkesë për drekë zyrtare”, nga Kryetari i Kuvendit për nder të Kryetares së

Parlamentit të Serbisë, sh.s.znj.M. G. si ,me Urdhër Prokurimin nr.48, datë 27.02.2015 është

filluar procedura e prokurimit .Në urdhërin e prokurimit është përcaktuar numri i personave

prej 14 persona dhe çmimi (tarifa)për person 5.417 lekë dhe fondi limit në shumën 75.838

lekë. Llogaritja e vlerës limit është kryer nëpërmjet testimit te tregut duke mbajtur Proces

Page 75: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

75

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Verbalin me tre anëtare komisioni sipas nenit 29, pika 5, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006

“Për prokurimin publik”, (i ndryshuar), pikën 2/1/b “Prokurimi me vlerë të vogël” të kreutVI

“Zhvillimi i procedurës së kërkesës për propozime , prokurimit me vlera të vogël, shërbimet e

konsulencës, konkursi i projektimit” të VKM nr.358, datë 24.04.2013 “Për mënyrën e

prokurimit të mallrave, punëve, shërbimeve, në kuadër të veprimtarive të ceremonialit zyrtar”

.Sipas kesësës së Drejtorisë së Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë nr. 793/1, datë

03.03.2015 në drekën e organizuar më datën 04..03.02015 do të marrin pjesë 7 persona nga

pala Serbe dhe 9 persona nga pala Shqiptare e cila kryesohet nga Kryetari i Kuvendit.

Paraqitën ofertat 3 operatorë: P.,T.D, me vlerë oferte 6.500 lekëpër person, V.A., me vlerë

oferte 6.600 lekë për person, dhe Xh. I. me vlerë oferte 6.600 lekë Për person. Është shpallur

fitues operatori ekonomik “P.,T.D me vlerë oferte 6.500 lekë për person.

Për drekën e shtruar, Restoranti “ P. T.D” ka paraqitur faturën tatimore nr. 110, datë

27.03.2015, për vlerën 104000 lekë , e cila është likuiduar me urdhër shpenzimin nr.254,

datë02.04.2015 për shumën 104.000 lekë

2. Nga auditimi i procedurës së prokurimit në sistemin e prokurimeve elektronike (SPE) dhe

dokumentacionit bashkangjitur praktikës së likujdimit, për tenderin me objekt “Blerje flamur

kombëtar dhe europian” me fond limit 175.620 lekë pa TVSH, konstatohet se:

Me Urdhër Prokurimin nr.80, datë 26.03.2015 është filluar procedura e prokurimit blerje me

vlerë të vogël .Llogaritja e vlerës limit është kryer nëpërmjet testimit te tregut duke mbajtur

Proces Verbalin me tre anëtare komisioni sipas VKM nr.914, datë 29.12.2014 me ndryshime

si dhe Udhëzimit nr.3, datë 27.01.2015 ”Për procedurën e prokurimit me vlera të vogla”.

Paraqitën ofertat në sistemin elektronik të prokurimeve 10 operatorë : Atlantik 3 me vlerë

oferte 175.000 lekë pa tvsh, 2- B.K. me vlerë oferte 148.000 lekë pa tvsh, 3- D.J me vlerë

oferte 175.600 lekë pa tvsh, 4-D. 2015 me vlerë oferte 166.666 lekë pa tvsh, 5- E.T.me vlerë

oferte 145.000 lekë pa tvsh, 6-K.D. me vlerë oferte 147.000 lekë pa tvsh, 7-N.H.me vlerë

117.500 lekë pa tvsh, 8-O.-1 me vlerë oferte 144.000 lekë pa tvsh, 9-O.H. me vlerë oferte

166.666 lekë pa tvsh, 10- S. 32 me vlerë oferte 163.300 lekë pa tvsh. Është shpallur fitues

operatori ekonomik “N.H. me vlerë oferte 117.500 lekë pa tvsh e cila është klasifikuar si

oferta më e sukseshme

Ështe mbajtur raporti me nr 453/3 Prot, date 22.04.2015 mbi realizimin e procedurës e cila ka

rezultuar se sishte sipas kërkesa të bëra nga Autoriteti Kontraktor.

Është likuiduar me urdhër shpenzimin me nr.311, datë 24.04.2015 me vlerë 147.000 lekë me

tvsh.

3. Nga auditimi i procedurës së prokurimit dhe dokumentacionit bashkangjitur praktikës së

likujdimit, për tenderin me objekt “Blerje bilete udhëtimi me avion ” me fond limit 82.731

lekë pa TVSH, konstatohet se:

Sipas kërkesës së Drejtorisë së Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë nr.15/2, datë

09.01.2015 “Kërkesë për blerje biletash”, “ Pjesëmarrje e znj.L. B. dhe z.D.K. në

Konferencën e parë e përdoruesve të sistemit I.”, me Urdhër Prokurimin nr.3 datë

09.01.2015 është filluar procedura e prokurimit blerje me vlerë të vogël sipas nenit 29, pika

5, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, (i ndryshuar), pikën 2/a

“Prokurimi me vlerë të vogël” të kreutVI “Zhvillimi i procedurës së kërkesës për propozime ,

prokurimit me vlera të vogël, shërbimet e konsulencës, konkursi i projektimit” të VKM nr.1,

datë 10.01.2007 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” .

Page 76: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

76

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Në urdhërin e prokurimit është përcaktuar numri i biletave – 2 bileta.

Llogaritja e vlerës limit është kryer nëpërmjet testimit te tregut duke mbajtur Proces Verbalin

me tre anëtare komisioni .

Paraqitën ofertat 4 operator: A.D-. tour operatorë me vlerë oferte 75.600 , Albania

Experience me vlerë oferte 73.800 lekë pa tvsh, A.T.and T. me vlerë oferte 81.900 lekë pa

tvsh dhe D.K. me vlerë oferte 68.500 lekë pa tvsh.

Është shpallur fitues operatori ekonomik me vlerë më të ulët A.D-. me vlerë oferte 75.600

lekë pa tvsh

Është paraqitur fatura tatimore me nr.30, datë 13.01.2015 me vlerë 75.600 lekë pa tvsh.

MBI PROKURIMET E KRYERA GJATË VITIT 2016

1. Procedura Blerje Pajisje për Përditësimin e Plotësimit e Nevojave për Infrastrukturën e

Network

Të dhëna për tenderin

Komisioni i vlerësimit

të ofertave

Njësia e prokurimit

a b c

Urdhër Prokurimi nr.31, datë 11.08.2016

Fondi limit pa tvsh 12.298.867 lekë pa tvsh

Procedura e Prokurimit: Tender I hapur

Data e zhvillimit të tenderit: 13.09.2016

Firma fituese: C.C. & C. S.

Data e lidhjes së kontratës: 14.10.2016

Vlera e kontratës. 11.852.900 lekë pa tvsh.

M.D.

S. J.

E. T.

J.Z.

E. B.

Gj. G.

K. Sh.

J. J.

E. D.

B. H.

Me urdhrin e prokurimit nr.31, Datë 11.08.2016 është përcaktuar fondi limit me vlerë

12.298.867 lekë pa tvsh, procedura e prokurimit: Tender I Hapur, ngritjen e njësisë së

prokurimit. Është paraqitur ankesa e operatorit ekonomik “C.C.&C. S.” sipas të cilit lidhur

me Shtojcën 8, Paragrafi 2.3 kapaciteti teknik, pika 2.3.5, Kërkesa për paraqitjen e

certifikatës të sistemit të menaxhimit të mjedisit 14001:2004, nuk është në përpjestim dhe

nuk lidhet me objektin e kontratës në fjalë ku përfshihen vetëm pajisje, softëare dhe licensa të

fushës së teknologjisë së informacionit. Autoriteti Kontraktor me vendimin nr.31/3Prot , datë

17.08.2016 vendosi Pezullimin e Procedurës së Prokurimit dhe shqyrtimin e ankesës nga 1-

z.M.M., 2-znj.A.S.dhe 3-z.O.C..

Pas shqyrtimit të ankesës Autoriteti kontraktor vendosi të pranojë pjesërisht ankelën lidhur

me Shtojcën 8, Paragrafi 2.3 kapaciteti teknik, pika 2.3.5.

KVO mori në shqyrtim ofertat e operatorëve :

1- Shqyrtoi dokumentacionin e operatorit “C.C.& C.S.” me vlerë oferte 11.852.900 lekë pa

tvsh. KVO vendosi të shpallë fitues operatorin C.C. & C. S. pas shqyrtimit të

dokumentacionit I cili ishte në përputhje me specifikmet teknike.

Është ngritue grupi I punës për ndjekjen e kontratës me urdhrin me nr.212, datë07.10.2016

me përbërje: O.C., E. D. dhe H. N.. Është lidhur kontrata me objekt “Blerje Pajisje për

Përditësimin e Plotësimit e Nevojave për Infrastrukturën e Network”, me nr 31/10 datë

14.10.2016 mes Kuvendit të Shqipërisë dhe “C.C. & C.S.” me vlerë kontrate 11.852.900 lekë

pa tvsh.

Page 77: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

77

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Është mbajtur raporti me nr 2934/1Prot, datë 05.12.2016 mbi realizimin e kontratës sipas së

cilës është kryer lëvrimi I plotë I të gjitha mallrave në përputhje me të gjitha kërkesat dhe

nenet e kontratës . Mallrat janë konform specifikimeve teknike të dokumenteve të tenderit.

2.Procedura blerje karburanti viti 2016

Të dhëna për tenderin

Komisioni i negocimit të

ofertave

Njësia e prokurimit

a b c

Urdhër Prokurimi nr.40, datë 17.10.2016

Fondi limit pa tvsh 5.373.980 lekë pa tvsh

Procedura e Prokurimit: Negocim pa

shpallje paraprake të kontratës

Data e zhvillimit të tenderit : 21.10.2016

Firma fituese: S.P.A.

Data e lidhjes së kontratës: 09.11.2016

Vlera e kontratës5.373.980 lekë pa TVSH

M. D.

Zh.Dh.

M. M.

E. B.

J.P.

K.Sh.

I. L.

J. J.

Sipas kërkesës me nr.225, datë 22.01.2016 është kërkuar fillimi I procedurave për blerje

karburanti për vitin 2016. Me shkresën nr.225/2Prot, datë 21.07.2016 është kërkuar rishikimi

I sasive të karburantit pasi procedura e prokurimit e hedhur në muajin mars ka mbetur e

parealizuar. Me shkresën nr.225/3, datë 22.07.2016 është bërë përllogaritja e fondit limit

duke u bazuar në çmimet aktuale të tregut. Llogaritja e fondit limit është kryer nga një

komision i vecantë në përputhje me Rregullat e Prokurimit Publik, është bërë analiza e

nevojave të institucionit , analiza e tregut duke u mbështetur në cmimet e kontratave të

mëparshme dhe cmimeve ndërkombëtare. Pas shtatë procedurave të dështuara të prokurimit,

procedura të dështuara 5 procedura për shkak të mosplotësimit të dokumentacionit nga

operatorët ekonomik dhe dy procedura për shkak të mosparaqitjes së operatorëve. Gjatë

periudhës prej pesë muajsh Institucioni ka operuar me karburant të marrë borxh nga tre

Institucione të tjera buxhetore.

Me urdhrin e prokurimit nr.40, Datë 17.10.2016 është përcaktuar fondi limit me vlerë

5.373.980 lekë pa tvsh, procedura e prokurimit: Negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të

kontratës sipas nenit 33, pika 2, gërma a e ligjit 9643, datë 20.11.2006 dhe VKM-së nr.914,

datë 29.12.2014.

Është mbajtur raporti mbi shqyrtimin e dokumentacionit me nr.40/7Prot, datë 04.11.2016

sipas të cilit u paraqitën operatorët ekonomik të mëposhtëm

1-S.P. Albania me ofertë Gazoil 10 ppm-marzhi I fitimit I shprehur në përqindje 10.96% dhe

Benzinë pa plumb- marzhi I fitimit I shprehur në përqindje 12.2%.

2-E. me ofertë marzhi I fitimit I shprehur në përqindje 7.8%.

3-G.C. GKG me ofertë Gazoil 10 ppm-marzhi I fitimit I shprehur në përqindje 9.5% dhe

Benzinë pa plumb- marzhi I fitimit I shprehur në përqindje 10%.

Është shpallur fitues operatori ekonomik S.P. Albania I cili ka ulur marzhin e fitimit ne

Gazoil 10 ppm-marzhi I fitimit I shprehur në përqindje 8.76% dhe Benzinë pa plumb- marzhi

I fitimit I shprehur në përqindje 9.7%. Dy operatorët e tjerë kishin mangësi në dokumentat

standarte të paqraqitur.

Është lidhur kontrata me nr.40/11Prot, datë 09.11.2016, me autoritet kontraktor Kuvendin e

Shqipërisë dhe kontraktues S.P. Albania sh.p.k, me objekt: Blerje karburant për automjete

dhe me vlerë 5.373.980 lekë pa TVSH.

Page 78: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

78

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Me urdhrin nr.3326,datë 09.11.2016 është ngritur grupi i punës për ndjekjen e kontratës me

përbërje: 1-I.L., 2- Ir.Gj. dhe 3- D.M..

Grupi i punës për cdo furnizim ka mbajtur raportin përkatës ku evidentohet përputhshmëria e

karakteristikave të karburantit të furnizuar me atë të propozuar në tender.

Janë mbajtur raportet përmledhëse mbi realizimin e kontratës “Blerje karburant për

automjete dhe motorrgjenerator” Raporti me nr3326/1Prot, datë 25.11.2016; Raporti me

nr3326/2Prot, datë 25.11.2016; Raporti me nr3326/3 Prot, datë 16.12.2016.

3. Procedura “Shërbimi mirëmbajtje e-Parlament Software dhe Hardware” viti 2016 Të dhëna për tenderin Komisioni i vlerësimit Njësia e prokurimit

a b c

Urdhër Prokurimi: Nr.32 datë 12.08.2016

Fondi limit : 7.600.000 lekë pa TVSH

Procedura e Prokurimit: Kërkesë me propozim

Data e zhvillimit të tenderit : 30.08.2016

Firma fituese: Bashkim operatorësh I. S. shpk

dhe N. ltd.

Data e lidhjes së kontratës: 28.10.2016

Vlera e kontratës:7.144.000 lekë pa TVSH

I.P.

B. K.

Xh. P.

E. T.

I. L.

J. J.

K. Sh.

A. O.

Nga auditimi u konstatua se, me Vendimin e Byros Nr. 74, datë 04.05.2016 “Për Investimet

në Platformën “E-PARLAMENT” dhe infrastrukturën Network të Kuvendit” është vendosur

të vijohet me procedurat e shpenzimeve për platformën e-Parlament dhe investimet në

infrastrukturën Network të Kuvendit. Shërbimet e Kuvendit të fokusohen në shpenzimet dhe

investimet më të domosdoshme për vitin 2016. Bazuar në VKM nr.710, datë 21.08.2013 “Për

Krijimin dhe Funksionimin e Sistemeve të Ruajtjes së Informacionit, Vazhdueshmërisë së

Punës dhe Marrëveshjeve të Nivelit të Shërbimit, pika 2 germa b) “ Institucionet të cilat kanë

sisteme ekzekutuese, duhet të parashikojnë këtë marrëveshje, për mirëmbajtjen e sistemeve.

Kohëzgjatja e kësaj marrëveshje duhet të jetë jo më e shkurtër se 2 vjet. Përllogaritja e fondit

limit është realizuar me anë të testimit të tregut duke dërguar kërkesë për ofertë në 5

operatorë ekonomik. Tre prej tyre kanë dhënë ofertë dhe bazuar në to doli se fondi limit për

një vit është 22.800.000 lekë pa tvsh dhe 45.600.000 lekë pa tvsh për dy vjet shërbim.

Përcaktimi i specifikimeve teknike dhe fondit limit është bërë me procesverbalin e datës

05.08.2016, në përputhje me VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për miratimin e rregullave të

prokurimit publik” kreu II, pika 2, germa ç.

Fondi limit u përcaktua duke nxjerrë mesataren e ofertave të ardhura, nga tre subjekte.

Me urdhrin e prokurimit nr.32, Datë 12.08.2014, bazuar në Ligjin Nr. 9643, date 20.11.2006

“Për prokurimin Publik” dhe VKM nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të

prokurimit publik” kreu VII, Neni 60, pika 1 është përcaktuar fondi limit me vlerë 7,600,000

lekë pa tvsh, procedura e prokurimit: Kërkesë me Propozim.

Me procesberbalin e datës 15.0.2016 Njësia e Prokurimit e caktuar me Urdhrin 32 datë

12.08.2016 për prokurimin me objekt “Shërbimin e mirëmbajtje E-Parlament Software dhe

Hardware”, Njësia u njoh me kërkesat e Urdhrit për të kryer procedurën e prokurimit në

mënyrë elektronike dhe pasi ka miratuar DST për këtë procedurë, bazuar në Nenin 7, të Kodit

të procedurave Administrative, VKM Nr. 659, datë 03.10.2007 “Për rregullat e Kryerjes se

Procedurave të Prokurimit Publik me Mjete Elektronik”, i ndryshuar, Kreu II, Pika 7,

Page 79: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

79

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

paragrafi a, dhe Udhëzimin e APP-së “Për Krijimin e Dosjes së Tenderit me Mjete

Elektronike”.Me shkresën Nr. Prot 32/3 datë 02.09.2016. Në procesverbalin e mbajtur nga

Komisioni i Vlerësimit të ofertave u paraqitën tre operatorë ekonomikë. Është ngritur një

grup pune për ndjekjen dhe zbatimin e kontratës me përbërje: E.Ll., E.Gj., A. Sh., A. B..

Nga auditimi u konstatua se, është lidhur kontrata me nr.32/8Prot, datë 28.10.2014 midis

palëve: Kuvendi i Shqipërisë dhe Operatorit Ekonomik “Bashkimi i operatorëve ekonomik

I.S.shpk dhe N. ltd”. Është likuiduar me urdhër shpenzimin nr.1106, datë 30.12.2016 me

vlerë 2.143.200 lekë me tvsh (pagesa e shërbimit për muajin Nëntor) dhe me urdhër

shpenzimin nr.1106/1, datë 30.12.2016 me vlerë 2.143.200 lekë me tvsh (pagesa e shërbimit

për muajin Dhjetor).

Kohëzgjatja e kësaj marrëveshje duhet të jetë jo më e shkurtër se 2 vjet në përputhje me

kërkesat e VKM me nr. 710, datë 21.08.2013 “Për krijimin dhe funksionimin e sistemeve të

ruajtjes se informacionit, vazhdueshmërisë së punës dhe marrëveshjeve të nivelit të

shërbimit”, pika 2 germa b.

Nga auditimi i procedurës së prokurimit për “Shërbimin e mirëmbajtjes e-Parlament, Softëare

dhe Hardware” u konstatua se nuk janë respektuar kërkesat e VKM nr. 710, datë 21.08.2013

“Për krijimin dhe funksionimin e sistemeve të ruajtjes se informacionit, vazhdueshmërisë së

punës dhe marrëveshjeve të nivelit të shërbimit”, në pikën, 2 germa b, të të cilit parashikohet

detyrimi për të lidhur marrëveshjen për mirëmbajtjen e sistemeve, për ato institucione që

kanë sisteme ekzistuese, për një periudhë jo më e shkurtër se 2 vjet. Nga auditimi u konstatua

se, në institucionin e Kuvendit të Shqipërisë, ky shërbim është prokuruar për 4 muaj, është

ofruar për 2 muaj dhe likuiduar vetëm për 2 muajt e ofruar (Nëntor, Dhjetor), duke paraqitur

risk që lidhet me mosmanaxhimin e vazhdimësisë së punës për sallën e seancave

parlamentare, dhe në rrjetin e brendshëm të institucionit gjithashtu.

PROCEDURAT E BLERJEVE TË VOGLA

1. Nga auditimi i procedurës së prokurimit dhe dokumentacionit bashkangjitur praktikës së

likujdimit, për tenderin me objekt “Organizim eventi PAM” .

Sipas kërkesës së Drejtorisë së Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë nr.482/1, datë

10.02.2016 “Kërkesë për ofrim shërbimi”, “Sesioni i Dhjetë Plenar i Asamblesë Parlamentare

të Mesdheut”, është llogaritur fondi limit nga grupi i punës i përbërë nga Zhaklina Dhamo,

Irma Gjordumi dhe Alban Koçi referuar specifikimeve teknike që përmbante kërkesa dhe

ofertave të paraqitura nga tre operatorë.

Me Urdhër Prokurimin nr.21, datë 10.02.2016 është filluar procedura e prokurimit blerje me

vlerë të vogël ku është përcaktuar fondi limit në shumën 2124214 lekë.

Llogaritja e vlerës limit është kryer nëpërmjet testimit te tregut duke mbajtur Proces Verbalin

me tre anëtare komisioni sipas VKM.

Paraqitën ofertat 3 operatorë: 1- A.E. me vlerë oferte 2.085.037 lekë pa tvsh; 2-P. me vlerë

oferte 2.113.873.8 lekë pa tvsh; 3- A. E. sh.p.k me vlerë oferte 2.109.574.9 lekë pa tvsh.

Sipas Procesverbalit për vlerësimin e ofertave me prokurim me vlerë të vogël u klasifikua si

oferta më e sukseshme bazuar në kriterin “çmimi më i ulët”klasifikoi si ofertë e sukseshme

operatorin “A.E. sh.p.k”.

Page 80: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

80

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Është lidhur kontrata e sipërmarrjes për shërbime me nr.21/2, datë 15.02.2016 mes Kuvendit

të Shqipërisë dhe operatorit A.E. me objekt “Shërbimet që nevojiten për Asamblenë e PAM-it

për vitin 2016, më 18-19 shkurt 2016 në Tiranë”, me vlerë kontrate 2.085038 lekë pa tvsh.

Është paraqitur fatura tatimore me nr.167, datë 08.03.2016 me vlerë 2085038 lekë pa tvsh.

Është konfirmuar realizimi për shërbimin e kërkuar me shkresën nr.482/2, datë 18.03.2016.

2. Nga auditimi i procedurës së prokurimit dhe dokumentacionit bashkangjitur praktikës së

likujdimit, për tenderin me objekt “Organizimin e mbledhjes së radhës së këshillit Kombëtar

të Integrimit Europian ” .

Sipas kërkesës së Drejtorisë së Shërbimit të Përafrimit të Legjislacionit nr.563/2, datë

16.02.2016 “Kërkesë për ofrim shërbimi”, është llogaritur fondi limit nga grupi i punës i

përbërë nga Zh.Dh., I.Gj.dhe A.K. referuar specifikimeve teknike që përmbante kërkesa dhe

ofertave të paraqitura nga tre operatorë : A. shpk, G., E. V.Albania.

Me Urdhër Prokurimin nr.26, datë 16.02.2016 është filluar procedura e prokurimit blerje me

vlerë të vogël ku është përcaktuar fondi limit në shumën 7.433.3 lekë.

Llogaritja e vlerës limit është kryer nëpërmjet testimit te tregut duke mbajtur Proces Verbalin

me tre anëtare komisioni sipas VKM.

Paraqitën ofertat 3 operatorë: 1- A.E. me vlerë oferte 62000 lekë pa tvsh; 2-A.E. me vlerë

oferte 68300 lekë pa tvsh; 3- C. A.me vlerë oferte 70200 lekë pa tvsh.

Sipas Procesverbalit për vlerësimin e ofertave me prokurim me vlerë të vogël u klasifikua si

oferta më e sukseshme bazuar në kriterin “çmimi më i ulët”klasifikoi si ofertë e sukseshme

operatorin “A. E.sh.p.k”.

Është paraqitur fatura tatimore me nr.111, datë 26.02.2016 me vlerë 62000 lekë pa tvsh.

Është konfirmuar realizimi për shërbimin e kërkuar me shkresën nr.563/3, datë 10.03.2016.

3. Nga auditimi i procedurës së prokurimit dhe dokumentacionit bashkangjitur praktikës së

likujdimit, për tenderin me objekt “Marrje me qera e një autoveture VIP e blinduar për

lëvizjen e Kryetarit të Parlamentit të Izraelit në datat 17 deri në 19 Shkurt 2016” .

Sipas kërkesës Drejtorisë së Përgjithshme Administrative, Shërbimi i Transportit, me

shkresën nr.564/2, datë 16.02.2016 “Kërkesë për shpenzime/prokurim”, është llogaritur

fondi limit nga grupi i punës i përbërë nga Zh. Dh., I.Gj. dhe A.K. referuar specifikimeve

teknike që përmbante kërkesa dhe ofertave të paraqitura nga tre operatorë .

Me Urdhër Prokurimin nr.27, datë 16.02.2016 është filluar procedura e prokurimit blerje me

vlerë të vogël ku është përcaktuar fondi limit në shumën 398244 lekë sipas VKM-së nr 914

datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”dhe VKM-së Nr.358, datë

24.04.2013 “Për mënyrën e prokurimit të mallrave, punëve, shërbimeve , në kuadër të

veprimtarive të ceremonialit zyrtar”

Llogaritja e vlerës limit është kryer nëpërmjet testimit te tregut duke mbajtur Proces Verbalin

me tre anëtare komisioni sipas VKM.

Paraqitën ofertat 3 operatorë: 1- A. R. me vlerë oferte 398244 lekë pa tvsh; 2-R.C. Albania

me vlerë oferte 398200 lekë pa tvsh; 3- S. me vlerë oferte 398240 lekë pa tvsh.

Sipas Procesverbalit për vlerësimin e ofertave me prokurim me vlerë të vogël u klasifikua si

oferta më e sukseshme bazuar në kriterin “çmimi më i ulët” klasifikoi si ofertë e sukseshme

operatorin “R.C.Albani”me vlerë oferte 398200.

Është paraqitur fatura tatimore me nr.10, datë 18.03.2016 me vlerë 398200 lekë pa tvsh.

Page 81: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

81

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Është konfirmuar realizimi për shërbimin e kërkuar me shkresën nr.564/4, datë 08.03.2016.

Është likuiduar me urdhër shpenzimin me nr.229, datë 23.03.2016 me vlerë 398.200 lekë me

tvsh

4. Nga auditimi i procedurës së prokurimit dhe dokumentacionit bashkangjitur praktikës së

likujdimit, për tenderin me objekt “Marrje Automjete me qera për aktivitetin e PAM me 18-

19 shkurt 2016” .

Sipas kërkesës së Shërbimit të Marëdhënieve me Jashtë, me shkresën nr.421/3, datë

12.02.2016 “Kërkesë për automjete”, është llogaritur fondi limit nga grupi i punës i përbërë

nga Zh. Dh., I. Gj. dhe A. K. referuar specifikimeve teknike që përmbante kërkesa dhe

ofertave të paraqitura nga katër operatorë me fond limit 1992958 lekë pa tvsh.

Me Urdhër Prokurimin nr.25, datë 12.02.2016 është filluar procedura e prokurimit blerje me

vlerë të vogël ku është përcaktuar fondi limit në shumën 2.026.715lekë sipas VKM-së nr 914

datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”dhe VKM-së Nr.358, datë

24.04.2013 “Për mënyrën e prokurimit të mallrave, punëve, shërbimeve , në kuadër të

veprimtarive të ceremonialit zyrtar”

Llogaritja e vlerës limit është kryer nëpërmjet testimit te tregut duke mbajtur Proces Verbalin

me tre anëtare komisioni sipas VKM.

Paraqitën ofertat 3 operatorë: 1- T.L. Albania me vlerë oferte 1980000 lekë pa tvsh; 2-Sh. T.

sha me vlerë oferte 1957920 lekë pa tvsh; 3- C. T. shpk me vlerë oferte 1957920 lekë pa tvsh.

Sipas Procesverbalit për vlerësimin e ofertave me prokurim me vlerë të vogël u klasifikua si

oferta më e sukseshme bazuar në kriterin “çmimi më i ulët” klasifikoi si ofertë e sukseshme

operatorin “Shega Trans”me vlerë oferte 1957920 lekë.

Është lidhur kontrata e sipërmarrjes për shërbime me nr.25/2, datë 16.02.2016 mes Kuvendit

të Shqipërisë dhe operatorit Sh. T. me objekt “Marrje me qera të automjeteve në kuadër të

Asamblesë Parlamentare të Mesdheut (PAM)17-21 Shkurt 2016”, me vlerë kontrate

1.957.920 lekë pa tvsh.

Është konfirmuar realizimi për shërbimin e kërkuar me shkresën nr.421/4, datë 08.04.2016.

Është likuiduar me urdhër shpenzimin me nr.289, datë 18.04.2016 me vlerë 1.803.100 lekë

5. Nga auditimi i procedurës së prokurimit dhe dokumentacionit bashkangjitur praktikës së

likujdimit, për tenderin me objekt “Drekë zyrtare” .

Sipas kërkesës së Drejtorisë së Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë nr.3383, datë

14.11.2016 “Kërkesë për drekë zyrtare”, “Drekë zyrtare nga Kuvendi, për nder të

Delegacionit të kryesuar nga Kryetarja e Komisionit të Jashtëm të Asamblesë Nacionale të

Francës, Znj.E. G. në Tiranë më 17 nëntor 2016, ora 12:45 ”, me Urdhër Prokurimin nr.163,

datë 17.11.2016 është filluar procedura e prokurimit blerje me vlerë të vogël .Në urdhërin e

prokurimit është përcaktuar numri i personave prej 18 persona dhe çmimi (tarifa)për person

3750 lekë dhe fondi limit në shumën 67500 lekë.

Llogaritja e vlerës limit është kryer nëpërmjet testimit te tregut duke mbajtur Proces Verbalin

me tre anëtare komisioni sipas nenit 29, pika 5, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për

prokurimin publik”, (i ndryshuar), pikën 2/1/b “Prokurimi me vlerë të vogël” të kreutVI

“Zhvillimi i procedurës së kërkesës për propozime , prokurimit me vlera të vogël, shërbimet e

konsulencës, konkursi i projektimit” të VKM nr.358, datë 24.04.2013 “Për mënyrën e

prokurimit të mallrave, punëve, shërbimeve, në kuadër të veprimtarive të ceremonialit

zyrtar”.

Page 82: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

82

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Paraqitën ofertat 3 operatorë: Tirana Breë House me vlerë oferte 3750 lekë për person,

Monarc me vlerë oferte 3740 lekë për person, dhe S.H. me vlerë oferte 3700 lekë për person.

Është shpallur fitues operatori ekonomik S.h. me vlerë oferte 3700 lekë për person .

Për drekën e shtruar, S. H..ka paraqitur faturën tatimore nr. 491, datë 17.11.2016, e cila është

likuiduar me urdhër shpenzimin me nr.1112, datë 30.12.2016 me vlerë 79.920 lekë me tvsh.

6. Nga auditimi i procedurës së prokurimit dhe dokumentacionit bashkangjitur praktikës së

likujdimit, për tenderin me objekt “Blerje pajisje elektronike” .

Sipas kërkesës së Shërbimit të teknologjisë së Informacionit nr.2873/2, datë 10.10.2016

“Kërkesë për shpenzime për blerje “Pjesë këmbimi për pajisje Elektronike (Hard Disk i

jashtëm, Ram etj.)”, me Urdhër Prokurimin nr.148 datë 01.11.2016 është filluar procedura e

prokurimit blerje me vlerë të vogël . Në urdhërin e prokurimit është përcaktuar fondi limit në

shumën 393.771 lekë pa tvsh.

Është kryer Llogaritja e vlerës limit sipas VKM-së nr 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e

rregullave të prokurimit publik” me nr.2873/1 Prot,datë 04.10.2016 nga cmimet e tregut të tre

operatorëve ekonomik.

Paraqitën ofertat 7 operatorëAlbamedia me vlerë oferte 280.000 lekë pa tvsh, S.&S. me vlerë

oferte 298.000 lekë pa tvsh, M.N. me vlerë oferte 343.120 lekë pa tvsh, J. G. me vlerë oferte

349.995 lekë pa tvsh, X.S. me vlerë oferte 380.000 lekë pa tvsh, I.-A.C. me vlerë oferte

387.800 lekë pa tvsh dhe B.E. me vlerë oferte 390.000 lekë pa tvsh .

Është shpallur fitues operatori ekonomik A. me vlerë oferte 280.000 lekë pa tvsh .

Pas shqyrtimit të dokumentacionit u konstatua se dokumentacioni i subjektit A. nuk ishte i

plotë për këtë arsye ky operator u skualifikua . Komisioni njoftoi se pas shqyrtimit të

dokumentacionit shpallet fitues operatori J.G. me vlerë oferte 349.995 lekë pa tvsh.

Është lidhur kontrata me nr 148/3, datë 24.11.2016 mes Kuvendit të Shqipërisë dhe operatorit

ekonomik J.G. me vlerë kontrate349.995 lekë pa tvsh.

Janë paraqitur faturat tatimore me nr .810, datë 05.12.2016 me vlerë 294.345 lekë pa tvsh

dhe fatura me nr.811, datë 05.12.2016 me vlerë 55.650 lekë pa tvsh.

Është mbajtur raporti mbi realizimin e kontratës me nr.2873/3, datë 30.11.2016 i cili rezulton

se mallrat janë konform të gja specifikimeve teknike.

Është likuiduar me urdhër shpenzimin me nr.1004, datë 16.12.2016 me vlerë 419.994 lekë me

tvsh.

7. Nga auditimi i procedurës së prokurimit dhe dokumentacionit bashkangjitur praktikës së

likujdimit, për tenderin me objekt “Blerje dhurata promocionale dhe çanta të personalizuara,

për pjesëmarrësit në Asamblenë Parlamentare të Nato-s” .

Sipas kërkesës së Shërbimit të Marëdhënieve me Jashtë nr.1183/2, datë 12.04.2016

“Kërkesë për blerje. Me Urdhër Prokurimin nr.58 datë13.04.2016 është filluar procedura e

prokurimit blerje me vlerë të vogël .Në urdhërin e prokurimit është përcaktuar fondi limit në

shumën 1.500.00 lekë pa tvsh, gjithashtu sasia dhe llojet e dhuratave Çanta të zeza-400 copë

dhe Sahati i vogël i Tiranës - 400 copë.

Është kryer Llogaritja e vlerës limit sipas VKM-së nr 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e

rregullave të prokurimit publik”duke testuar tregun , dhe mori oferta nga tre operator 1-A.P.,

2- O. A., 3- E.G..

Paraqiti ofertë 1 operatorë A.Pirro me vlerë oferte 1.500.000 lekë pa tvsh.

Është shpallur fitues operatori ekonomik A.P. me vlerë oferte 1.500.000 lekë pa tvsh .

Page 83: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

83

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Është lidhur kontrata me nr 58/3, datë 25.04.2016 mes Kuvendit të Shqipërisë dhe operatorit

ekonomik A.P.me vlerë kontrate 1.500.000 lekë pa tvsh.

Është mbajtur raporti mbi realizimin e kontratës me nr.1183/3, datë 12.05.2016 i cili rezulton

se mallrat janë konform të gja specifikimeve teknike. Është likuiduar me urdhër shpenzimi

me nr.400, datë 17.05.2016 me vlerë 1.800.000 lekë me tvsh.

8. Nga auditimi i procedurës së prokurimit dhe dokumentacionit bashkangjitur praktikës së

likujdimit, për tenderin me objekt “Marrje automjete me qera për aktivitetin e Asamblesë

Parlamentare të Nato-s” .

Sipas kërkesës së Shërbimit të Marëdhënieve me Jashtë nr.1503/2, datë 09.05.2016

“Kërkesë për ofrim shërbimi”. Me Urdhër Prokurimin nr.78 datë 09.05.2016 është filluar

procedura e prokurimit blerje me vlerë të vogël .Në urdhërin e prokurimit është përcaktuar

fondi limit në shumën 4.694.024.8 lekë pa tvsh, gjithashtu sasia dhe llojet e makinave.

Është kryer Llogaritja e vlerës limit sipas VKM-së nr 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e

rregullave të prokurimit publik”duke testuar tregun .

Paraqitën ofertë 3 operatorë :1-Operatori ekonomik “Sh. T.” me vlerë oferte 4.655.000 lekë

pa tvsh, 2-Operatori ekonomik “T.A.” me vlerë oferte 4.685.000 lekë pa tvsh, 3-Operatori

ekonomik “E.P. shpk”me vlerë oferte 4.693.250 lekë pa tvsh.

Është shpallur fitues operatori ekonomik “Sh.T.”me vlerë oferte 4.693.250 lekë pa tvsh.

Është paraqitur fatura tatimore me nr.7701, datë 13.06.2016 me vlerë 4.120.000 lekë pa tvsh.

Është mbajtur raporti mbi realizimin e kontratës me nr.1503/3, datë 17.06.2016 i cili rezulton

se mallrat janë konform të gja specifikimeve teknike. Është likuiduar me urdhër shpenzimin

me nr.516, datë 23.06.2016 me vlerë 4.944.000 lekë me tvsh.

9. Nga auditimi i procedurës së prokurimit dhe dokumentacionit bashkangjitur praktikës së

likujdimit, për tenderin me objekt “Shërbimi i Organizimit Të Aktivitetit Parlamentar si dhe

Sigurimin e Pajisjeve Të Nevojshme Për Mbarëvajtjen e Eventit të Asamblesë parlamentare

të Nato-s i Cili do të Mbahet në Ambjentet e Pallatit të Kongreseve Gjatë Periudhës 27 deri

31 Maj 2016”.

Sipas kërkesës së Shërbimit të Marëdhënieve me Jashtë nr.921/2, datë 23.03.2016

“Kërkesë për ofrim shërbimi”. Me urdhrin nr.986Prot, datë 21.03.2016 është ngritur

komisioni për procedurat e prokurimit , bazuar në ligjin nr.9643, datë 20.11.2016 “”Për

Prokurimin Publik”, i ndryshuar , V.K.M-së nr.358, datë 24.04.2013 “Për mënyrën e

Prokurimit të Mallrave, Punëve e të Shërbimeve, në kuadër të veprimtarisë të Ceremonialit

Zyrtar” sipas VKM-së nr 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit

publik” ,Komisioni përbëhet nga :1.Ermal Lleshi, 2.B.K., 3.M.M., 4.N.V., 5.J.G.. Janë

përcaktuar mallarat dhe shërbimet si kompjutera, laptop, printera, fotokopje, pajisje audio

vizive dhe pajisje ndihmese.

Me Urdhër Prokurimin nr.48 datë 23.03.2016 është filluar procedura e prokurimit blerje me

vlerë të vogël .Në urdhërin e prokurimit është përcaktuar fondi limit në shumën 33.767.601

lekë pa tvsh.

Është kryer Llogaritja e vlerës limit sipas VKM-së nr 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e

rregullave të prokurimit publik”duke testuar tregun .

Paraqitën ofertë 3 operatorë :1-Operatori ekonomik “S.Ad” me vlerë oferte 27.787.800 lekë

pa tvsh, 2-Operatori ekonomik “29.605.000”lekë pa tvsh, 3-Operatori ekonomik “A. E.”me

vlerë oferte 33.071.300 lekë pa tvsh.

Page 84: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

84

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Është shpallur fitues operatori ekonomik “S.Ad”me vlerë oferte 27.581.560 lekë pa tvsh i

ndryshuar pasi janë pranuar disa gabime ne formularin e ofertës , gabime të sqaruara të cilat

kanë ardhur si pasojë e nxitimit në hartimin e dokumentave të të tenderit.

Është lidhur kontrata sipërmarrje shërbimi me nr.48/4Prot, datë 14.04.2016 midis palëve

Kuvendit t ë Shqipërisë dhe operatorit ekonomik Screen Ad me vlerë 27.581.560 lekë pa

tvsh.

Është mbajtur raporti mbi realizimin e kontratës me nr.1889, datë 06.06.2016 i cili rezulton se

mallrat janë konform të gjitha specifikimeve teknike.

Është pasqyruar fatura tatimore me nr.573, datë 08.06.2016 me vlerë 27.581.560 lekë pa tvsh

dhe 33.097.827 lekë pa tvsh.

Është likuiduar me urdhër shpenzimin me nr.530, datë 29.06.2016 me vlerë 33.097.872 lekë

me tvsh.

MBI AUDITIMIN E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PËR MARRËVESHJEN

KUADËR ME OBJEKT “BILETA PËR UDHËTIME NDËRKOMBËTARE”

Në mbështetje të urdhrit të Sekretarit të Përgjithshmë nr. 424, datë 03.02.2015, “Për ngritjen

e komisionit për përllogaritjen e e fondit limit dhe specifikimeve teknike për prokurimin me

objekt “Bileta për udhëtime ndërkombëtare”, është ngritur grupi me anëtarë: I. C., Kryetare,

N. L., anëtare, A. K., anëtare, A. B., anëtare, dhe – E. B., anëtare, me qëllim parashikimin e

këtij fondi si dhe përcaktimin e specifikimeve teknike, në përputhje me kërkesat e Ligjit nr.

9643, datë 20.10.20116 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, dhe VKM nr. 914, datë

29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.

Nga auditimi u konstatua se, komisioni i është drejtuar Shërbimit të Financës, ku i kërkon

informacion të detajuar për fondet e planifikuara për udhëtime, për 4 vitet e ardhshme, sa i

takon biletave ndërkombëtare, ku kërkohej gjithashtu t specifikohej numri i personave , klasi

i udhëtimit dhe itineraret e udhëtimit. Paralelisht Komisioni i është drejtuar me shkresë

Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë, për ti kërkuar informacion të detajuar mbi kalendarin

e aktiviteteve të Kuvendit për periudhën 2011-2018. Duke konstatuar gjithashtu mungesën e

ekspertizes në fushën në fjalë, Komisioni i është drejtuar edhe Autoritetit të Aviacionit Civil,

sa i takon informacionit rreth kërkesave minimale të cilësisë që duhet të përmbushin

operatorët ekonomikë që operojnë në treg.

Në përgjigje të shkresës së Komsionit nr 424/4, datë 19.02.2015, Drejtoria e Financës ka

sqaruar ndër të tjera se, referuar regjistrit të prokurimeve me blerje me vlera të mëdha (ku

janë marrë parasysh edh ekërkesat e Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë), ky fond është

18,000,000 lekë. Komisioni ka vërejtur se fondi ishte i paspecifikuar në detaje sa i takon

numrit t ëpjesëmarrësve dhe numrit të udhëtimeve dhe se ky informacion duhet të merret nga

Shërbimi i Marrëdhënieve me Jashtë. Në përgjigje të shkresës së Komsionit nr 424/3, datë

19.02.2015, drejtuar Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë rreth kalendarit të aktiviteteve të

Kuvendit për periudhën në fjalë, Komisioni k konstatuar gjithashtu se informacioni nuk është

paraqitur në formatin e kërkuar (psh sa i takon klasin të udhëtimit). Ndërsa Komisini i

Page 85: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

85

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

përllogaritjes së Fondit Limit, nuk ka marrë përgjigje nga Autoriteti i Aviacionit Civil s ai

takon informacionit të kërkuar që nevojitet për vlerësimin e fondit.

Në përfundim, më datë 21.05.2015, Shërbimi i Financës ka dërguar këto të dhëna:

- Fondet e shpenzuara nga Kuvendi për vitin 2011, kanë qenë 17,048,146 lekë; numri i

udhëtarëve 133; dhe numri i fluturimeve 39.

- Fondet e shpenzuara nga Kuvendi për vitin 2012, kanë qenë 14,529,012 lekë; numri i

udhëtarëve 140; dhe numri i fluturimeve 36.

- Fondet e shpenzuara nga Kuvendi për vitin 2013, kanë qenë 12,263,164 lekë; numri i

udhëtarëve 161; dhe numri i fluturimeve 41.

- Fondet e shpenzuara nga Kuvendi për vitin 2014, kanë qenë 15,263,164 lekë; numri i

udhëtarëve 215; dhe numri i fluturimeve 88.

Drejtoria e Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë ka informuar se, në kalendarin e

parashikimeve për vitin 2015, janë programuar rreth 64 udhëtime, nga të cilat 48 janë

aktivitete të deputetëve dhe nëpunësve të administratës dhe 16 aktivitette të Kryetarit të

Kuvendit së bashku me delegacionin shoqërues. Në total parashikohet të udhëtojnë 224

persona.

Pas konsolidimit të të dhënave të mësipërme, Komsioni, në zbatim të nenit 55 të ligjit nr.

9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, udhëzimit të APP-së nr. 6, datë

27.01.2015 “Për përdorimin e Marrëveshjes Kuadër”, ka sugjeruar që të përdoret si kriter të

në përcaktimin e ofertës fituesëmarzhin e fitimit më të ulët (%). Në përfudnim të procedurës,

Komisoni ka rezultuar në parashikimin e fondit limit për periudhën njëvjecare prej

18,000,000 lekë ndërsa nëse kjo periudhë do të jetë 3 vjecare, ky fond është parashikuar të

jetë 54,000,000.

Nga auditimi u konstatua se në Dokumentat Standarde të Tenderit, fondi limit është

30,000,000 lekë dhe jo 18,000,000 sikundër paraqitet në relacionin e Komisionit dërguar

Sekretarit të Përgjitshëm me shkresën nr. 960, datë 09.03.2015, për të cilin nuk ka asnjë

procesverbal për të argumentuar ndryshimin e vlerës së fondit limit.

Nga auditimi i specifikimeve teknike u konstatua se, në përmbushje të kriterit të kapacitetit

ligjor të operatorëve ekonomikë, është kërkuar që operatorët të paraqesin certifikatë

akreditimi të lëshuar nga IATA, e vlefshme për vitin 2015, ndërkohë që marrëveshja kuadër

është parashikuar në po këto dokumenta të ketë një afat maksimal 3 vjecar.

Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:

Sqarim : Referuar Udhezimit të APP nr. 6 date 27.01.2015 i ndryshuar , pika 7.2,” Në rastin

kur autoriteti kontraktor e ka të pamundur të përcaktojë sasinë e objektit të prokurimit, për

efekt të përllogaritjes së vlerës së marrëveshjes kuadër, duhet t’i referohet për aq sa është e

mundur, nevojave të planifikuara dhe/ose nevojave të mëparshme për këtë objekt. Në çdo

rast, përllogaritja e nevojave, duhet të jetë sa më e plotë dhe gjithëpërfshirëse, me qëllim

shmangien e situatave kur dalin nevoja të reja, për të njëjtin objekt, të papërfshira në

marrëveshjen kuadër.”

Ne zbatim të ketij udhëzimi të APP, Autoriteti Kontraktor duke pasur parasysh pamundesine

e përllogaritjes së sakte te nje fondi per shkak te kushteve specifike ku kryhen shume

udhëtime dhe në perberje te delegacioneve janë një numer i konsiderueshem anetaresh, ndoqi

Page 86: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

86

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

procedurat dhe realizoj nje marreveshja kuader ne vitin 2015 me afat perfundimtare sherbimi

deri me 31.12.2016 dhe jo per 3 vite.

Çertifikatë IATA eshte kerkuar qe te paraqitet ne kerkesat e vecanta per kualifikim, e

vlefshme vetëm per vitin ne te cilin eshte realizuar kjo procedure.

Komenti i grupit të auditimit:

U shqyrtua observacioni i paraqitur nga administrata e Kuvendit dhe nuk merret në

konsideratë, pasi në dokumentet e tendetit që kini hartuat si autoritet kontraktor keni

përcaktuar që certifikata e akreditimit e lëshuar nga IATA, të ketë afatinin maksimal 3

vjeçar.

KVO Me urdhrin e Sekretarit të Përgjithshëm nr. 40/1, datë 01.09.2015, është parashikuar: ngritja e

Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) për procedurën e prokurimit me objekt “Bileta

për udhëtime ndërkombëtare”, me anëtarë, I.P., Kryetare dhe A.B., M.P., R.M. dhe G. G.,

anëtarë dhe data e zhvillimit të tenderit 02.10.2015.

KVO, sipas nenit 58 të Rregullores së Prokurimit Publik u njoh me operatorët që kishin

shfaqur interes si vijon:

1. “A. D – V.T.O.”;

2. “A.-L.”;

3. “A. E.”;

4. “D. K.”;

5. “G.T.”; dhe

6. “O.T. and T.”

1. Lidhur me OE “A. D – V. T.O.” në tenderin e hapur KVO konstatoi se ky operator nuk

ka plotësuar kriteret si më poshtë:

-Kriteret e veçanta për kapacitetin teknik: Operatori ekonomik ka paraqitur vërtetimin e

lëshuar nga administrata tatimore për sigurimin e punonjësve por listëpagesat jan fotokopje

(edhe pse kanë vulën tatimore), në kundërshtim me kërkesat e DST, ku kërkohen që

dokumentat të jenë origjinale; si dhe

- kontratat e punës rezultojnë me “afat të pacaktuar”, në kundërshtim me kërkesat e DST ku

kërkohet që ky afat të jetë të paktën deri në fund të vitit 2016,

Për sa më sipër KVO ka vendosur skualifikimin e OE “A. D – V.T. Op.”.

2. Lidhur me OE “A.-L.”, KVO konstatoi se ky operator i përmbush kriteret duke e

kualifikuar atë.

3. Lidhur me OE “A.E.”, KVO konstatoi se operatori nuk përmbush kriteret e veçanta për

kapacitetin teknik e konkretisht: “Për eksperiencat e mëparshme OE ka paraqitur fatura

tatimore, në vlerën e kërkuar prej jo më pask se 20% e fondit të planifikuar, por të pavulosura

nga shitësi, në kundërshtim me kërkesat e DST, ku përcaktohet se gjithë dokumentat duhet të

jenë origjinale ose fotokopje të noterizuara të tyre”.

Për sa më sipër KVA ka vendosur skualifikimin e OE A.E.”.

4. Lidhur me OE “D.K.” KVO konstatoi se operatori nuk ka përmbushur kriteret e veçanta

për kapacitetin teknik e konkretisht:

- ka paraqitur vetëm vërtetimin e Administratës Tatimore për pagesën e sigurimeve

shoqërore, por listëpagesat për muajt e kërkuar nuk i ka të gjeneruara nga administrata

Page 87: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

87

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

tatimore, me firmën dhe vulën e institucionit, por i ka thjesht të printuara, në kundërshtim me

kërkesat e DST;

- ka paraqitur kontratën e punës vetëm për një punonjës, ndërkohë që kërkohet për të paktën 2

punonjës, kur nga listëpagesa rezulton të ketë 4 punonjës.

Për sa më sipër KVA ka vendosur skualifikimin e OE “D.K.”.

5. Lidhur me OE “G.T.” KVO konstatoi se ky bashkim operatorësh nuk plotëson kriteret e

përgjithshme si më poshtë:

- BOA ka aplikuar për aktmarrëveshjen e datës 22.05.2015, ndërkohë që ai tender është

anulluar, duke bërë që aktmarrëveshja e datë 19.05.2015 të jetë e pavlefshme për këtë tender.

- lidhur me prokurën e posaçme, hartuar më datë 19.05.2015, për tenderin e shpallur nga AK

me objekt “Bileta për udhëtime ndërkombëtare” të datës 22.05.2015, ajo prokura k

apërfunduar për sa kohë tenderi i asaj date u anullua.

Si dhe kriteret e veçanta për kapacitetin teknik respektivisht të OE “G.T.” dhe OE “World

Travel”, të sqaruara edhe procesverbalin mbi shqyrtimin përfudnimtar të KVO-së.

Në përfundim OE “G.T.” u skualifikua.

6. Lidhur me OE “O.T.”, KVO konstatoi se ky operator i përmbush kriteret duke e

kualifikuar atë.

Në përfundim KVO arriti të kualifikojë dy operatorë si më poshtë:

1. OE “A.-L.”, me marzh fitimi 1%

2. OE “O.T.” me marzh fitimi 0.2% Nga auditimi u konstatua se më datë 22.10.2015, OE D.K. ka paraqitur ankesë pranë AK-së,

duke kundërshtuar skualifikimin e tij nga procedura e prokurimit dhe më datë 06.11.2015 OE

ka paraqitur ankesë pranë KPP-së për të njëjtën arsye të sipërpërmendur. Nga shqyrtimi i

çështjes, me Vendimin e KPP-së nr. 693/2015, datë 18.11.2015 vendosi të mos pranojë

ankesën e paarqitur nga OE dhe se AK lejohet të vazhdojë me hapat e mëtejshëm të

procedurës së prokurimit. Vendimi i është dërguar Kuvendit të Shqipërisë me shkresën nr.

693/1, datë 18.11.2015 (marrë në dorëzim më datë 19.11.2015).

Më datë 27.11.2015, OE D.K. ka depozituar kërkesë padinë me të paditur Komisionin e

Prokurimit Publik (KPP) dhe Kuvendin e Shqipërisë, në Gjykatën Administrative të shkallës

së Parë, Tiranë ku kërkon shfuqizimin e vendimit të mësipërm. Për sa më sipër Kuvendit i

është dërguar fletëthirrja për gjykimin administrativ me nr. Regjistri 7137, datë 02.12.015, e

cila është marrë në dorëzim më datë 03.12.2015 (datë në të cilën Kuvendi ka firmosur

Marrëveshjen kuadër me dy operatorët fitues).

Më datë 03.12.2015 janë lidhur marrëveshjet kuadër me nr. 40/11 dhe nr. 40/12 mes

autoritetit kontraktor dhe respektivisht kontraktuesve “A.-L.” shpk dhe “O.T.”

Me vendimin nr. 372, datë 03.02.2016, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka

shfuqizuar Vendimin e KVO-së për skualifikimin e Dorina Karaiskaj dhe shfuqizimin e

Vendimit nr. 693, datë 18.11.2015 të KPP-së, duke parashikuar si detyrim për paln e paditur

(AK) që krahas marrëveshjeve të lidhura me OE-të “A.-L.” dhe “O.T.” të lidhë marrëveshje

edhe me OE-në “D.K.”.

Me vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë nr. 1712, datë 16.06.2016, është

vendosur: “Ndryshimi i vendimit nr. 372, datë 03.02.2016 duke:

- shfuqizuar vendimin e KVO-së për skualifikimin e OE Dorina Karaiskaj, nga procedura e

prokurimit,

Page 88: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

88

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

- shfuqizuar vendimin nr. 693, dattt 18.11.2015 të KPP-së,

- shpenzimet gjyqësore të parapaguara iu ngarkohen palëve të paditura, dhe

- kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë brenda

30 ditëve duke filluar ky afat nga dita e njoftimit të këtij vendimi.

Nga auditimi u konstatua se në vendimin e Gjykatës së Apelit, në ndryshim nga Gjykata

Administrative e Shkallës së Parë, nuk është parashikuar që pala e paditur (AK), krahas

marrëveshjeve të lidhura me OE-të “A.-L.” dhe “O.T.” të lidhë marrëveshje edhe me OE-në

“D.K.”.

Nga auditimi u konstatua se, ka dalë urdhri i Sekretarit të Përgjithshëm nr 41, datë

02.03.2016 “Rregullat dhe dokumentacioni i zbatimit të marrëveshjes kuadër “Bileta

udhëtimi ndërkombëtare”, në mbështetje të nenit 121, pikat 1 dhe 2 të Rregullores së

Kuvendit të RSH”, VKM nr. 914, datë 29.12.2014, Udhëzimit nr. 6, datë 27.01.2015 dhe

Vendimit nr. 18, datë 11.11.2014 të Byrosë së Kuvendit “Për miratimin e Rregullores mbi

udhëtimet ndërkombëtare”, ku parashikohen hapat që duhen ndjekur për prerjen e biletave

(pra për zhvillimin e minikonkursit). Në pikën d) dhe e) të këtij udhëzimi parashikohet se në

momentin e ardhjes së ofertës, KVO bën kontrollin e cmimeve duke llogaritur dhe marzhin e

fitimit që është parashikuar në marrëveshjen kuadër; si edhe harton procesverbalin në të cilin

përshkruan kriterin e përcaktimit të të ofertës fituese, dhe verifikimin e % së marzhit të

fitimit.

Në përfundim u konstatua se, janë audituar 300 procedura prokurimesh prej të cilave 9

procedura blerje të mëdha dhe 291 procedura blerjesh të vogla kryesisht pritje përcjellje,

akomodim në hotel dhe bileta udhëtimesh. Janë bërë pjesë e raportit të auditimit 56

procedura auditimi të zgjedhura në bazë të riskut që paraqesin.

Nga auditimi i llogarisë “Mallra dhe shërbime” u konstatua se, Procedurat e Prokurimit

janë kryer në përputhje me bazën ligjore .

Cështja 5 – Mallra dhe shërbime

Gjetja 2

Nga auditimi në institucionin e Kuvendit, për zbatimin e procedurave të

prokurimit për marrëveshjen kuadër me objekt “Bileta për udhëtimet

ndërkombëtare”, u konstatuan mangësi në bazën ligjore që rregullon zbatimin e

marrëveshjes, për sa i takon masave që AK duhet të marrë në rastet kur konstaton

se një operator, palë në marrëveshje kuadër nuk përmbush më kriteret e

kualifikimit, për të cilat është shpallur fitues. Konkretisht në udhëzimin nr 6, datë

27.01.2015 “Për përdorimin e marrëveshjes kuadër”, paragrafi 12, pika 12.6

parashikohet se në rast se AK konstaton mospërmbushje të detyrimit (sa i takon

kritereve të kualifikimit) duhet të veprojë konform nenit 47 të ligjit 9643, datë

20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar. Ndërkohë që neni 47, i LPP

parashikon se AK s‟kualifikon çdo kandidat ose ofertues që paraqet të dhëna të

rreme, për qëllime kualifikimi, në çdo kohë, deri në shpalljen e kontratës fituese.

Pra konstatojmë se udhëzimi nr. 6, datë 27.01.2015 i referohet periudhës “pas

nënshkrimit të marrëveshjes kuadër”, ndërsa neni 47 i LPP-së të cilin referon

udhëzimi 6, datë 27.01.2015, parashikon periudhën deri në fazën e lidhjes së

kontratës, duke lënë kështu “të parregulluar” ligjërisht se si duhet të veprojë

Page 89: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

89

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

AK, në rastet kur konstaton mospërmbushjen e kritereve të kualifikimit, për të

cilat operatori ekonomik është shpallur fitues në marrëveshje.

Niveli i

Prioritetit

I lartë

Rekomandimi

Duke qenë se neni 47, i LPP, përcakton rastet e skualifikimit të ofertuesve që

paraqesin në një procedurë prokurimi për kualifikim, të dhëna të rreme, (para

lidhjes së kontratës) ndërsa në udhëzimin e APP nr. 6, datë 27.01.2015 “Për

përdorimin e marrëveshjes kuadër”, parashikohet mos përmbushja e detyrimeve

për sa u takon kritereve të kualifikimit (pas lidhjes së kontratës), Agjencia e

Prokurimit Publik duhet të rishikojë paragrafin 12, pika 12.6 të udhëzimit nr 6,

datë 27.01.2015, duke reflektuar saktë dhe në mënyrë specifike rastet kur gjatë

minikonkursit, konstaton se, pas verifikimit të kriterit të kualifikimit (në rastin

konkret, marzhi i fitimit), OE nuk përmbush më kriteret e kualifikimit, për të

cilat është shpallur fitues në këtë marrëveshje.

Rekomandojmë gjithashtu, që në udhëzimin respektiv të parashikohet qartë edhe

mënyra se si ky marzh do të verifikohet në kuadër të përmbushjes së kriterit të

kualifikimit, për të cilën sugjerojmë që, për çdo faturë biletë, OE fitues të sjellë

edhe BSP (e cila në vetvete tregon koston e biletës për operatorin), që do t‟i

shërbejë AK-së (KVO-së) për përllogaritjen e marzhit te fitimit, dhe verifikimin

nëse marzhi i përllogaritur përputhet me vlerën e marzhit të deklaruar në

marrëveshjen kuadër.

Afati për

zbatimin e

rekomandimit

Menjëherë

Gjetja 3

Nga auditimi i procedurës së prokurimit për “Shërbimin e mirëmbajtjes e-

Parlament, Software dhe Hardware” u konstatua se nuk janë respektuar

kërkesat e VKM nr. 710, datë 21.08.2013 “Për krijimin dhe funksionimin e

sistemeve të ruajtjes se informacionit, vazhdueshmërisë së punës dhe

marrëveshjeve të nivelit të shërbimit”, në pikën, 2 germa b, të të cilit

parashikohet detyrimi për të lidhur marrëveshjen për mirëmbajtjen e

sistemeve, për ato institucione që kanë sisteme ekzistuese, për një periudhë

jo më e shkurtër se 2 vjet. Nga auditimi u konstatua se, ky shërbim është

prokuruar për 4 muaj por është ofruar për 2 muaj. Niveli i

Prioritetit

I Mesëm

Rekomandimi

Marrjen e masave që në vijim institucioni të kryejë analizën e nevojave për

marrëveshjet nivel shërbimi për sistemet ekzistuese dhe ato të reja, për të

cilat të planifikojë me kujdes fondet dhe angazhimet e nevojshme

buxhetore, për realizimin me sukses të këtyre marrëveshjeve.

Page 90: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

90

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Afati për

zbatimin e

rekomandimit

Në vijimësi

VI. KRIJIMI DHE PËRDORIMI I TË ARDHURAVE. AUDITIMI I GRANDEVE

DHE ZËRAVE TË TJERË MATERIALË NË PASQYRAT FINANCIAR

6.1 Baza ligjore për auditimin për krijimin dhe përdorimin e të ardhurave dytësore.

1.Baza ligjore për auditimin për krijimin dhe përdorimin e të ardhurave dytësore.

-Ligji nr.9936, datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e

Shqipërisë”;

-VKM nr.432, datë 28.06.2006 “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave që krijojnë

institucionet buxhetore”, i ndryshuar dhe udhëzimit nr.1233, datë 05.10.2006, në zbatim të

kesaj VKM-je;

-VKM nr.192, datë 04.03.2015 “Për përcaktimin e procedurave dhe kritereve për

përzgjedhjen e projekteve, organizatave, apo eventeve nga Bordi i Çështjeve të Mira të

Llotarisë Kombëtare”;

-UMF nr.2, datë 06.2.2012 “Për procedurat standarde të zbatimit të buxhetit” dhe

udhëzimeve vjetore të zbatimit të buxhetit;

Të ardhura jashtë limitit janë të ardhura të paplanifikuara në buxhetin vjetor që sigurojnë

njësitë e qeverisjes së përgjithshme dhe që përdoren prej tyre sipas masës dhe kritereve të

përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore përkatëse. Kryerja e shpenzimeve nga përdorimi i

të ardhurave jashtë limitit evidentohet me strukturë të veçantë buxhetore, sipas autorizimit që

bën struktura përgjegjëse për thesarin, në përputhje me të ardhurat e realizuara në fakt. Të

ardhurat jashtë limitit klasifikohen:

-Në të ardhura që mbarten në vitin buxhetor pasardhës;

-Në të ardhura që nuk mbarten në vitin pasardhës.

Të ardhurat jashtë limitit të papërdorura dhe që mbarten në vitin buxhetor pasardhës, çelen

direkt nga struktura përgjegjëse për thesarin në nivel dege, pa autorizim nga Nëpunësi i Parë

Autorizues, pas rakordimit me njësinë shpenzuese që mbulon.

Në të ardhurat jashtë limitit të cilat mbarten në vitin buxhetor pasardhës përfshihen:

Sponsorizime me destinacion të përcaktuar nga donatori; Të ardhura nga arsimi i lartë; Të

ardhura nga spitalet; Të ardhura nga agjentë tatimorë që nuk janë institucione buxhetore.

Të njëjtat procedura me të ardhurat jashtë limitit përdoren edhe për mjetet monetare në

ruajtje, në të cilat janë: Paradhëniet për pjesëmarrje në ankand dhe garancitë bankare (kur

janë të kthyeshme); Arkëtimet e paidentifikuara deri në sistemimin e tyre; Arkëtimet e

gabuara që duhen rikthyer kur vërtetohen si të tilla; Arkëtimet e përkohshme nga penalitetet

deri në marrjen e vendimit të formës së prerë; Arkëtimet nga kërkesat ankimore të sistemit

doganor; Mjetet monetare në ruajtje të sipërmarrësit lidhur me shumën e garancisë së

punimeve për defektet, të mbajtur sipërmarrësit mbi vlerën totale të situacionit përfundimtar

të investimit sipas kontratës.

Page 91: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

91

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Në të ardhurat jashtë limitit, të cilat nuk mbarten në vitin buxhetor pasardhës përfshihen:

Të ardhurat nga vendosja e sanksioneve dhe shitjes së mallrave të konfiskuara në zbatim të

Ligjit “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” dhe Të ardhurat nga ankandet për mallrat

kontrabandë.

Nëpunësi zbatues rakordon çdo muaj me strukturën përgjegjëse të thesarit në degë për të

ardhurat progresive që ka realizuar njësia shpenzuese e qeverisjes së përgjithshme mbi bazën

e raporteve të sistemit informatik financiar të qeverisë. Pas miratimit të akt-rakordimit,

nëpunësi zbatues i njësisë, në bazë të udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Financave me

njësitë e qeverisjes qëndrore, përgatit Kërkesën për Rritje të Autorizuar. Struktura përgjegjëse

për thesarin nuk lejon kryerjen e shpenzimeve mbi limitin vjetor të përdorimit të të ardhurave

edhe pse niveli i mbledhjes së tyre nuk kufizohet gjatë vitit buxhetor.

-UMF nr.5, datë 29.01.2013 “Për procedurat standarde të zbatimit të buxhetit” dhe

udhëzimeve vjetore të zbatimit të buxhetit.

2.Krijimi dhe përdorimi i të ardhurave.

Nga auditimi mbi krijimin dhe përdorimin të të ardhurave dytësore, në institucionin e

Kuvendit të Shqipërisë rezultoi se, gjatë vitit 2014 janë krijuar të ardhura dytësore në shumën

1,192,445 lekë, në vitin 2015 kjo shumë është shtuar me rreth 222% duke rezultuar në

2,649,925 lekë, dhe në vitin 2016 rritur me 147%, duke rezultuar në shumën 3,885,362 lekë.

Nga auditimi u konstatua se bashkëngjitur relacionit të pasqyrave financare, për të tre vitet

ushtrimore, objekt i periudhës objekt auditimi, institucioni i Kuvendit, ka rakorduar në fund

të vitit me degën e thesarit Tiranë për të ardhurat që ka realizuar. Në vijim po paraqesim

burimin e të ardhurave dytësore për vitin 2014, 2015 dhe 2016:

Të Ardhurat dytësore për vitin 2014 janë 1,192,445 lekë, ose rreth 0.11% të total të hyrave

në fondet e buxhetit vjetor të institucionit të Kuvendit, duke mos përbërë vlerë materiale ndaj

total të ardhurave të institucionit.

Gjatë vitit 2014, janë arkëtuar si të ardhura dytësore në shumën 1,192,445 lekë, të cilat në

masën 56%, ose 670,000 lekë janë të ardhura nga Eurosig, ndërsa shuma prej 432,818 lekë

(ose 36%) konsistojnë xhirime të brendshme. Në mënyrë më të detajuar këto fonde paraqite si

vijon.

Nr Burimi i te ardhurave / viti 2014 vlera në lekë %

1 sekuestro sigurim kontrate ANSIG 71,592 6%

2 xhirme të brendshme 432,818 36%

3 derdhje (punonjës) 18,035 2%

4 E ardhur Eurosig 670,000 56%

Total 1,192,445 100%

Të Ardhurat dytësore për vitin 2015 janë 2,649,925 lekë, ose rreth 0.25% e total të hyrave

në fondet e buxhetit vjetor të institucionit të Kuvendit, duke mos përbërë vlerë materiale ndaj

total të ardhurave të institucionit.

Gjatë vitit 2015, u konstatuan se të ardhurat dytësore janë realizuar në pjesën më të madhe

nga Rimbursime nga Parlamenti Europian për kryerjen e disa aktiviteteve jashtë vendit në

shumën 1,679,550 lekë, që zënë edhe rreth 63% të total të ardhurave dytësore të institucionit.

Pjesa tjetër i takon të ardhurave nga penalitetet për vonesat në realizimin e kontratave (rreth

Page 92: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

92

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

20% ndaj totalit të të ardhurave), 10% janë të ardhura nga masat e zhdëmtimit të mabjtura

ndaj punonjësve të Kuvendit, etj sipas tabelës ëm poshtë:

Nr Emertimi I te ardhurave / viti 2015

vlera në

lekë %

1 te ardhura nga ambientet me qera 45,323 2%

2 Rimbursime nga Parlamenti Europian 1,679,550 63%

3 ndalesa sipas rekomandimeve AB 32,400 1%

4 te ardhura nga penaliteti( vonesa ne kontrate) 524,019 20%

5 Zhdemtime nga punonjes te Kuvendit 262,935 10%

6 kthim page ( sa llogaritur me shume) 51,447 2%

7 zhdemtim per mungese inventari ( Subashi) 21,851 1%

8 te ardhura gabimisht nga thesari 32,400 1%

Total 2,649,925 100%

Për vitin 2016, të ardhurat dytësore rezultojnë në shumën 3,885,362 lekë, ose rreth 0.4% e

total të hyrave, të cilat tregojnë në fakt një rritje të lehtë krahasuar me vitet e mëparshme, por

që gjithsesi vijon të ngelet nën nivelet e materialitetit, të parashikuar për këtë auditimin

financiar.

Gjatë vitit 2016 u konstatua se rreth 87% e totalit të ardhurave dytësore konsistojnë në

xhirime të brendshme 3,377,647 lekë të cilat janë: Zhdemtime nga punonjes dhe deputete(

mungesa paperligjura) për shumën 3,281,812 lekë; kthim për përdorim të makinës zyrtare për

shumën 15,000 lekë; kthim për masë disiplinore në shumën 74,123 lekë; dhe zhdëmtim për

mungesë inventari në shumën 6,712 lekë. Të tjera burime të të ardhurave dytësore, të

verifikuara ng agrupi i auditimit janë rimbursime nga NATO (shpenzime telefonie); te

ardhura nga penaliteti (vonesa në kontratë) në shumën 45,773 lekë, etj.

Nr

Burimi i te ardhurave/viti

2016 vlera në lekë %

1 shitje shtypshkrime 4,528 0%

2 paguar kamatë vonesa 45,773 1%

3 xhirime të brendshme 3,377,647 87%

4 Derdhje (R. Xhafa) 3,710 0%

5 Qera lokali 130,638 3%

6 Shpenzime telefoni (NATO) 323,066 8%

Total 3,885,362 100%

Për sa më sipër paraqitet ky Raport Përfundimtar Auditimi.

Audituesit Shtetërorë të KLSH:

Aulona Jonuzi (përgjegjës grupi)

Pjetër Beleshi

Erjola Mecaj

Melina Kabo

Page 93: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

93

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Eni Kabashi

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

ANEKSI I: QASJA DHE METODOLOGJIA E AUDITIMIT

Nisur nga gjykimi dhe ndjeshmëria e zonave të llogarisë, duke ditur që materialiteti shpreh

nivelin maksimal nivelin të devijimit, që audituesi e vlerëson si të mundshëm për të

influencuar te përdoruesit e informacionit financiar, kemi përcaktuar materialitetin në masën

2% për të gjitha zonat e llogarisë të planifikuara për t‟u audituar. Nën gjykimin profesional të

audituesit, grupi i punës ka marrë në konsideratë pragun e materialitetit prej 2%, duke rritur

gamën e gabimeve për tu konsideruar, pasi gjatë kryerjes së testeve të kontrollit është arritur

në përfundimin që sistemet e kontrollit të brendshëm kanë risk të ulët deri në të moderuar.

Metodologjia e aplikuar gjatë planifikimit konsiston në auditimin e të dhënave të siguruara

nga vetë subjekti dhe kryqëzimin e tyre me të dhënat e gjeneruara nga databaza e sistemit të

Thesarit, në Kuvendin e Shqipërisë. Konkretisht, (A) mbi transaksionet e Kuvendit u

aplikuan:

- teste të kontrolleve për të verifikuar se si kanë funksionuar sistemet e kontrollit të

brendshëm (u analizuar menaxhimi financiar dhe kontrolli); dhe

- teste të detajeve, të mbështetura mbi praktikat e NAO-s.

Nën gjykimin profesional të audituesve të pavarur, për përzgjedhjen e kampioneve për

ekzaminim, në zërat e shpenzimeve, u morën në konsideratë dy elementë:

Risku i lidhur me shpenzimin specifik; dhe

Pesha specifike që ky zë shpenzimesh zë ndaj totalit të shpenzimeve të subjektit.

Për të përzgjedhur minimumin e cështjeve për auditimi, mbi këta zëra shpenzimesh, u

aplikuan format e përllogaritjes si më poshtë:

KUVENDI I SHQIPËRISË, VITI 2014

Emërtimi i

Shpenzimeve

Vlera e

Popullatës

Faktori i Riskut

(0.7-2-3)

Çështje për tu

shqyrtuar

Paga (600) 441,565,561 0.70 24

Sigurime Shoqërore

(601) 61,398,074 0.70 3

Mallra e Shërbime

(602) 270,984,305 0.70 15

Të tjera transf.

korrente me jashtë

(605) 9,796,492 0.7 1

Të tjera transf.

korrente(llog 606) 20,087,237 0.7 1

Total 803,831,669

Niveli i materialitetit për vitin 2014, është përllogaritur si vijon:

Page 94: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

94

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Viti 2014 Vlera

Materialiteti në % 2%

Materialiteti në vlerë 16,082,277

Gabimi i lejuar (10% - 20%) 1,608,228

Precizioni i planifikuar - 90% 13,026,644

Për vitin 2015 KUVENDI I SHQIPËRISË, VITI 2014

Emërtimi i Shpenzimeve

Vlera e

Popullatës

Faktori i Riskut

(0.7-2-3)

Çështje për tu

shqyrtuar

Paga (600) 463,903,098 0.70 23

Sigurime Shoqërore (601) 60,994,600 0.70 3

Mallra e Shërbime (602) 344,708,648 0.70 17

Të tjera transf. korrente

me jashtë (605) 2,347,669 0.7 1

Të tjera transf.

korrente(llog 606) 584,190 0.7 1

Total 872,538,205

Niveli i materialitetit për vitin 2015, është përllogaritur si vijon:

Viti 2015 Vlera

Materialiteti në % 2%

Materialiteti në vlerë 17,668,274

Gabimi i lejuar (10% - 20%) 1,766,827

Precizioni i planifikuar - 90% 14,311,302

b-Zbatimi i pemës së vendimeve.

Bazuar në pemën e vendimmarrjes, pasi bëmë vlerësimin e riskut dhe mënyrën e funksionimit

të sistemit të kontrollit të brendshëm dhe testimin e tyre, bëmë një rishikim të përgjithshëm të

rezultateve duke përcaktuar faktorin e riskut (0.7) për pagat, (0.70) për sigurimet shoqërore,

(1.00) për shpenzimet operative dhe (2.00) për investimet.

Mbi bazën e materialitetit dhe faktorëve të riskut për vitin 2014 minimumi i çështjeve për tu

shqyrtuar për pagat janë 24, për sigurimet shoqërore është 3 çështje, për mallra e shërbime

janë 15 çështje. Për vitin 2015 çështjet për tu shqyrtuar për pagat janë 23, për sigurimet

shoqërore është 3 çështje, për mallra e shërbime janë 17 çështje. Për 2016 çështjet për tu

shqyrtuar për pagat janë 23, për sigurimet shoqërore është 3 çështje, për mallra e shërbime

janë 17 çështje.

ANEKSI II: SQARIM RRETH LLOJEVE TË NDRYSHME TË OPINIONEVE TË

APLIKUARA NGA KLSH.

Audituesi duhet të shprehë një opinion të pamodifikuar mbi ligjshmërinë dhe rregullsinë e

transaksioneve kur audituesi konkludon se transaksionet përputhen, në të gjitha aspektet

materiale, me kuadrin ligjor dhe rregullator që zbatohet për transaksione të tilla. Një opinion i pakualifikuar (pa rezervë) jepet kur audituesi është i kënaqur në të gjitha

aspektet materiale se:

(a) pasqyrat financiare janë përgatitur duke përdorur baza të pranueshme të

kontabilitetit dhe politika të cilat janë aplikuar në vazhdimësi;

(b) pasqyrat janë në përputhje me kërkesat ligjore dhe me rregulloret përkatëse;

Page 95: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

95

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

(c) situata e paraqitur nga pasqyrat financiare është në përputhje me njohuritë e

audituesit mbi njësinë publike të audituar; dhe

(d) janë paraqitur saktë të gjitha çështjet materiale që lidhen me pasqyrat financiare. Opinioni me rezerve. Opinioni me rezerve do të jepet në rastet kur audituesi nuk është

dakord ose është i pasigurt për një ose më shumë çështje specifike që bëjnë pjesë në pasqyrat

financiare të cilat janë materiale, por jo thelbësore për arsyetimin e pasqyrave. Formulimi i

opinionit zakonisht tregon një rezultat të kënaqshëm të subjektit të auditimit në një deklaratë

të qartë dhe koncize të çështjeve të mospajtimit ose të pasigurisë, duke çuar në opinionin me

rezerve. Nëse efekti financiar i paqartësisë apo i mosmarrëveshjes është i përcaktuar si shumë

nga audituesi, ndonëse nuk është gjithmonë e praktikuar ose e përshtatshme, atëherë kjo do të

shërbente si ndihmë për përdoruesit e pasqyrave.

Opinioni i kualifikuar. Audituesi duhet të shprehë një opinion të kualifikuar: 1. kur

audituesi ka marrë dëshmi të mjaftueshme dhe të përshtatshme të auditimit dhe arrin në

përfundimin se anomalitë apo rastet e mospërputhshmërisë, individualisht ose së bashku, janë

materiale, por jo të përhapura, në llogaritë vjetore apo transaksionet në fjalë; ose 2. kur

audituesi nuk është në gjendje për të marrë dëshmi të mjaftueshme dhe të përshtatshme të

auditimit ku të bazojë opinionin, dhe efektet e mundshme mbi llogaritë vjetore apo

transaksionet të kësaj pamundësie janë materiale por jo të përhapura. Opinioni negativ (kundërshtues). Opinioni negativ (kundërshtues) do të jepet në rastet kur

audituesi e ka të pamundur të krijojë një opinion mbi pasqyrat financiare në tërësi, si pasojë e

mospërputhjes aq shumë vendimtare sa të përmbys situatën e paraqitur në atë masë që një

opinion me rezerve në aspekte të caktuara nuk do të ishte i përshtatshëm. Formulimi i këtij

opinioni qartëson faktin se pasqyrat financiare nuk janë deklaruar saktësisht duke specifikuar

në mënyrë të thjeshtë dhe koncize të gjitha rastet e mospërputhjes. Gjithashtu, aty ku është

me vend dhe është e mundur, do të ishte e dobishme sikur ndikimi financiar mbi pasqyrat

financiare të përcaktohej në shumë.

Refuzim i opinionit. Refuzimi i opinionit do të jepet në rastet kur audituesi e ka të pamundur

që të mbërrijë në një opinion për sa i përket pasqyrave financiare të marra në tërësi, si pasojë

e pasigurisë apo e kufizimit të fushëveprimit aq shumë thelbësor, në mënyrë që një opinion

me rezerve në disa aspekte të caktuara të mos jetë i përshtatshëm. Formulimi i refuzimit të

opinionit qartëson faktin se është e pamundur të jepet një opinion duke specifikuar në mënyrë

të qartë dhe koncize të gjitha rastet e paqartësisë.

ANEKSI III : Rezultatet e Pyetësorit

1-Sa kohë keni që bëni këtë punë?

Page 96: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

96

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

2-Kur filluat çfarë nuk ju pëlqeu dhe menduat se duhet të ndryshonte?

3-Çfarë nuk shkon aktualisht si legjislacion apo rregull i shkruar?

Page 97: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

97

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

4-Çfarë do të rregullonit në atë që quhet sinergjia institucionale?

Page 98: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

98

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

5-Cilat aspekte të punës ju marrin më shumë kohë rutine që ulin produktivitetin e

punës tuaj?

Page 99: RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT

99

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

6-Je i/e kënaqur me trajtimin monetar që të bëhet?

ANEKS 4

NR. Punonjësi Pozicioni Arsyeja e daljes në listë pritje

1 N. S. Sek. Byroje.Konf.Kryetarëve Ristrukturim, suprimim pozicioni

2 D. T. Këshilltar i Shërbim.Monitorim Ristrukturim, suprimim pozicioni

3 M. H. Spec.Letrave Peticioneve Mos plotësim i kritereve të reja për

pozicionin

4 V.U. Spec.Sek.Bot.Parlm. Ristrukturim, suprimim pozicioni

5 O. K. Redak. Komision Parlament. Ristrukturim, suprimim pozicioni

6 A. E. Redak. Komision Parlament. Ristrukturim, suprimim pozicioni

7 D. A. Redak. Komision Parlament. Ristrukturim, suprimim pozicioni

8 H. Z. Redak. Komision Parlament. Ristrukturim, suprimim pozicioni

9 E. D. Specia. për marrëdhëniet konsull. Ristrukturim, suprimim pozicioni, ndryshimi

i kritereve të vendit të punës.