mirësevini në newsletter-in e 3-të të mwl · lindte dhe familja shqiptare nuk kishte qenë e...

9
Faqe 1 Mirësevini në Newsletter-in e 3-të të MWL Kjo parathënie e shkurtër po shkruhet teksa disa prej nesh janë mbledhur në Budapest për trajnimin me anëtarët e Bordit të RENATE për Advokimin, Lobimin dhe Fushatimin kundër trafikimit. Koha përpara Pashkëve është ajo çfarë na shtyn të mendojmë për vuajtjet në botën tonë dhe që të lutemi për transformim. Këtë mëngjes, u mblodhëm në famullinë e motrave Salvatoriane dhe ndoqëm rrugën e Kryqit me Krishtin, të shfaqur në kohët e sotme në imazhet e fytyrave të vuajtura të viktimave të trafikimit të njerëzve. Së bashku reflektuam: “Kur ec nëpër rrugë shoh në fytyrat e njerëzve. Disa prej tyre me admirim, të tjerë me indiferentizëm, të tjerë në mënyrë kritike… Janë gjithashtu disa fytyra të cilat përpiqem të mos i vështroj si dhe nuk dua të dëgjoj thirrjen e një lypësi apo të shoh sytë e një fëmije në rrugë. Shumica e tyre fitojnë para për pronarët e tyre, që shumë njerëz i mendojnë si bashkëshkortët e tyre, Babai apo Nëna. E largoj shikimin tutje që të mos shoh qenesinë e tyre humane thellësisht të plagosur. Bota e njerëzve të shitur është pranë meje, por unë nuk mund ti shquaj fytyrat e tyre.” Ndoshta, teksa lexojmë këtë Newsletter i kthejmë sytë dhe zemrat tona drejt atyre më të pafat se ne, dhe patjetër lotojmë, por gjithashtu ngazëllehemi kur ka sërish shpresë dhe një jetë të re. Ne dëshirojmë që Ju të mund të prekni disa prej gjithë këtyre emocioneve në artikujt e përfshirë këtu dhe që të futemi në Pashkë me një pranverë në hapat tona dhe shpresë në zemër; shpresë që fara e mirë mund të mbijë dhe jeta e re të çelë. Imelda Poole (Presidente e MWL) Ju Urojmë të Gjithëve Pashkë sa më të Gëzuara! Empowering through Jusce, Freedom and Sincerity Fondacioni Mary Ward Loreto Misioni në Shqipëri Kundër Trafikimit me Njerëz Newsleer 3, Mars 2016 Nisja e Projektit të Mary Ward Loreto për Burrat Për qindra e ndoshta mijëra vjet me rradhë, nënat tona kanë lindur e rritur djem e vajza, duke ju dhënë atyre bashkë me qumëshn edhe vendin që duhet të zinin në familje, në tavolinë, në punë, hidherime e në gëzime, në mëndjë e ndoshta edhe në zemër. Për gjithë këto shekuj, mamatë tona kanë rritur fëmijët e tyre me problemin e trashëguar të dallimit midis edukimit të djemve dhe vajzave. Me kalimin e kohës, kjo është kthyer në fenomen të konsoliduar dhe pranuar nga çdo aktor i përfshirë. Normalisht që lind pyetja: Përse? Një aforizëm thotë se: “Burrat mendojnë se bota është krijuar vetëm për ta”, mbase ky nuk është vetëm mendimi i burrave, në një mënyrë kjo është pranuar gjithashtu edhe nga femrat. Në shoqërinë shqiptare, burri gjatë shekujve është konsideruar si zot i shtëpisë, i tokës, i gruas. Vendimet e j rrallë herë diskutoheshin, deri në kohën e komunizmit, kur, në shoqërinë shqiptare një lloj barazie gjinore u injektua. Duke shkelur deri kufijtë e natyrës, pasi kishte gra të cilat punonin si muratore, traktoriste, ushtare dhe mjaſt profesione të tjera të cilat konsideroheshin shumë të vëshra madje edhe për meshkujt. Në të njëjtën kohë, këto gra duhet të ishin edhe nëna. Në vitet 90’, sistemi i ri ‘demokrak’ po lindte dhe familja shqiptare nuk kishte qenë e përgatur për këtë ndryshim. Mijëra djem dhe burra emigruan dhe qëndruan për shumë vite të ndarë nga familjet e tyre dhe nga ky realitet të cilin ata kishin lënë pas. Në vendet perëndimore, ata u përballën me fenomene të panjohura: droga, prostucioni, trafikimi, mashtrimet dhe shumë të tjera si këto. Te gjitha keto dukeshin menyra per te permbushur shpejt, prapambetjen ekstreme ekonomike te trasheguar. Fatkeqsisht shumë prej këtyre fenomenëve këta burra e djem, me ndihmen edhe të medias, i sollen në Shqiperi. Duke u bërë model për tu ndjekur nga të rinjtë e tjerë, që me kalimin e kohës ju larguan shkollës si e vetmja rrugë për të ardhmen, dhe punës së ndershme si e vetmja menyrë për të siguruar të ardhura. Mary Ward Loreto në 2016, mori guximin të hedhë një hap përpara, duke sfiduar të gjitha paragjykimet dhe mentalitetet rreth këtyre problemeve. MWL vuri në zbam një projekt i cili do të ndihmojë burrat të bëhen më të ndjeshëm ndaj çështjeve të barazisë gjinore, më të përgjegjshëm për rolin e tyre në familje dhe shoqëri, si dhe të aſtë që të krijojnë një vizion për të ardhmen e tyre duke u bazuar në Liri, Drejtësi, dhe Sinqeritet. Projek ka nisur dhe ngjallur shumë kuriozitet dhe interes në mbarë Shqipërinë. Jemi aktualisht në fazën e përfshirjes së 100 burrave për plotësimin e pyetësorëve për projekn përfundimtar të hulummit, i cili do të përfshijë gjithashtu fokus grupe për ofrimin e një rezulta cilësor dhe sasior. Të gjithë këto rezultate, janë shenjat e para që ne jemi në rrugën e duhur.

Upload: others

Post on 19-Sep-2019

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Mirësevini në Newsletter-in e 3-të të MWL · lindte dhe familja shqiptare nuk kishte qenë e përgatitur për këtë ndryshim. Mijëra djem dhe burra emigruan dhe qëndruan për

Faqe 1

Mirësevini në Newsletter-in e 3-të të MWLKjo parathënie e shkurtër po shkruhet teksa disa prej nesh janë mbledhur në Budapest për trajnimin me

anëtarët e Bordit të RENATE për Advokimin, Lobimin dhe Fushatimin kundër trafikimit. Koha përpara Pashkëve është ajo çfarë na shtyn të mendojmë për vuajtjet në botën tonë dhe që të lutemi për

transformim. Këtë mëngjes, u mblodhëm në famullinë e motrave Salvatoriane dhe ndoqëm rrugën e Kryqit me

Krishtin, të shfaqur në kohët e sotme në imazhet e fytyrave të vuajtura të viktimave të trafikimit të njerëzve. Së bashku reflektuam: “Kur ec nëpër rrugë shoh në fytyrat e njerëzve. Disa prej tyre me

admirim, të tjerë me indiferentizëm, të tjerë në mënyrë kritike… Janë gjithashtu disa fytyra të cilat përpiqem të mos i vështroj si dhe nuk dua të dëgjoj thirrjen e një lypësi apo të shoh sytë e një fëmije në rrugë. Shumica e tyre fitojnë para për pronarët e tyre, që shumë njerëz i mendojnë si bashkëshkortët e

tyre, Babai apo Nëna. E largoj shikimin tutje që të mos shoh qenesinë e tyre humane thellësisht të plagosur. Bota e njerëzve të shitur është pranë meje, por unë nuk mund ti shquaj fytyrat e tyre.”

Ndoshta, teksa lexojmë këtë Newsletter i kthejmë sytë dhe zemrat tona drejt atyre më të pafat se ne, dhe patjetër lotojmë, por gjithashtu ngazëllehemi kur ka sërish shpresë dhe një jetë të re. Ne dëshirojmë që Ju të mund të prekni disa prej gjithë këtyre emocioneve në artikujt e përfshirë këtu dhe që të futemi në Pashkë me një pranverë në hapat tona dhe shpresë në zemër; shpresë që fara e mirë mund të mbijë

dhe jeta e re të çelë.Imelda Poole (Presidente e MWL)

Ju Urojmë të Gjithëve Pashkë sa më të Gëzuara!

Empowering through Justice, Freedom and Sincerity

Fondacioni Mary Ward Loreto

Misioni në Shqipëri Kundër Trafikimit me Njerëz

Newsletter 3, Mars 2016

Nisja e Projektit të Mary Ward Loreto për Burrat

Për qindra e ndoshta mijëra vjet me rradhë, nënat tona kanë lindur e rritur djem e vajza, duke ju dhënë atyre bashkë me qumështin edhe vendin që duhet të zinin në familje, në tavolinë, në punë, hidherime e në gëzime, në mëndjë e ndoshta edhe në zemër. Për gjithë këto shekuj, mamatë tona kanë rritur fëmijët e tyre me problemin e trashëguar të dallimit midis edukimit të djemve dhe vajzave. Me kalimin e kohës, kjo është kthyer në fenomen të konsoliduar dhe pranuar nga çdo aktor i përfshirë. Normalisht që lind pyetja: Përse? Një aforizëm thotë se: “Burrat mendojnë se bota është krijuar vetëm për ta”, mbase ky nuk është vetëm mendimi i burrave, në një mënyrë kjo është pranuar gjithashtu edhe nga femrat. Në shoqërinë shqiptare, burri gjatë shekujve është konsideruar si zot i shtëpisë, i tokës, i gruas. Vendimet e tij rrallë herë diskutoheshin, deri në kohën e komunizmit, kur, në shoqërinë shqiptare një lloj barazie gjinore u injektua. Duke shkelur deri kufijtë e natyrës, pasi kishte gra të cilat punonin si muratore, traktoriste, ushtare dhe mjaft

profesione të tjera të cilat konsideroheshin shumë të vështira madje edhe për meshkujt. Në të njëjtën kohë, këto gra duhet të ishin edhe nëna. Në vitet 90’, sistemi i ri ‘demokratik’ po lindte dhe familja shqiptare nuk kishte qenë e përgatitur për këtë ndryshim. Mijëra djem dhe burra emigruan dhe qëndruan për shumë vite të ndarë nga familjet e tyre dhe nga ky realitet të cilin ata kishin lënë pas. Në vendet perëndimore, ata u përballën me fenomene të panjohura: droga, prostitucioni, trafikimi, mashtrimet dhe shumë të tjera si këto. Te gjitha keto dukeshin menyra per te permbushur shpejt, prapambetjen ekstreme ekonomike te trasheguar.

Fatkeqsisht shumë prej këtyre fenomenëve këta burra e djem, me ndihmen edhe të medias, i sollen në Shqiperi. Duke u bërë model për tu ndjekur nga të rinjtë e tjerë, që me kalimin e kohës ju larguan shkollës si e vetmja rrugë për të ardhmen, dhe punës së ndershme si e vetmja menyrë për të siguruar të ardhura. Mary Ward Loreto në 2016, mori guximin të hedhë një hap përpara, duke sfiduar të gjitha paragjykimet dhe mentalitetet rreth këtyre problemeve. MWL vuri në zbatim një projekt i cili do të ndihmojë burrat të bëhen më të ndjeshëm ndaj çështjeve të barazisë gjinore, më të përgjegjshëm për rolin e tyre në familje dhe shoqëri, si dhe të aftë që të krijojnë një vizion për të ardhmen e tyre duke u bazuar në Liri, Drejtësi, dhe Sinqeritet. Projekti ka nisur dhe ngjallur shumë kuriozitet dhe interes në mbarë Shqipërinë. Jemi aktualisht në fazën e përfshirjes së 100 burrave për plotësimin e pyetësorëve për projektin përfundimtar të hulumtimit, i cili do të përfshijë gjithashtu fokus grupe për ofrimin e një rezultati cilësor dhe sasior. Të gjithë këto rezultate, janë shenjat e para që ne jemi në rrugën e duhur.

Page 2: Mirësevini në Newsletter-in e 3-të të MWL · lindte dhe familja shqiptare nuk kishte qenë e përgatitur për këtë ndryshim. Mijëra djem dhe burra emigruan dhe qëndruan për

Mary Ward LoretoTirane, ALBANIA

www.albaniahope.com

Faqe 2

Newsletter 3, Mars 2016

Dita e Dytë Ndërkombëtare e Lutjes Kundër TrafikimitShqipëria nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj trafikimit të njerëzve dhe ne duhet të luftojmë së bashku, për të ndaluar këtë shqetësim global. Synimi parësor i Ditës Ndërkombëtare është të lutemi që të jemi në gjendje të krijojmë ndërgjegjësim më të lartë mbi këtë fenomen, si dhe të reflektojmë mbi situatën e përgjithshme të dhunës dhe padrejtësisë që prek kaq shumë njerëz, të cilët nuk kanë zë, nuk llogariten, konsiderohen askushi: ata janë thjesht skllevër. Më 7 Shkurt 2016, Kisha në Shqipëri shënoi Ditën Ndërkombëtare të Lutjes si dita për reflektim dhe veprim kundër Trafikimit të Njerëzve. Rrjeti URAT, i cili përfshin Fondacionin Mary Ward Loreto, motrat besimtare dhe Kishën Katolike, në bashkëpunim me Ipeshkv Georg Frendo OP, organizuan një shërbesë të veçantë lutjeje në Katedralen e Shën Palit, në Tiranë. Ne u lutëm së bashku për viktimat e trafikimit, bëmë thirrje për dhënien fund të kësaj veprimtarie dhe ndezëm qirinj për viktimat e trafikimit.

Aty shfaqëm një fotonovelë me historinë e Shën Bahkitës. Gjatë shërbesës formuam një rreth që i përngjante një zinxhiri, të kapur dorë për dore, për të treguar solidaritet dhe qëndruar së bashku në besimin tonë. Vetëm të bashkuar ne mund ta mposhtim këtë fenomen. Në fund të organizimit, një kartolinë lutjeje kundër trafikimit iu dha çdo personi të pranishëm. Dita Ndërkombëtare e Lutjes Kundër Trafikimit u mbajt në zonat e projektit të MWL për Gratë dhe këto evente u organizuan në shumë qytete të tjera gjatë kësaj jave të veçantë. Një seancë trajnuese u krye në Barbulloje me mbështetjen e Motrave të Barbullojes, në Fier, me përfshirjen e besimtarëve të zonës si dhe në Hot të Ri, gjithashtu. Një lutje kundër trafikimit u krye në Kishën e Kallmetit, Lezhë dhe Shendelli. Një veprimtari për rritjen e ndërgjegjësimit, në bashkëpunim me besimtarë në Tropojë, duke përfshirë 4 fshatra (Raja, Dushaj, Cernica dhe Zona B) sollën së bashku shumë njerëz të tjerë më 25 Shkurt.

Mary Ward LoretoTiranë, Shqipëri

www.albaniahope.com

Caktimi i Menaxherit të MWL për Arsimin

Lajme të Mira! Fondacioni MWL ka caktuar një Menaxher për projektin e MWL për Arsimin. Synimi është udhëheqja e një hulumtimi kombëtar mbi korrupsionin dhe standardet etike në sistemin arsimor në Shqipëri, nga kopshti deri në nivel universitar. Projekti është në partneritet me OJF-në e quajtur MIRNES. Mary Ward Loreto do të administrojë këtë projekt. Hulumtimi është vijim i studimit pilot në dy shkolla në Tiranë, të kryer nga MWL në vitin 2014. Shpresojmë që hulumtimi në nivel kombëtar do të sjellë një fushatë për transformimin e këtij sistemi në të ardhmen, si dhe të zhvillojë një model sipas praktikës më të mirë. MWL për Arsimin ka një Bord Pune shumë të fortë të përbërë nga 3 mësues, një Doktorant dhe një jurist. Kemi një ekip të jashtëzakonshëm, i cili përfshin menaxherin e projektit, një këshilltar, një trajner dhe person për median dhe komunikimin, si dhe një bord dinamik pune i përbërë nga profesionistë të fushës. Kemi shumë shpresë për të ardhmen.

URATPërgjigja e Bashkuar Kundër Trafikimit

Një Histori Nga një Grua nga Tropoja

Në Tropojë, marrëdhëniet familjare dhe pozicioni social i meshkujve dhe femrave udhëhiqet nga pabarazia gjinore. Tradita patriarkale është ende e fortë, dhe shumë prej tyre duan të kenë djem. Nëse ata kanë një djalë, atëherë do të ishin të gëzuar të kishin vajza. Ky është realiteti i shumë familjeve në Tropojë. Një nga gratë solli historinë e saj të dhimbshme. Djali i saj vdiq në moshën 14 vjecare, 3 vite më parë.

Ajo thotë së jeta e saj është shkatërruar pas humbjes së djalit. Pavarësisht dhim-bjes së saj, situatës ekonomike, mundim-it për përballimin e mjekimeve për vajzën e saj më të madhe, ajo prapë përballet me dhunë psikologjike. Ajo fajësohet për vdekjen e djalit të saj, nga vetë burri i saj. Ai do që të ketë patjetër një djalë tjëtër, për të zëvendësuar humbjen e tij, por nga ana tjetër ai do t‘iu tregojë të tjerëve se ai akoma është i mundur të ketë një djalë, dhe se familja e tij do të jetë e fortë dhe tradicionale përsëri. Duke qenë nën presionin e të afërmve, ai vendosi të martohej sërish, të bëhej bigam, që është e zakonshme në këto zona, duke shpresuar se gruaja e re do i japë jetë një djali tjetër, dhe ai do të trashëgojë mbiemrin e tij.

Kjo grua po përballet me kohën më të vështirë të jetës së saj. Punonjësit e MWLW, motrat dhe prifti i famullisë, po përpiqen ta mbështesin atë dhe burrin e saj, të cilët duken të dëshpëruar për të ardhmen e tyre.

Page 3: Mirësevini në Newsletter-in e 3-të të MWL · lindte dhe familja shqiptare nuk kishte qenë e përgatitur për këtë ndryshim. Mijëra djem dhe burra emigruan dhe qëndruan për

Faqe 3

Newsletter 3, Mars 2016

Mary Ward LoretoTiranë, Shqipëri

www.albaniahope.com

Takimi me Përfaqësues të Sue Ryder

Një takim me përfaqësuesin e Sue Ryder Care, i cili punon në fushën e kujdesit paliativ u zhvillua në zyrën e MWL në Tiranë. Synimi ishte ndërmarrja e aksionit të përbashkët për vendosjen dhe përmirësimin e shërbimit të kujdesit paliativ në zonat rurale dhe të marxhinalizuara në Shqipëri. Ata që do të përfitojnë nga ky shërbim do të jenë persona në nevojë që vuajnë nga sëmundjet terminale, më së shumti nga kanceri. Gjatë punës tonë, në shumicën e zonave kemi vënë re që njësitë e kujdesit paliativ nuk ekzistojnë fare. Ky bashkëpunim do të nisë me një trajnim të stafit të MWL për Gratë nga ekspertë të Sue Ryder. Hapi tjetër do të jetë trajnimi i infermier-eve në zonat dhe komunitetet ku projekti i MWL për Gratë operon.

Gratë Kanë Fuqinë të Ndryshojnë Botën dhe Jo Vetëm Një Komb...

Qasja për fuqizim ekonomik e projektit të MWL për GRATË synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe inkurajojë gratë në komunitetet e varfra dhe që ato të përfshihen dhe marrin pjesë në krijimin e veprimtarive që gjenerojnë të ardhura, për çrrënjosjen e varfërisë përmes: Trajni-meve profesionale, Lehtësimit të nismave të biznesit për gratë në grupe, Mbështetjes së ideve të biznesit që vijnë nga gra me aftësi sipërmarrëse, Organizimit dhe pjesëmarrjes në evente me interes, Praktikave të tregtimit që fuqizojnë gratë dhe respektojnë dinjitetin e tyre, Sigurimit se produktet, shërbimet dhe pajisjet e kompanive nuk përdoren për trafikim të njerëzve dhe/apo shfrytëzimi për punë dhe seksual. Projekti MWL për Gratë e konsideron çrrënjosjen e varfërisë dhe fuqizimin e grave si një prej ndërhyrjeve më thelbësore për parandalimin e trafikimit të njerëzve. Ne besojmë se çrrënjosja e varfërisë i bën gratë dhe vajzat më pak të rrezikuara ndaj të qenit të shfrytëzuara dhe trafikuara dhe më të gatshme për të qenë më shumë aktive në shoqëri. Vetëm aftësitë për punë nuk janë të mjaftueshme për të fuqizuar gratë. Ato duhet të njohin të drejtat e tyre, të jenë të afta të ngrejnë zërin për to, si dhe të kenë burimet e nevojshme për t’i ndihmuar ato që të marrin vendime përpara se ato mund të përdorin aftësitë profesionale për krijimin e një qëndrueshmërie ekonomike afatgjatë, në jetët e tyre. Ne besojmë se çrrënjosja e varfërisë dhe ndërtimi i familjeve të forta dhe të shëndetshme janë të domosdoshme për të siguruar që komuniteti nuk do të ketë frikë për tu përballur me trafikimin e njerëzve dhe shfrytëzimin. Ne jemi të ndërgjegjshëm rreth sfidave të hasura nga një vend në zhvillim, por jemi gjithashtu të ndërgjegjshëm rreth vlerës së këtij ndikimi.

Mary Ward Loreto me Mary Ward International SpainPresidentja e MWL, Imelda Poole IBVM dhe Menaxherja e Projektit të MWL për Gratë, Ana Stakaj ishin ftuar nga IBVM Spanjë dhe Foundacioni Mary Ward International për të prezantuar situatën në Shqipëri para shumë grupeve shkollore. Qëllimi ishte që ne të prezantonim situatën e trafikimit të njerëzve dhe të drejtat e grave si të drejta të njeriut, në shkollat e Loreto-s, para ish-nxënësve, prindërve të nxënësve në shkolla, bashkëpunëtorëve dhe bordit të fondacionit. Më shumë se 6000 njerëz ishin pjesëmarrës në këto takime në zonat e Madridit, Sevijës dhe Bilbaos gjatë periudhës 21 – 27 Shkurt 2016. Ishte një eksperiencë e mrekullueshme dhe që të ndryshon jetën teksa shihnim dhe kuptonim përkushtimin e fëmijëve dhe mësuesve të tyre, ndaj kësaj kauze të të drejtave të njeriut në Shqipëri. Ishte një eksperiencë emocionale dhe kapluese. Gjatë këtij viti, të gjitha shkollat e Loreto-s në Madrid, Sevijë dhe Bilbao do të rrisin fonde në mbështetje të projektit të MWL për Gratë. Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës. Në të njëjtën kohë, ata kanë shtuar frymëzimin e tyre për të punuar më fort për të siguruar drejtësi dhe fuqizimin e grave në Shqipëri. Do të sigurohemi që çdo grua që punon me ne, të njihet me këtë shembull solidariteti nga populli Spanjoll.

Page 4: Mirësevini në Newsletter-in e 3-të të MWL · lindte dhe familja shqiptare nuk kishte qenë e përgatitur për këtë ndryshim. Mijëra djem dhe burra emigruan dhe qëndruan për

Faqe 4Mary Ward LoretoTiranë, Shqipëri

www.albaniahope.com

Newsletter 3, Mars 2016

Fillimet e reja të Punimit të Bizhuterive

Veprimtaria e punimit me dorë të bizhuterive nisi nga një grup vajzash të reja, si një seancë krijuese në grup. Ajo filloi me përgatitjen e gjërave të vogla dhe të lehta për prodhimin e byzylykëve dhe ditë pas dite, vajzat filluan që ta s hijonin atë. Ato zhvilluan modele të reja dhe shënuan sukses me shitjet. Grupi i grave iu bashkëngjit kësaj veprimtarie. Përpara kësaj, anjëra nuk dinte se si ta bënte këtë punë. Me gratë dhe vajzat ia nisëm nga kërkimi i videove udhëzuese në Internet. Ato treguan një aftësi të jashtëzakonshme për të mësuar dhe punuar. Kjo ndodhi disa muaj më pare: tani kemi byzylykë të bukur, vathë dhe varëse. Ne kemi marrë pjesë madje në disa panaire lokale ku kemi shitur produkte. Tani, grupi ka të ardhurat e tyre fillestare.

Një prej grave është veçanërisht e talentuar dhe e apasionuar që të krijojë vetë tipare të reja dhe ka shitur produkte tek shumë klientë me iniciativë të saj. Këtë muaj, ajo ka qenë duke punuar në shtëpi, ka tregtuar produktet e saj dhe ka gjetur blerës. Kjo i ka siguruar një burim të ardhurash asaj dhe familjes së saj. Në një javë, kjo veprimtari po zhvillohet dita ditës dhe është në rrugën e duhur që të bëhet më e madhe dhe të prodhojë një burim të qëndrueshëm të ardhurash për këtë grup.

Vizitë në zyrën e punësimit në PukëGjatë kësaj kohe kemi pasur shumë vizitorë dhe një nga mysafirët tanë të veçantë erdhi me ne për të vizituar kushtet shumë të vështira të punëtorëve në zyrën e punësimit në Pukë. Ky është një realitet i ashpër për shumë njerëz në zonat veriore të Shqipërisë. Kjo është një nga tri zonat për punën e projektit MWL për të Rinjtë në tre fusha të fokusit. Ne takuam bashkëpunëtorët tonë dhe aktorë të interesuar në Pukë si dhe të rinj. Ne patëm gjithashtu një takim me kreun e Zyrës së Punësimit dhe priftin e famullisë të Pukës, gjithashtu. Kjo ishte sfiduese për të gjithë për shkak të varfërisë së përjetuar veçanërisht në zyrën e punësimit. Në vijim të kësaj, ne vizituam të rinj në vendet e kurseve të tyre të trajnimit

apo edhe përfshirë në praktikat e punës. Ne takuam dy vajza të cilat po ndjekin kursin e formimit profesional për Parukeri dhe sallon bukurie, një djalë i cili kishte përfunduar trajnimin e tij profesional në Mekanikë dhe po kryen praktikën e tij të punës për lyerje makinash dhe një djalë tjetër i cili po kryen një kurs trajnimi professional dhe praktikë pune su kuzhinier në “Rapsodia”, një nga restorantet më të famshëm në Shqipëri. Të gjitha vizitat ishin impresio-nuese, duke përfshirë atë të fundit në një restorant vendas ku ushqimi i shijshëm ishte gatuar nga i trajnuari ynë dhe ishte prezantuar kaq mirë. E gjitha kjo ishte përgatitur nga djali i ri i cili është në muajin e tretë të këtij kursi gatimi. Është e mrekullueshme të ndiejmë mysafirët tanë të veçantë pranë punës tonë të përditshme.

Fuqizimi i një Gruaje

MWL për Gratë po ndjek në vijim misionin e fuqizimit të grave nga komunitetet e marxhinalizuara. Fuqizimi i grave mund të ndryshojë komunitetin dhe të përmirësojë cilësinë e jetës. Për secilin grup në zonat ku jemi shtrirë, drejtueset e identifikuara femra janë mbështetur për rolet udhëheqëse. Qëllimi është fuqizimi i tyre në mënyrë që të jenë aktorët kryesorë për ndryshim. Fuqizimi konsiston në zbatimin e programeve për zhvillimin e aftësive udhëheqëse për reduktimin e dhunës në familje, reduktimin e varfërisë, zhvillimin e talenteve, fitimit të të drejtave të grave dhe luajtjes së një roli aktiv në shoqëri. Drejtueset mund të jenë shembuj influencues dhe një frymëzim për gratë e tjera. Ato vijnë nga të njëjtat zona, i njëjti kontekst kulturor dhe e njëjta situatë ekonomike. Pjesë e programit të trajnimit për drejtueset është ndërlidhja e grave nga zona të ndryshme si dhe ofrimi i mundësisë për të mësuar nga njëra tjetra.

Fuqizimi i drejtuesve përmirëson qëndrueshmërinë e projektit në zonat ku

ai vepron.

Vizitë e Z. Geoffrey Parker: Ambasada e SH.B.A

Nga fundi i Janarit ne u nderuam nga vizita e Z. Geoffrey Parker, officer politik në Ambasadën e SH.B.A këtu në Tiranë. Ai po punon në fushën kundër trafikimit dhe shumë çështje të tjera që lidhen me të drejtat e njeriut. Ne u takuam së bashku me një nga punonjëset kyç të MWL e cila këshillon në linjë viktimat por punon dhe drejtëpërdrejtë me viktimat në Shqipëri. Z Parker ishte veçanërisht i interesuar mbi çështjen e mbrojtjes së viktimave dhe mbrojtjen e dëshmitarëve përtej kufijve. Ai është përgjegjës për shkrimin e raportit TIP për Shqipërinë, kështu që ai ishte i interesuar gjithashtu për të kuptuar se si ne i shohim lidhjet midis mbështetjes së Qeverisë, sistemit ligjor dhe Fondacioneve private të cilat punojnë me viktimat e trafikimit. Bashkëbisedimi ishte jashtëzakonisht i dobishëm për të gjithë.

Page 5: Mirësevini në Newsletter-in e 3-të të MWL · lindte dhe familja shqiptare nuk kishte qenë e përgatitur për këtë ndryshim. Mijëra djem dhe burra emigruan dhe qëndruan për

Faqe 5Mary Ward LoretoTiranë, Shqipëri

www.albaniahope.com

Newsletter 3, Mars 2016

Planifikimi i Asamblesë së Dytë të RENATE në Romë

Grupi Bërthamë i RENATE u takua në Romë nga 3 – 9 Janar, për të planifikuar Asamblenë e Dytë të Përgjithshme që do të mbahet në Romë nga data 6 – 12 Nëntor 2016. Ana Stakaj nga MWL është zgjedhur tashmë në këtë grup bërthamë. Në këtë takim, përfaqësuesi i donatorëve tonë bujarë , ishte ftuar që të trajnonte anëtarët e Grupit Bërthamë mbi Planifikimin Strategjik dhe instrumentet për përmbushjen e tij. Ai do të ofrojë këtë informacion për të gjithë pjesëmarrësit e Asamblesë në Romë. Një tjetër takim do të mbahet në Qershor 2016 me pjesëmarrjen e Ndihmësve. Ky do të zhvillojnë procesin dhe dinamikën për Asamblenë e Përgjithshme dhe do të koordinojë në mënyrë më të plotë logjistikën për eventin. Ishim të kënaqur që në përfundim të këtij takimi, një draft program i cili përfshinte të gjithë folësit kryesorë të konfirmuar u përpilua. 100 anëtarë të RENATE do të ndjekin këtë event në Nëntor 2016.

Azhurnim mbi “UN Gift BOX”

Ky projekt fushate kundër trafikimit, nën emrin “UN Gift Box” (Shih faqen e internetit ‘Stop the Traffik’), do të zhvillohet në katër qytete të Shqipërisë (Durrës, Shkodër, Sarandë, Tiranë) duke filluar nga Qershor 2016 dhe për të përfunduar turin e tij në Tiranë më 18 Tetor, Ditën Evropiane Kundër Trafikimit të Njerëzve. Projekti do të organizohet dhe drejtohet nga Rrjeti URAT. Grupi i punës në të cilin përfaqësohen shumë organizata në Shqipëri si Besimtarët, Peace Corps, MWL dhe të gjithë OJQ-të partnere tona, takohet më shumë se një herë në muaj tek MWL për të vendosur mbi çështje të ndryshme për zbatimin e këtij projekti. Tani jemi në fazën e përmbylljes së lejeve specifike të kërkuara nga “Stop the Traffik”. Udhëzimet nga “Stop the Traffik” po ndiqen në mënyrë që të mbrohen të gjitha të drejtat e ideatorit të kësaj projekt ideje. Ne po mbajmë një komunikim të nevojshëm dhe të vazhdueshëm me ta. Financimet po kërkohen nga Mary Ward Loreto dhe kompania e ndërtimit është gati të vazhdojë me ndërtimin e Kutisë. Peace Corps dhe MWL kanë qenë mjaft proaktivë në këtë pjesë të procesit. Ndërkaq, një tjetër takim me Zëvendës Ministren e Brendshme do të realizohet së shpejti, për të koordinuar këto evente me bashkitë, forcat e sigurisë dhe median. Hapat e mëtejshëm do të njoftohen në një tjetër publikim të këtij Newsletter-i.

Vizitë tek Zëvendës Ministre e Punëve të Brendshme

Të Enjten më 14 Janar 2016, u takuam me Znj. Elona Gjebrean, Zëvendës Ministre e Punëve të Brendshme me qëllim për të diskutuar në lidhje me projektin e Fushatës UN Gift Box. Ekipi i punës, i përbërë nga dy Vullnetarë të Peace Corps (Adrian and Jacqueline), Sara Çapaliku dhe Imelda nga MWL, prezantuan tek Zëvendës Ministrja idenë e UN Gift Box dhe listuan disa nevoja. Ajo çfarë Znj. Gjebrea garantoi ishte siguria publike dhe komunikin zyrtar mes institucionit që ajo përfaqëson dhe bashkive. Këto leje ishin të nevojshme për vendosjen e UN Gift Box në qytete përkatëse. Znj. Gjebrea shfaqi një interes të madh rreth kësaj projekt-ideje dhe theksoi disponueshmërinë e saj për të ndihmuar në zbatimin dhe realizimin e mbarë të tij. Ajo premtoi gjithashtu që do të adresonte një fjalim në hapje dhe mbyllje të eventit.

Page 6: Mirësevini në Newsletter-in e 3-të të MWL · lindte dhe familja shqiptare nuk kishte qenë e përgatitur për këtë ndryshim. Mijëra djem dhe burra emigruan dhe qëndruan për

Newsletter 3, Mars 2016

Nga data 13 deri 17 Mars, dy pjesëtarë të stafit të Mary Ward Loreto, Aferdita Gjoni & Sara Capaliku ndoqën trajnimin mbi “Adresimin e Trafikimit të Njerëzve” në Londër, Mbretëri e Bashkuar. Synimi i këtij kursi ishte për të kuptuar të gjithë ciklin e hetimit, parandalimit dhe zbutjes së pasojave të trafikimit të njerëzve dhe për të ofruar një kuptim të qartë të natyrës së tij, evoluimit, faktorëve nxitës si dhe mjeteve për adresimin e këtij fenomeni. Kursi ishte organizuar në një mënyrë të tillë që përfshinte të mësuarit interaktiv i cili ndihmon të kuptuarin më të mirë të çështjeve kyçe të nevojshme për adresimin e trafikimit të njerëzve. Këto përfshinin marrëveshjet ndërkombëtare, ndërthurja me veprimtari të tjera kriminale dhe trajtimi i të mbijetuarve. Pjesëmarrësit, përveç eksperiencave të tyre dhe informacionit që ata kishin nga konteksti i tyre social, shqyrtuan në këtë kurs edhe praktikat më të mira, raste studimore dhe politika kundër trafikimit. Kursi i kushtoi një vëmendje të veçantë faktit që pjesëmarrësit duhet të ndiheshin të përgatitur për vlerësimin e strategjive anti-trafikim dhe hetimeve të kryera,

zbatimin e planeve të veprimit për adresimin e krimit, teksa angazhohen me një gamë të gjerë aktorësh të interesuar. Edhe aktorët në Shqipëri po përqendrohen shumë në përfshirjen e sa më shumë aktorëve të mundshëm për të parandaluar trafikimin e njerëzve. Kjo duket të jetë qasja ndërkom-bëtare për luftimin botërisht të trafikimit të njerëzve. Për më tepër, trajnimi mbuloi tema si: ekonomia e trafikimit të njerëzve, thelbi i problematikës së trafikimit dhe ndikimi politik, debatet mbi migrimin/azilin dhe impakti mbi politikën, aspekte gjinore të trafikimit të njerëzve, fushatat për ndërgjeg-jësimin publik dhe mbështetja e viktimave të trafikimit të njerëzve. Të gjitha këto shërbejnë për të thelluar njohuritë e stafit të MWL në mënyrë që të trajtojë më me efikasitet çështje të trafikimit të njerëzve në Shqipëri. Pas përfundimit të këtij kursi katër ditor, pjesëmarrësit u pajisën me një çertifikatë të nivelit 5 CMI në Menaxhim dhe Udhëheqje. Ata përjetuan përfitimin shtesë e të qëndruarit në një prej shtëpive të Kongregacionit të Mary Ward në Acton, Londër, ku ata morën një mirëseardhje të ngrohtë dhe mikpritje të veçantë. Faleminderit IBVM, Acton.

Marrëdhënia me Median

Qysh prej Newsletter-it të fundit, Imelda ka patur kërkesa nga Radio dhe Gazeta për intervista rreth rolit të besimtarëve në punën kundër trafikimit të njerëzve. Nëse vizitoni faqen e internetit www.albaniahope.com do të mund të lexoni disa prej këtyre artikujve. Zhvillimi i Talitha Kum, rrjeti ‘ombrellë’ i të gjitha rrjeteve të besimtarëve që punojnë kundër trafikimit, ka sjellë këtë mision të ditëve të sotme të femrave besimtare në pjesën e përparme. Është me rëndësi që të theksojmë këtë punë dhe festojmë aksionin e shumë besimtarëve dhe bashkë-punëtorëve të thjeshtë të përkushtuar ndaj këtij misioni sfidues kundër skllavërisë së ditëve moderne.

"Adresimi i Trafikimit të Njerëzve ", Trajnim në UK

Historia e një GruajeSipas traditës së fshatrave shqiptare, gratë jetojnë me familjet e bashkëshortëve të tyre, dhe pritshmëritë ndaj tyre janë kryerja e punëve të shtëpisë dhe përkujdesja për fëmijët dhe familjen e re. Shumë nga femrat në Hotin e Ri jetojnë duke u bazuar mbi këtë traditë. Roli i tyre po zgjerohet si pasojë e veprimtarive të ndërmarra nga Qendra MWLW. Fuqizimi i femrave po rritet, dhe shumë prej tyre kanë arritur të kapërcejnë barrierat dhe të fuqizohen ekonomikisht dhe në aspektin shoqëror. Të qenit kundër traditës kërkon shumë forcë dhe trimëri, dhe këto

femra janë duke sfiduar traditën në mënyrë që të ndërtojnë një të ardhme më të ndritshme. Familja e burrit nuk i mbështet gjithmonë përpjekjet e femrave, sepse kjo ndikon në rutinën me të cilën ato janë mësuar të jetojnë. Përveç debateve me bashkëshortët, femrat përballen me sulme verbale nga prindërit e bashkëshortit. Një grua e cila ia doli mbanë të zhvillonte veprimtari ekonomike, shpjegoi për reagimin e vjehrrës së saj e cila tentoi ta ndalojë atë së punuari. Kjo grua po ballafaqohej me dhunë psikologjike çdo ditë krahas refuzimit.

Fëmijët e saj po vuanin gjithashtu. Shumicën e kohës, atyre u thuhej që mamaja e tyre nuk ishte e vlefshme dhe se ata nuk e meritonin atë. Ajo shpjegoi se një nga vajzat e saj, e cila i ngjan më shumë të ëmës, po neglizhohej nga gjyshërit e saj pasi ajo u kujtonte atyre mamanë e saj. Pavarësisht gjithë vuajtjeve dhe penge-save që ajo haste, forca e saj është rritur. Progresi i madh i saj në jetë ka sjellë disa ndryshime të vogla në familjen e bashkëshortit. Ata janë bërë tashmë më mendjehapur ndaj ndryshimit dhe diversitetit.

Page 7: Mirësevini në Newsletter-in e 3-të të MWL · lindte dhe familja shqiptare nuk kishte qenë e përgatitur për këtë ndryshim. Mijëra djem dhe burra emigruan dhe qëndruan për

Newsletter 3, Mars 2016

Trajnim për Advokim, Lobim dhe Fushatë-Bërje

Renate organizoi një trajnim mbi Advokimin dhe Fushat-bërjen në Budapest, Hungari nga data 7 – 11 Mars 2016. Trajnimi u drejtua nga Ivonne Van de Kar nga Hollanda. Katër vetë nga MWL ndoqën trajnimin. Ishte një eksperiencë e mrekullueshme. Ne iu bashkuam njerëzve nga 19 shtete të bashkuara kundër skllavërisë së ditëve moderne dhe të përkushtuar për vazhdimin e kësaj pune të paepur. Iniciativa ishte menduar për të gjetur mënyra të reja për t’iu qasur nevojës për të fituar respekt të plotë për çdo qenie njerëzore, veçanërisht ata të cilët janë shfrytëzuar apo trafikuar. Trajnimi ishte gjithashtu një shkëmbim i praktikave më të mira dhe një planifikim në kohë, për nisma të reja që duhen ndërmarrë në fushën kundër trafikimit. Qëllimi ishte të prodhohet ndryshim përmes realizimit të fushatave të cilat me shumë shpresë mund të sjellin drejtësi dhe nxjerrin në pah çështjet që lidhen me këtë fenomen të ditëve moderne.

Një falendërim i veçantë për të gjithë organizatorët e këtij trajnimi kuptimplotë, si dhe për Kongregacionin Mater Salvatoris të cilët na pritën duke na bërë të ndihemi si në shtëpi dhe që organizuan një ditë të mrekullueshme të shfaqjes së bukurive të Budapestit. Ne vizituam gjithashtu një shkollë për vajza, të cilat ishin viktima të abuzimit me fëmijët apo që ishin dënuar për krime. Grupet mbaheshin në dy shkolla paralele. Mbas kësaj dite të mrekullueshme, ne patëm mundësinë që të mësonim rreth situatës së trafikimit në Hungari prej shumë organizatave në Hungari. Ishte një javë shumë interesante dhe përmbushëse. Faleminderit Motrat e Salvatorias.

Një Histori Sfide

Kjo grua nuk kishte ndjerë asnjëherë më parë nevojën për të menduar për veten e saj, derisa ajo kuptoi se burri i saj kishte pushtuar lirinë e saj. Kurrë më parë ajo nuk kishte ndjerë nevojën për të marrë një vendim që të ruante dinjitetin e saj deri në momentin kur dy djemtë e saj të vegjël filluan të ndiheshin të lënë pas dore nga babai i tyre, të cilët vazhdonin të turpëroheshin sa herë që dëgjonin historitë e “Don Zhuanit“ nga babai i tyre. Ata e vështronin atë teksa ajo humbiste shkëlqimin nga sytë e saj nga mungesa e lirisë në jetën e saj. Ajo ishte vetëm 17 vjeç kur familja rregulloi martesën e saj dhe në një kohë të shkurtër bashkëshorti vendosi të emigrojë dhe të punojë me të në Greqi.

Ajo ishte një vajzë e vogël e cila nuk dinte asgjë rreth vetes. Ajo vetëm kërkonte të ishte e lumtur dhe të bënte burrin e saj të lumtur. Ajo kurrë nuk zihej me të për ndonjë gjë. Ajo punonte në Greqi 16 orë në ditë dhe ai kurrë nuk ka punuar një ditë në jetën e tij. Përveç kësaj, të gjitha paratë shkonin për nevojat e tij dhe sidomos në kumar. Pas 10 vitesh pune intensive ai vendosi të kthehet në shtëpi për t’ia nisur sërish në fshatin Shëndelli. Ata kishin 2 djem të bukur të vegjël të cilët nuk kishin ndjerë kurrë dashuri nga babai i tyre. Pas 3 vitesh që kishin filluar një jetë të re, ajo zbuloi se burri i saj prej tri vitesh kishte jetuar me një grua tjetër e cila pretendonte se ishte gruaja e tij.

Ajo mendoi se kunetërit e saj mund ta ndihmonin në zgjidhjen e problemit dhe ndoshta ta nxisnin vëllain e tyre të rimendohej dhe të mos shkatërronte familjen e tij. Por, çfarë mendoni se ndodhi? Ata e dinin tashmë të gjithë historinë dhe e mbështesnin atë në këtë mënyrë jetese. Ata thanë që nëna e re me 2 djem duhet të pranonte këtë mënyrë jetese me familjen e saj. Kur ajo e përqafoi mbështetjen e Mary Ward Loreto, ajo nuk i zgjidhi problemet e saj, por të paktën ajo gjeti rrugën për të mbrojtur veten, për të ringjallur emocionet dhe për të mbrojtur fëmijët e saj dhe që ata të rriten në një mënyrë të shëndetshme.

Ajo ishte pjesë e kursit të gatimit dhe rrobaqepsisë si dhe seancave individuale me psikologen dhe punonjësen kryesore. Ajo ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në jetën e saj përmes fuqizimit të vetes përmes lirisë dhe drejtësisë. Ndonjëherë është e vështirë për të që të jetë e pranishme në takimet tona në qendër, por ajo është një grua mjaft e talenuar në punimin me dorë të bizhuterive - një moment shumë i çmuar në rutinën e saj ditore. Hapa të vegjël, ditë pas dite po e ndihmojnë atë që të ketë besim në vetvete dhë të jetë e sigurt përmes lirisë; hapa tepër të nevojshme që ajo të duajë dhe fuqizojë veten dhe të jetë e aftë për të ofruar një jetë më të mirë për fëmijët e saj.

Page 8

Page 8: Mirësevini në Newsletter-in e 3-të të MWL · lindte dhe familja shqiptare nuk kishte qenë e përgatitur për këtë ndryshim. Mijëra djem dhe burra emigruan dhe qëndruan për

Page 8

Newsletter 3, Mars 2016

Trajnimi për PR dhe Komunikim

Më 29 Shkurt – 1 Mars 2016, Asistent Menaxheri i projektit për Gratë ndoqi një trajnim dy ditor mbi “Komunikimin dhe Marrëdhëniet me Publikun (PR)” në Vienë, të ofruar nga Fondacioni ERSTE. Ky trajnim kishte për synim që të ndërtonte kapacitetet e punonjësve mbi marrëdhëniet me publikun në mënyrë që të krijojnë marrëdhënie me aktorët e interesuar, për të komunikuar vizionin dhe misionin në një mënyrë të përshtatshme dhe tërheqëse, si dhe të sigurohen që çështjet e trajtuara kuptohen drejtë. Një aspekt i rëndësishëm i këtij trajnimi ishte “Planifikimi dhe zhvillimi i një Strategjie PR” për planifikimin e fushatave efektive për median dhe Marrëdhëniet me Publikun, si dhe menaxhimin e krizave në rastet kur gjërat shkojnë keq.

Një Organizim në Lezhë: Civilizimi Evropian dhe Edukimi i Krishterë

Më 27 shkurt 2016, një tryezë pune u mbajt në Lezhë dhe u drejtua nga Prof. C. Lorenzo Rosseti Aty kishte shumë pjesëmarrës nga Tirana, Shkodra dhe Lezha. Afërdita Gjoni e ndoqi këtë event si përfaqësuese e Mary Ward Loreto. Të ftuarit ishin palë të ndryshme të interesuara nga të gjitha sferat e shoqërisë. Synimi i kësaj mbledhjeje ishte thellimi i njohjes së kulturës dhe vlerave të vërteta në Shqipëri. Tryeza e punës u fokusua kryesisht tek feja dhe politika dhe rolin që secila luan në mënyrë që të kemi një botë dhe një shoqëri më të mirë. Sipas Shën Palit, Zoti përdor qeveritë për të mbrojtur dinjitetin e njerëzve dhe për të nxitur të mirën e përbashkët dhe për të ndihmuar njerëzit në organizimin e jetës shoqërore në një mënyrë më të mirë. Mbledhja u mbyll duke deklaruar se nëse ne vlerësojme rritjen e mendjes, rritjen e ekonomisë dhe dimensionin e shenjtësisë, atëherë do të kemi investuar në një botë më të mirë.

Papa Françesku është Nderuar në Shqipëri

Dy anëtarë të stafit të MWL, Gazmir Memaj dhe Alfred Matoshi, përfaqësuan Fondacionin në një ngjarje të rëndësishme ku të pranishëm ishin edhe krerët e shtetit si Presidenti, parlamentarë, zyrtarë të Kishës dhe pëfaqësitë diplomatike. Ne u ndjemë të privilegjuar që u ftuam në një rast të tillë të udhëhequr nga Nunci Apostolik i Shqipërisë, Mons.Ramiro Moliner Inglés. Papa Françesku nderoi Shqipërinë duke e zgjedhur këtë vend të jetë i pari që ai vizitoi në Evropë. Tani Shqipëria nderon atë. Ai është një ikonë për MWL duke qëndruar i patundur në punën e tij kundër trafikimit me qienie njerëzore. Ai thotë vazhdimisht "Jo më Skllevër por Vëllezër dhe Motra.”

Page 9: Mirësevini në Newsletter-in e 3-të të MWL · lindte dhe familja shqiptare nuk kishte qenë e përgatitur për këtë ndryshim. Mijëra djem dhe burra emigruan dhe qëndruan për

Java e Mary Ward

Mary Ward, themeluesja e dy kongregacioneve fetare, IBVM (Loreto) dhe Kongregacioni i Jezusit (CJ), u lind më 23 Janar, 1585. Ajo ishte dhe është një frymëzim për të gjithë. Ajo na inkurajoi ne që të jetojmë me vlerat e lirisë, Drejtësisë dhe Sinqeritetit. Datat 23 (Datëlindja) – 30 (Vdekja), Janar 2016 kanë qenë një javë e veçantë për Fondacionin tonë dhe Miqtë e Mary Ward. Gjatë këtyre ditëve, ne festuam për jetën e saj. Çdo ditë kishte një lutje dhe reflektim, dhe një broshurë për Javën e Mary Ward 2016 u hartua dhe redaktua nga Macarena dhe Brenda 1BVM dhe Elena CJ, nga dy skuadrat e Përgjithshme Drejtuese. Në broshurë kemi një shembull konkret më tepër të dëshirës së dy Bashkësive të Përgjithshme për të mos bërë kurrë vetëm atë çfarë mund të bëjmë më mirë së bashku. Më 27 Janar, i gjithë stafi i fondacionit MWL u bashkua për të festuar lindjen e Mary Ward dhe përvjetorin e fondacionit tonë. Ishte një ditë e veçantë dhe Imelda na shfaqi një video me thëniet e Mary Ward. Kënduam së bashku këngën e Mary Ward “Hajde ashtu siç Je” dhe hëngrëm më pas një vakt për të festuar këtë ditë. Çdo gjë ishte shumë frymëzuese.

Page 8

Newsletter 3, Mars 2016

Fondacioni Mary Ward Loreto www.albaniahope.com

[email protected]

“Shko Aty, ku Nevoja Eshtë më e Madhe ”

Mary Ward

Trajnimi i Stafit të MWL për Gratë: Transformimi për Ndryshim dhe Organizimi me Bazë të Gjerë

Nga 17-18 Shkurt, stafi i projektit të MWL për Gratë mori pjesë në një trajnim të mbajtur në Durrës nga Ana Stakaj mbi temën e “Transformimit për Ndryshim” dhe Imelda Poole mbi Organizimin me Bazë të Gjerë. Këto dy trajnime synonin rritjen e aftësive të Punonjësve Socialë për të punuar me komunitetin për ndryshim. Këto dy tema u ndërthurën, duke prezantuar teknika inovative për të punuarit së bashku me komunitetin. Qëllimi ishte rritja e aftësive për ndërgjegjësimin më të lartë mbi çështje themelore të jetës së komunitetit, të cilat kanë nevojë që të sfidohen dhe të ndryshohen.

Procesi i ndryshimit është kompleks, dinamik dhe ka nevojë për kohë, energji, investim, objektiva konkrete dhe një qëllim të përbashkët. Kjo është një sfidë për të gjithë komunitetet në të cilat MWL punon, por ne ndiejmë që ia vlen të marrësh përsipër këtë risk, në mënyrë që të fillojë të marrë jetë ky ndryshim.

Ju Urojmë të Gjithëve Pashkë sa më të Gëzuara!