performanca e sektorit publik dhe ndikimi i tij në rritjen ekonomike

202
1 UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike Punoi Udhëheqës Shkencor Olta MILOVA Prof. Dr. Dhori KULE

Upload: dokien

Post on 31-Dec-2016

287 views

Category:

Documents


9 download

TRANSCRIPT

Page 1: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

1

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I EKONOMISË

DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT

Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i

tij në Rritjen Ekonomike

Punoi Udhëheqës Shkencor

Olta MILOVA Prof. Dr. Dhori KULE

Page 2: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

2

Përmbajtja

Lista e Tabelave ............................................................................................................................. iv

Lista e Figurave ............................................................................................................................. v

Shkurtesat ............................................................................................................................. vi

Hyrje ............................................................................................................................. vii

Kapitulli 1 Pikëpamje të përgjithshme për sektorin publik: zhvillime dhe tendenca........

Hyrje..................................................................................................................... ....... 2

1.1 Një perspektivë historike e rolit të shtetit....................................................……….... 3

1.1.1 Argumentat pro ndikimit të madh të shtetit në ekonomi............................................. 3

1.1.2 Argumentat kundër ndërhyrjes së madhe të shtetit në ekonomi.................................. 7

1.1.3 Roli i shtetit në një ekonomi globaliste……………………………………………… 11

1.2 Dimensionet e ndikimit të shtetit në ekonomi………………………………………. 12

1.2.1 Kuadri institucional ..................................................................................................... 13

1.2.2 Efektet e sistemit tatimor në vendimarrjen e sektorit privat........................................

1.2.3/A. Vendimarrja individuale................................................................................

1.2.3/B. Vendimarrja e korporatave.................................

14

16

18

1.2.3

1.2.4

1.3

1.3.1

1.3.2

Efektet e shpenzimet publike në vendimarrjen e sektorit privat

Kontributi i financave publike në stabilitetin makroekonomik...................................

Roli i shtetit në ekonomitë në tranzicion....................................................................

Periudha para tranzicionit

Transformimi i rolit të shtetit......................................................................................

1.3.2/A. Faza e parë e tranzicionit

19

21

22

23

24

25

1.3.2/B. Reformimi i sektorit publik............................................................................ 27

1.4

Kapitulli 2

Konkluzione………………………………………………………………………….

Ndikimi i cilësisë së qeverisjes në zhvillimin e sektorit privat…………..

33

Hyrje………………………………………………………………………………… 36

Page 3: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

3

2.1 Institucionet, Qeverisja dhe Ekonomitë në tranzicion................................................. 37

2.1.1 Përcaktimi i konceptit të qeverisjes............................................................................. 38

2.1.2

2.1.3

Qeverisja në vendet në tranzicion dhe impakti ne reformat ekonomike……………..

Struktura e qeverisjes – vendosja e balancës së duhur……………………………….

39

45

2.2 Ndikimi i qeverisjes në ecurinë e sektorit privat……………………….….………... 48

2.2.1 Institucionet dhe politikat – dimensionet makro të qeverisjes .................................... 48

2.2.2 Burokracia – dimensionet mikro të qeverisjes…………………….………………… 50

2.3 Vlerësimi i treguesve të qeverisjes…………………………………………………... 52

2.3.1 Përcaktimi i cilësisë së qeverisjes................................................................................ 52

2.3.2 Ndikimi i treguesve të qeverisjes në cilësinë e saj (Rasti i Shqipërisë)....................... 54

2.3.3

2.4

Krahasimi i rezultateve të treguesve të qeverisjes midis shteteve...............................

Konkluzione.................................................................................................................

57

60

Kapitulli 3

Evidenca empirike mbi performancën dhe efiçencën e sektorit publik………

Hyrje………………………………………………………………………………… 63

3.1 Kuptimi i konceptit të performancës dhe efiçencës në sektorin publik....................... 64

3.1.1 Performanca e aktiviteteve publike dhe implikimet rreth saj...................................... 64

3.1.2 Koncepti i efiçencës së sektorit publik dhe mënyrat e matjes.....................................

3.1.2/A Faktorët që ndikojnë mbi efiçencën...............................................................

65

67

3.1.3 Vështirësitë në vlerësimin e efiçencës......................................................................... 68

3.2. Vlerësimi i performancës dhe efiçencës nëpërmjet indekseve.................................... 71

3.2.1 Indeksi i Performancës së Sektorit Publik (PSP)......................................................... 71

3.2.2 Indeksi i Efiçencës së Sektorit Publik (PSE)............................................................... 76

3.2.3 Analiza e efiçencës së shpenzimeve (input – output).................................................. 79

3.3 Konkluzione................................................................................................................ 82

Kapitulli 4 Dinamikat e politikës fiskale në Shqipëri...................................................

Hyrje………………………………………………………………………………… 85

4.1 Analiza e të ardhurave buxhetore................................................................................. 86

4.1.1 Ecuria e të ardhurave tatimore..................................................................................... 86

Page 4: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

4

4.1.2

4.1.3

Reforma në politikën tatimore

Reforma në administrimin e të ardhurave...................................................................

91

95

4.2 Analiza e shpenzimeve buxhetore............................................................................... 98

4.2.1 Politika e shpenzimeve publike................................................................................... 98

4.2.2 Efikasiteti i shpenzimeve në sektorët prioritarë........................................................... 103

4.2.3 Probleme të manaxhimit të shpenzimeve..................................................................... 112

4.3. Zhvillimet fiskale në Shqipëri në kontekstin e krizës ekonomike………................... 116

4.3.1 Burimet e rritjes ekonomike dhe efektet e krizës globale............................................ 116

4.3.2

4.4

Kriza e financave publike – sa te ekspozuar jemi?......................................................

Konkluzione.................................................................................................................

118

120

Kapitulli 5

Analizë empirike e impaktit të shpenzimeve qeveritare mbi rritjen ekonomike

Hyrje………………………………………………………………………………… 123

5.1 Rishikimi i literaturës – Efekti i shpenzimeve qeveritare në rritjen ekonomike…….. 124

5.1.1 Implikime të literatures – Modelet ekzogjene vs. Modelet endogjene të rritjes…….. 124

5.1.2 Aspekte teorike……………………………………………………………………… 129

5.1.3 Rezultate të kërkimeve empirike.................................................................................. 135

5.2. Analiza Empirike dhe Metodologjia............................................................................ 139

5.2.1 Zgjedhja e variablave dhe përshkrimi i të dhënave...................................................... 139

5.2.2 Specifikimi i modelit.................................................................................................... 147

5.3 Interpretimi i rezultateve.............................................................................................. 149

5.4 Konkluzione................................................................................................................. 153

Konkluzione dhe Rekomandime……………………………………………………………………..

Kontributet kryesore dhe kufizimet e punimit………………………………....……………………..

154

162

Bibliografia…………………………………………………………………………………………... 164

Aneksi i punimit………………………………………………………………….…………………... 175

Page 5: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

5

LISTA E TABELAVE

Tabela 1.1: Shpenzimet qeveritare si përqindje e GDP, 1920 – 2009 për vëndet kryesore të BE,

SHBA-n dhe Japoninë dhe Zelandën e Re...................……..........................................................5

Tabela 1.2: Të ardhurat nga taksat si përqindje e GDP, 1970 – 2009 për vëndet kryesore të BE,

SHBA-n dhe Japoninë.................................................................................................................15

Tabela 1.3: Tabela 1.3 Progresi në fazën e parë të tranzicionit në Europen Qëndrore dhe

Lindore, (1998).............................................................................................................................26

Tabela 1.4: Klasifikimi i shteteve sipas ecurisë së reformës tatimore dhe rezultatet

përkatëse……………………………………………………………………………………...…31

Tabela 2.1: Struktura e qeverisjes – Shekulli 20 vs.Shekulli .....................................................46

Tabela 2.2: Vlerësimi i treguesve të cilësisë së qeverisjes për Shqipërinë (2000 – 2009).........54

Tabela 3.2: Treguesi i Performancës për Europën Qëndrore dhe Lindore dhe Rep. Balltike.....74

Tabela 3.4 Treguesi i Efiçencës për Europën Qëndrore dhe Lindore dhe Rep. Balltike............78

Tabela 3.6 Llogaritja e efiçencës me anë të analizës Input – Output, për shtetet e Europës

Qëndrore e Lindore dhe Republikat Balltike...............................................................................81

Tabela 4.1: Raporti Nxënës/Mësues për tre kategoritë e arsimit...............................................103

Tabela 4.2 Normat e pranimit sipas grupmoshave (në %).......................................................104

Tabela 4.3: Përqindjet e shpenzimeve sipas programit arsimor në vite....................................105

Tabela 4.4: Raporti i pagave të mësuesve ndaj PBB në Shqipëri dhe vendet krahasuese.......106

Tabela 4.5: Treguesit e Shëndetit për Shqipërinë dhe vendet e rajonit.....................................109

Tabela 4.6: Përbërja funksionale e shpenzimeve në fushën e transportit sipas llojit................110

Tabela 4.7: Mbulimi me infrastrukturë rrugore i Shqipërisë krahasuar me vende të rajonit për

periudhën (2003 - 2005)............................................................................................................111

Tabela 5.1 Përmbledhje e rezultateve empirike në lidhje me efektin e shpenzimeve publike mbi

rritjen ekonomike…………………………………………………………………..………….135

Tabela 5.2 Përshkrimi i të dhënave............................................................................................142

Tabela 5.3 Testi i Rrënjës Njësi (Stacionariteti)........................................................................145

Page 6: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

6

LISTA E GRAFIKEVE

Grafiku 1.1: Përsosmëria e sektorit privat dhe shpenzimet publike..............................................11

Grafiku 2.1: Vlerësimi i 6 treguesve të cilësisë së qeverisjes për Shqipërinë dhe vendet e rajonit

për vitin 2009.................................................................................................................................57

Grafiku 2.2: Krahasimi i treguesit të cilësisë së qeverisjes midis Shqipërisë dhe vendeve të

antarësuara së fundmi në BE dhe mesatares së 15 shteteve më të zhvilluara të BE (2008- 2009)..............................................................................................................................................59

Grafiku 4.1:Ecuria e të ardhurave totale, tatimore dhe jotatimore (në %PBB).............................88

Grafiku 4.2: Përbërja e të ardhurave tatimore dhe ecuria e tyre në vite (në % ndaj totalit).........89

Grafiku 4.3 :Të ardhurat nga akciza për Shqipërinë dhe vendet e rajonit (në % të PBB)............90

Grafiku 4.4: Ecuria e të ardhurave në Shqipëri dhe vendet e rajonit ………………………...…90

Grafiku 4.5: Ecuria e shpenzimeve buxhetore totale, korrente dhe kapitale (në % PBB)….…/.99

Grafiku 4.5: Shpenzimet për pagat..............................................................................................100

Grafiku 4.6: Shpenzimet për kontrib. të Sig Shoq ....................................................................100

Grafiku 4.7: Shpenzime për Interesat..........................................................................................100

Grafiku 4.8: Shpenzime operative dhe mirmbajtje.....................................................................100

Grafiku 4.9: Shpenzimet kapitale................................................................................................101

Grafiku 4.10. Investimet publike..................................................................................................101

Grafiku 4.11 Ecuria e shpenzimeve buxhetore sipas klasifikimit funksional (në % PBB)........102

Grafiku 4.12: Niveli i shpenzimeve në disa sektorë kryesorë për 15 vende të Europës

Perëndimore, Japoni dhe SHBA (në % të PBB).........................................................................102

Grafiku 4.13: Shpenzimet për arsimin në Shqipëri dhe vendet e antarsuara së fundimi në BE (në

% të PBB)……………………………………………………….………………………..........103

Grafiku 4.14: Shpenzimet për Shëndetsinë në Shqipëri dhe vendet e antarsuara së fundmi në BE (në % PBB……………………………………………………………………………...…..108

Grafiku 4.15: Ecuria e shpenzimeve për transport ndaj buxhetit total (2005 – 2010)…………110

Grafiku 2.22 Shpenzimet në transportin rrugor të ndara në investime dhe shpenzime mirmbajtje

për vitin 2007 në Shqipëri dhe vendet e antarsuara në BE (në % të PBB)……………………112

Page 7: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

7

Grafiku 5.6: Ecuria e shpenzimeve publike totale, productive dhe joproduktive……………...143

Shkurtime

ACIT Albanian Centre of International Trade (Qëndra Ndërkombëtare e Tregtisë)

ADF Test Augumented Dickey Fuller Test

AMECO Annual macro-economic database of the European Commission

ASYCUDA Automated System for Customs Data.

BE Bashkimi Europian

CC Control of Corruption

CRI Cumulative Reform Index

DEA Data Envelopment Analysis

DPT Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

EBRD European Bank for Reconstruction and Development

Eurostat European Statistics

EU8 Çeki, Estoni, Hungari, Letoni, Lituani, Poloni, Sllovaki, Slloveni

GE Government Effectivness

GFS Government Finance Statistics

KE Komuniteti Europian

OECD Organizata për Kooperim dhe Zhvillim Ekonomik

OLS Ordinary Least Square

PSP Public Sector Performance

PSE Public Sector Efficiency

PBB Produkti i Brendshëm Bruto

PV Political Stability and absence of Violence

Grafiku 5.1: Lidhja midis normës së rritjes dhe normës së shpenzimeve ndaj PBB..................132

Grafiku 5.2: Ecuria e rritjes ekonomike (në % PBB)..................................................................142

Grafiku 5.3: Ecuria e inflacionit..................................................................................................143

Grafiku 5.4/5.5: Ecuria e investimeve private (në % PBB) dhe e kapitalit human……………143

Page 8: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

8

R&D Research & Development

RL Rule of Law

RQ Regulatory Quality

SME Small and Madium Enterprises

UNDP United Nation Development Programme

VA Voice and Accountability

VAR Vector Autoregressive

VECM Vector Error Correction Model

WEI World Education Index

Page 9: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

9

HYRJE

Që nga lindja deri në vdekje çdo njeri është ndeshur shumë herë në një mënyrë apo në një

tjetër me aktivitetet shtetërore; duke filluar që nga rregjistrimi në rregjistrat shtetërorë të

gjendjes civile, ndjekjen e shkollave publike, pagesën e taksave dhe marrjen e

transfertave, punësimit në sektorin shtetëror, përdorimin e shërbimeve publike si

autostradat, energjinë elektrike, ujin e pijshëm, mbledhjen e mbeturinave, etj, rregullimet

ndaj mjedisit, ndaj ndotjes, sigurisë, etj (Stiglitz 2000). Për nga rëndësia që kanë këto

aktivitete në zhvillimin ekonomik të një vendi, kanë qënë gjithmonë objekt studimi nga

ekonomistë të ndryshëm. Aktiviteti shtetëror ose sektori publik ka ndryshuar me kalimin

e kohës, duke i’u përshtatur trajektorës së zhvillimit ekonomik.

Historikisht kanë egzistuar dy pikpamje të kundërta në lidhje me ndërhyrjen e shteti që u

përkasin dy shkollave kryesore të ekonomisë. Secila pikpamje argumenton anët pozitive

të një ndërhyrje të madhe apo të vogël në ekonomi, por në realitet ndarja e tyre është e

vështirë. Teoritë moderne të financës publike nuk fokusohen në faktin nëse duhet të

ndërhyjë shteti apo jo, por që kjo ndërhyrje të jetë sa më efiçente dhe të shërbejë për të

nxitur ekonominë.

Vala e reformave në vitet 80’ për ristrukturimin e sektorit publik me qëllim: uljen e

inefiçencës në ofrimin e të mirave dhe shërbimeve publike, adresimin e duhur të

shpenzimeve në sektorë prioritarë dhe produktivë, rritjen e efiçencës së sistemit tatimor

në drejtim të normave dhe strukturës tatimore, ndyshimin e raportit sektor publik – sektor

privat duke lehtësuar nivelet e larta të defiçitit dhe borxhit publik, rritjen e cilësisë së

institucioneve dhe të qeverisjes, etj, kanë qënë dhe janë objekt studimi për shumë

ekonomistë dhe studiues të kësaj fushe.

Ndikimi i sektorit publik në ekonomi paraqet interes të veçantë edhe në vendet në

tranzicion. Roli i shtetit në këto vende është i dyanshëm; nga njëra anë ai është subjekt i

reformave për t’u përshtatur me strukturën e re të ekonomisë dhe nga ana tjetër ndikon në

Page 10: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

10

krijimin e një klime pozitive për bërjen e reformave ekonomike dhe reformave të tjera

gjithpërfshirëse për të përshpejtuar proçesin e tranzicionit.

Duke u bazuar edhe në shumë studime të mëparshme, ky punim paraqet një përmbledhje

të asaj çfarë ka përfaqsuar sektori publik në Shqipëri në këto 20 vite tranzicion dhe cili ka

qënë kontributi i tij në zhvillimin ekonomik, duke u fokusuar kryesisht tek rritja

ekonomike.

OBJEKTIVAT E STUDIMIT

Ideja për realizimin e këtij punimi është marrë nga roli i madh që i atribohet shtetit, nga

shumë organizma ndërkombtarë, në përshpejtimin e proçesit të tranzicionit dhe në rastin

e vendit tonë edhe në proçesin e integrimit në Bashkimin europian. Në këtë kontekst disa

nga objektivat që synon të realizojë ky punim janë:

Analizimi i pikpamjeve teorike në lidhje me ndikimin e shtetit në ekonomi, duke

evidentuar rrugët e kësaj ndërhyrje dhe duke nxjerrë në pah aspektet pozitive dhe

negative të saj.

Vlerësimi i rolit të shtetit në ekonomitë në tranzicion nëpërmjet treguesve të

ecurisë së reformave ekonomike dhe reformave në sektorin publik

Përcaktimin e efektit të qeverisjes në zhvillimin ekonomik e parë në

kënvështrimin e sistemeve politike që mund të adoptojë një shtet dhe në cilësinë e

qeverisjes e matur me 6 nën-tregues

Vlerësimi i performancës dhe efiçencës së sektorit publik përbën një tjetër

argument me rëndësi i cili ndikon dukshëm në cilësinë e shërbimeve dhe të

mirave që sektori publik ofron, gjithashtu vlerëson prioritetet që vendos qeveria

dhe jep një krahasim të kostove që mbaritn qytetarët kundrejt përfitimeve të marra

nga aktiviteti i shtetit

Page 11: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

11

Analizimi i politikës së shpenzimeve dhe të ardhurave buxhetore duke evidentuar

arritjet dhe problematikën dhe duke përcaktuar sfidat e politikës fiskale në arritjen

e qëllimit të saj që është konsolidimi fiskal

Analizë empirike e impaktit të madhësisë dhe përbërjes së shpenzimeve publike

në rritjen ekonomike

METODOLOGJIA E STUDIMIT

Për hartimin e këtij punimi është përdorur një literaturë e gjerë e cila konsiton në

materiale dhe punime të shumë autorëve të huaj por edhe vendas, në studime me karakter

rajonal dhe kombëtar, në përdorimin e një numri të madh burimesh informacioni nga

faqet zyrtare të institucioneve të rëndësishme, si me karakter kombëtar ashtu edhe

ndërkombëtar ku mund të përmendim Fondin Monetar Ndërkombtar, Bankën Botërore,

OECD, etj

Në kapitujt ku analizohet Shqipëria janë përdorur materiale kryesisht nga autorë vendas

por edhe nga autorë të huaj të cilët kanë bërë studime për vendet e rajonit, por edhe më

gjerë. Këto materiale japin një informacion të plotë për analiza krahasuese të Shqipërisë

me vende të tjera, duke përcaktura pozitën që ka vendi ynë në raport me vendet e tjera.

Në kuadër të kësaj analize janë përdorur tabela dhe grafikë për të ilustruar më mirë

përfundimëet e kësaj analize.

Modeli është zgjeruar duke përfshirë analizën empirike të efektit të shpenzimeve publike

ndaj rritjes ekonomike. Hapi parë në ndërtimin e modelit ka qënë përcaktimi i metodës

vlerësuese, e cila u përzgjodh pas një reflekrimi në lidhje me faktin se cila metodë do të

ishte më e përshtatshme në arritjen e rezultateve. Burimi kryesor i të dhënave për këtë

model ka qënë ministria e Financave, por edhe Banka e Shqipërisë dhe INSTAT janë

shfrytëzuar për mbledhjen e të dhënave. Harku kohor i të dhënave i korrespondon

periudhës 1992 – 2009.Për konceptimin e modelit më ka ardhur në ndihmë literatura e

modeleve të rritjes ekonomike

Page 12: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

12

STRUKTURA E TEMËS

Në kapitullin e parë bëhet një prezantim i pikpamjeve kryesore në lidhje me ndërhyrjen e

shtetit në ekonomi duke e vënë theksin tek analiza e argumentave pro dhe kundër

ndikimit të madh të shtetit në ekonomi. Gjithashtu në këtë kapitull hidhen bazat teorike të

këndvështimeve sipas të cilave është studiuar ndikimi i shtetit në rritjen ekonomike në

këtë punim, të cilat janë aspekti fiskal (shpenzimet dhe të ardhurat buxhetore) dhe aspekti

institucional (performanca e sektorit publik dhe cilësia e qeverisjes). Një hapsirë e

veçantë i është kushtuar rolit që ka shteti në ekonomitë në tranzicion duke u orientuar nga

vendi ynë dhe shtetet e tjera ish-komuniste të Europës..

Në kapitullin e dytë, analizohet aspekti institucional i ndikimit të shtetit në ekonomi.

Ndikimi i qeverisjes në rritjen ekonomike dhe në zhvillimin ekonomik në tërësi është

parë në efektin që ka në zhvillimin e sektorit privat dhe kryesisht të biznesit. Marrdhëniet

shtet – privat janë paraqitur në dy dimensione në dimensionin makroekonomik

(institucionet dhe politikat) dhe në dimensionin mikroekonomik (burokracia). Për të

vlerësuar këto dy dimensione janë përdorur 6 nën-tregues të cilët përcaktojnë cilësinë e

qeverisjes. Kapitulli përfundon me një analizë krahasuese të Shqipërisë me vende të

rajonit në lidhje me treguesit e cilësisë së qeverisjes.

Në qender të kapitullit të tretë janë rezultatet e një analize krahasuese të indeksit të

performancës dhe efiçencës së sektorit publik në Shqipëri krahasuar me antaret e reja të

Bashkimit Europian, si edhe me një kampion prej 23 shtetesh të industrializuara ku pjesa

kryesore përbëhet nga vendet e Europës Perëndimore. Gjithashtu në vlerësimin e

efiçencës krahasohen dy metoda të ndryshme të cilat lidhen me matjen e efiçencës sipas

inputit të përdorur, apo outputit të realizuar. Pjesë e rëndësishme e këtij kapitulli është

edhe paraqitja e kufizimeve dhe vështirësive në matjen e këtyre indekseve.

Në kapitullin e katërt analizohet aspekti fiskal duke paraqitur dinamikat e politikës fiskale

në këto 20 vjet, qëllimin, dhe kontributin e saj në stabilizimin e variablave

makroekonomikë, si edhe në stimulimin e rritjes ekonomike. Në këtë kontekst theksi

Page 13: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

13

vihet tek politika e shpenzimeve dhe të ardhurave buxhetore. Politika tatimore ka qënë

gjithmonë në qendër të reformave si në lidhje me normat ashtu edhe me strukturën

tatimore për t’iu përshtatur sektorit privat në rritje. Mbledhja e të ardhurave, problemet që

ndikojnë në të, reformat kryesore administrative, alokimi i shpenzimeve në sektorët

prioritarë, ndarja funksionale e tyre, problemet në lidhje me manaxhimin e shpenzimeve,

analiza krahasuese me vendet e rajonit në lidhje me performancën e të ardhurave

tatimore, nivelin e shpenzimeve në sektorët prioritarë si edhe në lidhje me tregues të tjerë

që përcaktojnë përfitimet e qytetarëve nga shpenzimet publike janë në fokus të këtij

kapitulli. Gjithashtu nuk mund të lihet pa përmendur edhe situata aktuale në kontekstin e

krizës së Greqisë.

Kapitulli i pestë paraqet një analizë empirike të madhësië dhe përbërjes së shpenzimeve

publike në rritjen ekonomike. Teoria argumenton se shpenzimet publike totale ndikojnë

negativisht në nivelin e investimeve private dhe për rrjedhojë edhe mbi rritjen

ekonomike, kurse shpenzimet në sektorët prioritarë si arsimi, shëndetsia, infrastruktura

dhe shpenzime kërkim – zhvillimi ndikojnë pozitivisht në ekonomi. Studimet empirike

kanë një variancë më të gjerë përfundimesh sesa gjykimi teorik. Ato variojnë nga efekti

negativ i shpenzimeve deri tek efekti pozitiv, ose asnjëanës në ekonomi. Modeli i

zgjedhur bazohet në teorinë endogjene të rritjes ekonomike Barro (1990) dhe përfshinë

ndikimin e variablave fiskalë dhe jofiskalë. Ai ngrihet mbi databazë të përbërë prej 18

observimesh bazuar në periudhën kohore (1992 – 2009).

Në fund të temës paraqiten konkluzionet dhe rekomandimet kryesore për Shqipërinë,

kontributet që sjell ky punim, kufizimet e tij si edhe synimet e ardhshme për zgjerimin e

analizës në këtë fushë.

Page 14: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

14

Kapitulli 1

Pikëpamje të përgjithshme për sektorin publik:

zhvillime dhe tendenca

Hyrje............................................................................................................................. 2

1.1 Një perspektivë historike e rolit të shtetit................................................................... 3

1.1.1 Argumentat pro ndikimit të madh të shtetit në ekonomi................................... 3

1.1.2 Argumentat kundër ndërhyrjes së madhe të shtetit në ekonomi........................ 7

1.1.3 Roli i shtetit në një ekonomi globaliste............................................................ 11

1.2 Dimensionet e ndikimit të shtetit në rritjen ekonomike..............................................12

1.2.1 Kuadri institucional ........................................................................................... 13

1.2.2 Efektet e sistemit tatimor në vendimarrjen e sektorit privat................................14

1.2.2/A Vendimarrja individuale......................................................................16

1.2.2/B Vendimarrja e korporatave................................................................. 18

1.2.3 Efektet e shpenzimet publike në vendimarrjen e sektorit privat.........................19

1.2.4 Kontributi i financave publike në stabilitetin makroekonomik...........................21

1.3 Roli i shtetit në ekonomitë në tranzicion.............................................................. .......22

1.3.1 Periudha para tranzicionit...................................................................................23

1.3.2 Transformimi i rolit të shtetit.............................................................................24

1.3.2/A. Faza e parë e tranzicionit................................................................25

1.3.2/B. Reformimi i sektorit publik.............................................................27

1.4 Konkluzione.................................................................................................................33

Page 15: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

15

Hyrje

Ky kapitull trajton pikpamjet teorike në lidhje me praninë e sektorit publik në ekonomi.

Si ka evoluar ndërhyrja e shtetit që nga rritja e shpenzimeve e deri tek privatizimet

shtetëore dhe koncesionet, reformat në sistemin tatimor dhe manaxhimin e shpenzimeve,

lidhjet me sektorin privat në kontekstin e globalizimit dhe të zhvillimit teknologjik si

edhe përmirësimi i qeverisjes dhe cilësia e institucioneve.

Pjesa e parë e këtij kapitulli “Një perspektivë historike e rolit të shtetit”, jep një

panoramë të zhvillimeve në sektorin publik. Në thelb të tij qëndron lidhja midis sektorit

publik dhe atij privat, dhe ndryshimet që ka pësuar ajo me kalimin e viteve.

Pjesa e dytë “Dimensionet e ndikimit të shtetit në rritjen ekonomike” paraqet teorikisht

mënyrën sesi shteti ndikon duke e parë në tre këndveshtrime: Së pari duke u bazuar tek

niveli i qeverisjes, i cili ndikon dukshëm në cilësinë e jetës së qytetarëve duke ulur kostot

e vendimarrjes dhe duke krijuar hapsira të përshtatshme për zhvillimin e sektorit privat.

Së dyti do të shikohet efekti i sisitemit tatimor në vendimarrjen e sektorit privat, e parë në

këndvështrimin e strukturës së tatimeve dhe efektit që kanë tek agjentet ekonomikë. Së

treti ndikimi i shpenzimeve publike në vendimarrjen e sektorit privat dhe efektet negative

që mund të ketë në lidhje me rritjen e defiçitit, të borxhit, të normave të interesit,

ngushtimin e shpenzimeve private, etj. Secili prej këtyre dimensioneve do të trajtohet në

kapituj të veçantë në vazhdim të temës. Dhe pjesa e tretë “Roli i shtetit në ekonomitë në

tranzicion” paraqet transformimin e sektorit publik si pjesë e një sërë proçesesh dhe

transformimesh që duhet të shoqërojnë kalimin nga ekonomia e centralizuar në ekonminë

e tregut. Shtetit i duhet të përballet me një reformim të strukturave të tij dhe nga ana tjetër

funksioni i tij është tashmë i rëndësishëm për të krijuar një klimë pozitive dhe për të

stimuluar sektorin privat i cili është baza e zhvillimit ekonomik të një vendi.

Page 16: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

16

1.1 Një perspektivë historike e rolit të shtetit

Lindja e marrdhenieve tregtare dhe krijimi i formave të tregjeve që në shoqëritë primitive

ose tradicionale krijoi nevojën për institucione sociale. Kalimi i shoqërisë në faza akoma

më komplekse nënkuptonte që edhe shteti duhet të merrte më tepër përgjegjesi mbi vete,

për të garantuar një mirqënie më të lartë për qytetarët. Prania e shtetit në ekonomi nuk

është statike, por ajo ka ndryshuar me kalimin e kohës, po kështu nga shteti në shtet. Kjo

ka ardhur si pasojë e ndryshimeve sociale, kushteve të tregut dhe zhvillimit teknologjik.

Kur flasim për ndërhyrje të shtetit në ekonomi, shumë ekonomistë i referohen kryesisht

nivelit të shpenzimeve dhe tatimeve. Literatura njeh disa pikpamje në lidhje me këtë

çështje, por ato mund të grupohen në dy drejtime kryesore që janë: pikpamjet pro një

ndikimi minimal të shtetit dhe pikpamjet pro një ndikimi më të gjërë të shtetit në

ekonomi. Në shekullin e XIX ka dominuar pikpamja pro një ndikimi minimal të shtetit, e

cila më pas është zëvëndsuar nga pikpamja tjetër gjatë shek të XX.

1.1.1 Argumentat pro ndikimit të madh të shtetit në ekonomi

Disa nga pikpamjet në lidhje me rolin që duhet të luajë shteti në një ekonomi tregu mund

t’i përmbledhim si mëposhtë:

Shteti duhet të vendosë rregulla dhe të krijojë institucione të cilat garantojnë

rregullimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë.

Ai duhet të sigurojë një bazë ligjore për reduktimin e kostove të transaksionit për

të gjithë pjesmarrësit nëpër tregje, psh ndërhyrja për rritjen e konkurrencës, ose

sigurimi i informacionit të plotë.

Ai duhet të ofrojë të mirat publike dhe të përballet me rastet e eksternaliteteve të

cilat nuk mund të rregullohen nga marrveshje private

Shteti duhet të promovojë stabilitet makroekonomik dhe të sigurojë dhe një

shpërndarje të të ardhurave e cila të jetë në përputhje me pikpamjet e shoqërisë

Ky nivel i ndërhyrjes së shtetit në ekonomi i referohet Musgrave (Stiglitz 2000), i cili

këto aktivitete i ka klasifikuar në tre linja kryesore: linja stabilizuese që ka më tepër

karakter makroekonomik për të ndikuar në qëndrueshmërinë dhe ecurinë e zhvillimit

ekonomik të një vëndi, linja e shpërndarjes së burimeve e cila kryesisht kontrollohet dhe

ndikohet nëpërmjet politikës së taksave dhe shpenzimeve dhe është një nga rolet

Page 17: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

17

përcaktuese të shtetit në ekonomi, dhe linja rishpërndarëse që ka të bëjë me mënyrën sesi

ndahen mallrat dhe shërbimet në një ekonomi duke patur parasysh kriterin e drejtësisë

dhe efiçencës në shpërndarje.

Rritja e nivelit të shpenzimeve ka filluar kryesisht pas viteve 1920, ku shpenzimet janë

dyfishuar në pothuajse të gjitha shtetet e Europës, madje në disa prej tyre edhe janë

trefishuar1. Më evidente rritja e shpenzimeve është bërë pas luftës së dytë botërore. Në

vitet 60’ shumë shtete të Europës Perëndimore reflektojnë nivele të larta të shpenzimeve

publike, të cilat kanë patur trend rritës deri në vitet 2000. Disa nga arsyet për rritjen e

rolit ekonomik të shtetit janë:

a. Lufta e Parë dhe Lufta e Dytë Botërore të cilat ndikuan në ndryshimin e pikpamjeve,

lidhur me rolin e shtetit, që mbizotëronin në shek XIX, duke rritur nivelin e shpenzimeve,

kryesisht tek shtetet që u përfshinë direkt në të

b. Rritja e pabarazisë dhe e varfërisë, rritën presionet për ndërhyrjen e qeverisë për të

rishpërndarë të ardhurat, nëpërmjet tatimeve progresive për të ardhurat e larta dhe

subvencioneve për mallra dhe shërbime bazë. Këtu përfshihet edhe ofrimi i disa të mirave

të cilësuara si të mira publike si edhe shpenzimet në arsim dhe shëndetësi.

c. Depresioni i Madh (1929 – 1933) si dhe kriza të mëparshme vendosën theksin se

ekonomia u nënshtrohet cikleve dhe duhet që shteti të ndërhyjë për të mbrojtur të

ardhurat e qytetarëve nga këto luhatje. Në këtë kontekst filluan të marrin formë

programet e sigurimeve sociale, skemat e pensioneve me efekte rishpërndarëse, pagesa

për të papunët, asistenca sociale. Pra qëllimi ishte ndërtimi i një ekonomie e cila të mos

ishte e ekspozuar ndaj luhatjeve.

d. Një arsye tjetër e cila gjendet në literaturat e hershme në lidhje me rolin e sektorit

publik është aftësia që qeveritë kanë kundrejt sektorit privat. Sipas këtyre teorive një nga

justifikimet e përfshirjes së shtetit në prodhimin e mallrave dhe shërbimeve ishin aftësitë

e mira manaxheriale të këtij sektori kundrejt atij privat. Një tjetër justifikim lidhet me

madhësinë e investimeve dhe projekteve të cilat mund të kërkojnë shumë kapital, ose

nivel të lartë ekspertësh të cilat vetëm shteti mund t’ sigurojë.

1 Tabela1.1, f.q 5

Page 18: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

18

e. Politikat paternaliste të cilat zëvendësuan preferencat e konsumatorëve me ato të

politikbërësve egzistuan për një kohë të gjatë në shumë shtete.

Që prej vitit 1990 (Tanzi, 1997) shtetet klasifikohen për masën e ndërhyrjes së shtetit në

ekonomi, nëpërmjet raportit të shpenzimeve qeveritare ndaj produktit të brendshëm bruto,

duke u ndarë në tre grupe; qeveri të madhe me një nivel shpenzimesh mbi 50 përqind të

PBB, qeveri mesatare me një nivel shpenzimesh nga 40 – 50 përqind të PBB dhe qeveri

të vogla me një nivel shpenzimesh më pak se 40 përqind e PBB.

Tabela 1.1 Shpenzimet qeveritare si përqindje e GDP, 1920 – 2009 për vëndet

kryesore të BE, SHBA-n dhe Japoninë dhe Zelandën e Re

1920 1937 1960 1970 1980 1985 1990 1995 2000 2004 2009

Austri 14.6 20.6 30.7 37.9 47.2 50.2 49.6 57.2 52.3 50.7 52.3

Belgjikë 22.1 21.8 30.3 40.8 56.1 59.3 52.9 52.8 49.2 49.5 54.2

Danimarkë 40.8 53.1 56.3 56.1 60.3 54.1 55.0 58.5

Finlandë 29.9 38.7 44.3 46.0 49.6 49.1 50.4 56.0

Francë 27.6 29 34.6 37.1 45.4 52.0 49.7 55.2 52.5 54.5 56.0

Gjermani 25.1 34.1 32.4 37.7 47.1 46.0 44.1 49.6 48.2 47.5 47.5

Itali 22.5 24.5 30.1 32.6 43.0 51.5 53.8 53.4 48.0 48.4 51.9

Hollandë 13.5 19.0 33.7 40.1 54.7 56.3 53.0 51.4 46.0 48.0 51.4

Luksenburg 28.9 48.4 44.4 45.5 38.5 46.0 42.2

Spanjë 8.3 13.2 18.8 20.7 31.5 40.4 42.6 45.0 40.0 40.5 45.8

Suedi 10.9 16.5 31.0 42.1 60.0 62.9 58.5 67.7 57.4 57.0 54.9

Zelanda e

Re

24.6 25.3 26.9 38.1 39.8 41.3 34.7 36.2 34.2 34.7

Britani e

Madhe

26.2 30.0 32.2 36.9 43.2 44.3 39.2 44.5 39.8 43.6 51.6

SHBA 12.1 19.7 27.0 31.7 33.1 35.7 35.5 35.0 32.5 33.8

Japoni 14.8 25.4 17.5 18.5 31.2 31.4 31.1 36.9 40.9 38.6

Burimi: AMECO2 Database, Eurostat

Periudha e viteve 50’ – 60’ njihet si “vitet e arta”3 të ndërhyrjes së shtetit, por që u ndikua

nga disa perceptime politike për mënyrën sesi duhet të veprojë qeveria. Këto perceptime

lidheshin me mënyrën e vendimarrjes e cila konsiderohej transparente dhe racionale,

zbatimin e politikave në mënyrë të përpiktë dhe efiçente nga punonjësit e administratës,

anashkalimin e interesave të politikbërësve, etj

2 Annual macro-economic database of the European Commission's Directorate General for Economic and

Financial Affairs (DG ECFIN). 3 Tanzi Vito (1997) The changing role of the public sector in the economy: A historical perspective, IMF

Working Paper, WP/97/114, September

Page 19: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

19

Megjithatë, eksperienca ka treguar se këto perceptime për mënyrën e realizimit të outputit

shtetëror janë larg realitetit. Politikat e hartura në mjaft raste mund të mos jenë

konsistente në kohë dhe mund të jenë të ndikuara nga grupet e interesit. Politikbërësit

mund të mos kenë informacionin e plotë për mënyrën sesi ekonomia po funksionon.

Zbatimi i politikave në praktikë është i ndikuar shumë nga fenomene si burokracia dhe

korrupsioni të cilat janë ngritur si probleme shqetësuese për ecurinë e sektorit publik në

vitet 70’.

Edhe në vitet në vazhdim niveli i shpenzimeve publike ka pësuar rritje në të gjitha vendet

e Europës Perëndimore, bazuar në tabelën 1.1. Krahas argumentave të përmendur

mësipër, mirqënia e qytetarëve është një nga justifikimet kryesore për rritjen e nivelit të

shpenzimeve. Ajo lidhet ngushtë më një sërë treguesish socio-ekonomike si jetëgjatësia,

vdekshmëria foshnjore, arritjet në sistemin arsimor, analfabetizmi, rritja e të ardhurave

për frymë, inflacioni, etj. Kjo kategori treguesish ndikohet mjaft nga shpenzimet publike

dhe në veçanti të atyre shpenzimeve që lidhen me politikat sociale dhe rishpërndarëse.

Prandaj mund të konsiderohet se rritja e shpenzimeve qeveritare do te rrisë dhe

performancën e këtyre treguesve dhe për pasojë mirqënien e qytetarëve, por nuk ndodh

gjithmonë kështu.

Sipas një studimi me të dhënat e OECD, PNUD (2002) nuk kishte ndonjë dallim të madh

të nivelit të treguesve për shtetet që kishin një nivel të lartë të shpenzimeve, kundrejt

atyre me një nivel mesatar ose të ulët shpenzimesh. Madje sipas (Tanzi 1997) ndërsa

niveli i shpenzimeve ishte në rritje, rritja ekonomike po ngadalësohej, niveli i

informalitetit dhe papunësia po rriteshin. Vlen të përmendet rasti i SHBA, Japonisë, por

edhe ekonomive të tjera të njohura si vendet e reja të industrializuara4 si Tailanda,

Malajzia, Filipinet, Brazili, Meksika, Kina, Turqia, etj.të cilat kanë siguruar një nivel të

lartë rritje ekonomike, sidomos dekadat e fundit.

Një aspekt tjetër i lidhur ngushtë me nivelin e lartë të shpenzimeve është edhe niveli i

lartë i taksimit për të financuar këto shpenzime. Taksat e larta ndikojnë në reduktimin e të

ardhurave të konsumatorit dhe kufizojnë lirinë e tyre ekonomike në periudhën

4 Vendet e reja të industrializuara – Newly Industrialized Countries – Wikipedia,www.wikipedia.org

Page 20: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

20

afatshkurtër, por mund të ndikojnë dhe në uljen e efiçencën ekonomike dhe uljen e

mirqënies në periudhën afatgjatë.

A mund të shkurtohen shpenzimet dhe taksat pa ndikuar në uljen e mirqënies? Përgjigja e

kësaj pyetje është relativisht e vështirë duke qënë se shpenzimet përgjithësisht

përcaktohen nga tendenca politike dhe premtime të mëparshme dhe jo aq shumë nga

vendime të bazuara në evidenca aktuale. Nqs shpenzimet do të shkurtoheshin kjo do të

ndikonte menjëherë në kategori të cilat përfitojnë në mënyrë direkte nga programet

qeveritare si pensionistët, ata afër moshës së pensionit, mësuesit e shkollave, punonjësit e

administratës, ata që marrin subvencione, etj. Për këtë efekt që do të shkaktonte, ky

reduktim has në një kundërshtim të fortë politik.

1.1.2 Argumentat kundër ndërhyrjes së madhe të shtetit në ekonomi

Gjatë gjithë kohës përkrahësit e niveleve të larta të shpenzimeve, e shpjegonin përfshirjen

e madhe të shtetit në ekonomi ndër të tjera edhe si mungesë kapacitetesh të sektorit privat

për të siguruar shumë të mira dhe shërbime dhe për të mbrojtur konsumatorin nga shumë

risqe. Por vitet 80’ shënuan një periudhë të transformimit të rolit të shteti. Në këtë

periudhë u bë i nevojshëm reformimi i sektorit publik. Disa nga arsyet e këtyre reformave

ishin:

a. Po bëhej gjithnjë e më evidente se niveli i lartë i shpenzimeve nuk po siguronte aq

përfitime ekonomike dhe sociale, por ndërkohë po rriste koston nëpërmjet taksave të

larta, niveleve në rritje të defiçitit dhe borxhit publik.

b. Informacioni, mbi reforma të sukseshme të sektorit publik në shtete të ndryshme si

rasti i Kilit dhe i Zelandës së Re, po qarkullonte në shumë shtete, duke krijuar një “model

të ndërhyrjes së shtetit në ekonomi”.

c. Lehtësimi i lëvizjes së kapitalit dhe punës rriti presionet ndaj qeverieve për reduktimin

e taksave dhe shpenzimeve. Largimi i kapitalit dhe punës së kualifikuar nga shumë shtete

të Europës krijoi nevojën për reformim të sektorit të tyre publik.

d. Kriza e plakjes në sistemin e pensioneve dhe rritja e kostos së programeve shëndetsore,

sensibilizoi publikun mbi kostot e ardhshme të këtyre zhvillimeve. Pjesa e popullsisë e

cila prekej direkt nga këto kosto kërkonte reformim të menjëhershmë të shtetit.

Page 21: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

21

Vullneti për nisjen e reformave dhe krijimin e qeverive të vogla dhe efiçente varej nga

vendimarrësit. Pikërisht ata politikbërës të cilët vlerësuan se mbajtja e kësaj status quo po

rriste shumë kostot e ekonomisë, ishin edhe nismëtarë të reformave. Megjithatë suksesi i

reformave shikohej me skepticizëm nga shumë ekonomistë për disa arsye5: Së pari

erozioni institucional mund të shkaktonte kufizime, së dyti interesa te caktuara të

politikbërësve në mbajtjen e nivelit të lartë të shpenzimeve dhe të pozitave të tyre

dominuese, dhe së treti probleme të tipit ‘dilema e të burgosurit’ në proçesin politik mund

të ngadalësojnë reformën.

Reforma në sektorin publik që filloi në vitet 80’ u quajt ndryshe dhe ‘manaxhimi i ri

publik’6. Kjo reformë fokusohej në vlerësimin e performancës dhe efiçencës së sektorit

publik, kthimin e njësive burokratike në agjensi me fokus tek konsumatori, lehtësimin e

shpenzimeve dhe rritjen e konkurrencës nëpërmjet privatizimit dhe kontratave

konçesionare, uljen e kostove dhe manaxhim të bazuar në objektiva, kufizime, iniciativa

monetare dhe liriveprimi. Kjo reformë u shtri në pothuajse të gjtha shtetet, por aplikimi i

saj dhe rezultatet varionin shumë midis shteteve. Dy nga vendet të cilat aplikuan këtë

reformë ishin Zelanda e Re dhe Kili, të cilat njihen si vende pilot përsa i perket

radikalitetit të reformave dhe rezultateve të tyre.

Reforma publike në Zelandën e Re

Reforma qeveritare në Zelandën e Re shërbeu për krijimin e një sektori publik me të

vogël dhe efiçent dhe të një shteti të mirë – qeverisur, njëkohësisht rriti ndjeshëm rolin e

sektorit privat. Reforma fiskale ishte një element i rëndësishëm i këtij programi. Në

kuadër të kësaj reforme shteti filloi të heqë dorë nga prodhimi i shumë mallrave dhe

shërbimeve; shumë ndërmarrje shtetërore u strukturuan dhe u privatizuan duke përfshirë

këtu industrinë e çelikut, sektorin bankar dhe të telekomunikacionit si edhe linjat ajrore

kombëtare. Mbështetja me anë të çmimit dhe suvencionet në sektorin e bujqësisë u

shfuqizuan. Normat marxhinale të tatimeve u reduktuan dhe baza tatimore u zgjerua duke

thjeshtëzuar sistemin tatimor. Në 1990 – 1991 u ndërmorr reforma e politikës sociale e

5 Tanzi Vito, Schuknecht Ludger (1997), Reforming government: An overview of recent experience,

European Journal of Political Economy, vol. 13 (1997), 395 – 417 6 Bevir Mark, Rhodes Rod, Weller Patrick (2003) Traditions of governance: Interpreting the changing role

of public sector, Public Administration, volume 81, issue 1, pp 1 – 17

Page 22: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

22

cila ristrukturoi sistemin shëndetsor, arsimor, të pensioneve, politikat e mirqënies dhe

mbrojtjes ndaj aksidenteve.

Reformat strukturore në administratën publike rriten transparencën dhe krijuan

mundësinë e vlerësimit të performancës së administratës të orientuar nga outputi që ato

gjenerojnë. Ndryshimet në proçesin e buxhetimit lehtësuan zbatimin e objektivave të

politikës fiskale. Duhet të kishte qëndrueshmëri në balancën fiskale dhe në normat e

tatimeve për t’i siguruar sektorit privat një parashikueshmëri fiskale. Këto politika fiskale

duhet të shoqëroheshin edhe me politika monetare të kujdesshme për të arritur qëllimin e

tyre. Këto reforma u pasuan edhe nga reforma institucionale dhe strukturore në

administratën publike për të ulur inefiçencën dhe fenomene të tjera abuzive. Megjithatë

efekti i reformave në ekonomi nuk dha menjëherë rezultat në rritjen ekonomike. Për të

arritur rezultatet e kërkuara, duhej kohë dhe një mirkuptim i publikut dhe i politikbërësve.

U deshën 10 vjet që nga fillimi i reformës që rritja ekonomike të fillonte të përshpejtohej.

Një nga aspektet pozitive që ndihmoi në rezultatet e saj ishte dhe vazhdimësia politike.

Reforma vazhdoi me të njëjtin intensitet edhe pse partitë në pushtet mund të ndryshonin.

Reforma pati një suport të fortë në sistemin politik, i cili për të mbeshtetur politikat e reja

ekonomike u shndërrua në sistem të përzierë me elementë të maxhoritarit dhe

proporcionalit.

Reforma publike në Kili

Në vitet 70’ Kili u përball me një nivel mjaft të lartë të ndrëhyrjes së shtetit në ekonomi,

me nivele të larta inflacioni dhe defiçite fiskale të larta. Një reformë në sektorin publik

ishte e nevojshme. Kështu që në fillim të viteve 80’ sipas kushtetutës u forcua e drejta e

pronësisë dhe u reduktua ndjeshmë ndërhyrja e shtetit në ekonomi si rregullator.

Proçedurat e hartimit të buxhetit dhe shumë proçedura të tjera qeveritare u reformuan.

Shteti hoqi dorë nga shumë sektorë produktive të ekonomisë, si edhe u privatizuan

sistemi i sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore edhe u decentralizua arsimi dhe

shëndetsia. Faza kryesore e privatizimit në Kili filloi në vitin 1984. U privatizuan shumë

sektorë strategjikë, si edhe u morën masa për përmirësimin e kaudrit rregullator si p.sh

krijimi i një strukture tregu konkurruese dhe një strukturë të shëndetshme financimi dhe

pronësie për ndërmarrjet e privatizuara.

Page 23: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

23

Një nga reformat më të bujshme ishte privatizimi i sigurimeve sociale duke i

transformuar nga një sistem i tipit ‘pay as you go’ në një sistem me financim të plotë, i

cili manaxhohej nga fonde private pensionesh. Gjithashtu u inkurajua prania e sektorit

privat edhe në shërbimet sociale. Ofrimi i kujdesit shëndetsor u limitua vetëm në nivele

bazike dhe vetëm për pjesën e popullsisë me të ardhura të ulta. Në këtë mënyrë përfitimet

sociale u adresuan më mirë drejt pjesës më të varfër të popullisë. Shkurtime të

konsiderueshme u bënë edhe në shpenzimet për konsum të qeverisë. Reduktimet e

shpenzimeve gjeneruan teprica buxhetore të cilat shërbyen për të financuar kalimin drejt

sistemit të pensioneve me financim të plotë, i cili ishte relativisht i kushtueshëm. Rritja e

kursimeve publike dhe reforma e sistemit të pensioneve kontribuan në përmirësimin e

tregjeve financiare, rritjen e produktivitetit të faktorëve të prodhimit dhe një rritje të

investimeve nga më pak se 15 përqind në mbi 25 përqind të PBB për këtë periudhë.

Gjithashtu edhe rritja ekonomike ka qënë në nivele të larta dhe të qëndrueshme për vite

me rradhë.

Reforma publike në disa vende të OECD7

Disa nga arsyet që rritën nevojën për reformim të sektorit publik në vendet e Europës

Perëndimore ishin marrveshjet ndërkombëtare, konkurrenca globale dhe kriteret e

Maastriktit. Shumë shtete filluan të reformonin ndërmarrjet publike, programet e

sigurimeve sociale dhe shëndetsore, programet e qeverive vendore si edhe shërbimin

civil.

Britania e Madhe ndërmorri reforma të rëndësishme fiskale dhe strukturore në mesin e

viteve 1980. Ajo implementoi një nga programet e privatizimit me shtrirje më të gjerë në

gjithë historine e saj (Bishop et al 1994. 1995), duke përfshirë sektorë si hekurudhat,

linjat ajrore, sistemet e furnizimit me ujë e sektorë të tjerë publikë. Sistemi i pensioneve u

reformua gjithashtu duke e vënë theksin tek fondet private të pensioneve. Ofruesit e

shërbimeve private të kujdesit shëndetsor u lejuan të vepronin krah për krah me

operatorin publik kombëtar. Shpenzimet totale u reduktuan nga 45 përqind e PBB në vitin

7 Tanzi Vito, Schuknecht Ludger (1997), Reforming government: An overview of recent experience,

European Journal of Political Economy, vol. 13 (1997), 395 – 417

Page 24: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

24

1983, në 37.5 përqind në vitin 1989. Megjithatë në fillim të viteve 1990 shpenzimet

filluan të rriten duke dëshmuar se efekti i reformave nuk ishte permanent.

Portugalia ndryshoi në mënyrë radikale praninë e shtetit në ekonomi, në fillim të viteve

1980, duke u orientuar drejt tregut dhe duke lënë pas një ekonomi me defiçite fiskale të

larta. Përfshirja e qeverisë në shumë sektorë si transport, industri, dhe shërbime të tjera

bazë u reduktua, nëpërmjet programeve të privatizimit. Strukturat institucionale u forcuan

dhe manaxhimi i borxhit publik u përmirësua. Këto reforma dhe liberalizimi ekonomik në

shumë fusha e transformuan ekonominë e Portugalisë, megjithatë këto ndryshime nuk u

pasuan me shkurtime të mëtejshme të shpenzimeve.

Suedia dhe Finlanda konsiderohen si shtetet me sektorin publik më të madh në botë8.

Në fillim të viteve 1990 këto shtete filluan të ndjenin presione të krijuara nga defiçitet e

larta fiskale dhe borxhi publik të cilat kishin ngadalësuar rritjen ekonomike dhe kishin

rritur papunësinë. Në kaudër të reformave të dyja këto shtete u fokusuan kryesisht në

sistemin e sigurimeve sociale. Suedia reduktoi normën e mbulimit të pagesave të

papunësisë, pagesat e sëmundjeve, ndryshoi indeksimin e pensioneve dhe hoqi pagesën e

kujdesit për fëmijët si mbështetje e shtetit ndaj familjeve. Kurse Finalanda reduktoi

përfitimet e sigurimeve shëndetsore dhe rriti moshën e pensionit si pjesë e reformës së

pensioneve. Subvencionet ndaj prodhimit dhe punësimi në qeveritë lokale u zvogëlua. Të

dyja këto shtete ulën shpenzimet me 4 përqind ndaj PBB gjatë periudhës 1993 – 1995

(OECD, 1994)

Belgjika arriti një reduktim të konsiderueshëm të shpenzimeve nga 64 në 55 përqind të

PBB gjatë periudhës 1983 – 1994 (OECD, 1994). Niveli shumë i lartë i borxhit publik

bëri që shpenzimet të reduktoheshin dhe të rritej dispilina fiskale. Megjithatë reforma në

këtë shtet u adresua kryesisht në axhustime të programeve të shpenzimeve, sesa në

ndryshime kryesore në rregjimin e politikave të këtij vendi.

1.1.3 Roli i shtetit në një ekonomi globaliste

Gjatë viteve 1980 – 2005 ka qënë një periudhë e qëndrueshme ekonomike dhe një boom

teknologjik i cili përfshiu sektorin privat duke e bërë të aftë për të siguruar shumë

8 Tabela 1.1, faqe 5

Page 25: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

25

shërbime e të mira të cilat mëparë ofroheshin vetëm nga shteti. Një treg privat efiçent do

të thotë që shteti nuk ka përse ndërhyn. Grafiku i mëposhtëm9 tregon lidhjen e zhdrejtë

që egziston midis nivelit të shpenzimeve publike (R) me shkallën e zhvillimit dhe të

përsosmërisë së tregjeve private (D) e cila është funksion i kohës dhe të ardhurave. Pra

me rritjen e përsosjes së tregjeve private, ulet ndërhyrja e shtetit dhe anasjelltas.

R Grafiku 1.1 Përsosmëria e sektorit privat dhe shpenzimet publike

D

Zhvillimi teknologjik dhe globalizimi bënë që monopolet shtetërore të të mirave publike,

si energjia, uji, transporti, komunikacioni t’i humbisnin pozitat e tyre, po kështu edhe

programe të tilla si fondet e pensioneve filluan të konkuroheshin nga fonde private.

Morën zhvillim format konçesionale, si një marrdhënie e re midis shtetit dhe sektorit

privat.

Disa arsye të tjera për këto forma të reja organizimi ishin: levizjet demografike midis

shteteve dhe brenda tyre, nga periferitë drejt zonave urbane, duke rritur kërkesën për të

mira dhe shërbime publike nga njëra anë dhe nivelet e larta të defiçiteve fiskale të cilat u

lejonin gjithnjë e më pak hapsira shteteve për të rritur nivelin e shpenzimeve.

Efekti i globalizimit është po aq i rëndësishëm. Eleminimi i barrierave, integrimi i

tregjeve, facilitetet dhe aksesi në shumë të mira dhe shërbime edhe përtej kufijve sollën

jo vetëm një ulje të rolit të shtetit, por edhe përfitime për të, psh reduktimi i kostove në

9 Tanzi Vito (2005) The economic role of state in the 21st century, Cato Journal, Vol 23, Nr 5, pp 629

Page 26: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

26

prokurimet publike për shkak të pjesmarrësve të huaj, ose asistenca e institucioneve

ndërkombëtare. Por globalizimi ka edhe kosto për shtetin sidomos në drejtim të të

ardhurave nga taksat për shkak të transferimit të kapitaleve në vënde me taksa më të ulta,

blerjet jashtë, paraja elektronike, etj

Përdorimi i internetit jo vetëm nga sektori privat por edhe ai publik (e-government) është

një tjetër rast i përfitimit dhe rritjes së efiçencës së operacioneve të qeverisë.

1.2 Dimensionet e ndikimit të shtetit në rritjen ekonomike

Debati në lidhje me ndërhyrjen e shtetit në ekonomi përqëndrohet më së shumti në

efektin që ai ka në rritjen ekonomike. Ekzistojnë shume studime empirike të cilat kanë

arritur në përfundime të ndryshme. Disa theksojnë faktin se niveli i lartë i shpenzimeve

në ekonomi e ngadalëson rritjen ekonomike dhe studime të tjera të cilat pohojnë se

ngadalësimi i rritjes ekonomike nuk vjen domosdoshmërisht nga niveli i lartë i ndërhyrjes

së shtetit në ekonomi. Sipas pikpamjeve teorike egzistojnë disa instrumenta nëpërmjet të

cilave sektori publik kontribon pozitivisht në rritjen ekonomike10

: Së pari krijimi dhe

mbajtja e një mjedisi institucional i cili gjeneron politika të shëndetshme dhe mbeshtetëse

ndaj rritjes ekonomike, së dyti limitimi i ndërhyrjes së shtetit në funksionet bazë dhe

ofrimin e të mirave dhe shërbimeve bazë për ekonominë, së treti promovimi i rritjes së

sektorit privat dhe përdorimi efiçent i burimeve publike, së katërti financimi i aktiviteteve

publike dhe rregullimi i sektorit privat nëpërmjet një sistemi tatimor efiçent dhe të

qëndrueshëm dhe së pesti mbështetja e stabilitetit makroekonomik nëpërmjet poltikave

fiskale të qëndrueshme. Nëse të gjitha këto kushte plotësohen efekti pozitiv i politikave

publike mbi variabla të rëndësishëm makroekonomikë si puna, kapitali, kursimet,

investimet dhe inovacioni, kontribon në një rritje të qëndrueshme të ekonomisë. Financat

publike e ndikojnë rritjen ekonomike nëpërmjet tre kanaleve kryesore: kuadrit

institucional, sistemit tatimor, dhe nivelit e përbërjes së shpenzimeve.

1.2.1 Kuadri institucional

10 Afonso António, Ebert Werner, Schuknecht Ludger, Thöne Michael (2005), Quality of Public Finances

and Growth, ECB Working Paper Series No.438/ February

Page 27: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

27

Ndërhyrja e shtetit në ekonomi duhet të jetë legjitime dhe të përcaktohet fillimisht në

Kushtetutë. Ai është ligji themelor i një shteti dhe përmban parimet themelore të

përgjithshme në bazë të të cilave do të ndërtohen politikat e shtetit. Për të drejtuar këto

politika në të gjitha aktivitetet ekonomike në vënd shërbejnë ligjet. Ato shoqërohen nga

rregullat të cilat përgjithësisht ndahen në tre kategori kryesore: rregullat ekonomike,

rregullat e sigurisë dhe rregullat e informimit.

Pra ndërhyrja e shtetit në ekonomi është tërësisht e përcaktuar sipas ligjeve. Megjithatë

edhe ligjet kanë probleme ne mënyrën e interpretimit, në krijimin e hapsirave evazive, në

mungesën e fleksibilitetit, etj.

Kushtetuta - në të përfshihen parime më të përgjithshme të cilat shpeshherë

mund të reflektojnë shqetësimet dhe problemet politike të kohës kur janë hartuar.

Ndonjëherë këto parime nuk janë shumë fleksibël dhe të specifikuara mirë duke lënë

vend për “abuzime” nga ana e shtetit, p.sh kur flasim për të drejtat e pronësisë një rast

mund të jenë shpronësimet e tokës me kompensime më të ulta.

Duke patur parasysh këto probleme, Buchanan, (2001) dhe ekonomistë të tjerë kanë

argumentuar se do të ishte më mirë që në Kushtetutë të pasqyroheshin kufizimet e

ndërhyrjes së shtetit në ekonomi, sesa rastet në të cilat lejohet ndërhyrja e tij. Kjo do të

minimizonte abuzimet dhe keqkuptimet në lidhje me rolin dhe ndërhyrjen e shtetit.

Ligjet - Hartimi dhe përmbajtja e ligjeve është një element përcaktues në cilësinë

e sektorit publik, në aftësinë që shteti duhet të ketë për të arritur objektivat e tij në

mënyrën më efiçente të mundshme. Ligjet krijojnë mundësinë për të detajuar dhe

specifikuar parimet e përgjithshme të shprehura në kushtetutë. Problemi lind kur numri i

tyre është shumë i madh dhe nuk janë të përcaktuar qartë, d.m.th mund të mos mbulojnë

të gjitha fushat e aktiviteteve ekonomike dhe mund të bien ndesh me njëri – tjetrin.

Mënyra më efektive e veprimatarisë ligjore do të ishte konsistenca legale11

, e cila

shpeshherë nuk është e pranishme ose është e pjesshme. P.sh nëse futet një ligj i ri,

legjislacioni i mëparshëm duhet të rishikohet me qëllim që ai të jetë në përputhje me

paketën ligjore të përfshirë rishtazi.

11 Tanzi Vito (2000) The Role of State and the Quality of Public Sector, IMF Working Paper, WP/00/36,

March

Page 28: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

28

Rregullat – Ato shpjegojnë proçedurat ose përpunojnë përmbjatjen e ligjeve, ose

në rastin më të thjeshtë përcaktojnë një sjellje specifike që firmat dhe individët duhet të

kenë. Rregullat duhet të rrisin konkurrencën në treg, të sigurojnë informacionin e

nevojshëm dhe të lejojnë manaxhimin efiçent të riskut. Ato duhet të garantojnë se

ndërhyrja e qeverisë po mbështet politikat e tregut të lirë. Pra një kuadër rregullator që

funksionon mirë ndikon në uljen e kostove të transaksionit të sektorit privat dhe ndihmon

në internalizimin e eksternaliteteve dhe fenomeneve të tjera jashtë tregut.

Rregullat gjithashtu sigurojnë stabilitet të politikës fiskale duke mos lejuar ndryshime të

çrregullta në ligjet tatimore dhe programet e shpenzimeve publike. Në këtë kontekst

rregullat buxhetore kanë një rëndësi të veçantë pasi përcaktojnë kërkesën agregate për

shpenzime dhe i japin zgjidhje problemeve të rishpërndarjes. Një numër teknikash, si

performanca e buxhetimit, mjetet e manaxhimit të kapitalit human, vendosja e çmimeve

me mekanizma të ngjashëm me tregun, rregullat e auditit, të prokurimeve publike, analiza

kosto – përfitim në përcaktimin e aktiviteteve publike, targetimi i shpenzimeve publike,

etj kanë ndikuar në dhënien e sinjaleve për përmirësimin e alokimit të burimeve dhe

rritjen e efiçencës në proçesin e implementimit.

Megjithatë rregullat, të cilat lëshohen nga autoritetet ekzekutive, ose agjensitë

rregullatore, mund të jenë shumë komplekse, mund të mbivndosen me njëra – tjetrën dhe

publiku mund të mos ketë akses ndaj tyre. Në përgjithësi interpretimi i rregullave lihet në

dorë të burokratëve, duke bërë që mundësia për të abuzuar të jetë e lartë. Rregullat janë

cilësuar nga literatura bashkohore si një nga shkaqet kryesore të korrupsionit. Sipas një

raporti (OECD 1999) rregullat janë ndoshta forma më përhapur e ndërhyrjes së shtetit në

ekonomi.

1.2.2 Efektet e sistemit tatimor në vendimarrjen e sektorit privat

Rritja ekonomike mund të ndikohet nga efekti që kanë tatimet në vendimarrjen

ekonomike. Taksat bëjnë shpërndarjen e burimeve nga sektori privat drejt atij publik. Një

rritje në normat tatimore redukton kthimin nga investimet si në kapitalin fizik ashtu edhe

atë human, gjithashtu redukton edhe kthimin nga shpenzimet e kërkim zhvillimit. Këto

norma të ulta kthimi nënkuptojnë edhe një reduktim të akumulimit të kapitalit dhe

Page 29: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

29

inovacionit, pra një rritje ekonomike më të ulët. Në një ekonomi globaliste normat e larta

tatimore ndikojnë në uljen e rritjes ekonomike të një vendi edhe përshkak të zhvendosjes

së kapitalit jashtë, në shtete me norma tatimore më të përshtatshme. Në shumicën e

vëndeve të zhvilluara niveli i taksimit është rritur gjatë shek. të XX. Një rritje nga 5 – 10

përqind e produktit të brendshëm bruto në fillim të tij deri në 30 – 40 përqind në vitet e

fundit të këtij shekulli12

.

Tabela 1.2. Të ardhurat nga taksat si përqindje e GDP, 1970 – 2009 për vëndet kryesore të

BE, SHBA-n dhe Japoninë

1970 1980 1985 1990 1995 2000 2004 2009 Ndryshimi në pikë

përqindje 1970 – 2009

Austri 39.8 48.2 50.7 48.8 50.2 50.1 49.3 48.7 6.9

Belgjikë 38.4 45.1 48.1 45.3 47.2 48.5 48.1 47.4 9.0

Danimarkë 39.9 43.0 45.5 45.3 47.3 46.9 47.9 55.7 16.8

Finlandë 43.9 49.7 53.4 55.1 54.8 51.7 52.9 9.0

Francë 31.4 45.6 48.7 47.0 48.9 49.8 49.0 48.3 16.9

Gjermani 33.5 35.4 38.6 43.1 44.6 46.0 42.9 44.5 11.0

Itali 25.5 33.6 37.2 41.2 44.3 44.9 43.3 45.6 20.1

Hollandë 41.5 51.0 53.4 49.3 46.9 45.7 45.8 45.6 3.9

Luksenburg 19.1 28.2 32.5 38.9 41.8 43.4 41.2 41.2 23.1

Spanjë 15.7 19.0 25.3 31.9 36.6 37.6 37.7 34.7 19.0

Suedi 43.8 46.0 48.8 57.5 58.5 54.5 53.4 10.4

Britani e

Madhe

30.6 29.2 30.5 39.0 37.7 40.1 41.1 39.9 9.3

SHBA 22.4 21.2 19.7 20.2 20.7 22.6 18.3

Japoni 15.2 18.1 19.6 21.3 17.5 17.1 15.6

Burimi: AMECO

Një rritje e tillë u pasua nga pyetja: cili është efekti që ka tatimi mbi rritjen ekonomike?

Taksat, pavarësisht sa të domosdoshme janë, ndrydhin vendimarrjen private, krijojnë një

alokim të shtrembëruar të burimeve dhe krijojnë barrë të tepërt tatimore. Shpeshherë

mund të mendohet se këto ndrydhje të shkaktuara nga taksimi reflektohen në

performancën ekonomike dhe mund të ngadalësojnë rritjen ekonomike. Sistemet tatimore

mund të shtrembërojnë vendimarrjen private për dy arsye13

:

12 Tanzi Vito, Schuknecht Ludger (1997), Reforming government: An overview of recent experience,

European Journal of Political Economy, vol. 13 (1997), 395-417

13Arnold Jens (2008), Do tax Structures Affect Aggregate Economic Growth? Empirical Evidence from a

Panel of OECD Countries, Economic Department Working Paper No 653, ECO/WKP(2008)51, october

Page 30: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

30

Së pari mund të marrë më shumë burime nga sektori privat (normat tatimore), dhe së dyti

mund të sigurojë të ardhura në një mënyrë më pak efiçente (struktura tatimore).

Shpeshherë efekti negativ i tatimeve mund të rrjedhë nga ajo çfarë qeveria vendos të

taksojë. Niveli i përgjithshëm i tatimeve reflekton zgjedhjen e shoqërisë ndaj madhësisë

së sektorit publik, kurse struktura e tatimeve përfaqson më së shumti një instrument për të

realizuar këtë zgjedhje. Qeveritë mund të konsiderojnë ndryshimin e strukturës tatimore

për të minimizuar efektet negative në rritjen ekonomike, duke mbajtur të pandryshuar

nivelin e të mirave dhe shërbimeve publike.

Teorikisht efekti i tatimeve në rritjen ekonomike mund të varet nga modelet e rritjes

ekonomike. Duke i klasifikuar agjentët ekonomikë në firma dhe individë disa nga

mënyrat sesi tatimet ndikojnë në vendimarrjen e tyre janë14

:

1.2.2/A. Vendimarrja individuale

1. Kapitali human

Sipas teorive ekonomike të rritjes, në funksionin e prodhimit, kapitali human përfshihet si

një variabël i cili mat cilësinë e faktorit punë. Niveli i arsimit dhe trajnimet janë dy prej

mënyrave për të përmirësuar kapitalin human. Rritja e nivelit të arsimimit varet nga disa

faktorë siç janë: niveli i të ardhurave, normat e interesit, niveli i pagave, kthimet në një

kohë të mëvonshme, tregjet financiare dhe faktorë të tjerë jo ekonomikë si kultura, gjinia,

raca, etj. Normat e tatimeve ndikojnë mbi këto faktorë duke ndikuar në vendimarrjen mbi

arsimin. Ndikimet tatimore mund të prekin si kostot ashtu dhe përfitimet nga arsimi në

periudhën afatgjatë, por sipas studimeve ekonomike, agjentet ndikohen më shumë nga

efektet afatshkurtra. Programet e qeverisë që ndikojnë në kostot afatshkurtra të arsimit

kanë më shumë efekt tek individët.

2. Kursimi

14

Myles D. Gareth (2009), Economic Growth and the Role of Taxation – Disaggregate Data, Economics

Department Working Paper No 715, ECO/WKP(2009)56, july

Page 31: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

31

Për lidhjen që ka me invstimet, ai mbetet një element që ndikon në rritjen ekonomike.

Sjellja standarte e kursimit përcaktohet nga modeli i ciklit të jetës (sjellja e konsumatorit).

Nëpërmjet këtij modeli përcaktohet edhe niveli optimal i kursimit, i cili gjendet si

diferencë e të ardhurave të disponueshme me konsumin për çdo periudhë. Sipas modelit

të ciklit të jetës, konsumi dhe kursimi janë shpërndarë ndërmjet dy periudhave, asaj të

punës edhe të pensionit. Një pjesë e të ardhurave gjatë periudhës së punës kursehen për

periudhën e pensionit. Vendosja e një tatimi mund t’a prekë kursimin në disa mënyra p.sh

vendosja e një tatimi mbi të ardhurat mund të shkaktojë një rritje të orëve të punës në

periudhën e parë të jetës, ose nga ana tjetër tatimet e larta mbi të ardhurat mund të

shërbejnë dhe si një mënyrë për të financuar pensione relativisht të larta, duke patur një

efekt negativ mbi kursimin gjatë periudhës së punës, gjithashtu tatimi mbi normat e

interesit ndikon në shpërndarjen e konsumit dhe kusimit gjatë jetës.

3. Oferta e punës

Oferta e punës është një komponent i rëndësishëm i funksionit të prodhimit. E kombinuar

me kapitalin human, në modelet e rritjes ekonomike, ajo përcakton sasinë efektive të

punës dhe si pasojë edhe të produktit. Oferta e punës matet në orë punë të ofruara dhe

është një faktor prodhimi me limite natyrore, pasi nuk mund të rritet në mënyrë të

vazhdueshme për të stimuluar rritjen ekonomike. Në analizën tonë është i rëndësishëm

reagimi i ofertës së punës ndaj normave tatimore të pagës. Ky reagim quhet teorikisht si

efekti i zëvëndësimit dhe efekti i të ardhurave. Pra vendosja e një tatimi mund të

reduktojë ofertën e punës (efekti i zëvëndësimit) ose t’a rrisë atë (efekti i të ardhurave).

Efekti dominues mund të përcaktohet vetëm nga analiza empirike.

4. Aktiviteti sipërmarrës

Roli sipërmarrës ka filluar të zërë një vënd të rëndësishëm në burimet e rritjes

ekonomike. Hyrja e bizneseve të reja në treg mund të shoqërohet me përmirësim të

teknikave prodhuese, cilësisë dhe origjinalitetit të produkteve, forma më të mira

organizimi dhe drejtimi, etj dhe për pasojë mund të shkaktojë eksternalitete pozitive për

firmat e tjera egzistuese. Ky konstatim flet për rëndësinë e krijimit të bizneseve të reja në

performacën ekonomike. Tatimet ndikojnë në vendimarrjen e një individi midis

Page 32: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

32

punësimit në një subjekt, dhe hapjes së një aktiviteti, pra vetpunësimit. Një individ do të

zgjedhë të ndërmarrë një aktivitet nëse dobia e të ardhurave të pritshme nga ky aktivitet

është më e madhe se dobia nga të ardhurat e sigurta nga puna.

Tatimet progresive e ndikojnë këtë zgjedhje, pasi ato rëndojnë më shumë mbi aktivitetet

sipërmarrëse të suksesshme, sesa mbi ato të pasuksesshme, duke reduktuar nxitjen e

personave risk kundërshtues për përfshirjen në sipërmarrje. Gjithashtu ato mund të nxisin

bizneset e vogla dhe të mesme për një nën-raportim të të ardhurave, efekti i cili mund t’a

bëjë sipërmarrjen atraktive. Nga ana tjetër një tatim i lartë mbi të ardhurat e të

punësuarve, do ta bënte sipërmarrjen një opsion atraktiv.

5. Pabarazia

Egzistojnë disa arsye përse rritja ekonomike ndikohet nga niveli i pabarazisë. Pabarazia

mund të ndikojë pozitivisht rritjen, sepse të pasurit kanë prirje më të lartë për të kursyer,

duke ndikuar në akumulimin e kapitalit. Ndikimi negativ që ka pabarazia, lidhet me

politikat e qeverisë, veçanërisht fiskale, për rishpërndarjen e të ardhurave, duke ulur

efiçencën e tregjeve dhe ngadalësuar rritjen ekonomike. Tregjet e kapitalit, duke qene jo

perfekte, nuk bëjnë të mundur që të varfërit të marrin hua për të investuar në kapitalin

human, ose atë fizik në aktivitete sipërmarrëse. Pabarazia ul sigurinë dhe stabilitetin

social duke krijuar një klimë jo të përshtatshme për investime.

1.2.2/B. Vendimarrja e korporatave

Sektori i korporatave, kryesisht sektori i prodhimit kontrollon shumë variabla të cilët

ndikojnë në normën e rritjes ekonomike. Një nga variablat kyç si në modelet endogjene

ashtu edhe ato ekzogjene të rritjes janë investimet në kapitalin fizik.

1. Investimet në kapitalin fizik

Në bazë të teorisë së investimeve, qëndron fakti se firma do të blejë kapital deri në

momentin kur përfitimi marxhinal barazon koston marxhinale. Por ky proçes nuk është

aq i thjeshtë për disa arsye: së pari shumica e investimeve i marrin përfitimet në periudha

të mëvonshme dhe në momentin e kryerjes së investimit këto përfitime janë relativisht të

Page 33: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

33

pasigurta. Së dyti egziston gjithashtu edhe pasiguria në lidhje me politikat tatimore të

mëvonshme dhe tatimet në lidhje me amortizimin e kapitalit dhe së treti investimet varen

nga ndërveprimi i kompanive me tregjet financiare.

2. Shpenzimet në kërkim – zhvillim

Në modelet ekonomike inovacioni ose shpenzimet në kërkim-zhvillim nënkuptojnë një

personel të arsimuar të kombinuar me pajisje kapitale për të bërë të mundur kërkime në

fusha të caktuara. Kërkim – zhvillimi pasqyrohet në dy mënyra: së pari si shpenzime në

inpute për të përmirësuar cilësinë dhe teknikat prodhuese dhe së dyti si produkte të reja

inovatore, pra output. Megjithëse evidencat në këtë të fundit janë të pakta. Sipas

studimeve të ndryshme empirike (Hall, van Reenen, 2000) dhe (Bloom, Griffith, van

Reenen, 2002) ka një qëndrueshmëri të rezultateve në lidhje më ndjeshmërinë e kërkim –

zhvillimit ndaj tatimeve, në vende të ndryshme. Kjo ndjeshmëri është më e madhe në

periudha afatgjata ku vlerësohet të ketë, një elasticitet afër 1. Globalizimi dhe integrimi

gjithnjë e më shumë i ekonomisë botërore, kanë bërë që efektet pozitive të kërkim –

zhvillimit të arritura në një shtet të pasqyrohen edhe në shtete të tjera si forma të

eksternaliteteve positive. Sipas një studimi empirik të Coe, Helpman (1995), shpenzimet

për kërkim zhvillim të bëra në 22 vende të industrializuara shkaktuan një efekt pozitiv në

rreth 77 vende të botës.

3. Investimet e huaja direkte

Investimet e huaja direkte kanë efekt mbi rritjen ekonomike pasi transferojnë teknologji

të përparuara dhe inovacione midis shteteve të ndryshme. Një prej faktorëve që ndikojnë

vendimarrjen e IHD, janë tatimet dhe lehtësirat tatimore, pasi për të zgjedhur

destinacionin ku do të investohet krahasohen të ardhurat pas tatimit midis vendeve të

ndryshme.

4. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME)

Page 34: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

34

Egzistojnë disa argumenta të cilët tregojnë lidhjen e sektorit të biznesit të vogël dhe të

mesëm me rritjen ekonomike. Ndër këta argumenta është lidhja midis madhësisë së këtij

sektori dhe konkurrencës, sipermarrjes dhe inovacionit. Ky sektor mund të zërë një

përqindje më të lartë në tërësinë e sektorit privat sesa biznesi i madh, pavarësisht

limitimeve të huamarrjes. Gjithashtu ky sektor ndikon në rritjen e punësimit, duke qënë

se e përdor këtë faktor më intensivisht sesa biznesi i madh. Duke patur parasysh këta

argumenta, nëse qeveria mbështet SME – të ndikon edhe rritjen ekonomike.

5. Institucionet e tregut të punës

Funksionimi i një ekonomie varet edhe nga institucionet e tregut të punës. Sipas një

studimi të (Daveri, Tabellini, 2000) institucionet e tregut të punës kanë ndikuar në

ngadalësimin e rritjes ekonomike në Europë. Tregu i punës në Europë është i

karakterizuar nga veprimtaria e madhe e sindikatave. Kjo veprimtari e fuqishme e tyre ka

bërë që normat e larta të tatimeve mbi punën të çojnë në rritje të pagave duke rritur edhe

papunësinë dhe si pasojë duke ulur normat e rritjes ekonomike.

6. Zhvillimet financiare

Roli i ndërmjetësve financiarë është i rëndësishëm për rritjen ekonomike, pasi ato

përcaktojnë se cilat biznese duhet të mbështetin. Alokimi i fondeve financiare në

projektet e duhura ndikon në zhvillimin e aktiviteteve sipërmarrëse. Gjithashtu

ndërmjetësit financiarë influencojnë rritjen nëpërmjet akumulimit të kursimeve dhe

investimeve.

1.2.3. Efekti i shpenzimeve publike në vendimarrjen e sektorit privat

Niveli i shpenzimeve qeveritare përbën një tregues të rëndësishëm në ekonomi. Ai nuk

është i lidhur vetëm me efektin që ka në buxhetin e shtetit por edhe me shumë tregues që

përcaktojnë performancën ekonomike të një vendi. Që të mos biem në përsëritje dy

aspekte negative të rritjes së nivelit të shpenzimeve janë rritja e defiçitit buxhetor dhe

borxhit publik, por edhe reduktimi i investimeve private. Megjithatë egzistojnë edhe disa

argumenta të tjerë kundër një niveli të lartë shpenzimesh në ekonomi siç janë: kostot e

Page 35: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

35

larta që mund të kenë agjenci të ndryshme qeveritare, kostot e subvencioneve të cilat në

përgjithsi krijojnë më shumë barrë të tepert në ekonomi sesa rritin mirqënien e saj, kostot

që shkaktojnë çorientim të tregut – pra ndikojnë në rritjen e drejtsisë në shpërndarje, por

ulin efiçencen si edhe kostot e stanjacionit të cilat lidhen me një fleksibilitet të ulët të

programeve qeveritare.

Sipas teorisë së rritjes ekonomike15

të lidhur me shpenzimet publike, këto të fundit mund

ti ndajmë në tre variabla kryesorë: shpenzimet në investimet publike, shpenzimet në

konsumin publik dhe shpenzimet në politika sociale dhe rishpërndarje. Gjithashtu

egzistojnë pikpamje teorike se shpenzimet publike të cilat kontribojnë në rritjen e

kapitalit human dhe në zhvillimin teknologjik, ose inovacionin, klasifikohen si shpenzime

thelbësore.

Sipas kësaj teorie kjo kategori shpenzimesh që mund të cilësohet thelbësore ose

produktive mund të ndikojë pozitivsht mbi rritjen ekonomike në të njëjtën mënyrë si puna

dhe kapitali fizik. Këto shpenzime rritin kapitalin human dhe fizik dhe progresin

teknologjik duke stimuluar rritjen e ekonomisë. Sipas konsideratave teorike sa më

efiçente të jetë qeveria, aq më i vogël është niveli i shpenzimeve që nevojitet në ekonomi.

Egzistojnë edhe disa faktorë të tjerë të cilët përcaktojnë nivelin e shpenzimeve si p.sh

pozicioni gjoegrafik, traditat, niveli i zhvillimit të vendit dhe përsosmëria e tregjeve

private.

Shpenzimet thelbësore përfshijnë shpenzime të domosdoshme administrative, në arsim,

shëndetsi, infrastrukturë, në sigurinë e brendshme dhe të jashtme, etj. Megjithatë

përcaktimi i saktë i nivelit të shpenzimeve në secilën kategori është shumë i vështirë në

praktikë. Ndërsa këto shpenzime produktive ndikojnë pozitivisht në rritjen ekonomike,

shpenzimet në politika sociale dhe rishpërndarje konsiderohen si shpenzime që e

ngadalësojnë atë. Kjo kategori shpenzimesh ul nxitjen e individëve për të punuar, për të

investuar në kapitalin human si edhe për të ushtruar aftësi të mira sipërmarrëse.

Tendencat për dalje të parakoshme në pension dhe programet bujare të asistencës sociale

dhe të papunësisë kanë ndikuar në uljen e ofertës së punës dhe në kapcitetet e kapitalit 15 Afonso António, Ebert Werner, Schuknecht Ludger, Thöne Michael (2005), Quality of Public Finances

and Growth, ECB Working Paper Series No.438/ February

Page 36: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

36

human. Po nga ana tjetër drejtimi i këtyre shpenzimeve në transferta dhe sigurime sociale

bazë ka ndikuar në uljen e kursimeve për të mbijetuar dhe në rritjen e aftësisë për të

marrë më tepër risk për të investuar, gjë e cila mund të shërbejë si një faktor i rritjes

ekonomike. Megjithatë, teorikisht dhe empirikisht është provuar se çdo rritje e

shpenzimeve në këtë kategori përveç shpenzimeve në funksionet bazë, ndikon jo

pozitivsht në rritjen ekonomike.

Investimet publike janë pjesë e këtyre shpenzimeve thelbësore të cilat kryesisht shërbejnë

për të rritur nivelin e infrastrukturës fizike. Shpeshherë argumentohet se shpenzimet

publike në infrastrukturë shërbejnë për të ulur kostot e sektorit privat dhe për të nxitur

zhvillimin e tij. Megjithatë ky efekt si në teori edhe në studime empirike nuk është i

përcaktuar qartë. Disa nga arsyet mund të jenë: Së pari vetë përkufizimi në mënyrë

arbitrare i një investimi mund të çojë në manipulime. Së dyti mbajtja parasysh e

objektivave strikte në analizën kosto – përfitim, mund të çojë drejt investimeve publike

inefiçente. Së treti rritja e investimeve publike mund të dekurajojë investimet private, e

njohur në teori si efekti crowding – out.

Pavarësisht këtyre kufizimeve përcaktimi i saktë dhe ekzekutimi efiçent i investimeve

publike ndikon pozitivisht në rritjen ekonomike. Përshkak të këtij efekti pozitiv,

shpeshherë niveli i shpenzimeve rritet më tepër sesa niveli thelbësor i tyre dhe këtu

qëndron dhe elementi spekulativ midis nivelit të lartë të shpenzimeve dhe efektit që ato

kanë në mirqënien e shoqërisë. Sa e justifikon koston që shkakton ky nivel i lartë

shpenzimesh? Për ti dhënë një përgjigje kësaj pyetje n’a ndihmojnë treguesit e

performancës dhe efiçences së sektorit publik të cilët do të analizohen konkretisht në

kapitullin III.

1.2.4 Kontributi i financave publike në stabilizimin makroekonomik

Stabilizimi makroekonomik ёshtё njё kusht thelbёsor nё zhvillimin ekonomik tё njё

vendi dhe mjaft i rёndёsishёm pёr tё kaluar me sukses fazёn e tranzicionit. Variablat

makroekonomikё qё janё nё qendёr tё vёmёndjes tё hartuesve tё politikave dhe treguesit

kryesorё tё njё zhvillimi ekonomik tё qёndrueshem janё inflacioni, papunёsia, rritja

Page 37: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

37

ekonomike. Mbajtja e kёtyre variablave nё nivele tё dёshirueshme ёshtё njё detyrё e

vёshtirё, duke patur parasysh ndikimet e ndёrsjellta tё variablave midis tyre.

Politika fiskale është një faktor i cili kontribon në stabilitetin makroekonomik dhe

mbështet politikën monetare për mbajtjen e çmimeve në vlera të qëndrueshme për norma

të ulta interesi. Nivelet e ulta të defiçitit dhe borxhit publik krijojnë premisa për politika

fiskale të qëndrueshme, kështu që politika e tatimeve dhe shpenzimeve do të jetë e

parashikueshme. Kjo ndikon rritjen ekonomike, pasi ndikohen kursimet dhe vendimet për

të investuar në periudhën afatgjatë. Në të kundërt nëse për një periudhë kohe të ardhurat

janë shumë më të ulta se shpenzimet publike (duke krijuar çbalancime fiskale dhe

premisa për rritje të borxhit publik) mund të ulë rritjen ekonomike, pasi ulen inciativat

për të investuar nga privatët si një kundërpeshë e taksave më të larta që mund të vendosen

në të ardhmen.

Ulja e investimeve shoqërohet me ulje të punësimit, ulje të prodhimit, rritje të inflacionit,

ulje të fuqisë blerëse, ulje të konsumit, ulje të mirqënies, etj. Kjo pasiguri që mund të

krijohet për ndryshimin e strukturës së tatimeve mund të prekë gjithashtu investimet në

kapitalin e palëvizshëm, i cili është shumë i ndjeshëm ndaj ndryshimeve në normat

tatimore. Nga ana tjetër nivele të ulta të defiçiteve ndikojnë pozitivisht në dy drejtime në

ekonomi: së pari ndalojnë absorbimin e shumave të mëdha të kursimeve nga sektori

publik si forma financimi dhe së dyti inkurajojnë investimet në sektorin privat nëpërmjet

normave të ulta të interesit duke rritur stokun e kapitalit.

1.3 Roli i shtetit në ekonomitë në tranzicion

Kalimi i shumë shoqërive nga ekonomia e centralizuar në ekonominë e tregut, do të

realizohej nëpërmjet një proçesi të ndërmjetëm i njohur si proçesi i tranzicionit. Kjo fazë

e ndërmjetme shërben për të transformuar sistemin ekonomik e politik për t’iu përgjigjur

nevojave të ekonomisë së tregut. Politikat bazë të proçesit të tranzicionit në të gjitha

shtetet postkomuniste ishin identike nga pikpamje e strukturimit ekonomik. Ato u hartuan

nga qeveritë e reja me ndihmën e organizmave ndërkombëtare si Fondi Monetar

Page 38: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

38

Ndërkombëtar, Banka Botërore, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim

(institucioni i parë që u krijua me qëllim për të asistuar proçesin e tranzicionit).

Kushtet fillestare dhe mbështetja ndaj reformave janë të rëndësishme për rekuperimin e

rritjes ekonomike dhe duhet të shoqërohen me politika sociale për të mbrojtur grupet

sociale më të prekura, derisa rritja ekonomike të marrë vlerat e dëshiruara. Gjithashtu

theksohet nevoja për institucione për të mbështetur tregun privat, si edhe investimi në

kapitalin human si një pikë kyçe në rritjen ekonomike.

Një transformim i suksesshëm i ekonomisë duke përfshirë institucionet dhe proçeset

ekonomike në tërësi do të ishte nqs 16

:

- maksimizimi i fitimit duhet të jetë në qendër të çdo vendimarrje për të investuar

- aktivitetet që rrisin mirqënien e shoqërisë të financohen nga shteti

- qeveria të kryejë funksionet bazë në mënyrë efektive duke hequr dorë ose reduktuar

rolin e saj në shumë aktivitete sekondare ekonomike

Në këtë kontekst roli i shtetit do të ishte i rëndësishëm. Nga njëra anë funksionet e tij do

të transformoheshin në përputhje me ekonominë e tregut dhe nga ana tjetër shteti duhet të

siguronte ambjentin e duhur për implementimin e reformave për përshpejtimin e proçesit

të tranzicionit. Ky funksion i dyfishtë e bën rolin e shtetit në tranzicion sa të rëndësishëm

aq edhe të vështirë.

1.3.1 Periudha para tranzicionit

Thelbi i sistemit të ekonomisë së planifikuar është centralizimi i kontrollit të prodhimit

dhe të gjitha burimeve nëpërmjet planifikimit shtetëror17

. Një tjetër veçori është mungesa

e pronës private dhe e tregëtisë me jashtë. Marrdhëniet tregtare ishin të lokalizuara vetëm

midis vendeve të Europës Qëndrore dhe Lindore dhe shërbenin kryesisht për ndihmë të

16 Tanzi, Vito (1999) Transition and the changing role of government, Finance & Development Magazine,

Volume 36, Number 2 by the IMF, June 17 Blejer M.I, Mecagni M, Sahay R, Hides R, Johnston B, Nagy P, Pepper R, (1992) “Albania: From

Isolation Toward Reform”, IMF Occasional Paper 98, Statistical Appendix pp 62, september

Page 39: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

39

ndërsjelltë ekonomike. Këto shtete nuk kishin marrdhënie tregtare intensive me shtete të

tjera.

Paga ndahej relativisht njëlloj, po kështu edhe shtrirja e asistencës nga shteti. Megjithëse

nuk ishte efikase u siguronte individëve pajisjen me mallra dhe shërbime të

domosdoshme. Të gjithë personat e aftë për punë ishin të punësuar dhe dukej sikur

papunësia nuk egzistonte. Gjithashtu shteti i siguronte shpërblime jomonetare punonjësve

të shumë ndërrmarrjeve si të drejtat për banim, përkujdesje për fëmijët, paga shëndetsore,

etj.

Planifikimi filloi të kthehej në një proçes zhvillimesh individuale, të cilat krijuan

shtrembërime të shumta, ku disa fushave i’u dhanë përparësi (industria e rëndw) dhe disa

të tjera u lanë në harresë (industria e lehtë). Çmimet relative të tregut ndryshonin midis

strukturave të tregut duke krijuar tendencën për një fluks subvencionesh midis sektorëve.

Strukturat e tregjeve kishin tipare monopolistike dhe tregu nuk funksiononte nëpërmjet

sinjaleve të çmimieve, por sipas orientimit të përcaktuar nga shteti. Çmimet dhe fitimet e

realizuara nuk kishin efekt në alokimin e burimeve, pasi ato vendoseshin plotësisht nga

vendimarrja politike.

Shtetet e Europës Qëndrore dhe Lindore me ekonomi të centralizuar kishin mjaft

diferenca midis tyre. Njëra prej tyre ishte dhe hapsira që i kishin lënë sektorit privat, i cili

varionte nga 1 përqind e PBB të asaj kohe në ish Çekosllovaki, deri në 20 përqind e PBB

në Poloni, e cila kishte dhe hapjen më të madhe në ish bllokun komunist18

. Shqipëria

qëndronte në nivele edhe më të ulta se 1 përqind e PBB.

Një veçori e ekonomive të centralizuara ishte mungesa në dukje e tatimeve. Ato nuk

kishin nevojë që të kishin një sistem tatimor të orientuar nga tregu për të rritur të ardhurat

buxhetore, pasi qeveria vendoste sesi do të përdorej outputi i realizuar. Me fjalë të tjera

tatimet ishin në formën e transfertave nga një sektor në tjetrin. Detyra e adminstratës

tatimore ishte e limituar vetëm në sigurimin që këto të ardhura të shkonin për llogari të

qeverisë.

18 Tanzi, Vito (1999), Transition and the changing role of government, Finance & Development Magazine,

June, Volume 36, Number 2 by the IMF

Page 40: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

40

Të ardhurat tatimore siguroheshin nga tre burime kryesore: tatimi mbi qarkullimin, tatimi

mbi ndërmarrjet dhe kontributet mbi pagat. Ato gjeneronin të ardhura relativisht të larta,

gati 50 përqind e PBB të asaj kohe. Sipas këtij lloj sistemi, individët nuk kishin dijeni për

nivelin e tatimeve që paguanin. Qeveria mund t’i ndryshonte normat e tatimeve sipas

nevojave të saj për të siguruar më shumë të ardhura.

Mbledhja e tatimeve në këtë sistem ishte relativisht e thjeshte për disa arsye: se pari për

shkak të planifikimeve, autoritetet e dinin sasinë që do të prodhohej dhe çmimet e tyre, së

dyti banka qëndrore luante një rol të rëndësishëm në proçedurat e pagesave dhe së treti

përqëndrimi i aktiviteteve ekonomike vetëm në disa ndërmarrje të mëdha.

1.3.2 Transformimi i rolit të shtetit

Që një ekonomi tregu të funksionojë sa më mirë duhet që shteti të vendosë dhe të forcojë

të ashtuquajturat “rregullat e lojës” duke siguruar plotësimin e objektivave të shoqërisë,

gjenerimin e të ardhurave fiskale për të financuar aktivitete të sektorit publik, t’i

shpenzojë të ardhurat në mënyrë produktive, të sigurojë dhe të forcojë të drejtat e pronës

dhe të prodhojë të mira publike. Transformimi nuk është realizuar në mënyrë të plotë nqs

nuk funksionojnë mirë institucionet fiskale dhe programet e shpenzimeve publike, ku

përfshihen transferta në drejtim të kategorive të caktuara, si të papunë, invalidë,

pensionistë, etj. Programet e shpenzimeve duhet të financohen nëpërmjet tatimeve dhe

taksave, të cilat nuk duhet të krijojnë barrë të tepërt tatimore në sektorin privat. Politika e

shpenzimeve, varet ndër të tjera nga performanca e ekonomisë, nga sofistikimi i sistemit

tatimor, prandaj këto kufizime duhet të merren parasysh kur vendoset për politikat dhe

nivelin e shpenzimeve buxhetore.

1.3.2/A. Faza e parë e tranzicionit

Fillimet e tranzicionit u shoqëruan me rënie të theksuar të outputit në të gjitha shtetet,

ndonse rënia nuk ishte e njëjtë. Kjo rënie u shoqërua me rritje të shpejtë të pabarazisë dhe

varfërisë. Sipas de Melo, Denizer, and Gelb (1996) faktorët që shpjegojnë variacionin në

Page 41: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

41

uljen e produktit midis shteteve të ndryshme në fazën e parë të tranzicionit dhe që

mendohet të influencojnë performancën ekonomike të mëtejshme i kanë ndarë në tre

kategori: faktorë strukturorë, ndrydhës dhe institucionalë.

Faktorët strukturorë – pesha që industria zë në produktin e brendshëm bruto, shkalla e

urbanizimit, niveli i shkëmbimeve tregtare me vendet e bllokut socialist, sasia e burimeve

natyrore që zotëron një vend dhe të ardhurat fillestare.

Faktorë ndrydhës – rritja e inflacionit, tregjet informale të kursit të këmbimit (tregu i zi),

historiku i reformave në periudhën komuniste dhe norma e rritjes ekonomike në

periudhën para tranzicionit.

Faktorë institucionalë – elementë të ekonomisë së tregut që mund të egzistonin para

regjimit komunist, vendodhja e shteteve kundrejt atyre të Europës Perëndimore dhe

krijimi i shteteve të reja pas rënies së komunizmit.

Ekonomistët kanë mendime të ndryshme në lidhje me faktin sa përcaktues është roli i

këtyre faktorëve në performancën e mëtejshme ekonomike të vendeve, megjithatë ata

janë në konsensus me reformat e para që duhet të ndërmerreshin në fillim të tranzicionit.

Këto reforma do të ishin:

Liberalizimi i çmimeve – proçesi në të cilin shumica e çmimeve përcaktohen në tregjet e

lira dhe ulja e barrierave tregtare të cilat krijonin mbylljen e marrdhënieve tregtare me

shtetet e tjera

Privatizimi – reformimi dhe ristrukturimi i ndërmarrjeve, për t’i bërë të afta për të

prodhuar mallra dhe shërbime të cilat të shiten në tregun e lirë, ose për të transferuar

pronësinë e tyre në drejtim të operatorëve privatë.

Stabiliteti makroekonomik – mbajtja nën kontroll e variablave makroekonomike si p.sh

inflacioni i cili pësoi një rritje të menjëhershme prej liberalizimit të çmimeve, po kështu

edhe politika të kujdesshme fiskale për mbajtjen në nivele të ulta të defiçitit buxhetor si

edhe politika monetare për kontrollin e normës së rritjes së parasë dhe për një bilanc

pagesash të qëndrueshëm.

Page 42: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

42

Reformat ligjore dhe institucionale – këto reforma shërbejnë për të ridimensionuar

rolin e shtetit në vendet post komuniste duke siguruar shtetin e së drejtës dhe duke

prezantuar politika të përshtatshme për rritjen e konkurrencës.

Tabela e mëposhtme paraqet ecurinë e këtyre reformave në vitet e para të tranzicionit në

ish-vendet komuniste të Europës Qëndrore dhe Lindore.

Tabela 1.3 Progresi në fazën e parë të tranzicionit në Europen Qëndrore dhe Lindore, (1998)

Sektori privat

si perqindje e

PBB

Privatizimi Liberalizimi i

cmimeve

Institucionet

financiare

Reforma ne

sistemin bankar Nderrmarje te

vogla

Ndermarrje

te medha

Shqiperia 75 2 4 3 2

Armenia 60 3 3 3 2+

Azerbajxhan 45 2 3 3 2

Bjellorusia 20 1 2 2 1

Bullgaria 50 3 3 3 3-

Kroacia 55 3 4+ 3 3-

Rep. Ceke 75 4 4+ 3 3

Estonia 70 4 4+ 3 3+

Gjeorgjia 60 3+ 4 3 2+

Hungaria 80 4 4+ 3+ 4

Letonia 60 3 4 3 3+

Lituania 70 3 4 3 3

Moldovia 45 3 3+ 3 2+

Polonia 65 3+ 4+ 3+ 3+

Rumania 60 3- 3+ 3 2+

Rusia 70 3+ 4 3- 2

Rep. Sllovake 75 4 4+ 3 3-

Burimi: EBRD, Raporti Tranzicioni 1998

Ajo që duket qartë nga tabela është diferenca që egziston në progresin e reformave midis

vendeve që janë bërë pjesë e Bashkimit Europian në vitin 2004 dhe vendeve të tjera.

Megjithëse këto diferenca nuk janë shumë të mëdha, ato tregojnë se këto vende janë më

të avancuara dhe kanë kaluar një proçes më të shpejtë tranzicioni drejt ekonomisë së

tregut. Nëpërmjet tabelës, por edhe sipas një studimi të Bankës Botërore për 10 vitet e

para të tranzicionit, faktorët e lartpërmendur shpjegojnë kryesisht variacionin e produktit

në vitet e para të tranzicionit, kurse për vitet e tjera efekti i tyre është i zbehtë.

Gjithashtu vlen të përmendet se faktorët strukturorë kanë një efekt në vitet e para të

tranzicionit, kurse faktorët institucionalë në vitet e fundit të tij. Kjo tregon qartë se shtete

me një të kaluar institucionale të konsoliduar kanë arritur të implementojnë suksesshëm

reformat dhe të kalojnë më shpejt nga tranzicioni në ekonominë e tregut. Ky është rasti i

Page 43: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

43

shteteve të Europës Qëndrore si Polonia, Hungaria, Çekia, etj të cilat qenë vendet e para

post-tranzicioni që aderuan në Bashkimin Europian.

1.3.2/B. Reformimi i sektorit publik

Një aspekt i tranzicionit në të cilin duhet patur kujdes është krijimi i një strukture

institucionale sa më afër me atë të tregut të lirë. Në shumë prej ekonomive në tranzicion

këto struktura nuk kanë qënë të pranishme, ose kanë qënë pjesërisht duke shkaktuar

mangësi në drejtim të ecurisë së reformave19

.

Implementimi i politikave për ristrukturimin e ndërmarrjeve shtetrore dhe krijimin e

bizneseve të reja është një sfidë për shtetin. Zvoglimi i ngadaltë i sektorit shtetror në

termat e ndërmarrjeve shtetrore dhe inkurajimi i bizneseve të reja duhet të bëhet me

kujdes duke shmangur mungesën e likuiditeve. Gjithashtu ristrukturimi i ndërmarrjeve

shtetore duhet të bëhet në një moment, në të cilin ai nuk pengon absorbimin e burimeve

që do të përdoren nga firmat e reja dhe sipas një legjislacioni të caktuar. Pra reformat

duhet të vënë në fokus jo vetëm inkurajimin e bizneseve të reja por edhe mënyrën sesi

ndërmarrjet shtetrore do të ristrukturohen. Faktet kanë treguar se nëse njëri prej këtyre dy

elementëve nuk merret parasysh suksesi i reformave vihet në diskutim. P.sh nëse nuk ka

një politikë inkurajuese për bizneset nga ana e qeverisë, kostoja sociale e ristrukturimit të

ndërmarrjeve publike rritet. Ose nqs qeveria u jep përparësi lobeve të caktuara në

privatizimin e ndërmarrjeve publike kjo do të prekte inkurajimin e bizneseve të reja.

Në suksesin e këtyre reformave rol të rendësishëm lujanë subjektet e prekura drejtpërdrejt

dhe sidomos shteti.

Tre janë grupet që fitojnë ose humbasin nga reformat në këtë rast20

:

- Punonjësit e sektorit publik të cilët përballen me fenomenin e ngushtimit dhe

vështirësitë për të hyrë në sektorin privat për shkak të aftësive.

- Firmat e reja sipërmarrëse të cilat kanë aftësitë e duhura për të qënë konkurruese në

treg

19 Tanzi, Vito (1999), Transition and the changing role of government, Finance & Development Magazine, June, Volume 36, Number 2 by the IMF 20

World Bank (2002) Transition – The first 10 years, Analysis and Lessons for Eastern Europe and former

Soviet Union,

Page 44: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

44

- Oligarkët të cilët hyjnë në proçesin e tranzicionit me një kontroll të caktuar mbi

asetet shtetërore, ose me kontakte të forta me elitën e politikës të trashëguar që nga

sistemi i kaluar.

Kombinime të ndryshme të reformave do të krijonin kombinime të ndryshme të

humbësve dhe fituesve prej tyre. Prandaj dy janë sfidat kryesore politike në promovimin

e reformave ekonomike:

Së pari mbështetjen për bizneset e reja në reforma gjithpërfshirëse derisa të sigurohet një

rritje e efiçences në shkallë të gjerë, dhe

Së dyti të mos lejojë që përfituesit e fazës së parë nga liberalizimi dhe privatizimi të

vendosin rregullat e lojës për bizneset e reja që do të hyjnë në treg.

Për të përmbushur këto dy sfida qeveritë duhet të duken të besueshme, për sipërmarrësit e

rinj, në të gjitha veprimet që shoqërojnë proçesin e reformës ekonomike. Si edhe të mos

lejojnë oligarkët të përdorin avantazhet që mund të kenë për të ndryshuar drejtimin e

reformave ekonomike larg një tregu konkurrencial. Në mjaft vende në tranzicion këtyre

dy sfidave nuk u është kushtuar vëmendja e duhur duke bërë që shteti të kapet nga

interesa të ngushta private. Madje në shumë raste ata kanë humbur kredibilitetin për të

ndërtuar dhe mbështetur reforma me një bazë të gjerë sociale.

Sipas një studimi të bërë nga Banka Botërore për ecurinë e dhjetë viteve të para të

tranzicionit në vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore sfidat më kryesore me të cilat

përballet sektori publik paraqiten si mëposhtë:

- Eleminimin e përjashtimeve nga taksat, reduktimin e subvencioneve financiare dhe

fiskale, kompensimet e tatimeve dhe buxhetit të këtyre ndërmarrjeve.

- Kontrollin e risqeve fiskale që mund të krijohen nga detyrime të mundshme në

llogaritë e ndërmarrjeve shtetrore, bankave dhe sistemit të pensioneve, garantimi i

një pozite fiskale për qeveritë vendore.

- Implementimin e ligjit të falimetimit për të lehtësuar mbylljen e ndërmarrjeve

nëpërmjet një proçesi formal.

- Reformimin e proçesit të hartimit të buxhetit, për të bërë një adresim më të saktë dhe

efiçent të shpenzimeve.

Page 45: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

45

- Promovimin e konkurrencës në tregjet e të mirave dhe shërbimeve, nëpërmjet hapjes

së tregjeve, tërheqjes së investitorëve të rinj, liberalizimit të tregëtisë dhe forcimin e

ligjeve të konkurrencës nëpërmjet krijimit të agjensive qeveritare të specializuara

për të ushtruar këtë autoritet.

- Transferimin e përgjegjsive për politikat sociale drejt qeverive vendore, duke

saktësuar rolin dhe përgjegjsitë e tyre si edhe duke deleguar fonde drejt tyre për

plotësimin e këtyre funksioneve.

- Reformimin e shërbimeve komunale, strehimin, krijimin e formave të reja të

ndihmës për familjet e varfëra, (asistenca sociale), duke eleminuar dhënien e

subvencioneve.

- Reformimin e sistemit të sigurimeve sociale, për t’iu përgjigjur ndryshimeve

strukturore në tregun e punës dhe zgjerimit të sektorit privat.

- Reformimin e sistemit tatimor duke bërë klasifikime në lidhje me normat dhe llojet e

tatimeve të aplikuara, në lidhje me madhësinë e bizneseve dhe kapaciteteve të tyre

për të mos krijuar barrë të tepërt në sektorin privat, zgjerimi i bazës tatimore dhe ulja

e normave tatimore me qëllim uljen e evazionit fiskal, reforma në administratën

tatimore, etj.

- Sigurimin e të drejtave të pronësisë duke krijuar një klimë të sigurtë dhe të

favorshme për investitorët e huaj dhe vendas.

Në kuadrin e reformave për strukturimin e sektorit publik, reforma e sistemit tatimor

është një reformë mjaft e rëndësishme. Kjo reformë duhej të ndërmerrej që në hapat e

parë të tranzicionit. Çështja themelore e kësaj reforme ishte se çfarë strukture tatimore

duhet të implementohet që të jetë më e përshtatshme për ekonominë. Dy ishin zgjedhjet

bazë për këtë strukturë: së pari implementimi i një sistemi tatimor sipas modeleve të

vendeve me ekonomi tregu dhe së dyti përdorimin e një sistemi sa më të përshtashëm për

ekonomitë në tranzicion në përputhje me kufizimiet institucionale dhe administrative21

.

Kjo zgjedhje në pamje të parë e lehtë, mbarte me vete risqe të ndryshme si p.sh diferenca

në strukturat tatimore të ekonomive të tregut (jo të gjitha shtetet perëndimore kanë

sisteme tatimore të përshtashme), hendekun e madh që mund të egzistojë midis vendeve

21 Martinez-Vasquez Jorge, McNab Robert (1997), Tax Reform in Transition Countries: Experience and

Lessons, International Studies Program, WP 97 – 6, July

Page 46: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

46

në tranzicion dhe atyre me ekonomi tregu në pikpamjen e institucioneve dhe

administrimit të tatimeve, etj. Midis vendeve në tranzicion gjithashtu egzistojnë

diferenca, prandaj axhenda e reformës tatimore në ekonomitë në tranzicion, është mjaft e

gjerë. Parimi udhëzues i bazuar në teori dhe praktikë, është se sistemi tatimor i cili

gjeneron të ardhura për qeverinë duhet të ketë një kosto të qëndrueshme për ekonominë,

pra një bazë të gjerë tatimore dhe norma të ulëta tatimi. Reforma tatimore në vija të

përgjithshme mund të përmblidhet në këto elementë:

a. Procesi i reformës – përveç mangësive të trashëguara nga periudha komuniste,

ka pasur vështirësi në fillimet e tij, pasi prania e tatimeve ka qënë e fshehur gjatë

periudhës së ekonomisë së centralizuar dhe publiku megjithëse paguante tatime nuk ishte

në dijeni të tyre. Dhe ka qënë e vështirë që politikanët të siguronin mbështetje në publik

për zbatimin e reformës tatimore, pasi tatimet e vendosura do të ndikonin në zgjedhjen e

tyre.

b. Tatimet direkte – tatimi mbi fitimin e korporatave, tatimi mbi të ardhurat

personale, kontributi mbi sigurimet shoqëror janë 3 shtyllat e tatimeve direkte.

Reformimi i tatimit mbi fitimin e korporatve u bë për herë të parë në Poloni dhe Hungari.

Kjo reformë ka qënë relativisht e ngadaltë dhe ka nxjerrë në pah probleme dhe çështje të

cilat nuk mund të kenë përgjigje standarte. Normat e tatimit kanë qënë më të ulta në

krahasim me vendet e industrializuara dhe kanë ardhur në ulje në shumicën e vendeve të

Europës Qëndrore dhe Lindore për të ulur evazionin dhe për të stimuluar investimet.

Tatimi mbi të ardhurat personale në vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore është një

formë hibride midis tatimit mbi të ardhurat dhe atij mbi konsumin. Të gjitha llojet e të

ardhurave, përveç pensioneve dhe me disa përjashtime të vogla për dividentët dhe

interesat bankare në disa shtete, janë subjekt i këtij tatimi. Ky tatim është progresiv, por

normat e tij kanë variancë të gjerë midis shteteve. Vështirësitë që shkakton llogaritja e

normave progresive dhe mangësitë në sistemin e administrimit, bënë që ky tatim të

zëvendësohej me tatimin e sheshtë me normë fikse në pjesën e dytë të tranzicionit. Ky

tatim u implementua së pari në Rusi dhe më pas në Republikat e Balltikut dhe më vonë

në pothuajse të gjitha vendet e tjera, por me norma të ndryshme. Kontributet e

sigurimeve shoqërore kanë vlera të larta në krahasim me vendet e Europës Perëndimore,

Page 47: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

47

prandaj objektivi i kësaj reforme ka qenë ulja e normave për të rritur numrin e

kontribuesve.

c. Tatimet indirekte – tatimi mbi vlerën e shtuar, akciza, taksat doganore. Tatimi

mbi vlerën e shtuar zëvendësoi tatimin mbi qarkullimin. Ky tatim përbëhej nga një

normë e vetme, por që në vende të ndryshme kishte norma të ndryshme, të cilat në

përgjithësi qenë më të larta se ato të vendeve të industrializuara. Akciza ishte një model

tatimi i marrë nga vendet perëndimore, për të tatuar një grup mallrash të caktuara si

duhani, alkooli, kafe, hidrokarburet, etj, të quajtura ndryshe si mallra luksi. Taksat

doganore pothuajse nuk ekzistonin në ekonominë e centralizuar dhe u bënë të

domosdoshme në fillim të tranzicionit kur u bë edhe liberalizimi i tregtisë.

d. Modernizimi dhe reformimi i sistemit të administrimit – shumë vende në

tranzicion kanë implementuar struktura tatimore duke u bazuar në vendet e zhvilluara,

por sistemet e tyre nuk kanë patur një performancë të kënaqshme në mbledhjen e të

ardhurave përshkak të mangësive në administrim. Këto magësi vinin kryesisht nga

mungesa e kapaciteteve, stafi jo i kualifikuar, rryshfetet dhe korrupsioni në rradhët e

tatimorëve, informacioni dhe shërbimet pothujase inegzistente ndaj taksapaguesve, etj.

Prandaj krahës përmirësimit të strukturës tatimorë i rëndësishëm është edhe reformimi i

sistemit të administrimit, duke reduktuar koston në mbledhjen e të ardhurave tatimore.

Ecuria e reformës nuk ka qënë ë njëjtë në të gjitha vendet e Europës Qëndrore dhe

Lindore si edhe në ish-Bashkimin Sovietik. Vasquez, McNab (2001) zhvilluan një indeks

për të vlerësuar ecurinë e reformës tatimore për dhjetë vitet e para të tranzicionit. Ky

indeks përfshinte gjashtë elementë ku secili prej tyre merr vlera nga 0 në 3. Performanca

më e mirë ka vlerën 0, kurse ajo më e ulët vlerën 3. Indeksi quhet “indeksi kumulativ i

reformës” (CRI) dhe jepet nga shuma e rezultateve të secilit element:

Koha e reformës – momenti në të cilin filloi implementimi i reformës duke përfshirë

edhe vendosjen e tatimit mbi vlerën e shtuar

Përgatitja për reformën – periudha e nevojshme për hartimin e legjislacionit tatimor dhe

përgatitjet për zbatimin e reformës

Stabiliteti i sistemit tatimor – frekuenca e ndryshimit të normave tatimore që prej fillimit

të reformës

Page 48: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

48

Normat e larta tatimore – devijimi pozitiv i normave tatimore maksimale nga mesatarja

maksimale e vendeve

Përhapja e tatimeve speciale – forma të tatimeve të cilat trajtojnë ndryshe kategori të

caktuara, ose ndërmarrje të caktuara

Kompleksiteti - numri i subjekteve që i nënshtrohen tatimit mbi fitimin e korporatave

Tabela paraqet vlerat e CRI duke i grupuar shtetet nga ato me përformancë më të lartë tek

ato me performancë më të ulët.

Tabela 1.4 Klasifikimi i shteteve sipas ecurisë së reformës tatimore dhe rezultatet përkatëse

Reforma e avancuar CRI Reforma nën mesataren CRI

Rep. Ceke 3 Bullgari 10

Estoni 3 Ukrahinë 11

Letoni 4 Shqipëri 12

Kroaci 3 Rumani 13

Mesatarja e grupit 3.25 Rusi 13

Reforma mbi mesataren Mesatarja e grupit 11.8

Rep Sllovake 5 Reforma e ngadaltë

Hungari 7 Gjeorgji 13

Lituani 7 Armeni 14

Poloni 7 Moldavi 15

Slloveni 8 Bjellorusi 17

Mesatarja e grupit 6.8 Mesatarja e grupit 14.75

Burimi: Vasquez, McNab (2001)

Ashtu siç është përmendur edhe më lart grupi me reformë tatimore të avancuar dhe ai mbi

mesataren janë vendet e para që kanë kaluar fazën e tranzicionit dhe kanë patur një

performancë të mirë edhe në drejtime të tjera22

.

Faza e parë e implementimit të reformës tatimore ka qënë si një laborator për hartimin

dhe zbatimin e politikave tatimore23

. Meqenëse vendet kanë shumë diferenca mids tyre

në shumë aspekte nuk mund të bëhen përgjithsime dhe nxjerrja e konkluzioneve të

përgjithshme është e vështirë. Megjithatë disa nga konkluzionet që mund të nxirren janë:

Së pari në ecurinë e reformës kanë rëndësi kushtet fillestare dhe historiku i tatimeve në

ekonominë e centralizuar. Së dyti tatimet janë po aq efektive, sa edhe detyrimi për ti

paguar ato. Këtu vihet theksi tek puna e kryer nga administrata tatimore dhe kultura e

tatimpaguesve. Në përgjithsi në vitet e para të reformës shtetet u fokusuan më tepër tek

22 Martinez-Vasquez Jorge, McNab Robert (1997), Tax Reform in Transition Countries: Experience and

Lessons, International Studies Program, WP 97 – 6, July, pp 33 23 Dabrowski Marek, Tomczynsca Magdalena (2001) Tax reform in Transition Countries a Mixed Record

and a Complex Future Agenda, ISSN 1506-1701, ISBN 83-7178-255-1

Page 49: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

49

strukturat tatimore sesa te ndërtimi i kapaciteteve dhe modernizimi i administrimit. Ato

duhet të kishin ecur paralelisht për të evituar ngadalësimin e reformës. Së treti reforma

tatimore duhet të kishte një vlerësim fleksibël kundrejt objektivave të tjerë të ekonomisë.

Duhet të ishte gjithpërfshirëse, nxjerrja e shpejtë e ligjeve dhe rregullave të qëndronte në

fuqi për një kohë të mjaftueshme për të mos krijuar konfuzion në ekonomi. Gjithashtu

duhet të vendoseshin disa objektiva që kjo reformë do të duhet të arrinte në termat e

mbledhjes së të ardhurave, efektit neutral në ekonomi (stabilizues automatik),

shpërndarjes së ngarkesës tatimore, thjeshtësive administrative, etj. Së katërti u konstatua

një problem në lidhje me mënyrën e implementimit të reformës. Diferencat që egzistonin

midis aplikimit të sistemeve moderne tatimore dhe aftësisë së institucioneve vendase për

t’a përballuar atë shkaktuan problem. Shtetet që u munduan të përdorin modele

perëndimore të papërpunuara patën dështime dhe ngadalësime të reformës sepse

institucionet e tyre nuk i kishin kapacitetet e duhura për t’a përballuar atë. Por edhe

shtetet që u munduan të zbatonin sisteme unike të hartuara nga ata vetë, u detyruan të

bënin ndryshime të herpashershme nën presione të caktuara duke shkaktuar çorientim. Së

pesti që reforma tatimore të ketë sukses duhet të shoqërohet edhe me reforma të tjera pasi

shumë proçese të ekonomisë janë zinxhir dhe reforma tatimore është vetëm një prej

hallkave të tij.

1.4 Konkluzione

Masa e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi nëpërmjet nivelit të shpenzimeve, normave dhe

strukturës tatimore dhe vendosjes së kufizimeve ligjore ka qënë gjithmonë një argument

shumë i debatuar. Megjithëse egzistojnë përkrahësit dhe kundërshtarët e qeverive të

mëdha, apo të vogla nuk ka një rregull të qartë në lidhje me madhësinë e sektorit publik.

Shumë shtete janë munduar të vendosin balanca midis cikleve të zhvillimit ekonomik,

nevojës për shërbime dhe të mira publike në sektorët prioritarë dhe ndërhyrjes së shtetit

në ekonomi. Përcaktimi i prioriteteve dhe formatimi i sektorit publik në funksion të

qytetarëve duke reduktuar inefiçencat është një nga sfidat me të cilat po përballen shumë

vende. Megjithatë madhësia e qeverisë varet nga shumë faktorë ndër të cilët mund të

Page 50: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

50

përmëndim, faktorët historikë, gjeografikë, traditat, strukturën e zhvillimit ekonomik,

preferencat e qytetarëve, orientimin e shoqërisë ndaj barazisë, etj.

Një sektor publik efiçent pavarësisht, madhësisë së tij kontribon pozitivisht në krijimin e

një klime të favorshme dhe të qëndrueshme makroekonomike. Politika fiskale të

qëndrueshme, përveç mbajtjes nën kontroll të defiçitit dhe borxhit publik, krijojnë siguri

dhe vazhdimsi në vendimarrjen e firmave dhe bizneseve private. Nga ana tjetër nivele të

ulta të defiçiteve ndikojnë pozitivisht në dy drejtime në ekonomi: së pari ndalojnë

absorbimin e shumave të mëdha të kursimeve nga sektori publik si forma financimi dhe

së dyti inkurajojnë investimet në sektorin privat nëpërmjet normave të ulta të interesit

duke rritur stokun e kapitalit.

Roli i sektorit publik është i rëndësishëm sidomos në ekonomitë në tranzicion. Ai ka një

funksion të dyfishtë pasi duhet të reformohet për t’iu përshtatur një strukture tjetër

zhvillimi dhe duhet të ndihmojë në implementimin e reformave ekonomike të nevojshme

për transformimin e sistemin nga ekonomi e centralizuar në ekonomi tregu. Përveç rolit të

shtetit faktorë të tjerë të rëndësishmë që kanë përcaktuar suksesin e reformave kanë

kushte fillestare, kultura e shtetasve në zbatimin e ligjeve dhe rregullave, kapacitetet

institucionale, fleksibiliteti i reformave, etj. Kjo bëri që shumë reforma të aplikuara në

vendet në tranzicion nuk arritën rezultatet e duhura. Marrja shabllon e politikave nga

shumë vende në tranzicion ka ngadalësuar këtë proçes. Prandaj shumë vende kanë mbetur

në një gjendje tranzicioni midis ekonomisë së centralizuar dhe asaj të tregut, pa mundur

t’a kapërcejnë atë.

Page 51: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

51

Kapitulli 2

Ndikimi i cilësisë së qeverisjes në zhvillimin e sektorit privat

Hyrje....................................................................................................................................36

2.1 Institucionet, Qeverisja dhe Ekonomitë në tranzicion....................................................37 2.1.1 Përcaktimi i konceptit të qeverisjes................................................................................38

2.1.2 Qeverisja në vendet në tranzicion dhe impakti ne reformat ekonomike……...........…..39

2.1.3 Struktura e qeverisjes – vendosja e balancës së duhur………........................................45 2.2 Ndikimi i qeverisjes në ecurinë e sektorit privat............................................................48

2.2.1 Institucionet dhe politikat – dimensionet makro të qeverisjes……………....…..…48

2.2.2 Burokracia – dimensionet mikro të qeverisjes.......................................................50

2.3 Vlerësimi i treguesve të qeverisjes...........................................................................................52 2.3.1 Përcaktimi i cilësisë së qeverisjes..........................................................................52

2.3.2 Ndikimi i treguesve të qeverisjes në cilësinë e saj (Rasti i Shqipërisë)...........................54

2.3.3 Krahasimi i rezultateve të treguesve të qeverisjes midis shteteve...................................57

2.4 Konkluzione...................................................................................................................60

Page 52: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

52

Hyrje

Qeveria ndikon në jetën ekonomike të një vendi në disa mënyra: duke mbrojtur dhe siguruar të

drejtën e pronësisë, duke lejuar ose jo praninë e pikpamjeve të kundërta me të, duke i shërbyer

ose abuzuar me fuqinë që zotëron.

Vitet e fundit shumë ekonomistë kanë theksuar idenë se institucione ekonomike të mira,

veçanërisht në sektorin publik, janë një instrument i rëndësishëm për rritjen ekonomike. Disa nga

këto institucione janë ndërhyrja e kufizuar e shtetit në ekonomi, një burokraci relativisht e mirë

dhe e pakorruptuar, një sistem ligjor për mbrojtjen e të drejtës së pronësisë dhe një sistem tatimor

dhe rregullator efiçent. Qeverisja e mirë ka kontribuar në zhvillimin ekonomik në vendet e

Europës gjatë mijvjeçarit të kaluar (North 1981, De Long dhe Shleifer 1993), në rritjen

ekonomike në shumë vende gjatë 40 viteve të fundit (Mauro 1995, Knack, Keefer 1995, Easterly,

Levine 1997) dhe në një tranzicion të sukseshëm në kalimin nga komunizmi në kapitalizëm

(Weingast 1995, Johnson, Kaufmann, Shleifer 1997). Në këtë kontekst ky kapitull është i

organizuar në tre pjesë kryesore. Pjesa e parë “Institucionet, Qeverisja dhe Ekonomitë në

tranzicion“ shërben për të dhënë konceptet kryesore në lidhje me qeverisjen, si ka ndyshuar ajo

në ekonomitë në tranzicion dhe sa ka ndihmuar apo penguar reformat ekonomike në këto vende.

Si duhet të jetë qeverisja në këtë shekull të ri në kushtet kur bota po shkon drejt globalizimit dhe

sa është përshtatur mënyra e qeverisjes me ndyshimet dhe me dinamikat e zhvillimit ekonomik.

Pjesa e dytë “Ndikimi i qeverisjes në ecurinë e sektorit privat“ paraqet mënyrën sesi ndikon

qevria në vendimarrjen e bizneseve dhe individëve duke e parë këtë ndërhyrje në këndvështrimin

mikro dhe makroekonomik. Pjesa e fundit “Vlerësimi i treguesve të qeverisjes“ paraqet

klasifikimin e treguesve të cilët shpjegojnë cilësinë e qeverisjes, në një vlerësim për Shqipërinë.

Këta tregues janë vlerësuar për një periudhë gati 10 vjeçare duke parë se çfarë kontributi ka dhënë

secili tregues në cilësinë e qeverisjes dhe si ka ndryshuar ai me kalimin e kohës. Gjithashtu cilësia

e qeverisjes e matur nëpërmjet këtyre treguesve në Shqipëri është krahasuar me vendet e rajonit

dhe vende të tjera të Europës duke nxjerrë në pah arritjet dhe të metat.

Page 53: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

53

2.1 Institucionet, Qeverisja dhe Ekonomitë në tranzicion

Sfida kryesore e teorive moderne të rritjes ekonomike është të shpjegojë diferencat midis vendeve

në rritjen ekonomike dhe në të ardhurat për frymë të cilat nuk rezultojnë nga akumulimi i

faktorëve të prodhimit. Është vlerësuar se pjesë e kësaj rritje mund të shpjegohet nga diferencat

në alokimin efiçent të burimeve, të cilat vijnë si rrjedhojë e suksesit apo mangësisë për të ndërtuar

institucionet e duhura për koordinimin e proçeseve në një shoqëri (Olson et al. 2000, Rodrik,

1997). Ky element është i një rëndësie të veçantë kur studiojmë performancën ekonomike të

shteteve pak të zhvilluara, ose atyre në tranzicion.

Egziston një literaturë empirike në rritje e cila dokumenton lidhjen midis institucioneve, apo

treguesve të ndryshëm të qeverisjes dhe arritjeve të ekonomisë. Studime empirike të bëra gjatë

fazës së parë të tranzicionit të vendeve post komuniste të Europës kanë konfirmuar pikpamjen se

institucionet kanë rëndësi në performancën ekonomike, pra ato shpjegonin një pjesë të madhe të

variancës në rritjen ekonomike për frymë dhe investimet në këto shtete.

Megjithatë një vështrim më i detajuar në këto studime (Ahrens, Meurers, 2002) ka nxjerrë në pah

faktin se nuk ka asnjë pikpamje të përbashkët se cilët aspekte të institucioneve janë përgjegjës për

arritjet e ekonomisë. Në një pjesë të studimeve informacioni ka qënë i pakët, pasi një apo disa

tregues janë përdorur për të matur cilësinë e institucioneve. Një pjesë e këtyre treguesve janë

shumë të përgjithshëm dhe shkaktojnë probleme konceptuale dhe është vështirë të punohet me to.

Disa të tjera janë koncepte shumë të ngushta për të matur natyrën konplekse dhe komplementare

të institucioneve. Treguesit për të shpjeguar rritjen dhe nivelin e investimeve, kanë variuar nga

treguesit e stabilitetit politik si niveli i krimit të organizuar, apo vrasjet politike Barro (1991)

Barro, Sala-i-Martin (1994), Mauro (1995) tek treguesit e sigurimit të të drejtave të pronësisë, pra

koordinimi i interesave private, Knack Keefer, (1995) Olson et al. (2000), deri tek treguesit më të

përdorur së fundmi që kanë të bëjnë me koordinimin e subjekteve private me autoritetet publike,

dhe proçesin e vendimarrjes në sferën politike Brunetti et al.(1997a,b), Henisz (2000). Pavarësisht

numrit të madh të studimeve empirike, vetëm një pjesë e tyre janë bazuar në një përkufizim të

qartë të qeverisjes.

2.1.1 Përcaktimi i konceptit të qeverisjes

Koncepti i qeverisjes nuk është i ri. Ai ka egzistuar që në format e hershme të qytetrimeve, por

megjithë jetëgjatësinë e këtij koncepti nuk egziston një konsensus mbi përkufizimin e tij. Shumë

autorë dhe organizma kanë pranuar se një qeverisje e mirë është thelbësore për një zhvillim

ekonomik të qëndrueshëm. Në këtë kontekst egzistojnë përkufizime të ndryshme në lidhje me

Page 54: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

54

qeverisjen të cilat variojnë nga koncepte më të ngushta tek ato më të gjëra, të cilat përfshijnë

shumë elementë.

Organizma si partitë politike, qeveria, parlamenti, bizneset, organizatat tregtare dhe organizatat

civile janë aktorët kryesorë në një shtet të cilët veprojnë sipas preferencave të tyre dhe kufizimeve

institucionale me të cilat përballen. Duke u bazuar në konceptin se institucionet janë ato të cilat i

japin formë marrdhënieve ekonomike dhe politike dhe formatojnë politikat, qeverisjen mund ta

përkufizojmë (Ahrens, Meurers, 2002):

“…kapaciteti i mjedisit institucional formal dhe informal (në të cilin ndërveprojnë organizmat e

përmendura mësipër) për të implementuar dhe kontrolluar poltikat publike dhe për të përmirësuar

koordinimin e sektorit privat.”

Sipas këtij përkufizimi, qeverisja është një mënyrë për të implementuar dhe monitoruar politika.

Një nga përkufizimet e ngushta të qeverisjes së sektorit publik të propozuar nga Banka Botërore

në 1992 është:

“Qeverisja është mënyra sesi pushteti përdoret për të manaxhuar burimet ekonomike dhe sociale

të një vendi në drejtim të zhvillimit.”

Ky përkufizim ka mbetur pothuajse i pandryshuar edhe në strategjitë e qeverisjes dhe

antikorrupsionit të viteve të fundit të Bankës Botërore, duke u transformuar në:

“...mënyra nëpërmjet të cilës qeveritarët dhe institucionet përdorin pushtetin e tyre për t’i dhënë

formë politikave publike dhe prodhimit të të mirave publike.”

Në një nga studimet e Bankës Botërore (Kaufmann, Kraay, Mastruzzi, 2007) qeverisja

përkufizohet në këtë mënyrë:

“… tërësia e insitucioneve me anë të cilave ushtrohet autoriteti i një shteti. Ky përcaktim përfshin

tre elementë kryesorë: së pari proçesin në të cilin qeveritë zgjidhen, monitorohen dhe

zëvendësohen, së dyti kapacitetet e qeverisë për të formuluar dhe implementuar politika, dhe së

treti respektimin nga ana e qytetarëve të institucioneve të cilat rregullojnë marrdhëniet ekonomike

dhe sociale midis tyre.

Megjithëse këto përkufizime përfshijnë një gamë të gjërë çështjesh, nuk do të thotë që nuk ka

konsensus në këtë fushë. Shumë prej këtyre përkufizimeve bien dakort në rëndësinë e një shteti të

aftë i cili vepron nën drejtimin e ligjeve. Duke iu referuar tre përkufizimeve të fundit dallimi

midis tyre qëndron në theksin që vihet në rolin e përgjegjsisë demokratike që qeveria ka ndaj

qytetarëve. Përkufizimi i fundit është përdorur më tepët për qëllime emprike nga studiues si

Kaufmann, Kraay, Mastruzzi, të cilët kanë bërë edhe vlerësimin e cilësisë së qeverisjes, sipas 6

treguesve, e cila do të analizohet në seksion 4.3. Megjithatë edhe përkufizimet e tjera më të

Page 55: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

55

ngushta të qeverisjes janë përdorur për qëllime empirike dhe lidhur me këtë është konkluduar se

matja e qeverisjes është një çështje e rëndësishme.

2.1.2 Qeverisja në vendet në tranzicion dhe impakti në reformat ekonomike

Në vendet në tranzicion promovimi i një qeverisje të mirë kërkon ndryshime thelbësore në

mënyrën sesi janë ndërtuar marrdhëniet brenda sistemit politik dhe atij ekonomik. Sipas

studimeve empirike të bëra në këtë fushë është gjetur një lidhje pozitive midis transparencës dhe

funksionimit të institucioneve dhe performancës ekonomike. Më konkretisht ato kontribojnë në:24

a. një rritje ekonomike më të lartë, në konsolidimin e një shteti më të fuqishëm ekonomikisht dhe

me arritje sociale

b. një konkurrencë të instiucionalizuar dhe në një qeveri meritokratike

c. krijimin e një strukture politike dhe legjislative të pavarur nga interesa të ngushta private

d. një shoqëri civile dhe një media të lirë të cilat ndikojnë në rritjen e përgjegjsisë së qeverisë ndaj

qytetarëve

Për të përcaktuar efektet e sistemeve te ndryshme politike në kapacitetin e qeverive për të

implementuar dhe mbështetur reformat ekonomike, së pari duhet të diferencojmë llojet e

sistemeve politike në vendet në tranzicion. Një nga veçoritë më të rëndësishme të këtij variacioni

ka qënë kontestimi politik i rregjimeve të reja, që do të thotë vendimet kyçe të proçeseve politike

si zgjedhja e liderëve politikë, përshtatja e ligjeve, përfshirja në proçesin e vendimarrjes janë

subjekt i sfidave nga grupe jashtë ose brenda qeverisë.

Sistemet politike, në vendet në tranzicion klasifikohen në katër tipe ideale, pasi klasifikimi i tyre

në realitet është i vështirë për shkak të ndryshimit të tyre të shpejtë si edhe përzierjes së tipareve

dhe mënyrave për të përkufizuar sistemet politike25

.

Demokracitë konkurruese – kanë mbajtur që prej fillimit të tranzicionit një nivel të lartë të të

drejtave civile si edhe të të drejtave politike për të konkurruar në zgjedhje demokratike shumë

partiake. Shëmbuj të kësaj forme janë shtetet e Europës Qëndrore dhe Republikat Balltike.

Rregjimet e koncentruara politike – janë rregjime të cilat zhvillojnë zgjedhje shumë partiake,

por shpeshherë reduktojnë numrin e partive pjesmarrëse duke vendosur kufizime. Rezultati është

24 Ahrens Joachim, Meurers Martin (2003) How Governance Affects the Quality of Policy Reform and

Economic Performance: New Evidence for Economies in Transition, University of Goettingen, Department

of Economics 25 World Bank (2002) Transition – The first 10 years, Analysis and Lessons for Eastern Europe and former

Soviet Union

Page 56: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

56

koncentrimi i fuqisë politike kryesisht në aspektin ekzekutiv të qeverisë. Këto forma qeverisje

janë të pranishme në Kroaci, Bullgari, Rusi, Rumani, Republikën Sllovake.

Rregjimet politike jokonkurruese – ky sistem kufizon pjesmarrjen e partive opozitare në

proçesin zgjedhor dhe ka pak kufizime institucionale për të kontrolluar pushtetin ekzekutiv. Këtu

përfshihen shtete si Bjellorusia, Taxhikistani, Uzbekistan, Kazakistan.

Rregjimet me konflikte politike – kanë qënë të përfshira në luftra ose konflikte civile gjatë

dekadës së parë të tranzicionit. Këto konflikte kanë qënë kryesisht me karakter etnik, ose për

ndarje territoriale dhe kanë krijuar tendosje në kapacitetet e shtetit, duke bërë që në disa prej

këtyre shteteve të ketë një mungesë të kontrollit politik dhe vështirësi të mëdha në ofrimin e të

mirave publike bazë. Këtu përfshihen shtete si Azerbaxhani, Bosnia-Herzegovina, Armenia,

Gjeorgjia dhe Taxhikistani. Edhe Shqipëria klasifikohet në këtë kategori duke patur parasysh

situatën e pastabilizuar politike gjatë dekadës së parë të tranzicionit si edhe presioneve për

konflikte gjatë vitit 1997. Por edhe ekulibrat e brishtë politikë edhe gjatë dekadës së dytë.

Ky klasifikim është tepër teorik, pasi në realitet shume prej shteteve të sipër përmendura mund të

kenë karakteristika të dy, apo më shumë rregjimeve politike. P.sh Azerbaxhani ka karakteristika

edhe të rregjimit me konflikte politike, por edhe të rregjimit politik jokonkurrues. gjithashtu

Kroacia dhe Republika Sllovake janë zhvendosur nga rregjimet e koncentruara drejt demokracive

konkurruese. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për Rumaninë dhe Bullgarinë të cilat kanë bërë

progress në zgjerimin e të drejtave politike dhe civile. Këto ndryshime sygjerojnë që shtetet nuk

janë pjesë e pandryshuar e një sistemi të caktuar politik. Kjo e bën shumë të vështirë klasifikimin

e tyre në rregjime të caktuara politike. Progresi politik i shteteve të ndryshme dhe sidomos atyre

të antarësuara në Bashkimin Europian, është shoqëruar edhe me një varg reformash të cilat kanë

dhënë rezultate në performancën ekonomike.

Shpeshherë ecuria dhe suksesi i reformave lidhet dhe me funksionimin e mirë të sistemeve

politike. Cili është efekti që ato kanë mbi reformat ekonomike? Studime të ndryshme kanë

nxjerrë një lidhje të qartë midis sistemeve politike dhe reformave ekonomike. Megjithatë këta dy

elemente nuk janë të vetëm në një lidhje shkak – pasojë. Egzistojnë mjaft faktorë ndër të cilët

mund të përmendim faktorët historikë, kulturorë, strukturën e ekonomisë dhe pozitën gjeografike,

të cilët përcaktojnë zgjedhjen e rregjimit politik dhe rrugën që do të ndjekin reformat ekonomike.

Demokracitë konkurruese

Pas rënies së komunizmit, institucioneve politike filloi t’u jepej formë në tavolina të rrumbullakta

me pjesmarrës nga fronti popullor, bashkimiet tregtare, dhe mjaft organizma të tjerë deri tek

përfaqsuesit fetarë. Duke u udhëhequr edhe nga shëmbulli i vendeve perëndimore, u krijuan

Page 57: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

57

institucione politike të orientuara nga sistemet parlamentare me shumë parti dhe me kufizime

ndaj autoriteteve ekzekutive. Krijimi i institucioneve dhe pjesmarrja e gjerë e grupeve politike

rriti kapacitetet e qeverisë dhe kredibilitetin se përfitimiet e mundshme nga reformat ekonomike

do të shpërndaheshin në gjithë shoqërinë dhe jo të përvetsoheshin nga grupe dhe interesa të

caktuara. Kjo kontriboi në një konsensus të gjerë social për drejtimet kryesore që duhet të merrnin

reformat ekonomike, pavarësisht diferencave midis partive në lidhje me radhën dhe ecurinë e

reformave. Gjithashtu ndikoi në rritjen e pjesmarrjes së grupeve të interesit në shoqërinë civile, e

cila do të rriste përgjegjsitë politike gjatë proçesit të tranzicionit. Kështu që qeveritë siguruan një

mbështje të gjerë nga publiku në lidhje me reformat që në vitet e para të tranzicionit. Rol të

rëndësishëm në krijimin e kësaj mbështetje ka luajtur pozita gjeografike dhe lidhjet historike me

vendet e Europës Perëndimore. Influenca për futjen e këtyre shteteve në Bashkimin Europian,

nxiti krijimin e strukturave institucionale të përbashkëta si për ekonominë dhe politikën.

Besueshmëria e qeverisë në fazën e parë të tranzicionit, lejoi hedhjen e hapave në drejtim të

reformës për limitimin e mundësive për arbitrazh nëpër tregje. U krijuan hapsira për të vazhduar

më tej reformat. Investitorët krijuan siguri se qeveria po ndërmerr reforma strukturore afatgjatë.

Disa grupe përfituan në mënyrë të menjëhershme nga reformat e para si liberalizimi, apo

privatizimi, por ata nuk mund t’i shndërronin këto përfitime në influencë poltitike dhe në

vendosjen e barrierave kundrejt grupeve të tjera.

Pas fillimit të reformave, qeveritë e krijuara u fokusuan në promovimin dhe legjitimimin e palëve

fituese, heqjen e barrierave dhe ndërprerjen e paqëndrueshmërisë makroekonomike. Gjithashtu

qeveritë mbështetën edhe palët e humbura nga reformat nëpërmjet vazhdimsisë së politikave

sociale. Në këtë këndvështrim përqëndrimi i fuqisë ekonomike në këto demokraci ishte shumë i

vogël në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Siç është theksuar edhe në kapitullin e parë

paralelisht me reformat ekonomike janë marrë masa për të forcuar dhe përmirësuar institucionet.

Një faktor i rëndësishëm në ecurinë e mirë të reformave ka qënë edhe kalimi paqësor nga

komunizmi në tranzicion i cili nuk preku institucionet kyçe të shtetit.

Rregjimet e koncentruara politike

Në këto rregjime, rënia a komunizmit erdhi më tepër si një rezultat i kundërshtimeve të elitave,

sesa si një lëvizje e gjërë sociale. Institucionet e reja politike u dizenjuan nga liderët egzistues për

të ruajtur fuqinë e tyre. Këto rregjime të reja ishin sisteme presidenciale me fuqi të koncentruar në

aspektin ekzekutiv. Partitë politike nuk kishin fuqi dhe nuk përfaqsonin interesa të gjera sociale.

Për më tepër nomenklatura e vjetër mbeti e fuqishme, sidomos në ekonomi. Megjithëse, reforma

gjithpërfshirëse u propozuan në këto sisteme të koncentruara, në vitet e para të tranzicionit, ato

Page 58: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

58

nuk u miratuan plotësisht, por edhe ato që u miratuan u zbatuan keq. Kjo bëri që të humbte

kredibiliteti ndaj qeverisë dhe të mos kishte një mbështetje të gjërë ndaj reformave.

Këto shtete u orientuan kryesisht drejt liberalizimit të pjesshëm dhe privatizimit, të cilat së

bashku me egzistencën e barrierave në hyrje krijuan mundësi për përfitime të mëdha sidomos në

shtetet me pasuri minerare. Kjo situatë ndikoi në përkeqësimin e kapaciteteteve të shtetit në

krahasim me demokracitë konkurruese të Europës Qëndrore. Për më tepër ky përkeqsim i

administratës publike reduktoi në mënyrë të ndjeshme aftësinë e shtetit për të rritur të ardhurat,

për të implementuar reformat ekonomike të propozuara dhe për të krijuar një klimë konsensusi të

gjerë në lidhje me qëllimet e reformave. Reformat e pjesshme në lidhje me liberalizimin e

çmimeve, liçensimin dhe barrierat rregulluese të monopoleve tregtare krijuan mundësi për

përvetsim të përfitimeve nga grupe të caktuara që përbënin një përqindje të vogël të popullsisë.

Gjithashtu u vendos edhe një kontroll ndaj konkurrencës së huaj.

Grupet që përfituan nga reformat ishin ato të cilat kishin kontroll ndaj aseteve të vlefshme dhe

influencë në politikë, e cila u lejoi privatizimin e menjëhershëm të këtyre aseteve të vlefshme në

një mjedis ku mungonte përcaktimi i qartë i të drejtave të pronësisë, qeverisja e korporatave dhe

një kuadër i përshtatshëm rregullator. Për sa kohë që këto grupe merrnin përfitime të

vazhdueshme, ato kishin nxitje që të ruanin avantazhet e tyre, duke përdorur të gjitha mënyrat për

të bllokuar reformat që mund të kërcënonin ato. Presionet nga grupet konkurruese ishin të dobta,

të pa mbështetura nga lëvizje sociale dhe objektivat e reformave nuk ishin përcaktuar qartësisht

që në fillim të tranzicionit. Si rrjedhojë këto vende hynë në proçesin e tranzicionit pa krijuar një

konsensus të përgjithshëm në lidhje me rezultatet e reformave dhe pa një organizim të sektorit

publik në arritjen e këtyre rezultateve. Partitë politike nuk po arrinin të krijonin një mbështetje të

gjerë të publikut dhe egzistenca e mbetjeve të partisë komuniste ndikoi në një polarizim politik të

reformave ekonomike. Në shumicën e rasteve ky polarizim u bë një pretekst për centralizmin e

fuqisë politike dhe kufizimin e konkurrencës në skenën politike (EBRD 1999). Në mungesë të një

mbështetje të gjerë dhe me një bazë të fortë politike, u krijuan aleanca midis politikanëve dhe

sipërmarrjeve të fuqishme të cilat i mbështetnin ata financiarisht. U krijua në këtë mënyrë kapja e

shtetit nga interesa private, e cila u shoqërua me kosto të larta për shoqërinë në këto vende. Këto

kosto ndikuan shumë pak në sferën politike përshkak të kufizimeve të pakta institucionale dhe

pamundësisë së organizatave ndërmjetëse për të adresuar pakënaqsitë e humbësve nga reformat.

Shumë nga sistemet e koncentruara ngecën në një ekuilibër të reformave të pjesshme ekonomike,

në të cilin përqëndrimi i fuqisë politike dhe ekonomike krijoi ndrydhje në tregje duke krijuar

përfitime të larta për grupe me interesa të caktuara por me kosto shumë të larta sociale.

Page 59: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

59

Demokracitë jokonkurruese

Në këto shtete liderët e periudhës së Bashkimit Sovietik u munduan të siguronin një stabilitet

ekonomik duke ruajtur dominancën e tyre edhe në sistemin politik post-komunist. Duke iu

referuar burimeve ekonomike dhe politike këto sisteme refuzuan reformat të cilat do ta orientonin

ekonominë drejt ekonomisë së tregut. Liderët i’u friksuan hapjes së shteteve të tyre ndaj tregjeve

globale dhe përfshirjes së shumë palëve në reformat ekonomike dhe në përfitimet e tyre, gjë e cila

do të dobësonte pozitën e tyre dominante. Ata preferuan të kishin të njëjtën vazhdimsi të

elementeve bazë si në ekonominë e komanduar duke bërë që shteti të ruante të njëjtën pozitë

organike në shoqëri si edhe duke shmangur kostot të cilat mund të vinin nga reformat ekonomike.

Në këtë rast reforma ekonomike nuk u drejtua nga përfituesit prej saj, por nga autoritet politike në

fuqi, të cilët po përpiqeshin të mbanin kontroll të njëjtë politik dhe të siguronin një farë stabiliteti

ekonomik. Në këtë kontekst reforma të pjesshme ekonomike u ndërmorrën paralelisht me

reformat e pjesshme politike, pasi liderët aktualë kishin vendosur kufizime strikte ndaj opozitës

politike. Kjo situatë pengoi integrimin e strukturave dhe kapaciteteve të sektorit publik.

Megjithëse strukturat shtetërore nuk siguronin krijimin e institucioneve të ekonomisë së tregut ato

ofronin një nivel të të mirave publike i cili ishte i ngjashëm me nivelet që ofroheshin në

periudhën komuniste. Kjo nënkuptonte se çdo qeveri e re e krijuar që do të mundohej të

prezantonte reforma ekonomike, do të kishte kapacitete të mjaftueshme dhe zbatimi i tyre nuk do

të shoqërohej me një rënie drastike të nivelit të jetesës. Pavarësisht këtyre avantazheve të

mundshme, presioni që u bëhej liderëve ekzistues për implementimin e reformave ekonomike

ishte shumë i vogël. Elitat ekonomike ishin të lidhura ngushtë me liderët kryesorë politikë.

Bashkimet tregtare, organizatat e bizneseve dhe grupe të tjera të shoqërisë civile, të cilat mund të

përfaqsonin interesa të gjera sociale për zbatimin e reformave, ishin të lidhura ngushtësisht me

shtetin. Mungesa e reformave i izoloi këto vende nga ekonomia globale duke i çuar drejt

autarkisë.

Rregjimet me konflikte politike

Në këto sisteme përpjekjet për të promovuar reforma ekonomike në fazën e parë të tranzicionit u

zbehën nga kontestimet se cila prej palëve politike do të kishte të drejtën të udhëhiqte dhe të

përcaktonte rregullat për komunitetitn. Shtetet të cilat kishin ndarje etnike u përballën me një risk

të lartë se qeveritë që do të vinin në fuqi do të mundoheshin të përvetsonin pasuritë dhe burimet e

rivalëve, duke siguruar avantazhe në strukturat institucionale të cilat po zhvilloheshin. Duke e

ndjerë veten të kërcënuar, grupet etnike, në shumë shtete në rajon e kundërshtuan në mënyrë të

dhunshme legjitimitetin e shtetit. Në një mjedis të tillë, qeveritë nuk mund të ndërmerrnin

Page 60: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

60

veprime të besueshme në lidhje me shpërndarjen e përfitimeve të ardhshme nga reformat, ose për

shpronësimin e pronave.

Gjatë periudhave të paqes dhe stabilitetit, qeveritë e këtyre vendeve janë munduar të zbatojnë

programe reformash gjithpërfshirëse, por vazhdimsia e tyre ka qënë gjithmonë e kërcënuar nga

mungesa e besueshmërisë. Konfliktet dhe destabiliteti kanë shkurtuar hapsirat kohore, kështu që

grupet etnike nuk janë të përgatitura të sakrifikojnë në periudhën afatshkurtër për të marrë

përfitime në periudhën afatgjatë. Konfliktet e zgjatura kanë ndikuar në uljen e produktit,

standarteve të jetesës dhe burimeve, përkeqësimin e kapitalit human dhe fizik si edhe rritjen e

varfërisë. Edhe kapacitetet e sektorit publik për ofrimin e të mirave publike bazë janë zvogëluar.

Konfliktet gjithashtu ndikojnë që fuqia ekonomike të përqëndrohet në duar e kontrabandistëve,

tregtarëve të armëve dhe grupeve paramilitare, të cilët përdorin fuqinë e tyre në periudhat e paqes

për të siguruar pozicione të favorshme në ekonomi. Gjithashtu ata përdorin destabilizimin e

shkaktuar nga konfliktet për të ushtruar kontroll ndaj aseteve publike dhe rrjeteve shpërndarëse,

kryesisht të energjisë. Ata mbajnë lidhje të ngushta me liderët politikë të cilët i përdorin paratë e

tyre për të financuar konfliktet. Pamundësia e grupeve të tjera për të kundërshtuar këtë situatë ka

bërë që kontrolli i fuqisë së këtyre grupeve gjatë periudhave të qeta, pa konflikte të jetë i vështirë.

Kombinimi i destabilitetit politik, egzistencës së një shteti të dobët, fuqisë ekonomike të grupeve

të caktuara të kapur në forma të paligjshme dhe tregtive të fshehta ka minuar reformën

ekonomike në të gjitha shtetet me konflikte.

2.1.3 Struktura e qeverisjes – vendosja e balancës së duhur

Format aktuale të qeverisjes bazohen në një sërë mekanizmash institucionalë formalë dhe

joformalë të cilat udhëheqin bërjen e politikave dhe implementimin e tyre (North, 1990b).

Por në formën e saj konkrete struktura qeverisëse, siç ndodh në vende të ndryshme mund të

përshpejtojë proçesin e tranzicionit drejt një ekonomie tregu, ose të pengojë këtë transformim

sistematik.

Një strukturë qeverisëse mund të prekë interesat dhe nxitjet e politikanëve, ligjvënësve,

burokratëve, dhe të agjentëve privatë, dhe gjithashtu mund të përcaktojë mënyrën e ndërtimit të

marrdhënieve midis qytetarëve me njëri – tjetrin dhe me zyrtarët publikë. Pra kapaciteti qeverisës

nuk luan vetëm një rol kritik në lidhje me zhvillimin dhe koordinimin e sektorit privat, por edhe

në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave ekonomike dhe sociale. Lidhur me problemet

e hartimit, implementimit dhe mbështetjes së politikave të qeverisë, institucionet politike të një

vendi luajnë një rol dominant, pasi përcaktojnë shkallën e përfshirjes në proçeset politike të

Page 61: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

61

aktorëve të ndryshëm, përcaktojnë reformat ekonomike të cilat janë politikisht të realizueshme,

dhe gjithahtu formatojnë sjelljen e aktorëve të ndryshëm.

Sfidat e strukturës së qeverisjes rrjedhin nga pamundësia e shtetit për të ushtruar autoritetin e tij

rregullator në shumë fusha të ekonomisë, si pasojë e teknologjisë së informacionit e cila ka

ndikuar në rritjen e aksesit për të marrë infomacion. Gjithashtu globalizimi ka evidentuar një fakt

që shpeshherë qeveritë janë shumë të vogla për t’u marrë me të gjitha çështjet dhe shpeshherë

janë shumë të mëdha për t’u marrë me adresimin e gjerave të vogla. Me fjalë të tjera shtetet po

humbasin aftësinë për të zbatuar rregullat në fusha si tregtia e jashtme, telekomunikacioni, dhe

transaksionet financiare. Këto fusha janë pjesë e institucioneve të specializuara ndërkombëtare si

Organizata Botërore e Tregtisë, e Mbrojtjes së Mjedisit, etj. Megjithatë ky trend i përfshirjes në

organizma ndërkombtare, shënon një minus për demokracinë, pasi qytetarët humbasin mundësinë

e drejpërdrejtë për t’u bërë pjesë aktive në vendimarrje. Politikat dhe parimet e Bashkimit

Europian mbi harmonizimin fiskal, dhënien e subvencioneve dhe stabilizimin kanë patur një efekt

të konsiderueshëm për vëndet në zhvillim dhe ato në tranzicion. Tabela e mëposhtme jep një

përmbledhje të funksioneve që ka luajtur qeveria dhe si duhet të ndryshojnë dhe po ndryshojnë

ato për t’iu përshtatur nevojës për zhvillim të qëndrueshëm.

Tabela 2.1 Struktura e qeverisjes – Shekulli XX vs. Shekulli XXI

Shekulli 20 Shekulli 21

Unike Federale/Konfederale

Centralizuar Globale/Lokale

Qëndra manaxhon Qëndra udhëheq

Burokratike Pjesmarrëse

Komandon dhe kontrollon Përgjegjse ndaj qytetarëve

Kontroll ndaj inputeve Vlerësuese e rezultatit

Përgjegjsia nga lart - poshtë Përgjegjsia nga poshtë - lart

I ndërvarur Konkurruese

E mbyllur dhe e ngadaltë E hapur dhe e shpejtë

Risk kundërshtuese E lirë ndaj suksesit/humbjes

Burimi: Banka Botërore

Vizioni i strukturës qeverisëse26

po kalon dalëngadalë nëpërmjet një revolucioni të heshtur nga

forma me një nivel qeverisje të centralizuar, drejt strukturave me disa nivele qeverisje, ku secila

merr vendime dhe qeveria qëndrore shërben si një njësi koordinuese, si në rastin e strukturave

konfederale. Zvicra është një nga shtetet me strukturë konfederale të qeverisjes, por që

26 Shah Anwar (2004) Fiscal Decentralization in Developing and Transition Economies: Progress,

Problems, and the Promise, World Bank Policy Research Working Paper 3282, April

Page 62: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

62

konsiderohet edhe si një shtet federal. Shumë prej proçeseve nëpërmjet të cilave po kalon

qeverisja vijnë edhe për shkak të proçesit të globalizimit, si edhe për të përmirësuar cilësinë e

shërbimeve dhe të mirat publike në kushtet e një konkurrence të lartë. Krizat e ndryshme

financiare në mbarë botën dhe sidomos ajo e vitit 2008 kanë ndikuar në krijimin e politikave

proteksioniste të cilat interferojnë me këtë strukturë qeverisje. Prandaj implementimi i saj

sidomos në vendet në zhvillim dhe ato në tranzicion do të kërkojë më shumë kohë, përshkak edhe

të kufizimeve institucionale. Iniciativat decentralizuese të pushtetit nga pikpamja politike,

administrative dhe fiskale janë një nga rrugët drejt strukturës së qeverisjes të shek.XXI. Kjo

nënkupton zgjedhjen nga publiku të qeverive vendore, aftësinë e tyre për të gjeneruar të ardhura

dhe për të bërë shpenzime, si edhe për të punësuar staf, në mënyrë të pavarur nga qeveria

qëndrore.27

Lokalizimi i autoritetit të qeverisjes ka si qëllim që proçesi i vendimarrjes të jetë sa më afër

njerëzve të cilëve u shërben. Megjithatë ky ndryshim ka patur edhe efekte kontroverse sidomos

në vendet në zhvillim. Kjo ka ndodhur pasi ky proçes është perceptuar si një zgjidhje e

problemeve të mosfunksionimit të sektorit publik, por edhe krijimit të problemeve të reja si kapja

nga elitat lokale dhe krijimi i problemeve makroekonomike përshkak të mungesë së disiplinës

fiskale por edhe abuzimeve fiskale të njësive vendore. Gjithashtu ka patur edhe vështirësi

konceptuale në bërjen e zgjedhjeve për të vendosur balancat e duhura. Përveç çështjeve

konceptuale egzistojnë mjaft konsiderata praktike të cilat përcaktojnë vendosjen e balancave

qeverisëse në një shtet si p.sh niveli i popullsisë pjesmarrëse në zgjedhjet qëndrore, kultura dhe

nxitjet e shërbimit civil si edhe kapacitetet dhe përgjegjshmëria e qeverisë lokale.

2.2 Ndikimi i qeverisjes në ecurinë e sektorit privat

Krahës politikës fiskale, cilësia e qeverisjes dhe institucioneve ndikon dukshëm mbi rritjen

ekonomike. Mënyra e qeverisjes me efikasitet dhe funksionimi i institucioneve publike kanë një

ndikim të drejtpërdrejt në vendimet e bizneseve dhe për rrjedhojë në zhvillimin e sektorit privat.

Niveli i qeverisjes mund të ndikojë në zhvillimin ekonomik nëpërmjet nxitjes ose jo të

investimeve private, duke ndikuar indirekt në nivelin e rritjes ekonomike. Ndikimi i qeverisjes në

nxitjen e firmave për të investuar është parë në dy këndvshtrime, në nivel makro dhe në nivel

27 Shah Anwar (2004) Fiscal Decentralization in Developing and Transition Economies: Progress,

Problems, and the Promise, World Bank Policy Research Working Paper 3282, April

Page 63: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

63

mikro28

. Niveli makro i qeverisjes lidhet me ndikimin që kanë institucionet dhe politikat

qeveritare, duke iu referuar konkretisht sistemit gjyqsor, hartimit dhe miratimit të kuadrit ligjor,

korrupsionit, qëndrueshmërsë së politikave, etj. Kurse niveli mikro paraqet një lidhje më direkte

midis biznesit dhe shtetit. Disa nga treguesit kryesorë që matin ndikimin e shtetit në vendimarrjen

e firmave janë: cilësia e rregullave dhe informacioni që firmat zotërojnë në lidhje me to, koha që

shpenzojnë privatët në zyrat e punonjësve publikë, numri i proçedurave për hapjen e bizneseve të

reja, dhënia e rryshfeteve zyrtarëve publikë, lobimi, etj

2.2.1 Institucionet dhe politikat – dimensionet makro të qeverisjes

Një tregues direkt i cilësisë së qeverisjes është vlerësimi i performancës së institucioneve publike,

të klasifikuara në nivel qëndror dhe sektorial. Pengesat insitucionale ndaj biznesit janë pjesë e

rëndësishme e funksionimit të institucioneve. Karakteristikat përcaktuese të klimës së

investimeve në një vend lidhen me faktin sesa kufizime i vendosen ecurisë së firmave nga këto

pengesa instucionale dhe politike. Korrupsioni konsiderohet si një nga format më të përhapura të

kufizimeve institucionale. Konvencialisht korrupsioni përkufizohet si shfrytëzimi i pushtetit

publik për përfitime private. Meqënëse jemi duke diskutuar për dimensionet e qeverisjes në nivel

makro, atëherë edhe korrupsioni është i parë në këtë këndvështrim dhe reflekton ndikimin që

kanë forma të ndryshme të korrupsionit në nivel kombëtar.

Një nga format kryesore që njihet ndryshe edhe si ‘kapja e shtetit’ nga interesa private është

pagesa nga privatët e zyrtarëve publikë për të influencuar në përmbajtjen e rregullave kryesore të

lojës (legjislacioni, rregullat, ligjet dekretet). Në këtë mënyrë proçesi i politikbërjes dhe i

vendimarrjes shtrembërohen, duke i bërë veprimet e qeverisë jotransparente. Më konkretisht në

këtë kategori përfshihen tregtimi i votave parlamentare për miratimin e ligjeve në interes të

privatëve, tregtimi i dekreteve presidenciale në dobi të interesave private të caktuara, shpërdorimi

i fondeve nga Banka Qëndrore, tregtimi në vendimarrjen e gjykatave në lidhje me çështje

kriminale ose arbitrazhi, financimet e fushatave elektorale dhe interesave politike të partive nga

privatë). Dy forma të tjera korrupsioni janë nepotizmi – marrja në poste zyrtare të miqve dhe të

afërmve dhe pagesa e rryshfeteve për të shmangur tatime dhe rregulla të tjera.

28 Hellman Joel S., Jones Geraint, Kaufmann Daniel, Schankerman Mark (2000), Measuring Governance,

Corruption, and State Capture, How Firms and Bureaucrats Shape the Business Environment in Transition

Economies, World Bank Policy Research Working paper, WPS2312, April

Page 64: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

64

Nga një studim i Bankës Botërore (Hellman, Jones, Kaufmann, Schankerman 2000) në lidhje me

gadishmërinë e bizneseve për të paguar tatime shtesë për eleminimin e korrupsionit, krimit dhe

burokracisë u arrit në përfurndimin se një pjesë e firmave nuk pranonin të paguanin tatime shtesë.

Ky konkluzion ka dy shpjegime të mundshme: së pari egzistenca e këtyre fenomeneve mund të

mos pengojë në mënyrë direkte firmat në ecurinë e tyre, ose së dyti besueshmëria e bizneseve

ndaj shtetit është shumë e ulët saqë ato nuk bien dakort për të paguar asnjë tatim shtesë

pavarësisht kostove.

Një tregues i rëndësishëm i cilësisë së qeverisjes në konceptin makro është edhe perceptimi i

sistemit gjyqsor. Ky sistem është një institucion thelbësor në ekonominë e tregut. Firmat dhe

individët duhet të jenë të sigurt për respektimin e kontratave dhe të drejtave të pronësisë dhe në

raste të mosmarrveshjeve duhet të kenë besim se gjykata do të japë një vendim të paanshëm.

Të drejtat e pronësisë janë në thelb të ekonomisë së tregut. Fenomene si korrupsioni, apo sistemi i

dobët gjyqsor dëmtojnë kontratat dhe të drejtat e pronësisë dhe kanë pasoja të rëndësishme mbi

investimet dhe për rrjedhojë edhe mbi rritjen ekonomike.

Një nga të mirat publike që shteti mund të ofrojë, e parë nga këndvështrimi i biznesit është një

mjedis i qëndrueshëm i politikave dhe institucioneve. Çdo ndryshim i politikave të shtetit të jetë i

përfshirë në aftësitë parashikuese të firmave. Pra firmat në vendimarrjen e tyre t’i konsiderojnë

institucionet dhe politkat që qeveria ndërmerr tërësisht të parashikueshme. Ndryshimet në

politikat dhe rregullat në mënyrë të papritur dhe të paparashikuar, ndikojnë në rritjen e riskut në

mjedisin e bizneseve private dhe për rrjedhojë mund të ulin në masë të madhe nxitjet e tyre për të

investuar. Sa më e shtrirë në kohë të jetë parashikueshmëria e firmave ndaj institucioneve dhe

politikave publike aq më i qëndrueshëm është biznesi privat, niveli i investimit, i punësimit si

edhe i rritjes ekonomike. Qëndrimi i qeverisë ndaj bizneseve duke krijuar një klimë të favorshme

dhe inkurajuese ndikon edhe në perceptimin që kanë firmat kundrejt shërbimeve publike. Ky

perceptim që kriojnë firmat është i rëndësishëm në vendimarrjen e tyre për të investuar. Ofrimi

efiçent i të mirave dhe shërbimeve publike ul edhe koston e tatimeve që firmat paguajnë ndaj

qeverisë.

2.2.2 Burokracia – dimensionet mikro të qeverisjes

Elementi bazë i dimensionit mikro lidhet me mjedisin rregullator. Rregullat vendosen nga

qeveria, duke iu krijuar kufizime firmave në mënyrën e tyre të funksionimit dhe vendimarrjes.

Kjo bazë rregullative e vendosur nga qeveria mund të jetë burim inefiçence dhe humbje për

firmat për disa arsye:

Page 65: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

65

1. zyrtarët kompetentë për monitorimin nëse firmat janë duke i zbatuar këto rregulla mund të

mos jenë gjithmonë të paanshëm, ose të mos kenë të njëjtin qëndrim me të gjtha firmat,

2. informacioni në lidhje me rregullat dhe kufizimet duhet të sigurohet lehtë dhe pa kosto nga

ana e firmave dhe ky është një nga kushtet për një funksionim transparent të mjedisit

rregullator,

3. ligjet dhe rregullat mund të kenë shumë hapsira në interpretimin e tyre dhe kjo u jep

shpeshherë pushtet abuzues zyrtarëve publikë

4. rregullat si p.sh kufizimet tatimore, proçedurat për liçensimin e bizneseve, proçedurat

doganore, kodi i punës, respektimi dhe mbrojtja e mjedisit, etj mund të shkaktojnë kosto

shtesë në ecurinë e bizneseve

5. një pjesë e kostos për të cilën folëm mësipër shkaktohet nga koha që harxhojnë manxherët

e firmave pranë zyrave të punonjësve publikë, duke mos e shpenzuar këtë kohë për qëllime

produktive në aktivitetin që ata drejtojnë

Gjithashtu shteti mund të ndërhyjë në mënyrë direkte në vendimarrjen e firmave nëpërmjet

ndërhyrjes në nivelin e investimeve, të punësimit, të shitjeve, të çmimeve, të dividentëve, të

pagave dhe të koncentrimit të tregut. Kjo ndërhyrje dhe sidomos në nivelin e punësimit vihet re

në shtetet në tranzicion që kanë patur sisteme të ekonomisë së centralizuar ku shteti ndërhynte në

gjithçka29

.

Përveç korrupsionit të shfaqur në formë të përgjithshme në dimensionet makro, egziston edhe

forma e tij në nivel transaksionesh midis firmës dhe shtetit e njohur si forma mikro e korrupsionit.

Dhënia e rryshfeteve zyrtarëve publikë e cila i shkakton kosto shtesë firmave është një nga format

më të përhapura të korrupsionit në nivel mikro. Shpeshtësia e rryshfeteve të dhëna nga ana

firmave është një tregues i faktit se korrupsioni është bërë pjesë e burokracisë shtetërore.

Transaksionet e firmës që përmbajnë elemente korruptivë, si dhënia e rryshfeteve shkaktojnë

pasiguri, pasi kjo marrdhënie e krijuar midis firmës dhe zyrtarit publik nuk është e rregulluar

ligjërisht. Pra prania e korrupsionit shoqërohet me pasiguri në vendimarrjen e firmave. Nga ana

tjetër edhe mundësitë që zyrtarët e lartë kanë për të bërë korrupsion varen nga liria e veprimit dhe

shkalla e përgjegjsisë që ata kanë brenda aparatit shtetëror. Firmat mund të paguajnë rryshfete për

përfitimin nga shërbimet publike, për marrjen e lejeve dhe liçencave, për të përfituar kontrata me

qeverinë (prokurimet publike), për përballjen me inspektorët tatimorë dhe doganorë, për

29 World Bank (2003) Understanding public sector performance in transition countries – An Empirical

contribution, Poverty Reduction and Economic Management Unit Europe and Central Asia Region

Page 66: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

66

përballjen me gjykatat, me inspektorët shëndetsorë, si edhe për të influencuar në përmbajtjen e

ligjeve dhe rregullave të reja.

Sipas një studimi të Bankës Botërore (2000) në lidhje me përqindjen e rryshfeteve që paguajnë

bizneset në vendet në tranzicion të Europës (me përjashtim të Shqipërisë), duke përfshirë edhe ish

republikat sovjetike, në kategoritë e përmendura mësipër, pjesën kryesore e zënë rryshfetet në

marrjen e lejeve dhe liçencave si edhe në pagesën tatimore. Pothuajse të gjitha shtetet me

përjashtim të Kroacisë edhe Lituanisë, shpenzojnë 40 – 60 përqind të totalit të rryshfeteve në

fushat e mësipërme. Kroacia dhe Çekia shpenzojnë rreth 45 përqind të totalit për të siguruar

kontrata me qeverinë. Kurse shtetet e tjera shpenzojnë më pak në këtë katëgori, ku vetem gjysma

e tyre shpenzon mesatarisht deri në 15 përqind të totalit. E njëjta situatë ndodh edhe në sigurimin

e shërbimeve publike, përballjen me doganat dhe gjykatat. Kurse për të influencuar në

përmbajtjen e ligjeve vetëm Estonia, Gjeorgjia dhe Sllovenia shpenzojnë mestarisht 7 përqind të

totalit, ndërsa shtetet e tjera luhatet në kufijtë 2.5 përqind të totalit. Duke u bazuar tek pikpamjet

teorike, por edhe nga rezultatet e studimit arrijmë në konkluzionin se lidhja me e drejperdrejtë e

firmës me shtetit ndodh në marrjen e liçencave dhe pagimin e tatimeve.

Për të shmangur ose reduktuar pasiguritë e krijuara nga korrupsioni, firmat mundohen të

përfshihen më shumë në vendimarrje nëpërmjet pjesmarrjes në organizata, apo lobime. Këto

grupime të firmave bëhën në mënyrë që ato të ushtrojnë influencë ndaj shtetit në nivele të

ndryshme të qeverisjes si në nivel ekzekutiv, legjislativ, ministrie, apo agjencie rregullatore.

Së fundmi një mënyrë tjetër nëpërmjet të cilës shteti influencon vendimarrjen e firmave është

edhe dhënia e subvencioneve. Kjo bën që disa firma të favorizohen më shumë kundrejt të tjerave.

Prandaj edhe shumë shtete të zhvilluara i kanë minimizuar subvencionet vetëm në disa sektorë si

bujqësia apo peshkimi.

2.3 Vlerësimi i treguesve të qeverisjes

Studiuesit, politikbërësit, donatorët, etj kanë njohur në vitet e fundit rëndësinë e një qeverisje të

mirë në zhvillimin e një vendi. Kjo është reflektuar në studimet empirike të cilat janë munduar t’i

shpjegojnë diferencat në zhvillimin midis vendeve nëpërmjet faktorëve insitucionalë.

2.3.1 Përcaktimi i cilësisë së qeverisjes

Spektri i treguesve për matjen e cilësisë së qeverisë është zgjeruar, për shkak të rritjes së rolit të

faktorëve institucionalë në shpjegimin e performancës së rritjes ekonomike. Megjithatë

përcaktimi sasior i treguesve cilësorë të nevojshëm për matjen e cilësisë së qeverisjes e bën këtë

vlerësim të vështirë. Duke u bazuar edhe në përkufizimin e qeverisjes sipas Bankës Botërore,

Page 67: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

67

cilësia e qeverisjes matet nga 6 tregues30

, të cilët reflektojnë pikpamjen makroekonomike të

cilësisë së institucioneve. Këta tregues janë:

1. Opinioni dhe përgjegjësia (VA) – i cili përshkruan cilësinë e proçeseve politike duke matur

shkallën e pjesmarrjes së qytetarëve në zgjedhjen e qeverisë. Ky tregues përfshinë gjithashtu

lirinë e fjalës dhe të veprimit dhe lirinë e medias, respektimin e të drejtave të njeriut, mekanizmat

e proçeseve politike.

2. Stabiliteti politik dhe mungesa e dhunës (PV) – mat mundësinë për të destabilizuar ose

rrëzuar qeverinë me metoda antikushtetuese ose të dhunshme duke përfshirë edhe dhunën e

motivuar politikisht dhe terrorizmin. Gjithashtu ky tregues reflekton impaktin që kanë

zëvendësimet e qeverive në vazhdimsinë e politikave, si edhe mundësinë e qytetarëve për të

zgjedhur dhe ndryshuar qeveritë dhe politikat në mënyrë paqsore.

3. Efektiviteti i qeverisjes (GE) – mat cilësinë e shërbimeve publike, cilësinë e nënpunsit civil

dhe shkallën e pavarësisë së tij ndaj presioneve politike, cilësinë e formulimit dhe implementimit

të politikave dhe kredibilitetin e qeverisë në bërjen e këtyre politikave.

4. Cilësia rregullatore (RQ) – mat aftësinë e qeverisë për të formuluar dhe implementuar

rregulla të cilat lejojnë dhe promovojnë zhvillimin e sektorit privat duke përfshirë edhe impaktin

në investimet vendase dhe të huaja.

5. Zbatimi i ligjit (RL) – mat aftësinë për të vepruar në përputhje me rregullat e shoqërisë, në

veçanti cilësinë e zbatimit të kontratave, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtës së pronësisë,

funksionimin e policisë dhe sistemit gjyqsor si edhe mundësinë e krimit dhe të dhunës.

6. Kontrolli i korrupsionit (CC) – mat se sa pushteti publik përdoret për qëllime përfitimi privat

duke përfshirë që nga format më të vogla të korrupsionit deri tek ato më të dukshmet, po kështu

dhe “kapjen” e shtetit nga interesa private .

Indeksi i cilësisë së qeverisjes është një agregim i këtyre nën treguesve. Sipas pikpamjeve të

ndryshme teorike dhe mbështetur nga studimet empirike ky tregues ndikon dukshëm në rritjen

ekonomike nëpërmjet ndikimit që ka në zhvillimin e bizneseve.

Cilësia e qeverisjes është e rëndësishme por matja e saj është e vështirë për disa arsye: Së pari

matja e besueshmërisë së qytetarëve. Perceptimi i qytetarëve është i rëndësishëm, sepse veprimet

e tyre janë të bazuara mbi perceptimet, pikpamjet dhe përshtypjet e tyre. P.sh nqs qytetarët

besojnë se gjykatat janë inefiçente, ose policia e korruptuar, ata do të refuzojnë të përdorin

30 Kaufmann Daniel, Kraay Aart (2007) Governance Indicators: Where Are We, Where Should We Be

Going? World Bank Policy Research Working paper, WPS4370,

Page 68: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

68

shërbimet e tyre. Në mënyrë analoge edhe vendimarrja për të votuar varet nga performanca e

qeverisjes.

Së dyti në shumë fusha të qeverisjes është vështirë që të mund të sigurohen të dhëna për matjen e

perceptimit të qytetarëve, si p.sh matja e korrupsionit. Dhe së treti edhe nqs egzistojnë të dhëna,

ato janë më tepër nocione de jure të legjislacionit, të cilat ndryshojnë nga realiteti de facto.

2.3.2 Ndikimi i treguesve të qeverisjes në cilësinë e saj (Rasti i Shqipërisë)

Duke u bazuar tek treguesit e mësipërm Banka Botërore ka vlerësuar efektin e tyre në cilësinë e

qeverisjes nëpërmjet vendosjes së tyre në një ekuacion regresi për shumë shtete ndër të cilat edhe

për Shqipërinë për një periudhë 9 vjeçare31

. Tabela e mëposhtme paraqet një përmbledhje të këtij

vlerësimi, ku në krah të çdo treguesi është vendosur vlera e koefiçentit të regresit për çdo vit, e

cila tregon ndikimin e këtij variabli në cilësinë e qeverisjes.

Tabela 2.2 Vlerësimi i treguesve të cilësisë së qeverisjes për Shqipërinë (2000 – 2009)

Treguesit 2000 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009

VA -0.32 -0.09 0.016 0.027 0.03 0.033 0.029 0.158 0.158

SV -0.96 -0.61 -0.43 -0.82 -0.6 -0.41 -0.22 -0.07 -0.06

GE -0.84 -0.56 -0.57 -0.4 -0.65 -0.49 -0.36 -0.34 -0.2

RQ -0.25 -0.24 -0.43 -0.15 -0.25 -0.11 0.107 0.182 0.282

RL -1.1 -0.95 -1.03 -0.89 -0.8 -0.71 -0.68 -0.6 -0.52

CC -0.83 -0.86 -0.81 -0.76 -0.72 -0.72 -0.6 -0.46 -0.4

Burimi: Banka Botërore

Duke filluar analizën e tabelës diçka që vihet re është një përmirësim i kontributit të secilit

tregues në cilësinë e qeverisjes, gjithashtu po ti referohemi edhe studimit origjinal, me kalimin e

viteve vlerësimi i koefiçentëve të regresit është bërë më i mirë, duke qënë se vlerat e devijimeve

standarte kanë ardhur gjithnjë në rënie32

dhe është rritur numri i vrojtimeve.

Treguesi i parë është opinioni dhe përgjegjësia, i cili përfaqson cilësinë dhe progresin e proçeseve

demokratike në politikë, të drejtat e njeriut dhe pavarësinë e medias. Në periudhën 2000 – 2002

ky tregues ka ndikuar negativisht në cilësinë e qeverisjes që do të thotë se niveli i proçeseve

demokratike nuk ishte në cilësinë e duhur. Më pas në vitet në vazhdim ky tregues është

31 Kaufmann Daniel, Kraay Aart, Matruzzi Massimo (2010), The Worldwide Governance Indicators: Metodology and Analitical Issues, World Bank Policy Research Working paper, WPS5430, September 32

Pavarësisht se nuk janë vendosur këtu vlerat e devijimeve standarte, metodologjia e përdorur dhe të

gjitha kufizimet që modeli ka janë në botimin origjinal.

Page 69: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

69

përmirësuar duke ndikuar pozitivisht dhe në vitet 2008 – 2009 rritja me 1 përqind në vlerën e

këtij treguesi ka ndikuar në një rritje me 15.8 përqind në cilësinë e qeverisjes.

Treguesi i dytë, stabiliteti politik dhe mungesa e dhunës reflekton mundësitë për të krijuar

destabilizim politik dhe rrëzim me dhunë të qeverive. Ky fenomen ka qënë më i pranishëm gjatë

dekadës së parë të tranzicionit në vendin tonë, por megjithatë ky tregues ka ndikuar negativisht në

cilësinë e qeverisjes për periudhën 2000 – 2009. Gjatë vitit 2000 një rritje me 1 përqind në këtë

tregues kontribonte afërsisht në uljen e cilësisë së qeverisjes me 95 përqind. Kurse në vitin 2009

për të njëjtën rritje, kontributi negativ në cilësinë e qeverisjes është 6 përqind. Kjo dëshmon për

një përmirësim të bërë në drejtim të stabilitetit politik. Megjithë përmirësimet e bëra stabiliteti

politik mbetet një tregues shumë i brishtë. Këtë e dëshmon edhe fakti se gjatë gjithë periudhës

trendi i këtij treguesi ka qënë rënës përveç vitit 2004, ku nga -0.43 që ishte në vitin 2003 kaloi në

- 0.83 në vitin 2004. Kjo periudhë përkon me konfliktet e vazhdueshme brenda partisë socialiste,

nga e cila u shkëput një fraksion, me presionet e mëdha të opozitës për marrjen e pushtetit në

zgjedhjet e një viti më vonë dhe në një situatë post zgjedhore, duke qënë se në fund të vitit 2003

ishin mbajtur zgjedhjet lokale.

Treguesi i tretë, efektiviteti i qeverisë, i cili mat cilësinë e shërbimeve publike vlerësohet të ketë

gjithashtu efekt negativ në cilësinë e qeverisjes për gjithë periudhën në studim. Vlerat e

koefiçentëve kanë ardhur duke u rritur gjë e cila reflekton përmirësimet e bëra në drejtim të

shërbimeve dhe të mirave publike të ofruara nga shteti. Në vitin 2009 çdo rritje me 1 përqind e

këtij treguesi e ul cilësinë e qeverisë me 20 përqind, vlerë e cila është mjaft e konsiderueshme. Në

krahasim me dy treguesit e tjerë, ky tregues ka bërë përmirësime më të vogla, kjo dëshmon për

një ecuri të ngadaltë të reformave dhe shpeshherë moskoordinim ose ndërprerje të tyre. Gjithashtu

zëvendësimet e shpeshta të administratës publike sipas ndërrimit të pushteteve kanë rritur kostot e

shërbimeve në krahasim me outputin e realizuar.

Treguesi i cilësisë rregullatore që është edhe treguesi i katërt ka ndikuar pozitivisht në cilësinë e

qeverisjes që nga viti 2007, në krahasim me vitet e mëparshme ku ndikonte negativisht. Ky

tregues lidhet me bazën rregullatore në tregun e punës, në sistemin bankar dhe atë financiar në

tërësi, në kontrollin ndaj çmimeve, etj. Vlerat e këtij koefiçenti janë luhatur nga një ulje me 25

përqind të cilësisë së qeverisjes në vitin 2000, në një rritje të saj me 28.2 përqind në vitin 2009.

Një nga arsyet e ketij efekti pozitiv është se baza rregullative shpeshherë përshtatet në lidhje me

rregullat e vendeve të zhvilluara, në rastin tonë të Bashkimit Europian, pra përafrimi i shumë

Page 70: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

70

legjislacioneve me ato të BE, bën që ky tregues të kalojë nga vlera negative në vlera pothuajse të

njëjta, por tashmë pozitive.

Treguesi tjetër, që lidhet me zbatimin e ligjeve, nxjerr në pah mjaft probleme. Ky tregues mbart

vlera mjaft të ulta negative krahasuar me gjithë treguesit e tjerë. Koefiçenti i regresit për vitin

2000 kap vlerën -1.1, që do të thotë se e ul cilësinë e qeverisjes me 110 përqind, për çdo rritje të

tij. Edhe pse janë bërë përmirësime, vlerësimi i këtij koefiçenti për vitin 2009 mbetet përsëri

negativ dhe vetëm sa është përgjysmuar në krahasim me vitin 2000. Pra cilësia e qeverisjes

ndikohet më shumë nga ky tregues. Kjo do të thotë se megjithëse, rregullat dhe ligjet janë të

hartuara dhe formuluara mirë zbatimi i tyre mbetet ende një problem. Megjithë masat e marra nga

qeveri të ndryshme, zbatimi i ligjeve dhe mungesa e shtetit të së drejtës ka bërë që ky tregues të

ketë vlera negative.

Edhe kontrolli i korrupsionit, i cili është treguesi i gjashtë ka ndikim negativ në cilësinë e

qeverisjes. Vlerat e tij kanë ardhur duke u përmirësuar, por mbeten akoma në vlera negative. Në

vitin 2009 korrupsioni shkaktonte një rënie me 40 përqind në treguesin e cilësisë së qeverisë, për

çdo rritje të tij me 1 përqind. Ashtu si treguesi i mësipërm edhe ky tregues nuk ka shfaqur

përmirësimet e pritura, pasi nga shumë organizma ndërkombtarë Shqipëria klasifikohet në

pozicione aspak të favorshme.

Bazuar në të dhënat e tabelës indeksi i kontrollit të korrupsionit dhe zbatimi i ligjit janë dy

treguesit që ushtrojnë ndikimin negativ më të madh në ecurinë e sektorit privat duke rritur

pasiguritë e firmave në vendimarrje dhe duke krijuar konkurrencë të pandershme, ose tendenca

drejt monopolizimit të tregjeve në sektorë të caktuar.

2.3.3 Krahasimi i rezultateve të treguesve të qeverisjes midis shteteve

Vlerësimi i treguesve të qeverisjes shërben edhe për të krahasuar, arritjet në përmirësimin e

treguesve midis shteteve të ndryshme. Grafiku i mëposhtëm paraqet një panoramë të vlerave të 6

treguesve, të cilët shpjegojnë cilësinë e qeverisë, në Shqipëri dhe vendet e rajonit. Renditja e

vlerave të treguesve bëhet nga vlerat më të ulta tek më të lartat në një segment33

nga 0 deri në

100, që do të thotë sa më e madhe të jetë vlera e treguesit aq më pozitivisht ndikon ai në cilësinë e

qeverisjes.

33 Kaufmann Daniel, Kraay Aart, Matruzzi Massimo (2010), The Worldwide Governance Indicators:

Metodology and Analitical Issues, World Bank Policy Research Working paper, WPS5430, September

Page 71: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

71

Grafiku 2.1 Vlerësimi i 6 treguesve të cilësisë së qeverisjes për Shqipërinë dhe vendet e

rajonit për vitin 2009

Burimi: Banka Botërore

Kjo analizë është në vazhdimësi të asaj të diskutuar në çështjen e mësipërme dhe nxjerr pothuajse

të njëtat probleme edhe në rang rajonal. Treguesi me performancën më të lartë për Shqipërinë

është ai i cilësisë rregullatore ku ndodhet pothuajse në të njëjtat vlera me Maqedoninë, duke lënë

pas vendet e tjera, përveç Kroacisë, e cila klasifikohet e para në krahasim me të gjitha vendet e

rajonit për çdo tregues. Vlerat e treguesve për Kroacinë luhaten në kufijtë 60 – 70 që do thotë

janë mbi mesataren. Nqs do të bëhëj një mesatarizim i vlerave të treguesve për Shqipërinë ato

ndodhen pranë mesatares në nivelin 47, duke u klasifikuar poshtë Maqedonisë e cila ndodhet në

vlerat 51.

Po ti refrohemi krahasimit midis treguesve, për treguesin e parë opinioni dhe përgjegjësia dhe për

treguesin e cilësisë rregullatore të gjitha shtetet kanë vlerësimet më të larta në krahasim me

treguesit e tjerë dhe janë të grupura në një interval më të ngushtë vlerash i cili varion nga 50 në

75. Vlerat më të shpërpjestuara i ka treguesi i stabilitetit politik dhe mungesës së dhunës duke i

ndarë vendet në vende me konflikte dhe pa konflikte. Siç dihet Bosnia dhe Herzegovina, Serbia

dhe Maqedonia kanë patur konflikte dhe janë klasifikuar të fundit. Megjithëse Shqipëria ndodhet

mbi këto shtete duke kapur vlerën 42, klasifikimi poshtë mesatares e përkeqson akoma më shumë

renditjen e saj. Ajo ndodhet shumë poshtë në krahasim me Kroacinë e cila ka patur edhe ajo

probleme në fillim të tranzicionit, por më pas ka rezultuar me një ecuri të mirë dhe për vitin 2009

vlerësohet 68. Edhe Mali i Zi ndodhet në të njëjtat pozita, por duke qënë se është një shtet i

formuar rishtazi nuk ofron shumë interes.

0

10

20

30

40

50

60

70

80

VA PV GE RQ RL CC

Alb

BiH

Mac

Cro

Ser

Mon

Page 72: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

72

Përsa i përket cilësisë së shërbimeve publike, Bosnia klasifikohet e fundit duke patur një

diferencë nga vendet e tjera si Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi të cilat kanë vlera të

përafërta, por që ndodhen relaitivisht larg niveleve të Kroacisë. Edhe pse Shqipëria ndodhet në

një bllok me vendet e tjera ajo është renditur përsëri e fundit, pavarësisht se me një diferencë të

vogël.

Ashtu sikurse u përshkrua edhe mësipër edhe nga grafiku vihet re se Shqipëria klasifikohet e

fundit në lidhje me treguesit e zbatimit të ligjit dhe kontrollit të korrupsionit. Ajo është lënë

mbrapa nga Bosnia dhe Maqedonia me të cilat ndodhet pothuajse në të njëjtin stad në përpjekjet

për të përmbushur kushtet për të hyrë në Bashkimin Europian.

Nga analiza e grafikut konstatojmë edhe njëherë, por tani krahasuar edhe me rajonin se progresi i

qeverisjes në Shqipëri është tepër i ngadaltë dhe sidomos në drejtim të kontrollit të korrupsionit

dhe zbatimit të ligjit i cili në grafik ndodhet dukshëm poshtë nivelit mesatar.

Me interes është edhe paraqitja e treguesit të cilësisë së qeverisjes, i cili gjendet nga agregimi i

vlerave individuale të 6 treguesve përbërës të tij. Figura e mëposhtme paraqet vlerat e këtij

treguesi për periudhën 2008 – 2009 për Shqipërinë dhe vende të tjera të Europës.

Grafiku 2.2 Krahasimi i treguesit të cilësisë së qeverisjes midis Shqipërisë dhe vendeve të

antarësuara së fundmi në BE dhe mesatares së 15 shteteve më të zhvilluara të BE (2008-

2009)

Burimi: Banka Botërore

Shqipëria ndodhet dukshëm poshtë niveleve të këtyre shteteve. Ajo mund të krahasohet disi me

vlerat e këtij treguesi për Rumaninë dhe Bullgarinë, kurse me shtetet e tjera ndodhet shumë larg.

Vendet e Europës Qëndrore luhaten pothuajse në të njëjtat intervale, ku Republika Çeke dhe

0

20

40

60

80

100

Alb Bul Rom Hun Rep. Ceke

Rep. Slo Pol Slo Rep Balltike

BE 15

2008

2009

Page 73: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

73

Slovenia janë klasifikuar më mirë se të tjerat dhe ndodhen pothuajse në të njëjtin nivel. Gjithashtu

ato ndodhen mbi mesataren e Republikave Balltike, ndër të cilat Estonia është shteti me treguesit

më të lartë të cilësisë së qeverisjes. Megjithese vlerat e këtij treguesi janë shumë më të larta për

këto shtete krahasuar me vendet e tjera të rajonit, ato ndodhen poshtë mesatares së shteteve më të

zhvilluara të Europës, ku në vende si Danimarka, Finlanda, Luksenburgu, Hollanda treguesi i

cilësisë së qeverisjës luhatej rreth vlerës 95.

Po të krahasojmë vlerat e këtij treguesi sipas viteve, ai ka një qëndrueshmëri, ku rritjen më të

madhe e ka shënuar Shqipëria nga 43 në 47, që dëshmon hapsirat e mëdha që ka ky vend për të

përmirësuar cilësinë e qeverisjes. Gjithashtu edhe Republika Sllovake dhe Polonia kanë bërë një

përmirësim të lehtë të këtij treguesi. Kurse Hungaria dhe Sllovenia kanë pësuar një rënie në vlerat

e treguesit të qeverisjes krahasuar me një vit më parë, rënie e cila është më e theksuar tek

Hungaria. Kurse tek vendet e Bashkimit Europain vihet re një qëndrueshmëri e cila dëshmon se

ato kanë nivele qeverisje të konsoliduara, e cila duket edhe tek vlerat që marrin të 6 nëntreguesit34

e cilësisë së qeverisjes

2.4 Konkluzione

Cilësia e qeverisjes dhe e institucioneve të sektorit publik ndikon dukshëm në zhvillimin

ekonomik dhe shërben për të shpjeguar diferencat në rritjen ekonomike midis shteteve. Kjo është

provuar edhe nga shumë studime të ndryshme empirike. Në këtë kontekst institucionet ndikojnë

në ecurinë e sektorit privat në dy dimensione: në planin makroekonomik duke prekur kryesisht

aspektin ligjor, rregullator dhe kufizues ndaj bizneseve dhe në planin mikroekonomik i cili

pasqyron lidhjet më të ngushta midis këtyre subjekteve që kanë të bëjnë me marrjen e liçencave,

pagesën e tatimeve, etj. Një nga elementët e përbashkët të dy dimensioneve, i cili pengon

dukshëm ecurinë e bizneseve dhe krijon pasiguri në vendimarrje është korrupsioni. Ai shfaqet që

nga format më direkte si rryshfetet e deri tek tendencat për të ndryshuar ligjet dhe rregullat për

interesa private.

Qeverisja merr një rëndësi të veçantë sidomos në vendet në zhvillim dhe ato në tranzicion, pasi

promovimi i një qeverisje të mirë kërkon ndryshime thelbësore në mënyrën sesi janë ndërtuar

marrdhëniet brenda sistemit politik dhe atij ekonomik. Sistemet politike të krijuara gjatë kalimit

të vendeve nga sistemi komunist në ekonomitë në tranzicion, luajtën një rol të rëndësishëm në

34 Kaufmann Daniel, Kraay Aart, Matruzzi Massimo (2010), The Worldwide Governance Indicators:

Metodology and Analitical Issues, World Bank Policy Research Working paper, WPS5430, September

Page 74: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

74

implementimin e reformave ekonomike për të përshpejtuar proçesin e tranzicionit. Shëmbulli më

i qartë janë vendet e Europës Qëndrore dhe Republikat Balltike, të cilat e kaluan me sukses këtë

faze, falë një sistemi politik dhe një qeverisje të mirë.

Kurse Shqipëria nuk ka bërë mjaftueshëm në këtë drejtim. Vlerat e treguesve të qeverisjes

vazhdojnë të ndikojnë negativisht, ose shumë pak pozitivisht në cilësinë e qeverisjes edhe pse

kanë kaluar pothuajse 20 vjet nga fillimi i tranzicionit. Ekuilibri politik vazhdon të jetë i brishtë

dhe kjo ka ndikuar dukshëm në zbatimin e reformave ekonomike dhe në vazhdimsinë e tyre. Edhe

pse është vlerësuar pozitivisht në cilësinë e ligjeve dhe rregullave, respektimi dhe zbatimi i tyre

është mjaft problematik. Gjithashtu niveli joefiçent i shërbimeve publike, kontrolli i ulët ndaj

korrupsionit, destabilizimet e shpeshta politike kanë bërë që Shqipëria të klasifikohet në vendet e

fundit në rajon dhe të jetë shumë larg mesatares së Europës Qëndrore dhe Bashkimit Europian.

Page 75: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

75

Kapitulli 3

Evidenca empirike mbi performancën dhe efiçencën e sektorit publik

Hyrje...................................................................................................................... .......63

3.1 Kuptimi i konceptit të performancës dhe efiçencës në sektorin publik.........................64

3.1.1 Performanca e aktiviteteve publike dhe implikimet rreth saj................................64 3.1.2 Koncepti i efiçencës së sektorit publik dhe mënyrat e matjes...............................65

3.1.2/A Faktorët që ndikojnë mbi efiçencën........................................................67

3.1.3 Vështirësitë në vlerësimin e efiçencës...................................................................68

3.2 Vlerësimi i performancës dhe efiçencës nëpërmjet indekseve.......................................71

3.2.1 Indeksi i Performancës së Sektorit Publik (PSP)............................................................71

3.2.2 Indeksi i Efiçencës së Sektorit Publik (PSE)..................................................................76 3.2.3 Analiza e efiçencës së shpenzimeve (input – output).....................................................79

3.3 Konkluzione....................................................................................................................82

Page 76: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

76

Hyrje

Shumë pikpamje teorike dhe sidomos ato kundër një ndikimi të madh të shtetit në ekonomi e

klasifikojnë shtetin si një strukturë inefiçente, e cila në një farë mënyre pengon zhvillimin

ekonomik. Në këtë kontekst vlerësimi i arritjeve të sektorit publik kundejt objektivave të

vendosur, si edhe vlerësimi i kostove dhe përfitimeve që marrin qytetarët nga shpenzimet dhe

programet publike është shumë i rëndësishëm. Por vlerësimi i kësaj performance dhe efiçencës

me të cilën arrihet ajo, është mjaft i vështirë për dy arsye: së pari përshkak të mungesës së

informacionit dhe të të dhënave dhe së dyti përshkak të pamundësisë për vlerësime të shumë

përfitimeve të cilat nuk mund të maten në terma sasiorë, ose pranisë së shumë të dhënave cilësore

të cilat duhet të kthehen në të dhëna sasiore. Teorikisht sa më efiçent të jetë sektori publik aq më

e ulët është kosto e tij për zhvillimin ekonomik.

Në këtë kapitull do të paraqitet vlerësimi i performancës dhe efiçencës së sektorit publik duke e

matur nëpërmjet dy indekseve PSP dhe PSE si edhe nëpërmjet analizës input-output e cila

vlerëson efiçencën e përdorimit të burimeve nga ana e sektorit publik, si edhe produktin e

realizuar nga sektori publik kundrejt kostos.

Kapitulli është i organizuar në dy pjesë. Në pjesën e parë “Kuptimi i konceptit të performancës

dhe efiçencës në sektorin publik” jepen përkufizimet e këtyre koncepteve, dhe të koncepteve

ndihmëse, si edhe faktorët që ndikojnë në to. Gjithashtu paraqiten mënyrat e matjes dhe

problematika në vlerësimin e performancës dhe efiçencës. Kurse në pjesën e dytë “Vlerësimi i

performancës dhe efiçencës npërmjet indekseve” jepen rezultatet e këtyre indekseve, duke bërë

edhe krahasimet përkatëse midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera.

Page 77: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

77

3. 1 Kuptimi i konceptit të performancës dhe efiçencës në sektorin publik

3.1.1 Performanca e aktiviteteve publike dhe implikimet rreth saj

Matja e performancës është një instrument i vlerësimit të progresit të programeve kundrejt

qëllimeve dhe objektivave të përcaktuara duke marrë si të njohura objektivat strategjikë.35

Ajo

konsiston në aktivitetet e mëposhtme:

1. Dokumentimi i “ proçesit të prodhimit” i cili përbëhet nga proçese dhe aktivitete që

shërbejnë për kthimin e inputeve në outpute që janë të mirat dhe shërbimet e prodhuara

direkt nga programi.

2. Vlërësimi i rezultateve duke i krahasuar ato më objektivat e programit

Në terma të përgjithshëm, matja e performancës mund të tregojë rezultatet e një politike apo

programi të caktuar, por nuk mund të analizojë çfarë ndryshimesh mund të bëhën në objektivat e

aktiviteteve apo programeve. Ekonomistët mendojnë se këto aktivitete duhet të gjenerojnë një

përfitim maksimal të mundshëm për shtetasit e një vëndi. Sipas një studimi (OECD, 1994) matja

e performancës trajtohet sipas ketyre dimensioneve:

1. Efiçenca, që është marrdhënia midis burimeve të përdorura dhe maksimumin e

mundshëm të mallrave dhe shërbimeve të prodhuara me këtë sasi burimesh.

2. Efektiviteti që është shkalla me të cilën projektet ose programet arrijnë objektivat apo

rezultatet e tyre të pritshme. Të mirat dhe shërbimet mund të ofrohen në mënyrë efiçente,

por në qoftë se ato nuk arrijnë objektivat e tyre të paracaktuara atëherë mund të cilësohet

si një shpërdorim i burimeve.

3. Përputhshmëria që do të thotë se institucionet apo agjensitë duhet të veprojnë në

përputhje me buxhetin apo akte dhe ligje të tjera përsa i përket menaxhimit të

shpenzimeve.

4. Cilësia e shërbimeve, e cila krahës lidhjes direkte që ka me efektivitetin, lidhet edhe me

disponueshmërinë, periodicitetin, besueshmërinë dhe vazhdimësinë e shërbimeve. Pra i

referohet më tepër cilësisë së ofrimit të shërbimit sesa rezultatit që sjell ofrimi i

shërbimeve.

35 OECD (2004), Menaxhimi i Shpenzimeve Publike, Një libër referencë për vëndet në tranzicion, Botues

Richard Allen dhe Daniel Tommasi

Page 78: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

78

Performanca është një përzierje e këtyre dimensioneve. Por mund të ndodhë që ato ndërthuren me

njëra-tjetrën dhe mund të shkaktojnë konflikte, p.sh mund të përmirësohet cilësia e shërbimit, por

kjo mund të shkaktojë një kosto më të lartë dhe ulje të efiçencës.

Egzistojnë mjaft studime të cilat e matin performancën e sektorit publik duke vlerësuar cilësinë e

shërbimeve publike të tilla si ofrimi i arsimit, norma e vdekshmërisë foshnjore, norma e leximit

tek nxënësit, cilësia e infrastrukturës, etj. Megjithëse një pjesë e këtyre shërbimeve ofrohen edhe

privatisht, qeveritë në shumë shtete kanë luajtur rol kryesor në ofrimin e arsimit, shëndetsisë dhe

infrastrukturës. Sipas pikpamjeve teorike niveli i lartë i shpenzimeve justifikohet nëse shërben për

të ofruar shërbime të tilla me cilësi të lartë.

Një aspekt problematik, por mjaft i rëndësishëm i matjes së performacës janë shpenzimet që

shteti bën në drejtim të transfertave dhe subvencioneve, konsumit qeveritar dhe punësimit në

sektorin publik. Nivele të larta të shpenzimeve në këto fusha mund të reflektojnë ‘preferencat e

qytetarëve’, por mund të reflektojnë edhe nivele të larta tatimesh të cilat shtrembërojnë sinjalet e

tregut dhe shkaktojnë kosto edhe më të lartë për publikun.

3.1.2 Koncepti i efiçencës së sektorit publik dhe mënyrat e matjes

Ofrimi efiçent i të mirave dhe shërbimeve publike është një nga objektivat kryesorë të shumë

qeverive të vendeve të zhvilluara, por edhe atyre në zhvillim. Ai ka tërhequr vëmendje sidomos

gjatë dy dekadave të fundit, ku shumë shtete u përballën me kriza fiskale, përshkak të rritjes së

kërkesës për shërbime publike dhe aftësive të kufizuara të qeverive për të rritur tatimet për të

financuar këtë kërkesë.

Për të shpjeguar më mirë konceptin e efiçencës duhet të dallojmë dy dimensionet e saj që janë

efiçenca teknike dhe efiçenca alokative (OECD 2008).

Efiçenca teknike – është norma produkt – faktor prodhimi (output-input) e krahasuar me nje

normë standarte, të konsideruar si optimale. Në këtë kontekst mund të përkufizojmë efiçencën e

orientuar nga inputi e cila pasqyron prodhimin e një sasie të dhënë outputi duke përdorur vlerën

minimale të inputeve dhe efiçencën e orientuar nga outputi që nënkupton prodhimin e

maksimumit të outputit për një nivel të dhënë të inputit.

Efiçenca alokative – ka të bëjë me përdorimin e burimeve në proporcione optimale kundrejt

nivelit të dhënë të çmimeve respektive dhe teknologjisë së prodhimit.

Efiçenca ekonomike është shuma e efiçencës teknike dhe asaj alokative. Dy objektivat kryesorë të

matjes së efiçencës në sektorin publik janë:

Page 79: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

79

- Identifikimi i inefiçencës teknike: përcaktimi i mundësive për të përmirësuar

mënyrën sesi burimet konvertohen në output

- Identifikimi i inefiçencës në përdorimin e faktorëve të prodhimit

Në shumë shtete, qytetarët kanë të drejtë ligjore të kenë një sërë shërbimesh publike, prandaj ulja

e outputit nuk është një opsion për shërbime publike si spitale, shkolla, gjykata, agjensi publike

punësimi. Këto institucione mund të minimizojnë inputet e përdorura për të realizuar të njëjtin

nivel produkti, pra duhet të oreintohen nga efiçenca e inputit. Nga ana tjetër ka shumë

institucione publike të cilët kanë inpute fikse, pasi kështu është e përcaktuar në buxhet dhe ato

vetëm mund të rritin nivelin e outputit të prodhuar me këto inpute. Pra janë të orientuara nga

efiçenca e outputit. Në lidhje me matjen e outputit shumë shtete përdorin matjen e aktiviteteve

publike si numri i operacioneve në spitale, apo numri i patrullave policore. Ky tregues nuk është

gjithmonë i saktë, pasi përmirësimet mjeksore mund të reduktojnë numrin e operacioneve

spitalore dhe kjo mund të reduktojë outputin dhe për pasojë edhe produktivitetin.

Outputi mund të matet në nivel mikro dhe makro. Outputi i matur në nivel mikro nënkupton

outputin e realizuar nga organizimet individuale, kurse niveli makro nënkupton outputin e

realizuar në nivel të qeverisjes në përgjithësi. Matja e efiçencës në nivel makro është e dobishme

për të dalluar trendin, por nuk ka shumë vlerë për qëllime manaxheriale. Outputi në nivel makro

përfshin një numër shumë të madh njësish, ndërkohë që niveli manaxherial ka informacion vetëm

për njësinë që ka nën administrim. Gjithashtu të dhënat në nivel makro nuk japin asnjë

informacion në lidhje me probleme të efiçencës në njësi të caktuara që manaxherët të mund të

ndërhyjnë. Agregimi i treguesve nga niveli mikro në nivel makro krijon një sërë problemesh që

lidhen më vlerësimin e produktit final dhe vështirësitë përshkak të mungesës së transmetimit të

sinjaleve nëpërmjet çmimeve.

Matja e efiçencës së inputeve është disi më e thjeshtë sesa e outputit, pasi kostot në përgjithësi

kanë më shumë vlera monetare të matshme. Megjithatë edhe kjo metodë ka problemet dhe

vështirësitë e veta.

3.1.2 / A. Faktorët që ndikojnë në efiçencën e sektorit publik

Matja e efiçencës përgjithësisht nënkupton vlerësimin e kostove dhe të outputit të realizuar dhe

krahasimin ndërmjet tyre. Mund të themi se aktiviteti i sektorit publik është efiçent në qoftë se

nëpërmjet përcaktimit të shumës që duhet shpenzuar, të sigurohet përfitimi më i madh i

mundshëm për popullësinë e një vendi.

Page 80: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

80

Disa nga faktorët që ndikojnë në efiçencën e sektorit publik janë: praktikat buxhetore, manxhimi i

burimeve njerzore, praktikat ‘e-government’, decentralizimi fiskal, privatizimi, përpjekjet për

vlerësimin e performancës, konkurrenca dhe koordinimi brenda qeverisë.

Nga kërkimet empirike është siguruar informacioni i nevojshëm në lidhje me efektin që ka mbi

efiçencën, përdormi ose kombinimi i ndryshëm i inputeve. Rezultate të rëndësishme janë gjetur

në tre fusha: Së pari rritja në efiçencë mund të sigurohet nëpërmjet rritjes së numrit të

operacioneve, bazuar në të dhënat e marra kryesisht në sektorin e arsimit dhe shëndetsisë. Kurse

efekti në shërbimet e tjera publike si barazia në aksesin ndaj shërbimeve, cilësia dhe efektiviteti i

shërbimeve, duhet të merret parasysh kur përdoren këto metoda për përmirësimin e efiçencës. Së

dyti decentralizimi funksional dhe politik i qeverisjes është mjaft i rëndësishëm për rritjen e

efiçencës dhe së treti manaxhimi i burimeve njerzore ka gjithashtu vlerë të konsiderueshme. Një

aspekt i efektit të manaxhimit të burimeve njerzore është satisfaksioni dhe kënaqsia e punonjësve

dhe motivimi në punë. Gjithashtu pagat, vlerësimi në punë, autonomia, etj janë të tjera aspekte.

Faktorët36

që ndikojnë efiçencën e sektorit publik mund të ndahen në tre kategori: faktorë

ekonomikë, institucionalë dhe demografikë.

Faktorët ekonomikë më kryesorë të klasifikuar sipas teorisë dhe studimeve empirike janë të

ardhurat për frymë, inflacioni dhe indeksi i hapjes së tregtisë. Të ardhurat për frymë ndikojnë në

dy mënyra. Ato mund të rritin kostot e shërbimeve publike, por edhe mund të ndikojnë pozitivsht

në outputin e realizuar nga sektori publik. Megjithatë në bazë të studimeve empirike (La Porta et

al. 1999) në vendet e varfëra dhe në zhvillim vihet re një lidhje pozitive e këtyre dy variablave,

pra të ardhura të ulta për frymë dhe performancë dhe efiçencë e dobët e qeverisë. Inflacioni është

një variabël i cili ndikon negativisht, pasi komplikon vendimarrjen ekonomike. Kurse indeksi i

hapjes tregtare ndikon pozitivsht nëpërmjet rritjes së konkurrencës në vend, duke përfshirë edhe

sektorin publik, ndonëse nuk është i lidhur drejtpërdrejt. Gjithashtu sa më i lartë ky indeks aq më

i hapur është një shtet ndaj inovacionit dhe progresit teknologjik.

Faktorët institucionalë, siç u përmend edhe mësipër janë kontribues të rëndësishëm në

performancën dhe efiçencën e sektorit publik. Sipas Putnam (1993) dhe Gellner (1994) shkalla e

zhvillimit të shoqërisë civile influencon efiçencën: bashkëpunimi midis qytetarëve dhe

funksionimi i institucioneve jo-shtetrore u lejon atyre të kenë më shumë kontroll efektiv mbi

36 OECD (2008), Toward Government at a Glance: Identification of Core Data and Issues Related to Public

Sector Efficiency, OECD Working Papers on Public Governance No7,

Page 81: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

81

politikanët dhe punonjësit e administratës. Kontrolli i korrupsionit është një ndër faktorët

institucionalë i cili konsiderohet edhe si intuitiv. Variabla të tjerë janë: shkalla e demokracisë,

praktikat buxhetore, kontabiliteti dhe raportimi, vitet e qëndrimit në qeveri të një force politike,

infrastruktura sociale, etj

Faktorët demografikë. Shpërndarja e moshës së popullsisë është një faktor i cili prek kryesisht

sektorin e arsimit dhe të shëndetsisë. Popullsia me moshë të re rrit kostot në sektorin e arsimit në

krahasim me outputin e prodhuar në këtë sektor. Kurse një popullsi me moshë të vjetër ka të

njëjtin efekt, por në sektorin e shëndetsisë. Dëndësia e popullsisë ndikon pozitivisht në efiçencë,

duke ulur kostot e ofrimit të shërbimeve publike nëpërmjet ekonomive të shkallës si edhe duke

ulur kostot e transaksionit. Sipas studimeve të ndryshme edhe faktorët klimaterikë ndikojnë në

efiçencë.

3.1.3 Vështirësitë në vlerësimin e efiçencës

Matja e efiçencës kërkon njohjen e informacionit sasior dhe cilësor në lidhje me kostot dhe

outputin e shërbimeve dhe të mirave publike.

Aspekte metodologjike

Teknikat që po përdoren më gjerësisht në vitet e fundit janë medoda jo-parametrike (DEA) dhe

metoda parametrike (analiza e kufirit stokastik)37

. Megjithatë këto dy metoda konsiderohen ende

në fazën e zhvillimit të tyre. Një nga disavantazhet e të dyja metodave është se vlerësimi i

efiçencës varet shumë nga gjykimet teknike, të cilat në natyrën e tyre janë më shumë politike,

sesa thjesht teknike. Prandaj kur studiojmë efiçencën do të ishte e rëndësishme përfshirja e

politikbërësve në proçesin e ndërtimit të modelit.

Një nga avantazhet e metodës së kufirit stokastik ndaj analizës DEA është se jo vetëm vlerëson

inefiçencën, por nxjerr në pah edhe shkaktarët e mundshëm të saj. Megjithatë metodat jo-

parametrike përdoren gjerësisht në analizën e efiçencës së sektorit publik përshkak të thjeshtësisë

dhe aplikimit në numër të vogël vrojtimesh. Gjithashtu këto metoda ndeshen edhe në analiza

krahasuese të efiçencës midis shteteve të ndryshme.

Përcaktimi i objektivave

37 OECD (2008), Toward Government at a Glance: Identification of Core Data and Issues Related to Public

Sector Efficiency, OECD Working Papers on Public Governance No7,

Page 82: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

82

Problemi i efiçencës është shumëplanësh. Objektivat në të cilat është drejtuar qeveria kanë

ndikim në efiçencë dhe përcaktimi i tyre është i rëndësishëm. Mund të ndodhë që një qeveri është

e orientuar ndaj mbrojtjes kombëtare. Kanalizimi i shumë shpenzimeve në këtë drejtim edhe pse

mund të jenë efiçente, lë shumë pak hapsira për shpenzime në fusha të tjera si arsim, shëndetësi,

politika sociale, etj. Nga ana tjetër duhet dalluar rasti i kundërt kur qeveritë janë të orientuara

drejt politikave të duhura, por kanë një përdorim joefiçent të shpenzimeve.

Të dy rastet e përmëndura shkaktojnë inefiçencë në alokimin e burimeve38

. Cilët janë faktorët që

mund të shkaktojnë inefiçencë kur objektivat e qeverisë janë ato të duhurat?

Së pari një problem i cili është mjaft i pranishëm ka të bëjë me zhvendosjen e shpenzimeve nga

ato zona apo aktivitete që kanë më shumë nevojë, duke u bazuar në kriterin e drejtësisë në

shpërndarje për të patur një zhvillim të qëndrueshëm, psh. shpenzimet për shëndetësinë mund të

zhvendosen nga zonat rurale në zonat urbane, nga sëmundjet që prekin shtresat e varfëra në ato që

prekin të moshuarit, apo të pasurit, ose zhvendosja e shpenzimeve për arsimin primar në atë

sekondar apo terciar.

Një tjetër problem të cilit nuk i kushtohet shumë vëmendje është edhe mënyra e matjes së

produktit të realizuar nga një aktivitet shtetëror. Po marrim rastin e arsimit dhe të shëndetësisë39

,

të cilat janë aktivitete që kërkojnë në mënyrë më intensive përdorimin e faktorit punë. Një pjesë e

konsiderueshme e shpenzimeve buxhetore për këto kategori shkon për paga dhe shpenzime

administrative të personave që e sigurojnë këtë shërbim si mësuesit, mjekët, etj. Në këmbim të

kësaj ata duhet të realizojnë një produkt i cili t’u sjellë përfitime nxënësve, apo pacientëve. Në

qoftë se këto shpenzime të kryera, nuk shoqërohen më një produktivitet të lartë nga ofruesit e tyre

atëherë themi se shpenzimet qeveritare të kryera në këtë drejtim janë joproduktive, ose inefiçente

dhe u sigurojnë një përfitim më të ulët personave në nevojë. Pra kjo çështje lidhet me

produktivitetin, ose normën e kthimit të këtyre shpenzimeve.

Së treti korrupsioni nëpërmjet formave të ndryshme të tij ka treguar që ndikon negativisht mbi

efiçencën dhe produktivitetin. Ai paraqitet në sektorin publik në formën e punonjësve fantazmë,

të cilët marrin një pagë por nuk bëjnë asgjë, ose të dypunësimit i cili i bën individët të investojnë

38 Afonso Antonio, Schuknecht Ludger, Tanzi Vito (2006), Public Sector Efficiency, Evidence for New EU

Memeber States and Emerging Markets, Working Paper Series No.581/ January 39 Stiglitz E. Joseph (2002) Economics of the Public Sector, Third Edition, W.W.Norton & Company, New

York/ London

Page 83: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

83

më pak energji dhe t’i kushtojnë më pak rëndësi punës në sektorin publik, mosparaqitjet në punë

për arsye të ndryshme, rritja e stafit në mënyrë artificiale, nepotizmi, etj

Krahës faktorëve të përmëndur mësipër egzistojnë edhe faktorë të tjerë që lidhen me kulturën e

vëndeve të ndryshme, si sjellja ndaj punës, apo intensiteti i të punuarit, faktorë klimaterike që

lidhen me ndikimin e kushteve atmosferike, psh pasditet e nxehta, ose i ftohti i madh, ose faktorë

që lidhen me traditat fetare, psh pushimet gjatë festave, etj. Këto faktorë janë të pranishëm dhe

luajnë një rol të rëndësishëm, por përcaktimi dhe matja e tyre është mjaft e vështirë.

Një tjetër faktor që ndikon efiçencën e përdorimit të shpenzimeve është adresimi i tyre në

investime të cilët nuk kanë një kthim shumë të lartë. Ky fenomen quhet zhvendosja e

shpenzimeve. P.sh meqënëse jemi tek sektori i arsimit, niveli i analfabetizmit është një tregues i

ecurisë së këtij sektori. Ky tregues është më i lartë në zonat malore, zonat periferike të qyteteve,

si edhe ne zonat rurale. Në këtë kontekst në thelb të shumë programeve qeveritare ka qënë

orientimi i shpenzimeve në zhvillim të zonave rurale, ose të zonave jo shumë të zhvilluara për të

siguruar një përafrim të zhvillimit ekonomik në të gjitha zonat. Por jo gjithmonë këto fonde kanë

shkuar në këtë drejtim duke pësuar një zhvendosje drejt zonave urbane duke bërë që këto

investime të mos kenë përfitimin më të lartë të mundshëm, që është kushti primar i efiçences

(Banka Botërore, 2006).

3.2 Vlerësimi i performancës dhe efiçencës nëpërmjet indekseve

Vlerësimi i performancës dhe efiçencës së sektorit publik është i rëndësishëm nqs duam të

nxjerrim një lidhje midis madhësisë së shpenzimeve publike dhe përfitimeve që marrin qytetarët

prej tyre.

3.2.1 Indeksi i Performancës së Sektorit Publik (PSP)

Performanca e sektorit publik është përcaktuar si outputi i realizuar nga aktivitetet publike. Ajo

është një instrument i rëndësishëm nëpërmjet të cilit mund të bëhën përmirësime në manaxhimin

e sektorit publik. Siç e komentuam edhe mësipër madhësia e sektorit publik është e lidhur ngushtë

me performancën dhe efiçencën e sektorit publik.

Në këtë kontekst natyrshëm lind pyetja: Sa ndikon madhësia e sektorit publik në performancën e

tij? Nga pikpamja teorike në shtetet demokratike madhësia dhe struktura e sektorit publik nuk

është endogjene por reflekton preferencat e votuesve, të cilët vendosin për shkallën e ndërhyrjes

dhe prioritetet që duhet të ketë qeveria. Por në praktikë nuk ndodh kështu për disa arsye:

Page 84: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

84

Së pari preferencat e votuesve mund të shtrembërohen nga mungesa e informacionit në lidhje me

madhësinë e sektorit publik dhe me lidhjen e inverse që ka me sektorin privat.

Së dyti është shpeshherë e mundshme që të ndryshohet outputi i sektorit publik pa ndryshuar

madhësinë e tij, ose të prodhohet i njëjti output me një madhësi më të vogël, duke ndryshuar

strukturën.

Së treti preferencat e shoqërisë në lidhje me aktivitetet publike janë në përputhje me zhvillimet

ekonomike dhe demografike. P.sh gjatë periudhave të reçensionit qytetarët interesohen më shume

për pagesat e papunësisë dhe sigurimeve shoqërore sesa në periudhat e rritjes.

Së katërti preferencat e qytetarëve mund të mos merren parasysh nga politikanët dhe punonjësit e

administratës.

Për ti dhënë një përgjigje edhe më konkrete pyetjes së mësipërme do të analizojmë përfundimet

në lidhje me vlerësimin e peformancës (Afonso, Schuknecht, Tanzi 2006) dhe krahasimin e tyre

në shtete të ndryshme.

Indeksi i performancës sipas Afonso et.al 2006 analizon efektin e shpenzimeve publike në

mirqënien e qytetarëve duke u bazuar në disa tregues ekonomikë dhe socialë të cilët klasifikohen

si: treguesit e mundësisë dhe treguesit Musgrave.

Treguesit e mundësisë

1. Administrata – është një nga treguesit, në të cilin përfshihen elemente si korrupsioni, cilësia e

sistemit gjyqsor, ekonomia informale. Këto elemente ndikojnë në ecurinë e performancës së

sektorit publik nga pikpamja e sigurimit të të drejtave të pronësisë, zbatimit të ligjit dhe krijimin e

një ambienti rregullator të përshtashëm për zhvillimin e vendit.

2. Arsimi – është një nga elementet kryesore të rritjes ekonomike të një vendi. Prandaj dhe cilësia

e tij tregon nëse shpenzimet qeveritare të bëra në këtë sektor kanë ndikuar vërtet në përmirësimin

e tij. Cilësia e arsimit është e matur nëpërmjet dy treguesve që janë: numri i nxënësve të

rregjistruar në arsimin sekondar i cili vlerëson minimumin e njohurive që duhet të ketë një nxënës

që të ketë mundësi të njëjta në të gjitha vendet e industrializuara, si edhe rezultatet në lëndën e

letërsisë, matematikës dhe në lëndët e tjera shkencore.

3. Shëndetsia – edhe shpenzimet qeveritare në drejtim të sektorit të shëndetsisë janë të

rëndësishme. Si matës të cilësisë së shpenzimeve në shëndetsi janë përdorur vdekshmëria

foshnjore dhe jetëgjatësia mesatare. Këta tregues reflektojnë më së miri cilësinë e shërbimit

shëndetsor dhe aksesin e barabartë që duhet të ketë popullsia e një vëndi ndaj këtij shërbimi.

Shërbimi shëndetsor bazë shikohet si një kusht i domosdoshëm për të patur mundësi të barabarta

në ekonominë e tregut.

Page 85: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

85

Treguesit standartë të Musgrave

Ndërsa treguesit e mësipërm kishin më tepër karakter mikroekonomik, të fokusuar në sektorë të

veçantë, treguesit e Musgrave kanë më tepër karakter makroekonomik. Ata janë të fokusuar në

efektin që kanë shpenzimet qeveritare në të gjithë ekonominë dhe më konkretisht janë:

1. Shpërndarja e të ardhurave – për të vlerësuar këtë element është përdorur koefiçenti GINI, i

cili mat nivelin e pabarazisë në shpërndarjen e të ardhurave në një vend, duke dhënë informacion

edhe për nivelin e varfëris. Përmirësimi i këtij treguesi, do të thotë sa më shumë të ardhura t’i

takojnë 40 përqind të popullsisë që është më e varfra, aq më e mirë do të ishte performanca e

qeverisë mbi këtë indikator.

2. Stabiliteti ekonomik – është një tjetër tregues i rëndësishëm në zhvillimin e një vendi. Norma

mesatare e inflacionit për një periudhë 10 vjeçare si edhe qëndrueshmëria e rritjes ekonomike

janë përdorur për të vlerësuar efektin e shpenzimeve në drejtim të stabilitetit ekonomik.

3. Performanca ekonomike – është gjithashtu e lidhur me treguesin e mësipërm. Nëpërmjet këtij

treguesi vlerësohet nëse qeveria po bën një shpërndarje të burimeve e cila maksimizon mirqënien

e qytetarëve. Ky tregues përbëhët nga tre variabla: produkti i brendshëm bruto për frymë, norma e

rritjes së PBB real për një periudhë 10 vjeçare si edhe norma e papunësisë.

Nqs janë i shtete dhe j fushat e performancës ekonomike të cilat së bashku përcaktojnë

performancën e përgjithshme në një shtet i, atëherë PSPi, llogaritet:

ku PSPij, = f (Ik), ku Ik janë treguesit ekonomikë dhe socialë nga të cilët varet performanca.

Prandaj një përmirësim në performancën e sektorit publik varet nga përmirësimi i vlerave të

treguesve socio-ekonomikë:

Secili prej nëntreguesve, të cilët janë gjashtë, kontribon me 1/6 në indeksin e performancës. Ky

studim përfshin një numër të madh shtetesh, por unë kam përzgjedhur një kampion të përbërë nga

23 shtete të industrializuara dhe shtetet të cilat kanë hyrë së fundmi në Bashkimin Europian.

Qëllimi i kësaj zgjedhje është krahasimi i performancës së sektorit publik në Shqipëri me vendet

e Europës Qëndrore dhe Lindore, si edhe të këtyre vendeve, me shtetet antare të Bashkimit

Europian.

Page 86: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

86

Nga analiza e të dhënave vihet re se nuk ka diferenca të mëdha në performancën e sektorit publik

midis shteteve të industrializuara të Europës40

. Më konkretisht 14 nga 23 shtete kanë indeksin e

performancës së sektorit publik nga 0.9 deri në 1.10. Pra më shumë se gjysma e shteteve të marra

në vëzhgim luhaten vetëm me 10 përqind kundrejt mesatares që është 1.00. Luksenburgu (1.21),

Japonia (1.14) dhe Norvegjia (1.13) janë tre shtetet me peformancë më të lartë, kurse Italia (0.83),

Portugalia (0.8) dhe Greqia (0.78) janë tre shtetet e renditura në fund të listës.

Indeksi i performancës është i lidhur ngushtë edhe me madhësinë e qeverisë. Në fund të tabelës

jepet indeksi i performancës për tre llojet e madhësisë së qeverisë. Nga të dhënat konstatohet se

qeveritë e vogla (niveli i shpenzimeve më i vogël se 40 përqind e PBB) kanë një performancë më

të mirë të sektorit publik, e cila reflektohet edhe nga indeksi që ka vlerën 1.07. Ky indeks është

rreth 5.6 përqind më i lartë se ai i qeverive të mëdha (me nivel shpenzimesh mbi 50 përqind të

PBB). Megjithatë duke u nisur nga diferencat në nivelin e shpenzimeve midis qeverive të mëdha

dhe të vogla, diferencat në performancën e këtyre qeverive me vetëm 5.6 përqind mund të

konsiderohen të parëndësishme.

Treguesit e mundësisë (administrata, arsimi dhe shëndetsia) japin një kontribut të rëndësishëm në

performancë për pothuajse të gjitha shtetet. Rreth 65 përqind e vendeve kanë vlera të këtyre

treguesve të cilët ndodhen mbi mesataren. Po ti vendosim përballë njëri – tjetrit këta tre tregues,

administrata ka vlerat më të larta në pothuajse të gjitha shtetet, ku në 10 nga 23 shtetet ajo merr

vlera mbi 1.10. Kurse dy treguesit e tjerë luhaten në kufijtë 0.95 – 1.05 në shumicën e vendeve.

Treguesit Musgrave (shpërndarja, stabiliteti ekonomik, performanca ekonomike) reflektojnë vlera

të përgjithshme më të ulta se treguesit e mundësisë. Megjithatë ka shtete si Austria, Hollanda,

Norvegjia, Irlanda apo Luksenburgu ku performanca e sektorit publik ndikon dukshëm pozitivisht

në stabilitetin dhe performancën ekonomike.

Analiza vazhdon me vlerësimin e performancës për vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore si

edhe Republikat Balltike e cila jepet në tabelën e mëposhtme.

Tabela 3.2 Treguesi i Performancës për Europën Qëndrore dhe Lindore dhe Rep. Balltike

Treguesit e mundësisë Treguesit e Musgrave

. Admini

strata

Arsimi Shendetsia Shpërnda

rja

Stabilitet

ekonomik

Perform.

ekonomik Indeksi

Perform Shqipëri 0.78 0.89 1.00 0.48 0.76 1.59 0.89

40 Shih tabelen 3.1.në apendiks, e cila paraqet rezultatet e indeksit të performancës dhe të 6 nën-

treguesve të cilët përbëjnë këtë indeks.

Page 87: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

87

Bullgari 0.8 1.09 0.99 1.17 0.06 1.19 0.89 Rumani 0.63 1.13 0.98 1.10 0.18 0.88 0.78 Rep. Çeke 1.00 1.14 1.02 1.19 0.74 0.74 0.97 Hungari 1.09 1.16 1.00 1.21 097 0.88 1.05 Poloni 0.92 1.08 1.01 1.09 0.83 1.81 0.96 Slloveni 1.07 1.13 1.03 1.14 1.35 0.99 1.12 Rep.

Sllovake 0.95 1.07 1.01 1.28 1.09 1.54 1.03

Estoni 1.25 1.11 0.99 1.00 0.57 0.88 0.97 Lituani 0.98 1.12 1.00 1.08 0.37 0.84 0.90 Letoni 1.03 0.98 0.98 1.08 0.76 0.88 0.95 Mesatarja 1.00 1.00 1.00 1.00 1.00 1.00 1.00

Burimi: Banka Botërore (2006)

Ndër shtetet antare të Bashkimit Europian që prej vitit 2004, Rumania ka indeksin më të ulët të

performancës, madje më të ulët sesa indeksi i performancës në vendin tonë.

Shqipëria (0.89), Bullgaria (0.89) dhe Estonia (0.90) kanë pothuajse të njëjtin indeks të

performancës, rreth 10 përqind poshtë mesatares. Këto shtete kanë edhe nivel shpenzimesh

qeveritare të përafërt poshtë nivelit 40 përqind, pra që konsiderohen përgjithsisht me qeveri të

vogla por edhe mesatare. Sllovenia ka indeksin më të lartë të performancës, i cili është i

krahasueshëm edhe me vëndet e Europës Perëndimore. Performanca e shteteve të tjera luhatet

midis 3 – 5 përqind kundrejt mesatares. Përveç republikave Balltike, Rumanisë dhe Bullgarisë

shtetet e tjera të Europës Qëndrore dhe Lindore bëjnë pjesë në nivelin e qeverive me madhësi

mesatare, po ti referohemi treguesit të madhësisë së shpenzimeve qeveritare ndaj PBB i cili

luhatet në kufijtë 40 – 50 përqind. Megjithatë në raport me ekonomitë e këtyre vendeve niveli i

shpenzimeve konsiderohet mbi mesataren, por indeksi i performancës flet për një performancë

relativisht pozitive të sektorit publik. Si konkluzion mund të themi se pavarësisht nga madhësia e

qeverisë performanca e sektorit publik për këto shtete është shumë e përafërt ashtu si edhe për

vendet e industrializuara.

Indeksi i performancës për Shqipërinë është ndër më të ultit ndërmjet vendeve të marrë në

analizë. Kontributin kryesor më pozitiv e jep nën – treguesi i performancën ekonomike (1.59), i

cili mund të krahasohet me performancën e Polonisë dhe të Republikës Sllovake. Ky nën –

tregues me vlerë të lartë reflekton qëndrueshmërinë makroekonomike në vend sidomos gjatë

gjysmës së parë të dekadës së kaluar. Rezultatet më të ulta Shqipëria i ka në indeksin e

shpërndarjes së të ardhurave, i cili është më shumë se 50 përqind poshtë mesatares. Kjo tregon

për një nivel të lartë pabarazie, krahasuar me vendet e tjera. Gjithashtu edhe arsimi ka një indeks

më të ulët se vendet e tjera përveç Rumanisë. Ky indeks ndodhet rreth 20 përqind poshtë

Page 88: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

88

mesatarës dhe 35 përqind poshtë indeksit të Estonisë, i cili është vendi me performancën më të

mirë për këtë nën – tregues.

Nga analizimi i dy tabelave mund të konkludojmë se performanca e sektorit publik për shumicën

e shteteve varion rreth 10 përqind kundrejt mesatares, pra nuk ka diferenca shumë të mëdha.

Gjithashtu edhe diferencat midis qeverive me madhësi të ndryshme dhe performacës së këtyre

qeverive nuk kanë qënë shumë domethenëse. Kjo përforcon edhe një herë se lidhja midis

madhësisë së qeverisë dhe performancës së saj nuk është shumë e fortë

3.2.2 Indeksi i Efiçencës së Sektorit Publik (PSE)

Megjithëse performancat e qeverive kanë rezultuar relativisht pozitive, nuk janë marrë parasysh

kostot për realizimin e tyre. Performanca nuk na jep asnjë informacion në lidhje me përdorimin

efiçent ose jo të shpenzimeve të qeverisë. Matja e efiçencës ka të bëjë me marrdhënien midis

burimeve të përdorura dhe maksimumit të mundshëm të mallrave dhe shërbimeve të prodhuar me

këtë sasi burimesh.41

Prandaj për të gjetur vlerat e efiçencës së sektorit publik (PSE), performanca

(PSP) është ponderuar me kategorinë korresponduese të shpenzimeve publik siç vijon:

Me

Shpenzimet publike të matura në përqindje të PBB përbëjnë koston për të arritur performancën e

sektorit publik të matur mësipër. Për të matur efiçencën, performanca e sektorit publik (PSP)

krahasohet me sasinë e shpenzimeve publike të përdorura, për të arritur atë. Për të llogaritur

koston e aktiviteteve publike janë përdorur shpenzimet qeveritare për mallra dhe shërbime,

transferta, arsim shëndetsi dhe investime publike.

41 OECD (2004), Menaxhimi i Shpenzimeve Publike, Një libër referencë për vëndet në tranzicion, Botues

Richard Allen dhe Daniel Tommasi

Page 89: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

89

Duke e nisur analizën me 23 shtetet e industrializuara42

mund të themi se vihen re diferenca të

mëdha midis shteteve, në krahasim me indeksin e performancës. Japonia (1.40), Luksenburgu

(1.38) dhe Australia (1.29) kanë indeksin më të lartë të efiçencës, duke pasqyruar një nivel të lartë

të performancës së sektorit publik kundrejt nivelit të shpenzimeve të kryera. Sektori publik në

Japoni është 40 përqind më efiçent, në arritjen e performancës së tij, sesa mesatarja e 23 shteteve.

Suedia (0.83), Franca (0.81) dhe Islanda (0.80) janë tre shtetet e renditura në fund të tabelës.

Pavarësisht se performanca e tyre ishte relativisht e mirë, niveli i ulët i efiçencës tregon se kostoja

për të arritur këtë performancë është mjaft e lartë. Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara janë

shëmbulli më tipik për këtë rast. Në tabelën 3.1 ato janë renditur në vendin e 12 me një indeks të

performancës së sektorit publik 1.02. Kurse në tabelën 3.3 Kanadaja është renditur e 10 – ta më

një indeks të efiçencës 1.03 dhe Shtetet e Bashkuara të 5 – ta me një indeks 1.26. Me fjalë të tjera

për të arritur të njëjtën performancë të sektorit publik, Kanadasë i kushton më shumë shpenzime,

sesa Shteteve të Bashkuara.

Edhe rasti i Gjermanisë dhe Finlandës është interesant. Ato janë klasifikuar në vendin e 14 dhe

kanë të njëjtin indeks të efiçëncës, por Finlanda ka një tregues më të mirë të performancës që do

të thotë se realizon një aktivitet më të lartë shtetëror. Kjo mund të vijë edhe nga niveli më i lartë i

shpenzimeve që realizon ky shtet në krahasim me Gjermaninë.

Shpërndarja e vlerave të treguesve të mundësisë dhe atyre të Musgrave është pothuajse e njëjtë

me shpërndarjen që kishin në treguesin e performancës, por më një përkeqësim fare të lehtë, ku

55 përqind e vendeve kanë vlera mbi mesataren në krahasim me 65 përqind tek indeksi i

performancës.

Midis shteteve të renditura në fund të listës, një nga nën – treguesit i cili ka vlerë të ulët është ai i

Performancës Ekonomike. Pra efekti i shpenzimeve publike në performancën ekonomike të

këtyre vendeve nuk ka qënë shumë pozitiv. E përbashkëta e tyre është se janë shtete me një nivel

shpenzimesh mbi 50 përqind të PBB. Kjo duket edhe nga indeksi i efiçencës për qeveritë e mëdha

i cili është 8 përqind poshtë mesatares së 23 shteteve dhe rreth 40 përqind më i ulët se indeksi i

efiçencës së qeverive të vogla.

42

Tabela 3.3 në apendiks paraqet rezultatet e indeksit të eficencës dhe të 6 nën- treguesve të cilët

përbëjnë këtë indeks.

Page 90: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

90

Ndryshe nga shtetet e industrializuara, vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore, si edhe

Republikat Balltike nuk kanë diferenca të mëdha në indeksin e efiçencës së sektorit publik.

Indekset e tyre të efiçencës janë të vendosura midis 0.85 – 0.92. Këto vlera janë relativisht poshtë

mesatares së vendeve të industrializuara. Vendet me efiçencën më të lartë të sektorit publik janë

Republika Sllovake (0.92), Estonia (0.91) dhe Letonia (0.91). Republika Sllovake që cilësohet si

shteti me efiçencë më të lartë ndër vendet e tjera të BE843

ajo ndodhet rreth 35 përqind më poshtë

se Japonia që është shteti me sektor publik më efiçent. Kurse krahasuar me shumicën e vendeve

të Bashkimit Europian nuk ka diferenca shumë të mëdha, të cilat variojnë nga 5 deri në 10

përqind. Vlerat më të ulta treguesi i efiçencës, në pothuajse të gjitha këto shtete, i arrin në nën –

treguesit e administratës, stabilitetit dhe performancës ekonomike. Këto vlera ndodhen poshtë

mesatares. Bullgaria që është shteti me efiçencën më të ulët të sektorit publik ka edhe vlerat më të

ulta. Sipas tabelës ndikimi i efiçencës së sektorit publik mbi stabilitetin ekonomik është

pothuajse i papërfillshëm (0.06) dhe mbi performancën ekonomike është shumë i ulët rreth 0.29.

Megjithatë edhe për këto shtete kosto e arritjes së performancës së sektorit publik është e lartë.

Tabela 3.4 Treguesi i Efiçencës për Europën Qëndrore dhe Lindore dhe Rep. Balltike

Treguesit e mundësisë Treguesit e Musgrave

. Admini

strata

Arsimi Shendetsia Shpërndarja Stabilitet

ekonomik

Perform.

ekonomik Indeksi

Efiçenc

Bullgari 0.79 1.49 1.00 1.01 0.06 0.29 0.77

Rumani 0.69 1.53 1.03 1.05 0.20 0.68 0.86

Rep. Çeke 0.76 1.31 0.66 1.04 0.66 0.66 0.85

Hungari 0.83 1.12 0.75 1.05 0.70 0.63 0.85

Poloni 0.89 0.98 0.97 0.80 0.69 0.68 0.83

Slloveni 0.91 0.68 0.81 1.15 0.84 0.88

Rep. Sllovake 0.82 1.23 0.77 1.18 0.90 0.64 0.92

Estoni 1.09 0.83 0.91 1.21 0.57 0.87 0.91

Lituani 0.83 0.88 0.90 1.27 0.40 0.90 0.86

Letoni 0.82 0.79 1.14 1.11 0.75 0.87 0.91

Mesatarja 1.00 1.00 1.00 1.00 1.00 1.00

Burimi: Burimi: Banka Botërore (2006)

3.3.3 Analiza e efiçencës së shpenzimeve input – output (DEA)44

43 I referohet shteteve te Europës Qëndrore dhe Lindore dhe Republikave të Balltikut të antarësuara së

bashku në Bashkimin Europian 44 Data Envelopment Analysis, (Analiza e zhvillimit të të dhënave)

Page 91: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

91

Analiza e efiçencës input – output për sektorin publik shërben për të përcaktuar “humbjen” e

shpenzimeve publike. Efiçenca e inputit nënkupton, sa është minimumi që duhet shpenzuar nga

një shtet për të patur të njëjtin nivel outputi. Nga ana tjetër efiçenca e outputit tregon sesa output

mund të realizojë një shtet duke përdorur të njëjtin nivel shpenzimesh publike. Hapi i parë i kësaj

analize ka të bëjë me vendosjen e indeksit të performancës së sektorit publik kundrejt indeksit të

efiçencës. Për analogji me sektorin privat përdoret koncepti “kufiri i mundësive të prodhimit” i

cili paraqet maksimumin e outputit të realizuar në kushtet kur janë të dhënë faktorët e prodhimit

ose inputet. Në rastin tonë ky koncept transkriptohet si maksimumi i performancës së sektorit

publik që mund të arrihet duke patur një nivel të dhënë shpenzimesh publike si përqindje ndaj

PBB. Shtetet të cilat vendosen përgjatë kufirit të mundësive të prodhimit janë shtetet më efiçente.

Kurse rezultatet e inefiçencës për secilin vend përcaktohen si raport i burimeve të tij ndaj

burimeve të një shteti të vendosur në kufirin e efiçencës. Po të vazhdojmë analizën duke marrë

kampionin me 23 shtetet e industrializuara45

, për të cilat kemi matur performacën dhe efiçencën,

shtetet si Japonia, Luksenburgu dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhen në kufirin e

mundësive të prodhimit. Megjithëse Shtetet e Bashkuara nuk janë renditur në tre vendet e para në

asnjërin prej indekseve, ato cilësohen si një nga shtetet më efiçente. Kjo ndodh sepse duke

krahasuar indeksin e performancës dhe efiçencës midis shteteve, asnjëri prej tyre nuk e arrin dot

performancën e sektorit publik që kanë Shtetet e Bashkuara me më pak shpenzime qeveritare.

E thënë ndryshe të gjitha shtetet e tjera që kanë një performancë më të ulët të sektorit publik se

Shtetet e Bashkuara dhe shpenzojnë më shumë (si përqindje e PBB) për të arritur atë

performancë, janë më pak efiçente se SHBA. Rasti i Japonisë dhe Luksenburgut është i ngjashëm.

Ato shpenzojnë më shumë se SHBA, por arrijnë edhe një nivel më të lartë të performancës për

këtë nivel shpenzimesh dhe meqënëse asnjë shtet tjetër nuk mund të arrijë nivelin e tyre të

performancës me më pak shpenzime, ato ndodhen në kufirin e mundësive të prodhimit së bashku

me SHBA. Pra këto tre shtete kanë kombinimet më efiçente të performancës së sektorit publik

dhe nivelit të shpenzimeve publike. Të gjitha shtetet e tjera ndodhen brenda këtij kufiri. Sa më

larg kufirit të jenë pozicionuar shtetet aq më pak efiçente janë ato dhe anasjelltas. P.sh Italia

konsiderohet si një nga shtetet me efiçencën më të ulët, pasi ajo ka një performancë të ulët të

sektorit publik krahasuar me vendet e tjera, por njëkohësisht shpenzon shumë më tepër se shtetet

e tjera për të arritur atë performancë. Po të analizojmë tabelën 3.5 vëmë re se shumica e shteteve

45 Shih tabelën 3.5 në apendiks ku paraqitet vlerësimi i efiçencës me anë të analizës Input – Output

Page 92: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

92

të Europës janë të pozicionuara mirë brenda kufirit. Ato kanë nivele shpenzimesh më të larta se

SHBA, por edhe vlera të indeksit PSP relativisht më të ulta.

Eficenca e inputit është llogaritur si raport i nivelit të shpenzimeve publike (në përqindje të

PBB) që duhet të realizonte një shtet për të qënë në kufirin e mundësive të prodhimit me nivelin

real të shpenzimeve publike që ai bën.

Eficenca e outputit është llogaritur si raport i indeksit të PSP që një shtet ka me indeksin e PSP

që duhet të ketë për të qënë në kufirin e mundësive të prodhimit. Vlerat e efiçencës input – output

luhaten në kufijtë 0 – 1, ku 1 është vlera e indeksit për shtetet që ndodhen në kufirin e mundësive

të prodhimit. Nga tabela 3.5 shohim se vlerat e efiçencës së inputit variojnë nga më i ulëti 0.57 në

Suedi tek më i larti 0.99 në Australi. Kanadaja është një shtet i cili është renditur i 12 – ti sipas

efiçencës së inputeve dhe vlera e saj është 0.75. Kjo do të thotë se ajo mund të arrijë të njëjtin

nivel të performancës duke përdorur vetëm 75 përqind të shpenzimve qeveritare. Megjithatë

Kanadaja ka qënë konsistente në vlerat e indekseve të efiçencës dhe performancës duke u renditur

e 10 - ta dhe e 12 –ta, pra nuk ka zhvendosje të mëdha.

Vlerat e efiçencës së outputit variojnë nga 0.65 në Greqi deri në 0.94 në Zvicër. Përveç tre

shteteve të ndodhura në kufirin e efiçencës, gjithë të tjerat kanë të njëjtën renditje sipas mënyrës

së efiçencës së inputit dhe outputit. Kjo do të thotë se lidhja midis inputeve dhe outputeve të

sektorit publik nuk ka të njëjtën efiçencë. P.sh Norvegjia është renditur e 13 - ta sipas efiçencës së

inputit, që do të thotë se mund të arrijë të njëjtën performancë duke përdorur vetëm 73 përqind të

shpenzimeve që realizon, por është renditur e 5 – ta sipas efiçencës së outputit që do të thotë se

me shpenzimet e kryera nga sektori publik, arrin 94 përqind të performancës që duhet të kishte

për të qënë në kufirin e efiçencës.

Duke i grupuar shtetet sipas madhësisë së qeverisë, vihet re se shtetet me qeveri të vogla kanë

rezultate shumë më të larta sesa ato që kanë qeveri të mëdha. Një diferencë e konsiderueshme

vihet re në treguesin e efiçencës së inputit. Përdorimi i burimeve nga qeveritë e vogla tenton të

jetë shumë efiçent, duke krijuar vetëm 2 përqind humbje të tyre. Kurse qeveritë e mëdha kanë një

humbje 35 përqind në burimet që përdorin.

Ashtu sikurse u konstatua edhe në treguesit e performancës dhe efiçencës, edhe në treguesit e

paraqitur në tabelën e mëposhtme vendet e Europës Qëndrore, Lindore dhe Republikat Balltike

ndodhen dukshëm poshtë niveleve të vendeve të industrializuara.

Page 93: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

93

Tabela 3.6 Llogaritja e efiçencës me anë të analizës Input – Output, për shtetet e Europës

Qëndrore e Lindore dhe Republikat Balltike

Burimi: Banka Botërore (2006)

Sllovenia dhe Republika Sllovake gjenden në kufirin e efiçencës. Rumania edhe në këtë analizë

është në vazhdimësi të rezultateve jo të mira të këtyre treguesve duke u renditur e fundit përsa i

përket të dy treguesve. Ajo së bashku me Shqipërinë mund të përmirësojnë ndjeshëm efiçencën

me të cilën përdorin burimet. Ato mund të arrijnë nivelin aktual të outputit publik duke përdorur

rreth 70 përqind më pak burime. Ky përmirësim do të ishte i rëndësishëm sidomos për Shqipërinë

e cila ka si qëllim konsolidimin fiskal.

Edhe Hungaria vlerësohet inefiçente në krahasim me shtetet e tjera. Ajo duhet të përdorë 65

përqind më pak burime për të qënë në nivelet e Sllovenisë apo Republikës Sllovake. Edhe shtetet

e tjera ndodhen poshtë mesatares dhe luhaten në kufijtë 0.41 deri në 0.53. Situata paraqitet më

optimiste tek efiçenca e outputit. Edhe Shqipëria ka përmirësime në këtë tregues duke lënë pas

vende si Rumania, Bullgaria dhe Lituania, e duke u renditur njësoj me Republikën Çeke. Ajo

realizon rreth 80 përqind të produktit publik të realizuar nga një shtet i vendosur në kufirin e

efiçencës. Hungaria, Polonia dhe Letonia ndodhen gati 10 përqind poshtë kufirit, duke realizuar

kështu 90 përqind të outputit të Sllovenisë, apo Republikës Sllovake. Po të krahasohen me vlerat

e treguesve të vendeve të industrializuara këto rezultate janë shumë të ulta.

Treguesi i efiçencës së inputit është ai i vendosur më keq në raport me vendet e OECD. Mesatarja

e këtij treguesi për vendet e OECD është 0.79, vlerë e cila është pothuajse 60 përqind më e lartë

se mesatarja e vendeve të Europës Qëndrore, Lindore dhe Republikave Balltike. Diferenca e

madhe që egziston midis dy treguesve në këto vende shpjegohet me nivelin e shpenzimeve

Shtetet Efiçenca e inputit Efiçenca e outputit

Shqipëri 0.27 0.8

Bullgari 0.46 0.74

Rumani 0.25 0.72

Rep. Çeke 0.44 0.8

Hungari 0.35 0.9

Poloni 0.41 0.9

Slloveni 1.00 1.00

Rep. Sllovake 1.00 1.00

Estoni 0.49 0.88

Lituani 0.53 0.77

Letoni 0.48 0.9

Page 94: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

94

qeveritare. Këto vende shpenzojnë në kufijtë e 50 përqind të produktit të brendshëm bruto,

prandaj ato arrijnë të realizojnë një nivel të madh produkti publik, krahasuar me vendet që

ndodhen në kufirin e efiçencës. Por po ti referohemi efiçencës me të cilën kjo sasi shpenzimesh

përdoret, ajo është mjaft e ultët siç duket edhe nga tabela.

3.3 Konkluzione

Vlerësimi i performancës dhe efiçencës së sektorit publik është i rëndësishëm për të vendosur

përballë objektivat e qeverisë me nivelin e shpenzimeve të realizuara për arritjen e këtyre

objektivave si edhe duke i krahasuar këto arritje me koston që duhet të përballohet drejtpërdrejt

nga shteti dhe indirekt nga qytetarët. Vlerësimi i tyre është i vështirë për shumë arsye ndër të cilat

mund të përmëndim: përbërjen shumëdimensionale të këtyre treguesve, mungesën e të dhënave,

egzistencën e shumë të dhënave cilësore, vështirësitë konceptuale dhe metodologjike në

shndërrimin e të dhënave cilësore në të dhëna sasiore, vështirësitë në përcaktimin e objektivave të

duhura nga ana e qeverisë, zhvendosjen ndërsektoriale të shpenzimeve, korrupsionin në sektorin

publik, etj.

Në punim janë paraqitur rezultatet e një studimi i cili krahason indeksin e performancës dhe

efiçencës midis shteteve të ndryshme duke i grupuar ato në vende të OECD dhe antarët e rinj të

Bashkimit Europian. Diferencat midis këtyre grupeve janë të dukshme në të dy treguesit, por

kryesisht në treguesin e efiçencës. Lidhja midis madhësisë së shpenzimeve publike dhe

performancës së sektorit publik, nuk është shumë e fortë, pasi si shtetet me qeveri të mëdha, ashtu

edhe ato me qeveri të vogla luhaten në kufij të përafërt të performancës. Kurse tek treguesi i

efiçencës dhe tek efiçenca e inputit egzistojnë diferenca të mëdha në favor të qeverive të vogla.

Këto diferenca egzistojnë si brenda shteteve të OECD, ashtu edhe në krahasim me antarët e rinj të

BE. Edhe Shqipëria rezulton me një sektor publik inefiçent, pavarëisht përdorimit të kufizuar të

burimeve. Ajo është inefiçente si në përdorimin e burimeve, ashtu edhe në realizimin e outputit

publik. Ajo mund të bëjë përmirësime të ndjeshme sidomos në efiçencën e inputit, duke përdorur

70 përqind burime më pak për të realizuar të njëjtën sasi outputi publik, duke kontribuar

pozitivisht edhe në konsolidimin fiskal.

Page 95: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

95

Kapitulli 4

Dinamikat e politikës fiskale në Shqipëri

Hyrje..................................................................................................................................85

4.1 Analiza e të ardhurave buxhetore…………………………………………….......…86

4.1.1 Ecuria e të ardhurave tatimore…………………………………..……….....…86

4.1.2 Reforma në politikën tatimore...........................................................................91

4.1.3 Reforma në administrimin e të ardhurave..........................................................95

4.2 Analiza e shpenzimeve buxhetore..............................................................................98

4.2.1 Politika e shpenzimeve publike.........................................................................98

4.2.2 Efikasiteti i shpenzimeve në sektorët prioritarë...............................................103

4.2.3 Probleme të manaxhimit të shpenzimeve........................................................112

4.3. Zhvillimet fiskale në Shqipëri në kontekstin e krizës ekonomike ……...................116

4.3.1. Burimet e rritjes ekonomike dhe efektet e krizës globale …………..……....116

4.3.2 Kriza e financave publike – sa te ekspozuar jemi?..........................................118

4.4 Konkluzione...............................................................................................................120

Page 96: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

96

Hyrje

Në këtë kapitull do të fokusohemi kryesisht në zhvillimet e sektorit publik në Shqipëri

duke u bazuar tek treguesit fiskalë dhe reformat e ndryshme që janë bërë në këtë drejtim.

Kapitulli i dytë është i organizuar në tre pjesë kryesore. Pjesa e parë “Analiza e të

ardhurave buxhetore“ bën një analizë të politikës së të ardhurave buxhetore në këto 20

vite tranzicion, duke filluar me rolin dhe qëllimin e politikës fiskale në Shqipërinë post-

komuniste. Çfarë efekti ka patur ajo në stabilizimin makroekonomik dhe kryesisht në

rritjen ekonomike. Në këtë pjesë do të analizohen çështje si p.sh ecuria e të ardhurave,

zërat që kontribojnë më shumë tek të ardhurat tatimore, reforma në lidhje me normat

tatimore dhe administrimin e të ardhurave, dhe problematika e cila ka ndikuar në një

performancë jo të mirë të mbledhjes së të ardhurave në krahasim me vende të tjera të

rajonit. Pjesa e dytë“Analiza e shpenzimeve buxhetore“ paraqet ecurinë e shpenzimeve

duke i parë sipas klasifikimit ekonomik dhe funksional, efiçencën në shpërndarjen e tyre

duke patur parasysh sektorët prioritarë dhe nivelin e shpenzimeve kapitale, problematika

e manaxhimit të shpenzimeve, duke përfshirë edhe kujdesin e treguar ndaj defiçitit dhe

borxhit publik. Pjesa e tretë “Zhvillimet fiskale në Shqipëri në kontekstin e krizës

ekonomike” përshkruan shkurtimisht situatën e viteve të fundit dhe problematikën që po

hasin financat publike në Shqipëri.

Page 97: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

97

4.1 Analiza e të ardhurave buxhetore

Me ndryshimin e kushteve pёr ekonominё e Shqipёrisë, ishin tё domosdoshme njё sёrё

reformash, pёr tё mbёshtetur reformat e para tё nisura dhe pёr tё vazhduar rrugёn drejt

ekonomisё sё tregut. Reformat kishin karakter stabilizues, duke u bazuar nё paketёn

standarte qё konsiston nё liberalizimin e plotё tё çmimeve, uljen dhe kontrollin e defiçitit

buxhetor, nё politikёn monetare shtrёnguese nёpёrmjet kontrollit tё rritjes sё ofertёs

monetare dhe liberalizimit tё tregёtisё sё jashtme. Paralelisht me reformat stabilizuese u

ndёrmorrёn dhe reforma strukturore. Qёllimi i reformave strukturore ishte: reformimi i

sistemit tё tatim – taksave, sistemit financiar dhe atij bankar, modifikimi i strukturave

institucionale pёr tё rregulluar dhe kontrolluar aktivitetet ekonomike, pёr tё lejuar

ushtrimin e veprimtarive private, pёr tё lehtёsuar shkёputjen financiare tё ndёrmarrjeve

nga buxheti i shtetit, pёr tё siguruar njё mbёshtetje financiare, ndonёse tё kufizuar, pёr

sektorin privat nё zhvillim si dhe tё ndihmonte nё realizimin e reformave stabilizuese.

Reformat fiskale janё pjesё e kёtyre reformave tё nevojshme pёr tё manaxhuar periudhёn

e tranzicionit. Egzistenca e njё sistemi fiskal tё konsoliduar nё njё ekonomi nё tranzicion

ёshtё njё faktor i rёndёsishёm pёr stabilizimin e variablave makroekonomikё dhe

ndikimin e tyre nё zhvillimin ekonomik tё njё vёndi.

4.1.1 Ecuria e të ardhurave tatimore

Egzistenca e sistemeve tatimore ka lindur si një domosdoshmëri e shtetit për të financuar

të mirat dhe shërbimet publike që ai i ofron shtetasve të tij. Të ardhurat e siguruara nga

sistemi tatimor përbëjnë edhe potencialin kryesor të të ardhurave buxhetore për shumicën

e shteteve. Megjithatë vendosja e një sistemi efiçent dhe të ndershëm tatimor është shumë

larg të qënit e thjeshtë veçanërisht në vënde si i yni që duan të integrohen në ekonominë

botërore.

Prania e sistemit tatimor në ekonomi është më komplekse sesa thjesht realizimi i të

hyrave qeveritare. Meqënëse tatimet mblidhen nga firmat dhe nga individët më së shumti,

ato ndikojnë vendimmarrjen e tyre. Sistemi tatimor mund të prekë sjelljen e

konsumatorëve duke ndryshuar nxitjet e tyre për të punuar, për të kursyer, për t’u

Page 98: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

98

arsimuar, për të investuar, mund të ndryshojë ekspozimin e tyre ndaj riskut, etj. Sistemi

tatimor ka edhe efekte të tjera financiare siç mund të jetë ndryshimi i strukturës financiare

të firmave, ndryshimi i strukturës organizative që mund të verë përballë korporatat dhe

format jokorporative, ose bankat kundrejt ndërmjetësve të tjerë financiarë si shoqëritë e

sigurimit, etj.

Qëllimi i mbledhjes së tatimeve është të financojnë shpenzimet qeveritare për prodhimin

dhe ofrimin e të mirave publike si edhe të shërbimeve sociale bazë. Në këtë kontekst

ndryshimi i strukturës tatimore do të ndikonte edhe në shpenzimet qeveritare.

Reformat strukturore nё sistemin e taksave, qё nё fillim tё tranzicionit, kanё synuar nё

aftёsimin e kёtij sistemi pёr t’iu pёrshtatur ndryshimeve tё ekonomisё dhe sektorit privat

nё rritje. Njё parim mjaft i rёndёsishёm qё duhet tё kuptohet drejt edhe nga ana e

qeverive, nё ekonominё e tregut, ёshtё se sistemi i taksave duhet tё jetё njё instrument me

njё qёllim tё vetёm: tё rrisё tё ardhurat nё njё mёnyre sa mё efiçente dhe tё drejtё.

Disa nga elementët e përbashkët të sistemeve tatimore në ekonomitë në tranzicion

- Të ardhurat tatimore si përqindje e PBB janë reduktuar nga 24 në 22 përqind në ish

Republikat Sovjetike dhe nga 35 në 33 përqind në vendet e Europës Lindore dhe

Qëndrore. Për periudhën 1990 – 2000, të ardhurat tatimore të mbledhura nga vendet

në tranzicion të Europës qëndrojnë shumë poshtë nga mesatarja e vendeve të

Bashkimit Europian që është 37 përqinde PBB46

.

- Të ardhurat nga tatimet direkte (tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi të ardhurat

personale dhe kontributet e sigurimeve sociale) si përqindje ndaj totalit të të

ardhurave janë reduktuar në 54 përqind të PBB në Europën Qëndrore dhe Lindore

dhe në 43 përqind në shtetet e tjera. Këto vlera qëndrojnë larg mesatares së vendeve

të industrializuara që është 65 përqind të PBB. Kjo rënie i atribuohet kryesisht rënies

së tatimit mbi të fitimin.

- Efekt të kundërt ka patur pjesa e tatimeve indirekte e cila është rritur nga 38 deri në

44 përqind të PBB dhe ka ardhur kryesisht nga prezantimi i tatimit mbi vlerën e

shtuar.

46 Eurostat (2010), Government Finance Statistics, Summary Tables – 2/2010, Data 1996 - 2009, Statistical

Book, ISSN 1725-9819

Page 99: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

99

- Në të gjitha vendet në tranzicion egziston një kulturë e mosbesimit dypalësh midis

tatimpaguesve dhe autoriteteve tatimore dhe mungesë të traditave në lidhje me

pranimin vullnetar të legjislacionit tatimor

- Nuk ka tradita të apelimit në gjykata në lidhje me vendimet e autoriteteve tatimore,

për të rritur besueshmërinë në organet tatimore dhe përforëcuar bashkpunimin.

- Nuk egziston vetë – vlerësimi i bizneseve i cili do të zhvendoste koston e vlerësimit

drejt sektorit privat duke reduktuar koston administrative.

Grafiku 4.1 Ecuria e të ardhurave totale, tatimore dhe jotatimore (në % PBB)

Burimi: Ministria e Financave

Nga grafiku duket se niveli i të ardhurave tatimore pothuajse është dyfishuar në krahasim

me vitin 1996. Të ardhurat e siguruara nga tatimet dhe doganat kanë pësuar përsëri një

rritje, e cila është pothuajse e njëjtë edhe me rritjen në dy zërat e tjerë, por ky zë ka

peshën kryesore gati 90 përqind. Megjithëse kanë patur një trend rritës përgjatë kohës,siç

duket edhe nga grafiku rritja e tyre ka qënë e ngadaltë. Një faktor i rëndësishëm i kësaj

rritje mund të jenë reformat në sistemin tatimor, si rritja e numrit tё subjekteve tё

tatueshme, rritja e bazёs se taksave, pёrmirёsimi i administrimit tё tyre, si dhe nxjerrja e

ligjeve tё reja dhe pse krijimi i bizneseve tё reja private dhe zgjerimi i ekonomisë

mendohet të jetë një faktor më përcaktues.

Struktura e të ardhurave tatimore e Shqipërisë është e tillë që tre tatime madhore

sigurojnë afërsisht 65 përqind të të ardhurave totale tatimore për Pushtetin Qëndror.

0

5

10

15

20

25

30

Te ardh. Tatimore Te ardh totale Te ardh te tjera

Page 100: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

100

Cilët janë zërat kryesorë që kontribojnë tek të ardhurat tatimore e shohim nëpërmjet

grafikut.

Grafiku 4.2 Përbërja e të ardhurave tatimore dhe ecuria e tyre në vite (në % ndaj totalit)

Burimi: Ministria e Financave

Tatimi mbi vlerën e shtuar përbën zërin kryesor të të ardhurave buxhetore. Ai zë afërsisht

gjysmën e të ardhurave tatimore, ose rreth 30 përqind të totalit të të ardhurave. Që prej

vitit 1996, kur ky tatim ka hyrë në sistemin tatimor duke zëvendësuar tatimin mbi

qarkullimin, të ardhurat e tij janë trefishuar në vitin 2009 të shpehura si përqindje e PBB.

Pas vitit 2000 të ardhurat tatimore të siguruara nga TVSH kanë qëndruar në vlera të

pandryshuara në raport me të ardhurat tatimore totale dhe kanë patur një rritje të lehtë

vetëm vitet e fundit.

Të ardhurat nga taksat doganore janë një zë, pesha specifike e të cilit ka ardhur duke u

zvogëluar dhe ka arritur deri në 2 përqind në vitin 2009. Ai përbënte zërin e dytë për nga

kontributi në të ardhurat tatimore, rreth 17 përqind në vitin 2000. Rënia e tij ka ndodhur

për shkak të reduktimit deri në heqje të tarifave doganore në kuadrin e Marrveshjeve të

Tregëtisë së Lirë. Përfshirja e këtij fakti në hartimin e buxheteve është mjaft i

rëndësishëm për të axhustuar vlerën e pritshme të të ardhurave nga kjo taksë. Nga grafiku

duket qartë se rënia e të ardhurave nga taksat doganore është mbuluar nga një rritje e të

ardhurave nga akciza dhe tatimi mbi vlerën e shtuar.

0%

20%

40%

60%

80%

100%

2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010

Taksa te tjera

Taksa Doganore

TAP

Akciza

TF

TVSH

Page 101: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

101

Në vitin 2009 akzica siguronte rreth 19 përqind të të ardhurave tatimore. Sipas një raporti

të Ministrisë së Financave, megjithëse cdoganimet e mallrave “të forta” nuk kanë patur

ndonjë rritje të ndjeshme vetë akciza ka patur rritje sidomos gjatë periudhës 2008 - 2009.

Grafiku i mëposhtëm paraqet të ardhurat nga akciza si përqindje e PBB duke e krahasuar

me vende te rajonit

Grafiku 4.3 Të ardhurat nga akciza për Shqipërinë dhe vendet e rajonit (në % të PBB)

Burimi: Fondi Monetar Ndërkombtar

Tatimi mbi të ardhurat personale është një zë i cili ka kontribuar me rreth 6 përqind në

totalin e të ardhurave tatimore. Pas vitit 2006 të ardhurat nga ky tatim janë rritur duke

arritur në 12 përqind në vitin 2008. Kjo rritje ka ardhur si pasojë e ndryshimit të

strukturës tatimore, nga sistem progresiv në tatim të sheshtë. Të ardhurat nga tatimi mbi

fitimin janë luhatur në 12 – 14 përqind të të ardhurave tatimore, ose 7 – 8 përqind të të

ardhurave totale. Vetëm në 3 vitet e fundit ka një rënie të këtyre të ardhurave si përqindje

ndaj PBB, por edhe si përqindje ndaj totalit të të ardhurave. Kjo rënie ka ndodhur

përshkak të ndryshimit të normës tatimore nga 15 përqind në 10 përqind.

Po t’a krahasojmë me vendet e rajonit performanca e të ardhurave tatimore nuk është në

nivele të kënaqshme.

0

0.5

1

1.5

2

2.5

3

3.5

4

4.5

5

Shqiperia Serbia Kroacia Rumania Maqedonia

2007

2008

2009

2010

Page 102: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

102

Grafiku 4.4 Ecuria e të ardhurave në Shqipëri dhe vendet e rajonit

Burimi: Fondi Monetar Ndërkombtar

Ajo vazhdon të mbetet e ulët megjithë përmirësimet e bëra. Performancën e dobët të të

ardhurave tatimore mund t’a analizojmë në dy drejtime: Së pari në lidhje më normat

marxhinale të tatimit, të cilat mund të jenë të larta dhe së dyti me administrimin jo të mirë

të tatimeve. Këto dy elementë janë të lidhur ngushtë dhe ndikojnë tek njëri – tjetri.

Shpeshherë normat e larta tatimore përdoren për të mbuluar kostot që vijnë nga një

administrim problematik i të ardhurave. Kjo “zgjidhje” ndikon negativsht tek bizneset

dhe subjektet e tjera të tatueshme duke ulur nxitjen për investime deri në falimentime të

bizneseve dhe duke reduktuar aftësinë mbledhëse të të ardhurave nga qeveria. Pra

krijohet një rreth vicioz, që nëse nuk merren masa që në stadet e para mund të jetë shumë

e vështirë për t’a shpërbërë.

4.1.2 Reformat në politikën tatimore

Gjatë 10 vjeçarit të parë janë ndërmarrë reforma fiskale si në drejtim të politikës së

tatimeve ashtu edhe në drejtim të administrimit të tyre. Këto reforma kanë qënë

thelbësore për ndërtimin e një sistemi tatimor optimal, pasi nga e kaluara nuk ishte

trashëguar asnjë element i tij. Sistemi tatimor u vendos në varësi të ekonomisë dhe

sektorit privat në rritje, nëpërmjet prezantimit të tatimeve dhe taksave të reja, tatimit të

0

10

20

30

40

50

2007 2010

Shqiperia Bullgaria Rumania Kroacia Maqedonia Serbia Polonia

Page 103: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

103

shërbimeve dhe transaksioneve të cilat më parë nuk tatoheshin, krijimit të kapaciteteve

për të mbledhur dhe administruar këto tatime, etj.

Disa nga reformat kryesore në politikën tatimore janë:

a. Prezantimi i TVSH për të zëvëndesuar tatimin mbi qarkullimin

Reforma në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar ka qënë mjaft e rëndësishme, pasi ky

tatim është edhe burimi kryesor i të ardhurave tatimore. Ai taton konsumin e mallrave

dhe shërbimeve në masën 20 përqind. Diskutime në lidhje me normën e tatimit mbi

vlerën e shtuar vazhdojnë edhe sot në lidhje me përjashtimin, ose reduktimin për kategori

të caktuara nga ky tatim. Shpeshherë është kërkuar nga bizneset të përdoren norma të

diferencuara, por kjo nuk është pranuar nga qeveria përshkak të problemeve në

administrim dhe edukatës së ulët tatimore të tatimpaguesve. Vitet e fundit si subjekt i

TVSH u përfshinë edhe librat shkollorë kurse në 2011 hyri në fuqi pagesa e tatimit edhe

mbi medikamentet mjeksore.

b. Reforma mbi akcizat

Ligji i akcizës është i thjeshtë dhe sipas standarteve. Të ardhurat e siguruara nga akciza

kanë pësuar rritje gjatë periudhës 2009. Gjithashtu është rritur edhe kontributi i saj në të

ardhurat tatimore dhe totale47

. Kjo rritje ka ardhur kryesisht, pasi normat e saj kanë

ndryshuar edhe në vitet në vazhdim për t’u përafruar me ato të Bashkimit Europian.

Rritja e tyre është bërë edhe për të mbuluar uljen e të ardhurave nga taksat doganore,

nivelin e çdoganimeve, korrupsionin, etj.

c. Reforma e tarifave në linjë me axhenden e liberalizimit të tregtisë

Në kuadrin e respektimit të marrveshjeve të Tregëtisë së Lirë dhe angazhimeve me

Organizatën Botërore të Ttregëtisë është bërë reduktimi gradual i tarifave doganore, duke

i unifikuar ato edhe me vendet me të cilat janë lidhur marrveshje. Tarifat doganore kanë

ardhur duke u reduktuar nga 35 përqind që kanë qënë në vitin 1997.

47 Ministria e Financave (2009) Treguesit e Buxhetit të Konsoliduar

Page 104: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

104

d. Zhvillimi i taksave të përshtatshme të Qeverisë Vendore

Në kuadrin e reformës së decentralizimit, shumë taksa të reja dhe egzistuese i kaluan për

administrim pushtetit lokal, pasi për nga rëndësia në mbledhjen e të ardhurave ishin

shumë pak sinjifikative për pushtetin qëndror, kurse për atë lokal një burim i

rëndësishëm. Për vitin 2010 të ardhurat nga pushteti vendor përbëjnë vetëm 5 përqind të

të ardhurave tatimore. Në vitin 2009 edhe taksa mbi biznesin e vogël u kalua në

administrim të pushtetit lokal.

e. Thjeshtëzimi i sistemit tatimor

Reforma në lidhje me normat tatimore janë bërë vazhdimisht për të ulur barrën fiskale

dhe për të rritur efiçencën e sistemit tatimor. Në këtë këndvështrim normat e tatimit mbi

fitimin u reduktuan nga 25 përqind që ishin në 1993 në 10 përqind në vitin 2008.

Gjithashtu tatimi mbi të ardhurat personale i cili ishte progresiv me nivel maksimal 25

përqind në 1993 erdhi duke u reduktuar derin në tatim të sheshtë 10 përqind në 2007.

Ndryshimet e bëra në normat tatimore kanë ndikuar në rishpërndarjen e të ardhurave

midis grupeve dhe shtresave të ndryshme të shoqërisë.

f. Implementimi i taksës së sheshtë

Një nga reformat më të diskutuara këto vitet e fundit është vendosja e taksës së sheshtë

(Hall, Rabushka (1983, 1985)). Qëllimi i kësaj reforme ishte të gjeneronte të ardhura në

buxhet nëpërmjet rritjes së bazës së tatueshme, uljes së normës së tatimit, uljen e

evazionit dhe lehtësimeve administrative nga pikpamja e llogaritjes dhe mbledhjes së të

ardhurave. Tatimi i sheshtë zëvendësoi normat progresive të tatimit mbi të ardhurat

personale dhe reduktoi në 10 përqind tatimin mbi të ardhurat dhe tatimin mbi fitimin.

Disa nga arsyet pse në vendin tonë u aplikua kjo taksë e sheshtë janë48

:

48 Keen Michael, Kim Yitae, Varsano Ricardo (2006), The “Flat Tax(es)”: Principles and Evidence, IMF

Working Paper, WP/06/218, September

Page 105: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

105

1. Aplikimi i taksës së sheshtë nga qeveri të reja (rasti i vendit tonë) është përdorur si një

sinjal drejt kalimit në një regjim tatimor më pranë politikave të tregut. Në mjaft raste ky

sinjal është pritur mirë.

2. Probleme të mëdha të administrimit, evazionit të lartë dhe korrupsionit kanë ndikuar në

vendosjen e taksës së sheshtë, e cila përbën një thjeshtëzim duke eliminuar disa forma të

arbitrazhit, ose trajtimit të veçantë të kategorive të caktuara. Megjithatë, kjo nuk do të

thotë që pas vendosjes së kësaj takse, sistemi tatimor nuk është më kompleks.

3. Egzistenca e një strukture tatimore të shkallëzuar dhe me norma të larta tatimore e cila

mund të ketë ndikuar më negativisht në administrimin e dobët.

Në vendin tonë bisedimet në lidhje me vendosjen e taksës së sheshtë kanë filluar që në

vitin 2004, por implementimi i saj u bë në korrik 2007 për tatimin mbi të ardhurat

personale dhe në 1 janar 2008 për tatimin mbi fitimin. Struktura e saj është e tillë që

niveli i pagës minimale nuk tatohet dhe për pagat deri në 30 000 lekë, tatohet me 10

përqind diferenca midis pagës së individit me pagën minimale, kurse mbi këtë nivel

aplikohet plotësisht tatimi 10 përqind. Ashtu sikurëse u përmend edhe në pjesën e parë

sistemi adminstrativ në Shqipëri ka mjaft probleme në lidhje me administrimin tatimor

dhe evazionin. Thjeshtëzimi dhe vendosja e një norme të vetme më të ulët se më parë do

të ndikojë në rritjen e nivelit të të ardhurave nëpërmjet zgjerimit të bazës tatimore dhe do

të shmangë abuzimet në lidhje me bizneset, kryesisht ato të mëdha për t’u deklaruar si një

biznes i vogël.

Po të flasim me gjuhën e shifrave në vitin 2008 dhe 2009 të ardhurat nga tatimi mbi të

ardhurat personale të shprehura në përqindje të PBB janë dyfishuar në krahasim me vitin

2006. Në këtë këndvështrim duket sikur tatimi i sheshtë e ka arritur qëllimin e tij.

Egzistojnë dy kategori opinoinesh të ekonomistëve në lidhje me këtë rritje:

Së pari mendohet se taksa e sheshtë ka rritur efiçencen e sistemit tatimor, si nga pikpamja

administrative ashtu edhe nga pikpamja e normave tatimore. Mendimi i dytë është më

skeptik dhe lidhet me shpërndarjen e ngarkesës tatimore midis individëve. Mendohet se

ndryshimi në shpërndarje ka shkaktuar rritjen në të ardhura. Le t’a analizojmë këtë rast

Page 106: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

106

duke bërë një krahasim midis sistemit të mëparshëm progresiv dhe tatimit të shështë.

Sipas llogaritjeve të bëra pagat të cilat përfitojnë nga taksa e sheshtë pra që paguajnë më

pak tatim sesa në sistemin progresiv janë pagat mbi 140 000 lekë, kurse pagat poshtë këtij

kufiri paguajnë më shumë se mëparë. Megjithëse qeveria ka rritur pagat për këtë kategori

për të kompensuar rritjen e tatimit, shuma absolute e tatimit që ata paguajnë është më e

madhe se mëparë. Shumica e pagave që janë subjekti i taksës së sheshtë ndodhet poshtë

nivelit të pagës 140 000 lekë. Pra me fjalë të tjera rritja e të ardhurave vjen nga taksimi i

pagave të cilat më parë kontribonin më pak në të ardhurat tatimore. Pra kemi thjesht një

zhvendosje të ngarkesës fiskale nga niveli i lartë i të ardhurave drejt nivelit mesatar.

Kurse tek tatimi mbi fitimin vihet re një ulje gati me 25 përqind në krahasim me vitin

2006. Kjo ulje na tregon se efekti i tatimit të sheshtë në drejtim të uljes së evazionit tek

bizneset nuk ka qënë shumë domethënës. Tjetër arsye mund të jetë edhe ulja e

investimeve në dy vitet e fundit për shkak të uljes së kreditimit, rritjes së pasigurisë, uljes

së fuqisë blerëse, uljes së remitancave, etj

Çfarë do të ndodhë me taksën e sheshtë në të ardhmen?

Një nga problemet që ka ekonomia jonë dhe kryesisht sektori publik është moskoordinimi

i strategjive, ose në rastin më të keq mungesa e strategjive afatgjata. Megjithëse nuk ka

studime të mirfillta empirike për efektet e taksës së sheshtë, disa hipoteza tregojnë se kjo

taksë ndikon pozitivisht në nivelet e larta të të ardhurave duke rënduar kryesisht në pjesën

me të ardhura mesatare. Gjithashtu rritja e numrit të vendeve që kanë aplikuar takën e

sheshtë tregon se vendosja e saj ka efekte pozitive, sidomos në drejtim të adminstrimit të

sistemit tatimor. Në lidhje me Shqipërinë sipas mendimit të ekonomistëve, vendosja e

takës së sheshtë ishte pozitive, panvarësisht ngjyrimeve politike që ajo mori, por kjo

taksë mund të jetë e përkohshme. Po të shohim norma tatimore të përdorura nga vëndet e

BE janë mjaft më të larta, që arrijnë deri në 40 përqind dhe tendenca e politikave në

vëndin tonë duhet të jetë e tillë që të shkojnë në përputhje me objektivat tona për të hyrë

në Bashkimin Europian. Ndoshta kalimi nga taksa e sheshtë në një normë tjetër më të

lartë do të hasë më shumë vështirësi. Një tjetër anë negative që haset mjaft në vëndin tonë

është edhe mënyra e implementimit. Vendosja e taksës së sheshtë duhet të ishte shoqëruar

Page 107: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

107

me më shumë “publicitet” në drejtim të qytetarëve, për të kuptuar se çfarë do të ndodhte

realisht me pagesat e tyre tatimore.

4.1.3 Reforma në administrimin e të ardhurave

Performanca e ulët tatimore në vendin tonë sipas shumë ekonomistëve ka ardhur më tepër

nga mangësitë në administrimin e të ardhurave sesa nga normat tatimore. Normat

tatimore kanë ndryshuar në drejtim të lehtësimit dhe thjeshtësimit fiskal. Por nëse kjo

politikë nuk do të shoqërohej nga përmirësime në administrim, efekti pozitiv do të ishte

shumë i ulët.

Disa nga reformat kryesore në drejtim të administrimit janë:

Përmirësimi i sistemit të informacionit për taksapaguesit.

Kompjuterizimi i sistemit duke përfshirë ASYCUDA49

dhe duke e shtrirë

këtë sistem në të gjitha pikat doganore

Trajnimi i vazhdueshëm dhe rritja e kapaciteteve të administratës tatimore

Rihartimi i ligjeve mbi taksat dhe proçedurat.

Prezantimi i numrit të identifikimit për taksapaguesit.

Krijmi i sistemit të apelimit të taksave.

Forcimi i auditimit dhe investigimit.

Krijimi i Njësisë së Taksapaguesve të Mëdhenj

Plotësimi i formularëve online për të reduktuar kostot e dyanshme

Pajisja e bizneseve me kasa fiskale

Megjithëse janë bërë mjaft reforma përsëri niveli relativisht i ulët i mbledhjes së të

ardhurave të bën të mendosh që egzistojnë disa elementë që kanë ndikuar në këtë

ngadalësim të tyre. Këto elementë rritin inefiçencën e sistemit tatimor, ndikojnë

negativisht mbi ecurinë e bizneseve, nxitjen e investimeve, shpërndarjen e burimeve,

shpërndarjen e të ardhurave në grupe të caktuara, etj

1. Mbledhja e të ardhurave

49 Rrjeti i kompiuterizimit të sistemit doganor

Page 108: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

108

Nga të dhënat e Ministrisë së Financave vihet re se në përgjithësi të ardhurat realizohen

në masën 85 – 90 përqind, ndërkohë që niveli i evazionit është relativisht i lartë dhe rritja

ekonomike ka qënë në nivele të kënaqshme, ndërkohë që rritja në të ardhurat tatimore ka

qënë 3 – 8 përqind që nga viti 2005. Kjo shpjegohet me faktin se manaxhimi i të

ardhurave bëhet kundrejt planit të të ardhurave dhe jo kundrejt treguesve të tjerë

domethënës si nr i të rregjistruarve, nr i atyre që paguajnë, etj. Përdorimi ekskluziv i

targeteve të të ardhurave si një tregues i performancës së Drejtorisë së Përgjithshme të

Tatimeve (DPT) përmban riskun e fshehjes së dobësive në zona shumë të rëndësishme te

operacioneve të DPT që nëse përmirësohen mund të çojnë në një përformancë shumë më

të lartë të të gjitha të ardhurave tatimore. Këtë mund t’a konkretizojmë me një shembull.

Në vitin 2007 të rregjistruar për TVSH kanë qënë 15 171 subjekte nga të cilët deklarojnë

12 594 subjekte. Nga deklaruesit vetëm 2970 paguajnë, pra 19.5 përqind, ndërsa 7029

janë me tepricë kreditore dhe 2596 janë pa aktivitet. Pra mbledhja e të ardhurave

krahasohet vetëm me subjektet që paguajnë. Nga pikpamja e biznesit, ato subjekte që

paguajnë TVSH kontribojnë në përfitimet e atyre që nuk paguajnë. Nga e gjithë kjo

situatë konsumatori është subjekti që humbet më shumë, pasi TVSH është një tatim mbi

konsumin dhe paratë e paguara nga konsumatori, bizneset vetëm i derdhin në shtet dhe në

momentin që ata nuk paguajnë përfitojnë çmimin e paguar nga konsumatori.

2. Evazioni fiskal

Evazioni fiskal është fenomeni i lidhur ngushtë me normat e larta tatimore. Duhet të

bëjmë dallimin ndërmjet evazionit tatimor që është mospajtim me detyrimet tatimore

nëpërmjet mospagimit të tyre dhe shmangies tatimore që është një prirje për të

shfrytëzuar boshllëqet e ligjit për të paguar më pak tatime. Evazioni është jo ligjor

ndërkohë që shmangia nuk është e tillë dhe pse është humbje për shoqërinë. Ekonomia e

madhe informale dhe një kulturë e fortë e parasë në dorë (cash) kontribuojnë më tej për

nivele të ulta të zbatimit tatimor nga tatimpaguesi dhe evazion të përhapur gjerësisht.

Shpeshherë mendohet se për të kompensuar të ardhurat që duhen mbledhur përshkak të

egsistencës së evazionit, duhet të rritet akoma norma marxhinale, por nga ana tjetër do të

rritej prirja e individëve për të mos deklaruar. Duke vazhduar mё tej, me kёtё argument,

Page 109: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

109

sipas ekonomistёve politikat e gabuara, mund tё çojnё nё krijimin e njё “ rrethi vicioz”

me njё rritje tё sektorit informal, me njё sistem tё dobёt tё mbledhjes sё taksave, dhe si

pasojё tё ardhura tё ulta nga taksat, nivele tё ulta investimesh dhe cilёsi e ulёt e

shёrbimeve publike. Megjithëse në vendin tonë janë marrë disa masa në drejtim të uljes

së normave tatimore; vlen të përmëndim vendosjen e taksës së sheshtë dhe reduktimin e

kontributit të sigurimve për punëmarrësin, përsëri po të shohim nivelin e të ardhurave të

mbledhura nuk reflekton një ulje të dukshme të evazionit.

3. Legjislacioni

Sistemi i tanishëm ligjor tatimor përmban plot kontradikta, mbivendosje, mospërputhje

dhe hapsira brenda vetes dhe përkundrejt ligjeve të tjera që nevojiten të adresohen. Këto

kontradikta janë një pengesë e madhe për bizneset, ndihmojnë korrupsionin nga ana e

tatimeve dhe krijojnë konflikte të gjata e të pazgjidhshme midis tatimpaguesve dhe

administratës. Nga ana tjetër mungojnë komentaret e ligjeve në të cilat përgjithsisht

analizohen rastet tipike si edhe interpretohet hollësisht ligji. Kjo i lë shteg interpretimeve

të ndryshme nga të gjitha anët dhe e shoqëruar me mungesën e profesionalizmit të

inspektorëve dhe organeve të apelit administrativ dhe gjyqsor, dëmton interesat e

tatimpaguesve dhe disa herë edhe të shtetit. Një tjetër vështirësi e lidhur me këtë çështje

është se Drejtoria e Tatimeve nuk ka kapacitetet e duhura për të shkruar komentare të

ligjeve, por edhe asistentët e huaj nuk e kanë marrë përsipër sepse kërkon një njohje

shumë të hollësishme të legjislacionit dhe praktikave.

Përveç këtyre është qëllim i deklaruar hyrja në Bashkimin Europian. Realizimi i këtij

qëllimi kërkon edhe përshtatjen e disa ligjeve dhe proçedurave të BE siç paraqitet me

hollësi në direktivat përkatëse dhe në komunikatat e BE për tatimet.

4. Teknologjia e Informacionit

Teknologjia e Informacionit duhet të jetë ndihmësja më besnike e administratës tatimore.

Nëpërmjet këtij funksioni bëhet e mundur arritja e një kontrolli plotësisht të integruar të

tatimpaguesve dhe pagesave e deklarimeve që ata bëjnë për të gjitha tatimet. Ky

komponent synon të rrisë mbështetjen e efiçencës e mbledhjes dhe përdorimit të

informacionit tatimor, realizimin e analizave të riskut dhe vrojtimin e efektshmërisë së

Page 110: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

110

kontrollit tatimor nga DPT. Aktualisht përdoret Sistemi i Integruar Tatimor i krijuar me

asistencë të BE i cili bën të mundur që DPT-ja në mënyrë automatike të analizojë dhe

përdorë deklarimet dhe pagesat e tatimpaguesve, të shqyrtojë të dhënat e kontrollit, si

edhe funksione të tjera. Por ky sistem rezulton disi i komplikuar për përdoruesit dhe

numri dhe shpejtësia e raporteve që ai gjeneron është i vogël.

5. Korrupsioni

Janë të shumta arsyet të cilat bëjnë që të egzistojë korrupsioni në sistemin tatimor. Disa

prej tyre mund të jenë: ligjet tatimore të paqarta ose jo të plota që kërkojnë interpretim;

gjoba të renda ose të pavenda, përqindje të larta tatimore, pamundësi për kontrollin e

kryqëzuar të informacionit të tatimpaguesve, mungesa e automatizimit tyë plotë, mungesa

e kontrollit të brendshëm dhe njësive antikorrupsion; mungesë e punonjësve me me aftësi

profesionale, pagesa të varfëra, mungesa e edukimit të tatimpaguesve, etj. Duke e

konceptuar shumë të rëndësishme luftën ndaj korrupsionit brenda administratës tatimore,

duhet patjetër të funksionojë një sistem i brendshëm i investigimit të rasteve korruptive si

edhe proçedimit ligjor të bartësve të këtyre fenomeneve. Kjo mund të realizohej

nëpërmjet një sektori të mirfilltë investigimi të brendshëm. Nga ana tjetër duhen studiuar

metodat anti-korrupsion të përdorura nga vënde të tjera, si edhe pjesmarrja në organizata

të tilla si Transparency Internacional do të ndihmonin në përfitim e këtyre njohurive.

4.2 Analiza e Shpenzimeve Buxhetore

Njё nga sfidat me tё cilat ёshtё pёrballur politika fiskale nё tranzicion, ёshtё tё

kontribuojё nё stabilizim, por pa penguar ristrukturimin fiskal tё nevojshem. Pasi vetё

stabilizimi kёrkon instrumenta fiskale tё pёrmirёsuar50

. Konsolidimi fiskal, nëpërmjet

vendojes së njё balance midis reduktimit tё defiçitit dhe borxhit publik dhe nevojёs pёr tё

kryer investime kapitale tё nevojshme, ka ndikuar pozitivisht si në drejtim të stabilitetit

ashtu edhe në drejtim të rritjes ekonomike.

50 Tanzi Vito (1992) , Fiscal Policies in Economies in Transition, IMF, ISBN/ISSN 978-1-55775-191-1,

June

Page 111: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

111

4.2.1 Politika e shpenzimeve

Sipas koncepteve teorike një mënyrë për të parë performancën e sektorit publik është

nëpërmjet ecurisë së shpenzimeve. Tendenca e tyre ka qënë rënëse, por jo në të gjitha

periudhat.

Grafiku 4.5 Ecuria e shpenzimeve buxhetore totale, korrente dhe kapitale (në % PBB)

Burimi: Ministria e Financave

Grafiku i mësipërm bën një përshkrim të ecurisë së shpenzimeve totale duke i ndarë ato

në korrente dhe kapitale. Që pas niveleve të larta të shpenzimeve në vitin 1992 tendenca e

tyre ka ardhur në rënie. Disa nga politikat e qeverisё që kanё ndikuar nё uljen e

shpenzimeve qeveritare, kanë qënë shkurtimet nё administraten publike, me qёllim pёr tё

pёrmirёsuar shёrbimet publike, liberalizimi i kurseve tё kёmbimit dhe i çmimeve që

ndikoi nё reduktimin e subvencioneve nё ekonomi, ulja e shpenzimeve tё mbrojtjes, ulja

e normave tё interesit pёr pagesat e borxhit si dhe ulja a normave tё bonove tё thesarit pёr

financimin e brendshёm. Kjo tendencë rënëse u prish pas krizës së vitit 1997, për dy vitet

në vazhdim, duke patur parasysh reformat për të dalë nga kriza si edhe mbështetja që u

dha për luftën e Kosovës në vitin 1999. Që pas këtij viti shpenzimet kanë pasur një rënie

të qëndrueshme e cila arriti vlerën më të ulët në vitin 2003, rreth 28.4 përqind të PBB.

Edhe për vitet në vazhdim niveli i shpenzimeve ka qëndruar në vlera konstante 28 – 29

përqind të PBB. Në vitin 2008 ka një rritje të shpenzimeve me rreth 15 përqind krahasuar

me një vit më parë duke kapur vlerën 33.4 përqind, vlera më e lartë e shpenzimeve që

0

5

10

15

20

25

30

35

1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010

Shpenz.totale Shpenz. Korrente Shpenz. Kapitale

Page 112: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

112

prej vitit 1999. Ndryshe nga herët e tjera rritja ka ardhur si pasojë e rritjes së

shpenzimeve kapitale në infrastrukturë për ndërtimin e të ashtuquajturës “rruga e kombit”

(Durrës – Kukës). Ky ishte një nga investimet më të mëdha dhe më të kushtueshme për

buxhetin e shtetit, i cili mbart me vete krahas të tjerave dhe petkun politik. Akoma edhe

sot vazhdojnë polemikat në lidhje me kostot dhe përfitimet e këtij investimi të bujshëm, i

cili përveç rritjes së kostove dhe debateve në lidhje me shpërdorimin e fondeve, u

realizua në periudhën kur Shqipëria filloi të ndiente efektet e krizës globale, duke e shtuar

akoma skepticizmin e qytetarëve. Edhe në vitet në vazhdim niveli i shpenzimeve ka

qëndruar përsëri në vlera të larta rreth 32 përqind, panvarësisht tendecës për uljen e tyre.

Një fakt vlen të përmendet se ka një lidhje të drejtë midis rritjes së shpenzimeve

qeveritare dhe periudhave elektorale. Kjo shpjegon edhe nivelet e larta të shpenzimeve

për vitin 2009 duke shtuar edhe efektet e krizës.

Diferenca e madhe e shpenzimeve korrente dhe atyre kapitale të bën të kuptosh që pjesa

më e madhe e këtyre shpenzimeve shkojnë në investime jo shumë produktive. Gati

gjysma e shpenzimeve korrente shkon për shpenzimet e personelit që janë paga dhe

kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore. Po ti referohemi treguesve fiskalë në

grafikët e mëposhtëm konstatojmë një veçori pozitive në favor të ecurisë së shpenzimeve.

Ka një tendencë rënëse të shpenzimeve operative dhe të personelit kundrejt shpenzimeve

kapitale dhe sidomos investimeve.

Grafiku 4.6 Shpenzimet për pagat Grafiku 4.6 Shpenzimet për kontrib. të Sig

Shoq

4.0

4.2

4.4

4.6

4.8

5.0

5.2

5.4

5.6

5.8

20

25

30

35

40

45

50

55

60

2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009

Shpenzimet per pagat

miliard leke perqindje te PBB (djathtas)

0.8

0.9

1.0

1.1

1.2

1.3

1.4

1.5

7

8

8

9

9

10

10

11

11

12

2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009

Shpenzimet per kontribute e Sig. Shoq

miliard leke perqindje te PBB (djathtas)

Page 113: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

113

Grafiku 4.7 Shpenzime për Interesat Grafiku 4.8 Shpenzime operative dhe

mirmbajtje

Grafiku 4.9 Shpenzimet kapitale Grafiku 4.10 Investimet publike

Burimi: Ministria e Financave

Kjo do të thotë se kontributi i shpenzimeve në rritjen ekonomike ka ardhur duke u

përmirësuar. Sipas një studimi empirik është vënë re se për çdo 1 përqind rritje të

shpenzimeve në investime, ai kontribon me 0.1 përqind në rritjen afatgjatë dhe 0.25 në

rritjen afatshkurtër.

Ky ka qënë edhe qëllimi i politikës së shpenzimeve, i cili është theksuar edhe më shumë

këto 5 vitet e fundit: të reduktojë shpenzimet korrente nëpërmjet reduktimit të numrit të

punonjësve të administratës, riorganizimit të ministrive, uljes së shpenzimeve operative,

subvencioneve, madje edhe grantet e pushtetit vendor janë prekur nga kjo politikë për t’i

lënë më tepër hapsirë investimeve kapitale. Pra një përmirësim i strukturës së

shpenzimeve dhe cilësisë së adresimit të tyre.

1.6

2.1

2.6

3.1

3.6

4.1

4.6

5.1

5.6

6.1

21

23

25

27

29

31

33

35

37

2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009

Shpenzimet per Interesat

miliard leke

2.2

2.4

2.6

2.8

3.0

3.2

3.4

3.6

3.8

15

20

25

30

35

40

2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009

Shpenzimet Operative dhe Mirembajtjes

miliard leke

3.0

4.0

5.0

6.0

7.0

8.0

9.0

20

30

40

50

60

70

80

90

100

2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009

Shpenzimet kapitale

miliard leke

2.0

2.5

3.0

3.5

4.0

4.5

5.0

5.5

6.0

6.5

5

15

25

35

45

55

65

75

2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009

Investmet Publike (finacim I brendshem)

miliard leke perqindje te PBB (djathtas)

Page 114: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

114

A është në gjendje qeveria të rrisë kapacitetet investuese nëpërmjet shpenzimeve, pa

ndikuar negativisht në ekonomi? Kjo është një nga pyetjet e cila është në qendër të

teorive të financës publike në ditët e sotme. Përgjigja pozitivsht e kësaj pyetje

vështirësohet akoma më shumë në rastin e vendit tonë duke patur parasysh disa elementë

si tranzicioni i zgjatur, probleme në funksionimin e institucioneve të tregut, brishtësisë së

variablave makroekonomikë, mungesave në koordinimin e strategjive, etj.

Grafiku 4.11 Ecuria e shpenzimeve buxhetore sipas klasifikimit funksional (në % PBB)

Burimi: Ministria e Financave

Edhe po ti referohemi klasifikimit funksional të shpenzimeve politika sociale është ajo që

kap shifrën më të lartë të shpenzimeve. Sipas treguesve të madhësisë së sektorit publik

shpenzimet në këtë kategori bëjnë edhe dallimin midis një qeverie të vogël dhe një të

madhe. Niveli i shpenzimeve për vendin tonë në këtë kategori dhe në raport me përmasat

e ekonomisë na klasifikon si një vend me një nivel mesatar të sektorit publik në kufijtë e

30 përqind të PBB. Gjatë periudhës 2003 – 2006 vihet re një ulje e shpenzimeve në këtë

kategori e cila lidhet me funksionimin e mirë të skemës së sigurimeve shoqërore. Ndërsa

në vitet në vazhdim kemi rritje të shpenzimeve për politikat sociale. Një nga arsyet

kryesore është edhe ulja e remitancave, si edhe efektet e krizës ekonomike në shtesat më

të varfra.

Kjo politikë me shpenzime të larta në politikën sociale vihet re edhe në vendet e tjera

0

2

4

6

8

10

1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 Arsimi Shendetsia Transp_Telek Mbrojtja soc

Page 115: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

115

Grafiku 4.12 Niveli i shpenzimeve në disa sektorë kryesorë për 15 vende të Europës

Perëndimore, Japoni dhe SHBA (në % të PBB)

Burimi: Eurostat (2006)

Megjithëse niveli i shpenzimeve sociale në vendin tonë është ndjeshëm më i lartë se

niveli i shpenzimeve ekonomike që do të thotë se më shumë shpenzime kanë shkuar në

sektorë si arsimi shëndetësia, apo mbrojtja sociale, jo gjithmonё janё pёrdorur nё mёnyrё

efektive nё këta sektorë strategjikё qё ndikojnё nё zhvillimin ekonomik.

4.2.2 Efikasiteti i shpenzimeve në sektorët prioritarë

Shpenzimet e realizuara nga qeveria në sektorë si arsimi, shëndetsia dhe infrastruktura

ndikojnë pozitivisht rritjen ekonomike dhe zhvillimin në përgjithsi. Por niveli i lartë, apo

i ulët i shpenzimeve në këto sektorë nuk mjafton për të gjykuar për rendimentin e tyre.

Arsimi

Duke e parë nga grafiku 4.13 niveli i shpenzimeve që shkon për arsimin është mjaft i ulët

vetëm rreth 3 – 3.5 përqind e PBB, krahasuar me vendet e antarësuara së fundmi në

Bashkimin Europian. Kjo vjen edhe si pasojë e mungesёs sё pёrvojёs dhe koordinimit tё

njё strategjie kombёtare, qëndrueshmërisë së reformave, etj

0

5

10

15

20

E15 Japoni SHBA Mbrojtje Arsim Shendetsi Sherbime Publike Politika Sociale

Page 116: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

116

Grafiku 4.13 Shpenzimet për arsimin në Shqipëri dhe vendet e antarsuara së fundimi në BE

(në % të PBB)

Burimi: Eurostat (2010)

Megjithatë, duhet theksuar se një pjesë e arritjeve në sistemin arsimor që lidhen me

raportin mësues – nxënës, uljen e numrit të braktisjes së shkollës, mbetjen në klasë, etj

janë realizuar me shpenzime të pakta. Nisur nga tabela e mëposhtme mund të themi se

efiçenca në nivelin arsimor është e pranueshme.

Tabela 4.1 Raporti Nxënës/Mësues për tre kategoritë e arsimit

Arsim 9-vjeçar Arsimi i Mesëm Arsimi i Lartë

Shqipëria 18 15 16

Hungaria 11 12 15

Polonia 12 13 18

Rep. Çeke 18 13 17

Rep.Sllovake 19 14 11

Spanja 14 11 12

Vende me rritje të lartë ekonomike 27 22

Vende të OECD 17 14 15

Burimi: OECD (2007) Arsimi në një vështrim

Gjithashtu përfitimi nga shpenzimet e bëra në arsim nuk është i njëjtë në të gjitha

shtresat. Në nivelin e arsimit fillor po arrihet frekuentimi universal, por në nivelin e

arsimit të mesëm dhe të lartë po thellohen pabarazitë midis shtresës së pasur dhe asaj të

varfër. Për arsimin 9-vjeçar ky diferencim është 7 pikë përqindje ndërkohë që për dy

0

1

2

3

4

5

6

7

Shqiperi Bullgaria Rep.Ceke Hungaria Polonia Sllovenia Rumania Sllovakia

Page 117: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

117

nivelet e tjera shkon nga 49 në 53 pikë përqindje (OECD 2007). Megjithatë vendi ynë

aplikon politika të cilat rritin barazinë në arsim, siç janë ofrimi falas i arsimit 9-vjeçar dhe

atij të mesëm, subvencionimi i teksteve shkollore, dhënia e bursave dhe sigurimi i

transportit për nxënësit që ndjekin arsimin 9-vjeçar në distancë, etj.

Cilat kanë qënë normat e pranimit në tre nivelet e arsimit krahasuar me vende të

Bashkimit Europian dhe atyre me rritje ekonomike të lartë?

Tabela 4.2 Normat e pranimit sipas grupmoshave (në %)

Vendet Mosha 5 – 14 Mosha 15 – 19 Mosha 20 – 29

Shqipëria 85 56 13

EU15 100 82 25

Hungaria 100 83 22

Polonia 94 88 29

Rep. Çeke 100 90 17

Rep.Sllovake 97 80 13

Spanja 100 79 22

Vende me rritje të

lartë ekonomike

94 70 14

Burimi: OECD (2007) Arsimi në një vështrim

Duke mbështetur argumentat e mësipërm, diferenca të mëdha me vendet e tjera vihen re

kryesisht në arsimin e mesëm, ku normat e pranimit në vendin tonë janë sa 2/3 e

pothuajse të gjitha vendeve krahasuese. Edhe normat e pranimit në arsimin e lartë janë

dukshëm më të ulta. Kjo situatë nuk është aspak favorizuese, ku Shqipëria ka gjithnjë e

më shumë nevojë për një fuqi punëtore më të kualifikuar, të pajisur me kompetenca,

njohuri dhe aftësi për vendin e punës, të cilat nuk mund të fitohen vetëm me sistemin

arsimor primar. Boshllëqet e vazhdueshme në rezultatet e arsimit të mesëm dhe të lartë,

do të përbënin një faktor kufizues për perspektivën e së ardhmes ekonomike të vendit.

Tabela e mëposhtme tregon sesi janë alokuar shpenzimet publike në tre nivelet e arsimit

në Shqipëri për këtë 10 vjeçar.

Page 118: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

118

Tabela 4.3 Përqindjet e shpenzimeve sipas programit arsimor në vite

Funksionet 2002 2004 2005 2007 2009 2010 Planifikimi,

Menaxhimi dhe

Administrimi

5.4 4.6 3.2 2.2 2.4 2.3

Arsimi Bazë

(përfshirë

parashkollorin)

61.9 58.5 58.8 45.9 54.4 60.9

Arsimi i Mesëm (i

përgjithshëm) 10.2 12.2 12.5 19.5 12.3 13.8

Arsimi i Mesëm

(professional) 4.9 6.8 7.1 6.3 6.2 5.9

Arsimi Universitar 17.0 17.2 18.2 24.0 23.3 16.4

Fonde për Shkencën 0.5 0.27 0.42 2.1 1.4 0.7

Totali 100 100 100 100 100 100

Burimi: Ministria e Financave

Më shumë se gjysma e shpenzimeve në këtë sektor shkon për arsimin bazë, kurse për

arsimin e mesëm shkojnë më pak se 20 përqind e shpenzimeve. Kjo dëshmon për numrin

më të madh të nxënësve në këto klasa si edhe mësimin me dy turne. Sipas një raporti të

Bankës Botërore në 2005, është arritur në konkluzionin se financimi i arsimit të mesëm

është i pamjaftueshëm si për frymë, ashtu edhe në fonde, duke përjashtuar vetëm pagat.

Nga ky raport del se megjithëse shpërndarja e shpenzimeve në tre nivelet e arsimit është e

krahasueshme me vendet e Bashkimit Europian, niveli i shpenzimeve për frymë në

arsimin e mesëm është më i ulët sesa në arsimin bazë dhe ka një shpërndarje jo-

proporcioanle të shpenzimeve midis arsimit të mesëm të përgjithshëm dhe atij

profesional. Në terma absolute shpenzimet për arsimin e përgjithshëm janë më të larta,

por në raport me numrin e shkollave, arsimi i mesëm profesional përfiton 2.75 herë më

shumë.

Përpos kësaj, rrogat konsumojnë krahasimisht një nivel të lartë prej 86 për qind të

shpenzimeve periodike të arsimit parauniversitar në Shqipëri duke ngushtuar hapësirën

për shpenzime të tjera jo-pagë dhe duke ndikuar në cilësi. Problematik mbetet përsëri

arsimi i mesëm i përgjithshëm ku vetëm një përqindje e vogël e shpenzimeve korrente

akordohen për zërat e shpenzimeve duke përjashtuar pagat. Veç kësaj, alokimet për

shpenzimet jo-page (në total si edhe për shkollat e mesme) kanë pësuar rënie në vitet e

Page 119: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

119

fundit. Rritjet e pagave të mësuesve e kanë shtuar edhe më shumë presionin mbi

shpenzimet jo-page.

Pagat janë një tregues i cilësisë së arsimit, megjithëse jo në nivelet e shpenzimeve

kapitale dhe përmirësimit të infrastrukturës në arsim. Ato kanë pësuar rritje të

vazhdueshme sidomos në gjysmën e dytë të kësaj dekade, por përsëri rrogat e mësuesve

shqiptarë në lidhje me PBB për frymë, janë të ulëta, kur krahasohen me mesataren e

OECD dhe një grup të zgjedhur vendesh që marrin pjesë në programin Treguesit e

Arsimit Botëror, (WEI). Gjithashtu orët e mësimit gjykohen të jenë më të gjata se vendet

e tjera krahasuese. Para vitit 2006, mësuesit punonin nën një regjim page sipas të cilit

mësuesi i arsimit të mesëm me një përvojë pune prej dhjetë vjetësh, merrte mesatarisht 26

për qind më pak se sa specialisti i shërbimit civil i nivelit më të ulët. Për më tepër,

mësuesit shqiptarë punojnë më shumë orë në klasë në të gjitha nivelet e arsimit

parauniversitar se sa mesatarja e vendeve të porsa-anëtarësuara në BE ose vendet e

OECD. Në nivelin tetëvjeçar, mësuesit shqiptarë kanë 842 orë mësimi në vit, relative me

një mesatare prej 711 orësh mësimi për mësuesit e vendeve të porsa-anëtarësuara në BE

dhe 795 orë për vendet e OECD. Në vitet e shkollës tetëvjeçare, shifrat janë 748, 616, dhe

701, respektivisht; ndërsa në shkollat e mesme janë 735, 601, dhe 661 orë respektivisht.

Tabela 4.4 Raporti i pagave të mësuesve ndaj PBB në Shqipëri dhe vendet krahasuese

Vendet

Arsimi fillor/tetvjeçar Arsimi i mesëm, vitet e ulta Arsimi i mesëm, vitet e larta

Paga

fillestare

Pas 15

vitesh

pune

Paga

me e

larte

Paga

fillestare

Pas 15

vitesh

pune

Paga

me e

larte

Paga

fillestare

Pas 15

vitesh

pune

Paga

me e

larte

Shqipëria

2006

0.67 0.81 0.93 0.78 0.92 1.05 0.78 0.92 1.05

WEI

2003

1.35 1.72 2.26 1.53 1.94 2.53 1.59 1.99 2.59

Max 3.51 435 7.59 3.51 4.35 7.59 3.51 4.35 7.59

Min 0.29 0.52 0.94 0.29 0.52 0.94 0.34 0.62 0.99

OECD

2003

0.95 1.31 1.61 0.95 1.30 1.61 0.99 1.39 1.68

Burimi: Treguesit e Arsimit Botëror (2007)

Nga tabela vihen re diferencat midis Shqipërisë dhe vendeve të OECD, ose atyre të WEI,

ku niveli i pagave është i krahasueshëm me nivelet minimale të vendeve që bëjnë pjesë

në programin e Treguesve të Arsimit Botëror.

Page 120: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

120

Për të përmirësuar cilësinë e arsimit, si edhe për t’u përafruar me standartet e Bashkimit

Europian duhet që shpenzimet publike në arsim të përshtaten në mënyrë të tillë që të

lejojnë trajtimin e prioriteteve të zhvillimit të tanishëm të vendit, duke marrë parasysh

ndryshimet demografike. Prioritetet kryesore për arsimin janë: rritja e rezultateve

arsimore, si edhe përmirësimi i frekuentimit dhe cilësisë në nivelin e arsimit të mesëm,

me qëllim që të përmbushen nevojat e tregut të punës në Shqipëri. Numri në rënie i

grupmoshave të arsimit bazë dhe rural, për shkak të ndryshimeve demografike, ofron si

sfida edhe mundësira për të arritur këto objektiva. Një rrugë tjetër e mobilizimit të

fondeve për zhvillimin e arsimit të mesëm, do të jetë të shfrytëzojnë dëshirën e njerëzve

për të investuar për shkollimin e tyre, veçanërisht në nivelin universitar. Rritja e

shpenzimeve jashtë rroge është një tjetër prioritet, si edhe rritja e investimeve kapitale

duke përfshirë infrastrukturën e specializuar si pajisje për teknologjinë e informacionit

dhe laboratorë, për të rritur sidomos cilësinë në arsimin e mesëm.

Shëndetsia

Shëndetsia është një tjetër sektor i konsideruar strategjik. Shpenzimet për këtë sektor janë

luhatur në kufijtë 2.3 – 2.8 përqind të PBB dhe pothuajse sa gjysma e mesatares së

shpenzimeve që realizojnë vendet e antarësuara së fundmi në Bashkimin Europian.

Grafiku 4.14 Shpenzimet për Shëndetsinë në Shqipëri dhe vendet e antarsuara së fundmi në

BE (në % PBB)

Burimi: Eurostat (2010)

0 1 2 3 4 5 6 7 8

Shqiperi Bullgaria Rep.Ceke Hungaria Polonia Sllovenia Rumania Sllovakia

Page 121: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

121

Ministria e Shëndetësisë mbetet ofruesi kryesor i kujdesit shëndetësor në Shqipëri,

megjithëse prezenca e ofruesve të shërbimit nga sektori privat, është rritur gradualisht.

Duke iu referuar të dhënave të Ministrisë së Financave, rreth 85 përqind e totalit të

shpenzimeve të kësaj ministrie shkojnë për shpenzime korrente, ku pjesa më e madhe

shkon për paga dhe sigurime shoqërore. Shpenzimet kapitale zënë 15 përqind të kësaj

ministrie. Programi në të cilin shpenzohet më shumë nga kjo ministri është Shërbimi i

Kujdesit Dytësor, i cili zë rreth 60 përqind të buxhetit dhe më pas vijnë programi i

Shërbimit të Kujdesit Parësor me rreth 30 përqind dhe Shërbimi i Shëndetit Publik me 9

përqind.

Ndër objektivat kryesorë që mendohen të realizohen, apo përmirësohen me buxhetin e

akorduar për shëndetsinë në vitet në vazhdim janë:

Përmirësim i ofrimit të shërbimit parësor nëpërmjet zgjerimit të skemës së

medikameneteve nga 409 që janë aktualisht në 430 ne vitin 2011.

Zvogëlim i vdekshmërisë foshnjore në vitin 2011 me 0.5 për 1.000 krahasuar me

vitin 2010, ku vdekshmëria foshnjore ëshë 22 për cdo 1000 lindje51

.

Zvogëlim i vdekshmërisë amtare me 1/100.000 në vitin 2011 krahasuar me 17 për

100.000 që ishte në vitin 2008.

Mbulim 80% i nevojes për shërbim spitalor në vitin 2011 krahasuar me 75% qe janë

plotësuar në 2010.

Plotësim 75% i nevojave të spitaleve rajonale me pajisjet e domosdoshme mjeksore

në shërbimet bazë (patologji, kirurgji, pediatri), në vitin 2011, referuar 70 përqind

që plotësohen në vitin 2010

Reduktimi i numrit të shpërthimeve epidemike me burim ndotjen e ujit në jo më

shumë se 3 në vit në vitin 2011, krahasuar me mesatarisht 4 në periudhën 2005-

2009.

Reduktimi i vdekshmërisë nga traumat, helmimet dhe aksidentet rrugore në vitin

2011 në 27 për 100 000 banorë, referuar 31 për 100 000 banorë në vitin 2008.

Tabela 4.5 Treguesit e Shëndetit për Shqipërinë dhe vendet e rajonit

51 Sipas studimeve të bëra nga UNICEF

Page 122: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

122

Vdekshmëria

mëmsore

Vdekshmëria

foshnjore

Jetgjatësia

në lindje

jetgjatësia e

shëndetshme

Vaksin

DTP

Vaksin

fruth

Shqipëria 55 21 72 61 93 97

BiH 31 17 73 64 84 87

Bullgaria 32 15 72 65 96 96

Rumania 58 20 71 63 97 97

Kroacia 10 7 75 67 95 94

Serbia 9 14 73 64 87 89

Maqedonia 13 12 72 63 96 96

Burimi: Banka Botërore (2006)

Vlerat e treguesve në katër kolonat e fundit janë të krahasueshme me ato të vendeve të

rajonit. Në nivele të larta mbetet vdekshmëria mëmsore dhe ajo foshnjore, e cila ndodh

kryesisht prej sëmundjeve infektive. Kurse mbulimi me vaksina është në nivele të larta, e

cila reflekton përpjekjet e qeverive për të rivendosur këtë sistem, sidomos pas viti 2000.

Infrastruktura

Për një ekonomi të vogël si Shqipëria, të hapur gjeografikisht ndaj tregjeve kryesore

Evropiane, sigurimi i një infrastrukture të përshtatshme transporti është faktor themelor

në zgjerimin e tregut dhe në rritjen e aftësive konkurruese të vendit. Shqipëria shpenzon

një përqindje të konsiderueshme të burimeve publike në sektorin e transportit, gjë që

pasqyron rëndësinë e sektorit në zhvillimin ekonomik të vendit dhe zbutjen e varfërisë.

Figura e mëpshtme tregon sesi kanë evoluar shpenzimet për transport gjatë 5-vjeçarit të

fundit në krahasim me buxhetin total të secilit vit.

Grafiku 4.15 Ecuria e shpenzimeve për transport ndaj buxhetit total (2005 – 2010)

0

50

100

150

2005 2006 2007 2008 2009 2010

shpenzimet per transport

Page 123: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

123

Burimi: Ministria e Financave

Vihet re një rritje e këtyre shpenzimeve gjatë periudhës 2007 – 2008, e cila përkon edhe

me ndërtimin e rrugës së kombit dhe të disa akseve të tjera të rëndësishme. Për të patur

më të qartë sesi janë ndarë shpenzimet e transportit në sektorët përkatës shohim tabelën e

mëposhtme.

Tabela 4.6 Përbërja funksionale e shpenzimeve në fushën e transportit sipas llojit

Funksionet 2005 2006 2007 2008 2009 2010

Rruget nacionale 10,055,662 9,186,110 27,855,294 59,870,731 52,757,406 30,200,683

Manaxhimi i

transportit rrugor 26,600 14,460 15,000 33,426 24,000 24,301

Portet 1,610,400 791,930 570,000 1,607,906 645,000 998,995

Aviacioni civil 406.208 351,000 290,000 824,497 582,000 502,926

Hekurudhat 400,000 72,500 45,000 97,431 100,000 80,630

Ujsjellës kanalizime 5,136,950 6,598,796 8,313,672 4,964,531 8,604,178

Totali 12,526,265 17,066,500 36.597.000 73,343,500 61,572,717 42.937.445

Burimi: Ministria e Financave

Sektori i rrugeve konsumon pjesën më të madhe të buxhetit të sektorit të transportit, me

një përqindje në rritje të shpenzimeve. Gjatë vitit 2008 kemi një dyfishim të shpenzimeve

për rrjetin rrugor i cili është përpjestimor me dyfishimin e shpenzimeve në sektorin e

transportit. Gjatë vitit 2010 vihet re një rënie e shpenzimeve në këtë sektor në krahasim

me dy vitet e mëparshme. Shpenzimet në sektorin hekurudhor janë dukshëm më të ulta se

në çdo sektor tjetër dhe megjithatë, këto shpenzime kanë një kosto shumë më të lartë pasi

ky shërbim është pothuajse i falimentuar. Një tjetër fakt evident është shpërpjestimi i

madh midis shpenzimeve për ndërtimin e rrugëve dhe atyre për mirmbajtjen. Menaxhimi

aktual i dobët i rrjetit të rrugëve po krijon një rrezik të konsiderueshëm fiskal. Pikë së

pari, aftësia e qeverisë për të identifikuar, caktuar prioritetet dhe kryer shpenzimet

paparagjykuar stabilitetin makroekonomik, mbetet ende e kufizuar. Së dyti, shpenzimet

Page 124: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

124

jo të mjaftueshme në drejtim të mirëmbajtjes në të shkuarën, po përkthehen në kosto të

larta për të ardhmen, për sa i përket rehabilitimit dhe rindërtimit të rrugëve, ndërsa

paralelisht rriten kostot e përdoruesve për arsye të degradimit dhe shkatërrimit të

automjeteve, kohës shtesë të udhëtimit dhe konsumit të karburantit, etj. Së fundi,

shtrëngimi i kushteve të huamarrjes nga burimet e jashtme në të ardhmen, për një sektor

ku këto financime kanë kontribuar në rreth 50 përqind të shpenzimeve kapitale, mund të

sjellë rritjen e presionit fiskal dhe borxheve.52

Pavarësisht shpenzimeve të konsiderueshme në sektorin e transportit gjatë dekadës së

fundit, shtrirja dhe cilësia e sektorit të rrugëve mbetet e pamjaftueshme. Si nga

perceptimet e bizneseve që operojnë në Shqipëri, ashtu edhe nga treguesit e të ardhurave,

del në pah një përkeqësim ose përmirësim i ngadalshëm në cilësinë e infrastrukturës,

krahasuar me vendet e tjera.

Tabela e mëposhtme jep mbulimin me infrastrukturë rrugore të Shqipërisë dhe disa

vendeve të rajonit.

Tabela 4.7 Mbulimi me infrastrukturë rrugore i Shqipërisë krahasuar me vende të rajonit

për periudhën 2003 - 2005

Dëndësia e rrugëve

Km/1000Km2

Rrugë-km/1000

banorë

Shqipëria 657 3.5

BiH 426.7 5.6

Rep. Çeke 16.46 12.5

Kroacia 506 6.4

Estonia 1319.7 41.2

Hungaria 1732.6 15.7

Maqedonia 341.5 4.3

Serbia 494.3 4.8

Sllovenia 1006.5 10.2

Burimi: Banka Botërore

Disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e kërkesës për investime dhe shtim të rrugëve janë:

lëvizjet demografike të cilat aknë shkaktuar mbipopullim në zona të caktuara, rritja e madhe e

52 Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit (2008) Strategjia Sektoriale e

Transportit 2008 – 2013

Page 125: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

125

numrit të makinave sidoms në zonat urbane, rritja e flukseve tregtare me vendet fqinjë, por edhe

me vendet e tjera, zhvillimi i biznesit privat, etj

Edhe figura nxjerr në pah problemet në lidhje me shpenzimet për mirmbajtje që në

Shqipëri janë në vlera të parëndësishme krahasuar me rajonin

Grafiku 4.16 Shpenzimet në transportin rrugor të ndara në investime dhe shpenzime

mirmbajtje për vitin 2007 në Shqipëri dhe vendet e antarsuara në BE (në % të PBB)

Burimi: Bullgaria selected issues (2010)

Edhe figura nxjerr në pah problemet në lidhje me shpenzimet për mirmbajtje që në

Shqipëri janë në vlera të parëndësishme krahasuar me rajonin. Niveli i investimeve në

rrugë është më i madhi në krahasim me vendet e tjera, përveç Rumanisë e cila është në

vlera të përafërta. E përbashkëta e shteteve është se kanë nivele të konsiderueshme të

shpenzimeve edhe në sektorin e mirmbajtjes të cilat shpeshherë tejkalojnë dhe vetë

investimet në sektorin rrugor, siç është rasti i Hungarisë.

4.2.3 Probleme të manaxhimit të shpenzimeve

Në çështjen e mësipërme u njohëm me mënyrën sesi janë shpërndarë shpenzimet

buxhetore midis sektorëve dhe në lidhje me investimet dhe shpenzimet korrente. Kjo

analizë nuk është e mjaftueshme për të treguar sesi janë shpenzuar këto fonde. Nëse ato

janë përdorur në mënëyrë efiçente ose jo. Kjo analizë, e cila lidhet me përdorimin e

0.0

1.0

2.0

3.0

4.0

5.0

6.0

7.0

Shqiperi Bullgaria Rep.Ceke Hungaria Polonia Sllovenia Rumania

Mirmbajtje

Investime

Page 126: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

126

burimeve në mënyrë efiçente dhe efektive, ka të bëjë me manaxhimin e shpenzimeve

publike. Në këtë kontekst rol të rëndësishëm luan reforma në sistemin buxhetor.

Sistemet e buxhetit duhet të arrijnë tre objektiva bazë:

Ruajtjen e një dispiline agregate fiskale – e cila ka të bëjë me një kontroll të totalit

nëpërmjet vendosjes së kufizimeve për shpenzimet. Pra që buxheti të jetë efektiv duhet të

ketë një kufizim të shpenzimeve të përcaktuar, në të kundërt nuk do të ishte i nevojshëm

një proçes i tillë, nëse shpenzimet do të rriteshin sa herë do të kishte kërkesa për të

plotësuar.

Alokimi i burimeve në përputhje me prioritetet e qeverisë – në këtë rast kemi efiçence

nëse i shpërndajmë burimet sipas sektorëve prioritarë, pra duke i zhvendosur nga sektorë

joproduktivë tek ata produktivë.

Nxitja e efiçences në shpërndarjen e burimeve – ky objektiv lidhet me kapacitetet për të

zbatuar programe dhe për të shpërndarë shërbimet me kosto sa më të ulët.

Në këtë dhjetëvjeçar dhe sidomos vitet e fundit janë hedhur hapa të rendësishëm në

drejtim të manaxhimit të shpenzimeve duke iu referuar kuadrit institucional, mënyrës së

hartimit të buxhetit, duke u bazuar në standartet europiane, kuadrin fiskal afatmesëm, etj.

Megjthatë shpeshherë respektimi i tyre nuk ka qenë aq rigoroz dhe këtu i referohemi

kryesisht transparencës në lidhje me proçesin e buxhetimit si edhe përfshirjen e shoqërisë

civile në këtë proçes. Cilat janë disa nga arritjet në lidhje me manaxhimin e shpenzimeve.

Kuadri institucional

Përmirësimet në lidhje me aspektin ligjor ku mund të përmendim ligjin organik të

buxhetit, i cili ishte një domosdoshmëri për të pasqyruar ndryshimet e ndodhura si në

funksionimin dhe ndarjen e pushteteve, ashtu edhe në hartimin dhe zbatimin e buxhetit.

Kuadri fiskal afatmesën

Është një element i cili duhet të shoqërojë buxhetin. Pra nuk mund të hartohet buxheti pa

patur një parashikim fiskal afatmesëm, i cili do të sigurojë një vazhdimësi të objektivave

fiskale. Marrja parasysh e këtij kuadri ka ndikuar pozitivish në procesin e hartimit të

buxhetit.

Procesi i hartimit të buxhetit

Page 127: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

127

Edhe në këtë drejtim janë bërë përmirësime duke patur parasysh që drafti i buxhetit kalon

në parlament në periudhën e fundvitit ndryshe nga periudha e fillimit të reformës, ku

buxheti miratohej pasi kishte filluar viti kalendarik. Miratimi i Buxhetit të Shtetit në

periudhën nëntor – dhjetor të një viti më parë ka një impakt pozitiv pasi i krijon qeverisë,

ministrive dhe intitucioneve buxhetore të gjitha hapsirat kohore, për startimin në advance

të proçedurave ligjore, për ekzekutimin e buxhetit dhe krijimin e premisave për një

perdorimim efektiv të fondeve publike. Drafti i buxhetit duhet të paraqesë në mënyrë të

qartë objektivat e qeverisë në politikën fiskale, kuadrin makoekonomik, politikat

buxhetore dhe të paraqesë risqet fiskale. Një element i rëndësishëm në këtë aspekt është

edhe informimi i publikut në lidhje me këtë përmbajtje.

Zbatimi dhe monitorimi i buxhetit

Ministria e Financave duhet të monitorojë shpërndarjen e shpenzimeve gjatë vitit duke u

bazuar në një sistem të unifikuar të llogarive financiare. Parlamenti dhe Këshilli i

Ministrave duhet të mbajnë përgjegjësi për shqyrtimin e raporteve periodike mbi

performancën financiare në lidhje me buxhetin si edhe rishikimin e objektivave dhe

politikave në përputhje me ndryshimin e kushteve ekonomike dhe financiare. Nga ana

tjetër shpërndarja e përdorimit të fondeve të buxhetit të shtetit në mënyrë të njëtrajteshme

nga pikpamja kohore, do të lehtësonte Ministrinë e Financave dhe Bankën e Shqiperisë,

për një menaxhim me të mirë të burimeve financiare të siguruara kryesisht nga tatimet

dhe taksat, të defiçitit buxhetor dhe të cash-it.

Kontabiliteti dhe raportimi/Kontrolli financiar

Janë dy elementë të rëndësishëm të cilët ndikojnë në mënyrën sesi fondet janë duke u

përdorur. Në këtë drejtim vazhdohet të punohet për të krijuar një sistem sa më optimal

nga pikpamja e aspektit ligjor si edhe të sistemeve të kontrollit në përputhje me standartet

ndërkombëtare.

Sistemet e prokurimit

Ky sistem është edhe një nga më të rëndësishmit në lidhje me nxitjen ose jo të

konkurrencës në kontratat e sektorit publik, prandaj ai ka efekt të drejtpërdrejtë mbi

performancën e sektorit privat. Në këtë këndvështrim janë bërë shumë përpjekje për

Page 128: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

128

përmirësimin e kuadrit ligjor, por ky nuk është elementi i vetëm i cili do të conte në

rritjen e eficences së përdorimit të fondeve publike.

Me gjithë përmirësimet e bëra, manaxhimi i shpenzimeve vuan nga disa probleme të

rëndësishme.

Së pari kuadri rregullator nuk është i vetmi element që ka rëndësi, por edhe zbatimi i tij.

Në këtë aspekt duhet të egzistojë vullneti politik, i cili shpeshherë nuk ka qënë aq i

pranishëm. Këtu vlen të përmëndim rastet e përdorimit të fondeve buxhetore me anë të

akteve normative, ose transefrimin e fondeve të papërdorura në fund të vitit, i cili është

një fenomen i përsëritur. Vendimarrja politike luan rol të rëndësishëm edhe në kuadrin

fiskal afatmesëm. Shpeshherë politikat nuk janë të qarta në mënyrën e konceptimit dhe të

zbatimit, por sidomos të kostos që i shoqëron. Gjithashtu ndryshimi i shpeshtë i

politikave dhe mospasja e një vazhdimsie e dëmton vendimarrjen fiskale afatmesme. Pra

strategjitë sektoriale të zhvillimit duhet të mbështeten nga politikat përkatëse buxhetore.

Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një rezultat pozitv dhe të arritshëm. Një tjetër faktor

që duhet marrë në konsideratë është edhe zhvillimi rajonal i pabalancuar. Ky fakt duhet të

pasqyrohet në politikat buxhetore, pasi diferencat në zhvillim midis rajoneve të caktuara,

rritin mundësitë per lëvizje demografike, si edhe për ulje të produktivitetit të

shpenzimvee të kryera më parë në këto rajone. Kësaj situate i shtohet edhe tendenca e

zhvendosjes së shpenzimeve në fund të vitit. Prandaj për të patur më shumë efikasitet

duhet që të respektohen në mënyrë rigoroze politikat e shpalluara më parë dhe jo

ndryshime të menjëhershme. Mungesa e një ritmi në shpërndarjen e shpenzimeve gjatë

vitit, duke e zhvendosur një pjesë të madhe të tyre në muajt e fundit ka shkaktuar nje

deformim në huamarrjen e brendshme si edhe ka ndikuar në rrijten e inflacionit në

periudhën e fundvitit. Kjo zhvendosje vjen nga mosrealizimi i shpenzimeve dhe kryesisht

i investimeve në tremujorët e parë të vitit. Rishikimi i buxhetit në gjysmën e dytë të vitit

duke axhustuar nivelin e të ardhurave dhe shpenzimeve të parashikuara, është përsëri një

problem që vihet re vitet e fundit Disa nga arsyet janë mungesa e politikave të qarta dhe

të studiuara, mungesa e kapaciteteve në përthithjen e investitorëve, kryesisht të huaj,

mungesa e një kontrolli për shpërndarjen e shpenzimeve gjatë vitit, etj.

Page 129: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

129

Manaxhimi i Investimeve Publike është një element i rëndësishëm i reformës së

shpenzimeve. Planifikimi i fondeve për investime vuan nga dy probleme që janë:

fragmentimi i fondeve në shumë objekte si edhe investimi për shumë vite në një objekt pa

patur të qartë sesa është kostoja e këtij investimi.

Një tjetër problem lidhet me hartimin e buxhetit. Megjithë përmirësimet e bëra në vitet e

fundit në lidhje me periudhën e paraqitjes së draftit buxhetor në parlament, mbetet akoma

për të bërë në drejtim të afateve kohore të dërgimit. Rritja e numrit të muajve në

dispozicion për diskutimin e draftit përpara miratimit, do të ndihmonte në përmirësimin e

cilësisë së buxhetit dhe alokimin e fondeve në mënyrën më të mirë.

Një nga sektorët më të përfolur në lidhje më abuzimet dhe korrupsionin është edhe

sektori i prokurimeve publike. Megjithë përmirësimet në legjislacion, problematik mbetet

zbatimi i tyre. Kjo ka bërë që sistemi i prokurimeve të ndikojë negativisht në cilësinë dhe

shpërndarjen e fondeve publike.

Mënyra e përdorimit të fondeve ekstra – buxhetore53

është një tjetër element mbi të cilin

mund të spekulohet duke ndikuar në manaxhimin e shpenzimeve.

Shpeshherë këto fonde përdorën për qëllime të ndryshme nga ato të shprehura mëposhtë,

ose krijohen për të fshehur transaksione nga paraqitja përpara parlamentit, apo publikut

duke u bërë burim korrupsioni.

Si konkluzion në lidhje me politikën e shpenzimeve në Shqipëri mund të themi se ajo ka

pasur tendencën të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit. Në 10 vjeçarin e

parë të tranzicionit reduktimi i shpenzimeve me qëllim uljen e deficitit ka qënë primar,

kurse në 10 vjeçarin e dytë ky problem quhet i kapërcyer dhe theksi është vendosur në

drejtim të alokimit të shpenzimeve sa më mirë dhe në mënyrë eficente në drejtim të

sektorëve prioritarë. Gjithashtu pozitiv konsiderohet ndryshimi i raportit shpenzime

korrente me tendencë në rënie kundrejt atyre kapitale me tendencë në rritje në totalin e

shpenzimeve. Në këtë aspekt shpenzimet kanë kontribuar pozitivishr në rritjen

ekonomike, ndonëse me norma të ulta. Megjithë përmirësimet e bëra egzistojnë probleme

53 Fondet ekstra – buxhetore janë llogari të aktiveve të qeverisë të cilat nuk janë të përfshira në buxhet dhe

nuk operojnë nëpërmjet procedurave normale të zbatimit të buxhetit. Këto fonde krijohen për shumë arsye

p.sh mbrojtja e shpenzimeve prioritare nga shkurtimet e buxhetit, shmangia e problemeve në zbatimin e

buxhetit, leshime në lidhje me kërkesat e politikanëve apo lobeve të fuqishme, plotësimin e kërkesave të

donatorëve për përfshirjen e projekteve dhe programeve të tyre në sektorët prioritarë, etj.

Page 130: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

130

që lidhen me manaxhimn e shpenzimeve, me alokimin e burimeve dhe me përdorimin e

tyre sa më efiçent.

4.3. Zhvillimet fiskale në Shqipëri në kontekstin e krizës ekonomike

4.3.1 Burimet e rritjes ekonomike dhe efektet e krizës globale

Një nga çështjet themelore të politikave ekonomike dhe atyre të qeverisjes është të

sigurojnë një rritje ekonomike të qëndrueshme. Rritja ekonomike ka qënë në qëndër të

çdo qeverie dhe force politike në vend të paktën që prej vitit 2000. Megjithëse për këtë

dhjetvjeçar vlerat e rritjes kanë qënë të kënaqshme situata makroekonomike ndryshoi në

tre vitet e fundit. Efektet negative u shfaqën kryesisht në vitin 2009, vit në të cilin u

shfaqën edhe elementet e krizës globale. Zhvillimet makroekonomike në vend gjatë këtij

viti u formuan në kontekstin e krizës globale financiare dhe të ekonomisë reale. I vetmi

element pozitiv ishte se, ekonomia shqiptare u prek me pak nga kriza se vendet e tjera të

Europës Juglindore, përshkak të një shkalle më të ulët të hapjes ndaj ekonomisë botërore

në krahasim me këto vende.

Rritja ekonomike vlerësohet të ketë qënë rreth 3 përqind për vitin 2009, sipas FMN, si

pasojë e një ngadalësimi të ritmeve të saj në tre tremujoret e parë të vitit. Ky ngadalësim i

rritjes ekonomike, dëshmon edhe njëherë, pavarësisht të gjithave, se ekonomia shqiptare

është prekur seriozisht nga kriza globale. Sipas Bankës së Shqipërisë, në këtë skenar

ndërkombëtar, rritja ekonomike në vend u ngadalësua si pasojë e ngadalësimit të kërkesës

së brendshme dhe të jashtme, në prani të shtrëngimit të likuiditeteve dhe reduktimit të

flukseve hyrëse valutore. Kërkesa aggregate si një nga burimet e rritjes pësoi ulje si

pasojë e reduktimit të konsumit, investimeve private dhe kërkesës për eksporte.

Gjithashtu vihet re edhe një ulje e importeve sidomos e mallrave kapitale, të cilat së

bashku me uljen e remitancave dhe kufizimin e kreditimit ndikuan drejpërdrejt në

investimet private. Gjithashtu rritja e shpenzimeve qeveritare në gjysmën e parë të vitit,

zhvlerësimi i lekut, rritja e defiçitit ndikuan në frenimin e investimeve private. Për shkak

të efekteve të krizës globale u krijua një klimë pasigurie e cila çoi në uljen e konsumit

dhe rritjen e kursimit në vend. E njëjta situatë jo e favorshme paraqitet edhe në vitin

2010. Rritja ekonomike ka mbetur pothuajse në të njëjtat vlera me një vit më parë, larg

Page 131: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

131

parashikimeve optimiste. Edhe për periudhën 2011 – 2013 vlerat e rritjes ekonomike

parashikohen të mos kenë ndonjë përmirësim të ndjeshëm për t’u afruar me vlerat

histoike të saj 5 – 6 përqind.

Kriza Greke e cila vazhdon prej muajsh mund të jetë kërcënim real për ekonominë

shqiptare për dy arsye: numrit të madh të emigrantëve shqiptarë atje dhe nurmit të madh

të bizneseve greke në Shqipëri, ku ndër më kryesoret janë sektori bankar e telefonia

celulare, por edhe sektorë të tjerë si ndërtimi, tregëtia, turizmi, etj. Efekti direkt lidhet me

investimet, ku greqia është një nga investitorët kryesorë dhe një ulje e investimeve do të

ndikonte negativisht në rritjen ekonomike, në punësim, në rritjen e varfërisë, etj.

Përveç efektit negativ të krizës shumë ekonomistë mendojnë se burimet e deritanishme të

rritjes ekonomike janë “konsumuar”. Pra problemi i ritmeve të ulta të rritjes nuk vjen

vetëm si pasojë e krizës. Sikurse u përmend mësipër burimet kryesore të rritjes për këtë

periudhe 20 vjeçare kanë qënë të ardhurat nga emigracioni, donacionet e shumta nga

qeveri dhe organizma ndërkombtare, kreditë e buta dhe ndihmat e huja, privatizimet

masive të cilat kanë lejuar buxhetin e shtetit të bëjë shpenzime dhe të ketë nivele të

moderuara të defiçitit buxhetor, vetpunësimi në bujqësi, zgjidhja e problemit të

papunësisë nëpërmjet emigracionit kryesisht në vendet fqinjë, zgjerimi i madh i sektorit

të ndërtimit, etj.

Remitancat nuk mund të konsiderohen më një burim i rëndësishëm dhe i vazhdueshëm i

rritjes ekonomike në Shqipëri. Që prej vitit 2006 ndihet një tendencë në rënie e cila

parashikohet të pasqyrojë një humbje në buxhet në masën ½ - 1 përqind e PBB në vit, për

periudhën (2006 – 2010) në varësi të skenarëve54

që do të shkaktonin këtë ulje. Pra për

dekadën në vazhdim efekti i remitancave do të jetë gjithnjë e më i vogël. Gjithashtu

donacionet, ndihmat dhe kreditë e buta janë minimizuar. Edhe burimet e tjera duket se

janë drejt ezaurimit.

54 IMF (2006), Albania Selected Issues: The impact of remittances on development and budget, Country

Report No 06/285, July, pp67 – Skenarët e uljes së remitancave mund të jenë: drejtimi i investimeve jo në

vëndin e tij por në vëndin ku jeton, largimi i familjes së tij nga vëndi, ose kthimi i tyre në atdhe.

Page 132: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

132

Sigurimi i një rritje të qëndrueshme për vitet në vazhdim duhet të arrihet nërmjet

faktorëve dhe burimeve të tjera. Periudha e tranzicionit e orientuar drejt politikave bazë,

si liberalizimi i tregtisë, stabilizimi makroekonomik, konsolidimi fiskal, rritja e

privatizimeve, etj është drejt fundit. Prandaj politikat duhen drejtuar në nivele sektoriale,

si bujqësia, energjitika, industria, diversifikimi i produkteve, rritja e konkurueshmërisë,

aplikimi i teknologjive të përparuara, harmonizimi i politikave arsimore me nevojat e

ekonomisë dhe bizneseve, përfshirjen më të gjërë të popullsisë në përfitimet nga rritja

ekonomike, etj.

4.3.2 Kriza e financave publike – sa të ekspozuar jemi?

Kriza e cila ka mbërthyer Greqinë dhe që ka vënë në panik Eurozonën se mund të

përhapet në shtete të tjera si Italia, Spanja, Portugalia apo Irlanda ka alarmuar mjaft

ekonomistë në vend se përveç shumë efekteve negative që mund të ketë në ekonominë

tonë, mund të ndikojë në një krizë të financave publike. Këto dy vitet e fundit ecuria e

financave publike nuk ka qënë shumë e qëndrueshme. Defiçiti dhe borxhi publik nuk

kanë arritur në nivelet e parashikuara dhe deklaruara më parë nga qeveria, gjithashtu edhe

të ardhurat tatimore kanë pësuar rënie dhe niveli i shpenzimeve megjithëse vazhdimisht

në ulje nuk ka arritur të sigurojë qëndrueshmëri.

Një nga treguesit që nxjerr në pah probleme me financat publike është rishikimi i buxhetit

disa herë brenda vitit. Vitet e fundit rishikimi i buxhetit në muajin korrik dhe në fund të

vitit është bërë tashmë një praktikë “normale”. Problemet që nxjerrin në pah këto

rishikime të buxhetit lidhen me një parashikueshmëri të ulët bazuar në situata

makroekonomike e fiskale jorealiste. Problematik është mosrealizimi i të ardhurave, i cili

ka ardhur duke u thelluar gjatë vitit 2010.55

Mbajtja nën kontroll e defiçitit është tentuar gjithmonë nëpërmjet uljes së shpenzimeve

publike, por ka argumenta nga ekonomistë të cilët janë orientuar drejt ndryshimit të

strukturës tatimore si një mënyrë ndoshta më efikase në këtë drejtim. Siç është theksuar

mësipër edhe nëpërmjet ilustrimit grafik tatimi i sheshtë aq i përfolur nuk ka arritur

objektivat e tij për rritjen e të ardhurave buxhetore.

55 Monitorimi i buxhetit 2010, www.soros.al

Page 133: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

133

Gjatë vitit 2010 të ardhurat e siguruara nga ky tatim në buxhet kanë qënë më të ulta se një

vit më parë. Norma 10 përqind e aplikuar për tatimin mbi të ardhurat personale dhe

tatimin mbi fitimin në vendin tonë është ndër më të ultat në vendet që e kanë aplikuar

këtë tatim. Një tjetër veçori e tyre ka qënë rritja e ngadaltë e kësaj norme në disa prej

vendeve. A do të ishte një reformë e studiuar zëvendësimi i këtij tatimi me tatimin e

mëparshëm progresiv? Përgjigja e kësaj pyetje është shumë e vështirë dhe mund të jepet

vetëm pasi të jetë bërë një studim mbi efektet dhe grupet që do të preken nga ndryshimi i

strukturës tatimore. Pavarësisht kostove ekonomike të një reforme tatimore, janë kostot

politike ato që në një mënyrë apo në një tjetër vendosin për to. Megjithatë mund të themi

se një reformë tatimore është e nevojshme për të nxjerrë të ardhurat buxhetore nga

stagnjacioni ku kanë ngecur. Përshkallëzimi i tatimit mbi vlerën e shtuar që është edhe

burimi kryesor i të ardhurave mund të ishte një opsion për të ulur barrën fiskale për

kategori mallrash të dhe për shtresa të caktuara në këtë periudhë ku kriza po kërcënon

biznesin dhe konsumatorin.

Të ndikuara nga kriza e borxheve, politikëbërja botërore dhe europiane janë angazhuar

për të kuptuar se si shteti duhet të investojë sa më pak, për të përfituar rritje ekonomike sa

më të lartë. Një pjesë e investimeve të rëndësishme dhe mjaft të kushtueshme janë

realizuar nën petkun politik pa vlerësuar qartë efektet afatshkurtra dhe afatgjata të tyre në

ekonomi. Që pas “rrugës së kombit” niveli i investimeve publike ka rënë ndjeshëm. Kjo

nënkupton që hapsirat për shkurtimin e shpenzimeve janë shumë të vogla dhe nuk do të

kemi ndonjë rezultat pozitiv të dukshëm në uljen e borxhit publik. Nga ana tjetër niveli i

investimeve publike duhet të ketë një trend relativisht konstant dhe jo të shpërpjestuar.

Devijimi i shpeshtë i qeverisë nga programet fiskale ku mund të përmendim fushatat

zgjedhore, apo fatkeqsitë natyrore si rasti i përmbytjeve në disa zona të vendit është një

tjetër ‘sëmundje’ që ka prekur financat publike në Shqipëri për vite me rradhë.

2.4 Konkluzione

Njё nga sfidat me tё cilat ёshtё pёrballur politika fiskale nё tranzicion, ёshtё tё

kontribuojё nё stabilizim, por pa penguar ristrukturimin fiskal tё nevojshem. Pasi vetё

Page 134: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

134

stabilizimi kёrkon instrumenta fiskale tё pёrmirёsuar. Konsolidimi fiskal, nëpërmjet

vendojes së njё balance midis reduktimit tё defiçitit dhe borxhit publik dhe nevojёs pёr tё

kryer investime kapitale tё nevojshme, ka ndikuar pozitivisht si në drejtim të stabilitetit

ashtu edhe në drejtim të rritjes ekonomike.

Politika e të ardhurave ka bërë gjithashtu përmirësime në drejtim të normave tatimore

duke i përshtatur ato me model të përparuara tatimore. Gjithashtu edhe reformat në

administrimin e të ardhurave kanë ndikaur dukshëm pozitivisht, por niveli i mbledhjes së

tyre ndodhet poshtë vendeve të rajonit. Ky punim vë theksin tek problemet në

administrimin e të ardhurave si arsyet kryesore për nivelet e ulta të të ardhurave tatimore.

Kurse normat tatimore janë më pak problematike, megjithëse nuk raportohen studime në

lidhje me efektin e tyre ndaj individëve dhe bizneseve.

Edhe shpenzimet kanë problemet e tyre krahës qëndrushmërisë, e cila ka qënë me

periudha. Adresimi i shpenzimeve kundrejt sektoreve prioritarë është një çështje e

rëndësishme, por nuk është e vetmja. Mënyra sesi përdoren ato dhe ku adresohen më së

shumti kundrejt investimeve kapitale, apo shpenzimeve korrente është mjaft e vështirë

për t’u gjykuar. Qeveria duhet të jetë e aftë që këto nivelin e kufizuar të shpenzimeve qe

ka në dispozicion ta përdorë në mënyrën më efiçente të mundhsme. Sipas studimeve

arritjet në këtë fushë egzistojnë por ka akoma sfida për të ardhmen. Në të njëjtat pozita

paraqitet edhe manaxhimi i shpenzimeve të cilit po i kushtohet rëndësia e duhur sidomos

pas viteve 2000, ku përmirësime janë bërë kryesisht në mënyrën e hartimit, miratimit dhe

zbatimit të buxhetit, për të krijuar vazhdimësi dhe stabilitet në vendimarrjen publike.

Megjithë reformat dhe përmirësimet e bëra situata e financave publike mbetet ende

shqetësuese. Nivelet e larta të borxhit publik, pamundësia për rritjen e nivelit të të

ardhurave, politika e shpenzimeve dhe kriza fiskale në vendin fqinjë dëshmojnë se

konsolidimi fiskal nuk është në nivelet e dëshiruara. Do të ishte shumë e udhës që

Shqipëria të ndërmerrte reforma në fushën fiskale duke u konsultuar edhe me organizma

ndërkombtarë për të mos hyrë në një krizë të financave publike në kushtet kur edhe

rrethanat e tjera nuk janë aspak favorizuese

Page 135: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

135

Kapitulli 5

Analizë Empirike e Impaktit të Shpenzimeve Qeveritare mbi

Rritjen Ekonomike

Hyrje................................................................................................................................123

5.1 Rishikimi i literaturës – Efekti i shpenzimeve qeveritare në rritjen ekonomike........124

5.1.1 Implikime të literatures – Modelet ekzogjene vs. Modelet endogjene të

rritjes.124

5.1.2 Aspekte teorike ................................................................................................129

5.1.3 Rezultate të kërkimeve empirike.......................................................................135

5.2 Analiza Empirike dhe Metodologjia..........................................................................139

5.2.1 Zgjedhja e variablave dhe përshkrimi i të dhënave.........................................139

5.2.2 Specifikimi i modelit........................................................................................147

5.3 Interpretimi i rezultateve............................................................................................149

5.4 Konkluzione...............................................................................................................153

Page 136: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

136

Hyrje

Qëllimi i këtij kapitulli është të analizojë ndikimin e madhësisë së sektorit publik në

rritjen ekonomike. Madhësia e sektorit publik e matur në termat e raportit të shpenzimeve

ndaj produktit të brendshëm bruto, nuk na jep gjithmonë një përgjigje të saktë të këtij

efekti. Në këtë kontekst shumë studime empirike janë ndarë në dy grupe: në njërin grup

bëjnë pjesë studimet të cilat kanë gjetur një lidhje pozitive midis rritjes ekonomike dhe

nivelit të shpenzimeve, kurse në grupin tjetër bëjnë pjesë studimet të cilat kanë gjetur një

lidhje negative. Ka edhe raste kur efekti nuk është shumë i qartë dhe karakterizohet nga

një lidhje e paqëndrueshme.

Siç është përmendur në kapitullin e I, por edhe siç do të analizohet mëposhtë jo të gjitha

kategoritë e shpenzimeve ndikojnë njësoj në rritjen ekonomike, prandaj për të arritur në

një rezultat më të mirë, përveç ndikimit të madhësisë mbi rritjen ekonomike, do të

analizoj edhe efektin e përbërjes së shpenzimeve mbi të, duke i klasifikuar shpenzimet në

produktive dhe jo produktive, si edhe në shpenzime ekonomike dhe sociale.

Kapitulli është i ndarë në tre pjesë kryesore. Pjesa e parë “Rishikimi i literaturës – Efekti

i shpenzimeve qeveritare në rritjen ekonomike“ bën një paraqitje teorike të problemit,

duke analizuar me kujdes modelet e rritjes ekonomike dhe përfshirjen e sektorit publik në

këto modele. Gjithashtu në kuadër të konceptit të rishikimit të literaturës paraqiten edhe

disa nga përfundimet kryesore empirike të realizuara në këtë fushë për t’a bërë më të

plotë dhe më konkrete analizën teorike. Pjesa e dytë “Analiza Empirike dhe

Metodologjia“ bën përshkrimin e variablave të zgjedhur për t’u studiuar, duke u bazuar

në lidhjen teorike, por edhe në specifikat e zhvillimit ekonomik në Shqipëri. Gjithashtu

në të analizohet edhe metodologjia e zgjedhur për t‘u përdorur duke cilësuar edhe

avantazhet dhe kufizimet që ajo paraqet. Kjo pjesë mbyllet me specifikimin e modelit.

Pjesa e tretë “Interpretimi i rezultateve“ lidhet me vlerësimin e produktit të nxjerrë nga

modeli dhe me interpretimin e rezultateve të marra prej tij, duke përfshirë vlerësimin e

koefiçentëve, shpjegueshmërinë dhe rëndësinë e modelit, testimin e stabilitetit të modelit,

testimin e mbetjeve etj. Në fund të kapitullit do të jepen konkluzionet përkatëse.

Page 137: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

137

5.1 Rishikimi i literaturës – Efekti i shpenzimeve qeveritare në rritjen ekonomike

5.1.1 Implikime të literatures – Modelet ekzogjene vs. Modelet endogjene të

rritjes

Modelet ekzogjene të rritjes janë bërë pjesë e teorisë së rritjes në vitet 1950, nga Solow

(1956) dhe Swan (1956). Në kontekstin e një modeli neoklasik, ato bazohen në

akumulimin e kapitalit si një burim për rritjen ekonomike. Në formën e tij më të thjeshtë

ky model është bazuar në një funksion prodhimi me dy inpute; kapitali dhe puna.

Supozohen të ardhura konstante të shkallës dhe produktivitet marxhinal rënës të dy

faktorëve të prodhimit

Yt = F(Kt, Lt) = (1)

Ku Y është produkti, K dhe L janë kapitali dhe puna dhe 0 < α < 1.

Supozohen të ardhura konstante të shkallës dhe outputi mund të konsumohet ose

kursehet. Një nga supozimet kryesore është se kursimi është një normë fikse s > 0 e

outputit. Duke qënë se kursimet duhet të barazojnë investimet në ekuilibër, niveli i

investimeve jepet me anë të funksionit:

( , )t t tI sF K L (2)

Një pjesë e investimeve të kryera shkon për amortizimin e kapitalit egzistues. Duke

supozuar një normë konstante të amortizimit δ, niveli i investimeve për kapitalin për

periudhën t + 1 do të jetë:

1 ( , ) (1 )t t t t t tK I K sF K L K (3)

Ky barazim tregon sesi ndryshon stoku i kapitalit me kalimin e kohës. Megjithatë edhe

popullësia rritet, prandaj do të ishte më mirë që të përdornim të ardhurat për frymë. Meqë

supozuam të ardhura shkalle konstante, funksionin e prodhimit mund t’a shkruajmë në

këtë formë: ( / ,1) ( )

/

t t t t t t

t t t

Y L F K L L f k

k K L

(4)

Page 138: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

138

Duke pjestuar të dy anët e ekuacionit (3) me Lt do të kemi:

1 (1 )( )t t

t

t t

K Ksf k

L L

(5)

Duke shënuar me n normën konstante të rritjes së popullsisë, oferta e punës në varësi të

kohës do të shprehet me anë të funksionit: 1 (1 )t tL n L (6)

Ekuacioni (5) që shpreh dinamikën e raportit kapital - punë në varësi të kohës do të

shndërrohet në: 1(1 ) ( ) (1 )t t tn k sf k k (7)

Ekuilibri i qëndrueshëm afatgjatë i njohur ndryshe si steady state përcaktohet nga një

normë konstante kapital/punë, prandaj kt+1= kt. Duke e shënuar me k, vlerën kapital/punë

në ekuilibër, ekuacioni (7) shkruhet në këtë formë:

sf(k) – (n + δ) k = 0 (8)

Pra ku kurbat sf(k) dhe (n + k)δ barazohen. Në pikën ku dy anët barazohen niveli i

konsumit është maksimal dhe norma kapital – punë do të mbetet konstante.

Nqs niveli i kursimeve e tejkalon shumën e normës së amortizimit me normën e rritjes së

popullsisë, atëherë raporti kapital - punë rritet me kalimin e kohës dhe çon në rritjen e

outputit për njësi. Megjithatë në një model Solow me një normë konstante të kursimit,

politika e tatimeve do të kishte pak efekt.

Ky model është i oreinetuar nga akumulimi i kapitalit si një faktor për të ndikuar rritjen

ekonomike, por në bazë të supozimit të të ardhurave marxhinale rënëse, nuk mund të

sigurohet një rritje e qëndrueshme. Për një nivel të dhënë të forcës puntore rritja e

kapitalit do të sigurojë një kthim gjithnjë e më të vogël duke e shtyrë ekonominë drejt një

pike ku niveli i kursimeve do të gjenerojë investime për për të mbuluar amortizimin.

Implikimet afatshkurtra të modelit

Politika fiskale nëpërmjet tatimeve dhe shpenzimeve mund të ndikojë nivelin e produktit

në ekuilibër, por jo normën e rritjes, pra nuk ka efekt në rritjen ekonomike afatgjatë.

Page 139: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

139

Rritja ndikohet vetem në periudhën afatshkurtër, ndërsa ekonomia po zhvendoset drejt

ekuilibrit.

Norma e rritjes, ndërsa ekonomia lëviz drejt ekuilibrit, ndikohet vetëm nga akumulimi i

kapitalit. Akumulimi i kapitalit përcaktohet nga norma e kursimit dhe e amortizimit.

Implikimet afatgjata të modelit

Rritja e qëndrueshme kërkon një progres teknologjik, i cili mund të ndikojë në

produktivitetin e punës dhe kapitalit duke e rritur atë. Në këtë kontekst në teoritë

moderne të rritjes modeli Solow – Swan është zgjeruar duke përfshirë edhe progresin

teknologjik, por si një varibël ekzogjen. (Acemoglu, 2006).

Pra rritja afatgjatë ndikohet vetëm nga norma e rritjes së popullsisë dhe progresi

teknologjik. Një nga konkluzionet e modelit ekzogjen të rritjes është se efekti i

akumulimit të kapitalit në rritjen ekonomike është i limituar në rast se nuk përfshihet në

model progresi teknologjik si variabël shpjegues.

Modelet endogjene të rritjes e kanë fillesën e tyre në vitet 1980, Romer (1986). U

quajtën endogjene sepse marrin parasysh rritjen ekonomike afatgjatë dhe përdorin

mekanizma endogjene për të shpjeguar burimin e saj kryesor, që është progresi

teknologjik. Në këtë kontekst rritja e qëndrueshme influencohet nga rritja e nivelit

agregat të kursimeve, akumulimi i faktorëve të prodhimit (punë, kapital fizik dhe human),

rritja e efiçencës në proçesin e prodhimit, nga mbështetja e zhvillimit teknologjik dhe

rritja e investimeve në kërkim – zhvillim.

Ky model merr parasysh vetëm kapitalin si faktor determinant në proçesin e prodhimit,

duke supozuar të ardhura marxhinale konstante të kapitalit. Funksioni i prodhimit është i

formës:

Yt = AKt (1)

Kjo shpjegon edhe emrin e tij, pasi njihet si modeli AK. Supozimi i të ardhurave

konstante nga kapitali nënkupton që rritja e produktit është e njëjtë me rritjen e stokut të

kapitalit. Për të treguar se ky model gjeneron rritje të qëndrueshme mjafton të kthehemi

Page 140: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

140

tek supozimi për një normë konstante kursimi. Me një normë kursimi s, niveli i

investimeve në një periudhë t, do të jetë:

It = sAKt (2)

Meqënëse nuk është i pranishëm faktori punë, kushti për akumulimin e kapitalit është:

Kt+1 = sAKt + (1 – δ)Kt = (1 + sA – δ)Kt (3)

Duke siguruar që sA ˃ δ, pra investimet do ta tejkalojnë normën e amortizimit, niveli i

kapitalit do të rritet në mënyrë lineare me sA – δ. Produkti do të rritet në të njëjtën masë,

po kështu edhe konsumi. Pra ky model siguron rritje të qëndrushme. Ky model është

zgjeruar duke përfshirë variabla të ndryshëm të cilët kanë efekt mbi rritjen ekonomike; si

kapitali human Weale (1992), Trostel (1993), Feldstein (1995a) Heckman et al. (1998),

Blankenau dhe Simpson (2004), Myles (2007a), klasifikime të ndryshme të shpenzimet

qeveriare, Barro (1990), King dhe Rebelo (1990), Barro dhe Sala-i-Martin (1992, 1997,

2002), Devarajan et al. (1996), Glomm dhe Ravikumar (1997), Baier dhe Glomm (2001),

Zagler-Durnecker, (2003) Gomez, (2007) dhe shpenzimet për kërkim – zhvillim,

Segerstrom et al. (1990,) Aghion dhe Howitt (1988, 1992), Jones and Williams (1998),

Howitt (2000), Comin (2004).

Këto modele lidhin sjelljen e agjentëve ekonomikë me normën e rritjes së ekonomisë.

Ato krijojnë një strukturë të përshtatshme për të studiuar efektet e politikës fiskale mbi

rritjen ekonomike në periudhën afatgjatë. Rritja e nivelit të arsimimit, përmirëson

produktivitetin e kapitalit human, kurse rritja e investimeve në kërkim – zhvillim,

përmirëson teknologjinë dhe rrit outputin e prodhuar. Shpenzimet qeveritare në

infrastrukturë, Agénor and Moreno-Dodson (2007) ndihmojnë në ecurinë e bizneseve

private. Të gjitha këto burime të rritjes mund të influencohen nga poltikat ekonomike. Në

këtë mënyrë qeveritë mund të influencojnë rritjen ekonomike nëpërmjet politikave që

hartojnë dhe implementojnë. P.sh shpenzimet qeveritare mund të inkurajojnë, ose

dekurajojnë investimet në kapitalin human nëpërmjet subvencionimit të trajnimeve, ose

tatimit të kthimeve nga këto investime. Gjithashtu sistemi tatimor është një tjetër mënyrë

me të cilat qeveria ndikon në rritjen ekonomike.

Page 141: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

141

Zhvillimi i modeleve endogjene të rritjes ka sjellë këndvështrime të reja në këtë teori56

,

në lidhje me burimet e rritjes ekonomike. Thelbi i kësaj teorie të re është se rritja

ekonomike është pasjojë e vendimeve ekonomike racionale. Firmat rritin shpenzimet e

tyre në kërkim – zhvillim për të siguruar inovacione fitimprurëse. Konsumatorët

investojnë në arsim për të zhvilluar kapitalin human dhe për të rritur të ardhurat e tyre

gjatë gjithë jetës. Qeveria ndikon në rritjen ekonomike duke siguruar burime publike,

duke inkurajuar investimet e huaja direkte dhe duke rritur mundësitë për arsimim. Duke

mbledhur këto vendime individuale, norma e rritjes bëhet një variabël i varur nga

zgjedhja, duke u bërë një variabël i ndikuar nga politikat fiskale të qeverisë.

Ashtu siç u ve re edhe nga analiza e mësipërme, dallimi kryesor midis dy modeleve është

i pasqyruar kryesisht në periudhën afatgjatë. Modelet ekzogjene kanë gjasa të mos

ndikohen nga politika e shpenzimeve në këtë periudhë. Meqënëse supozohet se rritja

ekonomike afatgjatë varet nga norma e rritjes së popullsisë dhe nga norma e progresit

teknologjik, i cili është një varibël ekzogjen në këtë model, efektet e politikës së

shpenzimeve mund të konsiderohen tranzitore. Në këtë kontekst nga pikpamja teorike

modelet endogjene mund të konsiderohen me më shumë përparësi. Megjithatë teoria nuk

na siguron informacionin e duhur në lidhje me efektin pozitiv, apo negativ, sinjifikativ

ose jo të shpenzimeve qeveritare kundrejt rritjes, ose variblave që ndikojnë në të.

Prandaj është e nevojshme analiza empirike, rezultatet e të cilës variojnë57

si përgjatë një

modeli, ashtu edhe duke i krahasuar ato. Lidhja midis politikës së shpenzimeve publike

me rritjen ekonomike në mbështetje të modeleve ekzogjene, apo endogjene të rritjes ka

qënë e vështirë për t’u provuar nëpërmjet analizës empirike58

. Pjesa më e madhe e këtyre

studimeve janë fokusuar tek efekti i madhësisë dhe i përbërjes së shpenzimeve mbi

rritjen, efekt i cili është i një natyre të përzierë. Disa nga arsyet për mos pasjen e

rezultateve të qarta mbi këtë çështje janë:

56Myles D. Gareth (2009), Economic Growth and the Role of Taxation – Theory, Economics Department

Working Paper No 713, ECO/WKP(2009)54, july 57 Bleaney Michael, Gemmell Norman, Kneller Richard (2001) Testing the Endogenuos Growth Model:

government expenditure, taxation and growth over the long run, Canadian Journal of Economics, Vol. 34,

No.1, February 58 Moreno-Dodson Blanca (2008), Assessing the Impact of Public Spending on Growth An Empirical

Analysis for Seven Fast Growing Countries, World Bank Policy Research Working paper, WPS4663, July

Page 142: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

142

1. Jo të gjitha fondet e pasqyruara në buxhet shpenzohen sipas alokimit të përcaktuar në

të; devijimet ose humbjet e shpenzimeve krahasuar me planin fillestar zvogëlojnë efektin

e shpenzimeve publike dhe shtrembërojnë efektin e tyre në rritjen ekonomike

2. Mungesa e përdorimit efiçent të shpenzimeve prek atë pjesë të tyre që shkon për rritjen

e stokut të kapitalit fizik dhe human. Duke mos e marrë shumë parasysh efektin e

efiçencës, në shumë studime impakti pozitiv i shpenzimeve mbi rritjen ekonomike del më

i madh, sësa mund të jetë realisht.

3. Megjithëse kategori të ndryshme shpenzimesh mund të ndikojnë në promovimin e

rritjes mënyra sesi qeveria i financon këto shpenzime mund të shkaktojë efekt të kundërt

mbi të. Këtu i referohemi mënyrave inflacioniste të financimit të shpenzimeve, ose

nëpërmjet tatimeve që shtrembërojnë sinjalet e tregut, rritje të borxhit publik dhe të

normave të interesit, të cilat ngushtojnë shpenzimet private në ekonomi. Meqënëse është

e vështirë të ndahen këto dy efekte, ndikimi që shpenzimet kanë mbi rritjen do të varej

shumë nga mënyra e tyre e financimit. Një pjesë e studimeve nuk e kanë marrë parasysh

përfshirjen e financimit të shpenzimeve, ose të ardhurat si variabël shpjegues të rritjes

ekonomike.

4. Duke qënë se shpenzimet nuk ndikojnë njësoj mbi rritjen, klasifikimi i tyre sipas

kritereve të caktuara për të diferencuar ato që realisht janë ‘produktive‘ do të shpjegonte

më mirë efektin real të shpenzimeve, megjithatë ky klasifikim përbën një çështje debati

midis ekonomistëve Evans dhe Karras (1994). Nga ana tjeter mungesa e të dhënave

shpeshherë nuk e bënte të mundur përdorimin e klasifikimit të shpenzimeve në

produktive dhe joproduktive.

5. Së pesti kushtet fillestare të një shteti të cilat reflektojnë masën e zhvillimit ekonomik

dhe nivelin e jetesës, influencojnë edhe efektin e shpenzimeve mbi rritjen ekonomike.

Futja e këtyre variablave në model mund të duket e domosdoshme, por është vënë re

(Levine, Renelt, 1992) që ndikon negativisht në rezultatet finale.

6. Së fundmi aftësia shpjeguese e shpenzimeve publike në rritjen ekonomike varet shumë

nga metodologjia empirike e përdorur për të diferencuar efektet e një gjendje tranzitore

Page 143: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

143

me një gjendje ekuilibri. Kjo është mjaft e rëndësishme, pasi modelet neoklasike dhe ato

endogjene ndryshojnë nga njëra – tjetra vetëm në periudhën afatgjatë. Prandaj nëse nuk

merret parasysh diferencimi i efekteve afatshkurtër dhe afatgjatë, nuk ka shumë rëndësi

se cili prej modeleve përdoret për të shpjeguar rritjen ekononike.

5.1.2 Aspekte teorike

Siç u theksua mësipër, në modelet neoklasike të rritjes ndikimi i politikës së shpenzimve

qeveritare mbi vendimet për të kursyer dhe investuar, do të ndryshonte raportin

kapital/punë dhe për pasojë nivelin e produktit, por jo normën e rritjes së tij, duke

reflektuar efekte vetëm në periudhën afatshkurtër. Modelet endogjene të rritjes të

zhvilluara nga Barro (1990), Barro dhe Sala-i-Martin (1992,1995), Mendosa, Milesi-

Ferreti dhe Asea (1997) predikojnë se politika fiskale mund të ndikojë edhe nivelin e

produktit dhe normën afatgjatë të rritjes.

Ky konkluzion analizohet në teorinë e Barro (1990), i cili e zgjeron modelin duke

përfshrë sektorin publik.

Supozimet e modelit:

Shënohet me G niveli i shpenzimeve publike, duke abstraguar nga eksternalitetet dhe

përfitimet nga shërbimet publike.

Niveli i shpenzimeve konsiderohet si një input në prodhimin privat, pasi ky rol produktiv

i shpenzimeve krijon mundësi për një lidhje pozitive mes rritjes ekonomike dhe

shpenzimeve.

Supozohen të ardhura konstante të shkallës për kapitalin dhe shpenzimet publike së

bashku, por të ardhura rënëse të kapitalit si faktorë i veçantë prodhimi. në qoftë se

shpenzimet publike nuk shtrihen në mënyrë komplementare.

Supozohet funksion prodhimi Cobb-Douglas dhe një funksion dobie izo – elastik.

(1)

ku 0 < α < 1

Page 144: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

144

Në ekuacion, k përfaqson sasinë e kapitalit të prodhuesve privatë, kurse G inpute të

siguruara publikisht. Shpenzimet publike financohen nga një normë takse e sheshtë (Hall,

Rabushka.1983, 1985.) ndaj të ardhurave.

(2)

Ku T janë të ardhurat totale qeveritare dhe τ është norma e taksës së sheshtë.

Nga funksioni i prodhimit në ekuacionin (1) mund të shkruajmë produktin marxhinal të

kapitalit:

(3)

Produkti marxhinal i kapitalit është llogaritur duke derivuar funksionin në lidhje me K

dhe duke e mbajtur konstant nivelin e shpenzimeve qeveritare. Kjo do të thotë që

ndryshime në nivelin e kapitalit dhe të produktit, nuk shkatojnë ndryshime në nivelin e

shërbimeve publike.

Në ekuacionin (1) zëvendësojmë G = τY dhe përftojmë :

(4)

Për një normë të dhënë të shpenzimeve qeveritare, norma e taksës së sheshtë dhe produkti

janë proporcionale me nivelin e kapitalit K, siç paraqitet në modelin endogjen klasik të

rritjes. Një rritje në normën e taksës, do të thotë më shumë para për të financuar

shërbimet publike dhe një rritje e tyre do të rrisë koefiçentin i cili lidh produktin me

nivelin e kapitalit.

Norma e të dy inputeve produktive të funksionit të prodhimit është;

(5)

Zëvëndësojmë nga ekuacioni (4)

(6)

Page 145: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

145

Vlerën e gjetur të raportit G/K e zëvendësojmë në ekuacionin (3) duke bërë thjeshtimet

përkatëse

(7)

Nisur nga barazimi një rritje në normën e shpenzimeve τ, do të rrisë produktin marxhinal

të kapitalit.

Sipas modelit të standart të rritjes ekonomike Ramsey (1928), Cass (1965), dhe

Koopmans (1965) maksimizimi i mirqënies totale të individëve kërkon që norma e rritjes

së konsumit në një moment të dhënë kohe të jetë:

(8)

Ku ρ > 0 përfaqson normën konstante të preferencave në kohë dhe σ >0

Optimizimi privat kërkon që konsumi të këtë një sjellje sipas ekuacionit (8), por në këtë

rast f‘ zëvendësohet me produktin marxhinal të kapitalit fK dhe në kushtet kur kemi një

normë tatimi të sheshtë τ, produkti marxhinal i kapitalit do të jetë (1 – τ)fK

Duke zëvendësuar fK nga ekuacioni (7), norma e rritjes së konsumit do të jetë:

(9)

Për sa kohë që τ është konstante – që do të thotë që shpenzimet qeveritare dhe të ardhurat

nga tatimet rriten në të njëjtën masë me Y – norma e rritjes ekonomike γ është konstante.

Dinamikat e kësaj analize vazhdojnë njësoj si në modelin standart ‘AK‘, ku konsumi

fillon nga një vlerë c(0) dhe rritet me normën konstante γ. Në mënyrë të ngjashme K dhe

Y fillojnë me vlerat fillestare K(0) dhe Y(0) dhe më pas rriten me normën konstante γ.

Ekonomia nuk ka efekte tranzitore dhe ndodhet gjithmonë në pozicionin e gjendjes së

qëndrueshme – steady state – ku të gjithë variablat rriten me normën γ e përcaktuar në

ekuacionin e mësipërm.

Page 146: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

146

Duke u nisur nga një vlerë fillestar e kapitalit K(0), nivelet e të gjitha variablave mund të

përcaktohen përsëri. P.sh niveli i fillestar i konsumit c(0) do të ishte:

(10)

Duke zëvendësuar vlerën e fK nga ekuacioni (7) do të kishim:

(11)

Ku γ jepet nga ekuacioni (9). Termi i parë brenda kllapave në ekuacionin (11) i referohet

Y(0) – G(0), kurse termi i dytë vlerës fillestare të investimeve K(0).

Grafiku i mëposhtëm tregon lidhjen midis normës së rritjes ekonomike γ, dhe normës

shpenzime – tatime τ.

Grafiku 5.1 Lidhja midis normës së rritjes dhe normës së shpenzimeve ndaj PBB59

Norma e rritjes, γ

Norma τ = G/Y

59 Grafiku paraqet kurbën sipas ekuacioni (9) dhe sipas llogaritjeve të Barro, vlerat përkatëse të

koefiçentëve janë: σ = 1, α = .25, ρ = .02 dhe A1/α = .113. Këto vlera bëjnë që të arrihet vlera maksimale e γ

0.02.

Page 147: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

147

Një normë më e lartë e shpenzimeve, rrit produktin marxhinal të kapitalit në ekuacionin

(7) dhe për rrjedhojë rrit edhe γ në ekuacionin (9). Megjithatë një normë e lartë tatimi, do

të thotë që individët marrin një fraksion më të vogël (1 – τ), të të ardhurave të tyre para

tatimit, e cila ka tendencë të reduktojë normën e rritjes ekonomike. Për vlera të vogla të τ,

efekti i parë – rritja e shpenzimeve rrit fK – dominon dhe krijon një efekt pozitiv të

normës së tatimit mbi normën e rritjes. Po për vlera të larta të τ, dominon efekti i dytë

dhe norma e tatimit ndikon negativish ndaj γ. Nëse e norma e tatimit merr vlerat 0 ose 1

nga ekuacioni (9), norma e rritjes ekonomike do të ketë të njëjtën vlerë negative – (ρ/σ).

Norma e rritjes është pozitive për një seri vlerash të τ, nqs ekonomia është

mjaftueshmërisht efiçente në krahasim me normën e preferencave në kohë. Kushti për të

patur vlera të τ, që të sigurojnë norma pozitive të rritjes është:

Sipas ekuacionit (9) maksimizimi i γ, do të thotë të maksimizohet shprehja (1 – τ )τα/1 – α

,

ku zgjidhja është τ = α. Në vija të përgjithshme, për të maksimizuar normën e rritjes γ,

norma e shpenzimeve ndaj produktit të brendshëm bruto (τ = G/Y), duhet të jetë e

barabartë me normën që do të kishin shërbimet publike nëse përdoreshin si një input

konkurrues në proçesin e prodhimit. Duhet theksuar që vlera e τ, e cila maksimizon γ

varet vetëm nga α dhe jo nga parametrat e preferencave si ρ dhe σ.

Duke e zgjeruar modelin e shpenzimeve qeveritare Barro, Sala-i-Martin (1992) nivelin

total të shpenzimeve e klasifikuan në shpenzime produktive dhe jo produktive60

dhe

tatimet në ekzogjene dhe norma tatimore.

Buxheti qeveritar balancohet nga vendosja e një tatimi fiks, ose ekzogjen dhe një normë

tatimore proporcionale τ ndaj të ardhurave Y. Buxheti i balancuar jepet nga:

(12)

60 Shpjegimi i termit produktiv dhe joproduktiv, si edhe komponenetët përbërës të tyre shpjegohen në

çështjen 5.2.1

Page 148: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

148

Ku C është konsumi qeveritar (ose shpenzimet jo-produktive), G janë shpenzimet

produktive, L është tatimi ekzogjen, ose fiks i cili nuk ndikon në vendimarrjen e

agjentëve ekonomik, dhe τ është norma proporcionale tatimore ndaj të ardhurave e cila ka

efekt në vendimarrjen e agjentëve ekonomikë. Duke e zëvendësuar kufizimin buxhetor të

qeverisë në ekuacionin (9) norma e rritjes ekonomike do të jetë:

(13)

Ky ekuacion tregon se norma e rritjes ekonomike ulet me rritjen e normës tatimore τ dhe

rritet me rritjen e shpenzimeve produktive G, por nuk ndikohet nga tatimi fiks L dhe

shpenzimet jo-produktive C.

Ky është edhe modeli i cili do të testohet empirikisht. Meqënëse buxhetet në përgjithësi

nuk janë të balancuar, ekuacionin (12) mund t’a transformojmë duke përfshirë edhe

defiçitin buxhetor b.

(14)

Shenjat e parashikuara të këtyre variablave në modelin e regresit të rritjes ekonomike

duhet të jenë: G – pozitive, τ – negative, L dhe C – zero dhe b – zero duke siguruar

ekuivalencën Rikardiane dhe se përbërja e shpenzimeve dhe tatimeve të qëndrojë e

pandryshuar.

Për të parë implikimet e këtij testimi empirik supozojmë se norma e rritjes në periudhën e

kohës t është funksion i variablave jofiskale Yit dhe i variablave fiskalë Xit, të ekuacionit

(14).

Nqs normën e rritjes do ta shënojmë me φ, ekuacioni i regresit ka formën:

Për shkak të kufizimit buxhetor të qeverisë të paraqitur në ekuacionin (14) kemi që:

Page 149: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

149

Prandaj një nga variablat e Xjt duhet të hiqet nga vlerësimi i ekuacionit i ekuacionit (15)

për të shmangur kolinearitetin midis variablave dhe është pikërisht variabli i përfshirë

shtesë për të balancuar buxhetin. Prandaj ekuacioni (15) mund të rishkruhet:

Koefiçenti i Xjt duhet të interpretohet si dhe jo si . P.sh koefiçenti i

shpenzimeve produktive do të ishte më i lartë nqs ato do të financoheshin nga tatime

fikse, ose ekzogjene, në krahasim me financimin me tatime me norma propocionale.

Megjithatë heqja e një apo disa variablave nga ekuacioni i regresit nuk do të ishte

zgjidhja e këtij problemi.

Implikimet për specifikimin e ekuacionit të regresit do të ishin si mëposhtë. Në fazën e

parë hiqet një nga elementët e buxhetit për të cilët teoria sygjeron se nuk ka efekt tek

norma e rritjes (γ = 0), si p.sh L – tatimi fiks dhe bëhet testimi i hipotezës për koefiçentë

të tjerë të elementeve të buxhetit të cilët mund të jenë zero (si rasti i C). Nëse kjo

hipotezë qëndron, atëherë do të vlerësohet një ekuacion i dytë regresi i cili nuk do të ketë

në variablat e tij shpjegues as C dhe as L. Nëse hipoteza për një koefiçent zero për C do

të hidhet poshtë në fazën e parë, ateherë kjo do të ishte një evidencë kundër modelit nën

testim.

5.1.3 Rezultate të kërkimeve empirike

Rritja e interesit për teoritë e rritjes ekonomike në dekadat e fundit ka rritur edhe interesin

e ekonomistëve për të identifikuar dhe kuptuar lidhjet midis politikës fiskale dhe rritjes

ekonomike. Teorikisht rezultatet e kësaj lidhje kovergjojnë drejt disa konkluzioneve të

pranuara nga shumica, por empirikisht kemi një variancë të gjerë të përfundimeve të cilat

fillojnë që nga mënyra e mbledhjes së të dhënave dhe krijimi i database e deri tek

teknikat ekonometrike. Shpeshherë rezultatet mund të kenë qënë kontradiktore. Tabela e

Page 150: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

150

mëposhtme paraqet një përmbledhje të studimeve empirike bazë mbi të cilat janë ndërtuar

shumë studime të tjera në vitet e fundit në lidhje me efektin e madhësisë dhe përbërjes së

shpenzimeve mbi rritjen ekonomike.

Tabela 5.1 Përmbledhje e rezultateve empirike në lidhje me efektin e shpenzimeve

publike mbi rritjen ekonomike

Autorët Viti Variabli i pavarur Efekti në rritjen ekonomike

Landau 1983; 1985; 1986 Shpenzimet qeveritare Negativ – i rëndësihëm

Kormendi/Meguire 1985 Shpenzimet qeveritare As negativ –as pozitiv – i

parëndësihëm

Ram 1986 Shpenzimet qeveritare Pozitiv – i rëndësishëm

Grier/Tullock 1989 Shpenzimet qeveritare Negativ – i rëndësihëm

Alexander 1990 Shpenzimet qeveritare Negativ – i rëndësihëm

Romer 1989;1990a; 1990b Shpenzimet qeveritare Pozitiv – i rëndësishëm

Barro 1990, 1991 Norma e shpenzimeve qeveritare

Negativ – i rëndësishëm

Levine/Renelt 1992 Shpenzimet qeveritare As negativ –as pozitiv – i

parëndësihëm

Barro/Sala-i-Martin 1995 Norma e shpenzimeve

qeveritare

Negativ – i rëndësihëm

Lee 1995 Shpenzimet qeveritare Negativ – i parëndësishëm

De Gregorio 1996 Shpenzimet qeveritare Negativ – i parëndësishëm

Agell/Lindh/Ohlsson 1997 Shpenzimet qeveritare As negativ –as pozitiv

Fölster/Henreksen 1999 Shpenzimet qeveritare Negativ – i rëndësishëm

Bassanini/Scarpetta/

Hemmings

2001 Shpenzimet qeveritare Negativ – i rëndësishëm

Heitger 2001 Shpenzimet qeveritare Negativ – i rëndësishëm

Arsyet për këto përfundime të ndryshme të këtyre studimeve janë klasifikuar në dy grupe

kryesore: Së pari diferencat që rrjedhin nga variablat kondicionues dhe variablat që

shpjegojnë kushtet fillastare për vende të ndryshme dhe për studime të ndryshme janë

përgjegjëse për mungesën e konsensusit në rezultatet e këtyre studimeve. Së dyti një sërë

studimesh të bëra (Helms 1985, Mofidi dhe Stone 1990, Kneller et al. 1999) sugjerojnë se

kjo variancë e rezultateve të studimeve reflekton tendencën e këtyre studiuesve për të

mos marrë parasysh kufizimin buxhetor. Kneller (1999) dhe Bleaney (2001) ishin ndër të

parët që e konsideruan të rëndësishme përfshirjen e tatimeve, pra mënyrën e financimit të

shpenzimeve në ekuacionet e regresit. Ata provuan se shumë studime të cilat nuk e

merrnin parasysh këtë fakt kishin probleme me vlerësimin e koefiçentëve të variablave.

Këto dy arsye janë të vlefshme si për studimet e paraqitura mësipër të cilat kanë përdorur

Page 151: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

151

nivelin total të shpenzimeve si variabël shpjegues, ashtu edhe për ato të cilat përdorin

ndarjen funksionale të shpenzimeve.

Një arsye e tretë për arritjen e rezultateve të ndryshme mund të jetë edhe klasifikimi i

vendeve të marra si kampion për t‘u studiuar. Në disa prej studimeve janë marrë shtete të

zhvilluara, si p.sh vendet e OECD Kneller, Bleaney, Gemmell (2001) ose janë marrë

shtete në zhvillim Bose, Haque, Osborn (2003, 2007) ose shtete me rritje të lartë

ekonomike Agenor, Moreno-Dodson (2006), Moreno-Dodson (2008).

Kur efekti i shpenzimeve mbi rritjen ekonomike shikohet në nivel makroekonomik

(Kneller et al. 1998) dalin konkluzione të tipit: tatimet në norma proporcionale e ndikojnë

negativisht rritjen ekonomike, kurse tatimet fikse jo dhe shpenzimet produktive e rritin

rritjen ekonomike, kurse shpenzimet joproduktive nuk e rritin. Por edhe ndarja sektoriale

e cila i referohet kryesisht kontributit të shpenzimeve në sektorë si arsimi, shëndetsia,

infrastruktura, të cilat teorikisht kanë efekt pozitiv në rritjen ekonomike, has vështirësi

kur bëhet fjalë për studime empirike, sidomos për shkak të mungesës së të dhënave. Dhe

nga ana tjetër analiza empirike duhet të ridimensionohet duke përfshirë variabla të tjerë të

ndërmjetëm, të cilët mund të luajnë një rol bindës ndaj rritjes ekonomike duke n‘a

lehtësuar në rezultatet direkte të kësaj analize.

Cilat janë implikimet dhe përfundimet e kërkimeve empirike mbi efektin e shpenzimeve

publike kundrejt sektorëve strategjikë të cilët ndikojnë pozitivisht rritjen ekonomike?

Shpenzimet për Investime

Shpenzimet e kësaj kategorie kanë qënë tradicionalisht të lidhura pozitivisht me rritjen

ekonomike Aschauer (1989) dhe mjaft punime të tjera empirike kanë gjetur një lidhje

pozitive midis rritjes ekonomike dhe blerjes ose akumulimit të mallrave kapitale nga ana

e qeverisë (për vendet e OECD, Cashin (1995), Nourzad dhe Vrieze (1995), Sanchez-

Robles (1998), Shioji (2001) dhe Kamps (2004)). Megjithatë një numër i madh autorësh

kanë arritur në përfundime empirike se shpenzimet për investime publike nuk kanë një

efekt të rëndësishëm në rritjen ekonomike (për vendet e OECD, Barth dhe Bradley

(1988), Ford dhe Poret (1991), Holtz-Eakin (1994), Yi dhe Kocherlakota (1996), Cassou

Page 152: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

152

dhe Lansing (1999)). Për më tepër investimet mund të jenë produktive ose jo ndaj rritjes

ekonomike në kontekstin institucional në të cilin ndërmerren. Keefer and Knack (2002)

treguan se të drejtat e pronësisë dhe zbatimi i ligjit e rritin në mënyrë të rëndësishme

efektin pozitiv të investimeve publike mbi rritjen ekonomike.

Megjithatë në diskutimet në lidhje me efektin e investimeve publike mbi rritjen ka më

pak polarizim, sesa në rezultatet empirike. Vihet re një konsensus për faktin se investimet

kontribojnë pozitivisht ndaj rritjes ekonomike, por jo aq shumë sa mund të konsiderohej

mëparë, (Komisioni Europian (2003)). Teorikisht shpenzimet publike mbi kapitalin fizik

e ndikojnë pozitivisht rritjen, nëse shpenzohen në infrastrukturë e cila përdoret si input

për investimet private. Ky konkluzion mbështetet nga studimet empirike për investimet

në transport, komunikacion dhe shërbimet komunale, Easterly dhe Rebelo (1993),

Devarajan, Swaroop dhe Zou (1996), De la Fuente (1997), Thöne (2004), Agénor dhe

Moreno-Dodson (2007).

Shpenzimet në Kapitalin Human

Ndryshe nga diskutimi i mësipërm, efektet pozitive të shpenzimeve publike në kapitalin

human dhe më pas në rritjen ekonomike mbështeten qartësisht nga literatura empirike,

(për vendet e OECD, Englander dhe Gurney (1994), De Gregorio (1996), Keefer dhe

Knack (1997), De la Fuente dhe Domenech (2000), Bassanini dhe Scarpetta (2001),

Gemmell dhe Kneller (2001), Heitger (2001), Buysse (2002) dhe OECD (2003b) Myles

(2007a). Përshkak të mungesës së të dhënave, të gjitha studimet empirike i referohen

arsimimit në shkollë. Efektet e kualifikimit profesional në kapitalin human nuk

reflektohen në rezultatet e studimeve empirike. Një tjetër kufizim lidhet me faktin se

pjesa më e madhe e studimeve nuk përdorin shpenzimet publike për shkollim si variabël

shpjegues, por normat e rregjistrimit në shkollë, vitet e shkollës, ose normat e diplomimit.

Wößmann (2002) thekson mungesën e një lidhje midis shpenzimeve publike dhe cilësisë

së shkollimit. Ky konstatim nxjerr në pah se politikat e shpenzimeve për stimulimin e

rritjes ekonomike duhet të mbështeten nga një lidhje e fortë me përdorimin efiçent të tyre.

Gjithashtu një evidencim në rritje është edhe efekti i përmirësimit të infrastrukturës mbi

arsimin dhe shëndetsinë. Sipas Agénor dhe Moreno-Dodson (2007), në vendet në

Page 153: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

153

zhvillim, investimet në infrastrukturë kanë efekt më të madh mbi rritjen ekonomike, sesa

vetëm rritja e investimeve apo produktivitetit të faktorëve privat të prodhimit. Janë

provuar empirikisht lidhjet e investimeve në infrastrukturë me sektorin e arsimit. P.sh

elektriciteti rrit nivelin e të mësuarit dhe aksesin në teknika më të mira studimi. Rritja e

numrit të frekuentimeve dhe cilësia e arsimimit lidhen me përmirësimin e transportit,

sidomos në zonat rurale dhe periferike. Përmirësimi i kushteve higjeno – santare nëpër

shkolla rrit numrin e pjesmarrjes në to, etj.

Shpenzimet për Kërkim – Zhvillim

Në ekonomitë e industrializuara moderne, kërkimi dhe zhvillimi është padyshim një nga

shkaqet kryesore të rritjes ekonomike. Shpenzimet publike mund të kontribojnë indirekt

në rritjen ekonomike duke rritur produktivitetin marxhinal të faktorëve të prodhimit

publik, por dhe privat. P.sh shpenzimet publike në kërkim – zhvillim mund të rritin

produktivitetin në lidhjen midis kapitalit human dhe fizik. Megjithatë efektet mbi rritjen

ekonomike, që kanë shpenzimet publike të bëra për kërkim – zhvillim, janë trajtuar në

mënyrë kontroverciale nga literature empirike, në kontekstin që: a janë zëvëndësuese

shpenzimet publike për kërkim – zhvillim me ato private, ose a janë këto dy tipe

shpenzimesh komplementare me njëra – tjetrën? Studimet e bëra nga Robson (1993),

Park (1995), Busom (1999), Diamond (1999), Guellec dhe van Pottelsberghe de la

Potterie (2000) kanë arritur në përfundimin se shpenzimet publike dhe private janë

komplementare, gjë e cila dëshmon se kanë efekt pozitiv në rritjen ekonomike, kurse

studimet e Toivanen dhe Niininen (1998),Wallsten (1999), Bassanini, Scarpetta dhe

Hemmings (2001) flasin për një ngushtim të shpenzimeve private në kërkim zhvillim, si

pasojë e atyre të realizuara me fonde publike. Kjo çështje ka mbetur ende e pazgjidhur

David, Hall, dhe Toole (2000) për shkak se studimet empirike të cilat mbështetin

konceptin e komplementaritetit nuk përbëjnë shumicën absolute.

Shpenzimet për Shëndetsinë

Politikat për shëndetsinë janë llogaritur gjithmonë në pjesën e politikave publike të cilat

stimulojnë rritjen ekonomike, sepse shëndeti i mirë përmirëson kapitalin human dhe për

Page 154: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

154

rrjedhojë rritjen ekonomike. Bleaney, Kneller dhe Gemmell (2001) kanë gjetur një efekt

pozitiv të rëndësishëm të shpenzimeve për shëndetsinë mbi rritjen ekonomike për vendet

e OECD., kurse Bloom, Canning and Sevilla (2001) e mbështetin këtë pikpamje për një

strudim mbarë botëror. Rivera and Currais (1999) analizuan efektin e kundërt për shtetet

e OECD. Ata arritën në përfundimin se rritja e lartë ekonomike, rrit të ardhurat reale dhe

u lejon individëve të shpenzojnë më shumë për shëndetin. Gjithashtu shumë politika

shëndetsore janë të lidhura edhe me kapitalin human. Rritja e shpenzimeve publike për

kujdesin ndaj fëmijëve të vegjël, ka rritur pjesmarrjen e femrave në tregun e punës. Kjo

është mbështetur empirikisht nga Ribar (1992), Averett et al. (1997), Anderson dhe

Levine (1999), Kimmel (1999), Han dhe Waldfogel (2001). Ashtu siç u përmend edhe

mësipër sektori shëndetsor, ai arsimor dhe infrastruktura janë të lidhur me njëri – tjetrin.

Agénor dhe Moreno-Dodson (2007) arritën në konkluzione empirike se rritja e aksesit

ndaj enrgjisë, ujit të pishëm, etj përmirëson higjenën dhe shëndetin. Elektriciteti është një

input kryesor në punën e spitaleve dhe shërbimeve të tjera shëndetsore. Përmirësimi i

sektorit të transportit, rrit aksesin e popullisë, kryesisht asaj rurale dhe periferike kundrejt

shërbimit dhe kujdesit shëndetsor.

5.2 Analiza Empirike dhe Metodologjia

5.2.1 Zgjedhja e variablave dhe përshkrimi i të dhënave

Zgjedhja e variablave, në analizimin e efektit të shpenzimeve ndaj rritjes ekonomike,

bazohet në modelin teorik të prezantuar në çështjen 5.1.2 me ekuacionin (16), kurse

mbledhja e të dhënave është disi më e limituar për shkak të disponueshmërisë dhe

vazhdimsisë së të dhënave për Shqipërinë. Modeli teorik sugjeron një investigim empirik

të variablit të varur ‘rritja e produktit të brendshëm bruto’ dhe variablave të pavarur

fiskalë dhe jofiskalë. Sipas këtij modeli, por dhe duke u bazuar në studime të tjera

Bleaney, Kneller dhe Gemmell (2001), Moreno-Dodson (2008), Bose, Haque, Osborn

(2003, 2007) variablat jofiskalë janë klasifikuar në: Variabla kontrolli dhe Variabla të

kushteve fillestare. Variablat e përfshirë në këtë kategori janë:

Page 155: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

155

Norma e investimeve private ndaj PBB – gjatë periudhës së marrë në analizë, ky

variabël ka ardhur duke u rritur në kontributin e tij në rritjen ekonomike. Norma e

inflacionit – duke qënë se pjesë e analizës është të njohja se në cilat rrethana shpenzimet

ndikojnë mbi rritjen ekonomike, ky variabël është përfshirë në model si një tregues i

qëndrueshmërisë makroekonomike. Norma e produktit të brendshëm bruto në

periudhën (t – 1) – është e rëndësishme për të diferencuar efektet afatshkurtra në rritjen

ekonomike. Indeksi i hapjes tregtare – cili jepet si raport i shumës së importeve dhe

eksporteve ndaj produktit të brendshëm bruto. Pritshmëria e jetgjatësisë dhe Kapitali

human – sipas teorisë së shpjeguar mësipër ky variabël ka një rol të rëndësishëm në

normën e rritjes ekonomike.

Zgjedhja e këtyre variablave është bërë në përputhje me teorinë, por dhe me veçantitë e

zhvillimit ekonomik në Shqipëri. Sipas studimeve të mëparshme Bloom, Canning, dhe

Sevilla (2004) Sala-i-Martin, Doppelhofer, dhe Miller (2004), Agenor – Moreno Dodson

(2006) dhe testimeve në këtë model variablat më të rëndësishëm janë: Norma e

investimeve private ndaj PBB, Norma e inflacionit, Norma e produktit të brendshëm

bruto në periudhën (t – 1) dhe Kapitali human

Variablat fiskalë – sipas diskutimit teorik të mësipërm janë shpenzimet dhe të ardhurat

buxhetore si edhe defiçiti buxhetor.

Klasifikimi i shpenzimeve

Një nga konkluzionet teorike më të rëndësishme ishte se shpenzimet publike nuk

ndikojnë njësoj mbi rritjen ekonomike. Gjithashtu edhe ndarja e shpenzimeve në

shpenzime korrente dhe kapitale nuk përbën gjithmonë një klasifikim të saktë. Disa nga

shpenzimet korrente mund të ndikojnë pozitivisht mbi rritjen më shumë se të tjerat. P.sh

shpenzimet operacionale dhe te mirmbajtjes në sektortin e transport – komunikacionit

janë të rëndësishme për të rritur përfitimet e investimeve të kryera në infrastrukturë, ose

pagat e mësuesve në sektorin e arsimit janë të rëndësishme në përcaktimin e cilësisë së

mësimdhënies. Prandaj për të analizuar më mirë efektin e tyre kam përdorur klasifikimin

Page 156: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

156

funksional të shpenzimeve duke i ndarë sipas 2 kritereve61

në përputhje edhe me

klasifikimin e GFS62

Sipas kriterit të parë shpenzimet ndahen në shpenzime ekonomike63

dhe shpenzime

sociale64

.

Në këtë kalsifikim nuk janë përfshirë shpenzimet për Mbrojtjen dhe Rendin Publik si

edhe Shërbimet e përgjithshme Publike. Ky klasifikim është më i gjërë, sesa vetëm

klasifikimi sektorial si arsim, shëndetsi, etj dhe bëhet për të evituar problemet e

kolienaritetit që mund të ketë midis variablave. Siç u theksua edhe në pjesën teorike në

shumë studime empirike ishte gjetur një lidhje midis shpenzimeve në sektorët strategjikë

si arsimi, shëndetsia, infrastruktura, etj

Sipas kriterit të dytë shpenzimet ndahen në shpenzime produktive65

dhe shpenzime

joproduktive66

. Edhe në këtë rast ky grupim i shpenzimeve ndikon në shmangien e

problemeve të kolinearitetit dhe gjithashtu sugjeron që qeveritë në planifikimin e

shpenzimeve të mos nisen vetëm në planin sektorial por të marrin parasysh edhe

synergjinë midis sektorëve për të ndikuar edhe më pozitivisht në rritjen ekonomike.

Klasifikimi i të ardhurave

Të ardhurat janë klasifikuar në të ardhura tatimore dhe në të ardhura të tjera ku

përfshihen të ardhurat jo tatimore dhe ndihmat.

Siç u përshkrua edhe në pjesën teorike defiçiti buxhetor është i përfshirë në model për të

paraqitur balancën fiskale

61 Ky kategorizim është përdorur për herë të parë nga Bleany, Gammel, dhe Kneller në 2001, dhe është

konsistent më teorinë e modeleve endogjene të rritjes ekonomike, sipas të cilës vetëm shpenzimet

produktive pritet të kenë një efekt pozitiv në rritjen ekonomike. 62 Government Finance Statistic (Statistikat e Financave të Qeverisë) 63 Energjia, Bujqësia, Pyjet, Peshkimi & Gjuetia, Burimet minerare, Transporti dhe Komunikacioni dhe

Shërbime të tjera Ekonomike 64 Arsimi, Shëndetsia, Sigurimi dhe Ndihma sociale, Strehimi dhe Shërbimet Komunale, Argëtimi, Kultura

dhe çështjet Fetare 65 Shërbimet e përgjithshme Publike, Arsimi, Shëndetsia, Strehimi dhe Shërbimet Komunale, Transporti

dhe Komunikacioni 66 Sigurimi dhe Ndihma Sociale, Argëtimi, Kultura & çështjet Fetare dhe Shërbime të tjera Ekonomike

Page 157: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

157

Përpara se të kalohet në analizën empirike të modelit, do diskutohet në lidhje me seritë

kohore të të dhënave dhe do të bëhët testimi në lidhje me stacionaritetin.

Të dhënat e marra në studim i korrespondojnë periudhës 1992 – 2009 dhe janë vjetore.

Tabela 5.2 Përshkrimi i të dhënave67

Variabli Përshkrimi

Pbb Norma e rritjes së produktit të brendshëm bruto e matur në përqindje

Pbba Norma e rritjes së produktit të brendshëm bruto për periudhën (t – 1) e matur në

përqindje

Inv Niveli i investimeve private i matur në përqindje të PBB

Kh Niveli i kapitalit human i matur me normat e rregjitstrimin në arsimin primar dhe

sekondar

Inf Norma e inflacionit e matur në përqindje

Shpnzttl Shpenzimet qeveritare totale të shprehura në përqindje ndaj PBB

Tattl Të ardhurat totale buxhetore të shprehura në përqindje ndaj PBB

Shpnzprod Shuma e shpenzimeve produktive në përqindje ndaj PBB

Shpnzjoprod Shuma e shpenzimeve joproduktive në përqindje ndaj PBB

Shpnzek Shuma e shpenzimeve ekonomike në përqindje ndaj PBB

Shpnzsoc Shuma e shpenzimeve sociale në përqindje ndaj PBB

Tattm Të ardhurat tatimore të shprehura në përqindje ndaj PBB

Tajttm Të ardhurat jotatimore të shprehura në përqindje të PBB

Grafikët e variablave të marrë në studim

Për të patur një ide më të qartë në lidhje me ecurinë e variablave gjatë viteve, vlerat e tyre

i kemi përmbledhur në grafikët e mëposhtëm.

67 Burimet kryesore të të dhënave janë: Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë, INSTAT, Banka

Botërore, OECD

Page 158: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

158

Grafiku 5.2 Ecuria e rritjes ekonomike

Burimi: INSTAT

Grafiku 5.3 Ecuria e inflacionit

Burimi: Banka e Shqipërisë

Grafiku 5.4 Ecuria e investimeve private Grafiku 5.5 Ecuria e kapitalit human

Burimi: Banka e Shqipërisë Burimi: OECD, Banka Botërore

-10

-5

0

5

10

15

1992 1994 1996 1998 2000 2002 2004 2006 2008 2010

Rritja ekonomike

0

50

100

150

200

250

Inflacioni

0

5

10

15

20

25

Investime private

0

10

20

30

40

50

60

1992

1994

1996

1998

2000

2002

2004

2006

2008

Kapitali human

Page 159: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

159

Grafiku 5.6 Ecuria e shpenzimeve publike totale, produktive dhe joproduktive

Burimi: Ministria e Financave

Grafiku 5.7 Ecuria e shpenzimeve ekonomike dhe sociale

Burimi: Ministria e Financave

Grafiku 5.8 Ecuria e të ardhurave totale, tatimore dhe jotatimore

Burimi: Ministria e Financave

0

10

20

30

40

50

1992

1993

1994

1995

1996

1997

1998

1999

2000

2001

2002

2003

2004

2005

2006

2007

2008

2009

Shpenz totale Shpenz produktive Shpenz joproduktive

0

5

10

15

20

25

1992

1993

1994

1995

1996

1997

1998

1999

2000

2001

2002

2003

2004

2005

2006

2007

2008

2009

2010

Shpenz ekonomike Shpenz sociale

0

5

10

15

20

25

30

1992

1993

1994

1995

1996

1997

1998

1999

2000

2001

2002

2003

2004

2005

2006

2007

2008

2009

2010

Te ardh. Tatimore Te ardh totale Te ardh te tjera

Page 160: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

160

Testi i rrënjës njësi (Stacionariteti)

Stacionariteti i një serie ndikon në sjelljen dhe në vetitë e saj. Në qoftë se variablat në një

model regresi nuk janë stacionare do të thotë që supozimet standarte për një analizë

asimptotike nuk janë të vlefshme. Me fjalë të tjera normat-t të testimit të parametrave të

regresit nuk do të jenë sipas shpërndarjes-t, prandaj nuk do të jetë e mundur që të bëhen

testime të hipotezave për to. Nqs një seri nuk është stacionare, do të thotë që ka rrënjë

njësi, atëherë ajo duhet të diferencohet derisa të bëhet stacionare. Pra nëse një seri

jostacionare diferencohet njëherë dhe kthehet në stacionare, ajo quhet seri e integruar e

rendit të parë dhe shënohet I(1). Kjo seri ka një rrënjë njësi. Seritë stacionare shënohen

me I(0), kurse ato të difernecuara njëherë, I(1). Nëse seria diferencohet njëherë dhe nuk

bëhët stacionare ajo diferencohet përsëri dhe nëse bëhet stacionare shënohet I(2). Në

përgjithësi variablat ekonomikë dhe financiarë janë I(0) dhe I(1). Për të vlerësuar nëse një

seri është stacionare apo jo testohen hipoteza Ho (ka një rrënjë njësi, pra është

jostacionare) dhe hipoteza H1 (është stacionare). Nëse hipoteza H0 hidhet poshtë seria

është stacionare dhe nëse kjo hipotezë qëndron seria diferencohet dhe testohet përsëri

derisa hipoteza Ho të hidhet poshtë.

Testet e stacionaritetit jo gjithmonë japin rezultate të përcaktuara qartë edhe në rrethanat

më të favorshme (Harris and Sollis, 2003). Këto gjykime lidhen kryesisht me të dhënat

për vendet në tranzicion të cilat kanë seri kohore të shkurtra dhe frekuente. Duke marrë

parasysh serinë kohore në studim e cila është relativisht e shkurtër, kam përdorur disa

teste për të përcaktuar nëse secila seri ka rrënjë njësi, pra është jostacionare. Fillimisht

është implementuar testi i thjeshtë Augmented Dickey-Fuller (ADF), dhe më pas testi

Phillips-Perron për të krahasuar të dy metodat, pasi testi Philips-Perron modifikon

normën-t të koefiçentit, kështu që korrelacioni serial nuk prek shpërndarjen asimptorike

të testit statistikor. Pra norma e modifikuar e Philips-Perron (PP) është e njëjtë me

statistikën ADF (Phillips and Perron, 1988). Së fundmi përdoret testimi nëpërmjet DF-

GLS e cila është një proçedurë më e qëndrueshme në hedhjen poshtë të hipotezës H0, kur

kjo e fundit është false.

Page 161: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

161

Rezultatet e investigimit të stacionaritetit të variablave janë përmbledhur në tabelën 5.3.

Rezultatet sugjerojnë se një pjesë e serive të variablave janë jostacionare, pra të

integruara të rendit të parë dhe një pjesë janë jostacionare.

Tabela 5.3 Testi i Rrënjës Njësi (Stacionariteti)

Variablat Metodologjia Integrimi p-val Lags DW

PBB

ADF PP

DF-GLS

I(0) I(0)

I(0)

0.001 0.000

<0.05

3 0

0

1.96 1.99

1.46

PBBA

ADF PP

DF-GLS

I(0) I(0)

I(0)

0.002 0.000

<0.01

3 0

0

1.98 2.02

1.4

INV

ADF PP

DF-GLS

I(1) I(1)

I(1)

0.44 0.42

> 0.05

0 0

0

2.14 2.14

1.59

KH

ADF PP

DF-GLS

I(1) I(1)

I(1)

0.92 0.79

>0.05

0 0

0

0.38 0.38

1.80

INF

ADF PP

DF-GLS

I(0) I(0)

I(0)

0.02 0.048

<0.01

2 0

0

2.3 1.85

0.43

SHPNZTTL

ADF

PP

DF-GLS

I(0)

I(0)

I(0)

0.008

0.008

<0.01

0

0

0

1.87

1.87

1.2

TATTL

ADF

PP

DF-GLS

I(1)

I(1)

I(1)

0.6

0.51

>0.05

0

0

0

1.43

1.43

1.42

SHPNZPROD

ADF

PP

DF-GLS

I(0)

I(0)

I(0)

0.026

0.043

<0.05

1

0

0

2.07

1.94

1.71

SHPNZJOPROD

ADF

PP

DF-GLS

I(0)

I(0)

I(0)

0.009

0.005

>0.05

0

0

0

2.36

2.36

1.46

SHPNZEK

ADF

PP

DF-GLS

I(1)

I(1)

I(1)

0.049

0.7

>0.01

1

1

1

2.06

1.48

1.91

SHPNZSOC

ADF

PP

DF-GLS

I(1)

I(1)

I(1)

0.25

0.24

>0.1

0

0

0

2.44

2.44

2.28

TATTM

ADF

PP

DF-GLS

I(1)

I(1)

I(1)

0.97

0.89

>0.05

3

0

1

2.14

1.41

2.12

TAJTTM

ADF

PP

DF-GLS

I(1)

I(1)

I(1)

0.38

0.48

>0.05

0

0

0

1.57

1.57

1.5

Page 162: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

162

5.3.2 Specifikimi i modelit

Zgjedhja e metodës së vlerësimit varet nga qëllimi i vlerësimit dhe disponueshmëria e të

dhënave. Metodologjia e përdorur për vlerësimin e kësaj lidhje do të jetë ajo e katrorëve

më të vegjël (OLS). Për përdorimin e kësaj metode duhet të plotesohen disa supozime:

Së pari duhet të jetë një zgjedhje e rastësishme dhe vrojtimet duhet të jetë të pavarura

nga njëra tjetra dhe të kenë të gjitha një shpërndarje normale.

Së dyti nuk duhet të ketë kolinearitet perferkt të variablave të pavarur. Ky supozim lejon

që variablat shpjegues të kenë lidhje midis tyre, por jo një lidhje perfekte.

Së treti mesatarja e kushtëzuar të jetë zero, (për t = 1, 2....n). Pra për çdo t,

vlera e pritur e mbetjeve, duke patur të dhëna të gjithë variablat shpjegues për të gjitha

periudhat, është zero. Ky supozim thekson që mbetjet janë të pakorreluara me secilin

variabël shpjegues në çdo periudhë kohe. Në modelet e serive kohore ky supozim nuk

pranon që të ketë korrelacion të perkohshëm midis mbetjeve dhe variablave, pra variablat

duhet të jenë egzogjenë. Plotësimi i këtij supozimi është i domosdoshëm për të patur

qëndrueshmëri në vlerësimin me anë të metodës OLS.

Së katërti varianca e gabimit ut, e kushtëzuar nga variabli shpjegues X, të jetë e njëjtë

për çdo t. Var[  ut  |  X  ] = Var (ut) = σ2 për t = 1,2....n. Ky supozim nënkupton se

varianca e gabimit është konstante dhe njihet ndryshe si parimi i homoskedasticitetit.

Nëse ky supozim nuk plotësohet atëherë themi se mbetjet janë heteroskedastike.

Së pesti mungesa e korelacionit serial, pra mbetjet në dy periudha kohe të ndryshme, të

kushtëzuar nga variabli shpjegues X, të mos jenë të korreluara me njëra – tjetrën.

Corr[ut,us|X] = 0 për çdo t ≠ s.   Nqs ky supozim nuk plotësohet, mund të themi se midis

mbetjeve ka korrelacion serial, ose autokorrelacion, pasi ato janë të lidhur midis tyre në

kohë. Duhet theksuar që ky supozim nuk ka të bëjë me korrelacionin midis variablave

shpjegues.

Shpeshherë vlerësimi i regresit me anë të metodës OLS kondicionohet nga plotësimi i

supozimeve. Një nga arsyet kryesore të përdorimit të kësaj metode është seria e të

Page 163: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

163

dhënave relaitivisht e shkurtër e cila nuk lejon përdorimin e metodave të tjera si VECM,

apo VAR të cilat bëjnë një shpjegim jo vetëm të lidhjes midis variablave, por edhe të

dinamikave afatshkurtër dhe afatgjatë. Gjithashtu fakti që seritë janë pjesërisht stacionare

dhe pjesërisht jostacionare përjashton aplikimin e metodës VECM, pasi për aplikimin e

saj duhet domosdoshmërisht që seritë të jenë jostacionare, pra të integruara të rendit të

parë.

Nisur nga ekuacioni (16) i cili shpjegon teorikisht rritjen ekonomike nëpërmjet variablave

fiskalë dhe jo fiskalë do të testojmë këtë lidhje duke krijuar 3 ekuacione regresi të cilat

tregojnë ndikimin e madhësisë dhe përbërjes së shpenzimeve qeveritare. Ekuacioni i parë

merr parasysh madhësinë e qeverisë, duke përdorur totalin e shpenzimeve në raport me

PBB, kurse dy ekuacionet e tjera marrin parasysh ndikimin që ka përbërja e shpenzimeve

duke i ndarë në produktive dhe joproduktive në ekuacionin e dytë dhe në sociale e

ekonomike në ekuacionin e tretë. Përpara se të kalojmë tek forma përfundimtare e

ekuacioneve do të testojmë nëse plotësohen supozimet e mësipërme në mënyrë që

vlerësimi me anë të OLS të jetë sinjifikativ.

Testi i Korrelacionit Serial

Siç u përmend edhe në supozimin e pestë duhet të mos egzistojë një lidhje midis

mbetjeve në periudha të ndryshme kohe. Për këtë testojmë hipotezën zero Ho: ρ = 0, që

do të thotë se nuk ka korrelacion serial dhe hipotezën alternative H1: ρ ≠ 0, pra ka

korrelacion. Duke krahasuar probabilitet të cilat janë më të mëdha se 0.05 themi se

hipoteza zero qëndron për të tre ekuacionet e rregresit68

. Pra ekuacionet e rregresit nuk

kanë problem të korrelacionit serial.

Testi i Heteroskedasticitetit

Testi i hetoreskedasticitetit aplikohet pasi është evidentuar që mbetjet nuk kanë

korrelacion serial. Ky test nënkupton që varianca e gabimit të jetë konstante, pra

homoskedastike. Për të gjykuar nëse mbetjet janë homoskedastike testojmë përsëri

hipotezat Ho: σ1 = σ2 =…= σk = 0 dhe H1 të ndryshme nga zero. Për të bërë testimin

68 Tabelat e testeve janë në aneksin e punimit, tabela 5.4, 5.5, 5.6

Page 164: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

164

mund të përdorim testin White, ose testin e Fisherit F i cili jepet nga formula e

mëposhtme. Vlera që del nga ai raport krahasohet me vlerën e F kritike. Në formulën e

mëposhtme, SSR paraqet shumën e katrorëve të mbetjeve, kurse indekset r dhe ur

paraqesin regresin fillestar dhe atë me mbetje të ngritura në katror.

Duke u bazuar tek testi White69

edhe në këtë rast probabilitetet për çdo variabël janë më

të mëdha se 0.05, pra hipoteza Ho qëndron, që do të thotë se nuk ka heteroskedasticitet të

mbetjeve.

Gjithashtu mbetjet testohen edhe për të parë nëse kanë shpërndarje normale nëpërmjet

testit të normalitetit, i cili është një nga supozimet e metodës OLS. Pas aplikimit të testit

del se shpërndarja e mbetjeve është normale për të tre ekuacionet.

Meqënëse nga testet rezulton se supozimet e metodës OLS plotësohen ne mund të

kalojmë në ndërtimin e ekuacioneve të regresit.

Pbb = β0 + β1Pbba + β2Inv + β3Kh + β4Tattl + β5Shpnzttl + β6Inf + u (17)

Ekuacioni (17) konsideron nivelin total të shpenzimeve publike, pra madhësinë e sektorit

publik. Variablat (Pbb, Inv, Kh) pritet të kenë një efekt pozitiv mbi rritjen ekonomike,

kurse tre variablat e tjerë pritet të kenë një efekt negativ. Sipas diskutimit teorik të pjesës

së parë të kapitullit, efekti i shpenzimeve totale (Shpnzttl) nuk është shumë i qartë,

prandaj nga ekuacioni (17) është kaluar në ekuacionin (18) dhe (19)

Pbb = β0 + β1Pbba + β2Inv + β3Kh + β4Shpnzprod + β5Tattm + β6Inf + u (18)

Pbb = β0 + β1Pbba + β2Inv + β3Kh + β4Shpnzsoc + β3Shpnzek + β6Tattm + β7Inf + u

(19)

Sipas ekuacionit (18), shpenzimet totale janë klasifikuar në shpenzime produktive

(Shpnzprod) të cilat teorikisht ndikojnë pozitivisht rritjen ekonomike, dhe shpenzime

69 Tabelat e testeve janë në aneksin e punimit, tabela 5.7, 5.7, 5.9

Page 165: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

165

joporduktive (Shpnzjoprod) të cilat priten të kenë efekt negativ, ose të mos kenë efekt

mbi të. Kurse variablat e tjerë pritet të kenë të njëjtin efekt si tek ekuacioni i mëparshëm.

Në ekuacionin (19) shpenzimet janë ndarë në shpenzime me karakter ekonomik

(Shpnzek) dhe shpenzime me karakter social (Shpnzsoc). Teorikisht ky efekt nuk është i

qartë pasi të dy grupimet përbëjnë kategori shpenzimesh të cilat ndikojnë pozitivisht dhe

jopozitivisht rritjen ekonomike, prandaj testimi empirik do të japë një përgjigje më të

saktë.

5.3 Interpretimi i rezultateve

Nga përpunimi i të dhënave me anë të metodës OLS, ekuacionet e mësipërme marrin

formën:

Pbb = -12.7 - 0.88pbba + 0.19inv - 0.98kh - 1.15tattl + 0.86shpnzttl - 0.27inf

(17/1)

(-1.30) (-4.25) (0.83) (-2.27) (-2.84) (2.67) (-5.36)

R2 adjusted = 0.68

Nisur nga vlera e koefiçentit tw përcaktueshmërisë, shpjegueshmëria e modelit70

nga

variablat e pavarur është e kënaqshme. Duke u bazuar tek teoria, por dhe nëpërmjet

testimit të variablave ndikimi i defiçitit ishte i parëndësishëm për shkak të kolinearitetit

me variablin e shpenzimeve dhe të ardhurave, duke qënë se jepet si diferencë e tyre.

Në dallim me pritjet teorike efekti i kapitalit human dhe i produktit të brendshëm bruto të

një periudhe më parë është negativ. Për çdo rritje me 1 pikë përqindje të kapitalit human

kemi një kontribut negative me 0.98 pikë përqindje në rritjen ekonomike.

Arsyet e këtij përfundimi kanë të bëjë me specifikat e zhvillimit ekonomik dhe faktorëve

të rritjes në Shqipëri. Një nga shpjegimet e mundshme mund të jetë se reformat dhe

investimet në sistemin arsimor nuk kanë arritur të japin rezultatin e duhur në

70 Tabela 5.10 në aneksin e punimit paraqet informacionin e plotë në lidhje me këtë ekuacion regresi

Page 166: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

166

përmirësimin dhe rritjen e kapaciteteve të kapitalit human. Shpjegimi i dytë lidhet me

koordinimin e politikave. Shumë ekspertë janë të mendimit se duke u fokusuar në

zgjerimin dhe mbështetjen e sektorit të arsimit nuk do të ketë domosdoshmërisht një

zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Orientimi i politikave arsimore drejt kërkesave të

tregut, rregullimi i kuadrit ligjor, harmonizimi i politikave ndërsektoriale, krijimi i

infrastrukturës së duhur janë kushte të domosdoshme që investimet në kapitalin human të

kenë një kthim të lartë që do të thotë një zhvillim ekonomik më cilësor. Ky përfundim

është konstatuar edhe nga studimi i vendeve në zhvillim sidomos për Afrikën, Azinë dhe

Amerikën Latine, ku megjithë investimet e mëdha në sistemin arsimor dhe kapitalin

human, ato nuk po arrijnë një zhvillim ekonomik të kënaqshëm. Ky konkluzion

mbështetet edhe empirikisht (Bose, Haque, Osborn, 2003) të cilët kanë evidentuar se

kapitali human lidhet negativisht me rritjen ekonomike në një kampion të marrë në

studim ku përfshiheshin shtete në zhvillim

Efekti negativ i Pbba lidhet më shumë me një shpjegim matematik sesa ekonomik. Po të

shohim grafikun e këtij variabli janë dy periudha në të cilat rritja ekonomike ka patur

vlera negative, gjatë vitit 1992 dhe 1997, kjo ka ndikuar negativisht. Nga ana tjetër ky

variabël është statistikisht i rëndësishëm për modelin.

Një tjetër variabël i cili paraqet interes është niveli i investimeve private. Ky variabël

ndikon pozitivisht, ashtu siç pritej, por është statistikisht i parëndësishëm. Një nga arsyet

e mundshme është lidhja e ngushtë e këtij variabli me shpenzimet qeveritare, të cilat kanë

ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik. Një tjetër arsye e mundshme, ashtu siç është

konkluduar edhe në kapitujt e tjerë të punimit, në vendet në tranzicion, shteti ka ndikim të

rëndësishëm në sektorin privat jo vetëm nëpërmjet politikës fiskale, por edhe nëpërmjet

institucioneve duke e stimuluar, apo penguar atë.

Edhe vetë shpenzimet qeveritare kanë ndikuar pozitivisht ndaj rritjes ekonomike ndryshe

nga sa sygjeron teoria. Megjithatë egzistojnë mjaft studime empirike të cilat janë

përmbledhur mësipër, ku vihet re efekti pozitiv. Për çdo rritje me 1 pikë përqindje,

shpenzimet qeveritare për periudhën në studim kanë kontribuar pozitivisht mbi rritjen

ekonomike me afërsisht 0.86 pikë përqindje.

Page 167: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

167

Kurse inflacioni dhe të ardhurat tatimore ndikojnë negativisht në rritjen ekonomike, ashtu

siç pritej. Efektin më të madh negativ e kanë të ardhurat tatimore respektivisht me 1.15

pikë përqindje dhe inflacioni me 0.27 pikë përqindje.

Ekuacioni tjetër i regresit trajton shpenzimet produktive në vend të shpenzimeve totale.

Pbb = -1.85 - 0.65pbba + 0.25inv – 1.29kh – 0.845tattm + 0.92shpnzprod - 0.22inf

(18/1)

(-0.21) (-2.26) (0.73) (-2.58) (-1.84) (2.61) ( -3.12)

R2 adjusted = 0.67

Edhe në këtë rast jemi në të njëjtat pozita si ne ekuacionin (17/1). Shpenzimet produktive

kanë ndikuar pozitivisht në rritjen ekonomike me 0.92 pikë përqindje për çdo rritje të tyre

më 1 pikë përqindje. Duke u nisur nga probabilitetet71

, të gjithë variablat dalin

statistikisht të rendësishëm, përveç investimeve private. Gjithashtu vlera e koefiçentit të

përcaktueshmërisë dëshmon për një nivel të kënaqshëm të shpjegueshmërisë së rritjes

ekonomike me variablat shpjegues të marrë në studim. Rezultatet e këtij regresi janë në

akordancë edhe me konkluzionet teorike, ku është pikërisht kjo kategori shpenzimesh që

pranohet gjerësisht se i jep inpulse pozitive rritjes.

Ekuacioni i fundit i regresit72

i ndan shpenzimet në shpenzime ekonomike dhe sociale.

Pbb = 11.9 - 0.54pbba + 0.23inv – 1.54kh – 0.43tattm + 0.56shpnzsoc - 0.19inf

(19/1)

(4.59) (-1.87) (0.61) (-3.20) (-1.51) (1.88) (-2.57)

R2 adjusted = 0.61

Shpenzimet ekonomike rezultojnë të parëndësishme dhe janë hequr nga ekuacioni i

regresit, kurse variablat e tjerë rezultojnë të rëndësishëm bazuar tek probabilitetet që janë

më të vogla se 0.05. Një nga arsyet mund të jetë edhe niveli i ulët i fondeve që i

71 Tabela 5.11 në aneksin e punimit paraqet informacionin e plotë në lidhje me këtë ekuacion regresi 72 Tabela 5.12 në aneksin e punimit paraqet informacionin e plotë në lidhje me këtë ekuacion regresi

Page 168: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

168

akordohet kësaj kategorie, ku përveç shpenzimeve për transport e telekomunikacion,

sektorët e tjerë si bujqësia, sektori minerar, peshkimi zënë një përqindje shumë të vogël të

PBB bazuar tek klasifikimi funksional i shpenzimeve. Madje edhe vetë sektori i

transportit ka patur rritje të shpenzimeve vetëm vitet e fundit. Ky buxhet i limituar ndikon

në produktivitetin e këtyre shpenzimeve duke e bërë kontributin e tyre të parëndësishëm

për ekonominë. Megjithëse shpenzimet sociale kontribojnë pozitivisht ndaj rritjes

ekonomike kjo bie disi ndesh me pikpamjet teorike duke qënë se pjesën më të madhe të

këtyre shpenzimeve e zënë shpenzimet për politika sociale, të cilat siç i kemi komentuar

në kapitullin e dytë luhaten në kufijtë e 7 përqind të PBB. Ky konkluzion rezulton nga

specifika që ka vendi ynë duke qënë një shtet në tranzicion. Teorikisht përveç sektorit

privat dhe programet e mirqënies të zbatuara nga shteti drejt kategorive të ndryshme

ndikojnë në rritjen ekonomike megjithëse llogaritja e këtij proçesi kompleks është e

pamundur. Ky ndikim lidhet me tepër me mundësinë që u ofron shteti këtyre kategorive

për të përfituar nga rritja ekonomike. Gjithashtu shpenzimet në arsim dhe shëndetsi që

janë pjesë e shpenzimeve sociale u komentuan edhe mësipër që ndikojnë pozitivisht.

Megjithatë koefiçenti i regresit është më i vogël sesa ai i shpenzimeve totale. Për çdo

rritje të shpenzimeve sociale me 1 pikë përqindje kemi një ndikim pozitiv në rritjen

ekonomike me 0.56 pikë përqindje.

5.4 Konkluzione

Egzistojnë shumë studime empirike në lidhje me efektin e shpenzimeve kundrejt rritjes

ekonomike të cilat kanë një variancë të gjerë rezultatesh. Kjo variancë shpjegohet me

variablat që merren në shqyrtim, me variablat kondicionues ose të kushteve fillestare,

vendet e përzgjedhura të cilat mund të jenë ekonomi të zhvilluara, apo në zhvillim, ose

zgjedhje heterogjene e vendeve të marra në studim.

Ndryshe nga shpenzimet totale, shpenzimet në sektorë si arsimi, shëndetsia,

infrastruktura dhe shpenzimet për kërkim zhvillim kanë efekt pozitiv ndaj rritjes

ekonomike si nga pikpamja teorike ashtu edhe nga pikpamja empirike.

Page 169: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

169

Modeli i aplikuar në këtë punim ka si qëllim të studiojë efektin e madhësisë por edhe të

përbërjes së shpenzimeve ndaj rritjes ekonomike. Një nga konkluzionet e këtij modeli

është se shpenzimet qeveritare ndikojnë pozitivisht mbi rritjen ekonomike, ndryshe nga

sa thuhet më së shumti në teori. Ky përfundim vjen për shkak se vendi ynë është një vend

në tranzicion ku sektori publik është mjaft i rëndësishëm në ecurinë e reformave

ekonomike, të zhvillimit të sektorit privat, etj. Gjithashtu shpenzimet produktive ndikojnë

pozitivisht në rritjen ekonomike, ashtu sic parashikohet në teori.

Një konkluzion interesant lidhet me efektin e kapitalit human në rritjen ekonomike i cili

është negativ. Arsyet e këtij ndikimi lidhen me mungesën e infrastrukturës që ka vendi

ynë si shumë vende të tjera në zhvillim. Kjo mungesë infrastrukture bën që edhe pse

ndërmerren reforma në arsim ato të mos kenë mundësinë që të japin rezultatin e duhur.

Gjithshtu ky kapital human i arsimuar dhe i kualifikuar nuk mund të arrijë në një produkt

cilësor nëse nuk ka infrastrukturën përkatëse.

Gjithashtu modeli sygjeron që shpenzimet duhet të alokohen drejt sektorëve më

produktivë që të ndikojnë poztivisht në zhvillimin ekonomik.

Page 170: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

170

KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

Qëllimi i këtij punimi është të analizojë impaktin që ka sektori publik në zhvillimin

ekonomik dhe më konkretisht në rritjen ekonomike. Ky impakt është konceptuar në dy

drejtime në aspektin fiskal dhe në aspektin institucional. Gjithashtu për të arritur synimin

e tij, ky punim paraqet një panoramë të gjërë të pikpamjeve teorike dhe të studimeve

empirike të fokusuara në këtë çështje.

Bazuar në sa thamë mësipër një nga konkluzionet e temës në lidhje me faktin se sa duhet

të ndërhyjë shteti në ekonomi është se nuk ka një përcaktim të vetëm dhe të saktë në këtë

drejtim. Kjo do të varej nga shumë faktorë si tradita dhe kultura, sistemi politik, pozita

dhe shtrirja gjeografike, historiku i konflikteve, marrdhëniet tregëtare, kapaciteti i sektorit

privat, etj. Një ndërhyrje efektive e sektorit publik për të stimuluar zhvillimin e sektorit

privat ndahet nga një kufi i hollë me një ndërhyrje jo të efektshme dhe ndrydhëse në

tregjet private dhe kjo bën që efektet negative të ndërhyrjes së shtetit në ekonomi të

dallohen me vonesë.

Megjithatë sipas pikpamjeve teorike, studimeve empirike dhe fakteve praktike pozita dhe

roli i shtetit në ekonomitë në tranzicion konsiderohet shumë thelbësore në përshpejtimin e

tranzicionit. Krahës faktorëve të tjerë si kushtet fillestare, probleme të trashëguara nga e

kaluara, niveli i të ardhurave për frymë, prania e sektorit privat, etj mënyra e

implementimit të sistemit politik, mënyra e ndërtimit dhe monitorimi i institucioneve

publike, vazhdimsia dhe vullneti politik në zbatimin e reformave, përfshirja sa më e

madhe e shoqërisë civile në vendimarrje dhe rritja e mbështetjes së qytetarëve, kontrolli i

rreptë ndaj korrupsionit, kapjes së shtetit nga interesa private dhe zbatimi rigoroz i ligjit

janë elementë që tregojnë se qeverisja e një vendi në tranzicion është duke funksionuar në

mënyrë optimale për të promovuar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Gjithashtu kontributi i politikës fiskale është shumë i rëndësishëm në stabilizimin e

variablave kryesorë makroekonomikë, por edhe në zhvillimin në tërësi. Synimi i politikës

fiskale, kryesisht në vendet në tranzicion është arritja e konsolidimit fiskal duke mbajtur

në nivele të kontrolluara defiçitin buxhetor. Mënyra më e përgjithshme për arritjen e këtij

konsolidimi është ulja e moderuar e shpenzimeve, por pa lënë në harresë sektorët

Page 171: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

171

prioritarë. Megjithatë shpeshherë niveli i shpenzimeve induktohet nga aftësia që kanë

këto vende për të mbledhur sa më shumë të ardhura tatimore nëpërmjet rritjes së bazës së

tatueshme dhe reduktimit të normave tatimore, si edhe fenomeneve të tjera që ndikojnë

negativisht në të.

Analiza e kuadrit fiskal dhe institucional në Shqipëri zë peshën kryesore të këtij punimi.

Megjithëse në Shqipëri janë hedhur hapa të rëndësishëm në të dy aspektet, përsëri

performanca e tyre krahasuar me vende të rajonit nuk është shumë e favorshme dhe aq

më pak e favorshme është kur krahasohet me ish-vendet komuniste të Europës Qëndrore

dhe Lindore që tashmë janë pjesë e Bashkimit Europian. Kjo situatë të lë të kuptosh që

jemi larg aspiratave për të qënë pjesë e Bashkimit Europian.

Po të analizojmë konkretisht problematikën që lidhet me Shqipërinë, vlen të theksohet se

si në këtë punim ashtu edhe në studime të tjera, ajo që vihet re është se ka një hendek

midis cilësisë së bazës rregullatore si në aspektin fiskal dhe në atë instiutcional me

zbatimin, apo monitorimin e proçeseve të caktuara, pra me implementimin e tyre në

praktikë. Po ti referohemi politikës së të ardhurave buxhetore shpeshherë normat tatimore

kanë qënë subjekt i reformave të vazhdueshme për të ulur ngarkesën fiskale, por pak

është bërë realisht në drejtim të administrimit të të ardhurave, pavarësisht reformave,

implementimit të sistemeve kompiuterike, trainimit të administratës tatimore etj.

Performanca e ulët e mbledhjes së të ardhurave në krahasim me vendet e tjera nënkupton

që ka probleme. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave vihet re një rënie e të

ardhurave tatimore si pasojë e efektit të ngadalësimit të rritjes ekonomike që tregon se ka

një lidhje të ngushtë midis rritjes ekonomike dhe mbledhjes së të ardhurave dhe nxjerr në

pah faktin se faktorët e tjerë si administrimi, korrupsioni, evazioni, nuk kanë ndryshuar

dukshëm.

Niveli i evazionit mbetet relativisht i lartë në ekonomi. Mbajtja nёn kontroll dhe frenimi i

rritjes sё sektorit informal ёshtё njё nga sfidat mё tё mёdha politike tё vёndeve nё

tranzicion. Disa nga masat që duhet të ndërmerren janë:

Page 172: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

172

Duhet forcuar Investigimi – që duhet të ketë detyrën e grumbullimit dhe përpunimit të

informacionit për rastet e mashtrimeve dhe përcjelljen e tyre Prokurorisë. Ai duhet të jetë

përgjegjës për të gjitha aspektet e një rasti mashtrimi ku përfshihen mbledhja e provave,

dëshmive, ekzaminimin e dokumentave, llogaritjen e tatimit të papaguar dhe raportimin e

tyre në Prokurori.

Informacionit – ky sektor duhet të mbledhë dhe marrë informacion nga një sërë

burimesh rreth mospajtimit me tatimet dhe pastaj të rregjistrojë dhe të analizojë dhe t’ia

referojë instancave të duhura për veprim.

Njësia e Ekonomisë Informale – duhet të fokusohet në, identifikimin, rregjistrimin dhe

raportimin e atyre individëve ose bizneseve që kanë zgjedhur të mosinformojnë

autoritetet tatimore rreth aktiviteteve të tyre.

Politika fiskale, sidomos pas vitit 1997 ka pasur si qëllim vendosjen e balancës midis

nevojës për shpenzime në sektorët prioritarë dhe mbajtjes në nivele të ulta të defiçitit

buxhetor nëpërmjet uljes së shpenzimeve. Diferenca e madhe midis shpenzimeve

korrente dhe kapitale evidenton faktin që pjesa më e madhe e shpenzimeve nuk janë aq

produktive. Pra niveli i investimeve në çdo sektor përfshirë edhe ata prioritarë është

dukshëm më i ulët se shpenzimet korrente.

Arsimi, shëndetsia dhe infrastruktura marrin përqindjen më të lartë të buxhetit se sektorët

e tjerë, përveç shpenzimeve për politika sociale që janë katëgoria me shpenzimet më të

mëdha. Megjithatë këta sektorë të konsideruar edhe si sektorë prioritarë kritikohen shpesh

sepse nuk po arrijnë rezultatet e duhura. Dy janë faktorët kryesorë shpenzimet e kufizuara

në krahasim me nevojat dhe mënyra e përdorimit jo me efektivitet. Nga analiza e

efiçencës që i është bërë sektorit publik në Shqipëri dalin në pah aftësitë që ka për të

përmirësuar ndjeshëm efiçencën me të cilën përdoren burimet. Ajo mund të arrijë nivelin

aktual të outputit publik duke përdorur rreth 70 përqind më pak burime. Pra ky faktor

është mjaft i rëndësishëm dhe duke u përmirësuar mund të rritë hapsirat edhe për faktorin

tjetër.

Page 173: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

173

Një nga nevojat emergjente që rekomandon ky punim është përmirësimi i cilësisë së

arsimit për t’u përafruar me standartet e Bashkimit Europian. Fakti që kapitali human

ndikonte negativisht në rritjen ekonomike sipas vlerësimit të modelit do të thotë që

situata aktuale nuk është aspak favorizuese, pasi Shqipëria ka gjithnjë e më shumë nevojë

për një fuqi punëtore më të kualifikuar, të pajisur me kompetenca, njohuri dhe aftësi për

vendin e punës, të cilat nuk mund të fitohen vetëm me sistemin arsimor primar.

Boshllëqet e vazhdueshme në rezultatet e arsimit të mesëm dhe të lartë, do të përbënin një

faktor kufizues për perspektivën e së ardhmes ekonomike të vendit.

Për këtë duhet që shpenzimet publike në arsim të përshtaten në mënyrë të tillë që të

lejojnë trajtimin e prioriteteve të zhvillimit të tanishëm të vendit, duke marrë parasysh

ndryshimet demografike. Prioritetet kryesore për arsimin janë: rritja e rezultateve

arsimore, si edhe përmirësimi i frekuentimit dhe cilësisë në nivelin e arsimit të mesëm,

me qëllim që të përmbushen nevojat e tregut të punës në Shqipëri. Një rrugë tjetër e

mobilizimit të fondeve për zhvillimin e arsimit të mesëm, do të jetë të shfrytëzojnë

dëshirën e njerëzve për të investuar për shkollimin e tyre, veçanërisht në nivelin

universitar. Rritja e shpenzimeve jashtë rroge do të ishte një tjetër prioritet, si edhe rritja e

investimeve kapitale duke përfshirë infrastrukturën e specializuar si pajisje për

teknologjinë e informacionit dhe laboratorë, për të rritur sidomos cilësinë në arsimin e

mesëm.

Edhe niveli i shpenzimeve në infrastrukturë është rritur ndjeshëm që pas vitit 2006 dhe ka

arritur në nivelin maksimal në vitin 2008. Shqipëria është kritikuar gjithmonë në shumë

raporte të organizmave ndërkombëtare për cilësinë dhe mbulimin me rrugë për numër

banorësh dhe sipërfaqe, duke e cilësuar atë si faktorin kryesor pengues në zhvillimin e

turizmit dhe sektorit privat. Gjatë këtij 5-vjeçari kanë përfunduar ose janë në përfundim

akse kryesore që lidhin zona të rëndësishme të vendit ku mund të përmendim rrugën

Durrës – Kukës, rrugën e bregdetit Vlorë – Sarandë, Lushnje – Fier, Lezhë – Shkodër, etj.

Përveç këtij aspekti pozitiv, një tregues jo shumë i mirë është raporti midis investimeve

për ndërtim rrugësh me shpenzimet për mirmbajtjen e tyre. Këto shpenzime janë

pothuajse të parëndësishme në raport me investimet, aq më tepër kur krahasohen me

Page 174: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

174

vendet e Europës Qëndrore. Ky tregues negativ, nuk është i parëndësishëm pasi ndikon

në rritjen akoma më shumë të kostove të rrugëve, pasi rritja e numrit të madh të

makinave, përdorimi i rrugës nga makina me tonazh të rëndë, sepse nuk egzistojnë rrugë

ose forma alternative të transportit ndikon në amortizimin e shpejtë të tyre. Prandaj që të

kemi një qëndrueshmëri dhe përdorim efikas të burimeve duhet që ky raport të

rregullohet. Duke qënë se është kosto e lartë, po mendohet nga qeveria që manaxhimi i

rrugëve t’i kalohet firmave private për të bërë që investimi të jetë sa më aftgjatë. Se sa do

të realizohet kjo dhe sa mirë do të pritet nga publiku do të shikohet në vitet në vazhdim.

Manaxhimi i shpenzimeve është ana tjetër e medaljes së politikës së shpenzimeve e cila

ndikon në performancën e tyre. Në këtë dhjetëvjeçar dhe sidomos vitet e fundit janë

hedhur hapa të rëndësishëm në drejtim të manaxhimit të shpenzimeve duke iu referuar

kuadrit institucional, dhe mënyrës së hartimit të buxhetit, bazuar në standartet europiane,

kuadrin fiskal afatmesëm, etj. Ligji Organik i Buxhetit ishte një domosdoshmëri për të

pasqyruar ndryshimet e ndodhura si në funksionimin dhe ndarjen e pushteteve, ashtu

edhe në hartimin dhe zbatimin e buxhetit. Gjithashtu kuadri fiskal afatmesën është një

element i cili duhet të shoqërojë buxhetin. Pra nuk mund të hartohet buxheti pa patur një

parashikim fiskal afatmesëm, i cili do të sigurojë një vazhdimësi të objektivave fiskale

dhe në një farë mënyre të drejtojë buxhetin drejt një rruge të strukturuar mirë. Marrja

parasysh e këtij kuadri ka ndikuar pozitivisht në proçesin e hartimit të buxhetit.

Megjthatë shpeshherë respektimi i tyre nuk ka qenë aq rigoroz dhe këtu i referohemi

kryesisht transparencës në lidhje me proçesin e buxhetimit dhe përfshirjes së shoqërisë

civile në këtë proçes. Manaxhimi i shpenzimeve publike vuan nga probleme që lidhen me

mënyrën e konceptimit dhe të zbatimit të politikave, por sidomos me koston që i

shoqëron ato. Gjithashtu ndryshimi i shpeshtë i politikave dhe mospasja e një vazhdimsie

e dëmton vendimarrjen fiskale afatmesme. Në lidhje me këtë problem ky punim do të

rekomandonte që strategjitë sektoriale të zhvillimit të mbështeten nga politikat përkatëse

buxhetore. Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një rezultat pozitv dhe të arritshëm. Një

tjetër faktor që duhet marrë në konsideratë është edhe zhvillimi rajonal i pabalancuar. Ky

fakt duhet të pasqyrohet në politikat buxhetore, pasi diferencat në zhvillim midis rajoneve

Page 175: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

175

të caktuara, rritin mundësitë per lëvizje demografike, si edhe për ulje të produktivitetit të

shpenzimvee të kryera më parë në këto rajone. Kësaj situate i shtohet edhe tendenca e

zhvendosjes së shpenzimeve në fund të vitit. Prandaj për të patur më shumë efikasitet

duhet që të respektohen në mënyrë rigoroze politikat e shpalluara më parë dhe jo

ndryshime të menjëhershme. Mungesa e një ritmi në shpërndarjen e shpenzimeve gjatë

vitit, duke e zhvendosur një pjesë të madhe të tyre në muajt e fundit ka shkaktuar nje

deformim në huamarrjen e brendshme si edhe ka ndikuar në rritjen e inflacionit në

periudhën e fundvitit.

Manaxhimi i Investimeve Publike është një element i rëndësishëm i reformës së

shpenzimeve. Planifikimi i fondeve për investime vuan nga dy probleme që janë:

fragmentimi i fondeve në shumë objekte si edhe investimi për shumë vite në një objekt pa

patur të qartë sesa është kostoja e këtij investimi. Mënyra e përdorimit të fondeve ekstra –

buxhetore është një tjetër element mbi të cilin mund të spekulohet duke ndikuar në

manaxhimin e shpenzimeve. Shpeshherë këto fonde përdoren për qëllime të ndryshme

nga ato për të cilat ky fond është krijuar , ose krijohen për të fshehur transaksione nga

paraqitja përpara parlamentit, apo publikut duke u bërë burim korrupsioni.

Rishikimi i buxhetit disa herë brenda vitit evidenton se ka probleme në lidhje me

targetimin e shpenzimeve dhe të ardhurave dhe realizimin e tyre.

Një konkluzion i rëndësishëm i punimit lidhet me rritjen ekonomike dhe burimet e saj.

Kriza e vitit 2008 e cila u pasqyrua në Shqipëri kryesisht gjatë gjysmës së dytë të vitit

2009 nxorri në pah se shumë prej burimeve të rritjes ekonomike si liberalizimi i tregtisë,

stabilizimi makroekonomik, konsolidimi fiskal, rritja e privatizimeve, remitancat, etj nuk

po siguronin më të njëjtat kthime si mëparë. Gjithashtu edhe biznesi privat si promotor i

rritjes ekonomike duhet të vazhdojë ristrukturimin dhe modernizimin e mëtejshëm të tij.

Megjithëse janë ndërmarrë politika favorizuese në lidhje me përmirësimin e klimës së

biznesit, përsëri gjendja e tij nuk është në nivelet e duhura po ti referohemi studimeve të

organizmave ndërkombëtare të cilat e rendisin Shqipërinë në vende aspak favorizuese

duke treguar për një brishtësi të botës së biznesit dhe shpeshherë për nivele amatoreske.

P.sh në treguesin e shpenzimeve për kërkim – zhvillim nga ana e biznesit renditemi të

Page 176: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

176

126 nga 133 vende, në treguesin e sofistikimit të biznesit i cili vlerëson kapacitetet e

biznesit për t’u zhvilluar dhe në treguesin e bashkëpunimit biznese – universitete jemi

pothuajse në të njëjtat nivele problematike. Aktualisht Shqipëria është në një situatë ku

politikat fondamentale të cituara mësipër nuk janë më burime optimale për të siguruar

nivelet e dëshiruara të rritjes ekonomike. Sigurimi i një rritje të qëndrueshme për vitet në

vazhdim duhet të arrihet nëpërmjet faktorëve dhe burimeve të tjera. Prandaj poltikat

duhen drejtuar në nivele sektoriale, si bujqësia, energjitika, industria, diversifikimi i

produkteve, rritja e konkurueshmërisë, aplikimi i teknologjive të përparuara, harmonizimi

i politikave arsimore me nevojat e ekonomisë dhe bizneseve, përfshirjen më të gjërë të

popullsisë në përfitimet nga rritja ekonomike, etj.

Cilësia e qeverisjes dhe e institucioneve të sektorit publik ndikon dukshëm në zhvillimin

ekonomik dhe shërben për të shpjeguar diferencat në rritjen ekonomike midis shteteve.

Kjo është provuar edhe nga shumë studime të ndryshme empirike. Në këtë kontekst

institucionet ndikojnë në ecurinë e sektorit privat në dy dimensione: në planin

makroekonomik duke prekur kryesisht aspektin ligjor, rregullator dhe kufizues ndaj

bizneseve dhe në planin mikroekonomik i cili pasqyron lidhjet më të ngushta midis

këtyre subjekteve që kanë të bëjnë me marrjen e liçencave, pagesën e tatimeve, etj. Një

nga elementët e përbashkët të dy dimensioneve, i cili pengon dukshëm ecurinë e

bizneseve dhe krijon pasiguri në vendimarrje është korrupsioni. Ai shfaqet që nga format

më direkte si rryshfetet e deri tek tendencat për të ndryshuar ligjet dhe rregullat për

interesa private.

Vizioni i strukturës qeverisëse po kalon dalëngadalë nëpërmjet një revolucioni të heshtur

nga forma me një nivel qeverisje të centralizuar, drejt strukturave me disa nivele

qeverisje, ku secila merr vendime dhe qeveria qëndrore shërben si një njësi koordinuese.

Gjatë shek. të 21 ka filluar të ndryshojë mënyra e konceptimit të qeverisjes. Për të qënë sa

më afër nevojave të qytetarëve dhe për të ofruar me efektivitet shërbimet dhe të mirat

publike qeveritë e këtij shekulli kanë filluar të orientohen drejt parimeve konkurrenciale

ku vlen të përmendim se qeveria është bërë më tepër pjesmarrëse sesa burokratike, më

Page 177: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

177

shumë përgjegjëse ndaj qytetarëve, nuk merret me kontrollin e inputeve por me

vlerësimin e rezultateve, është më e hapur dhe më e lirë drejt riskut (suksesit/humbjes).

Përsa i përket Shqipërisë, rezultatet e një studimi të Bankës Botërore (2010) në lidhje me

cilësinë e qeverisjes nuk janë shumë premtuese. Në harkun kohor të dekadës së fundit dy

nga treguesit e e cilësisë së qeverisjes që janë zbatimi i ligjit dhe kontrolli i korrupsioni

vazhdojnë të ndikojnë negativisht ndaj saj. Vihen re përmirësime, pasi në fillim të viteve

2000 ndikimi negativ ka qënë shumë i lartë. Gjithashtu një tregues i brishtë është edhe ai

i stabilitetit politik dhe mungesës së dhunës i cili ka ulje dhe ngritje por që mbetet në

nivele negative kundrejt cilësisë së qeverisjes. I vetmi tregues pozitiv dhe me vlera të

larta është ai i cilësisë rregullatore e cila është në nivele të mira duke patur parasysh që

baza rregullative përshtatet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Shqipëria paraqet rezultate të ulta të cilësisë së qeverisjes dhe treguesve të saj edhe në

krahasim me vendet e rajonit duke u klasifikuar e fundit, pas Maqedonisë dhe Bosnie –

Herzegovinës për zbatimin e ligjit dhe kontrollin e korrupsionit.

Për të parë më konkretisht efektin që ka patur niveli dhe përbërja e shpenzimeve publike

ndaj rritjes ekonomike në këto vite tranzicioni kam ndërtuar tre ekuacioni regresi të cilat

jnaë vlerësaur me metodën OLS. Nga përfundimet e këtij modeli evidentohet se niveli i

shpenzimeve ka kontribuar pozitivisht si në lidhje me madhësinë, pra shpenzimet totale,

ashtu edhe në lidhje me përbërjen shpenzime produktive dhe shpenzime sociale dhe

ekonomike. Gjithashtu rezulton që shpenzimet publike kanë një korrelacion të lartë me

investimet private duke bërë që ky variabël të jetë statistikisht i parëndësishëm. Edhe

efekti negativ i kapitalit human mbi rritjen ekonomike, i theksuar edhe mësipër ngjall

mjaft interes. Kjo nënkupton se investimet në arsim duhet të shkojnë paralelisht me

rritjen e kapaciteteve dhe infrastrukturës përkatëse me qëllim që ky kontigjent i arsimuar

të ketë mundësi të arrijë rezultate të larta. Dy variablat e tjerë që janë të ardhurat tatimore

dhe inflacioni ndikojnë negativisht ndaj rrijtes ekonomike ashtu siç parashikohet në teori.

Page 178: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

178

Kontributet dhe kufizimet e modelit

Ky punim analizon ecurinë e sektorit publik për gjithë periudhën e tranzicionit 1992 –

2010 duke vlerësuar arritjet dhe nxjerrë në pah problemet të cilat përbëjnë edhe sfidat e

ardhme të politikbërësve.

Një nga kontributet kryesore të këtij punimi është informacioni i sintetizuar në lidhje me

mënyrën sesi performanca fiskale dhe institucionale e sektorit publik ka ndikuar rritjen

ekonomike në këtë periudhe gati 20 vjeçare.

Modeli ekonometrik i vlerësimit të impaktit të shpenzimeve ndaj rritjes ekonomike është

një tjetër kontribut i këtij punimi i cili në mënyrë modeste nxjerr një lidhje pozitive mids

dy varibalave. Rezultatet e modelit varen plotësisht nga metoda ekonometrike e

përzgjedhur, numri i observimeve, cilësia e të dhënave, zgjedhja e variablave, etj. Disa

nga kufizimet e këtij modeli mund të përmblidhen si mëposhtë:

Seria kohore e vogël, pra përdorimi i një zgjedhje të përbërë nga vetëm 18 observime

kondicionon analizën tonë dhe nuk lë shumë hapsira për zgjedhjen e metodës

ekonometrike, për bërjen e një analize më të plotë të fenomenit në studim.

Rritja e numrit të variablave. Në një model me seri kohore ku numri i vrojtimeve nuk

është i madh, përfshirja e variablave të tjerë do të ndikonte negativisht në vlerësimin e tij.

Përjashtimi i remitancave nga modeli. Një nga variablat që ka ndikuar në rritjen

ekonomike janë edhe remitancat. Ky variabël nuk është përfshirë në model për dy arsye.

Së pari për të mos rritur shumë numrin e variablave shpjegues në kushtet kur seria është e

vogël dhe së dyti remitancat së bashku me huamarrjen janë burimi kryesor i investimeve

private në vend, prandaj përfshirja e tyre në model do të rriste kolinearitetin midis këtyre

variablave.

Treguesit e cilësisë së qeverisjes. Edhe pse nga pikpamja teorike dhe bazuar në studime

të ndryshme empirike u arrit në konkluzionin se qeverisja dhe institucionet janë një factor

I rëndësishmë në shpjegimin e variacionit të produktit midis shteteve, përfshirja e saj në

model është e pamundur. Një nga arsyet është mungesa e të dhënave. Ky indeks ka filluar

Page 179: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

179

të llogaritet nga Banka Botërore që prej vitit 1996 dhe të dhënat për Shqipërinë janë për

vite edhe më të vonshme se 1996. Gjithashtu edhe tregues të tjerë si kontrolli i

korrupsionit, pavarsia institucionale, forca e ligjit, të drejtat e pronësië, etj nuk janë të

disponueshme për Shqipërinë, për periudhën në studim.

Të dhënat dhe mangësitë e tyre. Disponueshmëria e të dhënave dhe mangësitë në

metodologjitë e llogaritjes së tyre, krijojnë kufizime në vlerësimin e variablave të

ndryshëm duke u bërë shkak për besueshmërinë e ulët të rezultateve të modelit.

Forma e modelit. Forma lineare e modelit mund të jetë shkak për besueshmërinë dhe

rëndësinë e modelit si edhe në ngushtimin e hapsirave në interpretimin e rezultateve.

Page 180: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

180

BIBLOGRAFIA

Acemoglu Daron (2008) Introduction to Modern Economic Growth, Massachusetts

University of Technology,

Agenor Pierre-Richard, Moreno-Dodson Blanca (2006), Public Infrastructure and

Growth: New Channels and Policy Implication, World Bank Policy Research Working

paper, WPS4064, November

Agenor Pierre-Richard, Neanidis Kyriakos C.(2006) The allocation of public expenditure

and economic growth, Economics Discussion Paper, EDP-0608, March

Aghion Philippe, Howitt Peter (1992), A Model of Growth through Creative Destruction,

Econometrica, Econometric Society, vol. 60(2), pages 323-51, March

Afonso Antonio, Furceri Davide (2008), Government Size, Composition, Volatility and

Economic Growth, ECB Working Paper Series, No 849, January;

Afonso Antonio, Alegre Juan Gonzales (2008), Economic Growth and budgetary

components, A Panel Assessment for the EU, ECB Working Paper Series, No 848,

January;

Afonso Antonio, Schuknecht Ludger, Tanzi Vito (2006), Public Sector Efficiency,

Evidence for New EU Memeber States and Emerging Markets, ECB Working Paper

Series No.581/ January

Afonso Antonio, Gaspar Vitor (2006), Excess Burden and the Cost of Inefficiency in

Public Services Provision, ECB Working Paper Series No. 601/April

Afonso António, Ebert Werner, Schuknecht Ludger, Thöne Michael (2005), Quality of

Public Finances and Growth, ECB Working Paper Series No.438/ February

Ahrens Joachim, Meurers Martin (2003) How Governance Affects the Quality of Policy

Reform and Economic Performance: New Evidence for Economies in Transition,

University of Goettingen, Department of Economics

Anderson Patricia M., Levine Philip B. (1999), Child Care and Mothers' Employment

Decisions, NBER Working Papers 7058, National Bureau of Economic Research, Inc

Angelopoulos Konstantinos, Philippopoulos Apostolis, Tsionas Efthymios (2008) Does

public sector efficiency matter? Revisiting the relation between fiscal size and economic

growth in a world sample, January

Page 181: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

181

Arnold Jens (2008), Do tax Structures Affect Aggregate Economic Growth? Empirical

Evidence from a Panel of OECD Countries, Economic Department Working Paper No

653, ECO/WKP (2008)51, October

Aschauer David Alan, (1989), Does public capital crowd out private capital?, Journal of

Monetary Economics, Elsevier, vol. 24(2), pages 171-188, September.

Baier Scott L., Glomm Gerhard (2001) Long-run growth and welfare effects of public

policies with distortionary taxation, Journal of Economic Dynamics and Control,

Elsevier, vol. 25(12), pages 2007-2042, December

Banka Botërore (2006) Ristrukturimi i shpenzimeve Publike për të Mbështetur Rritjen

Ekonomike, Një rishikim i Shpenzimeve Publike dhe Kuadrit Institucional, Raporti Nr.

36453 – Al, Dhjetor

Barro Robert J. (1988), Government spending in a simple model of endogenous growth,

NBER Working Paper Series, WP No. 2588

Barro Robert J. (1991), Economic Growth in a Cross Section of Countries NBER

Working Papers 3120, National Bureau of Economic Research, Inc.

Barro Robert J. (2002), Quantity and Quality of Economic Growth Working Papers

Central Bank of Chile 168, Central Bank of Chile

Barro Robert J., Sala i Martin Xavier (1990), Public finance in models of economics

growth, NBER Working Paper Series, WP No. 3362

Barro Robert J, Sala-i-Martin Xavier (1992), Convergence across countries and regions

Journal of Political Economy University of Chicago Press, vol. 100(2), pages 223-51,

April.

Barro Robert J., Sala-i-Martin Xavier (1994), Quality Improvements in Models of

Growth, CEPR Discussion Papers 1076, C.E.P.R. Discussion Papers

Barro Robert J, Sala-i-Martin Xavier (1997), Technological Diffusion, Convergence, and

Growth Journal of Economic Growth, Springer, vol. 2(1), pages 1-26, March

Bassanini Andrea, Stefano Scarpetta (2001) Does Human Capital Matter for Growth in

OECD Countries?: Evidence from Pooled Mean-Group Estimates, OECD Economics

Department Working Papers 282, OECD Publishing

Bassanini Andrea, Scarpetta Stefano, Hemmings Philip, (2001) Economic Growth: The

Role of Policies and Institutions: Panel Data. Evidence from OECD Countries, OECD

Economics Department Working Papers 283, OECD Publishing

Page 182: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

182

Becker Werner, Brok Sascha, Deutsch Klaus Guenter, Zipel Frank (2008), Improving the

quality of public finances – the road ahead, Deutsche Bank Research, A workshop report,

February

Benos Nikos (2009), Fiscal policy and economic growth: empirical evidence from EU

countries, Munich Personal RePEc Archive, MPRA, September

Bevir Mark, Rhodes Rod, Weller Patrick (2003) Traditions of governance: Interpreting

the changing role of public sector, Public Administration, volume 81, issue 1, pp 1 – 17

Bjørnskov Christian, Dreher Axel, Fischer Justina (2005), The bigger the better?

Evidence of the effect of government size on life satisfaction around the world, Public

Choice (2007) 130:267–292

Blankenau William F., Simpson Nicole B. (2004) Public education expenditures and

growth, Journal of Development Economics, Elsevier, vol. 73(2), pages 583-605, April.

Bleaney Michael, Gemmell Norman, Kneller Richard (2001) Testing the Endogenuos

Growth Model: government expenditure, taxation and growth over the long run,

Canadian Journal of Economics, Vol. 34, No.1, February

Blejer Mario I, Škreb Marko, (2003) Transition The First Decade, edited by Mario I

Blejer, Marko Škreb, ISBN 0-262-02505,

Blejer M.I, Mecagni M, Sahay R, Hides R, Johnston B, Nagy P, Pepper R, (1992)

“Albania: From Isolation Toward Reform”, IMF Occasional Paper 98, Statistical

Appendix pp 62, September

Bloom Nick, Griffith Rachel, Van Reenen John (2002) Do R&D tax credits work?

Evidence from a panel of countries 1979 – 1997, journal of Public Economics, Elsevier,

vol. 85(1), pages 1-31, July.

Bloom David E., Canning David, Sevilla Jaypee (2001) The Effect of Health on

Economic Growth: Theory and Evidence, NBER Working Papers 8587, National Bureau

of Economic Research, Inc.

Bolt Wilko, Humphrey David (2005), Public Good Issues in Target, Natural Monopoly,

Scale Economies, Network Effects and Cost Allocation, European Central Bank Working

Paper Series, No 505, July

Bose Niloy, Haque Emranul, Osborn Denise (2003), Public Expenditure and Economic

Growth: A Disaggregated Analysis for Developing Countries, June

Burgess Simon, Ratto Marisa (2003), The Role of Incentives in the Public Sector: Issues

and Evidence, CMPO (University of Bristol), Working Paper No. 03/071, May

Page 183: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

183

Cashin Paul, (1995), Economic Growth and Convergence across the Seven Colonies of

Australasia: 1861-1991, The Economic Record, The Economic Society of Australia, vol.

71(213), pages 132-44, June.

Cassou Steven P., Lansing Kevin J. (1999), Fiscal Policy and Productivity Growth in the

OECD, Canadian Journal of Economics, Canadian Economics Association, vol. 32(5),

pages 1215-1226, November

Coe David T., Helpman Elhanan (1995), International R&D Spillovers, NBER Working

Papers 4444, National Bureau of Economic Research, Inc

Dabrowski Marek, Tomczynsca Magdalena (2001) Tax reform in Transition Countries a

Mixed Record and a Complex Future Agenda, ISSN 1506-1701, ISBN 83-7178-255-1

Das Udabir, Quintyn Marc, Chenard Kina (2004), Does Regulatory Governance Matter

for Financial system Stability? An Empirical Analysis, IMF Working Paper, WP/04/89,

May

Daveri Francesco, Guido Tabellini (2000) "Unemployment, growth and taxation in

industrial countries, Economic Policy CEPR, CES, MSH, vol. 15(30), pages 47-104, 04.

David Paul A., Hall Bronwyn H., Toole Andrew A. (2000), Is public R&D a complement

or substitute for private R&D? A review of the econometric evidence, Research Policy,

Elsevier, vol. 29(4-5), pages 497-529, April.

De Long Bradford, Shleifer Andrei (1993), Princes and Merchants: City Growth Before

the Industrial Revolution, Journal of Law and Economics 36 (October), pp. 671-702.

De Melo Marta, Denizer Cevdet, Gelb Alan (1996), From Plan to Market: Patterns of

Transition, World Bank Policy Research Working Paper No 1564, january

Debrun Xavier, Pisani-Ferry Jean and Sapir Andre (2008), Government Size and Output

Volatility: Should we Forsake Automatic Stabilization?, IMF working Papers,

WP/08/122, May;

De Gregorio Jose (1996), Inflation, growth, and central banks : theory and evidence,

Policy Research Working Paper Series, 1575, The World Bank

De la Fuente, Angel (1997) Fiscal Policy and Growth in the OECD, CEPR Discussion

Papers 1755, C.E.P.R. Discussion Papers.

De la Fuente Angel, Doménech Rafael (2001), The Redistributive Effects of the EU

Budget: An Analysis and Proposal for Reform, Journal of Common Market Studies,

Wiley Blackwell, vol. 39(2), pages 307-330,

Page 184: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

184

Devarajan Shantayanan, Swaroop Vinaya, Heng-fu Zou (1996). The composition of

public expenditure and economic growth, Journal of Monetary Economics. Elsevier, vol.

37(2-3), pages 313-344, April.

Easterly William, Levine Ross (1997), Africa's Growth Tragedy: Policies and Ethnic

Divisions The Quarterly Journal of Economics, MIT Press, vol. 112(4), pages 1203-50,

November.

Easterly William, Rebelo Sergio (1993) Fiscal policy and economic growth: An empirical

investigation, Journal of Monetary Economics, Elsevier, vol. 32(3), pages 417-458,

December.

Englander S., Gurney A. (1994), OECD productivity growth: medium-term trends,

OECD Economic Studies, No. 22, Spring, pp. 111 - 129

Eurostat (2010), Government Finance Statistics, Summary Tables – 2/2010, Data 1996 -

2009, Statistical Book, ISSN 1725-9819

Evans Paul, Karras Georgios (1994) Are Government Activities Productive? Evidence

from a Panel of U.S. States, The Review of Economics and Statistics, MIT Press, vol.

76(1), pages 1-11, February.

Feldstein Martin (1995) Tax Avoidance and the Deadweight Loss of the Income Tax,

NBER Working Papers 5055, National Bureau of Economic Research, Inc.

Fiva John (2005), New Evidence on the Effect of Fiscal Decentralization on the Size and

Composition of Government Spending, FinanzArchiv/Public Finance Analysis vol. 62

no. 2, November

Glomm Gerhard, Ravikumar B. (1997) Productive government expenditures and long-run

growth, Journal of Economic Dynamics and Control, Elsevier, vol. 21(1), pages 183-204,

January

Guellec Dominique, van Pottelsberghe de la Potterie Bruno, (2000), The Impact of Public

R&D Expenditure on Business R&D, OECD Science, Technology and Industry Working

Papers 2000/4, OECD Publishing

Hall Bronwyn H., van Reenen John, (1999) How effective are Fiscal incentives for R&D,

A new review of the evidence, NBER Working Papers No 7098

Hallerberg Mark, Strauch Rolf, Von Hagen Jürgen (2004), The design of fiscal rules and

forms of governance in european union countries, ECB Working Paper Series

No.419/December

Page 185: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

185

Handler Heinz, Koebel Bertrand, Reiss Philipp, Schratzenstaller Margit (2005), The Size

and Performance of Public Sector Activities in Europe, WIFO Working Papers, No. 246,

February

Hauner David, Kyobe Annette (2008), Determinants of Government Efficiency, IMF

Working Paper, WP/08/228, September

Hellman Joel S., Jones Geraint, Kaufmann Daniel, Schankerman Mark (2000),

Measuring Governance, Corruption, and State Capture, How Firms and Bureaucrats

Shape the Business Environment in Transition Economies, World Bank Policy Research

Working paper, WPS2312, April

Henisz W. J. (2000) The Institutional Environment for Economic Growth, Economics

and Politics, Wiley Blackwell, vol. 12(1), pages 1-31, 03.

Hoj Jens (2009) How to reform the Belgian tax system to enhance economic growth,

Economics Department Working Paper No 741, ECO/WKP(2009)82,

Holtz-Eakin (1994), Health Insurance Provision and Labor Market Efficiency in the U.S.

and Germany, in Blank, R. and Freeman, R. eds. Social Protection vs. Economic

Flexibility: Is there a Trade-off? Chicago: University of Chicago Press.

Howitt Peter (2000), Endogenous Growth and Cross-Country Income Differences,

American Economic Review, American Economic Association, vol. 90(4), pages 829-

846, September.

IMF (2006), Albania Selected Issues: The impact of remittances on development and

budget, Country Report No 06/285, July,

IMF (2010), Albania Selected Issues: Fiscal Rules for Sustainable Public Finances In

Albania, Country Report No. 10/206, July

IMF (2010), Bulgaria Selected Issues: Fiscal Policy Challenges, Country Report No.

10/159, June

Irmen Andreas, Kuehnel Johanna (2008), Productive Government Expenditure and

Economic Growth, CESIFO Working Paper NO. 2314, May

Islam Roumeen, Montenegro Claudio (2002), What Determines the Quality of

Institutions, World Bank Policy Research Working paper, WPS2764, January

Jacobs Scott H. (1999), The Second Generation of Regulatory Reforms, Paper presented

at Fund’s Conference on Second Generation Reforms, November 8 – 9, Washington D.C

Page 186: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

186

Jacobzone Stéphane, Wong Choi Chang, Miguet Claire (2007), Indicators of Regulatory

Management Systems, OECD Working Papers on Public Governance, 2007/4,

Johnson Simon, Kaufmann Daniel, Shleifer Andrei (1997), Politics and Entrepreneurship

in Transition Economies, William Davidson Institute Working Papers Series 57, William

Davidson Institute at the University of Michigan.

Jonas Jiri (2010) Fiscal Objectives in the Post IMF Program World: The Case of Albania,

IMF Working Paper, WP/10/77.March

Jones Charles I., Williams John C. (1998), Measuring The Social Return To R&D, The

Quarterly Journal of Economics, MIT Press, vol. 113(4), pages 1119-1135, November.

Kamps Christopher (2004) New Estimates of Government Net Capital Stocks for 22

OECD Countries 1960-2001, IMF Working Papers 04/67, International Monetary Fund.

Kaufmann Daniel, Kraay Aart (2007) Governance Indicators: Where Are We, Where

Should We Be Going? World Bank Policy Research Working paper, WPS4370,

Kaufmann Daniel, Kraay Aart, Matruzzi Massimo (2007), The Worldwide Governance

Indicators Project: Answering the Critics, World Bank Policy Research Working paper,

WPS4149, March

Kaufmann Daniel, Kraay Aart (2007), On Measuring Governance: Framing Issues for

Debate, Munich Personal RePEc Archive, MPRA Paper No. 8187, January

Kaufmann Daniel, Kraay Aart, Matruzzi Massimo (2007), Governance Matters VI:

Aggregate and Individual Governance Indicators 1996–2006, World Bank Policy

Research Working paper, WPS4280, July

Kaufmann Daniel, Kraay Aart, Matruzzi Massimo (2008), Governance Matters VII:

Aggregate and Individual Governance Indicators 1996–2007, World Bank Policy

Research Working paper, WPS4654, June

Kaufmann Daniel, Kraay Aart, Matruzzi Massimo (2009), Governance Matters VIII:

Aggregate and Individual Governance Indicators 1996–2008, World Bank Policy

Research Working paper, WPS4978, June

Kaufmann Daniel, Kraay Aart, Matruzzi Massimo (2010), The Worldwide Governance

Indicators: Metodology and Analitical Issues, World Bank Policy Research Working

paper, WPS5430, September

Keefer Philip, Knack Stephen (2002) Social polarization, social institutions, and country

creditworthiness, Policy Research Working Paper Series 2920, The World Bank.

Page 187: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

187

Keen Michael, Kim Yitae, Varsano Ricardo (2006), The “Flat Tax(es)”: Principles and

Evidence, IMF Working Paper, WP/06/218, September

King Robert G, Rebelo Sergio (1990) Public Policy and Economic Growth: Developing

Neoclassical Implications, Journal of Political Economy, University of Chicago Press,

vol. 98(5), pages S126-50, October.

Knack Stephen, Keefer Philip (1995) Institutions and Economic Performance: Cross-

Country Tests Using Alternative Institutional Indicators,MPRA Paper 23118, University

Library of Munich, Germany

Kneller Richard. Bleaney Michael F., Gemmell, Norman (1999). Fiscal policy and

growth: evidence from OECD countries, Journal of Public Economics, Elsevier, vol.

74(2), pages 171-190, November

Koeda Junko, Kramarenko Vitali (2008), Impact of Government Expenditure on Growth:

The Case of Azerbaijan, IMF Working Paper, WP/08/115, May

La Porta Rafael, Lopez-de-Silanes Florencio, Shleifer Andrei, Vishny Robert (1998), The

quality of government, NBER Working Paper Series,WP 6727, September

Levine Ross, Renelt David (1992), A Sensitivity Analysis of Cross-Country Growth

Regressions American Economic Review, American Economic Association, vol. 82(4),

pages 942-63, September.

Lonti Zsuzsanna, Woods Matt (2008), Toward Government at a Glance: Identification of

Core Data and Issues Related to Public Sector Efficiency, OECD Working Papers on

Public Governance No. 7;

Lucas Robert E, (1986), Adaptive Behavior and Economic Theory, Journal of Business,

University of Chicago Press, vol. 59(4), pages S401-26, October

Manalakis Markos (2002), Measuring the Role of Government in Developing and

Transition Countries, Paper Prepared for the 27th General Conference of The

International Association for Research in Income and Wealth Stockholm, August

Martinez-Vasquez Jorge, McNab Robert (1997), Tax Reform in Transition Countries:

Experience and Lessons, International Studies Program, WP 97 – 6, July, pp 33

Martinez-Vazquez Jorge, McNab Robert (2001) Fiscal Decentralization and Economic

Growth, International Studies Program, Working Paper Series at Andrew Young School

of Policy Studies, (AYSPS) Georgia State University

Mauro Paulo (1995) Corruption and Growth, The Quarterly Journal of Economics, Vol.

110, August

Page 188: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

188

Medina Cas Stephanie, Ota Rui (2oo8), Big government, high debt and fiscal adjustment

in small states, IMF working paper, WP/08/39, February

Meloche Jean-Philippe, Vaillancourt François, Yilmaz Serdar (2004), Decentralization or

Fiscal Autonomy? What Does Really Matter? Effects on Growth and Public Sector Size

in European Transition Countries, World Bank Policy Research Working Paper 3254,

March

Mendoza Enrique G., Milesi-Ferretti Gian Maria, Asea Patrick (1997), On the

ineffectiveness of tax policy in altering long-run growth: Harberger's superneutrality

conjecture. Journal of Public Economics, Elsevier, vol. 66(1), pages 99-126, October

Milova Olta (2007), Size vs Efficiency, A tendence of government spending in Albania,

Paper presented on seventh European Doctorial Seminar, Saranda 2-7 September

Ministria e Financave (2006), Strategjia e borxhit 2007 – 2009

Ministria e Financave (2009) Treguesit e Buxhetit të Konsoliduar

Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit (2008) Strategjia

Sektoriale e Transportit 2008 – 2013

Mitu Narcis Eduard, Dracea Raluca, Popa Ana (2007), The quantification of the

performances of public institutions – basic concepts, Munich Personal RePEc Archive,

MPRA Paper No. 10712, September

Mofidi, Alan, Stone Joe (1990), Do State and Local Taxes Affect Economic Growth?,

Review of Economics and Statistics 72 No. 4 (November): 686–91.

Moreno-Dodson Blanca (2008), Assessing the Impact of Public Spending on Growth An

Empirical Analysis for Seven Fast Growing Countries, World Bank Policy Research

Working paper, WPS4663, July

Myles D. Gareth (2009), Economic Growth and the Role of Taxation – Theory,

Economics Department Working Paper No 713, ECO/WKP(2009)54, july

Myles D. Gareth (2009), Economic Growth and the Role of Taxation – Aggregate Data,

Economics Department Working Paper No 714, ECO/WKP(2009)55, july

Myles D. Gareth (2009), Economic Growth and the Role of Taxation – Disaggregate

Data, Economics Department Working Paper No 715, ECO/WKP(2009)56, july

Nourzad F, Martin Vrieze (1995), Public Capital Formation and Economic Growth:

Some International Evidence, Journal of Productivity Analysis, Vol. 6, No. 4, 283-295

Page 189: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

189

OECD (1994), Annual Report, Economic Studies No. 22, Spring

OECD (2004), Menaxhimi i Shpenzimeve Publike, Një libër referencë për vëndet në

tranzicion, Botues Richard Allen dhe Daniel Tommasi

OECD (2007), Towards Better Measurement of Government, OECD Working Papers on

Public Governance, 2007/1,

OECD (2007), Education at a Glance, OECD Indicators

OECD (2008), Toward Government at a Glance: Identification of Core Data and Issues

Related to Public Sector Efficiency, OECD Working Papers on Public Governance No7,

Papadimitriou Dimitri B. (2006), Government Effects on the Distribution of Income: An

Overview, The Levy Economics Institute, Working Paper No 422, February

Pitzer John, Dupuis Jean-Pierre (2006) The General government and the Public Sectors,

Paper presented at the Fifth meeting of the Task force on Harmonization of Public Sector

Accounting, France, March 8 – 10

Rivera Berta, Currais Luis (1999) Economic Growth and Health: Direct Impact or

Reverse Causation?, Applied Economics Letters, Taylor and Francis Journals, vol. 6(11),

pages 761-64, November.

Rodrik Dani (1997) TFPG Controversies, Institutions, and Economic Performance in East

Asia, CEPR Discussion Papers 1587, C.E.P.R. Discussion Papers

Romer Paul M, (1986) Increasing Returns and Long-run Growth, Journal of Political

Economy, University of Chicago Press, vol. 94(5), pages 1002-37, October

Sadka Efraim (2006) Public – Private Partnerships: A Public Economics Perspective,

IMF Working Paper 06/77, March

Sala-I-Martin Xavier, Doppelhofer Gernot, Miller Ronald I. (2004), Determinants of

Long-Term Growth: A Bayesian Averaging of Classical Estimates (BACE) Approach,

American Economic Review, American Economic Association, vol. 94(4), pages 813-

835, September

Sanchez-Robles Blanca, (1998), Infrastructure Investment And Growth: Some Empirical

Evidence, Contemporary Economic Policy, Western Economic Association International,

vol. 16(1), pages 98-108, 01.

Schuknecht Ludger, Tanzi Vito (2005), Reforming public expenditures in industrialized

countries, Are there trade offs? ECB Working Paper Series No.435/ February

Page 190: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

190

Segerstrom P., Anant T., and Dinopoulos E. (1990), A Schumpeterian Model of the

Product Life Cycle, American Economic Review, 80, 1077-1092.

Shah Anwar (2004), Fiscal Decentralization in Developing and Transition Economies

Progress, Problems, and the Promise, World Bank Policy Research Working Paper 3282,

April

Shioji Etsuro (2001) Public Capital and Economic Growth: A Convergence Approach

Journal of Economic Growth, 6(3): 205–227

Solow Robert (1956), A Contribution to the Theory of Economic Growth, Quarterly

Journal of Economics (The MIT Press) 70 (1): 65–94.

Stiglitz E. Joseph (2000), Economics of the Public Sector, Third Edition, W.W.Norton &

Company, New York/ London

Stiglitz E. Joseph (2007) What is the Role of the State, in Escaping the Resource Curse,

M. Humphreys, J. Sachs, and J.E. Stiglitz, eds., New York: Columbia University Press,

pp. 23-52

Stiglitz E. Joseph (2002), New Perspectives on Public Finance: recent achievements and

future challenges, Journal of public Economics, NY

Stiglitz E. Joseph, Hoff Karla (2004), The Transition from Communism: A

Diagrammatic Exposition of Obstacles to the Demand for the Rule of Law, WPS3352,

March

Stiglitz E. Joseph, Hoff Karla (2008), Exiting a Lawless State, The Economic Journal,

118 (August), 1474–1497.

Straub Roland, Tchakarov Ivan (2007), Assessing the impact of a change in the

composition of public spending, A DSGE approach, ECB Working Paper Series No.795/

August

Tanzi Vito (1992), Fiscal Policies in Economies in Transition, IMF, ISBN/ISSN 978-1-

55775-191-1, June

Tanzi Vito (1995) Government role and the efficiency of policy instruments, IMF

working paper, WP/95/100, October

Tanzi Vito, Schuknecht Ludger (1997), Reforming government: An overview of recent

experience, European Journal of Political Economy, vol. 13 (1997), 395-417

Tanzi Vito (1997) The changing role of the public sector in the economy: A historical

perspective, IMF Working Paper, WP/97/114, September

Page 191: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

191

Tanzi, Vito.(1999) Transition and the Changing Role of Government, Finance &

Development Magazine, June, Volume 36, Number 2 by the IMF

Tanzi Vito (2000) The Role of State and the Quality of Public Sector, IMF Working

Paper, WP/00/36, March

Tanzi Vito, Tsibouris George (2001) Transition and the changing role of government, in

A decade of transition: Achievements and Challenges, Havrylyshyn Oleh, Nsouli Saleh

M. eds., IMF pp 229 – 250

Tanzi Vito (2005) The economic role of state in the 21st century, Cato Journal, Vol 23, Nr

5, pp 617 – 638

Weale Martin (1992), The Benefits of Higher Education: A Comparison of Universities

and Polytechnics, Oxford Review of Economic Policy, Oxford University Press, vol.

8(2), pages 35-47, Summer

Wenzel H-Dieter, Kule Dhori (2003), The Size of the Public Sector, Paper presented at

the 4th Conference of the Bank of Albania, September

Wooldridge Jeffrey (2005), Introductory Econometrics, A modern Approach, Third

Edition

World Bank (1998), Public expenditure management handbook, ISBN 0-8213-4297-5

World Bank (2002) Transition – The first 10 years, Analysis and Lessons for Eastern

Europe and former Soviet Union,

World Bank (2003) Understanding public sector performance in transition countries – An

Empirical contribution, Poverty Reduction and Economic Management Unit Europe and

Central Asia Region

World Bank (2004), The Public Sector Governance Reform Cycle: available diagnostic

tools, Premnotes No. 88, 30202, July

World Bank (2006) Albania: Public Expenditure and Financial Accountability (PEFA)

Public Financial Management Assessment, 39483, July

Wößmann Ludger (2003) Returns to education in Europe, Review of World Economics

(Weltwirtschaftliches Archiv) Springer, vol. 139(2), pages 348-376, June.

Yi Kei-Mu, Kocherlakota Narayana R. (1996), Is there endogenous long-run growth?:

Evidence from the U.S. and the U.K, Staff Reports 17, Federal Reserve Bank of New

York

Page 192: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

192

_____(2007) Public Sector Efficiency: An international Comparison, The Fraser Institute,

Fraser Alert, March

_____(2000) Transition Economies: An IMF Perspective on Progress and Prospects.

IMF. 2000-11-03. http://www.imf.org/external/np/exr/ib/2000/110300.htm.

Page 193: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

193

ANEKSI I PUNIMIT

Tabela 3.1 Indeksi i performancës për 23 vendet e industrializuara

Treguesit e mundësisë

Treguesit e Musgrave

Indeksi

i perfor

m.

Rendit

ja

Shtetet Admi

nistrata

Arsim

i

Shendetsia Shpërn

darja

Stabilitet

ekonomik

Perform.

ekonomik

Australi 1.17 1.02 0.94 0.87 1.31 1.00 1.04 9

Austri 1.21 1.00 0.98 1.22 1.28 1.01 1.12 4

Belgjikë 0.73 1.00 0.94 1.17 1.10 0.83 0.95 16

Kanada 1.11 1.05 0.95 0.92 1.00 0.92 1.02 12

Danimarkë 1.16 1.00 1.03 1.19 1.10 0.91 1.06 7

Finlandë 1.26 1.07 1.04 1.18 0.75 0.73 1.01 14

Francë 0.72 1.03 1.03 0.90 1.12 0.7 0.93 17

Gjermani 1.02 0.98 1.01 0.98 0.91 0.81 0.96 15

Greqi 0.60 0.94 0.93 0.97 0.55 0.69 0.78 23

Irlandë 1.06 0.94 0.88 0.89 1.22 1.40 1.05 8

Islandë 1.02 0.98 1.25 n/a 0.59 1.29 1.03 11

Itali 0.52 0.96 0.93 1.10 0.76 0.69 0.83 21

Japoni 0.87 1.09 1.12 1.20 1.40 1.18 1.14 2

Luksenburg 1.05 0.81 0.95 n/a 1.22 2.04 1.21 1

Hollandë 1.16 1.04 0.97 1.00 1.42 1.06 1.11 5

Norvegji 0.97 1.04 1.09 1.17 1.45 1.26 1.13 3

Zelanda e Re

1.18 1.03 0.89 0.62 0.99 0.84 0.93 17

Portugali 0.54 0.94 0.90 0.92 0.64 0.92 0.8 22

Spanjë 0.77 1.00 1.10 1.02 0.82 0.67 0.89 20

Suedi 1.16 1.07 1.19 1.17 0.69 0.91 1.04 9

Zvicër 1.32 0.97 1.14 0.95 0.79 1.09 1.07 6

Britani e

Madhe

1.00 1.05 0.91 0.79 0.78 0.84 0.91 19

SHBA 1.15 1.00 0.82 0.76 1.14 1.20 1.02 12

Mesatarja e OECD

1.00 1.00 1.00 1.00 1.00 1.00 1.00

Qev. të

vogla

1.11 1.01 0.98 0.94 1.17 1.17 1.07

Qev. Mesatare

0.93 0.98 1.00 0.92 0.89 1.03 0.97

Qev. të

mëdha

0.99 1.02 1.01 1.12 1.03 0.85 1.01

Burimi: Banka Botërore (2006)

Page 194: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

194

Tabela 3.3 Indeksi i Eficencës për 23 vendet e industrializuara

Treguesit e mundësisë Treguesit e Musgrave Indeksi

i

efiçenc.

Rendit

ja

Shtetet Adminis

trata

Arsim

i

Shendetsia Shpë

rndar

ja

Stabilitet

ekonomi

k

Perform.

ekonomi

k

Australi 1.25 1.09 1.04 1.53 1.66 1.27 1.29 3

Austri 1.21 0.97 1.04 0.94 1.11 0.87 1.06 8

Belgjikë 0.68 1.19 0.87 0.91 0.98 0.73 1.01 12

Kanada 1.04 0.85 0.87 1.16 1.02 0.94 1.03 10

Danimarkë 0.89 0.7 0.91 0.93 0.88 0.73 0.96 14

Finlandë 1.09 0.82 1.05 0.85 0.62 0.60 0.84 20

Francë 0.60 0.97 0.87 0.68 0.97 0.61 0.81 22

Gjermani 1.03 1.14 0.80 0.80 0.88 0.78 0.96 14

Greqi 0.81 1.91 1.21 0.95 0.54 0.68 0.97 13

Irlandë 1.31 1.01 1.04 1.14 1.51 1.73 1.27 4

Islandë 0.91 0.97 n/a n/a 0.65 1.44 0.8 23

Itali 0.54 1.18 0.98 0.93 0.68 0.61 0.85 19

Japoni 1.16 1.67 1.31 1.82 1.80 1.52 1.4 1

Luksenburg 1.18 1.26 1.03 n/a 1.28 2.15 1.38 2

Hollandë 0.98 1.10 0.95 0.81 1.32 0.98 1.05 9

Norvegji 0.90 0.73 0.99 1.15 1.36 1.19 1.02 11

Zelanda e Re 1.26 0.82 0.90 0.69 1.10 0.94 0.95 16

Portugali 0.57 0.98 1.17 1.09 0.68 0.98 0.86 18

Spanjë 0.86 1.19 1.24 1.10 0.88 0.72 0.95 16

Suedi 0.83 0.76 1.03 0.87 0.50 0.67 0.83 21

Zvicër 1.72 0.94 1.00 1.28 0.96 1.32 1.2 6

Britani e Madhe 1.02 1.10 0.98 0.87 0.89 0.96 1.10 7

SHBA 1.48 1.06 0.84 1.02 1.53 1.62 1.26 5

Mesatarja e

OECD

1.00 1.00 1.00 1.00 1.00 1.00 1.00

Qev. të vogla 1.38 1.15 1.05 1.36 1.49 1.49 1.28

Qev. Mesatare 0.96 1.10 1.02 0.97 0.93 1.08 1.00

Qev. të mëdha 0.85 0.96 0.96 0.87 0.88 0.73 0.92

Burimi: Banka Botërore (2006)

Page 195: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

195

Tabela 3.5 Llogaritja e efiçencës me anë të analizës Input – Output

Burimi: Banka Botërore (2006)

Efiçenca e inputit Efiçenca e outputit

Shtetet Rezultati Renditja Rezultati Renditja

Australi 0.99 4 0.92 7

Austri 0.67 17 0.92 8

Belgjikë 0.66 19 0.79 18

Kanada 0.75 12 0.84 13

Danimarkë 0.62 21 0.87 11

Finlandë 0.61 22 0.83 14

Francë 0.64 20 0.77 20

Gjermani 0.72 16 0.79 17

Greqi 0.73 14 0.65 23

Irlandë 0.96 5 0.93 6

Islandë 0.87 7 0.90 10

Itali 0.66 18 0.68 22

Japoni 1.00 1 1.00 1

Luksenburg 1.00 1 1.00 1

Hollandë 0.72 15 0.9 19

Norvegji 0.73 13 0.93 5

Zelanda e Re 0.83 9 0.81 15

Portugali 0.79 11 0.70 21

Spanjë 0.80 10 0.78 19

Suedi 0.57 23 0.86 12

Zvicër 0.95 6 0.94 4

Britani e Madhe 0.84 8 0.80 16

Shtetet e Bashkuara 1.00 1 1.00 1

Mesatarja e OECD 0.79 0.85

Qev. të vogla 0.98 0.82

Qev. Mesatare 0.81 0.82

Qev. të mëdha 0.65 0.83

Page 196: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

196

Tabela 5.4 Testi i korrelacionit serial për ekuacionin 17/1 të regresit

Breusch-Godfrey Serial Correlation LM Test: F-statistic 1.060858 Probability 0.390250

Obs*R-squared 3.563544 Probability 0.168340

Test Equation:

Dependent Variable: RESID

Method: Least Squares

Date: 04/21/11 Time: 13:39

Presample missing value lagged residuals set to zero.

Variable

Coefficien

t Std. Error t-Statistic Prob.

C 0.794963 9.775734 0.081320 0.9372

PBBA -0.143771 0.240994 -0.596573 0.5673

DINV 0.052085 0.290376 0.179370 0.8621

DKH -0.017522 0.448485 -0.039069 0.9698

DTATTL -0.088181 0.427237 -0.206398 0.8416

SHPNZTTL 0.010519 0.323251 0.032541 0.9748

INF -0.024606 0.056573 -0.434936 0.6751

RESID(-1) 0.322057 0.534637 0.602384 0.5636

RESID(-2) -0.571790 0.451906 -1.265284 0.2414

R-squared 0.209620 Mean dependent var 2.32E-15

Adjusted R-squared -0.580760 S.D. dependent var 1.672106

S.E. of regression 2.102310 Akaike info criterion 4.629002

Sum squared resid 35.35765 Schwarz criterion 5.070115

Log likelihood -30.34652 F-statistic 0.265215

Durbin-Watson stat 1.741739 Prob(F-statistic) 0.960837

Tabela 5.5 Testi i korrelacionit serial për ekuacionin 18/1 të regresit

Breusch-Godfrey Serial Correlation LM Test:

F-statistic 1.896696 Probability 0.211741

Obs*R-squared 5.468118 Probability 0.064955 Test Equation:

Dependent Variable: RESID

Method: Least Squares

Date: 04/21/11 Time: 12:53

Presample missing value lagged residuals set to zero.

Variable Coefficien Std. Error t-Statistic Prob.

Page 197: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

197

t

C -3.941696 8.417543 -0.468272 0.6521

PBBA 0.173584 0.429838 0.403835 0.6969

DINV 0.154970 0.428280 0.361843 0.7268

DKH 0.350763 0.493487 0.710785 0.4974

SHPNZPROD 0.140849 0.533343 0.264088 0.7984

DTATTM -0.076949 0.926357 -0.083066 0.9358

INF 0.055828 0.092660 0.602509 0.5635

RESID(-1) -0.835382 0.436539 -1.913647 0.0920

RESID(-2) -0.323640 0.523107 -0.618687 0.5533

R-squared 0.321654 Mean dependent var -1.04E-16

Adjusted R-squared -0.356692 S.D. dependent var 2.159297

S.E. of regression 2.515087 Akaike info criterion 4.987543

Sum squared resid 50.60529 Schwarz criterion 5.428656

Log likelihood -33.39412 F-statistic 0.474174

Durbin-Watson stat 2.000859 Prob(F-statistic) 0.844170

Tabela 5.6 Testi i korrelacionit serial për ekuacionin 19/1 të regresit

Breusch-Godfrey Serial Correlation LM Test:

F-statistic 1.816151 Probability 0.223716

Obs*R-squared 5.308419 Probability 0.070354

Test Equation:

Dependent Variable: RESID

Method: Least Squares

Date: 04/21/11 Time: 12:57

Presample missing value lagged residuals set to zero.

Variable

Coefficien

t Std. Error t-Statistic Prob.

C -6.182697 4.270868 -1.447644 0.1857

PBBA 0.729464 0.489639 1.489799 0.1746

DKH 0.839798 0.644040 1.303953 0.2285

DSHPNZSOC 1.113683 0.873982 1.274263 0.2383

DSHPNZEK -0.498470 0.620565 -0.803251 0.4450

DTATTM 0.299599 0.741694 0.403939 0.6968

INF 0.197254 0.129736 1.520426 0.1669

RESID(-1) -1.287616 0.681251 -1.890076 0.0954

RESID(-2) 0.376497 0.476836 0.789573 0.4525

R-squared 0.312260 Mean dependent var 7.58E-16

Adjusted R-squared -0.375480 S.D. dependent var 2.334258

Page 198: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

198

S.E. of regression 2.737638 Akaike info criterion 5.157120

Sum squared resid 59.95730 Schwarz criterion 5.598233

Log likelihood -34.83552 F-statistic 0.454038

Durbin-Watson stat 1.783651 Prob(F-statistic) 0.857515

Tabela 5.7 Testi i Heteroskedasticitetit për ekuacionin 17/1 të regresit

White Heteroskedasticity Test:

F-statistic 0.673129 Probability 0.732661

Obs*R-squared 11.36972 Probability 0.497527

Test Equation:

Dependent Variable: RESID^2

Method: Least Squares

Date: 04/21/11 Time: 13:41

Sample (adjusted): 1993 2009

Included observations: 17 after adjustments

Variable

Coefficien

t Std. Error t-Statistic Prob.

C -1179.660 1192.104 -0.989561 0.3784

PBBA -0.127044 1.628356 -0.078020 0.9416

PBBA^2 -0.126944 0.317101 -0.400328 0.7094

DINV 0.032898 1.275101 0.025800 0.9807

DINV^2 -0.076908 0.275442 -0.279217 0.7939

DKH -1.704981 4.568141 -0.373233 0.7279

DKH^2 1.252924 1.120320 1.118363 0.3260

DTATTL -1.251981 3.057609 -0.409464 0.7032

DTATTL^2 -0.221606 0.568698 -0.389673 0.7166

SHPNZTTL 76.33414 77.76820 0.981560 0.3819

SHPNZTTL^2 -1.219632 1.254580 -0.972144 0.3860

INF -0.134390 0.451146 -0.297887 0.7806

INF^2 0.007561 0.007971 0.948551 0.3966 R-squared 0.668807 Mean dependent var 2.631471

Adjusted R-squared -0.324772 S.D. dependent var 3.681184

S.E. of regression 4.236997 Akaike info criterion 5.808079

Sum squared resid 71.80858 Schwarz criterion 6.445243

Log likelihood -36.36868 F-statistic 0.673129

Durbin-Watson stat 1.916449 Prob(F-statistic) 0.732661

Tabela 5.8 Testi i Heteroskedasticitetit për ekuacionin 18/1 të regresit

Page 199: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

199

White Heteroskedasticity Test:

F-statistic 1.336137 Probability 0.422358

Obs*R-squared 13.60571 Probability 0.326592

Test Equation:

Dependent Variable: RESID^2

Method: Least Squares

Date: 04/21/11 Time: 13:01

Sample (adjusted): 1993 2009

Included observations: 17 after adjustments

Variable

Coefficien

t Std. Error t-Statistic Prob.

C -104.2667 404.1851 -0.257968 0.8092

PBBA 0.599601 0.903552 0.663604 0.5432

PBBA^2 -0.148389 0.224025 -0.662379 0.5439

DINV -1.108403 2.806654 -0.394920 0.7131

DINV^2 0.227870 0.464789 0.490266 0.6496

DKH 0.573315 1.508945 0.379944 0.7233

DKH^2 0.242297 1.104371 0.219398 0.8371

SHPNZPROD 13.67580 50.42863 0.271191 0.7997

SHPNZPROD^2 -0.432230 1.557311 -0.277549 0.7951

DTATTM -3.711051 2.300426 -1.613202 0.1820

DTATTM^2 2.506255 1.559936 1.606640 0.1834

INF 0.071661 0.730985 0.098033 0.9266

INF^2 0.000816 0.005840 0.139785 0.8956

R-squared 0.800336 Mean dependent var 4.388294

Adjusted R-squared 0.201344 S.D. dependent var 6.461776

S.E. of regression 5.774733 Akaike info criterion 6.427354

Sum squared resid 133.3902 Schwarz criterion 7.064517

Log likelihood -41.63251 F-statistic 1.336137

Durbin-Watson stat 3.027002 Prob(F-statistic) 0.422358

Tabela 5.9 Testi i Heteroskedasticitetit për ekuacionin 19/1 të regresit

White Heteroskedasticity Test:

F-statistic 0.771598 Probability 0.674125

Obs*R-squared 11.87148 Probability 0.456056

Test Equation:

Dependent Variable: RESID^2

Method: Least Squares

Page 200: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

200

Date: 04/21/11 Time: 13:00

Sample (adjusted): 1993 2009

Included observations: 17 after adjustments

Variable

Coefficien

t Std. Error t-Statistic Prob.

C 5.439936 11.75018 0.462966 0.6675

PBBA 1.572351 1.428083 1.101022 0.3327

PBBA^2 -0.251796 0.332037 -0.758337 0.4905

DKH 0.095289 2.259864 0.042166 0.9684

DKH^2 -0.609138 1.004019 -0.606699 0.5768

DSHPNZSOC -0.666422 2.445238 -0.272539 0.7987

DSHPNZSOC^2 -0.318495 0.564640 -0.564067 0.6028

DSHPNZEK 3.174952 5.247135 0.605083 0.5778

DSHPNZEK^2 -0.832797 1.102885 -0.755107 0.4922

DTATTM -1.848954 2.830925 -0.653127 0.5493

DTATTM^2 1.484344 1.496577 0.991826 0.3774

INF 0.638665 0.686605 0.930177 0.4049

INF^2 -0.001625 0.006561 -0.247663 0.8166 R-squared 0.698322 Mean dependent var 5.128246

Adjusted R-squared -0.206712 S.D. dependent var 7.873841

S.E. of regression 8.649448 Akaike info criterion 7.235361

Sum squared resid 299.2518 Schwarz criterion 7.872524

Log likelihood -48.50057 F-statistic 0.771598

Durbin-Watson stat 2.595605 Prob(F-statistic) 0.674125

Tabela 5.10 Vlerësimi i plotë i ekuacionit të regresit 17/1

Dependent Variable: PBB

Method: Least Squares

Date: 04/21/11 Time: 13:17

Sample (adjusted): 1993 2009

Included observations: 17 after adjustments

Variable

Coefficien

t Std. Error t-Statistic Prob.

C -12.77659 9.813945 -1.301881 0.2221

PBBA -0.888022 0.208688 -4.255253 0.0017

DINV 0.192618 0.229640 0.838781 0.4212

DKH -0.998203 0.438691 -2.275410 0.0461

DTATTL -1.157592 0.407564 -2.840273 0.0175

SHPNZTTL 0.864921 0.323475 2.673840 0.0233

INF -0.279380 0.052048 -5.367714 0.0003

Page 201: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

201

R-squared 0.803933 Mean dependent var 6.052941

Adjusted R-squared 0.686293 S.D. dependent var 3.776261

S.E. of regression 2.115065 Akaike info criterion 4.628950

Sum squared resid 44.73501 Schëarz criterion 4.972037

Log likelihood -32.34607 F-statistic 6.833847

Durbin-Watson stat 1.399554 Prob(F-statistic) 0.004263

Tabela 5.11 Vlerësimi i plotë i ekuacionit të regresit 18/1

Dependent Variable: PBB

Method: Least Squares

Date: 04/21/11 Time: 13:20

Sample (adjusted): 1993 2009

Included observations: 17 after adjustments

Variable

Coefficien

t Std. Error t-Statistic Prob. C -1.850702 8.690005 -0.212969 0.8356

PBBA -0.649748 0.287559 -2.259528 0.0474

DINV 0.249250 0.339470 0.734233 0.4797

DKH -1.290517 0.498788 -2.587305 0.0271

SHPNZPROD 0.924830 0.571379 2.618594 0.0366

DTATTM -0.843432 0.857514 -1.843578 0.0485

INF -0.225804 0.072288 -3.123675 0.0108

R-squared 0.773035 Mean dependent var 6.052941

Adjusted R-squared 0.676857 S.D. dependent var 3.776261

S.E. of regression 2.731318 Akaike info criterion 5.140347

Sum squared resid 74.60100 Schwarz criterion 5.483435

Log likelihood -36.69295 F-statistic 5.430726

Durbin-Watson stat 2.654033 Prob(F-statistic) 0.041702

Tabela 5.12 Vlerësimi i plotë i ekuacionit të regresit 19/1

Dependent Variable: PBB

Method: Least Squares

Date: 04/21/11 Time: 13:15

Sample (adjusted): 1993 2009

Included observations: 17 after adjustments

Variable

Coefficien

t Std. Error t-Statistic Prob.

Page 202: Performanca e Sektorit Publik dhe Ndikimi i tij në Rritjen Ekonomike

202

C 11.89671 2.588517 4.595954 0.0010

PBBA -0.548441 0.292057 -1.877859 0.0898

DINV 0.230744 0.373999 0.616965 0.5510

DKH -1.545358 0.481881 -3.206930 0.0094

DSHPNZSOC 0.558800 0.513196 1.888862 0.0418

DTATTM -0.436330 0.840716 -1.518998 0.0651

INF -0.191824 0.074500 -2.574822 0.0277

R-squared 0.731112 Mean dependent var 6.052941

Adjusted R-squared 0.609779 S.D. dependent var 3.776261

S.E. of regression 2.901144 Akaike info criterion 5.260989

Sum squared resid 84.16637 Schwarz criterion 5.604076

Log likelihood -37.71840 F-statistic 2.851416

Durbin-Watson stat 2.510433 Prob(F-statistic) 0.069197