potenciali energjetik i shfrytëzimi

19
Programi i Studimeve: MENAGJIMI I PATUNDSHMËRIVE DHE , INFRASTRUKTURËS Niveli: MASTER Lënda: INFRASTRUKTURA E ENERGJISË TEMA: POTENCIALI ENERGJETIK I SHFRYTËZIMIT TË ENERGJISË SOLARE NË KOSOVË Punuar nga studenti: Mentor: Prof.Dr. Xhelal KËPUSKA Sami SPAHIU Janarë,2017- Prishtinë,

Upload: piramida-group

Post on 08-Feb-2017

107 views

Category:

Education


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Potenciali energjetik i shfrytëzimi

Programi i Studimeve: MENAGJIMI I PATUNDSHMËRIVE DHE , INFRASTRUKTURËS

Niveli: MASTERLënda: INFRASTRUKTURA E ENERGJISË  

TEMA:

POTENCIALI ENERGJETIK I SHFRYTËZIMIT TË ENERGJISË SOLARE NË KOSOVË

 

Punuar nga studenti: Mentor: Prof.Dr. Xhelal KËPUSKASami SPAHIU  

Janarë,2017- Prishtinë,

Page 2: Potenciali energjetik i shfrytëzimi

HYRJEDielli është prodhuesi kryesor i energjisë në sistemin tonë diellor. Ai ka formën e një topi dhe në qendrën e tij ndodh vazhdimisht shkrirja nukleare. Një pjesë e vogël e energjisë së prodhuar në Diell vjen në Tokë dhe bën të mundur që në planetin tonë të ketë jetë. Drita dhe rrezatimi diellor drejton të gjitha ciklet dhe proceset natyrore ne toke, të tilla si: shiun, erën, fotosintezën, rrymat oqeanike dhe shumë të tjera, të cilat janë të rëndësishme për jetën. Nevoja botërore për energji ka qenë mbështetur që nga fillimi në energjinë diellore. Të gjitha lëndët djegëse fosile (nafta, gazi, qymyri) janë energji e shndërruar diellore. Intensiteti i rrezatimit prej rreth 6000°C i sipërfaqes së diellit është i barabartë me 70 000 deri në 80 000 kW/ m2 . Planeti ynë merr vetëm një pjesëz të vogël të kësaj energjie. Pavarësisht nga kjo, energjia që vjen nga rrezatimi diellor në një vit është afërsisht 200.000.000 miliardë kWh; kjo është 10.000 herë më shumë se nevoja vjetore për energji botërore. Intensiteti i rrezatimit diellor jashtë atmosferës është mesatarisht 1360 W/m2 (konstantja diellore). Kur rrezatimi diellor depërton përmes atmosferës, një pjesë e rrezatimit humbet, kështu që në një ditë vere me diell, me qiell të kthjellët, në tokë mund të arrijë afërsisht 800 deri në 1000 W/m2 (rrezatimi global).

Page 3: Potenciali energjetik i shfrytëzimi

RREZATIMI GLOBAL Kohëzgjatja e dritës së diellit dhe po ashtu edhe intensiteti i saj varet nga periudha kohore e vitit, kushtet e motit dhe, natyrisht, edhe nga vendndodhja gjeografike. Kështu, në rajonet e jugut të SHBA-së, sasia e rrezatimit global vjetor në një sipërfaqe horizontale mund të arrijë mbi 2200 [kWh/m2 ]. Në Evropën Veriore, vlerat maksimale janë 1100 [kWh/m2 ]. Në varësi të vendndodhjes gjeografike, rrezatimi global vjetor në një sipërfaqe horizontale mund të ndryshojë nga vendi ne vend.

Page 4: Potenciali energjetik i shfrytëzimi

ENERGJIA NË BOTËShtimi i gazeve të efektit serrë në atmosferë dhe ngrohja e mundshme globale, bashkë me ndryshimet klimatike që e shoqëron, përbën një nga rreziqet më të mëdha mjedisore të ditëve të sotme. Pjesa më e madhe e arsyeve antropogjenike të këtij ndryshimi të rrezikshëm të klimës mund t’i atribohen përdorimit të energjisë dhe djegies së burimeve parësore fosile të energjisë, bashkë me emetimin e CO2-it që e shoqëron.Në botë në përgjithësi burimet e furnizimit me energji janë nga nafta , gazi natyror dhe qymyri. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë deri në vitin 2030 pritet të mbeten të njëjtat burime bazë të furnizimit me energji. Prandaj sikurse sot pjesa më e madhe e furnizimit me energji supozohet të mbetet nafta me 35 % dhe gazi natyror 25 % , mesatarisht me 22 % e ndjekur nga qymyri. Burime të tjera të energjisë janë 11.3 % druri , 2.2 % hidrocentralet e energjisë solare , etj.

Page 5: Potenciali energjetik i shfrytëzimi

TRENDET E ENERGJISE NE RELACION ME PRESIONET MJEDISORELiberalizimi i tregut dhe ngritja e çmimit të energjisë pas vitit 2000 ka bërë që të ngritët vetëdija për të mos shpenzuar shumë energji. Kjo ka sjellë në dhënien e rëndësisë më të madhe mjedisit. Energjia në relacion me emisionet ndotëse të ajrit ka pas rënie por cilësia e ajrit ka vazhduar të ketë efekte negative në shëndetin e ekosistemeve. Ndotja me gazra acidike dhe në troposferën e O3 ka rënë respektivisht te 56% dhe 47% mes 1999 dhe 2003.Këto shifra kane dërguar në zgjerimin e shfrytëzimit të teknologjive të pastra, energjive alternative, eficiencën e energjisë dhe kalimi nga përdorimi i derivateve të naftës dhe thëngjillit në gazin natyral,energjinë hidrike,të erës dhe solare etj.

Page 6: Potenciali energjetik i shfrytëzimi

POTENCIALI ENERGJETIK I SHFRYTËZIMIT TË ENERGJISË SOLARE NË KOSOVË

Për projektimin e sistemeve të shfrytëzimit të energjisë diellore solare kërkohet të njihen një numër parametrash (variablash) klimatike, përfshirë: Rrezatimi mesatar ghate dites në rrafshin e kolektorit solar që përdoret për të llogaritur rendimentin e kolektorit dhe energjinë solare të arritur gjate dites prej; Temperaturën qiellore, që përdoret për të llogaritur energjinë e arritur nga kolektorët e pa mbuluar, Humbjet në mjedisin për rreth Temperatura e ujit të ftohtë, që përdoret për te përcaktuar ngarkesën termike që sistemi duhet te mbuloje/përballojë; Ngarkesën ngrohëse (përveç rastit të pishinave). Sasia e rrezatimit solar që arrinë në secilën pikë të sipërfaqës së Tokës ndryshon në varësi të këtyre faktorëve: Pozicionit gjeografik,kohës gjatë ditës, gjate stinës, gjeografisë të lokacionit dhe kushteve lokale klimatike.

Page 7: Potenciali energjetik i shfrytëzimi

Duhet që kolektori të instalohet në atë pozicion që të jetë në gjendje që sa më shumë kohë gjatë ditës të absorbojë rrezet e diellit. Në hemisferën veriore, në të cilën gjendet Kosova, kolektorët duhet të orientohen kah jugu. Pasi që rrezatimi diellor është më intensiv në mesditë, Këndi i pjerrtësisë së kolektorëve. Këndi i pjerrtësisë është këndi në mes të rrafshit horizontal dhe të kolektorit solar. Për kolektorët e integruar në kulm, këndi është vetë këndi i kulmit i cili në këtë rast është edhe këndi i kolektorit. Sasia më e madhe e energjisë që absorberi i kolektorit e merr nga Dielli është kur kolektori është në kënd të drejtë me rrezet e diellit

Si duhet të instalohet një kolektorë

Page 8: Potenciali energjetik i shfrytëzimi

KENDI I RREZEVE TE DIELLIT GJATË QERSHORIT DHE DHJETORIT

Page 9: Potenciali energjetik i shfrytëzimi

Fakti që Kosova konsiderohet të ketë afërsisht 278 ditë me diell tregon që Kosova qarte ka predispozita të mira për shfrytëzimin e energjise diellore. Poashtu, edhe intensiteti i rrezeve gjatë këtyre ditëve konsiderohet të jetë i ngjashëm me vendet të cilat vetëm kanë filluar të instalojnë panele solare. Sipas Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në Kosovë, gjate vitit në Kosovë mund të prodhohen afërsisht 1.100 deri 1.250 Kwh për m2. Energjia diellore gjatë Rrezatimit vjetor në një panel (kolektor) solar të drejtuar drejt jugut dhe me një pjerrtësi optimale prej 35 shkallë (është llogaritur prjerrtësia optimale) varion midis 1550 dhe 1650 kWh/m2/vit në Kosovë.Per te kuptuar se sa dite me diell jane brenda teritorot te Kosoves, duhen te shikohen hartat e rrezatimit (radiacionit) të Diellit në vendin tonë. Këto harta jane jashtëzakonisht të sakta, tashmë ekzistojnë dhe janë të botuara në portalin e Joint Research Centre, Institute for Energy and Transport (IET) që gjendet në qytetin Ispra në Itali .Ky institut, që është themeluar nga Komisioni Evropian, ofron shënime të hollësishme për rrezatimin e Diellit në Evropë, në Afrikë dhe në Azinë jugperëndimore.

A ka diell te mjaftueshem në Kosovë?

Page 10: Potenciali energjetik i shfrytëzimi

Rrezatimi solar në Kosovë gjatë vitit Në përgjithësi sasia e rezatimit të përgjithshëm të nji shteti varet nga pozita gjeografike,moti dhe ndotja e ajrit gjatë vitit. Në Kosovë rrezatimi në përgjithësi është rreth 1400 kwh/m2 për deri sa në Gjermani sillet nga 850‐1150 kwh/m2. Nga këto të dhëna shifet se Kosova i takon një zone me rezatim diellor me vlera shumë të mira për përdorimin e rrezatimit diellor dhe prodhimit të rrymës.

Rrezatimi i diellit gjatë vitit në Kosovë llogaritur për: Gjerësinë gjeografike 19 shkallë 59’ deri 21 shkalle 16’ (lindje) vlerë të përgjithëshme 1400 kWh/m2 vlerat e rrezatimit janë marrë duke i krahasuar vlerat: Orë me diell në vit: Prishtina ka gjatë vitit 2153,2 orë me diell Prizreni 2131,8 orë Peja 1974 orë etj. Mesatarja e tyre del 2086,3 orë me diell në vit. Numri mesatar i orëve me diell në ditë gjatë një viti: Prishtina 5,9 orë, • Prizreni 5,8 orë, Peja 5.4 orë. • Mesatarja e tyre del 5,7 orë me diell në ditë. Ditë pa diell në ditë gjatë një viti: Prishtina 43,2 ditë, • Prizreni 57,7 ditë, Peja 60.3 ditë. • Mesatarja e tyre del 53,7 ditë pa diell në vit, që në përqindje i bie 14,7% pa diellë.

Page 11: Potenciali energjetik i shfrytëzimi

Komuna SipërfaqjanëKm2 RezatimidiellorëmesatareKWh/m2 ne vit

ProdhimivjetorGWh/vit

Prizreni 636 1600 1.017.600Suhareka 435 1625 706.875Dragashi 357 1625 580.125Rahoveci 268 1650 442.200Malisheva 311 1600 497.600

Potenciali energjetik i rrezatimit diellor në rrafsh optimal

Sipas një studimi vlerësues për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë në Kosovë,

COWI A/S, 2008)

Page 12: Potenciali energjetik i shfrytëzimi

Potenciali energjetik i rrezatimit solar në rrafsh horizontal

TëdhënatpërqytetetëndryshmetëKosovëspërenergjinëdielloredhetemperaturatmesataremujoredhevjetoresipasdatabazëstëKomisionitEvropian.

Komuna Gjersiagjeografike

Gjatesia gjeografike

Lartesia mbidetare

janarKw/h/m2

shkurt

III IV V VI

Prizren N 42°12’ 44’’ E 20°43’ 12’’ 395 m 47 63 108 146 181 201

Dragash N 42°3’ 41’’ E 20°39’ 20’’ 1054 48 64 110 144 177 198

Suharekë N 42°21’ 41’’ E 20°48’ 58’’ 387 46 65 110 145 180 203

Rahovec N 42°24’ 7’’ E 20°39’ 25’’ 424 45 64 111 145 180 203

Malishevë N 42°29’ 3’’ E 20°44’ 36’’ 523 47 64 112 146 181 204

VII VIII IX X XI XII vjetore

218 190 123 92 36 36 1461

217 187 121 92 40 40 1461

217 190 123 93 36 36 1469

215 189 122 92 35 35 1458

216 189 123 93 36 36 1470 KWh/m2

Komuna Sipërfaqja në Km 2 Rezatimi diellorë mesatare KWh/m2 ne vit Prodhimi vjetor GWh/vit

Page 13: Potenciali energjetik i shfrytëzimi

Orientimi i kolektorëve dhe këndi i azimutit

Këndi i azimutit, është devijimi i rrafshit të kolektorit nga jugu; këndi i azimutit është 0°. Pasi që rrezatimi diellor është më intensiv në mesditë, rrafshi i kolektorit duhet të orientohet sa më afër që është e mundur nga jugu. Megjithatë, devijimi nga jugu deri në 45° në juglindje ose jugperëndim është i pranueshëm.

Klima në Kosovë për promovimin e energjisë diellore

Klima në Kosovë është i ndikuar nga klima kontinentale me mot shumë të nxehtë në muajt e verës, ku temperaturat mund të arrij në +40°C dhe mot të ftohtë në sezonin e dimrit. Temperaturat gjatë dimrit mund të bien deri në -25°CRrezatimi global në vit arrinë në 1400 kWh/m2 në Prishtinë. Dallimi në rrezatim brenda vendit është në mes të 1200 dhe 1500 kWh/m2 .Pasi që rrezatimi global në mesatare është për 23% më i lartë se në një qytet mesatar në Evropë, regjioni është i përshtatshëm për përdorimin e energjisë solare.

Page 14: Potenciali energjetik i shfrytëzimi

HAPAT FILLESTAR DREJT ENERGJIS SOLARE NE KOSOVE

Megjithëse, vendosja e paneleve solare në fillim kushton shumë, efektet e tyre vërehen pas një kohe me kursimin e parave përgjatë viteve të shfrytëzimit të atyre paneleve. Është karakteristike qe panelet solare qëndrojnë gjatë dhe kërkojnë shumë pak mirëmbajtje.Kosova ka bere hapa fillestarë,por inkurajues të prodhimit të energjisë solare në Kosovë Gjatë vitit 2015 në komunën e Klinës u përurua centrali i parë i energjisë solare në Kosovë. Aktualisht centrali ka kapacitet prej 102 kW energji elektrike, mirëpo kjo pritet të trefishohet në vitet e ardhshme. Projekti është bartur nga Led Light Technology Kosovo LCC, përfaqësues lokal i kompanisë sllovene Rudis, e cila i siguroi panelet solare nga prodhuesi Gorenje në Slloveni. Instalimi i një uzine të tillë diellore paraqet hapin më të rëndësishëm që Kosova ka marrë në aspektin e energjisë së ripërtëritshme.

TREGUESIT E SYNIMEVE TË ENERGJISË SË RIPËRTËRITSHMETreguesit e objektivave sektoriale

Neni 4/1 i Direktivës 2009/28/EC parashikon përcaktimin e treguesve të synimeve në pjesën e energjisë që do të prodhohet nga burimet e ripërtërishme deri në vitin 2020, në sektorët e mëposhtëm: ngrohje ; energji elektrike; transport. Në bazë të supozimeve afatgjata të kërkesës për energji për periudhën 2009-2018, deri në fund të vitit 2018 Kosova synon të përmbush një prodhim bruto të energjisë prej 1601.6 ktoe. Një gjenerim i tillë bruto, me një rritje lineare në dy vitet e fundit të periudhës së rishikimit, duhet të arrijë 1684 ktoe deri në vitin 2020.

Page 15: Potenciali energjetik i shfrytëzimi

A ka detyrime Kosova?

Kosova ka ratifikuar Protokollin e Kyotos, por ka një status që nuk ka detyrime në sasi dhe kohë për të reduktuar emetimin e gazrave me efekt serrë. Por Kosova duhet të marrë angazhime vullnetare pasi jo vetëm vendet e zhvilluara që kanë përgjegjësinë historike për ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatike, por edhe vende si Shqipëria duhet të jenë aktive.Kosova synon të futet në BE dhe në momentin kur do të jetë pjesë e BE-së do të duhet që vullnetarisht ta ndryshojë statusin dhe të sillet si të gjitha vendet dhe të marrë detyrime për reduktimin e emetimit të gazrave me efekt serrë”.

Page 16: Potenciali energjetik i shfrytëzimi

Palët Kryesore të Interesit në Energji

Ministria e Zhvillimit Ekonomik – përgjegjëse për politikat energjetike; Strategji të energjisë, Parku Kombëtar për Energji të Ripërtëritshme, Plani kombëtar për EE dhe kornizë legjislativeZyra e Rregullatorit për Energji – përgjegjëse për çështjet rregullative; licencim, tarifa, autorizimKEK – përgjegjës për gjenerim të Energjisë Elektrike – kompani shtetëroreKOSTT – përgjegjës për rrjetin e transmisionit; kompani shtetërore; operon me linjat 110kV, 220kV, 400kV KEDS – përgjegjës për rrjetin e Distribucionit; kompani private; operon me linjat 35kv dhe më të ulëtaKESCO – përgjegjës për furnizim me energji; kompani private

Potenciali i Energjisë së Ripërtëritshme në Kosovë

Energjia nga SHPP– identifikimi i 77 lokacioneve me një kapacitet të instaluar prej 128,197 MW ( studimet)Energjia nga Era– Vlerësimet aktuale kanë identifikuar rreth 250 MW kapacitet të instaluar (KfW- atllasi i erës)Energjia Solare– vlerësimi vjetor i potencialit: mes 1500 dhe 1650 kW/m²/vitEnergjia nga Biomasa (drutë për djegie)- potenciali për prerje vjetore të drurit vlerësohet të jetë 0.9 mil. m³, për nevoja energjetike.Energjia Gjeotermike – nuk ekzistojnë supozime të detajuara

Page 17: Potenciali energjetik i shfrytëzimi

Korniza e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë•Caku Kombëtar në BRE - 25 % e detyrueshme DHE - 29.47 % tregues Skema Mbështetëse për BRE – veç ështëZyra e Rregullatorit për Energji – ZRRE Përgjegjësitë për BRE tarifat nxitëseZyra e Rregullatorit për Energji – ZRRE sipas ligjit themelor për energji është përgjegjëse për tarifat nxitëse dhe procedurat e autorizimit BRE: (€/MWh) HC (<10MW) 63.3 Erë 85.0 Biomasë e ngurtë 71.3Fotovoltanik 136.4

Sfidat në Kosovë për BRE-të

Rritja e interesimit për investime reale në gjenerim të energjisë së bazuar në BRE – vështirësitë financiare Përfshirja e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në proces të prodhimit (elementeve) të energjisë së ripërtëritshme Maksimizimi i prodhimit të energjisë BRE duke marrë parasysh nivelin e zhvillimit ekonomik në Kosovë Themelimi i One Stop Shop për BRE

Page 18: Potenciali energjetik i shfrytëzimi

Efiçienca e Energjisë në Kosovë

Caku i Kosovës është 9% , ose 92Ktoe të arrihet në vitin 2018Bazuar në këtë cak është zhvilluar Plani i Veprimit të Kosovës për EE 2010-2018Zbatimi i masave EE është i përqendruar në vendet konsumuese, sipas direktivës 2006/32/EC

Parashikimi i kërkesës për energji në mes 2016 -2024

Në vitin 2015 konsumi total i energjisë ishte 5580GWh (të dhëna preliminare)

Page 19: Potenciali energjetik i shfrytëzimi

FALEMINDERIT