punim diplome...problemi i adresuar në këtë punim është fakti që sjellja agresive në klasë,...

30
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT DREJTIMI: PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Tema: Puna e mësimdhënësit me nxënës me sjellje agresiveUdhëheqësi shkencor: Kandidati: Prof. ass. dr. Behxhet Gaxhiqi Ardit Krasniqi Gjakovë, 2019

Upload: others

Post on 28-Dec-2019

131 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

DREJTIMI: PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema:

“Puna e mësimdhënësit me nxënës me sjellje agresive”

Udhëheqësi shkencor: Kandidati:

Prof. ass. dr. Behxhet Gaxhiqi Ardit Krasniqi

Gjakovë, 2019

2

Ky punim diplome u mbrojt me ____ /____/_________ para komisionit vlerësues në

përbërje.

1.____________________ Udhëheqësi shkencor

2.____________________ Kryetar

3.____________________ Anëtar

Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit Vlerësues:

1._______________

2._______________

3._______________

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën: _________ (____)

3

MIRËNJOHJE

Fillimisht dua të shpreh mirënjohje dhe të falënderoj udhëheqësin shkencor prof. ass. dr.

Behxhet Gaxhiqi, për ndihmën e dhënë, jo vetëm në realizimin e këtij punimi të diplomës,

por edhe për këshillat e vlefshme për gjatë katër viteve.

Falënderime edhe për gjithë profesorët e Universitetit “Fehmi Agani”, ku në saje të

profesionalizmit të tyre mundësuan finalizimin e studimeve tona.

Shoqëri faleminderit për këshillat dhe përkrahjen e vazhdueshme. Mirënjohës për çdo

ditë të kaluar së bashku.

Falënderimi më i madh shkon për më të shtrenjtën familje, ata që ishin forca dhe

mbështetja ime, më e madhe që unë të arrij deri këtu. Ju jam mirënjohës gjithë jetën.

Pafundësisht mirënjohës.

4

PËRMBAJTJA

ABSTRAKT…………………………………………………………………………....VI

ABSTRACT…………………………………………………………………………...VII

HYRJE……………………………………………………………………………...... VIII

KAPITULLI I

I.VËSHTRIMI HISTORIK I PROBLEMIT TË HULUMTIMIT ……………… 10

1.1 Sjellja agresive e nxënësve në mësim……………………..……………………... 10

1.2 Shkaktarët e sjelljes agresive te fëmijët………………………………………..…. 12

KAPITULLI II

II. KLIMA DHE MJEDISI I KLASËS ……………………………………………. 14

2.1 Shkaqet e sjelljes së dhunshme nga nxënësi............................................................ 15

2.2 Mësimdhënia ndërvepruese ………………………………………………………. 16

2.3 Krijimi i një mjedisi pozitiv mësimor...…………………………………………… 17

2.4 Elementet e menaxhimit të mirë të klasës ………………………………………... 18

2.4.1 Disiplina dhe rregulli në klasë …………………………………………..…….… 18

2.4.2 Vendosja e autoritetit të të mësuarit ……………………………………...………19

2.5 Strategjitë për menaxhimin e suksesshëm të klasës ……………………….…...…. 20

2.6 Përpilimi i rregullave të klasës me nxënësit dhe prindërit ....................................... 21

KAPITULLI III

III. PARTNERITETI FAMILJE – SHKOLLË LIDHUR ME PARANDALIMIN E

SJELLJEVE AGRESIVE …………………………………………………………… 23

3.1 Marrëdhëniet shkollë – familje ................................................................................. 24

3.2 Marrëdhëniet gjatë bashkëpunimit mësues-prindër …………………………….…. 25

5

3.3 Përfshirja e prindërve në edukimin e fëmijëve ……………………………………. 26

PËRFUNDIMI………………………………………………………………………… 29

Referencat ……………………………………………………………………………... 30

6

ABSTRAKT

Ky punim diplome ka për qëllim që të analizojë punën e mësimdhënësve me nxënës me

sjellje agresive, sepse në shkollat tona kemi raste te sjelljes agresive të nxënësve.

Agresiviteti te fëmijët mund të jetë i natyrave të ndryshme. Disa shkaqe nga ku mund të

lindë agresiviteti te fëmijët, së pari mund të përmendim ndikimin e televizionit, grindjet

mes prindërve në prani të fëmijës, përdorimi i dhunës ndaj fëmijës, shtrëngimi disiplinor i

fëmijës, moslejimi i shprehjes dhe mendimit të lirë etj. Prandaj, edhe mësimdhënësit

duhet të kenë kujdes të madh gjatë mësimit dhe sidomos me nxënësit agresiv të mos

përdorin dhunë, por të përdorin metoda pedagogjike bindëse për sjellje më të mirë të

nxënësit agresiv, duke përdorur lloj-lloj mënyrash të sjelljes pozitive dhe sa herë që

nxënësi agresiv bën një sjellje të mirë të lavdërohet para gjithë nxënësve tjerë. Për të

pasur nxënës të lumtur e të aftë dhe të talentuar, duhet të qëndrojmë shumë afër tyre, të

krijojmë një marrëdhënie shoqërore me ta, në mënyrë që të mos kenë frikë aspak kur

shprehen dhe diskutojnë me ne, të ndjehen të lirë, pra të dinë se nuk dënohen as nuk

goditen nga mësimdhënësi nëse gabojnë. Qëllimi kryesor i këtij punimi, është që të japim

informata rreth çështjes parimore dhe praktike për nxënësit me sjellje agresive. Prandaj

edhe institucionet tona duhet të bëjnë përpjekje për t'i akomoduar dhe ofruar kushte sa më

të favorshme që këta nxënës të edukohen dhe arsimohen me moshatarët e tyre, pa u

anashkaluar, pa u diskriminuar dhe pa u izoluar nga rrethi shoqëror.

Fjalët kyçe: Mësimdhënës, nxënës, sjellje agresive, shkollë, punë.

7

ABSTRACT

This diploma work aims to analyze the work of teachers with students with aggressive

behavior, because in our schools we have cases of aggressive behavior of students.

Aggressiveness at children can be of different natures. Some of the causes that lead to

thiss aggressiveness are, first and foremost the impact of television, parents arguing in the

children's presence, violence against children, rough dicipline on children, the limitation

on children to express their opinions freely, etc. Therefore, the teachers should pay a very

close attention, when teaching children with aggressive issues, they should disregard the

usage of violence, but the should use conventional pedagogical methods instead, for

better behaviors of aggressive pupils, and they should also use different kind of

strategiesin that way that anytime a pupil with aggressive issues behaves well he/she

should be awarded in front of other pupils. Having happy able and talented pupils we

should stand by their side, close to them, we should create social relations with them so

they will not fear to express and discuss with us, feel free and even if they commit and

mistake they will not be punished or even hit by the teacher. The purpose of this paper, is

to provide information about principled and practical issue for students with aggressive

behavior. Therefore, our institutions need to make efforts to accomodate and offer the

most favorable conditions for these students to be educated with their peers, without

being overlooked, without being discriminated against and isolated from the social circle.

Key words: Teachers, students, aggressive behavior, school, work.

8

HYRJE

Fëmijët janë objekt dhe subjekt i dhunës. Mbi ta padrejtësisht, dhe në kundërshtim me

Kartën e të Drejtave të tyre, ushtron dhunë psikologjike e fizike prindi, mësuesi, polici,

më të rriturit. Por edhe një pjesë e fëmijëve përdorin dhunë mbi njëri – tjetrin, ndaj

fëmijëve më të vegjël në moshë, bile në disa raste edhe ndaj të rriturve. Më dhimbje, por

duhet të pranojmë se është rritur numri i rrahjeve midis fëmijëve, është rritur numri i

fëmijëve që mbajnë thika në disa raste edhe armë.

Natyrshëm lind pyetja: Përse është rritur numri i fëmijëve të dhunshëm? Se shoqëria jonë

është e dhunshme, se në familje ka dhunë, se po rritim fëmijë të dhunshëm. Nuk lindin të

dhunshëm, por bëhen të tillë. Këto sjellje agresive fëmijët i manifestojnë edhe në shkollë.

Sjellja agresive, shpeshherë e quajtur e mundimshme ose 'sjellje e keqe' ka qenë një nga

shqetësimet më serioze të shkollave. Sjellja agresive është ajo sjellje që prish, pengon apo

ndalon mësimdhënien e të nxënit në klasë.

Nxënësit që ekspozojnë probleme të sjelljes agresive janë sfidues për mësuesit, sepse ata

kërkojnë që mësuesi të shpenzojë një kohë të konsiderueshme në klasë me mënyrën e tyre

të të sjellurit sesa me mësimin. Një çështje e rëndësishme në shkollat fillore është sjellja e

nxënësve në klasë dhe ndikimi që mësimdhënia mund të ketë në sjelljen agresive.

Problemi i adresuar në këtë punim është fakti që sjellja agresive në klasë, e cila çon në

një pamjaftueshmëri të kohës ndërvepruese mësues-nxënës, përfaqëson një faktor kritik

rreziku, i cili mund të kontribuojë në një përvojë të pasuksesshme për të gjithë fëmijët në

shkollat fillore.

Kur sjellja agresive ndodh gjatë viteve të shkollës fillore, është vënë re se ndikon

negativisht të aftësitë e deshifrimit, në lexim dhe arritje akademike. Kombinimet e këtyre

faktorëve janë të lidhura me normat e braktisjes së shkollës.

Sjelljet agresive i vendosin nxënësit në një disavantazh në të nxënë në shkollat fillore. Më

shumë se 60% e nxënësve kanë disavantazh në të nxënë për shkak të sjelljes disruptive.

Kur flasim për sjellje jo të mirë të nxënësve, duhet të kemi parasysh që ka një diapazon të

gjerë të sjelljeve të tilla, që variojnë nga akte krejt të vogla, të parëndësishme, deri në

shumë serioze.

Veç kësaj, niveli i sjelljes do të ndryshojë nga një mësues të tjetri. Një mësues ngulmon

për një qetësi të vërtetë gjatë orës së mësimit, ndërkohë që nxënësit punojnë: ndërsa një

tjetër mund ta ndiejë veten të gëzuar nga shkalla e lartë e bashkëbisedimit në grupe. Veç

kësaj, edhe nxënësit vetë ndryshojnë në qëndrimet e tyre ndaj sjelljes së mirë.

9

Disa nxënës janë të gëzuar të presin qetësisht kur mësuesi u shpërndan mjetet, fletoret e

punës apo diçka tjetër. Disiplina që mbizotëron në klasë nuk do të ndikohet vetëm nga

sjellja dhe reagimi i mësuesit, por edhe nga reagimet që sjellin me vete nxënësit dhe, më

e rëndësishme, nga disiplina dhe rregulli i përgjithshëm në shkollë.

Megjithatë, një mësim i zotëruar mirë, i bazuar në marrëdhënie të respektit dhe raporteve

reciproke ndikon shumë për të zvogëluar sjelljen e keqe. Në të vërtetë, përvoja ka treguar

se në ato shkolla apo edhe klasa të veçanta, ku ka patur numër të madh nxënësish të

vështirë, si të karakterit emocional dhe intelektual, mësimdhënia cilësore ka treguar

disiplinë.

Si mësues duhet të mbajmë parasysh se çdo fëmijë që ne mësojmë, është një individ,

produkt i kulturës, i mjedisit, i shëndetit, i temperamentit dhe i personalitetit të veçantë.

Me rritjen e fëmijës ndodhin edhe ndryshime. Megjithatë, ka modele të dallueshme të

zhvillimit që shfaqen me kalimin e kohës. Disa fëmijë sillen në mënyra që janë me nivele

më të larta sesa mosha e tyre.

Mosha e zhvillimit është koha në të cilën fëmija pëson ndryshime në fushën shoqërore,

fizike, mendore dhe njohëse. Si mësues që planifikojmë mjedisin e klasës, duhet të

marrim parasysh këta faktorë të zhvillimit, për të ndihmuar çdo fëmijë të arrijë zhvillimin

e mundshëm të tij të plotë. Mësuesi dhe nxënësi janë dy bashkëpunëtorë të lidhur ngushtë

me njëri-tjetrin gjatë gjithë shkollimit. Përmes punës së tij, mësuesi duke krijuar një

partneritet të suksesshëm ndërmjet shkollës, nxënësve dhe familjes bën të mundur

përgatitjen e nxënësve për sukses gjatë procesit mësimor, pavarësisht diversitetit kulturor

të nxënësve, në mënyrë që të përfundojnë me rezultatet sa më të larta studimet e tyre dhe

për të kontribuar sa më pozitivisht në jetë dhe komunitet.

Edukimi është mënyra më e mirë për të mbajtur gjallë bazat e demokracisë në shkollë, në

jetë, shoqëri dhe familje. Sjellja agresive në klasë nga ana e nxënësit konsiderohet një

manifestim i sjelljeve që nuk është i legjitimuar nga ana e mësuesit dhe as nga ana e

rregullave të shkollës dhe klasës që shpien për pasojë, në prishjen e procesit normal të

mësimdhënies dhe të nxënit.

Pra çdo akt i nxënësit që është brenda rregullave të vendosura në klasë nga ana e

mësuesit, shihet si normal, ndërsa çdo akt që është jashtë këtyre rregullave shihet si

sjelljet agresive.

10

KAPITULLI I

Vështrim historik i problemit të hulumtimit:

1.1 Sjellja Agresive e nxënësve në mësim

Agresiviteti është një koncept shumë i vështirë për të bërë një përkufizim të saktë. Ky

është një koncept shumë i gjerë dhe fillimisht do të sjellim disa shembuj ku kemi sjellje

agresive tek individë të ndryshëm. Për shembull, njeriu i thjeshtë, agresive quan sjelljen e

një tregtari i cili mund të shkaktojë ndrydhje të ndjenjave dhe në këtë rast sjellja mund të

quhet agresive. Sjellja agresive është ajo sjellje që prish, pengon apo ndalon

mësimdhënien e të nxënit në klasë.

Literatura përforcon faktin se sjellja agresive në klasë është një problem i vazhdueshëm

për mësuesit, nxënësit, prindërit dhe administratorët. Në shumë studime psikologjike

gjejmë të dhëna se kjo formë e reagimit është e trashëguar d.m.th e lindur. Por sot të

dhënat më të reja shkencore tregojnë se sjellja agresive fitohet në jetë.

Pra reagimet e njerëzve me sjellje agresive mësohen që në fëmijërinë e hershme,

zakonisht mësohen, së pari, nga prindërit, ku prindi agresiv ushtron ndikim në zhvillimin

e sjelljes agresive te fëmija ose për shembull, kemi rastet kur prindi lejon liri së tepërmi,

ia plotëson të gjitha dëshirat fëmijës, me qëllim që të largojë sjelljen agresive. Në raste të

tilla arrihet efekti i kundërt, d.m.th., agresiviteti nën ndikimin e tolerimit shfaqet edhe më

shumë.

Mënyra më e thjeshtë e të mësuarit të sjelljeve agresive nga prindi është edhe imitimi i tij

dhe i sjelljeve të tij. Duke ditur ndikimin e madh të prindit në zhvillimin e sjelljes

agresive te fëmija (i cili një ditë do të bëhet i rritur) dhe më i fuqishëm, prindërit duhet që

të përmbajnë vetveten e tyre dhe të pengojnë në çdo mënyrë agresivitetin dhe shfaqjen e

tij në prani të fëmijëve. Sipas studimeve shumica e fëmijëve, të cilët bëhen të dhunshëm

ndaj vetes ose ndaj të tjerëve ndjehen të mohuar dhe shpirtërisht të viktimizuar.

Në shumicën e rasteve, nëse nuk iu ofrohet mbështetje, fëmijët që ushtrojnë sjellje

agresive në moshën e hershme, mund të vazhdojnë më në skajshmëri drejt një agresiviteti

të egër ose drejt dhunës. Sidoqoftë, studimi vërteton se kur fëmijët krijojnë lidhje

pozitive, kuptimplotë më ndonjë të rritur qoftë në shtëpi, në shkollë ose në bashkësi në

masë të konsiderueshme zvogëlohet mundësia e dhunës.

Theodore e përkufizon sjelljen me çrregullime si një pamundësi të nxënësve për të

përmbushur kërkesat e mësuesit brenda 5 sekondave, emetim i fjalëve fyese, të prekurit

11

ose të folurit ndaj nxënësve të tjerë të cilët punojnë, fjalë poshtëruese ndaj një personi ose

një situatë e orientuar në një drejtim tjetër, të ndryshëm nga mësuesi ose detyra dhe të

dëgjuarit e muzikës me zë aq të lartë, sa për të dëgjuar të tjerët. Madseni dhe të tjerë i

kategorizojnë kështu sjelljet e fëmijëve:

1. Lëvizje të mëdha. Të çohesh nga karriga, të ngrihesh lart, të vraposh, të hidhesh,

të ecësh përreth, të lëvizësh karrigen etj.

2. Zhurma e objekteve. Të përplasesh lapsat ose objektet e tjera, të duartrokasësh, të

përplasësh këmbët në dysheme, të grisësh letra, të përplasësh libra në tavolinë, të

godasësh bankën. Vlen vetëm nëse mund të dëgjohet zhurma kur sytë janë të

mbyllur. Nuk përfshihet rënia aksidentale e objekteve.

3. Shqetësimi i pronës së të tjerëve. Të rrëmbesh objekte ose punë, të hedhësh librat

e shokut të bankës nga banka, të shkatërrosh pronën dikujt të shtyesh me tavolinë,

t'i hedhësh objekte dikuj pa e prekur atë.

4. Kontakti (i intensitetit të lartë dhe të ulët). Të goditurit, të shkelmuarit, të

pickuarit, të goditurit me shuplakë, të goditurit me një objekt, të ngacmuarit me

një objekt, të kafshuarit, të shkulurit e flokëve, të prekurit etj. Pra çdo kontakt

fizik.

5. Verbalizimi. Zhvillimi i bisedave me fëmijët tjerë kur nuk lejohet. Përgjigjja ndaj

mësuesit pa ngritur dorën ose pa t'u thirrur emri të bësh komente, të thërriturit e

mësuesit në emër për të marrë vëmendje, të qarit, të bërtiturit, të kënduarit, të

fishkëllyerit, të qeshurit, të kolliturit ose të shfryrit me zë. Këto përgjigje i

drejtohen mësuesit ose nxënësit.

6. Sjellje tjera të pavend. Injoron pyetjet ose komandat e mësuesit. Bën diçka

ndryshe nga çfarë i kërkohet, duke përfshirë sjellje të vogla lëvizore, si të luajturit

me laps ose gomë, kur supozohet që të jetë duke shkruar, të germëzuarit gjatë

mësimit të matematikës, luajtja me objektet. Fëmija përfshin veten në një detyrë

që nuk është me vend. Loja e izoluar. E kufizuar te koha e të luajturit të lirë në

kopshte. Fëmija duhet të jetë më larg se 1 metër nga çdo person, nuk merr

iniciativën ose reagon ndaj verbalizimeve nga njerëzit e tjerë, pajtohet pa sjellje

ndërvepruese të një natyre jo verbale me fëmijët tjerë prej një periudhe prej 10

sekondash. Agresiviteti te fëmijët mund të jetë i natyrave të ndryshme. Ndoshta

fëmija është i lindur me ndonjë pasojë ose shqetësim psiqik, por ne s'do të

ndalemi në këto diskutime, sepse mund të jenë shumë të gjera, por të sqarojmë

vetëm atë se çka i bën fëmijët agresiv. Përdorimi i dhunës te fëmijët nuk

përmirëson sjelljen e tyre, vetëm e dëmton fëmijën dhe nga kjo, në të ardhmen, ai

do të jetë trashëgues i dhunës edhe në jetën e tij, pra do të ketë si imponim, se

dhuna kërkohet në jetë dhe ketë dhunë ai do ta përdorë edhe me fëmijën e tij, në

marrëdhëniet bashkëshortore, por edhe në rrethin ku jeton.

12

Nëse shkallët e dhunës dhe të agresivitetit e kanë arritur pikën kulmore ose janë përfshirë

në botën e një fëmijë ose të të rriturit, është moment të veprohet, të kontaktohet me

ndonjë psikoterapist, me përdorimin e psikoterapisë dinamike arrihet deri të ulja e

dhunës, te ndryshimi i bindjes dhe te marrëdhëniet e tij, së pari me vetveten dhe pastaj me

rrethin e ngushtë, familjen shoqërinë ku ai bën pjesë dhe jeton.

Përveç atyre që u përmenden më sipër, në sjelljet agresive kontribuojnë edhe televizionet,

përmes shfaqjes së filmave, ku tematikë kryesore kanë acarimin e marrëdhënieve

ndërnjerëzore. Të cilat i nxisin fëmijët që të kenë mendime dhe bindje të tilla se 'vetëm

dhuna i zgjidhë problemet'. Pastaj edhe shkolla duke mos iu ofruar nxënësve edukatë dhe

arsim të mirëfilltë. Mësuesit tremben kur kanë të bëjnë me agresion, imoralitet dhe

mosbindje. Në praktikë, megjithatë, sjellja e keqe me të cilën ata zakonisht luftojnë është

më pak serioze, si për shembull: shmangia e punëve dhe të folurit.

Këto sjellje në dukje të padëmshme çojnë dëm shumë kohë udhëzues dhe pengojnë të

nxënit. Nxënësit agresiv shfaqin sjellje antisociale, shpesh janë të nevrikosur dhe

armiqësor dhe mund të jenë pjesë e bandave të gangsterëve. Nxënësit me sjellje të keqe

shfaqin pesë lloje të sjelljes:

1. Agresion: sulme fizike dhe verbale kundrejt mësuesit ose nxënësve tjerë.

2. Imoralitet: veprime si kopjim, gënjeshtra dhe vjedhje.

3. Mosbindje ndaj autoritetit: refuzues, ndonjëherë armiqësor ndaj kërkesave të

mësuesit.

4. Disrupsioni në klasë: të folurit me zë të lartë, të ecurit rreth e rrotull, të bërit si

palaço, të hedhurit e objekteve.

5. Shmangia e punëve: sorollatje, mosbërja e detyrave të caktuara etj.1

1 Anton K. Berishaj, Ibrahim Berisha, Ismajl Hasani, Sociologjia 11, Prishtinë, 2015

13

1.2. Shkaktarët e sjelljes agresive te fëmijët

Sjellja agresive në shkollë, çon në një pamjaftueshmëri të kohës ndërvepruese mësues –

nxënës, e cila përfaqëson një faktor rreziku, i cili mund të kontribuojë në një përvojë të

pasuksesshme për të gjithë fëmijët në shkollat fillore. Nxënësit agresiv angazhohen me

aktivitete të tjera, si ngacmime, kërcënime fizike ose verbale, shtytje, zënka me grusht

dhe sulma tjera të thjeshta. Nxënësit agresiv shfaqin sjellje antisociale, shpesh janë të

nevrikosur dhe armiqësor dhe mund të jenë pjesë e bandave të gangsterëve. Kemi faktorë

të shumtë që ndikojnë në sjelljen agresive te fëmijët si:

a) Faktorë ekonomikë: varfëria, veçanërisht në zonat rurale e të izoluara nga pjesët

e tjera të territorit. Shumë fëmijë e kanë braktisur shkollën për shkaqe ekonomike.

Gjithashtu, një pjesë e tyre nga komuniteti rom, apo nga familjet që kanë ardhur

në qytet, apo kanë zbritur nga zonat malore në qytet nuk gjejnë mjedisin e

përshtatshëm social dhe ekonomik për të zhvilluar personalitetin e tyre, për shkak

të kushteve të rënda ekonomike.

b) Faktorë që lidhen me familjen: mungesa e kontrollit të përshtatshëm prindëror,

prindër të ashpër me një orientim disiplinor jo të qartë, divorcet e prindërve,

mungesa e vlerave familjare. Studimet psikologjike tregojnë se fëmijët e

keqtrajtuar nga prindërit e tyre, bëhen më vonë prindër keqtrajtues për fëmijët e

tyre. Jeta në një shtëpi të dhunshme apo në një komunitet të dhunshëm mund të

krijojë turbullime te fëmija, sepse ai beson se prindërit e tij nuk mund ta mbrojnë.

Aspiratat e prindërve për fëmijët dhe vlerat prindërore luajnë rol formues në të

gjitha aspektet e zhvillimit të tij, sepse shkak i shfaqjes së dhunës te fëmijët është

mospërshtatja midis prindërve dhe fëmijëve. Prishja e marrëdhënieve familjare,

konfliktet dhe mosmarrëveshjet prindër-fëmijë, janë shkaku i rritjes së frikës dhe

të pasigurisë së fëmijëve, i largimeve të tyre nga shtëpia deri në braktisje të

familjes.

c) Faktorë që lidhen me shkollën: frekuentimi i dobët, largime nga orët e mësimit,

dobësim dhe prishje e disiplinës në shkollë, marrëdhënie jo të mira mësues-

nxënës dhe nxënës-nxënës, dhunë fizike dhe psikologjike nga ana e mësuesve

ndaj nxënësve, motivim i pakët i nxënësve për të mësuar, shkatërrim i bazës

materiale në shkollë, kontroll i dobët dhe ndëshkime të buta për nxënësit që vijnë

në shkollë me mjete të forta, thika apo edhe armë zjarri.

d) Faktorë politikë: lidhja e krimit me politikën, korrupsioni në sistemin e drejtësisë

i cili pengon luftën kundër kriminalitetit, fjalori që përdoret me fyerje, sharje, e

deri kërcënime nga pozita e djeshme dhe opozita e sotme. Dhuna e pandëshkuar

është terren i mirë që njeriu të kalojë pa shumë hezitime në sjellje agresive.

e) Faktorë socialë: alkooli, droga, prostitucioni, pabarazia e gruas me burrin,

programe me karakter joshoqëror që transmetohen nga mediet, ku një rol negativ

14

dhe shumë të dëmshëm luajnë rrjetet sociale dhe filmat me vrasje. Dhuna e

filmave merret si model për reagimet e mëvonshme personale dhe njeriu

modelohet për t'u sjellë në mënyrë agresive.

f) Faktorë psikologjikë: stresi, depresioni, sëmundjet mendore, prejardhje nga

familje të dhunshme, faktorët individualë të personalitetit, si temperamenti,

dëshira për të qenë i fuqishëm, kurioziteti për të ushtruar dhunë etj.2

Teoria e të mësuarit social e vlerëson agresivitetin si një formë e sjelljes së mësuar

sociale. Agresiviteti mësohet nëpërmjet vëzhgimit dhe imitimit të njerëzve të tjerë dhe

ruhet nëpërmjet përforcimit pozitiv. Rritja e dhunës te fëmijët përveç rrezikshmërisë

shoqërore, cenimit të të drejtave të njeriut, të jetës së njeriut, çon edhe në rritjen e kostos

ekonomike, rrit shpenzimet nëpërmjet shërbimeve që shoqëria duhet të kryejë për t'u

ardhur në ndihmë viktimave, për trajtimin mjekësor, për policinë, gjykatat, shërbimet e

sigurimeve shoqërore e tjerë.3

2 Lawrence, J., Steed, D. & Yaung, P. (1984). Fëmijët përçarës: Shkollat përçarëse? Londër:

Croom Helm. 3 Madsen, J.C.H., Becker, W.C & Thomas, D.R. (1986). Rregullat, lavdërimet dhe injorimet:

Elemente të kontrollit të klasës fillore. Gazeta e Analizës së Sjelljes së Aplikuar.

15

II. KLIMA DHE MJEDISI I KLASËS

Fëmijëve u duhet siguruar mjedis për të nxënit, i cili ofron eksperienca më të ndryshme

me anë të cilave do t'u ndihmohet në zhvillimin e tyre social, intelektual, fizik dhe

emocional, në mënyrë të përshtashme të moshës dhe të nivelit të zhvillimin të tyre.

Arsimi në shek. XXI, ka përcaktuar detyra shumë të ndryshme në krahasim me modelin

tradicional të arsimit, ku memorizimi i informacioneve dhe i të dhënave është pjesa më e

rëndësishme e arsimit. Në shek. XXI nevojitet:

Të krijohet mjedis për të nxënit, i cili do të themelohet mbi respektim të

ndërsjelltë dhe parime demokratike.

Të krijohen kushte për secilin nxënës të përfitojë aftësi shkencore, artistike, etnike

dhe praktike

Të aftësojmë nxënës të cilët do të mësojnë gjatë gjithë jetës së tyre.

Mësuesi duhet ta njohë, ta kuptojë edhe ta pranojë teorinë për mënyrën e të nxënit të

fëmijëve. Kur mësuesi e njeh dhe e pranon teorinë për zhvillimin e fëmijëve, atëherë ai e

di se nxënësit kanë stile të ndryshme të të nxënit dhe ai duhet ta përshtatë mjedisin për të

nxënit sipas nxënësve, të ofrojë më shumë opsione brenda klasës edhe të planifikojë

aktivitete të cilat përvec faktit se do të jenë në përputhje me programin mësimore, po

ashtu do t'i takojnë stileve të ndryshme të të nxënit të fëmijëve dhe me anë të kësaj do të

krijohet strategji e suksesshme për përmirësim të të nxënit individual.

Është shumë e rëndësishme që mësuesi të krijojë mjedis dhe atmosferë në klasën ku

nxënësit do të ndihen të lirshëm ta shprehin mendimin e tyre, të besojnë në vetvete, t'i

besojnë mësuesit dhe shokëve të tyre, të shfrytëzojnë metoda të ndryshme me anë të

cilave mësuesi do t'u përcjellë nxënësve dituri, do t'i përfshijë në përcaktimin e rregullave

të sjelljes, do t'i nxitë për bashkëpunim, do t'i mësojë t'i respektojnë të tjerët dhe të bëhen

të suksesshëm. Klasa në shek. XXI është klasë në qendër të së cilës janë nxënësit dhe

aspektet e tyre të ndryshme të zhvillimit, nevojat personale, tempoja e zhvillimit dhe

stilet e ndryshme të të nxënit. 4

Programi i cili realizohet në klasën bashkëkohore është fleksibil dhe i adaptueshëm sipas

nevojave konkrete të nxënësve, niset nga interesat e tyre dhe i vazhdon të njëjtat.

Motivimi për të nxënit është i brendshëm, i nxitur nga metodat aktive të të nxënit.

Suksesi i nxënësve ndiqet vazhdimisht dhe përdoren modele vlerësimi më të ndryshme.

Në klasën e shek XXI, prindërit përkatësisht familjet, ndihen si partnerë të cilët,

gjithashtu marrin pjesë në suksesin e ardhshëm të nxënësve.

4 Alush. K. (2010). “Qeverisja dhe udhëheqja në arsim“, organizuar nga KEC- Prishtinë.

16

2.1 Shkaqet e sjelljes së dhunshme nga nxënësi

Në përgjithësi, mësuesi mund të fillojë mësimin, me mendimin se të gjithë nxënësit do të

jenë të gatshëm të angazhohen në punë apo detyrë dhe do të ndodhë sjellje e keqe, vetëm

atëherë kur ka arsye të veçanta apo motive për të vepruar kështu. Në këtë mënyrë, për të

mbështetur sjelljen e mirë, detyra e mësuesit është t'ua bëjë atë sa më të lehtë nxënësve.

Shkaqet kryesore të sjelljes së padëshirueshme në klasë janë:

Mërzitja – ndodh atëherë kur mësimi apo veprimtari të ndryshme paraqiten në

një mënyrë të tillë që nuk zgjojnë interes a nuk mbajnë gjallë interesat e nxënësit,

ngaqë veprimtaria zgjat aq shumë, sa nuk mund të jetë më nxitëse apo veprimtaria

është shumë e lehtë ose e papërshtatshme për moshën adekuate të nxënësve,

atëherë nxënësi: ka mundësi të mërzitet.

Paaftësia për të bërë detyrën – shfaqet kur nxënësit mund të jenë të pazotë për

ta bërë detyrën e ngarkuar sipas kërkesave të caktuara më parë, kur ajo është

shumë e vështirë ose kur janë të paqarta kërkesat e detyrës.

Të qenët i shoqërueshëm – nxënësit kanë në shkollë një jetë komplekse sociale,

gjatë së cilës krijon shoqëri, lindin konflikte dhe ndahen interesat. Aspekte të

këtyre marrëdhënieve sociale midis nxënësve mund të shfaqen edhe në mësim

p.sh., nxënësi mund të rifillojë një bisedë të nisur gjatë pushimit dhe kjo bëhet

shkas për prishjen e rregullit në klasë.5

Vetëvlerësim i ulët – te disa nxënës mungon besimi që ata kanë te vetja për të

mësuar. Ata mund të kenë përvojë dështimesh të shumta në të kaluarën dhe kjo i

bën ata kundërshtues ndaj angazhimeve në detyra të mëtejshme. Nga frika e

dështimeve. Nxënësit e tillë mund të bëhen jo miqësorë dhe mund të prishin

klimën pozitive në klasë.

Vështirësitë emocionale – disa nxënës mund të kenë probleme emocionale, gjë

që ua bën të vështirë bashkimin me kërkesat e jetës shkollore dhe kërkesat

edukative në klasë. Kjo mund të ndodhë, pasi ata bëhen imponues në shkollë

sidomos kur ata lihen pasdore në shtëpi. Në shumë raste këta nxënës paraqesin

çrregullime në sjellje, duke u bërë introvert (të mbyllur në vete), ekstravert,

hiperaktiv ose agresiv.

Qëndrimi apatik – disa nxënës mund të mos e quajnë me vlerë përmbushjen dhe

kryerjen e detyrave në shkollë, kështu që ata mund t'i quajnë ato të mërzitshme

ose të vështira. Kjo i shteron përpjekjet e tyre. Disa mund të mënjanojnë zgjidhjen

e detyrës, duke ardhur me vonesë në mësim, ose kur u kërkohet llogari, ata

tentojnë të vihen në pozita mbrojtëse ose reagojnë keq. Disa nxënës mund të

bëhen qëllimisht të mërzitshëm, vetëm që të tërheqin vëmendjen.

5 Tattum, D.P. (1982). Nxënësit përçarës në shkollë. Chichester: John Wiley and Sons.

17

2.2 Mësimdhënia ndërvepruese

Mësimdhënia ndërvepruese është përkufizuar si një proces me dy drejtime, në të cilin

nxënësit pritet të luajnë një rol aktiv duke iu përgjigjur pyetjeve, duke kontribuar në

diskutime dhe duke i shpjeguar dhe demonstruar klasës metodat e tyre.

Mësimdhënia ndërvepruese shfrytëzon mundësinë e kontributit të çdo nxënësi që ndodhet

në mjedisin e të nxënit në rezultatin e tij, shfrytëzon mundësinë që dituria të ndërtohet

dhe jo të merret e gatshme, shfrytëzon mundësinë që nxënësit të bashkëpunojnë, të

integrohen etj. Gjatë mësimdhënies ndërvepruese sigurohet më shumë mësimdhënie e

hapur, më pak të nxënë i drejtuar nga mësuesi, më shumë të nxënë bashkëveprues.

Mësimdhënia ndërvepruese nuk do të thotë thjesht t'i lësh nxënësit të formojnë çdo lloj

ndjesie që ata munden nga çdo përvojë e të mësuarit, por për të qenë me vlerë, është

nevoja për ndërveprimin e mësuesve të ndjeshëm për të bashkëvepruar dhe sfiduar të

menduarit e nxënësve, duke i ekspozuar ata ndaj ideve të reja.

Mësimdhënia ndërvepruese vlerëson idetë paraprake të nxënësve dhe synon fuqizimin e

nxënësve që të jenë nxënës të pavarur. Për mësuesit ajo ofron një mundësi për të mësuar

së bashku me nxënësit dhe për të përdorur aftësitë e tyre ndërvepruese për të dëgjuar me

kujdes dhe sfiduar keqkuptimet aty ku është e mundur. Mësimdhënia ndëvepruese i bën

nxënësit të punojnë në bashkëpunim dhe me produktivitet në grupe të vogla në një mjedis

të planifikuar, të mirëmenaxhuar dhe të monitoruar të të nxënit. Mësimdhënia

ndërvepruese përfshin:

Specifikimin nga mësuesit për atë çka nxënësit duhet të bëjnë

Angazhim i nxënësve me detyrën.

Monitorim nga mësuesi i progresit dhe marrja e vendimeve rreth asaj që duhet

bërë më pas për të arritur qëllimin e të nxënit.

Abrahamson rendit tri arsyet se pse mësuesit duhet të përzgjedhin mësimdhënien

ndërvepruese. E para, kjo është një përpjekje për të parë se çfarë ekziston në të vërtetë në

trurin e nxënësve. Ky është aspekti përmbledhës. Eshtë aspekti më i lehtë për t'u kuptuar

dhe kjo është e përshkruar më së miri në literaturë.

Arsyeja e dytë është formuese, ku mësuesi synon që nëpërmjet detyrës së caktuar, të

drejtojë përpunimin mendor të nxënësve. Arsyeja e tretë mund të quhet 'motivuese'. Të

nxënët është një punë e vështirë dhe një injeksion motivimi, në momentin e duhur mund

të sjellë të gjithë ndryshimin. 6

6 Cobb, P., Boufi, A., McClain, K., & Whitenack, J. (1997). Diskursi reflektues dhe reflektim

kolektiv. Gazeta për Hulumtime në Arsimin e Matematikës

18

2.3 Krijimi i një mjedisi pozitiv mësimor

Nganjëherë nxënësit bëhen prishës të qetësisë, sepse detyra e ngarkuar është tejet e

vështirë. Nxënësit që mërziten nga mësimet, të cilat janë shumë nën nivelet e aftësive të

tyre, mund të gjejnë veprimtari më zbavitëse për të mbushur kohën. Në një kuptim,

mësuesit i parandalojnë problemet e disiplinës sa herë që bëjnë përpjekje për t'i motivuar,

nxënësit. Një nxënës i angazhuar në mësim, ose në kohën që është i zënë me detyrën

zakonisht nuk përfshihet në ndonjë përplasje më mësuesin ose me nxënës të tjerë. Të

gjitha planet për të motivuar nxënësit janë hapa drejt parandalimit të problemeve. Gjatë

çdo dite, në nivelin e shkollës fillore, në një sërë veprimtarish të ndryshme mësuesit

mund të udhëheqin 20 deri në 30 nxënës me aftësi të ndryshme. Pa rregulla e procedura

të efektshme, shpenzohet pa vlerë një kohë mjaft e madhe duke u marrë me të njëjtat

pyetje e çështje përsëri e përsëri. 'M'u thye lapsi. Si mund ta bëj matematikën?' 'E

mbarova eksperimentin. Ç'duhet të bëj tani? 'E kam harruar fletoren e detyrave në dollap.

Në nivelin e shkollës nëntëvjeçare, mësuesve u duhet të takohen çdo ditë me më shumë

se 100 nxënës që përdorin dhjetëra materiale dhe shpesh ndërrojnë klasat e mësimit.

Nxënësit e nëntëvjeçares janë edhe më të prirur të sfidojnë autoritetin e mësuesit.

Drejtuesit e efektshëm të studiuar nga Emmeri, Evertsoni dhe kolegët e tyre kishin

planifikuar procedura dhe rregulla për të përballuar situata të tilla. Si do të shpërndahen

dhe si do të mblidhen materialet dhe detyrat? Në ç'kushte nxënësit mund të largohen nga

klasa? Si do të përcaktohen notat? Cilat janë gjërat e zakonshme që duhen bërë për të

përgatitur pajisjet dhe mjetet mësimore në orët e fizikës, kimisë, biologjisë, të arteve

(vizatimit, punës së dorës, etj). Apo në orët e punës praktike? Procedurat dhe veprimet

rutinore (të zakonshme) kanë të bëjnë me mënyrën sesi kryhen veprimtaritë në klasë, por

ato rrallë gjenden të shkruara gjëkundi dhe mbeten thjesht mënyra për kryerjen gjërave në

klasë. Karol Weinstein dhe Andi Mignano sugjerojnë që mësuesit të vendosin rregulla

për të disiplinuar fushat e mëposhtme:

1. Rutina administrative, si bërja e apelit.

2. Lëvizja e nxënësve, si hyrje-daljet ose vajtjet në tualet.

3. Rutinat e anës mësimore, si mënyrat e mbledhjes së detyrave të klasës ose të

dorëzimit të detyrave të shtëpisë.

4. Ndërveprimet midis mësuesit dhe nxënësit, si mënyra për të tërhequr vëmendjen

mësuesit, kur nxënësi ka nevojë për ndihmë.

5. Biseda midis nxënësve, si dhënie ndihme apo biseda shoqërore.

Këto fusha mund t'i përdorni si kuadër për të planifkuar rutinat në klasën tuaj. Gjatë

përgatitjes së planit do t'ju ndihmojnë edhe udhëzimet.7

7 Po aty, f.15

19

2.4 Elementet e menaxhimit të mirë të klasës

Të japësh mësim në një klasë me 30-40 apo më shumë nxënës, kërkon mjeshtëri

menaxhuese dhe organizuese. Menaxhimi i suksesshëm i mësimit kërkon prej mësuesit të

jetë vazhdimisht i vëmendshëm dhe në veprim, për t'u siguruar se nxënësit mësojnë

normalisht. Problemi kryesor me të cilin ndeshen mësuesit është të përfshijë nxënësit

gjatë gjithë mësimit, për të realizuar në mënyrë të suksesshme objektivat e parashikuara.

Menaxhimi i mësimit ka të bëjë me drejtimin dhe organizimin veprimtarive të tilla të të

nxënit, duke synuar që të maksimalizohet përfshirja produktive e nxënësit në mësim.

Është e rëndësishme të theksojmë se menaxhimi klasës fillon me zhvillimin e ndërtimit të

besimit të ndërsjellë, mësuesi e ka të vështirë, në mos të pamundur, të kryej rolin e tij në

klasë.

2.4.1 Disiplina dhe rregulli në klasë

Disiplina ka të bëjë me rregullin, i cili është i nevojshëm në klasë për të siguruar të nxënit

e efektshëm të nxënësve. Rregulli është i nevojshëm në klasë, sidomos kur zhvillohen

veprimtari që ndihmojnë të nxënit. Çështja më e rëndësishme që duhet të mbahet në

mendje për disiplinën është që krijimi i rregullit të nevojshëm ka të bëjë me mjeshtëritë e

mësimdhënies së suksesshme në përgjithësi, sesa me korrigjimin e sjelljeve jo të

përshtatshme të nxënësve. Nëse veprimtaritë në klasë planifikohen mirë, paraqitja e

mësimit mban të përqendruar vëmendjen e nxënësve, interesin dhe përfshirjen e plotë të

tyre. Në fakt mësimdhënia cilësore përbën zemrën e vendosjes së disiplinës. Sjellja e

padëshirueshme e nxënësit mund të ndodhë nga koha në kohë, madje, edhe në orët e

mësimit të mësuesve më të zotë: e atyre u duhet të merren me të. Do të ishte gabim nëse

disiplinën në klasë e shohim të ndarë nga mësimdhënia në përgjithësi. Do të ishte gabim

akoma më i rëndë, nëse mësuesi do të përpiqet të vendosë disiplinën, duke u përpjekur të

imponohet dhe të ngjallë ndjenjën e frikës te nxënësit, si një mënyrë për të zvogëluar

sjelljen e keqe. Ndërmarrja e një veprimi të tillë është e padëshirueshme, jo vetëm sepse

ai do prishë krijimin e klimës së nevojshme pozitive në klasë që ndihmon të nxënit efikas,

por ajo largon vëmendjen e mësuesit në zhvillimin me cilësi të mësimit, si një nga

mënyrat kryesore të vendosjes së rregullit.8

8 Grup autorësh. (1999). Metoda të mësimdhënies: Manual për mësuesit e rinj, AEDP, Toena,

Shtypshkronja Laert, Tiranë

20

2.4.2 Vendosja e autoritetit të të mësuarit

Çelësi, për të vendosur një disiplinë të mirë në klasë, qëndron në atë që nxënësit të

pranojnë autoritetin e mësuesit për të drejtuar dhe kontrolluar sjelljen dhe përparimin e

tyre gjatë të nxënit. Veprimtaritë e të nxënit nuk do të jenë efikase, nëse mësuesi nuk e ka

autoritetin për kontroll për të drejtuar, si dhe për të orientuar atë që po ndodh dhe si po

ndodh. Të gjithë nxënësit e vënë re këtë, që në ditët e para të shkollës. Eshtë me rëndësi

të theksohet se ky autoritet i është dhënë mësuesit të veprojë si një dejtues i të nxënit.

Vendosja e autoritetit të mësuesit varet nga këto aspekte kryesore të roli të tij:

Të bëni të ditur statusin tuaj: Fëmijët vijnë në shkollë me një imazh për mësuesin,

ata dëgjojnë nga prindërit e tyre dhe nga burime të tjera për rëndësinë e mësuesit

dhe rolin e tij. Secili mësues duhet ta shfrytëzojë pozitën që ka dhe mos të

nënvlerësojë rolin e tij kompetent, ai duhet të marrë vendime të sigurta për hapat

e mësimdhënies, duke treguar kështu te fëmijët vendosmërinë për arritjen e

qëllimeve.

Të realizoni mësimdhënie kompetente: Burimi i dytë kryesor i autoritetit të

mësuesit varet nga mësimdhënia kompetente. Nëse gjatë mësimdhënies, nxënësit

arrijnë të kuptojnë që ai ka njohuri të sakta rreth temës dhe lëndës, në përgjithësi,

që është i interesuar për ta dhe organizon me aftësi veprimtarinë e nxënies,

atëherë nxënësit do ta respektojnë autoritetin e tij. Me qëllim që të ndërtohen

veprimtari efikase të të nxënit, mësimi duhet të nisë në mënyrë të menjëhershme,

nxënësit duhet të mbahen të përfshirë në veprimtarinë e të nxënit dhe kalimi nga

një veprimtari në tjetrën duhet të jetë i natyrshëm.

Të përballohet me sukses çdo sjellje e padëshirueshme: Sjellja jo e mirë e

nxënësve mund të ndodhë në çdo kohë. Mënyra se si do të reagojë mësuesi dhe si

do ta trajtojë nxënësin, përbën aspektin e tretë të autoritetit të tij. Autoriteti i

mësuesit do të rritet nëse ai do të jetë në gjendje të reagojë dhe të trajtojë sjelljen e

papërshtatshme me efektivitet dhe drejtësi.9

9 Miller, B. (2003). Si të krijohet kontakti i suksesshëm me nxënësit (Doracak për arsimtarë).

QPEA, Ferizaj.

21

2.5 Strategjitë për menaxhimin e suksesshëm të klasës

Vrojtimi i kujdesshëm i sjelljes dhe përparimit të nxënësit gjatë mësimit bëjnë të mundur

në shumicën e rasteve menaxhimin e mirë të klasës. Mësuesit me përvojë janë të aftë në

vrojtim, ndërkaq mësuesit e rinj duhet ta rikujtojnë shpesh këtë, derisa t'u bëhet shprehi.

Strategjitë kryesore janë:

Vëzhgimi me vëmendje i klasës - Mësuesi kontrollon me sy klasën nëse dikush ka

vështirësi. Nëse po, vazhdon me ndihmë, në mënyrë që situata mos të dalë prej kontrollit.

Kontakti individual është më i suksesshëm, sesa të folurit nëpër klasë vetëm për

problemin e një nxënësi. Në këtë mënyrë ne do t'i dekoncentrojmë të gjithë.

Qarkullimi - Mësuesi vazhdimisht qarkullon nëpër klasë. Duke evituar problemet

eventuale dhe duke dhënë këshilla.

Vështrimi – Nganjëherë, kur ndonjë nxënës përpiqet të pengojë të tjerët me fjalë, atëherë

mësuesi me një vështrim të gjatë i bën atij me dije se duhet të kthehet te detyra, sepse

është nën vështrimin e tij.

Pyetjet me qëllim – Drejtimi i pyetjeve individëve të veçantë, është gjithashtu sinjal se

ata duhet të riangazhohen.

Përdorimi i afërsisë – Duke ecur drejt dy nxënësve që po bisedojnë, mësuesi mund t'ua

jap mesazhin atyre pa e ndërpre mësimin, pra vetëm u afrohet afër dhe vazhdon të

shpjegojë.

Dhënia e ndihmës – Gjithashtu, dhënia e ndihmës dhe e këshillave për t'i nxitur nxënësit

të kryejnë detyrën që kanë në dorë, është mesazhi më i fuqishëm.

Ndryshimi i veprimtarive ose ritmit – Si rezultat i vëzhgimit, mësuesi vëren se detyra

po shkon shumë ngadalë ose shumë shpejtë. Si rezultat i kësaj, nxënësit hasin vështirësi

dhe janë gati të kalojnë në një veprimtari tjetër. Vendimet e mësuesit për të ndryshuar

ritmin janë vendimtare për të ruajtur përfshirjen e tyre në të nxënë.

Dallimi i sjelljes së keqe – Nëse një nxënës është duke u sjellë keq, në të shumtën e

rasteve është e rëndësishme që mësuesi t'ia bëjë të ditur atij, që e ka vënë re këtë gjë.

Vështrimi, apo qortimi me sy – Mund të jetë i mjaftueshëm, ose një pauzë gjatë

shpjegimit apo një shprehje e rreptë në fytyrë.

Lëvizja e nxënësve – Kur e lejojnë rrethanat, mësuesi duhet të mos ngurrojë të ndajë dy

nxënës të cilët nuk sillen mirë bashkë, edhe pas paralajmërimit të bërë për këtë veprim.

Apo mund t'i ulë në rreshtat e parë ku mund t'i vëzhgojë më lehtë sjelljet e tyre. Motivimi

22

i nxënësve është tipar thelbësor në krijimin e mjedisit pozitiv të klasës. Mësuesit në

shkollë mund të përdorin tri lloje të motivimeve si:

1. Motivimi i brendshëm – interesi

2. Motivimi i jashtëm – shpërblimet, privilegjet dhe

3. Shpresa për sukses – sigurinë, besimin

Qëllimi më i lartë i disiplinës është që fëmijët të kuptojnë sjelljen e tyre, të marrin

iniciativë, të tregohen të përgjegjshëm për zgjedhjet që bëjnë dhe të respektojnë veten e

tyre dhe të tjerët. Me fjalë të tjera, ata përvetësojnë një proces pozitiv të menduarit dhe të

sjellurit, që mund t'u shërbejë gjatë gjithë jetës. Disiplina formon sjelljen e një fëmije dhe

e ndihmon atë të mësojë se 'është vetëkontrolli, kur i jep kurajo dhe jo kur i lë pasoja të

dhimbshme e të pakuptimta. Gjatë kërkimit tonë, ne zgjedhim besime, ndjenja dhe

qëndrime, nëpërmjet të cilave mendojmë se fitojmë rëndësi. Shumica e nxënësve kalojnë

orë të tëra gjatë ditës në shkollë, kështu që aftësia e tyre për të gjetur vendin e vet në

grupin e klasës dhe atë të shkollës, ka rëndësi të madhe. Përveç kësaj, çfarëdo metode që

të zgjedhë nxënësi për të arritur objektivin e përkatësisë – qoftë me sjellje të mirë apo të

keqe – kjo metodë përzgjidhet që herët në jetë dhe bëhet mënyrë jetese, karakteristike për

atë person. Ja pse ju jeni një aktor i rëndësishëm për ta ndihmuar çdo fëmijë të zgjedhë

një metodë që të jetë shoqërisht e pranueshme. Ajo do t'i shërbejë gjatë gjithë jetës.

2.6 Përpilimi i rregullave të klasës me nxënës dhe prindër

Çdo klasë ka nevojë për rregulla, që ajo të funksionojë mirë. Këto 'rregulla' quhen

'kërkesa' apo 'standarde sjelljeje'. Natyra e rregullave në klasë dhe e rutinave, si dhe

mënyra se si përpilohen ato, ndryshon varësisht nga kultura e mësuesit. Mënyra si

punojmë me nxënësit në klasë, se çfarë rregullash dhe rutinash caktojmë, varen nga

kultura jonë. Disa nga ne besojnë se ata janë përfitues pasiv të diturisë, se kanë nevojë t'i

përshtaten sistemit dhe të shohin qartë përfitimet që ka shkollimi i tyre. Prandaj, ne mund

ta vëmë theksin të rregulla dhe rutina rigoroze, dhe standarde. Kurse disa të tjerë mund të

besojnë se nxënësit janë aktiv, pozitiv, të motivuar dhe se i zgjidhin vetë problemet.

Prandaj, ne mund ta vëmë theksin e punës te krijimi i shanseve për ta. Kur hartojmë

rregulla dhe rutina për klasën, angazhuar edhe nxënësit, ne mund të zgjedhim një rrugë të

mesme me elastike për të plotësuar situatat e ndryshme, gjithnjë në ndryshim, në klasën

tonë. Në shpesh hartojmë rregulla, si një mënyrë për të parandaluar problemet me sjelljen

ose vështirësitë që mund të lindin në drejtimin e orës së mësimit. Udhëzimet kryesore për

përcaktimin e rregullave të tilla duhet të përmbajnë:

23

Hartoni pak rregulla, që e vënë theksin të mënyra e duhur e sjelljes, pasi as ju dhe

as nxënësit nuk mund të mbajnë mend një listë të gjatë. Afishojini këto rregulla në

klasë, që t'i lexojnë të gjithë.

Shikoni të hartoni rregulla apo të vini kërkesa, që mësimi në klasë të shkojë sa më

mirë, fillimin dhe mbarimin e ditës së shkollës, mënyrën se si mbahen mungesat,

çfarë u lejohet dhe nuk u lejohet nxënësve të bëjnë, si kërkohet leje për nevojat e

papritura, si do të pyeten dhe do të përgjigjen nxënësit.

Zgjidhni rregulla që vënë rregull në mjedisin e klasës dhe që nxitin mësimin dhe

rezultatet e mira.

Mos hartoni rregulla që nuk i doni apo që nuk mund të kërkohen të respektohen

vazhdimisht.10

Zgjidhni ato rregulla për të cilat shumica janë dakord apo të cilave u binden të

gjithë në shkollë. Në rast se nxënësit mësojnë se nuk mund të sillen në klasën tuaj

ashtu siç lejohen në një klasë tjetër, ata do t'i testojnë këto kufizime për të parë se

'deri ku mund të tolerohet' sjellja e tyre jo e mirë.

Mbi të gjitha, angazhojini nxënësit në hartimin e rregullave të klasës. Ju mund të

nisni me parimin se: 'Ju mund të bëni ç'të doni në klasë, por pa ndërhyrë në të

drejtat e të tjerëve, si shokët e shoqet e klasës dhe mësuesi'. Duke shfrytëzuar këtë

metodë 'të bazuar në respektimin e të drejtave', kërkojuni nxënësve të

identifikojnë se cilat sjellje janë të pranueshme dhe cilat jo, ngaqë ato shkelin të

drejtat e të tjerëve. Hartoni rregulla, që i respektojnë këto të drejta, si dhe masat

për shkeljen e tyre. Mos harroni se këto masa duhet t'i ndihmojnë nxënësit të

mësojnë dhe se duhet të jenë në përputhje me natyrën e sjelljen jo të mirë, që do të

thotë se ato duhet të ndihmojnë si nxënësin, ashtu edhe klasën. Falënderojini

nxënësit për hartimin e 'kushtetutës së klasës' ose të 'paketës së politikave të

klasës', e cila mund t'u bëhet e ditur të gjithëve në klasë. Ua jepni ta nënshkruajnë

atë, kështu që ata do të pajtohen t'i respektojnë rregullat dhe në rast se i shkelin,

do t'u duhet të pranojnë pasojat. I rishqyrtoni herë pas here rregullat për të parë

nëse disa prej tyre nuk janë më të nevojshme.11

Angazhimi i prindërve – Rregullat bëjnë më shumë efekt kur mësuesit, prindërit

dhe nxënësit angazhohen njëlloj në respektimin e tyre. Në disa shkolla, mes

këtyre palëve bëhet një 'marrëveshje' e tillë. Kjo 'marrëveshje' është një kontratë

thjesht formale, ku cilësohen qartë përgjegjësitë e secilës palë dhe nënshkruhet

prej tyre. Teksti i një marrëveshje të tillë mund të ketë formën e mëposhtme. Ai

mund të diskutohet me prindërit në takimin e parë mësues – prindër apo prindër –

mësues – fëmijë. A mund ta shfrytëzoni edhe ju atë si një mënyrë për të

angazhuar nxënësit dhe prindërit e tyre në nxitjen e një sjelljeje të denjë në klasë?

10

Grup autorësh. (1995). Strategjitë e të mësuarit, Tiranë. 11

Musai, B. (2014), Metodologji e mësimdhënies, Tiranë

24

III. PARTNERITETI FAMILJE SHKOLLË LIDHUR ME

PARANDALIMIN E SJELLJEVE AGRESIVE

Familja me shkollën ndajnë misionin e tyre thelbësor në arsimin dhe edukimin e të

rinjëve. Partneriteti ose bashkëpunimi duhet të mishërohen sipas principeve themelore të

njohura dhe të respektuara nga të gjithë. Shkolla dhe mësuesit, kanë nevojë për ndihmën

e prindërve. Duan prej tyre, kohë, interesim dhe kontribut. Të gjithë për një qëllim të

përbashkët, të përgatisin fëmijët për jetë. Shkollat janë një sistem i krijuar nga shoqëria

për interesat e vetë shoqërisë.

Fuqizimi i rolit të prindit si pjesë integrale e procesit të edukimit dhe përfshirja e tyre në

të gjitha aspektet e jetës së fëmijës, është shumë i rëndësishëm, sepse kështu fëmijët

shfaqin plotësisht potencialin e tyre në shkollë e jetë, pasi ata kanë nevojë të ndihen mirë,

të mësohen të marrin vendime, të jenë përgjegjës për rezultatet e këtyre vendimeve. Dihet

se edukimi fillestar nis në familje dhe prindi është mësues i parë i fëmijës së tij. Por ky

rol i prindërve duket sikur zvogëlohet me kalimin e viteve, sepse shtohen pjesëmarrës të

tjerë në këtë edukim.

Në këtë edukim nuk mund të mohohet shkolla, e cila, u jep nxënësve mundësi të

barabarta arsimimi dhe u krijon një sistem vlerash të qëndrueshme. Prindërit kanë detyrë

të përkushtohen si partnerë edukimi ndaj shkollës së fëmijëve të tyre. Dhe se prindi është

edukator i fëmijës. Suksesi i nxënësit arrihet 45% nga puna e tij, 30% mësuesve të tyre

dhe 25% prindërve.

Prindi duhet të lidhet ngushtë me mësuesit që i japin mësim fëmijës së tij. Mësuesi

kontrollon nxënësin si i ka kryer detyrat në shtëpi, si sillet ai në shkollë, si përgatitet ai

për shkollë etj. Prindërit duhet të kenë marrëdhënie të mira me shkollën dhe ta ndjekin

fëmijën e tyre hap pas hapi. Gjithsesi prindërit më së miri mund ta ruajnë kontrollin dhe

rolin e tyre duke e mësuar gjuhën e shkollës dhe duke u integruar në sistemin shkollor të

shoqërisë ku ata jetojnë, me punë apo aktivitete të ndryshme. Kështu që ata gradualisht

do ta kuptojnë shoqërinë dhe kulturën e re, do të dinë që t'i drejtojnë fëmijët më së miri

në një mjedis të ri. 12

Mungesa e lidhjes prind- shkollë krijon prapambetje relative, mungesë arsimimi. Shkolla

ndikon në arritjet e nxënësve, por familja ndikon në përfundimet e tyre. Ndikimi i

familjes në përparimin në mësime nuk realizohet vetëm nga prindër të arsimuar, por edhe

nga ata të paarsimuar shumë, vetëm sepse ata kanë treguar interes të vazhdueshëm për t'i

edukuar dhe kanë shtruar para fëmijëve të tyre synime të qarta dhe të larta. Shpeshherë

prindërit për shkaqe gjuhësore kanë krijuar vetizolim me shkollat miqësore dhe në të 12

Fjalori i gjuhëve të huaja, Rilindja, Prishtinë, 1988

25

shumtën e rasteve ka munguar suksesi i nxënësve në këto shkolla. Lidhja e fëmijës me

prindin forcon mirëqenien e tij. Të gjithë prindërit duhet ta shohin vetën në rolin e

mësuesit që mbikëqyrë dhe nxit të nxënit e fëmijës. Lexoni libra e pastaj i bashkëbisedoni

ato me fëmijët tuaj, mësoni vjersha në gjuhën amtare, tregime, këngë dhe përralla i

tregoni për farefisin për vendlindjen dhe për gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën.

Në këtë mënyrë ata mësohen për të dëgjuar dhe kuptuar me vëmendje. Bisedoni për

ndodhitë e ditës, hobit dhe për shokët e fëmijës. Dërgoni fëmijën që të vizitojë vende të

ndryshme: në muze, qytet, fshat, kopsht zoologjik, bibliotekë e tjera. Ai që nuk ndjek

fëmijën në shtëpi, e njeh më pak atë, nuk e di si dhe sa punon, ç'vështirësi ka, humb rastin

e rëndësishëm për t'u lidhur me fëmijën e tij, e ka të vështirë të ballafaqohet me

mësuesin, për bindur atë për mendimin e gabuar që ka për fëmijën e tij. Për një ecuri të

mirë të procesit mësimor duhet që mësuesi dhe prindërit të kenë lidhje thellësisht

objektive, lidhje e cila rrit cilësinë e të mësuarit të nxënësit.

Kur prindërit janë aktiv në problemet e shkollës, ata janë të hapur në kërkesat, vërejtjet,

pakënaqësitë që mund të kenë ndaj mësimdhënësit. Sqarimi i prindërve për probleme të

ndryshme që ata kanë shqetësim, kërkon kohë, durim dhe njohuri të mira për

bashkëpunim. Prindërit duhet të shohin sinqeritet nga drejtuesit dhe stafi i mësuesve, si

dhe siguri e qetësi brenda dhe rreth shkollës, për të kuptuar rëndësinë e misionit të

shkollës.

Sigurisht që për mësuesin puna me prindër nuk është e thjesht. Ai duhet të respektojë

rolin e prindit, të inkurajojë pjesëmarrjen e tyre në shkollë. Qëllimi i parë dhe i vetmi i

prindërve dhe mësuesve për fëmijë është jo të mendojnë për të ardhmen e tyre, por t'i

bëjnë ata të aftë të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

3.1 Marrëdhënia shkollë – familje

Marrëdhënia shkollë – familje varion në terma në varësi të shpeshtësisë dhe cilësisë së

komunikimit. Kjo do të thotë se marrëdhënia familje- shkollë mund të influencohet

negativisht dhe të jetë e tendosur si nga kontaktet e pakta, po ashtu dhe nga kontaktet e

shpeshta, po aq sa kjo marrëdhënie mund të bëhet pozitive përmes krijimit të besimit,

mbështetjes për të nxënit e fëmijëve dhe zhvillimin e tyre. 13

13

Manuela, V. MA. Iplementimi i Shërbimit Psikologjik Shkollor, risi që kontribuon në

përplasjen e sistemit arsimor shqiptar me atë bashkëkohor, Tiranë, 2013

26

Është e rëndësishme të diferencohen disa sjellje dhe veprime specifike që e lidhin

familjen me shkollën. Ka disa principe tepër të rëndësishme që mund të krijojnë një

marrëdhënie të shëndetshme familje – shkollë, siç janë:

Besimet mbi efektshmërinë: familjet dhe mësuesit ndikojnë mbi suksesin ose

vështirësinë e fëmijës

Detyrimet: familja dhe shkolla punojnë së bashku për nxënësin

Vazhdimësia: të dy palët stabilizojnë qëllime të qëndrueshme dhe komunikojnë

gjatë gjithë kohës.

Marrëdhënia shkollë – familje, përveçse ndikon në rritjen e arritjeve akademike, forcon

edhe besimet dhe qëndrimet e prindërve dhe mësuesve.

3.2 Marrëdhëniet gjatë bashkëpunimit mësues-prindër

Marrëdhëniet mësues – prindër duhet të jenë të hapura dhe shërbejnë për të realizuar një

bashkëpunim konstruktiv. Shkolla dhe familja kanë një detyrë të përbashkët, të edukojnë

fëmijën. Mësuesit dhe prindërit duhet të bashkëpunojnë për të paraprirë qëllimet e

edukimit të fëmijëve përmes strategjive të planifikimit të përbashkët, të ndarjes së

përgjegjësive, në mënyrë që të përcjellin programin edukativ te fëmija.

Duke qenë që prindërit janë mësuesit e parë të fëmijës, ndoshta edhe më të mirët, ata

duhet të bëjnë përpjekje aktive që t'i ndihmojnë mësuesit të arrijnë qëllimet edukative më

fëmijët e tyre. Por, që të mund të ndodhi kjo, duhet një bashkëpunim intensiv midis

prindërve dhe shkollës, pasi shkolla dhe familja nuk mund të punojnë të izoluar.

Një nga mënyrat e bashkëpunimit midis mësuesit dhe prindit është ajo ku mësuesi

udhëheq gjithë ndërveprimin duke shfaqur dominancën e vet në këtë marrëdhënie, bazuar

në faktin që ai është specialist dhe mund të ofrojë informacion profesional në lidhje me

përparimin e fëmijës. 14

Ndonjëherë, kjo mënyrë e komunikimit i bën prindërit dhe fëmijët të ndjehen të

viktimizuar për shkak se duket sikur para tyre është dikush që ofron ekspertizë për të

zgjidhur problemet që shkaktohen nga vetë ata. Në këto raste duket sikur përpara

prindërve paraqitet një gjendje pesimiste, pasi problemet e krijuara nga fëmijët, në njëfarë

mënyre u përkasin dhe prindërve, pasi mund të gjykohet se ata nuk janë sjellë në mënyrën

e duhur për të orientuar fëmijët ashtu si duhet, duke krijuar një lloj ndjenje faji.

14

Po aty, f.30

27

Dominanca e mësuesve mund të funksionojë për një kohë të shkurtër, por nuk mund të

krijojë marrëdhëniet e dëshiruara që i duhen sot shkollës. Mësuesi dhe prindi duhet të

kenë status të njëjtë dhe të barabartë, që nënkupton ndarjen e vlerave, ideve dhe njohjeve

përmes bashkëpunimit (partneriteti). Besimi, ndërmjet prindërve dhe mësuesve, është një

element jetik, në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënies familje – shkollë dhe më

konkretisht prind – mësues. Elementet e mbështetjes familje – shkollë duhen menduar si

një set faktorësh të përbashkët që ndërveprojnë midis shtëpisë dhe shkollës për të

promovuar arritje akademike te fëmijët, ku marrëdhënia mësues – prindër është esenciale.

Disa prej këtyre elementeve janë: ndarja e pritshmërive të përbashkëta dhe standardeve,

strukturë e qëndrueshme, mundësi nga të dy palët për të nxënë, mbështetje dy palëshe,

një marrëdhënie e besimit të ndërsjellët, që do të shërbejnë si model për nxënësit.

Sjelljet dhe qëndrimet e mësuesve ndikojnë shumë në lidhjen e prindit me shkollën.

Disa ftesa nga mësuesit për përfshirjen e prindërve janë tepër të rëndësishme për familjet.

Studiuesit kanë gjetur se, mënyra se si familjarët përceptojnë dëshirën e mësuesit që

prindi të jetë pranë shkollës, është një parashikues i fortë i lidhjes së familjes me

shkollën.

3.3 Roli i prindërve në edukimin e fëmijëve

Prindi, me personalitet të shëndoshë e do fëmijën aq sa sakrifikon shumë për të. Dashuria

e prindërve është e domosdoshme për mirërritjen dhe edukim të drejtë të fëmijës deri në

momentin kur nuk e vërshon arsyen. Mirëpo ndodhë që prindërit nga dashuria që kanë

për fëmijët e tyre nuk e pranojnë të vërtetën për fëmijën, për sjelljet e tij të

papërshtatshme,15

për fjalorin apo veset, vështirësitë për të nxënë etj.

Ky paternalizëm i tepruar nga ana e prindërve bënë që të prish marrdhëniet shkollë –

familje. Pra mungesa e kulturës psiko-pedagogjike mund ta vështirësoj partneritetin dhe

veçanërisht kur mungon takti i komunikimit pedagogjik i prindërve. Familja zakonisht

synon të edukojë fëmijën drejt që të jetë i aftë për veten, i vetëdobishëm, i dobishëm po

aq për familjen dhe shoqërinë. Motivi i familjes, zakonisht është shumë i fuqishëm dhe i

fuqizuar me një përkushtim të thellë shumëplanësh.

Jeta dhe edukimi familjar në zhvillimin e fëmijës paraqesin shkallën e parë dhe më të

rëndësishme të edukimit të personalitetit të ardhshëm shoqëror. Familja vepron në

15

Zabeli, Naser. (2006). Metodologjia e edukimit dhe e mesimdhënies për të drejtat e fëmijës,

Prishtinë: KEC, TROC

28

shoqëri si njësi e vogël organizative dhe është intermedium në mes rrethit të gjerë

kulturor dhe shoqëror nga një anë dhe fëmijës nga ana tjetër.

Faktori edukativ, i cili edukimin e bënë si të pazëvendësueshëm, është ndjenja e

dashurisë, që lidh prindërit me fëmijët e tyre. Dashuria ndaj nënës, ndaj prindërve, që nga

fillimi paraqet kusht për krijimin e ndjenjave sociale të fëmijës: Mirësia, dhembshuria,

dëshira për të kuptuar dhe nderuar njerëzit e tjerë.

Marrëdhëniet ndërnjërezore në familje, gjithashtu ndikojnë në zhvillimin kreativ të

fëmijës. Prindërit duhet të jenë të hapur ndaj ideve të reja, duke nxitur pavarësinë dhe

vetiniciativën dhe duke trimëruar fëmijën në punën e tij. Prindërit nuk duhet ta

dekurajojnë fëmijën, ku në këtë mënyrë fëmija do të zhvillojë vetëkontrollin ashtu edhe

vetëvlerësimin.

Dashuria dhe përkushtimi ndaj fëmijës përçohet me anë të sjelljes sonë ndaj tij, nga ajo

që themi dhe që bëjmë, por ajo që bëjmë ka më shumë peshë. Një fëmijë ndikohet shumë

më tepër nga veprimet tona, se sa nga fjalët tona.

Në një atmosferë të tillë respekti dhe dashuria për njerëzit dhe jetën e mëson fëmijën që

të jetojë me normat dhe rregullat e shoqërisë. Që një fëmijë të rritet i edukuar dhe të

ndjehet mirë në shoqëri dhe kudo, është e domosdoshme që prindërit të krijojnë një

ambient të shëndoshë në familjen e tyre.

Në familje është shumë e nevojshme që të shmangim acarimet, sharjet të bërit nervoz dhe

ngritja e zërit dhe brutaliteti midis prindërve.16

Prindërit duhet të jenë motivuesit dhe

përkrahësit më të mëdhenj të fëmijëve të tyre, angazhimi, puna dhe përkushtimi i

prindërve në këto mënyra pozitive ndikojnë në të ardhmen e fëmijës. Pra që të kemi

fëmijë të edukuar duhet që të kemi një familje të shëndoshë.

16

Dr. Pero, Shimllesha, (1978), Pedagogjia, Zagreb.

29

PËRFUNDIMI

Gjatë shqyrtimit të literaturës bashkëkohore vërejtëm se metodologjia e mësimdhënësve

me nxënës me sjellje agresive, poashtu bashkëpunimi i stafit pedagogjik me

mësimdhënës dhe prindër është shumë e rëndësishme në përmirësimin e sjelljeve

agresive të nxënësve.

Sjelljet agresive të nxënësve janë dukuri shqetësuese për të gjithë komunitetin,

ndryshimet që duhen bërë janë përgjegjësi e të gjithëve, jo vetëm e shkollës. Puna e

mësimdhënësve me nxënës me sjellje agresive është një çështje mjaft delikate, e

rëndësishme dhe me prioritet për të gjithë, duke përfshirë prindërit, mësuesit, pedagogët

psikologët dhe drejtorët.

Metodologjia e mësimdhënësve ka një rol kyç në tejkalimin e sjelljeve agresive të

nxënësve, poashtu vërejtëm se një ndikim mjaft të madh në mësimdhënie dhe

mësimnxënie ka edhe roli i stafit pedagogjik në shkollë. Përkrahja e institucioneve

arsimore do të bëntë një ndryshim të madh në këtë aspekt, duke u dhënë mundësi të gjitha

shkollave të kenë stafin profesional pedagogjik, (pedagog dhe psikolog), sepse ata do

kishin ndihmmuar në mësimdhënie me metoda dhe forma të ndryshme të punës, me

nxënës me sjellje agresive.

Institucionet arsimore në bashkëpunim me pedagogë, psikologë dhe mësimdhënës, do

bënin mrekulli sa i përket ndryshimit të sjelljeve agresive të nxënësve në shkolla,

bashkëpunimi i mirëfilltë do të kishte sjellë ndryshime pozitive. Punimi gjithashtu ka

potencialin të rrisë kohën e udhëzimit mësues – nxënës dhe të kursejë para për shkollën,

duke çuar në përmirësimin e performancës së nxënësit dhe në më shumë para nga shteti

për shkollën, si pasojë e rritjes se standardeve.

Rezultatet e punimit treguan që në disa raste, një arritje individuale mund të ndihmonte

nxënësit e shkollës fillore, duke ulur sjelljen e tyre disruptive. Gjithsesi, u konfirmua që

si pjesë e kësaj arritjeje personale, zbatimi në shkollë e më gjerë, mund të sigurojë nivelin

e ndihmës së nevojshme për të ndaluar problemet e ardhshme me sjelljen disruptive dhe

sigurimin e rolit të modelit pozitiv për nxënësit, që të respektojnë e të jenë të matur.

Ka ardhur koha që mësimi interaktiv e bashkëpunues të jetë bazë e procesit të

mësimdhënies në mënyrë që të nxënit të jetë proces i thjeshtë, i kuptueshëm dhe i

pëlqyeshëm. Nga këtu u vu re se puna e mësuesit, metodat dhe strategjitë e tij, janë

faktorë i rëndësishëm i jetës shkollore.

30

REFERENCAT

Anton K. Berishaj, Ibrahim Berisha, Ismajl Hasani, Sociologjia 11, Prishtinë,2015

Lawrence, J., Steed. D. & Yaung, P. (1984). Fëmijët përçarës:Shkollat përçarëse?

Londër: Croom Helm.

Madsen, J.C.H, Becker, W.C & Thomas, D.R. (1986). Rregullat, lavdërimet dhe

injorimet: Elemente të kontrollit të klasës fillore. Gazeta e analizës së Sjelljes së

Aplikuar.

Alush. K. (2010). “Qeverisja dhe udhëheqja në arsim“, oragnizuar nga KEC- Prishtinë.

Tattum, D.P. (1982). Nxënësit përçarës në shkollë .Chichester: John Wiley and Sons

Cobb, P., Boufi, A., McClain,K & Whitenack, J. (1997). Diskursi reflektues dhe reflektimi

kolektiv. Gazeta për Hulumtime në Arsimin e Matematikës.

Grup autorësh. (1999). Metoda e mësimdhënies: Manual për mësuesit e rinj, AEDP,

Toena Shtypshkronja Laert, Tiranë

Miller, B. (2003). Si të krijohet kontakti i suksesshëm me nxënësit ( Doracak për

arsimtarë). QPEA, Ferizaj.

Grup autorësh. (1995). Strategjitë e të mësuarit, Tiranë.

Musai, B.(2014), Metodologji e mësimdhënies, Tiranë.

Fjalori i gjuhëve të huaja, Rilindja, Prishtinë, 1988.

Manuela, V. MA. Implementimi i Shërbimit Psikologjik Shkollor, risi që kontribuon në

përplasjen e sistemit arsimor shqiptar me atë bashkëkohor, Tiranë, 2013.

Zabeli, Naser. (2006). Metodologjia e edukimit dhe e mësimdhënies për të drejtat e

fëmijës, Prishtinë: KEC, TROC.

Dr. Pero Shimllesha, (1978), Pedagogjia, Zagreb.