punim diplome - edukimi.uni-gjk.org ramosaj.pdf · matematikën bazë, dijet elementare rreth...

39
UN F P TEMA: Integrimi i nxënë 2017/18 në regjionin e Pedagogjik UDHËHEQËS SHKENCO Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliq NIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME ësve me dëmtime të lehta mentale në Deçanit ̸ Junikut në shkollat e rregul OR: KAN qi Agn Gjakovë , 2018 vitin shkollor llta˗ Tretmani NDIDATJA: nesa Ramosaj

Upload: others

Post on 14-Oct-2019

37 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

UNIVERSITETI I GJAKOVËS"FEHMI AGANI"

FAKULTETI I EDUKIMITPROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: Integrimi i nxënësve me dëmtime të lehta mentale në vitin shkollor2017/18 në regjionin e Deçanit ̸Junikut në shkollat e rregullta˗ TretmaniPedagogjik

UDHËHEQËS SHKENCOR: KANDIDATJA:Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi Agnesa Ramosaj

Gjakovë , 2018

UNIVERSITETI I GJAKOVËS"FEHMI AGANI"

FAKULTETI I EDUKIMITPROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: Integrimi i nxënësve me dëmtime të lehta mentale në vitin shkollor2017/18 në regjionin e Deçanit ̸Junikut në shkollat e rregullta˗ TretmaniPedagogjik

UDHËHEQËS SHKENCOR: KANDIDATJA:Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi Agnesa Ramosaj

Gjakovë , 2018

UNIVERSITETI I GJAKOVËS"FEHMI AGANI"

FAKULTETI I EDUKIMITPROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: Integrimi i nxënësve me dëmtime të lehta mentale në vitin shkollor2017/18 në regjionin e Deçanit ̸Junikut në shkollat e rregullta˗ TretmaniPedagogjik

UDHËHEQËS SHKENCOR: KANDIDATJA:Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi Agnesa Ramosaj

Gjakovë , 2018

2

Ky punim diplome u mbrojt_____________ para komisionit vlerësues në përbërje

1. _____________________ Kryetar

2. _____________________ Anëtar

3. _____________________ Anëtar

Komisioi vlerësues e vlerësoi punimin me notën ______________

3

PËRMBAJTJA:

MIRËNJOHJE..............................................................................................................................5

ABSTRAKT..................................................................................................................................6

HYRJE...........................................................................................................................................7

I.KUPTIMI I PËRGJITHSHËM I DËMTIMEVE TË LEHTA MENTALE.........................8

1. Dëmtimet intelektuale..................................................................................................................9

1.1. Objektivat e të nxënit të nxënësve me paaftësi intelektuale.....................................................9

1.2. Teoria e mendjes.....................................................................................................................10

2.Çrregullimet më të shpeshta mendore.......................................................................................11

2.1. Autizmi...................................................................................................................................11

2.2. Çrregullimet e të nxënit..........................................................................................................11

2.3. Depresioni...............................................................................................................................11

2.4. Hiperaktiviteti.........................................................................................................................12

2.5. Fobitë......................................................................................................................................12

2.6. Skizofrenia..............................................................................................................................12

3. Diagnostifikimi dhe trajtimi i çrregullimeve mentale...............................................................13

3.1. Tiparet diagnostike..................................................................................................................13

4. Keqformimet biologjike............................................................................................................14

4.1. Stadet psikotike të fëmijëve me dobësi mendore....................................................................15

4.2.Handikapi dhe psikopatologjia. Trajtimi i sindromës.............................................................15

5. Tretmani pedagogjik i personave me dëmtime të lehta mentale................................................16

5.1. Identifikimi.............................................................................................................................16

5.2. Disa nga shenjat që mund të vërehen nga mëuesi/ja..............................................................16

5.3. Puna mësimore në klasë me këta nxënës................................................................................17

5.4. Veprimet e domosdoshme të mësuesit....................................................................................17

II. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT................................................................................18

1. Objekti i hulumtimit...................................................................................................................18

2. Qëllimi, detyrat (objektivat) e hulumtimit.................................................................................19

3. Hipotezat themelore...................................................................................................................19

4

4. Metodat dhe teknikat hulumtuese..............................................................................................20

4.1. Metoda hulumtuese.................................................................................................................20

4.2. Metoda e bisedës.....................................................................................................................20

4.3. Metoda krahasuese..................................................................................................................20

4.4. Metoda pëshkruese..................................................................................................................20

4.5. Metoda statistikore..................................................................................................................20

5.Teknikat e hulumtimit................................................................................................................21

5.1. Pyetësor për mësimdhënës......................................................................................................21

5.2. Pyetësor për prindër................................................................................................................21

III. REZULTATET E HULUMTIMIT.....................................................................................22

1. Komuna......................................................................................................................................23

2. Emri............................................................................................................................................24

3. Numri i nxënësve.......................................................................................................................25

4.Mosha.........................................................................................................................................26

5.Gjinia..........................................................................................................................................27

IV. TRETMANI PEDAGOGJIK I ZBATUAR NË SHKOLLA.............................................29

1.Analiza e hipotezave..................................................................................................................30

2. Përfundim...................................................................................................................................31

3. Rekomandime............................................................................................................................32

4. Referenca...................................................................................................................................33

5. Literatura....................................................................................................................................34

6.Shtojca........................................................................................................................................35

5

MIRËNJOHJE

Së pari dëshiroj të falënderoj dhe t'i shpreh mirënjohjen time të veçantë udhëheqësit shkencor

Prof.Ass.Dr.Shefqet Mulliqi, për ndihmën e pakursyer në realizimin e këtij punimi të diplomës

kaq të rëndësishme për mua.Ndihma profesionale dhe inkurajimi i tij më sollën në këtë nivel.

Mirënjohje dhe falënderime edhe për të gjithë profesorët e Universitetit "Fehmi Agani" ku falë

punës së tyre të pa lodhshme dhe profesionalizmit të tyre kam arritur deri në diplomim.

Mirënjohje dhe falënderime të veçanta për familjen time. Prindër të dashur që gjithmonë jeni

munduar të më udhëzoni drejt rrugës së drejtë, keni qenë për mua një frymëzimi pashtershëm në

këtë rrugëtim sa të bukur dhe njëkohësisht sfidues ju falënderoj për çdo gjë.

Me dashurinë dhe ndihmën e juaj unë sot i kam arritur qëllimet e mia, jam në prag të diplomimit,

ëndrra jonë e përbashkët sot po realizohet.

Edashura shoqëri jam me fat që ju kam në jetën time, mirënjohje dhe falënderime edhe për ju që

ishit pjesë e pandashme e imja për çdo ditë të bukur në angazhimin tonë gjatë këtyre katër viteve.

6

ABSTRAKT

Kam bërë përpjekjen maksimale qëky punim të jetë sa më i saktë dhe objektiv. Të gjithë fëmijëtme dëmtime mentale duhet t'i gëzojnë të drejtat e tyre duke qenë të lirë nga çfarëdo diskriminimidhe duhet të ju mundësohet për t'u integruar në arsimin e rregullt fillor.Tëgjithë duam që fëmjiëttonë të kenë një fillim të mirë të jetës, të rriten shëndetshëm dhe të jenë të lumtur.Kur flasim përmënyrën se si fëmijet tonë mendojnë, ndjejnë, dhe aftësitë e tyre për të bashkëpunuar me tëtjeret, ne po flasim për shëndetin e tyre mendor.Disa persona e quajnë këtë shëndet emocional,apo mirëqenie mendore.Ajo çka i ndihmon fëmijët me dëmtime të lehta mentale të gëzojnë njëshëndet të mirëështë: të jenë pjesë e një familje të qetë, pjesë e një shkolle me mësues tëmirëkuptueshëm dhe të përkushtuar ndaj tyre, të ndjeshëm, optimist dhe me shpresë për jetë sidhe të jenë pjesë e shoqërisë.Çdo individ me dëmtime mentale duhet të shikohet si unik, prandajtrajtimet dhe konsideratat arsimore duhet të jenë të dizajnuara për të përmbledhur nevojatindividuale.

Fjalët kyçe: Fëmijët,shëndeti,familja, shoqëria, shkolla.

7

HYRJE

Dëmtimet e lehta mentale është një nga problemet me të shpeshta që haset në përvojat tona

shkollore në grupin e fëmijëve me aftësi të kufizuara.Ajo kërkon një trajtim të veçantë dhe të

zgjatur, të mbushur me vështirësi, suksese dhe mossuksese. Në këtë temë do të synohet të

sqarohet prapambetja mendore, karakteristikat e saj, problemet që sjell në shkollat me fëmijë

normale si dhe mundësitë dhe vështirësitë e integrimit të këtyre fëmijëvë në jetën e përditshme

shkollore.

Shumë klasa të rregullta kanë nxënës me dëmtime mentale, zakonisht me dëmtime të lehta ose

disi të lehta.Mësuesit duhet të përcaktojnë qëllime dhe objektiva realiste për nxënësit me

dëmtime mentale spese është e domosdoshme që ata të ndjehen të suksesshëm në përpjekjet e

tyre.Përdorimi i objekteve konkrete është i domosdoshëm.

Nxënësi me dëmtime të lehta mentale ështe në gjendje të kuptojë më mirë, të prekë dhe të luajë

me materiale të ndryshme.Numratorët mund të përdoren për të mësuar veprimet bazë

matematikore dhe këto shkathtësi të përforcohen me lojëra të ndryshme mësimore.Mësuesi

gjithmonë duhet të përshtasë detyrën me aftësinë e nxënësit me dëmtime mentale.Kur testojmë

nxënësit e një klase të zakonshme është e nevojshme që të modifikojmë testin për fëmijët me

dëmtime të lehta menatle.

Duhet ditur se tri shkaqet më të njohura për dobësitë mendore janë: faktorët gjenetik ose të

trashëguar, keqformimet biologjike dhe faktorët psiko-social ekonomik. Këto tri elemente luajnë

një rol të rëndësishëm në etilogjinë e dobësive mendore dhe do të ishte shumë e vështirë që të

shkëputeshin plotësisht nga njëra-tjetra.

Fëmija mund të lindë me shëndet të plotë fizik, por gjendja e tij mund të ndryshojë nga varfëria e

mjedisit rrethues, dhuna, marëdhëniet jo të mira në familje, rrethi shoqëror etj. Sa më i vogël të

jetë fëmija, aq më të mëdha janë efektet e mjedisit qofshin këto në pikëpamje pozitive apo

negative.

8

I. KUPTIMI I PËRGJTHISHËM PËR DËMTIMET E LEHTAMENTALE

Prapambetja mendore përkufizohet si paaftësia që karakterizohet nga kufizime domethënëse

intelektuale, ashtu edhe në aftësitë përshtatëse dhe që gjen shprehje në aftësitë konceptuale,

shoqërore dhe praktike.

Zakonisht funksionet intelektuale maten nga testet IQ, në të cilat rezultati nën 70 konsiderohet si

tregues i kësaj paaftësie.Megjithatë një rezultat IQ nën 70 nuk është i mjaftueshëm për të

diagnostifikuar fëmijën si individ me paaftësi intelektuale.Përveç kësaj, fëmija duhet të shfaqë

probleme me aftësitë për t'u përshtatur në mënyrë të pavarur në jetën e përditshme, si edhe në

fuksionet e ndryshme shoqërore.

Kontaktin me fëmijë që kërkojnë mbështetje, që kanë nevoja të veçanta, mund të mos e kenë të

gjithë, e megjithatë të gjithë duhet të zotërojnë dijet dhe shprehitë për të punuar me nxënësit me

nevoja të veçanta, të synojë gjithëpërfshirjen e të gjitha kategorive të fëmijëve.Në klasat e

hershme shkollore, këta fëmijë mund të dallohen vetëm nga fakti që mësojnë me ngadalë sesa

bashkëmoshtarët e tyre. Ata kanë nevojë për më shumëkohë dhe më shumë ushtrime dhe kanë

vështirësi në transferimin e dijeve nga një mjedis në një tjetër. Githashtu ata e kanë të vështirë të

përdorin në të njëjtën kohë një grup të caktuar shprehish që nevojiten për të realizuar detyra me

komplekse.1

1Musai.B,(2000), Metodologji e mësimdhënies, Tiranë, f.319˗320

9

1. Dëmtimet intelektuale

Personat me dëmtime intelektuale janë ata persona që nivelin intelektual e kanë shumë nën nivel

mesatar duke i krahasuar me grupmoshat e tyre, e që vështirësitë i paraqesin në socializim apo

adaptim social si dhe vështirësi në të mësuar. Personat me dëmtime intelektuale kanë problem

me lëmenj të caktuar të të menduarit siç është vëmendja, të vrejturit apo të mbajturit mend,

varësisht nga shkalla e dëmtimit që varion nga shkalla më e rëndë, i thellë, i mesëm dhe i lehtë

apo me pak mund të tregojnë një spektër të gjerë variacionesh idividuale në aspektinakademik,

social si dhe shkathësi profesionale.

Asnjëherë nuk duhet që t'i ngatërrojmë dëmtimet intelektuale me sëmundje të tjera për arsye se

dëmtimi intelektual nuk është sëmundje sepse këta përsona mund të mësojnë, të zhvillohen dhe

të rriten sepse ata nuk mbesin gjithmonë fëmijë, ndaj këtyre personave duhet që të kemi kujdes

ndaj materialit që i ofrohet për të mësuar, ai duhet të jetë konkret, interesant dhe tërheqës, fëmijët

duhen të përfshihen në shumë aktivitete, rekreacione etj. Fëmijëve me dëmtime intelektuale iu

duhet arsimim, përgatitje për punë, shërbime shëndetësore dhe përveç këtyre këta persona kanë

nevojë për shërbime sociale.2

1.1. Objektivat e të nxënit të nxënësve me paaftësi intelektuale

Disa nga objektivat e të nxënit, për një numër të madh nxënësish me paaftësi intelektuale

(prapambetje mendore) të moshës 9 deri në 13 vjeç, përfshijë të lexuarit, të shkruarit dhe

matematikën bazë, dijet elementare rreth mjedisit, sjelljet shoqërore dhe interesat vetjake.

Në klasat 6deri9 dhe 9 deri 12, theksi vendoset në aftësitë profesionale dhe të kryerjes së

nevojave shtëpiake, aftësinë për të lexuar në funksion të nevojave të të jetuarit (lexim i shenjave,

etikave, reklamave të gazetave, plotësimi i një formulari punë, sjelljet në punë, të tilla si etika

dhe respektimi i orareve, kujdesi shëndetësor për veten dhe aftësitë qytetare). Sot theksohet më

me forcë planifikimi i tranzicionit ˗ përgatitja e nxënësit për të jetuar dhe punuar në komunitet.3

2Bajrami.V, (2003), Edukimi special në Kosovë, Finnish support tothe development of education sector ibKosovo,Peishtinë, f.12˗13.3Musai.B, (2000), Metodologji e mësimdhënies, Tiranë, f.320.

10

1.2. Teoria e mendjes

Fëmijët me këto çrregullime, shpesh u mungon teoriae mendjes, në kuptimin që si ju edhe të tjerë

kanë mendje, mendime dhe emocione.Nxënësit me këto çrregullime e kanë të vështirë të

shpjegojnë sjelljen e tyre, të kuptojnë se njerëzit e tjerë kanë sjellje dhe mendime të ndryshme

dhe të parashikojnë se si sjelljet mund të ndikojnë mbi emocionet.Për shembull, një nxënës mund

të mos e kuptojë pse shokët e tij të klasës mërziten nga përsëritja e vazhdueshme që ai u bën

ngjarjeve apo fakteve të pakuptueshme që atij i duken interesant.Nxënësi mund të afrohet shumë

apo të largohet në distanca të mëdha në kohën e veprimeve të përbashkëta dhe të mos e kuptojë

se po i bën të tjerët të mos ndihen mirë.4

Fig1: Çrregullimet mendore

4Woolfolk.A, (2011), Psikologji edukimi,Tiranë,f.322.

11

2. ÇRREGULLIMET MË TË SHPESHTA MENDORE

Përtë trajtuar një çrregullim mendor tek të rriturit, duhet gjetur burimi.Thujse ai gjithmonë i

përket të shkuarës së largët të fëmijërisë.

Shkaqet kryesore të çregullimeve mendore te fëmijët janë marrëdhënietjo të mira në familje,

raportet në shkollë,faktorët social si varfëria, dhuna etj.

Çrregullimet më të shpeshta mendore te fëmijët janë˸ 5

2.1. Autizmi

Autizmi është një çrregullim i trurit që diagnostifikohet që në fëmijërinë e hershme, nuk dihen

shkaqet e këtij çrregullimi.Një pjesë e fëmijëve autik shfaqin shkallë të lartë të dhuntive në sfera

të ndryshme si në muzikë, art e ndonjëherë edhe në matematikë.

2.2. Çrregullimet e të nxënit

Çrregullimet e aftësisë sëtë lexuarit, të shkruarit dhe matematikore.

Mund të kenë vështirësi të mësojnë alfabetin, të bëjnë lidhje mes shkronjave dhe

tingujve.

Mund të bëjnë gabime kur lexojnë me zë të lartë, kur përsërit fjalët dhe frazat dhe kur

bëjnë pauza të shpeshta.

2.3. Depresioni

Fëmijë me lidhje të dobëta familjare si dhe problemet social˗kulturore përgatitin një teren të

favorshëm për shfaqjen e depresionit në formë të traumave dhe çrregullimeve psikofizike.

Depresioni më tepër u atribohet kushteve të jashtme se sa gjeneve.

5Musai.B, (2000), Metodologji e mësimdhënies, Tiranë, f.312˗315.

12

2.4. Hiperaktiviteti

Simptomat kanë mungesë përqendrimi, kohëzgjatjen e përdorimit e kanë të limituar gjatë

studimit, janë shumë të ndjeshme nga bezdisje të vogla mjedisore, meditojnë për diçka tjetër

duke parë drejt tabelës se klasës ose duke të parë në sy.

2.5. Fobitë

Fobitë janë frikëra, që nuk kanë të bëjnë me një rrezik real.Fëmijët mund të kenë fobi rreth çdo

gjëje.Fobitë më të shpeshta janë, fobitë sociale të cilat përfshijnë ankthin për çdo situatë, frikë

nga disa kafshë dhe frikë nga errësira.

2.6. Skizofrenia

Është një sëmundje e rëndë mendore. Ajo përfshin: Të menduarit konfuz, probleme me ndjenjat,

sjelljen, motivimin, të folurin, të shkruarit,të dëgjuarit dhe të besuarit e gjërave që nuk

ekzistojnë.

Fig2: Fëmijët me aftësi të kufizuara.

13

3. DIAGNOSTIFIKIMI DHE TRAJTIMI I ÇRREGULLIMEVE MENTALE

Derisa të gjitha shoqëritë shprehin mirëkuptim dhe shkallë të caktuar të përkrahjes për ata të cilët

janë fizikisht të sëmurë, qëndrimi ndaj të sëmurit mental shumë shpesh nënkupton distancimin

dhe stigmën.Me miliona njerëz të cilët vuajnë nga çrregullimet mentale meritojnë respektin dhe

përkrahjen tonë.

Çrregullimet e ndryshme mund të diagnostifikohen me siguri të lartë dhe të trajtohen me metoda

të besueshme dhe efektive.Megjithatë në shumë vende trajtimi i këtillë nuk është i mundshëm

dhe sjellja negative ndaj të sëmurit mental është ende e pranishme.

Klasifikimi i çrregullimeve mentale dhe i çrregullimeve të sjelljes, i cili udhëzon për të caktuar

diagnozën, ndihmon gjatë këshillimit, rekomandon trajtimin dhe ndikon kur është i

domosdoshëm udhëzimi tek specialisti.

Sëmundja mentale është pas të gjithave është vetëm sëmundje, dhe në shumicën e rasteve me

ndihmën adekuate mund të mbizotërohet.Ne u kemi borgj atyre të cilët e kanë këtë lloj sëmundje

t'u sigurojmë ndihmën që u nevojitet për të parandaluar zhvillimin e sëmundjes në gjendje më

serioze.6

3.1. Tiparet diagnostike

Rënia e kujtesës(për gjëra të reja) e të menduarit, vlerësuarit, orientimit dhe të folurit.

Rënie në funksionimin e përditshëm(Të veshurit, te pastruarit dhe ushqimi).

Humbja e kontrollit tëemocioneve .

Testet e kujtesës dhe të të menduarit mund të përfshijnë:

Aftësinë e përkujtimit të emrave, të tri sendeve të zakonshme, menjëherë dhe sërish pastre minutave.

Aftësinë e emërimit të ditëve të javës në renditje të prapme.

6Mundy.P and Neale.A, (2001), Plasteciteti nervor, vëmendjet e përbashkëta dhe ndërkombëtarizmisocial˗orientues, f.139˗150, San Diego, CA: Academic Piess.

14

4. KEQFORMIMET BIOLOGJIKE

Dëmtimet gjenetike te fëmijët mund të ndodhin para, gjatë dhe pas lindjes. Ato përbëjnë disa

faktorë të ashtuquajtur keqformime biologjike, shkaqe që vijnë nga mungesa e oksigjenit në tru,

nga ndonjë sëmundje,nga marrja e mjekimeve të dëmshme apo nga lindja e vështirë.

Dëmtimet kryesore në trurin e fëmijës gjatë jetës së tij në mitër vijnë nga mungesa e oksigjenit e

quajtur "anoksi cerebrale" kështu fëmija është i privuar plotësisht nga oksigjeni dhe mund të

vdes, kurse fëmija qëështë i privuar pjesërisht do të ketë dëmtime në tru. Edhe faktorë të tjerë si

rrezatimet dhe injeksionet çojnë në dëmtime të tilla.

Sëmundje quhen rastet kur nëna vuan nga patologjitë e rënda të tuberkulozit, diabetit, alkoolizmi,

narkomania etj.Këto patologji e çrregullojnë një grua dhe fëmija mund të vuaj nga mungesa e

oksigjenit. Edhe kur nëna ndodhet në një mjedis jo të favorshëm për integritetin e saj fizik kjo

gjendje ndikon te fëmija.

Fëmijët me dobësi mendore ushtrohen në bazë të vlerësimit të nevojave dhe tipologjive të

shërbimit.Ndërhyrjet zhvillohen gjdo vit nga specialistët dhe edukatoret me programe

rehabilitimi për secilin sipas nevojave individuale.Programet unifikuese në planin social bëhen

për fushat me dëmtime të përbashkëta të aftësimit për vetshërbim, sepse kanë vështirësi në

aftësimin higjienosanitar, aftësimin kognitiv dhe aftësimin fizik.7

Fig3: Keqformimet biologjike te fëmijët.

7Morris.G, Charles and Maisto, A.Albert.(2008), Psikologjia, shkenca e proceseve mendore dhe sjelljes njerëzore,Qendra për Arsim Demokratik, Tiranë, f.50˗55.

15

4.1. Stadet psikotike të fëmijëve me dobësi mendore

Kur shqyrtojmë rastet e fëmijëve që përjetojnë vonesa zhvillimore dhe raste të fëmijëve me

sëmundje psikotike, duhet të jemi në gjendje të bëjmë dallimet midis tyre. Në disa raste është e

qartë prania e dëmtimit të trurit jospecifik, ndërsa në raste tjeraky element është me pak i sigurt

dhe nuk përcaktohet sakt diagnoza nëse fëmija është me vonesë mendore ose me sëmundje

psikotike. Për rrjedhojë edhe trajtimi i tyre bëhet në mënyrë të gabuar, në disa raste del në pah

një përzierje komplekse e etiologjisë dhe simptomatologjisë, një përzierje e faktorëve të

brendshëm për fëmijë me ndikimet traumatike të llojeve të ndryshme dhe një ekuilibër të

ndërlikuar të forcave.8

4.2. Handikapi dhe psikopatologjia. Trajtimi i sindromës

Nga sindroma për trajtim deri në arritjen e rezultateve përshkruhen sipas një perspektive njohëse

të sjelljes, psikopatologji të mëdha që gjenden në pacientët me prapambetje mendore.Studiuesit

orientojnë terapi grupi ose individuale të hapura, analiza të terapive me grupet multidisiplinare

dhe trajtime me metoda, teknika e instrumente që i bëjnë trajtimet efektive.Këta pacient mund të

preken nga çrregullimet emocionale (frika, ankthi, fobia, depresioni).Puna ka për qëllim që

studentët, edukatorët dhe specialistët të jenë në gjendje të ndikojnë në realizimin e synimeve

institucionale specifike për zgjidhjen e problemeve të përjetuara nga njerëzit me aftësi të

kufizuara.9

8Koegle, L.K and Koegle, R.L. (1995), Motivimi i komunikimit në fëmijët me autizëm, G(Eds) Learning andcognition in Austria, f.73˗75, New York.9Meazzin.P and Battagliese.G, (1995), Çka është Psikopatologjia, f.103.

16

5. TRETMANI PEDAGOGJIK I PERSONAVE ME DËMTIME TË LEHTA MENTALE

Pedagogjia speciale e personave me aftësi të kufizuara dhe me dëmtime të lehta mentale është

një disiplinë shkencore e përfaqësuar nga pedagogjia e përgjithshme.Specifikat e veçanta të

pedagogjisë speciale bazohen në metodat, mjetet, principet, qëllimet e organizimit, të edukimit

dhe arsimimit të dëmtimeve të lehta mentale dhe të gjithë fëmijëve me nevoja të veçanta.Si anë

pozitive mund të merret ngase ata shoqërohen me njëri˗tjetrin, kurse anë negative mund të merret

se gjatë leximit dhe shkrimit mund të bëjnë zhurmë dhe të pengojnë të tjerët.10

5.1. Identifikimi

Është e rëndësishme të theksohet se shkallën e dëmtimit të fëmijëve me nevoja të veçanta në

arsimin fillor duhet ta përcaktojë (komisioni për përcaktimin e gjendjes psikofizike të fëmijës)

apo ndryshe "komisioni i shërbimit psiko˗pedagogjik" të cilin e përbëjnë: Pedagogu special,

psikologu, pediatri, neuropsikiatri, mësuesi,prindi etj.

5.2. Disa nga shenjat që mund të vërehen nga mësuesi/ja

Fëmijët me dëmtime të lehta mentale janë të aftë për aktivitete të përditshme.Lëvizin pa mjete

ndihmesë, posedojnë potencial piskomotorik dhe intelektual.

Disa nga shenjat që mund të vërehen nga mësuesi/ja janë: harresa, mungesa e koncentrimit, nuk

shpjegojnë për gjërat që i shohin(numrat, shkronjat), nuk komunikojnë lirshëm.

Veprimet që mësuesi/ja duhet t’i bëjë janë: afërsia me nxënësit, dhënia e dashurisë ndaj nxënësit,

kujdesi gjatë orës, kapja e dorës, demostrimi me foto i gjërave që i mëson.

10Schreibmann,L, (2000), Intensiteti i sjelljes ̸ Trajtimi Psikoedukativ, f.373˗378.

17

5.3. Puna mësimore në klasë me këta nxënës

Gjatë punës mësimore në klasë me këta nxënës duhet:

Mësuesi të mos i angazhoj domosdo në detyra të cilat kërkojnë angazhim

maksimal të mendimit;

T'u japë kohë më shumë për përfundimin e detyrave të caktuara;

T'u japë tekste të përshtatshme për lexim.

Loja është mënyra më e mirë për të vendosur me fëmijën marrëdhënie bashkëveprimi për të

marrë dhe dhënë mesazhet e nevojshme për të realizuar terapi efektive në bazë të metodave

bashkëkohore. Të ushtruarit e këtyre fëmijëve nëpërmjet lojës rrit bashkëveprimin e fëmijëve në

procesin terapeutik.

Çdo forme komunikimi ka për qëllim t'u japë kuptim veprimeve të fëmijëve, t'i ndihmojë ata të

vetërregullohen emocionalisht dhe të bëhen pjesë e bashkëveprimit. Fëmijët për të marrë atë që

duan kanë nevojë për ne dhe kyështë element i terapisë.11

5.4. Veprimet e domosdoshme të mësuesit

Kushtet e ndriqimit˗ Mësuesi duhet të sigurohet se ekzistojnë kushte të mjaftueshme të

ndriçimit në klasë për t'ia bërë më të lehtë përvetësimin e përmbajtjeve të caktuaramësimore dhe

angazhimin në të gjitha aktivitetet e klasës, shpërndarja e dritës, intensiteti i saj janë kushtet e

domosdoshme për punë të suksesshme me këta nxënës.

Pozicioni˗ pozicioni i këtyre nxënësve në klasëështë shumë i rëndësishëm.Ata duhet të jenë afër

mjeteve të cilat duhet tëvëzhgohen(dërrasës së zezë, instrumenteve tjera).Nëse ndonjë nxënës

karakterizohet me çrregullime tjera, atëherë nuk preferohet pozicionimi i tyre ballor drejt

objekteve dhe materialeve tjera mësimore.

11Zabeli.N, (2004), Nxënësit me nevoja të veçanta, Prishtinë, f.124˗125.

18

II. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT

1. Objekti i hulumtimit

Gjatë këtij hulumtimi do të shtjellohen problemet e nxënësve me dëmtime të lehta mentale në

shkollat e rregullta fillore të komunës sëDeçanit dhe Junikut, për arsye të numrit të vogël të

nxënësve që janë të përfshirë në hulumtim në këto dy shkolla, kam vendosur që hulumtimin tim

ta bëjë edhe në"Qendrën për jetë të pavarur" Vitomericë. Situatën e tyre do të mundohem ta

paraqes në gjurmimin tim gjithnjë duke bërë fjalë për numrin e tyre, gjininë, shkallën dhe llojin e

dëmtimit, shenjat e para të cilat paraqiten si simptoma parësore, prezencën e dëmtimeve të lehta

mentale. Gjatë hulumtimit në shkollat e komunës se Deçanit dhe Junikut janë marë nxënës vetëm

nga këto dy shkolla për arsye se në shkollat e tjera nuk kishte nxënës me dëmtime mentale apo

aftësi të kufizuara përveç disa rasteve ku prindërit nuk lejonin që të merrnim shënime për fëmijët

e tyre.Për të realizuar këtë hulumtim mëështë dashur qëbrenda çdo klase tëkëtyre shkollave të

hulumtoj dhe të zbatoj qëllimin dhe detyrat e parashtruara më poshtë. Në hulumtim janë

përfshirë të gjithë nxënësit në klasat e ciklit tëulët dhe të lartë të shkollave fillore, pra të

përzgjedhura janë të gjitha klasat prej klasës së I-rë deri te klasët e IX-ta.

Tema tcilën e kam zgjedhur për hulumtim ka të bëjë më frekuentimin e nxënësve me dëmtime të

lehta mentale në shkollat fillore të rregullta, nga kjo dalin qëllimet dhe detyrat.

19

2. Qëllimi, detyrat (objektivat) e hulumtimit

Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është:

Gjetja e identifikimt apo ekzaminimi i nxënësve me dëmtime të lehta mentale, përfshirja e këtyre

nxënësve në shkollat fillore si dhe qasja ndaj këtyre nxënësve në shkollat tona.

Duke u bazuar në qëllimin e hulumtimit dhe duke pasur parasysh identifikimin sa më të drejtë të

këtyre nxënësve me dëmtime të lehta mentale është dashur të parashtrohen detyra

Qëbrenda çdo klase të dihet numri i nxënësve që kanë pengesa dhe dëmtime të lehta

mentale.

Të dihet gjinia e tyre pra sa prej tyre janë femra e sa meshkuj.

Cilat janë disa nga shkaqet kryesore të këtyre çrregullimeve.

Cilat janë disa nga çrregullimet më të shpeshta.

Të shikohet tretmani pedagogjik (çfarë metodash apo teknika mësimore përdorin

mësimdhënësit) me këta nxënës dhe si i trajtojnë këta nxënës.

3. Hipotezat themelore

Duke pasur parasysh temën e hulumtimit me një bazë të veçantë në qëllim dhe detyrat e

hulumtimit kam parashtruar dy hipoteza themelore:

Hipoteza 1. Supozojmë se brenda çdo shkolle ekziston një numër i nxënësve me dëmtime të

lehta mentale dhe shumë prej këtyre nxënësve janë të padiagnostifikuar.

Hipoteza 2.Supozojmë se dy nga llojet e dëmtimeve të lehta mentale janë më se shumti prezente

në mesin e këtyre nxënësve (hasin në vështirësi në mësimnxënie dhe çrregullime në komunkim).

20

4. Metodat dhe teknikat hulumtuese

4.1. Metoda hulumtuese: gjatë këtij hulumtimi kam përdorur disa metoda për mbledhjen dhe

përpunimin e të dhënave si:

4.2. Metoda e bisedës: Këtë metodë e kam përdorur për mbledhjen e fakteve dhe të dhënave,

lidhur me dukurinë apo problemin e caktuar, në rastin tonë kemi përdorur për mbledhjen e

fakteve ku gjatë bisedave kemi marrë të dhëna për dëmtimet e lehta mentale të nxënësve.

4.3. Metoda krahasuese: Në hulumtimin tim kjo metodë më ka shërbyer për krahasim në mes

femrave dhe meshkujve, diagnostifikim dhe jo diagnostifikim të nxënësve me demtime të lehta

mentale, krahasimit të prezencës së llojeve të dëmtimit.

4.4. Metoda përshkruese: Këtë metodë e kam përdorur për arsye të përshkrimit të ngjarjeve dhe

rrjedhave gjatë hulumtimit, në rastin tim e kam përshkruar tretmanin pedagogjik, trajtimin

nxënësve me dëmtime të lehta mentale nga ana e mësimdhënësit, shoqërisë etj.

4.5 Metoda statistikore: Pasi që hulumtimi tregon për numrin e nxënësve me dëmtime të lehta

mentale nëshkollat e rregullta fillore, mëështë dashur edhe metoda statistikore, ku përmes kësaj

metode kam paraqitur të dhënat në grafikone, diagrame, tabela, kam përdorur numrat në lidhje

me atë se sa nxënësit kanë lloje të ndryshme të dëmtimeve mentale dhe është gjetur përqindja e

tyre.

21

5. Teknikat e hulumtimit

Si teknika të hulumtimit kam përdorur pyetësoret.

5.1. Pyetësor për mësimdhënës: Me anë të këtij pyetësori kam arritur të kuptoj se sa është e

vështirë të punohet me këta nxënës, a trajtohen në ndonjë qendër rehabilituese, cilat janë shenjat

e para që mësuesja mund t'i vërej se fëmijët vuajnë nga kjo sëmundje, cilat janë çrregullimet më

të shpeshta të këtyre nxënësve, cilat teknika dhe metoda mësimore përdoren me këta nxënës dhe

si veprojnë mësimdhënësit gjatë punës mësimore me këta nxënës.

5.2.Pyetësor për prindër: Me anë të këtij pyetësori kam arritur të kuptoj se cilat janë shkaqet

kryesore të këtyre çrregullimeve, sa e kanë të vështirë prindërit të punojnë me fëmijët e tyre, sa

janë të kënaqur prindërit me punën e mësuesve në shkolla me fëmijët e tyre si dhe a kanë ndonjë

ndihmë nga shteti(komuna).

22

III. REZAULTATET E HULUMTIMIT

Statistics

Komuna Gjinia Mosha Dëmtimi

Numri i

nxënësve Emri i shkollës

N Valid 40 40 40 40 40 40

Missing 0 0 0 0 0 0

Mean 2.6750 1.5000 2.2250 1.7750 2.0500 1.2750

Median 3.0000 1.5000 2.0000 2.0000 2.0000 1.0000

Mode 3.00 1.00a 1.00 2.00 2.00 1.00

Std. Deviation .69384 .50637 1.09749 .69752 .45007 .59861

Variance .481 .256 1.204 .487 .203 .358

Minimum 1.00 1.00 1.00 1.00 1.00 1.00

Maximum 3.00 2.00 4.00 3.00 3.00 3.00

a. Multiple modes exist. The smallest value is shoën

1. Në bazë të këtyre statistikave kam paraqitur tërësinë e të dhënave numërore të

mbledhura në tri shkolla fillore të rregullta, të komunave: Deçanit, Junikut dhe Vitomericës të

nxënësve me aftësi tëkufizuara (dëmtime të lehta mentale), si dhe kam paraqitur: gjininë,

moshën, llojin e dëmtimit, numrin e nxënësve dhe emrin e shkollës.

23

Komuna

Frequency Percent Valid Percent

Cumulative

Percent

Valid Deçan 5 12.5 12.5 12.5

Junik 3 7.5 7.5 20.0

Vitomericë 32 80.0 80.0 100.0

Total 40 100.0 100.0

2. Në këtë tabelë˗grafikë janë paraqitur emrat e komunave, në të cilat e kam bërë

hulumtimin. 12.5% e nxënësve i takojnë komunës se Deçanit, 7.5% i takojnë komunës së Junikut

dhe 80.0% komunës së Vitomericës.

24

Emri i shkollës

Frequency Percent Valid Percent

Cumulative

Percent

Valid Qendra për jetë të pavarur

(OJQ) Vitomericë

32 80.0 80.0 80.0

"Lidhja e Prizrenit" Deçan 5 12.5 12.5 92.5

"Edmond Hoxha" Junik 3 7.5 7.5 100.0

Total 40 100.0 100.0

3. Në këtë tabelë˗grafikë janë paraqitur emrat e shkollave të rregullta fillore: "Qendra për

jetë të pavarur" Vitomericë, "Lidhja e Prizerenit" Deçan, "Edmond Hoxha" Junik. Në të cilat e

kam bërë hulumtimin.

25

Numri i nxënësve

Frequency Percent Valid Percent

Cumulative

Percent

Valid 325 3 7.5 7.5 7.5

31 32 80.0 80.0 87.5

750 5 12.5 12.5 100.0

Total 40 100.0 100.0

4. Në këtë tabelë˗grafikëështë paraqitur numri i nxënësve që përmban çdo njëra nga

shkollat, nëtë cilat është bërë hulumtimi.

26

Mosha

Frequency Percent Valid Percent

Cumulative

Percent

Valid 1-20 13 32.5 32.5 32.5

20-30 12 30.0 30.0 62.5

30-40 8 20.0 20.0 82.5

40-50 7 17.5 17.5 100.0

Total 40 100.0 100.0

5. Në këtë tabelë˗grafikëështë paraqitur mosha e nxënësve të tri shkollave ku: 32.5% i

takojnë moshës 1˗20vjet, 30.0% moshës 20˗30vjet, 20.0% moshës 30˗40vjet, 17.5% moshës

40˗50vjet.

27

Gjinia

Frequency Percent Valid Percent

Cumulative

Percent

Valid Mashkull 20 50.0 50.0 50.0

Femër 20 50.0 50.0 100.0

Total 40 100.0 100.0

6.Në këtë tabelë˗grafikëështë paraqitur gjinia e nxënësve të tri shkollave tek të cilat është

bërë hulumtimi. 50% prej tyre i përkasin gjinisë mashkullore dhe pjesa tjetër e nxënësve prej

50% gjininsë femërore.

28

Dëmtimi

Frequency Percent Valid Percent

Cumulative

Percent

Valid Sindromi Doën 15 37.5 37.5 37.5

Dëmtime mentale 19 47.5 47.5 85.0

Autizëm 6 15.0 15.0 100.0

Total 40 100.0 100.0

7. Në këtë tabelë˗grafikëështë paraqitur lloji i dëmtimeve të nxënësve në të tri shkollat

ku: 37.5% e tyre janë me Sindrom Down, 47.5% me Dëmtime të lehta mentale dhe 15.0% me

Autizëm.

29

IV. TRETMANI PEDAGOGJIK I ZBATUAR NË SHKOLLA

Mirënjohje për prindërit që së pari më lejuan të bëjë hulumtime me fëmijët e tyre, pastaj që më

ndihmuan në plotësimin e pyetësoreve, mirënjohje edhe për mësimdhënësit e shkollave që më

ndihmuan në çdo aspekt në realizimin e këtij hulumtimi.

Trajtimi i këtyre fëmijëve në shkolla realizohet nëpërmjet programeve individuale të

edukimit.Fëmijët me dobësi mendore ushtrohen në bazë të vlerësimit të nevojave dhe tipologjive

të shërbimit. Ndërhyrjet zhvillohen çdo vit nga specialistët dhe edukatoret me programe

rehabilitimi për secilin sipas nevojave individuale. Programet unifikuese bëhen për fushat me

dëmtime të përbashkëta të aftësimit për vetëshërbim sepse kanë vështirësi në aftësimin

higjieno˗sanitar, aftësimin kognitiv dhe fizik.

Në planin e individualizuar të shërbimeve futen trajtimi mjeksor përcaktimin e diagnozës dhe

fillimin e mjekimit, përshtatja dhe ripërshtatja për të zhvilluar kapacitetet fizike, intelektuale dhe

aftësitë për autonomi, futen shërbimet edukative që të zhvillojnë të gjitha aspektet e potencialit të

fëmijës që të integrohet në mjedisin e rregullt shkollor si dhe në një punësim të rregullt.

Organizohet koha e lirë që fëmija të mund të përfitojë nga veprimtaritë argëtuese sipas dëshirës

që ka dhe të marrë pjesë në jetën kulturore të mjedisit.

Në fillim të vitit shkollor, pasi fëmijët testohen nga psikologjia dhe grupi multidisiplinar, bëhet

vlerësimi i nevojave dhe hartohen planet vjetore rehabilituese të fëmijëve sipas grupeve.Planet

hartohen për secilin fëmijë sipas nevojave që ka përcaktuar grupi multidisiplinar.

Plani vjetor i rehabilitimit përcakton drejtimet kryesore të tipologjive të shërbimevedhe rubrikat

përkatëse për secilën nga sferat e zhvillimit të fëmijës.Specialistët dhe edukatorët punojnë në

bazë të rubrikave të hartuara nga kërkuesja në planin vjetor të rehabilitimit.

Në fund të javës përcaktohen arritjet elementare si dhe mosarritjet për çdo fëmijë. Informacioni i

përditshëm dhe i përjavshëm i ecurisë së fëmijëve grumbullohet dhe dorëzohet çdo tre muaj tek

punonjësa sociale eqendrës(shkollës), e cila plotëson dosjen sociale për çdo fëmijë. Në fund të

vitit shkollor sipas indikatorit, specialistët e fushës se zhvillimit bëjnë paraqitjen grafike të

progresit apo regresit të fëmijës. Konkluzionet i kalojnë punonjëses sociale për pasurimin e

dosjes së fëmijës.12

12Sherifi.E, (2004), Aftësimi për integrim, Tiranë, f.45.

30

ANALIZA E HIPOTEZAVE

Ekzistojnë hipoteza të ndryshme mbi shkakun e dëmtimeve të lehta mentale, si dhe

dëshminënëlidhje me rolin e faktorëve bazë gjenetik.Mund të jenë të shumta shkaqet që çojnë në

një gjendje të përbashkët që ndikon të njejtën zonë në fusha të ndryshme të trurit, por ndoshta

sindroma e dëmtimeve të lehta nuk varet nga një shkak i vetëm organik ose nga një gjen i

vetëm.Në fakt dëmtimet e lehta janë diagnostifikuar në nivelin e sjelljes dhe karakterizohen nga

një regjim i veçantë i funksionit psikologjik.

Gjatë hulumtimit tim në shkollat fillore të komunës së Deçanit,kam ardhur në një përfundim çdo

herë duke u bazuar në plotësimin e pyetësoreve nga ana e mësimdhënësve dhe prindërve se

shumë nga këta nxënës janë të padiagnostifikuar, përpos klasës së bashkangjitur këta nxënës nuk

trajtohen në ndonjë qendër tjetër rehabilituese.

Nga përgjigjet e mësimdhënësve kam vërejtur se me këta nxënës mund të punohet më lehtë në

aspektin e mësimnxënies, janë më të kuptueshëm në gjërat elementare dhe janë të socializuar.

Llojet më të shpeshta të dëmtimeve mentale të këta fëmijë janë: mungesa e koncentrimit,

harresat, potenciali i dobët, mungesa në shprehje, pengesa në shkrim˗lexim.

31

PËRFUNDIM

Përpjekja ime gjatë këtij punimi ishte që t'i vë në pah karakteristikat kryesore të fëmijëve me

dëmtime të lehta mentale në shkollat e rregulltafillore.Gjatë këtij punimi jam futur në botën e

fëmijëve, botë e cila është mjaft komplekse me shumë pyetje e dilema por njëkohësisht është

botë e cila më ofron kënaqësi.Të gjithë ne si fëmijët ashtu edhe të rriturit posedojmë gjëra të cilat

ne na bëjnë me tërheqës dhe të ndryshëm nga njëri˗tjetri, e ky ndryshim fillon që nga pamja e

jashtme e deri tek ajo e brendshme.

Tek ne si qenie njerzore ndikojnë shumë faktorë të rëndësishëm, ku familja zë vendin parësor për

gjdo gjë, me pasvijnë, shoqëria, shkolla dhe komuniteti të cilët ndikojnë në ambientimin dhe

krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm dhe të dashur për këta fëmijë.

Fëmijët me dobësi mendore paraqitën me rezultate më të larta në tri sferat e zhvillimit te tyre:

aftësi kognitive, aftësi komunikuese dhe aftësi sociale.

Në bazë të rezultateve të marra nga hulumtimi ka dalë që në të vërtetë ekziston një numër i

nxënësve me dëmtime të lehta mentale të cilët kryesisht janë të pa diagnostifikuar. Shenjat që më

së shumti vërehen nga kjo sëmundje janë: nuk i shpjegojnë dot gjërat që i shohin, nuk

komunikojnë lirshëm, shumëherë janë të mbyllur në vetvete, ndërsa shkaqet kryesore që lindin

këto dëmtime janë: marrëdhëniet jo të mira në familje, raportet në shkollë,dhuna dhe varfëria.

Vlerësimi i nevojave psikosociale të fëmijëve ndikon në pasurimin e përmbajtjes së programeve

dhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj fëmijëve. Fëmijët me aftësi të ndryshme

paragjykohen në të gjitha format e mundshme si stigmatizmi, etiketimi, përbuzja, diferencimi

social, përjashtimi nga grupi shoqëror, izolimi etj. Si rrjedhojë e psikologjisë paragjykuese të

opinionit shoqëror, fëmijët me aftësi të ndryshme mendore dhe fizike diskriminohen në shumë

forma.Programi i individualizuar i shërbimeve është instrument që vlerëson nevojat e personit

dhe me pjesmarrjen aktive të tij mundëson planifikimin, bashkërendimin e shërbimeve.Aplikimi

i një sistemi programor zhvillon, edukon dhe përmirëson parametrat psikosocial të fëmijeve me

probleme mentale.Në përfundim të hulumtimit zgjidhën pozitivisht dilemat se aplikimi i

programeve edukative, rehabilituese ndihmon në progresin psikologjik,social e fizik të fëmijëve

me probleme mendore dhe përshpejton integrimin e tyre në jetë jashtë institucionit.

32

REKOMANDIME

Me konkretisht gjuha në procesin e mësimit dhe nxënies së saj në shkollë u përshkrua dhe u

studiua në shumë aspëkte qoftë teorike, qoftë praktike. Në shumë përbërës qoftë të natyrës

gjuhësore, qoftë të natyrës jo gjuhësore. Nën ndikimin e shumë faktorëve, procedurave e

përbërësve, qoftëtë brendshëm, qoftë të jashtëm.

Faktorët e brendshëm kanë të bëjnë me shumë përbërës të natyrës psikike mendore, me

mekanizma e procese që veprojnë drejtëpërdrejtë në perceptimin, kuptimin dhe prodhimin e

gjuhës.Atyre u bashkangjitën dhe faktorë të natyrës neuro˗fiziologjike e

psiko˗emocionale.Fëmija gjatë gjithë kohës së të nxënit dhe të përdorurit të gjuhës është i

kushtëzuar nga këta faktorë.

Rekomandime:

Rekomandime për prindër: Duke marrë parasysh nivelin arsimor dhe intelektual të

familjeve (prindërve)të fëmijëve me dëmtime mentale mund të themi se fillimisht atyre iu

nevoitet një kurs i plotë trajnimi me një psikolog që t’u flasë për rëndësinë dhe

vëmendjen e madhe që duhet t'i kushtojë fëmijës.

Rekomandime për mësimdhënës: Qëllimi kryesor i edukatorëve apo mësuesve për

nxënësit me dëmtime mentale duhet të jetë që t'i ndihmojë aftësitë e tyre për t’u kujdesur

për nevojat e veta personale dhe të punojë në një vend punë të mbuluar ose në mjedis

shtëpie.

33

REFERENCAT

Musai.B, (2000), Metodologji e mësimdhënies, Tiranë, f.319˗320.

Bajrami.V, (2003), Edukimi special në Kosovë, Finnish support to the development ofeducatin sector in Kosovo, Prishtinë, f.12˗13.

Musai.B, (2000), Metodologji e mësimdhënies, Tiranë, f.320.

Woolfolk.A, (2011),Psikologji Edukimi,Tiranë,f.320.

Mundy.P and Neale.A, (2011), Plasteciteti nervor, vëmendje të përbashkëta dhendërkombëtarizmi social˗demokrat, f.139˗148.

Morris.G, Charles dhe Maisto, A.Albert, (2008) Psikologjia shkenca e proceseve mendore dhee sjelljeve njërzore, Qenda për Arsim Demokratik, Tiranë, f.50˗55.

Koegle, L.K dhe Koegle, R.L, (1995), Motivimi i komunikimit në fëmijë me autizëm, NewYork, f.73˗75.

Meazzini.P dhe Battagliese.G, (1995), Çka është Psikopatologjia, f.103.

Scheribmann.L, (2000), Intensiteti i sjelljes ̸ Trajtimi Psikoedukativ: research needs andfuture direction, Journal of autisem and Developmental disorders, f.373˗378.

Sherifi, Edo, (2004), Aftësimi për integrim, Tiranë, f.45.

34

LITERATURA

Musai, Bardhyl: Metodologji e mësimdhëniës, Tiranë, 1999.

Bajrami, Vedat: Edukimi special në Kosovë, Prishtinë, 2003.

Woolfolk, Anita: Psikologji Edukimi, Tiranë, 2011.

Morris.G, Charles dhe Maisto, A.Albert: Psikologjia, shkenca e proceseve mendore dhe esjelljes njërzore, Tiranë,2008.

Koegel, L.K dhe Koegel, R.L: Motivimi i komunikimit në fëmijët me autizëm, New York, 1995.

Meazzini.P dhe Battagliese,G: Çka është Psikopatologjia, 1995

Naseri,Zabel: Vështirësi në të nxënë, Prishtinë, 2004.

Smilaniq.Vera, Toliçiç.Ivan: Psikologji fëmijërore (botimi i tretë, Prishtinë.

Karaj,Theodhori: Psikologjia e zhvillimit tëfëmijës(botimi i dytë), Tiranë 2005.

Juniki, Nijazi: Kaotina nga Psikologjia, Shkup, 1994.

Sylhasi, Veton: Psikologjia e fëmijës, Beograd, 1964.

Orhani, Zenel: Psikologjia konjitive, Tiranë, 2005.

Rexhepi, Zenun, fushata e shëndetësisë: Autizmi˗informata dhe këshilla, Prishtinë 2004.

Salihu, Linda: Vështirësi në të nxënë, Prishtinë 2004.

Gaxhiqi, Behxhet: Strategjitë e reja të mësimdhënies, Prishtinë, 2011.

35

36

Pyetësor për mësimdhënës

Të nderuar mësimdhënës!

Ju falënderoj për kohën që do të ndani për t'u përgjigjur pyetjeve të parashtruara në këtëpyetësor. Dëshiroj t'ju informoj se pyetësori ka të bëjë me çështjen e dëmtimeve të lehta mentaletë nxënësve dhe integrimin e tyre në shkolla.Ky pyetësor është hartuar për qëllim hulumtimi dhestudimi. Të gjitha të dhënat do të jenë konfidenciale dhe nuk do të përdoren për qëllime tjera. Judo të më ndihmoni në realizimin e hulumtimit, prandaj ju jam shumë mirënjohëse për këtë.

1. Cilat janë shenjat e para që tregojnë se këta nxënës vuajnë nga kjo sëmundje?

a) Nuk spjegojnë për gjërat që i shohin(numrat, shkronjat)

b) Nuk komunikojnë lirshëm.

2. A trajtohen në ndonjë qendër rehabilituese këta nxënës?

a) Po

b) Jo

3. Cilat janë disa nga shkaqet kryesore të çrregullimeve mendore?

a) Varfëria

b) Dhuna

c) Mardhëniet jo të mira me familje

d) Raportet në shkollë

4. Cilat janë disa nga çrregullimet me të shpeshta?

a) Autizmi

b) Hipëraktiviteti

c) Ankthi dhe skizofrenia

d) Depresioni

5. Cilat janë çrregullimet psikike të këyre nxënësve?

a) Çrregullimet e të vrejturit

b) Të menduarit

c) Të instiktit

d) Të vullnetit

37

6. Shenjat e para që mund t’i vërejë mësuesja te këta nxënës janë ?

a) Harresa

b) Mungesa e koncentrimit

c) Potenciali i dobët

7. Ju si mësimdhënës sa e keni të veshtirë të punoni me këta nxënës?

a) Pak

b) Aspak

c) Shumë

8. Cilën nga këto teknika mësimore e pëdorni me shumë me këta nxënës?

a) Diagramin e Venit

b) Stuhi mendimesh

c) Konkretizim

9. Cilën metodë edukative e përdorni më shumë me këta nxënës?

a) Metodën e bashkëbisedimit

b) Metodën e demostrimit

10. Si veproni gjatë punës mësimore me këta nxënës?

a) Shpreh afërsi me nxënësit

b) Dhënia e dashurisë ndaj nxënësit

c) Kapja e dorës

d) Demostrimi me foto të gjërave që i mësojnë.

38

Pytësor për prindër

Të nderuar prindër!

Ju falënderoj për kohën që do të ndani për t'u përgjigjur pyetjeve të parashtruara në këtëpyetësor. Dëshiroj t'ju informoj se pyetësori ka të bëjë me çështjen e dëmtimeve të lehta mentaletë fëmijëvë tuaj (nxënësve) dhe integrimin e tyre në shkolla.Ky pyetësor është hartuar për qëllimhulumtimi dhe studimi. Të gjitha të dhënat do të jenë konfidenciale dhe nuk do të përdoren përqëllime tjera. Ju do të më ndihmoni në realizimin e hulumtimit, prandaj ju jam shumëmirënjohëse për këtë.

1. Cilat janë shenjat e para që keni vërejtur se fëmija juaj vuan nga kjo sëmundje?

a) Hiperaktiviteti.

b) Depresioni.

c) Harresa.

2. Cilat mendoni se janë shkaqet kryesore të këtyre çrregullimeve të fëmijët e juaj?

a) Varfëria.

b) Dhuna.

c) Problemet familjare.

d) Raportet në shkollë.

3. Cilën nga këto çrregullime e vuan fëmijai juaj?

a) Autizem.

b) Hiperaktivitet.

c) Depresion.

d) Ankthi dhe skizofrenia.

4.A trajtohen në ndonjë qendër rehabilituese fëmijët e juaj?

a) Po.

b) Jo.

5. Ju si prindër sa e keni të vëshitrë të punoni me fëmijët e juaj?

a) Pak.

b)aspak.

39

6. Sa jeni të kënaqur me punën e mësuesve?

a) Pak.

b) Aspak.

c) Shumë të kënaqur.

7. A keni ndihma nga shteti (komuna) për fëmijët e juaj?

a) Po.

b) Jo.

c) Ndonjëherë