marrëveshje bashkëpunimi me universitetin e tiranës forca detare · 2016. 3. 4. · “nxënia...

16
ZHVILLOHET KONFERENCA E SINKRONIZIMIT Të STëRVITJES Së NATO-S PëR VITIN 2016 Në ambientet e hotel “Tirana Internation- al” u mbajt Konferenca e Sinkronizimit të Stërvitjes së NATO-s për vitin 2016, Qël- limi i kësaj Konference ishte diskutimi mbi zhvillimet e fundit përgjatë gjithë spektrit të trajnimit të NATO-s. Në këtë kontekst, këtë vit ka një rritje të konsiderueshme të rëndësisë së edukimit, trajnimit dhe stërvitjes, me qëllim avancimin në imple- mentimin e Planit të Gatishmërisë së NATO-s, nisur nga situata e ndryshuar e sig- urisë globale. Në nisje të punimeve të kësaj konferencë, ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli priti në një takim shefin e Shtabit të ACT (Komanda e Aleancës për Transformim) general lejtënant Graham Stacey. Gjatë këtij takimi, të dy personalitetet ndanë bindjen se roli i ACT dhe përgjegjësia në përshtatjen dhe transformimin e Aleancës është... AKADEMIA E FA faqe 3 » Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës 572 vjet nga Besëlidhja Shqiptare e Lezhës USHTRIA Viti i 70-të i botimit Nr. 9 (82660) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 4 MARS 2016 http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] faqe 6-7 » Forca Detare Aplikimet Më datën 25 shkurt 2016, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Jeronim Bazo inspektoi Sallën Operacionale të QNOD. Këtu Ai pa konkretisht punën që bëhet nga personeli i Sallës Operacionale e QVD, për kapjen, shoqërimin, identifikimin... Përfundon procesi i aplikimeve për ushtarë/ detarë aktivë Forcat e Armatosura. Me këtë rast ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli pati një bisedë me të gjithë djemtë e vajzat që kanë aplikuar për t’iu bashkuar Forcave të Armatosura. Që në nisje të alës së saj.. ShshpFA, Gjeneralmajor Bazo, inspektoi Sistemin e Vëzhgimit të Hapësirës Detare Mbyllet fushata e rekrutimeve për në Forcat e Armatosura faqe 3 » faqe 10-11 » Për rritje të stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme Mësues luftëtar dhe komisar drite faqe 12-13 faqe 14-15 NATO SPECIALE faqe 8-9 » INTERVISTA Beqari: Uzina e Radiolokacionit ishte një uzinë moderne dhe e mirënjohur në mbarë vendin faqe 2 »

Upload: others

Post on 26-Apr-2021

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës forca detare · 2016. 3. 4. · “Nxënia dhe mësimi, arsimimi, edu-kimi, shkollimi, duhet të jetë ashtu siç është për

ushtriaE prEmtE, 4 mArS 2016 1

jhghghg

Zhvillohet Konferenca e SinKroniZimit të StërvitjeS Së nato-S për vitin 2016Në ambientet e hotel “Tirana Internation-al” u mbajt Konferenca e Sinkronizimit të Stërvitjes së NATO-s për vitin 2016, Qël-limi i kësaj Konference ishte diskutimi mbi zhvillimet e fundit përgjatë gjithë spektrit të trajnimit të NATO-s. Në këtë kontekst, këtë vit ka një rritje të konsiderueshme të rëndësisë së edukimit, trajnimit dhe stërvitjes, me qëllim avancimin në imple-mentimin e Planit të Gatishmërisë së

NATO-s, nisur nga situata e ndryshuar e sig-urisë globale. Në nisje të punimeve të kësaj konferencë, ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli priti në një takim shefin e Shtabit të ACT (Komanda e Aleancës për Transformim) general lejtënant Graham Stacey. Gjatë këtij takimi, të dy personalitetet ndanë bindjen se roli i ACT dhe përgjegjësia në përshtatjen dhe transformimin e Aleancës është...

aKademia e fa faqe 3»

Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës

572 vjet nga Besëlidhja Shqiptare e Lezhës

uShtriaviti i 70-të i botimit nr. 9 (82660) Botim Qendror i ministrisë së mbrojtjes e premte, 4 marS 2016

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] 6-7»

forca detare

aplikimet

Më datën 25 shkurt 2016, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Jeronim Bazo inspektoi Sallën Operacionale të QNOD. Këtu Ai pa konkretisht punën që bëhet nga personeli i Sallës Operacionale e QVD, për kapjen, shoqërimin, identifikimin...

Përfundon procesi i aplikimeve për ushtarë/detarë aktivë Forcat e Armatosura. Me këtë rast ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli pati një bisedë me të gjithë djemtë e vajzat që kanë aplikuar për t’iu bashkuar Forcave të Armatosura. Që në nisje të fjalës së saj..

ShshpFA, Gjeneralmajor Bazo, inspektoi Sistemin e Vëzhgimit të Hapësirës Detare

Mbyllet fushata e rekrutimeve për në Forcat e Armatosura

faqe 3»

faqe 10-11»

Për rritje të stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme

Mësues luftëtar dhe komisar drite

faqe 12-13

faqe 14-15

nato

speciale

faqe 8-9»

interViStA

Beqari: uzina e radiolokacionit ishte një uzinë moderne dhe e mirënjohur në mbarë vendin

faqe 2»

Page 2: Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës forca detare · 2016. 3. 4. · “Nxënia dhe mësimi, arsimimi, edu-kimi, shkollimi, duhet të jetë ashtu siç është për

ushtriaE prEmtE, 4 mArS 20162

AkAdemiA e FA marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës

zyrtare

stafi Kryeredaktor:Muharrem DarDha

AdresA: rruga e Dibrës/

Garnizoni “Skënderbej”

Graphic Designer:Afërdita hySaj

redaktore/Korrektore:Anila DoDa

Gazetarë:Mimoza GoLiKja

Albert ZhoLi

Gazetarë:saimir aLija

Akademia e Forcave të Ar-matosura dhe Universiteti i Tiranës nënshkruan një marrëveshje me qëllim

vendosjen e një kuadri institucional bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.Në cer-emoninë e nënshkrimit të marrëveshjes zhvilluar në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Tiranës, ishte e pran-ishme edhe ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, e cila vlerësoi maksi-malisht arritjen e kësaj marrëveshjeje. “Nxënia dhe mësimi, arsimimi, edu-kimi, shkollimi, duhet të jetë ashtu siç është për çdo komb, shpëtimi i kombit shqiptar, pa të cilin ne nuk mund dhe nuk duhet të shkojmë asgjëkundi.

Sot të qenit një ushtri profesioniste, e kërkon në mënyrë të detyrueshme rritjen e nivelit të arsimimit të Forcave tona të Armatosura. Mundësitë për shkollim që i jepen njerëzve në uni-formë për të studiuar në akademitë më të mira ushtarake mbarëbotërore, nuk i heq asgjë nevojës për të bash-këpunuar me Universitetin e Tiranës, sidomos kur flitet për studime më të thella, më të avancuara siç është rasti i studimeve në master dhe doktoraturë. Sot ushtria shqiptare është një ushtri disa herë më e vogël se në të shkuarën dhe kjo e bën më të nevojshëm spe-cializimin dhe marrjen e disa njohurive shumë specifike, gjë që rrit kostot e MM dhe të Akademisë në mënyrë të veçantë. Ky bashkëpunim do të mund të lehtësonte këtë barrë financiare që akademia jonë ka sot. Në këtë mënyrë ne do të çlirojmë disa procedura të cilat kishin mbetur ngërç për shkak të pamundësisë që këto doktoratura apo mastera, të mund të përfundoheshin pranë akademisë.”,- tha me këtë rast ministrja Kodheli.

Marrëveshja u nënshkrua nga rek-tori i Akademisë së Forcave të Arma-

“Nxënia dhe mësimi, arsimi-mi, edukimi, shkollimi, duhet të jetë ashtu siç është për çdo komb, shpëtimi i kombit shq-iptar, pa të cilin ne nuk mund dhe nuk duhet të shkojmë asgjëkundi.

tosura kolonel Ruzhdi Kuçi dhe rektori i Universitetit të Tiranës z. Dhori Kule, të cilët theksuan përfitimet reciproke të dy institucioneve të Arsimit të Lartë, që rrjedhin nga vendosja dhe zhvillimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit.

Marrëveshja e nënshkruar para-shikon ndër të tjera, shkëmbim të personelit akademik për mësimdhënie në lëndët e modulet me interes te përbashkët, kualifikim të personelit

akademik, nëpërmjet organizimit të seminareve, workshop-eve, konferen-cave shkencore, udhëheqjeve shken-core, organizimin e programeve te përbashkëta, transferimin e studimeve dhe programeve sipas nevojave dhe in-teresit të përbashkët, bashkëpunimin për botime të përbashkëta akademike dhe periodike, shfrytëzimin e bibliotekave nga personeli akademik dhe studentët e dy institucioneve etj.

Page 3: Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës forca detare · 2016. 3. 4. · “Nxënia dhe mësimi, arsimimi, edu-kimi, shkollimi, duhet të jetë ashtu siç është për

ushtriaE prEmtE, 4 mArS 2016 3zyrtare

Zhvillohet Konferenca e Sinkronizimit të Stërvitjes së NATO-s për vitin 2016

Edukimi, trajnimi dhe stërvitjet

Më datën 25 shkurt 2016, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor

Jeronim Bazo inspektoi Sallën Operacionale të QNOD. Këtu Ai pa konkretisht punën që bëhet nga personeli i Sallës Operacionale e QVD, për kapjen, shoqërimin, identifikimin dhe raportimin e objekteve të ndryshme në det. Më pas Gjenerali u njoh me gatishmërinë e sistemit të radiokomunikimit dhe bëri pyetje për monitorimin e situatave dhe anijeve të ndryshme, trafikut detar, si dhe bashkëpunimin me institu-cionet e tjera për përballimin e emergjencave detare. Në vijim SHSHP pa gjendjen teknike të serverit kryesor të SIHVD. Në fund të inspek-timit Gjeneral Bazo la detyra për përmirësimin e punës në ndjekjen dhe monitorimin e situatës detare. Gjatë këtij inspektimi SHSHP sho-qërohej Komandanti i Forcës Detare, Gjener-albrigade Ylber Dogjani, Drejtori i QNOD, Gjeneralmajor{R}, Maksim Malaj dhe kuadro kryesorë të Forcës Detare.

Sh.K.

ShShpfa, Gjeneralmajor Bazo, inspektoi Sistemin e vëzhgimit të hapësirës detare

Në ambientet e hotel “Tirana International” u mbajt Konferenca e Sinkronizimit të Stër-

vitjes së NATO-s për vitin 2016, Qëllimi i kësaj Konference ishte diskutimi mbi zhvillimet e fundit përgjatë gjithë spektrit të trajnimit të NATO-s. Në këtë kontekst, këtë vit ka një rritje të konsiderueshme të rëndësisë së edukimit, trajnimit dhe stërvitjes, me qëllim avan-cimin në implementimin e Planit të Gatishmërisë së NATO-s, nisur nga situata e ndryshuar e sigurisë globale.

Në nisje të punimeve të kësaj konferencë, ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli priti në një takim shefin e Shtabit të ACT (Komanda e Aleancës për Transformim) gen-eral lejtënant Graham Stacey. Gjatë këtij takimi, të dy personalitetet ndanë bindjen se roli i ACT dhe përgjegjësia në përshtatjen dhe transformimin e Aleancës është shumë i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm.

Duke inkurajuar ACT për ro-lin e saj në vijimin e transformim-it ushtarak, ministrja Kodheli theksoi rëndësinë e edukimit dhe stërvitjes për personelin ushtarak. “Edukimi, trajnimi dhe stërvitjet janë fusha me interes të madhe për të ruajtur ndërveprimin. ‘Trident Juncture 2015’ ishte një performancë e shkëlqyer e vendosmërisë së aleatëve dhe unë pata një përshtypje mjaft të mirë nga trupat tanë pjesëmarrës në këtë stërvitje. Ajo stërvitje ishte

shembulli më i mirë i vendosmërisë së Shqipërisë për të kontribuar në sig-urinë e Aleatëve, dhe në këtë kuptim ne jemi krenarë që kemi deklaruar një kompani në Task Forcën e përbashkët të NATO-s për periudhën 2016-

2018”.- tha ministrja Kodheli.Të dy personalitetet u ndalën

gjithashtu tek sfidat e sigurisë me të cilat po përballet sot Aleanca në kufi-jtë jugorë dhe lindore të saj, sidomos me fenomenin e luftëtarëve të huaj.

Me këtë rast ministrja Kodheli e njohu general lejtënënt Graham Stacey edhe me propozimin e Shq-ipërisë për ngritjen në vendin tonë të një qendre ekselente të NATO-s për luftëtarët e huaj.

Konferenca i nisi punimet sot dhe i mbyll në datën 3 mars. Në konferencë marrin pjesë rreth 350 përfaqësues të vendeve të NATO-s dhe atyre partnere, ku 25 janë gjeneralë të komandave dhe strukturave të ndryshme të NATO-s.

Page 4: Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës forca detare · 2016. 3. 4. · “Nxënia dhe mësimi, arsimimi, edu-kimi, shkollimi, duhet të jetë ashtu siç është për

ushtriaE prEmtE, 4 mArS 20164 zyrtare

Përfundon procesi i aplikimeve për ushtarë/detarë aktivë Forcat e Armatosura. Me këtë rast ministrja e Mbrojtjes

znj. Mimi Kodheli pati një bisedë me të gjithë djemtë e vajzat që kanë aplikuar për t’iu bashkuar Forcave të Armatosu-ra. Që në nisje të fjalës së saj, ministrja Kodheli u foli aplikantëve për rëndësinë e edukimit dhe trajnimit, sidomos tek të rinjtë. “Nuk do të bëheni dot ata që mendoni se duhet dhe do të bëheni, nëse nuk shkolloheni, trajnoheni dhe edukoheni siç duhet. Nuk ka shans për njerëzit që besojnë tek aftësitë e tyre, siç në fakt duhet të jeni të gjithë ju. Për një fakt shumë të thjeshtë, mosha juaj e re jua bën këtë gjë të mundur, për shkak të besimit që duhet të keni tek vetvetja, por të ndihmuar nga struktura që veprojnë drejt me ju, që janë të ndershëm me ju dhe që ju vënë ju në një konkurrim, i cili do të nxjerrë jo vetëm më të mirët midis jush, por dhe më të mirën që keni brenda jush. Që ju nuk e dini që e keni, grintën që keni, nervin që keni, dëshirën për të bërë karrierë, dëshirën për të shërbyer, për të pasur më shumë respekt për veten, dëshirën për të nxënë, për të mësuar më tepër, për t’u trajnuar, për t’u përgatitur fizikisht më mirë. Kështu që ky është një moment deçiziv shumë i rëndësishëm në jetën tuaj.”- tha ministrja Kodheli, e cila u shpreh e kënaqur për numrin e lartë të të rinjve e të rejave që kanë aplikuar këtë vit për t’iu bashkuar FA-ve.

Ministrja Kodheli siguroi apli-kantët për mikpritjen, por mbi të gjitha për një proces konkurrimi e testimi të drejtë. “Jemi këtu për t’ju siguruar që mikpritja jonë është sikur të ishte ajo që ju perceptoni në famil-jet tuaja, sepse ne jemi një familje e madhe që mirëpresim këdo që kërkon të aderojë në Forcat e Arma-tosura të Shqipërisë, që t’i shërbejë atdheut, familjes, mjedisit ku jeton dhe karrierës së vet. Por njëkohësisht ju sigurojmë drejtësinë që procesi të

jetë i ndershëm dhe më të mirët prej jush të mund të jenë pjesë e kësaj elite të shoqërisë, siç janë FA. Shikoj disa vajza. Nuk do të ketë favorizime, testimi është i njëjtë si për vajzat dhe

djemtë. Është i njëjti testi fizik, siç është testi intelektual, i dijeve dhe njohurive tuaja.”- përfundoi fjalën e saj ministrja Kodheli, cila u uroi suksese të gjithë aplikantëve për fazën e testimit fizik

dhe intelektual.Gjatë fushatës së rekrutimeve që

zgjati rreth 3 muaj, kanë përmbyllur regjistrimin për ushtarë/detarë aktivë në FA 960 aplikantë, prej të cilëve

Mbyllet fushata e rekrutimeve për në FA

Ministrja Kodheli siguroi aplikantët për mikpritjen, por mbi të gjitha për një proces konkurrimi e testi-mi të drejtë. “Jemi këtu për t’ju sigu-ruar që mikpritja jonë është sikur të ishte ajo që ju per-ceptoni në familjet tuaja, sepse ne jemi një familje e madhe që mirëpresim këdo që kërkon të aderojë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, që t’i shërbejë atdheut, familjes, mjedisit ku jeton dhe karrierës së vet.

49 vajza. Gjithashtu 49 prej tyre kanë përfunduar arsimin e lartë.

Testimi fizik dhe intelektual i apli-kantëve nisi më datë 2 mars dhe pritet të përfundojë më 18 mars 2016.

Gjatë fushatës së rekru-timeve që zgjati rreth 3 muaj, kanë përmbyllur regjistrimin për ushtarë/detarë aktivë në FA 960 aplikantë, prej të cilëve 49 vajza. Gjithashtu 49 prej tyre kanë përfunduar arsimin e lartë.

Page 5: Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës forca detare · 2016. 3. 4. · “Nxënia dhe mësimi, arsimimi, edu-kimi, shkollimi, duhet të jetë ashtu siç është për

ushtriaE prEmtE, 4 mArS 2016 5zyratre

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli zgjodhi qytetin e Vlorës për të mbyllur fush-

atën promovuese për rekrutimet e reja për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura. Në takimin e zhvilluar me nxënësit maturantë të shkollave të mesme “Mustafa Qemal Ataturk” dhe “Ali Demi”, ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi.

Duke shprehur besimin e saj te brezi i ri, ministrja Kodheli u foli nxënësve të këtyre dy gjimnazeve edhe për mundësitë që i ofrohen sot një të riu që përfundon shkollën e mesme, një prej të cilave është edhe rekrutimi në FA. “Jo të gjithë këtu mund të bëhen juristë, mjekë, ekonomistë të lartë, shkencëtarë, por sigurisht që të gjithë mund të bëhemi njerëz më dinjitet dhe respekt për veten, që është më e rëndësishme se sa ato që thamë më parë. E ndaj këtë me ju sepse dinjitetin dhe respektin për veten ta jep puna. Por që ta mbërrish këtë, duhet që në jetë të përzgjedhësh edhe një rrugë të vështirë, siç mund të jetë rruga e atyre që ia kanë mbërritur të bëhen anëtarë të denjë të FARSH.”- u tha ministrja Kodheli maturantëve.

Në vijim të bisedës, ministrja Kod-heli foli edhe për avantazhet që ofrohen për ata që zgjedhin të bëhen pjesë e FA. “Po pse një njeri duhet të bëhet anëtar i FA? Unë ju siguroj që në FARSH aderojnë njerëzit më të përgatitur. Mund të duket paradoksale, por në fakt është e vërtetë. Sepse ata që aderojnë në FA janë të përgatitur mendërisht për ta bërë këtë gjë. Ka një arsye tjetër shumë të madhe pse mund te jesh pjesë e FA. Shansi për të pasur një shkollim të denjë, falas, në akademitë më të mira botërore, është më shumë sesa

Fushata promovuese për rekrutimet në FA ul siparin në Vlorë

prezent. Ne sot përfitojmë bursa falas nga SHBA-të deri në Turqi, Gjermani, Angli, Itali, Greqi e kështu me radhë, dhe ky është një shans që jo domosdosh-mërish i vjen gjithkujt.”- tha ministrja

Kodheli, e cila foli edhe për mundësitë që i ofrohen atyre që përfundojmë stu-dimet me rezultate të larta. “Ka disa raste, varet nga bursat, kur keni rezul-tate shumë të mira, e filloni studimin

e mjekësisë në akademi ushtarake ku studiohet për mjekësi që nga momenti që mbaroni gjimnazin. Kjo sigurisht varet gjithmonë nga bursa që vijnë atë vit. Mirëfilli një fakultet mjekësie, por

me disa specifika të veçanta, pra ju nuk i nënshtroheni vetëm studimit, por edhe përgatitjeve fizike.”

Ministrja Kodheli iu përgjigj gjithashtu edhe interesit të nxënësve lidhur me kushtet e punës dhe transpor-tit të personelit ushtarak. “Investimet në ushtri kanë qenë në përgjithësi të disbalancuara. Gjërat sot po përmirëso-hen për çdo ditë. Unë kam përcaktuar që një grant turk që i jepet ushtrisë shqiptare çdo vit, të fokusohet në mjete të transportit të punonjësve. Paratë që mbeten pasi blejmë armatim dhe municion, ju siguroj që janë hedhur ekskluzivisht për të përmirësuar kush-tet e jetesës së ushtarakëve. Kishte fatura të papaguara që nga viti 2008. Pra mes këtij borxhi, investimeve tejet të disbalancuara dhe investimeve për përmirësimin e kushteve të njerëzve që punojnë, ka pasur handikape dhe hapësira të mëdha, të cilat ne po i mbushim”- tha ajo.

Ndryshe nga herët e tjera, e veçan-ta e këtij takimi ishte kurioziteti i mat-urantëve për situatën aktuale të sigurisë globale, vizitën e sekretarit Kerry në Tiranë, reformën në drejtësi dhe rolin e Shqipërisë në krizën e emigrantëve, çështje për të cilat ministrja Kodheli u përgjigj duke iu përshtatur audiencës.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë patur rekrutim ushtarak që nga viti 1973, por të gjithë meshkujt e moshës 18 deri 25

vjeç, duhet të regjistrohen në Sistemin e Shërbimit Selektiv, agjencia që mer-ret me rekrutimin në raste urgjente. Së shpejti, edhe femrave mund t’u kërkohet të regjistrohen në ushtri. Ko-mandantë të lartë të këmbësorisë dhe marinës raportuan kohët e fundit në Senat, ku thanë se edhe femrat duhen të regjistrohen në ushtri. Kongresit i është dërguar një projektligj, i cili kërkon që femrat, të cilat plotësojnë kushtet, të regjistrohen për t’u rekru-tuar në ushtri. Kjo çështje ka shkaktuar mosmarrëveshje: Më tepër se 200 mijë femra janë aktualisht në shërbim aktiv ushtarak. Vitin e kaluar Sekretari amer-ikan i Mbrojtjes, Ash Carter njoftoi se femrat tani mund të shërbejnë në të gjitha rolet luftarake. Që nga viti 2001, rreth 150 femra ushtarake janë vrarë në krye të detyrës në konflikte, kryesisht nga pajisje shpërthyese, ose nga rrëzimi i avionit. Tani, komandantë të lartë ush-tarakë janë duke i bërë thirrje të gjitha femrave të moshës 18 deri 25 vjeçare të regjistohen për t’u rekrutuar në ushtri. Ruth Ben-Ghiat jep mësim lëndën e historisë së ushtrisë në Universitetin e Nju Jorkut. “Projekti reflekton pjesër-isht se ku po shkojmë ne si shoqëri

përmes një integrimi të plotë në aspektin gjinor të Forcave të Armatosura. Unë po ashtu mendoj se kjo është pjesë e ngushtimit të hendekut mes ushtarakëve dhe civilëve. Kështu, në se femrat duan të drejta të barabarta, tani do t’i kemi

ato.” Por së pari, projektligji duhet të miratohet nga Kongresi. Shumica e kandidatëve politikë të këtij viti thonë se nuk janë kundër tij, me përjashtim të kandidatit republikan Ted Cruz: “Ideja se qeveria federale do t’i rekrutonte me

forcë vajzat tona dhe do t’u jepte role luftarake, si psh në pozicione zjarri, për të luftuar me xhihadistët, kjo nuk është diçka normale.” tha zoti Kruz. Edhe femrat e reja aktiviste janë bërë pjesë e nismës për t’u rekrutuar në ushtri.

Studentja Elizabeth Kyle-LaBell në vitin 2013 ngriti padi për diskriminim ndaj Sistemit të Shërbimit Selektiv. “Në se është e pamoralshme që femrat të luftojnë si burrat, atëhere nuk duhet të luftojnë as burrat, pra nuk duhet të kemi ushtri. Femrat janë të afta të bëjnë gjithshka që mund të bëjnë burrat.” Kjo është qendra e famshme e rekrutimit në Shtetet e Bashkuara, në Times Square të Nju Jorkut. Shumica e vullnetarëve vijnë këtu pa caktuar më parë takim, shumë prej tyre femra. Këto të tra va-jza do të fillojnë së shpejti shërbimin: “Gra të tjera janë përpjekur më parë për të arritur këtu ku jemi, me qëllimqë ne të kemi mundësinë të shkojmë në ushtri; në se do të rekrutohemi, do të jemi gati për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura, për të mbrojtur vendin tonë.” thotë Emily. “Mendoj se është një ide e shkëlqyer”, - shton Nicole. “Gratë kanë të njëjtin kapacitet mendor dhe fizik si edhe burrat, për të luftuar për vendin tonë.” Por…“Unë kam një mendim tjetër: burrat dhe gratë duhet të kenë mundësi të njëjta, por shërbimi ushtarak nuk duhet t’u kërkohet grave me detyrim”, thotë Danielle. Mbetet që të bëhen anketa lidhur me reagimin që do të kenë gratë e rekrutuara në ushtri. NOW, Organizata Kombëtare e Grave, që në vitin 1980 ishte kundër një pro-jekligji për këtë çështje, por tani në se do të ketë një rekrutim të organizuar, ajo mbështet përfshirjen e grave mbi të njëjtat baza si edhe burrat.

Femrat dhe rekrutimi ushtarak në SHBA

shefqet Kërcelli

Page 6: Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës forca detare · 2016. 3. 4. · “Nxënia dhe mësimi, arsimimi, edu-kimi, shkollimi, duhet të jetë ashtu siç është për

ushtriaE prEmtE, 4 mArS 20166 speciale

mësime të klauzeviçit për luftën

Natyra e vërtetë e luftës do thyejë çdo gjë me forcën e saj shkatërruese, e cila do të përbëjë bazën e çdo

marrëdhënie ushtarake në raport me politikën, ka theksuar Carl von Clause-witz (Kaluzeviçi). Lufta dhe politika janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Si hallkë lidhëse e saj, diplomacia, në përgjithësi e përkufizuar si dialog dhe ndërveprim paqësor ndërmjet njësive (elementëve) politikë, është po aq e vjetër sa dhe vetë civilizimi. Mbi 2400 vjet më parë historiani grek Herodoti shkroi Historinë e Luftës Perse (rreth vitit 444 para Krishtit), kjo bëri që për herë të parë veprimet dhe ngjarjet njerëzore nuk mund të fshiheshin nga kujtesa dhe koha, dhe në të njëjtën kohë njerëzimi të kuptonte arsyet e vërteta se çfarë i shpuri në luftë përballë njeri-tjetrit grekët dhe persët.

Që nga kjo kohë njeriu ka shkruar gjerësisht mbi luftërat e mëdha, betejat dhe udhëheqësit e tyre dhe ka arritur me sukses të tregojë se të gjitha ato kanë qenë të lidhura me politikën, shoqërinë, ekonominë dhe zhvillimin teknologjik në të cilën ato janë zhvil-luar. Ja pse Historia Ushtarake jo vetëm është pjesë e pandarë e historisë si shkencë e veçantë, por ajo zë një vend të rëndësishëm në të. Në një formë të tillë apo të ngjashme me to ato kanë mbritur edhe në ditët tona. Civilizime të tjera të hershme apo të sotme of-rojnë gjithashtu shembuj të ngjashëm të veprimtarive politike e diplomatike. Kaluzeviçi e shikonte luftën si “pezull midis tre magneteve” politikë, propa-bilitet dhe pasion.

Lufta luhej midis këtyre tre el-ementeve si një trini paradoksale. Ai e shikonte luftën si “Politikë me metoda të tjera” ndoshta formulimi më i famshëm i tij. Ai maste nocio-net e fërkimit, shansit, rrezikut dhe gjeniut në analizën e tij të luftës. Ai eksploronte faktorët psikologjik gjatë punës ndërmjet komandantëve dhe trupave të tyre. Ai tregonte ndryshimin

midis luftës absolute dhe të limituar. Ai mendonte për mbrojtjen dhe sulmin dhe se cila nga këto të dyja ishte forma më e fuqishme e luftës. Puna e Kaluzeviçi ishte inteligjente, origjinale dhe e thellë, dhe ai do të tregonte se ishte një nga mendimtarët ushtarak më të mirë të kohëve moderne.

Kjo do tregohej më mirë gjatë fitor-eve të prusianëve kundrejt francezëve në 1870 e cila zhvendosi shikimin e botës në mendimin dhe metodat prusiane. Forca më e madhe e Kaluzeviçit ishte afrimi me problemet politike dhe strat-egjike. Ai përpiqej të ishte i kuptueshëm por zor se mund të ishte i suksesshëm në një projekt aq ambicioz.

Kaluzeviçi shprehet se “lufta është

vazhdimi i politikës me mjete të tjera” ndërsa Denis Didrot e komenton luftën si “vazhdimi i politikës me mjetet e dhunës”. Circio përkufizon luftën gjerësisht si “kuptimi i forcës”. Thomas Hobbes e shpreh luftën si një qëndrim “me luftë do të kuptojmë çështjet e një shteti”. Kur ato ekzistojnë madje dhe kur operacionet nuk janë të vazh-dueshme”. Studiuesit e luftës janë të kujdesshëm në shqyrtimin e luftës si çdo fenomen social. Përcaktimet janë të ndryshme dhe shpesh propozohen

përkufizime për të mbuluar politikën kryesore ose filozofinë e qëndrimit të çdo autorit. Çdo përkufizim është i vërtetë ashtu siç janë artikujt ushtarake dhe historitë politike. Secili përkufizim ka anvantazhet dhe disavantazhet por shpesh pika kulminante e pozicionit filozofik të shkrimtarit p.sh. nocioni i luftërave përfshin qëndrimin e Ka-luzeviçi; teoria e politikës së fortë e cila përfshin politikat që mund të përfshijë shtete dhe që lufta është reflektimi një politike aktive.

Lufta e përkufizuar nga fjalori Web-ster është një gjendje e hapur dhe e de-klaruar, një konflikt i armatosur midis shteteve dhe kombeve ose konflikte të tilla. Ky material shpreh veçanërisht

politikat racionale të luftës dhe çështjeve të saj, p.sh lufta duhet deklaruar qartë-sisht dhe të jetë midis shteteve për t’u quajtur e tillë. Rousseau kundërshton këtë si pozicion. Lufta konsiston nga lidhja midis gjërave dhe jo midis per-sonave. Atëherë lufta është një lidhje jo midis burrave por midis shteteve.

Historiani ushtarak Keegn ofron një karakterizim të përdorshëm të teorisë politike racionale të luftës në librin e tij “Historia e luftës”. Ajo është përmbled-hur për të qenë një çështje e zakonshme

në të cilën janë përfshirë shtetet dhe janë marrë në konsideratë fillimet dhe përfundimet e pritura, veprimet luftar-ake të identifikueshme dhe një masë e lartë zbatueshmërie nga vartësit ndërsa luftërat rajonale nuk janë shumë të in-detifikueshme por karakterizohen nga ndeshje të vogla ndjekje rikonicione, patrullime dhe veprim jashtë objekti-vave të caktuara. Kështu Keegn nuk është dakord me teorinë racionaliste për luftën dhe çështjet e saj në aspekte si lufta për lindjen e shteteve. Por, ka dhe shkolla të tjera të mendimit për luftën përveç atij racional. Ku në qoftë se luftën e përcaktojmë si veprim midis shteteve atëherë nuk do të studionim luftërat midis grupeve, midis shtetit dhe grupeve të ndryshme jo shtetërore, pakicave etj.

Një alternativë tjetër që përcak-ton luftën si një fenomen që ekziston gjerësisht në univers. Luftimet janë devijime të natyrës, ky përshkrim është i Heraclitean, ose Hegeljon shprehet se në sajë të luftës kemi ndryshimin fizik, ekonomik, social dhe politik. Heracli-tius e përshkruan luftën si “babain e të gjithave”. Por dhe Volteri ndjek të njëjtën linjë ku thotë se “uria, viruset dhe lufta janë tre përbërësit kryesor të kësaj bote mizerabël… Gjithë kafshët janë në luftë të përjetshme me gjithë të tjerët… Ajri, uji dhe toka janë arenat e shkatërrimit.

Fjalori i Oksfordit zgjeron përcak-timin e luftës “çdo veprim armiqësor ose ndeshësh midis qënieve të gjalla”. Konfliktin midis forcave kryesore dhe të kundërta “ky zgjerim mënjanon përku-fizimin e ngushtë politiko/racionalist kur kjo parashtesë fut dhe elementet ndeshës jo dhunë si midis sistemeve të mendimit doktrinat e besimeve ose kompanive tregtare. Ku për tregtinë është aktivitet ndryshe nga ai i luftës por përshkruhet si luftë ku shpesh tregtia motivon luftën. Fjalori në fjalë përsërit prapë fjalët e Heraclitit, ku veprimet e forcave të kundërta ndeshëse gjenerojnë ndryshimin. Mund të lexojmë për luftën në poema histori, anektoda, tregime për

Rubrika: Flasin studentët e kursit të Lartë

të Oficerit në AFAStudentët pjesëmarrës në KLO kanë nisur realizimin e

detyrave individuale, sipas temave të lëndës “Teori të

luftës dhe strategjisë”, nën drejtimin e petagogut Prof.

Asoc. Dr. Bernard Zotaj. Me këtë rast, gazeta “Ushtria”

çel rubrikën “Flasin studentët e Kursit të Lartë të Oficerit

në AFA” nëpërmjet së cilës do të pasqyrojë herë pas here

esse, recensa dhe opinione të përzgjedhura nga studentët

pjesëmarrës në këtë Kurs, të cilat gjykojmë se vlejnë të nji-

hen dhe studiohen edhe nga ushtarakë të tjerë të niveleve

të ndryshme të Forcave tona të Armatosura.

nënkolonel elsa prastastudente në Klo

të përfshirë kuptimet e vjetra për luftën megjithatë kuptimi i luftës përshkruhet në mënyra të ndryshme nga shkrimtare dhe oratorë në mënyra të ngjashme me atë moderne.

Etimologjia e përkufizimit të luftës i referohet koncepteve të luftës ku të cilat janë hequr ose futur në përkufizimet e sotme. Psh. rrënja e fjalës luftë në an-glisht “War” është “Werra” është fjalë franko-gjermane ku shpreh konfuzion mosmarrëveshje luftim dhe folja “Wer-ran” shpreh konfuzion. Sigurisht lufta sjell konfuzion si Kaluzeviçi shprehet: mjegulla e luftës. Në latinisht rrënja e fjalës luftë është “bellum” që do të thotë duel në greqisht është (polemus) që shpreh polemikë pra një bisede agresive. Përkufizimi franko-gjerman shpreh konfuzion ose probleme sociale në grup. Argumentisht dhe logjikisht është më pak i shprehur sesa ajo greke e cila shpreh koncepte violence dhe konflikti sesa ajo latine e cila shpreh ekzistencën e dy palëve që luftojnë.

Përcaktimi i sotëm mund të përf-shijë si përplasje dhe konfuzion të ven-dosura në përcaktimet e mëparshme por kemi nënvizuar përfshirjen e një kon-cepti të derivuar nga shkollat kryesore politike. Një alternativë që autori ka punuar është se “Lufta është një formë e organizuar kolektive e hapur dhe mbyllur”. Ky qëndrim është derivuar nga qëndrimet e zakonshme se elemen-tet e saj janë të zakonshme për të gjithë luftërat ku jep një koncept të dobishëm. Ky përkufizim është më elastik sesa ver-sioni i fjalorit të Oksfordit. Ky elasticitet është i rëndësishëm për të ekzaminuar jo vetëm konfliktet midis shteteve (pozicioni racional) ose veprimet e padeklaruara të shumë organizmave lufta politike, lufta guerile, ku këto forma ndoshta nuk mund të kenë një kontroll qendror. Lufta në të vërtetë sfidon çdo institucion të sho-qërisë, drejtësisë, ekonomisë, sistemit politik, bazat, maturinë dhe qëllimet e politikës së jashtme. S’ka aspekt të jetës që të mos preket, ndikohet dhe ndoshta, të ndryshohet plotësisht nga kërkesat e luftës, ka theksuar Uollter Mills.

Page 7: Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës forca detare · 2016. 3. 4. · “Nxënia dhe mësimi, arsimimi, edu-kimi, shkollimi, duhet të jetë ashtu siç është për

ushtriaE prEmtE, 4 mArS 2016 7retrospektiv

25 vjet më parë, mi-jëra banorë të Du-rrësit dhe mbarë vendit “pushtuan”

anijet tregëtare dhe peshkatore të bregëzuara në Portin e Durrësit e radë dhe u nisën drejt brigjeve italiane, duke shënuar një nga eksodet më të mëdha në historinë e popullit shqiptar. Ishte një eksod biblik që pasoi dyndjen drejt am-basadave në gusht 1990 dhe vazhdoi me eksodin e Gushtit 1991. Në historinë mijëra vjeçare midis dy brigjeve, kjo ishte dyndja e katërt e madhe. Mijëra shqiptarë në emër të një jetë më të mirë, në emër të lirisë, në ato ditë të ftohta të marsit 1991, mes plumbave, terrorit e sakrificave pafund zbarkuan në brigjet Apenine. Ky ishte migrimi më i madh i shqiptaërve dhe grushti i fundit që ju dha diktaturës. Pavarësisht se kanë kaluar 25 vjet nga ato ditë tragjike, shqiptarët ruajnë në memorie episode pa fund të atyre ditëve, pasi në eksodin e marsit 1991, shumica e shqiptarëve kishin nga një familjar, të afërm, nga një mik ose shok, nga një copë dhim-bje e loti… I kam përjetuar me ankth, shqetësim e shpresë njëherësh këto ditë, pasi më ikën disa të afërm me këto anije, por dhe disa ushtarë të repartit që komandoja, për të cilët duhet të jepja llogari para organizatës së partisë që ishte në grahmat e fundit. Ne ushtarakët bashkë me detarët shqiptarë ishim të stresuar e terrorizuar, mbase më shumë se shtresat e tjera të popullsisë, pasi në momente kritike jemi keqpërdorur nga politika e shteti shqiptar. Në një ambi-ent të pasigurt e plot peripeci, ishim të dyzuar në mendime, aq sa mendimi për të ikur me të tjerët, na shoqëronte në çdo çast. Gjithsesi familjet durrsake, detarët, ushtarakët, njerzit e rendit, zyrtarët e institucioneve të ndryshme që vepronin në Durrës, arritën me gjakftohtësi e qetësi ta menaxhonin këtë situatë të pazakontë….pamjet apoliptike të atyre ditëve jetojnë në memorien e çdo bashkëkohësi e qyetari durrsak. Ja si i përshkruan një qytetar durrsak, dëshmimtar okular, pjesë e eksodit, ato ditë marsi… “Shoh përreth…jemi mijëra që drejtohemi për tek porti. Të gjithë nxitojmë. Nëse dje ishte ëndërr, sot është realitet. Dje ishin dhjetra, sot janë mijëra. Rruga flet, thërret, fishkëllen, por si përgjigje dëgjohen breshëritë e automatikëve. Shkëndija e një nate më parë është kthyer në flakë. Nata e mëparëshme ishte e mbarsur me pasiguri, ndërsa sot shprehet ven-dosmëri për tu larguar, krahas dëshirës për mbijetesë… anija-njeri flet të vet-men fjalë “liri’. Një nocion shumë kompleks. Një fjalë që nuk mund të zvëndësohet me asnjë sinonim, por që në këtë rast zvëndësohet me fjalën largim, liri!-fjalë që ishte fshehur në qënien e gjallë, në atë pjesë të globit që mban emrin e shqiponjës…I drejtohemi anijes “Lirija”…I afrohemi cimës dhe

fillojmë të kacaviremi. Me tu futur në anije, kapemi pas dore që të mos biem në det. Kici (pjesa fundore e anijes) ishte tejmbushur, aq sa nuk mund të hidhje një hap. Djem të ulur, familje të tëra, grupe njerzish që qëndrojnë në këmbë. Fëmijë të frikësuar që fshihen pas prindërve apo të afërmëve. Dikush kërkon dikë dhe të gjithë flasin me zë të lartë. S’dëgjoj asnjë dhe asgjë…salla e mashinës është mbushur me djem që thërisnin :-Vriteni qenin! O derr! Do të të varim këtu, po se ndeze motorin! Të gjithë në sallën e mashinës thërasin e kërcënojnë, por askush nuk kupton nga motori…Kemi frikë mos përplasemi me kalatën e portit. Një shoku im erdhi nga anija “Skënderbeu”. Kam erdhur me

not, më tha me gjysëm zëri. Nuk kam ngrënë që mbrëmë..pashë disa djem që hanin sheqer, miell e makarona. Kthej kokën nga porti, shoh qytetin tim, duart e ngritura të nënës e motrës, dhe portin që po e le, portin e lotëve…lëndina e

lotëve tani është porti i lotëve?! Me qindra nëna, motra e gra, me sy të për-lotur shohin perëndimin… Qëndrojmë të mbështetur tek dera e kabinës. Nuk flasim. Grupi i djemve në kabinë flet me zë të lartë për vendin ku duhet të drejtohemi me anije. Përmendin emra të porteve të ndryshme italiane. Njëri prej tyre propozon Spanjën, një tjetër Francën…dikush Italinë e Jugut…Anija nuk ka aparaturat e lundrimit në rregull…Gjithsesi anija-njeri lëviz drejt horizontit derisa bëhet një pikë e zezë. Shpesh pyesja veten, nëse në Durrës ka ngelur njeri..Më kujtohej thënia e një durrsaku të vjetër që shpesh përsëriste: po të ngrinte deti, gjithë durrsakët do iknin në Itali me karrige duke shtyrë

njëri-tjetrin!...Aventura jonë zgjati 16 orë, duke lundruar pa asnjë aparat drejtimi. I ngjante një anije në errë-sirë drejt mbytjes…Por mbas këtyre peripecive, dritat e Brindizit, u shfaqën befas pak e nga pak, duke mbushur

hapësirën e radës. Afrohemi...thuajse e njëjta pamje tronditëse. Gardhi me karabinierë, ambulanca, thirrje e britma që nuk pushojnë..Njerzit zbresin nga cimat e anijes. Pasiguria dhe frika i bën të mendojnë se nuk do zbresin në tokë dhe se anija do të niset me ta në bord. Madje nga nxitimi dikush bie në det.. Eksodi i marsit 1991, e renditi Durrësin si qytetin e eksodit, si një qytet që ngja-sonte me murin e Berlinit, ku ndaheshin e bashkoheshin dy botë!

Qyteti që kërkoi të ndërtojë urat e prishura, ky ishte Durrësi i marsit 1991!

Respekt për Durrësin, për familjet durrsake, për të gjitha ata që i hynë detit me këmbë, në emër të një jetë më të mirë! Respekt për detarët shqiptarë, për ushtarakët dhe forcat e rendit që nuk lejuan incidente të rënda me humbje jete në këtë eksod unikal për nga përmasat dhe mjetet e përdorura. Një flotë e tërë e ngritur për 50 vite drejt Italisë!? Këto më shkonin në mëndje gjatë ditës së sotme.

Ceremonia tek galeria “Nikolet Vasia”

Në kujtim të kësaj ngjarje të rëndë-sishme jo vetëm për Durrësin, por gjithë shqiptarët, sot 2 mars 2016, në galerinë e arteve “Nikolet Vasia” Durrës, u përurua ekspozita fotografike “Porti i Durrësit – 25 vjet pas eksodit 1991”. Kjo veprimtari e organizuar nga Auto-riteti Portual Durrës, në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare, ATSH, riktheu në vemendjen e opinionit publik një nga episodet më të rëndësishme në historinë

e re të Durrësit dhe të gjithë vendit, ek-sodin me anije në Mars 1991. Ngjarjet e marsit 1991, njëlloj si ato të korrikut 1990 dhe gushtit 1991 u fokusuan në portin më të madh të vendit, nga ku u nisën dhjetra anije dhe motopeshkatore me qytetarë shqiptarë kryesisht drejt brigjeve italiane. Në ekspozita u paraq-itën 25 foto bardhezi të atyre ditëve që sollën emocione tek pjesmarrësit. Ndër-kohë në një monitor u shfaqën pamjet filmike të portit në vitin 1991, realizuar nga operatorët e RTSH, ndërsa në pjesën tjetër të galerisë u ekspozuan foto me pamje aktuale të portit të Durrësit. Në cerëmoninë e përurimit të kësaj Foto-ekspozite morrën pjesë drejtues të pushtetit vendor e qëndror, drejtues e specialistë të Autoritetit Portual Durrës, ushtarakë, detarë me dhe pa uniformë, qytetarë, dëshmimtarë e protogonistë të këtij eksodi, përfaqësues të mediave e shoqatës së detarëve “ADRIJON”, etj. Fillimisht të pranishmit i përshëndeti Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, zoti Gazmend Shalsi, i cili falenderoi për pjesmarrjen në këtë aktivitet të rëndëshëm përkujtimor, duke e cilësuar këtë si një traditë të re, e cila do të përf-shihet në ceremonitë përkujtimore në vijim. “Qyteti ishte totalisht i përfshirë në këtë eksod. Pas 25 vjetësh ne e për-jetojmë me emocion dhe e përkujtojmë. Kjo është një traditë e re në kujtim të kësaj ngjarjeje të shënuar, e cila do të vijojë të kujtohet edhe në të ardhmen”, theksoi zoti Shalsi. Ndërsa kryebashki-aku Dako u shpreh se “Ne sot kujtojmë 25 vjet më parë, ato ditë të trishtueshme që ka kaluar ky qytet në jetën e tij. Ditët e eksodit, kur mijëra të rinj e të reja u larguan drejt Europës. 25 vjet kanë kaluar por asnjë herë nuk duhen harruar. Porti i Durrësit është parë si një mundësi shprese, dhe nga dyert e këtij porti kanë emigruar të rinjtë tanë drejt Europës”. Drejtori i ATSH-së, zoti Gëzim Podgorica, shprehu gatishmërinë për të vënë në dispozicion të studjuesve e qytetarëve arkivin filmik e fotografik të ATSH . “25 vite janë sa larg edhe afër, por e rëndësishme është që të sjellim gjith-monë në vëmendje ngjarje e momente nga Shqipëria jonë e dashur”, tha zoti Podgorica. Duke vizituar fotoekspozitën, dhjetra qytetarë durrsakë rikujtuan ngjarje dhe episode nga ato ditë trishtimi dhe shprese të javës së parë të marsit 1991. Ekspozita do jetë e hapur deri më datën 7 mars 2016.

Shënim: Historinë e zgjeruar të eksodeve nga viti 1990 deri në vitin

1997, bazuar në tregimet e dësh-mimtarëve okularë dhe arkivave Italo-Shqiptare, bashkë me foto eksluzive e gjeni tek vëllimi i II-të e III-të, i “An-

tologjisë së Detarisë Shqiptare”

shefqet KërcelliDrejt shpresës

25 vjet nga eksodi i marsit 1991

“Respekt për detarët shqiptarë, për ushtarakët dhe forcat e rendit që nuk lejuan incidente të rënda me humbje jete në këtë eksod unikal për nga përmasat dhe mjetet e përdorura..”

Page 8: Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës forca detare · 2016. 3. 4. · “Nxënia dhe mësimi, arsimimi, edu-kimi, shkollimi, duhet të jetë ashtu siç është për

ushtriaE prEmtE, 4 mArS 20168 intervista

Uzina e Radiolokacionit ishte një uzinë moderne dhe e

mirënjohur në mbarë vendin

ArjanBeqari:Flet ish-drejtori i Uzinës së Radiolokacionit të Ushtrisë

Karriera ushtarakeArjan Beqari, është një nga inx-

hinierët e talentuar të radiolokacionit në FA. Tërë jeta e tij aktivi kaloi nëpër stacionet radioloaktive, në VK, reparte dhe uzina ushtrake. Nga viti 1955 deri 1958, ai kreu detyrën e shefit të Vend Komandës së Batalionit Radioteknik; 1958-1959 komandant i Shkollës së Instruksionit të MKA-së në Tiranë; 1959-19661 kreu studimet në ish-Bashkimin Sovjetik (Harkov) për inxhinier raketash elektronike; 1961-1963 kreu detyrën e shefit të VK të Batalionit Radiotekni në Sauk; 1963-1966 kreu studimet e plota në Universitetin e Tiranës dhe u diplomua inxhinier elektronik; 1966-1968 shef për radiolokacionin në Regjimentin e AKA-së në Vlorë; 1968 deri 1972 kryeinxhinier i Ofiçinës Radioloka-cionit dhe 1972-1982-drejtor i Uzinës së Radiolokacionit të Ushtrisë (më vonë Elektronike).

Si do ta fillonit ta përshkruanit

jetën tuaj ushtarake?E kam të vështirë të shkruaj për

jetën dhe punën time. Por, duke qenë se jeta, shkolla dhe puna e çdo njeriu është e lidhur me gjithë shoqërinë, lehtësohem, mbasi dhe mua më takon diçka nga ajo që kemi bërë bashkërisht. E fillova kështu mbasi shumë shokë më kanë kërkuar që unë të lë disa shënime për punën dhe jetën time. Nga shkolla e mesme ushtarake “Skënderbej”, së bashku me tre shokë: Koço Kita, Reis Nikaj e Zoi Risto, në vitin 1950, shteti na dërgoi me studime në ish-Bashkimin Sovjetik. Ishim nxënës të shkëlqyer në mësime. Në Kiev (atëherë edhe sot kryeqytet i Ukrainës), filluam mësimet në Shkollën (Uçilishten) e Ndërlidhjes. Ishte një shkollë e mesme profesionale. Në vitin e tretë të studimeve, gjetëm dhe 12 shqiptarë të tjerë edhe ata ish- skënderbegas, por të ardhur në shkollën “Skënderbej” qysh në vitin 1945, menjëherë pas Luftës, pra, nga

ish-partizanë. E mbaruam shkollën në vitin 1953, pasi u vlerësuam me re-zultate të shkëlqyeshme, u diplomuam si “komandantë toge për ndërlidhjen” dhe morëm gradën “nëntoger” në Shqipëri. Tre shokët e mi u emëruan në Regjimentin e Ndërlidhjes, kurse unë në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, në Tiranë. Kam qenë për studime në ish-BS edhe tre herë të tjera, por Kievi me bukuritë e tij më ka lënë mbresa që nuk më hiqen kurrë nga mendja. Ishte një qytet i gjelbër, i ngritur në disa kodra në të majtë të rrjedhës së lumit Dniepër dhe në pjesën qendrore të tij, gjatë rrjedhës së Dnieprit, shtrihej i ashtuquajturi Kreshtanik, një bulevard i gjatë dhe i gjerë anës së cilit ngrihen godina karakteristike me të gjitha llojet e stileve. Kievi ishte atëherë qyteti më i bukur i BS. Banorët e tij ishin shumë të dashur me ne. Në Uçilishte studionin edhe të huaj të tjerë të ardhur nga “ven-det e demokracive popullore”, kështu

i quanim atëherë, por ne shqiptarëve na vlerësonin dhe na donin më shumë. Në Shkollën e Bashkuar qëndrova rreth një vit. Toga që komandoja unë prej 35 vetësh bënte pjesë në Batalionin e Specialiteteve. Kursantët e mi e qua-nin veten me fat, mbasi unë i trajtoja shumë mirë, kujdesesha për ta, por mbi të gjitha ata më vlerësonin për punën që bëja në orët e lira që ata t’i përvetësonin lëndët bazë të ndërlidhjes si: elektronikën, radioteknikën, radiol-lampat etj., por në mënyrë të veçantë për përgatitjen e tyre në përvetësimin e alfabetit “Mors”, në marrje e dhënie. Theksoj se gjatë mësimeve në Kiev, ne u kualifikuam edhe si radiotelegrafistë në alfabetin “Mors” dhe unë mora klasën e parë, si shkalla më e lartë e kualifikimit të radiondërlidhjes. Ky ishte një profesion më vete. Pra, di-ploma që morëm në Kiev, megjithëse e arsimit të mesëm, na kishte plotësuar me dije jo vetëm si oficerë komandues,

por dhe si specialistë të gjithanshëm për ndërlidhje. Ne ishim në gjendje që të jepnim mësim për të gjithë profilet e shërbimit të ndërlidhjes. Kjo ra në sy të Komandës së Shkollës, e cila kërkoi nga unë që këto njohuri t’ua jepja me çdo kusht oficerëve të ardhshëm ndër-lidhës. Vetë Thoma Xhixho, atëhere komandant i Shkollës së Bashkuar, duke ditur nevojën e madhe të ushtrisë tonë për oficerë ndërlidhës, më dha porosinë direkte: “Jemi të kënaqur me punën tënde që bën, për këtë flasin të gjithë, por ne duam që kursantët e tu, kur të mbarojnë kursin, të jenë jo vetëm oficerë komandues të zotë, por edhe specialistë ndërlidhjeje, pasi repartet e ushtrisë kanë shumë nevojë për të tillë oficerë”. Unë ia arrita qëllimit në saj të vullnetit e dëshirës së tyre, që dhe kohën e lirë ia kushtonin përsëritjes së mësimeve e praktikës me tasto në çdo pasdite. Ata mbaruan me sukses kursin, u diplomuan oficerë të përgatitur, jo vetëm ushtarakisht, por dhe si special-istë të mirë. Kjo ishte një kënaqësi dhe vlerësim dhe për punën time, pasi m’u hap rruga që dhe në të ardhmen t’i fu-tesha më thellë teknikës së ndërlidhjes, sidomos elektroteknikës.

Po radiolokacioni kur dhe si u fut në ushtrinë tonë?

Ushtria vazhdimisht rritej e forco-hej, plotësohej me degë e specialitete të reja, në të cilat perfeksionohej më tej ndërlidhja. Koha kishte lindur nevojën që në ushtri të futej edhe shërbimi i radiolokacionit. Para se të flas për krijimin e Repartit të Radiolokacionit në vendin tonë si shërbim i ri, për herë të parë në fund të vitit 1955, po jap një mendim të një shkencëtari anglez në vitin 1945, kur sapo kishte mbaruar Lufta e Dytë Botërore. Në polemikën që bëhej në rangjet shkencore botërore mbi faktorët kryesorë teknikë që mundësuan fitoren e aleatëve kundër Gjermanisë fashiste, kishte mendime të ndryshme: thuhej se vendimtare për fitoren në këtë Luftë ishte bomba atomike. Të këtij mendimi ishin shumë shkencëtarë, por shkencëtari anglez, shpikësi i “magnetronit”, si elementi

kryesor i një dhënësi radiolokativ, deklaroi: “Jo zotërinj, Luftën e Dytë Botërore e fitoi Radari”. Sigurisht që ky shkencëtar i madh kishte qëllim, në radhë të parë, të fuste në përdorim të ushtrive angleze dhe amerikane ra-diolokacionin në sistemin e aviacionit që në vitet 1943-1944 me ndihmën e të cilit, ditën dhe natën, në kushte meteorologjike të mirë dhe të keqe, avionët e Aleatëve kryen bombardime të suksesshme në të gjithë prapavijën e ushtrisë së Gjermanisë, duke e nxjerrë shpesh jashtë funksionit, me dëme të mëdha, duke ndërprerë furnizimet e Fronteve të Luftës aq të nevojshme sidomos për Lindjen dhe duke shpejtuar kapitullimin e Gjermanisë.

Dhe tani, le të kthehemi atje ku e lamë, në nevojën e krijimit të shër-bimit radioteknik edhe në Ushtrinë Shqiptare.

Në përputhje me këtë detyrë, e para, duheshin të përgatiteshin kuadrot specialistë. Ne që kishim studiuar në BS u gjetëm më të përshtatshëm për këtë qëllim. Në grupin që u krijua nga 12 vetë kishte edhe nga ata që kishin mbaruar shkollë të mesme profesionale për Artilerinë Kundërajrore dhe vetëm tre vetë ishin që vinin për herë të parë për studime në BS, kështu që shumica kishim njohuri të mira për gjuhën ruse. Grupi në fillim të vitit 1954 arriti në Krime, në qytetin Evpatoria, ku do të vazhdonim studimet në kursin e lartë të radiolokacionit. Bashkë me ne, në klasa të veçanta këtu do të studionin edhe grupe të tjera nga vendet e ish-socialiste. Edhe këtu ne shqiptarët ishim më të privilegjuarit. Për ne tregonin një kujdes të veçantë jo vetëm Komanda e Shkollës dhe pedagogët, por edhe të gjithë banorët e qytetit. Në atë kohë në brigjet e Detit të Zi, Evpatoria ishte një qytet i vogël që i ngjante Durrësit, por gjatë verës ai mbushej me push-ues nga të gjithë qytetet e ish-BS. Të gjithë mësimet në këtë kurs të lartë në një kohë prej afër dy vjetësh, kishin për qëllim që ne të përvetësonim nga ana teorike e praktike teknikën e radi-olokacionit, e kryesisht radiolokatorët e zbulimit të largët, që pritej të vinin në Shqipëri, si dhe të aftësoheshim për një drejtim efikas operativ për zbulimin e avionëve, përpunimin e të dhënave

albert Z. Zholi

Page 9: Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës forca detare · 2016. 3. 4. · “Nxënia dhe mësimi, arsimimi, edu-kimi, shkollimi, duhet të jetë ashtu siç është për

ushtriaE prEmtE, 4 mArS 2016 9intervista

për ta, transmetimin e tyre nga vend drejtimet e postave radiolokative në Vendkomandën e Repartit Radioteknik e njëkohësisht më tej në Vendkomandën Qendrore të MKA, ku drejtuesit e avia-cionit, shturmanët, në përshtatje me situatën, ngrinin çiftin e gatishmërisë roje ose oficerët operativë të AKA urdhëronin hapjen e zjarrit nga repartet kundërajrorë ndaj avionëve shkelës të hapësirës ajrore shqiptare. Duke qenë të preokupuar maksimalisht për detyrën që na priste, në përfundim morën vlerësime shumë të mira dhe u kthyem krenarë në atdhe. Të dymbëdhjetë oficerët e parë radiolokatoristë përfaqë-sonim komandën e një reparti të ri në historikun e Ushtrisë Shqiptare, Ko-mandën e Shërbimit të Radiolokacionit shqiptar në Mbrojtjen Kundër Ajrore. Dhe kështu ndodhi, me kthimin tonë MKA-ja u plotësua edhe me shërbimin radiolokativ të zbulimit të largët.

Cili ishte reparti i parë që u krijua?

U krijua Reparti Ushtarak nr. 9951 dhe u quajt fillimisht Batalioni Ra-dioteknik i Vainit, me qendër në Tiranë, në ish-fushën e aviacionit. Këtu, në një godinë së bashku me VKQ, u vendos edhe VK e Batalionit Radiotenik, të dyja në një sallë të ndara me xham, shef i së cilës u emërova unë. Të dhënat për fluturimet e avionëve që zbuloheshin nga radarët ë postave radioteknike pasqyroheshin në planshetet e çdo poste raditeknike në sistemin azimut–distancë dhe në planshetin e përgjithshëm në VK e Batatalionit Radioteknik dhe pas përpunimit në atë të VKQ-së. Pra, siç e cilësova më lart, sapo u kthyem nga ish-BS filluam menjëherë punën konk-rete në Batalionin Radioteknik.

Si do ti cilësonit kuadrot e radi-olokacionit?

Të gjithë kuadrot e MKA-së kanë pasur kulturë profesionale të mirë, pasi ata ishin të arsimuar me shkollë të mesme civile ose ushtarake dhe kishin studiuar edhe në ish-BS. Të gjithë sektorët teknikë janë udhëhequr nga inxhinierë dhe teknikë të talentuar, që dhe pas largimit të këshilltarëve rusj ata i kanë dalë zot teknikës të komplikuar të radiolokacionit. Të aftë, të përkushtuar dhe me njohuri të thella për detyrat e armës që udhëhiqnin kanë qenë dhe

kuadrot komandues të MKA-së, gjen-eralët dhe kolonelet e përkushtuar e të talentuar: Arif Fasko, Hito Çako, Rrah-man Perllaku, Sotir Filto, Halim Ramo-hito, Bejto Isufi, Kiço Janko, Maqo Zoto, Niko Hoxha, Edip Ohri e shumë të tjerë. Për të gjithë ruaj respektin më të madh, megjithëse për efekt të detyrës që kam pasur qysh nga viti 1955 e deri sa dola në pension, me disa prej tyre edhe kam polemizuar për të zgjidhur më mirë detyrat në sektorët që unë kam drejtuar. Ja një rast konkret. Në korrik të vitit 1957, në orën 11.30, një avion i huaj hyri nga jugu i Shqipërisë, fluturoi mbi Kuçovë, ku ishte dislokuar Regji-menti i Aviacionit, kaloi mbi Tiranë, mbi Durrës dhe në drejtim të Barit të Italisë. Ky avion ende pa kaluar kufirin zbulohet nga radarët e Postës R/teknike të Voskopojës, e cila në radiofoni va-zhdonte të transmetonte situatën ajrore dhe marshutën (rrugëkalimin) e avionit në fjalë. Por të dhënat nuk merreshin në VK e Batalionit Radioteknik në Tiranë, e cila rrjedhimisht së bashku me VKQ-në nuk morën masa ndaj shkelësit të hapësirës ajrore. Kjo është një ngjarje që duhet shpjeguar gjatë, sepse ishin disa arsye që e sollën dështimin tonë, por për efekt vendi dhe kohe duhet të pranoj se aviacioni ynë nuk pati mundësi të ngrihej dhe të bllokonte avionin e huaj që shkeli padrejtësisht

hapësitrën tonë ajrore... Ngjarja e më-sipërme krijoi shqetësim të madh deri në organet qendrore të vendit. Natyrisht kjo ndjehej më shumë në Komandën e MKA-së e posaçërisht te komandanti, gjeneralmajor Hito Çako, që duhet cilësuar se ishte shumë i përkushtuar për detyrën. Atij iu kërkua shumë llog-ari. Më kujtohet se shefi i Shtabit të MKA-së, kolonel Sotir Filto, më tha:

“Arjan, ti mos u mërzit se Hiton e kanë kritikuar rëndë në Komitetin Qendror, bile vetë Komandanti i Përgjithshëm, prandaj mos e kundërshto më Hiton”. Ai më dorëzoi njëkohësisht dhe fletën e arrestit të rëndë prej 25 ditësh me motivacionin “neglizhencë në kryerjen e detyrës luftarake”...

Si u ndjeve?Të them të drejtën i vetmi “faj” që

kisha bërë ishte se, kur më pyetën në analizën për ngjarjen se kush e ka fajin, ju thashë se “fajin e kanë ata që japin urdhra në kundërshti me mundësitë e teknikës”. Në burg të garnizonit ndenja vetëm një natë mbasi ditën e dytë erdhi komisari i MKA-së Sejdin Avdia së bashku me komandantin e repartit tim, Rrako Gjermeni. Më thanë se i kishte dërguar gjeneral Hitua për të më nxjerrë dhe se ai më priste në zyrën e tij. Gjeneral Hitua më priti mirë. Edhe përpara kësaj ngjarjeje kisha marrëdhënie shumë të mira më të, por ngjarja u bë shkas që unë të njihesha më mirë më atë dhe që më pas prej tij pata vlerësime të larta. Sa herë dilnin probleme pune për elektronikën, ai thoshte: “Pyesni atë velçjotin”. Për mua ai ka qenë një komandant i rreptë, por i drejtë, i përkushtuar, i zoti, i zgjuar dhe besnik i vendit për të cilin ai bëri shumë si gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, ashtu dhe kur shërbeu në krye të disa armëve të Ushtrisë. Asgjësimi i tij dhe i gjen-eralëve të tjerë të Ushtrisë Shqiptare nga diktatura ishte një akt i shëmtuar i partisë shtet në atë kohë.

Si ka vijuar më tej arsimimi dhe kualifikimi juaj?

Në vitin 1959, dy shokë të mi i dërguan sërish në BS për të studiuar për inxhinieri. Shokët iu bashkëngjitën grupit që studionte në Harkov. U vrava shumë shpirtërisht. Unë kisha marrë arsimin e mesëm për teknik radioloka-cioni dhe kisha punuar disa vite rresht për ngritjen e këtij sistemi në shumë njësitë dhe repartet tona. Kërkova takim me komandantin e MKA, gjen-eral leintnant Arif Haskon që më priti mirë e më dëgjoi. I kërkova lirim nga ushtria. Ai u habit dhe më tha: “Pse kërkon të lirohesh?”. Ju përgjigja se do të vazhdoj studimet për inxhinieri elektronike në Universitetin e Tiranës. “Ta bësh dhëmbin sa një derr dhe ti nuk lirohesh nga ushtria, shteti për ty ka paguar tre herë flori, por të jap fjalën se do ta zgjidh unë pozitivisht çështjen tënde për këtë problem”. Siç mora vesh më vonë, gjenaral Arifi bisedoi për këtë problem me drejtorin e kuadrit, gjeneral Hetem Gjinushin, i cili e kishte sqaruar se pa firmën e Hysni Kapos unë nuk mund të dërgohesha me studime për këtë degë kaq të rëndësishme e delikate, siç ishte inxhinieria për raketat. Ata e dinin se babai im ishte përjashtuar aso kohe nga partia, ndonëse ata e njohnin

mirë, sepse bashkërisht kishin luftuar për çlirimin e vendit gjatë LANÇ-it nga okupatorët. Ata biseduan me Hysni Kapon, i cili firmosi që unë të shkoja për të studiuar sërish BS. Mbërrita në Harkov me 6 muaj vonesë. U gëzova shumë se m’u hap rruga e dëshiruar për të vazhduar studimet, por siç dihet tashmë historikisht, në vitin 1961 u ndërprenë marrëdhëniet me ish- BS.

Kështu që , në gusht 1961 u kthyem në Shqipëri...

Po më pas?Pas një angazhimi disa mujor për

eliminimin e disa defekte teknike në radarët e Marinës, në linjën e radio-fazës në Sauk të Tiranës, për vënien në funksionim të stacionit radiolokativ të “Uljes Qorre” (kështu e quanin atëhere) në Aerodromin e Rinasit dhe të riparimit të defektit të radarit në dragaminën e Spiro Kotes në Sazan, në tetor1961 u ktheva prapë në detyrën e shefit të VK të Batalionit Radioteknik. Vazhdoja ta kryeja me përkushtim detyrën pasi e kisha krijuar me duart e mia dhe kisha një eksperiencë të mirë pune, por mendja më rrinte tek mundësia për të vazhduar vitin e dytë të inxhinierisë elektrike. Librezën e vitit të parë me notat e ruaja si sytë e ballit. Me vështirësi të madhe m’u dha e drejta për të vazhduar vitin e dytë pa shkëputje nga puna, të cilin me gjithë vështirësitë e shërbimit e mbarova me sukses në vitin 1963, ndërsa më pas m’u krijuan mundësia që vitin e tretë e në vijim ta vazhdoja ditën. Në viti 1966 mbarova universitetin dhe u diplomova inxhinier, ndërsa në tetor 1966 u emërova shef i radiolokacionit në Regiimentin e AKA në Vlorë. Puna e re më pëlqente shumë. Ky regjiment KA i kishte bateritë në kodra, në vendet më të bukura të Vlorës. Si i pasionuar pas teknikës punoja, flija e gdhihesha

nëpër bateri. Bashkë me teknikët e talentur Ismail Pulaj, Luan Cakërri, Skënder Ismaili, Agim Baboçi, Vasil Bulati e Luigj Keli arritëm që në qitjet provë që zhvilluam në vitin 1967në Di-vjakë regjimenti ynë zuri vendin e parë në rang MKA-je. Më tej u transferova në Tiranë si kryeinxhinier i Ofiçinës së R/lokacionit dhe më tej drejtor i Uzinës së Radiolokacionit.

Mund të na bëni një rezyme të historikut të Uzinës së Radioloka-cionit?

Uzina e Radiolokacionit është kri-juar në korrik të vitit 1972, mbi bazën e tre ish-ofiçinave, të radiolokacionit, të ndërlidhjes dhe kimisë. Fillimisht ka pasur një efektiv rreth 360 vetë, krye-sisht specialist, teknikë dhe inxhinierë të llojeve të armëve të mësipërme, civil dhe ushtarakë. Në fillim kjo uzinë është marrë me riparimin e teknikës luftarake radiolokacionit, ndërlidhjes dhe kimisë, si dhe rigjenerimin e pjesëve, nyejve dhe agregateve të mësipërme. Uzina ishte e rëndësisë së veçantë për detyrat që kryente, prandaj dhe efektivi i saj jo vetëm nga kultura teknike, arsimimi, por edhe nga përbërja ishte shumë e zgjedhur. Gjatë viteve 1975-78, uzina mori një zhvillim të madh, për t’ju përgjigjur kërkesave që kishte Ministria Mbrojtjes për thellimin e riparimeve nga të mesme në kapitale, por dhe për të prodhuar në vend pjesët e ndërrimit elektro-mekanike, për aparaturat që ri-paronte, mbasi kanali kinez i furnizimit sa vinte dhe pakësohej. Si rezultat i kry-erjes së riparimeve kapitale, i cili mbas vitit 1976 u bë i mundur si rezultat i prodhimit të pjesëve të ndërrimit të disa

nyejve dhe agregateve të gatshëm, për teknikën e tre llojeve të armëve. Uzina tashmë nuk ishte vetëm riparuese, por edhe prodhuese. Kështu gjatë vitit 1977-79 u prodhuan me sukses aparate telefonikë, centrale telefonikë, magnetet me induktor të telefonave, radiostacione ushtarake për ndërlidhjen, aparate të zbulimit kimik, granata tymuese dhe lotuese për kiminë ushtarake, si dhe prodhimi i kundragazit gjitharmësh me një sasi vjetore 100 mijë copash. Këtë prodhim filluam ta shisnin në vendet arabe, kur më parë ne e blinim 100 dol-larë copa. Po gjatë vitit 1979, pranë uzi-nës u krye me sukses riparimi raketave tokë-ajër. Në fund të vitit 1979 për t’ju përgjigjur kërkesave gjithmonë në rritje për riparimin dhe prodhimin, efektivi i uzinës u dyfishua duke arritur mbi 860 vetë, e kushtëzuar kjo rritje kryesisht në sektorin mekanik dhe elektrik, si dhe në sektorin e montimit të kundragazit. Po gjatë viteve 1977-81, pranë uzinës punonte grupi shkencor i ngritur nga MM, ku ishin gjithsej 55 inxhinierë dhe teknikë. Këtu kanë punuar mjeshtra të mëdhenj të të gjitha profesioneve. Ky grup pune shkencor krijoi Institutin Ushtarak, i cili më pas u bë një institut shkencor modern.

A mund të kujtosh disa emra prej këtyre inxhinierëve dhe teknikëve që kanë punuar me kaq përkushtim?

Është në nderin tonë të kujtojmë me respekt të gjithë ata punonjës të uzinës

që më diturinë dhe përkushtimin për t’i shërbyer mbrojtjes së vendit, realizuan riparimin e një teknike shumë të komp-likuar të radiolokacionit, ndërlidhjes dhe kimisë. Prodhuan pjesë ndërrimi, nyje dhe agregate të gatshëm, si dhe aparatura komplekse për ndërlidhjen dhe kiminë dhe në veçanti, prodhimin komplet të kundragazit gjitharmësh prej 100 mijë copave, çdo vit, pas vitit 1979. Ata janë shumë, por do përmendim disa prej tyre, teknikë dhe inxhinierë, ush-tarakë dhe civilë, si: Koço Kita, Tajar Agolli, Ligor Theodhori, Agim Mers-ini, Androkli Andrea, Petrit Çeliku, Faik Buzali, Muhamet Burimi, Mezan Laze, Jorgji Kona, Ilia Llanga, Andrea Llanga, Astrit Avdiu, Llazar Biqellari, Agim Rada, Luan Veshi, Vilhelm Dauti, Atlli Buza, Haxhi, Ramalliu, Pavlina Gjika, Mendu Kukali, Agron Skënderi, Filip Koça, Leka Shllaku, Stavri Kazanxhi, Sofokli Çako, Selim Lika, Aristidh Gjerazi, Qemal Isaraj, Robert Llapa, Besnik Kapo, Fatmir Këlliçi, Abdulla Zhegu, Vasil Suloti, Arqile Bitri, Dhimitër Nako, Abaz Shkëmbi dhe shumë të tjerë, të cilëve u kërkoj ndjesë që nuk po i përmend emrat. Ata ishin specialistë duarartë, shumë prej të cilëve shkencëtarë në fushën e tyre, që sot vështirë se mund t’i gjeshë për nga aftësitë profesionale dhe sidomos pë përkushtimin, vullnetin dhe përgjegjësinë e lartë që kishin në punën e tyre krijuese. Me punën dhe talentin e tyre ata e shndërruan Uzinën e Radiolokacionit (më vonë Uzinën Eektronike) të ushtrisë sonë në një uzinë mjaft moderne dhe me një emër të nderuar në mbarë vendin.

U krijua Reparti Ushtarak nr. 9951 dhe u quajt fillimisht Batalioni Radioteknik i Vainit, me qendër në Tiranë, në ish-fushën e aviacionit. Këtu, në një godinë së bashku me VKQ, u vendos edhe VK e Batalionit Radiotenik, të dyja në një sallë të ndara me xham, shef i së cilës u emërova unë. ‘

reparti i parë

Uzina e Radiolokacionit është krijuar në korrik të vitit 1972, mbi bazën e tre ish-ofiçinave, të radiolokacionit, të ndërlidhjes dhe kimisë. Fillimisht ka pasur një efektiv rreth 360 vetë, kryesisht specialist, teknikë dhe inxhinierë të llojeve të armëve të mësipërme, civil dhe ushtarakë. Në fillim kjo uzinë është marrë me riparimin e teknikës luftarake radiolokacionit, ndërlidhjes dhe kimisë, si dhe rigjenerimin e pjesëve, nyejve dhe agregateve të mësipërme.

‘historia

Page 10: Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës forca detare · 2016. 3. 4. · “Nxënia dhe mësimi, arsimimi, edu-kimi, shkollimi, duhet të jetë ashtu siç është për

ushtriaE prEmtE, 4 mArS 201610 analiza

Plot 572 vite më parë, në katedralen e Kishës së Shën Kollit në qytetin e Lezhës, ku sot gjendet dhe memoriali

i Gjergj Kastriot Skënderbeut, u mbajt Besëlidhja e Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popul-lit shqiptar gjatë periudhës së mesjetës. Ishte 2 marsi i vitit 1444, kur Gjergj Kastriot Skënderbeu, menjëherë pas kthimit nga Turqia, për herë të parë në historinë e mesjetës shqiptare mblodhi në një kuvend të gjitha principatat shqiptare, me qëllim përballimin e sulmit otoman. Pikërisht, realizimi i bashkimit të gjithë princërve shqiptarë, në një kuvend të përbashkët nga ana e Skënderbeut, përbën edhe idenë më të madhe novatore të tij. Studiues dhe historianë thonë se bashkimi i shteteve të copëtuar feudale ka qenë një ide, e cila është realizuar me vështirësi edhe në vende të mëdha të Europës. Kështu Italia është bashkuar në shekullin e XIX në kohën e Garibaldit, ashtu sikundër edhe Gjermania u bashkua gjatë shek-ullit të XIX në kohën e Bismarkut. Në Kuvendin e Lezhës u mblodhën principata shqiptare nga veriu në jug, ku më të rëndësishmet ishin Arianitasit, Dukagjinasit, Balshajt dhe Topiajt, ndërsa nga pikëpamja ballkanike në të mori pjesë dhe princi i Malit të Zi.Kushtet në të cilat u mblodh Besëlidhja Shqiptare e Lezhës

Çlirimi i vendit me kryengritjen e përgjithshme të vitit 1443, ishte një fitore historike që duhej mbrojtur e çuar më tej. Përvoja e deriatëher-shme shqiptare e ballkanike, sidomos kryengritjet e viteve 30 në Shqipëri, kishin treguar se fuqisë ushtarake më të madhe të kohës, Perandorisë Osmane, nuk mund t`i bëhej ballë pa bashkimin e forcave të brendshme poli-tike, ushtarake dhe ekonomike, si dhe pa bashkëpunimin me vendet e tjera. Prandaj Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ndoqi një politikë të brendshme e të jashtme shumë aktive. Më mirë se

572 vjet nga Besëlidhja Shqiptare e Lezhës

kushdo tjetër ai e kuptoi se për shq-iptarët nuk do të kishte perspektiva për mbrojtjen e viseve të lira, duke qën-druar në pozitat e vjetra, pa kapërcyer copëtimin politik të vendit në një varg

zotërimesh të pavarura dhe pa një bazë organizative të qëndrueshme, e cila do të bashkërendonte burimet njerëzore, ushtarake e ekonomike të vendit, si dhe gjithë veprimtarinë e zhvilluar në

rrafsh të brendshëm me atë të ndërmarrë në rrafsh ndërkombëtar. Për zgjidhjen e këtyre detyrave, si hap të parë e të domosdoshëm Skënderbeu gjykoi mba-jtjen e një kuvendi të përgjithshëm, ku të

përfaqësoheshin drejtuesit e zotërimeve të pavarura dhe fisnikë të tjerë të vendit. Për këtë ai zhvilloi paraprakisht me ta takime vetjake, si rrjedhojë e të cilave u vendos që të mbahej në Lezhë një kuvend i fisnikëve shqiptarë. Kuvendet krahinore e ndërkrahinore të fisnikëve, të klerikëve apo të pleqve, ishin një traditë e njohur kombëtare e shqiptarëve e trashëguar ndër shekuj, nëpërmjet të cilave realizohej bashkëpunimi dhe bashkimi i shqiptarëve. Një kuvend me një përfaqësi kaq të gjerë kombëtare, që u vendos të mbahej në Lezhë nga shqiptarët, është i pari që njihet deri tani në historinë e tyre.Pse u zgjodh Lezha?

Lezha kishte një pozicion gjeografik të favorshëm për mbajtjen e Kuvendit. Ajo ndodhej në afërsi me zotërimet e pjesëmarrësve kryesorë të Kuvendit, ishte e veçuar nga zotërimet e tjera të Venedikut dhe kishte lidhje të ngushta ekonomike me viset e çliruara shqiptare, veçanërisht me ato të Kastriotëve. Për më tej, duke qenë Lezha nën zotërimin venecian, mënjanoheshin mosmar-rëveshjet e pakënaqësitë që mund të lindnin ndërmjet sundimtarëve shq-iptarë për vendin ku duhej të mbahej Kuvendi, si dhe në drejtim të marrëd-hënieve me Republikën e Venedikut. Mbajtja e tij në Lezhë ishte si një thirrje miqësore për bashkëpunim në luftën kundër osmanëve, që fisnikët shqiptarë i drejtonin me këtë rast Republikës së Shën Markut.

Lezha kishte një pozicion gjeografik të favorshëm për mbajtjen e Kuvendit. Ajo ndodhej në afërsi me zotërimet e pjesë-marrësve kryesorë të Kuvendit, ishte e veçuar nga zotërimet e tjera të Venedikut dhe kishte lidhje të ngushta ekonomike me viset e çliruara shqiptare, veçanërisht me ato të Kastriotëve.

2 mars 1444përgatiti: albert Z. Zholi

Realizimi i bashkimit të gjithë princërve shqiptarë në një kuvend të përbashkët nga ana e Skënderbeut përbën edhe idenë më të madhe novatore të tij

Page 11: Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës forca detare · 2016. 3. 4. · “Nxënia dhe mësimi, arsimimi, edu-kimi, shkollimi, duhet të jetë ashtu siç është për

ushtriaE prEmtE, 4 mArS 2016 11

2 mars 1444 Besëlidhja e lezhës

mars 2016, 572-vjetori i Kuvendit të lezhës, kuvend i cili bashkoi shqiptarët

në luftën kundër pushtimit osman

analizaPjesëmarrja

Kuvendi i fisnikëve shqiptarë u mbajt më 2 mars 1444 në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë. Në të morën pjesë udhëheqës të kryengritjeve të mëparshme antiosmane, si dhe pjesëtarë të tjerë të aristokracisë shqiptare. Midis tyre ishin: Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andre Topia (bashkë me dy djemtë, Kominin e Muzakën dhe të nipin Ta-nushin), Gjergj Stres Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Pjetër Spani (bashkë me katër djemtë, Aleksin, Bozhidarin, Vruon dhe Mirkon), Lekë Zaharia, Teodor Muzaka i Riu (dhe pjesëtarë të tjerë të kësaj familjeje), Zahari Gropa, Lekë Dushmani bashkë me Pjetrin e fisnikë të tjerë fqinjë me ta, Stefan Gjurashi (Cërnojeviçi bashkë me bijtë e tij, Gjergjin e Gjonin) etj.Fjala e hapjes nga Skënderbeu dhe vendimet kryesore

Skënderbeu mbajti fjalën e hapjes në Kuvend dhe u ndal në domosdoshmëri-në dhe rëndësinë e bashkimit politik të shqiptarëve. Pjesëmarrësit diskutuan format e bashkëpunimit dhe rrugët për realizimin e bashkimit politik të tyre, në themel të të cilit vunë institucionin më të rëndësishëm kombëtar, atë të besës. Ata institucionalizuan Kuvendin si forumin politik më të lartë vendim-marrës të fisnikëve shqiptarë. Kuvendi vendosi që bashkimi i shqiptarëve të bëhej në formën e një besëlidhjeje poli-tike ndërmjet drejtuesve të zotërimeve të lira dhe fisnikëve të tjerë të vendit, që u njoh me emrin Besëlidhja Shqiptare e Lezhës. Ajo ishte një aleancë politike e ushtarake. Si kryetar i saj u zgjodh Skënderbeu, kurse si institucioni më i lartë vendimmarrës u bë Kuvendi i anëtarëve të Besëlidhjes, i cili do të mblidhej herë pas here për çështje të rëndësishme. Nëpërmjet Kuvendit realizohej dhe shprehej bashkimi i shq-iptarëve. Vendim tjetër shumë i rëndë-sishëm i Kuvendit ishte krijimi i ushtrisë së përbashkët dhe caktimi i Skënderbeut si komandant i përgjithshëm i saj. Ushtria e Bësëlidhjes përbëhej nga dy pjesë: nga forcat e përhershme dhe nga ato të përkohshmet që mobilizoheshin vetëm në rast lufte. Ushtria e përher-shme formohej me luftëtarët që fisnikët shqiptarë dërgonin pranë komandantit të përgjithshëm sipas një kuote të cak-tuar për secilin, si dhe nga ushtarët që mobilizonte vetë Skënderbeu. Këta for-

monin bërthamën kryesore të ushtrisë së përhershme, e cila vazhdimisht ishte në gatishmëri luftarake dhe në mbrojtje të kështjellave, veçanërisht atyre të br-ezit kufitar lindor nga vinin zakonisht ushtritë osmane. Detyra kryesore e ushtrisë së përhershme ishte mënjanimi

i sulmeve të befasishme të trupave osmane mbi viset e lira shqiptare dhe pengimi i depërtimit të tyre në thellësi të vendit, derisa të mobilizohej ushtria e përkohshme. Kjo formonte pjesën më të madhe të ushtrisë së Besëlidhjes dhe përbëhej nga luftëtarët që mobili-

zoheshin përkohësisht, kur parashikohej fillimi i sulmeve të ushtrive armike. Në ushtrinë e përkohshme përfshiheshin të gjithë banorët e viseve të lira që ishin në gjendje të përdornin armët. Në rast nevoje ushtria e përbashkët mbronte vendin nga pushtuesit osmanë e vep-

rimet armiqësore të vendeve të tjera, si dhe interesat e zotërimet e secilit anëtar të Besëlidhjes.

Ushtria dhe shpenzimetPër të përballuar shpenzimet e

mbajtjes së ushtrisë, të armatimit të saj, etj., Kuvendi vendosi që pranë Skënderbeut të krijohej një arkë e përbashkët. Fondet monetare të saj do të formoheshin nga ndihmat në të holla që secili anëtar i Besëlidhjes do të jepte sipas një kuote të caktuar nga Kuvendi, nga të ardhurat e kriporeve të Shën Kollit, që kishin Kastriotët pranë grykëderdhjes së lumit Mat, nga taksat doganore, si dhe nga tregtia e drithit, e metaleve etj. Besëlidhja e Lezhës u krijua si një aleancë politike dhe ushtarake e luftës së përbashkët të fisnikëve shqiptarë kundër pushtuesve osmanë. Në krye të Besëlidhjes dhe të organeve ushtarake e financiare të saj u caktua një udhëheqje e vetme, e kryesuar nga Skënderbeu. Prandaj, edhe pse Besëlidhja kishte karakterin e një aleance politike e ushtarake, me vendimet e Kuvendit të Lezhës u bë një hap i madh e vendimtar përpara drejt bashkimit politik të vendit dhe krijimit të një pushteti qendror për të gjitha viset e lira shqiptare, pushtet që u përfaqësua nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.Detyrat e anëtarëve të Besëlidhjes

Anëtarët e Besëlidhjes Shqiptare synonin që, në kuadrin e saj, të ruanin autonominë e tyre dhe Skënderbeu, si kryetar i saj, të mos ndërhynte në zotë-rimet e të tjerëve, por të ishte si “i parë ndërmjet të barabartëve”. Secili prej anëtarëve të Besëlidhjes kishte trupa të veçanta për të mbrojtur zotërimet e interesat e veta dhe ruante të drejtën të kishte marrëdhënie vetjake me vende e forca të tjera politike jashtë Besëlidhjes. Realisht vendimet e Kuvendit i dhanë Skënderbeut një pozitë të veçantë ndaj fisnikëve të tjerë shqiptarë, dhe këta, siç shprehej Gjon Muzaka, në kushtet e rrezikut të pushtimit osman, ishin të de-tyruar “t`i bindeshin” atij. Kryengritja fitimtare e vitit 1443 dhe Kuvendi i Përgjithshëm Shqiptar i 2 marsit 1444 shënuan një kthesë vendimtare në luftën kundër pushtimit të huaj osman dhe hapën rrugën e zhvillimit të vrullshëm të procesit të bashkimit politik dhe shpirtëror të banorëve të krahinave të ndryshme shqiptare.

rekrutohen studentë për studime ushtarake në institucionet e larta arsimore ushtarake të italisëQendra e Personel rekrutimit kërkon të rekrutojë studentë për studime ushtarake në institucionet e larta arsimore ushtarake të Italisë. Gjithsej janë 4 (katër) të drejta studimi dhe konkretisht tek:

Akademia Ushtarake e Modenës, specialiteti “gjitharmësh” 1 (një) vend, specialiteti “karabinieri” 1 (një) vend,

Akademia detare Livorno 1 (një) vend

Akademia e Forcave Ajrore Napoli 1 (një) vend.

Kriteret e pranimit të kandidatëve, dokumentet për regjistrim (formu-lari i aplikimit në formatin word), datat e testimit, si edhe tabelat me pikët i gjeni edhe në format elektronik (dokumentacioni në formatin pdf).

Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë QPr është deri në 21 mars 2016.

adresa: rruga e Dibrës, Garnizoni Skënderbej, Tiranë,Tel: +355 42348588

NjoFTiM

Page 12: Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës forca detare · 2016. 3. 4. · “Nxënia dhe mësimi, arsimimi, edu-kimi, shkollimi, duhet të jetë ashtu siç është për

ushtriaE prEmtE, 4 mArS 201612 nato

Iniciativa e Bashkëpunimit të Stambollit (ICI) e NATO-s, filloi në Samitin e Aleancës në qytetin turk Stamboll, në qershor të vitit 2004. Iniciativa e Bashkëpunimit të

Stambollit ka për qëllim të kontribuojë në sig-urinë afatgjatë globale dhe rajonale në vendet e Lindjes së Mesme e më gjerë në rajon, nëpërm-jet bashkëpunimit praktik dypalësh të sigurisë me NATO-n. Këtë vit Këshilli i Atlantikut të Veriut shënon 12 vjetorin e ICI. Udhëheqësit e NATO-s vendosën për të rritur Dialogun e Mesdheut dhe Aleancës dhe për të nisur Inicia-tivën e Bashkëpunimit të Stambollit me vendet e zgjedhura në rajonin e Lindjes së Mesme e më gjerë, për një partneritet të vërtetë. Kjo nismë është një ofertë për t'u angazhuar në veprimtari praktike të bashkëpunimit të sigurisë me shtetet në të gjithë Lindjen e Mesme dhe qëndron së bashku me Programin e Partneritetit për Paqen dhe Dialogun e Mesdheut. Vetë NATO i përket këtyre partneriteteve të bashkëpunimit të sigurisë si një përgjigje ndaj sfidave të reja të shekullit të 21 dhe si një plotësues për G8 dhe vendimet e SHBA-BE për të mbështetur thirrjet për re-forma brenda rajonit të Lindjes së Mesme. ICI fokusohet në bashkëpunimin praktik në fusha ku NATO mund të shtojë vlera, sidomos në fushën e sigurisë. Fillimisht u ftuan për të marrë pjesë gjashtë vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit dhe deri më sot, janë bashkuar katër prej tyre, Bahreini, Katari, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Arabia Saudite dhe Omani kanë treguar interes për Nismën. Bazuar në pa-rimin e gjithëpërfshirjes, Iniciativa, megjithatë është e hapur për të gjitha vendet e interesuara të rajonit të Lindjes së Mesme e më gjerë, që të regjistrohen në qëllimet dhe përmbajtjen, duke përfshirë luftën kundër terrorizmit dhe përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë. Çdo vend i in-teresuar do të shqyrtohet nga Këshilli i Atlantikut të Veriut rast pas rasti dhe në bazë të meritave të tij. Pjesëmarrja e vendeve të rajonit në Nismën, ritmin si dhe shkallën e bashkëpunimit të tyre me NATO-n do të varet në masë të madhe në reagimin e tyre individual dhe nivelin e interesit. ICI bazohet në një numër parimesh të rëndë-sishme, duke përfshirë: jo diskriminimit: të gjithë partnerët ICI janë ofruar në të njëjtën bazë për bashkëpunimin e tyre me NATO-n. Vetë-difer-encimit: qasje të përshtatura për nevojat specifike të secilit prej vendeve partnere të ICI. Veçanër-isht Programet e Bashkëpunimit të Partneritetit

Individual (IPCP), lejojnë vendet e interesuara të ICI dhe NATO për të formuar bashkëpunimin e tyre praktik në një mënyrë më të mundshme dhe të fokusuar, duke bërë të mundur vendet e intere-suara për të përshkruar objektivat kryesore afat shkurtër e afat gjatë dhe të bashkëpunimit të tyre me Aleancën, në përputhje me objektivat dhe poli-tikat e NATO-s për Iniciativën e Bashkëpunimit të Stambollit. Përfshirja: të gjitha vendet ICI duhet të shohin veten e tyre si aktorë të së njëjtës përpjekje bashkëpunuese. Dy rrugët e angazhimit: ICI është një partneritet “me dy drejtime”, në të cilën NATO kërkon kontributin e partnerëve për të pasur sukses, përmes një procesi të rregullt të konsultimit; theks i veçantë është vendosur në bashkëpunimin praktik. Jo imponimit: Partnerët e ICI janë të lirë për të zgjedhur ritmin dhe shkallën e bashkëpunimit të tyre me Aleancën; NATO nuk ka dëshirë të imponojë asgjë mbi ta. Komplemen-tariteti dhe përforcim të ndërsjellë: Përpjekjet e ICI

dhe institucionet e tjera ndërkombëtare për rajonin janë komplementare dhe reciprokisht përforcuese në natyrë. Diversiteti: ICI respekton dhe merr parasysh kontekstet specifike rajonale, kulturore dhe politike të partnerëve përkatës.

ICI ofron bashkëpunimin praktik me vendet e interesuara në Lindjen e Mesme në fusha të nry-shme.Iniciativa ofron një “meny” të aktiviteteve bilaterale që vendet mund të zgjidhni nga, e cila përfshin një sërë fushash të bashkëpunimit, duke përfshirë: Këshilla të përshtatura për transformim-in e mbrojtjes, buxhetit të mbrojtjes, planifikimin e mbrojtjes dhe marrëdhëniet civilo-ushtarake; Bashkëpunimit ushtarak për të kontribuar në ndërveprimin përmes pjesëmarrjes në stërvitjet e përzgjedhura ushtarake dhe arsimit dhe trajnimit aktivitetet e lidhura që mund të përmirësojnë af-tësinë e pjesëmarrjes forcat e vendeve për të operuar me ato të Aleancës; dhe përmes pjesëmar-rjes në stërvitjet e përzgjedhura e NATO-s dhe të PfP-së dhe në operacionin e drejtuar nga NATO në një bazë rast pas rasti; bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit, duke përfshirë edhe nëpërmjet ndarjes së inteligjencës; Bashkëpunimi në punën

e Aleancës mbi përhapjen e armëve të shkatër-rimit në masë dhe mjeteve të tyre të shpërndarjes; Bashkëpunimi në lidhje me sigurimin e kufijve në lidhje me terrorizmin, armëve të vogla dhe armëve të lehta dhe luftën kundër trafikimit të paligjshëm-planifikimin e emergjencave civile, duke përfshirë edhe të marrin pjesë në kurset e trajnimit dhe ushtrimeve për ndihmë në raste fatkeqësish.

NaTo dhe Kuvajti, bashkëpunim në një nivel të ri

Në vizitën e tij në Kuvajt Siti më 29 shkurt 2016 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nënshkroi një marrëveshje tranziti midis NATO-s dhe Kuvajtit. Për shtetin e Kuvajtit, nënshkroi zëvendës kryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Sheikh Sabah Khaled Al-Sabah. Marrëveshja e parë e NATO-s në rajonin e Gjirit, do të lehtësojë tranzitin e personelit, furnizimet dhe pajisjet për misionin Resolute Sup-port në Afganistan. Kjo marrëveshje gjithashtu do të bëjë çdo aktivitet të ardhshëm të NATO-s shumë më efektiv në rajon. “Jam i kënaqur që jam këtu me ju në Kuvajt. Kjo është vizita ime e parë në vendin tuaj, si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s”, tha Jens Stoltenberg. “Kuvajti ka qenë prej kohësh një partner i fortë dhe i përkushtuar për NATO-n”, tha ai. Duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e dialogut politik dhe bashkëpunimin midis vendeve të NATO-s dhe të Gjirit, në vitin 2004, Kuvajti u bë “vendi i parë për t'iu bashkuar Nismës së Bashkëpunimit të Stambollit, ICI”. Ai ishte vendi i parë në rajon “për të pritur takimet e vendeve të Gjirit dhe Këshillin e Atlantikut të Veriut”. Ai ishte vendi i parë ICI që “nënshkroi një marrëveshje të sigurisë së informacionit me NATO-n, për të lehtësuar ndjeshëm shkëmbimin e informacionit”. Ai ishte i pari për të rënë dakord në Partneritet individuale dhe Programin për bashkëpunim me NATO-n, “në bashkëpunimin tonë për nevojat specifike të vendit tuaj”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. “Sot, vendet tona ballafaqohen me shumë sfida. Sfidat nga shtetet e dështuara në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë, sfidat e ekstremizmit dhe terrorizmit, përhapjes së teknologjisë balistike raketore dhe e armëve të shkatërrimit në masë”. Kuvajti ka treguar lidership në promovimin e sigurisë rajonale, duke luajtur një rol të rëndë-sishëm në luftën kundër ISIS, si pjesë e Koali-cionit Global. “Ai ka treguar dhembshuri përmes punës së tij humanitare për lehtësimin e krizës së refugjatëve”. Siguria e Kuvajtit dhe e vendeve të tjera të Iniciativës së Bashkëpunimit të Stambollit është e një rëndësie kyçe strategjike në NATO, tha Stoltenberg. Në këtë klimë të jostabilitetit, është thelbësore që ne të punojmë së bashku në partner-itet. Për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për sfidat e përbashkëta. Duke qenë së bashku, ne jemi më të fortë”. Historia e gjatë e Kuvajtit në partneritet

Për rritje të stabilitetit në

rajonin e Lindjes së Mesme

Bashkëpunimi

MiMoZa GoliKJa

Page 13: Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës forca detare · 2016. 3. 4. · “Nxënia dhe mësimi, arsimimi, edu-kimi, shkollimi, duhet të jetë ashtu siç është për

ushtriaE prEmtE, 4 mArS 2016 13nato

me NATO-n, dhe vendndodhja e tij strategjike në Gji, “e bëjnë atë partner ideal për NATO-n në trajtimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, duke përfshirë edhe kërcënimin e paraqitur nga ISIS. Kjo është arsyeja pse kjo marrëveshje transiti NATO-Kuvait që kemi nënshkruar është aq e rëndësishme. Ky është një shembull tjetër në bashkëpunimin tonë”. Kjo marrëveshje do të lehtësojë tranzitin e personelit, furnizimet dhe pajisjet “për Misionin tonë Resolute Support në Afganistan”. Ajo gjithashtu, çdo aktivitet të ardhshëm të NATO-s në rajon “do ta bëjë në mënyrë të konsiderueshme më efektive”. Kjo është marrëveshja e parë e tillë që NATO ka nënshkruar në rajonin e Gjirit. “Falënderoj Kuvajtin dhe shpresoj se kjo do të çojë në marrëveshje të ngjashme me vendet e tjera në rajon”. Stoltenberg tha se Qendra Rajonale e parë NATO-ICI do të jetë një pikë e rëndësishme për bashkëpunimin e NATO-s me Kuvajtin dhe vendet e tjera të ICI, gjithashtu si dhe vendet e tjera në Gji, të tilla si Arabia Saudite dhe Omani, si dhe me Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit. Kjo qendër është një tjetër shenjë konkrete e pjekurisë së arritur në bashkëpunimin e NATO-s nën Ini-

ciativën e Bashkëpunimit të Stambollit. “Vendet tona ndajnë të njëjtat sfida. Ne përballemi me të njëjtat kërcënime. Ne ndajmë të njëjtën dëshirë për paqen dhe sigurinë. Pra, në emër të Aleancës së NATO-s, do të doja të falënderoj Qeverinë e Kuvajtit për mbështetjen e saj të fortë dhe të qëndrueshme, dhe për nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

Siguria e rajonit të Gjirit është e lidhur me sigurinë e aleancës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stol-tenberg duke folur në Qendrën Rajonale NATO-ICI, vlerësoi angazhimin e Kuvajtit dhe vizionin në sjelljen e NATO-s më pranë rajonit të Gjirit. Si prani e parë e Aleancës në Gji, Qendra Rajonale e NATO-ICI do të jetë një qendër për bashkëpunim

praktik të NATO-s me Kuvajtin dhe partnerët e tjerë ICI, si Arabia Saudite dhe Omani. “Sot, ne jemi duke nisur partneritetin tonë në nivelin e ardhshëm”, tha Sekretari i Përgjithshëm. Qendra NATO-ICI do të nxisë bashkëpunimin ndërmjet partnerëve të NATO-s dhe të Gjirit në një numër fushash, duke përfshirë analizën strategjike, planifikimin e emergjencave civile, bashkëpunimit

ushtarak dhe diplomacisë publike. Ai gjithashtu do të shërbejë si një lidhje midis rajonit të Gjirit e NATO-s, për të ndarë ekspertizën dhe për të përmirësuar të kuptuarit. Gjatë vizitës së tij, Stol-tenberg theksoi se siguria e rajonit të Gjirit është e lidhur drejtpërdrejt me sigurinë e Aleancës. Ai vlerësoi rolin aktiv Kuvajtit në nxitjen e stabilitetit rajonal dhe mbështetjen e luftës së koalicionit ndërkombëtar kundër ISIL. Sekretari i Përgjith-shëm gjithashtu përgëzoi udhëheqjen e Kuvajtit në reagimin ndaj emergjencave humanitare, të tilla si kriza e refugjatëve sirianë. “Në një botë të rrezikshme, NATO dhe Kuvajti janë në të njëjtin objektiv: për të ruajtur paqen. Pra, është e rëndë-sishme që ne të bashkëpunojmë edhe më ngushtë në vitet në vazhdim”, tha Stoltenberg. Pikërisht në kuadër të thellimit të bashkëpunimit të NATO-s me Kuvajtin, sipas burimeve të NATO-s, ishte dhe marrëveshja e tranzitit NATO-Kuëait që Sekretari i Përgjithshëm nënshkroi me Zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Sheikh Sabah Khaled Al-Sabah. Kjo marrëveshje, e parë e NATO-s në rajonin e Gjirit, lejon lëvizjen e per-sonelit të NATO-s dhe pajisjet ushtarake përmes Kuvajtit. “Kjo do të mundësojë përmirësimin e mbështetjes logjistike për misionin Resolute Support të NATO-s në Afganistan dhe për mis-ione të tjera në të ardhmen, duke kontribuar në sigurinë ndërkombëtare. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjithashtu u takua në Kuvajt me Emirin e Shtetit të Kuvajtit, Madhërinë Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, kryeministrin, Shkëlqesinë e tij Sheikh Jaber Al Mubarak-Hamad Al-Sabah dhe Presidentin By-

rosë së Sigurimit Kombëtar e Kuvajtit, Shkëlqesinë e tij Sheikh Thamer Ali Al-Sabah.

NaTo qëndron me irakun në luftën kundër ekstremizmit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg vlerësoi trimërinë e forcave irakiane të sigurisë dhe theksoi mbështetjen e NATO-s, gjatë vizitës zyrtare në Irak më 1 mars 2016. Në Bagdat në takimin me kryeministrin Al-Abadi, Stoltenberg vlerësoi suksesin e forcave irakiane në kthimin prapa të ISIS dhe rimarrjen e territorit në Ramadi dhe gjetkë. Ai përshëndeti përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë për të ndërtuar besim në të gjithë komunitetet e ndryshme të Irakut, e cila është jetike për stabilitetin afatgjatë të vendit. Stol-tenberg po ashtu theksoi angazhimin e NATO-s për një partneritet të qëndrueshëm me Irakun. Për më shumë se një dekadë, NATO dhe Iraku kanë punuar së bashku, në rritjen e dialogut të sigurisë dhe promovimin e zhvillimit të forcave irakiane të sigurisë nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve, edukimit dhe trajnimit. “Këtë muaj, NATO do të fillojë trajnimin e zyrtarëve irakianë në Jordani, për Ndërtimit e Kapaciteteve të Mbrojtjes si pjesë e Paketës së NATO-s për Irakun”, tha Sekretari i

Përgjithshëm. “Zyrtarët e Irakut do të marrin tra-jnim në fushat kryesore prioritare, duke përfshirë luftën kundër pajisjeve plasëse të improvizuara, mjekësi ushtarake dhe planifikimin civil-ushtarak. Ekspertët e NATO-s do të japin këshilla për për-pjekjet e Irakut në reformat e sektorit të sigurisë në vazhdim”. Sekretari i Përgjithshëm u takua gjithashtu me presidentin Fouad Massoum dhe ministrin e Mbrojtjes Khaled al-Obaidi, duke nënvizuar angazhimin e NATO-s për dialog të nivelit të lartë politik me Irakun. Në takimet e tij bilaterale, Stoltenberg theksoi përpjekjet e NATO-s për të rritur mbështetjen për Koalicionin Global kundër ISIS. Muajin e kaluar, ministrat e Mbrojtjes të NATO-s ranë dakord në parim për të përdorur avionë të vëzhgimit AWACS të NATO-s duke rritur aftësinë e koalicionit për të degraduar dhe shkatërruar ISIS. Sekretari i Përgjithshëm theksoi se duke punuar shumë ngushtë së bashku, NATO dhe Iraku mund të rrisin stabilitetin në rajonin e Lindjes së Mesme.

NaTo dhe Emiratet e Bashkuara arabe rri-sin bashkëpunimin në adresimin e sfidave të përbashkëta

NATO dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) shprehën vendosmërinë e tyre për të zgjeruar bash-këpunimin në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, gjatë vizitës zyrtare që Sekretari i Përgjithshëm i NATOs, Jens Stoltenberg, zhvilloi në Abu Dhabi më 2 mars 2016.

Gjatë bisedimeve me homologët e tij, Stol-tenberg mirëpriti mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe për operacionet e drejtuara nga NATO në mbarë botën. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdul-lah bin Zayed al-Nayan. Në takim, Stoltenberg vlerësoi kontributin e Emirateve “në misionet e drejtuara nga NATO në Bosnje, Libi dhe Af-ganistan”. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës tha se Emiratet e Bashkuara Arabe, është një nga partnerët më aktive dhe të vlefshme të NATO-s në kuadrin e Nismës së Bashkëpunimit të Stam-bollit (ICI) dhe vuri në dukje se bashkëpunimi praktik i zhvilluar së bashku ndihmon sigurinë dhe stabilitetin e projektit jashtë vendit. Sekretari i Përgjithshëm theksoi partneritetin e fortë të Emirateve të Bashkuara Arabe me NATO-n dhe rrugët për bashkëpunim të mëtejshëm. Në vitin 2012, Emiratet e Bashkuara Arabe, ishin vendi i parë dhe i vetëm në Lindjen e Mesme ose Afrikës së Veriut që filluan një mision të NATO-s. Emira-tet e Bashkuara Arabe kanë mbajtur konsultime të përbashkëta dhe ushtrime me NATO-n në fusha të shumta, duke përfshirë sigurinë detare, kundër-piraterisë, armëve dhe sigurinë e energjisë. Stoltenberg theksoi se “ka hapësirë për më shumë pjesëmarrje nga Emiratet e Bashkuara Arabe në stërvitjet e NATO-s dhe programet e ndërveprimit, si dhe punën e mëtejshme të përbashkët në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe planifikimin e emergjencave civile”. Sekretari i Përgjithshëm u takua edhe me ministrin e Mbrojtjes, Moham-med Ahmed Al Baëardi Al Falasi, të Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Tahnoun bin Zayed Al-Nahyan. Në takimet e tij bilaterale, Stoltenberg theksoi se siguria e rajonit të Gjirit është i lidhur me sigurinë e NATO-s. Ashtu si NATO dhe Emiratet e Bashkuara Arabe përballen me një situatë të paqëndrueshme të sigurisë dhe forca të tilla si ISIS, që kërkojnë për të përmbysur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Këto sfida të sigurisë, tha Sekretari i Përgjithshëm, e bëjnë bashkëpunim më të ngushtë të vlefshm. Ai shtoi se NATO dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndajnë të njëjtat aspirata për paqe dhe stabilitet në rajonin e Gjirit dhe më gjerë.

Gjatë qëndrimit të tij zyrtare në Abu Dhabi, Sekretari i Përgjithshëm vizitoi edhe Qendrën e Përbashkët Operacioni në bazën franceze Detare në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai u takua me Komandantin e Zonës Detare të Oqeanit Indian, nënadmiralin Antoine Beaussant.

Page 14: Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës forca detare · 2016. 3. 4. · “Nxënia dhe mësimi, arsimimi, edu-kimi, shkollimi, duhet të jetë ashtu siç është për

ushtriaE prEmtE, 4 mArS 201614 histori

Nën udhëheqjen e Ndrecë

Ndue Gjokes u formua

Këshilli Antifashist.

Ky organizimi i këshil-

lave nuk shihej në sy të

mirë nga qarqet fashiste.

Ndrecë Ndue Gjoka ishte

mjaft i dashur me nxë-

nësit, u bë mjaft i afërt

për zonën dhe pothuaj

tani ishte shtyllë qendrore

e të gjitha ndryshimeve që

zhvilloheshin. Me njerëzit

që bashkëpunonte më

shumë ishin kryetari i

rrethit Tunë, si dhe Mar-

jan Dedaj, pastaj Nikoll

Mrijaj, Markë Laskaj,

Uke Bekaj, Mhill Ndrecaj,

Pjetër Jaku, Gjon Lleshi,

Gjon Frroku, Pjetër dhe

Prek Gjergji etj.

Fëmijëria dhe shkollimiNdrecë Ndue Gjoka u rrit në kushte

jashtëzakonisht të vështira sikurse dhe shumica e moshatarëve të tij të varfër të Mirditës. Ai u rrit në kushte të mjerimit, të cilat përkojnë dhe me legjendën e Migjenit. Kalitja e tij me tërë virtytet e një burri të kohës u bë ne Bisak, që ishte një kështjellë odash e trimërie, kresh-nikësh dhe bujarie të kohës. Në moshën shtatë vjeçare ju përkushtua shkollës dhe alfabetit. Ndreca u vendos me banim në konviktin shkollor që mbante emrin “Mirdita” në Orosh, çerdhe që grumbullonte nga tetë fëmijë për bajrak. Mësimet e para të shkollimit fillestar i mori në Orosh. Këtu mori kontaktet e para me Bardhok Bibën.

Mësuesit e shkollës te Ndreca vërejtën se nxënësi ishte inteligjent, i zgjuar dhe i shkathtë, shkruante bukur dhe zhvillonte me kujdes në veçanti lëndën së aritmetikës. Duke fituar be-sim tek mësuesit, ata bënë çmos që të vazhdonte mësimet e larta në shkollën Normale të Elbasanit. Shkolla Normale e Elbasanit në atë kohë drejtohej nga pedagogu, studiuesi dhe atdhetari i devotshëm, Aleksandër Xhuvani, dhe të tjerë profesorë, të cilët ndikuan dukshëm në ngritjen e Ndrecës. Këtu u formua dhe shoqata atdhetare “Naim Frashëri”, ku Ndreca ishte anëtar i saj dhe punoi me përkushtim të madh. Në shkollën Normale të Elbasanit ai u njoh më mirë me traditat atdhetare. Vetë shkolla ishte shquar si vatër e përgatitjes së intelektualëve të përhapjes së dritës dhe të arsimit në popullor.

Ndreca po angazhohej me gjithë shpirt në procesin edukativo-mësimor duke qenë mjaft aktiv në aktivitetet jashtë mësimore që zhvilloheshin në shkollë. Ishte nxënës i dalluar, i ku-jdesshëm dhe i shkathtë në mësime, dhe shumë shpejt u afirmua në mesin e shokëve të klasës dhe të shkollës.Mësues në Shkodërdhe në Kosovë

Në vitin 1939 me përfundimi e shkollës largohet nga Elbasani për ta vazhduar detyrën e mësuesit. Pasi qën-dron disa kohë pa punë, në vitin 1940

emërohet mësues në fshatin Linaj të rrethit të Shkodrës. Kështu në moshën njëzet vjeçare, ngjitej bjeshkëve me çantën e mbushur me lapsa dhe fletore. Me ato pak libra, ai kaloi maleve, nga fshati në fshat, dhe po ndizte zemrat e vogëlushëve malësorë, duke ju mësuar me zemër shkrim dhe leximin. Vocër-rakët i mblidhëte në kasolle, dhe ju mësonte gërmat e alfabetit shqip në dërrasën e nxirë me tym pishe. Pas punës një vjeçare në shkollën fillore në Linaj të rrethit të Shkodrës, me urdhrin e Ministrisë së Arsimit, bashkë me shumë mësues të tjerë nga Shqipëria u emërua mësues në shkollat kombëtare në Kosovë.

Emërimi i tij u bë në shkollën e fshatit Zllakuqan që atëherë i takonte prefekturës se Istogut. Fshati dhe mjedis njihej për sakrificat e bëra për dije, që nga shkolla e parë e Shtjefën Gjeçovit e hapur në qelin e Kishës me 25 korrik 1897. Kjo trevë kishte bërë traditë për-pjekjet dhe përkushtimin për mësim dhe dije. Me ardhjen e Ndrecë Ndue Gjokës edhe një herë shpërtheu me tërë vrul-

lin puna për arsimim dhe vetëdijësim kombëtar. Ndrecë Ndue Gjoka vazhdoi rrugën e nisur nga nga martirët e parë të kësaj shkolle si Shtjefen Gjeqovi, At Papsi, At Engjëll Palaj, Ndue Vorfi, duke u bërë njeriu më i dashur në fshat dhe tërë rrethinë.

Nën udhëheqjen e Ndrecë Ndue Gjokes u formua Këshilli Antifashist. Ky organizimi i këshillave nuk shihej në sy të mirë nga qarqet fashiste. Ndrecë Ndue Gjoka ishte mjaft i dashur me nxënësit, u bë mjaft i afërt për zonën dhe pothuaj tani ishte shtyllë qendrore e të gjitha ndryshimeve që zhvilloheshin. Me njerëzit që bashkëpunonte më shumë ishin kryetari i rrethit Tunë, si dhe Marjan Dedaj, pastaj Nikoll Mri-jaj, Markë Laskaj, Uke Bekaj, Mhill Ndrecaj, Pjetër Jaku, Gjon Lleshi, Gjon Frroku, Pjetër dhe Prek Gjergji etj.

Por, pushtuesit fashist italian shpesh do të viheshin në gjurmë të aktiviteteve të tij dhe e arrestuan në një orë mësi-more para nxënësve të tij. Në shkurt të vitit 1943 e burgosën përsëri dhe më pas edhe në fillimin e vitit 1944 në

burgun e Istogut. Okupatori pushues e kishte halë në sy, por edhe sistemi që po ngrihej nga partizano-komunist serb, sepse shumë çetnik, po merrnin pozita drejtuese në zonë. U bënë dhe disa përpjekje për ta likuiduar, kështu që Ndreca u detyrua të largohej për në Shqipëri.Luftëtarë në lëvizjen çlirimtare

Ndrecë Ndue Gjoka vitet e fillimit të Lëvizjes Nacionalçlirimtare do ta gjenin me punë në Kosovë. Ai ishte emëruar mësues në Zllatkuqan të Istokut, Pejës, Kosovë. Në këto vite sipas dhe dësh-mimtarëve të kohë ai punoi me përkush-tim për të mësuar nxënësit shqiptar të cilët kishin shumë nevojë për dije e arsim. Gjatë gjithë kohës, Ndrecën e gjeje mes nxënësve dhe fshatarëve, mes kolegësh dhe miqsh duke biseduar për kulturën, traditat dhe luftërat e popullit shqiptarë në shekuj. Në këto treva ai mësoi shumë dhe u njoh me traditat kosovare. Ai ju përkushtua punës për përhapjen e dritës, të diturisë edhe pse në kushte shumë të vështira. Puna e tij u vlerësua shumë nga të njohurit e tij,

sepse ai punonte me një ngarkesë të jashtëzakonshme, me orë të zgjatura, ditë dhe natë për të përhapur dritën e dijes. Në këto kushte ai e përkrahu lëvizjen çlirimtare në Kosovë dhe u aktivizuar duke u shquar si veprimtar i LANÇ-it.

Si mësues e veprimtar politik-shoqëror në fushën e arsimit, ai tërhoqi vëmendjen e forcave regresive dhe të pushtuesit. Gjatë viteve të punës në Zl-latkuqen, Ndreca u vlerësua për punën e kontributin e tij nga nxënësit dhe populli. Qëndrimi në Kosovë ishte bërë tashmë i pamundur, ndaj në pranverën e vitit 1944, Ndreca kthehet në Mirditë.

Ai menjëherë hyri në lidhje e punoi në terren si veprimtar i LANÇ-it. Njohja që kishte me Bardhok Bibën në vitet e studimit në Orosh, por dhe në Shkodër, bëri që të lidhej dhe të bash-

Me rAStin e 70-vJetorit të rënieS Së ndrec ndue GJoKëS

mësues luftëtar dhe komisar drite

prof. asoc. Dr. bernarD ZotaJ

Page 15: Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës forca detare · 2016. 3. 4. · “Nxënia dhe mësimi, arsimimi, edu-kimi, shkollimi, duhet të jetë ashtu siç është për

ushtriaE prEmtE, 4 mArS 2016 15histori

jetëshkrimiPas çlirimit të vendit Ndrecë Ndue Gjoka u përqëndrua në fushën e arsimit, fillimisht në hapjen e shkollave fillore në mjaft fshatra të Mirëditës. Ai arriti të aktivizojë djemtë që kishin mbaruar konviktin e Oroshit, si dhe mjaft të tjerë që kishin mbaruar pak arsimin fil-lor. Që në dhjetor të vitit 1944 hapi në Mirditë pesë shkolla. Organizoi seminare teorike-praktike me tema përgatitore, si dhe emëroi mësues nëpër fshatra, për të hapur shkolla e pët të luftuar analfabetizmin në mosha të ndryshme. Ai shtroi detyra tek mësuesit e rinj për të mundësuar plotësimin e bazës materiale dhe çdo gjëje që i nevojitej atij aksioni të madh. Për dërrasa të zeza apo tabela u përdoren rrasat e guri, ku shkruhej me copa tjegulle, gëlqereje, etj. Fletoret dhe lapsat që mund të siguronte i ndante në dy-tri pjesë etj.

këpunonte me Çetën Partizane Pukë-Mirditë. Shoku i armëve, Bardhok Biba tashmë ishte komisar i çetës. Në këtë kohë në rrethin e Mirditës kishin ardhur dhe po zhvillonin luftime kundra armikut dhe bashkëpunëtorëve të tyre forcat e Dv. II S.

Ndreca mori pjesë në shumë luftime e beteja, si dhe në Gëziq e për çlirimin e Shënpalit më 26 tetor 1944 nga nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Partizanët e Br. VII S duke bash-këvepruar me popullin dhe forcat partizane të zonës së Shënpalit, po i bënin ballë luftimeve të armikut si dhe pasuesëve të tyre. Batalioni i parë i kësaj brigade, në bashkëpunim me luftëtarët vendas si Bardhok Biba, Ndrecë Ndue Gjoka e të tjerë, ndihmonin edhe në ngritjen e këshillave nacionalçlirimtare, organizonin komandat e vendit etj.

Punë të mirë u bë dhe me gratë, ku u thyen praktikat e vjetra dhe gruaja doli në mbledhje, në kuvende me burrat, me luftëtaret gra dhe për të drejtat e barabarta me burrat etj.

Komisari i dritësPas çlirimit të vendit Ndrecë Ndue

Gjoka u përqëndrua në fushën e arsimit, fillimisht në hapjen e shkollave fillore në mjaft fshatra të Mirëditës. Ai arriti të aktivizojë djemtë që kishin mbaruar konviktin e Oroshit, si dhe mjaft të tjerë që kishin mbaruar pak arsimin fillor. Që në dhjetor të vitit 1944 hapi në Mirditë pesë shkolla. Organizoi seminare teorike-praktike me tema përgatitore, si dhe emëroi mësues nëpër fshatra, për të hapur shkolla e pët të luftuar analfabetizmin në mosha të ndryshme. Ai shtroi detyra tek mësuesit e rinj për të

mundësuar plotësimin e bazës materiale dhe çdo gjëje që i nevojitej atij aksioni të madh. Për dërrasa të zeza apo tabela u përdoren rrasat e guri, ku shkruhej me copa tjegulle, gëlqereje, etj. Fletoret dhe lapsat që mund të siguronte i ndante në dy-tri pjesë etj.

Në një relacion që Bardhok Biba dërgonte në Qarkorin e Shkodrës më 23 maj 1945, thuhet se në këtë rajon shifet ndryshimi i së kaluarës me të tashmen. Janë hapë 3 shkolla dhe 35 kurse, ndër të cilat ajo e Rëshenit, e Prosekut, e Selitës dhe e Ranxës kanë ecë mjaft përpara, por prapë se prapë mungojnë materialet shkollore, librat etj.

Kjo iniciativë e Ndrecë Ndue Gjokës bëri të mundur hapjen e 52 shkollave fillore, si dhe mbi 47 kurse kundër analfabetizmit, kur ende nuk kishte vendim e ligj të qeverisë. Kjo punë kolosale me vlera të pallogaritshme për popul-lin, ku mbi 90 % ishin analfabet në rrethin e Mirditës. Me punë e kon-tribut, me përkushtrim dhe sakrificë deri në kufij, u arrit një suksesi i madh duke hapur dritën në Mirditë, duke realizuar ëndrrat e fëmijëve e të popullit të shumëvuajtur për arsim e kulturë.

Raksioni në Mirditë, nën drejtimin e Komitetit të Maleve, kishte filluar të hidhej në veprim dhe të vrisnin anëtarë të këshillave, kuadro, vullnetarë që shkonin në aksione etj. Kështu në shkollën e fshatit Nënshat, në sy të nxënësve u masakrua mësuesi Ndue Gjin Tuçi. Pritë ju bë dhe Ndrecë Ndue Gjokës në Qafën e Varrës. Bardhok Biba do të njoftonte se, është vra sot në ora tetë të mëngjezit, në afërsi të Qafë Varrës, tue ardhë prej Kalori, për në

Shënpal. Lajmi për vrasjen e mësuesit të dritës u përhap në të gjithë Mirditën. U pikëlluan burrat, gratë dhe fëmijët e vegjël për humbjen e mësuesit të dritës, të arsimit.Përkujtimi

Pas vrasjes më 17 shkurt të vitit 1946, për figurën e Ndrecë Ndue Gjoka është shkruar vazhdimisht në shtypin e kohës. Për mësuesin e dritës janë bëri poezi dhe shkruar tregime, janë bërë monografi dhe është shkruar në mjaft

libra. Për mësuesin hero janë ngritur buste, ndërsa shkolla shkolla dhe rrugë mbajnë emrin e tij. Por monumenti më i bukur dhe më frymëzues për jetën dhe veprëen e tij mbetet filmi artistik me emrin “Komisari i Dritës”, i cili edhe sot pas disa dekadash që është realizuar ndiqet me shumë dashuri dhe mirën-johje nga mbarë populli ynë liridashës dhe arsimdashës. Ndrec Ndue Gjoka Ai është shpallur Dëshmor i Atdheut dhe Mësues i Popullit..

Ndrecë Ndue Gjoka lindi në Bisakë të Fanit në vitin 1919. Nga viti 1926 deri në 1931 vazhdoi mësimet në konviktin “Mirdita” të Oroshit. Më tej përfundoi studimet në Normalen e El-basanit në vitin 1939. Me formimin e shoqata atdhetare “Naim Frasheri”, në vitet e shkollës, ishte ndër anëtarët e saj dhe zhvilloi veprim-tari patriotike. Në vitin 1940 emërohet mësues në Linaj të Shkodrës.Në vitin 1941, e emrojnë mësues në Zllatkuqan të Istokut, Pejës, Kosovë, ku punoi deri në pra-nëverë të vitit 1944. Pjesëmarrës në LANÇ-in, në forcat territoriale dhe bashkëpunoi me Çetën Partizane Pukë-Mirditë.Në vitet 1945-1946 hapi mbi 51 shkolla dhe 47 kurse kundër analfabetizmit në rrethin e Mirëditës. Brenda kësaj periudhe numri i nxënsve arriti në 2641, nga 201 nxënës që kishte në kohën e mbretërisë. Në këto vite emërohet kryemësues dhe përgjegjës i arsimit në rrethin e Mirditës. Ai ishte anëtar i Frontit Demokratik të Mirditës. Fali botërisht gjakun e vëllait të tij dhe kryesoi komisionin e pajtimit të gjaqeve në krahinë.Për punën e bërë Prefektura e Shkodrës në nën-tor të 1945 dekorohet me “Medaljen e Artë të Arsimit”. Në vitin 1956 Presidiumi i Kuvendit Popullor i akordon titullin e lartë “Mësues i popullit”. Në prill 1994 me dekret të Presiden-tit të Republikës dekorohet me urdhërin “Naim Frashëri i Klasit të Parë”.

Page 16: Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës forca detare · 2016. 3. 4. · “Nxënia dhe mësimi, arsimimi, edu-kimi, shkollimi, duhet të jetë ashtu siç është për

ushtriaE prEmtE, 4 mArS 201616

adresa: rruga e Dibrës/ Garnizoni “Skënderbej” http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria

Atletja më e mirë shqiptare, pjesë e Policisë Ushtarake të FA

Luiza Gega e cila theu rekordin

kombetar per sallat e mbyl-

lura, dhe gjithashtu regjistron

kohën e dytë më të mirë në

europë për garën 1500m në sallat e

mbyllura pas siffan Hassan dhe vendin

e 8 në botë, me kohën 4’06”89. Ajo u

nderua me medalje ari duke i dhënë 8

pikë të vlefshme ekipit Kombëtar për

renditjen sipas shteteve.

Ministrja e mbrojtjes Znj. Mimi Kodheli:

“e dini që atletja më e mirë shqiptare

është pjesë e Policisë Ushtarake të

FA? Është Luiza

Gega dhe ka dalë

e para edhe në

Mitingun e stam-

bollit. rio 2016

po afron. Forcat

e Armatosura

të shqipërisë

i kanë sytë

nga ti kam-

pione, kombi

gjithashtu.”