kushtetuta e italise

29
1 KUSHTETUTA E REPUBLIKËS ITALIANE (Gazeta Zyrtare 27 dhjetor 1947, nr. 298) Kryetari i përkohshëm i Shtetit Duke parë vendimin e Asamblesë Kushtetuese, e cila në seancën e 22 dhjetorit 1947 ka aprovuar Kushtetutën e Republikës Italiane; Duke parë dispozitën e tetëmbëdhjetë të Kushtetutës: SHPALL Kushtetutën e Republikës Italiane me tekstin vijues: Parime Themelore Neni 1 Italia është një Republike demokratike, e themeluar mbi punën. Sovraniteti i përket popullit, që e ushtron atë në format dhe brenda kufijve te Kushtetutës. Neni 2 Republika njeh dhe garanton të drejtat e padhunueshme të njeriut, qoftë si individ, qoftë në formacionet shoqërore ku zhvillohet personaliteti i tij, dhe kërkon përmbushjen e detyrave të domosdoshme të solidaritetit politik, ekonomik e shoqëror. Neni 3 Të gjithë shtetasit kanë dinjitet shoqëror të njëjtë dhe janë të barabartë përpara ligjit, pa dallim seksi, race, gjuhe, feje, mendimi politik, kushtesh vetjake e shoqërore. Është detyrë e Republikës heqja e pengesave të karakterit ekonomik e shoqëror, që kufizojë në praktikë lirinë dhe barazinë e shtetasve, ndalojnë zhvillimin e plotë të personalitetit njerëzor dhe pjesëmarrjen efektive të së gjithë punonjësve në organizimin politik, ekonomik e shoqëror të Vendit. Neni 4 Republika u njeh të gjithë shtetasve të drejtën për punë dhe nxit kushtet që e bëjnë efektive këtë të drejtë. Çdo shtetas ka të drejtë të kryejë, sipas mundësive dhe zgjedhjes së vet, një aktivitet ose një profesion që ngre të ardhmen materiale ose shpirtërore të shoqërisë. Neni 5 Republika, një dhe e pandarë, njeh dhe zhvillon autonomitë lokale; kryen, në shërbimet që varen nga Shteti, decentralizimin administrativ më të gjerë; i përshtat parimet dhe metodat e legjislacionit të saj me kërkesat e autonomisë dhe të decentralizimit.

Upload: valdet-krasniqi

Post on 30-Mar-2015

452 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS ITALIANE (Gazeta Zyrtare 27 dhjetor 1947, nr. 298) Kryetari i përkohshëm i Shtetit Duke parë vendimin e Asamblesë Kushtetuese, e cila në seancën e 22 dhjetorit 1947 ka aprovuar Kushtetutën e Republikës Italiane; Duke parë dispozitën e tetëmbëdhjetë të Kushtetutës: SHPALL Kushtetutën e Republikës Italiane me tekstin vijues: Parime Themelore Neni 1 Italia është një Republike demokratike, e themeluar mbi punën. Sovraniteti i përket popullit, që e ushtron atë në format dhe br

TRANSCRIPT

Page 1: Kushtetuta e Italise

1

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS ITALIANE

(Gazeta Zyrtare 27 dhjetor 1947, nr. 298)

Kryetari i përkohshëm i Shtetit Duke parë vendimin e Asamblesë Kushtetuese, e cila në seancën e 22 dhjetorit 1947 ka aprovuar Kushtetutën e Republikës Italiane; Duke parë dispozitën e tetëmbëdhjetë të Kushtetutës:

SHPALL

Kushtetutën e Republikës Italiane me tekstin vijues:

Parime Themelore

Neni 1 Italia është një Republike demokratike, e themeluar mbi punën. Sovraniteti i përket popullit, që e ushtron atë në format dhe brenda kufijve te Kushtetutës.

Neni 2 Republika njeh dhe garanton të drejtat e padhunueshme të njeriut, qoftë si individ, qoftë në formacionet shoqërore ku zhvillohet personaliteti i tij, dhe kërkon përmbushjen e detyrave të domosdoshme të solidaritetit politik, ekonomik e shoqëror.

Neni 3 Të gjithë shtetasit kanë dinjitet shoqëror të njëjtë dhe janë të barabartë përpara ligjit, pa dallim seksi, race, gjuhe, feje, mendimi politik, kushtesh vetjake e shoqërore. Është detyrë e Republikës heqja e pengesave të karakterit ekonomik e shoqëror, që kufizojë në praktikë lirinë dhe barazinë e shtetasve, ndalojnë zhvillimin e plotë të personalitetit njerëzor dhe pjesëmarrjen efektive të së gjithë punonjësve në organizimin politik, ekonomik e shoqëror të Vendit.

Neni 4 Republika u njeh të gjithë shtetasve të drejtën për punë dhe nxit kushtet që e bëjnë efektive këtë të drejtë. Çdo shtetas ka të drejtë të kryejë, sipas mundësive dhe zgjedhjes së vet, një aktivitet ose një profesion që ngre të ardhmen materiale ose shpirtërore të shoqërisë.

Neni 5 Republika, një dhe e pandarë, njeh dhe zhvillon autonomitë lokale; kryen, në shërbimet që varen nga Shteti, decentralizimin administrativ më të gjerë; i përshtat parimet dhe metodat e legjislacionit të saj me kërkesat e autonomisë dhe të decentralizimit.

Page 2: Kushtetuta e Italise

2

Neni 6 Republika mbron me norma të posaçme pakicat gjuhësore.

Neni 7 Shteti dhe Kisha katolike, janë, secili në rendin e vet, të pavarur dhe sovranë. Marrëdhëniet e tyre rregullohen nga Paktet e Laterano-s. Ndryshimet e Pakteve, të pranuara nga të dyja palët, nuk kërkojnë rishikimin e Kushtetutës.

Neni 8

Të gjitha besimet fetare janë njësoj të barabarta përpara ligjit. Besimet fetare, të ndryshme nga ai katolik, kanë të drejtë të organizohen sipas statuteve të tyre, për aq sa këto nuk vijnë ne kundërshtim me rendin juridik italian. Marrëdhëniet e tyre me shtetin rregullohen me ligj mbi bazën e marrëveshjeve me përfaqësitë përkatëse.

Neni 9 Republika nxit zhvillimin e kulturës dhe kërkimin shkencor e teknik. Kujdeset për mjedisin dhe pasuritë historike e artistike të Kombit.

Neni 10 Rendi juridik italian u përshtatet normave të së drejtës ndërkombëtare përgjithësisht të pranuara. Gjendja juridike e shtetasit të huaj rregullohet me ligj, në pajtim me normat dhe traktatet ndërkombëtare. Të huajit, të cilit në vendin e vet i ndalohet ushtrimi efektiv i lirive demokratike të garantuara nga Kushtetuta italiane, ka të drejtë strehimi në territorin e Republikës, sipas kushteve të përcaktuara me ligj. Nuk lejohet ekstradimi i shtetasit të huaj për vepra penale politike.

Neni 11 Italia urren luftën si instrument cënues të lirisë së popujve të tjerë dhe si mjet zgjidhjeje të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, lejon, në kushte barazie me shtetet e tjera, kufizime të sovranitetit për aq sa janë të nevojshme për një rend që të sigurojë paqen dhe drejtësinë ndërmjet Kombeve; ajo inkurajon dhe favorizon organizatat ndërkombëtare që kanë ketë qëllim.

Neni12 Flamuri i Republikës është trengjyrëshi italian: i gjelbër, i bardhë dhe i kuq, me tre shirita vertikale me përmasa të barabarta.

Page 3: Kushtetuta e Italise

3

PJESA E PARË Te drejtat dhe detyrat e shtetasve

KREU I

Marrëdhëniet civile

Neni 13

Liria personale është e padhunueshme. Nuk pranohet asnjë formë mbajtjeje, këqyrjeje ose kontrolli vetjak, dhe as ndonjë kufizim tjetër i çfarëdoshëm i lirisë personale, përveçse me një vendim të arsyetuar të organit gjyqësor dhe vetëm në rastet dhe mënyrat e parashikuara nga ligji. Ne raste të jashtëzakonshme domosdoshmërie dhe urgjence, të treguara shprehimisht në ligj, autoriteti i sigurisë publike mund të marrë masa të përkohshme, të cilat brenda 48 orëve duhet t’i komunikohen organit gjyqësor dhe, në rast se ky nuk i vleftëson brenda dyzetë e tetë orëve pasardhëse, quhen të hequra dhe mbeten pa asnjë efekt. Dënohet çdo dhunë fizike ose morale ndaj atyre personave që sidoqoftë u nënshtrohen kufizimeve të lirisë. Me ligj caktohen kufijtë maksimalë të paraburgimit.

Neni 14 Banesa është e padhunueshme. Në të nuk mund të kryhen kontrolle ose këqyrje a sekuestrime, përveçse në rastet dhe mënyrat e përcaktuara me ligj, sipas garancive të parashikuara për lirinë personale. Kontrollet dhe këqyrjet për arsye shëndetësore dhe të sigurisë publike ose për qëllime ekonomike e fiskale rregullohen me ligje të veçanta.

Neni 15 Liria dhe fshehtësia e korrespondencës dhe e çdo formë tjetër komunikimi janë të padhunueshme. Kufizimi i tyre mund të vijë vetëm pas një akti të organit gjyqësor me garancitë e përcaktuara me ligj.

Neni 16 Çdo shtetas mund të lëvizë e të qëndrojë lirisht në çdo pjesë të territorit kombëtar, me përjashtim të kufizimeve që ligji cakton në vijë të përgjithshme për shkaqe shëndetësore ose sigurie. Asnjë kufizim nuk mund të vihet duke u nisur nga motive politike. Çdo shtetas është i lirë të dalë nga territori i Republikës dhe të kthehet sërish, përveç detyrimeve ligjore.

Neni 17

Shtetasit kanë të drejtë të mblidhen paqësisht dhe pa armë. Për tubimet, edhe në vend të hapur për publikun, nuk kërkohet njoftim paraprak. Për tubimet në vende publike i duhet dhënë njoftim paraprakisht autoriteteve, të cilat mund t’i ndalojnë vetëm për motive sigurie ose të një rreziku publik.

Page 4: Kushtetuta e Italise

4

Neni 18 Shtetasit kanë të drejtë të organizohen lirisht, pa autorizim, për qëllime që nuk u ndalohen individëve nga ligji penal. Ndalohen shoqatat e fshehta dhe ato që ndjekin, qoftë edhe tërthorazi, qëllime politike nëpërmjet organizimeve me karakter ushtarak.

Neni 19 Të gjithë kanë të drejtë të shpërhapin lirisht besimin e tyre fetar në çfarëdo lloj forme, individuale ose kolektive, ta propagandojnë atë dhe të ushtrojnë kultin privatisht a publikisht, vetëm mos qofshin rite në kundërshtim me zakonin e mirë.

Neni 20 Karakteri kishtar dhe qëllimi i fesë ose i kultit të një shoqate a institucioni nuk mund të jenë shkaku i kufizime të veçanta legjislative, dhe as i barrëve të veçanta fiskale për krijimin e tyre, në statusin juridik si dhe çdo formë të veprimtarisë së tyre.

Neni 21 Të gjithë kanë të drejtë të shprehin lirisht mendimin e tyre me fjalë, shkrim dhe me çdo mjet tjetër shpërhapjeje. Shtypi nuk mund t’u nënshtrohet autorizimeve ose censurave. Mund të vazhdohet me sekuestrim vetëm me akt të arsyetuar të organit gjyqësor në rast krimesh, për të cilat ligji për shtypin e autorizon atë shprehimisht, ose në rast shkeljesh të normave që vetë ligji parashikon për përcaktimin e përgjegjësve. Në të këtilla raste, kur ka urgjence absolute dhe nuk është e mundur ndërhyrja në kohë e organit gjyqësor, sekuestrimi i shtypit periodik mund të kryhet nga oficerë të policisë gjyqësore, të cilët menjëherë, dhe kurrë përtej 24 orëve, duhet të njoftojnë organin gjyqësor. Nëse ky i fundit nuk e vleftëson në 24 orët pasardhëse, sekuestrimi konsiderohet i hequr dhe pa asnjë lloj efekti. Ligji mund të caktojë, me norma të karakterit të përgjithshëm, bërjen publike së mjeteve të financimit të shtypit periodik. Ndalohen botimet me shtyp, shfaqjet dhe të gjitha manifestimet e tjera në kundërshtim me zakonin e mirë. Ligji cakton masat e përshtatshme për parandalimin dhe ndëshkimin e shkeljeve.

Neni 22 Askush nuk mund të privohet, për shkaqe politike nga zotësia juridike, shtetësia dhe nga emri.

Neni 23 Asnjë detyrim personal ose pasuror nuk mund të vihet, përveçse në bazë të ligjit.

Neni 24 Të gjithë mund të veprojnë në gjykim për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre të ligjshme. Mbrojtja është e drejtë e padhunueshme në çdo gjendje e fazë të procedimit.

Page 5: Kushtetuta e Italise

5

U sigurohen personave që nuk janë në gjendje, me institute të posaçme, mjetet për të vepruar dhe për t’u mbrojtur përpara çdo jurisdiksioni. Ligji përcakton kushtet dhe mënyrat për ndreqjen e gabimeve gjyqësore.

Neni 25 Askush nuk mund të hiqet nga gjyqtari i natyrshëm i paracaktuar me ligj. Askush nuk mund të dënohet, përveçse në bazë të një ligji, që të ketë hyrë në fuqi përpara kryerjes së veprës. Askush nuk mund t’u nënshtrohet masave të sigurisë, përveçse në rastet e parashikuara në ligj.

Neni 26 Ekstradimi i shtetasit mund të lejohet vetëm nëse është i parashikuar shprehimisht në konventat ndërkombëtare . Dhe nuk mund të lejohet në asnjë rast për vepra penale politike.

Neni 27 Përgjegjësia penale është vetjake. I pandehuri nuk konsiderohet fajtor deri në dënimin përfundimtar. Dënimet nuk mund të jenë trajtime në kundërshtim me ndjenjat njerëzore dhe duhet të synojnë në riedukimin e të dënuarit. Nuk lejohet dënimi me vdekje, përveç rasteve te parashikuara nga ligjet ushtarake të kohës së luftës.

Neni 28 Funksionarët dhe nëpunësit e Shtetit dhe të institucioneve publike janë përgjegjës drejtpërsëdrejti, sipas ligjeve penale, civile dhe administrative, për veprimet e kryera duke shkelur të drejtat. Në raste të tilla përgjegjësia civile shtrihet te Shteti dhe tek institucionet publike.

KREU II

MARRËDHËNIET ETIKO- SHOQËRORE

Neni 29 Republika njeh të drejtat e familjes si shoqëri natyrore të bazuar mbi martesën. Martesa rregullohet mbi bazën e barazisë morale e juridike të bashkëshorteve, brenda kufijve të caktuar me ligj për garantimin e unitetit familjar.

Neni 30 Është detyrë dhe e drejtë e prindërve mbajtja, arsimimi dhe edukimi i fëmijëve, edhe kur kanë lindur jashtë martesës. Në rastet e paaftësisë së prindërve, ligji përcakton mënyrën e shlyerjes së detyrimeve të tyre. Ligji u siguron fëmijëve të lindur jashtë martesës çdo mbrojtje juridike e shoqërore, në pajtim me të drejtat e anëtarëve të familjes së ligjshme. Ligji përcakton normat dhe caqet për kërkimin e atësisë.

Page 6: Kushtetuta e Italise

6

Neni 31 Republika lehtëson me masa ekonomike dhe përkujdesje të tjera, krijimin e familjes dhe përmbushjen e detyrave përkatëse, me një vëmendje të veçantë për familjet e mëdha. Mbron nënën, fëmijët dhe rininë, duke favorizuar institutet e nevojshme për këtë qëllim.

Neni 32 Republika kujdeset për shëndetin si një e drejte themelore e individit dhe një interes i kolektivitetit, dhe garanton mjekime falas te skamurit. Askush nuk mund te detyrohet për një trajtim shëndetësor te përcaktuar veçse me dispozite ligjore. Ligji ne asnjë rast nuk mund te shkele kufijtë qe imponon respekti për njeriun.

Neni 33 Arti dhe shkenca janë të lirë dhe i lirë është mësimi i tyre. Republika cakton normat e përgjithshme për arsimin dhe krijon shkolla shtetërore për të gjitha sistemet dhe shkallët. Institucione dhe subjekte private kanë të drejtë të krijojnë shkolla dhe institute edukimi, pa shpenzime për Shtetin. Ligji, në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të shkollave jo shtetërore që kërkojnë të njehsohen, duhet t’u sigurojë atyre siguri të plotë dhe nxënësve të tyre një trajtim shkollor të barazvlefshëm me atë të nxënësve të shkollave shtetërore. Është i detyrueshëm një provim shtetëror për pranimin në shkollat e çfarëdo rendi dhe shkalle ose për përfundimin e tyre dhe për aftësimin në ushtrimin e profesionit. Institucionet e kulturës se lartë, universitetet dhe akademitë, kanë të drejtë të vendosin rende autonome brenda kufijve të përcaktuara nga ligjet e Shtetit.

Neni 34 Shkolla është e hapur për të gjithë. Arsimi i ulët, i dhënë të paktën për tetë vjet, është i detyrueshëm dhe falas. Ata që janë të aftë dhe që e meritojnë, edhe pse pa mundësi, kanë të drejtë të arrijnë shkallët më të larta të studimeve.

KREU III MARDHËNIE EKONOMIKE

Neni 35

Republika mbron punën në të gjitha format dhe zbatimet e saj. Kujdeset për formimin dhe ngritjen profesionale të punëtoreve. Nxit dhe favorizon marrëveshjet dhe organizatat internacionale që afirmojnë dhe rregullojnë të drejtat e punës. Njeh lirinë e emigrimit, përveç detyrimeve të vendosura nga ligje në interesin e përgjithshëm, dhe mbron punën e italiane jashtë shtetit.

Page 7: Kushtetuta e Italise

7

Neni 36 Punëtori ka të drejtën e një pagese në përpjesëtim me sasinë dhe cilësinë e punës së tij dhe në çdo rast të mjaftueshme për t’i siguruar vetes dhe familjes së tij të qenurit të lire dhe dinjitoz. Maksimumi i orëve të punës ditore përcaktohet me ligj. Punëtori ka të drejtën e pushimit javor dhe pushimeve vjetore të paguara nga të cilat nuk mund të heqë dorë.

Neni 37 Gruaja punonjëse ka të njëjtat të drejta dhe për punë të barabartë, të njëjtin shpërblim që kanë edhe punëtorët. Kushtet e punës duhet të lejojnë përmbushjen e funksionit familjar thelbësor të saj dhe t’i sigurojë nënës dhe fëmijës një mbrojtje të përshtatshme e të veçantë. Ligji cakton kufirin minimal të moshës për punë të paguar. Republika mbron punën e të miturve me norma specifike dhe u garanton atyre, për punë të barabarta, të drejtën e barazisë së pagës.

Neni 38 Çdo shtetas i paaftë për punë dhe pa mjetet e nevojshme për të jetuar ka të drejtë për mbajtje dhe asistencë shoqërore. Punonjësit kanë të drejtë që të parasigurohen dhe të sigurohen me mjete të përshtatshme për kërkesat e tyre jetike në rast fatkeqësie, sëmundjeje, invaliditeti dhe pleqërie, papunësie të pa vullnetshme. Të paaftët dhe të gjymtuarit kanë të drejtë për edukimin dhe përgatitjen profesionale. Për detyrat e parashikuara në këtë nen përkujdesen organe dhe institutet e ngritura ose të integruara nga Shteti. Asistenca private është e lirë.

Neni 39 Organizimi sindikal është i lirë. Sindikatave nuk mund t’u caktohet tjetër detyrim, përveç regjistrimit të tyre pranë zyrave lokale a qendrore, sipas normave të ligjit. Është kusht për regjistrimin, që statutet e sindikatave të sanksionojnë një rend të brendshëm mbi baza demokratike. Sindikatat e regjistruara kanë zotësi juridike. Ato të përfaqësuara bashkërisht në përpjesëtim me anëtaret e tyre, mund të nënshkruajnë kontrata kolektive pune me pasoja detyrueshme për të gjithë pjesëtarët e kategorive të cilëve u referohet kontrata.

Neni 40

E drejta për grevë ushtrohet në fushën e ligjeve që e rregullojnë.

Neni 41 Nisma ekonomike private është e lirë. Ajo nuk mund të zhvillohet në kundërshtim me dobinë shoqërore ose në mënyrën që të sjell dëm sigurisë, lirisë, dinjitetit njerëzor. Ligji përcakton programet dhe kontrollet e përshtatshme që veprimtaria ekonomike publike e private të drejtohet e të bashkërendohet për qëllime shoqërore.

Page 8: Kushtetuta e Italise

8

Neni 42 Prona është publike ose private. Të mirat ekonomike i përkasin Shtetit, enteve ose privatëve. Prona private njihet dhe garantohet me ligj, i cili përcakton mënyrat e fitimit të saj, të gëzimit dhe kufijtë e saj, me qëllim që të sigurohet funksioni i saj shoqëror dhe të bëhet e arritshme për te gjithë. Prona private mundet në rastet e parashikuara nga ligji dhe kundrejt shpërblimit, të shpronësohet për motive të interesit të përgjithshëm,. Ligji përcakton rregullat dhe kufijtë e trashëgimisë ligjore e me testament dhe te drejtat e Shtetit mbi trashëgimitë.

Neni 43 Me qëllimi e një dobie të përgjithshme ligji mund të rezervojë që nga fillimi ose të kalojë, nëpërmjet shpronësimit dhe kundrejt shpërblimit, në dobi të Shtetit, të institucioneve publike ose të bashkësive të punonjësve ose përdoruesve, ndërmarrje të caktuara ose kategori ndërmarrjesh që kanë të bëjnë me shërbime publike thelbësore ose me burime energjie a me situata monopoli në të cilat të mbizotërojë interesi i përgjithshëm.

Neni 44 Me qëllim arritjen e shfrytëzimit racional të truallit dhe vendosjen e marrëdhënieve të arsyeshme shoqërore, ligji i imponon detyrime pronës private mbi tokën, cakton kufijtë për shtrirjen e saj sipas krahinave dhe zonave bujqësore, promovon dhe imponon bonifikimin e tokave, shndërrimin e latifondeve dhe rimëkëmbjen e njësive prodhuese; ndihmon pronën e vogël dhe të mesme. Ligji përcakton masa në favor të zonave malore.

Neni 45 Republika njeh funksionin shoqëror të kooperimit me karakter ndihmues të ndërsjellët dhe pa synime spekuluese private. Ligji promovon dhe favorizon shtimin e tij me mjetet më të përshtatshme dhe verifikon, me kontrollet e duhura, karakterin dhe qëllimet e tij. Ligji parashikon masa për mbrojtjen dhe zhvillimin e artizanatit.

Neni 46 Me synimin e ngritjes ekonomike e shoqërore të punës dhe në harmoni me nevojat e prodhimit, Republika njeh të drejtën e punonjësve për të bashkëpunuar, në mënyrat dhe në kufijtë e caktuar nga ligji, në administrimin e firmave.

Neni 47

Republika inkurajon dhe mbron kursimet në të gjitha format e tyre; disiplinon, bashkërendon dhe kontrollon ushtrimin e kreditit. Ajo favorizon futjen e kursimeve popullore për pronësinë mbi banesën, për pronësinë e drejtpërdrejtë në kultivimin e bujqësisë dhe për investimin aksionar të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në komplekset e mëdha prodhuese të vendit.

Page 9: Kushtetuta e Italise

9

KREU IV MARREDHENIET POLITIKE

Neni 48

Janë zgjedhës të gjithë shtetasit, burra e gra, që kanë arritur moshën madhore. Vota është vetjake dhe e barabartë, e lirë dhe e fshehtë. Ushtrimi i saj është detyrë qytetare. Ligji përcakton kërkesat dhe mënyrat për ushtrimin e së drejtës së votës nga shtetasit me banim jashtë shtetit dhe siguron efektivitetin e saj. Për këtë qëllim krijohet një zonë zgjedhore Jashtë shtetit për zgjedhjet e Dhomave, së cilës i caktohen vende sipas numrit të caktuar nga norma kushtetuese dhe sipas kritereve të parashikuar nga ligji. E drejta e votës nuk mund të kufizohet veçse për paaftësi civile ose si pasojë e një vendimi penal të formës së prerë dhe në rastet e padenjësisë morale të përcaktuara nga ligji.

Neni 49 Të gjithë shtetasit kanë të drejtë të grupohen lirisht në parti për të kontribuuar me metoda demokratike në përcaktimin e politikës kombëtare.

Neni 50 Të gjithë shtetasit mund t’u drejtojnë peticione Dhomave për të kërkuar masa legjislative ose për të parashtruar nevoja të përbashkëta.

Neni 51 Të gjithë shtetasit e të dy sekseve mund të vihen në funksionet publike ose në detyra të zgjedhshme në kushte barazie, sipas kritereve të përcaktuara me ligj. Për këtë qëllim, Republika promovon me masa të posaçme mundësi të barabarta midis grave dhe burrave. Ligji, për pranimin në postet publike dhe në funksionet e zgjidhshme, mundet të barazojë me shtetasit vendas italianët që nuk i përkasin Republikës. Kushdo që është i thirrur në funksione publike të zgjedhshme ka të drejtë të disponojë kohën e nevojshme për kryerjen e tyre dhe të ruajë vendin e tij të punës.

Neni 52 Mbrojtja e Atdheut është detyrë e shenjtë e shtetasit. Shërbimi ushtarak është i detyrueshëm në kufijtë dhe mënyrat e përcaktuara ligj. Përmbushja e tij nuk paragjykon pozitën në punë të shtetasit, as ushtrimin e të drejtave politike. Organizimi i Forcave të Armatosura njeh frymën demokratike të Republikës.

Neni 53 Të gjithë kanë për detyrë të kontribuojnë në shpenzimet publike sipas aftësisë së tyre kontribuuese. Sistemi fiskal njeh kriteret e përpjesëtueshmërisë rritëse.

Page 10: Kushtetuta e Italise

10

Neni 54 Të gjithë shtetasit kanë për detyrë të jenë besnikë ndaj Republikës dhe të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet. Shtetasit të cilëve u janë besuar funksione publike kanë për detyrë të përmbushin me disiplinë dhe nder, duke dhënë betim në rastet e përcaktuara me ligj.

PJESA E DYTË Rendi I REPUBLIKËS

KREU I

PARLAMENTI

SEKSIONI I DHOMAT

Neni 55

Parlamenti përbëhet nga Dhoma e deputeteve dhe nga Senati i Republikës. Parlamenti mblidhet në seancë të përbashkët me anëtarët e të dy dhomave vetëm në rastet e parashikuara nga Kushtetuta.

Neni 56 Dhoma e deputetëve zgjidhet mbi bazën e zgjedhjeve të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta. Numri i deputetëve është gjashtëqind e tridhjetë, 12 prej të cilëve, të zgjedhur nga zona Jashtë Shtetit. Janë të zgjedhshëm si deputetë të gjithë zgjedhësit, të cilët ditën e zgjedhjeve kanë mbushur 25 vjeç. Ndarja e vendeve midis zonave elektorale, përveç numrit të zonës Jashtë shtetit, bëhet duke e ndarë numrin e banorëve të Republikës, siç rezulton nga regjistrimi i fundit i përgjithshëm i popullsisë, për gjashtëqind e tridhjetë dhe duke i shpërndarë vendet në përpjesëtim me popullsinë në çdo zonë elektorale, mbi bazën e herësve të plotë dhe të mbetjeve më të larta.

Neni 57 Senati i Republikës zgjidhet mbi bazë krahinore, përveç vendeve të caktuara në zonën zgjedhore Jashtë shtetit. Numri i senatorëve të zgjedhur është treqind e pesëmbëdhjetë, gjashtë prej të cilëve, të zgjedhur në zonën Jashtë shtetit. Asnjë Krahinë nuk mund të ketë një pak se shtatë senatorë; Molize ka dy; Val d’Aosta një. Ndarja e vendeve ndërmjet Krahinave, përveç numrit të vendeve, të caktuara në zonën zgjedhore Jashtë shtetit dhe duke zbatuar më parë dispozitat e paragrafit paraardhës, kryhet në përpjesëtim me popullsinë e Krahinave, siç rezulton nga regjistrimi i fundit i përgjithshëm, mbi bazën e herësve të plotë dhe të mbetjeve më të larta.

Neni 58 Senatorët zgjidhen në bazë të zgjedhjeve të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta nga zgjedhës që e kanë mbushur moshën 25 vjeç. Janë të zgjedhshëm si senatorë zgjedhësit që kanë mbushur 40 vjeç.

Page 11: Kushtetuta e Italise

11

Neni 59 Është senator me të drejtë dhe i përjetshëm, përveçse kur heq dorë, kush ka qenë President i Republikës. Presidenti i Republikës mund të emërojë senatorë të përjetshëm pesë shtetas që kanë nderuar Atdheun për merita shumë të larta në fushën shoqërore, shkencore artistike dhe letrare.

Neni 60 Dhoma e deputetëve dhe Senati i Republikës zgjidhen për pesë vjet. Kohëzgjatja e secilës Dhomë nuk mund të shtyhet, përveçse me ligj dhe vetëm në rast lufte.

Neni 61 Zgjedhjet e Dhomave të reja bëhen brenda shtatëdhjetë ditëve nga mbarimi i të mëparshmeve. Mbledhja e parë bëhet, jo më tej se 20 ditë, pas zgjedhjeve. Deri në mbledhjen e Dhomave të reja, shtyhet pushteti i atyreve të mëparshme.

Neni 62 Dhomat mblidhen vetiu ditën e parë jo festive të shkurtit dhe të tetorit. Secila Dhomë mund të thirret në sesion të jashtëzakonshëm me nismën e Kryetarit të saj ose të Presidentit të Republikës ose të 1/3 të anëtarëve të saj. Kur njëra Dhomë mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm, vetiu thirret edhe tjetra.

Neni 63 Secila Dhomë zgjedh ndër anëtarët e saj Kryetarin dhe Zyrën e kryesisë. Kur Parlamenti mblidhet në seancë të përbashkët, Kryesia dhe Zyra e kryesisë janë ato të Dhomës së deputetëve.

Neni 64 Secila Dhomë miraton rregulloren e vet me shumicë absolute të anëtarëve të saj. Seancat janë publike, megjithatë secila nga të dy Dhomat dhe Parlamenti në mbledhje të përbashkët, mund të vendosin që të mblidhen në seancë të mbyllur. Vendimet e secilës Dhomë dhe të Parlamentit, nuk janë të vlefshme, nëse nuk është e pranishme shumica e anëtarëve të tyre dhe nëse nuk janë miratuar nga shumica e të pranishmeve, përveçse kur Kushtetuta parashikon një shumicë të veçantë. Anëtarët e Qeverisë, edhe kur nuk janë anëtarë të Dhomave, kanë të drejtë dhe, po t’u kërkohet, detyrim që të marrin pjesë në seanca. Ata duhet dëgjuar sa herë që e kërkojnë.

Neni 65 Ligji përcakton rastet e pazgjedhshmërisë dhe të papajtueshmërisë me funksionin e deputetit ose te senatorit. Askush nuk mund të jetë anëtar njëkohësisht në të dy Dhomat.

Page 12: Kushtetuta e Italise

12

Neni 66 Secila Dhomë gjykon për titujt e pranimit të anëtarëve të saj dhe për shkaqet e pasardhura, të pazgjedhshmërisë dhe të papajtueshmërisë.

Neni 67 Çdo anëtar i Parlamentit përfaqëson Kombin dhe i ushtron funksionet e tij pa mandat detyrues.

Neni 68 Anëtarët e Parlamentit nuk mund të përgjigjen për mendimet e shprehura dhe për votat e dhëna gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre. Pa autorizimin e Dhomës ku bën pjesë, asnjë anëtar i Parlamentit nuk mund t’i nënshtrohet kontrollit vetjak apo atij shtëpiak, as nuk mund të arrestohet, ose ndryshe të privohet nga liria vetjake, ose të mbahet i burgosur, përveç se, në zbatim të një vendimi dënimi përfundimtar, apo kur të jetë kapur në çastin e kryerjes së një krimi, për të cilin, është i detyrueshëm arrestimi në flagrancë. Autorizim i ngjashëm, kërkohet për të vënë nën përgjime, anëtarët e Parlamentit, në çdo lloj forme bisedash dhe për sekuestrimin korrespondencës.

Neni 69 Anëtarët e Parlamentit marrin një shpërblim të caktuar me ligj.

SEKSIONI II FORMIMI I LIGJEVE

Neni 70

Funksioni ligjvënës ushtrohet kolektivisht nga të dy Dhomat.

Neni 71 Nisma ligjvënëse i përket Qeverisë, çdo anëtari të Dhomave, si edhe organeve dhe institucioneve të cilave ajo u është dhënë nga ligji kushtetues. Populli e ushtron nismën ligjvënëse, nëpërmjet propozimit, prej të paktën 50.000 zgjedhësve, të një projekti të hartuar në nene.

Neni 72 Çdo projektligj, i paraqitur në njërën Dhomë, sipas normave të rregullores së saj, shqyrtohet nga një Komision dhe pastaj nga vetë Dhoma, që e miraton nen për nen dhe me votim përfundimtar. Rregullorja cakton procedura të shkurtuara mbi projektligje, për të cilët deklarohet urgjenca. Ajo mund të caktojë gjithashtu, se në cilat raste dhe forma shqyrtimi dhe miratimi i projektligjeve mund t’u referohet komisioneve, edhe të përhershme, të përbëra në mënyrë që të pasqyrohet përpjesëtimi i grupeve parlamentare. Edhe në raste të tilla, deri në çastin e miratimit të tij përfundimtar, projektligji i parashtrohet Dhomës, në qoftë se Qeveria ose një e dhjeta e anëtarëve të Dhomës, apo një e pesta e Komisionit kërkojnë që ai të diskutohet ose të votohet nga vetë Dhoma ose t’i nënshtrohet miratimit përfundimtar të saj, vetëm me deklarimin e votës. Rregullorja përcakton mënyrat e publikimit të punimeve të Komisioneve.

Page 13: Kushtetuta e Italise

13

Procedura normale e shqyrtimit dhe e miratimit të drejtpërdrejtë nga ana e Dhomës vendoset gjithmonë për projektligjet në fushën kushtetuese dhe elektorale dhe për ato të delegimit ligjvënës, të autorizimit për ratifikimin e traktateve ndërkombëtare, të miratimit të buxheteve dhe të bilanceve konsuntive.

Neni 73 Ligjet shpallen nga Presidenti i Republikës brenda një muaji nga miratimi. Në rast se, Dhomat, secila me shumicë absolute të anëtareve të tyre, e deklarojnë si urgjent, ligji shpallet në afatin, nga vetë ai të caktuar . Ligjet botohen menjëherë pas shpalljes dhe hyjnë në fuqi 15 ditë pas botimit, përveçse kur vetë ligjet caktojnë një afat tjetër.

Neni 74 Presidenti i Republikës, përpara shpalljes së ligjit, me një mesazh të arsyetuar drejtuar Dhomave, mund të kërkojë një vendosje të re. Në rast se Dhomat e miratojnë përsëri ligjin, ky duhet të shpallet.

Neni 75 Shpallet referendumi popullor për të vendosur shfuqizimin, tërësor a të pjesshëm, të një ligji ose të një akti që ka vlerën e ligjit, kur e kërkojnë 500.000 zgjedhës ose pesë Këshilla krahinorë. Nuk lejohet referendum për ligjet fiskale dhe buxhetore, të amnistisë dhe të faljes, të autorizimit për ratifikimin e traktateve ndërkombëtare. Kanë të drejtë të marrin pjesë në referendum të gjithë shtetasit që janë të thirrur të zgjedhin Dhomën e deputetëve. Propozimi që shtrohet për referendumin, miratohet në rast se ka marrë pjesë në votim shumica e atyre që e kanë këtë të drejtë, dhe në rast se është arritur shumica e votave të vlefshme. Ligji përcakton mënyrat e zhvillimit të referendumit.

Neni 76 Ushtrimi i funksionit ligjvënës nuk mund t’i delegohet Qeverisë përveçse kur përcaktohen parimet dhe kriteret drejtuese dhe vetëm për një kohë të kufizuar dhe për objekte të përcaktuara.

Neni 77 Qeveria nuk mund, pa delegimin e Dhomave, të nxjerrë dekrete që kanë vlerën e ligjit të zakonshëm. Kur, në raste të jashtëzakonshme domosdoshmërie dhe urgjence, nën përgjegjësinë e vet, Qeveria, merr masa të përkohshme që kanë vlerën e ligjit, duhet që po atë ditë, t’ua paraqesë për t’i shndërruar në ligj Dhomave, të cilat, edhe po të jenë të shpërndara, thirren enkas dhe mblidhen brenda pesë ditëve. Dekret e humbasin fuqinë që nga fillimi, në rast se nuk kthehen në ligj brenda 60 ditëve nga botimi i tyre. Megjithatë Dhomat mund të rregullojnë me ligj, marrëdhëniet juridike të lindura mbi bazën e dekreteve të pa shndërruara në ligj.

Neni 78 Dhomat vendosin për gjendjen e luftës dhe i japin Qeverisë pushtetet e nevojshme.

Page 14: Kushtetuta e Italise

14

Neni 79 Amnistia dhe falja jepen me ligj të miratuar nga dy të tretat e anëtarëve të secilës Dhomë, në çdo nen dhe në votimin përfundimtar. Ligji që jep amnistinë apo faljen cakton afatin për zbatimin e tyre. Në çdo rast, amnistia dhe falja nuk mund të zbatohen për veprat penale të kryera pas paraqitjes së projektligjit.

Neni 80 Dhomat autorizojnë me ligj ratifikimin e trakteve ndërkombëtare që janë të karakterit politik, ose që parashikojnë arbitrazhe e rregullore gjyqësore, ose që sjellin ndryshime territoriale a barra financiare apo ndryshime ligjesh.

Neni 81 Dhomat miratojnë çdo vit buxhetin dhe planin konsuntiv të paraqitur nga Qeveria. Ushtrimi i përkohshëm i buxhetit nuk mund të lejohet, përveçse me ligj dhe për periudha, që në tërësi nuk i kalojnë katër muajt. Me ligjin e miratimit të buxhetit, nuk mund të vendosen taksa të reja ose shpenzime të reja. Çdo ligj tjetër, që sjell shpenzime të reja e më të mëdha, duhet të tregojë mjetet për përballimin e tyre.

Neni 82 Secila Dhomë mund të vendosë zhvillim e hetimeve parlamentare për çështje të interesit publik. Për këtë qëllim ajo emëron nga anëtarët e saj, një Komision të përbërë në mënyrë që të pasqyrojë përpjesëtimin e grupeve te ndryshme. Komisioni hetimor i kryen hetimet dhe shqyrtimet me të njëjtat pushtete dhe të njëjtat kufizime të autoriteteve gjyqësore.

KREU II

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

Neni 83

Presidenti i Republikës zgjidhet nga Parlamenti me seancë të përbashkët të anëtarëve të tij. Në zgjedhje, marrin pjesë tre delegatë për çdo Krahinë të zgjedhur nga Këshilli Krahinor në mënyrë që të sigurohet përfaqësimi i minorancave. Val d’Aosta ka vetëm një delegat. Zgjedhja e Presidentit të Republikës bëhet me votim të fshehtë me një shumicë prej dy të tretave të asamblesë. Pas votimit të tretë mjafton shumica absolute.

Neni 84 Mund të zgjidhet President Republike çdo shtetas që ka mbushur 50 vjeç dhe që gëzon të drejtat civile dhe politike. Funksioni i Presidentit të Republikës është i papajtueshëm me çdo detyrë tjetër. Shpërblimi dhe pajisjet në dispozicion të Presidentit caktohen me ligj.

Page 15: Kushtetuta e Italise

15

Neni 85 Presidenti i Republikës zgjidhet për shtatë vjet. Tridhjetë ditë përpara mbarimit të mandatit, Kryetari i Dhomës së deputeteve thërret në seancë të përbashkët Parlamentin dhe delegatët Krahinorë, për të zgjedhur Presidentin e ri të Republikës. Në rast se, Dhomat janë të shpërndara, ose kur duhen më pak se tre muaj që të mbarojë mandati i tyre, zgjedhja do të bëhet brenda pesëmbëdhjetë ditëve pas mbledhjes së Dhomave të reja. Ndërkohë zgjatet mandati i Presidentit në fuqi.

Neni 86 Funksionet e Presidentit të Republikës, në çdo rast kur ai nuk mund t’i kryejë ato, ushtrohen nga Kryetari i Senatit. Në rast pengimi të përhershëm ose vdekjeje ose dorëheqjeje të Presidentit të Republikës, Kryetari i Dhomës së deputetëve cakton zgjedhjet për Presidentin e ri, brenda pesëmbëdhjetë ditëve, përveçse kur, është parashikuar afat më i gjatë, kur Dhomat janë shpërndara ose kur duhen më pak se tre muaj nga mbarimi i mandatit të tyre.

Neni 87 Presidenti i Republikës është kryetari i Shtetit dhe përfaqëson unitetin kombëtar. Mund t’u drejtojë mesazhe Dhomave. Cakton zgjedhjet e Dhomave të reja dhe mbledhjen e tyre të parë . Autorizon paraqitjen në Dhoma, të projektligjeve me nismën e Qeverisë. Shpall ligjet dhe nxjerr dekretet që kanë vlerën e ligjit, si edhe rregulloret. Shpall referendumin popullor në rastet e parashikuara nga Kushtetuta. Emëron, në rastet e caktuara nga ligji, funksionarët e Shtetit. Akrediton dhe pranon përfaqësuesit diplomatikë, ratifikon traktatet ndërkombëtare, duke marrë kur duhet, autorizimin e Dhomave. Ka komandën e Forcave të Armatosura, kryeson Këshillin e Lartë të Mbrojtjes të krijuar sipas ligjit, shpall gjendjen e luftës të vendosur nga Dhomat. Kryeson Këshillin e Lartë të Magjistraturës. Mund të japë faljen dhe të shndërrojë dënimet. Jep titujt e nderit të Republikës.

Neni 88 Presidenti i Republikës, pasi dëgjon Kryetarët e përkatës, mund të shpërndajë Dhomat ose edhe vetëm njërën prej tyre. Këtë kompetencë nuk mund ta ushtrojë në gjashtë muajt e fundit të mandatit të tij, përveçse kur ata, përkojnë tërësisht ose pjesërisht me gjashtë muajt e fundit të legjislaturës.

Neni 89 Asnjë akt i Presidentit i Republikës nuk është i vlefshëm, pa kundërfirmën e ministrave propozues, të cilët marrin përsipër përgjegjësinë. Aktet që kanë vlerën ligjore dhe aktet e tjera të caktuara nga ligji, kundërfirmosen edhe nga Kryetari i Këshillit të Ministrave.

Page 16: Kushtetuta e Italise

16

Neni 90 Presidenti i Republikës nuk është përgjegjës për veprimet e kryera gjatë ushtrimit të funksionit të tij, përveçse për tradhti të lartë ose për shkelje të Kushtetutës. Në raste të tilla, vihet në gjendje akuze nga Parlamenti në seancë të përbashkët, me shumicë absolute të anëtarëve të tij.

Neni 91 Presidenti i Republikës, para se të marrë funksionet e tij, bën betim për besnikëri ndaj Republikës dhe për respektimin e Kushtetutës përpara Parlamentit në seancë të përbashkët.

KREU III

QEVERIA

Seksion I Këshilli i Ministrave

Neni 92

Qeveria e Republikës përbëhet nga Kryetari i Këshillit dhe nga Ministrat, të cilët përbëjnë së bashku Këshillin e Ministrave. Presidenti i Republikës emëron Kryetarin e Këshillit të Ministrave dhe, me propozimin e këtij, ministrat.

Neni 93 Kryetari i Këshillit të Ministrave dhe ministrat, para se të marrin funksionet e tyre, betohen përpara Presidentit të Republikës.

Neni 94 Qeveria duhet të ketë besimin e të dy Dhomave. Secila Dhomë ose e jep ose e heq besimin, nëpërmjet një mocioni të motivuar dhe të votuar me apel emëror. Brenda pesëmbëdhjetë ditëve që nga formimi i saj, Qeveria paraqitet përpara Dhomave për të marrë votëbesimin. Vota kundër një propozimi të Qeverisë nga njëra Dhomë ose të dyja, nuk sjell detyrimin për të dhënë dorëheqjen. Mocioni i mosbesimit duhet të nënshkruhet nga të paktën një e dhjeta e anëtarëve të Dhomës dhe nuk mund të diskutohet përpara tri ditëve që nga paraqitja e tij.

Neni 95 Kryetari i Këshillit të Ministrave drejton politikën e përgjithshme të Qeverisë dhe përgjigjet për të. Ai siguron unitetin e drejtimit politik dhe administrativ, duke nxitur dhe bashkërenduar veprimtarinë e ministrave. Ministrat përgjigjen kolegjialisht për aktet e Këshillit të Ministrave dhe individualisht për aktet e dikastereve të tyre. Ligji parashikon organizimin e Kryeministrisë dhe cakton numrin, kompetencat dhe organizimin e ministrive.

Page 17: Kushtetuta e Italise

17

Neni 96 Kryetari i Këshillit të Ministrave dhe ministrat edhe se nuk janë më në detyrë, u nënshtrohen, për veprat penale të kryera gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, jurisdiksionit të gjykatave të zakonshme, duke marrë më parë autorizimin e Senatit të Republikës ose të Dhomës së deputetëve, sipas rregullave të caktuara me ligj kushtetues.

SEKSIONI II

ADMINISTRATA PUBLIKE

Neni 97

Zyrat publike organizohen sipas dispozitave të ligjit, në mënyre që të sigurohen mbarëvajtja dhe paanësia e administratës. Në organizimin e zyrave përcaktohen sferat e kompetencës, atributet dhe përgjegjësitë e funksionareve. Nëpunësit në administratën publike caktohen me konkurs, me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj.

Neni 98 Nëpunësit publikë janë në shërbimin ekskluziv të Kombit. Në rast se janë anëtarë të Parlamentit, ata nuk mund të ngrihen në detyrë, përveçse për vjetërsi në punë. Me ligj mund të vendosen kufizime për të drejtën e pjesëmarrjes në parti politike për gjyqtarët, për ushtaraket profesioniste në shërbim aktiv, për funksionarët dhe agjentët e policisë, për përfaqësuesit Diplomatikë e konsullorë jashtë vendit.

SEKSIONI III

ORGANET NDIHMËSE

Neni 99 Këshilli kombëtar i ekonomisë dhe i punës është i formuar, në mënyrat e caktuara me ligj, nga ekspertë dhe përfaqësues të kategorive prodhuese, në mënyrë që të kihet parasysh rëndësia e tyre numerike dhe cilësore. Ai është organ këshillimor i Dhomave dhe i Qeverisë, për fushat dhe sipas funksioneve, që i janë caktuar me ligj. Ai ka nismën ligjvënëse dhe mund të kontribuojë në përpunimin e legjislacionit ekonomik e shoqëror sipas parimeve dhe brenda kufijve të caktuar nga ligji.

Neni 100 Këshilli i Shtetit është organ për konsulencë juridiko-administrative dhe mbikëqyrjen e drejtësisë në administratë. Gjykata e llogarive ushtron kontrollin paraprak të ligjshmërisë mbi aktet e Qeverisë si dhe atë të mëpasshëm për administrimin e buxhetit të Shtetit. Merr pjesë, në rastet dhe në format e caktuara nga ligji, në kontrollin mbi administrimin financiar të institucioneve të cilave Shteti u

Page 18: Kushtetuta e Italise

18

jep kontribute në rrugë të zakonshme. Ajo referon drejtpërsëdrejti përpara Dhomave për vërejtjet e kontrollit të kryer. Ligji siguron pavarësinë e të dy Instituteve dhe të anëtarëve të tyre ndaj Qeverisë.

KREU IV

MAGJISTRATURA

Seksioni I

Organizimi gjyqësor

Neni 101 Drejtësia jepet në emër të popullit. Gjyqtarët i nënshtrohen vetëm ligjit.

Neni 102 Funksioni jurisdiksional ushtrohet nga magjistratë të caktuar e të rregulluar nga normat për organizimin gjyqësor. Nuk mund të ngihen gjyqtarë të jashtëzakonshëm ose gjykata të posaçme. Mund të krijohen vetëm pranë organeve gjyqësore të zakonshme seksione të specializuara për fusha të caktuara, edhe me pjesëmarrjen e shtetasve të aftë që janë jashtë magjistraturës. Ligji rregullon rastet dhe format e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të popullit në dhënien e drejtësisë.

Neni 103 Këshilli i Shtetit dhe organet e tjera të drejtësisë administrative kanë jurisdiksion për mbrojtjen përballë administratës publike të interesave të ligjshme dhe, në fusha të veçanta të caktuara nga ligji, edhe të së drejtave subjektive. Gjykata e llogarive ka jurisdiksion në fushat e kontabilitetit publik dhe në fushat e tjera të përcaktuara nga ligji. Gjykatat ushtarake në kohë lufte kanë jurisdiksionin e caktuar me ligj. Në kohë paqeje, kanë jurisdiksion vetëm për veprat penale të kryera nga pjesëtarë të Forcave të Armatosura.

Neni 104 Magjistratura përbën një rend autonom dhe të pavarur nga çdo pushtet tjetër. Këshilli i Lartë i drejtësisë kryesohet nga Presidenti i Republikës. Marrin pjesë vetiu Kryetari i parë dhe prokurori i përgjithshëm i Gjykatës së Kasacionit. Pjesëtarët e tjerë zgjidhen, për dy të tretat, nga të gjithë gjyqtarët e midis pjesëtarëve të kategorive të ndryshme dhe, për një të tretat nga Parlamenti në seancë të përbashkët, nga profesorët e universiteteve në lëndët juridike dhe avokatët me një vjetërsi mbi pesëmbëdhjetë vjet. Këshilli zgjedh një zëvendëskryetar midis pjesëtarëve të caktuar Parlamenti. Pjesëtarët e zgjedhur të Këshillit qëndrojnë në detyrë katër vjet e nuk mund të rizgjidhen menjëherë. Deri sa kryejnë këtë detyrë, ata nuk mund të jenë të regjistruar në regjistrin profesional dhe as të jenë anëtarë të Parlamentit ose të Këshillit Krahinor.

Page 19: Kushtetuta e Italise

19

Neni 105 Këshilli i Lartë i drejtësisë ka në kompetencë, sipas normave të organizimit gjyqësor, pranimet, emërimet dhe transferimet, ngritjet në detyrë e masat disiplinore për sa u përket magjistratëve.

Neni 106 Emërimet e magjistratëve bëhen me konkurs. Ligji i organizimit gjyqësor mund të pranojë emërimin, edhe me zgjedhje, të magjistratëve të nderit për të gjitha funksionet që u caktohen secilit prej gjyqtarëve. Me vendim të Këshillit të Lartë të drejtësisë mund të thirren si këshilltarë kasacioni për merita të shquara, profesorë ordinarë universiteti në lëndët juridike dhe avokatë që kanë praktikë pesëmbëdhjetë vjeçare dhe janë të regjistruar në regjistrat e posaçëm për jurisdiksionet e larta.

Neni 107 Magjistratët janë të palëvizshëm. Ata nuk mund të pushohen ose të pezullohen dhe as caktohen në seli ose funksione të tjera, vetëm në rastin kur, në vijim të një vendimi të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të marrë mbi bazën e motiveve dhe me garancitë e mbrojtjes, të vendosura në sistemin e organizimit gjyqësor ose me pëlqimin e vet të tyre. Ministri i Drejtësisë ka të drejtën që të fillojë ndjekje disiplinore. Magjistratët dallohen midis tyre vetëm për ndryshimin e funksioneve. Prokurori gëzon garancitë e caktuara për të, nga normat e ligji për sistemin gjyqësor.

Neni 108 Normat e organizimit të sistemit gjyqësor dhe për çdo lloj gjykate, vendosen me ligj. Ligji siguron pavarësinë e gjyqtarëve në jurisdiksione të posaçme, të prokurorit pranë tyre, dhe të personave të jashtëm që marrin pjesë në dhënien e drejtësisë.

Neni 109 Autoritetet gjyqësore kanë në dispozicion të drejtpërdrejtë policinë gjyqësore.

Neni 110 Duke ruajtur kompetencat e Këshillit të Lartë të drejtësisë, Ministrit të drejtësisë i përkasin organizimin dhe funksionimi i shërbimeve që kanë lidhje më drejtësinë.

Seksioni II

Normat e jurisdiksionit

Neni 111 Jurisdiksioni zbatohet nëpërmjet procesit të rregullt të parashikuar nga ligji. Çdo proces zhvillohet në kontradiktorietet midis palëve, në kushte barazie, përballë një gjykatësi të tretë dhe të paanshëm. Ligji e garanton një kohëzgjatje të arsyeshme. Në procesin penal, ligji siguron që personi i akuzuar për një vepër penale, sa më shpejt të jetë e mundur të informohet në mënyrë të rezervuar mbi natyrën dhe motivet e akuzës së ngritur

Page 20: Kushtetuta e Italise

20

në ngarkim të tij; të ketë kohën dhe kushtet e nevojshme për të përgatitur mbrojtjen e tij, të ketë mundësinë përballë gjykatësit, t’i bëjë pyetje ose të kërkojë që të pyeten personat që japin deklarime në ngarkim të tij, të ketë thirrjen dhe marrjen në pyetje të personave për mbrojtjen e tij, në të njëjtat kushte si akuza, si edhe marrjen e çdo mjeti provues në favor të tij, të ndihmohet nga një përkthyes nëse nuk kupton ose nuk flet gjuhën e përdorur në proces. Procesi penal rregullohet nga parimi i kontradiktorietetit në formimin e provës. Fajësia e të pandehurit nuk mund të provohet mbi bazën e thënieve të bëra nga ndokush i cili me zgjedhje të lirë, me vullnetin e tij gjithnjë i është tërhequr marrjes në pyetje nga ana e të pandehurit apo e mbrojtësit të tij. Ligji rregullon rastet në të cilat formimi i provës nuk bëhet në kontradiktorietet, me pëlqimin e të pandehurit apo për pamundësi të natyrës objektive të vërtetuara, apo si pasojë e një sjelljeje të paligjshme. Të gjitha masat jurisdiksionale duhet të jenë të arsyetuara. Kundër vendimeve dhe kundër masave mbi lirinë personale të shpallura nga organet gjygjësore të zakonshme ose të veçanta lejohet gjithmonë rekursi në Kasacion për shkelje të ligjit. Mund të shmanget kjo normë vetëm për vendimet e gjykatave ushtarake në kohë lufte. Kundër vendimeve të Këshillit të Shtetit dhe Gjykatës së Llogarive rekursi në Kasacion lejohet vetëm për motive që lidhen më jurisdiksionin.

Neni 112 Prokurori ka detyrim të ushtrojë ndjekjen penale.

Neni 113 Kundër akteve të administratës publike lejohet gjithmonë mbrojtja gjyqësore e të drejtave dhe interesave të ligjshme përballë organeve të jurisdiksionit të zakonshëm ose administrativ. Një mbrojtje e tillë gjyqësore nuk mund të përjashtohet a të kufizohet në mjete të veçanta ankimi ose për kategori të caktuara aktesh. Ligji përcakton cilat organe gjyqësore mund të anulojnë aktet e administratës publike në rastet dhe me pasojat e parashikuara nga vetë ligji.

KREU V

KRAHINAT, RRETHET DHE KOMUNAT

Neni 114 Republika përbëhet nga Komunat, nga Rrethet, nga Qytetet metropolitane, nga Krahinat dhe nga Shteti. Komunat, Rrethet, Qytetet metropolitane dhe Rajonet janë ente autonome me statute, pushtete, dhe funksione të veta, sipas parimeve të ngulitura nga Kushtetuta. Roma është kryeqyteti i Republikës. Ligji i shtetit disiplinon rendin e tij.

Neni 115* Abroguar, nga ligji kushtetues 18 tetor 2001, n. 3 .

Teksti i mëparshëm ishte: [Krahinat formohen si institucione autonome me pushtet funksione të tyre sipas parimeve të përcaktuara në Kushtetutë.]

Page 21: Kushtetuta e Italise

21

Neni 116 Friuli- Venecia Xhulia-s, Sardenia-s, Sicilia-s, Trentino-Alto Adixhe-s/ Sudtirol, dhe Val D’Aost-ës u njihen forma dhe kushte të veçanta autonomie, sipas statuteve përkatës të posaçëm të miratuar me ligje kushtetuese. Krahina e Trentino-Alto Adixhe-s përbëhet nga Rrethi i Trento-s dhe i Bolzano-s. Forma të tjera dhe kushte të veçanta autonomie, në lidhje me paragrafin e tretë të nenit 117 dhe të lëndëve të treguara në paragrafin e dytë të së njëjtit nen në germat l ) kufizueshmërisht në organizimin e drejtësisë së paqes, n ) dhe s ), mundet t’iu atribuohen edhe Krahinave të tjera me ligj të shtetit, me nismë të Krahinës së internuar, duke dëgjuar edhe entet lokale sipas parimeve të nenit 119. Ligji miratohet nga Dhomat me shumicën absolute të anëtarëve të tyre, mbi bazën e një mirëkuptimi midis Shtetit dhe Krahinës së interesuar.

Neni 117 Pushteti ligjvënës ushtrohet nga Shteti dhe Krahinat në respektim të Kushtetutës, siedhe të angazhimeve të rrjedhura nga rendi komunitar dhe nga detyrimet ndërkombëtare. Shteti ka ligjvënie ekskluzive në lëndët vijuese: a) politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare të Shtetit; marrëdhënie të Shtetit me Bashkimin Europian, të drejtën e strehimit politik dhe gjendjen juridike të personave të shteteve që nuk i përkasin Bashkimit Europian; b) imigracion; c) marrëdhëniet e Republikës me besimet fetare; d) mbrojtje dhe Forca të armatosura; sigurimin e Shtetit; amët, municionet dhe eksplozivet; e) monedhë, mbrojtje të kursimeve dhe tregjet financiare; mbrojtje të konkurrencës, sistemin valutor, sistemin fiskal dhe kontrollin financiar të Shtetit; shpërndarje të burimeve financiare; f) organe shtetërore dhe ligjet zgjedhorë përkatës; referendumet shtetërorë; zgjedhjet e Parlamentit europian; g) sistemin dhe organizimin administrativ të Shtetit dhe enteve të tjerë publikë kombëtarë; h) rendi publik dhe siguria; me përjashtim të policisë lokale administrative; i) shtetësia, gjendja civile dhe regjistrimin e popullsisë; l) jurisdiksioni dhe normat procedurale; sistemi civil dhe penal,drejtësia administrative; m) përcaktimin e nivelit thelbësor në lidhje me drejtat civile dhe sociale të cilat duhet të

garantohen në tërë territorin kombëtar; n) rregulla të përgjithshme mbi arsimin; o) sigurime shoqërore; p) legjislacioni zgjedhor; organet e qeverisë dhe funksionet themelore të Komunave,

Rretheve, Qyteteve metropolitane; q) doganat, mbrojtja e kufijve kombëtare dhe profilaksia ndërkombëtare; r) pesha, masa dhe përcaktimin e kohës; bashkërendim informativ statistikor dhe informativ

të së dhënave të administratës shtetërore, krahinore, vendore; shpikjet; s) mbrojtja e ambientit, ekosistemeve, të mirat kulturore. Janë lëndë të legjislacionit konkurrues ato në lidhje me: marrëdhëniet ndërkombëtare dhe me Bashkimin Europian të Krahinave; tregtia me jashtë shtetit; mbrojtja dhe siguria në punë; arsimi, përveç autonomisë së instituteve shkollorë dhe me përjashtim të arsimit dhe formimit profesional; profesionet; kërkimi shkencor dhe teknologjik dhe mbështetja e risive në sektorët prodhues; mbrojtja e shëndetit; ushqimi; sistemi sportiv; mbrojtja qytetare; administrimi i territorit, portet dhe aeroportet civile; rrjetet e mëdha të transportit dhe të lundrimit; sistemet e komunikimit; prodhimtaria, transporti dhe shpërndarja kombëtare e energjisë; sigurimet shoqërore komplementare dhe shtesë; harmonizimi i bilanceve dhe koordinimi i financës publike dhe të sistemit fiskal, vlerësimi i sendeve kulturore e i ambientit siedhe nxitja dhe

Page 22: Kushtetuta e Italise

22

organizimi i aktiviteteve kulturore; arkat e kursimeve, arkat rurale; ndërmarrjet e kreditit me karakter krahinor; entet e kreditit mbi truall mbi tokën bujqësore me karakter krahinor. Në lëndët e legjislacionit konkurrent u takon Krahinave pushteti ligjvënës, përveç përcaktimit të parimeve themelore, që i është rezervuar legjislacionit të Shtetit. U takon Krahinave pushteti ligjvënës në lidhje me çdo lëndë që nuk është e rezervuar shprehimisht për legjislacionin e Shtetit. Krahinat dhe Rrethet autonome të Trento-s dhe Bolzano-s, në lëndët brenda kompetencave të tyre, marrin pjesë në vendimet e drejtuara për formimin e akteve normativë komunitar dhe marrin masa për zbatimin dhe ekzekutimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të akteve të Bashkimit Europian, duke respektuar rregullat e procedurës të caktuara nga ligji i Shtetit, që rregullon mënyrat e ushtrimit të pushtetit zëvendësues në rast mospërmbushjeje. Pushteti rregullues i takon Shtetit në lëndët e legjislacionit ekskluziv, përveç rasteve së delegimit Krahinave. Pushteti rregullues i takon Krahinave në çfarëdo lënde tjetër. Komunat, Rrethet dhe Qytetet metropolitane kanë pushtet rregullues në lidhje me dispozitat e organizimit dhe të zhvillimit të funksioneve të cilat u janë atribuuar. Ligjet krahinore heqin çdo pengesë që pengon barazinë e plotë midis burrave dhe grave, në jetën shoqërore, kulturore, e ekonomike dhe nxisin ngritjen e barabartë të grave dhe burrave në detyrat e zgjedhura. Ligji krahinor ratifikon marrëveshjet e Krahinës me Krahina të tjera për ushtrim më të mirë të funksioneve të veta, edhe me gjetjen e organeve të përbashkëta. Në lëndët e kompetencave të saja Krahina mund të përmbyllë marrëveshje me Shtete dhe mirëkuptime me ente të brendshme të një Shteti tjetër, në rastet dhe me format e rregulluara nga ligji i Shtetit.

Neni 118 Funksionet administrative i përkasin Komunave, përveç kur për ruajtjen e ushtrimit të njëjtë, i jepen Rretheve, Qyteteve metropolitane, Krahinave dhe Shtetit, mbi bazën e parimit të subsidiaritetit, diferencimit dhe përshtatmërisë. Komunat, Rrethet dhe Qytetet metropolitane, janë titullarë funksionesh vetjake, dhe të atyre të dhëna me ligj shtetëror a krahinor, sipas kompetencave përkatëse. Ligji shtetëror disiplinon forma bashkërendimi midis Shtetit dhe Krahinave, në lëndët sipas germave b ) dhe h ) të paragrafit të dytë ë nenit 117, disiplinon edhe forma mirëkuptimi dhe bashkërendimi në lëndët e mbrojtjes së sendeve kulturore. Shteti, Krahinat, Qytetet metropolitane, Rrethet dhe Komunat favorizojnë nismën autonome të qytetarëve, individualisht dhe të grupuar, për zhvillimin e veprimtarive të interesit të përgjithshëm, mbi bazën e parimit të subsidiarietetit.

Neni 119 Komunat, Rrethet, Qytetet metropolitane, dhe Krahinat kanë autonomi financiare të së ardhurave dhe të shpenzimeve. Komunat, Rrethet, Qytetet metropolitane, dhe Krahinat kanë burime autonome. Caktojnë dhe zbatojnë tatime dhe të ardhura të tyre, në harmoni me Kushtetutën dhe sipas parimeve të bashkërendimit të financave publike dhe sistemit tatimor. Disponojnë bashkëpjesëmarrje të masës tatimore fiskale në lidhje me territorin e tyre. Ligji shtetëror krijon një fond plotësues, pa qëllime të caktuara, për qarqet me kapacitet të vogël fiskal për banor. Burimet e ardhura sipas paragrafëve të mësipërm i lejojnë Komunave, Rretheve, qyteteve metropolitane, Krahinave të financojnë plotësisht funksionet publike që u janë atribuuar. Për të përkrahur zhvillimin ekonomik, kohezionin dhe solidaritetin shoqëror, për të hequr çekuilibrat ekonomikë dhe shoqërorë, për të favorizuar ushtrimin efektiv të së drejtave të personit, apo për t’u marrë me qëllime të tjera nga ai normal, i ushtrimit të funksioneve të tyre, Shteti destinon burime shtesë dhe bën ndërhyrje të posaçme në favor të disa Komunave, Rretheve, Qyteteve metropolitane dhe Krahinave të caktuara. Komunat, Rrethet Qytetet

Page 23: Kushtetuta e Italise

23

metropolitane dhe Krahinat kanë një pasuri të vetën të dhënë sipas parimeve të përgjithshme të caktuara nga ligji i Shtetit. Këta ente mund t’i drejtohen kredive vetëm për të financuar shpenzime investimi. Përjashtohet çdo garanci e Shtetit në borxhet e marra nga ata vetë.

Neni 120 Krahina nuk mund të vendosë taksa importimi ose eksportimi apo ndërkalimi midis Krahinave; as të marrë masa që të pengojnë në çfarëdo mënyre lëvizjen e lirë të njerëzve dhe te sendeve midis Krahinave dhe as të kufizojë të drejtën për të punuar në çfarëdo pjesë të territorit kombëtar. Qeveria mund të zëvendësojë organet e Krahinave, Qyteteve metropolitane, Rretheve, dhe Komunave, në rast mungese të respektimit të normave dhe Traktateve ndërkombëtare ose të normativës komunitare , ose në rast rreziku të rëndë ruajtjen dhe sigurinë publike apo kur kërkohet për mbrojtjen e unitetit juridik a ekonomik dhe në veçanti për ruajtje e nivelit thelbësor të shërbimeve në lidhje me të drejtat civile dhe shoqërore pavarësisht nga kufijtë territorialë të qeverisjeve vendore. Ligji vendos për procedurat që të garantojnë ushtrimin e pushteteve zëvendësuese në përputhje me parimin e subsidiarietetit dhe me atë të bashkëpunimit të ndershëm.

Neni 121 Janë organe të Krahinës: Këshilli Krahinor, Junta dhe Kryetari i saj. Këshilli Krahinor ushtron pushtetin ligjvënës dhe funksione të tjera që i njihen nga Kushtetuta dhe nga ligjet. Ai mund t’u propozoje ligje Dhomave. Junta Krahinore është organi ekzekutive i Krahinave. Kryetari i Juntës përfaqëson Krahinën; drejton politikat e Juntës dhe është përgjegjës për to; shpall ligjet dhe nxjerr rregulloret krahinore; drejton funksionet administrative që Shteti i delegon Krahinave, duke iu përmbajtur udhëzimeve të Qeverisë së Republikës.

Neni 122 Sistemi i zgjedhjeve, rastet e pazgjedhshmërisë dhe papajtueshmërisë për Kryetarin dhe anëtarët e tjerë të Juntës krahinore, siedhe të këshilltarëve krahinorë rregullohen me ligj të Krahinës brenda kufijve dhe parimeve themelorë të caktuara me ligj të Republikës i cili cakton edhe kohëzgjatjen e organeve të zgjedhur. Askush nuk mund t’i përkasë njëkohësisht një Këshilli Krahinor a një Junte krahinore, ose njërës prej Dhomave të Parlamentit, ose një Këshilli Krahinor tjetër a Junte krahinore tjetër, apo Parlamentit Evropian. Këshilli zgjedh nga gjiri i tij një Kryetar dhe një zyrë kryesie. Këshilltaret krahinorë nuk kanë përgjegjësi për mendimet e shprehura dhe për votën e dhënë gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre. Kryetari i Juntës Krahinore, përveç se kur statuti krahinor parashikon ndryshe, zgjidhet mbi bazën e zgjedhjeve të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta. Kryetari i zgjedhur emëron dhe shkarkon përbërësit e Juntës.

Neni 123 Çdo Krahinë ka një statut i cili, në harmoni me Kushtetutën, përcakton formën e qeverisjes dhe parimet themelore të organizimit dhe të funksionimit. Statuti rregullon ushtrimin e të drejtës së nismës dhe të referendumit për ligje dhe masa administrative të Krahinës dhe botimin e ligjeve dhe të rregulloreve krahinore. Statuti miratohet dhe ndryshohet nga Këshilli Krahinor me shumicë absolute të përbërësve të

Page 24: Kushtetuta e Italise

24

tij, me dy vendosje të njëpasnjëshme të marra përgjatë një intervali jo më të vogël se dy muajsh. Për këtë ligj nuk kërkohet vënia e vizës nga ana e Komisarit të Qeverisë. Qeveria e Republikës mund të propozojë çështjen e kushtetutshmërisë mbi statutet krahinorë përballë Gjykatës Kushtetuese brenda tridhjetë ditëve nga publikimi i tyre. Statuti i nënshtrohet referendumit popullor, kur brenda tre muajve nga publikimi i tij, kërkohet nga një e pesëdhjeta e zgjedhësve së Krahinës ose nga një e pesta e përbërësve të Këshillit krahinor. Statuti që i është nënshtruar referendumit nuk shpallet, nëse nuk miratohet nga shumica e votave të vlefshme. Në çdo Krahinë, Statuti përmban Këshillin e autonomive vendore si organ konsultimi ndërmjet Krahinave dhe njësive vendore.

Neni 124* Abroguar, nga ligji kushtetues 18 tetor 2001, n.3.

Teksti i mëparshëm ishte: [Një komisar i Qeverisë, me vendqëndrim në kryeqendrën e Krahinës, drejton funksionet administrative te ushtruara nga Shteti dhe i bashkërendon me ato te ushtruara nga Krahina.]

Neni 125 * Abroguar, nga ligji kushtetues 18 tetor 2001, n.3.

Teksti i mëparshëm ishte: [Kontrolli i ligjshmërisë së akteve administrative te Krahinat ushtrohet, ne nje forme te decentralizuar, nga një organ i Shteti, ne mënyrat dhe format e përcaktuara nga ligje te Republikës. Ligji, ne raste te caktuara, mund te lejojë kontrollin ne përmbajtje, me te vetmin qellim për te nxitur, me një kërkesë të arsyetuar, rishikimin e vendimit nga ana e Këshillit Krahinor. ] Në Krahinë krijohen organe të drejtësisë administrative të shkallës së parë, sipas organizimit të caktuar me ligj të Republikës. Mund të krijohen edhe seksione me seli tjetër nga kryeqendra e Krahinës.

Neni 126 Me dekret të motivuar të Presidentit të Republikës mund të urdhërohet shpërndarja e Këshillit Krahinor dhe shkarkimi i Kryetarit të Juntës që kanë kryer kundër Kushtetutës apo shkelje të rënda të ligjit. Shpërndarja dhe shkarkimi mund të urdhërohet edhe për arsye të sigurisë kombëtare, dekreti merret pas dëgjimit të një Komisioni deputetësh dhe senatorësh, të ngritur për çështjet krahinore, sipas mënyrave të caktuara nga ligji i Republikës. Këshilli krahinor mund të shprehë mosbesimin kundrejt Kryetarit të Juntës, nëpërmjet një mocioni të motivuar, i cili të jetë nënshkruar nga të paktën një e pesta e përbërësve të tij dhe që miratohet me apel emëror nga shumica absolute e përbërësve. Mocioni nuk mund të vihet në diskutim para tre ditësh nga paraqitja e tij. Miratimi i mocionit të mosbesimit kundrejt Kryetarit të Juntës të zgjedhur mbi bazën e zgjedhjeve të përgjithshme dhe të drejtpërdrejtë, siedhe shkarkimi, pengimi i përhershëm, vdekja apo dorëheqja vullnetare e Kryetarit sjellin dorëheqjen e Juntës dhe shpërndarjen e Këshillit. Në çdo rast e njëjta pasojë ndjek kur dohëhiqet bashkërisht maxhoranca e përbërësve të Këshillit.

Neni 127 Qeveria, kur mendon se ligj krahinor tejkalon kompetencat e Krahinës, mund të propozojë çështjen e kushtetutshmërisë përballë Gjykatës Kushtetuese, brenda gjashtëdhjetë ditëve nga publikimi i tij. Krahina, kur mendon se ligji apo një akt me vlerën e ligjit, të Shtetit ose i një Krahine tjetër cënon sferën e saj të kompetencës mund të propozojë çështjen e kushtetutshmërisë përballë Gjykatës Kushtetuese, brenda gjashtëdhjetë ditëve nga publikimi i ligjit apo i aktit me vlerën e ligjit.

Page 25: Kushtetuta e Italise

25

Neni 128* Abroguar, nga ligji kushtetues 18 tetor 2001, n.3.

Teksti i mëparshëm ishte: [Rrethet dhe Komunat janë organizma autonome ne kuadrin e parimeve te vendosura nga te përgjithshme të Republikës, qe përcaktojnë funksionet e tyre.]

Neni 129* Abroguar, nga ligji kushtetues 18 tetor 2001, n.3.

Teksti i mëparshëm ishte: [Rrethet dhe Komunat janë njësi të decntralizimti shtëror e krahinor. Njësitë e rretheve mund tëe ndahen në njësi me funksione ekskluzivisht administrative për një decentralizim të mëtejshëm.]

Neni 130* Abroguar, nga ligji kushtetues 18 tetor 2001, n.3.

Teksti i mëparshëm ishte: [Një organ i Krahinë , i krijuar në mënyrat e përcaktuara nga ligje të Republikës, ushtron, edhe në një formë të decentralizuar, kontrollin e ligjshmërisë mbi aktet e Rretheve, të Komunave dhe të njësive të tjera vendore. Në raste të caktuara nga ligji mund të ushtrohet kontroll në thelb, në formën e kërkesës së motivuar drejtuar njësive që kane vendosur, për ta rishqyrtuar vendimin e tyre.]

Neni 131 Formohen këto Krahina: Piemonte; Val d’Aosta; Lombardia; Trentino-Alto Adixhe; Veneto; Friuli-Venecia Xhulia; Liguria; Emilia-Romanja; Toskana; Umbria; Marke; Lacio; Abruci; Molize; Kampania; Pulja; Bazilikata; Kalabria; Sicilia; Sardenja.

Neni 132 Mundet që me ligj kushtetues, pasi dëgjohen Këshillat Krahinorë, të vendoset shkrirja e Krahinave ekzistuese ose krijimi i Krahinave të reja, me një minimum prej një milion banorësh, kur e kërkojnë aq Këshilla Komunalë që përfaqësojnë të paktën një të tretën e popullsive të interesuara dhe që propozimi të jetë miratuar me referendum nga shumica e vetë popullsive. Mundet që me miratimin e shumicës e Rrethit apo të Rretheve të interesuar dhe të Komunës apo të Komunave të interesuara, të shprehur nëpërmjet referendumit dhe me ligj të Republikës, pasi të jenë dëgjuar edhe Këshillat krahinorë, t’ju lejohet Rretheve ose Komunave që e kërkojnë, të shkëputen nga një Krahinë dhe t’i ngjiten Krahinës tjetër.

Neni 133

Ndryshimi i territorit të Rrethit dhe krijimi i Rretheve të reja, në gjirin e Krahinës vendosen me ligje të Republikës, me nismën e Komunave, pasi dëgjohet vetë Krahina. Krahina, pasi ka dëgjuar popullsitë e interesuara, mundet me ligje të saja, të krijojë në territorin e vet Komuna të reja dhe të ndryshojë qarkun dhe emërtimet e tyre.

Page 26: Kushtetuta e Italise

26

KREU VI

GARANCI KUSHTETUESE

Seksioni I

Gjykata kushtetuese

Neni 134 Gjykata Kushtetuese gjykon: mbi mosmarrëveshjet të lidhura me ligjshmërinë kushtetuese të ligjeve dhe të akteve, që kanë vlerën e ligjit, të Shtetit dhe të Krahinave; mbi konfliktet e kompetencave e atribuuar midis pushteteve të Shtetit dhe për ato midis Shtetit dhe Krahinave, dhe midis Krahinave; mbi akuzat e ngritura kundër Presidentit të Republikës, sipas rregullave të Kushtetutës.

Neni 135 Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 15 gjyqtarë, të emëruar nga një e treta prej Presidentit të Republikës, nga një e treta prej Parlamentit në seancë të përbashkët dhe nga një e treta prej magjistraturë së zakonshme dhe administrative. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen midis magjistratëve, edhe në pension të jurisdiksioneve të larta të zakonshme dhe administrative, profesorëve ordinarë të universiteteve në lëndët juridike dhe avokatëve pas 20 vjetësh në ushtrim të profesionit. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese emërohen për 9 vjet, që rrjedhin për secilin nga dita e betimit dhe nuk mund të emërohen sërishmi. Me mbarimin e afatit, gjyqtari kushtetues pushon përfundimisht nga detyra dhe ushtrimi i funksioneve. Gjykata zgjedh nga gjiri i anëtarëve të saj sipas rregullave të caktuara nga ligji, Kryetarin, që qëndron në detyrë për një trevjeçar dhe mund të rizgjidhet; por duke respektuar në çdo rast afatin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit. Detyra e gjyqtarit kushtetues është e papajtueshme me atë të anëtarit të Parlamentit, të një Këshilli Krahinor, me ushtrimin e profesionit të avokatit dhe me çdo detyrë e funksion të treguara me ligj. Në gjykimet e akuzave kundër Presidentit të Republikës, marrin pjesë, përveç gjyqtarëve të zakonshëm të Gjykatës Kushtetuese, gjashtëmbëdhjetë anëtarë të zgjedhur me short nga një listë shtetasish që i kanë cilësitë për t’u zgjedhur me të njëjtën mënyrë të caktuar për emërimin e gjyqtarëve ordinarë.

Neni 136

Kur Gjykata deklaron joligjshmërinë kushtetuese të një norme ligjore ose të një akti që ka vlerën e ligjit, norma pushon së pasuri pasoja, që nga dita e nesërme e botimit të vendimit. Vendimi i Gjykatës botohet dhe i njoftohet Dhomave dhe Këshillave Krahinorë të interesuar, me qëllim që, ku ta mendojnë të nevojshme, të marrin masa sipas mënyrave kushtetuese.

Neni 137

Një ligj kushtetues përcakton kushtet, format, afatet e paraqitshmërisë të gjykimeve për ligjshmëri kushtetuese, dhe garancitë e pavarësisë së gjyqtarëve dhe të Gjykatës Kushtetuese. Me ligj të zakonshëm vendosen normat e tjera të nevojshme për ngritjen dhe funksionimin e

Page 27: Kushtetuta e Italise

27

Gjykatës. Kundër vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk lejohet asnjë ankimim.

Seksioni II

Rishikimi i Kushtetutës

Ligjet kushtetuese

Neni 138 Ligjet për rishikim e Kushtetutës dhe ligjet e tjera kushtetuese bëhen nga secila Dhomë pas dy vendosjesh radhazi në një interval jo më të vogël se tre muaj, dhe miratohen me shumicën absolute të pjesëtarëve të secilës Dhomë në votimin e dytë. Vetë ligjet i nënshtrohen referendumit popullor kur, brenda tre muajve nga botimi i tyre. Këtë e kërkojnë një e pesta e anëtarëve të një Dhome ose 500.000 zgjedhës ose pesë Këshilla Krahinore. Ligji që i nënshtrohet referendumit nuk shpallet nëse nuk është i miratuar nga shumica e votave të vlefshme. Nuk zhvillohet referendum në rast se ligji në votimin e dytë është aprovuar nga secila Dhomë me një shumicë prej dy të tretash të anëtarëve të saj.

Neni 139 Forma republikane nuk mund të jetë objekt rishikimi kushtetues.

DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

I. Me hyrjen në fuqi të Kushtetutës, Kryetari i përkohshëm i Shtetit ushtron atributet e Presidentit të Republikës dhe merr edhe titullin.

II. Nëse në datën e zgjedhjes të Presidentit të Republikës nuk janë ngritur të gjithë Këshillat krahinorë, marrin pjesë vetëm përbërësit e të dy Dhomave.

III. Për përbërjen e parë të Senatit të Republikës emërohen senatorë, me dekret të Presidentit të Republikës, deputetët e Asamblesë Kushtetutëkrijuese që zotërojnë cilësitë ligjore për të qenë senator dhe që:

kanë qenë kryetarë të Këshillit ministrave apo të Asambleve legjislative; janë zgjedhur tre herë, duke përfshirë edhe atë në Asamblenë Kushtetutëkrijuese;

janë deklaruar si të zbritur nga detyra në seancën e Dhomës së deputetëve të 9 nëntorit 1926; kanë vuajtur dënimi me burg jo më të ulët se pesë vjet, pas dënimit të tyre nga gjykata speciale fashiste për mbrojtjen e Shtetit;

Emërohen gjithashtu senatorë, me dekret të Presidentit të Republikës, anëtarët e Senatit të shpërndarë që kanë bërë pjesë në Konsultën Kombëtare. Nga e drejta për të qenë senator mund të hiqet dorë para firmës së dekretit të emërimit. Pranimi i kandidaturës në zgjedhjet politike nënkupton dorëheqjen nga e drejta për t’u emëruar senator.

IV. Për zgjedhjen e parë të Senatit Molize konsiderohet si një Krahinë e vetme, me numrin e senatorëve që i takon.

Page 28: Kushtetuta e Italise

28

V. Dispozita e nenit 80 të Kusht., për sa i përket traktateve ndërkombëtarë që i sjellin barra financave apo ndryshime ligjesh, ka pasoja nga data e thirrjes së dhomave.

VI. Brenda pesë viteve nga hyrja e Kushtetutës në fuqi, vazhdohet me rishikimin e organeve speciale të jurisdiksionit që janë aktualisht, përveç jurisdiksionit të Këshillit të Shtetit, të Gjykatës së Llogarive, dhe të gjykatave ushtarake. Brenda një viti nga ë njëjta datë merren masa me ligj për riorganizimin e Gjykatës së lartë ushtarake në lidhje me nenin 111.

VII. Deri sa të nxirret ligji mbi sistemin gjygjësor në përputhje me Kushtetutën, vazhdojnë të respektohen normat e sistemit në fuqi. Deri sa nuk ka hyrë në funksione Gjykata kushtetuese, vendosja e mosmarrëveshjeve të treguara në nenin 134, bëhet sipas formave dhe kufijve të normave që janë përpara hyrjes në fuqi të Kushtetutës.

VIII. Zgjedhja e Këshillave krahinorë dhe të organeve të zgjedhura të rrethit shpallet brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi të Kushtetutës. Ligje të Republikës rregullojnë për çdo degë të administratës publike kalimin e funksioneve shtetërore që u atribuohen Krahinave. Derisa nuk janë marrë masat për përtëritjen dhe shpërndarjen e funksioneve administrative ndaj njësive vendore, Komunave dhe Rretheve u ngelen funksionet që aktualisht ushtrojnë dhe funksione të tjera që Krahinat u delegojnë për ushtrim. Ligje të Republikës rregullojnë kalimin tek Krahinat të funksionarëve dhe vartësve të Shtetit, edhe të administratave qendrore, që janë të nevojshëm nga rendi i ri. Për formimin e zyrave të tyre, Krahinat duhet, veç rasteve të nevojës, tërheqin personalin e tyre nga ata të Shtetit dhe të njësive të tjera vendore.

IX. Republika brenda tre viteve, nga hyrja në fuqi të Kushtetutës, përshtat ligjet e saja sipas kërkesave të autonomive vendore dhe të kompetencës legjislative atribuuar Krahinave.

X. Krahinës së Friuli-t_Venecia Xhulia-s, sipas nenit 116 të Kusht., i zbatohen përkohësisht normat e përgjithshme të Titullit të V, pjesës së dytë, përveç mbrojtjes së pakicave gjuhësore në përputhje me neni 6 të Kusht.

XI. Deri në pesë vjetë nga hyrja në fuqi e Kushtetutës, mundet që me ligje kushtetues, të formohen Krahina të reja, me ndryshimin e nenit 113, por duke iu përmbajtur rregullit të dëgjimit të popullsive të interesuara. * (Sipas ligjit kushtetues nr. 1 datë 18 mars 1958, “Afati i nenit të XI të dispozitave kalimtare dhe të fundit të Kushtetutës do të skadojë më 31 dhjetor 1963”)

XII. Është e ndalur, në të gjitha format, riorganizimi i partisë fashiste të shpërndarë. Në shmangie të nenit 48, caktohen me ligj, jo më vonë se një pesë vjeçar nga hyrja në fuqi e Kushtetutës, kufizime të përkohshme të së drejtës së votës dhe të zgjedhshmërisë së kryetarëve të regjimit fashist.

XIII. Anëtarët dhe pasardhësit të Familjes Savoia, nuk janë zgjedhës dhe nuk mund të merren me funksione publikë apo detyra të zgjedhurish. Ish mbretërve të Familjes Savoia dhe pasardhësve te tyre meshkuj u ndalohet hyrja dhe qëndrimi në territorin kombëtar. Sendet që ndodhen në territorin kombëtar, të ish mbretërve të Familjes Savoia, të bashkëshorteve të tyre dhe të pasardhësve meshkuj i kalojnë Shtetit. Kalimet dhe krijimet e së drejtave reale mbi këto sende, të ardhura pas 2 qershorit 1946, janë absolutisht të pavlefshme (nule). * (Sipas ligjit kushtetues nr.1 të 23 tetorit 2002, “paragrafi i parë dhe i dytë i XIII –tës dispozitë kalimtare dhe të fundit, i mbarojnë pasojat e tyre duke filluar që nga data e hyrjes në fuqi, së këtij ligji kushtetues ”.)

XIV. Titujt e fisnikërisë nuk njihen. Paraemrat e atyre ekzistues para 28 tetorit 1922, vlejnë si pjesë e emrit. Urdhri maurician ruhet si urdhër spitalor dhe funksionon në

Page 29: Kushtetuta e Italise

29

mënyrat e parashikuara nga ligji. Ligji rregullon heqje e Konsultës araldike. XV. Me hyrjen në fuqi të kushtetutës, quhet i konvertuar në ligj, dekreti i

zevendësmëkëmbësit, nr. 151, i 25 qershor it 1944, mbi rendin e përkohshëm të Shtetit.

XVI. Brenda një viti nga hyrja në fuqi të Kushtetutës, vazhdohet me rishikimin dhe bashkërendimin me të, të ligjeve të mëparshëm kushtetues, të cilët nuk janë deri tani shprehimisht ose heshturazi abroguar.

XVII. Asambleja Kushtetutëkrijuese, do të thërritet nga kryetari i saj, për të vendosur brenda 31 janarit 1948, për ligjin mbi zgjedhjen e Senatit të Republikës, mbi statutet krahinorë, e mbi ligjin për shtypin. Deri në ditën e zgjedhjeve të Dhomave të reja, Asambleja Kushtetutëkrijuese, mund të thërritet kur është e nevojshme të vendoset në lëndët që i janë atribuuar asaj, nga nenet 2, paragrafi i parë dhe i dytë i dekretit legjislativ nr. 98, i 16 marsit 1946. Në këtë periudhë Komisionet e përhershme qëndrojnë në funksion. Ato legjislative ia dërgojnë Qeverisë projekt ligjet, që u janë kaluar atyre, me vërejtje e mundshme dhe propozime amendamentesh. Deputetët mund t’i paraqesin Qeverisë interpelancat me kërkesë për përgjigje të shkruara. Asambleja Kushtetutëkrijuese , sipas pasojave të paragrafit të dytë, po të këtij neni, thirret nga Kryetari, me kërkesë të motivuar të Qeverisë apo të dyqind deputetëve.

XVIII. Kjo Kushtetutë shpallet nga Kryetari i Përkohshëm i Shtetit, brenda pesë ditëve me aprovimin e saj nga Asambleja Kushtetutëkrijuese, dhe hyn në fuqi më 1 janar 1948. Teksti i Kushtetutës depozitohet në sallat komunale të çdo Komune dhe qëndron në dukje, përgjatë gjithë vitit 1948, me qëllim që, çdo shtetas të mund të njihet. Kushtetuta e pajisur me vulën e Shtetit, do te futet në përmbledhjen zyrtare të ligjeve dhe dekreteve të Republikës. Kushtetuta duhet të respektohet besnikërisht si Ligji Themeltar i Shtetit nga gjithë shtetasit dhe organet e Shtetit.

Bërë në Romë, më 27 dhjetor 1947.

ENRICO DE NICOLA

Kundërfirmosur: Kryetari i Asamblesë Kushtetuese UMBERTO TERRACINI Kryetari i Këshillit të Ministrave ALCIDE DEGASPERI P. Ministri i Drejtësisë: GRASS Fjalor - Krahinë Regione - Rreth Provincia - Juntë Giunta (Mledhësi) -Subsidiarietet Sussidiarietà (suplementar, dytësor) Traduzione accurata da: Dtt. Gentian Jahjolli Ultima revisione Maggio 2006