kontratat e sigurimeve - (ligjerata 4)

37
KONTRATAT E SIGURIMEVE Prof.Ass.Dr. Ibish Mazreku [email protected] 1

Upload: fisnik-morina

Post on 31-Oct-2014

92 views

Category:

Documents


4 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

Page 1: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

KONTRATAT E

SIGURIMEVE

Prof.Ass.Dr. Ibish [email protected]

1

Page 2: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Ne temat e meparshme eshte shpjeguar se blerja e sigurimeve ndryshon nga blerja e produkteve dhe mallrave te tjera.

Keshtu, duke qene se karakteristikat fizike jane te dukshme ne momentin e blerjes se produkteve si p.sh., ato ushqimore, rrobave, etj., te cilat mund te shqyrtohen dhe testohen, bleresi nuk mund te fajesoje shitesin ne te ardhmen.

Ndryshe nga produktet e mesiperme, sigurimet nuk jane dicka qe mund te testohen perpara se t'i blesh.

Kur blen sigurime merr nje premtim qe ne te ardhmen do paguhen demet per humbjet e mbuluara me sigurim.

2

Page 3: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Premtimi qe merret kur blen sigurim shfaqet ne kontraten ose policen e sigurimit, e cila percakton ne menyre te detajuar te drejtat dhe detyrat e paleve ne kontrate: te siguruarit dhe siguruesit.

Ne kete teme do te trajtohen fillimisht kontratat ne pergjithesi dhe me pas karakterisktikat e veganta te kontratave te sigurimeve, permbajtja dhe struktura e tyre.

3

Page 4: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

ELEMENTET E NJE KONTRATE TE VLEFSHME

Nje kontrate eshte nje marreveshje ligjerisht e zbatueshme qe permban te drejta dhe detyrime per palet ne te.

Nese nje nga palet e kontrates nuk arrin t'i permbushe detyrimet e saj pa patur nje arsye ligjore, juristet mund te thone se kontrata eshte prishur.

Nese palet kane mosmarreveshje ne interpretimin e kontrates, qeshtja mund te shkoje per zgjidhje ne gjyq.

Kontrata e sigurimit, eshte nje marreveshje ndermjet te siguruarit dhe siguruesit.

Polica e sigurimit eshte nje kontrate e shkruar dhe e plote sigurimi.

4

Page 5: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Kontrata e sigurimit duhet te plotesoje te njejtat kerkesa ashtu si kontratat e tjera te vlefshme.

Nje kontrate e vlefshme eshte nje marreveshje ligjerisht e zbatueshme ndermjet dy paleve.

Ne rastet e mosmarreveshjeve, gjykatat zbatojne vetem kontratat e vlefshme.

Te gjitha kontratat e vlefshme duhet te kene kater elemente: Marreveshjen (kerkesen dhe pranimin e saj), Kapacitetet ligjore (palet ligjerisht te afta), Qellimin ligjor, dhe Konsideratat.

5

Page 6: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

MARREVESHJA (KERKESA DHE PRANIMI I SAJ)

Elementi kryesor i nje kontrate te vlefshme eshte qe palet te arrijne nje marreveshje.

Njera pale ben nje kerkese te ligjshme dhe kur pala tjeter e pranon kete kerkese thuhet se kane rene dakord ne menyre te dyanshme.

Kur nje individ blen sigurim, ploteson nje aplikim dhe ben keshtu nje kerkese per te blere sigurim.

Nese siguruesi e pranon kerkesen, ai pranon per ta siguruar aplikuesin. Ligjerisht, agjentet ne sigurime nuk ofrojne te shesin sigurime. Thuhet se ata ftojne per te bere kerkese per te blere sigurime. Nese siguruesi jep policen e sigurimit, kjo tregon pranim te kerkeses. Qe kontrata te jete e zbatueshme nuk duhet te jete rezultat i presionit,

detyrimit, mashtrimit ose nje gabimi. Nese nje nga palet mund ta provoje nje nga keto, gjyqi mund ta deklaroje

kontraten te pavlefshme e te pazbatueshme.

6

Page 7: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

KAPACITETET LIGJORE (PALET LIGJERISHT TE AFTA)

Qe kontrata te jete e zbatueshme, palet duhet te kene kapacitet ligjor ne menyre qe te lidhin nje marreveshje.

Si rregull, individet qe jane te paafte menderisht, nen influencen e alkoolit ose droges, si dhe ata qe quhen ligjerisht minorene, nuk konsiderohen qe kane kapacitet ligjor ose te jene ligjerisht te afte per te lidhur nje kontrate.

Qellimi i ketij rregulli eshte qe te ndaloje njeren pale te abuzoje me palen tjeter qe nuk ka kapacitetin per te kuptuar marreveshjen qe po lidhin.

Edhe shoqerite e sigurimit duhet te zoterojne kapacitet ligjor per te lidhur nje kontrate sigurimi, keshtu ato duhet te kene licence per te kryer kete biznes.

Nese nje sigurues ka lidhur kontrate ne nje shtet ku nuk ka licence, i siguruari mund te pretendoje me vone se kontrata nuk eshte e vlefshme dhe mund te kerkoje qe t'i kthehet primi.

Siguruesi i pa licencuar duhet te jete subjekt i gjobave ose denimeve.

7

Page 8: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Qellimi Ligjor

Nje kontrate duhet te kete nje qellim ligjor, qe do te thote nje funksion ose qellim qe lejohet me ligj.

Kontratat qe kane nje qellim anti shoqeror dhe jane kundra ligjit jane te pazbatueshme ligjerisht.

Ne kushte normale, asnje gjykate nuk i mbeshtet palet ne nje kontrate te tille. Kontratat e sigurimit duhet te perfshijne nje subjekt qe qendron nga

pikepamja ligjore. Keshtu, nese nje mall eshte ligjerisht i pa lejueshem ne nje shtet te caktuar,

atehere nje police sigurimi qe mbulon kete lloj malli do te jete jo ligjore ne kete shtet.

Po keshtu, nje kontrate nuk mbetet e vlefshme, nese ajo nepermjet sjelljes se gabuarte policembajtesit shkakton de'm kunder shoqerise.

8

Page 9: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Konsideratat

Qe te kemi nje kontrate te vlefshme, duhet te kemi nje shkembim konsideratash.

Konsiderate quhet vlera e shkembyer nga palet ne kontrate. Konsiderata mund te marre formen e parave, por mund te marre

dhe formen e premtimit per te kryer ose jo dicka. Ne nje kontrate sigurimi, konsiderata qe jep siguruesi eshte

premtimi i kushtezuar per te paguar te siguruarin. Kjo do te thote qe siguruesi pranon te beje pagesen vetem nese

ndodh nje dem i mbuluar me sigurim. Nese nje ngjarje e tille nuk ndodh, siguruesi nuk ben pagese. Ndersa i siguruari jep para(primin) dhe premtimin qe do te

ndjeke kushtet e kontrates se sigurimit.

9

Page 10: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

KARAKTERISTIKAT E VEQANTA TE KONTRATAVE TE SIGURIMIT

Te gjitha kontratat e vlefshme duhet te kene kater elementet qe shpjeguam me lart.

Pervec ketyre kater elementeve, kontratat e sigurimit kane disa karakteristika te vecanta. Nje police sigurimi eshte: Kontrate demshperblimi Kontrate e kushtezuar Kontrate qe perfshin ngjarje te papritura dhe shkembim te

pabarabarte Kontrate e pa transferueshme Kontrate ne mirebesim Kontrate detyruese (ang. contract of adhesion)

10

Page 11: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Kontrate demshperblimi

Kontratat e sigurimit ofrojne demshperblim per demet e te siguruarve. Demshperblim do te thote se i siguruari, pas demit duhet te rikthehet ne te

njejten gjendje financiare qe ka qene perpara se te ndodhe ky dem. Sigurimi i prones zakonisht paguan vleren e nevojshme per te riparuar

pronen e mbuluar me sigurim e cila eshte demtuar, ose e zevendeson ate me nje prone te ngjashme.

Polica tregon edhe metoden qe do te perdoret per te vendosur vleren e demit. Keshtu p.sh., siguruesit perdorin vleren aktuale ne para ne kohen kur ndodh demi, qe e'shte kostoja e zevendesimit te prones duke zbritur amortizimin.

Sigurimi i pergjegjesive zakonisht paguan te demtuarin (palen e trete), ne emer te te sigururarit.

Pagesa behet ne vleren qe i siguruari eshte pergjegjes ligjerisht deri ne kufirin qe lejon polica per demin nga pergjegjesite e mbuluara me sigurim, si edhe kostot ligjore qe shoqerojne kete dem.

11

Page 12: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Nje kontrate demshperblimi nuk paguan detyrimisht vleren e plote te nevojshme per te kthyer te siguruarin ne gjendjen financiare qe ai ka patur para se t'i ndodhe humbja.

Sidoqofte, vlera qe siguruesi paguan eshte direkt e lidhur me vleren e humbjes te te siguruarit.

Shumica e policave permbajne nje kufi qe tregon vleren maksimale qe i siguruari paguan per nje dem te vetem.

Sipas parimit te demshperblimit, i siguruari nuk duhet te nxjerre fitim nga humbja e mbuluar me sigurim.

Kjo do te thote se sigurimet duhet te ofrojne nje perfitim jo me te madh se humbja qe i ka ndodhur te siguruarit.

12

Page 13: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Kontrate e Kushtezuar

Polica e sigurimit eshte nje kontrate e kushtezuar pasi palet veprojne vetem pasi plotesohen disa kushte.

Keshtu, qe sigurues te paguaje per nje dem, duhet qe te kete ndodhur nje dem i mbuluar me sigurim.

Gjithashtu edhe i siguruari, perpara se te paguhet demi, duhet te lajmeroje menjehere siguruesin sapo demi te kete ndodhur

13

Page 14: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Kontrate qe perfshin ngjarje te paparashikuara dhe shkembim vlerash te pabarabarta

Kontratat e sigurimit kane te bejne me nje shkembim parash per mbrojtje nga ngjarjet e papritura ose aksidentale.

Ne kontratat e sigurimit kemi nje shkembim vlerash te pabarabarta. Shpesh nuk ka ose ka pak deme dhe keshtu primi i paguar nga i siguruari

per nje police te caktuar eshte me i madh se vlera e paguar nga siguruesi per, ose ne emer te te siguruarit.

Nese ndodh nje humbje e madhe, pagesa e demit qe kryen siguruesi mund te jete shume me teper sesa primi i paguar nga i siguruari.

Nje pjese te madhe te te siguruarve nuk iu ndodhin deme, por disa te siguruar pesojne deme shume te medha.

Primi i polices reflekton pjesen proporcionale te te siguruarit ne vleren totale qe siguruesi parashikon te paguaje ne zbatim te marreveshjes se tij me te gjithe te siguruarit qe kane polica te njejta.

14

Page 15: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Kontrate e patransferueshme

Kontrata e sigurimit eshte e pa transferueshme. Kjo do te thote se pasi ajo hyn ne fuqi, i siguruari nuk mund ta transferoje policen te nje pale tjete'r.

Nese transferimi do te ishte i lejueshem, siguruesi do te jete ligjerisht i lidhur ne nje kontrate me nje pale te cilen mund te mos doje ta siguroje.

Policat esigurimit zakonisht pe'rmbajne kushtin qe te siguruarit duhet te kerkojne lejen me shkrim te siguruesit perpara se ata te mund ta transferojne policen te nje pale tjeter.

Terminologjia e perdorur qe polica e sigurimit eshte nje kontrate personale lidhet me natyren e pa transferueshme te saj.

15

Page 16: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Kontrate ne mirebesim

Kontratat e sigurimit konsiderohen si kontrata ne mirebesim per shkak se te dy palet ne kete kontrate kane detyrimin te veprojne me ndershmeri te plote dhe te bejne transparente te gjitha faktet e duhura.

I siguruari ka te drejten te mbeshtetet te siguruesi nga i cili ka marre premtim.

Nje sigurues i cili nuk e mban premtimin e tij per te paguar per demin e mbuluar me sigurim, do te thote se nukvepron ne mirebesim dhe per kete sjellje denohet nga ligjet ne fuqi.

I siguruari qe ne menyre te qellimshme fsheh informacion ose keq interpreton disa fakte, do te thote se nuk ka vepruar ne mirebesim.

Ne keto raste siguruesi e shpall kontraten e sigurimit te pavlefshme. Niveli i larte i kerkuar i mirebesimit qe nje i siguruar i detyrohet siguruesit

reflektohet ne parimet e garancise, perfaqesimit dhe fshehjes.

16

Page 17: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Parimi i Garancise

Tradicionalisht garancia, e cila ka origjinen ne sigurimin e anijeve, eshte shume e percaktuar qarte.

Cdo thyerje e garancise nga i siguruari lejon siguruesin te anulloje kontraten.

Nje pronar anijesh duhet te garantoje qe anija e tij eshte e gatshme per lundrim nga pikepamja e kushteve, destinacionin dhe ngarkesen qe do te kete.

Nese anija ne te vertete ka rrjedhje, ka tjeter destinacion dhe ngarkese, atehere thuhet se ka thyerje te garancise.

Ne kete rast siguruesi ne perputhje me parimin e garancise do ta anullonte kontraten.

17

Page 18: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Perfaqesimi

Perpara se te lidhin nje kontrate sigurimi, siguruesit zakonisht i bejne pyetje aplikuesit ne lidhje me ekspozimin e ketij te fundit ndaj demeve.

Deklarimet e aplikuesit, te cilat gjenden ne formen e aplikimit, quhen nga gjykatat 'perfaqesim'.

Rregulli i pergjithshem eshte se nese klienti jep pergjigje jo te verteta dhe ato ndikojne materialisht te vleresimi i riskut, siguruesi mund ta anulloje kontraten pasi eshte dhunuar parimi i mirebesimit.

Testi i materialitetit eshte pergjigje negative e pyetjes: A do te kishte shkruar siguruesi te njejten police me te njejtin cmim nese do te dinte te verteten?

Nuk eshte e nevojshme qe siguruesi te vertetoje' qe keq perfaqesimi ishte i qellimshe'm.

18

Page 19: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Nje person gjate bierjes se kontrates se sigurimit i eshte pergjgjur 'jo' pyetjeve nese ka pesuar aksident gjate tre viteve te kaluara dhe nese ka patur probleme shendeti.

Ne fakt ai ka qene pergjegjes per dy aksidente te renda ne trafik. Prandaj pergjigja eshte padyshim materiale.

Nese ceshtja do te shkonte ne gjykate, siguruesi duhet te vertetoje se ne raste te ngjashme te personave me te njejtin historik aksidentesh, ai (siguruesi) perdor tarifa te tjera sigurimi.

19

Page 20: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Fshehja

Fshehja eshte heshtje kur duhet folur ose mos ekspozim i qellimshe'm i nje fakti material.

Meqenese kontrata e sigurimit eshte kontrate mirebesimi, aplikuesi duhet te jape te gjitha faktet materiale.

Testi me i mire i materialitetit te nje fshehje eshte i njejte si ai per keq perfaqesimin.

A do te shkruante siguruesi te njejten kontrate me te njejten tarife nese do t'i dinte te gjitha faktet?

Anullimi i nje kontrate bazuar ne fshehje eshte me e veshtire per siguruesin se sa anullimi i kontrates per keqperfaqesim.

Ne pergjithesi, siguruesi duhet t'i provoje gjykates se aplikuesi e dinte me siguri qe informacioni i duhej dhene siguruesit dhe ai po e fshihte ate informacion ne menyre te qellimshme.

20

Page 21: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Gjithashtu siguruesi duhet te provoje se informacioni i fshehur perbe'n nje fakt material, i cili ndikon ne vendimet e siguruesit per marrjen ne sigurim dhe trajtimin e de'meve.

Nje punonjes gjate aplikimit per sigurim jete pervete dhe gruan e ti/, nuk ka permendur se gruaja e tij vuante nga diabeti dhe tensioni i larte. Pas vdekjes se saj, i siguruari kerkoi demshperblimin nga shoqeria e sigurimit, e cila nuk pranoi ta paguante. Me pas, i siguruari paditi ne gjyq siguruesin. Gjykata e hodhi poshte padine e te siguruarit me konkluzionin qe ne situata te tilla ku i siguruari ka njohuri te plota per faktet e fshehura dhe nese ato do t'i ishin here te njohura siguruesit ndoshta do te kishin penguar dhenien e polices. Faktet duhen dhene, e me pas eshte shoqeria e sigurimit ajo qe vlereson rendesine e tyre.

Keshtu, deklarimi i te siguruarit ne kete rast u konsiderua nga gjykata i pavertete dhe i fshehur me qellim.

21

Page 22: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Kontrate Detyruese

Kontratat e sigurimit zakonisht pergatiten nga siguruesi. Klientet zakonisht nuk kane njohuri te specializuara ne lidhjen e kontratave.

Meqenese siguruesit percaktojne se cfare do te shkruhet ne policen e sigurimit, i siguruari nuk ka zgjedhje tjete'r pervecse ta pranoje te pandryshuar ate ose ta refuzoje.

Nga kjo rrjedh terminologjia 'kontrate qe te detyron', pasi i siguruari duhet ta pranoje kontraten ashtu si eshte shkruar nga pala tjete'r (siguruesi).

Sa me sipe'r, duket qe i siguruari dhe siguruesi ne rast mosmarre'veshje nuk jane ne pozita te barabarta.

Meqenese siguruesi ka avantazh ne krahasim me te siguruarin, shume shtete i klasifikojne kontratat e sigurimit si kontrata detyruese.

Rregulli i pergjithshem per kontratat detyruese eshte ky: nese gjuha e perdorur ne kontrate mund te interpretohet ne me'nyra te ndryshme, ajo duhet te lexohet dhe interpretohet kunder interesit te atij qe ka pergatitur kontraten ose ne favor te te siguruarit.

22

Page 23: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Permbajtja (pjeset perberese) te Policave te Sigurimit

Nje police sigurimi pershkruan mbulimin me sigurim qe ofron. Ne pergjithesi polica duhet te pershkruaje kufizimet dhe perjashtimet sa me qarte qe te jete e mundur. P.sh., nese siguruesi nuk ka si qellim te mbuloje me sigurim nje humbje te caktuar, polica duhet ta theksoje qarte kete fakt.

Kategorite kryesore ne te cilat permblidhet i gjithe informacioni qe ndodhet ne policen e sigurimit jane: Deklarata Perkufizime Perjashtime Kushtezime te polices per te siguruarin Te ndryshme

23

Page 24: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Deklarata

Ne kete pjese identifikohen palet ne kontrate. Ne faqen e pare te kontrates, e cila quhet faqja e deklarates, jepet informacion mbi emrin dhe adresen e siguruesit dhe te siguruarit.

Zakonisht, emri i siguruesit eshte i shkruar paraprakisht, ndersa emri dhe adresa e te siguruarit vendoset kur leshohet polica e sigurimit.

Data e hyrjes ne fuqi e polices theksohet ne faqen e deklarates. Data e perfundimit te mbulimit me sigurim mund te vendoset ne deklarate

ose periudha e polices mund te sqarohet ne nje pjese tjeter te polices, zakonisht si pjese e kushtezimeve.

Sic eshte permendur me lart, konsiderata qe jep i siguruari eshte primi, ndersa konsiderata qe jep siguruesi eshte premtimi per te paguar nese ndodh nje humbje e mbuluar me sigurim.

Vlera e primit zakonisht shfaqet ne deklaraten e polices.

24

Page 25: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Fjalite qe lidhen me kohen kur duhet te paguhet primi, kujt i duhet paguar, dhe pasojat nese ai nuk paguhet shfaqen ne vend tjeter te polices.

Deklaratat zakonisht tregojne edhe limitet e polices. Limiti eshte vlera maksimale e mbulimit qe paguan siguruesi per nje humbje te percaktuar.

Ne deklarate perfshihen zakonisht edhe informacionet qe pershkruajne pasurine ose vendin e mbuluar me sigurim, mbulimin e vecante, zbritjet, dokumente shtese qe modifikojne kontraten (ang. endorsements), dhe detaje te tjera te rendesishme rreth te siguruarit, subjektit te sigurimit, dhe mbulimeve qe ofrohet nga polica.

25

Page 26: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Perkufizime

Meqenese nje kontrate sigurimi permban terminologji teknike qe pe'rdoret ne menyre te caktuar, ne pergjithesi policat i perkufizojne fjalet qe kane nje kuptim te caktuar lidhur me mbulimin me sigurim qe ofrohet.

Terminologjia pe'rcaktohet ne nje seksion te vecante te polices ose aty ku shfaqet per here te pare ne police.

Nese perkufizimi qe jepet ne police ndryshon nga pe'rdorimi i zakonshem i termit te perdorur, perparesi merr perkufizimi qe eshte bere ne police.

Ne rast se kontrata nuk ka dhe'ne perkufizime te vecanta, fjalet ne police do te interpretohen ne perputhje me kuptimin e tyre te zakonshem ose sipas perkufizimeve ne fjalor.

Nese krijohen konflikte per ke'te' shkak, atehere fjalet interpretohen nga gjykata.

26

Page 27: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Premtim Sigurimi Nje police sigurimi permban te pakte'n nje premtim

sigurimi, qe eshte nje fjali qe tregon se siguruesi merr persiper te kryeje pagesen ose qe do te kryeje sherbimin.

27

Page 28: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Perjashtimet

Asnje police nuk mund te mbuloje te gjitha humbjet e mundshme. Ne kete seksion, siguruesi pershkruan se cfare ai nuk mbulon me sigurim.

Megjithese ne premtimin e sigurimit, siguruesi ben nje premtim te gjere, perjashtimet eleminojne mbulimin per ekspozime te vecanta ndaj humbjes.

Policat e sigurimit kane pe'rjashtime per arsyet e meposhtme:

Per te eleminuar mbulimin e dyfishte Disa humbje mbulohen me mire nga nje tip sigurimi dhe ne ke'te menyre

perjashtohen nga tipet e tjera te policave.

Per te ndihmuarne manaxhimin e rasteve te mashtrimeve,si p.sh. kercenimi moral (ang. moral hazard) Mashtrime (ang. moral hazards) jane rastet qe i bejne disa njerez te ekzagjerojne humbjet e ndodhura ose t'ishkaktojne ato ne menyre te qedimshme. Shumica e policave i perjashton humbjet qe pritet te ndodhin ose te qellimshme nga ana e te siguruarit.

28

Page 29: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Per te shmangur te tjera deme qe jane te qellimshme

Disa deme nga pergjegjesite jane te kontrollueshme nga i siguruari. Shume polica perjashtojne mbulimin per aksidente trupore ose de'mtim te prone's ne menyre te qellimshme shkaktuar nga i siguruari. Motivimi mund te jete i ndryshem nga ai i fitimit. Keshtu i siguruari mund te shkaktoje deme edhe per shkak te humbjes se kontrollit te vetvetes.

Per te ndihmuar ne manaxhimin e sjelljeve qe rrisin riskunDisa njerez me sjelljen e tyre te pakujdesshme mund te rrisin frekuencen ose madhesine e riskut. Disa perjashtime bejne te mundur qe te siguruarit te perballojne vete demet qe ai mund t'i kishte shmangur lehtesisht.

Per te shmangur deme qe nuk jane efikase per tu mbuluar me sigurim

Disa deme te tilla mund te jene demet nga katastrofat.

29

Page 30: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Per te eleminuar mbulime qe te siguruarit nuk kane nevojeShumica e te siguruarve nuk zoterojne aeroplane private,keshtu qe mbulimi i tyre si pjese e pasurise personale nukdo ishte e drejte pasi do te rriste primin e sigurimit.

Per te eleminuar mbulimin per ekspozime qe kerkojne trajtim

te veqante nga i siguruari Mbulimet qe shume sigurues nuk kane ekspertizen t'i trajtojne,

mund te trajtohen ne nje police te pergatitur per kete qellim.

Per t'i mbajtur primet ne nivel te arsyeshem Policat e sigurimit per automjetet e perjashtojne mbulimin per

amortizimin e makines. Kjo do t'i sherbente uljes se primeve per shkak se ulet numri i de'meve te pritshme.

30

Page 31: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Nga sa thame me siper te gjitha perjashtimet mund t'I sherbejne nje qellimi, atij te mbajtjes se primeve ne nivel te arsyeshem.

Nese do te zgjerohej polica duke eleminuar ndonje perjashtim, atehere do te kerkohej nje prim me i larte.

Zakonisht perjashtimet shfaqen ne nje seksion te vecante te titulluar "Perjashtime".

Gjithashtu ato mund te shfaqen edhe ne vende te tjera ne police.

31

Page 32: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Kushtezimet e polices per te siguruarin

Kushtezimet e vena ne police jane seksion i vecante i polices qe kufizon premtimin e siguruesit dhe vendos disa detyrime per te siguruarin.

Nese kushtet e polices nuk plotesohen, siguruesi mund te refuzoje te paguaje demin.

Disa kushte'zimete'zakonshme qevendosen ne police mund te jene: njoftimi i siguruesit nese ndodh demi, mbrojtja e prones pasi ndodh demi, pergatitja e inventaritte pasurise personate te demtuar, etj

Te ndryshme Tendryshme Kontratat e sigurimit permbajne edhe paragrafe/kushte te

tjera qe nuk mund te perfshihen ne seksionet e permendura me lart. Keto pjese kane te bejne me marredheniet ndermjet te siguruarit dhe

siguruesit ose mund te ndihmojne ne vendosjen e procedurave perzbatimin e kushteve te kontrates.

32

Page 33: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Format Standarte dhe te Perpunuara te Policave

Zakonisht kontratat e sigurimit jane standarte dhe te pergatitura paraprakisht.

Palet ne kontrate nuk hyjne ne bisedime sa here qe blihet nje police sigurimi.

Kjo mund te be'het vetem ne raste te vecanta qe mund te perfshije nje vlere te madhe sigurimi.

Ne keto raste kemi te bejme me polica sigurimi te perpunuara, te pergatitura posacerisht ne perputhje me kushtet qe eshte rene dakord gjate bisedimeve ndermjet nje te siguruari te vecante dhe nje siguruesi.

Format standarte te policave nuk kane reference te veganta per te siguruarin.

Ato (format standarte) zakonisht i bashkangjiten faqes se deklarates qe permban te gjithe informacionin e vecante lidhur me te siguruarin.

33

Page 34: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Perdorimi i formave standarte ka avantazhe pasi jo vetem kursen kohen dhe shpenzimet e dhenies se polices, por edhe ruan qendrueshmeri ne veprimtarine e sigurimit.

Nese agjenti i marrjes ne sigurim, do te duhet te pergatise nje police te perpunuar per cdo rast te vecante, do te ulet efikasiteti i marrjes ne sigurim.

Standartizimi ndihmon edhe te siguruarit, pasi ata perte perzgjedhur siguruesin do te duhet te bejne krahasime ne seksionet dhe gjuhen e perdorur nga sigurues te ndryshem nese keta te fundit nuk do te perdorin forma standarte.

Standartizimi ndihmon gjithashtu edhe ne qendrueshmerine e interpretimitte policave te sigurimit ne rastet e mosmarreveshjeve ne gjykata.

34

Page 35: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Struktura e Policave te Sigurimit

Siguruesit kur ndertojne strukturen e nje police sigurimi perdorin dy menyra.

Struktura e policave mund te jete ne nje dokument te vetem e te plote ose police e perbere.

Nje dokument i vetem dhe i plote Polica e strukturuar ke'shtu eshte nje dokument i vetem qe permban te

gjitha marreveshjet ndermjet te siguruarit dhe siguruesit. Ajo eshte nje police e plote ne vetvete. Ke'shtu p.sh., mund te jete nje

police qe perfshin mbulim me sigurim te prone's dhe pergjegjesive ne nje dokument te vetem.

Kjo police permban nje marreveshje te gjere sigurimi dhe marreveshje sigurimi te vecanta qe lidhen ne menyre specifike me mbulimet e ofruara

35

Page 36: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Faqja e deklarates dhe cdo dokument shtese qe ndryshon kontraten (ang. endorsment) bashkangjitur e personalizon kete police perte siguruarin e vecante.

Perjashtimet dhe kushtezimet jepen per cdo mbulim, dhe seksioni i perkufizimeve percakton terminologjine e perdorur ne police.

Polica gjithashtu perfshin nje seksion qe thekson detyrat e te siguruarit pasi ndodh demi.

Nje seksion me kushte te pergjithshme jep kushtet qe aplikohen per te gjithe policen si nje te tere.

Keto polica mund te ndryshohen nga perfshirja e nje ose me shume dokumenteve modifikues (ang.endorsement).

Keto dokumente mund te shtojne mbulimin, ose mund ta ndryshojne policen ne perputhje me rregullat e shtetit ku polica do te shitet.

36

Page 37: Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Police e perbere nga disa pjese

Policat e perbera nga disa pjese kombinojne forma mbulimi dhe dokumente te tjera per te pergatitur nje police sipas nevojave tetesiguruarit.

Keto lloj policash ofrojne shume' mbulime te ndryshme ndaj bizneseve dhe organizatave te tjera.

Nje pakete policash e tille kombinon shume forma ne varesi te mbulimeve qe nje i siguruar i vecante blen.

Keto polica ofrojne nje kombinim mbulimesh dhe nje i siguruar zgjedh mbulime duke patur nje limit dhe primin qe shfaqet te faqja e deklarates, dhe zgjedh te refuzoje mbulimet e tjera duke e lene bosh vendin e limiteve dhe primit per to.

37