buletini mujor “drejtësia në...

16
Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page1of 16 Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës, Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected] Buletini Mujor “Drejtësia në Kosovë” Nr. 26, Janar 2013 Që nga shtatori 2010, BIRN-i dhe Interneës Kosova publikojnë Buletinin Mujor “Drejtësia në Kosovë”, i cili përmban informacione dhe rezultate nga Projekti i Monitorimit të Gjykatave. Informacionet e paraqitura janë të mbledhura nga monitoruesit e BIRN-it nëpër gjykatat e Kosovës dhe fokusohen në funksionimin e përgjithshëm të sistemit të drejtësisë, si dhe reformën gjyqësore në Kosovë. Ky buletin përmban edhe analiza dhe hulumtime nga fusha e drejtësisë, të publikuara në Gazetën Jeta në Kosovë.

Upload: others

Post on 30-Dec-2019

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page1of 16 Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Buletini Mujor

“Drejtësia në Kosovë”

Nr. 26, Janar 2013

Që nga shtatori 2010, BIRN-i dhe Interneës Kosova publikojnë Buletinin Mujor

“Drejtësia në Kosovë”, i cili përmban informacione dhe rezultate nga Projekti i

Monitorimit të Gjykatave. Informacionet e paraqitura janë të mbledhura nga

monitoruesit e BIRN-it nëpër gjykatat e Kosovës dhe fokusohen në funksionimin e

përgjithshëm të sistemit të drejtësisë, si dhe reformën gjyqësore në Kosovë. Ky buletin

përmban edhe analiza dhe hulumtime nga fusha e drejtësisë, të publikuara në Gazetën

Jeta në Kosovë.

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page2of 16 Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Përmbajtja:

1. Reforma “Bllokon” Gjyqësorin .......................................................................... 3

2. BIRN prezantoi raportin e monitorimit të gjykatave .......................................... 5

3. Për shkak të dëshmitares dështon mbajtja e gjykimit ......................................... 7

4. Tolaj, Bukoshi dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm ......................................... 9

5. Vazhdojnë seancat për ish prokurorin ................................................................ 9

6. Sanksionohet me vërejtje gjyqësore për mitmarrje .......................................... 10

7. Dy ish policëve ju konfirmohen edhe nga 25 vite burg ...................................... 13

8. Reagim i gjykatësit Sali Berisha kundër Buletinit “Drejtësia në Kosovë” ........ 13

9. Përgjigje ndaj reagimit të gjykatësit Sali Berisha ............................................. 14

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page3of 16 Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

1. Reforma “Bllokon” Gjyqësorin

Shumë nga gjykatësit nuk e kishin parë asnjëherë kodin e ri të procedurës penale që

filloi të zbatohej më 1 janar ndërsa trajnimet përkatëse organizohen vetëm në shkurt. Ky

fakt dhe riorganizimi i gjykatave e prokurorive ka bërë që shumë gjykime të shtyhen.

Reforma në sistemin gjyqësor - përmes nriorganizimit të gjykatave e prokurorive si dhe

hyrjes në fuqi të kodit të ri penal dhe atij të procedurës penale - ka shtyrë një numër

gjykimesh.

Ekipi i monitoruesve të Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) ka

regjistruar mbi njëzet shtyrje seancash gjatë janarit në qytetet kryesore Prishtinë,

Prizren, Mitrovicë, Pejë e Gjilan.

“Sistemi i ri, i reformimit të gjyqësorit, t’ju them të drejtën, na ka befasuar pak,

meqenëse ka ndodhë shumë shpejt”, thotë Elmaze Syka, kryetare e gjykatës themelore

në Pejë.

“Pengesa kryesore është aprovimi në kuvend i kodit të procedurës penale, të cilin, deri

pas Vitit të Ri, mund të them se asnjëri prej gjykatësve nuk e ka pasuë në dorë”, shtoi

Syka.

Kështu, gjykatësit janë përballur me dilemma dhe paqartësi në lidhje me procedimet

penale.

Në gjykatën themelore të Pejës ndërkohë janë paraqitur probleme edhe rreth sistemimit

të punëtorëve. Ka punëtorë që nuk e dinë as ku duhet të ulen.

Administratori i gjykatës, Muhamet Asanaj, thotë se beson se kjo gjendje do të

përmirësohet shpejt, por se stafi pret të zhvillojë disa trajnime në lidhje me zbatimin e

reformës.

Edhe në Gjykatën Themelore të Prizrenit janë shtyrë seanca gjyqësore për arsye të

njëjta.

Ymer Hoxha, kryetar i gjykatës, thotë se gjendja është e pritshme.

“Është e vërtetë që një pjesë e stafit po sillet nëpër koridore, mirëpo duke marrë

parasysh që është një reformë rrënjësore, është e pritshme edhe kjo gjëndje”, tha Hoxha.

“Ka vështirësi, ka paqartësi në dispozitat kalimtare të kodit të procedurës penale. Por,

edhe pse po shtyhen disa gjykime, besoj që do t’ia dalim”, shtoi ai.

Përkundër këtyre problemeve, Fejzullah Hasani, kryetar i Gjykatës Supreme të

Kosovës, thotë se të gjitha gjykatat duhet të zbatojnë kodin e ri të procedurës penale.

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page4of 16 Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Për këtë, tha ai, një ekip i kësaj gjykate edhe do të dalë në terren këtë javë për të

njoftuar gjykatësit.

Bllokimet po hasen edhe nëpër prokurori.

Kryeprokurori i prokurorisë themelore në Prizren, Sylë Hoxha, thotë se kodi i

procedurës hyri në fuqi pa bërë trajnime dhe përgatitje të duhur.

“Secilin mëngjes ne si prokurori takohemi me kolegët tanë dhe diskutojmë rreth

dilemave dhe paqartësive që i kemi me kod”, tha ai. “Shtyrja e seancave gjyqësore nga

ana e gjykatës ka bërë që të ndikojë edhe në punën tone. Gjendja duket se do të

vazhdojë të mbetet kështu deri në muajin e ardhshëm”.

Në gjykatën më të madhe themelore, në Prishtinë, thonë se problemin më të madh e

kanë me objektin. “Jemi të shpërndarë në tri objekte, këtu është problem”, tha Ibrahimi.

Gjendje të ngjashme ka edhe gjykata e Mitrovicës e cila, që nga 20 shkurti i vitit 2008,

është e vendosur në gjykatën e Vushtrisë. Në një hapësirë prej më pakë se 500 metrash

katrorë, aty punojnë mbi 150 punëtorë, përfshirë tani gjykatën dhe prokurorinë e

Mitrovicës, si dhe gjykatën e prokurorinë e Vushtrisë.

Kryetarja Kada Bunjuku Përquku thotë se tre-katër gjykatës punojnë në një zyrë dhe kur

njëri mban seancë, të tjetër duhet të dalin jashtë.

Qytetarët ankohen

Shtyerja dhe tejzgjatja e gjykimeve, ka prekur drejtpërdrejtë qytetarët dhe të drejtat e të

pandehurve për gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme.

Shukri Krasniqi nga Prizreni, njëri nga shtatë të akuzuarit në një lëndë për “rrëmbim”,

thotë se dy herë Brenda janarit i ëstë shtyrë seanca gjyqësore.

“Dy ditë radhazi kemi pasur të caktuara seanca gjyqësore, mirëpo po shtyhen, po thonë

se janë ndryshuar kodet, ndërsa neve kjo po na shkakton probleme, sepse kemi familje

dhe po mbahemi peng”, tha Krasniqi.

Hajrie Zujovic në Mitrovicë është ankuar për shtyrje të gjykimit të djalit të saj. “Vij

secilën javë, djali po më mbahet në paraburgim e gjykata është blloku, nuk po punon”.

Ankesa, rreth ngecjeve në gjyqësor, kanë edhe avoketët, lëndët e të cilëve nuk po arrijnë

të kryhen. Avokati Pjetër Përgjikaj thotë se shumë seanca të caktuara për këtë muaj

shtyhen e nuk mbahen.

“Kemi shumë raste të rënda të cilat po shtyhen pa nevojë. Madje gjykatësit nuk po

marrin mundin të na vijnë as deri në sallë të gjykimit, për të na treguar arsyen e

shtyrjes”.

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page5of 16 Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Avokati Xhafer Maliqi tha se kodi i ri ka hyrë në fuqi shumë shpejt. “Si duket këtë kod

na e solli babadimri në natën e Vitit të Ri, mirëpo jo vetëm tek gjykatat vendore, ky kod

ka shkaktuar telashe edhe te gjykatësit e Eulex-it, tek të cilët kam pasur disa lëndë të

cilat shtyhen pa nevojë”.

EULEX-i ka konfirmuar këto telashe.

Zëdhënësi Blerim Krasniqi thotë se ka ndryshime fundamentale me kodin e procedurës

penale dhe misioni po punon në analizimin e dispozitave të tij si dhe do të dalë me

interpretim të tyre.

Të reja në kodin penal

Me ndryshimet e kodit penal të Kosovës, ndërkohë, kanë ndryshuar edhe dënimet për

disa vepra penale. Po ashtu, deri më tash, dënimi maksimal ishte 40 vjet burgim kurse

me ndryshimet e reja është futur edhe dënimi më i rëndë, ai i burgut të përjetshëm.

Kodi i ri penal përmban risi në përfshirjen e disa veprave të reja penale si ato kundër

rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, veprat penale kundër të

drejtave të votimit, veprat penale kundër të drejtave në marrëdhëniet e punës, veprat

penale kundër integritetit seksual, ato të narkotikëve, kundër pasurisë dhe të tjera.

Për trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve, për zbatimin e kodit penal dhe atij të

procedurës penale të Kosovës, kompetent është Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGjK).

Drejtori i këtij instituti, Lavdim Krasniqi, thotë se sa i përket kodit penal, janë kryer

trajnimet, ndërsa për shkak të periudhës shumë të shkurtër të hyrjes në fuqi të kodit të

procedurës penale, nuk kanë mundur të fillojnë trajnimet përkatëse, për faktin se

fillimisht është dashtë të bëhet përgatitja e vetë trajnuesve të institutit.

Ai shtoi se nga fillimi i shkurtit do të fillojnë trajnimet, nëpër të gjitha gjykatat.

2. BIRN prezantoi raportin e monitorimit të gjykatave

Gjatë janarit BIRN publikoi raportin e pestë me radhë që i referohet monitorimit të

gjykatave përgjatë periudhës Janar - Dhjetor 2012. Të dhënat në këtë raport ishin

inkorporuar si rezultat i monitorimit të gjithsej 1,441 seancave gjyqësore, nga të cilat

1040 gjykime ishin mbajtur.

Të gjeturat kryesore BIRN-i i kategorizuara në dymbëdhjetë pika dhe u referohen

problematikave të ndryshme duke filluar nga monitorimi i rasteve të korrupsionit,

shkeljet procedurale, mosrespektimin e të drejtave të palëve gjatë shqyrtimeve

gjyqësore e deri tek përdorimi i telefonave celularë përgjatë mbajtjes së gjykimeve.

BIRN ka monitoruar raste të ndryshme të korrupsionit, prej të cilave janë identifikuar

raste kur disa akuza ndaj ish-ministrave, deputetëve janë konfirmuar e më pas janë

dënuar, kurse disa aktakuza të tjera janë huqur plotësisht nga ana e prokurorëve. Për më

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page6of 16 Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

tepër, në këtë raport BIRN nuk ka neglizhuar faktin se mos-transparenca e gjyqësorit

akoma vazhdon të shoqërojë këtë sistem.

Në kuadër të raportit po ashtu janë trajtuar tema të tjera përmbajtjesore , ndër më të

shpeshtat siç janë mungesa e koordinimit gjatë caktimit të seancave gjyqësore dhe

problematika e vazhdueshme me ftesat gjyqësore. Si rrjedhojë e kësaj është rezultuar

me zvarritje të mbajtjes së seancave ose shtyrje të tyre, fenomen ky i cili disfavorizon

parimin e ekonomizimit të procedurës gjyqësore.

Përveç te gjeturave të natyrës ligjore, teknike dhe etike të trajtuara në raport, BIRN

ilustroi dhe progresin e pësuar përgjatë pesë viteve të fundit në sistemin e gjyqësisë.

Sikurse në vitet paraprake, BIRN po ashtu ka trajtuar dhe krahasuar me vitet paraprake

të gjeturat teknike, e të cilat ishin: mos-përdorja e uniformës në gjykime, përdorimi i

telefonave gjatë gjykimeve dhe çështje tjera si reformimi i sistemimin të ri të

gjykatave, problemet me përkthime dhe mungesën e përkthyesve të certifikuar.

Përmirësim i lehtë vërehet te lajmërimi i seancave gjyqësore, kështu për ndryshim nga

viti 2010 përqindja e seancave të pa lajmëruara ka qenë 50.1%, në vitin 2012 kjo

përqindje ka pësuar ulje në 22.4%.

Gjithashtu për dallim nga viti 2009 në të cilin vit, 59.9% e seancave kanë filluar me

vonesë për shkak të vonesës së trupit gjykues ose gjyqtarit të çështjes, nga rastet e

monitoruara të vitit 2012 vërehet një përmirësim ku vetëm 33.08% e seancave kanë

filluar me vonesë.

Një temë e cila u trajtua me theks të veçantë ishte mospërdorimi i pajisjeve elektronike

në gjykata, i cili konsiderohet si shtyllë e nevojshme për të konsoliduar deklarimet e

palëve, dëshmitarëve dhe gjykatësve.

Në konferencën e mbajtur prezent ishim përfaqësues nga institucione gjyqësore si:

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Gjykata Supreme e Kosovës, Prokuroria e Shtetit, Avokati

i Popullit, përfaqësues të ambasadave në Kosovë , përfaqësues nga OSBE-ja, EULEX-i

dhe shoqëria civile.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, në fjalën ë tij hyrëse përgëzoi

BIRN për punën e zhvilluar deri më tani, e cila punë natyrisht që paraqet shënjestër për

fushat ku sistemi gjyqësor duhet të angazhohet me tepër.

Kryesuesi theksoi se falë të gjeturave në raportet e BIRN, KGjK-ja ka filluar procedurat

disiplinore ndaj gjyqtarëve të cilët kanë bërë shkelje procedurale. Ai gjithashtu theksoi

atë që tani më dihet, se gjyqësori është duke u përballur me reformat nga më të

ndryshmet e para vetes ka sfida si numrin e shumtë të lëndëve të trashëguara.

Edhe përpos vështirësive, z. Peci deklaroi se bëhen përpjekje maksimale që

rekomandimet e BIRN-it dhe organizatave të tjera të adresohen.

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page7of 16 Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani tha se BIRN ka ndihmuar që të nxirren

në pah gabimet dhe lëshimet të cilat këta vetë është e pamundur t’i hetojnë. Ai

gjithashtu u solidarizua me faktin se është vërtetë fatkeqësi mosrespektimi i orarit apo

mospërdorimi i uniformave përsëriten në mënyrë të vazhdueshme.

Sa i përket çështjes së procesverbaleve, temë e trajtuar nga raporti i BIRN-it, ai tha se

tani më me hyrjen në fuqi të Kodeve të reja parashihet regjistrimi audio vizual i

gjykimeve dhe reproduktimi i tyre në afatin e caktuar ligjor. Sipas tij kjo pa dyshim që

do evitojë defekte të cilat nuk është dashur të ndodhin.

Fejzullah Hasani, po ashtu tha se edhe Gjykata që ai drejton ka gjetur shkelje

procedurale. “Pala na është drejtuar duke na thënë se ai nuk ka qenë fare në gjykim

ndërsa është i konstatuar në procesverbal. Po ashtu pala na ka treguar se në seancë nuk

ka qenë fare trupi gjykues ndërsa kur e ka marrë vendimin ka parë që figurojnë emrat e

personave në vendim”.

“Me kënaqësi e me kujdes kam lexuar raportin e BIRN-it dhe ju përgëzoj për të

gjeturat reale të cilat janë të mirëseardhura për punën tonë” tha Prokurori special Besim

Kelmendi.

Prokurori special Kelmendi adresoi autokritikë për sistemin e prokurorisë sa i përket

mospërgatitjes së prokurorëve. Prokurori special Kelmendi i udhëzoi monitoruesit e

BIRN që t’i kushtojnë një rëndësi të veçantë rasteve skajshmërisht të ngjashme të cilat

rezultojnë më dënime skajshmërisht të ndryshme. Gjithashtu, prokurori Kelmendi

këshilloi prokurorët për një punë më të vyeshme duke thënë se tani më janë harxhuar

arsyetimet sa u përket gabimeve të bëra .

Diane E.Tourell analiste ligjore në OSBE, komplimentoi raportin e bërë nga BIRN dhe

theksoi se OSBE i bashkëngjitet shqetësimit të shkaktuar nga shkeljet procedurale dhe

se mirëpret raportet e tilla të mirëfillta në të ardhmen.

BIRN, do të vazhdoi me monitorimin e seancave gjyqësore edhe përgjatë vitit 2013.

3. Për shkak të dëshmitares dështon mbajtja e gjykimit

Gjatë janarit, vazhdoi seanca në rastin e njohur si ‘Devolli’ ku Shkëlqim e Blerim

Devollit, Ismet Bojkut, Shyqyri Haxhës e Rexhë Gjonbalajt akuzohen për mashtrim,

lidhje të kontratës së dëmshme, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim të detyrës

zyrtare, me rastin e lidhjes së kontratës në vitin 2008, ndërmjet PTK-së me kompaninë

“Dardafone”.

Në gjykimin në Rastin “Dardafone”, dëshmitarja Suzana Angjelkoviq, ish-anëtare e

Bordit të Drejtorëve të PTK-së, mungonte sërish, për shkak të problemeve

shëndetësore. Dëshminë e të cilës prokurori special Joachim Stollberg, e konsideroi si

shumë të rëndësishme për procesin.

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page8of 16 Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Dëshmitarja edhe në seancën e fundit të mbajtur gjatë fundit të tetorit nuk kishte ardhur

me arsyen se e njëjtë se ishte e sëmurë. Ndryshe nga seanca e kaluar kryetari i kolegjit

në këtë seancë paralajmëroi se nëse brenda 8 ditësh nuk pranon certifikatë mjekësore,

ndaj dëshmitares do të lëshohet urdhër-arrest.

Kolegji njoftoi mbrojtjen se e ka pranuar kërkesën e tyre që të dëgjohen të gjithë

dëshmitarët e propozuar nga ata.

Në vijim u lexua një raport ekspertize nga mbrojtja e Shkëlqim Devollit, sipas të cilit

lansimi i “Dardafone” nuk ka qenë në të keqen e kompanisë “Vala”.

Në këtë raport, ndër të tjerash theksohej se lansimi i “Dardafone” nuk ka qenë në të

keqen e kompanisë “Vala” dhe se që nga moment i krijimit të “Dardafone”, abonuesit e

“Valës” kanë qenë relativisht stabil. Për më tepër kjo analizë tregon se sa i përket

bërthamës së kontratës së lidhur, kontrata në fakt ka qenë fitimprurëse për PTK-në.

Tutje mbrojtja kërkoi që lënda ndaj dy vëllezërve Devolli dhe Ismet Bojkut nga

kompania Devolli, po ashtu, të ndahet pasi që nuk ka të bëjë më dy të pandehurit e tjerë.

Prokurori special kërkoi nga paneli i gjyqtarëve që kjo kërkesë të refuzohet.

Dhe kolegji i gjyqtarëve refuzoi këtë kërkesë. Seanca e ardhshme në këtë çështje u

caktua për fund të marsit.

Tre të pandehurit e parë nga kompania “Devolli” akuzohen se kanë kryer veprat penale

të “mashtrimit”, “lidhje e kontratës së dëmshme” dhe “falsifikim i dokumenteve”.

Kurse Haxha dhe Gjonbalaj ngarkohen për “lidhje të kontratave të dëmshme” dhe

“shpërdorim të detyrës zyrtare”, me rastin e lidhjes së kontratës në vitin 2008, ndërmjet

PTK-së me kompaninë “Dardafone” për të operuar si Operator i Rrjetit Virtual Mobil.

Duke përdorur infrastrukturën e PTK-së, “Dardafone” do të merrte 78 për qind të

fitimit, që është cilësuar e paprecedentë për MVNO-të.

Dyshimet e prokurorisë, shkojnë prapa deri në vitin 2008, kur PTK-ja kishte nënshkruar

kontratë me “Dardafone”, si konsorcium i “Devolli Group” dhe kompanisë “Unitel” nga

Neë York.

Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit, ART, e kishte licencuar kompaninë

“Dardafone” për të operuar si Operator i Rrjetit Virtual Mobil, pra për të ofruar

shërbime telefonike, duke përdorur infrastrukturën e një kompanie tjetër, në këtë rast

atë të PTK-së. Sipas marrëveshjes, “Dardafone” do të merrte 78 për qind të fitimit, që

është cilësuar e paprecedentë për MVNO-të. Para se të nënshkruhej kjo marrëveshje,

emri në kontratë ishte ndryshuar nga “Dardafone” dhe ishte bërë Dardafone.net.

“Devolli Group” dhe “Unitel” kishin bërë më vonë një marrëveshje jashtëgjyqësore.

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page9of 16 Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

4. Tolaj, Bukoshi dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm

Në fillim të janarit kanë nisur seancat në rastin e njohur të ish ministrit dhe ish sekretarit

penrmanent në Ministrinë e Shëndetësisë, Bujar Bukoshit dhe Ilir Tolajt si dhe 8 të

tjerëve.

Seanca është filluar me kodin e ri të procedurës penale e për këtë shkak mbrojtja ka

kërkuar që të pandehurve dhe mbrojtjes t’i jepet mundësia që të deklarohen fillimisht në

seancën e parë për provat dhe të kalojnë edhe një herë nëpër provat që i ka ofruar

prokuroria.

Këtë mbrojtja e argumentonte me faktin se kodi i ri i procedurës tani e parasheh një gjë

të tillë dhe ata do e shfrytëzojnë.

Në anën tjetër, prokuroria speciale e kundërshtoi këtë me faktin se kjo pjesë është

përmbushur kur është konfirmuar aktakuza. Prokuroria kërkoi që të shkohet direkt në

leximin e aktakuzës dhe në deklarimin e të pandehurve nëse e ndjejnë vetën fajtor apo

të pafajshëm.

Gjykata vendosi që të vazhdohet direkt me leximin e aktakuzës, duke e konsideruar si të

përmbushur pjesën e parë të cilën e kërkon kodi i ri i procedurës penale.

Të gjithë të pandehurit për veprat që ngarkoheshin u deklaruan të pafajshëm.

Meqë prokurorja speciale Maria Bamieh mungonte, me arsyetimin se ishte e sëmurë,

seanca është shtyer për datën 8 shkurt në ora 10, e për vendin e mbajtjes do të

lajmërohen palët.

Pas seancës kolegji i gjykatësve shqyrtoi kërkesat e mbrojtjes për heqjen e masave të

sigurisës dhe pas dëgjimit të argumenteve nga mbrojtja dhe prokurori, vendosi që Ilir

Tolajt ti hiqet masa e paraburgimit dhe ti jepet arresti shtëpiak, ndërsa tre të pandehurve

të tjerë nga arresti shtëpiak do të mbrohen në liri.

Aktakuza e ngritur nga prokurorja Maria Bamieh e ngarkon ish-Ministrin e

Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, se kishte mbajtur takim me operatorë ekonomikë, përpara

vendimeve për dhënie kontratash, gjë që është praktikë e pazakonshme. Po ashtu, ai

akuzohet se nuk kishte vazhduar kontratat me tri kompani kosovare. Me këto veprime,

ai dyshohet se ka kryer veprën penale shpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit. Për

këtë pjesë aktakuza është konfirmuar.

Aktakuza është konfirmuar për Ilir Tolajn në disa nga pikat e aktakuzës. Tolaj para

gjykatës do të përgjigjet për tentim dhe shpërdorimin e pozitës zyrtare ose i autorizimit,

keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare, marrje e ryshfetit, shmangie nga tatimi

dhe pengim i të provuarit.

5. Vazhdojnë seancat për ish prokurorin

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page10of 16 Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Në Gjykatën Themelore në Pejë, gjatë janarit, kanë vazhduar seancat kundër ish

prokurorit special Nazmi Mustafi dhe tre të akuzuarve të tjerë.

Kolegji i gjykatësve, gjatë këtyre seancave ka dëgjuar dëshmitë e dëshmitarëve në

çështjen e ish prokurorit dhe shefit të taskforës për luftimin e korrupsionit.

Në fillim të muajit dëshmoi Vullnet Latifi, drejtor i Bankës për Biznes, i cili më parë

kishte mbajtur pozita të njëjta edhe në banka të tjera. Sipas aktakuzës, Latifi gjatë 2009-

së ka qenë duke u hetuar për korrupsion.

Ai në dëshminë e tij tregoi se si e akuzuara Mirela Ndoci, i kishte kërkuar atij që të

shkonte me të Cyrih të Zvicrës për tu marrë vesh lidhur me akuzat që pritej të

ngriheshin nga ish prokurori Mustafi. Por dëshmitari dëshmoi se si kishte refuzuar të

shkonte dhe për ketë e kishte njoftuar edhe kryeprokurorin e qarkut, Aleksandër

Lumezin.

Dëshmitari i radhës ishte Lukë Nikollëbibaj, i cili i tregoi kolegjit të gjykatësve se si

dëshmitari bashkëpunues Pashkë Mirashi ja kishte kërkuar atij 20 mijë euro borxh që ta

paguante prokurorin për tu kthyer në punë dhe që të mos ngriheshin akuza.

Dëshmitari tregoi se të hollat ja kishte dhënë Pashkë Mirashit e ky i fundit ju kishte

dhënë ato vëllëzërve Reshat e Xhelal Zherka, të akuzuar po ashtu në këtë çështje.

Në ditën e tretë të dëshmive u dëgjua Gjon Hasanaj, i cili po ashtu kishte dhënë 5 mijë

euro për Pashkë Mirashin. Në këtë rast dëshmitari Hasanaj tregoi se paratë ja kishte

dhënë të akuzuarit Reshat Zherka. Parat sipas dëshmitarit ishin dhënë për ta liruar

Pashkë Mirashin nga arresti shtëpiak.

Asnjëri nga dëshmitarët e dëgjuar nga kolegji i gjykatësve nuk e kishte parë asnjëherë

ish prokurorin Mustafi, dhe për të kishin dëgjuar vetëm pasi që ai ishte arrestuar.

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Nazmi Mustafi, ngarkohet për veprën

penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “armëmbajtje pa leje” dhe “shpërdorim i

detyrës”.

Reshat dhe Xhelal Zherka akuzohen për veprat penale “Ushtrim i ndikimit” dhe shtytje

se shpërdorimit te detyrës zyrtare.

Mirela Ndoci akuzohet për veprën penale “Ndihmë pas kryerjes së veprës penale.

Aktakuza ishte konfirmuar më 4 shtator 2012.

6. Sanksionohet me vërejtje gjyqësore për mitmarrje

Në mëngjesin e 14 marsit të 2012-ës Behar Gashi kishte shkuar në Ministrinë e Tregtisë

dhe Industrisë për të aplikuar për leje pune për të punuar si shofer taksie.

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page11of 16 Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Aty, Gashi ishte pritur nga recepcionisti Bajram Ismajli.

Sipas pozitës që mban, Ismajli duhej të drejtonte palët në zyrat brenda ministrisë ku

kryhen shërbimet përkatëse.

Por ai, atë ditë, i është ofruar Behar Gashit që ta “ndihmonte” më shumë duke ia nxjerrë

lejen e punës në këmbim të pagesës prej 20 eurosh. Ismajli nuk ishte i thirrur të kryente

këtë veprim.

Ndërkohë, taksisti Gashi ka kuptuar që për të marrë këtë leje pune nuk është e

nevojshme të paguaj 20 euro. Andaj ai ka lajmëruar policinë.

Katër ditë më vonë, më 19 mars 2012, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka suspenduar

Bajram Ismajlin nga pozita e recepcionistit.

“Bajram Ismajli është suspenduar nga puna për shkak të dyshimit të shpërndarjes së

çertifikatave për regjistrim të biznesit dhe kërkesës së mitos”, konfirmon këshilltarja

politike për media, Arta Istrefi.

Ndërsa, gjashtë muaj pas paraqitjes së rastit në polici, më 28 gusht, Prokuroria

Komunale e Prishtinës ka ngritur propozim-akuzë për marrje ryshfeti.

Recepcionisti ka kryer veprën penale të marrjes së ryshfetit dhe i njëjti është dënuar me

vërejtje gjyqësore.

Kështu ka konstatuar aktgjykimi i Gjykatës Komuanle të Prishtinës, i vendosur nga

gjykatësja Naime Krasniqi Jashanica, më 21 nëntor 2012.

Në aktgjykim nuk përmenden argumentet mbrojtëse të të pandehurit por thuhet se i

pandehuri së bashku me prokurorin nuk kanë paralajmëruar se do të ushtrojnë ankesë

kundër këtij vendimi.

Kështu, aktgjykimi është bërë i formës së prerë.

Por gjykatësja e këtij rasti, Naime Krasniqi Jashanica, tregon se i pandehuri ka mohuar

kryerjen e veprës penale.

“I pandehuri në shqyrtimin kryesor nuk e ka pranuar fajësinë. Ai ka deklaruar për

gjykatën: ‘është e vërtetë që kam qenë duke punuar në sportel...ka ardhë një qytetar i

cili ka kërkuar nga unë një orientim se ku nxirret certifikata për biznes dhe unë e kam

orientuar në zyrën konkrete dhe kam mundur t’i kem thënë që mund të ma qesësh një

kafe’. Kjo ka qenë mbrojtja e tij”, sipas gjykatëses.

Përkundër dënimit nga gjykata, Ismajli nuk është larguar nga puna në Ministrinë e

Tregëtisë dhe Industrisë, por vetëm është suspenduar.

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page12of 16 Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Sipas ligjit për shërbyes civil, nenit 90, përfundimi i marrëdhënies së punës së

shërbyesve civilë mund të bëhet nëse ata dënohen me të paktën gjashtë muaj burg.

“Edhe pse ligji në këtë rast nuk lejon largimin nga puna, ne jemi në fazën e shkëputjes

së kontratës së punës me të, pasi që MTI nuk dëshiron të ketë persona të tillë në staf”,

thotë Istrefi.

Vepra penale e ryshfetit e bërë nga punëtori i MTI-së, bazuar në nenin 343 paragrafi 2 i

Kodit Penal të Kosovës, të cilës i referohet aktigjykimi, sanksionohet prej 3 muajsh deri

në tre vite burg.

Por gjykatësja Jashanica të pandehurit i ka shqiptuar vetëm Vërejtje Gjyqësore.

Sipas nenit 75 të këtij kodi, “vërejtja e gjykatës mund të shqiptohet për vepra penale për

të cilat është paraparë dënimi me burgim deri në një vit ose dënimi me gjobë, në rastet

kur veprat e tilla janë kryer në rrethana lehtësuese të cilat i bëjnë veprat penale

veçanërisht të lehta”.

“Për vepra penale të caktuara dhe në kushtet e parapara me ligj, vërejtja e gjykatës

mund të shqiptohet edhe kur është paraparë dënimi me burgim deri në tre vjet”, shkruan

në kodin penal.

Gjykatësja Naime Krasniqi Jashanica thotë se në këtë rast nuk është vërtetuar kryerja e

veprës penale.

“Si mund ta dënosh një person me burg nëse nuk vërtetohet kryerja e veprës penale?

Krejt çka është vërtetuar është fakti se i pandehuri ka kërkuar një kafe nga pala”, thotë

Jashanica, duke shtuar se prandaj i është shqiptuar vërjetje gjyqësore.

Sipas gjykatëses, në këtë rast nuk është argumentuar kryerja e veprës penale në kuptim

të shkaktimit të pasojës - “faktikisht ky person nuk i ka marrë 20 euro”.

Ajo shton se pala e demtuar po ashtu ka deklaruar publikisht në sallë se nuk është

dëmtuar.

Shqiptimi i sanksionit penal “vërejtje gjyqësore” ka filluar të aplikohet së voni, thotë

gjykatësja.

“Të them të drejtën, kjo është një ndër vendimet e para që kemi shkuar me vërejtje

gjyqësore. Ky sanksion shqiptohet nëse është kryer një vepër penale në kuptimin që nuk

ka pasojë. Kjo jepet kur ai pranon dhe është i vetdijshëm që ka kryer vepër penale”,

thotë Jashanica.

Dhe nëse kjo vepër penale përsëritet, atëherë shkohet me një vepër penale më të rëndë.

Sipas aktgjykimit, “nëse pandehuri e përsërit apo kryen vepër tjetër penale gjykata do

t’i shqiptojë sanksion më të rëndë penal”.

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page13of 16 Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

7. Dy ish policëve ju konfirmohen edhe nga 25 vite burg

Gjykata Supreme e Kosovës, gjatë këtij muaji, refuzoi kërkesën e Besnik Hasanin dhe

Shpend Qerimin, për kthimin e çështjes së shpërthimit te “Sekiraça Bar” në rigjykim.

Besnik Hasani, pjesëtar i Njësisë Speciale të Kosovës, dhe Shpend Qerimi, pjesëtar i

Njësisë Antidrogë, akuzoheshin se më 24 shtatorit 2007, në lagjen “Dardania” në

Prishtinë, kishin vënë eksploziv në lokalin e Enver Sekiraçës, ku pas shpërthimit patën

humbur jetën dy persona dhe disa të tjerë qenë lënduar. Besohet se kjo u krye në shenjë

hakmarrjeje për vrasjen e policit Trium Riza, më 30 gusht të atij viti.

Besnik Hasani e Shpend Qerimi më 22 shtator të 2009, pas procesit gjyqësor, nga

Gjykata e Qarkut në Prishtinë, janë shpallur fajtorë për vrasje të rëndë dhe shkaktim të

rrezikut të përgjithshëm. Të dy ish-policët u dënuan me nga 25 vjet burgim.

Pas vendimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, mbrojtja e të pandehurve ishte ankuar

në Gjykatën Supreme, ndërsa kjo e fundit në vendimin e saj kishte refuzuar ankesën e

tyre dhe kishte konfirmuar vendimin e shkallës së parë.

Ndërsa më 22 shtator të 2012-ës, kolegji i gjykatësve në Gjykatën Supreme të Kosovës,

i konfirmoi aktgjykimet e gjykatës së shkallës së parë dhe të dytë në rastin e Besnik

Hasanit, Shpend Qerimit dhe Nysret Cenës lidhur me rastin e Kaçanikut.

Dy të parët janë të dënuar me nga 33 vjet burg, ndërsa i treti është i liruar.

Ata qenë dënuar pasi, sipas trupit gjykues, më 27-28 shtator 2007, në vendin e quajtur

te “Ura e Lepencit” afër fshatit Soponicë, Ferizaj, i kishin zënë pritën një automjeti që

po barte pesë udhëtarë, duke shtënë në drejtim të tyre nga dy armë automatike AK 47.

Si pasojë e kësaj prite tre udhëtarë qenë vrarë, i katërti qe lënduar rëndë, ndërsa personi

i pestë kishte shpëtuar pa lëndime.

8. Reagim i gjykatësit Sali Berisha kundër Buletinit “Drejtësia në Kosovë”

Indinjata e shkrimit të pavërtetë të gazetarit tuaj të panjohur për mua, në Buletinin

“Drejtësia në Kosovë” – edicioni i nëntë (gusht-shtatorit 2012) të përsëritur në

emisionin e Drejtësia në Kosovë, më detyroi të bëj këtë reagim.

Dua të demantoj të pavërtetën për informatën e kinse mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor në

trup gjykues jo të plotë në lëndën P.nr.211/12, për shkak të jo korrektësisë si dhe jo

profesionalizmit të gazetarit tuaj të cilit ju i besoni pa asnjë verifikim.

Kështu ju keni dëmtuar imazhin, dinjitetin, profesionalizmin dhe personalitetin e

gjyqtarit, ish-kryetarit të trupit gjykues të kësaj çështje.

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page14of 16 Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Kjo është fyerje e papërgjegjshme, cenim i padrejtë e i pafalshëm i personalitetit dhe

integritetit tim personal dhe profesional dhe i gjykatës, për shkak të pa njohurive të

fakteve dhe rrethanave të lëndës nga gazetari juaj, nga i cili dikush mund të pësojë për

derisa të vërtetohet e pavërteta.

E nëse kjo është drejtësia juaj atëherë mjerë Kosova, ngase kjo çështje mund të

vërtetohet shumë lehtë nga të gjitha shkresat e lëndës dhe nga dëshmitë e të gjithë

pjesëmarrësve të tjerë në shqyrtim.

Me këtë vërtetohet edhe mungesa e ndërgjegjes e gazetarit tuaj, për mungesën e

njohurive të tij lidhur me faktet dhe procedurën për të cilën keq informon edhe në

raporte përkatëse vjetore.

Ky turr i juaj me të pavërtetën që lansoni, është cenim i integritetit moral e profesional

dhe padrejtësi e pafalshme e “drejtësisë tuaj”, që nuk mund të riparohet. Integriteti moral e personal i një njeriu e sidomos një gjyqtari është më i vlefshëm se sa

dëmi material i shkaktuar apo përfitimi të cilin ju konsideroni se keni arritur me

shpifjen tuaj të turpshme. Puna dhe personaliteti im i njohur për shumë vite flet më

shumë se sa “gazetari” i gazit tuaj! Andaj sinqerisht kërkoj që këto fakte të verifikohen sa më parë dhe të demantohen nga

gazeta juaj, nëse pretendoni në përmbajtjen e emrit që posedoni.

Gjyqtari Sali Berisha, 21 janar 2013

9. Përgjigje ndaj reagimit të gjykatësit Sali Berisha

I nderuar z. Berisha,

Më 11 shtator 2012, monitoruesi i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese Armend

Zenelaj, ka monitoruar rastin penal P.nr. 211/12 ku ka vërejtur se përbërja e trupit

gjykues nuk reflektonte normat e ish-Kodit të Procedurës Penale që, në atë periudhë,

zbatohej në Kosovë.

Këtë të gjetur e kemi raportuar përmes Buletinit të Drejtësisë dhe emisionit Drejtësia në

Kosovë, më 5 tetor 2012.

Më 23 janar, BIRN-i ka pranuar reagimin tuaj për raportimin në lidhje me ju në

Buletinin “Drejtësia në Kosovë” në muajin gusht/shtator 2012. Me të, ju thoni se

gazetari ka shkruar “të pavërteta” kur ka nënvizuar se keni mbajtur shqyrtim gjyqësor

në trup gjykues jo të plotë në lëndën P.nr.211/12, e ndalueshme sipas ish-kodit të

procedurës penale.

Fillimisht na lejoni t’ju informojmë që ne ju kemi dërguar Buletinin me këtë të gjetur

para katër muajsh dhe ju nuk keni reaguar fare në atë kohë. Ju keni reaguar vetëm pasi e

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page15of 16 Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

gjetura e jonë është transmetuar në emisionin “Drejtësia në Kosovë” në Radio

Televizionin e Kosovës (RTK), më 20 janar 2013.

Ndonëse kanë kaluar të gjitha afatet kohore për të pranuar dhe publikuar reagimin tuaj,

ne kemi vendosur ta publikojmë atë të plotë. Në të njëjtën kohë, ne ju lutemi të

konsideroni argumentet tona në vijim në lidhje me atë se përse qëndrojmë prapa

reagimit tonë:

Seanca gjyqësore e rastit penal me shenjë P.nr. 211/12, e mbajtur në Gjykatën e Qarkut

në Pejë, në të cilën ju keni qenë kryetar i trupit gjykues, ka filluar me 10 minuta vonesë

për shkak të vonesës së trupit gjykues.

Ju në procesverbal konstatoni se seanca ka filluar në orën 10:00 dhe në reagimin tuaj

nuk e vëni në pikëpyetje vonesën e konstatuar nga ne.

Trupi gjykues në atë seancë nuk ka qenë i plotë pasi që mungonte njëri nga gjyqtarët

porotë dhe për këtë është dëshmitar monitoruesi ynë Armend Zenelaj i cili ka

monitoruar tërë seancën.

Vepra penale me të cilin akuzoheshin të pandehurit, në këtë rast, ishte e dënueshme deri

në pesëmbëdhjetë vjet burgim. Në bazë të nenit 24 të ish Kodit të Procedurës Penale,

për veprat e rënda penale për të cilat është paraparë dënim me të paktën pesëmbëdhjetë

vjet burgim, trupi gjykues duhet të përbëhet nga dy gjyqtarë dhe tre gjyqtarë

laikë/porotë.

Procedura penale, konkretisht neni 332, kërkon që kryetari, anëtarët e trupit gjykues,

procesmbajtësi si dhe gjyqtarët dhe gjyqtarët porotë duhet të jenë vazhdimisht të

pranishëm në shqyrtimin gjyqësor.

Monitoruesi ynë ka qenë prezent gjatë tërë kohës sa mbahej seanca gjyqësore dhe ka

vërejtur që gjykatësi laik ka munguar ndërsa ju e keni mbajtur seancën.

Ju në procesverbal keni shënuar se të pranishëm kanë qenë të gjithë gjykatësit, gjë që

nuk qëndron.

Përveç këtyre të gjeturave, pas reagimit tuaj, ne kemi siguruar dosjen e kësaj lënde ku

mund të shihen lëshime të tjera procedurale, të cilat po i listojmë në këtë letër:

Fillimisht ekzistojnë dy procesverbale. Një i shqyrtimit kryesor e tjetri i rishqyrtimit

gjyqësor - që të dyja janë të mbajtura dhe të përpiluara me të njëjtën datë, 9 shkurt

2011, dhe që të dyja kanë filluar në orën 10:00.

Ne nuk kuptojmë se si është e mundur që të mbahen dy seanca gjyqësore në të njëjtën

datë dhe kohë.

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page16of 16 Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Ne kemi qenë prezentë në rishqyrtim gjyqësor dhe kjo senacë nuk është mbajtur më 9

shkurt 2011 siç keni konstatuar në procesverbal, por është mbajtur më 11 shtator 2012,

pra njëzetë muaj më vonë.

Datën e raportuar nga ne, pra 11 shtator 2012, ju nuk e kontestoni, gjë që nënkupton se

seanca është mbajtur në datën që e kemi raportuar ne e jo datën që e keni shënuar ju.

Gjithashtu, bazuar në procesverbalet e kësaj lënde që i posedon BIRN-i, del se ju keni

gjykuar një ditë para se aktakuza të arrinte në Gjykatën e Qarkut. Sipas procesverbalit,

seanca është mbajtur më 9 shkurt 2011 ndërsa nga vula e pranimit e gjykatës vërehet se

aktakuza është pranuar me datë 10 shkurt 2011 dhe kështu del se ju i keni gjykuar të

pandehurit një ditë para se në gjykatë të pranohet aktakuza.

Një element tjetër që ne kemi vërejtur në procesverbalin e rishqyrtimit është se në

pjesën hyrëse të saj përmenden si të pandehur Rexhep Geddes dhe Blerim Muçkurtaj,

por në pjesën e konstatimit thuhet se prezentë janë Rexhep Geddes dhe Besim Pushka.

Sipas aktgjykimit tuaj të parë dhe aktvendimit të Supremes (vendim i një instance tjetër

për të njëjtën lëndë), del se Blerim Muçkurtaj është i liruar nga akuza andaj nuk

kuptojmë pse emri i tij vazhdon të figurojë në procesverbal.

Një lëshim tjetër që ne kemi evidentuar është ngatërrimi i datave edhe në aktgjykimin e

marrë në rishqyrtim. Në pjesën hyrëse thuhet se aktgjykimi është marrë më 11 shtator

2011 ndërsa në fund të po të njëjtit dokument thuhet se “u vendos më 11 shtator 2012”.

Mbetet e paqartë se a është marrë ky vendim në vitin 2011 apo 2012.

Por ajo çfarë ne kemi gjetur është se kjo është hera e dytë që ju keni mbajtur seancë

gjyqësore pa përbërje të plotë të trupit gjykues.

Sipas vendimit të Gjykatës Supreme të datës 2 maj 2012, me numër Ap.nr:399/2011, që

ka të bëjë me këtë lëndë, arsyeja pse është kthyer në rishqyrtim është anulimi i

aktgjykimit të nxjerrë nga ju në shkallë të parë.

Anulimi është urdhëruar pasi që Gjykata Supreme ka gjetur se keni bërë shkelje

esenciale të procedurës penale pasi e keni filluar dhe mbajtur shqyrtimin pa përbërjen e

plotë të trupit gjykues.

Përfundimisht, ne do të vazhdojmë të monitorojmë sistemim gjyqësor dhe të

publikojmë të gjeturat tona ndërsa juve ju ftojmë që të sqaroni lëshimet e bëra në këtë

rast.

Me respekt,

Ekipi i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese