planprogramet e fizikËs 11 · web viewmësimi deduktiv zakonisht ka të bëjë me analizën e të...

39
FIZIKË HYRJE Lënda e fizikës në klasën e 11 mësohet në tri gjimnaze: në gjimnazin e shkencave të natyrës me nga 3 orë në javë, në gjimnazin matematik me informatikë me nga 3 orë në javë dhe në gjimnazin e përgjithshëm me nga 2 orë në javë. Për këto tri gjimnaze janë përpiluar dy plane dhe programe. I pari është shkruar për lëndën e fizikës për gjimnazin e shkencave të natyrës dhe gjimnazin matematik me informatikë, kurse i dyti vetëm për gjimnazin e përgjithshëm. Në asnjërin program nuk përsëritet asnjë nënkategori nga klasa e 10, por vazhdohet me kategori dhe nënkategori të reja, duke u thelluar në vërtetime më të përpikta të dukurive. Në këtë klasë mësimet shpjegohen në nivel të kuptimit, të zbatimit, të analizës, të sintezës apo vlerësimit në pajtim me njohjen paraprake të lëmenjve të ndryshëm të fizikës. Ekziston dallim mes qasjes së shqyrtimit të dukurive fizike në dy gjimnazet e para dhe atë të përgjithshëm, duke marrë për bazë fondin e orëve dhe njohjen e aparatit matematik nga ana e nxënësve. 195

Upload: others

Post on 23-Jan-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PLANPROGRAMET E FIZIKËS 11 · Web viewMësimi deduktiv zakonisht ka të bëjë me analizën e të përgjithshmes kah e veçanta. P.sh. këtë ecuri e zbatojmë te rrjedhimet e ekuacionit

FIZIKË

HYRJE

Lënda e fizikës në klasën e 11 mësohet në tri gjimnaze: në gjimnazin e shkencave të natyrës me nga 3 orë në javë, në gjimnazin matematik me informatikë me nga 3 orë në javë dhe në gjimnazin e përgjithshëm me nga 2 orë në javë. Për këto tri gjimnaze janë përpiluar dy plane dhe prog-rame. I pari është shkruar për lëndën e fizikës për gjimnazin e shkencave të natyrës dhe gjimnazin matematik me informatikë, kurse i dyti vetëm për gjimnazin e përgjithshëm. Në asnjërin program nuk përsëritet asnjë nënkategori nga klasa e 10, por vazhdohet me kategori dhe nënkategori të reja, duke u thelluar në vërtetime më të përpikta të dukurive. Në këtë klasë mësimet shpjegohen në nivel të kuptimit, të zbatimit, të analizës, të sintezës apo vlerësimit në pajtim me njohjen paraprake të lëmenjve të ndryshëm të fizikës. Ekziston dallim mes qasjes së shqyrtimit të dukurive fizike në dy gjimnazet e para dhe atë të përgjithshëm, duke marrë për bazë fondin e orëve dhe njohjen e aparatit matematik nga ana e nxënësve.

QËLLIMET

Programi i fizikës për klasën e njëmbëdhjetë ka për qëllim:

Të zhvillojë aftësi te nxënësit për të njohur dhe për të kuptuar fe-nomenet natyrore dhe të interpretojë saktë ligjshmëritë themelore të paraqitjes së tyre.

Të zhvillojë shkathtësi për të kuptuar saktë formën analitike të përshkrimit të ligjeve të natyrës, rrjedhimet e tyre, lidhjet mes dukurive me zgjidhje konkrete të detyrave, paraqitjen grafike, për-kufizimin e njësive matëse dhe zbatimin në jetën e përditshme.

195

Page 2: PLANPROGRAMET E FIZIKËS 11 · Web viewMësimi deduktiv zakonisht ka të bëjë me analizën e të përgjithshmes kah e veçanta. P.sh. këtë ecuri e zbatojmë te rrjedhimet e ekuacionit

Të fitojë aftësi për arritje deri te ligjshmëritë me ndihmën e de-monstrimit, të kyçet në metodat elementare të argumentimeve sasiore, përcaktimin e lidhjeve funksionale të dukurive me anë të eksperimentit dhe të njohë rolin e fizikës në teknologjitë bashkë-kohore.

OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM DHE SPECIFIKË

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:1. Të shkruajë në mënyrë analitike ligjet natyrore, shtrirjen e vlef-

shmërisë së tyre në përshkrimin e dukurive, rrjedhimet, madhësitë që i ndërlidhin dhe njësitë matëse të madhësive.

Të përshkruajë ligjet themelore dhe madhësitë fizike të rrymi-mit të fluideve ideale, reale dhe trupave elastikë.

Të tregojë madhësitë, veçoritë, dallimet dhe ngjashmëritë mes lëkundjeve, valëve dhe zërit.

Të gjejë madhësitë që i karakterizojnë gjendjet agregate, ma-dhësitë vizuele dhe energjetike fotometrike dhe të paraqesë një-sitë matëse të tyre.

Të shkruajë format analitike të ligjeve të elektricitetit, të rry-mës elektrike, të fushës magnetike, të induksionit magnetik dhe të emërtojë njësitë matëse të madhësive që ndërlidhen në to.

2. Të shpjegojë vetitë elastike, elektrike dhe magnetike të trupave dhe të mjediseve dhe veçoritë e fushave fizike për bashkëveprim në largësi.

Të interpretojë madhësitë fizike që i ndërlidh ligji i Hukut për elasticitet, polarizimin e dielektrikut dhe magnetizimin e lën-dës.

Të jep shembuj nga jeta e përditshme për paraqitjen e vetive elastike dhe bymim termik të trupave të të tri gjendjeve agregate.

Të ilustrojë dallimet dhe ngjashmëritë mes madhësive që i karakterizojnë fushat elektrike dhe magnetike.

3. Të zbatojë njohuritë e fituara për zgjidhje të detyrave numerike në

mënyrë të pavarur dhe problemeve praktike të jetës së përditshme.

196

Page 3: PLANPROGRAMET E FIZIKËS 11 · Web viewMësimi deduktiv zakonisht ka të bëjë me analizën e të përgjithshmes kah e veçanta. P.sh. këtë ecuri e zbatojmë te rrjedhimet e ekuacionit

Të zgjidhë detyra numerike për rrymim të fluideve ideale, lëvi-zje lëkundëse, të fushës elektrike dhe rrymave, fushës mag-netike dhe induksionit EM.

Të njehsojë punën e fushës elektrostatike, rrymës elektrike dhe dendësitë e energjive elektrike dhe magnetike.

Të llogaritë dhe të karahasojë fuqinë e rrymës elektrike njëkahore dhe alternative dhe të paraqesë njësitë matëse të saj.

Të demonstrojë bymimin dhe tkurrjen e trupave të ngurtë me ndonjë veglëri të thjeshtë të cilën ai e propozon.

4. Të kombinojë metodat analitike, analizën numerike, paraqitjet

grafike, demonstrimet dhe matjet eksperimentale për nxjerrje të përfundimeve të drejta të paraqitjes së dukurive fizike.

Të krahasojë qarqet elektrike të rrymës njëkahore dhe alter-native dhe llojet e ndryshme të qarqeve të njërës apo rrymës tjetër.

Të analizojë ligjin e Hukut dhe ligjin e Omit nga matjet e ma-dhësive përkatëse të përcaktimit të tyre dhe paraqitjes së tyre grafike.

Të dallojë veçoritë e burimeve të rrymës njëkahore nga burimet e rrymës alternative, duke u bazuar në mënyrën e krijimit të tyre.

Të vërë në dukje zmadhimet dhe përcaktimet e shembëllimeve në: pasqyra të rrafshta, sferike, thjerra të holla, qelq zmadhues dhe mikroskop optik.

5. Nga rastet e veçanta të paraqitjes së dukurive fizike të arrijë deri te kompozimi i përgjithshëm në formë të ligjit, teoremës apo rregullës.

Të zhvillojë të njëjtën paraqitje grafike me anë të funksioneve harmonike për

ndërrimet e madhësive përkatëse për: elongacion të lëkund-jeve, valët dhe rrymën alternative.

Të kompozojë energjinë e fushës EM nga pjeset e veçanta të energjive elektrike dhe magnetike.

197

Page 4: PLANPROGRAMET E FIZIKËS 11 · Web viewMësimi deduktiv zakonisht ka të bëjë me analizën e të përgjithshmes kah e veçanta. P.sh. këtë ecuri e zbatojmë te rrjedhimet e ekuacionit

Të përgjithësojë qarqet e veçanta alternative R, L dhe C në qarkun RLC që të arrijë te kuptimi i impedancës.

Të formulojë ligjin e Faradeit për induksion EM duke u bazuar në shembuj të ndërrimit të fluksit magnetik.

6. Të gjykojë për saktësinë e ligjshmërive, rrjedhimeve, rregullave,

raporteve mes tyre, dhe përkufizimeve duke u bazuar në demon-strim dhe matje sasiore.

Të vlerësojë rolin e fushës magnetike të Tokës dhe dëmtimit të shtresës së ozonit në atmosferë, ngritjen e ngadalshme të temperaturës nga efekti i kopshtit qelqor dhe katastrofa që do të ndodhë me shkrirjen e akullit në pole.

Të verifikojë të dhënën se puna mekanike, puna e fushës elektrike, puna e rrymës elektrike dhe puna e fushës magnetike maten me të njëjtën njësi J.

Të gjykojë për format e ngjashmërisë së paraqitjes së energjisë kinetike, dendësisë së energjive elektrike dhe magnetike dhe energjisë së qarkut elektrik me vetinduksion.

Të diskutojë për shtrirjen e ligjit të ruajtjes në mekanikë, elektricitet, magnetizëm dhe induksion EM.

198

Page 5: PLANPROGRAMET E FIZIKËS 11 · Web viewMësimi deduktiv zakonisht ka të bëjë me analizën e të përgjithshmes kah e veçanta. P.sh. këtë ecuri e zbatojmë te rrjedhimet e ekuacionit

FIZIKËGjimnazi i shkencave të natyrës (3 orë në javë 105 orë në vit)

Gjimnazi: Matematikë dhe informatikë (3 orë në javë 105 orë në vit)

Kategoritë Nënkategoritë Numri i orëve Përqindja %

I. Forca dhe lëvizja e trupave

I.1 Hidrostatika, hidrodinamika dhe elasticiteti

10 9,5

I.2 Dukuritë periodike në mjedise të vazhduara

16 15.2

II. Lëvizja kaotike dhe dukurite termike

II.1 Gjendjet agregate 9 8,6

III. Elektriciteti dhe magnetizmi

III.1 Ngarkesat elektrike dhe rrymat 28 26,6III.2 Induksioni elektromagnetik 22 21III.3 Valët elektromagnetike dhe elementet e radioteknikës

6 5.7

IV. Optika IV. 1. Fotometria7 6.7

Gjithsej 98* 93.3

* 7 orë planifikohen për ushtrime në laborator.

199

Page 6: PLANPROGRAMET E FIZIKËS 11 · Web viewMësimi deduktiv zakonisht ka të bëjë me analizën e të përgjithshmes kah e veçanta. P.sh. këtë ecuri e zbatojmë te rrjedhimet e ekuacionit

KATEGORIA NËNKATEGORIA PËRMBAJTJA PROGRAMORE

REZULTATET E PRITSHME

LIDHJA NDËRLËNDORE

I. FORCA DHE LËVIZJA E TRUPAVE

I.1. HIDROSTATIKA, HIDRODINAMIKA DHE ELASTICITETI

I.1.1 Rrymimi i fluideve ideale dhe reale Veçoritë, ligjet e rrymimit të fluidit ideal dhe zbatimi i tyre në shembuj konkretë (teorema e Toriçelit, veglëritë për matje të shpejtësisë dhe prurjes së rrjedhjes).Ligjet e rrymimit të fluidit viskoz (Njutonit, Stoksit dhe zbatimi i tij.). I.1.2 Vetitë e trupave elastikëDeformimet elastike.Ligji i Hukut, (zgjatje, vëllim dhe prerje)

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:1. Të gjejë shembuj të zbatimit të ekuacioneve të kontinuitetit dhe të Bernulit në jetën e përditshme, duke zgjidhur detyra përkatëse.2. Të përkufizojë formulën e Njutonit dhe ligjin e Puazelit për rrymim të lëngjeve viskoze dhe forcën e Stoksit për lëvizje të sferës në lëng viskoz .3. Të përcaktojë koeficientin e viskozitetit të lëngut viskoz nga lëvizja e sferës nëpër atë lëng. 4. Të verifikojë grafikisht ligjin e Hukut nga përcaktimi i zgjatjes relative të telit.

Matematikë: funksionet lineare dhe kuadratike, ekuacionet lineare,

I. FORCA DHE LËVIZJA E TRUPAVE

I.2.DUKURITË PERIODIKE NË MJEDISE TË VAZHDUESHME

I.2.1. LëkundjetLëvizjet lëkundëse, veçoritë themelore dhe energjia e tyre. Lëkundjet e lira (shembull). Lëkundjet e shuara dhe të detyruara.

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:1 Të gjejë shembuj të lëvizjeve lëkundëse, të llojeve të valëve dhe burimeve të zërit.2. Të llogaritë energjinë e

Matematikë: funksionet dhe ekuacionet lineare, trigonometria e planit, gjeometria.

200

Page 7: PLANPROGRAMET E FIZIKËS 11 · Web viewMësimi deduktiv zakonisht ka të bëjë me analizën e të përgjithshmes kah e veçanta. P.sh. këtë ecuri e zbatojmë te rrjedhimet e ekuacionit

I.2.2. Valët Burimi, llojet e valëve dhe veçoritë e tyre. Reflektimi dhe thyerja. Interferenca. I.2.3. Zëri Burimet dhe veçoritë e zërit. Efekti i Doplerit. Ultrazëri dhe infrazëri.

lëvizjeve lëkundëse, energjinë dhe intensitetin e valëve dhe të zërit.3. Të përcaktojë nxitimin e rënies së lirë g me ndihmën e periodës së lavjerësit matematik 4. Të shkruajë formulat që përcaktojnë shpejtësinë e valëve në mjediset e tri gjendjeve agregate dhe të interpretojë parametrat që figurojnë në to.5 Të tregojë shembuj të zbati-mit të ultrazërit në mjekësi, bujqësi, industri, komunika-cion dhe ruajtjen e mjedisit jetësor.

II. LËVIZJA KAOTIKE DHE DUKURITË TERMIKE

II.1. GJENDJET AGREGATE

II.1.1 Gjendjet agregateForcat e bashkëveprimit molekular. Bymimi termik i trupave të ngurtë dhe lëngjeve. Kalimet fazore. Avullimi. Valimi. Kondensimi. Shkrirja dhe ngurtësimi. Sublimimi. Pika trefishe.Temperatura kritike. Lagështia e ajrit.

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:1. Të interpretojë diagramet e kalimeve fazore për fazët lëng- gaz, kristal-lëng, kristal-gaz dhe fazave të ujit.2. Të gjejë shembuj nga jeta e përditshme për bymim dhe tkurrje të trupave të ngurtë dhe dëmet që shkaktohen prej tyre.

Meteorologjia: Veglëritë meteorologjike me të cilat përcaktohen parametrat fizikë të gjendjeve agregate.

201

Page 8: PLANPROGRAMET E FIZIKËS 11 · Web viewMësimi deduktiv zakonisht ka të bëjë me analizën e të përgjithshmes kah e veçanta. P.sh. këtë ecuri e zbatojmë te rrjedhimet e ekuacionit

3. Të demostrojë paraqitjen e sublimimit dhe pikën trefishe të ujit.4. Të verifikojë vartësinë e uljes së pikës së shkrirjes nga shtypja me ndihmën e copës së akullit dhe peshës së varur në tel mbi të.

III. ELEKTRICITETI DHE MAGNETIZMI

III.1 NGARKESAT ELEKTRIKE DHE RRYMAT

III.1.1 ElektrostatikaPërkufizime themelore të elektrostatikës. Lidhja mes intensitetit të fushës dhe potencialit. Energjia e fushës elektrostatike. Fusha elektrike në dielektrik. Polarizimi i dielektrikëve. III. 1.2 Rryma elektrikePërkufizime themelore të rrymës elektrike. Forca elektrolëvizore. Ligjet themelore të qarqeve të thjeshta dhe të përbëra elektrike. Puna dhe fuqia e rrymës elektrike. Emisoni termoelektronik dhe gypi katodik. Jonizimi i gazrave. Plazma.III.1.3 Fusha magnetike

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:1. Të përkufizojë potencialin elektrik dhe të dallojë shprehjen e potencialit të sasisë pikësore të elektricitetit.2. Të dallojë përkufizimin mes tensionit dhe potencialit dhe të shkruajë shprehjen e lidhshmërinë mes potencialit dhe fushës elektrike.3. Të tregojë ecurinë e njehsimit të energjisë elektrike në boshllëk dhe në dielektrik.4. Të zbatojë ligjin e Omit dhe rregullat e Kirhofit për përftimin e rregullave të mbledhjes së rezistorëve.5. Të përkufizojë njësinë e intensitetit të rrymës (A) nga

Matematikë: Ekuacionet dhe funksionet lineare, operimi me thyesa, me rrënjë katrore dhe trigonometria e planit.

202

Page 9: PLANPROGRAMET E FIZIKËS 11 · Web viewMësimi deduktiv zakonisht ka të bëjë me analizën e të përgjithshmes kah e veçanta. P.sh. këtë ecuri e zbatojmë te rrjedhimet e ekuacionit

Fusha magnetike e magnetëve të përhershme. Fusha magnetike e Tokës. Fusha magnetike e rrymës elektrike. Forcat në fushë magnetike. Ligji i qarkulli-mit të vektorit të fushës magnetike dhe shembuj të zbatimit të tij. Induksioni magnetik në brendi të për-cjellësit. Lëvizja e ngarke-save në fushë homogjene magnetike. Fusha mag-netike në mjedise.

lëvizja e ngarkesave dhe nga bashkëveprimi i dy rrymave paralele.6. Të hartojë një listë për të gjitha njësitë matëse të madhësive fizike në elektricitet, rrymë elektrike dhe fushë magnetike.7. Të zbatojë ligjin e qarkullimit të vektorit të fushës magnetike për përcaktimin e fushës së përcjellësit drejtvizor dhe kombinimeve të tjera të përcjellësve elektrikë.

III. ELEKTRICITETI DHE MAGNETIZMI

III.2. INDUKSIONI ELEKTROMAGNETIK (EM)

III.2.1. Induksioni EMMënyrat e përfitimit të induksionit EM. Ligji i Faradeit për induksion EM. Rregulla e Lencit. Përfitimi i ligjit të Faradeit nga ligji i ruajtjes së energjisë. Koeficienti i induksionit. Vetinduksioni. Energjia e fushës magnetike.III.2.2. Rryma alternativeTensioni dhe intensiteti i rrymës alternative. Vlerat

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:1. Të tregojë shembuj për ndërrimin e fluksit magnetik në përçuesin e palëvizshëm.2. Të interpretojë ligjin e Faradeit për induksion EM si ligj për ruajtjen e energjisë.3. Të përshkruajë ndërrimet e tensionit dhe të intensitetit të rrymës alternative për çdo 300

të rrotullimit të bobinës brenda fushës magnetike.

Matematikë: ekuacionet lineare, operimi me rrënjë katrore dhe trigonometria e planit.

203

Page 10: PLANPROGRAMET E FIZIKËS 11 · Web viewMësimi deduktiv zakonisht ka të bëjë me analizën e të përgjithshmes kah e veçanta. P.sh. këtë ecuri e zbatojmë te rrjedhimet e ekuacionit

efektive dhe qarqet e rry-mës alternative me rezis-tenca R., L ,C dhe RLC. Fuqia e rrymës alternative. Gjeneratori i rrymës alternative. Transformotorët. Përkufizimi i rrymës trifazore. Bartja e energjisë elektrike në largësi.

4. Të analizojë ligjin e Omit dhe shfazimet për qark të rrymës alternative kur në të janë të kyqur veçmas dhe bashkarisht rezistencat R,L dhe C.5. Të shpjegojë ecurinë e përfitimit të shprehjeve të fuqisë së rrymës alternative dhe rrymës njëkahore dhe t’i krahasojë ato.

III. ELEKTRICITETI DHE MAGNETIZMI

III.3. VALËT ELEKTROMAGNETIKE (EM) DHE ELEMENTET E RADIOTEKNIKËS

III.3.1. Fusha EMQarku elektrik lëkundës.Energjia e fushës EM. Shpejtësia e valëve EM. Spektri i valëve EM. III.3.2. Elementet e radioteknikës.Radiodhënësi. Radiomarrësi. Përforcuesit e sinjalit. Parimi i punës së televizorit.

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:1. Të shënojë në tabelë renditjen e ndarjes së spektrit të valëve EM sipas gjatësisë së tyre valore.2. Të sintetizojë energjinë e fushës EM nga përpjesët e barabarta të energjisë elektrike dhe magnetike që marrin pjesë në krijimin e saj. 3. Të përshkruajë punën e radiomarrësit dhe radiodhë-nësit dhe përforcimin e sinjalit me triodë dhe transistor.

Matematika: funksionet katrore, ekuacionet lineare, operimi me rrënjë katrore, funksionet trigonometrike.

IV. IV.1. IV.1.1. Madhësitë Nxënësi duhet të jetë në Matematikë:

204

Page 11: PLANPROGRAMET E FIZIKËS 11 · Web viewMësimi deduktiv zakonisht ka të bëjë me analizën e të përgjithshmes kah e veçanta. P.sh. këtë ecuri e zbatojmë te rrjedhimet e ekuacionit

OPTIKA FOTOMETRIA fotometrikePërkufizimi i radianit dhe këndit hapësinorë. Madhësitë fotometrike vizuele. Madhësitë fotometrike objektive.

gjendje:1. Të vërë në dukje shprehjet e transformimit të shkallës në radianë dhe të transformimit të radianit në shkallë. 2. Të shkruajë veç e veç formulat e përkufizimit të madhësive fotometrike vizuele dhe objektive dhe njësitë matëse të tyre. 3. Të gjejë ndonjë shembull të madhësisë fizike aditive, joaditive dhe multiplikative.

operimi me thyesa dhe kuptimi i projeksionit.Arti pamor dhe ndjeshmëria e syrit: interpretimi i ngjyrave të kaltra si të ftohta dhe ngjyrave të kuqe si të ngrohta.

205

Page 12: PLANPROGRAMET E FIZIKËS 11 · Web viewMësimi deduktiv zakonisht ka të bëjë me analizën e të përgjithshmes kah e veçanta. P.sh. këtë ecuri e zbatojmë te rrjedhimet e ekuacionit

MËSIMET ZGJEDHORE (MZ)

NJËSITË MËSIMORE QËLLIMET

1. Parimi i superponimit të valëve.

2. Hudhja e pjerrët dhe hudhja horizontale

3. Ligjet e Faradeit për elektrolizë

4. Bashkëveprimi i ngarkesave në lëvizje

5. Ciklotroni

6. Përcaktimi i ngarkesës specifike të elektronit.

7. Plazma në fushë magnetike

8. Betatroni

- Mësimet e zgjedhura iu dedikohen nxënësve të cilët dëshirojnë t’i thellojnë dituritë e veta nga lëmej të ndryshëm të fizikës. Sipas interesimit të nxënësve arimtari mund t’i kyq këto mësime në program të rregulltë.

USHTRIME LABORATORIKE (7)

1. Verifikimi i ligjit të Hukut.

2. Përcaktimi i nxitimit të rënjës së lirë me ndihmën e lavjerrësit mate-matik

3. Përcaktimi i koeficientit të viskozitetit

4. Përcaktimi i shpejtësisë së zërit në ajër me ndihmën e rezonancës

5. Verifikimi i ligjit të Omit

6. Përcaktimi i rezistencës së panjohur me urën e Vitstonit

7. Përcaktimi i veçorive të transzistorit

206

Page 13: PLANPROGRAMET E FIZIKËS 11 · Web viewMësimi deduktiv zakonisht ka të bëjë me analizën e të përgjithshmes kah e veçanta. P.sh. këtë ecuri e zbatojmë te rrjedhimet e ekuacionit

FIZIKËGjimnazi i përgjithshëm (2 orë në javë, 72 orë në vit)

Kategoritë Nënkategoritë Numri i orëve Përqindja %

I. Forca dhe lëvizja e trupave

I.1. Hidrostatika, hidrodinamika dhe elasticiteti 7 9,7

I.2. Dukuritë periodike në mjedise të vazhdueshme 10 13.8

II. Lëvizja kaotike dhe dukurite termike II.1. Gjendjet agregate 5 6.9

III. Elektriciteti dhe magnetizmi

III.1. Ngarkesat elektrike dhe rrymat 16 22.2III.2. Induksioni elektromagnetik 12 16.6III.3. Valët elektromagnetike dhe elementet e radioteknikës 4 5.5

IV. Optika IV. 1. Fotometria 4 5.5IV.2. Optika gjeometrike 9 12.5

Gjithsej 67* 92.7

*5 orë planifikohen për ushtrime në laborator.

207

Page 14: PLANPROGRAMET E FIZIKËS 11 · Web viewMësimi deduktiv zakonisht ka të bëjë me analizën e të përgjithshmes kah e veçanta. P.sh. këtë ecuri e zbatojmë te rrjedhimet e ekuacionit

KATEGORIA NËNKATEGORIA PËRMBAJTJAPROGRAMORE

REZULTATET E PRITSHME

LIDHJA NDËRLËNDORE

I. FORCA DHE LËVIZJA E TRUPAVE

I.1. HIDROSTATIKA, HIDRODINAMIKA DHE ELASTICITETI

Lëngjet ideale dhe reale. Ekuacioni i kontinuitetit. Ekuacioni i Bernulit dhe zbatime të tij.Viskoziteti i lëngjeve. Ligji i Shtoksit. Ligji i Hukut (zgjatje, vëllim, prerje).

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:1. Të zbatojë ekuacionin e kontinuitetit dhe të Bernulit për zgjidhjen e detyrave numerike të rrymimit të fluidit. 2. Të përcaktojë analitikisht viskozitetin e lëngut, duke shqyrtuar lëvizjen e sferës nëpër mjedis viskoz. 3. Të përshkruajë zgjatjen relative dhe vetitë themelore te forcave elastike të trupave elastikë.

Matematikë: funksionet lineare dhe kuadratike, ekuacionet lineare.

I. FORCA DHE LËVIZJA E TRUPAVE

I.2. DUKURITË PERIODIKE NË MJEDISE TË VAZHDUESHME

Lëvizjet lëkundëse dhe veçoritë e tyre. Lëkundjet e lira (shembull). Lëkundjet e shuara dhe të detyruara. Llojet dhe veçoritë e valëve. Reflektimi dhe thyerja. Burimet dhe veçoritë e zërit. Efekti i Doplerit. Ultrazëri dhe infrazëri.

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:1. Të gjejë shembuj të lëvizjeve lëkundëse, të llojeve të valëve dhe burimeve të zërit.2. Të përcaktojë nxitimin e rënjës së lirë g me ndihmën e periodës së lavjerësit matematik. 3. Të shkruajë formulat që përcaktojnë shpejtësinë e valëve në mjediset e tri gjendjeve agregate dhe të

Matematika: funksionet dhe ekuacionet lineare, trigonometria e planit, gjeometria.

208

Page 15: PLANPROGRAMET E FIZIKËS 11 · Web viewMësimi deduktiv zakonisht ka të bëjë me analizën e të përgjithshmes kah e veçanta. P.sh. këtë ecuri e zbatojmë te rrjedhimet e ekuacionit

interpretojë parametrat që figurojnë në to.4. Të tregojë shembuj të zbati-mit të ultrazërit në mjeksi, buj-qësi, industri, komunikacion, ruajtjen e mjedisit jetësor etj.

II. LËVIZJA KAOTIKE DHE DUKURITË TERMIKE

II.1. GJENDJET AGREGATE

Bymimi termik i trupave të ngurtë dhe lëngjeve. Avullimi. Valimi. KondenSimi. Shkrirja dhe ngurtësimi. Sublimimi. Pika trefishe.

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:1. Të interpretojë grafikët e kalimeve fazore lëng-gaz, kristal-lëng dhe kristal-gaz gjatë ndërrimit të gjendjeve agregate të lëndës. 2. Të propozojë shembuj nga jeta e përditshme për bymim dhe tkurrje të trupave të ngurtë dhe dëmet që shkaktohen prej tyre.3. Të demonstrojë bymimin dhe tkurrjen me ndonjë veglëri të thjeshtë të cilën vet e propozon.

Matematikë: ekuacionet lineare. Kimi: përcaktimi i substancave të cilat gjatë djegies avullohen drejtpërdrejt nga gjendja e ngurtë.

III. ELEKTRICI-TETI DHE MAGNETIZMI

III. 1. NGARKESAT ELEKTRIKE DHE RRYMAT

Përkufizime themelore të elektrostatikës. Energjia e fushës elektrostatike.Fusha elektrike në dielektrik dhe polarizimi i tyre. Përkufizime themelore të

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:1. Të dallojë shprehjet e përku-fizimit të potencialit dhe poten-cialit të sasisë pikësore të elektricitetit.

Matematikë: Ekuacionet dhe funksionet lineare, operimi me thyesa dhe me rrënjë katrore.

209

Page 16: PLANPROGRAMET E FIZIKËS 11 · Web viewMësimi deduktiv zakonisht ka të bëjë me analizën e të përgjithshmes kah e veçanta. P.sh. këtë ecuri e zbatojmë te rrjedhimet e ekuacionit

rrymës elektrike. Ligjet e qarqeve të thjeshta dhe të përbëra. Puna dhe fuqia e rrymës elektrike. Magnetet e përhershme. Fusha magnetike e Tokës.Fusha magnetike e rrymës elektrike. Forcat në fushë magnetike. Fusha magnetike në mjedise.

2. Të tregojë ecurinë e njehsimit të energjisë elektrike në boshllëk dhe në dielektrik dhe dallimin mes tyre.3. Të zbatojë ligjin e Omit dhe rregullat e Kirhofit për përfitimin e rregullave të mbledhjes së rezistorëve paralelë dhe në varg.4. Të përkufizojë njësinë e inte-nsitetit të rrymës (A) nga lëviz-ja e ngarkesave dhe nga bash-këveprimi i dy rrymave paralele.

III. ELEKTRICI-TETI DHE MAGNETIZMI

III. 2. INDUKSIONI ELEKTROMAGNETIK (EM)

Mënyrat e përfitimit të indu-ksionit EM. Ligji i Faradeit për induksion EM. Rregulla e Lencit. Koeficienti i induk-sionit. Vetinduksioni. Ener-gjia e fushës magnetike. Tensioni dhe intensiteti i rrymës alternative. Qarqet e rrymës alternative me rezis-tenca: R, L, dhe C. Fuqia e rrymës alternative. Tran-sformotorët. Përkufizimi i rrymës trifazore. Bartja e energjisë elektrike në largësi.

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:1. Të tregojë shembuj për mënyrat e ndërrimit të fluksit magnetik 2. Të formulojë ligjin e Faradeit për induksion EM, duke u bazuar në efektet e shpejtësisë së futjes dhe nxjerrjes së magnetit brenda bobinës. 3. Të analizojë ligjin e Omit për qark të rrymës alternative kur në të janë kyçur veçmas rezistencat R,Ldhe C.

Matematika: ekuacionet lineare, operimi me rrënjë katrore dhe trigonometria e planit.

210

Page 17: PLANPROGRAMET E FIZIKËS 11 · Web viewMësimi deduktiv zakonisht ka të bëjë me analizën e të përgjithshmes kah e veçanta. P.sh. këtë ecuri e zbatojmë te rrjedhimet e ekuacionit

4. Të shpjegojë ecurinë e përfitimit të shprehjeve të fuqisë së rrymës alternative dhe rrymës njëkahore dhe t’i krahasojë ato.

III. ELEKTRICI-TETI DHE MAGNETIZMI

III.3. VALËT ELEKTROMAGNETIKE (EM) DHE ELEMENTET E RADIOTEKNIKËS

Qarku elektrik lëkundës Shpejtësia e valëve EM. Spektri i valëve EM. Radiodhënësi dhe radiomarrësi. Përforcuesit e sinjalit. Parimi i punës së televizorit.

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:1. Të njehsojë shpejtësinë c të përhapjes së valëve EM në boshllëk.2. Të hartojë një listë me rendi-tjen e ndarjes dhe emërtimit të spektrit të valëve EM sipas gjatësisë së tyre valore .3. Të përshkruajë punën e radiomarrësit dhe radiodhënësit dhe përforcimin e sinjalit me triodë dhe transistor.

Matematika: funksionet katrore, ekuacionet lineare, operimi me rrënjë katrore, funksionet trigonometrike.

IV. OPTIKA

IV. 1. FOTOMETRIA

Madhësitë fotometrike vizuele.Madhësitë fotometrike objektive.

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:1. Të vërë në tabelë të gjitha madhësitë fotometrike vizuele dhe objektive, emërtimet dhe njësitë matëse të tyre.2. Të gjejë ndonjë shembull të madhësisë fizike aditive dhe joaditive.

Matematikë: operimi me thyesa dhe kuptimi i projeksionit.Arti pamor dhe ndjeshmëria e syrit:interpretimi i ngjyrave të kaltra si të ftohta dhe kuqe si të ngrohta.

IV. IV. 2. Ligjet themelore të optikës Nxënësi duhet të jetë në Matematikë:

211

Page 18: PLANPROGRAMET E FIZIKËS 11 · Web viewMësimi deduktiv zakonisht ka të bëjë me analizën e të përgjithshmes kah e veçanta. P.sh. këtë ecuri e zbatojmë te rrjedhimet e ekuacionit

OPTIKA OPTIKA GJEOMETRIKE

gjeometrike. Përcaktimi i shembëllimeve dhe zmadhimeve të tyre në pasqyra të rrafshta, sferike, thjerra të holla, qelq zmadhues dhe mikroskop optik.Thyerja e dritës në prizëm.

gjendje:1. Të zbatojë ligjet themelore të optikës gjeometrike në pasqyra të rrafshta, sferike, thjerra të holla, qelq zmadhues dhe mikroskop optik.2. Të konstruktojë grafikisht shembëllimet e segmentit te pasqyrat e rrafshta, sferike, thjerra të holla, qelqi zmadhues dhe mikroskopi optik.3. Të njehsojë zhvendosjen minimale të rrezes rënëse pas thyerjes në prizëm të hollë dhe renditjen e ngjyrave.

ekuacionet lineare dhe proporcionet.Gjeometri: trekëndëshat, llojet e tyre dhe ngjashmëritë.

212

Page 19: PLANPROGRAMET E FIZIKËS 11 · Web viewMësimi deduktiv zakonisht ka të bëjë me analizën e të përgjithshmes kah e veçanta. P.sh. këtë ecuri e zbatojmë te rrjedhimet e ekuacionit

MËSIMET ZGJEDHORE

1. Energjia e lëvizjeve lëkundëse 2. Lidhja mes intensitetit të fushës

dhe potencialit 3. Emisioni termoelektronik dhe

gypi katodik 4. Plazma 5. Lëvizja e ngarkesave në fushë

homogjene magnetike 6. Përfitimi i ligjit të Faradeit nga

ligji i ruajtjes së energjisë 7. Vlerat efektive të rrymës

alternative 8. Thyerja e dritës në pllakë

planparalele

- Mësimet e zgjedhura u dedikohen nxënësve të cilët dëshirojnë t’i thellojnë dituritë e veta nga lëmenj të ndryshëm të fizikës. Sipas interesimit të nxënësve arimtari mund t’i kyç këto mësime në program të rregullt.

USHTRIME LABORATORI (5) 1. Përcaktimi i nxitimit të rëniës së lirë me ndihmën e lavjerrësit

matematik2. Përcaktimi i koeficientit të viskozitetit3. Përcaktimi i shpejtësisë së zërit në ajër me ndihmën e rezonancës4. Verifikimi i ligjit të Omit5. Përcaktimi i rezistencës së panjohur me urën e Vitstonit

PUNA PRAKTIKE

Fizika është shkencë teorike dhe eksperimentale. Saktësia e të gjitha metodave analitike duhet t’i nënshtrohet gjyqit shkencor që është eksperi-menti. Pa verifikim eksperimental nuk mund të flasim për njohuri të mirëfilltë. Zakonisht eksperimentet udhëhiqen në laboratorin shkollor, por në mungesë të tij arsimtari duhet të sjellë në klasë paraprakisht mate-rialin dhe mjetet e punës të parapara për punë praktike, të cilat edhe mund të huazohen nga ndonjë shkollë tjetër. Për disa punë praktike

213

Page 20: PLANPROGRAMET E FIZIKËS 11 · Web viewMësimi deduktiv zakonisht ka të bëjë me analizën e të përgjithshmes kah e veçanta. P.sh. këtë ecuri e zbatojmë te rrjedhimet e ekuacionit

arsimtari paraprakisht duhet të instalojë tërësisht veglërinë me të cilën duhet të kryhen matjet sasiore apo ndërlidhjet mes madhësive.

Për gjimnazin e shkencave të natyrës dhe gjimnazin matematik me informatikë gjatë një viti shkollor janë paraparë 7 punë praktike të cilat zgjasin nga një orë, kurse për gjimnazin e përgjithshëm 5 punë praktike. Emërtimet e tyre janë paraqitur në fund të përmbajtjeve programore.

BURIMET DHE MJETET MËSIMORE

Për realizimin e përmbajtjes programore të klasës së njëmbëdhjetë, për të tri gjimnazet përveç tekstit shkollor si burim tradicional i mësim-nxënies preferohet edhe qasja në internet. Si burim plotësues sygjerohet edhe përdorimi e teksteve të deritanishme gjegjëse, kurse në internet mund të gjenden metodat e të nxënit me anë të demonstrimeve, përkatë-sisht organizimi i ndonjë pune eksperimentale.

UDHËZIME METODOLOGJIKE

Përvoja ka treguar se mësimi i cili realizohet me metoda të ndryshme është më i suksesshëm, prandaj mësimi i fizikës duhet të kryhet, duke shfrytëzuar disa metoda mësimore. Do të cekim disa prej tyre:

Metoda e të shprehurit me gojë ( monologu) Metoda e bashkëbisedimit ( dialogu) Metoda e demonstrimit Metoda e punës eksperimentale.Përveç metodave të cekura sipas mundësisë mund të zbatohen edhe

teknikat e mësimdhënies bashkëkohore përmes punës në grupe me nxë-nës në qendër. Kombinimi i disa metodave mësimore në vartësi nga përmbajtja ngrit dinamikën e orës dhe interesimin e nxënësve. P.sh. nëse pas shpjegimit analitik, pason verifikimi demontrues i ndonjë dukurie dhe zbatimi praktik me zgjidhje të detyrave përkatëse, te nxënësi do të krijojë kujtesë të pashlyeshme.

Ora mësimore duhet të udhëhiqet nga dy ecuri të mundshme: Induktive DeduktiveNë mësimin induktiv fillojnë nga e thjeshta kah e përbëra, nga e

njohura kah e panjohura, nga e afërta kah e largëta, nga konkretja kah abstrakja. P.sh. Shpjegimi i ekzistimit dhe i veçorive të fushës magnetike fillon nga përvoja e renditjes së limaturës së hekurit në formë të rrathëve

214

Page 21: PLANPROGRAMET E FIZIKËS 11 · Web viewMësimi deduktiv zakonisht ka të bëjë me analizën e të përgjithshmes kah e veçanta. P.sh. këtë ecuri e zbatojmë te rrjedhimet e ekuacionit

me qendër në pikën ku kalon përçuesi me rrymë dhe pastaj pason arsyetimi analitik.

Mësimi deduktiv zakonisht ka të bëjë me analizën e të përgjithshmes kah e veçanta. P.sh. këtë ecuri e zbatojmë te rrjedhimet e ekuacionit të Bernulit, rregullat e mbledhjes së rezistorëve si rast i veçantë i zbatimit të rregullave të Kirkofit dhe në përgjithësi kur kemi të bëjmë me rrjedhime të ligjeve dhe teoremave për raste të veçanta.

VLERËSIMI I DITURIVE TË NXËNËSVE

Për vlerësim të diturisë së nxënësve duhet të merren parasysh rezul-tatet e treguara në:

I. Provim me shkrim Nga fundi i çdonjërit gjysëmvjetor parashikohet të mbahet nga një

provim me shkrim, në të cilin do të jepen detyra dhe probleme që nxënësi do të përpiqet t’i zgjidhë. Arsimtari do të jep disa detyra të zgjidhura dhe të pazgjidhura në klasë, të cilat janë përpunuar apo nuk janë përpunuar më parë në orët e ushtrimeve. Qëllimi i paraqitjes së detyrave të pazgjidhura në provim me shkrim qëndron në vlerësimin e aftësive kreative të nxënësve, sepse pikërisht nga ecuria e zgjidhjes së këtyre detyrave vlerësohet mënyra e të menduarit të tyre.

II. Projektet: paraqitje e hulumtimit të pavarur të nxënësit, ose punë praktike

Vlerësimi i diturive të nxënësve kryhet edhe nga përcjellja e aktivitetit të tyre në punë praktike individuale dhe në grupe. Nxënësit do të marrin nga arsimtari detyra konkrete të cilat mund të jenë: zgjidhje e pavarur e ndonjë detyre, shpjegim i pavarur i ndonjë dukurie apo realizim praktik i ndonjë aparature të thjeshtë, p.sh.ndertimi i një elektromagneti, elektromotori, periskopi etj.

III. Intervistat (pyetje me gojë)Ka nxënës të tillë që janë mjaft të përgatitur, por edhe të papërgatur, të

tërhequr në vetvete, inertë dhe nuk tregojnë ndonjë aktivitet në orën e më-simit. Për këtë arsye arsimtari duhet këta nxënës t’i thërrasë dhe t’i inter-vistojë që të kuptojë nivelin e arritshmërisë së tyre. Kjo mënyrë realizohet në formë bashkëbisedimi dhe nuk duhet t’i nënshtrohet e tërë klasa.

IV. Testi përfundimtar Testi përfundimtar mbahet në javën e fundit të semestrit dhe bëhet

me libra mbyllur. Përmban tërë lëndën e kaluar të atij semestri. Nxënësi

215

Page 22: PLANPROGRAMET E FIZIKËS 11 · Web viewMësimi deduktiv zakonisht ka të bëjë me analizën e të përgjithshmes kah e veçanta. P.sh. këtë ecuri e zbatojmë te rrjedhimet e ekuacionit

nuk guxon të ketë qasje në asnjë nga materialet e kursit. Për numrin e pyejtjeve të testit vendos arsimtari. V. Detyrat e shtëpisë

Arsimtari jep vazhdimisht detyra të shtëpisë me qëllim që nxënësi të mbahet në vazhdimësi. Këto mund të jenë të formave të ndryshme si: zgjidhje të detyrave numerike, vendosja e të dhënave në ndonjë tabelë, ndonjë vizatim apo punë praktike etj.

VI. Aktiviteti në klasëNë radhë të parë arsimtari duhet ta pranojë nxënësin si partner të

bashkëbisedimit. Prandaj, duke provuar që nxënësin ta kyç në bashkëbisedim gjatë procesit të shpjegimit, njëkohësisht do ta çmojë sa është në gjendje të përvetësojë njësinë mësimore të shpjeguar. Kësisoj, nxënësi së bashku me arsimtarin do të jetë vazhdimisht aktiv në nxjerrjen e përfundimeve për ligjshmeritë që shpjegohen. Nxënësit e ndryshëm, për të njejtën problematikë mund të arrijnë në përfundime të ndryshme. Ky aktivitet i tyre për arritje deri në përfundime së bashku me arsimtarin apo edhe në mënyrë të pavarur duhet të merret si parametër i vlerësimit të diturisë. Po ashtu gjatë zgjidhjes së detyrave numerike të parapara me program në orët e ushtrimeve, disa nxënës janë vazhdimisht aktivë dhe kyçen në zgjidhjen e tyre në tabelë ose fletore. Edhe ky aktivitet duhet të merret parameter tjetër për vlerësim të diturisë së tyre.

VII. Aktiviteti në laboratorin e shkollës Në ato shkolla ku ekziston kabineti i fizikës, arsimtari sipas

programit do të shpjegojë dukurinë, duke demonstruar ose do të kryejë ndonjë matje të ndonjë madhësie ose dukurie fizike.Pikërisht, gjatë këtij angazhimi të arsimtarit, disa nxënës nga kureshtja do të jenë më aktivë se të tjerët. Ata do t’i ndihmojnë arsimtarit në procesin e demonstrimit apo matjes, apo do ta kryejnë në mënyrë të pavarur atë demonstrim, ashtu që ky aktivitet merret si një nga parametrat për vlerësimin e diturive të tyre. Vlerësimi i përgjithshëm i njohurive të fituara të nxënësve do të bazohet në këto shtatë pika të cekura më lart.

LITERATURA

Përderisa të botohet teksti adekuat në pajtim me programin e cekur, nxënësi mund të shërbehet me tekstet ekzistuese për gjimnaze:

1. Fizika për klasën II të gjimnazit drejtimi i shkencave të natyrës, Libri Shkollor Prishtinë 2002.

216

Page 23: PLANPROGRAMET E FIZIKËS 11 · Web viewMësimi deduktiv zakonisht ka të bëjë me analizën e të përgjithshmes kah e veçanta. P.sh. këtë ecuri e zbatojmë te rrjedhimet e ekuacionit

2. Fizika për klasën e tretë drejtimi i përgjithshëm, Libri Shkollor Prishtinë 2002.

217