ministria e arsimit, e shkencËs dhe e...

161
1 MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË E KOSOVËS MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT E SHQIPËRISË SHKOLLA PËR GJUHËN DHE KULTURËN E ATDHEUT DHE IDENTITETI KOMBËTAR (11) LIBËR ME MATERIALET E SEMINARIT MBARËKOMBËTAR ME MËSUESET, MËSUESIT DHE VEPRIMTARËT/ET E SHKOLLËS SË MËSIMIT PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË DIASPORË, MBAJTUR NË PEJË PREJ 27-30.07.2015 Prishtinë, korrik 2016

Upload: others

Post on 14-Jan-2020

17 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

1

MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË E

KOSOVËS

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT E SHQIPËRISË

SHKOLLA PËR GJUHËN DHE KULTURËN E

ATDHEUT DHE IDENTITETI KOMBËTAR

(11)

LIBËR ME MATERIALET E SEMINARIT MBARËKOMBËTAR ME

MËSUESET, MËSUESIT DHE VEPRIMTARËT/ET E SHKOLLËS SË

MËSIMIT PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË DIASPORË,

MBAJTUR NË PEJË PREJ 27-30.07.2015

Prishtinë, korrik 2016

Page 2: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

2

SHKOLLA PËR GJUHËN DHE KULTURËN E

ATDHEUT DHE IDENTITETI KOMBËTAR

(11)

LIBËR ME MATERIALET E SEMINARIT MBARËKOMBËTAR ME

MËSUESET, MËSUESIT DHE VEPRIMTARËT/ET E SHKOLLËS SË

MËSIMIT PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË DIASPORË,

MBAJTUR NË PEJË PREJ 27-30.07.2015

Prishtinë, korrik 2016

Page 3: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

3

E përgatiti dhe e redaktoi:

Nuhi Gashi

Fotografitë: Shpresa Kokallari, Nuhi Gashi etj.

Shtypi:

Tirazhi: 500 copë

Page 4: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

4

PËRMBAJTJA

I. PARATHËNIE (faqe 5)

II. LIGJËRATA E KUMTESA TEMATIKE NGA

LIGJËRUES/E TË FUSHAVE PËRKATËSE (faqe 9-116)

1. Lilana Verdha, Përshtatja e fëmijëve të emigrantëve në kulturën e

vendbanimit të ri

2. Liri Qoshi, Portofoli i të nxënit, element për menaxhimin e cilësisë së

kurrikules se mesimit shqip ne diaspore.

3. Valdet Rama, Skena dhe lojërat skenike në funksion identitar (teatër,

animacione, kukulla, lojëra etj.)

4. Driton Kajtazi, Shkolla me besim përcjell njohuri fetare e jo besime

(vështrim mbi mësimin fetar në shkolla)

5. Valentina Çela, Problematika të veprimtarive ekstrakurrikulare me

nxënësit emigrantë

6. Musa Kraja, Aspekte të pedagogjisë familjare me fëmijët në mërgim

7. Arbër Salihu, Shembull ore mësimore: Libri (FT): Shqiptarët..... 3

Tema/njësia: Diaspora shqiptare (faqe 44)

8. Shqipe Gashi, Shembull ore mësimore: Libri (FT):Unë dhe të tjerët 2

Tema/njësia mësimore: Jemi shqiptarë (faqe 9)

9. Feime Llapashtica, Shembull ore mësimore: Libri (FT): Letërsi

shqiptare 2

Tema/njësia: Sikur gjithë botën të ma falin...(faqe 51)

10. Drita Kadriu, Shembull ore mësimore: Libri (FT): Puna dhe koha e lirë

Tema/njësia: Dasmat (faqe 32)

11. Kristina Gega, Mësimi i gjuhës shqipe përmes fjalëve të urta dhe

proverbave

12. Kadri Dakaj, Mësimi plotësues shqip në landin Baden Vytemberg të

Gjermanisë (modeli konsullar-përvojat)

13. Erida Koleci, Të mësuarit e bazuar në projekte (modele (modele

projektesh në kontekstin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në

diasporë)

14. Ermioni Cekani, Metoda didaktike për mësimdhënie në klasa me

fëmijë bilingualë (dygjuhësh)

III. PËRVOJA PERSONALE TË MËSUESEVE E TË

MËSUESVE (faqe 119-147)

1. Anila Kilaj, Roli i prindërve në mësimin e gjuhës amtare në emigracion

2. Miradije Berishaj dhe Osman Ademi, Loja në funksion të nxitjes për

mësim me grupmosha heterogjene

Page 5: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

5

3. Rizah Sheqiri, Ngritja e kompetencave të mësimdhënësit në diasporë

4. Hazir Mehmeti, Përvoja të planifikimit me tekstet e reja

IV. PREZANTIME TË TJERA (faqe 151-154)

1. Arjan Melonashi, Mb’udhët (dokumentar me arbëreshët e Italisë)

2. Iliaz Bobaj, Bota është e madhe shumë (...) dhe Legjenda e Butrintit (....)

3. Hazir Mehmeti, Udhëtim S (përmbledhje shkrimesh për seminarin me

mësuesit e SHSH në diasporë)

V. PROGRAMI I SEMINARIT (156-160)

Page 6: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

6

P A R A T H Ë N I E

Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi një rritje të

numrit të pjesëmarrjes (mbi 120 mësues e mësuese që punojnë me fëmijët e

të rinjtë shqiptarë në mësimin e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare

gjithandej nëpër diasporat e mërgatën shqiptare dhe dhjetëra lektorë,

ligjërues e titullarë të ministrive përkatëse etj.). E gjithë kjo flet për profilin e

pranueshëm profesional të këtij seminari dhe gjakimin e vazhdueshëm për

zhvillimin e cilësisë së tij.

Së dyti, seminari do të kujtohet për agjendën e bagatshme kulturore-

shoqërore për seminaristët (Teatri Profesional ‘Istref Begolli, programi

kulturor-artistik i Shkollës ‘Asdreni’, Muzeu Etnografik, mbrëmjet kulturore-

shoqërore /në veçanti ajo me Ansamblin e njohur ‘Rugova’/, vizitat e Burimit

të Drinit të Bardhë, të Mullirit të Haxhi Zekës, të Mullirit të Bërdynajve etj.).

Dhe, së treti, si zakonisht, materialet themelore të tij, të cilat janë

vlerësuar se paraqesin kontribute didaktike për zhvillimin e kompetencave

profesionale të një numri dukshëm më të madh mësuesish/esh (seminarin e

frekuentojnë zakonisht vetëm deri në 120-130 mësues/e) po publikohen edhe

në formë libri, i cili, në përputhje me ‘magjinë’ e tirazhin e tij, do të

komunikojë me rreth 500 marrës a përfitues të drejtpërdrejtë të përmbajtjeve

të tij; mësues/e, prindër etj.

Page 7: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

7

II. LIGJËRATA E KUMTESA TEMATIKE NGA

LIGJËRUES/E TË FUSHAVE PËRKATËSE

Page 8: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

8

Page 9: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

9

Dr. Liliana Verdha (konsulle

nderi e Shqipërisë në Finlandë)

PËRSHTATJA E FËMIJËVE

TË EMIGRANTËVE NË

KULTURËN E

VENDBANIMIT TË RI

KOMBI është bashkësi e qëndrueshme njerëzish formuar historikisht

në bazë të përbashkësisë së gjuhës, kulturës, mentalitetit, territorit dhe

veprimtarisë ekonomike.

KULTURA është fusha e zhvillimit shoqëror që përfshin arritjet e

gjithanshme në, art, letërsi, shkencë dhe në tërë jetën shpirtërore, si edhe

traditat, doket e zakonet dhe folklorin.

Që më 1871 Antropologu anglez Sir Edward Burnett Tylor (1832-

1917) shkruante se ”Kultura është ajo tërësi komplekse , që përfshin dijet ,

besimet , artin , vlerat morale , ligjet , zakonet si dhe të gjitha llojet e aftësive

dhe shprehive të përftuara nga njeriu si anëtar i shoqërisë .”(Tylor 1871:1)

Page 10: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

10

Njerëzit lëvizin nga një vend në tjetrin për arësye nga më të

ndryshmet. Mjaft shqiptarë nga trevat shqiptare në Ballkan kanë emigruar

deri në Vendet Skandinave, përfshirë dhe Finlandën:

KosovaMontenegro

Me zhvendosjen nga një vend në tjetrin njerëzit përballen detyrimisht

dhe menjëherë me fenomenet e përshtatjes dhe të përftimit.

PËRSHTATJA është e ndryshme nga PËRFTIMI

• Përshtatja në kulturën e re = gjetja e vendit/ pozicionit tënd me ato

karakteristika që ke nga vendlindja (aftësi, sjellje, mentalitete, tradita,

kulturë, besime fetare etj.)

• Përftim i kulturës së re = fitimi i elementëve të panjohur më parë -

përbërës të veçorive kulturore të vendbanimit të ri (gjuha, kultura,

mënyra e jetesës, traditat, sjelljet, mentalitetet, besimet fetare etj.)

Përftimi i kulturës së re nuk shkon si në vaj, por përcillet me probleme:

1. Elementë ndihmues:

– përftimi i gjuhës së vendit,

Page 11: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

11

– të kuptuarit e mentalitetit të vendasve,

– njohja e traditave dhe zakoneve nëpërmjet kontakteve me

vendasit,

– respektimi i kulturës vendase (pjesëmarrja në veprimtari të

ndryshme tradicionale, fetare etj.)

2. Elementë pengues;

– mosnjohja e gjuhës së re,

– përbuzja e kulturës së re (”jo aq e lashtë sa e jona”),

– fanatizmi absolut pro ideve mediokre me pretendimin ”e

mbrojtjes” së pjesëtarëve të familjes,

– interpretimi dhe zbatimi antishoqëror i Kanunit dhe, në

përgjithësi, i kodeve fetare (”vrasjet e nderit/ turpit” etj.)

Studime dhe vëzhgime të shumta provojnë se:

• kulturat e popujve janë njëlloj të rëndësishme,

• njerëz të ndryshëm i interpretojnë dhe zbatojnë ato në mënyra të

ndryshme,

• mediokriteti dhe injoranca s’janë tipar apo produkt i kulturave të

popujve,

• ato janë produkt i padijes dhe fanatizmit individual si dhe mjet

lufte apo mbrojtjeje i fanatikëve dhe, në përgjithësi, një vegël e

fuqishme për përçarjen dhe sundimin e një grupi të vogël a të

madh njerëzish nga një a më shumë individë ose grupime të

fuqishme politike, financiare, shoqërore apo fetare në bashkësinë

shoqërore.

Në përgjithësi, emigrantët ndeshen me paragjykime në shtetet pritëse.

Në rastin e emigracionit shqiptar vazhdon të vihet re ekzistenca e

paragjykimeve të forta, rrjedhojë e:

- propagandës antishqiptare të shteteve dhe qarqeve të ndryshme

politike,

- mosnjohjes dhe keqinterpretimit të historisë dhe të kulturës shqiptare,

- krimeve dhe shkeljeve të ligjit të shteteve pritëse nga vetë imigrantët,

- keqinterpretimit të anëtarësisë së Shqipërisë (shtetit amë) në

Organizatën Botërore Islamike.

- mungesës së mbështetjes së emigrantëve as edhe en bloc nga shteti

amë.

Page 12: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

12

SHTETET PRITËSE ZBATUAN POLITIKA TË NDRYSHME NDAJ TË

HUAJVE

Ndaj shqiptarëve Greqia ka ndjekur plane asimiluese të manifestuara

si:

- pensione dhe lehtësira të tjera për të vet’t’deklaruarit grekë apo

me prejardhje greke,

- ndryshimi i emrave dhe mbiemrave,

- greqizim i toponimeve në certifikatat e lindjes,

- njësim (= paraqitje si e njëllojshme) kulturash dhe traditash.

SHEMBUJ ASIMILIMI, hasur gjatë punës sime si konsulle e përgjithshme

nderi e Shqipërisë në Finlandë:

Në tetor 2014 një djalë 26 vjeç më dërgoi një e-mail në anglisht,

ku shkruante: “Hi I am … , I can't talk Albanian anymore, I live

as an imigrant in Greece from Albania. I came recently to

Finland for studying …”

Në prill 2015 një vajzë 28 vjeçe më telefonoi dhe më foli vetëm

anglisht:

Hi! I’m an Albanian student here in Finland, but I speak only

Greek and English. I’ve been in Greece with my parents since a

little child. I have difficulties speaking Albanian …

Nga ana e tyre vendet skandinave kanë zbatuar plane integruese, ku:

- gjuha amtare është në kurrikula (Finlanda: 2 orë/javë, Suedia: 1

orë/javë),

- mësimi i fesë është në kurrikula (Finlanda: 2 orë/javë),

- janë siguruar të drejta të barabarta reale për të gjitha kombësitë,

- shquhen për mosdetyrim për ndryshim kombësie, emrash, besimi

fetar,

- është siguruar zhvillimi i kulturës së origjinës (projekti KULO në

Espoo, etj.).

Page 13: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

13

FINLANDA - Shifra dhe fakte nga fusha e arsimit:

Më 2005 mësimi i gjuhës amtare (jo finlandeze) u zhvillua në 49

gjuhë dhe u ndoq nga 10.907 nxënës. Mësimi i gjuhës amtare u dha nga 400

mësues. Më 2013 mësimi i gjuhës amtare në shkollat 9-vjeçare u zhvillua në

54 gjuhë dhe u ndoq nga 14.000 nxënës (ose 2/3 e gjithë nxënësve me

origjinë të huaj), ndër to 735 ishin nxënës shqiptarë.

Disa statistika mbi mësimdhënien dhe frekuentimin në shkollat e mesme

profesionale

Në 2008 kishte 13.305 nxënës nga familje imigrante:

» rusë 4.769 nxënës

» estonezë 1.908

» arabë 588

» kurdë 559

» somalezë 506

» anglishtfolës 433

» iranianë 423

» shqiptarë 422

» tajlandezë 288

» vietnamezë 272

» etj.

Page 14: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

14

Në vitin 2008 përqindja më e lartë e ndërprerjes së studimeve u vu re

ndër nxënësit shqiptarë, duke pësuar madje një rritje prej +7 % në krahasim

me vitin 2005. Për ndërprerje studimesh të dytët vinin somalezët. Ndërkaq

nxënësit e grupeve të tjera etnike treguan një zell më të madh për mbarimin e

studimeve. Ndërprerja në mes e studimeve prej tyre pësoi rënie të ndjeshme,

e cila u shpreh si në vijim:

– ndër anglishtfolësit pati rënie - 9 %,

– te tajlandezët - 5,8 %,

– te iranianët - 5,6 %

– te estonezët - 4,3 %

Sipas një studimi të Universitetit të Jyveskyles (Jyväskylä) në

bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Finlandës u pa se nxënësit më të

suksesshëm ishin ata me:

– vijueshmëri të rregullt nga fillorja tek matura,

– frekuentim të rregullt gjatë vitit shkollor,

– mbështetje më të mirë nga mësuesit,

– afërsi me kulturën finlandeze,

– kushte më të mira social-ekonomike në familje.

SHQIPTARËT NË FINLANDË

Bazuar në statistikat zyrtare, aktualisht në Finlandë jetojnë rreth

7.000 shqiptarë, të cilët përpiqen të përshtaten në kulturën e re dhe ta

përftojnë atë sa më mirë që të jetë e mundur. Edhe pse ardhur pas vitit 1992

kryesisht nga Kosova, shqiptarët, sidomos fëmijët e tyre të rritur apo të

lindur në Finlandë, janë përshtatur mjaft mirë në vendbanimin e ri.

• Falë gjuhës shqipe, të pasur në germa (= fonema) dhe tinguj të një

germe (= allofone), shqiptarët janë ndër komunitetet me shqiptimin më të

arrirë të të folmeve të finlandishtes.

• Falë arsimimit në Finlandë, një pjesë janë punësuar në:

– arsim (mësues të gjuhës amtare, specialistë, kujdestarë

parashkollorë etj.),

– kulturë (biblioteka, qendra kulturore etj),

– Nokia (inxhinierë të ekselencës, ekonomistë etj.),

Page 15: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

15

– Finnair (mekanikë, specialistë etj.),

– shëndetësi (mjekë, infermierë, sanitarë, laborantë, kujdestarë etj.),

– ndërtim (kryepunëtorë, teknikë, karpentierë, muratorë etj.),

– transport (shoferë maunesh ndërkombëtare, autobusësh urbanë,

taksishë etj.),

– tregti (konsulentë, shitës apo arkëtarë në supermarkete etj),

– shërbime (restorante, hotele, sallone bukurie dhe parukeri,

parkingje, pastrim etj.),

– biznese të vogla private (tregti, ndërtim, shërbime etj.).

• Falë talenteve të veta japin kontributin e tyre në:

– sporte (trajnerë, gjyqtarë, futbollistë, atletë etj.),

– kulturë (producentë, botues, përkthyes, shkrimtarë,

instrumentistë, piktorë, këngëtarë, valltarë etj.),

– ekonomi (biznese, restorante, nëpunës bankash, shitës etj.),

– politikë (këshilla komunale, organizma këshilluese shumetnike

etj.).

Disa punime e veprimtari të miat modeste në fushën e gjuhës dhe

kulturës:

• Mbledhje botimesh të hershme finlandeze për shqiptarët nëpër

antikuariate etj. (gjetur libra që nga 1889)

• Studime për Historinë dhe Kulturën e Popullit Shqiptar

• Studime për Kulturat Ballkanike

• Studime për Gjakmarrjen në popuj të ndryshëm

• Studime për Kulturën dhe Gjuhën Finlandeze

• Cikël Leksionesh për Gjuhën Shqipe si lektore e ftuar në Universitetin e

Helsinkit (1990)

• Hapja dhe financimi i Zyrës Kulturore dhe Shtëpisë Botuese ”Iliria”

(Helsinki, 1991 e vazhdim)

• 4 Fjalorë 2- dhe 3-gjuhësh shqip-finlandisht-anglisht (Helsinki, 1991,

1993, 1995 dhe 2013)

• ”Plan-Programi mësimor për mësimdhënien e gjuhës shqipe si gjuhë

amtare” (Helsinki, 1996)

• Ideimi, organizimi dhe financimi i Konkurseve Ndërkombëtare ”Music

& Colours” për moshat 6-18 vjeç, si dhe i Forumeve Shkencore bazuar

tek rezultatet e tyre (Helsinki, 1997-2000)

Page 16: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

16

• Hapja dhe financimi i Shkollës së Artit ”Töölön Taidekoulu” (gjuhë

shqipe, gjuhë të tjera, pikturë, piano, qëndisje etj., etj.) (Helsinki, 1998 e

vazhdim)

• ”Kronikat Skandinave” – artikuj, komente, esé -kryesisht për luftën e

Kosovës 1999-2002 (Helsinki, 2003)

• Ideimi, organizimi dhe financimi i Konkursit Ndërkombëtar ”Words &

Colours” për moshat 12-18 vjeç, si dhe i Forumit Shkencor bazuar tek

rezultatet e tij (Helsinki, 2004)

• Financimi i Hapjes së Ekspozitës ”Marubi” në Muzeun Krahinor të

qytetit Pori me 17.2.2012 – Ditën e Pavarësisë së Kosovës (Pori, 17.2.-

15.4.2012)

• Organizimi dhe financimi i 2 Koncerteve zyrtare për nder të 100-vjetorit

të Pavarësisë (Helsinki, 2.11. dhe 26.11.2012)

• Organizimi dhe financimi i Pritjeve të përvitshme zyrtare për nder të

Festave Kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës (përfaqësues të diasporës

shqiptare në Finlandë, personalitete vendase, Trupi Diplomatik, gazetarë

vendas dhe të huaj etj.)

• Përkthimi, ilustrimi dhe botimi i Eposit finlandez KALEVALA (Helsinki,

në shtyp)

• etj., etj.

[email protected]

Page 17: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

17

Liri Qoshi (IZHA, Tiranë)

PORTOFOLI I TË NXËNIT,

ELEMENT PËR MENAXHIMIN E

CILËSISË SË KURRIKULËS SË

MËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE

NË DIASPORË

Kurrikula e mësimit plotësues të

gjuhës shqipe në diasporë ka për qëllim që fëmijët dhe të rinjtë me origjinë

shqiptare të mbajnë gjallë gjuhën shqipe dhe identitetin e tyre kombëtar.

Ky program nuk e zëvendëson shkollimin bazë që marrin këta nxënës

në sistemin arsimor të vendeve të tyre, por thjesht propozon dije plotësuese

për shqipen dhe për kulturën e vendit të origjinës.

Duke vështruar përmbajtjen e programit të shprehur në formë

hierarkike përmes, synimit, objektivave të përgjithshëm, niveleve, aftësive

gjuhësore, linjave integruese, objektivave sipas niveleve, objektivave sipas

aftësive gjuhësore dhe linjave, udhëzimeve për zbatimin e programit, planit

mësimor si edhe burimeve të rekomanduara të të nxënit, lind nevoja jo vetëm

për dokumentimin e arritjeve nga nxënësi, por njëkohësisht dhe e vlerësimit

të këtyre arritjeve me qëllim garantimin e cilësisë së zbatimit të këtij

programi.

Nisur nga sa më sipër (por edhe për faktin se në program mungojnë

aspektet e vlerësimit dhe vetëvlerësimi), mendoj që kurrikula e mësimit

plotësues në diasporë duhet të mbështetet me një sërë dokumentesh, të cilat

koleksionojnë arritjet e nxënësve.

Portofoli i të nxënit propozohet si një ndër dokumentet kryesore i cili

jo vetëm koleksionon arritjet, përfshirjen dhe monitorimin/vlerësimin e

vazhdueshëm të nxënësve në veprimtaritë mësimore, por është edhe një

element i rëndësishëm për menaxhimin e cilësisë së kurrikulës

Portofoli i të nxënit është një qasje bashkëkohore që bazohet në

kriteret e cilësisë së zbatimit të kurrikulës dhe mbështet përfshirjen e

vazhdueshme të nxënësve në veprimtaritë mësimore.

Mësimdhënia e bazuar në portofol është një proces që dokumenton:

- Përgjegjësitë e mësuesit duke iu përgjigjur pyetjeve:

Page 18: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

18

Çfarë?

Kur?

Ku?

- Filozofinë e mësimdhënies:

Pse?

- Arritjet (përmes evidencave të vlerësimit):

Si?

Për zhvillimin e portofolit nxënësi drejtohet nga mësuesi.

Portofoli i të nxënit konceptohet dhe zhvillohet bazuar në qëllime të

përcaktuara qartë (nga mësuesi). Portofoli duhet të koleksionojë:

- Punë/detyrat apo përpjekjet më të mira të nxënësve bazuar në

kurrikul,

- Projekte/krijime/talentin e nxënësit,

- Vlerësim të prindit,

- Evidencat e vetë-reflektimit të nxënësit për arritjet e tij

Arsyet e përdorimit të portofolit të të nxënit

Në kuadër të kurrikulës se diaporës bazuar në kompetenca, vlerësimi

i performancës dhe monitorimi i vazhdueshëm i arritjeve të nxënësve

referuar jo vetëm rezultateve të të nxënit të lëndës/fushës, por dhe

kompetencave kyçe për gjatë gjithë jetës merr një vlerë të veçantë.

Sa më sipër portofoli:

- mbështet realizimin e qëllimeve mësimore;

- krijon një pasqyrë të ndryshimeve dhe përmirësimeve të nxënësit

për një periudhë kohore;

- krijon mundësi për të zbuluar te nxënësi një sërë aftësish

- përmirëson cilësinë e vlerësimit;

- zgjeron gamën e elementeve që vlerësohen;

- inkurajon nxënësit, mësuesin dhe mbështet reflektimin e

prindërve;

- siguron vazhdimësinë në edukimin nga një vit në tjetrin.

Mësuesi mund t'i përdorë të dhënat e portofolit për qëllime të

ndryshme specifike, duke përfshirë:

- inkurajimin e të mësuarit të vetë-drejtuar,

Page 19: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

19

- krijimin e një panorame të qartë të asaj që është mësuar nga

nxënësi,

- nxitjen e të nxënit për të mësuar,

- sigurimin e mendësisë së vetëvlerësimit të nxënësit.

- ballafaqimin e produkteve të nxënësve me njëri-tjetrin dhe nxitjen

e krijimtarisë.

Kur nxënësit arrijnë të vetëvlerësojnë punën dhe të nxënët e tyre,

themi se kemi arritur të realizojmë një mësimdhënie efektive. Duke vështruar

pas në proceset që kemi kryer, duke analizuar me kujdes atë që ka ndodhur,

nxënësit fitojnë kuptime dhe ide të reja rreth vetes së tyre si persona që

menaxhojnë dhe janë të vetëdijshëm për të nxënët.

Duke e krahasuar punën e tyre në raport me të tjerët, ata do të

mësojnë si të përmirësojnë punën e tyre, si të fitojnë njohuri, shprehi dhe

shkathtësi të reja.

Vetëvlerësimi dhe vetëreflektimi nuk kryhen në fund të kapitullit, të

gruptemave . Ato janë procese që ndodhin në mënyrë të vazhdueshme.

Nxënësit duhen mësuar si t’i fitojnë dhe t’i zhvillojnë “aftësitë reflektuese të

mendjes”. Prandaj, mbajtja e portofolit është mënyra më e mirë për ta bërë

këtë.

Punimet dhe detyrat e koleksionuara në portofol janë mjete të

fuqishme që i ndihmojnë nxënësit të zbulojnë anët e forta, dobësitë,

mangësitë, vështirësitë dhe problemet që hasin gjatë procesit të punës, si dhe

ofrojnë larmi mundësish për t’u përmirësuar. Ato dëshmojnë përparimin e

nxënësve, aftësitë dhe mundësitë si dhe nivelin e arritur.

Mbajtja e portofolit personal dhe koleksionimi i materialeve është një

mundësi e mirë edhe për prindërit për të njohur realisht se cili është fëmija e

tyre, si nxë, sa dhe deri ku është në gjendje të përparojë, të dinë se deri ku

mund t’u kërkojnë fëmijëve të tyre, ku duhet të punojnë e t’i ndihmojnë më

tej.

Ky proces nis që në fillim të vitit shkollor, kur vendosen punimet e

nxënësve, shënimet dhe vlerësimet e mësuesit dhe komentet e prindërve.

Portofoli i nxënësit nuk është thjesht një koleksion ose mbledhje punimesh të

rastësishme, por është një koleksion i qëllimshëm i punës së nxënësve, që

tregon përpjekjet, arritjet dhe përparimin e tyre.

Zhvillimi dhe formimi i tyre nuk shfaqet vetëm në produktet

përfundimtare. Ai është proces në vazhdim, që pasurohet çdo ditë. Analiza

Page 20: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

20

dhe vlerësimi i punimeve të futura në portofol shërbejnë si nyje ndërmjet

procesit të mësimdhënies, të nxënit dhe reflektimit të mësuesit dhe nxënësve.

Përsa i takon llojeve të punimeve që mund të përfshihen në portofol

mund të sugjeronim që në të të përfshiheshin:

- Shembuj detyrash, të zhvilluara në shtëpi dhe në klasë. Këto detyra

mund të jenë punë individuale ose në grup.

- Krijime të ndryshme artistike me letër, plastelinë, punëdore, copë etj.

- Punime të lëndëve të ndryshme, të bëra në fletore, fleta, krijime,

vizatime, përshkrime etj. Edhe këto punime mund të jenë pjesë e

punës individuale ose të punës në grup.

- Regjistrime të ndryshme në kaseta dhe fotografi të bëra në mjedise e

procese të ndryshme pune, në kohën e lirë, etj.

- Punë me kompjuter, të cilat demostrojnë aftësitë dhe shkathtësitë e

nxënësit në kompjuter. Mund të jenë shkrime, vizatime, shfrytëzimi i

programeve të ndryshme të kompjuterit etj.

- Pjesëmarrja në veprimtari të ndryshme brenda dhe jashtë shkollës, në

të cilat nxënësi ka marrë pjesë, është vlerësuar, ka marrë çmim ose

certifikatë pjesëmarrjeje ose vlerësimi etj.

- Shkrime të natyrave të ndryshme, për tema të dhëna ose të lira, të

zhvilluara në shkollë, në shtëpi, përshtypje, mbresa, kujtime etj.

- Shënime e komente nga prindërit, mësuesja, shokët dhe vetë ai për

veprimtari e kontribute të ndryshme.

- Përmbledhje të librave të lexuar, ku mund të shënohet titulli i librit,

autori, mbresat që i ka lënë leximi i librit, komente në lidhje me pjesë

të ndryshme libri, për veprimet e personazheve, mesazhin etj. Kjo

procedurë mund të ndiqet edhe për librat e tjerë

Lind pyetja: Si mund ta bëjmë procesin e krijimit të portofolit sa

më natyral dhe të këndshëm edhe për nxënësit?

Kushtet që duhen plotësuar janë:

- Dhënia e detyrave të mirëstrukturuara dhe interesante që të inspirojnë

kreativitetin e nxënësve

- Nxitja e nxënësve për të seleksionuar punët më cilësore.

- Krijimi i mundësive nxënësve për të reflektuar për punën e bërë;

- Përzgjedhja dhe përdorimi i atyre metodave që mund të shfrytëzohen

edhe nga nxënësit në kryerjen e detyrave të përditshme;

Page 21: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

21

- Krijimi i mundësive për të bërë reflektime dhe vetëvlerësime:

modele, formate e shembuj të vetëvlerësimeve, dhënia e herë pas

hershme e dosjeve për t’u kontrolluar, përmirësuar e pasuruar etj.;

Përfitimet nga mbajtja e dosjeve personale dhe dokumentimi i

përparimit të secilit nxënës dhe i sjelljes së tyre janë të shumta.

Për mësuesin, përmbajtja e portofoleve tregon thellësinë, gjerësinë

dhe shkallën e të kuptuarit të njohurive të nxënësve.

Brenda secilës dosje gjenden pjesë e histori të ndryshme të nxëni.

Mësuesi njeh cilat janë prirjet, interesat, anët e forta, dobësitë, mangësitë dhe

nevojat e nxënësve.

Për nxënësin, japin një panoramë të përgjithshme të punës së tyre.

Punimet e tyre pasqyrojnë përkushtimin e nxënësve, përpjekjet e bëra,

rezultatet e arritura, vështirësitë që i kanë dalë, kontributin në punën në grup

etj. Pra arritjet e tij. Detyrat e kryera u japin mundësi nxënësve të reflektojnë

në punën e bërë dhe të përmirësohen në periudhën në vazhdim. Nxënësit

fitojnë edhe aftësi estetike për rregullimin dhe sistemimin e materialeve.

Ndërgjegjësohen për përparimin e tyre. Njohin më mirë veten e tyre edhe në

aspekte ndoshta të pazbuluara më parë.

Për prindërit, japin një spektër të plotë të formimit, zhvillimit dhe

aftësive të fëmijëve. Prindërit shohin të dokumentuar çfarë dhe si nxënë

fëmijët e tyre, cilat janë boshllëqet, cilat janë anët e forta, cili është mendimi

i mësuesit, vlerësimi i tij dhe vetëvlerësimi i fëmijës. Kjo dëshmon se si

fëmijët e shohin veten e tyre si njerëz që përpiqen, mësojnë, bien, ngrihen,

përmirësohen, qëndrojnë në vend, pra si u ndodh ndryshimi dhe si përballen

me të.

Rishikimi dhe vlerësimi i dosjeve

Pas mbushjes së dosjes me materiale të ndryshme, në periudha të

caktuara kohe nxënësve u kërkohet t’i rishikojnë dosjet dhe të shkruajnë

komente ose përmbledhje të shkurtra për to.

(Çfarë kanë bërë mirë, për çfarë kanë punuar gjatë një afati të caktuar

kohor, ç’plane kanë bërë për të ardhmen etj.).

Për rishikimin dhe kontrollimin e dosjeve duhet vendosur një kohë, e

cila duhet respektuar nga të gjithë nxënësit. Rishikimi mund të bëhet në

mënyrë individuale, në çifte ose në grupe të vogla prej 4-5 nxënësish.

Page 22: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

22

Koha mund të variojë nga 1-3 herë për çdo simestër. Për vlerësimin e

punimeve të portofolit duhen përcaktuar kritere, të cilat duhet të njihen nga

të gjithë nxënësit.

Ata vlerësohen:

- Për cilësinë e materialeve dhe të punimeve;

- Për seriozitetin e përgatitjes së portofolit;

- Për gjetjet origjinale;

- Për aftësinë për të rishikuar, shkruar dhe eksperimentuar në mënyra të

ndryshme;

- Për aftësinë për të shfrytëzuar burime të ndryshme informacioni;

- Për aftësinë për të mbrojtur punën e bërë;

- Për aftësinë për të mësuar gjëra të reja;

- Për aftësinë për të bërë vetëvlerësim, vlerësimin e punës së shokëve etj.

Në procesin e vlerësimit zë një vend të rëndësishëm të mësuarit e

nxënësve si të vetëvlerësojnë punën që kanë bërë. Në varësi të moshës dhe

mundësive të tyre nxënësit mund ta bëjnë vetëvlerësimin në dy mënyra:

1. Shkrimi i një paragrafi të shkurtër vetëvlerësimi për çdo punim, duke

theksuar se cilat janë arsyet që e kanë përzgjedhur, ç’mbresa u ka lënë,

ç’kanë mësuar prej tij etj.

2. Mësuesi u jep një model vlerësimi dhe secili nxënës e plotëson, pasi shton

në dosje një punim të ri.

Page 23: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

23

Komunikimi i rezultateve tek prindërit

Në fillim të çdo viti akademik, mësuesi organizon një seancë

informimi me prindërit, në të cilën u shpjegon mënyrën e vlerësimit të

nxënësve, mënyrën se si do të organizohet ky vlerësim, ndihma që mund të

japin prindërit, si dhe objektivat që priten të arrihen nëpërmjet realizimit të

këtij vlerësimi.

Pra, forma më e mirë për të informuar prindërit, dhe për të qenë në

kontakt të vazhdueshëm me ta, është diskutimi në mënyrë të vazhdueshme në

lidhje me atë çfarë kanë arritur apo po ndeshin vështirësi nxënësit.

Gjatë takimeve me prindërit, mësuesit u venë në dispozicion dosjen e

fëmijës së tyre, duke dhënë edhe shpjegime, mbështetur në shënimet që ka

mbajtur në fletoren e tij, ose japin orientime për prindërit për të ndihmuar

fëmijët për të kaluar vështirësitë.

Së fundmi mund të themi që ky proces duhet të udhëhiqet dhe

realizohet nga mësuesi, i cili harton dhe dokumenton veprimtaritë e

realizuara nga ai vetë (portofoli i mësuesit) si dhe udhëheq veprimtaritë dhe

rezultatet e të nxënit (portofoli i nxënësit).

Përmes portofolit përthyhen dhe dokumentohen qasjet e mësimit

bazuar në kompetenca

Të nxënit të vështruar përmes portofolit ndihmon mësuesin të

eksplorojë dhe zhvillojë qasjet për një mësim efektiv.

Në thelbin e tij portofoli me dokumentacionin që e përbën,

argumenton përgjegjësitë e mësuesit në lidhje me mësimdhënien dhe

përgjegjësitë e nxënësit në lidhje me të nxënit si edhe është një element i

rëndësishëm për menaxhimin e cilësisë së kurrikulës.

[email protected]

Page 24: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

24

Valdet Rama (aktor, kreator kukullash,

kreator skenografie në Teatrin e kukullave

“Dodona” në Prishtinë)

SKENA DHE LOJËRAT SKENIKE

NË FUNKSION IDENTITAR

(teatër, animacione, kukulla, lojëra etj.)

Në këtë punim do të mundohemi të vëmë në pah në mënyrë praktike

atë që La Bryere e ka thënë në librin e vetë “Les caracteres” që në vitin 1688,

se fëmijët kanë shpirt dhe kujtesë, diçka që të moshuarit nuk e kanë... Kjo

është diçka që fëmijët e shfrytëzojnë në mënyrë tejet të mençur në lojërat e

tyre të vogla... Së këndejmi, mund të konkludojmë se fëmijët janë shumë të

aftë të imitojnë atë që kanë dëgjuar nga të tjerët, gjatë lojërave që ata i bëjnë,

dinë të imitojnë në veprime të tyre edhe zanatliun më të vyer, kuzhinierin më

të famshëm. Pra, fantazia e tyre nuk ka asnjë kufi. Ata janë të aftë për të

shpikur mënyra të reja të lojës, madje ata këtë e bëjnë edhe atëherë kur janë

plotësisht vetëm, duke zotëruar me mjeshtëri të gjitha ato që i rrethojnë dhe

kjo padyshim i bënë të lumtur dhe njëkohësisht zotërues të lumturisë së tyre.

Atyre u mjafton një nxitje elementare për t’u vënë në veprim.

Nga aspekti i trajtesës, kjo ka rëndësi të madhe, pasi inkorporon drejt

për së drejti si pjesëmarrës të drejtpërdrejt fëmijët-pasurinë më të madhe të

shoqërisë kosovare. Përkrah kësaj, fëmijët dhe të rinjtë do të mësojnë se si të

respektojnë dhe njëkohësisht edhe ta pranojnë diversitetin. Pastaj në tërësi

varet nga vet mësimdhënësi se si dhe sa do t’i vë në zbatim teknikat e

mësimdhënies.

Përveç kësaj, mësimdhënësit mund ta përparojnë punën e tyre dhe

njëkohësisht mund t’u ofrojnë nxënësve mundësi për t’i plotësuar nevojat e

veta mësimore.

Me një qasje të tillë arrihet:

punë e mirë ekipore,

kuptimi dhe pranimi i diversitetit,

zhvillimi i vetëbesimit,

zhvillim i respektimit të vetës dhe të tjerëve,

Page 25: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

25

zhvillimi i vetëkontrollit,

- zhvillimi i shkathtësive për zgjidhjen e konflikteve në mënyrë paqësore,

- zhvillim i aftësive komunikuese (dëgjimi, respektimi i rendit të fjalës,

respektimi i diversitetit),

- zhvillimi i aftësive të koncentrimit në nivele të larta.

- zhvillimi i aftësive për një nivel më të lartë të vëmendjes,

- zhvillimi ik aftësive socializuese,

- zhvillimi i tolerancës,

- zhvillimi i mirëkuptimit.

Si të përkufizohet tërë problematika që ka të bëjë me fëmijët dhe artin

skenik? Për të dhënë një përgjigje në këtë pyetje fillimisht duhet të kemi

parasysh cilat probleme i përfshin kjo problematikë. Kjo, para së gjithash,

përfshin:

futjen e fëmijës në botën e arteve skenike/ teatrit duke e përfshirë në

një aktivitet të përshtatshëm fëmijëror e duke ndjerë kënaqësi gjatë

veprimeve skenike, dhe

arritjen e një aftësimi që përmes aktiviteteve teatrore fëmijët të futen

në aktivitete tjera jetësore, si letërsi, pikturë, arkitekturë, skulpturë,

muzikë, vallëzim, film etj., duke pasur parasysh se të gjitha këto

ndërveprojnë në veprimtarinë skenike.

Aplikimi i metodës së lojës në mësimnxënien bashkëkohore është

padyshim një mundësi shumë e mirë. Bile, në kohët moderne e pa

kapërcyeshme. Nga ky këndvështrim, teatri i kukullave e sidomos teatri i

hijeve japin mundësi të pakufizuara për aplikimin e ideve. Kjo para së

gjithash për arsye se figurat me të cilat paraqiten veprimet, janë shumë lehtë

të realizueshme. Në këtë pikë duhet të bëjmë dallim në të paktën dy lloje

bazike të kukullave: me hije të zezë dhe vrima të bardha, në njërën anë, dhe

hijet të cilat kalojnë nëpër hapjet mbi të cilat janë aplikuar ngjyrat, në anën

tjetër.

Njëkohësisht veprimet e caktuar mund të ndërmerren duke aplikuar

lojëra skenike, duke inskenuar pjesë të ndryshme nga tradita.

Njohja e mirë, e mbi të gjitha përgatitja kualitative e mësimdhënësit, jep

mundësi për kreativitet, nxitje për hulumtim e mbi të gjitha për

eksperimentim.

Page 26: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

26

Nuk duhet krijuar iluzioni se jemi duke shpikur diçka të re. Ajo që mund

të konsiderohet e re, është mënyra se si i qasemi çështjes së caktuar dhe si do

ta shndërrojmë nga karakteri i përgjithshëm në identitet kombëtar.

Për t’u arritur kjo, për të krijuar një personalitet të kompletuar, të

gatshëm për të kontribuar në zhvillimin e përgjithshëm shoqëror, përveç

arritjes së njohurive (qoftë bazike, qoftë të thella), është e domosdoshme që

personaliteti t’i ketë të formuara edhe vlerat kulturore.

Zhvillimin e vlerave të tilla deri në një masë e mundëson plani dhe

programi i mësimit në shkollë, pasi fëmijët e mësojnë gjuhën, letërsinë,

artet muzikore e figurative, traditën kulturore etj. Kur e themi këtë, aludojmë

te rolet më të fuqishme kulturore që kanë këto fusha.

Përgatitja kualitative e mësimdhënësit shtrihet edhe në rrafshin e

trashëgimisë kulturore kombëtare, duke u shquar me një rol përcaktues

identitar. Më pas, ky bagazh transmetohet tek pjesa tjetër, tek nxënësi.

Aspekti gjeografik, mbi te gjitha ai urban, luan nje rol të rëndësishëm në

këtë aktivitet duke marr parasysh se mjedisi urban dallon së pakut për nga

një element nga ai rural. Mungesa e qasjes së lirë në internet e vështirëson

shumë punën e grupit rural, në krahasim me grupin urban. Në kontekstin

shoqëror ka edhe dallime të tjera sidomos në kuptimin e moshës së

adoleshentëve dhe të rinjve. Qasja nuk duhet të dallojë shumë. Fëmijët janë

shumë kreativë, andaj vetëm kërkohet që mësimdhënësi, duke i dhënë

shpjegimet e duhura përmes nxitjes, ta ndihmojë krijimin.

Kur flasim për krijimin, krejt çka na duhet është kartoni me ngjyrë të

zezë, lapsi, skalpeli, gërshërët, patente dy fletëshe, tavolinë pune me një

dërrasë mbrojtëse, ndërsa për paraqitjen e hijeve na nevojitet një ram/kornizë

me listela mbi të cilën shtrihet një pëlhurë e hollë e bardhë dhe nga prapa një

llambë si burim drite. Materiali mund të jetë edhe ndryshe dhe mund të

përdoren edhe materiale të riciklueshme, si kartuq etj.

Materiali, i cili do të përdoret, i duhet lënë si mundësi përzgjedhje

mësimdhënësit, duke u bazuar në realitetet didaktike/kurrikulare. Një

ndërveprim fushash e lëndësh (TIK, edukatë arti figurativ, edukatë arti

muzikor etj.) paraqet një mbështetje të fuqishme. Bashkëpunimi është i

domosdoshëm për faktin se teatri është veprimtari kulturore shumë

komplekse, në të cilën ndërthurën shumë aktivitete e të cilat veprojnë si një

tërësi. Në anën tjetër, aty lidhen shumë lëmi tjera jetësore, si ato kreative

ashtu edhe ato të zanatit.

Page 27: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

27

Nuk duhet harruar se kjo mund të ketë një ndikim shumë të madh dhe

kështu mund të paraqitet si një katalizator, i cili inicon krijimin e ideve,

kreativitetit, precizitetit, përkushtimit, rutinës etj.

Idetë: Lexohet teksti i dhënë, bëhet formulimi i skicuar në kokën e fëmijëve

se si do të dukej kjo e përkthyer në imazhe lëvizëse, të cilat përsëri janë

shumë praktike, sepse nxisin metodën asociative të mbamendjes përmes

figurave, gjë që rritë aftësinë, kureshtjen dhe lehtëson memorizimin si dhe

ngritë kapacitetin memorizues, pasi e lehtëson identifikimin e idesë në një

figurë të vetme.

Kreativiteti: Përmes skicimit, vizatimit, prerjes, ngjyrosjes, montimit të

pjesëve nxitet qasja konstruktive e fëmijëve për të krijuar diçka të re duke u

bazuar në vetëm një tregim apo edhe vetëm në një fjalë të vetme. Kjo rritë

edhe pavarësinë e të menduarit, të komunikimit, të të vepruarit të fëmijëve.

Në anën tjetër rrit vlerën nxënëse edhe në lëmitë tjera, sepse fëmija është në

gjendje të krijojë në mënyrë të pavarur.

Preciziteti: Duke qenë se figura e krijuar duhet të ketë përveç anës

ilustrative edhe anën funksionale, fëmijët aftësohen në masë të caktuar të

bëjnë skicim, korrigjim deri në nivelin e vizatimit, ngjyrosje, prerje, montim-

lidhje të pjesëve që ka të bëjë edhe me lëndën e teknologjisë (kur bëhet fjalë

për modelimin, krijimin e maketeve etj.).

Përkushtimi: Krijon tek fëmijët vetëbesimin e duhur për të arritur një

qëllim, me ç’rast puna krijon një masë shprehie që një problemi të qasur t’i

shkohet deri në fund pavarësisht vështirësive që mund të dalin përpara

ekzekutorit, në këtë rast nxënësit.

Rutina: Rutina mundëson që nxënësi të shikojë më qartë, më me elaborim

secilin problem veç e veç, duke përdorur përvojën e krijuar me kohë derisa

kërkohet zgjidhja me e pranueshme.

Kur e kemi cekur fjalën “brumi” është aluduar në bazën elementare të

secilit aktivitet skenik. Kësaj i jep kuptim edhe më të theksuar qasja e

literaturës autoktone. Në këtë kontekst, folklori popullor, trashëgimia

kulturore, sidomos letërsia popullore, por edhe letërsia në përgjithësi bëjnë

që ky kreacion të identifikohet edhe në aspektin identitar, pasi krijon një

identitet artistik me afinitet të shtrirjes edhe në identitet kombëtar.

Page 28: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

28

Aplikimi i veprave letrare kombëtare jo vetëm që zhvillon identitetin

kombëtar, por edhe krijon mundësinë e zgjerimit të ndikimit të mëtejmë, pasi

kjo mund të paraqitet edhe në formë mediale. Kjo ndërlidhet me teknologjinë

që bënë ndërlidhjen e më shumë fushave ndërkurrikulare dhe njëkohësisht e

bënë qasjen shumë të lehtë deri te një material i tillë. Plasimi i një

materiali të tillë mund të nxitë kreativitet edhe më të madh të fëmijëve dhe

në këtë mënyrë të familjarizohen edhe më shumë me punën kreative.

Lojërat skenike janë atraktive, pasi një arsimtar mund të shpikë

lëvizje të panumërta, por njëkohësisht ai mund edhe të pranojë sugjerimet e

nxënësve. Kjo e pasuron edhe më shumë përvojën e nxënësve në rast se keni

mundësi të vizitoni një teatër, i cili mund të jetë në afërsinë tua, por edhe

duke aranzhuar eventualisht një vizitë të një trupe teatrore në shkollën tuaj.

Ka trupa lëvizëse të cilat zhvillojnë aktivitet teatrore. Pavarësisht nga kjo, një

rol me rëndësi mund të luajë edhe arsimtari i kulturës fizike, pasi shumë

elemente nga veprimtaria brenda orës së kulturës fizike mund të përdoren

fare mirë edhe për këtë qëllim. Po kështu, zhvillimi i dramës në shkollë/

edukim është metodë e cila është përdorur kaherë kudo nëpër botë. Kjo

metodë mund të aplikohet madje edhe në kopshte. Kjo arrihet, pasi qëllimet e

kësaj metode janë më shumë edukative sesa artistike. Ana artistike e saj del

në plan të dytë për faktin se kjo metodë merret me procesin e punës si qëllim

parësor.

Nxënës të Shkollës ‘Asdreni’ Pejë në programin e hapjes së Seminarit

Page 29: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

29

Kur kemi të bëjmë me teatrin në procesin e arsimimit zakonisht

mendohet në shkuarjen në teatër, vend ku fëmijët marrin një pjesë të

kulturës. Kjo ka ndikim të dyfishtë, pasi, e ruajtur në kujtesën afatgjate,

mund të aktivizohet në raste të caktuara duke sjellë në veprim përvojën e

fituar. Kjo sjell përfitime të shumëfishta duke nxitur kureshtjen për të

eksploruar raportet shoqërore, duke vënë në lëvizje imagjinatën, duke i

ngritur aftësisë kreative e njëkohësisht duke e ushtruar mënyrën e të

koncentruarit në aktivitetin të cilin është duke e zhvilluar. Kjo është shumë

produktive sidomos në procesin e të nxënit, pasi nxënësit mësojnë të

hulumtojnë situatat, duke arritur në përfundime të tyre dhe si rezultat duke

sjellë zgjidhjet e caktuar. Po kështu, nxënësit mësojnë për rrjedhojë edhe për

pasojat eventuale që sjell një situatë e caktuar.

Drama, loja skenike pa dyshim se ka një rol të madh në zhvillimin e

aftësive komunikuese. Kjo nënkupton se i zhvillon aftësitë e të dëgjuarit të

palës tjetër, zhvillon aftësitë e të kuptuarit të gjuhës së trupit siç janë mimika,

pantomima, ndërsa, meqenëse ka edhe veprim interaktiv, nxitë zhvillimin e

dialogut me të tjerët si dhe zhvillon aftësitë për të parashtruar qëndrimet e

caktuara, si të respektohen qëndrimet ndryshe me çka ngrihet vetëdija për

tolerancë me çka edhe aftësia e pranimit të diversitetit të mendimit e

qëndrimit. Përmes lojërave skenike nxënësit mësojnë si të ndërtojnë

qëndrimet e veta kritike me çka ata japin kontribut në zhvillimin e

përgjithshëm të të jetuarit në një shoqëri e cila ka prirje të demokratizohet

gjithnjë e më shumë.

Nxënës të Shkollës ‘Asdreni’ Pejë në programin e hapjes së Seminarit (2)

Page 30: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

30

Ndërtimi i identitetit të secilit individ varet shumë edhe nga afiniteti i

tij për një lami të caktuar. Por psikologjia nuk njeh tru të “keq” apo të

“dobët”. Kjo varet nga fakti se sa e vë trurin në funksion individi caktuar.

Ashtu sikur ka nevojë njeriu të ushqehet çdo ditë, edhe truri ynë ka nevojë të

ushqehet me informata. Pastaj, kompleksiteti i trurit vë në funksion dy lloje

të mbamendjes:

- mbamendjen afatshkurtër e cila fshihet pas pesëmbëdhjetë minutash,

- mbamendjen afatgjate, e cila mbetet në kujtesën tonë për tërë jetën.

Këtu hyn në lojë shkathtësia e rritjes së fuqisë për të sistemuar sa më

shumë informata në mbamendjen afatgjate. Kjo arrihet nëpërmes stërvitjeve

të vazhdueshme. Në këtë veprimtari një vend të rëndësishëm zë edhe

edukimi shkollor. Kjo do të thotë se nxënësi mëson tema të ndryshme.

Secila nga këto tema jep mundësi të ndryshme për aplikimin e metodave të

ndryshme.

Suksesi i të mësuarit interaktiv përmes lojës skenike më së miri mund të

aplikohet në lëndën e letërsisë. Letërsia paraqet bazën e punës përmes së

cilës do të nxirren përvojat për të cilat flitet në këtë parashtrim. Dhe, kur jemi

te letërsia, jo rastësisht kam zgjedhë njësinë mësimore “Mbollën të tjerët, ha

ti-mbill ti, të hanë të tjerët”. Ky tekst përçon një mesazh shumë të fuqishëm

për vazhdimësinë e veprimit njerëzor, por edhe për mençurinë e njeriut, në

këtë rast të plakut, i cili arrin të përfitojë me punën e tij, ndonëse ai as nuk

llogariste që të merrte frute nga puna që po bënte. Kjo për faktin se plaku,

duke qenë se kishte ngrënë nga frutat të cilat i kishin kultivuar të tjerët, i

shtyrë nga ndjenja humane, po mbillte që të tjerët të mund të hanin. Një

veprim shumë i dobishëm, jo vetëm për faktin se puna e tij do të jepte

mundësi të ushqehej dikush në të ardhmen, por edhe për faktin se druri

simbolizon edhe jetën duke e prodhuar oksigjenin, pa të cilin nuk ka jetë.

Ndërkaq personazhi i dytë shërben për ta vënë në veprim idenë e

përgjithshme, po që në të vërtetë e ngritë në kulminacion veprimin dhe sjell

deri te shthurja. Përfundimi është i jashtëzakonshëm. Ky tregim ka edhe një

version tjetër të cilin kam pasur rast ta lexoj. Kur mbreti e pyet plakun

nëntëdhjetëvjeçar se mos mbanë shpresë të hajë nga pema të cilën po e

mbillte, plaku i përgjigjet siç është cekur në titullin e rrëfimit. Sakaq, i

shtyrë nga mençuria e plakut , mbreti nxjerr një qese me flori dhe ia jep

plakut. Plaku, duke i shikuar florinjtë, i kthen përgjigjen mbretit.” I nderuar

mbret, pema ime qysh tash filloj të japë frytat e vet. “

Page 31: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

31

Realizimi skenik është fare i lehtë nëse arrihet bashkëpunimi i

mësimdhënësve të gjuhës, arteve figurative, muzikës etj.

Mësimdhënësi e organizon punën në atë mënyrë që secila njësi

mësimore të mund të realizohet në formë interpretimi dramatik. Të bëjë

ndarjen e roleve, t’u japë sugjerimet se si të interpretohet secila pjesë veç e

veç. T’i ndajë detyrat e realizimit të skenografisë, sigurimit të kostumeve

(opcionale). Duke qenë se shkollat shpeshherë nuk kanë mjetet e duhura, për

këtë qëllim mund të përdoren edhe kartuqët e ambalazheve, prej të cilëve më

të mirat janë të frigoriferëve, makinave për larje, ose të mobilerive të

ndryshme, sepse janë sipërfaqe të mëdha.

Në këtë mënyrë mund të veprohet me disa tregime njëherazi dhe

kështu do të krijohen disa pjesë teatrale, të cilat do të përfaqësohen me lojëra

skenike dhe do të përfaqësonin diversitetin e përmendur më lart. Në këtë

mënyrë fëmijët do të mund të identifikoheshin me një identitet të ri, i cili

krijohet pak nga pak, ditë për ditë, me një mund dhe me një përkushtim

shumë të madh. Dhe në këtë kontekst do të mund të shihet ajo, siç thotë

Antoine De Saint Exupery në romanin e tij”Princi i vogël” “...e rëndësishmja

shihet vetëm me zemër...” e nëse kjo arrihet, atëherë ja kemi arritur qëllimit.

Nxënësit do të mund të identifikoheshin edhe me një identitet të ri.

Në vazhdim do të paraqitet në formë fotografike me shpjegimet e

duhura forma praktike e tregimit, ku janë përdorë materiale formatike dhe

Page 32: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

32

materiale të riciklueshme. Forma në të cilën është paraqitur puna njihet edhe

si teatri në kuti. Me këtë rast janë paraqitur edhe mënyrat se si ky material

mund të shfrytëzohet në mënyrë maksimale, duke i përdorë të gjitha pjesët

për të arritur maksimumin e shfrytzueshmërisë.

Ja galeria e fotografive të kukullave, skenave për dy forma si mund të

realizohet një tregim.

Foto 1 Foto 2

Foto 3 Foto 6

Foto 4 Foto 7 (kuti kompjuteri e modifikuar)

Page 33: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

33

Foto 5 Foto 8

Mënyra II foto 1 Mënyra II foto 5

Mënyra II foto 2 Shfaqja foto 1

Mënyra II foto 3 Shfaqja foto 2

Page 34: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

34

Mënyra II foto 4 Shfaqja foto 3

Page 35: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

35

Driton Kajtazi (mësues në Kolegjin Léon-

Michaud dhe

drejtor i ISEAL, Llozanë)

SHKOLLA ME BESIM PËRCJELL

NJOHURI FETARE E JO BESIME

(Vështrim mbi mësimin fetar në shkolla)

Unë besoj se nuk besoj, ndaj edhe besoj

Një nxënës, në kolegjin ku jap mësim, gjatë një orë mësimi të lëndës

« Historia e feve dhe biblike » më pyet :

- Zotëri, a ja vlen të përcjell këtë lëndë kur as unë e as prindërit e mi nuk

besojmë, ne jemi agnostikë ?

- A beson në atë kur thua se nuk beson ?,- i them.

- Po besoj. - më përgjigjet

- Atëherë mund të them se beson ?.- e pyes.

- Po !- më përgjigjet duke qeshur.

TË GJITHË BESOJMË NË DIÇKA, EDHE KUR NUK BESOJMË, BESOJMË SE NUK

BESOJMË NDAJ BESOJMË.

Edhe unë besoj në atë se liria e besimit është e shenjtë për besimtarët fetarë,

por edhe atëherë kur nuk i vëmë vetit detyrime* dhe angazhime të cilat

radhiten në tekste të shenjta, në hyjni, në predikues dhe në profetë.

*Për ilustrim, në vitin 1960 0.5% e popullatës zvicerane deklarohej se nuk e

kanë asnjë përkatësi fetare gjersa në vitin 2000 janë mbi 11% që thonë se

nuk kanë përkatësi fetare (ENBRO, 2008).

KULTURË FETARE PËR KULTIVIM TË KULTURËS SË

PËRGJITHSHME

Cilat janë ritet ushqimore, si shënohen ritet e lindjes, bëhen ritet e varrimit, si

shënohen festat fetare dhe si festohen martesat në fe dhe besime të

ndryshme ?

Si paraqiten aspektet ekologjike dhe të mbrojtjes së ambientit në tekstet

fetare ?

Cilat janë tiparet e arkitekturës islame, të krishterë, jahudike, budiste,

hinduiste etj. ?

Cilat janë veçantitë themelore në mes të kishës katolike, protestante dhe

ortodokse ?

Page 36: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

36

Cila është pika e përbashkët e besimeve të krishtera, islame dhe jahudike ?

Cili është vendi i Jesus Krishtit në Dhjatën e Vjetër, në Dhjatën e Re dhe në

Kuran ?

Cilat janë objektet e kulteve dhe vendet e shenjta tek besimet dhe fetë e

ndryshme në botë ?

Ku shtrihen hinduizmi (me hyjninë Brahma, me disiplinën morale e fizike

Yoga) dhe budizmi (me themeluesin Gautama, me disiplinat morale e

shpirtërore Nirvana e Karma si dhe shkartisjet e konfuzionizmit e taoismit me

budizëm në Kinë dhe të shintoizmit me budizëm në Japoni).

Cilat janë librat kryesorë fetarë, simbolet dhe profetët e besimeve në botë ?

Cilat janë fetë dhe besimet kryesore politeiste në botë dhe cilat popullata apo

hapësira gjeografike i përfshijnë këto besime ?

Cilat janë pesë shtyllat e fesë islame dhe cila është domethënia e tyre :

Shahada (me shqiptimin Lâ ilâha illa-llâh) – Zakat (Azz-zakaat) – Saun

(Sawn apo As-siyam) – Salat (As-salaat) - Hagj (Al hajj) dhe pse dhe si

shkohet në Mekë ?

Këto janë disa nga aspektet që mësohen në shkollat publike dhe në kolegjin

ku jap mësim. Sikur nxënësit, por edhe të rriturit, në Kosovë të kishin një

lëndë të tillë të mësimit fetar, do të mund të mësonin jo vetëm këto që u

cekën më lartë por edhe shumë gjëra të tjera sikur:

Kuptimi e fjalës « Diaspora » ?

A janë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi apo në Luginë të

Preshevës shitë apo sunitë dhe a i përkasin një nga madhhab apo shkollave

kuranike juridike sunite : hanïfist (Perandori Osmane), shafeist (Afrikë

Lindore, Indonezi, Arabi), malekit (Afrikë Veriore dhe Perëndimore, Gjiri

Arabo-Persik, Sudan) apo hanbalist (në të cilët bëjnë pjesë edhe vahabismi

dhe salafizmi në Arabinë Saudike) ?

Cilat personalitete ilire luajtën rol kyç në krishterimin evropian ?

Cili hoxhë, personalitet i madh shqiptar, ishte themelues i Universitetit

Modern të Stambollit ?

Pse bëhet agjërimi dhe si shoqërohet nga shpirtëzimi, durimi dhe modestia.

AGJËRIM PËR MODESTI E JO PËR MEGALOMANI TË TV-

HUMANITARIAN-SHOW

Pikërisht, këto ditë përfundoi muaji i agjërimit. Muaji i Ramazanit ka për

synim që të përcjellë durimin, shpirtëzimin dhe modestinë.

Page 37: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

37

Po, agjërimi shoqërohet nga modestia e jo nga megalomania reklamo-

filantrope ashtu siç po bëhet në emisionet e televizioneve tona në këto

humanitarian-show të muajve të fundit, duke i fyer dhe poshtëruar në sedër

personat e duke i ekspozuar para botës. Paramendoni sikur këta fëmijë të

ishin fëmijët tuaj në shkollë përballë shoqeve dhe shokëve? Vepra humane

është në shërbim të dinjitetit e jo e kundërta. Dhe mundësisht pa trumbetim

me megalomani krekosëse, shpesh mëkatlarëse.

Ky është dimension moral, i cili normalisht nuk do të duhej të zinte vend në

mësimin fetar në shkollë, por nëse kjo ndodhë atëherë dhe « edhe nëse

dimensioni moral përmendet, kjo më nuk referohet më në një transhendencë

specifike, por kjo përdoret për ndërtimin e personalitetit solid në pikëpamje

etike, psikologjike dhe demokratike », shkruan Andrea Rota.

NË EVROPË MBI 70 EMËRTIME TË NDRYSHME PËR MËSIMIN FETAR

NË SHKOLLA

Në Evropë aktualisht janë mbi 70 emërtime të ndryshme për të emërtuar këtë

degë shkruan Aandrea Rota në : L’enseignement religieux : diversités et

constances (Mësimi fetar : larmi dhe qëndrueshmëri). Çështja e emërtimit të

mësimit fetar duhet shikohet me shumë kujdes duke i vënë në harmoni

historitë dhe veçantitë fetare vendore me ato botërore.

« Çështja e vendit të mësimdhënies shtrohet në të gjitha vendet perëndimore,

me zgjedhje me gjurmë të shënuara nga histori vendore. Kjo lëndë synon të

mësojë njëkohësisht njohjet themelore për të kuptuar botën tonë, por edhe që

të ftojë nxënësit që të jetojnë së bashku në respekt të besimeve të ndërsjella

të numërta. Emërtimi « historia biblike » nuk përkon më me përmbajtjen

ndërfetare të kësaj lënde. Ndaj duhet pra të ndryshohet. » shkruan Claude

Schwab, pastor, në një koment në gazetën « « 24Heures » (29 gusht 2008).

Debati mbi mësimin fetar në shkolla është aktual në gjithë Evropën.

Ndryshimet e mëdha shoqërore, lëvizjet e njerëzve, mallrave dhe ideve kanë

bërë që nxënësit, mësimdhënësit dhe përgjegjësit e planprogrameve

pedagogjike të jenë edhe më të ndjeshëm në zhvillimin e tri boshteve kyçe

pedagogjike: raporti i nxënësit me vetveten, me shoqërinë që e rrethon dhe

me rruzullimin tokësor.

« Debati mbi mësimdhënien e feve në shkollë përbën një analizues të shquar

të shoqërisë, të të jetuarit bashkë, të shkollës dhe të vetë feve. Shtetet

evropiane e kanë kuptuar mirë: diskutimi i vendit të feve në programet

Page 38: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

38

shkollore është kudo temë aktuale » shkruan Christine Barre në një dosje

speciale mbi këtë temë në Educanet, në prill të vitit 2009.

« Të përcillet një trashëgimi nuk mjafton më. Të kuptuarit se ka disa mënyra

të të menduarit, të jetuarit e fesë tonë kur e kemi një, të kuptohet se ajo që ne

e praktikojmë nuk është e vetmja dhe se ekzistojnë edhe të tjera, që kanë po

aq vlera, janë faktorë të integrimit. Të formuarit në relacion me tjetrin, në

respekt me tjetrin është një sfidë: ka diçka të shenjtë në njeri, ka diç të

shenjtë edhe në raportet e qenieve njerëzore në mes tyre » shkruan Christine

Barre, doktore në teologji, në shkrimin :

L’Europe et l’enseignement : de la religion à l’école (Europa dhe

mësimdhënia : nga feja në shkollë)

Në shkrimin e gazetës së mësimdhënësve të Zvicrës franceze dhe asaj

italiane « L’Educateur », në shkrimin « Mësimi fetar, një debat i shoqërisë »

mund të lexojmë, në një raport të kantonit të Gjenevës me titullin « Kulturë

fetare dhe shkollë laike », të vitit 1999, ku thuhet: « Mësimi i faktit fetar

është bërë praktikë e përhapur në Evropë. Kjo mundëson që të luftohet

kundër analfabetizmit fetar të të rinjve dhe ngasje për të hyrë në lëvizje

sektare. Kjo e ndihmon, në mes tjerash, integrimin e origjinave të

ndryshme ».

TEMË E CILA I USHQEN SHPRITËRAT JO VETËM NË KOSOVË

Tema e mësimdhënies fetare apo e mësimit fetar (apo jo laik) në shkolla ka

lënë gjurmë në Evropë. Mësimdhënia fetare në shkolla i zë aktualisht vend

edhe këtu në Zvicër debateve me ndenja por edhe të shoqëruara nga arsyeja,

veprimi konkret, bashkëpunimi dhe organizimi.

Këtu nuk është diç e re. Që në vitin 1872, Numa Droz, shef i departamentit të

arsimit publik i kantonit Neushatel (Neuchâtel) ua ndaloi mësimdhënësve të

japin kurse fetare në shkollë. Deri në vitin 2003, në kantonin e Neushatelit

mësimdhënia fetare nuk zinte vend në shkolla.

Kantoni i Gjenevës vetëm tani është duke e shqyrtuar miratimin e plan-

programit ENBIRO (Enseignement Biblique Romande – Mësimdhënia

Biblike e Zvicrës Françeze) për mësim fetar në shkollat e veta.

Vlen të theksohet se në këtë frymim mësimi fetar nuk është i detyruar në

shkolla ku prindërit mund të bëjnë kërkesë të motivuar që fëmija i tyre të

mos detyrohet të përcjellë mësimin fetar apo të kulturës fetare në shkolla. Të

vetmet kantone ku prindërit nuk e kanë këtë mundësi janë kantoni i Bernës

dhe ai i Cyrihut ku mësimi është i detyruar.

Page 39: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

39

Është viti i katërt me radhë që asnjë prind në të gjitha klasat ku jap mësim

(zviceranë apo pjesëtarë të kombeve, besimeve dhe feve të ndryshme) nuk ka

bërë kërkesë që fëmija i tyre të lirohet nga mësimi i tillë. Në përgjithësi është

simbolik numri i prindërve që kanë kërkuar lirim nga kjo lëndë.

TË BËJMË QË NXËNËSIT TË KËRKOJNË ATË QË MUND TA GJEJNË

ME MUNDËSITË E TYRE

Mësimi i feve në shkollë, përmban sfida të veçanta. Vet përmbajtja e lëndës

bën që nxënësit të mos e kenë kujdesin e duhur nëse ne nuk jemi të

kujdesshëm që vëmendja e tyre të tërhiqet.

Mësimi në klasë përcillet me mjete pedagogjike mbështetëse sikur : filmat e

ndryshëm me këto tema, lojëra (fjalëkryq, etj) dhe vizita të objekteve të

ndryshme fetare.

Materiali pedagogjik kryesor mbështetës që ne e kemi aktualisht është bërë

nga ENBIRO në koleksionin « Në zbulimin e feve »

« Metodologjia këtu është ndërdisiplinore (jo vetëm me shkencat njerëzore,

por edhe në kuadër të edukatës qytetare dhe etikës). Ka gjithashtu edhe

mundësi hapjeje të shumëfishtë edhe në gjeografi, histori, gjuhë, filozofi, arte

pamore, muzikë, shkenca dhe matematikë », shkruan Simon Forster në :

Enbiro : une culture ouverte sur les religions (Enbiro : një kulturë e hapur

ndaj feve).

Para se të flitet për mësimdhënie në shkolla do të duhej të flitej për formimin

e mësimdhënësve dhe përpilimin e materialit pedagogjik.

Sa i përket përpilimit të materialit pedagogjik, kjo do të mund të bëhej me

mandat të dhënë ndonjë organizmi të krijuar ad-hoc, pastaj me rilexim e

këshilla të botës akademike dhe asaj të komuniteteve fetare dhe me

mbështetje konkrete të vendimmarrësve politikë. Në bashkëpunim të

mirëfilltë në mes të autorëve nga trevat shqiptare ballkanike, por edhe më

gjerë (arbëreshë) ka mjaft burime për një program të tillë ku për pjesën

monoteiste të besimeve i kemi të gjithat burimet e të dhënave. Kjo kërkon

punë, e sidomos vullnet të mirë. Vështirë po, por jo e pamundur.

Kjo nuk bëhet pa vështirësi. «Duhet diplomaci për të kuptuar se ku qëndron

një mësimdhënie jo rrëfyestore e feve në shkolla publike, por edhe kreativitet

për të gjetur formulimin i cili i përshtatet të gjithëve. Mjafton nganjëherë

vetëm një fjalë apo presje e vetme» shkruan Simon Forester.

Kuptohet, pas përpilimit të një materiali pedagogjik, vështirësia qëndron në

atë se shumë mësimdhënës druajnë se nuk do të kenë largësitë e duhura, se

Page 40: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

40

mund të lihen të depërtohen në bindjet e tyre personale, se mund të të

përplasën në disa nxënës që mund t’u vënë në pyetje aftësitë e tyre për të

folur për fe për të cilat dukshëm këta mësimdhënës nuk janë ithtarë. Të rinjtë

janë të gatshëm që të shtrojnë pyetje të koklavitura, për shembull mbi

situatën në Palestinë. « Të qëndruarit neutral, i tërhequr, me fakte është tejet i

vështirë » shkruan Z. Forster.

SHKOLLA ME BESIM PËRCJELL NJOHURI E JO BESIME

« Shkolla e ka përcaktuar pozitën e saj në Evropë: i përket shkollës të

përcjellë njohuri dhe jo të thotë se në çfarë duhet besuar », mund të lexojmë

në një shkrim të gazetës fetare Protestante « La Bonne Nouvelle » (Lajmi i

Mirë).

Ana laike nuk është parim themelor dhe themelues i Republikës. Ajo e liron

sferën publike nga çdo ndikim të fortë fetar dhe e siguron barazinë para ligjit

për të gjithë qytetaret dhe qytetarët, pa marrë parasysh besimet e tyre. Kjo

barazi e të drejtave është e papajtueshme me çdo mbivlerësim të një feje apo

të ateizmit. Laiciteti nuk është kundërfetar, por ai u lë individëve lirinë e

vetëdijes. Republika është neutrale në planin rrëfyestor dhe ajo e praktikon

parimin e ndarjes juridike në mes të kishës dhe shtetit. « Victor Hugo në një

fjalimin të tij në vitin 1850 thotë : L’Etat chez lui, l’Eglise chez elle ». (Shteti

tek ai – Kisha tek ajo). » mund të lexojmë në shkrimin : Laiciteti : një çështje

tejet aktuale (La laïcité : une question très actuelle) të Z. Forester.

Shumë më herët se Victor Hugo, Jezus Krishti pa dyshim i pari e bëri

dallimin e fushave shpirtërore dhe me ngulm kërkoi që të ndahet kisha nga

Page 41: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

41

shteti, duke thënë: « Kthejani Cezarit atë që është e Cezarit dhe Zotit atë që

është e Zotit », (Mattheiu XXII, 21).

TRADITË E KËTYRE TROJEVE, TRASHËGIMI E RREZIKUAR

Kësaj vere (gusht 2009) gjatë një pushimi në Rugovën e bukur (me male që i

kanë dy emra : Mrekulli nga Zoti dhe Natyra dhe Mëkat nga dora e njeriut që

po e shkatërron), një grup i të huajve po bisedonin me një shqiptar i cili po i

shoqëronte dhe u shpjegonte për një kishë të sapo ndërtuar atypari « se kjo

kishë ishte ilire e vjetër me mijëra vite … ». Pa asnjë kompleks, ky i ri, edhe

pse pa njohuri paraprake mbi këtë kishë, fliste për fenë dhe besimet e

vëllezërve të vetë. Me dashuri.

Në Kosovë dhe as në vendet e tjera të banuara me shqiptarë nuk ka pse të

frikësohet askush nga mësimdhënia fetare në shkolla. Përkundrazi, ne kemi

një traditë që do të duhej të vihej edhe më tepër në spikamë mbi

bashkëjetesën dhe respektin e ndërsjellë të mirë të traditave ndërfetare.

Kjo është dëshmuar në mesin të besimeve myslimane tek ne (nuk është

ndoshta e rastësishme që selia e Kryegjyshatës së Shenjtë Botërore të

Bektashizmit është në Tiranë) ku nuk është e rastësishme edhe që Nëna

Tereze të jetë e adhuruar nga të gjitha besimet, por edhe që shqiptarët i

mbrojtën me guxim gjatë luftës së dytë botërore pjesëtarët e besimit jahudi

(çifutë).

Mbi të gjitha, ne nuk kemi pasur konflikte fetare.

Rrënjët e kësaj peme madhore të paqes që mban në freski shpirtrat tanë të

besimeve dhe feve të ndryshme mund t’i ilustrojmë edhe me shembullin e

Konstantinit ilir, i cili në momentin e ardhjes në fuqi në krye të Perandorisë

Romake në vitin 306, « e miratoi Zotin e krishterë (nuk e detyronte askënd)

dhe ai i dha po aq rëndësi edhe Zotit Diell : Apolon » shkruan Jérôme Prieur

(autor i shumë veprave fetare) në një intervistë në revistën Migros-Magazinë

më 22 dhjetor 2008. Është Konstantini, sipas të njëjtit autor, që me një

llogaritje të mençur politike, në fillim të shekullit IV, mori vendim që do të

festohet lindja e Krishtit në të njëjtën kohë me solsticën e dimrit, të festuar

më parë më 25 dhjetor nga paganët. Ishte zhdërvjelltësi nga ana e tij. Në

teologjinë e vjetër Jezus Krishti është interpretuar si zot i diellit dhe i

drejtësisë. Paganët dhe të krishterët u bënë bashkë për të festuar diallin në të

njëjtën kohë. Me se të pajtohen dy shpirtëzime armike.

Kosova po rrugëton drejt Evropës. Një integrim i mirëfilltë bëhet kur të kemi

njohuri paraprake për vetveten por edhe strukturën politike, ekonomike dhe

Page 42: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

42

kulturore të cilës do t’i bashkëngjitemi. Sa më shumë të kemi kulturë të

zgjeruar, edhe hyrja në Evropë do të jetë më e lehtë.

Ne, duke e shkruar vetë historinë tonë, nuk u lëmë vend keqkuptimeve as

interpretimeve. Po deshëm ta ushqejmë përtacinë nuk duhet të ankohemi

nëse pastaj ndonjë akademi e ndonjë shteti fqinjë e shkruan për ne historinë

tonë, edhe atë fetare.

Pra sikur nxënësit, por edhe të rriturit në Kosovë dhe në diasporë, të kishin

një lëndë të tillë të mësimit fetar, do të mund të mësonin jo vetëm këto që u

cekën më lartë.

[email protected]

Page 43: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

43

Valentina Çela

PROBLEMATIKA TË

VEPRIMTARIVE

EKSTRAKURRIKULARE ME

NXËNËSIT EMIGRANTË

Në SHSHMP mësimi zhvillohet një

herë ose dy herë në javë, ku krahas

funksionimit të rregullt të procesit mësimor

organizohen veprimtari ekstrakurrikulare të

ndryshme. Këto veprimtari janë vazhdim i zbatimit të kurrikulës të shkollës

shqipe me program plotësues që thellojnë njohuritë gjuhësore, letrare shqipe,

historike etj. Mundësi të mirë paraqesin dramatizimet e teksteve dhe

minipojektet.

Dramatizimet

Bëhet dramatizimi i pjesëve të njohura, që mund të jenë përralla,

tregime, por edhe pjesë me fakte historike. Fillimisht mësuesi/ja përcakton

pjesën letrare apo historike, që do të dramatizojë me nxënësit. Pjesa lexohet

nga nxënësit, te cilët nënvizojnë fjalët e reja, fjalët që nuk i kuptojnë e më

pas mësuesja bën shpjegimin e fjalorit. Leximi i pjesës bëhet disa herë nga

nxënësit, derisa ata ta kenë përvetësuar. Nga nxënësit kërkohet drejtshqiptimi

i fjalëve. Ndahen rolet në personazhe protagonistë dhe antagonistë

(personazhet dytësore janë të rëndësishëm, janë në ndihmë të personazhit

kryesor për të nxjerrë vlerat e tij) nxënësi duhet ta di këtë. Mësohet

përmendësh dialogu. Bëhen prova për interpretim sa më të mire dhe dinjitoz

nga ana e nxënësve. Mësuesi/ja duhet të kujdeset për vendin, kohën, veshjen

e përshtatshme, didaskalitë etj., sepse të gjitha janë në ndihmë për një

dramatizim sa më të mire. Dramatizimin e shkëput nga teksti, d.m.th. e bën

jetësore përrallën , tregimin, pjesën historike, të cilën mësuesi e ka zgjedhur

bashkë me nxënësit. Arti dramatik bën pjesë në grupin e arteve dinamike, të

cilat janë vepra arti me lëvizje, si drama: “Rosak topolaku” e autorit Odise

Grillo. Arti dramatik luan rol të veçantë në ndërtimin etik te fëmijëve. Me

dramën ata fillojnë të dallojnë artin nga realiteti. Fëmijët që luajnë rolet,

Page 44: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

44

krijojnë vetëbesim në vetvete. Fillojnë ta ndiejnë veten si pjesëtarë me peshë

në mesin e rrethit ku luajnë. Arti dramatik e fisnikëron fëmijën. Vetëm në

artin dramatik fëmija është drejtpërsëdrejti i lidhur me artin.

Njohja e nxënësve me zona të veçanta të origjinës ose të vendlindjes

është bërë në shumë drejtime: duke u dërguar letra e mesazhe të afërmve,

sigurisht që shkruhen në gjuhën shqipe. Vetë serioziteti, respekti për njerëzit

që u drejtohen me letra apo mesazhe, e forcon vetëkontrollin apo

vetëvlerësimin e nxënësve për afërsitë, apo jo, për të shkruar një letër apo

mesazh në gjuhën shqipe. Pra, është një vazhdim e thellim i mësimit të

gjuhës amtare të shkruar. Nga ana tjetër, ai prêt një mesazh apo letër në

gjuhën shqipe, si përgjigje. Pra, edhe leximi i mëtejshëm, vazhdimësia,

përveç lidhjes shpirtërore, në një kujtesë të pangarkuar, mbeten në kujtesën

afatgjatë të nxënësve. Po kështu mbeten edhe kujtimi, mbresat dhe ndjesitë.

Kjo veprimtari ekstrakurrikulare përbën një tjetër veprim jo vetëm social, por

edhe në ushtrimin e gjuhës amtare. Përveç saj, forcohen lidhjet e

bashkëpunimit me qytetarë të denjë për të mbajtur marrëdhënie me vendin e

origjinës ose me të afërmit. Një hap më tej në këtë fushë është organizimi i

punës me projekte për të njohur vendin e origjinës.

Miniprojektet

Projektet e vogla me grupe nxënësish kanë një seri interesash, të cilat

e nisin nxënësit të kërkojnë të dhëna t’i shkruajnë, t’i redaktojnë vet ose me

grupin dhe t’i lexojnë në grup në mënyrë paraprake. Kështu mund të

mbledhin në një grup të dhëna për një problem që ka të bëj me një ngjarje, e

cila mund të jetë ngjarje historie, zonale apo kombëtare, ose për një

personalitet të nderuar të zonës apo vendit, ose një zakon. Studimi i tyre

zgjeron horizontin e nxënësve për problemin që mund të kenë si veprimtari

ekstrakurrikulare për një muaj. P.sh. një grup merr përsipër të studiojë sesi

organizoheshin e bëheshin dasmat në të kaluarën e si bëhen sot. Kjo është

tema e projektit. Atëherë nxënësit ndahen në grupe, sipas prejardhjes së tyre

apo të prindërve. Njëri merr temën, p.sh. Dasma e Lushnjes (në fshat) me

disa specifika edhe në qytet, ku mund të jenë një apo dy nxënës; një tjetër

dasmat në Tepelenë, një tjetër në Devoll, një në Shkodër, në Mirditë, në

Gjilan të Kosovës, në një fshat të Tetovës apo Kumanovës etj. Mbase edhe

dy nxënës duke i ndarë sipas zonës. Këtu dalin probleme të njohjes së

Page 45: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

45

veshjeve (njohuri etnografike), një tjetër problem si përgatitet nusja, apo

djali, mënyra e organizimit të dasmës; si bëhet ushqimi, koha e zgjatjes së

dasmës, dhuratat që bëhen etj. Këto kërkojnë konsultime, komunikim të

nxënësve me prindërit, me gjyshërit, të afërmit, me tekste e burime në të tëra

drejtimet. Këto duhen shkruar në gjuhën shqipe, pa gabime, sepse pastaj

diskutohen në grupe dhe mbi atë bazë bëhen edhe vlerësimet përkatëse. Në

qoftë se ndonjëri grumbullon 3-4 këngë, është mirë, por më mirë do ishte që

1-2 nxënës të grupit të jenë të aftë për

t’i kënduar. Projekti zgjerohet

shkallë-shkallë, jo vetëm nxënësit që

aktivizohen, por edhe të tjerë si

dëgjues mësojnë diçka nga tradita.

Me raste, në festa p.sh. mund të

bëhen edhe objekt i një pjese të

programit.

Kam lexuar diku që nxënësit

e shkollave shqipe me mësim

plotësues janë kultivuesit e jetës

kulturore të bashkatdhetarëve në

zonat ku

jetojnë. Ata

janë

pjesëmarrës në veprimtaritë dhe programet e organizuara në prag të festave

kombëtare etj. Por këto edhe stimulohen dhe organizohen nga mësuesit

krijues me shkas nga ditëlindjet e nxënësve të veçantë, ose për ngjarje lokale

në vendet e origjinës ose vendet ku ndodhen. Pra nxënësit mësojnë të

kërkojnë, eksplorojnë të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, mësojnë të dëgjojnë

më të mëdhenjtë, të dinë të lexojnë me sy kritik për të marrë atë që është në

funksion të projektit të tyre. Del si përfundim se: Projekti kërkon që nxënësit

të mbledhin informacion mbi zonën e vet, secili nxënës, për lidhjet me të, si

vendlindje, apo si vend i babait, i nënës, i gjyshërve etj. Njihet pozicioni

gjeografik dhe veçoritë historike të zonës.

Së pari, kërkojnë të dhëna edhe në libra, edhe në internet, edhe tek të

afërmit e tyre në viset shqiptare etj. Për të mbledhur të dhëna, të cilat i

mësojnë nxënësit, dhe ata ua servirin grupeve të tyre.

Në foto: Zonja Silvana Gjebrea, mësuese në Bruksel, i hapi punimet e Seminarit në

emër të mësueseve e të mësuesve shqiptarë në diasporë

Page 46: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

46

Së dyti, zgjerohet këndvështrimi për njohje të ngjarjes, të zakonit të

zonës, ku ai ekziston apo po pëson ndryshime. Cilat janë këto ndryshime, bie

fjala sot në fejesat martesat, të organizimit të dasmave etj.

Një vend të rëndësishëm zënë dhe lojërat që organizohen, sepse ka përfitime

në disa drejtime:

Së treti, fëmijët janë shqiptarë dhe në lojëra insistohet të flitet vetëm

në gjuhën amtare shqipe. Kështu, loja bëhet shkak i ushtrimit të të folurit të

lirë, pra shkathtësohet gjuha e folur.

Kjo veprimtari zhvillohet nga mësuesi, sepse ai organizon edhe

lojërat duke marrë edhe dëshirën e fëmijëve apo të adoleshentëve. Insistohet

në lojëra me aktivizimin masiv të nxënësve. Kështu ata vijnë me dëshirë në

orën e caktuar për të luajtur volejboll, futboll etj.

Duhet theksuar se vet organizimi e zhvillimi i lojës ka karakter

socializues , i miqëson nxënësit mes tyre. Pra, kjo ka rëndësi, sepse

shkëmbejnë edhe mendime, përvoja, njohje mes bashkëkombësve.

Page 47: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

47

Prof. dr. Musa Kraja

DISA ASPEKTE TË EDUKIMIT DHE TË PEDAGOGJISË FAMILJARE ME FËMIJËT SHQIPTARË NË MËRGIM

Dihet që fusha e edukimit është e

gjerë sa vetë shoqëria njerëzore. Janë të

shumtë faktorët që ndikojnë në edukimin e njeriut, veçanërisht në moshat

e njoma. Nuk e kemi fjalën për faktorët e trashëgimisë, që ndikojnë në

sistemin nervor, në temperamentin etj., por në familjen si vatër shumë e

rëndësishme me efektivitet në këtë formim dhe në këtë kuadër në këto

specifika:

- Të rolit të familjes në diasporë, të makro e mikromjediseve në

të cilat rritën dhe formohen fëmijët apo adoleshentët, në përbërjen e

familjes: prindër shqiptarë, apo njeri prej tyre; fëmijë të lindur në vise

shqiptare dhe pjesërisht të shkolluar në emigrim, apo të lindur në

diasporë e me prejardhje shqiptare;

- Ne rolin e Shkollës Shqipe me Program Plotësues, me nxënësit

dhe sidomos me prindërit e tyre, në komunikimin dhe bashkëpunimin

me ato.

Këtej del problemi themelor: Kur fillon puna me fëmijët

shqiptarë në emigracion? Që këtu konstatohet vlerësimi apo shpërdorimi

i kohës , afirmimi i konceptit ”Ka kohë për të mësuar”, ta ”ushqejmë e

veshim, njëherë, por kur të shkojë në shkollë, tash i mëson çfarë i duhet”,

të cilat janë qëndrime pritëse, që prodhojnë kohë të humbur. Ne

mësuesit e kemi të qartë që puna me fëmijët fillon që herët, jo vetëm

nga nëna, se ajo, në mënyrën e vet komunikon me bebin që para

lindjes, por edhe për babain dhe pjesëtarët e rritur të familjes së tij.

Sa më herët të merremi me fëmijët, aq më shumë i zhvillojmë ata.

Është bërë një pyetësor hulumtues për prindërit lidhur me punën e tyre

me fëmijët nga mosha 2 deri në tre e katër vjeç. Më tej është vazhduar

me moshat më të rritura, por po ndalemi ne me të vegjlit: Pyetësori është

realizuar në Tiranë, në Zvicër, në Tetovë.

Page 48: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

48

Po shkëpus vetëm disa pjesë të pyetje-përgjigjeve të fëmijëve në

moshën shkollore në Zvicër, në familje shqiptare:

- A keni ndonjë libër në gjuhën shqipe në shtëpi?

- A keni parë babain, nënën duke lexuar ndonjë libër në gjuhën

shqipe në shtëpi?

- A keni parë prindërit, ndonjërin prej tyre, duke lexuar ndonjë

libër, revistë apo gazetë në shtëpi dhe, nëse po, çfarë lexojnë?

Përgjigjen nga 42 familje: vetëm tri prej tyre kanë nga një apo

dy-tre libra në gjuhën shqipe.

- Kam parë duke lexuar fletët e reklamave që shpërndahen nëpër shtëpi.

Dhe përgjigje të tjera të ngjashme.

Duke pare treguesit se sa nxënës shqiptarë në një zonë të

vëzhguar në Zvicër konkurrojnë dhe fitojnë të drejtën për të vazhduar

gjimnazet, janë jo më shume se 2%, por më mirë paraqiten fëmijë që

kanë lindur dhe kanë kryer disa klasë të shkollës fillore ne viset shqiptare.

Kryesisht, ata fitojnë këto të drejta studimi, ndërsa të tjerët shkojnë në

shkolla të larmishme profesionale.

Le të shikojmë diferencën me prindër që dërgojnë fëmijët në kopshte në

Tiranë, me moshat dy, tre dhe 4-5 vjeç, pyetje që u drejtohen direkt

prindërve, pas të cilëve dalin faktet:

Një prind që e ka fëmijën 32 muajsh (pa përzgjedhje të veçantë):

- Si flisni me fëmijën tuaj? Në gjuhen e bebeve, të fëmijëve, në gjuhën e

zakonshme, të të folurit ngadalë e qartë,, apo si me te rriturit?

Përgjigja: - Si me të rriturit.

Pyetje: A i keni treguar fëmijës suaj përalla?

Pergjigje: - Shumë shpesh, si “Borebardha”, “Pinoku” “Kësulkuqja”,

“Hirushja”.

-Sa libra për fëmijë keni në shtëpi? Kam Kësulkuqja,Pinoku,

Sirena e vogël, Qingji i vogël, Princeshat.

Një prind, nëna psikologe, babai sportist, për fëmijën e tyre dy

vjeç përgjigjen se fëmijës i kanë treguar përralla përmes librave:

Kësulëkuqja, Hirushja, Ujku dhe kecat, Tre derkucat..

Këta prindër e dërgojnë fëmijën në çerdhe, prandaj i pyesim përse,

e jo në shtëpi me një të rritur, që e kanë? Përgjigjen, sepse në çerdhe ka

zhvillim gjuhësor dhe social.

Page 49: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

49

Ndër 20 fëmijë të një grupi 3-4 vjeçar, në Tiranë, qytet, në të

gjitha familjet kanë libra për fëmijë, me figura me ngjyra, të cilat i

shfrytëzojnë prindërit, secili në mënyrën e vetë. Pesë fëmijë nga të dhënat

e mbledhura përmes fëmijëve, nga të kontaktuarit, e kuptojnë tabelën

me fjalët e paraqitura përmes një fjalori pyetës që i njohin, përjashtuar

tre-katër fjalë, dialektore që nuk i kanë kuptuar, por kanë shënuar

respektivisht nga 20-40 fjalë të tjera përtej fjalorit të ofruar, që i

njohin. Fëmijët që rrinë me gjyshër në shtëpi, kur këto janë intelektuale,

fëmijët, nipa apo mbesa, që kanë pranë mësojnë fjalor të të rriturve, duke

dëgjuar komunikimin e përditshëm të gjyshërve.

Në fshat nuk është kjo gjendje: Ndërsa fëmijët e filloreve në qytet

kanë lexuar nga 7-8 libra jashtë klase, brenda një viti shkollor, të

rekomanduar nga mësuesit apo nga prindërit, ose që u janë dhuruar. Në

fshat janë të rrallë fëmijët që kanë lexuar 2-3 libra të tillë jashtë teksteve

shkollore për një vit shkollor. Interesimi i prindërve në këtë fushë thuajse

është shume i pakët ose mungon.

Në familje në viset shqiptare bëjnë pjesë edhe gjyshërit, roli i të

cilëve është i ndjeshëm, pasi ato i falin dashuri të pakushtëzuar fëmijëve

të fëmijëve të tyre, por kanë edhe përvojën më të madhe në fushën e

ndikimit, mes tjerash, sepse nuk i përsërisin gabimet që ato mund të

kenë bërë në rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre. Por, janë fort të

rralla prezencat e gjyshërve në emigracion, për vetë zhvillimin historik

të emigracionit tek ne, sepse përgjithësisht janë familje të reja, përfshirë

edhe ato që kanë bërë dy dekada, nisur nga fakti që të vjetrit nuk i

lëshojnë trojet e tyre. Megjithatë, duhen shfrytëzuar, nxitur e mbajtur

lidhjet shpirtërore me dy palët e gjyshërve për kontaktet me fëmijët

apo nipat e mbesat e emigrantëve, për shumë faktorë ndikues, ku

përparësi merr gjuha, komunikimi me gjuhën e tyre, me teknologjinë e

komunikimit aq modern që është e pranishme tani e në perspektivë, që

do të thotë faktorë që ndikojnë në ruajtjen e identitetit.

Loja është fusha tepër e rëndësishme për të mësuar e formuar

brezin në të gjitha nivelet. Loja në shkollë hyn edhe tek metodat efikase

në mësim, sidomos në mësimin e gjuhëve të huaja, ne rastin tonë në

mësimin e gjuhës amtare, veçanërisht për fëmijët që kanë lindur jashtë

trevave shqiptare nga prindër shqiptarë, apo qoftë edhe në njërin prej

tyre. Loja nuk të lodhë, përkundrazi, ndikon në qetësinë e fëmijëve, në

Page 50: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

50

zhvillimin fizik, mendor, në zhvillimin e imagjinatës, në disa raste edhe në

punën në grup, pra ka efekte socializuese etj. Prindërit këtu duhet të

përfshihen, duke u bërë pjesë aktive e lojës së tyre. Prindërit duhet të

gjejnë kohën e duhur për të luajtur me fëmijët e vet.

Në përgjigje të pyetësorëve tanë drejtuar prindërve të fëmijëve

parashkollorë, madje, të moshave 2-3-4-5 vjeç se “Cilat lodra për fëmijë i

keni në shtëpi?” jepen përgjigje të ndryshme:

-Shumëllojshmëri lodrash, pellushe, konstruksione me kuba, lojëra

inteligjente (minikompjuterë etj.);

-Lojëra formuese, kukulla, makina etj.;

-Pothuajse nga të gjitha llojet, kuba, kali,, kompjuter për fëmijë,

enë kuzhine për fëmijë etj.;

-Veshim e zhveshim kukullat, vizatime shtëpish, biçikleta etj.;

Kurse në pyetjen se cilat janë lodrat më të dashura për fëmijën tuaj, ata

përgjigjen :

-Konstruksionet dhe makinat;

-Kukullat, kompjuteri per femije, tavolina e vizatimit;

-Librat, kafshët etj.

Në lojë komunikohet në raportin fëmijë- prindër, fëmijë- pjesëtarë

të rritur të familjes, fëmijë- fëmijë, fëmijë-me gjyshe ose gjysh etj.

Këtu duhet vendosur në heshtje një kusht, që gjuha e

komunikimit të jetë e duhura, d.m.th. gjuha shqipe, që mendimi i

fëmijës të vihet në dukje, që me kusht, në gjuhën amtare, në kuptimin e

lloj-lloj fjalëve, zhargoneve e nuancave të tjera që lidhen mes lojtarëve që

lozin ose jo në grup, një lojë që kërkon seriozitet, humor, por “jo hile”,

nga të cilat mund të lindin konflikte te fëmijët e sidomos adoleshentët në

disa raste, kur nuk janë edukuar me ndjesitë e tolerancës, mund të çojnë

konfliktet në dëme të paparashikuara. Prandaj gjuha, mendimi e veprimi në

disa raste duhet të shfrytëzohen normalisht për vlerat edukative që kanë,

sidomos për një komunikim në gjuhën amtare, çka lidhet edhe me

mentalitetin dhe psikologjinë shqiptare, por të shqiptarëve që janë drejt

integrimit zonal e global, duke ruajtur edhe specifikat e vlerta të tyre.

Këtu edhe mësuesit n shkollat shqipe me program plotësues duhet të lozin

më shumë rolin e tyre, pasi përmes fëmijëve apo adoleshentëve ndikohet

edhe në familje.

Page 51: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

51

Roli i nënës është i veçantë, pa e spostuar aspak atë të babait, që

është shumë i rëndësishëm. Për babain në letërsinë dokumentare ka të

dhëna shumë interesante, të vlerta etj., por populli thotë në filozofinë e tij

“Fëmija pa nanë, si nata pa hanë”, “Pëlhurës shikoji anën, vajzës shikoji

nanën”, “Qanë shtëpia për grua (kur ajo mungon)” etj. Nuk njoh ndonjë

vepër kushtuar rolit të veçantë të babait, të shkruar nga penat e mëdha të

njerëzimit, as për xhaxhain, hallën apo tezen etj., por për nënën po. Para

më se katër shekujsh, reformatori i madh botëror Komenski shkroi veprën

“Shkolla amnore”, pra shkolla e nënës, e cila është përkthyer në tërë botën.

Komunikimi, siç e theksuam më sipër, fillon që kur fëmija është

në barkun e nënës, prandaj është mirë qe t’i mësojnë me tingujt muzikorë

dhe nënat të flasin me ëmbëlsi. Por, duhet theksuar se përdorimi i

duhanit, alkoolit- siç shkruante edhe Komenski (tani i duhen shtuar edhe

narkotikët) shkatërrojnë gjithçka të bukur të kësaj faze, me rrjedhoja

tepër të rënda, duke e turbulluar atë komunikim hyjnor që realizon

vetëm nëna.

Le të vazhdojmë me një tjetër reformator të arsimit të nivelit

botëror, siç është Pestaloci, me veprën e tij “Nëna dhe fëmija”, të cilën

e shkroi në formë letrash, me stil të thjeshtë e të thellë njëkohësisht, që

të ishte e kapshme për masën, siç bëri edhe me veprën “Letra nga

Shtanesi”, të cilat ne i përfshimë në veprën tonë “Reformatori i madh i

arsimit J.H.Pestaloci” që botuam në vite më parë (Hans Gehrig, Musa

Kraja, Shefik Osmani) të shoqëruar me një simpozium ndërkombëtar.

Nëna u trajtua mjeshtërisht nga ideologu i madh i Rilindjes sonë, Sami

Frashëri, në veprën “Gratë” për atë rol të jashtëzakonshëm të gruas në

shtëpi si edukatore natyrore e pazëvendësueshme. Prandaj në platformën e tij

për arsimin e shkollën të botuar në veprën shumë të njohur për të

shkuarën, e atëhershme (te sotmen) e të ardhmen “Shqipëria ç’ka qenë,

ç’është e ç’do të bëhetë” kërkon dhe orienton që arsimi i vajzave të jetë

masiv, sepse janë nënat e nesërme.

Në kohën e sotme, kur ende ka shfaqje nënvlerësimi ose mungese

kujdesi për trajtimin e gruas, që veç amësisë përballon detyra si burrat,

edhe këto të fundit, djemtë, etërit e nesërm, duhen përgatitur nga shkolla

dhe familja edhe në këtë fushë. Në Zvicër e në vende të tjera organizohen

edhe kurse të veçanta për nënat e reja, të cilat duhen nxitur e inkurajuar për

t’i aktivizuar me nënat e fëmijëve në shkollat shqipe me program

Page 52: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

52

plotësues, qoftë edhe në moshën parashkollore, kur është e mundshme, pa

pritur klasën e parë të fillores, e cila në mënyrë graduale ndikon në

formimin e fëmijës e më pas të adoleshencës me aq shumë probleme e

specifika të njohura. Prandaj, babai duhet të mbajë përgjegjësinë e tij për

t’iu gjendur djemve, e pse jo edhe vajzave, kur nënat e tyre sillen

egërsisht me to, pa gjetur gjuhën e komunikimit, sidomos me vajzat

adoloshente.

Kjo nuk duhet trajtuar si një “faturim” i prindërimit tek nëna, pa e

spostuar aspak rolin dhe përgjegjësinë e babait. Prandaj shkollimi i

vajzave, mundësisht me synime deri në arsimimin e lartë, është një

investim mes tjerash edhe për familjen e nesërme të saj, si nënë e

arsimuar, e kulturuar, që e ka të qartë rolin e vet dhe të babait në familje

ndaj fëmijëve.

Duke krijuar kontakte dhe marrëdhënie të rregullta bashkëpunimi

të mësuesve që punojnë në shkollat shqipe me program plotësues, me

prindërit, si bashkëpunëtore që kanë të njëjtin objektiv, secili në specifikat

e veta, organizohen më mirë punët me nxënësit në këto institucione, çka

ndikon pozitivisht edhe në mbarëvajtjen e shkollave në vendet pritëse. Ky

bashkëpunim siguron mobilizim më të mirë të fëmijëve apo

adoleshentëve në përvetësimin e lëndës së shkollës shqipe. Këtu del

evidente një punë e diferencuar brenda procesit mësimor në shkollën

shqipe me program plotësues, sepse niveli gjuhësor e për rrjedhojë edhe

historik, gjeografik, etnokulturor është më specifik se ndarja në tre grupe

sipas niveleve, që janë të organizuar me të drejtë fëmijët dhe

adoleshentët shqiptarë në mërgatë. Dobësitë dhe arritjet për t’i motivuar

për suksese n nivelet gjuhësore, letrare, historike etj. nuk janë të njëjtë,

prandaj brenda grupit do të organizohet puna e diferencuar me nxënësit

në përshtatje me nivelin e tyre morfologjik, sintaksor, në drejtshkrim,

drejtshqiptim sipas standardeve, në letërsinë shqipe etj., të cilat përbëjnë

kolonën e fuqishme të kurrikulës së shkollës shqipe me mësim plotësues.

Tek shkruaj këta rreshta më kujtohet një bisedë me një burrë të

moshuar, kur isha mësues fare i ri dhe po bisedoja shtruar me të lidhur

me punën e fëmijëve-nxënës të shkollës. Ne ishim katër mësues, unë isha

si punë kryemësuesi, përgjegjës. Plaku i urtë me tha konfidencialisht: “Ai

mësuesi x i tha një fëmije” ‘ S’të dëgjon koka e s’merr vesht”, “Kemi

faj ne që merremi me ty”. Dhe ai fëmijë pale ka thanë “I keq, e i keq

Page 53: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

53

jam” dhe u largua i dëbuar nga mësuesi”. Unë, vazhdoi burri i moshuar,

e ndigjova bisedën dhe i thashë mësuesit: ”Na vënë re kur punojmë në

arë. Ke ardhur kaq herë e i ke rënë shatit me ne (se ishte mësues vendas).

Bimën me të dobët e shohim më me kujdes. Ka zor sa të vijë tek të tjerat

ajo, por po e lë, iku e s’ofron më. Mbetet në vend e thahet. Pa shtjeri ujë

më shumë, shatin më të dendur, plehun më mirë e të shohësh ti si

shkëlqen gjethja, kështu është edhe meci (fëmija). Ai që është më i dobët

do kujdes më shumë, pa nga shëndeti, pa nga koka”.

Pedagogjia familjare, si një nga disiplinat pedagogjike, është

shkencë që ka objektivin e vet dhe metodologjinë gjithashtu. Pedagogjia

popullore nuk është shkencë, sepse nuk ka objektiv shkencor dhe

metodologji të saj, por gjithsesi ne duhet ta njohim dhe, pse jo, edhe të

marrim anët racionale të saj.

Një vajzë, studente e një dege mësuesie, kish një tekst

pedagogjie në duar, ndërkohë që udhëtonte me autobus të linjës. Një grua

e moshuar përballë e shikon dhe e pyet se çfarë ishte ai libër. Vajza i

përgjigjet qetë që është shkencë e edukimit…Po unë, tha plaka, kam tetë

fëmijë të rritur, tre prej te cilëve me shkollë të lartë. Të tjerëve s’u eci. Po i

rrita dhe i edukova e i kam si molla, vazhdoi gruaja, edhe pa këtë libër.

Studentja iu përgjigj: -Po ta kishe të njohur këtë libër dhe disa si ky do t’i

bëje edhe disa të tjerë si ato të tre…

Tani kemi një bibliotekë të re në aspekte të pedagogjisë

familjare, me tituj të ndryshëm nga autorë të huaj e tanët, mes të

cilëve unë kam botuar pak vite më parë një “zog libri”, broshurë me

rreth 80 faqe me titull: ”Sa merresh me fëmijën tënd?”, që është

tërësisht me aspekte të pedagogjisë së zbatuar në këtë fushë. Një kolege

drejtuese e një fakulteti me tha se ia kishte dhuruar burrit si dhuratë

për vitin e ri. Qeshem, sepse libri nuk ishte për mua në ato përmasa që

të bëhej objekt dhuratash, sepse unë e bëra me stil për masën dhe ua

dhurova prindërve të nxënësve, duke e trajtuar si bashkëbisedim, por

kolegia ime e kishte bërë, nga që sintezën e broshurës e kishte vetë

titulli me të cilin ajo do të ngacmonte të shoqin e vet me atë titull

pyetës: Sa merresh me fëmijën tënd?. Por, kam bindje se aspekte të

ndryshme të këtyre problemeve botohen edhe përmes letërsisë artistike –

pedagogjike, apo edhe të letërsisë dokumentare. Në këtë kuadër është i

vlertë, mes tjerash, botimi i revistës “Ura”, revistë për fëmijët e

Page 54: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

54

diasporës. Po ndalem kalimthi në një numër të rastësishëm, por të vlertë,

nr.3, 2013. Ky organ , nuk jam në dijeni sa funksionon tani, por, mund

të them me bindje se ai organ përbën një burim me vlera për prindërit

e nxënësve në diasporë, për vetë nxënësit dhe mësuesit e këtyre

shkollave si një material interesant për pasurimin e kurrikulës së këtyre

institucioneve shqipe me program plotësues. Këtu ka informacione për

veprimtari, të cilat janë edhe një përgjithësim konkret i përvojës në këtë

fushë, ka krijimtari nga të vegjëlit e të mëdhenjtë, të rinj e të afirmuar,

informacione të larmishme në funksion të qëllimit për të cilin edhe ne

jemi këtu.. Libri “Të mësojmë së bashku” i autorit Hamdi Arifaj, i cili

recensionohej përmbledhtazi në këtë revistë, paraqet material lidhur me

të mësuarit e gjuhës së sotme shqipe, duke e folur dhe duke e shkruar

natyrshëm, ashtu siç e përdorim në jetën e përditshme dhe në veprimtaritë

shoqërore. Natyrshëm mendja të shkon tek disa parime themelore të

Kongresit të Drejtshkrimit, që gjuha të shkruhet ashtu siç flitet. Mes

tjerash aty ka faqe të veçanta mbi Prizrenin, për Tropojën, për autorë të

mëdhenj të sotëm dhe të traditës, të shkruara bukur, thjesht e qartë, me

një shtrirje shumë të goditur nga aspekte të letërsisë sonë, të arteve, një

këngëtare e madhe, poetë të njohur, nga një etapë në një tjetër, por edhe

krijimtari nxënësish, informacion për udhëtime mbresëlënëse, të cilat

janë plotësisht në linjë me strategjinë e shkollave shqipe me mësim

plotësues, për fëmijë, pjesë aq të këndshme edhe për prindërit e tyre, të

cilët kanë seç lexojnë, madje edhe të vihen në radhë në shtëpi për t’i

lexuar.

Organe shkollash, zonash nga viset shqiptare ose nga mërgimi janë

interesante për të vegjlit e të mëdhenjtë. Shfletoj një revistë “Valet” e

botuar vite më parë si revistë e nxënësve të shkollës fillore ‘Gjergj

Kastrioi-Skenderbeu’ Ostros, Qendra e Krajës, Mali Zi. Shfletoi temat e

botuara “Një ditë vjeshte në fshatin tim”, “Mërgimi”, “Vendi im”, në një

faqe tjetër “Vendlindjes”, “Shqiptarit “, Mërgimi”, “Shkolla”, në faqen

tjetër, gjithnjë me poezi nga nxënësit, “Dita e shkolles”, “Besoj”

“Skenderbeu “, “Mesuesi im i dashur” dhe vazhdojnë me krijime “Gjuha

shqipe”, “Nena” , “Dua” etj. etj., të cilat të kujtojnë Lazgushin e madh,

që theksonte se poezia buron nga thelbi i shpirtit. Ndërsa ne të

pedagogjisë themi se krijojnë edhe emocione dhe emocionet krijojnë

bindje, bindje atdhetarie, qytetarie e mirënjohjeje.

Page 55: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

55

Shkencat pedagogjike po zhvillohen e konsolidohen në udhën e

zhvillimit të problematikave të arsimit, shkollës e më gjerë. Tashmë

krahas pedagogjisë së përgjitheshme, historisë së pedagogjisë botërore dhe

kombeëare, kemi pedagogjinë familjare, pedagogjinë parashkollore,

pedagogjinë shkollore e në një e perspektivë edhe atë universitare, teorinë

e edukatës, didaktiken, pedagogjinë speciale, botuam kohët e fundit edhe

Pedagogjinë e Shkollës Shqipe me Program Plotësues prej katër autorësh,

që plotësojnë njëri-tjetrin në trajtimin për herë të parë të kësaj disipline

të re, të cilën mund ta keni njohur ose mund ta njihni në këto ditë të

seminarit. Të tjera studime do ta shoqërojnë këtë specifikë tashmë që

përbën një realitet në rritje për faktin që një pjesë e kombit, madje një

pjese e madhe e tij, është shpërndarë në botën e madhe, botë të cilën

teknologjitë e kanë zvogëluar dhe po e zvogëlojnë. Të gjithë së bashku i

jemi përfshirë edhe kësaj pune, ku ju po i qëndroni në ballë, me

përkushtim dhe pasion, të mbështetur nga dikasteret tona të arsimit dhe

institucionet përkatëse, duke e pasuruar teorinë dhe praktikën e këtyre

shkollave specifike shqipe.

Page 56: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

56

Arbër Salihu (MAShT e

Kosovës, Divizioni i

Planprogrameve)

SHEMBULL ORE

MËSIMORE

LIBRI (FT): SHQIPTARËT.....

3, (faqe 44)

TEMA/NJËSIA: DIASPORA

SHQIPTARE

Mësimdhënia bashkëkohore ka për qëllim që tek nxënësit të zhvillojë

njohuritë, shkathtësitë, vlerat, qëndrimet e sjelljet që me një fjalë janë

përmbledhur në kompetenca. Për këtë arsye mendojmë se edhe gjatë trajtimit

të temave mësimore nga historia kombëtare mësimdhënësit duhet t`i

kushtojnë kujdes këtyre aspekteve.

Duke e ditur se mësimi plotësues shqip ndihmon nxënësit/fëmijët

shqiptarë në diasporë të përvetësojnë njohuri për historinë kombëtare, ato, po

ashtu, duhet t`i shërbejnë zhvillimit të kompetencës ndërkulturore. Pra që

njohuritë për historinë e popullit shqiptar të mos jenë qëllim në vetvete, por

që t`u shërbejnë atyre për të zhvilluar të menduarit kritik për të bërë

krahasime, për të ndërlidhur shkaqet me pasojat, duke ndërlidhur ngjarjet

historike në një vend me zhvillimet në vendet tjera, duke krahasuar kulturën

dhe traditat e një populli me një popull tjetër. Vetëm në këtë mënyrë u

ndihmohet nxënësve/fëmijëve tanë që të mësojnë historinë e popullit të vet

dhe njëkohësisht të integrohen në shoqërinë e vendit pritës.

Përmes realizimit të një ore model, për temën mësimore, Diaspora

shqiptare, marrë nga teksti shkollor – Shqiptarët historia dhe trojet, për

nxënësit e diasporës të nivelit të dytë të autorëve Muhamet Ahmeti -Metis,

Lush Culaj, Besa Luzha dhe Xhevat Syla, jam përpjekur të jep një shembull

se si mund të mësohet për diasporën shqiptare e në të njëjtën kohë edhe të

Page 57: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

57

kultivohet të menduarit kritik dhe vlerat e shoqërisë demokratike; diskutimi

në mënyrë konstruktiv, bashkëpunimi, përdorimi i argumenteve, të bërit

krahasime, nxjerrja e përfundimeve të përbashkëta, respektimi i diversitetit

kulturor etj.

TEMA: DIASPORA SHQIPTARE

Qëllimi i temës mësimore

Përmes kësaj teme mësimore nxënësit nxiten të mendojnë për

shkaqet e emigrimit të shqiptarëve dhe bashkëpunimin me vendet e popujt e

ndryshëm ku u vendosën, rëndësinë e tolerancës mes njerëzve dhe popujve

për të pasur një bashkëjetesë të denjë, respektin për kulturat e besimet e

ndryshme si vlera të përbashkëta shoqërore. Gjithashtu nxënësit nxitën të

mendojnë për promovimin e harmonisë dhe mirëkuptimit si vlera të një

shoqërie demokratike.

Rezultatet e të nxënit

Nxënësi/ja:

- Identifikon periudhat e ndryshme të emigrimit të shqiptarëve;

- Ndërlidh shkaqet dhe pasojat e emigrimit të shqiptarëve ndër shekuj;

- Përshkruan raportet e emigrantëve shqiptar me vendet/popujt mikpritës;

- Paraqet fakte të lidhjes dhe kujdesit të mërgimtarëve për atdheun e tyre.

PËRGATITJA E MËSIMDHËNËSIT/ES

Metodologjia e mësimdhënies

Realizimi i kësaj teme a njësie mësimore bëhet përmes një

kombinimi të metodave dhe të teknikave të mësimdhënies dhe nxënies me

qëllim që të gjithë nxënësve t’u jepet mundësia të bëhen pjesë e nxënies

aktive.

Hapi i parë

Në pjesën hyrëse

(evokuese) të orës

mund të përdoren

teknika ndjellëse për

nxënie. Janë këto

teknika që nxënësve ua

ndërlidhin njohuritë

paraprake të tyre me temën që trajtohet. Sugjerohen teknika si thyerje e

akullit dhe stuhi mendimesh (brainstorming), ku nxënësit do të nxiten të

Pyetja fillestare:

Çfarë u bie ndërmend kur përmendim shprehjen emigrimi i shqiptarëve?

Përfundimi i saj duhet të jetë:

diaspora shqiptare

Page 58: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

58

shpalosin njohuritë e tyre të mëhershme dhe t`i shprehin ato me nga një fjalë

të vetme kur ju përmendet shprehja emigrimi i shqiptarëve.

Hapi i dytë

Në pjesën tjetër të orës do të

zbatohet forma e punës në grupe.

Nxënësit do të ndahen në grupe

dhe do t`u jepen burime/materiale

të ndryshme. Secilit grup do t`i

jepen edhe pyetje konkrete për të

cilat ata do të diskutojnë dhe do

të japin përgjigje. Secili grup

cakton një përfaqësues që do të

prezantojë para klasës përgjigjet

në pyetjet.

Hapi i tretë

Këtu mësimdhënësi/ja paraqet tri pyetja të tjera për të cilat nxitet një

diskutim. Në fund mësimdhënësi/ja paraqet një tabelë me tri kolona ku do të

nxirren përfundimet nga mësimet e orës.

Kjo temë/njësi mësimore mund

të realizohet gjatë një ore

mësimore ose edhe me një

kohëzgjatje më të madhe.

Mjetet mësimore: fotografi,

harta, pjesë nga libra të

ndryshëm, pjesë nga gazeta,

dokumente arkivale etj., fletë

të mëdha shkrimi (flipçarta)

dhe markerë për secilin grup,

zarfe dhe fletëza me pyetjet për

secilin grup. (Materialet, që

prezantojnë emigrantë

shqiptarë nga vende të ndryshme, mund të nxirren edhe nga uebfaqet

ndryshme elektronike).

Pyetjet për grupet:

- Për çka flet ky burim dhe

cilës kohë i takon?

- Pse këta njerëz janë

detyruar të largohen nga

vendi i tyre?

- Si janë ndier personat që

janë detyruar të

emigrojnë ?

- Në cilin vend u vendosën

mërgimtarët dhe si u

pritën nga vendi/populli

pritës?

Pyetjet për tërë klasën:

- Cilat kanë qenë arsyet e

shpërnguljes së shqiptarëve

përgjatë historisë?

- Çka kanë sjellë nga vendi i

tyre dhe çka kanë marrë nga

vendi pritës (ndërveprimi

kulturor)?

- Çfarë lidhjesh kanë mbajtur

dhe mbajnë me atdheun e

tyre të origjinës

mërgimtarët shqiptarë të

paraqitur në këto burime?

Page 59: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

59

ZHVILLIMI I TEMËS MËSIMORE

Në fillim të orës mësimdhënësi u bënë pyetjen nxënësve të tipit:

-Çfarë u bie ndërmend kur përmendim emigrimin e shqiptarëve?

Të gjitha përgjigjet e nxënësve mësimdhënësi i shënon në tabelë.

Pastaj i nxit ata të gjejnë një togfjalësh a shprehje të vetme, e cila do t`i

përmblidhte të gjitha mendimet e tyre e që, zakonisht, do të duhej të ishte

diaspora shqiptare.

Më pastaj, nxënësit ndahen në tri ose katër grupe. Secilit grup u jepet nga një

zarf me burime të ndryshme (foto, harta materiale të nxjerra nga librat, pjesë

nga gazetat, ndonjë burim arkivor, ndonjë tekst i ndonjë vjershe ose kënge

etj) për periudha të ndryshme të emigrimit të shqiptarëve.

Krahas materialeve, atyre u jepet edhe një zarf me pyetjet për të cilat duhet të

diskutohet në grup.

(Duhet pasur kujdes që gjuha e formulimit të pyetjeve t’u përshtatet moshës

së nxënësve dhe njëherazi përmes tyre të arrihen përgjigjet që tregojnë jo

vetëm shkaqet dhe pasojat e emigrimit të shqiptarëve, por edhe ndërveprimin

kulturor me popujt e vendeve ku u vendosën).

Në vazhdim secili grup i shkruan përgjigjet e veta në fletët e mëdha

të shkrimit (flipçartat) dhe përmes përfaqësuesit i prezanton shkurtimisht

para gjithë klasës.

Në pjesën tjetër të orës mësimdhënësi/ja parashtron tri pyetje për tërë

klasës dhe e hap diskutimin. Mësimdhënësi/ja nxit nxënësit që në mënyrë të

argumentuar të paraqesin mendimet e tyre.

Në fund të orës mësimdhënësi/ja e paraqet në dërrasë një tabelë me

tri kolona. Kolona e parë është titulluar arsyet e shpërnguljes së shqiptarëve

Page 60: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

60

përgjatë historisë, kolona e dyte ndërveprimet kulturore në mes të kulturës

shqiptare dhe kulturës së vendit pritës dhe kolona e tretë raportet e

emigrantëve shqiptarë me atdheun. Ai/ajo shënon përfundimet e nxjerra nga

diskutimi i nxënësve.

Arsyet e shpërnguljes

së shqiptarëve përgjatë

historisë

Ndërveprimet kulturore

në mes të kulturës

shqiptare dhe të kulturës

së vendit pritës

Raportet e emigrantëve

shqiptarë me atdheun

1. 1. 1.

2. 2. 2.

3. 3. 3.

4. 4. 4.

[email protected]

Page 61: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

61

Shqipe Gashi (MAShT e

Kosovës, Divizioni i

Planprogrameve)

ORË MËSIMORE ME QASJE

NDËRVEPRUESE TË

MËSIMDHËNIES DHE

MËSIMNXËNIES

Qasja ndërvepruese e mësimdhënies

promovon të nxënit duke ndërvepruar,

përkatësisht duke i bërë nxënësit pjesë të

proceseve të nxënies e jo vetëm

interpretues të fakteve të marra nga tekstet mësimore. Qasjen e tillë e

realizova në seminarin e 11-të me mësuesit/et e diasporës dhe të mërgatës,

mbajtur në Pejë në verën e vitit 2015. Tema e orës mësimore qe Jemi

shqiptarë dhe është marrë nga teksti shkollor/fletorja tematike Unë dhe të

tjerët për nxënësit e diasporës të nivelit të dytë të autorëve Nexhat Maloku,

Rifat Hamiti dhe Hazir Mehmeti. Tema paraqet një mundësi të mirë që

nxënësit/et të mësojnë për vlerat e bashkëjetesës fetare të popullit shqiptar e

në të njëjtën kohë edhe të bëhen praktikues të vlerave të shoqërisë

demokratike, si p.sh, diskutues konstruktiv brenda grupit gjatë orës

mësimore, kompetentë për arritje të marrëveshjeve dhe përfundimeve të

përbashkëta.

TEMA: JEMI SHQIPTARË

Qëllimi i temës mësimore

Përmes kësaj teme mësimore nxënësit nxitën të mendojnë për

rëndësinë e tolerancës ndërfetare për të pasur një bashkëjetesë të denjë mes

njerëzve, ku respekti ndaj njëri-tjetrit, edhe pse u takojnë feve të ndryshme,

konsiderohet vlerë shoqërore. Gjithashtu nxënësit nxitën të mendojnë për

promovimin e harmonisë dhe të tolerancës ndërfetare të shqiptareve si një

model i mirë i të jetuarit në një shoqëri me diversitet fetar

Rezultatet e të nxënit

Nxënësi/ja:

Page 62: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

62

- Identifikon tri fetë kryesore të popullit shqiptar;

- Përshkruan dallimet dhe të përbashkëtat e këtyre tri feve;

- Shpjegon të mirat e tolerancës ndërfetare të popullit shqiptar.

PËRGATITJA E MËSIMDHËNËSIT/ES

Metodologjia e mësimdhënies

Realizimi i kësaj teme mësimore bëhet përmes një kombinimi të

metodave dhe teknikave të mësimdhënies dhe nxënies me qëllim që të gjithë

nxënësve t’u jepet mundësia të bëhen pjesë të nxënies aktive. Për motivim të

nxënësve për të nxënë/mësuar në fillim të orës mund të përdorim teknika e

forma të ndryshme. Rekomandoj, në këtë rast, teknikën stuhi mendimesh dhe

më pas, në pjesë të tjera të orës, formën e punës në grupe, teknikën e

Diagramit të Venit dhe në fund angazhimin e nxënësve në grup për të nxjerrë

produktet e duhura deri te slloganët për promovim të bashkëjetesës fetare të

shqiptarëve. Tema realizohet gjatë një ore mësimore 45 minutash ose edhe

me një kohëzgjatje më të madhe.

Mjete mësimore: Fotografi me objekte fetare (fotografitë mund të nxirren

nga uebfaqet elektronike dhe sugjerohet që këto objekte të prezantojnë

objektet fetare që gjenden në trojet shqiptare), tri fletë flipçart dhe tre

markerë, tri fletëza me pyetjet për punën në grupe dhe tema mësimore marrë

nga teksti mësimor Unë dhe të tjerët (faqe 9).

ZHVILLIMI I TEMËS MËSIMORE

Në fillim të orës të gjithë

nxënësve u shpërndahen fletëzat

me fotot e objekteve fetare,

katolike, myslimane dhe

ortodokse. Pra, secilit nxënës i

jepet njëra nga këto foto. Pastaj

prej disa nxënësve kërkohet të

flasin për foton dhe llojin e

besimit. Biseda udhëhiqet nga

mësuesi/ja përmes teknikës

stuhi mendimesh, çka do të thotë

se mësuesi/ja merr përgjigje të

shpejta nga nxënësit, por nuk i

komenton ato. Mësuesi/ja

Pyetjet mundshme mund të jenë:

Çfarë po shihni në foto?

Këto objekte cilës fe takojnë?

Në cilin shtet mund të jenë këto objekte? etj.

Prferohet që nxënësve t’u shtrohen pyetje të shkurtra dhe të pakta dhe gjithsesi të jenë në harmoni me moshën, potencialet, kulturën e nxënësve dhe me përvojat paraprake të tyre.

Pyetjet e mundshme për pjesën

hyrëse:

Si luten besimtarët e fesë...?

Cilat festa i festojnë

besimtarët e fesë...?

Cili është mesazhi i fesë

për paqen?

Gjuha e formulimit të pyetjeve

duhet t’u përshtatet moshës së

nxënësve dhe duhet pasur

kujdes që nga to të arrihen

përgjigje që tregojnë se fetë

promovojnë paqen.

Page 63: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

63

Diagrami Venit-pas punës në grupe

Në pjesët ku takohen rrathët mes veti

shkruhen vlerat e përbashkëta të tri feve,

ndërsa në hapësirën ku është e shkruar lloji i

fesë shkruhen karakteristikat dalluese.

përgjigjet e nxënësve i shkruan në tabelë dhe i lë ashtu gjatë tërë orës

mësimore. Kjo pjesë mund të

zgjasë 5-10 minuta.

Pasi këta nxënës ndajnë

mendimin me të tjerët për fotot,

atëherë kërkohet grupimi i

nxënësve në tri grupe sipas

fotove që kanë marrë. Në grupin

1 grupohen nxënësit që kanë

foton me objektin e fesë

myslimane, në grupin 2 grupohen

nxënësit që kanë foton me

objektin e fesë katolike dhe në

grupin 3 grupohen nxënësit që

kanë foton me objektin e fesë

ortodokse. Secilit grup të nxënësve u

shpërndahet nga një fletëz me pyetjet

e përgatitura nga mësuesi/ja me qëllim

që të orientohet biseda mes nxënësve.

Po ashtu nxënësve u

shpërndahen fleta të mëdha (flipçart)

në të cilat i shkruajnë përgjigjet.

Nxënësit në grup punojnë 10-15

minuta dhe njëri nga nxënësit e grupit

prezanton përgjigjet e dala nga

diskutimi. Gjatë kohës sa

nxënësit punojnë në grupe

mësuesi/ja përgatit në

tabelë diagramin e Venit.

Përgjigjet e nxënësve

mësuesi/ja i shkruan

brenda diagramit dhe pas prezantimeve bashkë më nxënës gjen të

përbashkëtat dhe ndryshimet e prezantimeve për të arritur, kësisoj, te

konkluzionet për dallimet dhe të përbashkëtat e feve (paqja, toleranca etj.).

Pyetjet e mundshme grupeve:

- Çfarë po shihni në foto?

- Këto objekte, cilës fe i

takojnë?

- Në cilin shtet mund të jenë

këto objekte?

Preferohet që nxënësve t’u

shtrohen pyetje të shkurtra dhe

të pakta dhe gjithsesi të jenë në

harmoni me moshën,

potencialet, kulturën e nxënësve

dhe me përvojat paraprake të

tyre.

Feja myslimane

Feja katolike Feja ortodokse

Page 64: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

64

Në fund, po të njëjtave grupe të nxënësve u kërkohet të hapin tekstin

mësimor Unë dhe të tjerët (faqe 9) dhe brenda 5 minutave të lexojnë temën

mësimore Jemi shqiptarë. Më pas bashkërisht secili grup përgatit nga një

slogan apo një fjali që promovon bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare të

popullit shqiptar dhe e prezantojnë para të gjithë nxënësve të klasës.

shqipe [email protected]

Page 65: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

65

Mr. Sc. Feime Llapashtica

LIPSCOMB (MAShT e Kosovës,

Divizioni i Planprogrameve)

PLANIFIKIMI I

MËSIMDHËNIES DHE TË

NXËNIT E GJUHËS SHQIPE

Qëllimi i këtij punimi është paraqitja e

një modeli të planifikimit, organizimit dhe realizimit të një orë mësimore

për lëndën gjuhë shqipe për nxënësit që jetojnë në diasporë. Arsyeja e

trajtimit të kësaj teme është përkrahja dhe ndihma profesionale e mësuesit të

diasporës për një mësimdhënie dhe të nxënë sa më efektiv të gjuhës shqipe.

Sipas Kurrikulës së shkollës shqipe të mësimit plotësues në

diasporë, qëllimi i mësimit të gjuhës shqipe është që nxënësit të cilët jetojnë

jashtë atdheut ta ruajnë dhe zhvillojnë identitetin kombëtar. Gjuha shqipe

sipas kësaj kurrikule për tre nivelet e arsimit, për nivelin e I (klasa I-III) për

nivelin e II ( klasa IV-VI) dhe për nivelin e III ( klasa VII-IX) mësohet

nëpërmjet përmbajtjeve të shtrira nëpër shkathtësitë e komunikimi, pra

nëpërmjet të dëgjuarit, të folurit të lexuarit dhe të shkruarit.1 Përvetësimi i

gjuhës, arrihet nëpërmjet përmbajtjes së caktuar gjuhësore (fonetikë,

gramatikë, leksik, drejtshkrim) të shtrira nëpër të gjitha këto shkathtësi.

Përqendrimi në komunikim (shkathtësitë e komunikimit) dhe përqendrimi në

gjuhën e gramatizuar2 si qasje e re e mësimdhënies dhe të nxënit u mundëson

nxënësve më lehtë ta mësojnë gjuhën shqipe. Në kurrikulin për mësimin

plotësues në diasporë për nivelin e dytë në kuadër të përmbajtjes së

shkathtësisë së të lexuarit janë paraqitur rezultatet e pritshme të nxënësit

për tekstet letrare, njëri nga këto rezultatet të pritura në fund të klasës së

gjashtë apo të këtij niveli është që nxënësi të jetë në gjendje të dalloj

1 Kurrikula e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues në Diasporë, Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e

Teknologjisë , Prishtinë 2007, f. 17-25. 2 Shih Plani dhe Programi Mësimore 1, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë,Prishtinë ,2003,f. 25.

Mësuesi duhet të përqendrohet në gjuhën e gramatizuar e jo si gjerë më tani në gramatikën pa shkathtësi gjuhësore. Elementet e gramatikës duhet të realizohen përmes shkathtësive gjuhësore (të dëgjuarit dhe të folurit, të lexuarit dhe

të shkruarit). Gramatika nuk mësohet si qëllim në vete, por si qëllim për të komunikuar drejtë.

Page 66: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

66

poezinë nga proza.3 Për realizimin e përmbajtjeve për shkathtësinë e të

lexuarit dhe arritjen e rezultateve të pritura nga nxënësit sipas kurrikulës,

qelës kryesor është metodologjia që do të përdorë mësuesi gjatë një ore

mësimore. Gjatë realizimit të procesit mësimor, mësuesi duhet të përdorë

metodat, strategjitë, teknikat dhe forma e punës nëpërmjet të cilave

organizohet mësimdhënia dhe të nxënit e efektshëm.

Planifikimi i mësimit

Planifikimi4 i mësimit, si formë e organizuar e aktiviteteve nëpërmjet

të cilave realizohet përmbajtja e kurrikulës, është një nga veçoritë dalluese të

mjeshtërisë së secilit mësues, pasi organizimi i procesit mësimor lidhet me

punën e tij të përditshme në klasë. Gjatë planifikimit të orës së mësimit çdo

mësues është mirë t’i ketë parasysh këto çështje:

- planifikimin dhe përgatitjen e orës së mësimit ;

- hartimin e rezultateve të mësimit në harmoni me qëllimet e

kurrikulës;

- përdorimin e duhur të mjeteve dhe materialeve për realizimin e

orës mësimore;

3 Kurrikula e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues në Diasporë, Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e

Teknologjisë , Prishtinë 2007, f. 23.

4 Shih Plani ditor (6), Qendra për Arsim e Kosovës ,Prishtinë ,2007 ,f. 7. Planifikimi paraqet një aktivitet të lartë

intelektual –kognitiv me të cilin mësuesi i parasheh qëllimet e mësimdhënies, përcakton objektivat të cilat duhet të realizohen, mjetet të cilat përdoren për realizimin e objektivave, parasheh kohën, lokalin e nevojshëm për realizimin

e objektivave, parasheh strukturën e orës së mësimit, teknikat dhe procedurat të cilat do t’i aplikojë për realizimin

strukturës së orës mësimore ERR (evokim-realizim-reflektim).

Page 67: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

67

- organizimin dhe drejtimin e nxënësve në klasë;

- krijimin e një mjedisi të ngrohtë në klasë;

- vetëdijesimin e nxënësve për të qenë të dëgjueshëm në klasë;

- shfrytëzimin e kohës dhe të hapësirës me efikasitet.

Plani ditor i mësimit

Plani5 ditor i mësimit duhet të ngërthejnë në vete jo vetëm

përmbajtjen mësimore që nxënësit duhet të mësojmë, por ai duhet të

përcaktojë edhe aktivitetet të cilat e orientojnë mënyrën e të nxënit ,

strategjitë e të menduarit, mënyrën e hulumtimit dhe të komunikimit që

nxënësit duhet ta përdorin në klasë dhe jashtë saj.

Pjesët kryesore të planifikimit të orës mësimore

Planifikimi i një temë/njësi mësimore nga mësuesi duhet të bazohet

në:

- përcaktimin e qëllimit të orës mësimore;

- përcaktimin e rezultateve të të nxënit;

- zgjedhjen e procedurave të mësimdhënies dhe të nxënit;

- përdorimin dhe përgatitjen e materialeve;

- vlerësimin e arritshmërive të nxënësve.

- vetëvlerësimin.

Qëllimi i orës mësimore

“Mësimdhënia është një proces i organizuar. Si e tillë, ajo është e

orientuar në një qëllim ose disa qëllimeve të caktuara. Qëllimet janë të

shprehura dhe të orientuara drejt atij që nxë, mëson dhe përcaktojnë se çfarë

do të mësojnë nxënësit si rezultat i mësimdhënies. Ato u japin nxitje dhe i

motivojnë nxënësit të përfshihen në mënyrë aktive dhe të vendosur në

procesin e të nxënit”6. Qëllimet janë pjesa kryesore dhe më e rëndësishme e

planit të orës mësimore. Ato e orientojnë mësimdhënien dhe të nxënit, nëse

ato janë të qarta dhe përshkruajnë sjellje të vëzhgueshme në mënyrë që

mësuesi të kontrolloj dhe vlerësojë se sa nxënësit i arrijnë ato. Te qëllimet e

5 Shih Plani ditor (6), Qendra për Arsim e Kosovës, Prishtinë, 2007, f. 7. Planifikimi është proces, ndërsa plani

është gjendje-rezultati i planifikimit. Plani paraqet bazën teorike për punën e ardhshme praktike. Plani mësimor është kusht elementar për mësimdhënie dhe për të nxënit cilësor në të cilën bazohet tërë filozofia e shkollave

cilësore. 6 Bardhyl Musai, Metodologjia e mësimdhënies, Tiranë 2003, f. 43.

Page 68: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

68

orës mësimore përqendrimi duhet të jetë te rezultatet e të nxënit, të cilat

përcaktojnë përmbajtjen se çka nxënësit duhet të dinë dhe janë në gjendje të

bëjnë në fund të çdo ore të mësimit.

Rezultatet e nxënit

Rezultatet e të nxënit përcaktojnë se çka nxënësit duhet të dinë dhe

janë në gjendje të bëjnë në fund të orës. Gjatë përcaktimit të tyre mësuesi

duhet të jetë i vetëdijshëm se ato duhet të jenë të matshme (nëpërmjet një

testi, vëzhgimi, detyrave apo një liste kontrolli). Pasi të jenë të përcaktuar

rezultatet e pritura mësuesi përcakton strategji të efektshme të aktiviteteve

në mënyrë që nxënësit të orientohen dhe motivohen për arritjen e secilit

rezultat. Në përcaktimin e rezultateve të pritura mësuesi duhet të reflektojë

në atë se cili është qëllimi i mësimit të njësisë mësimore, në njërën anë, dhe

ai duhet të këtë parasysh nivelin, nevojat dhe interesat e nxënësve, në anën

tjetër. Gjatë të shkruarit të rezultateve të të nxënit mësuesi duhet të ketë

parasysh që ato të jenë të matshme. Një rezultat është i matshëm vetëm

atëherë kur ka këto elemente: veprimin (sjellja e vëzhgueshme-folje), kriterin

dhe kushtin.

Metodat e mësimdhënies

Mësues i suksesshëm është ai i cili është në gjendje t’i realizojë

qëllimet, objektivat dhe rezultatet e përcaktuara në kurrikul. Mësuesi duhet

të përqendrohet në të nxënit interaktiv7 dhe të menduarit kritik

8, ai duhet t’i

ketë parasysh njohuritë paraprake të nxënëseve dhe nevojat e tyre. Meqë

procesi i mësimdhënies dhe të nxënit është i lidhur ngushtë edhe me mjedisin

ku realizohet mësimi ai gjithashtu duhet ta ketë parasysh planifikimin e

metodave që do të jenë të përshtatshme për atë mjedis. Në pjesën

procedurale të mësimdhënies është shumë me interes edhe planifikimi i

aktiviteteve të të nxënit, si: paraqitje e pyetjeve dhe marrja e përgjigjeve si

instrument nxitës për bashkëbisedim me nxënësin për të parë njohuri

paraprake për njësinë që do të zhvillojë, demonstrimi i njohurive nëpërmjet

fotografive si dhe përdorimi i të gjitha mjeteve të tjera që do ta ndihmojnë

7 Shih Plani ditor (6), Qendra për Arsim e Kosovës, Prishtinë, 2007, f. 6. Mësimdhënia dhe të nxënit interaktiv do

të thotë mësimdhënie të përhershme dhe të pandërprerë ndërmjet mësuesve dhe nxënësve dhe të nxënësve me

nxënës (puna në grupe mësimdhënie dhe të nxënit me projekte etj.) 8 Shih Plani ditor (6), Qendra për Arsim e Kosovës, Prishtinë, 2007, f. 6. Të mendosh në mënyrë kritike do të thotë

të mendosh në mënyrë më të thelluar, më të sofistikuar, të përdorësh arsyen, argumentet, të jesh në gjendje që

mendimin e shprehur ta mbrosh me arsye faktike.

Page 69: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

69

arritjen e rezultateve të pritura. Mësuesi gjatë gjithë orës duhet të

bashkëbisedojë me nxënësit në mënyrë që të gjithë ata të jenë aktiv. Mësuesi

duhet ta këtë parasysh respektimin e personalitetit të nxënësit duke ditur se

ata janë të ndryshëm.

Materialet dhe mjetet mësimore

Përdorimi i mjeteve dhe materialeve të duhura për një temë mësimore

është shumë i rëndësishëm sepse i ndihmon nxënësit që t’i arrijnë me

sukses rezultatet e pritura.

Vlerësimi

Vëzhgimi i përparimit dhe arritjeve të nxënësve bëhet nëpërmjet

vlerësimit. Duhet pasur parasysh se të gjitha veprimtaritë e planifikuara nuk

mund të arrihen vetëm nëpërmjet të një ore mësimore. Ato shpërndahen dhe

obligohen që të kryhen edhe pas mësimit; nëpërmjet të detyrave të shtëpisë,

punimeve të ndryshme etj.

Vetëvlerësimi

Nëpërmjet të formës së vetëvlerësimit mësuesi kontrollon cilësinë e

punës së vet në mësimdhënie dhe të nxënit në fund të secilës orë mësimore.

Prandaj për këtë veprimtari ai duhet ta ketë parasysh zgjedhjen e

instrumenteve për vetëvlerësim.

MODEL MËSIMI

Lënda: Gjuhë shqipe

Klasa: VI

Tema: Sikur gjithë botën të ma falin...

Tipi i orës: zhvillim

Gjatë planifikimit të orës mësimore mësuesi gjithmonë duhet t’i ketë

parasysh këto veprimtari: përcaktimin e qëllimeve të mësimit, nevojat e

nxënësve, përzgjedhjen e përmbajtjes dhe organizimin e saj.

Qëllimi

Qëllimi i mësimit nëpërmjet kësaj teme mësimore (Sikur gjithë botën

të ma falin...) është që nxënësit të mësojnë se çka është poezia si gjini

letrare, cilat janë elementet që e dallojnë poezinë nga proza .

Page 70: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

70

Rezultatet e pritura

Nxënësi/ja: në fund të orës mësimore duhet të jetë në gjendje të:

- dallon poezinë si gjini letrare;

- shpjegon dallimin në mes të poezisë dhe prozës;

- identifikon krahasimin si figurë letrare në poezinë Sikur gjithë

botën të ma falin...

Fjalët kryesore: ëndërr, botë, Evropë, vendlindje, ujëvarë, kala,

qiparis, plazh, kullë .

Mjetet e konkretizimit: Fletorja tematike Letërsi shqiptare 2.f. 52,

fletë të bardhë, fotografi, laptop, telefon, video.

Ndërlidhja kurrikulare

Tema mësimore Sikur gjithë botën të ma falin... ndërlidhet me

lëndën e historisë, gjeografisë, biologjisë, me lëndën e artit etj.

Struktura e orës mësimore

Gjatë realizimit të kësaj teme mësimore mësuesi mund të përdorë

edhe strukturën ERR9 sipas teknikave të planifikuara dhe kohës që e ka. Më

poshtë, nëpërmjet tabelës, po ua japim një shembull.

Struktura Teknikat Koha

E - pjesa hyrëse Parashikimi me terma

paraprakë10

(fjalë kryesore)

Shkrimi i lirë11

10’

R- pjesa e realizimit Ditari dypjesësh12

25’

R- pjesa e përfundimit Pyetje binare13

Rrjeti i diskutimit14

10’

Pjesa hyrëse

Në pjesën e hyrëse të orës mësimore, mësuesi ngacmon nxënësit me

pyetje të orientuara për të parë njohuritë paraprake të tyre për temën e cila

9Struktura ERR nënkupton pjesët kryesore të realizimit të orës mësimore të planifikuar sipas kohës: pjesa hyrëse –

evokim , pjesa kryesore –realizim dhe pjesa përfundimtare –reflektim. 10

Përdoret te pjesa hyrëse kur mësuesi shkruan në tabelë disa fjalë për të dëgjuar njohuritë paraprake për atë që do

ta mësojnë. 11

Të shkruarit e ideve për temën e mësimit që ju vinë në mendje aty për aty nxënësve për 10’minuta 12

Teknikë nëpërmjet së cilës lexuesi (nxënësi) lidh ngushtë përmbajtjen e tekstit të lexuar më kureshtjen dhe

njohuritë paraprake. 13

Pyetje që nxisin nxënësit për të debatuar dhe për të dhënë argumente gjatë përgjigjeve . 14

Teknikë për të udhëhequr bashkëbisedimin e nxënësve nëpërmjet së cilit ata japin mendimin kritik .

Page 71: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

71

do të zhvillohet. Mësuesi i ndanë nxënësit në grupe ( 4-6) në një grup dhe

pastaj i shkruan pesë fjalë të marra nga poezia Sikur gjithë botën të ma

falin...të autorit Odhise K. Grillo, për fjalët e shkruara vendlindje, ujëvarë,

kala, plazh, kullë. Ai i fton nxënësit të bisedojnë në çifte apo grupe për

fjalët e shënuara në tabelë. Pasi nxënësit të kenë biseduar dhe të kenë dhënë

mendime u caktohet koha prej pesë minutash që të bëjnë një shkrim të lirë

ose të shkruajnë një rrëfim personal, i cili në përmbajtje do të këtë për bazë

pesë fjalët kryesore. Në fund mësuesi i cakton disa nxënës që t’i lexojnë

shkrimet ose rrëfimet e tyre.

Pjesa e realizimit

Pjesa e realizimit është pjesa kryesore e orës. Për këtë pjesë nxënësit

udhëzohen që në fletoret e tyre të vizatojnë një tabelë me dy shtylla. Pasi të

lexojnë me ndalesa (disa strofa) ata do të shkruajnë në shtyllat e ndara në

fletore. Në shtyllën e parë shkruajnë pjesë të strofave që u pëlqejnë, ndërsa

në shtyllën e dytë do të japin përgjigjet për pyetjet që i ka përgatitur

mësuesi, si:

- Çfarë ishte e veçantë në poezi ?

- Çfarë ju bëri të mendoni ?

- Çfarë pyetje keni ?

Në këtë fazë mësuesi udhëheq nxënësit në mënyrë që ata të marrin

pjesë aktive, ai bisedon me ta për pjesët që i lexojnë dhe pjesët që dëshirojnë

t’i shkruajnë në tabelë. Pas përfundimit të leximit me ndalesa dhe plotësimit

të kërkesave në dy shtyllat e tabelës nxënësit do ta lexojnë tërë vjershën dhe

do të diskutojnë për përmbajtjen e saj brenda grupeve.

Pjesa përfundimtare

Në këtë pjesë të orës mësuesi shkruan në tabelë një pyetje për

poezinë: Cilat janë vendet më të bukura të vendlindjes së poetit në vjershë?

Për këtë pyetje nxënësit do të diskutojnë në rrjet. Ata do të japin përgjigje të

argumentuar se cilat janë vendet më të bukura dhe pse.

Page 72: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

72

Bibliografia :

1. Fullan, Majkëll, Forcat e Ndryshimit , depërtim në thellësitë ,e

reformës arsimore, përkthyer nga Majlinda Nishku, Tiranë , Pegi

2002.

2. Kurrikula e shkollës shqipe të mësimit plotësues në diasporë,

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës,

Prishtinë , 2007.

3. Kërkime pedagogjike, përmbledhje punimesh, Instituti Pedagogjik i

Kosovës, Prishtinë, 2014.

4. Musai, Bardhyl, Metodologjia e mësimdhënies, Tiranë, 2003.

5. Plani dhe programi mësimor 1, Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e

Teknologjisë, Prishtinë, 2003.

6. Plani Ditor (6) ,Qendra për arsimin e Kosovës , Prishtinë , 2007.

7. Planifikimi i mësimit dhe vlerësimit, udhëzues 6, Qendra për arsimin

e Kosovës , Prishtinë, 2004.

8. Qendra për Arsim Demokratik (CDE), Mësimdhënia dhe të nxënët

ndërveprues – Modele për zhvillimin e të menduarit kritik (Shkencat

shoqërore, për klasat 6-12), Tiranë, 2005.

Page 73: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

73

Drita Kadriu (MAShT e

Kosovës)

ORË MËSIMORE NGA

TRASHËGIMIA

KULTURORE

Fusha: Trashëgimia kulturore

Tema: Dasmat (faqe 32 e tekstit Puna dhe koha e lirë 2)

Koha e realizimit: 50 minuta

Mjetet e punës: Material plotësues, flipçart, lapsa, fotografi

Mosha e nxënësve: 10-15 vjeç

Struktura e orës mësimore: ERR (evokim/hyrja në mësim, përmes

evokimit të dijeve të nxënësve/, realizim të kuptimit /pjesa e realizimit të

dijes së re ose përmbajtjes së re/, reflektim /pjesa e vlerësimit të rezultateve

të të nxënit/ )

Rezultatet e të nxënit:

- Nxënësit në fund të orës së mësimit dinë terme të reja për dasmën e që

përdoren në regjione të ndryshme të trojeve etnike shqiptare;

- Nxënësit mësojnë terme të reja duke shkruar dhe lexuar gjatë gjithë orës

mësimore.

Teknikat e punës:

- Për fazën e evokimit përdoret teknika Tabela e koncepteve.

- Për fazën e realizim kuptimit përdoret teknika Diagrami i Venit

- Për fazën e reflektimit përdoret teknika e pesëvargëshit.

Aktivitetet që bëjnë nxënësit:

- shkruajnë,

- diskutojnë,

- lexojnë,

- debatojnë.

Page 74: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

74

Evokim: Tabela e koncepteve

Kjo teknikë është e rëndësishme për përpunimin e përmbajtjeve me

tre e më shumë kategori e gjëra të cilat mund të krahasohen. Zakonisht kjo

teknikë aplikohet në fazën e evokimit (në fillim të orës mësimore), në fund të

orës mësimore (reflektim), por edhe për përsëritje etj. Për ta realizuar këtë

faze të orës së mësimit mësuesi përgatitet për pesë hapa:

1. Mësuesi i udhëzon nxënësit si të formohet tabela ose tabela u jepet

gatshme.

2. Në kolona vendosen tiparet që krahasohen; termat e urimeve të dasmës,

aktivitetet në shtëpinë e dhëndrit, aktivitetet në shtëpinë e nuses, paja,

dhuratat dhe muzika.

3. Në rreshta të tabelës radhiten regjionet që krahasohen. (këtu: Anamorava,

Elbasani, Pogradecit etj.).

4. Krahasimet bëhen duke shkruar mendimet brenda katrorëve të

kolonave.

5. Klasa ndahet në tri grupe; grupi i parë dhe i dytë plotësojnë tabelat e

temës së dasmave dikur, ndërsa grupi i tretë plotëson tabelën e dasmave

sot

Ndiç shembullin në tabelën më poshtë!

Grupi i 1-rë i nxënësve plotëson tabelën me terma të krahasuara për formën e

organizimit të dasmave në të kaluarën në regjioneve të ndryshme të trojeve

etnike, si :

GRUPI 1

Regjioni

Termat e

urimit të

dasmës

Termat e

aktivitetet tek

shtëpia e

dhëndrit

Termat e

aktivitetet tek

shtëpia e

nuses

Paja Muzika

Anamorava

Elbasani

Pogradeci

Page 75: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

75

Grupi i 2-të i nxënësve plotëson tabelën me terma të krahasuara për veshjet ,

muzikën dhe elemente të tjera të krahasuara të organizimit të dasmave në të

kaluarën, si:

GRUPI 2

Regjioni

Termat e

veglave

muzikore

Termat e

këngëve dhe

valleve

Termat e

veshjes së

grave

Termat e

veshjes

burrave

Ushqim

et

tradicion

ale

Anamorava

Elbasani

Pogradeci

Grupi i 3-të i nxënësve plotëson tabelën me terma të krahasuara për formën e

organizimit të dasmave në ditët e sotit , si:

GRUPI 3

Regjioni

Termat

bashkëkohor

të urimeve

Termat e

aktivitetet

në sallat e

dasmës

Termat e

veshjeve

të grave

dhe

burrave

Dhuratat Muzika

Anamorava

Elbasani

Pogradeci

Realizimi i kuptimit: Diagrami i Venit

Nxënësve u shpërndahet materiali i përgatitur në variantin e shkurtër

“Martesat dikur dhe sot “ nga grup autorësh (1. Prof,Dr.Ukë Xhemaj: Instituti

Albanologjik,Shtresime kulturore, edicioni 1 dhe 2, 2005; 2. Pjesë nga ekspozita në

Muzeun Etnologjik, 3. Drita Halimi: Etnologjia flet;

4. Monografi për Podgurin nga Prof. Dr. Ukë Xhemaj).

Nxënësit lexojnë në mënyrë individuale 8-10 minuta. Pasi

përfundojnë të lexuarit, nxënësit udhëzohen për punë tjetër. Për këtë fazë të

Page 76: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

76

orës mësuesi përdorë teknikën Diagrami i Venit. Është një teknikë me të

cilën mund të bëhen krahasime, të nxirren të përbashkëtat dhe dallimet e dy

apo më shumë dukurive. Kjo teknikë u takon lëndëve të shkencave natyrore,

por lehtë mund të gjejë përdorim edhe në lëndët shoqërore. Këto janë fazat

që mësuesi përgatit për t’i kaluar në këtë pjesë të orës së mësimit:

- Të tri grupet vizatojnë në flipçart dy rrathë të mëdhenj të ngjitur në mes veti;

- Nxënësit udhëzohen të shkruajnë për termat që i kanë përdorur gjatë fazës së

parë të orës së mësimit; në rrethin e majtë rreth temës dasma dikur, ndërsa

në rrethin në të djathtë termat për temën dasmat sot, kurse në lidhjen në mes

dy rrathëve shkruhen të përbashkëtat e dy temave.

- Preferohet që së pari të shkruhet për ato çka i dallojnë këto dy tema e më pas

plotësohet pjesa ku specifikohen tiparet e përbashkëta.

- Puna bëhet në grup dhe i gjithë grupi formon një diagram të përbashkët.

- Prezantimi mund të bëhet nga udhëheqësit e grupeve;

Pasi që grupet e përfundojnë punën e tyre, nga një përfaqësues i tyre e

prezanton punën e kryer.

Reflektim: Pesëvargëshi

Kjo teknikë mund të përdoret në fazën e orës mësimore të njohur si

reflektim. Nxënësit punojnë në mënyrë individuale. Ecuria e aplikimit është

kjo:

- Shkruhet emri i temës apo një emër që ka të bëjë me temën;

dasma, martesa, kurorëzimi, dashuria etj.

- Nën emër nxënësit individualisht gjejnë 2 mbiemra që e tregojnë

cilësinë e emrit, 3 folje që tregojnë veprimet e emrit,1 fjali me

katër fjalë dhe rreshti i fundit është një sinonim (shih shembujt

më poshtë):

emri - dasmë

2 mbiemra - e mirë, e madhe

3 folje - kurorëzoj, vallëzoj, këndoj

1 fjali - Dasma është kurorëzim i dashurisë.

sinonimi - - martesë

Page 77: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

77

Page 78: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

78

Kristina Gega (mësuese, Tiranë)

MËSIMI I GJUHËS SHQIPE

PËRMES FJALËVE TË URTA

DHE PROVERBAVE

Proverbat janë fraza të shkurtra që

shprehim me pak fjalë fílozofìnë popullore

(urtinë popullore). Pikërisht për këtë, ato

thirren nga populli edhe fjalë të urta.

Proverbat janë të përhapur në të gjithë

botën dhe nuk ka dyshim se midis tyre

hasen edhe ngjashmëri apo janë identike.

Megjithatë, çdo popull ka proverbat e tij, të

ndërtuara sipas psikologjisë dhe përvojes së

tij jetësore, filozofike e historike.

1

Page 79: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

79

Në këtë orë mësimore do të trajtohet një prej

temave më interesante të lëndës së gjuhës

shqipe,ajo e fjalëve të urta. Fjalët e urta përthithin

në vetvete mëncurinë e një populli dhe bëhen

udhërrëfyese të rrugëtimit të tij në ardhmëri.Ato

më shumë se cdo krijim tjetër bëhen objekte

studimi si për shkencën e letërsisë duke qënë se

janë ndër krijimet e para folklorike (pjesë e

krijimtarisë elementare) ashtu edhe për shkencën

e gjuhësisë,sepse ato janë reforma gjuhësore që

ndërtohen mbi bazën e normave dhe rregullave

gramatikore.Nuk duhet harruar se puna e parë

kërkimore në historinë e gjuhësisë shqiptare është

ajo e Frang Bardhit që realizoi njëkohësisht fjalorin

e parë të leksikut tonë bashkangjitur me të parat

fjalë të mbledhura në kohën e tij.

2

Do te shpalosim përpara jush shumë fjalë të

urta të sjella nga unë dhe nxënësit paraqitur

këto me forma te ndryshme si; broshura,

libra, deri dhe poshtë skicimeve vizatimore

(ilustrime të fjalëve).

Gjatë orës së mësimit nxënësve do t’u

nxiten shprehitë e të menduarit, fillimisht

nëpërmjet disa pyetjeve të përgjithshme mbi

fjalët e urta. Hapi tjetër do të jetë

komentimi i një sërë prej tyre të shkëputura

nga krijimtaria e njërit prej emrave më të

njohur të kësaj fushe, Naim Frashërit, të

cilat do të bëhen të njohura prej një zëri

interpretativ të një nxënësi. Gjithcka më

pas shkon drejt përforcimit me veprimtari

të shumta që janë pasqyruar më poshtë.

3

Page 80: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

80

GJUHË SHQIPE Lënda: GJUHË SHQIPE

Tema: Fjalë të urta

Pse ka rëndësi? Fjalët e urta janë një pasuri e gjuhës së folur dhe asaj të

shkruar shqipe. Nxënësit duhet të mësojnë sa më shumë fjalë të urta dhe t’i

përdorin ato.

Objektivi i programit: Të kuptojnë idetë, mendimet dhe ndjenjat e

shkrimtarit.

Të shprehin mendimin personal rreth veprës së lexuar.

Objektivat specifikë: Në fund të orës së mësimit nxënësit do të jenë në

gjendje:

1. Të nxjerrin kuptimin për fjalët e urta.

2. Të komentojnë me shkrim, me fjalët e tyre domethënien e fjalëve të urta

me autor N.Frashëri.

3. Të krijojnë për të nxjerrë mesazhin e fjalëve të urta.

4. Të shprehin ndjenja dhe emocione gjatë komentit të krijimit të tyre.

Mjete: teksti i nxënësit, fjalë të urta të grumbulluara nga nxënësit, libër me

fjalë të urta, tabela me vizatime e fjalë të urta.

Fjalë kyçe: fjalë të urta, dituri, mençuri, vlerësim, këshillë, krijimtari

gojore, krijimtari e shkruar

4

STRUKTURA E MËSIMIT

Fazat e strukturës Strategjitë

mësimore

Veprimtaritë e

nxënësve

Organizimi i

klasës

Parashikimi

(përgatitja për të

nxënë)

Përvijim i të

menduarit

Nxitja e

diskutimit

Punë me të

gjithë klasën

Ndërtimi i njohurive

(përpunimi i

përmbajtjes)

Ditari dypjesësh Të nxënët në

bashkëpunim

Punë me

grupe

Përforcimi

(konsolidimi i të

nxënit)

Lojë në role

Pesëvargësh

Shkrim i lirë

Shkrim i drejtuar

Karrigia e autorit

Të nxënët në

bashkëpunim

Përsosje e të

shkruarit

Të dëgjuarit

kritik

Punë në grup

5

Page 81: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

81

ZHVILLIMI I MËSIMITParashikimi: Përvijim i të menduarit 10’

Shkruhet tema e mësimit në tabelë dhe nxënësit njihen me objektivat

e orës së mësimit. U paraqiten disa fjalë të urta në tabelë

me fishe ose në vidioprojektor.

Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë.

Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson.

Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për

shokun e tij, nuk e do më atë.

Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.

-Çfarë shrehin ato?

-Si e kuptoni fjalën

mençuri?

-Po fjalën vlerësim?

-Kush i ka shkruar?

-Për çfarë bëjnë fjalë ato?

-Ku i keni dëgjuar?

Më pas do të plotësojnë

skemën:

6

FJALË TË URTA

me autor

pa autor

mençuri vlerësim

Fjali e shkurter e cilashpreh nje mendim te

mençur

Përmbledh një përvojë të madhe jetësore

ç’janë?shprehin

këshillë

formae shkruar

gojore

lloji

flasin për

përmbajtje

atdheun punën diturinë lirinë miqësinë dashurinë

7

Page 82: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

82

Ndërtimi i njohurive: Ditari dypjesësh

Në këtë fazë të mësimit nxënësit do të komentojnë fjalët e urta të

shkruara nga N.Frashëri. I lexojnë në libër dhe punojnë së bashku

për të shkruar komentin e tyre.

H1. Ndahen nxënësit në grupe me nga 4 nxënës dhe secilit grup i

jepet një detyrë. U shpjegoj nxënësve se do të kryejnë një

veprimtari të të nxënit në bashkëpunim ku secili nxënës do të ketë

detyrën e tij brenda grupit.

Nxënësi 1 (interpretuesi) ka për detyrë leximin e fjalës së urtë.

Nxënësi 2 (shpjeguesi) ka për detyrë shpjegimin e fjalëve të reja e

dialektore në fjalën e urtë.

Nxënësi 3 (zbatuesi) ka për detyrë shkrimin e komentit.

Nxënësi 4 (kontrolluesi) ka për detyrë të kontrollojë saktësinë e

shkrimit.

Nxënësi 5 (raportuesi) ka për detyrë të raportojë punën e grupit

8

H2. Si hap i dytë në këtë fazë të mësimit, nxënësit do të plotësojnë ditarin

dypjesësh me komentet e fjalëve të urta në secilin grup.

Fjala e urtë Komenti

Mos u lëvdo, të të lëvdojnë,

Mos qorto, se të qortojnë!

Fjala e urtë Komenti

Tjetrin mos e gënje,

Dhe të drejtën i rrëfe!

9

Page 83: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

83

10

Fjala e urtë Komenti

Pa pasur dituri,s’quhet njeriu njeri!

11

Page 84: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

84

Fjala e urtë Komenti

Njeriu që vetëm për vete punon,

është si një dru që pemë s’lëshon!

12

Fjala e urtë Komenti

Fol, kur është nevoja,Pa nevojë, mos hap gojë!

13

Page 85: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

85

Fjala e urtë Komenti

Punën e sotme, mos e lër për nesër

14

H3. Si hap i tretë brenda kësaj etape të mësimit nxënësit do të komentojnë në

mënyrë rastësore fjalët e urta që do të merren nga treni i fjalëve të urta.

Përforcimi: Lojë në role; pesëvargësh, shkrim i lirë, shkrim i drejtuar,

karrigia e autorit

Sipas grupeve nxënësit do të realizojnë veprimtari të ndryshme, krijimtari për të

nxjerrë mesazhin e fjalëve të urta.

G1. Shkrim i drejtuar

Do të plotësojnë fjalitë e dhëna në tekst me fjalët mungesore për të formuar fjalët e

urta. Lexohen pas plotësimit. Komentohen gojarisht.

15

Page 86: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

86

G2. Shkrim i lirë

Në këtë grup nxënësit do të krijojnë një tekst të shkurtër duke marrë si temë

një nga fjalët e urta të punuara.

G3. Pesëvargësh

Do të plotësojë një pesëvargësh për fjalët e urta

Fjalet e urta

Te vjetra të mënçura

Japin,shkruhen,gjenden

Fjalët e urta përthithin mëncurinë e një

populli.

Thënie

16

G4.Lojë në role

Në grupin e aktorëve do të luhen në role fabulat:

“Qeni dhe ujku”; “Korbi dhe dhelpra” 17

Page 87: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

87

Tek një lis sipër në majë,

korbi qëndroi të hajë,

një copë djathë që mbante,

në qeft. Kur nisi të hante,

shkon një dhelpër' e mallkuar,

se i ra erë djathë i vjeshtuar.

Dëshiron ta hajë vetë;

«Mirëdita mik i vjetrë,

bukurinë tënde nuk e ka zog tjetrëme pendë të bardhë; në di të këndosh,

përmbi zogjtë e tjerë do të mbretërrosh"

Të tregojë zënë zoti korb gërrhiti,

dhe lëshoi djathnë po dhelpra ja priti,

dhe korbit i tha:

«Ndëgjo, budalla:

ata që lëvdojnë,

me gjë të botës duan të rrojnë.

Zot, kjo këshillë që të rrëfeva,

sot vlen më tepër

se kjo copë e djathit që të rrëmbeva"

Tha zonja dhelpër

dhe iku me bisht përpjetë.

Korb' i shkretë,

korb' i mjerë,

u turpërua

dhe u betua

të mos gënjehet më tjetër herë.

18

“Qeni dhe ujku”;

19

Page 88: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

88

G5. Grupi i recituesve

Recitime fjalësh të urta nga

S.Frashëri.

G6. Karrigia e autorit

Njëri nga anëtarët e grupit do të vihet në rolin e autorit dhe pjesëtarët e grupit

do t’i drejtojnë pyetje për sqarimin e ideve mbi fjalët e urta.

Pas përfundimit të punimeve bëhet prezantimi i punëve sipas grupeve.

20

Verësimi i nxënësve

Vlerësimi i nxënësit ka lidhje të drejtpërdrejtë me realizimin e objektivave

dhe realizohet nëpërmjet feedbackut që merr mësuesi nga pyetjet që iu

drejton nxënësve dhe përmbushjen e detyrave të dhëna në klasë. Nxënësit

vlerësohen gjatë gjithë orës dhe në përfundim për mënyrën e bashkëpunimit,

shpjegimin mbi fjalët e urta, komentin e fjalëve të urta dhe krijimit.

Detyrë shtëpie: Shkruaj fjalët e urta të formuara nëushtrimin e tekstit.Komento njerën nga fjalët e

urta.Gjej, shkruaj dhe komento 2 fjalë

të urta për atdheun.

REFLEKSIONE:

Si përfundim:

Fjalët e urta janë kështjella të fuqishme të një kombi. Ato nuk

mund t’i rrëzojë as stuhia, as tërmeti, as koha, Përkundrazi ato

jetojnë me ne brez pas brezi duke na kujtuar atë çka është më e

rëndësishme për të marrë me vete prej së shkuares në mënyrë që

e ardhmja të bëhet më e bukur dhe më e sigurt.

21

Page 89: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

89

Kadri Dakaj (konsull në Konsullatën e

Republikës së Kosovës në Shtutgart)

MËSIMI PLOTËSUES SHQIP NË

LANDIN BW TË GJERMANISË

(MODELI KONSULLAR) DHE

PËRVOJAT)

Landi i Baden Vytembergut në Gjermani ka disa karakteristika të

veta në raport me mësimin plotësues për komunitet e ndryshme që jetojnë

këtu. Ky land në legjislacionin e tij përfshin të ashtuquajturin mësimin

konsullar që nënkupton se institucionet e tij në fushën e mësimit plotësues

bashkëpunojnë vetëm me konsullatat e përfaqësuara në këtë land apo në

nivel të ambasadave të shteteve përkatëse në Gjermani. Nisur nga kjo bazë

ligjore, institucionet e këtij landi në fushën e mësimit plotësues, të gjitha

kompetencat dhe bashkëpunimet e tyre i kalojnë përmes konsullatave të

akredituara këtu. Në këtë aspekt landi nuk lëshohet në organizime të

mësimeve plotësuese apo në ndërhyje të formave të tjera, por vetëm në

ndihmesën dhe bashkëpunimin me konsullata të cilat paraqesin kërkesë për

hapjen e shkollave apo klasave të mësimit plotësues. Landi Baden

Vytemberg ndihmon me një fond modest fushën e mësimit plotësues, duke e

dërguar këtë fond ne buxhetin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në

Shtutgart dhe pastaj konsullata është e obliguar ta ndajë atë për mësuesit dhe

të paraqesë raportimin financiar para autoriteteve të këtij landi.

Landi, po ashtu, pas kërkesave të konsullatave për hapjen e shkollave

të reja, ndan klasat dhe ofron infrastrukturën e duhur për mësimin plotësues

që, po ashtu, konsiderohet një ndihmë konkrete nga ana e këtij vendi.

Roli i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart në organizimin

dhe ndihmën e mësimit plotësues

Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart, që nga fillimi është

ballafaquar me një sërë sfidash dhe kërkesash të ndryshme jo vetëm nga

qytetarët, mësimdhënësit dhe nxënësit e këtyre shkollave, por edhe nga nga

institucionet gjermane e ato nga Kosova. E gjendur në këtë situatë,

Page 90: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

90

konsullata ka qenë një koordinatore dhe një promotor i zhvillimit të mësimit

plotësues në këtë land. Konsullata ka luajtur një rol te rëndësishëm

ndërlidhës ndërmjet institucioneve të Kosovës (Ministria e Punëve të

Jashtme, Ministria e Arsimit..., dhe Ministria e Diasporës, komunat etj.) dhe

mësueseve, nxënësve, prindërve, shoqatave kulturore e arsimore etj. Po ashtu

ka koordinuar kërkesat dhe projektet mes institucioneve nga Kosova dhe

mësuesve dhe prindërve, në njërën anë, dhe institucioneve të ndryshme

gjermane, në anën tjetër.

Deri në vitin 2015 në këtë land kanë qenë aktivë diku rreth 21 mësues

e mësuese të cilët kanë punuar me mbi 600 nxënës/e të cilët ekanë ndjekur

mësimin shqip. Rrethet ku me se shumti ka pasur shkolla të hapura kanë

qenë ajo e Shtutgartit, Frajburgut, Karlsruhes, Gëpingenit etj. Vlen te

theksohet se numri i mësuesve dhe i nxënësve Landin e Baden Vytembergut

është më i larti në krahasim me landet e tjera në Gjermani. Edhe pse ky

numër, i krahasuar me vendet të tjera, rezulton i mirë, përsëri në raport me

numrin e shqiptarëve këtu (deri në 100000) është vërtet i vogël. Së këndejmi,

arrijmë në përfundimin se edhe Konsullata e Republiksës së Kosovës në

Shtutgart, edhe institucionet e tjera të Kosovës në bashkëpunim me ato të

Shqipërisë duhet të bëjnë edhe me shumë që fëmijët tanë të përfshihen në

numër sa më të madh në mësimin e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare.

Nëse flasim me shifra e fakte, gjatë viteve 2013 deri 2016, Konsullata

e Republikës së Kosovës ka bërë këto hapa:

- Kemi krijuar një komunikim të fortë me institucionet gjermane, si:

Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministrinë e Arsimit të

Landit Baden-Wüttemberg dhe kemi marrë mbështetje për organizime të

ndryshme dhe stimulim të mësimit plotësues;

- Kemi zhvilluar aktivitete dhe projekte afatgjate me Entet e Arsimit

(Schulamt-ve) në qytete të ndryshme si në Shtutgart, Hajlbron. Frajburg

dhe kemi zhvilluar njëkohësisht disa takime me prindërit shqiptarë që

jetojnë në këto vende. Institucionet gjermane janë shprehur të gatshme t’i

përkrahin edhe financiarisht këto organizime;

- Kemi krijuar një bashkëpunim të ngushtë me Fondacionin

“Elternstifftung”, i cili është i specializuar për inkuadrimin dhe ndihmën

e prindërve në mësimin e fëmijëve në përgjithësi. ‘Elternstifftung’ ka

shpreh gatishmëri që të bashkorganizojmë konferenca me prindërit

shqiptarë pothuaj se në të gjitha qytetet e këtij landi, gjithnjë me nevojën

Page 91: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

91

dhe qëllimet për t´i njoftuar prindërit shqiptarë për rëndësinë e

pjesëmarrjes aktive të prindërve në sistemin shkollor gjerman dhe, me

fokus të veçantë, në mësimin plotësues shqip;

- Kemi mbajtur takime të shumta me prindër dhe institucione në Shtutgart,

Hajlbron, Epingen etj. ;

- Në dhjetor të vitit 2014, së bashku me Ministrinë e Diasporës dhe

Ministrinë e Arsimit...., kemi zhvilluar një fushatë sensibilizimi për

mësimin plotësues ku kemi pasur disa takime dhe kemi arritur që të

bashkojmë grupe dhe shoqata të ndryshme për të bashkëpunuar dhe

mbështetur mësimin plotësues;

- Përveç përqendrimit kryesor për forcimin e bazës së shkollave

ekzistuese, ne kemi arritur të hapim disa paralele të reja të mësimit

plotësues në Denzlingen, në ëallschut- Tingen, në Hagen, në

Emeindingen me një numër prej 130 nxënësve;

- Konsullata e Republikës se Kosovës në Shtutgart ka qenë e angazhuar

edhe në pranimin, shpërndarjen dhe raportimin e një fondi apo donacioni

nga Ministria e Kulturës e Gjermanisë në këtë land, fond i cili është

qeverisur mjaft mirë nga konsullata dhe ka qenë një përkrahje konkrete e

punës së mësuesve/eve.

Në fund, dëshiroj të them që mësimi plotësues nuk mund të mbahet

dhe të zhvillohet në baza personale e as familjare, por janë institucionet

shtetërore ata faktorë që duhet të jenë shumë aktivë për te pasur sa më shumë

suksese në këtë fushë.

Page 92: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

92

Erida KOLECI (IZHA, Tiranë)

TË MËSUARIT E BAZUAR NË

PROJEKTE

(modele projektesh në kontekstin e mësimit

plotësues në gjuhën shqipe në diasporë)

TEMA:Të mësuarit e bazuar në projekte

(në kontekstin e mësimit plotësues në gjuhën

shqipe në diasporë)

Qëllimi: Moduli synon aftësimin e pjesëmarrësve në hartimin e projekteve

mësimore, të cilat mund të shërbejnë si një mundësi më shumë që nxënësit të

mësojnë gjuhën shqipe në diasporë, të integrojnë njohuritë e marra në lëndë

të ndryshme dhe të përfshihen në mënyrë aktive në procesin e të nxënit.

Objektivat: Gjatë trajtimit të këtij moduli pjesëmarrësit do të njihen me:

- tiparet e të mësuarit që bazohet në projekte;

- anët pozitive dhe sfidat e të mësuarit që bazohet në projekte;

- formatin e një projekti;

- aftësitë që zhvillon tek nxënësit të mësuarit e bazuar në projekte;

- modele të ndryshme projektesh, të cilat mund të zbatohen gjatë

mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë;

- mundësitë që ofron të mësuarit që bazohet në projekte për përfshirjen

e prindërve ose komunitetit në procesin e të nxënit;

- mënyrat e vlerësimit të nxënësve që përfshihen në një projekt.

Pjesëmarrësit në trajnim: mësues, specialistë në arsim, prindër të fëmijëve

emigrantë shqiptarë.

Kohëzgjatja: Ky modul mund të zhvillohet në dy seanca 45-minutëshe.

Materialet e nevojshme për trajnim:

moduli për të gjithë pjesëmarrësit apo për çdo grup pune;

fletë të bardha (format A4), markerë, lapustila, shirita ngjitës, laptop;

mjete të ndryshme didaktike.

Metodat dhe veprimtaritë që do të përdoren:

- stuhi mendimi,

- leksion,

- demonstrim.

Page 93: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

93

- punë me grupe,

- diskutim.

Hyrje

Ky modul u vjen në ndihmë mësuesve që punojnë me nxënësit

shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe trojeve shqiptare për ta përfshirë

edhe të mësuarit e bazuar në projekte në mësimin plotësues në gjuhën

shqipe. Moduli mund të shërbejë edhe si mbështetje për vetëzhvillimin

profesional të mësuesve si dhe për të organizuar seanca kualifikuese me

kolegët e tyre.

Struktura e modulit

Ky modul është konceptuar në dy pjesë.

Pjesa e parë është një material teorik, i cili prezanton se çfarë është të

mësuarit me projekte, cilat janë tiparet, elementet, përparësitë dhe sfidat e tij

etj.

Pjesa e dytë e modulit ofron një model projekti që mund të zhvillohet në

kuadër të mësimit shqip në diasporë. Në këtë pjesë ofrohen edhe tema të

ndryshme projektesh, të cilat mund të hartohen nga mësuesit në varësi të

interesave të nxënësve dhe mundësive dhe hapësirave që kanë.

Ky modul mbetet në kuadrin e një materiali mbështetës dhe sugjerues, të

cilin mësimdhënësit mund ta pasurojnë duke u mbështetur në përvojat

vetjake, kohën, individualitetet, stilet e të nxënit të nxënësve, mjediset

konkrete etj.

Prezantimi teorik

Çfarë është të mësuarit që bazohet në projekte?

Të mësuarit e bazuar në projekte është një lloj veprimtarie mësimore,

e cila zhvendoset nga mësimi brenda në klasë dhe që është i përqendruar te

mësuesi, në mësimin me në qendër nxënësin. Kjo veprimtari mund të shtrihet

në disa orë mësimore, krijon mundësi integrimi mes linjave, fushave të

kurrikulës ose lëndëve të ndryshme, si dhe lidh mësimin me problemet dhe

situatat e jetës reale.

Të mësuarit e bazuar në projekte krijon mundësi që të përfshihen në

procesin e të nxënit shumë nxënës, të kërkojnë dhe të mësojnë në mënyrë të

Page 94: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

94

pavaruar, të zgjidhin probleme e të mendojnë në mënyrë kritike si dhe të

thellohen e të zhvillojnë interesat ose prirjet e tyre.

Të mësuarit e bazuar në projekte lehtëson procesin e përvetësimit të

njohurive, të shkathtësive dhe të qëndrimeve nga ana e nxënësve, duke bërë

të mundur zbatimin dhe integrimin e njëkohshëm të përmbajtjes së fushave

të ndryshme lëndore, në vend të mësimit tradicional, gjatë të cilit njohuritë

merren të fragmentuara dhe të shkëputura nga jeta reale. Të mësuarit e

bazuar në projekte siguron dije të qëndrueshme, pasi gjatë tij lidhen njohuritë

lëndore me jetën ose botën reale dhe zhvillohen ata aftësi të cilat janë të

domosdoshme për t’iu përshtatur shoqërisë dhe tregut të punës. Shumë nga

aftësitë që ndërtohen dhe zhvillohen gjatë këtij mësimi janë pikërisht ato që

kërkohen sot nga çdo individ në jetë dhe në tregun e punës, si p.sh.: aftësitë

për të punuar në grup, për të marrë vendime të drejta, për të ndërmarrë nisma

dhe për të zgjidhur probleme.

Të mësuarit e bazuar në projekte krijon mundësi të shumta për

ndërtimin e marrëdhënieve të shëndosha e korrekte mes nxënësve si dhe mes

mësuesve dhe nxënësve. Në këtë kontekst, nxënësit ndajnë detyrat,

ndihmojnë, plotësojnë dhe njihen më mirë me njëri-tjetrin. Ndërsa mësuesi

nuk është ai i zakonshmi, por ka pozicionin e lehtësuesit dhe të orientuesit në

procesin e të nxënit.

Kjo lloj veprimtarie mësimore u jep, gjithashtu, mundësi të mëdha

mësuesve për të ndërtuar marrëdhënie bashkëpunimi me njëri-tjetrin dhe me

komunitetin më të gjerë. Projektet e nxënësve, duke nisur që nga puna

përgatitore e deri te produkti përfundimtar, mund të përdoren e të ndahen me

mësues të tjerë dhe me prindërit e nxënësve.

Tiparet e të mësuarit e bazuar në projekte

Të mësuarit e bazuar në projekte:

- ka në qendër një çështje që shtrohet për zgjidhje, e cila lidhet me

një problem të botës reale që, mundësisht, ka të bëjë me një

shumicë fushash/ linjash/lëndësh kurrikulare;

- u jep mundësi nxënësve të bëjnë kërkime, të marrin njohuri të reja

nëpërmjet tij, të zbatojnë informacionin e fituar si dhe të

paraqesin njohuritë e fituara nëpërmjet një larmie rrugësh të

ndryshme;

- nxit bashkëpunimin mes nxënësve, mësuesve dhe prindërve;

Page 95: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

95

- ndryshon nga veprimtaria e zakonshme e kërkimit dhe ndryshimi

ka të bëjë pikërisht me theksin që merr të mësuarit bashkëveprues

ose bashkëpunues15

Gjatë projekteve nxënësit:

- drejtojnë pyetje dhe formulojnë çështjet për hulumtim;

- debatojnë rreth ideve të ndryshme;

- bëjnë parashikime dhe ndërmarrin sfida;

- mësojnë të planifikojnë veprimtari të ndryshme dhe të ndajnë detyrat

me njëri-tjetrin;

- aftësohen për të mbledhur dhe analizuar të dhëna ose informacion;

- nxjerrin përfundime pas kërkimit dhe bëjnë konkluzione;

- ua komunikojnë të tjerëve gjetjet e tyre qartë dhe saktë;

- vetëvlerësojnë punën e kryer.

Elementet e të mësuarit që bazohet në projekte

Të mësuarit e bazuar në projekte përqendrohet në këto elemente:

Përmbajtja kurrikulare (njohuritë, aftësitë, vlerat, qëndrimet dhe

fushat/lëndët që integrohen) është përbërësi kryesor, të cilin qoftë mësuesit,

qoftë nxënësit, duhet ta kenë në plan të parë. Integrimi i suksesshëm i

përmbajtjes kurrikulare kërkon që projektet të bazohen në objektiva dhe

qëllime, të cilat duhet të mbështesin dhe të bëjnë të mundur demonstrimin si

gjatë procesit, ashtu dhe në prodhimin e fundmë të përmbajtjes së asaj që

synohet të mësohet nga nxënësit.

Orientimi ose drejtimi i mësuesit është një element i cili shërben për

të nxitur e për të motivuar nxënësit, për t’i ndihmuar ata që të kërkojnë dhe të

marrin vendime gjatë procesit të realizimit të projektit, duke nisur nga

përzgjedhja fillestare e çështjeve deri te prezantimi i vendimeve të marra.

Lidhja me botën reale është një tjetër element i rëndësishëm, i cili

mund të marrë forma të ndryshme në varësi të qëllimeve të projektit. Të

mësuarit e bazuar në projekte shërben si një mënyrë efektive për të lidhur

njohuritë me botën reale. Lidhjet me botën reale mund të realizohen edhe në

15 Kërkimi rreth një problemi të caktuar, tradicionalisht, është konceptuar dhe

vazhdon të konceptohet si veprimtari e veçuar individuale. Ndryshimi tjetër i

rëndësishëm mes të mësuarit të bazuar në projekte dhe kërkimit qëndron në

theksimin e të drejtës së nxënësve për të zgjedhur platformën e materialit

përfundimtar dhe mënyrën e paraqitjes së asaj që është mësuar.

Page 96: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

96

forma të tjera: nëpërmjet komunikimit me mjedisin jashtë klase e shkolle

nëpërmjet internetit ose nëpërmjet bashkëpunimit me anëtarë të tjerë të

komunitetit.

Shtrirja kohore është një tjetër element, i cili u jep mundësi nxënësve

të planifikojnë, të rishikojnë dhe të reflektojnë mbi procesin e tyre të të

nxënit. Nga kjo pikëpamje, afatet kohore dhe qëllimet e projektit mundet të

zgjerohen në forma nga më të ndryshmet. Për një projekt duhet të llogaritet

me kujdes koha dhe materialet e nevojshme në dispozicion të nxënësve, në

funksion të mbështetjes me sukses të procesit të të nxënit.

Vlerësimi

Planifikimi dhe zbatimi me sukses i një projekti mësimor kërkon

edhe një proces vlerësimi. Kjo lidhet me faktin që të nxënit si proces, që të

çon në një rezultat të caktuar, ka si përbërës themelor edhe vlerësimin e

produktit dhe të rrugës së ndjekur. Ky duhet të jetë një proces i

dokumentimit dhe i matjes së asaj që është nxënë (të asaj që është mësuar).

Praktikat e vlerësimit duhet të jenë të qarta dhe të kuptueshme mirë nga

nxënësit. Ato duhet t’i lejojnë nxënësit të marrin pjesë në procesin e

vlerësimit në mënyra krejtësisht të ndryshme nga ato që, si rregull, zbatohen

në metodat tradicionale të mësimdhënies me në qendër mësuesin.

Teknologjia e informacionit dhe e komunikimit është një element i

cili u jep nxënësve mundësinë për të përdorur me dobi mjete të ndryshme si

gjatë planifikimit, ashtu edhe gjatë zhvillimit të projekteve ose të prezantimit

të tyre. Në këtë mënyrë teknologjia mund të bëhet mjeti kryesor i projektit të

dhënë.

Etapat e të mësuarit që bazohet në projekte dhe formati që duhet të

përgatitë mësuesi për një projekt

Projekti kalon nëpër këto etapa:

Shfaqja e problemit ose çështjes, e cila ka të bëjë me përkufizimin

dhe me përshkrimin e problemit. Sa më i qartë dhe më tërheqës të jetë në

këtë fazë mësuesi, aq më shumë do të nxiten nxënësit për të punuar. Kjo fazë

mbaron me paraqitjen e temës së projektit që do të ndërmerret.

Përcaktimi i afatit kohor gjatë të cilit do të realizohet projekti: Afati

kohor është në varësi të natyrës dhe të tematikës së projektit.

Page 97: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

97

Formulimi i qartë i rezultateve mësimore që do të arrihen nga

nxënësit: Rezultatet mësimore dhe detyrat që do të arrihen në fund të

projektit duhet t'u bëhen të qarta nxënësve që në fillim të projektit.

Përcaktimi i grupeve të punës dhe ndarja e detyrave: Kjo fazë kërkon

vëmendjen dhe kujdesin e mësuesit pasi:

- duhet të përfshijë të gjithë nxënësit në projekt;

- duhet të ndërtojë grupe që kanë nxënës të niveleve të ndryshme të të

nxënit ose nxënës që e zotërojnë në nivele të ndryshme gjuhën

shqipe;

- duhet të përcaktojë mirë dhe qartë detyrat për çdo grup16

;

- duhet të orientojë nxënësit kur dhe si të kërkojnë dhe njëkohësisht t’i

këshillojë vazhdimisht ata (duke i lënë hapësirë dhe rrugëve të reja që

mund të ndjekin nxënësit).

Kërkimi dhe përgatitja e projektit: Grupet e nxënësve zbatojnë

detyrat e përcaktuara nga mësuesi për të realizuar dhe përfunduar detyrën

mësimore. Grumbullohen dhe ruhen të gjitha vrojtimet, intervistat,

materialet, fotot, shënimet e bëra nga nxënësit si p.sh., një cikël fotografish

të bëra nga vetë ata, ku ruhen pamje të cilat sjellin informacion rreth

projektit. Grumbullohen dhe përzgjidhen materialet e siguruara dhe nxirren

përfundimet.

Prezantimi i projektit: Gjatë kësaj faze është shumë e rëndësishme të

gjenden të gjitha mjetet e nevojshme për të paraqitur atë çfarë është arritur

nga nxënësit. Botimi i arritjeve bëhet nga përfaqësuesit e zgjedhur nga klasa.

Mësuesi i drejton nxënësit si të bëhet përmbledhja e një projektit.

Ndihmohen nxënësit të ndahen dhe të paraqesin qëllimin, mjetet, grupin e

punës, sfidat dhe kënaqësitë që kanë provuar gjatë procesit të përmbushjes së

projektit si dhe punën e bërë.

Formati i një projekti (duhet plotësuar nga mësuesi)

Ka shumë formate të paraqitjes së projektit, megjithatë ato kanë disa

elemente të përbashkëta, të cilat janë:

- titulli i projektit,

16 Mirë do të ishte që këtë proces ta bënte në bashkëpunim me nxënësit, në mënyrë që edhe

ata të përfshihen në ato detyra që përkojnë me interesat, mundësitë dhe prirje e tyre. P.sh.

një nxënës që vizaton bukur mund të ishte pjesë e një grupi që e ka një detyrë të tillë.

Page 98: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

98

- emrat e hartuesve të projektit,

- përshkrim i shkurtër i projektit (hyrje),

- objektivat ose rezultatet e të nxënit,

- njohuritë kryesore lëndore, të cilat merren ose rimerren në sajëtë

projektit,

- numri i orëve mësimore dhe shtrirja e projektit,

- përfshirja e prindërve ose dhe e komunitetit në projekt,

- përcaktimi i veprimtarive kryesore dhe i afateve të tyre,

- përshkrimi i produktit të projektit,

- mënyra e prezantimit të projektit,

- buxheti (nëse nevojitet).

Ndërtimi i kulturës së të mësuarit me projekte në klasë

Natyrisht që çdo veprimtari e të nxënit ka vështirësitë e saj. Edhe

mësimi me projekte në fillim mund të jetë i vështirë dhe frustrues. Mirëpo

gjithçka mposhtet me një përgatitje të kujdesshme dhe planifikim të mirë të

mësuesit. Duke punuar me projekte, mësuesi kupton se roli i tij nuk është ai

që mban gjallë vëmendjen e nxënësve gjatë 45 minutave të një ore mësimi,

por ai që frymëzon nxënësit për të realizuar një projekt, i cili i adresohet

problemeve të jetës reale dhe ai mësues që krijon një mjedis të favorshëm

për të nxënë. Projektet e mira varen edhe nga kultura e klasës, e cila

respekton punën dhe mësimin. Projektet mund të jenë të vështira si për

mësuesit, ashtu edhe për nxënësit. Më poshtë renditen pesë ide të cilat

shërbejnë për të ndërtuar një kulturë të mirë në klasë, e cila favorizon të

mësuarit me projekte:

Pyesni nxënësit tuaj për përvojat e tyre të mëparshme, për aftësitë dhe

interesat. Ashtu si gjatë gjithë procesit të mësimdhënies, edhe gjatë

projekteve nxënësit punojnë më mirë nëse ato janë të përshtatshme për

moshën e tyre dhe nëse përkojnë me interesat e tyre. Në këtë mënyrë,

mësuesi zbulon dhe njeh më mirë nxënësit e tij.

Inkurajoni nxënësit që të ndërtojnë dijet e tyre. Projektet iu japin

mundësinë nxënësve “të mësojnë notin në det”. Mësuesi duhet t’i inkurajojë

që ata të kërkojnë dhe të gjejnë edhe zgjidhje të tjera, përveç atyre që ka

sugjeruar ai. Vetëm kështu, nxënësi mund të fitojë pavarësinë në procesin e

të nxënit.

Page 99: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

99

Krijimi, miratimi dhe respektimi i normave dhe i rregullave bazë në

klasë. Çdo grup njerëzish në botë ka norma dhe rregulla. Disa janë të

formalizuara e të shkruara dhe disa të janë të pashkruara. Mësuesi duhet të

vendosë në bashkëpunim me nxënësit një sërë rregullash pune, të cilat duhen

respektuar nga të gjithë.

Ndihmojini nxënësit të mësojnë të dështojnë dhe të mësojnë nga

dështimi. Përgjithësisht nxënësit reagojnë në dy mënyra ndaj dështimit. Një

pjesë e nxënësve janë të tmerruar nga dështimi dhe një pjesë tjetër (më e

rrallë) e konsideron atë diçka të natyrshme. Nxënësit e parë mund të quhen

“fillestarë në dështim”, ndërsa të dytët “ekspertë në dështim”. Të dyja rastet

nuk janë pozitive. Në të vërtetë nxënësit duhet të jenë koshientë për

dështimin, ta njohin atë, të nxjerrin gabimet e të mësojnë prej tyre, të

kuptojnë se shqetësimi i përkohshëm është mundësi për të mësuar në të

ardhmen. Për këtë mësuesi duhet t’u japë mundësi nxënësve të ndërmarrin

projekte të tjera, në mënyrë që të përmirësojnë performancën e tyre.

Besojini nxënësit dhe jepuni atyre arsye që t’ju besojnë. Inteligjencat

dhe prirjet e fëmijëve janë të ndryshme. Të gjithë nxënësit kanë aftësi të

kontribuojnë për diçka në një projekt. Duke pasur parasysh këtë fakt,

mësuesi duhet të besojë te nxënësit e tij. Njëkohësisht, ai duhet t’i dëgjojë,

kuptojë, nxitë dhe motivojë në mënyrë që t’u japë arsye që ata ta besojnë.

Model projekti

Projekt: Revistë në gjuhën shqipe për fëmijë

Përshkrimi i projektit: Projekti synon që nxënësit të ndërtojnë vetë (në

bashkëpunim edhe me mësuesin dhe prindërit) një revistë në gjuhën shqipe.

Ata ndahen në grupe dhe secili grup prezanton gjetjet e tij. Më pas së bashku

punojnë për ta formatuar revistën. Punën e bërë e prezantojnë para shokëve

të klasës dhe prindërve.

Objektivat ose rezultatet mësimore: Gjatë zhvillimit të këtij projekti

nxënësit:

- përvetësojnë fjalë të reja të leksikut të gjuhës shqipe që përdoren në

fusha të ndryshme të veprimtarisë njerëzore;

- mësojnë si të punojnë dhe se si të marrin vendime së bashku në grup;

- ndërtojnë një revistë dhe e prezantojnë atë para shokëve të klasës,

mësuesit dhe prindërve;

- njohin dhe vlerësojnë më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët;

Page 100: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

100

- forcojnë identitetin e tyre kombëtar.

Përmbajtja kurrikulare: Ky projekt integron njohuri nga gjuha shqipe, arti

dhe historia e Shqipërisë etj.

Diskutim me nxënësit

Mësuesi diskuton me nxënësit rreth pyetjeve të tilla si:

o A ju pëlqejnë revistat për fëmijë? Përmendi disa prej tyre.

o Cilat janë rubrikat që ju pëlqejnë më shumë të lexoni?

o A trajtojnë revistat tema interesante për ju? Ju zbavitin apo nuk iu

tërheqin?

o A ju pëlqejnë fotot dhe ilustrimet në revista? Sa vlerë kanë ato për ju?

Ka raste kur ju shihni vetëm këto të fundit? Pse ndodh kjo?

o A do donit të lexonit një revistë në gjuhën shqipe?

o A mund ta shkruajmë së bashku një të tillë?

o Çfarë nuk duhet të mungonte në atë revistë?

o Çfarë ka mundësi të bëjë secili prej jush për këtë revistë?

Ndarja e grupeve dhe përcaktimi i detyrave për çdo grup

Grupi i parë do të shkruajë lajme të shkurtra për Shqipërinë (pozita

gjeografike, historia, gjuha, trashëgimia kulturore etj.).

Grupi i dytë do të përgatisë dy-tri shkrime për figura të shquara shqiptare.

Mund të specifikohen nga ç’fushë duhet të jenë këto figura (Eliza Dushku,

Rita Ora, Kledi Kadiu etj.).

Grupi i tretë do të shkruajë kuriozitete për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Grupi i katërt do të përgatitë një fjalëkryq me fjalë me temë nga shqiptaria.

Grupi pestë do të formatojë revistën (nëse kanë moshën e përshtatshme për

ta kryer këtë detyrë).

Kërkimi dhe përgatitja e projektit

Nxënësit planifikojnë, kërkojnë dhe mbledhin informacion në

internet, nga prindërit dhe nga të afërm të tjerë. Informacionin e mbledhur e

seleksionojnë, duke lënë vetëm informacionin e rëndësishëm. Gjithashtu,

nxënësit dokumentojnë çdo fazë të projektit si dhe çdo kontribut që japin në

projekt.

Prezantimi i projektit

Page 101: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

101

Revista e formatuar prezantohet në klasë. Në prezantim mund të

ftohen edhe prindër të nxënësve ose anëtarë të tjerë të komunitetit.

Prezantimi dhe çdo kontribut i nxënësve duhet vlerësuar nga mësuesi.

Page 102: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

102

Ermioni CEKANI, përgjegjëse e

Zyrës Arsimore Kamëz

METODA DIDAKTIKE PËR

MËSIMDHËNIE NË KLASA ME

FËMIJË BILINGUALË

(DYGJUHËSH)

1. HYRJE

Dygjuhësia - kërkesë e domosdoshme e kohës.

Me termin dygjuhësi do të kuptojmë aftësinë që ka një individ (në

rastin tonë fëmijë apo nxënës) për t’u shprehur saktë në dy gjuhë dhe për t’i

njohur ato në mënyrë të rregullt si dhe për t’i pasur të dyja si gjuhë zyrtare,

sepse të dyja këto gjuhë i duhen për komunikimin e tij të përditshëm.

Është shumë e rëndësishme që në përdorimin e përditshëm nga fëmija, të

ketë vend për të dyja gjuhët, nëse prindërit duan që ky fëmijë t’i përthithë të

dyja gjuhët. Kështu çdo gjë do të përkthehet në të dyja gjuhët, në mënyrë që

fëmija t’i kapë ato të dyja dhe të njohë botën përmes të dyjave.

Origjina e fëmijëve dy gjuhësh kushtëzohet nga rrethanat:

- Kur të dy prindërit janë shqiptarë dhe gjuha e nënës për të dy është gjuha

shqipe, atëherë është më e lehtë edhe për fëmijën të mësojë shqip.

- Kur njëri nga prindërit është shqiptar dhe prindi tjetër është me

nënshtetësi nga vendi ku jeton (grek, italian, anglez, gjerman, etj.),

atëherë kjo gjë aq sa mund ta vështirësojë mësimin e gjuhës shqipe, po aq

mund të lehtësojë mësimin e gjuhës së vendit ku jeton.

- Por kemi edhe rastin tjetër kur njëri nga prindërit është shqiptar, tjetri

është nga një vend tjetër dhe jetojnë në një vend të huaj për të dy. Në

këtë rast është pak më e vështirë, sepse fëmija në shtëpi dëgjon dy gjuhë

të ndryshme dhe në të gjitha ambientet e tjera dëgjon gjuhën e vendit ku

jetojnë. Prindërit, për ta pasur më të lehtë, mund të vendosin të

komunikojnë në gjuhën e vendit ku jetojnë, por në këtë rast “humbësi”

është fëmija. Sepse nuk dëgjon në komunikimin e përditshëm gjuhën

Page 103: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

103

shqipe (apo gjuhën tjetër që ka njëri nga prindërit), por vetëm gjuhën e

vendit ku jeton. Nëse këtyre rasteve do t’i shtonim edhe të afërmit, të

cilët flasin gjuhën e njërit prej prindërve në veprimtari apo festa

familjare, atëherë e kuptojmë se sa e vështirë është për këtë fëmijë. Në

këtë rast kemi një fëmijë konfuz dhe ankthioz (konfuz do të bëheshim

edhe në të rriturit). Ideale do të ishte që fëmija t’i mësonte të tria gjuhët.

Përparësitë e dygjuhësisë

Fëmijët që mësojnë të flasin dy gjuhë kanë disa përparësi në krahasim

me bashkëmoshatarët e tyre. Disa prej tyre janë:

- Janë më të shkathët dhe më të shpejtë në të menduar;

- Kanë një fantazi më të zhvilluar se bashkëmoshatarët;

- Arrijnë rezultate shumë më të larta në teste gjuhe;

- Kanë përparësi dhe mundësi më të mëdha për karierë;

- Rriten aftësitë gjuhësore të fëmijëve;

- Forcohet bashkëveprimi dinamik midis dy kulturave dhe dy gjuhëve etj. ;

- Ndikon në përparimin e fëmijës në shkollë;

- Edukohen me ndjenja, sjellje dhe qëndrime më humane;

- Janë më tolerantë ndaj njerëzve me origjinë dhe trashëgimi kulturore të

ndryshme;

- Për rrjedhojë janë edhe më të ditur;

- Zotërojnë më shumë aftësi njohjeje;

- Janë më shumë kërkues ndaj vetes dhe të tjerëve;

- Janë më pak konfliktualë;

- Janë më shumë patriotë;

- Janë më shumë hulumtues;

- Janë më shumë parimorë dhe qytetarë;

- etj. etj.

Paragjykime (mite) dhe të vërteta për dygjuhësinë

Në lidhje me dy (shumë) gjuhësinë hasen paragjykime të shumta. Por

jo të gjitha janë të vërteta. Më poshtë do të renditim disa mite mbi

dygjuhësinë dhe disa të vërteta.

Paragjykime:17

- Fëmijët dygjuhësh flasin më vonë se fëmijët njëgjuhësh;

17 Barbara Zuer Pearson “Të rrisësh një fëmijë dygjuhësh”, faqe 300

Page 104: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

104

- Fëmijët e vegjël i thithin gjuhët e huaja si sfungjer;

- Fëmijët dygjuhësh janë si dy fëmijë një gjuhësh;

- Fëmijët një gjuhësh kur nisin shkollën janë mbrapa dygjuhëshve dhe

asnjëherë nuk i arrijnë ata;

- Nëse fëmijët dygjuhësh dalin më keq në testet standarde, kjo do të thotë

se ata kanë më pak durim se fëmijët njëgjuhësh;

- Duhet të kesh dhunti në gjuhët e huaja që të mësosh dy gjuhë

njëkohësisht;

- Fëmijët dygjuhësh kanë një personalitet të dyzuar;

- Të rrisësh fëmijën me më shumë se një gjuhë e bën atë konfuz;

- Nëse një fëmijë dygjuhësh ka vështirësi në njërën nga gjuhët, atëherë

vetëm duke e lënë njërën nga to mund të rregullohet problemi;

- Prindërit që nuk e flasin mirë një gjuhë u mësojnë edhe fëmijëve të

njëjtat gabime;

- Ka vetëm një mënyrë të duhur për të rritur një fëmijë dygjuhësh.

Të vërtetat:

- Sipas sociologëve gjuhësorë, dygjuhësia tek fëmijët ia bën atyre më të

thjeshtë mësimin edhe të një gjuhe të tretë apo të katërt;

- Kërkime të ndryshme kanë treguar se dygjuhësia ka efekte shumë

pozitive edhe në zhvillimin e disa zonave të trurit, përveç asaj të lidhur

me gjuhën;

- Studimet e fundit tregojnë se të mësuarit e dy gjuhëve nuk shkakton asnjë

çrregullim gjuhësor, pavarësisht shqetësimit të disa prindërve për të

kundërtën.

2. METODA DIDAKTIKE

Për t’iu mësuar sa më mirë gjuhën shqipe nxënësve tanë në diasporë,

përparësi duhet të marrin metodat e mësimdhënies.

Nëpërmjet metodave të të mësuarit të gjuhës shqipe duhet të synohet të

aftësohen nxënësit:

- për zhvillimin e dëgjimit të kujdesshëm,

- për zhvillimin e të folurit saktë dhe me përpikëri,

- për zhvillimin e të lexuarit dhe të kuptuarit të tij,

- për zhvillimin e të shkruarit standard të gjuhës shqipe,

Page 105: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

105

Ky mësim duhet të ndërtohet gjithashtu mbi shprehitë dhe përvojën e

ndryshme gjuhësore të nxënësve dhe duhet të ofrojë mundësi për

komunikim, lexim dhe shkrim të shumëllojshëm përmes të cilit nxënësi

ndërton identitetin dhe vetëvlerësimin e tij.

Mësimi në klasat me fëmijë emigrantë ka specifikat e veta, pasi

mësuesi punon me kategori të ndryshme nxënësish dhe në kushte e mjedise

që kërkojnë njohjen e zbatimin e aspekteve të veçanta për realizimin e

kompetencave gjuhësore që lidhen me komunikimin shqip. Dy veçoritë më

thelbësore janë:

1. Fëmijë që e njohin/flasin pak ose nuk e njohin/nuk e flasin fare gjuhën

shqipe;

2. Fëmijë që kanë pak ose aspak kontakte me gjuhën shqipe në mjedise

familjare dhe në komunitetin ku flasin për nevoja të ndryshme apo për të

luajtur.

Shpesh herë ndodh që ne “vetasimilohemi me dëshirë”. Pse ndodh kjo

gjë?

Duke mos qenë një komunitet i madh dhe duke pasur kontakte të

pakta mes tyre, prindërit e këtyrë fëmijëve nuk kanë pasur hapësirat e

mjaftueshme për ta përdorur gjuhën e nënës, të cilën e kanë parë si pengesë

për përparimin në shkollë të fëmijëve të tyre, ndaj nuk ua kanë mësuar atë as

në kushtet e shtëpisë. Prandaj përveç familjes, që s’ka bërë asgjë me këta

nxënës, një punë e madhe i duhet mësuesit.

Mësuesi vijon formimin shkollor të fëmijëve me ndihmën e prindërve

dhe të afërmve duke përdorur strategji e metoda të ndryshme.

Një mësues i mirë, duhet t’iu ofrojë fëmijëve mësim sa më cilësor për

ruajtjen dhe përhapjen e gjuhës amtare dhe gjuha letrare e njësuar, mësohet

vetëm në shkollat e mësimit plotësues në diasporë dhe jo në shtëpi.

Dhe për të përvetësuar gjuhën e saktë letrare duhet të përzgjidhen metoda

mësimdhënieje që marrin parasysh:

- karakteristikat psikologjike të niveleve moshore,

- nivelin fillestar të formimit gjuhësor e kulturor të nxënësve,

- mënyrat e tyre vetjake të të nxënit,

- kushtet dhe mjediset e të nxënit në shkollë dhe në shtëpi.

- secili fëmijë zhvillohet me hapin dhe mënyrën e vet,

Page 106: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

106

- zhvillimi i fëmijës në përgjithësi i ngjet ndërtimit të një ndërtese me

kate, ku çdo kat mbështetet nga ai i mëparshmi,

- fëmijët i zotërojnë aftësitë sipas mundësive të tyre.

Mësuesi duhet të krijojë një atmosferë nxitëse dhe argëtuese për

nxënësit, që këta ta konsiderojnë ndjekjen e shkollës shqipe si një “detyrim”

që u sjell kënaqësi dhe ku fëmijët të mos jenë nën stresin e përmbushjes së

kërkesave, sepse do të vlerësohen me notë. Qëllimi i klasave të mësimit

plotësues është krejt tjetër. Proçesi i mësimit të gjuhës së dytë duhet të

rrejdhë natyrshëm dhe të bëhet pjesë integrale e jetës së fëmijëve. Të

mësuarit në këto klasa duhet të jetë i shpejtë, argëtues dhe i natyrshëm, kur

veprimtaritë mësimore-edukative janë të drejtuara në një mënyrë çlodhëse

dhe argëtuese. Nëse fëmijët do të ndihen të vlerësuar dhe me vetëbesim do të

marrin pjesë me dëshirë në mësimet plotësuese.

Nëpërmjet metodave që zgjedhim për mësmidhënien duhet të kemi

parasysh që nxënësit:

- të aftësohen për shkrim e lexim, duke zbatuar rregullat e

drejtshkrimit dhe të drejtshqiptimit të gjuhës shqipe;

- të zhvillojnë kompetencat gjuhësore në nivel të përdorimit

fillestar dhe të ngjiten shkallë-shkallë në zotërimin e kompetencës

gjuhësore të niveleve më të larta;

- të aftësohen të ndërtojnë drejt fjalitë e thjeshta dhe të dallojnë

fjalët e ndryshueshme e të pandryshueshme në gjuhën shqipe.

Metodat për mësimin e gjuhës shqipe

1. Trajtojeni si një lojë - Komunikimin në gjuhën shqipe fillojeni si një

lojë dhe fjalët që do të përdoren duhet të kenë lidhje me ambientin

përreth dhe të jenë konkrete. Loja, përdoret si një metodë tërheqëse

për nxënësin dhe e efektshme për mësimin e gjuhës. P.sh.: Çdo

nxënës, sipas radhës, të thotë një fjalë që fillon me “d”, me “t”, me

“f”, me “v”, me “q”, me “ç”; me “mb”, me “ng”, me “ngj” etj. Një

nxënës thotë njëjësin e emrit, nxënësi i radhës thotë shumësin e atij

emri: plak-pleq. Çdo nxënës, sipas radhës, të thotë një fjalë që ka

grup zanor etj. Nisur nga fakti që fjalori i fëmijëve emigrantë nuk

është i pasur dhe aktiv, mësuesi u jep atyre një listë të bollshme me

fjalë që përmbajnë bashkëtingëlloret e zanoret e shqipes, si dhe

grupet e zanoreve e të bashkëtingëlloreve karakteristike të shqipes.

Page 107: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

107

2. Përdorimi i mjeteve audiovizive - jo thjesht për të mbushur kohën e

nxënësve apo minutat e orës së mësimit, po për të ngacmuar trurin e

nxënësve për të menduar, për të folur, për të debatuar, për të shkruar rreth

një teme, duke e riprodhuar ngjarjen, por dhe duke e pasuruar atë me

episode të reja, të ndryshme, dhe, natyrisht, për të vlerësuar temën në

tërësi, si dhe aspekte të veçanta që i japin rast nxënësit të manifestojë

aftësitë e zotësitë e tij/saj për komunikim shqip në formën e folur dhe të

shkruar.

3. Për nxënësit më të vegjël përdorni metoda që aftësojnë komunikimin

fillestar dhe të drejtë në gjuhën letrare shqipe për temat e ndryshme,

përmes bisedës, përshkrimit gojor dhe formave artistike të të

shprehurit (recitime, dialogë dhe këngë në përputhje me moshën dhe me

interesat e tyre).

4. Për nxënësit më të rritur mund të përdorni metoda që zhvillojnë

aftësitë e komunikimit (të folurit, të dëgjuarit, të shkruarit dhe të

lexuarit) në gjuhën standarde shqipe dhe të aftësohen t’i zbatojnë drejt

këto, në situata të ndryshme.

5. Mësuesit duhet të përdorin metoda integruese, ndërvepruese dhe

plotësuese të njëra-tjetrës, duke iu kërkuar nxënësve të përshtatin një

seri rolesh në procesin e të nxënit (atë të ftuesit në bashkëpunim,

dëgjuesit të vëmendshëm, udhëheqësit, mbështetësit, nxitësit, motivuesit,

lehtësuesit, vlerësuesit etj.)

6. Shoqërojeni mësimdhënien me skema dhe grafikë të thjeshtë në

procesin mësimor, të tilla si ato që nxënësit hasin në jetën e përditshme,

për ta bërë më të natyrshëm shqipen, me qëllim lidhjen dhe përforcimin e

shprehive letrare e gjuhësore.

7. Jepuni përparësi ushtrimeve, praktikimit të asaj që nxënësit dinë të bëjnë,

larg mbingarkesave teorike, me qëllim që mësimi të mos jetë riprodhues,

por nxënësi të aftësohet të kërkojë, të gjejë, të zbulojë, të zgjidhë, të

analizojë, madje të aftësohet edhe për sinteza. P.sh. ushtrime për

rendin e fjalëve dhe të grupeve të fjalëve në fjali. Mësuesi jep disa skema

të rendit të fjalëve në fjali. Nxënësit do të gjykojnë secilën nga skemat,

nëse ajo paraqet rend të zakonshëm apo rend jo të zakonshëm të fjalëve

dhe të grupit të fjalëve në fjali.

Page 108: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

108

8. Imitimi - Shumicën e asaj që mësojmë gjatë jetës, e mësojmë nga të

tjerët duke i imituar ata. Sigurisht pa këtë aftësi ne nuk do të kishim

mësuar kurrë të flisnim. Prandaj imitimi është shumë i rëndësishëm në

mësimin e një gjuhë të dytë.

9. Përdorimi i gjesteve vazhdon edhe pse ne vazhdojmë të rritemi, ne

vazhdojmë të tundim kokën apo tregojmë me kokë dhe shprehjet e

fytyrës shërbejnë për të shprehur kuptimin. Kujtoni kur keni shkuar në

fillim në vendin ku ju jetoni tani dhe nuk dinit gjuhën e atij vendi.

Kujtoni gjithashtu gëzimin tuaj kur arrinit që të merreshit vesh me dikë

me anë të gjesteve ose kur gjenit dikë që kuptonte gjuhën tuaj!!!

Mënyrat alternative të të shprehurit nuk mund të zëvendësojnë gjuhën

e folur, e cila gjithmonë ka nevojë të inkurajohet, ato vetëm sa e

mbështesin atë. Kur përdorni gjeste, shoqërojni gjithmonë ato me fjalë.

Të treguarit me kokë, tundja dhe lëvizja e kokës për të thënë “po” apo

“jo”, lojërat me veprime, përdorimi i figurave, të gjitha ndihmojnë. Ne

marrim një sasi informacioni, jo vetëm nga ajo që njerëzit thonë, por

edhe nga shprehja e fytyrës së tyre ndërsa ata flasin. Kapja e këtyre

sinjaleve është e rëndësishme për jetën.

10. Pyetjet me kuptim - Përpiquni të evitoni përdorimin e shumtë të

pyetjeve që kërkojnë përgjigje “po” apo “jo”. Në vend të tyre përpiquni

t’i formuloni pyetjet në mënyrë të tillë që fëmijës t’i duhet të përshkruajë

se çfarë është apo se çfarë kërkon. Lloji i pyetjeve që përdorni t’i

përgjigjet nivelit të zotërimit të gjuhës shqipe nga fëmija. Ju mund të

bëni pyetje të tilla si: Çfarë tregon piktura? ose Çfarë veprimi do të bëjë

heroi ose personazhi i pikturës? Të gjitha këto nivele (faza) vijnë para

asaj të ndërtimit të fjalive drejt nga ana gramatikore

11. Ndërrimi i fjalëve – të kalosh sa në një gjuhë tek tjetra në të njëjtën fjali.

Ashtu si ketri hidhet sa në një pemë tek tjetra.

12. Përzierja e gjuhëve ose marrja hua – të përdorësh një gjuhë kryesore,

por të fusësh në fjali fjalë ose ide nga gjuha tjetër. Ashtu si ketri që

qëndron në një pemë por është duke ngrënë lajthi nga pema tjetër.

13. Regjistroni progresin (ose regresin) - Një rëndësi të veçantë përbën

mbajtja e shënimeve për ecurinë e çdo fëmije për përparimin e tij në

mësimin e gjuhës së dytë. Duke vëzhguar e ndjekur përparimin e tij në

këtë fushë mund të kuptojmë ritmin dhe nivelin e përparimit të fëmijës

për mësimin e gjuhës së huaj. Vëzhgimin mund ta bëjmë në çdo kohë,

Page 109: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

109

por më e këshillueshme do të ishte mbajtja e shënimeve gjatë periudhës

“së artë fiziologjike” kur ai kërkon të shprehet me fjalë.

Një listë e tillë mund të ishte:

Nr. Standardi i

mësimit të gjuhës

shqipe

Vlerësimi Shënime

Po Jo Disi/

ç’ka

1. 1 Përdor fjalë shqip

gjatë komunikimit

2. 2 Flet me fjali në

gjuhën shqipe

3. 3 Ndërton fjali të

sakta

4. 4 Reciton vjersha

shqip

5. 5 Këndon këngë

shqip

6. 6 Merr pjesë aktive

në biseda ku flitet

shqip

7. 7 Përdor rimën

8. 8 Etj. etj.

9 Gjithsej

Në fund, kur të bëni bilancin (edhe duke e hedhur në një grafik), nëse

ju dalin më shumë “Po” se sa “Jo”, tregon që fëmija ka bërë progres me

mësimin e gjuhës shqipe. Në të kundërt duhet të shqetësoheni dhe të

përpiqeni të gjeni shkakun e këtij frenimi të mësimit të gjuhës shqipe.

Ndoshta metodat e mësimdhënies që ju keni përdorur nuk kanë qenë

efektive për këtë fëmijë? Ndoshta duhet të forcojmë bashkëpunimin me

prindërit? Mos duhet ta përfshijmë më shumë në veprimtari konkrete për

mësimin e gjuhës shqipe? Etj., etj.

Page 110: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

110

Mirë do të ishtë që herë pas here të bëjmë një “shqyrtim” të përdorimit të

gjuhës nga ana jonë, duke e regjistruar orën e mësimit. Dhe më pas të

numërojmë p.sh., sa herë flasim dhe sa nga këto herë janë në përgjigje të

pyetjeve të fëmijës. Çfarë lloj gjuhe përdorim p.sh. duke i dhënë fëmijës një

shembull për të ndjekur, ose në shprehjen e informacionit- përdorimi i gjuhës

për të kontrolluar veprimet e fëmijës, bërja e pyetjeve apo dhënia e

informacionit fëmijës pavarësisht nëse e ka gabim apo jo. Për një moment

duhet të kontrollojmë përbërjen e fjalive, nëse gjatësia mesatare e të folurit

të fëmijës është vetëm një fjalë dhe ajo e mësuesit 4-5 fjalë, ka një

mospërputhje të madhe. Kjo mund të tregojë se modelet gjuhësore të

mësuesit janë ende tepër të vështira.

Sido që të jetë rezultati, nuk duhet rënë as në dëshpërim dhe as nuk

duhet mbetur në vend. Gjuha kërkon një kohë të gjatë për t’u përvetësuar dhe

s’ka fund. Ju duhet të këmbëngulni edhe kur ju duket se ka pak ose aspak

ndryshime. Përvoja tregon se sekreti i të pasurit sukses, apo e thënë ndryshe,

shumica e “dështimeve” vjen nga dorëzimi para vështirësive.

Hapi i parë për të arritur rezultatet që dëshirojmë fillon me përdorimin

dhe përzgjedhjen e formave dhe mjeteve të larmishme për ta bërë

gjuhën shqipe të pëlqyeshme për fëmijët. Nga ana tjetër, së bashku me

këto masa, duhet përshtatur e pasuruar edhe gjuha e atij që kryen rolin e

“burimit”. Kurdoherë ka mjaft gjëra që duhen rregulluar: ndoshta e folura

shpejt, të folurit shumë; ndoshta të bërit shumë pyetje, duke mos pritur

Page 111: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

111

përgjigjet. Por edhe përdorimi i një gjuhe të komplikuar ose me dialektizma

bëhet pengesë e përshpejtimit të përvetësimit të gjuhës shqipe.

Për të inkurajuar mësimin e gjuhës shqipe tek fëmijët e diasporës

duhet të mbani parasysh që të jeni aktivë dhe të gjallë, duke evituar tonin

monoton të zërit, përpiquni të zgjoni interesin e fëmijëve për gjuhën shqipe

duke përdorur të gjitha mënyrat: këndoni, flisni, dëgjoni, qeshni, kërceni,

imitoni, tregoni histori, lexoni tregime, recitoni vjersha, shikoni figura,

komentoni piktura, kujdesuni për lulet e klasës me fëmijën etj. Të gjitha këto

do të nxisin përdorimin e fjalëve dhe të fjalive në gjuhën shqipe, në

përshtatje me kontekstin se kur kryhet veprimi.

Si t’i fitojmë aftësitë për gjuhën e dytë?

Filloni nga mësimi i emrave të objekteve që kanë kuptim për fëmijën.

Zgjidhni fjalë që nuk janë shumë të vështira për t’u shqiptuar dhe mos

harroni ta bëni atë sa më të lehtë që të jetë e mundur. Librat me figura janë

një mënyrë shumë e dobishme për t’i ndihmuar fëmijët të mësojnë emrat e

objekteve.

Është e rëndësishme që fëmija të mësojë foljet dhe kohën e tyre në

gjuhën shqipe, sepse pa to s’do të jetë kurrë i aftë të flasë me fjali. Mund të

jetë më e vështirë të mësohen foljet se emrat, sepse foljet ju referohen

veprimeve dhe jo objekteve që mund të shihen dhe te preken. Po aq e

rëndësishme ëshë edhe që fëmijët të mësojnë të dallojnë parafjalët dhe t’i

përdorin ato si duhet. Kur fëmija fillon të flasë me fjali të ndërtuara drejt nga

ana gramatikore (me emra, folje, lidhëza, parafjalë, ndajfolje etj.), atëherë

mund të themi që fëmija është i aftë të komunikojë qartë. Nuk duhet harruar

se gjithçka parashtruam më lart, janë disa udhëzime të përgjithshme, në

raport me faktin se fëmijët ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri dhe nuk mund

të jepen receta të gatshme si duhet vepruar për secilin rast. Duhet të kemi

shumë kujdes që të mos e bëjmë fëmijën konfuz.

- SUGJERIME PËR MËSUESIT DHE PRINDËRIT

Roli i mësueses

Roli i mësueses/mësuesit është i pazëvendësueshëm në të mësuarit e

gjuhës së dytë. Duhet ta kuptojmë që është tepër e vështirë t’ju mësojmë

Page 112: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

112

fëmijëve gjuhën, sepse arsyeja për këtë është që shpesh metoda jonë kryesore

e mësimdhënies është gjuha ku ne ju tregojmë fëmijëve se çfarë duam që të

bëjnë. Por është e pamundur të përdorim gjuhën për të mësuar gjuhën. Ende,

ne vazhdojmë të japim mësim kryesisht duke folur, saqë është e vështirë të

ndalojmë, dhe kjo mund të bëjë të mësuarit e gjuhës edhe më të vështirë për

fëmijën.

Mos harroni!

Shumë biseda- shpesh ne mësuesit flasim shumë dhe kur të gjithë bisedën e

bëjmë ne, fëmija nuk ka për të qenë i zoti të thotë asnjë fjalë, atëherë nuk ka

se si të mësojë të flasë shqip!

Mos përgjigjja ndaj gjuhës së fëmijës - gjuha është një mënyrë

komunikimi dhe një proces i dyanshëm, prandaj fëmija duhet të mësojë të

fillojë një bisedë sikurse dhe të pergjigjet ndaj pyetjeve, në gjuhën e dytë që

ai po mëson në shkollë.

Përdorimi i gjuhës për qëllime të ndryshme - në situatat e mësimdhënies,

dy përdorimet kryesore të gjuhës janë: dhënia e informacionit dhe kontrolli i

personit tjetër. Kur ndihmojmë një fëmijë të zhvillojë aftësitë e tij gjuhësore

në një gjuhë të dytë, dhënia e informacionit është shumë e rëndësishme.

Thelbi i modelit tonë të gjuhës duhet të matet me aftësinë se sa i/e aftë

bëhet një fëmijë në perceptimin dhe kuptimin e një gjendjeje të caktuar.

Tepër fjalë - Ne përdorim një numër fjalësh kur mund të përdorim vetëm

një.

Fjalitë komplekse - fjalitë e shkurtra janë më të lehta për t’u kuptuar. Në

stadet e hershme të mësimit të gjuhës shqipe, ju mund t’i thjeshtoni ato edhe

më shumë

Përdorimi i përemrave - Ne përdorim përemra kur flasim për objekte,

fëmija mund të çuditet pse e thërrasim një objekt një herë “top” dhe herën

tjetër “ai”.

Përdorimi i formave mohore - fëmija mund të mos e kuptojë çdo të thotë

“nuk”

Tepër pyetje - Shpesh ne i përdorim pyetjet me qëllimin që ta bëjmë fëmijën

të flasë, por kjo mund të jetë dhe një mënyrë e mirë për ta shushatur fëmijën.

Dhe kjo sepse:

Page 113: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

113

- shumica e pyetjeve që i bëjmë fëmijës kërkon si përgjigje vetëm një

“po” apo “jo” (Këto lloj pyetjesh vetëm sa inkurajojnë fëmijën të

vazhdojë të flasë me fjalë teke),

- pyetjet i fillon gjithmonë mësuesi,

- ne gjithmonë thuajse e dimë përgjigjen dhe kur fëmija gabon ai merr

një “mjaft më”, kjo nuk ndodh me një pyetje të vërtetë kur ju doni të

dini diçka.

Sugjerime në ndihmë të mësuesit/es:

Mund të ndërtoni disa skena bashkëbisedimesh në gjuhën shqipe dhe t’i

diskutoni ato në klasë.

Përdorni lojën me role. Duke luajtur role, iu flisni fëmijëve me qëllim që

të zgjeroni fjalorin e tyre.

Duke regjistruar një orë mësimi në DVD, mund t’iu tregoni fëmijëve më

pas se sa ata marrin pjesë në bisedë gjatë zhvillimit të mësimit apo duke

dëgjuar se çfarë kanë thënë apo bërë mund të korrigjojnë veten.

Gjithashtu ju mund të shikoni nëse janë përdorur të gjitha mundësitë për

bashkëbisedime, apo janë lënë të humbasin.

Një ushtrim lojë që mund t’i bëjë nxënësit që të provojnë vështirësitë kur

nuk komunikon dot në gjuhën e duhur. Një nxënës/e nuk lejohet të flasë,

por duhet të përpiqet me mënyra të tjera t’i shprehë grupit disa kërkesa të

komplikuara. Në fund nxënësi/ja duhet të tregojë se çfarë ndjeu gjatë këtij

roli.

Shumë e dobishme do të ishte të tregohej përvoja e dikujt kur ka ardhur

në fillim në vendin ku ju jetoni ose nëse kanë qenë në ndonjë vend tjetër

të huaj ose ka qenë me të huaj dhe nuk ka pasur asnjë njohuri për gjuhën e

tyre - si është ndjerë? Është më se normale të ndjehesh pa shpresë në

situata të tilla. Po ashtu ndihen edhe fëmijët që nuk komunikojnë mirë në

gjuhën e dytë (në këtë rast shqip). Ata mund të ndihen në disavantazh dhe

mund të mbyllen në vetvete, gjë që e bën më të vështirë situatën.

Sugjerime për prindërit:

1. Një prind, një gjuhë - Ky është sistemi më i përdorshëm në familje, një

person flet një gjuhë, ose më saktë, prindi i drejtohet fëmijës së tij në një

gjuhë të vetme, kurse fëmija, për të komunikuar me prindin, duhet të përdorë

Page 114: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

114

sërish të njejtën gjuhë. Gabimi që bëjnë përgjithësisht prindërit, por që duhet

ta shmangin në mënyrë absolute, është kalimi i herë pas hershëm dhe në

mënyrë të paparalajmëruar, nga një gjuhë në tjetrën, duke e çoroditur fëmijën

dhe krijuar tek ai, pështjellim, ose përdorimi i gjuhës mëmë, apo edhe i

gjuhës së dytë vetëm në një rast të caktuar. Për shembull, nëse prindërit e

përdorin gjuhën amtare vetëm në rastet kur qortojnë fëmijën, atëherë ky

fëmijë, do ta perceptojë këtë gjuhë si “të padëshiruar” sepse e lidh me

situatën e qortimit.

2. Flisni vazhdimisht, përshkruani atë që e bëni, atë që po ndodh rreth jush,

komentoni rreth veprimeve të fëmijës dhe emëroni ndjenjat e tyre. Fëmijët

mësojnë të flasin duke dëgjuar biseda dhe duke u bërë pjesë e atyre bisedave,

pra nëse s’ka shumë biseda rreth jush, atëherë ju duhet t’i inicioni ato. Më i

rëndësishëm për të nxitur zhvillimin gjuhësor të një fëmije është të flisni me

të çdo ditë. Për prindërit emigrantë të cilët flasin pak gjuhën e vendit ku

jetojnë, fëmijët e kanë më të lehtë të mësojnë gjuhën shqipe. Gjithashtu, sa

më shumë fëmijë të ketë në shtëpi (ose në të afërmit) që flasin shqip, aq më e

lehtë do të jetë për ta mësuar atë.

Gradualisht, ata fillojnë të kuptojnë fjalët dhe frazat që ata dëgjojnë, duke

përdorur edhe gjeste dhe fjalë. Më pas kalojnë në ndërtimin e fjalive të

shkurtra, megjithëse mund të mos jenë të ndërtuara drejt e saktë.

3. Këndoni! Të kënduarit ndihmon në memorizimin e strukturës gramatikore

të fjalisë dhe fjalorit. Pra, këndoni kur i vishni fëmijët, këndoni kur luani,

këndoni kur i lani etj.

4. Përdorni gramatikën në mënyrë korrekte! P.sh. Në vend të fjalisë: unë

luaj, mund të thoni: mami është duke luajtur, ju jeni duke luajtur, ne po

luajmë me top e kështu me rradhë.

5. Lexojini fëmijës shumë libra në gjuhën shqipe, bëjeni atë çdo ditë.

Filloni sa më shpejt leximin. Që një fëmijë të flasë rrjedhshëm të dyja gjuhët

ai duhet t’i dëgjojë shpesh të dyja dhe të ketë mundësi që të flasë me të dyja

gjuhët. Leximi i tregimeve për fëmijën në të dyja gjuhët, është një mënyrë

efektive dhe zbavitëse për të stimuluar gjuhën.

6. Kur t’ju kërkojnë diçka, pavarësisht së në çfarë gjuhe ju drejtohen ata,

këmëbngulni që t’ju përgjigjeni vetëm kur t’ju pyesin në shqip.

7. Këmbëngulni që filmat e tyre të preferuar për fëmijë, t’i shohin vetëm

shqip. Në you tube mund të gjeni mijëra emisione për fëmijë në krejt gjuhët

e botës.

Page 115: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

115

8. Kur flisni në SKYPE me të afërmit tuaj në Shqipëri apo Kosovë,

përfshijini edhe fëmijët në këto biseda.

9. Merrni me vete edhe fëmijët në ngjarjet e komunitetit, të tilla si festa

me karakter kombëtar apo aktivitete të tjera, ku njerëzit që mblidhen flasin

shqip, këndojnë apo kërcejnë shqip. Kjo gjë do të bëjë që fëmijët të kuptojnë

që të dyja gjuhët janë të dobishme për ta.

Kur të dy prindërit flasin dy gjuhë të ndryshme është e rëndësishme që të

krijohet mundësia që fëmija të jetë herë pas here në ambiente ku flitet kjo

gjuhë, në mënyrë që të mos e harronjë atë. Ose mund të vendosen rregulla të

thjeshta të tipit: në darkë flasim gjithmonë shqip, ndërsa në mëngjes rusisht

(nëse mamaja është ruse). Por asnjëherë nuk duhen përzier të dyja gjuhët në

të njëjtën fjali, kur flisni me fëmijët!

Nëse ju do të bisedoni me fëmijët tuaj në gjuhën amtare do të jeni modeli më

i mirë për ta. Sepse ne edukojmë më shumë me atë që bëjmë se sa me atë që

themi. Dhe këtu ka vend fjala: “më thuaj diçka dhe unë do ta harroj atë; më

përfshi në diçka dhe unë do ta mësoj atë”.....

9. Një strategji tjetër shumë e efektshme do të ishte nëse të gjitha shërbimet

për të cilat kanë nevojë fëmijët (si p.sh. mjekët; dentistët; qendra të

tjera kursesh: balet; piano; futboll etj., etj.) t’i përfitojnë nga

profesionistë shqiptarë. Vërtet mund t’ju duhet të udhëtoni pak më gjatë,

por përfitimi që do të kenë fëmijët nga kjo mënyrë do të jetë më i madh. Dhe

do t’ia vlejë mundimi i rrugës.

- REKOMANDIME

Mësimi i një gjuhë të dytë nuk mund të bëhet me receta të gatshme (sado të

ligjërojmë ne këtë seminar), por mund të realizohet pas një punë

këmbëngulëse, me mirëkuptim dhe bashkëpunim të gjithanshëm fëmijë-

prind-mësues.

Disa rekomandime, se si mund t’i ndihmojmë fëmijët që të mësojnë

gjuhën shqipe, do të mund të ishin:

- duke ndërtuar programe të veçanta, të cilat të synojnë të

përmirësojnë aftësitë e tyre në të lexuar dhe në të shkruar,

- tekste të unifikuara për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë,

- tekste për mësuesin për mësimin e gjuhës shqipe,

- duke e nxitur atë të shprehë dëshirat, ndjenjat, mendimet, ëndrrat

dhe frikën,

Page 116: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

116

- duke e nxitur që të vizatojë lirisht me ngjyra dhe duke kërkuar që

të shpjegojë se çfarë ka dashur të thotë,

- duke e nxitur të mësojë përmendsh këngë, vjersha dhe gjëza,

- duke i lexuar përralla dhe histori të gjata,

- duke biseduar me të si të ishte i rritur,

- duke e dëgjuar me vëmendje kur flet,

- duke e lejuar të krijojë dhe të tregojë “përralla”,

- duke ia shprehur vazhdimisht kënaqësinë për përparimet e tij,

- duke mos kërkuar nga ai përsosmëri në shqiptimin e fjalëve,

- duke qenë i vetëdijshëm se në çdo rast fëmija kupton shumë më

tepër se sa është i aftë të shprehet.

Page 117: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

117

III. PËRVOJA PERSONALE TË MËSUESEVE E TË

MËSUESVE

Page 118: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

118

Page 119: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

119

Anila Kila (mësuese dhe kryetare e Këshillit

të Mësuesve Shqiptarë në Greqi)

ROLI I PRINDËRVE NË MËSIMIN E

GJUHËS AMTARE NË EMIGRACION

Duke qenë vetë emigrante, prind, mësuese

dhe bilinguale, e kam më të lehtë për ta kuptuar dhe

analizuar rëndësinë e gjuhës amtare, se çfarë është

dhe si funksionon bilingualizmi dhe se sa i lidhur ngushtë është ai me

emigracionin .

Emigrimi, apo zhvendosja e individëve, apo të grupeve të individëve

nga vendi i origjinës në vende të tjera, do të thotë edhe ndryshimi i kushteve

sociale ku ata ftohen të bashkëveprojnë në vazhdim, domethënë i fushës së

kontaktit (domains, sipas Fishman, 1971), siç janë: familja, tregu i punës,

organizimi, feja etj. Ato tani paraqesin një karakter të ri në lidhje me ato të

përpara emigrimit. Gjithashtu komunikimi është një funksion i

vazhdueshmërisë kulturore dhe gjuhësore të vendit të origjinës dhe

përshtatjes me kulturën dhe gjuhën e vendit pritës.

Gjuha e vendit pritës është edhe problemi i parë që duhet zgjidhur,

pasi shërben për t’u

përshtatur dhe mbijetuar

në kushtet e reja. Kjo

sjell si pasojë familje

dygjuhëshe dhe bashkë

me to edhe problemin e

ruajtjes, apo të humbjes

së gjuhës amtare në

brezin e dytë.

Rolin kryesor

këtu e ka vendi pritës,

mënyra dhe rëndësia që i jep ai bilingualizmit (dygjuhësisë). Shteti pritës

kujdeset për shkollimin e fëmijëve të emigrantëve në sistemin arsimor të

tyre, por ai rrallëherë kujdeset edhe për mësimin e gjuhës amtare. Shumë

marrëdhënie të emigrantit me vendin pritës nuk janë shtet-qytetar, por janë i

huaj-shtet, siç ndodh në Greqi. Gjithashtu edhe nga një studim i bërë për

Page 120: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

120

emigrantët e Gjermanisë (Gogovos, 1997) rezultoi se këta emigrantë, edhe

pse kanë 40 vjet atje, jozyrtarisht ata quhen "puntorët e huaj "(Gastarbeiter)

dhe në gjuhën zyrtare "të huaj" (Auslander).

Një rol tjetër në humbjen, apo ruajtjen e gjuhës amtare ka vendi i

origjinës. Në qoftë se dikush vjen nga një vend i një niveli të lartë

ndërkombëtar, gjuha amtare përdoret nga të gjithë zotëruesit, pa hasur asnjë

pengesë apo rrezik, ndërsa, në të kundërtën, kur vendi i origjinës është në

një nivel më të ulët ndërkombëtar nga vendi pritës, gjuha e origjinës përbën

një problem dhe rreziku i humbjes së saj në brezin e dytë është fakt.

Dhe një rol të tretë, po aq të rëndësishëm, e luan familja dhe

prindërit.

Prindërit shpesh nuk e kuptojnë rolin që kanë në ruajtjen e gjuhës.

Ata i japin shumë rëndësi arsimimit të fëmijëve në gjuhën e vendit pritës dhe

përpiqen të integrohen sa më shpejt. Ndonjëherë ata e quajnë mbingarkesë

ndjekjen nga fëmijët e tyre të një kursi në gjuhën amtare. Por ekzistojnë edhe

ato raste ku prindërit e kuptojnë shumë mirë këtë rol dhe ata janë nxitës dhe

protagonistë. Po marr tre shembuj të ndryshëm:

Rasti i parë, një familje emigrante hebreje.

Duke kërkuar materiale të ndryshme rreth bilingualizmit

(dygjuhësisë) dhe duke studiuar Joshua Fishmanin, këtë sociolinguist të

madh, më bëri përshtypje një fragment i jetës së tij si fëmijë: Babai i tij ishte

kujdesur që fëmijët të mësonin paralelisht me gjuhën angleze edhe gjuhën

amtare, jidishten (një dialekt i hebrenjve të Gjermanisë).

Çdo ditë kur ai ndodhej me fëmijët e tij rreth tryezës, i pyeste ata: "What did

you do for yiddish today?". Dhe Fishmani duke qenë vetë një bilingual dhe

duke e njohur mirë gjuhën amtare, arriti të na japë një vepër shumë të

rëndësishme në lidhje me bilingualizmin dhe diglosinë dhe gjithashtu

studime të shumta për gjuhën e vet.

Rasti i dytë është ai i emigrantëve të Greqisë.

Në 20 vitet e fundit me shtimin e numrit të emigrantëve nga shumë

vende të botës dhe kryesisht nga shqiptarët, të cilët zënë edhe vendin e parë

në numër, në Greqi është krijuar një shoqëri multikulturore. Kjo shoqëri

karakterizohet nga individë dhe komunitete, që, përveç gjuhës greke,

përdorin edhe gjuhën amtare, por vetëm ndërmjet tyre dhe jo zyrtarisht. Kjo

sjell si pasojë krijimin e individëve bilingualë, por jo një shoqëri

Page 121: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

121

dygjuhëshe, të cilën Fishman e ka cilësuar: "bilingualism without diglosia"

(Fishman, 1975). Kur një shoqëri është dygjuhëshe, si p.sh., Kanadaja,

problemi është i zgjidhur nga vetë shteti, kurse kur kemi vetëm individë

bilingualë, atëherë problemi është nën dëshirën e mirë të shtetit pritës dhe

roli kryesor iu bie prindërve dhe komunitetit që e flet këtë gjuhë.

Siç u përmend edhe më lart, shqiptarët përbëjnë numrin më të madh

të emigrantëve në Greqi, por me një numër shumë të vogël fëmijësh që

ndjekin kurset e gjuhës amtare të hapura nga përpjekjet e mësuesve shqiptarë

dhe të komuniteti shqiptar ( këtu mungon plotësisht ndihma e shtetit pritës,

por edhe ajo e vendit të origjinës).

Për të gjetur arsyen e kësaj duhet një studim i thellë i të gjithë

faktorëve që ndikojnë në të, por këtu po marrim vetëm rolin e prindërve,

duke studiuar një rast specifik, të qytetit të Artemisës, në lindje të kryeqytetit

grek.

E mora për ta studiuar dhe analizuar, pasi duke jetuar prej 17 vitesh

këtu, kam vënë re një fenomen: Megjithëse këtu nuk ka pasur kurrë një kurs

të gjuhës shqipe dhe një pjesë e madhe e fëmijëve kanë lindur në Greqi,

gjuha amtare, jo vetëm që nuk po humbet, por është e gjallë dhe flitet në të

gjitha mjediset sociale të qyteti, si nga fëmijët, ashtu edhe nga prindërit.

Ky është një qytet relativisht i vogël, me një numër të madh familjesh

shqiptare (pothuajse 150 familje ). Struktura e familjes është e tillë: nëna,

Page 122: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

122

babai (në më të shumtën e rasteve që të dy me kombësi shqiptare), fëmijët

dhe, ndonjëherë, edhe gjyshërit. Familjet shpesh janë të lidhura me njëra-

tjetrën me lidhje gjaku ose farefisnore. Familjet jetojnë shumë afër me njëra-

tjetrën dhe në kohën e lirë ata mblidhen në grupe duke biseduar ose duke

luajtur lojëra të ndryshme. Punët që ata bëjnë janë kryesisht ndërtimi (për

burrat) dhe kujdesi për të moshuarit, pastruese ose në tavernat e këtij qyteti

(për gratë).

Në bazë të këtyre të dhënave paraprake përgatita një pyetësor me 17

pyetje për prindërit e këtij qyteti, me qëllim që të kuptoja më mirë rolin e

tyre në ruajtjen e gjuhës amtare. Arrita të anketoj vetëm 40 prindër, pasi

koha që kisha në dispozicion nuk ishte e mjaftueshme për të anketuar një

numër më të madh, gjithashtu edhe për të përpiluar një pyetësor më të pasur.

Pasi u plotësua nga prindërit, unë përpunova të dhënat e pyetësorit

dhe po jua paraqes si më poshtë:

Pyetësor

Emri, mbiemri:

Mosha: nga 20-50

Vendlindja: Nga krahina të ndryshme të Shqipërisë

Vendbanimi: Artemis

Çfarë arsimimi keni?

Α) tetëvjeçar 14

Β) të mesëm 25

C) të lartë 1

Sa vjet keni që jetoni në Greqi? 3-24 vjet

_______________

Ku kanë lindur fëmijët tuaj?

A) në Shqipëri 14

B) në Greqi 26

Cila është gjuha që flisni në shtëpi?

A) shqip 20

B) greqisht 1

C) që te dyja 19

Page 123: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

123

Cila është gjuha që flasin fëmijët tuaj me shokët e tyre shqiptarë?

A) shqip 3

B) greqisht 10

C) të dyja 27

Flisni shqip me fëmijët tuaj në mjedise sociale të qytetit tuaj?

A) po 38

B) jo 2

Flisni ju vetë shqip kur ndodheni në Athinë, apo në një mjedis tjetër ku

nuk ka shumë shqiptarë?

A) po 39

B) jo 1

Në qoftë se do t'ju jepej mundësia që fëmijët tuaj të ndiqnin falas një

gjuhë të huaj dhe gjuhën shqipe, cilën gjuhë do të zgjidhnit ju për ta?

Α) gjuhën e huaj 1

Β) gjuhën shqipe 39

Do të donit që të kishte një shkolle shqipe në qytetin tuaj?

Α) po 40

Β) jo

A i ruani ju traditat krahinore dhe festat kombëtare?

Α) po 38

Β) jo 2

Gjyshi e gjyshja e fëmijëve tuaj, jetojnë me ju në shtëpi?

Α) po 8

Β) jo 32

Sipas mendimit tuaj, fëmijët tuaj e njohin gjuhën shqipe:

Α) keq 4

Β) mirë 34

C) shumë mirë 2

Page 124: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

124

Dinë ta shkruajnë gjuhën shqipe fëmijët tuaj?

A) po 21

B) jo 19

Si e kanë mësuar shqipen fëmijët tuaj?

A) kanë ndjekur mësime në një shkollë shqipe 3

B) duke folur shqip në shtëpi 10

C) duke vizituar shpesh Shqipërinë 27

E vizitoni shpesh Shqipërinë?

A) po 35

B) jo 5

Sipas jush, a është e nevojshme gjuha shqipe?

A) po 40

B) jo

Do të donit të ktheheshit në Shqipëri përgjithmonë?

A) po 24

B) jo 16

Në qoftë se fëmijët tuaj kanë dy emra, si prezantohen ata?

Kur prezantohen në Greqi përdorin emrin e pagëzimit, apo emrin e

pasaportës shqiptare?

A) të pagëzimit 5

B) të pasaportës 23

Kur prezantohen në Shqipëri përdorin emrin e pagëzimit, apo atë të

pasaportës shqiptare?

A) të pagëzimit 2

B) të pasaportës 32

A ndjeheni ju krenar për origjinën shqiptare?

A) po 40

B) jo

Page 125: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

125

A ndjehen krenarë fëmijët tuaj për origjinën shqiptare?

A) po 40

B) jo

Faktorët

Në bazë të këtyre rezultateve arrijmë të kuptojmë qartë faktorët që

ndihmojnë në ruajtjen e gjuhës në këtë qytet. Të tillë janë:

- numër i madh folësish që jetojnë pranë njëri-tjetrit,

- lidhja e ngushtë me familjen,

- niveli i ulët i arsimimit,

- kontakti i përditshëm me gjuhën,

- dëshira e tyre për t’u kthyer në atdhe,

- krenaria kombëtare,

- vizita të shpeshta në atdhe

Konkluzione

Ata nuk kanë qëllim në vetvete t’ua mësojnë fëmijëve gjuhën

amtare, pasi pyetjes "Si e kanë mësuar fëmijët tuaj gjuhën

shqipe?" ata i janë përgjigjur se si asnjëri prej tyre nuk ka ndjekur

një kurs, apo shkollë për ta mësuar atë. Mësimi i gjuhës amtare ka

ardhur në mënyrë spontane, si rezultat i faktorëve të mësipërm.

Mungesë e dëshirës për integrim në shoqërinë greke.

Zotërim i keq i gjuhës greke nga prindërit dhe mungesë e

përpjekjeve për ta përmirësuar atë.

Në një bisedë të lirë që pata me ta kuptova se edhe teknologjia,

sidomos përdorimi i Facebook dhe i Skype, kanë ndihmuar, duke

i mbajtur fëmijët e tyre në kontakt me gjuhën e folur dhe atë të

shkruar.

Muzika shqiptare dhe ndjekja e emisioneve televizive shqiptare,

gjithashtu, ka rol të veçantë.

Vizitat e shpeshta në Shqipëri si dhe vizitat e të afërmve në Greqi

i mbajnë në kontakt me gjuhën.

Megjithëse shumica me arsim tetëvjeçar dhe të mesëm (vetëm dy

me shkollë të lartë) dhe megjithëse nuk ndjekin një taktikë për të

mësuar gjuhën amtare, ata e kuptojnë rëndësinë e saj. Pyetjes: "A

Page 126: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

126

është e nevojshme gjuha shqipe" ata i janë përgjigjur 100% "Po".

Gjithashtu edhe fakti që ata dëshirojnë të kthehen përgjithmonë në

Shqipëri i mban të lidhur ngushtë me gjuhën.

Ndjenja kombëtare është shumë e theksuar. 100% e të anketuarve

janë krenarë për origjinën e tyre.

Prindërit flasin shqip me fëmijët e tyre në mjediset sociale.

Një pjesë e madhe e tyre (%) flasin vetëm shqip në shtëpi.

Të gjithë do të dëshironin të kishte një shkollë shqipe në qytetin e

tyre.

Vetëm një nga të anketuarit u përgjigj se flasin vetëm greqisht në

shtëpi. Ai tha se bashkëshortja e tij është me origjinë greke. Vetëm

një prej të anketuarve nuk fliste shqip me fëmijët e tij në mjediset

sociale, por njëkohësisht ai ishte i vetmi me arsim të lartë dhe nga të

paktët, fëmija e të cilit e zotëronte shumë mirë gjuhën shqipe. Ky rast

është një sfidë për mua. Do të doja që në një anketim të dytë të kem

rastin të kem më shumë prindër me arsim të lartë.

Mbyllje

Rasti i tretë dhe i fundit është ai i rolit të prindërve grekë në ruajtjen e

gjuhës amtare në Turqi.

Në Turqi ndodhet një ishull i vogël i quajtur Imvro. Në vitin 1964

aty kishte rreth 6000 banorë me kombësi greke dhe gjithashtu një shkollë

greke. Ky vit ishte edhe viti i fundit ku në bankat e kësaj shkolle do të

uleshin nxënës grekë. Nxënësit ishin të detyruar të ndiqnin mësimet

vetëm në gjuhën turke. E vetmja mënyrë për të mësuar dikush greqisht,

ishte të ndiqte mësimet në shkollën greke të Stambollit.

Po për një fëmijë gjashtëvjeçar ishte shumë e vështirë të shkëputej nga

gjiri i familjes dhe të studionte larg.

Ana Kuçomali kujton me dhimbje momentin kur babai i lëshoi dorën

dhe e la atë në oborrin e shkollës greke në Stamboll. Ajo ishte vetëm gjashtë

vjeçe. "Por kështu vendosi babai ", thotë ajo. Dhe pas 50 vjetësh nga mbyllja

e shkollës, Ana është ajo që bëri të mundur që në fshatin Agji Theodhori të

këtij ishulli (sot vetëm me 300 banorë me origjinë greke) të dëgjohet përsëri

gjuha amtare.

Duke parë këto tri raste kam dalë në konkluzionin se roli i prindërve në

Page 127: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

127

mësimin e gjuhës është shumë i rëndësishëm dhe do të thosha është një nga

rolet kryesore. Sa më të vetëdijshëm të jenë prindërit për rolin e tyre, aq më

të mira do të jenë rezultatet dhe do të kemi bilingë të vërtetë, që do të jenë

përfaqësues të denjë të komunitetit të tyre.

‘Çfarë bëtë ju sot për shqipen?’ Kjo është pyetja që duhet të ketë

dendurinë më të lartë në përdorim çdo ditë në familjet shqiptare të

emigracionit, sepse brezi i dytë nuk duhet ta harrojë gjuhën. Kjo është

pyetja që duhet t’i bëjnë prindërit, sidomos vetes.

Page 128: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

128

Miradije Berishaj dhe Osman

Ademi (mësues/e në Austri)

LOJA NË FUNKSION TË

NXITJES PËR MËSIM ME

GRUPMOSHA HETEROGJENE

Hyrje

Punimi paraqet një lojë të cilën ne e quajmë „Loja me numra“. Këtë

lojë e praktikojmë me një grup heterogjen prej pesëmbëdhjetë deri njëzet

nxënës të klasave dhe shkollave të ndryshme. Loja zhvillohet në formë të

hapur dhe i inkurajon nxënësit të kenë besim më të plotë në aftësitë e tyre,

Ajo ua zgjon kureshtjen dhe i bënë të gjithë aktiv.

1. Prezantimi i grupit

Në mësimin plotësues (MP) të gjuhës shqipe punohet me grupmosha

të ndryshme. Grupi përbëhet nga klasa e 1-rë deri në të 4-tën. Numri më i

madh i orëve të mësimit janë me nxënës/se të klasave të grupmoshave të

ndryshme, nga mosha 6 vjeçare (parashkollore) deri në moshën 15 vjeçare

(klasa e 9-të). Vetëpërbërja e klasës së mësimit plotësues nuk lë hapësirë për

një mësim unik dhe të përafërt për të gjithë nxënësit. Prandaj aspak nuk është

e lehtë të koordinohet koha e orës mësimore nga mësimdhënësi. Metodat e

mësimit të gjuhës mund të ndryshojnë sipas grupmoshës. Për këtë formë të

mësimdhënies, mësimdhënësi duhet të jetë shumë fleksibël, të jetë i

“armatosur“ me materiale të shumta etj. Përveç librave bazë (fletoret

tematike) duhet të përgatitë edhe fletë pune në përshtatshmëri të

grupmoshave, duke i kombinuar ato. Me gjithë këto përgatitje, ndodhë që

nxënësit prapë të jenë të shpërqendruar, pasi që në të njëjtën kohë janë

shumë faktorë prezent, të cilët ndikojnë drejtpërdrejt. Pse nxënësit nuk janë

aq të koncentruar në mësim? Dhe për t’i “kthyer” përsëri në klasë,

mësimdhënësi duhet të gjejë ndonjë metodë të përshtatshme, e cila do të

zgjonte kureshtje te nxënësit. Ky është mësimi në formë të lojës duke i

Page 129: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

129

angazhuar të gjithë nxënësit në lëvizje dhe në të menduar për aq sa dinë dhe

munden. E rëndësishme në këtë rast është se të gjithë angazhohen dhe kanë

kureshtjen e duhur.

Loja me numra është një lojë e tillë, të cilën e kam realizuar në

procesin mësimor në VS Hafnerplatz 1, në komunën e Krems-it. Në këtë

grup janë 19-të nxënës të klasave të ndryshme, po ashtu edhe nga shkolla të

ndryshme si: VS18

, NMS19

, SHS20

, BRG21

, HAS22

, HAK23

. Në orët

mësimore (dhe them orët) për arsye se për lojën e zhvilluar janë përdorur dy

orë mësimore.

2. Fletëzat me numra-rrethi

Nevojitet të bëhet motivimi, krijimi i disponimit emocional i

nxënësve për organizimin, fillimin, zhvillimin dhe përfundimin me sukses të

lojës metodike. Nxënësit janë të ulur në formë rrethi. Rrethi është një metodë

18

VS-Volksschule- 19

NMS-Neue Mittelschule 20

SHS-Sporthauptschule 21

BRG-Bundes Realgymnasium 22

HAS-Handelsakademieschule 23

HAK-Handelsakademie

Page 130: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

130

që i krijon mundësi pjesëmarrësve të shprehin lirshëm idetë, mendimet dhe

ndjenjat e tyre. Ulja e nxënësve në formën e një rrethi u lejon atyre të jenë të

barabartë përballë njëri-tjetrit (fig. 1).

Fig. 1: Grupi nxënësve

Nxënësve më parë ju shpjegohet puna që ata duhet të bëjnë gjatë

lojës. Janë përgatitur 100 fletëza në të cilat janë shkruar numrat nga 1 deri në

100. Tematika e lojës është e njëjtë për të gjitha moshat, rrëfim i lirë sipas

kujtesës, vrojtim dhe përshkrim, zhvillim i botës së brendshme dhe të

imagjinatës. Në mes kanë fletëzat e kthyera në anën e kundërt të shkrimit.

Nxënësit duhet të marrin nga një fletëz dhe shikojnë se cilin numër e kanë

tërhequr. Atëherë atyre ju tregohet se çfarë kuptimi ka numri në fletëzën që

kanë në dorë. Numrat në fletëza përcaktojnë moshë. Nëse nxënësi ka fletëzën

me numrin më të vogël se sa mosha e tij, atëherë ka për detyrë të formojë një

fjali apo tekst të shkurtër dhe ta shprehë së pari me gojë e pastaj, atë që ka

thënë, ta shkruajë në fletore të gjuhës shqipe. Duhet të shkruajë nëse i

kujtohet diçka nga ajo moshë (nëse nuk i kujtohet asgjë, apo ka qenë moshë

shumë e vogël e realisht një moshë e re 1,2,3 vjeç, atëherë nxënësi së pari

flet e pastaj shkruan për atë se si do të dëshironte të ishte në atë moshë.

3. Ushtrime në të shprehurit me gojë – metoda e tregimit (narrative)

Metoda e tregimit bëhet duke treguar detaje të një ngjarjeje, një

prezantim emocional, personazhet e një ngjarje, metoda e përshkrimit, po

ashtu përshkrimi i objekteve te ndryshme etj. Nga dëgjimi i tregimeve të

shkurtra, themi se, duke u nisur nga ajo që nxënësit tanë vijnë nga vende

(shtete) të ndryshme ku flitet shqipja, atëherë kemi të bëjmë me të folmet në

dialekte (variantet fonetike), kryesisht të folmet e vendit se nga vijnë

prindërit e nxënësve (Gjinari, J. dhe Shkurtaj, Gj.). Ne kemi për detyrë në

mësimin plotësues të gjuhës shqipe ta flasim dhe ta ushtrojmë gjuhën letrare

shqipe. Ky ushtrim apo trajnim i gjuhës bëhet duke bërë krahasime të fjalëve

të shprehura në dialekt në atë të gjuhës standarde, për çfarë edhe nuk është e

lehtë për nxënësit. Nganjëherë hasim në probleme dhe fjalën e thënë duhet ta

përkthejmë në gjuhën gjermane që të kuptohet nga të gjithë nxënësit. Në

ushtrimet e të shprehurit me gojë një vend të rëndësishëm zë edhe të

dëgjuarit. Nxënësit mësohen të bëhen më të durueshëm dhe të dëgjojnë

Page 131: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

131

mendimet dhe idetë e të tjerëve. Ata duhet të flasin me radhë dhe të mos e

ndërpresin njëri-tjetrin. Mësimdhënësi duhet të thotë gjëra pozitive pas

përgjigjes së nxënësit. Këtë e bën për t'i motivuar ata, të ndihen se janë të

dëgjuar nga të tjerët. Përmes të dëgjuarit ata dëgjojnë teori, fjalë të

shqiptuara drejt, mendime të ndryshme ku sigurojnë një të kuptuar me të

gjerë.

4. Ushtrime në të shprehurit me shkrim

Kjo tematikë mbështetet në nxitjen e zhvillimit dhe të përshkrimit të

botës së mbrendshme dhe të imagjinatës, ndihmon në zgjerimin e ideve dhe

interpretimin e tyre, zhvillimin intensiv psiko-intelektual (gramatikën, e cila

u ndihmon të njohin ligjësitë e normës letrare dhe drejtshkrimore). Nxënësit

Fig. 2: Nxënësit gjatë punës individuale

shkruajnë në fletore atë që treguan me gojë (fig. 2). Pasi ata të lexojnë

punimin e tyre se çfarë kanë shkruar, atëherë marrim nga tregimet e

nxënësve dy-tri fjali që janë më domethënëse në tregim. Këto fjali i

shkruajnë nxënësit në tabelë.

Page 132: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

132

Objektivat: përvetësimi i lexim-shkrimit, njohja e normës letrare dhe

drejtshkrimore, njohja e leksikut dhe semantikës se fjalëve, njohja e

sintaksës, ortografisë, veçoritë stilistike etj.

5. Shkrimi i fjalive në tabelë

Shembulli 1:

Kur i kum pas katër vjet e kom qu toqakun.

Kur i kum pas katër vjet kum vuzit biziklën.

Kur i kam pas katër vjet i kam gra bicikllës.

Kur isha katër vjeç kam ngarë biçikletën.

Për mënjanimin e gabimeve të rënda në të shprehurit me shkrim të

nxënësve kërkohet ndërhyrje didaktike – metodike nga mësimdhënësi.

Korrigjimi i fjalëve bëhet nga ana e nxënësve së bashku me mësimdhënësin

(fig. 3). Nga shkrimi i fjalive në tabelë24

shohim se nxënësit kanë përdorur

lirinë e shprehjes dialektore, gjuhën që komunikojnë në familje, ku fjalia

është e shkruar në dialekt dhe e tëra duhet që të zëvendësohet me fjalët e

gjuhës letrare (Shkurtaj, Gj.). Fillojmë nga fjala biçikletë (meqenëse është

mësimi në formë loje, atëherë e fillojmë nga biçikleta), që është një mjet

ngasjeje të cilën nxënësit e duan. Pra, flasim për emërtimet e ndryshme,

variantet fonetike, fjalët e huaja po për të njëjtin objekt, ku këtu preken

sinonimet. Pastaj folja ngas, e cila për nxënësit është tërësisht e panjohur.

Duke përdorur fjalën “vozit” edhe këtu përmendim sinonimet dhe fjalët e

huaja që në gjuhën tonë fatkeqësisht i kemi të shumta. Ndërsa në shembullin

2 dhe 3 shohim fjalët të cilat jo vetëm që janë shkruar fjalët në dialekt, por

kanë futur edhe fjalë të gjuhës së vendit në formimin e fjalisë (Schader, B.).

24

Kur nxënësi shkruan në tabalë e ndien vetën para një përgjegjësie më të madhe, sesa kur

shkruan në fletore.

Page 133: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

133

Fig. 3: Të shkruarit e fjalive në tabelë

Shembulli 2 dhe 3

Zdu m´u dok si 50 vjet, du me kanë shumë reich, dhe ta kam ni familje të

madhe.

S´dua të dukem si pesëdhjetë vjeçare, dua të jem shumë e pasur dhe t´a kem

një familje të madhe.

Unë kam me kanë një Schriftstellerin dhe arkitekte në pension.

Unë do të jem një shkrimtare dhe arkitekte në pension.

Pse?

Në përgjigjet e marra nga nxënësit janë dy variante:

varianti i parë, ku ata nuk e njohin këtë fjalë në gjuhën shqipe dhe

që ta formojnë fjalinë përdorin fjalën gjermane, dhe

varianti i dytë, ku e njohin fjalën e përdorur në gjermanisht, por

ka ardhur më shpejtë në “mendjen e tyre” dhe ashtu e kanë

Page 134: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

134

shkruar (ky fenomen është i njohur si Kod-switsching, kod-

mixing-shih studimet e Schader,B).

6. Sinonime dhe fjalët e huaja

Fjalët e shkruara në fjali nga të folmet e vendit i nxjerrim dhe i

shkruajmë në pjesën tjetër të tabelës, p.sh. toqak, bizikletë, bicikëll, biçikletë,

si dhe vuzit, gra, qu, ngare etj. (fig.4.). Nga këta shembuj jo vetëm që

mësojmë sa më shumë fjalë të gjuhës shqipe nga të folmet e vendeve

shqiptare, pasurojmë fjalorin me sinonime, por edhe i largojmë fjalët e huaja

nga përdorimi i tyre. Qëllimi ynë është të përdorurit e fjalëve drejt në gjuhën

letrare/standarde.

Fig. 4: Fjalë sinonime (shqip dhe të huaja) të shkruara në tabelë nga vetë nxënësit

7. Faktorët që ndikojnë në suksesin e mbajtjës së një ore me grupmosha

heterogjene

Faktorët që ndikojnë në suksesin e mbajtjes së një ore mësimore me nxënës

të grupmoshave të ndryshme janë (Brada, R.):

faktori pedagogjik ,

faktori intelektual,

faktori didaktik,

faktori social-psikologjik.

Page 135: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

135

Faktori pedagogjik: Këtu kemi faktorët primarë, ata që quhen edukativë, të

cilët ndikojnë fuqimisht në aftësimin e nxënësve për mësimnxënie

(mësimdhënësi, prindërit, teknologjia mësimore edukative, institucionet,

masmediat etj).

Faktori intelektual: Ata (nxënësit) mësojnë të shkruajnë drejt, të lexojnë

rrjedhshëm, të jenë në gjendje të tregojnë, ritregojnë tregime.

Faktori didaktik: Nxënësit përdorin jo vetëm mjetet e domosdoshme të punës,

por edhe mjete inkurajuese, p.sh. fletëzat në lojën e folur.

Faktori social-psikologjik: Ka të bëjë me klimën e përshtatshme në klasë duke

pasur parasysh grupmoshat e nxënësve, ndjenjën e përvetësimit,

bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe solidaritetit. Këto sjellje të manifestuara te

nxënësit krijojnë kënaqësi dhe forcojnë afrimin mes tyre, zhvillojnë

kompentencat sociale të tyre që gjatë punës të ndihmojnë njëri-tjetrin.

Përfundim:

Me ketë lloj loje, ose të ngjashme si kjo, vërehet aktivizimi dhe

koncentrimi maksimal i nxënësve. Loja duhet të përshtatet ashtu që çdo

nxënës të arriturat në mësim vazhdimisht të mund t`i përjetojë dhe t`i zbatojë

në jetën e përditshme (Scholz, I).

Nga loja dhe analiza e lojës së bërë mund të themi se:

aftësitë gjuhësore ngrihen,

nxënësit njëkohësisht ushtrojnë aktivitetin psikomotorik,

nxënësit fitojnë lirinë e komunikimit në gjuhën e familjes,

përvetësojnë kalimin ose përdorimin e fjalëve në gjuhën letrare,

ngrihet niveli individual i të mësuarit,

ngrihet stili individual i të mësuarit

shfaqen interesat personale,

po ashtu shtohet intensifikimi (fuqizimi) i kontakteve sociale në

ambientet e përditshmërisë,

etj.

Page 136: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

136

Literatura:

1. Gjinari J., Shkurtaj Gj.: Dialektologji, SHBLU, Tiranë, 2009

2. Shkurtaj Gj.: Si të shkruajmë shqip. Botimet TOENA, Tiranë, 2008

3. Schader B.: Sqyrtime gjuhësore rreth kontaktit mes shqipes dhe

gjermanishtes në Zvicër. Shtëpia botuese “Kristalina-KH”, Tiranë,

2005

4. Brada, R.: Metodika e gjuhës shqipe. Biblioteka pedagogjike, Pejë,

2000

5. Scholz I.: Das heterogene Klassenzimmer. Vandenhoeck&Ruprecht

GmbH Co. KG Göttingen, 2012

[email protected]

[email protected].

Page 137: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

137

Rizah Sheqiri (mësues në Suedi)

NGRITJA E KOMPETENCAVE TË

MËSIMDHËNSIT NË DIASPORË

(Reflektime personale me synimin e vetëm që të

shërbejnë si nxitje dhe frymëzim për tejkalimin e

sfidave dhe vështirësive si dhe për shfrytëzimin e

mundësive për ngritjen dhe zhvillimin e

vazhdueshëm të kompetencave profesionale të

mësuesit në diasporë)

Pjesa e parë

Profesioni i mësuesit është një profesion që vazhdimisht është në

zhvillim. Gjithçka fillon me dhe nga një mësues i mirë. Dhe të gjithë

nxënësve, në çdo shoqëri, në çdo shkollë, u duhen mësues të aftë e

profesionistë të cilët e zotërojnë misterin e të mësuarit. Ço shoqëri ka shumë

nevojë për mësues të mirë të cilët i zhvillojnë metodat e mësimdhënies dhe të

cilët e përshtatin vazhdimisht mësimdhënien e tyre për të përmbushur sa më

mirë nevojat e secilit nxënës.

Mësues të kualifikuar janë ata që kanë aftësi të mësimdhënies dhe

njohuri të mira rreth asaj se si duhet praktikuar të mësuarit në të vërtetë. Për

të identifikuar se çfarë e karakterizon mësuesin e aftë është mjaft e vështirë

për shkak se shprehja shumë " i aftë " ka një domethënie të gjerë. Mësuesi i

aftë, përveç zotërimit të përdorimit të veglave didaktike, ka njohuri të mira

në lëndën mësimore që e ligjëron dhe, po ashtu, një fleksibilitet të gjerë që

përputhet me nevojat e nxënësve gjatë procesit mësimor dhe gjithmonë në

përputhje me aftësinë e secilit nxënës për të nxënë. Mësuesi i tillë

dokumenton suksesin e nxënësve në mësim dhe në mënyrë kritike shqyrton

me kolegët metodat e tij të mësimdhënies qofshin të suksesshme e efektive

qofshin ato më pak të suksesshme e efektive. E gjithë kjo ndikon në

zhvillimin e profesionit të mësuesit për një mësimdhënie sa më të mirë .

Një mësues profesionist është ai mësues që e di mirë punën e tij, që e

zotëron dhe e praktikon mirë profesionin e tij. Mësuesi i tillë sistematikisht

Page 138: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

138

reflekton e pasqyron në baza shkencore praktikat dhe mënyrat e

mësimdhënies së tij. Pra, ky proces i vazhdueshëm dhe veçoritë e tij për

mbikëqyrjen, vlerësimin, përmirësimin e adaptimin e njohurive didaktike

janë shenjat kryesore dalluese të profesionit të mësuesit nga profesionet e

tjera.

Një mësues i mirë është ai që i mëson dhe i ndihmon nxënësit e tij

dhe ua hap rrugët që çojnë drejt të mësuarit më efikas e më të shpejtë. Një

mësues i këtillë gjithmonë përpiqet që nxënësit e tij t'i arrijnë qëllimet e tyre

në procesin e të mësuarit dhe të arrijnë rezultate sa më të mira në nxënien e

diturisë.

"Mësuesit që ua japin nxënësve të tyre mundësinë për t'u bërë më të

mirë se vetë ata, janë mësuesit më të mirë , " – thotë kështu me plotë të

drejtë një nga mësuesit e mi, profesori Tomas Kroksmark.

Prandaj konsideroj që çdo shkollë duhet të ketë mësues të aftë e shumë

profesional, të cilët e zotërojnë mirë misterin e të mësuarit. Sepse misteri i të

mësuarit është ajo çka e dallon profesionin e mësuesit nga të gjitha

profesionet e tjera. D.m.th. kufiri që dallon profesionin e mësimdhënies është

aftësia për të mësuar dikë tjetër, për të mësuar në mënyrë që mësimi të

zhvillohet në dikë tjetër. Për fat të mirë, duket se shumë departamente të

arsimit nëpër shumë komuna si dhe shumë drejtori të shkollave e kanë

kuptuar mirë dhe me kohë këtë të vërtetë dhe ato në bashkëpunim me

universitete dhe shkollat e larta të mësuesisë janë përqendruar në ngritjen e

vazhdueshme profesionale të mësuesve.

Dhe, natyrisht, një mundësi të këtillë e kam shfrytëzuar edhe unë si

mësues i gjuhës amtare dhe bashkë me shumë mësues tjerë vendas kam

ndjekur shumë trajnime profesionale dhe po ashtu kam vijuar studimet

postdiplomike pedagogjike e didaktike të niveleve C dhe D. Edhe unë, sikur

mësuesit e tjerë që kanë ndjekur këto studime, jemi shumë të kënaqur me

rezultatet e punës sonë studimore. Dhe në bazë të kësaj pune shkencore

hulumtuese dhe në bazë të kësaj përvoje profesionale të ndërlidhur

drejtpërdrejt nga klasa konstatoj se vetëm mësuesit e aftë, mësuesit

profesionistë, mësuesit hulumtues shkencorë mund t'i përmbushin kërkesat

dhe nevojat e nxënësve për zhvillimin e aftësive të të nxënit dhe kështu

mund ta zhvillojnë shkollën në baza shkencore. Vetëm ata mund ta vënë

Page 139: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

139

shkollën në binarët e vërtetë të zhvillimit. Pra, mësuesit e mirë, profesionistë

e hulumtues shkencor, si një lokomotivë e fuqishme mund ta tërheqin e ta

avancojnë mësim dhe zhvillimin e të mësuarit, gjë e cila në thelb është

qëllimi i përbashkët i të gjithëve; i shkollës, i mësuesve, i nxënësve, i

prindërve dhe i shoqërisë përgjithësi.

Edhe diçka: Në procesin e zhvillimit profesional të mësimdhënies, ne

mësimdhënësit mund të japim dhe të marrim e të përvetësojmë shumë

ndihmë e mësime me vlerë nga njëri-tjetri. Ne mund të jemi edhe faktorë

frymëzimi e inspirimi për njëri-tjetrin, pikërisht duke shqyrtuar e duke

mbikëqyrur me syrin kritik prej hulumtuesit shkencor punën e njëri-tjetrit.

Është shumë e rëndësishme që ne si mësues në këtë mënyrë mund të

ndihmojnë njëri-tjetrin për t’u zhvilluar edhe më tutje në mënyrë

profesionale. Dhe këtë ne mund ta bëjmë me përkushtim dhe ndershmëri në

punën dhe në jetën tonë të përditshme. Unë mendoj se ne mund të arrijmë

këtë me një bashkëpunim të mirë profesional, kritik dhe të sinqertë ndaj

njëri-tjetrit. Për shembull, të mbështesim dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin në

zhvillimin tonë duke lavdëruar anët e mira, metodat e mënyrat e mira të

mësimdhënies së njëri-tjetrit. Gjithashtu, ne mund të ndihmojnë njëri-tjetrin

edhe duke kritikuar pa hezitim dështimet, gabimet ose mangësitë që kemi.

Duke zhvilluar vazhdimisht një debat të hapur e profesional rreth dhe në

lidhje me mënyrën tonë të mësimdhënies, me qëllim që ai debat i hapur të

çojë në zhvillimin tonë profesional, në zhvillimin dhe përsosjen e profesionit

tonë të përbashkët të mësuesit. Në qoftë se debati më pas do të bëhet i

argumentuar dhe i bazuar në zbulimet e fundit shkencore e kërkimore, ai do

të çojë patjetër drejt përmirësimit të profesionit të mësimdhënies dhe në këtë

mënyrë, padyshim, do të reflektojë rezultate të mira edhe në zhvillimin e

nxënësve dhe të shkollës në tërësi.

Për shembull, edhe një mësues i gjuhës amtare, kur ndihmon nxënësit

në klasën e rregullt, ku mësimi zhvillohet në gjuhën e vendit, mund të jetë

një vëzhgues i vërtetë, i mirë dhe shumë spontan i mësuesit të klasës së

rregullt. Unë vetë kam pasur shumë herë mundësinë për të qenë si ndihmës i

mësuesit në klasë dhe kështu unë jo vetëm që kam ndihmuar mësuesit e

klasës a të lëndës, por kam vëzhguar mësuesin e lëndës në klasën e rregullt,

pastaj shpesh kemi diskutuar edhe për mësimdhënien dhe për mënyrat e

punës. Gjithsesi kjo mënyrë e punës në klasë më ka ndihmuar shumë edhe në

Page 140: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

140

ngritjen time profesionale. Unë përveç që kam mësuar metoda të reja të

mësimdhënies, kam fituar edhe sigurinë brenda meje për të zhvilluar më tej

ato, për t'ia përshtatur lëndës së gjuhës amtare dhe nxënësve të mi. Këto

mënyra dhe metoda të mësimdhënies i preferoj gjatë punën sime, por ua

rekomandoj me kënaqësi edhe kolegëve të mi.

Së fundi, unë mendoj se për ne si mësues, shkollimi, trajnimi dhe

aftësimi profesional duhet të jetë i përhershëm. Si të tillë profesioni ynë dhe

ne mësuesit si profesionist vazhdimisht kemi shumë për të dhënë dhe për të

marrë edhe nga kompetencat dhe nga përvojat profesionale të njëri-tjetrit.

Pjesa e dytë

Bashkëbisedim me mësueset e mësuesit e pranishëm në ligjeratën

time rreth vështirësive dhe mundësive të ngritjes dhe të zhvillimit të

kompetencave profesionale të mësimëdhënësve shqiptarë në diasporë.

Nisma, ide dhe reflektime personale me synimin e vetëm që të shërbejnë si

nxitje dhe frymëzim për tejkalimin e sfidave e vëshirësive dhe për

shfrytëzimin e mundësive për ngritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm të

kompetencave profesionale të mësimdhënjes për mësimdhënësit në diasporë.

Propozime, ide, mendime, debate e diskutime me shembuj konkret duke u

përqëndruar për t'iu përgjigjur tri pyetjeve vijuese:

- Cilat janë vështirësitë dhe mundësitë për ngritjen e kompetencave

profesionale në vendin e shtetin ku punoni?

- Sa janë shfrytëzuar ato nga ju personalish dhe nga kolegët tuaj nga i

njëjti shtet?

- Jepni ide, propozime a shembuj tjerë konkret si mund të kalohen

sfidat dhe si mund të shfrytëzohen edhe më mirë mundësitë për

ngritjen dhe zhvillimin e kompetencave profesionale në vendin dhe

në shtetin ku jetoni e punoni?

(Edhe qëllimi i këtij bashkëbisedimi është që propozimet, idet, diskutimet

dhe reflektimet nga pervojat e njërit-tjetërit të shërbejnë si nxitje dhe

frymëzim për tejkalimin e vëshirësive eventuale dhe për shfrytëzimin sa më

të mirë të mundësive për ngritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm të

kompetencave profesionale të mësimdhënies nga mësimdhënësit në

diasporë).

Page 141: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

141

Hazir Mehmeti (mësues në Vjenë)

PËRVOJA TË PLANIFIKIMIT ME

TEKSTET E REJA

Hyrje

Pas miratimit të Kurrikulës së SHSHMP në

diasporë (dokument i MAShT e Kosovës, nëntor

2007) u hap rruga e hartimit të teksteteve dedikuar

mësimit shqip në disasporë.

Një projekt i ri i MAShT të Kosovës, i njohur tashmë si Tekste

mësimore për diasporën, dhe i mbështetur profesionalisht e materialisht nga

Shkolla e Lartë Pedagogjike e Cyrihut (Insituti IPE me bashkëkoordinatorin

prof.dr.dr. Basil Schader) solli në

dritë setin prej 19 librave/fletoreve

tematike për të tri ciklet e

organizimit të mësimit. Librat, veç

tjerash, janë hartuar në pëputhje me

standardet përkatëse të shteteve

përkatëse si dhe me dokumentin e

MAShT të Kosovës për standardet

e teksteve shkollore (dokument i

MAShT të Kosovës, 2010).

Tekstet, pas botimit të parë, iu

nënshtruan një prove konkrete në

praktikën mësimore dhe një

diskutimi në qarqet profesionale të

mësuesve përmes seminareve e

formave të tjera të komunikimit prej të cilave, me rastin e botimit të dytë,

pasuan edhe përmirësimet e duhura.

Planifikimi i punës

Plani i punës me tekstet e reja u

trajtua deri tani në tri seminare, ndër

Page 142: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

142

të cilët edhe në seminarin e Vjenës në qershor 2012. Planifikimi i punës me

tekstet e reja është kusht me rëndësi për suksesin e mësimdhënies. Teksti, si i

tillë, ofron përmbajtje me standarde të niveleve përkatëse në të gjithë zërat

kryesorë, si: gjuhë, figura, ilustrime, ushtrime, aparaturë didaktike, pyetësorë

etj.

Gjatë planifikimit mësuesit/et duhet t’i marrin parasysh specifikat

kohore e hapësinore, të pajisjeve etj. të shkollës, vendit a shtetit ku zhvillohet

mësimi. Në përvojën e Austrisë plani mësimor /Lehrplan/ i nxjerr në të dy

gjuhët është obligues për secilin. Aty parashtrohen kërkesat dhe qëllimet e

mësimit të gjuhës amtare në përgjithësi, ku natyrshëm gjuha shqipe është

pjesë e tij. Edhe materialet e Ministrisë Federale të Arsimit dhe të Gruas janë

të botuara edhe në gjuhën shqipe në uebfaqen zyrtare

(https://www.bmb.gv.at/) të këtij institucioni, të cilat realisht do të duhej të

ishin të njohura për secili(e)n mësues/e shqiptar/e që punon me nxënësit

shqiptarë në Austri.

Në përvojën austriake, lidhur me planifikimin në këtë fushë, janë

identifikuar tri kërkesa themelore:

- Përforcimi i gjuhës amtare/gjuhës primare si bazë për formimin në

përgjithësi dhe zhvillimin e gjuhëve tjera në veçanti;

- Ndërmjetësimin e njohurive nga vendi i origjinës (kulturë, letërsi,

struktura sociale, ekonomike, politike etj);

Page 143: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

143

- Ballafaqimi i suksesshëm me procesin dy-kulturor (kultura e

emigrantit, rrethanat sociale, psikologjike etj.).

Më poshtë po sjell përvojën time të planifikimit me tekstet e ciklit të

parë (klasat 1-3) të këtij seti, të zhvilluar me sukses në shkollat e Vjenës ku

unë punoj me nxënësit shqiptarë.

Klasa 1 Njësia mësimore Muaji java

T e

k s

t e

t

Kultura

shqiptare

Ju njoftoj me /f.6,7/

Biseda familjare /f.8,9/

Vizita në Prishtinë /f.12,13/

Këndojmë e vallëzojmë /f.30,31/

Piknik /f.36,37/

Kthimi në shtëpi /f.40,41/

9

9

11

12

3

5

2

2

1

1

2

2

Letërsi

shqipe

I dashur atdhe /f.5,6,/

Ujku dhe Luani 1

Kori gazmor 1

9

10

12

1

1

1

Libri i

gjuhës

Alfabeti i gjuhës shqipe /f. 5, 6/

Shkronja Ë ë 1

Shkronja r dhe rr 1

Fjala rrokja 1

Rina e Lira në treg 1

4

5

5

6

6

4

1

1

1

1

Puna dhe

koha e lirë 1

Në fermën e Gjergjit / f. 10,11/

3

3

Një botë për

të gjithë

Shtazë të egra dhe shtazë shtëpiake 1

Vëlla Alban (këngë )

3

12

4

2

Unë dhe të

tjerët

Ditëlindja 1 4 1

Page 144: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

144

Klasa 2 Njësia mësimore Muaji java

T e

k s

t e

t

K

ult

ura

sh

qip

tare

Tregimi për pushimet në atdhe

Në Bregdet

Mikpritja Shqiptare

Ftesë nga daja Ukë

Komunikojmë

Festojmë së bashku

Kthimi në shtëpi

Letër nga Lisa e Timi

9

9

10

10

11

11

6

6

2

4

2

4

1

3

3

4

Let

ërsi

sh

qip

e

Plotësojmë vargjetStinët 1f.7,8,10

Mbollën të tjerët, hëngre ti...

Lepurushi (vjershë)

Viti i Ri (këngë)

Festa jote-festa ime

Mbreti dhe buburreci

Shkolla ime (vjershë)

Zogu cicëron ...

9

10

11

12

12

2

3

4

3

3

4

2

1

3

1

1

Lib

ri i

gju

hës

Alfabeti i gjuhës shqipe lf. 7, 81

Shkronjat ç, q lf. 9, 101

Shkronjat gj, xh dhe r, rr lf. ll, 121

Shkronjat l, II lf. 14, 15 1

Dyshkronjëshat 1 f. 16, 17)

Gjinia e emrit lf. 38, 391

Fjala- fjalia lf. 24, 251

9

10

10

11

12

l

1

4

3

4

1

1

2

3

P

un

a d

he

ko

ha

e l

irë

1

Profesionet lf. 4,51

Në qytet 1 f. 6, 71

Ne veshim e mbathim l. 8, 91

Në kohën e lirë lf. 14,151

Mësim i veçantë i Zanës lf. 16, 171

Ne luajmë me zar lf. 18, 191

Kësulëkuqja lf. 20, 211

Ne udhëtojmë në vend f.22,231

2

2

2

3

3

3

4

4

l

2

4

l

2

3

1

2

Një

bo

të p

ër t

ë

gji

thë

Klasa e jonë lf. 5, 61

Shoqëria e Albanit lf. 7, 1

Në klasë e shoqëri lf. 8,9, l 01

Ne vijmë nga shqiptare lf.12, 131

Njerëzit me ngjyrë natyrë f.15, 161

Ngjyrat flasin If.19,20,21 ,221

Bukuritë e vendlindjes lf. 24, 251

4

5

5

5

6

6

6

3

1

2

3

1

2

3

U

dh

e të

tjer

ët

Kush jam unë lf. 5,6,71

Dita e parë e shkollës If.8,91

Në pushimet verore lf. 1 O, 111

Një ditë në shtëpinë tonë If.20,211

Ditëlindja lf. 34, 351

Vajzat luajnë futboll 1f.38,391

Qetësi 1f.40,41/

Shoqja ime Stela If.42,431

1

9

9

10

11

11

12

12

4

1

2

1

2

3

1

2

Page 145: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

145

Klasa 3 Njësia mësimore Muaji java

T e

k s

t e

t

K

ult

ura

shq

ipta

re

Vizita në Prishtinë /f.12,13/

Bukuritë e Kosovës /f.14,15/

Udhëtojmë /f.20,21/

Shëtitje nëpër Tiranë /f.24,25/

Kujtojmë historinë /f.26,27/

Në fshat /f.28,29/

Qyteti i bukur i Shkupit /f.32,33/

Për ditëlindjen e timit /f.34,35/

10

10

10

10

11

11

11

11

1

2

3

4

1

2

3

4

Let

ërsi

sh

qip

e

Shqiponja /f.12,13/

Aroma e detit /f.22,23/

Tre diejt e Dianës /f.24,25/

Çupa që derdhte trënd.. /f. 37,38/

Gomari dhe Ujku /f.40,41/

Guri i Skënderbeut /f.44,45/

Mungesa në mësim /f.48,49/

Dy dhitë /f.52,53/

Zemra e diellit /f.56,57/

9

9

9

9

9

11

11

12

12

1

2

3

4

4

2

3

1

1

Lib

ri i

gju

hës

Diftongjet /f.18,19/

Tingulli-fjala /f.20,21/

Fjalia-teksti /f.27,28/

Emri /f.28-31/

Njëjësi e shumësi /f.32,33/

Emrat e pëgj.dhe em e përv./f.41 - 43

Mbiemri /f.45 - 48/

Folja /f.49 – 52/

12

12

12

12

1

1

1

1

2

2

3

3

2

2

3

3

Pu

na d

he

koh

a e

lir

ë 1

Si e kalojnë kohën e lirë Z.e I. /f.24,25/

Në autobus /f.26,27)

Ëndrrat e fëmijëve /f.28,29,30/

Fatosi në spital /f.32,33/

Xhaxhi murator /f.34,35/

Ndihmojmë prindërit /f.36.37,38/

Në ekipin e futbollit /f.40,41/

Në bibliotekën e qytetit /f.42,43/

Para ekranit televiziv /f.46-49/

Vizitë në kopshtin zool. /f.50,51/

Vizitë te daja /f.52,53/

2

2

2

2

2

2

2

3

3

3

3

1

1

2

2

3

3

4

1

1

2

2

Një

bo

të p

ër t

ë

gji

thë

Ambienti rrethues /f.27,28/

Hapësira të rrethit tonë /f.29,30/

Natyra që na rrethon /f.31-34/

Unë jam pjesë e natyrës / f.35-38/

Si ta ruajmë ambientin /f.39-42/

Bimët kanë emra /f.43,44/

Shpezët dhe ushqimi... /f.45,46/

Perimet dhe pemët /f.47-50/

3

3

3

3

4

4

4

4

3

3

4

4

1

1

2

2

Un

ë d

he

të t

jerë

t

Atdheu im /f.12,13/

Unë dhe të tjerët /f.14,15/

Familja e Albanës /f.16,17/

Familja dhe farefisi /f.18,19/

Banesa e jonë /f.22,23/

Shkolla jonë /f.24,25/

Në klasën e shk.... /f.26,27/

Unë u ndihmoj prindërve /f.30,31/

Mes dy vendeve /f.44,45/

4

4

5

5

5

5

6

6

6

3

3

1

1

2

2

3

4

4

Page 146: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

146

Ja një shembull praktik i fazave themelore të një ore mësimore:

Njësia mësimore: Profesionet

Realizimi i orës rrjedh në disa faza të përcaktuara edhe sipas standardeve të

tekstit, si p.sh:

-faza e bisedës

rreth asaj që shohim,

-faza e kuptimit

(përmbajtja),

-faza e

reflektimit,

-faza e punës

aktive të nxënësit,

-faza e

shtjellimit dhe

ritregimit,

-faza e

rrumbullakësimit,

-faza e detyrave

të shtëpisë.

Orë mësimore

Hyrja (3-5

min): Bisedë rreth

detyrave shtëpiake,

rënditje e

materialieve

mësimore, teksteve, pyetje eventuale për sqarime.

Zakonisht renditja metodike ka këtë ecuri:

- bisedë rreth temës së ilustruar me fotografi apo figura përkatëse (5-

7min),

- njohje me atë që figurat paraqesin (10 min.),

- leximi nga nxënësit i fjalive dhe i fjalëve të emrave të profesioneve

dhe krahasimi me gjuhën e shkollës (10 min),

- lidhja e fjalëve përkatëse mes 4 kolonave (8-12 min),

Page 147: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

147

- leximi i lidhjeve mes kolonave nga nxënësit duke korrigjuar

gabimet eventuale (5-8 min).

Më tej: - Nxënësit shkruajnë fjalitë në fletore (10-15min) ,

- Korrigjimi i gabimeve gjuhësore bëhet me shpjegime përkatëse.

- Shpërblimi i nxënësit me figura simbolike e motivon atë (nxënësin).

Dy shembuj të korrigjimeve

Page 148: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

148

Page 149: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

149

IV. PREZANTIME TË TJERA

Page 150: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

150

Page 151: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

151

Së seminar, si zakonisht dhe në përputhje me konceptin e tij, kishte hapësirë

për krijime të ndryshme autoriale me interes didaktik, ndër të cilat u veçuan:

.

I.

Arjan Melonashi (Itali) dhe Valbona Mara (Greqi) prezantuan

dokumentarin me arbëreshët e Italisë të titulluar ‘Mb’udhët’, i cili, duke hyrë

më thellë e me kompetencë në ambientet arbëreshe e duke pasur në fokus të

bashkëbisedimit At Antonio

Belushin edhe më tej solli

dëshmitë se shpirti i arbërit është i përjetshëm edhe në ato hapësira.Ky

dokumentar dhe të tjerë të ciklit të Arian Melonashit me arbëreshët e Italisë

mund të përdoret nga mësuesit/et si një material shumë i çmuar mësimor në

funksion të edukimit identitar të nxënësve shqiptarë në diasporë.

II.

ILIAZ BOBAJ, Bota është e madhe shumë (...) dhe

Legjenda e Butrintit (....)

BUTRINTI- LASHTËSIA E ETNISË 25

(Promovimi i librave për fëmijë të autorit Iliaz

Bobaj “Legjenda e Butrintit” dhe “Bota është e

madhe shumë”)

Ymer Avdiu: ‘Poeti Iliaz Bobaj 26

, një ndër

poetët më të mirë të letërsisë moderne shqipe, ka

25

Fragment nga recensioni i Ymer Avdiut paraqitur me rastin e promovimit të veprave

Page 152: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

152

lëvruar dhe vjel gati të gjitha zhanret letrare, me fokus në ato më të vështirat

dhe më subtilet, siç është poezia, veçmas ajo për fëmijë. Iliaz Bobaj ka

shkruar një numër të madh librash për fëmijë, dy nga të cilët po i

promovojmë sot: “Legjenda e Butrintit” dhe “Bota është e madhe

shumë”, të botuara në Prishtinë nga Ministria e Diasporës.

Në vëllimin poetik “Legjenda e Butrintit”, me një ngjyrim të

theksuar të realizmit magjik dhe me një gjuhë krejt të mëvetësishme,

shpaloset dhe gërshetohet fati i etnisë, i kulturës dhe i historisë në këtë pjesë

të dheut të shqiptarëve, që nga labirintet e errëta të historisë e deri në ditët

tona. Fabula e poemthit pleks shtresime historike, që nga fati tragjik i Trojës,

duke u dhënë shpirt e funksion (gjithnjë estetik) heronjve dhe miteve, në

funksion të arritjes së etnisë dhe kulturës së saj si premisë themelore deri në

modernitet (në ditën e sotme), duke bërë dy botë që shkrihen në të njëjtin

univers: botën reale dhe botën fiktive, që aq natyrshëm këmbejnë pamjet,

heronjtë, bëmat dhe fatet.

Kjo cytje artistike, krejt moderne, i ka mundësuar autorit që t’i

zbërthejë me një artizëm elegant faqet historike të etnisë, që lidhen me dritat

(antike) e teatrove dhe rrënojat e sotme të qytetit të Butrintit, dhe të bëhen

identifikues të fatit dhe të etnopsikologjisë së shqiptarëve. Shenjtëria e

forcës së poezisë, si mbretëreshë e arteve, i mundëson autorit, që e njeh këtë

“zanat” me katër vargje, si prolog, ta thotë atë që historianëve dhe dijetarëve

26

Shkrimtari Iliaz Bobaj, krahas punëve të tjera prej intelektuali, krijuesi e atdhetari, punon

vullnetarisht edhe si mësues i gjuhës shqipe dhe i kulturës shqiptare me fëmijët shqiptarë në

Greqi dhe është ndër themeluesit e drejtuesit e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi.

Page 153: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

153

të fushave të ndryshme të studimit u duhen miliona fjalë: Qëmtoj copa

lashtësie-nëpër shekuj tej-tehu-s’ia mbledh dot gjithë historinë-Edhe pse e

kam këtu.

Ndërkaq, në librin e dytë “Bota është e madhe shumë”, autori Iliaz

Bobaj, i cili e ka përjetuar diktaturën e egër në vendin e vet, tranzicionin,

sidomos fatin e kurbetçiut në një ambient aspak miqësor, po ashtu, duke i

ndenjur besnik konceptit të tij për artin, duke mos ikur për asnjë moment

nga rrafshi estetik, përçon mesazhin më human se në botë ka vend për të

gjithë, për të gjitha qeniet. Dhe ky mesazh, besoj, ndikon në edukimin estetik

të lexuesit, në radhë të parë të fëmijëve që u dedikohet, kryesisht atyre në

mërgim.

Mendoj se të dy këta libra janë një ndihmesë edhe për mësuesit

shqiptarë në mërgatë dhe për punën me nxënësit.’

III.

Mësuesi, publicisti e krijuesi që jeton e

punon në Vjenë, Hazir Mehmeti, jo vetëm si një

frekuentues besnik i të gjitha edicioneve të këtij

seminari, por edhe si një lektor/ligjërues e

kontribuues i bashkëndërtimit të konceptit të tij

(seminarit), na solli

librin e tij të fundit-

përmbledhje

shkrimesh të tij për

këtë seminar, të

publikuara paraprakisht nëpër medie të

ndryshme, të titulluar Udhëtim S.

Libri, duke e parë parë Seminarin

nga një perspektivë personale jo vetëm mjaft

origjinale autoriale, por edhe krahasimtare

me komunikimet e kësollojshme të

shkollave e të kulturave të të tjerëve, i bën

atij një jehonë dhe rrah në opinionin e

Page 154: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

154

zhvillimit të tij të vazhdueshëm në të gjitha rrafshet dhe në përputhje me

interesat arsimore e kulturore të nxënësve/eve, të mësuesve e të prindërve

shqiptarë në diasporë, respektivisht të të gjithë subjekteve që e ndërtojnë atë

që tashmë e quajmë SHKOLLË SHQIPE NË DIASPORË .

Page 155: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

155

V. PROGRAMI I SEMINARIT

Page 156: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

156

SEMINARI I XI-të MBARËKOMBËTAR

“PËR MËSIMIN PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË DIASPORË”

PEJË, 27-30 KORRIK 2015

Adresa: Hotel DUKAGJININI PEJË, Tel: +381 (0)38 77 11 77 / Email:

[email protected], Adresa: "Sheshi i Dëshmorëve" – 2, 30000 Pejë, Kosovë

Lidhjet: Nuhi Gashi (MASHT e Kosovës, +381/38/211-570 ose +377/44/830-041

[email protected]

Rozalba Merdani (MAS e Shqipërisë +35542223024

[email protected]

Dita e parë, më 27.07.2015

14

.00-1

7.0

0

Vendosja në hotel, dreka (13,00-14,30) dhe regjistrimi i

pjesmarrësve

13,00-15,00

Hapja e seminarit me program artistik të fëmijëve/nxënësve të

shkollave të Pejës

15,00-15,30

Fjalët/përshëndetjet

zyrtare të hapjes

Një mësuese nga diaspora 15,30-15,35

Fjalët përshëndetëse të Ministrave 15,35-16,00

Fjala përshëndetëse e kryetarit të

komunës së Pejës

Kush është Peja? Njohja me Pejën

përmes një prezantimi multimedial (e

bën kryetari ose një i autorizuar i tij)

16,00-16,30

SEANCË PLENARE Moderatorë/e: Nuhi Gashi (MAShT), Rozalba Merdani (MAS),

Besim Avdimetaj (DKA-Pejë), NN (mësues/e)

17

,10-1

9,0

0

1. Njohja me programin

2. ShShMP në diasporë aktualisht dhe kahet e zhvillimit

të saj:

Organizimi dhe politika, kurrikula dhe mjete mësimore dhe

integrime shqiptare (Teza për dialog: N. Gashi, R. Merdani)

16,30-17,10

Pauzë për kafe 17,10-18,00

Debat e dialog i hapur / Kohëzgjatja e fjalës: 1 herë deri në 3

minuta/

18,00-18,45

Veprimtari kulturore/shoqërore

Shfaqje kulturore: Skena e Pejës për seminaristët

19,00-20,00

Darka me mbrëmje shoqërore-kulturore 20,00-

Dita e dytë, më 28.07.2015

SEANCË PLENARE

Moderatorë/e: Elfrida Begaj IZHA Nuhi Gashi (MAShT), NN (mësues/e)

09,00-09,30 Arjan Melonashi Mb’udhët (film dokumentare me arbëreshet e

Italisë)

09,30-9,50 Prof. Musa Kraja Aspekte të pedagogjisë famijlare me fëmijët në

mërgim

Page 157: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

157

09,50-10,20 Anila Kila (Greqi) Roli i prindërve në mësimin e gjuhës amtare në

emigracion

10,20- 10,40 Valentina Çela

Problematika të veprimtarive ekstrakurrikulare me

nxënësit emigrantë

10,40-11,20 Pauzë për kafe

11,20-11,50 Ermioni Cekani Metoda didaktike për mësimdhënie në klasa me

fëmijë bilingualë

11,50-12,00 Formimi/sistemimi i grupeve

Pauzë për kafe

Punëtori tematike në grupe sipas interesimeve: Mbështetja profesionale e ShShMP në

diasporë /ligjërata, përvoja etj/

Organizimi i një ore mësismore Tezat iniciale/nxitëse dhe moderator/e

12

,00-1

2,5

0

Salla 1 Libri (FT):

Shqiptarët..... 3

Tema/njësia: Diaspora

shqiptare (faqe 44)

Arbër Salihu- (MAShT)

Salla 2 Libri (FT): Letërsi

shqiptare 2

Tema/njësia: Sikur

gjithë botën të ma

falin...(faqe 51)

Feime Llapashtica (MAShT)

Salla 3

Libri (FT):Unë dhe të

tjerët 2

Tema/njësia mësimore:

Jemi shqiptarë (faqe 9)

Shqipe Gashi-Ramadani (MAShT)

13-13,30 Prezantimi i rezultateve të grupeve në seancë plenare

13,00-15,00 Dreka dhe pushimi

VEPRIMTARITË- SHOQËRORE-KULTURORE (Komuna e Pejës)

15,00-20,00 Guida turistike/kulturore e Pejës; njohja me qytetin e Pejës, një vizitë (në

këmbë) nëpër njësitë themelore të SHTEGUT KULTUROR TË PEJËS

20,00--- Darka me mbrëmje shoqërore-kulturore (Ansambli ‘Rugova’)

Dita e tretë, më 29.07.2015

SEANCA PLENARE

Moderatorë/e: Erida Koleci IZHA, Arbër Salihu (MAShT), NN (mësues/e)

09,00-09,20 Liri Qoshi Portofoli i të nxënit, element për

menaxhimin e cilësisë së kurrikules se

mesimit dhqip ne diaspore

09,20-09,40 Driton Kajtazi

(Zvicër, drejtor i ISEAL-it

në Lozanë)

Shkolla me besim përcjell njohuri fetare e jo

besime (vështrim mbi mësimin fetar në

shkolla

09,40-10,00 Iliaz Bobaj Prezantim i botimeve: BOTA ESHTE E

MADHE SHUME (poezi per femije) dhe

Page 158: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

158

LEGJENDA E BUTRINTIT

10,00-10,20 Elfrida Begaj Mësimi në klasa të bashkuara

10,20-11,00 Pauzë për kafe

Punëtori tematike dhe grupe sipas interesimeve: Mbështetja

profesionale e ShShMP në diasporë /ligjërata, përvoja etj/

Fushat

11,00-

12,00

1 Valdet Rama (Prishtinë,

Teatri DODONA

Skena dhe lojërat

skenike në funksion

identitar (teatër,

animacione,

kukulla, lojëra etj.)

Teatri

2 Nexhmije Mehmetaj

(mësuese në Zvicër),

Planifikimi i një ore

mësimore

Planifikimi

3 Miradije Berishaj (Austri), Loja në funksion të

nxitjes për mësim

me grupmosha

heterogjene

Loja në funksion

didaktik

12

,00-1

3,0

0

1 Valdet Rama (Prishtinë,

Teatri DODONA

Skena dhe lojërat

skenike në funksion

identitar (teatër,

animacione,

kukulla, lojëra etj.)

Teatri

2 Kristina Gega Mësimi i gjuhës

shqipe përmes

fjalëve të urta dhe

proverbave

Komunikime ,

përvoja

3 Rizah Sheqiri (Suedi)

Ngritja e

kompetencave të

mësimdhënies të

mësuesve/eve në

diasporë - sfidat dhe

mundësitë (përvojë

personale)

Komunikime,

krahasime, përvoja

ndërkulturore

13,00 -

15.00

Dreka dhe pushimi i drekës

VEPRIMTARITË- SHOQËRORE-KULTURORË (Komuna e Pejës):

15,00-

19,00

Udhëtim me autobus në Radafc (Burimi i Drinit të Bardhë, Mulliri ‘Berdynaj’)

dhe nëpër Grykën e Rugovës deri në Bogaj; njohja me këto resurse dhe shijimi i

tyre deri në orët e mbrëmjes (po ashtu kafe me ëmbëlsirë (komuna e Pejës).

20, 00- Darka me mbrëmje shoqërore-kulturore

Dita e katërt, më 30.07.2015

SEANCA PLENARE

Moderatorë/e: Anila Kila – Greqi , Shqipe Gashi, Nuhi Gashi (MAShT), Rozalba Merdani

(MAS), NN (mësues/e)

Page 159: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

159

9,00-9,20 Kadri Dakaj (konsull i

Republikës së Kosovës

në Shtutgart)

Mësimi plotësues shqip në landin BW të

Gjermanisë (modeli konsullar-përvojat)

9,20-09,40 Ermira Kthupi Probleme të të mësuarit të shqipes trajtuar nga

këndvështrimi i konceptit të interlinguas

09,40-10,00 Dr. Lilana Verdha

(Konsulle e

Përgjithshme Nderi e

Shqipërisë në Finlandë)

Përshtatja e fëmijëve të emigrantëve në

kulturën e vendbanimit të ri

10,00-10,20 Hazir Mehmeti

(mësues në Vjenë)

Përvoja të planifikimit me tekstet e reja

10,30-11,00 Pauzë për kafe

Punëtori tematike dhe grupe sipas interesimeve: Mbështetja

profesionale e ShShMP në

diasporë /ligjërata, përvoja, orë mësimore etj/

Fusha

11

,10-1

2,0

0

Salla 1 Shpresa

Dorda

Rregullat e drejtshkrimit

të gjuhës shqipe

Salla 2 Erida Koleci "Të mësuarit e bazuar në

projekte"

(modele projektesh në

kontekstin e mësimit

plotësues në gjuhën

shqipe në diasporë)

Salla 3 Drita Kadriu Libri (FT): Puna dhe

koha e lirë 2

Tema/njësia: Dasmat

(faqe 32)

Trashëgimia kulturore

/festat

12,00-

13,00 Rigrupimi në seancë plenare: Ndarja e certifikatave

dhe mbyllja formale e punimeve të seminarit

13,00-

14,00 Dreka

14,00 Shpërndarja sipas destinacioneve (Tiranë e

Prishtinë)

Page 160: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

160

Katalogimi në botim – (CIP)

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

37(=18)(063)

008(=18)

Shkolla për gjuhën dhe kulturën e atdheut dhe

identiteti kombëtar / [E përgatiti dhe redaktoi e Nuhi

Gashi]. – Prishtinë : Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe

Teknologjisë ; Ministria e Arsimit dhe e Sportit e

Shqipërisë, 2016. – libra ; 24 cm.

[Libri] 11. – 160 f. : ilustr.

Parathënie : f. 5

1.Gashi, Nuhi

ISBN 978-9951-16-099-5

Page 161: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E ...masht.rks-gov.net/uploads/2017/10/shkolla-per-gjuhen-dhe...6 P A R A T H Ë N I E Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi

161

Aty ku buron Drini i Bardhë

Nga programi artistik i Shkollës ...‘Asdreni’ Pejë