politikat arsimore per te verberit - shvsh.org.al arsimore per te... · 2 kapacitet mendore. i...

15
POLITIKAT ARSIMORE PER TE VERBERIT Permbajtja I.Hyrje II. Politika arsimore per te verberit, pjese e politikes arsimore kombetare ne cdo vend. Fillimet e arsimit per te verberit ne Europe. Perpjekjet e para ne shqiperi. Ndarja e Insitutit te te verberve dhe shurdhmemeceve ne dy institute. Nevojat dhe objektivat per arsimimin e te verberve. III. Politikat arsimore ne strukturimin dhe funksinimin e institucioneve te posacme. Struktura dhe perberja e komunitetit te nxenesve te verber. Programet shkollore per te verberit dhe evolucioni I tyre Stafi pedagogjik dhe trajnimi I tij. IV. Arsimi klasik dhe ai I integruar. Dy alternativa ne konkurence. Arsimi klasik Arsimi I integruar. Avantazhet dhe disavantazhet e arsimit klasik dhe atij integrues. Roli I institucioneve klasike ne perspektive V. Objektivat per te ardhmen Abstrakti Hyrje Eshte e njohur tashme nevoja dhe roli I arsimimimit ne cdo kohe. Emancipimi I shoqerise dhe zhvillimi I metejshem social ekonomik I saj shekuj me pare kane sjelle ne vemendje dhe edukimin e arsimimin e personave me aftesi te kufizuar. Brenda kesaj kategorie me I ndjeshem ka qene qendrimi ndaj te verberve. Ne pamje te pare mungesa e shikimit duket fatale dhe te dekurajon ne cdo iniciative positive per edukimin dhe arsimimin e tyre. Pavaresisht nga aparenca thellimi I metejshem ne kete proces te con ne konkluzione krejt te ndryshme . Jane pikerisht te

Upload: others

Post on 06-Sep-2019

9 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

POLITIKAT ARSIMORE PER TE VERBERIT

Permbajtja

I.Hyrje

II. Politika arsimore per te verberit, pjese e politikes arsimore kombetare ne cdo vend.

Fillimet e arsimit per te verberit ne Europe. Perpjekjet e para ne shqiperi. Ndarja e Insitutit te te verberve dhe

shurdhmemeceve ne dy institute. Nevojat dhe objektivat per arsimimin e te verberve.

III. Politikat arsimore ne strukturimin dhe funksinimin e institucioneve te posacme.

Struktura dhe perberja e komunitetit te nxenesve te verber. Programet shkollore per te verberit dhe evolucioni I tyre

Stafi pedagogjik dhe trajnimi I tij.

IV. Arsimi klasik dhe ai I integruar. Dy alternativa ne konkurence.

Arsimi klasik

Arsimi I integruar. Avantazhet dhe disavantazhet e arsimit klasik dhe atij integrues.

Roli I institucioneve klasike ne perspektive V. Objektivat per te ardhmen

Abstrakti

Hyrje

Eshte e njohur tashme nevoja dhe roli I arsimimimit ne cdo kohe. Emancipimi I

shoqerise dhe zhvillimi I metejshem social ekonomik I saj shekuj me pare kane sjelle ne

vemendje dhe edukimin e arsimimin e personave me aftesi te kufizuar. Brenda kesaj kategorie me I ndjeshem ka qene qendrimi ndaj te verberve.

Ne pamje te pare mungesa e shikimit duket fatale dhe te dekurajon ne cdo iniciative positive per edukimin dhe arsimimin e tyre. Pavaresisht nga aparenca thellimi I

metejshem ne kete proces te con ne konkluzione krejt te ndryshme . Jane pikerisht te

1

verberit qe ndjejne me shume nevojen e edukimit dhe arsimimit te tyre dhe jo vetem

ata por dhe shoqeria ku ata jetojne. Jo vetem kaq por kohe me pare eshte konstatuar se ata mund te edukohen dhe

arsimohen plotesisht dhe me cilesi e volum te njejte me arsimin normal.

Ne kete teme do te synoj qe te jap nje panorame ne fushen e politikave arsimore per te verberit si pjese e politikave te arsimit special dhe ky I fundit si pjese integrale e arsimit te pergjithshem.

Do te synoj qe te shqyrtoj me kujdes etapat ne te cilen ka kaluar procesi I edukimit dhe I arsimimit te te verberve ne teresi dhe kryesisht ne vendin tone, praktikat e krijuara dhe alternativat e zhvillimit te tij.

Ne menyre specifike do te perpiqem te argumentoj nevojen dhe domosdoshmerine e arsimimit te te verberve. Objektiv themelor I shoqerise eshte qe te verberit te integrohen ne jete. Dihet tashme lajtmotivi qe vete te verberit perdorin per te prezantuar objektivat e tyre sipas te cilit , “nuk ka integrim pa punesim, nuk ka punesim pa edukim professional, nuk ka edukim professional pa edukim te

pergjithshem”. Nepermjet ketij trajtimi synohet qe te hidhet drite dhe te sistemohen me mire problematika dhe objektivat per te ardhmen ne fushen e arsimimit te te verberve.

Zbatimi I rregullave standarte te OKB, I Konventave te posacme per Personat me Aftesi te Kufizuar, pasqyrimi I tyre ne politikat arsimore kombetare, ridimensinojne qendrimin ndaj arsimimit te te verberve. Do te synohet gjithashtu dhenia e ideve te reja ne perzgjedhjen e alternativave klasike dhe moderne sipas kushteve specifike te vendit tone. Dihen vecorite dhe karakteristikat e arsimit dhe politikat ndaj tij te ndjekura ne vendin tone te cilat pa dyshim jane reflektuar dhe ndaj arsimimit te te verberve.

Pikerisht per kete eshte e nevojshme qe te ndalohemi dhe thellohemi se ne c’rruge dhe drejtim duhet udhehequr procesi I transformimit dhe reformimit te

arsimimit te te verberve. Aplikimi I parimeve te tiflologjise brenda parimeve te normave te pedagogjise

dhe psikologjise normale eshte nje tjeter drejtim I rendesishem ne te cilin duhet te perqendrohemi per dhenien e nje vleresimi sa me objektiv.

Pra shkurt do te perpiqem ti pergjigjem dhe te jap idete e mia se c’duhet bere me objktivat kryesore te arsimimit te te verberve ne Shqiperi, si duhet te zhvillohet

arsimi professional, ne c’raport duhet vendosur arsimi klasik dhe ai I integruar (modern),

cilet jane rruget dhe metodat e mira per masivizimin e arsimit per te verberit, perparesite e llojit te arsimimit etj si keto.

II. Politika arsimore per te verberit, pjese e politikes arsimore kombetare ne cdo vend.

Fillimet e arsimit per te verberit ne Europe.

Edukimi I te verberve ne bote daton rreth vitit 1784.Ne koeht antike nuk jane gjetur

perpjekje qe njerezit normale te benin per te verberit duke lidhur paaftesine e tyre me

2

kapacitet mendore. I njejti gabim ka vazhduar dhe gjate periudhes se kristianizimit deri

ne fund te shekullit te 19.Pergjithesisht ata kane gjetur mbeshtetjen neper kasha te cilat u kane ofruar atyre nje lloj perkujdesje. Nga viti 630 ne Jeruzalem eshte gjetur nje strehe

per te verberit qe ne periudhen e mesjetes quhej typhlocomium. Sot ne bote ka nje numer te konsiderushem te verberish. Nga te dhena te ndryshme

del se ne Azi 1 ne 500 eshte I verber, ne Afrike 1 ne 300 dhe ne Europe 1 ne 1094.Studimet kane treguar se verberia eshte me teper e perhapur ne vendet tropikale

sesa ne ato me klime te bute, me teper ne hemisferen lindore sesa ne ate perendimore. Ne zonat veriore me prane arktikut ku te ftohtet dominon, njerezit kane me pak probleme ne drejtim te syve , ndersa ne zonat me klime te te ngrohte te nxentet krijne kushte te pafavorshme ne drejtim te problemeve me syte.Ne 1784 jane gjetur te parat perpjEkjet per te bere nje harte ne reliev per te verberit.

Perpjekjet e para ne Shqiperi. Ndarja e Insitutit te te verberve dhe

shurdhmemeceve ne dy institute.

Ne vitet e para pas clirimit te vendit nga okupatoret fashiste, politikat e qeverise

komuniste u perqendruan seriozisht ne fushen e arsimit, duke filluar me luften kunder analfabetizmit. Natyrisht ne keto momente as qe behej fjale per arsimimin e te verberve.

U desh te kalonin afer 20 vjet qe te hidheshin hapat e para ne kete fushe. Si rezultat I arritjeve ne teresi ne zhvillimin e vendit dhe vecanerisht ne fushen e arsimit filloi te njehej nevoja dhe per arsimimin e personave me aftesi te kufizuar dhe sidomos

te verberve dhe shurdhmemeceve. Per kete arsye u dergua ne Bashkimin Sovjetik studentet e pare ne fushen e tiflologjise. Pas prishjes se marredhenieve me Bashkimin

Sovjetik studente te tjere u derguan ne Rumani, per te studiuar ne fushen e psikologjise dhe defektologjise. Studentet e derguar ne Bashkimin Sovjetik I nderprene studimet pa I

perfunduar ato dhe me tu kthyer ne Shqiperi filluar perpjekjet per celjen e Institutit te Shurdhmemeceve dhe te te Verberve.

U deshen afro 2 vjet perpjekje per te mundesuar celjen e ketij Instituti. Fillimisht u pregatit nje Vendim I Keshillit te Ministrave, nr 64, Prill 1963. 7 muaj pas daljes se ketij vendimi u mundesua celja e ketij instituti. Fillimisht ai u vendos ne nje lagje te

Tiranes, ne nje godine private relativisht te madhe prane rruges Hoxha Tasim.

Jeta e ketij Instituti filloi me celjen e dy klasave nje per te verber dhe nje per

shurdhmemece.

Kriteret administrative te pranimit ishin qe nxenesit te ishin te verber, te paster nga te meta te tjera. I njeti kriter u aplikua dhe per shurdhmemecet per nje shurmemeci te paster.

3

Ky kriter tashme eshte shnderruar ne nje tradite, por per fat te keq sot e kesaj

dite ende nuk eshte krijuar nje Institucion I posacem per arsmimin e femijeve me pluridefekt.

Nder objektivat me te rendesishme qe gjeten zbatim ne ate kohe per arsimimin e te verberve ka qene pajisja e nxenesve me vellimin e plote te njohurive per arsimin 8 vjecar te nxenesve te verber ndersa nxenesit shurdhmemece megjithese do te qendrojne ne shkolle 9 vjet do te pajiseshin me njohurite e arsimit fillor.

Nder komponentet shume te rendesishem te ketij arsimimi ne kete Institut ka qene dhe pregatitja profesionale pra kishte nje ambicje shume te madhe qe nxenesit te

sistemohesishn ne pune mbi bazen e shprehive dhe pregatitjes profesionale qe fitonin ne kete shkolle. Megjithese e kishte emrin Institut dhe kish nje cikel prej 9 vjetesh

esencialisht ishte nje shkolle 8 vjecare qe e vinte ne dyshim kete koncept per faktin se ne drejtimet kryesore te edukimit dhe te arsimit ishin mjaft te theksuara edukimi

professional dhe ai special.

Synohej qe nepermjet edukimit special nxenesit te aftesoheshin sa me shume te

ishte e mundur ne rritjen e pavaresise ne levizje, ne realizimin e vetesherbimit, ne

zoterimin e mikro dhe makro ambjentit dhe ne pasurimin e perfytyrimit dhe te imagjinates. Pra ne thelb synohej te pregatiteshin nxenes me te tera cilesite e

pergjithshme dhe te posacme qe do te mundesonin integrimin lehtesisht ne shoqeri .

Me kalimin e kohes ky institut u rrit numerikisht dhe bashke me kete ritje u

shtuan dhe problemet. Kriza ekonomike qe perfshiu vendin sidomos gjate viteve 80 solli per pasoje kufizimin e finacimit sidomos per pajisjet didaktive dhe tifloteknike.

Megjithate duhet pranuar se pajisja me libra brail e nxenesve ka qene e plote dhe ne standarte mjaft te pranueshme te cilat u humben qe ne vitet e para te zhvillimit

pluralist dhe nuk jane arritur me kurre.

Me ndryshimin e sistemit social ekonomik dhe fillimin e tranzicionit problemet

qe linden ne shoqerine normale shoqeruar dhe jeten e ketij Instituti. Ne vitin 1992 me kerkesen dhe insistimin e Shoqates se te Verberve te Shqiperise prane Qeverise teknike

te asaj kohe u arrit ndarja e Institutit te Shurdhmemeceve dhe te verberve ne dy institute ne ate te Shurdh memeceve dhe ate te te Verberve.

Si Institut I ri Instituti I te Verberve filloi me nje game te gjere problemesh e veshtiresish, kalvari I te cileve ende nuk ka mbaruar. Per shkak te mungeses se plote te finacimit Instituti vazhdon te kete mangesi te medha ne tekste per te verberit dhe ne

pajisje tifloteknike dhe didaktike.

Nje tjeter problem qe ka shoqeruar Institutin e te Verberve eshte dhe kualifikimi I trupes pedagogjike. Ka patur mjaft perpjekje per tu klidhur me institucione dhe donatore te huaj qe ka rezultuar ne vizita te thjeshta disa ditore por ende kjo shkolle

nuk ka nje kuader te mirefillte ne fushen e tiflopsikologjise apo te tiflopedagogjise . Natyrisht eksperiencat e krijuara nga mesueset me nje staf te gjate pune jane mjaft te

4

vyera, por ato do te ishin akoma me te vlefshme sikur te liheshin trashegim te shkruara

dhe te perpunuara mbi bazen e parimeve te tiflologjise.

Nevojat dhe objektivat per arsimimin e te verberve Eshte tashme e pranuar se 90 % e informacionit merret nepermjet shqises se te

parit dhe vetem 10 % merret nga 4 shqisat e tjera. Natyrisht nder 4 te tjerat shqisa me e rendesishme per te verberit eshte te degjuarit, pastaj vjen te prekurit, te nuhaturit dhe te shijuarit.

Ne pamje te pare duket sikur mungesa e shikimit sjell nje izolim total per njeriun qe e ka kete mungese.

Ne fakt parimet e tiflologjise pranojne se eshte plotesisht e mundur qe I verberi nepermjet te degjuarit dhe shqisave te tjera mund te marre nje maksimum informacioni thuajse afer 100%. Kjo kerkon perdorimin me eficence te shqisave te tjera duke aplikuar metoda dhe teknika te posacme te cilat jane objekte te tifloteknikes, tiflopsiokologjise

dhe tiflopedagogjise. Meqenese marrja e informacionit qenka e mundur perse qenka I pamundur

arsimimi I te verberit? Natyrisht keshtu mund te mendoje nje njeri normal me paragjykime jo te drejta ne kete fushe.

Realiteti boteror dhe ai shqiptar kane provuar pikerisht te kunderten kur formimi , edukimi dhe arsimimi I te verberve I ka cuar ato ne statdet me te larta te shoqerise si ne shkence art, kulture dhe politike, duke vertetuar se ata mund te integrohen teresisht ne jeten normale dhe se ata jane njerez normale.

Ka dhe pikepamje qe verberia nuk mund te quhet nje semundje per faktin pas

rehebilitimit te plote I verberi mund te shnderrohet plotesisht ne njeri produktiv eficent, mund te komportohet ne menyre krejt normale duke fituar pavaresine thuajse te plote

ne shume drejtime te jetes. Me gjithate kjo eshte nje hipoteze e cila ka lindur si rezultat I arritjeve tejet te dukshme ne realitete stonuese.

Po perse eshte I nevojshem apo I domosdoshem arsimimi I te verberve? Natyrisht cdokush I paarsimuar ka veshtiresi ne pershtatjen ndaj ambjenteve sociale dhe sidomos

ndaj atyre qe jane me cilesore. Per te verberit ky problem eshte akoma dhe me I madh pasi mungesa e

informacionit, e edukimit apo e arsimimit e vendos ate ne stade me te uleta sesa

njerezit normale per shkak te deformimeve ne menyren e paraqitjes, sjelljes, regimit ndaj mikro dhe makro ambjentit dhe sidomos ne komunikimin ndernjerezor.

Arsimimi I plote dhe edukimi special perfshire rehabilitimin e pasojave te verberise ne sjellje dhe ne zoterimin e mikro dhe makroamjentit e perpunojne

karakterin dhe aftesite e tij ne menyre te tille qe ai te paraqitet ne shoqerine normale me dinjtet dhe personalitet te plote.

5

Nepermjet arsimimit I verberi fiton njohuri dhe formohet ne menyre te

barabarte si gjithe te tjeret duike u dhene atij shanse te barabarta per te zene ate vend qe I takon .

Nepermjet edukimit special mund te korrigjohen pasojat e verberise qe lidhen jo vetem me mungesen e informimit por dhe te qendrimit fizik ndaj vetes mikroambjetit,

makroambjentit , pavaresise ne levizje, imagjinates dhe pertytyrimit. Nepermjet arsimit professional I verberi mund te marre njohuri te plota aftesi

dhe shprefi profesionale ne profesione te caktuara, pra ai mund te punoje ne te gjitha nivelet, psh te verberit me formim normal, me arsim te ulet mund te pajisen me shprehi praktike qe mund te realizojne ne menyre te plote procese manuale sic jane prodhime te kashtes , xunkthit, filatures, te industrise te detajeve etj. Te verberit me nje nivel arsimor me te larte mund te kryejne pune dhe me te kualifikuara qe jane dhe me te preferuara per to sic eshte fizioterapia, telefonia dhe informatika. Ne 10 vjecarin e fundit informatika ka sjelle avantazhe te paimagjinueshme per

te verberit pra deri dje mendohej se nje I verber per te kryer nje veprimtari intelektuale

duhet te kete nje sekretar . Zhvillimi I shkences se informatikes dhe tifloteknikes kane mundesuar te kunderten qe nje I verber mund te jete asistent I nje njeriu normal.

Zhvillimi I shkences dhe I teknikes ka krijuar avantazhe dhe mundesi te pafundme per mbeshtetjen e te verberve por sfida e vetme mbetet edukimi dhe arsimimi I tyre. Kur ky process kryhet I plote atyre I jepen shanse te barabarta per te qene te integruar ne shoqerine normale si te barabarte ne mes te barabarteve.

III Politikat arsimore ne strukturimin dhe funksionimin e institucioneve te posacme.

Struktura dhe perberja e komunitetit te nxenesve te verber.

Ne cdo shtet te se drejtes e drejta e arsimit konsiderohet si nje nder te drejtat

themelore sociale. Sa me I zhvilluar te jete shteti aq me shume rriten shanset per arsimimin e te verberve. Natyrisht qendrimet dhe vemendja e politikes ndaj arsimimit te te verberve ka qene I ndryshem ne kohe te ndryshme. Perpjekjet per te arsimuar te gjithe shtresat e popullsise jane shprehje e qendrimeve luajale te politikes ndaj qytetareve te vet.

Gjate shekullit te 20 arsimimi I te verberve mori formen institucionale zyrtare duke u ngritur institucione te posacme.

Sot ne vendin tone egziston shkolla e nxenesve qe nuk shikojne e cila dhe pse quhet Institut eshte nje shkolle me program te plote te arsimit 8-vjecar. Megjithate ne kete

insitut trajtohen vetem nxenesit me verberi te paster dhe te pashoqeruar me defekte te tjera.

Shtrohet pyetja, Cbehet me ata femije qe pervec verberise mbartin dhe defekte te tjera?

6

Pa frike mund te themi se politikat arsimore ne kete pike nuk egzis tojne dhe per fat

te keq sot ne shekullin e 21 ata nuk I nenshtrohen asnje lloj edukimi dhe arsimimi dhe per pasoje jane plotesisht te abandonuar ne meshire te fatit , e duke perfituar disa

benefice social ekonomike , te cilat nuk I vene ato aspak ne eficence qofte ne nivele minimale te menaxhimit te trupit te tyre apo te mikroambjentit.

Nje tjeter vemendje duhet treguar ne diferencimin brenda vete Institutit ne mes arsimimit te nxenesve me mungese te plote te shikimit dhe te atyre me shikim te pjesshem. Ne procesin e arsimimit te tyre ka mjaft fenomene te perbashketa por ka dhe dallime esenciale. Per fat te keq institucionet arsimore kompetente ende nuk kane kuptuar se diferenca ne mes nxenesit me mungese te plote dhe atij me mungese te pjesshme shikimi jane te konsiderueshme, minimumi ata punojne me tekste te ndryshme ku te paret perdorin tekste ne brail dhe te dytet tekste me karaktere te zmadhuara.

Programet shkollore per te verberit dhe evolucioni I tyre. Nje tjeter sfide qe duhet ta perballojne politikat arsimore ne arsimimin e te verberve jane dhe aplikimi I programeve ne kete institucion.

Qendrimi ndaj programve lidhet drejtpersedrejti me objektivat themelore te

arsimimit dhe edukimit te te verberve. Ne vende te ndryshme jane aplikuar qendrime te ndryshme por ne vendin tone

per fat te mire kane rezultuar qendrime mjaft konsekuente dhe positive. Qe ne ne themelimin e Institutit te Shurdhmemeceve dhe te te verberve u

aplikuar programe te plota ne volum dhe cilesi te arsimit te pergjithshem. Nje synim I tille mbetet dhe sot por gjithsesi me I zbehte.Nga mungesa e

profesionalizimit dhe vullnetit per te kapercyer pengesat dhe veshtiresite ka qendrime te luhatura , adaptime dhe transplante te panevojshme ne programe dhe ne tekste shkollore.Kjo e bere gjoja ne emer te pershtatjes te asaj qe quhet e posacme apo speciale.Ne asnje rast nuk duhet te lekundemi nga objektivi themelor, kerkesat e ligjit, per shanse te barabarta.

Ne ligjin 8098 “Per statusin e te verberit”, jane parashikuar favore ne kriteret e pranimit te nxneesve ne shkollat e mesme dhe te larta.

Me kete ligjvenesi nuk ka patur parasysh faktin se nxenesit te verber vine me deficenca ne volumin apo cilesine e njohurive por veshtiresite dhe mungesat qe

nxenesit e verber kane per te marre pjese ne konkurim pra pamundesia e krijimit te shanseve te barabarta ne kete process.

Deri me sot Ministria I Arsimit dhe Shkences si institucion nuk I ka dhene nje zgjidhje perfundimtare pasi ne vite te ndryshme kane nxejerre udhezime te ndryshme.

7

Ne vitet e fundit jane krijuar disa favore per pjesemarjen ne konkurim, duke

konceptuar gabimisht pjesemarrjen si nje te drejte qe e jep Minisria e Arsimit. Dhe duke harruar faktin se nxenesit e verber nuk I jepet shnasi I barabarte ne njohjen e

programit te konkurimit duke mos e disponuar ate as ne brail dhe as ne audio.

Stafi pedagogjik dhe trajnimi I tij

Nje nder plaget e arsmit special ne Shqiperi eshte dhe cilesia e stafit arsimor.

Mungesa e institucioneve per pregatitjen e ketij stafi ne fushen e tiflologjise apo defektologjise ne teresi eshte mjaft e rendesishme.

Me te drejte eshte njohur dhe vleresuar veshtiresia e punes se ketyre stafeve ne keto institucione duke vendosur koeficient me te larte pagese, por per fat te keq pagesat e larta kane motivuar perpjekjet e kuadrove te ndryshem mesimore, duke lene jashte vemendjes cilesine e zgjedhjes se tyre.

Ne perpjekjet e drejtuesve te Shoqates se te Verberve te Shqiperise jane mundesuar kontakte me Institutin e te Verberve ne Bar te Zvicres (Institut Sonemberg), dhe Martushel ne Napoli te Italise, ku mesuesit kane mundur te bejne vizita te shkurtra

1 apo 2 javore por asnjeri prej tyre nuk ka patur mundesi te beje nje cikel te plote studimesh universitare apo pasuniversitare. Kualifikimi I stafit mesimor eshte nje sfide e

emadhe e politikave sociale e reformave qe duhet ndermarre ne kete fushe.

IV Arsimi klasik dhe ai I integruar. Dy alternativa ne konkurence.

Arsimi klasik

Sic u tha dhe me lart filllimet e arsimit per te verber kane qene te shkeputura

dhe sporadike dhe te realizuara neper kisha apo xhami, pra arsimi ka qene thjesht nje pjese e trajtimit human dhe jo nje politike e caktuar.

Krahas me zhvillimin e shoqerise me perparimin dhe rendesine qe mori arsimi pas iluminizimit francez filluan perpjekjet dhe per arsimimin e te verberve. Natyrisht as qe mund te mendohej per perfshirjen e nje te verberi ne arsimin normal me nxenesit e

tjere.

Shpikja e shkrimit brail nga frnacezi I verber Lui Braille solli nje hop cilesor per arsimimin e te verberve.

Te shkruarit dhe te lexuarit ne brail u bene alternativa paralele dhe serioze e te

verberve sikunder shkrimi I rrafshet per njerezit me shikim. Ne shekullin e 20 u ngriten ne menyre massive shkolla te posacme per te verberit. Ne ngritjen dhe konceptimin e

8

tyre kishte mjaft kufizime dhe vetem nepermjet perpjekjeve te vazhdueshme dhe

progresit actual u arrit qe keto shkolla te marrin formen dhe permbajtjen e shkollave normale.

Fillimisht ato ishin vetem shkolla fillore ose te ciklit te ulet pastaj u shenderruan ne nivelin e ciklit te detyrueshem me pas dhe ne stade me te larta.

Dy nder sfidat kryesore qe perballoi arsimi I te verberve kane qene, zgjerimi I komunitetit te pjesemarresve pra me verberi te paster ose me pluridefekt si dhe I fushes se edukimit.

Persa I perket te pares fillimisht ato kane qene e grumbulluar jo vetem sipas

kategorise se defektit ne te verber te paster dhe te verber me pluridefekt por dhe shurdhmemece apo dhe te meta te tjera.

Me zhvillimin e metejshem te ketij procesi u arrit qe ne shkollat klasike te beheshin politika arsimore me te studiuara qe sollen si rezultat ndarjen ne shkolla te posacme sipas llojit te defektit dhe ndarjen ne grupe apo klasa te vecanta sipas gravitetit te defektit.

Sfida tjeter e zgjerimit te fushes se arsimimit vazhdon te konkuroje dhe ne ditet e

sotme. Ajo lidhet me programet e aplikuara brenda nje shkolle te posacme me ciklin ne te cilin shtrihet ajo si dhe me llojet e arsimimit dhe edukimit qe realizohen ne te.

Sot eshte plotesisht e pranuar dhe e realizuar qe shkollat e te verberve sidomos ne Evrope, ShBA, Japoni, Australi por dhe ne vendet e Azise , Afrikes dhe Amerikes Latine te aplikojne programe te njejta, perfshire sasine dhe cilesine me arsimin normal, sipas korrespodences se ciklit.

Gjithashtu arsimi klasik ka kryer dhe po vazhdon te kryeje ne menyre te sukseshme arsimimin e pergjithshem dhe ate professional te te verberve.

Nje nder argumentat kunder ketij arsimi eshte se nxenesit me mbarimin e ketyre shkollave pavaresisht nga volumi dhe cilesia e njohurive qe marrin (jo te gjite nxenesit)nuk jane plotesisht te pregatitur per te vazhduar arsimin ne nivele me te larta dhe nuk u jepet suporti teknik. Kur thuhet jo te gjithe nxenesit krijohet ideja se ky eshte nje fenomen normal pasi e njeta gje ndodh dhe me nxenesit e shkollave te zakonshme. Vazhdimi I metejshem I ketij argumenti shtyhet ne drejtimin e asaj se veshtiresite e nxenesve nuk qendrojne ne veshtiresite per te perballuar asimilimin e njohurive shkencore por jane me shume pamundesi dhe paaftesi per tu komportuar apo

pershtatur me realitetin normal, per tu integruar si te barabarte ne mes te barabarteve

me nxenesit e tjere.

Natyrisht kunder arsimit klasik ka dhe argumenta te tjere qe lidhen me dezintegrimin per shkak te izolimit brenda te njejtit komunitet ku anetaret e tij kane me pak mundesi per ti kontribuar pozitivisht njeri-tjetrit.

9

Arsimi I integruar

Si rezultat I zhvillimit te gjithanshem te shoqerise dhe vecanerisht I teknikave te posacme kerkesat dhe qendrimet ndaj arsimimit te te verberve kane ndryshuar .

Tashme jane formuluar politika te reja arsimore sidomos ne vendet e BE dhe vendet e tjera me te njejtin standart zhvillimi.

Nje alternative e re dhe shume e perhapur sidomos ne 20 vjetet e fundit eshte arsimimi I integruar.

Progresi I bere ne fushen e filozofise se te drejtes me ridimensionimin e lirive dhe te drejtave te njeriut ka shtruar ne rend te dites dhenien e shanseve te barabarta te gjithe pjesetareve te komunitetit. Kjo nuk eshte ne kendveshtrimin e meshires apo lemoshes, por si nje detyrim I shoqerise per te respektuar barazine, si nje shqetesim

historic I saj. Kur shoqeria kaperceu rendet shoqerore te pabarabarta te skllaverise dhe

te roberise e vendosi teorikisht barazine para ligjit, synoi te vendoste barazine ne mes burrit dhe gruas, barazine rraciale dhe te gjitha format e tjera te barazise ne lufte te

hapur kunder diskriminimit. Me se fundi I erdhi rradha betejes kunder diskrimimnimit te personave me aftesi te

kufizuar ku ne plan te pare dalin te verberit. Keto ambicje shoqeruar dhe me mundesite ekonomike kane hyre ne rrugen e zgjidhjes per me shume se 20 vjet.

Por cfare permbajne ne vetvete politikat e arsimit te integruar?

Thelbi I arsimit te integruar eshte perfshirja e nxenesit te verber ne shkollen

normale, arsimimi I tij I plote brenda komunitetit te njerezve qe shikojne. Sigurisht konceptimi, pranimi dhe realizimi I ketij procesi nuk ka qene I thjeshte, eshte dashur

kohe dhe mund per tu realizuar derisa Qeverite e vendeve te ndryshme pranuan dhe nxorren aktet ligjore dhe nenligjore perkatese duke shnderruar kete lloj arsimimi ne nje

alternative kryesore te politikave arsimore per te verberit. Sigurisht qe zbatimi I ketyre politikave nuk eshte aq I thjeshte pasi dihen tashme vecorite dhe veshtiresite e nxenesit

te verber perballe thithjes se informacionit , njohurive dhe konfrontimit me amjentin. Per te perballuar keto veshtiresi Qeverite e ketyre vendeve kane marre persiper nje

barre te konsiderueshme financiare. Se pari cdo klase qe ne perberje te saj ka nje ose me shume nxenes te verber, ka gjithshtu nje ose me shume mesues te cilet asistojne nxenesin e verber. Jo vetem aq por nxenesi I verber eshte I suportuar me te gjitha pajisjet tifloteknike si dhe me librat ne brail dhe tekniken zanore. Kjo eksperience ka rezultuar e suksesshme sidomos ne vendet nordike, Angli, ShBA, KANADA, etj. Ajo po

aplikohet ne menyre te sukseshme gjithashtu dhe ne vendet e europes jugore te cilat vazhdojne ende te perdorin si alternative paralele arsimin klasik.

Avantazhet dhe disavantazhet e arsimit klasik dhe atij integrues.

10

Aktualisht politikat arsimore ne fushen e tiflologjise jane perqendruar ne perpjekjet per vleresimin objektiv te avantazheve dhe disavantazheve te arsimit klasik

dhe te arsimit te integruar. Po te shohesh nga objektivat ne te dy rastet synohet formimi I qytetarit te verber , edukimi dhe arsimimi I tij ne nivel apo mase te tille qe te jete

plotesisht I afte per tu integruar ne jeten normale.

Megjithate rruget e perdorura jane te ndryshme, bile jo rralle here konsiderohen te kunderta dhe shtrohet pyetja qe ne rruge te kunderta te arrihet ne te njejtin qellim ?

Perkrahesite e variantit te arsimimit te integruar ngrene si argumenta kunder arsimit klasik se pari izolimin, pra mosperfshirjen e nxenesve te verber ne arsimin normal, ne komunitetin e nxenesve me sy. Si rezultat I ketij izolimi ata thone se tek nxenesi I verber edukohet ndjenja e barazise vetem brenda komunitetit te te verberve pra si te barabarta mes te barabarteve te verber.Kjo sjell me vone si pasoje drojen, mungesen e besimit dhe nje seri pasojash ne integrimin ne jeten normale. Biles shkohet

deri aty sa thuhet se ne nje fare menyre eshte mohim I shansit te barabarte. Varianti I arsimit te integruar synon qe femija I verber ta filloje arsimin ne

institucuionet normale qe ne moshat me te hershme duke mos u takuar fare me institucionet speciale. Ne kete menyre ata argumentojne si avantazh te ketij varianti njohjen e femijes se verber te realitetit shoqeror, perplasjen me te dhe pregatitjen per ta superuara ate hap pas hapi. Jo vetem aq por ata parashtrojne si shume positive ne perpjekjet per shanse te barabarta dhe ndikimin qe ka prania e te verberve ne komunitetin e njerezve me sy duke ndikuar ne menyre te drejtperdrejte qysh ne moshat e hershme ne emancipimin e shoqerise per pranimin e tyre si njerez te barabarte.

Nepermjet suportit teknik ata pretendojne se mund te kompensojne mangesite dhe pasjojat qe sjell verberis, shoqeruar kjo dhe me nje support special ne edukim.Atat

pretendojne se gradualisht varianti klasik duket te eleminohet dhe te mebtet vwetem edukimi special tiflologjik si nje disipline ne nivelet akademike, ne pregatitjet e

tiflopedagogeve apo dhe defektologeve.Nepermjet edukimit te shoqerise ne teresi ne parimet e shanseve te barabarta kunder diskriminimit per shkaqe te kufizimeve fizike,

shqisore dhe mendore , ata mendojne se barrierat per nxenesit e verber ne arsimimin e pergjithshem do te vine gjithnje duke u reduktuar , nderkohe qe ne te kundert shoqeria

jo vetem do te emnacipohet por do te behet gjithnje me e afte per ti pranuar dhe

suportuar nxenesit e verber ne procesin e arsimimit dhe me pas ne integrimin perfundimtar te tyre.

Persa I perket alternatives se arsimit klasik poltikatarsimore vazhdojne enedete zhvillohen me sukses ne funksion te mbeshtetjes dhe zhvillimit te tij. Megjithate dhe

mbeshtetesit e ketij varianti kane argumenatt dhe kunderargumentat e tyre. Ne planin e interesave te politikave arsiomore si nje nder problemet kryesore qe duhet te zgjidhin

ne favor te tyre ata shtrojne argumentin se arsimin I integruar eshte shume me I kushtueshem sesa ai klasik . Ata pretendojne gjithashtu se ne arsimin klasik nuk behet

vetem arsimimi me programet e plota te arsimit normal.

11

Nje komponent teper I rendesishem ne arsimin klasik konsiderohet dhe edukimi

special, object I te cilit eshte eleminimi I pasojave qe sjell verberia me nxenesit e verber. Si psh njohja dhe menaxhimi I trupit te tij , komunikimi me mikro dhe makro ambjentit ,

njohja dhe menaxhimi I tyre , pavaresia ne levizje , pajisja me norma te vecanta tiflopsikologjike per te perballuar problemet e komunikimit dhe te partneritetit me

njerezit normale.Ata pretendojne se edukimi kompleks qe realizohet ne arsimin klasik e ben nxenesin te afte per te hyre ne jete , ne menyre te barabarte duke fituar kete shans

nepermjet punes dhe jo si nje dhurate abstrakte ligjore . Perkundrazi kunder arsimit te integruar ata ngrene nje seri argumentash.

Pervec kostos se larte ata ngrene problemein e perplasjes , refraksionit dhe dmetimeve te pariparueshme qe jo rrallehere nxenesve te verberve pesojne duke hyre te papregtitur ne ambjnette normale. Ne raste te tiilla ata pretendojne se eshte humbur perfundimisht shansi I barabarte , nxenesit behen te mbyllur, humbasin vullnetin dhe kurajon per te qene te barabarte ne mes komunitetit superior ndaj tyre. Superioriteti qe I jep shikimi atyre ndaj nxenxesve te verberve , thone ata eshte kaq I madh saqe ne

shumicen e rasteve eshte I paperballueshem dhe per pasoje procesi I arsimimit te tyre

ngadalesohet dhe frenon. Megjithate jane dy alternativa qe po konkurojne pasi ne shumicen e popullsise

boterore ende nuk ka trumfuar perfundimisht arsimimi I te verberve si process dhe jo me te diskutohen alternativat me te mire. Une mendoj se me gjithe problemnatiken qe ka arsimi I integruar fakti se mbeshtetet nga parime beshkekohore juridiko humane dhe aplikohet ne vendet me te zhvilluara ekonomike tregon qe eshte pjese e pandare e priogreist te politikave arsimore te cilat udheheqin zhvillimin e njerezimit.

Roli I institucioneve klasike ne perspektive

Ne konkurimin mes dy alternativave krijohen vlera dhe zgjidhje te reja qe

ndodhta ne nje te ardhme do te perbejne nje alternative tjeter.Dihet tashme qe arsimi eshte mjaft I kushtueshem per buxhetin e cdo vendi dhe investimet e bera duhet te

shfrytezohen ne menyre eficente dhe perspective.

Nese Institucionit klasike te arsimimit te te verberve do te humbasin rolin e tyre thelbesor shtrohet pyetja cdo te behet me to ne te ardhmen? Cdo te behet me vlerat

morale dhe materiale te krijuara?

Natyrisht njeri nder problemet qe shtrohet para arsimit te integruar eshte

perfeksionimi I metodave dhe eficences se suportit tiflologjik dhe tifloteknik. Nxenesi I verber nuk mund te merret I shkeputur nga ambjenti ku nje rol te rendesishem ze ai

familjar. Ne kushtet e arsimit te integruar ne politikat arsimore perparesi merr pergatitja e stafit mbeshtetes te nxenesit te verber, pjese esenciale e te cilit tashme konsiderohen prindit dhe kujdestaret e tyre.

12

Eshte pikerisht per kete arsye qe shkolla klasike te boshatisura po shnderrohen ne

institucione te posacme te pregatitjes dhe pershtatjes te prinderve , kujdestareve , mesuesve te arsimit normal, per ti bere ata te afte per te mbeshtetur nxenesit e

verber.Ne mjaft raste sidomos ne hapat e para te arsimit te integruar keto institucione trajnojne dhe vete nxenesit e verber por jo si rezidente. Ne raste te tjera roli I ketyre

institucioneve eshte rritur dhe vleresuar me mire dhe eshte bere me eficent, duke u shnderruar keto ne qendra shkencore, studimore dhe eksperimentale.

Ne kete menyre politikat arsimore ne favor te personave te verber jane dhe me eficente por gjithnje me te kushtueshme ekonomikisht.

V. Objektivat per te ardhmen

Politikat arsimore per te verberit ne vendin tone ende nuk jane pervijuar sakte.

Faktoret ndikues dhe grupet e interesit ende nuk jane organizuar ne nje system te perfeksionuar bashkepunimi. Grupi I interesit me I ndjeshem eshte grupi I perfituesve

qe jane vete te verberit. Pervec te verberve te interesuar ne fushen e arsimimit te tyre jane dhe

institucionet shteterore si Instituti I Nxenesve qe nuk shikojne, Drejtorite arsimore dhe

Ministria e Arsimit. Ka patur perpjekje dhe nga organizata te huaja por ato kane qene sporadike dhe

te paintegruara ne perpjekjet e brendshme. Perpjekjet me te medha dhe vizionet me te qarta I ka grupi I perfituesve

perfaqesuar nepermjet shoqates se tyre. Keshtu fale punes se bere nga kjo shoqate eshte bere I mundur dergimi ne shkollat e mesme dhe te larta gjate viteve te tranzicionit

te nje numri mbi 100 nxenes ne shkollat e mesme dhe mbi 60 studente. Nder problemet kryesore te zhvillimit te arsimimit te te verberve vete ata

parashtrojne si me kryesoret: 1. Rritja e cilesise se arsimimit ne arsimit parashkollor, ate 8 vjecar te mesem dhe te

larte. 2. Arsimimi dhe krijimi I institucioneve perkatese per te verberit me pluridefekt. 3. Krijimi I bazave dhe zhvillimi I metejshem I arsimit professional. 4. Krijimi I institucioneve mbeshtetese per arsimin e integruar.

Pra sic shihet pothuajse ne te gjitha objektivat synohet ngritja e institucioneve. Nder problemet kryesore per ngritjen e ketyre institucioneve jane mungesa e

eksperinces e kuadrit dhe e infrastructures. Perpjekjet me serioze po behen nga Shoqata e te Verberve te Shqiperise qe ka

ngritur Qendren Kombetare e te Verberve te njohur nga Qeveria si nje institucion I specializuar per ofrimin e sherbimeve.

Sfide ne te ardhmen mbetet rritja e cilesise se arsimimit ne institucionet egzistuese.

13

Per kete duhet permisuar baza didaktive mesimore ne Institutin e Nxenesve qe

nuk Shikojne dhe sidomos pajisja e tyre me tekste ne shkrimin brail. Eshte nje arritje e madhe vazhdimi I shkolles se mesme dhe te larte nga ana e

nxenesve dhe studenteve ne institucionet normale. Nje faktor mjaft nxites dhe mbeshtetes kane qene pagesat suplementare qe

nxenesit dhe studente e e verber perfitojne gjate ndjekjes se shkollave te mesme dhe te larta. Por megjithate kjo nuk zgjidh gjithcka pasi ata dhe pse kane parate nuk mund te

blejne sherbimin e posacem pasi ende per ta nuk prodhohen tekste ne brail apo audio. Eshte nje problem I perbashket I Ministrise se Arsimit dhe I Ministrise se Punes

dhe ndoshta nen rekomandimin e Shoqates se teVerberve dhe sipermarrjen e Qendres Kombetare te Rehabilitimit te te verberve. Deri me sot jane absolutisht te patrajtuar ose dhe te paidentifikuar sa duhet femijet e verber me pluridefekt. Ata meritojne vemendjen e shoqerise dhe te shtetit dhe mbetet si nje sfide fillimi I arsimimit te tyre.

Nder problemet themelore qe qytetaret e verber kane per te zgjidhur eshte integrimi I tyre. Dhe vete ata e kane te qarte qe integrimi eshte I realizuar kur ata

punesohen.

Por si mund te kete punesim kur nuk ka nje edukim professional? Deri me sot nuk egziston asnje institucion I posacem qe mund te mundesoje

edukimin e tyre. Po behen perpjekjet e para per fillimin e ketij arsimimi por gjithsesi mbetet nje objektiv jo shume I afert.

Arsimi I integruar eshte zgjidhja e se ardhmes dhe per qytetaret e verber shqiptare por ai nuk I duhet lene ne dore rastesise apo praktikave te krijuara po rastesisht.

Ne zhvillimin e shoqerise dhe rritjen e standartit ekonomik duhet synyar qe

nxenesve dhe studenteve te integruar ne arsimin normal tu jepet nje suport tifloteknik dhe tiflologjik I nevojshem dhe I mjaftueshem qe tu mundesoje atyre zhvillimin e

procesit te arsimimit te tyre ne kushte normale dhe te kenaqshme. Per realizimin e e objektivave te lartpermendur mbeten si sfida kryesore krijimi I infrastructures, bazes

tifloteknike dhe akoma me I rendesishem pregatitja e stafit mesimor dhe atij shkencor. Eshte pikerisht kjo e fundit qe me ka shtyre mua te perfshihem ne studimet

pasuniversitare ne fushen pedagogjike me synimin qe ne te ardhmen te profilizohem ne fushen e tiflologjise dhe sidomos te tiflopedagogjise.

Abstrakti

Nga trajtimi I temes politikat arsimore per te verberit ne Shqiperi rezulton se perpjekjet per arsimimin e te verberve jane te pandara nga perpjekjet per arsimimin dhe

emancipimin e shoqerise njerezore. Historia e arsimimit te te verberve eshte disa shekullore po ka afro ½ shekulli qe ka filluar dhe ne vendin tone.

Nder arritjet kryesore ne fushen e politikave te arsimimit te te verberve ne nivel europian dhe boteror jane fizionomia e plote qe ka marre ky arsimimi , ngritja e

14

institucioneve te posacme, planifikimi I I shpenzimeve ne buxhetet arsimore , konkurenca

e alternatives ndermjet arsimit klasik dhe atij te integruar. Per fat te mire dhe ne vendin tone shteti dhe shoqeria ka treguar vemendje per

arsimimin e te verberve dhe ka arritje konkrete dhe mjfat shembuj positive. Afro 4 % e te verberve te Shqiperise jane me arsim te larte.. Afro 30-40 % me arsim te mesem dhe

pjesa tjeter me arsim 8 vjecar ose me pak. Afro 30 vjet me pare filloi arsimimi I te verberve ne shkollat normale te mesme dhe ne 1978 u pranua I pari student I verber ne

Fakultetin Juridik dhe me pas ky process u be I natyrshem. Vetem gjate viteve te tranzicionit jane perfshire mbi 70 nxenes te verber ne Universitete ku shumica e tyre jane diplomuar dhe nje pjese e tyre ende vazhdojne. Natyrisht ne kuadrin e reformimit te teresi te arsimit dhe politika arsimore per te verberit duhet te reformohen dhe te zgjidhin problemet e shtruara per kete fushe.

Keshtu nder problemet kryesore jane rritja e cilesise se arsimimit te institucionet egzistuese dhe mbeshtetja e nxenesve ne kete rast me pajisjet didaktike dhe tifloteknike . Probleme te tjera akoma me te veshtira jane fillimi I arsimimit te femijeve te verber me

pluridefekt ku institucionet per ta mungojne plotesisht.

Nje tjeter sfide e politikave arsimore mbetet dhe krijimi I arsimit profesiona dhe baza perkatese.

Pra reformimi dhe rikonceptimi I iarsimimit te te verberve ne funskionin te objektivave te pergjithshme te arsimit shqiptar si dhe te objektivave sociale te Strategjise Kombetare per Personat me Aftesi te kufizuar mbeten paresore per politikat arsimore qe duhen zhvilluar ne favor te arsimimit te te verberve.

Bibliografia Rruga 30 vjecare e punes mesimore- educative me nxenesit e verber dhe rezultatet e saj. Institutit I Nxenesve qe nuk shikojne. Ligj 8098 “Per statusin e te verberve”, dt 18.3.1996.

Strategjia Kombetare e Personave me aftesi te kufizuar, (punesimi, formimi professional, arsimimi).

Punoi Departamenti I Edukimit, Arsimit dhe Tiflologjise QKRV