punim diplome - filologjiku.uni-gjk.org ponxha... · 1 adem hajdari, e folmja e rugovës, instituti...

23
UNIVRSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPË PUNIM DIPLOME GRUPET E BASHKËTINGËLLOREVE MB, ND DHE NG NË TË FOLMEN E PEJËS MENTORI: KANDIDATJA:Prof.ass.dr. Fridrik Dulaj Mergime Ponxha GJAKOVË, 2018.

Upload: truongthuy

Post on 13-Aug-2019

323 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Ponxha... · 1 Adem Hajdari, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik Prishtinë,1996, fq.68. 2 Po aty, fq.69. etj”. 2.1 .Të numërorët

UNIVRSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPË

PUNIM DIPLOME

GRUPET E BASHKËTINGËLLOREVE MB, ND DHE NG

NË TË FOLMEN E PEJËS

MENTORI:

KANDIDATJA:Prof.ass.dr. Fridrik Dulaj

Mergime Ponxha

GJAKOVË, 2018.

Page 2: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Ponxha... · 1 Adem Hajdari, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik Prishtinë,1996, fq.68. 2 Po aty, fq.69. etj”. 2.1 .Të numërorët

Përmbajtja

Abstrakti……….……….……………………………………………………………….3

Metodologjia ……………………………………………………………………………3

Historiku dhe përshkrimi gjeografik i

Pejës………………..………….………………………………………..….………….…4

Veçoritë kulturorë dhe historikë të

Pejës……………………………………………………………………………….……..4

Arsimi dhe shëndetësia………………………………………….…………….…….……5

E folmja e Pejës,disa nga karakteristikat e përgjithshme të folmes së

saj…………………………………………….….................................................................6

Shmangie të normës së shqipes së folur dhe shqipes së shkruar…………………….....…..6

Zhvillimi i grupeve të bashkëtingëlloreve në të folmen e Pejës…………….......…..…..…7

Grupi mb…..…………………………………………………………….………...….…7-11

Grupi nd………………………………………………………………………..……..12-16

Grupi ng…………………………………………………………………….…….……17,18

Përfundimi ………………………………………………………………………..……….19

Literatura………………………………………………………………………..…………20

Page 3: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Ponxha... · 1 Adem Hajdari, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik Prishtinë,1996, fq.68. 2 Po aty, fq.69. etj”. 2.1 .Të numërorët

Abstrakti

Ky Punim Diplome,është hartuar në bazë të studimeve të shumta teorike, hulumtimeve në

terren, anketave dhe intervistave me qytetarët e Pejës me moshë dhe gjini të ndryshme, si dhe në

të dhënat të marra nga Zyra për Informim në Komunën Pejës, rreth historikut dhe zhvillimit te

Komunës së Pejës .

Krahas gjithë këtyre hulumtimeve kemi kuptuar se Peja përkatësisht qytetaret e saj në të folmen

e tyre kryesisht janë “fanatik” në ruajtjen e karakteristikave të të folurit përkatës,konkretisht në

ruajtjen e grupeve të bashkëtingëlloreve:MB,ND,NG siç dëshmojnë edhe disa nga faktet në

shembujt në vijim.

Metodologjia

Metodat krahas të cilave është realizuar ky punim kryesisht janë anketat, intervistat dhe

përshkrimi i tyre gjatë hulumtimeve në terren dhe materialeve të tjera teorike.

Page 4: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Ponxha... · 1 Adem Hajdari, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik Prishtinë,1996, fq.68. 2 Po aty, fq.69. etj”. 2.1 .Të numërorët

Historiku dhe përshkrimi Gjeografik i Pejës

Peja, ka një histori mjaftë të vjetër qe veçohet në Kosovë si qytet turistik. Të dhënat e ndryshme

tregojnë ekzistencën e këtij qyteti në mënyrë të organizuar qysh nga kohërat Ilire. Peja njihet si

njëri ndër qytetet kryesore dhe rrugë lidhëse e karvanëve të shumtë tregtarë, që kanë udhëtuar

nga Venediku dhe Raguza (Dobrovniku i Vjetër).

Të vizitosh Pejën, do të thotë të shtegtosh nëpër kohëra të ndryshme, si nga ajo: Ilire, Bizantine,

Otomane,luftërat botërore e deri në ditët e sotme.

Peja ka një sipërfaqe gjeografike prej 603 km2. Karakteristikë e pozitës gjeografike është shtrirja

e saj në skajin veriperëndimor të luginës se pëlleshme të Dukagjinit,para grykës piktoreske,nën

shpatet e Alpeve shqiptarë dhe në luginën e Lumbardhit. Ky qytet shtrihet rrëzë bjeshkëve të

Nemuna dhe Grykës së Rugovës. Në perëndim dhe veri përkufizohet më Malin e zi,në lindje me

komunën e Istogut dhe të Klinës ndërsa në pjesën e jugut shtrihen komuna e Gjakovës dhe e

Deçanit.

Veçoritë kulturore dhe historike të Pejës

Jeta kulturore në Pejë është mjaft e bujshme pa dyshim se edhe vet zhvillimi i hershëm i qytetit

ka ndikuar edhe në zhvillimin kulturorë . Peja ka kino-teatrin ‘’Jusuf Gervalla”, Teatrin “Istref

Begolli’’ , Bibliotekën e qytetit ‘’Azem Shkreli’’, Muzeun Etnografik, Arkivin, Galerinë e

Artëve, Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve. Në Pejë veprojnë edhe shumë shoqëri kulturore

e artistike siç janë: Kori i Qytetit, ansambli “Haxhi Zeka”, Sofra Pejane, Ansambli ‘’Rugova’’

etj..

Peja, po ashtu ka edhe objekte të shumta më vlera të veçanta e sidomos ndërtesa prej guri

(Kulla)...

Page 5: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Ponxha... · 1 Adem Hajdari, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik Prishtinë,1996, fq.68. 2 Po aty, fq.69. etj”. 2.1 .Të numërorët

Arsimi dhe Shëndetësia

Banorët e Pejës sikurse gjithandej i kanë kushtuar dhe vazhdojnë t’i kushtojnë rëndësi të madhe

arsimimit, ata pretendojnë të jenë kryesisht të arsimuar e investim më i madh në këtë fushë bëhet

sidomos në gjeneratat e reja.

Peja na ofron edukim të të gjitha niveleve duke filluar nga niveli para fillor e deri te aj

universitar, këtu theksojmë shkollën e Mesme te Arteve , Universitetin “Haxhi Zeka” dhe

Shkollën Speciale për të Verbër.

Spitali Regjional i Pejës, QKMF-ja (qendra kryesore e mjekësisë familjare), nën qendrat e

Mjekësisë Familjare në secilën lagje dhe në disa nga fshatrat më të banuara , shërbimi privat

shëndetësor etj..ofrojnë mundësi dhe shërbime shëndetësore kualitative jo vetëm banorëve të

Pejës .

Page 6: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Ponxha... · 1 Adem Hajdari, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik Prishtinë,1996, fq.68. 2 Po aty, fq.69. etj”. 2.1 .Të numërorët

E folmja e Pejës, disa nga karakteristikat e përgjithshme të folmes së saj:

Në studimet e shumta që A.Hajdaraj ka bërë, rreth të folmes se Rugovës, ka sjellë çështje të

ndryshme për këtë të folme dhe për të folmen e Pejës, veçoritë dhe karakteristikat të cilat e bëjnë

të veçantë nga shumë të folmë të tjera.

1.Ruajtja e zanoreve hundore: zâni, hîri…

2.Ruajtja e a-se nazale(hundore) e theksuar:nâna,lâmi,hâna..

3.Ruajtja e n-se intervokalike: rana, bana…

4.Ruhet seria e zanoreve të gjata: plak-pla:kë

5. Fjalët oksitone (turke) kalojnë në paraoksitone: teneçe, shishe, baba..

6.Ruajtja e bashkëtingëlloreve të zëshme: vend, zog…

Shmangie të normës së shqipes së folur dhe shqipes së shkruar

Në formën e folur, ashtu edhe atë të shkruar, si në jetën e përditshme edhe në të gjitha

institucionet e qytetit, mund të veçohet një mal i dendur shkeljesh të kritereve shkencore, të cilat

mund të përmblidhen me dukuritë vijuese:

1. Fjalitë dhe frazat e gjymta nga ana kuptimore: fillimi i shprehjes së mendimit me fjali të

varura pa fjalinë drejtuese.

2. Mungesa e konkurrencës sipas kategorive në ndërtimin e fjalive p.sh. “…u shfaqen fiset ilire.

3. Varësia leksikore si pasojë e kulturës së ngushtë letrare, gjuhësore dhe të përgjithshme.

4. Mosnjohja e stilistikës letrare dhe asaj gjuhësore si dije e sajimit të shprehisë më ekspresive

dhe më impresive të tekstit shkrimor ose të komunikimit gojorë.

5. Mungesa e njohurive nga pragma-linguistika, gjuhësia e tekstit, figurat retorike, sinonimia,

prozodia, frazeologjia, etj. Përderisa mungon formimi nga fushat e përmendura, është e

kuptueshme se do të mbizotërojë( thënë në terminologjinë e Lebovit), teoria e deficitit gjuhësor.

Page 7: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Ponxha... · 1 Adem Hajdari, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik Prishtinë,1996, fq.68. 2 Po aty, fq.69. etj”. 2.1 .Të numërorët

Zhvillimi i grupeve të bashkëtingëlloreve në të folmën e Pejës

Duke u bazuar në studimet që janë bërë, grupet e bashkëtingëlloreve: mb, nd, ng janë rast tipik

dhe paraqesin dallim në krahasim me të folmet e tjera. Këto grupe të bashkëtingëlloreve në

qytetin e Pejës janë ruajtur në përgjithësi, e veçanërisht grupet përkatëse mb, nd, ng, të cilat

kanë përdorim të madh sidomos nga folësit e Pejës,mirëpo nuk do të thotë se nuk i kanë ruajtur

edhe banorët e tjerë, të cilët janë të ardhur në Pejë dhe që është vështirë të vërehen, nëse janë

pejane apo jo.

Grupi MB

Adem Hajdaraj në librin ‘E Folmja e Rugovës’, rreth grupit mb thotë se: “grupi mb,fonemë kjo

deridikund e përbërë, ashtu si në të folmen e Malësisë së Madhe”, edhe në të folmen tonë,

(Rugovës) me ndonjë përjashtim te të folurit të brezit të ri rugovas, na del në tri reflekse, si pasoj

e një asimilimi progresiv :mb>b;mb>m.mb>p”1. Pra, siç dihet, grupi mb asimilohet kryesisht

në gegërishte, përkundër ruajtjes në pjesën më të madhe të të folmeve toske.

Grupi mb në të folmen e Rugovës na del i reduktuar në elementin e dytë b si: blidhet, bledhet,

berthehet,kubar,rrubullak, kumull, etj. Për dallim nga e folmja e Rugovës në të folmen e

Pejës ky grup bashkëtingëllor ruhet dhe këto fjalë dëgjohen si: mblidhët, mbledhët,

mbërthehët, kumbar, rrumbullak, kumbull.

Në disa raste tjera është asimiluar në elementin e parë m:i dhëm dora, Pom pizat kâma, Kiêka

fort i âmel!; etj,pastaj mb reflektohen edhe në p: thûp: pllûm, plûm për: thumb, pëllumb,

plumb etj”2.

Fjalët: “mprehte, mbreme, mbrapa, mbas, mbjelli, mbeshtjelli, mbertyp etj..,te gjuhës letrare

në këtë idiom gjuhësor shqiptohen me p: I pre:ht,prâ:m, prapa, pas, , pielli, pshtielli, pertyp,

1 Adem Hajdari, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik Prishtinë,1996, fq.68.2Po aty, fq.69.

Page 8: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Ponxha... · 1 Adem Hajdari, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik Prishtinë,1996, fq.68. 2 Po aty, fq.69. etj”. 2.1 .Të numërorët

etj”. 2.1.Të numërorët , në këtë të folme,grupinmb e kemi të rrudhur në elementin e parë

m:dymdhet:,tremdhe:t, etj.

Rreth përdorimit të grupit mb në të folmën e Rahovecit me rrethinë, Fridrik Dulaj thotë se: “Ky

grup bashkëtingëllorësh në dy arealet e të folmeve në shqyrtimin (Ratkocit dhe Krushes), në të

gjitha rastet, është reduktuar në m. Duhet theksuar se ruajtja e grupit bashkëtingëllor mb bashkë

me grupet e tjera nd, ng, paraqet një prej veçorive të kësaj të folme. p.sh. në Rahovec dhe fshatra

për rreth.

Përderisa kënga popullore na jep variantin e asimiluar nga mb në m, këtë grup bashkëtingëllor

e hasim në Divanin e Sheh Maliqit dhe të Fjalori i Kujunxhiçit”3.Me tej Dulaj citon se: H.Agani

gjatë krahasimit të dy të folmeve: të Gjakovës dhe Rahovecit, pohon përdorimin e grupit

bashkëtingëllor mb në disa raste sporadike edhe në disa fshatra të Rahovecit. Sipas tij “Kjo tezë

e ruajtjes së grupit bashkëtingëllor vlen për qytetin e Rahovecit, por jo edhe për fshatrat që

përmendë Agani,(saktësisht fjala mba në Pataçan, nuk përdoret mba shtrejt, por ma shtrejt).

Rahovecasit grupin mb e përdorin edhe sot në përputhje me rregullat e Shqipes Standarde”4.

“Prandaj ruajtja e këtij grupi mund të dëshmojë për një gjendje me të vjetër të shqipes, krahasuar

me përdorimin e Rahovecjançes, sic e kemi sqaruar më lartë ose thënë më saktë Rahovecasit në

të kaluarën flisnin shqip e jo sllavisht.”5.

Të gjitha rastet e shqiptimit të grupit mb rahovecasit i shqiptojnë të plotë, p.sh: puna mbar ,

nimbelljet, shtambllet ( ne Rahovec) puna e mar, nimdhet etj (në fshatra) etj.

Më tej Dulaj mendon se ruajtja e grupit mb në të folmen e Rahovecit mund të dëshmohet përmes

dokumenteve të shkruara në këngët e Divanit, te Sheh Maliqit:

Ter ne zember na ka ra: Pejgamberin Mustafa;

Katerqind mij pejamber qi erdhen n’dynja,”6.

Në fshatërat e Rahovecit reduktimi i grupit të bashkëtingëlloreve mb, përveç të numëroret e

lartpërmendur (nimblljet, shtamblljet), ndodhë pothuajse në ç’do rast tjetër: miell, mledh,

2.1. Adem Hajdaraj, Efolmja e Rugovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, fq. 68.3 Fridrik Dulaj, E folmja e Rahovecit me rrethinë, Instituti Albanologjik i Prishtinës, “Grafoprint” Prishtinë, 2016,fq.144.4Po aty, fq. 144.5Po aty, fq. 144.6Po aty fq.144.

Page 9: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Ponxha... · 1 Adem Hajdari, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik Prishtinë,1996, fq.68. 2 Po aty, fq.69. etj”. 2.1 .Të numërorët

(mbiell, mbledh). Në disa raste në fshatrat e zonës së Rahovecit, në vend të grupit

bashkëtingëllorë mb në fjalën mbes del forma me j, si; jes, jet, jesim, jisni, jesin, (mbes, mbet,

mbesim, mbetem).

Kjo formë është vërejtur edhe në shqipen e shkruar në Rahovec, p.sh:

‘’Vriten ne lufte po po dhe desin

Nuse e reja pa burra jesin,

Jesin (mbesin) të veja si qyqe në shpi

I lan shpit e kthejne ne gjini’’

Në disa raste të veçanta, grupin mb e hasim në mp p.sh: pshtjellë-mpshtjell (mbeshtjell),

pshtjellaç (mbshtjelles). Këtë ai e ka hasur edhe në veprën e S. Haxhiajt, e cila paraqet dëshminë

më të mirë për te folmen e Rahovecit, të cilës autori i ka shtuar edhe trajta te te folmeve tjera te

marra nga gjuhët ne kontakt (si emigrant qe ishte), apo nga literature e lexuar.

;…. Shqipnin ne dore qi mos t’ia lshojmë,

Me armë n’dorë do ta mprojmë’’

Përderisa shndërrimi i grupit mb në mp është karakteristikë e të folmes së Rahovecit, kalimi i

grupit mb në p është dukuri e të folmeve të dy arealeve të tjera, Krushës dhe Ratkocit. Asimilimi

i këtij grupi bashkëtingëllorë nuk ndodh vetëm në fillim të fjalës, ai asimilohet edhe në fund të

fjalës, p.sh: hup- (humb) hupsi etj. Hup bre majmun.I ka hup lopt kopili.

Prandaj dukuria e kalimit të grupit mb në p, siç duket është e përbashkët për të folmen e

Rahovecit dhe të Pejës, e ndoshta edhe për të folmet e tjera të gegërishtes verilindore.

Dukurinë e ruajtjes së këtij grupit bashkëtingëllor në të folmen e Pejës e dëshmojnë edhe të

dhënat e ADGJSH (Atlasit dialektologji të gjuhës shqipe) harta 16, pika 18 shpjegon që grupi

bashkëtingëllorë mb në të folmen e Pejës ekziston në të gjitha kushtet fonetike dhe ruhet në të

gjitha pozicionet: në fillim, mes dhe në fund të fjalës –mbiell grurin, krasit kumbullen, thumb

etj”7.

7 ADGJSH, Harta nr.16, pika 18.

Page 10: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Ponxha... · 1 Adem Hajdari, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik Prishtinë,1996, fq.68. 2 Po aty, fq.69. etj”. 2.1 .Të numërorët

Pas gjithë këtyre hulumtimeve të A.Hajdaraj në të folmen e Rugovës dhe F.Dulaj mbi të folmen

e Rahovecit me rrethinë, ku këto dy bashkësi folëse kryesisht i kanë asimiluar grupet–mb,nd,ng,

që për dallim nga folësit e Pejës të cilët i kanë ruajtur, këtë e dëshmojnë edhe të dhënat nga

ADGJSH harta nr.16, ku përmendem dhe me lartë së ekzistojnë në të gjitha kushtet fonetike,

hulumtimet në teren dhe intervistat e zhvilluara më qytetarët pejanë e plotësojnë këtë studim.

Grupin mbnë të folmen e Pejës e kemi dëgjuar në fillim, në mes dhe në fund të fjalëve :

Përdorimi i grupit mb në fillim të fjalëve:

mbasi jemi në qendrën e qyteti, mbrenda

ditës, duhet mu mblu,

burrat e mbajnë shpin,

tash n’pranverë mbillim bashqe , po

t’na kishin nshu kto viza asnjo skish mbet ktu , hajt

se mbas bajramit pim kafe,

kur po don njeri me mbaru far pite , a

për dit i mbaron qeto sende a , vetem

ky model ka mbet , puna

mbar, mbar paq, tash ktu nuk

po mbillim ma, mbaroj ma kjo pun ,

te prift e mbara, menihere

mbas lufte, spo i vjen

mbarre, për pejont

lopa bon mbuu.., etj…

Page 11: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Ponxha... · 1 Adem Hajdari, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik Prishtinë,1996, fq.68. 2 Po aty, fq.69. etj”. 2.1 .Të numërorët

Përdorimi i grupit mb në mes të fjalëve:

Numërorët nga njëmbëdhjetë deri në nëntëmbëdhjetë,

nga ora dymbëdhjetë është pauza,

prej orës trembëdhjetë e tridhjetë është takimi,

nga ora pesëmbëdhjetë nis emisioni I mbasditës,

me datën gjashtëmbëdhjetë bëhet hapja solemne e dyqanit tonë ,

festivali zgjat deri me datën nëntëmbëdhjetë të këtij muaji,

kemi zgjidhje me veshmbathje të ndryshme,

në katin përmbi,

i përmbush premtimet, në

këtë përmbledhje,

Përdorimi i grupit mb në fund të fjalëve:

kjo lule e ka qit vetëm këtë thumb,

se din sa dhemb kjo fjalë,

nga vërshimet e mëdha u shemb gjithçka e mbetur,

vëllain e kam të fort si shkëmb,

thuajse nuk ka në gojë asnjë dhëmb etj…

Page 12: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Ponxha... · 1 Adem Hajdari, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik Prishtinë,1996, fq.68. 2 Po aty, fq.69. etj”. 2.1 .Të numërorët

Prandaj, edhe e folmja e Pejës, ashtu si në të folmen e Rahovecit dhe në të dhënat e ADGJSH .

harta nr 16 , e ruan grupin mb në të gjitha pozicionet.

Grupi ND

Në librin ‘’E folmja e Rugovës’’ A.Hajdaraj rreth grupit nd thotë së: “grupi konsonantik nd në të

folmen tonë, ashtu si në të folmet e tjera të Gegërishtes, ka ndjekur një rrugë evoluimi, si grupi

mb dhe sipas nesh, raportet e asimilimit janë përafërsisht të njëjta me ato të mb-së: nd>=8;

nd>p=6; nd>n=1.Kështu, në të folmen e Rugovës kemi: daloj, digoj, dalena, doshta, dikoj

,për dallim nga e folmja e Pejës ku kemi: ndaloj, ndëgjoj, ndalëm, ndoshta, ndikoj, ku nga

grupi nd në pozicion nistor ka rënë elementi i parë n dhe ka mbetur elementi i bashkëtingëllores

se dytë d përmes rrugës nd->d.Grupin nd të parrudhur qofte në elementin e parë qofte në të

dytin, në të folmen e Rugovës e kemi hasur në pak fjalë, kryesisht të reja, si :tundaç,

dallandyshe, si dhe të ndonjë fjalë e burimit të huaj, si:sanduk, sandallë, e ndonjë tjetër. Të

numërori nëntë, si dhe të gjithë numërorët e përberë me këtë, bie elementi i dytë: nânthet,

nânumth:t, I nânthetetreti etj. Të fjalët: komadant, komadoj, komamdim etj.

A. Hajdaraj citon se grupin nd e kanë vështruar mirë edhe Ahmet Kelmendi, dhe Menduh

Begolli i cili në këtë pikë, ka bërë lajthitje materiale. Kështu, “Ai thekson së fjala nder

shqiptohet me d ne fillim, ndërsa te fjala mundim,e shihte te ruajtur grupin nd”. Më tej

A.Hajdaraj, konstatuam se d-ja të fjala ndera është e rrudhur në elementin e parë (nera) të të

gjithë brezat.”8Për fjalën mundim I njëjti autor, ka konstatuar së është ruajtur ky tog i plotë,

ndërsa në e hasim të rrudhur në elementin e dytë: mûdim e sipas kësaj edhe: mûdoj,

mûdohena, I,e mûduem-e, mûdimçar etj. Po ashtu Hajdaraj thekson edhe studimin tjetër të A.

Kelmendit,I cili ka konstatuar së ndajfolja brenda e shqipes letrarë në Rugovë shqiptohet me

dnë mes (brêda).”9Për fjalën dhenderr, i njëjti autor, e jep trajtën me d (dhênderr), duke u

bazuar në disa vargje popullorë10.

8Adem Hajdaraj, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik iPrishtinës, Prishtinë,1996, fq. 70.9Po aty fq. 70.10Adem Hajdaraj, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik iPrishtinës, Prishtinë, 1996, fq. 70.

Page 13: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Ponxha... · 1 Adem Hajdari, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik Prishtinë,1996, fq.68. 2 Po aty, fq.69. etj”. 2.1 .Të numërorët

Pa marre parasysh se si i ka shënuar mbledhësi i këtyre vargjeve,konstatimi i autorit, ka dalë igabuar, meqë kjo fjalë edhe sot e gjithë ditën në këtë të folme del me t në mes: dhânterr.”11

Mendimin tonë, përpiqemi ta përforcojmë edhe me këto fjalë të vjela drejtpërsëdrejti në terren:

âterr ‘’ ëndërr’’ , xhâterr ‘’ gjënderr’’ , gjâterr’’… një si kokërr qe del zakonisht nën krah’’ ,

çâterr ‘’ shtylle e pjerrët që e mbanë sanën që të mos rrëzohet’’ , krâte ‘’ krade’’ etj. Në fillim

të fjalës, ashtu si në të folmen e Kelmendit, grupi nd në të folmen e Rugovës ka përfunduar me

kryefonemën t të fjalet: têja ‘’ ndeja’’, teshem ‘’ndeshem’’, tryshe ‘’ndryshe’’, tiej ‘’ndiej’’,etj.

Në fillim të fjalës, ky grup me shume del me d se me t, e tepër pak me n. Ja disa shembuj të

ndryshëm: dalu, doshta, dermjet, tryshe, diema, nerohena etj. Në pozicionin mestor, në të

shumtën e rasteve, e kemi refleksin t:ktoj‘’këndoj’’etj. Po me pak hasen reflekset d an: katûdi,

shnosh, shpênia, sêdet etj. “12Nd-ja fundore në këtë të folmë vazhdimisht reflektohet në t:gât

‘’gand’’, lât ‘’lende’’, imêt ‘’njëmënd’’, kuvêt ‘’kuvënd’’etj.”13Në të folmen e Rugovës ruhet

trajta e vjetër e fjalës dhezi ‘’ndezi’’, ku duke iu referuar GJ.Shkurtajt dhe E. Çabejt, A.Hajdaraj

mendon se E folmja e Rugovës ka ndjekur të njëjtën rrugë sikurse të folmet jugore të

toskërishtes, të cilat janë shkëputur nga trungu gjuhësor amtar, siç janë Greqia, Italia,

Ukraina.”14

11 Adem Hajdaraj, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik iPrishtinës, Prishtinë 1996, fq.71.12Po aty fq. 71.13 Adem Hajdaraj, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 1996, fq.72.14Po aty fq. 72.

Page 14: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Ponxha... · 1 Adem Hajdari, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik Prishtinë,1996, fq.68. 2 Po aty, fq.69. etj”. 2.1 .Të numërorët

Mbi grupin bashkëtingëllor nd F. Dulaj në librin ‘ E folmja e Rahovecit me rrethinë’’ thotë së:

Edhe grupi nd, ashtu sikurse edhe grupi mb, në të folmen e kësaj zone, ka ndjekur dy rrugë:

brenda në qytetin e Rahovecit ku grupi ruhet, ndërsa në të gjitha fshatrat rreth tij është reduktuar

në ň. Edhe për grupin nd në fshatrat e Rahovecit e sidomos në fshatrat të cilat profesor Agani i

cekë me emra (fjala është për fshatrat Sopniq, Zaçisht, Zatriç, Apterushë etj.), duke thënë se në

mënyrë sporadike e ruajmë grupin bashkëtingëllor nd të fjalët:nder,katundar, e ki mundu, mbas

shpinde etj, sot grupi nd nuk dëgjohet fare”15.

F.Dulaj mendon se, po të krahasohet gjendja e sotme të grupit bashkëtingëllor nd të së folmes së

zonës së Malishevës, mund të themi së në të folmen e Llapushës këto grupe janë reduktuar

plotësisht qysh moti. Në të folmen e Llapushes grupi bashkëtingëllorë nd ka ndjekur një rrugë

me ndryshe nga të folmet e arealeve të Krushës dhe Ratkocit. Në Lapushë grupi nd është

reduktuar në n, pa i ruajtur gjurmët e bashkëtingëllores d ( po kon knusi)”16, kurse në të folmen e

Ratkocit dhe Krushes grupi nd, ka dhenë ň, por megjithatë ka elemente të bashkëtingëllores së

dytë , qe janë ruajtur në të folmen e qytetit të Rahovecit, e cila ruan këtë grup bashkëtingëlloresh.

P.sh: Katunar (Lapushe), Katuňar ( Ratkoc), ndër ( Rahovec).”17

Edhe po t’iu referohemi të dhënave të ADGJSH ( Atlasi Dialektologjik i Gjuhës Shqipe) “harta

17 pika 18 thotë së grupi nd ekziston në të gjitha kushtet fonetike në të folmen e Pejës, ndërsa

harta 15.b pika 28 thotë së nuk ekziston, ku do të thotë se të dhënat në ADGJSH në hartën e

fundit të cekur -15.b”18, nuk përputhen me hulumtimet e bëra në terren me qytetarët e Pejës, ku

anketa me ta tregon qe folësit pejanë e kanë ruajtur këtë tog, madje janë besnikë në ruajtjen e

këtyre grupeve bashkëtingëllore dhe që të folmen e tyre e bëjnë karakteristike nga të folmet e

tjera të Kosovës.

15Fridrik Dulaj, E folmja e Rahovecit me rrethinë,Instituti Albanologjik i Prishtinës, “Grafoprint” Prishtinë 2016, fq 146.16Fridrik Dulaj, E folmja e Rahovecit me rrethinë, Instituti Albanologjik i Prishtinës, “Grafoprint” Prishtinë 2016, fq. 147.17Po aty fq. 147.18ADGJSH ( Atlasi Dialektologjik i Gjuhës Shqipe), 2007-2009, harta 17 pika 18; -15.b.

Page 15: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Ponxha... · 1 Adem Hajdari, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik Prishtinë,1996, fq.68. 2 Po aty, fq.69. etj”. 2.1 .Të numërorët

Shembuj të mbledhur në tërren:

Përdorimi i grupit nd në fillim të fjalëve

duhesh me ndi….

qa po ndigon prej muzikes…

a po ndin qa po thot …..

une shkova me ndejt….

ndihna mire qe u gzove ….

ne rrug kur ndalesh…..

osht interesant qe mi ndi dy pejon tuj bashkebisedu …

deri ne shpi u ndike zhurma …

si ndalet goja ….

vetem bistrica na ndan….

çdo dit e ndigoj radio Dukagjinin….

tash na që jemi ma’t vjetër nuk po ndim mirë ..

ndihmoj se ka nevoj..

sa dit ndëjtë…etj

Përdorimi i grupit nd në mes të fjalëve

andena kur e sheh…

me rastin e ditëlindjes tondë…

do sënde i ki parasysh e si sheh..

qysh po mendon ti…

t’shkoj qindej…

sot osht pazar se e shtundë..

ne shtatëdhetëtetën a nondën (78-9) e kam hap ket dugoj…

mirë qe po mundësh…

Page 16: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Ponxha... · 1 Adem Hajdari, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik Prishtinë,1996, fq.68. 2 Po aty, fq.69. etj”. 2.1 .Të numërorët

nuk ma merr mendja..

kumedit qyshi ka punt mbrenda…etj…

Përdorimi i grupit nd në fund të fjalëve

me shku deri n’qat vend..

kaniherë nuk pajtona me dikond…

çdo fundjav shkojmenë katund…

hiq as ni send…etj…

Grupi NG

Rreth këtij grupi bashkëtingëllorësh,Adem Hajdaraj, në librin ‘E Folmja e Rugovës’ thotë së:

“grupi konsonantik ng në të folmen e Rugovës në raste të shumta, si vëren Ahmet Kelmendi,

ashtu si në mbarë të folmet e Malësisë se Madhe, pa marrë parasysh pozicionin, është asimiluar

në përbërësin e dytë g, p.sh: garkoj, gusht, gutena, gopet, gujoj etj, qe në disa raste pastaj e ka

dhënë kryefonemen k, p.sh: kadale, katrre:s, kuli,etj, sidomos në pozicionin

fundor:cŭk,lâk,pêk, (cung,leng,peng). Në mes të fjalës po ashtu grupi ng me shumë ka dhënë g

se k: kugull, kugullor, râki, shtrungua, mâka,câkull, hâgra,hugro “hungron’’, cigare,pêg:s

‘’pëngesë’’,pêkoj, shtergoj , mâgut, shlluga, râkoj “rangoj’’ etj.Në fund të fjalës,si thamë: dalin dy rezultate:k me shumë së g:lâk,torolâak,prê:k,

mug’’muzg’’,plâk,’’plang’’ , pêk ‘’peng’’, gŭ:g, gugaç, trug ‘’trung’’ etj.

Gjatë punës në terren, në të folmen e Pejës si grupin bashkëtingëllor mb dhe nd, ashtu edhe për atë ng

kemi gjetur të ruajtur në përdorim ne fillim në mes dhe fund të fjalës. P.sh. Me tej A.Hajdaraj thotë se

raporti i përgjithshëm na del: 2k, 1g. Të shtojmë këtu se tërësisht si në Malësinë e Madhe,mandej si

ne Malësinë e Krujës, dhe të një pjesë e zonës së Peshkopisë togu ng, në pjesë me të madhe të

Page 17: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Ponxha... · 1 Adem Hajdari, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik Prishtinë,1996, fq.68. 2 Po aty, fq.69. etj”. 2.1 .Të numërorët

rasteve është reduktuar në elementin e dytë g, që herë-herë del si kryefonemë k”19. Qe edhe disa

shembuj:krehi,kuli,mâgon,lgon‘’lengon’’, katrrestar, krihena, opâka etj.”20

Këto konstatime të këtyre dijetarëve të njohur, na e thotë mendja, ngurosen me mirë me fjalët e

dokumentuara edhe sot e gjithë ditën në të folmen e Rugovës: drêkua dhe lâ:t ( I ke: pre kto

lâ:t çpejt si me kiê:n drêkua!).

Sa për kohën e paraqitjes së këtij inovacioni gjuhësor, pas nesh, mund te konstatohet së grupet

konsonantike mb, nd dhe ng u thjeshtësuan në gegërishte përkundër toskërishtes qe i ruan, dikur

atje nga koha e Bogdanit, në veprat e të cilit sipas Latif Mulakut i hasim disa raste reduktimi të

grupit ng. Sipas kësaj mund të merret mendimi i këtij autori se koha e paraqitjes së këtij

inovacioni, do të jetë gjysma e dytë e shk.XVII përkatësisht gjysma e parë e shk. XVIII.”21

Nga e folmja e Rahovecit me rrethinë rreth grupit mb, F. Dulaj thotë së: Edhe grupi

bashkëtingëllor ng, ashtu si grupet mb dhe nd, në këtë të folme, në fshatrat e arealit të Rahovecit

dhe të Krushës, është reduktuar. Gjatë reduktimit të këtij grupi bashkëtingëlloresh të dy fonemat

kanë pësuar reduktime, me shumë e para së e dyta dhe kështu kanë dhënë fonemën tjetër nj, e

cila ka përdorim të gjerë në arealin e Ratkocit dhe Krushës, p.sh.: kâɳ (këngë), hiɳirizet ( qëshet

me zë të lartë), hiɳllima e kalit, kuɳull (kungull), buɳ (bung), guɳaq (gungaq) etj.. I’a la ɳreht

doren, ju ɳri xhaki, etj.

Ndërsa të brezi i mesëm dhe i ri ky grup bashkëtingëlloresh e ka filluar ta konsolidoje kalimin e

ɳ nëng”22.Edhe këtë dukuri në qytetin e Rahovecit kanë arritur ta ruajnë të paprekur nga

zhvillimet e gjuhës ne rrjedhë të motiveve. Ruajtjen e këtij grupi bashkëtingëlloresh e gjejmë

edhe në veprat e Hilmi Maliqit dhe të S.Haxhijat:”23.Nga Divani:kët Himijen e pe ngon(K49), as

me pi as në ngron, hiqnaj perdet ngat me kon ‘’… te gjithe Isa ja ka me n’a pre. Me na pre me

n’a cungue’’ ( nga S. Haxhija).

19Adem Hajdaraj, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 1996, fq. 73.20Po aty fq. 73.21Adem Hajdaraj, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 1996, fq. 73.22Fridrik Dulaj, E folmja e Rahovecit me rrethinë,Instituti Albanologjik i Prishtinës, “Grafoprint” Prishtinë 2016, fq 148.23Fridrik Dulaj, E folmja e Rahovecit me rrethinë,Instituti Albanologjik i Prishtinës, “Grafoprint” Prishtinë 2016, fq 149.

Page 18: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Ponxha... · 1 Adem Hajdari, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik Prishtinë,1996, fq.68. 2 Po aty, fq.69. etj”. 2.1 .Të numërorët

“ADGJSH (Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe) rreth grupit ng jep të dhëna ku harta 18 pika 18

thotë se në të folmen të cilën po e shqyrtojmë, ekziston në të gjitha kushtet fonetike: ngushtë,

kungull, trung etj.

Gjatë punës në tërren, në të folmen e Pejës si grupin bashkëtingëllor mb dhe nd , ashtu edhe për atë nge

kemi hasur ta gjejmë të ruajtur në fillim, mes dhe fund të fjalës. p.sh.

po jemi shumë ngat…

ski nevoj me u ngushtu…

duhet me e nguju…

a u ngit hala...

dje ton diten kam nga..

ktu osht i vizatum trungu I familjes…

sa hongra buk…

kemi mbill edhe kungull…

kush ta ka msu kongen…

ky eshte nje cung ahu…

5 a 6 kong…

Nga të dhënat e lartpërmendura si nga A.Hajdaraj ku ky grup kryesisht është asimiluar në

përbërësin e dytë g, si dhe sipas F.Dulaj ku në të folmen e qytetit të Rahovecit me rrethinë

edhegrupi ng sikurse edhe dy grupet e tjera kryesisht është ruajtur24. Kurse të dhënat nga

ADGJSH përputhën me hulumtimet e bëra në tërren qe grupi ng ekziston në të folmen e Pejës,

gjë që e dëshmuan edhe vetë folësit Pejanë:

24ADGJSH Prishtinë, 2007-2009, Harta 18 pika 18.

Page 19: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Ponxha... · 1 Adem Hajdari, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik Prishtinë,1996, fq.68. 2 Po aty, fq.69. etj”. 2.1 .Të numërorët

Përfundimi

Në bazë të studimeve dhe hulumtimeve të shumta që janë bërë rreth këtij punimi për grupet e

bashkëtingëlloreve në të folmen e Pejës, kemi arritur të kuptojmë dhe konstatojmë se: qytetaret pejanë në

të folmen e tyre kryesisht i kanë ruajtur grupet bashkëtingëllore: mb, nd dhe ng.

Mbështetur në të dhënat e marra nga libri i A. Hajdarajt ‘’ E folmja e Rugovës’’, rreth grupeve përgatesë

kemi vërejtur se tek rugovasit në të shumtën e rasteve janë asimiluar apo mund të themi se plotësisht janë

hequr nga përdorimi gjuhësor.

Të dhënat tjera të marra nga libri ‘’E folmja e Rahovecit me rrethinë’’, me autor F. Dulaj, pamë se

grupet bashkëtingëllore të lartpërmendura në të folmen e Rahovecit me rrethinë kanë një nivel më të lart

të ruajtjes së këtyre grupeve, krahasuar me të folmet e tjera, në përjashtim me të folmen e Pejës ku ruhen

thuajse plotësisht.

Ndërsa bazuar në të dhënat e ADGJSH vërtetuam se grupet bashkëtingëllore në fjalë, në hartat përkatëse

dhe me pikat e dhëna rreth të folmes se Pejës dalin që këto grupe ruhen dhe ekzistojnë në të gjitha kushtet

fonetike. Nga të gjitha këto të dhëna teorike për plotësimin e këtij punimi nuk munguan as hulumtimet e

bëra në terren, përkatësisht intervistat dhe bisedat e shumta me qytetarët pejanë, të cilët dëshmuan se janë

folësit më fanatik në ruajtjen e këtyre grupeve bashkëtingëlloresh, krahas të folmeve të shumta të tjera të

shqipes.

Këto argumente praktike përputhën me të dhënat e ADGJSH, dhe nga e gjithë kjo punë arritëm në

përfundim se në të folmen e Pejës janë ruajtur dhe vazhdojnë të ruhen grupet e bashkëtingëlloreve mb,

nd dhe ng.

Page 20: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Ponxha... · 1 Adem Hajdari, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik Prishtinë,1996, fq.68. 2 Po aty, fq.69. etj”. 2.1 .Të numërorët

Literatura

I. Hajdaraj, Adem ,”E folmja e Rugovës” , Instituti Albanologjik Prishtinë, 1996.

II.Dulaj, Fridrik ,“E folja e Rahovecit me rrethinë”, IAP, Prishtine, 2016.

III.ADGJSH ( Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe) ASHSH, NAPOLI, 2007-2009.

IV.Zyra për informim në komunën e Pejës.

V.Hulumtimet në tërren.

Page 21: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Ponxha... · 1 Adem Hajdari, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik Prishtinë,1996, fq.68. 2 Po aty, fq.69. etj”. 2.1 .Të numërorët
Page 22: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Ponxha... · 1 Adem Hajdari, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik Prishtinë,1996, fq.68. 2 Po aty, fq.69. etj”. 2.1 .Të numërorët
Page 23: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Ponxha... · 1 Adem Hajdari, E folmja e Rugovës, Instituti Albanologjik Prishtinë,1996, fq.68. 2 Po aty, fq.69. etj”. 2.1 .Të numërorët