libertals nr 13

26
[1] LIBERTALS 2012 | 06 | 26 | Nr 13 Ukshin Hoti, Vizionar i madh i Kombit Dervish Cara & Gordana Jankullovska ! DIOKLECIANI At Zef Pllumi rrefen masakren e Tivarit Rrefime Zadrimore Poezi -Martin Camaj Vrasje Lote dhe Opinione

Upload: libertals

Post on 31-Mar-2016

253 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

Libertals.com, reviste periodike me opinione dhe analza.

TRANSCRIPT

Page 1: Libertals Nr 13

[1]

Type to enter text

LIBERTALS2012 | 06 | 26 | Nr 13

Ukshin Hoti, Vizionar i madh i Kombit Dervish Cara & Gordana Jankullovska !DIOKLECIANIAt Zef Pllumi rrefen masakren e TivaritRrefime ZadrimorePoezi -Martin Camaj

Vrasje Lote dhe

Opinione

Page 2: Libertals Nr 13

[2]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11

Marie Cuku Shpirti Yt U Prehte Ne Paqe

Page 3: Libertals Nr 13

[3]

Legjenda

Vrasje, Lote dhe OpinioneArdian Preci

Ukshin Hoti, Vizionar i madh i KombitGjon Keka

Dervish Cara dhe Gordana Jankullovska !Fahri Xharra

DIOKLECIANINikolle Loka

InternationalHow Europe can fix Europe -George Sorros

DossierAt Zef Pllumi rrefen masakren e Tivarit

Rrefime ZadrimoreDaniel Gazulli

Cikel Poetik- Martin Camaj Perzgjodhi Ardian Preci

Libertals

Publisher Libertals Media

EditorsArdian PreciIlir Demaila

Assistant Editor Gerta Gjata

Contributers Nikolle Loka Fahri Xharra

Gjon KekaDaniel Gazulli

www.libertals.com www.facebook.com/libertals www.twitter.com/libertals

L I B E R T A L S . c o m 2012 | 06 | 26 | Nr 13

Page 4: Libertals Nr 13

[4]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

O P I N I O N E

A N A L I Z A

Page 5: Libertals Nr 13

[5]

Gjakmarrja, Kanuni, Prapambetja, Mesjeta, Veriu Gjakmarres, Njerez te trashe e te pashpirt, Shpellar qe vrasin. Keto jane fjalet me te shumta qe me ka nxane veshi qysh diten kur nje vjaze prej Dukagjinit bashke me Gjyshin e saj u vrane ne menyre tragjike ne Shkoder.Kjo ngjarje e kobshme, as e para dhe fatkeqsisht as e fundit ne token tone te dashtun, tronditi Shqiperine.Perpara se me u zgjat ma gjate per kete qeshtje, s’pari Maries i dhashte Zoti pushimin e pasosun.Gjakmarrja si fillim nuk asht fenomen tipik Shqiptar sikurse mundohen ta komentojne disa njerez, e ma pak verior sikurse duan ta perkufizojne disa te tjere me qellime te ngushta qe ky shkrim s’do ti trajtoje. Gjakmarrja asht ne themel te historise dhe civilizimit Europian. Klasiket e Lashte, Shekspiri e shume te tjere kane ne thelb te karaktereve te tyre fenomene gjakmarrjet. Por fatmiresisht keto shtete e paten fatin e mire te mos kalojne neper terre dhe harresa shekullore, dhe me rregullimin e mireqenjes dhe shkollimin e shoqerive perkatese i tejkaluen keto fenomene. Ligji i tyre, ne shume vende kanunor, i evoluem punon per mrekulli per rregullimin e rendit shoqeror. E sidoqofte prape ka raste gjakmarrjesh edhe ne boten e civilizueme vetem se emertimet jane me te buta ne media per

te ruajtur qetesine psikologjike shoqerore e per te mos i hedh benzine zjarrit ma zi.Sipas shume shkenctareve qe merren me studimin e njerezimit ka nje dakortesi se shoqerite i mban forca e ligjit, perndryshe instinkti kafsheror i njerezimit do bente kerdine.Shteti Shqiptar qysh ne formimin e tij nuk ka mujt me vu ligj nder kater kufijte e vet. Shume njerez i referohen perjudhes se komunizmit si ligjvenes, ku ne te vertete ishte dhunues. Frika prej dhunes asht ndryshe prej rrespektit ose frika ndaj ligjit. Po hyjme ne 100 vjetorin e pamvarsise pa ligje te zbatueshme. Shqiptaret qysh ne shpallje te pamvarsise, edhe ne kohe te mretnise e paten shancin me e perfshi dhe me e zhvillue Kanunin, ligjin qe ishte me afer njerezve dhe qe rrjedh prej tyre. Aspak nuk vujti as nuk ngeli mbrapa Anglia, as nuk ka turp se ka ligje kanunore.Dhe keshtu ne Kryeqytet i bahet gjyqi nje pjese te Shqipnise dhe Kanunit te bazueme mbi kete ngjarje. E shuma e ketij publiku, qe jane gjygjtar te vetshpallun, s’pari as kane qan kurre ne ate vend qe po gjykojne e as nuk dijne asgja rreth kesaj zone. S’dyti as nuk e kane lexu Kanunin e as ndonje studim rreth tij. S’treti opinioni asht i formuar nga kronikat e lajmeve dhe gazetareve qe po-ashtu nuk dijne asgja rreth dy te mesipermeve. E per me dhane merite aty ku takon i vetmi gazetar qe kishte formim rreth kesaj pune e si rrjedhoje tager ishte Alfred Lela me shkrimin e tij ne Gazeten Mapo.Si ne cdo gja tjeter ne kete bote kur nuk e din cka ban e cka flet, atehere flet perqart. E puna e diskutimi fillon e kapet per bishti.S’pari parrulla ndal gjakmarrjes asht aq pa lidhje dhe aq injorante. Duhet parrulle me titull ndal vrasjes se aty asht rranja e problemit. Se ne Shqipnine tone te dashtun vlera e njeriut asht ma e vogel se e nje bagtie, e nje shpie, apo e nje grumbulli tullash.S’dyti Kanuni eshte ndihmues ne parandalimin e vrasjeve, dhe veqanerisht e perjashton vrasjen e gruas, e femijve. Asnje femije i ngujuar, dhe asnje grua e vrame nuk asht sipas Kanunit. Rastet jane te pafundshme ku femijet dhe grate e kane mbajte shpine me buke e me pune, sepse burrat ishin te ngujuar neper kulla. Grate lirshem e punonin token, dhe kryenin veprimtarine e burrave jashte oborrit te shpise. Ne lashtesi

ngujimi ishte forme e vetburgimit qe bente njeriu pas vrasjes. Ngujimi sipas Kanunit ka procedure te caktuar, p.sh. krejt burrat e fisit ngujohen 24 oret e para qe ndodh vrasja, pastaj vetem burrat e shpise siper 16 vjec ngujoheshin per nje kohe te caktuar e pas nje viti ndiqet vetem dorasi(vrasesi). Askush qe nuk ka ba vrasje nuk ngujohet neper malet Shqiptare. Gjithashtu te gjithe ngujimet e femijeve, e grave eshte anti Kanunor.Pra ai qe vret ngujohet, sepse eshte ne rrezik ta vrasin. Nese vrasesi burgoset nga shteti sipas burgosjes moderne atehere nuk do kishim vetburgosje neper kullat Shqiptare. Si rrjedhoje shteti Shqiptar eshte i prapambetur dhe mesjetar.S’treti merrnje mundimin e delni ne Dukagjin, shihni ate bukuri natyrore, dhe ate fisnikeri njerezore qe asht si nje Diamand i parafinuar. “Po ta kene shkollimin perendimor keto burra e gra do ishin nder ma te miret ne larmite e tyne”, thoshte At Anton Harapi ne librin Andrra e Pretashit qe pak kush ne Tirane ja ka ndigjue zanin e jo ma lexue vepren e tij. Merrnje mundimin e masat perkatese per zhvillimin e kesaj zone te harrueme prej ma se pese shekujsh.S’katerti mos prisni se po jua rregullon edhe kete pune ambasadori Amerikan, e as ndonje homazh qe mund te bani ne Tirane. Vrasjet i parandalon vetem forcimi i ligjit, denimi i vrasesve qe sot dalin per 6 muaj prej burgut e te gjirojne gomat e makines para syve pasi te vrasin.Sikurse ne cdo cep te botes aty ku nuk ka zhvillim ekonomik, qe sjell edhe zhvillimin kulturor dhe edukativ, vrasjet vetem sa do shtohen.Ky rast tragjik shpresoj qe ta zgjoje shtetin e ti ktheje syte ka Shqipnia e harrueme dhe ta rafinoje kete diamand qe per shekuj e perplas sukave e kreshtave, per te ruajte identitetin Shqiptar.S’fundmi, shpresoj qe Shqiptaret te vrasin me pak, shteti te dale nga mesjeta, dhe opinionistet mos te baltosin ne menyre te pergjithshme per qeshtje te vecanta.

VRASJE, LOTE, & OPINIONE…. L I B E R T A L S . c o m 2012 | 06 | 26 | Nr 13

Ardian Preci

Page 6: Libertals Nr 13

[6]

Të shkruash për figurën e Ukshin Hotit nuk është lehtë, jo se ne nuk e njohim personalitetin e tij mbikohor, por se për të shkruar për të duhet së pari të gjejm kodin e të menduarit dhe filozofisë së tij politike.Gjetja e kodit apo kapja e tij në tërësi do të na zbulonte edhe thelbin apo do të na e kornizonet mendimin e tij dhe ne do të mund më lehtë të zbërthenim ato dhe vizionin e tij për kombin shqiptar europian dhe identitetin e tij historik europian të tij.Unë personalisht aq sa kam arrit të studioj në bazë të veprave të tij si në dorshkërim ashtu edhe atë të botuar, kam arritur në këtë përfundim se „veprat e tij të pabotuara në dorshkrim dhe të botuara janë një nga veprat monumentale rreth qenësisë së kombit shqiptar europian ,identitetit të tij ,kulturës ,pastaj fatit të tij dhe të ardhmes së tij ,pra rikthimit në familjen europiane dhe posaqrisht mendimi politik i tij sipas frymës së etërve për një Shqipëri të natyrshme europiane.Ai si personalitet mbikohohr dhe njeri i dijes arriti të vë para vetës dy synime tepër domethënëse:së pari ;kuptimin e plotë të nevojës që kombi duhet të zgjohet kombëtarisht dhe të ringjallet sipas rrënjeve të tij historike, dhesë dyti ; të rivendosjes së fatit të kombit në shinat e natyrshëm të

historisë ,dinamikës dhe zhvillimeve të përbashkëta me familjen europiane.Ukshin Hoti është një Montesque shqiptar, një mendimtar si Ruso dhe një kritikë kombëtar syhapur si Fichte.Ai është i vetmi mendimtar politik i shekullit të tij që nuk e la të pushoj mendimi politik shqiptar në kuptimin e ndrydhjes së çështjes,pastaj procesit historik ,ndikimeve të ardhshme ,ato të kohës së tij historike-kombëtare dhe përhajpjes së parimeve të lirisë,demokracisë autentike ,gjenezës dhe fatit të plotë të kombit shqiptar europian.Ai vërtetë ishte një politolog praktik ,pse them kështu sepse ai e shihet teorinë dhe mendimin politik të tij në dritën e realitet praktik të mishërimit të idealit të tij , ai e mishëroi sepse u bë një nga prijësit e të realizuarit të mendimit të tij politik dhe këtë e bënte edhe në bashkëbisedime apo simpoziume që mbanet në vende të ndryshme në botë sidomos gjatë qëndrimit të tij në SHBA dhe Slloveni ,por edhe gjatë leksioneve që mbanet në universitetin e Prishtinës.Magjistër Ukshin Hoti nuk e kufizoj mendimin e tij politik dhe filozofinë e tij në kufijtë e shekncës teorike as në kufijët idealit të tij ,por ai shpërtheu më idetë dhe mendimin e tij politik duke tejkaluar kufijt e teorisë shkencore dhe idealizmit.Sepse ai e dontë më tepër efektin e teorisë shkencore mbi mendimin politik të tij rreth çështjes kombëtare shqiptare si dhe dëshironte me ngut të zbriste idealin si të etërve të tij ashtu edhe idealin e tij të forcuar mbi parimet e etërve në botën praktike ,thjesht ta bënte vizion të përkthyer në realitet ,ta plotësonte atë që kishte mbetur si testament politk e kombëtar i etërve për natyralizimin e bashkimit të kombit shqiptar europian dhe rikthimit të tij në familjen europiane.Vlera e mendimit të tij politik dhe filozofik janë vlera të pakapërcyeshme shkencore dhe praktike ,jane vlera që burojn nga një njeri dhe personalitet i dijes dhe që mbi të vërtetën historike të kombit shqiptar ka ngre mendimin e tij politik në rrethana tepër të vështirë mendim ky që mori trajtën e filozofisë praktike të futjes së këtij mendimi në rrjedhat e kohës dhe të proceseve që kalonte kombi.Madje ky mendim përbënte në realitet edhe natyrën e zgjidhjes, pastaj analizën e sintezën e thellë të gjetjes së rrugës për të dal te

qëllimi i natyrshëm dhe historik i kombit shqiptar europian.Ai si mendimtar e shihet tepër qartë se liria e kombit shqiptar nuk mund të blehej as të bëhej kompromis me fatin e tij,sepse për të liria ishte vlera thelbësore e filozofisë së tij politike ndërsa fati i kombit dhe e ardhmja e tij ishte mendimi i tij politik e intelektual si roje e këtij fati që të mos gabihet sërish ashtu siç u gabua me parë gjatë traktateve të ndryshme si dhe gjatë kohës së pushtimeve barbare ndaj kombit shqiptar europian.Liria dhe fati i kombit është i lidhur ngusht njësoj si truri me zemrën ,kështu që një kombi që i mungon liria ,por që ai funksionon ashtu si zemra brenda trupit pa lidhje me trurin është një funksionim i panatyrshëm ,një mungesë e pafalshme historike një nevoj e natyrshme që kërkon të hramonizohet ,të bëhet lidhja e natyrshme e zemrës me trurin,pra e lirisë me fatin e përgjithshëm të kombit ,në këtë mënyrë e shihet edhe Ukshin Hoti lirinë dhe fatin e kombit shqiptar si një domosdoshmëri e lidhjes së përjetshme dhe të natyrshme të tyre.Me pak fjalë mendoj dhe duhet nenvizuar tepër qartë këtë gjë se blerja e lirisë është një fantazi e tmerrshme e individëve pa identitet ,e popujve pa shpirt e doktrinarëve të verbër e egoist ideologjik e politik si dhe e popujve pa atdhe dhe nder.Ukshin Hoti mund të themi përnjëmend se ai është dishepull i filozofisë dhe i mendimit politik të etërve tanë të kombit shqiptar europian,poashtu ai është një vizionar i madh i kombit një intelektual i sfidave të mëdha të kohës,ai është vlerë e shkencës së botës politike shqiptare dhe patriot besnik i kombit shqiptar europian.Si shkenca shqiptare ashtu edhe djepi i kombit shqiptar ka kohë që po e ndien mungesën e mendimtarit më të thellë të politologjisë shqiptare të kohës së tij dhe birit të vyer e mendjemprehtë të lirisë,dhe unitetit të kombit shqiptar europian.

UKSHIN HOTI VIZIONAR I MADH I KOMBIT L I B E R T A L S . c o m 2012 | 06 | 26 | Nr 13

Gjon Keka

Page 7: Libertals Nr 13

[7]

Segregacioni kombëtar dhe gjuhësor në Maqedoninë e Z. Gordana Jankullovska-s është shumë ndjellakeq; është për t`ardhur keq që një pushtet i një shteti që mbahet në këmbët prej qelqi nuk e don që të vërtetn e së vërtetës ta sheh me sy të kthjellët. Ka raste kur syri vuan nga shkurtpamësia ,atëherë vehen syzat pasi që na është caktuar dioptria. Shkurtëpamësia politike rrjedhë dhe si e tillë është ose nga mosdija ose qëllimet që prekin shumë largë por pa një përllogaritje të saktë për atë “largëpamësi”. Është për t`ardhur keq që në një shtet ku shqiptarët janë ata që janë ,qofshin musliman apo ortodoks që janë , e bëjnë një numër aq të madh sa që më të gjitha mjetet e mundshme mundohet të mëshifet; bëhët një segregacion kombëtar dhe gjuhësor ndaj tyre.

-“ Nuk ka nevojë që Ueb faqja e MPBM të jetë edhe në gjuhën shqipe”, ka deklaruar ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska në pyetjen që iu është bër, “sepse ajo faqe është vetëm në gjuhën maqedonase. Informatat që janë në këtë faqe interneti, sipas saj, janë të mjaftueshme dhe “janë të kuptueshme për të gjithë qytetarët e vendit”. Bukur shumë!

“Familja e Musli Ahmedovit u largua javën e kaluar nga Velesi duke u vendosur në Shkup, pas shumë presioneve që ajo të braktisë shtëpinë e tyre , dhe të largohet nga ky qytet, ku shqiptarët siç thuhet janë të padëshirueshëm” - E keni dëgjuar kët lajm Z. Jankullovska ? Sigurisht që po. E pamundur që të mos t`a kishe dëgjuar. Dhe...?

Historikisht është e vërtetuar që shtetet nuk shkatërrohen mbrenda natës. Farët e shkatërrimit të tyre janë të mbjellura thellë në institucionet shtetërore. Pellazgët paskan pas thonë që një e mirë e arrijtur pa mund , ndodhë që të shkakton të vjellura që s`kan të ndalur. Mirëpo ,për këtë më vonë.Zonja Jankullovska , keni dëgjuar për Dervish Carën? Nëse jo , do t` iu tregoj.

Dervish Cara kishte lindur në Palçishte, Tetovë ( Kalkandelen, në kohën e turkut). Ishte një djalë shumë i qetë ,prej familjës së madhe të Carajve të Maleve të Sharrit. Ai ishte organizatori i Kryengritjes Shqiptare të viteve 1843 dhe 1844.

Si zakonisht,Instituti Maqedonas i Historisë në Shkup i mohon faktet dhe të vërtetën historike , e duke e klasifikuar e këtë hero si” një shërbëtor të turqëve dhe që e paska pas qenë thjeshtë një organizator i një kryengritjeje kundër rekrutimit të muslimanëve në ushtrinë osmane” . Asgjë më tepër! Asgjë më tepër!Por përmendja e historisë së Dervish Carës ,sipas atij Instituti në Shkup s`qenka gjë tjetër vetëm se një” keqpërdorim nacional-romantik i historisë për qëllime poltike”.(? ) . Sa largë që jeni prej së vërtetës historike! Mosni ashtu, se bile edhe : Aleksandar Markovski në vitin 1985 e ka shkruar një libër me titull ‘Kryengritja e Dervish Carës’, ku e shpjegon qartë se kryengritësit shqiptarë e kanë çliruar Shkupin dhe me te ka dalë kërkesa e parë gjatë rilindjes shqiptare për Autonominë e Shqipërisë.

Dervish Cara ka qenë një ndër kryengritësit më kryesorë të kryengritjes antiosmane. Mijëra luftëtare te udhëhequr nga Dervish Cara çliruan Prishtinën, Shkupin, Tetovën, etj., ku i ngritën edhe organet vetqeveritare të pushtetit.

Në vitet e përmendura ,neve nuk na linin të shkruanim , e as që të merrnim shënime për vetën tonë,; se ,juve sllavëve maqedonas ... ju as që ishit! Interesant në at kohë Serbisë i lejohej një autonomi ; dhe ata i kishin edhe gazetat e tyre. “Serbske novine” (Gazeta serbe) e 17 majit të vitit 1844, në tekstin me titullin “Arnautlija” (Shqipëtari) shkruan se në Shkup kanë qëndruar mbi 20 mijë kryengritës dhe kanë luftuar kundër forcave osmane, të cilët kanë qenë të udhëhequr nga Dervish Cara.” E shifni !gjërat ,që ne nuk kemi guxuar t`i përmendim ,janë shkruar në kohë reale mu prej atyre që më vonë as që na lejonin t`i përshkruajmë dhe t`i qesim në “duvakin “ e përpjekjeve tona për pavarësi.Por, e vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i rrjedhshëm) - ka thënë Sami Frashëri.

E njihni Tanzimatin,sepse është i njohur; dhe reformat e Tanzimatit shkaktuan burgosjen dhe likuidimin e Pashave shqipfolës : Abdurrahman Pashëne e Kalkandelenit (Tetovës) dhe dy vëllezërit e tij ,Hivzi -Pashën e Yskybit (Shkupit) dhe Hysen Pashën e Kjustendilit ( sot qytet në Bulgari) . Po ,po shqipfolës në shërbim të Sulltanit dhe të xhepave të tyre... Por edhe ashtu si ç`ishin ,ishin të pa dëshiruar për kreun shtetëror të osmanëve.

Dervish Cara e çliroi Shkupin.

“ Dervish Cara e filloi kryengritjen e tij dhe kryengritësit e tij e morrën Gostivarin dhe menjë herë në muajin Nëntor iu drejtuan Tetovës (Kalkandelenit), një luftë që zgjati tri javë. Tetova u bë qendër e kryengritësve. Jemi ne Janarin e vitit 1844. I përforcuar në Gostivar dhe Tetovë ,pergatitej për Dibren, Prizrenin ,Prishtinën dhe Vranjen, por qëllimi i tij ishte Shkupi ,sepse e dinte që edhe aty i kishte përkrahësit. Në Shkurtin e të njejtit vit 1844 u muarr Shkupi , dhe u formua Këshilli i Lartë ,të cilin e udhëhoqi Dervish Cara, që ishte Trupi Suprem Organizativ i territoreve të çliruara. Pra ,Dervish Cara e çliroi Shkupin.

DERVISH CARA DHE GORDANA JANKULLOVSKA !

L I B E R T A L S . c o m 2012 | 06 | 26 | Nr 13

Fahri Xharra

Page 8: Libertals Nr 13

[8]

Por, me shqiptarët veprohej ndryshe.

Ushtria e Guvernatorit të Libanit , me 30 000 burra,u nisë drejt Manastirit, me artilerinë më të rëndë të kohës. Shatatori i 1844-es ishte fundi i Autonomisë së Shqipërisë dhe i Dervish Carës ... Dervish Cara u denua vet i njëzeteteti më dënimin më të rëndë ,me vdekje. Pra nuk ishte në pyetje vetëm Shkupi.

Pse për shqiptarët veprohej ndryshe?

Gjyshi i Karagjorgje Petroviqit, udhëheqësit të Kryengritjes së parë serbe, ka qenë Shqiptar dhe se ai është quajtur Gjin Marash Këlmendi, thuhet në librin “Karagjorgjeviqët- historia e mëshefur” Autorët e librit janë Milorad Boshnjak dhe Slobodan Obrenoviqi e edhe Letrari dhe kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Duklës, Jevrem Bërkoviqi e vërteton të njëjtën për përkatësinë shqiptare të Karagjorgjeviqëve . Por ,përkundër saj që ishin shqiptarë ata ngritën krye për Serbinë. Dhe normalisht disa gjëra edhe në Perandorinë e madhe Otomane shikoheshin jo në mënyrë të njejtë; dy njësi të ndryshme vlerësimi

për ne (e edhe për ju Sllavët e Maqedonisë) dhe për Serbët. Por sidoqoft edhe pse shqiptarët i udhohoqën Kryengritjet e para të quajtura Serbe ,ato e fituan Autonominë e Serbisë. Pra shqiptarët luftuan për Serbi. Kurse në rastin e Dervish Carës u vërsul e tërë Perandoria kundër tij sepse kërkesat e tij nuk ishin të njeta me ato të nipit të Marash Kelmendit.

Juve sllavëve të Maqedonisë Titoja iu mësoi keq të kaluarën e juaj; por edhe me ne veproi në të njejtën mënyrë. Pse po e them këte? Ju kujtohet Republika e Krushevës , Kryengritja e Ilindenit ? Pito Guli me shokë? Pra viti 1903. Edhe keta ishin shqiptarë;por edhe këta turku nuk i deshti,dhe i shkatërroi. E mjera Perandori ! mendonte se do të jetë përjetësisht në këto toka.

Vorbulla e historisë sonë gjithëshqipatre, ishte marramendëse. Askush nuk mendonte se nga ato përplasje centripetale drejt vrimës së zezë, do të shpëtonim. Furtunat nga ato më të fuqishmet u munduan të na zhbënin, dhe të na hidhnin në vrimën e moskthimit, duke na mohuar të kaluarën tonë, duke na çrrënjosur nga

trungu ynë mijëravjeçar. Tjetërsimin tonë e kishin në përparësi; kush duke na shlyer dhe humbur historinë e kush duke na tjetërsuar në kombe të tjera me qëllim të caktuar që të harrojmë vehtën tonë dhe një ditë të na vjen turp me atë se çka ishim.

“Mbretëria serbe, nga viti 1913 deri në vitin 1941 ushtroi politikë tepër barbare ndaj popullsisë shqiptare, të besimit fetar mysliman, ortodoks dhe katolik, por edhe ndaj popullsisë maqedonase. Bile, maqedonasit as që i njihte për popull, kurse shqiptarët myslimanë mundohej t’i tjetërsonte në turq. Por ama, përqendrimin fillestar asimilues pushtuesi serb e koncentroi ndaj popullatës shqiptare me besim ortodoks, duke e shpërdoruar për këtë politikë asimiluese edhe kishën nacionaliste serbe dhe besimin e tyre, prandaj shqiptarët ortodoks i pat “konvertuar” zyrtarisht në serbë.”

E kisha dikur një shok të mirë nga Maqedonia; Mitevski i thonin të ndjerit. Ai më spjegonte se mbiemri i tij ndërronte sipas kohës , herë Mitiq , herë Mitov e në kohën kur ne njiheshim: Mitevski

L I B E R T A L S . c o m 2012 | 06 | 26 | Nr 13

Page 9: Libertals Nr 13

[9]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

D O S S I E R

Page 10: Libertals Nr 13

[10]

Ne Tetorin e vjetit 1944.Antaret e Keshillit te nalte (Regjences) mbasi kishte perfundue sundimi i tyne i 100 ditve, tue e pa se tashma nuk çante kryet per ta kurrnji shqiptar e leshuen Tiranen dhe kerkuen strehim te perkohshem ne Kuvendin Françeskan. Mehdi Frasheri, me duket se u bashkue me ushtrite gjermane dhe iku, At Anton Arapi tha se do tishte marre me ike e me e lane popullin e vorfen vetem, se duhej deke ne Shqipni. Pregatiti nji strofull dikund nder male te Dukagjinit. Ndersa Lef Nosi, nji zotni i mbajtun qe nuk e kishte shokun nder shqiptare, nuk tundej fare: un -thonte, nuk i kam ba keq kurrkuj: gjithmone ne jeten time kam ba veç mire, prandaj as komunistat, as kurrkush tjeter nuk kane pse me kerkojne llogari, dhe vazhdonte i qete tue kontrollue koleksjonin e fundit te pullave te postes, e me nji lente te madhe kqyrte a kishin dale mire e kjarte germat e vulave postare ma te fundit. Por tue kene se Kuvendi Françeskan zakonisht i kishte dyert e hapuna gjithmone e hinte e delte gjithkush, At Frano Kiri, qe kish marre persiper me i sigurue jeten e hoq prej andej e e dergoi ne Kolegje, ku perveç At Marin Sirdanit, At Danjel Gjeçajt, femijve e nja tre kater kujdestarve nuk siellej kush tjeter. Aty Lefi ndej qetsisht deri qe filluen kontrollet e partizanve. Por kur kontrollet u shpeshtuen se tepermi Lefi nuk mund i duroji ma dhe i kerkoi At Franit qe ta dergote te At Antoni: ata te dy ishin te lidhun me nji miqsi te madhe njani me tjetrin. -At Frani u perpoq me ia ba te ditun veshtirsite e mdha te ketij veprimi, jo vetem se te gjitha rruget kontrolloheshin prej partizanve, por edhe pse vete jeta e malsise ne ate dimen ishte e padurueshme. For Lefi mendonte se atje nder malsi do tishte ma shume liri e ma pak frige. Percjellja e tij nder malet e Dukagjinit kje nji aventure e tille qe sikur Lefi ta kishte lexue ne ndonji roman do te kishte bertite me vedi: “E pamundun! Fantazia e autorit asht teper e ngarkueme.” Tue pa se ai nuk mund ti pershtatej ne kurrfare menyre jetes parahistorike te shpellave,

e derguen ne katundin Kir me jetue bashke me nji frat tjeter edhe ma plak se ai. Par aty u kuptue prej gjithkuj se nuk ishte frat: ai i pvetete ata me naivitet per orendite kishtare se shka ishte ky send e shka ishte ai tjeter. Prandej, per me u shpetue ndjekjeve e terrorit, simbas kerkeses se tij, u desht edhe nji here me kalue qafa malesh, lugina, lumenj e fusha deri qe e dorzuen te nji mik i veti ne Tirane. Kaq dij un prej gojes se At Frano Kirit. Nderkaq At Antoni vazhdonte me jeten e shpellave te Pultit.Dom Nikol le Gazul l i , n j i nder shkenctaret e mdhaj te “Hyllit te Drites”, prift i Shkrelit duel dhe ai ne mal, mbasi e hetuen se ne shpine e tij kishte strehue, perveç tjeresh, edhe priftin misjonar gjerman Dom Alfons Trazkin, i cili ishte arratise mbasi e dinte se do te kerkohej nga partizanet komunista si nenshtetas gjerman e si misjonar katolik. Dom Alfonsi u bashkue me nji çete te vogel qytetaresh shkodrane te prime prej Ndoc Jakoves, qe jetojshin “Ilegale”. Per tu shpetue spijujve dhe kontrolleve ata levizshin prej nji katundi ne tjetrin. Nji dite rane ne priten e partizaneve. Ndoci, si kryetar çete, luftoi me pushke ne clore, megjithese katolik i bindun, ai kishte per mota: “Liri ose vdekje”! Ai nuk e pranonte skllavnine. Luftoi gjoks per gjoks. U plagos per vdekje. Per te vdekja si i lire ishte nji ideal. Dom Alfonsi, i mshehun mbas currash te thepisun, nuk mbante arme; kur pa plagosjen e rande tatij djaloshit, u turr vrap me i dhane ndihmen shpirtnore: ishte çasti i fundit ijetes. Dom Alfonsin e kapen ndersa po i kryente sherbimet e mbrame fetare Ndoc Jokoves. Ne burg e rrahen, e torturuen ne menyren ma cnjerzore dhe e pushkatuen mbas pak muejsh. I thane: “agjent gjerman” kur ai Shqipnine e donte si atdhe te zgjedhun. Veprimtarise se tij misjonare i duhet njofte edhe edukimi i pare i Meshtareve te mavonshem: At Konrad Gjolaj, Dom Dede Malaj, At Zef Pllumi e Dom Prenk Ndrevashaj. Me ka thane Dom Tome Laca, i cili ishte i pranishem ne pushkatimin e tij: “Ate dite ishte tue ra shi. Kur i zbriten prej kamionit qe ishte i

mbuluem, Dom Alfonsi, i lidhun me nji tjeter siç ishte, ulte kryet dhe perpiqej mas me u lage prej shiut. Edhe ne ata pak çaste qe i kishin mbete ai mendonte per jeten e jo per vdekjen. Kur i kerkuen fjalen e fundit ai tha: “Jam nji prift gjerman qe gjithejeten time ia kam kushtue popullit shqiptar. E kam dashte kete populI njisoj si atdheun e popullin tim!, Rrnofte Krishti!” Nderkaq Dom Nikoll Gazulli vazhdoi i strukun nder malet e Shkrelit, deri ate dite qe, -si thuhej, -strehuesi i tij Nikolle Prekushi e vrau ne pabesi.Nder katundet afer Shkodres e ne Fushen e Zadrimes, Bregut te Buenes e gjithandej zhvilloheshin vazhdimisht ndeshje ndermjet forcave te ndjekjes partizane dhe njerzve te lirise. Kje si shembull i nji trimnie te pashoqe, asohere, ajo e Pjetrit te Shan Dedajve, qe, mbas nji luftimi te gjate me te dekun e te plagosun kur iu mbaruen fyshekte, me ata te dy te mbrame qe i mbeten, per mos me iu dorzue dhunes e torturave vrau guruen e vet e mandej veten. Shembulli i tij u persrit disa heresh edhe ma vone, pa marre parasyshe ligjen fetare qe denon vetvrasjen: megjithketa gjykimin e drejte per çastin e fundit te jetes e jep vetem Zoti: moralistat qe kane shkrue traktatet e gjata nuk i kane jetue keto prova jashtzakonisht te idhta te njerzve. Dorzimi i tyne do te shkaktonte aq shume vdekje, vuejtje e fatkeqsi te tjereve sa nuk mund barazohen me nji vetvrasje.Po ne kohen qe zhvillohej lufta e Kelmendit masa drakonjane u mueren nder te gjitha katundet. U pushkatuen njerez prej shpijave qe ishin ma ne za e te permenduna, o per te cilet mendojshin se mund te ishin te rrezikshem. Vazhduen edhe arrestimet e disa fretenve nder malsi te ndryshme si At Djoniz Makaj ne Nikaj-Mertur, At Alfon Çuni ne Curraj, At Gasper Suma e At Sebastian Dedaj ne Theth e Gomsiqe, prifti misionar gjerman D.Zef Maksen, etj.

L I B E R T A L S . c o m 2012 | 06 | 26 | Nr 13 Karvani me kosovarë kaloi nëpër urën e Bunës”At Zef Pllumi rrefen masakren e Tivarit

Page 11: Libertals Nr 13

[11]

Gjate gjithe kesaj kohe u shtuen aq shume veprimtarite miqsore me Malin e Zi; ecejaket e grupeve te rinise, te grupeve ushtarake dhe partiake sa mos me mrrijte me dallue nese ishin dy shtete apo nji. Megjithkete ushtria jugosllave, dallohej shume nga repartet shqiptare: ata te gjithe ishin te veshun me uniforma te reja anglo-amerikane dhe jo me opinga. Nderkaq te gjitha depot e tregtareve te Shkodres, e mund thomi te Shqipnise u boshatisen: ato u bajten e iu çuen “ndihme vellazerore” popujve te Jugosllavise, ne shperblim te ndihmes se madhe qe na kishin dhane ata me organizim komunist.Nuk e mbaj mend mire muejin, nese ishte mars a ndonji ma vane; par sigurisht ne nji kohe mes dimnit dhe pranveres, kur na, nji numer studentash klerike, shkuem ne Shejtnoren e Zojes se Kshillit te Mire ne periferi te qytetit, nen kala, per me iu lute qe tna shpetonte prej ktyne rrebesheve. Mbas lutjeve ne Shejtnore, per me kthye ne qytet vazhduem rrugen mbas kalaje, kah kodrat e Tepes e Ajazma. Nate kthese rruge pame qe po vinte nji varg i gjate i pafund ushtarakesh. Rruga gjarpenonte brijave tatyne kodrave: te gjitha dredhat e leget e saj ishin plot me ate uniforme te urrejtun. Na hini frige e madhe dhe u shmangem mbi rruge e u ulem si per pushim, tue mendue se çe zeze e madhe po i kercnohej Shkodres nga nji tjeter vale brigadash partizane. Kur u aviten, pothuej si ne parakalim para nesh: Shka me pa! Vetem Koma ndanti qe printe i ndjekun nga katershja e pare ishin te armatosun: te gjithe tjeret, djelm te gjate e te thate, pa bark, si te remte e me

zigoma te theksueme mbi faqe, te lodhun, te raskapitun, me uniformat zhele te shkopsituna, pa arme, qe mezi i levizshin kambet prej lodhjes, kalojshin te rreshtuem kater e kater para nesh. Mbetem shtang: çishte kjo ushtri!… Keta mezi mbaheshin ne kambe! Largas, anash rreshtit, kishin roje te armatosuna qe bertitshin me kercnim: “leviz, luaj kembet!”.Nderkaq njani prej tyne pat guxim para vdekjes dhe na foli: “Per iza te Zotit a keni nji cope buke!”. A ken i nji cope buke?!.. O sa tmerr! As na nuk kishim nji cope buke: racioni per secilin ishte 300 gram. Edhe na ishim te unshem. Gjithe popullsia ishte unshem. Shka te bajshim tashti? “Per iza te Zotit ma jepni nji cope buke! Per iza te Zotit na jepni nji cope buke!”…Prej te gjithve filloi te ndigjohej vetem kjo fjale qe kalonte, kalonte… Kalonte ne humnere… Ato ushtojshin nder veshe tone njisoj si ato krismat e nji çekani qe rreh gozhdat e arkivolit ne bregun e vorrit.Prej kah vini ju? -Prej Kosove.-Tash nji jave dit qe ecim pa pushue, pa buke!… Kemi kalue gjithe ato male… male.-A ishi te Xhaferr Deves? -i pvetem. -Jo,jo. Na jena e zeza e vedit.Un kam pa ushtrine e thyeme te Jugosllavise se Kralit tue hi ne Shkoder ne prill te 1941, e lodhun, e unte, e raskapitun, e shkopsitun. Nuk ka pamje ma te keqe se ate te nji ushtrise se thyeme. Por jo! Tash nuk mund bahej kurrfare krahasimi me parakalimin e nji ushtrie te tille: Ketu ishte vetem nji vargan i gjate, i gjate pa mbarim i atyne

skeletesh te djelmoçave te rij kosovare qe te rrethuem nga dhuna, ecshin drejt kujt?Mbasi kaluen ata, na zbritem perseri ne rruge. Por tue kene se parakalimi i te mjeruemve na kishte marre shume kohe, atehere u kthyem. Hypem te Ura e Qafes dhe neper rrugen ma te shkurte menduem me shkue ne Kuvend. Zbritem poshte Pazarit te vjeter e duelem ne rrugen ne breg te liqenit. Prej aty na u çfaq gjithnji ai vargan i gjate i te mjeruemve qe po kalonte mbi Uren e Buenes. Gjermanet ures i kishin hjeke nji pjese, pa i prishe ndonji kambe. Pa r t i zane t e k i sh in meremetue perkohsisht me disa trene e drrasa ku mund kalojshin krahas deri ne tre-kater kambesore. Nuk mund u kthyem ne qytet pa sjelle kryet e me kundrue edhe nji here at kob te zi. Ne horizont te perendimit qielli ishte i pergjakun: gjithshka shifej kjarte. Vargani mbi lire ecte i mendueshem dhe rryetas. Ndoshta u dukej se po kalonin mbi ure te Siratit, ura e fundit qe lidh boten e gjalle me ate te pertejme.Ishim ne mitologji apo ne realitet? …Mbas disa ditesh ne Shkoder u hap fjala vesh ne vesh se dikund afer Ulqinit partizanet kishin vra te gjithe rinine kosovare. O Zot po tlutem me trego: çfare mekati ka ba ky populI qe meritoi nji denim kaq te rande? …

L I B E R T A L S . c o m 2012 | 06 | 26 | Nr 13

Page 12: Libertals Nr 13

[12]

S K O L A S T I K S K O L A S T I K S K O L A S T I K S K O L A S T I K

Page 13: Libertals Nr 13

[13]

D I O K L E C I A N IB u r r i i s h e k u l l i t t ë a r t ë

n j e s t u d i m n g a N i k o l l e L o k a

p j e s a e t r e t e

Page 14: Libertals Nr 13

[14]

Oborri perandorak i Dioklecianit

Oborri perandorak i Dioklecianit pasqyronte stilin e tij të qeverisjes. Në të kohë kishte disa departamente të quajtura Scrina që merreshin me çështje të ndryshme.Prek kësaj strukture rridhnin shumë zyra, ndër të cilat edhe Magister Officiorum (Masteri i Zyrave) dhe sekretariatet e lidhura me të. Nëpunësit ë këtyre zyrave merreshin me peticionet, kërkesat, ankesat, korespondencën, çeshtjet ligjore dhe punët e jashtëme. Në Pallat, pranë Perandorit punonte një grup personalitetesh të shquara nga fusha e drejtësisë. Kishte edhe dy ministra financash; njëri merrej me thesarin publik dhe tjetri me çeshtjet private të Perandorit. Pavarësisht zvogëlimit të Gardës Pretoriane në nivelin e një garnizoni të thjeshtë, Prefektit Pretorian i ishin dhënë kompetenca të shumta në fushën civile. Ai kishte në varësi qindra zyrtarë në të gjitha sferat e qeverisjes: tatime,administrim, jurisprudencë. Si shumë perandorë të tjerë Diokleciani e kalonte ditën e punës duke u marrë me çështje ligjore dhe duke i’u përgjigjur kërkesave dhe ankesave që i vinin prej të gjitha anëve të shtetit të stërmadh romak. Intrepretimet autoritative që zgjidhnin mosmarrëveshjet kishin qenë detyrime të gjithë perandorëve të gjysmës së dytë të shekullit III, ndonëse në praktikë perandorët para tij kishin dështuar shumë herë. Kanë ardhur deri në ditët e sotme rreth 1200 shkresa të nënshkruara me firmën e Dioklecianit, që ndoshta përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të punës së tij në këtë drejtim.Ai u kushtonte kohë dhe vëmendje vendimeve që merrte. Codex Gregorianus përmban shkresat e

Dioklecianit, që janë nxjerrë gjatë vitit 292, ndërsa Codex Hermogenianus shkresat e nxjerra në vitet 293 dhe 294. Numri i edikteve dhe urdhërave të Dioklecianit është më i madh se i paraardhësve të tij, çfarë reflekton përpjektet e tij për centralizimin e pushtetit. Ishte krenaria, apo më shumë politika e Dioklecianit që kërkonte të imitonte Oborrin e Mbretit të Persisë.Ai pranoi dhuratë nga Mbreti pers diademën, një ornament që urrehej prej romakëve si shenjë e uryer e mbretërisë. Përdorimi i saj ishte konsideruar si veprimi më dëshpërues i perandorit Kaligula. Ishte një rreth i bardhë me perla që vendosej në kokën e Perandorit. Po kështu rrobat e kushtueshme të Diokleciani t dhe të pasardhësve të tij ishin prej mëndëfshi dhe ari. Është përmendur me keqardhje se edhe këpucët e këtij perandori ishin të zbukuruara me gurë të çmuar. Po kështu takimet e Augustit me njerëzit ishin bërë më të vështira. Rrugët dhe ndërtesat e Pallatit ruheshin me shumë kujdes, tregues i shtimit të despotizmit perandorak. Kur një qytetar romak paraqitej përpara Perandorit, pavarësisht nga rangu i tij, duhej të ulej përtokë dhe ta adhuronte në mënyrë lindore zotin dhe perandorin e vet.

Persekutor i të krishterëve

Diokleciani ishte konservator në bindjet e tij fetare, Ai mendonte se fatkeqësitë e shekullit III kishin ardhur ndër të tjera edhe prej faktit se romakët po adhuronin gjithnjë e më pak hyjnitë e tyre të vjetra. Në funksion të besimit të tij fetar dhe natyrisht edhe të forcimit të pushtetit, ai e lidhi funksionin e vet të Perandorit me Jupiterin, hyjninë kryesore romake. Kjo nuk do të thoshte se Diokleciani ishte Jupiteri. Ndoshta mendonte se ishte diçka më shumë se Jupiteri, prandaj njerëzit duhet ta adhuronin dhe të sakrifikonin për të në tempujt e Jupiterit. Për tetëmbëdhjetë vjet rrjesht Diokleciani bashkjetoi me të krishterët që i kishte të shumtë deri në zyrat më të larta të pushtetit. Të krishterët arritën deri në guvernatorë provincash dhe për shkak të fesë së tyre, nuk qenë detyruar që t’i bënin sakrifica Perandorit. Në familjen e Perandorit, flitet se Prisca, gruaja e tij dhe vajza Valeria, ishin të krishtera, apo pranë konvertimit në krishtërim. Ndër të afërmit e tjerë, Kaji u bë Papë, Maksimi, Klaudi dhe Suzana i’u përkushtuan me mish e me shpirt besimit të krishterë. Në periudhën e Dioklecianit u ndërtuan disa prej kishave të mëdha. Vetëm në dy vitet e fundit

t ë s u n d i m i t P e r a n d o r i i ’ u k t h y e persekutimeve. Persekutimi i Dioklecianit ishte beteja e idesë së vjetër të perandorit zot me idenë e re të perandorit si përfaqësues i zotit. Që me fillimin e persekutimit të madh, Diokleciani urdhëroi shkatërrimin e të gjitha kishave, u ndaluan lutjet publike të krishterëve dhe Biblat e tyre u konfiskuan. Persekutimi i filluar nga Diokleciani përfundoi me Ediktin e famshëm të Milanit, me të cilin të krishterët lejoheshin të praktikonin lirisht fenë e tyre. Diokleciani ishte ende në jetë dhe arriti të shohë me sytë e tij lirinë e praktikimit të fesë për të gjithë dhe daljen e të krishterëve prej katakombeve në dritë të diellit.Ishte viti i nëntëmbëdhjetë i sundimit të Dioklecianit (303 pas erës së re), në muajin dystrus, të quajtur mars prej romakëve dhe festivali i Pasionit të Shpëtimtarit po afrohej, kur një dekret perandorak u publikua kudo, duke urdhëruar që kishat të rrafshoheshin përtokë dhe Shkrimet të digjeshin në zjarr. Njoftohen të gjithë ata që kishin funksione të larta se do të humbisnin postet e tyre, madje dhe lirinë, nëse do të vazhdonin të besonin në krishtërimin. Ky ishte edikti i parë kundër nesh. Pas tij dolën edikte të tjera, sipas të cilëve drejtuesit e kishave duhet të burgoseshin të parët dhe të detyroheshin tu bënin sakrifica hyjnive pagane. Eusebius, Historia Ecclesiasticae VIII.2 Lactantius ishte në Nikomedi kur filloi persekutimi, prandaj ishte më i informuar.U gjet një ditë e përshtatëshme për të filluar persekutimin, festivali Terminalia me 23 shkurt, që ishte zgjedhur për ti dhënë fund këtij religjioni. Lactantius, De Mortibus Persecutorum XIIU nxorën edhe tre edikte të tjera, të cilat e thellonin persekutimin. Me ediktin e dytë ndëshkoheshin të gjithë klerikët e krishterë me burg. Ndërsa me ediktin e tretë urdhërohej kleri i krishterë që të sakrifikonte për hyjnitë pagane, në rast kundërshtimi duhet të torturoheshin. Padyshim edikti i katërt e thellon edhe më shumë persekutimin. Urdhëroheshin të gjithë të krishterët që të sakrifikonin për hyjnitë pagane. Dënohej me vdekje kush kundërshtonte. Persekutimi vazhdoi deri në vitin 311, kur perandori galeri i sëmurë rëndë dhe në prag të vdekjes e zbuti persekutimin, që u hoq krejtësisht me Ediktin e famshëm të Milanit të perandorëve Konstandin dhe Licinus.

DIOKLECIANI

L I B E R T A L S . c o m 2012 | 06 | 26 | Nr 13

Page 15: Libertals Nr 13

[15]

Diokleciani në qytetin e përjetshëm

Në vitin 303, Diokleciani e vizitoi Romën për herë të parë, pasi kishte sunduar për njëzet vjet rrjesht. Festimet u caktuan për datën 20 nëntor dhe vazhduan deri në fillimin e vitit të ri, kur Senati miratoi solemnisht konsullatin e Dioklecianit. Roma ishte simboli i madhështisë romane, me arkitekturë gjigande dhe rregullime si askund tjetër. Kishte vende publike, tempuj, sheshe, bazilika, teatro, banjo, cirqe, amfiteatro, tregje, të gjitha të dimensionit të madh. Brenda qytetit jetonin rreth një milion banorë prej të gjitha kombeve, të mëdha e të vogla.

Nga perandor i Romës në qytetar romak Diokleciani është i vetmi në të gjithë historinë romake, që u kthye me vullnetin e tij të lirë nga Perandor i plotfuqishëm i Romës në qytetarë të thjeshtë. Më 1 maj 305, me një ceremoni madhështore u bë ndërrimi i pushtetit. Dy augustët, Diokleciani dhe Maksimiani u tëhoqën në favor të dy çezarëve të tyre,Konstancit dhe Galerit. Augustët e rinj duhet të zgjidhnin jashtë fëmijëve biologjikë të tyre, dy çezarë të tjerë. Për Dioklecianin, njëzet vjet mbretërimi ishin një cikël në Univers. Cikli dioklecianas kishte përfunduar dhe për plot njëzet vjet rrjesht shteti ishte ndjerë më i fortë dhe më i sigurtë se kurrë.Pas tërheqjes Perandori i kaloi ditët e mbetura të jetës në pallatin e tij në Spalato dhe kohën e lirë e kalonte duke shetitur në pkopështet e pallatit. Ai pa me sytë e tij shkatërrimin e sistemit tetrarkik që vetë kishte krijuar.

Pallati i Dioklecianit

Në përfundim të shekullit III, Diokleciani ndërtoi pallatin e tij në gjirin Aspalathos, që ishte në anën jugore të gadishullit të vogël, në brigjet dalmate, katër milje larg qytetit të Salonës, kryeqytetit të provincës romake të Dalmacisë. Emri latin Spalatum vjen prej Aspalathos, por nuk ka të bëjë me fjalën latine palatiumPallati është ndërtesa e parë në këtë vend, ku më vonë u ngritën edhe godina të tjera, duke dhënë qytetin e Splitit. Vetë Pallati mund të mbante deri në 9 mijë vetë. Ai ishte i fortifikuar nga tre anë dhe vetëm ana jugore, që binte drejtpërdrejt në det ishte e pafortifikuar.Pas abdigimit, më 1 maj 305, Diokleciani kaloi këtu pjesën e mbetur të jetës. Vendi ku ndodhet pallati

sot është qendra e qytetit të Splitit, ku gjenden edhe ndërtesat më të rëndësishme historike. Brenda mauzoleut të Diokleciani është ndërtuar katedralja e Shën Domnius Ky pallati është i një rëndësie shumë të m a d h e d h e m b a n n j ë v e n d t ë jash tëzakonshëm në t rashëgiminë mesdhetare, evropiane dhe botërore. Arkitekti neoklasik anglez Robert Adam, pasi vizitoi mbeturinat e Pallatit publikoi në vitin 1764 veprën “Rrënojat e Pallatit të Perandorit Dioklecian në Dalmaci”.Në vitin 1979 Pallati u përfshi në regjistrin e trashëgimisë botërore. Ai është i ndërtuar me gurë të bardhë, shumica prej të cilëve të marrë në ishullin Brac. Ndërsa disa prej materialeve të zbukurimit ishin të importuara, kështu kolonat prej graniti dhe sfinksët u morën në Egjypt. Furnizimi me ujë bëhej prej lumit Jadro, pranë Salonës. Ujësjellësi mendohet se është ndërtuar rreth fundit të shekullit III dhe pas dy shekujsh u dëmtua gjatë luftërave gotike, që u zhvilluan rreth Salonës dhe Pallatit. Mbeturinat e ujësjellësit mund të shihen edhe tani. Ato janë riparuar gjatë shekullit XIX. Kanali ka një seksion 0.75 m x 1.60 m dhe shfrytëzon rënjen e lirë të ujit prej rrjedhës së lumit Jadro, në një lartësi prej 33 metra. Gjatësia e ujësjellësit ishte 9 km dhe mund të furnizonte me ujë një qytet p re j 173 mi jë banorë . Perandor i Konstandin Pophryrogenitus ka shkruar në shekullin X se “ujë i Solinit është më i shijëshmi i të gjithë ujërave”.

Banjot e Dioklecianit.

Rreth një shekull pasi Karakalla u dha romakëve banjot, Diokleciani që asnjëherë deri në atë kohë nuk e kishte vizituar Romën, vendosi ta kalojë paraardhësin, duke ndërtuar banjot më të mëdha që kishte parë bota deri më atëherë. Në to mund të akomodoheshin rreth tremijë persona përnjëherë, dy herë më shumë se në banjot e Karakallës. Banjot zinin një sipërfaqe prej 13 hektarësh dhe kishin dhomat e zhveshjes, gjimnazin, libraritë, dhomat e qëndrimit, teatrot, hollet e koncerteve, skulpturat e kopështeve, basene të gjëra, si dhe mozaikë lulesh dhe fasada mermeri.Fragmente të banjove u përdorën në Kishën Santa Maria degli Angeli dhe formojnë një pjesë të Muzeumit Kombëtar Romak. Banjot u ndërtuan me tulla dhe u veshën me mermere, njjësoj si banjot e Karakallës. Holli gjigand në qendër ka përmasat 280 me 160 jardë dhe përbën një mrekulli

inxhinierike, që shërbeu si model për Bazilikën e Maksentit në Forumin Roman. Harku i Triumfit i Dioklecianit

Në Sbeitla të Kartagjenës Diokleciani ndërtoi harkun e tij të triumfit për të përjetësuar fitoret e tij në Afrikë. Harku u vendos në anën juglindore të qytetit. Ai edhe sot ndodhet në gjendje të mirë dhe tërheq mijëra vizitorë.

Dritarja e Dioklecianit

Dritaret që u përdorën për ndërtimin e Banjove të Dioklecianit përmbanin karakteristika që nuk ishin përdorur deri atëherë, prandaj ky model dritarje u quajt “Dritare e Dioklecianit”. Dritarja vinte në formë gjysëmrrethi në pjesën e sipërme dhe ndahej me anë të dy kornizave të vendosura vertikalisht në tre pjesë. Ky tip dritarje u përdor shumë në ndërtimet e shekullit XVI.

Diocletianopolis në Bullgari

Që në kohët e lashta, tribuja thrake e besëve banonte në qytetin që sot quhet Hissar. Në vitin 46 qyteti u pushtua prej romakëve; u rrit shpejt dhe u bë tërheqës për vetitë magjike të ujërave të tij kurative. Perandori Dioklecian prej këtyre ujërave kurativë e zgjodhi për seli të vetën dhe i dha emrin Diokletianopolis. Në shekullin IV, qyteti u rrethua me mure të fortifikuara 10 metra të larta, të pajisur me kulla vëzhgimi. Brenda qytetit antik mund të hysh përmes portave të vjetra dhe të shikosh mbeturinat e banjove kuruese dhe arenën e teatrit romak, godina të ndryshme banimi të shtresës së pasur dhe ndërtesa publike. Po kështu dallohen rrugët e drejta, dikur të zbukuruara me statuja perëndishë.

Diocletianopolis-Kastoria

Livi përmend një qytet pranë liqenit Orestis, të quajtur Celetrum, banorët e të cilit u rrethuan prej Sulpitius gjatë luftës së romakëve kundër Filipit V, në vitin 200 përpara erës së re. Prokopi tregon se Justiniani e gjeti qytetin që mbante emrin Diocletianopolis të shkatërruar prej barbarëve dhe ndërtoi në themelet e tij qytetin e Kastories. Edhe Tafel në De Via Egnatiana, në faqet 44-46 shpreh mendimin se “Celetrum, Dioclecianopolis dhe Kastoria janë emërat e njëpasnjëshëm të njejtit vend”.

L I B E R T A L S . c o m 2012 | 06 | 26 | Nr 13

Page 16: Libertals Nr 13

[16]

Diocletianopolis në Palestinë.

Qyteti përmendet së pari prej Hierocles (Synecdemus, 719.2), Georgius Cyprius (ed Gelzer,1012) dhe në disa “Notitiae Episcopatuum”, si sufragane e Çezaresë. Gelzer është i mendimit se më përpara qyteti është quajtur Apollinopolis Minor, Kos Bebir i koptëve, Kus arab.

Diocletianopolis në Egjypt

Një Dioklecianopolis tjetër është ishte sufragane e Ptolemais në Thebais Secunda, (Parthey, Notit. Episc.

Diokleciani në histori

Diokleciani është njëri ndër perandorët më të mëdhenj që njeh historia e Romës. Ai e nxori Perandorinë prej luftërave civile që zgjatën për pesëdhjetë vjet rrjesht, ku kishin sunduar njëzet perandor të ligjshëm dhe po kaq uzurpatorë. Ai hoqi dorë prej idealeve republikane të Oktavian Augustit, ku Perandori ishte primus inter pares (i pari ndër të barabartët) dhe u dha fund iluzioneve se qeverisja imperiale është çështje e përbashkët e Perandorit, ushtrisë dhe Senatit, duke vendosur në vend të saj një strukturë autokratike. Diokleciani ishte gjeni në organizim, ashtu si Oktavian Augusti dhe shumë krijues në reformat e tij. Tetrarkia e Dioklecianit filloi procesin e ndarjes midis pjesës lindore dhe perëndimore të

Perandorisë dhe falë gjenialitetit të tij shteti romak mbijetoi si i tërë edhe për dyqind vjet të tjera, gjatë të cilave tributë barbare u përshtatën me qytetërimin romak dhe kur pjesa perëndimore e Perandorisë u shemb, këto tribu ishin të prirura për ta ruajtur qytetërimin romak dhe ta kalonin trashëgiminë e tij në Mesjetë, prej të cilës ruhet edhe sot në kulturën evropiane. Gjenialiteti i Dioklecianit që krijoi dy dhe pastaj katër qendra pushteti ndikoi që pjesa lindore e Perandorisë të mbijetojë për plot njëmbëdhjetë shekuj, praktikisht më shumë se çdo shtet tjetër në historinë e njerëzimit.

fund

L I B E R T A L S . c o m 2012 | 06 | 26 | Nr 13

Page 17: Libertals Nr 13

[17]

Page 18: Libertals Nr 13

[18]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11

InternationalRecommended

Reads

Page 19: Libertals Nr 13

[19]

From Project Syndicate LONDON – At their meeting in Rome last Thursday, the leaders of the eurozone’s four largest economies agreed on steps towards a banking union and a modest stimulus package to complement the European Union’s new “fiscal compact.” Those steps are not enough.

German Chancellor Angela Merkel resisted all proposals to provide relief to Spain and Italy from the excessive risk premiums that both countries are now confronting. As a result, the EU’s upcoming summit could turn into a fiasco, which may well prove lethal, because it would leave the rest of the eurozone without a strong enough financial firewall to protect it from the possibility of a Greek exit.CommentsEven if a fatal calamity can be avoided, the division between creditor and debtor countries will be reinforced, and the “periphery” countries will have no chance to regain competitiveness, because the playing field is tilted against them. This may serve Germany’s narrow self-interest, but it will create a very different Europe from the open society that fired people’s imagination and propelled European integration for decades. It will make Germany the center of an empire and permanently subordinate the “periphery.” That is not what Merkel or the overwhelming majority of Germans stand for.CommentsMerkel argues that it is against the rules to use the European Central Bank to solve eurozone countries’ fiscal problems – and she is right. ECB President Mario Draghi has said much the same. Indeed, the upcoming summit is missing an important agenda item: a European Fiscal Authority (EFA) that, in partnership with the ECB, could do what the ECB cannot do on its own.CommentsIn particular, the EFA could establish a Debt Reduction Fund – a modified form of the European Debt Redemption Pact that was proposed by Merkel’s Council of

Economic Advisers and endorsed by Germany’s Social Democrats and Greens. In exchange for specified structural reforms in Italy and Spain, the Fund would acquire and hold a significant portion of their outstanding stock of debt. It would finance the purchases by issuing European Treasury bills – joint and several obligations of the member countries – and pass on the benefit of cheap financing to the countries concerned.CommentsThe Treasury bills would be assigned a zero-risk rating by the authorities and treated as the highest-quality collateral for repo operations at the ECB. The banking system has an urgent need for risk-free liquid assets. Banks are currently holding more than €700 billion of surplus liquidity at the ECB, earning only one quarter of 1% interest. This assures a large and ready market for the bills at 1% or less.CommentsS h o u l d a p a r t i c i p a t i n g c o u n t r y subsequently fail to abide by its commitments, the EFA could impose a fine or other penalty, which would be proportionate to the violation, thereby preventing enforcement from becoming a nuclear option that can never be exercised. This would provide strong protection against moral hazard. A successor government in, say, Italy, would find it practically impossible to break any commitments undertaken by Italian Prime Minister Mario Monti’s current administration. With practically half of Italy’s debt financed by European Treasury Bills – producing an effect similar to a reduction in the average maturity of its debt – a successor government would be all the more responsive to any punishment imposed by the EFA.CommentsAfter a suitable period, the participating countries would enter into debt-reduction programs tailored in a way that does not jeopardize their growth. This would be the prelude to the establishment of a full political union and the introduction of Eurobonds. Of course, the issuance of

European Treasury bills would require the approval of the Bundestag, but it would be in conformity with the German Constitutional Court’s requirement that any commitment approved by the Bundestag be limited in time and size.CommentsIt is not too late to turn this proposal into a political declaration that outlines not only the long-term goal of a political union, but also a road map toward a fiscal and banking union. Guided by this declaration, the eurozone’s financial-rescue fund, the European Stability Mechanism (ESM), could immediately take over the ECB’s holdings of Greek bonds; the ECB could start accumulating Spanish and Italian bonds; and Italy and Spain could implement the structural reforms needed to qualify for the Debt Redemption Fund.CommentsThis agenda would bring immense relief to the financial markets. Equally important, it would change Europe’s political dynamics from negative to positive.CommentsThe main obstacle is that German politicians remain mired in a “can’t do” mode. Merkel insists that a political union should precede a full-fledged fiscal and banking union. That is both unrealistic and unreasonable. The three have to be developed together, step-by-step. There can be no treaty or constitutional clause preventing the establishment of the EFA if the German electorate, as represented by the Bundestag, approves it; otherwise, the ESM could not have been created. If the rest of Europe is united behind this proposal, and the Bundestag rejects it, Germany must take full responsibility for the financial and political consequences.

HOW EUROPE CAN RESCUE EUROPE- GEORGE SORROS

L I B E R T A L S . c o m 2012 | 06 | 26 | Nr 13

Page 20: Libertals Nr 13

[20]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

Letersi Book ReviewPoezi

Page 21: Libertals Nr 13

[21]

17. Edhe Parota gabon …Si e dini, në kohë të para, gjyqet ma të

vështira i zgjidhte Parota. Ndodhte shpesh që burrat mblidheshin jo një herë e dy, po edhe me javë e muej, se nuk ishte lehtë me u dhanëkarar sherreve të randa.Një herë Parota kishte vendosë me i dhanë të drejtë një troshanasi që i kishin vra djalin në Blinisht, se e kishin zanë tue vjedhë. Mirëpo ishte kalue caku i të drejtës: si mund tështihej mbi djalë të ri pse po hiqte rrëshanë një dash? Tue vjedhë kishte qenë, e gjak nuk do t’i paguente, po u la me i pague të damtuemit hajrin që do t’i kishte sjellë i biri tue punue në dhjetë vite, ose ndrysh dy ditë-arë tokë. Puna ishte të mos mbetej e drejta e gjakmarrjes, por edhe të damtuemit disi t’i njihej e drejta e damshpërblimit.Parota po e mbante kuvendin në shtëpi të Zentajve dhe, e zoja e shtëpisë, që hynte e dilte tash e parë, herë tue sjellë kafe, herë diçka tjetër, kishte ndigjue gjithçka ishte thanë.Gati në të mbyllun të Parotës, ndërhyni edhe ajo:- A kam leje me e thanë një fjalë, o burra? – foli Drandja.- Çka asht ajo fjalë? Si nuk paske leje. Ti je burrë e përmbi burrë! – i tha kryetari i Parotës.

- A kishte pushkë në krah troshanasi kur u vra?- Po, kishte, por ..- Mos u ngut, Kolë. E zamë se Filipi do të kishte shti me e ndalë, jo me e vra. Troshanasi, me pushkë në krah, a thue nuk do t’i ishte kthye e me vra Filipin prej frikës se po e vriste ai?Burrat shikuen njeni tjetrin.- Se, them unë, të më falni, po kush vjedh me pushkë në krah, e ka da mendjen edhe me shti me te në ia dashtë puna.Qysh atëherë vrasjet në vjedhje, kur cubi kishte pushkë në krah, nuk u moren ma për gjykim.

18. Kush ka dekë që po u bienë kumbonëve?Nuk thonë kot, fjala e keqe hipë në kalë

të mirë. Sa kaluen Vaun e Kuklit zaptitë, re e zezë, u hap fjala në mbarë katundet për gjamën që po banin në Grash e në Zojz. Diku vranë një djalë të ri, diku dogjën një shtëpi, ma andej vunë përpara bagtitë e u moren edhe miellin në tinar. Burrat u fshehen nëpër pyje. Gratë e shkreta e fëmijët panë e jetuen gazepin e zi.Po ajo që i randoi ma shumë njerëzit ishte përdhunimi i vajzave të reja, ka një here krejt fëmijë.Komandanti i zaptive, një gjysë harapi prej Jemeni, kishte dhanë urdhën me farue gjithçka e me vra në vend kedo që do t’i kundërshtonte.Kaloi kështu një javë e u hapën në mbarë Zadrimë tue ba zjarr e gjak.Një ditë, një vajzë e vogël, që gati i kishte ikë mendja prej dhunës që kishte provue mbi trupin e saj të njomë, hipi në kompanjel të Kishës e po i binte kumbonës më një anë si asht zakon kur vdes dikush. Po nuk i ra një herë e dy, as një orë e dy, po gjithë ditën e lume, deri sa nuk pat forcë ma.Në mbramje një plakë shkoi në pyllë t’u çonte bukë burrave të fshehun.- Kush ka dekë që nuk po dijnë me pushue kumbonët, moj Marie? – e pyeti njeni prej tyne.- Burrat e këtij vendi që fshihen në pyll, nësa harapët e Jemenit u përdhunojnë gra e vajza.Mbas pak orësh pyjet u boshatisën e u derdh shumë gjak nga te dyja anët, po mbas dy

ditësh e dy netësh lufte zaptitë u tërhoqën për në Kala të Shkodrës.

19. Shëmtimi i BlinishtitSi ishte traditë, të hanën e Pashkëve,

burrat mbarë, po sidomos të rijtë, shkonin për vizitë sa te njeni te tjetri. E vlonin raki e petulla, djathë i njomë e hudra. Kuptohet, jo rrallë avullonin edhe mendt e kresë.Ka një shekull kjo punë. Një tufë burra ia mësyen shtëpisë së Ndokë Zhubës. Në mes tyne edhe një djalë i pashëm, lulja e djalit, Nush Sallaku i thonin.Tue pi raki e tue ba hoke, ra fjala për një vajzë Zhubësh, ndejë murgeshë.Nush Sallaku, ardhë në qef prej rakie, tha do fjalë të pabukura për murgeshën. Atëherë i zoti i shtëpisë, kur u çuen me dalë, i thotë Nush Sallakut:- Ndigjo ti, djali i Sallakave. Për fyemjen që i bane sot këtij konaku, me që je në bukë teme, nuk mundem me të prekë. Por ke besë deri sa të kapërcesh derën e shtëpisë tande. Mandej më ke gjakun.Nush Sallaku u ngut prap e i tha të Zhubës se po t’ia mbante, të provonte me vu dorë në të, se … , e lum fjalësh të randa që nuk i thotë burri.Nuk kaloj shumë, aty nja një gjysë ore pa ra kumbonët e mesditës, nësa Nush Sallaku po ngjitej shkallëve të shtëpisë, e mori pushka e Zhubëve e mbet në vend.E i patën qitë kangën:

Nush Sallaku djali i giatëMidis shkallëve hallakatë …

E atë ditë Pashkësh shëmtimi nuk njofti shoq: vrit një Sallak Zhubën me marrë gjak, vrit një Zhubë Sallakun po me marrë gjak, në dy orë u vranë 15 burra, tetë Zhubë e shtatë Sallakë. Zhubësh mbeten vetem dy mashkuj nën shtatë vjeç.E sikur ky shëmtim të mos mjaftonte, kanga thotë:

Ky Ndokë Zhuba thotë nji fjalë:- N’kjoftë kismet me u rritë ky djalë,faqen Ndokës ka me ia zbardhë …

Po desht Zoti e Zhubë e Sallakë, mbas atij shëmtimi të pashoq, ranë në ujdi, ndrruen vajza, lidhën miqsi, e gjaku u mbyll një herë e përgjithmonë.Nuk thonë kot: Fjala vret ma keq se plumbi. E një fjalë e pavend e Nush Sallakut bani tanë atë gjamë.

RREFIME ZADRIMORE

L I B E R T A L S . c o m 2012 | 06 | 26 | Nr 13

Daniel Gazulli

Page 22: Libertals Nr 13

[22]

20. Pushka e Ndoc ZentësPushkën e Ndoc Zentës e njihte

mbarë Zadrima prej krisme që e kishte ndryshe prej tana pushkëve të tjera, si me thanë, e ndame në dy krisma a në një krismë e gjysë. E njihnin edhe për diçka tjetër: ku ndihej pushka e tij, me siguri kishte ba dam. Ndoc Zenta nuk shtinte kot e as i shkonte plumbi bosh.Do mirditas kishin ra me vjedhë bagëti në Zadrimë. Dimni kishte ardhë heret e zullumqar. Ku pse u duhej me ushqye fëmijët, e ma shumë se e kishin ves, kishin ba damma shumë se ujqit tue vjedhë bagëti atë vit.Ishin katër vetë bashkë. Ia mësyen një shtëpije pak në shmang të Kodhelit, hynë në burg t’bagëtive, zgjidhen pendën e qeve dhe u nisën me shpejtësi për kah Mali i Troshanit e prej andej me kalue në Kashnjet.Nuk kishin ba veç se pak udhë kur ndigjuen një krismë pushke.- A pa! – thirri ma i vjetri prej tyne –Shpejt, burra, se na prishi! E njoh prej krisme: asht pushka e Ndoc Zentës!Lanë qetë në mes të pyllit e ia mbathën kush të ikte ma i pari.Kur iu afruen Krajnit, foli prap ai ma i moshuemi:- Po si kemi me u kthye kështu, duert bosh? A s’ia mësyjmë një shtëpije tjetër? Ndobare vjedhim një dash.Pa një e pa dy, u drejtuen kah një jerevi në Fang. Mirëpo, sa tue dashtë me hy mbrendë, kur qe prap pushka e Ndoc Zentës! Nuk pati nevojë me folë askush se u kthyen vrik e, si i thonë fjalës, kambët e lehta e drejt Qafës së Brungajve.Sa iu afruen Krajnit, qé ku u doli para Ndoc Zenta vetë që kishte qenë mik te një kumbarë. U falen e u përfalen. Ndrruen edhe duhan.Atij ma të riut nuk iu ndej pa folë:- Sonte kemi ndie dy herë pushkën tande me na vishkëllye te veshi. Na

thuej, pash Zotin, si asht puna, pse na ke ndjekë?Ndoc Zenta vuni buzën në gaz.- Ndigjo, mor bir, – i tha – këte pushkë s’e ven tjetërkush për syni përveç meje. E deri sa plumbi nuk u ka kapë, do me thanë se nuk ka qenë pushka ime. Po kur je në punë të ligë, të trembë edhe një grue tue përplasë tenxheret për inat të burrit e të duket si pushka e Ndoc Zentës. Po me që u paska shkue mundi kot, kthehuni e po u jap unë një barrë kollomoq sa me ushqye fëmijët.

L I B E R T A L S . c o m 2012 | 06 | 26 | Nr 13

Page 23: Libertals Nr 13

[23]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

CIKEL Poetik Martin Camaj

GJAKMARRJA

Vetmia ka thithë erën e bjeshkësdhe fije bari as fletë nuk lòt.

Të mnershëm janë korbat e zèznë pushim mbi qarrat e vjetërmaje mali në vapë.

Mendja e njeriut nën hije shestòn udhë gjakue sosjen e pagjës në mal e vrrî.

Page 24: Libertals Nr 13

[24]

MES SHËNGJERGJAVE

Nepër palcin e eshtnave ndijfrymën e vdekjes.Për rreth digjet ajri

e shikimi tret në udhën e pa skâj.Më dhimben vetëm sýt:

do të shohin dhambët e amshimittue u mbyllë përpara.

NJI POETI TË SOTËM

Rruga jote â e mirë:Parkat janë fytyrat ma të shëmtueme

të miteve klasike. Ti nuk shkrove për to,por për rrasa guri e ballë njerzorëme rrudha shum e për dashuninë.

Vargjet tua janë për t’i lexue në heshtjee jo para mikrofonit

si të çetës së poetëve tjerë,zemra

ndonëse nën shtatë lëkuraakull,akull

ndonëse nën shtatë lëkura.

MOTIV I VJETËR NË KTHIM

Shtatë vasha u çuen peshëkur ngjyra e korbit fluturoi

përmbi shtyllën e jetës:sqepi i dukej i verdhë, gati i bardhë

mes pendlave të zeza.Shtatë vasha u çuen peshëe u turrën vrap me funda

në duer sa qethi mbas korbavee vetëm me za i tretën si plafa të murmë

nën karmat e vendit tim.Po s’erdhët ju, vasha,

kur të zbardhen pusat e ujitnë lumë përpara agimit,

ngurzohen ehde duert e foshnjevenë palaré.

DRENI PLAK

Barijtë tradhtisht e lanë shkret bjeshkënpër ngrohësinë e vërrijeve.

Dirgjen shtigjeve tue folë me za të naltëpunë grash e qeshin

me ujin e prronit zhgrehshëm tue u derdhë,

prej pusi në pus.Dreni plak çoi kryet prej dheut të

djegun,e vrejti gjethin e zverdhun. Mandejshkoi e u kap me të bijtë për punë

drenushash.I thyem e la edhe ai bjeshkën e ndoqi

gazin e prronit teposhtë, shigjetë zjarmimërgues për vendet e vuta e bar dimni

që kurr nuk ka me e prekë!Kur e vranë, barijtë i hapën qepallat

e i panë ndër bebza

L I B E R T A L S . c o m 2012 | 06 | 26 | Nr 13

Page 25: Libertals Nr 13

[25]

Sapo ka dal nga shtepia botuese libri i autorit Gjon KEKA ,"Veteplotesimi i Kombit",libri do te shperndahet si ne Shqiperi dhe trojet tjera shqiptare ashtu edhe ne vendet europiane dhe kontinentin amerikan. Parathenia e autorit:

Janë pikërisht ndryshimet gjatë fundshekullit të XX dhe fillimit shekullit XXI që më kanë bërë të

trajtoj disa nga ngjarjet më të

rëndësishme politike-historike të gadishullit Ilirik dhe rrethanave të reja që u krijuan pas shembjes së diktaturëve

totalitare.Shembja e diktaturave në ballkan dhe krijimi i rrethanave të reja politike dhe historike ,pastaj dalja e këtij rajoni në pragun e ri historik dhe gjeostrategjik e gjeopolitik.

Trajtim të veçantë i kushtohet edhe periudha të errët të pushtimeve si ajo e perandorisë otomane,pastaj ajo sllave ,problemte dhe nevoja për një

transformim të thellë dhe kthimi i dinjitetit e identitet të vërtetë kombit shqiptar, si dhe procesi i integrimeve në familjen e lashtë europiane.Pataj një rëndësi të madhe në këtë libër i është kushtuar aspektit të pushtetit ,etikës ,kulturës politike,pastaj përgjegjësisë në ndërtimin e shtetit të Kosovës ,sundimit të ligjit si dhe zhvillimin e tij të gjithmbarshëm dhe historik.

Pastaj trajtimit analitik të këtyre proceseve politike dhe historike të vendit ta vë në rend të parë çështjen e bashkimit e pjesëve anatomike të kombit shqiptar si një komb i lashtë në gadishullin Ilirik si dhe një komb me kulturë të lartëe të civilizimit europian.Me anë të kësaj ky komb do të mund të ecte si në rrugën e tij të transformimeve të thella por edhe në rrugën e progesit dhe zhvillimeve tjera të gjithmbarshme brenda familjes së lashtë europiane në të ardhmen,por për të gjitha këto ,si dhe për të ndrtuar të ardhmen nevojitet punë dhe angazhim ,sepse vetëm kombet me vizion të madhë në jetën e tyre kanë edhe qëllime të mëdha historike në dinamikën e botës demokratike moderne.

Kosova si shtet është e rëndësishme të mos mbetet fëmijë sovran ,por të kuptoj natyrën e transofrimeve rrënjësore ,të edukohet dhe të fitoj pjekurin politike si dhe kuptoj se ajo dëshiron të jetë pjesë e botës demorkatike si dhe pjesë e familjes së lashtë të europiane ,vetëm kështu ajo do ta kuptonte se ka një të ardhme të mirë dhe të sigurtë ,lëkundja në këtë rrugëtim ,pastaj paaftësit dhe mungesa e vizionit do t'i kushtoj shtrenjët në të ardhmen.

L I B E R T A L S . c o m 2012 | 06 | 26 | Nr 13

Gjon Keka

Page 26: Libertals Nr 13

[26]