punim diplome - edukimi.uni-gjk.org musa.pdfkurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca....

27
UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI'' FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME ZHVILLIMI I KOMPETECËS NË FUSHËN GJUHË DHE KOMUNIKIM NË KLASAT PARASHKOLLORE Mentori: Kandidatja: Prof. Ass. Dr. Ragip GJOSHI Amella MUSA Gjakovë, 2019.

Upload: others

Post on 25-May-2020

219 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI''

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI: PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

ZHVILLIMI I KOMPETECËS NË FUSHËN GJUHË DHE

KOMUNIKIM NË KLASAT PARASHKOLLORE

Mentori: Kandidatja:

Prof. Ass. Dr. Ragip GJOSHI Amella MUSA

Gjakovë, 2019.

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

2

FALËNDERIME

Në rrugëtimin tim për ngritje akademike, më kanë dhënë mbështetje shumë njerëz, më ka

qëndruar pranë familja, ndërsa stafi akademik i universitetit më ka përgatitur profesionalisht.

Prandaj, këtë falënderim ua dëdikoj të gjithë atyre, që rrugën drejt diplomimit, ma bënë më të

lehtë.

Falënderoj familjen time, mbështetësen time më të madhe, e cila më dhuroi dashuri e

kurajo gjatë studimeve, stafin akademik të universitetit dhe një falënderim i veçantë i takon Prof.

Ass. Dr. Ragip Gjoshit, i cili me këshillat e tij, ma mundësoi përfundimin e kësaj teme.

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

3

Unë_______________________________________ me profesion lektor, nën përgjegjesi morale

dhe materiale, më dt. _______________________________ jap këtë:

DEKLARATË

Me të cilën deklaroj, se kam lektururar temen e nivelit Baçelor, me titull: "Zhvillimi i

kompetencës në fushën Gjuhë dhe Komunikim në klasat parashkollore", të kandidates:

___________________________________.

Vendi: ____________________ Lektore: __________________

Data: _____________________ Nënshkrimi:_______________

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

4

PËRMBAJTJA

Abstrakt…………………………………………………………………………………………...5

Hyrje …………………………………………………………………………………………......6

Mësimdhënia tradicionale dhe bashkëkohore…………………………………………………....8

Loja………………………………………………………………………………………………10

Psikologjia dhe pedagogjia parashkollore.....................................................................................12

Edukimi parafillor.........................................................................................................................14

Fusha kurrikulare: Gjuhët dhe komunikimi në klasën përgatitore................................................18

a) Gjuha shqipe ………………………......……………………………………………...18

b) Gjuha angleze ……………………......………………………………………………20

Kompetencat e kurrikulës për klasën përgatitore..........................................................................22

Përfundim .....................................................................................................................................25

Literatura.......................................................................................................................................27

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

5

ABSTRAKT

Tashmë, në kohën e mësimdhënies bashkëkohore ka ndryshuar sistemi edukativo-arsimor.

Meqenëse ka ndryshuar sistemi, MASHT-i k ka hartuar dhe miratuar kurrikulen e re, me anë të së

cilës, janë bërë ndryshime në planprogramin mësimor.

Kurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet

rezultateve të të nxënit, të cilat janë të përgjithshme e të cilat shprehin atë se çfarë duhet të arrijnë

nxënësit në mënyrë progresive dhe të vazhdueshme, deri në fund të arsimit të detyrueshëm.

Fushat e kurrikulës janë bazë e organizimit të procesit mësimor-edukativ në shkollë, për çdo nivel

arsimor dhe shkallët përkatëse të kurrikulës. Për secilën fushë kurrikulare janë përcaktuar rezultatet

e të nxënit, të cilat e orientojnë procesin e mësimdhënies dhe të nxënit në zhvillimin e

kompetencave kryesore.

Në klasën përgatitore përfshihen fëmijët e moshës 5-6 vjeç. Fëmijët e kësaj moshe, gjatë

javës mbajnë 18 orë mësimi. Edukatorja/i ka autonomi të plotë në organizimin e këtyre orëve. E

rëndësishme është që fëmijët të kalojnë gjatë javës nëpër të gjitha fushat kurrikulare, përkatësisht

lëndët mësimore, përfshirë edhe mësimin me zgjedhje.

Në klasën përgatitore (mosha 5-6 vjeç), fëmijët, përveç shkathtësive e shprehive sociale,

krijojnë bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit

dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria e tyre për shkollim fillor dhe për jetë.

Fjalët kyç: edukatorja, fëmijët, kurrikula, kompetenca, klasa përgatitore.

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

6

HYRJE

Edukimi parashkollor paraqet nivelin e parë të arsimit parauniversitar në Kosovë,

përkatësisht shkallën 0 të Standardeve Ndërkombëtare të Klasifikimit të Arsimit (ISCED)1, në të

cilën përfshihen fëmijët deri në moshën 6 (gjashtë) vjeçare. Edukimi parashkollor në Kosovë,

organizohet në institucionet parashkollore publike (çerdhet dhe kopshtet) dhe institucionet

parashkollore private, qendrat/kopshtet me bazë në komunitet dhe klasat përgatitore të cilat

funksionojnë në kuadër të shkollave fillore (niveli parafillor).

Përkundër që edukimi parashkollor vlerësohet të jetë baza që përcakton suksesin e nxënësve

në shkollimin e mëtutjeshëm, ky nivel nuk është trajtuar me prioritet në politikat arsimore. Kjo më

së miri dëshmohet me sfidat me të cilat përballet edukimi parashkollor në Kosovë, përfshirë:

shpërndarjen jo adekuate të institucioneve parashkollore në vend (vetëm 23 nga 34 komuna të

Kosovës kanë së paku një kopsht publik të fëmijëve deri në moshën 6 vjeçare), numri i vogël i

institucioneve parashkollore publike (vetëm 42 institucione parashkollore publike në mbarë

vendin), mungesa e infrastrukturës së përshtatshme për moshën e fëmijëve, mungesa e materialeve

didaktike dhe materialeve shpenzuese të cilat nevojiten për organizimin e aktiviteteve, e të cilat

mundësojnë të mësuarit përmes lojës2.

Kosova ka hartuar për herë të parë Ligjin për Edukimin Parashkollor në vitin 2006, atëherë

kur është përgatitur edhe kurrikula e parë për fëmijët e moshës 3 deri në 6 vjeç dhe standardet e

përgjithshme të edukimit parashkollor, që përfshinin moshën 3 deri në 6 vjeç. Në vitin 2011,

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) me mbështetje të UNICEF, ka hartuar

standardet e zhvillimit dhe të mësuarit për fëmijërinë e hershme 0-6 vjeç. Për më shumë,

gjithëpërfshirja dhe pjesëmarrja në edukimin parashkollor është një ndër objektivat kryesore të

Planit Strategjik për Arsim në Kosovë 2017 – 2021 (PSAK)3.

Klasat përgatitore, me të cilat ka filluar zbatimi i kurrikulës së re të bazuar në kompetenca,

fusha kurrikulare/lëndë dhe rezultate të të nxënit, përballen me sfida të shumta. Në këtë drejtim,

organizmi i edukimit parafillor në klasat përgatitore, ngjan më tepër me arsimin fillor, ku fëmijët

mësojnë përmes lëndëve dhe orëve mësimore. Kjo bie ndesh edhe me Standardet Ndërkombëtare

të Klasifikimit të Arsimit ku programet janë kryesisht të zhvilluara me një qasje gjithëpërfshirëse

1 ISCED, Standardet Ndërkombëtare të Klasifikimit të Arsimit, 2012, f. 26.

http://uis.unesco.org/sites/default/files/documents/international-standard-classification-of-education-isced-2011-en.pdf

2 KEEN & European Union Kosovo, Edukimi parashkollor në Kosovë, Prishtinë, 2018, f. 6.

3 Plani Strategjik për Arsim në Kosovë 2017 – 2021; https://masht.rks-gov.net/uploads/2017/02/20161006-psak-2017-2021_1.pdf

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

7

për të përkrahur zhvillimin e hershëm njohës, fizik, social dhe emocional dhe ku fëmijët e vegjël

përgatiten për të mësuar në një ambient të organizuar, ndryshe nga ambienti familjar4.

Programet e nivelit 0 të ISCED, synojnë zhvillimin e shkathtësive socio-emocionale të

fëmijëve, shkathtësi këto të nevojshme për të marrë pjesë në ambientin social të shkollës, por edhe

në zhvillimin e disa aftësive akademike të nevojshme për klasën e parë. Në kundërshtim me këtë

qasje, në Kosovë, klasat përgatitore, si pjesë e shkallës së parë të kurrikulës organizohen në

ambiente shkollore, jo motivuese dhe të papërshtatshme për nivelin dhe moshën e fëmijëve. Klasat

janë të ngarkuara me numër të madh të fëmijëve, ndërsa koha e qëndrimit të fëmijëve është e

pamjaftueshme për të arritur qëllimet dhe rezultatet e synuara të të nxënit5.

Edukimi parashkollor, bazuar në dokumentet kurrikulare organizohet në dy forma, në

edukimin parashkollor (mosha 0 deri 5 vjeç) dhe në edukimin parafillor (klasat përgatitore, mosha

5 deri 6 vjeç).

MASHT në vitin 2011, ristrukturoi edhe formën edhe përmbajtjen e edukimit parashkollor

duke miratuar kështu Kurrikulën bërthamë për klasat përgatitore dhe arsimin fillor e rishikuar në

vitin 20166 (përfshihet vetëm mosha 5-6 vjeç) dhe Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në

fëmijërinë e hershme, mosha 0 deri 6 vjeç7.

Në vitin 2017, MASHT ka miratuar dokumentin mbi “Kompetencat e edukatoreve”, i cili

u dedikohet edukatorëve, të cilët punojnë me fëmijë të moshave 3-6 vjeç, drejtorëve të

institucioneve parashkollore dhe shkollave, zyrtarëve të arsimit, inspektorëve të arsimit,

pedagogëve, profesorëve dhe studentëve në arsimin e lartë. Në këtë drejtim, ky dokument i udhëzon

të gjitha palët e përfshira në lidhje me atë se çfarë i duhet një edukatori të jetë i suksesshëm, mbi

përdorimin e instrumentit vlerësues, vëzhgimin praktik në klasë, shfrytëzimin e bazës së të

dhënave, si dhe planifikimin e udhëzimeve për ngritje të cilësisë.

4 KEEN & European Union Kosovo, Edukimi parashkollor në Kosovë, Prishtinë, 2018, fq. 7.

5 Po aty, fq. 7.

6 MASHT, Kurrikula bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fillor, 2016,

https://masht.rksgov.net/uploads/2017/03/kurrikula-berthame-1-finale-2.pdf

7 MASHT, Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme, 0 deri 6 vjet, 2011, https://masht.rks-

gov.net/uploads/2015/05/elds-report-alb-for-web_1.pdf

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

8

MËSIMDHËNIA TRADICIONALE DHE BASHKËKOHORE

Mësimdhënia është një proces i cili planifikohet, drejtohet, organizohet nga mësimdhënësi

sipas stileve të të nxënit dhe me pjesëmarrjen aktive të nxënësve, ku përvetësohen njohuri, përdoren

metoda, teknika ndërvepruese, zhvillohen aftësitë, shkathtësitë, formohen shprehitë, si dhe ndodhë

formimi tërësor i përsonalitetit të nxënësve.

Kur flasim për edukimin e periudhës “para-teknologjike” apo mësimdhënien tradicionale

mësuesi është dërguesi i burimit, materiali arsimor është informacioni apo porosia dhe nxënësi

është pranuesi i informacionit. Në kuptimin e institucionit që jep, edukatorja mund të jap

informacionin përmes metodës “shkumës - dhe - të folur”8.

Pra, teknika është se, mësuesi e kontrollon procesin e mësimdhënies, përmbajtja i ipet tërë

klasës dhe edukatorja ka tendencë ta vë në theks njohurinë faktike. Me fjalë të tjera, edukatorja e

shpjegon përbajtjen e mësimit dhe nxënësi e dëgjon atë ligjëratë. Kështu, mënyra e të mësuarit ka

tendencë të jetë pasive dhe nxënësit marrin pak pjesë në procesin e tyre mësimnxënës9.

Nxjerrë nga shumë observime nga shumë edukatore dhe fëmijë, është gjetur se kjo formë e

mësimdhënies brenda në klasë ka një efikasitet të kufizuar, si në mësimdhënie, po ashtu edhe në

mësimnxënie. Nga një metodë e tillë, nxënësit thonë se luajnë një rol pasiv dhe koncentrimi i tyre

zbehet pas 15-20 minutash.

Disa kufizime të cilat mund të dalin nga metoda tradicionale e mësimdhënies janë10:

1. Mësimdhënia në klasë nga përdorimi i shkumësit dhe ligjërimit është “rrjedhë një

drejtimëshe” e informacionit.

2. Edukatoret shpesh flasin me minuta të tërë pa u ndalur, pa e ditur reagimin e fëmijëve

dhe vlerësimin e tyre.

3. Materiali i prezantuar bazohet në shënimet dhe librat e edukatores.

4. Mësimdhënia dhe mësimnxënia janë të fokusuara në metodën “bëhu gati dhe luaj” dhe

jo aq shumë në aspekte praktike.

5. Nuk ka bashkëveprim të mjaftueshëm me fëmijët në klasë .

6. Theksi vihet më shumë në teori, pa ndonjë shembull praktik të situatave në jetën e

përditshme.

8 Cheetham, G. & Chivers, G., Drejt mësimit të kompetencave profesionale, “Journal of European Industrial

Training”, 1996, f. 182.

9 Cheetham G. & Chivers G., Profesionet, kompetencat dhe të mësuarit informal, “Edward Elgar Publishing”,

Dallas, 2005, f. 87.

10 Driscoll, M.P., Psikologjia e të mësuarit dhe udhëzimit, “Allyn and Bacon”, Londër, 2014, f. 145.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

9

7. Mësohet nga të mësuarit përmendësh dhe jo nga të kuptuarit.

8. Janë të orientuar më shumë në nota, se sa në rezultate.

Shembuj të metodave tradicionale të mësimdhënies janë ligjërimi, diktimi, ushtrimet,

diskutimet e udhëhequra nga mësuesi, shpjegimet etj.

Vet emërtimi mësimdhënie bashkëkohore nënkupton një mësimdhënie ndryshe nga ajo

tradicionale. Kjo nënkuptohet në shumë aspekte, si: në strategji, metoda, teknika, forma,

ndryshimin e rolit të mësimdhënësit dhe nxënësit, mjedisin shkollor, në respektimin e të drejtave

të fëmijëve, në të kuptuarit dhe të menduarit ndryshe, në përcaktimin e objektivave, në vlerësim

etj. Prandaj, "Me mësimdhënie bashkëkohore duhet të kuptojmë atë lloj mësimdhënie, e cila

lehtëson me forma, metoda, teknika, dhe strategji të përshtatshme procesin e të nxënit të

nxënësve11". Mësimdhënia bashkëkohore nënkupton të nxënit aktiv, të menduarit në mënyrë

kritike, krijuese dhe të nxënit me nxënësin në qendër. Prandaj, edhe burimet e informacionit janë

të shumta dhe të ndryshme, si nga: mësimdhënësi, përvoja, tekstet, interneti dhe nga shoku-shoku

përmes ndërveprimit etj.

Në procesin e mësimdhënies bashkëkohore, përveç ndryshimeve tjera, ka ndryshuar edhe

roli i nxënësit, i cili nuk është sikurse ka qenë në mësimdhënien tradicionale - në cilësinë e dëgjuesit

dhe përvetësuesit pasiv të përmbajtjeve mësimore. Tani nxënësi është në cilësinë e subjektit dhe

është faktori më i rëndësishëm i cili është i pranishëm që nga planifikimi i punës mësimore,

formave, metodave e teknikave, objektivave e deri te përmbushja, udhëheqja dhe drejtimi i

veprimtarisë mësimore. Në mësimdhënien bashkëkohore nxënësi është aktiv, ai e kupton atë që

mëson, i vërteton dhe praktikon njohuritë e mësuara.

Nxënësit, në mësimdhënien bashkëkohore, nxiten për të menduar në mënyrë kritike. Gjatë

veprimtarive mësimore nxënësit krijojnë, bashkëbisedojnë, diskutojnë, shqyrtojnë, zgjidhin

problemet, zbulojnë (hetojnë), kritikojnë, analizojnë, gjykojnë. Për ndryshim nga mësimdhënia

tradicionale, në mësimdhënien bashkëkohore nxënësi mendon për atë që mëson, e përdor në jetën

e përditshme, ndërton përvojën dhe aftësohet për të punuar në mënyrë të pavarur. Sot, nxënësi,

interesat, aftësitë, prirjet, nevojat janë pikëmbështetje e të gjitha strategjive bashkëkohore të

mësimdhënies. Prandaj, njohja e nxënësit përmes dosjeve, mbledhjeve të prindërve, vëzhgimit,

testeve vlerësuese etj., është një çështje që duhet ta ketë parasysh çdo mësimdhënës, për ta

organizuar një mësimdhënie cilësore dhe frytëdhënëse12.

11 Grup autorësh. Mësimdhënia me në qendër nxënësin, (Pjasa e 1),”GEER”, Tiranë, 2005, f. 16.

12 Rama, B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë , “Revista pedagogjke”, Tiranë, 2011, f. 30.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

10

LOJA

“Njeriu duhet përgatitur që të jetë, jo vetëm njeri i punës, por edhe i kazmës dhe i pushkës.”

(Populli). Vetëm kështu ai do të jetë i kalitur fizikisht, ideologjikisht, me arsim dhe kulturë të

nevojshme, për të realizuar objektivat që jeta ia vë përpara apo objektivat dhe qëllimet që ai ia

parashton vetvetes, për t`i arritur gjatë jetës së tij. Realizimi i kësaj detyre, në moshën parafillore,

fillon në mënyrë të organizuar dhe të gjithanshme. Që këtu fillon puna për zhvillimin fizik dhe për

edukimin e vullnetit të fëmijëve, duke i përgatitur ata që të bëhen të aftë në përballimin e çdo

vështirësie që do t`u nxjerrë jeta përpara. Arritja e këtij qëllimi në edukimin e parashkollarëve

kërkon, veç të tjerave, t`i jepet vendi i merituar organizimit e zhvillimit të lojës, si një faktor i

rëndësishëm e me ndikim të shumanshëm në zhvillimin dhe edukimin e tyre.

Loja e fëmijës paraqitet njëkohësisht me paraqitjen e nevojës për edukatë të posaqme të

fëmijëve. Pra, loja dhe edukata, që nga fillimi i tyre paraqiten bashkarisht dhe paralelisht dhe ato

mesvete gjithnjë qëndruan në lidhje të ngushtë, duke u kushtëzuar reciprokisht njëra me tjetrën.

Edukimi parashkollor, pra është niveli i parë i edukimit, gjatë të cilit fëmijët edukohen

brenda familjeve të tyre ose në institucione parashkollore (mosha 0-3 dhe mosha 3-6).

Loja është tema më e hulumtuar në arsimin e hershëm të fëmijërisë. Vlera e lojës në

zhvillimin e fëmijëve është theksuar nga teoricienë të ndryshëm, studiues dhe edukatorë të fëmijëve

të vegjël. Shfaqja e fëmijëve kategorizohet bazuar në aspektet njohëse të zhvillimit të tyre, si dhe

zhvillimi i tyre social dhe pjesëmarrja me shokët13. Loja e fëmijëve ndikohet nga një numër

faktorësh, një i rëndësishëm është mjedisi fizik në të cilin zhvillohet luajtja, siç është luajtja e lojës

në natyrë. Roli i lojës në rritjen e zhvillimit dhe të nxënit në fëmijë është pranuar gjerësisht,

megjithatë, vlera e lojës së fëmijëve në natyrë dhe llojet e sjelljes së fëmijëve në mjedise të jashtme,

kanë marrë pak vëmendje empirike.

Në kohët tona duket se fëmijët e kalojnë pjesën më të madhe të kohës, ose brenda shtëpive

të tyre, ose brenda shtëpive të shokëve apo brenda dyqaneve. Shfaqet një mungesë e theksuar

dëshire nga ana e prindërve për t`u lejuar fëmijëve më shumë liri në ambientet jashtë shtëpisë.

Shumica e fëmijëve dërgohen në shkollë me makinë, si dhe merren po me makinë, edhe nëse jetojnë

fare pranë shkollës. Megjithëse, është e kuptueshme në njëfarë mase, kjo mund të sjellë limitizimin

e zhvillimit të fëmijës. Nisur nga ky këndvështrim, merr një rëndësi të veçantë fakti që parashkollat

dhe shkollat, nevojitet të ofrojnë një hapësirë përjashta për të nxënë dhe eksploruar. Nuk ka asgjë

13 Parten, M., Social participation among preschool children. Journal of Abnormal and Social Psychology, 1932, f. 27, 242-269,.

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

11

që e zëvendëson lojën përjashta. Fëmijët që kanë mundësinë të luajnë rregullisht përjashta do të

jenë më të shëndetshëm, më të lumtur, do të mësojnë nga ambienti i tyre, do zhvillojnë muskujt e

tyre, gjë që konsiston në zhvillimin e fizikut të tyre dhe do të jenë më pak të stresuar. Është e

vështirë të kopjosh aktivitetet që bëhen përjashta në ambientet e brendshme dhe është e pamundur

që të riprodhohet ndjenja e lirisë dhe e eksplorimit që ofrohet nga mjedisi i jashtëm. Zhvillimi i

aftësive motorike të mëdha është një nga hapat më esencialë për të nxënët në të ardhmen dhe kjo

mund të praktikohet mirë vetëm përjashta, në paisje të mëdha.

Kur bëhet fjalë për lojën gjatë procesit edukativo – arsimor është me rëndësi të caktohet

roli dhe vendi i vërtetë i lojës. Duke mos e përcaktuar si duhet vendin dhe rolin e lojës në procesin

edukativ parashkollor paraqiten edhe dy gabime të rënda. Së pari, gabim i rëndë është kur disa

forma të drejtpërdrejta të mësuarit të fëmijës konsiderohen lloje të lojërave, dhe së dyti, kur i tërë

aktiviteti i fëmijës identifikohet me nocionin lojë, kësisoj injorohen specifikat dhe veçoritë e

lojës14.

Loja është një kontekst të nxëni të nayrshëm, përmes të cilit, çdo fëmijë kërkon të arrijë të

njohë botën ku vetë fëmija e kupton se ndodhet. Është pikërisht brenda këtij konteksti `natyror` që

fëmija i vogël në fillim, e më pas, ai më i rritur, gjejnë një mundësi unike për të zhvilluar aftësitë e

veta fizike, motive, njohëse dhe shoqërore. Për këtë arsye, kategoria kryesore me të cilën mund ta

lexojmë lojën, që nga lindja deri në adoleshencë, është liria. Është e nevojshme të gjejmë hapësira

ku veprohet, jetohet, që janë të strukturuara ne mënyrë të tillë, që fëmijës i lehtësohet takimi me

vetvetën, me personat e tjerë, me objektet, mjedisin. Në këtë aspekt loja përfaqëson një element

kyç të detyrës sonë edukuese15.

Loja lidhet zakonisht me të qeshuren dhe zbavitjen dhe konsiderohet si një aktivitet që jep

kënaqësi. Fëmijët mund të thithen totalisht nga një aktivitet i cili u intereson me të vërtetë. Pra, loja

është një gjendje e mendjes dhe buron nga thithja prej një aktiviteti të pëlqyeshëm. Ne mund ta

shohim këtë kur vëzhgojmë fëmijë të cilët duken totalisht të përfshirë në lojën e tyre të roleve. Çdo

vëzhgim i kryer në strukturat parashkollore do të përfshijë fëmijë që janë në këndin e maskimit dhe

që `bëhen` zjarrfikës ose shitës. Në mënyrë të ngjashme, shumë fëmijë përfshihen plotësisht nga

lodrat me shkak-pasojë, veçanërisht lodrat muzikore dhe luajnë me to shumë e shumë herë.

14 Veseli, A., Pedagogjia parashkollore, “Universiteti i Prishtinës”, Prishtinë, 1999, f. 30.

15 Koliqi, M., Loja në mendimin pedagogjik, Tiranë, 2010, f. 37.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

12

PSIKOLOGJIA DHE PEDAGOGJIA PARASHKOLLORE

Studimet më të përparuara psikologjike e pedagogjike, vërtetojnë se gjashte vitet e para të

jetës së fëmijës kanë ndikim të madh në formësimin e personalitetit të njeriut. Me synimin që

zhvillimi i fëmijës deri në 6 vjeç të jetë sa ma i suksesshëm, njerëzit e profesionit e të shkencës

bëjnë përpjekje ta ndërgjegjësojnë shoqërinë për edukimin cilësor të fëmijëve parashkollor.

Edukimi i fëmijëve të kësaj moshe konsiston në zhvillimin e aspektit shëndetësor e fizik,

emocional-ndjenjor, mendor e social të tij, ngase aspektet e personalitetit fillojnë të zhvillohen që

në fëmijëri të hershme e vazhdojnë të zhvillohen në periodat pasuese jetësore16.

Piazhe e portretizoi fëmijën si një individ të gjallë dhe aktiv, i panënshtrueshëm, i cili jo

thjeshtë reagon, por edhe vepron ndaj mjedisit rrethues. Ai argumentoi se fëmijët nuk presin të

tjerët që t’u shtrojnë probleme për zgjidhje, ata i gjejnë vetë ato. Është në natyrën e tyre të jenë

kuriozë, kërkues dhe të interesuar ndaj gjërave të reja. Njëjtë sikur se Djui, Piazhe besonte se

fëmijët mësojnë vetëm kur kureshtja e tyre nuk është plotësisht e përmbushur.

Sikurse Piazhe, ashtu edhe Vigotski besonte se të nxënit arrihet më tepër kur fëmijët luajnë.

Kur fëmijët luajnë, ata në mënyrë të vazhdueshme përdorin gjuhën. Ata nxisin imagjinatën,

diskutojnë rolet, objektet, si dhe drejtimet. Ata përmirësojnë njëri - tjetrin. Mësojnë për situata dhe

ide, të cilat nuk i kanë provuar më parë. Vigotski, mendonte se ky ndërveprim kontribuon në

ndërtimin e dijeve, pra në të nxënit e tyre17.

Në vitin 1907, Maria Montesori themeloi në Romë të parën Shtëpi për fëmijë (Casa dei

bambini). Punën e saj e filloi me fëmijë me prapambetje mendore, punë e cila filloi ta largonte nga

mjekësia. Në momentin që fillon të kuptojë që metoda e saj mund të përdoret edhe tek fëmijët

“normalë” pa probleme mendore, ajo fillon t’i përkushtohet plotësisht kësaj ideje në të gjitha

aspektet, duke krijuar kështu sistemin e saj të edukimit për fëmijët parashkollorë. Sistemi i edukimit

të Montesorit, mbështetet në teorinë e edukatës së lirë (të Rusoit, etj.,) dhe në vetedukimin e

fëmijëve18.

Sipas Montesorit, edukimi është vetedukim. Lidhur me këtë ajo shkruante: “Çdo ndihmë e

padobishme është pengesë për zhvillim. Fëmija duhet të jetë autonom në aktivitete dhe të gjejë

interes në punën e vet të pandërprerë... mësuesja ka për detyrë vetëm të krijojë kushte të

përshtatshme për zhvillimin e lirë të fëmijës, t’i vëzhgojë fëmijët dhe t’i këshillojë ata”. Montesori

16 MASHT, Kurrikula e edukimit parshkollor në Kosovë 3-6 vjeç, 2006, f. 20.

17 Gjelaj, M., Efektet e edukimit parashkollor në përgatitjen e fëmijëve për klasë të parë, (Punim doctorate), Tiranë, 2014, f. 29.

18 Po aty, f. 30.

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

13

arriti në mendimin që mjedisi ku punojnë fëmijët, duhet t’i ngjajë mjedisit natyror ose mjedisit të

rregullt familjar19.

Djui ishte filozof amerikan i cili ndikoi më së tepërmi në mendimin mbi edukatën. Si

edukator progresiv ai ndante idetë së bashku me Montesorin, Piazhenë dhe Vigotskin, se edukimi

duhet të jetë me nxënësin në qendër, edukimi duhet të jetë aktiv dhe interaktiv dhe edukimi duhet

të përfshijë botën sociale të fëmijës dhe komunitetin. “Unë besoj se edukimi është vetë jeta dhe jo

përgatitja për jetë". Ideja qëndrore e tij ishte se fëmija nuk ishte një vazo e zbrazët e cila pret me

durim dhe e qetë për t’u mbushur me dije. Sipas Djujit, fëmija ishte pjesë e ambientit të të nxënit

po aq sa mësuesi. Ambienti i të nxënit duhet të jetë ambient natyral, në të cilin të jetuarit dhe të

nxënit ndodhin së bashku20.

Gjatë edukimit të fëmijëve parashkollor, ata arrijnë pjekurinë e duhur dhe përgatiten për të

filluar klasën e parë të shkollës fillore. Është në dorën e prindërve dhe edukatorëve të tjerë që të

sigurojnë ambient dhe mundësi për këta fëmijë, që të kenë fillim të mbarë, sepse fëmijët e përgatitur

mirë do të jenë një hap përpara fëmijëve që klasën e parë e fillojnë me pasiguri, frikë dhe

inferioritet.

Zhvillimi në moshën parashkollore përfaqëson bazën e formimin të personalitetit të

mëvonshëm. Zhvillimi i personalitetit në përgjithësi, si dhe ai i fëmijës së kësaj moshe, në veçanti,

bëhet nën ndikimin e faktorëve të lindur, faktorëve të mjedisit të jashtëm, edukatës dhe aktivitetit

të vetë individit21.

Edukata familjare është proces i cili ushtron ndikim të vazhdueshem në të gjitha fazat e

formimit të personalitetit, ashtu që ky ndikim edukativ familjar është më intensiv në fazat e

mëhershme të jetës, ndërkaq, në fazat e mëvonshme, vjen duke rënë, e gradualisht me pjekurinë

dhe përgatitjen e gjithmbarshme të personalitetit, duke e zëvendësuar me aftësinë për edukim.

Edukimi i fëmijëve parashkollorë varet në masë të konsiderueshme nga ndikimi edukativ i

prindërve, dhe për këtë, është e domosdoshme që prindërit të pajisen me njohuri pedagogjike e

psikologjike. Këto njohuri dhe shkathtësi pedagogjike do t’i bëjnë prindërit më kompetentë dhe

aktivë në edukimin e fëmijëve edhe të moshës parashkollore, do të jenë më të sigurtë në veprime

edukative me parashkollorët, do të jenë më të përgjgjshëm në aspektin edukativ, do të angazhohen

në tejkalimin e vështirësive me të cilat ballafaqohen gjatë edukimit të fëmijëve22.

19 Gjelaj, Majlinda. Efektet e edukimit parashkollor në përgatitjen e fëmijëve për klasë të parë, (Punim doktorate), Tiranë

2014, fq. 30.

20 Po aty, f. 33.

21 Po aty, fq. 40.

22 Deva-Zuna, A., Edukimi i parashkollorit në familje, Prishtinë, 2003, f. 234.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

14

EDUKIMI PARAFILLOR

Në klasën përgatitore përfshihen fëmijët e moshës 5-6 vjeç. Disa fëmijë të kësaj moshe

vijojnë mësimin në institucionet parashkollore e disa në ato shkollore. Në të dyja institucionet

edukatoret/ët duhet të punojnë me kurrikulat lëndore/programet mësimore që i ka përgatitur

MASHT-i. Fëmijët në klasën përgatitore ndihmohen për krijimin e përvojave edukative për

ambientim/përshtatje në një formë të sistemuar të të nxënit nëpërmjet lojës-punës-mësimit. Në këtë

moshë fëmijëve duhet ndihmuar për t’i zhvilluar bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë

elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, shkathtësitë e shprehive

sociale e qytetare, por dhe të kuptuarit e të drejtave, obligimeve dhe përgjegjësive të tyre që do t`u

ndihmojë të rrisin gatishmërinë e tyre për shkollimin fillor dhe për jetë23.

Kurrikulat lëndore/programet mësimore janë hartuar për shtatë fusha kurrikulare,

përkatësisht për lëndët mësimore që dalin nga këto fusha, për Gjuhët dhe Komunikimin, Artet,

Matematikën, Shkencat e Natyrës, Shoqërinë dhe Mjedisin, Jeta dhe Puna. dhe Edukatë Fizike,

Sportet dhe Shëndeti. Për dallim nga fushat tjera kurrikulare, fusha Gjuhët dhe Komunikimi

përbëhet nga gjuha amtare dhe gjuha e parë e huaj (Gjuha angleze). Gjuha e parë e huaj (Gjuha

angleze) mund të fillohet të mësohet apo të mos mësohet nga kjo moshë (sidoqoftë MASHT-i ka

përgatitur programin), për këtë vendos institucioni ku fëmijët vijojnë mësimin, bashkë me

edukatorë dhe prindër. Po ashtu, për fushën e Arteve, MASHT-i ka nxjerrë programin për lëndët

Edukatë Figurative dhe Edukatë Muzikore, ku edukatori duhet t’i mbajë të dy lëndët. Ndërsa fusha

Jeta dhe Puna, realizohet përmes lëndës mësimore Shkathtësi për Jetë dhe Fusha Shkencat e

Natyrës përmes lëndës Njeriu dhe Natyra24.

Fëmijët e kësaj moshe gjatë javës mbajnë 18 orë mësimi. Edukatorja/i ka autonomi të plotë

në organizimin e këtyre orëve. E rëndësishme është që fëmijët të kalojnë gjatë javës nëpër të gjitha

fushat kurrikulare, përkatësisht lëndët mësimore, përfshirë edhe mësimin me zgjedhje.

Edukatorja/ri mësimdhënien duhet ta realizojë të integruar, nëpërmjet aktiviteteve në formë të lojës,

duke e ndërlidhur me punën dhe jetën e përditshme të fëmijëve në mënyrë që të kuptojnë drejt

marrëdhënien e tyre me mjedisin natyror dhe me mjedisin e krijuar nga njeriu. Të gjitha fushat

kurrikulare/lëndët mësimore, duhet të mësohen të integruara në mënyrë që të shmanget

fragmentarizimi i mësimdhënies në orë të veçanta lëndore si matematikë, gjuhë shqipe apo lëndë

23 MASHT, Kurrikulat lëndore/programet mësimore, Klasa përgatitore, Prishtinë, 2018, f. 5.

24 Po aty, fq. 5.

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

15

të tjera. Ato së bashku duhet të kontribuojnë që te fëmijët t’i zhvillojnë kompetencat që janë

përcaktuar në shkallën e parë të kurrikulës25.

Kompetencat e parapara me kornizën kurrikulare rrjedhin nga qëllimet e përgjithshme të

arsimit parauniversitar dhe përcaktojnë rezultatet kryesore të të nxënit, të cilat duhet t’i arrijnë.

Këto kompetenca janë:

1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit,

2. Kompetenca e të menduarit,

3. Kompetenca e të mësuarit,

4. Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis,

5. Kompetenca personale,

6. Kompetenca qytetare.

Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë të përgjithshme e

të cilat shprehin atë se çfarë duhet të arrijnë nxënësit në mënyrë progresive dhe të vazhdueshme

deri në fund të arsimit të detyrueshëm.

Po ashtu, kurrikula e arsimit parauniversitar është e organizuar në shtatë fusha të kurrikulës.

Ato janë bazë e organizimit të procesit mësimor-edukativ në shkollë, për çdo nivel arsimor dhe

shkallët përkatëse të kurrikulës.

Një fushë kurrikulare përfshin një ose më shumë lëndë mësimore apo module. Lëndët dhe

modulet bazohen në rezultatet e të nxënit, të përcaktuara për çdo fushë. Disa lëndë të fushës mund

të jenë pjesë e disa shkallëve kurrikulare.

Fushat e Kurrikulës janë:

1. Gjuhët dhe komunikimi,

2. Artet,

3. Matematika,

4. Shkencat e natyrës,

5. Shoqëria dhe mjedisi,

6. Edukata fizike, sportet dhe shëndeti,

7. Jeta dhe puna.

Për secilën fushë kurrikulare janë përcaktuar rezultatet e të nxënit, të cilat e orientojnë

procesin e mësimdhënies dhe të nxënit në zhvillimin e kompetencave kryesore26.

Fëmijët në klasën përgatitore në shkollë dhe në institucionet parashkollore, ndihmohen për

krijimin e përvojës edukative për ambientim/përshtatje në një formë të sistemuar të të nxënit

nëpërmjet lojës-punës-mësimit. Realizimi i procesit edukativo-mësimor bëhet në mënyrë të

25 MASHT, Kurrikulat lëndore/programet mësimore, Klasa përgatitore, Prishtinë, 2018, f. 5.

26 MASHT, Kurrikula bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fillor të Kosovës, 2016, fq. 18, 27.

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

16

integruar, i ndërlidhur me punën dhe jetën e përditshme të fëmijëve, duke ua mundësuar që ta

kuptojnë drejt marrëdhënien e tyre me mjedisin natyror dhe me mjedisin e krijuar nga njeriu. Në

klasën përgatitore (mosha 5-6 vjeç), fëmijët përveç shkathtësive e shprehive sociale, krijojnë bazat

themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve

me numra, me çka rritet gatishmëria e tyre për shkollim fllor dhe për jetë27.

27 MASHT, Kurrikula bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fillor të Kosovës, 2016, fq. 17.

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

17

FUSHA KURRIKULARE: GJUHËT DHE KOMUNIKIMI NË KLASËN PËRGATITORE

A) GJUHA SHQIPE

Klasa përgatitore është klasë gjatë së cilës fëmijët njihen me ambientet shkollore. Nxënësit

në këtë klasë përvetësojnë dhe zhvillojnë elementet bazike të shkathtësive të komunikimit (të

dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit) përmes mësimit të integruar të fushave lëndore.

Kjo klasë u ndihmon nxënësve të përgatiten për të hyrë në procesin mësimor.

Në këtë klasë, me ndihmën e edukatores/mësueses-it fëmijët arrijnë të organizojnë

mendimet e tyre për ngjarje e situata të ndryshme dhe të prezantojnë me gojë, përmes vizatimeve,

këngës dhe lojës. Përmbajtjet programore u mundësojnë atyre që në mënyrë sistematike të krijojnë

shprehi për të dëgjuar dhe shprehur, si dhe për të përdorur shkathtësitë e fituara në situata të

ndryshme gjatë procesit mësimor dhe jashtë ambienteve shkollore.

Qëllimi i mësimit të gjuhës shqipe në klasën përgatitore është zhvillimi i shkathtësive të

komunikimit për të folur, si dhe socializmi me ambientin e shkollës. Në këtë klasë fëmijët bëjnë

hapat e parë të krijimit të individualitetit.

Metodologjia e mësimdhënies ka një rëndësi të veçantë, për fëmijët në këtë klasë, mësimdhënia

duhet realizuar nëpërmjet mësimit të integruar të temave të përcaktuara në programet e lëndëve të

caktuara, të cilat mundësojnë arritjen e rezultateve për këtë klasë dhe zhvillimin e kompetencave

kryesore të parapara në KKK.

Gjatë realizimit të procesit mësimor, edukatorja/mësuesja-i duhet të ketë parasysh

përdorimin e strategjive, teknikave dhe formave më efektive, të cilat mundësojnë të nxënit efektiv.

Ajo/ai duhet të jetë model për fëmijë në mënyrën e përdorimit të shkathtësive gjuhësore dhe

vëmendja e saj/tij duhet të përqendrohet në arritjen e rezultateve të të nxënit për këtë klasë.

Mësimdhënia dhe të nxënit duhet realizuar nëpërmjet lojës dhe aktiviteteve kreative.

Gjuha shqipe është mjet komunikimi për të gjitha lëndët, në këtë klasë lidhje të

drejtpërdrejtë me të gjitha lëndët e fushave kurrikulare si: edukatën figurative, edukatën muzikore

etj. Temat nga këto lëndë ndikojnë në zhvillimin e shkathtësive të komunikimit, në formimin

kulturor dhe në inicimin e individualitetit të pavarur. Përmes temave të ndryshme ndërkurrikulare

në gjuhë, nga fëmijët pritet të arrihen edhe rezultate për arsim dhe zhvillim të qëndrueshëm,

edukimin për medie dhe edukimin për diasporë. Temat mund të zgjidhen nga edukatorja, varësisht

prej rëndësisë që kanë (nga televizioni, revistat e ilustruara, gazetat, librat apo nga rrethi) etj.

Edukatorja mund të përdor të gjitha burimet, mjetet dhe materialet mësimore, të cilat

ndihmojnë fëmijët për arritjen e rezultateve të lëndës për këtë klasë, si dhe arritjen e rezultateve të

kompetencave të shkallës së parë kurrikulare (Shk1). Edukatorja mund të krijojë materiale

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

18

mësimore kreative, me qëllim të zhvillimit të shkathtësive për arritjen e rezultateve të temave

mësimore për këtë klasë.

Vlerësimi bëhet me qëllim që të verifikojmë se në ç’shkallë fëmijët i kanë zotëruar

rezultatet e të nxënit, të identifikohen përparësitë dhe vështirësitë e tyre, si dhe t’u ndihmohet atyre

për t’u përmirësuar. Edukatorja në vazhdimësi duhet t’i vlerësojë njohuritë dhe shkathtësitë që i

kanë fituar fëmijët. Theks të veçantë gjatë vlerësimit duhet t’i kushtohet të shprehurit gojor,

vizatimit, këngës dhe lojës.

Të gjitha temat realizohen nëpërmjet shkathtësive të komunikimit, siç janë:

- Të dëgjuarit dhe të folurit,

- Të lexuarit,

- Të shkruarit28.

28 MASHT, Kurrikulat lëndore/programet mësimore, Klasa përgatitore, Prishtinë, 2018, f. 9, 12, 13.

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

19

B) GJUHA ANGLEZE

Mësimi është një proces kompleks i zbulimit, bashkëpunimit dhe hetimit i lehtësuar nga

gjuha. E përbërë nga sisteme simbolesh të ndërlidhura dhe të rregulluara/qeverisura, gjuha është

një mënyrë shoqërore dhe unike e njeriut për të përfaqësuar, eksploruar dhe komunikuar. Gjuha

është thelbësore për formimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore, për të kuptuar situatat sociale, për

shtrirjen e përvojave dhe për reflektimin e mendimit dhe veprimit. Gjuha është baza kryesore e

komunikimit dhe instrumenti parësor i mendimit. Prandaj, është e rëndësishme që fëmijëve t'u jepet

mundësia që të marrin gjuhën angleze në fazat e hershme të zhvillimit.

Mësimi në anglisht fillon që në fazën e parë dhe përparon në klasën e fundit të arsimit të

mesëm të lartë. Faza e parë duhet të synojë rritjen e interesit të nxënësve për këtë gjuhë në një

mënyrë tërheqëse, duke u lejuar njëkohësisht nxënësve të përvetësojnë fjalë, fjali dhe struktura të

thjeshta në anglisht. Mësuesit duhet të ofrojnë mundësi të shumta për nxënësit që të përfshihen në

gjuhën angleze përmes lojërave, këngëve, roleve, vizatimeve dhe aktiviteteve të tjera praktike.

Megjithëse, leximi dhe shkrimi i strukturave më komplekse fillon në fazat e tjera të Kurrikulës,

faza fillestare dhe notat duhet t'u ofrojnë nxënësve mundësi për të gjurmuar, përputhur, lexuar dhe

shkruar fjalë të thjeshta, fraza dhe fjali angleze, duke i përgatitur kështu për lexim dhe shkrim më

të pavarur.

Programi i gjuhës angleze do të theksojë rëndësinë e përjetimit të gjuhës në kontekst.

Njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet në bazë të nxënësve do të përdoren si mjet për zhvillimin e

aftësive komunikuese. Ndërsa nxënësit zhvillojnë aftësi komunikimi, ata gjithashtu rrisin saktësinë

e tyre gjuhësore dhe zhvillojnë strategji të mësimit të gjuhës.

Përvetësimi i gjuhës përfshin aftësi komunikimi si dëgjimi, të folurit, leximi, shkrimi,

shikimi dhe shfaqja. Nxënësit zhvillojnë këto aftësi komunikimi duke përdorur njohuri për gjuhën,

duke përfshirë gramatikën, dhe kulturën, strategjitë e komunikimit dhe të mësimit, teknologjinë

dhe përmbajtjen nga fushat e tjera lëndore për t'u shoqëruar, për të marrë dhe siguruar informacion,

për të shprehur ndjenja dhe mendime. Njohuritë për kulturat e tjera, lidhjet me disiplinat e tjera,

krahasimet midis gjuhës dhe kulturave, dhe bashkëveprimi në komunitet, të gjitha kontribuojnë

dhe përmirësojnë përvojën e mësimit të gjuhës komunikuese, por aftësitë e komunikimit janë fokusi

kryesor i përvetësimit të gjuhës.

Qëllimi i mësimit të anglishtes që në fazë të hershme është të lejojë nxënësit, që përmes

punës të arrijnë kompetencat të gjuhës, në mënyrë që t`i përgatisë për arsimi e mesëm të lartë,

gjithashtu edhe për karrierë. Mësimi i anglishtes si gjuhë e huaj gjatë gjithë arsimit parauniversitar

do t'u mundësojë nxënësve të zhvillojnë njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet e nevojshme për të

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

20

komunikuar në anglisht, në një larmi shkollash, udhëtimesh, argëtimi dhe kontekste që lidhen me

punën.

Qasja e përgjithshme gjatë viteve fillestare të përvojave të mësimit të gjuhës angleze, do të

përqëndrohet në aspektin jo-analitik (të mësuarit si komunikim përmes ndërveprimit pa studim të

thelluar të elementeve gjuhësore). Ndërsa përparojnë në përvojën dhe kompetencën e tyre

gjuhësore, në fazat e mëvonshme, përqendrimi do të zhvendoset drejt një qasje më analitike, por

gjithmonë duke mbajtur një ekuilibër midis të dyve.

Në këtë klasë, megjithatë, nxënësit do të jenë në gjendje:

• Të punojnë me materiale të ndryshme, siç janë këngët, interpretimi i roleve, poemat,

fotografitë, tregimet etj., të cilat sigurojnë ekspozim të gjerë të gjuhës angleze;

• Të identifikojnë fjalë nga gjuha angleze, individualisht ose në grupe.

• Të dëgjojnë dhe të fillojnë të përdorin fjalë të thjeshta për të identifikuar gjërat që lidhen

me nevojat e tyre të menjëhershme.

• Të marrin pjesë në përvoja të ndryshme gjuhësore që mundësojnë përfshirjen në situata

që merren me:

• shkolla, njerëz përreth nesh, kafshë, ushqim.,

• të kuptojnë një seri të deklaratave të thjeshta me gojë në një kontekst të kontrolluar dhe të

strukturuar, dhe

• të shprehin idetë e tyre duke identifikuar dhe emërtuar sende të ndryshme29.

Të gjitha rezultatet e mësimit në planprogram janë shkruar në bazë të katër koncepteve:

Tekste letrare dhe jo-letrare, gjuhë figurative dhe jo-figurative, kritikë, teori dhe histori, dhe sistemi

gjuhësor.

Çdo temë në këtë planprogram duhet të integrojë të katër konceptet; prandaj konceptet nuk

duhet të zhvillohen si të ndara, por të ndërlidhura me njëra-tjetrën brenda një teme, pasi çdo koncept

ndihmon zhvillimin e njohurive, aftësive, vlerave dhe qëndrimeve të studentëve.

Rezultatet e të nxënit në planprogram janë pritshmëritë e njohurive, aftësive, vlerave dhe

qëndrimeve të secilit nxënës në fund të këtij viti shkollor. Roli i mësuesit është të zhvillojë të gjitha

aftësitë komunikuese të nxënësve: të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit. Në programin

mësimor ka rezultate të të nxënit bazuar në këto aftësi që janë të matshme dhe të cilat ndikojnë

drejtpërdrejt në suksesin e nxënësve.

Qëllimi i përgjithshëm i Kurrikulës së Gjuhës Angleze është të aftësojë nxënësit të

komunikojnë me sukses. Komunikim i suksesshëm nënkupton marrjen e mesazhit tonë tek të tjerët

në mënyrë efektive30.

29 MASHT, Kurrikulat lëndore/programet mësimore, Klasa përgatitore, Prishtinë, 2018, f. 16. 30 Po aty, f. 16.

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

21

Meqenëse komunikimi në thelb nënkupton dërgimin dhe pranimin e mesazheve, nxënësit

duhet të zhvillojnë katër aftësitë gjuhësore, të cilat janë thelbi i komunikimit. Zhvillimi i aftësive

pritëse, domethënë aftësitë e të dëgjuarit dhe të lexuarit, do t'u mundësojë nxënësve të marrin

mesazhe dhe, në varësi të detyrave që pritet të kryejnë, të zgjidhni informacionin thelbësor.

Sidoqoftë, pasi aftësitë gjuhësore nuk ndodhin në izolim, por normalisht janë të integruara për

qëllime komunikuese, pasi të kenë marrë një mesazh, nxënësit duhet të jenë në gjendje të marrin

vendime dhe të përgjigjen në mënyrë të duhur. Në një situatë që përfshin gjuhën, përgjigja e tyre

është një funksion komunikues, i cili kryhet nga një prej aftësive prodhuese, qoftë duke folur ose

duke shkruar.

Gjatë fazës së parë, vlerësimi dhe zhvillimi duhet të konsiderohen si një proces i këndshëm,

jo kërcënues për të ndjekur përparimin e nxënësve në zhvillimin e aftësive të tyre në gjuhën

angleze. Portofolet janë veçanërisht të dobishme kur punoni me nxënës të rinj pasi lejojnë

mbledhjen e punës së nxënësve në një vend, duke motivuar nxënësit të mbajnë një procesverbal të

punës së tyre, dhe, gjithashtu, t'i ndihmojnë ata të vërejnë përparimin e tyre deri në fund të vitit

shkollor. Portofolet, gjithashtu mund të përdoren si një spirancë për të angazhuar nxënësit në

komunikim, duke përdorur struktura të thjeshta, duke i lejuar ata të paraqesin punën e tyre.

Nëse mësuesit dëshirojnë të zbulojnë se sa efektiv ka qenë mësimi i tyre ose nëse duan të

vlerësojnë përparimin e nxënësve, atëherë përdoren testet. Testet zhvillohen në klasë nga mësuesi.

Ata matin rezultatet e performancës së nxënësve. Mësimdhënia dhe testimi gjithnjë shkojnë krah

për krah. Shpesh bëhen pyetje për të kontrolluar nëse nxënësit kanë kuptuar atë që është thënë. Në

mënyrë të barabartë, nga ata mund të kërkohet të zbulojnë nëse një pikë e veçantë duhet të

mësohet31.

31 MASHT, Kurrikulat lëndore/programet mësimore, Klasa përgatitore, Prishtinë, 2018, f. 24.

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

22

KOMPETENCAT E KURRIKULËS PËR KLASËN PËRGATITORE

Kompetencat e fushës Gjuhët dhe Komunikimi janë:

• Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme;

• Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar;

• Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare;

• Përdorimi i drejtë i gjuhës.

1. Kompetenca e të dëgjuarit të teksteve të ndryshme - Fëmija demonstron sjellje dhe

qëndrime të përshtatshme gjatë të dëgjuarit si: vëmendje, pëlqim dhe interes. Ai dëgjon dhe kupton

një larmi tekstesh të folura, demonstron se i ka kuptuar këto tekste, si dhe shpreh opinionet vetjake

rreth teksteve që dëgjon. Ai demonstron të kuptuarit e teksteve që dëgjon në situata të ndryshme;

ritregon me fjalët e veta përmbajtjen ose informacionin kryesor të një bisede, poezie, përralle,

tregimi, rregulle praktike ose udhëzimi.

Fëmija dëgjon dhe reagon ndaj teksteve që janë të përshtatshme për moshën e tij/saj, si:

përralla, tregime, ndodhi personale, shfaqje për fëmijë, teatër me kukulla etj. Ai/ajo, gjithashtu,

merr njohuritë e mëposhtme për rregullat e thjeshta gjatë të dëgjuarit si: vëmendje, kontakt me sy.

Pra, fëmija:

- Dëgjon më vëmendje bashkëmoshatarët dhe të rriturit;

- Shfaq interes për informacione të ndryshme nga bashkëmoshatarët dhe të rriturit;

- Zbaton udhëzimet ose porositë që kërkojnë realizimin e veprimeve me dy deri në tri

komanda;

- Zbaton rregullat e të dëgjuarit në grup.

2. Kompetenca e të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar - Fëmija shqipton saktë

me intonacionin e theksin e duhur fjalët dhe fjalitë. Ai/ajo shpreh saktë dhe kuptueshëm mendimet

vetjake për një temë ose tekst të përshtatshëm për moshën, shoqëron të folurin edhe me elemente

joverbale, bashkëpunon në grup, si dhe merr pjesë në lojë me role.

Fëmija flet rrjedhshëm, kuptueshëm dhe me intonacionin e duhur, kur tregon një ngjarje, një

përvojë të vetën ose kur përshkruan diçka; diskuton në grupe të vogla për tema që i interesojnë,

bën pyetje dhe jep përgjigje të thjeshta; përgatit materiale për organizimin e shfaqjeve dhe

ekspozitave në klasë; merr pjesë në lojë me role.

Nëpërmjet bisedave të përditshme tematike, të përshtatshme për moshën 5-6 vjeç, fëmija

fiton njohuri për rregullat e thjeshta të të folurit.

Fëmija:

- Përdor fjali gjithnjë e më të plota dhe më komplekse;

- Ndan me të tjerët përvojat, mbresat dhe emocionet e tij;

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

23

- Njeh fjalët e shumë poezive ose këngëve;

- Reciton përmendësh poezi të ndryshme;

- Tregon brendinë e teksteve të tilla, si: përrallëza, përralla, tregime të shkurtra, gjëegjëza,

poezi, fabula;

- Zhvillon më tej apo zgjeron idenë/mendimin e shprehur nga një person tjetër, kur dëgjon

me kujdes;

- Përcjell një mesazh të thjeshtë me fjalët e veta;

- Flet dhe diskuton për tema të ndryshme;

- Merr pjesë në lojë me role;

- Kujton dhe përsërit fjali dhe shprehje të plota nga të tjerët, duke përfshirë këtu edhe ato

që dëgjon në televizion dhe reklama;

- Përdor gjeste jo verbale, të tilla si shprehje a gjeste të fytyrës gjatë të folurit;

- Tregon e ritregon ngjarjet duke i shoqëruar me gjeste;

- Kënaqet duke përsëritur ngjarjet, poezitë dhe këngët.

3. Kompetenca e të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare – Fëmija lexon rrjedhshëm

dhe me intonacionin e duhur tekste të thjeshta letrare dhe joletrare. Ai përdor strategji të thjeshta

për të kuptuar tekstin, si: lidh tekstin me njohuritë e mëparshme, rilexon, pyet rreth paqartësive,

mban shënime, bën nënvizime etj. Fëmija demonstron kuptimin e tekstit duke treguar brendinë dhe

ngjarjet kryesore. Fëmija, gjithashtu, nxjerr konkluzione të thjeshta dhe jep mendimet e tij rreth

tekstit që lexon.

Nëpërmjet përrallave, tregimeve, kartelave me fjalë dhe figurave që emërtojnë objekte të

ndryshme, fëmija fiton njohuritë në lidhje me:

− Shkronjat e shtypit dhe tingujt e gjuhës shqipe;

− Fjalët më të përdorura në klasë, në kopsht/shkollë, në familje dhe në mjedisin që e rrethon;

− Përdorim tekstesh letrare: përralla të shkurtra, tregime me figura, poezi të thjeshta.

− Përdorim tekstesh joletrare: kartolina, revista për fëmijë.

Fëmija:

- "Lexon" me ndihmën e mësuesit hyrjen e tekstit, fjalët e pakta nga teksti;

- Njeh shenjat ose simbolet në një mjedis (p.sh., STOP, shenjat e qarkullimit rrugor etj.);

- Dallon shkronjat e shtypit;

- Identifikon shkronjat fillestare dhe ato përfundimtare të fjalëve;

- Bën dallimin mes fjalëve që tingëllojnë ngjashëm;

- Identifikon shkronjat e emrit të tij;

- Identifikon shkronja edhe në fjalë të tjera të rëndësishme për të;

- Dallon shkronjat nga fjalët dhe nga fjalia;

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

24

- Krijon fjalë që rimojnë me një fjalë të dhënë.

- Tregon një histori me piktura, sipas rendit logjik: fillim, mes dhe fund;

- Flet dhe shfaq emocione në varësi të tekstit;

- Parashikon fundin e historive, duke u orientuar nga ilustrimet;

- Imiton zërin e një personazhi;

- Tregon pse i pëlqen një personazh në një tekst.

4. Kompetenca e perdorimit të gjuhës - Fëmija shkruan saktë dhe pa gabime drejtshkrimore

tekste të thjeshta. Ai/ajo mbledh informacion nga burime të ndryshme para se të shkruajë kartolina,

letra, plane të thjeshta, përshkrime etj. Me ndihmën e mësuesit fëmija rishikon tekstin e shkruar

për të shmangur gabimet drejtshkrimore.

Fëmija:

- Shkruan për të komunikuar idetë e veta te të tjerët nëpërmjet fjalëve, fjalive;

- Shkruan tekste të thjeshta (urim, letër, kartolinë), sipas modeleve të dhëna.

- Eksperimenton me mjetet dhe materialet e të shkruarit (laps, letër, ngjyra, shkumës etj.);

- Përdor shkarravina, vizatime dhe letra për të shkruar;

- U tregon të tjerëve kuptimet e synuara në vizatimet dhe shkrimet e tij;

- Kopjon ose shkruan shkronjat e shtypit të gjuhës shqipe;

- Kopjon ose shkruan fjalë të thjeshta, si dhe shkruan një urim ose kartolinë me ndihmën e një të

rrituri;

- Bashkon pikat për të formuar shkronjat kapitale;

- Përdor simbole ose vizatime për të përfaqësuar gjuhën e folur;

- Kupton se një fjalë e thënë përfaqësohet nga diçka e shtypur;

- Kopjon emrin e vet dhe më pas e shkruan vetë atë;

- Kopjon disa prej shenjave të mjedisit ose simbole;

- Dallon se disa shkronja janë të mëdha e disa të vogla (shkronjat e shtypit);

- Njeh dhe shkruan shkronjat e shtypit;

- Shkruan emrin e dikujt ose fjalë që lidhen me tematika të caktuara32;

32MASHT, Fusha “Gjuha dhe komunikimi”, Klasa Përgatitore, Prishtinë, 2018, f. 9-21.

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

PËRFUNDIM

Gjuha është një pasuri e çmuar njerëzore. Ajo u krijon mundësi njerëzve të zbulojnë veten,

të njohin botën rreth tyre, të ndërtojnë marrëdhënie me të tjerët, të shprehin ndjenjat, t’u japin jetë

ëndrrave dhe prirjeve të tyre, të pasurojnë botën e tyre emocionale, të zhvillojnë ndjenjën e të

bukurës, të zgjidhin probleme, si dhe të prezantojnë njohuritë dhe idetë që kanë për çështje të

ndryshme. Duke qenë kaq e rëndësishme në jetën njerëzore, gjuha shqipe është trajtuar si e tillë

edhe në kurrikulën e arsimit parashkollor.

Lënda e gjuhës shqipe bën pjesë në fushën Gjuhët dhe Komunikimi. Kjo fushë u mundëson

fëmijëve që të zhvillojnë dhe të përdorin gjuhët si mjete komunikimi në jetën e përditshme, si dhe

të zhvillojnë kompetencat gjuhësore.

Kompetencat gjuhësore ndërtohen dhe zhvillohen gjatë gjithë jetës, por mosha

parashkollore është vendimtare për arritjet e fëmijëve. Shpejtësia dhe lehtësia me të cilën fëmijët e

vegjël mësojnë të flasin gjuhën, pa qenë të mësuar nga dikush tjetër, është një nga mrekullitë e

natyrës. P.sh., nga mosha 3 deri në 5 vjeç fëmijët mësojnë afërsisht 50 fjalë të reja në muaj dhe

gjatësia e fjalisë rritet çdo vit. Është detyrë e institucioneve arsimore që të pasurojnë dhe të

zhvillojnë te fëmijët njohuritë dhe shkathtësitë gjuhësore, sidomos gjatë viteve të para të jetës.

Fëmijëve të vegjël u pëlqen të flasin. Ata i tërheq dhe u pëlqen të dëgjojnë histori të lexuara me zë

të lartë në grupe të vogla apo në praninë e të rriturve. Atyre u pëlqen të shkëmbejnë librat e

preferuar, “të lexojnë” libra dhe të ritregojnë histori. Në këtë mënyrë, mësimi i gjuhës ndodh brenda

një konteksti social dhe kulturor. Mjedisi shoqëror u ofron fëmijëve më shumë se sa vetëm fjalë

dhe kuptime. Fëmijët mendojnë dhe veprojnë në mënyra shoqërisht të pranueshme. Fëmijët

mësojnë edhe rreth shoqërisë, ndërsa janë duke mësuar gjuhën.

Njohuritë dhe shkathtësitë e gjuhës së folur përbëjnë themelet për zhvillimin e mëtejshëm

të shkathtësive të leximit dhe të shkrimit. Një hap i madh e i rëndësishëm në jetën e fëmijës është

fillimi i mësimit të shkrimit. Në vitet e para, fëmija ka një shkrim që ngjason me shkarravina në

formë rrethore. Më pas, fëmija përpiqet t’i kthejë këto shkarravina në forma më të rregullta dhe të

njohë shkronjat. Aktivitetet, në të cilat fëmija ka mundësi të shkruajë në sipërfaqe vertikalisht, i

japin mundësi të pozicionojë mirë kyçin e dorës dhe të përdorë mirë muskujt e gishtave në vend të

muskujve të krahut. Fëmija duhet të ketë mundësinë të shkruajë në sipërfaqe të ndryshme e me

materiale të ndryshme. Fillimisht ata i bëjnë shkronjat shumë të mëdha, por, më pas, ato do të

zvogëlohen gradualisht. Shkronjat e para mund të kërkojnë që çdo shkronjë të harxhojë një fletë

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

26

më vete. Megjithatë, aktivitetet e shkrimit nuk duhet të jenë të gjata dhe duhet të jenë të mbushura

me mundësi që fëmija të vetëqetësohet. Shkrimi mund t’u duket i frikshëm fëmijëve të kësaj moshe,

ndaj dhe aktivitetet duhet të planifikohen me kujdes, në mënyrë që t’i ndihmojnë fëmijët të kenë

një qëndrim pozitiv ndaj shkrimit që në hapat e para.

Siç shihet, një arsim parashkollor cilësor është një parakusht i rëndësishëm, jo vetëm për

suksesin e fëmijëve në shkollë, por edhe në jetë, ndaj është detyrë e mësuesve të këtij cikli, është

të mundësojnë ndërtimin dhe zhvillimin e kompetencave për të nxënit gjatë gjithë jetës.

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Musa.pdfKurrikula është e ndarë në 7 fusha dhe 6 kompetenca. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë

27

LITERATURA

1. Cheetham, G. & Chivers, G., Drejt mësimit të kompetencave profesionale, “Journal of

European Industrial Training”, 1996.

2. Cheetham, G. & Chivers G., Profesionet, kompetencat dhe të mësuarit informal, “Edward

Elgar Publishing”, Dallas, 2005.

3. Deva - Zuna, A., Edukimi i parashkollorit në familje, Prishtinë, 2003.

4. Driscoll, M.P., “Psikologjia e të mësuarit dhe udhëzimit”, “Allyn and Bacon”, Londër, 2014.

5. Grup autorësh, Mësimdhënia me në qendër nxënësin, (Pjasa e 1), ”GEER”, Tiranë, 2005.

6. Gjelaj, M., Efektet e edukimit parashkollor në përgatitjen e fëmijëve për klasë të parë, (Punim

doktorate), Tiranë, 2014.

7. ISCED, Standardet Ndërkombëtare të Klasifikimit të Arsimit, 2012.

http://uis.unesco.org/sites/default/files/documents/international-standard-classification-of-

education-isced-2011-en.pdf

8. KEEN & European Union Kosovo, Edukimi parashkollor në Kosovë, Prishtinë, 2018.

9. Koliqi, M., Loja në mendimin pedagogjik, Tiranë, 2010.

10. MASHT, Kurrikula bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fillor, 2016,

https://masht.rks-gov.net/uploads/2017/03/kurrikula-berthame-1-finale-2.pdf

11. MASHT, Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme, 0 deri 6 vjet, 2011,

https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/elds-report-alb-for-web_1.pdf

12. MASHT, Kurrikulat lëndore/programet mësimore, Klasa përgatitore, Prishtinë, 2018.

13. MASHT, Kurrikula bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fillor të Kosovës, 2016.

14. MASHT, Fusha “Gjuha dhe komunikimi”, Klasa Përgatitore, Prishtinë, 2018.

15. MASHT, Kurrikula e edukimit parshkollor në Kosovë 3-6 vjeç, 2006.

16. MASHT, Plani Strategjik për Arsim në Kosovë 2017 – 2021; https://masht.rks-

gov.net/uploads/2017/02/20161006-psak-2017-2021_1.pdf

17. Parten, M., Social participation among preschool children, “Journal of Abnormal and Social

Psychology”, 1932.

18. Rama, B., Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë , “Revista pedagogjke”,

Tiranë, 2011.

19. Veseli, A., Pedagogjia parashkollore, “Universiteti i Prishtinës”, Prishtinë, 1999.