m revista shkollore odelm - qamil batalli · 2019. 6. 12. · revista shkollore – model 3 shkolla...

36
INTERVISTA ME DREJTORIN E ARSIMIT NË PRISHTINË MUZIKË & INTERVISTA PËRMBLEDHËSE ME NXËNËS AKTIVITETE TË NDRYSHME TË SHKOLLËS POEZI, BIOGRAFI, SPORT, KULTURË, KËNDE, ETJ. M ODEL Revista Shkollore m Revistë shkollore | Viti 4, nr. 3/ 2018 | SHKOLLA FILLORE DHE E MESME E ULËT “QAMIL BATALLI“ PRISHTINË

Upload: others

Post on 15-Oct-2020

33 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL 1

INTERVISTA ME DREJTORIN E ARSIMIT NË PRISHTINË

MuzIkË & INTERVISTA PËRMblEDHËSE

ME NxËNËS

AkTIVITETE TË NDRySHME TË SHkOllËS

P O E Z I , b I O g r a f I , S P O r T , K U L T U r Ë , K Ë N D E , E T j .

MODELRevista Shkollore m

Revistë shkollore | Viti 4, nr. 3/ 2018 | SHKOLLA FILLORE DHE E MESME E ULËT “qAMIL bATALLI“ PRISHTINË

Page 2: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL2

Nx. Elonida Mehmeti – Kryetare e Këshillit të NxënësveNx. Anila Shala – nënkryetare Nx. Alketa SopjaniNx. Ujvarë KuletaArs. Shkurte Mehanolli – Kry-etare e Këshillit ArtistikMes. Valdrine Nekoviqi Mes. Diellonë Gj.-BekaEdu. Doruntina Kamberi Ars. Mynevere Qeshmexhiu Ars. Bukurije Ismajli Ars. Naim BajramiArs. Violeta IslamajArs. Sherife DalipiEdu. Albulena SahitiMes. Sevdije GashiMes. Drita IbrahimiArs. Besarta DemakuArs. Teuta Gashi Liridon Maliqi – kryeredaktor dhe lektor

FOTOGRAFITË – REDAKSIA

DIZAJNI (& LAYOUT): “ Shtypshkronja X-PRINT” – ILIR KULETA (Donator dhe vullnetar – prind i dy nxënësve të shkollës sonë)

THYERJA/RENDITJA: Drejtori i shkollës

BOTOI: Shtypshkronja “Leo Print” (ztr. Leonat Rezniqi, donator dhe vullnetar – prind i dy nxënësve të shkollës sonë)

EDITOrIaLLexues të nderuar,

Shkolla jonë vitin e kaluar është emërtuar me emrin zyrtar SHFMU “QAMIL BATAL-LI”, megjithatë për të ruajtur emrin e parë të shkollës, vitin e parë të botimit, kemi emërtuar revistën shkollore “Revista Shkollore – MOD-EL”, emërtim ky i vendosur pas shumë ideve të ndryshme që kanë buruar nga këshillat e shkollës sonë, e në fund edhe emërtim i mirat-uar nga organi më i lartë i shkollës, Këshilli Drejtues i Shkollës.Në këtë numër, të tretë të revistës, kemi punuar të gjithë për të bërë gërshetimin e ideve dhe për të vu në pah punën e mësimdhënësve në të mirë të nxënësve për zotërim të kompetencave arsi-more, rrjedhimisht për të mbetur kujtim i mirë në ju dhe në arkivin e shkollës. Jemi munduar që për ju të sjellim: poezi, in-tervista të ndryshme, këndet e secilës fushë/lëndë, ese, barcoleta, fjalë të urta, fjalëkryqe, piktura, kibernetikë, moda/ trendi, etj… Vlen të theksojmë që me punën e nxënësve, më-simdhënësve dhe prindërve tanë mburremi çdoherë, e sidomos në angazhimin e tyre për këtë revistë dhe angazhime të tjera ekstra-kurri-kulare apo jashtë-mësimore. Rrjedhimisht, pas shumë punimeve të dorëzuara në redaksi, ishte e pamundur të përfshijmë të gjitha në këto faqe, por ishte edhe shumë sfiduese se cilat punime të botohen, kështu ne u munduam të përzgjed-him më të mirën për lexuesit.Për më shumë ju sugjerojmë të lexoni revistën e përgatitur enkas për ju lexues të nderuar.

Me respekt, redaksia e shkollës!

ADRESA E SHKOLLËS: Rr. “Sami Plakolli” – nr. 141 / pranë ish- Fabrikës së Tullave;10000 PRISHTINË, KOSOVË

E-MAILI I SHKOLLËS: [email protected] Web –faqja e shkolles: www.shkollamodel.weebly.com

Faqja e shkollës ne rrjet social: www.facebook.com/ Shkolla “Qamil Batalli” - Prishtinë

REDAKSIA

Page 3: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL 3

Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” në Pr-

ishtinë u themelua më 1 shtator 2014, ne bashkepunim me MASHT dhe DKA. Për dy vite e ca muaj, kjo shkollë mbajti emrin “Shkolla MODEL”, ndërsa nga viti i kaluar kemi emërtimin zyrtar, emërtim i cili ka qenë propozim i Këshil-lit Drejtues të Shkollës, pastaj ka kaluar përmes DKA-së dhe në fund MASHT-i ka dhënë verdik-tin final për emërtim. Projekti i objektit të kësaj shkolle, (është inicuar) ka filluar nga Banka Botërore. Kjo shkollë eshtë ndër-tuar si nevojë imediate me qëllim të zbrazjes së klasëve nga numri i tepërt i nxënësve dhe reduktimi i ndërrimeve (turneve) të mësimit në shkollat përreth. Shkolla është financuar nga Banka Botërore në bashkëpunim me MASHT, ndërkaq Komu-na e Prishtinës ka ndihmuar në sigurimin e hapësirës publike/komunale të përshtatshme për këtë shkollë (projekt), e cila është me standarde të larta infrastrukturore dhe e cila plotëson të gjitha kushtet për mësimdhënie dhe mësimnxënie bashkëkohore. Institucioni disponon me një hapësirë të brendshme prej 5680 metrash katror dhe prej rreth 80 ari oborr, që ështe i përshtatshëm për numrin e nxënësve që (do të) gravitojnë ne këtë shkollë dhe me kapacitet për (rreth) 740 nxënës (për të punuar në një turn), që ngërthen në vete 43 punetorë arsimor, prej tyre, 28 mësim-dhënës, 13 staf mbështetës dhe 4 në adminis-tratë. Institucioni udhëhiqet dhe menaxhohet nga drejtori i shkollës, zyrtarja administra-tive (sekretare), nje psikologe e cila punon dy here në javë dhe bibliotekarja e shkollës. Mësimdhënësit jane të kualifikuar dhe të tra-jnuar për punën edukativo-arsimore të cilët (disa janë përzgjedhur kohë më pare) përzg-jedhen profesionalisht nga Komuna e Prisht-inës. Shkolla ka bashkëpunim të rregullt me disa shkolla të qytetit, te vendit e edhe jashtë vendit, ku mundohemi te proklamojmë një etikë të forte bashkëpunimi, e gjithashtu jemi të hapur dhe transparent për bashkëpunim me Këshillin Drejtues, Këshillin e prindërve, nxënësve, mësimdhënësve dhe komunitetin në përgjithësi, të cilët kanë role kyçe në vendim-

marrje të të gjitha proceseve që kalon shkolla. Shkolla është institucion gjithëpërfshirës e cila, veprimtarinë e vet e realizon në edukim-in dhe arsimimin e fëmijëve të moshës para-fillore, fillore dhe të mesme të ulët (5-15 vjeçarë). Në shkollën tonë përfshihet mësimi inkluziv me fëmijët me nevoja të vecanta (të cilët vijojnë mësimin në klasët e rregullta), me fëmijët e komuniteteve pakicë, pa dallim etnie apo kulture dhe fëmijët e grupeve të margji-nalizuara apo pafavorizuara, si dhe me plan të veçantë për disa fëmijë të talentuar. Në shkollën tonë bëhet përgatitja e nxënësit për jetesë të përgjegjshme në frymën e mirëkup-timit, të paqes, tolerancës, barazisë gjinore dhe në miqësi me pjesëtarët e të gjitha komu-niteteve në Republikën e Kosovës e më gjerë, gjithashtu tek nxënësit zhvillojmë respektin për mjedisin, shëndetin dhe trajtojmë respek-tin maksimal për të drejtat e të gjitha komu-niteteve.Pas vendimit të MASHT, për emërtimin e shkollës sonë me emrin SHFMU “QAMIL BATALLI”, ne së bashku me KDSH, hapëm ftesë për ofertë, për logon zyrtare të shkollës. Krahas ofertave, fillimisht seleksionuam dy më të mirat dhe pastaj vendosëm me vota unanime dhe me aklamacion për dizajnin/ log-on e ofertuar (vullnetarisht) nga autori i saj ztr. Sanin Nekoviqi.

Intervistoi: Redaksia e shkollës/ revistës

PaSQYrË E SHKUrTËr E SHKOLLËS

Page 4: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL4

Lindi në Prishtinë më 1 Shkurt 1936 dhe u nda nga jeta më 18

Janar 2009 në Prishtinë. Është njëri nga shkrimtarët tanë më të shquar për fëmijë. Njihet si poet i shquar, gazetar, studiues I letërsisë, hartues I Abetares, prozatorë, mësues e ped-agogë për fëmijë. Shkollën fillore dhe atë të mesme I kreu në vendlinjde, kurse fakultetin Filozofiko - Historik në Beograd, në grupin e pedagogjisë ku u diploma më 1963. Gjatë viteve 1956 – 1959 punoi mësues në Plesh-inë, Begracë, Kaçanik të Vjetër, Sedl-lar si dhe në Prishtinë. Më pas punoi si gazetarë e me vonë redaktor në Ra-dio Prishtinë, në emisionet për fëmijë dhe ato arsimore-pedagogjike. Më 1971 emërohet kryeredaktor I revistës letra-re për fëmijë “Pioneri” ku punoi deri në vitet e fundit të jetës, ndërsa më 1974 kalon të udhëheqë revistën arsimore - pedagogjike “Shkëndija”. Ka qenë dhe kryeredaktor në revistën e “Gazetës së pionerëve (GEP)”, po ashtu punoi dhe kontriboi në Entin e Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore të KSA së Kosovës.Me letërsi fillon të mirret që nga bankat e shkollës. Punimi I parë I botohet në revistën “Rilindja” më 1954, ku botimet e asaj kohe ishin po aq të vështira dhe prekëse mu në kohën e shpërnguljeve më dramatike dhe trag-jike nga terroret më të egra nga pushtuesit serb. Mirëpo, Qamil Batalli asnjëherë nuk u ndal së shkruari, me këmbëngulje vazhdojë të botoj libra, e të shkruaj në gazetat e ndryshme si “Rilindja”, “Bujku”,”Jeta e Re”, “Pioneri”, “Zëri I rinisë”, “GEP”, “Flaka e vllazërimit”, “Shkëndija”, “Kosovarja”, ”Teuta” etj. Megjithatë, pjesën më të madhe të krijimtarisë së tij letrare, gjatë 55 viteve, Qamil Batalli ua kushtoi posaqërisht fëmijëve. Ka shkruar tre-gime e romane kryesisht për fëmijë, herë pas

herë është marrë edhe me tregime humoris-tike për të rritut si dhe me dramë, po ashtu ka qënë recesent i shumë librave. Gjatë viteve ’80 filluan përgaditjet për botimin e Abetarës dhe më 31.05.1982 bëhet botimi i parë nga autori, libër ky I cili I shërbeu fëmijëve për 26 vite me rradhë. Vitet e ’90 ishin vitet më të vështira për botimin e “Abetarës”. Mori pjesë në Simpoziume të Letërsisë për Fëmijë, si edhe në shumë manifestime letrare para fëmijëve tanë dhe në mbarë rajonin. Bot-oi një numër të konsideruar veprash letrare si dhe librat e tij u përkthyen edhe në gjuhë të huaj.Për punën dhe angazhimin e tij letrare u nderua me një varg shpërblimesh në Kosovë.

B I O G R A F IQAMIL BATALLI

Page 5: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL 5

INTERVISTA ME DREJTORIN E ARSIMIT, ztr. Jonuz SalihajRevista “MODEL”: ztr. Salihaj, çfarë mund të veçoni nga përvoja juaj në arsim?

Jonuz Salihaj: E gjithë veprimtaria ime jetësore lidhet me arsimin. Kryesisht, përku-shtim i imi ka qenë arsimi parauniversitar, por një kohë kam punuar edhe në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore, në Departa-mentin e Kimisë si dhe një mandat, 1998-2000 kam qenë anëtarë i Senatit të Universitetit të Prishtinës.Në këtë rast, për revistën tuaj po e veçoj përkushtimin tim dhe kolegëve të mi për or-ganizimin unik të arsimit para luftës së fun-dit, në të ashtuquajturat ‘shtëpi - shkolla’, në cilësinë e drejtorit të Shkollës së Mesme Elek-tro-teknike ‘Gjin Gazulli”, e cila shquhej në Kosovë, jo vetëm për ruajtjen e kontinuitetit të arsimit shqip, por edhe për pajisje solide të nxënësve me dituri dhe shkathtësi arsimore.

Revista “MODEL”: A mund të n’a flitni pak për organizimin e procesit mësimor në shkollat e Komunës së Prishtinës?

Jonuz Salihaj: Komuna e Prishtinës menax-hon me një numër të madhe të institucioneve arsimore të të gjitha niveleve të arsimit para universitar. Kemi shumë të arritura por na presin edhe shumë sfida, sidomos sa i përket cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies. Kemi probleme të mëdha me sigurimin e hapë-sirës në shkollat urbane por edhe probleme se-rioze me zbatimin e Kurrikulës së Re.Kemi shumë shkolla efektive, shkolla që of-rojnë një ambient shumë miqësor për fëmijët, por kemi edhe shumë vështirësi në realizimin e synimeve tona në shkollat e mbipopulluara, me shumë nxënës, si shkolla “I.Qemali”, ku mësimet i ndjekin mbi 2700 fëmijë. Në raste të tilla është pothuajse e pamundur të realizo-hen objektivat e parapara me plan-programet mësimore.Janë evidencuar edhe pikat tjera të dobëta të organizimit të arsimit në Komunën e Prisht-inës dhe po punojmë shumë se bashku me stafin për evitimin e këtyre problemeve. Do të

përmirësojmë dukshëm procesin e rekrutimit të personelit arsimor, duke rritur transpar-encën dhe llogaridhënien.Mbetet sfidë procesi i vlerësimit, përgatitja profesionale e mësimdhënësve, mungesa e au-tonomisë së shkollave, e tjerë.

Revista “MODEL”: Çfarë mendoni se ndikon më shumë në ngritjen e performancës së nxënësve në shkol-lat tona?

Jonuz Salihaj: Fëmijë tanë kanë shumë po-tenciale që shkolla do të duhej t’i zhvilloj dhe begatojë. Puna pedagogjike e bazuar në parim-in e inteligjencave të shumëfishta do ta ndih-monte shumë zhvillimin e këtij potenciali. Mësimdhënia atraktive është motivuese për çdo fëmijë. Ajo mundëson rritje të përqendrim-it në mësim dhe prodhon vlerën shtesë.

Revista “MODEL”: Ç’mendim keni për sigurinë në shkollat fillore dhe të mesme të Prishtinës?

Jonuz Salihaj: Problemi i sigurisë në shkolla është global. Shkollat sot atakohen nga shumë faktorë, si narkotikët, huliganizmi, keqpër-dorimi i teknologjisë informatike e tj. Jemi duke punuar shumë me të gjithë akterët për parandalimin e këtyre dukurive dhe rezultatet e para veç janë arritur. Këto probleme janë më të theksuara në shkollat profesionale por jemi

Page 6: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL6

duke bërë hapa të mëdhenj në ndryshimin e rr-jetit të këtyre shkollave dhe lidhjen e tyre me tregun e punës. Kjo do t’i minimizonte dukuritë negative dhe do të kontribuonte në motivimin e fëmijëve që të përcaktohen për këtë formë të arsimimit, i cili siguron vende pune për të rinjtë. Kur shkolla nuk siguron perspektivë ajo shndërrohet në vatër të dukurive negative.

Revista “MODEL”: Çfarë po ndërmerrni ju për parandalimin e dhunës nëpër shkolla?

Jonuz Salihaj: Përkundër aftësimeve të shumta në lëmin e të drejtave të fëmijëve, në shkollat tone ende evidencohen raste të për-dorimit të dhunës verbale bile edhe ndësh-kimit fizik. Rol vendimtarë në parandalimin e këtyre dukurive ka Këshilli i Shkollës, në të cilin janë të përfaqësuar prindërit mësim-dhënësit dhe nxënësit. Shpesh rastet e tilla m shefen nga drejtorët në vend se të denoncohen publikisht në mënyrë që të merren masa kon formë legjislacionit në fuqi. Do të punojmë shumë në rritjen e transparencës, demokra-tizimit të shkollës dhe llogaridhënies.

Revista “MODEL”: Ku qëndron sistemi arsimor sot kundrejt atij di-kur?

Jonuz Salihaj: Situata nuk mund të paraqitet si bardhë e zi. Kemi institucione të suksesshme arsimore, por në përgjithësi është shënuar një degradim i sistemit. Faktorët që e kanë sh-kaktuar këtë proces, janë të shumtë, por në rastin e Kosovës, është eksperimentuar shumë me modele të huaja, legjislacion të huaj, Kur-rikulë të huaj e tj. pa e analizuar ambientin ku do të zbatohen.Në të kaluarën sistemi Arsimor ka qenë i mon-itoruar dhe i inspektuar rregullisht. Për fat të keq, në kohë të fundit ky mekanizëm ka dësh-tuar.

Revista “MODEL”: Cilat janë masat që duhet t’i marrin mësimdhënësit për të sjellë më shumë cilësi në ar-sim?

Jonuz Salihaj: Ngritje të vazhdueshme pro-fesionale, mësimdhënie atraktive, përdorim të teknologjive mësimore, shfrytëzim të kabi-neteve dhe laboratorëve, përdorim të projek-teve hulumtuese multidisiplinare dhe mbi

të gjitha përmirësim substancial i cilësisë së Fakultetit të Edukimit dhe fakulteteve tjera që përgatitin kuadro për mësimdhënie.

Revista “MODEL”: Çka i sugjeroni mësimdhënësit?

Jonuz Salihaj: Së pari të respektojnë orarin e punës, të përgatiten për çdo orë mësimore, të motivojnë në vend se të ndëshkojnë, të realizo-jnë të gjitha format e mësimdhënies, të përpi-lojnë planë të posaçëm të orës së Kujdestarisë, të realizojnë mësimin me zgjedhje, aktivitetet të lira e tj.

Revista “MODEL”: Po drejtorët e shkollave?

Jonuz Salihaj: Për një drejtor efektiv nuk mjafton vetëm një Plan Zhvillimor i Shkollës i shkruar mirë, nëse objektivat e këtij plani nuk realizohen.Krijimi i një ambienti bashkëpunues në mes mësimdhënësve, duke filluar nga Aktivet Pro-fesionale është i domosdoshëm. Rol kyç në këtë proces ka drejtori i shkollës, i cili i mo-tivon varësit e vetë për arritjen e rezultateve në mësim. Ky proces duhet të monitorohet dhe të vlerësohet me kujdes. Rezultatet e këtij vlerësimi duhet të jenë publike në mënyrë që të krijohen një garë pozitive , e shëndoshë për arritjen e vlerës shtesë.

Revista “MODEL”: Cila është poro-sia (mesazhi) juaj me vlerë për nx-ënësit e shkollave të Prishtinës?

Jonuz Salihaj: Tani porosia ime në këtë rast lidhet me rezultatin e hulumtimit që para disa ditëve , bëri një organizatë joqeveritare, ETEA, sipas të cilës 60% e nxënëse të gjimnazeve dhe shkollave profesionale të Prishtinës nuk janë në gjendje t’i numërojnë 3 tituj të librave të lexuara.Ky trend është global si pasojë e përdorimit pa asnjë limit, të teknologjisë informative.Shkolla ka mision parësorë përfitimin e njo-hurive dhe shkathtësive të shekullit 21. Nuk besoj se kjo mund të arrihet pa kultivimin e shprehive për lexim.Prandaj lexoni, studioni dhe hulumtoni sa më shumë , nëse dëshironi ta njihni botën në të cilën jetoni.

Intervistoi: Redaksia e shkollës/ revistës

Page 7: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL 7

Revista “MODEL”: Cili është profe-sioni juaj?

Nora: Jam ekonomiste me profesion, me titull në Menaxhim e Informatikë, si dhe kam nd-jekur studimet në shkallën Master në fushën e Menaxhimit të Përgjithshëm Ndërkombëtar. Kam përvojë shumëvjeçare në sektorin bankar në Kosovë duke shërbyer kryesisht në pozita menaxhuese, ndërsa vitet e fundit ushtroj de-tyrën e Menaxheres së Lartë për Garancione në Fondin Kosovar për Garanci Kreditore.

Revista “MODEL”: A iu ndihmon pro-fesioni dhe pozita juaj në kontribut-dhënie efektive në shkollën tonë?

Nora: Ndonëse profesioni im i takon një indus-trie të ndryshme nga arsimi, megjithatë duke qenë në pozita menaxhuese për një kohë të gjatë, më ka ndihmuar që me lehtësi t’a ush-troj pozitën e kryetares së KSHD-së si dhe në mënyrë efektive të marr pjesë në proces të vendimmarrjes për procese të ndryshme me karakter zhvillimor.

Revista “MODEL”: Sa kohë keni që jeni kryetare e KDSH-së?

Nora: Ky është viti i parë i mandatit të parë si Kryetare e KDSH-së, ndërkaq, paraprakisht për një mandat kam qenë Kryetare e Këshillit të Prindërve të shkollës.

Revista “MODEL”: A është privilegj apo përgjegjësi ushtrimi i kësaj pozite, kur dihet se është punë vullnetare?

Nora: Privilegj apo përgjegjësi? Mendoj që të dyja! Është privilegj sepse je pjesë e ekipës e cila me entuziazëm të lartë punon për të arrit-ur një standard të lartë dhe klimë të shëndoshë në shkollë. Ndërsa, sa i përket përgjegjësisë ajo natyrisht që është evidente sepse përpos që duhet të qëndrosh pas vendimeve po ash-

tu duhet të jeshë e gatshme në çdo moment t’i përgjigjem kërkesave, përkundër angazhimit në punë dhe në familje.

Revista “MODEL”: Numëroni disa nga punët e KDSH-së që kanë dhënë impakt në zhvillimin e shkollës (prej që jeni në këto funksione)?

Nora: Disa nga punët që mund të veçoj dhe që kanë dhënë impakt në zhvillimin e shkollës janë: “Parlamenti i Shkollës”, “Stop bully-ing”, zbatimi i Kurrikulës së Re, aktivitete të ndryshme si “Kampanja për vetëdijësimin kibernetik”, “Mbledhja e fondeve për katego-ritë e margjinalizuara (për shoqatën ‘Autizmi’)” dhe “Stop narkomanisë”.

Revista “MODEL”: Çfarë mendoni për “Parlamentin e Shkollës”? Çfarë përfitime sjellë?

Nora: Parlamenti i Shkollës është thjeshtë një kryevepër! Një ngjarje ku të gjitha palët e ndërlidhura, duke filluar nga nxënësit, prindërit, mësimdhënësit, drejtoria dhe komu-niteti në përgjithësi, kanë rastin që të kuptojnë rreth zhvillimeve më të reja, të kontribuojnë në hartimin e Planit Zhvillimor të Shkollës si dhe të shprehin ndjenjat dhe mendimet, në mënyrë transparentë për secilën palë të interesit! Men-doj që Parlamenti i shkollës sonë është një ak-

INTErVISTa ME KrYETarEN E KËSHILLIT DrEjTUES TË SHKOLLËS,

znj. Nora arifi

Page 8: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL8

tivitet demokratik i cili si model duhet ndjekur edhe nga shkollat e tjera të Kosovës!

Revista “MODEL”: Si mendoni, a keni bashkëpunim të mirëfilltë me prindër dhe mësimdhënës në cilësinë e Kryetares?

Nora: Natyrisht që po, në cilësinë e Kryetares kam një bashkëpunim të mirëfilltë dhe të shën-doshë me prindër dhe mësimdhënës.

Revista “MODEL”: A keni marrë pjesë në hartimin e Planit Zhvilli-mor të Shkollës dhe cila ishte përvo-ja juaj?

Nora: Kam marr pjesë në hartimin e Planit Zhvillimor të Shkollës tash e disa vite, ku kam përjetuar një përvojë të mirë duke qenë pjesë e grupit të prindërve të cilët me përkushtim të lartë çdo vit shpalosin fuqitë dhe dobësitë, krahas të cilave themelohen objektivat zhvilli-more të shkollës.

Revista “MODEL”: Çka ju pëlqen më së shumti në këtë shkollë? Numroni disa!

Nora: Ka shumë gjëra që më pëlqejnë dhë më bëjnë të ndjehem rehat në cilësinë e prindit, duke filluar nga siguria, pastërtia, ambienti, e deri te përkushtimi i lartë i mësimdhënësve dhe qeverisjes së shkollës për të radhitur këtë shkollë në nivel me shkollat të cilat janë miqësore për nxënësit, prindërit dhe komu-nitetin në përgjithësi.

Revista “MODEL”: Cila ka qenë sfida më e madhe gjatë ushtrimit të kësaj pozite?

Nora: Në fakt gjerë më tani nuk jam përballur me ndonjë sfidë duke qenë që si ekipë kemi pa-sur përkrahjen e prindërve, mësimdhënësve, këshillit drejtues dhe drejtorit, së bashku me ekipën menaxhuese të shkollës.

Revista “MODEL”: Çfarë iu reko-mandoni nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve për të ardhmen?

Nora: Para së gjithash të jenë të vetmotivuar secili në mënyrën e vet, për të vazhduar kon-tributin drejt mësimdhënies dhe mësimnx-

ënies efektive, të respektojnë njëri-tjetrin në çdo çast, si dhe të jenë vetkritik dhe të hapur ndaj kritikave, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ngrisim cilësitë tona.

Revista “MODEL”: Sa janë të gat-shëm për vullnetarizëm prindërit e shkollës?

Nora: Mendoj që prindërit e shkollës janë proaktiv në cdo fushë, duke shprehur edhe vullnetarizëm në procese dhe aktivitete të ndryshme të cilat përmirësojnë cilësinë dhe ambientin në përgjithësi. Një angazhim i tillë i palodhur i prindërve besoj që përcjellë edhe tek fëmijët, motivim dhe dëshirë për të ndihmuar komunitetin në përgjithësi.

Revista “MODEL”: Çfarë mendoni për mësimdhënien e shkollës sonë?

Nora: Mësimdhënia e shkollës sonë, është një model që duhet ndjekur edhe nga shkolla të tjera. Një model që ngërthen elemente të klasikës dhe modernës, duke ndikuar në nx-ënësit që krahas njohurive, të ngrisin edhe vetbesimin si dhe kreativitetin.

Revista “MODEL”: Disa fjalë për re-vistën e shkollës sonë apo për ndër të katër-vjetorit të shkollës ju lutem!

Nora: Përvjetorët gjithmonë janë momente kur të bëjnë të kthehesh prapa dhe të reflektosh në atë që është bërë deri tani si dhe të mbledhësh nga gjërat pozitive për t’i përcjellur në ndërtim të së ardhmes. Të paktën, kështu duhet shi-kuar! Ndaj, sot kur ne festojmë katër vjetorin e shkollës sonë duhet që me motivin më të lartë të kujdesëmi që vlerat e krijuara t’i fuqizojmë edhe më shumë në mënyrë që gjeneratat e tan-ishme dhe ato që do të vijnë pas, të janë am-basadorë të denjë të vendit tonë!

Së fundi por jo më pak e rëndësishme, ju përgëzoj për revistën e shkollës, duke ju dëshiruar suksese edhe më tutje në botimet e rradhës. Shpresoj që kjo revistë të bëhet mjet i dëshiruar i komunikimit i cili ndihmon çdo nxënës, qoftë në ngritje të kreativitetit ashtu edhe në ngritje të lirisë së fjalës.

Suksese! Intervistoi: Redaksia e shkollës/ revistës

Page 9: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL 9

Revista “MODEL”: SI E NDJENI VETEN SI KRYETAR I KËSHILLIT TË PRINDËRVE TË SHKOLLËS?

Mentori: Si përfaqësues i zgjedhur direkt nga prindërit, përveç privilegjit më shumë e ndiej si një obligim për t’i shërbyer interesave të ko-munitetit shkollor në përgjithësi me synim që në bashkëpunim me menaxhmentin e shkollës të krijojmë kushte dhe mundësi sa më të mira për nxënësit tanë pa dallim.

Revista “MODEL”: CILI ESHTE PROFESIONI JUAJ?

Mentori: Unë me profesion jam jurist dhe njëherit jam njohës i mirë i fushës së teknolog-jisë informative. Momentalisht punoj në Po-licinë e Republikës së Kosovës.

Revista “MODEL”: CILA ËSHTË PËRVOJA JUAJ NË POLICINË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS?

Mentori: Në Policinë e Republikës së Kosovës kam një përvojë relativisht të gjatë, ku krye-sisht merrem me çështjet që kanë të bëjnë me të miturit dhe të rinjtë në përgjithësi. Në kuadër të Vizionit dhe misionit të policisë dhe brenda kompetencave të mia, në baza ditore organizojmë aktivitete të cilat, synim kryesor kanë ngritjen e sigurisë në shkolla.

Revista “MODEL”: NË CILAT FUS-HA KENI KONTRIBUAR NË NGRIT-JEN E CILËSISË NË SHKOLLA?

Mentori: Siç e përmenda edhe më lartë, neve si organizatë për zbatimin e ligjit në baza di-tore në tërë territorin e Republikës organizo-jmë aktivitete vetëdijesuese për nxënësit e shkollave të nivelit para-universitar me qël-lim të ngritjes së vetëdijes së tyre lidhur me parandalimin potencial të pasojave nga për-dorimi i substancave narkotike, parandalim-in e dhunës në shkolla, keqpërdorimin e te-knologjisë informative dhe rrjeteve sociale te

komunikimit etj. Për më tepër në cilësinë e përfaqësuesit të prindërve kam organizuar vizita të nxënësve në Policinë e Kosovës si dhe zyrtarët policorë kanë vizituar fëmijët kur ata kanë mësuar rreth rolit të zyrtarit policor. Gjithashtu, vlen të theksohet se pothuajse në çdo organizim policor është përfshirë edhe ShFMU “Qamil Batalli“ si p.sh.: aktiviteti i 1 Qershorit 2017 ku është shënuar Dita Ndër-kombëtare e të Drejtave të Fëmijëve, pastaj shënimi i përvjetorit të 10 jubilar të Pavarë-sisë së Kosovës, pastaj “Stop Radikalizmit”, etj.

Revista “MODEL”: SA ËSHTË I RËNDËSISHËM BASHKËPUNIMI I SHKOLLAVE ME POLICINË E KOSOVËS?

Mentori: Bashkëpunimi i shkollave me Po-licinë e Republikës së Kosovës është mjaft i rëndësishëm kur bëhet fjalë për ngritjen e sig-

INTERVISTA ME KRYETARIN E KËSHILLIT TË PRINDËRVE TË

SHKOLLËS SONË - ztr. Mentor Cakolli

Page 10: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL10

urisë në shkolla dhe avancimit të cilësisë së mësimnxënies. Unë shpesh gjatë kontakteve të mia me shkollat e ndryshme në Republikën e Kosovës e theksoj se, në kohën dixhitale në të cilën po jetojmë dhe dinamikën e jetës është jashtëzakonisht e rëndësishme që të funksion-ojë katërkëndëshi (po e quaj kështu), në mes të Këshillit të Prindërve, Këshillit të Mësim-dhënësve, Këshillit të Nxënësve dhe zyrtarëve policorë të caktuar me punë në sektorë pol-icorë. Ky lloj bashkëpunimi dhe komunikimi në mes të këtyre akterëve do të lehtëson-te identifikimin e rreziqeve potenciale që i kanosen fëmijëve tanë, do të kontribuonte në shkëmbimin e informatave në aspektin e sig-urisë si dhe do të përmirësonte cilësinë e sig-urisë në shkolla përmes qasjes bashkëpunuese dhe pro-aktive.

Revista “MODEL”: SA JENI TE KE-NAQUR ME ORGANIZIMIN DHE SHKOLLEN NE PERGJITHESI?

Mentori: Si përfaqësues i prindërve të ShF-MU “Qamil Batalli” jam jashtëzakonisht i kënaqur me vendim-marrjen në shkollën tone. Më lejoni që të përgëzojë edhe menaxhmen-tin e shkollës me në krye zt. Liridon Maliqin i cili është me të vërtetë shembull për insti-tucionet e tjera arsimore si i një menaxheri bashkëkohorë dhe shumë i suksesshëm. Vlen të theksohet mënyra dhe mundësitë e ofruara nga menaxhmentin i shkollë që vendimet të merren bashkërisht në të mire të shkollës si objekt dhe personit respektivisht nxënësve në përgjithësi.

Revista “MODEL”: SA KENI HAPE-SIRE PER VENDIMMARRJE?

Mentori: Në këtë pyetje pothuajse dhashë përgjigje më herët por edhe njëherë dëshiroj të potencoj se si përfaqësues i prindërve, jam shumë i kënaqur dhe komod me mundësinë e dhënë në procesin e vendim-marrjes.

Revista “MODEL”: CKA DO T’JU SUGJERONIT MESIMDHENESVE TE SHKOLLAVE NE PERGJITHESI?

Mentori: Duke u bazuar në përvojën time me çështjet e delikuencës së të miturve dhe të rin-jve në përgjithësi si dhe duke e pare trendin e dukurive negative dhe zhvillimin e hovshëm të teknologjisë informative dhe përdorimin

enorm të rrjeteve sociale të komunikimit, iu sugjeroj mësimdhënësve të të gjitha shkollave të Republikës së Kosovës që sa më shumë të përgatiten edhe me material ekstra kurriku-lar për tema të ndryshme siç janë p.sh. drogat, rrjetet sociale, mbrojtja e të dhënave personale dhe familjare, pedofilizmi, ngacmimet virtuale (online), mirësjellja shoqërore dhe familjare dhe disiplina dhe serioziteti në jetë (personale, shkollore, në punë, etj).

Revista “MODEL”: SA JENI TE KE-NAQUR ME KONTRIBUTDHENIEN E PRINDERVE NE SHKOLLEN TONE?

Mentori: Edhe me prindërit jam shumë i kënaqur si në aspektin e komunikimit ash-tu edhe në atë të bashkëpunimit për çështje të ndryshme në interes të shkollës dhe fëmi-jëve tanë. Dëshiroj që me mirësjellje të kërkoj nga të gjithë prindërit që të kenë kujdes dhe mbikëqyrje të shtuar sa i përket aktiviteteve jashtë shkollore të fëmijëve të tyre, të krijojnë një komunikim të shëndoshë dhe të hapur me fëmijët e tyre ku ata do të kenë komoditetin e shprehjes për çështjet që i preokupojnë dhe mos të përdorin asnjë formë të dhunës (fizike, psikologjike, ekonomike, izoluese etj).

Revista “MODEL”: PER FUND, NESE KENI DICKA PER TE SHTU-AR E QE ESHTE ME INTERES PER LEXUESIT E REVISTES “MODEL”?

Mentori: Për fund dëshiroj të ftoj të gjithë nxënësit pa dallim që të respektojnë filli-misht prindërit, mësimdhënësit dhe njëri tjetrin me qëllim të avancimit të kulturës sonë shoqërore, të kultivimit të gjeneratave të suksesshme si dhe dhënies së kontributit në ngritjen e nivelit të inteligjencës dhe njo-hurive të përgjithshme në fusha të ndryshme të jetës. Mendoj se të gjitha këto përpjekje do të kontribuonin direkt në përmirësimin e cilë-sisë së jetës në Kosovë, ngritjen e imazhin për shtetin tonë dhe qytetarët e saj si dhe do të ishim lider të dijes dhe mirësjelljes në rajon. Ju dëshiroj shëndet, suksese dhe çdo të mire në jetë.

Revista “MODEL”: Ju faleminderit per kohen dhe gatishmerine tuaj!

Intervistoi: nx. Elonida Mehmeti kl.8/2

Page 11: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL 11

Revista “MODEL”: Kemi kënaqësinë që sot jemi në intervistë me ju e nderuara bibliotekiste!

Lejla: Mirë se erdhët!

Revista “MODEL”: Ju keni filluar të punoni jo shumë kohë të gjatë në bibliotekë. Fillimisht do ju pyesja, cila është ndjenja juaj në këtë pro-fesion?

Lejla: Ndjehem shumë e lumtur dhe e plotë-suar në këtë detyrë, ngaqë qysh në fëmijëri libri për mua ka qenë miku im më i mirë.

Revista “MODEL”: A ka lexues të pasionuar nga nxënësit e kësaj shkolle?

Lejla: Po, ka shumë nxënës të pasionuar për librin gjë që ndihem shumë krenare kur ju shërbej librat që ata kërkojnë. Ka shumë prej tyre që nuk presin afatin e kthimit por men-jëherë pas përfundimit e kthejnë librin, për të marrë një tjetër dhe njëkohësisht duke më shpjeguar librin e lexuar, përshtypjet e fituara nga ai libër dhe mesazhin e marrë.

Revista “MODEL”: Shoh se kjo bib-lioteke ka nevojë për të pasur edhe më shumë tituj. Cili është numri i veprave që disponon biblioteka?

Lejla: Biblioteka disponon përafërsisht mbi 3500 ekzemplar, apo mbi 1500 tituj, që janë fituar me projekte të ndryshme të realizuara nga shkolla.

Revista “MODEL”: A keni pasur ndonjë aktivitet brenda shkollës që e pasuron sado pak bibliotekën?

Lejla: Meqë është kohë e shkurtër, prej që kam filluar punën në bibliotekë kemi pasur aktivitetin brenda shkollës për nder të Dites së Librit, project ky I quajtur: “Një nxënës - një libër ku shumica e nxënësve i janë përgjigjur këtij aktiviteti.

Revista “MODEL”: E nderuara bib-liotekiste, kohë të gjatë kaloni mes librash. Sa jeni e pasionuar për lex-im?

Lejla: Jam shumë e pasionuar për leximin, gjë që e ka dëshmuar edhe ndërrimi im i pozitës së punës me vetëdëshirë. Rrjedhimisht, kohë të gjatë kaloj me librin dhe ndjehem shumë mirë pranë tij.

Revista “MODEL”: Çfarë ju shtyri ta ndërroni profesionin/ pozitën, kur dihet se ju edhe në cilësinë e mësim-dhënëses keni pasur kënaqësi dhe suksese të ndryshme?

Lejla: Nuk është një ndryshim i madh, sepse jam pranë nxënësve dhe me nxënësit përsëri, janë dy gjëra të çmueshme për mua: nxënësit dhe libri.

Revista “MODEL”: Për fund desha nga ju një porosi/ mesazh për nx-ënësit?

Lejla: Fillimisht, nxënësve iu uroj shëndet, pastaj i inkurajoj që të zgjojnë interesimin sa më shumë për leximin sepse leximi kristalizon mendjen dhe ushqen trurin.

Intervistoi: nx. Alketa Sopjani – 8/2

INTErVISTË ME bIbLIOTEKISTEN E SHKOLLËS – Znj. LEjLa DËrgUTI

Page 12: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL12

Revista “MODEL”: SI E ND-JENI VETEN NË CILËSINË E KRYETARES SË KËSHILLIT TË NX-ËNËSVE TË SHKOLLËS?

Elonida: Si përfaqësuese e zgjedhur direkt nga Këshilli i Nxënësve, përveç privilegjit, më shumë e ndjej si një obligim për t’i shërbyer interesave të komunitetit shkollor në përg-jithësi, me synim që në bashkëpunim me me-naxhmentin e shkollës të krijojmë kushte dhe mundësi sa më të mira për nxënësit pa dallim.

Revista “MODEL”: A KENI MAR-RË NDONJË INICIATIVË PREJ QË JENI NXËNËSE E KËSAJ SHKOLLE?

Elonida: Po. Fillimisht, kemi mbajtë mbled-hje të rregullta me Këshillin e Nxënësve, me psikologen e shkollës si dhe vazhdimisht sean-cat plenare të Parlamentit të Shkollës. Pastaj, si iniciativë me rëndësi ka qenë sigurimi apo furnizimi i shkollës me vazo për lule, për rreg-ullimin e ambientit të jashtëm te shkollës. Gjithashtu, iniciativa jonë ka qenë për të sig-uruar ulëse shtesë për oborrin e shkollës që të ulen prindërit dhe mysafirët gjersa presin, por kjo iniciativë do te fillojë nga shtatori i vitit të ardhshëm shkollor.

Revista “MODEL”: ÇFARË MENDO-NI PËR KULTURËN E SHKOLLËS ?

Elonida: Kultura e shkollës është ndër më të mirat në vend. Kemi hapësira leximi, kemi kuzhinën/ kantinën e shkollës, korridorin e madh për shumë qëllime, kabinetet me mjete të shumta konkretizuese, internetin, platfor-men “School me”, siguria, pastërtia, mirëqenia, mbajmë trajnime të shumta Brenda dhe jashtë shkollës (psh. Në këtë vit shkollor, për tri ditë të plota me qëndrim 24 orësh, kanë ndjekur trajnim në Prevallë, dhjetë nxënës të klasave të nënta, pastaj para dy vitesh kanë qenë disa nxënës në Turqi dhe Bosnje, etj.), përfshihemi në aktivitete mësimore dhe jashtë-mësimore, etj. .

Revista “MODEL: ÇFARË IU RE-KOMANDONI MËSIMDHËNËSVE TUAJ ?

Elonida: Të vazhdojnë me këtë ritëm pune, për të mirën tone. Mësimdhënia bashkëko-hore na përshtatet më së shumti, përdorimi i teknologjisë dhe burimeve shtesë të informa-cionit janë të rëndësishme për ne. Ndoshta, të mos bëjnë dallime në mes nxënësve.

Revista “MODEL: ÇFARË IU SUGJE-RONI NXËNËSVE TË SHKOLLËS ?

Elonida: Nxënësve të shkollës iu sugjeroj të përkushtohen sa më shumë në mësime, të jenë të sjellshëm, të mos shkaktojnë probleme dhe të kujdesen për ambientin e shkollës.

@Redaksia

INTERVISTA ME KRYETAREN E KËSHILLIT TË NXËNËSVE TË

SHKOLLËS SONË- ELONIDA MEHMETI

Page 13: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL 13

Revista “MODEL”: Cili ishte kontribu-ti juaj si ish-kryetare dhe nënkryetare e Këshillit të Nxënësve?

Anila: Unë gjatë kohës kur kam qenë kryetare, tash nënkryetare dhe në Parlamentin e Shkollës jam munduar të jap kontribut sa më të madh në avancimin e të drejtave të nxënësve, ku falenderoj drejtorin z. Liridon Maliqi, më-simdhënësit dhe prindërit, që më kanë vlerësu-ar përkushtimin tim.

Revista “MODEL”: Cilat janë disa nga aktivitetet që ke marrë pjesë në shkollë?

Anila: Kam marrë pjesë në Këshillin e Nx-ënësve, në Këshillin Drejtues të Shkollës, në Këshillin Kundër Braktisjes së Shkollës, grupin/ klubin e Ndërmjetësimit në mes Bashkëmosha-tarëve, OJQ “4H”, programet kulturore – ar-tistike, pastaj në audicionin e RTK-së ku jam përzgjedhur moderatore në emisionin “NE”, ku qe dy vite e ushtroj këtë profesion në mënyrë vullnetare, si dhe trajnime të ndryshme.

Revista “MODEL”: A mund të na flisni rreth grupit të ndërmjetësimit në mes bashkëmoshatarëve?

Anila: Grupi i Ndërmjetësimit funksionon që tri vite ku marrin pjesë nxënës nga të gjitha klasët dhe merren me zgjidhjen e konflikteve në shkollë.

Revista “MODEL”: Ju e cekët që keni marrë pjesë në trajnime të ndryshme cilat janë ato?

Anila: Roli i të Rinjëve në Parandalimin e Ek-stremizmit dhe Radikalizmit. Ky trajnim është mbajtur në kampin e të rinjëve në Prevallë, ku kemi mësuar më gjerësisht rreth çështjeve të përmendura më lartë. Falenderoj drejtorin, Policinë e Kosovës dhe UNDP, të cilet n’a mundësuan pjesëmarrjen dhe ishte një përvojë e shkëlqyer.

Revista “MODEL”: A keni fituar ndonjë çmim gjatë këtyre aktivi-teteve?

Anila: Po, sigurisht kemi fituar vendin e parë në projektin “Antiletër”, jemi shpërblyer me mirënjohje (nga te rinjtë e Ambasadës së Amer-ikës) dhe shëtitje në Radac të Pejës dhe në Gry-kë të Rugovës. Poashtu projektin me GIZ-in për reciklimin e letrës kemi fituar mirënjohje dhe një pemë për oborrin e shkollës.

Revista “MODEL”: Cilat janë të arrit-urat tuaja gjatë këtyre viteve?

Anila: Kam fituar në disa kuize, jam përzgjed-hur nxënësja më e mirë e gjeneratës dhe kam marrë mirënjohje për kontributin në shkollë, poashtu jam shpërblyer me një bursë një mu-jore.

Revista “MODEL”: Jeni në përfun-dim të klasës së nëntë, çfarë do të ju mungoj më së shumti?

Anila: Mua do të më mungoj ambienti i ngrohtë i shkollës, drejtori, mësimdhënësit, shokët, shoqet dhe të gjithë ata me të cilët kam kaluar kohën me të bukur.

Revista “MODEL”: Çfarë porosie keni për gjeneratat e ardhshme?

Anila: Të kenë edukatë dhe të mësojnë shumë, sepse një ditë ata do të jenë shembull për gjen-eratat e ardhshme.

@Redaksia

Intervista me ish-kryetaren e Këshillit dhe nënkryetaren e tanishme të Këshillit

të Nxënësve të Shkollës – Anila Shala

Page 14: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL14

INTErVISTa ME NXENESIN aLDIN HYSENI (NËNa: ILMIE HYSENI) – KLaSa 2/1

Revista “MODEL: Si ndiheni që jeni pjesë e shkollës sonë?

(Aldini pohon:) Unë ndihem shumë mirë dhe i privilegjuar që jam në këtë shkollë.

Revista “MODEL: Sa të përkrahin nxënësit e klasës?

Aldini pohon, ndësa nëna e tij elaboron: Kemi gjetur përkrahje të madhe në klasë, gjithashtu nga mësuesja dhe drejtori i shkollës të cilët i falenderojmë përzemërsisht.

Revista “MODEL: A posedoni plan individual të arsimit për Aldinin?

Nëna e tij: Kemi qenë në komisionin komunal të gjithpërfshirjes dhe tashmë më në fund do fillojmë edhe ne sikurse fëmijët e tjerë me PIA dhe konsiderojmë që në të ardhmen do ketë edhe më shumë përparim.

Revista “MODEL: A mendoni se duhet një asistent i veçante për Ald-inin, përveç nënës?

Thënë të drejtën numri i madh i nxënësve në klasë, me gjithë përkushtimin tim dhe të mësueses, pamundëson të arrihen 100% ob-jektivat për zhvillimin e Aldinit, andaj kemi kërkuar në komision dhe kërkojmë sërish që përveç mësueseve përkrahëse dhe udhëtuese të Handikos, të kemi edhe një mësuese asis-

tente personale për Aldinin.

Revista “MODEL: A keni për të shtu-ar diçka për revistën tonë?

Ju përgëzoj për revistat e kaluara edhe për këtë gjithashtu dhe ju falenderoj për respektin që përfshitë Aldinin në këtë numër të revistës!

@Redaksia “MODEL”

Page 15: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL 15

Fëmjët janë qeniet më të ëmbla por edhe më të ndjeshmet, pran-daj puna me ta është një ndjesi, si e ëmbël ashtu edhe me përg-jegjësi, sepse kemi të bëjmë me hapin e parë të shkollimit dhe ardhmërisë së tyre.“Zgjedhe një punë që e do dhe nuk do punosh kurrë” - është një thënie që vërtetë vetëm puna me vullnet dhe dashuri nuk të bën të ndiesh as lodhje e as mundim, sepse kënaqësia që sjellin fëmi-jët duke nisur, që nga lojërat, sinqeriteti, energjia e tyre, të falin gëzim në punën e një edukatoreje. Ne edukatoret bë-jmë themelin e ndërtimit të shoqërisë dhe ne jemi krenare që ky privilegj na mundëson që natyrshëm të arrijmë piedestalin.Në shkollën tonë na mundësohet që filizat tonë të ëmbël të bëjnë aktivitete edhe në natyrë, në hapësire të lire, ngase siç ka thënë edhe pedagogia me fame botërore Monttes-

sori: ‘’Fëmija duhet që, përmes natyrës të

mësojë botën, ngjyrat, kafshët…‘’ - e këtë, fëmijët vërtetë e duan shumë që ata të mëso-jnë lirshëm botën e tyre; prandaj, kjo iu mundësohet në shkollën dhe planprogramin tonë.Shpresojmë që ne edukatoret kemi arritur kompetencat, që këta fëmijë të bëhën në të ardhmen nxënës të suksesshem, qytetar ak-tiv dhe kontribues efektiv!

Përgatitën: Doruntina Kamberi & Ganimete Ahmeti

Në shkollën tonë aktivi i klasave të para ka gjithsej 80 nxënës . Në klasën I/1 me më-suesen Visare Tara janë gjithsej 40 nxënës, si dhe në klasën I/2 janë gjithsej 40 nxënës me mësuesen Sherife Dalipi. Në shkollën tonë këtë vit ka filluar zbatimi i Kurrikules së Re, ku janë të përfshira edhe klasat e para. Në këtë nivel shkolla kontribon në zhvillimin nga të nxënit përmes lojës, në të nxënit më të sistemuar të nxënësve. Puna edukativo-ar-simore në klasat e para, në shkollën tonë përqendrohet në përvetësimin e shkrim-lex-imit themelor, matematikës elementare, njohjes së mjedisit natyror e shoqëror të rre-thinës, elementet e edukimit estetik, shën-detsorë dhe fizik. Kujdes i veçantë i kushto-het zhvillimit të personaliteti të fëmijës me

qëndrim pozitiv dhe në zhvillimin e kompe-

tencave. Realizimi i procesit mësimor bëhet në mënyrë të integruar, duke bërë ndërlidh-jen e lëndëve mes vete. Për të arritur rezul-tate më të larta përdoret platforma “School Me”, si dhe metodologji të reja bashëkohore siç është “Learing by doing” dhe metoda të tjera për zhvillimin e tyre psikofizik.

Përgatitën: Visarja dhe Sherifja

KLaSaT PËrgaTITOrE/ ParafILLOrE

KLaSaT E Para

DEParTaMENTET (aKTIVET) PrOfESIONaLE

Page 16: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL16

“Një mësues e prezanton të kaluarën e shpalos të tashmen dhe e krijon të ardhmen”Duke u nisur nga kjo thënje, ne synojmë që përmes formave të ndryshme të mësimxënjes përgatitim nxënësit për të ardhmen. Përmes punës me nxënës në qendër ne mundohemi që nxënësit të ndihen rehatshëm duke kri-juar “shkollë mike për fëmijë”. Mësimi krye-sisht zhvillohet me mjete konkretizimi , për-doren metoda bashkëkohore si: “Learning by doing” apo mësojmë duke bërë.Për t’i plotësuar nevojat e nxënësve, ne më-sueset e klasave të dyta bashkëpunojmë ngushtë me njëra-tjetrën si dhe me nivelet tjera duke u munduar që puna jonë të jetë sa më cilësore sipas kushteve që disponojmë. Metodat e përdorura deri më tani kanë qenë efikase, kanë bërë që nxënësit tashmë të bë-

jnë prezantime të ndryshme.

Përgatitën: Suzana Xhemajli dhe Drita Ibra-himi

KLaSaT E DYTa

Departamenti i klasave të treta zotëron një bashkëpunim të mirëfilltë ndërkolegial, me qëllim të ngritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies, duke diskutuar në vazh-dim si për ide dhe praktika të ndryshme të cilat realizohen gjatë zhvillimit të planpro-gramit.Mësimi në shkollën dhe aktivin tone zhvillohet duke përdorur metoda të ndryshme të punës si: Metoda e demonstrimit- duke treguar modele, vizatime, film, etj., metoda verbale (e prezantimit, diksutimi, biseda, etj.), për-dorimi i vazhdueshëm i platformës “School me”, “Tëmësuarit duke bërë” apo “Learning by doing”, mësimi nëpërmjet lojës si dhe format e punës si: punë frontale, në grupe, në çifte dhe individuale.

Mësimi shtues dhe plotësues organizohet në bazë të nevojave të nxënësve. Nxënësit mo-tivohen duke i përfshirë të gjithë, pa dallime, në procesin e mësimnxënies. Ata shprehin mendimet e tyre lirshëm duke i arsyetuar sit-uatat e ndryshme të cilat realizohen në klasë.Vlerësimi i nxënësve bëhet në mënyrë të vazh-dueshme, mënyrë kjo e cila ndihmon në iden-tifikimin e nxënësve të cilët kanë ngecje dhe anasjelltas. Poashtu nxënësit vlerësohen edhe përmes projekteve te cilat i prezantojnë gjatë periudhave të caktuara.Trekëndëshi didaktik mësues – nxënës – prind, na ndihmon që të realizojmë pothuajse të gjitha aktivitetet, e gjithë kjo ndihmon në ngritjen e cilësisë dhe arritjeve të nxënësve. Përgatitën: Diellonë Beka & Yllka Namani

KLaSaT E TrETa

Page 17: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL 17

Në depatmentin e klasave të katërta zhvillimi i aftësive për të zotëruar kompetencat, njohu-ritë, shkathtësitë, shprehitë dhe kreativitetin është i bazuar në kuadër të takimeve të rreg-ullta si dhe në bashkëpunimin profesional.Në klasat tona rëndësi të veçantë i kushtohet gjithëpërfshirjes gjatë procesit mësimor, duke i motivuar nxënësit të shprehin lirshëm men-dimet e tyre. Zhvillimi i komunikimit bëhet përmes analizës, diskutimit dhe argumentit në kuadër të njësive mësimore.Aktivi ynë përdorë metodologji të ndryshme të mësimdhëniës si: mësimdhënia me nxënës në qendër, metoda e diskutimit (duke treguar modele, vizatime, filma, etj ), metoda verbale (prezantime, hulumtime, etj.) , ‘’ Learning by doing ‘’, përdorimi i platformës “ School me “ dhe forma të ndryshme të punës (punë fron-tale, grupore, në çifte dhe individuale).

Realizimin e të gjitha këtyre veprimtarive e ndihmon bashkëpunimi i ngushtë me prindër, i cili ndikon edhe në përmirësimin e të arritu-rave të nxënësve.

Përgatitën: Sevdije Gashi & Bahar Karaxhiu

KLASAT E PESTAViti shkollor 2017-2018 ishte viti i projekteve për nxënësit e klasave të pesta. Së bashku kemi realizuar shumë projekte të cilat kishin për qëllim zhvillimin e kompetencave te nx-ënësit.“Siguria dhe shëndeti” – ishte një nga projek-tet e para gjatë këtij viti. Ky projekt kishte për qëllim pajisjen e shkollës me kuti të ndihmës së parë. Kjo ide lindi nga nevoja për mbrojtjen dhe sigurinë e shëndetit të nxënësve, mësim-dhënësve dhe stafit të shkollës në përgjithësi.“Mbipesha/Obeziteti te fëmijët” - Projekt i re-alizuar nga nxënësit e klasave të pesta dhe të gjashta. Nxënësit vizituan Agjencinë e Ush-qimit dhe Veterinës, realizuan intervistë me dietologun, ndërtuan “Piramidën” dhe “Pjatën” e ushqimit, hartuan dhe redaktuan fletëpalos-

jen për vetëdijësimin e nxënësve dhe prindërve për obezitetin si sëmundje sociale. Gjithashtu, nxënësit mbajtën ligjeratë vetëdijësuese për nxënësit e shkollës sonë dhe shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Ganimete Tërbëshi” - Llukar.“Ta ruajmë Tokën”- Nxënësit kanë përgatitur një shfaqje me një mesazh të rëndësishëm për të gjithë, ruajtja e ambientit.“Trashëgimia kulturore e vendit tonë” – Në kuadër të binjakëzimit me shkollën “Martti Ahtisaari” – Kuopio, Finlandë, është duke u realizuar një dokumentar nga nxënësit në të cilin promovohet trashëgimia jonë kulturore. Qëllimi i këtij projekti ishte shkëmbimi i kul-turor në mes të vendit tonë dhe Finlandës, pasi tashmë jemi në vitin e dytë të binjakëzimit me këtë shkollë.

Përgatitën: Valdrinë Nekoviqi & Valentina Rudari

KLASAT E KATËRTA

Page 18: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL18

Një e ardhme e çmuar,E ardhme plot dritë,

Fytyra të buzëqeshura,Po flasim për fëmijët,

Mendje të ndritura,Shpirt plot vullnet,

Dëgjohet zëri, Që për të lozur thërret.

Do ngjitesha në qiell,Në një kopsht magjik,

Të shikoja botën,Ku jetojnë fëmijët plot dritë.

Po të mund të fshihja,Çdo lot që kanë,

Do t’i zëvendësoja me një buzëqeshje,

Dhe do t’i mbaja pranë.

Flandër Statovci - 8/1

Libri im i dashur, I mbushur me njohuri,

Je arma më e frotë, Që pasuron me dituri.

Je thesari i së ardhmes, Miku më i mirë, Na jep dritë edhe

Në kohën e vështirë.

Je si një busull, Që rrugën e drejtë na tregon,

Njohuria që ke ti,Kurrë nuk shterron.

Ujvarë Kuleta 8/1

Shktimtar i shquar,Në letërsi shqipe,E thuri Abetaren,Fëmijëve t’ju krijoj gëzime.

Shkroi libra, Romane e lektyra, Neve na ndihmon, Që dijen t’a zgjerojmë.

Arti i fjalës së tij, Për ne është pasuri, Dhe jemi të gëzuar, Që shkolla mban emrin e tij!Adea Jashari - 8/2

Zgjohuni, zgjohuni atdhetarë,Na ka ardh’ një ditë e mbarë,Ne e presim me kënaqësi,Është dita e arsimtarëve të mi.Kjo ditë gëzimi festohet për nder,Të mësuesit Pandeli Sotiri.

Sara Limani - 7/1

fËMIjËT

LIbrI

QaMIL baTaLLIarSIMTarËVE TË MI

Page 19: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL 19

Pse shëndrrit sot kaq shumë dielli,Pse jam gëzuar sot si zog qielli,17 Shkurti ditë e merituar,Me shumë gjak e fituar.Sot tek ne shihet lumturia,Edhe në djep gëzohet fëmija,Përjetuam stres e fatkeqësi,Që të ketë Kosova liri!

Kjo vuajtje u shua me të vërtetë,Kur me 17 Shkurt 2008,Kosova u shpall shtet.Prandaj e presim me gëzim e me valle,Që ti themi Kosovë fitimtare,Amaneti i atyre që ranë për liri,Fjala Pavarësi.

Elmedina Islami - 7/2

Në prehërin bosh,Në djepin plot me lot,

Në ditarin e kohës, të përhumbur, të dërguar,Ashtu u harruan vitet që shkuan…

Por se harron nëna të birin, e as biri nënën,Ashtu Shqipëria Kosovën, as Kosova Shqipërinë,

Në 10 vjetorin tonë, me një gjysëm liri të etur, E me plot ankth.

Erion Hasani - 6/2

Ich habe gern meine SchuleIch gehe dort jeden Tag

Ich schreibe,ich lese und lerne vielDas macht mir sehr Spaß

Die Lehrer sind nett und liebWir haben viel Freunde

Jeder freut sich als Mitglied Und es macht jedem Freude

Wissen ist Macht Denken ist Pracht

Bildung ist Wichtig fürs Leben Trotzdem benehmen wir uns

manchmal danebenDarum haben es die Lehrer schwer

Uns zu Lehren ohne Gewähr

Ditjon Lisian Malaj - 6/2

Shumë dhimbje durove,Derisa këtu më solle,

E moj nënë,Ti je Diell e je Hënë.

Çdo ditë je me mua,Se ke idenë sa shumë të dua,

Je më e mira në botë,Besom sytë mu mbushën me lot.

Një gjë e di,Ti je e imja dashuri.

Elmedina Preniqi 7/1

Isha duke qëndruar,Dhe duke menduar,Më shkoi mendja të vrapoj,Por nisa të fluturoj.

Vazhdova fluturimin,Askund rrugës nuk i dihej mbarimi,Më në fund kur arrita,Më doli gjumi dhe zbardhi dita.Eris Havolli 9/1

jETa E VONUar

DEr Tag DEr ScHULE

NËNa IME

ËNDrra 17 SHKUrTI

Page 20: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL20

PaVarËSIa

Trim shqiptari Adem Jashari,Çohu bre burrë, nga ky varri,

Thirr Deçanin e Drenicën,Prizrenin, Mitrovicën.

Plot sakrifica e mundime,Plot vuajtje e padrejtësi,

Përjetoj Kosova ime,Gjatë rrugës për Pavarësi.

Erdhi dita e lirisë,Erdhi dita e Pavarësisë,

Me respekt përulen malet,Me ball hapur festojmë lirinë.

Që nga Skënderbeu te baca Adem,Ata na mundësuan lirinë,

Që ne ta festojmë anë mbanë,SHQIPTARINË!

Shkroi: Diamant Toçani

VjEN PraNVEra

Çelë pranvera si një lule,Sjellë gjelbërimin nëpër botë,Sjellë dhe zogjët shtegëtarë,

Dhe fëmijët anembanë.

Dalin lozin të gëzuar,Nëpër parqe vrapojnë,Cicërimat t’i dëgjojnë,

Dhe zogjët e vegjël t’i shikojnë.

Bletët mjaltin përpunojnë,E fëmijët e shijojnë.

Ti moj Pranverë,më e bukura stinë,

Natyrave i jep shkëlqim,E zemrave ndriçim.Merisa Ismajli - V/2

Mësuesja ime e dashur

Falë mundit tëndDhe angazhimit të madh,

Suksesi im do të jetëGjithnjë e më i lartë.

Po të mos ishe ti Mësuesja ime e dashur,

Librat nga sirtariNuk do të ishin hapur.

Derisa të kuptoj mësimëtTë falenderoj për durimin,

Do të jem mirënjohëse Për çdo sukses timin.

Rona Nikiqi - V/2

arSMITarI I gjUHËS SHQIPE

Më mëson gjithçka ,Çka nuk dija,

Për gjuhë e letërsi,E për zemërmirësi.

Fjalët e tij,Më ndihmonin,

Mënyrat e tij,Më tregonin.

Të FalënderojGjithmonë do të kujtoj

Në shpirtin tim Do të mbetesh përgjithmonë.

Enea Rashlanin - 6/1

SKËNDErbEU

Sa hije të paska, o trimSkënderbe.

Me vite të tëra, luftove për atdhe.

Krenar jemi,gjithnjë të kujtojmë,

U mburrëm me ty që të patëm o trimi jonë.

Trim ke qenë e trim ke mbet,Betejat e tua ti kujtojmë përjetë!

Shqipëri nënë ke pas njëtri m dai që luftoi me shumë armiqë dhe

na solli liri!

Eljesa Kryeziu - V/1

SIMfONIa E LUMTUrISË

Hjeshëm gjethet vallëzojnë me erën, këtë teton

e disa fëmijë luajnë bashkë me ta.Befas më erdhi diçka në mendje që kishte

gjatë kohë pa e menduar, lumturia!

Kur isha fëmijë, mendoja se lumturia ështënjë cope çokolatë. Kur u rrita pak, mendova

se ajo është një buzëqeshje.Pastaj kuptova se lumturia është thjeshtë

sinonim i dashurisë.Kurse dashuria, lumturi!

Mu kujtua një refren i një kënge, që e dëgjoja:

Këndo me lumturinë,bashkë me të vallëzo,njerëzit bëjnë nota,

simfoni lumturi krijo me to.

Fajin e kisha vetë, lumturia jetonte brenda meje,por unë kisha harruar ta zgjoj atë.

Kështu që mëngjesi erdhi.

Hapa dritaren, ftova diellin në dhomën time.Këngën e bëra mike, bëra portret dashurinë,

dhe jetova së bashku me lumturinë.

Albana Gashi - VII/2

Ditë e bukur ditë pranvere,

Behari çelë lulet shkëlqejnë,

Retë e bardha lart në qiell

Zogjtë e bukur po kthejnë jetë

Po kthejnë jetë e po cicërojn

Dielli lart po rrezon Bari po gjelbron Natyra po lulzon

Pranvera fëmijët po i gëzon

po i gëzon e po i lumturon

buzëqeshje në fytyrat e tyre

Duke lozur pranvera po i shton

Plot jetë e frymëzim

Pranvera po jep gjallërim.

Rron Zeka - 8/1

PraNVEra

Page 21: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL 21

jETa

Jeta ndonjëherë na dërgon brenda në një hap’sirë,Ku nuk shohim asgjë tjetër vetëm errësirë,Shohim qenien tonë në pasqyrën e kohës

së vjetër,Frikën dhe kurreshtjen që kisha, e përsh-

kruaja në një letër.

Pashë afër vetes një karrige të djegur,Gjurmët që lashë pas në formë pluhuri

kishin mbetur,Pashë një orë të madhe të vendosur mbi

pasqyrë,Akrepat e saj ishin si trëndafila të ndyrë.

Ato lëviznin shumë rrallë,A mos ishte ndalur koha vallë?

Në pasqyrë u shfaqën momente të pa-harruara të jetës,

Ishte sikur një paraftyrim i vetës,Ishte si kinema ku jeta ime ishte premierë,

kujtimet e mia i merrte sikur erë.

Mendimet i merrte një puhizë e lehtë,Që më tundte nga jashtë e nga branda,

Ishin rrugët në drejtim të jetës, drejt një pafundësie të vërtetës.

Lotët e mi ishin si dallgë,të një lumi të pashtershëm.

Një zë i bukur më flet,eja pranë meje mos rri vetë.

Nora Qaja IX/1

7 MarSI

Një festë që ndritë mendjen, Një ditë që zbardhë zemrën,

Është dita e 7 Marsit. Ca lule ti dhurosh,

Një zemër ta gëzosh, Diten ti t’ja lumturosh.

Ndodhë në ditën e 7 Marsit, Mbaje mend këtë datë në muajin Marsit, Se s’ka ditë më të mirë se Dita Mësuesit. Ku do që të ndodhesh mbaje kokën lart,

Se për një ditë si kjo u derdh mund e gjak. Andaj afrohuni me ne,

Dhe thërrisni me të madhe: “urime o dijetarë të mëdhenjë”

Kjo datë kombëtare

Punoi: Alketa Beshiri - 8/2

baSHKOHUNI SHQIPËTar

Shqiptarët e bashkuar Janë njerëz te bekuar

Të bashkojmë Kosovën dhe ShqipërinëTë bëhemi njerëz të mbarë e të mirë

Ditë e madhe 28 Nëntori Festojnë shqiptarët nga gjithë troji Do të festojmë këtë ditë të madhe

Me zemër, këngë dhe valle Ismail Qemaili burrë shqipëtar Ngriti flamurin tonë kombëtar

Eja dhe festo me ne Bashkohu për këtë mëmëdhe

Sepse heronjtë luftuan për këtë Atdhe festoni shqipëtarë këtë pavarësi

Urime Kosovë urime Shqipëri

Punoi: Kron Thaqi - 6/1

N’DaL

Kur atë t’a shijosh Ty nuk të ka ndodhur nje gjë e mirë

Ndjen se tërë bota është e jotja Dhe se je i lirë

Kur nga larg po të shoh Po kam dëshirë për tu afruar

Me tërë fuqinë e zërit të bërtas të them “ndal” se në rrugë të drejtë s’je

duke shkuar Ti po don të ndalesh nga ajo

Por kjo është gjëja më e vështirë Se tani ajo për ty është mikja më e mirë

Po ju them ndaluni. Sepse në këtë rrugë nuk duhet shkuar

E ju që gabuat, Është vonë për tu penduar, Punoi: Agnesa Halimi - 7/1

TrIMaT PËr LIrI

Ç’kanë ato male që po gjëmojnë Ah, Azemin po kërkojnë

E duan ta masakrojnë por nënat se lejojnë Se lejojnë se ja shpëtuan vatrën

Azemit tua vendosin flakën Se është trimi i tokës sonë I dheut dhe nënës Kosovë

Nga maja po pikë gjaku Pse po pikë gjak valle

Po luftojnë ball’ për ball’ Azemi me n’i shkja Nga syri pikon loti

Mos ma vrani - betohu Zotit Se e kam këtë djalë

Si flamur në ball’Për të, natën gjumë s’kam fjetur

Për të jetën e kam tretur Për të para pushkës dal

E marr ball’ për ball’ dhe ia them Eh, more bir biri nënës

Të kam rritur në dritë të hënës Pa e kry fjalën e pushkatojnë

Dhe këmbët e lëshojnë.E kështu mbaroi historia

Që e mori vesh fëmija Për trimat tanë

Që jetën për ne e dhanë.

Punoi: Adea Jashari - 6/2

Vendi që marr dije,

Vendi që marr gëzime,

Është shkolla ime;

Që ne vijmë çdo ditë,

Plot mësime e gjëra të reja këtu i mësojmë,

Me plot harmoni e vullnet,

Këtu librin e shfletojmë.

Ti je shtëpi e dytë,

Që dituri na dhuron,

Shumë gjëra të bukura,

Veç tek ti i mësojmë,

Pra me pak fjalë,

Shkollën nuk mund ta shpjegosh,

Se ka fjalë të shumta

Që shkollës t’ia kushtosh.

Punoi: Dafina Surkishi - 8/2

SHKOLLa IME

Page 22: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL22

Si department jemi shumë aktiv me nx-ënës dhe stafin e shkollës, sidomos në orët ekstra-kurrikulare vizita në institucionet tona në Kosovë. Departamenti ynë me dy gjuhëtarët të gjuhës angleze bashkëpunojmë shumë ngusht në baza ditore, javore, mujore e vjetore me planin që ne i dergojmë drejtorit të shkollës sonë. Idetë dhe puna, jonë e pa lodhur deri më tani na ndihmon shumë tek aktivizmi i nxënësve që kemi për çdo klasë që janë shumë të mrekullueshëm dhe të pa lodhshëm në harmonizimin e ideve tona dhe të tyre rreth projekteve të shkollës dhe akti-viteteve që ne bëjmë për festat e ndryshme dhe datave historike që po i numërojmë disa: 21 Nëntor Dita e Alfabetit, 28 Nëntor - Dita e Shqipëtarëve, 17 Shkurti - Dita e Pavarësise së Kosovës, 21 Shkurti - Dita ndërkombëtare e gjuhëve, 7 Marsi - Dita e Mësuesit, 21 Marsi - Dita e Poezisë, 27 Marsi - Dita Boterore e te-atrit , 2 Prilli - Dita Ndërkombëtare e Librit, 3-4 Maj - Dita Ndërkombetare e Shtypit të Lirë, 10 Qershori - Lidhja e Prizrenit.Gjuhë shqipe: Naim Bajrami dhe Mynevere QeshmexhiuGjermanisht/Deutsch: Das ist die Gruppe, die einmal wöchentlich Deutschunterricht hat. Die Schüler haben hier freiwillig entsch-ieden das ganze Jahr neue Kenntnisse über die Deutsche Sprache zu erlernen. Im Deut-schunterricht ëerden zahlreiche Aktivitäten entwickelt wie beispielsweise: Die Zusam-menarbeit mit der Organisition ,,Toka”, Freizeitaktivitäten: Was machen die Per-sonen gern/nicht gern?, regelmässig Verben, Hilfsverben, Länder, Quizze und verschie-dene Projekte. Diese Lernstunde ist sehr be-liebt und hilfreich

Gjermanisht: Learer Teuta Gashi

Gjuhë angleze: ars. Bukurije Ismajli dhe Be-sarta DemakuA Narrative Essay in English Language-

Girls can’t be Warriors!

I was raised to be pretty, to be a delicate prin-cess waiting inside my prison for my prince to arrive and to save me. While my brother was raised to be a warrior, he grew up listen-ing to the words strong, brave, fierce, smart.I was in fifth grade. One of my classmates asked me how I could expect respect when I’m not “dressed like I deserve it.” As though a bit of my bare skin made a difference. But boys could wear whatever they wanted and they were respected, so why couldn’t I wear whatever I wanted and be respected?I was in sixth grade. Our female administra-tor told the girls in our class that we should “cover up” because “boys will be boys” and if something were to happen to us, we’d be “asking for it.” But I found out later that no one told the boys to keep their hands to themselves. No one taught the boys that they should respect girls, no matter what they’re wearing, and not treat them as objects, as bodies, because we’re more.I’m more than a body for you to look at. I have a soul and a mind and thoughts and ideas and feelings. I’m a human being. And human beings should be treated equally, right?So, why couldn’t I be a warrior? Why do I have to be pretty for the boys to look at and hold my pretty mouth shut? Why do I have to wait for my prince to arrive and to save me from all that’s bad in the world? Why couldn’t I get respected no matter what I’m wearing? Why did I need to cover up just so that I could prevent something bad to happen to me?I’m not going to sit here and look pretty for you to look at. I’m not going to ëait for my charming prince to arrive and save me.I’m going to save myself. I’m going to be a warrior. I’m going to speak my mind and my thoughts and there’s nothing that’s going to stop me. I will think highly of myself, I’m not going to let you define me.

By student: Luana Mala kl. 7/2 teacher: Besarta Demaku

DEParTaMENTI I gjUHËVE DHE KOMUNIKIMIT (gjUHË: SHQIPE, aNgLEZE DHE gjErMaNE)

Page 23: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL 23

DEParTaMENTI I MaTEMaTIKËSMatematika ndoshta nuk na mëson se si të shtojmë dashurinë apo si ta zbresim urrejtjen, por ajo na dhuron shpresën se çdo problem ka një zgjidhje….

DEParTaMENTI jETa DHE PUNaTIK (Teknologjia Informative dhe Komunikimi) është ‘organizatë’ e fuqishme. Ajo përkrahë në mënyra të ndryshme individët, grupet dhe organizatat, prandaj për të përdorur atë në mënyrë efek-tive në afarizëm, është e rëndësishme të kuptohen aftësitë e saj, çfarë ofron dhe çfarë mundëson ajo. Në shkollën tonë vepron grupi i teknikëve të rinj, të titulluar “Cyber Club”, ku me shumë sukses realizojmë projekte të ndryshme.

Page 24: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL24

DEParTaMENTI I arTEVE“Çdo fëmijë është artist. Çështja është: si të mbetesh artist edhe kur të rritesh” – Pablo Pi-kaso “Ai njeri që nuk ka muzikë në shpirt dhe që zëri i ëmbël nuk e trondit, është i pamend” – ShekspiriDepartamenti i Arteve organizon aktivitete të ndryshme artistike në fushën e artit, konk-retisht në lëndët Art figurativ dhe Edukatë muzikore. Përveç tjerash, shkolla inkurajon dhe ofron kushte që nxënësit të shfaqin inter-esim në forma tjera të shprehjes artistike si në: vallëzim, dizajn, skulpturë, grafikë, kor, orkestër, etj.. Nga mësimdhënëset nxënësit motivohen për nxënie efektive, në mënyrë permanente. Kështu, në fushën e Arteve nxënësit janë angazhuar në përdorimin e mjeteve konkretizuese të lëndës Edukatë muzikore, pastaj, zbatimi i njohurive dhe duke krijuar shprehje origjinale në lëndën e Artit Figurativ. Të dy mësimdhënëset e fushës së arteve, përdorin metodologjinë “Learning by Doing” apo të “Mësojmë duke bërë”. Këtu haptas duket se arti është shumë i rëndesishëm për nxënësit. Kur themi i rëndesishëm, gjithmonë preket e bukura, sepse po ta menjanojmë të bukurën e pikturës, muzikës, vallëzimit; çfarë jete do të shijonim?

@Shkurte Mehanolli & Violetë Islamaj

DEParTaMENTI I SHKENcaVE NaTYrOrENë kuadër të shkencave natyrore organizohen eksperimente dhe mësim me mjete konkretizuese, duke bërë ndërlidhje ndërlëndore, në mënyre që ora të jetë sa më atraktive, motivuese dhe efek-tive për nxënësit. Poashtu, organizohen edhe vizita të ndryshme me klubet e “Shkencëtarëve të rinj”, si dhe në orët ekstra-kurrikulare përcaktojmë tema për të cilat nxënësit hulumtojnë, japin ide, bëjnë ndërlidhjen e temave dhe eksperimentojnë rreth asaj që kanë kërkuar! Korelacioni mes lëndëve është një ndihmesë në procesin sa më të lehtë të mësimxënies.

@Ardiana Jashari & Lirie Gegaj & Hatixhe Loxhaj

Page 25: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL 25

Aktivi profesional “Shkencat shoqërore (Sho-qëria dhe mjedisi)” është i përbërë nga ar-simtarët: Arta Demolli (Gjeografi + Edukatë qytetare) dhe Xhemajl Halili (Histori + Edu-atë qytetare)Njëri nga rilindësit më të shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Sami Frashëri (1850-1904) ka thënë: “Gjeografia është vendi, kurse historia është koha”. Në kuadër të lëndëve Gjeografi, Histori dhe Edukatë qytetare gjatë vitit shkollor 2017/2018 janë realizuar disa projekte më nxënësit që të nxënë dhe ti arrijnë kompeten-cat përkatëse sipas KKK-së. Arsimtarja Arta Demolli në kuadër të lëndës së Gjeografisë ka realizuar vizita dhe projekte më nxënësit e shkollës sonë. Ajo ka realizuar projektin kushtuar “Ditës Ndërkombëtare për të Dre-jtat e Fëmijëve”. Në kuadër të këtij projek-ti u shkruan nenet e Konventës dhe dhanë porosi për të gjithë fëmijët-për të drejtat e tyre. Për nder të 10-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, arsimtarja Arta Demolli po ashtu ka realizuar një projekt për Kosovën, duke sjellur informacione në aspektin gjeografik. Po ashtu, është punuar edhe një projekt që pasqyron Evropën në as-

pektin gjeografik. Në kuadër të kësaj fushe, arsimtari Xhemajl Halili së bashku më nx-ënësit e shkollës sonë kanë realizuar vizita dhe projekte të ndryshme. Kështu, për nderë të “Ditës Ndërkombëtare të Monumuneteve historike”, është realizuar një vizitë në qyte-tin antik të Ulpianës. Po ashtu është kryer edhe një vizitë në Muzeun e Kosovës. Për nderë të “Ditës Ndërkombëtare të Tokës” në kuadër të aktivit, janë mbjellur lule në obor-rin e shkollës më moton: “Të gjithë për tokën mbjellim lule për ambient të pastër”.Ndërkaq, në kuadër të lëndës së historisë,u vizituan Arkivi i Prishtinës si dhe ekspozitat e reja historike pranë muzeve që gjenden në Prishtinë.

DEParTaMENTI I SHKENcaVE SHOQËrOrE

Page 26: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL26

Në kuadër të departamentit apo aktivit (fushes): Edukata fizike dhe shendetësore, kemi disa klube apo skuadra shkollore si vijon: Skuadra e futbollit (djem dhe vaj-za), skuadra e volejbollit (djem dhe vajza), skuadra e ping-pongut (djem dhe vajza), ekipi apo klubi i gjimnastikës, badminton-it, tenisit, hendbollit, etj., me të cilat punon arsimtari përkates Tefik Fazliu dhe nxënësit i inkuadron në gara të ndryshme në nivel shkolle dhe nivel komune. Vlen te thekso-het se këtë vit kemi zënë vendin e parë në sportin e futbollit (djem), duke triumfuar ne mesin e pesë shkollave përreth shkollës sonë apo të qytetit, gjithashtu edhe ne sporte in-dividuale me nxenes: ne karate, xhudo, etj.. Nderkaq, viteve te kaluara kemi zene vendin

e pare ne çiklizëm dhe atletikë.

Salla e edukates fiziko – sportive / palestra

Palestra shfrytëzohet edhe pas procesit mësimor nga: Futsall “Prishtina”, Basket-boll “Prishtina” (femrat), Klubi i Karatesë “Përparimi”, Shoqata e Shurdhmemecëve, për të cilat Komuna e Prishtinës dhe DKA janë sponsorë, duke iu dhënë pëlqime zyr-tare dhe duke mos i angazhuar me pagesë për shfrytëzim. Gjithashtu, këtu luajnë: Zyrja për komunitete dhe kthim pranë kabi-netit të Kryetarit të Komunës, disa drejto-ri komunale si dhe skuadra e shkollës për të rritur (kolegë, ish-kolegë mësimdhënës dhe prindër, për përbërje të skuadrës) që mbikëqyret nga drejtori i shkollës.

DEParTaMENTI I EDUKaTËS fIZIKE DHE SHËNDETËSOrE

Page 27: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL 27

KËN

DI I

ar

TIT

fIg

Ur

aTI

V

Page 28: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL28

PROJEKTET

Për tri vite e gjysmë me gjithë stafin dhe nxë-nësit që ka, jemi angazhuar të aplikojmë, përf-shihemi dhe zbatojmë projekte të ndryshme, por edhe ti aplikojmë e zbatojnë vet ato. Ndër to mund të veçojmë: 1. “Procon” - që kemi fituar me nxënës e mësim-

dhënës në KEC dhe ICK, për sensibilizimin rreth rreziqeve që sjellë interneti tek fëmijët.

2. Si përfitues të projektit “Service Learning” kemi kontribuar: në parkun “Arbëria” me “Kutitë e Librit” pranë secilës ulëse, pastaj, vizatimi apo shenjëzimi i fushës së jashtme sportive në shkollën “Ganimete Tërbeshi” (kontribut nga ne për atë shkollë), vendos-ja e shportave përreth trotuarit në afërsi të shkollës, pastrami dhe ngjyrosja e nënka-limit pranë shkollës, klasa verore prapa shkollës, e të tjera.

3. “Service Learning” - që paraprakisht fitu-am (për mësimin përmes shërbimit në ko-munitet) në Qendrën për Arsim e Kosovës (KEC) dhe ku ishim të vetmit nga Kosova, që fituam këtë projekt dhe implementuam në shkollë me pastrimin dhe lyerjen e nënka-limit pranë shkollës, e që më pastaj u për-faqësuam në Konferencën e organizuar në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, së bashku me nxënës dhe me mësimdhënës, ku përveç që përfaqësuam shkollën, njëkohësisht për-faqësuam edhe Kosovën (në kuadër të kësaj vizite jashtë Kosovës, me të njejtit nxënës vizituam edhe Stambollin).

4. Projekti për “Ndërmjetësim mes bashkë-moshatarëve” për zgjidhje paqësore të konf-likteve – project të cilin e fituam dhe filluam së zbatuari në shkollë, për të senzibilizuar nxënësit e tjerë (jo vetëm ndërmjetësuesit e certifikuar paraprakisht) dhe prindërit për parandalimin e dhunës dhe zgjidhjen e Konf-likteve përmes ndërmjetësimit mes bashkë-moshatarëve.

5. Gjithashtu, projekti që promovon Qyte-tarinë Demokratike, të cilin e kemi bërë në bashkëpunim, kryetari i KDSH-së, një mësimdhënëse dhe drejtori i shkollës, me titull: “Parlamenti i Shkollës” (si mjet për fuqizimin e vullnetarizmit të prindërve në shkollë si dhe për promovimin e demokra-cisë, edhe pse në fillim ka qenë projekt i shkruar me titull: ‘Parlamenti i Nxënësve’,

megjithatë, kemi konsideruar që përveç nxënësve të përfshihen edhe prindërit dhe mësimdhënësit dhe të quhet me term gjith-përfshirës: “Parlamenti I Shkollës);

6. Binjakëzimi me shkollat: “Martti Ahtisaari” Kuopio, Finlandë, shkolla “Tangaskolan” në Falkenberg, Suedi dhe Shkolla “Lush Kola” Shkodër.

7. Projekti për mbjellje të fidaneve/ pishave “Një klasë - një pishë”, “Një klasë - një vazo për lule”;

8. “Një libër – një nxënës” – furnizimi i bibli-otekës më libra;

9. “Përmes shitjes së ushqimit, t’ju ndihmo-jmë te varferve dhe shoqerive te margjinali-zuara” – Ndihmë në QKUK/Pediatri, SOS Kinderdorf, Down Syndrome Kosova, Sho-qata Autizmi, etj..

10. Projekti afatmesëm për pesës trajnime me bazë në shkollë – katër prej të cilave kanë përfunduar;

11. “Mësimi gjithëditor” – në bashkëpunim me DKA-në,

12. “Healthy Lifestyle” - projekt i përbashkët me shkollën finlandeze,

13. Ligjerata sensibilizuese për prindër, nxë-nës e mësimdhënës, per liritë dhe të drejtat e fëmijëve,

14. Mbajtja e kuizeve të diturisë brenda dhe mes shkollave të ndryshme të qytetit.

15. Projekti për të jetuarit e shëndetshëm në të cilin u përfshimë këtë vit në KEC dhe kemi fituar të drejtën e zbatimit;

16. Projekti “Schoolme” i cili ka dy vite që zba-tohet në shkollën tonë për mësimdhënie, si dhe nxenesit mund ta përdorin në shtëpitë e tyre pasi që kanë llogari 95% i nxënësve tonë.

17. Projekti për vendparkim të biçikletave pra-në hyrjes së shkollës (donacion nga çiklisti ferizajas: );

18. Projekti për furnizimin apo vendosjen e Ndihmave të para në të gjitha korridoret e shkollës - realizuar nga mësuesja Valdri-në, prindërit dhe nxënësit e klasës 5/2;

19. Gjithashtu, po e njejta klasë janë duke bërë projektin për promovimin e trashëgimisë kulturore, të cilën do ta ndajmë me miqtë

Page 29: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL 29

PROJEKTET tanë në Finlandë dhe Suedi.

20 Vlen të përmenden edhe projektet e fituara radhazi (viteve të kaluara) nga klasat e pesta ne Kosovision Contest.

21. Nga ky vit jemi bërë pjese e Organizates edukativo-shëndetësore me seli ne Itali, E.S.C.O.T..

22. Shkolla vitin e kaluar, me projektin e riciklimit të letrës, e organizuar nga Këshilli Rinor i Ambasadës së Amerikës, u angazhuam dhe finalizuam projektin, ku në mesin e pesëmbëdhjetë shkollave, trium-fuam duke zënë vendin e parë në këtë pro-jekt, ku nxënësit tanë u shpërblyen me një eskursion dhe drekim në Ujëvarën e Drinit.

23. Këtu, mund t’ju informojmë se nga vlerësi-mi i jashtëm për vitin shkollor 2014/2015 (viti i parë i shkollës sonë), patëm rezul-tuar të jemi në vendin e 13 apo 14 në mesin e shkollave të Komunës së Prishtinës, ndër-sa tashmë qëndrojmë në vendin e shtatë re-spektivisht më lart që natyrisht synojmë të ngritemi në garat e sivjetme të diturisë që DKA, për çdo vit matë performancën/ dijen e nxënësve të klasave të nënta dhe përmes këtyre rezultateve dihet radhitja e shkol-lave;

24. Projekti “Muzeu në shkollë” ka fuqizuar dhe zbukuruar kulturën dhe klimën e shkollës.

25. Projekti “Këndi i lojërave për fëmijët e edukimit parafillor” – për të cilin projekt të realizuar (ne oborrin e brendshem me lo-dra kreative) dy vite më parë e falendero-jmë për donacionin “Marigona Residence”;

26. Projekti “Furnizimi I bibliotekës me libra” - furnizimin e bibliotekës me rreth një mijë e tetëqind libra shkollor, e ka mundësuar “Marigona Residence” gjithashtu.

27. Këndet e leximit – përveç këndit që ka sjellë Komuna e Prishtinës, mësueset së bashku me prindër dhe nxënës kanë përfunduar me sukses edhe katër kënde tjera të leximit;

28. Klasa Verore – projekt në kuadër të projek-tit Sevice Learning dhe punuar me metodën “Learning by doing”, ekipi i disa mësim-dhënësve, nën koordinim të sekretares së shkollës dhe me kontribut të prindërve, nxënësit kanë përfunduar klasën verore jashtë objektit shkollor me simbolikën e shkronjës “M”.

29. Vlen të theksohet se sivjet nga Ekipi I Vet-vlerësimit të Brendshëm të Shkollës, ka përfunduar për herë të dytë Vlerësimi i pesë fushave të cilësisë, për performancën e shkollës (paraprakisht kemi pasur edhe vlerësim të jashtëm nga inspektorët E.SH.,

ku përfunduam me performancë të shkëlqy-er gjithashtu);

30. Revista e shkollës që quhet “MODEL”, që nga përfundimi i vitit të parë në këtë shkollë, botohet çdo vit duke i falenderuar prindërit e nxënësve të shkollës sonë: Le-onat Rezniqin dhe Ilir Kuletën;

31. Filma artistik/ të publikuar në faqet e shkollës në internet, si dhe në YouTube. Fil-mat kanë karakter edukativ, ndërkaq me një prej tyre kemi garuar apo marrë pjesë në kompeticionin e organizuar nga ASK;

32. RobotIKS – organizuar nga IPKO Founda-tion nën mbikëqyrjen e DKA dhe MASHT, para tri vitesh zumë vendin e pare, në mes-in e 15 shkollave garuese të qytetit;

33. Klubi Nderkombëtar Ekologjik “4H” – për here të parë në vend, është themelu-ar në shkollën tone (rreth 20 nxënës), në bashkëpunim me Çlirim Sheremetin;

34. “Një art ndryshe” – projekti i parë artistik, i punuar në dërrasa, me gozhda dhe penj, i realizuar fillimisht në shkollën tone, duke bashkëpunuar ngushtë me Komunitetin RAE (pastaj është përhapur gjithandej ven-dit dhe përmes nesh ka depërtuar edhe në Finlandë);

35. Paullownia – ka rezultuar suksesshëm edhe mbjellja e fidaneve të quajtura Paullownia, të cilat rriten me një gjatësi marramendëse dhe të njejtat lirojnë oksigjen maksimal dhe kjo është e rëndësishme për shëndetin e nxënësve;

36. Finksionalizimi i kantinës/ kuzhinës së shkollës sonë, duke shërbyer kroasane dhe qumësht pa pagesë nga Komuna e Prishtinës dhe duke u shërbyer me ushqim dhe çmime të përzgjedhura nga Këshilli i Prindërve (ndërkaq, pagesa bëhet në Ko-munën e Prishtinës me numrin UNIREF të shkollës sonë dy euro për meter katror);

37. Shitja e mjaltit që prodhohet nga fëmijët me sindromën Down, rrjedhimisht, të hol-lat kanë shkuar në shoqatën përkatëse (këtë punë e kanë kryer nxënësit e klasave të pesta, vitin e kaluar);

38. Flamujt dhe simbolet jashtë dhe brenda shkollës – janë vendosur për të çmuar dhe respektuar simbolet kombëtare, shtetërore, komunale dhe të shteteve përkrahëse të shkollës sonë;

39. Muralet – janë përfunduar disa murale ndër vite të cilat kanë zbukuruar dhe rreg-ulluar kulturën e shkollës;

40. Dekorimi i dy palë shkallëve të brendshme të shkollës, me thënie të mençura eduka-tive;

Page 30: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL30

41. Reklamimi për identifikim të shkollës në dy hyrjet e shkollës (donacion nga prindërit e shkollës);

42. Shpërblimi i nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit tjetër të cilët ishin më të dalluar ndër vite;

43. Montimi dhe funksionalizimi i “Tabelave të mençura” apo “Smart Board”, në dy klasë dhe një kabinet të shkollës, që I kontribuon mësimdhënies bashkëkohore dhe efektive;

44. Orari lëvizës për procesin mësimor dhe pesë orare të ndryshme për fillim dhe mbarim të procesit mësimor, për të mos interferuar njëri me tjetrin, pasi që shkolla funksionon vetem me një ndërrim/turn, me rreth 750 nxënës;

45. Rrethojat e fushës sportive të realizuara nga Komuna e Prishtinës;

46. Ndriçimi përreth fushës dhe më gjerë nga Komuna e Prishtinës;

47. Kemi aplikuar dhe presim përgjigje në pro-jekte: në bashkëpunim dhe shkëmbim të nxënësve dhe mësimdhënësve për shkollim në Wien, Austri dhe projekte tjera me OJQ “Yunus Emre”, pastaj edhe projekte me Norvegjinë, për të cilat/zbatimi i tyre pritet të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm shkollor;

48. dhe natyrisht, të tjera mini-projekte dhe ak-tivitete, për të cilat nuk ka hapësirë në këtë revistë për t’i publikuar, por mund ti gjeni në njërin prej projekteve jo të lartcekura, web-faqja e shkollës www.shkollamodel.weebly.com, si dhe në faqen e shkollës në fa-cebook: Shkolla “Qamil Batalli”-Prishtinë.

@Redaksia

PROJEKTET

O R G A N O G R A M I . SH.F.M.U. “QAMIL BATALLI” . . PRISHTINË .

.

DD

Ma.sc. Liridon MALIQI

DREJTOR

Serbeze Humolli-Xhema zyrtare administrative Albana Desku – Psikologe Lejla Dërguti - Bibliotekare

(28) MËSIMDHËNËSIT (770) NXËNËSIT PRINDËRIT & KOMUNITETI

DEPARTAMENTET (Aktivet) PROFESIONALE KËSHILLAT E SHKOLLËS KLUBET & GRUPET E SHKOLLES

SHËRBIMI TEKNIK I MIRËMBAJTJES

Ekipi kundër braktisjes

Keshilli Drejtues

Keshilli i Prindërve

Këshilli i Nxënësve

Këshilli i Mësimdhënësve

Këshillat e Klasave

Këshilli Artistik

Ky organigram i shkollës sonë është marrë model dhe është botuar në librat profesionalë që shërbejnë për trajnim të udhëheqjes arsimore/ për drejtorët e së ardhmes (librat e botuar nga GIZ - Gjerman).

VISIONI Brenda dhjetë viteve, synojmë të arrijmë standarde bashkekohore te mesimdhenies, duke pro-movuar metodologji që ndërthurin shfrytëzimin e teknologjisë informative, për të krijuar qytet-arin (nxënësin) e formuar globalisht, rrjedhimisht duke inkurajuar zhvillimin e personalitetit të fëmijës dhe respektimin e diversiteteve, që të sfidohen me ndryshimet të cilat sot zhvillohen me dinamizëm globalisht.

MISIONI Ne përkushtohemi për të rezultuar suksesshëm në ofrimin e klimës optimale për mësimdhënie dhe mësimnxënie, me paisje dhe kualifikime të avancuara, ku mësimnxënia do të përmbushë potencialin arsimor dhe social, duke u fokusuar ne zhvillimin e praktikimit te teorive qe meso-hen ne shkolle.

Page 31: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL 31

Dua Lipa Këngëtare me renome botërore, lindi më 22.08.1995 në Angli, por ajo ka prejardhje nga Kosova. Dua është këngëtare (anglisht), tekstshkruese dhe modele. Karriera muzikore për të, ka fillu-ar në moshën 14 vjeçare. Në vitin 2015, ajo u anëtarësua në Warner Music Group dhe publikoi këngën e parë të saj. Në vitin 2016 është publi-kuar një dokumentar dhe botim special për të, në revisten The Fades, i titulluar “See in Blue”. Në janar të vitit 2017, Dua fitoi vendin e parë dhe u shpërblye nga EBBA Public Choice. Ajo ishte e para në shumë top-lista ndërkombëtare dhe prestigjioze në vitin e fundit. Ajo gjithashtu ka mbajtur koncert humanitar para dy viteve në Prishtinë, ku performoi para mijëra qytetarëve.Dua është krenaria e vendit tonë, ashtu sikurse Majlinda Kelmendi, Rita Ora dhe shumë të tjerë.

@Redaksia

MODA/ TRENDIModa apo trendi, është stili dhe zakoni i përha-pur në një kohë të caktuar. Në kuptimin e saj më të zakonshëm, “moda” përshkruan stilin më të përhapur të veshjes. Shumë lloje të modës janë të përhapura në kultura të ndryshme në një kohë të caktuar. Por, e rëndësishme është idea që kursi i dizajnimit dhe i modës ndry-shon shumë më shpejt se sa vetë kultura si e tërë. Dizajnuesit ose stilistët e modës krijojnë dhe prodhojnë shumë artikuj veshjesh.Termat “në modë” ose “jo në modë” janë për-dorur për të përshkruar nëse dikush apo diç-ka përshtatet me modën aktuale apo jo edhe aq aktuale, më të përhapur, më popullore, por gjithsesi çdo vend ka modën e vet dhe ne nuk duhet ti gjykojmë e as paragjykojmë njerëzit për mënyrën e tyre të të veshurit. Gjithsesi, në epokën moderne artikujt e qua-jtur “jo aq aktual” mund të përshtaten në të vërtete me termin “Retro”. Moda Retro lejon

ndryshime rregullash si për shembull “e vjetra është një e re e papritur”, kështu është edhe në modë. Termi “mode” shpesh përdoret në një sens pozitiv, si një sinonim i magjepsjes, bukurisë dhe stilit. Në këtë sens llojet e ndryshme të modës janë një lloj arti popullor, përmes të cilave një kulturë mund të ekzami-nojë nocionet e saj për bukurinë dhe mirësinë. Gjithashtu, termi “mode” përdoret ndonjëherë në një sens negativ, si një sinonim i tenden-cave dhe materializmit.

@Redaksia

Page 32: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL32

BARCOLETA

| Ari para se të shkojë në shkollë i thotë nënës se i dhemb barku. E ëma i thotë: “Nuk ke ngrënë bukën, e ke barkun bosh, prandaj të dhemb, po të ishte plot nuk do të të dhembte. Në shkollë mësuesi iu thotë nxënësve: “Fëmijë më dhemb koka, mos bëni zhurmë ju lutem!” Ari ngrihet në këmbë: “Mësues, e keni kokën bosh prandaj të dhemb, po të ishte plot nuk do të të dhimb-te” |

| Babai i thotë djalit:

O bir, Ataturku kur ishte në

moshën tënde ishte i pari i klasës…

Djali ia kthen:

Kurse kur ishte në moshën tënde

ishte President. |

| Po ecnin një mi me një ele-

fant mbi një urë të vjetër dër-

rase….

Në një moment fillon të tundet ura.

Ia pret miu: - E sheh, edhe ura tun-

det kur kalojmë NE. |

| Nxënës të shkollës fillore po ecnin rrugës, kur papritmas shohin një çift të sapomartu-arish duke dalë nga ceremonia e kurorëzim-it…Njëri nga fëmijët më çapkën iu thotë shokëve:“Ja shikoni pas pak sekondash se çfarë do të thotë: paniku!”I afrohet dhëndrrit, ia kapë dorën (dorë për dore) dhe i thotë:“ Përshëndetje babi!” |

fjaLË TË UrTa SHQIPE

“Gur gur bëhet kala, fjalë fjalë bëhet bela”“Kur del fjala nga dhëmballa e ka dëgjuar krejt mëhalla”“Miqësia është virtyti më i bukur që kanë kri-juar njerëzit pas urtësis딓Ai që pyet s’humbet”“Ai që di të bëjë lajka, di edhe të shpif딓Ai që di më së shumti, flet më së paku”“Fjala e mirë ҫelë derën e hekurt”“Ai që flet mbjell, ai që dëgjon korr” “Language is the light of the mind”“Ata që duan të punojnë gjithmonë gjejnë punë,ndërsa ata që s’duan që të punojnë, gjejnë arsye”

gjËEgjËZa

Kam samar, po s’jam gomar... (Breshka)

Zu-zu-zu, zu-zu-zu, Shkon atje e shkon këtu, Punon ditë e punon natë, Na jep dyllë e na jep mjaltë. (Bleta)

Majën nën thikë fillon të hollohet, shënon vizë-pikë, por ngadalë shkurtohet. (Lapsi)

‘Me vete e ke por me sy nuk e sheh’ (Emri)

Të lodh shumë me të vërtetë por gëzim të jep në jetë. (Puna)

Page 33: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL 33

FJALËKRYQ

Fjalëkryq

Emri i këngëtares Llalloshi

Emër vajze shqiptare

Kuzhina pranë

xhamisë

Emri i arkeologes

Shukriu

Titull kishtar

Sahati

Dritë arabisht

Kafsha në

foto E para e jonë

Rrotat e

veturës

Shkronja e 24

e alfabetit

Nëna në gjuhën turke

Emër mashkulli

mysliman

Dy shkronja

të njëjta

Uji në gjuhën

frënge

Shok në

gjuhën

Frënge

Aktore e huaj

Lupino Mirë bën

Ngjyrë e

këpucëve

Këngëtari

Krasniqi

Komisionar për të drejtat e njeriut në

Ugandë

Shkronja e

13-të e

alfabetit

.Puno

PunPunoi: mës. Valdrinë Nekoviqi

Page 34: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL34

IN MEMORIAM

ESE PEr arS. NafIjE XHabIrIE ardhmja, një kohë e cila gjendet afër, e një kohe me një rëndësi të madhe për ne, për ne si e ardhmja e vendit tonë që të gjithë mendo-jmë ta shpiem dhe ndryshojmë Kosovën tonë si një vend me një vlerë dhe rëndësi shumë të madhe, përmes imagjinates dhe ideve që i kri-jojmë përgjatë rrugës së ardhmes e cila është e mbushur me shumë mund e sfida, e të cilat do t’i kishim të vështira t’i kalonim edhe pa përkrahjen dhe mundin që mësimdhënësit e japin për ne vetëm për vetëm që bagazhi i diturisë sonë të jetë i mbushur me njohuri që do të kenë një vlerë shumë të madhe për ne si nxënës dhe për këtë u jemi shumë falenderues.Afro tre vite që i kaluam në këtë shkollë së bashku dhe që janë duke u bërë katër sot ishin kohë dhe momente shumë të rëndësishme për ne, të cilat ne nuk do të mund t’i harrojmë lehtë pasi që janë të mbushura me momente të gëzueshme por edhe me një dhimbje të madhe

e cila do të mbetet gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona si një kujtim i trisht’ për faktin e humbjes së një ndër mësimdhënësve tonë më të shtrenjtë arsimtaren Nafije. Zemra e saj kishte vend për të gjithë, buzëqeshja e saj në fytyrë nuk u vyshke kurrë. Ora e saj mbaronte aq shpejt saqë habiteshim, ashtu shpejt sikur jeta e saj. Pozitiviteti i saj mbushte klasën më harmoni, kurse Dielli shndrriste më shumë se kurrë. Mirëpo, kësaj kënaqësie i erdhi fun-di. Drita e Diellit u shua, harmonia u kthye në heshtje e buzëqeshjet u kthyen në lot. E dashura arsimtare, na mungon më shumë se kurrë. Faleminderit për mundin e treguar, pa-varësisht rrethanave dhe na fal nëse je mërzi-tur ndonjëherë për fajin tonë! Ikja jote mbolli pikëllimin, lotin, hidhërimin dhe la zbrazëtirën e humnerës. Mbase një ditë për shembëlltyrën tënde kemi shumë për t’ju folur gjeneratave që do të vijnë pas nesh. Do të jete i përjetshëm kujtimi për ty e dashura arsimtare!

Shkroi: Ujëvarë Kuleta, kl. 8/1

Page 35: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL 35

SH.F.M.U “QAMIL BATALLI“

kolektivi i shkollës 2017-2018

Page 36: M Revista Shkollore ODELm - Qamil Batalli · 2019. 6. 12. · Revista Shkollore – MODEL 3 Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “QAMIL BATALLI” nëPr - ishtinë u themelua më

Revista Shkollore – MODEL36

SEMIMATuRANTËT E VITIT 2017/2018