punim diplome - edukimi.uni-gjk.org avdyli.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë...

28
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI ” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Tema:VËSHTRIMI HISTORIK MBI MËSIMDHËNIEN NË KOSOVË Mentori: Kandidatja: Prof.dr.Ragip Gjoshi Arita Avdyli GJAKOVË-2018

Upload: others

Post on 27-Oct-2019

65 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI ”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema:VËSHTRIMI HISTORIK MBI MËSIMDHËNIEN NË KOSOVË

Mentori: Kandidatja:

Prof.dr.Ragip Gjoshi Arita Avdyli

GJAKOVË-2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

2

PËRMBAJTJA

1.HYRJE ................................................................................................................................3

1.1.Qëllimi i punimit ..............................................................................................................3

1.2.Metodat e përdorura .........................................................................................................4

2.KUPTIMI I MËSIMDHËNIES DHE VËSHTRIMI HISTORIK .......................................5

2.1.Definimi i mësimdhënies .................................................................................................5

2.2.Mësimdhënia gjatë historisë ............................................................................................6

2.3.Standartet e mësimdhënies në Kosovë .............................................................................7

2.4.Përvoja e shkollës së Kosovës në mësimdhënie ..............................................................8

3.KUPTIMI I MËSIMDHËNIES NË KUPTIM TË GJERË .................................................10

3.1.Mësimdhënia dhe sfidat të saj gjatë dekadave në vendin tonë .......................................10

3.2. Koncepti i mësimdhënies ..............................................................................................10

3.3. Ndikimi i mësimdhënies te fëmijët gjatë historisë ........................................................11

3.4.Reformat dhe zhvillimi i mësimdhënies ........................................................................11

4.KORNIZA E RE KURRIKULARE E KOSOVËS, RËNDËSIA PËR MËSIMIN ............13

4.1.Parimet e zbatimit tëKurrikulit të ri të Kosovës ..............................................................13

4.2. Roli dhe funksioni i Kornizës së Re Kurrikulare ............................................................13

4.3.Kompetencat e të nxënit sipas Kornizës së Re Kurrikulare .............................................14

4.4.Vlerësimi i nxënësit sipas Kurrikulës së Re ....................................................................15

5. HULUMTIME EMPIRIKE-MËSIMDHËNIA TRADICIONALE PRANË ASAJ

BASHKËKOHORE NË SHKOLLAT NË VENDIN TONË ................................................17

5.1.Diskusioni i anketës .........................................................................................................17

5.2.Rekomandime ..................................................................................................................26

PËRFUNDIM ........................................................................................................................27

LITERATURA ......................................................................................................................28

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

3

1.HYRJE

Sot mësimdhënia është në kushte shumë të pasigurta me një ritëm dinamik dhe ekonomikisht jo

të qëndrueshëm me plot ankthe e strese dhe gjithnjë të shtyrë që të mësojnë të shkojnë një hap

me kohën, ata nuk janë të qetë as me identitetin profesional dhe as me autoritetin shoqëror. Me

kalimin e kohës mësimdhënia gjendet para surprizave të mëdha që i ofron shoqëria zhvillimi i të

cilave po të dije ti kërkoje në labirintet shoqërore do të befasojnë. Mësimdhënia në kohën e

sotme kërkon organizim më fleksibil të punës në shkollë. Gjatë mësimdhënies së tillë tentohet që

nxënësit të jenë në qendër dhe të mendojnë në mënyrë kritike, “Të mendosh në mënyrë kritike”

do të thotë një reflektim i arsyetuar. Në realizimin e mësimdhënies në rend të parë ndikon

planifikimi i procesit mësimor. Qëllimi kryesor i arsimimit qëndron në formimin e njerëzve

krijues e jo vetëm të përsëritin atë që kanë zbuluar brezat e mëparshme, por të jenë edhe shpikës

dhe zbulues.

1.1.Qëllimi i punimit

Me hulumtimin e literaturës së ndryshme e cila ka qenë faktor kryesor në përcaktimin e kësaj

teme e cila në kohën e sotme është shumë aktuale dhe për të cilën kemi pak hulumtime ne jemi

përcaktuar që të hulumtojmë dhe të prezantojmë në mënyre sa më të mirë vështrimin historik

mbi mësimdhënien në Kosovë

Qëllimi i dytë i këtij hulumtimi është të pasurojmë njohurit dhe ti trajtomë si segmente të

rëndësishme të cilave do ti vlejnë gjeneratave të ardhshme ku mund të bazohen në ketë hulumtim

dhe të krijojnë njohuri të nevojshme të cilat mund ti futin në praktikë.

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

4

1.2.Metodat e përdorura

Procesi i hulumtimit nuk mund të fillon nëse nuk mbështetemi në ndonjë metodë përmes të cilës

mund të arrimë rezultatet të mira. Ne duke analizuar metodat të ndryshme shkencore jemi

përcaktuar në ato të cilat janë të rëndësishme:përpunimin dhe tezën e përcaktuar.

Prandaj për ketë hulumtim në jemi përcaktuar në përdorimin e metodave të cilët janë :

•Analizës

•Sintezës

•Vrojtimit

•Induksionit dhe Deduksionit

Për të pasuruar pjesën hulumtuese të cilën e konsiderojmë shumë të rëndësishme jemi përcaktuar

në metodën e anketës ku do të përpilojmë një pyetësorë, ku do të anketojmë disa mësimdhënës

përmes të cilëve do ti sigurojmë informacionet të rëndësishme të cilat do ti përpunojmë dhe ti

prezantojmë më diagram.

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

5

2.KUPTIMI I MËSIMDHËNIES DHE VËSHTRIMI HISTORIK

2.1.Definimi i mësimdhënies

“Mësimdhënia e hershme, deri në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore, u përkiste shkollave

dhe rrymave të ndryshme pedagogjike, derisa në gjysmën e shekullit XX u vendos mësimdhënia

e ndikuar dhe e diktuar nga pozitat moniste e dogmatike”1. Mësimi është proces i organizuar, i

planifikuar me qëllim që të realizohet përvetësimi i diturive në fusha të caktuara. Është proces që

mundëson krijimin dhe përsosjen e shkathtësive dhe shprehive të një individi. Në psikologjinë

shkencore termi i mësimit ka një kuptim më të gjerë sesa ai për të cilin mund të përdoret në jetën

e përditshme. Procesi i të mësuarit përmbledh të gjitha modifikimet relativisht të qëndrueshme të

sjelljeve dhe aktiviteteve psikologjike të cilat vijnë si rezultat i përvojës

Mësimi është një nga veçoritë që i dallon njerëzit nga çdo gjë tjetër. Ai është tipari kryesor i

zhvillimit të një njeriu qysh nga koha e fëmijërisë. Mësimi ndoshta duket i panevojshëm

ndonjëherë por nevojitet në situatat ku e pret më së paku.2 Mësimdhënia është proces i orientuar

drejt qëllimit, ka lidhje të ngushtë me përmbajtjen, është e orientuar drejt një grupi të veçantë

njerëzish, është proces i planifikuar, shfrytëzon disa strategji, shfrytëzon disa mjete,

karakterizohet nga funksioni i vazhdueshëm i procesit të vlerësimit, është kompleks

marrëdhëniesh, dhëniesh ose përcjellje e njohurive, organizim i veprimtarisë së nxënësve, dhe

mundësi realizimi të procesit të të nxënit. Mësimdhënia dhe të nxënit janë dy kahjet e një

procesi, i cili mundëson përvetësimin e programit mësimor nga nxënësit. Kjo fushë është mjaft

komplekse dhe delikate për t’u vëzhguar, analizuar dhe vlerësuar.

Mësimdhënia është ajo që lehtëson procesin e të nxënit të nxënësve përmes realizimt të

strategjive të llojllojshme e të përshtatshme mësimore me forma, metoda, të cilat bëjnë që të

ndërrohet roli i nxënësit dhe i mësimdhënësit, ku nxënësi bëhet aktor kryesor (subjekt aktiv) e jo

spektator i thjeshtë. Realizimi i strategjive efikase (formave, metodave, teknikave) mundëson

alternativa të shumta në procesin e të nxënit dhe kjo bën që te nxënësit të zhvillojë aftësitë

organizative e menaxhuese, aftësi komunikative, nxit diversitetin në të nxënit e nxënësve dhe

kreativitetin e tyre. Mësimdhënia dhe të nxënit efektiv kërkojnë përdorimin e metodave të

1Doktoratura :Ragip Gjoshi , Mësimdhënia e Gjuhës Shqipenë Kosovë (Nga Rilindja Kombëtare deri në ditët e sotme) Tirane, 2015 2Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane, 2011

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

6

përshtatshme pedagogjike dhe metodologjike. Mësimdhënies tradicionale “me shkumës në dorë”

i ka shkuar koha. Me këtë nuk duhen mohuar meritat dhe avantazhet e kësaj metode në situata të

veçanta, por duhet theksuar rëndësia e madhe që ka për çdo mësimdhënës, inkurajimi i të nxënit

pjesëmarrës. Një nga veprimtaritë më të zakonshme në klasë që është në fakt baza e gjithë

veprimtarive të të nxënit dhe edukimit është komunikimi midis mësuesve dhe nxënësve.

Realizohet në shumë forma gjatë gjithë kohës mësimore dhe përfshin direkt, ose indirekt të gjithë

nxënësit. Ajo synon përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.

2.2.Mësimdhënia gjatë historisë

Në Kosovë gjendja e shkollave në periudhën 1915- 1918, territori i saj ndahej në dy zona

okupimi, të Austro - Hungarisë dhe të Bullgarisë. Derisa pushteti okupues bullgar ndaloi

rreptësisht hapjen e shkollave shqipe3. Sistemi arsimor shqiptar dhe kompleksiteti i tij janë një

pasuri e një sërë zhvillimesh dhe aktivitetesh historike, politike dhe sociale. “Nga viti 1919 deri

në vitin 1941, mbi shqiptarët kishte pllakosur tmerri, ndërsa për arsimi shqiptar as mund të

flitej”.4Ashtu si në shumë shtete të tjera, situatat e fundit ekonomike, sociale dhe kulturore sollën

shqetësime dhe sfida të reja dhe një riorganizim të të vjetrave. Vlerat, traditat, strukturat, ligjet,

politikat dhe praktikat që e kanë shoqëruar sistemin arsimor shqiptar në të shkuarën janë vënë

vazhdimisht në pikëpyetje si reagim ndaj këtyre sfidave. E drejta për arsimim për të gjithë

fëmijët edhe pse është përfshirë në legjislacion, duket se krijon një konflikt te praktika dhe

struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare.

Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi të kufizuara janë produkt i

zhvillimit të veçantë të arsimit në Shqipëri, që ruajti karakteristikat pozitive, përqafoi përvojat

pozitive të shoqërive evropiane, dhe u ndikua

nga përvoja ndërkombëtare5. Arsimi gjithëpërfshirës ka historinë e tij të zhvillimit dhe rritjes

përsa i përket legjislacionit, organizimit, menaxhimit dhe zhvillimit të kurrikulës dhe përmbajtjes

së saj. Historia e gjatë e veçuar të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe fëmijëve të tjerë

vulnerabël19 në të gjitha nivelet (institucione dhe shkolla të veçanta, shoqëri) ka krijuar pengesa

3Doktoratura :Ragip Gjoshi , Mësimdhënia e Gjuhës Shqipe në Kosovë (Nga Rilindja Kombëtare deri në ditët e sotme) Tirane, 2015 4Doktoratura :Ragip Gjoshi , Mësimdhënia e Gjuhës Shqipe në Kosovë (Nga Rilindja Kombëtare deri në ditët e sotme) Tirane, 2015 5Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane, 2011

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

7

për zbatimin e arsimit gjithëpërfshirës. “Në vitin 1941 organizohen disa seminare tremujore për

të gjithë ata që më parë kishin mbaruar shkolla në gjuhë të huaja, turqisht, arabishte serbisht.

Kështu, synimi ishte aftësimi i një pjese të kuadrit për administratë, ndërsa pjesa tjetër për

mësues të gjuhës shqipe nëpër shkolla.6“ Në arsimin gjithëpërfshirës shqiptar nuk ka pasur një

zhvillim natyral të përvojave të mëparshme ose një nevojë dhe domosdoshmëri. “Pas

parapërgatitjeve të nevojshme, hapen edhe shkollat në gjuhën shqipe të cilat punuan me disa

ndërprerje të vogla nga viti 1941 e deri më 1944. “7Në krahasim me shoqëritë perëndimore, ku

arsimi gjithëpërfshirës ishte një produkt i personave me aftësi të kufizuara, prindërve të tyre dhe

praktikantëve në Shqipëri, faktori kryesor kontribues në këtë drejtim ka qenë ndikimi

ndërkombëtar dhe imitimi. Të gjitha ndryshimet madhore kanë ndodhur nëpërmjet aktiviteteve

administrative, dhe jo si rezultat i lobimit dhe trysnisë që vjen nga njerëz të përfshirë direkt ose

indirekt në këtë proces.

2.3.Standartet e mësimdhënies në Kosovë

Parimet e procesit të zhvillimit dhe standarteve të shkollave mbështeten në tri parime kryesore8:

• Nxënësi në qendër,

• Gjithëpërfshirja dhe

• Pjesëmarrja demokratike.

Po ashtu shkollat në vendin tonë janë duke u bazuar në parimet për hartimin e standarteve në Evropën

Qendrore dhe Lindore, siç janë:

• Njohuria,

6Doktoratura :Ragip Gjoshi , Mësimdhënia e Gjuhës Shqipe në Kosovë (Nga Rilindja Kombëtare deri në ditët e sotme) Tirane, 2015 7Doktoratura :Ragip Gjoshi , Mësimdhënia e Gjuhës Shqipe në Kosovë (Nga Rilindja Kombëtare deri në ditët e sotme) Tirane, 2015 8Doktoratura :Ragip Gjoshi , Mësimdhënia e Gjuhës Shqipe në Kosovë (Nga Rilindja Kombëtare deri në ditët e sotme) Tirane, 2015

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

8

• Transparenca,

• Përfshirja,

• Përsëritja dhe

• Pamësia.

Struktura e organizimit të Standarteve për Shkolla është e konceptuar nga aspektet e

përgjithshme, drejt aspekteve të veçanta që influencojnë drejtpërdrejt në punën me nxënës. Ajo

pasqyrohet në diagramin në vijim:

Njohja në nivel të lartë të standarteve nga ana e mësimdhënësit mundëson që të përqendron në

punën e tyre në kuadër të shkollës varësisht prej kërkesave të bashkësisë shkollore për arsim

cilësor, duke i respektuar të drejtat e fëmijëve, politikat e tjera lokale/komunale/shtetërore dhe

zhvillimet e objektivat globale9.

2.4.Përvoja e shkollës së Kosovës në mësimdhënie

Mësimdhënia dhe nxënia cilësore në shkollë, në masë relativisht të madhe, varet nga njohuritë

dhe angazhimi i mësimdhënësit të shkollës në promovimin e një kulture të prirjeve të nivelit të

9Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane, 2011

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

9

lartë10. Deri me tani mësimdhënësit kanë mbështetur reformat të cilat janë të zhvilluara në

proceset mësimore. Përvoja deri me tani të mësimdhënësit ishte që të fokusohen në:

• Qeverisje efektive,

• Udhëheqje të mësimit profesional

• Mësimdhënien cilësore,

• Arritje të larta.

Bashkëpunimi dhe ndërveprimi që bazohet në klimë pozitive të mësimdhënies mundëson dhe e

promovon harmonin e shkollës në pajtim me nevojat dhe interesat e nxënësve11.

10Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane, 2011 11Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane, 2011

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

10

3.KUPTIMI I MËSIMDHËNIES NË KUPTIM TË GJERË

3.1.Mësimdhënia dhe sfidat e saj gjatë dekadave në vendin tonë

Megjithëse viteve të fundit ka pasur një fokus më të madh nga shteti në shkolla gjegjësisht në

arsim, ende ka shumë gjëra për tu dëshiruar. Në fakt fokus më i madh ka qenë në infrastrukturën

shkollore, gjë që kjo është e domosdoshme për të realizuar një proces aq kompleks sa është

mësimdhënia. 12Por, edhe këtu ende ka shumë për t`u bërë, kur dihet fakti se në të shumtën e

shkollave numri i nxënësve arrin deri në 45 në klasë, këtu bëjnë përjashtim ato shkolla që

gjendën në zonat e thella rurale, zona këto të cilat pothuajse janë boshatisur, për shkak të

“emigrimit” të banorëve drejt zonave urbane.

Të gjithë e pranojmë se arsimi është shtylla e kombit, dhe të gjithë po ashtu e pranojmë se kombi

ynë shqiptarë ka ngecur, stagnuar dhe se nuk është atje ku duhej të ishte13. A thua kjo ngecje dhe

ky stagnim është si rrjedhojë e problemeve në “shtyllën” e tij? Është e kuptueshme se arsimi dhe

në përgjithësi Kosova ka pasur një të kaluar të hidhur. E kaluar kjo që ka ndikuar më shumë se

çdo gjë tjetër në mos zhvillimin e vendit. Robëria shekullore ka pasur dhe vazhdon të këtë akoma

pasoja të rënda për shoqërinë tonë. Gjatë këtyre viteve është punuar, por jo aq sa është dashur

dhe aq sa ka pasur mundësi të punohet.

3.2. Koncepti dhe metodat e mësimdhënies

Me metodat e duhura, teknikat dhe strategjitë e të mësuarit nxënësit e prapambetur mund të

motivohen që edhe ata të zhvillojnë një qëndrim pozitiv drejt procesit të të nxënit dhe të sjelljes.

Roli kryesor i takon mësuesit që ti motivojë dhe të nxisë këta nxënës drejt suksesit. Ndikimi

emocional i sjelljes së mësuesit mund të ndikojnë tek të mësuarit, sepse ndihmon që të përcjellë

tek nxënësit një dashuri për temën që ata mësojnë. Kur mësuesi jep ngrohtësi, emocion dhe

ndjeshmëri,nxënësit ndjehen të lirshëm që të konsiderojnë emocionet e tyre dhe kuptimet

personale si përmbajtje legjitime në mësim. Sot, kur gjuha që përdor mësuesi është e ashpër,

qëndrimi i rreptë dhe pedant,nxënësit humbasin motivimin e tyre për të mësuar. Një mënyrë e

thjeshtë për të bërë mësimin më efektive është tek nxitja e kuriozitetit në klasë. Kjo e bën të

12Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane, 2011 13Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane, 2011

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

11

mësuarit më shumë interesant dhe argetues. Kurioziteti mund të rritet duke futur risi dhe

shumëllojshmëri në teknikat mësimore.

3.3. Ndikimi i mësimdhënies te fëmijët gjatë historisë

Në përgjithësi, besimet e tyre ishin pozitive mbi ndikimet e arsimit gjithëpërfshirës, me

përjashtim të disa reagimeve negative sporadike. Ata ishin në gjendje të sillnin me vëmendje

rastet pozitive të ndryshimeve në sjelljet e fëmijëve. 14Këta fëmijë janë edukuar me të njëjtat

vlera solidariteti dhe bashkëpunimi. Ata kanë mësuar se jo të gjithë fëmijët janë njësoj dhe se në

jetë të gjithë përballemi me probleme të ndryshme. Misioni i një institucioni arsimor nuk lidhet

vetëm me progresin akademik por edhe me promovimin e vlerave njerëzore, gjithëpërfshirja ka

një ndikim të madh te vlerat njerëzore.

Vlerat e gjithëpërfshirjes kanë të bëjnë me çështjet e barazisë, të drejtave, pjesëmarrjen, të

nxënit, respektin për diversitetin, qëndrueshmërinë, dhembshurinë, ndershmërinë, guximin, dhe

gëzimin. Duke i parë vlerat si “udhëzues themelorë dhe shtytës të veprimeve morale, kuptimi i

vlerave që drejtojnë veprimet tona është thelbësor nëse duam të bëjmë gjënë e duhur. Për sa i

përket ndikimit të gjithëpërfshirjes tek fëmijët me nevojë në përgjithësi edhe fëmijët me aftësi të

kufizuara, në veçanti mendimet ishin tepër pozitive15. Mësuesit kanë parë se, fëmijët që më herët

kanë qenë në institucione të veçanta arsimore, shfaqin progres në mësime dhe ata kanë përjetuar

gjithashtu të kundërtën. Në një rast një fëmijë që kishte bërë përparime në një shkollë të rregullt

ishte vendosur nga prindërit, në një shkollë për arsimin të veçantë dhe më pas sërish në një

shkollë normale. Mësuesi tha se kur ai u kthye sërish sjellja e tij ishte shumë më e keqe se kur

erdhi për herë të parë.

3.4.Reformat dhe zhvillimi i mësimdhënies

Zbatimi i reformës kurrikulare bazuar në kompetenca kërkon ndryshimin e rolit të mësuesit dhe

të shkollës, si dhe pritshmërinë ndaj tyre. Mësimdhënia dhe të nxënit me kompetenca nuk

zhvillohet në “vakum”, por kërkon mësues cilësisht të aftë për të lehtësuar të nxënit e nxënësve

14Musaj B. Metodologjia e mësimdhënies , Tirane, 2003 15Musaj B. Metodologjia e mësimdhënies , Tirane, 2003

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

12

të tyre, të përkushtuar ndaj tyre dhe nevojave të tyre, si dhe t’ju sigurojnë atyre strategji, mjete

dhe burime të përshtatshme për ta bërë të nxënit sa më efektiv16.

Paketa e zhvillimit profesional të mësuesve, pjesë e së cilës është edhe dokumenti i standarteve

profesionale të mësuesit, kërkon që zhvillimi profesional i mësuesve të ketë fokus të fuqishëm në

rezultatet e nxënësit. Pyetja që shtrohet është: Cili është ndikimi i mësimdhënies te nxënësit, pra

sa efektive është mësimdhënia? Të gjithë mësuesve duhet t’u jepet mundësia të marrin pjesë në

zhvillim profesional, gjë që i ndihmon ata “të ushqehen” dhe t’i përkushtohen nxënësve në

progresin dhe suksesin e tyre. Zhvillimi intensiv i vazhdueshëm profesional i orientuar me

standarte dhe tregues të matshëm ndihmon mësuesit të “rriten” dhe të vlerësojnë ecurinë e

përformacës së tyre. “Mësuesia” është profesioni thellësisht më i rëndësishëm që ndikon në

formimin e brezit të ardhshëm dhe duhet të formohet dhe të zhvillohet bazuar në standarte, të

cilat përcaktojnë se çfarë duhet të dijë çdo mësues, çfarë aftësish duhet të demonstrojnë dhe nga

ç'vlera e qëndrime duhet të karakterizohet17.

Dokumenti i standarteve profesionale të mësuesit, hartuar nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit, ka

për qëllim kryesor të përshkruajë një vizion të ri për mësimdhënien, me fokus plotësimin e

nevojave dhe të interesave individuale të nxënësit për dijen.

16Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane, 2011 17Musaj B. Metodologjia e mësimdhënies , Tirane, 2003

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

13

4.KORNIZA E RE KURRIKULARE E KOSOVËS, RËNDËSIA PËR

MËSIMIN

4.1.Parimet e zbatimit të Kurrikulit të ri të Kosovës

Me Kornizën Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar për të siguruar kohërencën dhe

konsistencën e procesit të zbatimit të kësaj qasje, KKAP ka vendos pesë parime themelore që do

të merren parasysh18:

• Gjithëpërfshirja, e cila i referohet të drejtës së secilit fëmijë dhe të ripërfshirjes të

barabartë në arsim cilësor. E udhëhequr nga ky parim, shkolla mundëson qasje dhe

përfshirje të barabartë, duke kontribuar në realizimin e plotë të potencialit individual të

secilit fëmijë/të ri në komunitetin në të cilin vepron.

• Zhvillimi i kompetencave, që nënkupton përcaktimin e qartë të dijeve,shkathtësive,

qëndrimeve dhe vlerave, të cilat shoqëria i konsideron të domosdoshme për të gjithë

qytetarët e Republikës së Kosovës. Ky parim duhet të udhëheq gjithë procesin e

planifikimit, realizimit dhe vlerësimit të punës së shkollave.

• Mësimdhënia dhe të nxënit e integruar, për të siguruar të nxënit e plotë që reflekton

ndërlidhjet dhe ndërvarësitë e natyrës dhe të botës së krijuar nga njeriu me dijen dhe

informacionin që kemi për to.

• Autonomia dhe fleksibiliteti në nivele shkolle, që i mundëson shkollës të ndërtojë profilin

e vet në interesin më të mirë të nxënësve të saj dhe të lokalitetit në të cilin vepron, në

përputhje me kushtet specifike të kuadrit mësimor dhe infrastrukturës së saj dhe brenda

kuadrit ligjor të vendosur nga MASHT-i;

• Përgjegjësia dhe llogaridhënia, që nënkupton vendosjen e një mekanizmi të qartë të

llogaridhënies për tërë hierarkinë e sistemit të arsimit dhe krijimin e një kulture të

vlerësimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të shkollës drejt ngritjes së nivelit të arritjeve të

nxënësve.

4.2. Roli dhe funksioni i Kornizës së Re Kurrikulare

18Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë .Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës (e rishikuar), Prishtinë.2016

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

14

Në kuadër të masave për zbatimin e kornizës së re kurrikulare, në vend paraqitet e domosdoshme

vendosja e një mekanizmi të përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies në institucionet arsimore. Pjesë

thelbësore e këtij mekanizmi është përcaktimi i kritereve të cilësisë së shkollës, respektivisht

pritshmërisë themelore nga çdo shkollë që vepron në Republikën e Kosovës. Për këtë arsye,

MASHT-i përmes Kornizës për sigurim të cilësisë së përformancës së shkollës synon19:

• Mobilizimin e faktorëve brenda dhe jashtë shkollës që mundësojnë përmirësimin dhe

avancimin e përformancës së saj, përmes vendosjes së një kornize të qartë të pritshmërisë

nga shkolla;

• Vendosjen e një standarti të ri në sistemin arsimor, siç është vetëvlerësimi i përformancës

së shkollës dhe planifikimi zhvillimor përmes një qasjeje gjithë përfshirëse.

4.3.Kompetencat e të nxënit sipas Kornizës së Re Kurrikulare

Kompetencat përfshijnë një sistem të integruar dhe kohërent të njohurive, shkathtësive dhe të

qëndrimeve të aplikueshme dhe të transferueshme, të cilat do t`u ndihmojnë nxënësve që të

ballafaqohen me sfidat e epokës digjitale, të ekonomisë së tregut të lirë dhe të bazuar në dije, në

një botë të marrëdhënieve të ndërvarura. Kompetencat e parapara me Kornizën e Kurrikulës

rrjedhin nga qëllimet e përgjithshme të arsimit parauniversitar dhe përcaktojnë rezultatet

kryesore të të nxënit, të cilat duhet t’i arrijnë nxënësit në mënyrë progresive dhe të qëndrueshme

gjatë sistemit të arsimit parauniversitar. Këto kompetenca janë20:

• Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit,

• Kompetenca e të menduarit,

• Kompetenca e të mësuarit,

• Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis,

• Kompetenca personale,

• Kompetenca qytetare.

19Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë .Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës (e rishikuar), Prishtinë.2016 20Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë .Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës (e rishikuar), Prishtinë.2016

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

15

Për të zhvilluar këto kompetenca nxënësit përkrahen që të kuptojnë në mënyrë të plotë duke i

motivuar në vazhdim për të përmbushur objektivat të dëshiruara.

4.4.Vlerësimi i nxënësit sipas Kurrikulës së Re

Vlerësimi i nxënësve është ndër komponentët më të rëndësishëm të kurrikulës me bazë

kompetencave. Ky vlerësim bazuar në rezultatet e të nxënit, përfshin gjykimin për arritjet e

nxënësve (njohuri, shkathtësi, qëndrime) përkundrejt niveleve të arritjeve. Mësuesi në përputhje

me parimet themelore të vlerësimit siguron përdorimin e të gjitha llojeve të vlerësimit, të cilët

përcaktohen si të domosdoshëm për të gjykuar në lidhje me arritjet e nxënësve, në funksion të

mbështetjes së të nxënit dhe mësimdhënies21.

Vlerësimi i vazhduar bazohet në vëzhgimet dhe gjykimet e mësuesit mbi përgjigjet me gojë ose

me shkrim, punët në grup, diskutimet e mësuesit me nxënësit, vetëvlerësimin e nxënësit,

vlerësimin e nxënësit nga nxënësi, pjesëmarrjen në aktivitete dhe debatet në klasë, vlerësimin e

detyrave të shtëpisë apo të klasës, përgjatë një periudhe22.

Në përfundim të periudhës kryhet vlerësimi me test ose detyrë përmbledhëse, e cila ka për qëllim

të matë nivelin e arritjeve të nxënësit për një grup të caktuar rezultatesh të nxëni. Mësuesi

përzgjedh të zhvillojë test ose detyrë përmbledhëse, në varësi të veçorive të lëndës23.

Llojet e vlerësimit janë24:

1.Vlerësim i vazhduar,

2.Vlerësim me test,

3.Vlerësim me portofol,

4.Vlerësim periodik,

5.Vlerësim përfundimtar,

21Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë .Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës (e rishikuar), Prishtinë.,2016 22Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë .Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës (e rishikuar), Prishtinë.,2016 23Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës (e rishikuar), Prishtinë.,2016 24Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane, 2011

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

16

1.Vlerësimi i vazhduar bëhet nga mësuesi me nota apo simbole të cilat shoqërohen me komente

ne regjistrin personal ose evidence. Këtu nxënësi vlerësohet për përgjigje të ndryshme me gojë

me shkrim, pjesëmarrje në diskutime etj.

2.Vlerësimi me test bëhet minimumi 3 herë në vit. Bëhet fjalë për testet e parashikuara në planin

vjetor. Vlerësimi bëhet me notë dhe zakonisht shënohet tek evidencat duke e komentuar si notë

testi.

3.Vlerësimi me portofol kontrollon punë individuale apo punë në grup ,një fushë apo disa fusha,

ku nxënësi shfaq individualitetin e tij me krijimtari, reflektime etj. Ky vlerësim pasqyrohet në

dosje me: detyra me shkrim, projekte, hulumtime, pune tematike etj.

4.Vlerësimi periodik bëhet në fund të çdo 3 mujori ku mësuesi përshkruan arritjet e nxënësit

duke u bazuar në vlerësimin e vazhduar, vlerësimin me test dhe vlerësimin me portofol. Ai

pasqyrohet me kode nga 1-5 në faqet përkatëse.

5.Vlerësimi përfundimtar bëhet në fund të vitit shkollor në regjistër me notë, në amzë me

shkurtime dhe në dëftesë me notë ( shprehjet gjatë).

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

17

5. HULUMTIME EMPIRIKE-MËSIMDHËNIA TRADICIONALE PRANË

ASAJ BASHKËKOHORE NË SHKOLLAT NË VENDIN TONË

5.1.Diskusioni i anketës

Gjatë realizimit të anketës në jemi fokusuar që të hulumtojmë mësimdhënësit përmes të cilëve

mund të sigurojmë informacione të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë më temën e parashtruar .

prandaj gjatë realizimit të kësaj ankete nëpër shkolla fillore në regjionin e Pejës kemi arritur që të

anketojmë 31 mësimdhënës25 .

Gjatë përpilimit të pyetjeve jemi përqendruar që të jenë në formë të mbyllur për shkak të

kuptimit sa më të mirë nga ana e anketuesve dhe të shfrytëzojmë kohë gjatë anketimit.

Anketimi i mësimdhënësve është realizuar në periudhe kohore pre 12 ditësh , gjatë kësaj

periudhe jemi përpjekur që të ofrojmë pyetësorët mësimdhënësve të cilët gjatë afatit kohore prej

20 minuta kanë pas mundësi që ti ofrojnë përgjigje të cilat i kanë konsideruar më të sakta.

Gjinia e të anketuarve :

31,06% Meshkuj

68,94% Femra

Grafiku 1. Gjinia e të anketuarve

25Anketa më mësimdhënësit 08.11.-20.11/2018

Meshkuj, 31.06%

Femra, 68.94%

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

18

1. Sipas mendimit tuaj si e përcaktoni mësimdhënien në kohën e sotme?

a) Të avancuar 71,22%

b) Mund të jetë më mirë 12,39%

c) Nuk e di 16,39%

Grafiku 2. Përcaktimi i mësimdhënies në kohën e sotme

Në kohën e sotme mësimdhënia është ndryshuar në bazë të asaj që ka qenë në kohën e kaluar.

Në pyetjen e parashtruar sa e përcaktojnë mësimdhënien në kohën e sotme të anketuarit janë

përgjigjur 71, 22 janë përgjigjur së mësimdhënia është e avancuar, pastaj ata të cilit janë

përgjigjur së mund të jetë më mirë janë 12.39% dhe të tjerë prej 16,39% janë përgjigjur se nuk e

di. 26

26Anketa më mësimdhënësit 08.11.-20.11/2018

Të avancuar, 71.22%

Mund të jetë më mirë, 12.39%

Nuk e di, 16.39%

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

19

2. Si e përcakton metodën e mësimdhënies në bazë të asaj së të kaluarës?

a) Shumë mirë 55,46%

b) Deri diku 17,00%

c) Nuk është i mirë 11,30%

d) Nuk e di 06,24%

Grafiku 3. Përcaktimi i metodës së mësimdhënies

Në e dimë së mësimdhënia në kohën e kaluar ka pas shumë sfida dhe vështirësi , ku me

krahasimin e kësaj kohe mund të themi së është shumë më e mirë. Të anketuarit në ketë pyetje së

si e përcaktojnë metodën e mësimdhënies në bazë të asaj të kaluarës ata janë përgjigjur prej

55,46% së është shumë e mirë , pastaj ata të cilit mendojnë së nuk është i mirë janë 11,30%

dhe të tjerë prej 06,24%.27

27Anketa më mësimdhënësit 08.11.-20.11/2018

Shumë mirë, 55.46%

Deri diku, 17.00%

Nuk është i mirë,

11.30%

Nuk e di, 6.24%

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

20

3. Sipas Kurrikules së re për mësimdhënien a janë lehtësuar proceset e mësimit?

a) Po 61,11%

b) Jo 19,33%

c) Nuk e di 19,56%

Grafiku 4. A është lehtësuar mësimdhënia sipas Kurrikules së re ?

Institucionet për arsim janë duke u kujdesur për të zhvilluar proceset mësimore në vendin tonë.

Me zhvillimin e arsimit në vendin tonë është formuluar Kurrikula e re e cila ka avancuar

mësimin në vendin tonë. Në këtë pyetje a ka lehtësuar procesin e mësimit Kurrikula e re,

mësimdhënësit janë përgjigjur.28 me Po 61.11%, me jo 19,33% dhe nuk e di 19,56%.

28Anketa më mësimdhënësit 08.11.-20.11/2018

Po, 61.11%Jo, 19.33%

Nuk e di, 19.56%

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

21

4. A mendoni së në shkollën tuaj janë duke u respektuar të drejtat e mësimdhënësve ?

a) Po 71,22%

b) Deri diku 20,67%

c) Jo 08,11%

Grafiku 5. Respektimi i të drejtave të mësimdhënësve

Me respektimin e të drejtave të mësimdhënies mund të kemi motivim për mësim sa më të mirë.

Në këtë pyetje të anketuarit janë deklaruar në përqindje të madhe prej 71,22% se të drejtat e tyre

janë duke u respektuar, pastaj ata të cilit mendojnë se është deri diku janë 20,67% dhe të tjerë

prej 08,11%. Sipas përgjigjeve të cilat i kemi përpunuar në përqindje mund të themi se

mësimdhënësit janë të kënaqur me të drejtat e tyre të cilat i kanë. 29

29Anketa më mësimdhënësit 08.11.-20.11/2018

Po, 71.22%

Deri diku, 20.67%

Jo, 8.11%

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

22

5. Nëse në shkollë keni mundësi teknike a janë të siguruara ?

a) Në të gjitha klasa 31,00%

b) Ne disa 50,38%

c) Nuk e di 18,62%

Grafiku 6. Shfrytëzimi i mundësive teknike në klasë

Nëse dëshirojmë që të kemi mësimdhënien e avancuar dhe rezultatet të mira duhet të fokusohemi

në krijimin e kushteve teknike për mësimdhënien. Koha e sotme na imponon që të sigurojmë

kushtet në përdorimin e teknikave të ndryshme të cilat mund të ndihmojnë mësimin në shkollë.

Në këtë pyetje të anketuarit janë përgjigjur prej 50,38% se kushtet teknike janë siguruar në disa

klasa, pastaj ata të cilit janë përgjigjur prej 31,00% mendojnë se janë siguruar në të gjitha klasa

dhe të tjerë prej 18,62% janë përgjigjur nuk e di. 30

30Anketa më mësimdhënësit 08.11.-20.11/2018

Në të gjitha klasa, 31.00%

Ne disa, 50.38%

Nuk e di, 18.62%

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

23

6. A jeni të drejt gjatë procesit të vlerësimit të nxënësve?

a) Po 81,15%

b) Deri diku 18, 85%

c) Jo 0,00%

Grafiku 7. Mësimdhënësi gjatë vlerësimit të nxënësve

Procesi i vlerësimit të nxënësit paraqet një proces në të cilin mësimdhënësi dhe nxënësi duhet të

tregojnë se sa kanë arritur gjatë procesit të mësimit. Vlerësimi i nxënësit paraqet vlerësim për të

dy si për mësimdhënësit po ashtu dhe për nxënësin, se sa ka arritur mësimdhënësit që ti motivon

nxënësin për të mësuar. Prandaj në këtë pyetje të anketuarit janë përgjigjur prej 81,15 se janë të

drejt gjatë vlerësimit të nxënësit dhe ata të cilit janë deri diku janë 18,85%.31

31Anketa më mësimdhënësit 08.11.-20.11/2018

Po, 81.15%

Deri diku, 18.85%

Jo, 0.00%

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

24

7. A është e nevojshme që të ndryshohet plani i mësimdhënies?

a) Po 18,71%

b) Deri diku 26,00%

c) Jo 55,29%

Grafiku 8. Ndryshimi i planit të mësimdhënies

Për ndryshimin e planit mësimor të anketuarit kanë ofruar përgjigjet të ndryshme të cilat i kemi

paraqitur në përqindje dhe sipas përgjigjeve të cilat i kemi përpunuar kemi se 55,29% janë

deklaruar që nuk janë për ndryshimin e planit për mësimdhënien , pastaj ata të cilit mendojnë se

duhet të ndryshohet deri diku janë 26,00% dhe të tjerë prej 18,71% janë për ndryshimin e planit

mësimor. 32

32Anketa më mësimdhënësit 08.11.-20.11/2018

Po, 18.71%

Deri diku, 26.00%

Jo, 55.29%

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

25

8. A keni bashkëpunim me mësimdhënësit nga shkollat e tjera ?

a) Po 73,29%

b) Jo 21,60%

c) Deri diku 05,65%

Grafiku 9. Bashkëpunimi më mësimdhënësit nga shkolla e tjera

Bashkëpunimi mes mësimdhënësve është i nevojshëm për shkak të shkëmbimit të përvojave të

ndryshme të cilat kane treguar efekt pozitiv gjatë procesit të mësimdhënies. Të anketuarit në ketë

pyetje a janë duke bashkëpunuar me mësimdhënësit nga shkollat të tjera 73,29% janë përgjigjur

më përgjigje pozitive se janë duke bashkëpunuar, pastaj ata të cilin nuk janë duke bashkëpunuar

janë 21,60% dhe të tjerë janë përgjigjur prej 05,65% se janë duke bashkëpunuar deri diku33.

33Anketa më mësimdhënësit 08.11.-20.11/2018

Po, 73.29%

Jo, 21.60%

Deri diku, 5.65%

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

26

5.2.Rekomandime

Procesi arsimor duhet të ketë synimet e përgjithshme afatgjate që duam ti arrijmë në të ardhmen,

diçka drejt së cilës duhet të ecim për ta arritur mësimdhënien sa më të mirë.

Qëllimet arsimore duhet të lidhen me procesin e përgjithshëm të edukimit, sepse përcaktohen për

veprimtarinë tërësore të shkollës, për planet dhe programet mësimore.

Objektivat mësimore duhet të jenë me synime afatshkurtra dhe më konkrete se qëllimet arsimore.

Ato janë produkti që shpresohet të demonstrojë nxënësi si rezultat i të nxënit.

Objektivat mësimore duhet të formulohen në kuadrin e kontekstit të qëllimeve arsimore, por me

synimin që t’i konkretizojnë ato.

Duhet të fokusohen të gjithë që të formulojnë objektivat mësimore sepse janë bazamenti mbi të

cilin ngrihet plani i veprimit. Ato janë bazë për vendimet që lidhen me përmbajtjen mësimore,

me metodat e mësimdhënies, me përdorimin e mjeteve mësimore,dhe me vlerësim

Nga mësimdhënësit, së pari pritet gjithëpërfshirja. Mësimdhënësit duhet të krijojnë një ambient

klasor të pranueshëm për të gjithë nxënësit, pa dallim gjinie, etniciteti, kulture, statusi ekonomik

ose familjarë.

Gjithashtu nga mësimdhënësit pritet të zhvillojnë mësim që i përshtatet të gjithë nxënësve.

Mësimdhënësit duhet të përgatisin planin ditor,javor,dy-mujor, dhe planin vjetor në bashkëpunim

me mësimdhënësit e lëndëve të njejta dhe lëndëve të ndryshme.

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

27

PËRFUNDIM

Si në kohën e kaluar ashtu edhe në kohen e sotme, në të cilën jemi duke jetuar mësimdhënia ka

pas të njëjtin qëllim. Arsimi është një nga fushat më të rëndësishme të çdo shoqërie dhe të çdo

sistemi. Përmes mësimdhënies shoqëritë dhe kombet i,u transmetojnë pjesëtarëve të tyre dijen,

kulturën, trashëgiminë kulturore, vlerat përmes të cilave shkon përpara shoqëria.

Mësimdhënia është edhe një nga fushat që jo vetëm i prinë shoqërisë, por edhe ndikohet

fuqishëm prej saj si dhe ndryshimeve shoqërore. Fakti që sistemet e arsimimit janë në ndryshim

të përhershëm, nuk tregon paqëndrueshmëri përkundrazi ato shërbejnë për t’iu përshtatur sa më

mirë ndryshimit të shoqërisë.

Ashtu siç ka ndodhur edhe në sistemin tonë shkollor, ndryshimet vitet e fundit kanë treguar se

mësimdhënia është munduar të përshtatet sa të mund me ndryshimet sociale në vendin tonë, por

edhe me ato globale. Këto ndryshime duke mos qenë shumë të studiuara dhe duke qenë se

bëheshin në një terren shumë pak të favorshëm nga gjendja në të cilën sistemi ynë arsimor vinte

dhe nga një politizim i tejskajshëm, jo gjithmonë kanë dhënë frytet e duhura dhe janë perceptuar

shpesh nga ne si eksperimente.

Mësimdhënia është më shumë sesa punë. Ajo është ndër përgjegjësitë më të mëdha të shoqërive

të civilizuara. Në artin e mësimdhënies, mësuesi nxit shkëndijat e mendjes së nxënësve dhe

kështu ua ushtron mendjen për të pyetur, hulumtuar, zbuluar, etj. Roli i mësimdhënësit gjatë

historisë është që të bartë njohuritë e tij te gjeneratat e ardhshme për të mos humbur apo për të

mos mbetur në harresë. Kur themi se mësimdhënia është art, atëherë duhet të dimë se ajo kërkon

kreativitet, ndjeshmëri dhe inteligjencë.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org AVDYLI.pdf · struktura të rrënjosura në shoqërinë shqiptare. Sigurisht, praktikat gjithëpërfshirëse në arsim për fëmijët me aftësi

28

LITERATURA

1. Doktoratura :Ragip Gjoshi , Mësimdhënia e Gjuhës Shqipe në Kosovë (Nga Rilindja

Kombëtare deri në ditët e sotme) Tirane, 2015

2. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë . Korniza Kurrikulare e Arsimit

Parauniversitar të Republikës së Kosovës (e rishikuar), Prishtinë.2016

3. Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane, 2011

4. Musaj B. Metodologjia e mësimdhënies , Tirane, 2003