qeveria dhe varferia

45
Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Dega : Administrim Financiar Programi: Master Shkencor Shtator 2013

Upload: ngoxuyen

Post on 08-Feb-2017

246 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike

Dega : Administrim Financiar

Programi: Master Shkencor

Shtator 2013

Page 2: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

1

I. Abstrakt

Varfëria është një fenomen i lashtë sa vetë njerëzimi dhe një dukuri komplekse që

përfshin dimensione të ndryshme të deprivimit. Varfëria në natyrën e vet është një

koncept mjaft dinamik; ndërkohë që disa njerëz dalin nga varfëria, disa të tjerë në mënyrë

simultane bien në varfëri. Ajo është një cikël i cili përsëritet vazhdimisht dhe që ka një

ndikim negativ në ekonominë e një vendi dhe në jetën e qytetarëvë të tij. Shkaqet e saj

janë po aq komplekse sa dhe vetë varfëria.

Reduktimi i varfërisë është një rezultat i rritjes ekonomike. Qeveria është një aktor shumë

i rëndësishëm dhe ka një rol kryesor në rritjen ekonomike të një vendi dhe në uljen e

varfërisë nëpërmjet politikave të saj.

Bota sot po kalon në një krizë globale e cila e pati fillimin e saj në Shtetet e Bashkuara të

Amerikës në vitin 2008. Mund të thuhet se kjo është kriza financiare më e gjatë globale

që ka njohur bota. Për këtë arsye, qeverisë së cdo vendi i lind një detyrë akoma dhe më e

vështirë, që me anë të politikave të saj të bëjë të pamundurën për të mposhtur këtë krizë

dhe për të cuar vendin respektiv drejt zhvillimit ekonomik, dhe si rrjedhojë drejt uljes së

varfërisë.

I. Abstract

Poverty is a phenomenon ancient as humanity itself and a complex phenomenon that

involves various dimensions of deprivation. Poverty in nature is a very dynamic concept,

while some people go out of poverty, others simultaneously fall into poverty. It is a cycle

that is repeated constantly and that has a negative impact on the economy of a country

and the lives of its citizens. Its causes are as complex as the poverty itself.

Poverty reduction is a result of economic growth. The government is a very important

player and has a leading role in a country's economic growth and poverty reduction

through its policies.

The world today is facing a global crisis which had its beginning in the United States of

America in 2008. It can be said that this is the longest global financial crisis that the

world has known. For this reason the government of any country has even a more

difficult task to do the impossible through its policies to overcome this crisis and to lead

the respective country towards economic development, and thus to poverty reduction.

Page 3: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

2

II. Fjalët kyce

Fjalët kyce qe përmbledhin dhe përbëjnë këtë material jane:

- Varfëria

- Krizë globale

- Ulja e varfërisë

- Politikat e qeverisë

- Zhvillim ekonomik

- Organizma ndërkombëtarë

- Banka Botërore

- Donatorë

II. Key Words

- Poverty

- Global crises

- Poverty reduction

- Government’s policies

- Economic development

- International organisations

- Word Bank

- Donators

Page 4: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

3

III. Mirënjohje dhe falenderime

Sfidat me të cilat jam përballur që kur vendosa të bëja këtë Master Shkencor për

Administrim Financiar janë të shumta. Si fillim, do i shprehja falenderimet dhe

mirënjohjen time të gjithë stafit akademik të këtij masteri, të gjithë pedadogëve që kanë

sakrifikuar nga koha e tyre dhe që me përkushtim më kanë ndihmuar në përfundimin e

këtyre studimeve.

Falenderimi më i vecantë sigurisht është për udhëheqësen e temës sime, pedagoges

Marsida Ismaili. Nuk kam fjalë për të përshkruar përgatitjen e saj, përkushtimin,

seriozitetin dhe profesionalizmin në punën që ajo bën. Faleminderit për mbështetjen,

këshillimin dhe sidomos durimin dhe gadishmërinë që ke treguar me mua gjatë gjithë

këtij procesi. Je për t’u admiruar! Faleminderit!

Një falenderim i shkon edhe Fondacionit “Qendra Kristiane e Durrësit” që më lejoi të

përdorja të dhënat e tyre për efekt të kësaj teme.

Së fundi, dëshiroj që t’i shpreh një mirënjohje shumë të thellë familjes sime të cilës i

detyrohem shumë. Ishin ata që me inkurajimin dhe mbështetjen e tyre, bënë të mundur

finalizimin e këtyre studimeve me sukses. Këtë arritje ia dedikoj kryesisht vajzës dhe

bashkëshortit tim që më kanë mbështetur dhe kanë mirëkuptuar mungesën time përgjatë

studimeve.

Faleminderit të gjithëve!!!

Page 5: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

4

IV. PËRMBAJTJA E TEMËS

I. Abstrakt

II. Fjalët kyce

III. Mirënjohje dhe falenderime

IV. Tabela e përmbajtjes

V. Hyrje

- Qëllimi

- Objektivat

- Pyetje kërkimore

- Metodologjia

1. Përshkrimi i varfërisë; koncepte mbi varfërinë; faktorët ndikues në uljen dhe në

rritjen e normës së varfërisë

2. Varfëria në Shqipëri

2.1 Varfëria para viteve ‘90

2.2 Varfëria pas viteve ‘90

3. Qeveria dhe politikat e saj për zbutjen e varfërisë

3.1 Legjislacion

3.2. Ndikimi i politikave qeveritare në vitet 2009 -2013, arritjet dhe dështimet

3.3 Programi i qeverisë për zbutjen e varfërisë për 4 vitet e ardhshme

4. Nismat ndërkombëtare dhe kombëtare

4.1 Ndikimi i organizmave ndërkombëtare dhe i qeverive të vendeve të tjera

4.2 Ndikimi i OJF, OJQ. Përvojë personale

5. Raporte, vlerësime dhe rekomandime nga institucionet ndërkombëtare

5.1 Banka Botërore (BB)

5.2 Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH)

Page 6: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

5

5.3 Bashkimi Europian (BE)

5.4 Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN)

Konkluzione dhe rekomandime

Bibliografia

Page 7: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

6

VI. Hyrje

Duke vlerësuar rëndësinë dhe kompleksitetin që ka kjo cështje, synimi është që të

vlerësohet se cfarë politikash janë të suksesshme në reduktimin e varfërisë dhe cili është

roli i qeverisë.

Kjo temë është ndarë në tre pjesë. Në pjesën e parë trajtohet varfëria si koncept dhe se

cilët janë faktorët që ndikojnë në rritjen e normave të saj.

Varfëria është një fenomen i lashtë sa historia e njerëzimit. Është e vështirë të japësh një

përkufizim përfundimtar për varfërinë, sepse ajo ndryshon nga një periudhë në tjetrën

dhe nga një vend në tjetrin. Përveç kësaj, varfëria mund të matet dhe vlerësohet në

mënyra të ndryshme.

Varfëria është gjendja në të cilën mungon një sasi e caktuar jetike e pasurisë materiale

ose të të hollave. Thuhet se varfëria ekziston atëherë kur njerëzit kanë mungesa në mjetet

të cilat kënaqin nevojat e tyre thelbësore.

Nëse do t’i listonim disa nga shkaqet e varfërisë ato do të ishin: lufta, zija e bukës,

sëmundjet, mungesa e arsimimit, papunësia, braktisja e familjes, divorci, shtatëzanitë në

adoleshencë, abuzimi në familje, statusi i emigrantit, statusi i pakicës, paragjykimet,

paaftësia fizike dhe mendore, fatkeqësitë natyrore, mbipopullimi, diktatura, shtypja

(tirania), korrupsioni, racizmi etj. Strategjitë themelore për rritjen e të ardhurave dhe

zbutjen e varfërisë zakonisht përfshijnë lirinë ekonomike, sociale si dhe ofrimin e

shërbimeve financiare.

Më pas, në pjesën e dytë jepet një pasqyrë e Shqipërisë para dhe pas vitit 1990, vit

përcaktues për vendin tonë. Që prej vitit 1990, Shqipëria ka pësuar ndryshime të

ndjeshme politike e shoqërore. Janë vënë në jetë shumë reforma të rëndësishme, si

liberalizimi i çmimeve e i tregtisë, privatizimi i ndërmarrjeve në pronësi shtetërore

dhe privatizimi i sektorëve strategjikë, zhvillimi i sektorit privat, si dhe reforma të

tjera në sektorë të ndryshëm, si arsimi, shëndetësia, shërbimet sociale etj. Në këtë

pjesë tregohet se në c’nivele të varfërisë ka qenë Shqipëria, progresi që ajo ka bërë ndër

vite si dhe arritjet dhe dështimet e qeverive që kanë qenë në pushtet dhe cfarë pritet të

bëhet nga qeveria që sapo ka marrë mandatin e saj qeverisës.

Ndërsa në pjesën e tretë shpaloset ndihma që i është dhënë vendit tonë për të dalë nga

varfëria e para viteve ’90 nga qeveri të vendeve të ndryshme, nga organizma

ndërkombëtarë si dhe nga organizata të tjera joqeveritare e jofitimprurëse vendase e të

huaja. Mund të themi që ndërkombëtarët kanë qenë një ndihmë gjigande dhe me nje

impakt të madh në uljen e varfërisë në Shqipëri. Ato jo vetëm kanë ndihmuar

financiarisht me disbursimin e fondeve për programe të ndryshme për ulen e varfërisë

dhe zhvillimin e vendit tonë, por me anë të analizave dhe rekomandimeve të tyre kanë

ndikuar në hartimin e politikave të duhura për këtë cështje.

Gjithashtu në temë janë përfshirë mendime e përvojë personale nga puna me organizata

jofitimprurëse duke shpalosur punën e vlefshme që ato kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë

në ndihmën e dhënë familjeve në nevojë, duke ndikuar kështu në përmirësimin e kushteve

të tyre të jetesës si dhe në zhvillimin ekonomik familjar e të vendit.

Page 8: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

7

- Qëllimi

Qëllimi i kësaj teme është të vendosë theksin mbi rëndësinë thelbësore të politikave të

qeverisë për uljen e varfërisë. Qeveria, me anë të politikave që bën, mund të konsiderohet

si një rregullator i të gjithë fushave të jetës së një vendi duke ndikuar kështu në cdo

aspekt të tij. Suksesi i një qeverisjeje shikohet tek impakti që ajo ka patur mbi jetën

ekonomike të një vendi, tek mirëqënia që i ka siguruar qytetarëve të vet. Sigurisht që nuk

është e lehtë të dish me siguri se cilat janë politikat e duhura për t’u ndërmarrë, sidomos

në një situatë të tillë të një krize të tejzgjatur globale, por këtu vlerësohet dhe suksesi.

- Objektivat

1. Të parashtrohet dhe vlerësohet cfarë është bërë deri më tani për zbutjen e

varfërisë në vendin tonë.

2. Të studiohet lidhja midis politikave qeverisëse dhe varfërisë.

3. Të shikohet se cfarë kanë bërë organizmat e huaja për reduktimin e varfërisë dhe a

kanë qenë të vlefshme nismat dhe investimet e tyre.

Page 9: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

8

- Pyetje kërkimore

Pyetjet që ngrihen janë:

A ekziston një lidhje e ngushtë midis politikave të qeverisë së një vendi dhe niveleve të

varfërisë së po atij vendi? A është realisht kaq e rëndësishme politika që ndiqet dhe a ka

kjo një ndikim të drejtëpërdrejtë mbi varfërinë?

Dëshirohet të arrihet pikërisht në përgjigjen e këtyre pyetjeve.

- Metodologjia

Kjo temë është bazuar kryesisht mbi kombinimin e informacioneve të marra nga Këshilli

i Ministrave, INSTAT, Banka Botërore, Banka e Shqipërisë, BERZH, Ministria e Punës

dhe Cështjeve Sociale, literaturë si dhe të dhëna e raporte të institucioneve e organizmave

ndërkombëtare.

Page 10: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

9

Kapitulli 1

Përshkrimi i varferisë; koncepte mbi varfërinë; faktorët ndikues në uljen dhe në

rritjen e normës së varfërisë

Varfëria është një dukuri komplekse, që përfshin dimensione të ndryshme të

mangësive, ndër të cilat pamjaftueshmëria e mallrave dhe e shërbimeve është vetëm

njëra anë e shfaqjes. Varfëria është uri. Të jesh i varfër do të thotë të mos kesh strehë, të

jesh i sëmurë dhe të mos kesh mundësi të vizitohesh te mjeku; do të thotë të jesh i papunë

dhe të mos kesh një të ardhme të sigurtë; varfëri do të thotë të jesh analfabet, të mos

kesh mundësi për kushte shëndetësore dhe të të mungojnë shumë shërbime e mjete për

jetën e përditshme.

Është e vështirë të japësh një përkufizim përfundimtar për varfërinë, sepse

ajo ndryshon nga një periudhë në tjetrën dhe nga një vend në tjetrin. Përveç kësaj, varfëria

mund të matet dhe vlerësohet në mënyra të ndryshme. (INSTAT, Regjistrimi i

popullsisë dhe i banesave, 2001)

Varfëria është gjendja në të cilën mungon një sasi e caktuar jetike e pasurisë materiale

ose të të hollave. Thuhet se varfëria ekziston atëherë kur njerëzit kanë mungesa në mjetet

të cilat kënaqin nevojat e tyre thelbësore.

(http://www.britannica.com/EBchecked/topic/473136/poverty).

Varfëria është një fenomen i lashtë sa historia e njerëzimit. Por ku i pati fillesat ky

fenomen? Nëse i referohemi Biblës shohim se që në fillim varfëria erdhi si pasojë e

mëkatit të njeriut dhe mosbindjes së tij ndaj Zotit: “...toka do të jetë e mallkuar për

shkakun tënd... ajo do të prodhojë gjemba dhe bimë gjembore... do të hash bukën me

djersën e ballit...” (Zanafilla 3: 17-19). Nëse shohim historinë e njerëzimit vëmë re se

gjithcka filloi me pushtimin ushtarak, robërinë, kolonializimin, konfiskimin e tokës, të

mineraleve dhe punën e detyruar. Varfëria ka vazhduar deri më sot si pasojë e borxhit të

padrejtë, tregtisë, politikave fiskale etj.

Varfëria absolute është sinonim i skamjes dhe ndodh atëherë kur njerëzit nuk mund të

sigurojnë burime të mjaftueshme (matur në aspektin e kalorive apo të ushqyerit) për të

mbështetur një nivel minimal të shëndetit fizik. Varfëria absolute ka të njëjtin kuptim

kudo, në cdo vend. Varfëria relative ndodh atëherë kur njerëzit nuk gëzojnë një nivel të

caktuar minimal të standarteve të jetesës sic përcaktohet nga qeveria, që varion nga njëri

vend në tjetrin dhe ndonjëherë brenda të njëjtit vend. Varfëria relative ndodh kudo, thuhet

se është në rritje dhe ndoshta nuk mund të crrënjoset kurrë.

(http://www.businessdictionary.com/definition/poverty.html#ixzz2dYFpB6Kf)

Pra, varfëria absolute apo skamja i referohet mungesës së nevojave themelore të njeriut,

të cilat zakonisht përfshijnë ushqimin, ujin, higjienën, veshjen, strehimin, kujdesin

shëndetësor dhe arsimimin. Varfëria relative përkufizohet si pabarazi ekonomike në

Page 11: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

10

vende apo në shoqëri në të cilën jetojnë njerëzit. (Measuring Inequality. The World Bank

(2011)).

Varfëria është një koncept i cili shprehet në mënyrë sasiore bazuar në treguesit e të

ardhurave për frymë dhe në aftësinë e individëve për të përmbushur nevojat jetësore bazë.

Treguesit më të rëndësishëm të nivelit të varfërisë janë: përqindja e popullsisë që jeton në

varfëri absolute (e përcaktuar në Shqipëri si numri i personave me konsum mujor real

nën 4,891 lek), dhe përqindja e popullsisë që jeton në varfëri ekstreme (e përcaktuar si

numri i personave që kanë vështirësi në përmbushjen e nevojave bazë ushqimore).

Nëse do t’i listonim disa nga shkaqet e varfërisë ato do të ishin: lufta, zija e bukës,

sëmundjet, mungesa e arsimimit, papunësia, braktisja e familjes, divorci, shtatëzanitë në

adoleshencë, abuzimi në familje, statusi i emigrantit, statusi i pakicës, paragjykimet,

paaftësia fizike dhe mendore, fatkeqësitë natyrore, mbipopullimi, diktatura, shtypja

(tirania), korrupsioni, racizmi etj.

Strategjitë themelore për rritjen e të ardhurave dhe zbutjen e varfërisë zakonisht

përfshijnë lirinë ekonomike, sociale si dhe ofrimin e shërbimeve financiare.

Fushat me të cilat mund të punohet për të zbutur varfërinë dhe të cilat ndikojnë në rritjen

e zhvillimit ekonomik janë: niveli i të ardhurave dhe pabarazia fshat – qytet, shëndetësia

dhe përmirësimi i këtij sektori, arsimi dhe reformat që mund të bëhen në këtë sektor,

kushtet e banimit, papunësia, përmirësimi i kushteve të minoriteteve, ndihma sociale dhe

ekonomike, zhdukja e korrupsionit, investimet në infrastrukturë etj.

Ulja e varfërisë është një objektiv i madh dhe çështja parësore për shumë organizata

ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore.

Page 12: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

11

Kapitulli 2

Varfëria në Shqipëri

Varfëria në Shqipëri ka karakter shumëdimensional. Ajo nuk identifikohet vetëm me të

papunët apo me familjet që jetojnë në varfëri ekonomike, por përfaqësohet gjithashtu me

kategori të cilat janë të përjashtuara nga të drejta themelore për të patur një banesë,

ushqim të mjaftueshëm, ngrohje dhe veshje në dimër, punë në perputhje me aftësitë fizike

dhe nivelin arsimor, shkollë afër shtëpisë dhe mundësi për ta ndjekur atë, akses në

shërbim shëndetësor, mbrotje nga grabitja dhe dhuna, të drejtë dhe zë për të kërkuar të

drejtat. Megjithëse varfëria është dentifikuar si një pabarazi në shpërndarjen e të

mirave materiale midis shtresave të ndryshme te popullsisë, «te ardhurat» është aktualisht,

indikatori më i rëndësishëm dhe më përfaqësuesi i pabarazisë dhe varferisë.

Përvec varfërisë monetare ekziston edhe ajo jo monetare. Varfëria jo monetare përbëhet

nga tregues të varfërisë që nuk kanë lidhje me aspektin monetar. (INSTAT) Këta tregues

të renditur më poshtë dhe të vendosur së bashku përbëjnë:

Nevojat Bazë të Paplotësuara (NBP)

uji dhe kanalizimet;

kushtet e strehimit (siç perceptohen nga familja);

furnizimi me energji elektrike;

mbipopullimi i banesave;

arsimi i kryefamiljarit.

Page 13: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

12

Një familje do të konsiderohet e varfër nëse nuk janë plotësuar dy ose më shumë nga

nevojat bazë dhe ekstremisht e varfër kur nuk janë plotësuar tre ose më shumë nga ato.

2.1 Varfëria në Shqipëri para viteve ‘90

Shqipëria deri nga fundi i viteve ’80 ka qenë një vend komunist dhe i vetëizoluar. Ky

vetëizolim ekstrem pengoi zhvillimin dhe përparimin e vendit. Para rrëzimit të

regjimit komunist Shqipëria ka qenë shumë e njohur jo thjesht për politikën e

ngurtë të qeverisjes dhe për qëndrimin izolues ndaj botës së jashtme, por dhe për

faktin se barazia ishte parimi kryesor i politikës së shtetit.

Kur komunistët morën pushtetin, niveli i varfërisë dhe kushtet ekonomike -

shoqërore të popullsisë ishin në gjendje të mjerueshme. Uria ishte e përhapur gjithandej,

nga sëmundjet ngjitëse vdisnin shumë foshnja në lindje, tuberkulozi dhe malaria e

kishin mbërthyer vendin, një pjesë e madhe e popullsisë jetonte ose në shtëpi të

pabanueshme ose nuk kishin fare shtëpi. Prandaj shtetit të ri komunist i dilnin

përpara dy probleme kryesore: të jepnin zgjidhje të menjëhershme për gjendjen dhe të

punonin për përmirësimin e gjendjes ekonomike-shoqërore në afat të gjatë.

Shqipëria para 1990 i përkiste kampit socialist të asaj kohe, por në të vërtetë ajo ishte

krejt e izoluar, vendi më i panjohur në Europë si dhe një ndër vendet më të panjohura në

botë. Pikërisht ky izolim pengoi zhvillimin e vendit dhe favorizoi varfërinë midis

popullit.

Page 14: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

13

2.2 Varfëria në Shqipëri pas viteve ‘90

Fillimi i viteve ’90 e gjeti Shqipërinë në një situatë mjaft të rënduar ekonomike, politike

dhe të zhytur në shumë varfëri. Sfidat më të cilat duhej të përballej vendi ynë dhe

qeveria e asajkohe ishin të shumta. Këto sfida kishin të bënin me ndryshimin e sistemit

politik ngritjen e një sistemi të ri politik, me ndërtimin e institucioneve e deri në

ndryshimin e mentalitetit dhe traditës. (Konferenca Rajonale e Bankës së Import

Eksportit, 2001, fq. 372)

Kalimi në rrugën e ekonomisë së tregut, ne vitet ‘90, u shoqërua me mbylljen e industrive

dhe aktiviteteve jorentabël, rritjen e nivelit të papunësisë, varfërisë dhe emigracionit.

Zhvillimet e reja u shoqëruan edhe me thellimin e pabarazive ekonomike dhe sociale dhe

krijimin e grupeve dhe individëve të ekspozuar ndaj rrezikut të përjashtimit social.

Për reduktimin e varfërisë dhe zbutjen e pasojave të saj, për grupet dhe individët në

nevojë, u ndërmorën politika të reja për tregun e punës, u dizenjua një sistem i ri

pensionesh dhe u ndërtua nje rrjet programesh me pagesa në cash dhe shërbime të

përkujdesit shoqëror. Këto programe me kohë janë përmirësuar dhe aktualisht mbulojnë

me pagesa dhe shërbime: i) familjet e varfëra dhe individët në nevojë, ii) personat me

aftësi të kufizuara, si dhe iii) fëmijët jetimë, të rinjtë, të moshuarit dhe gratë e vajzat në

nevojë. (Ministria e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Strategjia

Sektoriale e Mbrojtjes Sociale, 2007, fq. 5)

Stabilizimi i ekonomisë ishte një hap tjetër i rëndësishëm që duhej të ndërmerrej. Një

hap i tillë nuk ishte aspak i lehtë, sidomos për një vend të tillë si Shqipëria si dhe për

vetë situatën në të cilën ndodhej. Megjithatë kjo u arrit nëpërmjet bashkëpunimit me

institucionet ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e Banka Botërore

(BB) si dhe me ndihmën e donatorëve të huaj.

Tre elementë u konsideruan si shtyllat bazë për rendin e ri që po adoptohej në Shqipërinë

e atyre viteve:

1. Ndërtimi i demokracisë

2. Stabilizimi ekonomik

3. Reformat institucionale dhe strukturore

Page 15: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

14

Kriza ekonomike e viteve ’90-’92 u shoqërua me hiperinflacion, tkurrje të prodhimit,

rritje të papunësisë, zhbalancim fiskal, thellim të deficitit tregtar dhe atij korent,

ekonomia iu nënshtrua një politike ekonomiko-strukturore stabilizuese e detyruar nga

nevoja për rimëkëmbje të vendit dhe sigurimit të bazës për zhvillimin e ekonomisë.

(Konferenca Rajonale e Bankës së Import Eksportit, Kroaci 2001, fq. 372)

Tranzicioni nga ekonomia socialiste në ekonominë e tregut solli jo vetëm liri por edhe

mundësi të reja shoqëruar me kosto të lartë. Për shumicën e popullsisë, përshtatja me

sfidën e re për sigurimin e jetesës nuk ishte e thjeshtë. Tashmë nuk kishte më punë të

garantuar, u hoq subvencioni i cmimeve për produktet e konsumit dhe shërbimet publike

pushuan së ekzistuari për shkak të pakësimit të të ardhurave buxhetore. Qeveritë e para

demokratike në Shqipëri luftuan të mbronin familjet nga këto risqe, sepse keto ishin të

pamësuara me problemet sociale dhe u mungonte eksperienca për t’u përgjigjur me

politikat e duhura.

Që prej vitit 1990 Shqipëria ka pësuar ndryshime të ndjeshme politike e shoqërore. Janë

vënë në jetë shumë reforma të rëndësishme, si liberalizimi i çmimeve e i tregtisë,

privatizimi i ndërmarrjeve në pronësi shtetërore dhe privatizimi i sektorëve

strategjikë, zhvillimi i sektorit privat, si dhe reforma të tjera në sektorë të ndryshëm,

si arsimi, shëndetësia, shërbimet sociale etj.

Krahas një përmirësimi të dukshëm në disa drejtime sociale, që është arritur gjatë

tranzicionit, ka dëshmi të qarta që tregojnë se ekzistojnë pabarazi të ndjeshme në nivelin e

jetesës të zonave të ndryshme, sidomos në fshat dhe stabiliteti i ekonomisë nuk është

konsoliduar, kjo për shkak se ekuilibrat e vendosur kanë rezultuar të jenë të brishtë.

Të ardhurat e mëdha nga emigracioni patën një ndikim të madh në popullatë në

përcaktimin e vendbanimit sepse, në pjesën më të madhe të vendit, shumë njerëz u larguan

nga fshatrat e tyre për t’u vendosur në qytete apo jashtë Shqipërisë. Për rrjedhojë, nuk

ekziston një grup përfaqësues i shoqërisë nga i cili të përcaktohet tendeca e varfërisë në

vitet e para të tranzicionit.

Shkalla e papunësisë, sidomos pas situatave të krizave, është rritur menjëherë, siç ndodhi

në vitin 1993, kur arriti 29,0%. Më 2001 ishte e punësuar 77,3% e krahut të punës dhe

50,5% e popullsisë së punësuar ende punonte në bujqësi (INSTAT, 2003). Niveli i

papunësisë prej 22,7% është nga më të lartët, po të krahasohet me vendet e tjera të rajonit,

kurse gjendja është edhe më e keqe për disa rrethe (Human Development Promotion

Center Report, 2002), në të cilat normat e papunësisë arrijnë më shumë se 40%. Në

fshat shkalla e papunësisë është e lartë dhe shoqërohet me pabarazi të dukshme nga njëra

krahinë në tjetrën. Ka edhe shërbime të tjera bazë, për të cilat shfaqen pabarazi të mëdha

në kushtet e jetesës së popullsisë ndërmjet zonave të ndryshme. Rezultatet e zbërthyera

të Treguesit të Zhvillimit Njerëzor në Shqipëri zbulojnë dallime të ndjeshme në

nivelin e zhvillimit njerëzor ndërmjet rajoneve të ndryshme të vendit dhe ndërmjet

rretheve të ndryshme të po atij rajoni (Human Development Promotion Center Report,

2002).

Paqëndrueshmëria politike në vend dhe pasiguria mes shqiptarëve janë bërë pengesë

për zhvillimin e reformave dhe përmirësimin e problemeve sociale, që janë në rend të

Page 16: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

15

ditës. Shumë prej ndryshimeve të viteve 1990 janë prekur prej kësaj gjendjeje. Nga të

dhënat

ekzistuese është e vështirë të verifikohet lidhje shkakësore ndërmjet paqëndrueshmërisë

politike dhe situatës së pasigurisë të pranishme në vend, megjithatë rezultatet e

ndryshimeve shoqërore e në veçanti pabarazia shoqërore në thelb e pasqyrojnë

këtë gjendje.

Më poshtë shohim se cila pjesë e popullsisë shqiptare gjatë viteve 2002 -2008 jeton në

varfëri absolute dhe c’pjesë në varfëri relative.

Metodologjia që është përdorur për llogaritjen e këtyre shifrave bazohet në vrojtime të

kryera në familjet shqiptare gjatë periudhave qershor 2002, korrik 2005 dhe gusht 2008

nga një projekt i INSTAT, Bankës Botërore dhe UNDP (Programi i Zhvillimit të

Kombeve të Bashkuara).

Bazuar në dhënat e vrojtimeve, rezulton se në 2008, rreth 12.4% e popullsisë jetonte në

varfëri absolute (rreth 373,137 persona), nga 25.4% në vitin 2002 (rreth 813,196

persona).

Grafikisht numri i njerëzve që jetojnë në varfëri absolute sipas viteve dhe zonave

paraqitet:

Page 17: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

16

Tabela 2.2.1 Niveli i Varfërisë Absolute sipas Viteve

Burimi: INSTAT, Banka Botërore dhe UNDP

Pjesa më e madhe e personave që jetojnë në varfëri absolute jetojnë në zonat rurale, edhe

pse diferenca me kalimin e viteve me zonat urbane ka ardhur në zbritje.

Përsa i përket varfërisë ekstreme, edhe ky tregues ka ardhur në rënie. Bazuar në të dhënat

e vrojtimeve, rezulton se në 2008, rreth 1.2% e popullsisë jetonte në varfëri ekstreme

(rreth 36,110 persona), nga 4.7% në vitin 2002 (rreth 150,473 persona). Grafikisht:

Tabela 2.2.2 Niveli i Varfërisë Ekstreme sipas Viteve

Burimi: INSTAT, Banka Botërore dhe UNDP

Page 18: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

17

Varfëria në këtë fillim shekulli në Shqipëri ka prekur kryesisht moshën e re. Ajo

mbizotëron më shumë në popullsinë fshatare, në familjet me shumë anëtarë dhe me

numër të lartë fëmijësh, si dhe mbizotëron te të papunët dhe njerëzit me arsimin më të

ulët. Shtresa më e varfër në Shqipëri janë të rinjtë. Më shumë se 55 për qind e

popullsisë së varfër është nën moshën 25 vjeç, ndërsa kjo grupmoshë përfshin vetëm

33 për qind të popullsisë gjithsej. Kjo është në kundërshtim me perceptimin popullor se

pjesa më e prekur nga varfëria në vend janë më të moshuarit. Përkundrazi, vetëm 10 për

qind e popullsisë së varfër janë të moshës 60 vjeç e lart.

Në të kundërt me popullsinë e të rinjve, që ose është e papunë, ose varet prej familjes,

pensionistët kanë të paktën një të ardhur minimale (pension të garantuar nga shteti), që

vjen si rrjedhim i politikës së punësimit të plotë gjatë viteve të kaluara të komunizmit

për të dyja gjinitë. Ndonëse këto pensione nuk janë të larta, përsëri në shumicën e

rasteve janë mbi nivelin e varfërisë së plotë.

Një faktor tjetër që mund ta ketë ndihmuar përqindjen e ulët të të moshuarve që jetojnë

nën nivelin e varfërisë mund të jetë norma e lartë e emigrantëve dhe të ardhurat që vijnë

prej tyre. Të paktën një ndër katër shqiptarë ka emigruar gjatë 12 vjetëve të para pas

ndryshimit te sistrmeve, që është mesatarja prej një personi për familje (INSTAT, 2003).

Ashtu si në shumicën e shoqërive tradicionale, shqiptarët vijojnë të japin për

buxhetin e familjeve të tyre dhe të farefisit në Shqipëri. Kjo është veçanërisht e theksuar

për familjet, ku pleqtë janë lënë vetëm. Kjo normë e lartë e dërgesave prej emigrantëve

mund të ketë ndikuar për nivelin më të ulët të varfërisë mes pensionistëve, krahasuar me

grupet e tjera të prekshme. Megjithatë dërgesat e emigrantëve kanë pësuar ulje drastike

këto vitet e fundit.

Fakti që në Shqipëri shtresa më e prekshme nga varfëria janë të rinjtë, vjen si pasojë pasi

këta individë jetojnë në ekonomi shtëpiake të varfra dhe janë familje të mëdha me

numër të madh fëmijësh. Përsëri këta të rinj të varfër gjenden më shumë në zonat

fshatare, sesa në zonat urbane ose në Tiranë. Shumica e popullsisë së varfër jeton në

familje me 7 ose më shumë pjesëtarë. Kjo ka rëndësi kur merret parasysh që ky grup i

popullsisë përfaqëson vetëm 17 për qind të popullsisë (Banka Botërore dhe INSTAT,

2003). Dallimet gjinore për varfërinë në Shqipëri nuk janë të theksuara. Kështu,

përqindja e familjeve me gra si kryetare, të cilat jetojnë në varfëri, është vetëm 9,3 për

qind, kurse përqindja e atyre që nuk jetojnë në varfëri është vetëm 13,1 për qind.

Grafiku 2.2

Page 19: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

18

Gjithsesi, gjatë dekadës së fundit Shqipëria ka qenë një prej ekonomive me rritjen më të

shpejtë në Evropë, duke gëzuar norma reale rritjeje vjetore prej 6%, shoqëruar nga

reduktimi i shpejtë i varfërisë.

Banka Botërore në raportin e saj “Perspektivat e Ekonomisë Globale 2013” parashikon se

Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania do të kenë një rritje ekonomike prej 1,6 %

gjatë këtij viti. Raporti ndalet në mënyrë të veçantë tek Shqipëria si “një vend me ulje të

ndjeshme të konsumit të brendshëm, nivelit të kreditimit, të ardhurave nga imigrantët, të

papunësisë së lartë”. Ndërkohë pritet që borxhi publik të arrijë këtë vit në 64% të

Prodhimit të Brendshëm Bruto, ose në 9 miliardë dollarë, shifër që është ndër më të lartat

në rajon.

Page 20: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

19

Kapitulli 3

Qeveria dhe politikat e saj për zbutjen e varfërisë

Qeveria luan një rol kyc në zbutjen e varfërisë e në uljen e normave të saj. Suksesi i një

qeverie matet e zhvillimin ekonomik që ajo i ka dhënë vendit dhe si rrjedhojë me uljen e

normave të varfërisë. Janë pikërisht politikat që ajo ndërmerr ato që ndikojnë në cdo

aspekt të jetës së një vendi.

3.1. Legjislacion

Ekzistojnë një sërë ligjesh e vendimesh ndër vite të miratuara nga Këshilli i Ministrave e

Parlamenti Shqiptar pikërisht për zbutjen e varfërisë. Disa prej tyre mund t’i përmendim

si më poshtë vijon:

- Vendim i KM, Nr. 573, Dt. Aktit: 16.06.2011, Dt. Miratimit: 16.06.2011, Flet.

Zyrtare Nr. 127, Faqe: 5651 – Për miratimin e strategjisë kombëtare për barazinë

gjinore dhe reduktimin e dhunës në familje, 2011-2015, dhe të planit të veprimit

për zbatimin e saj.

- Vendim i KM, Nr. 182, Dt. Aktit: 13.03.2012, Dt. Miratimit: 13.03.2012, Flet.

Zyrtare Nr. 39, Faqe: 2155 – Për miratimin e planit të veprimit për fëmijë, 2012-

2015.

- Vendim i KM, Nr. 1104, Dt. Aktit: 30.07.2008, Dt. Miratimit: 30.07.2008, Flet.

Zyrtare Nr. 132, Faqe: 5873 – Për disa shtesa në vendimin Nr. 80, datë 28.1.2008

të Këshillimit të Ministrave “Për miratimin e strategjisë sektoriale të mbrojtjes

sociale dhe të planit të veprimit për zbatimin e saj"

- Vendim i KM, Nr. 913, Dt. Aktit: 19.12.2007, Dt. Miratimit: 19.12.2007, Flet.

Zyrtare Nr. 183, Faqe: 5689 – Për miratimin e strategjisë kombëtare për barazinë

gjinore dhe dhunën në familje, 2007-2010, dhe të planit të veprimit për zbatimin e

Page 21: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

20

saj.

- Vendim i KM, Nr. 774, Dt. Aktit: 14.11.2007, Dt. Miratimit: 14.11.2007, Flet.

Zyrtare Nr. 163, Faqe: 4815 – Për miratimin e strategjisë ndërsektoriale shqiptare

të zhvillimit rural, 2007-2013

- Vendim i KM, Nr. 79, Dt. Aktit: 30.01.2013, Dt. Miratimit: 30.01.2013, Flet.

Zyrtare Nr. 16, Faqe: 567 – Për miratimin e programit ekonomik e fiskal të

Shqipërisë, për periudhën 2013-2015.

- Vendim i KM, Nr. 105, Dt. Aktit: 01.02.2012, Dt. Miratimit: 01.02.2012, Flet.

Zyrtare Nr. 22, Faqe: 881 – Për miratimin e programit ekonomik e fiskal të

Shqipërisë, për periudhën, 2012-2014

- Vendim i KM, Nr. 633, Dt.Aktit: 18.09.2003, Dt. Miratimit: 18.09.2003, Flet.

Zyrtare Nr. 85, Faqe: 3738 – Për miratimin e strategjisë për përmirësimin e

kushteve të jetesës së minoritetit rom.

- Ligj, Nr. 8960, Dt. Aktit: 24.10.2002, Dt. Miratimit: 24.10.2002, Flet. Zyrtare Nr.

75, Faqe: 2087 – Për ratifikimin e Kartës Sociale Europiane, e ndryshuar.

Të gjitha pikat më sipër janë ligje dhe vendime të cilat drejtëpërdrejtë ose tërthorazi

ndikojnë në reduktimin e varfërisë dhe në përmirësimin e gjendjes ekonomike në vend.

3.2. Ndikimi i politikave qeveritare në vitet 2009-2013, arritjet dhe dështimet

Nëse do të analizonim se sa ndikon qeveria në zbutjen e varfërisë, atëherë do të ishte mirë

të shikonim programin e qeverisë që sapo la mandatin e saj dhe qeverisë që sapo ka nisur

punën dhe të vlerësonim nësë janë arritur synimet nga qeveria e mëparshme dhe sa të

vlefshme dhe të mundshme janë pikat e programit të qeverisë aktuale për zbutjen dhe

reduktimin e varfërisë.

Përsa i përket qeverisë 2009 – 2013 me Kryeministër Z. Sali Berisha, në programin e saj

ishte parashikuar dhe premtuar si më poshtë:

Page 22: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

21

- Luftë kundër korrupsionit si dhe reformë të administratës publike.

- Ritme të larta të rritjes ekonomike, duke kaluar kështu krizën ekonomike botëore.

Një rritje e tillë mundëson punësimin dhe redukton varfërinë.

- Zhvillim të shpejtë, të qëndrueshëm dhe të balancuar ekonomikisht.

- Nxitje të nismës së lirë.

- Zhvillim ekonomik të bazuar në një treg të hapur, konkurrencë të lirë e të

ndershme të mbështetur në një ligj të drejtë dhe të njëjtë për të gjithë si dhe

respektim të standarteve të produkteve dhe shërbimeve nga të gjithë operatorët.

- Reformë fiskale të udhëhequr nga parimi: “Më pak taksa më shumë zhvillim”

duke zbatuar kështu taksën e sheshtë, reduktimin e taksave kombëtare si dhe uljen

e normës për një serë taksash.

- Përdorimin e fondeve publike në favor të zhvillimit ekonomik, punësimit dhe

mirëqenies. Rritje e investimeve publike.

- Fuqizimi dhe modernizimi i sistemit energjitik shqiptar i integruar në atë europian

si një domosdoshmëri për zhvillimin e vendit.

- Furnizim 24 orë me ujë të pijshëm.

- Lehtësime në licnesimin e biznesit.

- Përdorimi eficent i burimeve për sektorët më premtues të ekonomisë sic janë:

bujqësia, agroindustria, zhvillimi rural, turizmi.

- Stabilitet makroekonomik duke ruajtur parametreat optimalë maroekonomikë si:

inflacioni në nivelin e 3% në vit, borxh publik në nivelin e 50% të PBB, deficit

buxhetor në nivelin e 3% të PBB.

- Thithje të investimeve të huaja.

- Nxitje e zhvillimit të sistemit shëndetësor.

- Reformë të sistemit të sigurimeve shoqërore sipas modelit miks. Vazhdim i rritjes

së pensioneve.

- Reduktim i varfërisë nëpërmjet politikave të mbështetjes aktive. Politikat e

mbështetjes aktive nëpërmjet punësimit do të jenë boshti i programit të qeverisë

për reduktimin e varfërisë, e cila njëherësh do të shtojë edhe fondin e ndihmës

ekonomike me qëllim që të ritet përfitimi për fryme nga ky fond.

Page 23: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

22

- Në funksion të luftës kundër varfërisë, Qeveria do të përshtasë dhe do të

reformojë të gjithë sistemin arsimor.

- Reformë të thellë do të njohë ndihma ekonomike, e cila do të dalë me çdo kusht

jashtë informalitetit. Dhënia e saj, përveçse për personat me aftësi të kufizuar, do

të kushtëzohet me punën e dobishme për komunitetin dhe punimin e tokës.

- Përkrahje e viktimave të krimit dhe gjakmarrjes.

Nëse do të analizonim këto vite të qeverisjes do arrinim të kuptonim arritjet, përmbushjet

e programit si dhe dështimet e kësaj qeverie pikërisht në lidhje me zhvillimin e

ekonomisë dhe uljen e nivelit të varfërisë. Në arritjet e kësaj qeverie do të mund të

rradhisnim:

Mund të themi se në një farë mënyre është arritur të luftohet disi korrupsioni,

edhe pse është ende shumë problematik, si dhe të bëhet reformë e administratës

publike. Mund të përmendim këtu cështjen e tenderave që tashmë publikimi i tyre

bëhet ne faqe interneti për të gjithë bizneset private të vendit apo të huaja të

interesuara. Gjithashtu mund të themi se janë bërë shkurtime në numrin e

ministrave në qeveri si dhe shkurtime të të punësuarve ne administratën publike

dhe kjo ka sjellë ulje të shpenzimeve si dhe efikasitet në punën e qeverisë.

Qeveria ka inverstuar edhe në trajnimin e kësaj administrate publike që të jetë sa

më profesionale dhe sa më efikase. Të gjitha këto me synim përmirësimin e

shërbimit dhe uljen e kostove.

Përsa i përket premtimit për rritje të lartë ekonomike pavarësisht krizës botërore

mund të themi se kjo nuk u realizua për vetë kushtet mbarëbotërore. Megjithatë

duhet të pranojmë se kriza u përballua me sukses. Ndoshta këtu kanë ndikuar edhe

politikat ekonomike, fiskale dhe nismat për thithjen e investimeve të huaja.

Gjithsesi mund të thuhet se nuk është e lehtë të ketë zhvillim të shpejtë, të

qëndrueshëm dhe të balancuar ekonomikisht në kohëra të tilla krizash botërore.

Arritje e qeverisë mund të konsiderohet edhe reforma fiskale me futjen e taksës së

sheshtë 10%. Kjo ishte një nismë e guximshme, një katalizator kryesor i

zhvillimit të biznesit të vendit dhe thithjes së investimeve të huaja. Kjo ka bërë që

biznesi të ketë më shumë besim te qeveria si dhe të nxitet nisma e lirë.

Duhet pranuar që janë rritur mjaft investimet publike dhe fondet janë përdorur në

favor të zhvillimit ekonomik e mirëqënies. Janë investuar fonde në infrastrukturë

duke kanë patur një ndikim të jashtëzakonshëm jo vetëm në transport por edhe në

integrimin dhe zhvillimin ekonomik të zonave të thella të vendit si dhe në

turizëm. Për zhvillimin e turizmit mund të thuhet se politikat e qeverisë për ta

promovuar atë kanë patur sukses. Shqipëria renditet si një nga destinacionet më të

mira në botë nga kompani prestigjoze turizmi, edhe pse ka shumë për t’u bërë në

këtë aspekt.

Page 24: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

23

Por duhet të pranojmë që pëervec arritjeve qeveria ka pasur edhe dështimet e saj. Ndër

këto mund të përmendim:

Zgjidhja e cështjes së pronës private është një nga problemet më të mëdha të

ekonomisë shqiptare, problem të cilin as kjo qeveri nuk arriti ta zgjidhë. Këtij

problemi i bashkëngjitet edhe zgjidhja e cështjes së legalizimeve të ndërtimeve pa

leje.

Një e vërtetë tjetër e hidhur që ende nuk ka gjetur zgjidhje është sistemi publik i

mjekësisë në vend i cili vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme.

Një dështim goxha i madh i kësaj qeverisje ishte dhe reforma në arsimin privat i

cili rezultoi të ishte jo e suksesshme, duke prodhuar kështu kuadro me diploma të

blera.

Një pikë tjetër që nuk pa dritën e realizimit ishte dhe furnizimi 24 orë me ujë të

pijshëm. Kjo në fakt është një ëndërr e parealizuar e të gjithë shqiptarëve.

Megjithëse mund të themi se disi stabiliteti ekonomik u mbajt në vendin tonë,

përseri parametrat optimalë makroekonomikë nuk qenë në normat e duhura. Këtu

gjëja më e rëndësishme për t’u përmendur është borxhi publik, thellimi i tij dhe

tejkalimi i nivelit të përcaktuar, madje dhe me ligj të vecantë. Inflacioni ka mbetur

kryesisht brenda objektivit të kërkuar nga Banka Botërore, edhe pse pësoi shumë

rënie në Qershor 2012 duke e rrezikuar vendin të shkonte drejt deflacionit.

Sigurisht, këto janë pasoja edhe të krizës që ka përshkuar botën.

Reduktim i varfërisë nëpërmjet politikave të mbështetjes aktive nuk mund të

themi se arrit nga qeveria gjatë mandatit të saj qeverisës. Punësimi nuk është se

pësoi rritje gjatë këtyre viteve dhe kjo sigurisht edhe si pasojë e krizës financiare.

Reforma e sigurimeve shoqërore nuk u aplikua aspak dhe kjo skemë nuk ka

pësuar ndryshime.

3.3 Programi i qeverisë 2013-2017 për zbutjen e varfërisë për 4 vitet e ardhshme

Page 25: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

24

Ndërkohë, qeveria që sapo ka nisur punën dhe do jetë në pushtet për katër vitet e

ardhshme ende nuk e ka parashtruar programin e saj por koalicioni fitues, në programin e

tij elektoral, ka bërë një sërë premtimesh përsa i përket reduktimit të varfërisë dhe

rimëkëmbjes së ekonomisë. Theksi i gjithë programit të këtij koalicioni mbi rimëkëmbjen

e ekonomisë është vënë mbi disa pika kryesore:

- Rilindje e fshtatit

o Zhvillim rural modern

o Blegtori dhe bujqësi e zhvilluar

o Mirëqënie për fshatin

- Ekonomi prodhuese e shërbime

Page 26: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

25

o Zgjidhje për pronat

o Infrastrukturë europiane

o Pavarësi energjetike

o Mirëadministrim i pasurive natyrore

o Zhvillim i integruar rajonal

o Turizëm gjithëvjetor e mbarëkombëtar

- Mireqënie përmes punës

o Borxh nën kontroll

o Mbështetje sipërmarrjes

o Taksim progresiv

o Punësim real

Me vështrimin tek e ardhmja, qeveria e sapoardhur në pushtet duhet fokusuar tek

mbështetja e rimëkëmbjes dhe rritjes ekonomike në një mjedis të jashtëm të vështirë,

duke zgjeruar dhe mbështetur përfitimet sociale të vendit dhe duke reduktuar ndërkaq

cënueshmërinë nga ndryshimi i klimës, veçanërisht përmes përmirësimit të menaxhimit të

burimeve ujore. Sfidat kyçe për përparimin e Shqipërisë përfshijnë: rifillimin e

konsolidimit fiskal dhe përmirësimin e menaxhimit të shpenzimeve publike, reforma

rregullatore dhe institucionale, zvogëlimin e mangësive infrastrukturore dhe

përmirësimin e efikasitetit të sistemeve të mbrojtjes sociale dhe shërbimeve kyçe

shëndetësore.

Sigurisht është për t’u parë nëse ky program do të vihet në jetë dhe sa efektive do të jenë

politikat që do ndërmerren përsa i përket zbutjes së varfërisë dhe zhvillimit ekonomik të

vendit tonë.

Page 27: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

26

Kapitulli 4

Nismat ndërkombëtare dhe kombëtare

Shqipëria është anëtare e shumë institucioneve dhe organizmave ndërkombëtare si psh:

Banka Botërore, Fondi Ndërkombëtar Monetar, Banka Europiane për Rindërtim dhe

Zhvillim, Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), UNICEF, PNUD,

Këshilli i Europës, OSBE etj.

Ndihma e huaj është përkufizuar si grante ose kredi të cilat: (a) ndërmerren nga sektori

publik; (b) kanë si objektiv kryesor promovimin e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies;

(c) janë me terma financiare koncensionare. (www.km.gov.al)

Grant quhet një subvencion në formë monetare, i dhënë nga një donator (qeveri ose

organizatë) për një përfitues që plotëson disa kritere të caktuara, dhe që nuk ka kusht

kthimi.

Kredi koncesionare janë kredi të cilat kanë norma të ulta interesi, ose kohë të gjatë

shlyerje, dhe që kanë një element granti.

Donatorë dypalësh, janë vendet e ndryshme të cilat japin grante ose hua me terma të buta.

Donatorë shumëpalësh janë institucionet shumëpalëshe që japin hua dhe grante me terma

të buta ose tregtare.

4.1 Ndikimi i organizmave ndërkombëtare dhe i qeverive të vendeve të tjera

Që nga ndryshimi i pushteteve vendi ynë ka përfituar shumë grante e ndihmë nga qeveritë

e vendeve të huaja si dhe nga institucione e organizata jofitimprurese të këtyre vendeve.

Sigurisht, Shqipëria duke qenë një vend në zhvillim, nëpërmjet programeve dhe

projekteve të ndryshme, këto vende e organizata kanë investuar shumë për të ndikuar në

zhvillimin e vendit dhe zbutjen e varfërisë.

Page 28: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

27

Në vitin 2005 Këshilli i Ministrave ka themeluar Departamentin e Bashkërendimit të

Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmë së Huaj (DEBASKON). Kjo gjë ka bërë të

mundur që roli dhe pronësia e qeverisë në koordinimin e ndihmës së huaj të vijë duke u

rritur. Roli qendror koordinues i DEBASON-it është të sigurojë lidhje organike dhe midis

politikave kryesore të ndihmës së huaj dhe proceseve financiare të qeverisë.

Më poshtë është një tabelë e cila paraqet fondet që janë dhënë për Shqipërinë nga

donatorët dypalësh dhe shumëpalësh për vitet 2000- 2012:

Tabela 4.1

Fonde nga donatore dypalesh (te gjithe projektet) 2000-2012 mln euro

Donatore

dypalesh

dhe

shumepa

lesh

Fonde

te

dhena

2000-

2012

Disburs

ime

total

2000-

2012

Disbu

rsime

ne

2007

Disburs

ime ne

2008

Disburs

ime ne

2009

Disburs

ime ne

2010

Disbursi

me ne

2011

Disbursi

me ne

2012

Disburs

ime ne

2013 (te

planifik

uara)

Disburs

ime ne

2014 (te

planifik

uara)

Disbu

rsime

ne

2015

(te

planif

ikuar

a)

Fondi Abu Dabi

98.35

46.45

4.08

8.28

2.03

1.42

7.12

13.73

2.23

2.26

0.67

Austria

38.57

13.37

-

-

-

-

-

13.37

25.20

-

-

Belgjika

0.24

0.04

0.00

-

-

0.08

0.08

0.04

-

-

-

Kanada

7.06

7.02

3.55

3.23

0.04

0.03

0.02

-

0.05

-

-

CEB

136.94

99.40

8.40

15.41

21.83

21.30

25.14

10.38

12.54

-

-

Kina

1.21

0.85

-

-

-

-

0.85

-

-

-

-

Republik

a Ceke

2.18

1.90

0.14

0.13

0.26

0.20

0.22

0.29

0.01

-

-

Danimark

a

7.27

5.42

0.21

0.36

1.28

1.02

1.00

1.00

1.40

0.50

0.43

EBRD

352.44

221.83

66.68

25.15

38.34

16.73

36.05

37.89

30.54

19.92

19.38

Egjipt

2.30

2.30

-

2.30

-

-

-

-

-

-

-

EIB

335.28

251.08

30.95

31.76

28.19

28.48

30.43

28.02

36.12

19.92

19.38

BE

780.40

599.06

55.14

49.84

81.03

85.60

126.06

79.07

52.73

42.95

-

Finlanda

0.68

0.68

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Franca

4.70

4.69

0.04

0.05

0.01

0.01

0.51

0.02

-

-

-

GAVI

1.70

1.41

0.07

0.35

0.07

0.24

0.27

0.20

-

-

Gjermani

a

684.56

341.23

23.46

20.34

38.04

24.81

27.03

22.24

46.18

54.61

54.20

Fondi

Global

4.24

3.75

1.21

1.03

1.05

0.46

0.44

0.04

-

-

-

Greqia

132.85

132.85

2.67

2.52

58.39

5.00

63.44

-

-

-

-

Irlanda

1.37

1.36

0.27

0.19

0.16

0.24

0.19

-

-

-

-

IDB

229.26

125.87

2.34

5.76

9.16

7.89

25.07

67.88

83.86

6.32

-

Page 29: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

28

Italia

364.83

235.55

63.89

24.52

28.75

56.80

33.68

32.86

45.70

20.38

16.02

Japonia

223.59

150.33

1.30

0.10

1.07

3.20

2.81

7.50

19.23

18.64

33.19

Kuvajti

24.63

15.93

1.61

2.98

2.45

2.33

0.79

3.08

-

-

-

Luksemburgu

5.74

5.50

1.10

0.39

0.16

0.01

0.01

-

-

-

-

Hollanda

86.80

83.55

4.87

5.98

4.28

11.17

2.74

0.39

0.03

-

-

Norvegjia

15.79

14.07

0.19

0.64

1.07

0.41

0.29

-

-

-

-

OFID

65.73

46.53

0.54

3.21

7.07

8.48

6.00

6.87

13.69

-

-

OSCE

1.11

0.99

-

-

0.18

0.31

-

-

-

-

-

Fondi

Saudit

per

Zhvillim

25.71

1.86

-

-

-

-

0.77

1.09

3.38

3.38

-

Koreja e

Jugut

17.09

17.09

1.70

12.23

-

-

-

-

-

-

-

Spanja

44.08

43.92

8.47

9.23

4.95

2.46

3.98

0.37

-

-

-

Suedia

77.48

54.77

7.64

9.44

9.23

8.40

9.07

8.56

8.86

4.45

3.25

Zvicra

193.39

137.50

12.71

7.99

17.78

15.05

15.76

14.00

20.00

13.08

8.08

Turqia

13.91

10.41

0.19

0.35

2.19

0.62

0.90

1.62

4.25

-

-

Mbreteria

e

Bashkuar

19.67

18.82

3.35

3.05

1.71

-

-

-

-

-

-

Kombet

e

Bashkuar

a

70.14

57.64

4.88

7.65

8.55

10.91

9.75

15.55

2.29

19.92

19.38

USAID

201.57

189.46

25.86

16.15

23.50

24.50

16.68

15.84

9.98

3.60

2.71

Banka

Boterore

470.48

242.87

62.41

19.92

35.37

20.47

21.32

18.24

50.85

48.06

48.06

Total

(mln

euro)

4,743.3

1

3,187.3

4

399.91

290.54

428.17

358.62

468.46

400.13

469.11

277.98

224.76

Burimi: Baza e të dhënave të donatorëve i Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe

Koordinimit të Ndihmës së Huaj, Këshilli i Ministrave

(http://dsdc.gov.al/?crd=0,0,0,0,0,1&ln=Lng1)

Nëse do të shqyrtonim tabelën e mësipërme do të vëmë re se Shqipërisë i janë akorduar

me miliona dollarë fonde për programe në fusha të ndryshme me qëllim zhvillimin

ekonomik e social të vendit. Disa nga këto fonde janë dhënë në formën e granteve

ndërkohë që disa të tjera në formën e kredive. Sigurisht, këto janë fonde që kanë patur një

ndikim shumë të madh në zhvillimin e Shqipërisë e sektorëve të ndryshëm të saj.

Page 30: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

29

4.2 Ndikimi i OJF, OJQ. Përvojë personale

Organizatat joqeveritare janë organizime të financuara dhe të mbështetura nga faktorë të

ndryshëm joqeveritarë e që janë të paramenduara të krijohen për të zgjidhur një problem

shoqëror, individual, grupor ose më të gjerë; për të marrë pjesë në jetën publike; për të

shfrytëzuar burimet për arritjen e një qëllimi të caktuar.

Në Shqipëri nuk përdoret më termi organizata joqeveritare por organizata jofitimprurëse.

Në këtë mënyrë, përkufizimit të mësipërm do të duhej t’i shtonim edhe se këto organizata

nuk kanë qëllim fitimin.

Roli i këtyre organizatave është mjaft i rëndësishëm pasi ato tërheqin vëmendjen e

publikut dhe të autoriteteve kompetente për një trajtim më të vëmendshëm të problemeve

të ndryshme të një shoqërie.

Pikërisht për këtë arsye, organizatat jofitimprurëse kanë një ndikim të madh edhe në

zhvillimin e një vendi. Ato investojnë në aspekte dhe fusha të ndryshme duke ndikuar

këto fusha dhe duke i përmirësuar ato, qoftë edhe vetëm duke sensibilizuar opinionin

kombëtar e ndërkombëtar.

Përvec kësaj, këto organizata kanë investuar gjerë financiarisht në Shqipëri. Mund të

numërohen me qindra organizata jofitimprurëse vendase dhe të huaja që kanë hapur

aktivitetin e tyre ne vendin tonë.

Do doja të sillja shembullin e një organizate të tillë e cila është ka nisur aktivitetin e vet

në Shqipëri në vitin 1996 dhe vazhdon punën e saj edhe sot. Ky është fondacioni “Qendra

Kristiane e Durrësit” dhe aktiviteti i tij kryesisht përqendrohet në zonën e Durrësit dhe

rrethinave të tij. Aktivitetet kanë të bëjnë me përmbushjen e misionit të fondacionit që

është: T’i komunikojë dashurinë e Perëndisë shqiptarëve në një gjuhë që ata mund ta

kuptojnë nëpërmjet një rrjeti të shëndoshë marrëdhëniesh, dhe të plotësojë në këtë

mënyrë edhe nevojat e tyre shpirtërore, fizike, sociale dhe mendore të njerëzve me të cilët

punon. Gjithashtu vijim i misionit të tij është edhe të asistojë qeverinë lokale duke i

ardhur në ndihmë konkrete shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare dhe duke i

ndihmuar ato nga ana psiko-sociale, edukative, ushqimore dhe veshmbathje. Profili i

përfituesve të këtij fondacioni janë njerëzit e shtresave të varfëra, jetimët dhe vejushat.

Gjatë gjithë këtyre viteve ky fondacion ka bërë të mundur që të hyjnë në Shqipëri rreth

$10.000 cdo vit duke patur në këtë mënyrë një ndikim të madh në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu, me aktivitetet që zhvillon, ka mundësuar hapjen e më shumë se 20 vendeve të

punës duke ndikuar kështu në ekonominë familjare të shumë familjeve.

Fondacioni ka bashkëpunuar edhe me shumë shoqata si: Shoqata e të Verbërve, Shoqata e

Tetraplegjikëve, Shoqata e Invalidëvë, Shoqata kundër trafikimit të femrave, Shoqata e

Prindërve me Fëmijë Autikë etj, si dhe ka dhuruar materiale mjekësore për Spitalin

Rajonal të Durrësit me një vlerë prej $500.000. Përvec kësaj, ky fondacion ka ndërtuar

Page 31: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

30

puse në zona me ujë të pijshëm në zona të ndryshme duke qenë kështu një ndihmesë e

madhe për familjet që jetojnë në këto zona.

E gjithë cfarë u tha më sipër tregon mjaft qartë se cfarë impakti kanë organizata të tilla

jofitimprurëse në zhvillimin e ekonomisë së një vendi dhe në zbutjen e varfërisë.

Page 32: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

31

Kapitulli 5

Raporte, vlerësime dhe rekomandime nga institucionet ndërkombëtare

5.1 Banka Botërore

Në Tetor të vitit 1991 Shqipëria u bë anëtare e grupit të Bankës Botërore dhe Fondit

Monetar Ndërkombëtar. Me kontributin e këtyre dy institucioneve është arritur të krijohej

Banka e Shqipërisë dhe kjo ka qenë një nga arritjet e tyre më të mëdha në Shqipëri.

Banka Botërore është përfshirë në krijimin dhe në zbatimin e reformave nëpërmjet

politikave këshilluese, huadhënies dhe asistencës teknike.

Që në fillim të programit me Shqipërinë, Banka Botërore ka miratuar shumë hua dhe ka

përfunduar po aq shumë projekte.

Sipas Raportit të Zhvillimeve Ekonomike Nr. 3 për Europën Juglindore të Dhjetor 2012,

axhenda e reformave, në mënyrë që Shqipëria të shohë zhvillim ekonomik dhe të mund të

përballojë me sukses krizën në Eurozonë, mund të përfshijë:

Reforma të Tregut të Punës: Papunësia e rëndë dhe e vazhdueshme, veçanërisht

në radhët e grupeve të prekshme, kërkon reforma të guximshme të tregut të punës në EJL

(EJL6 janë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, IRJ e Maqedonisë, Mali i Zi,

dhe Serbia). Bërja e kushteve të tregut më fleksibël do të ndihmojë këto vende që të

zgjidhin ngurtësitë strukturore në tregjet e tyre të punës.

Tërheqja e grave në fuqinë punëtore do të jetë një sfidë madhore, e cila mund të

lehtësohet nëpërmjet rritjes e mjediseve për mbajtjen e fëmijëve të vegjël.

Reformat arsimore: Reformat për përmirësimin e cilësisë së arsimit të mesëm dhe

të lartë, trajtimin e mospërputhjes së aftësive dhe rritja e "fleksigurisë" (kombinimi i

fleksibilitetit dhe sigurisë) së tregut të punës janë thelbësore për përmirësimin e

rezultateve të fuqisë punëtore por do të kërkojnë kohë.

Page 33: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

32

Integrimi i tregtisë, mjedisi i biznesit dhe konkurrenca: Thjeshtëzimi i rregullave

të biznesit, trajtimi i problemeve të qeverisjes dhe zbatimi i kontratave dhe të drejtave të

pronësisë janë fusha ku vendet e EJL6 mund të zbatojnë reforma për rezultate të shpejta.

Rajoni gjithashtu mund të përfitojë nga harmonizimi i rregulloreve përtej kufijve dhe

thellimi i integrimit tregtar dhe financiar. Hapja e tregjeve dhe mundësive për zhvillimin

e biznesit -- p.sh., nëpërmjet privatizimit dhe në monopolet e rregulluara tradicionalisht si

energjia, elektriciteti dhe hekurudha -- janë ndërmjet fushave ku nevojiten përpjekje të

përbashkëta.

Rrjetat e sigurisë sociale dhe përfshirja sociale: Përtej ofrimit të një rrjete sigurie

për të papunët në kohë krize, asistenca sociale mund të bëhet më efiçente duke targetuar

më mirë grupet vulnerabël, duhet të shmangë krijimin e një kurthi varfërie. Politikat e

aktivizimit në kombinim me asistencën e targetuar sociale duhet të parandalojnë që

papunësia e përkohshme të zhvillohet në një varësi afatgjatë. Asistenca sociale e mirë-

projektuar dhe e mirëofruar mund të rrisë stimujt që njerëzit të punojnë.

(Banka Botërore, Evropa Juglindore Raporti i Zhvillimeve Ekonomike Nr. 3, Nga

recesioi i dyfishtë në reforma të përshpejtuara, 18.12.2012, fq. 45)

Banka Botërore në raportin e saj “Perspektivat e Ekonomisë Globale 2013” parashikon se

Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania do të kenë një rritje ekonomike prej 1,6 %

gjatë këtij viti. Raporti ndalet në mënyrë të veçantë tek Shqipëria si “një vend me ulje të

ndjeshme të konsumit të brendshëm, nivelit të kreditimit, të ardhurave nga imigrantët, të

papunësisë së lartë”. Ndërkohë pritet që borxhi publik të arrijë këtë vit në 64% të

Prodhimit të Brendshëm Bruto, ose në 9 miliardë dollarë, shifër që është ndër më të lartat

në rajon. (http://www.dw.de/banka-bot%C3%ABrore-shqip%C3%ABris%C3%AB-

t%C3%AB-p%C3%ABrshpejtohen-ritmet-e-reformave-fiskale-dhe-strukturore/a-

16589731)

5.2 Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH)

Page 34: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

33

Sipas dokumentit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim “Strategjia për

Shqipërinë” të muajit Dhejtor 2012, BERZH shprehet:

Shqipëria ka qenë i vetmi vend në Evropën Juglindore që nuk ka pasur recesion gjatë

këtyre viteve të fundit. Mirëpo, edhe pse rritja e PBB-së vijon të jetë mbi mesataren e

rajonit, gjithnjë e më shumë është bërë i dukshëm ngadalësimi ekonomik, ku rritja

ekonomike prej rreth 3 për qind në vitin 2011 ishte më e ulët se gjatë viteve të

mëparshme. Ngadalësimi i veprimtarisë ekonomike gjatë vitit të fundit kryesisht ka

ardhur si shkak i ecurisë së dobët të disa prej tregjeve kryesore të BE-së.

Eksportet kanë vijuar të rriten, por me një ritëm më të ngadaltë, ndërsa është ngadalësuar

edhe rritja e importeve. Nga kriza janë goditur edhe dërgesat nga shqiptarët që punojnë

jashtë vendit. Ka shumë vjet që inflacioni është i ulët, por borxhi publik është i lartë,

sipas standardeve rajonale: ai qëndron diçka më pak se 60 për qind të PBB-së. Për

rrjedhojë, hapësira për të marrë borxh tjetër shtesë është e kufizuar.

Në sektorin bankar, rritja e kredisë mbetet pozitive, por shumë më poshtë se nivelet

përpara krizës. Niveli i kredive problematike është i lartë dhe është rritur gjatë vitit të

fundit, duke arritur thuajse 19 për qind në fund të vitit 2011.

Shqipëria ka bërë përparim të vazhdueshëm me reformën strukturore gjatë dy

dekadave të fundit, edhe pse i është dashur të kapërcejë dobësi institucionale serioze dhe

njërën prej pikënisjeve më të vështira për tranzicionin. Por vendi përballet me sfida të

konsiderueshme në të gjitha fushat.

Në sfidat kyçe që mund të trajtohen me mbështetjen e financimit dhe asistencës që jep

BERZH-i përfshihen:

Ecja drejt një sektori energjetik më të qëndrueshëm. Shqipëria e ka mundësinë për t’u

bërë një aktor rajonal në tregun e energjisë së rinovueshme, por arritja e këtij objektivi do

të kërkojë përmirësimin e efikasitetit dhe kapaciteteve të shpërndarjes dhe prodhimit,

një rritje të konsiderueshme të pjesëmarrjes së sektorit privat në prodhimin e energjisë

dhe një kuadër rregullator të përmirësuar.

Përmirësimi i infrastrukturës së vendit edhe përmes rritjes së pjesëmarrjes së

sektorit privat. Vënia në zbatim e projekteve me partneritet publik-privat (PPP) dhe

financimi i koncesioneve do të ketë rëndësi kritike për trajtimin e kësaj sfide të

tranzicionit. Një faktor kyç në çuarjen përpara të integrimit rajonal dhe transportit të

qëndrueshëm të Shqipërisë do të jetë edhe zhvillimi i hekurudhave dhe i infrastrukturës së

porteve.

Zhvillimi i një sektori biznesi dhe agrobiznesi më të gjallëruar. Në një mjedis të

vështirë ekonomik ndërkombëtar, sektori privat shqiptar do të ketë nevojë për mbështetje

financiare dhe teknike për të promovuar një integrim vertikal më të madh, novacion,

aftësi konkurruese dhe drejtim të përmirësuar të shoqërive tregtare. Sfidat e mëtejshme

përfshijnë zvogëlimin e barrës administrative me të cilën përballen bizneset, përfundimin e

privatizimit dhe rritjen e zbatimit me forcë të shtetit ligjor.

Page 35: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

34

Thellimi i ndërmjetësimit financiar. Ndërmjetësimi financiar është ende i ulët, në

raport me standardet rajonale dhe zhvillimi i tij është ngadalësuar nga ndikimi negativ i

krizës. Në sfidat e së ardhmes përfshihet rritja e flukseve të kreditimit të ekonomisë reale

në kushtet e kërkesave më të rrepta për kapitalin dhe shtytja e zhvillimit të shërbimeve

financiare jobankare.

Drejtimet strategjike

Prioritetet e Bankës për tre vitet e ardhshme do të përqendrohen te zhvillimi i

qëndrueshëm i sektorit privat, duke u mbështetur në shpirtin e fortë të iniciativës

private në ekonomi. Banka do të investojë edhe në projekte me përparësi të madhe të

sektorit publik në fushën e infrastrukturës, ku investime të tilla mund të zgjidhin

boshllëqe të rëndësishme të tranzicionit. Duke mbajtur parasysh sfidat e tranzicionit, të

evidentuara më lart, veprimtaritë e Bankës në Shqipëri do të përqendrohen në fushat e

mëposhtme:

Promovimi i politikave të qëndrueshme energjetike dhe i investimeve që e

mbështesin mjedisin. Banka do të punojë nga afër me autoritetet shqiptare dhe me

rregullatorët e pavarur për ta përmirësuar më tej kuadrin rregullator dhe administrativ

për investimet e sektorit privat, sidomos në sektorin e energjisë së rinovueshme. Banka,

përmes linjave financuese të dedikuara, do të financojë projektet e përdorimit me

rendiment të energjisë dhe projektet e energjisë së rinovueshme dhe, në bashkëpunim

me institucione të tjera financiare ndërkombëtare dhe me banka të nivelit të dytë, do

të mbështesë rritjen e nivelit dhe qëndrueshmërinë financiare të prodhimit dhe

shpërndarjes së energjisë. Me rëndësi kyçe për rritjen e aftësisë konkurruese dhe

integrimin rajonal do të jenë edhe linjat e interkonjeksionit dhe gazsjellësit.

Përmirësimi i mëtejshëm i komercializimit, konkurrencës dhe përfshirjes së sektorit

privat në infrastrukturë, krahas projekteve publike të vëna në objektiv. Banka do t’i

asistojë autoritetet shqiptare, si në nivel qendror edhe në nivel vendor, për rritjen e

përfshirjes së sektorit privat në shërbimet komunale dhe ato të transportit, përfshirë në

mirëmbajtje e rrugëve. Asistenca financiare do të plotësohet me këshillim teknik, duke

shfrytëzuar si pikë mbështetëse përvojën e Bankës në strukturimin dhe zbatimin me

sukses të PPP-ve dhe financimin e koncesioneve. Banka do të punojë nga afër me Qeverinë

edhe për çuarjen përpara të tranzicionit në sektorët e porteve detare dhe hekurudhave.

Mbështetja e zhvillimit të një sektori privat më konkurrues. Banka do të

vazhdojë të jetë partner i fuqishëm për investitorët e huaj dhe për shoqëritë tregtare

vendase, si drejtpërdrejt, ashtu edhe nëpërmjet linjës së ndërmarrjeve vendase (LEF).

Banka do të ndjekë një politikë aktive për investimet në sektorë të tillë si agrobiznesi,

prodhimi dhe shërbimet, teknologjia e informacionit dhe komunikimit (TIK) dhe turizmi,

që të gjithë sektorë me potencial modernizimi dhe rritjeje të krijimit të vlerës në

ekonominë shqiptare, e cila ende mbështetet në mënyrë të tepruar tek importet dhe tek

aktiviteti i nënkontraktimit të krahut të punës në industrinë tekstile.

Fuqizimi i sektorit financiar dhe thellimi i ndërmjetësimit. Banka do ta

mbështesë sektorin bankar në kushte të vështira tregu me linja kreditimi dhe linja të tjera

Page 36: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

35

siç është linja e bashkëfinancimit të mesëm (MCFF). Banka, përmes një bashkëpunimi

të ngushtë me Bankën e Shqipërisë, do t’u përgjigjet në kohë nevojave të reja të

sektorit financiar vendas.

Banka do të bashkëpunojë nga afër me Bashkimin Evropian dhe me institucione të

tjera financiare ndërkombëtare në të gjitha operacionet e veta, si edhe gjatë dialogut

për politikat, në mënyrë që të arrijë një ndikim maksimal për tranzicionin dhe t’i japë

mundësi Shqipërisë të integrohet më tej në strukturat e BE-së dhe ato globale.

(BERZH, Strategjia për Shqipërinë, 11.12.2012, fq. 2-4)

5.3 Bashkimi Europian (BE)

Shqipëria rezulton shteti në rajon që ka pasur rezultatet më të dobëta ekonomike në

tremujorin e parë të vitit 2013, sipas të dhënave nga raporti i Komisionit Europian për

këtë periudhë, që është publikuar pak ditë më parë. Përsa i përket performancës

ekonomike, rritjes së depozitave e kredive dhe huave me probleme, Shqipëria paraqitet

më ulët se Mali i Zi, Serbia e Maqedonia. Në treguesin e borxhit publik ndaj prodhimit të

brendshëm bruto (PBB), na e kalon vetëm Serbia.

Page 37: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

36

Grafiku 5.3

Burimi: Komisioni Europian

Rritja ekonomike

Ritmet e rritjes ekonomike në Shqipëri nuk u përshpejtuan në T I 2013, ndryshe nga

vendet e tjera që panë të gjitha një rigjallërim për të njëjtën periudhë. Shqipëria u rrit me

vetëm 1.7%

Rritja e kredive e depozitave

Ndërsa në Shqipëri kreditimi për ekonominë pothuajse është ndërprerë, bizneset e

shteteve të rajonit po u gëzohen ritmeve më të larta të hudhënies. Rritja e kredisë me bazë

vjetore në tremujorin parë 2013 në Shqipëri ishte vetëm 1.6%, nga 6% në mal të Zi dhe

4.7% në Serbi e Mal të Zi. Këto shtete kanë parë përgjithësisht dhe një rritje më të shpejtë

të depozitave.

Kreditë me probleme

Ndryshe nga vendet e tjera, si Serbia dhe Mali i ZI, që kanë arritur të ndalin rritjen e

huave me probleme, në Shqipëri ato vazhduan të rriten në muajt e parë të vitit, duke

arritur në 24%, nga 19.9% që i ka Serbia (që deri një vit më parë e kishte këtë tregues më

të lartë se ne) dhe 17.6% në Mal të Zi.

Borxhi

Shqipëria ka borxhin e dytë më të lartë në rajon, pas Serbisë (përkatësisht 61.1% dhe

63.9% të PBB-së), por, sipas një raporti të Bankës Botërore, nëse hiqen grantet, ajo kalon

në vendin e parë. Mali i Zi dhe Maqedonia vazhdojnë t’u gëzohen borxheve të ulëta,

përkatësisht me 50.3 dhe 36% të PBB-së. (Raporti i Komisionit Europian, Shtator 2013)

Page 38: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

37

Tabela 5.3

Disa tregues kryesorë në TI 2013 (rritja në % me bazë vjetore)

Rritja

ekonomike, %,

T I 2013/T I

2012

rritja

kredive, %,

T I 2013/T I

2012

rritja

depozitave,%,

T I 2013/T I

2012

borxhi/PBB

(%)

huatë me

probleme (%

totalit)

Serbia 2.1 4.7 9.3 63.9 19.9

Maqedonia 2.9 4.7 4.8 36 11.4

Mali i Zi 4.3 6 11.5 50.3 17.6

Shqipëria 1.7 1.6 6 61.1 24 Burimi: Komisioni Europian

5.4 Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN)

FMN vlerëson se rritja e prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë ka qenë 1.3% në

vitin 2012, një nivel më i ulët ky në raport me shifrat paraprake të publikuara nga

INSTAT, sipas të cilit ekonomia vendase vitin e kaluar u zgjerua me 1.6%.

Të dhënat janë bërë të ditura në raportin e prillit të Pasqyrës Ekonomike Globale, të

publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Për vitin 2013, FMN pret një rimëkëmbje të lehtë, me një rritje prej 1.8%.

Deri në vitin 2018 nuk pritet që të shihen ritmet e larta të rritjes, prej mesatarisht 6%, të

konstatuara para 2008-s. Përkundrazi ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet me

ritme të dobëta prej mesatarisht 2.5%.

Rritja në vitin 2013 do të jetë më e ulët se mesatarja prej 2.2% që pritet për Europën

Qendrore dhe Lindore.

Megjithatë, çmimet e konsumit pritet të mbahen nën kontroll, me inflacionin që do të

luhatet midis 2-3% në një periudhë afatmesme, ndërsa deficiti i llogarive korente pritet të

zbresë me 1 pikë përqindjeje në 2013, nga -10% e PBB-së që ishte në vitin 2012, për t’u

reduktuar në 2018-n në -5.5% të PBB-së.

(http://www.monitor.al/fmn-rritja-ekonomike-ne-2012-n-ne-shqiperi-ishte-1-3-ne-2013-

n-do-jete-1-8/)

Page 39: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

38

Grafiku 5.4

Burimi: FMN

Page 40: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

39

Konkluzione dhe rekomandime

Varfëria është një dukuri komplekse, që përfshin dimensione të ndryshme të

deprivimit, ndër të cilat pamjaftueshmëria e mallrave dhe e shërbimeve është vetëm

njëra

anë e shfaqjes.

Varfëria është gjendja në të cilën mungon një sasi e caktuar jetike e pasurisë materiale

ose të të hollave.

Nëse do t’i listonim disa nga shkaqet e varfërisë ato do të ishin: lufta, zija e bukës,

sëmundjet, mungesa e arsimimit, papunësia, braktisja e familjes, divorci, shtatëzanitë në

adoleshencë, abuzimi në familje, statusi i emigrantit, statusi i pakicës, paragjykimet,

paaftësia fizike dhe mendore, fatkeqësitë natyrore, mbipopullimi, diktatura, shtypja

(tirania), korrupsioni, racizmi etj.

Fushat me të cilat mund të punohet për të zbutur varfërinë dhe të cilat ndikojnë në rritjen

e zhvillimit ekonomik janë: niveli i të ardhurave dhe pabarazia fshat – qytet, shëndetësia

dhe përmirësimi i këtij sektori, arsimi dhe reformat që mund të bëhen në këtë sektor,

kushtet e banimit, papunësia, përmirësimi i kushteve të minoriteteve, ndihma sociale dhe

ekonomike, fashitja e korrupsionit, investimet në infrastrukturë etj.

Varfëria mbetet shqetësimi i politikës shqiptare dhe shkalla e varfërisë është nga më të

lartat në Europë. Grupe të identifikueshme të popullsisë janë të përjashtuar nga shoqëria

në lidhje me “llojet e ndryshme të deprivimit dhe pengesave, të cilat vetëm apo së bashku,

pengojnë pjesëmarrjen e plotë në fusha si papunësia, arsimi, shëndetësia, strehimi,

kultura, aksesi në të drejtën e përfitimit të mbështetjes familjare si dhe të mundësive të

trajnimit dhe punësimit”.

Varfëria në Shqipëri ka karakter shumëdimensional. Ajo nuk identifikohet vetëm me të

papunët apo me familjet që jetojnë në varfëri ekonomike, por përfaqësohet gjithashtu me

kategori të cilat janë të përjashtuara nga të drejta themelore për të patur një banesë,

ushqim të mjaftueshëm, ngrohje dhe veshje në dimër, punë në perputhje me aftësitë fizike

Page 41: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

40

dhe nivelin arsimor, shkollë afër shtëpisë dhe mundësi për ta ndjekur atë, akses në

shërbim shëndetësor, mbrojtje nga grabitja dhe dhuna, të drejtë dhe zë për të kërkuar të

drejtat.

Padyshim që varfëria në shoqërinë shqiptare është çështje që ndihet shumë te njerëzit

tanë, sidomos tek ata që janë pa punë, pa të ardhura apo të pasiguruar. Në këtë kontekst,

besoj se problemi i njerëzve të varfër dhe raporti ndërmjet tyre dhe të pasurve nuk është

thjesht çështje ekonomike, problem teknik, që mund të zgjidhet menjëherë apo që duhet

trajtuar vetëm duke hartuar vetëm plane të ndryshme veprimi në luftën kundër varfërisë.

Shqipëria para 1990 i përkiste kampit socialist të asaj kohe, por në të vërtetë ajo ishte

krejt e izoluar, vendi më i panjohur në Europë si dhe një ndër vendet më të panjohura në

botë. Pikërisht ky izolim pengoi zhvillimin e vendit dhe favorizoi varfërinë midis

popullit.

Fillimi i viteve ’90 e gjeti Shqipërinë në një situatë mjaft të rënduar ekonomike, politike

dhe të zhytur në shumë varfëri. Sfidat më të cilat duhej të përballej vendi ynë dhe

qeveria e asajkohe ishin të shumta.

Për reduktimin e varfërisë dhe zbutjen e pasojave të saj, për grupet dhe individët në

nevojë, u ndërmorën politika të reja për tregun e punës, u dizenjua një sistem i ri

pensionesh dhe u ndërtua nje rrjet programesh me pagesa në cash dhe shërbime të

përkujdesit shoqëror si dhe janë vënë në jetë shumë reforma të rëndësishme.

Tre elementë u konsideruan si shtyllat bazë për rendin e ri që po adoptohej në Shqipërinë

e atyre viteve:

4. Ndërtimi i demokracisë

5. Stabilizimi ekonomik

6. Reformat institucionale dhe strukturore

Paqëndrueshmëria politike në vend dhe pasiguria mes shqiptarëve janë bërë pengesë

për zhvillimin e reformave dhe përmirësimin e problemeve sociale, që janë në rend të

ditës.

Gjithsesi, gjatë dekadës së fundit Shqipëria ka qenë një prej ekonomive me rritjen më të

shpejtë në Evropë, duke gëzuar norma reale rritjeje vjetore prej 6%, shoqëruar nga

reduktimi i shpejtë i varfërisë.

Sigurisht, qeveria luan një rol kyc në zbutjen e varfërisë e në uljen e normave të saj.

Suksesi i një qeverie matet e zhvillimin ekonomik që ajo i ka dhënë vendit dhe si

rrjedhojë me uljen e normave të varfërisë.

Për të përmbushur këtë qëllim qeverisë i vijnë në ndihmë edhe ligjet apo vendimet e

miratuara për këtë qëllim. Në Shipëri ekzistojnë një sërë ligjesh e vendimesh të tilla që

Page 42: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

41

kanë për synim përmirësimin e gjendjes ekonomike në vend si dhe reduktimin e varfërisë.

Pra, qeveria luan një rol kryesor më anë të politikave të saj. Nga shqyrtimi i punës së bërë

nga qeveria që sapo ka lënë detyrën vihet re se megjithë punën e bërë dhe synimet e

programit të saj, ka pasur edhe mjaft dështime dhe mosrealizime të këtij programi. Kjo

ndoshta edhe për shkak të krizës ekonomike që ka përfshirë Eurozonën por edhe vende

jashtë saj. Mund të themi se disa nga politikat e saj kanë qenë të suksesshm por disa edhe

kanë parë dështimin, gjithmonë në kuadër të uljes së normës së varfërisë.

Qeveria që sapo ka marrë pushtetin padyshim që ka edhe programin e saj. I gjithë populli

shqiptar pret që politikat që do ndërmerren nga kjo qeveri të jenë të favor të tij dhe të

shohë më shumë zhvillim ekonomik. Gjithcka është për t’u parë gjatë 4 viteve në

vazhdim.

Krahas politikave që shpalos dhe ndërmerr qeveria, të rëndësishme janë edhe nismat e

institucioneve dhe organizmave ndërkombëtare, në të cilat vendi ynë aderon ose është

partner.

Që nga ndryshimi i pushteteve vendi ynë ka përfituar me miliona dollarë grante e ndihmë

nga qeveritë e vendeve të huaja si dhe nga institucione e organizata jofitimprurese të

këtyre vendeve. Sigurisht, Shqipëria duke qenë një vend në zhvillim, nëpërmjet

programeve dhe projekteve të ndryshme, këto vende e organizata kanë investuar shumë

për të ndikuar në zhvillimin e vendit dhe zbutjen e varfërisë.

Përvec investimeve, këto organizma ndërkombëtare bëjnë studime të përvitshme duke

matur kështu cfarë është arritur të bëhet me fondet e tyre dhe sa kanë ndikuar realisht

këto institucione në përmirësimin e gjendjes në Shqipëri. Në vazhdimësi të studimeve

dhe raporteve që ato bëjnë, ato japin edhe rekomandimet e tyre për atë cka mund të

përmirësohet.

Një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit kanë edhe

organizatat jofitimprurëse të cilat kanë investuar në aspektë dhe fusha të ndryshme duke

ndikuar në këto fusha dhe duke sjellë përmirësim, qoftë edhe vetëm duke sensibilizuar

opinionin kombëtar e ndërkombëtar.

Page 43: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

42

Megjithatë, nuk mjaftojnë vetëm programet qeveritare të luftës kundër varfërisë,

ndryshimet në politikat e qeverive shqiptare të këtyre dy dekadave të fundit. Krahas tyre

dhe paralelisht me to është e domosdoshme të organizohet beteja e madhe për të bërë së

pari ndryshime të thella në mendjet dhe zemrat e njeriut të varfër. Në këtë kontekst,

raporti i shoqërisë, shtetit, qeverisë dhe individit me varfërinë është njëherësh problem

ekonomik, por dhe çështje morale, sepse sado ndihmë ekonomike që të akordohet nga

shteti për familjen dhe njerëzit që jetojnë në varfëri (ana ekonomike e problemit), ajo nuk

mund ta zgjidhë problemin, nëse nuk shikojmë anën morale të varfërisë, boshllëkun

shpirtëror që ka në vetvete njeriu i varfër, boshllëk i cili nuk mund të mbushet me asnjë

program ekonomik të shtetit apo program të ndihmës sociale të qeverisë.

Natyrisht, koha kërkon që të mund të rishikohen dhe të ridimensionohet roli i qeverisë,

raportet e këtij ndikimi shtetëror me veprimin e tregut, sepse, siç duket, varfëria ka marrë

trajta dhe forma më dinamike, të papërcaktueshme, saqë ndonjëherë, siç thotë nobelisti

Amartya Sen, “kompensimi i nevojshëm për njerëzit në vështirësi mund të jetë i

ndryshëm dhe në disa situata mund të mos jenë plotësisht të korrigjueshme edhe me të

ardhura të tjera”. (A. Sen, “Zhvillimi si liri”, f. 98). Kjo është arsyeja pse është e

nevojshme që në çështjen e varfërisë dhe të zgjidhjes së problemeve sociale duhet të

nisemi nga raportet dhe mundësitë e reja që janë krijuar në lidhjen midis lirisë sociale dhe

përgjegjësisë individuale. Këtu është fjala që njerëzit tanë të mësohen që të kuptojnë të

vërtetën për raportet dhe përgjegjësitë e tyre dhe të shtetit për mirëqenien apo varfërinë,

sepse është më mirë që njerëzit të shfaqen si qytetarë përballë vetes dhe shoqërisë sesa të

mbeten kërkues përballë dorës sociale dhe ndihmës ekonomike të shtetit. Filozofia e

modernitetit e ka bërë lajtmotiv thelbësor të jetës të vërtetën se njeriu duhet të jetë

përgjegjës për mirëqenien e tij duke qenë sovran dhe i lirë për të zgjedhur mënyrën se si

do t’i përdorë aftësitë e tij.

Padyshim që kjo nuk do të thotë se shteti dhe shoqëria do të shmangin përgjegjësinë e

tyre për situatën e njeriut të varfër dhe deformimin social të raporteve me njeriun e pasur.

Përgjegjësia sociale është evidente dhe e shumëfishtë, sidomos kur flitet për politikat që

duhet të sigurojnë mundësi më të gjëra punësimi. Megjithatë, përgjegjësia individuale

është vendimtare, e vetmja mënyrë për të bërë të dobishme aftësitë e njeriut për të dalë

nga varfëria, për të penetruar suksesshëm në tregun e punës, por me kusht që në

Page 44: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

43

shoqërinë tonë të largohemi nga ideja naive se shteti social ndërtohet me politika sociale

prej xhandari. Tashmë jemi në kushtet kur është i nevojshëm reformimi i sistemit të

mbrojtjes sociale për të mbështetur në mënyrë aktive njerëzit e varfër. Natyrisht, nuk

është ide e tepërt, as përfytyrim utopik nevoja për zgjerimin e kontureve dhe rolit të

shtetit social. Kjo është arsyeja pse duke parë këto probleme të thella midis varfërisë dhe

pasurisë, njeriut të varfër dhe të pasur filozofi më i madh i kohës sonë, Jurgen Habermas,

ka shpresë për mundësinë që mund të detyrohemi të realizohet reforma demokratike e

shtetit social, që ndihmon në rregullimin e raporteve dhe marrëdhënieve midis shtetit dhe

individit, pasurisë dhe varfërisë, statusit të njeriut të pasur dhe të varfër.

(http://www.gazetametropol.com/optike-moderne-per-raportin-midis-pasurise-dhe-

varferise/)

Vijmë tek pyetjet: A ekziston një lidhje e ngushtë midis politikave të qeverisë së një

vendi dhe niveleve të varfërisë së po atij vendi? A është realisht kaq e rëndësishme

politika që ndiqet dhe a ka kjo një ndikim të drejtëpërdrejtë mbi varfërinë? Sigursht që

po! Qeveria është aktori kryesor që ka ndikimin më të madh në zbutjen e varfërisë me anë

të politikave që ndjek. Politikat e saj ndikojnë drejtëpërdrejtë si dhe tërthorazi mbi jetën e

cdo qytetari.

Page 45: QEVERIA DHE VARFERIA

kopje

44

Bibliografi

Banka Botërore, Evropa Juglindore Raporti i Zhvillimeve Ekonomike Nr. 3, Nga

recesioni i dyfishtë në reforma të përshpejtuara, 18.12.2012, fq. 45

Banka Botërore, Perspektivat e Ekonomisë Globale, 2013

BERZH, Strategjia për Shqipërinë, 11.12.2012, fq. 2-4

Bibla, Dhjata e Vjetër, Zanafilla 3: 17-19

Human Development Promotion Center Report, 2002

INSTAT, Regjistrimi i popullsisë dhe i banesave, 2001

INSTAT, 2003

Konferenca Rajonale e Bankës së Import Eksportit, Kroaci 2001, fq. 372

Ministria e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Strategjia Sektoriale e

Mbrojtjes Sociale, 2007, fq. 5

The World Bank, Measuring Inequality, 2011

http://www.britannica.com/EBchecked/topic/473136/poverty

http://www.businessdictionary.com/definition/poverty.html#ixzz2dYFpB6Kf

http://dsdc.gov.al/ Këshilli i Ministrave, Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive

dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj

http://www.dw.de/shpejtohen-ritmet-e-reformave-fiskale-dhe-strukturore/

http://www.gazetametropol.com/optike-moderne-per-raportin-midis-pasurise-dhe-

varferise/

http://www.monitor.al/fmn-rritja-ekonomike-ne-2012-n-ne-shqiperi-ishte-1-3-ne-2013-n-

do-jete-1-8/