mësuesi dhe mësimdhënia

14
Revistë e përmuajshme, Nr. 23, Viti I I, Shkurt 2014 I Ministri Buja vizitoi Shqipërinë Zhvillimi profesional dhe besimi në mësimdhënie Mundësi shtesë për edukim të fëmijëve me nevoja të veçanta

Upload: buidien

Post on 08-Dec-2016

318 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Mësuesi dhe mësimdhënia

Revistë e përmuajshme, Nr. 23, Viti I I, Shkurt 2014I

Ministri Buja vizitoi Shqipërinë

Zhvillimi profesional dhe besimi në mësimdhënie

Mundësi shtesë për edukim të fëmijëve me nevoja të veçanta

Page 2: Mësuesi dhe mësimdhënia

MAShT gjatë muajit

Ministri Buja vizitoi Shqipërinë

2

KËSHILLI BOTUES ADRESA:Ragip Gjoshi

Afërdita Maliqi

Besa Bytyçi Baraliu

Miranda Kasneci

Mensur Neziri

Rr. Agim Ramadani

10000, Prishtinë, Kosovë

Tel. 038 213 065

EMAIL:[email protected]

[email protected]

Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehenOpinionet e shprehura të autorëve nuk janë domosdoshmërisht

pikëpamje të MAShT-it

Editorial

MAShT gjatë muajit

Mësuesi dhe mësimdhënia

Reportazh

Mësuesi dhe mësimdhënia

Poezi

Arsimi nëpër botë

Fotogaleria

Ministri Buja vizitoi Shqipërinë......................................................3Vazhdon procesi i unifikimit të kurrikulës së arsimitparauniversitar..............................................................................4MAShT organizoi punëtorinë për Rishikimin e Përbashkët Vjetor...4Ministri Buja takoi përfaqësues të Fondit për Arsimin e Romëve.........5U licencuan mbi 2900 mësimdhënës të rajonit të Pejës.......................5

Zhvillimi profesional dhe besimi në mësimdhënie...........................6Mësimdhënia si art i frymëzimit.....................................................8Mësimdhënia me në qendër nxënësin...........................................10Sfidat e vlerësimit akademik në Kosovë..........................................12

Mundësi shtesë për edukim të fëmijëve me nevoja të veçanta.........14

Përqendrimi i fëmijëve në mësim.................................................16Prindërit shtyllë e sforcimit të arsimim-edukimit..........................18Nevoja e lidhjes më të ngushtë të arsimit me ekonominë...............20Përfshirja e prindërve në shkollë...................................................22“Të mësojmë të kursejmë”...........................................................24

...........................................................................................25

Kopshti shumëngjyrësh nga druri I pastër.....................................26

..................................................................................27

3

Reformimi i kurrikulës dhe unifikimi i saj

Një lajm i mirë për të gjithë mësimdhënësit, përhistorinë e arsimit, për dy siteme të arsimit…Shqipëria dhe Kosova po punojnë ngushtë për tëpasur një kurrikulë të unifikuar për vitin shkollor2015-2016. Deri më tani, Kosova dhe Shqipëriakanë abetaret e njëjta dhe duke nisur që nga viti iardhshëm do të jenë të unifikuara edhe tekstet eHistorisë dhe Gjuhës shqipe.Një marrëveshje që u detajizua në mes dyministrave të arsimit, bëri që tashmë të dy vendet tëpunojnë për kurrikula të përbashkëta shkollore përtë gjithë sistemin parauniversitar, që do t'i paraprijëedhe njësimit të të gjitha teksteve, nga klasa I derinë IX. Specialistët e ministrive të arsimit të të dyvendeve janë duke punuar ngushtë për të shmanguredhe problemet që mund të sjellë përshtatja e dysistemeve të arsimit parauniversitar. Tashmë, popunohet për kurrikula të përbashkëta shkollore përtë gjithë sistemin parauniversitar, nga programet eklasës së parë deri në klasën e nëntë. Në kuadër tëbashkëpunimit midis dy vendeve tona në fushën earsimit, Republikës së Shqipërisë dhe Republikëssë Kosovës, ministri Ramë Buja i bëri një vizitëShqipërisë, ku u takua me kryeministrin Rama dhem i n i s t r e n N i k o l l a . N ë t a k i m e t m ebashkëpunëtorët, ministri Buja pati theksuar se“në një moment shumë të rëndësishëm, pasmbledhjes së qeverive të vendeve tona, në janarin ekëtij viti, në shënimin e një momenti historik, nëkonsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tonadhe hapjes së rrugës së përbashkët të integrimit nëfamiljen evropiane, po bëhet edhe përafrimi isistemeve arsimore dhe kurrikulës”.Udha e jonë e bashkimit ka nisur që moti meunifikimin e alfabetit, unifikimin e gjuhës, udhën eKombit, abetaret e përbashkëta, për të vazhduarme hapat e unifikimit të kurrikulave të dy vendevepër arsimin parauniversitar, etj. Theksi i rëndësisësë vendimit për unifikimin e strukturës dhekurrikulës së sistemit të arsimit parauniversitarështë se të dy shtetet kanë filluar të zbatojnë njëqasje të re pedagogjike, qasjen e bazuar tekompetenca. Ky koncept është një qasjebashkëkohore që po zbatohet si në kontekstinevropian edhe në atë global.Ky vendim solli vazhdimin e sigurt në ndërtimin enjë rruge të re, në ndërtimin e një kurrikule zyrtareme parametra evropiane, duke ndarë eksperiencëne dy vendeve. Unifikimi lidhet me sistemin tonëarsimor pra jo 6+3+3, por siç Kosova e ka 5+4+3.Arsimi në të dyja vendet ka për qëllim zhvillimin edijes, të shkathtësive, të qëndrimeve dhe të vleraveqë i kërkon shoqëria demokratike. Kjo u mundësontë rinjve të jenë qytetarë aktivë dhe të përgjegjshëm,të përballin në mënyrë konstruktive dallimet dhesfidat, si dhe të respektojnë të drejtat e tyre dhe tëdrejtat e të tjerëve. Parimet për zhvillimin dhezbatimin e Kornizës së Kurrikulës, e cila tashmë dotë jetë e përbashkët për të dyja shtetet tona janë:Gjithëpërfshir ja; Zhvil l imi i kompetencave;Mësimdhënia dhe të nxënit e integruar dhe koherent dheAutonomia dhe fleksibilitet në nivel shkolle.

Ministri i Arsimit, Shkencës dheTeknologjisë, z.Ramë Buja, kaqëndruar për një vizitë zyrtare nëShqipëri, ku ka pasur takime mekryeministrin e Shqipërisë, z. EdiRama dhe me ministren e Arsimit dheSportit të Shqipërisë, znj. LinditaNikolla.Gjatë takimit me kryeministrin Rama,ministri Buja ka biseduar për arsimin etë dy shteteve, me theks të veçantëp ë r a f r i m i n e k u r r i k u l a v eparauniversitare. Ndërsa, është foluredhe për mundësitë e njohjes sëdiplomave të studentëve kosovarë, tëcilët kanë mbaruar studimet nëuniversitetet e Shqipërisë, por që nukkanë qenë të akredituara ngaagjencionet, të cilat janë kompetentedhe të njohura ndërkombëtarisht përkëtëçështje."Me kryeministrin Rama biseduampër kurrikulën e përbashkët, e cila do tërealizohet duke e pasur parasyshgjithmonë ngritjen e cilësisë së arsimitnë të dy vendet tona", theksoi ministriBuja, ndërsa shtoi se është biseduaredhe për diplomat e përbashkëta, qëmund të realizohen me marrëveshjendëruniversitare, por edhe përprobleminenjohjes sëdiplomave."Shpresojmë se problemi i diplomavedo të zgjidhet shumë shpejt, sepse u thase deri në muajin qershor, do tëverifikohen të gjitha institucionet earsimit privat të Shqipërisë dhe do tëakreditohen ato që plotësojnë kriteret",tha ministriBuja.Sipas ministrit Buja, qëllimi ipërbashkët i të dy vendeve është që tëkrijohen mundësitë edhe për hartimine teksteve të përbashkëta, e krahaskësaj rritjen e cilësisë në arsim në tëgjitha nivelet konform standardeveevropiane.Gjatë vizitës në Tiranë, ministri Bujaështë takuar edhe me ministren eArsimit të Shqipërisë, znj.LinditaNikolla, më të cilën bisedoi lidhur mepërafrimin e Kurrikulave për ArsiminParauniversitar, njohjen e diplomave tëarsimit të lartë privat si dhe për njohjendiplomave të përbashkëta Kosovë-Shqipëri

Ministri Buja dhe ministrja Nikollajanë dakorduar për vazhdimin eb a s h k ë p u n i m i t n ë f u s h a t el a r t ë p ë r m e n d u r a . " D o t ëangazhohemi që synimet tona tëpërbashkëta të jenë konformstandardeve të Bashkimit Evropian",ka thënë ministri Buja, duke shtuar se

ekipet e ekspertëve të dy ministrive povazhdojnë punën për përafrimin ekurrikulave."Me punën që po bëhet nga të dyministritë, ne po arrijmë synimin tonëtë përbashkët dhe po ngrisim cilësinënëarsim",ka thënëministriBuja.Ministri Buja foli edhe për këmbimin eekspertëve dhe hulumtuesve mes dyshteteve, si dhe dhënien e diplomave të

njëjta nga universitetet e Kosovës dhetë Shqipërisë, që do të jetë njëbashkëpunim indërsjellë.Ndërsa, ministrja e Arsimit dhe Sportite Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla, thase rruga e Kosovës dhe Shqipërisë drejtEvropës do të bëhet përmes rrugës sënjëjtë, eqëështëarsimimi.

"Kurrikula e Kosovës na ndihmon nëpërshpejtimin e rrugëtimit tonë tëpërbashkët drejt integrimeve", kathënë ministrija Nikolla."Ndjehemshumë e lumtur që ne po nisim shpejtndërtimin e kësaj rruge të re nëndërtimin e një kurrikule zyrtare meparametrat evropian, duke e ndarëeksperiencën me Kosovën", thaministrja Nikolla.

Page 3: Mësuesi dhe mësimdhënia

Zëvendësministri i Arsimit, z. NehatMustafa, njëherit edhe kryetar iKëshillit Shtetëror për Licencimin eMësimdhënësve, ka ndarë simbolikishtlicencat për mbi 2900 mësimdhënësit erajonit të Pejës (ku përfshihen pesëkomuna). Zv/ministri Mustafa, gjatëkësaj ceremonie, ka folur për katërkomponentat e l icenc imi t tëmësimdhënësve: zhvillimi profesional im ë s i m d h ë n ë s ve, v l e r ë s i m i iperformancës së mësimdhënësve,licencimi si proces, që do të thotë vetndarja e licencës si dhe avancimi nëkualifikiminemësimdhënësve.Më pas, zv/ministri Mustafa, u ndal tëkomponenta e tretë që nënkuptonpajisjen e çdo mësimdhënësi melicencë. "Përmes procesit të licencimittë mës imdhënësve dhe katërkomponenteve të saj, Ministria eArsimit synon ngritjen e cilësisë nëa r s i m " , t h a a i . L i c e n c i m i imësimdhënësve nuk është thjeshtë njëleje pune, theksoi zv/ministri Mustafa,por mbi të gjitha është një mundësi përp ë r p a r i m n ë k a r r i e r ë , s e p s e

mësimdhënësit duke u mbështetur nënumrin e trajnimeve dhe me vlerësimine performancës mund të kalojnë nga njënivel në nivelin tjetër të licencës, e cilagjithashtu do të shoqërohet me një rritjepage. "Shpërndarja e licencave nërajonin e Pejës shënon fundin e fazës sëparë të licencimit të përgjithshëm tëmësimdhënësve, prandaj tani e tutje dotë procedohet me raste të veçanta tëlicencimit", tha ai. Zv/ministriMustafa, gjatë komunikimit memësimdhënës, kritikoi të gjithë ata që

flasin për cilësinë e arsimit metendencë , ose pa njohur i tëmjaftueshme për zhvillimet e arsimit nëKosovë dhe punën e madhe që janëduke bërë mësimdhënësit për t'irealizuar me sukses reformat e filluaranga MAShT."Me pilotimin e kurrikulës bërthamë,faktikisht po hyjmë në fazën epërfundimit të reformës në procesin ereformimit të arsimit parauniversitar nëRepublikën e Kosovës", tha zv/ministriMustafa.

U licencuan mbi 2900 mësimdhënës të rajonit të Pejës4

MAShT gjatë muajit MAShT gjatë muajit

5

Ministria e Arsimit, Shkencës dheTeknologjisë ka organizuar punëtorinëdyditore për Rishikimin e PërbashkëtVjetor të zhvillimeve në Sektorin eArsimitnëKosovë.Në ditën e parë të punëtorisë u tha seqëllimi i kësaj punëtorie është tëavancojë përgatitjet për PRV 2014, sidhe të bëjë harmonizimin e proceseve tëndryshme në planifikimin dhekoordiniminesektorit tëarsimit.Këshilltarja Drita Kadriu, prezantoipolitikat prioritare të MAShT-it përvitin 2014 dhe 2015. Ajo bëri të ditur sepërmirësimi i mëtejshëm i cilësisë nëarsim, plotësimi i nevojave të tregut tëpunës, përmirësimi i kushteve përzhvillim të arsimit, zhvillimi i kulturëssë ndërmarrësisë në të gjitha nivelet,bashkëpunimi ndërmjet shkollës dhebizneseve, rritja e numrit të shkollaveprofesionale vazhdojnë të jenë synim

parësor iMinistrisë sëArsimit.Rishikimi i Përbashkët Vjetor 2014organizohet për herë të tretë dhe ajo që eveçon këtë RPV është se për herë të parëndërveprojnë politikat e MAShT,proceset e raportimit nga zbatimi iPlanit Strategjik të Arsimit në Kosovë,planifikimi i Kornizës Afatmesme tëShpenzimeve 2015 - 2017 dheplanifikimi ibuxhetit vjetor2015.

Kësisoj, RPV 2014 për herë të parë do tëjetë në gjendje të bashkojë të gjitha këtoprocese dhe të gjitha palët e involvuarapër të shqyrtuar progresin në zbatimin ePSAK në vitin 2013 dhe për tëprojektuar zhvillimin e mëtejmë tësektorit të arsimit në vitin 2014 dhe2015, në përputhje me politikatkryesorezhvillimore tëMASHT.

Ministria e Arsimi, Shkencës,Teknologjisë (MAShT), Ministria eArsimit e Shqipërisë (MASh) dheInstituti për Zhvillim të Arsimit nëShqipëri (IZhA) në kuadër tëmarrëveshjeve ndërshtetërore përbashkëpunim në fushën e arsimit, kanëmbajtur punëtori të përbashkët në nivelekspertësh (grupe punuese) për unifikimtëkurrikulës sëarsimitparauniversitar.Punëtoria me temën "Zhvillimi,bashkëpunimi për kurrikulë Kosovë-Shqipëri” është vazhdim i takimeve tëmëhershme të grupeve punuese të dyvendeve me qëllim të diskutimit rrethmodaliteteve për unifikim të kurrikulësKosovë - Shqipëri dhe ofrimi i përvojavemë të mira nga procesi i pilotimit tëKornizës së Kurrikulës së Kosovës(KKK) dhe kurrikulave bërthamë (KB)në Kosovë. Agim Berdyna, drejtor përZhvillim të Arsimit Parauniversitar nëMAShT, tha po vazhdon procesi iunifikimit të dokumenteve bazë tëarsimit parauniversitar, për të cilat janëdakorduar të dy qeveritë, respektivishtministrat e arsimit të Kosovës dheShqipërisë, me çka do të krijohen

parakushtet edhe për hartim të tekstevetë përbashkëta në të ardhmen. NdërkaqGerti Janaqi, drejtor i Institutit përZhvillim të Arsimit (IZhA) në Shqipëri,theksoi se nga ky takim bashkëpunues,pret që të shikohet më detajisht KKKdhe KB të diskutohet për çështje tëndryshme, që së shpejti të kemi njëdokument të kompletuar të përbashkëtkurrikularKosovë -Shqipëri.Përfaqësuesit e Shqipërisë theksuannevojën e përfitimit nga eksperiencakosovare e pilotimit të KKK-së në 10shkolla pilot dhe për vendosjen(përpilimin) e disa termave, apo

fjalorthi termash kurrikulare, të cilatkanë disa dallime nga të dy anët,Kosovë Shqipëri. Grupet punuese tëMAShT, që janë bartës të këtij procesi,gjatë kësaj punëtorie do të hartojnëedhe planin dinamik të procesit tëpilotimit të KKK dhe KB, për vitinshkollor 2014-2015 në 10 shkollatekzistuese pilote dhe në 114 të tjera qëd o t ë p ë r f s h i h e n n ë k ë t ëproces.Ndërsa, do të shqyrtohet edheskema e dinamikës së InstitutitPedagogjik të Kosovës (IPK) përtrajnimin e mësimdhënësve shkollavepilot.

Vazhdon procesi i unifikimit të kurrikulëssë arsimit parauniversitar

MAShT organizoi punëtorinë për Rishikimin e Përbashkët Vjetor

Ministri Buja takoi përfaqësues të Fonditpër Arsimin e RomëveMinistri i Arsimit, Shkencës dheTeknologjisë, z.RamëBuja,kapriturnëtakimpërfaqësues tëorganizatës "Fondipër Arsimin e Romëve", ku ështëdiskutuar rreth angazhimeve dhekoordinimit të aktiviteteve, të cilatsigurojnë arsim kualitativ për fëmijëtromë,ashkalidheegjiptas.Ministri Buja, me këtë rast, theksoi seçështja e zhvillimit dhe integrimit tëkomuniteteveromë,ashkalidheegjiptasështë pjesë e prioriteteve të Ministrisë sëArsimit.Ministri Buja, pasi foli për arsimimin efëmijëve tëkëtyrekomuniteteve, theksoise vitin e kaluar është shënuar rritje prejk a t ë r m b ë d h j e t ë p ë r q i n d evijueshmërisë së tyre në shkolla, dhe seMAShTështëeangazhuarqënëvitetnëvijimtërritetkjopërqindje."MAShT ka pasur veprime konkrete nëfushën e lehtësimit të regjistrimit nëshkolla dhe integrimit të fëmijëve romë,

ashkali dhe egjiptas", tha ministri Buja, icili po ashtu theksoi se MAShT kapërkrahur këta fëmijë edhe me bursa,ndërsa foli edhe për kuotën e vendeve tërezervuara për studentët e këtyrekomuniteteve nëpër universitetetpublikenëKosovë.Ndërkaq, Szilvia Pallaghy, përgjegjësepër Shqipëri dhe Kosovë e Fondit për

Arsimin e Romëve, tha se kjoorganizatë do të vazhdojë të mbështesëMinistrinë e Arsimit në zbatimin eStrategjisë për gjithëpërfshirjen efëmijëve romë, ashkali dhe egjiptas nësistemin e arsimit në Kosovë, si dhesigurimin e pjesëmarrjes së tyre nëhartimin dhe implementimin epolitikaverelevante.

Page 4: Mësuesi dhe mësimdhënia

6 7

Krijimi i besimit në aftësitë e tyre tëmësimdhënies dhe zhvillimi i këtyreaftësive në mënyrë të vazhdueshmenuk është vetëm shqetësimi imësuesve që janë të rinj në profesion.Këtë shqetësim e kanë edhe mësuesitme përvojë, kur ata kanë para vetessfida të reja, të cilat duket se ikërcënojnë vlerat e tyre kohë të gjatëd h e b e s i m i n n ë l i d h j e m emësimdhënien, sidomos nëse kjonënkupton ndryshime në praktikën emësimdhënies.Vetëm mendoni se sa herë ju keni iakeni shtr uar vetes pyet jet emëposhtme, kur ju është dashur tëpërballeni me një detyrë të re: "Amund ta bëj këtë këtë detyrë?" "A dotë jem në gjendje ta bëj mirë këtëdetyrë që më është dhënë?".Pas një kohe ju mund ta gjeni vetenduke bërë këtë pyetje: "Si mund të bëjmë mirë këtë detyrë?" Kjo ndodhsepse ju tashmë keni filluar ta merrniveten dhe ta kuptoni detyrën e re nëmësimdhënie. Kaq mjafton për fillim,por kur filloni ta bëni këtë pyetje, jukeni edhe shumë punë për të bërë.Prandaj, duhet të filloni ta krijonibesimin se mund t'ia dilni mbanë dhet'i hyni punës për zhvillimin tuajprofesional edhe më tutje.

Fitimi i vetëbesimit dhe zhvillimi iaftësisë tuaj për mësimdhënie janë tëlidhura ngushtë. Sa më shumë që tëz h v i l l o n i a f t ë s i n ë t u a j t ëmësimdhënies, ju do të bëheni më tësigurt në mësimdhënien tuaj. Në tënjëjtën mënyrë, sa më të sigurt që jub ë h e n i n ë a f t ë s i t ë t u a j a t ëmësimdhënies, do të jeni më mirë tëpërgatitur për të lëvizur për në"nivelin e ardhshëm". Pra, në këtëmënyrë do të kuptoni më thellëprocesin mësimor dhe duke zhvilluaraftësinë tuaj si mësimdhënës, do të

zhvilloni teori të reja si dhe praktika tëreja të mësimdhënies.Por, duhet gjetur mënyra për të fituarbesimin për punën e mësimdhënies,duke përmirësuar aftësitë tuaja tëmësimdhënies.

Hulumtuesi Freeman e konsideronzhvillimin e mësimdhënësve dhekualifikimin e tyre si dy strategjitëkryesore të arsimimit të mësuesve.Për të bërë dallimin, ai propozon njëmodel të mësimdhënies që ekarakterizon atë si "një proces të

vendimmarr jes të bazuar nëkategoritë e njohurive, aftësive,qëndrimit dhe vetëdijes”. Ndërsa,trajnimi i mësuesve adreson shumëaspekte të mësimdhënies bazuar nënjohuritë dhe aftësitë, zhvillimin emësimdhënësve që ka të bëjë mendryshimin sa i përket përbërësve mëk o m p l e k s t ë m ë s i m i t .Ky model i mësimdhënies mund të nandihmojë që të vendosim rregull nëgamën e gjerë të opsioneve që janë nëdispozicion për mësuesit që synojnëtë fitojnë besim në mësimdhënien etyre dhe të zhvillojnë aftësinë e tyre tëmësimdhënies në përgjithësi.

Besimi dhe zhvillimi

Zhvillimi i mësimdhënësve

Vetëbesimi dhe njohuritë

Vetëbesimi dhe aftësitë

Vetëbesimi dhe sensibilizimi

Vetëbesimi dhe qëndrimi

Ka mënyra të ndryshme me të cilatmësuesit mund të zhvillojnë besimindhe të përmirësojnë aftësinë e tyre të

përgjithshme të mësimdhënies:

- Mbi të gjitha, mësuesit duhettë synojnë të zhvillojnë njohuritë etyre të lëndës që ata japin. Nëse kjoështë, ta zëmë lënda e historisë, ataduhet të studiojnë vazhdueshëm dhetë marrin njohuri të reja vazhdimisht.Të dinë për të rejat e fundit, pra tëpërc je l l in me vëmendje çdondryshim. Sepse, kështu ata do tëkenë vetëbesim dhe do të jenë më tësigurtë në orën e mësimit, ku nxënësitmund të jenë kureshtarë për çështje tëcaktuara.

- Mësuesit duhet të synojnë thellimin etë kuptuarit të teorive të destinuara përforcimin e praktikave të të mësuaritdhe të mësimdhënies. Kjo mund tëarrihet duke lexuar për mësimdhëniedhe mësimnxënie, duke ndjekurseminare dhe punëtori rregullisht, poredhe kurse metodologjike të cilat dot'ua mundësojnë atyre që të rindërtojnënjohuritë.

- Sa më shumë që mësuesitdijnë për nxënësit e tyre, më efektive dot ë j e t ë m ë s i m d h ë n i a d h emësimnxënia. Mësuesit duhet tëkujdesen që të lejojnë më shumënxënësit që të flasin për veten e tyre, tëdëgjojnë vazhdimisht atë që kanë përtë thënë, të inkurajojnë ata që tëreagojnë për gjithçka që ndodh nëklasë dhe të tregojë interesim për tëgjitha ato që dëgjon nga nxënësit e tij.Mbi të gjitha, mësuesi nuk duhet tëbëjë gabimin e madh: të sillet si dikushqë ata (nxënësi t ) nuk janë.

- Së fundi, është erëndësishme që mësuesit të dinëkontekstin në të cilin ata punojnë. Kjopërfshin aspektet akademike si:programet mësimore, procedurat evlerësimit dhe njohjes së materialevesuplementare, në të cilat ata mund tëllogarisin, si dhe shqetësimet mëpraktike, si: përdorimin e audio, videoosepajisjevekompjuterike.

Përveçqë duhet ditur në lidhje melëndën, teoritë e të mësuarit dhemësimdhënies, nxënësit dhe vendin epunës, mësuesit duhet të synojnëpërmirësimin e aftësisë së tyre për tëvënë të gjitha këto njohuri në praktikëdhe duke u bërë më të aftë nëmësimdhënie. Kjo mund të arrihetduke pasur një qëndrim të guximshëmdhe eksplorues në drejtim tëmësimdhënies, e cila përfshinëpërpjekjen për vënien në jetë tëmetodave të ndryshme, teknikat dheaktivitetet që duhet të përsëritenvazhdimisht, duke reflektuar mbi

efektivitetin e tyre dhe duke u bërë tëzotët e këtyre përvojave. Kështu mundtë bëhen ndryshimet e nevojshme nëzakonet e tyre të mësimdhënies.Përpjekja për të zhvilluar ide të reja nëklasë, ka dobi shtesë për të bërëaktivitetin e mësimdhënies shumë mëinteresante. Duke pasur një qëndrimparaprak ndaj mësimdhënies,mësuesit do të parandalojnë ndjenjën e“ngulfatjes”, që mund t'i kaplojë.

Mësuesit mund të zhvillohen më tejduke ngritur vetëdijen e tyre. Për tëqenë sa më të sigurtë, ku janë pikat eforta e ku ato të dobëta nëmësimdhënien e tyre, mësuesit mundtë bëjnë incizime (audio ose video) tëorës mësimore, në mënyrë që më pas tëkenë kohë ta shikojnë dalngadalë, taanalizojnë dhe të reflektojnë më pas.Po ashtu, mësuesit mund të ftojnë nëorë një koleg të tyre, nga i cili më pas dotë kërkojnë mendimin për mbajtjen eorës së tijmësimore.Ndërsa, në këtë drejtim, nxënësit janënjë faktor i rëndësishëm që iu jepmësimdhënsve shumë për të kuptuarrreth mësimdhënies së tyre. Prandaj,duhet përcjellë me kujdes reagimet enxënësve, të cilat mund të jenë shumëtë vlefshme dhe t'i ndihmojë mësuesittëkuptojnëatëqë janë,oseqënuk janë.

Së fundi , zhvillimi i mësimdhënësveka të bëjë shumë edhe me mbajtjen enjë qëndrimi pozitiv ndaj veprimtarisësë mësimdhënies dhe vetes si mësues.Mësuesit duhet të planifikojnëmësimet e tyre rregullisht, të synojnë tëjenë më të informuar në lidhje meprofesionin e tyre, të respektojnë veten,kolegëtdhenxënësit e tyre.Për më tepër, mësuesit duhet tëpërpiqen të mos lejojnë problemetp e r s o n a l e t ë n d i k o j n ë n ëmësimdhënien e tyre, ose të ndjehen tëdekurajuar kur përballen me sfida tëreja, të cilat në fillim mund të duken epakapërcyeshme.

Lënda

Teoritë për mësim dhe mësimdhënie

Nxënësit

Vendi i punës

Mësuesi dhe mësimdhënia Mësuesi dhe mësimdhënia

Gani Kelmendi

Zhvillimi profesional dhe besiminë mësimdhënie

Page 5: Mësuesi dhe mësimdhënia

8 9

Mësimdhënia është më shumë sesapunë. Ajo është ndër përgjegjësitë më tëmëdha të shoqërive të civilizuara. Nëartin e mësimdhënies, mësuesi nxitshkëndijat e mendjes së nxënësve dhekështu ua ushtron mendjen për tëpyetur, hulumtuar, zbuluar, etj. Roli imësimdhënësit është që të bartënjohuritë e tij te gjeneratat e ardhme përtë mos humbur apo për të mos mbeturnëharresë.Kur themi se mësimdhënia është art,atëherë duhet ta dimë se ajo kërkonkreativitet,ndjeshmëridhe inteligjencë.

Si zakonisht edhe në artin emësimdhënies, rëndësi të madhe i jepetligjëratës së parë, sepse nxënësit fitojnëpërshtypjen se çfarëdo të jetë përvoja emësimit, prandaj gjatë orës së parë, pasnjoftimit me nxënësit shpjegohet oradhe krijohet besimi për mësimdhënie, sidhe demonstrohet se pse është erëndësishme lënda. Po ashtu, mësuesiduhet të caktojë se cilat janë pritjet e tijnga nxënësit.Arti i mësimdhënies nuk duhet të ketëvetëm funksion informativ, por duhet tëjetë interesant për audiencën. Kjoarrihet përmes dinamikës së ligjëratëspërmes ndryshimeve vokale të tonitdhe të shprehjeve për të mbajturpërqendrimin dhe vëmendjen enxënësve. Këtu mund të hyn nëfunksioniaktrimidhe lëvizjet skenike.Sa i përket metodës tradicionale dhea s a j m o d e r n e, s h f r y t ë z i m i iteknologjive, ndodh që mësuesit i merrmë shumë kohë sa që i mbetet pak kohëpër t'ju përkushtuar nxënësve, kështu qëmund ta humbasë artin e kontaktit tëdrejtpërdrejtë. Mirëpo, nuk mund tëthuhet se kjo teknikë nuk bën tëpërdoret.Mbi të gjitha, është shumë me rëndësiqë kohë pas kohe mësuesi të reflektojërreth jetës së tij për të siguruar semësimdhënien e sheh si profesion dhejo vetëm si punë e rëndomtë, të cilënduhet ta bëjë sa për të marrë një pagëmujore. Pasqyrimi i jetës së mësuesit

ndikon drejtpërdrejt te nxënësit, si nëaspektin e imitimit, po ashtu edhe tëkrijimit të raporteve të afërta, sikurse ato

prindër-fëmijë.Mësimdhënia duhet kundruar si art, nëtë cilin mësuesi, me dashuri dhe dinjitetdhe me përgatitjen e lartë edukative,arrin t'i ngrejë studentët në standardemë të larta, duke u mësuar atyremetodat, teknikat dhe praktikën më tëmirë për arritjen e atyre standardeve.Ndryshimi në mes një mësuesi tëzakonshëm dhe një mësuesi të mirë nukështë vetëm aftësia për t'i mësuarnxënësit, por edhe aftësia për t'ifrymëzuarata.Krijimi i grupeve brenda klasës,organizimi i mësimit në formë rrethi,caktimi i liderëve të grupeve, detyrat,përgatitja e seminareve dhe rëndësia e

prezantimit të tyre në klasë janë formaartistike të mësimdhënies, të cilat ebëjnë mësimin më atraktiv, nxisin

konkurrencën midis nxënësve, shfaqinkarakterin personal të tyre. Kurpërdoren metodat e tilla, profesori luanrolin e udhëzuesit që ju sugjeron atyreme këshilla, u rekomandon dhe u jepreferencat e duhura për të arritursuksesin e nevojshëm për lëndët ecaktuara.

Filozofia e mësimdhënies është njëdeklaratë vetë-reflektuese e besimeverreth mësimdhënies dhe mësimnxënies.Filozofia e mësimdhënies duhet të

Arti i mësimdhënies duhet të jetë

interesant

Mësimdhënia duhet të jetë

idealiste dhe jo materialiste

diskutojë se si të vendosni besimin tuajnë praktikë, duke përfshirë edheshembuj konkretë të asaj që ju bëni apoparashikoni tëbëninëklasë.Filozofia e mësimdhënies duhet tëfokusohet në komunikim të hapur e të

lirshëm në mes të mësimdhënësit dhenxënësve.

Duhet të krijohen raporte korrekte, tësinqerta, të hapura për liri të shprehjessë mendimeve nga ana e nxënësve, nëmënyrë që të shtrohen pyetje për tësqaruar paqartësitë eventuale, si dhe tëofrojnë plotësime e risi për dijet në fjalë,duke u ndjerë të respektuar dhe tëvlerësuarnga mësuesit e tyre.Sigurisht, ka mënyra të ndryshme tëfilozofisë së mësimdhënies. Ju do tëfilloni duke krijuar idetë për filozofinëtuaj të mësimdhënies bazuar nëqëndrimet dhe vlerat tuaja rrethmësimdhënies dhe mësimnxënies.

Pastaj, do të organizoni idetë tuaja përtë krijuar një projekt pune. Gjithashtu,do të kontrolloni për t'u siguruar që keniilustruar bindjet tuaja personale meshembuj specifikë të praktikës në klasëqë marrin parasysh kontekstetdisiplinore. Mësimdhënia dhe studimijanë aktivitete idealiste dhe jomaterialiste; në këtë këndvështrim,studenti nuk duhet të vijë në shkollëthjesht sa për ta marrë një certifikatë apodiplomë, por për të marrë dije, arsimimdhekulturë.Ju do të vlerësoni draftin e parë, duke ekrahasuar atë me disa udhëzime përfilozofi efektive të mësimdhënies.Vlerësimi juaj duhet të tregojë rrugëndrejt mangësive ose fushave që duhet tëripunohen gjatë shqyrtimeve tëmëvonshme.Mbani në mend se filozofia emësimdhënies është një dokument nëzhvillim e sipër. Pasi ndryshimet tuajatë mësimdhënies dhe identiteti juajprofesional rriten, filozofia juaj emësimdhënies do të ndryshojë dhe tëshënojë progres. Pra rishikojeni atëperiodikisht kur besimet tuaja dhepërvojat shënojnëprogres.Filozofia e mësimdhënies duhet tëpërqendrohet në gjetjen e metodave mëtë përshtatshme, të cilat kanë formën enjë piramide e strukturuar nëtrekëndëshin mësues-fëmijë-prindër.Metodat tradicionale nuk kanë hezituartë përdorin edhe metoda frikësuese në tëkaluarën, vetëm e vetëm që të arrihetqëllimi i mësimit te nxënësi. Mirëpo,hulumtimet kanë treguar se britma eprindërve dhe e mësimdhënësve ndajnxënësve, mund të lërë pasoja tëpërhershmenëmësimete tyre.

Në të vërtetë, shumë nxënës, të cilëvevazhdimisht u bërtitet, mund të bëhenmospërfillës dhe jo vetëm që nuk do tadëgjojnë personin e rritur, por do tëfillojnë edhe të mbrohen dhe tëkundërshtojnë edhe më tepër, gjë që tërriturit do t'i sjellë deri te dëshpërimi,ndërsa kjo do të ndikojë edhe nëmësimet e tij. Mos harroni se nuk kaasgjë që është tepër e vështirë për t'ushpjeguar dhe nuk ka asnjë gjë që ështëtepër e vështirë për t'u kuptuar. Ështëesenciale që nxënësit ta kuptojnëshpjegimin në klasë, në mënyrë që nështëpi ta kenë më lehtë gjatë përsëritjes

t'i zgjerojnë njohuritë. Duhet ta kemiparasysh integritetin moral dhekarakterin e nxënësve. Është çështjedinjiteti për një arsimtar të ruajëndershmërinë, drejtësinë në gjykim dhevlerësiminnëbazëmeritore.Mësuesi duhet të krijojë bindje teknxënësit se ata janë të dobishëm dhe semund t'i arrijnë synimet e veta mebashkëpunim të ndërsjellë. Kur fillojmët a a p l i k o j m ë m e t o d ë n ebashkëbisedimit e shtruarjes sëproblemeve me nxënësin, atëherë vetënxënësi do ta ndjejë veten 'faktor' dhe dotë përmirësohet, ndërsa në tëkundërtën, ai do të bëhet imun nëgabime dhe do të vazhdojë ashtu pa upërmirësuar.Filozofia e mësimdhënies duhet tëfokusohet në transmetimin e njohurivetë sakta, të plota dhe bashkëkohore mbibazë të vlerave të moralit e të karakteritdhe me pasionin për dijen, si dhe t'ifrymëzojë ata që t'i çojnë përpara këtovlera në çfarëdo profesioni të ndodhennë jetën e tyre. Mësuesi duhet të jetëstudiues gjatë gjithë jetës së tij, në tëkundërtën nuk do të ketë risi për tëofruar, por vetëm do të merret mepërsëritjen e gjërave të njëjta, të cilatmund të kalojnë në monotoni tenxënësit.Po ashtu, mësuesi duhet të luajë rol

aktiv në përdorimin e teknologjisëinformative, t'iu rekomandojë nxënësvetë vetë që t'i thellojnë njohuritë e tyreedhe në mënyrë të pavarur nga larmia emadhe e mësimeve që mund të merrennga internet, por gjithnjë duke u bazuarnë burime të sigurta.Mësuesi duhet tëshërbejë si frymëzues, të nxisë tëdëgjuarit dhe të menduarit e pavarurdhe kritik të nxënësve për të artikuluarreagimet e tyre.Po ashtu, duhet të ndihmojë nxënësitpër të përmbushur pritjet përmes orëvemësimore në klasë, ushtrimeve,ekzaminimeve të punimeve të tyre. Sëfundi, nuk duhet harruar se çdonxënës, pavarësisht nga sfondi, mundtë përmirësojë aftësinë e tij ose të sajpër të dëgjuar dhe për të kuptuarleksionet. Pra, thënë shkurt, nuk kaasgjë të vështirë sa të mos gjendetduke e kërkuar dhe duke u përpjekurpër të.

Mësimdhënia si art i frymëzimit

Mirsad Kuteli

Mësuesi dhe mësimdhënia Mësuesi dhe mësimdhënia

Page 6: Mësuesi dhe mësimdhënia

10 11

Mësimdhënësi në mësimdhënien meështë

dhe jo vetëm transmetues i dijesnga burimi tepranuesi-nxënësi.

Zbatimi i mësimdhënies të këtillë,përveç përkushtimit(përgatitjes/projektimit paraprak dhe të detajuar)kërkon edhe shkathtësi metodike dhefleksibilitet të lartë të mësuesit. Mepërzgjedhjen e rezultateve të të nxënit(ReNx) dhe përqendrimi në kërkesënpër zhvillimin e cilësdo kompetencë,mësuesi tani e ka të qartë se çka duhet(do) të arrijë të zhvillojë te nxënësit ecilësdo klasë nga Fusha Kurrikulare(FK), për Shkallën Kurrikulare ( ),apo cilin nën ReNx të atij ReNx duhetta zhvillojë gjatë një Ore Mësimore(OM). P.sh. Nëse një ReNx ështënxënësi bën mbledhjen dhe zbritjen enumrave natyral brenda 10-shes sëparë, atëherë nën ReNx, do të mund tëishin: zhvillimi i kuptimit përmbledhorin, shumën, plusin, barazimin.Zhvillimi i shkathtësisë për llogaritje, tëm e n d u a r i t k r i t i k , k o mu n i k i mmatematik, shkathtësi a shkrimit tëdrejtë etj. Këtë nën ReNx nuk mund taarrijmëbrenda njëOM.

Kur kemi të bëjmë me mësimdhënien menë qendër nxënësin, para se të zhvillojënjë orë mësimdhënieje, duhet të ketëparasysh që të përgjigjet në pyetjet: Cilatshkathtësi dua t'i zhvillojë te nxënësit emi? Cilat njohuri dua që t'i përfitojnënxënësit e mi? Çka dua që të ndjejnënxënësit e mi për këtë mësim dhe për këtëfushë tematike? Cilat besoj se do të jenërezultatet e të nxënit? Cilat kompetencado tëvazhdojnëzhvillohenmëtej?

Varësisht nga FK, dhe situata mësimore,mësimdhënësi është i shtyrë tëpërzgjedhë forma pune, strategji dheteknika të mësimdhënies dhe të nxënies.Është gabim të thuhet se kemi një mostërtë teknikave dhe strategjive mësimore, tëcilat do të vlenin për secilën orëmësimore, për secilën situatë mësimoredhe për secilën moshë të nxënësve.

Sidomos kur kemi të bëjmë me të nxënitdhe mësimdhënies me në qendërnxënësit, mësuesi është (duhet të jetë)vetëm lehtësues (ndërmjetësues) nëp r o c e s i n e t ë n x ë n i t d h e t ëmësimdhënies.Nëse për shembull kemi detyraproblemore, ose edhe zgjidhje logjike tënjë probleme, detyre, situate etj., Në njëdegë peme gjenden dhjetë zogj, 3fluturojnë dhe 6 zogj të tjerë vijnë. Sazogj janë gjithsej në degë? Nga nxënësitduhet të kërkojmë që vet të gjejnëzgjidhjen, të provojnë teknika e strategjiepër zgjidhje e jo t'ua japim ndonjëzgjidhje. Është e rëndësishme që për çdozgjidhje që ofrojnë nxënësit të kërkojmëarsyetiminpërzgjidhjenedhënë.

Me shumë rëndësi është që të nxisimnxënësit të demonstrojnë procedurën ezgjidhjes, mjetet e përdorura. Nëse kemiparasysh pyetjet e dhëna, atëherëmësimdhënësi duhet t'ia përshtatteknikat dhe strategjitë mësimore: cilënshkathtësi? cilat njohuri? cilat qëndrime?cilën kompetencë do të zhvillojë tenxënësit? Në detyrën, si shembull,shkathtësi do të ishte: komunikimi,llogaritja, ndjenja e kënaqësisë përr e z u l t a t i n d h e t ë m e n d u a r i tkritik/kreativ.

Si mund ta realizoj mësimin dhe t'i bëjaktivitetet interesantepërnxënësit?

N ë P ë r g a t i t j e n d i t o r e ( P D )mësimdhënësi saktësisht duhet tëshënojë aktivitetet të cilat mendon që t'iorganizojë për ta arritur ReNx dhekompetencën që synon të zhvillojë.Aktivitetet mësimore ndërlidhen(kushtëzohen) nga Teknikat Mësimore(TM). P.sh., nëse për realizimin e njëReNx në FK mund ta përdor teknikënXhik Sou, Tufë mendimesh, e tëngjashme, atëherë ai duhet tëpërcaktohet dhe të përzgjedhë edhematerialet didaktike të veçanta. Te FKKomunikimi..., ka një spektër më të gjerëtë mundësive për përdorim tëmaterialeve dhe për përzgjedhje, por nëseFK është Shëndeti dhe mirëqenia,atëherë edhe materialet didaktike dheteknikat e mësimdhënies dhe nxëniesjanë më specifike.Mundësia e përbashkëtpër të gjitha FK është zbatimi ipedagogjisë efektive gjatë mësimdhëniesdhe të nxënit. Për të arritur suksesin edëshiruar, pedagogjie efektive, për t'u

në qendër nxënësin lehtësues i të

nxënit

Cilat aktivitete mësimore do t`i përfshijë nërealizimine orës?Përse kamzgjedhurkëtoaktivitete/strategji?

ShK

Teknikat dhe strategjitë e

mësimdhënies

Teknika dhe veprime

siguruar se nxënësit janë komod gjatë tënxënit, atëherë mësimdhënësi duhet qëtë:

• krijojë mjedis mësimor mbështetës(me mjete adekuate, raporte pozitiveetj.),

,(nxënësi reflektues përvetësonnjohuritë e reja duke i ndërlidhur atome atë se çfarë ai di, i përshtat ato mesynimet të cilat i kthen në veprimemësimore). Roli i mësuesit në këtëfazë nuk është që të jap këshilla apozgjidhje për problemin mësimor, portë inkurajojë nxënit për vlerësimin epërmbajtjes së detyrës/kërkesës sëdhënë, qoftë mësimore apo edheveprim për zhvillimin e ndonjëshkathtësie, qëndrimi apo vlereshoqërore).

(dijen,shkathtësinë e re), (është vërtetuar senxënësit janë shumë më të suksesshëmkur janë mirë të njohur me:përmbajtjen (çka) mësojnë, pse duhetta mësojnë atë, por edhe si do të mundta përdorin atë njohuri, shkathtësi nëjetën e përditshme. Për këtë arsye meshumë rëndësi është që mësuesi tënxisë kureshtjen e nxënësve, të kërkojënga ata që të hulumtojnë të dhëna qël idhen me d i j en/n johur inë ,shkathtësinë që zhvillohet te ta, poredhe duke i sfiduar ata që ato t'ipërdorin në kontekst dhe nërrugë/mënyrë të re. Me shumërëndësi: inkurajimi i nxënësve që tëmarrin vet vendime për të nxënit e tyre(çka, sidhepse).

,

, (mënyrë shumë emirë, dhe e pranueshme për të nxënëstë suksesshëm, nëse krijojmë mundësinxënësit që t'i ndërlidhin njohjen e reme përvojën dhe dijet paraprake, tëcilat veç i kanë. Mësuesi duhet tëndihmojë nxënësit që ta ndërlidhin tënxënit e ri me të nxënit përgjatëfushave mësimore, por edhe me tënxënit në jetën e përditshme (nështëpi, dhe nga burimet tjera të tënxënit). Të nxënit vertikal dhehorizontal (kurrikular) ështëvend imtar pë r zhv i l l imin ekompetencave tëparapara.

(secilit nxënës). Është vërtetuar senxënësit janë shumë më të suksesshëmnë rast se përfshihen në procesin enxënies, aktivitet mësimor praktik,sidomos nëse atij i mundësohet bartjae të njëjtës informatë (dije) te të tjerët.Organizimi i të nxënit garues, meprojekt, zgjidhje të problemeve,luajtje e rolit, debati mësimor janë meshumë rëndësi për të nxënë tësuksesshëm dhe të qëndrueshëm, mekëtë edhe zhvillim i kompetencave tëc a k t u a r a . R o l i l e h t ë s u e s imës imdhënës i t kë tu është ipazëvendësueshëm. Për ta realizuarkëtë me sukses atij i duhet që tëpërgatis edhe materiale për zbatimin eteknikavedhestrategjivemësimore.

Ankesa të mëdha dhe të përditshme tëmësimdhënësve kanë të bëjnë memungesën e mjeteve në shkollën/klasënku ata zhvillojnë mësimin. Të nxënit,procesi, nga nxënësit e moshës më të rekërkon ndërlidhje të vazhdueshme tëkoncepteve abstrakte me mjetet ngakonteksti i përditshmërisë jetësore tënxënësit. Nëse flasim për procesin efotosintezës, FK Shkencat..., atëherë këtëkoncept shumë abstrakt duhet ndërlidhurme shembuj konkret, të cilët nuk do tëthotë që kërkojnë mjete të sofistikuara,digjitale etj. Mjafton një eksperiment menjëbimë.

Nëse zhvillimin e konceptit-njohuri përqarkullimin e ujit në natyrë duam takonkretizojmë para nxënësve-nuk naduhet kurrfarë mjeti bashkëkohor. Pornëse duam ta zhvillojmë konceptin përsistemindiellordhevëzhgimineplanetëvenë kozmos, atëherë këtë duhet ta bëjmëme mjete të sofistikuara, të cilat nuk i kasecilashkollë(teleskop).

Çka të bëjmë? Secili mësimdhënës, icilësdo FK qoftë mund të sigurojë diçkanga mjetet për konkretizim. Shkollat tëcilat kanë hapësirë të mjaftueshme mundtë krijojnë qendrën e burimeve në të cilatkrijojnë dhe i ruajnë mjetet mësimore(Mediatekat). Një pjesë të madhe tëmjeteve mund ta krijojnë, me shumëkënaqësi, edhe vet nxënësit. (nëse vizitonshkolla të ndryshme mund shohëshpunime shumë atraktive të nxënësve të

cilat ose deponohen ose rrinë ashtu tëpashfrytëzuara në korridore ose në sallënemësimdhënësve.

Nëshkollagjendenpunimetënxënësvesi:figura të ndryshme (piramida, Kube,paralelograme, makete shtëpish etj.), tëcilat janë mjete të pazëvendësueshme përk o n k r e t i z i m i n e k o n c e p t e v ematematike/gjeometrike. Mësuesi igjeografisë shpjegon llojet e dheut ngaskema në libër. Po të marrim një shisheqelqi (më mirë po të kemi mundësi arkënga qelqi) në të cilën vendosim shtresa tëndryshme dheu. Sot flitet me të madhepër mjedisin dhe shëndetin (ndikimi igjendjes/cilësisë së mjedisit në shëndetine njeriut). Kur përmenden mbeturinat, sinjë ndër ndotësit e mjedisit dhe tërrezikimit të shëndetit të njeriut,përmendet edhe riciklimi i mbeturinave.Në shumë raste me të mendohet nëgrumbullimin, ripërdorimin, shtypjen eshisheve plastike, letrës etj. Me mjeteshumë të thjeshta mund ta demonstrojmëriciklimine letrës. (marrimnjëenë,mikserpër vezë, letër gazete dhe ujë të ngrohtë.Copëzojmë letrën duke e zbutur në ujin engrohtë dhe pastaj e përziejmë me mikser.Pas një kohe do të fitojmë një qull të cilin eshtrijmë në një dërrasë mbi të cilënvendosim edhe një dërrasë tjetër. Evendosim pakëz pjerrët. Të nesërmenkemi fituar një letër të ricikluar të cilënmund ta përdorim për qëllime tëndryshme. Kështu mund të veprojmëedhe me mbeturinat e zbërthyeshme(organike) nga të cilat mund të përfitojmëpleh organik, i cili ka shumë përparësindaj atij kimik. Cilat FK mund t'izhvillojmë vetëm me këto dy veprimemësimore praktike? Gati të gjitha! Gjuhëdhe komunikim-përshkrimi i procesit metë folur dhe me shkrim, pasurimi i fjalësittë nxënësve, matematikë, llogaritja epërbërjes, proporcionit etj., shkenca tënatyrë: biologji, kimi, fizikë, mjedisi dheshoqëria: mbrojtja e mjedisi, menaxhimi imbeturinave, zhvillimi i qëndrueshëm,kultivimi i kulturës së punës (qytetar ipërgjegjshëm dhe kontribuues produktiv,individ i shëndetshëm, mendimtarkritik/krijues). Me këtë kemi realizuaredhe parimin e mësimit të integruar dhendër lëndor. Këtu mund të përfshihen,kësi lloj temash edhe çështjet tjerandrëkurrikulare siç janë: barazi gjinore, tëdrejtat e fëmijëve/njeriut, mjedis,shëndeti ettj.

• Inkurajojë të nxënë reflektiv dhe veprues

• Shtojë lidhjen me të nxënit e ri

• Ndihmojë/lehtësojë pjesëmarrjen e

nxënësve në mësim

• Vendosë ndërlidhjen midis përvojës me të

nxënit pararendës

• Ofron mundësi të mjaftueshme për të nxënë

Përgatitja dhe shfrytëzimi i

materialeve mësimore

Mësimdhënia me në qendër nxënësin

Ismet Potera

Mësuesi dhe mësimdhënia Mësuesi dhe mësimdhënia

Page 7: Mësuesi dhe mësimdhënia

1312

Gjatë gji thë jetës njerëzit un ë n s h t r o h e n v l e r ë s i m eve t ëndryshme. Por, veçanërisht, gjatëviteve të shkollimit vlerësimi ështëelement i pranishëm në çdoveprimtari mësimore dhe edukative.“Vlerësimi është proces i mbledhjessë informatave dhe nxjerrjes sëgjykimeve lidhur me arritshmërinëose performancën e nxënësve”(MAShT, 2011). Punonjësit e arsimitjanë ata të cilëve u kërkohet tëpërdorin vlerësimin profesionalisht,duke përfshirë çdo lloj veprimtariedhe instrumente për të gjykuar punëndhe arritjet e nxënësve. “Është merëndësi që vlerësimi të konsiderohetproces i mbledhjes së të dhënave mbitë nxënit e nxënësve. Sa më shumë tëdhëna që keni për të nxënit e nxënësveaq më të qartë do ta keni se sa janëzhvilluar kompetencat e tyre dhe samangësi kanë në të nxënë dhe, poashtu, aq më të qartë do ta keni se sado të arrijnë të përparojnë drejt fazëstjetër të rëndësishme të të nxënit”(MAShT, 2012).

Më e rëndësishme nga të gjitha ështëse duhet të sigurohemi se veprimtariae vlerësimit është e vlefshme dhevlerëson atë që në të vërtetëparashikohet të vlerësohet. Por, andodh një vlerësim i tillë në shkollattona? Janë një varg vështirësisë qëshoqërojnë procesin e vlerësimit tëbrendshëm, në të gjitha nivelet eshkollimit, e në veçanti atë fillor dhetë mesëm. Në shkollat tona, mjet përvlerësimin e saktë të diturive tënxënësve përdoret shkal la evlerësimit me nota prej 1-5, të cilatnganjëherë përdoren edhe si mjetstimulues. Vlerësimi me notë fillon tëbëhet që në klasën e parë të shkollësfillore dhe mësimdhënësit tanëballafaqohen me shumë vështirësi përtë krijuar një vlerësim të drejtë ndaj

nxënësve. Përkundër faktit sepërdoren vlerësimet: diagnostikues,formativ apo vlerësim për të nxënit,në vlerësimin përmbledhës – sumativ,apo vlerës imin e të nxëni t ,mësimdhënësit paraqiten skeptik nëvlerësimet e tyre, sepse për njëperiudhë tremujore apo nëntëmujoreështë vështirë të arrihet një gjykimdhe vlerësim objektiv ndaj nxënësit.Edhe prindërit që për herë të parëballafaqohen me inkuadrimin efëmijës së tyre në klasën e parë janëmjaft të preokupuar dhe të shqetësuarpër përparimin e tyre në intervale tëndryshme kohore, si dhe përrezultatet e vlerësimit- marrjen enotave. Nëse i referohemi përvojave tëvendeve më të zhvilluara, p.sh.Zvicra, në kantonin e Bernës,kantonin St. Gallen, kantonin Vaud,kantonin Aargau, etj., shohim se

vlerësimi i nxënësve të klasës së parëdhe të dytë bëhet me fjalë -përshkrues, e jo me notë. Aplikimi ivlerësimit të tillë edhe në shkollattona do të ishte më praktik dhelehtësues si për mësimdhënësit dhenxënësit, gjithashtu edhe përprindërit.

Një dukuri tjetër që mbretëronpothuajse në të gjitha shkollat filloretë Kosovës, por edhe në ato të mesmeështë vlerësimi jo i drejtë imësimdhënësve, i cili vërehetdukshëm në fund të vitit shkollor.Zakonisht mësimdhënësit përpiqenqë në gjysmëvjetorin e parë tëtregohen më objektiv në vlerësim, apokriteri i vlerësimit të jetë më i lartë.

Vështirësi që shoqërojnë

procesin e vlerësimit të

brendshëm

Vlerësimi jo i drejtë i

mësimdhënësve

Gjatë kësaj periudhe tre mujore disanxënës vlerësohen me nota të dobëta,me nota jo të dëshiruara dhe kjo

duhet të jetë si rezultat i mos punës sëk ë t y r e n x ë n ë s v e . N ë k ë t ëproblematikë mund të ndikojnë edhefaktorët, si: pasiviteti i nxënësve ndajpraktikave të vlerësimit, ku shumëpak prej tyre janë të vetëdijshëm përkriteret që përdoren; mosorganizimime sukses i procesit mësimor ngamësimdhënësit, si dhe informimi ipamjaftueshëm gjatë përvetësimit tënjohurive, shprehive dhe shkathtësivetë nxënësit; numri i madh i nxënësvenëpër klasa e vështirëson procesin evlerësimit për nxënësit që janë më pakaktiv; aplikimi i testeve të rralla dhemarrja e notave të testit si bazë përvlerësim përfundimtar; vlerësimi isjelljeve të nxënësve, moskryerja edetyrave të shtëpisë të kërkuara ngamësimdhënësit, mungesat e nxënësvenë mësim, etj.Gjysmëvjetori i dytë për nga

kohëzgjatja është më i gjatë, nëkrahasim me gjysmëvjetorin e parë.Nxënësve por edhe mësimdhënësve ujepet hapësirë më e madhe kohore përtë realizuar planin dhe programin eparaparë për këtë per iudhë.Mësimdhënësit dhe nxënësit janë mëpak të frustruar dhe angazhimi i tyremund të jetë më i madh dhe mëevident. Por, a qëndron problemi nëngritje të vetëdijes së nxënësve dhe nëangazhimin e tyre më të madh gjatëkësaj periudhe, apo ky është njëkontinuitet i mosangazhimit dhemospunës së nxënësve, të cilët nëfund ia dalin t'i përmirësojnë notat etyre të dobëta, prej 2 të vlerësohen me4 ose 5?! Shpesh ndodh që në fund tëvitit shkollor korridoret e shkollës tëvërshohen nga prindërit që luftojnëpër notë e jo për dije. Ata bëjnëp r e s i o n d u k e k ë r k u a r n g amësimdhënësit “stimulim” gjoja sepër të mos e lënduar dinjitetin efëmijës ose atyre u duhet kjo notë përshkollim të mëtejmë. Një dukuri etillë është e theksuar në ciklin e lartë(klasa VI-IX) dhe mësimdhënësitlëndor ballafaqohen me probleme tëtilla.

Për vlerësimin e nxënësve, nëaspektin psikologjik, Anita Woolfolk(2011), shprehet: “Kur mendojmëpër notat, shpesh mendojmë përk o n k u r r e n c ë n . K l a s a t m ekonkurrencë të lartë mund të jenëtejet të vështira për nxënësit që vuajnënga ankthi, për nxënësit që nuk kanëvetëbesim dhe për nxënësit që janë mëpak të përgatitur. Kështu qëm e g j i t h ë s e s t a n d a r d e t d h ekonkurrenca e lartë priten të jenëpërgjithësisht të lidhura me të nxënitakademik, është e qartë se, për tëpasur sukses, mund të vendoset njëlloj drejtpeshimi midis standardeve tëlarta dhe mundësive reale”. Qëllimi ivlerësimit duhet t'i kontribuojëprogresit të nxënësve, duke iinkurajuar ata për të bërë përpjekje tëarsyeshme për të përmirësuar tënxënit. Mësimdhënësit nuk duhet tëndikohen nga prindërit apo edhefaktorëve subjektiv, si: haloefekti,

disponimi momental, qëndrimi ndajvlerësimit, i cili duhet të mbështetetnë motivimin e nxënësve për tëmësuar e jo për të “luftuar” për njënotë më të mirë. Në Kosovë aplikohetvlerësimi i jashtëm i arritjes sënxënësve, i cili organizohet ngaautoritetet qendrore të arsimit, në trinivele të shkollimit. Në nivelin fillorpërfshihen nxënësit e klasave të V-ta,vetëm disa klasa të zgjedhura në nivelkomunash dhe ka për qëllim matjen enivelit të arritjeve në zotërimin ekompetencave të shprehura nëKurrikulin Bërthamë, përmesrezultateve të të nxënit në shkallëtkurrikulare. Në nivelin e shkollimit tëmesëm të ulët përfshihen nxënësit eklasave të IX-ta dhe në shkollën emesme të lartë përfshihen nxënësit eklasave të XII-ta, ku në bazë tërezultateve të arritura në testin estandardizuar, nxënësit orientohennë nivelin vijues të arsimit - drejtimetpërkatëse. Një vlerësim i tillë nxitmësimdhënësit , nxënësit dheprindërit për një angazhim dhepërkushtim më të madh për arritjen erezultateve më të mira, por vlerësimi itillë nuk prek dhe konteston çështjen evlerësimit me notë. Në Maqedoni,viteve të fundit, është duke u zbatuarvlerësimi ekstern (vlerësim i jashtëm)në shkollat fillore dhe të mesme, i cilika për qëllim testimin e nxënësve përtë krahasuar dituritë e arritura tënxënësve me vlerësimin e bërë menotë nga ana e mësimdhënësit. Nëser e z u l t a t e t e t e s t i t d o t ëkorrespondojnë me notën e vënë ngamësimdhënësi, mësimdhënësit do tëstimulohen me ngritje të pagës dhe nëtë kundërtën do të gjobiten me ulje tëpagës. Një përvojë e tillë do të duhej tëaplikohej edhe në Kosovë, sepse do tëndikonte në ngritjen e cilësisë nëarsim, kujdesin dhe përkushtimin emësimdhënësve në vlerësimin sa mëobjektiv të nxënësve, ngritjen ellogaridhënies në nivel shkolle drejtmobil izimit të potenciali t tënxënësve, pamundësinë e ndikimit tëp r i n d ë r ve n ë v l e r ë s i m d h epërkushtimin e nxënësve për tëluftuar për dije e jo për notë.

Lufta për dije e jo për notë

Sfidat e vlerësimit akademik në Kosovë

Gentiana Shahini

Mësuesi dhe mësimdhënia Mësuesi dhe mësimdhënia

Page 8: Mësuesi dhe mësimdhënia

ReportazhReportazh

14 15

Mundësi shtesë për edukim tëfëmijëve me nevoja të veçantaGjatë gjithë jetës njerëzit un ë n s h t r o h e n v l e r ë s i m eve t ëndryshme. Por, veçanërisht, gjatëviteve të shkollimit vlerësimi ështëelement i pranishëm në çdoveprimtari mësimore dhe edukative.“Vlerësimi është proces i mbledhjessë informatave dhe nxjerrjes sëgjykimeve lidhur me arritshmërinëose performancën e nxënësve”(MAShT, 2011). Punonjësit e arsimitjanë ata të cilëve u kërkohet tëpërdorin vlerësimin profesionalisht,duke përfshirë çdo lloj veprimtariedhe instrumente për të gjykuar punëndhe arritjet e nxënësve. “Është merëndësi që vlerësimi të konsiderohetproces i mbledhjes së të dhënave mbitë nxënit e nxënësve. Sa më shumë tëdhëna që keni për të nxënit enxënësve aq më të qartë do ta keni sesa janë zhvilluar kompetencat e tyredhe sa mangësi kanë në të nxënë dhe,po ashtu, aq më të qartë do ta keni sesa do të arrijnë të përparojnë drejtfazës tjetër të rëndësishme të tënxënit” (MAShT, 2012).

Më e rëndësishme nga të gjitha ështëse duhet të sigurohemi se veprimtariae vlerësimit është e vlefshme dhevlerëson atë që në të vërtetëparashikohet të vlerësohet. Por, andodh një vlerësim i tillë në shkollattona? Janë një varg vështirësisë qëshoqërojnë procesin e vlerësimit tëbrendshëm, në të gjitha nivelet eshkollimit, e në veçanti atë fillor dhetë mesëm.Në shkollat tona, mjet për vlerësimine saktë të diturive të nxënësvepërdoret shkalla e vlerësimit me notaprej 1-5, të cilat nganjëherë përdorenedhe si mjet stimulues. Vlerësimi menotë fillon të bëhet që në klasën e parë

të shkollës fillore dhe mësimdhënësittanë ballafaqohen me shumëvështirësi për të krijuar një vlerësim tëdrejtë ndaj nxënësve. Përkundër faktits e p ë r d o r e n v l e r ë s i m e t :diagnostikues, formativ apo vlerësimpër të nxënit, në vlerësiminpërmbledhës – sumativ, apov l e r ë s i m i n e t ë n x ë n i t ,mësimdhënësit paraqiten skeptik nëvlerësimet e tyre, sepse për njëperiudhë tremujore apo nëntëmujoreështë vështirë të arrihet një gjykimdhe vlerësim objektiv ndaj nxënësit.Edhe prindërit që për herë të parëballafaqohen me inkuadrimin efëmijës së tyre në klasën e parë janëmjaft të preokupuar dhe të shqetësuarpër përparimin e tyre në intervale tëndryshme kohore, si dhe përrezultatet e vlerësimit- marrjen enotave. Nëse i referohemi përvojavetë vendeve më të zhvilluara, p.sh.Zvicra, në kantonin e Bernës,kantonin St. Gallen, kantonin Vaud,kantonin Aargau, etj., shohim sevlerësimi i nxënësve të klasës së parë

dhe të dytë bëhet me fjalë -përshkrues, e jo me notë. Aplikimi ivlerësimit të tillë edhe në shkollattona do të ishte më praktik dhelehtësues si për mësimdhënësit dhenxënësit, gjithashtu edhe përprindërit.

Një dukuri tjetër që mbretëronpothuajse në të gjitha shkollat filloretë Kosovës, por edhe në ato të mesmeështë vlerësimi jo i drejtë imësimdhënësve, i cili vërehetdukshëm në fund të vitit shkollor.Zakonisht mësimdhënësit përpiqenqë në gjysmëvjetorin e parë tëtregohen më objektiv në vlerësim,apo kriteri i vlerësimit të jetë më ilartë. Gjatë kësaj periudhe tre mujoredisa nxënës vlerësohen me nota tëdobëta, me nota jo të dëshiruara dhekjo duhet të jetë si rezultat i mospunës së këtyre nxënësve. Në këtë

Vështirësi që shoqërojnë

procesin e vlerësimit të

brendshëmVlerësimi jo i drejtë i

mësimdhënësve

problematikë mund të ndikojnë edhefaktorët, si: pasiviteti i nxënësve ndajpraktikave të vlerësimit, ku shumëpak prej tyre janë të vetëdijshëm përkriteret që përdoren; mosorganizimime sukses i procesit mësimor ngamësimdhënësit, si dhe informimi ipamjaftueshëm gjatë përvetësimit tënjohurive, shprehive dhe shkathtësivetë nxënësit; numri i madh i nxënësvenëpër klasa e vështirëson procesin evlerësimit për nxënësit që janë më pakaktiv; aplikimi i testeve të rralla dhemarrja e notave të testit si bazë përvlerësim përfundimtar; vlerësimi isjelljeve të nxënësve, moskryerja edetyrave të shtëpisë të kërkuara ngamësimdhënësit, mungesat e nxënësvenë mësim, etj.Gjysmëvjetori i dytë për ngakohëzgjatja është më i gjatë, nëkrahasim me gjysmëvjetorin e parë.Nxënësve por edhe mësimdhënësve ujepet hapësirë më e madhe kohore përtë realizuar planin dhe programin eparaparë për këtë per iudhë.Mësimdhënësit dhe nxënësit janë mëpak të frustruar dhe angazhimi i tyremund të jetë më i madh dhe mëevident. Por, a qëndron problemi nëngritje të vetëdijes së nxënësve dhe nëangazhimin e tyre më të madh gjatëkësaj periudhe, apo ky është njëkontinuitet i mosangazhimit dhemospunës së nxënësve, të cilët nëfund ia dalin t'i përmirësojnë notat etyre të dobëta, prej 2 të vlerësohen me4 ose 5?!Shpesh ndodh që në fund të vititshkollor korridoret e shkollës tëvërshohen nga prindërit që luftojnëpër notë e jo për dije. Ata bëjnëp r e s i o n d u k e k ë r k u a r n g amësimdhënësit “stimulim” gjoja sepër të mos e lënduar dinjitetin efëmijës ose atyre u duhet kjo notë përshkollim të mëtejmë. Një dukuri etillë është e theksuar në ciklin e lartë(klasa VI-IX) dhe mësimdhënësitlëndor ballafaqohen me probleme tëtilla.

Për vlerësimin e nxënësve, nëaspektin psikologjik, Anita Woolfolk(2011), shprehet: “Kur mendojmë

për notat, shpesh mendojmë përk o n k u r r e n c ë n . K l a s a t m ekonkurrencë të lartë mund të jenëtejet të vështira për nxënësit që vuajnënga ankthi, për nxënësit që nuk kanëvetëbesim dhe për nxënësit që janëmë pak të përgatitur. Kështu qëm e g j i t h ë s e s t a n d a r d e t d h ekonkurrenca e lartë priten të jenëpërgjithësisht të lidhura me të nxënitakademik, është e qartë se, për tëpasur sukses, mund të vendoset njëlloj drejtpeshimi midis standardeve tëlarta dhe mundësive reale”. Qëllimi ivlerësimit duhet t'i kontribuojëprogresit të nxënësve, duke iinkurajuar ata për të bërë përpjekje tëarsyeshme për të përmirësuar tënxënit. Mësimdhënësit nuk duhet tëndikohen nga prindërit apo edhefaktorëve subjektiv, si: haloefekti,disponimi momental, qëndrimi ndajvlerësimit, i cili duhet të mbështetetnë motivimin e nxënësve për tëmësuar e jo për të “luftuar” për njënotë më të mirë.Në Kosovë aplikohet vlerësimi ijashtëm i arritjes së nxënësve, i ciliorganizohet nga autoritetet qendroretë arsimit, në tri nivele të shkollimit.Në nivelin fillor përfshihen nxënësit eklasave të V-ta, vetëm disa klasa tëzgjedhura në nivel komunash dhe kapër qëllim matjen e nivelit të arritjevenë zotërimin e kompetencave tëshprehura në Kurrikulin Bërthamë,përmes rezultateve të të nxënit nëshkallët kurrikulare. Në nivelin e

shkoll imit të mesëm të ulëtpërfshihen nxënësit e klasave të IX-tadhe në shkollën e mesme të lartëpërfshihen nxënësit e klasave të XII-ta, ku në bazë të rezultateve të arrituranë testin e standardizuar, nxënësitorientohen në nivelin vijues të arsimit- drejtimet përkatëse. Një vlerësim itillë nxit mësimdhënësit, nxënësit dheprindërit për një angazhim dhepërkushtim më të madh për arritjen erezultateve më të mira, por vlerësimi itillë nuk prek dhe konteston çështjen evlerësimit me notë. Në Maqedoni,viteve të fundit, është duke u zbatuarvlerësimi ekstern (vlerësim i jashtëm)në shkollat fillore dhe të mesme, i cilika për qëllim testimin e nxënësve për tëkrahasuar dituritë e arritura tënxënësve me vlerësimin e bërë me notënga ana e mësimdhënësit. Nëserezultatet e testit do të korrespondojnëme notën e vënë nga mësimdhënësi,mësimdhënësit do të stimulohen mengritje të pagës dhe në të kundërtën dotë gjobiten me ulje të pagës. Njëpërvojë e tillë do të duhej të aplikohejedhe në Kosovë, sepse do të ndikontenë ngritjen e cilësisë në arsim, kujdesindhe përkushtimin e mësimdhënësve nëvlerësimin sa më objektiv të nxënësve,ngritjen e llogaridhënies në nivelshkolle drejt mobilizimit të potencialittë nxënësve, pamundësinë e ndikimittë prindërve në vlerësim dhepërkushtimin e nxënësve për të luftuarpërdije e jopërnotë.

Lufta për dije e jo për notë

Një nxënës gjatë mësimit në qendrën e qëndrimit ditor “Pema” në Pejë

Një fëmijë gjatë trajtimit fizioterapeutik në qendrën e qëndrimit ditor “Pema” në Pejë

Vlora Mehmeti

Page 9: Mësuesi dhe mësimdhënia

Mësuesi dhe mësimdhënia Mësuesi dhe mësimdhënia

Përqendrimi i fëmijëve në mësim

16 17

Përqendrimi n është çelësi përfëmijët q të përjetojnë suksesin në tëgjitha fushat e të mësuarit, në klasë osejashtë saj. Përqendrimi nështë aftësia për t'u fokusuar vetëm nënjë aktivitet, detyrë, duke bllokuar çdoshpërqendrim tjetër gjatë asaj kohe.

N në gjendje tëpërqendrohen do të thotë se fëmijëtjanë në gjendje të mbajnë mendjen etyre të fokusuar në një detyrë për njëperiudhë të arsyeshme kohore. Detyramund të jetë leximi i letrës, shikimi itelevizorit

Prandaj, shkaqet e mungesës sëpërqendrimit në m sim të fëmijëvemund të jenë të tilla si lodhja epërgjumësia, prandaj ata arsyetohense janë të sëmurë, të uritur, por mundtë jetë dhe paaftësia e mësuesve dhe eprindërve për të zgjuar interesim nëlëndët mësimore.

ë mësimë

ë mësim

Përqendrimi dhe vëmendja në nivel tëulët janë një problem i përbashkët përm i l i o n a f ë m i j ë . H u m b j a epërqendrimit mund të paraqesëprob lem ser ioz për fëmi jën ,veçanërisht në klasën e tij ose të saj.Megjithatë, duhet përpjekur që tën d i h m o h e n f ë m i j ë t q ë t ëpërqendrohen në mësim, edhe pse kjoështë detyrë e vështirë. Mund tëndihmohen fëmijët të zhvillojnëpërqendrimin, duke përdorur një vargtë aktiviteteve të dobishme dheushtrime të ndryshme.

Avantazhi më i madh i ushtrimit tëpë rqendr imi t , fokus imi t dhevëmendjes, është rritja e përgjithshmee k u j t e s ë s s ë f ë m i j ë ve d h ezhdërvjelltësia mendore.

Për këtë, bëni disa gjëra për tëndihmuar fëmijët të zhvillojnë aftësinëe fokusimit, rritjes së vëmendjes dhekoncentrimit në mësim. Dukendihmuar zhvillimin e këtyre tiparevete fëmijët ndihmojmë ata që të bëhenindividë të mprehtë dhe inteligjentë.

: ëse janë

- ndonjë film vizatimor apoprogram për fëmijët, ose duke dëgjuardikë që flet për ndonjë temë të caktuarqë lidhet më jetën e fëmijëve,edukative, arsimore, sportive etj.

ë

Para se të supozojmë se fëmija nukmund të përqendrohet, duhet tëmendojmë për këtë çështje. Mund tëjetë e nevojshme të vëzhgoni fëmijëntuaj për disa ditë dhe ta studionisjelljen e tij ose të saj me shumë kujdes.

Mund të merrni shënime gjatë asajkohe apo momenteve, kur ju të vërenise fëmija juaj nuk është i përqendruar.Mund të vini re se çfarë saktësisht pondodh, kur fëmija juaj nuk është ipërqendruar. Mund të jetë duke ikurpër të parë një film të vizatuar në TVapo largohet në oborrin e shtëpisë përtë luajtur.

Ka disa arsye që e bëjnë fëmijën që tëhumbasë përqendrimin dhe fokusimin

Shkaqet

Teknika që i ndihmojnë fëmijët të

fokusohen dhe të përqendrohen

në orë të mësimit ose në kryerjen endonjë detyre të shtëpisë. Nëseshikohet me kujdes, mund të gjeniarsyen se çka po e bën fëmijën tuaj tëhumbasë përqendrimin, në mënyrë qëpastaj të merren hapat e duhur për tëpërmirësuar nivelin e përqendrimit tefëmijët.

Fëmijët janëgjithmonë të ndryshueshëm dhe nivelii tyre i përqendrimit është shumë më iulët në krahasim me të rriturit. Fëmijajuaj nuk mund të përqendrohet për njëkohë të gjatë. Por, edhe ju nuk mund tëpërqendroheni për një kohë të gjatë,prandaj çdoherë mundohuni të jeni tëarsyeshëm në kërkesat tuaja, duke umunduar të kuptoni vështirësitë epërqendrimit në ndonjë aktivitet oselojë që mund të jetë jo shumë e pëlqyernë një rast.

Ju duhet të ndiheni tëlumtur kur fëmija juaj (5-7 vjeç) ruannivelin e përqendrimit për rreth pesëminuta. Andaj, vetëm mundohuni tëzhvilloni një nivel më të lartë tëinteresimit në aktivitetet e përditshme,gjithmonë duke e respektuar edhemendimin e tyre.

Përmirësimi i përqendrimit do të thotësukses më i mirë në mësime. Fëmijëtkanë tendencë të zhvillojnë interesinnatyror në disa çështje ose gjëra tëveçanta. Fëmijët gjithashtu kanëtendencë të marrin sugjerime ngaprindërit e tyre. Kur ju tregoniinteresim në atë që është duke bërëfëmija juaj, ajo mund të ndihmojë atëpër të zhvilluar më tutje aftësitë,talentin dhe interesimin. Fëmija fillontë ketë interesim për të bërë disa gjëradhe ngadalë do të zhvillojë dhemotivimin. Motivimi e shtyn që tëmarrin iniciativa dhe ashtu do çojë nëpërqendrim më të mirë dhe fokusimmë të madh në mësim.

: Vlerësimi ështëshpërblim i rëndësishëm për fëmijët!Megjithatë, shumica e prindërve nuk ekuptojnë rëndësinë e lavdërimit dhemë tepër i përdorin kritikat dheshqyrtimet për të rritur përqendrimin efëmijëve në një çështje të caktuar. Jumund të dëshironi të shmangni dukekritikuar fëmijën në mënyrë tëpanevojshme, sidomos kur ai ose ajoështë duke humbur përqendrimin përshkak të disa arsyeve, por kjo nuk ështëzgjidhja më e mirë e mundshme dhe epranueshme nga fëmijët.

Shpërbleni fëmijënkur ai ose ajo tregon shenja më të miratë zhvillimit të përqendrimit. Kur atatregojnë një shenjë të përmirësimit tëpërqendrimit, ju gjithmonë mund t'ishpërbleni me një akullore ose njëlodër, apo duke ua plotësuar ndonjëdëshirë që ata e kanë, ndonjë vizitë nëfundjavë, zhvillimi i ndonjë aktivitetisportiv së bashku, etj.

: Mjedisi iklasës i krijuar nga mësuesi ka njëndikim të madh në marrëdhënietmësues–nxënës në motivimin en x ë n ë s ve q ë r e f l e k t o h e t n ëpërqendrimin e tyre aktiv ndaj tënxënit. Po ashtu dhe në shtëpi duhetsiguruar një mjedis të qetë kur fëmijaështë duke mësuar ose duke bërëd e t y r a t e s h t ë p i s ë . N d a l e n itelevizionin, kur të vijë koha për tëbërë detyrat e shtëpisë. Jepni atyrekëshilla të çmueshme se si ata mund tëjenë nxënësit më të mirë në klasën etyre, nëse përqendrohen në mësim dhenë kryerjen e detyrave të shtëpisë mekohë dhe pa përtesë

Veprojnë me arsye:

Këshillë:

Falënderoni më shumë sesa që ikritikoni fëmijët

Jepni shpërblime:

Sigurimi i ambientit më të mirë

.

Ka disa lojëra dhe aktivitete shtesë, tëcilat mund t'i zhvillojmë me fëmijët

që mund të ndikonin mjaft mirë nër e l a k s i m i n e f ë m i j ë ve d h epërqendrimin e tyre më të madh nëshkollë dhe gjatë kryerjes së detyravetë shtëpisë.

Shahu zhvillon përqendrimin,fokus imin , imag j ina tën dheparashikimin.

Loja në dërrasë, qëllo në shenjë,pikado – ndihmojnë fëmijët tëzhvillojnë aftësitë e të menduarit,pushtetin e vlerësimit, imagjinatëndhe përqendrimin.

Tregimet po ashtu ndihmojnëfëmijën tuaj të rrisin imagjinatën,fokusimin, kreativitetin dhe krijimine vizionit.

Mësuesit janë shpesh ndihma e parëprofesionale, të cilët i kuptojnë dhe isugjerojnë, ngase disa fëmijë mund tëvuajnë nga çrregullimet e vëmendjes,pra hiperaktivitetit, sepse janë nëgjendje të krahasojnë këta fëmijë memoshatarët e tyre në një mjedisrelativisht të strukturuar. Sidoqoftë,mësuesit, ashtu si edhe prindërit,shpesh nuk janë të vetëdijshëm që atavetë mund të kontribuojnë nëvështirësitë e fëmijës, në rast se nukjanë të durueshëm dhe të arsyeshëmnë marrjen e vendimeve në raport mefëmijët.

Çdo fëmijë është një imazh- pasqyrë eprindërve të tij. Vetëm mos harroni sefëmija juaj mund të ketë problemet eti j që mund të ndikojnë nëpërqendrim dhe vëmendje. Bënipërpjekje për të mësuar shkaqet apoarsyet, para se të ushtroni fokusimindhe përqendrimin në fëmijën tuaj.

Gji thmonë duhet të jemi të

kujdesshëm t'ua japim mundësinë

fëmijëve që të shprehin mendimin e

tyre të vendosin vetë për disa gjera

dhe mos t'i shqyrtojmë dhe t'i

ndëshkojmë çdoherë nëse ata nuk

janë të përqendruar, por të rrisim

nivelin e përqendrimit duke i

motivuar, duke i lavdëruar dhe duke i

shpërblyer.

Lojërat shtesë dhe aktivitetet e

ndryshme që ndihmojnë fëmijën

të zhvillojnë përqendrimin dhe

fokusimin:

Motivimi ështëfaktori kryesor i mësimdhënies dhenxitësi, i cili e shton aktivitetin enxënësve, interesimin dhe vullnetin etyre. Ekzistojnë disa mënyra tëpërgjithshme për të bërë një motivimpozitiv te nxënësit nga ana e mësuesit.Një nga mënyrat ështëMendohet se entuziazmi shprehrrezatim, dritë, shpresë, gëzim,motivim, të cilat i duhen nxënësit për

të ecur përpara në jetën shkollore, porjo vetëm shkollore, mirëpo edhe nëjetë. Si fëmijët ashtu edhe të rrituritjanë të frymëzuar nga entuziazmi i tëtjerëve.(Korkmazi, I., 2002 f. 175).

entuziazmi.

Luljeta Bajrami

Page 10: Mësuesi dhe mësimdhënia

18 19

Mësuesi dhe mësimdhënia Mësuesi dhe mësimdhënia

Prindërit shtyllë e sforcimit të arsimim-edukimit

Ndodh shpesh që mësuesit tëpengohen nga prindërit në punën e tyreedukativo-arsimore, nëpër shkollat kuata punojnë. Praktikat e tilla zakonishtparaqiten në klasat e ulëta të arsimitfillor, por edhe në klasat e mesme tëulëta. Përzierja e disave nga prindërittek mësuesit apo arsimtarët e lëndëve,sidomos në rrafshin e notimit uafokuson ndjenjën fëmijëve se mund tëmarrin nota të larta, kryesisht pesa,edhe pa mësuar për ta merituar atë.Prindërit e tillë, pra, jo që po u bëjnëmirë fëmijëve, por i lënë të mangët atadhe me pasoja të paparashikuara për tëardhmen e tyre. Kur fëmija e merrnotën pesë pa meritë, atij i krijohetndjesia se nota më e madhe e lejuar përkëtë nivel të shkollimit mund të merretpa u lodhur. Natyrisht, që fajet i mbajnëmë së shumti mësuesit, të cilët nuk indjekin kriteret e veta të përcaktuarame rregulla shkollore, por bien nëndikim të disa prindërve.Mund të jetë një përjashtim për klasën eparë, ku fëmija ka nevojë për më tepërkurajë dhe stimulim, por jo edhefëmijët në klasë të tjera: të dyta, të tretae kështu me radhë. Këtë e shoh, jo si njëedukatore disavjeçare, por si një nënë etre fëmijëve që i ndjekin mësimet në njëshkollë të kryeqytetit. Kur gjenerataime shkonim në shkollën fillore, mefëmijën dhe të gjitha sjelljet e tij nëshkollë, kryesisht merrej mësuesi. Jo qëpërjashtohej prindi, por atij nuk ilejohej që të ndikonte, qoftë për notëqoftë për aktivitete të tjera. Prandaj, letë sillemi edhe ne në atë mënyrë që tasforcojmë arsimim-edukimin.

Ligji për Arsimin Parauniversitar ipërcakton qartë rolet e arsimtarëve,

nxënësve dhe prindërve. Por, disap r i n d ë r , s h p e s h h e r ë t ëkeqinformuar edhe nga arsimtarët,ose si keqinterpretues të ligjit nëfjalë, pa kurrfarë përgjegjësie po edeformojnë sjelljen. Më ka rastisurshpesh në mbledhje të prindërve qëdisa syresh të bëjnë kërkesa, endonjëherë të merren edhevendime krejt banale dhe nëk u n d ë r s h t i m m e r r e g u l l a tshkollore. Pos kësaj, disa prindërnuk i lënë mësuesit ta lëvizin asnjëhap në marrjen e vendimeve tëpavarura dhe të pandikuara përnxënësit. Ka edhe prej tyre që nëklasën e parë qëndrojnë në klasë,ose para dyerve të klasave, që poashtu sjell shembull të keq nëaspektin psikik dhe ndikonnegativisht në zhvillimin normal tëintelektit dhe të pavarësisë sëfëmijës. Këso sjelljesh, qëfatkeqësisht ndodhin në shumicëne shkollave tona, e më së shumit nëk r y e q y t e t p ë r s h k a k t ëpërqendrimit më të madh tëshkollave, duhet të evitohenpatjetër, në mënyrë që shkolla tëketë imazh ndryshe dhe tëkonceptohet ashtu si është në tëvërtetë.

Një defekt tjetër dhe jo aq më i vogëlështë edhe nota e lartë mesatare nëpërfundim të viteve shkollore.Qofsha e gabuar, por po më bëhet sevlerësimi i 90 për qind të nxënësveme notat 4 dh 5 dhe në fundrezultati i notës mesatare i kalimit tëklasës 4.5 apo 4.7, siç po shohim nëdisa shkolla, është krejtësisht joreal.

Në shumicën e shkollove, në klasat eulëta suksesi kalon në 4.5, qënënkupton të pamundurën. Është ëvërtetë që me zhvillimin e teknologjisëinformative fëmijët dukshëm janë mëinteligjentë, por në asnjë mënyrë nukmund të jenë të gjithë të njëjtë,kushtimisht nuk mund ta kenë të gjithëtë njëjtën dije. Janë disa që dallojnë. Tënotosh të gjitha nxënësit njëjtë,atëherë kemi mungesë të vlerësimit,

Disa prindër po e teprojnë...

Mësimdhënës, kujdes me

notimin!

kemi mungesë të avancimit të atyre që ikushtojnë më shumë kujdes mësimitdhe dijes në përgjithësi. Aq më tepër qënjë qasje e tillë është e përkohshme, mësë shumti deri në klasën e gjashtë, kurnxënësi tashmë duhet t'ua paraqesëdijen e fituar në 5 klasat e para 13 e më

shumë arsimtarëve të profilizuar.Mësuesi , pra duhet të jetë ivetndërgjegjshëm që të mos fusë tefëmijët ndjenjën e ndasive për të marrëpesë pa meritë, por duhet të fusëndjenjën ë garave, që është një llojnxitjeje për të arritur sa më shumësuksese në jetë. Mbërritjet e tilla do tabënin për më tepër krenar vetëarsimtarin, profesioni i të cilit është ishenjtë. Por, që kjo të jetë meritore, ai

duhet të ketë përkushtim, përpikëri,disiplinë, etj. Në këtë mënyrë,f ëmi j ëve nga ar s imta rë t ushpjegohet se secila lëndë e karëndësinë e vet, se jeta ka shumëprofesione.

Një shoqëri që pajtohet me gjendjenqë e ka, është e gjykuar që tëvendnumërojë. Kjo, sepse, ajo nukpretendon të kërkojë më të mirënndërmjet më të mirës. “E mira ështëe pafundme”, thotë një maksimëpopullore, derisa një tjetër antitezëthotë se “E keqja nuk ka skaj”. Tëdyja këto maksima janë plotësisht të

qëndrueshme, por ata që vlerësojnëdrejt, gjithnjë siç e theksuam, dukepretenduar për mirë e më mirë, mundkonstatojnë se gjendja në shkollatfillore në Kosovë përgjithësisht është emirë dhe me mundësi të mëdha tëpërfitimit të dijes dhe përforcimit tëintelektit.Sot gjithnjë dëgjojmë për ndërtimin eshkollave të reja, ndërtimin eanekseve, të sallave të edukatës fizike,fushave sportive, bibliotekave etj. Poashtu, në gjithë Kosovën po ndodhkualifikimi i mësimdhënësve, të cilëtderi tani kanë punuar vetëm meshkollë të lartë. Ata po marrin dije nëlëndët që deri në këtë kohë nuk kanëpasur asnjë njohuri. Kjo nënkupton qësa më i zgjeruar të jetë horizonti i dijessë arsimtarëve të tyre aq më e madhedo të jetë mundësia që edhe nxënësit etyre të marrin njohuri të gjera.Gjithashtu, në shumë shkolla kad e p ë r t u a r t h e l l ë t e k n o l o g j i ainformative, jo ajo për të bërë lojëra,por ajo që e bën më të lehtë procesinedukativo-arsimor. Këto dhe shumëelemente të tjera, siç është edhesigurimi i teksteve të mjaftueshmeshkollore, shumica absolute prej tëcilave për filloristët po sigurohen falasnga institucionet e Kosovës, që ne ishohim dhe i prekim për çdo ditë, ebëjnë shkollën e sot më të përparuarënnë historinë e saj në Kosovë.Me këtë nuk dua ta përjashtoj atëmaksimën se “E mira është epafundme” porse atë duhet takërkojmë vazhdimisht, por me plotbindje mund të konstatoj se të gjithëata që e kanë plot gojën dështim, eshohin gotën vetëm gjysmë të zbrazur,edhe pse ajo është gjysmë e plotë.Në përfundim të krejt kësaj dua tëkonstatoj dhe pa hamendje se shkollatfillore në Kosovë kanë arritur cilësi tëlartë. Njohuritë e nxënësve, natyrisht enjë pjesë, sepse jo të gjithë duhet të jenëmë të mirët, mund të barazohenplotësisht me ato të fëmijëve qëshkollohen në shtetet më të zhvilluarperëndimore.

Shkollat fillore janë cilësore

Emine Klaiqi

Në kuadër të përpjekjeve për ta ndryshuar shkollën, për ta bërë atë edhe më të fuqishme se tani,

është e domosdoshme që secili ta kuptojë pozitën që e ka në shoqëri. Institucionet e arsimit ta

mbajnë pozicionin menaxhues, arsimtarët ta kuptojnë se janë zot të përhapjes së dijes, prindërit

ta dinë se mund të ndihmojnë, kurse nxënësit që të nxënë sa më shumë dije

Page 11: Mësuesi dhe mësimdhënia

Sherif Dobra

Mësuesi dhe mësimdhënia Mësuesi dhe mësimdhënia

2120

Sistemi dual i arsimit nënkuptonkombinimin e mësimit teorik dhe atijpraktik në shkolla profesionale, gjegjësishtpunës praktike të nxënësve në punëtori apondërmarrje. Arsimi profesional ështëproces i nxënies së diturisë, shkathtësisëdhe kompetencës nga ana e nxënësve,aftësi të nevojshme për profesione dhepunë të caktuara që i pranon tregu i punës.Sot në botën e përparuar është përqafuarkoncepti i arsimit dual edhe në arsiminprofesional. UNESK-o vlerëson që sistemidual i arsimit, i cili praktikohet me suksesnë Gjermani dhe në ndonjë vend tjetër tëzhvilluar, mund të shërbejë si shembull përshumështete tjera

Në kushtet e konkurrencës në rritje, tëintegrimeve, globalizimit dhe të zhvillimittë hovshëm të shkencës dhe të teknologjisë,duhet kuptuar se vetëm arsimimi imirëfilltë, si pjesa teorike po ashtu edhe ajopraktike, iu shton gjasat të rinjve që tëgjejnë punë dhe ndërmarrjeve që tësigurojnë punëtorë produktiv. Praimprovizimet nuk lejohen dhe nëse kjondodh, atëherë të gjithë do të dështojnë:nxënësit, familjet dhe bizneset, pra e gjithëshoqëria.Mundësitë e vogla që nxënësit me arsimimprofesional të kryer të gjejnë punë, siç ështërasti me Kosovën aktualisht, ka ndikimedhe në mosinteresimin e duhur apomotivin e vogël për këtë. Megjithatë, kaindikacione, që disa prej shteteve tëzhvilluara industriale evropiane siGjermania, kanë interesim dhe gatishmëriqë të marrin kontingjente të të rinjve mearsim profesional dhe me shkathtësidalluese, drejtimesh të caktuara. Kjo gjëbën që të shtohen shpresat për punësim,qoftë edhe jashtë vendit. Ndërmarrjetprodhuese – industriale, shërbyese etj., meteknologji inovative të lartë, kërkojnënxënës të diplomuar në shkolla me sistemdual, pra me njohuri teorike dhe praktikedheshkathtësi të lartë.Në fund të shekullit të kaluar, asociacioni iuniversiteteve gjermane kishte konstatuarse në të ardhmen, njerëzit deri në

përfundimin e shekullit do të jenë tëdetyruar që t’i ndërrojnë profesionet etyre disa herë, apo që ta përqafojnëpraktikën e arsimit tërjetësor. Për tëpasur orientim të qartë të zhvillimit tëarsimit profesional, duhet që tëfunksionojë shumë mirë bashkëpunimindërmjet planeve dhe strategjiveqeveritare të zhvillimit ekonomik,tregut të punës, asociacioneve tëbizneseve edhe shkollave profesionale,në të mirë të të gjithë akterëve.

Ekzistenca e një strategjie të zhvillimitekonomik, pos tjerash do të ndihmonte nëplanifikim më të mirë në zhvillimin earsimit profesional, duke projektuarnevojat kryesore për drejtime të caktuaraprofesionale.Në Evropë, e cila karakterizohet mezhvillim të shpejtë shoqëror, teknologjikdhe ekonomik në përgjithësi, mësimitërjetësor është bërë imperativ. Këto si dhendryshimet demografike, në kuptim tëjetëgjatësisë, shtrojnë domosdoshmërinë e

.

Gjasat për punësim dhe punëtorë

produktivë

përtëritjes së diturive, aftësive dhekompetencave të njerëzve që gjenden nëmarrjen e njohurive në shkolla, apo edhe tëtëdiplomuarve, e tëcilët janë tëpunësuar.

Karakteristikë e arsimimit profesional nëshumë vende të zhvilluara të Evropës ështëlidhshmëria e ngushtë me ekonomi,gjegjësisht prodhim dhe shërbime, që ështënë funksion të ngritjes së kompetencës dhetë cilësisë së të diplomuarve, qoftë nëarsimimin e mesëm apo atë të lartë. Meqëllim të përvetësimit të profesionit, nëshkollat e atyre vendeve, sidomos në atoprofesionale, është krijuar një lidhje shumëe ngushtë me ndërmarrjet prodhuese dheshërbyese, apo një sistem dual i arsimit,ndërmjet akterëve shkollë – ekonomi, dukei dhënë rëndësi të njëjtë mësimit teorik dheatij praktik. Kur kjo shikohet nga aspekti irrethanave tona, mund të thuhet seekzistojnë së paku dy pengesa: buxheti ipamjaftueshëm dhe niveli i pamjaftueshëmi zhvillimit industrial dhe ekonomik nëpërgjithësi. Një formë e këtillë eorganizimit të arsimit profesional nëGjermani, Austri etj., vlerësohet sishembull në gjithë vendet e Evropës dhekonsiderohet si çelës i suksesit tëekonomisë. Kjo ndodh edhe në vendet etjera të zhvilluara dhe me traditë e meindustri të zhvilluar. Në Gjermani kamendime që bizneset duhet detyruar tëpranojnëmëshumënxënësnëpraktikë.Shpenzimet e mësimit praktik janë tëmëdha dhe se kjo gjë në Kosovë shprehetedhe më shumë. Donatorët në ndonjëshkollë të Kosovës kanë ndihmuar nëprojekte të caktuara të mësimit praktik, porne duhet të gjejmë zgjidhje të përhershme.Kjo është e mundur duke siguruar mëshumë buxhet nga Buxheti i Konsoliduar iKosovës, duke siguruar autonomi të plotëfinanciare për shkollat, sidomos për ato qëgjenerojnë të hyra vetjake, duke iu krijuarlehtësira fiskale bizneseve që mundësojnëmësimin praktik dhe duke krijuarmekanizëm motivues për nxënësit. Kurështë fjala për të hyrat që shkollatprofesionale në Kosovë, ka të dhëna sekanë gjeneruar të hyra në shuma modeste,nga arsimi joformal apo nga shitja eprodhimeve në vitet 2008 dhe 2009, nëshumënafërsishtprej500,000.00€ nëvit.Sigurisht, po që se do të kishte zhvillimekonomik, investime dhe hapje tëperspektivës për vende pune, do të shtohej

edhe interesimi i nxënësve përmësimnxënie dhe përsosje tëprofesionit, nga motivet e sigurimit tëekzistencës, formimit të familjes dheprosperitetit në përgjithësi. Njerëzitarsimohen, marrin dije në shkollaformale apo forma të tjera për tëpërballuar sfidat jetësore më lehtë, përtë gjetur vende pune dhe mundësi fitimidhe në përgjithësi, për një mirëqenie mëtëmirë.Mund të thuhet se niveli i ulët izhvillimit të industrisë dhe degëve tjeratë prodhimit primar, sekondar dheterciar paraqet një sfidë, kur është fjalapër një lidhje më të ngushtë të mësimitteorik dhe atij praktik në Kosovë. Nukmund të ketë treg të punës të zhvilluarnë rrethana të nivelit të ulët të zhvillimitdhe mungesës së investimeve. Pra, nëkëto rrethana, kur kërkesa për fuqipunëtore nuk është e madhe, nuk mundtë planifikohen nevojat për profile(profesione) të duhura dhe kjo nukstimulon garën e mjaftueshme përmësimnxënie dhe interesimin e duhurpër arsimim. Sidoqoftë, investimi nëarsim, pos të tjerash ka për qëllim që tarrisë konkurrencën dhe në këtë mënyrëqytetarët dhe bizneset të kenëmundësinë që të marrin shërbimeprofesionalemëcilësoredhemëtë lira.

Shpenzimet e mësimit praktik janë

të mëdha

Të krijohet model origjinal i

sistemitdual të arsimit

Në arsimin profesional, veçanërishtnë arsimin teknik, mësimi praktikështë pika më e vështirë dhe sebashkëpunimi më i ngushtë ishkollave profesionale me bizneseështë me interes reciprok. Kashembuj të shumtë të bashkëpunimittë kësaj natyre, e në rajon një prejrasteve është me Prijedorin e Bosnjësdhe Hercegovinës. Me ndihmën eShoqatës Gjermane për MbështetjeTeknike GTZ, një ndërmarrje epërpunimit dhe finalizimit tëprodhimeve nga druri, kishtendërtuar dhe finalizuar punëtorinëpër kryerje të mësimit praktik tënxënësve të drejtimit të përpunimit tëdrurit. Ne, në Republikën e Kosovës,gjegjësisht në arsimin profesionalmund të zhvillojmë një modelorigjinal (i bazuar në rrethanat eKosovës), të bashkëpunimit ndërmjete k o n o m i s ë d h e s h k o l l a v e

profesionale, ashtu që ndërmarrjet tëstimulohen duke u liruar nga tatimi dheshkolla duke motivuar nxënësit me njëpagë simbolike, si mbështetje dhe nxitjematerialepërpunënqëbëjnë.Nuk mund të flitet për arsim, pra edhepër arsimin profesional dhe të mos lidhetme kontekstin ekonomik-shoqëror. Nemund ta zhvillojmë edhe modelin e tillë,kur do të ngriteshin qendra të punëspraktike në nivel të Kosovës, përdrejtimet kryesore sidomos teknike. Kjodo të mundësonte një racionalizim tëbuxhetit. Dihet se në “ FirmatUshtrimore“ kryesisht ka mundur tëimprovizohet puna praktike në drejtimejoteknike e jobujqësore, gjë që nuk ështëemjaftueshme.Hapësira e vogël që ka Kosova, rrethanate izolimit dhe niveli i ulët i zhvillimitindustrial, bëjnë qe ne të krijomë njëmodel origjinal të sistemit dual tëarsimit, natyrisht duke marrë parasyshdhe përvojat e vendeve të cekura dhemundësinë e sensibi l iz imit tëdonatorëve të jashtëm. Ka mendime seky sistem , pos rritjes së aftësisë teknxënësit, ka dhe anën e mirë, meqenësenxënësit gradualisht adaptohen nëkushtet e tregut tëpunës.Siç dihet, në disa prej shkollaveprofesionale të Kosovës funksionojnëserra për prodhim të perimeve, ferma përkultivim të bagëtive, toka bujqësore etj.Natyrisht këtu ka mundësi që krahasmësimit dhe punës praktike të nxënësve,të zhvillohet një biznes fitimprurës, menjë menaxhim të mirë dhe profesionaldhe me përkrahje më të madhe.Udhëheqësit e punës praktike (biznesit)do të duhej të jenë profesionalë dhenjohës shumë të mirë dhe praktik nëdemonstrimin e njohurive. Procedurat efurnizimit me repromateriale tënevojshme dhe shitjes së prodhimeveapo shërbimeve, do të duhej të jenë tëthjeshta dhe efikase. Pos nga të hyratvetjake që sigurohen me shitje tëprodhimeve apo shërbimeve, membështetje nga niveli komunal dheqendror, këto biznese, do të duhej që tësigurojnë mjete repromaterial dhe përstimulim të nxënësve. Zhvillimi iarsimit profesional, e as i tregut tëpunës, megjithatë nuk do të ndodhë panjë zhvillim të përgjithshëm ekonomikdhe pa investime më të mëdha.

Nevoja e lidhjes më të ngushtë tëarsimit me ekonominë

Page 12: Mësuesi dhe mësimdhënia

Mësuesi dhe mësimdhënia

22 23

Mësuesi dhe mësimdhënia

nxitë prindërit më shumë tëmendojnë për shkol lën dheprogramet e përfshirjes së tyre nëedukim;

- mendoni se si do ta kuptojnë anëtarëte Këshillit të Prindërve, të Bordit tëshkollës dhe stafit pedagogjik,përfshirjeneprindërvenëedukim;

- vlerësoni programet aktuale që kashkolla për përfshirjen e prindërve nëshkollë dhe mënyrën se si atofunksionojë;

- ndërto një plan aktivitetesh për tëzhvilluar më tej partneritetin shkollë-familje;

- bashkëpuno me drejtorin e shkollëspër ta ndihmuar Këshillin ePrindërve,Bordineshkollës, mësuesit, për të realizuarprogramine përfshirjes së prindërve;

- bëni fushatë për përfshirjen eprindërve në edukim. Përfshini nëkëtë fushatë: prindër, mësues en x ë n ë s , d u k e n ë n s h k r u a rmarrëveshjepër tëpunuar sëbashku;

- siguroni libra me tematikë nga puname prindër dhe vendosni nëbibliotekën e shkollës ose në klasat eshkollës;

- mendoni mënyra, rrugë dhe mjete tëcilat tërheqinprindëritnë shkollë.

- Respekto rolin e prindit dhe inkurajopjesëmarrjene tyre;

- lëri prindërit ta zgjedhin vet mënyrëne angazhimit të tyre, sigurojeni ata sepjesëmarrja e tyre për shkollën do tëvlerësohetdheështëemirëpritur;

- mbani vazhdimisht lidhje të ngushtame familjet, takohuni së paku një herënë javëmefamiljenenxënësit tuaj;

- përfshini në aktivitete, përveç nënës,babait edheanëtarë të tjerë të familjes.

Para sefëmija të fillojë në shkollë: mësuesit,prindërit dhe anëtarët e familjes duhet tavizitojnë shkollën, për t'u njohur meprogramin, mësuesit dhe mjedisin e

brendshëm dhe të jashtëm të shkollës;

Sapo të jetëregjistruar fëmija në shkollë, takimetorientuese ndihmojnë prindërit tëtakohen me mësues dhe me prindërpër të marrë informacionin rrethprocedurave dhe informacionevetjera tënevojshme;

Anëtarë të trupëspedagogjike të shkollës organizojnëvizita në shtëpi për t'u njohur mefëmijëndhe jetëne tij familjare;

Trupapedagogjike mund të rregullojë njëorar të përshtatshëm për tëkomunikuar jozyrtarisht me familjen:përmes telefonit, apo e-mailit, për tëdiskutuar progresin e fëmijës nëmësime dhe prindërit t'i ndajnëmendimetmenjëri-tjetrin;

Nëpërmjet tyremësuesi prezanton veten, programin,procedurat e shkollës, kërkesat përdetyrat e shtëpisëetj.;

I ndihmojnë prindërit përtë mësuar më shumë r re thprogrameveshkollore;

Çdo familjeje mund t'idërgohet një letër e individualizuarçdo javë, me qëllim që ato të mësojnërreth aktiviteteve të preferuara tëfëmijëve në shkollë;

Shkolla mund tëdërgojë letra të shkurtra nëpër familjepër t'u treguar përparimin e fëmijëveapo falenderuar familjet për atë qëkanë bërë për shkollën. Po ashtu,familjet mund të dërgojnë letrafalenderimi në adresë të shkollës, aponëe-mailine shkollës.

Këtopërdoren për të afishuar njoftime dheinformacione të ndryshme në mënyrëqë prindërit të njoftohen për rrjedhatqëndodhinnëshkollë.

Në shkollëmund të përgatitet dhe përdoret njëkuti e posaçme në të cilën prindëritmund t' i hedhin sugjerimet,mendimet, idetë e tyre me shkrim, me

qëllim të përmirësimit të punës,shkëmbimit të ideve e pikëpamjeve tëmësuevedhedrejtuesit të shkollës.

Në shumë vendeshkollat përdorin Manualin e shkollës.Ky manual (doracak), shërben për tëdhënë informacion të përgjithshëm përvetë shkollën. Shpesh në këtë Manualpërshkruhet filozofia e shkollës, misionii saj, synimet dhe mënyrat se si shkolladhe familja do të punojnë së bashku.Manuali i shkollës duhet të rifreskohetçdo vit me kusht që të përmbajëinformacione sa më të freskëta. Manualiduhet tëpërmbajë:- adresën e shkollës, numrin e telefonit

ose e-mailin;- rregullorenesjelljes;- proceduratbazë tëorganizimit dhe

funksionimit të shkollës;- kalendarin e aktiviteteve për

gjithëvitin shkollor;- rregullat që ka shkolla për mungesat e

nxënësve dhe vonesat në orëtmësimore;

- mënyrat e organizimit të takimeveprind – mësues;

- oraret e transportit dhe pagesatnëse shkolla siguron transportin;

- politikat e shkollës lidhur me shëndetindhevaksiniminenxënësve;

- ekskursionet shkollore tënxënësveetj.Disa këshilla që lehtësojnë punën e

mësuesit në përfshirjen e prindërve

në shkollë:

Format e komunikimit me

shkrim

Format kryesore të komunikimit shkollë –

familje të rekomanduara nga përvojat

bashkëkohore dhe studimet shkencore janë:

Vizitat paraprake në shkollë -

Takimet orientuese -

Vizitat në shtëpi -

Orari i takimeve të shkurtra -

Letra prezantuese -

Broshurat -

Letra javore -

Letra jozyrtare -

Tabelat e lajmërimeve -

Kutia e sugjerimeve -

Manuali i shkollës -

Revista e shkollës - Revista e shkollësështë një nga rrugët më efektive për tësiguruar komunikimin me prindërit,nxënësit dhe komunitetin në përgjithësi.Në fakt, kur gazeta postohet në shtëpi ajobëhet më efektive për komunitetin, dukepërfshirëkëtuedheprindërit.Shpërndarja e gazetës duhet të jetë evazhdueshme, ajo është mjet irëndësishëm komunikimi shkollë-shtëpi.Sa më shumë gazeta të dërgohen teprindërit aq më e fuqishme do të jetëlidhja shkollë-familje. Gazeta do të ishteakoma më e vlefshme nëse në të do tëpërfshiheshin edhe shkrime nga radha eprindërve, të cilat janë interesante dhezgjojnë kërshërinë e nxënësve; anketime,pyetësorë, teste lidhur me reagimin eprindërve ndaj çështjeve që janë tërëndësishme për shkollën. Gazeta duhetta përmbajë një rubrikë ,,Mesazh përprindërit”, ku krahas aktiviteteve tëprindër ve, duhet të kumtoheninformacione që iu interesojnëdrejtëpërdrejtëprindërve.

Përpjekjet që shoqëria kosovare tëintegrohet në familjen e madheevropiane janë të shumanshme: ajoduhet t'i nënshtrohet një sërë reformashpërfshirë këtu edhe ato arsimore.Prandaj, nuk mund të themi se kemikryer reformat arsimore pa një përfshirje(involvim) të drejtëpërdrejtë të prindërvenë vendimmarrje. Pra, prindërit kanë rolkyç nëshkollënbashkëkohore.

Sot kur po punohet në kurrikulatarsimore, sikundër edhe në bërthamat epërbashkëta programore, si Abetarjagjithëkombëtare, e programe të tjera nëvijimësi, nuk do ta kenë këto kuptimin edëshiruar, pa përfshirjen edhe të faktoritpr ind në shkol lat tona. Dukebashkëpunuar me komunitetin, shkollaka mundësi të identifikojë dhe integrojëburimet që ekzistojnë në komunitetinpërreth shkollës e më gjerë. Në këtëdrejtim ka shumë rëndësi aftësimi inxënësve, stafit pedagogjik dheprindërve, të cilët ofrojnë shërbimet etyre.

Komunikimi përbën komponentën më tërëndësishme - të përfshirjes së prindërvenë edukim. Pra, komunikimi ështëtërësia e mënyrave, rrugëve dhe formave,me anë të të cilave realizohet shkëmbimi idyanshëm i informacioneve, të dhënave,ndihmës, mbështetjes, rrugëve dheformave që familjet të komunikojnë mëlehtë me mësuesit. Në kuadrin ebashkëpunimit të shkol lës mekomunitetin, shkolla duhet të inicojë epara rritjen dhe forcimin e komunikimitme familjen rreth të gjitha problemeveme të cilat ballafaqohet shkolla.Komunikimi duhet të realizohetveçanërisht për: programet arsimore,procesin edukativo-arsimor dhe aspektete tjera të reformës në edukim, pa lënë pasdore veçmas komunikimin rrethpërparimit të fëmijëve.

Parimi bazë demokratik i qeverisjes ështëpjesëmarrja në procesin e vendimmarrjestë individëve, ose grupeve shoqërore. Kjo

pjesëmarr je mund të jetë edrejtëpërdrejtë ose me delegim apërfaqësi. Në këtë kuadër çdo gjë qëvendoset në shkollë u jep të drejtënprindërve të marrin pjesë në procesine marrjes së vendimeve. Është shumëe rëndësishme të kuptohet nga ana emësuesve dhe veçanërisht eudhëheqësve të shkollës dhe të arsimitpërgjithësisht, rëndësia e përfshirjessë prindërve në vendimet që merrennë fushën e arsimit. Një partneritet i

suksesshëm midis shkollës dhe familjesbazohet në plotësimin e nevojave tëshkollës dhe familjes. Plani i partneritetitduhet të bazohet në njohjen ekomunitetit të shkollës, ku përfshihen:prindërit, mësuesit, administratorët eshkollësdhestafindihmës.

- Komunikimi verbal ose me shkrim

Familja në procesin e

vendimmarrjes në shkollë

Si ta ndërtojmë partneritetin shkollë-

familje?

Përfshirja e prindërve në shkollë

Hamdi Mazreku

Page 13: Mësuesi dhe mësimdhënia

Mësimdhënësi krijues

POEZI

24 25

FJALA E DHËNË

Të premtoj o ime amë

kur do t'vij unë në Tiranë,

do të bëhemi të gjithë tok

rreze dielli, yje e hanë.

Skutat tua do t'i prek

e te Lana do të ndaloj,

me atë ujë të ftohtë brisk

zjarrin tim ta freskoj.

Të premtoj edhe për Vlorën

do t' ia puth sytë e ballin,

duf i shpirtit do t'i tregojë

sa për të më ka djeg malli.

N'Kala t'Shkodrës do t'pushoj

n'prehrin e sime motre,

të gjithë tok do t'hedhim valle

si dikur pranë një votre.

Edhe Kruja do t'më pret

gojëmjaltë e zemërdëlirë,

e di mirë Ajo burrneshë

pa të jeta m'është errësirë.

Do ta mbaj fjalën e dhënë

se larg teje nuk jetohet,

të betohem në sy e diell

se premtimi do t'jetësohet.

Shahbaze Vishaj Grajçevci

Mësuesi dhe mësimdhënia

“Të mësojmë të kursejm딓 Të mësojmë të kursejmë “ ështëmotoja e aktivitetit që ka mbledhurditë më parë në auditoriumin eBibliotekës Kombëtare, fëmijë,mësues të shkollave fillore tëkryeqytetit, përfaqësues të BankësQendrore, Shoqatës së Bankave,përfaqësues të mediave.Kjo ngjarje shënohet në të gjithëbotën dhe ka për protagonist kryesorfëmijët, nxënësit dhe të rinjtë. Nëkuadër të Edukimit Financiar dhefushës së kursimeve, me qëllim tëndërgjegjësimit të fëmijëve, nxënësvedhe të rinjve në përgjithësi, çdo vit nëgjithë botën organizohet fushata enjohur me shënimin e aktiviteteveemrin si “Java Ndërkombëtare eParasë”. Bartëse të këtij aktivitetijanë kryesisht bankat qendrore tëvendeve përkatëse.Bazuar në mandatin e saj, si dhekonform obligimeve që dalin prejobjektivave të saj të bazuara nëPlanin Strategjik të saj, si institucioniqendror bankar i Kosovës, këtë vitedhe Banka Qendrore e Republikëssë Kosovës ngjashëm me bankatsimotra të saj i është bashkëngjiturmanifestimeve për të shënuar këtëngjarje.Synimi i BQK-së është që projekti ifushës së edukimit të zgjerohet në tëardhmen në të gjitha shkollat filloredhe ato të mesme, gjimnaze e kolegjedhe fakultete në gjithë vendin, nëmënyrë që të realizohen ligjërata,kuize, punëtori dhe aktivitete që kanëtë bëjnë me financat, me theks tëveçantë organizimin e aktiviteteve tëla r mi shme për t ' i pë r f sh i r ëfinanciarisht fëmijët, duke u mësuarsi të kujdesen për paratë dhe si tëbëhen pjesë e kursimeve.Organizata 'Të Rinjtë, Fëmijët dheFinancat Ndërkombëtare “ (ChildAnd Youth Finance International)është bartëse e këtyre aktiviteteve nëgjithë botën. Anëtarë të saj janëbankat qendrore të shteteve dheasociacionet tjera. Nga ky vit edheBanka Qendrore e Republikës sëKosovës është anëtare e kësajorganizate.

Guvernatori i Bankës Qendrore tëRepublikës së Kosovës, z.BedriHamza, me rastin e shënimit të kësajdite duke iu drejtuar fëmijëve, pasi uka shpjeguar për rolin dhe rëndësinë ekursimeve, ndër të tjera theksoi:“Paratë duhet t'i shpenzoni vetëm përgjërat, të cilat keni nevoja që t'i kenid.m.th. ushqim, veshmbathje, libra,fletore (edhe për ndonjë lodërn d o n j ë h e r ë ) d h e j odomosdoshmërisht për gjërat qëdëshironi t'i keni. Në afat të gjatëështë shumë më mirë që paratë, tëcilat i shpenzoni për gjërat qëdëshironi t'i keni dhe jo pse keninevojë t'i ruani ato në formë tëkursimeve, sepse paraja e kursyerështë para e fituar.Ne si prindër, gjithmonë kemi dëshirëqë t'ua plotësojmë të gjitha dëshiratdhe t'u shpërblejmë me dhurata apopara sa herë që ju tregoni rezultate nëshkollë, ndihmoni në shtëpi dhe nabëni krenar me të arriturat tuaja. Pordhe më shumë krenar do të na bëninëse paratë të cilat ua japim do t'ishpenzoni me kujdes dhe do t'ikurseni me kujdes.Natyrisht që po flasim për shumë tëvogël të parave që prindërit apo tëafërmit iu dhurojnë, si rezultat isjelljes së mirë, rezultateve në shkollëapo me rastin e festave, por mosharroni fuqia e një centi apo njëeuroje është shumë e madhe dhefuqinë e një centi apo një euroje ju

mund ta kuptoni vetëm atëherë kurshkoni në dyqan, dëshironi të blinidiçka dhe ju mungon një cent apo njëeuro për ta blerë atë. Unë shpresojshumë që e keni kuptuar rëndësinë ekursimit të parasë dhe gjithashtushpresoj që këtë mësim të sotëm do tandani edhe me shokët dhe shoqet etjera në klasën dhe shkollën tuaj“.Për rëndësinë dhe shënimin e kësajdite, drejtori i Bordit të Shoqatës sëBankave të Kosovës, z.RobertWr i g h t , u t r e g o i n x ë n ë s vepjesëmarrës për rolin dhe rëndësinë ekursimeve.

Po ashtu, edhe znj.Shkëndije Himaj,këshilltare e Bordit Ekzekutiv, nëfjalën e saj u ka rrëfyer fëmijëve përpraktikat e përditshme dhe rëndësinëe kursimeve për të ardhmen.Banka Qendrore për të dëshmuarrekreativitetin e fëmijëve në shkollatfillore të ciklit të ulët u ka shpërndarëatyre një ftesë për të marrë pjesë mep u n i m e t e t y r e , k u d o t ëdemonstrohen shkathtësitë e tyre nëvizatime, vjersha apo ese dhepunimet më të mira të tyre tëpërzgjedhura nga një komision ipërbashkët, arsimtar, përfaqësues tëBQK-së, do të shpërblehen meç m i m e n g a B Q K - j a .Aktivitetet që do të zhvillohen në tëa r d h m e n d o t ë j e n ë m ëgjithëpërfshirëse dhe do të shënohennë gjithë vendin.

ZGJATMA DORËN

Zgjatma dorën imja nënë

dua të fluturoj lart në hënë,

o, se hënë është zemra jote

dashuria e kësaj bote.

Zgjatma dorën imja motër

të takohemi bashkë në Shkodër,

duart tua ngrenë kala

syri syrin do me e pa.

Zgjatma dorën vëllai im

se po nisem me nxitim,

puthja lotin e nxehtë në faqe

motrës sate Manushaqe.

Zgjatma dorën o im atë

se pa Ty unë jam e ngratë,

zgjatma babi, Ti atë dorë

më mbuloi dimri me borë.

Zgjatni duar gjysh e gjyshe

për nipër e për mbesa,

do t'vijë dita kur për Ju

do t'shkruajnë vargje e rreshta.

TË TAKOHEMI SY MË SY

Jam drenushë e vogël

që shëtis pyll më pyll,

mike e kam hënën

mik në qiell një yll.

Kur pi ujë në lumë

vështroj rreth e qark,

mos më trembin ujq

a ndonjë ujkonjë plakë.

Po t'shndërrohesha në zog

të fluturoja në kaltërsi,

oqeanin do ta kaloja

të takoheshim sy më sy.

Page 14: Mësuesi dhe mësimdhënia

Fotogaleria

26 27

Arsimi nëpër botë

Kopshti shumëngjyrësh nga druri i pastërAlbert Einstein, përgjegjës përekuacionin më të famshëm në botëdhe ndoshta njeriu më i zgjuar i tëgjhita kohërave ka thënë: "Logjikado t'ju dërgojë nga A-ja deri te B-ja.Imagjinata do t'ju dërgojë kudo".Prandaj, sigurisht se imagjinata efëmijës është diçka që duhet tëçmohet, por edhe të zhvillohet(ushqehet).Arkitektët dhe qeveritë në mbarëbotën tani janë duke i “luftuar”shkollat joinspiruese dhe janë dukesjellë rezultate inovatore për të krijuarpërvoja të reja të mësimit më efikasdhe atraktiv për brezat e ardhshëm.Kështu, një kopsht shumëngjyrësh nëSlloveni është bërë “pika e lojës”,sepse i lejon fëmijët të luajnë dukemanipuluar me mjedisin e tyre, gjë qëka kënaqur edhe ambientalistët.Kopshti “Kekec” është krijuar nga njëkopsht i thjeshtë i viteve të 80'ta. Indodhur në një nga zonat e banuaratë Lublanës, “Kekec” përgjigjet nëkërkesat në rritje për kopshte. Kjoerdhi si rezultat i asaj se Lublana kapasur rritje të konsiderueshme tëpopullsisë, ndërsa edhe ndryshimetlegjislative kanë ndodhur për një rritjetë planifikuar në dendësinë endër t imi t brenda unazës sëautostradës që rrethon qytetin.Ndërtimi i këtij kopshti është bërë ngadruri i pafabrikuar dhe është ndërtuarvetëm për tri ditë. Ideja ishte që tëbëhej një kopsht që do të plotësonteedhe nevojat e për pajisjet, apo lodrate fëmijëve për lojë. Fasada e rezgjidhë këtë problem duke ofruarmundësi loje nga tre muret e jashtme.Ajo përbëhet nga druri ngjyrë kafe eerrët e dorës së parë dhe druri 'slats', tëcilat janë punuar me sëpatë dhe janëlidhur në mënyrë vërtikale. Por, nëanën tjetër, (ana e jashtme), ky druështë është ngjyrosur me ngjyra tëndryshme dhe të ndritshme, të cilatpërveçqë shërbejnë si mbrojtje ngadrita, janë edhe një mundësi e mirë

për lojën e fëmijëve dhe të të nxënit. Sifëmijë të vegjël, ata mësojnë përngjyrat e ndryshme, për drurin si njëmaterial natyror, i cili vazhdimishtmund të ndryshojë pamjen e kopshtit

të tyre, por në të njejtën kohë edhe tëambientit ku jetojnë.Aneksi i këtij Kopshti është ibashkangjitur në anën jugore tëndërtesës ekzistuese dhe shtrihet nëkopsht, i cili e ka zgjeruar hapësirënshtesë të siparfaqeve të dhomave për

lojë. Këto dhoma janë kompakte, porqë lejojnë mundësi që orenditë tëorganizohen në formacione tëndryshme.

“Kekec” është i dizajnuar në atëmënyrë që mësuesi me lehtësi mundtë kontrollojë fëmijët e vegjël përmesxhamave. Aty gjithcka është e përbërënga druri i pastër dhe jeta është mjaftinteresante dhe joshëse për fëmiijët evogjël.