lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

65
Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar: Poezi Homeri “Iliada”, Populli “Këngë të epikës legjendare shqiptare”, N. Frashëri “Lulet e verës”, De Rada “Këngët e Milosaos”, Bajron “Çajld Harold”, Fishta “Mrizi i zanave”, Poradeci “Lirika”, Migjeni “Vargjet e lira”, I. Kadare “Ca pika shiu ranë mbi qelq”. Iliada qe eshte nje nder veprat me te njohura Homerike ngerthen ne vete kenget. mbi luften legjendare te Trojes. Sipas Legjendes shkaktar kryesor i kesaj lufte ishte nje gosti perendish ku nuk ftohet perendesha e grindjes, nga zemerimi ajo mer nje moll gdhend mbi te fjalet “ Me Te Bukures “ dhe e hedh ate ne mesin e perendeshave tjera ,Aferdites, Heres , Athenes te paafta per ta zgjidhur kete mosmarveshje ato i drejtohen princit te Trojes ,Paridit . Ai i magjepsur nga premtimi i Aferdites per ti dhene atij gruan me te bukur mbi Toke , Helenen. i jep dhe shpall Aferditen Perendeshen me te bukur. Mu pas kesaj Paridi rremben Helenen , dhe shenon fillimin e Luftes me gjakatare te Antikes , qe fillon me rrethimin e Trojes nga greket . Te Udhehequr nga Agamenoni Mbreti i Mikenes dhe vella i Menelaut ( burrit te Helenes) mbret i spartes e me prezencen e komandanteve me te shquar grek Akilit , Odiseut , Diomedi , Ajaks Telamoni bejne perpjekje te vazhdeshme te rrezuar Trojen, Mirepo te gjitha sulmet sprapsen nga Hektori , priresi i Trojaneve . Ndonese Kjo veper pershkruan vetem 51 ditet e fundit shihet qarte dhe shume leht mund te paramendohen viktimat e shumta te kesaj lufte .Keto 51 Dite shenojne fundin e pergjakshem te tre Heronjve te kesaj vepre. I lodhur nga bejat e shumta ,humbjet e medha e me Akilin qe tashme ishte terhequr ne shenje proteste per marrjen e skllaves Brisedë nga Agamenoni , Menelau i ofron nje pakt dyluftimi Paridit sipas te cilit pakt nese Menelau mposhtej ( vritej ) Paridi do mbante Helenen dhe Greket do terhiqeshin nga Troja , Nese Paridi mposhtej Menelau do merrte Helenen dhe Flota greke do leshonte Trojen duke i dhene fund kesaj Lufte qe padyshim kishte rraskapitur te gjithe luftetaret e tashme edhe perendite e Olimpit ishin ne Lufte me njeri tjetrin me veten Zeusin qe i ndalte .Fillimisht Paridi pranoi dhe sipas legjendes po to mos ishte aq frikacak do kishte mposhtur Menelaur e terbuar te plakur e te rraskapitur nga kjo lufte 10 vjeqare , dueli perfundon me Paridin te Kembet e te vellait Hektorit te cilit nuk i beri zemra ta linte te vellane te vdiste dhe vrau Menelaun me nje Goditje te vetme qe dritheroi Greket te cilet ja

Upload: gilbert-vance

Post on 31-Oct-2015

434 views

Category:

Documents


12 download

TRANSCRIPT

Page 1: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar:

PoeziHomeri “Iliada”, Populli “Këngë të epikës legjendare shqiptare”, N. Frashëri “Lulet e verës”, De Rada “Këngët e Milosaos”, Bajron “Çajld Harold”, Fishta “Mrizi i zanave”, Poradeci “Lirika”, Migjeni “Vargjet e lira”, I. Kadare “Ca pika shiu ranë mbi qelq”.

Iliada qe eshte nje nder veprat me te njohura Homerike ngerthen ne vete kenget. mbi luften legjendare te Trojes. Sipas Legjendes shkaktar kryesor i kesaj lufte ishte nje gosti perendish ku nuk ftohet perendesha e grindjes, nga zemerimi ajo mer nje moll gdhend mbi te fjalet “ Me Te Bukures “ dhe e hedh ate ne mesin e perendeshave tjera ,Aferdites, Heres , Athenes te paafta per ta zgjidhur kete mosmarveshje ato i drejtohen princit te Trojes ,Paridit . Ai i magjepsur nga premtimi i Aferdites per ti dhene atij gruan me te bukur mbi Toke , Helenen. i jep dhe shpall Aferditen Perendeshen me te bukur. Mu pas kesaj Paridi rremben Helenen , dhe shenon fillimin e Luftes me gjakatare te Antikes , qe fillon me rrethimin e Trojes nga greket . Te Udhehequr nga Agamenoni Mbreti i Mikenes dhe vella i Menelaut ( burrit te Helenes) mbret i spartes e me prezencen e komandanteve me te shquar grek Akilit , Odiseut , Diomedi , Ajaks Telamoni bejne perpjekje te vazhdeshme te rrezuar Trojen, Mirepo te gjitha sulmet sprapsen nga Hektori , priresi i Trojaneve . Ndonese Kjo veper pershkruan vetem 51 ditet e fundit shihet qarte dhe shume leht mund te paramendohen viktimat e shumta te kesaj lufte .Keto 51 Dite shenojne fundin e pergjakshem te tre Heronjve te kesaj vepre. I lodhur nga bejat e shumta ,humbjet e medha e me Akilin qe tashme ishte terhequr ne shenje proteste per marrjen e skllaves Brisedë nga Agamenoni , Menelau i ofron nje pakt dyluftimi Paridit sipas te cilit pakt nese Menelau mposhtej ( vritej ) Paridi do mbante Helenen dhe Greket do terhiqeshin nga Troja , Nese Paridi mposhtej Menelau do merrte Helenen dhe Flota greke do leshonte Trojen duke i dhene fund kesaj Lufte qe padyshim kishte rraskapitur te gjithe luftetaret e tashme edhe perendite e Olimpit ishin ne Lufte me njeri tjetrin me veten Zeusin qe i ndalte .Fillimisht Paridi pranoi dhe sipas legjendes po to mos ishte aq frikacak do kishte mposhtur Menelaur e terbuar te plakur e te rraskapitur nga kjo lufte 10 vjeqare , dueli perfundon me Paridin te Kembet e te vellait Hektorit te cilit nuk i beri zemra ta linte te vellane te vdiste dhe vrau Menelaun me nje Goditje te vetme qe dritheroi Greket te cilet ja mbathen me vrap nga fusha e betejes .Hektori ndiente se luftes i kishte ardhur fundi , ata dogjen anijet greke dhe ishin gati qe ti hidhnin greket ne det .I shqetesuar nga kjo qe po ndodhte Akili Lejon Partoklin kusheririn e tij qe te vesh armaturen e tij e te dal ne lufte ndaj Trojaneve qe tju pres hovin . Partokli del ne fushbetej i armatosur me armaturen e Akilit dhe shkakton panik ne Anen e Trojaneve , dhe gjendet ball per ball me Hektorin nga i cili gjen vdekjen . Gjat dyluftimit Hektori kishte dyshuar se nuk po luftonte me Akilin dhe pasi e lendi rend ne fyt Partoklin qe renkonte per vdekje tashme i heq atij helmeten dhe ve re se nuk ishte Akili. I pikelluar nga ky fakt dhe duke ndjere keqardhje. Hektori urdheron terheqjen . Pas ceremonise tradicionale per djegien e kufomave Akili i zemeruar ne bejen e radhes mbetet ball-per-ball me Hektorin te cilin me shume Mund e vret e me pas sikur kjo te mos mjaftonte kjo e lidh ate pas karroces se tij te luftes dhe e terheq svarre deri ne kampin grek. Nga kjo qe ndodhi Zeusi Inatoset keq me Akilin. Ate nate i veshur ne nje kostum jo te zakonshem Priami Mbreti i Trojes shkon dhe kerkon trupin e te birit me perulje qe me pas Akili duke ndjere keqardhje ia jep trupin e Hektorit dhe Akili i Drejtohet Agamenonit qe te shpall disa dite paqe ne shenje respekti per ti lene kohe Trojaneve qe te kryenin ceremonialet.Ne ndorkoh sipas fakteve te gjetura me vone atyre diteve pritej qe te arrihej nje marveshje mes Trojaneve dhe Trakeve. Pas perfundimit te ceremonialit disaditor Greket marshojn drejt Trojes ne nje Sulm te fundit me Zeusin ne anen e Trojaneve dhe trimeri e zemerim luftetaret Trojan I shkatojne humbje katastrofike Grekeve duke

Page 2: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

u vrare keshtu me shume se 2/3 e ushtrise. Duke pare Kete rezultat Agamenoni urdheron terheqje te menjehershme se e dinte mire se Perendia e Luftes se Olimpit she Zeusi ishin ne anen e Trojaneve dhe shume shpejte ushtria e tij do ishte teresisht e mbaruar nese nuk terhiqeshin . Gjate terheqjes humbin jeten edhe ushtar te tjere grek nga Harkataret Trojan . Odiseu duke pare kete futet menjehere ne dilema dhe nis te shetis neper kampin grek ku shumica e tendave ishin zbrazur dhe Agamenoni ishte gati te merrte vendimin per terheqje .Ate dite Odiseu me ndihmen e nje perendeshe te bukur qe e kishte mbeshtetur gjithmone sheh nje ushtar grek qe i gezuar qe do terhiqej ne shtepine e tij po gdhendete nje kale prej druri per te birin e tij .I inspiruar nga kjo Odiseu vrapon ne tenden e Agamenonit dhe i tregon per idene qe i kishte shkrepur ne mendje , per nder te vellait te rene dhe premtimit qe I kishte dhene Agamenoni thot se nje perpjekje e fundit vlen te behet dhe keshtu Greket fillojne ndertimin e Kalit te Drunjet . Ne te cilin pasi futen luftetaret e zgjedhur Grek paraqitet si dhurate e perendive per terheqjen e Grekeve. Te nesermen ne mengjes vrojtuesit Trojan raportojn te Mbreti Priam i cili urdheron futjen e kalit brenda mureve. Me ne fund nje Nate e qete kishte rene mbi Troje pa ankthin e se nesermes . Ne nderkoh ne oret e vona te Nates Luftetaret Grek nder te cilet edhe Akili dhe Odiseu zbresin nga kali dhe japin sinjalin anijeve greke qe kishin mashtruar Trojanet dhe ishin portuar ne ishujt prane. Pasi portat e medha hapen dhe Trojanet Kapen ne befasi ndodhin shume vrasje nder te cilat i poshteruar vdes edhe Akili nga harku I Paridit , vdes edhe Priami ndersa Trojes i Vihet zjarri.

Personazhet:

Hektori : Udheheqesi i Trojavene ne Luften e Trojes , Vritet nga akiliAkili : Heroi i grekeve qe vrau Hektorin , i shenjteruar nga perendit,Vritet nga ParidiParidi : Princi i Trojes qe rrembeu Helenen , shkaktar i luftesOdiseu : Mbret i Itakes , mendjendrituri qe shpiku “ KALIN E TROJES”Agamenoni: Komandanti kryesor i Grekeve , Mbret i MikenesMenelau : Burri i Helenes , Mbret i SpartesHelena : Vasha me e bukur mbi dhe asokohe ,( shkaku kryesor i luftes )Priami : Mbreti i TrojaneveZeusi : Perendia e Rrufes , Kryesore e GrekeveHera : Gruaja e Zeusit , Perendesha dytesore pas ZeusitAthena : Perendesh greke .Aferdita : Perendesha e Bukurise ( qe u shpall nga Paridi )Partokli : Kusheriri i Akilit , Vritet nga HektoriAresi : Perendia e Luftes

Page 3: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

Gjuha e epikës heroike shqiptare, ashtu si përgjithësisht krijimtaria gojore poetike e Veriut, përbën një trashëgimi të vyer po edhe të pastudiuar sa e si duhet nga gjuhësia dhe folkloristika shqiptare.

Prej kohësh, ndoshta që kur isha i vogël dhe sprovoja të imitoja disa nga këngëtarët e lahutarët e krahinës sonë të Malësisë së Madhe, më kanë mbetur në mendje jo vetëm qindra e mijëra vargje të këngëve të Mujit e të Halilit, të Plakut Qefanak e të Zukut Bajraktar, po edhe përshtypja e madhe që kishin në mbarë njerëzit këngët dhe vargjet e kreshnikëve. Mbaj mend se, jo vetëm burrat ishin të dhënë pas eposit dhe prisnin me shumë gëzim rastet e festave e të tubimeve të mëdha popullore për të dëgjuar këngët e moçme në interpretimin mjeshtëror të lahutarëve vendas apo të atyre që vinin nga Shala e që ia thoshin më shumë se kushdo tjetër si lahutës ashtu edhe fjalëve të eposit, po edhe gratë, sidomos ato të moshuarat. Tashmë jam i bindur se edhe gjuha e epikës heroike shqiptare duhet kundruar, studiuar e vlerësuar jo vetëm si një pjesë e shprehjes dhe e formësimit artistik të eposit, por edhe si mishërim i dashurisë së shqiptarit për të bukurën, për vlerat e vërteta artistike dhe për marrëdhëniet e ndërsjella të gjuhës me kulturën në planin kombëtar shqiptar, po edhe më gjerë, duke përfshirë edhe shkëmbimet kulturore e huazimet gjuhësore e artistike të natyrshme e të pamungueshme, në një trevë aq të shkëmbyeshme e të gjallë si ajo ballkanike. Natyrisht, duke qenë se çështjet që i përkasin gjuhës së epikës heroike shqiptare janë të ndërlidhura me një qerthull problemesh të karakterit letraro-artistik, po edhe mirëfilli historiko-shoqëror, gjeografiko-ekonomik e kulturor, nuk mund të mëtojmë të ndalemi në gjithçka që nden një kundrim i plotë, çka do të kërkonte një disertacion të tërë; prandaj do të përqendrohemi në disa nga pikat më interesante e pikërisht:

Page 4: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

Ç'përfaqësojnë këngët e kreshnikëve në kuadrin e poezisë popullore shqiptare e përgjithësisht në kulturën e popullit shqiptar? Cila është treva e shtrirjes së eposit dhe ç'mund të thuhet për djepin e lashtë të tij? Marrëdhëniet e ndërsjella me eposin e vendeve fqinje, sidomos me eposin malazez, si pikëtakime e ndërndikime të natyrshme të kulturave të popujve fqinjë e që, ndonëse të ndryshëm për nga përkatësia etnike e lashtësia në viset e tyre të sotmet (shqiptarët, si vijues të pandërmjetshëm të ilirëve në trojet e veta ballkanike, kurse sllavët të ardhur shumë më vonë se ata në Ballkan, por gjithsesi në një fqinjësi tashmë më se një mijë e treqindvjeçare me iliro-shqiptarët), që, sidoqoftë, duke bashkëjetuar pranë njëri-tjetrit, nuk mund edhe të mos ndikoheshin ndërsjelltazi, duke u përngjasuar deri edhe në tematikë e në emrat e heronjve kreshnikë, paçka se të dyja palët, në daç ajo malazeze, në daç pala shqiptare, e kanë bërë zakon të deklarohen kundër një përngjasimi të tillë dhe secila thotë se pala e vet është "burimore dhe më e lashtë" e se tjetra "ka vjedhur e kopjuar" prej saj. Kjo le të mbetet për t'u zhdavaritur më mirë e më hollë sidomos nga specialistët e folklorit. Lahuta dhe eposi si binjakë të një arti të hershëm e të një kulture të lashtë mbarëpopullore në Shqipërinë e Veriut. Tematika e eposit, personazhet kryesore dhe lidhjet ndërmjet tyre. Çështje të antroponimisë së eposit. Roli edukativ i eposit dhe vlerat e tij si model i ligjërimit po edhe i sjelljes (komportimit) burrërore. "Auditori" i eposit dhe proceset e evoluimit të formave të shprehjes së tij. Disa vlerësime e arritje tonat rreth gjuhës së eposit si përmendore madhështore e kulturës së gjuhës. Rreth "ndiç-it" epik si tregues i plotvlershëm i pushtetit dhe i peshës shumë të madhe shpirtërore të eposit të kreshnikëve në zemrën e malësorëve dhe, së andejmi, edhe në figurshmërinë dhe

Page 5: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

bukurinë e gjuhës së tyre. Natyrisht, për të mos përsëritur gjërat tashmë të ditura nga sa është shkruar në botimet më të reja, në rreshtat që ndjekin, do të përqendrohemi vetëm në çështjet më kryesore e duke bërë një farë zgjedhjeje: d.m.th., duke parapëlqyer ato që mbeten për t'u thelluar apo edhe të diskutueshme.

1. Epika popullore është një gjini e poezisë popullore që ka si veçori rrëfimin dhe që përmbledh: epikën legjendare dhe epikën historike. Në epikën legjendare përfshihen këngë që bëjnë fjalë për bëma, rite, doke e marrëdhënie shoqërore të hershme; aty zenë vend të gjerë trimëritë dhe bëmat zullumqare të kreshnikëve, si Muji e Halili, Gjergj Elez Alija, Omeri i Mujit, Plaku Qefanak, etj. Këto këngë shquhen për një stilizim të gjerë epik, për realizimin e tyre sipas modeleve artistike të moçme dhe me një pleksje të mahnitshme të reales dhe të joreales, të fakteve dhe të imagjinatës. Këngët e kreshnikëve, pa dyshim, përfaqësojnë pjesën më të bukur dhe më interesante të poezi-së popullore shqiptare. Si të tilla, ato kanë tërhequr prej kohësh edhe interesimin e studiuesve të huaj: të folkloristëve po edhe të gjuhëtarëve. Përmendim, ndër të tjerë, albanologun e shquar aust-riak Maksimilian Lamberc, i cili në studimin e tij shumë interesant "Epika popullore e shqiptarëve", (1958) ka dhënë, për herë të parë, disa vlerësime dhe mendime shumë të vlefshme rreth madhështisë dhe bukurisë së eposit shqiptar, si dhe bëri (me aq sa mund të bëhej në atë kohë) të parën sprovë për një studim e vlerësim kompleks të eposit shqiptar duke përfillur gjerë edhe vlerat e tiparet gjuhësore të kësaj gjinie epike. Këngët e kreshnikëve janë krijimet më të gjata të poezisë popullore shqiptare. Ato mund të arrijnë deri në disa qindra vargje, kryesisht dhjetërrokëshe, po edhe me përmasa të tjera. Vargjet janë të bardha, por me kadenca ritmike e aliteracione të zhdërvjellëta, që pasqyrojnë edhe natyrën fonike të gjuhës

Page 6: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

shqipe, posaçërisht të dialektit të gegërishtes veriperëndimore. Në mënyrë të veçantë aty janë me interes dy faktorë: a) gjatësia e zanoreve të theksuara, ndonjëherë edhe e të patheksuarave, si një tipar fonologjik vetëm i gegërishtes dhe i ndonjë së folmeje skajore a anësore të toskërishtes (si labërishtja dhe ndonjë nga të folmet e diasporës arbëreshe të Italisë e të Greqisë); b) zgjatimi i zanoreve për arsye stili, bashkë me disa ndërrime e kalime fonetike në gjuhën e këngëve, që kryhen thjesht për arsye muzikaliteti e kumbueshmërie më të lartë. Për këto kemi shkruar, së pari, në artikullin tonë "Rreth disa veçorive të gjuhës së këngëve popullore", porse, edhe para nesh, problemin e kishin prekur Eqrem Çabej në studimin "Për gjenezën e literaturës shqipe" (1939) e sidomos M. Lamberci në studimin që cituam më lart. Për këngët popullore të Shqipërisë së Jugut, një përpjekje të parë ka bërë edhe V. Fidleri në artikullin "Disa çështje të metrikës së këngëve popullore çame"(1965). Tashti së fundi, në librin "Dialektologjia", në pjesën e parë hyrëse, kemi shtuar edhe një syth të gjerë kushtuar marrëdhënieve të dialektologjisë me folklorin dhe etnografinë, ku, për herë të parë, kemi trajtuar disa nga çështjet më kryesore rreth vlerave të folklorit për studimet dialektologjike dhe përgjithësisht gjuhësore. Më gjerë, disa aspekte të gjuhës së eposit të kreshnikëve janë trajtuar në Simpoziumin e vitit 1983 në Tiranë, ku pati edhe sprova interesante për disa aspekte të veçanta të gjuhës së eposit shqiptar, si për toponiminë dhe antroponiminë, për pasurinë dhe bukurinë e shprehjes etj. Një vëmendje të veçantë i ka kushtuar onomastikës së eposit shqiptar studiuesi kosovar Demush Shala, sidomos në studimin e tij me titull "Onomastika në këngët kreshnike shqiptare". 2. Nga kërkimet e bëra deri më sot rezulton se këngët epike të ciklit të kreshnikëve i gjejmë në Shqipërinë Veriore, kryesisht në trevat mbi lumin Drin, në këtë shtrirje: Malësia e Madhe (Hot, Kelmend, Grudë, Triesh, Kastrat, Shkrel), Kraja,

Page 7: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

Rranxat e Mbishkodrës, Dukagjini, Postrripa, Shllaku, Nikaj-Mërturi, Malësia e Gjakovës (Krasniq, Gash, Bytyç, Berishë), Kosova. Kjo është vatra kryesore apo treva e mirëfilltë e ciklit të kreshnikëve, po përhapja e tij është edhe më e gjerë; ajo kalon edhe poshtë Drinit, si në Pukë, Kukës, Dibër e Mat, deri në disa fshatra të Shqipërisë së Mesme. 3. Karakteristikë themelore e eposit shqiptar është shoqërimi me lahutë, vegël që, sipas etnomuzikologëve shqiptarë e të huaj, është nga më të lashtat dhe "përfaqëson arkeotipin më të lashtë të veglave kordofone me hark të kontinentit evropian". Lahuta, në dialektin e Malësisë së Madhe, sidomos në anët perëndimore të tij, shqiptohet edhe lavd-a : mej ra lavds. Në anët verilindore shqiptohet lahut-a. Kjo vegël bashkë me këngët që shoqëron, ka luajtur rol të rëndësishëm etik, po edhe është kthyer në simbol etnik. Malësorët tanë e kanë vështruar lahutën si objekt kulti, prandaj edhe e kishte çdo shtëpi. Shtëpia pa lahutë quhej shpi e lânun "shtëpi e lënë". Mbi lahutë (kryesisht në kokë, po edhe në bishtin e saj) malësorët gdhendnin figura mitologjike që lidhen me besime popullore të ndryshme, si: gjarpër, kokë dhie, përkrenarja e Gjergj Kastriotit etj. Gdhendja e kokës së dhisë lidhet me besime të hershme popullore. Në këngët e kreshnikëve bëmat e heronjve kushtëzohen nga prania e figurave të besimit popullor, nga forca magjike e zanave dhe e orëve, të cilat i pajisin heronjtë me fuqi të mbinatyrshme. Në një nga këngët e kreshnikëve flitet për dhitë e egra të Zanave, që rrinë në Lugje të Verdha e i kanë brirët prej floriri; ato simbolizojnë fuqinë e zanave. Në ndonjë këngë këndohet për djalin gjarpër, kurse në shumë këngë gjarpri del nga gjoksi i kundërshtarëve të Mujit e të Halilit kur vriten, si p.sh. nga barku i Behurit, i Gjurit Harambash; nga barku i Bajlozit të Zi që vret Gjergj Elez Alija etj. Lahuta shqiptare, në dallim nga guslla e sllavëve, është vegël popullore masive e njerëzve të thjeshtë, e këngëtarëve

Page 8: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

joprofesionistë. Guslla është vegël profesioniste e këngëtarëve që paguhen për këtë mjeshtëri. Me lahutë shoqërohen këngët epike, midis të cilave shquhen ato të Mujit e të Halilit. Lahuta dhe kënga shkrihen në një të vetme. Nuk mbahet mend që në malësitë tona lahuta të jetë përdorur veçmas. Ajo vetëm shoqëron këngët duke spikatur dy momente:

Hyrjen apo introduksionin e këngës, si dhe interludet midis rreshtave muzikorë. Kur shoqëron këngëtarin gjatë interpretimit të tij. Gjatë shoqërimit të këngës (fjalëve) lahuta ka një kufizim të ndjeshëm të funksioneve të saj, me që, në këtë rast, vëmendja përqendrohet kryesisht në një ligjërim sa më të bukur.

4. Eposi i kreshnikëve është një pasuri që duhet njohur e studiuar në shumë aspekte: në aspektin e përmbajtjes, në aspektin etnografik e etnologjik, në aspektin historik e gjeografik dhe, natyrisht, lidhur me të gjitha këto, në aspektin gjuhësor. Deri sot, këto aspekte nuk kanë qenë mjaft të njohura. Mendojmë se, për të arritur në rezultate të sigurta për gjuhën e eposit, duhet studiuar gjuha si pjesë e formës, si forma në lidhje me përmbajtjen. Kjo, pa dyshim, na shpie te thelbi i tyre, te tematika e eposit: te bëmat e kreshnikëve, në marrëdhëniet farefisnore e miqësore ndërmjet tyre. Përmbajtja e eposit ka ruajtur elemente të vjetra, por edhe është zhvilluar e është shtuar me mbishtresa të reja në rrjedhë të shekujve. Megjithatë, përmbajtja e tij na sjell elemente të rëndësishme nga thellësia e shekujve, dëshmi dukurish jetësore e marrëdhëniesh shoqërore të një të kaluare që shkon shumë larg në parahistori, deri në kohë të mjergullta e që nuk janë ndriçuar ende, por edhe që është e vështirë, në mos e pamundur, të kemi sot mbështetje nga dëshmi historike sepse dëshmi të tilla nuk ka.

Page 9: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

Personazhet kryesore të eposit shqiptar janë kreshnikët, ndërmjet të cilëve, si një bosht themelor, qëndrojnë dy vëllezërit e famshëm: Muji dhe Halili. Muji na del në këngë të ndryshme me mbiemra të ndryshëm: Gjeto Bashe Muji a Çeto Basho Muji, Bylykbashe Muji etj., kurse për Halilin ndeshim shpesh: Sokol Halili, Halil Bajraktari, Halil Ag Jutbina etj. Në të vërtetë, ndjekja e personazheve na shpie në një lëm interesant të rrafshit gjuhësor e pikërisht në atë të onomastikës së eposit, në antroponiminë dhe toponiminë sa të larmishme aq edhe të pëlleshme për shpjegime e shqyrtime etnolinguistike e antropologjiko-kulturore me rëndësi për historinë e popullit shqiptar. Shtresëzimet, shndërrimet dhe risitë në onomastikën e eposit duhen parë të lidhura ngushtë e gjithnjë krahas me të gjitha përjetimet historiko-shoqërore e etno-kulturore të popullit shqiptar, lidhur edhe me pushtimin disashekullor të tij nga osmanët, po edhe me pretimet e trysninë asimiluese që i kanë drejtuar gjithnjë fqinjët sllavë, si "shpërblim" të dashamirësisë e të bujarisë tipike që shqiptari u ka nderë gjithnjë fqinjve të vet. Rreth Mujit e Halilit veprojnë edhe shumë kreshnikë të tjerë, të cilët quhen Agajt e Jutbinës. Në disa këngë thuhet se ata janë tridhjetë: le të kujtojmë, p.sh., vargun nistor të një kënge: "Tridhet agaj n kuven na jan mliell" (Tridhjetë agaj në kuvend na janë mbledhur). Agajt kanë shumica emra të zanafillës orientale, kryesisht turke: Deli Mehmet Aga, Bud Ali Tali (ose Bude Aline Tali), Tali prej Budinit, Basho Jona, Ago Imeri / Aga Ymeri, Ali Bajraktari, Zuku Bajraktar, Dizdar Osman Aga etj. Emra të tillë, siç ka vënë re studiuesi kosovar, i ndjeri Demush Shala, sjellin një ngjyresë të antroponimisë orientale e duhen vështruar si përpjekje e përhershme e këngëtarëve popullorë për t'i aktualizuar ngjarjet dhe fytyrat qendrore të tyre, në mënyrë që të ruajnë sa mirë interesin për vlerat që i nden (ofron) auditorit bashkëkohës, që kishte ndjerë tashmë peshën e trysninë myslimanizuese. Kjo dukuri përputhet edhe

Page 10: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

me procesin e gjerë të pagëzimit me emra myslimanë të fëmijëve shqiptarë, jo vetëm të besimit muhamedan, po, ndonjëherë edhe të elementit katolik shqiptar". Ndërkaq, është me interes të vihet në dukje se emrat e kreshnikëve shqiptarë bashkëjetojnë edhe me emra të krishterë, të plotë ose pjesërisht, si: Lule Grangu, Dedë Kahremani, Gjergj Elez Alija, Plaku Qefanak etj. Në epos ka edhe disa personazhe femra, sidomos: nëna e dy kryetrimave, motra ose gruaja e Mujit, që quhet Kune ose Hajkunë; ndonjëherë edhe Kuna e Bardhë a Hajkuna e Bardhë. Epiteti fiks "e bardhë" u vihet shpesh femrave të palës kundërshtare, që dashurohen e grabiten dendur nga kreshnikët, si Begzadja e Bardhë, Lajka e Bardhë etj. Në të vërtetë, epiteti "e bardhë" duhet të jetë një element i lashtë stilistik i shqiptarëve, përderisa na del dendur edhe në këngët epiko-lirike të diasporës arbëreshe: "Vashë moj e bardha vashë" thuhet në një këngë epike të arbëreshëve të Shën Kollit (San Nicolo dell' Alto) në Katanxaro. Disa prej personazheve femra, në eposin e kreshnikëve, na dalin me pseudonime, pra me emra meshkujsh e të veshur si të tillë, për të marrë pjesë në duele (zakonisht në vend të babait plak), si p.sh., Omeri i Ri, ose Çika e Plakut të Moçëm, Dule Jabanxhija si pseudonim i Fatimja e Bardhë etj. Mbase kemi të bëjmë me një erë të emancipimit evropian, që, siç dihet, na është shfaqur edhe në letërsinë artistike evropiane, në një kohë kur, deri atëherë, gruas ende nuk i lejoheshin disa veprimtari të burrave, përfshirë edhe botimin e librave, si në rastin e Aurore du Pin, që njihet kudo në botë vetëm me pseudonimin e një emri mashkull: George Sande. Por, ndoshta, qysh në ato periudha të mugëta, të ketë pasur raste edhe të "vajzave virgjina" që sakrifikonin jetën e kënaqësitë bashkëshortore për hir të detyrave si zot shtëpie, në mungesë të një mashkulli nga dera e vet që ta kryente atë funksion. Qendrat kryesore të kreshnikëve që përmenden në epos janë

Page 11: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

Jutbina dhe Klladusha, që mund të identifikoheshin me toponimet Utbina e Glladusha afër Banjallukës në Bosnje. Po edhe toponimia e eposit, ashtu si antroponimia, është e gjerë. Të dendura janë sidomos toponimet me togfjalësha: emër + përcaktor: Lugjet e Verdha, Gurrat e Bardha, Rra-pi i Jutbinës, Bjeshkët e Kuqe etj. 5. Këngët e kreshnikëve kë-ndohen në tubime popu-llore me rëndësi, në das-ma, në oda të burrave, në mjediset familjare, festat kombëtare a fetare etj. Kur këndohen këngët e kreshnikëve auditori dë-gjon me nderim e vëme-ndje të madhe. Burrat e moçëm përhumben në kujtime e derdhin lotë. Eposi është, pra, një kri-jim hijerëndë e burrëror, që nuk i qas vulgarizmat dhe fjalët e pakrehura. Në mbarim të këngës, të gjithë dëgjuesit e prani-shëm e urojnë njëzëri këngëtarin me fjalët: "Të lumtë goja!", "Të këndoftë zemra!", "Ia laç djalit!" etj. Gjithmonë ky epos është vlerësuar si një krijimtari me peshë ndikuese edukative. "Këngët e kreshnikëve e burrërojnë njeriun, e bëjnë trim, i shtien zemër të durojë plumbat, gjakun, luftat ku tresin mashkujt". Mund të themi se malësori shqiptar është ushqyer me këngët e kreshnikëve, jo vetëm nëpërmjet auditorit të tyre të mirëfilltë ku ato këndoheshin, po edhe nga përcjellja gojë më gojë, e nënave te fëmijët. Nënat malësore, edhe kur flasin për gjëra të zakonshme, e kanë për zakon të kthehen në tregimet legjendare nëpërmjet fjalive e thënieve të ndërkallura që fillojnë me të famshmin "niç" që sjell në bisedë pasazhet më të pikuara të eposit të kreshnikëve. Gjej rastin të përmend se, edhe nëna ime, Tereze Prekja, që vinte nga një derë e mirë e Kastratit e ishte mbesë nga Traboini, sa herë fliste me fqinjën e vet, Pret Dushen, edhe ajo bijë soji nga Vuksalekajt e Hotit, përdorte dendur fjali që fillonin me "Ndiç ka pa thanë" apo thjesht me "ndiç" dhe citonte thënie nga ato të këngëve kreshnike. Më vonë, pas studimeve të larta për gjuhë-letërsi dhe, madje, pas disa vjet kërkimesh si

Page 12: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

dialektolog, duke u endur në Malësinë e Madhe e në Dukagjin, do ta ridëgjoja atë "ndiç" edhe në shumë raste e rrethana të tjera dhe do të bindesha katërcipërisht për rolin e madh ndikues apo, thënë ndryshe, për atë peshë të madhe shpirtërore dhe artistike që kanë pasur këngët e kreshnikëve në zemrën e malësorëve tanë. Ja përse Ndre Mjeda, një nga njohësit e vlerësuesit e mëdhenj të shpirtit malësor, në një nga vjershat e bukura të tij thotë:

"Qe ndër djepa rrisin nanat e Hotit djelmëninë ushtore, e idhnim n'anmikun nepër gji u qesin".

Kemi në këto vargje poetike një sintezë të atij realiteti që ndeshet kudo në Malësinë e Madhe edhe sot e gjithë ditën: nënat malësore e kanë pasur traditë që fjalët e bukura të këngëve epike t'ua mësojnë fëmijëve, sidomos djemve, t'ua ushqejnë ato në zemra së bashku me qumështin, bash ashtu siç e thoshte poeti ynë i shquar. Marrëdhëniet rapsod-auditor kanë qenë gjithnjë të gjalla dhe kanë përbërë një ecuri të pandërprerë në të gjitha mjediset malësore. Pa auditor nuk ka rapsod dhe çdo auditor i ri, natyrisht, i shtron rapsodit kërkesa të reja për formën gjuhësore. Me këtë lidhet edhe ajo njësi apo karakteristikë gjuhësore e eposit që është cilësuar si një "koine mbidialektore", për të cilën flet edhe studiuesja ruse A. Desnickaja. Eposi i kreshnikëve përbën një përmendore të mrekulluesh-me të kulturës së gjuhës, një trashëgimi të paçmueshme në të cilën mund të verifikohen dëshmi shumë interesante të proceseve historike e dialektologjike të shqipes. Në këtë kuadër të studimit të gjuhës së eposit bien në sy dy anë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën: nga njëra anë, tematika e pleksur me elemente mitologjike e brendiore të lashta, me mbeturi e tregues legjendarë e mendësi të shekujve të shkuar;

Page 13: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

nga ana tjetër, një gjuhë që kuptohet pa ndonjë vështirësi të veçantë nga brezat e rinj të kohës sonë, jo vetëm në Gegëri, po edhe më gjerë. Kjo dëshmon se gjuha e eposit ka pasur një përpunim të një shkalle të lartë, prandaj edhe është konsideruar me të drejtë si "përmendore e artë e gjuhës sonë poetike". Gjuhë të bukur, figura të hijshme e leksik të zgjedhur ka mbarë krijimtaria poetike e popullit tonë, por eposi i kreshnikëve "da në shenj" sepse ka një përpunim e gdhendje të posaçme. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse shumë studiues, shqiptarë e të huaj, kanë pohuar e mbështetur fuqimisht se eposi ynë "është një vepër me të vërtetë madhështore e krijuesve popullorë, që të mahnit e të lë pa gojë me bukurinë e vet". Si krijim artistik popullor, eposi ynë është një gjini e lashtë e që, me përmbajtjen e tij, na sjell jehonën e kohëve shumë të hershme. Por, njëkohësisht, ky epos është edhe një gjini që transmetohet brez pas brezi dhe, bash për këtë rrethanë, ai është i detyruar t'i përshtatet zhvillimit apo evoluimit të gjuhës në përputhje me kohën e me vendin që këndohen nga rapsodi. 6. Gjëja më e parë që i dallon këngët nga të folurit e zakonshëm është stili i tyre poetik. Ato, si lloje të poezisë gojore, karakterizohen nga zgjedhja e fjalëve, nga vendosja e tyre në përshtatje me kërkesat e ritmit, të rimës, të plotësimit të vargut etj. Për këtë arsye, në gjuhën e folur ka dallime nga një krahinë në tjetrën, si p.sh., dallohen mjaft qartë të folmet e anës veriperëndimore nga ato të anës verilindore, kurse në eposin e atyre anëve, vemë re se dallimet dialektore nuk janë aq të dukshme; kemi aty një formë gjuhësore më të rrafshuar, më të përpunuar, me mbizotërim të asaj që është e përbashkët dhe e përhapur gjithandej. Përmbajtja e epikës sonë heroike legjendare, veçanërisht "fara" apo bërthama e saj, s'ka dyshim që do të jetë e lashtë dhe mosha e saj matet jo me shekuj, por me mijëravjeçarë. Të së njëjtës moshë duket se janë edhe shumë nga fjalët e frazeolo-gjizmat që ndeshim në

Page 14: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

epos, si: shpata, heshta, kreshta, drumi, ashta, breshta, fiskaja, termalja, zanat, orët, të lumet, shtojzovallet etj. Natyrisht, nga ana fonetike, këto leksema, me kalimin e kohës, edhe janë lëmuar e rrafshuar në përputhje me evoluimin e përgjithshëm të dialektit verior. Na duket me rëndësi të theksojmë këtu edhe një rrethanë tjetër: karakteri legjendar dhe i lashtë i bëmave të heronjve të epikës shqiptare si dhe paraqitja e hiperbolizuar e plot elemente të reja, të freskëta, me shenja e gjurmë leksikore të kohëve të reja. Kënga epike, duke kaluar nga një këngëtar në tjetrin si edhe, më për së forti, nga një brez këngëtarësh më i vjetër te një më i ri, ka pësuar vijimisht edhe përditësimin përkatës, duke u përtërirë në anë të ndryshme të shprehjes gjuhësore, të stilit etj. Si dëshmi të këtij përditësimi janë, ndër të tjera, shtresëzimet dhe bigëzimet leksikore e frazeologjike aq të shpesha në gjuhën e eposit, ku shohim se, në të njëjtën këngë, ka edhe fjalë vendore (lokale) të së folmes së ngushtë, edhe variante a leksema më të përhapura e që i përkasin një arealeje më të gjerë, deri edhe mbarëshqiptare. Kështu, në vargjet e eposit:

"Paka n' andërr një tubë berresh, Tufa ishte treqind delesh"

Aty ndeshim herë tufë delesh, herë tubë berresh: e para (dele) është një fjalë më e njohur, e përbashkët si fonetikisht, ashtu edhe nga ana semantike, kurse e dyta (tubë berresh) është e njohur në një areale më të ngushtë, kryesisht në trevat e gegërishtes veriore. Të njëjtën gjë kemi vënë re edhe në raste të tjera, si:

"Notojnë kurmat fellë në det, Notojnë trupat nepër gjak".

Në këtë shembull, fjala kurm-i me kuptimin "trup" është një

Page 15: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

fjalë e vjetër, më arkaike, kurse trup-i del si konkurrente më e re, më e përbashkët, gjë që flet pikërisht për një përpunim a rrafshim të gjuhës apo për atë "koine mbidialektore" të gjuhës së eposit. Dyzimin si një shkallë të ndërmjetme drejt formave më të njësuara, më të përbashkëta e shohim edhe në pranëvënien (në të njëjtin varg) të shprehjeve frazeologjike apo lokucioneve dhe fjalëve të barazvlershme me to për nga kuptimi, si p.sh.:

"Ka marrë brimën e po bërtet; M'asht dhanë ika e kam ikë; Kanë nisë kangën e p'e këndojnë".

Nga studimet tona kemi arritur në përfundimin se në gjuhën e epikës, qoftë risitë (inovacionet), qoftë ruajtjet (konservacionet) janë të lidhura më tepër me brendinë, me stilin dhe me mëtimet artistike, gjë që shkakton lëvizje më të shumta në fushën e leksikut dhe të morfosintaksës. Sistemi fonetik, ndërkaq, mbetet i njëjtë me atë të gjuhës së folur të trevave përkatëse, për arsye se ai nuk mund të kryejë funksione artistike-stilistike si ato që përmbushen me anën e leksikut. Këngët e kreshnikëve na japin një pamje të gjerë të asaj mënyre të shprehjes gjuhësore popullore ku politesa dhe arroganca, miklimi dhe ironia, shpotia dhe sarkazma etj., paraqiten me mjete gjuhësore të qëlluara, të gjetura mirë e të bukura, me larmi e përpikmëri, që dëshmojnë për një shije të hollë artistike, po edhe për traditë të lashtë të shprehjes së përpunuar, të gjuhës si mjet arti. Nga ky këndvështrim, nuk e teprojmë kur themi se këngët e kreshnikëve janë përmendore madhështore e kulturës së gjuhës shqipe. Tiparet kryesore

Eposi i kreshnikeve i ka të gjitha tiparet e zhanrit, por edhe veçoritë specifike, që lidhen me klimën historike-shoqërore e kulturore ku lindi, u rrit, u maturua e jeton. Se pari, ai ka tri veçoritë kryesore : epizmin, frymën heroike dhe legjendaritetin.

Epizmi

Page 16: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

Eposi i kreshnikeve e pasqyron jetën në forme tablosh të gjera "objektive". Frymëmarrja e gjere është e pranishme në çdo ind të tij : në përleshjet dhe dyluftimet homerike, në madhështinë e heronjve dhe të botës që i rrethon, në përmasat e larta dhe tradhtitë tronditëse, në ndjenjat dhe mendimet e thella (Muji, p.sh., kur mendohet "shikon barin kah po rritet"), në gjatësinë e poemave (mesatarisht dalin me 200, por edhe me 500, edhe me 1000 vargje), në gjatësinë e vargjeve (pëlqehet më shumë dhjetërrokëshi i bardhe - një varg me mundësi të gjera shprehëse) etj. Por epitetin objektive ne e vumë në thonjëza, sepse rapsodi shtiret sikur vetëm tregon objektivisht si kanë ndodhur ngjarjet, kurse në fakt ai mban një qëndrim të caktuar, qofte edhe duke lënë atë të nënkuptuar. Në të njëjtën kohë, në epos janë të pranishme, do të thoshim, me shumice, edhe detajet, situatat, trajtimet, personazhet e një reference lirike : dashuria midis vëllezërve e shokëve, dhimbja e humbjes së një personi të dashur, gëzimi i takimeve miqësore, ngjyrat plot shkëlqim të një peizazhi dhe lektisja para tij, portreti i një vashe. Një shembull për shprehës lirizmi është, fjala vjen, vajtimi i thekshëm i Ajkunes, gruas së kryetrimit, mbi trupin pa jetë të djalit të saj të vetëm. Veçse le të vihet re që edhe këtu gjithçka përthyhet nëpërmjet prizmit epik, ruan përmasat epike - dhembja e thelle e nënës, mallkimi i saj i fuqishëm, keqardhja e elementeve të natyrës dhe e bishave të malit : Qyqe vetëm rrugën paske marre, / Kan’ zan’ vend yjt’ vajin me e ndie !/ Kur ka dalë nder Lugje t’Verdha, / Ather’ nana hanen ka mallkue : / - T’u shkri-mt’ drita ty, o mori hane, / Qe s’ na çove atë nat’ nji fjale, / N’ Lugje, t’ Verdha shpejt me dalë, / Bashk’ me hy n’nji varr me djale !... Kur ka shkue te varri i djalit, / Ka pa hin treqind vjeç ; / Ahi ishte rrema - rrema, / Nji ma t’bukurin mbi varr po e shtin. / Mir’ po pshtetet për deg’ t’ ahit, / Pikon loti mbi varr te djalit. Kanë lanë kangen zogjtë e malit, / Kanë lanë kangen me veshtrue ! / - Po a s’e din se kush ka ardhe, / Qe nuk çohesh për m’u fale, / More i miri i nanes - o ? / Amanet, o more bir, / Dil nji here ksi burgut t’ erret, / Fol me nanen që t’ka rrite : / S’ m’ ke lan’ kurrë kaq shumë më prite ! . . . / More Omer i nanes - o! / A thue Gjogun me ta prue ? / Dil nji her’ për me lodrue, / Bjer nder gurra me u freskuè , / Kërko majat bashk’ me zana, / Se ty varrin ta ruen nana, / More i miri i nanes - o !...

Edhe rrëfimi është gjithashtu epik. Ai është plastik, monumental, i gjerë, solemn, shpesh mjaft i hollësishëm, zakonisht i shtruar, me një qetësi sublime, pa ekzaltime, eufori e kuje, me një force të brendshme e të natyrshme. Në të zëne vend të gjerë përsëritjet e formave të ndryshme ("Kqyr çka bani krajli për me ba", "Pak u vonue, shum’ s’ u vonue"), deri në përsëritjet e gjera epike, intonacioni zakonisht horizontalisht ose me dallgëzime të lehta. Edhe melodia që shoqëron poezinë është e qetë, recitative, disi monotone, por e thelle, si jehone malesh e kohësh të lashta. Ajo dëgjohet me endje, sepse plotësohet nga dramaticiteti i ngjarjes, nga efekti i fjalës a i figurës poetike.

Fryma heroike

Eposi shqiptar i kreshnikeve, siç del edhe nga kuptimi që ka marre fjala kreshnik , është një epos heroik. Fryma heroike e përshkon atë fund e krye ; me brumë heroik është ngjizur çdo strukturë e mikrostrukturë e tij.

Veçse këtu heroizmi nuk del si diçka e jashtme, si vetëmburrjes a si mjet për të tërhequr simpatinë e dikujt. Ai është krejt spontan, genuin, i brendshëm, buron nga domosdoshmëria e rezistencës dhe e përballimit të rreziqeve e të vështirësive. Eposi e paraqet heroizmin si mënyre mendimi, sjelljeje a veprimi, që ve në qendër të sistemit të të gjithë vlerave trimërinë, vetëmohimin, që i quan ato atribute të pandara te një mjedisi shoqëror të përcaktuar etnikisht, të një mënyre të veçante organizimi shoqëror. Ai e trajton heroizmin si një tradite të lashte, si një kult të vërtete, si një model etnokulturë të kristalizuar, madje të sakralizuar, gjatë shekujve : Zoti t’ vraft, bre Krajle Kapidani, / Pes’ dekika liri me të dha -ne. / Tjetër t’ mir’ në t’ paret s’na kan’ lane, / Kurrnja nësh veç mos me dek’ në t’ shkrue -me, / Por me shpata m’ u pre tue kendue.

Page 17: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

Legjendariteti

Këtë veçori ia jep eposit të kreshnikeve tipi i mendimit poetik mbi bazën e të cilit ai është ngjizur e që mëshiron. E ky është mendimi poetik legjendar, një tip mendimi poetik karakteristik për një shkalle të caktuar të zhvillimit shoqëror e që, siç dihet, i paraprin mendimit poetik historik.

Ky tip mendimi përben themelin specifik të eposit të kreshnikeve si zhanër me vete, përcakton mënyrën e përvetësimit të realitetit prej këtij eposi, mënyrën e raportit midis së vërtetës artistike dhe së vërtetës historike, natyrën dhe tere sistemin e mjeteve shprehëse. Thelbin e këtij mendimi e përben fondi i gjerë i elementeve mitike, përrallore, fantastike, që e shpreh realitetin në mënyre të legjendarizuar, jo sipas parimeve të ngasjes a të mundësisë, por, në radhe të pare dhe kryesisht, sipas parimeve të së mrekullueshmes.

Një nder shprehjet e këtij tip mendimi në eposin e kreshnikeve është prania në të e një lende të gjerë poetike që, për nga origjina, lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me mitologjinë, kryesisht me poetiken mitologjike. Midis morisë së elementeve të kësaj lende do të mund të përmendeshin : një varg figurash mitike, tipike shqiptare, që veprojnë në epos me cilësinë e personazheve artistike (zanat, të lumet e natës, orët, /shtojzovallet, gjarpërinjtë që u japin force kreshnikeve ose u shterojnë plagët) ; zogjtë që paralajmërojnë ngjarjet ose marrin e shpien amanete ; vende të kulteve pagane (Mrizet e Mëdha, Lugjet e Verdha, krojet, pyjet, shpellat) ; trupat qiellore që komunikojnë me njerëzit ose "marrin ndore" (Dielli, hëna, yjet) ; "shpjegimet" e origjinës mitologjike të kreshnikeve (Muji u bë i tille, p.sh., nga që piu "tamel gjini nga zanat) ; lindjet dhe rritjet e mrekullueshme (p.sh. maturimi si kreshnik që në moshën shtatëvjeçarë) ; ngurosjet dhe çngurosjet e heronjve ; vdekjet dhe ringjalljet ; metamorfozat e lloj - llojshme fantastike (p.sh. kthimi i njeriut në qyqe) ; mjetet ndihmese të mrekullueshme ose, siç janë quajtur ndryshe, mjetet magjike (unaza magjike, qumështi i gjirit të nënës, lëngu i luleve, uji që shëron sytë, molla e arte) ; kundërshtaret përbindësha (Arapi i zi, Bajlozi) ; etj. Mbi themelet e poetikes mitike, është sajuar edhe gjithë ai sistem figurash hiperbolizuese ose personifikuese.

Duhet thëne veçse e gjithë kjo lende mitologjike në epos e humbet karakterin sakral, deri- diku zhvishet nga besimi në të si realitet dhe kthehet në lende estetike, në lende që ndihmon njohjen dhe pikturimin e realitetit sipas ligjeve artistike që ndihmon për të theksuar ide të caktuara e për të karakterizuar personazhet e situatat. Kuptohet atëherë së eposi nuk mund të identifikohet me mitologjinë.

Si shprehje tjetër e mendimit poetik që përmendëm, i cili përforcon karakterin legjendar të eposit, do të mund të kuptohej edhe poetika përrallore, e zhveshur nga vetëdija e mirëfillte historike dhe mbi bazën e së cilës janë krijuar me një bukuri të rralle figurat e motivet imagjinare fantastike.

Ne fakt edhe pse në epos historia ndihet qartë e buçet pas çdo situatë a personazhi, jepet jo aq me detaje konkrete, reale, por në mënyre globale, në trajte ideali, si lëng historik ; edhe pse është e pranishme, mjegullohet, errësohet nga hija e personazheve dhe situatave madhështore. Prandaj këtu si në baladat legjendare, përrallat legjendare, koordinatave historike të kohës e të hapësirës u mungon saktësia e plotë, ka diçka të përcaktuar. Me sakte do të mund të thuhej se këtu historia përthyhet nën prizmin e poetikes legjendare, koha dhe hapësira janë kohë dhe hapësire epike, jo identike me kohën dhe hapësirën reale.

Në eposin e kreshnikeve nuk kemi lëvizje lineare të kohës historike. Këtu zotëron përfytyrimi i një kohë konvencionale, që nuk i nënshtrohet datimit, që nuk e përfill kronologjinë, që rrjedh ndryshe nga rrjedha reale dhe historike e saj. Në epos koha mund të ndalet, të kthehet prapa, të ngadalësohet a të përshpejtohet (jo rralle, p.sh., dielli e ndal vrapin e tij, nata zgjatet, pranvera vjen me shpejt).

Page 18: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

Kjo bën që edhe ngjarjet të mos vijnë gjithmonë njëra pas tjetrës, sipas një rendi real kohor, por të mund të nderojnë vendet ose të ecin paralelisht. Nga ana tjetër, koha është thuajse gjithmonë e shkuar e largët, gjë që duket edhe të shprehjet : "Një here e një kohë", "Kështu m’kanë thanë se â ba moti" etj.

Në eposin shqiptar të kreshnikeve karakterit konvencional, epik të kohës i përqaset edhe karakteri konvencional i përfytyrimeve për hapësirën. Edhe këtu kemi diçka të përcaktuar. Hapësira, si të thuash, jepet në vija të trasha e ndahet po kështu në botë të heronjve e në botë të huaj. Rrjedhimisht koncepti i eposit për hapësirën nuk përkon plotësisht me vendbanimet reale historike, edhe kur aktivizohen toponimet e tyre. Në të njëjtën kohë, sipas poetikes legjendare, në një bote të papërcaktuar, sidomos kur ajo është e largët, ashtu si në kohën e largët, mund të ndodhin lloj-lloj çudirash, të hasen të papritura dhe vështirësi që përballohen vetëm nga guximi dhe forca e kreshnikeve. Kështu që papërcaktueshmëria dhe largësia relative kohore dhe hapësinore nuk janë vetëm rezultat e legjendaritetit, por edhe mjaft për ta rritur atë, për të rritur karakterin e jashtëzakonshëm dhe prestigjin epik të ngjarjeve.

Diçka e tillë vihet re edhe tek antroponimia e të vlera e numrave. Për eposin ka rendësi jo emri i personazheve, por qenësia, përmbajtja, karakteri, profili artistik, botëkuptimi dhe psikologjia e tyre. Prandaj emrat edhe mund të ndërrohen. Në fakt në eposin shqiptar të kreshnikeve një pjesë e mirë e personazheve mbajnë emra myslimane. Ky është rezultat i kohës së sundimit osman (fundi i shekullit XV-1912) e ka ndodhur edhe me krijime të tjera të lashta poetike shqiptare, të cilat tek arbëreshet e Italisë, si dhe në mjaft krahina të vendit, ruajnë edhe sot e kësaj ditë personazhe me emra më të hershme të krishtere : Kostandini i Vogelith, p.sh. (heroi që rikthehet ditën e martesës së gruas), është riemëruar Ymer Aga, Kostandini tjetër (vëllai i vdekur që ringjallet për të plotësuar fjalën e dhëne, - të çoje pranë gjinisë motrën e martuar larg) është kthyer në Halil Garria, Hyseni i vogël etj. Madje në ndonjë rast procesi i islamizimit ka mbetur në mes : në një variant të baladës së rinjohjes motër-vëlla, vëllai quhet Gjon Pretrika (emër i krishterë), kurse motra Fasilet (emër mysliman) ; tek emri i një kreshniku Gjergj Elez Alia - pjesën e parë e kemi të krishtere, kurse të tjerat myslimane. Edhe një varg numrash (përdorim me të gjerë kanë : 3, 7, 9, 12, 30, 40, 300) nuk kanë vlere reale, matematike, por janë kryesisht konvencionale, numra epike klishe (përdoren, p.sh. për të dhëne idenë e shumicës e të madhësisë).

Karakteri polistadial

Vete lënda poetike e eposit shqiptar të kreshnikeve dëshmon se ai nuk është krijuar njëherësh. Si çdo fenomen tjetër artistik ai ka pasur lindjen, veterritjen, maturitetin dhe pleqërinë e tij me një shtrirje të gjatë në kohë. Gjatë kësaj kohë çdo periudhë historikë i ka dhëne eposit një lende të caktuar historiko-shoqërore e poetike, ka lënë vulën e saj në të. Prandaj eposi, ashtu siç na erdhi që kur filluam ta njohim, u ngjan dëborave alpine ku shtresa zë shtresën, ose një pikture të vjetër mbi të cilën janë hedhur shtresime të reja. Kjo i jep atij karaktër të spikatur polistadial. Sigurisht, vete poetika legjendare që zotëron në epos, fakti që ai, si formë artistike, disi e "tjetërson" realitetin e mund të aktivizoje edhe në kohë të vona, lende me origjine poetike të stërlashte, përzierja në ndonjë drejtim i lendes së shtresave të tij, bën që këto të fundit të mos dallohen lehte ; por folkloristika shqiptare ka dalluar tashme qarte mjaft prej këtyre shtresave.

Gjithsesi, janë krejt të dallueshme dy shtresa, ajo paraosmane dhe ajo pas pushtimit osman. Në të vërtete shtresa pas pushtimit osman është tepër e hollë në krahasim me të paren. Ajo përbehet kryesisht nga emrat myslimane të disa kreshnikeve, nga armët e reja që hasen ndonjëherë (armët e zjarrit), nga ndonjë element të leksikut me prejardhje osmane, nga ndonjë incident i rralle11 ose këngë (si të tillë kemi vetëm një), që i bën jehonë konfliktit shqiptaro-osman. Kjo është një shtresë

Page 19: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

që i është hedhur eposit tonë si një farë pelerine e lehte e plot të çara, të cilën eposi mund ta rrezoje vetëm me një lëvizje të shpatullave të tij të fuqishme.

Shtresa tjetër, paraosmane, është shtresa bazë e eposit, që i jep atij fizionominë ideoartistike si një formë e veçante folklorike. Ajo është pakrahasimisht më "e trashë", e plotë dhe e rëndësishme sa shtresa pasosmane. Është pikërisht kjo që zbulon dhe e përcakton eposin si zhanër, si formë të veçante folklorike, si monument artistik, me volumin, strukturën dhe formën e tij. Ajo përbëhet nga gjithë ato elemente që u përmenden më lart, kur u fol për karakterin legjendar të eposit, si dhe nga gjithë problematika themelore, lënda baze historiko- shoqërore, etnografike, muzikore etj., për të cilat do të flitet më poshtë. Por edhe brenda kësaj shtresë dallohen nënshtresa të ndryshme. Kuptohet se, për arsyet që u përmenden, dallimi i tyre është disi me i vështirë dhe kufijtë më pak të përcaktuara. Kështu, në epos gjejmë elemente të matriarkatit (vendi i veçante i nënës, në një kohë kur babai i kryekreshnikeve mungon krejt, elemente të respektimit të "vijës së tamlit", vendi i veçante i dajës-avunkulati etj.), por edhe të tilla (dhe ato përbëjnë shumicën) të patriarkatit ; zana diku paraqitet në fazën e saj më lashtë, "të eger", si forcë armiqësorë për kreshniket (p.sh. të kënga "Martesa e Mujit"), por me tej njerizohet (humbet virgjinitet-in, fiton një konstitucion psikologjik si të malesoreve, - mban besën, behet vëllam me kreshniket, - i ndihmon ata dhe u kërkon ndihme, përzihet në punët e tyre), ashtu, madje në një mase më të madhe, si perëndite e "Iliades" ; ndonjë figurë tjetër, edhe pse ruan thelbin e vet të origjinës mitologjike, në ndonjë drejtim thith lende historike relativisht të vonë. Bajlozi është një përbindësh, që vjen nga deti, por mban emrin e njohur nga hierarkia evropiane mesjetare - Bajulus - dhe kërkon taksen karakteristike feudale bizantine "tym për tym", (ishte shkruar diçka që unë s’e kuptoja).

Një gjendje e tillë na lejon ta përfytyrojmë rrugën e eposit shqiptar të kreshnikeve si atë të një topi dëbore që e nis rrukullimen nga maja e malit, rritet gjatë saj, për të ndaluar diku, për t’u shkrire disi duke humbur pjesë të tera e duke "fituar" ndonjë shtrese të re. Por bërthama kryesore e këtij masivi mbeti që mbeti e paprekur. Kjo i ka ndihmuar folkloristet shqiptare të përcaktojnë një varg këngësh (rapsodish) që i përkasin kësaj bërthame e që, bashke me rapsodi të tjera, përbëjnë fondin e lashtë a më të vone, por, sidoqoftë, paraosman të eposit. Prej tyre po përmendim sa për shembull : "Martesa e Mujit", "Fuqia e Mujit", "Martesa e Halilit", "Gjergj Elez Alia", "Deka (= vdekja) e Halilit", "Omeri prej Mujit", "Muji i varruem (= i plagosur)", "Ajkuna qan Omerin".

Mirëfilltësia popullore (karakteri fshatarak)

Teoria e përgjithshme e eposit ka provuar se ai lind në atë kohë, në ato vende, në ato krahina të një vendi, në atë komb, popull a shtrese të popullit ku ka probleme të mëdha, shqetësime të mëdha, ballafaqime të mëdha. Eposi shqiptar i kreshnikeve i ka gjetur problemet e tilla të populli shqiptar, me sakte të pjesa fshatare e tij. Ishte pikërisht kjo pjesë, që ishte e interesuar më shumë se kushdo tjetër për problemet madhore që trajton eposi. Jo vetëm kaq, por edhe zgjidhja e këtyre problemeve në epos behet nga pozitat psikologjike e botëkuptimore, kryesisht të fshatarësisë së thjeshtë, që është mësuar të jetoje me pune të ndershme, me zemër e duar të pastra. Ja pse në epos zgjidhja e problemeve që shtrohen behet përgjithësisht nga pozita e jo nga sulmi për të përfituar nga ajo që u takon të tjerëve ; nga trajtimi me dinjitet i të huajve e jo nga mendjemadhësia (në epos flitet me respekt edhe për armiqtë, vlerësohet trimëria e tyre ; ata mund të urrehen, të dënohen e të vriten, por nuk mposhten).

Në epos jepen me plot ngjyra e saktësi mjediset fshatare, kryesisht malore (ku dielli "shumë" po shndrit e pak po "nxeh"), natyra që i rrethon, mënyra e jetesës së njerëzve që janë mësuar të përballojnë ashpërsinë e terrenit e të klimës, rreziqet dhe vështirësitë. Aty nuk ka as edhe një gjurmë nga mjediset e molepsura, "shkëlqimi" i jetës, mirëqenia dhe orgjitë feudale. Por ndryshon puna kur jepet, të themi, jeta e antagonisteve, të cilët notojnë në luks, ndonjëherë edhe në ves. Ja një përgjigje

Page 20: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

plot interes që i jep Kraleviç Markut kreshniku Musa Arbanasi, pasi kujton lindjen e të parit në saraje të mëdha e shtroje të buta : Mue shqiptarja e ashpër me lindi / Atje të dhente, në gurre të ftohte, / Me plaf të zi me mbështolli, / Me fije ferrash me lidhi, / Me qull tershere me ushqejti.

Edhe mjetet artistike me të cilat trajtohen problemet, janë tipike për folklorin fshatar ; sigurimi i gjithë arsenalit të figuracionit nga mjediset blegtorale, bujqësore e nga natyra.

Karakterin e mirëfillte popullor, folklorik ia jep eposit edhe tipi i rapsodit, i bartësit dhe ekzekutuesit të tij. Këta kanë qene tërësisht blegtore, bujq e fshatare të thjeshtë, që kanë kënduar për qejf të tyre. Pra, s’ka pasur rapsodë oborresh, rapsodë profesioniste e që të kenë kënduar për hesap të të "mëdhenjve", duke i lavdëruar ata, kundrejt një shpërblimi.

Mirëfilltësinë popullore, folklorike e dëshmon edhe mungesa në epos i ndikimeve të artit të kultivuar.

Forma (mënyra) e ekzistencës

Dihet se eposet njihen në dy forma : si unitete integrale, të plota, të ndërtuara si tërësi me një logjike artistike dhe kohore të caktuar, dhe në formë këngësh (rapsodish) të veçanta. Dihet gjithashtu se forma e parë është fryt i iniciativës krijuese të individëve të veçante, që bashkojnë pjesët në një të tere. Eposi shqiptar i kreshnikeve jetoi dhe vazhdon të jetoje në formën e dyte. Secila prej këngëve të tij trajton një problem të veçante, një çështje, që në lindje, në rritje e gjer në zgjidhje të saj ; prandaj çdonjëra paraqitet si njësi e plotë e me vete artistike. Për këtë arsye ato janë quajtur edhe epe, edhe poema. Por të gjitha ato formojnë një mase kompakte e koherente poetike.

Ato i bashkon tematika, fryma e përgjithshme, personazhet e kristalizuara që lëvizin në të gjithë hapësirën e eposit, format kompozicionale dhe strukturat, mjediset e zhvillimit të ngjarjeve, mjetet shprehëse stilistiko-figurative dhe intonativo-melodike. Kuptohet se poemat, duke jetuar si njësi artistike të mëvetësishme edhe pse ruajnë farë mirë thelbin, bërthamën kryesore e me të gjerë, kanë pësuar edhe ndryshime nga koha në kohë, nga krahina në krahine apo nga rapsodi në rapsod ; pra, ato i janë nënshtruar variacionit kohor a hapësinor, fenomen ky i njohur për të gjitha format folklorike. Kështu që eposi, edhe nga pikëpamja e formës së ekzistencës, mbeti si një zhanër i paprekur, i natyrshëm dhe i mirëfillte folklorik.

Tematika Rezistenca

Tema kryesore e eposit shqiptar të kreshnikeve është rezistenca : rezistenca për ruajtjen e trojeve, bjeshkëve, kullotave, shtëpive, nderit e dinjitetit të botës së kreshnikeve, të fisit, të familjes dhe individit ; rezistenca, konflikti dhe lufta kundër forcave të natyrës, të përfaqësuara nga zanat në fazën e tyre të "egër" (kënga "Martesa e Mujit"). Në të gjitha rastet e tjera rezistenca e kreshnikeve lidhet me forca të përcaktuara etnikisht. Vetëm në një ose dy këngë si forcë e tillë dalin osmanet (kënga e dyluftimit të Musa Arbanasit me Kraleviç Markun dhe kënga "Muji dhe Halili të mbreti", për të cilat u fol). Vetën në fare pak këngë (ato mund të numërohen me gishtat e njërës dore) si forca të tilla dalin "Krajli i Talirit" (mbreti i Italisë), maxharet, gumatet, venedikasit (Bajlozi i eposit është Bajlusi - i dërguari i Venedikut). Në te gjitha këngët e tjera si forca të huaja, me te cilat lidhet rezistenca e kreshnikeve, janë shqete (shkjete) - sllavet.

Tema te tjera

Page 21: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

Mund të thuhet se temës bazë, rezistencës ndaj shqeve, i nënshtrohen te gjitha temat e tjera, si : lindja e mbinatyrshme e heronjve, mosmarrëveshjet e keqkuptimet e përkohshme midis vete kreshnikeve, marrëdhëniet familjare, rrëmbimet e ndërsjelleta të kuajve, të grave etj. Kështu, forca e jashtëzakonshme që fiton kryekreshniku Muje me ndihmen e zanave, konsumohet për t’u rezistuar shkieve ; mosmarrëveshja midis vëllezërve Muje e Halil, që gati sa nuk arrin në dyluftim (kënga "Halili i qet bejleg Mujit"), gjykohet nga nëna e tyre si diçka që do ta uronin shkiet. Në këtë mënyre terë eposin e përshkon fryma e rezistencës kundër shqeve, fryma e alarmit te vazhdueshëm për shkak të tyre, fryma e pasigurte dhe e nevojës së vigjilencës së përhershme për të ruajtur botën kreshnike "mos më hy as korbi".

Në vargun e gjatë të poemave që përbëjnë eposin, situatat ku zbërthehen temat janë nga më të larmishmet, më fantastiket, më tërheqëset, më madhoret, gati marramendëse. Kemi aty kulla hijerënda, ku gdhijnë e ngrysin ditët e armëpushimeve heronjtë ; marrëdhënie midis vëllezërve, kunatave, vëllamëve ; zjarre alarmesh që paralajmërojnë rrezikun ; zana që i afrohen kullës së kreshnikut në muzg për t’u ankuar për diçka ; festa që ndërpriten nga një kushtrim rrënqethes ; marshime të gjata, ndeshje të egra në bjeshke, dyluftime, pas mbarimit te të cilave toka mbetet djerre nga zhgërryeja e këmbeve të njerëzve e të kuajve ; ndjekje homerike midis pamjeve madhështore të natyrës ; karvanë dasmoresh që lëvizin drejt dasmash të rrezikshme ; krushq të ngrirë a të copëtuar ; endje si në ankth kreshnikesh të qorruar ; motra që kërkojnë rrugën e kthimit të vëllait të plagosur me anën e njollave të gjakut ; turma korbash që kakarisin mbi kufomat ; kronj që skuqen kur nënat lajnë rrobat e djemve të kthyer nga lufta ; varre të vetmuara e burgje të errëta ; rënkime të vdekurish që s’mund të ngrihen te ndëshkojnë fyerjet ; vajtime të madhërishme e mallkime me përmasa të përbindshme. Shkurt, siç janë shprehur me të drejt studiuesit, një aksion të ethshëm, që vazhdon qindra ditë apo qindra vjet, e që përbën materien poetike të eposit.

Se fundi, lidhur me tematiken e eposit të kreshnikeve vlen të përmendet se në asnjë rast nuk kemi konflikte fetare. Një argument plus në këtë drejtim është edhe fakti se eposi ka jetuar e jeton në mënyre të gjallë e gjithë respekt dhe në elementin katolik.

Bota dhe jeta e kreshnikeve

Jeta dhe veprimtaria e kreshnikeve zhvillohen rreth Jutbinës, qytet i vogël në Kroaci. Teatri kryesor i ngjarjeve shtrihet në viset veriperëndimore të Gadishullit Ballkanik (Zader, Senjë, Kotorret e reja etj). Por në epos rrethi i veprimeve zgjerohet dhe shkon nga Shqipëria në Brigjet e Tunës (Danubit). Gjeografia e eposit përfshin, veç toponimeve të mësipërme, edhe të tilla si Vlora, Shkodra, Tetova, Budini (Budapesti), Bosnja, Rumelia, Maxharia, Toliri (Italia), Venediku, Turqia ; madje, në raste të rralla, edhe Moskovi e Bagdadi. Veç kësaj, përmenden dendur edhe toponime të paidentifikuara gjeografikisht si Bjeshkët e Nalta, Lugjet e Verdha, Klysyrat e Zeza, që më shumë tingëllojnë si legjendare. Siç mund të vihet re, toponimia e eposit nuk përkon plotësisht me territorin e përhapjes së tij, siç e njohim që në fillim të shekullit, që kur eposi nisi te mbidhej prej studiuesve. Një dukuri të tillë shkencat shqiptare e shpjegojnë me dy shkaqe, që ndërthuren midis tyre. Njëri është i natyrës historike, tjetri i natyrës artistike.

Dihet se Iliret, të parët e shqiptareve, dikur shtriheshin në vëri deri në brigjet e Danubit. Dyndjet në masë të sllaveve dhe përpjekjet për t’u stabilizuar në Ballkan (intensiteti i tyre më i madh i hershem u përket shekujve VI-VIII), bënë që elementi ilir e më vonë iliro-arbëror, të tërhiqet gjithnjë e më shumë në drejtimet jugperëndim, pjesërisht të asimilohet, diku-diku te mbetet edhe si ishull. Pra, kufiri i shtrirjes së elementit të shtyrë e në tërheqje, ishte gjithmonë në lëvizje. Atëherë nuk është krejt pa kuptim të supozohet, merret vesh, me një siguri mjaft relative, se bërthama e eposit shqiptar të kreshnikeve sjell jehonën e një stadi të hershem të caktuar të kësaj lëvizjeje.

Page 22: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

Në të njëjtën kohe, siç u tha, hapësira dhe koha e eposit, si zhanër që ka në themel legjendaritetin, janë hapësire dhe kohe epike. Për më tepër, ky zhanër i lejon vetes që, si kohën dhe hapësirën e largët, t’i përdore për të rritur legjendaritetin, prestigjin epik. Në këtë kuptim gjeografia e eposit, nga ana artistike, është plotësisht e përligjur.

Shoqërisht kreshniket dhe ajo shtrese e popullit që ata përfaqësojnë janë të organizuar në bashkësi te lira fshatare : nuk i paguajnë detyrime askujt, kanë si preokupacion të përhershëm "mos me u ba raja", udhëhiqen nga prijës të zgjedhur midis me trimave e me te virtytshmeve sipas moralit të tyre, nuk njohin asnjë zot veç prijësit, vendimet e rëndësishme i marrin bashkërisht në kuvendet e mbledhjet e gjera.

Këto bashkësi të lira jetonin në vendbanime te ngulura, që thirreshin katunde. Ndonjëherë në epos përmenden edhe lagje të veçanta, p.sh. lagjja Potureshe.

Ekonomia e tyre ishte kryesisht blegtorale. Në shumë poema përmenden grigjet me dhen e dhi ose gjedhe, përmenden kullota e tëbanat e tyre (stanet verore). Në poema të tjera tregohet se edhe vete kreshniket shpesh merreshin me gjueti (një skenë madhore gjuetie kolektive e kemi te "Martesa e Mujit"). Në poema të tjera akoma ka mjaft të dhëna që dëshmojnë se bashkësitë e lira fshatare, ku bënin pjesë kreshniket, merreshin edhe me bujqësi (figuracioni i marre nga mjedise bujqësore, - "Po a t’ kan’ plasun sytë e ballit, / Kështu me i shkrepe demat e kularit", - tregime si ai për Mujin që, kur është duke lëruar me qete e mbrehur në parmendë dhe një kalimtar e pyet se ku i ka kullat Muji, i tregon drejtimin duke ngritur parmendën me gjithë që, etj.) Pra kreshniket nuk njohin vetëm zanatin e luftës. Ata dalin kështu si reparte të armatosura të bashkësive të lira fshatare që vigjilojnë buze kufirit, por edhe, sa herë kanë mundësi, e nderojnë shpatën me kërrabën a parmendën.

Kreshniket banojnë në kulla tipike shqiptare, kulla të ndërtuara jo vetëm për banim, por edhe për mbrojtje (me mure te trasha e frëngji) ; ushqehen me produkte blegtorale - bujqësore të përpunuara në mënyre etnikisht tradicionale (p.sh. hanë nga një dash të pjekur, pinë verë a raki) ; vishen e mbathen malësorçe (në epos kemi një rekuizite të terë veshmbathjeje dhe orendish shtëpiake karakteristike : lëkurçet, tirqit, opingat dhe kapuçi i bardhe gjysmësferik, fustanella- "fistani" -, jakucja, shtretërit prej druri, çerepët për pjekjen e bukës, mjelcet prej druri, kungujt e verës) ; ata luftojnë me topuzë, mizdrake, heshta, shigjeta, shpata, gurë (më vonë hyjnë në epos armët e zjarrit).

Eposi e jep botën e kreshnikeve si një botë etnikisht të veçante, të ndryshme nga ajo e të huajve, edhe në pikëpamje të veçorive kulturore ose traditave etnike, te gjithë konstitucionit etno-psikologjik.

Mosha e eposit

Një varg arsyesh na bindin se eposi heroik i kreshnikeve e nisi rrugën e vet artistike mjaft herët.

Se pari, do të rikujtojmë lëndën e gjerë me origjine mitologjike e përrallore, mendimin poetik legjendar, reminishencat e matriarkatit, që u përmenden. Në këtë fond të lashtë do të duhej të shtoheshin edhe elemente të hershme muzikore (forca e madhe përgjithësuese dhe karakteri i qëndrueshëm intonativ, prania e një "fjalie" muzikore të vetme që përsëritet e ndryshuar gjate këngëve, modet e gjymte dy - re - katër tingullore, karakteri i ndieshem recitativ), si dhe disa fjale e forma gjithashtu të hershme gjuhësore që janë ruajtur të ngurosura, të fosilizuara (fjala gjegjem me kuptimin dëgjoj, folja djerg me kuptim vepror kalimtar - dërgoj, çoj, zbres diçka a dike, forma foljore nderin në vend te nderojnë ose nderonjen, përmbysja e gjymtyrëve të kohës së kryer - pshtue kam, dalë kanë - në vend të kam pshtue, kanë dalë etj.) Janë pikërisht këto elemente që i kanë bërë studiuesit objektive të pranojnë gati njëzëri lashtësinë e eposit shqiptar të kreshnikeve. Le të citojmë

Page 23: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

një konstatim të M. Lambercit : "Elementet shqiptaro - ilire, figurat e besimit popullor shqiptar, që janë të gjalla, si edhe armët e vjetra janë dëshmi kujtimesh të një datë fort të lashte".

Shkencat shqiptare marrin në konsiderate teorinë e përgjithshme të eposit, e cila ka pranuar tashme se çdo epos me përmbajtje të tillë epiko - legjendare është fryt i periudhave historike, kur kapërcehet faza e bashkësisë primitive, e shoqërisë thjesht fisnore dhe kur bashkësi të tjera popullsish më tipare të njëjta etnike hyjnë në rrugën e kristalizimit të kombësisë. Për historinë shqiptare kjo faze përkon me periudhën e kalimit nga bashkësitë e gjera etniko-politike ilire (shek. V-VI) drejt formimit të kombësisë shqiptare (shek. X-XIV). Shekulli i XIV është kufiri kohor kur kapërcehet historikisht ai tip mendimi poetik që plazmonte eposin heroik legjendar, kur shter procesi i mirëfillte i kësaj poezie dhe zhduket domosdoshmëria historike që lind këtë poezi. Në prag të pushtimit osman kishin ndodhur procese të tilla (zhvillimi ekonomiko-shoqëror e politik - kalimi në fazën e zhvillimit të plotë të feudalizmit), te cilat po zëvendësonin brenda folklorit mendimin poetik legjendar me mendimin poetik historik, i cili nisi të krijoje epiken historike. Që eposi shqiptar i kreshnikeve e mbylli qerthullin e vet krijues në shekullin XIV, dëshmon edhe vete folklori shqiptar : sipas një legjende, kur Muji ndeshi një bari më pushkë dhe provoi në pëllëmbën e vet së plumbi i pushkës, i këtij "teshi" (sendi) të vogël, të shpoka, e kuptoi se mbaroi epoka që kishte nevoje për ta, për heroizmin e forcën e madhe fizike, prandaj, bashke me kreshniket e tjerë, u fut në një shpellë të thellë për të mos dalë kurrë më.

Ky proces provohet edhe nga vete tematika e eposit të kreshnikeve. U tha se tema e tij kryesore është rezistenca kundër trysnisë së të huajve, kryesisht të sllaveve. Historikisht dihet që kjo trysni e rezistencës filloi që në dyndjet e para të sllaveve në Ballkan në shek. VI-VII, për të vazhduar edhe më vonë, sidomos në shek. XII-XIV, në kohën e shtrirjes së sllaveve drejt jugut, perëndimit e juglindjes së Ballkanit (koha e Nëmanjideve). Sigurisht rezistenca kundër trysnisë së të huajve, në një fazë të caktuar, u gërshetua me rezistencën e fshatarësisë së lirë kundër depërtimit feudal. Por në rrethanat e Shqipërisë feudalet ishin më tepër të huaj. Ndofta pikërisht për këtë arsye në epos nuk gjejmë asnjë rast rezistencë kundër feudaleve vendas.

Si rrjedhim do të mund të thuhej se eposi shqiptar i kreshnikeve e nisi rrugën e vet artistike që me fillimin e rezistencës kundër dyndjeve sllave, për t’u maturuar në shek. XII - XIV e për t’ia lënë vendin pas kësaj eposit historik shqiptar. Me tej ai do të vazhdojë të jetojë, madje do ta theksoje karakterin e vet polistadial, por si një formë artistikë me fytyrën e kryer kryesisht nga e kaluara, cilësinë e një zhanri folklorik paraosman.

Gjykime

Mendohet se eposi e ka origjinën e tij në para dyndjeve sllave në territorin e Ballkanit. Teksti i këngëve të ndryshme tregon për betejat e dy vëllezërve me grupe sllave, duke e bërë këtë cikël më shumë një rrëfim të rezistencës së popullsisë etnike aty, kundrejt fiseve sllave. Në këto luftime, Muji dhe Ajkuna humbasin Omerin. Ky epos epik ngjason shumë në formimin e tij epik, me "Iliada" dhe "Odisea" dhe është Eposi i kreshnikëve një epos me vlera etnokulturore. Mendohet se këngët, në shumicën e rasteve këndoheshin për "miqtë e ardhur" si një mënyrë dëfrimi. Pa dyshim këto këngë nuk mund të mungonin në festat e ndryshme të malësorëve, edhe pse është e dyshimtë ideja se këngëtarët nuk merrnin asnjë shpërblim për të ekzekutuar këngët e kënduara.

Jo shpesh herë dhe jo radhë herë, studiuesit debatojnë mbi këtë epos. Një mendim se Ajkuna është në të vërtetë gruaja e Omerit, dhe jo nëna, nuk është shumë i përhapur, edhe pse një mendim i tillë ekziston. Sa do i pabazuar të jetë ky mendim, do të duhej një analizë e thellë nga persona të specializuar në këtë fushë për të mbështetur këtë mendim. Për momentin ideja më e saktë është se Ajkuna ishte nëna e Omerit dhe gruaja e Mujit duke u mbështetur te kënga elegji "Ajkuna qan

Page 24: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

Omerin", që është një vajtim tipik i një nëne për të birin e saj. Një debat tjetër jo shumë i përhapur është origjina e eposit. Pak persona shprehen se Muji dhe Halili janë Boshnjakë. Megjithatë një mendim i tillë do të ishte pa bazë, sepse cikli vetë flet për luftërat e popullit etnik shqiptarë kundra të ardhurve sllavë. Megjithatë këto janë debate që nuk kanë shkaktuar trazira në aspektin kulturor.

Këngët më të njohura të eposit

Në të vërtetë Eposi i kreshnikëve është një epos i pasur me këngë të shumta. Më poshtë paraqiten disa nga këngët më të njohura të këtij eposi :

Martesa e Mujit Fuqia e Mujit Orët e Mujit Ajkuna qan Omerin Martesa e Halilit Muji e tri zanat e malit Halili pret Pajo Harambashin

Martesa e Mujit

Nje varg arsyesh na bindin se eposi heroik i kreshnikeve e nisi rrugen e vet artistike mjaft heret.

Se pari, do te rikujtojme lenden e gjere me origjine mitologjike e perrallore, mendimin poetik legjendar, reminishencat e matriarkatit, qe u permenden. Ne kete fond te lashte do te duhej te shtoheshin edhe elemente te hershme muzikore (forca e madhe pergjithesuese dhe karakteri i qendrueshem intonativ, prania e nje "fjalie" muzikore te vetme qe perseritet e ndryshuar gjate kengeve, modet e gjymte dy - re - kater tingullore, karakteri i ndieshem recirativ), si dhe disa fjale e forma gjithashtu te hershme gjuhesore qe jane ruajtur te ngurosura, te fosilizuara (fjala gjegjem me kuptimin degjoj, folja djerg me kuptim vepror kalimtar - dergoj, çoj, zbres diçka a dike, forma foljore nderin ne vend te nderojne ose nderonjen, permbysja e gjymtyreve te kohes se kryer - pshtue kam , dale kane - ne vend te kam pshtue , kane dale etj.). Jane pikerisht keto elemente qe i kane bere studiuesit objektive te pranojne gati njezeri lashtesine e eposit shqiptar te kreshnikeve. Le te citojme nje konstatim te M. Lambercit: "Elementet shqiptaro - ilire, figurat e besimit popullor shqiptar, qe jane te gjalla, si edhe armet e vjetra jane deshmi kujtimesh te nje date fort te lashte".

Shkencat shqiptare marrin ne konsiderate teorine e pergjithshme te eposit, e cila ka pranuar tashme se cdo epos me permbajtje te tille epiko - legjendare eshte fryt i periudhave historike, kur kapercehet faza e bashkesise primitive, e shoqerise thjesht fisnore dhe kur bashkesi te tjera popullsish me tipare te njejta etnike hyjne ne rrugen e kristalizimit te kombesise. Per historine shqiptare kjo faze perkon me periudhen e kalimit nga bashkesite e gjera etniko - politike ilire (shek. V-VI) drejt formimit te kombesise shqiptare (shek. X-XIV). Shekulli i XIV eshte kufiri kohor kur kapercehet historikisht ai tip mendimi poetik qe plazmonte eposin heroik legjendar, kur shter procesi i mirefillte i kesaj poezie dhe zhduket domosdoshmeria historike qe lind kete poezi. Ne prag te pushtimit osman kishin ndodhur procese te tilla (zhvillimi ekonomiko-shoqeror e politik -kalimi ne fazen e zhvillimit te plote te ferdalizmit), te cilat po zevendesonin brenda folklorit mendimin poetik legjendar me mendimin poetik historik, i cili nisi te krijoje epiken historike. Qe eposi shqiptar i kreshnikeve e mbyllli qerthullin e vet krijues ne shekullin XIV, deshmon edhe vete folklori shqiptar: sipas nje legjende, kur Muji ndeshi nje bari me pushke dhe provoi ne pellemben e vet se plumbi i pushkes, i ketij "teshi" (sendi) te vogel, te shpoka, e kuptoi se mbaroi epoka qe

Page 25: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

kishte nevoje per ta, per heroizimin e forcen e madhe fizike, prandaj, bashke me kreshniket e tjere, u fut ne nje shpelle te thelle per te mos dale kurre me.

Ky proces provohet edhe nga vete tematika e eposit te kreshnikeve. U tha se tema e tij kryesore eshte rezistenca kunder trysnise se te huajve, kryesisht te sllaveve. Historikisht dihet qe kjo trysni e rezistences filloi qe ne dyndjet e para te sllaveve ne Ballkan ne shek. VI-VII, per te vazhduar edhe me vone, sidomos ne shek. XII-XIV, ne kohen e shtrirjes se sllaveve drejt jugut, perendimit e juglindjes se Ballkanit (koha e Nemanjideve).

Rezistenca kunder trysnise se te huajve, ne nje faze te caktuar, u gershetua me rezistencen e fshataresise se lire kunder depertimit feudal. Por ne rrethanat e Shqipërise feudalet ishin me teper te huaj. Ndofta pikerisht per kete arsye ne epos nuk gjejme asnje rast rezistence kunder feudaleve vendas.

Si rrjedhim do te mund te thuhej se eposi shqiptar i kreshnikeve e nisi rrugen e vet artistike qe me fillimin e rezistences kunder dyndjeve sllave, per t’u maturuar ne shek. XII - XIV e per t’ia lene vendin pas kesaj eposit historik shqiptar. Me tej ai do te vazhdoje te jetoje, madje do ta theksoje karakterin e vet polistadial, por si nje forme artistike me fytyren e kryer kryesisht nga e kaluara, cilesine e nje zhanri folklorik paraosman.

Lulet e Verës (analizë)

Këtë përmbledhje me poezi lirike Naimi e botoi më 1890. Aty ai shfaqet më i plotë si poet. Talenti i tij lirik shpërthen në një rreth të gjerë ndjenjash tepër të holla dhe mendimesh të thella.

Motivet kryesore që trajtoi Naimi në përmbledhjen "Lulet e verës" janë tri: motivi patriotik, motivet filozofike dhe motivi i dashurisë(erotik).

Vjershat e motivit patriotik:("Shpreh", "Përse", "Gjuha jonë", "Korça", "Tradhëtorët" e ndonjë tjetër) janë lirika që shprehin

ndjenjat qytetare të poetit ndaj Atdheut, vlerave të tij dhe fateve të tij.Një nga përjetimet më të fuqishme të këtij motivi është besimi i palëkundur në të ardhmen e

Shqipërisë, ndonëse dita e lirisë ishte ende larg. Por, duke u nisur nga fakti që lëvizja komëtare kishte përparuar, ishin hapur shkolla shqipe, ishin botuar libra e gazeta shqip, ndërgjegjja komëtare

ishte forcuar, poeti shpërthen plot ngazëllim:

Për ShqipërinëDitët e miraPaskëtaj vijnë,shkoi errësira;lum kush do të rronjë,ta shohë zonjë! ("Shpreh").

Padurimi i poetit për të parë ditën e bardhë të lirisë është i madh. Kjo shpresë, kjo dritë e mban gjallë poetin, i cili, edhe pse me shëndet tepër të tronditur, ka besim se do ta arrijë:

As hidhe gardhëDhe shpejto pakë, o dit' e bardhë,dhe jakë, jakë,se të pres, nukë vdes ("Përse")

Page 26: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

Dy vjersha që lidhen ngushtë nga idetë dhe patosi që i përshkron, janë "Gjuha jonë" dhe "Korça". Në to ai i ka thurrur gjuhës shqipe vargjet më të frymëzuara. Është ndër të parët poetë që i kënoi bukurisë dhe ëmbëlsisë së gjuhës sonë, është ndër të parët që kuptoi vlerat dhe mundësitë e saj të shumta për të shprehur mendimet dhe ndjenjat më të thella njerëzore:

Gjuha jonë sa e mirë!Sa e ëmbël! Sa e gjerë!Sa e lehtë! Sa e lirë!Sa e bukur! Sa e vlerë! ("Korça")

Naimi shkruan plot entuziazëm për hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887 dhe u bën thirrje bashkatdhetarëve të hyjnë me guxim në rrugën e diturisë e të kulturës. Kur ai thotë: "Të marrim diturinë…, tani lipsetë dritë ("Gjuha jonë"), kemi prirjet e tij iluministe dhe konceptin se liria nuk shkëputet nga progresi, nga "qytetërimi". Me një informacion krejt tjetër, plot mllef dhe urrejtje shpërthen ai në vjershën "Tradhëtorët". Ai u vë damkën e turpit atyre që tradhëtojnë kombin dhe bashkatdhetarët, atyre që harrojnë mëmëdheun dhe punojnë për të huajt. Vjersha tingëllon si një mallkim për tradhëtinë, kur poeti shkruan plot zemërim:

Buk' e mëmëdheut i zëntëTradhëtorët e pabesë!

Motivi filozofik zë vend të gjerë në "Lulet e verës" dhe mund të themi se Naimi themeloi në letërsinë shqiptare traditën e poezisë së mendimit.Në lirikat filozofike gjejmë përsiatjet e poetit për botën, për jetën dhe vdekjen, për njeriun, perëndinë, për kohën që shkon pa kthim. Për herë të parë në letërsinë shqiptare trajtohen kaq gjerë koncepte të tilla filozofike, një botë përjetimesh që kanë në qendër njeriun. Me sinqeritet e me gjuhë plot emocione Naimi shpreh ide humane, dashurinë dhe besimin e tij ndaj njeriut. Në disa nga vjershat filozofike si "Jeta", "Zemra" e sidomos "Perëndia", spikat qartë një nga elementet bazë të botkuptimit të Naimit, panteizmi. Shfaqet aty nga ana mistike e këtij botëkuptimi, por nga ana tjetër, edhe mohimi i riteve të tepruara fetare. Ai pohon se perëndia është kudo, e shkrirë, e trupëzuar te çdo send a gjallesë e botës:

Ç'sheh, është zot' i vërtetë,Ç'dëgjon, është zër' i tija,Gjithë ç'ka e s'ka në jetë, Është vetë perëndia ("Perëndia")

Në panteizmin e naimit depërton edhe humanizmi, besimi i madh i poetit te njeriu, që është qënia më e lartë e gjithësisë, sepse tek ai, sipas poetit, personifikohet vetë hyjnia:

Zemr' e njeriut në jetëËshtë vend i perëndisë.

Te vjersha "Fyelli" (ashtu si te "Fjalët e qiririt", botuar më 1884) Naimi ngre lart misionin e poetit në shoqëri, idealet pozitive e humane të tij, të poetit që bëhet zëdhënës i shpirtit njerëzor.Motivi erotik është trajtuar në një cikël të tërë vjershash me titullin e përbashkët "Bukuria". Lirikën e dashurisë e kishin lëvruar edhe bejtexhinjtë, por Naimi e ngriti në një nivel artistik të ri. Shpesh përcolli edhe koncepte etike e filozofike.Poeti i këndoi bukurisë së vashës, para së cilës mrekullohet edhe në të zbulon një pjesë të bukurisë universale. Ai e koncepton atë si shfaqje të përsosmërisë njerëzore, të harmonisë dhe bukurisë hyjnore. Ndihet në to edhe ndikim i poezisë orientale. Heroi lirik të kujton bilbilin, kurse vajza e

Page 27: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

dashur trëndafilin, figura konvencionale të asaj poezie. Ndjenja e poetit është platonike, abstrakte, dhe nuk ka atë shfaqje konkrete si në lirikën popullore ose më vonë si në poezinë e Çajupit. Si romantik, Naimi këndoi më shumë vuajtjet që sjell dashuria, sesa gëzimet e saj. Në këto ndjenja, zbulohet një zemër shumë e ndjeshme dhe mbi të gjitha, shumë njerëzore. Dashuria për poetin është gjithmonë një ndjenjë e lartë, fisnike dhe e pastër.Në ciklin "Bukuria" afrimi me poezinë popullore është mjaft i dukshëm. Poeti mori prej saj mjete artistike e teknika vëzhgimi dhe krijoi vargjet plot spontanitet e bukuri të rrallë:

Bukuroshe, sy mëshqerrë,shikomë njëherë mua,trëndafil i kuq me erëe di, vallë, se sa të dua?E mora vdekjen në sy,do të vdes, të vdes për ty.

Me "Lulet e verës" Naimi arriti pjekurinë e plotë si poet lirik Larmia e motiveve, pasuria dhe thellësia e ndjenjave kanë përcaktuar edhe përdorimin e një gjuhe poetike të larmishme e me shprehësi të lartë. Sa optimist e i ngazëllyer është kur shpreh besimin tek e ardhmja, aq i përmbajtur e meditues është kur flet për probleme të qënies, të filozofisë, sa i trishtuar paraqitet kur kujton djalërinë e perënduar, kohën e ikur, dhe të vdekurit, aq i përndezur është në urrejtjen e tij kur mallëkon tradhëtarët. Naimi përdori mjete të shumta stilistike. Epitetet e goditura për gjuhën, anaforat tek vjersha "Fyelli", shpërthimet në formë pasthirrmash "Lum kush të rrojë…", krahasimi i Korçës së Mësonjtores së parë me trimin që sulet në ballë etj., etj, mbeten të pashlyera në kujtesë. Me shumë efekt poeti përdori edhe antitezat, veçanërisht ndërmjet disa fjalëve të caktuara me kuptim të përgjithshëm, por që ai i shënoi me një përmbajtje të qartë e me ngarkesë emocionale (drita-errësira; fatbardhësia, mbarësia, qytetëria, - ndarja, marrëzia) e që përfaqësojnë të parat: lirinë, emancipimin, kurse të dytat: zgjedhën, paditurinë, si plagë të pushtimit. Tërheq gjithashtu vëmendjen pasuria e rimave, e vargjeve e strofave me skemat AB, AB, A, AA, BCCB, ABAB, CC, të përdoruara rrallë ose aspak në poezinë shqiptare."Lulet e verës" (me "verë" Naimi quante pranverën) ishin simbol i së resë që po lindte, i lirisë, i asaj shprese dhe force të madhe që lindi poetin e madh dhe poezinë e madhe.

Këngët e Milosaos

Këngët e Milosaos është vepra e parë e De Radës dhe më e njohura. Me këtë poemë liroko-epike tepër të veçantë poeti afirmohej si individualitet i fuqishëm dhe origjinal. Skema e subjektit të poemës është e njohur në letërsinë sentimentale dhe romantike, një dashuri e kundërshtuar nga mjedisi. Po kërij motivi të njohur De Rada i jep një freski të jashtëzakonshme. Thjeshtësia në dukje e fabulës dhe subjektit lind iluzionin për thjeshtësi të idesë. Në të vërtetë, mesazhi i kësaj vepre është kuptuar në mënyra të ndryshme nga studjuesit: disa mendojnë se në qendër të poemës është ideja patriotike, disa janë për idenë e dashurisë në luftë me paragjykimet shoqërore, të tjerë thonë se qëndrore është ideja e afirmimit të dashurisë si ide e madhe njerëzore. Po të analizojmë me kujdes veprën, do të shohim se ideja e luftës së ndjenjës së pastër me paragjykimet e mjedisit është tepër e fuqishme, ajo i përshkon të gjitha këngët, ajo organizon konfliktin e protagonistëve me shoqërinë dhe me rethanat, kurse ideja patriotike rrjedh në vepër më tepër si rrymë e nëndheshme, e cila, megjithatë, njeh shpërthime të fuqishme e tronditëse. Edhe kjo ide bëhet bazë për një konflikt tjetër ndërmjet ndjenjës dhe detyrës: protagonisti disa herë shpreh dëshirën e vet për të luftuar për çlirimin e atdheut, dëshirë që mbështetet nga e ëma dhe nga populli si figurë kolektive. Kjo dëshirë përleshet me ndjenjën e dashurisë në vetëdijen e protagonistit dhe

Page 28: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

me vetë qëndrimin e së dashurës që do t`a mbajë pranë vetes. Kurorëzimi i idesë patriotike, triumfi i ndjenjës së detyrës në shpirtin e protagonistit është rënia e tij heroike në luftë, të cilës i kushtohet një këngë e shkurtër, po tepër shprehëse (sikur konflikti kryesor të ishte ai midis dashurisë dhe mjedisit, logjikisht poema do të merrte fund me kurorëzimin e kësaj dashurie me martesë). Pra, sipas mendimit tonë në poemë problemi patriotik dhe problemi i luftës së ndjenjës me mjedisin janë ide paralele njësoj të rëndësishme. Andaj edhe poeti e quante këtë vepër të vet "roman dyfish lirik„, meqënëse ajo kish lindur nga dy shqetësime të thella të tij. Poeti pohon nëpërmjet kësaj vepre dy ide: të drejtën e individit për të qenë i lirë të zgjedhë fatin e vet dhe pashmangshmërinë e luftës së armatosur për të çliruar atdheun. Kjo ide e fundit shprehet në vargjet kushtruese:

Erdhi dita e Arbrit!Doemos do vdesimnë shtrat, në mos rënçim në prag të shtëpive tona!

Vazhdimësi dhe thellim të kësaj ideje gjejmë në vallen e grave që e përcjellin Milosaon për luftë:Sjellsh ti një ushtri fatmirë,të na i hapë këto brigjelirisë që borëm.Nëpërmjet shkatërrimit të shpejtë të lumturisë familjare të Milosaos, shprehet ideja se nuk mund të ketë lumturi vetjake, kur atdheu është i robëruar, se detyrës së madhe të luftës për çlirim i duhet nënshtruar çdo gjë. Një ide tjetër e poemës është ajo e barazisë midis njerëzve. Kjo pohohet përmes dashurisë së dy të rinjve prej klasash të ndryshme, përmes figurës së bijës të Kallogresë, vajzë me virtyte të larta; po kështu përmes përshkrimit të idealizuar të lumturisë së tyre të thjeshtë, që i mposht vështirësitë materiale si dhe përmes përshkrimit, në disa vende, të jetës së rëndë të të varfërve dhe simpatisë që tregon autori për ta. De Rada e shfaq veten demokrat në këtë poemë. Ai shpreh edhe filozofinë e qëndresës morale nëpërmjet vargjeve të thjeshta e të madhërishme të frymëzuara nga poezia popullore:

Duro, zemër, duro,si duron mali me borë

si dhe nëpërmjet fatit të protagonistit, që u bëri ballë në fillim tërë pengesave që ndesh për të realizuar dashurinë e tij dhe, më vonë, humbjes së tërë njerëzve të dashur. Në zgjidhjen e dy konflikteve të poemës ka njëfarë artificialiteti. Si për konfliktin e parë, si për të dytin poeti përdor mjete të kërkuara: në rastin e parë një tërmet që rrafshon Shkodrën dhe varfëron Milosaon; në rastin e dytë vdekjen e Rinës. Megjithatë, deri diku ruhet logjikë e veprimit dhe e karaktereve: edhe pas tërmetit familja e Milosaos nuk heq dorë nga paragjykimet, kurse vdekja e Rinës vetëm e forcon ndjenjën atdhetare në shpirtin e Milosaos.Në poemë përdoret forma e vetërrëfimit, e dashur për romantikët. "Këngët e Milosaos„ është një shembull tipik i "parregullsisë lirike„ romantike. Poema është e ndërtuar në mënyrë të tillë që kalimi nga një kapitull në tjetrin është krejt i befasishëm madje këngët e poemës mund të duken si vjersha të veçanta. Unitetin poemës nuk ia jep bashkrendimi logjik i ngjarjeve përmes subjektit, por ideja poetike. Copëzimi i poemës është në përputhje me parimet krijuese të De Radës, që poezia duhet të japë kulmet e jetës dhe të shfrytëzojë nëntekstin. Veçse ky parim krijues herë-herë e kalon masën.Poezia popullore e ka ushqyer këtë vepër me frymën patriotike dhe me optimizmin e natyrshëm, të shëndetshëm, përmes të cilit populli kupton jetën, vdekjen, dashurinë. Kjo poezi i ka dhënë veprës figuracionin e pasur, të freskët dhe tepër origjinal si dhe metrikën ku zotëron vargu i bardhë tetërrokësh trokaik.Personazhet e poemës paraqiten në çastin e tendosjes më të lartë të mendimeve e të ndjenjave, që

Page 29: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

gjen shprehje në një lirizëm të vrullshëm. Poeti depërton thellë në botën shpirtërore të personazheve të vet, e pasqyron atë me larmi nuancash. Ai përshkruan po me atë forcë shprehëse dashurinë e zjarrtë të djalit ("Veç me sy shihemi, bota të përmbyset„) ashtu edhe ndjenjës së ndrojtur të vajzës, që nuk di t'ia shpjegojë as vetes së saj ("nga m'erdhi te kurmi gjithë ky gëzim„). Poeti është treguar mjeshtër në dhënien e mjedisit patriarkal të fshatit, ku vajzat nuk guxojnë të dalin nga dera, veçse kur nuk janë "etërit e vrenjtur", mjedis ku sundojnë thashethemet.Milosaoja është edhe hero lirik, edhe personazh veprues. Ai mishëron heroin romantikme botë të gjerë shpirtërore që ngrihet më lart se mjedisi; njëkohësisht edhe taë hero që kryen një faj tragjik dhe, disi zbehtë, nga fundi dhe heroin luftëtar. E dashura e tij. Rina, mishëron idealin romantik të vajzës së dashuruar, bashkëshortes dhe nënës, po ka edhe disa tipare reale të fshatares arbëreshe. Nëna e Milosaos dhe e motra janë më tepër silueta, sesa personazhe, por që të mbeten në mendje. E para mishëron aristokracinë patriote dhe prandaj dallohet si nga atdhetarizmi, ashtu edhe nga konservatorizmi. Motra e Milosaos mishëron vetëmohimin e e lartë dhe të heshtur të motrës për vëllanë.Vepra është vendosur në shekullin XV, kur populli shqiptar, nën udhëheqjen e Skënderbeut, i bëri ballë perandorisë së fuqishme osmane. Kjo vendosje është më tepër simbolike e konvecionale (karakteret e pasqyruara dhe sfondi i përgjigjen realitetit të jetës arbëreshe bashkëkohore), por poeti ka mundur të japë frymën kombëtare, nëpërmjet filozofisë, veçorive të karaktereve, zakoneve. Sipas estetikës së De Radës poezia duhet jo vetëm të paraqesë me saktësi format plastike të gjërave, por duhet edhe të përdorë dhe tingëllimin muzikor, ritmin onomatopeik, për të shprehur diçka më të thellë, thelbin e brendshëm të gjërave. Dhe "Këngët e Milosaos", ku brendia dhe forma shkrihen në një tërësi të harmonishme, i mishërojnë në mënyrë të goditur këto parime estetike. Të gjitha dukuritë e realitetit jepen aty me një dorë piktori; dhe njëkohësisht muzikaliteti i vargut, ndonëse mungon rima, është i lartë.

Një element me rëndësi te "Këngët e Milosaos„ është natyra, pothuajse gjithnjë e shkrirë me ndjenjat e personazheve. Shqetësimin e djalit gjatë grindjes më të dashurën ai e jep me lëvizjen e deleve nëpër vathë, kurse dhembjen e tij te thellë për vdekjen e gruas e jep përmes kontrastit me përtëritjen e përhershme të natyrës.Vepra ka një origjinalitet të veçantë që i vjen nga shkrirja e mahnitjes, gëzimit fëminor në soditjen e botës, karakteristike për poezinë popullore, me shqetësimet, dyshimet e forta të poetit romantik.

Cajld Harold koment dhe analize ( Bajroni )

Cajld Harold eshte nje poeme liriko-epike e Bajronit,veper tipike romantike krijuar nga ditari I Bajronit.

Perbehet nga kater kenge te gjata, me mbi 500 strofa .Ka trajten e nje rrefimi te lire, me strofa spenseriane 9 vargeshe me varg pesekembesh jambik. Kjo lloj strofe te le mjaft hapesire per pershkrime dhe I shkon pershtat asaj c’ka Bajroni deshiron te na percelle mes rreshtave.Midis tyre ka dhe intermezzo me strofa 4 vargeshe.

Page 30: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

Haroldi eshte cilesuar hero bajronian tipik romantik.Ai eshte me nje superioritet moral, intelektual, me zhgenjime nga realiteti, I jetes politike, shoqerore por dhe personale.Ka nje shperfillje per opinionin publik, me ndjenja liri dashese e demokratike.Ai mahnitet pas vendeve ekzotike dhe deshiron te shkeputet nga realiteti I endit ku jeton.Megjithate ai eshte nje hero aktiv, e jo personazh pasiv sic jane cilesuar me se shumti personazhet romantike. Ai I kushtohet nje ideali te larte e fisnik, nje misioni historik. Gjithashtu propagandon per lirine, ben thirrje per humanizem dhe paqe.Poeti ketu shpreh aspiratat dhe idealet e tij.

Temat qe trajton ai jane :Liria, forca e natyres, marrezia e  dashurise, vleresimi I cultures antike,realizmi ne letersi, arti.

Kenga 1 – Pershkruan me lirizem te thelle pakenaqesite dhe zhgenjimet e heroit si dhe largimin e tij nga toka meme, Anglia dhe shtegetimin per ne gadishullin Iberik.  Heroi largohet nga Anglia sepse asgje s’e lidhte me ate me vendin e tij. Jo me kot zgjidhet qeni si simbol ne pjesen e pare, pasi dhe ajo kafshe besnike do ta shqyente nese do te kthehej prape. Gjithashtu ve ne pikepyetje besnikerine e gruas se tij, te cilen do ta kontrastoje me vone me ate te gruas shqiptare.  Kjo ilustrohet ne vargjet :Kush u beson psherëtimaveTë femrës që mbush sytë?Ia than lotët qepallaveNdonjë dashnori dytë.Do t’angullijë ndoshta sotIm qen gjersa të gjejëUshqim nga ndonjë tjetër zot;Nd’u kthefsha do më ç’qenjë.

 Dy lirikat, kenga e Ines dhe e vajzes se Saragoses kane strofa me kater vargje me rime ABAB . Jane futur si interval midis strofave te kenges se pare. Ato japin shpirtin e trazuar te poetit. Pas shtegetimit ne Portugali, ku mahnitet nga bukurite e natyres se kesaj toke te embel, ndalet ne bukurite e Lisbones. Subjekti eshte ndertuar ne menyre te tille  qe cliron nga ana kompozicionale, dogmat e ngurta te klasicizmit. Haroldi shkon ne Spanje ku shfaqen kontraste te forta romantike. Ai mahnitet nga panorama mesdhetare, pjellore me fruta, por nga ana tjeter mbushet me deshperim  dhe keqardhje kur shikon se lufta mbjell terror dhe vdekje. Nje patos I fuqishem pershkon strofat qe paraqesin mospajtimin e popullit spanjoll me pushtimin. Poeti me shpirt te ndjeshem nuk e kishte te veshtire te kuptonte thelbin e forcave levizese. Ai ben nje dallim te qarte mes idealit te lirise qe misherohet tek populli I thjeshte dhe tek qendrimi kapitullues te aristokrateve vendas.

Page 31: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

Heroizmi eshte misheruar tek vajza e Saragozes, e cila eshte nje vazje qe  misheron tiparet e vajzes spanjolle. Pershkrimi I saj merr ngjyrim romantik. Ajo le kitaren kur e therret zeri I luftes, duke u bere keshtu nje hero kolektiv. Ne kete kenge, ai ben nje pershkrim romantik te portretit te saj qe jepet me detaje.Gorgone- Sipas mitologjise eshte nje nga tri motrat qe floket iu kthyen ne gjarperinj. Dhimbja e saj eshte e madhe kur vdes dashuria por ajo  nuk qan. Autori e jep portretin e saj ne raport me burrat, di te dashuroje . Forca e saj qendron tek shpirti.

Kenga 2 – E con Haroldin neper vise te Greqise , ne Shqiperi, perseri ne Greqi e deri ne brigjet e Bosforit.Ketu gershetohen pershkrimet romantike me meditime te ngrysura, realiste per fatin e popullit grek. Nenvizon nje kontrast te thelle mes te kaluares se lavdishme me heronj dhe gjendes se tanishme te Greqise. Bajron e therret popullin grek te ngrihet dhe te kerkoje lirine.

360 vargje I kushtohen Shqiperise . Del ne pah njohja e Bajronit per historine e Shqiperise.Heroi romantik viziton Shqiperine e Jugut dhe qendron si bujtes ne sarajet e Ali Pashes ku pritet me ndere te medha.

a) Heroi magjepset  nga natyra madheshtore dhe e ashper

b) nga karakteri burreror , bujar I shqiptareve.I quan kryelarte  me nje autoritet sovran.Ka lirizem te theksuar.Admirimi per shqiptaret  shprehet ne aspektin qe ka per to.  Ai I quan “ njerez t’eger”,  por jo ne kuptimin e shpirtit te tyre, por duke I vendosur ne harmoni me natyren shqiptare. Sinonime te fjales te eger mund te perdorim : te forte, te ashper, te pathyeshem.Ai ne vargjet :

Shkëmbinjt’ e tyre s’janë më të patundurNga ata në çast rreziku e nevoje.

Nepermjet inversionit, I percakton shqiptaret si njesi matese e forces dhe stoicizmit. Jo me kot krahason shkembinjte me shqiptaret, dhe jo sic mund te krahasohet rendom sendi me njeriun.

Ne vargun “ (i pa shqiptarët) tek niseshin në luftë dhe fitore.” ,ai ve perkrag luftes fitoren e shqiptareve, sepse nese ata nisen ne lufte, sigurisht qe do te kthehen me fitore.

 C)historik, himnizoi historine shqiptare , Skenderbeun dhe kordhen e tij legjendare qe nuk eshte shkruar pa qellim me shkronje te madhe. “Dhe Iskanderi tjetër, që i dërrmoiPërherë armiqt’ me Kordhn e tij kreshnike.”

d)gjeografik , himnizoi natyren shqiptare ( Agimi)e)moral , himnizoi virtytet, por dhe vuri ne dukje paragjykimet patriarkale ( nane e rrepte burrash)f)kulturor vleresoi veshjet dhe kenget polifonike.

Apostrofat e fuqishem shprehin  mahnitjen e Haroldit  per kreshat e maleve ku “ shqypje sqepin mpreh.”Vleresoi vetite e shqiptarit te thjeshte I cili ecte kryelarte ne truallin stergjyshor, ku spikat mikpritja, bujaria, besa etj. Bajroni ngriti lart  dhuntite morale te gruas shqiptare si fisnikerine, bukurine, por nga ana tjeter ai pa edhe shtypjen qe I behet asaj.Kete ai e krahason me ish gruan e tij.

Page 32: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

Pas vizites ne Shqiperi, poeti kthehet perseri ne Greqi. Ne kengen tamburxh ka nje patos te vecante. Ai e shef luften  ne nje kendveshtrim realist. E pershkruan me detaje.

Kenga 3 – Pasqyron nje etape te re te histories se Europes pas disfates se Napoleonit.Ka vargje emo-dramatike. Bajron shpreh shqetesimin per fatet e Europes, per tragjedine qe do te vije pas humbjes se Napoleonit. Ai I kendon iluministeve ide qe frymezojne revulucionin francez.

Kenga 4- 186 strofa, u shkrua ne Itali. Pershkruan me ngjyra te gjalla qytetet e medha te Italise dhe monumentet. Ndalet ne luften e popullit Italian kunder despotizmit.

Vecorite :-          Ruan trajten e nje rrefimi te lire poetik qe na kufizon ne shtjellimin e subjektit-          Krahas heroit bajronian kemi nje hero kolektiv pergjithesues, I cili vjen e behet me mbizoterues ne

veper. Kjo tregon aspiratat demokratike te poetit ( djemte e Spanjes, vajza, populli spanjoll, bujtesit e Shqiperise)

-          Fati I heroit te vetmuar aktiv nuk njehsohet me ate te heroit kolektiv. Haroldi mbetet veshtrues pasiv, si shtegetar ndryshe nga autori heroi bajronian , nuk merr pjese aktive ne ngjarjet e kohes.

Kenga ku flitet te Shqiperine :Ne kengen per Shqiperine, ai thote :  “Sa frike  e kote” , qe  e vecon pervojen e tij nga vendet e tjera, dhe e komenton pakuptimesine e asaj shkruar me lart. Poeti eshte deshmitar I gjalle e asaj ca sheh.“Shqipëri, lejomë të kthej syt’ e mimbi ty, o nënë e rreptë burrash t’egër”

Fjala  “ lejome” sherben per te treguar respektin qe ka heroi per  Shqiperine, sepse I drejtohet ne veten e trete njejes.  Ne vargun pasardhes Bajroni vlereson shqiptaret dhe cmon vecorite e tyre : burrerine. Me fjale te tjera ai dhe I njehson vecorite e popullit shqiptar me  ato te vendit.

Bajroni sheh edhe me thelle asaj c’ka shohin syte. Pervec lavderimit te Shqiperise se vjeter, kesaj nene te burrave te forte,  ai pershkruan me detaje edhe ngjarjet e Shqiperise se sotme :

“Kryqi po zbret, po ngrihen minaret,E zbehta hënëz ndrin nëpër lugina,Mbi pyje me selvi n’agor të çdo qyteti.”

Ne keto vargje ai tregon per islamizmin dhe krishterimin, keto dy fe qe modeluan rrjedhen e historise se Shqiperise.

 Motivi I ekzotizmit eshte I pranishem:  “Gjind  me pak te eger presin ca me pak”—kemi paraysh qe Bajroni shkruan per lexuesin anglez qe s’I njeh shqiptaret, dhe I cileson ata si njerez te eger, pra larg qyteterimit, afer natyres se virgjer. Ekzotizem ndeshin europianet apo njerezit e botes perendimore kur perballen me nje bote plotesisht ndryshe, larg qyteterimit me njerez,  zakone e tradita te panjohura.

Nga ana tjeter, Bajroni I paraqet shqiptaret si model per tu ndjekur nga anglezet, te cilet e mbajne veten te qyteteruar, sepse anglezet nuk I presin miqte ne sallonet e tyre,sic I presin shqiptaret ne kasollet e tyre.Ky eshte nje tipar I romantikeve te cilet perdorin motivin ekzotik per te kritikuar veset e bashkeatdhetareve te tyre.

Page 33: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

Stilistika :Pyetjet retorike jane te shumta, pasi terheqin vemendjen e lexuesit, krijojne komunikim me te, I japin forms elegance duke mos dhene pergjigje per shume elemente, ngrihen ne nuance ironie ose qortimi ose shprehin qendrimin emocional te poetit.

Vendi pershkruhet nepermjet epiteteve dhe krahasimeve : Shqiperi e rrepte, ngjyra mashkullore (epitet metaforik - mjedisi dhe njerezit) etj.

Ato shoqerohen me inversionin I cili I jep melodi e ritem sintakses poetike : Te Pindit, cuka mjegull veshur.Tipar I romantizmit jane dhe antitezat, ndaj dhe perdoren vzhdimisht psh ne vargjet : Ç’armiq për vdekje, po sa miq besnikë!

Enumeracioni sherben per te renditur njeri pas tjetrit boten e natyres, ate shtazore dhe ate te njerezve.Nepermjet antonimise, si nje prej perdorimeve me te shpeshta stilistike te romantikeve, poeti himnizon virtytin e bujarise : “Ti japesh prehje e ngushellim fatkeqit, I meson fatbardhet e te iqt te skuqen”  .Dhe ne vargun “ C’armiq per vdekje, po sa miq besnike” , autori flet per karakterin burreror, ende te gjalle ne vendet e paqyteteruara.

Page 34: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

Mrizi i zanave - Gjergj Fishta

Gjergj Fishta i përmblodhi lirikat në dy libra: Mrizi i Zanave dhe Vallja e Parrizit. Në librin e parë përfshihen vjershat atdhetare, kurse në të dytin vjershta më tepër me temë fetare. Te Mrizi i Zanave autori i këndon atdheut në disa variante: si dashuri deri në adhurim, si ankth e klithmë dhe si trashëgimi morale. Të gjitha këto shkrihen në një lirikë personale. Fishta i ngazëllyer, i këndon Shqipërisë me një ton burrëror, i këndon gjuhës shqipe dhe flamurit kombëtar. Që në fillim të librit Mrizi i Zanavetakohemi me disa poezi kushtuar Shqipërisë, dhe ndryshe nga rilindasit tjerë, të cilët i drejtoheshin atdheut ky e përdor emrin konkret «Shqipëri». Fishta në fillin ndalet te përshkrimi gjeografik i Shqipërisë, duke i përshkruar fushat, luginat, lumenjtë, malet me pyje, bjeshkët me shkëmbij e kullota, njësoj siç vepronte Naimi te Bagëti e bujqësi. Fishta i këndon një shteti etnik, ose më mirë thënë një gjysmë shteti politik dhe Fishtës nuk i mbetet gjë tjetër, por i drejtohet zanës «më thuaj të vajtoj apo të këndoj». Ky është vargu më tragjik në përmbledhjen Mrizi i zanave. Thuajse në të gjitha poezitë kushtuar Shqipërisë, Fishta e paraqet Shqipërinë si një «mbretëresh» e cila e mban kokën lartë, karshi shteteve tjera të Ballkanit dhe këtë përparësi ia ka caktuar e kaluara, luftërat e pandërprera për liri. Nga përshkrimi i bukurisë mahnitëse e Shqipërisë, Fishta kalon tek ana shpirtërore, te vyrtitet e popullit shqiptar. Sipas Fishtës, shqiptari nuk duron mbret dhe kral të huaj. Kur mbaron kjo valë e himnizimit të Shqipërisë , Fishta kalon te vlerat tjera kombëtare, te gjuha amtare që është një dhuratë tjetër e shtrenjtë. Atë e krahason me këngën e zogut të verës, me freskimin e blerimit të prillit, me valën ledhatuese të bregut të detit, mirëpo kjo gjuhë kaq e ëmbël, kaq e mirë dhe e dlirë, siç thoshte Naimi, ajo di të jetë e sertë edhe si gjëmimi i rrufeve, si shtërngata e detit, apo si ajo e tërmetit. Fishta u bënë thirrje të gjithë shqiptarëve që t`i dalin zot kudo qofshin ato, në malësi apo në qytete, në gjirin e natyrës apo në peisazhin urban, gjuha shqipe nuk meriton të nëpërkëmbet, sepse atë na e kanë lënë trashëgimi, me këtë gjuhë ka komanduar Skëndërbeu, andaj edhe Fishta e do njësoj gjuhën dhe atdheun e bashkë me këto edhe flamurin kombëtar, me zemër e mendje e dashuron Shqipërinë, madje për Shqipërinë mendon edhe natën. Ai ndjehet i dëshpëruar për një hile që i bëhet popullit shqiptar nga forcat evropiane, andaj zëri i tij shndërrohet në kushtrim, me klithma dhe parandjenjë se, e humbëm Janinën, shkoi Manastiri, Dibra dhe e thërret popullin që të ngrihet në këmbë, t`i dalin zot flamurit kombëtar. Në mbrojtje të atdheut Fishta i fton edhe të vdekurit, sepse edhe ata nuk duan të jenë indiferent ndaj copëtimit të Shqipërisë. Pëmbledhja Mrizi i Zanave përmbyllet me poezinë Lulja e vyshkur, një krijim poetik me vlera shumë, por kritikën letrare e ka vënë në dilemë se: kjo poezi a është ndonjë poezi filozofike, meditative, apo është poezi dashurie. Nëpërmjet kësaj poezie pasqyrohen raportet mes qiellit dhe tokës, jetës dhe vdekjes. Këtu kemi tri shkallë të kohës: e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Motivi është harrimi, si të dënohet harrimi dhe medikamenti më shërues është puna. Njeriu lind jeton dhe vdes, mirëpo puna ose vepra vazhdon edhe pas vdekjes. Kjo është porosia e poezisë.

PEIZAZHI NË POEZINË E LASGUSH PORADECIT

Vepra letrare e Lasgush Poradecit është studiuar, pothuajse nga të disa këndet, është trajtuar nga të gjitha format dhe është vërejtur e parë nga të gjitha nivelet dhe stadet. Andaj, sot, pas një kohe të gjatë të marrjes me studimin e të gjitha aspekteve të poezisë së Lasgush Poradecit, është vështirë të gjendet ndonjë element i veçantë. Por, megjithatë, kësaj radhe interesimi im do të përqendrohet në poezinë e peizazhit, gjegjësisht në peizazhin në poezinë e Lasgush Poradecit. Që në fillim mund të konstatoj se kjo formë e poezisë nuk është e re në poetikën këtij poeti.

Page 35: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

 Peizazhi si formë poetike

 Peizazhi si formë poetike, e sidomos si frymëzim lirik i përshkrimit dhe paraqitjes së

natyrës në poezinë tonë artistike i ka rrënjët që nga poezia romantike, pra që në poezinë e Rilindjes kombëtare shqiptare. Peizazhi është trajtuar në poezinë e Naim Frashërit, De Radës, Çajupit, Serembes, Shirokës, e sidomos në vargjet e vëllimeve të para poetike të Asdrenit. Vepra “Bagëti e Bujqësia” e Naim Frashërit është një krijim letrar që mbështetet mbi përshkrimet e bukurive të mahnitshme të natyrës shqiptare të shekullit të XIX-të. Qëllimi i autorit të kësaj poeme ishte zgjimi i dashurisë ndaj atdheut të shqiptarëve, të cilët jetonin larg Shqipërisë. Dhe kësaj Naimi ia arriti duke e derdhur tërë inspirimin e tij, tërë frymëzimin dhe mallëngjimin me figura, shprehje dhe qëndrim romantik ndaj natyrës së atdheut. Elemente të tillë hasen edhe tek autorët e tjerë të kohës që u përmenden më lartë.

Një pjesë e dallueshme në poezinë e Lasgushit Poradecit është edhe poetika e natyrës së peizazhit që poeti ia kushton vendlindjes dhe atdheut të vet. Këtë, ai e bërë në mënyrë mjeshtërore, sepse ia mundësoi studimi në Akademinë e arteve të bukura në Austri si dhe marrja kohë pas kohe më pikturë. Por, cikli i këtyre poezive nuk është i veçantë në asnjërën nga veprat e tij. Ai është i gërshetuar me të gjitha aspektet e saj, madje gjendet kudo edhe në poezinë patriotike, filozofike – meditative, refleksive e sidomos në atë me tipare erotike, apo siç thuhet me gjuhën e teorisë së letërsisë, në poezinë e dashurisë, në poezinë idilike, baritore etj. Që në fillim mund të thuhet së poezia e peizazhit e Lasgush Poradecit jeton në simbiozë figurative me të gjitha nivelet dhe aspektet e tjera të saj. Kjo simbiozë ka nuancat e një mozaiku e koloriti të ngjyrave, pamjeve, situatave e sidomos të përshkrimeve që poeti me vargje ia bën natyrës së vendlindjes. Kështu lirikat e këtij aspekti, pra lirikat e paraqitjes së peizazhit, dëshmojnë për mjeshtërinë e lartë artistike të Lasgushit dhe ato shfaqin pikasjen e bukurisë së natyrës shqiptare, shprehin ndjeshmërinë e thellë, shijen e hollë dhe plasticitetin e dalluar në përshkrimin e bukurive të vendlindjes, e sidomos të anëve më karakteristike, siç janë: valët, liqeni, perëndimi, era, dremitja e liqenit, barka, anija, vagëllimi, gjeratoret, vazhda e ndritur, tallazet e detit, shushurimat, fluturimi i shtërgut, valëzimi i barkës, jehona e lopatës, mërmëritja e ujit të kroit dhe të tjera karakteristika dalluese. 

Lirika e peizazhit të vendlindjes 

Tek lirika më e njohur e këtij motivi, “Poradeci”, poeti paraqet një pamje të veçantë të vendlindjes së vet, e cila është më dalluese. Poeti ngjyros pamjen e vendlindjes së vet, duke derdhur ngjyrat e një qasjeje disi më faktike dhe qenësore. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se vendlindja për individin. E tillë ajo është edhe për poetin, ndaj çka do që thotë për të i duket pak sepse:  

Perëndim i vagëlluar mbi Liqerin pa kufir  dhe, madje, aty përhapet  

… një pëlhurë si një hije 

ku mbi fshatin mbi dhe buzë liqenit dhe valës

Page 36: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

 Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’i i natës bëhet fir.

 Në këtë pamje, por edhe në disa të tjera shihet qartë sikur dorë e poetit bëhet brushë e piktorit dhe heq mjeshtërisht pamjet e bukura, por të thella, madje edhe të theksuara të natyrës. Duhet pranuar se kjo nuk është pamje parajsiane, as parnasiane, por është një peizazh plot ngjyra, thellësi, përjetime dhe shprehje lirike. Të gjitha këto dhe përshkrime të tjera i japin poezisë një timbër tjetër, por jo edhe romantik. Kështu dalëngadalë edhe te kjo poezi ngrit krye motivi patriotik sepse:

 Një shqiponjë e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë

 edhe atëherë kur  

Në katund kërcet një portë … në Liqer heshtë një lopatë … 

Kjo heshtje nuk është e rëndë, por as e bukur, ngase gjithë njerëzinë e ka zënë gjumi dhe errësira zotëroi në katër anët. Mirëpo, përkundër kësaj gjendjeje jeta nuk topitet, por rri zgjuar në meditimin e ri të poetit, i cili është patriotik që ka domethënie dhe peshë të madhe ngase poezia përfundon me dy vargje tetërrokëshe të dyzuara, të cilat në mënyrë madhështore paraqesin pamjen tjetër që është peizazhi gjeografik i tokave shqiptare të Shqipërisë së ndarë dhe lumi Drini është simbol i paraqitjes së peizazhit në rrjedhën shekullore të jetës specifike shqiptare. 

Duke nisur udhëtimin mes për mes për Shqipëri, Drini plak e i përmallshëm po buron prej Shëndaumi.

 Objekti i pafund frymëzimi për poetin Lasgush Poradeci është liqeni. Zakonisht

përshkrimi dhe paraqitja e peizazhit të liqenit është i bashkëdyzuar me motivin e dashurisë dhe nuk ndahet nga ai. Këtu përkujtohet imazhi i kujtimeve dhe përmallimet e poetit për vashën e zemrës, e cila paraqitet në kopshtin e shenjtëruar që mbëltohet nga hapi i saj që e bleron edhe më shumë atë. Kështu zemra e poetit ndizet dalëngadalë kur dalin yjet dhe ai dehet sepse:  

Kuptoj si shpirtin vjershëtor Ma frymëzon një mall i ri.

 Edhe zemra e liqenit sikurse ajo e poetit pushon në mes të ditës për të pasqyruar buçitjen e tij shndritëse. E gjithë kjo ndodh kur diku në horizontin e largët mbi liqe nis agu, i cili dritësohet me një mëngjes përrallor shprehur në lirikën “Mëngjesi”. Kjo dritë e ditës së re i venit yjet e natës, por ylli i dritës që tretet tinës është  

Posi një sumbull prej sheqeri  dhe lajmëtar-mëngjesi është zog i bardhë i një nositi. Të gjitha këto visare të peizazhit të liqenit dhe natyrës së vendlindjes i gjejmë në poezitë: “Poradeci”, “Dremit liqeri”, “Liqeri”, “Mëngjesi” e ndonjë tjerët.

Page 37: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

 Peizazhi në poezitë për stinët

 Lasgushi Poradeci, aspekte të peizazhit ka paraqitur edhe në poezitë e tjera të veprave të

tij poetike “Vallja e yjeve” dhe “Ylli i zemrës”. Në disa sosh ai paraqet përshkrimin e bukur të mëngjesit, perëndimit të diellit, natës, yjeve, valles së tyre, yllit të zemrës dhe në disa të tjera. Por ai me një qasje shumë lirike dhe tejet interesante do të shkruaj lirika të peizazhit edhe për stinët e vitit, muajt e begatisë shqiptare, si për vjeshtën dimrin, pranverën, por edhe për gjahun, korrikun.

Në poezinë “Korriku” poeti paraqet pamjen e këtij muaji të begatisë, korrjes, shirjes dhe vapës në vendlindjen e tij. Korriku këtu është një afsh i dendur dhe dielli përvëlon si prush ku gjithçka duket e vdekur sepse natyrën e ka mbërthyer një zjarr përvëlues dhe jehona e cicërimës së gjinkallave.

Një afsh i dendur avullon në erëPo përvëlon një diell posi prushi

 Por këtu ekziston një jetë e begatisë sepse diçka piqet e dikush është fatlum: 

U poq kajsia. Bari është i prerëRri në shullër fatlum një zog ardhushi.

 Ndërkaq, në poezinë tjetër “Mbarim vjeshte” shfaqet e shpërfaqet një pamje tjetër e

peizazhit të tokave shqiptare. Poezia fillon me fluturimin e shtërgut, lejlekut, që paraqet mbarimin e stinës së nxehtësisë dhe fillimin e stinëve të ftohta.  

Fluturoi dhe shtërg’ i fundit, madhështor, me shpirt të gjorëDuke shkuar që me natë sipër malesh me dëborë …

 Mbarimi i vjeshtës është edhe simbol i mbarimit të një jete dhe fillimi i një tjetre. Është

kjo koha kur ikin zogjtë shtegtarë, të cilët do të kthehen sërish në fillim të pranverës. Përveç peizazhit këtu poeti paraqet simbolikisht edhe shkuarjen dhe ardhjen e mërgimtarëve shqiptarë në kohëra të ndryshme. Përveç poezive për liqenin në këtë poezi poeti paraqet më se miri dromca lirike të përshkrimit të natyrës në mbarim të stinës së vjeshtës. Edhe kjo poezi është e ndërtuar me vargje tetërrokëshe të dyzuara të cilat kanë shtrirje në strofa katërvargëshe me rimë AABB. Strofa e fundit e kësaj poezie paraqet pamjen më të bukur ku poeti shfaq me lirizëm figurativ peizazhin e bukur ku shtërgun e quan dhëndër me kurorë, kurse krillën një vashë të nusëruar.

 O! Sa hir që kishte shtërgu, aq fisnik me shtat të gjorë,Kur bariste dal-nga-dal – posi dhëndër me kurorë!…E kur pranë i vinte krilla, që shndrij më kraharuar,Me sy lart, me hap të matur – posi vashë e nusëruar!…

 Kjo pamje peizazhike e Poradecit është uverturë për fillimin e dimrit, i cili ia rrëmben

gëzimin dhe ia humb diku kur nga malet fillon të bie dëbora e bardhë dhe e ftohtë. Flokët e saj bien një-nga-një mbi katundin e shkretuar dhe mbulojnë me të bardhë dheun. Poeti nuk e do një fjetje të tillë, andaj psherëtinë i trembur duke u frikësuar të mos vdes.

Page 38: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

Për ta ndryshuar këtë pamje të zymtë të peizazhit dimëror, poeti Lasgush Poradeci, këtë e bën në vargjet e poezisë “Gjahtori”. Kjo është poezia më e gjatë e peizazhit dhe përbëhet prej dymbëdhjetë strofash katërvargëshe tetërrokëshe me rimë ABAB. Pasqyrimi i pamjeve në këtë poezi bëhet në mënyrë paksa tjetër. Monotonia dhe heshtja dimërore thyhet me përgatitjen për gjah. Poeti përshkruan lyerjen e pushkës së gjahut, të fishekëve, pastaj mbushja e pushkës për një ketër, për një lepur. Përshkrimi i gjahtarit dhe presë së tij përfundon me gaz e hare.  

E njaty, që prapa krastës,Unë rri dhe pres në rrasë:Pres që krism’ e trimëruarTë buçasë-e të godasë:

 Elemente të peizazhit ka edhe në poezitë e tjera të Lasgush Poradecit, në të cilat me

ngjyra tërheqëse të vendlindjes jepen skena të realizuara të peizazhit, pasqyrohen zakone, shfaqen kostume. Në këto lirika gjallërohet para syve tanë atmosfera e ëmbël dhe e zjarrtë e fshatit shqiptar. Poeti ringjallë një mjedis më koloritin e ngjyrave më të ngjizura pamjet e mjedisit të vendlindjes së vet, sidomos të vendeve idilike siç është kroi. Këto spikaten në poezinë “Kroi i fshatit tonë” që edhe pse më tepër është poezi erotike dhe idikile megjithatë:   

Kroi i fshatit tonë ujë i kulluar,Ç’na buron nga mali duke mërmeruar.  …………………………………………………… Kroi i fshatit tonë ngjyrë argjendi i lyer,Që nga rrëzë e malit ç’na buron rrëmbyer.

 Për ta paraqitur bukurinë e Kroit të fshatit të vendlindjes në mbarë atdheun, për ta

përhapur namin e tij anekënd, poeti Lasgush Poradeci shkruan në pjesën e tretë të kësaj poezie: 

Kroi i fshatit tonë, tetë sylynjarë,Në tetë krahina qenke kroi i parë;

 Qenke një në botë, s’paskërke të dytë,Ç’na shëroke plagët, ç’na shëroke sytë.

 Dyvargëshet e kësaj poezie u bënë ndër më të njohurat në poezinë tonë dhe janë

emblemat e lirikës lasgushiane. Ato bëhen edhe inspirim për kompozitorë të cilët kompozojnë këngë të njohura që në vitet e ’30-ta të shekullit XX.

Lasgush Poradeci hyri në letërsinë tonë si poet modern dhe si një zë i veçantë e i mëvetësishëm. Kjo mund të thuhet edhe për poezinë e peizazhit, e cila nuk qëndron aspak

Page 39: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

nën nivelin e tërësisë së lirikave të tij. Madje, kjo formë e poetikës lirike të këtij poeti e ngrit nivelin artistik, figurativ dhe ndjesor, duke e radhitur në formë lasgushiane.

Poezia e Migjenit

Poezia e Migjenit, një poezi novatore, u bë shprehëse e fuqishme e pakënaqësisë ndaj realitetit, e urrejtjes ndaj dhunës dhe shfrytëzimit, ndaj mashtrimit politik, shoqëror dhe hipokrizisë. Duke shpërthyer drejtpërdrejt nga jeta e gjallë ajo pasqyroi botën shqiptare në vitet '30 me protestat,

dhembjet, ëndërrat dhe shpresat për të ardhmen.Vëllimin e tij "Vargjet e lira" (1936) Migjeni e hapte me vjershën "Parathënia e parathënieve" ku

shpërthente gëzimi i tij se shekulli ka nisur të çlirohet prej skllavërisë shpirtërore. Lajtmotivi i kësaj vjershe e cila është një sintezë e mendimit revolucionar të Migjenit, është vargu: "Përditë prendojnë Zotat", Njeriu po hipën në majën e fronit, po bëhet zot i jetës, i tokës së tij, i vetvetes dhe nuk do t'u

përulet më "idhujve".Pas kësaj vjershat e veta Migjeni i ka ndarë në gjashtë cikle: "Kangët e ringjalljes", "Kangët e mjerimit", "Kangët e perëndimit", "Kangët më vete", "Kangët e rinisë" dhe "Kangët e fundit".

Në ciklin e parë bëjnë pjesë pesë nga vjershat më të mira të Migjenit. Filli që i bashkon këto vepra, është gëzimi për lindjen e "Njeriut të Ri", prej atyre të varfërve të rritur në mjerim, të cilët janë ngritur në luftëra të reja, që të mos humbin më në lojën e përgjaktë të historisë, të mos jenë më

skllevër të titajve të tërbuar, por zot të vetes e të një bote të re, ku njeriu të jetë i lirë dhe askush të mos e shkelë personalitetin e tij. Këto luftëra nuk janë grabitqare e as për të siguruar privilegje të

reja, si ato të hershmet, por janë luftëra të reja, siç i quan poeti kryengritës. Në këtë cikël kemi edhe protestën ndaj gjendjes së rëndë të shoqërisë shqiptare, ndaj gjithë forcave konservatore, që e mbajnë në vend atë, dhe shpërthimin e entuziazmit për lindjen e "Njeriut", i cili do ta drejtojë

kombin drejt një agimi të ri. Në këtë cikël jeton edhe ideja se vetëm në liri mund të shpërthejnë energjitë dhe aftësitë njerëzore. Në gjithë ndryshimet, përmbysjen e botës së vjetër dhe krijimin e botës së re, poeti njeh si protagoniste rininë. Ajo është më e pastra, më e bukura pjesë e shoqërisë,

ku ai var shpresat, besimin për fitoret e ardhme, për triumfin e idealit për një jetë të re:

Rini, thueja kangës ma të bukur që di!Thueja kangës sate, që të vlon në gji.Nxirre gëzimin tand, të shpërthejë me vrull.Mos e freno kangën! Le të marri udhë.(Kanga e rinisë)

poeti është i bindur se asgjë s'mund ta pengojë më lulëzimin e lirisë, ku do të shpërthejë hovshëm gjithë ato këngë, që ende i flenë në shpirt. Kjo është intuita e poetit, i cili ka aftësinë ta ndjejë i pari rrezen e ngrohtë të Diellit të jetës së re:

Por a do të vijë dita kangët me u zgjueApo ndoshta shekujt me ne prapë po tallenJo, Jo! Se liria filloi me lulzueDhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valën.

Për identifikimin e figurës Diell ka pasur disa përpjekje për ta zbërthyer e konkretizuar. Por ato vetëm se e kanë vulgarizuar perceptimin poetik të poetit. Mjafton të mbetemi në simbolikën e tij dhe ajo thtë gjithçka. Ai ia ndien rezatimin botës së re, shoqërisë së re, e cila do të jetë e ngrohtë dhe e ndritshme si dielli dhe si ai do të mund të gjallërojë, të zgjojë të rilindë gjithçka që qëndon ende e ndrojtur, e përgjumur në errësirë. Thirrja që Migjeni i drejtonte Rinisë, në këtë vjershë ishte kuptimplotë, optimiste dhe tepër e ngrohtë, intime dhe romantike:

Page 40: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

Thueja, kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!Qeshu Rini! Qeshu! Bota asht'e jote!

Cikli i dytë i "Vargjeve të lira" nis me "Poemën e mjerimit", kryevepër poetike e Migjenit dhe një prej krijimeve më të bukur të poezisë shqiptare. Poema ka një konceptim e trajtim origjinal. Në fillim poeti sjell figurën e mjerimit të konkretizuar nëpër dhjetëra motive jetësore. Dhe së bashku me fytyrën tragjike të mjerimit në jetën shqiptare, vjen edhe dhembja, dhembja e poetit dhe dhembja që mbyt çdo shoqëri të ngritur mbi dhunën. Kjo dhembje e thellë përfundon në protestën ndaj rendit shoqëror që e krijon mjerimin, dhe në ironi dhe sarkazëm ndaj fesë, e cila s'arrit ta ndryshojë këtë pamje tragjike, megjithë lutjet e mëshirat mijëvjeçare. Pas kësaj poeti konkludon:

Mjerimi s'do mëshirë, por don vetëm të drejtë!

I gjithë cikli pavarësisht nga dhembja e thellë dhe pamja tragjike që krijohet ka tone optimiste, sepse nuk kemi të bëjmë me një dhembje mbytëse, por me dhembje krenare, të cilat sipas poetit, koha do të dijë t'i qetësojë.Në këtë cikël poeti na jep për herë të parë me shumë art figurën e punëtorit që shfrytëzohet kafshërisht ose endet i papunë, duke thelluar kështu pamjen tragjike të mjerimit.Gjithashtu në këtë cikël ai trajton edhe temën antifetare ku demaskon institucionet fetare, si bashkëfajtore të asaj shoqërie që pjell mjerimin. Në ciklin e tretë "Kangët e prendimit", Migjeni, sjell pamjen e Evropës kapitaliste para Luftës së Dytë Botërore, ku plagët e tmerrshme shoqërore dhe krizën ekonomike përpiqen t'i mbulojnë me pseudoart, me vepra e filma sentimentalë që e vishnin me ngjyra artificiale lumturie dramën shoqërore e politike. Po përtej kësaj cipe të neveritshme poeti sheh botën e rëndë të shtëllungave të tymit e të avujve, të djersës e gjakut. Në të dy vjershat e këtij cikli poeti sjell imazhin e një bote sonambul që po rrëshqet drejt greminës së shkatërrimit, drejt luftës. Kjo botë e zhytur në mjergull ende s'po e kupton se po i pregatisin një tragjedi të re. Për t'u orientuar në këtë botë të dehur, poeti kthehet nga bota punëtore e uzinave me thirrjen poetike:

Le të dëgjojmë kangën që mshtillet në shllungAvull, në pika djerse,

Si vazhdim i këtij mendimi poetik, autori duke dashur që vëllimi i tij të ketë një kompozicion kuptimplotë, vendos vjershën "Kangë më vete" ku ai sjell më konkret imazhin e luftës së ardhme me shkaktarin e vërtetë të saj, fashizmin, që po hyn si hajn edhe në Ballkan. Menjëherë pas kësaj vjen cikli "Kangët e Rinisë", që së bashku me ciklin "Kangët e fundit" janë më intime, më shprehës të shpirtit të poetit, të vuajtjeve, dëshirave, pasioneve të tij.Te "Kangët e rinisë" bën pjesë vjersha "Ekstazë pranverore", që së bashku me këngët e ringjalljes dhe "Sonet Pranveror", janë krijimet më pasionante, më optimiste e më me ndjenjë të poezisë migjeniane. Aty ndihet thellë himni i triunfit të një bote të re, që do të jetë gjallëruese si një pranverë. A do të arrijë poeti t'a shijojë këtë pranverë? Parandjenja e një vdekjeje që po i afrohet, i jep dhembje poetit që, ndoshta, s'ka për ta parë këtë botë të re. Por gëzimi i triumfit të saj është kaq i madh sa dhembja vjen në përmasa reale e jo në trajtën e pesimizmit.Te këto dy cikle jeton edhe dashuria e poetit, e cila sjell imazhin e bukur të një dashurie rinore, ku është shkrirë pasioni për vajzën, dëshira për të shijuar gjithçka të bukur, si dhe dashuria për krijimin e jetën në përgjithësi.Në tetë vjershat e fundit, që i janë shtuar vëllimit më vonë ndihet edhe trishtimi, dhembja dhe pesimizmi i poetit, që e sheh se si po i fiket pak nga pak jeta. Por ato nuk e rëndojnë gjendjen shpirtërore të lexuesit, sepse janë të natyrshme dhe njerëzore.Në disa vjersha "Rezignata", "Trajtat e mbinjeriut" etj. Migjeni trajton motive filozofike rreth kuptimit të ekzistencës së njeriut, të jetës, të vetëflijimit për të ardhmen e shoqërisë, të botës etj.

Page 41: Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

Trajtimi i këtyre ideve është pak i mjegulluar, sidomos kur poeti sjell edhe mbinjeriun, që mendohet se është nocion që ka evoluar, në krahasim me kuptimin që i pati dhënë krijuesi i tij Niçja. Mbinjeriu i Migjenit, nuk është përbuzësi i vegjëlisë. Ai është një figurë, që merr përsipër të udhëheqë masat drejt një bote të re, ku të ketë kuptimin e vërtetë edhe sakrifikimi edhe ekzistenca, edhe dashuria, pra, të marrë një kuptim të ri jeta. Mendimi në këto vjersha vjen i turbullt dhe lë shteg për t'u interpretuar në mënyra të ndryshme, por ato kanë diçka të përbashkët, optimizmin, dashurinë për njeriun, dashurinë për të renë, për të bukurën.

Mall

Ca pika shiu ranë mbi qelq. Për ty unë befas ndjeva mall.

Jetojmë të dy në një qytet, Dhe rrallë shihemi sa rrallë.

Edhe m'u duk pak e çuditshme Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes. Qiejt e ngrysur pa lejlekë Dhe shirat pa ylber në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit Seç m'u kujtua sot për dreq: "Të zgjuarit janë bashkë në botë, Kurse të fjeturit janë veç".

Në ç'ënderr kemi rënë kaq keq, Që dot s'po zgjohemi vallë?... Ca pika shiu ranë mbi qelq Dhe unë për ty seç ndjeva mall

--------------------------------------------Poezia "Mall" është, pas shumë gjasash, i vetmi rast në krijimtarinë e Kadaresë ku shiu nuk është përdorur si simbol i grisë, por është përftuar në ndërgjegjen kritike të kohës thjesht si shi, i padyshimtë, produkt i natyrës së madhe, fenomen i zakonshëm në botën tonë që quhet tokë, madje, në të kundërtën, jo si shenjë errësire, por si simbol bardhësie, gjë e habitshme kjo për faktin e thjeshtë që tashmë ai përbënte një figurë të paragjykuar.Malli, kjo dhunti përjashtimore e njeriut qysh prej kohëve më të lashta, është i pranishëm në tërë veprën e Kadaresë. Kadare zbuloi mungesën dhe mungesa vetvetiu lind mallin. Ai përjetoi mungesën e atdheut, të qytetit të lindjes, të bisedës së plakave katënxhika në oda me dylbi në duar, të miqve dhe njerëzve të dashur. Ishte malli për gjërat e munguara që e ktheu shkrimtarin e madh nga rruga e kotësisë në atë të krijimit.Fenomeni i mungesës e ka tërhequr Kadarenë që në fillimet e kriiimtarisë. Këtë ai e pohoi edhe shprehimisht me largimin nga atdheu.Poezia "Mall" është, si duket, shprehja më e përkryer e këtij fenomeni. Ndoshta pse malli i saj vinte nga një mungesë jo e largët, përkundrazi, nga një mungesë që të bën të çuditesh. "jetojmë të dy në një qytet dhe rrallë shihemi, sa rrallë!'E prandaj ai mall kryeneç lind këtë poezi të bukur, intime.

http://gjimnazi-yne.blogspot.com/