opinioni publik ne maredheniet nderkombetare

23
Fakulteti i Administratës Publike dhe Shkencave Politike Lënda: Teoria dhe Praktika e Menaxhimit Ndërkombëtar Tema: ”Opinioni publik ndërkombëtar” Doc.Dr. Punoi : 1

Upload: ideal-hoxha

Post on 03-Mar-2015

489 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Punim Kërkimorë për ndikimin e Opinionit Publik në Marëdhëniet Ndërkombëtare

TRANSCRIPT

Page 1: Opinioni Publik Ne Maredheniet Nderkombetare

Fakulteti i Administratës Publike dhe Shkencave Politike

Lënda: Teoria dhe Praktika e Menaxhimit Ndërkombëtar

Tema: ”Opinioni publik ndërkombëtar”

Doc.Dr. Punoi : Arta Ibrahimi Ideal Hoxha ID: 15376

Tetovë, 2011

1

Page 2: Opinioni Publik Ne Maredheniet Nderkombetare

Përmbajtja:

Opinioni publik si koncept………………………………….1

Opinioni publik dhe propaganda si mjete të komunikimit

ndërkombëtar……………………………………………….3

Opinioni i gjërë publik....................................................8

Elitat dhe masat: tiparet e përbashkëta.........................9

Impakti i opinionit publik mbi elitat................................10

Veprimet masive të një opinioni publik pa udhëheqës..12

2

Page 3: Opinioni Publik Ne Maredheniet Nderkombetare

Opinioni publik

Nocioni “opinion”, që në latinishtë quhet “opinio”, nuk ka ndryshim nga nocioni frances “opini(n)”, dhe në gjuhën shqipe është “opinion publik”.

Ndryshimi ka qenë vetëm në çështjen se ky nocion në gjuhën shqipe nuk ka pasur aplikim të gjerë te të gjitha shtresat shoqërore, si e ka pasur në Evropë e më gjerë, por vetëm tek ajo pjesë e intelegjencisë së lartë të kësaj shoqërije. Shkakun duhet kërkuar në mosarsimimin masovik të të gjitha shtresave shoqërore shqiptare nga një anë, dhe në strukturën e organizimit shtetëror dhe politik të shqipëtarëve.

Platoni ka bërë të ditur se nocioni “opinion” përfshin atë pjesë të dijes sonë, që gjendet ndërmjet dijes dhe të mosdijes, që kemi për një koncept shoqëror, politik ose shkencor. Ky qëndrim filozofik sjell të kuptosh se mendimi filozofik, edhe nga kohërat e vjetra, e ka bërë ndarjen e ashpër ndërmjet kategorisë së “opinionit” dhe të të “menduarit”, që do të thotë në mes të të gjykuarit objektiv dhe të atij subjektiv.

Sipas Hegelit opinioni publik duhet kuptuar si liri subjektive të individit, që të shprehë gjykimet personale mbi gjërat e përgjithshme. Opinioni publik mund të interpretohet në dy mënyra:

1. Së pari si opinion (bindje, qëndrim) publik2. Së dyti si qëndrim i shprehur haptas në opinion

Nga kjo del se opinioni publik ka qenë dhe mbetet një fenomen shoqëror i bazuar në këmbimin e qëndrimeve shoqërore, me anë të votës apo fjalës së pazëshme që krijohet për bazat e qëndrimeve të të gjithë qytetarëve në shoqëri.

Në kohën e re Zhan Zhak Ruso teorinë për opinionin publik do ta vejë në lidhje me teorinë për “vullnetin e përgjithëm” të popullit. Ka ekzistuar mendimi madje që, opinioni publik të barazohet me “vullnetin e përgjithshëm”, “vullnetin kombëtar”, që përfshin në vete një unitet të vullnetit të popullit, por edhe pikëpamjet për sovranitetin e tij.

Ky term është përdorur për herë të parë që më vitin 1588 nga Montaigne në librin e tij «Essais« .1

Opinioni publik, pra, është një medium, në të cilin pranohet informata, që njëherit të jetë edhe fenomen kolektiv I interpretimit të tyre, si dhëshmi kolektive në bindjet kolektive, në gjykime, vlerësime, dispozita dhe në iniciativa për aksione të ndryshme. Si i tillë opinioni është fenomen i ekspozuar tërësisht nga informatat që qarkullojnë në një shoqëri, duke marrë rolin e funksionit teknologjik të komunikimit në një shoqëri. Në kuadër të shoqërive të vjetra dhe të këtyre të rejave, opinioni ka pasur përmbajtje të ndryshme.

Në shoqëritë e vjetra përcjellja e informatave ka qenë e ngadalshme dhe ajo është bërë, siç hotë populli, prej goje në gojë. Me paraqitjen e teknikave të ndryshme, dhe në radhë të 1 Michel de Montaigne, “Essais”. 1588

3

Page 4: Opinioni Publik Ne Maredheniet Nderkombetare

parë të shtypit, që shfaqen në shekullin XVIII dhe XIX, komunikimet teknike kanë një dinamikë, që nuk e kanë pasur më parë. Në kushtet e një zhvillimi të teknikës mediale, përmbajtjet informative janë të shpejta dhe përfshinjë tërë globin tokësor.

Opinioni publik mund të influencohet nga relacionet publike dhe nga mediat politike. Në mënyrë plotësuese e ashtuquajtura “mass media” shfrytëzon një shumëllojshmëri të gjërë të teknikave të reklamës për të nxjerrë mesazhet e tyre dhe të ndryshoj mendjet e njerëzve.

Interesi I opinionit publik bëhet shumë I madhë sidomos gjatë zgjedhjeve. Ka katër metoda për të matur barometrin e opinionit publik:

1. Matja sasiore e shpërndarjeve të opinioneve2. Hetimi i relacioneve të brendëshme midis opinionit publik të individëve që

plotësojnë opinionin publik në një çështje të caktuar3. Përshkrimi i analizës të rolit të opinionit publik4. Studimi i të dyjave: medias komunikuese që shpërndan idetë mbi të cilat opinioni

mbështetet dhe të përdorimi që propagandistët dhe manipulatorët e tjerë i bëjnë këtyre mediave

Në fakt, opinioni publik është një grumbullim qëndrimesh ose besimesh individuale të mbajtura nga individë të rritur; pra opinioni mund të përcaktohet gjithashtu si një koleksion kompleksi opinioneve të shumë njerëzve dhe shuma e të gjitha pikëpamjeve të tyre.

Opinioni publik ndëkombëtar dhe propaganda, si mjete të komunikimit ndërkombëtar

Opinioni publik paraqitet si qëndrim ose si njëri nga qëndrimet e qytetarëve ndaj zhvillimeve dhe proceseve shoqërore, të cilat mund të kenë ose karakter të zhvillimit të brendhëm, ose kanë të bëjnë me politikën e jashtme të një vendi.

Këtu bëhet fjalë në radhë të parë për qëndrimin e qytetarit ndaj ngjarjeve politike, përkatësisht ndaj politikës së jashtme të një vendi dhe drejtimeve të saj.

Ky qëndrim i qytetarëve dhe i grupeve shoqërore krijohet nën veprimin e faktorëve të ndryshëm dhe në etapa të ndryshme të zhvillimit shoqëror. Në krijimin e opinionit publik ndikon një gamë e tërë elementesh.

Për vlerën e opinionit publik dhe për mundësitë e ndikimit të tij në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në formulimin e një politike të caktuar, ekzistojnë pikëpamje shumë të ndryshme. Disa autorë mendojnë se opinioni publik duhet vështruar si një faktorë i

4

Page 5: Opinioni Publik Ne Maredheniet Nderkombetare

rëndësishëm i marrëdhënieve politike ndërkombëtare, sepse ai vepron si “fuqi e padukshme dhe e pamposhtur”.

Në disa koncepte idealiste, opinioni publik trajtohet si një standard ndërkombëtar me anë të të cilit do duhej të nxiteshin pandërprerë veprimtaritë politike të shteteve të tjera.

Mirëpo, ka edhe mendime, sipas të cilave politika e jashtme duhet të krijohet në mënyrë të pavarur, pa kurrëfarë ndikimesh të masave të gjëra, sepse autoritetet e shtetit gjoja e dinë më së miri se çfarë duhet të bëjnë, ndërsa shumicës së njerëzve u mungojnë “bindjet e veta”, të cilat “duhet t’u futen në kokë, siç i shtihet vaji makinës”.2

Hulumtimi i opinionit publik prej shumë vitesh realizohet me anë të metodave sociologjike, të cilat ndonjëherë gjejnë zbatim edhe te marrëdhëniet politike ndërkombëtare. George Galup, i cili ka bërë hulumtimin e parë të këtij lloji në vitin 1936, u hapi rrugë hulumtimeve të mëtejshme dhe krijimit të instituteve kërkimore, të cilat në punën e tyre nisen nga premisa se modeli raprezentativ, nëse zgjidhet drejt, jep përgjigje përkatëse për pyetjen e parashtruar.

Dobia e hulumtimit të këtij lloji pranohet gjerësisht, por debate të shumta zhvillohen lidhur me metodat, sidomos me ato që zbatohen me rastin e hulumtimeve politike. Pikërisht në fushën e hulumtimeve të çështjeve aktuale politike, pra edhe të politikës së jashtme, është vështirë të shmanget karakteri sugjestiv i pyetjeve, gjë që mund të ndikojë më vonë në rezultatet e përfituara.

Për sa i përket rolit të opinionit publik në marrëdhëniet ndërkombëtare, mund të vihet re se ky nocion ka hyrë në marrëdhëniet ndërkombëre në periudhën më të re, gjë që lidhet me ndryshimet e shumta politoko-shoqërore dhe teknologjike të botës bashkëkohore. Politika e jashtme më parë krijohet brenda një rrethi shumë të ngushtë, kurse për nga karakteri dhe vendimet, ka qenë krejtësisht sekrete dhe e paarritshme për masat e gjera. Vetëm me zhvillimin e parlamentarizmit modern ndodhën ndryshimet e para, të cilat bëjnë të mundur që parlamentet, qoftë edhe në mënyrën të tërthortë, të pasqyrojnë zhvillimet në kabinentet e ministrive të Punëve të Jashtme dhe në zyrat e krijuesve të politikës së lartë.

Si kundërpërgjijge ndaj kërkesave të Leninit për një diplomaci të hapur, presidenti amerikan WoodroW Wilson, në 14 pikat e tij për zgjidhjen e çështjes së luftës, një ndër kërkesat ka paraqitur edhe ndërprerjen e praktikës së diplomacisë sekrete. Konferenca paqësore e Parisit, si takim i parë i madh ndërkombëtar, ka qenë deri diku me dyert të hapura, ndonëse për të gjitha çështjet më të rëndësishme ishin marrë vendime në vende të tjera.

Opinioni publik në marrëdhëniet ndërkombëtare ka rëndësi të veçantë dhe mundësi të përhershme realizimi. Kjo është një pjesë specifike, që prek ndërgjegjen shoqërore dhe u nënshtrohet marrëdhënieve politiko-shoqërore dhe ekonomike në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Faktorë të shumtë ndikojnë në profilizimin e opinionit publik dhe në zotërimin e qëndrimeve të caktuara, gjë që pasqyrohet veçanërisht në veprimin e faktorëve ekonomike dhe financiarë, ne ndikimin e partive politike dhe ideologjike që

2 R.Bierzanek, Wspolczesne atosunki…, v.cit. fq 72-73.5

Page 6: Opinioni Publik Ne Maredheniet Nderkombetare

përfaqësojnë ato, të tipareve psikologjike të një populli të caktuar, traditave,3 etj. Prandaj opinioni publik mund të jetë progresiv ose negativ dhe kjo varet nga qëndrimet që mbizotërojnë në një mjedis të caktuar. Ai varet nga zhvillimi i sistemit të tij poltiko-shoqërore dhe nga mundësia që faktorë të tjerë të arrijnë deri te protagonistët e opinionit publik.

Është krejt e kuptueshme se në botën e sotme, ku ekzistojnë mundësi për një komunikim të shpejtë dhe të lehtë, ende nuk ekziston një mënyrë që ky komunikim të vendoset në nivel të njëjtë, përkatësisht t’i ndërlidhë të gjitha shtetet dhe të gjitha pjesët e botës. Krijimi i një opinioni publik të hapur sigurisht është i pamundur, por edhe zhvillimi i ndryshëm i bazës materiale dhe i nivelit të nevojave kulturore ndikimit ende mbi të, prandaj është shumë vështirë të flitet për ekzistimin e një opinioni publik ndërkombëtar, si kategori unike globale.

Secili shtet përpiqet të formojë opinionin e vet publik në perputhje me qëllimet dhe interesat e veta politike, të cilat klasa sunduese synon t’i realizojë. Një opinion publik i organizuar mirë është në gjendje të japë mbështetjen që kërkojnë angazhimet përkatëse politike, sidomos kur bëhet fjalë për aksione të një tipi më të lartë, kur aparatit shtetëror i duhen shprehjet e pranimit dhe miratimit të një politike të tillë.

Me këto punë të përgatitjes dhe modelimit të opinionit publik merret propaganda, e cila organizohet brenda kufijeve shtetërore dhe vepron edhe si një veprimtari e organizuar speciale, e cila destinohet për shtete të veçanta.4

Propaganda më së shpeshti u drejtohet fqinjëve ose një numri më të madh shtetesh, ndërsa kur bëhet fjalë për shtete të mëdha ajo u drejtohet të gjitha vendeve dhe të gjitha pjesëve të botës. Propaganda, si veprimtari, mund të përkufizohet në kuptimin e aksionit të organizuar, i cili synon pranimin vullnetar të disa ideve dhe pikëpamjeve politike ose ndryshimeve e sjelljes politike.

Qëllimet e propagandës ndërkombëtare bashkëkohore janë shumë komplekse dhe kanë të bëjnë, në radhë të parë, orvatjet për të ndikuar në ngritjen e një opinioni publik kombëtar të caktuar dhe qe në menyrë të planifikuar, me përhapjen e organizuar të informacioneve dhe të lajmeve të ndryshme ekonomike, përhapjen e organizuar të informatave dhe të lajmeve të ndryshme ekonomike, politike ose kulturore, të veprohet mbi grupe të caktuara qytetarësh të shteteve të tjera. Duke përhapur informacione dhe lajme të caktuara dhe duke u angazhuar për ndryshimin ose forcimin e bindjes ekzistuese brenda grupeve të caktuara të njerëzve, veprimtaria propagandistike përpiqet të krijojë vazhdimisht bindje të caktuara me anë të përdorimit të mjeteve të ndryshme.

Shteti mund të jetë veçanërist i interesuar që në sytë e kombëve të tjera ta ndërtojë vazhdimisht imazhin si nje vend paqëdashës, i vullnetit të mirë dhe i gatshëm për të bashkëpunuar mbi baza të barabarta me shtetet e tjera. Për krijimin e një bindjeje të tillë, në këtë rastë, natyrisht, përdorën mjete paqësore, në përputhje me qëllimin e përcaktuar.

3 Ibid, v.cit. fq.73.4 H.Qualter, propaganda and Psychological Walfare, NY, 1962.; H. Mewlna, Global Information and World Communication, NY, fq. 180-186.

6

Page 7: Opinioni Publik Ne Maredheniet Nderkombetare

Mirëpo, në qoftë se shteti synon të krijojë një imazh, me të cilin ta detyrojë palën tjetër t’i ndryshojë sjelljet e veta ose të bëjë lëshime të caktuara, ai do të përdorë një mori mjetësh të kombinuara propaganduese, ku do të eksponohet edhe fuqia ekonomike dhe ushtarake, prestigji politik, forca e rendit, uniteti kombëtar etj.

Njonjëherë propaganda përpiqet t’u drejtohet banorëve të një shteti te caktuar, udhëheqjen e të cilit orvatet ta izolojë nga populli, për t’i realizua më lehtë qëllimet politike të fundit. Nga ana tjetër, ka mundësi të ushtrohet një presion i organizuar propagandistik mbi udhëheqjen, në mënyrë që kjo ta ndryshojë politikën shtetërore dhe të marrë një rrugë tjetër.

Propaganda si mjet shumë i rëndësishëm i veprimtarisë ndërombëtare, haset që në kohë të vjetra. Ndonëse aktivitetet e atëhershme, natyrisht, kanë qenë shumë më modeste, disa shkrimtarë kanë vënë ne dukje se në Greqinë e Vjetër në marrëdhëniet ndërmjet disa shtetev-qytete mund të ndeshen gjurmë të teknikës prpaganduese. Për shembull, Tukidi në “Historia e luftës së Peloponezit” përmend zhdërvjelltësinë e bindjes politike, ndërsa Kisha Katolike, duke krijuar Rendin e Jezuitëve, do të jetë e para që do të ngrejë në mënyrë të organizuar një organizëm special për përhapjen e fesë (propaganda fide).

Me hyrjen në Luftën e Parë Botërore, të gjithë pjesëmarrësit e saj fillojnë ta përdorinkëtë media të re, kështu që në praninë e shkatërrimeve dhe të kundërthënieve të luftës kishin shënuar ngritje evidente, krijohen mundësi që propaganda të shfrytëzohet shumë më mirë. Në kohën e Luftës së Parë Botërore, krahas dimensionit diplomatik, ekonomik dhe ushtarak, propaganda bëhet dimension i katërt i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Zhvillimi i propagandës në kuptimin e përgaditjes masive dhe bashkëpunimit të kujdesshëm të fushatës së qeverisë, paraqitet së pari në SHBA, në kohën e Luftës së Parë Botërore, pastajë në Rusinë sovjetike, mbas Revolucionit të Tëtoritë. Më vonë regjimet fashiste, sidomos në Gjermani dhe Itali, zhvilluan një propagandë të pazakontë, duke i shfrytëzuar tej mase mundësitë e saj.5

Mbas Luftës së Botërore lind një fenomen i ri, që ndikoi fuqimisht në zhvillimin e propagandës. Bëhët fjalë për luftën e ftohët, gjatë së cilës u shkaktua një komunikim i organizuar, pa përdorimin e plumbeve të pushkës, ndonëse konflikti kishte marrë përmasa deri atëherë të papara. Në kushtet e reja, propaganda mori edhe dimensione të reja, siç ishin: urbanizimi, arsimimi, teknologjia e re dhe teknikat e ndryshme propagandistike. Të gjitha këto ndikuan në ndryshimin edhe të vetë taktikës së realizimit të qëllimeve të caktuara.

Megjithëkëtë, disa pengesa të përhapjes së propagandës ngelën edhe më tutje. Te secili popull ekziston njëfarë skepticizmi ndaj gjithë asaj që vjen nga jashtë. Kjo është një veçori e vjetër, e pranishme në të gjitha shoqëritë. Ekzistojnë edhe probleme të shumta të tjera teknike, p.sh., është vështirë të gjendet një numër i duhur njerëzush që njohin gjuhët e vendeve ë caktuara. Disa shtete, në anën tjetër, marrin masa të organizuara për të penguar përhapjen e propagandës. Censura në disa vende është aq e fuqishme, saqë e

5 J.Frankel, International Relations.., v.cit. fq. 133-138.7

Page 8: Opinioni Publik Ne Maredheniet Nderkombetare

ka bërë pothuajse të pamundur shpërndarjen e çfarëdo materiali të shkruar brenda tyre. Kështu, shpenzohen mjete të mëdha për pengimin e punës së radiostacioneve të huaja dhe pengimin e ndjekjes së emisioneve e programeve të jashtme radiotelevizive etj.

Për të pasur një propagandë efikase, kërkohet që personeli që merret me të të dallohet për cilësi dhe aftësi të larta, për njohuri të mjaftueshme për gjithçka që lidhet me vendin kundrejt të cilit zhvillohet propaganda. Anketat, shpërblimet, letrat etj., janë mjete me të cilat tërhiqet me sukses vëmendja e lexuesve ose e dëgjuesve. Në propagandën ndërkombëtare njëherësh është e nevojshme të përdoren terma s më të thjeshtë, kurse interesi që synohet të realizohet me anë të propagandës duhet të jetë shumë i afert dhe evident. Nëse është fjala përproblemin që nuk prek një fushë adekuate, është vështirë të vihen në lëvizje masat dhe të zgjohet interesi i tyre për propagandën që vjen nga jashtë. Propaganda duhet të jetë e besueshme dhe e dukshme. Përkundër të gjitha shtrembërimeve, ajo duhet t’i ketë bazat e veta, të cilat mund t’i verifikojë kushdo.

Në qoftë se synohet të realizohet një propagandë efikase, duhet të bëhet patjetër identifikimi me pikëpamjet dhe konceptet lokale. Disa konsiderojnë se nuk është efikase propaganda së cilës i besojnë maat e gjera, por ajo së cilës i besojnë ato shtresa, grupe ose individë të cilëve u është destinuar. Në disa situata, propaganda e ka të vështirë të jetë plotësisht konsekuente.

Krahas përdorimit të mjeteve të komunikimit masiv, të cilat transmetojnë mesazhe me karakter propagandastik, nuk duhen harruar as format e ndryshme të ndikimit edhe mbi bindjet e qytetarëve jashtë kufijeve shtetërore. Duke i mbajtur parasysh synimet e ndryshmesecili shtet është i interesuar t’i vërë në pah edhe t’i propagandojë arritjet e veta. Që nga fluturimet kozmike, ekspozitat, parakalimet, ndeshjet sportive, udhëtimet e programuara turistike e deri te emisioni i pullave atraktive postare, shtetet përpiqen t’ia prezantojnë botës sukseset e veta dhe mbi këtë bazë t’i ngrenë ndikimet e veta të mëtejme.

Kur propaganda vështrohet si veprimtari e organizaur, duhet të tërhiqet vërejtja edhe për ngjashmëritë dhe dallimet që ekzistojnë ndërmjet propagandës dhe diplomacisë. Ngjashmëria kryesore qëndron në faktin se propaganda, sikurse edhe diplomacia, është verbale, pra, për nga karakteri i veprimit, ato janë mjete shumë të ngjashme. Mirëpo, dallimet kryesore kanë të bëjnë me subjektet që u drejtohen këto aktivitete dhe me karakterin e tyre. Propaganda u drejtohet popujve dhe jo përfaqësuesve zyrtarë të vendeve. Një ndryshim tjetër ndërmjet diplomacisë dhe propagandës ka të bëjë me ekskluzivitetin e propagandës, e cila u nënshtorhet plotësisht interesave kombëtare ose, më saktë, është shprehja e tyre e kondensuar në pasqyrimin e botës. Për dallim nga diplomacia, e cila kërkon kompromis dhe është e gatshme t’i korrigjojë madje edhe disa interesa të veta.

Por kemi edhe raste kur mund të zbatohet një kombinim i ndërsjelltë i këtyre dy mjeteve. Kështu, mund të vihet re që disa lëvizje diplomatike shoqërohen nga veprime të caktuara propagandastike ose disa disa takime diplomatike mbahen për qëllime propaganduese.

8

Page 9: Opinioni Publik Ne Maredheniet Nderkombetare

Shtetet e mëdha kanë formuar edhe agjenci të specializuara për veprimtari propaganduese, të cilat bashkërendojnë veprimtaritë propaganduese në sistemet tejet të centralizuara.6 Në fund mund të konstatohet se propaganda nuk është qëllim në vetvete7, pa marrë parasysh se çfarë teknikash dhe mjetesh përdoren. Ajo është gjithmonë e lidhur shumë ngushtë më qëllimet politike, të cilat synon t’i realizojë një shtet i caktuar; është çështje vetëm se a bëhet fjalë për qëllime taktike apo për qëllime strategjike. Nga këto do të varen edhe ritmet e veprimtarisë propaganduese, format dhe teknikat që do të zbatohen. Por, nga ana tjetër, vetëm mund të supozphet që një prpagandë organizuar, e cila ddo të përqendrohej te nevoja e bashkëekzistencës, bashkëpunimit, zgjidhjes me marrëveshje të problemeve botërore (p.r.sh. në kuadër të KB-së), do të mund të ishte një faktor i rëndësishëm për avancimin e karakterit të marrëdhënieve nvërkomvbëtare dhe për mposhjen e pengesave, të cilat i ndajnë ende shumë popuj.

Opinioni i Gjerë publik

6 Me veprimtari propaganduese, si rregull, kuptohet veprimtaria e bashkerenduar ne botimin e materialeve te shkruara ne njesi te ndryshme, shperndarrja e materialeve ne boten e jashtme, organizimi i propagandave te radios dhe televizionit, pergatitja e ekspozitave te ndryshme, hapja e bibliotekave dhe shtepive te kultures ne vende te jashtme etj. Me keto aktivitete ne SHBA merret Agjencia e Kominikimeve Nderkombetare (USIA); ne Britanin e Madhe merret The British Council, dhe ne Bashkimin Sovjetik kjo u qe besuar institucioneve te ndryshme.7 N.J.Padelford, G.Lincol, The Dyamics…, v.cit.fq.352.

9

Page 10: Opinioni Publik Ne Maredheniet Nderkombetare

Masat publike kanë të njëjtat tendenca psikologjike si elitat e veçanta dhe grupet e vogla. Ato mendojne sipas perceptimeve dhe përfytyrimeve, ato kanë përfytyrime reflektuese dhe përdorin strategji informacioni të ngjashme. Për shembull, pas pushtimit të ambasades amerikane në Iran në nëntor të vitit 1979, sondazhet e opinionit public tregonin një dominim të përfytyrimeve reflektuese. Shumica e amerikanëve qe u përgjigjën I atribuonin cilësi të favorshme Shteteve të Bashkuara dhe udhëheqësit e tyre dhe të pafavorshme Iranit dhe udhëheqësit e tij. Shtetet e Bashkuara shfaqeshin të forta dhe trime, kurse Irani I dobët dhe burracak. Shtetet e Bashkuara shfaqeshin të matura dhe të vendosura dhe presidenti Karter nuk ishte I rrezikshëm, kurse Ajatollah Khomeini mizor. Në një kohë relativishtë të shkurtër dhe nën ndikimin e rrethanave të krizës ishte kristalizuar perceptimi I publikut ndaj Iranit. Megjithatë mbetej e paqartë nëse kjo kishte ndikim ose jo mbi vendim marrësit kryesorë. Presidenti Carter u fokusua pothuajse tërësishtë tek pengjet, duke u përqëndruar tërësishtë në misionin e lirimit të tyre. Por, a erdhi kjo për shkak të vëmendjes publike ndaj pengjeve apo mos ndoshta tiparet e personalitetit të Karterit ishin ato që paracaktonin përqëndrimin e tij total dhe në mënyrë pasionante mbi pengjet?

Ndikimi që masat publike kanë mbi politikën e jashtme mund të shpjegohet në tre mënyra. Së pari, mund të argumentohet se elitat dhe masat veprojnë në të njëjtën mënyrë, sepse kanë karakteristika psikologjike dhe biologjike të njëjta. Së dyti, masat kanë opinioned he qëndrime rreth politikës së jashtme dhe marrëdhenieve ndërkombëtare, të përgjithshme dhe të veqanta, që janë të ndryshme nga ato të elitave. Nëse këto dallime pasqyrohen nga sondazhet e opinionit public, a do ua vënë veshin elitat këtyre opinioneve ? A do të pasqyrojë politika që bëhet nga elitat këto qëndrime të publikut? Mundësia e tretë është që masat, të pakontrolluara nga institucionet zyrtare, mund të veprojnë nganjëherë në mënyra që kanë ndikim të thellë mbi marëdhëniet ndërkombëtare, pavarësishtë nga çdo gjë që bëjnë elitat. Këto tri mundësi pasqyrohen në Figurën më poshtë:

10

Page 11: Opinioni Publik Ne Maredheniet Nderkombetare

Elitat dhe Masat: Tiparet e Përbashkëta

Disa studiues argumentojnë se egzistojnë cilësi të përbashkëta psikologjike dhe biologjike për çdo burrë, grua dhe fëmijë dhe se shoqëritë pasqyrojnë këto karakteristika. Për shembull, krijesa, si kafshët pranohet se kanë një shtysë të brendshme për të përfituar, për t’u përkujdesur dhe për të mbrojtur një territory të caktuar – “nevoja për territor” . Kjo sipas disa studiuesve, shpjegon shqetësimin për mbrojtjen e kufijve territorialë, si vendosmëria e Britanisë në vitin 1982 për të mbrojtur pozitën e saj në ishujt Falkland, një arkipelag 8000 milje larg brigjeve të saj. Individët dhe shoqëritë ndajnë gjithashtu me njëri-tjetrin sindromën frustrim – agresion: kur shoqëritë, ashtu si individët, zhgënjehen, ato bëhen agresive. Pakënaqësia sigurishtë që mund të vijë nga një sërë burimesh të ndryshme – të tilla si tronditje ekonomike, si ato që përjetoj Gjermania pas Luftës së Parë Botërore, ato që përjetoj Rusia në vitet ’90-të, apo dështimi I kontrollit mbi atë që ndjehet se I përket me të drejtë dikujt, siç ndodh me pretendimin palestinez ndaj territorit të shtetit të Izraelit.

11

Page 12: Opinioni Publik Ne Maredheniet Nderkombetare

Problemi si me nevojën për territory ashtu edhe me sindromën frustrim-agresion është se edhe nëse të gjithë individët dhe shoqëritë ndajnë së bashku prirje biologjike të brendshme, jo të gjithë udhëheqësit dhe popujt veprojnë mbi bazën e këtyre prirjeve. Kështu, prrirjet e përgjithshme të shoqërive apo ngjashmëritë në prirjet ndërmjet elitave dhe masave nuk mund të shpjegojnë ndryshimin ekstrem në sjelljen e individit. Nje mundësi tjetër është që elitat dhe masat të ndajnë tipare të përbashkëta të dalluara nga gjinia. Eliatat mashkullore dhe masat kanë karakteristika të përbashkëta me njëra-tjetrën, kurse elitat femërore dhe masat kanë të përbashkëta të ndryshme nga ato të meshkujve. Këto dallime mund të shpjegojnë sjelljen politike. Ndërsa egziston interes I konsiderueshëm në këtë mundësi, studimi është skematik dhe pa shumë hollësira. Një dallim shumë I diskutuar është se meshkujt, si elita ashtu edhe masa, kërkojnë dominim ndërsëa gratë janë ndërtuese konsensusi. Në nivelin e masave ky dallim qëndron, pasi gratë janë më pak të prirura për të mbështetur luftën se sa burrat. Por meqenëse ka me shumë politikanë meshkuj se sa femra, është e pamundur të shpjegosh tërësishtë dallimet në elitat e individëve si rezultat I gjinisë. Nëse ka dallime në qëndrimet dhe sjelljet mashkullore dhe femërore (e burrave dhe grave) a janë ato (dallimet) të rrënjosura në biologji apo të përftuara nga kultura? Shumica e feministëve, veçanërishtë konstruktivistët, pohojnë se këto dallime janë produkte të ndërtuara në shoqëri, pra që mund të rindërtohen me kalimin e kohës. Megjithatë këto prirje të përgjithshme, cilado qoftë origjina e tyre, nuk mund të shpjegojnë ndryshimin ekstrem në sjelljen e individit.

Impakti I Opinionit Publik mbi Elitat

Opinioni publik ka orientime të përgjithshme të politikës së jashtme dhe qëndrime specifike mbi qështje të caktuara që mund të nxirren në pah nëpërmjet sondazheve. Nganjëherë këto qëndrime pasqyrojnë perceptimin e një gjendjeje të përgjithshme të popullsisë, të cilën liderët mund ta identifikojnë. Ndoshta ish presidenti amerikan Lyndon Johnson e vlersoi saktë këndvështrimin e popullit amerikan ndaj Luftës në Vietnam kur vendosi të most ë kandidonte për tu rizgjedhur në vitin 1968. Presidenti Geroge Bush ishte në gjendje të grumbullonte capital ndërkombëtarë nga qasja pozitive e publikut pas fitores në Luftën e Gjirit në 1991, megjithëse efekti I brendshëm ishte jetë shkurtër, pasi nuk I garantoi fitoren në zgjedhjet e mëpasshme. Edhe udhëheqës të regjimeve autoritariste I kushtojnë vëmendje opinionit publik, pasi edhe ata varen gjithashtu nga një shkallë e caktuar legjitimiteti. Megjithatë, shpeshherë opinion publik nuk shprehë një prirje dominuese. Zakonishtë udhëheqësit kryesorë përballen me një larmi qëndrimesh publike. Këto pasqyrohen në zgjedhje, ndonëse këto të fundit janë mjet matës jo I përkryer I opinionit publik, pasi ato vetëm sa zgjedhin individë në pozicione drejtuese – pra individë që ndajnë me votuesit qëndrime të përbashkëta për disa çështje por jo për të tjera. Hera-herës masat mund të votojnë drejtpërsëdrejti për një çështje të rëndësishme të politikës së jashtme. Për shembull, pas negociatave të Traktatit të Mastrihtit të vitit 1992, I cili

12

Page 13: Opinioni Publik Ne Maredheniet Nderkombetare

përcaktonte bashkëpunim më të ngushtë politikë mes vendeve aëtare të Bashkimit Evropian, disa shtete përdorën referendume popullore për të ratifikuar traktatin. Në fillim popullsia Daneze votoi kundër në referendum, duke vendosur që të mos bashkohej me Bashkmin Europian, megjithë faktin se kjo mënyrë kishte mbështetje nga shumica e grupeve shoqërore. Më vonë, referendumi u miratua. Gjithashtu populli Norvegjez vendosi me referendum që të qëndronte jashtë Bashkimit Europian, një rastë tjetër I rrallë I kontributit të drejtëpëerdrejtë të opinionit publikë në lidhje me një vendim të politikës së jashtme. Në mënyrë të ngjashme, në vitin 2002 populli Zvicerran votoi në favor të antarsimit në Kombet e Bashkuara. Në shumicën e regjimeve demokratike, sondazhet e opinionit publik, një industry e gjerë dhe në rritje, siguron informacion rreth qëndrimeve të opinionit publik. Kështu për shembull, Bashkimi Europian përdor Eurobarometrin, një vëzhgim shkencorë I qëndrimeve të opinionit public për një gamë të gjerë fushash në vendet anëtare të organizatës. Për shkak se të njëjtat pyetje shtrohen gjatë sondazheve të ndryshme në kohë të ndryshme, si udhëheqësit kryesorë të vendeve anëtare ashtu edhe udhëheqja e Bashkimit Europian grumbullojnë të dhëna të sofistikuara mbi qëndrimet e opinionit publik. Por a I ndërtojnë ata politikat e tyre bazuar në këto qëndrime ? A I ndryshojnë politikat elitat për të pasqyruar preferencat e opinionit publik ? Të dhënat nga Shtetet e Bashkuara tregojnë se elitat interesohen rreth preferencave të opinionit publik, ndonëse jo gjithmonë I përfshijnë këto qëndrime në vendimet për politikat. Presidentët amerikanë interesohën për popullaritetitn e tyre pasi ky ndikon në aftësinë e tyre në punë. Popullariteti I presidentit rritet nëse ai apo ajo ndjek atmosferën e përgjithshme të masave apo lufton për politikat që janë përgjithësishtë popullore. Një popullaritet I tillë I jep presidentit më shumë hapsirë për të përcaktuar një program kombëtarë. Por qëndrimet e masave mund të mos shëndrrohen gjithnjë në politikë. Kështu për shembull, sondazhet tregojnë se elitat amerikane, përfshirë vendimmarrësit kryesorë, janë përkrahës më të fortë të një axhende active ndërkombëtare dhe të tregtisë së lirë: pra janë më pak të dhënë pas proteksionizmit ekonomikë nga sa shfaqet opinioni publik në preferencat e tij. Kështu, politika e përpunuar nga elita nuk është një pasqyrimë I drejtëpërdrejtë I qëndrimeve të opinionit publik. Sidoqoftë, opinioni piblik vepron si kufizues ndaj elitave në SHBA. Masat shpesh veprjojnë si mjet kontrolli ndaj ndryshimeve politike. Për vite me radhë, efektet e “sindrimës së Vietnamit” – frika e përfshirjes në një konfrontim ushtarak që mund të mos fitohej- shërbeu si pengesë për politikanët amerikanë pët tu përfshirë në konflikte të ngjashme, qoftë në Angola, në Nikaragua apo në Bosnjë. Në disa raste, masat mbajnë qëndrime dhe kërkojnë veprime që elitat nuk janë të gatshme ti mbështesin. Për shembull, studimi rreth opinionit publik amerikan I realizuar nga Steven Kull dhe I.M. Destrer në vitin 1999, tregon se amerikanët nuk janë kthyer në izolacionistë siç pretendojnë shpeshherë elitat. Amerikanët, në raport me dy me një, kërkojnë që Shtetet e Bashkuara të luajnë rol aktivë në çështjet ndërkombëtare (ndonëse jo aq rol aktiv sa do preferonin elitat), veçanërishtë në përpjekjet bashkëpunuese shumëpalëshe. Opinioni publik amerikan ka mbështetur edhe masa për të ndihmuar popuj të tjerë, kryesishtë në raste humanitare. Por publiku masiv mund të mbështesë vetëm pak nga këto pikpamje dhe, kur përballet me zgjidhje të veçanta, preferencat e tij mund të ndryshojë. Kështu raporti mes udhëheqjes dhe masës së publikut është në të vërtetë kompleks.

13

Page 14: Opinioni Publik Ne Maredheniet Nderkombetare

Veprimet Masive të një Opinioni Publik pa Udhëheqës

Publiku masivë nuk ka gjithnjë qëndrime të artikuluara dhe as nuk mund të votojë gjithnjë në sondazhe. As nuk është e mundur që grupet e udhëheqëzsve të jenë gjithnjë në gjendje të kontrollojnë ngjarjet. Nganjëherë masat, në thelb pa udhëheqës, ndërmarin veprime kolektive që kanë pasoja të rëndësishme në zhvillimin e politikës ndërkombëtare. Individët veprojnë për të përmirsuar mirëqenien e tyre politike dhe ekonomike. Një individ I vetëm që merr të tilla vendime zakonishtë nuk do të ndikojë mbi marrëdhëniet ndërkombëtare. Por kur veprojnë qindra apo madje mijëra individë, pasojat mund të jenë dramatike. Ishin veprimet individuale të mijëra njerëzve që largoheshin nga Gjermania Lindore ato që quan në ndërtimin e Murit të Berlinit në vitin 1961. Njëzet e tetë vite më vonë, ishte largimi spontan I mijëra njerëzve nga Gjermania Lindore përmes Hungarisë dhe Austrisë që çoi në shembjen e Murit në vitin 1989. Lëvizja spontane e “njerëzve me varka” që largoheshin nga Vietnami dhe anijet e shkatërruara që largoheshin nga Kuba dhe Haiti drejt brigjeve amerikane çuan në ndryshime të politikës amerikane nda imigracionit. Kryengritja massive spontane kundër presidentit të Filipineve Ferdinand Marcos në vitin 1986 shënoi rënien e regjimit të tij. “Revolucioni I Kadifenjtë” I masave popullore në Cekosllovaki në vitet ’90-të solli fundin e regjimit komunistë në atë vend. Po kështu studentët Iranianë duke protestuar kundër regjimit kërkojnë liri sociale dhe ekonomike më të mëdha si edhe dhënien fund të sundimit fetar. Skenari I ndryshimieve dramatike I nxitur nga masat ilustrohet qartazi ne ‘puçin popullor” gjatë tetorit të vitit 2000 kundër udhëheqësit jugosllav Sllobodan Millosheviç. Pas trembëdhjetë vitesh sundimi, njerëz nga të gjitha fushat e jetës u bashkuan me mijëra minatorë grevistë, paralizuan sistemin ekonomikë, bllokuan rrugët e transportit dhe vërshuan në Beograd, në kryeqytetin serb. Të ndihmuar nga teknologjia e re si telefonat celularë, ata mundën të mobilizonin qytetarë nga I gjithë vendi, duke ngarë traktorë drejt qytetit, sulmuan parlamentin dhe paralizuan stacionet e radios dhe të televizionit të Millosheviçit. Siç njoftonte revista Times, “Vite të tëra pakënaqësie, të grumbulluara nën keqqeverisjen e njollosur të Millosheviçit, shpërthyen më në fund në një konfrontim kaotik, ndërsa çdo sukses I ri u mësonte serbëve të kuptonin se ata kishin forcën për të ndryshuar të ardhmen e tyre. Revolucioni u përhap me shpejtësi nga zgjedhjet e diskutueshme dy javë më parë, duke përfunduar triumfalishtë në ngjarjet marramendëse të një dite. Pikërishtë në këtë mënyrë serbët rimorën vendin e tyre dhe u bashkuan ngadalë me valën demokratike që flaku tutje pjesën tjetër të tiranëve komunistë të Evropës Lindore një dekadë më parë.

14

Page 15: Opinioni Publik Ne Maredheniet Nderkombetare

Bibliografia:

“Marrëdhëniet ndërkombëtare”, J.S.Goldstein, Dituria,

2003.

“Marrëdheniet politikë ndërkombëtare”, R. Vukadinoviç,

Kolegji Victory, Prishtinë 2009.

“Sociologjia”, Gj. Rrapi, Instituti i Filozofisë dhe

Shkencave, Prishtinë 2000.

“Atlas themelor i Politikës”, Albas, Tiranë-Tetovë-

Prishtinë, 2009.

“Bazat e marrëdhenieve ndërkombëtare”, K.A.Mingst,

AIIS, Tiranë, 2010.

15