punim diplome - edukimi.uni-gjk.org diplome... · forma joveprore dallohet nga forma veprore me...

43
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI ” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: MËSIMI I FOLJES NË KLASËN E DYTË DHE TË PESTË Mentori: Kandidatja: Prof. Ass. Dr.Sindorela Doli Kryeziu Miranda Guta GJAKOVË, 2017

Upload: others

Post on 01-Sep-2019

211 views

Category:

Documents


16 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI ”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: MËSIMI I FOLJES NË KLASËN E DYTË DHE

TË PESTË

Mentori: Kandidatja:

Prof. Ass. Dr.Sindorela Doli Kryeziu Miranda Guta

GJAKOVË, 2017

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

2

PËRMBAJTJA

Abstrakt............................................................................................................................................3

Hyrja................................................................................................................................................4

Kapitulli I: 1.Folja.........................................................................................................................5

1.1. Klasifikimi i foljeve..................................................................................................................5

1.2.Foljet kalimtare dhe jokalimtare................................................................................................7

1.3. Kategoria gramatikore e vetës .................................................................................................7

1.4. Kategoria gramatikore e numrit................................................................................................8

1.5. Kategoria gramatikore e diatezës..............................................................................................8

1.6. Zgjedhimi i foljes....................................................................................................................10

1.7.Mënyrat e foljes.......................................................................................................................11

1.18. Mënyra dëftore......................................................................................................................11

1.9.Mënyra habitore.......................................................................................................................14

1.10. Mënyra lidhore......................................................................................................................15

1.11. Mënyra kushtore...................................................................................................................16

1.12. Mënyra dëshirore..................................................................................................................17

1.13. Mënyra urdhërore..................................................................................................................17

1.14. Format e pashtjelluara të foljes.............................................................................................18

Kapitulli II: 3.Mësimi i foljes në klasën e dytë..........................................................................19

2.1. Ora I........................................................................................................................................19

2.2. Ora II.......................................................................................................................................25

Kapitulli III: 4.Mësimi foljes në klasën e pestë.........................................................................31

3.1.Ora I.........................................................................................................................................31

3.2.Ora II........................................................................................................................................37

Përfundimi......................................................................................................................................42

Literatura........................................................................................................................................43

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

3

Abstrakt

Folja përvetësohet gradualisht nga nxënësit përmes një planifikimi të mirë të orëve mësimore.

Fillimisht në këtë punim do e trajtoj foljen si pjesë e ndryshueshme e ligjeratës, klasifikimin e

foljes si dhe kategoritë gramatikore të saj.

Theks i veçantë në këtë punim vihet tek mësimi i foljes në klasën e dytë dhe të pestë. Paraqiten

orë mësimore rreth foljes të planifikuara dhe të realizuara në këto klasë në mënyra të ndryshme,

duke ju përshtaturnxënësve.Vihen re dallimet në përgatitjen për orë mësimore në klasët e

lartpërmendura.Të përbashkët kanë mjedisin e ngrohtë, që përpiqemi të krijojmë si mësimdhënës

për të gjithë nxënësit.

Nëpërmjet këtij punimi synohet të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, strategjitë e

mësimdhënies që mësuesi vë në përdorim në klasë, që nxënësit të arrijnë ta njohin, dallojnë dhe

përdorin drejt foljen.

Fjalët kyçe: Folja, planifikimi, klasa e dytë, klasa e pestë, mësuesi, nxënësi.

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

4

Hyrja

Folja si pjesë e ndryshueshme e ligjeratës mësohet nga nxënësit që në klasën e dytë të shkollës

fillore. Ata kryejnë veprime të ndryshme në atë moshë:luajnë, këndojnë, lexojnë, flasin, vrapojnë

etj. Tani në procesin mësimor nxënësit do të njihen me terma të reja, mësime të domosdoshme

për të avancuar sa më shumë në një komunikim të shkëlqyeshëm.

Mësimi i foljes si dhe përdorimi i saj i drejtë është patjetër një nevojë e nxënësve për të arritur

synimet e lëndës së gjuhës shqipe. Folja është temë e gjerë, mirëpo në varësi të moshës, të

kapacitetit intelektual të tyre, nxënësit përvetësojnë gradualisht foljen dhe kategoritë gramatikore

të mënyrës, kohës, vetës, numrit dhe diatezës.

Njësitë mësimore në gramatikë janë të ndërlidhura mes tyre. Prandaj, nxënësit duhet ta fitojnë

bazën në mësimin e foljes që në klasën e dytë. Të njohin fillimisht se çka tregon folja, pyetjen

me të cilën e gjejmë atë, të dallojnë foljen. Nga e lehta arrijmë deri tek më e vështira.

Zgjerohemi, pasurojmë nxënësit me dije dhe gjithmonë i nxisim ata të jenë kureshtar për çdo

njësi të radhës.

Që nxënësit ta përvetësojnë foljen kërkohet planifikim i suksesshëm i orëve mësimore. Si

mësimdhënës duhet të përcaktojmë qartë objektivat që do t'i realizojmë në fund të orës

mësimore, të planifikojmë metodat dhe teknikat e përshtatshme për nivelin e nxënësve. Poashtu

rëndësi duhet t'ju kushtohet mjeteve mësimore të cilat janë të domosdoshme për një orë

mësimore. Pra, duhet të jemi kërkues që ora mësimore të mos jetë monotone, por sa më

tërheqëse për nxënësit, që ata me lojë, argëtim të futen lehtësisht në rrjedhat e përvetësimit të

foljes. Kështu nxënësit përfshihennë veprimtari të larmishme dhe të vazhdueshme, të organizuara

këto në mënyrë individulae, në çifte dhe grupe. Në këtë mënyrë, nxënësit bëhen subjekt në

procesin mësimor. Mund të bëjnë edhe gabime sepse janë të vegjël. Mësojnë nga të dëgjuarit e

shokëve si dhe nga mësimdhënësi, si një udhëzues i kujdesshëm drejt arritjes së objektivave

mësimore. Një mjedis i ngrohtë që ju mundësojmë nxënësve ndikon që ata të shprehen lirshëm,

të përvetësojnë mësimet dhe ora mësimore të jetë e suksesshme.

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

5

Kapitulli I

1.Folja

Folja është pjesë e ndryshueshme e ligjeratës që tregon një veprim ose gjendje të kryefjalës dhe

ka kategoritë gramatikore : të vetës, të numrit, të mënyrës, të kohës dhe të diatezës.

Foljet që tregojnë veprime janë: punoj, shkruaj, ndërtoj, lexoj, vrapoj, hap, mbyll etj.

Foljet që tregojnë gjendje janë: fle, skuqem, mendohem, hidhërohem etj.

1.1.Klasifikimi i foljeve

Foljet sipas kuptimit dhe funksionit ndahen në:

1. Folje themelore- janë të gjitha foljet që kanë kuptim të plotë leksikor si p.sh.:Kaluan ditët e

pushimt dimëror. Puntoria u shpërnda.1

2. Folje ndihmëse- janë ato folje që shërbejnë për të ndërtuar forma analitike të foljes. Si folje

ndihmëse në gjuhën shqipe janë foljet kam dhe jam. P.sh.: Në festival kam dëgjuar disa këngë

të mrekullueshme.

3. Folje gjysmëndihmëse- Disa folje në disa tipa ndërtimesh përdoren me kuptim leksikor të

zbehur, duke e humbur kështu mëvetësinë e tyre si folje të zakonshme.2

Foljet gjysmëndihmëse ndahen në:

a) Folje këpujore-janë: jam, emëroj, shpall, bëhem, dukem, mbetemetj., të cilat lidhin kryefjalën

me kallëzuesin emëror (emër, mbiemër, përemër), përkatësisht që shërben si këpujë p.sh.:Albana

u emërua mësuese.

Puna është nder.

1M.Nushi, Gjuha e sotme shqipe, Prishtinë, 2006, fq. 152.2Akademia e shkencave e Shqipërisë ,Instituiigjuhësisëdheletersisë,Gramatika e gjuhësshqipe 1,Tiranë, 2002, fq.261.

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

6

b) Folje me vlerë modale- janë: mund, duhet, do, kam dhe jam të ndjekura nga forma e

pashtjelluar e tipit ­për të larë.

Foljet me vlerë modale përdoren të ndjekura nga një folje me kuptim leksikor të plotë në

mënyrën lidhore ose në disa forma të pashtjelluara. Ato shërbejnë për të paraqitur veprimin e

shprehur nga folja ndjekëse si të mundshëm ose të lejueshëm, të detyrueshëm ose të

domosdoshëm.3

Shembull: Duhettë nisem nesër herët në mëngjes.

Kjo fushë mund të ushqejë të gjithë.

c) Foljet që shprehin mënyrën e veprimit- Këto folje të përdorura me folje themelore të

mënyrës lidhore shprehin fillimin, vazhdimin,intensitetin dhe mbarimin e një veprimi.

- Foljet që shprehin fillimin e një veprimi janë: filloj, nis, zë, bëj, marr, vihem etj.

P.sh.: Filloi të binte një shi i rrëmbyeshëm.

- Foljet që shprehin vazhdimin e një veprimi janë: vazhdoj, vijoj.

P.sh.: Ajo vazhdoi të lexonte librin.

-Foljaqë shprehintensitetin e veprimit është folja vij,e ndjekur nga një folje në përcjellore.

P.sh.: Temperatura vinte duke u ngritur vazhdimisht.

-Për të shprehur mbarimin e një veprimi, në gjuhën shqipe përdoret edhe togfjalëshi i tipit

mbarova së foluri. Në këtë tip togfjalëshi si gjymtyrë e parë përdoret kryesisht folja mbaroj ose

pushoj.4P.sh.: Pushuan së kënduari natën vonë.

3Akademia e shkencave e Shqipërisë, Institutiigjuhësisëdheletërsisë, Gramatika e gjuhësshqipe 1, Tiranë, 2002, fq261.4Akademia e shkencave e Shqipërisë, Institutiigjuhësisëdheletërsisë, Gramatika e gjuhësshqipe 1, Tiranë, 2002, fq265.

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

7

1.2.Foljet kalimtare dhe jokalimtare

Të gjitha foljet, në bazë të marrjes ose mosmarrjes së një kundrinori të drejtë, ndahen në folje

kalimtare (transitive) dhe jokalimtare (intransitive).

Folje kalimtare- quhen ato folje, të cilat emërtojnë veprime, që nuk mbeten tek ai që i kryen,

por shkojnë e bien mbi një person a send tjetër, që në fjali shprehet me anë të një emri, përemri a

çdo fjale tjetër të emërzuar në rasën kallëzore pa parafjalë. Folje kalimtare, pra, quhen ato që

kanë mundësi të marrin kundrina të drejta.5

P.sh.: Vogëlushja kishe humbur rrugën.

Folje jokalimtare- quhen ato folje, të cilat emërtojnë veprime, që mbeten tek ai që i kryen. Të

tilla janë në përgjithësi foljet që tregojnë lëvizje dhe gjendje, si: eci, dal, hyj, shkoj, rri, fle,

vrapoj etj. Pra, folje jokalimtare janë ato që nuk kanë mundësi të marrin kundrinor të drejtë.

P.sh.: Gruaja e moshuar ecte ngadalë.

Disa folje emërtojnë veprime, që nuk ngelin tek ai që i kryen, por bien te personi a sendi i

shprehur në fjali me një kundrinor të zhdrejtë (emër, përemër etj., në rasën dhanore). Meqë këto

folje marrin kundrinor të zhdrejtë, quhen folje kalimtare të zhdrejta. Të tilla janë foljet : (i)

bie, (i) besoj, (i) hipi, (i) flas etj. P.sh.: Bariu i bie fyellit. Unë i besoj shokut.6

1.3.Kategoria gramatikore e vetës

Veta e foljes shpreh lidhjen midis folësit dhe kryefjalës (së shprehur ose të nënkuptueshme) të

fjalisë. Folja ka tri veta.Folja është në vetën e parë (njëjës a shumës) kur kryefjala e fjalisë

përfaqëson vetë folësin ose një grup personash ku bënë pjesë edhe folësi p.sh.: Unë lexoj (ne

lexojmë) çdo ditë.7

5Akademia e shkencave eShqipërisë, Institutiigjuhësisëdheletërsisë, Gramatika e gjuhësshqipe 1, Tiranë, 2002, fq265.6M.Nushi, Gjuha e sotme shqipe, Prishtinë, 2006, fq. 155.7 A.Jashari, F.Çitaku, Morfologjia e zbatuar, Prishtinë, 2013, fq.119.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

8

Folja është në vetën e dytë (njëjës a shumës) kur kryefjala e fjalisë përfaqëson bashkëbiseduesin

ose një grup personash ku bën pjesë edhe bashkëbiseduesi p.sh.: Ti punon (ju punoni) me

ndërgjegje.8

Në vetën e tretë folja është kur kryefjala e fjalisë përfaqëson një a disa frymorë a sende, që nuk

marrin pjesë në bisedim p.sh.: Autobusi u kthye me kohë.

1.4. Kategoria gramatikore e numrit

Numri i foljes varet nga numri i kryefjalës. Folja ka dy numra: njëjës dhe shumës.

Në numrin njëjësfolja emërton një veprim që kryhet nga një person (a send), kurse nënumrin

shumës emërton po atë veprim, por që kryhet nga disa persona (a sende), p.sh.: Pylli

shpërndantenjë freksi të këndshme (njëjës). Pyjet shpërndanin një freski të këndshme

(shumës).9

1.5.Kategoria gramatikore e diatezës

Diateza është ajo kategori gramatikore që shpreh lidhjen midis veprimit të emërtuar nga folja dhe

kryefjala e fjalisë.

Folja ka katër diateza: veprore, mesore, pësore dhe vetvetore. Këto diateza shprehen vetëm me

dy palë forma, siç janë: forma veprore ( ku bën pjesë vetëm diateza veprore) dhe forma

joveprore (ku bën pjesë: diateza mesore, pësore dhe vetvetore).10

Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat

vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza u, si p.sh.: lahem, u lava, jam larë, etj.(për format joveprore),

laj, lava, kam larë, etj. ( për format veprore).11

8 Po aty.9A.Jashari, F.Çitaku, Morfologjia e zbatuar, Prishtinë, 2013, fq. 120.10 M.Nushi, Gjuha e sotme shqipe, Prishtinë, 2006, fq.159.11Po aty.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

9

Diateza veprore-folja është në këtë diatezë kur ka formë veprore dhe emërton një veprim që e

kryen vetë kryefjala, p.sh.: Unë lexova një libër të ri.Nëna hapi dritaren.

Diateza mesore- folja është në këtë diatezë kur ka formë joveprore dhe emërton një veprim që e

kryen vetë kryefjala.Për nga kuptimi foljet e diatezës mesore janë të afërta me foljet jokalimtare.

Në grupin e foljeve të diatezës mesore përfshihen:

a) Folje që emërtojnë lëvizje, si: hidhem, kapem, kthehem, ngrihem, nisem, përpiqem,

mbështetem etj. P.sh.: Unë dhe shoku im u nisëmpërnë shkollë.

b) Folje që emërtojnë veprime psikike-fiziologjike, si: gëzohem,dëshpërohem, hidhërohem,

krenohem, mendohem, mërzitem, pendohem,kollitem etj. P.sh. Fëmija u pendua për

gabimin që bëri.

c) Folje që emërtojnë ndryshime në gjendjen fizike, fiziologjike,psikologjike të kryefjalës ,

si: bëhem, rritem,dobësohem, plakem, qetësohem, nxihem, tkurrem, skuqem etj.P.sh.:

Fëmijët e lumtur u rritënme dashurinë e prindërve.

Diateza pësore- Folja është në këtë diatezë kur ka formë joveprore dhe emërton një veprim që e

kryen dikush tjetër, por e pëson kryefjala. P.sh.: Këto ditë ura u dëmtua nga shirat.

Libri i mirë lexohet shumë.

Diateza vetvetore- Folja është në këtë diatezë kur ka formë joveprore dhe emërton një veprim

që e kryen dhe e pëson kryefjala. Diateza vetvetore është dy llojesh:

Foljet vetvetore të mirëfillta-shprehin një veprim që bie mbi atë që e kryen veprimin.Të tilla

janë foljet : lahem, vishem, mburrem,pastrohem etj.12P.sh.: Gjyshi vishet ngadalë.

Foljet vetvetore të anasjellta (reciproke)- shprehin një veprim që kryhet nga dy e më shumë

persona dhe që e pësojnë atë veprim së bashku. Të tilla janë: takohem,

përshëndetem,përqafohem, zihem etj.13 P.sh.: Nënë e bir u përqafuan me mall.

12 M.Nushi, Gjuha e sotme shqipe, Prishtinë, 2006, fq. 159.13 M.Nushi, Gjuha e sotme shqipe, Prishtinë, 2006, fq. 160.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

10

1.6.Zgjedhimi i foljeve

Zgjedhim quhet tërësia e formave të shtjelluara, që merr folja sipas vetës, numrit, mënyrës dhe

kohës, si dhe e formave të pashtjelluara.

Si trajtë përfaqësuese e foljes shërben veta e parë njëjës e kohës së tashme të mënyrës dëftore në

formën veprore: (unë) ha, pi, punoj, dal, rri etj.14

Sipas temës me të cilën dalin dhe sipas mbaresave që marrin në trajtën përfaqësuese, foljet

ndahen në tri zgjedhime:

Zgjedhimi i parë përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalin me temë në zanore dhe marrin

mbaresën –j: puno-j, la-j, kthe-j, rrëfe-j, gje-j,arri-j, mba-j, bë-j,hy-j etj.15

Zgjedhimi i dytë përfshin foljetqë në trajtën përfaqësuese dalin me temë në bashkëtingëllore dhe

nuk marrin mbaresë: hap, mat, vendos, heq, marr,flas,mbyll, trokas, dal etj.

Zgjedhimi i tretë përfshin foljetqë në trajtën përfaqësuese dalin me temë në zanore dhe nuk

marrin mbaresë: vë, zë, fle, pi, di et.j16

Përveç foljeve që klasifikohen në zgjedhime, ka edhe disa folje të tjera që quhen të parregullta.

Foljet e parregullta mund të jenë:

Folje të parregullta supletive – që ndryshojnë krejtësisht temën në të kryerën e thjeshtë dhe në

pjesore17:

E tashme E kryer e thjeshtë Pjesorja

jap dhashë dhënë

bie rashë rënë

bie prura prurë

ha hëngra ngrënë

jam qeshë qenë

14 B.Beci, Gramatika e gjuhës shqipe, Prishtinë, 2005, fq 124.15 Po aty.16 B.Beci, Gramatika e gjuhës shqipe, Prishtinë, 2005, fq125.17Po aty.

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

11

kam pata pasur

rri ndenja ndenjur

shoh pashë parë

vij erdha ardhur

Foljetë parregullta josupletive- që në të kryerën e thjeshtë dhe pjesore pësojnë ndryshime

fonetike18:

E tashme E kryer e thjeshtë Pjesorja

dua desha dashur

them thashë thënë

vdes vdiqa vdekur

vete vajta vajtur

lë lashë lënë

1.7 Mënyrat e foljes

Në bazë të kuptimeve dhe formave gramatikore përkatëse, në gjuhën shqipe dallohen këto

mënyra të foljes: mënyra dëftore, habitore,lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore. Format

gramatikore që merr folja gjatë zgjedhimit në këto mënyra , quhen forma të shtjelluara.19

1.8.Mënyra dëftore

Mënyra dëftoree paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka të vërtetë ose reale, qoftë ky

pohim, mohim ose pyetje: Iliri po mëson. Iliri nuk po mëson. A po mëson Iliri?20

Mënyra dëftore i ka të tri kohët themelore: kohën e tashme, kohën e shkuar dhe kohën e ardhme.

Koha e tashme ka vetëm të tashmen, ndërsa koha e shkuar ka pesë nënndarje: të pakryrerën, të

18B.Beci, Gramatika e gjuhës shqipe, Prishtinë, 2005, fq.126.19M.Nushi, Gjuha e sotme shqipe, Prishtinë, 2006, fq.158.20 B.Beci, Gramatika e gjuhës shqipe, fq120.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

12

kryerën e thjeshtë, të kryerën, të kryerën e tejshkuar dhe më së të kryerën. Koha e ardhme ka dy

nënndarje: të ardhmen dhe të ardhmen e përparme.21

Koha e tashme (zgjedhimi vepror)

Foljet e zgjedhimit të parë në kohën e tashme marrin këto mbaresa vetore: -j, -n,-n. (njëjës) dhe

-jmë, -ni, -jnë (në shumës). P.sh.: mëso-j,mëson-n, mëson-n, mëso-jmë, mëso-ni, mëso-jnë.22

Foljet e zgjedhimit të dytë nuk marrin mbaresa në tri vetat e njëjësit, ndërsa në shumës marrin

këto mbaresa: - im, -ni, -in. P.sh.: shpreh, shpreh, shpreh, shpreh-im, shpreh-ni, shpreh-in.Foljet

e zgjedhimit të dytësi: marr, dal, flas etj., në vetën e dytë e të tretë njëjës e ndërrojnë –a në –e

(marr-merr, dal-del, flas-flet).23

Foljet e zgjedhimit të tretë në të tri vetat e njëjësit nuk marrin mbaresa , ndërsa në numrin

shumës marrin këto mbaresa: -më,-ni, -në.P.sh.: zë, zë,zë, zë-më, zi-ni, zë-në.24

Koha e shkuar ( zgjedhimi vepror):

Koha e pakryer-Të gjitha foljet duke përfshirë edhe foljet e parregullta, me përjashtim të foljeve

jam dhe kam, në të pakryerën marrinkëto mbaresa vetore: - ja, -je, -te ose –nte (për njëjësin)

dhe –nim,-nit, -nin ( për shumësin). Mbaresën e vetës së tretë njëjës –nte e marrin foljet me

temë në zanore.25

Foljet jam dhe kam në të pakryerën marrin mbaresat vetore –a, -e, -te për numrin njëjës, kurse në

shumës –im, -it, -in. P.sh.: (jam) ish-a, ish-e, ish-te, ish-im, ish-it, ish-in.26

21 M.Nushi, Gjuha e sotme shqipe, Prishtinë, 2006, fq.162.22 M.Nushi, Gjuha e sotme shqipe, Prishtinë, 2006, fq 163.23 Po aty.24 Po aty.25Akademia e shkencave e Shqipërisë, InstitutIigjuhësisëdheletërsisë, Gramatika e gjuhësshqipe 1, Tiranë, 2002,fq.289.26Po aty.

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

13

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

laj hap vë

la-ja hap-ja vi-ja

la-je hap-je vi-je

la-nte hap-te vi-nte

la-nim hap-nim vi-nim

la-nit hap-nit vi-nit

la-nin hap-nin vi-nin

Koha e kryer e thjeshtë- Shumica e foljeve, duke përfshirë edhe mjaft folje të parregullta, në

njëjës marrin mbaresat –a, -e,-i, ose –u ( foljet me temë në bashkëtingëllore k, g, h: prek-u, lag-u,

njoh-u, ose në zanore të theksuar la-u, ble-u, fshi-u).27

Foljet me temë në zanore në vetën e parë e në vetën e dytë njëjës marrin mbaresat –va, -ve:

puno-va, puno-ve, la-va, la-ve.28 Në shumës foljet në temë në zanore marrin mbaresat –më,(-m),

-të,(-t), në, (-n): la-më, la-të, la-në, mësua-m, mësua-t, mësua-n. Foljet në bashkëtingëllore në

shumës marrin mbaresat –ëm, -ët, -ën.29

Foljet e parregullta jam, shoh, lë, them në vetën e parë njëjës marrin mbaresën –shë: qe-shë, pa-

shë, la-shë, tha-shë. Këto folje në vetën e dytë dhe të tretë njëjës nuk marrin mbaresa. Disa prej

tyre në vetën e dytë pësojnë edhe ndërrime a:e ( rashë- re, pashë- pe). Në shumës këto folje

marrin mbaresat: -më, -të, në: pa-më, pa-të, pa-në.30

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

punoj heq vë

puno-va hoq-a vur-a

puno-ve hoq-e vur-e

puno-i hoq-i vur-i

27 A.Jashari, F.Çitaku, Morfologjia e zbatuar, Prishtinë, 2013, fq.124.28Akademia e shkencave e Shqipërisë, Institutiigjuhësisëdheletërsisë, Gramatika e gjuhësshqipe 1, Tiranë, 2002,fq.288.29 A.Jashari, F.Çitaku, Morfologjia e zbatuar, Prishtinë, 2013, fq.124.30Po aty.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

14

punua-m hoq-ëm vu-më

punua-t hoq-ët vu-të

punua-n hoq-ën vu-në

Koha e kryer-Ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të foljes ndihmëse

kam në kohën e tashme.31P.sh. kam (ke, ka, kemi,keni, kanë) larë, rritur, zënë.

Koha më se e kryer-Ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të foljes

ndihmëse kamnë kohën e pakryer.32P.sh.: kisha (kishe, kishte, kishim, kishit, kishin) lexuar,

hapur, pirë.

Koha e kryer e tejshkuar-Ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të

foljes ndihmëse kamnë kohën e kryer të thjeshtë: pata (pate, pati, patëm, patët, patën) mësuar,

shprehur, zënë.33

Koha e ardhme ( zgjedhimi vepror):

E ardhmja- formohet duke u paravënë pjesëzën doformave vetore të kohës së tashme të

mënyrës lidhore.P.sh.: do të mësoj, do të mbyll, do të zë.34

E ardhmja e përparme-Ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes, format vetore të foljes

ndihmëse kam në kohën e ardhme. P.sh.: do të kem (do të kesh, do të ketë, do të kemi, do të

keni, do të kenë) punuar, mbyllur, zënë.

1.9.Mënyra habitore

Paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka të papritur që shkakton habi. P.sh.: Sa qenka

rritur! Ju mësuakeni shumë ! 35 Mënyra habitore ka dy kohë kryesore: të tashmen dhe të

shkuarën. Koha e shkuar ka tri nënndarje: të pakryerën, të kryerën dhe më se të kryerën.

31 A.Jashari, F.Çitaku, Morfologjia e zbatuar, Prishtinë, 2013, fq.125.32Po aty.33Po aty.34 M.Nushi, Gjuha e sotme shqipe, Prishtinë, 2006, fq 172.

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

15

Koha e tashme (zgjedhimi vepror)

Kjo kohë e habitores ndërtohet duke i prapangjitur pjesores së shkurtër të foljes ndajshtesat -

kam,- ke, -ka (për njëjësin) dhe –kemi, - keni,- kanë (për shumësin). Këto ndajshtesa ,siç shihet ,

përkojnë me format vetore të kohës së tashme të ndihmëses kam. Koha e tashme e habitores

është një formë sintetike e përfituar nga përngjitja e dy elementeve të kohës së kryer me rend të

përmbysur. P.sh.: (laj) la-kam, (hap) hap-kam, (vë) vën-kam etj.36

Koha e shkuar ( E pakryera)

Edhe kjo kohë e habitores del me forma sintetike të përfituara duke i prapangjiturpjesores së

shkurtër të foljes ndajshtesat – kësha, -këshe, -kësh –kej (për njëjësin) dhe –këshim, -këshit, -

këshin (për shumësin). Këto kanë dalë nga format vetore të së pakryerës së ndihmëses kam.

P.sh: (laj) la-kësha, (hap) hap-kësha, (vë) vën-kësha.37

E kryera-Kjo kohë ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të kohës së

tashme habitore të ndihmëses kam. 38 P.sh.: paskam(paske,paska, paskemi, paskeni, paskan)

kënduar,mbyllur, pirë.

Më se e kryera-Kjo kohë ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të së

pakryerës habitore të ndihmëses kam.39P.sh.: paskësha (paskëshe, paskësh, paskëshim, paskëshit,

paskëshin) mësuar,hapur, zënë.

1.10.Mënyra lidhore

Folja në mënyrën lidhore shpreh një veprim që folësi e paraqet si të mundshëm, të dëshirueshëm

ose të detyrueshëm. P.sh.: a) Mund ta marr me mend se do të tregoni interes edhe për

vendlindjen time. b) Ne dëshirojmë që të jetojmë gjithmonë në paqe. c) Duhet të flesh se je

35 B.Beci, Gramatika e gjuhës shqipe, Prishtinë, 2005, fq120.36Akademia e shkencave e Shqipërisë, Institutiigjuhësisëdheletërsisë, Gramatika e gjuhësshqipe 1, Tiranë, 2002,fq.291.37Akademia e shkencave e Shqipërisë, Institutiigjuhësisëdheletërsisë, Gramatika e gjuhësshqipe 1, Tiranë, 2002,fq.292.38 Po aty.39Po aty.

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

16

zgjuar herët e je i lodhur.Foljet në mënyrën lidhore kanë përpara gjithmonë pjesëzën të, që është

pjesë përbërse e foljeve të kësaj mënyre.40Mënyra lidhore ka dy kohë kryesore: të tashmen dhe të

shkuarën. Koha e shkuar ka tri nënndarje: të pakryerën, të kryerën dhe më se të kryerën.

Koha e tashme ( zgjedhimi vepror)

Mbaresat e së tashmes së lidhores për të gjitha foljet ndryshojnë nga ato të së tashmes dëftore

vetëm në vetën e dytë e të tretë njëjës. Në vetën e dytë ato janë: -ësh për foljet me temë në

bashkëtingëllore dhe – sh për foljet me temë në zanore: (të hap-ësh, të mëso-sh). Në vetën e tretë

njëjës foljet me temë në zanore , marrin mbaresën –jë( të mëso-jë)dhe atoqë mbarojnë me

bashkëtingëllore mbaresën –ë ( të hap-ë).41

Koha e pakryer-Të gjitha foljet dalin me të njëjtat mbaresa si në të pakryerën e dëftores.

Dallohen vetëm nga prania e pjesëzës të: të mësoja, të hapja, të dija.42

Koha e kryer-Kjo kohë ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të kohës

së tashme lidhore të ndihmëses kam.43P.sh.: të kem (të kesh, të ketë, të kemi, të keni, të kenë)

mësuar, shprehur, zënë.

Koha më se e kryer-Kjo kohë ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të

kohës së pakyer lidhore të ndihmëses kam: të kisha (të kishe, të kishte, të kishim, të kishit, të

kishin) larë, hapur, zënë.44

1.11.Mënyra kushtore

Folja në mënyrën kushtore tregon një veprim që mund të kryhet, po të vërtetohej një kusht. P.sh.:

Sikur të kisha punuar më shumë, do të kaloja më mirë.45Kjo mënyrë ka dy forma kohore: të

tashmen dhe të kryerën.

40 M.Nushi, Gjuha e sotme shqipe, Prishtinë, 2006, fq 177.41 A.Jashari, F.Çitaku, Morfologjia e zbatuar, Prishtinë, 2013, fq.128.42Po aty.43Akademia e shkencave e Shqipërisë, Institutiigjuhësisëdheletërsisë, Gramatika e gjuhësshqipe 1, Tiranë, 2002,fq.294.44Po aty.

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

17

Koha e tashme-formohet nga e pakryera e mënyrës lidhore dhe pjesëza do: do të mësoja, do të

shprehja, do të zija.

Koha e kryer-formohet me ndihmën e foljes ndihmëse kam, jam në mënyrën kushtore dhe

pjesorja e foljes : do të kisha punuar.

1.12.Mënyra dëshirore

Foljet në mënyrën dëshirore e paraqesin veprimin e emërtuar prej tyre si të dëshirueshëm. Ato

shprehin një dëshirë, në formë urimi a mallkimi. P.sh.: Shkofsh e ardhsh shëndosh! Të raftë

pika!46 Mënyra dëshirore ka dy kohë themelore: të tashmen dhe të kryerën.

Koha e tashme (zgjedhimi vepror)

Ndërtohet duke i shtuar temës së posaçme të dëshirores mbaresat: -a, -të (njëjës) dhe –im, -i,-in

(shumës). Tema e posaçme e dëshirores ndërtohet me anë të prapashtesës trajtëformuese –fsh,-

sh. Kur tema e foljes mbaron me zanore, i prapavihet varianti –fsh, ndryshe përdoret trajta –sh:

mëso-fsh-a, shpreh-sh-a. Pas temave me bashkëtingëlloret n dhe sh prapashtesa e dëshirores –sh

ndërrohet në –ç: zënç-a.47

Koha e kryer- ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të së tashmes së

dëshirores të foljes ndihmëse kam: paça (paç, pastë, paçim, paçi, paçin) mësuar, shprehur,zënë.48

1.13.Mënyra urdhërore

Mënyra urdhërore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes në formë urdhëri, kërkese, këshille,

porosie, lutjeje. P.sh.: Punoni më mirë !49 Mënyra urdhërore ka një kohë të tashmen dhe vetëm

vetën e dytë njëjës dhe shumës. Psh. : Ti mëso! – Ju mësoni!

45 M.Nushi, Gjuha e sotme shqipe, Prishtinë, 2006, fq. 179.46 B.Beci, Gramatika e gjuhës shqipe Prishtinë, 2005, fq. 120.47 A.Jashari, F.Çitaku, Morfologjia e zbatuar, Prishtinë, 2013, fq.130.48Po aty.

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

18

1.14.Format e pashtjelluara të foljes

Disa forma gramatikore të foljeve nuk kanë vetë, as numër këto quhen forma të pashtjelluara të

foljes dhe janë: pjesorja, paskajorja, përcjellorjadhemohorja.50

Pjesorja-në gjuhën shqipe është një formë e ngurosur foljore, e cila formohet me anë të

prapashtesave temëformuese: -rë, -r, -ur, -ë, -në:fshirë, punuar, vendosur, vjelë, zënë etj.51

Paskajorja- ndërtohet duke i paravënë pjesores së foljes pjesëzat për të: për të punuar, për të

dëgjuar, për të ngrënë etj.

Përcjellorja- është një formë e pashtjelluar e foljes, që formohet duke i paravënë pjesores së

foljes pjesëzën duke: duke mësuar, duke parë, duke mbyllur etj.52

Mohorja-kjo formë e pashtjelluar e foljes ndërtohet duke i paravënë pjesores së foljes pjesëzen

pa: pa punuar, pa mbaruar, pa mësuar etj.

49 B.Beci, Gramatika e gjuhës shqipe Prishtinë, 2005, fq.120.50 M.Nushi, Gjuha e sotme shqipe, Prishtinë, 2006, fq. 158.51 M.Nushi, Gjuha e sotme shqipe, Prishtinë, 2006, fq. 185.52 M.Nushi, Gjuha e sotme shqipe, Prishtinë, 2006, fq. 186.

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

19

Kapitulli II

2.Mësimi i foljes në klasëne dytë (II)

2.1 Ora I

Lënda mësimore: Gjuhë shqipe

Klasa: II

Njësia mësimore: “ Të dallojmë foljen ”

Tipi i orës:Zhvillim

Mjetet mësimore:Libri “ Gramatika II” ,lapsat, tabela, shkumësi, fotografi.

Metodat mësimore:Metoda ilustruese, metoda e bashkëbisedimit, metoda e aktivitetit praktik.

Fjalët kyçe:Folje, fjalë, veprim, pyetje, ç'bën?.

Objektivat:Në fund të orës nxënësit duhet të jenë në gjendje:

1. Të dallojnë foljen si fjalëqë tregon veprim.

2. Të gjejnë foljet duke u nisur nga pyetja: ç'bën?.

3. Të plotësojnë alfabetin me folje.

Struktura e orës Teknikat e mësimdhënies Koha

Evokim Stuhi mendimesh 10

Realizim Lexo, puno në dyshe 25

Reflektim Alfabeti i njëpasnjëshëm 10

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

20

Evokim

Paraqes para nxënësve disa fotografi të ndryshme dhe pyes : Çfarë po shikoni në fotografinë e

parë, dytë, tretë dhe katër ?

Disa nxënës ngriten për të shkruar përgjigjen e tyre në tabelë.

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

21

Më pas pyes nxënësit: Çfarë kuptojmë përmes këtyre shembujve? Fjalët e nënvizuara: shkruan,

luajnë etj., çfarë mendoni që janë?

Pasi dëgjojmë mendimet e nxënësve u parashtrohet pyetja : Po ju ç'veprime bëni gjatë ditës?

Veprimet e nxënësve shënohen në tabelë nga mësuesja.

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

22

Realizim

Shënohet njësia mësimore në tabelë dhe ju shpjegohet nxënësve që: Fjalët që tregojnë veprime

që bëjnë njerëzit, kafshët dhe sendet quhen folje. Pra, të gjitha veprimet që përmendëm më parë

janë folje. Foljet gjenden me pyetjen-Ç'bën?

Hapen librat, lexohen fjalitë e tekstit dhe përkufizimi i foljes. Pastaj nxënësit plotësojnë

ushtrimet nga libri në mënyrë individuale.

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

23

Pasi përfundojnë punën e tyre nxënësit i krahasojnë detyrat me shokun në krah.

Më pas nxënësit bëjnë krahasimin e detyrave me tërë grupin dhe me ndihmën e mësueses bëhen

korrigjime nëse ka.

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

24

Reflektim

Nxënësve në grupe ju shpërndahet alfabeti i njëpasnjëshëm dhe detyrë e nxënësve është që çdo

shkronjë të alfabetit ta plotësojnë me nga një folje, brenda një kohe të caktuar.

Përfaqësuesit e gupeve lexojnë shkronjat e plotësuara dhe shpallet fituesi i grupit që ka plotësuar

më shumë dhe më saktë.

Detyrë shtëpie: Gjeni katër folje dhe formoni fjali me to.

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

25

2.2. Ora II

Lënda mësimore: Gjuhë shqipe

Klasa: II

Njësia mësimore: “ Zgjedhimi i foljeve”

Tipi i orës:Zhvillim

Mjetet mësimore:Hameri, tabela, shkumësa me ngjyrë, teksti, lapsat, fletë A4.

Metodat mësimore: Metoda e bashkëbisedimit, metoda e aktivitetit praktik.

Fjalët kyçe:Folje, zgjedhim, kryefjala, mbaresa.

Objektivat:Në fund të orës nxënësit duhet të jenë në gjendje:

1. Të shoqërojnë me shigjetë foljet në vetën e duhur.

2.Të përshtatin kryefjalën dhe foljen në vetë e në numër.

3. Të zgjedhojnë foljet e caktuara.

Struktura e orës Teknikat e mësimdhënies Koha

Evokim Diskutim 10

Realizim Punë e drejtuar 25

Reflektim Tryeza e rrumbullakët 10

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

26

Evokim

Vendos në tabelë një hamer dhe u sqarohet nxënësve që në njërën anë kemi të shkruar vetat në

njëjës dhe shumës, ndërsa në anën tjetër kemi foljen dua, pastaj u parashtrohet pyetja: Si mund të

lidhim vetat me këto folje? Disa nxënës ngriten për t'i lidhur me shigjetë sipas mendimit të tyre.

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

27

Realizim

Pastaj zgjedhimi i foljes dua shkruhet në tabelë nga mësuesja sipas renditjes së saktë dhe jushpjegohet nxënësve se folja dua ndryshon sepse ndryshon kryefjala (unë, ti, ai-ajo, ne, ju, ata-ato) e foljes dua. Në këtë rast themi se folja zgjedhohet. Për të kuptuar më mirë njësinë marrimdisa shembuj duke i pyetur nxënësit: A mund te themi­ unë duam një top? Atëherë, si duhet tëthemi?

Shënohet njësia mësimore në tabelë dhe hapen librat. Kërkohet nga një nxënës të lexojëshembullin në tekst dhe pastaj të drejtuar nga mësuesja ata përsërisin zgjedhimin e foljes sëdhënë në tekst.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

28

Më pas punohen ushtrimet nga libri. Në detyrën e dytë dhe të tretë kërkohet zgjedhimi i

foljeve zbukuroj dhe dëgjoj. Mësuesja fton nxënësit në tabelë për të zgjedhuar këto folje.

Pasi nxënësit përfundojnë zgjedhimin e foljeve, mësuesja ju sqaron nxënësve mbaresat që marrin

këto folje.

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

29

Ndërsa detyra e katërt dhe e pestë plotësohen nga nxënësit në mënyrë individuale dhe pastaj disa

nxënës lexojnë zgjidhjen e detyrave, nxënësit e tjerë përcjellin me vëmendje shokët e tyre duke

pohuar saktë ose pasaktë.

Reflektim

Në këtë fazë të orës ndahen nxënësit në katër grupe dhe secilit grup nga mësuesja i caktohet një

folje.

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

30

Detyrë e nxënëve është që të ndarë në gupe të zgjedhojnë foljen e caktuar më parë në fletën e

palosur në formë fizarmonike, të përgatitur nga mësuesja. Secili anëtar i grupit pasi shkruan

idenë e tij e palos pjesën ku ka shkruar, që të tjerët të mos e lexojnë dhe ja përcjell fletën shokut

në krah sipas radhës. Kështu të gjithë nxënësit janë pjesmarrës në zgjedhimin e foljes.

Pasi përfundojnë,të gjithë anëtarët e grupit e hapin fletën. Përfaqësuesit e grupeve lexojnë punën

e bërë dhe bëjmë korrigjimet e mundshme.

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

31

Kapitulli III

3.Mësimi i foljes në klasëne pestë (V)

3.1.Ora I

Lënda mësimore: Gjuhë shqipe

Klasa:V

Njësia mësimore: “ Folja dhe zgjedhimi i saj”

Tipi i orës:Zhvillim

Mjetet mësimore:Libri“ Gramatika V”, shkumësa me ngjyrë, hamer, fletë A4, stilolapsa.

Metodat mësimore:Metoda e bashkëbisedimit, metoda e aktivitetit praktik.

Fjalët kyçe:Folje, zgjedhim, mbaresë, kohë, vetë.

Objektivat:Në fund të orës nxënësit duhet të jenë në gjendje:

1. Të tregojnë ndryshimet në ndërtimin e foljes në kohën e tashme, të shkuar dhe të ardhme.

2. Të dallojnë zgjedhimin e foljes.

3. Të zgjedhojnë folje në kohë të ndryshme.

Struktura e orës Teknikat e mësimdhënies Koha

Evokim Bashkëbisedim 10

Realizim Minileksion ∕ Punë e pavarur 25

Reflektim Punë në gupe 10

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

32

Evokim

Shkruaj në tabelë tri fjali dhe pyes nxënësit: Çfarë janë fjalët e nënvizuara? Dëgjohen mendimet

e nxënësve.

Nxënësit dhanë përgjigje të sakta që fjalët e nënvizuara ishin folje dhe pastaj pyesim nxënësit:

Në cilën kohë janë të shkruara këto folje? Disa nxënës ngriten për të shkruar kohët e foljeve të

shënuara në tabelë.

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

33

Pastaj nxënëve ju parashtohet pyetja: A ka ndryshuar formë folja lexoj në këto fjali? Nxënësit

tregojnë ndryshimet që vërejnë.

Nënvizohen në tabelë këto ndryshime që vërejnë nxënësit tek folja lexoj në kohën e tashme, të

shkuar dhe të ardhme.

Page 34: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

34

Realizim

Shënohet njësia mësmore dhe vendoset në tabelë një hamer me zgjedhimin e foljes ndërtoj, në

kohë të ndryshme dhe u shpjegohet nxënësve shembulli kur folja ndërtoj është në kohën e

tashme dhe shihet se si do të ndryshojë ajo në kohët e tjera. Nxënësve ju shpjegohet që pjesa e

pandryshueshme e një foljeje është tema e foljes (ndërto). Pjesë e ndryshueshme e një foljeje

janë mbaresat dhe pjesëzat që ajo merr sipas kohëve. Foljet ndryshojnë sipas vetave (unë ndërtoj,

ti ndërton etj.), sipas numrit (unë ndërtoj, ne ndërtojmë etj.), sipas kohëve (unë ndërtoj, unë

ndërtoja etj.) dhe sipas mënyrave (unë punoj, unë të punoj, unë punofsha etj.).

Page 35: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

35

Më pas hapen librat fq. 154 dhe udhëzohen nxënësit që në mënyrë individuale të plotësojnë

ushtrimet nga libri.

Pasi nxënësit përfundojnë punën e tyre, disa nxënës ngriten për të lexuar zgjidhjen e detyrave.

Nxënësit dëgjojnë me vëmendje shokët që marrin fjalën dhe nëse vërejnë ndonjë gabim tek

detyrat atëherë ngritin dorën dhe korrigjojnë shokët e tyre, poashtu nëse është nevoja korrigjimi

bëhet edhe nga mësuesja.

Page 36: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

36

Reflektim

Ndahen nxënësit në pesë grupe dhe secilit grup i caktohet nga mësuesja të zgjedhojnë foljen

mësoj në fletë A4. Gupi i parëka për detyrë të zgjedhoj foljen mësoj në kohën e pakryer, grupi i

dytë në kohën e kryer të thjeshtë, grupi i tretë në kohën e kryer, grupi i katërt në kohën e tashme

dhe grupi i pestë në kohën e ardhme.

Pas përfundimit të detyrës së dhënë, secili grup vendos në tabelë fletët dhe përfaqësuesit e

grupeve dalin me radhë në tabelë për t'i lexuar. Nxënësit dëgjojnë shokët dhe shoqet e tyre dhe

shikojnë nëse ndonjë grup ka bërë gabime. Në raste të tilla bëhet përmirësimi i tyre.

Detyrë shtëpie: Detyra e pestë në libër fq.150.

Page 37: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

37

3.2. Ora II

Lënda mësimore: Gjuhë shqipe

Klasa:V

Njësia mësimore: “ Foljet dal, marr, sjell, nxjerr, vjel, mjel në kohën e kryer”

Tipi i orës:Zhvillim

Mjetet mësimore:Teksti, tabela, shkumësi, silolapsat, fletë A4.

Metodat mësimore:Metoda e bashkëbisedimit, metoda e aktivitetit praktik.

Fjalët kyçe:Sjell, dal,mbyll, zgjedhim, koha e kryer.

Objektivat:Në fund të orës nxënësit duhet të jenë në gjendje:

1. Të klasifikojnë foljet e dhëna sipas kohëve.

2. Të dallojnë ndërtimin e foljeve në kohën e kryer.

3.Të përdorin drejt foljet në kohën e kryer.

Struktura e orës Teknikat e mësimdhënies Koha

Evokim Vëzhgo- Dallo 10

Realizim Të nxënit bashkëpunues 25

Reflektim Shkëmbe një problem 10

Page 38: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

38

Evokim

Vendosen disa folje në kohë të ndryshme në tabelë të përgatitura në fletë të vogla nga mësuesja

dhe ftohen nxënësit në tabelë që t'i grupojnë këto folje sipas kohëve.

Pasi grupohen foljet nga nxënësit në kohën e tashme, kohën e kryrer të thjeshtë dhe kohën e

kryer, nxënëve u parashtrohen këto pyetje:

Te folja sjell, çfarë ndryshime vërejmë në kohën e kryer të thjeshtë dhe në kohën e kryer?

Po te folja dal, çfarë ndryshime vërejmë?

Ndërsa folja mbyll, a ka ndryshuar? Dëgjohen përgjigjet e nxënësve rreth këtyre pyetjeve.

Page 39: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

39

Realizim

Nga foljet e grupuara në tabelë mësuesja shpjegon njësinë mësimore dhe njëkohësisht nënvizon

ndryshimet që pësojnë foljet në kohën e kryer. Nxënësve ju shpjegohet që foljet dal, sjell, marr,

vjel etj. që në të kryerën e thjeshtë i ndërrojnë tingujt a-o dhe je-o në kohën e kryer dalin me-ë.

Gjithashtu përpara foljes shtohet folja ndihmëse kam. Ndërsa foljet mbyll, korr, ul etj., të cilat

nuk e ndryshojnë temën e tyre në kohën e kryer,ato marrin vetëm mbaresa si p.sh.: kam mbyll-ur,

kam korr-ur etj.

Hapet libri faqe 156 dhe kërkohet nga një nxënës të lexohet shembulli i dhënë në libër. Më pas,

nxënësit në grupeplotësojnë detyrat nga libri, ashtu siç caktohet nga mësuesja. Grupi një dhe dy

detyrën e dytë, grupi tre dhe katër detyrën e tretë dhe grupi pesë dhe gjashtë detyrën e katërt.

Page 40: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

40

Pastaj çdo grup paraqet punën e vet. Diskutohet dhe vlerësohet puna e çdo grupi.

Reflektim

Ju shpërndahen nxënësve fletë A4 në grupe dhe udhëzohen nxënësit të shkruajnë pesë folje në

kohën e kryer.

Page 41: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

41

Pasi të shkuhen foljet në kohën e kryer, kërkohet nga nxënësit të shkëmbejnë fletët me grupet

fqinje dhe me ato folje që ka shkruar grupi tjetër të ndërtojnë fjali.

Fjalitë e ndërtuara lexohen nga secili grup dhe shikohet nëse ka ndonjë gabim.

Detyrë shtëpie: Fletore pune.

Page 42: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

42

Përfundimi

Është ndjenjë e mrekullueshme të jesh në rolin e mësimdhënëses. Gjatë orëve që i kam realizuar

me nxënës të klasës së dytë dhe të pestë kam përjetuar për pak çaste këtë kënaqësi.

Mësimdhënësi duhet të jetë frymëzues, të rrezatoj në shikimin e tij një dëshirë për mësimdhënie,

një vetëbesim për orë të suksesshme.

Gjithashtu planifikimi i orës mësimore është shumë i rëndësishëm. Qëllimi im ishte të realizoj

nga dy orë mësimore rreth foljes. Këto dy orë i realizova në klasën e dytë dhe të pestë për të

sjellë përvojen time të shkurtër rreth dallimeve në realizimin e mësimit të foljes në këto dy klasë.

Fillimisht dy njësitë rreth foljes për klasën e dytë: “Të dallojmë foljen” dhe “ Zgjedhimi i

foljeve” ishin shumë të thjeshtëzuara. Ndërsa në klasën e pestë , pasi nxënësit kanë përvetësuar

disa njohuri rreth foljes dhe gjithashtu kanë një nivel mendor më të lartë , njësitë rreth foljes janë

më të zgjeruara.

Objektivat për klasën e dytë janë më të thjeshta, ndërsa për klasën e pestë kërkohet një aktivitet

mendor më i madh. Gjatë zhvillimit të orëve mësimore kam përdorur teknika të ndryshme, të

cilat jam munduar t'i zgjedh me kujdes që nxënësit t'i përvetësojnë mësimet në mënyrën më të

lehtë. Në klasën e dytë, gjatë realizimit të dy njësive mësimore kam përdorur teknikat: Stuhi

mendimesh, lexo puno në dyshe, punë e drejtuar, alfabeti i njëpasnjëshëm, tryeza e rrumbullakët

etj. Këto teknika i kam përdorur që të nxis pjesmarrjen e nxënësve në mësim, që nxënësit të

bashkëpunojnë si dhe të praktikojnë njohuritë e reja. Gjithashtu kam përdorur fotografi gjatë

mësimit sepse mjetet pamore kanë ndikim efektiv në mësimdhënie.

Kurse në klasën e pestë, gjatë realizimit të dy njësive mësimore kam përdorur teknikat: Punë e

pavarur, punë në grupe, vëzhgo-dallo, bashkëbisedim, shkëmbe një problem etj. Nxënësit janë

pak më të rritur kështuqë jam munduar t'i nxis për të diskutuar, analizuar, hetuar, krijuar.

Orët mësimore i kam planifikuar duke iu përshtatur nevojave, aftësive të nxënësve, dëshirave të

tyre. Kam nxitur aktivitet tek të dy klasët. Në punën praktike është vërejtur që objektivat janë

realizuar siç është planifikuar. Një planifikim i kujdesshëm i orës mësimore rezulton me sukses.

Page 43: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · Forma joveprore dallohet nga forma veprore me anë të mjeteve gramatikore, siç janë: mbaresat vetore, foljet ndihmëse dhe pjesëza

43

Literatura

M.Nushi, Gjuha e sotme shqipe, Prishtinë, 2006.

Akademia e shkencave e Shqipërisë, Institutiigjuhësisëdheletërsisë, Gramatika e

gjuhësshqipe 1, Tiranë, 2002.

B.Beci, Gramatika e gjuhës shqipe, Prishtinë, 2005.

A.Jashari, F.Çitaku, Morfologjia e zbatuar, Prishtinë, 2013.

B.Beci, Gjuha shqipe II, Pejë, 2008.

B.Beci, Gjuha shqipe V, Pejë, 2007.

I. Alushaj, M.Tërova, N. Pepivani, Libër mësuesi për tekstin gjuha shqipe II,

Tiranë, 2008.

B. Çekrezi, I. Alushaj, A. Xhaferaj, Libër për mësuesin gjuha shqipe V, Tiranë,

2008.