njohurite shkencore dhe metodat e kerkimit shkencor

6
Prof.dr.Bekim Baliqi 1 NJOHURITE SHKENCORE DHE METODAT E KERKIMIT SHKENCOR Metodat ne shkenca shoqërore, janë mjete te domosdoshme të hulumtimit, të cilat na mundësojnë që të arrijmë te rezultatet dhe njohuritë e reja, apo t’i korrigjime ato ekzistuese. Në krahasim prej hulumtimeve shkencore që disponojnë me instrumente të shumta metodologjike, me qasje të ndryshme teorike, shkencat politike kombinojnë një sere metodash qe janë te përbashkëta apo te ngjashme për te gjitha shkencat shoqërore. Gjithsesi ne shkenca politike kërkohet zotërimi i njohurive dhe teknikave te kërkimit shkencor. Objektivi i secilit hulumtim shkencor është rritja e njohurive por edhe te kuptuarit tone për realitetin shoqëror e politik. Kjo fillon me parashtrimin e një apo me shume pyetjeve hulumtuese rreth problemit qe na preokupon ose fenomeni qe na intereson, këto pyetje rrjedhin apo udhëhiqen nga ndonjë teori/teoritë duke i sfiduar përmes hipotezës/hipotezave e cila/te cilat duhen përfundimisht te i nënshtrohen vlerësimit e matjes nepermjet testimit qe rezulton me konkluzione (Vujovic, 2009). Procesi i kërkimit shkencor përbëhet nga disa faza qe janë te ndërlidhura me formulimin e teorisë, operacionalizimi, përzgjedhja e teknikave kërkimore, analiza dhe interpretimi i të dhënave. Qasjet kryesore metodike në studime politike ndahen në qasjen normative, që konsistojnë rreth asaj se SI DUHET TË JETË vlera, çështja ose diçka e jo si ËSHTË, dhe në atë empirike e cila mundohet që realitetin politik të hulumtojnë dhe interpretojnë në mënyra sa më objektive përmes vrojtimeve, përvojave, instrumenteve dhe metodave të caktuara shkencore duke testuar tezat dhe matur të dhënat e fituara, në kuptimin e verifikimit dhe falsifikimit të tyre (sipas tezës së

Upload: bekim-baliqi

Post on 01-Apr-2015

3.358 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Ligjerata te autorizuara nga Prof.Dr.Bekim BaliqiDepartamenti i Shkencave Politike-Univeristeti i Prishtines

TRANSCRIPT

Page 1: Njohurite Shkencore Dhe Metodat e Kerkimit Shkencor

Prof.dr.Bekim Baliqi

1

NJOHURITE SHKENCORE DHE METODAT E KERKIMIT SHKENCOR

Metodat ne shkenca shoqërore, janë mjete te domosdoshme të

hulumtimit, të cilat na mundësojnë që të arrijmë te rezultatet dhe

njohuritë e reja, apo t’i korrigjime ato ekzistuese. Në krahasim prej

hulumtimeve shkencore që disponojnë me instrumente të shumta

metodologjike, me qasje të ndryshme teorike, shkencat politike

kombinojnë një sere metodash qe janë te përbashkëta apo te

ngjashme për te gjitha shkencat shoqërore.

Gjithsesi ne shkenca politike kërkohet zotërimi i njohurive dhe

teknikave te kërkimit shkencor. Objektivi i secilit hulumtim shkencor

është rritja e njohurive por edhe te kuptuarit tone për realitetin

shoqëror e politik. Kjo fillon me parashtrimin e një apo me shume

pyetjeve hulumtuese rreth problemit qe na preokupon ose fenomeni

qe na intereson, këto pyetje rrjedhin apo udhëhiqen nga ndonjë

teori/teoritë duke i sfiduar përmes hipotezës/hipotezave e cila/te cilat

duhen përfundimisht te i nënshtrohen vlerësimit e matjes nepermjet

testimit qe rezulton me konkluzione (Vujovic, 2009).

Procesi i kërkimit shkencor përbëhet nga disa faza qe janë te

ndërlidhura me formulimin e teorisë, operacionalizimi, përzgjedhja e

teknikave kërkimore, analiza dhe interpretimi i të dhënave.

Qasjet kryesore metodike në studime politike ndahen në qasjen

normative, që konsistojnë rreth asaj se SI DUHET TË JETË vlera,

çështja ose diçka e jo si ËSHTË, dhe në atë empirike e cila mundohet

që realitetin politik të hulumtojnë dhe interpretojnë në mënyra sa më

objektive përmes vrojtimeve, përvojave, instrumenteve dhe metodave

të caktuara shkencore duke testuar tezat dhe matur të dhënat e

fituara, në kuptimin e verifikimit dhe falsifikimit të tyre (sipas tezës së

Page 2: Njohurite Shkencore Dhe Metodat e Kerkimit Shkencor

Prof.dr.Bekim Baliqi

2

Karl Popper-it). Duke u nisur nga qasjet se ÇKA ËSHTË ose edhe SI

ËSHTË. Derisa qasjet teorike normative e vlerësojnë botën duke

gjykuar më shumë sesa analizuar, ato empirike e përshkruajnë atë

përmes observimeve sistematike dhe gjetjeve të lidhjeve kausale.

Metodat e hulumtimit për kah mënyra e veprimit mund të jenë

kuantitative dhe kualitative. Përmes metodës kuantitative ose cilësore

ne sigurojmë kuptimin dhe sqarimin e rasteve studimore, gjegjësisht

objekteve të hulumtimit nga prizmi historik e filozofik. Duke

grumbulluar të dhënat e informatat me qëllim të krahasimeve të

rasteve apo duke u bazuar në një rast të vetëm studimor. Ndërsa te

metodat kuantitative ose sasiore mbështetemi tek të dhënat numerike

e që janë zakonisht të prezantuara në trajtën e statistikave. Kështu

çështjet e hulumtuara përmes të dhënave të matura tentojmë të

interpretojmë duke i shfrytëzuar indikatorët e matësit pak a shumë

konkret, për të ardhur deri te rezultatet e duhura.

Megjithatë, se çfarë informatash dhe studimesh do të ofrohen, varet

në masë të madhe, se si bëhet studimi, konkretisht se përmes çfarë

metodash kërkohen të dhënat, si analizohen dhe se si interpretohen

këto.

Duke iu referuar studiuesit të spikatur William N.Dunn, hulumtimet ne

shkenca politike zakonisht iu referohen dhe orientohen rreth pyetjeve

si;

• Çka është çështja për të cilën kërkohet zgjidhja?

• Çfarë qasje duhet ndjekur për të zgjidhur këtë çështje?

• Çfarë rezultate priten të arrihen?

• A mundësojnë këto rezultate zgjidhjen e çështjes së caktuar?

Page 3: Njohurite Shkencore Dhe Metodat e Kerkimit Shkencor

Prof.dr.Bekim Baliqi

3

• Çfarë masa shtesë duhet ndërmarrë nëse këto veprime nuk ishin

të mjaftueshme? Cila alternativa duhet ofruar në këtë rast?

(Dunn, 2008: 8ff.)

Siç edhe kemi theksuar më herët studimi politologjik është

interdisiplinare prandaj edhe metodat e saj janë të huazuara nga fusha

tjera shkencore.

Të gjitha këto disiplina si dhe metodat e tyre janë të ndërvarura dhe

interferojnë edhe me faktorët tjerë të cilat nuk duhet të anashkalohen.

Ndërsa matjet e indikatorëve brenda politikave përkatëse mund të

bëhen në forma statistikore, përmes figurave dhe të dhënave qoftë

ekonomike apo nga anketimet e opinionit publik, ose përmbajtjesore

përmes shqyrtimit legal, apo politik ose edhe në formë të krahasimeve

me politika të ndryshme të vendeve tjera etj. Metodë unike, ideale dhe

të caktuar nuk ka, ajo varet kryekëput nga vet objekti i studimit.

Mirëpo një ndër mënyrat e hulumtimit me të shpeshta dhe më të

përhapura në shkenca politike është padyshim metoda krahasuese, e

që njihet edhe si “metoda mbretëreshë e shkencave politike” (shih:

Schubert /Bandelow, 2003: 210). Kjo metode nënkupton krahasimin e

dy apo me shumë objekteve të studimit. Metoda komparative përbëhet

prej konstatimit të ngjashmërisë dhe ndryshimeve në mes të dukurive

të ndryshme, për shembull, të kuptohen dhe të interpretohen më mirë

shtetet dhe politikat e caktuara të tyre, shkalla e zhvillimeve

ekonomike, niveli arsimor, administrimi, menaxhimi i burimeve etj.

Krahasimet mund të bëhen ndërmjet fushave, faktorëve dhe aktorëve

të ndryshëm, apo edhe ndërmjet shteteve ose organizatave të

ndryshme. Në aspektin kohor mund të jenë diakron- pra në kohë të

ndryshme, ose sinkron- në kohë të njëjtë. Ndërsa në sferën

hapësinore studimet krahasimtare mund të jenë:

Page 4: Njohurite Shkencore Dhe Metodat e Kerkimit Shkencor

Prof.dr.Bekim Baliqi

4

⇒ brendashtetërore ( p.sh. krahasimi i partive politike të një vendi)

⇒ ndërshtetërore (si bie fjala krahasimi i të ardhurave mesatare

apo shkallës së papunësisë mes dy apo më shumë shteteve).

⇒ ndërregjionale (modelet komparative mund të përdoren

ndërmjet regjioneve në disa aspekte si p.sh:politikat e

energjetikës në Ballkan dhe Skandinavi apo politikat tregtare

ndërmjet Amerikës Latine dhe Azisë qëndrore etj.).

⇒ globale (bëhen krahasimet mes rendeve botërore në kohëra të

ndryshme me karakter të përgjithshëm siç është rasti ndërmjet

Pax Romana dhe Pax Americana ose hulumtimi për ngrohjen

globale, vrima e Ozonit, popullsia botërore, terrorizmi etj.)

Kjo metode ka vlerën e vet praktike, sepse duke krahasuar dukuritë e

ndryshme shoqërore, institucionet e ndryshme qeveritare dhe duke

zbuluar vetitë e njëjta apo te ndryshme nga ato krahasuese,

konstatohen përparësitë apo mangësitë konkrete e asaj qe dëshirojmë

te studiojmë dhe te njohim.

Janë të njohura raportet e shumta ndërkombëtare, regjionale dhe

kombëtare që bazohen në metoda krahasuese dhe që publikohen

periodikisht për çështje të caktuara. Bie fjala kërkimet statistikore të

numrit të veprave kriminale apo të konflikteve të armatosura, shkallës

së papunësisë, barazisë mes meshkujve dhe femrave në tërë vendet e

botës nga institucionet qeveritare dhe organizatat joqeveritare

ndërkombëtare, indeksi i zhvillimit njerëzor (Human Development

Index) nga OKB-ja, liritë politike nga Instituti Freedomhouse, shkalla e

korrupsionit nga organizata Transparency International, Conflict

Barometer nga fondacioni Bertelsman, e kështu me radhë.

Përveç për studime të politikave publike krahasimet e tilla përdoren

sidomos në marrëdhënie ndërkombëtare si dhe ekonomi. Mirëpo, të

Page 5: Njohurite Shkencore Dhe Metodat e Kerkimit Shkencor

Prof.dr.Bekim Baliqi

5

dhënat e tilla krahasuese për analiza të politikave preferohen

zakonisht për një numër më të vogël shtetesh duke u fokusuar më

shumë në përmbajtje sesa në përgjithësime të çështjeve përkatëse.

Përzgjedhja e rasteve studimore mund të bëhet duke u bazuar në

raste me ngjashmëri më të përafërta (most smilar systems design)

dhe atyre me dallime më të mëdha (most different systems design).

Varësisht prej intencionit të hulumtimit dhe vet natyrës së objektit të

studimit bëhet përzgjedhja edhe e rasteve studimore dhe numrit të

tyre.

Një metodë mjaft e popullarizuar është modeli i rasteve të veçanta

studimore (case study), që mundëson përqendrimin në një fushë të

caktuar politike dhe përfitimin e rezultateve me specifike. Përndryshe

kjo mënyrë, është edhe klasike apo të themi konvencionale gjatë

studimit të politikave publike. Në kuadër të saj mund të shërbehemi

me intervista të ekspertëve, analizave të dokumenteve dhe dispozitave

ligjore, analizave të ligjërimit, anketimeve etj.

Kurse hulumtimi i opinionit apo anketimi mbetet një ndër metodat më

të përhapura dhe preferuara gjatë kërkimeve të shumta rreth dukurive

shoqërore e politike. Sot zgjedhjet demokratike as qe mund te

paramendohen pa anketime e sondazhe të tilla. Në politike, rezultatet

e dala nga sondazhe te tilla merren edhe si indikatorë te sukseseve

apo dështimeve te politikave si dhe ndikojnë mjaft ne procesin e

politikberjes dhe vendimmarrjes. Madje edhe ekonomia aq shume e ka

përvetësuar kërkimin e opinionit sa qe përbën një komponentë te

pandare te tregut dhe te marketingut.

Përveç metodave te lartpërmendura, ne shkenca shoqërore mjaft e

përhapur është edhe vrojtimi (observimi) si dhe eksperimentimi.

Gjithashtu edhe analiza përmbajtjesore e teksteve dhe dokumenteve

Page 6: Njohurite Shkencore Dhe Metodat e Kerkimit Shkencor

Prof.dr.Bekim Baliqi

6

përben një metode, e cila sidomos ne studime te politikave favorizohet

mjaft shume.

Dhe se fundi vlen te thuhet se metodat janë te varura nga teoritë,

ndërsa teoritë te ndërlidhura me hipotezat, e hipotezat me pyetjen

hulumtuese dhe te gjitha këto nga te dhënat respektive te cilat duhet

interpretuar dhe analizuar. Njohuritë tona shkencore si dhe rezultatet

e hulumtimeve varen nga saktësia, objektiviteti si dhe lloji adekuat i

metodës hulumtuese.