pas 5 viteve pas gardistëve të 21 janarit, amnistohen edhe … · 2019. 7. 18. · pas...

24
Lalaj: Enver Hoxha xheloz për Mehmet Shehun që në 1943 VITI III - NR. 35 E enjte, 14-02-2013 LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “SHËNDETI” Koment Detyrimet ligjore ndaj zgjedhësve NGA NJAZI JAHO PAS 5 VITEVE Llogaritë e gjykatës së Apelit: Bosi i “Albademil”, pa akuzë pas 60 ditësh, Pinarit 3.6 vite burg, Minxollit 5.6 vite dhe 3.6 vite burg Sokol Ngjecit. Familjarët e viktimave: Turp T ema aktuale e një rëndësie të veçantë mendoj se ëhstë çështja e listave të zgjedhësve. Çdo shtetas që ka mbushur moshën 18 vjeç, qoftë dhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet(neni 45 i Kushtetutës). Kjo e drejtë themelore kushtetuese ga- rantohet nëse në zbatim të dispozitave përkatëse të Kodit Zgjedhor çdo zgjedhës që ka vendbanimin e regjistruar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile, përfshihet në listën e zonës së qendrës së votimit. Pjesmarrja në votim është e vullnetshme, ndërsa përfshirja në listë në përputhje me ligjin është e detyrueshme. Çdo lloj manipulimi me listat e zgjed- hësve është e ndëshkueshme. Vlen të përmendet se personat e ngarkuar me përgatitjen dhe miratimin e listave të zgjed- hësve kur përfshijnë në këto lista të dhëna të rreme ose kur lënë pa përfshirë zgjed- hës, përgjigjen penalisht sipas nenit 186 të Kodit penal (shih nenin 171 pika 4 e kodit zgjed- hor). Ligjbërësi me miratimin e disa dispozitave të Kodit Zgjedhor,... Intervista/ Letra surprizë për Nako Spirun. Anët e errëta të ish-kryeministrit Delijorgjit 2 muaj burg për 26 viktima FALEN VRASESIT E GERDECIT Pas gardistëve të 21 janarit, amnistohen edhe autorët e tragjedisë NDËR MEJTIME Faqe 22 NGA ARLINDA ÇAUSHOLLI TRIUMFI I DASHURISË PËR VETEN Fjalëkryqet Fjalëkryqet e fundit nga e fundit nga Faqe 23 Kadri Vokopola vijon në faqe 22 Eduard Selami, pas divorcit me missin, ‘flirt’ me Berishën Avokati i gardistit të 21 Janarit fushatë me Berishën Ndarja e mandateve, PS e çon në Kushtetuese ISH-KRYETARI ARGUMENTIMET DJE VENDIMI Faqe 2-3 Faqe 8 Faqe 6-7 Faqe 9 DOKUMENTET E PABOTUARA Faqe 10-11 Firmoset në Athinë Haxhinasto: Jam optimist për TAP GAZSJELLESI Faqe 7 SUPLEMENTI “SHËNDETI” Faqe 13-17 Qeveria legalizon Fevziun, ja 2250 emrat e banorëve Faqe 19-21 Edhe adoleshentë mes 700 mijë të prekurve nga tensioni Këshillat, çfarë duhet të dimë për të përballuar këtë fazë Lejet për shtëpitë HIPERTENSIONI, VRASËSI I HESHTUR MENOPAUZA, JO FUNDI I RINISË Ana Lalaj Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu

Upload: others

Post on 18-Feb-2021

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • Lalaj: Enver Hoxha xheloz për Mehmet Shehun që në 1943

    VITI III - NR. 35 E enjte, 14-02-2013LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “SHËNDETI”

    Koment

    Detyrimet ligjore ndaj zgjedhësve

    NGA NJAZI JAHO

    PAS 5 VITEVE

    Llogaritë e gjykatës së Apelit: Bosi i “Albademil”, pa akuzë pas 60 ditësh, Pinarit 3.6 vite burg, Minxollit 5.6 vite dhe 3.6 vite burg Sokol Ngjecit. Familjarët e viktimave: Turp

    Tema aktuale e një rëndësie të veçantë mendoj se ëhstë çështja e listave të zgjedhësve. Çdo shtetas që ka mbushur moshën 18 vjeç, qoftë dhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet(neni 45 i Kushtetutës). Kjo e drejtë themelore kushtetuese ga-rantohet nëse në zbatim të dispozitave përkatëse të Kodit Zgjedhor çdo zgjedhës që ka vendbanimin e regjistruar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile, përfshihet në listën e zonës së qendrës së votimit. Pjesmarrja në votim është e vullnetshme, ndërsa përfshirja në listë në përputhje me ligjin është e detyrueshme. Çdo lloj manipulimi me listat e zgjed-hësve është e ndëshkueshme. Vlen të përmendet se personat e ngarkuar me përgatitjen dhe miratimin e listave të zgjed-hësve kur përfshijnë në këto lista të dhëna të rreme ose kur lënë pa përfshirë zgjed-hës, përgjigjen penalisht sipas nenit 186 të Kodit penal (shih nenin 171 pika 4 e kodit zgjed-hor). Ligjbërësi me miratimin e disa dispozitave të Kodit Zgjedhor,...

    Intervista/ Letra surprizë për Nako Spirun. Anët e errëta të ish-kryeministrit

    Delijorgjit 2 muaj burg për 26 viktimaFALEN VRASESIT E GERDECITPas gardistëve të 21 janarit, amnistohen edhe autorët e tragjedisë

    NDËR MEJTIME ► Faqe 22

    NGA ARLINDA ÇAUSHOLLI

    TRIUMFI I DASHURISË PËR VETEN

    Fjalëkryqet Fjalëkryqet e fundit ngae fundit nga

    ► Faqe 23

    Kadri Vokopola

    ► vijon në faqe 22

    Eduard Selami, pas divorcit

    me missin, ‘flirt’ me Berishën

    Avokati i gardistit të 21 Janarit fushatë

    me Berishën

    Ndarja e mandateve, PS e çon në Kushtetuese

    ISH-KRYETARI

    ARGUMENTIMET

    DJE VENDIMI

    ► Faqe 2-3

    ► Faqe 8

    ► Faqe 6-7

    ► Faqe 9

    DOKUMENTET E PABOTUARA ► Faqe 10-11

    Firmoset në Athinë Haxhinasto: Jamoptimist për TAP

    GAZSJELLESI ► Faqe 7

    SUPLEMENTI “SHËNDETI” ► Faqe 13-17

    Qeveria legalizon Fevziun, ja 2250 emrat e banorëve

    ► Faqe 19-21

    Edhe adoleshentë mes 700 mijë të prekurve nga tensioni

    Këshillat, çfarë duhet të dimë për të përballuar këtë fazë

    Lejet për shtëpitëHIPERTENSIONI, VRASËSI I HESHTUR

    MENOPAUZA, JO FUNDI I RINISË

    Ana Lalaj Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu

  • 2 E enjte, 14 shkurt 2013POLITIKE

    Gjergj Zefi e Auron

    Tare, komentojnë

    kthimin e Selamit

    Ish-kreu i PD tenton të kandiojë në vendlindje Librazhd, ose në Berat

    Selami divorc me miss-in“martohet” me BerishënHistoria e largimeve dhe e kthimeve të bujshme në PD në 22 vite

    LajmiIsh-kryetari i PD Ed-uard Selami tenton afrimin me Berishën, duke pretenduar të jetë në listën e de-putetëve për qarkun e Elbasanit, pasi origjina e tij është Li-brazhdi, ose në Berat. Historia e dëbimit të tij dhe gjithë themel-uesve nga PD e kthimi te Berisha.

    TIRANE

    JAKIN MARENA

    KTHIMET NË PD

    ■ Genc Pollo ■ Arben Imami ■ Genc Ruli ■ Neritan Ceka ■ Leonard Demi ■ Tritan Shehu ■ Ferdinand Xhaferraj ■ Gramoz Pashko ■ Ylli Vejsiu ■ Dashamir Shehi ■ Arben Demeti ■ Preç Zogaj (Larguar) ■ Spartak Ngjela(Larguar)

    Për 18 vite me radhë Ed-uard Selami ka qënë prezent në Shqipëri sa herë kanë ardhur zgjedhjet e sa herë ka pasur ndonjë kongres të PD. I përzënë me dhunë nga drejtimi i PD në vitin 1995, pak muaj pasi Berisha humbi referendumin për Kushtetutën, pasi tentoi të bashkonte postin e kryetarit të PD me atë të kryeministrit, duke kërkuar

    largimin e Meksit, Selami ish-kreu i PD tenton një afrim me Berishën, ku pavarësisht se në 18 vite jashtë vendit, vetëm dy vite më parë mundi të takojë. Por as nuk s’gjeti mbështetje, duke bërë që gjithnjë të qën-dronte në kontakte me ata që ishin kundër Berishës por dhe me eksponentë të majtë. Këtë radhë me sa duket Selami po ten-ton të ingranohet në PD, madje me një post deputeti të thjeshtë për të rifi lluar sërish nga zeroja në politikë, pasi vajtja në SHBA,

    ka qënë një humbje kohe për të. Me një karrierë nga benzinatat në SHBA për t’u ngritur në nive-lin e shitjes së makinave të vjetra, Selami gjithnjë mbajti një vesh nga Tirana, ku fi ktivisht për hir të statutit është anëtar i KK të

    PD. Tani duket se ka ardhur mo-menti për të qënë kandidat për deputet në qarkun e Elbasanit, për shkak të origjinës së tij nga Librazhdi ose në Berat. Për më tepër, Selami tashmë nuk ka as detyrime familjare, për shkak të

    divorcit me bashkëshorten e tij Pegi Vreto, ish-mis Buzëqeshja më 1994, me të cilën në vitin 2010 është ndarë përfundim-isht për shkak të xhelozisë. Dhe përpos dy djemve, njëri afër 20 vjeç Riçardi, që ka nun të ndjerin

    Riçard Hollbruk e Xhorxhin, si dhe pistën e makinave të vjetra të gatshme për t’u shitur Selami s’lë asgjë tjetër në SHBA, duke tentuar një “martesë” politike me kreun e PD Berisha. Ose ndoshta për t’u përdorur nga ai si një “pykë” me Topallit e Bashës, në përplasjen e tyre në përpjekje për të qënë pasues të kreut të PD.

    KTHIMETHistoria e PD ka qenë një

    histori largimesh e kthimesh të mëdha, që e kanë shoqëruar përmbi 22 vjet nga themelimi. I pari ka qënë Azem Hajdari themelues dhe kryetar i parë i PD, që i la vendin Berishës e më pas u përjashtua, ku vra tragjik-isht më 12 shtator 1998. Çarja e parë në PD ka ndodhur në vitin 1992, kur largohen theme-luesit Neritan Ceka, Gramoz Pashko, Arben Imami, Preç Zogaj, Arben Demeti, Ritvan Peshkëpia, Frrok Çupi për të themeluar AD. Janë larguar me radhë Petrit Kalakulla, Eduart Selami, Dashamir Shehi, Genc Ruli, që krijuan LPD. Më vonë ikën Genc Pollo, Tritan Shehu, Ferdinant Xhaferraj, Leonard Demi, Ylli Vejsiu, Maksim Cikuli që krijuan PDR e më pas Ngjela e Zogaj. Përjashtuar Hajda-rin, Kalakullën që s’jetojnë më, Ngjelën e Zogajn që kanë ikur prapë, të gjithë janë kthyer në PD me poste ministri, mandate deputeti apo drejtorë drejtorie e ambasadorë.

    Gjergj Zefi , njëri ndër ish-themeluesit e PD komenton jo pa ironi qasjen e Eduard Selamit për t’u rikthyer në PD. “18 vjet më parë e pyetën të ndjerin Azem Hajdari në një takim elektoral se cili është mendimi i tij për Eduard Selamin i sapo arratisur në Amerike. Azemi përgjigjet me qesendi se herën e parë që shkova në Librazhd si dhëndër, gjëja e parë që më ra në sy ishte një djalë i ri që gjuante peshk

    mbi urën e Librazhdit. E pyes: Ke kap ndonjë peshk? Jo-më përgjigjet-por do të zë. Pesë vite më vonë-thotë Azemi-shkoj sërish në Librazhd dhe e shoh sërish djaloshin që gjuante peshk. Kurioz e pyes prapë nëse kishte kapur gjë? Jo-më thotë sërish por do zë. Ky djali i ri në Librazhd ishte Eduard Selami!”, perifrazon Zefi thënien e ish-liderit të dhjetorit. Duke shtuar se “sikur ta dinte i ndjeri Azem se

    ai djali vazhdon e gjuan peshk mbi urë të Librazhdit?!”. Por jashtë komentit nuk ka qëndruar as Auron Tare, aktualisht deputet i PS. “Të shesësh makina të përdorura në SHBA është punë e nderuar, të bëhesh tellali i Berishës kur të ka rrahur, përzënë nga Shqiperia e përbuzur gjithë këto vite është të jesh një njeri pa asnje fi je personaliteti, shkurt legen”, shkruan Tare në facebook.

    Ish-themeluesi i PD Shenasi Rama profesor në Nju York University, SHBA ka gjetur një mënyrë ironike për të perifrazuar kthimin e Eduard Selamit te Berisha, me diçiturën “Kthimi i Deputetit të Ardhshëm.!” “Ai në hije është Shoku Ramiz, është ngjallur për këtë rast. Por në rastin tonë titulli duhet me kenë, kthimi i djalit plangprishes tek baba hajn, cub e kriminel. Ajo që ndodh është se këta fryhen në Tiranë e kur ikin e kuptojnë se s’vlejnë as për të shitur makina. Për të qënë dikush në katundin e madh Tiranë e për të mbushur xhepat, mbasi s’dinë të jetojne me nder e të integrohen si njerez në një shoqëri normale i ngjiten Saliut”, komenton Shenasi Rama në facebook.

    IRONIA E SHENASI RAMËS: KTHIMI I DEPUTETIT TË ARDHSHËM...!

    ■ Pas sa vitesh kthehet dhe çfarë pretendon Eduard Selami në PD?Ish-kreu i PD Eduard Selami kthehet nga SHBA 18 vite pas dëbimit të tij nga ana e Berishës. Përplasja asokohe ndodhi për shkak se Selami kërkoi bashkimin e postit të kreut të PD e kryeministrit, duke tentuar largimin e Meksit, gjë që i kushtoi largimin fare nga PD. Ai pretendon të jetë kandidat për deputet në qarkun e Elbasanit, pasi origjinën e ka nga Librazhdi, ose në Berat. Por dhe të qëndrojë në pritje ndoshta për të përfi tuar nga përplasja Basha-Topalli për postin e kreut të PD, po u largua Berisha.

    ■ Ka pasur tentativa të tjera të Selamit për afrim me Berishën?Thuajse gjithnjë Selami është diskutuar për kryetar PD, për kryetar bashkie në Tiranë, por s’është afruar nga Berisha.

    ■ Po largimet dhe kthimet e tjera në PD cilat kanë qënë?Largimet dhe kthimet e themeluesve në PD kanë qënë të bujshme dhe të shoqëruara me akuza të forta e të ndërsjella. Janë larguar Imami, Pashko, Ceka, Demeti, Pollo, Ruli, Shehu etj, dhe të gjithë ata u kthyen më 2005, ku janë ministra si Imami, Ruli, Pollo, por dhe deputetë dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

    Me një karrierë nga benzinatat në SHBA për t’u ngritur në nivelin e shitjes së makinave të vjetra, Selami gjithnjë mbajti një vesh nga Tirana

    NË FOTO: Ish-kryetari i PD Eduard Selami

  • 3E enjte, 14 shkurt 2013POLITIKE

    Topi: Pushteti i

    Sali Berishës drejt

    konsumimit të plotë

    Fati i anëtarëve, ministra, deputetë e drejtorë

    Kryeministri po tenton të përsërisë forumin e vitit 2005

    KOP i PD, trampolina e31 anëtarëve për poste TIRANE

    JAKIN MARENA

    Tritan Shehu:“PD është një forcëdemokratike, mirëpretkontributin e Selamit”Ish-kryetari i PD dhe pasuesi direkt i Eduard Selamit në krye të PD, pas dëbimit të tij, Tritan Shehu është shprehur me tone vlerësuese për rikthimin e ish-liderit të demokratëve që jeton prej 18 vitesh në SHBA. “PD është një forcë është demokratike dhe e hapur dhe që pret me kënaqësi kontributin e gjithsecilit që kërkon të japë për demokracinë dhe zhvil-limin e Shqipërisë. Aq më shumë kur bëhet fjalë për një nga themeluesit e ish-drejtuesit kryesorë të asaj forcë politike siç është dhe një nga kolegët e mi të vjetër Eduard Se-lami”, ka qënë deklarata e djeshme e Shehut, vetëm një ditë pasi Selami shfa-qi dëshirën për të qënë në Shqipëri si kontribues në PD. Sipas ish-kreut demokrat Shehu, PD ba-zohet mbi bashkimin e vlerave dhe përbëhet nga një pafundësi vlerash, ku gjithsekush mund të gjejë veten e tij. “Unë do të them se kjo është baza e themeli i forcës sonë, i energjive tona, i vizionit tonë dhe i asaj që ne kemi

    bërë. Ky është pozicioni ynë krejtësisht i ndry-shëm nga pozicioni dhe filozofia e PS dhe e zotit Rama e që përbën një nga kolonat e rëndësishme të garancisë së fitores sonë në zgjedhjet e 23 qershorit”, tha Shehu. Për të cilin është shumë e rëndësishme që të gjithë ata që janë larguar nga PD të rikthehen dhe të gjejnë vendin e tyre për kontribut në këtë parti, pasi ajo i pret krahëhapur. “PD përbëhet nga vlera. Gjithsëkush e gjen veten e tij dhe mund të jetë pjesëtar i këtyre vlerave për të dhënë kon-tributin e vet në këtë parti dhe për ti çuar më tej këto vlera në favor në vendit”, deklaroi Shehu.

    RikthimiBerisha në përpjekje për të fi tuar një mandat të tretë qeverisës po i rikthehet sërish idesë së KOP, me të cilën 8 vite më parë bëri që të ndryshojë imazhi para shqiptarëve e ndërkombëtarëve. Por dhe për të kthyer të larguar të tjerë nga PD

    Kryeministri Berisha në përpjekje për të fi tuar një mandat të tretë qeverisës po i rikthehet sërish idesë së KOP-it, me të cilën 8 vite më parë bëri që të ndryshojë imazhi i tij përballë shqiptarëve e ndërkom-bëtarëve. Por dhe për të kthyer të larguar të tjerë nga PD. Por cili ka qënë paneli prej 31 anëtarësh të Komitetit të Orientimit të Politikave, forumi që solli një risi në jetën e politikës shqiptare në vitin 2005, dhe ku gjenden ata aktualisht për të evidentuar më pas mundësinë e një ripërsëritje të KOP më 23 qërshor 2013. KOP megjithëse i shpërbërë ka shërbyer si një trampolinë për zhvillimin e karrierës profesion-ale e politike për shumicën e anëtarëve të saj. Para zgjedhjeve të 2005 PD shpalosi forumin më të ri, të quajtur Komiteti i Orientimit të Politikave. Ky forum mblodhi pranë vetes pro-fesionistë të botës akademike, shoqërisë civile, ekspertë të shquar të fushave të ndryshme, të shkolluar dhe të trajnuar në universitetet më të mira të botës e me përvojë të gjatë në institu-cione vendase e ndërkombëtare. Detyra e tyre kryesore ishte për-gatitja e një strategjie gjithëpërf-shirëse qeverisëse dhe përcak-

    timi i drejtimeve kryesore për zbatimin e kësaj strategjie. KOP dha një ndihmesë të veçantë në hartimin e programit qeverisës të PD si dhe ndikoi pozitivisht në fi toren në zgjedhjet e 3 korrikut 2005. Por, pas zgjedhjeve të 3 korrikut KOP ndaloi së funk-sionuari dhe aktualisht mund të quhet se është shpërbërë për-

    fundimisht. Por anëtarët e këtij forumi aktualisht ndodhen në postet më të larta në qeveri, në institucione të larta shtetërore, por dhe të përfshirë suksesshëm në fushën e biznesit. Ky forum duket se u përdor më së miri për zhvillimin e karrierës së secilit prej anëtarëve. Aktualisht disa prej anëtarëve më të spikatur të KOP mbajnë poste minis-trore në qeveri dhe në bashki. Ish-kryetari, Lulzim Basha ka qënë ministër i Transporteve, i Jashtëm, Brendshëm dhe aktualisht është kryebahshkiak i Tiranës. Majlinda Bregu mban postin e ministres së Integrimit e atë të zëdhënëses së qeverisë, ndërsa është deputete. Aldo Bumçi, pas gati një viti në postin e ministrit të Drejtësisë, pasi qëndroi pak deputet tani është ministër i Kulturës. Ylli Pango, përveç karriges së deputetit ishte e ministër Kulturës por që për afera seksuale u shkarkua nga

    Berisha dhe tashmë është drejtor në MKRTS. Ndërsa Myqerem Tafai është ministër i Arsimit. Pastaj të tjerët janë zv.ministra si Taulant Bino, Ndoc Faslia, ndërsa Florjon Mima fi llimisht zëvendësministër i Financave, tani deputet. Pa lënë jashtë vëmendjes Vokshin, Kadillin, Xhepën etj., si deputetë.

    ANËTARËT E KOP-it MË 2005

    KOP megjithëse i shpërbërë ka shërbyer si një trampolinë për zhvillimin e karrierës profesionale e politike për shumicën e anëtarëve të saj.

    KOP dha një ndihmesë të veçantë në hartimin e programit qeverisës të PD si dhe ndikoi pozitivisht në fitoren në zgjedhjet e 3 korrikut 2005.

    ■ Hervin Çuli Pas 3 korrikut iu premtua post në Teatrin Kombëtar, privat aktualisht ■ Teuta Baleta Punon në Bankën e Shqipërisë, shefe e Drejtorisë së Inspektimit. ■ Armand Bora Pas 3 korrikut u emërua drejtor i Teatrit Kombëtar, aktualisht regjisor. ■ Agron Tufa Kreu i Institutit për krimet e komunizmit, pedagog në Histori-Filologjisë në UT. ■ Përparim Dervishi Ish- drejtor i Doganave. ■ Fatbardh Kadilli Ish- këshilltar i kryeministrit për Antikorrupsionin, aktualisht deputet. ■ Albert Gajo Ish-zëvendësministër i Integrimit.

    ■ Aleksandër Sallabanda Ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA, tani në FRD të Topit. ■ Maksim Cikuli Ish-ministër i Shëndetësisë, aktualisht këshilltar i Topit. ■ Lulzim Basha Tsh-ministër i Transporteve, MPJ, Brendshëm, aktualish kryebashkiak Tiranë. ■ Lindita Lati Ish-kryetare Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës ■ Apollon Baçe Drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës ■ Ndoc Faslia Aktualisht zëvendësministër i Bujqësisë. ■ Tatjana Kongoli Ish-drejtore kabineti në Ministrinë e Integrimit, ambasadore. ■ Ardian Nuni Aktualisht anëtar i Gjykatës së Lartë. ■ Aldo Bumçi Ish-ministër i Drejtësisë, Ministër Kulture, deputet. ■ Genc Juka Drejtor Drejtorie ■ Kujtim Harshova Drejtor drejtorie ■ Majlinda Bregu Ministre e Integrimit, zëdhënëse e qeverisë, deputete. ■ Ylli Panariti Këshilltar i kryeministrit ■ Ylli Pango Ish- ministër i Kulturës, tani drejtor në MKRTS ■ Eris Hoxha Ish- deputet. ■ Elida Reci Këshilltare në Kryeministri. ■ Albana Vokshi Ish-këshilltare në Kryeministri, deputete ■ Florjon Mima Ish- zëvendësministër i Financave, deputet. ■ Ermal Hasimja Ish-zëdhënës i kryeministrit, pedagog. ■ Ylli Asllani Këshilltar i Berishës për pushtetin lokal. ■ Taulant Bino Zëvendësministër i Mjedisit. ■ Selami Xhepa Ish-këshilltar në kryeministri, dpeutet. ■ Myqerem Tafaj Ministër Arsimi ■ Besnik Aliaj Ish-këshilltar i kryeministrit, rektor i universiteti.

    Fryma e Re Demokratike hapi dje degën e saj në Ersekë. Kryetari i saj Bamir Topi tha se politikani që merr mbështetjen e qytetareve duhet ta rikthejë këtë besim në shpresë për ata që e votuan. “Ne kemi ardhur sot këtu në Ersekë në një ditë dimri për t’ju sjellë sinjalet e pranverës”, deklaroi Topi. Sipas Kryetarit të FRD-së nuk mund të jesh Kryeministër vetëm i një pjese të

    shqipëtarëve por i të gjithë popullit. Slogani i FRD për shtetin dhe qytetarët nënkupton se politika duhet t’u sigurojë atyre mundësi punësimi dhe arsimimi, theksoi Topi. Duke theksuar domosdoshmërinë e pavarësisë së institucioneve, kreu i FRD lëshoi një serë akuzash në drejtim të kryeministrit Berisha. Duke u ndalur në qeverisjen e sotme, Topi u shpreh se pushteti i Kryeministrit është drejt

    konsumimit të plotë, pasi ka kthyer institucionet e administratën publike në struktura zgjedhore. Nënkryetari i FRD Aleksandër Biberaj deklaroi në këtë takim se anija e qeverisë së skrapit po mbytet dhe se nuk ka makiazh që ta shpëtojë nga humbja e thellë. Sipas tij misioni i pardesyve te bardha mbaron në 23 qershor, datë e cila do të shënojë përfundimisht shkëputjen e Shqipërisë nga kthetrat e ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit.

    Nga takimet e Berishës me KOP-in në vitin 2005

    NË FOTO:Berisha dhe Selami në vitet e para të demokracisë

  • 4 E enjte, 14 shkurt 2013

    Kreu i LSI Meta nuk

    mohon mundësinë për

    aleancë me PD e PBDNJ

    Besnik Çerekja duartroket kryeministrin te studentët

    “21 janari”, pak ditë pas lirimit të gardistëve, mbështetje për PD

    Avokati i Llupos, nëfushatë për Berishën

    LajmiAvokati i ish-gard-istit Agim Llupo i akuzuar për vrasjen e Ziver Veizit më 21 janar, Besnik Çerek-ja jo vetëm ka marrë pjesë në takimin e Berishës me stu-dentët e juridikut të UT, por e ka duatrok-itur nxehtësisht sa herë që kryeministri ka ngritur tonet.

    TIRANE

    JAKIN MARENA

    Rama, luhatjetensioni:Jam mirë

    Burrel

    Mbrëmë

    Meta, Basha, Topi “rastësisht” te Vila 31Te lokali i Bregasit dhe Spahiu shkëmbehet me Kryebashkiakun e kreun e LSI. Topi në katin e dytë TIRANE

    Rastësia gjithnjë thonë se është mbreti i botës dhe me sa duket kjo ka marrë vertetimin e saj të radhës dhe mbrëmjen e djeshme teksa katër fi gura kryesore politike janë gjendur rastësisht në të njejtin ambient duke konsumuar kafen e mbrëmjes. Kështu, krytari i LSI, Ilir Meta, kryetari i Bashkisë së Ti-ranës Lulzim Basha, ish-presidenti i Shqipërisë njëherësh dhe kryetar i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi dhe kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu mbrëmjen

    e djeshme kanë gjetur “rastësisht” të njejtin lokal, Vilën 31 në pronësi të biznesmenit Luan Bregasi, për të konsumuar kafen e mbrëmjes dhe për të shkëmbyer mendimet e tyre me bashkëbiseduesit respek-

    tivë. Kreu i AK, Kreshnik Spahiu është s h p r e h u r për gazetën se ai ishte d u k e d a l ë sëbashku me miqtë e ti j teksa kishin konsumuar k a f e n n ë

    Vilën 31, kur në hyrje është kryqë-zuar me kryetarin e LSI Ilir Meta dhe kreun e bashkisë së Tiranës, Lulzim

    Basha, të cilët sëbashku po hynin në të njejtin lokal privat. Ai mohon të jetë takuar me të dy këto eksponentë të politikës shqiptare, me të cilët vetëm rastësia kishte bërë që ata të shiheshin në afërsi të këtij lokali te

    Vila 31. Ndër-sa në lidhje me praninë e Bamir Topit, ish-president dhe aktual-isht kryetar i Frymës së Re demokratike në katin e dytë të lokalit, ajo mund të shp-

    jegohet me faktin se Topi është krushku i pronarit të Vilës 31, Luan Bregasi me të cilin ka lidhje

    miqësore dhe e konsumon shpesh kafen me miqtë e tij në këto ambi-ente që ofron miku i tij. Pra të katër personazhet e politikës shqiptare e kanë mohuar të kenë pasur takime mes tyre apo të kenë qënë bashkë

    në të njejtën tavolinë në ambientet e këtij lokali në qendër të Tiranës, përjashtuar faktit se Basha dhe Meta ishin bashkë. Nga ana tjetër teksa afron data e zgjed-hjeve parlamentare të 23 qershorit, vijojnë përpjekje e ethshme për të krijuar kaolicione parazgjedhore, ku është

    folur shumë për krijimin e Polit të Tretë, ku Topi e Meta janë lakuar si pjesë përbërëse.

    Vetëm disa ditë më parë ishte shumë i tensionuar dhe tepër i zënë me de-tyrën e rëndë të avokatit të ish-gardistit që akuzohej për vrasje më 21 janar, ndërsa mbrëmë është parë shumë i relaksuar teksa ndiqte me interes takimin e kryeministrit Berisha me studentët e juridikut, madje dhe e duatrokiste atë duke bërë

    nxitësin e “tifozëve” të liderit të PD. Kështu, Besnik Çerekja, avokati i gardistit Agim Llupo, i cili u shpall pak ditë më parë i pafajshëm për vrasjet e 21 Janarit, është shfaqur dje në rresht të parë ndërsa duartrokiste kryeministrin Sali Berisha, gjatë një takimi elektoral që ky i fundit po zh-villonte me disa studentë në

    “Qytetin Studenti” në Tiranë. Klienti i avokatit Çerekja, ish- gardisti Agim Llupo, ishte i pandehur në procesin e 21 Janarit 2011 për të cilin Prokuroria kishte kërkuar 25 vjet burg. Gjykata e Tiranës i dha pafajësinë bashkë me she-fi n e tij, Ndrea Prendin, për të cilin Prokuroria kërkoi 23 vjet burg për akuzën vrasje me

    Kryetari i LSI, Ilir Meta, duke mos folur hapur për një ftesë të kreut të PBDNJ, Dule për krijimin e një poli tretë në zgjedhjet e qershorit, tha se LSI ka komunikim me të gjitha partitë parlamentare. “Ne kemi komunikim shumë të mirë me të gjitha forcat politike në vend, sidomos me parlamentare, dhe do të vazhdojmë të ecim në rrugën e bashkëpunimit e të mirëkuptimit me të gjithë

    aktorët në Parlament, sidomos sa i takon reformave që duhen realizuar për integrimin europiant”, tha Meta. Ndërkohë që duke iu refreuar deklaratës së kreut të grupit parlamentar demokrat se koalicioni me LSI është i sigurt, Meta u fokusua te miratimi i ligjeve, pa e mohuar një mundësi të tillë. “Besoj se prioriteti imediat për të gjithë forcat politike, sidomos për ato parlamentare e në veçanti për

    PD dhe PS, si dhe për LSI, është miratimi i dy ligjeve dhe i projekt-rregullores, në mënyrë që brenda muajit prill komisioni të ketë mundësi të paraqesë një raport pozitiv për të kërkuar dhënien e statusit”, tha ai. Duke iu shmangur asaj çfarë tha dy ditë më parë, ish-kreu i PD, Eduard Selami për koalicionin mes PD-LSI, përshëndeti rikthimin e ish-kryetarit të PD si dhe vlerëson rolin e tij në politikën shqiptare.

    Kryetari i PS Rama zhvil-luar dje një takim në qytetin e Burrelit ku ka pa-tur luhatje tensioni. Mjeku i apitalit, Ceni konfi rmon se pas trajtimit të shkurtër me serum gjendja shënde-tësore e Ramës është sta-bilizuar. Ai ka përfunduar takimin e planifi kuar me mjekët e spitalit të Burrelit në kuadër të javës së shën-detësisë. Më pas axhenda ka vazhduar me takime intensive po në qytetin e Burrelit, duke u kthyer në Tiranë. “Ndjesë atyre që u shqetësuan nga një lajm i deformuar për shendetin tim që mori dhenë! Asgjë serioze. Pas takimit në Burrel jam në zyrë në PS”, shkruan kreu socialist Edi Rama në profi lin e tij në rrjetin social Twitter.

    NË FOTO: Besnik Çerekja në takim me Berishën

    dashje. Besnik Çerekja është edhe zv.dekan në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Tiranës. Në foto duket qartë avokati Çerekja ndërsa duartroket Kryeministrin Berisha gjatë aktivitetit të zhvilluar dje, ndërsa në fund avokati gjatë një prej seancave gjyqësore të procesit të 21 Janarit, duke folur me ish-gardistin Llupo.

    TAKIMIKryeministri Berisha gjatë

    një bashkëbisedimi me stu-dentë e pedagogë parashtroi para tyre projektin e 4 viteve të ardhshme, sic e quajti ai “projektin Shqipëria vend i zhvilluar, për projektin e Sh-qipërisë Europiane”. Duke theksuar se ky projekt është fryt i një pune të gjerë e inten-sive, kryeministra tha që në nisje se ai sot është publiku, e studentët janë kryeministri i tij. “Në politikë ka një rregull dhe do ta quaja rregulli i artë. Politikani duhet të pranojë me të gjithë vetëdijen e tij se ndon-jëherë ai udhëheq, por duhet të

    pranojë të udhëhiqet nga ata që drejton, përndryshe e ka shumë të vështirë të ketë një sukses të qëndrueshëm. Nga dita e sotme ju jeni kryemin-istri im dhe unë jam qytetar që duhet t’ju dëgjoj juve”, tha ai. Sipas Berishës janë të gjitha potencialet për tu bërë vend i zhvilluar. “Unë jam sot këtu për të dëgjuar opinionet tuaja për këtë projekt që unë besoj, sepse jam i bindur që 4 vjecari që vjen do e shndërrojë Shqipërinë ndër vendet më të zhvilluara të rajonit dhe botës”, tha Berisha. Kreu i qeverisë u tregua i gatshëm të fl asë për cdo pyetje. Njëra prej tyre ishte përparësia që ka taksa e sheshtë, ndaj asaj progresives, që Berisha e quajti të dështuar.

    NË FOTO: Trupi gjykues i 21 Janarit

    POLITIKE

  • 5E enjte, 14 shkurt 2013

    “21 Janari”, Gjykata kundër Prokurorisë

    Zbardhet vendimi: Llupo e Prendi s’i njihnin viktimat

    “Akuza nuk i hetoi plotësisht 4 vrasjet ”

    TIRANE

    ELONA ELEZI

    “Gjykata sqaron se nuk mund të aplikohet neni 375 i K.Pr.Penale në rastin në gjykim, për

    shkak të mungesës së një hetimi të plotë e të gjithanshëm, i cili të bënte një pasqyrim të qartë të fakteve të ndodhura realisht nga të gjithë pjesëmarrësit në ngjarjet e datës 21.01.2011 në sulmin ndaj Kryeministrisë, si objekt i rëndësisë së veçantë dhe të personaliteteve të larta që ndodheshin në krye të detyrës.”

    PAFAJËSIA PËR AGIM LLUPON

    Në lidhje me akuzat për vrasje të demonstruesve Hek-uran Deda dhe Ziver Veizi, për të cilat u arrestua ish-shefi i Njësisë Speciale të Gardës Agim Llupo, Gjykata çmon se prokuroria nuk ka asnjë provë konkrete për këto vrasje, përvec disa dëshmive. “Për të provuar se me cilën armë është vrarë ky person (Hekuran Deda) nuk ekziston asnjë provë shkencore dhe nuk ka mbetur as predha që i ka shkaktuar vdekjen pasi plaga është tejkshkuese. Nga ana e akuzës nuk është bërë e mundur të identifi kohet as lloji apo arma konkrete nga e cila ka dalë predha që ka shkaktuar vdekjen e këtij personi. Akuza ja atribuon vdekjen e këtij shtetasi veprimeve të të pandehurit Agim

    Llupo vetëm duke u bazuar në deklarimet e disa dëhsmi-tarëve të cilët ishin në rolin

    e protestuesve”. Në lidhje me vdekjen e demonstruesit Hek-uran Deda, gjykata konkludoi arsyetimin e saj në këtë formë: “Në momentin kur i ndjeri Hekuran Deda fatkeqësisht ka gje-

    tur vdekjen, kanë qenë shumë efektivë të gardës që ishin duke qëlluar me armë zjarri dhe është e pamundur të identifi kohet dhe të provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm që ka qenë pikërisht Agim Llupo që ka qëlluar të ndjerin”. Në lidhje me vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi, gjykata nuk ka argumentuar mungesën e provave, por ka arsyetuar se Agim Llupo dhe i ndjeri Veizi nuk kanë pasur njohje të mëparshme, dhe si rrjedhojë nuk mund të pro-vohet vrasja me dashje. “Sipas kërkesave ligjore për t’u provuar akuza e ngritur në ngarkim të të pandehurit Agim Llupo qoftë edhe vetëm për njërin aspect të pretenduar, atë të vrasjes me dashje të viktimës Ziver Veizi duhet që të provohet se ai ka pasur objektiv për të vrarë të ndjerin dhe ka qëlluar në drejtim të tij për ta realizuar këtë qël-lim. Kjo hipotezë e akuzës është krejtësisht e pabazuar dhe e pam-bështetur në prova. Madje edhe vetë prokurorët e pranojnë se mes të pandehurit dhe të ndjerit nuk ka pasur asnjë njohje të mëparshme, as konflikt dhe as dijeni nga ana e të akuzuarit për vendndodhjen e të ndjerit në momentin që është goditur me armë zjarri.”

    Erion Braçe: Vrasësit u lanë të lirë

    I ka komentuar me ironi arsyetimet ligjore të treshes gjykuese, deputeti I Partisë Socialiste Erjon Braçe. Në një reagim në profi lin e tij të rrjetit social Facebook, Braçe shkruan: “Per 21 janarin: Vrasësit e 4 protestuesve u liruan se nuk i njihnin ata që vranë!”. Reagimi i Braçes erdhi pak orë nga zbardhja e plotë e vendimit të Gjykatës, i cili argumentoi pafajësinë e dhënë një javë më parë.

    Aleksandër Biberaj: Nuk u ndëshkua askush

    Nënkryetari i “Frymës së Re Demokratike”, Aleksandër Biberaj, në një reagim për A1 Report dhe Shqiptarja.com deklaroi: “Kemi krimin e 21 janarit ku janë vrarë 4 qytetarë shqiptarë dhe nuk kemi të ndëshkuar për këtë ngjarje”. Ai tha gjithashtu se “Pa dënuar të gjithë organizatorët dhe urdhëruesit, në Shqipëri nuk mund të ketë qetësi dhe paqe sociale.”

    Prokuroria shqiptare nuk bëri një hetim të plotë dhe të gjithanshëm të ngjarjes dhe fakteve të ndodhura më 21 Janar 2011. Ky është një nga konkluzionet në të cilat ka dalë trupi gjykues i dosjes së “21 Janarit”. Në një vendim të zbardhur prej 36 faqesh, Gjyka-ta ka “shenjestruar” organin e akuzës në lidhje me hetimet e bëra që pas ngjarjes tragjike.

    PAFAJËSIA PËR NDREA PRENDIN

    Në pjesën e arsyetimit ligjor për akuzat ndaj ish-Koman-dantit të Gardës Ndrea Prendi, Gjykata është shprehur: “Edhe sipas legjislacionit penal sh-qiptar, nga ana e Prokurorisë nuk rezulton të jetë bërë një hetim i plotë dhe i gjithan-shëm i ngjarjes dhe fakteve të ndodhura. Ajo që u provua më lart është se i pandehuri nuk ka kryer veprën pe-nale të vrasjes me dashje në rrethana të tjera cilësuese. Organi i akuzës nuk ka hetuar nëse ka vend për aplikimin e neneve 19, 20 dhe 21 të Kodit Penal. Neni 19 rregullon institutin e mbrojtjes së nevo-jshme dhe limitet e ka-përcimit të tij. Neni 20 rregullon institutin e nevojës ekstreme, ndërsa Neni 21 rregullon institu-tin e ushtrimit të një drejte apo detyre”. Sipas logjikës juridike të përdorur nga tre gjyqtarët, Neni 21 para-shikon se nuk ka përgjegjësi penale nga personi (Ndrea Prendi) që ushtron të drejta apo për të përmbushur de-tyra të caktuara nga ligji ose nga një urdhër i dhënë prej një personi kompetent, veç rastit kur urdhri është haptazi i paligjshëm. Kur vepra penale është kryer si rezultat i urdhrit të paligjshëm, për të përgjigjet personi që ka dhënë urdhrin. Provat balistike e dërguara nga prokuroria shqiptare dhe të ekspertuara në laboratorët amerikanë të Byrosë Federale të Investigimit, Gjykata thotë se FBI-ja i ka dhënë një ndihmë të madhe gjykatës në zbulimin e arsyes së vdekjes së Faik Myr-tajt. “Me anë të aktit të eksper-timit të kryer me ndihmën e ek-spertëve të FBI-së në Amerikë i cili i ka dhënë një ndihme të madhe Gjykatës në zbulimin e

    Edhe sipas legjislacionit penal shqiptar, nga ana e Prokurorisë nuk rezulton të jetë bërë një hetim i plotë dhe i gjithanshëm i ngjarjes dhe fakteve të ndodhura

    PERGJIGJE PYETJE

    ■ Çfarë kërkoi prokuroria për Prendin dhe Llupon?Organi i akuzës kërkoi 23 vite burg për ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendin dhe 25 vite heqje lirie për ish-shefi n e të ashtuquajturit “grupi i zjarrit” Agim Llupon. ■ Çfarë vendimi

    dha Gjykata për dy të akuzuarit?Gjykata Penale e Tiranës vendosi më 7 shkurt të këtij viti të shpallë të pafajshëm Prendin dhe Llupon, i pari i akuzuar për vrasjen e Faik Myrtajt, ndërsa Llupo për vrasjen e Hekuran Dedës dhe Ziver Veizit. ■ Cilat janë provat

    kryesore të prokurorisë?Në hetimet e saj, prokuroria vërtetoi mbi bazë të ekspertizës balistike, pamjeve fi lmike dhe dëshmive të marra nga protestuesit, se dy të akuzuarit kishin vrarë Dedën, Myrtajn dhe Veizin. ■ Cilat janë

    kundërshtitë e Gjykatës? Gjykata ka pranuar faktin se tre persona janë vrarë më 21 janar, por ajo arsyetoi se prokuroria nuk kishte prova shkencore të mjaftueshme për të vërtetuar se ishin vrasje me dashje.

    AKTUALITET

    arsyes së vdekjes së të ndjerit Faik Myrtaj, Gjykata krijon bindjen që në fakt i pandehuri Ndrea Prendi me pistoletën e tij ka realizuar 11 qitje, njëra prej të cilave ka përfunduar në trupin e viktimës Faik Myr-taj” – thuhet në vendimin e zbardhur. Gjykata përdor si argumentim edhe nenin 375 të Kodit të Procedurës Penale,

    i cili lejon Gjykatën që të për-fundim të hetimit gjyqësor t’i japë faktit një përcaktim të ndryshëm nga ai që bën prokurori, por këtë ndryshim të kualifi kimit ligjor të veprës së kryer nga i pandehuri, Gjykata mund t’a bëjë vetëm nëse fakti është pasqyruar në mënyrë të plotë dhe hetimi është bërë në mënyrë të gjithanshme.

  • 6 E enjte, 14 shkurt 2013 AKTUALITET

    Gërdeci, “lirohet” DelijorgjiEdhe 2 muaj burg për bosin e “Albademil”, pasi Apeli i uli dënimin. Drejt lirisë edhe Minxolli

    Ngjeçi e Pinari. “VIP”-ave të tragjedisë iu ul një e treat e dënimit në Gjykatën e Apelit

    Drejtësia tregohet “zemërgjerë” për shkaktarët e 26 viktimave

    LajmiGjykata e Apelit ka lehtësuar dënimet për të akuzuarit kryesor të tragjedisë së Gërdecit. Dje, tru-pi gjykues ka zbri-tur me 1/3-ën, vitet e dhëna nga Gjykata e Tiranës për Pinarin, Minxollin dhe Ngjec-cin dhe Delijorgjin, duke bërë që ky i fundit, pas 3 muajsh e gjysëm, të “lajë du-art” me drejtësinë.

    TIRANE

    ELONA ELEZI

    LlogaritjaMihal Delijorgji u arrestua më 17.03.2008 dhe u la në arrest shtëpie më 07.02.2011. Pra, ka qëndru-ar në qeli afërsisht 35 muaj x 1.5, siç konvertohet koha e paraburgimit pasi i aku-zuari dënohet, bëjnë 52.5 muaj. Që nga data e lënjes në arrest shtëpie e deri dje, janë saktësisht 736 ditë ose 24.5 muaj (arresti i shtëpisë llogaritet në konvertim 1 me 1). E gjithë koha e Delijorgjit në paraburgim dhe arrest shtëpie është 77 muaj ose 6.4 vjet burg. Sipas përl-logaritjeve, duhen edhe 2 muaj burg që ai të plotësojë dënimin e lënë dje në futi nga Apeli, prej 6.6 vjetësh.

    ReagimiFamiljarët e viktimave: Gjykatat bëjnë biznes me jetët

    Zbutja e vendimeve nga Gjykata e Apelit për të akuzuarit kryesorë të tragjedisë së Gërdecit, përbëjnë momentin më korruptiv të shtetit”. Është kjo akuza që familjarët e vik-timave të Gërdecit, kanë lëshuar përmes një komunikate për shtyp pasditen e sotme. “Ko-rrupsioni shtetëror dhe privat na vrau në mes të ditës”, lexohet në reagimin e tyre, referuar vendimit të trupit gjykuese. Ndërkohë, tri gra, të cilat humbën njerëzit e tyre në tragjedinë e Gërdecit, Afërdita Canga, Mimoza Kruja dhe Zamira Durda, gjatë një interviste në studion e A1Report, e cilësuan situatën e sotme në gjykatë “një katrahurë të vërtetë”. Canga dhe Kruja kanë humbur bashkëshortët në tragjedinë e Gërdecit, ndërsa Durda djalin e vogël. Përveç ricilësimit si të turpshëm të uljes së dënimit për të akuzuarit kryesorë, tri gratë i bënë thirrje opinionit public, që “të ço-

    het” dhe “të ndëshkojë” vendimin. “Është leku në mes, korrupsioni është kudo”, u shprehën ato, duke shfaqur kështu zhgënjimin që kanë marrë nga drejtësia shqiptare. Sipas tyre, tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, me vendimin e tyre, nuk patën respekt për profesionin dhe u treguan të pamoralshëm, por “Zoti do të vërë peshoren, atij ia kemi lënë në dorë”, shtojnë tre gratë.

    TIRANE

    DENIMET PER “GERDECIN”

    Drejtësia është treguar zemërgjerë me të ar-restuarit për tragjedinë e Gërdecit, ku 26 persona hum-bën jetën dhe dhjetra të mbetën të plagosur rëndë. Afro pesë vite pas shpërthimit tragjik, Gjykata e Apelit, me një ven-dim të formës së prerë, u ka shuar ccdo shpresë familjarëve të viktimave, se një ditë drejtë-sia do të vihej në vend. Me një vendim prej 392 faqesh, treshja gjykuese e përbërë nga Alaudin Malaj, Gent Shala dhe Shkël-qim Miri, ka pranuar vendimin e shkurtuar për Mihal Deli-jorgjin, Ylli Pinarin dhe Dritan Minxollin. Duke përdorur një vendim unifi kues të Gjykatës Kushtetuese, i cili parashikon që të pandehurit të kërkojnë gjykim të shkurtuar edhe në shkallën e dytë të gjyqësorit, Gjykata ka dhënë vendime më të buta se ato që Gjykata e Shkallës së Parë dha afro 12 muaj më parë. Sipas vendimit të djeshëm, Delijorgjit, bosit të kompanisë “Albademil” i kanë mbetur për të kryer edhe afro 2 muaj burg, Pinarit 3 vite dhe gjashtë muaj, Minxollit 8.4 vite, si dhe Ngjeccit 3.6 vite. Në vendimin e arsyetuar, Apeli e ka quajtur të gabuar mospranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar nga ana e gjykatës së rrethit. Ndërkohë, që në Shkallën e Parë, ata nuk e kanë pranuar gjykimin e shkurtuar dhe çështja është gjykuar në themel.

    VENDIMET E APELITPër ish-bosin e kompanisë

    “Albademil sh.p.k”, Mihal Deli-jorgji, treshja gjykuese dha përgjatë së martës 6.6 vite burg, duke pranuar gjykimin e shkurtuar. Për ish-drejtorin e kompanisë së demontimit MEICO-s, Ylli Pinarin, gjykata dha 10 vite burg, me 1/3 e gjykimit. Për ish-drejtorin e

    fabrikës, Dritan Minxollin, u dha vendimi me 12 vite heqje lirie, ndërsa për ish-mbikqyrë-sin e MEICO-s, Sokol Ngjeccin treshja e gjyqtarëve la në fuqi vendimin e Shkallës së parë me 10 vite heqje lirie, pasi ai nuk kishte kërkuar gjykimin e shkurtuar. Por, në bazë të përl-

    logaritjeve rezulton, se duke zbritur nga koha e qëndrimit në paraburgim dhe pjesën e kohës së kaluar me masën e sigurimit “arrest shtëpie”, vendimet e dhëna nga Apeli të bien në vetëm 2 muaj heqje lirie për Delijorgjin, 3.6 vite për Ylli Pinarin, 5.6 për Dri-

    tan Minxollin dhe me 3.6 vite për Sokol Ngjeccin. Gjykata dha një dënim më të ashpër për të pandehurin Zija Bahja, ish-Komandantit të Forcave Mbështetëse, i cili u shpall fajtor për “shpërdorim detyre” dhe u dënua me 3 vite burg. Por dënimi i dhënë pezullohet dhe konvertohet në periudhë prove. Bahja ishte shpallur i pafajashëm nga Gjykata e Tiranës një vit më parë.

    ARSYETIMI I VENDIMIT

    Një vit më parë, Gjykata e Tiranës hodhi poshtë pre-tendimin e organit të akuzës, së të akuzuarit nuk kishin bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Kjo gjë u hodh nga Gjykata e Apelit, e cila argu-mentoi, se të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe kontributi i secilit prej të pandehurve fl et për një bashkëpunim për të arritur marrëveshjet. Së dyti, gjykata e Apelit i ka hequr MEICO-s përgjegjësinë në lidhje me kushtet e sigurisë në fabrikën e demontimit. Sipas saj, “fajin” për kushtet e sigurisë e ka pasur kompania amerikane “Sac”. Së treti, treshja gjykuese e Apelit ka rrëzuar argumentimin e Shkallës së Parë, për dëmin e shkaktuar të tragjedisë. Sipas vendimit të djeshëm, në bazë të aktit të ekspertimit është vërtetuar dhe dokumentu-ar masa e dëmit. “Pasojat e shpërthimit të ngjarjes objekt akuze janë tepër të rënda. Jeta e viktimave, shëndeti i të dëmtuarve, objektet e dëm-tuara, nuk kanë qenë në vet-vete, synim i veprimeve apo mosveprimeve të ndonjërit nga të pandehurit e akuzuar për vrasjen e 26 viktimave. Gjykata e Apelit Tiranë çmon, se humbja tragjike e jetëve

    Shkalla I Apeli

    ■ Mihal Delijorgji 10 vite burg 6.6 vite

    ■ Ylli Pinari 18 vite burg 10 vite

    ■ Dritan Minxolli 18 vite burg 12 vite

    ■ Sokol Ngjeçi 10 vite burg 10 vite

    ■ Luan Hoxha 6 vite burg 5 vite

    Kërkesa

    Policia: S’na ka ardhur shkresë për arrestime

    Sipas procedurave lig-jore, menjëherë pas vendimit të djeshëm i cili ishte i formës së prerë, prokurori i çështjes duhet të paraqiste në Drejto-rinë e Policisë së Tiranës, kërkesën për ndalimin dhe shoqërimin në burgje, të të akuzuarve të Gër-decit. Kjo, pasi ata janë gjykuar në kushtet e ar-restit shtëpiak, apo në gjëndje të lirë. Por, deri dje në mbrëmje, ata kanë qenë të lirë. Burimë zyr-tare pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, thanë për Shqiptarja.com, se deri në mbrëmje, nuk ka shkuar asnjë kërkesë nga prokurori i çështjes. Ndoshta ajo shkon sot dhe nëse ndodh, brenda 5 ditëve, ajo duhet të ekzekutohet.

    objekt akuze, është pasojë, pikërisht e shkeljes të rregul-lave të përcaktuara me ligj për mbrojtjen e rendit, sigurisë publike dhe jetës e shëndetit, të njerëzve, të mbrojtura në mënyrë të posaçme nga ligji material penal”, thuhet në vendimin e zbardhur.

    Familjarët e viktimave në Studion e A1 Report

    15 marsi, tragjedia

    që preku

    qindra familje

    Shpërthimi në Gërdec ndodhi më 15 mars 2008, rreth orës 12:05 dhe nga shpërthimi humbën jetën të paktën 26 persona. Shpërthimi ndodhi në një “fabrikë” për demontimin e armëve, i cili ishte një prioritet që qeveria e shtetit shqiptar kishte marrë përsipër për anëtarësimin në NATO. Kjo, pasi siç kishte deklaruar kryeministri i vendit Sali Berisha për Agjencinë Reuters, “pirgjet e 100000

    tonëve municioneve 40–50 vjeçare është një nga problemet tona më serioze”. Shpërthimi shkaktoi me qindra të plagosur dhe shumë shtëpi pësuan dëmtime të shumta. Disa humbën jetën në çast dhe disa të tjerë humbën jetën më pas në spital. Spitalet u mbushën me të gjymtuar, të djegur dhe të tjerë do të dëmtoheshin nga grimca xhamash të thyer. Tri ditë mbas tragjedisë më 18 mars 2008, nga

    qeveria u shpall ditë zie kombëtare dhe protesta të shumta qytetare vijuan. Tragjedia u shoqërua edhe me ngjarje të tjera politike. Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, do të jepte dorëheqjen pak ditë mbas tragjedisë. Ai nuk pranoi se kishte përgjegjësi për shpërthimin ose ndonjë lidhje korruptive në tregtinë e armëve dhe u shpreh se dorëheqja nga posti ministror ishte një “përgjegjësi morale”.

  • 7E enjte, 14 shkurt 2013EKONOMI

    Administrata tatimore,

    shpreh shqetësim

    edhe biznesi turk

    LajmiMinistri i Energje-tikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinas-to u shpreh optimist dje pas nënshkrimit në Athinë të mar-rëveshjes për linjën e re të gazsjellësit TAP. Haxhinasto u shpreh se nga gazi do te ktë përfi time gjithë rajoni

    ATHINE

    Shqipëria, Italia dhe Gre-qia nënshkruan dje në Athinë marrëveshjen për linjën e re të gazsjellësit TAP, që synon të furnizojë Evropën me gaz nga Azarbaixhani, për ta bërë Evropën më pak të varur prej furnizimit me gaz nga Rusia. Gazsjellësi TransAdritiak kalon nga Tur-qia në Greqi dhe Shqipëri për të përfunduar në jug të Italisë. TAP-i është një prej dy projekteve konkurruese për furnizimin me gaz nga Deti Kaspik. Projekti tjetër, Nabuço West, kalon nga Tur-qia në Bullgari, Rumani dhe Hungari për të përfunduar në Austri. Shtetet e Bashkuara mbështesin krijimin e korri-dorëve të rinj energjitikë pët të shtuar shumë-llojshmërinë e burimeve energjitike për Evropën, por nuk mbështesin ndonjë projekt të veçantë. Ministri i Energjitikës i Sh-qipërisë Edmond Haxhinasto, i cili nënshkroi në Athinë marrëveshjen e Gazsjellësit TransAdriatik për palën sh-qiptare, dha një intervistë për Zërin e Amerikës, në emisionin “Ditari”.

    Zoti Haxhiansto, a nënkupton marrëvesh-

    ja e sotme, që tashmë Greqia, Shqipëria dhe Italia i kanë përfunduar gjithë procedurat para-prake dhe janë në pritje të vendimit të koncorsiu-mit azerbaixhanas se cili projekt do të zgjidhet për tubacionin?

    Po, kështu është. Kjo fi r-mosje e përfundoi të gjithë punën përgatitore që oferta nga gazsjellësi TAP të para-qitet tek konsorciumi i Shah Denizit, i cili do të marrë vendimin përfundimtar në muajin qershor të këtij viti.

    Të dyja projektet kanë avantazhe dhe disavantaz-he ndaj njeri tjetrit. TAP-i është thënë, duke qënë më i shkurtër është më i lirë për t’u ndërtuar, por ai përfundon në jug të Italisë, larg tregjeve kryesore të Evropës, ndërsa Nabuço kushton më shtrenjtë por është më pranë tregjeve kryesore pasi përfundon

    Kursi i këmbimit valutor Çmimet të ushqimeve në kryeqytetBurimi: Banka e Shqipërisë Data 13.2.2013

    Data 13.2.2013

    Burimi: Ministria e Bujqësisë dhe USAID

    Euro Dollari Paund FrangaLEKË

    NDRYSHIMI DITOR139.91

    +0.08

    LEKË

    NDRYSHIMI DITOR103.90

    -0.51

    LEKË

    NDRYSHIMI DITOR162.71

    +0.01

    LEKË

    NDRYSHIMI DITOR113.21

    -0.15

    ■ Mollë 79 ■ Portokall 92 ■ Mandarina 155 ■ Limon 142 ■ Ullinj 172F

    RU

    TA

    ■ Domate 198 ■ Kastravec 212 ■ Spec 320 ■ Spinaq 149 ■ Lakër 58 ■ Lulelakër 136

    ■ Karrota 90 ■ Patëllxhan 287 ■ Kungull 295 ■ Fasule 310 ■ Qepë 74 ■ Patate 82

    Çmimet në lekë/kg

    PE

    RIM

    E

    Haxhinasto: Optimist për TAP Vendimi do të merret në qershor dhe më pas të fi llojë puna për ndërtimin e tij, që parashikohet të përfundojë deri në vitin 2017. Nga gazsjellësi përfi ton gjithë rajoni

    Ministri i METE-s, pas nënshkrimit të marrëveshjes në Athinë

    Po kështu, kjo do të thotë që edhe kthimi i investimit për këtë projekt është më i miri. Pra, në tërësinë e tyre këta faktorë e bëjnë projektin TAP shumë më të avancuar sesa projekti tjetër. Ka edhe disa aspekte të tjera që kanë të bëjnë edhe me marrëveshjen që nënshkruam sot. Për TAP-in janë përfunduar të gjitha procedurat për t’u paraqitur si projekt i plotë në mar-rëveshjet e gjithë qeverive, ndërsa për Nabuçon akoma nuk është arritur kjo gjë.

    Zoti Haxhinasto, në qoftë se zgjidhet TAP-i, cili është afati kohor për ndërtimin e tij?

    Është e rëndësishme që njëherë të miratohet, dhe unë jam shumë optimist që kjo gjë do të ndodhë. Së pari të mer-ret vendimi në qershor të këtij viti dhe më pas të fi llojë puna për ndërtimin e tij. Parashi-kohet se deri në vitin 2017 ky projekt do të përfundojë.

    Projekti TAP

    Nënshkruhet marrëveshja për gazinShqipëria, Greqia dhe Italia kanë përfunduar kuadrin ligjor për linjën TransAdriatik TIRANE

    Shqipëria, Italia dhe Greqia kanë bërë dje një hap tjetër përpa-ra drejt realizimit të gazsjellësit TransAdriatik (TAP), duke nën-shkruar në Athinë marrëveshjen tripalëshe ndërqeveritare, që është parakusht për të marrë miratimin e mundshëm nga konsorciumi kon-trollues i burimit të gazit natyror, në detin kaspik, në Azerbajxhan. Konsorciumi i Shah Denizit do të bëjë zgjedhjen përfundimtare midis tij dhe një varjanti rival – Nabucco –

    brenda muajit qershor të këtij viti.“Për TAP-in, ky akt përbën

    marrëveshjen e fundit politike ndërkombëtare të nivelit të lartë, të rëndësishëm për procesin e afërt të përzgjedhjes nga konsorciumi”, tha drejtori i Çështjeve të Jashtme për këtë projekt Michael Hoff-mann. Aksionerët e projektit janë kompania zvicerane Axpo (42,5%), norvegjezja Statoil (42,5%) dhe kompania gjermane E.ON Ruhrgas (15%). Nga ana e tij, kryeministri grek Antonis Samaras deklaroi se projekti TAP është i një rëndësie strategjike për Greqinë. Ministri

    italian i Zhvillimit Corrado Passera shtoi se “Italia jep siguri për vullnetin më të mirë politik për mbështetjen e projektit”.Në ceremoninë e zhvil-luar me këtë rast ishte i pranishëm edhe zv.kryeministri dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energje-tikes i Shqipërisë Edmond Haxhi-nasto, i cili tha se, me këtë projekt, Shqipëria bëhet një kontribues direkt për sigurinë energjetike në Europë”. Ai e konsideroi TAP-in si një urë që i bashkon vendet rreth një qëllimi të përbashkët për bashkëpunimin, integrimin, sigurinë dhe prosperitetin.

    Pas Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe asaj të Tiranës, që kanë ngritur publikisht shqetësimet e tyre ndaj veprimtarisë së administratës tatimore, edhe komuniteti i biznesit turk ka shprehur dje shqetësimet përkatëse. Qeveria pretendon se Shqipëria ofron mundësi për investimet e huaja, por sipërmarrësit e huaj hasin mjaft vështirësi sidomos në

    zbatimin e ligjit. Kështu u shpreh gjatë një interviste televizive konsulli tregtar në Ambasadën e Turqisë në Tiranë, Muharrem Xhan. Sipas tij, problemet kryesore që po hasin sipërmarrësit turq në vendin tonë lidhen kryesisht me çështjet e pronësisë, mosfunksionimin e zonave industriale, si dhe burokracitë në administratën fi skale. Konsulli turk tha se marrëdhëniet

    ekonomike në zhvillim si dhe fuqia punëtore që ofron Shqipëria përbëjnë një avantazh që bizneset turke të investojnë këtu në fusha të ndryshme. Aktualisht, në vendin tonë ushtrojnë aktivitetin e tyre ekonomik rreth 100 kompani turke, kryesisht në fusha si ndërtimi, hekur-çeliku, miniera, telekomunikacion, energji, banka dhe prodhim.

    në Austri. Sipash jush cilat janë avantazhet e TAP-it ndaj Nabuços?

    Sigurisht, janë disa avan-tazhe që projekti TAP ka. Së pari, kalon në më pak shtete,

    pra është më e lehtë për t’u menaxhuar, por edhe për të ar-ritur në marrëveshjen e ndarjes së përgjegjësive përsa i përket ndërtimit dhe menaxhimit të tij. Së dyti, siç e thatë edhe ju,

    është projekti më i leverdis-shëm pasi është më i shkurtër dhe ka përputhshmërinë më të mirë me kapacitetet aktuale të nxjerrjes së gazit në zonën gazmbajtëse të Shah Denizit.

    Edmond Haxhinasto

  • 8 E enjte, 14 shkurt 2013POLITIKE

    KQZ pa rregullore të

    Brendshme, Wollfarth

    takon Lleshin e Bibën

    Raporti i auditëve në KQZ

    Dy auditët e propozuar nga kry-etarja dhe nënkryetari i KQZ, kanë arritur në një raport për-fundimtar pas verifikimit të vep-rimeve në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile për periudhën deri më datën 03.02.2013. Në raportet e auditëve vërehet që për të njëjtin problem ka shifra e konstatime të ndryshme lidhur me rastetet e dyshuara si të dubluara,të cilat kapin shifrën mbi 60 mijë apo dhe QV-ve, të cilat kanë

    numër zgjedhësish jashtë kufirit ligjor. Sipas raportit të audituesit të djathë rastet e dyshuara të dubluara, kapin shifrën 43186, ndërsa auditit i majtë konstaton 65702 raste. Numri i QV-ve me numër zgjedhësish jashtë kufi ve ligjor, njëri 688 tjetri 2676. Ndërkohë që nga verifi kimi i numrit të zgjedhësve për çdo qendër votimi, nuk plotësojnë kriterin e numrit të zgjedhësve për çdo qendër votimi 670 qendra votimi në Qarkun e Tiranës dhe 2006 qendra votimi

    për qarqet e tjera. Në 2676 qendra votimi nuk janë përcaktuar adresat për zgjedhësit që do të votojnë në to. Në ekstraktin e përbërësve zgjedhorë janë përfshirë të lindurit e mbas datës 09.05.1993, (persona që votojnë për herë të parë). Audituesi paralajmëron anëtarët e KQZ-së se për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare janë të regjistruar edhe 542681 zgjedhës pa adresë. Gjithashtu zgjedhës mbi 100 vjeç,për njërin nga autituesit janë 1057, ndërsa për tjetrin 1189 vetë.

    KQZ ende kompetencë për të ndarë mandatet

    Opozita, ndihmë Kushtetueses për vendimin e Kuvendit

    Mandatet, PS: Ja pse duhen shfuqizuar

    LajmiAshtu siç kishte para-lajmëruar, PS çoi dje në Kushtetuese ven-dimin e marrë nga Kuvendi për ndar-jen e mandateve. PS shprehet se ndarja e 2009-ës është an-tiligjore. Opozitarët kërkojnë shfuqizimin dhe pezullimin e këtij vendimi, pasi KQZ ka ende kompetencë për të ndarë mandatet.

    TIRANE

    ARTEMISA HOXHA

    Partia Socialiste depozi-toi dje pranë Gjykatës Kushtetuese kërkesën e fi rmosur nga 1/5-ta e de-putetëve socialistë për shfu-qizimin dhe pezullimin e zbatimit të vendimit të Ku-vendit të Shqipërisë lidhur me ndarjen e mandateve për zgjedhjet parlamenatre të 23 qershorit. Në kërkesën prej 30 faqe ekspertët e PS-së sjellin argumenetet e tyre se përse votimi i datës 31.01.2013 është jo kushtetues. “Shfu-qizimin si antikushtetues të Vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr.2/2013, datë

    31.01.2013 “Për caktimin e numrit të mandateve në çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013”.Pezullimin e zba-timit të Vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr.2/2013, datë 31.01.2013 “Për caktimin e numrit të mandateve në çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013””, thuhet në objek-tin e kërkesës së PS.

    MUNDËSITË E KUSHTETUESES

    Në këtë kërkesë argumen-tohet gjithashtu se Gjyka-ta Kushtetuese ka të gjitha mundësitë t’i japë priorioritet kësaj çështje për marrjen në shqyrtim për vetë aktualitetin dhe rëndësinë që përbën. Mbi cenimin e parimit të barazisë së votes në kërkesën e PS-së thuhet se në jurisprudencën e saj Gjykata Kushtetuese ka pasur rastin të elaborojë dhe

    të shprehet edhe në lidhje me parimin barazisë së votës dhe komponentët përbërës të tij. Ajo është shprehur se:“E drej-ta e zgjedhjes është një ndër të drejtat kushtetuese të shtetasve që luan një rol kryesor në pro-cesin zgjedhor. Kjo e drejtë që sanksionohet në nenin 45 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë njihet si e drejtë e votës së barabartë dhe si barazi e shtetasve në zgjedhje. Si bara-zia e votës, ashtu dhe barazia e konkurruesve në zgjedhje, që është konkretizimi i shanseve politike të barabarta, janë të domosdoshme për realizimin e një procesi zgjedhor të drejtë. Duke qenë se, ky vendim është absolutisht i pavlefshëm, pra “nul” dhe i paqenë, vendim-marrja e KQZ për: “Caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013” është ende kompe-tencë e KQZ.

    Kreu i OSBE në vendin tonë, Eugen Wollfarth takoi dje kryetaren e KQZ-së Lefterie Lleshi si dhe nënkryetarin, Denar Biba, ku kanë diskutuar lidhur me rregulloren e brendshme të KQZ, që ende nuk është miratuar nga ky institucion. “Qëllimi i vizitës ishte, së pari,të theksonte rëndësinë e rregullores së KQZ-së, që ajo duhet ta miratojë në kohën e duhur. Përgatitjet për

    këtë janë duke u bërë– kjo është një nga gjërat që mësuam sot. Rregullorja lehtëson veprimtarinë e mirë dhe në mirëbesim, kështu që unë drejtova një ftesë, të kombinuar me një ofertë mbështetjeje, për rregulloren e brendshme. Rregullorja është e rëndësishme dhe do ta lehtësonte edhe më shumë punën thelbësore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, tha Wollfarth. ndër të tjera, kreu

    i OSBE bëri të ditur se një tjetër çështje që u diskutua ishte dhe përdorimi i teknologjisë së informacionit sa i përket Fierit dhe Tiranës, përkatësisht numërimit dhe identifi kimit të zgjedhësve. Ai shprehu gadishmërinë se prezenca e OSBE do të bashkëpunojë me KQZ-në për trajnimin e mëtejshëm të komisionerëve zgjedhorë,kjo në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve të 23 qershorit.

    ■ Çfarë kërkojnë partitë për ndarjen e mandateve?PD kërkon që të qëndrojë e njëjta ndarje mandatesh si në 2009 ndërsa PS kërkon ndarje të re mandatesh, ku sipas llogaritjeve të numrit të popullsisë rezulton se Qarkut të Beratit dhe Korçës i pakësohet nga një mandat, që i shtohen Tiranës dhe Durrësit. Ky variant u propozua fi llimisht nga administrata e KQZ, që më pas u refuzua nga PS. ■ Pse kanë debatuar

    anëtarët në KQZ?Ata kanë debatuar pas konstatimit se në Qarkun e Kukësit janë bërë manipulime në regjistrin e gjendjes civile, ku në 4 komuna ka patur shtim fi ktiv të popullisë. ■ Si i votoi Parlamenti

    mandatet? Kuvendi miratoi vetëm me votat e të djathtëve projektligjin për ndarjen e mandateve të deputetëve për zgjedhjet e 23 qershorit sipas formulës së vitit 2009. Pavarësisht debateve të ashpra dhe kërkesës së socialistët që Kuvendi të mos merrte kompetencat e KQZ-së, projektligji ka arritur të marrë 72 vota pro, 63 kundër dhe 1 abstenim të kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule.

    ARGUMETET E PS

    JA PSE DUHET SHFUQIZUAR DHE PEZULLUAR

    VENDIMI I KUVENDIT ■ -Rrethanat e faktit ■ Në bazë të nenit 76, pika 1, të Kodit Zgjedhor,

    KQZ me shkresën nr.727 Prot., datë 22.10.2012 i kërkoi Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe Ministrisë së Brendshme, numrin e përgjithshëm të shtetasve dhe numrin e shtetasve për çdo qark. Ministria e Brendshme me shkresë nr.7376/1 Prot., datë 07.11.2012 i dërgoi KQZ-së të dhënat e kërkuara, duke theksuar që numri i shtetasve është i datës 7 nëntor 2012.

    ■ -Në datën 21.11.2012, u zhvillua mbledhja e KQZ, ku kryetarja e KQZ hodhi për votim në parim projektvendimin me objekt “Caktimi i numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013”, që iu ishte shpërndarë paraprakisht anëtarëve të KQZ dhe përfaqësuesve të partive politike në KQZ. Në përfundim të votimit, akti mori vetëm 4 vota “pro”, dhe në kuptim të nenit 24, pika 1, germa “ë” të Kodit Zgjedhor, ai nuk konsiderohet i miratuar në parim. Pas mbledhjes së datës 23.11.2012, anëtarëve iu paraqit për të fi rmosur një vendim i KQZ që, në pjesën urdhëruese të tij (dispozitivi) vendoste: “Të mos caktojë numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore, për zgjedhjet për Kuvendin 2013”. Vendimi u fi rmos nga të shtatë anëtarët e KQZ me shënimin “kundër”.

    ■ -Pretendimet ■ Vendimi i Kuvendit të Shqipërisë është

    antikushtetues pasi: ■ 1.Cenon parimin kushtetues të barazisë së votës. ■ 2.Është marrë përmes një procedure të

    parregullt ligjore.

    ■ -Legjitmimi ■ Vendimi i Kuvendit të Shqipërisë nr.2/2013, datë

    31.01.2013 “Për caktimin e numrit të mandateve në çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013”, është akt me karakter normativ, ndonëse në dukje ngjason me akt individual.

    ■ -Lëvizja e Kushtetueses ■ Në lidhje me legjitimimin e partive politike, Gjykata

    ka vlerësuar se ato mund ta venë këtë Gjykatë në lëvizje atëherë kur kundërshtojnë dispozitat e akteve normative, të cilat cenojnë statusin e tyre kushtetues dhe bashkë me të edhe pjesëmarrjen në ushtrimin e vullnetit shtetëror. Për këtë arsye, Gjykatës i takon të shqyrtojë nëse një organ kushtetues ka cenuar të drejtat e partive politike nëpërmjet aktit normativ të nxjerrë prej tij.

    ■ -Parimi i barazisë së votës ■ Ajo është shprehur se: “E drejta e zgjedhjes është

    një ndër të drejtat kushtetuese të shtetasve që luan një rol kryesor në procesin zgjedhor. Kjo e drejtë që sanksionohet në nenin 45 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë njihet si e drejtë e votës së barabartë dhe si barazi e shtetasve në zgjedhje.

    ■ -Komisioni i Venecias thotë: ■ Për të garantuar fuqi të barabartë të votës

    “…duhet që mandatet të ndahen në mënyrë të barabartë midis zonave zgjedhore…” dhe se “Devijimi i lejueshëm nga norma nuk duhet të jetë më shumë se 10%, dhe pa asnjë dyshim nuk mund kalojë 15%, përveçse në rrethana të veçanta (mbrojtja e një minoriteti të përqendruar, njësi administrative me popullsi të rralluar)”. Në rastin e qarkut Kukës, devijimi nga mesatarja është rreth 12%, pra është më e lartë se norma maksimale e lejueshme nga Komisioni i Venecias, ndërsa po të shohim diferencën midis qarqeve Kukës dhe Durrës, ajo shkon rreth 16%.

    ■ -Kompetenca ■ Duke qenë se, ky vendim është absolutisht i

    pavlefshëm, pra “nul” dhe i paqenë, vendimmarrja e KQZ për: “Caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013” është ende kompetencë e KQZ.

    Dublime, QV me numër zgjedhësish jashtë ligjor

  • 9E enjte, 14 shkurt 2013POLITIKE

    Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti “SALAJ” ju vjen në ndihmë në këto shërbime: Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS. Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve. Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit. Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve.

    Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiwan

    Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - TiranëTel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95

    E-mail: [email protected]: www.salajakustik.com

    KABINETI

    APARATE DËGJIMI

    Fatmir Mediu: Do

    të kemi kandidatë

    në gjithë Shqipërinë

    Qeveria, jo armë biznesmenëve Mazhoranca i kthen qeverisë nenin 13 për licencat për transportin e armëve, pjesëve dhe municioneve

    të tyre. Rusmali: Është konfl iktual. Ligji nuk përcaton llojin e armëve që do mbajnë deputetët

    PS voton kundër ligjit të mazhorancës: Po përdoret për fushatë elektorale

    Komisioni i Medias, PS:

    Nuk ka konsensus për kryetarin e AMA, Bumçi të raportojë për Spaçin TIRANE

    Dy anëtarët e Komisionit të Medias, Alfred Dalipi dhe Mark Marku, të cilët janë dhe relatorë të ligjit për me-diat audiovizive ende nuk kanë gjetur konsensusin për zgjedhjen e kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Kryetarja e komisionit, Val-entina Leskaj theksoi rëndësinë e ar-ritjes së një marrëveshje që garanton pavarësinë e institucionit. Sipas saj, propozimi i opozitës për të zgjedhur anëtarin e shtatë të AMA-s me shu-micë të cilësuar ose me short, është mbështetur nga faktori ndërkombëtar dhe jep më shumë garanci. Por sipas nënkryetarit të komisionit, Mark Marku formula e propozuar nga max-horanca nuk e përjashton konsensu-

    sin dhe është nje model, që aplikohet në shumicën e vendeve të BE. Maxhoranca kërkon që anëtari i 7 i AMA-s të zgjidhet me shumicë të thjeshtë votash, ndrësa opozita të zgjidhet me short. “Ne nuk

    kemi propozuar asnjë variant tjetër, veçse një variant që e kanë shtetet e BE, ku kry-etarët e këtij autoriteti mund të zgjidhen edhe nga qeveritë. Këtë e kanë modelet e Europës. Nuk mundet që rasti për AMA të ketë shumicë të cilësuar ndërsa Presidenti zgjidhet pa shumicë të cilësuar”, u shpreh Marku. Ndërkohë që Leskaj kërkoi në të njëjtën kohë në emër të deputetëve të PS, një seancë dëgjimore me ministrin e Kul-turës, Aldo Bumçi, lidhur me skandalin që ndodhi në burgun e Spaçit. Referuar asaj që ka publikuar Shqiptarja.com, ku materialet e këtij burgu, që është shpal-lur dhe si vend muze, merren dhe shiten për scrab. “Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve duhet të raportojë javën tjetër në një seancë lidhur me atë çfarë ndodh në bur-gun e Spaçit. Kjo është e pafalshme për një vend që është shpallur muze”, tha Leskaj.

    LajmiPS është kundër ligjit të sjellë në Kuvend nga qeveria për armët, i cili parashikon zgjerimin e kategorive të personave që kanë mundësinë për të pasur një armë. Mazhoranca vlerëson ligjin duke theksuar se është në përputhje me direktivat europiane.

    TIRANEARTEMISA HOXHA

    Qeveria është tërhequr nga pajisja me armë e biznesmenëve të ndry-shëm, të cilët mund të pose-dojnë më shumë se 20 milionë lekë në llogari bankare. Këtë lajm e konfi rmoi zv.ministri i Brendshëm, Arben Ristani, i cili gjatë mbledhjes së djeshme në Komisionin e Sigurisë tha se kjo u kërkua edhe nga anëtarët

    e Komisionit të Ligjeve. “Do të ndikojë në parandalimin e sulmeve që po bëhen sot nga grabitësit për grabitjen e

    pronës së tyre apo për gjobat, apo do të shtojë ndoshta edhe numrin e krimeve? Siç dihet, sot ka shumë biznesmenë që

    janë të akuzuar për pastrim parash të fi tuara në mënyrë të padrejtë, nëpërmjet veprim-tarive kriminale”, tha deputeti i PS, Asllan Dogjani. “Nga debati që u bë nga Komisioni i Ligjeve pati një refl ektim edhe nga ne dhe u mendua që edhe mund të hiqet”, tha zëvendësministri i Brendshëm. Ndërkohë që am-ratosja e shqiptarëve u ngrit si shqetësim nga deputeti Sterkaj. Duke kujtuar 97-ën, ai akuzon se po rritet numri i armëve ne duar të dyshimta. Sipas tij

    mbledhjes, deputeti socialist Arben Isaraj tha ligji armatos çdo deputet apo ministër, por jo Presidentin. LIGJET

    Mazhoranca së bashku me opozitën rikthyen mbrapsh nenin 13 të ligjit për armët, pasi sipas kreut të këtij komisioni, Ilir Rusmali, ky është konf-liktual. Ndërkohë që u rrëzua edhe propozimi i qeverisë për armatimin e biznesmenëve. “Mendojmë që mund të hiqet pika ‘e’, është pikërisht ajo që i jep mundësinë drejtuesve dhe ortakëve të shoqërive tregtare që të pajisen me autorizim për mbajtje arme”, u shpreh Arben Ristani te Komisioni i Ligjeve, ndërkohë që shtoi se në fuqi ka qenë një vendim i miratuar nga ish-kryeministri Majko, i cili jepte të drejtën e mbajtjes së armës pikërisht këtyre sho-qërive tregtare dhe njerëzve që kanë pasur kapitale. Nga ana tjetër Komisioni i Ligjeve votoi kundër kërkesës së opozitës për të zhveshur nga armëmbajtja e ligjshme zv/ministrat, prefek-tët dhe pushtetarët vendorë. Po kundër, u votua dhe një tjetër kërkesë e opozitës për të rritur nga 22 në 25 moshën kur përfi tohet e drejta për të mbajtur armë.

    janë ende mbi 300 mijë armë në duar të shqiptarëve që pas hapjes së depove. Në fund të

    Debatet te SiguriaArben Ristani mbron ligjin, PS akuza të fortaPërjashtohet Presidenti nga mbajtja e armës,Sterkaj akuza për biznes shitjesh të armëve

    Dogjani: Cilat janë shkaqet që ju zgjeroni numrin e subjekteve që pasjini me armë zjarri? Përse përfshihen në listë biznesme-nët me mbi 20 milion lekë? Sa do të ketë efekt ky ligj për parandalimin e krimit.

    Ristani: Është kërkuar të ndryshohet nga projektligji për mundësinë e pajisjes me arëm të shoqërive tregëtare. Majko në ’99 vendosi pajisjen e biznesmenëve dhe kompanive tregëtare me armë.

    Qefalia: A është parashikuar se cili do të jetë autoriteti që do të japë të drejtën këtyre

    personave me armë, që do t`i testojë, sepse realiteti tregon që ka mjaft persona që nuk dinë ta përdorin armën dhe këmbëzën ua tërheq tjetër kush.

    Gjoni: Cila është urgjenca që ju e sillni këtë ligj pikërisht para fushatës së zgjed-hjeve? Apo për festë? A jeni ju në dieni për debatin që po bëhet në botë përsa i përketë mbajtjes së armëve?

    Ristani: Me zgjedhje pa zgjedhje, në lid-hje me Shën Valentinin...s’ka asnjë lidhje, është rastësi që vjen tani.

    Sterkaj: Kush ka nevojë për armë nga deputetët mund ta mbajë, sepse atij nuk i duhet për të vrarë njerëz. Qëllimi i këtij ligji është të hapë biznese e të shesë armë.

    Bizhga: Ky ligj ka shumë defekte. Çadrat e pistoletat e 21 janarit, në çfarë lloj armësh hyjnë?

    Isaraj: Ligji është bërë kur ka qenë Bamir Topi dhe ky, ngaqë bënte puçe duhej çar-matosur? Apo e keni menduar që pistoletën e Presidentit sot e mban Kryeministri apo kryetarja e Parlamentit?

    Zgjedhjet e 23 qershorit po riaktivizojnë motorët elektorlaë të partive politike në vend. Edhe pse mbetet pak kohë nga çelja e fushatës zgjedhore, Partia Repubikane ka nisur organizimin e saj për zgjedhjet dhe në qendër të punës në këtë fazë të organizimit do të jetë hapja e zyrave elektorale në të gjithë vendin dhe komunikimi me qytetarët derë më derë. Në takimin me drejtuesit republikanë në rrethe,

    kryetari Fatmir Mediu ka bërë të ditur se PR do të përfaqësohet në zgjedhjet e 23 qershorit me kandidaturat e saj në të gjithë vendin. Sipas tij këto zgjedhje kanë rëndësi jetike për të ardhmen europiane të vendit. “Janë zgjedhje të rëndësishme që ndajnë dy rrugë, rrugën e integrimit europian të Shqipërisë, të qëndrimit dhe angazhimit të kësaj mazhorance në interes të qytetarëve shqiptarë me rrugën e bllokimit të këtij

    procesi”, tha kreu i republikanëve. Në programin elektoral të republikanëve edhe çështja kombëtare do të zërë një vend të posaçëm. “Çështja kombëtare është padyshim e lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, është e lidhur me dinjitetin dhe kushtet që ne i japim çdo qytetari shqiptar, me forcën që duhet të kenë institucionet në çdo skaj ku jetojnë shqiptarët si institucione europiane”, deklaroi Mediu.

  • 10 E enjte, 14 shkurt 2013SPECIALE

    DOKUMENTET dhe argumentet analetike që zbardhin anët e errëta të Mehmet Shehut

    Intervista ekskluzive

    Shehu kryeministër, vendimi u mor në Moskë ai ishte i afërt me KGB

    Prof.dr. Ana Lalaj, është një kërkuese skrupuloze në fushën e historisë, me një përgjegjshmëri të pazakontë ndaj të vërtetës dhe dokumentit. Për të, raporti i vetëm i vlefshëm i historianit është raporti me të vërtetën. E diplomuar në degën Histori-Gjeografi në vitin 1975 në Universitetin e Tiranës, Ana Lalaj ka studiuar kryesisht probleme të historisë së re të Kosovës dhe të historisë së Shqipërisë në Luftën e Ftohtë. Kërkimet e saj arkivore janë të gjera e pasura, që nga Arkivi Qendror Shtetëror në Tiranë, në Arkivin Shtetëror të Kosovës në Prishtinë, në Arkivin Kombëtar të SHBA në Washington D.C., në Arkivin e Universitetit të Harvardit Lamont në Cambridge, në Arkivin Kombëtar në Londër, në Arkivin e Jugosllavisë në Beograd, në Arkivin Historik të Bullgarisë në Sofje, në Arkivin e Shoqërisë së Hapur në Budapest etj. Është autore e dy monografi ve dhe një varg artikujsh shkencorë të botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit në Kosovë, në SHBA, në Rumani, në Poloni, në Bullgari, në Greqi etj. Si drejtore e Qendrës së Studimeve Shqiptare për Luftën e Ftohtë, ka dhënë ndihmesë për komunikimin më të mirë ndërmjet studiuesve shqiptarë e të huaj të kësaj fushe dhe për lehtësimin e shfrytëzimit të ndërsjellë të materialeve arkivore.

    LALAJ:Ana

    Profi lAna Lalaj një jetë në arkiva

    TIRANE

    ADMIRINA PEÇI

    Të gjithë fl asin pareshtur për Mehmet She-hun. Ky burrë si një kaleidoskop, i papara-shikueshëm, i lëkundur, i shumanshëm, me kulturë të gjerë, që dinte gjuhë të huaja, një burrë shteti që shkruante madje edhe poezi, i fortw deri nw ekstrem dhe i lëkundur e depresiv deri në vetvrasje...

    Duan ta rehabilitojnë fi gurën e tij, edhe pse ka kryer masakra, vrasje e ekzekutime pa gjyq, në kundërshtim me të gjithë ligjet në fuqi. Ai intrigon tmerrësisht, edhe sot e kësaj dite, kaq e

    kaq vite pas vdekjes së tij sa misterioze për një palë aq edhe e qartë dhe e shpjegueshme për palën tjetër...

    E megjithëkëtë, Mehmet Shehu mbetet një personazh për tu studiuar. Kush ishte, cila qe rruga e tij në politikë, anekset e errëta e të panjohura, fragmentet e ndriçuara e të analizuara deri në de-taje, cili qe portreti i tij psikologjik, në ç’kushte u ngrit ai deri në majë, apo aty afër majës, një shkallë poshtë numrit 1, Enver Hoxhës? Si qe marrëdhënia e vërtetë mes të dyve, një marrëdhënie e çuditshme dashuri-urrejtje. Çfarë zbulojnë dokumentet, letërkëmbimet, dëshmitë e panjohura ende...?

    Kemi zgjedhur për të folur për këtë personazh,

    një studiuese që zor se mund t’ia bësh fjalën dy. Ajo ka një marrwdhënie kaq fanatike me të vërtetën dhe dokumentin dhe një aftësi të pazakontë analitike sa nuk të lë shteg për më tej.

    Është prof.dr. Ana Lalaj. Rrëfi mi i mëposhtëm, që do të vijojë edhe nesër, sjell një analizë të dokumentuar e argumentuar mbi jetën politike të Mehmet Shehut që s’duhet humbur nga asnjë lexues i interesuar...

    Prof. Lalaj, kohët e fundit është hapur një debat për Mehmet Shehun, njërën prej figurave më të rëndësishme të regjimit komunist. Në vështrimin e studiuesit, cili është mendimi juaj për vetë debatin?

    Në vetvete çfarëdolloj debati është i përligjur, nëse ai shpreh një interes publik. Me sa e kam ndjekur, diskutimi për fi gurën e Shehut ka qenë më shumë me format politik, nxitur edhe nga një veprimtari me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij. Them politik, pasi disa prej intervistave e komenteve mbahen në dy pole ekstreme, njëri lançues e tjetri lin-çues. Vështrimet emocionale janë

    të pashmangshme, por jo të dobishme. Fati i per-sonave historikë është i tillë që gjithë jetën janë në sy të publikut, por edhe pas vdekjes ata mbeten më të paqetët, deri sa për ta të gjendet “streha” e duhur në histori. Në këtë grup bën pjesë edhe komunisti Mehmet Shehu, vullnetar internacionalist në Luftën e Spanjës, drejtues kryesor i formacioneve të Luftës Antifashiste në Shqipëri, 27 vjet kryeministër dhe që, më 1981, përfundoi me vetëvrasje. Se cili është roli dhe vendi i tij në histori, për këtë do të debato-het ende, por asnjë shqyrtim nuk do t’i shërbente këtij qëllimi, nëse ai do të shihej veçmas sistemit për të cilin ai luftoi dhe i shërbeu.

    ANA LALAJ: “SHEHU, KARAKTER I FORTE NË PUBLIK POR EDHE I PËRULUR DHE DEPRESIV”

    Ju po fl isni për një standard vlerësimi?Mendoj se kjo është kërkesë parësore me-

    todologjike. Një pyetje që shtrohet për histo-riografi në e sotme është: mbi çfarë bazash do të vlerësohet sistemi komunist? Mendoj se vështrimi kryesor është ai i raporteve me sistemet e tjera ekonomike dhe shoqërore, progresi dhe regresi, utopia dhe realiteti, triumfi dhe rënia. Por diktatura komuniste në Shqipëri nuk mund të shihet jashtë marrëdhënieve me kampin, i cili pas Luftës së Dytë Botërore u bë sistem konkurrues. Më në fund, duhen marrë në konsideratë edhe zhvil-limet, për mirë e për keq, në jetën ekonomike, sociale e kulturore të këtij vendi. E njëjta logjikë mendoj se funksionon edhe për vlerësimin e fi gurave historike në komunizëm: 1. raportet e personit historik me vetë sistemin totalitar dhe varësia prej tij, 2. raportet me legjislacionin e kohës, zbatueshmëria dhe tejkalimet, 3. vështrim i tipareve vetjake të personit historik dhe pasojat që kanë rrjedhur midis individësh dhe grupesh

    sociale për shkak të vendimmarrjeve të tij, etj.

    Atëherë, cilat janë raportet e Mehmet Shehut me pushtetin komunist?

    Mehmet Shehu gjatë luftës ishte njëri ndër drej-tuesit më kryesorë të saj, ndërsa pas luftës, në hier-arkinë politike për një kohë të gjatë ai ishte fi gura e dytë pas Enver Hoxhës. Kjo do të thotë se Shehu, në raport me pushtetin komunist, nuk ishte si të tjerët, thjesht e vetëm në shërbim të tij. Më kryesorja, ai ishte njëri prej modeluesve dhe ndërtuesve të vetë atij pushteti. Tani, le të arsyetojmë. Më 1991 ai pushtet u rrëzua, jo me ndonjë puç, siç ndodh me juntat, por me vullnet popullor. Vetë sistemi i asaj kohe është identifi kuar si regjim terrori. Kjo do të thotë se edhe vlerësimi historiografi k për atë regjim nuk ka si të jetë mbështetës. Në këtë vështrim, as për drejtuesit politikë të diktaturës komuniste nuk mund të ketë masë tjetër vlerësimi, e ndryshme nga vlerësimi që i bëhet regjimit që ata vetë e ndërtuan dhe e drejtuan me zell.

    Megjithatë ka prej atyre që Shehun e cilësojnë si burrë shteti...

    Kam përshtypjen se ka edhe keqkuptime në terma. Në kohë të ndryshme, politikanë, studiues kanë dhënë defi nicione mbi formatet e një burri shteti. Për shembull, është e njohur thënia se një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa një burrë shteti për gjeneratat e ardhshme. Por këta burra shteti vizionarë na kanë munguar edhe dje, ashtu siç na mungojnë sot e gjithë ditën. Shehu ishte një drejtues i aftë, me kulturë dhe shumë ambicie. Këtë e nënvizojnë të gjithë ata që e kanë njohur. Megjithatë, edhe po t’i lëmë aspektet e tjera e të marrim vetëm atë ekonomik, duhet të themi se vit pas viti vendi shkoi në varfëri të thellë, në radhë të parë për shkak të politikës, por edhe nga keqdrejtimi. Qoftë dhe për këtë arsye, drejtuesit e kohës, përfshirë edhe Shehun, mendoj se janë të përjashtuar nga çdo mundësi për vlerësime sipërore.

    Sidoqoftë, midis cilësimeve ekstreme kriminel apo burrë shteti është një jetë e gjatë politike, apo jo?

    Nëse ju kuptova drejt, ju po thoni që më parë se të konkludojmë për një fi gurë historike, duhet ta shqyrtojmë atë mundësisht në të gjitha lidhjet e rrethanat. Sot për Enver Hoxhën ka shumë botime dhe priten të tjera. Për Mehmet Shehun ka fare pak, megjithëse ka qenë fi gura e dytë pas Hoxhës. Më kryesorja, në kërkimet e mija (jo posaçërisht për Shehun) më del se ai është një fi g-urë interesante, deri-diku komplekse, me një jetë aktive, por me impulse ekstreme, sa i ashpër në paraqitjen publike, aq i prekshëm në emocione. I njohur si karakter i fortë dhe ambicioz, po që ka rezultuar më se një herë depresiv dhe çuditërisht edhe i përulur, konsistent me politikën e kohës dhe mbrojtës naiv i saj. Më tej, mendoj se njohja e personalitetit të Shehut do të hidhte jo pak dritë

    sociale për shkak të d

  • 11E enjte, 14 shkurt 2013SPECIALE

    NESER DO TE LEXONI:

    ■ Dëshmitë dhe dokumentet që vërtetojnë se Mehmet Shehu e kishte menduar disa herë vetëvrasjen...

    ■ Takimi i Fiqret Shehut me Enverin ku i tha se ishte e shqetësuar për Mehmetin, i cili ishte mbyllur në dhomë e as hante as pinte..

    ■ Çfarë i kishte thënë Liri Belishova Fiqret Shehut dhe si këshillat e Belishovës ajo ia transmetoi Enver Hoxhës...

    ■ Çfarë shkruan Mehmet Shehu në një letër të hershme të tij në shkurt 1938, ku e krahason veten me një krimb dhe i lutet zotit ti marrë ymrin...

    ■ Në ‘47 Jugosllavët i thanë Hoxhës se trembeshin mos Mehmet Shehu do të vetvritej pas Nako Spirut

    ■ Si dhe pse iu fsheh Enver Hoxhës dokumenti i britanikëve ku fl iste për Mehmet Shehun si një prej atyre që mund të drejtonte opozitën e ardhshme në Shqipëri.

    ■ Pse e kishte censuruar Prof. Ndreçi Plasari, dhe ç’pasojë pati tek ai një veprim i tillë?

    ■ Dhjetë vitet e fundit të Enver Hoxhës dhe shpjegimi pse Hoxha i kryente spastrimet më të mëdha sa herë ishte i pasigurt

    ■ Enver Hoxha ia ka njohur kapacitetet Mehmet Shehut, por nuk i ka besuar asnjëherë deri në fund.

    Letra surprizë e Hoxhës për Spirun: “Duhet një shok me infl uencë të partizanët, përndryshe e gjithë simpatia do të mbetet për Mehmetin..”

    DOKUMENTI I FUNDVITIT ‘43

    Enveri xheloz për Mehmetin që në kohën e Luftës

    në marrëdhëniet brenda kupolës politike komu-niste, sidomos në raportet e tij me Enver Hoxhën.

    Aq më tepër që karriera e tij është e lidhur me emrin e Hoxhës, apo jo?

    Sigurisht. Mehmet Shehu u kthye në Shqipëri në gusht 1942 dhe plot një vit më vonë u vu në krye të të parës brigadë partizane, që u krijua në Vithkuq. Si komandant i kësaj brigade ai bëri shumë emër. Ndoshta ishte personi me më shumë popullaritet gjatë luftës. Duket se kjo e ka shqetësuar Hoxhën, i cili i shkruante Nako Spirut: “Brigada I nuk ka zëvendëskomisar. Duhet të caktojmë një dhe sa më parë... Veç kësaj duhet të jetë një shok që të fi tojë simpati e infl uencë në partizanët, se për ndryshe do të mbetet krejt simpatia për Mehmetin (nënvizimi im AL). Ti e kupton se nuk është puna si për çdo brigadë [tjetër]...” Një shpjegim është se Enver Hoxha, si sekretar i përgjithshëm i PKSH, ishte i interesuar të ndërtonte autoritetin e partisë në formacionet e luftës. Po ka edhe shpjegime të tjera, që do të thotë se ai ose i frikej popullaritetit të Shehut dhe prandaj bëri çmos ta frenonte, ose në mar-rëdhëniet Hoxha – Shehu diçka nuk ka shkuar.

    Në Konferencën I të PKSH ai ishte zgjedhur kandidat i Komitetit Qendror, por më 1944, në Plenumin e Beratit u bënë kooptime dhe Shehu ishte i vetmi që mbeti përsëri kandidat. Në Kon-gresin e Përmetit ai ishte njëri nga 121 anëtarët e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, por në zgjedhjet e dhjetorit 1945 emri i tij i mungonte listës së deputetëve. Siç dihet, ai pati probleme edhe me jugosllavët, të cilët e konsideronin pjesë e grupit të Nako Spirut dhe që kishte penguar bashkimin e ushtrisë shqiptare me atë jugosllave, prandaj ata kërkuan të largohej nga detyra e shefi t të Shtabit të Ushtrisë. Marrëdhëniet midis Hoxhës dhe Shehut u normalizuan vetëm në fund të vitit 1948, kur pas rënies së Koçi Xoxes, ai u emërua ministër i brend-shëm. Sipas të gjitha dokumenteve, del se që prej asaj kohe të dy ata me njëri-tjetrin kanë qenë në raporte krejt korrekte, por që nuk mund t’i quash konfi denciale, siç kanë qenë, bie fjala, midis Hoxhës dhe Hysni Kapos.

    Gjithsesi, më 1954, Mehmet Shehu

    ishte i përzgjedhuri i Hoxhës për kryemi-nistër...

    Të paktën, ky është versioni i Hoxhës. Më 1953, Moska orientoi që drejtuesit e partive të mos mbanin në të njëjtën kohë edhe detyra shtetërore. Më parë se në Tiranë, në Pragë funksionet e Gottvaldit, i cili vdiq dhjetë ditë

    jet komuniste, po kështu edhe në Shqipëri. Të gjitha përvojat tregojnë se ky sistem as vendosej e as mbahej pa dhunë ekstreme. Bashkë me institucionet përkatëse, me ushtrimin e dhunës, në një mënyrë ose një tjetër, janë të lidhur sido-mos gjithë funksionarët partiakë e shtetërorë të kohës. Sot ngjan ironike, por vetë Mehmet Shehu e përdor si kartë besnikërie asgjësimin e kundër-shtarëve në parti, kur thotë se “karshi fraksionit të Xhepit unë i kam duart me gjak”. Është fjala

    për grupin e Sadik Premtes në komitetin qarkor të Vlorës, verë 1943, për të cilin KQ i Partisë kishte udhëzuar se “...duhet t’i urrejmë këta njerëz dhe t’i godasim kudo që i gjejmë”. Pra, kjo ishte di-rektivë partie dhe Shehu një zbatues i zellshëm i saj. Është përmendur shpesh se në tetor 1943 M. Shehu ka pushkatuar në Dumre 67 fshatarë, shumica të pafajshëm, thjesht për terror, pasi ata u ishin bashkuar çetave të Ballit Kombëtar. Kjo ka ndodhur pikërisht atëherë, kur kreu i partisë udhëzonte se “tani nuk bëhet fjalë për bashkim me Ballin, po për shpartallimin e tij”. Enver Hoxha dërgoi i një letër qortuese, jo për të goditur masakrën kriminale në Dumre, po për të thënë se ai ishte gabim taktik, “një veprim i tepruar që, në vend të na sjellë fi time, na dëmton”. Pas vetëvrasjes së Shehut, kjo ngjarje është përdorur si akuzë kundër tij, por në fund të luftës dhe pas saj Hoxhës i duhej më shumë se asnjëherë një njeri si Shehu për të nënshtruar me gjak veriun e vendit. Me fjalë të tjera, këto nuk janë vetëm rekorde individuale, janë pjesë e një praktike kolektive dhune, e cila i kapërceu kufi jtë edhe në kushtet e luftës.

    Mendoj gjithashtu se në jetën e Mehmet She-hut ka dhe një predispozitë vetjake sektare, sipas vështrimit të kohës, kriminale në vështrimin e sotëm. Dhe kjo është pjesa më e errët e tij. Mënyra si u trajtua hedhja e një pakete me dinamit në oborrin e ambasadës sovjetike, më 19 shkurt 1951, nuk është rasti i vetëm, por më tipiku. Të nesër-men e atij incidenti, ministri i brendshëm Shehu vajti në Byronë Politike me një listë të gjatë em-rash për t’u arrestuar dhe kërkoi të merren “masa represive të jashtëzakonshme, pa marrë parasysh ligjet ne fuqi”, me argumentin se “një masë të tillë ne e kemi marrë edhe kur u vra Bardhok Biba, dmth kemi pushkatuar edhe jashtë ligjeve në fuqi...” [nënvizimet janë të dokumentit]. Merret me mend se gjithçka është këshilluar me Hoxhën, por iniciativa e ministrit të brendshëm është po aq kriminale, kur kërkoi mbështetje jashtëligjore

    për t’u vënë në plumb 22 vetë, asnjëri prej të cilëve nuk kishte lidhje me incidentin në am-basadën sovjetike. Për t’u shpejtuar masakra, me atë rast u përgatit shpejt e shpejt edhe një dekret për ato që quheshin akte terroriste, të cilat, sipas dekretit, duhej të hetoheshin brenda dhjetë ditëve, aktakuza t’i jepej të pandehurit një ditë përpara procesit gjyqësor, gjyqet të ishin pa pjesëmarrjen e palëve (dmth pa të drejtë mbrojtjeje), vendimet pa të drejtë apelimi dhe të

    ekzekutoheshin menjëherë. [Dekret i Presidiumit të Ku-vendit Popullor, 26 shkurt 1951, nr. i regjistrit 1223. Zëri i popullit, 27 shkurt 1951] Atë dekret e kundërshtoi si jo oportun ministri i atëher-shëm i drejtësisë, Manol Konomi dhe për këtë arsye ai u largua nga detyra dhe u përjashtua nga Komiteti Qendror. Dy vjet më parë, maj 1949, diçka të ngjashme kishte tentuar edhe Bilbil Klosi, kryetar i Gjykatës së Lartë, kur i bëri një promem-orie Enver Hoxhës, me të cilën kundërshtonte gjyqet e mbyllura pa avokat, në kundërshtim me nenin 19 të kushtetutës së atëhershme, si dhe kërkonte të aplikohej rregullisht e drejta e ape-limit ose e rekursit, duke përmendur edhe procesin e famshëm të deputetëve, më 1947. Atë kohë edhe Klosi

    ishte shkarkuar nga detyra. Dy tentativa të teknicienëve partiakë (juristë) për të pajtuar interesat e partisë me atë që quhet pavarësi e gjykatave, nuk mund të përfundonin ndryshe, përveçse me dështim. Në një rast Bilbil Klosi kishte pohuar me guxim në Byronë Politike se “partia i jepte më tepër rëndësi goditjes se ligjshmërisë”. ...

    (vijon numrin e ardhshwm…)Shënim: Titujt janë të redaksisë

    Faksimile e raportit të Force 399- Bar