punim diplome - filologjiku.uni-gjk.org kurhasku... · kreu i: etapat kryesore që ndikuan në...

22
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI FILOLOGJIK DREJTIMI LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME Roli i Sami Frashërit gjatë rilindjes kombëtare në filologjinë shqiptare MENTORJA: KANDIDATJA: Dr. Rovena Vata Agnesa Kurhasku Gjakovë, 2018

Upload: others

Post on 30-Aug-2019

41 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI FILOLOGJIK

DREJTIMI LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Roli i Sami Frashërit gjatë rilindjes kombëtare në filologjinë shqiptare

MENTORJA: KANDIDATJA:

Dr. Rovena Vata Agnesa Kurhasku

Gjakovë, 2018

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI FILOLOGJIK

DREJTIMI LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Roli i Sami Frashërit gjatë rilindjes kombëtare në filologjinë shqiptare

Komisioni:

Kryetar____________________________

Anëtar____________________________

Anëtar____________________________

MENTORJA: KANDIDATJA:

Dr. Rovena Vata Agnesa Kurhasku

Gjakovë, 2018

3

PASQYRA E LËNDËS

Hyrje……………………………………………………………………………………………………………………………………… 4

1. Objekti dhe motivimi i punës………………………………………………………………………………………… 4

2. Metodologja dhe metodat e punës………………………………………………………………………………… 4

3. Baza teorike e punimit……………………………………………………………………………………………………. 4

4. Synimi i temës………………………………………………………………………………………………………………… 4

Kreu I: Etapat kryesore që ndikuan në formimin dhe zhvillimin intelektual të Sami Frashërit..... 5

1.1. Frashëri – vendlindja dhe koha e fëmijërisë…………………………………………………………………… 5

1.2. Janina – qendër dhe ndikimi i saj në rininë e Sami Frashërit………………………………………….. 6

1.3. Stambolli – kryeqendra e Turqisë, vendi që i dha pjekurinë Sami Frashërit………………….… 7

Kreu II: Krijimtaria artistike e Sami Frashërit……………………………………………………………………………. 9

2.1 Veprat e Samiut………………………………………………………………………………………………………………. 9

2.2 Qytetërimi islam – islamologjia……………………………………………………………………………………… 12

2.3 Përhapja e islamit…………………………………………………………………………………………………………… 13

Kreu III: Roli i Sami Frashërit gjatë Rilindjes Kombëtare…………………………………………………………… 16

3.1 Roli i tij në zhvillimin e gjuhës shqipe……………………………………………………………………………… 16

3.2 Roli i tij në zhvillimin e letërsisë shqipe…………………………………………………………………………… 17

3.3 Roli i tij në zhvillimin e pedagogjisë shqipe……………………………………………………………………… 17

Përfundime……………………………………………………………………………………………………………………………… 18

Bibliografia………………………………………………………………………………………………………………………………. 22

4

Hyrje

1. Objekti dhe motivimi i temës

Ky punim ka si objekt jetën dhe veprimtarinë e Sami Frashërit ndër vite, i cili me idetë e tij

përparimtare la gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në letërsinë shqiptare e turke, por edhe më gjerë.

Gjatë analizës së veprave të Samiu kemi vrejtuar që ai është munduar ta shfaq gjithmonë origjinën

e tij shqiptare dhe të luftoj për pavarësinë e Shqipërisë. Ku në të gjitha qëndrimet e tij përparimtare

ai vinte nëpërmjet ndërgjegjjes si patriot shqiptar, ku ëndërronte lirinë e atdheut të tij.

2. Metodologjia dhe metodat e punës

Për të realizuar këtë punim ne do ti përdorim disa metoda, siç janë metoda biografike, sociologjike

e psikologjike, ku një rol të veçantë tek autori ka luajtur ambienti ku është rritur, pra në një familje

patriotike, e cila ndikoi që Samiu ti shfaqte idetë e tij atdhetare edhe pse shumë herë u ndëshkua.

3. Baza teorike e punimit

Për të analizuar jetë veprimtarinë e Sami Frashërit jemi mbështetur së pari në veprat e këtij autori,

pastaj në studimet që janë bërë për këtë autor. Për të pasur këtë literaturë është shfrytëzuar

bibloteka e qytetit, poashtu kemi shfrytëzuar edhe burime shkencore nga interneti.

4. Synimi i temës

Veprimtaria madhore e Sami Frashërit si për letërsinë shqipe, ashtu edhe për atë turke, bëri që këto

dy letërsi të përparonin mjaft shumë. Me kontributin e tij ai vuri bazat e gjuhës turke, si dhe krijoi

një alfabet për gjuhën shqipe. Poashtu shkrimet e tij në gazeta e revista ishin shumë të çmueshme

për shoqërinë e asaj kohe, por edhe të sotmen, pasi botëkuptimi filozofik i Samiut ishte shumë i

përparuar, duke pasur parasysh kushtet historike në të cilën jetoi. Shumë prej veprave të tij të

shkruara para shumë vitesh, pothuajse janë në përputhje me kriteret e sotme shkencore.

5

Kreu I: Etapat kryesore që ndikuan në formimin dhe zhvillimin

intelektual të Sami Frashërit

1.1 Frashëri-vendlindja dhe koha e fëmijërisë së tij

Frashëri paraqet etapën e parë të jetës së Samiut. Këtu Samiu thith nektarin e parë të

diturisë, të dashurisë së familjes, popullit dhe atdheut te tij. Frashëri është fëminija e Samiut, janë

elemntet e para të dijes, të marra në fshatin e lindjes, është dashuria për atdheun dhe popullin e

vet që do të bëhet ndjenja e cila do ta mbajë të pushtuar për të gjithë jetën, ideja që do të

mbizotërojë të gjitha botëkuptimin dhe veprimtarinë e tij.1 Sami

Frashëri lindi më 1 qershor të vitit 1850 në Frashër të Përmetit, një fshat i madh në juglindje të

Shqipërisë. Ai është njëri nga gjashtë vëlleërit e familjes së njohur të Frashërve. Mësime e para

i mori në vendlindje tek hoxhët, ku mësoi shkrim e lexim. Poashtu mësoi edhe bazat e gjuhës turke,

arabe dhe persishte, të cilat më pastaj do t’i hyjnë në përdorim të gjerë në punën e tij të vëllimshme

shkencore. Kur ishte nëntë vjeç ai mbeti

pa të atin, Halitin ndërsa në moshën njëmbëdhjetë vjeçare i vdes edhe ëma, Eminja. Kështu Samiu

së bashku me vëllezërit dhe motrat e tij mbetën nën përkujdesjen e vëllaut të madh të familjes,

Abdylit. Familja pati një ndikim të madh në formimin e tij e sidomos vëllezërit e tij Naimi dhe

Abdyli të cilët ishin gjithmonë të gatshëm kur bëhej fjalë për çështjet e kombit shqiptar. Samiu i

rritur me këtë frymë atdhedashëse nga do që shkoi shprehu krenari për origjinën e tij dhe u mundua

të kontribojë për popullin e tij. Edhe pse më vonë ai do të largohet nga fshati i tij, gjithmonë mendja

dhe zemra e tij do të jenë aty. Frashëri do të mbetej një gjurmë e pashlyeshme dhe njëra ndër

periudhat më të bukura të jetës së tij. Ku më vonë në disa shkrime të tij ai nuk do të lë pa e

përmendur këtë etapë të jetës, duke përshkruar karakteristikat e fshatit të tij, por edhe për popullin

shqiptar në përgjithësi, pra këtu vërejmë se ai nuk do t’i harroj asnjëherë rrënjat prej nga vjen.

Shpesh ai shqiptonte vargje të Hygos, që së bashku me kujtimet e fëminisë i sillnin ndër mend

kohën e bukur të kaluar në vendlindje.2 Ai do të largohet në një moshë të vogël nga

Frashëri drejt Janinës me shpresen se do të kthehej një ditë aty, por që nuk do të mund të kthehej

më aty, për shkak të shumë rrethanave që do të ndodhin në jetën e tij.

1 Frashëri, Sami, Vepra 4, Rilindja, Prishtinë, 1978, fq.10. 2 Frashëri, Sami, Vepra 4, Rilindja, Prishtinë, 1978, fq..146.

6

1.2 Janina-qendër dhe ndikimi i saj në rininë e Sami Frashërit

Pra, kur ishte fëmijë ai largohet nga Frashëri, pasi vëllau i madh Abdyli pas vdekjes së

prindërve mori familjen me vete ne Janinë, për t’iu mundësuar shkollimim dhe kushte më të mira.

Janina ishte rinia e Samiut është baza e formimit të tij intelektual, një formim me një frymë

evropiane, shumë përparimtare. Këtu ai mbaron gjimnazin “Zosimea” që ishte njëra nga shkollat

më të zhvilluara në Ballkan. Në autobiografinë e toj Samiu shprehet me entuziazëm për lëndët që

mësoheshin në “Zosimea” dhe metodat e mësimit që përdoreshin atje: “Ishte me 8 vjet – shkruan

Samiu, – e mbarova në 7 dhe mësova greqishten, greqishten e vjetër, frengjishten, italishten,

historinë, gjeografinë, shkencat matematike, kozmografinë, fizikën, kiminë, historinë e natyrës,

anatominë”. 3 Këtu vërejmë se Samiu qysh në rininë e tij mori një formim të lartë arsimor, me

njohuri për fusha të ndryshme të cilat do ti nevojiten më pas në rrugëtimin e tij jetësor. Pasi në

revistë Hafta që ai do të botoj më vonë do të flet pë rëndësinë e këtyre fushave e sidomos të fizikës

e kimisë.

Këto njohuri që i kishte marr ai do të mundohet t’i shpërndajë tek populli me një gjuhë të thjeshtë

e të kuptushme. Në

Janinë Samiu nuk mori vetë formim arsimor por edhe politik. Pasi që atëherë Janina ishte

kryeqendra e të gjitha problemeve që preknin dhe shqetësonin Ballkanin. Jeta në Janinë, revoltet

e fshatarëve kundër pushtusve turq e çifligarëve dhe feudalëve shqiptar që prej kohësh kishin hyrë

në shërbim të pushtuesve osmanllinj dhe shtypnin e shfyrtëzonin së bashku me ta masat e gjera

popullore, pastaj idetë e revolucioneve borgjeze në botën e perëndimore dhe të iluminizmit që

kishte përfshirë atëherë shtesat e inteligjencës përparimtare të Samiut dhe ndikim shumë në

formimin e botëkuptimin e tij demokratik dhe të ndjenjës së tij çlirimin dhe arsimimin dhe

emancipimin e popullit të tij4. Pra gjithmonë Samiu mundohej për popullaten e thjeshtë që ajo të

përparojë, e ky përparim duhet të ndodhte përmes arsimit – thoshte ai. Një komb për të shpëtuar

nga prapambetja e për të mos u zhdukur, nuk duhet kënaqur me gjendjen e tij aktuale, por duhet

të përpiqet gjithmonë të përparojë5. Këtë ai mundohet t’ia thoshte edhe popullit shqiptar, që vetëm

me arsim ata do mund të ecnin përpara e të mos zhdukeshin si komb, pasi shumë vende

mundoheshin ti zhduknin e sidomos Turqia. Pra e gjithë kjo

dinamikë në Janinë ishte edhe për arsye se aty jetonin përzirje popullsish si shqiptare, greke e

shumë të tjerë të cilat ishin nën petkun e Perandorisë osmane dhe nën urdhërat e tyre, ku kishin

shumë pak të drejta. Kjo ndikoi shumë te Samiu, i cili ishte gjithmonë në luftë me qeverinë turke,

të cilët shtypnin popullsinë, për të Samiu kërkonte të drejta për emancipimin e tyre

3 Frashëri, Sami, Vepra 4, Rilindja, Prishtinë, 1978, fq.10 4 Frashëri, Sami, Vepra 1, Rilindja, Prishtinë,1978 , fq.146 5 Frashëri, Sami, Vepra 8, Rilindja, Prishtinë, 1984, fq.96

7

Janina, pra u bë qendër e zhvillimit arsimor e politik për Samiu, i cili tanimë ishte i gatshëm me

njohuritë që kishte marrë të ndërmarrë hapa më të mëdhenj në jetën e tij. Kështu ai shkoi në

Stamboll që ti shpreh këto njohuri.

1.3 Stambolli-kryeqendra e Turqisë, vendi që i dha pjekurinë Sami Frashërit

Pasi kreu shkollë në Janinë ku mori dituri të mëdha, më 1872 ai shpërngulet në Stamboll.

Derisa Frashëri paraqiste etapën e fëmijërisë, kurse Janina atë të rinisë, Stambolli paraqet etapën

e pjekurisë, periudha ku ai do të bënte zgjedhjet e jetës së tij. Në Stamboll ai kishte dy rrugë, e

para ishte ti rrinte afër sulltanit dhe t’i shërbente atij dhe e dyta ishte që t’i shërbente popullit pë

liri dhe përparim. Samiu zgjedh sigurisht këtë të dytën, pra ti shërbente popullit, kjo na jep të

kuptojmë se ai nuk e dëshiroi fronin e sunduesit, por interesat e popullit të tij dhe popujve të tjerë,

sepse edhe në Janinë ai u shqua për idetë e lirisë së popullit dhe kështu ai shumë shpejt hidhet i

tëri në shërbim të lirisë dhe të pavarësisë kombëtare shqiptare, por edhe që ti përhapte njohuritë e

akumuluara e të fituara në Frashër e Janinë. Rruga që zgjodhi ishte normalisht shumë e vështirë,

sepse të dalësh kundër sulltanit në ato kohë ishte diçka shumë e rrezikshme. Samiu këtë do ta

provonte shumë shpejt në familjen e vet, Abdyli,vëllau i tij i madh, do ta paguante me burgim, bile

gati edhe me kokë, pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për mbrojten e të drejtave të Shqipërisë gjatë

ngjarjeve patriotike dhe çlirimtare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit6. Por kjo nuk do ta ndaloj

Samiun, familjen e tij dhe rilindasit e tjerë shqiptar që të luftonin për të drejtat e popullit shqiptar

dhe për përparimin e tyre. Së bashku me vëllaunë Abdylin, Hasan Tahsinin, Pashko Vasën, Jani

Vreton etj, ai themeloi Komitetin qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare.7 Ku

më pas do ta botojnë Alfabetaren e gjuhës shqipe, një libër i vogël, por shumë i rëndësishëm për

ato kohë, sepse kishte materiale për fusha të ndryshme, si dhe ishte një alfabet i ri i gjuhës shqipe

shumë i duhur për atë periudhë. Kurse në vitin 1879 kur edhe u mbajt Lidhja e Prizrenit, Samiu

ishte ndër themeluesit kryesor të Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip në Stamboll, por edhe

kryetar i saj. Ky kontribut i tij për shqiptarët nuk u prit mirë nga qeveria turke, pasi qëllimi i tyre

ishte asimilimi i shqiptarëve, prandaj ai u internua disa e për këtë nuk mundi të shkruante shumë

në gjuhën shqipe. Kontributin e tij më të madh ai e dha për letërsinë turke, ku shumë shkrimtarë

turk pas vdekjes së tij kanë shkruajtur shumë artikuj për të. Ndër këto artikuj mund të theksojmë

atë të Ahmet Hasanit tek revista Serveti fynun. Shemsettin Sami Beu me anë të veprave të tij pati

bërë që njerëzit e shkencës…ta ndjejnë veten të detyruar moralisht ndaj ti…Ai, me punën dhe

përpjekjen e tij të vazhdushme e të pandërprerë i pat mahnitur me aftësinë e tij shkrimtarët më

puntorë .8 Këto fjalë tregojnë më së miri punën e tij dhe kontributin që dha për letërsinë turke, ndër

vite. Poashtu Samiu në Stamboll u bë pjesë e disa lëvizjeve të ashtuquajtur “turq të rinj”, ku

6 Frashëri, Sami, Vepra 4, Rilindja, Prishtinë, 1978, fq.12 7 Hamiti, Sabri, Letërsia romantike shqiptare, Albas, Tiranë, 2004, fq.131 8 Frashëri, Sami, Vepra 8, Rilindja, Prishtinë, 1984, fq.251,252

8

kundërshtonin fuqishëm politikat e Perandorisë Osmane, ku Samiu në këtë kohë i internua në

Tripoli të Libisë. Kur u kthye në Stamboll ai filloi të merrej me botimin e gazetave, ku drejtoi disa

prej këtyre gazetave. Në këtë kohë shkroi mjaft artikuj interesant dhe shumë edukativ me një gjuhë

thjeshtë. Stambolli, pra ishte kulmi i karrierës së tij si shkrimtarë, ku me pjekurinë e tij ai iu bëri

ballë të gjitha sfidave të jetës, të cilat ishin mjaft të vështira.

9

Kreu II: Krijimtaria artistike e Sami Frashërit

2.1 Veprat e Samiut

Sami Frashëri është autor i shumë veprave, rreth pesëdhjetë. shumica prej këtyre veprave janë

të shkruara në gjuhën turke dhe shumë pak në atë shqipe, për shkak të rrethanave të asaj kohe. Kur

vie në Stamboll, ai do të jetë shumë i përgatitur me njohuri të mëdha për fusha të ndryshme që

kishte marrë në “Zosimea” të Janinës. Ai do të vinte në Stamboll në një kohë kur Turqia kishte

lënë pas dorës arsimin, kur në shkollat fillore mësimin e mbanin imamët, pa asnjë kontroll nga

shteti. Edhe shkollat që vinin pas fillores ishin pothuajse në këtë gjendje, pa asnjë përmisim. Duke

e parë këtë gjendje Samiu filloi që të shfaqte diturinë dhe kulturën e tij, që ishte më e lartë se ajo

e intelektualëve turk të asaj kohe. Samiu brenda një kohe relativisht të shkurtër botoi mbi 60 vepra

të zhanreve të ndryshme, që japin masën e personalitetit poliedrik. Së pari filloi të merret me

gazetari si gazetar e redaktor, ku zë një vend të veçantë në gazetarinë dhe publicistikën turke.

Gazetaria ka qenë pjesë e pandashme e jetës së tij, madje ai pati krijuar një stil gazetaresk të

posaçëm, një stil polemizues, të mbështetur në argumente të patundshme, të mprehta, por kurrë

fyese e nënçmuese.9 Gjithsej ai ishte redaktor i tetë gazetave dhe revistave ato janë: Sirac(Feneri),

Hadika(Kopshti), Tarablusigarab(Libia), Sabah(Mëngjesi), Tercumani Sark(Përkthyesi i Lindjes),

Muharrir(Shkrimtari) dhe Hafta(Java). Nga këto gazeta dhe revista mund ti spikasim tri prej tyre ,

Përkthyesin e Lindjes, gazetë e cila pas ardhjes së Samiut në krye të saj pësoi një revolucion me

lajme të bollshme, të të gjitha fushave e sidomos asaj të politikës, ku ndër to mbronte edhe

integritetin e territorit shqiptar, pastaj vjen revistën Familja, ku në flet për rëndësinë e familjes e

sidomos rolin që ka gruaja në familje dhe poashtu është edhe revista Java një nga revistat më

serioze, e cila mbante artikuj nga më ndryshëm, pra thuajse ishte një revistë enciklopedike.

Romani i tij i parë në turqisht është “Dashuria e Talatit me Fitneten”. Ky është botuar si nënfletë

në gazetën “Hadika”, duke filluar që nga fundi i vitit 1872 deri në ditët e para të vitit vazhdues10.

Një vepër që trajton një temë sentimentale të dashurisë së Talatit me Fitnetem. Në këtë roman, pra

trajtohet tema e dashurisë, ku në ato kohë shprehja e saj ndaj një personi ishte tabu, prandaj edhe

këta të dy nuk guxonin ta shprehnin sepse njerëzit që i rrethonin e shihnin si diçka të turpshme.

Ata do të kalojnë shumë peripeci për të qenë bashkë, por e gjithë kjo do të kaloj në tragjedi, pasi

të dy do të vdesin për këtë dashuri. Pas këtij romani Samiu do ta botoj dramën “Besa”, një vepër e

shkruar në turqisht, por me tematik shqiptare. Ku autori do t’i shpreh të gjitha karakteristikat e

popullit shqiptar, të mirat e të këqijat e tij. Në këtë dramë ai futi njerëz të thjeshtë, fshatarë,

punëtorë, malësorë që jetojnë vetëm për nder dhe nëse iu preket ajo, ata nuk tolerojnë, pra këtu

Samiu lartëson vlerat e vërteta të moralit dhe etikës tek shqiptarët. Këtu na shfaqet një dashuri e

9 Kaleshi, Hasan, Sami Frashëri në letërsinë dhe filologjinë turke, Logos, Shkup,Prishtinë, 2010, fq.158 10 Frashëri, Sami, Vepra 8, Rilndja, Prishtinë, 1984, fq.136

10

sinqertë dhe pastër ndërmjet Mirushes dhe Rexhepit, këtë dashuri e sheh babai i Merushes, Zyberi

i cili dëshiron t’i martojë. Zyberi është personifikim trimërie e bujarie, mospërkuljeje e krenarie,

guximi e shpirtmadhësie të njeriut të thjeshtë e shumë të dashur, shumë të ndieshëm përkundër

githë vrazhdësisë së natyrës dhe zakoneve që mbretërojnë në malet tona.11 Por kur dëgjon për këtë

martesë Selfo, i biri i një bejleri, i cili poashtu dashuron Merushen, kërkon ndihmë nga Demir Beu,

një njeri i pushtetshëm që kishte mbledhur rreth vetes disa djem të rinj që punonin për të. Ai i jep

armë dhe disa njerëz Selfos, i cili shkon dhe e vret Zyberin dhe e rrëmben Merushen. Gjithë këtë

skenë e sheh Vahidja, nëna e Merushes dhe gruaja e Zyberi, e cila vendos të merr hak për burrin

dhe ta merr vajzën, këtu na del një element tjetër i popullit shqiptar siç ishte hakmarrja. Ajo niset

dhe gjatë rrugës do t’ia shpëtoj jetën Fetahut, babait të Selfos, i cili ishte kthyer nga ushtria. Ata

nuk e njihnin njëri – tjetrin, kështu Vahidja pasi ia tregon historinë Fetahut, ai i jep besën asaj që

do të merr hak ndaj atij që ia kishte vrarë burrin pa e ditur që ishte i biri i tij. Këtu na del elementi

kryesor i kësaj drame siç është besa ose fjala e dhënë, një cilësi që shquhet tek shqiptarët. Fetahu

do ta mbajë besën edhe pasi e kupton që do ta vret djalin e tij, ai e vret atë pastaj edhe veten. Pra

besa e mund edhe dhembshurinë, madje edhe dhembshurinë ndaj fëmijës. Drama “Besa” është

një vepër e shkruar me synim, vepër me tezë qëllimore. Autori edhe në paravënie, edhe në

parathënie edhe në vepër do të dëshmojë besën shqiptare si kod supreme të sjelljes së tyre lidhur

me nderin.12 Pas kësaj drame, Samiu do të botojë edhe dy drama të tjera, të cilat janë: “Zotëri

Jahja” dhe “Gave”.

Në vazhdim do të botoj një seri broshura të quajtura “Bibloteka e xhepit”, ku gjithsej janë

njëmbëdhjetë. Disa nga këto broshuara janë: “Medeniyeti(Qytetërimi islam)”, “Esatir(Mitologji)”,

“Insan(Njeriu)”, “Emsal(Fjalë të urta)”, “Letaif(Tregime zbavitëse)” etj. Vepra më madhore dhe

më vuluminoze është Kamus Al- A’Lam , një enciklopedi historike – gjeografike. Vepra është

shkruar në gjuhën turke dhe u botua në dhjetëvjetshin e fundit të shekullit të kaluar13. Këtu

përshkruhen të dhëna të bollshme për historinë dhe gjeografinë e vise të ndryshme shqiptare, por

edhe të popujve të tjerë. Ai jep një vend të dukshëm botës shqiptare, si dhe figurat që ka nxjerrë

populli shqiptar gjatë historisë së tij. Një nga këto figura që mund ta përmendim është ajo e

Skënderbeut, ku Samiu përshkruan jetën e tij, ku tregonte se sa i zgjuar dhe guximtar ka qenë ai.

Një vepër tjetër jo kaq vuluminoze, por e cila ka rëndësi madhore pasi shpreh qëllimet dhe bindjet

e Samiu ndaj autoriteteve të kohës, ndaj kombeve të shtypura, ndaj shkencës, artit dhe rolin e tij

në zhvillimin shoqëror është vepra Emsal(Fjalë të urta). Ku e shohim gjendjen shpirtërore të këtij

dijetari, i cili ngre shumë probleme të kohës me idetë e tij përparimtare dhe gjithmonë kundër

udhëheqësëve të kohës. Disa nga fjalët e urta që mund ti spikasim janë: “Mendimet e larta gjenden

në fjalë të shkurta”, “Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij”, “Në vend që të shesësh dituri dhe

zotësi, përpiqu t’i fitosh ato”, “Mos e duaj gjumin shumë;hap sytë të mos mbetesh i uritur”, “Për

t’ia nënshtruar botën mirësisë, duhet luftuar kundër ligësive”, “Botimi i pozitës varet nga të tjerët.

11 Frashëri, Sami, Vepra 4 , Rilindja, Prishtinë, 1978, fq.151 12 Hamiti, Sabri, Letërsia romantike shqiptare, Albas, Tiranë, 2004., fq.140 13 Frashëri, Sami, Vepra 7, Rilindja, Prishtinë, 1984, Fq.7

11

A nuk është marrëzi të lësh atë që ke në duart tua dhe t’u drejtohesh të tjerëve”, “Gjuha e memecit

është më e mirë se e gënjeshtarit”, “Helmi më i rrezikshëm është hipokrizia” etj.

Samiu bëri punë të madhe për pastrimin e gjuhës turke nga fjalët e rregullat gramatikore të gjuhës

arabe e perisiane, të cilat ia kishin ndryshuar fare karakterin e saj original.14 Ai poashtu ka bërë

fjalorin turqisht e shumë artikuj të tjerë për gjuhën turke. Pra letërsia turke ka përfituar shumë nga

ai, por kjo i ka shërbyer edhe për t’u kamufluar ndaj autoriteteve turke për veprimtaritë e tij për

çështjet kombëtare shqiptare. Megjithatë ai është munduar ta shfaq gjithmonë origjinën e tij

shqiptare dhe të luftonte për çështjet e kombit të tij. Veprat të shkruara në

gjuhën shqipe të Samiut janë pakta por shumë të rëndësishme për atë kohë, të cilat janë:

“Alfabetare e gjuhës shqipe”, “Dheshkronjë”, pesë artikuj në revistën “Drita”, “Abetare e gjuhës

shqipe”, “Shkronjëtore e gjuhës shqipe”, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e çdo të bëhet”, “Mbledhja

e këngëve shqip të vjetra e të reja”. “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e çdo të bëhet”

është njëra nga veprat më të rëndësishme të Samiu dhe jo vetëm, e cila është e përbërë nga tri

pjesë, siç tregon edhe vetë titulli i saj. Këtu tregohet një plan i tërë si duhet ndërtuar Shqipëria, ku

me porositë e tij mundohet që ti zgjojë shqiptarët që të punojnë për atdheun e tij. Pjesën e parë e

fillon që nga rrënjët tona tek pellazgët dhe tregon se jemi autokton të këtyre tokave. Ai e

mbyll këtë pjesë me fjalët që shqiptarët gjthmonë kanë punuar për të tjerët dhe asnjëherë për veten.

Në pjesën e dytë ç’është Shqipëria ai tregon se populli shqiptar i ka të gjitha element për ta ndërtuar

kombin si territorin, traditat, gjuhën. Përsa i përket gjuhës Samiu njofton se shqiptarët e kanë

gjuhën e tyre, flasin një gjuhë nga më të lashtat në Evropë, të cilën kanë filluar ta lëvrojnë e ta

shkruajnë me plotë sukses15.Në pjesën e tretë ai e projekton një plan se si do të jetë Shqipëria në

ardhmen, ku e sheh të zhvilluar në të gjitha aspektet si në ekonomi, politikë e arsim. Ai e përfundon

veprën me disa fjalë frymëzuese siç janë: “Të mos rrimë të mpit’ e të ngrirë, të lëvizimë duar e

këmbë, të tundemi e lëkundemi, t’ecim dlirë n’udhët e Perëndisë, n’udhët të së drejtësë:

PERËRNDIJA, E DREJTA, KOMBI, GJUHA! SHQIPËRIA, SHQIPËTARËIA!

Ka edhe shumë vepra që janë bërë mbi jetën dhe veprimtarinë e Samiu por ne do i cekim disa prej

tyre si: “Një humbje e dhimbshme” Ahmet Ihsan, “Një faqe e histories” Ali Kemal, “Shemsettin

Sami” Hayat Mecmuasi etj. Në të gjitha këto vepra lartësohet figura e Sami Frashërit dhe rëndësia

që ai ka pasur për letërsinë turke, për të cilën kontriboi shumë.

14 Frashëri, Sami, Vepra 8, Rilindja, Prishtinë, 1984, fq 8-9 15 Frashëri, Sami, Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, Dija, Prishtinë, 2007, fq.8

12

2.2 Qytetërimi islam

Sami Frashëri në vitin 1879 botoi veprën “Qytetërimi islam” e cila bënte pjesë tek broshura

popllarizuese Bibloteka e xhepi. Ai si njohës i mirë i kulturës islame nxjerr në pah vlerën e saj dhe

vendin që zë ajo në kulturën botërore. Në kapitullin e parë ai flet per njeriu, vendin, rolin dhe

dallimin e tij kafshët ku theskon se “njeriu dallohet nga kafshët vetëm nga shkalla mendore e tij”.

Kështu njerëzit që ndodhen në një shkallë të lartë mendore, dallohen shumë nga shtazët, mirëpo

kemi njerëz në një gjendje mendore të ulët, të cilët gati kurrsesi s’dallohen nga shtazët16. Në

kapitullin e dytë ai thotë se qytetërimi i tanishëm evropian rrjedh nga qytetërimi islam si

ndërmjetësues me kulturën greke. Në kapitullin e tretë Samoi polemizon me disa dijetarë

evropianë, të cilët qytetërimin islam e emërtojnë si arab. Ky term është gabim sipas tij pasi për

formimin e këtij qytetërimi kanë marrë pjesë edhe kombe të tjera. Në kapitullin e katërt ai shtron

ballafaqimin e islamit me kulturat tjera dhe veprat që gjetën nga ata. Myslimanët i gjetën të gatshme

veprat që kishin mbetur nga qytetërimet e vjetra të kaldeanëve, sirianëve, fenikasve, midiasve të

Egjiptit e të Greqisë së Vjetër17. Në kapitullin e pestë ai tregon pse ky qytetërim u quajt qytetërim

islam, ku thotë se ai lindi me lindjen e fesë myslimane dhe u krijua nga shumë popuj mysliman.

Në kapitullin e gjashtë flet për daljen e arabëve nëpër botë, ku sipas kësaj u zhvilluan shumë qendra

si në Bagdad, Damask, Ispahan, Buhara etj. Në kapitullin e shtatë ai paraqet gjendjen e arabëve

para periudhës islamike, ku tregon se janë marrë me poezi dhe astrologji. Kapitulli tetë, nëntë

dhe dhjetë bën fjalë për gjendjen e shkencëtarëve, kujdesin e halifit Xhafer Mensurit ndaj shkencës

dhe shkencëtarëve. Flitet për përkthimet në gjuhën arabe të veprave të shkrimtarëve botëror dhe

rëndësinë e tyre për shkollim. Në shkollat e mëdha të Bagdatit mësoheshin veprat e Aristotelit,

Hipokratit, Galienit, Euklidit, Arkimedit, Ptolemeut etj. 18 Në kapitullin dymbëdhjetë flet për

anarkinë e vendeve myslimaneve, ku sipas kësaj u formuan mbretëtëritë e vogla të cilat nuk

shkonin mirë me njëra-tjetrën. Kapitulli trembëdhjetë. Në këtë kapitull Samiu tregon përpjekjet e

dinastisë së “Fatimidëve” (që u formua në Egjipt pas shkëputjes nga Abasidët) për përparimin e

diturive e të shkencave19 . Në kapitujt katëmbëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë vë në pah veprat e

qytetërimit islam në Marok, Spanjë dhe fundin tragjik të tyre. Në kapitullin gjashtëmbëdhjetë dhe

shtatëmbëdhjetë paraqet anarkinë e madhe në botën myslimane, shkatërrimit total të Bagdatit nga

mongolët, të cilët duke e parë popullin shumë të përparuar e pranuan fenë. Nga kapitulli

tetëmbëdhjetë deri në kapitullin njëzetë e katërt Samiu thekson kontributin e madh të myslimanëve

në shkencat e ndryshme siç janë matematika, gjeografia, shkencat fizike, poashtu edhe për

përparimin që bënë ata në mjekësi. Jahja bin Meskevija, që ka qenë mjeku i kalifit Harun, ka

shkruar rreth 30 vëllime mbi farmaceutikën, ethet, të ngrënat, rrufën, banjat, dhembjen e kokës

dhe të tjera tema mjekësore, disa nga origjinalet dhe disa të përkthyera në herbraishten kanë

16Kaleshi, Hasan, Sami Frashëri në letërsinë dhe filologjinë turke, Logos, Shkup,Prishtinë, 2010, fq.111 17 Frashëri, Sami, Vepra 8, Rilindja, Prishtinë, 1984, fq.150 18 Frashëri, Sami, Vepra 8, Rilindja, Prishtinë, 1984, fq.151 19 Frashëri, Sami, Vepra 8, Rilindja, Prishtinë, 1984, fq. 152

13

arrtitur në dorën e evropianëve.20 Në kapitujt njëzet e pestë dhe njëzet e gjashtë flet për

avancimin e filozofisë në botën islame. Ku pasi u përkthyen shumë vepra filozofike greke, ata i

zgjeruan dituritë e tyre mbi filozofinë duke shkruar edhe vetë këto lloje të veprave. Këtu tregohet

kontributi i madh i filozofëve myslimanë siç ishin Farabiu e Ibni Sinaj dhe pëkthimet e tyre, të

cilat kanë shërbyer për shkollat Evropiane. Në kapitullin e njëzet e shtatë flet për ligjin dhe

kodifikimin e tij. Në kapitujt njëzet e tetë dhe njëzetë e nëntë tregon për përparimin e vendeve

myslimane në letërsi, për zhvillim e gramatikës, sintaksës, oratories etj. Ku thekson se rima është

shpikur nga myslimanët. Në kapitujt tridhjetë e një dhe tridhjetë e dy flet për historinë, ku thotë se

myslimanët kanë dhënë kontributin më të madh se popujt e tjerë për këtë fushë. Ku përmend disa

historian dhe veprat e tyre, të cilat kanë shërbyer edhe për historianët evropianë. Në kapitujt

tridhjetë e tre e tridhjetë e katërt flet për kontributin e myslimanëve në sferat e ndryshme si: punimi

i tokës, lidhjet tregtare me Kinën, për përparimin e kimisë, e mekanikës, shpikjen e veglave etj.

Poashtu theksohet se zbulimi i letrës, baurtit dhe i busullës është bërë nga myslimanët. Në

kapitullin e fundit në atë të tridhjetë e pestin Samiu bën përmbledhjen të gjitha këto që theksuam

më lartë.

2.3 Përhapja e islamit

Samiu pikëpamjet e tij rreth zgjerimit të islamit, mënyrën e përhapjes si dhe vlerat e tij do

ti shfaq edhe në veprën “Përpjekjet e heronjëve në përhapjen e islamit” e shkruar në gjuhën arabe.

Ky libërth ka gjithsej 29 faqe dhe ndoshta është libri më i vogël që ka shkruar Samiu. Mirëpo, kjo

kurrsesi nuk ia zvogëlon vleftën, vetvetiu se ky është i vetmi libër i ij i shkruar në gjuhën arabe 21Ai e fillon këtë vepër duke e falendëruar Zotin, pastaj tregon se pse shkroi këtë vepër, përkundër

përvojes krijuese në gjuhën arabe. Me këtë doracak nuk kam për qëllim të shfaq diturinë dhe fuqinë

time krijuese, por dua të jetë i dobishëm për gjithë vëllezërit e fesë sonë.22 Këtë vepër e shkrova

thotë ai për arsye se është e rëndësishme të shkruajmë se si u përhap islami nëpër vise të ndryshme.

Islami për herë të parë u shfaq në arabi, për vetë faktin se pejgamberi Muhamed ishte nga kjo anë,

ai solli Kuranin aty për arsye se arabët ishin të përçar në mes vete dhe të ndarë në shumë fise e me

sjelljen e tij ai mundi që ti bashkoj ata. Me sjelljen e islamit në arabi Samiu thotë se ata filluan të

përparonin dhe të zgjeronin edhe më tej këtë fe si në: Siri, Irak, Persi, Egjipt e në të tjera vende.

Hap pas hapi viset islame, atëbotë, u zgjeruan edhe në Lindje, duke çliruar Maverai, Nehrin,

Havarezmin dhe viset turke-tartare përreth Heratit, Kabulit e Kelatit deri te kufijtë me Indinë dhe

Kinën.23 Kështu me përhapjen e islamit u përhap edhe gjuha arabe në këto vende dhe filluan

përkthimet e veprave të ndyshme në këtë gjuhë. Me këtë përparim u hapën edhe shkolla si në :

Bagdad, Egjipt, Buhara, ku mësoheshin shkencat tradicionale dhe shkencat filozofike. Kjo bëri që

20 Frashëri, Sami, Vepra 8, Rilindja, Prishtinë, 1984, fq. 157 21Kaleshi, Hasan, Sami Frashëri në letërsinë dhe filologjinë turke, Logos, Shkup,Prishtinë, 2010, fq.119 22 Frashëri, Sami, Përpjekjet e heronjëve në përhapjen e islamit, Logos-A, Prishtinë, fq.11 23 Frashëri, Sami, Përpjekjet e heronjëve në përhapjen e islamit, Logos-A, Prishtinë, fq. 13

14

tani dijetarët islam ti konkuronin edhe dijetarët grek, ku sipas Samiut këta të fundit dilnin

gjithmonë më poshtë, për arsye se ata islam i tejkalonin në çdo fushë si në: filozofi, mjekësi,

astronomi e në shkencat e matematikës. Por kjo gjendje e ky vrull vazhdoi afro gjashtëqind vite,

pastaj filloi të zbehej për arsye se armiqtë si mongolët nga Lindja dhe evropianët nga Perëndimi

filluan ti sulmonin dhe nga gjithë ky qytetërim tani mund të shihej vetëm djegje e vrasje.

Evropianët vritnin njerëzit që nuk e pranonin fenë krishtere, por edhe ata që e pranuan nuk i

shpëtonte vdekjes. Evropianët nuk u mjaftuan me këto mizori tragjike, por u mblodhën nga të

gjitha anët e Evropës nën simbolin e kryqit dhe i sulmuan disa here vendet islame.24

Mongolët filluan ta qeverisnin vendit, por shumë shpejt e kuptuan se ishin të paaftë ta drejtonin

popullin pasi kta ishin më të ngritur se ata në të gjitha fushat. Kështu ata filluan ta pranonin islamin,

madje edhe e përhapen në disa pjesë të Indisë e Kinës. Mirëpo evropianë dhe mongolët kishin lënë

pasoja të mëdha tek muslimanët, prandaj ishte shumë e vështirë që të rimëkëmbej, pasi ishin vrarë

shumë shkenctar të zotë, ishin djegur libra e shkolla. Ai që i shihte muslimanët atëbotë në këtë

gjendje, mendone se islami po zhdukej, mirëpo e vërteta ngrihet dhe s’mund të humbasë, pikërisht

si Dielli të cilin nganjëherë e mbulojnë rete, por nuk zhduket përgjimonë.25Bashkimi përsëri i

muslimanëve do vinte me daljen në skenë të osmanëve, të cilët përshkruhen si trima, të drejtë e

fetarë. Ata luftonin dhe gjithë e këtë e bënë vetëm për një qëllim, që të përhapnin islamit dhe të

mbronin muslimanët. Osmanët morrën hov të madh pasi arritën ta thyenin Bizantin dhe ta merrnin

viset e Anadollin në tërësi. Më pas çliruan Stambollin dhe e bënë kryeqytetin e sulltanit, ku nga

aty udhëhiqej e gjithë popujt muslimanë. Në vazhdim Samiu përmend popujt kryesorë muslimanë

të cilët ishin: arabët, turqit, perisianët, muslimanët e Indisë etj…, por edhe popujt më të vegjël si:

kurdët, çerkezët, shqiptarët, boshnjakët etj. Kjo periudhë suksesi vazhdoi edhe më tej pasi osmanët

morrën në duart e tyre principatat e Krimesë, Kabxhikut dhe vendet e tjera të Tartaristanit. Kulmin

e saj pernadoria osmane e arriti me sulltan Sulejman i cili bëri flotën më të fuqishme në det, ku të

gjithë evropianët ia kishin frikën, pasi Evropa në ato nuk ishte e zhvilluar dhe ishte shumë larg

qytetërimit. Mirëpo popujt e Evropës filluan të fuqizohen dhe arritën ti rikthenin disa nga shtetit

që i kishte marrë perandoria osmane, por kjo nuk e dëmtoi shumë këtë perandori pasi ajo kishte

një shtrirje shumë të madhe.

Samiu thekson poashtu se shumë shtete e pranuan islamin vetvetiu, pa luftë pasi mendonin se kjo

fe bënte thirrje vetëm për paqe, ai shkon edhe më larg ku thotë se disa vende vetëm për një ditë e

kanë pranuar islamin. Sot është vërtetuar se islami është përhapur në sipërfaqen e tokës më shumë

sesa kujtojnë gjeografët e historianët, si dhe numri i muslimanëve në botë është më tepër sesa e

mendonin ata.26 Më tej Samiu flet edhe për një element shumë të rëndësishëm ku thotë se islami

është më i dobishëm nëse secili popull do ta shkruante në gjuhën e tij, kjo tregon se ai ishte një

njëri shumë i emancipuar dhe largpamës. Në këtë vepër, pra

tregohet se si u përhap islami dhe të mirat që solli ai, ku shumë njerëz u shkolluan dhe hoqën dorë

24 Frashëri, Sami, Përpjekjet e heronjëve në përhapjen e islamit, Logos-A, Prishtinë, fq.15 25 Frashëri, Sami, Përpjekjet e heronjëve në përhapjen e islamit, Logos-A, Prishtinë, fq.16 26 Frashëri, Sami, Përpjekjet e heronjëve në përhapjen e islamit, Logos-A, Prishtinë, fq.20

15

nga përçarja ndërmjet vete, pasi padituria i sillte gjithë ato konflikte. Poashtu tregohet se të

krishterët mundoheshin që me çdo kusht ta përhapnin fenë e tyre duke investuar në shoqata e mjete

të ndyshme, por nuk ia arrinin dhe Samiu thekson se nëse do të investohej kaq shumë në islam

atëherë kjo fe do të ishte universale. Ky doracak mbaron me fjalë që secili njeri të mundohet që ta

përhap islamin, pasi është çelës i diturisë dhe i përparimit. Kjo vepër është e pëkthyer edhe në

turqisht.

16

Kreu III: Roli i Sami Frashërit gjatë Rilindjes Kombëtare

3.1 Roli i tij në zhvillimin e gjuhës shqipe

Një nga fushat kryesore në të cilat Sami Frashëri dha kontributin e tij të çmuar është pa

dyshim gjuhësia. Pikëpamjet e tij për gjuhën në përgjithësi, si dukuri shoqërore, dhe për shumë

gjuhë veç e veç (për shqipen,turqishte,arabishten, persishten,frëngjishtes,latinishten, greqishten

etj), të përfaqësuara në gazeta e revista të kohës, në veprat e tij Lisan (Gjuha) dhe në Usul-i Tenkit

ve Tertip (Shenjat e pikësimit dhe të radhitjes) , në parathëniet e fjalorëve të tij të mirënjohur, në

Enciklopedinë e tij gjashtë vëllimore, Kamus al-a’lam, në kontekste të shumë veprave të tij letrare,

në polemika e debate që ka zhvilluar ai lidhur me probleme të ndryshme gjuhësore etj…,edhe pas

njëqind e sa vitesh vazhdojnë të mbesin vlera dhe, si të tilla, i kanë qëndruar kohës dhe kanë bërë

që të tërheqin vëmendjen e studiuesve. Njohja e gjithë këtyre gjuhëve gjithashtu ia mundësuan

atij që që të kishte një veprimtari kaq të pasur dhe që e bën atë një dijetar kaq të madh. Sa njohuri

të thella ka pasur Samiu për gjuhët, kjo shihet në të gjithë veprimtarinë e tij, e sidomos te fjalorët

njëgjuhësorë dhe dygjuhësorë të hartuar na ana e tij: te Fjalori i gjuhës turke me 1575 faqe, me

afër 45 mijë fjalë; te Fjalori frengjisht-turiqisht me afër 50 mijë fjalë; te Fjalori turqisht-frengjisht

me afër 35 mijë fjalë; te Fjalori arabisht-turqisht etj., të cilët i ka punuar me një metodologji

shkencore bashkëkohore27. Sikur asgjë tjetër të mos bënte Samiu, vetëm këta fjalor, do ishte e

mjaftueshme që ai të kishte një vend nderi në letërsinë turke, pasi me këta fjalor ai hapi themelet

e gjuhës letrare turke. Poashtu në një letër që Jani Vreto ia kishte dërguar Thimi Mitkos, thuhej se

Sami kishte përpiluar edhe një fjalorë në gjuhën shqipe me 6000 fjalë, por që nuk arriti ta

përfundonte. Për t’a studiuar Samiun si gjuhëtar dhe filolog duhet një punë sistematike dhe të

mblidhen të gjitha veprat e tij, që të bëhet një analizë e hollësishme. Pikëpamjet e tij për gjuhën si

mjeti që bën dallimin mes njeriu dhe gjallesave tjera, ku tregon se edhe pse disa kafshë kanë

elemente që përngjasojnë me njerëzit, prapëseprapë ato nuk e kanë afësinë e të folurit; si është

shfaqur gjuha që nga gjendje primitive e saj dhe si ka evoluar ajo ndër shekuj, për ndarjet e gjuhëve

në aspektin tipologjik(gjuha njërrokëshe, përngjitëse dhe fleksive) dhe si kanë rrjedhur këto gjuhë

njëra pas tjetres, për degëzimin dhe ngjashmërinë e gjuhëve e për shumë çështje të tjera rreth

gjuhës ai i ka shprehur në veprën e tij Lisan(Gjuha). Samiu e shihte gjuhën si elementin kryesor të

një kombi, pa cilën do të zhdukej si komb, prandaj pothuajse në çdo artikull që tij ai i bënte thirrje

popullit shqiptar që t’a lëvrojnë sa më shumë gjuhën shqipe. Elementi më i parë i kombit, shprehja

më e fuqishme e identitetit dhe faktori më i sigurt i afrimimit të tij është gjuha, prandaj lëvizja

çlirimtare shqipare kishte vënë në qendër të vëmendjes ruajtjen dhe shkrimin e gjuhës shqipe28.

Ai u mundua mjaft që gjuha shqipe të ketë alfabetin dhe gramatikën e saj, duke i shkruar vetë ato,

që ta bënte këtë gjuhë të përsosur dhe me të gjitha elementet e një gjuhe të mirëfilltë, pavarësisht

që ai u ndëshkua disa herë për këto veprimtari nga qeveria turke. Botimet që ai bënte, edhe pse

ishin të pakëta për gjuhën shqipe ishin akte revolucionare, pasi me to kjo gjuhë konsolidohej.

27 Frashëri, Sami, Gjuha, Logos, Shkup, 2002, fq.11 28 Frashëri, Sami, Vepra 4, Rilindja, Prishtinë, 1978, fq.138

17

3.2 Roli i tij në zhvillimin e letërsisë shqipe

Sami Frashëri është shqiptari i parë që shkroi romane, siç është romani Dashuria e Talatit

me Fitneten, si dhe është romani i parë i letërsisë modern turke. Këtu ai tregon talentin e tij si

shkrimtar, si krijues që nuk trembet që të futet në këtë botë të panjohur e të pashkelur. Vepër në të

cilën proteston kundër zakoneve turke për martesën. Edhe në dramurtugji ai dha kontributin e tij, si

njëri ndër dramaturgët e parë të letërsisë turke, ku shkroi disa drama, ku mund të theksojmë dramën “Besa”,

një vepër që zhvillohet në një mjedis malor shqiptar, ku të personazhet janë shqiptarë, ku paraqiten vlerat,

morali, zakonet e traditat e popullit shqiptar, siç i kemi cekur edhe tek kreu më lartë tek veprat e Samiu.

Samiu thoshte se njëri nga qëllimet që e shtyu ta shkruante këtë vepër është që të shfaqte virtytet e popullit

shqiptar në një pjesë teatrale.

Një dramë tjetër e Samiu është “Zotëri Jahje” ngjarja e së cilës zhvillohet në Spanjë dhe përbëhet nga pesë

akte. Motivi i dramës është marrë nga historia islame, nga koha kur mbretëritë e shumta arabe në Spanjë

po shpartalloheshin dhe binin njëra pas tjetres në duart e spanollëve29. Drama e tretë e Samiu është “Gave”

ngjarja e së cilës zhvillohet në Iran.

3.3 Roli i tij në zhvillimin e pedagogjisë mësimore

Sami Frashërin e mendonte gjithmonë mënyrën e të mësuarit të nxënësve nëpër shkolla, prandaj

ai duke shfrytëzuar sigurisht tekstet shkollore të përgatitura në Evropë, si dhe me përvojen e tij

personale, pasi ishte i armatosur me një dije linguistike, do të nis hartimin dhe botimin e serisë së

veprave didaktike, të teksteve shkollore. Veprat pedagogjike në turqisht dhe arabisht janë:

“Alfabeti i vogël”, “Zgjedhimi i arabishtes”, “Abetarja turke sipas metodës së re”, “Morfologjia

turke sipas metodë së re”, “Rregullat e morfologjisë arabe”, “ Rregullat e sintaksës arabe”,

“Zbatimi praktik i rregullave të arabishtes”. Ai boton edhe disa vepra në gjuhën shqipe për këtë

qëllim që nxënësit të kishin tekste shkollore e disa nga to janë: “Abetarja e gjuhës shqipe”,

Dheshkronjë”, “Shkronjëtore e gjuhës shqipe” etj. Këto tekste u botuan në kohën e duhur, kur

populli ynë kishte nevojë më së shumti për to, pasi gjeneratat e reja po shkonin drejt asimilimit.

Tekstet e përfshira tek “Abetarja e gjuhës shqipe”, Samiu i kishte zgjedhur në mënyrë që

së bashku me mësimin e gjuhës amtare t’u ngjallë fëmijëve ndjenja fisnike si dashurinë për punë

e dituri, respektin për njerëzit dhe mbi të gjitha dashurinë për gjuhën shqipe dhe për Shqipërinë.

Ai i kushtonte një vëmendje të veçantë gjuhës, pasi sipas tij nëse një komb e humbet gjuhën e vet,

do të humb edhe ai vet. Kjo thirrje e vazhdushme e Samiut për gjuhën, tregonte sesa e rëndësishme

ishte ajo për përparimin e një vendi, ku pa të ai vend do shkatërrohej.

“Shkronjëtore e gjuhës shqipe”, është një vepër me vlerë të madhe për popullin shqiptar,

pasi është gramatika e parë e gjuhës shqipe.

29Kaleshi, Hasan, Sami Frashëri në letërsinë dhe filologjinë turke, Logos, Shkup,Prishtinë, 2010, fq.31

18

PËRFUNDIME:

Sami Frashëri është padyshim ideologu më i madh dhe ndër figurat më të shquara të kombit

shqiptar, i cili i ka dhënë shumë këtij vendi dhe poashu është intelektuali më i shquar i Turqisë.

Koha sa ai jetoi dhe veproi mund të quhet lirisht epoka e Samiu.

Janë bërë mjaft studime të vlershme për Samiun si gjuhëtar, si filolog, dhe kjo nuk mund të

kontestohet në asnjë mënyrë. Por ajo që mua më ka rënë në sy në këto punime, në krahasim me

veprën origjinale, është fakti se, studimet e bëra në këtë drejtim nuk trajtojnë në thellësi dhe në

mënyrë të gjithanshme problemet gjuhësore e filologjike të Samiut. Arsyet mund të gjenden aty se

disa studiuesve, ndonëse gjuhëtarë, u mungon njohja e gjuhës në të cilën janë shkruar këto vepra

(gjuha turke – osmane) ndërsa studiuesve të tjerë, nuk u mungon njohja e asaj gjuhe, por janë

specialistë të fushave të tjera. Një punë e thellë dhe e gjithanshme për Samiun si gjuhëtar e filolog

mund të bëhet vetëm atëherë kur të tubohet dhe të analizohet hollësisht veprimtaria e tij që i përket

gjuhësisë, punë kjo që nuk mund të bëhet me një a me disa punime. Shumësia dhe cilësia e temave

gjuhësore të Samiut kërkon patjetër një qasje tjetër, durim dhe punë sistematike, që do të rezultonte

me një monografi të plotë të kësaj fushe. Dhe kjo është e mundshme të bëhet.

Sami Frashëri është i pari që shkruan për probleme të ndryshme gjuhësore, filologjike në

Perandorinë Osmane. “Kjo shkencë te ne është ende e panjohur. Përveç disa artikujve

sipërfaqësorë dhe të shkurtër, që i kam shkruar para disa vitesh në gjuhën turke-osmane (në

revistën Hafta (Java), lidhur me këtë çështje nuk është shkruar asgjë më tepër, prandaj, është e

qartë që edhe emri i saj (linguistikë) të mos njihet sa duhet”. Kështu shkruan Samiu në veprën e tij

“Gjuha”.

Të hysh në një fushë të pashkelur, sidomos në një fushë komplekse, siç është gjuhësia, duke trajtuar

tema të ndryshme teorike e praktike të saj, duhet pasur në radhë të parë dy cilësi: guximin

intelektual dhe njohuri të thella. Samiu i kishte të dyja këto cilësi. i pajisur me një kulturë të gjerë

gjuhësore, Samiu kishte mundësi të ndiqte arritjet e gjuhësisë në Evropë dhe më gjerë, pikërisht

në kohën kur ajo nisi të përparonte me shpejtësi. Pikëpamjet e tij për gjuhën, si dukuri shoqërore

dhe si një nga veçoritë më të rëndësishme të njeriut, si mjeti kryesor që bën dallimin në mes njeriut

dhe gjallesave të tjera; për rëndësinë e njohjes dhe studimit të gjuhëve të lashta e të reja; për

dallimin në mes zërit të artikuluar dhe tingullit (britmës); për dallimin e gjuhëve për sa i përket

numrit të tingujve; për lidhjen e gjuhës me mendimin; për përcaktimin e emrave dhe shfaqjen e

fjalëve; për lidhjet e gjuhësisë me gjeologjinë, antropologjinë dhe historinë, sipas të cilit gjuhësia

bashkë me antropologjinë, që janë krijuar pas gjeologjisë, kanë hapur një faqe të re në historinë e

njerëzimit, sepse duke e shembur godinën e vjetër të historisë, i kanë vënë themelin një godine të

re, të mbështetur në fakte dhe në argumente; për shfaqjen dhe zanafillën e gjuhës; për ndarjen e

gjuhëve nga aspekti tipologjik (në gjuhë monosilabike, aglutinative dhe flektive) dhe evoluimi,

duke shpjeguar se gjuhët monosilabike janë të parat, prej tyre kanë evoluuar gjuhët përngjitëse, e

prej tyre janë zhvilluar gjuhët flektive; për karakteristikat e gjuhëve monosilabike a njërrokëshe

(të gjuhëve kineze, anameze, siameze, birmaneze dhe të Tibetit) dhe të gjuhëve aglutinative a

përngjitëse të Afrikës (të gjuhëve hotentote, bushmane, të zezakëve, bantu, fulane, dhe nubeane);

19

për grupimin, degëzimin dhe afritë e gjuhëve, duke marrë shembuj përkatës edhe nga gjuha shqipe,

si dhe shumë e shumë çështje të tjera, kanë gjetur vend në veprën e tij filologjike “Gjuha”.

Do t’i thosha disa fjalë rreth kësaj pikës së fundit, rreth afërsisë dhe ngjashmërisë së gjuhëve,

çështje e cila për Samiun është sa e rëndësishme po aq edhe e vështirë për të gjetur një përgjigje

të saktë: “Me zbulimin e lidhjeve dhe ngjashmërive mes disa gjuhëve, thotë Samiu në librin e tij

Gjuha, ana më e rëndësishme dhe më e vështirë e gjuhësisë është çështja të përcaktohet se cila prej

gjuhëve është burimore dhe cilat janë degë të saj”. Nga përgjigja që jep Samiu për këtë pyetje në

vazhdim të veprës së përmendur, ai bind opinionin se ka qenë njohës i mirë edhe i gjuhësisë

krahasimtare. Sami Frashëri përcaktonte disa kritere të përgjithshme për të gjetur gjuhën rrënjë,

degët dhe ngjashmëritë e afërsitë e tyre:

E para, nuk duhet t’u jepet rëndësi disa fjalëve që ngjajnë rastësisht ose që janë afër njëra-tjetrës.

Pa u shqyrtuar ngjashmëria dhe afërsia te disa fjalë edhe nga disa aspekte të tjera, nuk mund të

gjykohet se në mes dy gjuhëve ka afërsi;

E dyta, gjuhët që nuk kanë kurrfarë marrëdhëniesh mes tyre nga aspekti i llojit (tipologjik) dhe i

prejardhjes (gjenetik), huazojnë vazhdimisht fjalë nga njëra tjetra. Këto fjalë duhen trajtuar si

huazime, e nuk duhet gjykuar se ka afërsi (…). Për të mos gabuar, më shumë se fjalëve duhet t’i

kushtohet kujdes eptimit/ndryshimit, formimit të fjalisë, fjalëve shërbyese e të tjerave, sepse, sado

që një gjuhë merr shumë fjalë nga një gjuhë tjetër, ato asnjëherë nuk e huazojnë mënyrën e

ndryshimit, pra të lakimit e të zgjedhimit dhe mënyrën e formimit të fjalisë. Ngjashmëria që

ekziston në këtë pikëpamje, me siguri, do të gjendet në mes gjuhëve të përbashkëta, si për nga

lloji, si për nga prejardhja;

E treta, në çdo gjuhë, e veçanërisht në gjuhët e meta të popujve primitivë, gjenden shumë fjalë që

burojnë nga imitimi. Meqenëse natyra a karakteri që çon në këtë imitim, është i përbashkët te të

gjithë njerëzit, në mes gjuhëve që nuk kanë asnjë lloj marrëdhëniesh, do të gjenden fjalë që

përngjajnë në këtë mënyrë.

E katërta, meqë ka disa shkallë të afrisë mes gjuhëve, atëherë te gjuhët, te të cilat dihet shkalla e

afrisë në mes tyre, duhet kërkuar lidhja brenda kufijve dhe nevojave të kësaj shkalle, kurse tek

gjuhët, te të cilat nuk dihen shkallët e afrisë, duhet kërkuar lidhja, varësisht nga sasia dhe cilësia e

marrëdhënieve që janë midis tyre. Për shembull, ngjashmërinë ndërmjet gjuhëve latine:

frëngjishtes, italishtes dhe spanjishtes, të cilat kanë lindur nga latinishtja, ose ndërmjet gjuhëve

gjermane: gjermanishtes, holandishtes, skandinavishtes dhe anglishtes, që kanë lindur nga gjuha

gotike, ose të gjuhëve sllave, nuk mund ta gjejmë njësoj ndërmjet, për shembull, frëngjishtes dhe

gjermanishtes, grupet gjuhësore të të cilave janë të ndryshme…. Thënë shkurt, të gjitha

klasat/kategoritë e gjuhëve (njërrokëshe, përngjitëse dhe flektive) janë ndarë në grupe të mëdha;

shumica e këtyre grupeve janë ndarë në nëngrupe dhe nëngrupet në degë/çifte. Meqenëse ka shumë

grupe, është e nevojshme t’i kushtohet kujdes përcaktimit, se në gjirin e cilës familje (grupi të

ngushtë), cilit nëngrup, cilit grup (të madh) dhe cilës klasë/ kategori i përket çdo gjuhë. E pesta,

çdo nëngrup, që bën pjesë në një grup të madh, ka shqiptim dhe të folme të posaçme, çdo degë, që

përbën një nëngrup, ka shqiptim dhe të folme të posaçme, çdo gjuhë e një çifti a dege ka shqiptim

e të folme të posaçme, e madje çdo fjalë e një gjuhe shqiptohet në mënyrë të veçantë. Meqë, në të

20

shumtën e rasteve, bashkëtingëlloret dhe zanoret ndryshojnë sipas atij shqiptimi dhe të folmeje,

dhe sado që disa herë, nuk shihet asnjë ngjashmëri dhe afri nga aspekti formal mes fjalëve që u

përkasin dy gjuhëve, gjuhësia nuk luhatet në përcaktimin se të dyja gjuhët janë të njëjta, sepse

dihet se në çfarë rruge kanë ndryshuar bashkëtingëlloret dhe zanoret e gjuhëve që njihen.

Në vitet e fundit të jetës së tij Samiu merret edhe më në thellësi me disa probleme filologjike, duke

shkruar disa vepra të cilat mbesin në dorëshkrim, si: Kutadgu bilig (dije që të bën të lumtur), 1902;

Orhun Abideleri (Përmendoret e Orhunit), 1903 etj.

E gjashta, duhet të përcaktohet se cila nga gjuhët e dëshmuara, që kanë lidhje mes tyre, është

burimore cilat janë degë, duke përcaktuar gradualisht dallimet midis tyre.

Kontributin më të madh në gjuhësi Sami Frashëri do ta japë në një degë të saj, në leksikografi. I

pakënaqur me fjalorët e hartuar në kohën e tij, ai do t’i qaset kësaj pune të mundimshme por, pa

dyshim, shumë të vlefshme. Ai në këtë fushë ka botuar fjalorët: Frëngjisht – turqisht, me 2240

faqe; Turqisht – frëngjisht, me 1208 faqe, Fjalori i vogël i frëngjishtes: Frëngjisht-turqisht, me 650

faqe; Arabisht-turqisht, me 504 faqe (i pambaruar); Fjalor i turqishtes, me 1593 faqe. Të gjithë së

bashku pra shtrihen në mbi 6000 (gjashtë mijë) faqe. Kjo flet për një punë kolosale të Samiut. Sa

për vlerën e tyre janë bërë shumë studime deri më tash, sidomos nga leksikografët turq. Duke u

mbështetur në ato studime dhe, duke u nisur nga përvoja ime personale, jam thellë i bindur se të

gjitha ata që merren me probleme të orientalistikës, madje edhe studiuesit më të njohur të saj, të

mos jenë të detyruar t’i mbajnë në tavolinat e tyre të punës këta fjalorë të Samiut, jo për hijeshi,

por për punë. E sa i përket metodologjisë që ka përdorur Samiu, do të thosha se nuk janë mbrapa

fjalorëve të hartuar në kohën tonë, sepse janë hartuar nga kryemjeshtri i kësaj disipline shkencore.

Thënia e Samiut për vete “Në qoftë se ka një punë me të cilën unë krenohem dhe për të cilën jam

specializuar, ajo është përgatitja dhe hartimi i fjalorëve” është shumë domethënëse. Kriteret që ka

përdorur ai për përgatitjen dhe hartimin e fjalorëve nuk mund të hidhen poshtë as sot, pas njëqind

e sa vitesh, për shembull: shënon fjalën që e trajton; llojin e saj; jep etimologjinë e saj; kuptimin e

saj sipas rëndësisë, duke i shënuar me numra 1, 2, 3 etj., frazeologjizmat, kuptimet e figurshme etj.

Sami Frashërin, këtë dijetar të madh, e shqetësonte së tepërmi mënyra e të mësuarit të nxënësve

nëpër shkolla. Kjo mënyrë e mësimdhënies dhe përgatitja e teksteve shkollore për Samiun ishte e

vjetruar dhe tani e tejkaluar. Për t’u dalë në ndihmë nxënësve që “jo të mundohen shumë e të

fitojnë pak, por të mundohen pak e të fitojnë shumë”, prandaj ai do ti shfrytëzoj sigurisht tekstet

shkollore të përgatitura në Evropë dhe përvojën e tij personale, do të nis hartimin dhe botimin e

serisë së veprave didaktike, të teksteve shkollore. Edhe në këtë fushë Samiu do të jetë shumë i

suksesshëm, sepse nga mendja dhe dora e tij do të dalin disa vepra shkollore për të gjitha nivelet.

Në gjuhën shqipe për këtë qëllim do të botojë veprat “Abetare e gjuhësë shqip”, “Dheshkronjë”,

“Shkronjëtore e gjuhësë shqip” etj. Këto tekste Samiu ynë i bëri në kohë të duhur, në kohën kur

shqiptarët dhe shkolla shqipe kishin nevojë më së shumti për to. Në veprën “Abetarja e gjuhësë

shqip”, e vogël për nga vëllimi, por me peshë të rëndë kulturore e shoqërore u shfaqen edhe një

herë dhuntitë e jashtëzakonshme të Samiut si pedagog, si psikolog, si gjuhëtar, si shkrimtar dhe në

të njëjtën kohë mendimi i tij i lartë patriotik.. Sa për vlerën e veprës “Shkronjëtore e gjuhësë shqip”,

që njihet si Gramatika e gjuhës shqipe e Sami Frashërit, fjalën e vet e kanë thënë specialistët e

21

kësaj fushe: prof. Idriz Ajeti, prof. Rexhep Ismajli, prof. Anastas Dodi etj. sa herë që ka qenë e

nevojshme. Edhe për mësimin e arabishtes dhe turqishtes Samiu përpiloi disa vepra didaktike, si:

Tasrifat-i Arabiyye (Lakimet arabe); Kavaid-i Sarfiyye-i arabiyye Rregullat e gramatikës arabe);

Kavaid-i Nahviyye-i Arabiyye (Rregullat e sintaksës arabe); Tatbikat-i Arabiyye (Ushtrime arabe);

Küçük elifba (Abetare e vogël e turqishtes); Yeni Usul Elifbay-i Türki (Abetare e turqishtes sipas

metodës së re); Nev Usul Sarf-i Türki ( Gramatika e turqishtes sipas metodës së re).

22

BIBLIOGRAFIA:

Elsie, Robert, Histori e letërsisë shqiptare, përkthyer nga origjinali anglisht “Histori of Albanian

Literature(1995) nga Abdurrahim Myftiu, Tiranë, 1997.

Frashëri, Sami, Vepra I, Besa, Rilinda, Prishtinë, 1978.

Frashëri, Sami Vepra 4, Monografi, Zija Xholi, Rilindja, Prishtinë, 1978.

Frashëri, Sami, Vepra 5, Shkronjëtore e gjuhës shqipe, shtypur prej shoqërisë “Dritë”, që ka

qëndrim në Bukuresht të Rumanisë, përgatiti për shtyp Rexhep Ismajli, Rilindja, Prishtinë, 1979.

Frashëri, Sami, Vepra 7, KAMUS AL-A’LAM, Enciklopedi- pjesë të zgjedhura, Rilindja,

Prishtinë, 1984.

Frashëri, Sami Vepra 8, Bibliografi e zgjeruar e veprave të Sami Frashërit, Zymber Hasan

Bakiu(Kruja), Rilindja, Prishtinë, 1984.

Frashëri, Sami, Dashuria e Talatit me Fitnetin, përktheu nga turqishtja – osmanishtja, Mehdi

Polisi dhe Ruzhdi Lata, Logos - A, Shkup, 2002.

Frashëri, Sami, Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë, Dija, Prishtinë 2007.

Frashëri, Sami, Gjuha, përktheu nga turqishta – osmanishtja, Mehdi Polisi, Logos – A, Shkup,

2002.

Frashëri, Sami, Qytetërimi islam, Logos – A, Shkup, Prishtinë, Tiranë, 2009.

Frashëri, Sami, Përpjekja e heronjëve në përhapjen e islamit, përktheu nga gjuha arabe, Ismail

Ahmeti, Logos – A, Shkup, Prishtinë, Tiranë, 2003.

Frashëri, Sami, Shqipëria dhe Shqiptarët, përktheu nga origjinali, Zyber Hasan Bakiu, Logos –

A, Tiranë, 2002.

Hamiti, Sabri, Letërsia Romantike Shqiptare, Albas, Tiranë, Tetovë, Prishtinë, 2004.

Kaleshi, Hasan, Sami Frashëri në letërsinë dhe filologjinë turke, Logos – A, Shkup, Prishtinë,

Tiranë, 2010.