punim diplome · 2018-12-26 · 6 abstrakt fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre...

45
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT DREJTIMI: PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Inkluzioni - Sfidë në arsimimin e nxënësve me nevoja të veçanta Udhëheqësi shkencor: Kandidatja: Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi Dorina Fetahaj Gjakovë, 2018

Upload: others

Post on 03-Mar-2020

24 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

DREJTIMI: PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Inkluzioni - Sfidë në arsimimin e nxënësve me nevoja të veçanta

Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi Dorina Fetahaj

Gjakovë, 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

Ky punim diplome u mbrojt me ____/____/_______ para komisionit vlerësues në

përbërje

1. __________________________ Kryetar

2. __________________________ Anëtar

3. __________________________ Mentor

Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit Vlerësues

1. _______________

2. _______________

3. _______________

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën _____________ (___)

Page 3: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

3

MIRËNJOHJE

Së pari dëshiroj të falënderoj udhëheqësin shkencor Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi për

ndihmën dhe këshillat e tij që më ndihmuan përfundimin e këtij punimi të diplomës kaq të

rëndësishëm për mua.

Gjithsesi mirënjohje dhe falënderime për të gjithë profesorët e Universitetit “Fehmi

Agani” ku në saje të profesionalizmit të tyre mundësuan finalizimin e studimeve tona.

Mirënjohje dhe falënderime për më të shtrenjtë familje, veçanërisht prindërit e mi që nuk

e kursyen asnjëherë veten për të ardhmen time, faleminderit që ishit forca dhe mbështetja

ime më e madhe.

Shoqëri e dashur falënderime edhe për ju që ishit bashkudhëtaret e mi gjatë këtyre katër

viteve, pa ju studimet nuk do të kishin kuptim, mirënjohëse për çdo ditë të kaluar së

bashku.

Pafundësisht mirënjohëse.

Page 4: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

4

PËRMBAJTJA

ABSTRAKT…………………………………………………………………………… 6

ABSTRACT……………………………………………………………………………. 7

HYRJE ………………………………………………………………………………… 8

KAPITULLI I. ARSIMI GJITHËPËRFSHIRËS ………………………………… 9

1.1 Shkollat gjithëpërfshirëse………………………………………………………... 10

1.2 Klasat gjithëpërfshirëse dhe roli i mësimdhënësit………………..……………... 11

1.3 Kush e mbështet shkollën gjithëpërfshirëse……………………………………... 12

1.4 Edukatori mbështetës …………………………………………………………... 12

1.5 Mësuesi mbështetës …………………………………………………………….. 13

1.6 Mësuesi udhëtues ………………………………………………………………. 13

1.7 Psikologu ………………………………………………………………………. 14

1.8 Pedagogu ………………………………………………………………………. 15

KAPITULLI II. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT………………………… 16

2.1 Objektivat e hulumtimit ………………………………………………………. 16

2.2 Qëllimi i hulumtimit ………………………………………………………….. 16

2.3 Detyrat e hulumtimit ………………………………………………………….. 17

2.4 Metodat dhe teknikat e hulumtimit ……………………………………………. 17

2.5 Hipoteza e hulumtimit …………………………………………………………. 19

2.6 Popullacioni dhe mostra e hulumtimit ………………………………………... 20

2.7 Rëndësia e hulumtimit ………………………………………………………... 20

2.8 Organizimi i hulumtimit ………………………………………………………. 20

KAPITULLI III. EDUKIMI I FËMIJËVE ME NEVOJA TË VEÇANTA……. 21

4. Plani individuali i arsimit (PIA)………………………………………………… 22

4.1 Kush duhet të ketë një plan individual të arsimit……………………………… 23

Page 5: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

5

5. Bashkëpunimi i shkollës gjithëpërfshirëse me prindërit ……………………….. 24

6. Mësimdhënësi i suksesshëm…………………………………………………… 25

DEKLARATA SALAMANCA ……………………………………………………. 27

KAPITULLI IV. ANALIZA DHE INTERPRETIMI I REZULTATEVE …… 28

Paraqitja tabelare dhe grafike e të dhënave ………………………………………… 29

Analiza e hipotezave………………………………………………………………… 37

PËRFUNDIMI…………………………………………………………………… .. 38

Rekomandimet ……………………………………………………………………… 39

Referencat …………………………………………………………………………... 40

Literatura ……………………………………………………………………………. 41

Shtojca ………………………………………………………………………………. 43

Page 6: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

6

ABSTRAKT

Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një

sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë hulumtim do të flitet për gjithëpërfshirjen e

nxënësve me nevoja të veçanta në arsimimin e rregullt, arsimin dhe shkollat

gjithëpërfshirëse, klasat gjithëpërfshirëse dhe rolin e mësimdhënësit, si dhe

bashkëpunimin e shkollave gjithëpërfshirëse me prindërit ku ata konsiderohen si partner

të rëndësishëm sepse ata e njohin më së miri fëmijën e tyre. Arsimi publik është një e

drejtë e qytetarëve ne çdo shoqëri, e drejta për arsim për fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të

veçanta arsimore është realizuar vetëm në shkallë të ndryshme në vende të botës. Në

shumë vende, qasja në arsim është ende e mohuar ose e kufizuar në bazë të gjinisë, racës,

gjendjes ekonomike apo sociale, ose nevojave të veçanta. Për fëmijët dhe të rinjtë me

nevoja të veçanta, e drejta për arsimim është realizuar vetëm në dekadat e fundit.

Shumica e fëmijëve me nevoja të veçanta ndajnë përvojën se si iu është mohuar qasja në

arsim. Për këto grupe të fëmijëve, arsimi mbetet ajo që ishte kohë më parë, një

përgjegjësi e familjes, ku si fëmijët dhe prindërit hasin në shumë paragjykime dhe sfida

gjatë arsimimit.

Fjalët kyqe: Fëmijë me nevoja të veçanta, gjithëpërfshirje, arsimim, klasa të rregullta.

Page 7: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

7

ABSTRACT

Children with special needs and their involvement in regular classes remain a challenge

in our education system. This research will cover the inclusion of students with special

needs in regular education, inclusive education and schools, inclusive classes and the role

of the teachers as well the cooperation of inclusive schools with parents where they are

considered as an important partner because they know the best their child. Public

education is a right of citizens in every society, the right ef education for children and

young people with special educational needs is realized only at different levels in the

world. In many countries, access to education is still denied or limited by gender, race,

economic or social status, or special needs. For children and young people with special

needs, the right to education has been realized only in the last decades. Most children

with special needs share the experience of being denied access to education. For these

groups of children, education remains what was long ago, a family responsibility where

both parents and children encounter many prejudices and challenges in education.

Key words: Children with special needs, iclusiveness, education, regular classes.

Page 8: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

8

HYRJE

Është e drejta e çdo fëmije të arsimohet në shkolla dhe të trajtohet me dinjitet.

Mësimdhënia duhet t’i përshtatet specifikave, nevojave dhe mundësive të çdo nxënësi.

Shkolla është e njëjtë për të gjithë fëmijët dhe për vijimin e saj, të gjithë kanë shanse të

barabarta, pavarësisht nga aftësitë që ka gjithsecili. Edukimi Inkluziv ndodh kur të gjithë

fëmijët pa dallim, marrin pjesë dhe mësojnë së bashku në të njëjtën klasë. Hulumtimet

tregojnë se kur një fëmijë me dëmtime, ndjekë klasën së bashku me kolegët e tjerë që nuk

kanë dëmtime, gjërat e mira do të ndodhin. Tani e dimë se kur fëmijët janë arsimuar së

bashku, rezultatet pozitive akademike dhe shoqërore do të ndodhin për të gjithë fëmijët e

përfshirë, në këtë mënyrë edhe fëmijët me nevoja të veçanta kalojnë pjesën më të madhe

të kohës, me fëmijët e tjerë. Edukimi Inkluziv ndodh kur ka mbrojtje të vazhdueshme,

planifikim, mbështetje dhe angazhim. Gjithëpërfshirja nënkupton pjesëmarrje, nënkupton

të mësosh së bashku me të tjerët duke bashkëpunuar me bashkëmoshatarët, e duke ndarë

të njëjtat përvoja të të nxënit. Në këtë mënyrë, ky proces ndihmon të gjithë fëmijët të

njohin, pranojnë e vlerësojnë veten. Nxënësit me nevoja të veçanta janë anëtarë të

shoqërisë dhe kanë të drejtë të qëndrojnë brenda komuniteteve të tyre lokale. Ata duhet të

përfitojnë mbështetjen për të cilën kanë nevojë brenda strukturave të zakonshme të

arsimit, shëndetit, punësimit dhe shërbimeve sociale. Arsimi gjithëpërfshirës është një

proces i nisur në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar dhe po përparon me ritme të shpejta,

ku fëmijët me nevoja të veçanta tash janë pjesë e shkollave të rregullta dhe jo pjesë e

edukimit special që i largonte nxënësit larg njerëzve, larg syrit të shoqërisë në vende të

veçuara. Edukimi Inkluziv përfshinë ristrukturimin e kulturës, politikat dhe praktikat

shkollore që do të thotë se ato duhet t’u përgjigjen diversitetit të nxënësve në lokalitetin

e tyre. Inkluzioni nënkupton barazi në arsimim dhe shkollim, nënkuptohet e drejta

themelore për arsimim të cilën duhet ta gëzojnë të gjithë fëmijët.

Page 9: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

9

I. ARSIMI GJITHËPËRFSHIRËS

Arsimi gjithëpërfshirës nënkupton nxënës të ndryshëm dhe të veçantë ku pavarësisht

nevojave, gëzojnë të njëjtat mundësi për edukim dhe shoqërizim. Arsimi gjithëpërfshirës

kundërshton idenë e veçimit të nxënësve për të mësuar dhe nxit frymën e përfshirjes

sociale dhe solidaritetin në mbështetje të nxënësve me nevoja të veçanta. Sistemet

gjithëpërfshirëse ofrojnë një arsim më cilësor për të gjithë fëmijët. Qasja e arsimit

gjithëpërfshirës bazohet te parimi bazë: të gjithë fëmijët duhet të mësojnë së bashku,

pavarësisht ndryshimeve dhe sfidave të tyre. Fëmijët mund të gëzojnë së bashku jo vetëm

orët e mësimdhënies dhe veprimtaritë në klasë, por edhe veprimtaritë jashtëshkollore dhe

vizitatë në terren. 1Përfshirja sociale është një çështje e të gjithë shoqërisë dhe jo vetëm e

sistemit arsimor. Arsimi gjithëpërfshirës, si një hap i parë drejt përfshirjes sociale, është

në dobi të të gjithë shoqërisë. Përvoja e shekullit të kaluar i dha një mësim të çmuar

shoqërisë se veçimi i një pjese të nxënësve në shkolla të veçanta ka efekte negative në

jetën e tyre të mëtejme por edhe të shoqërisë në përgjithësi. Në shumë sisteme arsimore të

vendeve të ndryshme, gjithëpërfshirja është bërë tashmë realitet, por i shoqëruar me

vështirësi të shumta. Me këtë sfidë po ballafaqohet edhe Kosova, e cila po bënë përpjekje

në drejtim të realizimit të konceptit të arsimit gjithëpërfshirës. Gjithëpërfshirja si filozofi

arsimore është relativisht e re në Kosovë, edhe si koncept edhe si praktikë. Ky koncept

dhe kjo praktikë ka ardhur në Kosovë pas vitit 1999 bashkë me reformat tjera arsimore.

Gjithëpërfshirja në arsim ka si synim përfshirjen e të gjithë fëmijëve pa dallim race,

gjinie, etnie, aftësie nevoje të veçantë apo ndonjë dallim tjetër në shkollën më të afërt të

rregullt. Arsimi gjithëpërfshirës nxit në mënyrë të veçantë respektimin e të drejtave të

fëmijëve me nevoja të veçanta dhe është njëri prej hapave, mbase më i rëndësishmi, për

krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse. Procesi i arsimit gjithëpërfshirës ka sjellë

ndryshime në legjislacion, rregullore, organizim dhe praktika të reja arsimore. Gjithsesi,

procesi i gjithëpërfshirjes në vendin tonë, kushtëzohet nga historiku, situata sociale,

ekonomike e politike që luajnë një rol të rëndësishëm.

1 Lindsay, G. (2007). Psikologji edukative dhe efikasitetin për arsimin gjithëpërfshirës|mainstreaming,

British Journal of Educatonal psychological.

Page 10: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

10

1.1 Shkollat gjithëpërfshirëse

Shkollat gjithëpërfshirëse promovojnë dhe sigurojnë edukim dhe arsimim për të gjithë

fëmijët pa marr parasysh kushtet e tyre fizike, intelektuale, shoqërore, emocionale dhe

gjuhësore. 2Gjithëpërfshirja është proces i cili nuk mund të arrihet brenda një kohe të

shkurtër. Kjo ka si synim ndryshimin e vazhdueshëm të sistemit arsimor, të shkollës por

edhe të vete mësimdhënësit për ta bërë atë më fleksibil, më të përshtatshëm për t’ju

përgjigjur nevojave dhe larmisë së nxënësve. Synimi është që shkolla të jete një vend ku

çdo fëmijë apo nxënës të ketë mundësi të shpalosë vlerat individuale, të ndjehet i pranuar

dhe i vlerësuar dhe të përfitojë maksimalisht nga procesi mësimor.

Shkolla gjithëpërfshirëse promovon dhe respekton këto parime:

Përfshirjen, edukimin dhe arsimimin e çdo nxënësi.

Eliminimin e pengesave të çdo nxënësi në mësimnxënie.

Planifikimi i mësimdhënies duke marr parasysh nevojat e secilit nxënës në klasë.

Nxënësit janë të përfshirë në mënyrë aktive në mësimdhënie.

Mësuesit planifikojnë dhe vlerësojnë në bashkëpunim me njëri tjetrin.

Mësuesit dhe nxënësit trajtojnë njëri-tjetrin me respekt.

Ekziston partneriteti midis shkollës dhe komunitetit.

Drejtoria e shkollës dhe mësuesit bashkëpunojnë.

Nxënësit vlerësohen në mënyrë të drejt.

Shkolla përpiqet të minimizojë çdo formë të diskriminimit.

Shkolla përpiqet të pranojë të gjithë nxënësit e zonës që mbulon.

Shkolla organizon grupe të mësimdhënies, në mënyrë që të ndihmoj të gjithë

nxënësit që kanë vështirësi në të nxënë.

Organizon trajnime të mësuesve që t’ju ndihmojë atyre në trajtimin e larmisë së

nevojave të nxënësve. Praktikat e punës me fëmijët me nevoja të veçanta

shfrytëzohen, për zvogëlimin e pengesave në mësimdhënie.

2 Musa, Bardhyl, (1990). Psikologji edukimi Tiranë

Page 11: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

11

1.2 Klasat gjithëpërfshirëse dhe roli i mësimdhënësit

Klasë gjithëpërfshirëse është ajo në të cilën janë përfshirë të gjithë nxënësit pavarësisht

nga pengesat që mund të i kenë. 3Gjithëpërfshirja është term i cili i referohet të gjithë

nxënësve. Çdo nxënës ka nevoja dhe aftësi të ndryshme dhe për këtë arsye ka nevojë që

mësimdhënësi të ketë informata për fëmijët, në mënyrë që mësimdhënia e cila zhvillohet

të jete e përshtatshme me nevojat dhe interesimet individuale të nxënësve. Janë disa

elemente që e karakterizojnë klasën gjithëpërfshirëse:

Partneriteti dhe bashkëpunimi me mësimdhënës tjerë, stafin profesional të

shkollës dhe prindër janë kyqe për përmirësimin e arritjes se të gjithë fëmijëve,

përfshirë edhe ata me nevoja të veçanta arsimore.4

Organizimi i përshtatshëm i klasës për të gjithë fëmijët, përfshirë edhe

organizimin brenda orëve mësimore duke angazhuar të gjithë fëmijët në aktivitete

me interes për ta, mund të përfitohet kohë e disponueshme në klasë për të

përkrahur me mësim shtesë apo punë individuale për fëmijët me nevoja të veçanta

arsimore.

Zhvillimi i aktiviteteve interaktive me nxënës në të cilat përfshihen të gjithë, pa

marrë parasysh nevojat e theksuara të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.

Fëmijët në klasë janë një bashkësi e tërë, dhe çdo fëmijë ka nevojë për të

stimuluar imagjinatën e tyre të mjaftueshme për t’i bërë ata të duan të mësojnë

dhe të përkrahin njëri tjetrin.

Përdorimi i metodave dhe teknikave të ndryshme të mësimdhënies.

Hartimi i materialeve didaktike të përshtatshme për moshën e nxënësve, literatura,

mjetet dhe pajisjet ndihmëse që ndihmojnë të gjithë për zhvillim të mësimdhënies,

mësimnxënies dhe planeve individuale në mënyrë efikase dhe të përshtatshme për

çdo fëmijë.

3Zabeli, Naser. (2010). Edukimi Inkluziv, Prishtinë. 4 Musa, Bardhyl. (1999). Psikologji edukimi. Tiranë.

Page 12: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

12

1.3 Kush e mbështet shkollën gjithëpërfshirëse?

Arsimi gjithëpërfshirës si filozofi arsimore për t’u jetësuar, kërkon edhe mekanizma

mbështetës të cilët i ndihmojnë institucionet arsimore në sigurimin e gjithëpërfshirjes. Në

kuadër të kësaj në Kosovë funksionojnë disa mekanizma të cilët i mbështesin

institucionet arsimore në këtë fushë si:

1.4 Edukatori mbështetës

Në bashkëpunim me edukatoret identifikon fëmijët me nevoja të veçanta sipas

grupmoshave. Planifikon dhe organizon aktivitete të përbashkëta me edukatoret e

grupeve ku ka fëmijë me nevoja të veçanta, si dhe sipas nevojës punon edhe

individualisht me ata. Përpilon planin individual të arsimit bashkë me edukatoret e

rregullta, prindin dhe anëtarët tjerë të ekipit të PIA dhe po ashtu ndihmon në

vetëdijesimin e stafit të institucionit për procesin e gjithëpërfshirjes. Këshillon dhe

ndihmon edukatoret e rregullta se si të punohet me fëmijët me nevoja të veçanta dhe si të

menaxhoj punën nëpër grupe dhe së bashku hartojnë materiale alternative. Ndihmon

drejtorin e IP dhe stafin tjetër udhëheqës për akomodimin e fëmijëve me nevoja të

veçanta. Bashkëpunon me Qendrat Burimore rreth metodave të mësimdhënies,

materialeve mësimore dhe rreth mbështetjes së nevojshme për nxënësit dhe po ashtu

ndihmojnë në integrimin e fëmijëve me nevoja të5 veçanta arsimore nga Qendra

Burimore në shkollë të rregullt dhe nga klasat e bashkangjitura në klasat e rregullta.

Edukatori mbështetës ndërmerr iniciativa për vetëdijesim dhe përkrahje për fëmijë me

nevoja të veçanta, brenda dhe jashtë institucioneve në bashkëpunim me personelin dhe

prindërit, që institucioni të sigurojë kushte për pranimin, mirëpritjen dhe krijimin e një

ambient miqësor dhe përkrahës për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore.

5 Rapti, Dr.Edmond.( 2003). Të mësuarit hulumtues, në aspekte Psiko-Pedagogjike. Tiranë instituti i

studimeve Pedagogjike.

Page 13: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

13

1.5 Mësuesi mbështetës

Mësuesi mbështetës është përgjegjës për koordinimin e punës edukative-arsimore dhe

mbështetjen e institucionit në sigurimin e përkrahjes së nevojshme për fëmijët me nevoja

të veçanta arsimore, këshillimin dhe mbështetjen e mësimdhënësve dhe personelit të

institucioneve. Mësuesi mbështetës në bashkëpunim me mësimdhënësit klasor

identifikojnë fëmijët me nevoja të veçanta arsimore. Në bazë të vlerësimit pedagogjik

mësuesit mbështetës harton planin e punës për mbështetje për secilin nxënës dhe

organizon aktivitete të përbashkëta, bazuar në nevojat e identifikuara të nxënësve.

Mësuesi mbështetës, organizon takime këshilluese me mësimdhënësit klasor dhe

kujdestarët e klasës, përkrah nevojat individuale të nxënësve me nevoja të veçanta,

prodhimit të materialeve, hartimin e materialeve shtesë alternative që përkrahin në

përfshirjen dhe avancimin e fëmijës në grup më fëmijët e tjerë, menaxhimin e punës në

grup në përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në aktivitetet e grupit.

Mësuesi mbështetës merr pjesë në takimet e rregullta në planifikimin e punës arsimore (

vjetore, mujore, javore dhe ditore) jep ide dhe përkrahje se si të zbatohet plani i punës

edukative, përfshirë metodologjinë e punës me nxënës me nevoja të veçanta arsimore,

menaxhimin klasës gjithëpërfshirëse dhe vlerësimin e nxënësve. Ideon dhe prodhon

material plotësuese për lehtësimin e mësimdhënies për nxënës me nevoja të veçanta

arsimore.

1.6 Mësuesi udhëtues

Mësuesit udhëtues janë profesionist në fushën e edukimit për fëmijë me nevoja të veçanta

arsimore. Puna e tyre fokusohet jashtë qendrës burimore, për të ofruar mbështetje

nxënësve dhe mësimdhënësve në shkolla por edhe brenda qendrës në shërbimet e

mbështetjes. Mësuesit udhëtues kanë rol shumë dimensional dhe përveç mbështetjes

Page 14: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

14

specifike për nxënës me vështirësi në mësim ata mbulojnë edhe fushat tjera që lidhen me

promovimin e arsimit gjithëpërfshirës si:

Identifikimin e nevojave për mbështetje te fëmijëve me nevoja të veçanta.

Vlerësimin e nevojave për mbështetje pedagogjike.

Përkrahin procesin e tranzicionit të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore, nga

qendrat burimore në shkollat e rregullta.

Modifikimin e përmbajtjes së kurrikulës, strategjive të mësimdhënies, materialeve

dhe vlerësimi në bazë të nevojave individuale të nxënësve.

Realizon punë individuale me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore ( sipas

nevojës- mësim shtesë në qendrën burimore).

Mban trajnime për mësimdhënësit e qendrës burimore sipas kërkesave dhe

nevojave mësimore.

Ofron rekomandime dhe sugjerime për të krijuar materialet didaktike të duhura

dhe alternative.

1.7 Psikologu

Psikologu ofron shërbime psikologjike në shkollë, fokusohet në promovimin dhe

zhvillimin mendor e fizik të nxënësve, si dhe në ndihmesën dhe mbështetjen që jep për

rritjen e cilësisë së procesit të mësimnxënies dhe mësimdhënies. Ata janë të pajisur me

mjete profesionale, dhe kanë trajnime të duhura për të kryer vlerësim të nxënësit dhe

stileve kognitive të të nxënit, kanë trajnimin e duhur për të njohur dhe diagnostifikuar një

sërë çrregullimesh fëminore të sjelljes dhe të të nxënit. Psikologu bashkëpunon me

personelin administrative dhe pedagogjik për konceptimin dhe realizimin e shërbimeve

që lidhen me vlerësimin e rezultateve të nxënësve, me orientimin e karrierës dhe me

zhvillimin social dhe personal të nxënësve, 6nëpërmjet: Sigurimit të shërbimeve të

drejtpërdrejta për fëmijët dhe nxënësit në nevojë, vlerësimit dhe interpretimit të

6 Muka, Petrit. (1997). Të mësuarit me objektiva dhe Modeli A-94. Prishtinë

Page 15: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

15

rezultateve të nxënësve, të stafit pedagogjik të shkollës dhe të prindërve. Shërbime

këshillimore dhe trajnuese për stafin e shkollës dhe prindërit. Konceptimit dhe realizimit

të shërbimit psikologjik në përputhje me politikat e zhvillimit të arsimit dhe të

institucionit arsimore. Psikologët shkollorë punojnë drejtpërsëdrejti në institucione

edukimi dhe arsimimi. Qëllimi kryesor i shërbimit psikologjik shkollor është promovimi i

mirëqenies mendore dhe fizike të nxënësve si dhe lehtësimi i procesit të të nxënit.

Psikologu në bashkëpunim me stafin e shkollës, mësues e drejtues, planifikon të realizoj

shërbime që mundësojnë zhvillimin akademik, profesional, social dhe personal të

nxënësve.

1.8 Pedagogu

Pedagogu përqendrohet në zhvillimin profesional të mësimdhënësve, roli i tij është

bashkëpunimi i ngushtë me stafin pedagogjik, drejtuesit e shkollës, prindërit dhe

komunitetin ku ndodhet shkolla. Pedagoget fokusohen në promovimin dhe zhvillimin

mendor dhe fizik të nxënësve, zhvillimin e profileve të nxënësve në bashkëpunim me

mësimdhënësit, duke përdorur teknika dhe metoda bashkëkohore, po ashtu është

bashkëpjesëmarrës në hartimin e PIA-së. Pedagogu merr pjesë në mbledhjet me prindër,

këshillë të arsimtarëve, aktiviteteve profesionale, duke dhënë këshilla dhe sugjerime në

funksion të mbarëvajtjes së përgjithshme të punës së shkollës, gjithashtu pedagogu

përcjell vlerësimin e nxënësve në shkollë, kohën e vlerësimit dhe mënyrën e tij si dhe

vijueshmërinë e nxënësve në shkollë. Pedagogu zhvillon vizita nëpër orë mësimore dhe

përgatitë raportet për orët e hospituara duke dhënë rekomandime, këshilla dhe sugjerime,

në funksion të realizimit të rezultateve të pritura konform njësisë mësimore dhe lëndës së

caktuar mësimore. Pedagogu si mbështetës dhe koordinator, ndihmon dhe mbikëqyrë

7planifikimin dhe organizimin edhe të formave tjera të punës, që ndihmojnë procesin e

mësimdhënies dhe nxënies si: punën e diferencuar, punën plotësuese etj.

7 Grup autorësh (2005). Mësimdhënia me në qendër nxënësin. Tiranë: QTKA

Page 16: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

16

II. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT

2.1 Objektivat e hulumtimit

Gjatë këtij hulumtimi do të shtjellohen problemet e nxënësve me nevoja të veçanta në

shkollat e rregullta fillore të komunës së Deçanit dhe Pejës. Për të arritur qëllimin e

hulumtimit kemi zgjedhur disa objektiva:

- Të analizojmë dhe të studiojmë këtë problem.

- Të hartojmë anketën ( pyetësorin), si mjet hulumtimi.

- Të informohemi nga udhëheqësit e shkollave.

- Të grumbullojmë të dhëna përmes pyetësorëve.

- Të bisedojmë me palët e interesit.

2.2 Qëllimi i hulumtimit

Qëllimi i këtij hulumtimi është identifikimi i punës së mësuesve me nxënësit me nevoja

të veçanta në SHFMU nga klasa e I-V, cilat janë metodat strategjitë apo mënyrat që ata

përdorin për të mbajtur sa më aktiv procesin e të mësuarit, të motivuarit e nxënësve në

klasë dhe përqëndrimin e tyre gjatë orës mësimore. Problematika e gjerë ka zanafillën në

ndërveprimin mësues-nxënës, lidhjen e ndërsjellët shkollë-familje, detyrimet e

përgjegjësitë që ka secila në skemën e edukimit dhe arsimit të fëmijëve me nevoja të

veçanta. Dhënia e këshillave për mësuesit që të jenë sa më efektivë dhe motivues në

punën e tyre për të quar këta nxënës drejtë arsimdashjes. Ky hulumtim ka për qëllim

informimin se sa dhe si kanë ndikuar metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe

mësimnxënies në procesin mësimor të nxënësve me nevoja të veçanta dhe përmes

rezultateve të tij, të nxjerrim rekomandimet e drejtuesve të shkollave, mësimdhënësve,

nxënësve me nevoja të veçanta dhe të prindërve, në mënyrë që nevojat dhe kërkesat e tyre

për ngritje të cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies të realizohen në praktikë.

Qëllimi i hulumtimit është të analizojë marrëdhëniet mes punës së mësuesit dhe nxënësve

me nevoja të veçanta. Sot flasim për lloje të ndryshme mësimdhënieje. Në fokus të

studimit është puna e mësimdhënësit dhe metodat me të cilat ai punon.

Page 17: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

17

2.3 Detyrat e hulumtimit

Për të realizuar objektivat studimore për këtë problem në mënyrë precize fokusimi i

domosdoshëm ishte përmbushja e detyrave kryesore:

1. Përpilimi i projektit ideor, i cili na ka shërbyer si një dokument orientues për

studimin e problemit.

2. Hulumtimi empirik i problemit me mësimdhënës dhe prindër.

3. Përpunimi dhe nxjerrja e të dhënave për dukurinë që e studiojmë, duke përdorur

metodat dhe instrumentet e hulumtimit.

4. Hartimi i pyetësorit si mjet hulumtimi për realizimin e qëllimit.

5. Të njoftohen përgjegjësit e shkollave dhe nxënësit me qëllimin e hulumtimin.

6. Marrja e opinionit të prindërve dhe nxënësve lidhur me temën e studimit.

7. Grumbullimi i të dhënave përmes pyetësorit.

8. Rekomandimet e rezultateve.

9. Interpretimin sa më të saktë të rezultateve të hulumtimit lidhur me punën që bëjnë

mësimdhënësit me këta nxënës.

10. Konsultimi i literaturës në koordinim me problemin hulumtues.

2.4 Metodat dhe teknikat e hulumtimit

Për studimin teorik të problemit na është e nevojshme edhe përdorimi i metodave të

hulumtimit teorik dhe empirik të problemit. Këto metoda na ndihmuan që ne të kemi më

shumë mundësi për shqyrtimin e burimeve që flasin për problemin të cilin e kemi objekt

studimi. Ndër metodat të cilat i përdorem për hulumtimin e problemit të sipërshënuar

janë: Metodat Përshkruese, Metodat e Dokumentacionit, Metoda e Analizës dhe Metoda

Statistikore, përmes së cilës i analizuam dhe i përpunuam të dhënat. Përpos metodave që i

përdorem për të hulumtuar edhe në aspektin empirik, përpiluam edhe teknika dhe

instrumente të hulumtimit, me të cilat i morëm opinionet e subjekteve të hulumtimit të

mësimdhënësve dhe prindërve, lidhur me atë se çfarë mendojnë ata për fëmijët me nevoja

të veçanta. Ne për këtë qëllim përdorem pyetësorin. Për të realizuar ne kemi caktuar si

Page 18: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

18

mjet hulumtimi pyetësorin i cili na mundësoi mbledhjen e rezultateve në të cilat jemi

fokusuar. Pyetësorin e kemi pasur dy lloje: për mësimdhënës dhe prindër ku janë

përfshirë pyetje lidhur me nxënësit me nevoja të veçanta, suksesin shkollor, shërbimin

profesional në shkolla, motivimin në mësim etj. Gjithashtu edhe të mësuesit janë

përfshirë pyetje për metodat që ata përdorin, roli i tyre në adaptimin e fëmijëve,

bashkëpunimi me familjen etj.

Metoda e Bisedës – Këtë metodë e kam përdorur për mbledhjen e fakteve lidhur

me hulumtimin e caktuar ku kemi marrë të dhënat lidhur me numrin e nxënësve

me nevoja të veçanta në klasa të rregullta, vështirësitë e tyre etj.

Metoda Përshkruese – me këtë metodë kemi përshkruar këtë dukuri që është

objekt hulumtimi nxënësit me nevoja të veçanta edukimin e tyre përkrahjen nga

shkolla. Gjithashtu hulumtimin e kemi realizuar me mësimdhënësit kemi

përshkruar opinionet e tyre në raport me nxënësit me nevoja të veçanta, punën me

ta dhe strategjitë e mundshme për adaptimin e tyre në klasë.

Metoda e Analizës Teorike – përmes kësaj metode ne kemi hulumtuar literature

hulumtimesh dhe punimesh shkencore të ndryshme për punimin tonë. Me anë të

Analizës Teorike ne kemi konstatuar, analizuar, krahasuar edhe opinionet e

mësimdhënësve për fëmijët me nevoja të veçanta, punën me ta dhe

bashkëpunimin e faktorëve të ndërsjellë.

Metoda Krahasuese – me anë të kësaj metode ne kemi nxjerrë të dhëna nga

pyetësori i realizuar me mësimdhënës në SHFMU, duke bërë edhe krahasimin e të

dhënave nga shkolla në shkollë si dhe analizë mbi hulumtimin e mësimdhënësve

dhe prindërve.

Metoda Statistikore – për të hulumtuar, studiuar e analizuar këtë dukuri ne e kemi

përdorur edhe Metodën Statistikore, e cila na mundësoi grumbullimin e të

dhënave, gjetjen e përqindjeve, nxjerrjen e mesatares dhe paraqitjen në grafikone

dhe format tabelare.

Page 19: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

19

2.5 Hipoteza e hulumtimit

Hipotezat e ngritura në këtë studim janë: Procesi i hulumtimit fillon me përpunimin e

idesë së problemit. Idetë operacionalizohen, sistemohen nëpërmjet hipotezës. Hipoteza

është supozim, pikënisje për studimin e një problemi apo fenomeni. Kjo në fakt është

qëndrim, pikëpamje që vazhdon të verifikohet nëpërmjet studimeve dhe kërkimeve të

gjera të praktikës konkrete. Kjo paraqet qasje hipotetike duke supozuar se: praktika e

punës së mësimdhënësve, roli i mësuesit, prindërve, rrethi shoqëror dhe një tërësi e pasur

faktorësh dhe institucionesh sociale ndikojnë në mënyrë specifike direkt apo indirekt mbi

krijimin e botëkuptimit dhe të sistemit të vlerave të personalitetit, në mënyrën e sjelljes

dhe veprimeve, andaj supozojmë se:

H.1. Supozojmë se nxënësit me nevoja të veçanta i kanë të drejtat në klasë si gjithë

fëmijët e tjerë. Nga kjo hipotezë e përgjithshme dalin hipotezat e tjera:

H.2. Supozojmë se mosfunksionimi i shërbimit pedagogjik- psikologjik në shkollë vjen

deri në mosofrimin e shërbimeve ku nxënësit me nevoja të veçanta do të ishin më të

mbështetur duke diskutuar vështirësitë dhe pengesat e tyre.

Roli i mësuesit të sotëm8 nuk është më vetëm ai i të dhënit mësim, por sot ai shihet si

mbështetës kryesor i nxënësve të vet. Studimi është i lidhur më mësuesit falë efektit që

kanë llojet e ndryshme të mësimdhënies që ata përdorin me nxënës me nevoja të veçanta

në klasë. Studimi gjithashtu ka potencialin të rrisë ndërgjegjësimin e mësuesve rreth

menaxhimit të mësimit. Vendimmarrësit e arsimit janë ata që mund të reflektojnë, që mbi

bazën e përfundimeve të këtij studimi të bëjnë të mundur ofrimin e tematikave trajnuese

reale për mjedisin tonë arsimor e që lidhen me nxënësit me nevoja të veçanta, ndikimi që

lloji i mësimdhënies mund të ketë mbi ta.

8 Hipotez/ë (gr. Hypothesis) mendim i pranuar përkohësisht e në mënyrë paraprake si i vërtetë: përfundim që nxirret në

shkencë mbi bazën e disa të dhënave për të shpjeguar dukuri të ndryshme, por që ende nuk është vërtetuar plotësisht me

anë të provës, cdo hamendje a pandehje që bëhet për dicka. Fjalori i gjuhëve të Huaja, Rilindja, Prishtinë, 1998.

Page 20: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

20

2.6 Popullacioni dhe mostra e hulumtimit

Popullacioni i këtij studimi janë mësues të shkollës së mesme të ultë nga klasa I-V të

komunës së Pejës dhe Deçanit. Mostra e këtij hulumtimi është numerikisht caktuar. Meqë

numri i klasave të bashkangjitura është në një numër të vogël, ne jemi përcaktuar që këtë

problem ta zgjerojmë edhe në klasat e rregullta të arsimit fillor. Grupi reprezentativ

përbëhet prej 49 mësuesve të tri shkollave.

Shkolla fillore “Lidhja e Prizrenit” Deçan ku u përgjigjen 23 mësues 1040 nxënës

Shkolla fillore “Ramiz Sadiku” Pejë ku u përgjigjen 15 mësues 751 nxënës

Shkolla fillore “28 Nëntori” Raushiq ku u përgjigjen 11 mësues 412 nxënës

2.7 Rëndësia e hulumtimit

Rëndësia e hulumtimit ka të bëjë me faktin se nëpërmjet pyetësorëve të bërë nëpër

shkolla më mësues arritëm të marrim informacion konkret dhe real në lidhje me punën e

mësimdhënësve me nxënësit me nevoja të veçanta. Poashtu kuptuam sa të përqendruar

dhe të motivuar ndjehen ata nga ana e mësuesit. Si ndjehen ata në ambientin shkollor, si

është klima që mbizotëron brenda klasës së tyre ? Sa të mbështetur e ndiejnë veten këta

nxënës nga mësuesit?

2.8 Organizimi i hulumtimit

Organizimi i hulumtimit është zhvilluar nëpërmjet tre instrumenteve: rishikim, literature,

dhe pyetësor në një periudhë kohore prej pesë muaj, ku fillimisht u konsultua literatura

dhe pjesa teorike, konsultimet në vazhdimësi me mentorin Prof. Dr. Shefqet Mulliqi,

pastaj u plotësuan pyetësorët. Kurse koha e përpunimit të të dhënave statistikore, analizës

dhe konkluzionit zgjati rreth dy muaj.

Page 21: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

21

III. EDUKIMI I FËMIJËVE ME NEVOJA TE VEÇANTA

Shumë kohë më parë, edukimi i fëmijëve me nevoja të veçanta ka qenë konsideruar si një

çështje e veçantë e ndarë nga edukimi i fëmijëve të tjerë. Por, vitet e fundit ka pasur një

ndryshim shumë të madh, duke ndryshuar filozofinë e edukimit dhe politikat arsimore,

duke theksuar me forcë gjithëpërfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në edukimin e

përgjithshëm. Studiuesit dhe ata që merren me këtë problem po mundohen të largohen

nga filozofia mbizotëruese, si ajo e izolimit, e veçimit dhe e ndarjes të këtyre nxënësve

nga pjesa tjetër e nxënësve. Tendenca sot është kalimi nga veҫimi, izolimi apo ndarja

drejt integrimit dhe më tej drejt arsimit gjithëpërfshirës. Kjo natyrisht kërkon ndryshime

në legjislacion dhe në politikat arsimore, por gjithmonë duke studiuar me kujdes

problemet dhe ndryshimet që duhet të ndërmerren. Fillimisht sqarojmë kuptimin e

termave “ integrim” dhe “gjithëpërfshirje”. Me termin integrim të fëmijëve me nevoja të

veçanta në klasë do të kuptojmë përfshirjen e tyre në klasa të zakonshme, pavarësisht

karakteristikave të tyre të veçanta, duke u fokusuar më shumë në integrimin social, që ata

të pranohen si pjesë e grupit (klasës). Integrimi social ka të bëjë më shumë më përfshirjen

e këtyre me fëmijët e tjerë jashtë klasës, gjatë pushimeve ndërmjet orëve të mësimit, kur

hanë ushqim, apo kur organizohen aktivitete të ndryshme ekstra kurrikulare. Ndërsa me

termin “gjithëpërfshirje” jo thjesht nxënësi me nevoja të veçanta ta ndjejë veten pjesë të

grupit fizikisht por të marrë pjesë aktive në aktivitetet që zhvillon klasa, të marrë e të japë

dhe të jetë pjesë integrale e grupit apo e klasës ku bën pjesë. Ata marrin pjesë në çdo

aktivitet, ndryshimi i vetëm është, sidomos në Amerikë, që këto klasa përveç mësuesit të

zakonshëm kanë edhe një mësues të dytë të edukimit special dhe të dy mësuesit

bashkëpunojnë në mësim. Studimet në këtë fushë i sqarojnë akoma më mirë këto terma.

Këto dy terma ende ngatërrohen në praktikën e përditshme. Masat që merren për t’i

përfshirë nxënësit me nevoja të veçanta në klasa të zakonshme,9 nuk bëjnë gjë tjetër

veçse integrimin e këtyre nxënësve në këto klasa dhe jo gjithëpërfshirjen e tyre. Ka patur

edhe tentativa të ndryshme për një integrim të pjesshëm të nxënësve me nevoja të

9 Zabeli, Naser. (2006). Metodologjia e edukimit dhe e mesimdhënies për të drejtat e fëmijës, Prishtinë: KEC, TROCA.

Page 22: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

22

veçanta, duke i vënë ata në klasa të veçanta në një shkollë të zakonshme, pra mësimin e

bëjnë veç por në aktivitetet tjera marrin pjesë së bashku me nxënësit tjerë. Po edhe sikur

integrimi të jetë i plotë, pra nxënësit me nevoja të veçanta të sistemohen në klasa të

zakonshme nuk kemi të bëjmë me gjithëpërfshirjen e tyre, mbasi gjithëpërfshirja kërkon

që fëmija më vështirësi për të mësuar, pra fëmija me nevoja të veçanta duhet t’i përshtatë

aftësitë e tij për të mësuar me kurrikulën e hartuar për të gjithë nxënësit dhe jo e

kundërta. Integrimi social është një hap para drejt arsimit gjithëpërfshirës, por jemi ende

larg nga gjithëpërfshirja e këtyre nxënësve në edukimin e zakonshëm e të përgjithshëm.

4. Plani individual i arsimit (PIA)

Plani individual i arsimit (PIA) është një dokument zyrtar, i cili hartohet për fëmijët me

nevoja të veçanta arsimore, për të cilët ekipi vlerësues komunal apo edhe ekipi në nivel

institucioni ka marrë vendim për arsim për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore. Plani

individual i Arsimit shërben për planifikim sistematik të nxënies, mësimdhënies, për

mbështetjen dhe ndjekjen e përparimit individual të fëmijës. Plani individual i arsimit

duhet të zhvillohet përmes një procesi bashkëpunues, duke përfshirë shkollën, prindërit,

fëmijët dhe personelin tjetër përkatës. PIA është një dokument i besueshëm

(konfidencial) dhe informatat për të mund t’u jepen të tjerëve vetëm me lejen e prindërve.

Ai i referohet përshtatjes së kurrikulës dhe fokusohet në nevojat me prioritet të nxënësit.

Qëllimi parësor i PIA-s është që të mbështesë edukimin dhe arsimin e fëmijës, në mënyrë

që ai/ajo mund të përfitojë maksimalisht bazat përbrenda mundësive dhe potencialit të

tij/saj apo të ndjekë kurrikulën e rregullt për aq sa është e mundur. Në PIA përcaktohen

qëllimet afatshkurtra dhe afatgjata për nxënie të fëmijës, mbi të cilën planifikohet

mbështetja përkatëse për të, në mënyrë që ai/ajo të mund t’i arrijë rezultatet e të nxënit.

PIA përcakton:

Qëllimet edukative, arsimore të fëmijës për periudhën që zgjat plani individual.

Page 23: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

23

Rezultatet e nxënies të fëmijës, përmes të cilave realizohet qëllimi i synuar.

Metodat dhe format e punës, të nevojshme për të realizuar rezultatet e nxënies.

Burimet e nevojshme për shërbimet që duhet ofruar si dhe burimet ekzistuese.

Përmbajtjen e individualizuar të lëndëve mësimore ose të fushave të aktiviteteve.

Personat përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e PIA-s.

Procesin e monitorimit dhe të rishikimit të tij.

4.1 Kush duhet të ketë një Plan Individual të Arsimit?

PIA hartohet për të gjithë fëmijët që, nga ekipi vlerësues komunal apo ekipi i shkollës,

vlerësohen se kanë nevojë për mbështetje arsimore përmes planifikimit të PIA-s. Vendimi

për arsimin me nevoja të veçanta merret për një periudhë të kufizuar kohore (së paku 2

vjet). Pas periudhës së caktuar kohore, ekipi vlerësues komunal rivlerëson nevojat e

fëmijës për mbështetje dhe pastaj merr vendim nëse duhet të vazhdohet apo të ndërpritet

vendimi për arsim me nevoja të veçanta arsimore. Në rastet kur shihet se fëmija ka

ndryshime të dukshme, mund të bëhet rivlerësimi edhe më herët dhe ekipi brenda

shkollës të rekomandojë që të rishikohet vendimi për arsim me nevoja të veçanta.

Pjesa Administrative e PIA përmban:

Të dhënat për fëmijën

Historiku i shkollimit paraprak

Gjendja shëndetësore 10paraprake dhe aktuale

Institucioni arsimore ku fëmija do të vijojë mësimin

Shërbimet brenda dhe jashtë institucioneve edukativo-arsimore

10 Guidelines on the individual education plan process, published by the Stationery Office, Dublin, May 2006

Page 24: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

24

5. Bashkëpunim i shkollës gjithëpërfshirëse me prindërit

Shkolla gjithëpërfshirëse është fokusuar në fëmijën. Prindërit në shkollën

gjithëpërfshirëse konsiderohen si partner më të rëndësishëm, sepse, ata e njohin më së

miri fëmijën e tyre.

Prindërit janë forca shtytëse për ndryshim pozitiv të shkollës, prindërit kanë kontribuar në

reformën arsimore dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë. Sot, shumë shkolla kanë prindërit si

partnerë, ata së bashku kujdesen për një dimension më të gjerë të jetës së nxënësve, si në

kuptimin ekzistencial edhe në drejtim të përfshirjes së tyre në shoqëri. Studimet kanë

vërtetuar se angazhimi i prindërve kontribuon në cilësinë dhe në efikasitetin e shkollës.

Shkollat gjithëpërfshirëse dallojnë edhe në bashkëpunimin efikas me prindër. Qëllimi i

bashkëpunimit është që prindërit e nxënësve të inkurajohen qe të bashkëpunojnë më

shumë me shkollën. Përgjegjësinë për komunitetin shkollor krahas shkollës do të marrin

edhe prindërit si një grup, ata do të mbështesin shkollën dhe do ta bëjnë atë më të

fuqishme. Ky shkëmbim i informatave dhe ideve në bashkëpunim me shkollën i forcon

prindërit, në suksesin me të madh të fëmijëve në shkollë dhe kontribuon në masë të

madhe për të dyja palët, shkollë e fuqishme dhe prindër të fuqishëm. Rëndësia e

përfshirjes së prindërve në shkollë është nevojë imediate, në dekadat e fundit kjo temë

është në fokus të shumë studimeve. Bashkëpunimi i mirë në mes të shkollës dhe

prindërve mundëson monitorimin e vazhdueshëm në funksionimin dhe zhvillimin e

nxënësve, ose, ne gjetjen e shkakut të ndonjë vështirësie, duke treguar boshllëqet dhe për

të inkurajuar rrjedhën normale të zhvillimit. Bashkëpunimi i ndërsjellët i shkollave dhe

familjeve promovon edukimin dhe arsimin, andaj, ka një ndikim pozitiv në suksesin e

fëmijëve në shkollë, por edhe në sjelljen e tyre të përgjithshme. Arritja e suksesit të

fëmijëve në shkollë nuk trashëgohet por ndikimi më i madh i suksesit vjen nga edukimi,

varësisht nga ajo se si fëmijët ambientohen në shkollë. Prindërit kanë ndikim edhe tek

fëmijët e vegjël se në çfarë mënyre në të ardhmen këta fëmijë do përshtaten në shkollë.

Page 25: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

25

Bashkëpunimi i pamjaftueshëm ndërmjet shkollës dhe prindërve ka pasoja serioze në

arritjen e rezultateve në të nxënit dhe në mësimdhënie. Në qendër të bashkëpunimit mes

shkollave dhe prindërve është mirëqenia e fëmijës. Një qëllim i rëndësishëm i

bashkëpunimit midis prindërve dhe shkollës është shkëmbimi i rregullt dhe të

institucionalizuar të informacioneve dhe ideve.

6. Mësimdhënësi i suksesshëm

Mësimdhënësit duhet të kenë gjithmonë parasysh llojllojshmërinë e njohurive bazë të

nxënësve, llojllojshmërinë e aftësive dhe vlerave që fëmijët sjellin nga mjedise të

ndryshme në shkollë. Ata duhet t’i njohin vlerat e sjelljes se nxënësve, të inkurajojë

nxënësit dhe t’i zhvillojë ato me tej, duke përdorur një sërë strategjish mësimdhënieje të

cilat do t’ju përgjigjen nevojave të nxënësve në klasë, sepse në çdo klasë ka nxënës të

ndryshëm me aftësi të ndryshme, me interesa të ndryshme, me stile të ndryshme të të

nxënit dhe me vështirësi të ndryshme në të nxënë. Suksesi më i lartë do të ishte po të

përmbusheshin kërkesat që i theksuam më lartë dhe kur atyre kërkesave u shtojmë edhe

angazhimet e gjithanshme të mësimdhënësit, atëherë suksesi natyrisht nuk do të mungojë.

Në mësimdhënien bashkëkohore, nuk flitet më për një formë të vetme të punës mësimore,

nuk flitet më për një metodë të mësimdhënies, nuk flitet më për një plan dhe program

unik, por bëhet fjalë për një gërshetim të natyrshëm të të gjitha atyre, bëhet fjalë, pra për

një aplikim të efektshëm të shumë strategjive mësimore të cilat do të ndihmonin jo një

apo disa nxënës, por do të ishin të suksesshme për të gjithë nxënësit pa marrë parasysh

diferencat në zhvillimin intelektual dhe në vështirësitë e ndryshme në të nxënë.

Mësimdhënësi bashkëkohor është ai i cili:

Organizon mësimdhënien drejt perspektives së nxënësit dhe të ardhmes së tij,

Ka besim të plotë në potencialet dhe aftësitë e nxënësit,

E vështron të nxënit si një proces që vazhdon gjatë gjithë jetës,

Page 26: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

26

Përdorë një mori metodash mësimore, strategjish mësimore të cilat u përgjigjen

aftësive të nxënësve.

Menaxhues i mirë i klasës dhe situatave mësimore.

Duke pasur parasysh ndryshueshmërinë e nxënësve, duke pasur për bazë vështirësitë e

tyre, nga mësimdhënësi kërkohen të përdoren disa strategji të shumta mësimdhënieje të

cilat mund t’i kategorizojmë:11

Sistemimi i përshtatshëm në mjediset e klasës

Menaxhimi i mirë i sjelljes dhe krijimi i vetëbesimit të nxënësi

Zbatimi efektiv i metodologjive të mësimdhënies

Përshtatja e kurrikulit dhe veprimtarive mësimore

Bashkëpunimi me prindër, midis mësimdhënësve dhe bashkëpunimi me

profesionistë.

Një nga kërkesat themelore për sukses me nxënës me nevoja të veçanta, është sistemimi i

përshtatshëm në mjediset e klasës. Kjo u mundëson nxënësve të ndihen më të rehatshëm

dhe më të sigurt në procesin e të nxënit të tyre. Disa nga këto veprime për mësimdhënësin

janë:

Organizimi i mësimit në vend të qetë

Të ulen në vende që nuk tërheqin vëmendjen e tyre

Mbi bankë lejoni vendosjen vetëm të materialeve të nevojshme

Krijoni hapësirë të nevojshme për veprim12

Menaxhim i mire i sjelljes dhe krijimi i vetëbesimit të nxënësi.

11 Zabeli, Naser. (2010). Edukimi Inkluziv, Prishtinë 12 Muka, Petrit, Karaj, Dhori. Cela, Liri. (2006). Hyrje në mësimdhënien e diferencuar.Tiranë: QTKA

Page 27: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

27

DEKLARATA SALAMANCA

Sipas Deklaratës së Salamankës, Shkollat duhet të akomodojnë të gjithë fëmijët

pavarësisht kushteve të tyre fizike, intelektuale, sociale, emocionale, gjuhësore ose të

tjera. Kjo mund të përfshijë fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijët e talentuar, fëmijët

në situate rruge dhe ata që punojnë, fëmijët nga popullatat e largëta dhe shtegtare, fëmijët

nga minoritetet gjuhësore, etnike ose kulturore dhe fëmijët nga zona ose grupe të

disavantazhuara ose të marxhinalizuara. Edhe pse fokusi i menjëhershëm i Konferencës

së Salamankës ishte të arsimi me nevoja të veçanta, përfundimi i saj ishte se “Arsimi i

fëmijëve me nevoja të veçanta një çështje e një shqetësim i barabartë për Shtetet e Veriut

dhe të Jugut nuk mund të përparojë në izolim. Ai duhet të bëhet pjesë e strategjisë së

përgjithshme arsimore, e politikave të reja sociale dhe ekonomike. Ai bën thirrje për

reformim madhor të shkollave të zakonshme. Thotë në paragrafin 2 klauzolat e

rëndësishme; Çdo fëmijë ka të drejtë themelore për arsim, dhe duhet t’i jepet mundësia

për të arritur dhe për të ruajtur një nivel të pranueshëm të të mësuarit, çdo fëmijë ka

karakteristikat unike, interesat, aftësitë dhe nevojat e13 mësimit; sistemet e arsimit duhet

të jenë të dizajnuara dhe implementuara me programe edukative për të marrë në

konsideratë karakteristikat e gjera dhe kërkesat e atyre me nevoja të veçanta arsimore,

shkollat e rregullta me këtë orientim përfshirës janë mjetet më të efektshme për të luftuar

qëndrimet diskriminuese, duke krijuar komunitete mikpritëse, shkollat duhet të ndërtojnë

shoqëri gjithëpërfshirëse dhe arritjen e arsimimit për të gjithë, për më tepër, ata duhet të

ofrojnë arsim efektiv për shumicën e fëmijëve dhe për të përmirësuar efikasitetin dhe në

fund efektivitetin e sistemit të arsimit në tërësi. Dispozita nxjerrë në pah të drejtën për

arsim për çdo fëmijë, individualitetin dhe operacionet e sistemeve arsimore. Fëmijët me

nevoja të veçanta duhet të kenë orientim gjithëpërfshirës.

13 UNESCO.1994. Deklarata Salamanca dhe Korniza për Veprim në nevojë për arsim special.

Page 28: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

28

IV. ANALIZA DHE INTERPRETIMI I REZULTATEVE

Paraqitja grafike e rezultateve të pyetësorit për mësimdhënës.

Frequency Table AND Pie Chart

Në këtë tabelë janë të paraqitura pyetjet që janë përgatitura për mësimdhënës dhe

statistikat të cilat janë rezultat i punës hulumtuese.

Statistics

1. A

janë të

përgati

tura

shkolla

t dhe

mësim

dhënës

it për

mbësh

tetjen e

fëmijëv

e me

nevoja

veçant

a?

2. Ju si

mësimdhë

nës a keni

hasur

vështirësi

gjatë

punës me

fëmijë me

nevoja të

veçanta?

3. A

përfshihen

nxënësit

me nevoja

të veçanta

aktivitetet

shkollore?

4. A keni

mjaftuesh

ëm

mbështetj

e nga

Drejtoria e

Arsimit?

5. A i kanë

të gjitha të

drejtat

nxënësit

me nevoja

të veçanta

si gjithë të

tjerët në

klasë?

6. A

mungon

shërbimi

profesiona

l brenda

shkollës (

psikologu,

pedagogu,

apo

ndonjë

ekspert

për

nxënësit

me nevoja

veçanta)?

7. Shkolla a

bashkëpunon

, krijon,

zbaton dhe

rishikon

planet

individual për

nxënësit me

nevoja të

veçanta?

8. Shkolla

dhe

mësimdhënë

sit në mënyrë

aktive

promovojnë

përfshirjen e

prindërve dhe

lehtësojnë

kontaktet

prindër-

mësues?

N

Valid 49 49 49 49 49 49 49 49

Missing 0 0 0 0 0 0 0 0

Mean 1.8163 2.3061 1.5306 1.9184 1.0408 1.0000 3.7143 1.0816

Std. Deviation .95030 .79593 .89214 .97546 .19991 .00000 .54006 .39983

Variance .903 .634 .796 .952 .040 .000 .292 .160

Minimum 1.00 1.00 1.00 1.00 1.00 1.00 2.00 1.00

Maximum 3.00 3.00 3.00 4.00 2.00 1.00 4.00 3.00

Page 29: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

29

1. A janë të përgatitura shkollat dhe mësimdhënësit për mbështetjen e

fëmijëve me nevoja të veçanta?

Frequency Percent Valid Percent Cumulative

Percent

Valid

Po 27 55.1 55.1 55.1

Jo 4 8.2 8.2 63.3

Pak 18 36.7 36.7 100.0

Total 49 100.0 100.0

Në pyetjen se a janë të përgatitura shkollat për mbështetjen e fëmijëve me nevoja të

veçanta arsimore, 27 mësues u përgjigjen Po, 4 mësues Jo dhe 18 u përgjigjen Pak dhe në

bazë të hulumtimit shohim se shkollat kanë nevojë për më shumë përgatitje për të punuar

më këta fëmijë.

Page 30: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

30

2. Ju si mësimdhënës a keni hasur vështirësi gjatë punës me fëmijë me nevoja

të veçanta?

Frequency Percent Valid Percent Cumulative

Percent

Valid

Po 10 20.4 20.4 20.4

Jo 14 28.6 28.6 49.0

Ndonjëherë 25 51.0 51.0 100.0

Total 49 100.0 100.0

Në pyetjen se a kanë vështirësi mësimdhënësit gjatë punës me këta fëmijë 10 mësues u

përgjigjen Po, 14 u përgjigjen Jo dhe 25 mësues u përgjigjen Ndonjëherë. Mësuesit kanë

nevojë për më shumë mbështetje për të punuar me këta fëmijë, pasi që në shkollat ku

është kryer hulumtimi mungonte shërbimi pedagogjik si psikologu, pedagogu etj.

Page 31: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

31

3. A përfshihen nxënësit me nevoja të veçanta në aktivitetet shkollore?

Frequency Percent Valid Percent Cumulative

Percent

Valid

Po 36 73.5 73.5 73.5

Ndonjëherë 13 26.5 26.5 100.0

Total 49 100.0 100.0

Në pyetjen se a përshihen nxënësit me nevoja të veçanta në aktivitete shkollore 36

mësues u përgjigjen Po ndërsa 13 prej tyre u përgjigjen Ndonjëherë, kjo lë të kuptohet se

fëmijët përfshihen në aktivitete shkollore siç janë Dita e Shkollës, programi për Vitin e Ri

Page 32: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

32

4. A keni mjaftueshëm mbështetje nga drejtoria e arsimit?

Frequency Percent Valid Percent Cumulative

Percent

Valid

Po 20 40.8 40.8 40.8

Jo 18 36.7 36.7 77.6

Shumë 6 12.2 12.2 89.8

Ndonjëherë 5 10.2 10.2 100.0

Total 49 100.0 100.0

Në bazë të hulumtimit shohim se shkollat kanë nevojë për më shumë mbështetje nga

Drejtoritë Komunale të Arsimit pasi që puna më këta fëmijë është një punë që kërkon

mbështetje.

Page 33: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

33

5. A i kanë të gjitha të drejtat nxënësit me nevoja të veçanta si gjithë të

tjerët në klasë?

Frequency Percent Valid Percent Cumulative

Percent

Valid

Po 47 95.9 95.9 95.9

Jo 2 4.1 4.1 100.0

Total 49 100.0 100.0

Në pyetjen se a i kanë të drejtat nxënësit me nevoja të veçanta si gjithë të tjerët në klasë

47 mësues u përgjigjen Po, ndërsa vetëm 2 prej tyre Jo. Në bazë të hulumtimit kuptojmë

se fëmijët me nevoja të veçanta trajtohen në mënyrë të barabartë si gjithë të tjerët.

Page 34: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

34

6. A mungon shërbimi profesional brenda shkollës ( psikologu, pedagogu, apo

ndonjë ekspert për nxënësit me nevoja të veçanta)?

Frequency Percent Valid Percent Cumulative

Percent

Valid Po mungon 49 100.0 100.0 100.0

Në bazë të hulumtimit shohim se në shkollat tona ka mungesë të shërbimit profesional siç

janë pedagogu, psikologu etj.

Page 35: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

35

7. Shkolla a bashkëpunon, krijon, zbaton dhe rishikon planet individual për

nxënësit me nevoja të veçanta?

Frequency Percent Valid Percent Cumulative

Percent

Valid

Pak 2 4.1 4.1 4.1

Jo plotësisht 10 20.4 20.4 24.5

Plotësisht 37 75.5 75.5 100.0

Total 49 100.0 100.0

Në pyetjen se a i rishikon shkolla dhe i zbaton planet individuale 2 mësues u përgjigjen

Pak 10 mësuesi u përgjigjen Jo plotësisht dhe 37 prej tyre u përgjigjen Plotësisht, në bazë

të hulumtimit shohim se shkolla dhe mësimdhënësit punojnë me plane individuale për

fëmijë me nevoja të veçanta.

Page 36: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

36

8. Shkolla dhe mësimdhënësit në mënyrë aktive promovojnë përfshirjen e

prindërve dhe lehtësojnë kontaktet prindër-mësues?

Frequency Percent Valid Percent Cumulative

Percent

Valid

Po 47 95.9 95.9 95.9

Gjithmonë 2 4.1 4.1 100.0

Total 49 100.0 100.0

Në bazë të hulumtimit shohim se shkolla dhe mësimdhënësit në mënyrë aktive

promovojnë përfshirjen e prindërve në aktivitetet shkollore, pasi që prindërit

konsiderohen faktorë të rëndësishëm dhe e njohin më së miri fëmijën e tyre.

Page 37: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

37

Analiza e hipotezave

H.1. Sipas hulumtimit dhe studimeve të bëra erdhëm në përfundim se fëmijët me nevoja

të veçanta kanë të drejtat si gjithë të tjerët në klasë, pra trajtohen në mënyrë të barabartë.

Në bazë të hulumtimit shohim se rrethi social dhe familja ndikojnë në gjendjen

emocionale të këtyre fëmijëve, pasi që këta përbejnë shtresën me të ndjeshëm të fëmijëve

në klasë dhe duhet të kemi kujdes si veprojmë dhe sillemi.

H.2. Në bazë të hulumtimit pamë se në shkollat tona kemi mungesë të shërbimit

profesional siç është pedagogu, psikologu etj. dhe kjo benë që nxënësit mos të ndihen

shumë të mbështetur, pasi që qëllimi kryesor i punës së shërbimit profesional është

promovimi në zhvillimin mendor dhe fizik të nxënësve dhe në ndihmesën dhe

mbështetjen që jep për rritjen e cilësisë së procesit të mësimnxënies dhe mësimdhënies.

Gjithashtu shërbimi pedagogjik ka rëndësi edhe për mbështetjen e mësuesve gjatë punës

më fëmijë me nevoja të veçanta.

Page 38: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

38

PËRFUNDIMI

Ky hulumtim ka pasur për qellim që të tregojë gjithëpërfshirjen e fëmijëve me nevoja të

veçanta në klasa të rregullta, vështirësitë që hasin këta fëmijë gjatë rrugëtimit të

shkollimit ku shpesh janë edhe të diskriminuar ose edhe të larguar nga shkolla. Edhe pse

gjithëpërfshirja ka filluar në shek. XX ende nuk është plotësisht e zbatuar në shkollat e

vendit tonë. Shumë konventa, deklarata ndërkombëtare, rekomandime e plane kanë qenë

formuluar në lidhje me të drejtat e fëmijëve dhe të drejtën e tyre për edukim, shkollat

kanë qenë ende të lejuara për të përjashtuar fëmijët me nevoja të veçanta. Kjo është për

shkak se e drejta për arsimim për fëmijët me nevoja të veçanta është zbatuar brenda një

kuadri që më së shumti është i synimeve të shkollave speciale, institucioneve të

specializuara dhe të arsimit në paralelet speciale më mësues të veçantë. Në qoftë se

qëllimi ynë është që të garantojmë të drejtën e shkollimit për fëmijët me nevoja të

veçanta edhe ne rastin kur gjendja e tyre e përjashton këtë të drejtë, atëherë për çfarë

kornizash, rregulloresh kemi nevojë për shkollat tona në përgjithësi? Ne kemi nevojë për

korniza që pranojnë diversitetin e situatave personale dhe zhvillojnë solidaritetin

reciprok. Kjo është e mundur vetëm në kuadër të arsimit reciprok. Ky studim tregon se

gjithëpërfshirja nënkupton jo vetëm përfshirje pasive, por shtimë të pjesëmarrjes së

nxënësve në kurrikul, në shkollë, në komunitet, vlerësimi i të gjithë nxënësve pa dallim

dhe sigurim i mundësisë së nxënësit që të arsimohet në vendbanimin e tij. Për këtë arsye,

ky punim ka vlerë praktike pasi synon të shtjellojë një kuadër konceptual për fëmijët me

nevoja të veçanta, që mund të vihet në shërbim të programeve ndërhyrëse për përfshirjen

e këtij grupi të skajuar në arsim, në përshtatje me dinamikat dhe mënyrat e jetesës së

këtyre fëmijëve, diversitetit të profileve të tyre si dhe kompleksitetin e kontekstit në të

cilin ndodhen. Për ta përfunduar është e rëndësishme të përmendet mesazhi i Deklaratës

së mirënjohur të Salamankës. Shkollat e zakonshme me arsim gjithëpërfshirës janë mjetet

me efektive në luftën kundër diskriminimit, krijimin e komuniteteve mirëpritëse,

ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe arritjen e arsimit për të gjithë.

Page 39: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

39

REKOMANDIME

Gjithëpërfshirja është e drejtë por edhe përgjegjësi ligjore që ne kemi ndaj të gjithë

fëmijëve, prandaj ekziston nevoja që shkollat të ndryshojnë në mënyrë që të plotësojnë

nevojat e ndryshme të të gjithë nxënësve. Ky studim ka kryesisht rekomandime për

mësimdhënës dhe për shkolla.

Rekomandimet për mësimdhënësit: Mësuesit duhet të jenë pjesë e trajnimeve në punë

dhe seminareve kualifikuese, për të qenë të aftë të punojnë me nxënës me nevoja të

veçanta të llojeve të ndryshme. Ata duhet të pajisen me njohuri teorike dhe praktike për të

ofruar një mësimdhënie sa më cilësore për të gjithë nxënësit brenda klasës. Mësuesit e

kualifikuar në fushën për edukim special duhet të përfshihen në proceset e hartimit dhe

përzgjedhjes së teksteve për kurrikulën e arsimit. Duke u përfshirë mësuesit do ta kenë

më të lehtë të punojnë në shkollë me tekste të përshtatura sipas nevojave konkrete brenda

klasës. Mësuesit duhet të gjejnë mënyre për të njohur nxënësit, për të identifikuar nevojat

e tyre të ndryshme dhe për të siguruar mbështetjen e duhur në përputhje me nevojat e të

gjithë nxënësve pa dallime.

Rekomandimet për shkolla: Shkollat duhet të kenë në stafin e tyre shërbimin

profesional, më konkretisht një psikolog dhe një punonjës social, për të ofruar shërbime

dhe mbështetje për nxënës, mësues e prindër. Shkolla duhet të ofrojë një klimë miqësore

për të gjithë nxënësit sipas nevojave. Nxënësit me nevoja të veçanta, nxënësit të

komuniteteve të ndryshme nxënësit me problem familjare duhet të jenë prioritet i punës

së stafit pedagogjik në shkollë. Shkolla është mirë të organizojë fushata ndërgjegjësimi

lidhur me fëmijët me nevoja të veçanta. Stafi i shkollës duhet të afrojë prindërit e

fëmijëve me nevoja të veçanta, duke zhvilluar seminare informuese, biseda në grup dhe

individuale për të forcuar bashkëpunimin shkollë-prind në favor të fëmijës.

Page 40: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

40

REFERENCAT

Lindsay, G. (2007). Psikologji edukative dhe efikasitetin për arsimin gjithëpërfshirës/

mainstreaming. British Journal of Educational psychological

Musa, Bardhyl. (1999). Psikologji edukimi. Tiranë

Rapti, Dr. Edmond. (2003). Të mësuarit hulumtues, në Aspekte Psiko- Pedagogjike.

Tiranë: Instituti i Studimeve Pedagogjike.

Muka, Petrit. (1997). Të mësuarit me objektiva dhe Modeli A-94. Prishtinë.

Muka, Petrit. Karaj, Dhori. Cela, Liri. (2006). Hyrje në mësimdhënien e diferencuar.

Zabeli, Naser. (2010) Edukimi Inkluziv. Prishtinë

Grup autorësh (2005). Mësimdhënia me në qendër nxënësin, Tiranë:QKTA

Zabeli, Naser. (2006). Metodologjia e edukimit dhe e mësimdhënies për të drejtat e

fëmijës, Prishtinë: KEC & TROCAIRE.

Guidelines on the individual education plan process, published by the stationery

office,Dublin, May 2006.

UNESCO 1994. Deklarata Salamanca dhe Korniza për Veprim në nevojë për arsim

special.

Shkolla Fillore “Lidhja e Prizrenit” Deçan.

Shkolla Fillore “Ramiz Sadiku” Pejë.

Shkolla Fillore “28 Nëntori” Raushiq.

Page 41: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

41

LITERATURA

Lindsay, G, (2007). Psikologji edukative dhe efikasitetin për arsim gjithëpërfshirës/

mainstreaming, British Journal of Educational psychological.

Musa, Bardhyl. (1999). Psikologji edukimi. Tiranë

Rapti, Dr.Edmond. (2003). Të mësuarit hulumtues, në Aspekte Psiko-Pedagogjike.

Tiranë: Instituti i Studimeve Pedagogjike.

Muka, Petrit. Karaj, Dhori. Cela, Liri. (2006). Hyrje në mësimdhënien e diferencuar

Zabeli, Naser. (2010). Edukimi Inkluziv. Prishtinë

Grup autorësh (2005). Mësimdhënia me në qendër nxënësin, Tiranë. QKTA

Zabeli, Naser. (2006). Metodologjia e edukimit dhe e mësimdhënies për të drejtat e

fëmijës, Prishtinë: KEC & TROCAIRE

Guidelines on the individual education plan process, published by the stationery office,

Dublin, May 2006.

UNESCO 1994. Deklarata Salamanca dhe Korniza për Veprim në nevojë për arsim

special.

Duffy-Judy Lever, McDonald, Jean B. (2008). Teaching and Learning with Technology.

Boston: Pearson A&B.

Grasha, Anthony F. 2002. Teaching with style. USA: Alliance Publishers.

Gjokutaj, Mimoza & Zabeli, Naser. (2004). Për një mësimdhënie ndryshe dhe cilësi të

lartë të të nxëni. Prishtinë.

Biehler, Robert F& Snowman, Jack (2003). Psikologji e zbatuar në mësimdhënie. Tiranë:

Instituti i Studimeve Pedagogjik.

Page 42: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

42

Reid, Gavin. (2005). Learning Styles and Inclusion. London: Paul Chapman Publishing.

Muka, Petrit. (1997). Të mësuarit me objektiva dhe Modeli A-94. Prishtinë: KOHA.

Tomlinson, Carol. Ann. (2002). How to Differentiate Instruction in Mixed Ability

Classrooms. Alexandria, Virginia USA: ASCD.

Lindsay, G. (2003): Arsim Inkluziv. Një perspektive kritike. British Journal of special

education.

Memedi B, (2015), Praktika Inkluzive, Arbëria design, Tetovë.

Memedi B, (2014) Vështirësitë në të mësuar të fëmijëve me nevoja të veçanta në sistemin

e rregullt arsimor, Universiteti shtetëror i Tetovës, 2014.

UNESCO, (2009). Udhëzimet e Politikës për përfshirjen në arsim. Paris, UNESCO.

UNICEF (2005). “Arti i rritjes se Fëmijëve”. Tirana:Pegi

Karaj, Th. (2005) “Psikologji e zhvillimit të fëmijës”, Progress:Tiranë.

Grup autorësh. (1997). Strategjia e të mësuarit. Prishtinë: KOHA.

Shkolla Fillore “Lidhja e Prizrenit” Deçan.

Shkolla Fillore “Ramiz Sadiku” Pejë.

Shkolla Fillore “28 Nëntori” Raushiq.

Page 43: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

43

Page 44: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

44

Pyetësor për mësimdhënës

Të nderuar mësimdhënës ju falënderoj për kohën që do të ndani për plotësimin e këtij

pyetësori, që ka të bëjë me fëmijët me nevoja të veçanta dhe gjithëpërfshirjen e tyre në

klasa të rregullta. Të dhënat do të jenë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për

hulumtim dhe studim.

1. A janë të përgatitura shkollat dhe mësimdhënësit për mbështetjen e fëmijëve me nevoja

të veçanta?

a) Po

b) Jo

c) Pak

2. Ju si mësimdhënës a keni hasur vështirësi gjatë punë me fëmijë me nevoja të veçanta?

a) Po

b) Jo

c) Ndonjëherë

d) Gjithmonë

3. A përfshihen nxënësit me nevoja të veçanta në aktivitetet shkollore?

a) Po

b) Jo

c) Ndonjëherë

d) Gjithmonë

4. A keni mjaftueshëm mbështetje nga Drejtoria e Arsimit?

a) Po

b) Jo

c) Shumë

d) Ndonjëherë

Page 45: PUNIM DIPLOME · 2018-12-26 · 6 ABSTRAKT Fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirja e tyre në klasat e rregullta mbesin ende një sfidë në sistemin tonë arsimor. Në këtë

45

5. A i kanë të gjitha të drejtat nxënësit me nevoja të veçanta si gjithë të tjerët në klasë?

a) Po

b) Jo

6. A mungon shërbimi profesional brenda shkollës (psikologu, pedagogu, apo ndonjë

ekspert për nxënësit me nevoja të veçanta)?

a) Po mungon

b) Jo nuk mungon

7. Shkolla a bashkëpunon, krijon, zbaton dhe rishikon planet individuale për nxënësit me

nevoja të veçanta?

a) Aspak

b) Pak

c) Jo plotësisht

d) Plotësisht

8. Shkolla dhe mësimdhënësit në mënyrë aktive promovojnë përfshirjen e prindërve dhe

lehtësojnë kontaktet prindër-mësues?

a) Po

b) Jo

c) Gjithmonë

d) Ndonjëherë

Ju faleminderit për bashkëpunim!