punim diplome - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin....

42
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME FRAZEOLOGJIA DHE NDIKIMI I SAJ NË PASURIMIN E GJUHËS TE VEPRA E MITRUSH KUTELIT MENTORJA: KANDIDATJA: Dr. Rovena Vata Edona Atashi Gjakovë, 2017

Upload: others

Post on 25-Jan-2020

87 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

FRAZEOLOGJIA DHE NDIKIMI I SAJ NË PASURIMIN E GJUHËS TE VEPRA E MITRUSH KUTELIT

MENTORJA: KANDIDATJA:

Dr. Rovena Vata Edona Atashi

Gjakovë, 2017

Page 2: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

TEMA: FRAZEOLOGJIA DHE NDIKIMI I SAJ NË PASURIMIN E GJUHËS TE VEPRA E MITRUSH KUTELIT

Kryetar Kamber Kamberi

Anëtar Rovena Vata

Anëtar Emin Kabashi

Mentorja: Kandidatja:

Dr. Rovena Vata Edona Atashi

Gjakovë, 2017

Page 3: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

3

PASQYRA E LËNDËS

HYRJE ......................................................................................................................................................... 4

KREU I: Koncepti për frazeologjinë në studimet e gjuhës shqipe ...................................................... 6

1.1 Rritja e rëndësisë së konceptit të frazeologjisë në gjuhën shqipe ...................................... 6

1.2 Disa të dhëna për jetën e Mitrush Kutelit ................................................................................ 8

KREU II: Tipat semantiko-strukturorë të frazeologjisë në veprën e Mitrush Kutelit ....................... 11

2.1 Struktura ndërtimore e frazeologjisë në veprën e Mitrush Kutelit ..................................... 11

a) Njësi frazeologjike me strukturë togfjalëshi ............................................................................... 11

b) Njësitë frazeologjike me strukturë fjalie: .................................................................................... 13

2.2 Klasifikimi sipas vlerës leksiko-gramatikore .............................................................................. 14

a. Njësi frazeologjike me vlerë emërore ....................................................................................... 14

b. Njësitë frazeologjike me vlerë mbiemërore .............................................................................. 15

a. Njësitë frazeologjike me vlerë foljore .................................................................................... 16

2.3 Klasifikimi sipas shakllës së motivimit ........................................................................................ 17

KREU III: Fushat semantiko-leksikore të gjymtyrëve ndërtuese në veprën e Kutelit .................... 19

KREU IV: Njësitë frazeologjike ............................................................................................................... 22

4.1 Njësi frazeologjikë që shprehim urime .................................................................................. 22

4.2 Njësi frazeologjikë që shprehim mallkime ............................................................................ 26

4.3 Njësi frazeologjikë që shprehim konceptin për jetën .......................................................... 28

4.4 Njësi frazeologjikë që shprehim konceptin për vdekjen ..................................................... 32

4.5 Njësi frazeologjikë që shprehim betim (be-për tu betuar-për të bërë be) ........................ 34

PËRFUNDIME: ......................................................................................................................................... 36

BIBLIOGRAFIA: ........................................................................................................................................ 41

Page 4: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

4

HYRJE

1. Motivimi i temës

Mitrush Kuteli është një nga autorët më në zë të letërsisë shqipe i njohur si një njeri shumëdimensional,

ku fusha e tij kryesore ishtë ekonomia, por lidhja më e fortë e tij ka qenë me fushën e letrave. Ky autor

është konsideruar shpesh me dy vlerësime, të cilat e ngrenë lart midis autorëve të letërsisë shqipe të të

gjitha kohërave. Mitrush Kuteli, është themelues i prozës moderne shqipe dhe njëri ndër autorët më të

njohur të modernitetit shqiptar. Madje ka mendime që Kutelin e shohin bashkë me Lasgushin si autor

themelor të gjithë letërsisë moderne shqiptare1, por kjo është një çështje që gjerësisht u takon

studiuesëve të letërsisë për ta çuar deri në fund, në studimet e tyre. Ajo çka dallon veprën e Mitrush

Kutelit është rrëfenja, ai rrëfen për atë çka ka dëgjuar nga të tjerët.

Rrëfenja kuteliane si proces narrativ mbart praninë e vazhdueshme të zërit të rrëfimtarit realiteti

shqiptar paraqitet i thyer, i parë nga shumë anë, herë afër reales e herë afër fantastikes. Në rrëfenjat e

tij autori del në plan të dytë, duke i lënë vend popullit, mendimeve dhe ndjenjave të tij, ku fjala e të cilit

është ideologjike dhe e predispozuar për të hedhur dritë mbi historinë e treguar. Dhe së fundi Kuteli

përdor një gjuhë të thjeshtë, të kuptueshme, gjuhën e përditshme, gjuhën e vërtetësisë.

Identiteti kulturor shqiptar i shtresëzuar në formën e një palimsesti, në formën e shtresëzuar në veprën

e Kutelit2.

Prurja letrare e Mitrush Kutelit në fondin e letërsisë shqipe ka qenë e do të mbetet një objekt studimi i

përhershëm për studiuesit e letërsisë, kur për gjuhëtarët krijimtaria e tij letrare, do të mbetet një pasuri

e madhe gjuhësore për fondin e gjuhës shqipe dhe për semantikën e saj.

Kuteli është ndër njohësit më të thellë të visareve gjuhësore të shqipes: të leksikut, të frazeologjisë e i

sintaksës popullore dhe ndër përdoruesit e përpunimit mjeshtëror të këtyre visareve. Ndër mjetet me

vlerë emocionuese e stilistike në veprën e Kutelit zë frazeologjia një vend kryesor. Njësitë frazeologjike

të cilat të trashëguara brez pas brezi, përbëjnë një lëndë themelore ndërtuese në gjuhën shqipe, që e

plotësojnë dhe e zgjerojnë fjalorin e saj dhe i sjellin atij ngjyrime kuptimore, stilistikore dhe shprehëse-

emocionuese të veçanta. Kjo temë diplome ka si objekt të saj studimin e frazeologjisë dhe ndikimin që

1 Sabri Hamiti, Letërsia Moderne, Vepra letrare 8, Prishtinë, 2000, f. 605. 2 Suta Blerina, Pamje të modernitetit në letërsinë shqipe,Tiranë, Onufri, 2004, f.77

Page 5: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

5

ajo ka në pasurinin e gjuhës te vepra e Mitrush Kutelit në përgjithësi dhe te vepra Netë shqiptare në

veçanti.

2. Metodologjia dhe metodat e punës

Për grumbullimin e lëndës konkrete frazeologjike është përdorur metoda e vjeljes së drejtpërdrejtë e

shteruese të materialit në veprën Netë shqiptare, por edhe në veprat e tjera të autorit dhe e skedimit të

çdo njësie frazeologjike në kontekst të veprës së Kutelit.

Për trajtimin shkencor dhe akademik të lëndës është përdorur metoda e analizës e gërshetuar me

metodën deduktive, si dhe me metodën e tipareve semantike në shqyrtimet për përcaktimin e

identitetit të njësive frazeologjike.

3. Baza teorike e punimit

Punimi është mbështetur mbi një literaturë të mjaftueshme për të realizuar këtë temë diplome, duke

shfyrtëzuar artikuj kryesorë, fjalorët përkatës dhe monografitë për probleme të ndryshme të

frazeologjisë së gjuhës shqipe, të pasqyruar në bibliografinë në fund të punimit dhe në fusnotat për çdo

rast. Bazë kryesore për zhvillimin e kësaj teme, përveç veprës së autorit në fjalë, pra Mitrush Kutelit

është studimi i profesor Jani Thomait Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe3.

4. Synimi i temës

Synimi i kësaj teme është zbulimi dhe pasqyrimi i pasurisë frazeologjike në veprën e Kutelit nëpërmjet

vjeljes shteruese të kësaj lënde në veprën Netë shqiptare, në prozën të këtij autori. Trajtimin dhe

interpretimin nga ana shkencore dhe akademike të kësaj pasurie në rrafsin formal dhe atë

përmabjtësor. Si edhe përpjekjen për krijimin e një fjalori mbi bazën e lëndë frazeologjike.

3 Jani Thomai, Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë,

Tiranë, 1981.

Page 6: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

6

KREU I: Koncepti për frazeologjinë në studimet e gjuhës shqipe

1.1 Rritja e rëndësisë së konceptit të frazeologjisë në gjuhën shqipe

Frazeologjia është një fushë e gjerë studimi. Ka shumë probleme që meritojnë vëmendje të posaçme

edhe në studimet tona të ardhme, zgjidhja e të cilave merr një rëndësi praktike gjatë hetimit të fjalorëve

të gjuhës shqipe e sidomos në këtëfazë të studimeve përgjithësuese në lëmin e leksikut të shqipes4.

Në studimet e sotme të gjuhës shqipe mund të themi se frazeologjia po zë vendin që i takon, si një fushë

që po vjen e po zhvillohet gjithnjë e më shumë. Kjo nevojë e studimit të frazeologjisë pothuajse si

shkencë me vetë, po fuqizohet, si dhe edhe studimet teorike, shkencore dhe ato akademike po i japin

vendin e merituar. Studimi dhe rritja e rëndësisë së konceptit, por edhe e vetë frazeologjisë në studimet

e gjuhës shqipe, vjen si rezultat dhe nevojë e pasqyrimit në mënyrë të herë pas hershme dhe në mënyrë

të drejtëpërdrejtë e jetës së shoqërisë njerëzore. Për të pasqyruar jetën e thjeshtë, jetën e përditshme,

askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të

trashëguara brez pas brezi, ku përmes frazeologjisë jepet tradita e popullit tonë, identiteti, mëndësia,

besimi, karakteri dhe psikologjia e tij. Duke marrë si bazë frazeologjinë nxjerrim në pah sesa janë zbehur

apo forcuar këto tipare tipike shqiptare. Frazeologjia nuk ka pasur këtë peshë dhe rol që ka sot, ajo filloi

të marrë statusin e vlerat që i takojnë më vonë se degët e tjera të gjuhës.

Mund të themi se momenti i parë i trajtimit të togfjalëshave në literaturën gjuhësore shqiptare ndeshet

në punimin “Mbi thjeshtësinë e gjuhës”5 (1921) të Aleksandër Xhuvanit.

Tek teksti “Leksikologjia shqipe” frazeologjia është parë në dritën e kërkesave mësimore, d.m.th. është

bërë përpjekje për të dhënë në radhë të parë konceptin për frazeologjinë, kufijtë e saj, dallimet nga

togfjalëshat e lirë, klasifikimi dhe disa veçori të strukturës kuptimore e formale6.

Përsëri një tjetër meritë e Aleksandër Xhuivanit është edhe theksimi i vlerave kuptimore dhe emocionale

të njësive frazologjike dhe i mundësisë që japin ato për pasurimin e leksikut të shqipes nga përdorimi i

panevojshëm i fjalëve të huaja; p.sh: insitoj-ngul-këmbë7.

4 Jani Thomai, Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Tiranë, 1981, f. 2. 5 Aleksandër Xhuvani, Studime gjuhësore, Tiranë, 1956, f. 11. 6 Jani Thomai, Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Tiranë, 1981, f.6.

7 Aleksandër Xhuvani, Për pastërtinë e gjuhës shqipe, f. 1956.

Page 7: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

7

Në veprën e Nonda Bulkës “Frazeologjia shqipe në veprën e Naim Frashërit “Historia e Skënderbeut”,

autori i trajton këtu njësitë frazeologjike si lëndë të krijimtarisë artistike të popullit: “Sipas mendimit

tonë ato hyjnë në folklorin popullor, ashtu si hyjnë në proverbat, gjëzat, fjalët e urta”8.

Në botimin “Leksikologjia shqipe, (1961)9 një tekst i ndërtuar për arsye mësimore bëhet përpjekje për të

dhënë në rdhë të parë konceptim mbi frazeologjinë, përcaktimin e kufijve të saj, dallimet nga

togfjalëshat e lirë, klasifikimin dhe disa veçori të strukturës kuptimore e formale.

Një vit më vonë Mehmet Çeliku në punimin e tij: “Togfjalësha të qëndrueshëm foljorë në shqipen e

sotme10 trajton togfjalëshat e qëndrueshëm si njësi gramatikore dhe si njësi leksikore.

Njësia frazeologjike është një njësi gjuhësore me kuptim të mëvetësishëm, e përbërë nga dy ose më

shumë fjalë shënuese, me gjymtyrë e ndërtim të qëndrueshëm, e formuar historikisht e për një kohë të

gjatë, që ka vlerën e një fjale të vetme, riprodhohet në ligjërim si të gatshme dhe funksionin në gjuhë si

njësi e pandashme11.

Frazeologjia gjuhësore po zë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në studimet dhe po përfshihet

gjithnjë e më gjerë në fjalorë të ndryshëm. Vetë praktika e gjuhës së shkruar e të folur po zhvillohet me

një pasuri më të madhe dhe me një përdorim më të dendur të njësive frazeologjike. Në praktikë, nga

ana tjetër, njësitë frazeologjike po zbulojnë gjithë vlerat e tyre dhe po fitojnë tipare të reja kuptimore,

emocionale e stilistike, në përputhje me tërë zhvillimin e gjuhës letrare shqipe të sotme e të stileve të

saj funksionale. Një tregues i dukshëm i kësaj prirjeje të përgjtihshme në gjuhën e sotme letrare shqipe

na del të dhënat e (përafërta) për dendurinë e përdorimit të njësive frazeologjike në stile të ndryshme,

lakorja e dendurisë lëviz nga dhjetë deri njëzet njësi frazeologjike për faaqe; në letërsinë politiko-

shoqërore, etj12.

Justin Rrota, në “Sintaksi i Shqipes”, arrin të veçojë “një rend të vogël verbash frazeologjike të prumë sa

për shembull”13.

Në “Gramatikën e gjuhës shqipe” të Mahir Domit janë dalluar si njësi më vete me funksion sintaksor të

caktuar, si kallëzues foljorë, shprehje të formuara nga një folje e një emër, të shoqëruar ose jo me

parafjalë. Në këto raste ky grup fjalësh ka një kuptim të vetëm, ka vlerën e një foljeje dhe mund të marrë

8 Nonda Bulka, Frazeologjia shqipe në veprën e Naim Frashërit “Historia e Skënderbeut, në: “Buletini i Universitetit Shtetëror të Tiranës”, Seria Shkencat Shoqërore, 1957, I, f. 206. 9 Jani Thomai, Leksikologjia shqipe, Tiranë, 1961, f. 69-81. 10 Mehmet Çeliku, Togfjalësha të qëndrueshëm foljorë në shqipen e sotme, në: “Buletini i Universitetit Shtetëror të Tiranës”, Seria Shkencat Shoqërore, 1962, II, f. 194. 11 Jani Thomai, Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Tiranë, 1981, f. 268. 12 Jani Thomai, Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Tiranë, 1981, f. 1. 13 Kristaq Cipo, Sintaksa, Shkodër, 1952, f. 42.

Page 8: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

8

edhe kundrinë të drejtë a të zhdrejtë. Të tilla janë shprehjet: mbaj mend, kam frikë, ngul këmbë, i zë

besë, e qis në krye, i bëj ballë, vë vesh, vë dorë14.

Funksioni sintaksor si kallëzues foljor shënohet edhe për një shprehjetë formuar prej foljes jam të

bashkuar me nodnjë fjalë tjetër, p.sh: Ishte në mbarim e sipër korrja e grurit, si dhe për “shprehjet

pavetore përsëri ndërtimet e formuara prej foljes jam e një emri, mbiemri a ndajfoljeje. P.sh: Ish e

pamundur, është marrëzi, është mirë dhe më poshtë më vjen keq, më bie ndërmend”15.

Me termin “shprehje” emërtohen njësoj që sot e kësaj dite; nga shkaku i, për shkak të, për punë të, nga

puna e, për shkak; me anë të, me anën e, me ndihmë të a me ndihmën e, për hir të, pas mënyrës së, në

formën e, në formë të; sa për të qeshur; bashkë me, së bashku me, në shoqëri me, në bashkëpunim me;

nga ana e, prej anës së; jo vetëm (që).., por (edhe); jo vetëm.., po as; përveç që, po edhe16.

Në lidhje me frazeologjinë mund të themi se:

Frazeologjia nuk pasqyrohet gjerë e kënaqshëm, disa tipa dhe shumë njësi frazeologjike të zakonshme e

të përdorura në stile të ndryshme, madje edhe nga ato të burimit popullor, nuk përfshihen në lëndën e

fjalorëve.

Nuk pasqyrohen në të njëjtën masë tipat e ndryshëm, fjala vjen ndërtimet me dorë pasqyrohen më pak

se sa ato me sy ose anasjelltas, njësitë frazeologjike foljore më shumë se tipat e tjerë etj17.

1.2 Disa të dhëna për jetën e Mitrush Kutelit

Mitrush Kuteli ose Dhimitër Pasko, (1907-1966), njihet si shkrimtar, ekonomist, publicist dhe përkthyes.

Mësimet e para i mori në vendlindjen e tij, në qytetin e Pogradecit, kurse studimet e larta i kreu në

Bukuresht, ku studioi për ekonomi. Shërbeu si nëpunës banke, shkroi një varg veprash shkencore mbi

problemet ekonomike. Veprimtarinë si shkrimtar e nisi nga fundi i viteve ‘20. Përmbledhjet e para të tij

janë: Netë Shqiptare (1938), Ago Jakupi e të tjera rrëfime dhe Fshati im e pi rakinë, Kapllan Aga i Shaban

Shpatës. Dashuria e barbarit Artan, etj., të gjitha të botuara më 1944.

Shumica e tregimeve dhe e rrëfenjave të Mitrush Kutelit ka një plan më konkret, jo vetëm motive,

subjekte e ide estetike të huazuara nga folklori, kultura jonë popullore, edhe këndi I vështrimit, I

interpretimit e I vlerësimit të këtij materiali jetësor përkon me atë botëkuptim e botëpërjetim që

14 Mahir Dormi, Gramatika e gjuhës shqipe, pjesa e dytë, Sintaksa, Tiranë, 1957, f. 22-28. 15 Mahir Dormi, Gramatika e gjuhës shqipe, pjesa e dytë, Sintaksa, Tiranë, 1957, f. 156. 16 Mahir Dormi, Gramatika e gjuhës shqipe, pjesa e dytë, Sintaksa, Tiranë, 1957, f. 91, 95, 1001, 108, 109, 113, 122, 137. 17 Jani Thomai, Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Tiranë, 1981, f. 14.

Page 9: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

9

përshkon masën anonime krijuese të folklorit e kulturës popullore, me sinqeritetin e naivitetin e saj, me

ndjenjën e drejtësisë e të solidaritetit, të dinjitetit e të ndershmërisë popullore18.

Mitrush Kuteli solli risi në tregimtarinë shqiptare, duke i ofruar lexuesit një formë të re tregimi, e cila

ishte e ngjashme me rrëfimin popullor, me ngjyresa romantike, humor të natyrshëm, gjuhë të pasur dhe

plot larmi me një farë poetizimi të tepruar të së kaluarës19.

Edhe në Shqipëri punon në bankë deri më 1946. Më 1947 arrestohet dhe mbahet në burg dy vite, deri

më 1949. Pastaj nis punën si përkthyes në gazetën “Zëri i popullit”, e më vonë në Shtëpinë botuese

“Naim Frashëri”.

Kuteli më 1928 nis të botojë artikuj kritikë për shkrimtarët shqiptarë dhe tregime në Shqipërinë e re të

Konstancës. Duke qenë kryetar i studentëve shqipatrë të Rumanisë, boton në Konstancë librin Vallja e

Yjeve të Lagush Poradecit. Po këtij autori ia boton librin e dytë, Ylli i Zemrës, në Bukuresht më 1937.

Më 1938 boton librin Netë shqiptare me rrëfimet e veta të botuara te Shqipëria e re. Pas kthimit në

Shqipëri, më 1943, boton poezitë e Fan Nolit, Mall e brengë. Po në këtë vit riboton Netët shqiptare,

boton një libër tjetër tregimesh, Ago Jakupi e të tjera rrëfime, dhe librin me poema Sulm e lotë. Një vit

më vonë, më 1944 boton Kapllan Aga i Shaban Shpatës, tregime, Shënime letrare, Kritika, dhe Havadan

në havadan, Pamflete satirike-politike.

Mbasi kthehet leja e botimit, boton vëllimet Pylli i Gështenjave (1958), Xinxifilua (1962) dhe Tregime të

moçme shqiptare (1965). Pas vdekjes i botohen libat: Baltë nga kjo tokë (1973) dhe Në një cep të Ilirisë

së Poshtme (1983).

Kuteli është një shkrimtar i gjithanshëm i letërsisë shqipe. Veprat e tij letrare shtrihen në shumë trajta,

forma e gjini. Ai, që nga fundi i viteve njëzet nisi të shkruajë kritikë letrare sistematike në rubrikën

Shënime letrare.

Po, rëndësia e veprës letrare të Mitrush Kutelit, në rrjetën e vlerave të letërsisë shqipe, lidhet me

tregimet e novelat, me të cilat ai hap një kapitull të veçantë të prozës shqipe, madje një stil të veçantë të

krijimit në prozë, që do të ndiqet më vonë nga autorë të tjerë. Kështu, ai ëhstë krijues i përhershëm i një

rrjedhe të prozës moderne shqipe.

18 Alfred Uci, Pesë të mëdhenjtë e letërsisë shqipe në optikën e një rileximi, Vatra, Shkup, 2003, f. 147. 19 Fjalor Enciklopedik shqiptar, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 1985.

Page 10: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

10

Në veprën letrare, Kuteli zakonisht kaloi përtej realitetit të përditshëm. Tema themelore e artit të tij

është dashuria, madje dashuria për Shqipërinë e tejkohshme, të përhershme. Gjatë gjithë jetës ëndërroi

të shkruante për rrënjët shqiptare e kulturore të njohura në Iliri.

Page 11: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

11

KREU II: Tipat semantiko-strukturorë të frazeologjisë në veprën e

Mitrush Kutelit

2.1 Struktura ndërtimore e frazeologjisë në veprën e Mitrush Kutelit

Një rëndësi të veçantë në karakterizimin e njësive frazeologjike në gjuhën shqipe ka edhe ndërtimi, që

ka të bëjë me kategorinë leksiko-gramatikore të gjymtyrëve, me trajtën e tyre gramatikore, me llojin e

lidhjeve sintaksore, me elementet lekisko-gramatikore të vjetruara, me fjalët shërbyese, me trajtat e

shkurtra përemërore, me rendin e fjalëve etj20.

a) Njësi frazeologjike me strukturë togfjalëshi

Në gjuhën shqipe ndodh që si teme semantike e kuptimit frazeologjik mund të shërbejë veprimi fillestar

ose ai i fundit, veprim që shprehet nga togfjalëshi i lirë përgjegjës. Si të thuash, i njëjti togfjalësh nga

ndërtimi, që si njësi frazoelogjike shpreh një veprim të caktuar, si togfjalësh i lirë shpreh ose veprimin

fillestar ose atë përfundimtar21.

Fjalët përbërëse të njësive frazeologjikeë të gjuhës shqipe mund të jenë kategorish të ndryshme leksiko-

gramatikore. Në veprën e Mitrush Kutelit I kemi ndarë sipas rastit që na kanë dalë gjatë studimit të

veprës së tij si:

“Emër+emër, emër+mbiemër, Folje +emër + (emër), Folje+emër +mbiemër, Folje + folje, Folje

+ndajfolje”22.

Më poshtë japin sipas rastit të gjitha siç na paraqiten në veprën e Mitrush Kutelit si, p.sh:

Rasti i parë: Emër+emër: (Emrat mund të jenë në rasa të ndryshme dhe mund të lidhen mes tyre edhe

me parafjalë).

Më poshtë po japim vjeljen që kemi bërë nga vepra e Mitrush Kutelit:

Si mishi me thuan, Me mish e me shpirt, Dushk për gogla, Burri i besës, Për bukën e gojës, Bishti i

dhelprës, Burrë i dheut, Me gaz në zemër, Bandil për kokën e bandillit, Burrë për kokën e burrit, Me

20 Jani Thomai, Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Tiranë, 1981, f. 33. 21 Jani Thomai, Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Tiranë, 1981, f. 32. 22 Jani Thomai, Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Tiranë, 1981, f. 42.

Page 12: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

12

bishtin ndër shalë, Në shesh të burrave, e bija e botës, Dorë për dore, Ditë e natë, Çudia e çudive, Degë

me degë, Fjalë burri, Si gjarpri nën gur, Në helm e në gaz, Për jetë e mot, Për jetë e vdekje, Kockë e

lëkurë, Në lule të moshës, Nuse për kokën e nuses, Buzë më buzë, Mik i zemrës, Natë për natë, Njeri pa

njeri, Plakë e stërplakë, Si qeni te qeni, Në shesh të ballit, Yll me dritë, Fundi i botës, Si ditën e verës.

Rasti i dytë: Emër+mbiemër:

Më poshtë po japim vjeljen që kemi bërë nga vepra e Mitrush Kutelit:

Me zemër të ngrirë, Me mendje të ngritur, Për ujë të ftohtë, E ka dorë të djathtë, Nga derë e mirë, Për

faqe të zezë.

Rasti i tretë: Folje +emër + (emër):

Më poshtë po japim vjeljen që kemi bërë nga vepra e Mitrush Kutelit:

I doli boja, I bie këmbës, U bë për punë, Futet si pykë, E kish përgjigjen në xhep, I shuhet pisha, Më bien

më qafë, Sikur kemi rënë në pus, Të kanë plasur sytë e ballit, E donte si sytë, Të betohem për sytë e ballit.

Rasti i katërt: Folje+emër +mbiemër:

Më poshtë po japim vjeljen që kemi bërë nga vepra e Mitrush Kutelit:

S’shkel në dërrasë të kalbur, Bën be të madhe, Zbardhi e bardha ditë, Erdhi një ditë shumë e zezë, I kam

thënë fjalën e mirë.

Rasti i pestë: Folje + folje:

Më poshtë po japim vjeljen që kemi bërë nga vepra e Mitrush Kutelit:

Shkel e shko, Fol e qesh, Shko e hajde, Ku ke parë e dëgjuar, Rrinte sa rrinte, Ra e vdiq, Fole sa fole, Hajde

hajde, Jep e merr, Fole sa fole, Jep e merr, Rrinte sa rrinte, Ra e vdiq, Vajtja e erdha, Qesh e ngjesh.

Page 13: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

13

Rasti i gjashtë: Folje +ndajfolje:

Më poshtë po japim vjeljen që kemi bërë nga vepra e Mitrush Kutelit:

Ra poshtë, Ia mori anës, Hiqu tej, Më vjen keq, i shkoi kot, E keni kot, Merr përpjetë, S’bie poshtë, Bëri

përpara, kërkojnë poshtë e lart, T’i vijë rrotull, I solli rrotull e rrotull, Mirë t’i bëhet.

b) Njësitë frazeologjike me strukturë fjalie:

Disa njësi frazeologjike të gjuhës shqipe nga ndërtimi mund tëjenë fjali (mund të formohen nga emra,

folje, mbiemra, ndajfolje e fjalë shërbyese); si në rastin: e bëri veshin të shurdhër, sa të kem duar e

këmbë, e gjeti kokën e kandilit, e bëmë qysh je tek je, s’e ha atë kokorr ulliri, kalli ujkun që ta hajë, ia dha

këpucët në dorë, hapu det të mbytem, kur të bëhen zemrat një. Edhe pse nga ndërtimi kemi të bëjmë në

këto raste me fjali, togfjalëshi frazeologjik mbetet barazvlerës i fjalës, ai nuk kryen funksionin e një fjalie

po të një fjale të vetme, d.m.th, emërton një veprim23.

Njësitë frzeologjike me stukturë fjalie për nga ana sasiore janë të pakta më gjuhën shqipe. Edhe pse janë

përgjithësisht më të rralla në gjuhën shqipe në krahasim me frazeologjitë e tipave të tjerë strukturor, në

pasurinë e tij frazoelogjike ato janë shpesh të pranishme, psi Kuteli u ka lënë hapësirë, sepse e ka ndier

nevojën, për njësitë frazeologjike me strukturë fjalie:

Më poshtë po japim vjeljen që kemi bërë nga vepra e Mitrush Kutelit:

Sikur shkonin në gaz e dasmë, Atje ku më shpie fati im i zi, Që kur është jeta jetë, Kur i vjen kosa e

vdekjes, Ashtu e do puna, Se ashtu i do mushka mushka drutë, Atje ku s’i shkon mendja, Sa të mbyllesh e

të hapësh sytë, Si të ta dojë e bardha zemër, Bëj si di vetë, Sikur e kafshoi gjarpri, Sikur kërkon ta hajë të

gjallë, Që kur është jeta jetë, Kur i vjen kosa e vdekjes, Vras e pres, Bëj si di vetë, Sa çuditi gurë e drurë,

Sa të mbyllësh e të hapësh sytë, Si të ta dojë e bardha zemër.

Fjalitë dhe njësitë frazeologjike me strukturë fjalie kanë dallime mes tyre:

a) Kuptimi i tyre është i njësuar, tipik si i frazeologjisë gjuhësore. Nga kjo anë ato identifikohen me

fjalët, kryesisht më ndajfoljet.

b) Ato përdoren vetëm në planin e dytë, në atë të përmbajtjes, në atë të figurshmin, pra në atë

frazeologjik. Përmbajtja është ajo që i dallon njësitë frazeologjike me strukturë fjalie nga fjalia.

23 Jani Thomai, Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Tiranë, 1981, f. 50.

Page 14: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

14

c) Gjymtyrët përbërëse e kanë humbur tiparin themelor të fjalës: mëvetësinë, kuptimin e pavarur,

format e pavarura, etj

d) Përdorimi i dendur i tyre i ka bërë këto struktura të njësuara e të qëndrueshme në gjuhën

shqipe.

e) Këto njësi kanë trajta e variante të ndryshme të gjymtyrëve të veçanta: Sa çel e mbyll sytë, Sa

hap e mbyll sytë, Sa çel e mbyll syno, Sa të hanë qentë, Sa të hanin qentë, Si buka që hamë, Si

buka që ha, Sa kishte në kokë.

2.2 Klasifikimi sipas vlerës leksiko-gramatikore

a. Njësi frazeologjike me vlerë emërore

Njësitë frazeologjike emërore kanë vlerën e një emri dhe funkdionojnë në ligjërim sikurse emrat. Një nga

llojet e njësive frazeologjike emërore janë njësitë frazoelogjike të ndërtuara me gjymtyrë emërore

(emër+emër):

Më poshtë po japim vjeljen që kemi bërë nga vepra e Mitrush Kutelit:

E bija e botës, Burri i dheut, Me djersën e ballit, Me gurë dyfeku, Raki dervishi, Raki për burra, Çudia e

çudive, Hije ere, Trim me fletë.

Këto njësi frazeologjike nga kuptimi kanë vlerë emërore, sepse shënojnë njerëz, kafshë, sende, dukuri e

veprime dhe këtë e bëjnë nëpërmjet emërtimit të figurshëm.

Gjatë studimit kemi gjetur gjithashtu edhe disa njësi frazeologjike (emër+mbiemër) të cilat mbartin

njëkohësisht kuptim emëror, mbiemëror ose ndajfoljor që nënkupton, sepse mund t’i shtjellosh edhe si

shënuese të cilësisë së sendit:

Viç i palëpirë, Dhelpër plakë, Kodra pas bregut, Bukë e djathë, Me zemër të ngrirë, Si qe të vjedhur.

Page 15: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

15

b. Njësitë frazeologjike me vlerë mbiemërore

Këto njësi kanë kuptimin e përgjithshëm të kategorisë gramatikore të mbiemrit që do të thotë se kanë

vlerën e mbiemrit dhe funksionojnë në ligjërim si mbiemra. Në këtë tip hyjnë njësitë frazeologjike me

ndërtime të ndryshme, që shënojnë cilësi të qenieve të sendeve:

a) Njësi frazeologjike që përbëhen nga dy gjymtyrë emërore (emër+emër) mes tyre krijohet një

marrëdhënie me lidhje këpujore ose përcaktore si: p.sh:

Mish për lakra, Burrë për kokën e burrit, Me bishin ndër shalë, Me buzë në gaz, Si hije ere, Kacek me

nepërka, Në lule të rinisë, Si mjekra e qoses, Është pykë në diell, Si qengji pa nënë etj.

b) Njësi frazeologjike të formuara me emër+mbiemër të tipit:

E mirë si buka e ngrohtë, Si brumë i thartuar, Nga derë e mirë, Nga derë e madhe etj.

c) Njësi frazeologjike që nisin me lidhëzën si:

Si pulë e lagur, Shikohen si të akrosur, Rri si buf kënete, Dridhet si fleta e plepit, Kokën e kam si gur

zjarri, Të lë si gunë të vjetër, Vjen rrotull si gur mulliri, Si hënë e perënduar, Si hije nëpër hije, I madh

si kalë mbi kalë, Si mollë Ohrie, Si miza pas mjaltit, Nis e qan si në mot, Si mish për lakër etj.

ç) Njësi frazeologjike që nisin me parafjalën me:

Me mend në kokë, Me buzët varur, Me buzë në gaz, Me armë në dorë, Me shpatë në dorë, Me dorë

të lehtë, Me fjalë të mira, Me këngë në gojë, Me shpirt në gojë, Me gaz në zemër, Me gjysme goje,

Me të gjitha të mirat, Me një fije jete, M elot në sy, Me shpirt ndër dhëmbë etj.

d) Njësi frazeologjike të foruara me gjymtyrët folje+folje:

Fol e qesh, Qesh e ngjesh, Shkel e shko etj.

dhe) Njësi frazeologjike me strukturë fjalie:

Për të qitur sytë, I vdekur i pakallur në varr, Qau me lot si në të vdekur, Sa s’ta merr dot mendja, Se

ashtu i do mushka drutë.

Page 16: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

16

a. Njësitë frazeologjike me vlerë foljore

Njësitë fazeologjike foljore kanë kuptim kategorial të foljes dhe funksionojnë në ligjërim si folje.

1. Në shumicën e njësive frazeologjike foljore të gjuhë shqipe s gjymtyrë e parë është një folje

kalimtare.

a) Njësi frazeologjike foljore të ndërtuara me strukturë: folje kalimtare+emër i pashquar, si:

Bëj be, Zë fill, Bëj nder, Marr zjarr, Ngul këmbë, Gjeti belanë, Vuri re, I bën bisht, Do të bëjë pallë, Heq

dorë, Marr hov.

b) Njësi frazeologjike foljore të ndërtuara me strukturën: folje kalimtare +emër i shquar si:

S’ua gjeje anën, Të jap besën time, Vrau mendjen, I kalli datën, E hante brenga.

c) Njësi frazeologjike foljore të ndërtuara me strukturën: folje kalimtare+emër me parafjalë

si:

Heq nga menjda, E marr nëpër këmbë, E nxori në krye, E mori në qafë, E zuri në gojë, E la në

baltë.

d) Njësi frazeologjike foljore të ndërtuara me strukturën: folje kalimtare+ndajfolje, si:

E hodhi poshtë, Hedh tutje, E ktheu përmbys.

2. Në një pjesë të njësive frazeologjike foljet jokalimtare përbëjnë gjymtyrën e parë ndërtuese.

a) Njësi frazeologjike foljore të ndërtuara me strukturën: folje jokalimtare+emër i shquar në

rasën emërore:

I hipën xhindet, I del ahti, I ra bretku, S’i shkonte buka.

b) Njësi frazeologjike foljore të ndërtuara me strukturën: folje jokalimtare_emër me parafjalë,

si:

Humbi nga sytë, Më mbeti në qafë, Ra në lak, S’bie në dorë, I ra në erë, I vajti në mendje, Raftë në luftë,

Me doli nga mendja.

c) Njësitë frazeologjike foljore me strukturën: folje jokalimtare+ndajfolje, si:

Ra poshtë, bëj përpara, Më vjen rëndë, I vinte rrotull, I ra prapa, Bën përpara, U vjen shumë rëndë.

Page 17: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

17

2.3 Klasifikimi sipas shakllës së motivimit

Si në gjithë fondin e njësive frazeologjike të shqipes, edhe te Kuteli vendin më të madh në sasi dhe

përdorim e zënë njësitë e motivueshme në gjendjen e sotmë të përdorimit. Karakteristikat e tyre janë:

“në to dallohet lidhja me skuptimit tërësor të shprehjes dhe kupimit të gjymtyrëve vecmas; që e

përbëjnë fjalët në një farë mënyre e ruajnë pavarësinë, kanë zakonisht struktura homoforme togfjalëshi

të lirë; pra, kemi paralelisht togje fjalësh me dy kuptime të mundshme: kuptim të drejtëpërdrjtë, që i

shërben si temë semantike për kuptimin frazeologjik: qartësia e marrëdhënies në mes të kuptimit të

drejtpërdrejtë të bashkimit të fjalëve dhe atij të figurshëm. Kur fjalët hyjnë në lidhje me kuptimin e tyre

të drejtpërdrejtë, atëherë s’kemi njësi frazeologjike24.

I mori erë, I ra era bukës, Sa tundet bota, Në shesh të burrave, Hap sytë, Hiq dorë.

Kuteli ka një gjuhë të zhdërvjellë. Ai e sjell frazeologjinë për më afër popullit. Kjo është ndër arsyjet që

fjalët e huaja, arkaizamat dhe krahinorizmat gjenden në një pjesë të njësive frazeologjike që vepra e

Kutelit mban. Turqizmat vijnë si një pjesë e pashmangshme si një element ngjyrues e përforcues të

shprehësisë, si në rastet:

S’ka të sosur, I hipën xhindet, E mbante me pekule të mëdha, Për një lugë çorbë turku, Më ka lezet

rrogozi i vjetër, Këto fjalë i kam amanet, I bën fërtele, Bën kredinë, Të djegshin lugat, Me soj e sorollop, I

pari mbetet esëll, Mu bëfsh kurban, Zuri karar, S’kemi dert, E fitoi davanë.

Shohiim që në pjesën Tregime të moçme shqiptare të përfshira në veprën IV njësitë frazeologjike janë

më të pakta. Këtu shohim fjalë nga gegërishtja që gjenden nëpër njësitë frazeologjike:

Besën, kujën, shtat, hov, i dalë zot, ia kris gazit, bjeshkë, lëshon piskamë, shoq më shoq, me turr, ia plasin

gazit, ju shtoftë zoti vallen.

Kuteli ka shkruar në gjuhën tokse veprën e tij letrare, toskërishtja e tij na vjen përmes tri drejtimesh:

Është thënë se Dhimitër Paskua ka përdorur fjalë të gjuhëve dialektore, leksik të të folmeve krahinore.

Kjo është e vërtetë, por këto nuk e zbehin e nuk ulin aspak vlerën stilistike gjuhësor e të krijimtarisë

letrare të Kutelit. Interesimi për të kapur thelbin e stilit të mëvetësishëm të krijimtarisë letrare të

Mitrush Kutelit duhet të përcillet me saktësimin e koncepteve të gjuhës standarde kombëtare, gjuhës

letrare, gjuhës popullore, gjuhës së folkorit, dialekteve etj25.

24 Jani Thomai, Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Tiranë, 1981, f. 185. 25 Alfred Uçi, Pesë të mëdhenjtë e letërsisë shqipe në optikën e një rileximi, Vatra, Shkup, 2003, f.170.

Page 18: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

18

1) Në drejtimin leksikor bëjnë pjesë krahinorizmat dhe lokalizmat:

Më poshtë po japim vjeljen që kemi bërë nga vepra e Mitrush Kutelit:

Jam si e pamundur, Plakë e stërplakë, U firos e tërë, Humbe gjësend, Nëm o Zot sy të tjerë të shikoj, Bie

vdes, Rruan e trashëguan, E shikon çupën me ca sy, Lëri ato dëngla, Shkon e bën një palë shtëpi, Për një

krodhe buke, Një herë më lindi mëma, E hante brenga, U hoq në cep, Tej e tutje.

2) Drejtimi gramatikor:

Në drejtimin gramatikor toskërishtja vjen përmes specifikave morfosintaksore.

Më poshtë po japim vjeljen që kemi bërë nga vepra e Mitrush Kutelit:

Ia kish punuar, Si burrë që ish, Sa ment plasi, Qenke mos na qenke, Mor i mirë, Mor i lig, Ia kishin vënë

synë, S’guxonte njeri të thesh një fjalë të keqe, I hiqte buka, Na ish nuk na ish, Në punë të tij, Më qafë të

kam unë, Përmbys dhenë e qiellin, Rruan e trashëguan, Të ma heqësh qafës, Të loz macja me minë, Shkoi

e vatë.

3) Drejtimi i huazimeve lokale: Në drejtimin e huazimeve kemi turqizmat, të cilat dikur kanë pasur

denduri vetëm në toskërisht. Në dallim nga gegërishtja, toskërishtja e mbart e shfaq edhe në

frazeologji:

huazime greke të tipit: Korë, logori, kofini etj.

Huazime turke: Bandill, panxhë, fërtele, kusar, pelivan.

Huazime sllave: Gllavinë etj.

Page 19: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

19

KREU III: Fushat semantiko-leksikore të gjymtyrëve ndërtuese në

veprën e Kutelit

Në një vështrim të përgjithshëm estetik tregimet e rrëfenjat e Kutelit prekin temën e plagëve sociale të

periudhës së fundit të feuadalizmit, të jetës patriarkale, temën e kurbetit e të mallit për vendlindjen,

temën e dashurisë së lumtur ose fatkeqe, temën e jetës së njeriut, të punës e të psikologjisë së tij, jetën

e njeriut në momente e situata dramatike, luftërat e përpjekjet e popullit për liri, dinjitet, për nder e

drejtësi, jeta e njeriut të punës, të fshatit me mentalitetet, bestytnitë, paragjykimet e tij, me kërkesat e

tij materiale, trupore e shpirtërore, morale, në raportet e tij me klasat e regjimit sunduese, me të huajtë,

me të kaluarën historike dhe me shpresat për të ardhmen-të tilla ishin parapëlqimet tematike të

Kutelit26.

Përmes njësive frazeologjike, më tepër se nëpërmjet leskikut shfaqet veçoria kombëtare e gjuhës dhe

historia e zhvillimit të saj specifik. Gjuha e shrkuar ka thithur nga burimi popullor një numër shumë të

madh njësish fazeologjike dhe i ka bërë ato pjesë të vetat organike. Karkteri popullor ka lënë gjurmët e

veta në gjymtyrët përbërëse të njësive frazeologjike.

Një grupim po aq të madh e përbëjnë njësitë frazeologjike me fjalë që shënojnë sende të jetës së

përditshme si:

1. Grupimin më të madh në pasurinë frazeologjike të prozës së Kutelit e përbëjnë njësitë

frazeologjike me fjalë që shënojnë pjesë të trupit si:

Dorë, sy, vesh, këmbë, krah, lëkurë, gji, bark, hundë, bishti i syrit, zorrë, gisht, mes, grykë, vetull, fytyrë,

gjoksi, shalë, brinjë, gjoksi, kokë, melçi e zezë, mjekër, krahë, faqe.

2. Një grupim po aq të madh e përbëjnë njësitë frazeologjike me fjalë që shënojnë sende të jetës

së përditshme si:

Prag, derë, çati, lugë, pjatë, sëpatë, rrogoz, thikë, rrip, kosë, urë, lopatë, lloz, sofërhell, darë, ar, gozhdë,

potkua, qilim, brisk.

3. Një grupim jo të vogël përbëjnë njësitë frazeologjike me fjalë që shënojnë ushqimet dhe veshjet,

si: 26 Alfred Uçi, Pesë të mëdhenjtë e letërsisë shqipe në optikën e një rileximi, Vatra, Shkup, 2003, f. 146-147.

Page 20: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

20

Opingë, gunë, leckë, rripa, shami, këmishë, bukë, vaj, uthull, mjaltë, ulliri, kripa, mish, lakër, petull,

brumë, ujë.

4. Në këtë grupim që shënojnë bimë dhe kafshë, si:

Lule, ferrë, presh, thanë, dardhë, pishë, ulli, bar, plep, mollë, qarr, zogth, mushkë, qyqye, pulë, breshkë,

lopë, buf, lepur, dash.

5. Një grupim shumë të madh e përbëjnë njësitë frazeologjike me fjalë që shënojnë nocione

abstrakte, si:

Mendje, emër, zili, keq, besë, durim, heq, qetë, mërzi, frikë, fat, e zeza, nder.

Një grupim jo të vgël përbëjnë njësitë frazeologjike me fjalë që shënojnë ushqimet dhe veshjet, si:

Mish, petull, bukë, vaj, uthull, ujë, leckë, opingë, rripa, shami, këmishë.

Mirëpo vjeshta e zgjatet si retre opinge (IV, f. 330).

Çupa është edhe më e keqe, si thonë der’ e botës e kërkon të të hajë megjithë lecka (IV, f. 399).

Kusarëve nuk u dhimbset koka e janë gati t’i hidhen shoku-shokut, të bëhen mish për lakra (IV, f. 423).

S’i shkonte buka, s’i qeshte buza (IV, f. 313).

Thonë se malorja do të hapet…dhe atëherë do të hajë qeni petulla (IV, f. 435).

Kemi ngrenë bashkë një barrë kripë (IV, f. 344).

Ti je i ri s’je rrahur me vaj e uthull (IV, f. 339).

Një tjetër grupim është që shënojnë bimë e kafshë:

Lulë, ferrë, thanë, dardhë, pishë, plep, mollë, qarr, qen, nepërka, mushkë, qyqe, pulë, breshkë, dash,

lepur, dhelpër, patë, peshk, buf.

S’ke dëgjuar ti se nga ferra del edhe trëndafili (IV, f. 380).

Sa e ëmbël e sa e vërtetë qenka ajo fjalë: “dradha bie nën dardhë”, (IV, f. 147).

Fajkoi, sokoli, gjeraqina… me synë pishë pritën të shohin se ç’do të bëhet (IV, f. 317).

Page 21: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

21

Thonë se malorja do të hapet edhe njëherë..kur të bëjë plepi mollë (IV, f. 435).

Se ai ish gjahtar, i fortë si qarri, veshur me lëkurë sute (IV, f. 385).

Mbreti plak u bë buf e matuf, se i roitën trutë (IV, f. 397).

Shtrihet në peshk të kurrizit; Po a mos të kanë plasur sytë e ballit që ta ndash më dysh pendën e qeve?

Se pendën që ndahet e ha ujku (IV, f. 109).

Një grupim shumë të madh e përbëjnë njësitë frazeologjike me fjalët që shënojnë nocione abstrakte:

Zili, keq, frikë, besë, durim, çudi, amanet, nder, fat.

Po çudia e çudive ishte shpella brenda: me ato kthina të shumta me mure të bardha qumësht, me ato

stolira që të luajnë mendtë e kresë (IV, f. 309).

Tani edhe mua të mjerën më hodhi fati në duart e tua gjakatare (IV, f. 199).

Ju e dini se mua s’më ka mbetur mashkull në vatër, që të dalë të luftojë e të ma mbrojë nderin (IV, f.

139).

Dardhojmeli ishte trim, s’dinte ç’është frika.. (IV, f. 187),

O Mulo, unë s’kam ardhur të ha e të pi, s’kam ardhur të heq mërzinë, po kam ardhur të të sjell një

amanet që më të lënë yt vëlla Halili (IV, f. 183).

Page 22: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

22

KREU IV: Njësitë frazeologjike

4.1 Njësi frazeologjikë që shprehim urime

Njësitë frazeologjike dëshmohen jo vetëm në gjuhën e folur si të lashta, po edhe me shkrim, që me

dokumentet e para shqip, shpeshherë si formime më të hershme se njësitë leksikore sinonime me to. Si

dhe vetë gjuha, ato janë një prodhim historik e, për pasojë, ajnë zhvilluar e ndryshuar krahas lekiskut

dhe gjuhës shqipe në përgjithësi27.

Dihet që fjala, si njësi e mëvetësishme e leksikut, është në të njëjtën kohë edhe pjesë përbërëse e

njësive më të larta të gjuhës28. Në të shumtën e rasteve njësitë frazeologjike kanë ngjyrim emocional,

shprehin edhe qëndrimin e folësit për atë që përmendet. Vepra e Mitrush Kutelit është e mbushur me

njësi frazeologjike që shprehin emocione dhe ndjenja të personazheve.

Urimet me të shumta në veprën e Kutelit janë: Të ardhtë mbarë!, Mirë së të gjejmë!, e hëngsh gëzuar!,

Udhë e mbarë e u pjekshim shëndoshë!, Paç këmbën e mbarë!, Hajde, me këmbë të mbarë, Rrofshi e

qofshi!, Hallall paç, Të lumtë!, Të rrofshin fëmijët!, Pleqëri të mbarë!, Paçim derën e hapur!, I sotmi na

ndihmoftë!, Të marrtë të keqen!, Të hëngsha dasmën!, Të marrtë të keqen!, Gazi yt është edhe imi!, Të

pacim bereqetin!.

Më poshtë japim rastet e nxjerra nga veprat e tij:

Gëzuar, o miq, e mirë se na erdhtë, u paça hua për gëzim29.

I paçim uratën30.

Jua shpërblefshim më dasmë!31.

Ta hëngshim dasmën!32.

Të lumtë goja, o vëlla, e me shëndet!33.

27 Jani Thomai, Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Tiranë, 1981, f. 51-52. 28 Jani Thomai, Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Tiranë, 1981, f. 257. 29 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 15. 30 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 8. 31 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 9. 32 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 9. 33 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 9.

Page 23: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

23

Të bëftë mirë!34.

Të paçim sa malet, e mira e nderi mos t’u heqtë nga dera35.

E paçim një qind e një mot36.

Ku pimë pifshim, ku hamë hëngshim37.

Zoti na dhëntë të mirat38.

Qoftë për mirë39.

Hej, zot, që je një-që të mos e prish zemrën se nuk më mori në luftë40.

A më rrofshi e miresejugjeta, o burra41.

Të paçim sa malet që na fole në gjuhën tonë42.

As urdhëro e mirë se na erdhe43.

Të lumtë goja o trim44.

Ju lumtë goja, o bandillë, se ma nxorët mallin e shqipes e se kënduat këtë këngë45.

Mir’ e bukur e ju paça të gëzuar, o miq!46.

Ashtu, më t’u bëftë goja e ‘argjëndtë47.

Të paçim sa malet48.

Më rrofshi, biro, më rrofshi e m’u shtofshi si bleta49.

34 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 9. 35 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f.10 36 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 10. 37 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 10. 38 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 15. 39 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 17. 40 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 23. 41 Mitrush Kuteli, tregimi Natë qershori f. 38. 42 Mitrush Kuteli, tregimi Natë qershori, f. 38 43 Mitrush Kuteli, tregimi Natë qershori, f.38. 44 Mitrush Kuteli, tregimi Natë qershori, f. 39. 45 Mitrush Kuteli, tregimi Natë qershori, f. 41. 46 Mitrush Kuteli, tregimi Natë qershori, f. 41. 47 Mitrush Kuteli, tregimi Natë qershori, f. 41. 48 Mitrush Kuteli, tregimi Qysh e gjeti ago Jakupi rrugën e zotit, f. 55.

Page 24: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

24

Hej, më të mbajttë e të shtoftë zoti50.

Të lumtë goja e këmba e na rrofsh51.

Më njëzet e tre të prillit të vjetër vinte në fshat Shëngjergji trim (hej! Na faltë njerëzinë e bagëtinë)!52.

Dhëntë zoti, në ka një zot, as plumbi, as zjarri, as turpi mos iu ndaftë nga pragu i derës!53.

Pleqëri të mbarë. Paçim derën të hapur. Ku hëngrëm, ku pimë pifshim54.

I paçim uratën55.

Tashi u gdhiftë Shëngjergj56.

Misardhe, o i mirë!57.

Qofsh shëndoshë, o mik, cilido qofsh58.

Mirë se të solli e mira59.

Falë të qofshin!60.

Zot na ruaj!61.

Zoti u a dhëntë-na u trashëgofshin e na u mplakshin!62.

E hëngësh gëzuar!63.

Hej! na u trashëgofshin e na u mplakshin e na u shtofshin si zgjoi i bletës! Edhe të zon’ e dasmës e paçim

sa malet!64.

49 Mitrush Kuteli, tregimi Qysh e gjeti ago Jakupi rrugën e zotit, f. 65. 50 Mitrush Kuteli, tregimi Qysh e gjeti ago Jakupi rrugën e zotit, f. 65. 51 Mitrush Kuteli, tregim Fije nga jeta e Theofil Kostorit, f. 86. 52 Mitrush Kuteli, tregim Fije nga jeta e Theofil Kostorit, f. 87. 53 Mitrush Kuteli, tregim Fije nga jeta e Theofil Kostorit, f. 113. 54 Mitrush Kuteli, tregim Natë vjeshte të tretë, f. 125. 55 Mitrush Kuteli, tregim Natë vjeshte të tretë, f. 127. 56 Mitrush Kuteli, tregim Natë vjeshte të tretë, f. 131. 57 Mitrush Kuteli, tregim Natë vjeshte të tretë, f. 132. 58 Mitrush Kuteli, tregim Natë vjeshte të tretë, f. 134. 59 Mitrush Kuteli, tregim Natë vjeshte të tretë, f. 134. 60 Mitrush Kuteli, tregim Natë vjeshte të tretë, f.140. 61 Mitrush Kuteli, tregim Natë vjeshte të tretë, f. 158 62 Mitrush Kuteli, tregim Unë, Çuli dhe Marina, f. 167. 63 Mitrush Kuteli, tregim Kryengritje për lugat, f. 200.

Page 25: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

25

Bandilli na u trashëgoftë! Zoti na e bëftë kral e mbret! E më gaz tënd, o trim!65.

Mirëmbrëma, të lumtë këmba!66.

Edhe e uroi t’i trashëgohet gazi e t’i shtohet fara sa yjt e qiellit e sa rër e detit67.

Gazi mos t’u largoftë nga dera!68.

I nderuar qofsh në këtë e nd’atë jetë69.

Tani rri me shëndet edhe gazi t’u trashëgoftë70.

U shtroheshim e bindeshim siç i shtrohet e i bindet qeni të zot71.

Ju ardhçin të mirat72.

Të fala pastë73.

Na u kthefshin shëndoshë me pare një shoshë!74.

Të lumçin duart! Për dasmë e për gëzim! Të ardhtë yt zot shëndoshë e me qemerin plot, i kuq si mollë

Ohrie!75.

Të lumtë goja, t’u bëftë e argjendtë! Nga goja jote në vesh të zotit! Gaz paç!76.

Qofshi shëndoshë atje ku jeni, po këtu ç’kërkoni?77.

Hëngsha një furrë bukë78.

Të lumtë goja o trim79.

64 Mitrush Kuteli, Natë muaji maj, f. 226. 65 Mitrush Kuteli, Natë muaji maj, f. 227. 66 Mitrush Kuteli, Natë muaji maj, f. 228. 67 Mitrush Kuteli, Natë muaji maj, f. 228. 68 Mitrush Kuteli, Natë muaji maj, f. 229. 69 Mitrush Kuteli, Natë muaji maj, f. 229. 70 Mitrush Kuteli, Natë muaji maj, f. 229. 71 Mitrush Kuteli, Vendosa të shkoj në mërgim, f. 239. 72 Mitrush Kuteli, Vendosa të shkoj në mërgim, f. 240. 73 Mitrush Kuteli, Vendosa të shkoj në mërgim, f. 240. 74 Mitrush Kuteli, tregimi Vendosa të shkoj në mërgim, f. 240. 75 Mitrush Kuteli, tregimi Vendosa të shkoj në mërgim, f. 241. 76 Mitrush Kuteli, tregimi Vendosa të shkoj në mërgim, f. 241. 77 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 29. 78 Mitrush Kuteli, tregimi Natë qershori, f. 36.

Page 26: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

26

T’u hamë dasmën80.

Bre, bre, ç’paska bërë zoti, i paçim uratën81.

Ashtu, më ju lumtë goja!82.

Edhe juve ju hëngshim dasmën, o kapedanë!83.

Zoti na ruajt!84.

Më rrofsh, plak! Na rrofshin djemtë, nipërit e gjithë të tjerët. I sotmi na ndiftë të gjithëve. Sa gjallë e me

nder. Pleqëri të mbarë!85.

4.2 Njësi frazeologjikë që shprehim mallkime

Kuteli duke qenë i rritur në një mjedis i cili folklori ishte ende i gjallë, ai mori jo vetëm frymëzimin, por

edhe motivet që e përbënin këtë folklor, jo me kot ai shprehet se: Rrëfimet e mia janë reflektimi i

tregimeve të pleqve dhe jo reflektimi i ndonjë letërsie të shkruar86.

Një vend të rëndësishëm në strukturën e tregimeve të Kutelit zënë përshëndetjet, urimet, dollitë,

betimet.

I pastë syri, kush e ka të keq!87.

E djegshin dhe e shkretofshin si na dogji e na shkretoi88.

Dhe foshnjat e tij u ndafshin nëpër botë, të shkretë nëpër shkretëtirë, si u ndanë e si u lebetitën foshnjat

tona89.

Në këtë punë kish pasur gisht hafija e kallauzi, që shpirt mos paçin!90.

79 Mitrush Kuteli, tregimi Natë qershori, f. 39. 80 Mitrush Kuteli, tregimi Natë vjeshtë të tretë, f. 118. 81 Mitrush Kuteli, tregimi Natë vjeshte të tretë, f. 127. 82 Mitrush Kuteli, tregimi Natë vjeshte të tretë, f. 126. 83 Mitrush Kuteli, tregimi Natë vjeshte të tretë, f. 126. 84 Mitrush Kuteli, tregimi Natë vjeshte të tretë, f. 133. 85 Mitrush Kuteli, tregimi Natë vjeshte të tretë, f. 143. 86 Kujtesa dhe “Hylli i Dritës”, nr. 3-4/1994, f. 62. 87 Mitrush Kuteli, tregimi Fije nga jeta e Theofil Kostorit, f. 68. 88 Mitrush Kuteli, tregim Fije nga jeta e Theofil Kostorit, f. 113. 89 Mitrush Kuteli, tregim Fije nga jeta e Theofil Kostorit, f. 113.

Page 27: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

27

Rrafsh si shiniku në lëmë91.

Po na merr më qafë fshatin, që më qafë pastë veten92.

Si të jetë, atje i qoftë, me sytë si pufka93.

Që shpirt mos paçin!94.

Qofsh shëndoshë, o mik, cilido qofsh95.

Mirë se të solli e mira96.

Mirë se na erdhe97.

Ashtu, më rrofsh!98.

Natë si ajo mos ardhtë kurrë në botë99.

90 Mitrush Kuteli, tregim Natë vjeshte të tretë, f. 115. 91 Mitrush Kuteli, tregim Kryengritje për lugat, f. 200. 92 Mitrush Kuteli, tregim Kryengritje për lugat, f. 201. 93 Mitrush Kuteli, tregimi Natë qershori, f. 80. 94 Mitrush Kuteli, tregimi Natë vjeshte të tretë, f. 119. 95 Mitrush Kuteli, tregimi Natë vjeshte të tretë, f. 134. 96 Mitrush Kuteli, tregimi Natë vjeshte të tretë, f. 134. 97 Mitrush Kuteli, tregimi Natë vjeshte të tretë, f. 134. 98 Mitrush Kuteli, tregimi Natë vjeshte të tretë, f. 155. 99 Mitrush Kuteli, tregimi Natë vjeshte të tretë, f. 155.

Page 28: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

28

4.3 Njësi frazeologjikë që shprehim konceptin për jetën

Tema mbizotëruese e kësaj krijimtarie të Kutelit është ekzistenca në kapërcyellin e botës së vjetër në

perëndim dhe të pasigurisë nga paralajmërimet e agimit të një kohe të re100, ku pasqyron aspketet e

jetës së përditshme.

Proza e Kutelit riaktivizon disa mundësi të traditës gojore popullore, të cilat i japin veti të spikatura stili

ligjërimit artistik të shkrimtarit dhe të personazhit. Stili baladesk i ligjërimit, rezultat i sinkronizimit të

ritmit të dialogut e të rrëfimit me ritmin e ligjërimit në balada, është karakteristikë jo vetëm për baladat

e ritreguara në prozë (Tregime të moçme shqiptare), por edhe për rrëfenja të tjera me burim folklorik

(Rinë Katerinëza) etj101.

Kështu i ka hije jetës: të punosh si rob e të rrosh si zot102.

Ama punonte si rob, ditë e natë103.

Buka nuk shkelet, se të zë sytë104.

Erdh fjala edhe bota i qau e i harroi, si harrohen të gjitha në këtë botë105.

Tashi mezi e gjeti koka kokën!106.

Oburra o çuna, mbani ze se u ndez kauri!107.

E ruanim plumbin si syt’ e ballit108.

Se dasmë pa valle s’ka si bëhet109.

Arat ishin mirë, bagëtia si bleta e plotë110.

100 Alfred Uçi, Pesë të mëdhenjtë e letërsisë shqipe në optikën e një rileximi, Vatra, Shkup, 2003, f. 146. 101 Jorgo Bulo, Tipi i ligjërimit popullor në prozën shqipe dhe idioma dialektore, në: “Studime filologjike”, nr. 12, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 1998, f. 106. 102 Mitrush Kuteli, tregimi Natë vjeshtë të tretë, f. 116. 103 Mitrush Kuteli, tregimi Natë vjeshte të tretë, f. 121. 104 Mitrush Kuteli, tregimi Natë vjeshte të tretë, f. 123. 105 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 7. 106 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 10. 107 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 12. 108 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 16. 109 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 21.

Page 29: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

29

Të punosh si rob e të rrosh si zot111.

Po do të rronte këmbë mbi këmbë e do të hante me lugë të florinjtë112.

Vemë e vijmë e gazi s’ka të sosur, në jetën e jetës!113.

Qau e qau me logori nga gazi e nga helmi114.

Ku maji s’ka të sosur e lulja s’ka të shkundur, në jetën e jetës, në jetën e jetëve115.

Edhe meqë ish kështu, i verbër e i varfër nga shpirti116.

Qeni rronte më mirë, sepse qeni s’kish zemrën e të zot!117.

Nat’ e ditë qante sytë e këmbët, në vend që të hajë me lugë floriri118.

Vetëm dheri nuk rrëfen ç’ka brenda119.

Sepse dreqi i madh endur një perde në sy që mos shohë gjën’e tij e t’i ketë zili fqinjit!120.

Sepse tani ai rronte gazin e të dhënit, që është më i madh sesa i të marrit121.

Nuk di sa herë e ndërron lëkurën gjarpri e sa herë e ndërron qimen ujku, por e di se ne kishim ndërruar tri

lëkurë122.

Raki në gaze, raki në helme e gjithë raki midis helmeve e gazeve123.

Sorra sorrës s’ia nxjerr sytë, e shoshari s’e gënjen shosharë124.

Helmi sjell gazë e gazi tjatër gaz125.

110 Mitrush Kuteli, tregimi Qysh e gjeti ago Jakupi rrugën e zotit, f. 63. 111 Mitrush Kuteli, tregim Natë vjeshtë të tretë, f. 115. 112 Mitrush Kuteli, tregim Natë vjeshte të tretë, f. 159. 113 Mitrush Kuteli, tregimi Rinë-katerinëza, f. 208. 114 Mitrush Kuteli, tregimi Rinë-katerinëza, f. 213. 115 Mitrush Kuteli, tregimi Rinë-katerinëza, f. 215. 116 Mitrush Kuteli, tregimi I pasuri që ish i varfër fort, f. 217. 117 Mitrush Kuteli, tregimi I pasuri që ish i varfër fort, f. 217. 118 Mitrush Kuteli, tregimi I pasuri që ish i varfër fort, f. 217. 119 Mitrush Kuteli, tregimi I pasuri që ish i varfër fort, f. 218. 120 Mitrush Kuteli, tregimi I pasuri që ish i varfër fort, f. 225. 121 Mitrush Kuteli, tregimi I pasuri që ish i varfër fort, f. 225. 122 Mitrush Kuteli, tregimi Vendosa të shkoj në mërgim, f. 237. 123 Mitrush Kuteli, tregimi Fshati im e pi rakinë, f. 266. 124 Mitrush Kuteli, tregimi Fshati im e pi rakinë, f. 269.

Page 30: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

30

Gjarpri s’i rrëfen këmbët, mos u mundo kot, pi e mos fol!126.

Fjala sjell fjalën, kupa kupën, gazi gazin127.

Më duhen dy net dimri bashkë që t’i rrëfej që më pe e më gjilpërë128.

Një fshat që duket, s’do kallauz129.

Erdh fjala edhe bota i qau e i harroi, si harrohen të gjitha në këtë botë130.

Jemi hedhur përpjetë nga gëzimi, si për një të shtëpisë sonë131.

Agës tonë më s’i qeshi buza e më s’i shkeli këmba jashtë pragut132.

Rrinte nat’ e ditë brenda, ne vatra, me gunën krahëve, edhe e pinte duhanë me okë133.

E kaq i helmuar ish sa, sikur t’i bije me thikë, nuk do t’i dilte pikë gjak nga trupi, por vetëm vrer i zi134.

Po goja s’na u hap ta lëvdojmë, se fjala lëvdate si ato që duhen, s’gjnden dot135.

U bë bota pus136.

Si vëlla e shkuar vëllai137.

Se këtu do valojë dasma si në kohën e Mehmet Alisë138.

S’i shpëtonte zogu që fluturonte lart, jo njeriu139.

Si mizë u shojt njeriu, si mizë, e gjithë si kush të tijën140.

125 Mitrush Kuteli, tregimi Fshati im e pi rakinë, f. 271. 126 Mitrush Kuteli, tregimi Fshati im e pi rakinë, f. 276. 127 Mitrush Kuteli, tregimi Fshati im e pi rakinë, f. 277. 128 Mitrush Kuteli, tregimi Fshati im e pi rakinë, f. 279. 129 Mitrush Kuteli, tregimi Fshati im e pi rakinë, f. 280. 130 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 6. 131 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 6. 132 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 5. 133 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 5. 134 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 6. 135 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 7. 136 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 8. 137 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 9. 138 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 10. 139 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 13.

Page 31: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

31

Pa kemi vojtur për bukë e për ujë, si mos o zot141.

Ti zhvishu e shko në vatan tënd, se po të bëhet më vete142.

Një herë u prish bota me ujë143.

Ta kesh gunën, se përndryshe e ke pisk144.

Helbete, ore, zot është ky, e s’ka shok145.

Me gaz të madh ka shkruar, sikur ish dasmë e jo luftë ku derdhet gjak146.

Se unë s’lë gjak veresie, e ma fort gjak vëllai147.

Po ti mos luaj nga vendi, se ndryshe ma prish zemrën148.

Ai u nis për luftë e mua s’më bëri kabull të më marrë149.

Na ish bërë zemra mal nga gazi150.

Rakia i turbullon e i kullon të gjitha!151.

Të ka mbajtur me bukë, të ka rritur, të ka dhënë jetë152.

Kjo e ururar verë e re të shpie furrë më furrë e s’të jep bukë, krua më krua e s’të jep ujë153.

Punoja, po edhe s’punoja, sipas qejfit154.

Tamam mokrar a gorar!155.

140 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 15. 141 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 15. 142 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 16. 143 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 16. 144 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 17. 145 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 18. 146 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 18. 147 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 19. 148 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 19. 149 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 19. 150 Mitrush Kuteli, tregimi Natë qershori, f. 37. 151 Mitrush Kuteli, tregimi Natë vjeshte të tretë, f. 133. 152 Mitrush Kuteli, tregimi Natë vjeshte të tretë, f. 136. 153 Mitrush Kuteli, tregimi Natë vjeshte të tretë, f. 140. 154 Mitrush Kuteli, tregimi Natë vjeshte të tretë, f. 144.

Page 32: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

32

Ky qenka nga dera e atyre që të vrasin natën e të qajnë ditën156.

Gjuhë të rëndë si të asaj nate mos pastë as i ligu i të ligjve157.

4.4 Njësi frazeologjikë që shprehim konceptin për vdekjen

Në tregimet e rrëfenjat e Kutelit mungon koha e sotme, por mbizotëron e kryera, e tashmja ndeshet

vetëm në trajtën e saj historike. Kur autori e identifikon veten me rrëfyesin, ky kujton gjithsesi ngjarje të

harruara, që të largojnë fort nga e tashmja, që kanë ndodhur shumë kohë më parë ose që kanë rrëfyer

gojë më gojë ose nga ata që s’rrojnë më: “Ç’më pat shkrepur një fiqir një pyetje:- Vallë, ku gjendet këtij

moti ky Argjiri, ynë, Argjir Vlonjati?”-kështu nisin rrëfimet për ngjarje të së kaluarës158.

Kuteli sajon tregime me lugetër e fantazma, me hiperbilizime groteske e me trillime përrallore, me

paragjykime e bestytni.

Shumë tregime të tij mbarojnë me vdekjen e natyrshme të heronjve. Por në to nuk ka dëshpërim,

pesimizëm, sepse edhe vdekja konceptohet me atë frymë botëkuptimore, që bart folklori, urtësia

popullore. Vdekjen shkrimtari e shikon jo vetëm si përfundim, si mbarim të jetës, por edhe si aspket të

domosdoshmërisë natyrore, të vazhduesh,ërisë biologjike, si një moment me momentin tjetër, poaq të

domosdoshëm, me lindjen, që e ripërtrin jetën. Lindja dhe vdekja janë për shkrimtarin dy momente

normale të jetës. Nuk është e rastit që heronjtë e Kutelit vdekjen e natyrshme e kërkojnë vetë ose e

presin pa frikë, sepse ndjenjë se ekanë jetuar jetën, e kanë kryer detyrën e duhet të largohen me kohë

për të mos iu rënduar.

Me këtë botëkuptim ndahet nga jeta Papu Tira, i cili “punoi si rob, këndoi si zogg dhe e bëri njerëzinë të

qeshë dhe duke bërë mirë shkoi në të shumët”.. Edhe ago jakupi, kur e ndjeu vdekjen, tha: “Tani po

clodhëm, se jam i lodhur e më vishen sytë. Edhe u shtri në rrogoz, mbi pllashtet e vdekjes, që i kish

155 Mitrush Kuteli, tregimi Natë vjeshte të tretë, f. 144. 156 Mitrush Kuteli, tregimi Natë vjeshte të tretë, f. 145. 157 Mitrush Kuteli, tregimi Natë vjeshte të tretë, f. 151. 158 Alfred Uçi, Pesë të mëdhenjtë e letërsisë shqipe në optikën e një riliximi: Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Faik Konica, Mitrush Kuteli, Migjeni, Votra, Shkup, 2003, f. 149.

Page 33: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

33

punuar vetë dora e tij. Edhe pastaj sa ndihet e shuhet vetëtim, ago Jakupi mbylli sytë”. Ky lloj konceptimi

i vdekjes, nuk vjen nga teologjia kishtare, por nga urtësia popullore159.

Në gaze prit të të ftojnë, në helme grehu e shko vetë160.

Elbete, njerëz jemi: vjen dita që edhe vdesim, se vdekjen e kemi borxh, po buka është bukë161.

Malua I Kalos kish vdekur në hapsanë për punë xhelepi e dyfeku162

Luftë pa vdekje, e bukë pa thërrime s’ka si bëhet163.

E sa e hidhur qenka vdekja në derë, kur je plak!164.

Që u bë prej kohe baltë e pluhur165.

Tjetër gjë më të ëmbël as që ka, përveç vdekjes166.

Agai e u zbardh si një sheleg e i afrohej dita-ditës varrit167.

Binte njeriu aty parnë, vdiste, edhe ti s’deshe t’ia dije fare168.

Dalngadalë fshati e harroi Destanë e Kapllan agës, të gjattë a të vdekur, veç një zot e di, si e harroi edhe

Kapllan agën vetë, të mbyllur brenda, se halle e brenga të reja erdhë e u derdhë në këto male169.

Ik ore, sa vë re edhe ti, po dy duar për një kokë janë. A kemi vdekje?170.

Të vrarë e të therur, sa të duash!171.

U hap pastaj fjala në fshat se ago Jakupi nuk do vdesë kurrë, se e harroi vdekja, se do presë mbi dhé gjer

të ngjallen të vdekurit172.

159 Alfred Uçi, Pesë të mëdhenjtë e letërsisë shqipe në optikën e një rileximi, Vatra, Shkup, 2003, f. 151. 160 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 6. 161 Mitrush Kuteli, Natë vjeshte të tretë, f. 121. 162 Mitrush Kuteli, tregimi Natë vjeshte të tretë, f. 124. 163 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 18. 164 Mitrush Kuteli, tregimi Qysh e gjeti ago Jakupi rrugën e zotit, f. 52. 165 Mitrush Kuteli, tregimi Qysh e gjeti ago Jakupi rrugën e zotit, f. 53. 166 Mitrush Kuteli, tregimi Rinë-katerinëza, f. 208. 167 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 6. 168 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 14. 169 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 7. 170 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 15. 171 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 15.

Page 34: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

34

E sa e hidhur qenka vdekja në derë, kur je plak!173.

Që u bë prej kohe blatë e pluhur174.

Del natën e sjell vdekje nëpër të mjerën shpesëri175.

4.5 Njësi frazeologjikë që shprehim betim (be-për tu betuar-për të bërë

be)

Ajo që bie menjëherë në sy nëse ne lexojmë një rrëfim të Kutelit është natyrshmëria e të shprehurit dhe

menjëherë pas saj zbulimi të çon drejt një pasurie të pafundme gjuhësore që Kutelit i ka shërbyer si një

material i dorës së parë për ngjizjen e veprës së artit. Një gjuhë që është vjelë nga pasuria gjuhësore

lokale, por nuk ka kufizime në të lexuarit dhe të shijuarit e veprës së artit prej receptorit sepse përdorimi

i gjuhës si në një vepër të madhe të çon drejt perceptimit të veprës si liri absolute dhe në këtë kuptim

vepra e humbet receptimin si një vepër vetëm ose ngushtësisht lokale.

E vërteta artistike në letërsi arrihet e shprehet me mjete e mënyra të shumta e të ndryshme, sipas

vecorive të kohës dhe përmes tyre formohet e ekziston historia e saj. Kuteli na dha një variant të

vecantë të kësaj të vërtete, duke përdorur mjete të huazuara nga folkori176.

Shprehje të tilla të tipit si: Për këtë ujë!, Për këtë bukë e më zëntë sytë!, Për këtë dhe e më kalbtë!, Për

atë gur!, Vër dorën në zemër! etj.

Për këtë bukë e më zëntë sytë177.

Amanete që s’i tret dheri!178.

Aman e më qafsh!179.

Se e kish amanet, i shkreti180.

172 Mitrush Kuteli, tregimi Natë qershori, f. 52. 173 Mitrush Kuteli, tregimi Natë qershori, f. 52. 174 Mitrush Kuteli, tregimi Natë qershori, f. 53. 175 Mitrush Kuteli, tregimi Natë qershori, f. 80. 176 Alfred Uçi, Pesë të mëdhenjtë e letërsisë shqipe në optikën e një rileximi, Vatra, Shkup, 2003, f. 154. 177 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 16. 178 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 16. 179 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 24.

Page 35: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

35

Këtë ua lë amanet si gur mulliri181.

Ja, për këtë zjarr e më djegtë!182.

180 Mitrush Kuteli, tregimi Natë prilli, f. 26. 181 Mitrush Kuteli, tregimi Qysh e gjeti ago Jakupi rrugën e zotit, f. 66. 182 Mitrush Kuteli, tregimi Papu Tira, f. 194.

Page 36: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

36

PËRFUNDIME:

Vendosa për të marr në analizë një autor si Mitrush Kutelin, pasi e kam lexuar më është dukur një lloj

ngjashmërie e tij me mua. Për vetë faktin se ai thotë se është rritur nga tregimet dhe nga përrallat, që

gjyshërit i kanë treguar, po ashtu edhe unë jam rritur në një shtëpi të madhe, ku kam patur rastin që të

më tregojnë përralla dhe rrëfime që lidhjen me jetën, me traditat, me zakonet dhe me identitetin e të

qenurit shqiptar.

Mitrush Kuteli është një nga autorët më në zë të letërsisë shqipe i njohur si një njeri shumëdimensional,

por lidhja më e fortë e tij ka qenë me fushën e letrave. Është konsideruar shpesh me dy vlerësime, të

cilat e ngrenë lart midis autorëve të letërsisë shqipe të të gjitha kohërave. Mitrush Kuteli, është

themelues i prozës moderne shqipe dhe njëri ndër autorët më të njohur të modernitetit shqiptar.

Prurja letrare e Mitrush Kutelit në fondin e letërsisë shqipe ka qenë e do të mbetet një objekt studimi i

përhershëm për studiuesit e letërsisë, kur për gjuhëtarët pasuri gjuhësore e tij e derdhur në krijimtarinë

e tij letrare është një begati e veçantë për fondin e shqipes, e cila duhet studiuar më shumë nga ne.

Kuteli është ndër njohësit më të thellë të visareve gjuhësore të shqipes: të leksikut, të frazeologjisë e i

sintaksës popullore dhe ndër përdoruesit e përpunimit mjeshtëror të këtyre visareve. Ndër mjetet me

vlerë emocionuese e stilistike në veprën e Kutelit zë frazeologjia një vend kryesor.

Njësitë frazeologjike të cilat të trashëguara brez pas brezi, përbëjnë një lëndë themelore ndërtuese në

gjuhën shqipe, që e plotësojnë dhe e zgjerojnë fjalorin e saj dhe i sjellin atij ngjyrime kuptimore,

stilistikore dhe shprehëse-emocionuese të veçanta. Kjo temë diplome ka si objekt të saj studimin e

frazeologjisë dhe ndikimin që ajo ka në pasurinin e gjuhës te vepra e Mitrush Kutelit në përgjithësi dhe

në Netë shqiptare në veçanti. Në lidhje me metodologjinë dhe metodat e punës mund të themi se: Për

grumbullimin e lëndës konkrete frazeologjike është përdorur metoda e vjeljes së drejtpërdrejtë e

shteruese të materialit në veprën Netë shqiptare dhe e skedimit të çdo njësie frazeologjike në kontekst

të veprës së Kutelit.

Për trajtimin shkencor dhe akademik të lëndës është përdorur metoda e analizës e gërshetuar me

metodën deduktive, si dhe me metodën e tipareve semantike në shqyrtimet për përcaktimin e

identitetit të njësive frazeologjike. Ndërsa lidhur me bazën teorike të këtij punimi jemi mbështetur mbi

një literaturë të mjaftueshme për të realizuar këtë temë diplome, duke shfyrtëzuar artikuj kryesorë,

fjalorët përkatës dhe monografitë për probleme të ndryshme të frazeologjisë së gjuhës shqipe, të

pasqyruar në bibliografinë në fund të punimit dhe në fusnotat për çdo rast. Synimi i kësaj është zbulimi

Page 37: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

37

dhe pasqyrimi i pasurisë frazeologjike në veprën e Kutelit nëpërmjet vjeljes shteruese të kësaj lënde në

veprën Netë shqiptare, në prozën të këtij autori. Trajtimin dhe interpretimin nga ana shkencore dhe

akademike të kësaj pasurie në rrafsin formal dhe atë përmabjtësor. Si edhe përpjekjen për krijimin e një

fjalori mbi bazën e lëndë frazeologjike.

Struktura e lëndës është e ndërtuar në këtë mënyrë: fillon më hyrjen pra siç edhe e përmendim në fillim,

ku e kemi menduar ta realizojmë në 5 krerë ose kapituj me nënçështjet përkatëse si: Në kreun e parë:

Koncepti për frazeologjinë në studimet e gjuhës shqipe, kemi nënçështjet: Fillimi dhe zhvillimi i konceptit

për frazeologjinë e gjuhës shqipe, Disa të dhëna për jetën e Mitrush Kutelit.

Në kreun e dytë: Tiparet semantiko-stukturorë të frazeologjisë në veprën e Kutelit, kemi nënçështjet:

Klasifikimi sipas ndërtimit. a) Njësi frazeologjike me strukturë togfjalëshi, si p.sh.; (Emër+ emër: (Emrat

mund të jenë në rasa të ndryshme dhe mund të lidhen mes tyre edhe me parafjalë). Si mishi me thuan,

Me mish e me shpirt, Dushk për gogla, Burri i besës, Për bukën e gojës, Bishti i dhelprës, Burrë i dheut.

Emër+mbiemër: Me zemër të ngrirë, Me mendje të ngritur, Për ujë të ftohtë, E ka dorë të djathtë, Nga

derë e mirë, Për faqe të zezë. Folje +emër + (emër): I doli boja, I bie këmbës, U bë për punë, Futet si pykë,

E kish përgjigjen në xhep, I shuhet pisha, Më bien më qafë, Sikur kemi rënë në pus, Të kanë plasur sytë e

ballit, E donte si sytë, Të betohem për sytë e ballit. Folje+emër +mbiemër: S’shkel në dërrasë të kalbur,

Bën be të madhe, Zbardhi e bardha ditë, Erdhi një ditë shumë e zezë, I kam thënë fjalën e mirë. Folje +

folje: Shkel e shko, Fol e qesh, Shko e hajde, Ku ke parë e dëgjuar, Rrinte sa rrinte, Ra e vdiq, Fole sa fole,

Hajde hajde, Jep e merr, Fole sa fole, Jep e merr, Rrinte sa rrinte, Ra e vdiq, Vajtja e erdha, Qesh e ngjesh.

Folje +ndajfolje: Ra poshtë, Ia mori anës, Hiqu tej, Më vjen keq, i shkoi kot, E keni kot, Merr përpjetë,

S’bie poshtë, Bëri përpara, kërkojnë poshtë e lart, T’i vijë rrotull, I solli rrotull e rrotull, Mirë t’i bëhet.

b) Njësi frazeologjike me strukturë fjali, si psh.; Sikur shkonin në gaz e dasmë, Atje ku më shpie fati im i

zi, Që kur është jeta jetë, Kur i vjen kosa e vdekjes, Ashtu e do puna, Se ashtu i do mushka mushka drutë,

Atje ku s’i shkon mendja.

b) Njësi frazeologjike me vlerë emërore si p.sh.; (E bija e botës, Burri i dheut, Me djersën e ballit, Me gurë

dyfeku, Raki dervishi, Raki për burra, Çudia e çudive, Hije ere, Trim me fletë)

c) Njësi frazeologjike mbiemërore, si p.sh.; Mish për lakra, Burrë për kokën e burrit, Me bishin ndër shalë,

Me buzë në gaz, Si hije ere, Kacek me nepërka, Në lule të rinisë, Si mjekra e qoses, Është pykë në diell, Si

qengji pa nënë etj.

d) Njësi frazeologjike foljore, si p.sh.; Bëj be, Zë fill, Bëj nder, Marr zjarr, Ngul këmbë, Gjeti belanë, Vuri

re, I bën bisht, Do të bëjë pallë, Heq dorë, Marr hov.

Page 38: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

38

Klasifikimi sipas shkallës së motivimit dallojmë: Në drejtimin leksikor bëjnë pjesë krahinorizmat dhe

lokalizmat: Jam si e pamundur, Plakë e stërplakë, U firos e tërë, Humbe gjësend, Nëm o Zot sy të tjerë të

shikoj, Bie vdes, Rruan e trashëguan, E shikon çupën me ca sy, Lëri ato dëngla, Shkon e bën një palë

shtëpi, Për një krodhe buke, Një herë më lindi mëma, E hante brenga, U hoq në cep, Tej e tutje. Drejtimi

gramatikor: Ia kish punuar, Si burrë që ish, Sa ment plasi, Qenke mos na qenke, Mor I mirë, mor I lig, Ia

kishin vënë synë, S’guxonte njeri të thesh një fjalë të keqe. Drejtimi i huazimeve lokale: Në drejtimin e

huazimeve kemi turqizmat, të cilat dikur kanë pasur denduri vetëm në toskërisht. Në dallim nga

gegërishtja, toskërishtja e mbart e shfaq edhe në frazeologji:

huazime greke të tipit: Korë, logori, kofini etj.

Huazime turke: Bandill, panxhë, fërtele, kusar, pelivan.

Huazime sllave: Gllavinë etj.

Në kreun e tretë: Fushat semantiko-leksikore të gjymtyrëve ndërtuese, si p.sh.; Grupimin më të madh

në pasurinë frazeologjike të prozës së Kutelit e përbëjnë njësitë frazeologjike me fjal;ë që shënojnë pjesë

të trupit si: Dorë, sy, vesh, këmbë, krah, lëkurë, gji, bark, hundë, bishti i syrit, zorrë, gisht, mes, grykë,

vetull, fytyrë, gjoksi, shalë, brinjë, gjoksi, kokë, melçi e zezë, mjekër, krahë, faqe.

Një grupim po aq të madh e përbëjnë njësitë frazeologjike me fjalë që shënojnë sende të jetës së

përditshme si: Prag, derë, çati, lugë, pjatë, sëpatë, rrogoz, thikë, rrip, kosë, urë, lopatë, lloz, sofërhell,

darë, ar, gozhdë, potkua, qilim, brisk.

Një grupim jo të vogël përbëjnë njësitë frazeologjike me fjalë që shënojnë ushqimet dhe veshjet, si:

Opingë, gunë, leckë, rripa, shami, këmishë, bukë, vaj, uthull, mjaltë, ulliri, kripa, mish, lakër, petull,

brumë, ujë.

Në këtë grupim që shënojnë bimë dhe kafshë, si:Lule, ferrë, presh, thanë, dardhë, pishë, ulli, bar, plep,

mollë, qarr, zogth, mushkë, qyqye, pulë, breshkë, lopë, buf, lepur, dash.

Një grupim shumë të madh e përbëjnë njësitë frazeologjike me fjalë që shënojnë nocione abstrakte, si:

Mendje, emër, zili, keq, besë, durim, heq, qetë, mërzi, frikë, fat, e zeza, nder.

Një grupim jo të vgël përbëjnë njësitë frazeologjike me fjalë që shënojnë ushqimet dhe veshjet, si:Mish,

petull, bukë, vaj, uthull, ujë, leckë, opingë, rripa, shami, këmishë.

Një tjetër grupim është që shënojnë bimë e kafshë: Lulë, ferrë, thanë, dardhë, pishë, plep, mollë, qarr,

qen, nepërka, mushkë, qyqe, pulë, breshkë, dash, lepur, dhelpër, patë, peshk, buf.

Një grupim shumë të madh e përbëjnë njësitë frazeologjike me fjalët që shënojnë nocione abstrakte:

Zili, keq, frikë, besë, durim, çudi, amanet, nder, fat.

Page 39: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

39

Në kreun e katërt: Njësitë frazeologjike, kemi nënçështjet: a) Njësi frazeologjikë që shprehim urime, si

p.sh.; (Jua shpërblefshim më dasmë, Të paçim sa malet, e mira e nderi mos t’u heqtë nga dera, Ku pimë

pifshim, ku hamë hëngshim, Më rrofshi, biro, më rrofshi e m’u shtofshi si bleta).

b) Njësi frazeologjikë që shprehim mallkime, si p.sh.; (I pastë syri, kush e ka të keq, E djegshin dhe e

shkretofshin si na dogji e na shkretoi, Dhe foshnjat e tij u ndafshin nëpër botë, të shkretë nëpër

shkretëtirë, si u ndanë e si u lebetitën foshnjat tona, Në këtë punë kish pasur gisht hafija e kallauzi, që

shpirt mos paçin, Po na merr më qafë fshatin, që më qafë pastë veten).

c) Njësi frazeologjikë që shprehim konceptin për jetën, si p.sh.; (Erdh fjala edhe bota i qau e i harroi, si

harrohen të gjitha në këtë botë, Se dasmë pa valle s’ka si bëhet, Të punosh si rob e të rrosh si zot, Vemë e

vijmë e gazi s’ka të sosur, në jetën e jetës, Ku maji s’ka të sosur e lulja s’ka të shkundur, në jetën e jetës,

në jetën e jetëve).

d) Njësi frazeologjikë që shprehim konceptin për vdekjen, si p.sh.; (Në gaze prit të të ftojnë, në helme

grehu e shko vetë, Luftë pa vdekje, e bukë pa thërrime s’ka si bëhet, E sa e hidhur qenka vdekja në derë,

kur je plak, Tjetër gjë më të ëmbël as që ka, përveç vdekjes).

e) Njësi frazeologjikë që shprehim betim (be-për tu betuar-për të bërë be), si p.sh.; (Për këtë bukë e më

zëntë sytë, Amanete që s’i tret dheri, Këtë ua lë amanet si gur mulliri, Ja, për këtë zjarr e më djegtë).

Në kreun e pestë e kemi përmbyllur me përfundimet dhe bibliografinë.

Si një njohës i thellë i frazeologjisë shqipe, Kuteli shfytëzon mjaft pasurinë kuptimore të njësive

frazeologjike.

Pra si mbyllje e kësaj diplome në lidhje me Mitrush Kutelin mund të themi se: Kuteli është ndër njohësit

më të thellë të visareve gjuhësore të shqipes: të leksikut, të frazeologjisë e i sintaksës popullore dhe

ndër përdoruesit e përpunimit mjeshtëror të këtyre visareve. Ndër mjetet me vlerë emocionuese e

stilistike në veprën e Kutelit zë frazeologjia një vend kryesor.

Njësitë frazeologjike të cilat të trashëguara brez pas brezi, përbëjnë një lëndë themelore ndërtuese në

gjuhën shqipe, që e plotësojnë dhe e zgjerojnë fjalorin e saj dhe i sjellin atij ngjyrime kuptimore,

stilistikore dhe shprehëse-emocionuese të veçanta.

Në letërsinë artistike frazeologjia është pjesë e pandalshme e formës së shprehisë, njësoj si leksikur dhe

sintaksa. Përdorimi i njësive frazeologjike në veprat e tyre krijon më tepër mundësi që të zbulohen të

Page 40: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

40

gjitha vlerat e tyre dhe të fitojnë tipare të reja kuptimore, emocionale e stilistike në përptuhje me tërë

zhvillimet e gjuhës letrare shqipe e të stileve funksionale të saj.

Page 41: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

41

BIBLIOGRAFIA:

Beci, Bahri, Gramatika e gjuhës shqipe, EDEFA, Tiranë, 2004.

Blerina, Suta, Pamje të modernitetit në letërsinë shqipe,Tiranë, Onufri, 2004.

Bulka, Nonda, Frazeologjia shqipe në veprën e Naim Frashërit “Historia e Skënderbeut”, në: “Buletini i

Universitetit Shtetëror të Tiranës”, Seria Shkencat Shoqërore, 1957, I.

Fjalor Enciklopedik shqiptar, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 1985.

Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980.

Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë, 1984/2002.

Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë, 2006.

Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe, Tiranë, 2004.

Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980.

Gramatika e gjuhës shqipe 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë,

Tiranë, 2002.

Hamiti, Sabri, Letërsia Moderne, Vepra letrare 8, Prishtinë, 2000.

Hysa, Enver, Dukuri e prirje të formimit të fjalëve në shqipen e sotme letrare, në: Gjuha letrare

kombëtare shqipe dhe epoka jonë, Tiranë, 1988, Enver Hysa, Formimi i emrave në gjuhën shqipe, Tiranë,

2004.

Islamaj, Shefkije, Çështje të sinonimisë në gjuhën shqipe, Prishtinë, 2005.

Jorgaqi, Nasho, Estetika e fjalës shqipe, Onufri, Tiranë, 1996.

Kostallari, Androkli, Mbi disa drejtime të përsosjes së sistemit e të strukturës së gjuhës sonë letrare, në

“Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në gjuhën shqipe”, III, Tiranë, 1989.

Krasniqi, Mark, Aspekte mitologjike, Rilindja, Prishtinë, 1997.

Kuteli, Mitrush, Netë Shqiptare, Naim Frashëri, Tiranë, 1938.

Kuteli, Mitrush, Vepra letrare 2, Naim Frashëri, Tiranë, 1990.

Kuteli, Mitrush, Vepra letrare 2, Naim Frashëri, Tiranë, 1990.

Lanksch, Hans-Joachim, Kujtime për Martin Camajn, në: revistën “Mehr Licht”, nr. 29, nëntor, 2006.

Lloshi, Xhevat, Stilistika e gjuhë shqipe dhe pragmatika, Tiranë.

Mehmet, Çeliku, Togfjalësha të qëndrueshëm foljorë në shqipen e sotme, në: “Buletini i Universitetit

Shtetëror të Tiranës”, Seria Shkencat Shoqërore, 1962, II.

Memisha, Valter, Shqipja standarde dhe letërsia, në: “Aktet e Konferencës së dhjetorit”, 2010.

Samara, Miço, Fjalor antonimik i gjuhës shqipe, 2002.

Page 42: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · askush më mirë se frazeologjia nuk ia jep kuptimin. Populli ynë dallohet për shumë tradita të trashëguara brez pas brezi, ku përmes

42

Thomai, Jani, Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Tiranë, 1981.

Thomai, Jani, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, 1999.

Thomai, Jani, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, Tiranë, 1999.

Thomai, Jani, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 1999.

Thomai, Jani, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2001.

Thomai, Jani, Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme, Tiranë, 2001.

Thomai, Jani, Prejardhja kumtimore në gjuhën shqipe, Tiranë, 2009, Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës

shqipe, Tiranë, 2009, Jani Thomai, Çështje të frazeologjisë në gjuhën shqipe, Tiranë, 1981.

Uçi, Alfred, Pesë të mëdhenjtë e letërsisë shqipe në optikën e një rileximi, Vatra, Shkup, 2003.

Uçi, Alfred, Pesë të mëdhenjtë e letërsisë shqipe në optikën e një riliximi: Naim Frashëri, Gjergj Fishta,

Faik Konica, Mitrush Kuteli, Migjeni, Votra, Shkup, 2003.

Xhuvani, Aleksandër, Kompozitat, në: “Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhë

shqipe”, 2, Tiranë, Tiranë, 1972.

Xhuvani, Aleksandër, Studime gjuhësore, 1956.