kuvendi procesverbal drejton mbledhjen: ulsi manja ... · shamati, relator do të jetë zoti bledar...

33
1 KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut PROCESVERBAL Tiranë, më 18.04.2018, ora 10:00 Drejton mbledhjen: Ulsi Manja - kryetar i Komisionit Rendi i ditë: 1. Shqyrtimi në parim i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10385, datë 24.2.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve” 2. Miratimi i projektrezolutës “ Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri për vitin 2017”. 3. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2017” 4. Miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike për vitin 2017. 5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e procedurës paraprake për plotësimin e një vendi vakant për anëtar të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Marrin pjesë: Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Adnor Shameti, Bashkim Fino, Bledar Çuçi, Edmond Leka, Alket Hyseni, Jurgis Çyrbja, Xhemal Qefalia, Arben Pëllumbi. Mungojnë: Saimir Tahiri, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Dhurata Çupi, Astrit Veliaj, Fatmir Mediu, Nasip Naço, Silva Caka, Tom Doshi. Të ftuar: Etilda Saliu Ministre e Drejtësisë Katrin Treska - Drejtore e Përgjithshme e Çështjeve Rregullatore te Drejtësisë Adrian Shega - Drejtor i Përgjithshëm i Kodifikimit

Upload: tranthien

Post on 11-Feb-2019

222 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

1

KUVENDI

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

PROCESVERBAL

Tiranë, më 18.04.2018, ora 10:00

Drejton mbledhjen:

Ulsi Manja - kryetar i Komisionit

Rendi i ditë:

1. Shqyrtimi në parim i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10385,

datë 24.2.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”

2. Miratimi i projektrezolutës “ Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të

Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri për vitin 2017”.

3. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit për të

Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2017”

4. Miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Departamentit të

Administratës Publike për vitin 2017.

5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e procedurës paraprake për

plotësimin e një vendi vakant për anëtar të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-

Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Marrin pjesë:

Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Adnor Shameti, Bashkim Fino, Bledar

Çuçi, Edmond Leka, Alket Hyseni, Jurgis Çyrbja, Xhemal Qefalia, Arben Pëllumbi.

Mungojnë:

Saimir Tahiri, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Dhurata Çupi,

Astrit Veliaj, Fatmir Mediu, Nasip Naço, Silva Caka, Tom Doshi.

Të ftuar:

Etilda Saliu – Ministre e Drejtësisë

Katrin Treska - Drejtore e Përgjithshme e Çështjeve Rregullatore te

Drejtësisë

Adrian Shega - Drejtor i Përgjithshëm i Kodifikimit

Page 2: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

2

Koraljka Bumči – eksperte nga misioni “EURALIUS”

Tedi Dobi – ekspert nga misioni “EURALIUS”

Mirela Prifti – përkthyese nga misioni “EURALIUS”

Drita Avdyli - kryetare e Dhomës së Kombëtare të Ndërmjetësve

Page 3: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

3

HAPET MBLEDHJA

Ulsi Manja – Mirëdita!

Fillojmë mbledhjen e komisionit me rendin e ditës, meqenëse kuorumi është formuar.

Më lejoni ta nis me një urim!

Dje shqiptarët kanë marrë një lajm të mirë, pasi Komisioni Europian ka rekomanduar

pa kushte çeljen e negociatave me Shqipërinë. Natyrisht që është një krenari dhe një gëzim

legjitim. Ne e kemi lexuar raportin jo vetëm si përgjegjësi, por edhe si një sfidë. Sot më shumë

se dje si ligjvënës, por edhe si Komision për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të

drejtat e Njeriut, na presin shumë punë përpara dhe ndihemi mirë, sepse kryereforma më e

vlerësuar në raportin e komisionit ishte ajo në drejtësi dhe rezultatet e prekshme të vetingut, ku

pa dyshim një meritë të madhe ka jo vetëm Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi, por

edhe Komisioni i Ligjeve, i cili, tashmë, me vendim të Kuvendit, do të përmbyllë pjesën e

fundit të paketës së ligjeve të reformës në drejtësi, me të cilën po fillojmë sot rendin e ditës së

kësaj mbledhjeje.

Edhe një herë, urime Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe na shkoftë mbarë! Uroj që ta

përmbyllim me sukses këtë proces, i cili ka nisur meritativ dhe do të jetë i tillë deri në fund për

Shqipërinë!

Jo më kot rekomandimi ishte i qartë dhe i pastër, Shqipëria meriton çeljen e

negociatave.

Faleminderit!

Vazhdojmë me pikën e parë të rendit të ditës, që është “Shqyrtimi në parim i

projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10385, datë 24.02.2011 “Për

ndërmjetësimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”. Kjo është nismë e deputetit Adnor

Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e

këtij projektligji. E thashë pak më parë, ky projektligj, që ne do të nisim sot, është pjesë e

paketës së ligjeve të reformës në drejtësi bashkë me disa ligje të tjera, si ligji “Për Avokatinë

në Republikën e Shqipërisë”, ligji “Për noterinë”, ligji “Për shërbimin përmbarimor privat në

Republikën e Shqipërisë”, ligji “Për Policinë Gjyqësore”, si dhe ligji “Për strategjinë e edukimit

ligjor”.

Duke filluar nga sot, Komisioni i Ligjeve ka në kalendarin e punimeve të gjitha këto

projektligje dhe, me miratimin e tyre, Kuvendi përmbyll miratimin e paketës së plotë të ligjeve

të reformës në drejtësi, që fillojnë me ndryshimet kushtetuese, me 7 ligjet kryesore dhe me një

paketë tërësore prej rreth 40 ligjesh.

Page 4: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

4

Kanë konfirmuar pjesëmarrjen nga Ministria e Drejtësisë, zonja Etilda Saliu, zonja

Katrin Treska, drejtoreshë e Përgjithshme e Çështjeve Rregullatore të Drejtësisë dhe zoti

Adrian Shega, drejtor i Përgjithshëm i Kodifikimit, nga misioni EURALIU-s kanë konfirmuar

pjesëmarrjen zonja Korjalka Bumçi, eksperte dhe zoti Tedi Dobi, ekspert. Po ashtu, nga Dhoma

Kombëtare e Ndërmjetësve ka ardhur zonja Drita Abdyli, kryetare.

Pa humbur kohë, fjalën po ia jap nismëtarit të këtij projektligji, kolegut tim, zotit Adnor

Shameti për të bërë një prezantim të projektligjit “Për ndërmjetësimin dhe zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve”.

Fjala për ju, zoti Shameti.

Adnor Shameti – Faleminderit, zoti kryetar!

Sot kemi për shqyrtim në Komisionin e Ligjeve disa shtesa dhe ndryshime në

projektligjin “Për ndërmjetësimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”. Nga dokumenti i

analizës së sistemit të drejtësisë është evidentuar se deri tani procedura e ndërmjetësimit në

Shqipëri është aplikuar në mënyrë të kufizuar dhe impakti i ndërmjetësve nuk ka pasur efektin

e pritshëm. Kjo është arsyeja kryesore që janë paraqitur këto ndryshime në këtë ligj, pasi

vazhdimisht ka rezultuar se gjykatat nuk kanë qenë aktive në thirrjen e ndërmjetësve. Zbatimi

i projektligjit “Për ndërmjetësimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve” nuk ka qenë i

suksesshëm, edhe për shkak të mungesës së harmonizimit me pjesën tjetër të legjislacionit. Në

kushtet kur ky komision dhe ky Kuvend janë në kufijtë e kompletimit të paketës ligjore të

reformës në drejtësi, është i domosdoshëm harmonizimi i kësaj pjese të legjislacionit. Prandaj,

një nga objektivat e strategjisë së reformës në drejtësi është rritja e përdorimit dhe e nivelit të

shërbimit të ndërmjetësimit, si dhe profesionalizmi, përgjegjshmëria dhe llogaridhënia e

ndërmjetësve, duke fuqizuar profesionin e ndërmjetësit dhe kualifikimin e tyre me anë të

trajnimeve më të mira fillestare dhe vazhduese, duke rritur kapacitetet e Dhomës së

Ndërmjetësve, si dhe duke promovuar standardet me të mira të etikës dhe sjelljeve

antikorruptive. Ndërsa ligji aktual për ndërmjetësimin ka sanksionuar disa procedura që kanë

të bëjnë me rolin e gjykatës në dërgimin e çështjeve për zgjidhje me marrëveshje, në projektligj,

ky proces është detajuar më tej.

Me qëllim rritjen e eficiencës së institucionit të ndërmjetësit, propozohet që gjykatat

duhet të kenë detyrime më të qarta që të përfshijnë sa më shumë ndërmjetësit në zgjidhjen e

çështjeve, pasi në këtë mënyrë do të ulet edhe volumi i punës së gjykatave, sidomos në trajtimin

e çështjeve familjare apo ato tregtare.

Një nga risitë e projektligjit është forcimi i strukturave të lidhura me profesionin e

ndërmjetësit, si dhe i mënyrës së veprimtarisë së tyre. Më konkretisht është parashikuar forcimi

Page 5: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

5

dhe pavarësia e Komisionit të Licencimit të Ndërmjetësve, si dhe janë specifikuar disa

kompetenca të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve në drejtim të programit të trajnimit të

vazhdueshëm, si dhe hartimit të akteve që rregullojnë veprimtarinë e ndërmjetësimit.

Gjithashtu, projektligji synon përfshirjen e ndërmjetësimit në çështje që kanë të bëjnë

dhe me të miturit, bazuar në Kodin e Drejtësisë për të Miturit i miratuar së fundi në kuadrin e

reformës në drejtësi. Një risi tjetër e projektligjit është edhe përfshirja e ndërmjetësimit për disa

kategori në skemën e ndihmës juridike falas sikurse e kemi parashikuar edhe në ligjin për

ndihmën juridike.

Në këto kushte do të ftoja të gjithë anëtarët e komisionit që të mbështesin këtë nismë

ligjore për plotësimin e tyre dhe pasqyrimin e këtyre risive në ndryshimet e ligjit për

ndërmjetësimin. Faleminderit!

Ulsi Manja - Faleminderit!

Relatori, zoti Çuçi, e ka fjalën.

Bledar Çuçi - Faleminderit!

Ashtu siç tha edhe kolegu propozues, këto ndryshime kanë për qëllim, e para, të

përmirësojnë kuadrin ligjor që ta bëjë më efikas profesionin e ndërmjetësit, me qëllim që të

shmangin disa vështirësi që janë hasur në zbatimin e ligjit aktual në praktikë.

E dyta, është edhe një synim për të harmonizuar legjislacionin në fuqi për

ndërmjetësimin me direktivën e BE-së 2008/52 EC për disa aspekte të ndërmjetësimit në

çështjet civile dhe tregtare.

Ashtu siç vuri re edhe propozuesi, në fakt, nga një analizë që i është bërë sistemit të

drejtësisë dhe nga vlerësimi për situatën aktuale, lidhur me këtë profesion të ndërmjetësit, ka

rezultuar se ligji në fuqi, ligji aktual nr.10385/2011 nuk e ka arritur qëllimin e tij plotësisht,

pasi nuk është harmonizuar me pjesën tjetër të legjislacionit, kryesisht kodet, të cilat nuk i japin

hapësirën e duhur ndërmjetësit. Kjo ka bërë që praktika gjyqësore të jetë e kufizuar me njohjen

dhe zbatimin e institutit të ndërmjetësit.

Nga ana tjetër, vetë gjykatat nuk janë treguar aktive në thirrjen e ndërmjetësuesit për

t’u adresuar palëve zgjidhjen për disa lloj çështjesh, veçanërisht ato të karakterit familjar dhe

pasuror në vlerë të vogël. Megjithëse ky institut mbetet relativisht i ri, veçanërisht në aspektin

institucional, konstatohet se nuk ka gjetur zbatimin e duhur në fushën e së drejtës.

Së fundi, nga të dhënat e regjistrit të ndërmjetësve, rezulton se janë licencuar si

ndërmjetës rreth 500 subjekte ndërsa efektivisht vetëm 79 subjekte e ushtrojnë këtë rol.

Page 6: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

6

Edhe po ta shohim në një nivel krahasues me vendet e BE-së dhe të rajonit,

ndërmjetësimi është një institut që në fakt njihet dhe zbatohet pothuajse në të gjitha vendet e

Bashkimit Europian edhe në rajon.

Nga vështrimi krahasues mbi format e ndërmjetësimit në vendet e BE-së rezulton se në

përgjithësi ose pothuajse tek të gjitha, me përjashtime të vogla, ndërmjetësimi bëhet me baza

vullnetare, siç është rasti i Holandës, Gjermanisë, Kroacisë, Austrisë, Rumanisë, Malit të Zi,

ose i kombinuar, siç është rasti i Francës që e ka edhe të detyrueshëm ndërmjetësimin, por edhe

vullnetar. Ose tërësisht të detyrueshëm siç e ka Italia. Pra, rast që aplikohet në Itali, siç po e

implementon së fundi edhe Kosova.

Për sa i përket rolit të Ministrisë së Drejtësisë në mbikëqyrjen e profesionit të

ndërmjetësit, vihet re një rol aktiv i kësaj ministrie në të gjitha vendet që aplikojnë

ndërmjetësimin. Mendo një përjashtim shumë të rallë, siç është Holanda, por që gjithsesi prapë

Ministria e Drejtësisë në disa aspekte e ka rolin e saj.

Trajnimi fillestar, pavarësisht se nga cili organizohet, nga Ministria e Drejtësisë apo

ministria përgjegjëse për drejtësinë, apo Dhoma e Ndërmjetësve, në të gjitha legjislacionet,

është kusht për hyrjen në profesion në të gjitha vendet.

Për sa i përket formalizimit apo pjesës formale të ushtrimit të profesionit, pra të së

drejtës për të ushtruar profesionin, në disa vende kërkohet regjistrimi pranë organit përkatës

pas përfundimit të trajnimit fillestar dhe plotësimit të kritereve, siç është kryesisht Gjermania,

Austria, Greqia. Në vende të tjera regjistrimi bëhet direkt nga Ministria e Drejtësisë, siç janë

rastet e Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi, apo Kosovës.

Mendoj se në parim duhet ta miratojmë si një domosdoshmëri këtë paketë ndryshimesh

të propozuara dhe për çështjet për diskutim, gjatë kalimit nen për nen, duhet të kemi vëmendje

në disa aspekte që lidhen me përputhshmërinë e projektit me Kodin e Procedurës Civile, me

Kodin e Procedurës Penale, me Kodin e Drejtësisë për të Mitur, dhe për ndonjë legjislacion

tjetër që ndoshta nuk e kam përmendur për momentin. Gjatë shqyrtimit nen për nen, komisioni

duhet të vlerësojë në mënyrë të veçantë aspektet që lidhen me pjesën e trajnimit fillestar dhe

vazhdues të ndërmjetësve, me qëllimin, siç e thamë, ashtu siç e kanë pothuajse të gjitha vendet

e BE-së dhe të rajonit, që të përmirësojmë nivelin e shërbimit të këtyre profesionistëve.

Gjithashtu, duhet marrë parasysh se një nga qëllimet kryesore të propozimit është

disiplinimi i profesionit të ndërmjetësit. Për këtë mendojmë që gjatë shqyrtimit nen për nen të

shohim në mënyrë specifike një rregullim më të plotë të trupave disiplinore dhe masave për

çdo shkelje të ndërmjetësve.

Page 7: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

7

Për sa më sipër, unë do të bëj edhe paketë sugjerimesh, kur t’i shqyrtojmë nen për nen,

por mendoj që projektligjin ta kalojmë në parim. Jemi plotësisht dakord dhe ftoj të gjithë

anëtarë e komisionit për ta miratuar. Faleminderit!

Ulsi Manja- Faleminderit, zoti Çuçi!

Para se të kalojmë me pyetjet dhe diskutimet në lidhje me projektligjin, duke qenë se

profesionet e lira janë sferë e përgjegjësisë direkt të Ministrisë së Drejtësisë dhe duke

shfrytëzuar pjesëmarrjen e ministres, zonjës Etilda Saliu sot në komision, më lejoni t’ia jap

fjalën ministres për të dhënë një opinion lidhur me projektligjin për ndërmjetësimin dhe

zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Fjala për ju, zonja Ministre!

Etilda Saliu – Faleminderit, zoti kryetar!

Të nderuar anëtarë të komisionit, ashtu siç u përmend nga ju, ky projektligj është pjesë

e paketës së reformës në drejtësi dhe është shumë e rëndësishme që, të katër projektligjet, që

presin për t’u diskutuar, të shqyrtohen sa më shpejt me qëllim që të kemi mundësinë të

finalizojmë të gjithë paketën e ligjeve të reformës në drejtësi. Të katër profesionet e lira janë

ndër objektivat kryesorë të ministrisë së drejtësisë, për t’u reformuar jo vetëm në aspektin

legjislativ, por edhe në aspektin rregullator, mbikëqyrës dhe organizativ, me qëllim që qytetarët

të marrin shërbimin që duhet jo vetëm në aspektin profesional, por edhe pa abuzime, të cilat

shpeshherë i kemi evidentuar edhe gjatë inspektimeve që Ministria e Drejtësisë ka kryer.

Projektligji është vlerësuar me vëmendje nga strukturat përgjegjëse të Ministrisë së

Drejtësisë dhe është parë në këndvështrimin e adresimit të problematikave, që janë ndeshur

gjatë këtyre viteve jo vetëm për licencimin e ndërmjetësimit, por edhe të administrimit të

ankesave të qytetarëve, të ardhura në adresë të Ministrisë së Drejtësisë. Ligji parashikon

organizimin e ndërmjetësve në Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve, si edhe licencimin nga

komisioni i licencimit pranë Ministrisë së Drejtësisë, si kusht për ushtrimin e profesionit të

ndërmjetësit. Gjithashtu, ligji parashikon përfundimin e programit të trajnimit fillestar dhe

formimit profesional të ndërmjetësve, të miratuar nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve, si

kusht për marrjen e licencës së ndërmjetësit, si dhe detyrimin e tyre për t’iu nënshtruar trajnimit

vazhdues.

Aktualisht rezulton që kriteret ligjore të parashikuara për të qenë ndërmjetës nuk

garantojnë nivel të lartë profesional të tyre. Për rrjedhojë edhe cilësia e shërbimit të ofruar deri

tani mbetet shumë e ulët. Përzgjedhja e aplikantëve për të qenë ndërmjetës aktualisht bëhet

vetëm në bazë të shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur, duke bërë që procesi i licencimit

të ndërmjetësve të mos kalojë në filtra të mirëfilltë ose në testimin e kandidatëve, gjë që është

Page 8: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

8

totalisht ndryshe me profesionet e tjera të lira. Edhe vetë procesi i trajnimit fillestar nuk

garanton nivel të kënaqshëm të cilësive të ushtrimit të profesionit. Deri sot kanë munguar edhe

mekanizmat efektivë jo vetëm për ushtrimin e kontrollit të veprimtarisë së ndërmjetësve, por

edhe kontrollit në cilësinë trajnimit. Vende, si: Franca, Italia dhe Gjermania, që u përmendën

nga zoti Çuçi, kanë kritere më të forta të licencimit të ndërmjetësit duke iu kushtuar vëmendje

të veçantë kritereve, si: profesionalizmi, trajnimi vazhdues, ushtrimi efektiv i aktivitetit të

ndërmjetësit ose dhe pastërtia e figurës. Ne sot po kërkojmë pastërtinë e figurës të punonjësve

të rangjeve shumë më të ulta dhe ka sens të kërkojmë, gjithashtu, edhe integritetin e figurës të

atyre që ofrojnë shërbime dhe janë profesionet e lira.

Për garantimin e kritereve dhe standardeve të sipërcituara është e rëndësishme që

projektligji të përcaktojë se programet e trajnimit të miratohen paraprakisht nga Ministria e

Drejtësisë, si ministria rregullatore e profesioneve të lira për të garantuar cilësinë e

kandidatëve që kualifikohen për t’u licencuar. Kjo jo për të kufizuar kompetencat e dhomës

kombëtare, por me qëllim kalimin e një filtri, më shumë të një prej hapave mjaft të rëndësishëm

për t’u licencuar dhe më pas duke u pasuar me ushtrimin efektiv të këtij profesioni.

Sot, ashtu siç u përmend, jemi para faktit që janë licencuar 567 ndërmjetës, por, që, për

fat të keq, efektivisht e ushtrojnë këtë aktivitet vetëm 73 ndërmjetës. Nuk po flasim për cilësinë

si ofrohet ky shërbim, por për ata që ushtrojnë efektivisht këtë shërbim.

Ministria e Drejtësisë ka qenë dhe është gjithnjë e gatshme në bashkëpunim me

Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve të japë kontributin dhe mbështetjen për forcimin dhe

fuqizimin e profesionit të ndërmjetësit. Cilësia e ndërmjetësve lidhet me forcimin e besimit të

publikut në këtë formë të zgjidhjes së mosmarrëveshjes duke ndikuar në uljen e numrit të

mosmarrëveshjeve që i drejtohen gjykatës, për të ulur ngarkesën e gjykatave, koston për palët,

por njëkohësisht edhe kohën që harxhojnë efektivisht pranë sistemit gjyqësor. Ministria e

Drejtësisë, nisur nga problematikat e hasura në praktikë nga zbatimi i tij e deri më tani, duke e

harmonizuar në kuadrin ligjor në fuqi, sugjeron që projektligji të ketë parashikime specifike,

të cilat mungojnë sot në projektligj lidhur me rregullat për pezullimin e ushtrimit të

veprimtarisë. Bëhet fjalë për ata, të cilët janë licencuar, por nuk e ushtrojnë efektivisht

profesionin e tyre. Ne kemi propozuar që për një periudhë kohore, nëse ndërmjetësit nuk e

ushtrojnë veprimtarinë e tyre pas licencimit, mbase një sugjerim është deri në 2 vjet, licenca e

tyre të hiqet.

E dyta, duhet të parashikohet procedura disiplinore, shkeljet dhe masat disiplinore,

mekanizmat që kryejnë mbikëqyrjen e veprimtarisë së tyre në aspektin profesional dhe

rregullime për trajnerin fillestar dhe vazhdues. Deri më sot nuk rezulton që Ministria e

Page 9: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

9

Drejtësisë të ketë kryer kontrolle ndaj veprimtarisë së ndërmjetme. Nga njëra anë ligji

parashikon kompetencën e strukturës monitoruese në Ministrinë e Drejtësisë, por nuk ka

përcaktuar mekanizmin e qartë të procedimit disiplinor që konsiderohet shumë i rëndësishëm

me qëllim që të ushtrohet ky kontroll.

Ndaj, për këtë arsye sugjerojmë që ligji duhet të ketë parashikime lidhur me përcaktimin

e kritereve, procedurave të qarta dhe të plota për të rregulluar masat disiplinore dhe kushtet për

dhënien e tyre në përputhje me parimin e proporcionalitetit, të parashikojë rregulla të detajuara

mbi procedurën që ndiqet për procedimin disiplinor, strukturën kompetente dhe marrëdhënien

e saj me Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësimit, të parashikojë procedura të sakta për

administrimin e të dhënave mbi ndërmjetësit, duke administruar informacion mbi ndërmjetësit,

sidomos atyre që procedohen në rrugë disiplinore, sepse nuk kemi vetëm ndërmjetës të

proceduar disiplinorë, por mund të kemi edhe ndërmjetës të proceduar në rrugë penale, të cilët

mund të mbajnë përgjegjësi.

Të garantohet me mjete sa më të përshtatshme ligjore ushtrimi efektiv i veprimtarisë së

ndërmjetësve, për të arritur një raport proporcional mes numrit të atyre që licencohen dhe

numrit të popullatës apo nevojave që ka secili qytet. Aktualisht me ndryshimet e fundit të

dispozitave të Kodit të Procedurës Civile dhe veçanërisht me miratimin e Kodit të Drejtësisë

Penale për të Miturit është synuar nxitja e përdorimit të institutit të ndërmjetësimit si mjet

efektiv për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe kjo lloj vëmendje ndaj këtij instituti na vë sot

para detyrimit, për të reflektuar në këtë projektligj standardet e përcaktuara nga këto kode,

veçanërisht kur bëhet fjalë për ndërmjetësim në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ku preken direkt

edhe interesat e të miturve. Niveli i kualifikimit të ndërmjetësve duhet të jetë në nivele të tilla

profesionale që të garantojë interesin më të lartë të fëmijës.

Ndaj vlerësojmë se projektligji që është sot për diskutim në parim duhet të garantojë

përcaktimin i një standardi më të lartë në kërkesat e edukimit dhe diplomimit, duke reflektuar

idenë e një ndërmjetësimi që rrjedh nga një rrugëtim i veçantë arsimor ose status profesional

dhe duke garantuar monitorimin efektiv të këtij shërbimi. Prandaj sugjerojmë që është thelbësor

edhe saktësimi i rolit të Ministrisë së Drejtësisë si organ që ka detyrimin jo vetëm rregullator,

por edhe të sigurojë profesionalizmin e profesioneve të lira, si dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

Komentet tona për sa i përket projektligjit në parim, por edhe nen për nen i kemi paraqitur, do

të jemi të pranishëm në të gjitha diskutimet që do të bëhen për projektligjin, por njëkohësisht

shprehemi shumë besimplotë se projektligji, që është paraqitur, duhet të miratohet në parim,

pasi kështu na garanton se do të kemi një shërbim më profesional që të ofrohet nga ndërmjetësit.

Faleminderit!

Page 10: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

10

Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Ministre!

A ka pyetje nga kolegët?

Po, zonja Hysi.

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti kryetar!

Faleminderit zonja Ministre për praninë tuaj dhe të stafit!

Në fakt, ndihem mirë që ka filluar diskutimi i paketës së fundit të projektligjeve në

kuadër të reformës në drejtësi. Ky ligj dhe ligjet e tjera që ne tashmë i kemi futur në procedurën

parlamentare kanë qenë pjesë e diskutimeve shumë të gjata gjatë vitit 2016 dhe 2017, në

kuadrin e komisionit ad hoc të reformës në drejtësi dhe të konsultimit publik që ka filluar edhe

nëpër tryeza me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë me të gjithë ndërmjetësuesit, avokatët,

gjyqtarët dhe prokurorët. Janë paraqitur shumë komente, rekomandime, sugjerime për t’u

pasqyruar. Pyetjen e kam edhe për relatorin, edhe për përfaqësuesit e ministrisë që kanë punuar

së bashku për ta përmirësuar projektin. Sa janë marrë në konsideratë të gjitha gjetjet e tryezave

të konsultimit publik të 2017-ës? E para.

E dyta, lidhet me fushën e zbatimit të ligjit. Deri më sot ne kemi një numër të pakët të

veprave penale për të cilat mund të bëhet ndërmjetësimi në çështjet penale, ndërkohë që në

Kodin e Drejtësisë Penale për të Miturit i kemi dhënë një mundësi shumë të madhe aplikimit

të ndërmjetësimit. Cila është qasja e institucionit që ju drejtoni lidhur me fushën e zbatimit, pra

me numrin e veprave penale për subjektet e rritura, jo për të miturit, për të cilat mund të

zbatohet ndërmjetësimi? A jeni në favor të rishikimit të fushës së zbatimit për ta zgjeruar, për

të forcuar rregullat, për ta bërë sistemin të funksionojë ashtu siç funksionon në të gjitha vendet?

E treta, ka të bëjë me rekomandimet e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës

për ndërmjetësimin, pozicionin e ndërmjetësuesit e të tjera. Sa dhe si duhet rekomandimet e

Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës në këtë fushë të pasqyruara në projekt, meqenëse

ministria është një ndër institucionet që ka lidhje, pra që i kontrollon deri diku profesionet e

lira, brenda fushës së veprimit të saj. Si e keni menduar reflektimin e këtyre rekomandimeve?

Faleminderit!

Ulsi Manja – A ka nismëtari një përgjigje për pyetjet e koleges?

Urdhëroni, zoti Fino!

Bashkim Fino – Janë shumë interesante dhe të detajuara dhe kam përshtypjen, me sa

dëgjova nga relatori dhe nga ministrja, se ne sot do ta kalojmë në parim këtë projektligj. Kur

të vijmë te votimi nen për nen, natyrisht që ka nevojë për një përgjigje më të specializuar.

Prandaj, do të thosha se duhet të përqendrohemi për çështjet në parim për projektligjin, mendoj

unë. Nuk e di çfarë mendimi keni ju, por kur ta kalojmë nen për nen, natyrisht, që mund të

Page 11: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

11

bëjmë pyetje, mund ta rregullojmë nenin, sepse edhe propozuesi i projektligjit, edhe relatori

thanë se ka ndryshime.

Me sa vura re në fjalën e ministrit, edhe ministria ka, dhe ka të drejtë të ketë, opsione

të tjera për nene të caktuara, sepse ky propozim është bërë prej kohësh.

Prandaj, që të mos e ngatërrojmë situatën të flasim në parim, nëse jemi dakord me gjithë

procedurën, që tha relatori. Jemi dakord? Pastaj kur të fillojmë nen për nen, natyrisht, do të

marrim në konsideratë, për mendimin tim, sugjerimet e relatorit, sugjerimet e ministrisë, të

ekspertëve dhe të miratojmë më të mirën.

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Fino!

Urdhëroni, për procedurë!

Bledar Çuçi – Jam shumë dakord me kolegun Fino. Në fakt, ky ishte edhe qëndrimi

që do të mbaja unë. Thjesht për informacion, në përgjigje edhe të koleges Hysi, unë si relator,

pa diskutim, i kam parë të gjitha diskutimet që kanë qenë bërë edhe në momentet kur është

diskutuar paketa, por jemi në diskutim dhe jemi duke analizuar edhe me ministrinë, edhe më

ekspertët për t’i parë të gjitha çështjet, që janë ngritur nga të gjitha palët e interesuara për ta

përmirësuar këtë legjislacion.

Prandaj, ju thashë që sot ta miratojmë në parim dhe kur të shkojmë te votimi nen për

nen, do të propozojmë pikërisht ato ndryshime, që u referohen sugjerimeve që vijnë nga

ministria, nga ekspertët apo edhe nga diskutime që nuk janë bërë në draft, të cilat mund të jenë

të rëndësishme për ta bërë sa më funksional këtë institut kaq të rëndësishëm, siç është

ndërmjetësimi. Faleminderit!

Ulsi Manja - Faleminderit, zoti Çuçi!

Urdhëroni, zoti Shameti!

Adnor Shameti – Duke falënderuar kolegen Hysi për ndërhyrjen dhe sugjerimet, dua

t’i bëj të dituar komisionit, në vijim të atyre që tha edhe relatori, zoti Çuçi, se në hartimin e

këtij drafti të paraqitur për miratim në komision janë marrë në konsideratë, me përgjegjësi të

lartë, të gjitha rekomandimet përkatëse të paraqitura, kështu që edhe në analizën që do t’i bëjmë

ligjit dhe miratimit nen për nen, do të jenë të pasqyruara dhe do të gjejnë shprehje të gjitha

këto gjetje dhe rekomandime. Faleminderit!

Ulsi Manja - Faleminderit!

Urdhëroni, zonja Ministre!

Etilda Saliu – Doja të theksoja se Ministria e Drejtësisë gjatë kësaj periudhe, jo vetëm

për projektligjin “Për ndërmjetësimin”, por edhe për tre projektligjet e tjera për profesionet e

lira, ka ndërmarrë një studim shumë të detajuar krahasues për të gjitha vendet, kryesisht të BE-

Page 12: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

12

së, por njëkohësit edhe atyre të rajonit. Një ndër shembujt që vlen të përmendet dhe u përmend

pak nga zoti Çuçi është pikërisht edhe Kosova. Sugjerimet tona pas kësaj analize shumë të

detajuar për të marrë praktikat më të mira nga vendet e rajonit dhe vendet e BE-së, janë

reflektuar në sugjerimet. Gjithashtu, reflektim kanë edhe rekomandimet e Komitetit të

Ministrave, siç edhe zonja Hysi përmendi, por gjithashtu ne kemi punuar gjatë kësaj periudhe

në bashkëpunim dhe ngushtësisht edhe me ekspertët e EURALIS-it, për të nxjerrë dhe për të

dhënë sugjerime konkrete, sugjerime të cilat të reflektojnë dhe të jenë në përputhje me

standardet ndërkombëtare, si dhe t’i përshtaten praktikës dhe realitetit, por edhe kuadrit ligjor

shqiptar, siç është Kodi i Procedurave Civile dhe Kodi i Drejtësisë Penale për të Miturit. Duke

pasur në konsideratë që vetë shërbimi që ofrojnë ndërmjetësit është i tillë, ka një interes,

sidomos për targetgrupet, siç janë të miturit, ne jemi shumë të gatshëm që ky projektligj në

shërbimin që ofrojnë ndërmjetësit të përfshijë edhe kategorinë ose shërbimin që ofrohet për të

miturit në bazë të parashikimeve të Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit.

Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Ministre!

A ka pyetje apo diskutime nga kolegët?

Po, zonja Hysi.

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti kryetar!

Në fakt, e vlerësoj shumë vullnetin tuaj për të filluar diskutimin e këtij projektligji. Unë

dua t’u bëj me dije të gjithë kolegëve, por edhe medias që Shqipëria në muajin qershor është

vendi mikpritës i Konferencës Botërore të Ndërmjetësve dhe janë 300 pjesëmarrës nga e gjithë

bota, ku ekspertët më të mirë të drejtësisë restauruese do të jenë në Shqipëri dhe kjo zhvillohet

nën kujdesin e ministres së Drejtësisë.

Në fakt, ka qenë një koincidencë që Kuvendi e ka filluar diskutimin për këtë projektligj

dhe unë ndjehem shumë mirë që ne presim me një ligj të përmirësuar ekspertët më të mirë të

botës në këtë fushë. Uroj që ky ligj të kalojë në seancë plenare dhe të ketë hyrë në fuqi përpara

zhvillimit të konferencës.

Gjithashtu, kam edhe një sugjerim. Ky është një ligj shumë i rëndësishëm, i cili ka

nevojë të promovohet, të njihet më mirë nga publiku dhe nga profesionistët. Do të rekomandoja

më shumë trajnime, kualifikime, por mbi të gjitha edukimin e publikut, me qëllim që të ulim

kostot e drejtësisë që njerëzit të gjejnë zgjidhjet më të thjeshta, më të shpejta, më me pak

dhimbje dhe që në themel kanë të drejtat e viktimës, jo vetëm të autorit, që komuniteti të jetë i

përfshirë dhe të zgjidhë një sërë plagësh që neve na kanë rënduar në këto vite post tranzicionit.

Prandaj, dua t’ju inkurajoj ta miratojmë sa më shpejt këtë ligj, të hyjë në fuqi dhe ju si ministre

të keni se me çfarë të krenoheni atë ditë, pasi jemi një ndër vendet e para që kemi miratuar

Page 13: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

13

ligjin për ndërmjetësimin, sepse këto janë ndryshimet për ligjin e tretë që po bëjmë.

Faleminderit!

Ulsi Manja- Faleminderit, zonja Hysi!

Para se të votojmë në parim, dua të pyes zonjën Bumçi, nga misioni Euralius dhe

kryetaren e Dhomës së Ndërmjetësve nëse janë dakord.

Po, zonja Avdyli.

Drita Avdyli- Falënderoj Komisionin e Ligjeve dhe ministren që sot e hapin mbledhjen

me ligjin për profesionet e lira, sepse ky është një ligj i rëndësishëm.

Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve është një ent publik, i cili ka 4 vjet që punon.

Sigurisht edhe me mbështetjen e Komisionit Europian për përforcim kapacitetesh apo për

ndërhyrjet ligjore, i cili është një projekt twining, patëm asistencën e dy gjyqtarëve finlandezë

dhe cekë pranë Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve, të cilët ishin pjesë e përmirësimit të

kurrikulave për trajnimin fillestar dhe trajnimin e vazhduar për Dhomën Kombëtare të

Ndërmjetësve.

Gjithashtu, falënderoj ministren e Drejtësisë për ndërhyrjet që ka bërë. Sikurse e tha

edhe nismëtari në fjalën e hapjes, që, megjithëse janë bërë shumë ndryshime ligjore, ky draft

duhet të harmonizohet edhe me ligje të tjera, pasi ka 6 muaj që Kodi i Procedurës Civile është

miratuar, por që nga gjykata nuk kemi raste të referuara. Kështu që përmirësimi i këtij ligji do

të ishte shumë i mirë.

Ulsi Manja- Faleminderit, zonja Avdyli!

Bashkim Fino – Kam një pyetje. Ministrja dhe relatori thanë, unë kam besim më shumë

te relatori, që mbi 500 subjekte kanë marrë të drejtën e licencimit të ndërmjetësimit, ndërkohë

që e kanë ushtruar atë jo më shumë se 73, tha ministrja. Ju si Dhomë e Ndërmjetësimit, a mbani

përgjegjësi që të gjithë këta që kanë marrë licencën, as 1/10 e tyre nuk e ushtrojnë një gjë të

tillë?

Me të drejtë ministrja tha që në projektin e ri ne do të vëmë sanksione të forta, sepse

nuk keni pse t’i jepni licencën dikujt dhe të mos e përdorë. Unë këtë e kam më shumë për

kulturë, ju e dini këtë dhe kjo nuk ka lidhje me votimin në parim.

Ulsi Manja- Faleminderit, zoti Fino, për ndërhyrjen, prandaj ky quhet profesion i lirë.

Zonja Avdyli, ju lutem një përgjigje sa më të shkurtër, sepse kjo nuk është pjesë e

diskutimit.

Drita Avdyli – Pyetja e zotit Fino është shumë e drejtë. Ky ka qenë shqetësim ynë, por

edhe i Ministrisë së Drejtësisë. Komisioni i Licencimit, që është një komision ad hoc i

Page 14: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

14

Ministrisë së Drejtësisë dhe Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve kanë dhënë licencën në bazë

të disa akteve nënligjore, ku ka pasur një V

KM për kriteret e dhënies së licencave. Ne u kemi bërë thirrje herë pas here të gjithë

licencuesve që të hapin NIPT-et dhe të ushtrojnë këtë profesion. Ndërhyrja e ministres për të

vënë sanksione nëse nuk e ushtron këtë profesion deri në 5 vjet, është me vend.

Ulsi Manja - Faleminderit, zonja Avdyli!

Kalojmë në votimin në parim të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin

nr. 10385, datë 24.02.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.

Kush është dakord? 11 pro. Kundër? Abstenim? Nuk ka.

Miratohet në parim projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10385, datë

24.02.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Republikën e

Shqipërisë”.

Këtu e mbyllim diskutimin për pikën e parë të rendit të ditës.

Faleminderit, zonja ministre, zonja Bumçi dhe zonja Avdyli!

Page 15: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

15

KUVENDI

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

PROCESVERBAL

Tiranë, më 18.04.2018, ora 10:30

Drejton mbledhjen:

Ulsi Manja - kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Krimeve dhe

Pasojave të Komunizmit në Shqipëri për vitin 2017”.

(Komision përgjegjës)

Marrin pjesë:

Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Adnor Shameti, Bashkim Fino, Bledar

Çuçi, Edmond Leka, Alket Hyseni, Jurgis Çyrbja, Xhemal Qefalia, Arben Pëllumbi.

Mungojnë:

Saimir Tahiri, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Dhurata Çupi,

Astrit Veliaj, Fatmir Mediu, Nasip Naço, Silva Caka, Tom Doshi.

Page 16: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

16

Ulsi Manja – Kalojmë në pikën e dytë të rendit të ditës, në miratimin e projektrezolutës

“ Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në

Shqipëri për vitin 2017”. Relator është kolegu Çyrbja. Komisioni ynë është komision

përgjegjës.

Zoti Çyrbja, dje lamë që teksti të dakordësohej edhe me sugjerimet e kolegut Hyseni.

Kolegët e kanë projektrezolutën përpara.

Urdhëroni, zoti Çyrbja!

Jyrgis Çyrbja - Faleminderit, zoti kryetar!

Ne u dakordësuam me propozimet që bëri kolegu Hyseni, që t’i analizojmë paraprakisht

botimet nga studiues shkencor, që vijnë nga radhët e botës akademike dhe që merren me

studimet e periudhës komuniste në Shqipëri, si dhe të tërhiqemi nga kërkesa për të përfshirë në

programet shkollore këto lloj tekstesh, sepse ndërhyjmë në programet e Ministrisë së Arsimit.

Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Çyrbja!

Urdhëroni, zonja Hysi!

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti kryetar!

Unë shikoj në projektrezolutë një kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë, një propozim, që

thuhet: “Të filtrojë paraprakisht botimet nga studiues shkencor që vijnë nga radhët e botës

akademike dhe që merren me studimet e periudhës komuniste”. Çfarë keni dashur të thoni? Do

të thoni se çdo akademik, Institutit i Historisë, çdo profesor, nuk mund të botojë botime pa i

parë ky institut?

Jyrgis Çyrbja - Thamë “të analizojë çdo botim paraprakisht para se të botohet, nga

studiues të së drejtës”. Ky ishte propozimi i kolegut Hyseni, për të cilin ramë dakord, sepse

nuk keni qenë dje në diskutim.

Vasilika Hysi - Zoti Çyrbja, shikoj se zoti Çuçi dhe unë ndajmë të njëjtin mendim.

Problemi është se: akademikët, historianët, profesorët do të shikojnë botimet e institutit, apo

punonjësit e këtij instituti do të kontrollojnë punën shkencore akademike të akademikëve?

Ulsi Manja - Zonja Hysi, në raportimin që bëri drejtori ekzekutiv i Institutit, zoti Tufa,

në përgjigje të pyetjes së kolegut Hyseni, u tha se ka një bord pranë Institutit, i cili filtron të

gjitha botimet që bëhen për llogari të Institutit.

Pra, instituti ka një bord të tijin, i cili, përpara se të miratojë botimin e studiuesve të

ndryshëm, duhet të kalojë detyrimisht në bord. Ky bord shkencor, nuk bëhet fjalë për filtrim

nga bota akademike. Pra, vetë instituti ka bordin shkencor të redaktimit të botimeve, që bëhen

me paratë publike për llogari të këtij instituti.

Page 17: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

17

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Vasilika Hysi – Unë vij nga bota akademike dhe ka një rregull për botimet shkencore.

Pra, në botimet shkencore ka oponenca. Botimi shkencor qoftë nga akademikët, qoftë nga

profesorë, qoftë nga Instituti i Historisë e të tjerë, nuk mund të bëhet pa kaluar në dy recensione.

Nëse ne duam që bordi shkencor, që me të drejtë tha kryetari dhe e saktësoi, bordi, jo instituti

vetë, të bëjë një recension të botimit, është tjetër gjë, nuk mund të themi të analizojë. Por mund

të themi se Kuvendi i Shqipërisë i kërkon bordit të Institutit të Studimeve të Krimeve të

komunizmit të paraqesë opinionin ose vlerësimin e tij për botimet shkencore-akademike, që

lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri. Si do ta njohë instituti?

Ulsi Manja – Dakord, ju vini nga bota akademike dhe është normal një riformulim i

kësaj pike. Kolegu Hyseni paraqiti një shqetësim, sepse nga bordi i institutit janë financuar disa

botime në lidhje me këtë pjesë të historisë sonë. Këtu u tha se ka një bord shkencor, që i

redakton paraprakisht, bën njëfarë oponence apo recense për këto botime. Normalisht Kuvendi

duhet ta bëjë pjesë të rezolutës, që botimet, që kalojnë apo financohen nga ky institut, të

kalojnë patjetër nëpërmjet bordit shkencor.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Urdhëroni, zoti Baku!

Artur Baku – Faleminderit, zoti kryetar!

Gjatë diskutimit ideja ishte: botimet e institutit, përpara se të botohen, duhet të

filtrohen nga ky bord shkencor. Bëhet fjalë për botimet institutit, jo t’i kemi botime bruto, pa

kaluar në një filtër shkencor. Pra, për këtë bëhet fjalë.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Ulsi Manja – Zoti Baku, në tekstin e rezolutës duhet të gjejë vend formulimi i saktë i

rekomandimi i Kuvendit, sepse bëhet fjala për paratë publike, që ne japim nga taksat tona për

këto botime. A jeni dakord me projektrezolutën?

Po, zonja Hysi.

Vasilika Hysi – Është thënë këtu “të ndërkombëtarizohet historia e komunizmit në

Shqipëri nëpërmjet zgjerimit të rrjeteve të aktiviteteve të partnerëve ndërkombëtarë”. Mos e

keni fjalën që të forcojmë dhe të shkëmbejmë përvoja me institucionet homologe, sepse kur

thoni “të ndërkombëtarizohet historia e komunizmit”?

(Reagim pa mikrofon)

Ulsi Manja – Ju lutem, zonja Hysi, kjo pikë e vendosur në rezolutë kam përshtypjen se

bëhet për ta....

(Diskutime pa mikrofon)

Page 18: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

18

Zonja Hysi, a keni pyetje apo sugjerime të tjera?

Kush është dakord me projektrezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të

Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri për vitin 2017, me sugjerimet

e bëra nga kolegia Hysi? Kundër nuk ka. Abstenim nuk ka.

Miratohet projektrezoluta për t’ia kaluar seancës plenare.

Page 19: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

19

KUVENDI

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

PROCESVERBAL

Tiranë, më 18.04.2018, ora 10:15

Drejton mbledhjen:

Ulsi Manja - kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit për të Drejtën

e Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2017”. (Komision përgjegjës)

Marrin pjesë:

Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Adnor Shameti, Bashkim Fino, Bledar

Çuçi, Edmond Leka, Alket Hyseni, Jurgis Çyrbja, Xhemal Qefalia, Arben Pëllumbi.

Mungojnë:

Saimir Tahiri, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Dhurata Çupi,

Astrit Veliaj, Fatmir Mediu, Nasip Naço, Silva Caka, Tom Doshi.

Page 20: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

20

Ulsi Manja – Kalojmë në miratimin e projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë

së Autoritetit për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit për vitin

2017”.

Zoti Shameti, keni fjalën lidhur me projektrezolutën.

Adnor Shameti – Pas kemi qenë pjesë e dëgjesës me përfaqësuesit e Autoritetit për të

Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, kemi paraqitur këtë

projektrezolutë, e cila në vetvete përmban të gjitha gjetjet dhe rekomandimet e raportit të

paraqitur nga Autoriteti i Dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit. Në këto kushte, pasi i kemi

analizuar në detaje ditën e djeshme, në dëgjesën që patëm me përfaqësuesit e Autoritetit, ftoj

të gjithë anëtarët e komisionit për ta miratuar bashkërisht.

Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Shameti!

Po, zonja Hysi.

Vasilika Hysi – Faleminderit!

Unë kam një pyetje për pikën 5 të rezolutës, ku ngarkohet Kuvendi i Shqipërisë që të

ofrojë ekspertizë për amendamentet e këtij ligji. Shoh që kërkohet të amendohet ligji i vitit

2015 në tri fusha, plus amendimi i Kodit Zgjedhor. Nuk e kuptoj këtë pikën 3, e cila kërkon që

Instituti të përfshihet në faktimin e krimeve të kryera përpara instalimit të diktaturës komuniste.

Për çfarë bëhet fjala, sepse në dijeninë time, periudha kur e shtrin veprimtarinë Instituti lidhet

me Ish-Sigurimin e Shtetit?

Ulsi Manja – Po, zoti Shameti.

Adnor Shameti – Ka mundësi që zonja Hysi të mos ketë qenë prezente kur e kemi

diskutuar. Në relatimin që ka bërë kryetarja e Autoritetit të Dosjeve ka kërkuar që të mos jenë

striktë me këtë periudhë kohore, pra nga ’44-tra, pas Çlirimit, deri në vitin 1991, por të kenë

një fleksibilitet edhe në disa muaj më parë, pasi ka pasur kërkesa për trajtimin e tyre. Pra, është

thjesht një periudhë disamujore. Ky ishte si rekomandim. Nuk ka asnjë gjë të keqe nëse....

Vasilika Hysi – Atëherë amendohet komplet ligji.

Ulsi Manja – Zoti Shameti, në fakt, do të duhet ta shohim këtë pikë të rezolutës.

Adnor Shameti – Ishte një periudhë e shkurtër kohore...

Ulsi Manja – Në fakt, Autoriteti dje pati një qasje për ndryshime në ligjin nr. 45/2015

“Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore

Socialiste të Shqipërisë”, por, për sa kohë ligji është në fuqi, është ky ligj me të cilin ata

punojnë, unë do të sugjeroj ta rishohim edhe një herë.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Page 21: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

21

Zonja Hysi, unë sugjeroj që së bashku me kolegun Shameti, por edhe me zonjën Hysi

ta rishohim edhe një herë projektrezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit,

meqenëse është projektrezoluta e parë, sepse ky institucion është i ri dhe ka raportuar për herë

të parë sivjet në Komisionin e Ligjeve dhe e shoh të udhës të hartojmë një projektrezolutë që

rri brenda kufijve të ligjit. Është kjo pikë, por mund të kemi edhe disa riformulime të tjera.

Po, zoti Fino.

Bashkim Fino – Në fakt, duhet t’ju ndihmojë edhe Shërbimi i Monitorimit. Mua më

duket shume e tepërt miratimi i këtyre rezolutave të institucioneve që varen nga ne. Më duket

absurde, sepse duket sikur po tallemi me veten. Ato vijnë raportojnë këtu çdo vit; vijnë për

buxhetin; ne kemi të drejtë t’i marrin në analizë çdo tre muaj; mund t’i shkarkojmë; mund t’i

emërojmë, sepse varen nga ne. Çfarë po u themi ne? Vjen këtu raporton ai, i themi: shiko, po

të vë disa detyra unë me këtë rezolutën dhe ti mundësisht zbato detyrat në funksion të ligjit që

ke, sepse këtu nuk bëhet fjalë për një rezolutë ndërkombëtare.

Zoti kryetar, më ndiqni pak, se është...

(Diskutime në sallë)

Ulsi Manja – Ta ndjekim, sepse...

Bashkim Fino – Është thelbësore.

Këtu nuk bëhet fjalë për një rezolutë ndërkombëtare që, po themi, parlamenti shqiptar

bën një rezolutë, ku e di unë, në mbështetje të një shteti e të tjerë. Është tjetër rezoluta që bën

parlamenti shqiptar për çështje ndërkombëtare, pra parlamenti ynë mbështet kështu, ashtu, dhe

tjetër gjë është rezoluta që bëjmë për institucionet që vijnë e raportojnë te ne.

Madje, meqenëse raportojnë te ne dhe meqenëse ne i themi: ke punuar mirë, bravo të

qoftë...

(Ndërhyrje pa mikrofon)

...ose nuk ke punuar mirë, një, dy, tre, katër duhet t’i rregullosh, mund edhe ta heqim,

sepse e kemi ne në dorë.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Tani, kujt ia bëjmë ne këtë rezolutë? Ne e bëjmë këtë rezolutë dhe i themi, në rastin

konkret kësaj kryetares, e cila mua më pëlqeu dje në informimin që bëri, apo edhe atij tjetrit të

studimeve, se bëra edhe një kërkesë tjetër, pasi nuk ka lidhje një institut studimesh me këtë,

atëherë kujt do t’ia bëjmë ne këtë rezolutë? Ia bëjmë vetes sonë? Ua bëjmë atyre për t’u thënë:

“Shiko...”? E merr ajo...

Page 22: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

22

Sipas kësaj, po t’i zgjidhë ajo këto katër-pesë pika që kemi vënë ne këtu, ajo qenka në

rregull me punën? Jo, mor, jo! Ajo duhet të jetë në rregull me ligjin që ka dhe të jetë korrekte.

Pra, nuk është se duhet të jetë në rregull me rezolutën që miratojmë ne.

Rezolutat e institucioneve që kemi në varësi, kam përshtypjen, më jepni drejtimin

juridik, ju lutem, për mendimin tim nuk duhet të miratohen këtu. Ata të vijnë, të raportojnë dhe

kaq, madje po të duan le të vijnë të raportojnë edhe në seancë plenare. Por pse duhet t’i bëj unë

rezolutë atij?

Në qoftë se duhet të marr masë për ta shkarkuar, i them: “Ti nuk ke punuar mirë, kështu

që ik!”, por në qoftë se është në rregull, çfarë do t’i them unë? T’i jap detyra shtëpie kot?

Adnor Shameti – Ju jeni për miratimin në heshtje?

Bashkim Fino – Jo, nuk jam për miratim në heshtje, nuk jam fare për rezolutë!

Ulsi Manja – Edhe nëse ka, në rregullore është, përcaktim...

Bashkim Fino – Parlamenti duhet ta përdorë rezolutën për të tjera gjëra: rezoluta

ndërkombëtare, rezoluta që kanë lidhje me vendet e tjera, e të tjerë. Nuk ka rezolutë me një

institucion që vjen këtu dy herë në vit. Vjen çdo tri herë në muaj ose një herë në vit, vjen edhe

në fund të vitit që merr buxhetin. E çfarë i zgjidh unë me këtë rezolutë? Prandaj unë them që

duhet ta shikoni pak nga pikëpamja juridike. A ka vlerë kjo? Se ne zihemi tani për të formuluar

një fjali është ose jo kështu. Pra, grindemi kot për një fjali, që nuk ka asnjëlloj vlere: jo po e

kemi kështu, e kemi ashtu. Pse duhet ta bëjmë këtë debat kot? Nuk e kam për debatet që bëjmë,

të kuptohemi, shumë mirë që...

Ulsi Manja – Dakord.

Bashkim Fino – Por nuk ka asnjë vlerë, asnjë nuk e lexon këtë. Madje as ata që e

marrin, që janë në varësi, nuk e lexojnë, lëre më pastaj ne që ta kemi parasysh.

Ja më thoni, çfarë ka mbajtur parasysh, jo te kjo, se kjo është për herë të parë, ajo e

mëparshmja, që ka nja gjashtë vjet që është krijuar? Flas për rezolutën e Institutit të Studimit

të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Më thoni për rezolutat në fjalë të viteve që kemi

miratuar për të, çfarë ndryshimi kanë? Asnjë. Janë pothuajse njësoj, copy-paste, nuk kanë asnjë

vlerë.

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Fino!

Po, zonja Hysi.

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti kryetar!

Në fakt, zoti Fino ngriti një problem esencial, që ka të bëjë në përgjithësi me funksionin

e dytë të parlamentit, kontrollin parlamentar nëpërmjet raportimit të institucioneve të pavarura

kushtetuese ose të krijuara me ligj. Kjo mund të jetë pjesë e diskutimit të ndryshimit në

Page 23: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

23

Rregulloren e Kuvendit, por nuk bëhet dot tani, sepse është një proces tashmë i rregulluar në

Rregulloren e Kuvendit. Ndërkohë, ne kemi miratuar edhe një mekanizëm vitin e kaluar...

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Po, i dëgjojmë edhe në seancë plenare.

Ulsi Manja – Është pjesë e Rregullores.

(Deputeti Fino flet pa mikrofon.)

Vasilika Hysi – Në Kuvendin e Shqipërisë kemi miratuar me vendimin nr. 49 të vitit

2017 një mekanizëm të ndjekjes sistematike të përmbushjes së rekomandimeve, që

institucionet e pavarura kushtetuese dhe të krijuara me ligj bëjnë për qeverinë, por edhe se si

ato përmbushin detyrat që u lë Kuvendi.

Në fakt, rezoluta duhet të jetë detyra që u rekomandojmë ne institucioneve, në kuptimin

se çfarë duhet të përmirësojnë në punën e tyre.

Bashkim Fino – Çfarë lidhjeje ka kjo?

Vasilika Hysi – Sepse jemi ne që i monitorojmë...

(Deputeti Fino flet pa mikrofon.)

Ekzakt dhe ne u lëmë disa detyra.

Tani, për të ardhur te...

(Deputeti Fino flet pa mikrofon.)

Për herë të parë, Kryetari i Kuvendit do të raportojë në seancë plenare në dhjetor lidhur

me zbatimin e të gjitha rekomandimeve që institucionet e pavarura kanë bërë për institucionet

e qeverisë dhe Këshillin e Ministrave dhe çfarë ka bërë qeveria, i ka zbatuar, apo jo.

Pra, për herë të parë, në vitin 2018 do të kemi një raportim të tillë.

Lidhur me pikën 5, zoti kryetar...

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Ulsi Manja – Zonja Hysi!

Vasilika Hysi – Lidhur me pikën 5 sugjeroj të bëjmë një riformulim të tillë.

(Diskutime në sallë)

Ulsi Manja – Ju lutem, ta mbyllim këtë pikë të rendit të ditës, sepse u zgjatëm paksa!

Vasilika Hysi – Në rast se do të jetë dakord edhe kolegu...

Adnor Shameti – Shprehem dakord.

Vasilika Hysi – ...e para, Kuvendi i Shqipërisë kërkon nga Autoriteti të ofrojë

mendime, opinione dhe gjetjet e kërkimit për zbatimin e ligjit nr. 45 e të tjerë. Në radhë të parë,

ne duhet të njihemi, sepse është shumë shpejt dhe nuk mund të thuash për një ditë që ligji nuk

funksionon.

Page 24: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

24

Ulsi Manja – Zonja Hysi, që të jemi më efiçientë te puna...

Vasilika Hysi – Elementet e tjera të hiqen.

Ulsi Manja – Unë propozoj që pika 5 të hiqet fare, nuk ka pse të jetë në tekstin e

rezolutës.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Kush është dakord me projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit

për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2017”, duke hequr pikën 5

dhe me sugjerimet dhe komentet e kolegëve Hysi dhe Shameti, të cilat do të bëhen pjesë e

tekstit të rezolutës?

Bashkim Fino – Unë shprehem kundër.

Ulsi Manja – Atëherë, me dhjetë vota pro, një votë kundër, asnjë abstenim, miratohet

edhe kjo projektrezolutë.

(Deputeti Fino flet pa mikrofon.)

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Bashkim Fino – Ulu, Xhemal!

Meqenëse...

Xhemal, dëgjoje, se është edhe për ty, do të të bëj për vete, do të votosh edhe ti kundër!

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Meqenëse Zëvendëskryetarja e Kuvendit së bashku me kryetarin e komisionit nuk më

kthyen ndonjë përgjigje, unë bëra një propozim konkret: këto rezoluta janë copa letre, të cilat

ne i harxhojmë kot. Institucionet që ne kemi në varësi, tallen me ne. 140 deputetë ngremë dorën

atje dhe themi se kjo është rezoluta jonë, e cila nuk lexohet, nuk studiohet, nuk zgjidh asgjë

dhe pas një viti bëjmë një rezolutë tjetër pak a shumë, si kjo. Prandaj, po ju them se

institucionet që ne kemi në varësi, nuk kanë nevojë për rezolutë. Ato kanë nevojë për kontroll

në zbatimin e ligjit. Nëse e zbatojnë ligjin, do t’u japim mbështetje, nëse nuk e zbatojnë ligjin,

kur vijnë këtu për analizë t’u thuhet se nuk kanë punuar mirë dhe ne do të propozojmë sipas

procedurës për t’i shkarkuar dhe për të vënë dikë tjetër në atë vend. Kjo është puna jonë, meqë

i kemi zgjedhur ne. Nuk është puna jonë të bëjmë rezoluta. Ne këtu nuk bëjmë rezoluta

ndërkombëtare.

Më vjen keq!

Prandaj jam kundër këtyre rezolutave.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Page 25: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

25

Rezolutat që janë për institucionet që i kemi në varësi, ku ne kemi të drejtë kontrolli,

që vijnë dhe raportojnë këtu, janë tjetër gjë. Ne nuk kemi pse të bëjmë rezolutë për ta. Këtë

kisha.

Ulsi Manja - Zoti Fino,

Jemi shumë dakord me ju, por për sa kohë është kjo Rregullore e Kuvendit në fuqi, ne

jemi të detyruar ta ushtrojmë veprimtarinë tonë në përputhje me këtë Rregullore.

Këto sugjerime, meqenëse jemi në fazën e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit,

mund të bëhen pjesë e diskutimeve dhe e debateve që të reflektohen në Rregulloren e re që do

të ketë Kuvendi.

Për sa kohë është në fuqi kjo Rregullore e Kuvendit, ne jemi të detyruar të operojmë në

këtë mënyrë.

Page 26: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

26

KUVENDI

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

PROCESVERBAL

Tiranë, më 18.04.2018, ora 10:30

Drejton mbledhjen:

Ulsi Manja - kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Departamentit të

Administratës Publike për vitin 2017. (komision përgjegjës)

Marrin pjesë:

Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Adnor Shameti, Bashkim Fino, Bledar

Çuçi, Edmond Leka, Alket Hyseni, Jurgis Çyrbja, Xhemal Qefalia, Arben Pëllumbi.

Mungojnë:

Saimir Tahiri, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Dhurata Çupi,

Astrit Veliaj, Fatmir Mediu, Nasip Naço, Silva Caka, Tom Doshi.

Page 27: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

27

Ulsi Manja - Kalojmë te pika e katërt e rendit të ditës, te miratimi i projektrezolutës

“Për vlerësimin e veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike për vitin 2017”.

Relatori, kolegu Hyseni, e ka fjalën!

Alket Hyseni - Faleminderit, zoti kryetar!

Po përpiqem të jem sa më konciz, sepse kolegët e kanë përpara draftrezolutën. Në

mbledhjen e kaluar diskutuam veprimtarinë e Departamentit të Administratës Publike për vitin

2017 dhe ne gjykuam të paraqesim këtë draftrezolutë:

“Kuvendi i kërkon DAP-it për vitin 2018 fokusimin në këto drejtime:

- Të përmbyllet procesi i miratimit të planit të ri të aktiviteteve për periudhën 2018-

2020 dhe vlerësimit të nevojave financiare për zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale për

Reformën në Administratën Publike për trevjeçarin e ardhshëm.

- Të vijojë përmirësimi i procesit të rekrutimit, në drejtim të zvogëlimit të numrit të

konkurrimeve, duke realizuar një ndarje sa më efektive të grupeve, si dhe për të siguruar

transparencën e nevojshme dhe vlerësimin objektiv të kandidatëve që marrin pjesë në

konkurrim.

-Të plotësohen vendet vakante në institucionet e administratës shtetërore.

- Të garantojë zbatimin e procedurave ligjore për verifikimin paraprak dhe referimin në

organet përgjegjëse, bazuar në ligjin 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që

zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar, si dhe ndjekjen e rasteve të

ndalimit të ushtrimit të funksionit publik, duke bashkëpunuar me institucionet e administratës

publike.

-Të vijojë punën për zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë, duke

bashkëpunuar me të gjitha institucionet e tjera.

-Të përfundojë rishikimi funksional strukturor i institucioneve të varësisë në

administratën shtetërore.

- Të përfundojë standardizimi i përshkrimeve të punës për të gjitha grupimet e

pozicioneve të punës në shërbimin civil, si dhe të miratojë përshkrimet e punës për çdo pozicion

pune në institucionet e administratës shtetërore.

- Të marrë masat e nevojshme si dhe të ushtrojë kompetencat e tij, duke përdorur

mekanizmat ligjorë që disponon për të evidentuar institucionet, të cilat ende nuk e kanë

plotësuar Sistemin Informatik të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (HRMIS) me të dhëna,

duke u kërkuar përmbushjen e detyrimit të tyre ligjor në lidhje me këtë aspekt dhe të

përfundojnë procesin e plotësimit të sistemit me të dhëna.

Page 28: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

28

-Të realizohet gjenerimi i pagave nëpërmjet HRMIS-it për të gjitha institucionet e

administratës shtetërore pjesë e shërbimit civil, si dhe të koordinojë punën me institucionet e

pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore për arritjen e këtij objektivi. -ASPA duhet të vijojë

punën, si ofrues i trajnimeve për shërbimin civil.”Mendoj se këto janë shumë të rëndësishme,

pa hapur debat me kolegun e shumë të çmuar nga eksperienca dhe nga vlera, zotin Fino...

(Ndërhyrje pa mikrofon)

I paçmuar nga vlera.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Ulsi Manja – Mund të vazhdoni, zoti Hyseni!

Alket Hyseni - Mendoj se i vetmi mekanizëm që ne të komunikojmë me institucionet

e varësisë është një dokument në të cilin ne përveç detyrave të mëdha që ka, parlamenti gjykon

që nga kjo tërësi detyrash ligjore, 1-2-3-5 janë parësore, në gjykimin tonë, si kontrollues.

Të mos ta ngatërrojmë termin “rezolutë”, e cila në shqip mund të kishte edhe një

përkthim tjetër, por çështja është se si parlament na rezulton se këto janë detyrat.

Megjithatë, mendoj se nuk është ky momenti për ta diskutuar. Ju ftoj ta miratojmë këtë

projektrezolutë!

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Hyseni! Urdhëroni, zoti Fino për pyetje!

Bashkim Fino – Unë si zakonisht do të votoj kundër, sepse sapo e thashë.

Për t’ju bindur edhe juve që të votoni kundër, po ju citoj një pikë të kësaj rezolute, të

cilën do ta votojë Vasilika dhe relatori. Çfarë thotë relatori këtu, që na propozon ta votojmë?

Po e lexoj ngadalë: “Të plotësohen vendet vakante në institucionet e administratës shtetërore.

Veprimtaria e DAP-it të fokusohet në drejtim të rritjes së besimit të kandidatëve të interesuar

për të marrë pjesë në procesin e rekrutimit me qëllim rritjen e pragut të cilësisë së kandidatëve.”

Kjo është e përgjithshme.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Prit! Unë, zoti Kryetar, kam marrë pjesë aktivisht në takimin, kur këtu ishte edhe

Zëvendëskryeministrja, të cilën e pyeta: “Sa janë punonjësit që i mbulon DAP-i, nga 108 mijë

punonjës që përballon buxheti i shtetit?”. Ajo m’u përgjigj se ishin 10 mijë.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Prit Vasilika, se nuk ke qenë ti!

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Ti ke humbur gjënë më të bukur, se nuk ishe këtu, ishe në Suedi.

Ajo m’u përgjigj se ishin 10 mijë. Në fakt, janë 108 mijë punonjës që paguhen nga

buxheti i shtetit. Edhe nëse janë 10 mijë puno

Page 29: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

29

njës, që i mbulon DAP-i, numri i vendeve vakante qe 1082, pra qenë 10% e numrit të

përgjithshëm.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Dakord, dua të pyes relatorin. Zoti relator, dua të të pyes, se kjo është evazive. Këto

1082 vende vakante me këtë rezolutë që ke përgatitur ti, a do të plotësohen, apo do të

vazhdojmë përsëri kështu dhe vitin tjetër, do të themi përsëri se do të plotësohen vendet vakante

në përgjithësi? Unë dua ta di para se ta votoj këtë, sepse unë nuk do t’i votoj më rezolutat, por

për hatrin tënd po e votoj edhe këtë. Këto 1082 vende vakante a do të plotësohen deri në

qershor, deri në shtator, deri në dhjetor apo do të rrinë përsëri vakante?

Ulsi Manja – Zoti Fino!

Bashkim Fino – Jo, unë kam të drejtë ta bëj këtë pyetje.

Ulsi Manja – Faleminderit! Zoti Hyseni, ju lutem, flisni shkurt, në të kundërt do

detyrohem ta ndërpres pesë minuta mbledhjen për të shkuar në Konferencën e Kryetarëve,

sepse po na presin. Po, zoti Hyseni.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Alket Hyseni - Mendoj se pyetje të tilla kanë rëndësi. Pse duhet rezoluta? Këtu doli

problemi që DAP-i nuk kishte realizuar detyrën ligjore për plotësimin e vendeve dhe për këtë

dha disa arsye.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Jo, shkaqet që dha na u dukën të arsyeshme. Pra, fakti që pati një bllokim nga qeveria

për shkak të fushatës dhe ristrukturimi i aparateve, ishin arsyet që e bënë të pamundur. Në këto

kushte, ne i kërkojmë që këtë vit të shtrëngohet që të mos ketë ...

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Hyseni!

Hedhim në votim projektrezolutën “Për vlerësimin e punës së Departamentit të

Administratës Publike për gjendjen në Shërbimin Civil për vitin 2017”.

Kush është pro? 10 vota pro. Kundër? 1 votë kundër. Abstenim? Nuk ka. Miratohet

projektrezoluta me sugjerimet përkatëse.

Page 30: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

30

KUVENDI

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

PROCESVERBAL

Tiranë, më 18.04.2018, ora 10:30

Drejton mbledhjen:

Ulsi Manja - kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e procedurës paraprake për plotësimin e një

vendi vakant për anëtar të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. (komision përgjegjës)

Marrin pjesë:

Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Adnor Shameti, Bashkim Fino, Bledar

Çuçi, Edmond Leka, Alket Hyseni, Jurgis Çyrbja, Xhemal Qefalia, Arben Pëllumbi.

Mungojnë:

Saimir Tahiri, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Dhurata Çupi,

Astrit Veliaj, Fatmir Mediu, Nasip Naço, Silva Caka, Tom Doshi.

Page 31: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

31

Ulsi Manja – Kalojmë në pikën e fundit të rendit të ditës

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Zoti Fino, a ka mundësi ta trajtojmë pikën e fundit të rendit të ditës, sepse është me

rëndësi?

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Pika e fundit e rendit të ditës ka të bëjë me shqyrtimin e projektvendimit “Për miratimin

e procedurës paraprake për plotësimin e një vendi vakant për anëtar të Autoritetit për Informim

mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

Relator është kolegu Shameti, kurse komisioni ynë është komision përgjegjës.

Më lejoni të sjell në vëmendjen e komisionit se njëri nga anëtarët e Autoritetit për

Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, zoti Daut Gumeni, ka paraqitur

dorëheqjen në datën 20. 03. 2018 në Kuvendin e Shqipërisë.

Mbi bazën e një materiali të përpiluar nga Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve të

Pavarura të Kuvendit pas dhënies së dorëheqjes, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën

Publike dhe të Drejtat e Njeriut, bazuar në nenin 8 të ligjit 45\2018 “Për të drejtën e informimit

mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë,

përcakton përbërjen e autoritetit, zgjedhjen dhe mandatin e anëtarëve të tij.

Zoti Gumeni ka qenë përfaqësues i propozuar nga shoqatat e të përndjekurve politikë

nga radhët e kandidatëve të mbështetur nga jo më pak se 28 deputetë.

Në fakt, për ta trajtuar më gjerë çështjen do t’ia jap fjalën këshilltarit, zotit Baku, për të

na sqaruar gjithë ecurinë dhe procedurën që do të ndjekë ky komision për plotësimin e këtij

vendi vakant.

Fjala është për ju zoti Baku.

Artur Baku – Faleminderit, zoti kryetar!

Pasi jemi njohur me dorëheqjen e zotit Gumeni, kemi përgatitur një memo për Kryetarin

e Kuvendit dhe Komisionin e Ligjeve.

Siç e thatë edhe ju, zoti Daut Gumeni ka qenë propozim i shoqatave të të përndjekurve

politikë dhe i mbështetur nga 28 deputetë.

Duke qëndruar te precedenti i ndjekur para një viti e gjysmë, kur është zgjedhur zoti

Daut Gumeni dhe anëtarët e tjerë të bordit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një vendim, i cili

ka disponuar lidhur me shpalljen publike që duhet të bëjë Kuvendi për kandidaturat që vijnë

Page 32: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

32

nga shoqatat e të përndjekurve. Duke qëndruar te precedenti i vendimit të mëparshëm, kemi

hartuar një projektvendim, i cili disponon lidhur me shpalljen e vakancës nga Kuvendi në faqen

zyrtare të Kuvendit dhe pastaj me shqyrtimin e kandidaturave që do të vijnë.

Gjithashtu, dua të sjell në vëmendjen tuaj se ligji “Për të drejtën e informimit mbi

dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”, kërkon paraprakisht që anëtarët të pajisen me certifikatë

sigurie personeli. Besoj se procesi do të marrë rreth 4 muaj kohë, sepse procedurat për pajisje

me certifikatë sigurie janë të tilla. Prandaj, sugjeroj që të bëhet shpallja publike, të pajisen

kandidaturat me certifikatë sigurie dhe më pas komisioni të verifikojë kriteret ligjore. Sipas

nenit 111 të Rregullores, kandidaturat që përmbushin kriteret ligjore vazhdojnë procedurën

nëse marrin mbështetjen e 28 deputetëve.

Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Baku!

Po, zonja Hysi, por ju lutem shumë shkurt.

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti kryetar!

Jam dakord me çfarë tha zoti Baku. Unë sugjeroj të saktësohet te pika 1 se cili do të

jetë afati që shërbimet e Kuvendit do të bëjnë njoftimin. Mendoj se afati prej 20 ditësh do të

ishte i mjaftueshëm me kushtin që prezantimi i këtij vendimi në faqen e Kuvendit të jetë i qartë,

i dukshëm dhe jo vetëm shpallje njoftimi: “Shpallje vakance për një anëtar të Autoritetit ...”.

Meqenëse kriteret janë të forta, duhet certifikatë sigurie, e të tjera, stafi i Kuvendit duhet

ta publikojë në të gjitha mediat me qëllim që të kemi kandidatura sa më të mira.

Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Hysi!

Pas administrimit të dorëheqjes së zotit Gumeni, protokolluar me shkresën nr.10\40,

datë 20. 03. 2018 në Kuvendin e Shqipërisë dhe të raportit me numër protokolli 1040\1, datë

12.04.2018 të Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura të Kuvendit të Shqipërisë,

është hartuar projektvendimi përkatës, që relatoi zoti Baku.

Hedhim në votim projektvendimin “Për miratimin e procedurës paraprake për

plotësimin e një vendi vakant për anëtar të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-

Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë sipas tekstit që ju keni mbi

tavolinë.

Kush është pro? 11 vota pro. Asnjë kundër. Asnjë abstenim. Miratohet projektvendimi

“Për miratimin e procedurës paraprake për plotësimin e vendit vakant të krijuar në Autoritetin

për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste

të Shqipërisë”.

Page 33: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · Shamati, relator do të jetë zoti Bledar Çuçi dhe ne jemi komision përgjegjës në shqyrtimin e këtij projektligji

33

Me miratimin e këtij projektvendimi, mbyllim mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për

ditën e sotme.

Mbledhja e radhës do t’ju njoftohet nga sekretaria e komisionit së bashku me rendin e

ditës.

Faleminderit dhe ditë të mbarë!

MBYLLET MBLEDHJA