lënda: opinioni publik - gazetaria2011.webs.com ligjërata iii-iv_propaganda.pdfpropaganda...

38
Lënda: Opinioni Publik

Upload: others

Post on 12-Sep-2019

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Lënda: Opinioni Publik

Agjitrop: nga rusishtja- axhitatsija i propaganda=agjitacion dhe propaganda, term i Plehanovit, teoricien marksist

Mjeshtëritë e propagandas vijnë nga “Die propaganda fide” (FESH,2009)

Buron nga Kisha katolike më 1622 (Selia e Shenjtë) dhe gjen përdorim para e pas Versajës (1919)– shfaqjes së ideologjive ekstreme

-Regjimet totalitare monopolizojnë informacionin dhe manipulojnë me të për interes të politikës shtetërore

Përpjekje e A për të ndikuar ndaj bindjeve të B

Përpjekje e A për t’i riformuluar bindjet e B

Për t’i manipuluar A bindjet dhe veprimet e B (“pastrimi i trurit”, rasti Jasharevic)

Propaganda është formë e komunikimit që ka për qëllim të ndikojnë qëndrimin e një komuniteti drejt disa arsyeve apo pozitave.

Në kontrast me sigurimin e informacionit në mënyrë të paanshme, propaganda prezanton informacione kryesisht për të ndikuar një audiencë.

Propaganda shpesh prezanton fakte të seleksionuara për të inkurajuar një sintezë të posaçme, apo përdor mesazhe të ngarkuara për të prodhuar reagime emocionale e jo racionale të informacionit të paraqitur.

Ad hominem

Frazë latine që përdoret kur bëhet sulmimi i kundërshtarit në vend se të sulmohen argumentet e tij.

Ad nauseam

Kjo qasje përdor përsëritjen e palodhur të një ideje. Një ide, zakonisht në formë të një slogani të thjeshtë, mund të fillojë të merret si e vërtetë. Kjo qasje funksionon më së miri kur burimet e mediave janë të kufizuara dhe të kontrolluara nga propaganduesi.

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

1: e vërteta

2: gënjeshtra

Që të dyja nëpërmjet fakteve apo simboleve

-Propaganda e shtypur (libra, gazeta, revista, pankarta...)

- Propaganda e transmetuar elektronikisht (radio, TV, internet, gazetaria celulare)

-Kinematografia, pllakatet elektronike etj.

- takimet (fjalimet e mbyllura ose të hapura, individuale, grupore ose masive)

- Propaganda e simboleve (fetare etj.)

Organizatat fetare

Organizatat etno-nacionaliste (populizmi)

Organizatat raciste

Kompanitë fitimprurëse

Grupet e interest

Partitë politike

Të gjitha qeveritë e botës (edhe propagandën e kamufluar)

Qëllimi: përhapja e katolicizmit dhe pertëritja e kishave në trojet e pushtuara osmane

“Die propaganda fide” më 1634 ngriti misione edhe në Shqipëri me klerikë vendës e të huaj të përgatitur në shkolla të veçanta për propagandim

U frenuan ritmet e konvertimeve në islam

U hapën shkolla për këtë mision

Filloi të përdoret në to edhe ligjërimi shqip

Misionarët raportonin për fenë dhe gjendjen socio-politike

Një nga raportuesit ishte edhe Frang Bardhi për veriun

“Die propaganda fide” u bë instrument i financuar edhe nga shtete tjera mbrojtëse të krishterimit

Interesa për Shqipërinë shfaqën në shekujt 19-20 Austro-Hungaria dhe Italia

Bonaparta nuk ka edhe aq shokë në histori për kah dredhitë fetare në shërbim të qëllimeve politike dhe ushtarake.

Brenda ditës mund t’u

takonte të gjitha feve nëse e donte interesi i mbajtjes së sundimit, kontrollit dhe lavdisë.

Në pushtimet e Lindjes së Mesme, iu qas mësimeve fetare të popujve të hasmuar të Lindjes, të cilat jo që e mësuan me thelbin e përplasjeve fetare, por e frymëzuan në mbinjëri. Shkruan Napoleoni në ditarin sekret personal më 20 maj 1798:

“Lexova Kuranin dhe u familjarizova me këtë fe të nderuar që në shumë anë është më e thjeshtë, më e kapshme dhe më realiste se krishtërimi. Fshehurazi kisha zili fatin e profetit (Muhamed) që vuri vulën në histori. Ç’do të thonë për mua pas një apo dy shekujsh? Do të jem më shumë se një gjeneral fitimtar midis të tjerëve? Sidoqoftë, ndihem se jam thirrur për një detyrë mbinjerëzore. Për sa kohë që ajo (detyrë) nuk do të kryhet, s’do të më prekë gjë. Posa ta kryej, një atom (thërrmi) do të mjaftojë për të më mposhtur ”.

Stendali thotë se islamizmi i Napoleonit ishte mashtrim që e thuri vetë Napoleoni, pra islamizëm i rremë, taktik dhe propagandistik. Shkruan vetë Napoleoni për marifetin e propagandës:

“Luftrat nuk fitohen vetëm në fushat e betejave. Duhet të dish të shfrytëzosh të gjitha marifetet e propagandës. Hileja, oportunizmi dhe njëfarë cinizmi janë të pandarë nga çdo strategji koherente.

Duhet të dish të gënjesh me mend në kokë. Sa më e madhe të jetë gënjeshtra, aq më e madhe është mundësia për t’u marrë si e vërtetë » ”

“Çështja më e madhe këtu është feja. Duke vendosur bashkësinë e keqtrajtuar hebraike nën mbrojtjen e Republikës (franceze-mm), bëra çmos për të fituar mirënjohjen dhe vlerësimin e dinjitarëve muslimanë, madje detyrova gjeneralët e mi që të merrnin pjesë në ceremonitë e kultit islam… ndërsa vetë isha gati të konvertohesha… Urdhërova të kremtohej festa e profetit Muhamed me bujën më të madhe…”

Patrik Ravinjan, Ditari sekret i Napoleon Bonapartit, Toena, 2004, Tiranë, fq.60

-Bolshevikët

- Fashistët

- Nazistët

- Fillimish për përdorim të brendshëm – për sigurim të legjitimitetit;

(Regjimet totalitare monopolizojnë informacionin dhe manipulojnë me të për interes të politikës shtetërore)

- Më pas në politikën ndërkombëtare

Sipas Plehanovit tij:

propaganda-një numër idesh te një individ a një numër i vogël individësh

agjitacioni – një ide të masa e madhe e njerëzve

(D.Kokonozi, FEP. 2005)

Propaganda bolshevike e kufizuar në një numerë të vogël fjalësh : bukë, tokë dhe paqe

Revolucioni i tetorit, 1917, nxori Rusinë nga LPB

Sektori i Agjitropit pranë Komitetit Qendror të PK të BRSS

Zakonisht sektorët e propagandës organizohen si dikastere për “informim publik”

Ka edhe Ministri për Informacion

Hitleri kishte Ministri të Propagandës më 1933 –

Britania kishte Ministri Informimi

Nën prirjen e Gebelsit, Gjermania indoktrinoi gjermanët me teorinë raciale (arianët) - e bindi për sundimin e botës dhe mbisundimin e races ariane - i hoqi mundësinë që të mësonte anën tjetër të “medaljes”

Britanikët nuk e lënë pa faj kombin gjerman bashkë me Hitlerin, sepse propaganda e Gebelsit ishte edhe zë i aspiratave të vetë gjermanëve, sipas britanikëve (Shih F.Enc.Përgj.Oxf.)

Propaganda e bardhë (Rasti i Britanisë):

Britania nëpërmjet M.Informacionit përdori radion, kinematografinë, fjalën e folur, gazetat etj., për t’ia bërë të ditur publikut qëllimet e ushtrisë britanike (Propaganda e bardhë)

Propaganda e zezë (Rasti i Britanisë):

Britania errësoi kundërshtarin (Fuqitë e Boshtit)

Sektori i Agjitropit, e më pas

Sektori i propagandës

Zëri i Amerikës kundër Zërit të Rusisë;

ATSH kundër Tanjugut

TVSH kundër RTS e RTP

Antenat mobile në kufi

Gazeta zvicerane u kërkon falje shqiptarëve Transmetuar me: e Dielë, 28 Gusht 2011 09:42

Zvicër, 28 gusht, NOA – Gazeta zvicerane “Tagblatt” u ka kërkuar falje shqiptarëve, pasi në një shkrim të saj ka fajësuar kolektivisht shqiptarët për krime në Zvicër, pas rastit të prerjes me thikë në fyt të një zvicerani nga dy të rinj kosovarë.

Gazeta në shkrimin e publikuar një ditë pas krimit të ndodhur kishte shkruar titullin në shumës “Kosovarët presin zviceranët në fyt”.

Po ashtu edhe media të tjera zvicerane kanë përdorur frazat në shumës si për shqiptarët ashtu edhe komunitetin shqiptar nga Kosova që është dominues.

Pas reagimit të shoqatave që merren me të drejtat e emigrantëve dhe klubeve të ndryshme të emigrantëve shqiptarë në Zvicër.

Një pjesë e partive politike zvicerane kanë kërkuar që të ndërpritet fushata mediale kundër shqiptarëve nga Kosova dhe të respektohet si komunitet, ndërsa një pjesë e partive nacionaliste kanë kërkuar që të vazhdojnë qasjet kritike dhe nënçmuese ndaj shqiptarëve dhe të kërkohet kthimi i tyre në vendlindjen e tyre.

NOA/INA

KAMUFLIMI NËN INFORMACION “OBJEKTIV” Diskutoni për këtë fragment: “Plot dhjetë ditë, asnjë reagim. Dhe tani, dhjetë ditë më

vonë, në një intervistë dhënë seksionit shqip të “Zërit të Amerikës” (www.voanews.com/albanian/news/), të ritransmetuar me padurim nga RTK-ja mbrëmjen e së mërkurës (www.rtklive.com), ambasadori amerikan reagon dhe thotë se deklarimi i tij se Kosova ka një skenë politike të papërgjegjshme është raportuar i pasaktë nga “Koha Ditore” dhe vazhdon me akuza se “Koha Ditore” është “e papërgjegjshme”, se i paskëshim “shtrembëruar” fjalët e tij, se synimi ynë paska qenë “krijimi i kryetitujve të zëshëm që nxisin pikëpamje tendencioze politike në shërbim të interesave private politike të maskuara me gazetari objektive”.

(K.D., 10.11.11)

Zëri i Amerikës: E keni cilësuar skenën politike në Kosovë si të papërgjegjshme. Ju e njihni Kosovën dhe keni shërbyer në Kosovë në dy periudha. A ishte kështu gjithmonë apo po flasim për një degradim të kësaj skene politike?

Christopher Dell: (...) Unë i kamë parë disa komente ndryshme tek Koha Ditore e cila i kishte shtrembëruar për t’i shndërruar në kritika ndaj qeverisë aktuale.

Ajo çfarë kam dashur të them në paraqitjen time, ishte se që nga zgjidhja e krizës politike në prillin e këtij viti, për herë të parë Kosova ka mundësinë që të përqendrohet më shumë në çështjet e qeverisjes sesa në çështjet e krizave. Ajo çfarë po shohim në fakt është qeverinë e cila po përqendrohet në çështjet e konsiderueshme qeverisëse me të cilat përballet Kosova sot. Besoj se kjo e sqaron për shikuesit tuaj atë që kishim në mendje.

Ajo nuk ishte në funksion të lojës së zakonshme të krijimit të kryetitujve të zëshëm që nxisin pikëpamje tendencioze politike në shërbim të interesave private politike të maskuara me gazetari objektive.

(http://www.voanews.com/albanian/news/Dell-Ideja-e-ndarjes-se-Kosove---pasqyrim-i-mungeses-se-imagjinates-ne-Beograd-133541618.html)

Fondamentalizmi i krishterë

Fondamentalizmi islamik

31.08.2011, Radio Evropa e Lirë: Shqiptari 21 vjeçar, Arid Uka, me origjinë nga Kosova, ka kërkuar falje në gjykatë për vrasjen e dy

ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, në aeroportin e Frankfurtit, duke thënë se ishte i ndikuar nga propaganda islamike. “Dëshiroj të kërkoj falje te çdokush”, tha Arid Uka, në një gjykatë në Frankfurt të Gjermanisë, në ditën e parë të procesit kundër tij. “Më 2 mars, unë i vrava dy njerëz dhe kam hapur zjarr kundër tre të tjerëve. Sot unë nuk mund ta kuptoj vetveten se si kam mundur të veproj në këtë mënyrë”, tha Arid Uka.

Prokurori Herbert Deimer tha në gjykatë se Arid Uka, kishte shkuar në aeroport më 2 mars, me qëllim që t’i vrajë pjesëtarët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për shkak të intervenimit në Afganistan. Sipas prokurorëve federalë, “hetimet kanë treguar se i akuzuari kishte dëshiruar t’i vrajë ushtarët që u përkisnin forcave të Shteteve të Bashkuara nën mandatin e Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse në Afganistan”. Prokurorët besojnë se Arid Uka, që ka lindur në Mitrovicë të Kosovës, por është rritur në Frankfurt të Gjermanisë, ka vepruar vetëm dhe nuk i përket ndonjë rrjeti terrorist. Ai është i akzuar për vrasjen e dy ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, në Frankfurt, në muajin mars, dhe për përpjekje për vrasjen e tre ushtarëve të tjerë. Pritet që procesi të zgjasë 10 ditë, ndërsa vendimi do të shpallet vitin e ardhshëm. Nëse shpallet fajtor ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm. (f.b)