komplet-popullsia dhe vendbanimet · popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të kosovës 2...

209
Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 1 Mr.sc. Sami Behrami “POPULLSIA DHE VENDBANIMET E REGJIONIT VERIOR TË KOSOVËS” Disertacion i doktoratës Udhëheqësi Shkencor: Prof. Dr. Selman Sheme Tiranë 2013 UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË

Upload: dangtruc

Post on 29-Aug-2019

272 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

1

Mr.sc. Sami Behrami

“POPULLSIA DHE VENDBANIMET E REGJIONIT VERIOR TË KOSOVËS”

Disertacion i doktoratës

Udhëheqësi Shkencor: Prof. Dr. Selman Sheme

Tiranë 2013

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË

Page 2: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

2

Disertacion i përgatitur nga

Mr.sc. Sami Behrami,

në kërkim të gradës shkencore

DOKTOR

Drejtimi: Gjeografi

Tema:

POPULLSIA DHE VENDBANIMET E REGJIONIT VERIOR TË KOSOVËS

Mbrohet _____________ 2013, para jurisë së përbërë nga:

1. ____________________________________ Kryetar 2. ____________________________________ Anëtar oponent 3. ____________________________________ Anëtar oponent 4. ____________________________________ Anëtar 5. ____________________________________ Anëtar

Tiranë, 2013

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË

Page 3: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

3

Disertacion i përgatitur nga

Mr.sc. Sami Behrami,

në kërkim të gradës shkencore

DOKTOR

Drejtimi: Gjeografi

Tema:

POPULLSIA DHE VENDBANIMET E REGJIONIT VERIOR TË KOSOVËS

Përgatitur nën drejtimin e Prof.dr. Selman SHEME

Tiranë, 2013

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË

Page 4: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

4

POPULLSIA DHE VENDBANIMET E REGJIONIT VERIOR TE KOSOVËS Hyrje 1. Prezantimi i problemit dhe rëndësia e studimit ...................... ...............................1 2. Përmbajtja, qëllimi dhe detyrat e studimit .................................................................. 2 3. Metodat e kërkimit ..................................................................................................................... 3 4. Gjendja e deritanishme e studimeve ne këtë fushe ................................................................ 4 Kapitulli I: Roli i faktorëve natyror, historik dhe social-ekonomik ne popullimin e rajonit.....6 1.1. Pozita gjeografike e Regjionit Verior .............................................................................. 7 1.2. Kushtet natyrore dhe resurset endogjene si faktorë te rëndësishme te popullimit te rajonit........ 9

1.2.1. Gjeologjia dhe pasuritë minerale ...................................................................................... 9 1.2.2. Relievi ................................................................................................................................. 11 1.2.3. Kushtet klimatike ................................................................................................................... 13 1.2.4. Hidrografia e RV ................................................................................................................... 15 1.2.5. Kushtet pedologjike ................................................................................................................... 17 1.2.6. Flora dhe fauna ................................................................................................................... 19 1.2.7. Evulucioni i peizazhit .................................................................................................... 19

1.3. Pozita administrative-territoriale dhe gjeopolitike e RV .................................................... 20 1.4. Trendët gjeopolitike të shqiptarëve në Ballkan ................................................................. 26 1.5. Rrethanat historike te popullimit te rajonit. Dëshmitë kryesore te kulturës materiale prehistorike,

te antikitetit, te mesjetës se hershme, kulturës bizantine, osmane dhe kulturës autoktone shqiptare......... 27 1.5.1. Vendbanimet e Parahistorisë - ( paleoliti dhe neoliti) ......................................................... 27 1.5.2. Vendbanimet e kohës se hershme te metalit ....................................................................... 28 1.5.3. Vendbanimet Ilire- dardane ...................................................................................... 29 1.5.4. Vendbanimet antike- romake ...................................................................................... 30 1.5.5. Vendbanimet e mesjetës .................................................................................................... 31 1.5.6. Periudha Osmane ................................................................................................................... 32 1.5.7. Periudha mes dy luftërave botërore ...................................................................................... 34

1.6. Roli i faktorëve socio-ekonomik ne dinamiken dhe zhvillimin e popullsisë .......................... 36 1.6.1. Roli i proceseve te industrializimit ne urbanizimin e popullsisë ........................................... 36 1.6.2. Procesi i urbanizimit .................................................................................................... 38 1.6.3. Lëvizja e numrit te përgjithshëm te popullsisë urbane ......................................................... 39 1.6.4. Procesi i deagrarizimit ( eksodi rural) në RV ....................................................................... 43

1.6.4.1. Ndryshimet në lëvizjen e popullsisë bujqësore në RV 1961-2004 ...............44

Kapitulli II. Tiparet e lëvizjes natyrore te popullsisë ................................................................. 47 2.1. Veçoritë e lëvizjes natyrore. Determinantet e lëvizjes se popullsisë: fertiliteti (pjellshmëria), lindjet (nataliteti), vdekjet (mortaliteti) dhe vitaliteti ................................................................. 48

2.1.1. Lindshmëria (nataliteti, fertiliteti) ne RV- lëvizja e numrit dhe shkalla (norma) e lindje..49 2.1.2. Shkalla (norma) e lindshmërisë ...................................................................................... 50 2.1.3. Tiparet e fertiliteti ............................................................................................................. 52 2.1.4. Lindshmëria sipas veçorive të ndryshme ....................................................................... 53

2.2. Dinamika e lidhjeve dhe zgjedhjeve martesore ................................................................. 55 2.2.1. Kurorëzimet ................................................................................................................... 55 2.2.2. Shkurorëzimet ................................................................................................................... 57

2.3. Vdekshmëria (mortaliteti) e popullsisë në RV- numri i përgjithshëm dhe shkalla e vdekshmëri59 2.3.1. Vdekshmëria e foshnjave në RV ...................................................................................... 60 2.3.2. Aspektet regjionale të vdekshmërisë së përgjithshëm dhe vdekshmërisë së foshnjave............. 62

2.4. Shtimi natyror i popullsisë ........................................................................................................ 64 2.5. Veçorit e tranzicionit demografik ne regjionin verior të Kosovës ....................................... 67

Page 5: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

5

Kapitulli III: Numri, shpërndarja gjeografike dhe migrimet e popullsisë .......................... 70 3.1. Dinamika e numrit të popullsisë ........................................................................................... 71

3.1.1. Dinamika e numrit të përgjithshëm të popullsisë pas Luftën së Dytë Botërore (1948-2011) .................................................................................................... 72

3.2. Dendësia dhe shpërndarja gjeografike e popullsisë ................................................................. 77 3.2.1. Shpërndarja horizontale .................................................................................................... 78 3.2.2. Shpërndarja vertikale .................................................................................................... 80

3.3. Lëvizjet migruese të popullsisë ........................................................................................... 83 3.3.1. Vështrim historik mbi lëvizjet migruese të popullsisë ......................................................... 83 3.3.2. Migrimet e brendshme dhe të jashtme ....................................................................... 85

3.3.2.1. Migrimet e brendshme ...................................................................................... 86 3.3.2.2. Migrimet e jashtme ...................................................................................... 87

3.3.4. Zhdukja dhe shpërngulja me forcë e popullsisë shqiptare nga trungu etnik, mjetet kryesore për shkombëtarizimin dhe kolonizimin sllav ........................................... 89

3.3.4.1. Migrimet para luftërave ballkanike ......................................................... 90 3.3.4.2. Migrimet gjatë luftërave ballkanike ......................................................... 90 3.3.4.3. Migrimet në mes dy luftërave botërore 1918-1941 ........................................... 91 3.3.4.4. Migrimet pas luftës se dytë botërore ......................................................... 92

Kapitulli IV: Karakteristikat strukturore te popullsisë .................................................... 95 4.1. Struktura e popullsisë sipas moshës dhe gjinisë- piramida e moshave ....................................... 96

4.1.1. Struktura e popullsisë sipas gjinisë- meshkujt numerikisht më shumë ............................ 96 4.1.2. Struktura e popullsisë sipas moshës - piramida e moshave ........................................... 98

4.2. Struktura socio-ekonomike e popullsisë-veçorit e popullsisë aktive ....................................... 102 4.2.1. Ndryshimet në strukturën e popullsisë sipas aktivitetit ekonomik ............................ 103 4.2.2. Ndryshimet në strukturën e popullsisë aktive sipas veprimtarisë ............................ 105 4.2.3. Ndryshimet në strukturën e popullsisë aktive sipas profesionit ............................ 106

4.3. Përbërja e popullsisë sipas nivelit arsimor, profesional dhe socio-ekonomik .......................... 107 4.3.1. Përbërja e popullsisë sipas nivelit arsimor ....................................................................... 107 4.3.2. Popullsia sipas nivelit të shkrim-leximit ....................................................................... 107 4.3.3. Popullsia sipas përgatitjes shkollore ...................................................................................... 108

4.4. Përbërja kombëtare e popullsisë ........................................................................................... 111 4.4.1. Përbërja kombëtare e popullsisë së RV në periudhën mes dy luftërave botërore .............. 111 4.4.2. Përbërja kombëtare e popullsisë së RV në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore .............. 112 4.4.3. Përbërja kombëtare e popullsisë sipas komunave ......................................................... 115

4.5. Përbërja religjioze ( fetare) e popullsisë .............................................................................. 117 4.6. Etnogjeneza ilire dhe autoktonia shqiptare ne rajon ................................................................. 118 4.7. Kritika e pikëpamjeve dhe teorive te studiuesve sllav mbi autoktonin e popullsisë ne rajon.....120 4.8. Numri, madhësia dhe tipologjia e familjeve .............................................................................. 123

4.8.1. Ndryshimet në numrin dhe madhësinë mesatare të ekonomive familjare ............................ 123 4.8.2. Madhësia mesatare e ekonomive familjare ....................................................................... 124 4.8.3. Tipologjia e familjeve sipas numrit të anëtarëve ......................................................... 125 4.8.4. Grupimi i ekonomive familjare sipas numrit të anëtarëve dhe komunave ............................ 126

4.9. Niveli i jetesës dhe rrugët për rritjen e mirëqenies dhe prosperitetit te popullsisë......................127 4.9.1. Rrugët për rritjen e mirëqenies dhe prosperitetit të popullsisë ........................................... 129

Kapitulli V: Karakteristikat gjeografike te vendbanimeve rurale ....................................... 131 5.1. Struktura e popullsisë sipas tipit te vendbanimeve sot ................................................... 132

5.1.1. Aspekti territorial i popullsisë rurale në RV ....................................................................... 135 5.2. Veçorit e përgjithshme te vendbanimeve rurale ................................................................. 136 5.3. Përhapja gjeografike e vendbanimeve rurale .............................................................................. 138 5.4. Roli i faktorëve socio-ekonomik në krijimin dhe zhvillimin e vendbanimeve rurale 140 5.5. Tipologjia e vendbanimeve rurale: tipi i vendbanimeve te koncentruar, lineare, te shpërndara..141

5.5.1. Tipologjia demografike e vendbanimeve rurale ......................................................... 143

Page 6: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

6

5.5.1.1. Vendbanimet e vogla rurale ....................................................................... 144 5.5.1.2. Vendbanimet e mesme rurale ....................................................................... 145 5.5.1.3. Vendbanimet e mëdha rurale ....................................................................... 145

5.5.2. Tipologjia e vendbanimeve rurale sipas fizionomisë ........................................... 149 5.5.2.1. Tipi i dendur .................................................................................................... 149 5.5.2.2. Tipi i shpërndarë ...................................................................................... 150 5.5.2.3. Tipi gjysmë i dendur ...................................................................................... 150

5.5.3. Tipologjia gjenetike e vendbanimeve rurale ....................................................................... 151 5.5.4. Tipologjia e vendbanimeve rurale sipas funksioneve ......................................................... 151

5.5.4.1. Funksionet themelore ........................................... 151 5.5.4.2. Funksionet e veçanta ........................................... 152

5.6. Transformimi dhe rregullimi infrastrukturor i vendbanimeve rurale ....................................... 153 5.6.1. Elektrifikimi i fshatit në RV .................................................................................................... 153 5.6.2. Rrjeti i komunikacionit .................................................................................................... 153 5.6.3. Furnizimi me ujë ................................................................................................................... 154 5.6.4. Rrjeti i objekteve arsimore, kulturore dhe shëndetësore në vendbanimet rurale të RV............ 155

5.6.4.1. Rrjeti i objekteve arsimore ....................................................................... 155 5.6.4.2. Rrjeti i objekteve shëndetësore ....................................................................... 155 5.6.4.3. Rrjeti i objekteve postare dhe kulturore ......................................................... 155

5.7. Tranzicioni dhe e ardhmja e vendbanimeve rurale ................................................................. 156 Kapitulli VI: Karakteristikat gjeografike te vendbanimeve urbane ....................................... 157 6.1. Dinamika e numrit te popullsisë qytetare ............................................................ 158

6.1.1. Vendbanimet urbane ne regjistrimet e popullsisë ......................................................... 158 6.1.2. Dinamika e numrit te popullsisë qytetare .................................................................. 159 6.1.3. Niveli (shkalla) i urbanizimit te popullsisë ....................................................................... 162

6.2. Karakteristikat funksionale te qyteteve ............................................................ 165 6.3. Klasifikimi i qyteteve sipas forcës gravituese ............................................................ 167 6.4. Raportet qendër- periferi ............................................................ 168 6.5. Veçorit arkitektonike dhe organizimi urban i qyteteve ............................................................ 168 Kapitulli VII: Popullimi human dhe impaktet ne hapësirën gjeografike .......................... 172 7.1. Veprimtaria ekonomiko-shoqërore e njeriut, eksternaliteti dhe niveli i cilësisë se mjedisit........173 7.2. Ndotja e ajrit, ujit, tokës etj ............................................................ 173

7.2.1. Ndotja e mjedisit me metale të rënda-plumbi(Pb) ......................................................... 174 7.2.1.1 Ndotja me plumb dhe prodhimi ....................................................................... 177 7.2.1.2 Ndotja me plumb si pasoj e teknologjisë së vjetruar ............................ 177 7.2.1.3. Lokacioni joadekuat i objekteve industriale ........................................... 178 7.2.1.4. Përpunimi joracional i pasurive minerale ......................................................... 178

7.2.2. Pasojat nga ndotja e ajrit .................................................................................................... 178 7.2.3. Ndotja e ujërave sipërfaqësore ...................................................................................... 181 7.2.4. Pasojat nga ndotja e ujërave ...................................................................................... 182 7.2.5. Ndotja e tokave-shkalla e ndotjes ...................................................................................... 183 7.2.6. Pasojat nga ndotje e tokave ...................................................................................... 184

7.3. Lëvizjet migruese dhe prishja e ekuilibrit te ekosistemeve urbane ....................................... 185 7.4. Zgjedhja optimale ne raportin mjedis natyror- rritje e popullsisë-

zhvillim ekonomik industrial ............................................................ 186 Shqyrtimi përfundimtar dhe sugjerimet ............................................................ 187 Biografia ............................................................ 193 Përmbledhje- Summary ........................................................... 194 Literatura ............................................................ 195

Page 7: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

7

LISTA E HARTAVE Harta 1. Pozita gjeografike e Regjionit Verior në Kosovë .................................................... 8 Harta 2. Pozita gjeografike e Kosovës dhe Regjionit Verior ne Ballkan ....................................... 8 Harta 3. Relievi i Regjionit Verior të Kosovës .............................................................................. 12 Harta 4. Hidrografia e Regjionit Verior të Kosovës ................................................................. 16 Harta 5. Pedologjia e Regjionit verior të Kosovës ................................................................. 18 Harta 6. Rregullimi territorial-administrativ i Regjionit Verior dhe Kosovës 1922-1929 ............ 22 Harta 7. Rregullimi territorial-administrativ i Regjionit Verior dhe Kosovës 1929 ......................... 22 Harta 8. Rregullimi territorial-administrativ i Regjionit Verior dhe Kosovës 1965-1985 ............ 24 Harta 9. Rregullimi territorial-administrativ i regjionit verior dhe Kosovës 2004 ......................... 25 Harta 10. Rregullimi territorial-administrativ i regjionit verior dhe Kosovës sipas Pakos së Ahtisarit 2008 ........................................................................................... 25 Harta 11. Niveli i urbanizimit në komunat e Regjionit verior 1961-2004 ....................................... 41 Harta 12. Indeksi i urbanizimit, deagrarizimit, të ardhurat për banorë në kuadër të Regjionit Verior 1991 .............................................................................. 42 Harta 13. Pjesmarrja e popullsisë bujqësore në komunat e Regjionit Verior 1961-2004 ............ 45 Harta 14. Lindëshmëria në Regjionin Verior të Kosovës 1957-2008 ....................................... 51 Harta 15. Vdekshmëria në Regjionin Verior të Kosovës 1957-2008 ....................................... 64 Harta 16. Shtimi natyror në Regjionin Verior të Kosovës 1957-2008 ....................................... 66 Harta 17. Zonat me rritje dhe zvogëlim të popullsisë në Regjionin Verior 1961-’71 ............ 76 Harta 18. Zonat me rritje dhe zvogëlim të popullsisë në Regjionin Verior 1981-’91 ............ 76 Harta 19. Struktura nacionale e popullsisë në Regjionin Verior 1961 ....................................... 116 Harta 20. Struktura nacionale e popullsisë në Regjionin Verior 1991 ....................................... 116 Harta 21. Vendbanimet me rritje, stagnim dhe zvogëlim të popullsisë në RV 1961-’71 ............ 147 Harta 22. Vendbanimet me rritje, stagnim dhe zvogëlim të popullsisë në RV 1971-’81 ............ 147 Harta 23. Vendbanimet me rritje, stagnim dhe zvogëlim të popullsisë në RV 1981-’91 ............ 148 Harta 24. Vendbanimet me rritje, stagnim dhe zvogëlim të popullsisë në RV 1948-’9 ............ 148 Harta 25. Niveli i urbanizimit në komunat e Regjionit verior 1961-2004 ....................................... 165 Harta 26. Zonat e ndotjes në Mitrovicë me rrethinë ................................................................. 174 Harta 27. Vendëmostrimet e ndotjes së ajrit në Mitrovicë me rrethin ....................................... 176 Harta 28. Komplekset dhe deponit industriale në Mitrovicë me rrethin ....................................... 176 LISTA E TABELAVE Tabela 1 .Rezervat minerale sipas vendburimeve ................................................................. 10 Tabela 2. Shpërndarja e popullsisë dhe vendbanimeve sipas lartësisë mbidetare ne RV ............ 13 Tabela 3. Regjimi termik i ajrit në Mitrovicë 1950-1992 ................................................................. 13 Tabela 4. Lëvizja vjetore e lagështisë së ajrit dhe vrërsirave në Mitrovicë në % 1950-1992............. 14 Tabela 6. Rregullimi territorial- administrativ i Regjionit Verior 1918-1922 ......................... 21 Tabela 7. Numri i të punësuarve në industri në Regjionin Verior 1975-1996 ......................... 37 Tabela 8. Komunat e RV sipas shkallës së industrializimit 1961-1991 ....................................... 37 Tabela 9. Vendbanimet urbane sipas regjistrimeve te popullsisë ne RV 1948-2004 ............ 39 Tabela 10. Lëvizja dhe rritja vjetore e popullsisë së përgjithshme, urbane dhe rurale në RV 1948-2004 ........................................................................................... 40 Tabela 11. Shkalla e urbanizimit, deagrarizimi dhe të ardhurat për banorë në RV 1991 ............ 41 Tabela 12. Lëvizja e popullsisë bujqësore në Regjionin Verior 1961-2004 ......................... 45 Tabela 13. Shkalla e lindshmërisë ne RV 1957-2011 ................................................................. 50 Tabela 14. Shkalla e pergjithshme e fertilitetit ne RV 1960-2011 ....................................... 52 Tabela 15. Lëvizja e numrit të kurorëzimeve në RV 1984-2008 .................................................... 55

Page 8: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

8

Tabela 16. Numri i kurorëzimeve sipas moshës në RV në vitin 2009 ....................................... 56 Tabela 17. Kurorëzimet sipas përkatësisë etnike në RV dhe Kosovë -2009 .......................... 57 Tabela 18. Numri i shkurorëzimeve në 1000 kurorëzime ................................................................. 58 Tabela 19. Shkalla e vdekshmërisë në RV 1957-2011 ................................................................. 59 Tabela 20. Mortaliteti i foshnjave në RV 1965-2008 ................................................................. 61 Tabela 21. Vdekshmëria sipas gjinisë dhe moshës në RV- 2009 .................................................... 62 Tabela 22. Pjesëmarrja e foshnjave ne vdekshmërinë e përgjithshme në RV 1965-1996 ............ 63 Tabela 23. Shkalla e shtimit natyror në RV 1957-2008 ................................................................. 65 Tabela 24. Shkalla e vitalitetit në tranzicion .............................................................................. 67 Tabela 25. Popullsia e përgjithshme e Regjionit Verior të Kosovës 1908-1939 ......................... 72 Tabela 26. Popullsia e përgjithshme e Regjionit Verior të Kosovës 1948-2011 ......................... 73 Tabela 27. Popullsia e përgjithshme e komunave të Regjionit Verior 1948-2011 .......................... 75 Tabela 28. Dendësia e banimit në Regjionin Verior të Kosovës 1948-2011 ......................... 78 Tabela 29 Largësia mesatare e shtrirjes së vendbanimeve dhe popullsisë në vitin 1948 dhe 1991 në komunat e RV ................................................................. 79 Tabela 30. Shpërndarja vertikale e sipërfaqes, vendbanimeve dhe popullsisë ne RV 1948-’91........ 82 Tabela 31. Komunat e RV sipas shtimit natyror dhe saldos migruese 1961-1991 .......................... 84 Tabela 32. Popullsia autoktone dhe migruese në RV 1981 .................................................... 85 Tabela 33. Popullsia sipas vendit të ardhjes në RV deri me 1981 .................................................... 86 Tabela 34. Popullsia RV në botën e jashtme sipas gjinisë, nacionalitetit, arsimit dhe vendit të vendosjes 1971- 1981 .............................................................................. 88 Tabela 35. Sipërfaqet, numri i vendbanimeve, familjeve, anëtarëve dhe nacionaliteti i kolonëve në RV 1918-1941 .............................................................................. 92 Tabela 36. Popullsia sipas kohë së ardhjes në RV deri me 1981 ................................................... 93 Tabela 37. Struktura e popullsisë sipas gjinisë në Regjioni Verior të Kosovës 1981-2011 ............ 97 Tabela 38. Struktura e popullsisë sipas moshës në Regjioni Verior të Kosovës 1971-2011 ............ 98 Tabela 39. Koeficienti i rinisë, vjetërsisë dhe indeksi i moshnimit në komunat e R. Verior dhe Kosovë me 1991 .............................................................................. 100 Tabela 40. Popullsia gjithsejtë, aktive dhe e mbajtur në Regjionin Verior të Kosovës 1961-1991 ........................................................................................... 103 Tabela 41. Struktura e popullsisë aktive sipas veprimtarive në Regjionin Verior 1971-2004.......... 105 Tabela 42. Numri i të punësuarve në industri në Regjionin Verior 1985-1996 ......................... 106 Tabela 43. Struktura e te ardhurave sipas veprimtarive 1976-1987 RV ....................................... 106 Tabela 44. Shkalla e analfabetëve në komunat e RV dhe Kosovë 1961-2011 .......................... 108 Tabela 45. Pjesëmarrja e popullsisë me shkollim të mesëm dhe të lartë ( fakultet) në RV dhe Kosovë 1961-2004 .............................................................................. 109 Tabela 46. Pjesëmarrja e popullsisë me shkollim të mesëm dhe të lartë ( dhe fakultet) në komunat e RV 1961-2004 ................................................................. 110 Tabela 47. Numri mesatar i viteve të shkollimit në komunat e RV 1961-2004 ......................... 110 Tabela 48. Struktura nacionale e popullsisë në RV dhe Kosovë 1948- ’53 ...................................... 113 Tabela 49. Përbërja religjioze e popullsi së RV dhe Kosovës 1921-1931 ....................................... 117 Tabela 50. Numri, rritja dhe madhësia mesatare e ekonomive familjare në RV dhe Kosovë 1948-2008 .............................................................................. 123 Tabela 51. Numri i rritja dhe madhësia mesatare e ekonomive familjare në komunat e RV 1948-2008 ........................................................................................... 124 Tabela 52. Përbërja e ekonomive familjare sipas numrit të anëtarëve në RV dhe Kosovë 1961-’91 ........................................................................................... 125 Tabela 53. Përbërja e ekonomive familjare sipas numrit të anëtarëve në komunat e RV 1961-’91 ........................................................................................... 126 Tabela 54. Të ardhurat për kokë banori në Regjionin Verior 1981-2004 ....................................... 128 Tabela 55. Varfëria në komunat e RV dhe Kosovë- 2004 ................................................... 128

Page 9: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

9

Tabela 56. Varfëria sipas nacionaliteteve dhe vendbanimeve në Kosovë 2004 ......................... 129 Tabela 57. Papunësia e përgjithshme dhe sipas moshës në Regjionin Verior të Kosovës 2004...... 159 Tabela 58. Treguesit kryesor të zhvillimit njerëzorë sipas komunave në RV- 2004 ......................... 159 Tabela 59. Lëvizja dhe rritja vjetore e popullsisë së përgjithshme, urbane dhe rurale në RV 1948-2004 ........................................................................................... 133 Tabela 60. Lëvizja dhe rritja vjetore e popullsisë së përgjithshme dhe rurale në RV dhe Kosovë 1948-2004 ........................................................................................... 134 Tabela 61. Lëvizja e numrit të përgjithshme dhe pjesëmarrja e popullsisë rurale në komunat e RV 1948- 2004 .............................................................................. 135 Tabela 62. Disa veçori të përgjithshme të vendbanimeve në zonën nën dhe mbi 700m lartësi mbidetare në RV ................................................................. 138 Tabela 63. Disa veçori të përgjithshme të vendbanimeve sipas formave të relievit në RV-1991.......139 Tabela 64. Shpërndarja e sipërfaqes, vendbanimeve dhe popullsisë sipas lartësisë mbidetare ne komunën e Skenderajt ................................................................. 139 Tabela 65. Shpërndarja e sipërfaqes, vendbanimeve dhe popullsisë sipas lartësisë mbidetare ne komunën e Mitrovicës ................................................................. 140 Tabela 66. Struktura e vendbanimeve rurale sipas madhësisë demografike ne RV dhe Kosovë 1948-1991 .............................................................................. 143 Tabela 67. Trendet demografike në vendbanimet rurale të RV sipas madhësisë ......................... 146 Tabela 68. Lëvizja dhe rritja vjetore e popullsisë së përgjithshme, urbane dhe rurale në RV 1948-2004 ........................................................................................... 159 Tabela 69. Niveli i urbanizimit të popullsisë në komunat e RV 1948-2004 ......................... 162 Tabela 70. Pjesmarrja e komunave dhe popullsis sipas nivelit të urbanizimit në RV 1961-2004.......163 Tabela 71. Ndotja e ajrit me plumb në RV 1979-1989 ................................................................. 175 Tabela 72. Prodhimi dhe lirimi i plumbit në atmosferë në Mitrovicë 1980-1999 ......................... 177 Tabela 73. Emisioni i gjithmbarshëm (t/vit) në shkritoren “Trepça” ,krahasuar me shkritoret “KCM” në Pllovdiv (Bulgari) dhe “Budelco” Holandë ......................... 178 Tabela 74. Prezenca e plumbit në gjakun e shtatzënave në Mitrovicë dhe Prishtinë ............. 178 Tabela 75. Niveli i plumbit në gjak (BBL në mg/l)te gratë shtatzëna dhe fëmijët në Mitrovicë dhe Prishtinë-1992 ................................................................. 179 Tabela 76 .Kualiteti i ujit në lumenjtë e RV .............................................................................. 181 Tabela 77. Rezultatet e mostrave të dheut të marra në Nëntor-Dhjetor 2002 ......................... 183 Tabela 78. Përqendrimi disa metaleve të rënda në kulturat bujqësore mbi VML në Mitrovicë dhe Zveçan 2004 .............................................................................. 184 Tabela 79. Pjesëmarrja e popullsisë se zonave me shkallë te lart te ndotjes ne popullsinë e përgjithshme te Mitrovicës dhe Zveçan 1948-2001 .................................................... 185 LISTA E GRAFIKËVE Grafikoni 1.Trëndafili i erërave në Mitrovicë .............................................................................. 14 Grafikoni 2:Trëndafili i erërave në Bare- Mitrovicë ................................................................. 14 Grafikoni 3. Lëvizja e popullsisë së përgjithshme, urbane dhe rurale në RV 1948-2004 ............ 40 Grafikoni 3. Pjesmarrja e popullsisë urbane dhe rurale në RV 1948-2004 ......................... 40 Grafikoni 5. Shkalla e lindshmëria në RV dhe Kosovë 1957-2008 ....................................... 50 Grafikoni 6. Shkalla e lindshmëria në komunat e RV të Kosovës 1957-2008 ......................... 50 Grafikoni 7. Numri i kurorëzimeve sipas gjinisë dhe moshës në RV në vitin 2009 ......................... 56 Grafikoni 8. Numri i kurorëzimeve në RV 1984-2008 ................................................................. 56 Grafikoni 9. Shkalla e vdekshmërisë në RV dhe Kosovë 1957-2008 ....................................... 60 Grafikoni 10. Shkalla e vdekshmërisë në komunat e RV të Kosovës 1957-2008 .......................... 60 Grafikoni 11. Shkalla e shtimit natyror në RV dhe Kosovë 1957-2008 ....................................... 65

Page 10: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

10

Grafikoni 12. Shkalla shtimit natyror në komunat e RV të Kosovës 1957-2008 .......................... 65 Grafikoni 13. Dinamika e numrit të popullsisë në RV dhe Kosovë 1948-2011 ......................... 74 Grafikoni 14. Dinamika e numrit të popullsisë në komunat e RV 1948-2011 ......................... 74 Grafikoni 15. Dendësia e popullsisë në RV dhe Kosovë 1948-2011 ....................................... 78 Grafikoni 16. Dendësia e popullsisë në komunat e RV 1948-2011 ....................................... 78 Grafikoni 17. Shpërndarja vertikale e sipërfaqes dhe popullsisë në RV 1948-1991 ............ 80 Grafikoni 18. Popullsia e grup moshave 0-19 vjet në RV dhe Kosovë 1971-1991 ......................... 99 Grafikoni 19. Popullsia e grup moshave mbi 60 vjet në RV dhe Kosovë 1971-1991 ............ 99 Grafikoni 20. Popullsia e grup moshave 0-19 vjet në komunat e RV 1971-1991 ......................... 99 Grafikoni 21. Popullsia e grup moshave mbi 60 vjet në komunat e RV 1971-1991 ............. 99 Grafikoni 22. Piramida e popullsisë në Regjionin Verior 1991 .................................................... 100 Grafikoni 23. Piramida e popullsisë në Kosovë 1991 ................................................................. 100 Grafikoni 24. Piramida e popullsisë në Mitrovicë 1991 ................................................................. 101 Grafikoni 25. Piramida e popullsisë në Vushtrri 1991 ................................................................. 101 Grafikoni 26. Piramida e popullsisë në Skenderaj 1991 ................................................................. 101 Grafikoni 27. Piramida e popullsisë në Leposaviq 1991 ................................................................. 101 Grafikoni 28. Piramida e popullsisë në Zubin Potok 1991 ................................................... 102 Grafikoni 29. Piramida e popullsisë në Zveqan 1991 ................................................................. 102 Grafikoni 30. Pjesmarrja e popopullsisë aktive dhe mbajtur në komunat e RV 1991 ............. 104 Grafikoni 31. Pjes. e pop. aktive dhe me të ardhura personale në komunat e RV 1991 ............ 104 Grafikoni 32. Struktura nacionale e popullsisë në Regjioni Verior 1961 ....................................... 114 Grafikoni 33. Struktura nacionale e popullsisë në Regjioni Verior 1991 ....................................... 114 Grafikoni 34. Struktura nacionale e popullsisë në Kosovë 1961 ................................................... 114 Grafikoni 35. Struktura nacionale e popullsisë në Kosovë 1991 ................................................... 114 Grafikoni 36. Lëvizja e popullsisë së përgjithshme, urbane dhe rurale në RV 1948-2004 ............. 133 Grafikoni 37. Rritja vjetore e popullsisë. së përgjithshme urbane dhe rurale në RV 1948-2004...... 133 Grafikoni 38. Pjesëmarrja e popullsisë rurale në popullsinë. e përgjithshmr në RV dhe Kosovë 1948-2004 .............................................................................. 134 Grafikoni 39. Rritja vjetore e popullsisë rurale në RV dhe Kosovë në periudhën 1948-2004........... 134 Grafikoni 40. Lëvizja e numrit të përgjithshme të popullsisë rurale në komunat e RV

1948- 2004 ........................................................................................................ 136 Grafikoni 41. Pjesëmarrja e popullsisë rurale në komunat e RV 1948- 2004 ......................... 136 Grafikoni 42. Dinamika e rritjes se popullsisë së përgjithshme., urbane dhe rurale ne RV

1948-2004 ........................................................................................................ 159 Grafikoni 43. Dinamika e rritjes se popullsisë urban dhe rurale ne RV 1948-2004 ............ 159 Grafikoni 44. Dinamika e rritjes se popullsisë urbane dhe rurale në Mitrovicë 1948-2004 ............ 160 Grafikoni 45. Dinamika e rritjes se popullsisë urbane dhe rurale në Vushtrri 1948-2004 ............ 160 Grafikoni 46. Dinamika e rritjes se popullsisë urbane dhe rurale në Skenderaj 1948-2004............161 Grafikoni 47. Dinamika e rritjes se popullsisë urbane dhe rurale në Leposaviq 1948-2004............ 161 Grafikoni 48. Dinamika e rritjes se popullsisë urbane dhe rurale në Zubin Potok 1948-2004......... 161 Grafikoni 49. Dinamika e rritjes se popullsisë urbane dhe rurale në Zveqan 1948-2004 ............. 161 Grafikoni 50. Niveli i urbanizimit të popullsisë në RV dhe Kosovë 1948-2004 ......................... 162 Grafikoni 51. Niveli i urbanizimit të popullsisë në komunat e RV 1948-2004 .......................... 162 Grafikoni 52. Koncentrimi i plumbit në gjak sipas moshës te fëmijët e Mitrovicës dhe Prishtinës shprehur në mµk/dl .................................................... 179

Page 11: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

11

I. Hyrje

I.1. Prezantimi i problemit dhe rëndësia e studimit Regjioni Verior zënë pjesën verior të Kosovës, me sipërfaqe të përgjithshme prej 2050 km2, brenda të cilit përfshihen komunat: Mitrovicë, Vushtrri, Skënderaj, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, ku sipas regjistrimit të vitit 2011 jetonin 233303 banorë, me dendësi të banimit prej 114 b/km2. Për nga numri i banorëve është regjioni1 më i vogël dhe në të njëjtën kohë regjioni me dendësinë më të vogël të banimit në Kosovë. Pjesëmarrja e popullsisë në kuadër të numrit të përgjithshëm të popullsisë së Kosovës që nga viti 1961 vazhdimisht është zvogëluar, si pasojë e uljes së shtimit natyror, emigrimit dhe shkallës së lartë të ndotjes së mjedisit. RV-ja karakterizohet me specifika të veçanta në të gjitha segmentet e dinamikes së popullatave, karakteristikat strukturore të popullsisë dhe vendbanimeve, prandaj, si njësi administrative, diferencohet në raport me regjionet tjera të Kosovës. Në regjion janë evidente shumë ekstreme të treguesve demografik dhe të zhvillimit të vendbanimeve, me rrjedha të kundërta brendapërbrenda regjionit. Në RV ndodhen komunat më ekstreme në dinamikën e lëvizjes natyrore, në strukturat e popullsisë, në fazat e tranzicionit dhe zhvillimin e vendbanimeve edhe në nivel të Kosovës. Në këtë territor, relativisht të vogël, ndodhen komunat me nivelin më të lartë të natalitetit dhe strukturën më të re të popullsisë, si dhe komuna me strukturën më të moshuar të popullsisë në nivel të Kosovës. Dallimet janë të shprehura edhe në sferën ekonomike(edhe pse pas vitit 1999 këto dallime janë më pak të shprehura pasi të gjitha komunat karakterizohen me shkallë të lartë të papunësisë dhe varfërisë), dallime të cilat janë shprehur edhe në nivelin e transformimit të parametrave demografikë. Polarizimi në dinamikën dhe strukturën socio-ekonomike dhe demografike prej viteve ’60 e sidomos pas viteve’70, është i lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin relativisht të hovshëm të qendrave urbane. Rëndësia e studimit–ky studimi ka synuar të jap një përshkrim sa më të plotë të përcaktimit të trendit të zhvillimit të popullsisë dhe vendbanimeve në një territor relativisht të vogël, por me kontraste të theksuara në kuadër të zhvillimit demografik, socio-ekonomik dhe të përzier në pikëpamje etnike. Gjithashtu. studimi do të shërbejë edhe për drejtuesit e komunave, për njohjen e zhvillimeve demografike dhe të vendbanimeve si një ndihmesë për hartimin e politikave dhe planeve zhvillimore të komunave në fjalë. Mbi këtë bazë është e mundur që të bëhet vlerësimi për politikat e popullatave, të zhvillimit socio-ekonomik në këtë regjion në të ardhmen.

1 Ne bazë të rregullimit territorial të Kosovës me 5 regjione: Mitrovicës, Prishtinës, Gjilanit, Prizrenit dhe Pejës.

Page 12: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

12

I. 2. Përmbajtja, qëllimi dhe detyrat e studimit Objekt trajtimi në ketë studim janë popullsia dhe vendbanimet e RV të Kosovës. Studimi përbehet prej shtat kapitujve:

• Roli i faktorëve natyrorë, historikë dhe socio-ekonomikë në popullimin dhe shpërndarjen e vendbanimeve.

• Tiparet e lëvizjes natyrore të popullsisë. • Numri, shpërndarja gjeografike dhe migrimet e popullsisë. • Karakteristikat strukturore të popullsisë. • Karakteristikat gjeografike të vendbanimeve rurale. • Karakteristikat gjeografike të vendbanimeve urbane dhe

• Popullimi human dhe ndikimi në hapësirën gjeografike.

Në fund, në bazë të rezultateve të arritura, jepen përfundimet dhe rekomandimet, më qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm demografik, socio-ekonomik dhe mjedisor të RV. Në kapitullin e parë trajtohet roli i faktorëve fiziko-gjeografikë në popullimin e rajonit, historiku i popullimit dhe krijimi i vendbanimeve që nga parahistoria e deri më sot, si dhe ndikimi i faktorëve socio-ekonomikë në transformimin demografik dhe të vendbanimeve të regjionit. Në kapitullin e dytë shqyrtohen proceset demografike, duke filluar nga lëvizjet natyrore të popullsisë: lindshmëria, vdekshmëria dhe shtimi natyror me përcaktuesit (determinantet) dhe tiparet e tyre. Gjithashtu shqyrtohen edhe etapat e tranzicionit demografik në të cilën ndodhet RV-ja dhe pjesët përbërëse të tij. Kapitulli tre trajton numrin, shpërndarjen gjeografike dhe migrimet e popullsisë. Nga lëvizjet e numrit të popullsisë, dendësia e saj dhe shpërndarja horizontale e vertikale, konstatohet gjendja demografike në pjesë të ndryshme të regjionit, ndërsa lëvizjet migruese vështrohen në kontekst historik, duke përfshirë mjetet e përdorura nga regjimet me qëllim të shkombëtarizimit siç janë shpërnguljet dhe kolonizimi. Në kapitulli e katërt trajtohet struktura e popullsisë së RV-së, duke filluar nga struktura sipas moshës dhe gjinisë, struktura ekonomike, arsimore, kombëtare, fetare si dhe ekonomitë familjare dhe mirëqenia sociale e tyre. Kapitulli i pestë vazhdon me studimin e vendbanimeve rurale në RV, duke filluar me zhvillimin historik, tipologjinë e vendbanimeve, strukturën e popullsisë sipas tipit të vendbanimit, transformimet në infrastrukturë dhe vështrimi mbi të ardhmen e tyre. Kapitulli i gjashtë shtjellon karakteristikat e vendbanimeve urbane, dinamikën e numrit të popullsisë urbane, funksionalitetin e qyteteve, klasifikimin sipas forcës gravituese dhe veçoritë arkitektonike të urbanizmit. Kapitulli i shtatë trajton një ndër problemet më të mëdha të botës bashkëkohore- ndotjen e mjedisit në RV. Ndryshimet mjedisore analizohen përmes gjendjes se tri elementeve kryesore mjedisore: ajrit, ujit dhe tokës. Po ashtu trajton shkallën e ndotjes dhe pasojat për popullsinë nga prishja e baraspeshës popullsi-ekonomi-mjedis-zhvillim të qëndrueshëm. Studimi përmbyllet me përfundimet e nxjerra dhe me rekomandimet për zhvillimin më të harmonizuar të popullsisë, vendbanimeve dhe mjedisit gjeografik, me qëllim të shfrytëzimit sa më të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe humane për arritjen e Objektivave të Mijëvjeçarit, synim ky i cili kalon suazat e regjionit dhe shteteve duke marrë karakter botëror.

Page 13: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

13

I.3. Metodat e kërkimit

Për realizimin e punimit jemi përpjekur të përdorim metoda kërkimore-shkencore të karakterit teorik dhe praktik, si treguesit më të rëndësishëm të cilët na ndihmuan në arritjen e rezultateve të punimit. Krahas të dhënave statistikore me rëndësi të madhe ishin edhe punimet e botuara, të cilat për tematikë kishin popullsinë dhe vendbanimet në Kosovë. Gjithashtu, ishte më së e nevojshme përdorimi i literaturës së ngjashme nga autorët e vendeve tjera, që trajtojnë problematikën dhe ndërvarësinë e zhvillimit të popullsisë dhe vendbanimeve. Gjatë hulumtimit është përdorur metoda analitike dhe sintetizimi i rezultateve, kurse në mbështetje të të dhënave statistikore dhe matematike-statistikore janë paraqitur ndryshimet kualitative dhe kuantitative të popullsisë të RV-së, për elementet të cilat do të merren në shqyrtim. Gjithashtu, metodat analitike janë përdorur për të treguar gjendjen dhe tendencat e transformimit të komponentëve të popullsisë dhe vendbanimeve në RV. Element themelor i kësaj metode janë të dhënat statistikore të periudhave të ndryshme, si dhe të dhënat e punimeve të ndryshme të kësaj natyre. Përmes metodës së sintezës nxjerrën përfundime për dinamikën e popullsisë, zhvillimin e vendbanimeve, marrëdhëniet midis dukurive e proceseve demografike, urbanizimin e vendbanimeve etj. Të dhënat statistikore të RV-së shprehën në mënyrë tabelore dhe grafike për të treguar trendin e lëvizjeve sidomos të treguesve demografikë. Metoda krahasuese na mundësoi krahasimin e proceseve demografike, urbanistike etj, në mes tërësive përbërëse të Regjionit Verior me regjionet tjera të Kosovës, por edhe më Kosovën si tërësi, si dhe krahasimin e gjendjes në të kaluarën me të tanishmen, për të treguar trendin e lëvizjeve të këtyre dukurive në kontekst afatgjatë (historik)të zhvillimit. Metoda hartografike na ndihmoi për përcaktimin e pozitës, shtrirjen dhe përqendrimin e popullsisë dhe vendbanimeve. Pastaj metoda tipologjike ndihmoi në përcaktimin e tipave të vendbanimeve, që janë të theksuara si vendbanime tradicionale në viset kodrinore-malore dhe të transformuar (moderne) në vise të ulëta. Metoda historike-shfrytëzimi i të dhënave statistikore për periudha të gjata ka paraqitur vështirësi për shkak të metodologjive të ndryshme të përdorur në regjistrime, periudhës relativisht të gjatë të mungesës së të dhënave (regjistrimit të popullsisë), por edhe për shkaqe të natyrës politike ( gjendja politike që mbretëron në kuadër të RV-së). Problem në përcjelljen e dukurive në aspekt historik paraqet fakti se RV është përfshirë nga ndryshimet e shpeshta në rregullimin e brendshëm administrativ. Si pasojë e këtyre vështirësive ka qenë e domosdoshme që për parametra të caktuar të bëhen edhe vlerësime dhe sqarime për probleme të veçanta. Jeta dhe zhvillimi i vendbanimeve në RV kanë një vazhdimësi që nga parahistoria e deri në ditët e sotme. Prandaj përcjellja e zhvillimit historik të popullsisë na mundëson krijimin e strategjive për zhvillim të qëndrueshëm të popullsisë dhe vendbanimeve në të ardhmen. Faktorët ekonomikë, socio-kulturorë dhe politikë kanë ndikuar në krijimin e dallimeve të mëdha, duke e karakterizuar RV-në me zhvillim kundërthënës në të gjithë treguesit demografik dhe të vendbanimeve.

Page 14: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

14

I.4. Gjendja e deritanishme e studimeve në këtë fushë

Në Kosovë studimi i popullsisë dhe vendbanimeve nuk ka ndonjë traditë të gjatë. Me studimin e popullsisë dhe vendbanimeve janë marrë shkencat shoqërore e veçanërisht sociologjia, ekonomia, arkitektura etj, ndërsa kontribut të veçantë në këtë drejtim kanë dhënë edhe gjeografët. Sa i përket hulumtimeve dhe studimeve komplekse të popullsisë dhe vendbanimeve të RV-së, mund të konstatohet se deri më tani nuk ka ndonjë punim kompleks mbi RV-në, përveç disa studimeve që kanë të bëjnë me Kosovën si tërësi, në kuadër të cilave krahas me viset tjera është përfshirë edhe RV-ja ose edhe ndonjë pjesë e tij. Këto publikime, kryesisht, janë të periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore, kur në Kosove u hap kaptinë e re në studimin e fushave të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe gjeografinë, me hapjen e universitetit dhe institucioneve tjera relevante shkencore. Ndër hulumtuesit më të njohur të çështjeve demografike në Kosove, pa dyshim, është akademik Hivzi Islami, me një numër të konsiderueshëm të punimeve shkencore të cilat në përgjithësi trajtojnë problemet demografike të Kosovës. Këtu duhet përmendur studimet monografike: “Popullsia e Kosovës”2, “Fshati i Kosovës”3, “ Kosova dhe Shqiptarët”4, “Rrjedha Demografike Shqiptare”5, “Dimensioni Demografik i Çështjes së Kosovës”6, “Studime Demografike”7 etj., si dhe një numër i madh i punimeve shkencore të botuara në revista vendore dhe ndërkombëtare, në të cilat janë studiuar në hollësi problemet dhe zhvillimet demografike në Kosovë. Kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim ka dhënë edhe prof. Asllan Pushka, me një numër të konsiderueshëm të punimeve shkencore, që për objekt studimi kanë popullsinë dhe vendbanimet, të përmbledhura në dy vëllime monografike: “Analiza retrospektive e zhvillimit ekonomik, social dhe demografik në Kosovë”8 dhe “Aspektet gjeosociale dhe gjeoekonomike në Kosovë.”9 . Për zhvillimin historik të popullsisë së Kosovës kontribut të veçantë ka dhënë prof. Muhamet Ternava me studimin “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI”10.Gjithashtu, me këtë rast vlen të përmendet edhe kontributi i studiuesve: T. Basha, R. Blaku, M. Dushi, S. Behrami etj. Në studimin e problemeve dhe zhvillimin e vendbanimeve në Kosove me punimet e tij, kontribut të veçantë ka dhënë prof. Riza Çavolli me monografinë : “Dukagjini”11dhe “ Gjeografia Regjionale e Kosovës”12 si dhe punime të shumta shkencore nga fusha e vendbanimeve dhe regjionalizimit gjeografik, pastaj prof. Qazim Leshi me monografinë “Qytetet e Kosovës”13 si dhe prof. Ibrahim Ramadani me monografinë “Zhvillimi Rural”14

2 Islami H. 1981.“Popullsia e Kosovës”, Studim Demografi, Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mesimore. Prishtinë 3 Islami H. 1985.”Fshati I Kosovës”,Studim socio-demografik i Evulucionit Rural, Enti i teksteve dhe Mjeteve Mesimore. Prishtin 1985. 4 Islami. H.1990. “Kosova dhe Shqiptaret” Pena. Prishtinë . 5 Islami H. 1994. “Rrjedha Demografike Shqiptare”. Dukagjini. Pejë. 6 Islami H. 1997. “Dimensioni Demografik i Çështjes se Kosovës”. Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mesimore. Prishtinë 7 Islami H. 2005. “Studime Demografike”Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. 8 Pushka A. 2002. “Analiza retrospektive e zhvillimit ekonomik, social dhe demografik në Kosovë” Prishtinë 9 Pushka A. 2004. “Aspektet gjeosociale dhe gjeoekonomike në Kosovë.”Prishtinë 10 Tërnava M. 1995. “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI”Instituti Albanologjik, Prishtinë. 11 Çavoli R. 1977. “Dukagjini” FSHMN. Prishtinë 12 Çavoli R. 1997. “ Gjeografia Regjionale e Kosovës” Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mesimore. Prishtinë 13 Lleshi Q. 1977. “Qytetet e Kosovës”. Studim urbanologjik, Prishtinë

Page 15: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

15

.Gjithashtu, në studimin e vendbanimeve, kontribut të çmuar ka dhen edhe prof. Jusuf Osmani (historian) me botimet monografike “ Vendbanimet e Kosovës”15. Popullsia (sidomos) dhe vendbanimet e Kosovës kanë qenë tema të trajtuara edhe nga autorë dhe institucione sllave (serbe). Kështu Qendra për Kërkime Demografike ka botuar disa monografi në të cilat trajtohen edhe problemet demografike të Kosovës, siç janë: “Razvitak stanovništva Srbije”16, “Demografski problemi i populaciona politika Kosova i Metohiji”17,“Radjanje na Kosovu i Metohiji”18 etj, si dhe një numër i madh i punimeve të autorëve të ndryshëm, të cilat në shumicën e rasteve kishin qasje irracionale, prandaj edhe të dhënat, rekomandimet dhe përfundimet e këtyre botimeve duhet të merren me rezerva. Duhet theksuar se, në Kosovë, ende mungojnë institucione të specializuara për studime demografike dhe të vendbanimeve siç është rasti me disa vende me traditë më të gjatë, kështu që është shumë e rëndësishme që në një të ardhme të afërt të formohen institucione të specializuara për problemet në fjalë, sidomos formimi i Qendrës për Kërkime Demografike.

14 Ramadani I.2004. “Zhvillimi Rural” Organizimi dhe rregullimi hapësinor i vendbanimeve rurale në Regjionin e Kosovës, Dukagjini Pejë 2004. 15 Osmani J. 2002-2007. “ Vendbanimet e Kosovës” Instituti i Historisë i Kosovës. Prishtinë. 23 vëllime 16 G. Autoresh 1995 dhe 1999. “Razvitak stanovništva Serbije 1950- 1991 dhe 1991-1997”CDI,IDN, Beograd 17 G. Autoresh.1992. “Demografski problemi i populaciona politika Kosova i Metohiji”,CDI, IDN, Beograd 18 G. Autoresh.1998. “Radjanje na Kosovu i Metohiji“ CDI, IDN, Beograd

Page 16: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

16

Kapitulli I Roli i faktorëve natyrorë, historikë dhe social-

ekonomikë në popullimin e rajonit

Page 17: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

17

1.1. Pozita gjeografike e RV-së

Pozita gjeografike e RV-së është e kushtëzuar nga lokacioni i saj në Kosove dhe në Gadishullin Ballkanik me ndikim në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Regjioni Verior përfshin pjesën veriore të Kosovës me përbërje të ndryshme fiziko- gjeografike dhe pasuri natyrore. Shtrihet në mes të maleve të Kopaunikut në lindje dhe Rogoznës, Moknës dhe Mali të Thatë në perëndim, kurse në pjesën jugore kufirin natyror e përbëjnë mali i Çiqavicës dhe fusha e gjerë e Kosovës, duke përfshirë brenda kufijve komunat : Mitrovicë, Vushtrri, Skënderaj, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. RV-ja përfshin sipërfaqe prej 2050 km2 ose 18.8 % të territorit të Kosovës në të cilin llogaritet se në vitin 2011 kanë jetuar 233303 banorë ose 13.3 %19 e popullsisë së Kosovës. Në vitin 1991 në regjion jetonin 275907 banorë që përbënin 14.1 % të popullsisë së Kosovës. Me 134.5 b/km2 është regjioni me dendësi më të vogël në Kosovë. RV-ja karakterizohet me pozitë të rëndësishme gjeografike transitore që nga kohërat antike e deri më sot, sepse gjendet në kryqëzimin e arterieve longitudinale dhe transversale të transportit. Në rrjetin e rrugëve antike në Kosovë më të rëndësishmet janë dy drejtimet : verilindje-jugperëndim, përkatësisht drejtimi Naissus (Nish)-Lissus (Lezhë) dhe drejtimi veriperëndim-juglindje që lidhte Bosnjën përmes Vicianumit me Scupin. Të dy këto drejtime kishin rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e vendbanimeve rreth Mitrovicës. Supozohet se vija kryesore komunikatave Naissus-Lissus kalonte në afërsi të Vushtrrisë, ku gjendej stacioni i rëndësishëm Vicianum, prej ku ndahen drejtimet: nga jugu ( Ulpianë, Scup), veriu ( Mitrovicë, Soçanicë-DD) dhe perëndimi në drejtim të Therandës, përgjatë luginës së Drinit në drejtim të Lissus-it. Pozita gjeografike e RV-së fiton rëndësi të veçantë pas ndërtimit të hekurudhës Selanik- Shkup-Fushë Kosovë- Mitrovicë me 1874, e cila lidhte pjesën jugore dhe veriore të Ballkanit. Funksioni transitor rritet edhe më tepër me ndërtimin e magjistrales Mitrovicë- Prishtinë-Ferizaj, e cila në veri vazhdonte përgjatë luginës së Ibrit, respektivisht Leposaviqit, duke krijuar lidhje të mirët të RV të Kosovës me Evropën Qendrore dhe Perëndimore, kurse në jug nëpërmes Grykës së Kaçanikut lidhet me pjesën e Evropës Jugore dhe “Korridorin 8” Durrës-Shkup-Sofje- Varna. Në Mitrovicë kjo rrugë gërshetohet me magjistralen e Adriatikut (1971) e cila nëpërmes luginës së Ibrit në rrjedhën e epërme lidh RV-në, respektivisht Kosovën, me bregdetin malazez të Adriatikut dhe korridorin “Dalmatin”, duke shndërruar RV-në në një udhëkryq të rëndësishëm regjional. Arteriet tjera komunikuese që kalojnë përgjatë RV-së dhe ndikojnë në rritjen e rëndesës së udhëkryqit regjional janë edhe magjistralet: Mitrovicë-Runik-Pejë, Mitrovicë- Skënderaj-Komoran, Mitrovicë- Stan Tërg -Podujevë etj.

19 2011-Rezultatet preliminare te regjistrimit te popullsisë , ESK,2011 ( Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj) , kurse për komunat: Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan bazuar ne”Vlersim- Popullsia e Kosoves 2011” (2013). ASK.Prishtin fq 37.

Page 18: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

18

Harta 1.

Harta 2.

Page 19: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

19

Pozita gjeografike, gjeostrategjike dhe gjeopolitike e RV-së është faktor themelor i cili përcakton drejtimin e zhvillimit shoqëror që nga paleoliti, përudha antike e deri në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit 21. Në aspektin etnik dhe atë fetar, gjatë shekullit 20 e deri më sot, ky territor është zonë e kontaktit të popujve me origjinë ilire dhe sllave. Për këtë arsye gjatë zhvillimeve historiko-politike, RV-ja por edhe Kosova si tërësi, deri në fillim të shek 21, është shikuar nga qarqet evropiane si hapësirë e konflikteve në mes popujve dhe civilizimeve të ndryshme. Në aspekt politik, rëndësia e pozitës gjeografike të RV-së, korrespondon me faktin se regjioni është territor transitor në mes: Evropës Qendrore dhe Perëndimore me Evropën Jugore, Egjeun, Azinë Jugperëndimore, Mesdheun Lindor, të cilat në aspektin historik manifestohen si kategori të rëndësishme. Pozita gjeografike e RV-së ka qenë e rëndësishme edhe në kohërat e kaluara historike, kurse intensiteti i funksionit transitor varej nga kushtet politike dhe ekonomike.20

1.2. Kushtet natyrore dhe resurset endogjene si faktorë të rëndësishëm të popullimit të rajonit

Shpërndarja dhe dendësia e popullsisë si me përmasa planetare ashtu edhe me përmasa rajonale tregon ndikimin dominues të kushteve natyrore (përqendrim dhe shpërndarje). Ndikimi i kushteve natyrore në shpërndarjen dhe dendësinë e popullsisë manifestohet përmes: relievit, klimës, hidrografisë, pasurive natyrore etj. Mirëpo edhe popullsia fuqishëm ndikon në elementet natyrore. Kushtet relativisht të mira natyrore të RV –së, në të kaluarën kanë qenë mbështetje e mirë jo vetëm në popullimin, por edhe në valorizimin e tyre. Me kohë janë shfrytëzuar të gjitha përparësitë që ofronin kushtet natyrore, por edhe është bërë përshtatja në ato kushte që nuk ishin të përshtatshme. Ndonëse, kushtet natyrore kanë favorizuar një përqendrim më të madh të popullsisë, rrethanat historike kanë qenë mjaft të ndërlikuara dhe jo të përshtatshme për një shkallë me të lartë të zhvillimit ekonomik. Ngjarjet qofshin ato politike apo ekonomike kanë rezultuar nga një tendencë migrimesh, sidomos në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit 20.

1.2.1. Gjeologjia dhe pasuritë minerale

Hapësira e RV-së është e begatshme me rezerva të pasurive natyrore, të cilat deri në ditët e sotme kanë qenë të shfrytëzuara me intensitet të ndryshëm, në vartësi të rrethanave ekonomike dhe politike në të cilat kalonte RV-ja dhe Kosova në përgjithësi. Në aspekt gjeotektonik, territori i RV-së bën pjesë në sistemin Dinarik. Gjatë terciarit lëkundjet e mëdha tektonike dhe vullkanike i kanë shkaktuar transformime të strukturave ekzistuese. Në ndërtimin gjeologjik dhe tektonik të këtij territori, karakteristikë themelore është prezenca e shkëmbinjve të vjetërsisë së paleozoikut, mezozoikut dhe kenozoikut. Ndërtimi i komplikuar gjeologjik ka kushtëzuar paraqitjen e vendburimeve të pasura minerale metalike, prej të cilave veçohen xehe të plumbit, zinkut, manganit, arit, argjendit, kadmiumit, bismutit, FeS2 etj. 20 G. autoresh. 1979. “ Mitrovica me rrethinë”, Monografi, Mitrovicë, fq 13.

Page 20: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

20

Vlerësohet se afër 60% e rezervave minerale dhe 70 % e rezervave të plumbit dhe zinkut të Kosovës janë të koncentruar në Regjionin Verior të Kosovës21. Zonat më të njohura me xehe të plumbit dhe zinkut ndodhen në pjesën lindore të Mitrovicës- fusha xeherore e Trepçës, e cila karakterizohet me disa vendburime të mëdha siç janë : Stan Tërgu, Zijaqa, Melenica e Mazhiqi, me rezerva të cilat vlerësohen në 25.9 milionë tonë dhe fusha xeherore e Kopaonikut- Leposaviq, me vendburimet: Belo Bërdë, Crnac etj. me rezerva rreth 6.5 milionë ton.

Tabela 1 .Rezervat minerale sipas vendburimeve22. Vendburimi Xeherore (t) Pb % Zn % Ag ( g/t)

Fusha xeherore e Trepçës 25.900.000 3.45 2.23 62

Fusha xeherore e Kopaunikut 6.452.000 5.54 3.41 66.3

Gjithsej 32.352.000 4.49 2.82 64.1

Me shfrytëzim vjetor prej 650.000 t xehe, koha e shfrytëzimit të këtyre resurseve do të ishte afër 50 vjet ( mesatarja vjetore e prodhimit deri në fund të viteve të ’80). Me zhvillimin dhe përparimin e teknologjisë, mbetjet (mbeturinat) minerale mund të konsiderohen si pasuri natyrore që përmbajnë sasi të konsiderueshme të : piritit, pirotinës, aliboniteve si dhe të hekurit, të cilat mund të shfrytëzohen si minerale sekondare. Përveç vendburimeve metalore, në kuadër të RV-së, gjenden edhe vendburime të jo metaleve siç janë: magneziti ( Dubovc-Vushtrri), azbesti ( Picel- Mitrovicë, Rujishtë- Zubin Potok), tufiti (Zveçan dhe Leposaviq), argjila ( Skënderaj), mergelët për çimento (Leshak- Leposaviq), thëngjilli (Polac- Skënderaj)etj. Zhvillimi i deritanishëm i regjionit, me gjithë pasuritë e mëdha dhe rezultatet e arritura, nuk është i kënaqshëm, sepse zhvillimi ishte orientuar kryesisht në degët nxjerrëse e jo përpunuese të cilat krijonin mirëqenie dhe numër më të madh të vendeve të punës. Si pasojë e zhvillimit të tillë ( të orientuar në një veprimtari ekonomike) pas Luftës së vitit 1999 në pamundësi të aktivizimit të “Trepçës”, RV-ja nga regjioni më industrial i Kosovës është shndërruar në regjionin më të pazhvilluar, me shkallën më të lartë të papunësisë dhe varfërisë. Pasuritë natyrore dhe popullsia -Pasuritë natyrore, në zona të veçanta kanë bërë të mundur lindjen e qyteteve të para xehetarie, kurse zhvillimi i mëtejmë i tyre ka qenë i lidhur ngushtë në mënyrë të domosdoshme me zhvillimin e vet këtyre zonave23 Në këto zona pasuritë natyrore ishin faktorë kryesorë në përqendrimin e popullsisë dhe në zhvillimin e vendbanimeve. Raste të tilla në RV janë të shumta pasi që pasuritë natyrore janë element i rëndësishëm dhe i përhapur. Përqendrimi i popullsisë në vendbanimet e pasurive natyrore, e veçmas në qendrat e përpunimit të tyre, tregon më së miri rëndësinë e tyre. Raste të tilla në RV janë: Stan Tergu në të cilin popullsia në periudhën 1948-’91 tregon rritje për 203.1 %, Bello Bërda 6.8 % (edhe për kundër faktit se vendbanimet përreth pothuajse janë boshatisura nga popullsia), Tuneli i Parë 142.1 %, ose edhe qendrat e përpunimit siç është rasti me : Mitrovicën 278.7%, Zveçanin 232.3% etj. Lindja dhe zhvillimi i këtyre vendbanimeve është i lidhur ngushtë me pasuritë natyrore të plumbit, zinkut, argjendit etj. 21 Prostorni Plan opstine. K.Mitrovice, knjiga I, 1993,.Zavod za urbanizam Vojvodine Novi Sad . fq 3 22 Pruthi V, Kastrati S,2022 “Resurset minerale të Kosovës dhe shfrytëzimi i tyre”, Konferencë Shkencore, Zhvillimi i qëndrueshëm tekniko-teknologjik dhe mjedisi, Prishtinë fq 34 23 Axhemi S.2007. “Gjeografia e popullsisë dhe vendbanimeve”ALSA. Tiranë .fq 42.

Page 21: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

21

1.2.2. Relievi Relievi i RV-së përbëhet nga disa njësi: fushore, kodrinore dhe malore. Relievi kodrinor-malor përbën fizionominë kryesore me rreth 60% të sipërfaqes së përgjithshme24, i cili ndahet nga luginat e lumenjve Ibër, Sitnicë, Lushtë, Klinë dhe rrjedhat tjera më të vogla. Viset kodrinore –malore shtrihen në të dy anët e lumit Ibër, ndërsa relievi i ulët ka shtrirje më të kufizuar përgjatë rrjedhave të lumenjve. Shtrirjen më të madhe e ka rreth lumit Sitnica dhe Klina e shumë më të kufizuar përgjatë rrjedhës së Ibrit e Lushtës. Në anën e djathtë të Ibrit shtrihet Kopauniku në veri-jug në një gjatësi prej 100 km, paraqet pjesën më të ngritur të relievit të RV-së me pikat më të larta: Maja e zezë (1564 m ), Bareli (1583 m), Oshtro Kople (1789 m), Shatoricë (1750 m), Stubë (1590 m) dhe maja më e lart në regjion Maja e Panqiqit (2017 m), të cilat përbejnë kufirin natyror të RV-së me regjionin e Prishtinës dhe Serbinë, si dhe paraqiten si ujëndarës në mes Ibrit në një anë dhe Toplicës në anën tjetër. Individualitetin e këtij masivi malor e përcakton fizionomia, gjeneza dhe ndërtimi gjeologjik. Këto male janë vazhdim tektonik dhe orografik i Rodopeve, të cilat janë rrudhosur gjatë paleozoikut dhe kanë qenë nën ndikimin e shpëlarjes ( denudacionit) të gjatë, ndërsa në kuaternari të mbuluara edhe prej masës së akullt. Pjesë e maleve të Kopaunikut në lindje të Mitrovicës është edhe Shala e Bajgores që parqet tërësi gjeografike dhe etnografike. Në pjesën veriore të rrjedhës së sipërm dhe pjesën perëndimore të rrjedhës së mesme të Ibrit shtrihet mali i Rogoznës i cili me shtrirjen VL e mbyll RV prej atij të Novi Pazarit (Serbi). I takon sistemit të maleve Dinarike të formuara me orogjenezën alpine. Karakterizohet me prani relativisht të madhe të formacioneve gëlqerore, që ka ndikuar në zhvillimin e formave të ndryshme të erozionit karstik. Ndërtim të njëjtë dhe periudhë të njëjtë të formimit me malet e Rogoznës kanë edhe malet e Moknës dhe Mali i Thatë të cilat shtrihen në pjesën jugor të lumit Ibër. Zona më e ulët e RV-së është fusha në rrafshin aluvial të Sitnicës, Ibrit, Lushtës dhe Klinës. Fusha aluviale në të dy anët e Sitnicës me një brez relativisht të gjerë, janë tarraca liqenore të pliocenit. Rrafshet aluviale të Ibrit e Lushtës janë shumë më të ngushta krahasuar me tarracat aluviale të Sitnicës dhe Klinës. Kontrastet më të theksuara në hipsiometrinë e RV-së i përbëjnë majat malore (Maja e Panqiqit (2017 m) dhe luginat e lumenjve ( lugina e Ibrit në dalje nga territori i Kosovës- Leposaviq), ndryshimi i të cilave arrin në mbi 1500m.

24 Osmani J. 2003,Vendbanimet e Kosovës 8-Mitrovica, Zveçani, Leposaviçi dhe Zubin Potoku, Prishtinë .fq17

Page 22: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

22

Harta 3.

Në përgjithësi në kuadër te morfologjisë së RV-së, relievi kodrinor-malor përfshin rreth 1200 km2 ose 58.5 %, kurse zona e ulët fushore ( nën 700 m) është rreth 850 ose 41.5 % të sipërfaqes së përgjithshme të RV-së. Relievi dhe popullsia- janë në lidhshmëri dhe ndërvarësi në mes veti. Kjo më së miri shihet nëse hartën e relievit e krahasojmë me hartën e shpërndarjes së popullsisë. Me përmasa planetare pjesa më e madhe e njerëzimit jetojnë në viset e ulëta, më pak në viset kodrinore e edhe më pak në viset malore. Kështu, shpërndarja e popullsisë në tokë është e kundërt me lartësinë mbidetare (lartësia më e madhe numri më i vogël i popullsisë). Një rregull i tillë mund te konstatohet edhe në RV pasi në viset e ulëta fushore (deri 700 m) të cilat përfshijnë 41.4 % të sipërfaqes, jetojnë 84.1 % e popullsisë, kurse në viset kodrinore-malore të cilat përfshin rreth 58.9 % te sipërfaqes jetojnë 15.9 % e popullsisë së RV-së (1991). Përqendrimi i lartë i popullsisë në viset e ulëta është shprehur edhe me dendësinë e banimit, e cila në viset e ulëta është 272.9 b/km², krahasuar me 36.7 b/km² në zonën kodrinore-malore, ndërsa dendësia mesatare e RV-së është 134.6 b/km². Përqendrimi i numrit të përgjithshëm dhe dendësia e popullsisë në RV e vërteton konstatimin se relievi paraqitet si element i rëndësishëm në shpërndarjen e popullsisë.

Page 23: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

23

Kushte më të favorshme për ndërtimin e vendbanimeve ofrojnë zonat fushore. Në RV këto zona janë më të populluarat dhe në to ndodhen vendbanimet më të mëdha të regjionit (urbane dhe rurale).

Tabela 2. Shpërndarja e popullsisë dhe vendbanimeve sipas lartësisë mbidetare në RV 1991 Mitr. Vush. Sken. Lepo. Z.Pot. Zveq. R.Verior

Nën 700 m

% e vendb. 46.9 82.1 70.0 40.8 15.9 62.8 51.9

% e popull. 83.8 95.4 76.7 73.9 45.2 85.3 84.1

Mbi 700 m

% e vendb. 53.1 17.9 30.0 59.2 84.1 37.1 48.1

% e popull. 16.2 4.6 23.3 26.0 54.8 14.7 15.9

Relievi nga ana tjetër ndikon edhe në formën e vendbanimeve, kështu viset e ulëta janë zona të vendbanimeve të mëdha dhe të dendura, kurse vendbanimet e zonave kodrinore-malore janë të vogla dhe të tipit të shpërndarë.

1.2.3. Kushtet klimatike Në varësi nga pozita gjeografike, relievi dhe lartësia mbidetare e terrenit, RV-ja ndikohet nga klima mesatare kontinentale në pjesën fushore dhe klima alpine-malore me një zonë kaluese në mes tyre. Klima mesatare kontinentale përfshinë viset e ulëta të RV-së me lartësi mbidetare 500-700m. Karakterizohet me vera te nxehta ( me temperaturë mesatare rreth 19.3°C) , dimra relativisht të ftohtë ( me temperatura mesatare 0,37°C) dhe përafërsisht shpërndarje të barabartë të reshjeve gjatë vitit. Temperatura mesatare e muajt më të nxehtë është nën 22°C kurs e muajt më të ftohtë -3°C. Në viset e larta malore të Kopaunkut, Rogoznës, Moknës etj. mbizotëron klima alpine- malore e cila karakterizohet me vera të freskëta, me temperaturë mesatare të muajt më të nxehtë nën 15°C dhe dimra të ftohtë, me temperaturë mesatare të muajt më të ftohtë nën -3°C. Zona kalimtare me lartësi mbidetare700-100m, karakterizohet me klimë subalpine e cila ka karakteristika kalimtare. Në kuadër të RV-së ekziston vetëm një stacion metrologjie në Mitrovicë, prandaj edhe të dhënat për shumicën e elementeve klimatike ekzistojnë vetëm për ketë stacion. Temperatura e ajrit- temperaturat mesatare mujore gjatë gjithë vitit me përjashtim të janarit janë pozitive. Temperatura mesatare vjetore e ajrit është 10.2°C. Temperaturat më të larta janë në korrik 19.5°C, kurse më të ulëtat në janar -0.3°C. Temperatura absolute maksimale arrin deri në 39.2°C (22.07.1939), kurse absolutja minimale prej -26.0°C (03.01.1940)25. Mesatarja e ditëve me ngrica në vit është 97.7 ditë nën 0°C, kurse mesatarja e ditëve me temperaturë mbi 25°C është 82 ditë. Mesatarja e ditëve me temperaturë tropikale mbi 25C është 81.9 ditë, kurse mbi 30°C është 20.7 ditë. Tabela 3. Regjimi termik i ajrit në Mitrovicë 1950-199226

Stac. l.m J SH M P M Q K G SH T N DH Vje.

Mitrov. 510 -0.3 1.64 5.18 9.9 14.7 18.2 20.0 20.0 15.7 10.5 5.4 1.4 10.2

25 Pllana R ,2004 Temperaturat, vrërsitë dhe erërat në Kosovë ( 1925-1940), Kontribut për njohjen e klimës së Kosovës),40 Vjetori i Departamentit të Gjeografisë, Prishtinë , fq 232 26 Prostorni Plan opstine. K.Mitrovice, knjiga I,1993.Zavod za urbanizam Vojvodine- Novi Sad. fq 11

Page 24: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

24

Lagështia e ajrit- mesatarja e lagshtës relative të ajrit në Mitrovicë është 77.2%. Niveli më i lartë i lagështisë është në dhjetor 87.2% dhe nëntor 85.1%, kurse më i ulët në gushtë 68.1% dhe korrik 69.7%. Lagështia relative e ajrit qëndron në raport të kundërt me temperaturën e ajrit. Më e ulët në periodën me temperatura më të larta dhe më e lartë në periudhën me temperatura të ulëta. Tabela 4. Lëvizja vjetore e lagështisë së ajrit dhe vranësirave në Mitrovicë në %

1950-199227 J SH M P M Q K G SH T N DH Vj P.V

L. ajrit 83.5 82.4 79.9 71.2 72.5 72.8 69.7 68.1 74.9 78.8 85.1 87.2 77.2 71.5

Vranësira. 70 65 60 56 54 50 37 33 39 51 65 74 55 45

Vranësirat- përputhen me lëkundjet e lagështisë së ajrit, kurse kanë gati raport të kundërt të lëvizjes me temperaturën e ajrit gjatë vitit. Vranësira më të mëdha ka në dhjetor (74 %) dhe në janar (70%), kurse më së paku ka në gusht (33%). Mitrovica brenda vitit ka mesatarisht 2156 orë diell ose 5.9 orë/ditë. Me diellzim më të lartë karakterizohet korriku me 361 orë, kurse intensiteti më i vogël diellor është në janar me 75 orë. Reshjet- sasia vjetore e reshjeve në Mitrovicë është 614 mm. Në periudhën vegjetative bien 306 mm. Sasia më e madhe e reshjeve është në nëntor (69 mm), kurse më e ulët në mars (38 mm). Sasia maksimale e reshjeve brenda një dite është 63.8 mm e regjistruar në korrik të vitit 1967, kurse sasia maksimale brenda një muajt është 178.8 mm e regjistruar në shtator të vitit 1974. Reshjet kanë rëndësi të madhe në mjedis pasi që ato ndikojnë në pastrimin natyror të ajrit, ujit dhe tokës. Erërat-. Erërat në RV nuk janë vetëm element klimatik, por ndikojnë edhe si faktor ekologjik. Erërat dominuese në Mitrovicë janë erërat veriore (të cilat fryjnë luginës së Ibrit) me pjesëmarrje prej 161 ‰, pasuar nga ato veriperëndimore 126 ‰, jugperëndimore 80 ‰ etj. Përveç faktorëve regjionalë të qarkullimeve ajrore, ndikim të rëndësishëm në kahun e erërave në Mitrovicë ka edhe topografia e terrenit.

Grafiku 1dhe 2:Trëndafili i erërave në Mitrovicë dhe Bare

27 Prostorni Plan opstine. K.Mitrovice, knjiga I,1993..Zavod za urbanizam Vojvodine- Novi Sad. fq 11

Page 25: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

25

Drejtimi i erës ka ndikim në gjendjen ekologjike të mjedisit jetësor në Mitrovicë, pasi që objektet industriale të cilat janë ndotësit kryesorë të vendbanimeve janë të ndërtuara në drejtimin dominues të erërave, duke shkaktuar ndotje të lartë të zonës urbane. Popullsia dhe klima- roli i klimës në përhapjen e popullsisë dhe vendbanimeve është i shumëfishtë. Mirëpo për shkak të shtrirjes së kufizuar ( relativisht të vogël) të RV ndikimi i klimës më tepër është e shprehur në aspekt vertikal. Kushtet klimatike të viseve të ulëta janë më të përshtatshme për popullsinë në përgjithësi, për ndërtimin e vendbanimeve, për bujqësi etj, kurse viset e larta malore të cilat karakterizohen me klimë më të ashpër, nuk mundësojnë cikël të prodhimi të kulturave të ndryshme bujqësore, rrisin koston për veprimtari të ndryshme ekonomike, por ofrojnë kushte për zhvillimin e veprimtarive tjera, siç është turizmi etj.

1.2.4. Hidrografia e RV-së Territori i RV-së karakterizohet me një numër relativisht të madh të rrjedhave të përkohshme dhe të përhershme të ujërave. Lumenjtë kryesorë në hidrografinë e RV-së janë: Ibri, Sitnica, Lushta, Klina etj. Lumenjtë i takojnë pellgut të Detit të Zi ( pjesa dërmuese) dhe Detit Adriatik (lumi Klina). Ibri- buron në shpatet veriore të Hajles (2400 m ) prej një gurre karstike. Në territorin e Kosovës hyn 10 kilometra nën qytezën e Ribariqit. Në RV ka një gjatësi prej 104 km, kurse sipërfaqja e pellgut përfshin 3966 km2( vetëm në territorin e Kosovës), me sasi mesatare të ujit në hyrje prej 10.5 m3/ sek, kurse në dalje nga territori i Kosovës sasia mesatare e ujit është 36.5 m3/sek. Sasia e ujit të Ibrit në territorin e RV-së shtohet për rreth 26.0 m3/sek. Sasia e ujit rritet pasi që Ibri gjatë rrjedhës së tij merr edhe ujërat e një numri të madh të lumenjve, të cilët karakterizohen si lumenj të shkurtë dhe me prurje të vogël të ujit, me përjashtim të Sitnicës dhe Lushtës. Të tillë janë lumi i Bërnjakës, Qeqeves, Bistricës, Bajukës, Soqanicës, Joshanicës etj. Ibri ka regjim të përzier të ushqyerjes me ujë, përkatësisht të kombinuar nga shirat, shkrirja e borës dhe burimet. Karakterizohet me maksimum të prurjes në muajt mars-prill dhe minimum në gushtë dhe në shtator. Me qëllim të shfrytëzimit sa më racional të ujit dhe për mbrojtje nga vërshimet, në zonën e rrjedhës së epërm është ndërtua liqeni artificial i Ujmanit (ish-Gazivodës) me gjatësi prej 10 km, gjerësi rreth 2 km dhe me vëllim të ujit prej 390 milion m³ që njëherësh paraqet edhe akumulacionin më të madh të ujit në Kosovë. Me ndërtimin e liqenit, ujërat e tij shfrytëzohen për furnizim të popullsisë me ujë, për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore dhe për përfitim të energjisë elektrike (hidrocentrali prej 34MW).Gjithashtu, liqeni ofron kushte shumë të përshtatshme për zhvillimin e turizmit dhe peshkimit. Maksimumi i nivelit në liqen lidhet me shkrirjen e borës në fillim të pranverës.

Page 26: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

26

Harta 4.

Sitnica- është degë e djathtë e Ibrit dhe njëherësh është lumi qendror dhe më i rëndësishmi i fushës së Kosovës. Në territorin e RV-së e ka rrjedhën e poshtme të saj. Sitnica formohet me bashkimin e dy lumenjve më të vegjël: Sazlisë dhe lumit të Shtimes të cilët bashkohen afër fshatit Rabovc. Prej formimit deri në grykëderdhje në lumin Ibër, Sitnica ka gjatësi prej 90 km, kurse në territorin e RV gjatësia e tij arrin rreth 35 km. Është lumë tipik fushor që e përshkon rrefshin e Kosovës, duke u karakterizuar me meandre të shumta. Sipas vrojtimeve shumëvjeçare hidrometrike, lumi Sitnica në Nadakovc ka prurje ujore mesatare prej 13.9 m3/sek.28 Në territorin e RV-së lumi Sitnica merr edhe ujërat e lumenjve më të vegjël, të cilët nga ana e djathtë janë shumë më të zhvilluar. Duke filluar nga pjesa jugore e RV-së degët kryesore janë: lumi i Samadrexhës, i Studimes, i Tërstenës, i Trepçës etj. 28G. autoresh. 20003. “Vushtrria- Viciana me rrethinë”. Monografi, Vushtrri .fq 25.

Page 27: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

27

Problemi kryesor i lumit Sitnica në 4 dekadat e fundit është shkalla shumë e lartë e ndotjes, duke e kategorizuar në klasën e IV të ndotjes dhe duke e renditur ndër lumenjtë më të ndotur në Kosovë. Përveç ndotjes kimike, Sitnica ka pasur edhe ndotje të lartë termike nga ujërat e KEK-ut, ujërat industriale dhe urbane në ujëmbledhësin e tij. Kështu nga një lumë i cili në vitet ekstreme të ftohta, uji ngrinte edhe deri 60 ditë (1954), kurse tani fare nuk ka dukuri të ngrirjes së ujit29. Dukuri ekstreme hidrike të lumit Sitnica janë edhe vërshimet. Përmasa më të mëdha kanë pasur ato të viteve 1979, 1985 dhe 2006. Në kuadër të ujëmbledhësit të Sitnices, në RV bazuar në veçorit gjeologjike, gjeomorfologjike dhe hidrologjike ekzistojnë paradispozita natyrore për ngritjen e dy akumulacioneve artificiale: në Samadrexhë-profili “Ceceli” dhe në lumin e Tërstenës profili “Miraq”. Lushta- është degë e djathtë e Ibrit më të cilin bashkohet në Mitrovicë afër stacionit hekurudhor 800 metra para bashkimit të Ibrit me Sitnicën. Gjatësia e përgjithshme e lumit është 17.2 km me sipërfaqe të ujëmbledhësit prej 48 km2, me prurje mesatare vjetore prej 0.27 m3/sek, dhe maksimum deri në 0.63 m3/sek. Problem kryesor i lumit Lushta është shkalla e ndotjes në rrjedhën e poshtme kur në të shkarkohen ujërat e zeza të para-lagjeve dhe zonës urbane të Mitrovicës, me çka Lushta kategorizohet nder lumenjtë më të ndotur në vend me ujëra të zeza. Klina- është lumi i vetëm i RV-së i cili i takon pellgut të detit Adriatik. Buron në Malin e Thatë në vendin e quajtur Kapak. Sipërfaqja e përgjithshme e ujëmbledhësit është 439 km2, gjatësia 74 km. kurse sasia mesatare e ujit është 1.9 m3/sek. Gjatë verës sasia e ujit zvogëlohet shumë. Me qëllim të përmirësimit të veçorive hidrologjike, duke u bazuar në veçoritë gjeologjike, gjeomorfologjike dhe hidrologjike ekzistojnë paradispozita natyrore për ngritjen e akumulacionit artificial: në rrjedhën e epërm në profilin Kuqicë. Në kuadër të RV-së, element i rëndësishëm hidrografie, janë edhe një numër i madh i burimeve siç janë: i Sllatinës, Bajskës ( termal), Tarllabuqit, Kolles, Braboniqit, Lushtës, Vernicës, Çeçevës, Banjeskës (termo-mineral) etj. Hidrografia dhe popullsia- gjatë gjithë historisë së zhvillimit të shoqërisë njerëzore dhe të vendbanimeve, ekzistenca e tyre ishte ngushtë e lidhur me elementet hidrografike. Historia ka vërtetuar se vendbanimet e para ( edhe qytetërimet në antikë) lindën pikërisht pranë lumenjve. Edhe në RV të Kosovës nga gjurmimet arkeologjike është vërtetuar se lindja e vendbanimeve të para kanë të bëjnë pikërisht me lumenjtë e regjionit në brigjet e të cilit janë zbuluar vendbanimet : Zhitkofc, Vallaq, Fafosi I dhe II, Lushta, Viciana, Soqanica DD etj, të cilat paraqesin edhe vendbanimet e para të populluara në regjion. Edhe sot, pjesa dërmuese (rreth 60%) e vendbanimeve dhe ( mbi 80%) e popullsisë së RV-së janë të vendosura në fushat aluviale të lumenjve. Gjithashtu, vendbanimet urbane me numrin më të madh të popullsisë janë të ngritura pikërisht buzë lumenjve: Mitrovica (mes 3 lumenjve), Vushtrria (Sitnicë), Skënderaj(Klinë), Z.Potoku, Zveqani, Leposaviqi, që pa dyshim tregon për rolin dhe rëndësinë e hidrografisë në përhapjen e popullsisë dhe vendbanimeve.

29G. autoresh. 2003. “Vushtrria- Viciana me rrethinë” .Monografi, Vushtrri .fq 28.

Page 28: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

28

1.2.5. Kushtet pedologjike Në RV, i cili në aspekt pedologjik karakterizohet si heterogjen, janë formuar një numër i madh i tipave dhe nëntipave të tokave. Kategoritë e ndryshme të relievit sipas lartësisë mbidetare, format morfologjike, ndërtimi gjeologjik dhe elementet klimatike kanë ndikuar në formimin e tipave dhe varieteteve të tokave. Sipas kualitetit të tokave RV-ja radhitet në klasën e VII të bonitetit. Sipërfaqet me të mëdha i takojnë klasës VI dhe VII, kurse sipërfaqet më të vogla përfshijnë tokat e klasës I të bonitetit. Tokat e përshtatshme për bujqësi dhe aktivitete tjera shtrihen në pjesët më të ulëta të Mitrovicës deri 700 metra mbi nivelin e detit. Në lartësi më të mëdha mbidetare tokat karakterizohen me shtresë të vogël të humusit. Në pjesët e ulëta mbizotërojnë tokat aluviale të cilat përbëjnë 4.8% të sipërfaqes së përgjithshme, pastaj ato diluviale 6.6% dhe smonicat 5.2%. Në pjesët më të larta në viset malore ( Shalë e Bajgores, Rogoznë, Moknën) dominojnë tokat e kafta të zeza. Tokat në rrafshet aluviale cilësohen me produktivitet të lartë. Pjesa më e madhe e tyre gjenden nën sistem të ujitjes. Zhvillimi urban dhe kapacitetet industriale janë reflektuar negativisht duke zënë toka bujqësore me objekte banimi, infrastrukturë, objekte industriale dhe deponi.

Harta 5.

Page 29: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

29

Tokat e kualitetit të lartë që i takojnë shkallës së bonitetit I dhe II kanë përhapjen më të vogël në regjion, duke përfshirë vetëm 10.8% të sipërfaqes, Klasa e kualitetit mesatar të cilës i takojnë shkalla e bonitetit III,IV dhe V përben 18%, kurse klasat e kualitetit të dobët të cilës i takojnë boniteti VI,VII dhe VIII kanë përhapjen më të madhe duke përfshirë mbi 70%(71.2%) të sipërfaqes së përgjithshme të RV-së.

1.2.6. Flora dhe fauna Kategoritë e ndryshme të relievit sipas lartësisë mbidetare, format morfologjike, ndërtimi gjeologjik, elementet klimatike kanë ndikuar në përhapjen e florës dhe faunës në RV. Flora e RV-së është e llojllojshme. Viset e ulëta janë sipërfaqe nën ara të punueshme dhe livadhe, që përhapjen më të madhe e kanë në komunat: Vushtrri dhe Skënderaj rreth 50%, kurse në komunat tjera këto kategori kanë shtrirje të kufizuar e cila sillet rreth 20%. Pyjet dhe kullotat janë elementë kryesorë në peizazhin e RV-së. Pjesëmarrja e këtyre kategorive lëviz nga 70-85% në komunat: Mitrovicë, Leposaviq e Zubin Potok dhe 40-45% në komunat: Vushtrri e Skënderaj. Pyjet e larta dhe produktive shtrihen në malet e Mokrës, Rogoznës dhe Kopaunikut, ku njëherësh gjenden edhe sipërfaqet më të mëdha me kullota malore. Gjithashtu pyje të bungut, ahut e pishës shtrihen edhe në Shalën e Bajgores. Kullosat si komplekse paraqiten në malet e Mokrës, Rogoznës dhe Shalës së Bajgores, të cilat paraqesin potencial për zhvillimin e blegtorisë, bletarisë e posaçërisht turizmit. Në kuadër të faunës në zonat kodrinore dhe malore jetojnë: ujku, dhelpra, lepuri, derri i egër, dreri etj, kurse në Mokën dhe Rogoznë jeton edhe ariu. Në lumenjtë e RV-së, si pasojë e shkallës së lartë të ndotjes, sidomos në rrjedhën e poshtme dhe zonat urbane, numri i peshqve është zvogëluar dukshëm. Në rrjedhat e epërme dhe liqenin e Gazivodes mund te gjuhet: krapi, shtuka, trofta e lumenjve etj. Karakteristikë e përgjithshme për florën dhe faunën e RV-së është dëmtimi në shkallë të lartë si pasojë e ndikimit antropogjen dhe shkallës së lartë të ndotjes.

1.2.7. Evolucioni i peizazhit. Nën ndikimin e faktorit antropogjen peizazhi i RV ka pësuar transformime të konsiderueshme. Zgjerimi i vendbanimeve sidomos atyre urbane është percjellur me ndryshimin e destinacionit dhe zvogëlim të sipërfaqeve bujqësore në dobi të atyre ndërtimore. Në RV e posaçërisht në komunën e Mitrovicës dhe Zveçanit aktivitetet industriale janë percjellur me dëmtim të konsiderueshëm të peizazhit deri në vitin 1999. Në periudhën pas vitit 1999 si pasoj e mos aktivizimit të reparteve të kombinatit “Trepça” dhe shkallës më të ulët të ndotjes së mjedisit gjendja sa i përket florës dhe faunës është përmirësuar dukshëm.

Page 30: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

30

1.3. Pozita administrative-territoriale dhe gjeopolitike e RV-së

Që nga kohërat më të vjetra si pasojë e pasurive të mëdha natyrore, regjioni verior shumë shpesh është përfshirë nga ndarjet dhe rregullimet administrative. Pas depërtimit të turqve në Ballkan, territori i RV-së përfshihej në të ashtuquajturin Vilajet Vëllk”(1455), i cili në kohën e sundimit të sulltan Mehmetit II, me formimin e Sanxhakut të Vushtrrisë i tërë territori i këtij regjioni përfshihet në kuadër të këtij sanxhaku. Sipas dëshmive të udhëpërshkruesve gjatë shekujve XVI dhe XVII territori i RV-së gjendej në kufirin në mes Elajetit të Bosnjës dhe Rumelisë. Pjesa veriore e regjionit ( Bajska, Zvecani) së bashku me Mitrovicën i takonin Elajetit të Bosnjës deri me 1839, kurse territori në lindje dhe jug i takonte atij të Rumelisë, përkatësisht Sanxhakut të Vushtrrisë. Më 1864 në bazë të rregullimit të ri territorial brenda Perandorisë Osmane u suprimua rregullimi i vjetër që njeh rregullimin administrativ me njësinë e elajeteve dhe u formuan vilajetet. Me këtë reformë pjesa ballkanike e Perandorisë Osmane u nda në tri vilajete: 1. Vilajeti i Shkodrës, 2. Vilajeti i Manastirit dhe 3. Vilajeti i Janinës, kurse Vilajeti i Kosovës u formua me 1868 me qendër në Prizren30. Reformat dhe zhvillimet e më vonshme u përcollën me ndërrimin e qendrës se Vilajetit të Kosovë, nga Prizreni në Prishtinë (1875) dhe në Shkup (1888). Ndërrimi i qendrës administrative të Vilajetit të Kosovës solli edhe ndryshime në territorin e Vilajetit. Kështu, nga viti 1888 ky vilajet ndahej në gjashtë sanxhaqe. Territori i regjionit verior i takonte Sanxhakut të Prishtinës, përkatësisht: Kazaja e Vushtrrisë (125 fshatra) dhe Kazaja e Mitrovicës (170 fshatra)31. Një gjendje e tillë e organizimit territorial-administrativ në regjion mbizotëroi deri në vitin 1912. Pas pushtimit të Kosovës nga Serbia (fundi i vitit 1912) u nxor “Dekretligji mbi sundimin dhe rregullimin në krahinat e çliruara” ku parashihej edhe ndarja e re administrative me të cilin Kosova u nda në këto qarqe administrative: qarku i Prishtinës, i Prizrenit, i Pazarit të Ri, i Kumanovës dhe qarku i Shkupit, kurse në nëntor të vitit 1913 me një akt të veçantë ligjor u formua qarku i Zveqanit me qendër në Mitrovicë, kurse në përbërje të tij hyjnë tri rrethe: i Vushtrrisë, i Drenicës dhe i Mitrovicës. Pas shkatërrimit të Mbretërisë së Serbisë në nëntor të vitit 1915 territori i Regjionit Verior i takoi zonës së okupua nga Austro-Hungaria, e cila formoi një prefekturë me seli në Mitrovicë e cila përfshinte pjesën më të madhe të regjionit. Në vitin 1918 Kosova e në këtë kontekst edhe Regjioni Verior, ripushtohen nga Serbia dhe në funksion kthehet ndarja e njëjtë me periudhën 1912-1914 me qarkun e Zvecanit në përbërjen e të cilit hynin: rrethi i Mitrovicës, Vushtrrisë dhe i Drenicës, rregullim ky që mbizotëroi në periudhën mes viteve 1918-1922.

30 Rahimi Sh.1969. “Vilajeti i Kosovës”.Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore. Prishtinë, fq 12-13, shih edhe Rizaj S.1982. “Kosova gjatë shekujve XIV-XVI”. Bibloteka e Historisë. Prishtinë. Fq 13-75. 31 Rushiti L,2004. “ Ndarja territoriale dhe rregullimi administrative i Kosovës 1878-1941”, Instituti i Historisë, Prishtinë , fq 14.

Page 31: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

31

Tabela 5. Rregullimi territorial- administrativ i Regjionit Verior 1918-192232 Rrethi Selia Numri i

komunave Numri i vendbanimeve

Numri i banorëve

Mitrovicë Mitrovicë 8 130 25507

Vushtrri Vushtrri 9 97 32405

Drenicë Laushë 7 75 23821

Gjithsej 3 24 302 81733

Me dekretligjin e 22 prillit të vitit 1922, me qëllim të thyerjes së kompaktësisë etnike të shqiptarëve i gjithë territori i Kosovës ndahet në pesë krahina: Krahinën e Kosovës, të Rashkës, të Zetës, të Vranjës dhe të Shkupit, kurse qarku i Zvecanit me rrethet: Mitrovicë, Vushtrri e Drenicë i takonin Krahinës së Rashkës. Një ndarje e tillë administrative dominoj deri në tetor të vitit 1929. Me ligjin për ndarjen territoriale të 3 tetorit të vitit 1929, Kosova si tërësi u nda midis tri banovinav: të Zetës, të Vardarit dhe të Moravës. Kufiri mes banovinës së Zetës dhe Moravës kalonte përmes Regjionit Verior, kështu Mitrovica me Trepçën, Zvecani me viset përreth i takonin banovinës së Zetës, kurse Drenica dhe Vushtrria me rrethinë asaj të Moravës, ndërsa territori i të gjitha komunave tjera të Kosovës i takonte banovinës së Vardarit. Duhet theksuar se ligjit për ndarjen territoriale të 3 tetorit të vitit 1929 i parapriu rregullorja (që kishte fuqinë e ligjit) e 12 shkurtit të njëjtit vit për “Emërtimin dhe Riemërtimin e Vendbanimeve”, proces i cili arsyetohej si dëshirë e banorëve të atyre vendbanimeve, kurse në realitet qëllimi kryesor i kësaj rregulloreje ishte zhdukja e emrave të lashtë të vendbanimeve me kuptime shqiptare dhe riemërtimi me kuptime sllave i cili u intensifikua sidomos gjatë vitit 193033. Kështu shumë vendbanime edhe sot njihen me emra të ndryshuar gjatë kësaj periudhe, ndërsa në popull ruhen emrat e vjetër. Gjithashtu vlen të theksohet se përveç emërtimeve të vendbanimeve të cilat kanë karakteristika (mbaresa) me kuptime sllave, në të gjitha vendbanimet toponimet tjera (të maleve, fushave, burimeve ujore etj) kanë elemente dhe kuptim shqip.

32 Rushiti L,2004. “ Ndarja territoriale dhe rregullimi administrative i Kosovës 1878-1941”, Instituti i Historisë, Prishtinë, fq 78. 33 Rushiti L,2004. “ Ndarja territoriale dhe rregullimi administrative i Kosovës 1878-1941”, Instituti i Historisë, Prishtinë, fq 144-145.

Page 32: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

32

Harta 6 dhe 7

Page 33: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

33

Në shtator të vitit 1931 u bë revidimi i kufijve të banovinave, e cila rrethin e Drenicës prej banovinës se Moravës ia bashkëngjiti banovinës së Zetës duke e përfshirë në kuadër të qarkut të Zvecanit, kurse në të njëjtën kohë nga rrethi i Mitrovicës u shkëput komuna e Sokolicës duke iu bashkuar rrethit të Vushtrrisë, përkatësisht banovinës së Moravës34. Një ndarje e tillë vazhdoj deri me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore kur Kosova u nda në tri zona pushtuese : Gjermane, Italiane dhe Bullgare. Regjioni Verior i takonte zonës se pushtuar nga gjermanët dhe italianët. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore deri më 1955 rregullimi teritorialo- administrativ i Regjionit Verior, pothuajse, mbetet i njëjtë me disa ndryshime të vogla brendapërbrenda regjionit, siç ishte rasti i vitit 1947 kur rrethit të Zveçanit i bashkohen disa vendbanime të Vushtrrisë. Në gusht të vitit 1955 si njësi më e madhe territoriale-administrative u formuan rrethet të cilat përbehen prej komunave. Kështu rrethi i Mitrovicës i cili përfshinte sipërfaqe prej 1832 km2 me një popullsi prej 125317 banorësh dhe 313 vendbanimeve përbehej prej 12 komunave: Mitrovicë, Vushtrri, Skënderaj, Bajskë, Zubin Potok, Leposaviq, Sllatinë e Ibrit, Prilluzhë, Dubofc, Runikë, Turiqefc dhe Stan Terg. Më vonë Komuna e Turiqefcit i bashkohet Skënderajt, kurse Dubofci Komunës së Vushtrrisë. Në fund të vitit 1959 dhe fillim të vitit 1960 suprimohet rrethi si njësi territoriale, duke e vendosur komunën si njësi më të rëndësishme territoriale-administrative. Me forcimin e sistemit komunal numri i komunave në Regjionin Verior zvogëlohet nga 12 në vetëm 5 komuna: Mitrovicës i bashkohen komuna e Stan Tergu dhe një pjesë e Bajskës, Vushtrrisë i bashkohen Dubofci dhe Prilluzha, Zubin Potokut i bashkohet një pjesë e Bajskës, Leposaviqi dhe Sllatina e Ibrit) dhe Skënderajt i bashkohen Runiku dhe Turiqefci. Me ndryshimet territoriale të vitit 1965 suprimohet Komuna e Zubin Potokut e cila i bashkëngjitet Komunës së Mitrovicë. Pas vitit 1965, në aspektin territorial-politik dhe administrativ, për 20 vjet u stabilizua ndarja e Kosovës me 22 komuna, e cila ndarje vazhdoi deri në vitin 1985 kur me ndryshimin e ligjit mbi organizimin territorial u krijua Komuna e Malishevës ( nga vendbanimet e komunave: Rahovec, Klinë, Drenas dhe Suharekë).Më 1987 edhe RV-ja përfshihet nga ndryshimet në organizimin territorial kur prapë formohet Komuna e Zubin Potokut ( me vendbanimet e Mitrovicës).Më 1988 u formuan komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Novobërdë (nga vendbanimet e Prishtinës), Komuna e Shtimes (nga vendbanimet e Ferizajt dhe Lipjanit) dhe Komuna e Shtërpcës (nga vendbanimet e Ferizajt). Territori i RV-së përfshihet nga ndryshimet territoriale edhe në vitin 1991 kur formohet Komuna e Zveçanit ( me vendbanimet e Mitrovicës), kurse në të njëjtën kohë suprimohet Komuna e Malishevës.

34 G. autorësh 1979. “Mitrovica me rrethinë”, Monografi fq 118-119.

Page 34: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

34

Harta 8.

Ndryshimet e para territoriale pas Luftës së vitit 1999 ndodhin më 27. 07.2000 kur me rregulloren 2000/43, Malishevës i kthehet përsëri statuti i komunës. Më 22.09.2004 nga përfaqësuesi special i OKB-së në Kosovë, pas punës disa mujore të një grupi të ekspertëve u nënshkrua rregullorja sipas të cilës në Kosovë ekzistojnë 30 komuna me 1466 vendbanime, kurse Regjioni Verior përbëhet nga 6 komuna dhe 335 vendbanime. Pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me 15.06.2008 u nënshkrua Ligji për Kufijtë e Komunave, sipas të cilit numri i komunave rritet në 3335. Me Pakon e Atisarit parashihet formimi i disa komunave tjera, kurse në Regjionin Verior parashihet formimi i Komunës Mitrovica Veriore e cila për shkaqe të problemeve të natyrës politike nuk është zbatuar në praktik. Pakoja e Ahtissarit është dokument gjithëpërfshirës i marrëveshjes mbi statusin e Kosovës. Qëllimi parësor i pakos është përshkrimi i masave kushtetuese, ekonomike, politike dhe të sigurisë të cilat synojnë zhvillimin e Kosovës si shoqëri demokratike dhe multi-etnike

35 Popullsia, ekonomit familjare sipas vendbanimeve dhe organizimi territorial i Kosovës deri ne vitit 2008, 2009.Enti i Statistikës së Kosovës, Prishtinë. fq 4-6.

Page 35: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

35

Harta 9 dhe 10

Page 36: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

36

Dokumenti përfshihen masa për mbrojtje e të drejtave të bashkësive minore etnike, decentralizimin efektiv të qeverisjes dhe ruajtjen e mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare. Një element i rëndësishëm i Marrëveshjes është mandati që i jepet një prezence ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë për të mbikëqyrur zbatimin e Marrëveshjes dhe për të ndihmuar autoritetet kompetente Kosovare në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë Kosovën Një ndër elementet e marrëveshjes është edhe rregullimi administrativ i Kosovës dhe RV i cili fatkeqësisht edhe më këtë rast nuk bazohet në respektimin e kriterit të funksionalitetit por kriterin etnik duke kontribuar kështu në izolimin dhe mos komunikimin ndëretnik të popullsisë së regjionit, ndërsa zgjedhja optimale do të ishte respektimi i kritereve të funksionalitetit. Prej vitit 1987 deri me 2008 rregullimi territorial dhe administrativ është shfrytëzuar, kryesisht, për formimin e komunave me dominim të popullsisë serbe, shpeshherë pa plotësimin e kritereve për formimin e komunave. Qëllim parësor i këtyre ndarjeve gjatë gjithë kohës, e posaçërisht pas vitit 1912, ishte shthurja e kompaktësisë absolute të popullit shqiptar, dëbimin e tyre për në Turqi. Tentohej që me lidhjen administrative të këtyre territoreve me elemente me prejardhje sllave do të mundësohej më lehtë zbatimi i qëllimeve të programit nacional sllav: kolonizimi i Kosovës, shthurja e kompaktësisë së shqiptarëve, dobësimi i rezistencës së tyre kundër pushtetit dhe të realizohen qëllimet nacionale serbo-malazeze, ndërrimi i strukturës nacionale nëpërmjet kolonizimit etj.

1.4. Trendët gjeopolitike të shqiptarëve në Ballkan Gjatë gjithë historisë zgjedhja e çështjes shqiptare në Ballkan në masë të konsiderueshme ka qenë e ndikuar nga aleancat dhe përplasjet ndërkombëtare dhe rajonale të kohës. Si pasoj e mungesës së mbështetjes së fuqishme ndërkombëtare ishte e nevojshme që të kalonin afër një shekull pas pavarësisë së shtetit shqiptarë, që përfundimesh të shuheshin aspiratat sllave për ndryshimin e strukturës etnike në Kosovë. Përfundimi i luftës për çlirimin e Kosovës-1999 dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës-2008 ishte kurorëzim i sakrificës së shumë brezave për liri dhe pavarësi që solli faktorizim më të madh të shqiptarëve në Ballkan. Në aspekt gjeopolitik pavarësia e Kosovës shihet si rrugë drejt qëllimit madhorë që është Bashkimi Kombëtar i cili duhet shikuar si proces integrues. Me qenë se shqiptarët shtrihen edhe në shtete tjera për rreth atëherë procesi i integrimit të plotë të rajonit në Bashkimin Evropian është rruga më e lehtë për bashkim jo vetëm të shqiptarëve por edhe të popujve tjerë. Kjo do të ishte mënyra më e lehtë – ndoshta edhe e vetmja, që do të siguronte paqe të qëndrueshme, afatgjate dhe stabilitet politik të rajonit, stabilitet i cili rajonit i mungon sidomos në dy dekadat e fundit.

Page 37: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

37

1.5. Rrethanat historike të popullimit të rajonit. Dëshmitë kryesore të kulturës materiale: prehistorike, të antikitetit, të mesjetës së hershme, kulturës bizantine, osmane dhe kulturës autoktone shqiptare.

Pozita e përshtatshme gjeografike e strategjike (shtrirja në mes tre lumenjve), pasuritë e mëdha natyrore ( plumbi, zinku, argjendi etj), kushtet e përshtatshme fiziko-gjeografike kanë ndikuar që RV-ja të popullohet qysh nga parahistoria. Albanikumi (Monte Argentarum) i pasur me argjend e plumb prej kohës antike deri në mesjetë, pastaj Trepça si vendburim i madh i plumbit, zinkut dhe pasurive tjera, toka pjellore në luginat e lumenjve, pozita e volitshme në aspekt gjeostrategjik etj, kanë qenë faktorë të rëndësishëm për themelimin e vendbanimeve dhe për përqendrimin e popullsisë në këtë regjion. Përveç anëve pozitive, kushtet e përshtatshme për jetë në Kosovë në përgjithësi e në RV në veçanti kishin edhe anët negative, sepse u bënë lakmi e shumë popujve të ndryshëm, duke e shndërruar Kosovën dhe RV-në në arenë konfliktesh të vazhdueshme duke u ndërruar sundimtarët dhe regjimet një pas një, ndërsa popullsia autoktone ( Dardane – Shqiptare) përjetoi zhvillime të trazuara për periudhën mbi 2000 vjeçare36. Njohja e gjenezës së popullimit dhe vendbanimeve në RV mund të bëhet duke iu falënderuar hulumtimeve arkeologjike të cilat tregojnë fillimin dhe zhvillimin e jetës në këto hapësira, në vazhdimësi, sidomos nga periudha Ilire kur filloi përdorimi i hekurit, në mijëvjeçarin e fundit të epokës së vjetër37. Popullimi i regjionit karakterizohet nga disa periudha të cilat dallojnë nga njëra- tjetra për nga intensiteti, mënyra e banimit, organizimi shoqëroro-ekonomik, prandaj zhvillimi historik i popullimit të rajonit do të trajtohet sipas periudhave: parahistorike, antike, mesjetare, osmane dhe kulturës autoktone shqiptare.

1.5.1. Vendbanimet e parahistorisë - ( paleoliti dhe neoliti) Bazuar në hulumtimet arkeologjike të kryera në pjesë të ndryshme të RV-së mund të konstatohet prania e vendbanimeve dhe popullsisë në regjion në kohen para më tepër se shtatëmijë vjet, kur në bregoret e Ibrit afër fshatit të sotëm Zhitkofc, ishte themeluar njëra ndër vendbanimet e njohura më të lashta jo vetëm të kësaj hapësire por edhe në Kosovë e më gjere38. Që prej kësaj kohe, me intensitet herë më të fuqishëm e herë më të dobët zhvillohej jeta, ndërroheshin kulturat e popujve duke lënë dëshmi të ekzistimit, të kulturës se vet materiale dhe shpirtërore. Zhvillimin ekonomik dhe organizimin shoqëror të kohës se neolitit më së miri e dëshmojnë mjetet e punës dhe të mirat materiale, të cilat njeriu i ka përsosur vazhdimisht. Këto mjete janë gjetur nga hulumtuesit dhe arkeologët, siç janë enët prej balte (shpeshherë të zbukuruara), vegla të ndryshme të punës, përdorimi i shatit për punimin e tokës si dhe mjete tjera për gjueti etj39. Vendbanimi me i vjetër parahistorik në RV është ai i zbuluar në profilin e Ibrit afër stacionit hekurudhor në Zhitkofc. Kërkimet arkeologjike të realizuara gjatë vitit 1955 kanë ofruar të

36 Islami H. 1985. “Fshati i Kosovës” fq. 14-22. 37 G. autoresh. 1998. ” Historia e Popullit Shqiptar”. Prishtinë . fq 5 38 G. autoresh, 1979.“Mitrovica me rrethine”.Monografi, Mitrovicë. fq 25. 39 Ramadani I. 2004. “Zhvillimi Rural” fq 32.

Page 38: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

38

dhëna të çmuara për mënyrën e jetës dhe kulturën materiale të banorëve të parë, deri tash të njohur në RV. Karakterizohen me banime, kryesisht të tipit të kasolleve nëntokësore (megjithëse edhe ndërtesat mbitokësore nuk kanë qenë të panjohura).Kthinat nëntokësore të cilat në profilin e Ibrit kanë qenë të numëruara, kanë pasur një trajtë karakteristike për vendbanimet e kësaj periudhe. Përmasat prej rreth 12 m gjerësi dhe 1.40 m thellësi tregojnë se brenda saj kanë mundur te vendosen një numër i madh anëtaresh. Një numër i madh fragmentesh qeramike, sendesh prej ashti dhe guri, përcakton përkatësinë kryesore stilistike e kulturore të këtyre objekteve Ndërrimi i kulturës së hershme neolitike nga kultura e re (3000 vjet p.e.r) po zhvillohej edhe në Kosovë sikurse edhe në pjesët e tjera të Gadishullit Ballkanik. Ligji i evolucionit të civilizimit neolitik, shoqëron edhe format e tjera të kulturës materiale dhe shpirtërore, gjë e cila më së miri shihet nëpërmjet studimit krahasues (komperativ) të gjetjeve në Zhitkofc të vendbanimit më të lashtë dhe atyre të më vonshme të Fafosit I dhe II dhe Vallaqit. Vendbanimet më të rëndësishme të kësaj periudhe janë: vendbanimi nga neoliti i ri në Zhitkofc, Vallaq dhe dy vendbanimet e zbuluara afër bashkimit të Ibrit me Sitnicën, Fafosi I e II. Në saje të hulumtimeve voluminoze në Vallaq dhe në Fafosin I dhe II është e mundur që me saktësi të përcaktohen llojet dhe tipat e vendbanimeve, objekteve e lagjeve dhe manifestimet tjera të një qëndrimi të përbashkët të njerëzve parahistorik në këtë regjion40. Edhe kultura e neolitit të ri, karakterizohet me fazën e vjetër të cilës periudhë i takojnë vendbanimet: Zhitkofc, vendbanim i ngritur në vendbanimin e braktisur të periudhës së hershme të neolitit dhe Fafosi I, kurse periudhës më të re të neolitit të ri i takojnë vendbanimet: Vallaq dhe Fafosi II. Në vendbanimin Fafosi I është gjurmuar në një sipërfaqe prej 1200 m2 ku është vërtetuar ekzistimi i bazave të 13 shtëpive dhe 122 gropa destinimesh të ndryshme. Në kulturën e neoliti të ri në kohën kur në një hapësirë më të gjerë të Gadishullit Ballkanik po ndodhnin ndërrime të shkaktuara nga depërtimi i popujve të rinj, ndodh edhe shfaqja e një tipi te ri të vendbanimeve si ai i Vallaqit dhe Fafosi II. Karakteristik e këtyre vendbanimeve është ndërtimi i dy llojeve të objekteve për banim: shtëpitë gjysmë të gërmuara në dhe , si dhe objektet mbitokësore të banimit. Edhe materialet e zbuluara në këto dy vendbanime paraqesin risi, ku përveç enëve të shumta me përmasa mjaft të mëdha që janë gjetur në vendbanimin Fafosi II dhe Vallaq, janë ruajtur edhe drithëra në dyshemetë e një shtëpie në Vallaq, drithëra të karbonizuar, frute të dardhës së egër, bërthama të një bime etj41.

1.5.2. Vendbanimet e kohës së hershme të metalit RV është i pasur me pasuri të ndryshme natyrore të cilat janë shfrytëzuar që nga parahistoria. Është konstatuar se shumë vend-zbulime janë eksploatuar prej dardanëve, shfrytëzim i cili intensifikohet në periudhën romake. Vëllimi modest i kërkimeve në RV është shkaktar që njohuritë për kulturën dhe vendbanimet e kohës së bakrit dhe të bronzit të jenë shumë modeste dhe të pamjaftueshme.

40 G. autoresh, 1979.“Mitrovica me rrethine”.Monografi, Mitrovic, fq 30. 41 G. autoresh, 1979. “Mitrovica me rrethine”.Monografi, Mitrovic, fq 35.

Page 39: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

39

Në bazë të hulumtimeve arkeologjike, kultura dhe vendbanimet e kohës së bronzit janë prezentë në vendbanimet e periudhave të mëhershme siç janë: Karagaqi- Zhitkofc, Fafosi- Mitrovicë etj., kurse vendbanimi i ri në të cilin janë zbuluar relikte të kësaj periudhe është Urna e zbuluar në Lushtë të Mitrovicës. Në vendin ku është zbuluar Urna, më vonë janë kryer kërkime të kufizuara dhe me atë rast në bregun e djathtë të lumit Lushta është vërtetuar ekzistimi i një vendbanimi, që do të mund t’i takonte kohës së gjetjes së Urnës. Sipas hulumtuesve të ndryshme, kultura e neoliti të ri është vazhdimësi e kulturës se neolitit të vjetër, drejt krijimit dhe formimit të popujve të Ballkanit, sikurse Ilirët, Trakët, Mezët etj42.

1.5.3. Vendbanimet ilire-dardane

Vendbanimet parahistorike të RV-së siç janë: Zhitkofci, Runiku, Samadrexha, Vallaqi, Fafosi I dhe II dhe Lushta shënojnë fundin e kulturës së parahistorisë, kulturës se bronzit dhe fillimin e periudhës, respektivisht paraqitjen e dardanëve, një nga fiset më të mëdha Ilire, të cilët janë bartës të parahistorisë dhe protohistorisë më të re të Kosovës, në të cilën jeta nuk u ndërpre asnjëherë43. Gjetjet arkeologjike ne RV qe i takojnë kësaj periudhe, rrjedhin kryesisht nga gërmimet e Nekropolit te zbuluar te stacioni hekurudhor “Karagaq” i Zhitkofcit. Kërkimet shkencore kanë dhënë material të pasur e të llojllojshëm, të cilat pa marr parasysh se ka të beje vetëm me gjetjet nga varrezat ofron mundësi në njohjen e kulturës materiale te kësaj kohe. Gjetjet nga Nekropoli sipas hulumtuesit të këtij vend-zbulimi i përkasin kohës së shekullit të V para erës së re, kurse për nga përkatësia etnike Dardanëve. Gjatë gërmimit janë zbuluar 13 varreza( skeletore dhe të djegura) të cilat përbëheshin prej sipërfaqeve rrethore ose katërkëndëshe prej gurësh të renditur44. Për zhvillimin e xehetarisë ekzistojnë më tepër të dhëna. Edhe gjurmët e vendburimeve të xeheve dëshmojnë çartë se pasuritë xeherore në RV kanë qenë eksploatuar edhe para pushtimit të regjionit nga romakët. Vendburimet e xeheve, sidomos ato në shpatet e Rogoznës, të Plakaunicës, të Sokolaqës dhe të Stan Tërgut me rrethinë kanë qenë të njohura dhe të shfrytëzuara nga popullsia dardane. Nga burimet historike ekzistojnë të dhëna se romakët pas pushtimit të këtyre trevave kanë shfrytëzuar njohuritë xehetarie të popullsisë autoktone- dardane për shfrytëzimin e pasurive natyrore të regjionit45. Në RV janë prezentë edhe një numër i madh i kalave të cilat në literaturën historike karakterizohen si kala të periudhës antike (romake), por qe në popull njihen si kala Ilire siç është rasti me: Kalanë e Vrbovcit, Tushilës, afër Llaushës, Suhogërllës, Kotorrit, Kopiliqit-Skenderaj46 dhe Dubofcit, Strofcit, Samadrexhës, Skoqnës, Smrekonicës, Vushtrrisë- Vushtrri47, prandaj është e nevojshme hulumtimi i tyre për përcaktimin e periudhës së ndërtimit të tyre. Mbetet që me hulumtimet e mëvonshme arkeologjike të përcaktohet

42Shukriu E. 1989. “Kultura materiale e Regjionit te Llapit ne parahistori dhe antic”, Gjurmime Albanologjike. SSHH nr. 19, Prishtinë. fq 8. 43 Shukriu E. 1989 “Kultura materiale e Regjionit te Llapit ne parahistori dhe antic”, Gjurmime Albanologjike. SSHH nr. 19, Prishtinë. fq 8. 44 Srejoviq D, 1973 “ Karagac”. Balcanica, IV . fq 39 45Çerskov E. 1973. “Rimljani na Kosovu i Municipium DD. Soqanica” Prishtinë. fq 50 46 Osmani J. 2005. ‘Vendbanimet e Kosovës-Drenica” 15.IHK. Prishtinë. fq 17 47 Osmani J. ‘Vendbanimet e Kosovës- Vushtrria” 16. IHK.Pr. fq 21.

Page 40: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

40

periudha e ndërtimit të këtyre kalave me qëllim të përkufizimit të saktë të periudhës të cilës i takojnë.

1.5.4. Vendbanimet antike- romake Dardanët në shek. IV para erës së re krijojnë mbretnin e tyre e cila shtrihej në pjesën me të madhe të gadishullit Ballkanik, me kufijtë e saj verior deri te qyteti i Nishit, kurse në jug deri te Kukësi dhe rrjedha e sipërme e Vardarit48. Territori i shtrirjes së dardanëve karakterizohej me kushte të volitshme fiziko- gjeografike, kushte të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë, pasuri natyrore, prandaj dardanët për një periudhë të gjatë kohore ishin në konflikte te vazhdueshme me maqedonët dhe romakët të cilët tentonin që të sundonin dhe shfrytëzonin pasuritë me të cilat dispononte dardania. Me qëllim të mbrojtjes nga sulmet e vazhdueshme në shek. III para erës së re shumë fise ilire u bashkuan duke krijuar shtetin e fuqishëm Ilir, që njëherësh paraqet periudhën e lulëzimit dhe forcimit të shtetit Ilir. Pengesat e mëdha natyrore (malet) dhe lidhjet e dobëta kumunikative e pamundësuan krijimin e një unitetit, lidhjen e fuqishme, të qëndrueshme dhe afatgjate në mes të fiseve49. Pas luftërave të gjata me maqedonët, e pastaj me romakët, nga fundi i shek. para erës së re, dardanët e humbin pavarësinë e tyre dhe hyjnë nën varësinë e plotë të Romës50. Shfrytëzimi i pasurive natyrore dhe njohurive të popullsisë vendase ndikoj që perandoria romake të përjetoi një zhvillim të hovshëm të vendbanimeve, ndërtimit të rrugëve dhe ndërlidhjes së viseve të Dardanisë me qendrat e tjera të perandorisë romake. Në rrjetin rrugor romak në Kosovë më të rëndësishmet janë drejtimet: Naissus(Nishë)-Lissus(Lezhë) e cila kalonte afër Vushtrrisë ku gjendej stacioni Vicianum prej ku rruga ndahej kah jugu ( Ulpiana, Scupi) dhe veri ( Mitrovica, Soçanica-DD). Pran Mitrovicës kalonte rruga e dytë romake që lidhte Bosnjën-Kosovën me Maqedoninë dhe rruga që kalonte luginës së Lushtës përmes Runikut dhe Rakoshit ku është konstatuar ekzistimi i trasesë së rrugës romake. Romakët përveç rrugëve rëndësi të veçantë i kanë kushtuar edhe zhvillimit të vendbanimeve urbane të cilat shfrytëzoheshin edhe si mënyrë më e lehtë e romanizimit, duke i shndërruar vendbanimet e banuara me popullsi vendase në njësi të reja organizative të cilat më vonë rriteshin në Civitatos, e mandej në Municipiale e për më tepër edhe me status kolonie (sidomos vendbanimet me xehe). Vendbanimet më të rëndësishme të kësaj periudhe në RV janë: Vicianum dhe Soçanica municipum DD. Përveç dy vendbanimeve urbane, vendbanime më të vogla, komplekse ndërtesash ose stacione termale, janë konstatuar prej Vicianumit deri te Soçanica në shumë vende.

48 G. autoresh. 1998.“Historia e Popullit Shqiptar”, Libri Shkollor, Pr, fq 26. shih edhe Mirdita Z. 2006.’Mbi kufirin lindor dhe verior të dardanëve dhe Dardanisë në Antikë”.Kosova Arkeologjike 1. Instituti i Arkeologjik i Kosovës, Prishtinë. Fq64-78, si dhe Drançollo J. 1995. “Shtrirja e trevave shqiptare deri ne krizën lindore”.Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga kriza lindore e këndej. Akademia e Shkencës dhe Arteve të Kosovës Prishtinë. fq 49-56 49Carabregu M, 1973. “Malet si bazë natyrore në aglomerimin dhe diferencimin e popullsisë” Buletini i FSHMN nr 1, Prishtinë, fq 191. 50 Islami S. 1982. “Shteti ilir, vendi dhe roli I tij në boten mesdhetare”. Gjurmime Albanologjike VIII, Prishtinë, fq. 52.

Page 41: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

41

Në kuadër të RV-së mbetje të kësaj periudhe janë konstatuar edhe në: një vendbanim në bregun e djathtë të Lushtës- nekropol romak, në Mitrovicë afër stacionit hekurudhor- përmendore epigrafie, në Vushtrri- përmendore epigrafie, mbetje të ndërtesave-Vallaq, stacion i vogël termal- Bajskë, gjetje të varreve përgjatë rrugës Mitrovicë-Pejë, dhe mbetje të shumë ndërtesave, nekropoleve, vend xeheroreve në Soçanicë dhe rreth saj siç janë: Bresja, Sokolaça, vendbanimi dhe nekropoli në Prisoje, të Joshanica etj. Vendbanimi tjetër i njohur si municiprum DD ndodhej në brigjet e Ibrit në vendin Lluka që paraqet një aglomeracion për kohën që shtrihej në rreth 30 ha, me vendbanimet më të vogla në shpatet e Rogoznës- Tavnishtës, Prisojës etj. Në rrethinën e Soçanicës përveç gjurmëve të minierave janë zbuluar edhe trie nekropole dhe shumë vendvarreza romake51. Gjurmët e xehetarisë në këtë regjion( gjetjet e kandelave romake, veglave të xehetarëve- Pllakaonicë, tri llamba-kandela në puset e Rogoznës) tregojnë se mbijetesa e popullsisë dhe vendbanimeve ka qenë e lidhur ngushtë me zhvillimin e kësaj veprimtarie ( shek. I deri në gjysmën e shek. IV).. Romakët gjatë periudhës së sundimit në këto hapësira ngritën edhe shumë kështjella mbi gërmadhat e dikurshme të kështjellave Ilire52.

1.5.5. Vendbanimet e mesjetës Periudha e mesjetës ka zgjatur rreth 10 shekuj, duke lënë gjurmët e veta si në sistemin e vendbanimeve pa ashtu edhe në zhvillimin e popullsisë. Kalimi nga antikiteti, dhe periudha gjatë shekujve të parë të mesjetës në trevën e RV –së sikurse edhe në trevat tjera Iliro- Arbërore, u karakterizua me invazionin e popujve “barbarë”qe vinin nga veriu dhe lindja. Lëvizjet e fiseve gjermanike, hune, avara e sllave u intensifikuan në Ballkan, sidomos gjatë shukujve V-VII. Kjo shënon periudhën e dyndjeve e invadimeve e cila njihet edhe si periudha e “dyndjes se popujve”, për të cilën burimet e shkruara janë të pakta (rralla) dhe përbehen nga kronikat bizantine. Të dhënat historike, arkeologjike e etnografike për RV-në dhe Kosovën në tersi për këtë periudhë janë të pamjaftueshme. Me ndarjen e Perandorisë Romake në dy pjesë, në perëndimore dhe lindore, territori i Kosovës e me këtë edhe RV hyjnë në kuadër të perandorisë lindore te Bizantit me qendër ne Konstantinopol53. Depërtimi i fiseve gote, avare dhe sllave në Kosovë u përcoll me luftëra, epidemi dhe pasiguri për popullsinë vendase dhe mund të karakterizohet si ndër periudhat më të vështirat për popullsinë e Kosovës në të gjitha fushat e jetës. Ashpërsia e sulmeve të gotëve dhe pasojat për popullsinë vendase gjatë shek. V i përshkruan historiani ilir Hieronimi nga Stridoni i Dalmacisë: “ më vjen të rrëqethem kur mendoj te tregoj shkatërrimet në kohen tonë, ka më tepër se 12 vjet që gjaku shkon rreke. Gotët, Sarmatët, Alanët, Narkomanët shkatërrojnë dhe plaçkitin (...) për këtë dëshmitar është Iliria”54.Ndërkaq invadimi sllav përveç shkatërrimeve e plaçkitjeve u përcoll edhe me vendosjen e tyre në hapësirën e gjerë të Ilirisë Veriore e Veriperëndimore, por edhe me ndërrimin e strukturës shoqërore-ekonomike dhe etnike. Në veçanti koha e sundimit të

51 G. autoresh, 1979. “Mitrovica me rrethine”.Monografi, Mitrovicë, fq 47. 52 Osmani J. 2005. ‘Vendbanimet e Kosovës-Drenica” 15. IHK. Prishtinë. fq 17. 53Carabregu M. 1989 “Gjeo dhe harto linguistika”ETMM i Kosovës. fq 176. 54 G. autoresh. 2003. “Vushtrria-Viciana me rrethin”. Monografi. Vushtrri. fq 61.

Page 42: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

42

perandorit bizantin Herchel (610-649) mori vulën e ngulitjeve masive të sllaveve në viset e ndryshme të Ballkanit. Sulmet sllave në mënyra të ndryshme ndikuan në zvogëlimin e numrit të popullsisë së Dardanisë. Kjo trevë megjithatë duke iu falënderuar maleve të shtrira rreth e përqark, të cilat patën rol mbrojtës jo vetëm në ruajtjen e popullsinë autoktone, por edhe në ruajtjen e identitetit të saj. Mesjeta mund të karakterizohet si periudhë kur xehetaria përjeton zhvillim. Me zhvillimin e xehetarisë, zhvillohen edhe vendbanimet urbane në të cilat merr hov edhe tregtia. Ndër qendrat me të rëndësishme të kohës në RV ishte Trepça me rrethinën e saj. Shekulli XI ofron dëshmitë e para historike për format fillestare të pronës feudale në Dardani, të cilat ndërlidhen me pronat kishtare. Në kartën e Bajskës (1313-1318) shihet se ky manastir dispononte një nga pronat më të mëdha kishtare në Rashkën mesjetare. Manastirit i ishin dhënë 75 fshatra e para fshatra, 9 katunde të cilat gjendeshin në rrethinat e Vushtrrisë, Trepçës, Zvecanit e Mitrovicës por edhe larg nga Manastiri. Gjatë shekullit XI dhe XII, RV e posaçërisht fortifikata e Zveçanit e cila për herë të parë përmendet në vitin 1092-1093 ka qenë arenë konfliktesh në mes ushtrisë serbe dhe asaj bizantine. Ndër betejat më të rëndësishme të kësaj periudhe ishte ajo e Pantinës ( Vushtrri), pas të cilës gjithë territori i RV-së bie nën sundimin e shtetit serb të Rashkës. Gjatë shekujve XIII dhe XIV treva e RV-së ( Vushtrria, Trepça, Zveçani e Mitrovica) duke qenë nën sundimin e një shteti përveç aspektit ekonomik kishte humbur tërsisht rëndësinë gjeostrategjike që kishte pasur gjatë shukujve XI dhe XII, pasi që aspiratat e shtetit serb ishin të orientuara në trevat e Arbërisë së mesme dhe jugore. Fati i dy qendrave kryesore të RV-së, Trepçës (minder) dhe Zveçanit ( fortifikatë) ishte i lidhur ngushtë, kështu ai që sundonte (zotëronte) fortifikatën e Zveçanit, sundonte edhe me Trepçën. Në kohë luftërash miniera e Trepçës mbrohej nga dy fortifikata: ajo e Zveçanit dhe e vet Trepçës. Po në këtë kohë pjesa më e madhe e territorit që ishte nën sundimin e shtetit të Rashkës si Kosova, çlirohen nga shteti i Balshajve. Dokumentet e kohës nuk na mundësojnë që të bëhet një rikonstruktim se deri ku arrinte shteti i Balshajve në veri, por fakti që raguzianët vetëm në marrëveshje me Balshajt mund të realizonin lidhjet tregtare me të gjitha pjesët e Kosovës, atëherë del qartë se Balshajt zotëronin pothuaj deri në skajet ma veriore të kësaj treve deri në qershor 1389 ( beteja e Kosovës). Pas beteje së Kosovës 1389 në disa qytete si në: Vushtrri, Trepçë, Dmitrovicë (Mitrovicë), Prishtinë etj, u vendosën nëpunës osman, kjo paraqet një periudhë të dualizmit të sundimit në mes serbëve dhe osmanëve, e cila vazhdoj deri me vendosjen definitive të Perandorisë Osmane në RV dhe Kosovë me 1455. Karakteristik e periudhës se mesjetës për disa zona urbane te RV ishte prezenca dhe ngritja e kolonive raguziane sidomos nga fundi i shek. XIV dhe fillimi i shek. XV.

1.5.6. Periudha Osmane

Në vitin 1455 pas periudhës 10 shekullore mesjetare, dobësimit të Perandorisë Bizantine dhe shtetit mesjetar serb, Kosova edhe RV-ja në kuadër të tij, pas sulmeve të pandërprera të ushtrisë osmane, të cilat zgjaten për më tepër se gjysmë shekulli të përcjella këto me pasoja

Page 43: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

43

të rënda për popullsinë dhe vendbanimet, bien nën sundimin e Perandorisë Osmane, sundim i cili zgjati mbi 450 vjet. Perandoria Osmane fillon me organizimin administrativ të territorit të Kosovës, kur territori e saj u nda në dy sanxhaqe: në Sanxhakun e Prizrenit, i cili përfshinte rrafshin e Dukagjinit dhe Sanxhakun e Vushtrrisë i cili përfshinte regjionin e ngushtë të Kosovës, regjionin e Moravës së Epërme edhe të Toplices55. Regjioni Verior i Kosovës ishte zonë kufitare në mes të Sanxhakut të Vushtrrisë dhe atij të Bosnjës (Vilajeti i Zveçanit). Këtë e dëshmojnë edhe udhëpërshkruesit nga shekujt XVI dhe XVII, si gjeografi turk Haxhi Kallfa i cili thekson se Mitrovica gjendet në kufirin midis Ejaletit të Bosnjës ( Mitrovica, Zveçani dhe Banjska etj) dhe Rumelisë (Sanxhaku i Vushtrrisë)56. Sanxhaku i Vushtrrisë ishte sanxhaku më i vjetër, më i madhi për nga territori dhe më i rëndësishmi në pikëpamje ekonomike, kulturore dhe strategjike i Perandorisë Osmane. Në këtë sanxhak kryheshin përgatitjet për pushtimin e mëtutjeshëm osman në drejtim të Evropës dhe ishin xeherorët kryesore ( të arit, të argjendit, të plumbit, të zinkut etj), ku preheshin monedhat osmane57. Sanxhaku i Vushtrrisë në fillim ishte i ndarë në tetë nahije, ndërsa në shek. XVII për shkak të krizave në sistemin e timarit (prona feudale ushtarake) dhe me qëllim të lehtësimit të administrimit të gjithë territorit, sanxhaku copëtohet në tridhjetë nahije58. Me konsolidimin e pushtetit osman në këto treva pas vitit 1463 vilajeti i vjetër i Zveçanit merr statusin e nahijes, në kuadër të së cilës përfshiheshin fshatrat përreth dhe Dmitrovica dhe Rrzhana ( të cilat prej vitit 1469 quhen treg, pazar). Në etapat e para të sundimit osman nuk pat stagnim, e këtë e vërteton intensifikimi dhe zhvillimi ekonomik i disa vendbanimeve të cilat transferohen në kasaba, pazare, shehre (qytete) orientale në të cilat dalloheshin: çarshitë me punëtori zejtare e tregtare, si dhe zona të banimit të ndara në lagje (mëhall).Tipi i shtëpive orientale, për herë të parë paraqiten në këto troje gjatë kësaj periudhe. Gjatë sundimit turk në këto hapësira ndryshon edhe fizionomia e vendbanimeve ekzistuese duke marr pamje orientale59. Në kohën e regjistrimit të parë turk të këtyre viseve në vitin 1455, Mitrovica (Dmitrovica) ishte një fshat i vogël, mirëpo qysh në dekadën e parë të pushtetit turk shndërrohet në treg (pazar) me popullsi kryesisht myslimane. Sipas defterit të vitit 1455 Vushtrria kishte 232 shtëpi, por në vitin 1487 për shkak të luftërave intensive numri i popullsisë ishte përgjysmuar60. Sanxhaku i Vushtrrisë më 1490-1491 kishte në kuadër të vetin 9 vilajete : 1. Prishtina, 2. Vushtrria, 3. Llabi, 4. Morava, 5. Trepça, 6. Janjava, 7. Klopotniku, 8. Banjska, 9. Vllahet e Malësisë se Albanikut ( Kopaunikut)- Vushtrri më1490 i gjithë Sanxhaku i Vushtrrisë kishte: 26.212 shtëpi hane, 2395 shtëpi të regjistruara, 2674 shtëpi të zhdukura, 2042 shtëpi bive( me zot shtëpie vejushën), kurse më 1491 në sipërfaqen e përgjithshme të sanxhakut prej 5.670 km2, kishte 28.542 shtëpi hane61. Zhvillimi i Mitrovicës dhe Vushtrrisë nuk mund të vështrohet i pavarur prej vendbanimeve fqinje të Trepçës, Rrzhanes, Zveçanit dhe Banjskes. 55 Rizaj G. 1988. “Ndarja e sanxhakut te Vushtrrisë”.Gjurmime Albanologjike nr. XVIII. SSHH.Pr.fq 69-85 56 G. autoresh. 1979. “Mitrovica me rrethin”. Monografi, Mitrovicë. fq 69 dhe 75. 57 G. autoresh. 2003.“Vushtrria-Viciana me rrethin”. Monografi. Vushtrri. fq 84. 58 Rizaj G.1988. “Ndarja e sanxhakut te Vushtrrisë”.Gjurmime Albanologjike nr. XVIII. SSHH. Pr. fq 73. 59 Ramadani I. 2004. “Zhvillimi Rural” Dukagjini. Pejë fq 48. 60 G. autoresh. 2003.“Vushtrria-Viciana me rrethin”. Monografi. Vushtrri .fq 94 61 Po aty. fq 94.

Page 44: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

44

Regjistrimi turk i vitit 1525-26 shënon dy vendbanime me emrin Trepçë: miniera e Trepçës dhe Trepça e Poshtme. Në vendbanimin e minierës së Trepçës ishin regjistruar 221 shtëpi, 46 beqare dhe 7 vejusha, kurse ne Trepçën e Poshtme ( Stan Terg) 59 shtëpi, 12 beqare dhe 14 vejusha62. Kryengritjet e shpeshta, e sidomos luftërat austro-turke 1716-1718 lanë pasoja të renda tek popullsia vendase, duke shkatërruar një numër të madh të fshatrave në rrethin e Prishtinës, Vushtrrisë, Trepçës të cilat edhe mbeten të braktisura63. Fundi i shek XIX paraqet kthesë për ndryshimet të rëndësishme qe pasuan me ndërtimin e hekurudhës nëpërmes Fushës së Kosovës deri në Mitrovicë (1874) e cila i jep impuls zhvillimit të përgjithshëm të Kosovës dhe të RV. Sistemi i vendbanimeve merr formën e tanishme me ndërtimin e kësaj hekurudhe, e cila behet faktor i zhvillimit te vendbanimeve. Kështu Mitrovica nga një fshat i rëndomtë shndërrohet në një qendër të rëndësishme urbane. Gjithashtu edhe vendimet e kongresit të Berlinit me 1878, kur Serbisë iu lejua zgjerimi në dëm të tokave shqiptare, ndikoj në sistemin e vendbanimeve kur nga rrethi i Nishit (347 fshatra të banuara me shqiptar), Jablanica, fushëgropa e Vranjes, Polenica, Masurica, Veternica, Gerdelica (gjithsejtë rreth 700 vendbanime), popullsia e shpërngulur u vendos në rrefshin e Kosovës e në këtë kuadër edhe në RV, duke formuar vendbanime të reja muhaxhirësh: në Mitrovicë 13 vendbanime, Vushtrri 45 vendbanime, Skenderaj 10 vendbanime, Zubin Potok 14 vendbanime. Një pjesë e madhe e kësaj popullate emigroi në Maqedoni dhe në krahinat e Anadollit64.

1.5.7. Periudha mes dy luftërave botërore Kjo periudhë karakterizohet me ngjarje të shumta të karakterit kombëtar e ndërkombëtar të cilat kishin ndikim në rrjedhat e zhvillimit të popullsisë dhe vendbanimeve. Shtetet ballkanike duke dashur zgjerimin e hapësirës gjeografike krijuan kundër turqve aleancën ballkanike. Në vitin 1912 filloi Lufta e Parë Ballkanike, që paraqet edhe fundin e Perandorisë Osmane në Ballkan, kurse Kosova okupohet nga Serbia, ndërsa për popullsinë autoktone fillon një nder periudhat më të vështira dhe të përgjakshme në historinë e saj. Mbretëria Serbe në tetor të 1912 pushton territorin e RV-së që u përcoll me vrasje të popullsisë shqiptare dhe djegien e shumë vendbanimeve. Në Luftën e Parë Ballkanike, u shprehen fuqishëm orekset pushtuese të shteteve fqinje të Ballkanit, e në veçanti të mbretërisë serbe, kundrejt jo vetëm të Kosovës por edhe të Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi. Peshën e presionit dhe të dhunës e përjetoi popullsia shqiptare, e cila u përcoll me shpërngulje e në të njëjtën kohë me kolonizimin e Kosovës me elemente sllave nga viset e ndryshme të mbretërisë. Për nivelin e dhunës dhe shpërnguljeve tregon fakti se në periudhën 1912-1916, popullsia e Vushtrrisë zvogëlohet për 45% nga 48283 banorë ( mbi 92% shqiptarë), në 26550 banorë. Shpërthimi i Luftës së Parë Botërore në korrik 1914 dhe vendosja e pushtetit austro- hungarez në RV ndikoi në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve, duke u ndërpre shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi e Shqipëri, si dhe kolonizimi me serb e malazez i RV-së.

62 G. autoresh. 1979.“Mitrovica me rrethin”. Monografi, Mitrovicë. fq 73 63 Pllana E.1983. “Vuçitërna me rrethinë nën sundimin osman në shek.XV-XVII”.Vjetari i Arkives së Kosovës.XVII.Prishtinë. fq 40. 64 Osmani J. 2000 “Kolonizimi serb i Kosovës’ ERA. Prishtin. fq 21-23, shih edhe S. Uka. “Shpërnguljet e Shqiptarëve”. fq 117-167. dhe Ramadani I. 2004. “Zhvillimi Rural” Dukagjini. Pejë .fq 52.

Page 45: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

45

Gjithashtu shqiptarët në periudhën 1915-1918 ( sundimin austro-hungarez) fitojnë të drejta: në përdorimin e gjuhës shqipe në administratë, hapjen e shkollave shqipe, përdorimin e flamurit kombëtar, qarkullimin e lirë për në Shqipëri, udhëheqjen e komunave dhe rretheve në pjesët ku shqiptarët përbenin shumicën etj. Me përfundimin e Luftës së Parë Botërore fundi i vitit 1918, RV-ja dhe Kosova si tërësi ripushtohen nga Serbia (Mbretëria serbe-kroate-sllovene), dhe përsëri filluan vrasjet, djegiet, shpërnguljet, reforma agrare dhe kolonizimi i saj. Gjendjen edhe më tepër e rëndonte fakti se 90% e popullsisë ishin analfabetë, jetonin në fshat dhe merreshin me bujqësi, ndërsa reforma agrare dhe kolonizimi e renduan edhe më tepër gjendjen me marrjen e pronave bujqve (shqiptarë) për nevojat e kolonizimit. Shpërngulja e shqiptarëve, asimilimi dhe kolonizimi i trojeve etnike shqiptare nga regjimi serb konsiderohej si mision i shenjt nacional serb. Si pasojë e një politike të tillë struktura nacionale e popullsisë së Kosovës pëson ndryshime, kështu shqiptarët nga 90% sa kishin pjesëmarrjen në popullsinë e përgjithshme me 1912, në vitin 1941 përbenin vetëm 70% të popullsisë së përgjithshme, si pasojë e vrasjeve, shpërnguljeve të popullsisë shqiptare dhe kolonizimit65. Përmes reformës agrare popullsia fshatare shqiptare shpronësohej për të rritur edhe më tepër varfërinë e cila shfrytëzohej edhe si presion për shpërnguljen e shqiptarëve. Për nevojat e reformës agrare në periudhën 1918-1941, popullsisë shqiptare iu konfiskuan 192.212 ha tokë, kurse në RV 29.557 ha ( Mitrovicë-3505 ha, Vushtrri-11757 ha dhe Drenicë- 14295 ha)66. Në të njëjtën periudhë nga viset e ndryshme të Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës e Hercegovinës etj, Kosova u kolonizuar me 13482 familje me rreth 67410 anëtarë të shpërndarë në 594 vendbanime të Kosovës67. Në RV ishin vendosur 1463 familje kolonësh (Mitrovicë- 163, Vushtrri-776, Skënderaj-521, Zveçan dhe Leposaviq-3) ishin vendosur në 93 vendbanime68. Reforma agrare dhe kolonizimi u përcollën me shpërnguljen masive të popullsisë autoktone shqiptare. Në periudhën 1912-1914 numri i të dëbuarve me dhunë arrinte shifrën e 281747 vetave pa llogaritur fëmijët deri në moshën 6 vjeçare. Në periudhën 1915-1918 si pasojë e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, shpërnguljet ndërpriten, për të vazhduare pas ripushtimit të Kosovës nga Serbia (1918) për të vazhduar deri në Luftën e Dytë Botërore kur nga Kosova u shpërngulen edhe 255878 veta69. Shpërngulja e shqiptarëve ishte shumë e shprehur edhe në RV, e këtë më se miri e ilustron ankesa e prefektit të qarkut të Mitrovicës ( Petar Kunovqiqi) me rastin e shkarkimit nga detyra i cili thekson se: me meritën e tij nga qarku i Mitrovicës janë shpërngulur 32000 shqiptar për në Turqi dhe 6000 të tjerë ne Shqipëri70.

65 “Dëbimet e Shqiptarëve dhe Kolonizimi i Kosovës 1877-1995”.1995. Instituti i Historisë se Kosovës. Prishtinë. fq 50. 66 Obradovic M.2005. “Reforma Agrare dhe Kolonizimi ne Kosovë 1918-1941”. Instituti i Historisë. Prishtinë . fq 205. 67 Osmani J.2000 “Kolonizimi serb i Kosoves”. ERA. Prishtin. fq34. 68 Po aty fq.36,shih edhe Islami H.1994. “Rrjedha demografike shqiptare”. Dukagjini.Pejë. fq 137-165 69 “Debimet e Shqiptarve dhe Kolonizimi i Kosoves 1877-1995”. 1995.Instituti i Historisë se Kosovës. Prishtinë . fq 42. 70 G. autorësh. 1979. “Mitrovica me rrethin”. Monografi. Mitrovicë . fq 167, shih edhe Abdyli R. “Spastrimi i fshatarësisë dhe kolonizimi serbomalazez i trojeve etnike shqiptare (1912-1914)” Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga kriza lindore e këndej”. Akademia e Shkencës dhe Arteve të Kosovës Prishtinë. fq 117-127.

Page 46: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

46

Qellim parësor i reformës agrare dhe kolonizimit nuk ishte që të likuidoheshin mbeturinat e marrëdhënieve feudale dhe të zgjidheshin problemet jetësore të popullsisë autoktone, por që shqiptarët të persekutoheshin dhe të varfëroheshin deri në atë masë sa të shpërngulën në Turqi e Shqipëri, dhe në këtë mënyrë të ndërrohej përbërja kombëtare e popullsisë së këtyre territoreve71 ose “të bëhej serbizimi i Kosovës”72

1.6. Roli i faktorëve socio-ekonomik në dinamikën dhe zhvillimin e popullsisë

Përveç faktorëve natyrorë, historikë, politikë e kulturorë rol të rëndësishëm në proceset demografike dhe zhvillimin e vendbanimeve në RV, sidomos në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore kanë edhe faktorët socio-ekonomikë, sidomos procesi i industrializimit, urbanizimit dhe deagrarizimit.

1.6.1. Roli i procesit të industrializimit në urbanizimin e popullsisë Industria është një ndër faktorët që ka sjellë ndryshime në të gjitha proceset demografike dhe socio-ekonomike me përmasa të gjëra, pasi që është gjenerator i zhvillimit të një regjioni apo vendi. Ndikimin e industrisë në transformimin e parametrave demografik dhe socio- ekonomik e tregon korrelacioni i saj me: rritjen e pjesëmarrjes së popullsisë urbane, të popullsisë së punësuar, e femrave të punësuara, e pjesëmarrjes së popullsisë së arsimuar, e ekonomive familjare jo bujqësore, e ekonomive të vogla- familjare ( me më pak se 4 anëtarë), e rritjes se vlerave të produktit të përgjithshëm, për kokë banori etj. Përkundër këtyre rrethanave, me rritjen e pjesëmarrjes së popullsisë aktive në veprimtaritë sekondare zvogëlohet pjesëmarrja e popullsisë rurale, e popullsisë bujqësore, e popullsisë analfabete, e të punësuarve në botën e jashtme, e pjesëmarrjes së ekonomive të mëdha familjare dhe pjesëmarrjen e ekonomive familjare bujqësore73. Për përcaktimin e shkallës se industrializimit në RV janë marrë për bazë parametrat:

• pjesëmarrja e të punësuarve në industri ndajë të punësuarve gjithsejtë dhe

• pjesëmarrja e të punësuarve në industri ndaj popullsisë aktive gjithsejtë. Në vitin 1975 nga 24508 të punësuar në regjionin verior, 10804 ose 44.% ishin të angazhuar në industri dhe xehetari, kurse në vitin 1985 nga 33397 të punësuar 12232 ose 36.6% i takonin të punësuarve në këto dy veprimtari ekonomike. Duke i krahasuar vlerat në mes këtyre dy periudhave shihet se niveli i punësimit në industri dhe xehetari edhe pse në vlera absolute ka treguar rritje për 1428 veta, pjesëmarrja e saj në numrin e përgjithshëm zvogëlohet nga 44.1 në 36.6%. Ky zvogëlim i pjesëmarrjes në radhë të parë është si pasojë e përkeqësimit te situatës ekonomike (sidomos në industri) në RV dhe rritjes së pjesëmarrjes së sektorit terciar dhe kuartar në punësimin e përgjithshëm. Këtë e ilustron fakti se në të

71 Islami H. 2003 “Spastrimet etnike-politika gjenocidiale serbe ndaj shqiptarëve”- Dukagjini. Pejë .fq.31-32. 72 M. Obradovic. 2005. “Reforma Agrare dhe Kolonizimi ne Kosovë 1918-1941”. Instituti i Historisë. Prishtinë. fq 05. 73 Pushka A. 1988. “ Nivo industrijalizacije SAP Kosova”. Geografski Pregled nr. 31/32. Sarajevë fq 76

Page 47: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

47

njëjtën periudhë numri i përgjithshëm i të punësuarve ka treguar rritje për 36.8%, kurse në industri vetëm 13.3%. Gjendja e rënduar vazhdon sidomos pas vitit 1990 me përjashtimin e punëtoreve shqiptarë nga puna, kështu që numri i përgjithshëm i të punësuarve zvogëlohet për -33.9%, kurse në industri për 20 %. Situata më e rënduar paraqitet në tri(3) komunat me shumicë shqiptare, ku i numri i të punësuarve në industri zvogëlohet në: Mitrovicë për 50.3%, Vushtrri 36.5% dhe Skënderaj për 80.6%, kurse në tri(3) komunat me shumicë serbe numri i të punësuarve edhe në këtë periudhë shënon rritje. Tabela 6. Numri i të punësuarve në industri në Regjionin Verior 1975-199674

1975 1985 1996 Raporti 1985/96

Gjith. Indu. % Gjith. Indu. % Gjith. Indu. % Gjith. Indu.

Mitrovica 18411 8749 47.5 22564 8591 38.0 9969 4269 42.8 -55.8 -50.3

Vushtrria 2201 320 14.5 4664 1243 26.7 4181 789 18.8 -10.3 -36.5

Skenderaj 1187 226 19.0 2798 826 29.5 1464 160 10.9 -47.6 -80.6

Leposaviqi 2709 1509 55.7 3371 1572 46.6 2918 1677 57.4 -13.4 6.6

Z.Potoku - - - 1052 384 36.5 - -

Zveçani - - - 2470 2516 101.8 - -

R. Verior 24508 10804 44.1 33397 12232 36.6 22054 9795 44.4 -33.9 -19.9

Kosova 210196 75129 35.7 144993 59275 40.8 -31.0 -21.1

Pjesëmarrja e të punësuarve në industri ndaj popullsisë aktive në RV gjatë gjithë periudhës 1961-’91 lëvizte rreth 20%, më 1971-20.7%, 1981-20.3% dhe 1991 pjesëmarrja zvogëlohet në 11.8%.Gjatë kësaj periudhe RV karakterizohej si regjion dobët i industrializuar75 ( në nivele të larta afër kalimit në radhën e regjioneve mesatarisht të industrializuara), por me dallime shumë të mëdha në mes të njësive përbërëse. Tabela 7. Komunat e RV sipas shkallës së industrializimit 1961-1991

Të pa industrializuara deri 7.5%

Dobët të industrializuara 7.6-25.0%

Mesatarisht të industrializuara 25.1-42.5%

1961 Skënderaj Mitrovicë, Vushtrri, Leposaviq -

1971 Skënderaj Vushtrri, Leposaviq Mitrovicë

1981 Skënderaj, Vushtrri Leposaviq Mitrovicë

1991 Skënderaj, Vushtrri, Zubin Potok

Mitrovicë, Leposaviq Zveçani me 63.8% (shprehimisht i industrializuar)

74 1981 -Komunat e KSA e Kosovës me 1984, ESK, Prishtinë 1986, faqe 37, 1996- Opstine u republici Serbiji 1997.RZSS.1998 Bg. faqe 215 dhe 115, 1975-Statisticki godišnjak Jugosllavije 1976.SFRJ.SZS.Bg. fq 584 75 Sipas Igor Vrishent cituar sipas A. Pushkës. 2004 “Ndikimi i industrisë në formimin e regjioneve ekonomike në Kosovë”, Aspektet gjeosociale dhe gjeoekonomike në Kosovë Prishtinë fq 312. Kategorizimi i komunave sipas autorit ishte si në vijim: - komunat apo qendrat e pa industrializuara kanë deri 7,5% të popullsisë aktive në industri dhe xehetari - komunat dobët të industrializuara kanë 7,6-25,0% të popullsisë aktive në industri dhe xehetari - komunat mesatarisht të industrializuara kanë 25,1-42,5% të popullsisë aktive në industri dhe xehetari - komunat fort të industrializuara kanë 42,6-60,1% të popullsisë aktive në industri dhe xehetari dhe - komunat shprehimisht të industrializuara kanë mbi 60,2% të popullsisë aktive në industri dhe xehetari. Vërejtje:popullsia aktive është marr për vitet 1961,’71.’81 dhe ’91, kurse numri i të punësuarve për vitet 1965,’75, ’85 dhe ’96

Page 48: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

48

Siç shihet nga tabela Skënderaj gjatë gjithë periudhës ishte komunë e pa industrializuar, Vushtrria në periudhën 1961-’71 ishte dobët e industrializuar, ndërsa në periudhën 1981- ’91 zbret në komunat e pa industrializuara, Mitrovica në vitet 1971 dhe 1981 hynte ne radhën e komunave mesatarisht të industrializuara, kurse në vitet 1961 dhe 1991 dobët e industrializuar, komuna e Leposaviqi gjatë gjithë periudhës ishte industrializuar dobët, por në nivele të larta afër kalimit në komunat mesatarisht të industrializuara, Zubin Potoku në vitin 1991 ishte komunë e pa industrializuar por me shkallë të lartë të të punësuarve në sektorin terciar dhe kuartar, kurse Zveçani me 63.8% të popullsisë aktive të punësuar në industri hynte në radhën e komunave shprehimisht të industrializuara ( shkalla më e lartë). Decentralizimi i industrisë nga qendrat e mëdha industriale dhe urbane drejt qendrave në nivel më të ulët të zhvillimit industrial dhe vendbanimeve rurale e kanë stimuluar shumë vende të zhvilluara të Evropës dhe rezultatet në këtë drejtim kanë qenë pozitive76, përvojë e cila do të duhej të zbatohej në të ardhmen edhe në RV.

1.6.2. Procesi i urbanizimit Urbanizimi është proces kompleks i cili zhvillohet krahas me zhvillimin dhe ndryshimet e përgjithshme socio-ekonomike dhe paraqitet si: progres i shoqërisë, përparim i të gjitha aktiviteteve ekonomike, zhvillim e ngritje të standardit jetësor si dhe transformim të hapësirës. Si proces kompleks me urbanizim janë marrë një numër i konsiderueshëm autorësh nga fushat e ndryshme, prandaj edhe definicioni i tij varet nga fusha e cila dëshirohet të studiohet. Kombet e Bashkuara në aspekt demografik, urbanizimin e definojnë si “ proces përmes të cilit një pjesë e popullsisë jeton në vendbanime qytete, duke e rritur numrin e popullsisë e cila jeton në vendbanimet urbane77. Pra shikuar nga aspekti demografik me urbanizim nënkuptojmë përqendrimin e popullsisë në qytete. Popullsi qytetare quhet popullsia që banon brenda kufijve të njësive administrative që me ligj janë quajtur qytete78. Raporti midis popullsisë rurale dhe asaj urbane është indikator i rëndësishëm i nivelit të zhvillimit ekonomik e social dhe i ndarjes shoqërore të punës, si dhe i strukturës së popullsisë, intensitetit të procesit të deagrarizimit, deruralizimit dhe urbanizimit79. Urbanizmi si proces ka ndikim në shumë sfera të jetesë e gjithashtu ka ndikim edhe ne sferën demografike. Është pranuar nga të gjithë, edhe në Konferencën Botërore të Popullsisë 1994 se urbanizimi i shpejt do te jetë tipari themelor në evolucionin e përgjithshëm demografik. Në RV, vetëm pas viteve ’70-ta fillon një fazë e re në zhvillimin ekonomik, e cila në vitet e ardhshme ndikon në rritjen e shpejtë të popullsisë urbane në qendrat e mesme e të vogla, duke iniciuar fazën fillestare të urbanizmit sekondar (cilësor).

76 Ramadani I. 2004. “Zhvillimi Rural” Organizimi dhe rregullimi hapësinor i vendbanimeve rurale në Regjionin e Kosovës, Dukagjini Pejë 2004. fq 145-152. shih edhe Cifric I. 1987. “Industrijalizacija i ruralne sredine”. Sociologija sela br. 95-98, Zagreb f.37-44. 77 Djurdjev B. 1993/94. “Demografski razvoj gradskog i seoskkog stanovnistva”, Stanovnictvo, CDI,IDN. Br 3-4 I 1-2. Beograd . st.59-88. 78 F. Sheri. 1997.”Fjalori enciklopedik i demografisë, Tiranë ,fq 54; më gjerësisht I. Ramadani,2004 Zhvillimi. rural Organizimi dhe rregullimi hapësinor i vendbanimeve rurale të Regjionit të Kosovës, Dukagjini, Pejë . fq 167-181. 79 H.Islami.1995 “Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës, ETMM, Prishtinë , fq117.

Page 49: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

49

1.6.3. Lëvizja e numrit të përgjithshëm të popullsisë urbane

Në praktikën ndërkombëtare nuk ekziston një kriter i caktuar për përcaktimin e vendbanimeve në urbane dhe të tjera, prandaj numri i qyteteve dhe popullsisë urbane është nën ndikimin e drejtpërdrejtë të kriterit i cili shfrytëzohet në rastin e ndarjes së vendbanimeve në urbane dhe të tjera. Në Kosovë, në regjistrimet e popullsisë në periudhën pas Luftës se Dytë Botërore, janë shfrytëzuar dy kritere ( modele) për ndarjen e vendbanimeve në urbane dhe të tjera:

• Administrativ- juridik sipas të cilit vendbanimet urbane janë përcaktuar me ligj • Kombinuar ( demografik-statistikor) i cili kishte për bazë kombinimin e dy

karakteristikave të popullsisë: madhësinë e vendbanimit (numrin e popullsisë) dhe % e pjesëmarrjes së popullsisë jo bujqësore në popullsinë e përgjithshme.

Në bazë të kritereve të lartpërmendura në RV numri i vendbanimeve urbane në periudhën 1948-2004 është rritur nga 1 ne 680.

Tabela 8. Vendbanimet urbane sipas regjistrimeve të popullsisë në RV 1948-2004 Vendbanim

urban-qytet Viti i regjistrimit

1948 1953 1961 1971 1981 1991 2004

1 Mitrovica Q Q Q Q Q Q Q

2 Vushtrria Q Q Q Q Q Q

3 Zveçani Q Q Q Q Q

4 Leposaviqi Q Q Q

5 Leshaku Q Q X

6 Skënderaj Q

7 Zubin Potoku Q

R. Verior 1 2 3 3 5 5 6

Për përcaktimi e nivelit të urbanizimit shfrytëzohen tregues të ndryshëm, mirëpo në literaturën botërore më së shpeshti përdoret pjesëmarrja e popullsisë urbane në popullsinë e përgjithshme. Zhvillimi i popullsisë së RV- së si edhe Kosovës në tërësi deri në Luftën e Dytë Botërore tregonte karakteristika tipike të mjediseve agrare në nivel shumë të ulët të shkallës së urbanizimit 11.8% dhe pjesëmarrje të lartë të popullsisë bujqësore rreth 70%. Sipas vlerësimit të vitit 200481, në 6 vendbanimet urbane jetonin 131325 banorë ose 43.4 % duke e futur RV-në në kuadër të viseve me urbanizim mesatar. Norma mesatare vjetore e rritjes së popullsisë urbane në periudhën 1991-2004 ishte 4.3% e cila ishte për afër dy herë e gjysmë (2.4 herë) më e lartë se rritja e popullsisë së përgjithshme dhe për 15 herë më e lartë se rritja e popullsisë rurale në të njëjtën periudhë. Trendët e rritjes së shpejt të popullsisë urbane në RV janë karakteristik që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Në bazë të dhënave statistikore dhe vlerësimit të vitit 2004, RV në periudhën 1948-2004, numri i përgjithshëm i popullsisë është rritur për 154.7% (2.5 here), popullsia urbane për 844.7% ( 9.4 herë, kurse popullsia rurale për 62.2% (1.6 here), prandaj edhe pjesëmarrja e popullsisë urbane në popullsinë e përgjithshme është rritur nga 11.8 në 43.9%. 80 Behrami S. (2009). “Dinamika dhe shkalla e urbanizimit të popullsisë në Kosovë”- Takimi i Katërt Vjetorë i Institutit Alb-Shkenca. Studiuesit Shqiptarë në Rrjedhat e Shkencës Botërore. Tetovë. 81 Pushka A. 2004. “Zhvillimi rural në Kosovë”. RINVEST. Prishtinë, fq 145-147.

Page 50: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

50

Tabela 9. Lëvizja dhe rritja vjetore e popullsisë së përgjithshme, urbane dhe rurale në RV

1948-2004 RV Gjithsej Urbane Rurale Shkalla e

urbanizimit Popullsia gjithsejtë

Rritja vjetore

Popullsia gjithsejtë

Rritja vjetore

Popullsia gjithsejtë

Rritja vjetore

1948 117511 - 13901 - 103610 - 11.8

1961 159648 2.7 37099 12.8 122549 1.4 23.2

1971 196466 2.3 57122 5.4 139344 1.3 29.1

1981 234667 1.9 79911 3.9 154756 1.1 34.1

1991 275904 1.8 103192 2.9 172712 1.2 37.4

2004 299342 0.7 131325 2.1 168017 -0.2 43.9

Rritja % 1948/2004

181831 154.7 %

2.8 ose 2.5 here

117424 844.7 %

15.1 ose 9.4 here

64407 62.2 %

1.1 ose 1.6 here

Grafiku 3 dhe 4 Lëvizja dhe pjesëmarrja e popullsisë së përgjithshme, urbane dhe rurale në

RV 1948-2004

Me shkallë të urbanizimit prej 39.6% (1991) dhe 43.9% (2004), RV arriti në nivel të urbanizimit që është karakteristik për vendet mesatarisht të zhvilluara. Edhe në nivelin e urbanizimit sikurse në pjesëmarrjen e të punësuarve në industri (ndaj të punësuarve gjithsejtë dhe popullsisë aktive) dhe pjesëmarrjes se popullsisë bujqësore, ekzistojnë dallime të theksuara në mes të komunave përbërëse nga: 72.8% -Mitrovicë në 13.5ë%-Skënderaj.

Page 51: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

51

Harta 11.

Niveli i urbanizimit dhe shkalla e deagrarizimit në radhë të parë varet nga niveli i zhvillimit ekonomik, duke ndikuar kështu në transformimin e parametrave demografik të komunave bazuar në parimet e postulates së njohur demografike “më trego nivelin e zhvillimit ekonomik, të tregoj shkallën e natalitetit”82 që është konstatimi më i qëndrueshëm që tregon ndikimin e zhvillimit ekonomik në transformimin e parametrave demografik që është konstatuar edhe në rastin e RV-së. Tabela 11. Shkalla e urbanizimit, deagrarizimi dhe të ardhurat për banorë në RV 1991 Shkalla

Urbanizimit Shkalla deagrarizimit

Të ardhurat për ban.

Indeksi urbanizimit

Indeksi deagrarizimit

Indeksi i të ardhurave

R. Verior 37.4 88.8 16807 100 100 100

Mitrovica 61.3 96.9 26121 154.8 109.1 155.4

Vushtrria 38.0 88.5 11846 95.9 99.7 70.5

Skëenderaj 8.9 73.9 7751 20.5 83.2 46.1

Leposaviqi 30.3 85.5 23782 76.5 96.6 141.5

Zubin Potoku 24.09 81.5 5894 60.4 91.8 35.1

Zveçani 32.6 96.0 25494 82.1 108.1 151.7

Kosova 37.3 79.5 15301 94.2 89.5 91.0

82 Limani M.1989. “Osobenost pada nataliteta na Kosovo”. Demogrfski Zbornik I. Srpska Akademija Nauka i Umetnosti Bg. fq 178

Page 52: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

52

Harta 12.

Siç shihet nga tabela, komunat me shkallë të lartë të urbanizimit dhe deagrarizimit karakterizohen me të ardhura më të larta për kokë banori, kurse komunat me nivel më të ulët të këtyre komponentëve kanë edhe të ardhura më të ulëta, që d.m.th. se me rritjen e nivelit të urbanizimit dhe deagrarizimit popullsia realizon të ardhura më të larta dhe e përmirëson standardin jetësor që përcillet edhe në fushën demografike me transformim të parametrave demografik. Niveli më i ulët i urbanizimit në Komunën e Leposaviqit ishte rezultat i orientimit në sistem policentrit të qendrave urbane si dhe krijimit të rrjetit efikas rrugor për lidhje më të mirë të vendbanimeve, kurse Zveçani karakterizohet me shkallë të lartë të deagrarizimit dhe të ardhurave, por me shkallë më të ulët të urbanizimit për shkak të problemeve mjedisore që ka zona urbane. Procesi i urbanizimit dhe deagrarizimit në RV ishte me i shpejtë se sa në nivel të Kosovës në përgjithësi, prandaj edhe të ardhurat për kok banori janë më të larta, por dallimet e mëdha në mes komunave të regjionit kanë ndikuar që në disa komuna të RV-së këta parametra të jenë në nivele më të ulëta se edhe mesatarja e Kosovës. Element i rëndësishëm urbanistik është edhe struktura e vendbanimeve urbane sipas madhësisë, për faktin se nga madhësia e vendbanimit urban varet ndikimi në transferimin e

Page 53: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

53

rrethinës dhe niveli i urbanizimit është në korrelacion të ngushtë me rritjen e numrit të popullsisë dhe nivelin e zhvillimit ekonomik. Në vitin 1991 në kuadër të RV-së dominonin vendbanimet e vogla urbane deri 20000 banorë ( 4 vendbanime83 ) në të cilat jetonin 8223 ose 8%, dhe të mesme urbane 20000-100000 banorë (2 vendbanime) 93974 ose 92 % e popullsisë së përgjithshme, kurse nuk ka vendbanime të mëdha urbane. Gjendje e njëjtë është përcjellë edhe në vitin 2004, kur pjesëmarrja e vendbanimeve të vogla urbane rritet në 15.2%, kurse vendbanimet e mesme zvogëlohet në 84.8% . Nga të dhënat e cekura më lart shihet se në RV, urbanizmi ka karakteristika të urbanizmit primar, ndërsa urbanizmi sekondar si tregues i rëndësishëm i procesit të urbanizimit tëe vendbanimeve rurale nisi tepër vonë të zhvillohet, që shihet edhe nga rritja e pjesëmarrjes së vendbanimeve të vogla urbane në kuadër të popullsisë urbane nga 8 (1991) në 15.2%(2003). Si dukuri shqetësuese, sidomos në periudhën pas vitit 1999, është migrimi i fuqishëm dhe i pa kontrolluar (stihie) i popullsisë rurale në drejtim të qendrave urbane të regjionit, duke shkaktuar ndërtime e mbindërtime pa kriter e plan të cilat vështirë se mund të inkorporohen në planet hapësinore dhe rregulluese të mjedisit urban, ndërsa në anën tjetër po ndodh braktisja e fshatrave të viseve kodrinore-malore, fenomen i shprehur ky sidomos në komunat: Mitrovicë, Z. Potok e Leposaviq. Ekzistimi i korrelacionit pozitiv në mes të nivelit të urbanizimit e industrializimit me zhvillimin ekonomik, pjesëmarrjen e popullsisë së punësuar, produktit për frymë, numrit mesatar të viteve të shkollimit, përhapjen e veprimtarive sekondare e terciare, rritjen e numrit të përgjithshëm të të punësuarve, pjesëmarrjen e femrave të punësuara84 etj, përcjellët me transformime të parametrave demografik, duke zvogëluar: nivelin e natalitetit( me rritjen e pjesëmarrjes të popullsisë së punësuar për 1% ndaj tërë popullsisë, niveli i natalitetit zvogëlohet për 1.63 ‰ 85), shtimin natyror, popullsinë bujqësore, pjesëmarrjen e analfabetëve86 etj. Për rrjedhojë urbanizimi e industrializimin janë faktorë të rëndësishme në transformimet demografike të komunave, regjioneve dhe shteteve në tërsi.

1.6.4. Procesi i deagrarizimit ( eksodi rural) në RV Deagrarizimi si proces nënkupton kalimin e popullsisë nga veprimtaritë bujqësore (si burim i të ardhurave) në veprimtarit jo bujqësore. Zhvillimi i industrisë dhe veprimtarive tjera jo bujqësore, së bashku me zvogëlimin e popullsisë bujqësore janë procese të zakonshme të zhvillimit ekonomik. Transformimi i popullsisë nga bujqësia në veprimtaritë jo bujqësore ose edhe nga fshati në qytet përcjellët me pasoja të natyrës: demografike, ekonomike, sociale, kulturore etj. Zvogëlimi i popullsisë bujqësore në RV ( nga 55.0% më 1961 në 11.3% më 1991) është një nga ndryshimet më të rëndësishme në strukturën socio- ekonomike të popullsisë së RV-së.

83 Ne komunat: Skenderaj dhe Zubin Potok te cilat ne vitin 1991 nuk kishin statut te vendbanimeve urbane, popullsi urbane është llogaritur numri i popullsi ne qendrën komunale. 84 Pushkës A. 2004 “Niveli i industrializimit ne Kosovë”, Aspektet gjeosociale dhe gjeoekonomike në Kosovë Prishtinë fq 297-307. me gjerësisht shih edhe Gjonbalaj M.1997. “Ndikimi i faktorëve ekonomik dhe demografik ne zhvillimin e popullsisë se Kosovës”. Instituti Ekonomik. Prishtinë. 85 Po aty fq.99. 86 Po aty. fq 306.

Page 54: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

54

Megjithatë, karakteristik kryesore e procesit të deagrarizimit të popullsisë është kalimi i shpejtë ( deri më 1991) dhe me stihi nga bujqësia dhe mundësitë e kufizuara të absorbimit nga industria dhe aktivitetet tjera jobujqësore. Në procesin e deagrarizimit është me rëndësi largimi i popullsisë nga bujqësia dhe mbetja e saj në fshat, ndërsa profesion themelor nuk është bujqësia. Ky proces ndryshe quhet eksodus agrar87. Procesi i deagrarizimit dhe eksodit rural në kuadër të RV-së, në periudhën gati gjysmëshekullore 1961-2004, do të përcillet përmes 3 komponentëve kryesore që janë:

• Lëvizja e numrit të përgjithshëm të popullsisë bujqësore

• Pjesëmarrja e popullsisë bujqësore në popullsinë e përgjithshme • pjesëmarrja e popullsisë rurale ne popullsinë e përgjithshme.

1.6.4.1. Ndryshimet në lëvizjen e popullsisë bujqësore në RV 1961-2004

Zhvillimi relativisht i shpejtë industrial (sidomos i Mitrovicës dhe Zveçanit) pas Luftës së Dytë Botërore, ngritja e standardit jetësor, ndryshimet në strukturën e konsumit të popullsisë, mekanizimi i bujqësisë janë faktorët kryesorë në zvogëlimin e numrit të përgjithshëm të popullsisë bujqësore në RV. Në vitin 200488, popullsia bujqësore në RV përbente 122.5 mijë ose 36.9% të popullsisë së përgjithshme të regjionit, që njëherësh paraqet numrin absolut më të madh të regjistruar gjatë gjithë periudhës në shqyrtim. Në periudhën 1961-’91 numri i përgjithshëm dhe pjesëmarrja e popullsisë bujqësore në popullsinë e përgjithshme është zvogëluar nga 87978 në 30771 ose për 57207 persona, ose pjesëmarrjen nga 55.0% në 11.2%. Zvogëlimi më i madh si absolut ashtu edhe relativ i popullsisë bujqësore është regjistruar në periudhën 1971-’81 kur popullsia bujqësore zvogëlohet për 41178, ose nga 39.1% (1971) në 15.1% (1981), në radhë të parë si pasojë e ndryshimit të metodologjisë së regjistrimit të popullsisë bujqësore. Zvogëlimi vazhdoi edhe në periudhën 1981-’91 për 4757 persona ose nga 15.1% (1981) në 11.2% (1991) që është trend shumë më i ngadalshëm se në dekadën e mëparshme. Brenda komunave përbërëse të RV-së ekzistojnë dallime të theksuara në pjesëmarrjen e popullsisë bujqësore. Në vitin 1991 komunat të cilat karakterizoheshin me pjesëmarrjen më të ulët të popullsisë bujqësore ishin: Mitrovica dhe Zveçani, rreth mesatares së regjionit ishin Vushtrria, Albaniku dhe Z. Potoku , kurse përqindje shumë më të lart se mesatarja e regjionit kishte Skënderaj. Pas vitit 1991, me përjashtimin e punëtorëve shqiptarë nga puna, bujqësia kthehet në një veprimtari të rëndësishme ekonomike si në Kosovë ashtu edhe në RV. Si pasojë e ngecjes së industrisë edhe pas luftës së vitit 1999 popullsia bujqësore ka treguar rritje. Kështu në raport me vitin 1991 në vitin 2004 popullsia bujqësore ka treguar rritje nga 30771(1991) në 122645 (2004), ndërsa pjesëmarrja e popullsisë bujqësore rritet nga 11.3 % në 36.9%. Në vitin 2004 më 36.9% të popullsisë bujqësore RV për herë të parë karakterizohet me pjesëmarrje më të lartë të popullsisë bujqësore se sa pjesëmarrja e kësaj kategorie në nivel të Kosovës- 35.1%. Përveç Mitrovicës të gjitha komunat tjera kishin pjesëmarrje më të lartë të popullsisë bujqësore se sa pjesëmarrja në kuadër të regjionit dhe Kosovës si tërësi, e cila 87 Mendras H. “Seljacko društvo”.fq.192, cituar sipas Ramadani I.2004. “Zhvillimi Rural”,Dukagjini fq 154 88 Numri i popullsisë bujqësore 2004 nga “Anketa e ekonomive bujqësore 2004-ESK” kurse popullsia e përgjithshme sipas vlerësimit të A. Pushkës 2004 “Statistikat vitale te kohës me te re’

Page 55: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

55

tregon për gjendjen e pavolitshme të degës kryesore ekonomike të regjionit që ishte industria në periudhën pas vitit 1991, e sidomos pas luftës së vitit 1999, si pasojë e pa- mundësisë së aktivizimit të reparteve industriale dhe problemeve politike me të cilat ballafaqohet regjioni.

Tabela 12. Lëvizja e popullsisë bujqësore në Regjionin Verior 1961-200489 1961 1971 1981 1991 2004

Nr.pergj % Nr.pergj % Nr.pergj % Nr.pergj % Nr.pergj %

Mitrovica 24146 34.0 18329 20.0 6792 6.5 3229 3.1 16917 12.8

Vushtrria 24527 61.0 22482 44.0 9646 14.9 9127 11.5 38771 46.6

Skënderaj 26107 86.0 26392 72.0 14625 31.6 14164 26.1 47878 62.1

Albaniku 13099 69.0 9503 53.0 4465 26.6 2314 14.2 9503 50.1

Z.Potoku - - - - - - 1545 18.5 4967 43.4

Zveçani - - - - - - 392 4.0 4609 44.2

R.Verior 87879 55.0 76706 39.1 35528 15.1 30771 11.3 122645 36.9

Kosova 618381 64.0 640692 51.0 380024 24.5 388619 20.5 907925 35.1

Harta 13.

89 1961-71. H. Islami-Popullsia e Kosovës, ETMMK. Prishtinë 1981, faqe 352,1981- Buletini 17. ESK 1982 Prishtinë , faqe 37, 1991-Opstine u republici Serbiji 1997.RZSS.1998 Bg. faqe 87, 2004-Numri i popullsisë bujqësore 2004 nga “Anketa e ekonomive bujqësore 2004-ESK” kurse popullsia e përgjithshme sipas vlerësimit të A. Pushkës 2004 “Statistikat vitale te kohës me te re’ Të dhënat i përpunoi autori

Page 56: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

56

Eksodi rural- Kalimi i popullsisë nga bujqësia në veprimtaritë jo bujqësore nuk është përcjell edhe me ndërrimin e vendbanimit, por shpesh ishte si fazë kalimtare, për ketë arsye urbanizimi është zhvilluar më ngadalë se sa procesi i deagrarizimit dhe intensiteti i deagrarizimit nuk u përcoll me intensitet të njëjtë nga urbanizimi Në RV nga viti 1961 deri më 1991 popullsia bujqësore u zvogëlua për 2.8 herë, kurse popullsia rurale në të njëjtën periudhë është rritur për rreth 40%. Në anën tjetër pjesëmarrja e popullsisë bujqësore në numrin e përgjithshëm të popullsisë është zvogëluar nga 55 në 11.3%, kurse pjesëmarrja e popullsisë rurale nga 75% në 60% e cila tregon se popullsia edhe pse ka lëvizur nga bujqësia si veprimtari ekonomike ka vazhduar të jetojë në viset rurale. Numri absolut i popullsisë rurale në RV është rritur vazhdimisht nga 122549 (1961) në 168017 (2004), kurse pjesëmarrja në popullsinë e përgjithshme është zvogëluar nga 88.2% (1948) në 56.1% (2004) . Brendapërbrenda komunave të regjionit ekzistojnë dallime të mëdha sa i përket lëvizjes së popullsisë rurale. Me rritje të vazhdueshme të popullsisë rurale karakterizohet komuna e Skënderajt, deri në vitet e ’90 Komuna e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, ndërsa popullsia rurale e komunave Leposaviq, Zubin Potok nga vitet e ’60 dhe Zveçan nga vitet e ’70 e deri në vitet e ’90 të shekullit të kaluar karakterizoheshin me trend të zvogëlimit të vazhdueshëm. Pas viteve të ’90 –ta, si pasojë e emigrimeve masive dhe luftës, popullsia rurale e Mitrovicës dhe Vushtrrisë zvogëlohet për 34.1% respektivisht 8.8%, ndërsa popullsia e tri komunave me dominim të popullsisë serbe, të cilat karakterizoheshin me rënie të popullsisë rurale nga vitet e ’60-ta, në periudhën 1991-2004 karakterizohen me ritme më të ngadalshme të zvogëlimit, si pasojë e grumbullimit të serbëve nga viset e tjera të ish-Jugosllavisë gjatë viteve të ’90 dhe të serbëve nga viset tjera të Kosovës pas luftës së vitit 1999, ku një pjesë e tyre u vendosen edhe në zonat rurale të komunave të lartcekura. Në Komunën e Mitrovicës popullsia rurale në periudhën 1948-2004 është rritur për 41.4%, në Vushtrri 88.0% dhe Skënderaj 184.9 %, ndërsa në Komunën e Leposaviqit ka treguar zvogëlim për 19.5% (1991), Z. Potok 31.1% dhe Zveçan për 2.9%. Nga numri i përgjithshëm i vendbanimeve rurale 330 (1991), në 149 ose 45.2% e vendbanime kishte zvogëlim të numrit të popullsisë ose shpopullim i tyre. Sipas komunave zvogëlim të numrit të popullsisë kishin: Mitrovica 6% e vendbanimeve, Vushtrria 16.2%, Skënderaj 7.8%, Leposaviqi 78.9%, Z. Potoku 84.1% dhe Zvecani 61.1% të vendbanimeve. Në vitin 2008 në RV 16 vendbanime ishin të braktisura pa asnjë ekonomi familjare, ndërsa edhe 70 vendbanime kishin më pak se 10 ekonomi familjare të cilat janë potencialisht të rrezikuara nga braktisja e popullsisë. Pra më tepër se ¼ (26.1%) e vendbanimeve të RV-së janë të boshatisura ose në shpopullim e sipër, ndërsa nëse vazhdon ky trend atëherë në një të ardhme shumë të afërt këto vendbanime do të mbeten vetëm si nocione gjeografike. Procesi i shpopullimit të viseve kodrinore-malore duhet të ndalet, me investimet më të mëdha në këto vise, pasi që këto vise ofrojnë kushte shumë të mira për zhvillimin e turizmit, blegtorisë, bletarisë etj. Në të kundërtën emigrimet e fuqishme që po ndodhin në periudhën pas vitit 1999 drejt qendrave urbane dhe vendbanimeve pranë qendrave urbane ka shkaktuar rritjen e madhe dhe të pakontrolluar të qyteteve. Në zonat urbane është prezentë dendësia e lartë duke shkaktuar presione në objektet shkollore, shëndetësore dhe veprimtaritë tjera ekonomike, e në të njëjtën kohë në viset rurale kemi braktisjen dhe zvogëlimin e frekuentimit të popullsisë në këto objekte.

Page 57: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

57

Kapitulli II Tiparet e lëvizjes natyrore të popullsisë

Page 58: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

58

2.1. Veçoritë e lëvizjes natyrore

Lëvizja natyrore është tipar themelor i lëvizjes së përgjithshme të popullsisë. Komponentët themelore të lëvizjes natyrore të popullsisë janë: nataliteti(lindshmëria) dhe mortaliteti(vdekshmëria), rezultat i të cilave është shtimi natyror i popullsisë (kuptimi i ngushtë i lëvizjes natyrore të popullsisë) të cilët janë tregues nga të cilët varet edhe kahu i lëvizjes natyrore.

2.1. Veçoritë e lëvizjes natyrore. Përcaktuesit e lëvizjes së popullsisë: lindjet(nataliteti), pjellshmëria(fertiliteti), vdekjet(mortaliteti) dhe vitaliteti. Statistikat e para mbi lëvizjen natyrore të popullsisë për Kosovën si tërësi datojnë që nga viti 1911, kurse në nivel të komunave të dhënat janë vetëm të periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore, respektivisht nga viti 1957. Nga të dhënat mund të përfundohet se veçoritë e lëvizjes natyrore të popullsisë, me përmirësimin e kushteve të përgjithshme ( ngritjen e standardit jetësor, të nivelit arsimor, shëndetësor etj.), kanë treguar tendenca të zvogëlimit që janë të lidhura ngushtë dhe në harmonizim me zhvillimin ekonomik. RV i cili për rrethana të Kosovës ishte regjion i zhvilluar, karakterizohet edhe me nivel me të ultë të veçorive të lëvizjes natyrore. Kështu shkalla e lindshmërisë dhe shtimi natyror në RV gjatë gjithë periudhës së vështruar është më e ulët se sa në nivel të Kosovës. Gjithashtu edhe indeksi i vitalitetit në RV ishte në nivel më të ultë se sa në nivel të Kosovës. Duke u bazuar n përfshirjen e të dhënave të statistikave vitale në shërbimet e gjendjes civile, periudha 1957-2010 mund të ndahet në tri etapa90:

• 1957-1989- e cila karakterizohet si periudhë më gjithëpërfshirëse e të dhënave të statistikave vitale.

• 1990-1998- karakterizohet si periudhë e mangësive të të dhënave të statistikave vitale në shërbimet e gjendjes civile si pasojë e bojkotimit të këtyre shërbimeve nga shqiptarët

• 1999-2010- periudhë e cila karakterizohet me mungesë të të dhënave te statistikës vitale për komunitetin serb.

Determinanta themelore e lëvizjes së përgjithshme të popullsisë në RV por edhe në Kosovë në përgjithësi është lëvizja natyror e popullsisë, kurse lëvizjet mekanike në vazhdimësi kanë pasur trend negativ pasi që kanë ndikuar në zvogëlimin e popullsisë se rajonit sidomos në periudhën pas vitit 1990. Lëvizjen natyrore të popullsisë e përcaktojnë kushtet biologjike dhe socio-ekonomike, kurse lëvizjet mekanike (migruese) si dukuri janë nën ndikim (gati të plotë) të procesit dhe faktorëve socio-ekonomik91. Për të kuptuar drejt ecurinë e tërësishme të lëvizjes natyrore është e domosdoshme të analizohen elementet e kësaj lëvizje, duke i vështruar në kuadër të bashkëveprimit të ndërsjellë dhe në raport me evolucionin e përgjithshëm e specifik socio-ekonomik nëpër të cilin ka kaluar RV-ja dhe njësitë përbërëse të tij.

90 Ndarja ne periudhat e lartshënuara ne lidhje me përfshirjen e të dhënave nga statistika vitale është bërë nga autori. 91Werthajmer-Baletiq A. (1978) “Demografia- popullsia dhe zhvillimi ekonomik”. ETMM i Kosovës. Prishtinë. fq 132.

Page 59: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

59

2.1.1. Lindshmëria (nataliteti, fertiliteti) në RV- lëvizja e numrit dhe shkalla (norma) e lindjeve Lindshmëria është komponent pozitive e lëvizjes natyror e cila në kombinim me faktorët tjerë ( imigrimet) kontribuon në rritjen e popullsisë së një regjioni. Në periudhën 1965-2008 numri i të lindurve në kuadër të RV-së është zvogëluar nga 6279 (1965) ne 3812 (2008) ose për -40 % (gati është përgjysmuar). Në të njëjtën periudhë norma e lindjeve në RV është zvogëluar nga 33.2 në 10.7 ‰. Për derisa numri i përgjithshëm i lindjeve është rritur deri në fund të viteve ’80 –ta të shekullit të kaluar, norma e e lindjeve gjatë gjithë periudhës është zvogëluar. Edhe pjesëmarrja e numrit të përgjithshëm të lindjeve të RV-së në kuadër të lindjeve në Kosovë ka treguar rënie nga 14.4 (1965) në 11.1% (2008). Në RV në vitin 2008 janë lindur gjithsejtë 3812 fëmijë, kurse në vitin 2002 ( kur për herë të parë u publikuan statistikat vitale pas Luftës së vitit 1999), 4898 lindje. Tendenca siç shihet është në zvogëlim të vazhdueshëm që nga viti 1988, vit në të cilin është realizuar numri më i madh i lindjeve. Thyerja më e madhe ka ndodhur midis viteve 1990 dhe 1992 dhe veçenarisht midis viteve 1991 dhe 1992, por jo për shkak të ndryshimeve të mëdha në sjelljen reproduktive të popullsisë, e cila sipas rregullit është e karakterit afatgjatë. Një tendencë e tillë është pritur duke pasur parasysh emigrimet masive të shqiptarëve, veqanërisht të të rinjve në botën e jashtme. Me selektivitetin e shpërnguljeve sipas moshës dhe gjinisë u zvogëlua vëllimi i përtëritjes biologjike, që do të ketë jo vetëm pasoja të pavolitshme demografike por edhe shoqërore e kombëtare në vazhdim. Kjo prerje demografike mund të shpjegohet sigurisht edhe me ndikimin e një varg variablash që i përkasin rrafshit politiko- psikologjik dhe socio-psikologjik siç janë: frika nga lufta, krijimi i gjendjes se pasigurisë sociale dhe paperspektivës jetësore dhe komponentëve tjera të krizës psikologjike e materiale që lidhet me gjendjen e përgjithshme të krijuar në ato vite92. Si pasojë e situatës së krijuar në periudhën 1990-’92 numri i lindjeve në RV është zvogëluar nga 6479 (1990) në 4027 (1992) , për 2452 lindje ose për -37.8% vetëm brenda dy viteve. Pa anashkaluar fenomenin e nënregjistrimit93, emigrimet gjatë periudhës në fjalë janë faktorë kryesorë për zvogëlimin e lindjeve, zvogëlim i cili ishte i shprehur sidomos në komunat shqiptare ku lindjet ishin zvogëluar (1991-’92): në Mitrovicë për -28.3%, në Vushtrri -37.9% dhe në Skënderaj për -68.4%94.

92 Islami H. (1999). “Evulucioni dhe transicioni demografik”, Dukagjini Pejë. fq 126. shih edhe Islami H.(2005). “Studime demografike-100 vjet te zhvillimit demografik te Kosoves”. Akademia e Shkencave dhe Arteve te Kosoves. Prishtin 93 Penev G.(1995). “Podrucja Srbije bez prirodnog prireštaj stanovništva”-Analiza po naseljima 1991 godine”.Demografske sveske br.24.CDI.IND. Bg. fq 30; Islami H. (1999). “Evulucioni dhe transicioni demografik”, Dukagjini Pejë. fq 127. Për nenregjistrimin e ngjarjeve vitale në Kosovë si shembull më karakteristik mund te sherben komuna e Skenderajt, e cila në vitin 1991 kishte shkallë të natalitetit 8.8‰ (më 1990-20.5‰) dhe shkallë të mortalitetit 1.4‰, ndersa në vitin 1986 në këtë komunë shkalla e natalitetit ishte 33.4‰ dhe e mortalitetit 5.4 ‰. Një rënie kaq e madhe, sado që të ishte emigrimi i të rinjve masiv, nuk është e mundur. 94 Behrami S.(2008). “Lindshmëria e popullsisë se Kosovës ne fund te shekullit XX dhe fillim te shekullit XXI”, Shkenca ne shërbim te zhvillimit te shoqërisë shqiptare, Takimi i Tretë Vjetorë i Institutit Alb-Shkenca, Tiranë 1-3 shtatorë 2008.

Page 60: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

60

2.1.2. Shkalla (norma) e lindshmërisë

Deri sa numri i përgjithshëm i lindjeve në periudhën 1957-’88 ka treguar rritje, shkalla e lindshmërisë në kuadër të RV-së është zvogëluar nga 33.2‰ (1965) në 10.7‰ (2008) dhe 17.1‰ (2011). Sikurse edhe numri i përgjithshëm i lindjeve, edhe shkalla e lindshmërisë rënien më të madhe e kishte në periudhën 1988-’91, kur norma e lindshmërisë zvogëlohet nga 26.7‰(1988) në 16.7‰ (1991), e cila vazhdon deri në shpërthimin e Luftës së vitit 1999, pas të cilës shkalla e përgjithshme e lindshmërisë lëviz në mes 7.6‰ (2004) e 10.7‰ (2008). Tabela 13. Shkalla e lindshmërisë në RV 1957-201195

1957-61

1962-66

1967-71

1976 1981 1988 1991 1996 2004 2008

2011

Mitrovicë 38.1 34.8 32.6 30.5 26 27.9 23.8 18.9 11.5 11.4 18.4

Vushtrri 43.3 41.8 37.3 39.9 35 30.6 24.4 17.1 15.5 13.1 18.8

Skënderaj 44.4 39.9 37.3 41.2 40 31.3 8.9 13.2 16.7 13.5 21.1

Leposaviq 31.3 19.9 16.6 16.6 13 15.2 14.6 10.1 0.2 0.2 0.4

Z.Potok - - - - - 22.7 15.3 15.9 1.1 0.9 2.7

Zveçan - - - - - 16.1 13.2 14.7 0.5 0.2 0.9

RV 39.3 34.1 32.9 32.0 28.5 26.7 16.7 16.5 7.6 10.7 17.1

Kosova 41.8 40.0 37.2 35.5 30.2 30.4 26.6 21.4 16.8 16.0 19.2

Grafiku 5. Shkalla e lindshmërisë në Grafiku 6. Shkalla e lindshmërisë në

RV dhe Kosovë 1957-2008 komunat e RV të Kosovës 1957-2008

Është karakteristike se, në fillim të periudhës kur publikohen të dhënat e statistikave vitale, të gjitha komunat e RV-së kishin shkallë të lindshmërisë mbi 30‰ (1957-’61). Më vonë si pasojë e thellimeve të polarizimeve në nivelin e zhvillimit ekonomik dhe të dallimit në strukturat e ndryshme të popullsisë, e sidomos rritja e dallimeve në nivelin e arsimimit dhe punësimit –veçanërisht të femrave si bartëse kryesore të riprodhimit të popullsisë, thellohen 95 Për vitin : 1957-66- H. Islami-“Popullsia e Kosovës”, ETMMK. Prishtinë 1981, faqe 355 :1967-79-“Zhvillimi i Kosovës ( 1974 dhe 1982).ESK. Prishtinë fq. 152 dhe 277: 1984- “Komunat e KSA të Kosovës me 1984”ESK. Pr.fq 41.:1996-“Opštine u republici Srbije 1997”RZSS.Bg. fq 95: 2004 dhe 2008-“Statistikat e lindjeve në Kosovë” vitet përkatëse. ESK. Prishtinë .

Page 61: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

61

edhe dallimet në shkallën e lindshmërisë në mes komunave të RV-së, pas që në bazë të analizave të shumta shkencore është konstatuar me siguri të plotë se me rritjen e normës së punësimit të femrës dhe arsimimin e saj, zvogëlohet shkalla e lindshmërisë96. Ne favor te këtij konstatimi shkon edhe fakti se 85 deri 90% e nivelit të lindshmërisë varet nga faktorët ekonomikë dhe faktorët arsimorë, kurse 10 deri 15% varet nga faktorët tjerë97.

Harta 14

96 Pushka A. (1977). “Uticaj zaposlenosti stanovništva na natalitet, primer sa Kosova”, Stanovništvo br 1/4. CDI.IDN. Beograd. 97 Pushka A (1989). “Faktori nataliteta i njihova kvantifikacija”. Problemi politike obnavlanja stanovništva u Srbiji. Demografski zbornik knj 1.SANU. Bg. fq 262.

Page 62: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

62

2.1.3. Tiparet e fertiliteti

Për uljen e shkallës së fertilitetit rëndësi të veçantë ka përmirësimi i strukturës arsimore të popullsisë femërore, rritja e aktivitetit ekonomik të tyre në veprimtarit jo bujqësore, emancipimi i shpejtë i femrave, respektivisht të ngritjes në pozitën e saj në shoqëri dhe familje etj. Tabela 14. Shkalla e përgjithshme e fertilitetit në RV 1960-‘201198

1960-‘62 1970-‘72 1980-‘81 L-1988 P-1991

1990-‘91 2011

Mitrovicë 170.4 141.9 124.3 113.1 99.1 83.3

Vushtrri 206.0 179.4 153.7 117.8 103.3 72.5

Skënderaj 215.2 199.5 185.7 137.9 41.2 81.8

Leposaviq 110.1 91.5 79.7 72.5 66.2 -

Z.Potok - - - 103.3 71.0 -

Zveçan - - - 67.0 75.1 -

R. Verior 185.4 155.7 138.5 114.9 85.3 79.5

Kosovë 205.5 165.4 150.1 126.4 116.9 73.6

Nga të dhënat e lartshënuara mund të konstatojmë se situata sa i përket shkalles së fertilitetit në përgjithësi është e njëjtë, trendi është në rënie në të gjitha njësitë e prezantuara. Ndryshimet të cilat ekzistojnë janë pasqyrë e nivelit të reformimit dhe ritmit të ndryshimeve. Vlera më të ulëta se mesatarja e RV-së janë regjistruar në Leposaviq dhe Mitrovicë ( pas viteve të ’90 edhe në Zubin Potok dhe Zveçan), kurse vlera më të larta në Skënderaj dhe Vushtrri. Si pasojë e mospërfshirjes së statistikave vitale edhe te shkalla e fertilitetit në vitet ’90-ta , Skënderaj kishte nivel më të ulët se sa mesatarja e RV-së. Analiza e fertilitetit sipas moshës tregon se rënia e fertilitetit është prezentë në të gjitha grup- moshat, sidomos te grup-moshat e reja prej 15-19 vjet dhe të grup-moshat pas 35 vjetësh, duke shkaktuar që vlera mbi 100 ‰ të kenë vetëm grup- moshat 20-29 vjet, kurse grup- moshat mbi 40 vjet kanë zvogëluar pjesëmarrjen në minimum (gati janë reduktuar plotësisht). Sa i përket fertilitetit sipas vendbanimeve mund të konstatohet se me përjashtim të grup- moshave 20-24 vjet, në të gjitha grup-moshat tjera koeficienti i fertilitetit në vendbanimet rurale është më i lartë se sa në ato urbane, duke shkaktuar kështu që edhe koeficienti total i fertilitetit (TFR) të jetë më i lartë për afër 30%( 3.2:2.5) në zonat rurale. Koeficienti total i fertilitetit më i lartë në vendbanimet rurale se sa ne ato urbane korrespondon edhe me99:dëshirën për numër më të madh të fëmijëve nga femrat në vendbanimet rurale; ndryshimet në nivelin arsimor dhe aktivitetin ekonomik dhe ndryshimet në nivelin e përdorimit të mjeteve kontraceptive. Në transferimin dhe ndryshimet e nivelit të fertilitetit të përgjithshëm, sipas moshës, vendbanimeve dhe nacionaliteteve, kanë ndikuar ndryshimet në nivelin e zhvillimit socio-

98 1960-’81- Todorovic G. (1989). “Problemi na visokofertilitetom podrucju”. Problemi politike obnavlanja stanovništva u Srbiji. Demografski zbornik knj 1.SANU. Bg. fq 60.Kosovë- Islami H. (1997). “Dimensioni demografik i çeshtjes se Kosoves”.ETMM i Kosovës. Prishtinë. fq 56 99 Shih: “Situata demografike, sociale dhe riprodhuese në Kosovë” (2003). UNFPA dhe ESK. Prishtinë. fq. 33-39.

Page 63: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

63

ekonomik, në nivelin arsimor, shkallën e urbanizimit dhe emancipimin e përgjithshëm e në veçanti atë të femrës.

2.1.4. Lindshmëria sipas veçorive të ndryshme.

Lindshmëria sipas gjinisë dhe statusit martesor- nga numri i përgjithshëm i lindjeve 3975 (2009), 1937 ose 48.7% i përkisnin gjinisë femërore, kurse 51.3% gjinisë mashkullore për dallim nga Kosova si tërësi ku këto raporte ishin 47.9% me 52.1%. Nga këndvështrimi i statusit martesor është karakteristike pjesëmarrja relativisht e lartë e lindjeve jashtë kurorës të cilat përbenin 28.0%, po që është dukshëm më e ulët se pjesëmarrja e kësaj kategorie në nivel të Kosovës 39.7%. Lindshmëria sipas moshës së nënës- prej 3950 fëmijëve të lindur(gjallë) numri më i madh i tyre ishin lindur nga nënat e grup- moshave 25-29 vjet (35.1%),pastaj nga nënat e moshës 20-24 vjet (29.9%) dhe nga nënat e grup- moshave 30-34 vjet (22.8%). Nga këto tri grupe të nënave kishin lindur 3352 fëmijë (84.9% e të gjitha lindjeve). Pjesëmarrja e grup- moshave 15-19 vjet ishte 4.1%, kurse e grup-moshave 35-39 vjet 9.1%. Grup-moshat mbi 40 vjet përbenin 1.8% të gjitha lindjeve, ndërsa të njëjtin vit 2 lindje janë realizuar nga nënat e moshës mbi 50 vjet. Në krahasim me Kosovën si tërësi, në RV pjesëmarrje më të lartë të lindjeve kanë grup- moshat 15-24 vjet, të barabartë grup-moshat 25-29, kurse pjesëmarrje më të ulët kanë grup- moshat mbi 30 vjet, që do të thotë se në kuadër të RV-së më tepër se në Kosovë është ngushtuar periudha fertile, ku lindjet nga nënat e moshave të vonshme të periudhës fertile janë me të pakta edhe pse dallimet janë të vogla. Lindshmëria sipas radhës së lindjes- në kuadër të RV-së pjesëmarrjen më të lart e kanë lindjet e para me pjesëmarrje(40.9%), lindjet e dyta (29.4%) dhe të treta (18.7) etj. Edhe te lindjet sipas radhës në RV krahasuar me Kosovën, pjesëmarrje më të lart kanë lindjet e para, dyta dhe treta, kurse pjesëmarrje më të ulët kanë lindjet e katërta e më shumë. Nëse e krahasojmë përqindjen e nënave me 4 e më shumë fëmijë të lindur, atëherë konstatohet një rregull se në komunat ( në nivel të Kosovës) me qendra më të mëdha urbane pjesëmarrja e nënave me 4 e më shumë fëmijë është më e vogël se në komunat rurale100. Lindshmëria sipas përgatitjes shkollore të nënës- nga studimet e shumta demografike, në lidhje me ndikimin e arsimit në lindshmëri, është konstatuar ekzistimi i lidhjes në mes të numrit të fëmijëve të lindur sipas moshës se nënës dhe përgatitjes shkollore të saj. Kështu femrat analfabete dhe pa përgatitje shkollore lindnin 7.04 fëmijë, me shkollë të mesme 2.24 dhe me arsim superior 2.18 fëmijë101. Në vitin 2009, në RV numri më i madh i fëmijëve të lindur ishin nga nënat me përgatitje shkollore të mesme(42.4%) dhe shkollim fillor (42.0%) ose 84.4% e numrit të të lindurve. Ende mbi 7% e të gjitha lindjeve janë realizuar nga nënat e pashkolluara dhe ato me shkollë fillore të papërfunduar. Gjendja në RV është më e favorshme se sa në Kosovë në përgjithësi ku numri më i madh i lindjeve është realizuar nga nënat me shkollë fillore (44.9%) dhe shkollë të mesme (36.6%) ose 81.5% e numrit të përgjithshëm të lindjeve. Në Kosovë,

100 Pushka A. (2008). “Analiza e statistikave vitale të Kosovës për periudhen me te re” Enti i statistikes se Kosoves. Prishtin fq 18. 101 Todorovic G. (1985). “Dejstvo aktivnosti i obrazovanja zene na njeno radjanje i stav o njemu na podrucju SR Srbije”. Stanovništvo,br 1.CDI.IDN.Bg fq 58.

Page 64: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

64

gjithashtu, është më e lartë edhe përqindja e lindjeve nga nënat e pashkolluara dhe ato me shkollim fillor të papërfunduar, e cila është 7.5% e të gjitha lindjeve. Përgatitja shkollore përveç që është faktor i rëndësishëm në përcaktimin e numrit të fëmijëve të lindur është edhe faktor i rëndësishëm në lidhje me moshën e hyrjes në martesë. Kështu mosha mesatare e nënave të pashkolluara dhe me shkollë fillore të pa përfunduar, me shkollë fillore të përfunduar dhe me shkollë të mesme, është shumë e përafërt – në mes 27.2 dhe 27.8 vjet, kurse mosha mesatare e hyrjes ne martesë e nenave që kane të përfunduar shkollimin e lart ose fakultetin ishte 30-31 vjet, gjë qe është normale për shkak te kohës së kaluar në studime102. Lindshmëria sipas përkatësisë etnike- Përkatësia etnike e fetare përputhet me ndikimin e përkatësisë sipas grupeve socio- ekonomike, profesionale, arsimor dhe pavarësisë materiale të femrës103. Dallimet në vëllimin e lindjeve midis bashkësive të ndryshme raciale, etnike dhe fetare nuk janë etnikisht dhe konfesionalisht të determinuar, por në radhë të parë janë rezultat i dallimeve në nivelin e zhvillimit soco-ekonomik, socio-kulturor104.Ne favor të këtij konstatimi shkon edhe fakti se 85 deri 90% e nivelit të lindshmërisë varet nga faktorët ekonomikë dhe faktorët arsimorë, kurse 10 deri 15% varet nga faktorët tjerë105. Këtë e dëshmon niveli i lindshmërisë së femrave të nacionaliteteve të njëjta, por të cilat jetojnë në territore me shkallë të ndryshme të zhvillimit. Kështu p.sh. femrat serbe periudhën e ripërtëritjes biologjike e kishin përfunduar me lindjen: në Kosovë 3.42. në B.e H. 2.81, në Kroaci 2.02, në Serbi 1.85 dhe Slloveni 1.65 fëmijë. Femrat malazeze kishin lindur: në Kosovë 3.16, në Mal të Zi 2.98, në Maqedoni 2.59, në Serbi 2.12, në Slloveni 1.98 dhe Kroaci 1.84 fëmijë. Femrat shqiptare të cilat e kishin përfunduar periudhën e përtëritjes biologjike kishin lindur: në Kosovë 6.66, Maqedoni 5.60, në Serbi 5.75 dhe Mal te zi 4.43 fëmijë, ndërsa në viset më të zhvilluara si në Kroaci 3.56 dhe Slloveni 3.07 fëmijë106. Lindshmëria më e lartë të shqiptarët është si pasojë e pozitës së pavolitshme socio-ekonomike, politike e arsimore të shqiptarëve në përgjithësi, kurse dallimet në mes nacionaliteteve të njëjta por që jetojnë në territore me nivel të ndryshëm të zhvillimit, tregon se përkatësia nacionale nuk është relevante në nivelin e lindshmërisë siç i atribuohej lindshmërisë së popullsisë së Kosovës nga qarqe të caktuara. Siç u tha edhe më lart në periudhën pas vitit 1999 të dhënat e statistikës vitale karakterizohen me mungesë të dhënave për popullsinë serbe. Si pasojë e mungesës së këtyre të dhënave në vitin 2009 nga 3950 lindje 3898 ose 98.7% janë realizuar nga nënat shqiptare. Pjesëmarrja e minoriteteve tjera (përveç serbëve) është minimale. Nga minoritete vlen të përmendet pjesëmarrja e lindjeve nga nënat e minoritetit turk e cila arrin në rreth 1 %.

102 Pushka A. (2008). “Analiza e statistikave vitale të Kosovës për periudhen me te re” Enti i statistikes se Kosoves. Prishtin fq 21. 103 Islami H. (1997). “Dimensioni demografik i çeshtjes se Kosoves”.ETMM i Kosovës. Prishtinë. fq 64. 104 Islami H. (1994). “Rrjedha demografike shqiptare”. Dukagjini. Pejë fq 32-33. 105 Pushka A (1989). “Aktori nataliteta i njihova kvantifikacija”.. Problemi politike obnavlanja stanovništva u Srbiji. Demografski zbornik knj 1.SANU. Bg. fq 262. 106 Grup autoresh (1988).”Demografski razvoj i populaciona politika SAP Kosova”. CDI.IND. Beograd fq. 62. Shih edhe “Zena i radjanje na Kosovu i Metohiji” (1998).IDN.CDI. Beograd. fq 7-29: Islami H. (1997). “Dimensioni demografik i çështjes se Kosovës”.ETMM i Kosovës. Prishtinë. fq 64-72.

Page 65: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

65

2.2. Dinamika e lidhjes dhe zgjedhja martesore në RV Në kuadër të lëvizjeve natyrore të popullsisë (kuptim i gjerë) lidhja dhe zgjedhja e martesave paraqet element të rëndësishëm dhe me ndikim në lëvizjen e përgjithshme të popullsisë Në aspekt demografik rëndësia e studimit të dinamikës së lidhjes dhe zgjedhjes së martesave korrespondon me faktin se: në kuadër të martesave realizohet pjesa më e madhe e riprodhimit të popullsisë, fertiliteti i popullsisë varet në masë të madhe nga mosha e lidhjes së martesës së parë, të popullata me kontroll të lindjeve nga ana e qifteve riprodhimi zhvillohet në vitet e para të martesës. Nga këndvështrimi i demografisë por edhe shkencave tjera (sociologji, ekonomi etj) ekziston interesim i veçantë i hulumtimit të shkallës së homogjenitetit respektivisht heterogjenitetit të lidhjes dhe zgjedhjes së martesave sipas karakteristikave të bashkëshortëve si p.sh: profesionit, nivelit të shkollimit, nacionalitetit, moshës dhe veçorive tjera107. Martushmëria është fenomen demografik që paraqet dendësinë e martesave në kuadrin e një popullate apo nënpopullate108, dhe shprehet me koeficientin bruto të martesave që është raporti i numrit të martesave në një vit me numrin mesatar vjetor të popullsisë109, kurse divorcimi paraqet dendësinë e divorceve në një popullatë ose nënpopullat110, dhe shprehet me koeficientin e divorceve që paraqet numrin e të divorcuarve të shpallur gjatë një viti kalendarik në numrin e popullsisë në mes të vitit111. 2.2.1. Kurorëzimet- në vitin 2009 në RV janë realizuar 2605 kurorëzime. Koeficienti i kurorëzimeve në RV është zvogëluar nga 7.5% (1984) në 6.9% (2008), kurse numri i përgjithshëm i martesave është rritur 29.2%. Siç shihet edhe nga tabela numri i kurorëzimeve gjatë gjithë periudhës është shumë variabël si pasojë e problemeve në përfshirjen jo të plot të këtyre dukurive.

Tabela 15. Lëvizja e numrit të kurorëzimeve në RV 1984-2008112 1984 1996 2004 2008

Nr. Dergj Koef. Nr. pergj Koef. Nr. pergj Koef. Nr. pergj Koef.

Mitrovicë 876 7.6 540 5.1 459 4.7 986 8.9

Vushtrri 534 7.6 326 4.0 759 9.1 781 7.6

Skenderaj 358 7.0 227 4.1 815 10.6 675 9.3

Leposaviq 122 7.3 87 5.3 - - - -

Z. Potok - - 39 4.6 7 0.6 - -

Zveçan - - 60 5.9 1 0 - -

RV 1890 7.5 1279 4.6 2041 6.1 2442 6.9

Kosovë 12560 7.3 12244 6.7 16989 8.1 17950 6.7

107 Breznik D. (1980). Demografija- analiza, metodi i modeli”. Naucna knjiga. Beograd. fq 221-222. 108 Sheri F. (1997). “Fjalori enciklopedik i demografisë”. Botime enciklopedike. Tiranë . fq 73. 109 Dumani B. dhe Stringa A (2009). “Demografia socio-ekonomike”. Pegi. Tiranë fq 81. 110 Sheri F. (1997). “Fjalori enciklopedik i demografisë”. Botime enciklopedike. Tiranë . fq 71. 111 Dumani B. dhe Stringa A (2009). “Demografia socio-ekonomike”. Pegi. Tiranë fq 83. 112 Për vitin 1984- “Komunat e KSA të Kosovës me 1984”ESK.Pr.fq 41.:1996-“Opštine u republici Srbije 1997”RZSS. Bg. fq 95: 2004 dhe 2008-“Statistikat e kurorëzimeve” vitet përkatëse. ESK. Prishtinë faqe 55 dhe 14.

Page 66: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

66

Të dhënat e grumbulluara nga statistika vitale na mundësojnë që kurorëzimet të analizohen sipas disa veçorive demografike siç janë: analiza kohore, sipas moshës, përkatësisë etnike, statutit etj. Akti i kurorëzimit nuk lidhet me aktin e martesës, ekziston jo përputhshmëri në mes kohës së martesave (numri mi i madh i të cilave ndodhin në muajt e verës dhe fillimin e vjeshtës) dhe kurorëzimeve të cila dominojnë në muajt janar,mars dhe korrik. Analiza e kurorëzimeve sipas moshës dhe gjinisë (2009) tregon se ekzistojnë dallime sa i përket moshë së kurorëzimit. Mosha mesatare e të kurorëzuarve për të dy gjinitë në RV ishte 29.3 vjet, për meshkuj 31.1 dhe për femra 27.3, me dallim prej 4 vite. Martesat më të hershme bëhen nder popullsinë më pak të arsimuar, në viset rurale (jo gjithherë), me nivel më të ulët të zhvillimit, në viset malore etj113.

Tabela 16. Numri i kurorëzimeve sipas moshës në RV në vitin 2009114 2009

Mosha mesatare

16-19 20-24 25-29 30-34 35-39 40-44 45-49 >50 vjet

Femra %

27.3 261 10.0

893 34.3

695 26.7

375 14.4

197 7.6

101 3.9

44 1.7

39 1.5

Meshkujt %

31.3 27 1.0

381 14.6

836 32.1

699 26.8

316 12.1

169 6.5

77 2.9

100 3.8

Siç shihet nga tabela, femrat martohen më herët andaj edhe pjesëmarrja e tyre në moshat më të hershme është më e lartë. Përderisa numri maksimal i kurorëzimeve të femrat ndodh në grup moshat 20-29 vjet, të meshkujt numri maksimal është në grup moshat 25-34 vjet. Gjithashtu, edhe te grup mosha më e re 15-19 vjet numri i femrave të kurorëzuara është shumë më i lartë. Mbi 70 % e femrave të kurorëzuara në vitin 2009 ishin më të reja se 30 vjet, te meshkujt kjo pjesëmarrje ishte nën 50% (47.7%).

Grafiku 7. Numri i kurorëzimeve sipas Grafiku 8. Numri i kurorëzimeve gjinisë dhe moshës në RV në vitin 2009 në RV 1984-2008

113 Pushka A. (2008). ). “Analiza e statistikave vitale të Kosovës për periudhën me te re” Enti i statistikës se Kosovës. Prishtinë fq 40. shih edhe “Situata demografike, sociale dhe riprodhuese në Kosovë” (2003). UNFPA dhe ESK. Prishtinë. fq. 22-23. 114 “Statistikat e kurorëzimeve 2009” (2010). Enti i Statistikave të Kosovës. Prishtinë. fq. 14

Page 67: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

67

Kurorëzimet sipas përkatësisë etnike tregojnë se 97.2% e të gjitha kurorëzimeve janë lidhur në mes meshkujve dhe femrave shqiptare, kurse pjesëmarrja e komuniteteve tjera është shumë e vogël.

Tabela 17. Kurorëzimet sipas përkatësisë etnike në RV dhe Kosovë -2009115

2009

Etniteti i burrit Etniteti i gruas

Gji

thse

j

Sh

qip

tarë

Ser

Tu

rq

Bos

hn

jak

RE

A

tjer

ët

Sh

qip

tarë

Ser

Tu

rq

Bos

hn

jak

RE

A

tjer

ët

RV %

2605 100

2578 98.9

0 0

14 0.5

1 0

1 0

11 0.4

2484 95.4

0 0

12 0.5

3 0.1

0 0

106 4.1

Kos. %

20209 100

19372 95.9

42 0.2

218 1.1

219 1.1

88 0.4

270 1.3

18834 93.2

50 0.2

212 1.0

239 1.2

83 0.4

719 3.9

Gjithashtu vlen të theksohet pjesëmarrja relativisht e lartë 4.1% e pjesëmarrjes së femrave të tjera, e cila mund të shpjegohet me faktin se shumë meshkuj shqiptarë me qëllim të rregullimit të dokumentacionit dhe vendqëndrimit po lidhin kurorë me femra nga vendet e ndryshme të Evropës. Struktura arsimore e të kurorëzuarve - meshkujt e kurorëzuar karakterizohen me nivel më të lartë të arsimimit se sa femrat, dallime të cilat zvogëlohen me rritjen e nivelit të përgjithshëm të arsimimit të popullsisë. Në kuadër të kurorëzimeve në RV në vitin 2009 dominojnë kurorëzimet me arsim të mesëm të cilat përbëjnë gjysmën e kurorëzimeve. Kurorëzimet sipas statutit martesor të meshkujve dhe femrave- tregojnë se 84.7% i të kurorëzuarve ishin të pamartuar, 13.9% të ndarë dhe 1.4% të vejë, kurse nga femrat 94.3% ishin të pamartuara, 5.6% të ndara dhe 0.3% të veja. Ndryshimi në pjesëmarrjen e meshkujve dhe femrave të pamartuara dhe të ndara tregon se një numër i konsiderueshme i meshkujve të ndarë në rast të martesës së dytë përsëri kurorëzohen me femra të pamartuara. 2.2.2. Shkurorëzimet- si pasojë e ndryshimeve të përgjithshme socio-ekonomike në RV por edhe në Kosovë ka ardhur deri te rritja e shkurorëzimeve në raport me numrin e kurorëzimeve. Në vitin 1984 shkurorëzohej çdo i 28.4 çift ( Kosovë 52.9 ) i kurorëzua, në 1996 çdo i 19.1 (Kosovë 21.9), kurse në vitin 2004 shkurorëzohej çdo i 9.6 çift ( Kosovë 13.1). Gjithashtu, në periudhën 1984-2004 numri i kurorëzimeve është rritur për 8 %, kurse numri i shkurorëzimeve është rritur për 3.2 herë (221.2%) që nuk ka dyshim se ka pasur ndikim në zvogëlimin e numrit të lindjeve në këtë periudhë. Në nivel të komunave ekzistojnë dallime të mëdha sa i përket shkallës së shkurorëzimeve. Në vitin 1984, ekstremet lëviznin në mes Leposaviqit ku shkurorëzohej çdo i 13.6 qift dhe Skënderajt çdo i 119.3, kurse në vitin 2004 në mes Mitrovicës me çdo të 4.3 qift të shkurorëzuar dhe Skënderajt ku shkurorëzohej çdo i 16.3 qift.

115 “Statistikat e kurorëzimeve 2009” (2010). Enti i Statistikave të Kosovës. Prishtinë. fq. 12

Page 68: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

68

Tabela 18. Numri i shkurorëzimeve në 1000 kurorëzime116 1984 1996 2004 2008

Mitrovicë 45.7 57.4 230.9 20.3

Vushtrri 26.2 58.9 68.5 23.0

Skenderaj 8.4 4.4 61.3 16.3

Leposaviq 73.8 - - -

Z. Potok - 51.3 142.9 -

Zveçan - 83.3 210.4 -

RV 34.9 52.4 103.9 20.1

Kosovë 18.7 45.7 76.1 57.2

Shkurorëzimet sipas moshës dhe gjinisë- tregojnë se shkurorëzimet te femrat janë më të hershme se sa te meshkujt. Në vitin 2009 në RV numri më i madh i shkurorëzimeve ishte i koncentruar në grup- moshat 25-29 vjet (27.2%) dhe 20-24 vjet (23.5%) për femra dhe 30-34 vjet (27,9%) dhe 25-29 vjet (25.6%) për meshkuj. Te femrat grup- moshat deri 29 vjet përbëjnë mbi gjysmën e shkurorëzimeve (52.5%), kurse te meshkujt kjo pjesëmarrje për grup- moshat e njëjta është 30.6%. Shkurorëzimet sipas përkatësisë etnike- tregojnë se në RV femrat shqiptare marrin pjesë në 81% të të gjitha shkurorëzimeve dhe të meshkujt me 97.4%. Ndryshimi në pjesëmarrjen e femrave dhe meshkujve shqiptarë në shkurorëzimet e përgjithshme tregon se gati çdo i 5-i shkurorëzim është me femra të kategorizuara si të tjera që tregon për stabilitetin e ulët të lidhjeve mes shqiptarëve dhe femrave të tjera që shumicën e përbëjnë femrat nga vendet e ndryshme evropiane, me të cilat kurora lidhet për interesa të caktuar. Shkurorëzimet sipas kohëzgjatjes së martesës- numri më i madh i shkurorëzimeve, shkaktohet në vitet e para dhe të dyta të martesave. Sipas periudhave 5 vjeçare, pjesëmarrjen më të lartë e kanë shkurorëzimet në 5 vitet e para (1-4 vjet) me pjesëmarrje 63.9%, pastaj martesat me kohëzgjatje 5-9 kanë pjesëmarrje 21.1% dhe 10-14 vjet 6.3%. Nga të dhënat shihet se me kalimin e viteve martesat stabilizohen çka e tregon edhe zvogëlimi i pjesëmarrjes së shkurorëzimeve me kalimin e viteve. Shkurorëzimet sipas numrit të fëmijëve- në RV në 75.2% e shkurorëzimeve kanë ndodhur nga qiftet pa fëmijë, 6.3% me një fëmijë, 9.8% me dy fëmijë, 5.5% me tre fëmijë dhe 3.2% me më tepër se katër fëmijë. Në bazë të të dhënave mund të konstatohet se numri i shkurorëzimeve në RV është më i lartë në komunat me: pjesëmarrje më të lartë të popullsisë urbane, nivel më të lartë të arsimimit dhe nivel më të lartë të zhvillimit ekonomik. Ky konstatim vlen edhe në raportet në mes RV-së dhe Kosovës si tërësi.

116 Për vitin 1984- “Komunat e KSA të Kosovës me 1984”ESK.Pr.fq 41.:1996-“Opštine u republici Srbije 1997”RZSS.Bg. fq 95: 2004 dhe 2008-“Statistikat e kurorëzimeve” vitet përkatëse. ESK. Prishtinë faqe 55 dhe 14. Rritja e vlerave në vitin 2004 është si pasoj e grumbullimit të shkurorëzimeve per një periudh të gjatë kohore ( regjistrimi i par pas luftës së vitit 1999).

Page 69: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

69

2.3. Vdekshmëria (mortaliteti) e popullsisë në RV- numri i përgjithshëm dhe shkalla e vdekshmërisë Vdekshmëria e popullsisë është komponentë negative e lëvizjes natyrore të popullsisë që matet me dendësinë e vdekjeve në raport me popullsinë e përgjithshme. Shkalla e vdekshmërisë së popullsisë në RV(2008) është më e ulëta e regjistruar që nga periudha pas L.II.B. e edhe më parë, duke arritur në 2.3‰. që është edhe më e ulët se në nivel të Kosovës 3.3‰117, ndërsa në vitin 1965 ishte 9.5‰. Shkalla e vdekshmërisë së përgjithshëm si në RV edhe në Kosovë si tërësi ka arritur nivele shumë të ulëta, ku përveç faktorëve socio- ekonomikë e shëndetësorë, kanë ndikuar edhe faktorët demografik (strukturës së re të popullsisë), por edhe përfshirja jo e plotë të gjitha rasteve të vdekjeve që nga fillimi i viteve ’90 deri më sot. Në raport me vitin 1965, në vitin 1988, numri i vdekjeve është zvogëluar për 15.5%, ndërsa në vitin 2008, numri i vdekjeve është përgjysmuar, ose është zvogëluar për -51.5%. Në të njëjtën periudhë në Kosovë si tërës zvogëlimi i vdekshmërisë ishte 9.3% (1968-’88) dhe -39.4% (1965-2008), që në të dy rastet është më i ulët se në RV. Përderisa në përudhen e parë zvogëlimi më i madh në RV është si pasojë e kushteve më të mira socio- ekonomike, shëndetësore etj., të popullsisë së RV-së, kurse në periudhën e dytë si pasojë e mospërfshirjes së të dhënave të plota, sepse jemi të bindur se vdekshmëria në RV është më e lartë se sa në nivel të Kosovës, në radhë të parë si pasojë e strukturës së popullsisë sipas moshës118.

Tabela 19. Shkalla e vdekshmërisë në RV 1957-2011119(‰) 1957-

61 1962-66 1967-71 1976 1981 1988 1991 1996 2004 2008

2011

Mitrovicë 10.8 9.6 7.8 6.6 6.0 5.9 4.4 4.2 2.6 2.8 3.9

Vushtrri 13.9 11.1 8.5 7.0 6.0 5.7 3.8 3.2 2.9 2.9 4.5

Skënderaj 16.2 13.9 8.6 5.3 6.2 4.9 1.4 2.2 2.3 2.3 3.4

Leposaviq 8.6 7.5 6.7 6.7 7.0 7.5 8.9 10.1 0 0 0.4

Z.Potok - - - - - 7.7 5.6 9.8 0 0 0.3

Zveçan - - - - - 7.5 7.4 8.0 0 0 0.5

RV 12.3 10.5 7.9 6.5 6.3 5.2 5.3 4.2 2.6 2.3 3.6

Kosova 14.0 11.8 8.7 7.0 6.1 5.5 4.3 3.9 3.0 3.3 4.2

117 Shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë e vërtet do të jetë me siguri së paku 6 e ndoshta afër 7‰. Shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë konfirmon se aktualisht sistemi vital statistikor në Kosovë nuk është duke kapur të gjitha rastet e vdekjeve në Kosovë. Shih “Situata demografike, sociale dhe riprodhuese në Kosovë” (2003). UNFPA dhe ESK, Prishtinë. q 41. 118 Në vitin 1991 pjesëmarrja e popullsisë së grup moshave mbi 60 vjet në nivel të Kosovës ishte 7%, kurse kjo pjesëmarrje ne tri komunat me dominim të popullsisë serbe ishte mbi 15% trend i cili do të jetë thelluar edhe më tepër. 119 Për vitin : 1957-66- H. Islami-“Popullsia e Kosovës”, ETMMK. Prishtinë 1981, faqe 355 :1967-79-“Zhvillimi i Kosovës ( 1974 dhe 1982).ESK. Prishtinë fq. 152 dhe 277: 1984- “Komunat e KSA të Kosovës me 1984”ESK. Pr.fq 41.:1996-“Opštine u republici Srbije 1997”RZSS.Bg. fq 95: 2004 dhe 2008-“Statistikat e vdekjeve në Kosovë” vitet përkatëse. ESK. Prishtinë faqe 55 dhe 14.

Page 70: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

70

Zvogëlimi më i madh i normës së vdekshmërisë është konstatuar te grup- moshat e reja 1-4, 5-9 dhe 10-14 vjet, kurse rezultate të rëndësishme janë arritur edhe te grup- moshat tjera të moshës mesatare, posaçërisht te femrat120.

Grafiku 9. Shkalla e vdekshmërisë në Grafiku 10. Shkalla e vdekshmërisë në RV dhe Kosovë 1957-2008(‰) komunat e RV të Kosovës 1957-2008(‰)

Në bazë të të dhënave të statistikave vitale, në vitin 2009, nga numri i përgjithshëm i vdekjeve në RV, prej 771 rasteve të evidentuara, 446 ose 60.4 i takonin gjinisë mashkullore, kurse shqetësuese është fakti se më tepër se gjysma e vdekjeve kanë ndodhur jashtë institucioneve shëndetësore (55.1%), ndërsa sa i përket strukturës nacionale 3.2% u takojnë pakicave kombëtare.

2.3.1. Vdekshmëria e foshnjave në RV

Vdekshmëria e foshnjave, paraqet treguesin më të rëndësishëm jo vetëm në pasqyrimin e gjendjes së vërtetë shëndetësore të popullsisë, por edhe të arriturave në sferën, sociale, ekonomike dhe kulturore të një vendi a regjioni. Në vargun e shumë fatkeqësive që e kanë përcjellë zhvillimin e popullsisë sonë gjatë historisë ishte edhe mortaliteti i foshnjave ku viktimë ishin të porsalindurit, ndërsa pasojat ishin të shumënduarshme121. Shkalla e mortalitetit të foshnjave në RV është zvogëluar në tërë periudhën pas L.II.B. Në periudhën 1965-2008, numri i foshnjave të vdekura është zvogëluar nga 676 në 39 ose për 17.3 herë. Në të njëjtën periudhë shkalla e vdekshmërisë së foshnjave është zvogëluar nga 107.7‰ në 10.2‰ ose 10.6 herë. Përderisa në vitet ’60 në RV çdo i treti (3) i vdekur ishte foshnje, në vitin 2008 foshnjat përbënin çdo të njëzetenjëtin (21) të vdekur. Në të njëjtën perudhë, në Kosovë, numri i përgjithshëm i foshnjave të vdekura është zvogëluar nga 5341 (1965) në 335 (2008) ose për 15.9 herë, kurse shkalla e vdekshmërisë është zvogëluar nga 122.6‰ në 4.9‰.

120 Radivojevic B. (2009). “Aktuelni problemi smrtnost stanovništva Srbije” marr nga http://ëëë.ekof.bg.ac.rs /nastava/demografska_analiza/index.php. 121 Islami H. (1997). “Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës”.ETMM i Kosovës. Prishtinë. fq 102.

Page 71: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

71

Tabela 20. Mortaliteti i foshnjave në RV 1965-2008122 1965 1971 1974 1976 1979 1981 1984 1987 1996 2004 2008

Mitrovicë 110.3 66.1 66.7 54.9 56.9 60.1 48.9 45.7 5.2 14.5 8.1

Vushtrri 99.8 81.0 91.7 62.8 60.7 64.2 58.9 47.4 17.5 17.7 12.0

Skënderaj 118.3 90.5 82.6 41.9 58.5 67.4 45.5 50.1 9.7 10.9 11.3

Leposaviq 84.1 50.2 36.3 40.3 42.4 30.5 26.8 37.5 12.0 - -

Z. Potok - - - - - - - - 7.4 - -

Zveçan - - - - - - - - 13.1 - -

RV 103.1 71.9 69.3 49.9 54.6 55.5 45.0 45.2 10.1 14.5 10.2

Kosovë 122.6 89.5 81.6 71.6 71.2 62.9 52.9 50.7 15.9 11.8 4.9

Zvogëlimi i numrit dhe pjesëmarrjes së foshnjave në vdekshmërinë e përgjithshme të popullsisë në RV u arrit duke iu falënderuar rritjes së standardit jetësor, përmirësimit të kushteve higjienike, mbrojtjes më të mirë shëndetësore për gjithë popullatën e me këtë rast edhe fëmijëve, e veçanërisht përfshirja gjithnjë e më e madhe e lindjeve në institucionet shëndetësore. Gjithashtu, rëndësi të veçantë në uljen e vdekshmërisë në përgjithësi dhe vdekshmërisë së foshnjave në veçanti ka luajtur ngritja e nivelit arsimor në përgjithësi dhe të femrave në veçanti. Në kushtet e vdekshmërisë së ulët të foshnjave, rastet e vdekjeve janë të përqendruar në muajt e parë të jetës (mortaliteti neonatal-28 ditët e para), kurse rastet e vdekjeve në 11 muajt tjerë (mortaliteti postnatal- 28-365 dit) gati është eliminuar. Sipas statistikave vitale 2009 në RV në kuadër të numrit të përgjithshëm të vdekjeve të foshnjave, mortaliteti neonatal përbënte 84.4% , kurse ai postnatal 12.5% , kurse 3.1% e lindjeve janë realizuar jashtë institucioneve shëndetësore qe tregon se gjendja në këtë drejtim mund të përmirësohet edhe më tepër123. Gjatë gjithë periudhës së vështruar, si mortaliteti i përgjithshëm ashtu edhe ai i foshnjave karakterizohen me tendenca të zvogëlimit, por ka pasur fluturime si në të parin e sidomos në të dytin që mund të shpjegohet me faktin e mos regjistrimit të të gjitha rasteve të vdekjes, rrethanave jo të volitshme klimatike, të paraqitjes së gripit etj, në radhë të parë si pasojë e mos regjistrimit e te gjitha rasteve të vdekjes të cilat në rastin e Kosovës në periudhën 1950-’62, për mortalitetin e përgjithshëm arrinte deri në 3‰ ( krahasuar me vitin e mëparshëm) dhe deri në 33‰ për mortalitetin e foshnjave124. Vdekshmëria sipas moshës dhe gjinisë- mortaliteti sipas moshës dhe gjinisë në kuadër të RV-së karakterizohet me zvogëlim në të gjitha grup-moshat në krahasim me vitet e ’60-ta. Kështu shkalla e mortalitetit për të dy gjinitë në të gjitha grup- moshat në vitin 2008 ishte më e ulët krahasuar me vitin 1965. Shkallën më të lartë të zvogëlimit e kanë përjetuar mortaliteti i foshnjave nga 103.1‰ në 10.2‰, pas të cilës radhitën grup moshat 1-4, 5-9, 10-14 vjet,

122 Për vitin 1965-79-“Zhvillimi i Kosovës ( 1974 dhe 1982).ESK. Prishtinë fq. 152 dhe 277:1984- “Komunat e KSA të Kosovës me 1984”ESK.Pr.fq 41.:1996-“Opštine u republici Srbije 1997”RZSS.Bg. fq 95: 2004 dhe 2008-“Statistikat e kurorëzimeve” vitet përkatëse. ESK. Prishtinë faqe 55 dhe 14. 123 Më gjerësisht shih “Gjendja perinatale në Kosovë për 2002-2006” (2007). Ministria e Shëndetësisë, Komiteti Kosovar për Shëndetin e nënave dhe fëmijëve, Shoqata obstetrike-Gjinekologjike e Kosovës, shoqata e Pediatërve të Kosovës, Instituti Kombëtar i shëndetit Publik të Kosovës, Ëorld Health Organization, UNFPA dhe Unicef. Prishtinë. fq 1-27. 124 Islami H.(2005). “Studime demografike-100 vjet te zhvillimit demografik te Kosovës”. Akademia e Shkencave dhe Arteve te Kosovës. Prishtinë. fq 6139-140.

Page 72: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

72

por gjithashtu rezultate të rëndësishme janë arritur edhe në zvogëlimin e mortalitetit te grup-moshat tjera, veçanërisht deri në moshën 60 vjeçare. Tabela 21. Vdekshmëria sipas gjinisë dhe moshës në RV- 2009125

2009

Gji

th

Gjinia Grup moshat M F Nen

1vjet 1-9 10-19 20-29 30-39 40-49 50-59 60-69 70-79 Mbi 80

vjet

Mit. 100 61.5 38.5 3.7 1.7 - 0.3 2.7 5.3 17.9 20.6 28.9 18.9

Vush. 100 60.3 39.6 4.2 2.3 0.3 3.9 4.2 6.5 11.6 26.6 27.7 12.9

Skën. 100 58.8 41.2 5.0 1.3 0.6 3.1 3.8 5.0 6.3 25.6 24.4 25.0

RV 100 60.4 39.6 4.2 1.8 0.3 2.3 3.5 5.7 12.9 24.0 27.5 17.8

Kos. 100 58.0 42.0 4.1 1.1 1.0 2.0 3.0 5.3 11.7 20.9 30.3 20.5

Nga të dhënat në tabelë shihet se pas vitit të parë të jetës vdekshmëria zvogëlohet, ku minimumin e pjesëmarrjes e kanë grup-moshat 10-19, 1-9 dhe 20-29 vjet, pas të cilave vdekshmëria fillon të rritet relativisht në nivel të ultë në grup- moshat 30-39 dhe 40-49 rritje më të theksuar në grup moshat 50-59 për të arritur pikën më të lartë në ato mbi 60 vjet, të cilat përbëjnë rreth 70% të numrit të vdekjeve. Sa i përket strukturës gjinore dominojnë vdekjet e gjinisë mashkullore, pjesëmarrja e të cilave arrin në rreth 60% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve. Shqetësuese është fakti se më tepër se gjysma e vdekjeve (55.1%) kanë ndodhur jashtë institucioneve shëndetësore, kurse nga njësitë përbërëse të RV-së në pozitë më të pavolitshme në këtë aspekt është Komuna e Skënderajt, me 63.6% e vdekjeve që kanë ndodhur jashtë institucioneve shëndetësore, në Komunën e Vushtrrisë kjo pjesëmarrje është 55.2%, kurse në Mitrovicë 50.5%.

2.3.2. Aspektet regjionale të vdekshmërisë së përgjithshëm dhe vdekshmërisë së foshnjave Dallimet në nivelin e zhvillimit socio-ekonomik, në mes njësive përbërëse të RV-së, janë përcjellë me polarizime edhe në sferën e vdekshmërisë së përgjithshme dhe vdekshmërinë e foshnjave në veçanti, duke shkaktuar që brendapërbrenda RV-së, në të njëjtën kohë të paraqiten komuna në nivel më të ulët dhe më të lartë jo vetëm ne kuadër të RV por edhe të Kosovës si tërësi. Kështu në vitin 1988 kur të dhënat e statistikës vitale karakterizohen si më të saktat dhe më gjithëpërfshirëse në komunat e RV-së shkalla e vdekshmërisë së përgjithshme sillej në mes 4.9‰ në Skënderaj dhe 7.7‰ Zubin Potok. Gjendja ishte plotësisht e kundërt në fillim të periudhës së grumbulli të të dhënave për statistikën vitale. Në periudhën 1957-61 vdekshmëria e përgjithshme në Skënderaj ishte 16.2‰, kurse në Leposaviq 8.6‰ ose për 1.9 herë më e ulët. Kjo mund të shpjegohet me faktin se rënia e shkallës së vdekshmërisë në Skënderaj është realizuar si pasojë e përmirësimit të standardit jetësor dhe shërbimeve shëndetësore, kurse në Leposaviq pas viteve 70-ta në shkallën e vdekshmërisë së përgjithshme fillon të ndihet ndikimi i strukturës së popullsisë sipas moshës ku grup- mosha mbi 60 vjet kanë pjesëmarrje të konsiderueshme (mbi 15%).

125 “Statistikat e vdekjeve në Kosovë 2009”.(2010). ESK. Prishtinë. fq

Page 73: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

73

Në periudhën e njëjtë Mitrovica gati gjatë gjithë periudhës karakterizohet me vdekshmëri më të ulët, Vushtrria afërsisht të njëjtë me RV-në, Skënderaj deri në vitet ’70-ta, kishte shkallë më të lartë, kurse pas viteve 80-ta ishte në mesataren e regjionit, kurse Leposaviqi deri në fillim të viteve ‘70 karakterizohej me shkallë më të ulët se mesatarja e regjionit si tërësi, ndërsa pas viteve ‘70 me shkallë më të lartë se sa RV-ja. Gjithashtu edhe dy komunat e formuara në vitet ‘90 karakterizohen me shkallë më të lartë në të dyja rastet si pasojë e strukturës së popullsisë sipas moshës. Dallimet bëhen edhe më evidente te vdekshmëria e foshnjave ku struktura e popullsisë nuk ndikon në nivelin e vdekshmërisë, por faktorët socio-ekonomik kanë ndikim primar. Në periudhën 1965-2008, Skënderaj karakterizohet me shkallë më të lartë të vdekshmërisë së foshnjave se sa mesatarja e RV-së ( me përjashtim vitet 1976,1996 dhe 2004, si pasojë e mospërfshirjes së rasteve), kurse në Leposaviq gjatë gjithë periudhës ishte shumë më i ulët se sa mesatarja e RV-së. Disproporcioni në mes këtyre dy komunave ishte :1.4 herë(1965), 2.2 herë (1981) dhe 1.7 herë (1984), kurse në periudhën pas viteve ‘90 si pasojë e mospërfshirjes së të dhënave herë nga njëra komunë e herë nga tjetra të dhënat janë të pakrahasueshme, por nuk ka dyshim se trendët e njëjta vazhdojnë edhe më tutje. Tabela 22. Pjesëmarrja e foshnjave në vdekshmërinë e përgjithshme në RV 1965-2011126

1965 1976 1984 1996

2011

Mitrovicë 42.4 25.1 21.1 2.3 4.8

Vushtrri 41.7 35.6 30.5 9.4 4.1

Skënderaj 41.0 31.4 28.6 5.5 5.2

Leposaviq 19.4 10.0 5.9 1.2 -

Z.Potok - - - 1.2 -

Zveçan - - - 2.4 -

RV 39.9 27.6 23.7 4.0 4.5

Kosovë 46.9 36.2 27.6 8.7 4.5

Nga të dhënat e ofruara mund të përfundohet se vdekshmëria e foshnjave, edhe përkundër të arriturave të theksuara, mbetet problem i madh i shoqërisë të cilit në kuadër të politikave të popullatave duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë.

126 Për vitin 1965-79-“Zhvillimi i Kosovës ( 1974 dhe 1982).ESK. Prishtinë fq. 152 dhe 277:1984- “Komunat e KSA të Kosovës me 1984”ESK. Pr.fq 41.:1996-“Opštine u republici Srbije 1997”RZSS.Bg. fq 95. Të dhënat i përpunoi autori.

Page 74: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

74

Harta 15.

2.4. Shtimi natyrorë në RV Shtimi natyror paraqet ndryshimin në mes numrit të të lindurve dhe të vdekurve dhe paraqet burimin kryesor të rritjes së popullsisë në RV por edhe në Kosovë në përgjithësi, pasi migrimet (imigrimet) si faktor tjetër që ndikoi në rritjen e popullsisë në vazhdimësi ka pasur trend negativ, duke ndikuar në zvogëlimin e numrit të popullsisë me përjashtim të viteve ´90, kur në këto vise u vendosën refugjatë nga Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina. Deri në mes të viteve ´60, numri i popullsisë në RV duke u bazuar në shtimin natyror është rritur mesatarisht për 4500 banorë, për të vazhduar të rritet deri në vitin 1988, kur numri i popullsisë në regjion rritej për rreth 6 mijë banorë brenda vitit. Sikur edhe komponenti i lindshmërisë, pas viteve ’90, edhe shtimi natyror filloi të zvogëlohet në mesatarisht 4300 në vitin 1991 dhe 3600 në vitin 1996. Rënia më e madhe është konstatuar mes vitit 1991-’92, kur shtimi natyror zvogëlohet nga 4344 në 3090 ose për 1254 veta më pak.

Page 75: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

75

Në periudhën pas vitit 1999, bazuar në statistikat vitale, numri i popullsisë në RV është rritur mesatarisht për afër 3500 banorë brenda vitit, kurse minimumi gjatë gjithë periudhës 1965-2008 arrin në vitin 2008 në vlera prej rreth 3000 banorë. Shkalla e shtimit natyror në kuadër të RV-së në fillim të periudhës rritet deri në gjysmën e viteve ’70, pastaj stabilizohet në nivele relativisht të larta (rreth 21‰) deri në fund të viteve ’80 dhe tendenca të rënies nga vitet ’90 të shekullit të kaluar. Tabela 23. Shkalla e shtimit natyror në RV 1957-2011127(‰) 1957-61 1962-66 1967-71 1976 1981 1988 1991 1996 2004 2008

2011

Mitrovicë 27.3 25.2 24.8 23.8 20.2 22.0 19.4 14.7 8.9 8.6 14.5

Vushtrri 29.4 30.7 28.8 32.9 29.0 24.9 20.6 13.9 12.6 10.2 14.3

Skenderaj 28.2 26.0 28.7 35.8 33.8 26.4 7.5 11.0 14.4 11.2 17.7

Leposaviq 22.7 12.4 9.9 9.9 6.0 7.7 5.7 0 0 0 0

Z.Potok - - - - - 15.0 9.7 6.1 0 0 2.4

Zveçan - - - - - 8.6 7.4 6.7 0 0 0.4

RV 27.0 23.6 25.0 25.5 22.2 21.5 11.4 12.3 5.0 8.4 13.6

Kosova 27.8 28.2 28.5 28.5 24.1 24.9 22.2 17.5 13.8 12.8 15.0

Grafiku 11. Shkalla e shtimit natyror Grafiku 12. Shkalla e shtimit natyror në në RV dhe Kosovë 1957-2008(‰) komunat e RV të Kosovës 1957-2008(‰)

Analiza e gjendjes së shtimit natyror në kuadër të njësive përbërëse të RV-së (komunave), tregojnë se në mes tyre ekziston polarizim i theksuar. Në vitin 1988 ndryshimet në nivelin e shtimit natyror lëviznin në mes 26.4‰ (Skënderaj) dhe 7.7‰ (Leposaviq), në vitin 1996 në mes 14.7‰ (Mitrovicë) e 0‰ (Leposaviq), kurse në vitin 2008 në mes 11.2‰ (Skënderaj) dhe 0.2‰ në komunat me dominim të popullsisë serbe128.

127 Për vitin: 1957-66- H. Islami-“Popullsia e Kosovës”, ETMMK. Prishtinë 1981, faqe 355 :1967-79-“Zhvillimi i Kosovës ( 1974 dhe 1982).ESK. Prishtinë fq. 152 dhe 277:1984- “Komunat e KSA të Kosovës me 1984”ESK. Pr.fq 41.: 1988-91-“Razvitak stanovništvo Srbije 1950-1991”CDI. IDN. Bg. fq :1996-“Opštine u republici Srbije 1997”RZSS.Bg. fq 95: 2004 dhe 2008-“Statistikat e kurorëzimeve” vitet përkatëse. ESK. Prishtinë faqe 55 dhe 14. Të dhënat i përpunoi autori 128 Në fund të viteve të ’90 të shek. XX dhe fillim të shekullit XXI, trendët e lëvizjeve natyrore e me këtë edhe shtimi natyror në komunat me dominim të popullsisë serbe, mund të jenë edhe negative por për shkak të mos regjistrimit të fenomeneve vitale një proces i tillë nuk mund të konstatohet.

Page 76: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

76

Gjatë gjithë periudhës së vështruar, shkalla e shtimit natyror në komunat: Skënderaj dhe Vushtrri ishte më e lartë se sa në RV (përjashtim bën Komuna e Skënderajt në periudhën 1991-’96, ku si pasojë e mospërfshirjes së ngjarjeve vitale që ishin të shprehura sidomos në këtë komunë), Komuna e Mitrovicës kishte shkallë përafërsisht rreth mesatares se RV-së, kurse komunat Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan kishin shkallë më të ulët të shtimit natyror se sa mesatarja e RV-së. Në fund duhet theksuar se formularëve për grumbullimin e statistikave vitale u mungojnë disa të dhëna si p.sh: formularit të lindjes- tipi i vendbanimit(urbane, rurale), profesioni i prindërve, përkatësisht veprimtaria e tyre, burimi i të ardhurave dhe përkatësia fetare; formularit të vdekjeve- tipi i vendbanimit(urban, rural), profesioni për të rritur, veprimtaria, burimi i të ardhurave: formularit për kurorëzime- data e martesës (dita, muaj, viti), numri i radhës së martesës, përkatësia fetare, profesioni i bashkëshortëve, veprimtaria, burimi i të ardhurave129, të cilat duhet të përfshihen në kuadër të këtyre formularëve në të ardhmen, sidomos regjistrimi i fenomeneve vitale sipas tipit të vendbanimeve dhe profesioni.

Hart16.

129 Pushka A. (2008). ). “Analiza e statistikave vitale të Kosovës për periudhën me te re” Enti i statistikës se Kosovës. Prishtinë fq 48.

Page 77: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

77

2.5. Veçoritë e tranzicionit demografik në Rajonin Verior të Kosovës

Një ndër teoritë bashkëkohore dominuese e cila zhvillimin e popullsisë e tregon si proces të zhvillimit në etapa (historike- S. B), që është i kushtëzuar dhe në lidhje të ngushtë me etapat e zhvillimit socio- ekonomik është teoria e tranzicionit demografik ( ose teoria e kalimeve demografike)130. Meqenëse zhvillimi demografik është rëndom i kushtëzuar nga zhvillimi socio- ekonomik, si pasojë e kushteve të ndryshme të këtij zhvillimi për vende të ndryshme por edhe brendapërbrenda vendit, teoria e tranzicionit demografik nuk paraqitet e njëjtë si për sa i përket kohës së fillimit të procesit ashtu edhe kohëzgjatjes së tij. Në bazë të faktorëve dhe rrethanave të zhvillimit të teorisë së tranziconit demografik, rezultat i fundit i fazës së parë hulumtuese ishin njohuritë se: në shoqëritë tradicionale fertiliteti dhe mortaliteti janë të lartë, në shoqëritë moderne fertiliteti dhe mortaliteti janë të ulët, kurse të gjitha zhvillimet në mes tyre janë tranzicion demografik. Tabela 24. Shkalla e vitalitetit në tranzicion131

Faza e tranzicionit Shkalla e mortalitetit

Shkalla e natalitetit Shkalla e shtimit natyror

Hershme ( paratranzitive) Lartë Lartë Ulët

Mesme ( transitive)* Ulët Lartë Lartë

Vonshme ( postranzitive)** Ulët Ulët Ulët

Zhvillimi dhe transformimi i komponentëve dhe strukturave demografike të popullsisë së një vendi a regjioni në radhë të parë varen nga niveli i zhvillimit të përgjithshëm socio- ekonomik, kulturor, arsimor etj. Kosova jo vetëm që hyri vonë në rrjedhat e industrializimit dhe të urbanizimit të jetës, por edhe struktura e ekonomisë së saj ishte dhe mbeti shumë e njëanshme. Prandaj edhe u vonua tranzicioni demografik132. RV paraqet rastin më reprezentativ të polarizimit të zhvillimit socio- ekonomik dhe demografik i përcjellë ky edhe në veçoritë e trnzicionit demografik në nivel të komunave dhe të nacionaliteteve që e përbëjnë RV-në.

130 Baletiq A.W. (1978). “Demografia- popullsia dhe zhvillimi ekonomik”. ETMM i Kosovës. Pr. fq 69. 131 Kingsley D.(1990). “Population and Resources: Fact and Interpretation”: Kingsley D., Mikhail S. Bernstein Editors, “Resources, Environment and population”. Population and development Revieë. Supplement to volume 16. p 13. * Faza e mesme ose transitive ndahet në 3 nënetapa: e hershme, e mesme dhe e vonshme tranzitive. ** Ndryshimet demografike të deri tanishme në sferen e riprodhimit të popullsis në vendete e zhvilluara evropiane trgojn se në etapa postranzitive të zhvillimit të popullsis mund të pritet te vije në shprehje ndarja e kesaj etape në tri varijante nga raportet në mes shkalles se lindshmeris dhe vdekshmeris: (a). Luhatja e lindshmeris rreth nivelit të supozuar në etapen postranzitive ( rreth 14 ‰), (b). Rritje e leht e shkalles se natalitetit mbi kete nivel dhe (c). Zvoglimi i shkalles se lindshmeris nen nivelin e vdekshmeris, qka nenkupton zvoglim të popullsisë (depopullim).me gjersisht Baletic Ë.A.(2005). “Razmatranja o posttranzicijskoj etapi razvoja stanovništva”. Radovi-Zavoda za Hrvatsku povjesti. Vol.37.Zagreb. fq 377-388. 132 Islami H. (1985) “Zakasnjila demografska tranzicija na Kosovo u okviru demografskog prelaznog razdoblju u Jugoslaviji I Sociologija nr 3. Bg. fq 372-374: shih edhe Islami H. (1997). “Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës”.ETMM i Kosovës Evropi”.. Prishtinë. fq 42-45.

Page 78: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

78

Duke u bazuar në modelin e tri etapave të tranzicionit mund të konstatohet se RV periudhën paratransitive ta ketë kaluar në periudhën në mes dy luftërave botërore, respektivisht në fillim të viteve 20-ta, kur shkalla e vdekshmërisë bie nën nivelin prej 30‰. Zvogëlimi i shpejt i shkallës së vdekshmërisë vazhdon pas Luftës së Dytë Botërore, kur shkalla zbret nën 15‰,më saktësisht 12.3‰ (1957-’61), por me shkallë të lartë të mortalitetit të foshnjave 109‰ (1961) që është karakteristik për fazën e hershme të tranzicionit. Fundi i viteve ’60, e sidomos vitet ’70, shënojnë fillimin e zbërthimit gradual të strukturave homogjene socio- ekonomike dhe kulturo- arsimore përmes rritjes së popullsisë urbane dhe zgjerimit të profesioneve jo agrare, zvogëlimin e analfabetizmit dhe rritjes së shtresave të arsimuara të popullsisë, përmirësimit të ndjeshëm të pozitës së gruas dhe rritjes së aspiratave profesionale të saj, rënies së vdekshmërisë etj., edhe te popullsia shqiptare nisi të zvogëlohet nataliteti nga nivelet tepër të larta dhe të diferencohej shkalla e tij në pikëpamje territoriale dhe shoqërore133. Si pasojë e këtyre ndryshimeve e sidomos përmirësimit të kushteve higjienike-sanitare, shkalla e vdekshmërisë zvogëlohet në vazhdimësi: nën 10‰, në fillim të viteve ’60, në rreth 5‰, në fund të viteve ’80 dhe fillim të ’90 dhe nën 5‰ pas gjysmës së viteve ’90 për të vazhduar edhe sot134. Shkalla e lindshmërisë në vitet e para të grumbullimit të statistikave vitale në nivel të komunave (1957) tregojnë se shkalla e lindshmërisë në RV ishte rreth 40‰ ( në kufirin e kalimit nga paratranzicioni në tranzicion demografik). Në Leposaviq dhe Mitrovicë shkalla e lindshmërisë ishte nën mesataren e rajonit, kurse në Skënderaj dhe Vushtrri mbi mesataren e rajonit. Në nivelin prej rreth 30‰ arrin në fund të viteve ’70 dhe nën 20‰ në fillim të viteve ’90. Në periudhën pas luftës së vitit 1999, lindshmëria lëviz rreth 10‰. Si pasojë e ndryshimeve të theksuara në sferën socio- ekonomike, arsimore, shëndetësore në mes të njësive përbërëse të RV-së edhe procesi i tranzicionit demografik, si në sferën e vdekshmërisë (nis shumë më herët) ashtu edhe të lindshmërisë, nuk përfshiu të gjitha komunat dhe shtresat e caktuara shoqërore në të njëjtën kohë dhe kohëzgjatje. Kështu, përderisa shkalla e vdekshmërisë në Leposaviq që në fillim të viteve ’50 kishte rënë nën 10‰, në Skënderaj ky nivel arrin vetëm në fund të viteve ’60,( 20 vite më vonë), ndërsa në Vushtrri gjendja ishte e njëjtë me Skënderajn, në Mitrovicë niveli i tillë i vdekshmërisë arrihet në mesin e viteve ’60. Në sferën e lindshmërisë dallimet janë edhe më të theksuara, pas transicioni demografik në këtë sferë nis më vonë në krahasim me vdekshmërinë dhe ndryshimet në shkallën e lindshmërisë janë gjithnjë më të vonshme. Në vitet ’60 përveç Leposaviqit që kishte shkallë të lindshmërisë rreth 30‰, njësitë tjera kishin 40‰, e edhe mbi këtë nivel. Nivelin prej 30‰ Mitrovica e arrin në fund të viteve ’70, kurse Vushtrria dhe Skenderaj vetëm në fund të viteve ’80. Për të kuptuar më mirë dallimet në zhvillimin e procesit të tranzicionit demografik në kuadër të njësive përbërëse të RV-së,do të shohim ndryshimet e disa parametrave socio- ekonomik si në nivel të komunave ashtu edhe sipas nacionaliteteve, të cilat pa dyshim që kanë ndikuar në transformimin e parametrave demografik.

133 Islami H. (1997). “Dimensioni demografik i çështjës së Kosovës”.ETMM i Kosovës. Prishtinë. fq 44. 134 Për shkallën e vdekshmërisë për periudhën pas viteve të ’90, shih më gjerësisht në “Situata demografike, sociale dhe riprodhuese në Kosovë” (2003). UNFPA dhe ESK, Prishtinë. fq 41.

Page 79: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

79

Kontrastet më të theksuara si në lëvizjen e parametrave demografik e me këtë edhe tranzicion demografik janë konstatuar në mes komunave Skënderaj ( 96.9% shqiptarë 1991) dhe Leposaviqit ( 88.7% serbë-1991). Për të argumentuar polarizimin në mes këtyre dy komunave janë marrë për bazë parametrat që kanë ndikimin më të madh në transformimin e parametrave demografik, siç janë: urbanizimi, punësimi, të ardhurat për kokë banori, dhe arsimimi. Niveli i urbanizimit të dy komunat në periudhën pas Luftës së Dytë Botëror deri në vitet e 60-ta ishte shumë i ulët ( 3.3%-Skënderaj dhe 2.6%-Leposaviq 1961). Pas viteve ’60 fillon polarizimi në sferën e urbanizimit, kështu që 10 vite më vonë, niveli i urbanizimit në Skënderaj arrin në 4.5%, kurse në Leposaviq 13.9%. Tendencën e nivelit të urbanizimit më së miri e ilustron fakti se Skënderaj shkallën e urbanizimit të cilën Leposaviqi e arriti për 10 vjet(35.7%), Skënderaj e arrin vetëm në vitin 2004 ose për 47 vite. Sa i përket punësimit me 1961 në Leposaviq ishte i punësuar çdo i 14.2 banorë, në Skënderaj çdo i 41.2, kurse në vitin 1989 këto raporte ishin 4.1 në Leposaviq dhe 14.0 në Skënderaj. Në të njëjtën periudhë shkalla e punësimit ishte 6.9%-Leposaviq dhe 2.4%-Skënderaj (1961), për të arritur në 24.0%-Leposaviq dhe 4.4% në Skenderaj (1989). Dallimet janë edhe me të mëdha sa i përket punësimit të femrave. Më 2004 papunësia në Skënderaj kishte arritur në 67.3%, kurse në Leposaviq 27.2% që tregon se përkeqësimi i situatës ka vazhduar edhe në periudhën pas vitit 1999. Të ardhurat për kokë banori si tregues i nivelit të zhvillimit ekonomik të komunave ishin për 3.8 herë (1976) dhe 1.6 herë (1987) më të larta në Komunën e Leposaviqit. Struktura arsimore e popullsisë si faktori kryesor në transformimin e jetës familjare, socio- ekonomike dhe materiale, gjithashtu, tregon se Komuna e Leposaviqit është në pozitë më të favorshme. Kështu numri i analfabetëve në vitin 1961 në Skënderaj përbënte më tepër se gjysmën e popullsisë (56.2%), kurse në Leposaviq më pak se 1/3 e popullsisë (29.1%). Këto raporte në vitin 1981 ishin 18%: 21%, kurse në vitin 2004 ishin 2.4%:4.5%.Gjithashtu edhe pjesëmarrja e popullsisë me arsim të lartë me (1981) ishte për afër dy herë më e lartë në Leposaviq se sa në Skenderaj. Vlen të theksohet fakti se përqindja e analfabetëve të grup- moshat që janë pjesëmarrës kryesorë në riprodhimin e popullsisë dallimet ishin edhe më të mëdha, sidomos te gjinia femërore si bartëse kryesore e procesit të riprodhimit. Në fund, ndryshimet në shkallën e parametrave të shtimit natyror dhe procesi i tranzicionit demografik në mes këtyre dy komunave, por edhe njësive tjera të RV-së, duhet kuptuar vetëm në kuadër të transformimeve socio- ekonomike, kulturore, arsimore etj, të cilat janë faktorë kryesorë të tranzicionit dhe transformimit të proceseve demografike. Në kushtet e diskriminimit të popullsisë shqiptare, faktori kufizues i angazhimit të potencialit njerëzor ishte zhvillimi i ngadalshëm dhe lënia e qëllimshme pas dore e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi135.

135 Për diskriminimin e përgjithshëm të shqiptarëve në Ish Jugosllavi më gjerësisht shih: Grup autorësh (1997).”Ecuria dhe shtrirja hapësinore e popullsisë shqiptare në Kosovë dhe trojet tjera etnike në ish Jugosllavi”. Instituti Ekonomik. Prishtinë.

Page 80: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

80

Kapitulli III Numri, shpërndarja gjeografike dhe migrimet e popullsisë

Page 81: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

81

3. Numri, shpërndarja gjeografike dhe migrimet e popullsisë

Para se të analizohet dinamika e numrit të përgjithshëm të popullsisë në RV (por edhe në Kosovë si tërësi) është e nevojshme që të shpjegohen ndryshimet në metodologjinë e përdorur gjatë regjistrimit të popullsisë. Të dhënat statistikore na mundësojnë të analizohet dinamika e popullsisë së RV-së duke filluar nga viti 1908, mirëpo të dhënat statistikore nuk janë plotësisht të krahasueshme, për arsye se statistika zyrtare nuk ka përdorur definicione të njëjta të popullsisë së përgjithshme. Regjistrimet e popullsisë gjatë viteve 1971,1981 dhe 1991 janë realizuar duke u bazuar në konceptin e popullsisë së përhershme, kurse regjistrimi i vitit 2001136 është bazuar në konceptin e popullsisë së pranishme. Dallimet në mes koncepteve të regjistrimeve qëndrojnë në faktin e regjistrimit të popullsisë që jeton më pak ose më tepër se një vit jashtë territorit të caktuar, nga i cili dalin edhe dallimet tjera. Pa dyshim se një nga faktorët e zvogëlimit të numrit të përgjithshëm të popullsisë së RV-së, por edhe të Kosovës, në periudhën 1991-2011 është edhe ndryshimi i konceptit të regjistrimit, i cili la jashtë(padrejtësisht) gjithë popullsinë e cila për shkaqe të gjendjes së rëndë ekonomike, sociale, politike dhe të sigurisë nga vitet e 90-ta emigroi (shpërngulet) në vendet e Evropës Perëndimore. Një pjesë e madhe e kësaj popullate karakterizohen me statut të pazgjedhur çka nënkupton për një kthim të shpejt në vendlindje. Ky koncept i regjistrimit injoroi dhe shkeli të drejtat më elementare njerëzore të qindra dhe mijëra bashkatdhetarëve tanë anë e këndë botës.

3.1. Dinamika e numrit të popullsisë

Numri i përgjithshëm i popullsisë pasqyron ndryshimet që ndodhin në dinamikën dhe strukturat e popullsisë së një territori në kohë të caktuar, nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm si lindshmëria, vdekshmëria, migrimet, luftërat, epidemitë etj, duke qenë kështu një madhësi shumë e ndryshueshme. Në fillim të dhjetëvjetëshit të dytë të shekullit 21 popullsia e RV-së llogaritet në mbi 230 mijë banorë137. Krahasuar me njëqind vjet më parë, në fillim të shek. XX numri i përgjithshëm i popullsisë gati është trefishuar ( 2.69 herë)- pasi RV-ja më 1908, sipas vlerësimeve, kishte 87 mijë banorë. Dinamika e numrit të popullsisë në pjesën e parë të shek. XX ishte nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm siç janë: luftërat e shpeshta ( dy luftërat ballkanike dhe botërore), të cilat shkaktuan humbje të mëdha, shpërnguljet e popullsisë sidomos asaj shqiptare etj. Sipas disa të dhënave, nga regjioni i Mitrovicës në periudhën 1913-1930, për në Turqi janë shpërngulur 32000, dhe Shqipëri 6000 persona138. Deri me fillimin e Luftës së Dytë Botërore nga Mitrovica me rrethinë në këto dy shtete janë shpërngulur rreth 41000 persona, kurse në të njëjtën kohë është bërë kolonizimi me serbë dhe malazezë prej viseve të ndryshme të ish-Jugosllavisë me qëllim të ndryshimit të strukturës nacionale të popullsisë. Si pasojë e

136 .Në Kosovë regjistrimi i vitit 2001 nuk është realizuar për shkak të mungeses se institucioneve dhe faktit se Kosova dy vite më par kisht dal nga lufta për pavarsi. 137 Per komunat: Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj bazuar në rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë 2011, kurse per komunat: Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan bazuar ne”Vlersim- Popullsia e Kosoves 2011” (2013). ASK.Prishtin fq 37. 138 Mitrovica me rrethinë, Monografi, Mitrovicë 1979, fq 42

Page 82: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

82

humbjeve nga luftërat dhe shpërnguljet e popullsisë shqiptare në periudhën 1908- 1939, popullsia e regjionit verior është zvogëluar për -22142 persona që paraqet më tepër se ¼ e popullsisë së përgjithshme të vitit 1908 dhe 1/3 e vitit 1939.

Tabela 25. Popullsia e përgjithshme e Regjionit Verior të Kosovës 1908-1939139 Viti i regjistrimit

Popullsia e Regjionit Verior

Periudha Rritja/zvogëlimi i nr. te popullsisë ne mes regjistrimeve

Mesatarja vjetore e rritjes ne %

1908-‘09 87018

1921 71285 1908-1921 -15733 -1.29

1931 88847 1921-1931 17562 2.46

1939 64874 1931-1939 -23973 -3.37

1908-1939 -22142 -0.85

Siç shihet periudha 1908-1939 karakterizohet me ritme të ndryshme të rritjes dhe zvogëlimit të popullsisë. Në dhjetëvjetëshin e dytë të she. XX, zvogëlimi i numrit të popullsisë për -15733 banorë është si pasoj e Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore si dhe shpërnguljeve të popullsisë shqiptare, pastaj për shkak të kushteve shumë të vështira jetësore, mortalitetit shumë të lartë (52.7 ‰) dhe shtimit natyror negativ prej 22.4‰140. Në periudhën 1921-1931 është konstatuar një rritje prej rreth 17562 banorësh të rijnë, pasi në këtë periudhë procesi i kolonizimit të filluar shumë më herët, ishte mjaft intensiv, e gjithashtu edhe mortaliteti është zvogëluar në 26.5‰ (në këtë kohë nuk mund të flitet për përmirësim të kushteve jetësore, kurse zvogëlimi i mortalitetit mundë t’i dedikohet situatës më të qetë sa i përket luftërave), ndërsa shkalla e shtimit natyror ishte 21.1‰141. Në mes viteve 1931-1939 numri i popullsisë zvogëlohet për -23973 banorë, që tregon se procesi i shpërnguljes së popullsisë shqiptare në Turqi dhe Shqipëri ka qenë edhe më intensiv se në periudhat e mëhershme, pasi që treguesit e lëvizjes natyrore të popullsisë ishin të njëjtë sikur në periudhën 1921-1931. Pas Luftë së Dytë Botërore edhe pse shpërngulja e shqiptarëve vazhdoi ( por me intensitet shumë më të ulët krahasuar me periudhën 1908-1921 dhe 1930-1939, fillon periudha e kompensimit të popullsisë së humbur gjatë periudhës së kaluar, kurse përmirësimi i kushteve sociale, higjiena-sanitare u përcoll me rritjen e natalitetit dhe shtimit natyror.

3.1.1. Dinamika e numrit të përgjithshëm të popullsisë pas Luftën së Dytë Botërore (1948-2011)

Pas Luftës së Dytë Botërore si rrjedhojë e përmirësimit të kushteve ekonomiko-shoqërore dhe sanitare numri i përgjithshëm i popullsisë ka ardhur vazhdimisht duke u rritur ( deri në fillim të shek. XXI ), edhe pse emigrimet vazhduan me intensitet të ndryshëm gjatë gjithë periudhës . Gjatë kësaj periudhe në territorin e Kosovës (e me këtë edhe në RV) janë realizuar 6 regjistrime të popullsisë nga të cilat 5 gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, kurse regjistrimi

139 “Kosova dhe Vazhdimësia Etnike Shqiptare’ 1997, Atllas Historiko- Gjeografik, Qendra për Informim e Kosovës, Prishtinë, fq 23-30. 140 G.autora (2003). “Demografske osnove regionalizacije Srbije”.Druga izdanja, knjiga 54.SANU Geografski Institut. Beograd, fq 23. 141 Po aty, fq 32

Page 83: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

83

i fundit ( i pjesshëm ) është realizuar në vitin 2011. Duhet theksuar se të dhënat për regjistrimin e popullsisë në Kosovë kanë munguar për një periudhë prej 30 vitesh (1981-2011), prandaj periudha në mes këtyre dy regjistrimeve është e bazuar kryesisht në vlerësimet e bëra nga institucionet dhe ekspertë të ndryshëm. Në periudhën 63 vjeçare numri i përgjithshëm i popullsisë në territorin e RV-së, gati është dyfishua nga 117 mijë-1948 në mbi 230 mijë në 2011ose për 98.5%. Tabela 26. Popullsia e përgjithshme e Regjionit Verior të Kosovës 1948-2011142

Viti i regjistrimit

Popullsia e Regjionit Verior

Periudha Rritja/zvogëlimi i nr. te popullsisë ne mes regjistrimeve

Mesatarja vjetore e rritjes ne %

1948 117511

1953 134324 1948-1953 16813 2.80

1961 159648 1953-1961 25324 2.35

1971 196466 1961-1971 36818 2.30

1981 234667 1971-1981 38201 1.76

1991 275907 1981-1991 41240 1.75

2011 233303 1991-2011 -42601 -0.75

1948-2011 115792 1.56

1908-2011 146285 1.65

Siç shihet nga tabela, ritmet më të shpejta të rritjes së popullsisë në RV janë konstatuar në periudhën 1948-53, që mund t’i dedikohet periudhës së kompenzimit të popullsisë pas Luftës së Dytë Botërore, për të vazhduar deri në vitet ’70, kohë kjo që lidhet edhe me numrin më të madh të lindjeve. Në të njëjtën kohë edhe pse vazhduan, shpërnguljet e popullsisë, intensiteti i tyre ishte shumë me i ulët krahasuar me periudhën e para Luftës së Dytë Botërore. Prej gjysmës së dytë të viteve ’70 e deri në fillim të viteve ’90 dinamika e rritjes së popullsisë së RV-së tregon tendenca të uljes së vazhdueshme. Kështu në periudhën mes regjistrimit të fundit të popullsisë në shekullin e kaluar (1981) dhe vlerësimit të vitit 1991 është konstatuar rritje mesatare vjetore e popullsisë prej 1.75%, që parqet edhe nivelin më të ulët të rritjes gjatë periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore. Vitet ‘90 të shekullit të kaluar të cilat karakterizohen me zhvillime dramatike në të gjitha sferat e jetës u manifestuan negativisht edhe në sferën e zhvillimeve demografike. Si pasojë e situatës së përgjithshme të pavolitshme ekonomike (përjashtimi i punëtorëve shqiptarë nga puna), mungesa e perspektivës jetësore, situata konfliktuale dhe e pasigurisë, emigrime masive sidomos të të rinjve dhe komponentët tjera të krizës materiale e psikologjike të popullsisë, regjistrimi i vitit 2011 (edhe pse i pjesshëm), tregon për një tendencë negative të dinamikes së numrit të përgjithshëm të popullsisë. Kështu në raport me vitin 1991 në vitin 2011 popullsia zvogëlohet për mbi 42 mijë banorë, ose 15.3%, duke shënuar kështu edhe periudhën me trendin më negativë ( për nga vëllimi) të dinamikës së popullsisë në kuadër të RV-së gjatë gjithë historisë.

142 1948-81-Komunat e KSA e Kosovës me 1984, ESK, Prishtinë 1986, faqe 28, 1991-Opstine u Republike Serbije, Statisticki prilozi, RZSS. Beograd 1998,faqe 29, 2011-Rezultatet preliminare te regjistrimit te popullsisë , ESK,2011 ( Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj) , kurse për komunat: Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan bazuar ne”Vlersim- Popullsia e Kosoves 2011” (2013). ASK.Prishtin fq 37.

Page 84: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

84

Grafiku 13. Dinamika e numrit të Grafiku 14. Dinamika e numrit të popullsisë në RV dhe Kosovë 1948-2011 popullsisë në komunat e RV-së 1948-2011

Numri i përgjithshëm i popullsi së RV-së (mes regjistrimit të parë të pas Luftës së Dytë Botërore1948 dhe të fundit -2011) gati është dyfishuar(rritur për 98.5%). Rritje është regjistruar në 4 nga 6 njësitë përbërëse të regjionit. Dallimet në ritmet e rritjes demografike janë të konsiderueshme. Popullsia e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skënderajt karakterizohen me ritme më të shpejta të rritjes. Komuna e Zveçanit karakterizohen me ritme më të ngadalshme, ndërsa Komuna e Leposaviqit dhe Zubin Potoku kanë treguar tendenca të zvogëlim të popullsisë në 2011 në raport me vitin 1948 (Tabela 28). Popullsia në Komunën e Mitrovicës në periudhën 63 vjeçare është rritur më 118.4%, e Vushtrrisë më 132.3%, e Skënderajt 115.8%, kurse tri komunat me rritje demografike nën mesataren e regjionit ishin: Leposaviqi 7.8%, Zubin Potoku 30.2% dhe Zveçani 16.6%. Siç shihet nga tabela 28, komuna e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skënderajt deri në vitin 1991 karakterizoheshin me rritje të konsiderueshme të popullsisë, kurs në periudhe 1991-2011 të tri komunat karakterizohen me zvogëlim të theksuar të popullsisë ku: Mitrovica kishte humbur gati 1/5 e popullsisë së vitit 1991, Vushtrria 13.4% dhe Skenderaj 7.4%. Kjo dukuri ishte pasojë e përkeqësimit të situatës ekonomike, social e politike e cila përshkallëzoi me luftë të hapur në vitin 1998, e cila u përcoll me emigrime masive nga këto komuna si dhe viktimave të Luftës të vitit 1999. Gjithashtu, nuk duhet neglizhuar edhe ndryshimin e konceptit të regjistrimit të popullsisë që u aplikua në vitin 2011, ku të gjithë emigrantët e viteve të 90-ta nuk u përfshinë në popullsinë e përgjithshme. Tri komunat tjera në të cilat zvogëlimi i popullsisë kishte filluar qysh në vitet ’60 (Leposaviq dhe Zubin Potok) dhe 70-ta (Zveçan), edhe pse nuk është realizuar regjistrimi i vitit 2011, në bazë të përllogaritjeve (prognozave), karakterizohen me trend të zvogëlim të popullsisë. Ne periudhën 1981-’91 dy prej këtyre tri (3) komunave karakterizohen me rritje të popullsisë. Kjo rritje është si pasojë e prezencës së një numri të konsiderueshëm të refugjatëve nga Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina, kurse pas Luftës se vitit 1999 edhe nga pjesë të ndryshme të Kosovës.

Page 85: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

85

Tabela 27. Popullsia e përgjithshme e komunave të Regjionit Verior 1948-2011143 Vitet Regjioni

Verior Mitrovicë Vushtrri Skenderaj Leposaviq Z. Potok Zveçan

Numri i përgjithshëm i popullsisë

1948 117511 32800 30069 23774 14949 9502 6417

1953 134324 38716 34029 26375 16911 10403 7890

1961 159648 50747 39779 30308 19006 10642 9166

1971 196466 71357 50724 36650 18124 9516 10095

1981 234667 87531 65512 46972 16906 8081 9710

1991 275904 104885 80644 55471 16395 8479 10030

2011 233303 84235 69881 51317 13773 6616 7481

Pjesëmarrja në popullsinë e përgjithshme të regjionit

1948 100 27.8 25.5 20.5 12.6 8.1 5.4

1953 100 28.8 25.3 19.6 12.6 7.7 5.9

1961 100 31.8 24.9 19.1 11.8 6.6 5.7

1971 100 36.3 25.8 18.7 9.2 4.8 5.1

1981 100 37.3 27.9 20.0 7.2 3.5 4.1

1991 100 38.0 29.2 20.1 5.9 3.1 3.6

2011 100 36.1 30.3 22.0 5.9 2.8 3.2

Rritja/zvogëlimi i nr. Të popullsisë ne mes regjistrimeve

1948-1953 16536 5916 3960 2226 2060 901 1473

1953-1961 25399 12031 5750 4104 1999 239 1276

1961-1971 36673 20610 10945 6181 -866 -1126 929

1971-1981 38550 16174 14788 10312 -1138 -1201 -385

1981-1991 40961 17354 15132 8502 -511 164 320

1991-2011 -42601 -20650 -10763 -4157 -2622 -1863 -2549

Mesatarja vjetore e rritjes ne %

1948-1953 2.80 3.60 2.63 1.84 2.77 1.89 4.59

1953-1961 2.35 3.87 2.11 1.95 1.48 0.29 2.02

1961-1971 2.29 4.06 2.75 2.03 -0.46 -1.05 1.01

1971-1981 1.94 2.27 2.91 2.81 -0.63 -1.26 -0.38

1981-1991 1.75 1.98 2.31 1.81 -0.30 0.19 0.03

1991-2011 -0.75 -1.0 -0.67 -0.37 -0.80 -1.1 -1.3

1948-2011 1.56 2.48 2.10 1.79 -0.12 -0.48 0.26

Procesi i zvogëlimi të popullsisë do të ishte edhe më i thelle nëse nuk do të merrej parasysh edhe numri i refugjatëve. Refugjatet përbëjnë mbi 30% të popullsisë së Leposaviqit dhe Zubin Potokut, kurse në Komunën e Zveçanit pjesëmarrja e refugjatëve është mbi 40%144.

1431948-81-Komunat e KSA e Kosovës me 1984, ESK, Prishtinë 1986, faqe 28, 1991-Opstine u Republike Serbije, Statistiqki prilozi, RZSS. Beograd 1998,faqe 29, 2011-Rezultatet preliminare te regjistrimit te popullsisë , ESK,2011 ( Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj) , kurse për komunat: Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan bazuar ne”Vlersim- Popullsia e Kosoves 2011” (2013). ASK.Prishtin fq 37. 144 Numri i refugjatëve në këto tri komuna është marr nga : European Centre for Minority Issues Kosovo, http://ëëë.ecmimap.com/map/index.php?option=com_content&vieë=category&layout=blog&id=52&Itemid=95&lang=sr

Page 86: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

86

Harta 17 dhe 18

Page 87: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

87

Ndryshimet në ritmin e rritjes demografike janë karakterizuar edhe me ndryshimin e shpërndarjes së popullsisë në kuadër të komunave të RV-së. Kështu në gjysmën e shek XX, Komuna e Mitrovicës përbente 27.8% (1948), 38.0% (1991) dhe 36.1% (2011) të popullsisë së përgjithshme të RV-së, Vushtrria 25.5% (1948) dhe 30.3% (2011), Skënderaj 20.5% (1948) dhe 22.0% (2011), Leposaviqi 12.6% (1948) dhe 5.9% (2011). Komuna e Zubin Potokut gjatë gjithë periudhës ka treguar zvogëlim të pjesëmarrjes nga 8.1 (1948) në 2.8 (2011), ndërsa Zveçani nga viti 1953 kishte pjesëmarrjen më të lartë në popullsinë e përgjithshme të regjionit.

3.2. Dendësia dhe shpërndarja gjeografike e popullsisë.

Dendësia e popullsisë është treguesi që shpreh mënyrën më të përshtatshme në raportin ndërmjet numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe sipërfaqes së përgjithshme të territorit përkatës145. Kushtet më të mira natyrore dhe niveli më i lartë i zhvillimit mundëson dendësi më të madhe, sepse në mjedise të tilla mund të prodhohen më shumë produkte bujqësore e industriale për plotësimin e nevojave të popullatës, kurse në mjediset më pak të zhvilluara në rritjen e dendësisë ndikon shtimi i lartë natyror ose rritja e numrit të përgjithshëm të popullsisë146. Në RV dendësia maksimale prej 135 b/km², është shënuar në vitin 1991, kurse me 2011, dendësia mesatare ishte 114 b/km², që është rreth 40% më e ulët se dendësia mesatare e Kosovës. Mitrovica karakterizohej me 119.9%, Vushtrria me 77.9% dhe Skënderaj me 20.5% dendësi më të lartë se sa mesatarja e RV-së, kurse dendësi më të ulët se mesatarja kishin: Leposaviqi -347%, Zubin Potoku -470% dhe Zveçani -87.5%. Në vitin 2011, RV-ja si tërësi karakterizohej si regjion me dendësi mesatare147, ndërsa 42.5% e territorit në të cilën jetonte 13% e popullsisë karakterizohej me dendësi të vogël, 6% territorit ku jetonte 4.5% e popullsisë karakterizohej me dendësi të mesme të vogël, 18.2% e territorit në të cilin jetonte 21.9% e popullsisë karakterizohej me dendësi mesatare, kurse 33.2% e territorit në të cilën jetonte 60.5% e popullsisë karakterizohej me dendësi të lartë. Karakteristike është fakti se në zonat me dendësi të vogël (kodrinore-malore- nën 50 b/km²), popullsia në vazhdimësi “largohet”, kështu që rënia demografike është konstante si pasojë e saldos negative migruese e po ashtu edhe të riprodhimit të pamjaftueshëm biologjik148.

145 Sheri F. (1997) : “Fjalor Enciklopedik i Demografisë”.-Tiran fq 49 146 Pushka A. (2000): “Dendësia e popullsisë dhe faktorët që ndikojnë në rritjen e saj”, Aspekte popullatave në Kosovë dhe rreth saj, Prishtinë. fq 234. 147 Në literaturën demografike (evropiane) kategorizimi më i shpeshtë i dendësisë së popullsisë është: - dendësi shumë e vogël 1-10 b/km² - dendësi e mesme 101-150 b/km² - dendësi e vogël 11-50 b/km² - dendësi e mesme e lartë 151-200 b/km² dhe -dendësi e mesme e vogël 51-100 b/km² - dendësi e lartë mbi 200 b/km² 148 Stojanovic. B.(1995) “Porast, prostorni razmeštaj stanovništva”. Stanovništvo i domacinstva u Republici Srbije prema popis ’91. RZS. Beograd. fq 43-70

Page 88: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

88

Tabela 28. Dendësia e banimit në Regjionin Verior të Kosovës 1948-2011149 Sip.

km² Nr. i Vendb. 2011

Nr.i bano. për vend. 2011

Dendësia në km²

1948 1961 1971 1981 1991 2011

Mitrovica 336 49 1719 97.6 151.1 212.3 260.5 313 250.7

Vushtrria 345 67 1043 87.2 115.3 147.0 190.0 234 202.6

Skënderaj 374 50 1026 64.6 81.5 98.0 126.0 148 137.2

Leposaviqi 539 71 194 27.6 35.1 34.0 31.0 30 25.5

Z. Potoku 333 63 105 28.5 31.9 28.5 24.2 25 19.9

Zveçani 123 35 214 52.2 74.5 82.0 78.9 81 60.8

R.Verior 2050 335 696 57.5 77.9 95.8 114.4 135 113.9

Kosova 10887 1449 1350 67.4 88.5 114.1 145.3 185.2 159.3

Në periudhën 1948-2011, faktori kryesor që ka ndikuar në rritjen e dendësisë ishte rritja e numrit të përgjithshëm të popullsisë, kurse faktorë tjerë ishin edhe urbanizimi dhe zhvillimi ekonomik i shprehur përmes punësimit. Në rrethana të veçanta në rritjen e dendësisë së popullsisë rol të rëndësishëm mund të luajnë edhe migrimet e popullsisë. Tri komunat e RV-së (Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan), edhe në periudhën 1991-2011 do të karakterizohen me rënie të dendësisë se popullsisë e të cilat kishte filluar që nga vitet e 60-ta të shekullit. Grafiku 15. Dendësia e popullsisë Grafiku 16. Dendësia e popullsisë

në RV dhe Kosovë 1948-2011 në komunat e RV 1948-2011

Siç shihet nga tabela dhe grafikët, rritja e dendësisë së popullsisë është zhvilluar në përputhje me dinamikën e rritjes së popullsisë së RV-së dhe në njësitë përbërëse të këtij regjioni. Dendësia e madhe në kushte të zhvillimit të ulët ekonomik mund të jetë pengesë e zhvillimit, sikurse që mund të ndikojë në zhvillimin e përgjithshëm në rrethana të zhvillimit dinamik ekonomik. 3.2.1. Shpërndarja horizontale- e popullsisë ka të bëjë me lëvizjet e popullsisë prej vendbanimeve më të largëta, periferike, drejt vendbanimeve qendrore ose afër tyre150. 149 1948-81-Komunat e KSA e Kosovës me 1984, ESK, Prishtinë 1986, faqe 28, 1991-Opshtine u Republike Serbije,Statistiqki prilozi,RZSS.Beograd 1998,faqe 29, 2011-Rezultatet preliminare te regjistrimit te popullsisë , ESK,2011 ( Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj) , kurse për komunat: Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan bazuar ne”Vlersim- Popullsia e Kosoves 2011” (2013). ASK.Prishtin fq 37. 150 Pushka A. (2000): “Matja e lëvizjeve horizontale të popullsisë në Kosovë gjatë periudhës 1948-1991”, Aspekte gjeopopullatave në Kosovë dhe rreth saj, Prishtinë. fq 116.

Page 89: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

89

Sa i përket largësisë mesatare të vendbanimeve në RV komuna me distancën më të madhe është Komuna e Leposaviqit (8.66 km) dhe Skënderajt (.7.96 km), kurse komuna me distancën me të vogël është Mitrovica (6.96 km). Nga analiza e përgjithshme mund të konstatohet se me rritjen e sipërfaqes së komunës rritet edhe largësia mesatare e vendbanimeve- korrelacioni (r=0.84). Përjashtim bën Komuna e Zveçanit e cila edhe pse me sipërfaqe të vogël, karakterizohet me largësi të konsiderueshme, si pasojë e formës së zgjatur të shtrirjes. Në vitin 1948 vlerën më të madhe të largësisë mesatare të shtrirjes horizontale të popullsisë në kuadër të RV-së e kishte Komuna e Leposaviqit (9.26 km), ndërsa vlerat më të vogla u shënuan në Komunën e Mitrovicës (4.62 km) dhe Zveçanit (4.77 km). Në vitin 1991 edhe pse situata ishte e njëjtë, vlerat e mesatares së shtrirjes horizontale të popullsisë ishin zvogëluar dukshëm kështu që në Leposaviq kjo vlerë kishte arritur në

(7.03 km), kurse në Mitrovicë (3.01 km) dhe Zveçan (3.07 km)- shih tabelën vijuese.

Tabela 29 Largësia mesatare e shtrirjes së vendbanimeve dhe popullsisë në vitin 1948 dhe 1991 në komunat e RV151

Sipërfaqja në km2

Largësia mesatare e vendb. në km

Larg. mes. e shtrir. horoz, të pop. me ‘48

Larg.mes. e shtrir. horoz, të pop. me ‘91

Difer. në larg. mes të shtrir. horiz ‘48/;91

% e popull. urbane 1991

Mitrovica 336 6.96 4.62 3.01 1.61 61.3

Vushtrria 345 7.10 6.08 4.67 1.41 38.0

Skënderaj 374 7.96 7.68 7.00 0.68 8.9

Leposaviqi 539 8.66 9.26 7.03 2.23 30.3

Z. Potoku 333 7.30 6.61 4.72 1.89 23.9

Zveçani 123 7.30 4.77 3.07 1.70 32.5

Në periudhën 1948-’91, në komunat e RV-së lëvizjet më të mëdha horizontale të popullsisë janë konstatuar në Komunën e Leposaviqit ku diferenca e largësisë mesatare të shtrirjes horizontale ishte zvogëluar për 2.23 km, për Zubin Potoku 1.89 km, kurse për Skënderajn 0.68 km dhe është komuna me lëvizjet më të vogla horizontale të popullsisë në RV ( sa më shumë që është zvogëluar largësia mesatare e shtrirjes horizontale të popullsisë aq më shumë ka lëvizur popullsia horizontalisht). Faktorët kryesorë të cilët kanë ndikuar në lëvizjet horizontale të popullsisë janë intensiteti i procesit të industrializimit dhe urbanizimit. Dy komunat me lëvizje më të madhe horizontale të popullsisë në RV, Zubin Potoku dhe Leposaviqi karakterizohen edhe me lëvizje më intensive të urbanizimit dhe industrializimit. Rëndësia e studimit të lëvizjeve dhe përqendrimit horizontal të popullsisë në RV, por edhe në komuna si njësi më të vogla qëndron në faktin e: organizimit dhe planifikimit hapësinor të popullsisë, fuqisë punëtore, të infrastrukturës, zvogëlimin e shpenzimeve për transport deri në qendrat komunale ku janë të përqendruara funksionet ekonomike, sociale, administrative- politike etj,. Pasojat nga lëvizjet horizontale të popullsisë janë: polarizimi në aspekt demografik, zbrazja e vendbanimeve larg nga qendra urbane (përforcimi i urbanizimit monocentrik) duke rritur diferencat ekonomike e sociale në mes viseve “aktive” dhe atyre “pasive”, me ç’rast çrregullohet struktura demografike me emigrimet e popullsisë aktive dhe të re, duke krijuar

151 Po aty. fq 118

Page 90: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

90

hapësira me popullsi të moshuar e cila nuk mund ta reprodukojë vetën dhe as jetën ekonomike152. 3.2.2. Shpërndarja vertikale- e popullsisë ka të bëjë me zhvendosjen e popullsisë prej vendbanimeve më të larta (kodrinore - malore) drejt vendbanimeve më të ulëta. Në kuadër të RV-së lëvizjet vertikale të popullsisë ishin prezentë gjatë gjithë periudhës pas Luftës se Dytë Botërore, mirëpo më intensivet ishin pas viteve ’60, kur edhe zhvillimi ekonomik ishte më intensiv. Këto lëvizje ishin intensive sidomos nga lartësitë mbi 700m, që u përcollën me rritjen e pjesëmarrjes së popullsisë dhe dendësisë në sipërfaqen nën 700m. Në RV në sipërfaqet nën 700m të cilat përbëjnë 41.4%, në vitin 1948 jetonte rreth 60% e popullsisë për të arritur në 84.1% (1991), kurse në sipërfaqet mbi 700m të cilat përbëjnë 58.5% te sipërfaqes jetonin 36.9% (1948) për të zvogëluar pjesëmarrjen në 15.9% (1991). Grafiku 17. Shpërndarja vertikale e sipërfaqes dhe popullsisë në RV 1948-1991

Nga grafiku shihet se popullsia e RV-së, pjesa më e madhe e saj është e koncentruar në mes 500-600 m, ku në 15 % të sipërfaqes jetonin 60% e popullsisë. Përqendrimi kaq i madh i popullsisë në lartësitë 500-600 m del nga numri i madh i vendbanimeve (28.9%) të koncentruar në këtë lartësi, sidomos i vendbanimeve të mëdha urbane si: :Mitrovica, Vushtrria, Zveçani etj., dhe periferitë e tyre që ka ndikuar edhe në rritjen e dendësisë nga 161.1 b/km2 (1948) në 538.4 b/km2 (1991). Në RV në komunat ekonomikisht më të pazhvilluara ekziston përputhshmëri më e madhe në mes pjesëmarrjes së sipërfaqeve, vendbanimeve dhe popullsisë, si dhe është konstatuar lëvizje më e vogël vertikale e popullsisë siç është rasti i Skënderajt. Polarizimi më i madh sa i përket lëvizjes vertikale të popullsisë është konstatuar në Mitrovicë ku në 5 % të sipërfaqes jetonin afër 80% e popullsisë.

152 Po aty, fq 70.

Page 91: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

91

Nga të dhënat e prezantuara (tabela 30) për përhapjen vertikale të sipërfaqeve, vendbanimeve dhe popullsisë, shihet se sipërfaqet e ulëta të RV-së janë të ‘ngarkuara” kurse viset kodrinore- malore “të zbrazura”, edhe pse këto zona ofrojnë kushte për zhvillimin e shumë veprimtarive ekonomike( blegtori, pylltari, turizëm, bletari etj). Në mungesë të të dhënave për vitin 2011, është e pamundur konstatimi i trendit gjatë 20 viteve të fundit, mirëpo jemi të bindur se trendët e lëvizjes vertikale të popullsisë kanë vazhduar me intensitet të shtuar sidomos në periudhën pas vitit 1999, ku shumë vendbanime të viseve kodrinore-malore janë boshatisur plotësisht nga popullsia dhe kanë mbetur vetëm si nocione gjeografike. Dukuria e përqendrimit të popullsisë në “zonat e ulëta”, “qendrore”e “aktive” në njërën anë dhe “boshatisja e zonave të larta”, “periferike”e “pasive” në anën tjetër, ka shkaktuar çrregullime në strukturën ekonomike, sociale, demografike e territoriale. Minimizimi i dukurive negative që sjellin këto zhvillime arrihet me politika të mirëfillta zhvillimore që nënkuptojnë: zhvillim të ekuilibruar socio-ekonomik regjional dhe shmangieje nga zhvillimi monocentrik i vendbanimeve e sidomos atyre urbane me orientim në zhvillim policentrik.

Page 92: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

92

Tabela 30. Shpërndarja vertikale e sipërfaqes, vendbanimeve dhe popullsisë ne RV 1948-‘91153

Lartësia

Sip. në % % e vendban % e pop. me 1948

% e pop. me 1961

% e pop. me 1991

Mitrovicë

400-500m 4 - - - -

500-600m 5.1 30.6 58.0 66.7 78.3

600-700m 7.9 16.8 8.4 6.8 5.4

700-1000m 31 38.7 22.9 17.9 9.5

1000-1500m 39.5 14.3 10.6 8.5 6.5

Mbi 1500m 10.5 - - - -

Vushtrri

400-500m - - - - -

500-600m 45.9 61.1 74.3 75.5 84.7

600-700m 24.6 20.9 15.9 14.9 10.7

700-1000m 23.2 13.3 7.5 7.4 3.8

1000-1500m 6.3 4.5 2.1 3.7 0.8

Mbi 1500m - - - - -

Skenderaj

400-500m - - - - -

500-600m 14.3 19.9 25.0 26.5 31.4

600-700m 51.9 50.0 47.5 47.2 45.3

700-1000m 33.8 30.0 27.4 26.2 23.2

1000-1500m - - - - -

Mbi 1500m - - - - -

Leposaviq

400-500m 6.6 12.7 13.5 12.5 10.9

500-600m 10.5 11.3 18.3 20.9 45.5

600-700m 14.9 16.9 23.5 19.9 17.6

700-1000m 43.3 40.8 30.6 28.9 19.7

1000-1500m 21.1 18.3 14.0 17.6 6.3

Mbi 1500m 3.6 - - - -

Zubin Potok

400-500m - - - - -

500-600m 5 9.5 13.4 14.1 40.6

600-700m 10.2 6.3 7.5 8.7 4.6

700-1000m 35.8 60.3 62.4 61 47.1

1000-1500m 40.0 23.8 16.7 16 7.7

Mbi 1500m 8.1 - - - -

Zveçan

400-500m 10 5.9 1.0 1.1 1.5

500-600m 9.1 41.1 64.2 68.0 76.7

600-700m 17.9 17.6 9.3 10.2 7.1

700-1000m 44.0 35.2 25.5 19.7 14.6

1000-1500m 19.0 2.9 1.4 0.9 0.3

Mbi 1500m - - - - -

153 Sipërfaqja në mes të izohypseve dhe lartësia mbidetare për vendbanime është përcaktuar me programin MapInfo, kurse të dhënat e popullsisë për periudhën 1948-1991 janë llogaritur nga autori.

Page 93: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

93

3.3. Lëvizjet migruese te popullsisë

Gjatë gjithë historisë së zhvillimit, lëvizjet migruese ishin të nxitura nga një varg faktorësh të natyrës ekonomike, sociale e politike të cilat janë të kushtëzuara dhe lidhura në kohë dhe hapësirë të caktuar. Lidhjet pozitive mes dinamikës së popullsisë dhe nivelit të zhvillimit ekonomik në njërën anë dhe lëvizjeve migruese të popullsisë në anën tjetër, tregon se faktorët ekonomikë janë kryesorët por jo të vetmit të cilët ndikojnë në lëvizjet migruese duke i shndërruar migrimet në një proces kompleks. Në kushtet e dallimeve të theksuara ekonomike, sociale-profesionale dhe demografike veçanërisht këto 5-6 dhjetëvjetëshat e fundit janë intensifikuar migrimet si midis regjioneve e vendeve, ashtu edhe brenda shteteve154. Gjatë shekullit XX dhe fillim të shekullit XXI, në hapësirën e RV-së janë prezentë lloje të ndryshme të lëvizjeve migruese që dallohen për nga: faktorët, territori, koha dhe pasojat të cilat shkaktohen nga to për zhvillimet demografike dhe ekonomike. Në bazë të statistikave ekzistuese hulumtimi i migrimeve është problematik dhe i kufizuar, pasi rezultatet e regjistrimeve nuk ofrojnë të dhëna për hulumtime gjithëpërfshirëse, veçanërisht për drejtimin, origjinën dhe destinacionin e lëvizjeve migruese155. Në Kosovë e edhe në RV, statistikat e fundit të cilat kanë përcjellë lëvizjet migrues të popullsisë janë të viteve të ’80 të shekullit të kaluar, pasi që në Kosovë regjistrimi i popullsisë 1991156 dhe 2001 nuk u realizuan, kurse në regjistrimin e 2011, regjistrimi i migrimeve ishte shumë sipërfaqësor( vetëm numri i përgjithshëm) çka nuk mundëson përcjellje e kësaj problematike për periudhën pas viteve te ’80-ta.

3.3.1. Vështrim historik mbi lëvizjet migruese të popullsisë RV sikurse edhe Kosova gjatë gjithë shekullit XX ishin territore tipike emigruese. Niveli i ulët i zhvillimit ekonomik, shkatërrimet nga luftërat si dhe situata jo e favorshme politike, janë faktorët kryesorë që ndikuan në shpërnguljen e popullsisë së RV por edhe të Kosovës si tërësi. Në fillim të shekullit XX destinacioni kryesor i shpërnguljeve ishin Turqia dhe Shqipëria, proces i cili vazhdoi edhe pas Luftës së Dytë Botërore ( sidomos për Turqi). Nga mesi i viteve 60-ta, pas të ashtuquajturës reformë ekonomike, u shtuan migrimet e fuqisë punëtore(të papunësuar në Kosovë) me destinacion kryesor vendet e Evropës Perëndimore157, kurse emigrimet masive të viteve 90-ta të shkaktuara nga përkeqësimi i situatës ekonomike (përjashtimin e punëtorëve shqiptarë nga puna), sociale e politike ( suprimimi i autonomisë), dhe ato të shkaktuara nga lufta e vitit 1999, ishin të orientuara në drejtim të të gjitha vendeve të Evropës Perëndimore e vendeve tej oqeanike dhe kishin karakterin e eksodit masiv.

154 Islami H. (2005). “Studime demografike”, 100 vjet të zhvillimit demografik të Kosovës. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Pr. fq 255. 155 Breznik D. (1990). “Unutrašnje migracije u Jugosllaviji posle Drugog svetskog rata”. Pogled na migracije stanovništva Jugosllavije. CDI-IDN. Bg cituar sipas G. autora (1995). “Razvitak stanovništva Srbije 1950-1991” CDI-IDN. Bg. fq 93. 156 Për arsyet e mos realizimit të regjistrimit me gjerësisht shih Islami H (1994) ‘ Rrjedha demografike shqiptare”, Dukagjini Pejë. fq 105-127. 157 G autorësh (1997). “Ecuria dhe shtrirja hapësinore e popullsisë shqiptare në Kosovë dhe në trojet tjera etnike në ish Jugosllavi”, Instituti Ekonomik. Prishtinë fq 81.

Page 94: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

94

Në të njëjtën kohë RV-ja por edhe Kosova ishin edhe territore imigruese, imigrime të përfaqësuara përmes kolonizimit të realizuar në periudha të ndryshme, kurse në fund të shekullit XX dhe fillim të shekullit XXI edhe nga imigrimet e dhunshme të shkaktuara nga luftërat të cilat përfshinë ish-Jugosllavinë e në fund edhe vet Kosovën, imigrime këto me të cilat RV-ja ballafaqohet edhe sot.

Tabela 31. Komunat e RV sipas shtimit natyror dhe saldos migruese 1961-1991158 Shtimi natyror Saldoja migruese

1961-‘71 1971-‘81 1981-‘91 1961-‘71 1971-‘81 1981-‘91

Mitrovica 20068 23264 21936 +345 -9010 -4067

Vushtrria 13207 16699 18020 -2262 -1911 -4045

Skënderaj 9353 13581 12347 -3172 -3314 -3674

Leposaviqi 2414 1713 956 -3280 -2851 -1362

Z. Potoku - - 888 - - -469

Zveçani - - 1075 - - -585

R. Verior 45042 55257 55222 -8369 -17086 -14202

Nga të dhënat e prezantuara (periudha më e rëndësishme e zhvillimit ekonomik) shihet se territori i RV-së ishte tipik emigrues, ku shtimi natyror edhe pse pozitiv mbizotërohej nga migrimet. Dinamika migruese e popullsisë, e shprehur përmes saldos migruese tregon për thellim të saldos negative e cila në periudhën 1971-’81 dyfishohet në krahasim me periudhën 1961-‘71 nga 8369 në 17086. Me përjashtim të Mitrovicës e cila në periudhën 1961-’71, karakterizohej me saldo të ulët migrues pozitive, komunat tjera kishin saldo migruese negative. Komuna e Mitrovicës në vitet ’70 përveç që humbi hapin e zhvillimit ekonomik krahas qendrave tjera regjionale, ballafaqohej edhe me ndotjen e ambientit, e cila ndikoi në shpërnguljen e popullsisë në drejtim të qendrave tjera (sidomos drejt Prishtinës dhe Vushtrrisë), prandaj në periudhën 1971-’80 karakterizohet me saldo negative më të lartën edhe në nivel të Kosovës që vazhdon edhe në dhjetëvjetëshin 1981- ’91. Treguesi më i rëndësishëm i cili shpreh trendin e lëvizjes migruese të popullsisë është pjesëmarrja e popullsisë autoktone (popullsia që jeton në vendin e lindjes-që nuk e ka ndërruar vendin e banimit) dhe popullsisë migruese në kuadër të popullsisë së përgjithshme.

158 G. autora (1992). “Demografski problemi i populaciona politika Kosova i Metohije”. Institut Drustvenih Nauka.Centar za Demografska Istrazivanja.Beograd. fq 224.

Page 95: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

95

Tabela 32. Popullsia autoktone dhe migruese në RV 1981159 Nr. i

përgjithshëm Popullsia autoktone Popullsia migruese

Nr. i përgjithshëm

% Nr. i përgjithshëm

%

Mitrovica 105322 65455 62.1 39867 37.9

Vushtrria 65512 44561 68.0 20951 32.0

Skënderaj 46927 36111 76.9 10816 23.1

Leposaviqi 16906 10286 60.8 6619 39.2

Z. Potoku - - - - -

Zveçani - - - - -

R. Verior 234667 156413 66.7 78253 33.3

Kosova 1584440 1110227 70.1 474213 29.9

Vërejtje; Në kuadër të Mitrovicës janë përfshirë të dhënat për komunat e Zubin Potokut dhe Zveçanit, të cilat si komuna u formuan në vitin 1987, përkatësisht 1991 nga territori i Komunës së Mitrovicës.

Në vitin 1948 popullsia migruese në RV ishte rreth 15% për të rritur këtë pjesëmarrje në 33.3% ose për ta dyfishuar në vitin 1981. Në kuadër të njësive përbërëse të RV-së pjesëmarrja e kësaj popullsie lëvizte nga 23.1% (Skënderaj) dhe 32.0% (Vushtrri) që është nën mesataren e regjionit, në 37.9% (Mitrovicë) dhe 39.2% (Leposaviq) që është dukshëm me e lartë se mesatarja, nga mund të konstatohet se komunat ekonomikisht më të zhvilluara karakterizoheshin edhe me pjesëmarrje më të lartë të popullsisë migruese (që ka ndërruar vendin e lindjes).

3.3.2. Migrimet e brendshme dhe të jashtme Ekzistojë kritere të ndryshme sa i përket tipizimit të migrimeve: kriteri kohor: migrimet të përhershme, përkohshme ( sezonale ) dhe ditore, kriteri i shtetësisë: migrime të brendshme(të cilat mund te jenë lokale, regjionale dhe mes-regjionale) dhe të jashtme, të përkohshme dhe përhershme, kriteri i vendbanimit: urbane dhe rurale të cilat mund të jenë: mes fshatrave, mes qyteteve, fshat-qytet, qytet- fshat. kriteri i motiveve: politike, ekonomike, sociale, familjare të natyrës objektive e subjektive dhe kriteri i formës së organizimit: vullnetare, të detyruara, organizuara, stihie etj. Kolonizimi përmes reformës agrare pas Luftës se Parë dhe të Dytë Botërore mund të kategorizohet si migrime të organizuara, kurse migrimet fshat-qytet të pakontrolluara dhe të paorganizuara ( dy tipat me të përhapur të lëvizjeve migruese)160. Paraqitja e diferencave territoriale në nivelin e zhvillimit ekonomik ( industrializimi dhe urbanizimi) ndikoi edhe në rrjedhat migruese të të gjitha tipave. Migrimet u intensifikuan sidomos në drejtim të vendbanimeve urbane dhe qendrave komunale të cilat shënuan rritje të konsiderueshme në vëllimin e tyre demografik161.

159 Popullsia- karakteristikat themelore sipas komunave (1983), Rezultatet Përfundimtare faza II- EKS. Buletini 20, Prishtinë, fq 296-307. 160 Radivojevic B. (2010). “Migracionska kretanja”. Marr nga ëëë.ekof.bg.ac.yu?nastava/demografska-analiza/09-10/Migraciona520.kretanja.doc. 161 Islami H. (1981). ‘Popullsia e Kosovës”. Studim demografik. Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore i Kosovës. Prishtinë. fq 103.

Page 96: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

96

3.3.2.1. Migrimet e brendshme

Në kuadër të RV-së, për nga pjesëmarrja lëvizjet më të mëdha migruese janë migrimet e brendshme të cilat zhvillohen brendapërbrenda komunave ( qendrave komunale) ose vendbanimeve të cilat karakterizohen me zhvillim më të shpejtë ekonomik, me pjesëmarrje prej 54.4% të gjithë migrimeve. Tabela 33. Popullsia sipas vendit të ardhjes në RV deri me 1981162

Gjithsej Nga komuna e njëjtë

Komunat tjera të Kosovës

Nga vendet tjera

Republikat tjera të Ish Jugosllavisë

Nga bota e jashtme

Të panjohur

Nr. % Nr. % Nr. % Nr. % Nr. %

Mitrovica 39867 19527 48.9 15524 38.9 4412 11.1 167 0.4 237 0.6

Vushtrria 20951 11307 53.9 8683 41.4 809 3.9 63 0.3 90 0.4

Skënderaj 10816 7302 67.5 3252 30.1 214 1.9 31 0.3 49 0.4

Leposaviqi 6619 4455 67.3 808 12.2 1294 19.5 13 0.2 49 0.7

Z. Potoku - - - - - - - - - - -

Zveçani - - - - - - - - - - -

R. Verior 78253 42951 54.4 28267 36.1 6729 8.6 273 0.3 393 0.5

Kosova 474213 240511 50.7 177718 37.5 50517 10.7 3331 0.7 2136 0.5

Vërejtje; Në kuadër të Mitrovicës janë përfshirë të dhënat për komunat e Zubin Potokut dhe Zveçanit të cilat si komuna u formuan në vitin 1987, përkatësisht 1991 nga territori i Komunës së Mitrovicës. Me përjashtim të Mitrovicës në të cilën lëvizjet migruese brendapërbrenda komunës përbënin më pak se gjysmën e popullsisë migruese, në të gjitha komunat kjo pjesëmarrje ishte me lartë duke arritur deri në 67.5% në Skenderaj. Pas lëvizjeve migruese brendapërbrenda komunave, pjesëmarrje më të lartë kanë imigrimet nga komunat tjera të Kosovës me pjesëmarrje 36.1% në nivel të regjionit, me ndryshimet e kësaj pjesëmarrjeje nga 12.2% në Leposaviq deri në 41.4% në Vushtrri. Imigrimet nga vendet tjera (jashtë territorit të Kosovës) karakterizohen me pjesëmarrje të ulët të cilat në RV përbejnë rreth 10% (9.4%) të gjitha imigrimeve. Me pjesëmarrje me të ulët të këtyre imigrimeve karakterizohen komunat e pazhvilluara: Skënderaj 2.6% dhe Vushtrria 4.6%, ndërsa me pjesëmarrje më të lartë karakterizohen Mitrovica me 12.1% dhe Leposaviqi me 1/5 (20.4%), ku të gjitha imigrimet i takonin imigrimeve nga jashtë. Migrimet e brendshme kanë shkaktuar përqendrim të konsiderueshëm të popullsisë në një hapësirë relativisht të vogël (qendra komunale), kurse në anën tjetër kanë shkaktuar zbrazje të hapësirave të gjëra rurale. Dy fakte kryesore që shkojnë në mbështetje të këtij konstatimi janë: e para, deri sa në vitin 1948, çdo i 3-ti nga 4 banorët e RV-së merreshin me bujqësi ( pjesëmarrja e popullsisë bujqësore në popullsinë e përgjithshme ishte rreth 70 %), në vitin 1991 me bujqësi merrej çdo 1 nga 9 persona (pjesëmarrja 11.2 %) dhe e dyta, eksodi nga viset rurale e cila mund të konstatohet përmes rritjes se pjesëmarrjes së popullsisë urbane në popullsinë e përgjithshme e cila është rritur nga 11.8 % (1948) në 39.6 % (1991).

162 Popullsia- karakteristikat themelore sipas komunave (1983), Rezultatet Përfundimtare faza II- EKS. Buletini 20, Prishtinë, fq 296-307.

Page 97: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

97

Edhe pse për periudhën pas viteve ’80 mungojnë të dhënat nuk ka dyshim se migrimet kanë vazhduar me intensitet të shtuar sidomos pas vitit 1999, kur pati lëvizje masive të popullsisë prej fshatrave në drejtim të qyteteve ( qendrave komunale), dhe prej qendrave tjera drejt komunave të RV-së. Anketat e realizuara nga organizata të specializuara siç janë UNDP-ja dhe UNHCR-ja tregojnë se nga 19.695 persona të zhvendosur në Kosovë, 77.1% i takojnë RV-së. Nga numri i përgjithshëm i të zhvendosurve 15170, 46.2% janë serbë të Kosovës të shpërndarë në komunat: Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, ndërsa 49% janë shqiptarë të zhvendosur nga pjesa veriore e Mitrovicës, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi163. Për lëvizjet intensive migruese pas vitit 1999, tregon fakti se në Mitrovicë afër 1/5 (19.8%) e popullsisë shqiptare dhe 67.4% e popullsisë serbe nuk kanë jetuar në Mitrovicë para vitit 1999164. Në favor të këtij konstatimi shkon edhe e dhëna për migrimet për periudhën 1998-2003 ku në RV kishin imigruar 900 persona, kurse në të njëjtën kohë kishin emigruar 7100 persona që paraqet saldo negative migruese prej 6200 personave, saldon negative me të thellë nga te gjitha regjionet tjera të Kosovës165. Trendët e njëjta vazhduan edhe në periudhën 2004-2009, kur numri i emigrantëve në RV ishte për 5.5 herë më i lartë se sa numri i imigrantëve166. Rrjedhat e tilla nuk janë befasuese duke pasur parasysh faktin se RV përveç problemeve politike dhe të sigurisë, karakterizohet me perspektiv të dobët ekonomike që ndikon në trendët negative migruese më të lartat në Kosovë.

3.3.2.2. Migrimet e jashtme Nga vitet 60-ta, pas të ashtuquajturës reformë ekonomike, u shtuan migrimet e fuqisë punëtore(të papunësuar në Kosovë) me destinacion kryesor vendet e Evropës Perëndimore, që paraqet edhe fazën e parë të migrimeve të jashtme ekonomike në RV. Emigrime gjatë gjithë periudhës në masën më të madhe ishin të ndikuar nga situata ekonomike, kurse në dhjetëvjetëshin e fundit të shek XX edhe nga situata politike e cila mbretëronte jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish federatën Jugosllave. Në perudhën 1961-’71 migrimet ishin të intensitetit të ulët, në periudhën 1971-’81 si pasojë e pamundësisë së sigurimit të vendeve të punës numri i emigrantëve nga RV-ja rritet për 76.4% kurse në Kosovë 61.8%, që tregon se popullsia e RV ishte më mobile se sa popullsia e Kosovës. Sa i përket strukturave të emigrantëve: 70.4% ishin meshkuj, 63.8% ishin shqiptarë, 36.3% ishin me shkollim fillor, 46.1% ishin të tjerë (pa arsim të përcaktuar ), kurse 69.7% e emigrantëve ishin të vendosur në Gjerman.

163“Statistical Overvieë 2009”.(2010). UNHCER- zyra në Kosovë, marr nga: http://ëëë.internal-displacement.org/8025708F004CE90B/(httpDocuments)/3300F942BBF76952C1257687003C11FF/$file/Statistical+overvieë+November+09.pdf. fq 1-8. 164 “Hulumtimi i Opinionit Publik në Mitrovicë 2011” (2011).UNDP- zyra në Kosovë. fq 13. 165 ‘Situata demograike, sociale dhe riprodhuese në Kosovë 2003” (2005). UNFPA zyra në Kosovë dhe Enti i Statistikave të Kosovës. Prishtinë fq 64. 166 “Anketa demografike, sociale dhe shëndeti riprodhues në Kosovë 2009” (2011). Enti i Statistikave të Kosovës, UNFPA dhe UNICEF zyra në Kosovë. Prishtinë fq 76.

Page 98: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

98

Tabela 34. Popullsia RV në botën e jashtme sipas gjinisë, nacionalitetit, arsimit dhe vendit të vendosjes1971- 1981167

Nr.

per

gjj

1971

Nr.

per

gjj.

198

1

Mes

hkuj

Fem

ra

Anë

..fam

ilje

Shqi

pta

r

Serb

dhe

Mal

a.

tjer

ë

Ars

. fill

or

Ars

. mes

ëm

Ars

. lar

tjer

ë

Gje

rman

i

Zvi

cër

tjer

a

Mitrovica 712 1140 757 383 469 524 327 289 334 274 5 527 775 115 250

Vushtrria 506 856 589 267 359 619 137 100 311 146 3 396 587 108 161

Skenderaj 318 734 597 137 188 698 26 10 364 44 - 326 552 73 109

Leposaviqi 98 158 91 67 72 1 128 29 40 34 2 82 98 21 39

Z. Potoku - - - - - - - - - - - - - - -

Zveçani - - - - - - - - - - - - - - -

R. Verior 1634 2888 2034 854 1088 1842 618 428 1049 498 10 1331 2012 317 559

Kosova 24361 39434 31357 8077 10469 30344 5192 3898 16543 3298 110 19483 21953 10134 7347

Pas vitit 1981 për të ndërprerë emigrimet e serbëve nga Kosova, strukturat politike morën vendim (01.06.1983) që përcjellja e këtyre lëvizjeve të mbikëqyret nga Sekretariati i Punëve te Brendshme, pasi këto struktura pretendonin se emigrimet ishin të motivuara politikisht (me presion), dhe shfrytëzoheshin si pretekst për arsyetimin e represionit ndaj shqiptarëve. Sipas të dhënave prej qershorit të vitit 1983 deri në dhjetor të vitit 1988 nga Kosova u larguan 39605 banorë: 16958 serbë (42.8%), 10822 shqiptarë (27.3%), 3552 myslimanë (9.0%), 3118 romë (7.9%), 2613 malazezë (6.6%) dhe 2400 persona të tjerë168 nga të cilët 12-15% ishin nga RV-ja, nga njësitë përbërëse 65-75% e përbënin të larguarit nga Mitrovica, kurse struktura nacionale ishte e përafërt me të Kosovës si tërësi.169. Të dhënat e publikuara170, tregojnë se motivet ekonomike dhe familjare ishin faktorët kryesorë të emigrimit nga Kosova edhe atë në: 97.6% të rasteve te shqiptarët, 94.1% te serbët, dhe 93.4% të malazezët etj. Pjesa tjetër si arsyetim të emigrimit kishin përmendur shkollimin, kurse presioni si arsye ishte i papërfillshëm dhe përbente vetëm 0.003% të rasteve. Me qëllim të përfitimeve dhe privilegjeve më të mëdha pas emigrimit serbët në 15% të rasteve e përmendin presionin si arsye të shpërnguljes171, që paraqet minimumin e numrit që pretendohej nga serbët. Migrimet e dhunshme- të dekadës së fundit të shekullit XX si pasojë e përkeqësimit të situatës ekonomike, sociale, politike dhe të sigurisë fillon emigrimi masiv i të rinjve dhe familjeve të tëra nga RV-ja në drejtim të Evropës Perëndimore. Në të njëjtën kohë nga viset e ndryshme të ish-Jugosllavisë silleshin refugjatë të luftës në RV dhe në Kosovë.

167 Për vitin 1971. Islami H. (1981). ‘Popullsia e Kosovës”. Studim demografik. Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore i Kosovës. Prishtinë. fq 356, ndersa për vitin 1981.”Popullsia- karakteristikat themelore sipas komunave (1983)”, Rezultatet Përfundimtare faza II- EKS. Buletini 20, Prishtinë, fq 296-307. 168 Pushka A. .(1997). “Kosova dhe vazhdimsia etnike shqiptare- Atllas historiko-gjeografik”. Qendra Informative e Kosovës, Prishtinë. fq 11 169 Personat e shpërngulur nga Kosova dhe personat e ardhur në Kosovë” (1987-’88). Buletini 105 dhe 125, Enti i Statistikave të Kosovës Prishtinë. fq 6 dhe 10. 170“ Personat e shpërngulur nga Kosova dhe personat e ardhur në Kosovë” (1984-’89).Buletini 25, 50. 72, 89, 109, 125. Enti i Statistikave të Kosovës Prishtinë. 171 Petrovic R. (1988) “Iselejavanja Srba i Cernogoraca sa Kosova”. Pregled br.2. Split. fq 546.

Page 99: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

99

Edhe pse për shpërnguljet e viteve 90-ta nuk ka të dhëna të sakta, rëna e lindshmërisë dhe martesave në periudhën 1991-’92 tregon për përmasat e kësaj dukurie që shkaktoi edhe thyerjen e dytë më të madhen në historinë e zhvillimit demografik të Kosovës172. Llogaritet se nga RV-ja gjatë kësaj periudhe kanë emigruar rreth 35 deri në 40% e popullsisë shqiptare. Dallimet në mes regjistrimit të vitit 2011 dhe numrit të banorëve të regjistruar nga komunat përkatëse( ku përfshihen edhe emigrantët në botën e jashtme) tregon se nga: Mitrovica kanë emigruar rreth 35%, Vushtrria 48% dhe Skënderaj 33.4% e popullsisë.

3.3.4. Zhdukja dhe shpërngulja me forcë e popullsisë shqiptare nga trungu etnik, mjetet kryesore për shkombëtarizimin dhe kolonizimin sllav Zhvillimi demografik i trojeve shqiptare gjatë shekullit XIX dhe XX pa dyshim paraqet çështjen më të rëndësishme dhe më të ndërlikuar në historinë shqiptare. Përkundër problemeve të shumta të statistikave zyrtare në Perandorin Osmane e cila nuk lejonte që popullsia shqiptare të regjistrohej sipas përkatësisë nacionale, kështu që shqiptarët myslimanë konsideroheshin si turq, ata ortodoksë serb, grek e bullgar dhe ata katolikë si latin. Mirëpo të gjitha burimet relevante të kohës dëshmojnë se popullsia shqiptare ish shumicë në RV dhe Kosovë si tërësi. Sipas autoreve të ndryshëm ( S. Rizaj173, K. Prifti174), në fund të shekullit XIX (1871) kazaja e Vushtrrisë kishte 250 fshatra. Sipas autorit Marenin, kazaja e Vushtrrisë gjatë viteve 1876-1878 kishte 41000 banorë, prej të cilëve vetëm 3500 ishin serbë kurse të tjerët shqiptarë(myslimanë).Sipas autorit të njëjtë në fund të shekullit XIX dhe fillim të XX shqiptarët e besimit islam përbënin 91.5% të popullsisë së kazasë së Vushtrrisë. Edhe vet autorët serbë (Branisllav Nushiq) e pranojnë se shqiptarët përbejnë shumicën e popullsisë së RV-së ( kazaja e Vushtrrisë që përbente pjesën më të madhe të RV-së) me pjesëmarrje mbi 90%, kurse serbët përbenin rreth 10%. Bazuar edhe në të dhënat e autorëve tjerë ( S. Frashëri, H. Kaleshi, P. Ballkanski etj) mund të konstatohet se deri në vitin 1912 popullsia e RV-së në shumicë të konsiderueshme 85% e përbenin shqiptarët myslimanë që shtriheshin në 251 vendbanime175. Nga këndvështrimi historik shpërnguljet ( lëvizjet migruese) të popullsisë në RV por edhe në Kosovë gjatë shekullit XX mund të ndahen në: migrimet para luftërave ballkanike, migrimet gjatë luftërave ballkanike, migrimet në mes dy luftërave botërore dhe migrimet pas Luftës se Dytë Botërore Të gjitha këto periudha krahas dëbimit me dhunë të shqiptarëve përcillen me kolonizim me elementë sllavë, pikësynim i së cilës ishte ndërrimi i përbërjes etnike të popullsisë në RV dhe Kosovës si tersi.

172Më gjërsishtë shih: Islami H., “Studime demografike”, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2005. fq 84 dhe Behrami S. (2008)“Lindshmëria e popullsisë se Kosovës ne fund te shekullit XX dhe fillim te shekullit XXI”, Shkenca ne shërbim te zhvillimit te shoqërisë shqiptare, Takimi i Tretë Vjetorë i Institutit Alb-Shkenca, Tiranë 1-3 shtatorë. 173 Riza S. (1992) “Popullsia e Kosovës- Vilajetit të Kosovës (1839-1877-1912)”, Shpërnguljet e shqiptarëve gjatë shekujve, Shoqata për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga Kosova. Pr. fq 48-72. 174 Prifti K. (19920 “Popullsia e Vilajetit të Kosovës në vitet e ’90 të shek XIX”, Shpërnguljet e shqiptarëve gjatë shekujve, Shoqata për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga Kosova. Pr. fq 73-99 175 G. Autoresh (2003). “Vushtrria- Viciana me rrethinë”, Kuvendi komunal i Vushtrrisë, Vushtrri fq 109.

Page 100: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

100

3.3.4.1. Migrimet para luftërave ballkanike

“Kriza e madhe lindore” të cilën Rusia përmes elementit sllav në Ballkan dëshironte të realizonte qëllimin e vet për dalje në Mesdhe, karakterizohet me zhvillime shumë të pavolitshme për shqiptarët në përgjithësi dhe vilajetin e Kosovës ( pjesë e të cilit ishte edhe RV-ja) në veçanti. Kjo është periudha e shpërnguljeve më të mëdha të shqiptarëve- spastrimi etnik që zbatoi Serbia në Sanxhakun e Nishit që nga viti 1863, i cili kulminacionin e arriti në vitin 1877-1878, kur brenda tri ditëve u dëbuan me dhunë popullata shqiptare nga rreth 700 fshatra, tragjedi kjo e njohur me emrin- Muhaxhir. Sipas burimeve të ndryshme rreth 200.000 muhaxhirë u vendosen në vilajetin e Kosovës, prej të cilëve sipas konsullit britanik në Selanik J.E.Blunt mbi 11.000 ishin vendosur në rrethinat e Vushtrrisë176. Muhaxhirët ishin vendosur në 71 vendbanime të RV-së ( 45 Vushtrri, 12 Mitrovicë, 10 Skënderaj dhe 4 Zubin Potok)177 , mirëpo zhvillimet e mëvonshme ( të pavolitshme) ndikuan që një numër i madh i tyre të shpërngulen për në Turqi, kurse edhe sot në shumë vendbanime të RV –së ka pasardhës nga këto shpërngulje që njihen me emrin- Muhaxhir178. Duke pasur përkrahjen e Rusisë, qarqet serbe ia arritën qëllimit në Kongresin e Berlinit që të mos lejohej kthimi i shqiptarëve të shpërngulur, ndërsa një muaj pas këtij kongresi u dëbuan me dhunë të gjithë shqiptarët që nuk ishin shpërngulur gjatë dimrit 1877-1878179. Kështu në pamundësi për kthim dhe për shkak të kushteve të rënda, popullsia e dëbuar në Kosovë [....], Maqedoni (ku siguroheshin dokumentet për shpërngulje -S.B) dhe Selanik ( rrugë kalimtare-S.B) shpërnguleshin në Turqinë aziatike180.

3.3.4.2. Migrimet gjatë luftërave ballkanike Pas shthurjes së Perandorisë Osmane, RV-ja sikurse edhe Kosova në tërësi pushtohen nga Serbia dhe Mali i Zi (1912). Pas pushtimit dhe vendosjes se pushtetit ushtarak, gjatë periudhës nëntor 1912- qershor 1914 u zbatua terror i egër kundër popullatës shqiptare qe për pasojë kishte një fushatë të gjerë të spastrimit etnik- përmes reformës agrare dhe kolonizimit. Meqenëse më tepër se 90% e popullsisë jetonte në fshat, ku kusht kryesor material i jetës ishte toka e punueshme, pushteti i atëhershëm e dinte mirë se me rrëmbimin e tokës( përmes reformës agrare-S. B) shqiptarëve nuk u mbetej asgjë tjetër pos të shpërnguleshin181, ndërsa në të njëjtën kohë bëhej kolonizimi me serb dhe malazez nga viset e ndryshme të Serbisë dhe Malit të Zi.. Si pasojë e luftërave dhe shpërnguljeve të popullsisë shqiptare, pjesëmarrja e tyre në RV zvogëlohet: në Vushtrri nga 90.7%(1908) në 83.0% (1916), ndërsa në Mitrovicë nga 61.5 në

176 Po aty fq 110. 177 Osmani J. (200). “Kolonizimi serb i Kosovës” Era. Prishtinë fq 22-23. 178 Me gjersisht për metodat e debimit, vuajtjet dhe vendbanimet e vendosjes se muhaxherve në Kosovë shih: Uka S (1994), “Dëbimi i shqipëtarve nga Sanxhaku i Nishit 1877-1878”, Prishtinë dhe “Dëbimet e Shqiptarve dhe Kolonizimi i Kosovës (1877-1995)”. Instituti i Historisë i Kosovës. Prishtinë 1997. 179 Uka S.(1995). “Dëbimi me dhunë i Shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877-1878”- Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale të pushtetit serb ndaj shqiptarve nga kriza lindore e kendej”. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Prishtinë fq 24. 180 Tirta M (1999). “Migrimet të Shqiptarve” Etnografi Shqiptare. Akademie e Shkencave e Shqiperisë. Tiranë fq 102. 181 Islami H. (2003). “Spastrimet etnike- politika gjenocidiale serbe ndaj shqiptarëve”.Dukagjini. Pejë fq 33.

Page 101: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

101

50.0%182. Për situatën e pavolitshme e cila mbretëronte në RV tregon edhe zvogëlimi i numrit të përgjithshëm të popullsisë nga 87.000 (1908- kazatë Vushtrri dhe Mitrovicë) në 54.800 (1916) ose zvogëlim për 32200 banorë (më tepër se gjysma e popullsisë) ose -58.8% të popullsisë së vitit 1916. Gjatë kësaj kohe vlerësohet se rreth 100.000 banorë të Kosovës, pjesa më e madhe shqiptarë dhe një numër i vogël turqish, u shpërngulën në Turqi183. Për gjendjen e rëndë të popullsisë shqiptare, e cila përveç luftërave përballej edhe me spastrim etnik, tregon zvogëlimi i numrit të përgjithshëm të tyre në periudhën 1908-1916 nga 71606 (1908) në 37921 (1916) ose gati ishte përgjysmuar (-47.5), kurse në të njëjtën periudhë edhe përkundër humbjeve në luftëra popullsia serbe tregon rritje nga 14.404 (1908) në 16585 (1916) ose për 15.2% që pa dyshim i dedikohet kolonizimit nga viset tjera të Serbisë dhe Malit te Zi184.Shpërthimi i Luftës së Parë Botërore dhe vazhdimi i saj deri në vitin 1918 ndaluan përkohësisht shpërnguljen masive të shqiptarëve nga viset që ishin pushtuara prej Serbisë dhe Malit të Zi me 1912, duke përjashtuar shpërnguljet që zbatuan bullgarët në viset e pushtuara nga ta185.

3.3.4.3. Migrimet në mes dy luftërave botërore 1918-1941 Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore territori i RV-së, e edhe Kosova, përsëri pushtohet nga Serbia, përkatësisht mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene (1920) e cila që nga formimi, nis me reformën agrare dhe kolonizimin që ishte vazhdim nga viti 1912 me çka fillon vala tjetër e dëbimit të shqiptarëve nga territoret etnike dhe serbizimi i Kosovës, i cili vazhdoi deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Reforma agrar dhe kolonizimi që realizohej bazuar në“Ligjin mbi kolonizimin e viseve jugore”, në mes dy luftërave botërore mund të ndahet në dy periudha: - e para 1918-1920, kur Kosova kolonizohej “ pa përgatitje të mjaftueshme dhe pa plan, madje edhe pa mjete financiare- progresi dhe rezultatet jo të kënaqshme - e dyta 1921-1941, periudhë e kolonizimit të Kosovës në të cilën punët janë kryer në bazë të dispozitave ligjore që kishin të bënin ekskluzivisht me këto vise: -Dekretligjin mbi kolonizimin e viseve jugore (1920) dhe ligjin mbi kolonizimin 1931 me ndryshime e plotësime me 1933, kur pushteti angazhohej tu merrte sa më shumë tokë buke shqiptarëve186, duke i detyruar në këtë mënyrë që të shpërnguleshin. Bazuar në shënimet statistikore, qeveria ( e mbretërisë SKS-S. B) arrin që në Kosovë në periudhën mes dy luftërave botërore siç thuhej për nevojat e reformës agrare ‘t’i kufizojë 129.212.9 ha, ndërsa në të njëjtën periudhë janë vendosur 13482 familje me rreth 67.410 anëtarë të vendosur në 594 vendbanime187.

182 Po aty fq 28 dhe 30. 183 Pushka. A.(1997). “Kosova dhe vazhdimësia etnike shqiptare- Atllas historiko-gjeografik”. Qendra Informative e Kosovës, Prishtinë. fq 10. 184Po aty fq 28 dhe 30 dhe G. Autoresh (2003). “Vushtrria- Viciana me rrethinë”, Kuvendi komunal i Vushtrrisë, Vushtrri fq 142. 185 Shtylla Z. (1992). “Qëllimet dhe përmasat e shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve nga Kosova 1950-1966”. Shpërnguljet e shqiptarëve gjatë shekujve, Shoqata për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga Kosova. Pr. fq 210. 186 Obradivic M.(2005). “Reforma agrare dhe kolonizimi në Kosovë (1918-1941)”. Instituti i Historisë së Kosovës. Prishtinë fq 168. 187 Osmani J. (2000). “Kolonizimi serb i Kosovës” Era. Prishtinë 34.

Page 102: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

102

Tabela 35. Sipërfaqet, numri i vendbanimeve, familjeve, anëtarëve dhe nacionaliteti i kolonëve në RV 1918-1941188.

Sip. në ha për kolonizim

Nr. i vedb. me kolon

Nr i familjeve kolonizatorë në RV Nr. i anëtarëve

Nga ta Serb 1919-

1930 1931-1938

1918-1941

Drenicë 14.294,5 27 352 211 719 2321 1833

Vushtrri 11.756,9 47 352 201 617 2086 1887

Mitrovicë 3.504,5 19 (1 Zveçan dhe 2Leposaviq)

52 27 103 328 258

RV 26.555,9 93 756 439 1439 4735 3978

Kosovë 192.212,9 594 5795 5588 12005 53884 49244

Mjetet dhe metodat që u përdoren për të nxitur shpërnguljen ishin ndër më të egrat dhe më çnjerëzoret, duke filluar që nga burgimet, internimet, bastisjet, djegiet e shtëpive e të fshatrave e deri te vrasja e shqiptarëve189.Kështu shpërngulja e shqiptarëve në Turqi gjatë viteve 1918-1941 është ngjarja ma tragjike kombëtare. Si pasojë e tërë asaj politike antishqiptare, si rrjedhojë e një gjenocidi permanent, shpërngulja e 557.677 banorëve në Anadoll, dëshmon për tragjedinë që i përgatitej popullit shqiptar190. Në këtë aspekt gjendja nuk ishte më e mirë as në RV të Kosovës. Dëshmi për këtë është ankesa e prefektit të qarkut të Mitrovicës (10. III 1930- pas suspendimit) i cili theksonte se si prefekt i qarkut me angazhimin e tij janë shpërngulur në Azi 32.000 dhe 6000 shqiptarë në Shqipëri191,kurse deri me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore në këto dy vende janë shpërngulur 41.000 persona. Gjithashtu nga Vushtrria në të njëjtën periudhë janë shpërngulur për Turqi 8000, kurse mbi 4000 shqiptarë janë vrarë. Zvogëlimi i numrit të përgjithshëm të popullsisë përreth 20.000 banorë në Vushtrri është si pasojë e shpërnguljeve dhe humbjeve në luftë192.

3.3.4.4. Migrimet pas Luftës së Dytë Botërore Fillimi i Luftës së Dytë Botërore e ndërpreu përkohësisht shpërnguljen e shqiptarëve, përkundër faktit se serbët as në kohërat më të vështira nuk kishin ndaluar përpjekjet për spastrimin etnik të Kosovës e me këtë edhe të RV-së. Përveç ratifikimit (1953) të marrëveshjes mes Jugosllavisë dhe Turqisë të vitit 1937 për shpërnguljen e shqiptarëve që njihet me emrin “Marrëveshja Xhentellmene”, edhe qarqet shkencore përgatiten elaborate për shpërnguljen e shqiptarëve siç ishte elaborati i: V. Çubrilloviqit (1944) që ishte vazhdim i elaboratit të parë (1937), I. Andriqit (1939), S. Moleviqit (1941), D. Mihajloviqit (1942) etj. të gjitha këto të bazuara në “Naçertanie” të Ilija Garashaninit të vitit 1844.

188 Obradivic M.(2005). “Reforma agrare dhe kolonizimi në Kosovë (1918-1941)”. Instituti i Historisë së Kosovës. Prishtinë fq 256 dhe 263, dhe Osmani J. (200). “Kolonizimi serb i Kosovës” Era. Prishtinë 34. 189 Avdyli R. (1995). “Shpronësimi i fshatarësisë dhe kolonizimi serbomalazez i trojeve etnike shqiptare 1912-1914” Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga kriza lindore e këndej”. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Prishtinë fq 115. 190 Bajrami H. (1995). “ Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi gjatë viteve 1918-1941”- Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga kriza lindore e këndej”. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Prishtinë fq 145-146 191 G. Autorësh (1979). “Mitrovica me rrethinë”. Monografi. Mitrovicë fq 167. 192G. Autoresh (2003). “Vushtrria- Viciana me rrethinë”, Kuvendi komunal i Vushtrrisë, Vushtrri fq 141.

Page 103: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

103

Në këtë periudhë shpërnguljet e shqiptarëve nga Kosova edhe nga RV-ja marrin përmasa të gjëra me intensitet të lartë, sidomos gjatë viteve 1950-’65, kur nga represioni e terrori të organizuar shtetëror, në Turqi shpërngulen mbi 414500 shqiptarë193.Përveç shpërnguljeve vetëm brenda 5 viteve (1945-’50) ishin likuiduar 49000 shqiptarë nga të cilët mbi 7000 ishin popullatë e RV-së194. Në kohën (1945-’65) kur shqiptarët likuidoheshin dhe shpërnguleshin, Kosova se bashku me të edhe RV-ja kolonizoheshin me serbë e malazezë. Vlerësohet se gjatë kësaj periudhe në Kosovë janë vendosur 12300 familje sllave me rreth 64.000 anëtarë195. Tabela 36. Popullsia sipas kohë së ardhjes në RV deri më 1981196

Gjithsej Para vitit 1940

1941-‘45 1946-‘60 1961-‘70 1971-‘75 1976-‘81

Mitrovica 39867 2546 887 9172 10872 6367 7881

Vushtrria 20951 1455 426 3724 4936 3892 5102

Skënderaj 10816 1343 407 2299 2508 1451 2068

Leposaviqi 6619 720 280 1364 1312 1193 1478

Z. Potoku - - - - - - -

Zveçani - - - - - - -

R. Verior 78253 6064 2000 16559 19628 12903 16529

Kosova 474213 32764 11522 86563 120933 82818 98926

Vërejtje; Në kuadër të Mitrovicës janë përfshirë të dhënat për komunat e Zubin Potokut dhe Zveçanit të cilat si komuna u formuan në vitin 1987, përkatësisht 1991 nga territori i Komunës së Mitrovicës Në gjithsejtë janë përfshirë edhe të panjohurit. Pas viti 1966, e posaçërisht pas nxjerrjes së Kushtetutës së vitit 1974, popullata shqiptare deri në vitet ’80 përjetoi një transformim në aspekt arsimor, kulturor, shkencor, ekonomik e politik, që paraqet edhe fazën e barazisë dhe ndërprerjes së diskriminimit ndaj shqiptarëve. Serbët e malazezët duke humbur privilegjet dhe duke mos e duruar barazinë e shqiptarëve me ta, një numër i tyre, sidomos ata me origjinë kolonizuese kthehen në vendin e prejardhjes. Shpërnguljet e këtilla qarqet politike serbe dhe jugosllave i shfrytëzonin për presion ndaj shqiptarëve. Sipas burimeve serbe prej vitit 1966-’80 nga Kosova emigruan 57118 serbë e malazezë197, ndërsa pas vitit 1966 s deri më sot, për arsye të shkollimit, punësimit etj nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia në Kosovë kanë ardhur rreth 45 mijë shqiptarë198. Pas demonstratave të viti 1981 pushteti serb përkatësisht jugosllav përmes të ashtuquajturit Programi Jugosllav për Kosovë, fillon një valë të re të rikolonizimit me popullatë sllave duke organizuar aksione kinse për kthimin e serbëve dhe malazezëve të shpërngulur. Vala e re e kolonizimit mbështetej në elaboratet e mëhershme, kurse nga viti 1986 në Memorandumin e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve. Si pasojë e përkeqësimit të situatës së përgjithshme numri i të shpërngulurve shqiptarë është rritur vazhdimisht sidomos pas viteve të ’90-ta kur Kosovës iu mor subjektiviteti i saj në Jugosllavi (23.03.1989), kur nga puna u

193 Bajrami H. (2001). “Kosova- njëzet shekuj të identitetit të saj”. ERA. Prishtinë fq 87. 194 Bajrami H. (2001). “Kosova- njëzet shekuj të identitetit të saj”. ERA. Prishtinë fq 86 195 Osmani J. (2000). “Kolonizimi serb i Kosovës” Era. Prishtinë 70. 196 “Popullsia- karakteristikat themelore sipas komunave” (1983), Rezultatet Përfundimtare faza II- EKS. Buletini 20, Prishtinë, fq 219-287. 197 Po aty fq 70 198 Islami H. (1994). “Rrjedha demografike shqiptare”. Dukagjini. Pejë fq 72.

Page 104: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

104

përjashtuan mbi 140000 shqiptarë duke intensifikuar kështu emigrimet për motive ekzistenciale. Vlerësohet se sot në vendet perëndimore gjendën afër 1 milion shqiptarë, ku rreth gjysma emigruan këto dy dhjetëvjetëshat e fundit199. Në të njëjtën periudhë pushteti serb për rikolonizimin dhe serbizimin e Kosovës filloi me sjelljen e refugjatëve serbë nga Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina. Vetëm gjatë viteve 1990-’95 nga këto dy vende në Kosovë u vendosen 11483 refugjatë serbë nga të cilët 1705 ose 14.8% ishin vendosur në RV, nga të cilët 70.4% në Mitrovicë200. Deri në qershor 1996 në Kosovë ishin vendosur gjithsejtë 20179 refugjatë nga gjithë ish- Jugosllavia ku pjesën dërmuese e përbenin refugjatët nga Kroacia 61.8%, Bosnja dhe Hercegovina 19.3%, kurse pjesën tjetër refugjatë nga viset tjera të ish- Jugosllavisë201.

199 Po aty fq 77 200 G. Autorësh (1997).“Dëbimet e Shqiptarëve dhe Kolonizimi i Kosovës (1877-1995)”. Instituti i Historisë i Kosovës. Prishtinë fq 93 201 G. Autora (2003).”Demografska osnova regionalizacije Srbije”Geografski Institut ‘Jiovan Cvijiq”. SANU. Bg. fq 128.

Page 105: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

105

Kapitulli IV Karakteristikat strukturore të popullsisë

Page 106: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

106

4. Karakteristikat strukturore të popullsisë

Për një informacion të përgjithshëm për popullsinë e një vendi ose regjioni nuk mjafton shqyrtimi vetëm i numrit të përgjithshëm të popullsisë, por është i domosdoshëm edhe studimi i strukturave të saja. Strukturat më të rëndësishme nga të cilat varet modeli i riprodhimit, e në të njëjtën kohë janë nën ndikimin e modelit të përtëritjes së popullsisë janë : struktura sipas moshës dhe gjinisë, struktura ekonomike, arsimore dhe etnike e popullsisë.

4.1. Struktura e popullsisë sipas moshës dhe gjinisë- piramida e moshave Krahas dinamikës së popullsisë, struktura sipas moshës dhe gjinisë dhe ndryshimet në kohë paraqesin një ndër karakteristikat themelore të zhvillimit demografik. Struktura e popullsisë sipas moshës dhe gjinisë formohen për një periudhë të gjatë kohore dhe janë pasqyrë e zhvillimit të popullsisë dhe rrethanave të tjera shoqërore për një periudhë gati njëshekullore. Janë funksion i lëvizjes natyrore (natalitetit dhe mortalitetit) dhe mekanike (migrimeve) të popullsisë, por njëkohësisht edhe faktorë i tyre. Këto dy struktura tregojnë jo vetëm të kaluarën demografike por edhe rrjedhat e tashme dhe të ardhshme të zhvillimit demografik202. Sa i përket strukturës sipas moshës, disa grupe të popullsisë janë relativisht të reja sepse kanë pjesëmarrje të lartë të të rinjve, përderisa grupe tjera mund të konsiderohen të moshuara pasi kanë pjesëmarrje të konsiderueshme të popullsisë së moshuar. Secili model i strukturës së popullsisë sipas moshës dhe gjinisë ka implikime të ndryshme dhe të llojllojshme në shumë segmente të jetës shoqërore.

4.1.1. Struktura e popullsisë sipas gjinisë-meshkujt numerikisht më shumë Struktura e popullsisë sipas gjinisë paraqet raportin në mes meshkujve dhe femrave e cila është në varësi të drejtpërdrejt nga: numri i përgjithshëm i foshnjave të lindura, struktura e të vdekurve sipas gjinisë, saldoja migruese sipas gjinisë dhe faktorët e jashtëm. Shkalla e lartë e fertilitetit ndikon në formimin e strukturës së re të popullsisë, ndërsa me rënien e fertilitetit, pjesëmarrja e të rinjve zvogëlohet, rritet pjesëmarrja e grup-moshave të mesme e më vonë edhe grup- moshave të vjetra203. Në vitin 2009 në RV raportet e foshnjave të lindura ishin 105 meshkuj ndaj 100 femrave. Faktori i dytë nga i cili varet struktura e popullsisë sipas gjinisë që është struktura e të vdekurve sipas gjinisë tregon se pjesëmarrja e meshkujve është më e lartë se sa e femrave në raport 60.4% meshkuj ndaj 39.6% femra (2009).

202 Islami H. (2005). “Studime demografike”, 100 vjet të zhvillimit demografik të Kosovës. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Pr. fq 169. 203 Breznik D.(1980). “Demografija- analiza, metodi i modeli”.Naucna knjiga. Bg fq 297.

Page 107: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

107

Tabela 37. Struktura e popullsisë sipas gjinisë në Regjioni Verior të Kosovës 1981-2011204 1981 1991 2011205

M F Mas % M M F Mas % M M F Mas % M

Mitrovica 53959 51363 105 51.2 53941 50944 106 51.4 36175 35426 102 50.5

Vushtrria 33944 31568 107 51.8 41727 38917 107 51.7 36026 33855 106 51.6

Skenderaj 24469 22458 109 52.1 28932 26539 109 52.2 25879 25438 102 50.4

Leposaviq 8656 8250 104 51.2 8358 8037 104 50.9 - - - -

Z. Potoku - - - - 4362 4117 106 51.4 - - - -

Zveçani - - - - 5088 4942 103 50.7 - - - -

R.Verior 121028 113639 106 51.6 142408 133496 107 51.6 98080 94719 104 50.9

Kosova 818392 766048 106 51.6 1009472 946724 107 51.6 873598 860274 102 50.4

Nga të dhënat e prezantuara shihet se në strukturën e popullsisë sipas gjinisë meshkujt dominojnë krahas femrave në RV dhe në të gjitha njësitë përbërëse. Deri në vitet 90a dallimet në raportet në mes të meshkujve dhe femrave shkonin duke u rritur nga 106:100 në vitin 1981, në 107:100 në vitin 1991. Regjistrimi i vitit 2011 edhe pse i pjesshëm tregon për tendenca të zvogëlimit të këtyre dallimeve ku në 100 femra vinin 104 meshkuj. Edhe pjesëmarrja e meshkujve dhe femrave në popullsinë e përgjithshme karakterizohet me tendenca të përafrimit. Zvogëlimi i dallimeve gjinore në vitin 2011 krahasuar me vitin 1991 i shprehur përmes maskulinitetit dhe pjesëmarrjes së meshkujve në numrin e përgjithshëm të popullsisë, tregon se në emigrimet pas viteve 90-ta dhe luftës së vitit 1999, meshkujt ishin gjinia më e atakuar që është përcjellë me zvogëlimin e dallimeve gjinore në RV. Nga njësitë përbërëse, nga emigrimet dhe lufta, më e atakuar ishte Komuna e Skënderajt ku janë konstatuar edhe dallimet më të mëdha. Kështu në vitin 1991 në 100 femra në Skënderaj kishte 109 meshkuj, në vitin 2011 në 100 femra kishim 102 meshkuj. Gjithashtu edhe pjesëmarrja e meshkujve në popullsinë e përgjithshme zvogëlohet nga 52.2% në 50.4%, që tregon se emigrimet dhe lufta e vitit 1999 ishin faktorët kryesorë që ndikuan në zvogëlimin e dallimeve gjinore, pasi që në të dy këto raste gjinia mashkullore ishte më e goditur. Është i njohur fakti se femrat dominojnë në viset dhe popujt e zhvilluar, ndërsa meshkujt në viset dhe popujt e pazhvilluar206. Nga ky këndvështrim shihet se tri komunat me dominim të popullsisë serbe janë në pozitë më të volitshme pasi karakterizohen me raporte më të balancuara gjinore.

204 Për vitin 1981 “Popullsia, ekonomit familjare dhe banesat” (1982), Buletini 17, ESK. Pr. fq 10-11, 1991 ”Opstine u Republici Srbiji 1997”(1998. RZSS. Bg fq 38 dhe 60 dhe 2011 “Rekos 2011” (2011). Rezultatet preliminare të regjistrimit 2011. ESK.Pr fq 2. 205 Për vitin 2011 të dhënat të plota janë për komunat: Vushtrri dhe Skenderaj, të pjesërishëme për Mitrovicë ndërsa mungojnë plotësisht për 3 komunat me dominim të popullsisë serbe te cilat kanë bojkotuar këtë regjistrim. 206Për arsyet e dominimit të meshkujve më gjerësisht shih Islami H. (1981). “Popullsia e Kosovës”. Studim demografik. ETMM i Kosovës. Prishtinë fq 258-261.

Page 108: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

108

4.1.2. Struktura e popullsisë sipas moshës - piramida e moshave

Struktura e popullsisë sipas moshës tregon shpërndarjen e numrit të banorëve në disa grup-mosha dhe paraqet një nder strukturat më të rëndësishme të popullsisë si për procesin e zhvillimit demografik ashtu edhe për implikimet socio-ekonomike207. Instrumenti më i mirë për shprehjen e saj është- piramida e popullsisë. Pas Luftës së Dytë, RV-ja, karakterizohet me tendencë të rritjes së pjesëmarrjes së popullsisë së grup- moshave të reja, deri në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar kur këto grup-mosha përbënin mbi gjysmën e popullsisë së regjionit (51.6%). Pas vitit 1971 pjesëmarrja e këtyre grup- moshave tregon tendenca të zvogëlimit për të arritur në 46.8% (1991) si pasojë e zvogëlimit të shkallës së lindshmërisë.

Tabela 38. Struktura e popullsisë sipas moshës në Regjioni Verior të Kosovës 1971-2011208 1971 1981 1991 2011

0-19 20-59 60< 0-19 20-59 60< 0-19 20-59 60< 0-19 20-59 60<

Mitrovica 50.8 42.0 7.2 48.5 44.5 7.0 46.2 46.7 7.1 37.6 51.9 10.4

Vushtrria 54.4 37.4 8.2 54.4 39.4 6.2 49.1 44.6 6.3 38.2 52.2 9.6

Skenderaj 54.6 37.6 7.8 57.3 36.0 6.7 53.5 40.2 6.3 39.9 50.4 9.7

Leposaviq 43.6 47.4 9.0 33.4 55.4 11.2 31.6 52.3 16.1 - - -

Z. Potoku - - - - - - 34.7 49.1 16.2 - - -

Zveçani - - - - - - 33.4 52.6 14.0 - - -

R.Verior 51.6 40.2 8.2 50.7 42.4 6.9 46.8 45.3 7.9 38.5 51.9 9.9

Kosova 53.3 39.6 7.1 52.4 41.1 6.4 48.3 51.6 7.1 38.1 52.2 9.7

Grup-mosha 20-59 vjet ka treguar tendenca të rritjes që nga fillimi i rënies së pjesëmarrjes të grup-moshave të reja, ndërsa grup-moshat e vjetra pas vitit 1981 kanë treguar tendenca të rritjes nga 6.8 (1981) në 7.9% (1991). Në RV dy grupet më të reja të popullsisë (deri 40 vjet), përbënin 76.8%, kurse grup- mosha mesatarisht e vjetër (40-59 vjet) dhe ajo e vjetër (mbi 60 vjet) përbënin 23.2%, respektivisht 15.3% dhe 7.9% të popullsisë së përgjithshme. RV-ja në krahasim me Kosovën gjatë gjithë periudhës pas Luftës së Dytë Botërore karakterizohet me pjesëmarrje më të ulët të grup-moshave të reja dhe pjesëmarrje më të lartë të grup- moshave të vjetra.(Grafikët 19 dhe 20) Dallimet të theksuara konstatohen me rastin e studimit të popullsisë sipas moshës në nivel të njësive përbërëse të regjionit. Për konstatimin e këtyre dallimeve do të shërbehemi me kategorizimin e M. Friganoviqit209 i cili bazohet në pesë nivele, për dallim nga kategorizimi i Kombeve të Bashkuara i cili përbëhet prej tri kategorive, duke u bazuar në përqindjen e personave të grup- moshave të reja dhe atyre të moshuara.

207 Ëetheimer B. A.(1978). “Demografia”. Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore i Kosovës. Pr fq 196. 208 1971-81-R. Çavolli - Gjeografia regjionale e Kosovës,ETMMK,Prishtinë 1997,fq 113, 1991- Opshtine u Republike Serbije,Statistiqki prilozi,RZSS. Beograd 1998,faqe 60 Të dhënat i përpunoi autori 209 Friganovic M. (1990).”Demogeografia”.Skolska knjiga. Zagreb,fq 112.

Page 109: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

109

Grafiku 18. Pop. e grup- mosh. 0-19 vjet Grafiku 19. Pop. e grup- mosh. mbi 60 vjet në R. Verior dhe Kosovë 1971-1991 në R. Verior dhe Kosovë 1971-1991

42

44

46

48

50

52

54

1971 1981 1991

%

R.Verior Kosova

0

2

4

6

8

10

1971 1981 1991

%

R.Verior Kosova

Në vitin 1991, popullsia e RV-së kategorizohej në grupin e popullsive të reja– rini demografike. Të njëjtës kategori i takojnë edhe popullsia e komunave Vushtrri, Skënderaj dhe Mitrovicë, kurse tri komunat tjera karakterizohen me vjetërsi (moshnim)) të popullsisë afër kalimit në fazën e vjetërsisë (moshnimit) të thellë. Gjithashtu edhe popullsia e Mitrovicës ndodhet në fund të fazës së rinis demografike drejt kalimit në pragun e vjetërsisë (moshnimit). Grafiku 20. Pop. e grup- mosh. 0-19 vjet Grafiku 21. Pop. e grup-mosh. mbi 60 vjet

në komunat e R. Verior 1971-1991 në komunat e R. Verior 1971-1991

0

10

20

30

40

50

60

70

Mitrovica Vushtrria Skenderaj Leposaviq Z. Potoku Zveçani

%

1971 1981 1991

0

2

4

6

8

10

12

14

16

18

Mitrovica Vushtrria Skenderaj Leposaviq Z. Potoku Zveçani

%

1971 1981 1991

Indeksi i vjetërsisë (moshnimit)- paraqet raportin në mes popullsisë së vjetër dhe asaj të re dhe lëviz në mes 0.1 dhe 0.65, ndërsa vlera kritike është kur pjesëmarrja e popullsisë së moshuar arrin 0.4 ose 40%. Popullata e cila ka vlera më të larta se 0.4 karakterizohet si popullatë të moshuara kurse ato me vlera më të ultë popullata të reja210.

210 Djurdjev B. (2001). “Osnove tehnike u demografiji”.Drustvo Demografa Jugoslavije. Novo Sad fq139.

Page 110: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

110

Tabela 39. Koeficienti i rinisë, vjetërsisë dhe indeksi i moshnimit në komunat e R. Verior dhe Kosovë me 1991211 Komunat

Koefic.i rinisë 0-19 vjet

Koefic. i vjetërsisë mbi 60 vjet

Indeksi i vjetërsisë

Tipi në bazë të indeksit të vjetërsisë

Mitrovica 46.2 7.1 15.3 Pop. e pjekur

Vushtrri 49.1 6.3 12.8 Rini demografike

Skënderaji 53.3 6.3 11.8 Rini demografike

Leposavici 31.6 16.1 50.9 Pop. e moshuar

Zub. Potoku 34.7 16.2 46.7 Pop. e moshuar

Zveçani 33.4 14.1 41.9 Pop. ne prag te mosh.

R.Verior 46.8 7.9 16.8 Pop. e pjekur

Kosova 48.3 7.1 14.7 Rini demografike

Indeksi i vjetërsisë( moshnimit) tregon se popullsia e komunave Skënderaj, Vushtrri dhe Mitrovicë janë popullata të reja, ndërsa popullsia e Zveçanit, Zubin Potokut e sidomos Leposaviqit karakterizohen me popullsi të moshuar. Piramida e popullsisë sipas moshave në Kosovë dhe komunat e RV 1991 Grafiku 22 dhe 23. Piramida e popullsisë më 1991 në

R.Verior Kosova

8 6 4 2 0 2 4 6 8

0-4

5-9.

10-14.

15-19

20-24

25-29

30-34

35-39

40-44

45-49

50-54

55-59

60-64

65-69

70-74

75 +

Mo

sh

a

%

M F

8 6 4 2 0 2 4 6 8

0-4

5-9.

10-14.

15-19

20-24

25-29

30-34

35-39

40-44

45-49

50-54

55-59

60-64

65-69

70-74

75 +

Mo

sh

a

%

M F

211 1971-81-R. Çavolli - Gjeografia regjionale e Kosovës,ETMMK,Prishtinë 1997,fq 113, 1991- Opshtine u

Republike Serbije,Statistiqki prilozi,RZSS.Beograd 1998,faqe 60 Të dhënat i përpunoi autori

Page 111: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

111

Grafiku 24 dhe 25. Piramida e popullsisë me 1991 në Mitrovicë Vushtrri

8 6 4 2 0 2 4 6 8

0-4

5-9.

10-14.

15-19

20-24

25-29

30-34

35-39

40-44

45-49

50-54

55-59

60-64

65-69

70-74

75 +

Mo

sh

a

%

M F

8 6 4 2 0 2 4 6 8

0-4

5-9.

10-14.

15-19

20-24

25-29

30-34

35-39

40-44

45-49

50-54

55-59

60-64

65-69

70-74

75 +

Mo

sh

a

%

M F

Grafiku 26 dhe 27. Piramida e popullsisë më 1991 në

Skënderaj Leposaviq

10 8 6 4 2 0 2 4 6 8

0-4

5-9.

10-14.

15-19

20-24

25-29

30-34

35-39

40-44

45-49

50-54

55-59

60-64

65-69

70-74

75 +

Mo

sh

a

%

M F

6 4 2 0 2 4 6

0-4

5-9.

10-14.

15-19

20-24

25-29

30-34

35-39

40-44

45-49

50-54

55-59

60-64

65-69

70-74

75 +

Mo

sh

a

%

M F

Page 112: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

112

Grafiku 28 dhe 29. Piramida e popullsisë më 1991 në

Z. Potok Zveçan

6 4 2 0 2 4 6

0-4

5-9.

10-14.

15-19

20-24

25-29

30-34

35-39

40-44

45-49

50-54

55-59

60-64

65-69

70-74

75 +

Mo

sh

a

%

M F

4.2. Struktura socio-ekonomike e popullsisë-veçoritë e popullsisë aktive Në vendet e pazhvilluara dhe në vendet në zhvillim, problemi nuk është në rritjen e lartë të popullsisë por në strukturën socio-ekonomike të tyre (Bukuresht 1974). Lidhshmëria në mes zhvillimit demografik dhe ekonomik manifestohet përmes strukturës socio-ekonomike të popullsisë, i cili si proces zhvillohet në raporte shkas-pasojë dhe është i ndërsjellë. Në teorinë demografike është i njohur fakti se pjesëmarrja e popullsisë ekonomikisht aktive të një hapësire të caktuar tregon për fuqinë e saj ekonomike, respektivisht nivelin e zhvillimit dhe anasjelltas. Në RV niveli dhe dinamika e zhvillimit ekonomik më tepër ishte realizuar nën ndikimin e faktorëve ekstensivë se sa atyre cilësorë. Në radhë të parë u zhvillua sektori i metalurgjisë së zezë dhe me ngjyra të cilat nuk ishin në funksion të dinamizmit të zhvillimit të RV-së, veçanërisht të punësimit produktiv të popullsisë së aftë për punë por këto pasuri konsideroheshin me interes ekonomiko-strategjik për Serbinë dhe Jugosllavinë212. Këto degë kërkonin kapital të lartë organik, por kishin aftësi të vogla akumuluese e riprodhuese, pa efekt të madh në rritjen e normës së punësimit, veçanërisht të femrave, ndërsa kishin ndikim të madh në ndotjen e mjedisit jetësor213.

212 G.autorësh. (1971) “Aktuelni problem proizvodne structure Kosova”.Ekonomski Institut.Beograd fq 42. 213 G Autorësh (2005) “Profili socio-ekonomik i Kosovës dhe sfidat e zhvillimit”. Instituti RIINVEST. Prishtinë fq 31 dhe në vazhdim.

6 4 2 0 2 4 6

0-4

5-9.

10-14.

15-19

20-24

25-29

30-34

35-39

40-44

45-49

50-54

55-59

60-64

65-69

70-74

75 +

Mo

sh

a

%

M F

Page 113: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

113

Nga karakteristikat demografike për strukturën ekonomike të popullsisë rëndësinë më të madhe e ka struktura e moshës pasi ajo është përcaktuese e numrit të fuqisë punëtore, respektivisht e pjesëmarrjes së popullsisë aktive. Rëndësia e studimit dhe njohjes së strukturës socio-ekonomike të popullsisë qëndron në faktin se ndikimi i kësaj strukture është shumë i rëndësishëm në sferën demografike. Është e njohur dhe e vërtetuar shkencërisht se femrat; ekonomikisht aktive, të angazhuara në veprimtari të ndryshme, me nivel të ndryshëm të arsimit karakterizohen edhe në qasje dhe sjellje të ndryshme rreth fenomeneve demografike. Në Kosovë femrat aktive kanë lindur mesatarisht 3 fëmijë (2.82 fëmijë), kurse femrat joaktive mbi 5 fëmijë. Femrat analfabete kishin lindur mesatarisht 6 fëmijë, me shkollë jo të plotë fillore 5 fëmijë, me shkollë të plotë fillore 4 fëmijë, me shkollë të mesme 2.5 fëmijë, me shkollë të lartë e fakultet 2 fëmijë.

4.2.1. Ndryshimet në strukturën e popullsisë sipas aktivitetit ekonomik

Në RV të Kosovës, i cili karakterizohet me popullsi relativisht të re, pjesëmarrja e popullsisë joaktive është shumë e lartë. Pjesëmarrja e popullsi joaktive, në kuadër të popullsisë së përgjithshme, në tërë periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore ishte shumë e lartë, e cila deri në vitet 80-ta kishte trend të rritjes me pjesëmarrje 59.7%(1961) në 70%(1981) për të treguar rënie me 1991 në 63.4%. Megjithatë për rrethanat e Kosovës, RV-ja mund të konsiderohet si regjion i zhvilluar pasi në Kosovë si tërësi këta parametra ishin edhe më të pafavorshëm (shqetësues): 28.0% aktivë dhe 65.2% popullsi joaktive.

Tabela 40. Popullsia gjithsejtë, aktive dhe e mbajtur në Regjionin Verior të Kosovës 1961-1991214 1961 1971 1981 1991

Pop. aktive

Pop. e mbajtur

Persso..me te ardhura

Pop. aktive

Pop. e mbajtur

Persso..me te ardhura

Pop. aktive

Pop .e mbajtur

Persso..me te ardhura

Pop. aktive

Pop. e mbajtur

Persso..me te ardhura

Mitrovica %

24136

34.2

44508

63.1

1911

2.7

23200

25.5

64042

70.4

3726

4.1

27666

26.5

70632

67.7

5884

5.6

30360

28.9

66937

63.8

5999

5.7

Vushtrria %

14027 25.3

25166 63.2

586 1.5

12276 24.2

37299 75.7

1149 2.3

14343 22.1

48478 74.9

1835 2.8

22872 28.3

53581 66.4

2749 3.4

Skenderaj %

13475

44.2

16847

55.3

175

0.5

8512

23.2

27847

76.0

292

0.8

9724

21.0

35615

77.1

854

1.8

15132

27.2

37916

68.3

1128

2.1

Leposavqi %

9787 51.8

8965 47.4

158 0.8

8190 45.4

9597 53.2

257 1.4

8252 49.2

7914 47.1

582 3.4

7271 44.3

7448 45.4

1582 9.6

Z. Potoku %

- -

- -

- -

- -

- -

- -

- -

- -

- -

3511

41.4

4203

49.5

651

7.6

Zveqani %

- -

- -

- -

- -

- -

- -

- -

- -

- -

3939 39.2

4901 48.8

1075 10.7

R. Verior %

61425

38.4

95489

59.7

2830

1.3

52178

26.5

138785

70.6

5424

2.1

59985

25.8

162639

70.1

9101

3.4

83085

30.1

174986

63.4

13184

6.5

Popullsia aktive e RV-së është shumë e ngarkuar me popullsi të mbajtur, ku në një person aktiv vinin 2.1 persona të mbajtur, kurse mesatarja në nivel të Kosovës është mbi 3 persona. Pjesëmarrja e personave me të ardhura personale edhe pse ka treguar rritje nga 1.3% (1961) në 6.5% (1991), megjithatë është e ulët. RV-ja edhe në këtë aspekt mund të konsiderohet si regjion i zhvilluar për faktin se në Kosovë si tërësi kjo pjesëmarrje ishte vetëm 3.5%, ndërsa në vitin 1981 këto raporte ishin 3.4%(RV) dhe 2.9%, mesatarja e Kosovës.

214 Burimi:1961-71-Zhvillimi ekonomik dhe shoqëror i KSK të Kosovës 1947-1972, ESK, Prishtinë 1974 faqe 151, 1981 -Komunat e KSA e Kosovës me 1984, ESK, Prishtinë 1986, faqe 36, 1991-Opštine u Republici Serbije, Statistiqki prilozi, RZSS .Beograd 1998,faqe 83. Të dhënat i përpunoi autori

Page 114: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

114

Pjesëmarrjen më të ulët të popullsisë aktive e kishte komuna e Skënderajt (27.2%) kurse më të lartën Leposaviqi (44.3%). Nën mesataren e regjionit ishin edhe komunat Vushtrri dhe Mitrovicës, kurse mbi mesataren përveç Leposaviqit kishin edhe Zubin Potoku e Zveçani. RV është rasti i cili tregon në mënyrë reprezentative se sa më e lartë pjesëmarrja e popullsisë aktive, aq më e lartë pjesëmarrja e personave me të ardhura (Grafiku 32.) Grafiku 30. Pjes. e pop. aktive dhe Grafiku 31. Pjes. e pop. aktive dhe me të mbajtur në komunat e RV 1991 ardhura personale në komunat e RV 1991

0

10

20

30

40

50

60

70

80

Mitrovica Vushtrria Skenderaj Leposavqi Z. Potoku Zveqani R. Verior

%

Pop.aktive Pop.mbajtur

0

10

20

30

40

50

Mitrovica Vushtrria Skenderaj Leposavqi Z. Potoku Zveqani R.Verior

%

Pop.aktive Pop.me të ardhura

Përveç korrelacionin në mes këtyre dy komponentëve grafiku i lartshënuar tregon edhe diskriminimin ekonomik të shqiptarëve që prezantohet nëpërmes dallimeve të këtyre dy komponentëve në Komunën e Skenderajt (98% shqiptarë) dhe Leposaviqit ( 88% serbë), dallime te cilat për personat me të ardhura personale në Leposaviq ishin 4.6 herë më të larta215. Diskriminimi ekonomik ishte prezent edhe në Kosovë si tërësi, ku shqiptarët kishin normën më të ulët të punësimit të përgjithshëm dhe të femrave, strukturën më të pavolitshme të punësimit sipas sektorëve, nivelin më të ulët të arsimimit, të urbanizimit, të mbrojtjes shëndetësore e sociale etj. Kështu në vitin 1988, ishte i punësuar çdo i 11 shqiptar, çdo i 3.7 serb dhe 2.6 malazez (në Skenderaj çdo i 14 person i aftë për punë dhe çdo i 4.1 në Leposaviq-S.B), pastaj çdo e 27.2 femra shqiptare, 5.1 femër serbe dhe 3.2 femër malazeze. Shkrim lexim nuk dinin çdo i 4 shqiptar, 7.7 serb dhe 26 malazez, pastaj çdo e 2.6 femër shqiptare, 4.1 femër serbe dhe 5.4 malazeze e moshës mbi 15 vjet216. Normat e ndryshme të aktivitetit ekonomik të popullsisë së Kosovës dhe RV-së sipas përkatësisë nacionale dhe grup-moshave të caktuara, tregojnë ndër të tjera për pozitën politike dhe ekonomiko- shoqërore të grupeve etnike në Kosovë217 dhe RV. Gjatë gjithë periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore në RV mbizotëron popullsia joaktive, pastaj popullsia aktive dhe në fund personat me të ardhura personale që tregon për strukturë të pavolitshme socio-ekonomike të popullsisë në përgjithësi.

215 Për diskriminimin e shqiptarëve në aspekt socio-ekonomik me gjerësisht shih: G. Autorësh (1997) “Ecuria dhe shtrirja hapësinore e popullsisë shqiptare në Kosovë dhe në trojet e tjera etnike në ish Jugosllavi”. Instituti Ekonomik. Prishtinë fq 86-110. 216 Gjonbalaj M 91997). “Ndikimi i faktorëve ekonomik dhe demografik në zhvillimin e popullsisë së Kosovës”. Instituti Ekonomik. Pr fq 254. 217 G. Autorësh (1997) “Ecuria dhe shtrirja hapësinore e popullsisë shqiptare në Kosovë dhe në trojet e tjera etnike në ish Jugosllavi”. Instituti Ekonomik. Prishtinë fq 93.

Page 115: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

115

Ngarkesa e popullsisë aktive me popullsi të mbajtur në RV e veçanërisht në tri komunat me pjesëmarrje më të lartë të popullsisë së mbajtur (Skënderaj, Vushtrri dhe Mitrovicë) mund të jetë faktor kufizues në zhvillimin e përgjithshëm socio-ekonomik edhe në të ardhmen.

4.2.2. Ndryshimet në strukturën e popullsisë aktive sipas veprimtarisë

Pjesëmarrja e të punësuarve në popullsinë e përgjithshme është një ndër kriteret për shprehjen (matjen) e zhvillimit socio-ekonomik por gjithashtu është tregues i shfrytëzimit të fuqisë punëtore. Gjithashtu struktura ekonomike është tregues i rëndësishëm i orientimit të popullsisë drejt zhvillimit dhe shfrytëzimit të hapësirës. Në përgjithësi mundë të konstatohet se në kuadër të strukturës së popullsisë aktive sipas sektorëve të veprimtarisë, ndryshimet në RV ishin të konsiderueshme. Tabela 41. Struktura e popullsisë aktive sipas veprimtarive në Regjionin Verior 1971-

2004218 1971 1981 2004

Struktura në % Struktura në % Struktura në %

I II III IV I II III IV I II III IV

Mitrovica 26.0 35.2 12.4 16.0 11.0 41.6 22.8 24.6 14.9 30.4 29.6 25.1

Vushtrria 50.9 22.7 9.9 8.6 30.7 32.0 14.0 23.2 50.6 14.2 15.6 20.6

Skenderaj 71.4 12.0 2.9 7.3 53.3 21.7 4.6 16.7 55.6 11.6 14.4 19.4

Leposaviqi 67.8 18.8 5.2 4.6 54.0 24.9 11.9 9.2 34.6 32.9 19.6 12.9

Z.Potoku 28.6 30.9 23.8 16.7

Zveçani 5.0 60.4 23.3 11.3

R.Verior 55.1 23.1 9.6 12.1 37.2 31.1 13.3 18.4 28.5 26.1 23.1 22.6

Pjesëmarrja ne veprimtaritë primare gjatë kësaj periudhe ka treguar zvogëlim të vazhdueshëm e manifestuar me procesin e deagrarizimit e përcjellë kjo me rritjen e pjesëmarrje në sektorët tjerë. Rezultatet e prezantuara tregojnë se në vitin 1981 vit i fazës zhvillimore dhe i të dhënave më të respektuara shihet se në pozitë më të favorshme është Komuna e Mitrovicës në të cilën sektori sekondar ka pjesëmarrjen më të madhe (41.6%), ai terciar-kuartar (47.4%) ndërsa sektori primar (11%). Në komunat e tjera pjesëmarrja e sektorit primar është shumë më e lartë, ku në dy prej tyre kjo pjesëmarrje ishte mbi 50%. Këto dallime, në radhë të parë, janë si pasojë e veprimit të qyteteve si qendra të zhvillimit, të cilat sollën deri te dallime të konsiderueshme në strukturën e popullsisë sipas sektorëve të veprimtarisë. Dy komunat me nivel me të ulët të këtyre ndryshimeve në periudhën në fjalë janë: Skënderaj si pasojë e mungesës së një zone urbane të fuqishme, kurse komuna e Leposaviqit si pasojë e afërsisë së një qendre të fuqishme industriale siç ishte Zveçani e cila në këtë kohë ishte pjesë e Komunës së Mitrovicës.

218 Burimi: 1971-1981- R. Qavolli. – Gjeografia regjionale e Kosovës. ETMMK Prishtinë 1997 faqe 117; për vitin 1996

Page 116: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

116

4.2.3. Ndryshimet në strukturën e popullsisë aktive sipas profesionit

Lëvizjet e theksuara hapësinore të popullsisë të cilat karakterizuan RV-në gjatë viteve ’70-’90 të shekullit të kaluar sollën lëvizjet e popullsisë aktive në mes të veprimtarive të ndryshme. Popullsia ne masën më të madhe kaloi nga bujqësia në veprimtarit sekondare, respektivisht në industri. Këtë më së miri e ilustron fakti se gjatë periudhës që nga vitet e 70 –ta, të punësuarit në industri përbënin rreth 40% e të punësuarve, duke e renditur kështu RV-në si regjion industrial. Tabela 42. Numri i të punësuarve në industri në Regjionin Verior 1985-1996

1975 1985 1996 Raporti 1885/96

Gjith. Indu. % Gjith. Indu. % Gjith. Indu. % Gjith. Indu.

Mitrovica 18411 8749 47.5 22564 8591 38.0 9969 4269 42.8 -55.8 -50.3

Vushtrria 2201 320 14.5 4664 1243 26.7 4181 789 18.8 -10.3 -36.5

Skënderaj 1187 226 19.0 2798 826 29.5 1464 160 10.9 -47.6 -80.6

Leposaviqi 2709 1509 55.7 3371 1572 46.6 2918 1677 57.4 -13.4 6.6

Z.Potoku - - - - - - 1052 384 36.5 - -

Zveçani - - - - - - 2470 2516 101.8 - -

R. Verior 24508 10804 44.1 33397 12232 36.6 22054 9795 44.4 -33.9 -19.9

Kosova 210196 75129 35.7 144993 59275 40.8 -31.0 -21.1

Industrinë si veprimtari kryesore në RV e konstaton edhe struktura e të ardhurave sipas veprimtarive. Në vitet e 70-ta, të ardhurat nga bujqësia ishin për dy herë më të larta se sa ato nga industria, gjendje e cila ndryshon plotësisht gjatë viteve të 80-ta, kur industria si veprimtari dominonte në strukturën e të ardhurave sipas veprimtarisë.

Tabela 43. Struktura e të ardhurave sipas veprimtarive 1976-1987 RV 1976 1980 1996

Gjithsejtë Industri Bujqësi Gjithsejtë Industri Bujqësi Gjithsejtë Industri Bujqësi

Mitrovica 100 41.0 8.1 100 48.1 5.7 100 36.6 15.7

Vushtrria 100 8.6 51.4 100 9.2 36.4 100 11.7 61.7

Skenderaj 100 7.1 69.6 100 30.3 47.4 100 1.6 86.6

Leposaviqi 100 27.7 32.6 100 54.0 20.2 100 28.2 41.9

Z.Potoku - - - - - - 100 14.8 57.8

Zveqani - - - - - - 100 72.6 17.0

R. Verior 100 100 100 27.3 41.4

Kosova 100 32.1 26.5 100 33.1 19.6 100 22.7 34.3

Siç shihet dallimet në strukturën e të ardhurave sipas veprimtarisë janë shumë të mëdha në mes njësive përbërëse të RV-së. Në fund, meqenëse struktura socio-ekonomike e popullsisë aktive u formua nën ndikimin e faktorëve: demografikë , ekonomikë, shoqërorë, politikë etj, ndryshimet në kategoritë e saj gjatë periudhave të ndryshme kanë treguar tendenca dhe zhvillime pozitive dhe negative varësisht nga faktorët e lartpërmendur.

Page 117: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

117

4.3. Përbërja e popullsisë sipas nivelit arsimor, profesional dhe socio-ekonomik

Strukturat socio-ekonomike të popullsisë së një vendi a regjioni shprehin nivelin e zhvillimit dhe të ndryshimeve në strukturën ekonomike dhe strukturat e karakteristikat e zhvillimit demografik, prandaj në mes zhvillimit ekonomik dhe strukturave karakteristike të popullsisë ekziston lidhje e ngushtë e veprimit të ndërsjellë. Ndryshimet cilësore në strukturën socio-ekonomike u realizuan veçmas në strukturën arsimore të popullsisë, zvogëlimin e shkallës së analfabetizmit, ndryshimet përmbajtjesore në strukturën dhe cilësinë e familjes, ngritjen e shkallës së urbanizimit, të standardit jetësorë dhe përgjithësisht të infrastrukturës tjetër ekonomike shoqërore ( elektrifikimit, ndërtimit të rrugëve, kanalizimit, ujësjellësit, kujdesit shëndetësor etj.)219.

4.3.1. Përbërja e popullsisë sipas nivelit arsimor

Arsimi është tregues i zhvillimit të përgjithshëm ekonomik e shoqëror të çdo vendi dhe ndër faktorët më të rëndësishëm të transformimeve dhe ndryshimeve socio-ekonomike të popullsisë, duke u shndërruar kështu edhe në faktorë të rëndësishëm në ndryshimet dhe transformimet e proceseve demografike. Zhvillimi socio-ekonomik edhe i qendrave me funksione urbane ka ndikim pozitiv në strukturën e popullsisë, duke përmirësuar strukturën arsimore të popullsisë si nivelin e shkrim- leximit po ashtu edhe në përgatitjen shkollore të popullsisë në RV. Dy karakteristikat themelore të cilat shqyrtohen gjatë analizimit të strukturës arsimore të popullsisë janë: niveli i shkrim-leximit dhe përgatitja shkollore e popullsisë.

4.3.2. Popullsia sipas nivelit të shkrim-leximit- në regjistrimet e popullsisë prej vitit 1953 është zbatuar definicioni i njëjtë i shkrim-leximit i cili mund të përmblidhet në këtë: person që di shkrim-lexim konsiderohej ai i cili mund të lexojë dhe të shkruaj për nevojat me elementare të jetës së përditshme, ndërsa në regjistrimin e vitit 1948 personi që di shkrim-lexim është konsideruar ai që ka deklaruar se di të lexojë por nuk di të shkruaj ndërsa regjistruesi nuk ka qenë i detyruar paraprakisht të vërtetojë a di personi përkatës të lexojë e të shkruaj, por në bazë të deklarimit të tij e ka rrumbullakuar përgjigjen220. Regjistrimet e popullsisë në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore tregojnë se ka trendë të vazhdueshme të zvogëlimit të numrit dhe pjesëmarrjes të popullsisë analfabete në RV të Kosovës. RV në vitin 1953 kishte strukturë të pavolitshme të popullsisë në nivelin e shkrim-leximit ku pjesëmarrja e analfabetëve arrinte në rreth 45% të popullsisë së përgjithshme që do të thotë se gati çdo i dyti banorë i RV-së mbi 10 vjeç ishte analfabet, por që ishte më e ulët se pjesëmarrja e analfabetëve në nivel të Kosovës ku pjesëmarrje arrinte në 54.8%.

219 G. autorësh. (1997). “Ecuria dhe shtrirja hapësinore e popullsisë shqiptare në Kosovë dhe trojet të tjera etnike në ish Jugosllavi”. Instituti Ekonomik. Prishtinë fq 91. 220 Islami H. (1985). “Fshati i Kosovës- kontribut për studimin sociologjike-demografik të evolucionit rural”. Rilindja. Prishtinë fq 162.

Page 118: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

118

Tabela 44. Shkalla e analfabetëve në komunat e RV dhe Kosovë 1961-2011221 % e analfabetëve

1961 1971 1981 1991 2011

Mitrovicë 29.6 23.0 13.6 10.4 5.8

Vushtrri 42.0 33.3 18.0 12.6 6.8

Skenderaj 46.5 36.4 21.0 13.3 6.3

Leposaviq 29.1 25.8 18.0 12.8 2.4

Z. Potok - - - 12.6 1.7

Zveçan - - - 7.1 2.1

RV 32.4 23.7 14.1 11.4 6.3

Kosovë 41.0 31.5 17.6 11.9 5.8

Të dhënat e numrit të analfabetëve sipas gjinisë në RV si edhe në Kosovë si tërësi tregojnë se pjesën më të madhe e përbëjnë femrat, të dhëna të cilat flasin për pozitën jo të barabartë duke zvogëluar mundësitë që kjo gjendje të përmirësohet222. Sipas regjistrimit të vitit 1981 në RV ishin 3.3 herë më shumë femra analfabete se meshkuj, ndërsa në vitin 1991, 3.4 herë më shumë. Gjithashtu në vitin 1991 vetëm 4.7% e meshkujve ishin analfabet, ndërsa te femrat kjo pjesëmarrje arrinte në 18.7% ose afër 1/5. Në nivel të komunave femrat përbënin: 77.3 % të numrit të përgjithshëm të analfabetëve në Mitrovicë, 78.2% në Vushtrri, 74.8% në Skenderaj, 81.2% në Leposaviq, 77.9% në Z. Potok dhe 82.1% në Zveçan. Niveli më i lartë i shkollimit të popullsisë mashkullore e vërteton edhe mesatarja e viteve të shkollimit e cila në vitin 2004 në të gjitha komunat e RV-së ishte më e lartë të popullsia mashkullore se sa te ajo femërore, ku këto dallime lëviznin në mes: 12 vite për meshkujve dhe 11 vite për femra në komunën e Z. Potokut (komuna me mesataren më të lartë) dhe 10.4 për meshkuj dhe 8.4 për femra në Komunën e Skënderajt ( komuna me mesataren me të ulët)223. Niveli i shkrim-leximit sipas komunave- shpërndarja e popullsisë analfabete në njësitë më të vogla territoriale-administrative në nivel të komunave, konstaton dallime të varura nga ndryshimet në nivelin e tyre të zhvillimit socio-ekonomik. Shkalla e përgjithshme e analfabetëve në RV në vitin 2011 lëvizte nga 1.7% në Z. Potok deri 6.8% në Komunën e Vushtrrisë. Në të gjitha komunat e RV-së regjistrimet e popullsisë kanë treguar tendenca të zvogëlimit të analfabetëve. Kështu në Komunën e Mitrovicës pjesëmarrja e analfabetëve në periudhën 1961-2011 është zvogëluar për 5.1 herë, Vushtrri 6.2 herë, Skenderaj 7.4 herë dhe Leposaviq 12.1 herë. Popullsia e RV-së në të gjitha regjistrimet e popullsisë pas Luftës së Dytë Botërore dhe në fillim të shek. XXI karakterizohej me strukturë më të volitshme sa i përket pjesëmarrjes së analfabetëve në raport më mesataren e Kosovës si tërësi.

4.3.3. Popullsia sipas përgatitjes shkollore- në rastin e studimit të popullsisë sipas përgatitjes shkollore do të ndalemi në lëvizjen e popullsisë me përgatitje shkollore të mesme

221 1961-1971- Islami H. (1981). “ Popullsia e Kosovës”. Shtojca tabelore. 1981-1991- regjistrimi i popullsisë (1981) dhe vlerësimi i vitit (1991).- 2011- Regjistrimi i popullsisë 2011.ëëë.ask.com. 222 G. Autorësh. (1992) “Demografski problem i populaciona politika Kosova i Metihije”. Univerzitet u Beogradu. IDN.CDI. Bg. fq 75. 223 Raporti i Zhvillimit Njerëzorë 2004. UNDP- zyra në Kosovë. Shtojca tabelave fq. 119.

Page 119: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

119

dhe arsim të lartë pasi që shkollimi fillorë me ligje ishte i obligua, kurse shmangia nga ky nivel i shkollimit ishte minimal. Pjesëmarrja e popullsisë analfabete ka ardhur vazhdimisht duke u zvogëluar, ndërsa dy kategoritë tjera: pjesëmarrja e popullsisë me shkollim të mesëm dhe të lartë ( edhe me fakultet) ka ardhur vazhdimisht duke u rritur edhe atë me ritme të përshpejtuara. Në vitin 2004 sipas Raportit të Zhvillimit Njerëzorë në Kosovë, në RV pjesëmarrja e popullsisë me arsim të mesme ishte 59.4%, ndërsa pjesëmarrja me arsim të lartë dhe superior (fakultet) ishte 12.2% krahas 3.7% dhe 0.5% sa ishte në vitin 1961. Tabela 45. Pjesëmarrja e popullsisë me shkollim të mesëm dhe të lartë ( fakultet) në RV dhe

Kosovë 1961-2004224 1961 1971 1981 1991 2004

Mes. Lar. Mes. Lar. Mes. Lar. Mes. Lar. Mes. Lar.

RV 3.7 0.5 10.1 1.13 22.1 2.9 35.9 5.4 59.4 12.2

Kosovë 3.8 0.6 8.4 1.6 17.3 3.3 29.2 4.6 46.4 9.9

Në vitin 1961, RV-ja karakterizohet me pjesëmarrje të përafërt të popullsisë me arsim të mesme dhe të lartë me Kosovën si tërësi, ndërsa në vitet në vazhdim deri në vitin 1991 RV-ja karakterizohej me pjesëmarrje më të lartë të popullsisë me shkollë të mesme, ndërsa pjesëmarrje më të ulët më pjesëmarrje të popullsisë me arsimim të lartë se mesatarja e Kosovës. Ngecja në arsimin e lartë mund të shpjegohet me emigrimin e popullsisë e cila ishte më e arsimuar për shkak të ngecjes në zhvillim që filloj në gjysmën e dytë të viteve ’70 dhe ndotjes së mjedisit me të cilën ballafaqohej regjioni. Edhe sa i përket këtyre dy kategorive dallimet në mes njësive përbërëse të RV-së janë të konsiderueshme. Në vitin 2004 mbi mesataren e RV-së të pjesëmarrjes së popullsisë me shkollim të mesëm (59.4%) kishin komunat: Leposaviq, Z. Potok, dhe Zveçan. Vushtrria karakterizohej me pjesëmarrje të përafërt me mesataren e RV-së, kurse nën këtë mesatare kishin komunat Mitrovicë dhe Skenderaj. Sa i përket arsimit të lartë mbi mesataren e regjionit (12.2%) kishin: Zveçani, Z. Potok dhe Mitrovica kurse nën këtë mesatare kishin: Leposaviqi, Skënderaj dhe Vushtrria. Dallimet në mes të njësive janë të konsiderueshme (për 2 herë) që tregon për polarizim të theksuar brendapërbrenda regjionit.

224 Për vitet 1961-1981- Pushka A. (2002) “Aspektet gjeosociale dhe gjeoekonomike në Kosovë”. Prishtinë fq 165 ndërsa për 2004- Raporti i Zhvillimit Njerëzorë 2004. UNDP- zyra në Kosovë. Shtojca tabelave fq. 120.Vërejtje:1961-1971 ndaj popullsi 10 e më shumë vjet. 1981-204- ndaj popullsi 15 e më shumë vjet

Page 120: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

120

Tabela 46. Pjesëmarrja e popullsisë me shkollim të mesëm dhe të lartë ( dhe fakultet) në komunat e RV 1961-2004225 1961 1971 1981 1991 2004

Mes. Lar. Mes. Lar. Mes. Lar. Mes. Lar. Mes. Lar.

Mitrovicë 5.4 1.06 14 2.3 27.4 4.0 41.4 7.8 55.1 14.6

Vushtrri 2.3 0.27 7 0.7 19.9 2.2 30.1 3.9 57.1 7.44

Skenderaj 1.2 0.1 2.9 0.39 12.4 1.7 21.1 2.4 47.1 8.79

Leposaviq 1.95 0.28 6.1 0.99 19.8 2.2 40.3 6.2 62.4 11.8

Z. Potok - - - - - - 42.1 7.3 70.8 15.0

Zveçan - - - - - - 41.9 7.7 63.7 15.4

Nga të dhënat e prezantuara mund të përfundohet se komunat me pjesëmarrje më të lartë të popullsisë serbe (Leposaviqi, Zubin Potou dhe Zveçani) karakterizohen me pjesëmarrje më të lartë të popullsisë me shkollim të mesëm dhe të lartë, krahas komunave me pjesëmarrje më të lartë të popullsisë shqiptare (Mitrovicë, Vushtrri dhe Skënderaj). Këto dallime lëvizin në 1.5 herë në mes Skënderajt dhe Z. Potokut për shkollim të mesëm dhe mbi 2 herë sa i përket shkollimi të lartë duke e vërtetuar edhe këtu diskriminimin e popullsisë shqiptare në të kaluarën edhe në sferën e arsimit. Dallimet në nivel arsimorë të popullsisë sipas përkatësisë etnike në RV kishte lidhje me nivelin e përgjithshëm të zhvillimit social e ekonomik dhe pozitën politike të etnive në periudhën në mes dy luftërave botërore dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Dallimet në nivelin e arsimimit në kuadër të njësive të RV më së miri mund të ilustrohen edhe me numrin mesatar të viteve të shkollimit për periudhën 1961-2004.

Tabela 47. Numri mesatar i viteve të shkollimit në komunat e RV 1961-2004226 Numri mesatar i viteve të shkollimit

1961 1971 1981 2004

Mitrovicë 3.01 4.7 5 10.5

Vushtrri 2.1 3.6 6.36 9.8

Skënderaj 1.7 3 5.61 9.2

Leposaviq 2.2 3.6 5.98 10.5

Z. Potok - - - 11.5

Zveçan - - - 10.9

Ndryshimet strukturale të popullsisë dhe ekonomisë nuk mund të pritet pa ngritje arsimore të saj dhe zhvillimin e fuqive prodhuese. Arsimi mund t’i ndihmojë një popullate dhe shoqërie në përgjithësi, nëse në shkolla dhe institucione tjera punohet si duhet, me qëllim që të mësohet më mirë për një të ardhme më të ndritshme të të gjithë pjesëtarëve të shoqërisë227.

225 Për vitet 1961-1981- Pushka A. (2002) “Aspektet gjeosociale dhe gjeoekonomike në Kosovë”. Prishtinë fq 165 ndërsa për 2004- Raporti i Zhvillimit Njerëzorë 2004. UNDP- zyra në Kosovë. Shtojca tabelave fq. 120 Vërejtje:1961-1971 ndaj popullsi 10 e më shumë vjet. 1981-204- ndaj popullsi 15 e më shumë vjet 226 Për vitet 1961-1981- Pushka A. (2002) “Aspektet gjeosociale dhe gjeoekonomike në Kosovë”. Prishtinë fq 164-165 ndërsa për 2004- Raporti i Zhvillimit Njerëzorë 2004. UNDP- zyra në Kosovë. Shtojca tabelave fq. 118 227 Pushka A. (2002) “Aspektet gjeosociale dhe gjeoekonomike në Kosovë”. Prishtinë fq 148.

Page 121: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

121

4.4. Përbërja kombëtare e popullsisë

Përbërja kombëtare e popullsisë paraqet një ndër karakteristikat më të rëndësishme të popullsisë, sidomos për vendet dhe regjionet në territorin e të cilave jetojnë grupe etnike, të cilat dallohen me veçori të ndryshme demografike, socio-ekonomike, kulturor arsimore etj228. Me depërtimin e romakëve dhe të sllavëve e më vonë edhe të turqve në Ballkan u krijuan raporte të reja në strukturën e popullsisë dhe ndodhen ndryshime të konsiderueshme në pasqyrën etnike, ku më së shumti pësoi etnikumi ilir-shqiptar229. Popullsia shqiptare me gjithë reduktimet hapësinore si pasojë e politikave ekspansioniste të perandorive dhe pushtuesve të ndryshëm do të qëndrojnë pa ndërpre në territorin etnikë- gjeografik të paraardhësve të tyre ilirëve si popullatë indo-evropiane dhe në të gjitha periudhat do të dominojë230. Mbi dominimin e shqiptarëve në Kosovë dhe viset tjera etnike dëshmojnë të dhënat:e dokumenteve mesjetare të kishave e manastireve (monumenteve ligjore serbe, në dhuratat e disa kishave e manastireve të shek XIII e XIV, krisobulat etj.), e misionarëve katolik si: Pjetër Mazreku (1623-1624), Gjergj Bardhi (1638), Pjetër Bogdani (1662), Andria Bogdani (1664), pastaj gjeografi turk Haxhi Kallfa ( gjysma e shek. XVII), udhëpërshkruesi i njohur turk Evlia Çelebia (gjysma e dytë ë shek. XVII), shënimet statistikore zyrtare të Perandorisë Osmane etj231. Nga të dhënat statistikore( edhe pse të pakta sidomos për strukturën nacionale e cila mund të ri- konstruktohet duke u bazuar në strukturën fetare), struktura etnike e Kosovës në përgjithësi nuk ndryshoi dukshëm edhe pse popullsia shqiptare u ishte ekspozuar presioneve të vazhdueshme e të llojllojshme me të vetmin qëllim të ndërrimit të strukturës nacionale të popullsisë gjatë luftërave ballkanike, Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, me shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve dhe metodat tjera më çnjerëzore. Në vazhdim do të trajtohet përkatësia kombëtare e popullsisë së RV-së gjatë periudhës njëshekullore. Problemet pikërisht kanë të bëjnë me faktin se në regjistrimet mes dy luftërave botërore (1921 dhe 1931), popullsia është regjistruar vetëm sipas përkatësisë gjuhësore dhe fetare, në bazë të cilave është konstruktuar edhe struktura nacionale e popullsisë për këtë periudhë. Pas Luftës së Dytë Botërore ndryshimet në rregullimin territorial-administrativ dhe në numrin e nacionaliteteve ka pamundësuar krahasimin e rezultateve të vitit 1948 dhe 1953 me regjistrimet e mëvonshme të popullsisë.

4.4.1. Përbërja kombëtare e popullsisë së RV në periudhën mes dy luftërave botërore

Dy regjistrimet e popullsisë të realizuara në periudhën në mes dy luftërave botërore përveç mangësive të natyrës metodologjike përshkohen edhe me spekulime të shumta rreth numrit të popullsisë jo sllave, veçanërisht të asaj shqiptare. Megjithatë (duke u bazuar në gjuhën

228 Karakteristikat e popullsisë sipas përkatësisë kombëtare, gjuhës amtare dhe përkatësisë religjioze sipas Udhëzimeve të Konferencës së Statistikantëve të Evropës për regjistrimin e popullsisë dhe banesave- OKB, kategorizohen në grupin e të dhënave plotsuese (jo obligative) për dallim nga karakteristikat themelore të cilat mundë të konsiderohen si të obligueshme. 229 Ajeti I.(1995). “Vështrim mbi librin e Sh. Demirajt “Gjuhët ballkanike”, Studime 2. Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. Prishtinë fq289. 230 Islami H.(1994). “Rrjedha demografike shqiptare”. Dukagjini. Pejë fq 44. 231 Pushka A.(2000). “Aspektet gjeopopullstive në Kosovë dhe rreth saj”.Prishtinë fq 14 dhe 15.

Page 122: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

122

amtare dhe konfesionin fetar- S.B) edhe sipas rezultateve të këtyre regjistrimeve, shqiptarët dominonin në strukturën etnike të Kosovës232 dhe RV. Në bazë të regjistrimit të vitit 1921 përkundër defekteve të shumta, në bazë te gjuhës amtare nga 70137 banorë të RV-së, 60.3% ishin shqiptarë, 29.5% ishin serbë dhe grupet tjera sllave, kurse 10% ishin etnitë tjera. Në të njëjtin vit sipas përkatësisë fetare 71.6% i përkisnin fesë islame, 27.5% asaj ortodokse kurse 1% fesë katolike233. Një dekadë më vonë 1931 nga 88847 banorë të regjistruar në RV, 53.7% ishin shqiptarë, 39.5% ishin serbë dhe sllavë të tjerë, kurse 6.8% u takonin etnive tjera. Në të njëjtin vit sipas përbërjes fetare 64.7% ishin të konfesionit islam, 34.0% ortodoks dhe 1.3% besimeve tjera fetare. Nëse i krahasojmë të dhënat e vitit 1931 me ato të periudhës 1908-1909, do të shohim se pjesëmarrja e shqiptarëve është zvogëluar nga 82.3% në 53.7%, kurse pjesëmarrja e serbëve është rritur nga 16.9% në 34.0%. Në të njëjtën periudhë numri i popullsisë shqiptare është zvogëluar -33.4% ( nga 71606 në 47700 vetë), kurse popullsia serbe është rritur për 137.6% (nga 14764 në 35075 vetë). Ndryshimet në pjesëmarrjen dhe rritjen e popullsisë sipas nacionaliteteve gjatë periudhës në fjalë në radhë të parë janë rezultat i kolonizimit me serb dhe shpërnguljes së shqiptarëve që gjatë kësaj periudhe ishin mjaft intensive, kurse faktori i dytë ishin humbjet në luftërat ballkanike dhe Luftën së Parë Botërore, ku më të goditurit ishin shqiptarët( humbjet më të mëdha).

4.4.2. Përbërja kombëtare e popullsisë së RV-së në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore Në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore si rezultat i dallimeve socio-ekonomike dhe dallimeve në lëvizjen natyrore sipas nacionaliteteve në RV, disa bashkësi etnike rritën numrin dhe pjesëmarrjen, ndërsa të tjerat ngecën ose kishin edhe tendenca negativë në dinamikën e popullatave. Në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore në territorin e Kosovës janë realizuara gjithsejtë 6 regjistrime dhe një vlerësim(1991) i popullsisë në të cilat ishte vendosur edhe pyetja për “kombësinë”, të cilat paraqesin edhe burimin kryesor të të dhënave edhe pse të dhënat mes regjistrimeve nuk janë plotësisht të krahasueshme për shkak të ndryshimeve territoriale-administrative dhe ndryshimit të numrit të etnive në mes të regjistrimeve234. Për shqyrtimin e ndryshimeve në strukturën nacionale të popullsisë do të shfrytëzohen të dhënat duke filluar nga viti 1961, për faktin se dy regjistrimet e 1948 dhe 1953 është përdorur metodologji e cila në masë të madhe e vështirëson krahasimin me rezultatet e regjistrimeve në vijim, megjithatë të dhënat për këto dy regjistrimeve do të prezantohen në të dhënat në nivel të Kosovës dhe RV-së.

232 Islami H.(1997). “Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës”. Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore. Prishtinë fq 224. 233 “Definitivni rezultati Popisa stanovništva od 31 januara 1921 godine”. Marr nga: http://pod2.stat.gov.rs/ Objavljene.Publikacije/G1921/pdf/G19214001.pdf 234 Faktori i parë i cili pamundëson krahasimin e këtyre dy regjistrimeve me ato në vijim është fakti se rezultatet e këtyre dy regjistrimeve janë dhënë sipas qarqeve (srezeve) të cilat nuk korospondojnë me territorin e komunave ekzistuese dhe e dyta menjëherë pas luftës së dytë botërore u krijuan nacionaliteti malazez dhe maqedonë kurse më vonë edhe ai mysliman. ( G. Autora (1995). “Razvitak stanovništva Srbije 1950-1991”.CDI. IND.Bg fq 113)

Page 123: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

123

Tabela 48. Struktura nacionale e popullsisë në RV dhe Kosovë 1948- ‘53235 Shqiptarë Serbë Malazezë Myslimanë Turq dhe të tjerë

RV 1948 1953

61.7 60.2

32.2 31.3

2.4 2.9

0.8 0.5

1.3 4.1

Kosova 1948 1953

68.9 64.9

23.6 23.5

3.9 3.9

1.4 0.8

2.6 11.2

Spekulimet e pushtetit me të dhënat, sidomos, kur ishte në pyetje numri i shqiptarëve vazhdojnë edhe gjatë këtyre dy regjistrimeve. Këtë më së miri e dëshmon fakti i rezultateve të regjistrimit të vitit 1953, ku në bazë të të dhënave zyrtare në Kosovë jetonin 524.559 shqiptarë dhe 221212 serbë. Por në statistikën sekrete për Kosovën thuhet qartë se në Kosovë jetojnë 670000 shqiptarë dhe 180000 serbë etnik, që dëshmon qartë se shifrat zyrtare ishin të falsifikuara236. Struktura nacionale e popullsisë së RV-së në vitin 1953 ishte e përafërt me strukturën e popullsisë sipas gjuhës amtare të vitit 1921. Në raport me vitin 1948, në regjistrimin e vitit 1953 me përjashtim të etnive tjera dhe malazezve të gjitha të tjerat karakterizohen me zvogëlim të pjesëmarrjes. Numri dhe pjesëmarrja e malazezve është rritur si pasojë e kolonizimit intensiv të RV-së me këtë element, kurse rritja e grupeve tjera është si pasojë e rritjes së popullsisë të deklaruar si turq, ku pjesën më të madhe e përbënin shqiptarët që deklaroheshin si turq me qëllim të shpërnguljes më të lehtë për në Turqi që është rast edhe me Kosovën në tërësi. Periudha 1961- 2011- RV-ja karakterizohet si regjion në proces të homogjënizimit etnik. Në fillim të periudhës RV-ja karakterizohej si regjion me heterogjenitet të lartë, për të kaluar në nivelin e homogjenitetit të dobët dhe heterogjenitetit të dobët237. Ndryshimet në nivelin e lëvizjeve natyrore në mes etnive është dhe mbetet (deri në vitin 1991) faktori kryesor demografik në zhvillimin dhe ndryshimin e përbërjes kombëtare në RV, kurse lëvizjet migruese të intensifikuara pas viteve ’90 të shekullit të kaluar i shndërruar këto lëvizje ne faktorë të rëndësishëm në ndryshimin e përbërjes kombëtare të popullsisë. Gjatë periudhës 1961-2011 rritje të pjesëmarrjes shqiptarët, myslimanët dhe grupet tjera etnike, ndërsa zvogëlim kishin serbët, malazeztë dhe turqit. Në vitin 2011 në kuadër të RV shqiptarët përbënin 82.3%, sërbet dhe malazezet 15.3% ndërsa grupet tjera etnike 2.4%. Homogjenizimi etnik ka vazhduar edhe në nivel të komunave.Kështu në vitin 2011, shqiptaret kishin rritur pjesëmarrjen: në Mitrovicë 83.5%, Vushtrri 98.5% dhe Skenderaj 99.7% ndërsa serbet në Leposaviq 87.2%, Zubin Potok 82.4% dhe në Zveqanë 88.7%.

235 Rezultati popisa 15.III.1948 godine, knjiga IX, stanovništvo po narodnosti. Bg 1954 fq 343 dhe Popis stanovništva 15.III.1953 godine knjiga VIII, narodnost I maternji jezik. Bg. 1959 fq 139.Të dhënat I perpunoi autori. 236 Bajrami H. (2001). “Kosova- njëzet shekuj të identitetit të saj”. Era. Prishtinë fq 10. 237 Në literaturën demografike ndarja më e shpeshtë e vendeve sipas përbërjes nacionale është : monoetnike (një etnike) kur një grup etnik përbën mbi 90%, të theksuara homogjene 80-89%, homogjenitet të ulët ose heterogjenitet të ulët 70-70%, heterogjenitet të lartë 60-69% dhe heterogjenitet shumë të lartë 50-59%. Gjithsesi kufijtë e kategorive mundë të konceptohen edhe në nivele tjera në varëshmëri nga pjesëmarrja e grupeve etnike. (Petrivic R. (1983). “Dugorocne promene etnike strukture u SR. Srbiji”. Zbornik filozofskog Fakulteta Univerzitet u Beogradu. XIII-2. Bg fq 163-181.

Page 124: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

124

Grafiku 32 dhe 33..Struktura nacionale e popullsisë në Regjioni Verior 1961 ………………. 1991

Grafiku 34 dhe 35..Struktura nacionale e popullsisë në Kosovë

1961 1991

Numri i shqiptarëve është rritur për 133.5% (nga 91500 në 213592 veta) ose 2.3 herë, myslimanët për 642.5% (nga 895 në 6645 veta) ose 74 herë, ndërsa grupet tjera etnike për 350.4% ( nga 2169 në 9770) ose 4.5 herë. Në të njëjtën periudhë numri i serbëve është zvogëluar -23.9% ( nga 57699 në 43889 vetë), i malazezëve -47.4% (nga 3816 në 2080), kurse numri i turqve për -90.9% ( nga 3021 në 276 persona). Fundi i shekullit XX karakterizohet si “periudhë migrimesh” për shkak të lëvizjeve migruese masive globale dhe ndryshimit të fluksit migrator si dhe “periudhë nacionalizmi” duke pasur parasysh ringjalljen etnike dhe “ shpërthimin” e identitetit nacional të shumë bashkësive etnike238. Në fund mund të konstatohet se në homogjenizimin dhe shpërndarjen hapësinore të popullsisë në RV, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, ndikuan ndryshimet në shkallën e shtimit natyror të etnive e shkaktuar kjo në radhë të parë si pasojë e ngecjes së disa etnive (në radhë të parë shqiptarëve) në zhvillimin ekonomik, social, kulturor etj. Ndryshimet në

238 Yacoub J. (1998) “Les minorities dans le mond- faits etanalyses Desclee de Brouëer. Paris fq 91.

Page 125: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

125

shkallën e shtimit natyror ishin për aq sa ishin dallimet në zhvillimin ekonomik,social e kulturor239 në mes etnive dhe komunave. 4.4.3. Përbërja kombëtare e popullsisë sipas komunave- edhe pse ekziston korrelacion i konsiderueshëm në mes jo stabilitetit politik dhe heterogjenitetit etnik, me gjithë atë shkalla e homogjenizimit ( për vendet me demokraci të zhvilluar) nuk është zgjedhje optimale për zhvillimin e shteteve (dhe regjioneve- S.B) sepse mungon dinamika etnike e cila rrjedh nga pasuria e diversitetit dhe kontaktit me kulturat e popujve tjerë240, ndërsa në vendet me demokraci të brishtë heterogjeniteti etnik paraqet problem të natyrave të ndryshme siç është rasti me RV-në. Në aspekt regjional ekzistojnë dallime në shpërndarjen hapësinore të popullsisë sipas përkatësisë kombëtare. Komuna më homogjene në aspekt etnik është Komuna e Skenderajt me 98.4% të popullsisë shqiptare. Komunat me homogjenitet të theksuar janë Komuna e Vushtrrisë me 88.7% të popullsisë shqiptare dhe Leposaviqi me 87.8% popullsi serbe, ndërsa Komuna e Mitrovicës me 80% të popullsisë shqiptare karakterizohet me fazën fillestare të homogjenizimit të theksuar. Dy komunat tjera Zveçani me 75.7% dhe Zubin Potoku me 74.1% të popullsisë serbe, karakterizohen si komuna me homogjenitet ose heterogjenitet të dobët. Në periudhën 1961- ’91, shqiptarët kanë treguar rritje në të gjitha komunat, serbet , malazezet dhe turqit zvogëlim, ndërsa nacionalitetet tjera karakterizohen me trendë të ndryshëm- rritje dhe zvogëlimit gjate të njëjtës periudhë në komuna të ndryshme. Në Komunën e Mitrovicës, popullsia e përgjithshme ka treguar rritje për 48.7%, shqiptarët 136.6%, serbët 67.2%, malazezët 55.1%, myslimanët 626.9% dhe grupet tjera etnike 302.2%, ku numrin më të madh e përbënin romët. Në Vushtrri, popullsia e përgjithshme ka treguar rritje për 102.7%, shqiptarët 148.1%, serbët 7.2%, malazezët 71.5%, myslimanët 616.7% dhe grupet tjera 605.2%. Në Skënderaj popullsia e përgjithshme është rritur 82.1%, shqiptarët 102.5%, serbët 72.7%, malazezët -86.9%, myslimanët 13.9% dhe grupet tjera 21.1%. Në komunën e Leposaviqit (dominojnë serbët) popullsia e përgjithshme është zvogëluar 13.3%, shqiptarët +12.8%, serbët -17.7%, malazezët -117.0%, myslimanët +1103.15 dhe grupet tjera +240.5%. Edhe pse në të gjitha komunat me përjashtim të Skënderajt myslimanët dhe grupet tjera etnike karakterizohen me rritje shumë të lartë, pjesëmarrja e ulët e tyre në popullsinë e përgjithshme nuk kishte ndonjë ndikim në rritjen e numrit të përgjithshëm të popullsisë. Në periudhën 1961- ’91 ndryshimet më të mëdha në strukturën nacionale të popullsisë janë konstatuar në Komunën ë Mitrovicës, ku pjesëmarrja e shqiptarëve është rritur nga 63.2 % në 82.4%, ndërsa popullsia serbe dhe malazeze zvogëlojnë pjesëmarrjen nga 26.5 në 9.7%. Ndryshimet e tilla janë si pasojë e formimit të dy komunave të reja nga territori i Mitrovicës, gjatë kësaj periudhe: Zubin Potokut (1987) dhe Zveçanit (1990). Formimi i këtyre komunave edhe të tjerave gjatë kësaj periudhe ishin të karakterit politik meqenëse kriter i formimit ishte vetëm struktura nacionale, me qëllim të formimit të sa më shumë komunave me dominim të popullsisë serbe, pa respektimin e kritereve tjera për raste të këtilla.

239 G. Autorësh (1997) “ Ecuria dhe shtrirja hapësinore e popullsisë shqiptare në ish jugosllavi”. Instituti Ekonomik Prishtinë fq 112. 240 Wiberg H.(1996). “Ethnicity, identity, conflict”.Ethinict in Postcomunist.Institute of Social Sciences. Forum of ethnic Relation, Europe and the Balkans. Bg fq 55.

Page 126: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

126

Harta 19 dhe 20

Page 127: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

127

Është e rëndësishme me këtë rast të theksohet fakti se vendbanimet me popullsi shqiptare janë vendbanime relativisht të mëdha (rreth 1500 banorë për vendbanim), ndërsa ato me popullsi serbe janë vendbanime të vogla (217 banorë) shumica e të cilave në prag të shuarjes. Përveç numrit të vogël të banorëve vendbanimet serbe janë futur në procesin e thellë të moshnimit demografik. Shqiptaret- në aspekt territorial në kuadër të RV (1991) janë të koncentruar në 3 komuna; Skenderaj (34.4 mijë ose 98.4%), Vushtrri (71.4 mijë ose 88.7%) dhe Mitrovicë (82.8 mijë ose 82.45) në të cilat jetojnë 97.7% e shqiptarëve të RV. Në tri komunat tjera jetojnë vetëm 2.3% e shqiptarëve, edhe pse në komunën e Zubin Potokut përbëjnë ¼ kurse në të Zveçanit 1/5 e popullsisë së këtyre komunave. Shqiptarët gjatë gjithë periudhën së vështruar karakterizohen me rritje të numrit dhe pjesëmarrjes në të gjitha komunat e RV. Serbet dhe Malazezët- janë të koncentruar në komunën e Leposaviqit (14.3 mijë ose 87.8%), Zveqan (7.6 mijë ose 75.7%) dhe Zubin Potok 9.6 mijë ose 74.1%), në të cilat jetojnë 64.2 % e serbeve të RV. Në tri komunat tjera jetojnë 35.8% e numrit të përgjithshëm të serbëve të RV edhe pse pjesëmarrja e tyre është shumë e vogël sidomos në komunën e Skenderajt.

4.5. Përbërja religjioze ( fetare) e popullsisë. Në RV të dhënat e para për deklarimin e popullsisë në lidhje me religjionin datojnë nga regjistrimi i vitit 1921, në të cilin regjistrim është marr përgjigjeje në lidhje me përkatësinë fetare, sikurse edhe në regjistrimin e ardhshëm të vitit 1931. Sipas këtyre rezultateve mund të konstatohet se në periudhën në mes dy luftërave botërore sa i përket përbërjes religjioze të popullsisë, në RV dominon popullsia me përcaktim islam.

Tabela 49. Përbërja religjioze e popullsi së RV dhe Kosovës 1921-1931. 1921 Gjithsejtë Islam Ortodoks Katolik Të tjerë

Rrethi i Zveçanit %

70137 100

50205 71.6

19288 27.5

538 0.8

106 0.2

Kosova %

428283 100

319028 74.5

92952 21.7

15809 3.7

494 0.1

1931

Qarku i Drenicës %

25811 100

21517 83.4

4267 16.5

25 0.0

2 0.0

Qarku i Mitrovicës %

30788

100

12623

41.9

17245

56.0

772

2.5

138

0.4

Qarku i Vushtrrisë %

32248 100

23353 72.4

8698 26.9

189 0.6

8 0.0

Regjion Verior %

88847 100

57493 64.7

30210 34.0

986 1.1

148 0.2

Kosova %

552064 100

379981 68.8

150745 27.3

20568 3.7

770 0.1

Regjistrimi i vitit 1921 tregon se në qarkun e Zveçanit që përfshinte RV, 71.6% e popullsisë i takonte besimit islam, 27.5% atij ortodoks, ndërsa pjesëmarrja e grupeve tjera

Page 128: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

128

ishte minimale. Pas një dekade situata paksa ndryshon kur pjesëmarrja e popullsisë së besimit islam bie në 64.7%, përderisa pjesëmarrja e ortodoksëve rritet në 34.0%. Kjo në radhë të parë ishte pasojë e kolonizimit intensiv me element sllav e në të njëjtën kohë shpërngulja me dhunë e shqiptarëve dhe elementëve tjerë të besimit islam për në Turqi dhe Shqipëri. Pas Luftës së Dytë Botërore (ish Jugosllavi) në regjistrimet 1961, 1971, 1981 në formularët e regjistrimeve nuk u përfshinë pyetje në lidhje me përcaktimin fetar deri në vitin 1991. Meqenëse popullsia e Kosovës e bojkotoi regjistrimin e vitit 1991241, kurse regjistrimi i vitit 2001 nuk u organizua fare, atëherë nuk është e mundur të përcjellët rritja ose rënia e ndonjërit nga konfesionet fetare. Në regjistrimin e popullsisë të vitit 2011 ekziston edhe pyetja në lidhje me përcaktimin fetar mirëpo për RV-në të dhënat nuk janë të plota ( bojkotimi nga popullata serbe). Në bazë të dhënave preliminare në vitin 2011 rreth 85% e popullsisë ishin të besimit islam ndërsa 15% të besimit ortodoks. Struktura kombëtare dhe fetare janë struktura të popullsisë të cilat janë të bazuara në bindje subjektive, e jo në kriter demografik. Në parim këto dy struktura janë në lidhshmëri të ngushtë, mirëpo nuk do të thotë se gjithherë të jenë në përputhje (sidomos në regjionet heterogjene në aspekt kombëtar- S. B).Kombinimi i rezultateve të këtyre dy strukturave sjell të dhëna më precize për strukturën etnike të regjioneve242, duke mundësuar kështu edhe konstruktimin e strukturës religjioze të popullsisë. Në RV përbërja religjioze e popullsisë përcjellë trendët e përgjithshme të lëvizjes së strukturës nacionale të popullsisë në periudhën në të cilën të dhënat për religjionin mungojnë.

4.6. Etnogjeneza ilire dhe autoktonia shqiptare në rajon

Shkencërisht është vërtetuar se shqiptarët janë pasardhës direkt të ilirëve243. Por jo vetëm kaq, pothuajse të gjitha kombet antike evropiane janë me origjinë nga substrakti pellazgë-ilir. Edhe qytetërimi greko-romak, do ishte më drejtë që të quhej një nga fazat e zhvillimit të qytetërimit pellazg-ilir. Ai nuk është gjë tjetër, veç fundi i këtij qytetërimi mijëravjeçar244.Kjo është vërtetuar në bazë të hulumtimeve në fushën e arkeologjisë, historisë, mitologjisë, gjuhësisë etj245. Gjurmët më të hershme të qenies së njeriut në hapësirën etnike shqiptare, pra atë që lidhet me pasardhësit e pellazgëve të hershëm, shfaqen në periudhën musteriane që i përket paleolitit (160 mijë deri 30 mijë vjet më parë). Gjurmë (objekte) të tilla janë gjetur edhe (në pjesën e Dardanisë) në afërsi të Prishtinës, në Gllamnik afër Podujevës, në luginën e

241 Për arsyet e bojkotimit të regjistrimit të popullsis së vitit 1991 më gjërsisht shih: Islami H. (1994). „Rrjedha demografike shqiptare“, Dukagjini Pejë fq 115-129 242 Kicošev S.(1997). „Promene u etnickoj i verskoj strukturi stanovništva Vojvodine tokom 20 veka“. Teme br 3-4.Casopis za Društvene Znanosti. Universitet u Nišu. fq 256. 243 Riza S.(1992).”Diaspora Ilire në Antikë”. Shpërngulja e shqiptarëve gjatë shekujve. Prishtinë fq 15. 244 Kocaqi E. “Roli Pellazgo- Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane”. Tiranë fq 2. marr nga: http://ëëë.gazetakritika.net/literatur/pellazg/roli_pellazgo.pdf 245 Buxhovi J. (2012). “Kosova- Antika, Mesjeta”.Libri i I. Shtëpia botuese “Faik Konica”.Prishtinë fq 31-110.

Page 129: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

129

Drinit (Ramjan), në Suharekë (Therandë), në disa lokalitete në afërsi të Nishit, kurse në RV në luginën e Ibrit në Zhitkofc, Vallq dhe Fafos afër Mitrovicës246, Runikut ( Skënderaj), Samadrexhë (Vushtrri)247. RV-ja që nga kohët e lashta karakterizohet me pozitë të përshtatshme dhe pasuri natyrore që kanë mundësuar që ky rajon të jetë i banuar që nga koha e paleolitit. Kjo është vërtetuar në bazë të hulumtimeve arkeologjike në bazë të cilave është konstatuar (edhe nga studiuesit serbë se nekropoli i zbuluar në Zhitkofc i cili daton nga shek. V para erës së re i përket etnikumit të Dardanëve248. Kosova si tërësi por edhe Maqedonia veriore, Serbia e Mesme dhe Jugore, në perëndim të Moravës dhe në lindje deri te Timoku, përfshiheshin në kuadër të fisit ilir-dardanëve dhe provincës Dardania e cila për nga shtrirja gjeografike ishin fisi më i madh ndër Ilirët249. Për Ilirin e Jugut dhe Dardanin janë karakteristike qytetet apo kalatë. Por ndryshe nga territoret e tjera të Ilirisë së Jugut, në dardani kemi edhe vendbanime me ledhe, të njohura me emrin “gradina”250 të cilat me dhjeta raste edhe sot ruhen si terminologji në RV. Pas luftërave 3 shekullore me romakët, prej shek. V-VII me fiset avarë, pas shek. VII edhe me fiset sllave, fiset periferike të ilirëve në hapësirën e sotme të Bosnjës e Hercegovinës, Kroacisë, Sllovenisë e humbën identitetit e tyre megjithatë kultura materiale dhe shpirtërore në shumë këto vise është prezent edhe sot. Edhe pse perandoria romake pas zgjerimit në lindje dhe perëndim do të ruaj elementet e shoqërisë skllavopronare dhe në njëfarë mase në disa segmente atë do të thellohen, megjithatë në pjesët e Ilirikumit dhe të Dardanisë, popullatës do t’i ofrohet status i popullsisë së lirë, si parakusht i rëndësishëm që të fitonin ato të qytetarisë romake.... që ofronte mundësi të mira zhvillimi dhe ngritje për shtresa e dalluara shoqërore prej nga ato mund të kyçeshin në jetën e gjerë perandorake deri te krijimi i të ashtuquajturave Municipe si qendra banimi të karakterit lokal të cilat do të krijojnë bërthamat e popullatës së lirë. E tillë ishte në kuadër të RV-së, municipiumi DD Soqanica. Gjithashtu bëhet ë ditur edhe për disa qendra municipiale me karakter Civitas në Dardani ( në të cilat popullsia vendase ka jetuar larg ndikimit të romanizimit gjë që kjo ka penguar jo vetëm romanizimin por edhe përfshirjen e tyre të gjerë në dinamikën e zhvillimit shoqëror dhe politik perandorak siç ndodhi me krahinat tjera) njëra prej të cilave shtrihej në trevën e Leshakut të sotëm në RV251. Dendësia e vendbanimeve sidomos përgjatë rrjedhave të lumenjve tregon për popullim të konsiderueshëm që nga kohët ilire. Më vonë depërtimi i osmanëve edhe okupimi i Kosovës nga Serbia sjell tkurrje edhe më të madhe të elementit ilir-shqiptar deri në kufijtë e Kosovës dhe RV-së së sotme. Autoktonia e shqiptarëve dhe vazhdimësia pellazge-ilire-shqiptare në RV përveç gjurmimeve arkeologjike gjatë shekujve të mëvonshëm është dokumentuar edhe me materiale të shkruara. Kështu sipas ‘Krisobul së feudit të Deçanit të vitit 1330, banorë me antroponime të tilla ( shqiptare) gjenden në fshatrat; Isniq....., Graqanicë, Vinarc.... në Kosovë”. Prania e popullsisë shqiptare në këtë kohë (edhe në RV-S. B) përbën në vetvete

246 Buxhovi J. (2012). “Kosova- Antika, Mesjeta”.Libri i I. Shtëpia botuese “Faik Konica”.Prishtinë fq 66-67. 247 G. autoresh, 1979.“Mitrovica me rrethine”.Monografi, Mitrovic, fq 27 248 Srejoviq D, 1973 “ Karagac”. Balcanica, IV . fq 39 249 Stipceviq A. (1974). “Iliri”. Zagreb fq 37. 250 Buxhovi J. (2012). “Kosova- Antika, Mesjeta”.Libri i I. Shtëpia botuese “Faik Konica”.Prishtinë fq 192. 251 Buxhovi J. (2012). “Kosova- Antika, Mesjeta”.Libri i I. Shtëpia botuese “Faik Konica”.Prishtinë fq. 243 dhe 246.

Page 130: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

130

një dëshmi të pakontestueshme që ajo ekzistonte edhe në periudhën e sundimit serb, se ishin autokton dhe vazhdimësi e popullsisë së lashtë pellazge-ilire252. Defterët turke dhe të dhënat e udhëpërshkruesve të ndryshëm në periudhën e sundimit të Perandorisë Osmane në mënyrë të dokumentuar e vërtetojnë pranimin dhe dominimin e popullsisë shqiptare pasardhës të pellazgëve- ilirëve jo vetëm në territorin e Kosovës dhe RV por edhe në pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik253. Por edhe përkundër fakteve, propaganda serbe ka arritur mjerisht të bëjë çudira, sepse ka mundur ta paraqes Kosovën përpara opinionit të përbotshëm sikur të ishte një vend serb254, edhe pse në shumë dokumente të përgatitura nga vet institucionet sllave jo vetëm që konstatohet prania e shqiptarëve por edhe dominimi i tyre. Megjithatë edhe pas robërisë së gjatë do të u shuan identitetin shtetëror, por jo edhe gjuhën dhe kujtesën historike, si popull që vinte nga antikiteti, me të cilën siç do të shihet do të ushqehet vetëdija kombëtare255.

4.7. Kritika e pikëpamjeve dhe teorive te studiuesve sllavë mbi autoktoninë e popullsisë ne rajon. Serbët (sllavet) në Dardani sipas dokumenteve bizantine do të shënohen vetëm në fund të shekullit XII ( përkatësisht më 1186), kohë kjo kur Bizanti ishte në luftë me arabët në jug-lindje. Sllavët do ta shfrytëzojnë dobësimin e kufirit verior ballkanik, kur do ta pushtojnë Rasen duke u drejtuar në të njëjtën kohë nga Zveçani dhe Lipjani të fortifikuara dobët256. Sipas disa burimeve tjera historike popullsia e Kosovës, gjatë shekujve XIV-XVIII, përbëhej nga shqiptarët dhe vllahet, ndërsa emri serb në këtë kohë nuk ka figuruar fare në burimet arkivore as shkencore257. Që nga kjo kohë përpjekjet për ndryshimin e strukturës nacionale të popullsisë së Kosovës (me qëllim të dominimit të serbëve) janë të pandërprera. Mirëpo edhe përkundër luftërave, shpërnguljeve e kolonizimit të vazhdueshëm siç dëshmojnë edhe vet institucionet dhe shkencëtarët serbë, në Kosovë kurrë nuk ka pasur më shumë se 5% serbë258. Struktura e popullsisë ( me rritjen e pjesëmarrjes së serbëve) ka ndryshuar pas vitit 1912, me okupimin serb të Kosovës, pas kolonizimit259 , e përcjellër kjo në të njëjtën kohë me shpërnguljen e shqiptarëve, kështu që sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 1948 serbët rrisin pjesëmarrjen në 18.9%, në vitin 1981, 13.2%, kurse në vitin 1991 9.9 %. Gjatë dy shekujve të fundit në fushatën antishqiptare dalin projekt-shkrues e historian-shkrues të “mirëfilltë”(....) të cilët duke synuar krijimin e një Serbie si ajo e Dushanit, 252 Pulaha S. (1984). “Popullsia Shqiptare e Kosovës gjat shek.XV-XVI”. Tiranë fq 16. 253 Më gjërësisht shih: Pulaha S. (1984). “Popullsia Shqiptare e Kosovës gjat shek.XV-XVI”: Tërnava M. 1995. “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI”: Rizaj S. (1982). “ Kosova gjatë shekujve XV,XVI dhe XVII- administrimi, ekonomia, shoqëria dhe lëvizjet e popullsisë”. Shtypur në- Rilindja. Prishtinë 254 Kokolari H.(1992-ribotim) ‘Kosova djep i shqiptarizimit”. Shtëpia botuese “Kosova’. Tiranë fq 5. 255 Buxhovi J. (2012). “Kosova- Antika, Mesjeta”.Libri i I. Shtëpia botuese “Faik Konica”.Prishtinë fq 499. 256 Bajrami H. (2001). “Kosova- njëzet shekuj të identitetit të saj”.ERA. Prishtinë fq 19 dhe 20. 257 Riza.S. (1992). “Struktura etnike, kombëtare e fetare e popullsisë së Shqipërisë- Kosovës, Vilajeti i Kosovës XIV-XX”, Shpërnguljet e Shqiptarëve Gjatë Shekujve. Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Kosova. Prishtinë fq 34. 258 Cvijic J (1966). “Balkansko polostrvo”. Beograd fq 469. 259 G. Autorësh. (1997). “Dëbimet e Shqiptarëve dhe Kolonizimi i Kosovës (1877-1995)”. Instituti I Historisë së Kosovës. Qendra për Informim e Kosovës. Prishtinë fq 70.

Page 131: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

131

morën si detyrë ‘të shenjtë’ t’i paraqesin shqiptarët të paqytetëruar, të paaftë për të sunduar, të egër, dhunues, vandal e fundamentalist të përbetuar të Ballkanit. “Studiuesit” si Garshanini, Cvijiqi, Qubrilloviqi, Urosheviqi dhe pasuesit e tyre, në studimet e veta me përmbajtje ‘ ekstra shkencore” përpiqeshin të provonin se trojet shqiptare në ish- Jugosllavi kishin qenë gjatë gjithë mesjetës “shpirti” e ‘qendra” e shtetit (inekzistent- S.B) serb dhe trevë e popullzuar, pothuajse, ekskluzivisht nga serbët deri nga fundi i shek. XVII dhe fillimi i shek. XVIII, kur pas luftërave austro- osmane (1683-1699) qenkan tërhequr një pjesë e madhe e popullsisë serbe e kësaj ane për në veri dhe vendin e tyre e paskan zënë ‘blegtorët e grindavecet shqiptarë të ardhur nga viset malore të Shqipërisë Veriore”260. Por shkencërisht është vërtetuar se “Dyndje të madhe serbe nga Kosova në krye me Arsenje II Carnojeviqin (1690)” nuk ka pasur prandaj konstatimi i tillë është i pabazë, joshkencor, i padrejtë dhe i papranueshëm, për faktin se në atë kohë në Kosovë e Dukagjin s’ka pasur fare serbë në pikëpamje etnike a kombëtare, por të shpërngulurit ishin shqiptarë ortodoksë e katolikë dhe vllehë, prandaj objektivisht kjo dyndje duhet të quhet më shumë “ Dyndje e ballkanasve me 1690”261. Pretendimet për dyndje të serbëve gjatë kësaj periudhe janë hedhur poshtë edhe nga disa historian serbë262. Fakti i dytë në këtë rast në lidhje me ardhjen masive të shqiptarëve nga Shqipëria Veriore nuk është e mundur, përveç tjerash as për arsye thjesht demografike, sepse siç dëshmojnë regjistrimet e kadastrave osmane të shek. XV e XVI. p.sh. vetëm Sanxhaku i Prizrenit dhe i Dukagjinit kishin disa herë më shumë shtëpi se sa territoret malore të Shqipërisë së Veriut- raportet në numrin e shtëpive silleshin nga rreth 20000 në sanxhaqet e lartpërmendura ndaj 2000 në Shqipërinë e Veriut, ndonëse ka burime që dëshmojnë për migrime edhe në drejtim të kundërt Kosovë- Shqipëri, që nga depërtimi i turqve në Kosovë263. Me shtrembërime të realitetit për shqiptarët dallohet shkolla gjeografike e drejtimit antropogjeografik të cilën e themeloi dijetari, i njohur serb Jovan Cvijiq (1865-1927) në kuadër të së cilës ishte themeluar edhe edicioni: Vendbanimet dhe Prejardhja e Popullsisë (Naselje i Poreklo Stanovništva) nga e cila dolën dhjetëra vepra antropogjeografike, të cilat shquhen për nga kuantiteti i shënimeve të mbledhura në terrene nga njëra anë dhe për nga njëanshmëria e tendencioziteti kur është fjala për trajtimin e shumë çështjeve të popullit shqiptar siç janë: origjina, historia, kultura, doket, lëvizjet migruese etj, në anën tjetër264. Në këtë fushat anti shqiptare, nën parullën “ Meritat më të mëdha ndaj shtetit dhe kombit serb do t’i ketë ai, i cili do të arrijë të zhdukë e të shpërngul më shumë shqiptarë”265 ishin të angazhuara edhe qarqet shkencore- Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, qarqet kishtare, institucione tjera, individ etj.

260 Drançolli J. (1995). “Shtrirja e trojeve Shqiptare deri në krizën lindore’. Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga kriza lindore e këndej. ASHAK. Prishtinë fq 49. 261 Rizaj S. (1992). “Kosova dhe shqiptaret dje, sot dhe nesër”. Akademia e Intelektualëve Shqiptarë e Shkencave dhe e Arteve. Seksioni i Shkencave historike. Prishtinë fq 49 dhe 52. 262 Tomic J. (1902). “Deset godina iz istoriije serpskog naroda I crkve pod Turcima (1683-1693), Beograd. cituar sipas Rizaj S. (1992). “Kosova dhe shqiptaret dje, sot dhe nesër”. Akademia e Intelektualëve Shqiptarë e Shkencave dhe e Arteve. Seksioni i Shkencave historike. Prishtinë fq 52. 263 Islami H. (1990) “Kosova dhe shqiptarët- qështje demografike”. Pena. Prishtinë fq 16 264 Islami H. (1990) “Kosova dhe shqiptarët- qështje demografike”. Pena. Prishtinë fq 10. 265 Pirraku M. (2012) “Copëtimi dhe tkurrja e arealit etnik shqiptar”. E përditshmja Kosova Sot 03.03.2012. Prishtinë fq 36

Page 132: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

132

Dy shekujt e fundit janë të mbushur me: projekte, ligje, vepra dhe punime për Kosovën e veçmas për popullsinë e saj nga institucionet dhe individë të “shkencës” sllave, rezultatet e të cilave nuk bazohen në të dhëna dhe fakte shkencore, por ishin mbështetje e politikës hegjemoniste dhe ekspansioniste serbe ndaj Kosovës dhe popullsisë së saj. Nga programet serbe për shfarosjen e shqiptarëve (1844-1995) më të njohurat janë: Naçertania (1844), Programi për depertim në det (1881), Programi i likuidimit të hqiptarëve (1920), Programi i Çubrillovicit (1937), Programi i Ivo Andriqit (1939), Programi i Moleviqit (1941), Programi i Drazha Mihajloviqit (1942), Programi i Çubrilloviqit (1944 dhe 1945), Programi për likuidimin e shqiptarëve (1950), Memorandumi i Akademisë Serbe (1986) etj. Ligjet për kolonizimin e Kosovës me sllavë (1865-1995) : Ligji mbi vendosjen e të huajve (1865), Ligji mbi viset e popullzuara (1880), Dekreti për kolonizimin e Kosovës (1914), Dekreti për kolonizimin e Kosovës (1920), Ligji mbi kolonizimin e viseve jugore (1931), Direktiva për rikolonizimin e Kosovës (1945), Ligji mbi ndarjen e banesave dhe mbi kolonizimin e Kosovës (1995) etj266. Të gjitha këto dokumente dhe angazhime kishin për qëllim: mohimin e autoktonisë të shqiptarëve në njërën anë dhe tentimi për paraqitjen e Kosovës si “shpirtin” ose edhe “djepin” e serbëve dhe Serbisë, duke trilluar lloj-lloj termësh siç ishte rasti me termin “Serbi e Vjetër- Stara Srbija”; ndryshimin e strukturës nacionale të popullsisë në favor të elementit sllav duke shpërngulur me dhunë popullsinë vendase- shqiptare dhe kolonizuar me element sllav nga viset tjera të ish Jugosllavisë dhe trillimin e teorive se shqiptarë në Kosovë dhe rreth saj nuk ka pasur para shekullit XVII madje edhe shek. XVIII, respektivisht para luftërave austriako-turke pas të cilave luftëra sipas këtyre teorive të cilat nuk mbështeten në asnjë të dhënë historike e shkencor ndodhi “ invazioni i shqiptarëve në këto vise etj.. Te gjitha këto me të vetmin qëllim që shqiptarëve t’u mohohet e drejta historike, politike, etnike për Kosovën. Mirëpo përgjigje shkencore të gjitha këto pretendime do të marrin nga: albanolog, historianë, gjeograf, gjuhëtar, arkeolog, etnolog, demograf etj, të huaj dhe shqiptar të cilët do të vërtetojnë: prejardhjen pellazg-ilire të shqiptarëve, autoktonin e tyre të pandërprerë në rajone edhe më gjerë në Gadishullin Ballkanik,duke hedhur poshtë pretendimet e “shkencës” dhe “shkencëtarëve”serbë për problemin në fjalë. Nga të huajt vlen të përmenden kontributi i: G. Majerit, N. Joklit, V. Comohovski, A. Desnickaja, H. Mihaesku e deri te K. Jeriçeku, A. Stipqeviqi, R. Katiçiqi etj, ndërsa nga studiuesit shqiptarë kontribut të veçantë për argumentimin shkencor të pranisë së shqiptarëve në këto vise kanë dhënë: E. Çabej, S. Anamali, M. Korkuti, I. Ajeti, R. Ismaili, Z. Mirdita, S. Riza, H. Islami, M. Ternava, J. Buxhovi etj. Prejardhja pellazg-ilire e shqiptarëve, prania dhe dominimi i shqiptarëve u argumentua duke u bazuar në hulumtimet e: dokumenteve mesjetare serbe dhe argumentet e tjera shkencore mbi ekzistimin e shqiptarëve në këto vise; regjistrat e kadastrave turke(defterët) të kohës mbi pranin e shqiptarëve; raportet e misionarëve dhe udhëpërshkruesve të ndryshëm dhe faktet tjera shkencore mbi pranin e shqiptarëve në

266 Bajrami H. (2001). “Kosova- njëzet shekuj të identitetit të saj (argument historike)”. Era. Prishtinë fq 92.

Page 133: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

133

Ballkanin Qendror në luftërat austriake-turke 1689-1690 dhe 1737-1739 dhe në luftën e Kosovës 1389 kundër turqve etj267. Duke u mbështetur në këto edhe shumë burime e dokumente tjera të kohës, jo vetëm që u hodhën poshtë pretendimet e “studiuesve” serbë por edhe u vërtetua ekzistenca dhe dominimi i shqiptarëve gjatë gjithë historisë në raport me etnitë tjera, dominim i cili varej nga rrethanat historike.

4.8. Numri, madhësia dhe tipologjia e familjeve 4.8.1. Ndryshimet në numrin dhe madhësinë mesatare të ekonomive familjare- krahas ndryshimeve dhe transformimeve të strukturës socio-ekonomike, kalimin e popullsisë nga bujqësia në veprimtarit jobujqësore, migrimet fshat-qytet (urbanizimi), përmirësimi kulturor-arsimor etj., ka ndryshuar edhe numri i përgjithshëm i ekonomive familjare e sidomos madhësia mesatare e tyre. Në vitin 2008 në kuadër të përgatitjeve për regjistrimin e popullsisë Enti i Statistikave të Kosovës ka realizuar regjistrimi ( testues) e ekonomive familjare në tërë Kosovën268. Sipas këtyre të dhënave në RV me 2008 janë evidentuar gjithsejtë 45196 ekonomi familjare, që në krahasim me vitin 1948 tregon një rritje për 26 mijë ose 2.4 herë. Gjatë gjithë kësaj periudhe RV-ja karakterizohet me rritje të numrit të përgjithshëm të ekonomive familjare. Intensitet më i lartë i rritjes është regjistruar në periudhën 1948-‘61 dhe 1971-’81, ndërsa në periudhën 1991-2008 kemi një ngecje të numrit të ekonomive familjare në RV, i cili si pasojë e rrethanave ekonomike, politike, sociale etj, është e pritshme edhe e kuptueshme. Tabela 50. Numri, rritja dhe madhësia mesatare e ekonomive familjare në RV dhe

Kosovë 1948-2008269

1948 1961 1971 1981 1991 2008 2004

Regj.Verior

Nr.eko,familj Rritja në % Madh.mesat.

19271 - 6.1

26551 38.3 6.0

32892 23,7 5.9

37757 14.2 6.2

44970 19.7 5.7

45196 - 5.2

Kosova Nr.eko,familj Rritja në % Madh.mesat.

115241 - 6.4

152559 32.4 6.3

188169 21.7 6.6

228884 26.4 6.9

289246 26.4 6.8

6.5

Regjistrimi i popullsisë i vitit 2011 në RV, nuk ishte i plotë për shkak të bojkotimit të tij nga tri komunat e RV-së që janë: Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani. Në bazë të të dhënave të para të regjistrimit të popullsisë 2011(edhe pse i pjesshëm) mund të

267 Me gjerësisht për problemin shih Islami H (1990). “Kosova dhe shqiptarët- çështje demografike”. Pena. Prishtinë. fq 9-334. Dhe “Spastrime etnike”(2003), Dukagjini Pejë. 268 Rezultatet u botuan në publikimin: “Popullsia, ekonomit familjare sipas vendbanimeve dhe organizimi territorial i Kosovës deri në vitin 2008” (2009). Enti i Statistikave të Kosovës. Prishtinë fq 1-117. 269 Për vitet 1948-91. “Popis ;91- Stanovništvo po naseljima i opština. SZS- Knjiga9. Beograd 1995. Per vitin 2008-“Popullsia, ekonomit familjare sipas vendbanimeve dhe organizimi territorial i Kosovës deri në vitin 2008” (2009). Enti i Statistikave të Kosovës. Prishtinë ndërsa mesatarja e numrit të anëtarëve për 2004 nga Raporti i Zhvillimit Njerëzorë 2004. UNDP- zyra në Kosovë. Shtojca tabelave fq 130.

Page 134: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

134

konstatohet se numri i përgjithshëm i ekonomive familjare ka treguar tendenca të zvogëlimit krahasuar me vitin 2008. Edhe në kuadër të njësive përbërëse të RV-së është konstatuar rritje e numrit të përgjithshëm të ekonomive familjare në të gjitha njësitë në periudhën 1948-’91, ndërsa në përudhën 1991-2008 me trendë të rritjes janë karakterizuar tri(3) komuna (Skënderaj,Vushtrria dhe Leposaviqi), kurse komunat tjera karakterizohen me zvogëlim të ekonomive familjare. Rritja e numrit të ekonomive familjare, në rastin e Leposaviqit është si pasojë e pranisë së një numri të madh të ekonomive familjare refugjatësh nga republikat tjera të ish-Jugosllavisë, por edhe nga viset tjera të Kosovës. Tabela 51. Numri i rritja dhe madhësia mesatare e ekonomive familjare në komunat e RV

1948-2008270

1948 1961 1971 1981 1991 2008

2004

Mitrovica

Nr.eko,familj Rritja në % Madh.mesat.

6790 - 4.8

9756 - 5.2

13015 - 5.5

14985 - 5.8

17990 - 5.8

15171 - 4.9

Vushtrria

Nr.eko,familj Rritja në % Madh.mesat.

4677 - 6.4

6150 31.4 6.5

7677 24.8 6.6

9208 19.9 7.1

11393 23.7 7.1

13090 - 7.5

Skënderaj

Nr.eko,familj Rritja në % Madh.mesat.

3124 - 7.6

4055 28.4 7.5

4553 11.2 8.1

5469 15.8 8.6

6642 25,8 8.4

7153 - 7.2

Albaniku

Nr.eko,familj Rritja në %

Madh.mesat.

2118 - 7.0

3173 50.0

6.0

3772 18.8

4.8

4070 8.2

4.1

4479 10.0

3.6

6193 - 4.3

Z.Potoku

Nr.eko,familj Rritja në % Madh.mesat.

1366 - 7.0

1658 - 6.4

1744 - 5.5

1790 - 4.5

2048 - 4.1

1694 - 4.1

Zveçani

Nr.eko,familj Rritja në % Madh.mesat.

1080 - 5.9

1759 - 5.2

2131 - 4.7

2235 - 4.3

2418 - 4.1

1895 - 3.7

Siç shihet nga tabela në të gjitha njësitë e RV-së rritje më e lartë është konstatuar në periudhën 1948-’61 dhe 1961-’71, ndërsa në disa kjo rritje ka vazhduar edhe në periudhën 1981-’91. 4.8.2. Madhësia mesatare e ekonomive familjare- sipas raportit të Zhvillimit Njerëzor 2004, ekonomitë familjare në RV mesatarisht kishin mbi 5 anëtarë. Kështu RV-ja karakterizohet me numër relativisht të madh të anëtarëve për ekonomi familjare, i cili gjatë periudhës 1948-2004 megjithatë kishte tendenca të zvogëlimit nga 6.1 (1948) në 5.2 (2004). Dallime të konsiderueshme në madhësinë mesatare të ekonomive familjare janë konstatuar në kuadër të njësive përbërëse të RV-së, të cilat kanë ardhur duke u thelluar. Dallimet më të mëdha janë konstatuar në mes Skënderajt dhe Zveçanit të cilat në vitin

270 Për vitet 1948-91. “Popis ;91- Stanovništvo po naseljima i opština. SZS- Knjiga9. Beograd 1995. Per vitin 2008-“Popullsia, ekonomit familjare sipas vendbanimeve dhe organizimi territorial i Kosovës deri në vitin 2008” (2009). Enti i Statistikave të Kosovës. Prishtinë ndërsa mesatarja e numrit të anëtarëve për 2004 nga Raporti i Zhvillimit Njerëzorë 2004. UNDP- zyra në Kosovë. Shtojca tabelave fq 130.

Page 135: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

135

1948 ishin për 1.3 herë më të larta, në vitin 1991 për 2.1 herë, ndërsa me 2004 për 2,0 herë. Numër më të madh të anëtarëve se sa mesatarja e RV-së gjatë gjithë periudhës kishin komuna e Skënderajt dhe e Vushtrrisë, ndërsa nën mesatare kishin komunat tjera. Gjithashtu dallime të konsiderueshme sa i përket madhësisë mesatare të ekonomive familjare janë konstatuar edhe në mes të vendbanimeve urbane dhe atyre rurale. Në mungesë të të dhënave të mëvonshme do të bazohemi në regjistrimin e viti 1981, ku këto dallime sipas komunave lëviznin: në Mitrovicë 5.1 ekonomit urbane, 6.1 ato rurale, Vushtrri 6.3 me 7.4, Leposaviq 3.6 me 4.3. dhe Skënderaj me 8.5 anëtarë për ekonomi familjare më 1981 nuk ishte qendër urbane. 4.8.3. Tipologjia e familjeve sipas numrit të anëtarëve- RV sikurse edhe Kosova si tërësi karakterizohet me pjesëmarrje relativisht të lartë të ekonomive familjare, me 8 e më shumë anëtarë, të cilat në vitet e ’60 përbënin më tepër se 1/3 e të gjitha ekonomive familjare. Për dallim nga Kosova si tërësi në të cilën pjesëmarrja e këtyre ekonomive familjare ka vazhduar të rritet gjer në vitin 1991, në RV nga vitet e ’60 këto ekonomi kanë tendencë të zvogëlimit të pjesëmarrjes. Në bazë të dhënave statistikore mund të konstatohet trendë të zvogëlimit të ekonomive me 6,7 e sidomos atyre me 8 anëtarë, rritje e pjesëmarrjes të ekonomive me 2 dhe 3 anëtarë, kurse ekonomitë familjare me 4 dhe 5 anëtarë kishin pjesëmarrje të njëjtë.

Tabela 52. Përbërja e ekonomive familjare sipas numrit të anëtarëve në RV dhe Kosovë 1961-’91271.

Vitet

% e ekonomive familjare me

1 anëtar 2 3 4 5 6 7 8<

Regj. Verio.

1961 1971 1981

1991

5.5

5.2

7.9

9.6

8.7

8.9

14.1

14.1

12.8

12.9

11.8

11.7

9.8

9.7

29.4

27.4

Kosova

1961 1971 1981 1991

6.4 4.7 3.6 3.8

7.2 6.8 5.8 6.5

8.9 8.9 7.0 7.3

11.9 11.9 11.7 11.9

13.2 12.2 12.6 12.5

12.2 12.5 12.3 12.9

10.9 11.1 10.8 10.4

28.7 31.9 35.3 35.6

Në krahasim me Kosovën si tërësi RV-ja karakterizohet me pjesëmarrje më të lartë të ekonomive me 1,2,3 dhe 4 anëtarë, pjesëmarrje të përafërt të ekonomive me 5 anëtarë dhe pjesëmarrje më të vogël të ekonomive me 6,7 e sidomos atyre me 8 anëtarë çka do të thotë se RV-ja karakterizohet me transformim dukshëm më të lartë socio-ekonomik se sa Kosova. Procesi i modernizimit në RV ka qenë më i fuqishëm se sa në Kosovë si tërësi, që ka kushtëzuar ndryshime në përbërjen e ekonomive familjare përmes shthurjes më intensive të ekonomive të zgjeruara. Ky proces është më intensiv në zonat urbane, ku pjesëmarrja e ekonomive me numër të madh është dukshëm më i ulët se sa në zonat rurale( në vitin 1981 në zonat urbane pjesëmarrja e ekonomive me mbi 8 anëtarë ishte 18.5% , ndërsa në zonat rurale 42.4%), duke shënuar rritjen e familjeve të përbëra nga qiftet bashkëshortorë dhe fëmijët e tyre. Të dhënat e regjistrimit të vitit 2011 kanë treguar për tendencë të përshpejtuar të zvogëlimit të pjesëmarrjes së ekonomive familjare me numër të madh të anëtarëve, edhe

271 Për vitet 1948-91. “Popis ;91- Stanovništvo po naseljima i opština. SZS- Knjiga9. Beograd 1995. Të dhënat i perpunoi autori

Page 136: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

136

në nivel të Kosovës si tërësi. Kështu për derisa në vitin 1991 pjesëmarrja e ekonomive me mbi 7 anëtarë ishte 46 %, në vitin 2011 kjo pjesëmarrje zvogëlohet në 31.2%, ndërsa në RV nga. 37.1% në nën 30%, duke shënuar rritjen e familjeve të përbëra nga qiftet bashkëshortorë dhe fëmijët e tyre. Tendencat e imtësimit të ekonomive familjare me numër të madh të anëtarëve më intensive ishte në Kosovë për shkak të pjesëmarrjes shumë të lart të këtyre ekonomive në kuadër të ekonomive të përgjithshme në nivel të Kosovës. 4.8.4. Grupimi i ekonomive familjare sipas numrit të anëtarëve dhe komunave- Edhe sa i përket përbërjes së ekonomive familjare dallimet në mes komunave në RV janë të konsiderueshme, dallime të cilat kanë ardhur duke u thelluar posaçërisht në pjesëmarrjen e ekonomive familjare me 6,7 dhe 8 e më tepër anëtarë.

Tabela 53. Përbërja e ekonomive familjare sipas numrit të anëtarëve në komunat e RV 1961-’91272.

Vitet % e ekonomive familjare me

1 anëtar 2 3 4 5 6 7 8<

Mitrovica

1961 1971 1981 1991

9.7 6.6 6.6 5.0

8.8 9.3 9.0 8.5

11.0 10.5 10.0 9.4

13,9 16.6 16.3 15.9

14.6 14.9 14.4 14.8

11.8 12.5 12.3 13.1

10.0 9.5 9.0 9.9

20.0 20.1 22.1 23.0

Vushtrria

1961 1971 1981 1991

4.8 4.2 3.2 3.4

5.7 6.0 6.1 6.4

8.3 7.5 5.8 6.7

12.3 9.7 8.9 10.1

12.1 13.1 10.9 11.7

13.9 13.4 13.0 13.1

11.8 12.3 12.4 11.9

31.0 33.9 40.3 36.4

Skënderaj

1961 1971 1981 1991

4.2 3.4 3.3 3.0

5.4 4.2 4.2 4.5

7.1 5.3 3.7 3.8

8.9 6.5 5.3 5.3

11.4 9.7 7.5 7.5

11.6 11.4 9.5 9.5

11.3 11.6 11.7 11.6

40.2 47.8 54.3 54.3

Albaniku

1961 1971 1981 1991

9.8 9.6 9.7 9.8

4.7 8.1 14.2 22.1

7.7 12.8 15.3 15.2

10.8 18.8 26.6 25.0

14.5 17.2 16.3 13.3

14.6 13.0 9.9 7.9

11.3 9.9 5.0 3.7

26.6 11.6 5.2 2.7

Z. Potoku

1961

1971 1981 1991

- - - 11.4

- - - 17.2

- - - 13.5

- - - 18.5

- - - 15.8

- - - 9.2

- - - 5.9

- - - 8.3

Zveçani 1961 1971

1981 1991

- - - 8.3

- - - 16.9

- - - 14.3

- - - 20.3

- - - 16.8

- - - 10.9

- - - 6.0

- - - 6.1

Siç shihet nga tabela, pjesëmarrjen më të lartë të ekonomive me 8 e më tepër anëtarë e kishin Komuna e Skënderajt mbi gjysmën e ekonomive, pastaj e Vushtrrisë më tepër se 1/3 dhe Mitrovica me më pak se ¼ e të gjitha ekonomive familjare. Karakteristik tjetër është rritja e vazhdueshme e pjesëmarrjes së këtyre ekonomive në Skënderaj dhe Mitrovicë e deri në vitet e ’80 edhe në Vushtrri. Në komunat me dominim të popullsisë serbe kjo pjesëmarrje ishte shumë më e ulët nën 10%. Në komunat Skënderaj, Vushtrri dhe Mitrovicë dominojnë ekonomitë familjare me 6,7 dhe 8 e më tepër anëtarë, ndërsa në komunat Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan dominojnë ato me 2,3 dhe 4 anëtarë.

272 Për vitet 1948-91. “Popis ;91- Stanovništvo po naseljima i opština. SZS- Knjiga9. Beograd 1995. Të dhënat i perpunoi autori

Page 137: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

137

Dallime të konsiderueshme sa i përket pjesëmarrjes së ekonomive familjare me 8 e më shumë anëtarë janë konstatuar edhe në mes zonave urbane dhe rurale. Dallimet në pjesëmarrje lëviznin: në Mitrovicë 16.4% pjesëmarrja në zonën urbane dhe 29.9 në zonën rurale, në Vushtrri 31.6% zona urbane dhe 44.9% në zonat rurale, Leposaviq 1.2% në zonën urbane dhe 6.7% në zonat rurale ndërsa në Skënderaj nuk kishte zonë urbane. Ekzistenca e familjeve të mëdha, më shumë anëtarë me lidhje gjaku, kushtëzohet nga zhvillimi i vonshëm e joadekuat ekonomik, transferim i ngadalësuar i popullsisë bujqësore në veprimtari jobujqësore, në tendencat e pavolitshme në aktivitetin dhe strukturën e investimeve, në zhvillimin industrial, ruajtjen e gjatë të normave tradicionale të organizimit të jetës në familje dhe fshat, parcializimi i shumëfishtë i pronës bujqësore dhe dendësimi i madh agrar, niveli i ulët i arsimimit, nataliteti dhe mortaliteti i lartë i fëmijëve, shtimi i lartë natyror i popullsisë etj273. Regjistrimi i vitit 2011, edhe pse i pjesshëm, tregon se edhe në tri komunat me pjesëmarrje të lartë të ekonomive familjare me shumë anëtarë kanë pësuar ndryshime të konsiderueshme. Këtë më së miri e dëshmon krahasimi i të dhënave të vitit 1991 me ato të regjistrimit të vitit 2011 për këto tri komuna. Në Mitrovicë ekonomitë familjare me më tepër se 7 anëtarë në vitin 1991 përbënin 32,9%, ndërsa në vitin 2011 kjo përbërje arrin në afër ¼ e ekonomive familjare, në Vushtrri kjo pjesëmarrje ulet nga 48.3% në 32.9% dhe Skënderaj nga 65.9% në 43.0%. Këto të dhëna vërtetojnë më së miri konstatimin se edhe në këto tri (3) komuna shthurja e ekonomive të mëdha është intensifikuar, sidomos në periudhën pas luftës së vitit 1999. Në dallimin e përbërjes së ekonomive familjare sipas numrit të anëtarëve, përveç faktorëve demografik (shkalla e riprodhimit respektivisht shkalla e fertilitetit, moshënimi demografik, zgjatja mesatare e jetës, kurorëzimet dhe shkurorëzimet), ndikim dominant kanë faktorët socio-ekonomikë dhe dallimet e këtyre faktorëve në mes njësive që ndikojnë në modernizimin e shoqërisë, e cila manifestohet fuqishëm në imtësimin e ekonomive familjare duke rritur pjesëmarrjen e ekonomive familjare me numër të vogël të anëtarëve.

4.9. Niveli i jetesës dhe rrugët për rritjen e mirëqenies dhe prosperitetit te popullsisë Niveli i jetesës është në funksion të nivelit të zhvillimit në përgjithësi dhe atij ekonomik në veçanti. Për zhvillimin ekonomik të Kosovës e në këtë kuadër edhe të RV –së në periudhën para luftës së Dytë Botërore as që mund të bëhet fjalë në kuptimin e plotë të fjalës. Edhe ato pak veprimtari, kryesisht zejtare, në periudhën mes dy luftërave botërore me shkatërrimin e qyteteve, shpërnguljen e popullatës autoktone për në Turqi, vrasjeve, plaçkitjeve etj. bie në nivelet më të ulëta. Megjithatë në vitet e ’50 të shekullit XX, 80% e produktit industrial të Kosovës e jepnin minierat e “Trepçës”. Në periudhën 1965-’80 në kuadër të kompleksit ‘Trepça” realizohet rritje ekonomike dhe ndryshime në cilësinë dhe strukturën e prodhimit. Në fillim të viteve ’80, si rezultat i krizës ekonomike e politike fillon edhe përkeqësimi i gjendjes në veprimtarin kryesore të RV- industri, e cila kulminacionin e arrin në periudhën 1990-“99, duke shkaktuar nivelin më negativ të zhvillimit dhe duke përjetuar nivelin më të madhe të shkatërrimit. Këtë më së miri e ilustron fakti i numrit të punësuarve në minierën e “Trepçës”e cila në vitin 1988

273 G. Autorësh (1997) “Ecuria dhe shtrirja hapësinore e popullsisë shqiptare në Kosovë dhe në trojet tjera etnike në ish Jugosllavi”. Instituti Ekonomik. Prishtinë fq 105.

Page 138: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

138

kishte të punësuar 23 mijë veta, ndërsa në shtator të vitit 2010 kishte vetëm 2500 mijë të punësuar ( 54% shqiptarë dhe 46% serbë)274. Deri në fund të viteve ’80, edhe përkundër problemeve të shumta, RV-ja duke iu falënderuar pasurive të mëdha natyrore (rreth gjysma e pasurive minerale të Kosovës ndodhen në RV) ishte pjesa më e zhvilluar e Kosovës. Këtë më së miri e ilustron fakti i gjendjes së të ardhurave për banorë të periudhës 1966-88, në bazë të të cilave RV kategorizohej mbi mesataren e Kosovës.

Tabela 54. Të ardhurat për frymë në Regjionin Verior 1981-2004275 Viti Mitrovica Vushtrria Skenderaj Albaniku Z.Potoku Zveqani Regj.Verior

1976 në din 10538 4246 2753 10437 - - 69993

1984. 136816 51356 29682 137529 - - 88846

1996 1158 989 764 3044 3000 3264 1265

2004 Euro Mujore

919.7

76.6

819.4

68.2

1135.5

94.6

1214.0

101.1

1180.1

98.3

1225.3

102.1

1082.3

90.1

Dallimet (1984) në mes të njësive përbërëse ishin shumë të mëdha. Të ardhurat në Leposaviq ishin më të larta se mesatarja e RV –së për 1.5 herë dhe e Skënderajt për 4.6 herë. Mirëpo, ky zhvillim ishte larg parimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm pasi eksploatimi bazohej në konceptin “shfrytëzim maksimal” e jo në atë “shfrytëzim i qëndrueshëm” dhe u përcoll me probleme të mëdha ambientale, të cilat kanë rrezikuar jo vetëm gjeneratat e tanishme por edhe të gjeneratave të ardhshme. Fillimi i viteve ’90 të shek. XX, përkeqësimi i gjendjes politike, ekonomike e sociale u manifestua edhe me përkeqësim të nivelit të jetesës në RV, sidomos në tri komunat me shumicë shqiptare por edhe në komunat tjera të Kosovës. Si pasojë e kësaj krize, e cila u shndërrua në konflikt të armatosur në vitin 1999 dhe mungesa e investimeve në periudhën pas luftës, RV-ja nga regjioni ekonomikisht më i zhvilluar u shndërrua në regjionin më të pazhvilluar me shkallë shumë të lartë të varfërisë dhe papunësisë në nivel të Kosovës sidomos tri komunat me popullsi shqiptare.

Tabela 55. Varfëria në komunat e RV dhe Kosovë- 2004276 Mit. Vush. Skend. Lepo. Z. Pot. Zveq. Koso.

Varf. në nivel komb. 54.8 57.6 52.5 39.2 9.4 34.7 50.3

Varfëria ekstreme 22.2 19.4 15.2 7.4 1.2 2.6 12.7

Perso. me 1$ në ditë 19.8 21.4 14.3 4.2 0.6 1.3 12.9

Pers. me 2$ në ditë 49.2 56.4 46.9 28.7 6.6 22.9 47.6

Të gjithë treguesit ekonomik kanë treguar tendenca negative të zhvillimit. Shkalla e lartë e papunësisë është percjellur në të njëjtën kohë edhe me varfëri të lartë. Në bazë të të dhënave statistikore mundë të konstatohet se varfëria dhe papunësi ka karakter etnik (shqiptaret në situatë më të vështir), hapësinor (të përhapura edhe në zonat rurale edhe urbane), ndërsa në nivel të njësive përbërëse komunat me dominim të shqiptarëve kanë nivel shumë më të lartë të papunësisë dhe varfërisë se sa komunat me popullatë serbe. 274 “ Hulumtimi i Opinionit Publik në Mitrovicë”. (2011). UNDP- zyra në Kosovë. Prishtinë fq12 275 Për vitin 1976- “Zhvillimi ekonomik i Kosovës’.ESK, 1984- “Komunat e Kosovës”.ESK, 1996- “Opstine u Rep. Srbiji” ZSS ndersa për 2004- “Raporti I Zhvillimit Njerzor 2004”. UNDP- zyra në Prishtin. 276 2004-Raporti i Zhvillimit Njerëzor në Kosovë 2004-UNDP. Prishtinë 2004 faqe 126

Page 139: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

139

Tabela 56. Varfëria sipas nacionaliteteve dhe vendbanimeve në Kosovë2004277 Shqiptaret Serbet Ashkalitë Të tjerët Vend. rurale Vend. urban

Varf. në nivel komb. 50.4 36.9 80.9 67.6 51.7 48.7

Varfëria ekstreme 12.6 5.9 37.5 19.6 10.8 14.9

Pers. me 1$ në ditë 12.8 3.9 36.7 16.8 10.6 15.1

Pers. me 2 $ në ditë 48.6 26.4 79.0 57.7 49.2 45.7

Tabela 57. Papunësia e përgjithshme dhe sipas moshës në Regjionin Verior të

Kosovës 2004278 Mitro. Vusht. Skënd. Alban. Z,Pot. Zveç. Kosova

2004 51.6 42.9 67.3 27.2 21.1 22.8 44.4

Mosha 15-24 vjet 25-34 vjet 35-49 vjet 50-64 vjet

75,6 61.2

35.3 31.2

61.7 42.8

31.6 27.2

86.8 70.1

44.8 54.5

72.3 33.1

9.5 20.4

59.1 16,8

12.6 4.7

58.1 28.7

11.1 9.9

63.4 47.8

28.8 34.0

4.9.1. Rrugët për rritjen e mirëqenies dhe prosperitetit të popullsisë

Për gjendjen e rënduar ekonomike në RV, sidomos në tri komunat me dominim të popullsisë shqiptare, tregojnë anketa të shumta të realizuara nga UNDP të cilat tregojnë që shumica e problemeve që kanë të bëjnë me nivelin e jetesës janë të lidhura me gjendjen ekonomike. Në këtë kuadër papunësia është problemi kryesor në 67% të rasteve, që llogaritet edhe si potencial për pakënaqësi sociale279.

Tabela 58. Treguesit kryesorë të zhvillimit njerëzorë sipas komunave në RV- 2004.

Shpe

nz.

mes

. m

ujor

e pë

r am

visn

. në €

Mu

nges

a e

zhvi

llim

it

ekon

omik

2004

-Pap

unës

ia

%

2004

-Ind

eksi

i

zhvi

llim

it

Nje

rëzo

r

2004

-ind

eksi

je

tëgj

atës

isë

2004

-ind

eksi

i

arsi

mim

it

2004

-ind

eksi

i

të a

rdhu

rave

Jetë

gjat

ësia

Mitrovica 342 29% 51.6 0.696 0.765 0.954 0.370 70.9

Vushtrria 324 16% 42.9 0.680 0.751 0.937 0.351 70.1

Skenderaj 197 20% 67.4 0.648 0.611 0.929 0.406 61.7

Leposaviqi 410 0% 27.3 0.706 0.739 0.961 0.417 69.4

Z.Potoku 406 27% 21.2 0.714 0.761 0.967 0.412 70.7

Zveçani 1027 1% 22.8 0.714 0.763 0.96 0.418 70.8

Regj. Verio.

Kosova 352 22% 44.4 0.682 0.731 0.923 0.393 68.9

Në zhvillimin afatgjatë të Mitrovicës sfiduese do të jetë modeli i zhvillimit ekonomik, përkatësisht përcaktimi për zhvillimin e politikave sektoriale. Në rrethanat ekzistuese Mitrovica nuk mund të zbatojë politikë për dominimin e zhvillimit të një sektori të 277 2004-Raporti i zhvillimit Njerëzor në Kosovë 2004-UNDP .Prishtinë 2004 faqe 126 278 2004-Raporti i Zhvillimit Njerëzor në Kosovë 2004-UNDP. Prishtinë 2004 faqe 124 279 Për me shumë rreth perceptimit të qytetarëve shih: “Hulumtimi i Opinionit Publik në Mitrovicë” (2011). UNDP- zyra në Kosovë. Prishtinë fq 1-53 dhe “Mozaiku i Kosovës”.(2009). USAID dhe UNDP- zyrat në Kosovë. Prishtinë fq 1-74.

Page 140: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

140

ekonomisë pasi që një zhvillim i tillë në të kaluarën ka sjellë probleme të shumta të cilat popullsia e Mitrovicës me rrethinë i vuan edhe sot. Më e preferuar do të ishte një strukturë e përzier e zhvillimit e dominuar nga sektorët e ndryshëm ekonomikë dhe shërbyes, zhvillimi i të cilave do të bazohej në investimet private vendore dhe atyre ndërkombëtare, pasi që orientimi kaluar i zhvillimit i bazuar në industrinë e metaleve varej nga aktiviteti i këtij sektori dhe investimet e jashtme. Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik kërkon dhe rritjen e mirëqenies dhe prosperitetit të popullsisë; “...ekonomi me rritje për krijimin e vendeve të mjaftueshme të punës, të zvogëlojë varfërinë dhe të iu ofrojë të gjithëve kushte kualitative të jetesës”.Kjo mund të arrihet përmes:

• Shfrytëzim minimal të pasurive natyrore. • Teknologji sa më të avancuar për shfrytëzimin e pasurive natyrore. • Të prodhohen produktet më të nevojshme, të parrezikshme, prodhime që kërkojnë

më pak resurse,dhe që krijojnë më pak mbeturina. • Produktet të qëndrueshme që nënkupton orientimin në veprimtaritë ekonomike,

veçanërisht të industrisë të prodhojnë produkte, materie dhe pajisje për përdorim të shumëfishtë.

• Sigurimi i vendeve të mjaftueshme të punës. • Zvogëlimi i varfërisë dhe plotësimi i nevojave elementare për popullsinë. • Sigurimi dhe ndarja e drejt e të mirave materiale me përmirësim të vazhdueshëm

të gjendjes. • Harmonizimi i zhvillimit ekonomik me përvetësimin gradual të standardeve

ekologjike të BE-së. Me qëllim të ngritjes së mirëqenies dhe prosperitetit të popullsisë, RV-ja në të ardhmen zhvillimin e vet ekonomik duhet ta bazoj edhe në veprimtaritë tjera në radhë të parë në turizëm pasi që disponon me potenciale të mëdha turistike, bujqësi ( në radhë të parë në blegtori), shërbime. Fakti që regjioni disponon me pasuri të mëdha natyrore nuk e mënjanon as zhvillimin e industrisë, por gjithherë duke u bazuar në “zhvillim të qëndrueshëm” që nënkupton përdorimin e: teknologjive të reja “miqësore ndaj ambientit” (duke përdorur në radhë të parë filtrat), përpunimin më racional të pasurive natyrore, inkorporimin e industrisë në zgjidhjen e problemeve mjedisore etj.

Page 141: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

141

Kapitulli V Karakteristikat gjeografike të vendbanimeve rurale

Page 142: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

142

5.1. Struktura e popullsisë sipas tipit të vendbanimeve sot

Problemi i parë me të cilin studiuesit ballafaqohen me rastin e studimit të popullsisë rurale dhe urbane është përkufizimi ose ndarja e vendbanimeve në qytete dhe në vendbanime tjera. Në praktiken ndërkombëtare nuk ekziston një kriter i caktuar për përkufizimin e vendbanimeve në urbane dhe të tjera, prandaj numri i popullsisë dhe i vendbanimeve rurale e urbane është nën ndikimin të drejtpërdrejtë të kriterit i cili shfrytëzohet në rastin e ndarjes së vendbanimeve në urbane dhe të tjera. Në statistikën demografike, bazuar në pjesëmarrjen e popullsisë bujqësore dhe jobujqësore në popullsinë e përgjithshme në regjistrimet e popullsi në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, vendbanimet janë ndare në vendbanime: urbane, rurale dhe të përziera ( regjistrimi i popullsisë 1953, 1961 dhe 1971), ndërsa në regjistrimin e vitit 1981, 1991 dhe 2011 të gjitha vendbanimet janë kategorizuar në vendbanime: urbane dhe vendbanime të tjera. Në regjistrimet e fundit bazë për kategorizimin e vendbanimeve ka qenë kriteri juridik, sipas të cilit statusi i qytetit të një vendbanimi është vendosur në bazë të ligjit mbi organizimin territorial të komunave në përputhje me statutin e tyre. Në shumicën e njësive përbërëse të ish-Jugosllavisë, vendbanimet e tipit të përzier tregojnë tendenca të transformimit të tyre në qytete, ndërsa popullsia urbane në rastin e Kosovës e me këtë rast edhe të RV-së, për shumë arsye popullsia e vendbanimeve të përziera më tepër ka qene popullsi rurale, prandaj në vazhdim kjo kategori e popullsisë ( në regjistrimet 1953,1961 dhe 1971) është trajtuar si popullsi rurale çfarë ishte edhe në realitet280. Në periudhën 1948 -2004 numri i përgjithshëm i popullsisë rurale në kuadër të RV-së ka treguar rritje nga 103610 në 168017 banorë, që tregon për një rritje të përgjithshme prej 62.2 % ose 1.6 herë. Në periudhën 1948- 1991 popullsia rurale ka treguar rritje të vazhdueshme, ndërsa periudha 1991-2004 shënon periudhën e parë kur është evidentuar trend negativ në lëvizjen e numrit të popullsisë rurale. Në të njëjtën periudhë trendët e rritjes së popullsisë së përgjithshme e sidomos asaj urbane ishin dukshëm më të shpejta krahas asaj rurale.

280 Islami H. (2005). ”Studime demografike-100 vjet të zhvillimit demografik të Kosovës”. ASHAK. Prishtin 2005. fq 355.

Page 143: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

143

Tabela 59. Lëvizja dhe rritja vjetore e popullsisë së përgjithshme, urbane dhe rurale në RV 1948-2004281 RV Gjithsej Urbane Rurale Shkalla e

urbanizimit Popullsia gjithsej

Rritja vjetore

Popullsia gjithsej

Rritja vjetore

Popullsia gjithsej

Rritja vjetore

1948 117511 - 13901 - 103610 - 11.8

1961 159648 2.7 37099 12.8 122549 1.4 23.2

1971 196466 2.3 57122 5.4 139344 1.3 29.1

1981 234667 1.9 79911 3.9 154756 1.1 34.1

1991 275904 1.8 103192 2.9 172712 1.2 37.4

2004 299342 0.7 131325 2.1 168017 -0.2 43.9

Rritja % 1948/2004

181831 154.7 %

2.8 ose 2.5 herë

117424 844.7 %

15.1 ose 9.4 herë

64407 62.2 %

1.1 ose 1.6 herë

Popullsia e përgjithshme ka treguar rritje për 154.7% ose 2.5 herë, popullsia urbane për 844.7% ose 9.4 herë, ndërsa popullsia rurale tregoi rritje për 62.2% ose për vetëm 1.6 herë. Pra popullsia e përgjithshme tregoi rritje për 2.5 herë më të lartë, ndërsa popullsia urbane për 13.6 herë më të lartë se sa popullsia rurale. Si pasojë e trendit të ndryshëm të rritjes, pjesëmarrja e popullsisë rurale në popullsinë e përgjithshme është zvogëluar nga 88.2 %(1948) në 56.1% (2004), ndërsa pjesëmarrja e popullsi urbane ka treguar rritje nga 11.8% (1948) në 43.9% (2004). Llogaritet se sot në RV 50% e popullsisë jetojnë në vendbanimet urbane. Grafiku 36. Lëvizja e popullsisë së përgjith. Grafiku 37. Rritja vjetore e popu. së

urbane dhe rurale në RV 1948-2004 përgj.urbane dhe rurale në RV 1948-204

Ritmet më të shpejta të rritjes së popullsisë rurale në RV janë shënuar gjatë periudhës 1948-1971, si rezultat i shtimit të lartë natyror dhe 1981-1991, si pasojë e zvogëlimit të emigrimeve fshat-qytet për shkak të përkeqësimit të situatës së përgjithshme socio-ekonomike, politike dhe shkallës së lartë të ndotjes së mjedisit në zonat urbane të RV-së, veçanërisht në Mitrovicë dhe Zveçan.

281 Për vitet 1948- 1991- Popis 1991. Stanovnistvo, podaci po naseljima i opstina. SZS. Knjiga 9. Beograd 1995. fq 188-229. Vlersimi i vitit 2004- Pushka. A(2008). “Analiza e statistikave vitale të Kosovës për periudhen më të re”. ESK. Prishtinë fq 52 dhe 57 2011- Të dhënat preliminare të Regjistrimit 2011.

Page 144: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

144

Tabela 60. Lëvizja dhe rritja vjetore e popullsisë së përgjithshme dhe rurale në RV dhe Kosovë 1948-2004282 RV Kosova

Popullsia gjithsej

Popullsia rurale

% Rritja vjetore

Popullsia gjithsej

Popullsia rurale

% Rritja vjetore

1948 117511 103610 88.2 - 733034 661685 90.3 -

1961 159648 122549 76.8 1.4 963988 776428 80.5 1.4

1971 196466 139344 70.9 1.3 1243693 908674 73.1 1.6

1981 234667 154756 65.9 1.1 1584440 1069685 67.5 1.6

1991 275904 172712 62.6 1.2 1956196 1226296 62.7 1.4

2004 299342 168017 56.1 -0.2 2176951 1160268 53.3 -0.4

Në raport me Kosovën si tërësi, popullsia rurale në kuadër të RV-së karakterizohej me trendë me të ngadalshëm të rritjes dhe pjesëmarrje më të ulët në kuadër të popullsisë së përgjithshme deri me 1991, edhe pse dallimet fillojnë të zvogëlohen që nga vitet ’80 të shek. të kaluar. Grafiku 38. Pjesëmarrja e pop. rurale n Grafiku 39. Rritja vjetore e popu. rurale popu. e përgj. në RV dhe Kosovë 1948-2004 në RV dhe Kosovë në periudhën 1948-2004

Mirëpo në të dyja rastet në shumë fshatra sidomos të zonave kodrinore-malor, popullsia fshatare nuk është rritur në përputhshmëri me shkallën e lartë të natalitetit e të shtimit natyror, madje në një numër të madh të tyre popullsia edhe zvogëlohet dhe përkundër faktit se shkalla e lindshmërisë dhe shtimit natyror ishin të larta283. Përjashtim bëjnë tri komunat me dominim të popullsisë serbe ku tendencat e shpërnguljeve të theksuara dhe zvogëlimi i natalitetit e shtimit natyrorë vërehen që nga fillimi i viteve të gjashtëdhjeta, madje edhe më herët284.

282 Për vitet 1948- 1991- Popis 1991. Stanovnistvo, podaci po naseljima i opstina. SZS. Knjiga 9. Beograd 1995. fq 188-229. Vlersimi i vitit 2004- Pushka. A(2008). “Analiza e statistikave vitale të Kosovës për periudhen më të re”. ESK. Prishtinë fq 52 dhe 57 2011- Të dhënat preliminare të Regjistrimit 2011. 283 Islami H. (1985). “Fshati I Kosovës- kontribut për studimin sociologjiko-demografik të evolucionit rural”. Rilindja. Prishtin fq 77 284 Macura M.- Sentic M. (1963). “Stanovnistvo opstine Leposavic”. Glasnik Muzeja Kosova,VII-VIII.Prishtin fq 189-241.

Page 145: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

145

5.1.1. Aspekti territorial i popullsisë rurale në RV

Diferencimi territorial i popullsisë rurale në komunat e RV–së, në ato të cilat karakterizohen me rritje dhe ato të cilat karakterizohen me zvogëlim, të cilat marrin karakter të viseve depopullative shprehet nga vitet e ’60 të shekullit të kaluar. Në periudhën 1961- 1991, zonat depopullative përfshijnë pjesën veriore, veriperëndimore dhe perëndimore të RV-së.

Tabela 61. Lëvizja e numrit të përgjithshme dhe pjesëmarrja e popullsisë rurale në komunat e RV 1948- 2004

Me rritje të vazhdueshme të popullsisë rurale karakterizohet Komuna e Skenderajt, deri në vitet e ’90 Komuna e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, ndërsa popullsia rurale e komunave Leposaviq, Zubin Potok nga vitet e ’60 dhe Zveçan nga vitet e ’70 e deri në vitet e ’90 të shekullit të kaluar karakterizoheshin me trend të zvogëlimit të vazhdueshëm. Pas viteve ’90 si pasojë e emigrimeve masive dhe luftës popullsia rurale e Mitrovicës dhe Vushtrrisë zvogëlohet për -34.1%, respektivisht -8.8%, ndërsa popullsia e tri komunave me dominim të popullsisë serbe të cilat karakterizoheshin me rënie të popullsisë rurale nga vitet e ’60, në periudhën 1991-2004 karakterizohen me rritje si pasoj e grumbullimit të serbëve nga viset e tjera të ish -Jugosllavisë gjatë viteve të ’90 dhe të serbëve nga viset tjera të Kosovës pas luftës së vitit 1999, ku një pjesë e tyre u vendosen edhe në zonat rurale të komunave të lartcekura. Sipas vlerësimeve të vitit 2011 të Agjencisë së Statistikave të Kosovës edhe këto tri komuna karakterizohen me rënie drastike të popullsisë rurale. Në komunën e Mitrovicës popullsia rurale në periudhën 1948-2004 është rritur për 41.4%, Vushtrri 88.0% dhe Skënderaj 184.9 %, ndërsa në komunën e Leposaviqit ka treguar zvogëlim për 19.5% (1991) dhe rritje 2.9 % (2004), Z. Potok 31.1% (1991) dhe 8.1% (2004) , ndërsa Zveçan për 2.9%. Nga numri i përgjithshëm i vendbanimeve rurale të RV-së, 330 (1991), në 149 ose 45.2% vendbanime kishte zvogëlim të numrit të popullsisë ose shpopullim të tyre. Sipas komunave zvogëlim të numrit të popullsisë kishin: Mitrovicë 6% e vendbanimeve, Vushtrri 16.2%, Skënderaj 7.8%, Leposaviq 78.9%, Z. Potok 84.1% dhe Zvecan 61.1% e vendbanimeve.

1948 1961 1971 1981 1991 2004

Nr % Nr % Nr % Nr % Nr % Nr %

Mitrovicë 18899 57.6 24026 47.3 29197 40.9 34665 39.6 40562 38.7 26717 27.2

Vushtrri 24256 80.7 31754 79.8 38390 75.7 45308 69.2 49993 62.0 45602 54.9

Skënderaj 23378 98.3 29299 96.7 34992 95.5 44006 93.8 50509 91.1 66627 86.5

Leposaviq 14203 95.0 17555 92.4 15614 86.1 12841 75.9 11438 69.7 14624 64.3

Z.Potok 9342 98.3 10403 97.7 9123 95.8 7290 90.2 6446 76.0 8590 75.1

Zveçan 5691 88.6 6813 74.3 7467 73.9 6925 71.3 6769 67.4 5857 56.2

Page 146: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

146

Grafiku 40. Lëvizja e numrit të përgjithshme Grafiku 41. Pjesëmarrja e popullsisë pop. rurale në komunat e RV 1948- 2004 rurale në komunat e RV 1948- 2004

Në vitin 2008 në RV 16 vendbanime ishin të braktisura pa asnjë ekonomi familjare, 70 vendbanime kishin më pak se 10 ekonomi familjare të cilat janë potencialisht të rrezikuara nga braktisja e popullsisë. Pra më tepër se ¼ (26.1%) e vendbanimeve të RV janë të boshatisura ose në shpopullim e sipër, ndërsa nëse vazhdon ky trend atëherë në një të ardhme shumë të afërt këto vendbanime do të mbeten vetëm si nocione gjeografike. Përkundër trendëve të ndryshme të rritjes dhe zvogëlimit së popullsi rurale në komunat e RV-së, karakteristikë e përbashkët e të gjitha komunave është zvogëlimi i vazhdueshëm i pjesëmarrjes se popullsisë rurale në popullsinë e përgjithshme. Në fund tendencat e lëvizjes së popullsisë rurale (me përjashtim të Skënderajt) në RV janë të pavolitshme dhe si të tilla kanë ndikim në dobësimin e zhvillimit të përgjithshëm demografik të rajonit.

5.2. Veçoritë e përgjithshme të vendbanimeve rurale

Vendbanimet rurale janë vendbanimet më të hershme të cilat kanë ekzistuar në historinë e evolucionit të zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Supozohet se njeriu ka jetuar në lokalitetet fshatare diku para 10.000 vjetësh, ndërsa në qytete më vonë, para 5000-6000 vjetësh. Në RV si rezultat i kushteve të ndryshme natyror, historike dhe socio-ekonomike janë formuar tipe të ndryshme të vendbanimeve rurale të cilat dallohen për nga pozita, shtrirja madhësia, pamja, funksioni dhe zhvillimi i vendbanimeve . Vendbanimet rurale të RV-së shtrihen në zonat kaluese: morfologjike midis territoreve të rrafshëta – nën 700m, 167 ose 50.7% e vendbanimeve dhe atyre kodrinore-malore- mbi 700m, 162 ose 49.2 % e vendbanimeve. Karakteristikë e përgjithshme e vendbanimeve rurale në RV është: numri i vogël i popullsisë, dominimi i tipi të shpërndarë të vendbanimeve dhe deri vonë lidhjet e dobëta komunikimi. Në vitin 2004 në vendbanimet rurale jetonin 56.1% dhe në vendbanimet urbane 43.9% , ndërsa në vitin 1991, 62.6 e popullsisë të RV jetonin në viset rurale. Vendbanimet rurale karakterizoheshin me madhësi mesatare prej 314 banorë (1948), 523 (1991) dhe 510 banorë me 2004. Mirëpo dallime të konsiderueshme sa i përket madhësisë mesatare të vendbanimeve janë konstatuar në mes njësive përbërëse të RV-së. Kështu në vitin 1991 një vendbanimi mesatarisht kishte në: Mitrovicë 2141 banorë, Vushtrri 1240 banorë, Skënderaj 1109

Page 147: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

147

banorë që është dukshëm më e lartë se mesatarja e rajonit, ndërsa mesatare shumë më të ulët kishin: Leposaviqi me 231 banorë, Zubin Potoku me 135 banorë dhe Zveçani me mesatarisht 287 banorë për vendbanim. Për pasojë edhe dendësia e banimit ishte shumë e ndryshueshme dhe lëvizte nga 313 b/km2 në Mitrovicë, 203 b/km2 në Vushtrri dhe 148 b/km2 në Skënderaj që është më e lartë se mesatarja e rajonit prej 135b/km2, ndërsa nën mesataren kishin komuna e Leposaviqit 30 b/km2, Zubin Potoku 25 b/km2 dhe Zveçani 81 b/km2. Dallime të konsiderueshme në vendbanimet rurale të RV-së janë konstatuar në varshmëri nga karakteristikat gjeomorfologjike të regjionit: 1). zona e ulët nën 700 m të lartësisë mbidetare, përfshin 41.1% të territorit, 84.1% të popullsisë, shtrihen 173 vendbanime (167 rurale dhe 6 urbane) ose 51.6% e vendbanimeve, me dendësi mesatare prej 278 b/km2 (2.1 herë më e lartë se mesatarja e regjionit dhe 7.5 herë më e lartë se në viset kodrinore-malore), ndërsa madhësia mesatare e vendbanimeve është 1339 banorë. Në këtë zonë ndodhen të gjitha qendrat urbane të regjionit dhe është i përqendruar potenciali ekonomik por edhe demografik i RV-së. 2). hapësira kodrinore-malore mbi 700m përfshin 58.9% të territorit, 16% të popullsisë, shtrihen 162 vendbanime rurale ose 48.4%, me dendësi mesatare prej 36.8 b/km2, ndërsa madhësia mesatare e vendbanimeve është 273 ( 3 herë më e vogël se sa madhësia mesatare e regjionit dhe 4.9 herë më e vogël se sa madhësia mesatare e vendbanimeve të zonës së ulët). Kjo zonë paraqet hapësirën më rrallë të banuar e njëherësh karakterizohet edhe me depopullim në favor të cilit konstatim shkon fakti se në vitin 1948 në këtë zonë jetonte 31.1% e popullsisë, në vitin 1991, 15.9%, kurse sipas rezultateve preliminare të regjistrimit 2011 vetëm 11.8% e popullsisë së regjionit285. Edhe dendësia e vendbanimeve rurale është në varshmëri të konsiderueshme nga gjeomorfologjia e terrenit. Dendësia e vendbanimeve në regjion është 16.3 vendbanime në 100 km2 ( në Kosovë 13.2 vendbanime në 100 km2), në zonat e ulëta ( nën 700 m) dendësia e vendbanimeve është 20.4 vendbanime në 100 km2 ndërsa në zonat kodrinore- malore dendësia e vendbanimeve është 13.5 vendbanime në 100 km2. Dendësia e rrjetit të vendbanimeve (largësia mesatare ndërmjet vendbanimeve) në nivel të regjionit është 6.1 km, në viset e ulëta (nën 700m) 4.9 km, ndërsa distanca mesatare ndërmjet vendbanimeve në zonat kodrinore-malore është 7.4 km.

285 Behrami S. ( 2011). “Depopullimi në zonat kodrinore-malore të regjionit verior të Kosovës- pengesë për zhvillim të qëndrueshëm”. Kriza e zonave malore dhe mundësitë për zhvillimin e qëndrueshëm. Konferencë Ndërkombëtare,19-21. Nëntor. Tiranë.

Page 148: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

148

Tabela 62. Disa veçori të përgjithshme të vendbanimeve në zonën nën dhe mbi 700m lartësi mbidetare në RV

Dallimet ekzistuese në mes këtyre dy tërësive të cilat pas vitit 1999 do të kenë treguar tendenca të thellimit edhe më të madh në dëm të zonës mbi 700m, kanë ndikuar që zona e ulët të arrij shkallë mjaft të lartë të zhvillimit dhe transformimit, ndërsa vendbanimet të cilat shtrihen në viset kodrinore-malor si pasojë e mungesës së infrastrukturës dhe shërbimeve elementare (arsimore e shëndetësore) kanë treguar zhvillim dhe transformim më të ngadalshëm dhe të kufizuar që është shprehur si faktor kryesor i vendimit të popullsisë për braktisjen e këtyre zonave.

5.3. Përhapja gjeografike e vendbanimeve rurale

Në RV në 100 km2 mesatarisht vijnë 16.3 vendbanime ( në Kosovë 13.2), ndërsa distanca mesatare në mes të vendbanimeve është 6.1 km që është dukshëm më e lartë se mesatarja e Kosovës 2.8 km. Në përhapjen gjeografike të vendbanimeve rural rol vendimtar kanë faktorët natyrorë gjeografik ( relievi, hidrografia, pedologjia) dhe rrethanat historike e socio-ekonomike. Nga faktorët natyrorë në përhapjen e vendbanimeve rolin vendimtar e luan relievi. Kushte më të favorshme për zhvillimin e aktivitetit ekonomik, infrastrukturës etj. ofrojnë viset fushore, zona të cilat edhe në aspekt demografik janë më të qëndrueshme në krahasim me vendbanimet rurale të cilat shtrihen në zonat kodrinore dhe malore. Në RV numri më i madhe i vendbanimeve dhe popullsisë është i koncentruar në viset e ulëta fushore (nën 700 m). Në brezin në mes 500 dhe 700 m janë të përqendruar 162 ose 48.4% e vendbanimeve dhe 82.9% (1991) e popullsisë. Në këtë zonë përveç 5 vendbanimeve urbane shtrihen edhe vendbanimet më të mëdha rurale, të cilat gjatë gjithë periudhës kanë treguar rritje të numrit të popullsisë nga shtimi natyror, por edhe nga emigrimet nga zonat tjera. Në këtë zonë madhësia mesatare e vendbanimeve është 1411 banorë. Sidomos zona në mes 500-600 m karakterizohet me numrin më të madh të vendbanimeve (27.8%), numrin më të madh të popullsisë (67.1%) dhe mesataren më të madhe të banorëve për vendbanim 1991 banorë. Në zonën kodrinore ( 700-1000 m mbi nivelin e detit) në RV janë të përqendruara 122 ose 36.4% e të gjitha vendbanimeve dhe 12.6 % e popullsisë. Madhësia mesatare e vendbanimeve në zonë është 285 banorë (1.8 herë më e ulët së mesatarja e regjionit dhe 5 herë më e ulët së mesatarja e zonës fushore). Zona në mes 700-800 m dhe 800-900 m kanë shpërndarje të përafërt të vendbanimeve ( rreth 14 % e vendbanimeve), por dallimet janë të konsiderueshme sa i përket popullsisë dhe madhësisë mesatare të vendbanimeve. Në zonën 700-800m jetojnë 7.9%, ndërsa në zonën 800-900m 2.8% e popullsisë së

1991 % e territor.

% e populls.

% e vendban.

Dendsia mesatre

Dendsia e vendbanim. 100 km2

Distanca mes vendb.

Madhësia mesatare e vendbani.

Siperfq. mesatare e vendb.km2

Zona nën 700m

41.1 84.1 51.6 278 20.4 4.9 1411 4.9

Zona mbi 700m

58.9 15.9 48.4 37 13.5 7.4 273 7.4

RV 100 100 100 135 16.3 6.1 523 6.1

Page 149: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

149

regjionit. Në zonën e parë madhësia mesatare e vendbanimeve është 456, ndërsa në të dytën 163 banorë për vendbanim. Në zonën malore( mbi 1000m) të RV janë të përqendruara 39 ose 11.6% e vendbanime në të cilat jetojnë vetëm 3.3% e popullsisë së regjionit. Madhësia mesatare e vendbanimeve është 237 banorë ( 2.2 herë më e ulët se mesatarja e regjionit, 6 herë më e ulët se mesatarja e zonës fushore dhe 1.9 herë më e ulët së në larësin në mes 700-800 m mbi nivelin e detit. Nga të dhënat e prezantuara mund të shihet se madhësia mesatare e vendbanimeve zvogëlohet duke filluar nga lartësitë mbidetare mbi 700 m e cila është më e ulët se madhësia mesatare e regjionit në përgjithësi. Tabela 63. Disa veçori të përgjithshme të vendbanimeve sipas formave të relievit në RV

1991 % e sipërfaqes

% e vendbanimeve

% e popullsisë

Dendësia e popullsisë

Madhësia mesa. e vendbanimeve

Zona fushore 41.4 49.7 84.1 278 1411

Zona kodrinore 34.4 37.7 12.6 52 285

Zona malore 24.2 12.6 3.3 34 237

Karakteristikë tjetër e vendbanimeve rurale është fakti se fshatrat me dominim të elementit sllav karakterizohen me numër shumë më të vogël të banorëve në të njëjtën lartësi mbidetare dhe në të njëjta forma të relievit. Përputhshmëria më e lartë e shtrirjes së sipërfaqeve, popullsisë dhe vendbanimeve është karakteristikë e shoqërive më pak të zhvilluara. Me rritjen e shkallës së zhvillimit shoqëroro- ekonomik shkalla e përputhjes zvogëlohet ngase me investimin në lokacione të caktuara vjen deri te efektet e grumbullimit të popullsisë286. Ky konstatim me së miri mund të vërtetohet në kuadër të RV-së, në rast të krahasimit të komunës ekonomikisht më pak të zhvilluar- Skënderajt dhe asaj ekonomikisht më të zhvilluar- Mitrovicës. Komuna e Skënderajt e cila deri në vitin 1991 nuk kishte qendër urbane ( ishte vetëm qendër komunale), pra i mungonte një qendër e fuqishme gravituese ka shtrirje gati të barabartë të sipërfaqeve, vendbanimeve dhe popullsisë.

Tabela 64. Shpërndarja e sipërfaqes, vendbanimeve dhe popullsisë sipas lartësisë mbidetare në Komunën e Skenderajt

1991 % e sipërfaqja

% e vendbanimet

% e popullsia 1948

% e popullsia 1961

% e popullsia 1991

500-600m 14.3 20. 25 26.5 31.4

600-700m 51.9 50 47.5 47.2 45.3

700-1000m 33.8 30 27.4 26.2 23.2

Niveli i ulët i zhvillimit ekonomik dhe urbanizimit ka ndikuar në shpërndarjen më të balancuar të sipërfaqeve, popullsisë dhe vendbanimeve. Pas viteve ’70 e veçanërisht pas viteve ’80 kur në Skënderaj ndërtohen disa objekte industriale filloj edhe prishja e kësaj

286 Pushka A. (2000). “Përputhshmëria në mes të shpërndarjes hipsiometrike të sipërfaqeve, popullsisë dhe vendbanimeve në Kosovë”. Aspektet gjeopopullative në Kosvë dhe rreth saj. Prishtin fq 68 dhe 69..

Page 150: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

150

balance drejt përqendrimit të popullsisë në qendrën komunale, por që është shumë më i ulët krahasuar më njësitë tjera përbërëse të RV-së. Komuna e Mitrovicës e cila karakterizohej me nivel të lartë të zhvillimit ekonomik ( për rrethanat e Kosovës), me qendër të fuqishme gravituese dhe shkallë të lartë të urbanizimit karakterizohet me përqendrim të popullsisë në sipërfaqe dhe numër të vogël vendbanimesh. Tabela 65. Shpërndarja e sipërfaqes, vendbanimeve dhe popullsisë sipas lartësisë

mbidetare në Komunën e Mitrovicës 1991 % e

sipërfaqja % e vendbanimet

% e popullsia 1948

% e popullsia 1961 % e popullsia 1991

500-600m 5.1 30.6 58.0 66.7 78.3

600-700m 7.9 16.3 8.4 6.8 5.4

700-1000m 31.0 38.7 22.9 17.9 9.5

Mbi 1000m 50.0 14.3 10.8 8.5 6.5

Nga të dhënat e prezantuara mund të konstatohet se në Komunën e Mitrovicës ka ardhur deri te “ zbrazja” e viseve kodrinore- malore dhe lëvizja e popullsisë drejt viseve fushore dhe vendbanimeve qendrore287 dukuri kjo e përforcuar edhe më teper në periudhën pas luftës së vitit 1999. Nga trendët në këto dy raste, por edhe komunat tjera, mund të konstatohet se procesi i përqendrimit të popullsisë në viset e ulëta dhe prishja e ekuilibrit në shtrirjen e sipërfaqeve, vendbanimeve dhe popullsisë ishte më i shprehur dhe i shpejtë në komunat ekonomikisht më të zhvilluara, komunat me qendra relativisht të mëdha urbane dhe komunat në të cilat sipërfaqet kodrinore dhe malore kanë pjesëmarrje më të lartë. Trendët e tilla kanë shkaktuar “ngarkesë” të konsiderueshme të zonave të ulëta e në të njëjtën kohë kanë shkaktuar “zbrazje” të viseve kodrinore-malore, edhe pse këto të fundit ofrojnë kushte të përshtatshme për zhvillimin e shumë aktiviteteve ekonomike. Për shmangien e dukurive negative që dalin nga ky proces është e nevojshme:

• zhvillim i ekuilibruar ekonomik i viseve të ndryshme të komunave por edhe regjionit;

• zhvillim policentrit i vendbanimeve (shmangia e praktikave monocentrike).

5.4. Roli i faktorëve socio-ekonomik në krijimin dhe zhvillimin e vendbanimeve rurale Edhe pse RV është i banuar që nga lashtësia, ndikimi i faktorëve socio-ekonomik në krijimin dhe zhvillimin e vendbanimeve rurale është i kohës se re. Shfrytëzimi i pasurive natyrore në RV është shumë i lashtë, ndikimi i industrisë dhe urbanizimit në zhvillimin e vendbanimeve rurale vërehet vetëm pas Luftës së Dytë Botërore. Zhvillimi i industrisë ( koncentrimi i objekteve industriale në vendbanime të caktuara) dhe urbanizimi u përcoll me pakësim të popullsisë në zonat kodrinore-malore dhe rritje të

287 Pushka A. (2000). “Koncentrimi i popullsisë ndaj sipërfaqeve në Kosovë”. Aspektet gjeopopullative në Kosovë dhe rreth saj. Prishtinë fq 47 si dhe . Behrami S. ( 2011). “Depopullimi në zonat kodrinore-malore të regjionit verior të Kosovës- pengesë për zhvillim të qëndrueshëm”. Kriza e zonave malore dhe mundësitë për zhvillimin e qëndrueshëm. Konferencë Ndërkombëtare,19-21. Nëntor. Tiranë.

Page 151: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

151

popullsisë jo vetëm në vendbanimet urbane, por edhe në vendbanimet rurale afër atyre urbane dhe në zonën fushore. Sot, në shumë vendbanime afër zonave urbane janë krijuara lagje të tëra nga popullsia e vendbanimeve kodrinore-malore, siç është rasti me Zhabarin e Poshtëm, Shupkovcin, Rekën (nga vendbanimet e Shalës), Shipolin (vendbanimet e Drenicës) dhe para-lagjet në Mitrovicë, Debërllok, Bajskë, Svaraqak, Nadakovc ( nga vendbanimet e Shalës) dhe zonën urbane të Vushtrrisë, në Zuibin Potok nga viset kodrinore- malore të komunës, në Leshak, Soqanicë, dhe zonën urbane të Leposaviqit nga zonat kodrinore e malore të komunës etj. Roli i industrisë në zhvillimin dhe transformimin e vendbanimeve korrespondon me faktin se me zhvillimin e industrisë dhe veprimtarive tjera zvogëlohet pjesëmarrja e popullsisë rurale, popullsisë bujqësore, pjesëmarrjen e ekonomive familjare bujqësore, popullsisë analfabete etj288,duke ndikuar kështu në transformimin e popullsisë nga viset rurale drejt vendbanimeve urbane dhe atyre rurale në periferi të zonave urbane. Përveç ndikimit direkt industria ndikon edhe në mënyrë indirekte në transformimin e vendbanimeve rurale, përmes ndërtimit dhe zgjerimit të rrjetit të rrugëve që ndikon në qarkullimin me të lehtë të njerëzve dhe mallrave, integrimin e popullsisë rurale, depërtimin e risive në fshat duke i zgjeruar kështu gjithnjë e më tepër strukturat urbane në fshat të cilat përcjellën me zvogëlimin e fluksit të migrimeve drejt qyteteve duke e kthyer fshatin në faktorë të zhvillimit ekonomik, demografik, duke krijuar kështu mundësi të modernizimit të vendbanimeve rurale drejt urbanizimit të gjerë të rajonit. Për këtë arsye në të ardhmen është e nevojshme (ndoshta edhe e domosdoshme) që zhvillimi i industrisë të decentralizohet dhe orientohet në drejtim të vendbanimeve rurale, praktikë kjo e stimuluar në shumë vende evropiane, ku rezultatet në këtë drejtim kanë qenë pozitive duke stimuluar kështu edhe procesin e migrimeve qytet- fshat duke kthyer jetën në vise të braktisura289.

5.5. Tipologjia e vendbanimeve rurale: tipi i vendbanimeve të përqendruara, lineare, të shpërndara etj.

Në praktikën ndërkombëtare nuk ekziston një kriter i caktuar për përkufizimin e vendbanimeve. Tipologjia më e përhapur në literaturën botërore e vendbanimeve është e bazuar në pjesëmarrjen e popullsisë aktive sipas veprimtarive, respektivisht në mbizotërimin e veprimtarive në kohë të caktuar. Mbështetur në këtë kriter të gjitha vendbanimet janë kategorizuar (ndarë) në:

• Vendbanime fshatare (rurale) – karakterizohen si vendbanime me mbizotërim të popullsisë bujqësore, janë më të vogla, të shpërndara, me dendësi më të vogël të shtëpive etj.

• Vendbanime të përziera (mikse) – karakterizohen si vendbanime kalimtare në mes atyre rurale dhe urbane me dy deri tre funksione dhe

• Vendbanime qytete (urbane)- karakterizohen si vendbanime me strukturë të përbërë të popullsisë aktive me numër të madh të funksioneve të koncentruar në

288 Pushka A. (2002). “Niveli i industrializimit në Kosovë”. Aspektet gjeosociale dhe gjeoekonomike në Kosvë. Prishtin fq 297. 289 Me gjerësisht për problemin shih Cifric I. (1987). ‘Industrializacija i ruralne sredine”. Sociologija sela br 95-98. Zagreb fq 37-44.

Page 152: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

152

të, janë vendbanime të mëdha, më të dendura, me objekte të shumta dhe të llojllojshme.

Në të kaluarën diferencimi i vendbanimeve rurale dhe urbane ishte më i lehtë meqenëse në hapësirat rurale nuk kishte elemente të shoqërisë urbane-industriale. Me zhvillimin e industrisë, zgjerimin e qyteteve, zhvillimin e komunikacionit dhe rritjen e dinamikës së këmbimeve ndërmjet qyteteve dhe fshatrave, infiltrohen shumë elemente urbane në hapësirat rurale, ndryshojnë strukturat demografike e sociale, ndërron dinamika demografike, mënyra e jetës, ndodhin ndryshime në fizionominë dhe morfologjinë e vendbanimeve rurale duke marrë tipare më të afërta me qytetet dhe duke vështirësuar diferencimin e vendbanimeve urbane dhe rurale290. Në rrethana të tilla përcaktimi i statutit të fshatit dhe qytetit vështirësohet dukshëm duke kërkuar përdorim të më shumë kritereve për përcaktimin e tyre. Ndër kriteret më të përhapura dhe të preferuara për përcaktimin e vendbanimeve në rurale dhe urbane janë:

• Madhësia e vendbanimit- numri i popullsisë. • Struktura socio-ekonomike dhe funksionale e popullsisë. • Karakteristikat fiziko-gjeografike dhe hapësinore të vendbanimeve. • Kriteri juridiko- administrativ

Në Kosovë në regjistrimet e popullsisë në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore janë shfrytëzuar dy kritere (modele) për ndarjen e vendbanimeve në urbane dhe të tjera (rurale): - administrativ- juridik, sipas të cilit vendbanimet janë përcaktuar me ligj dhe - kombinuar (demografikë-statistikor) i cili kishte për bazë kombinimin dy karakteristikave të popullsisë: madhësinë e vendbanimit (numrin e popullsisë) dhe % e pjesëmarrjes së popullsisë jobujqësore në popullsinë e përgjithshme291. Në bazë të tipologjisë demografi-statistikore të gjitha vendbanimet më më pak se 300 banorë janë fshatra, ndërsa vendbanimet me numër më të mëdha të popullsisë, kategorizimi varet nga pjesëmarrja e popullsisë jobujqësore. Sipas të njëjtës tipologji vendbanimet me mbi 15.000 banorë nuk mund të jenë fshatra. Tipologjia e vendbanimeve sipas madhësisë është shumë e rëndësishme për faktin se vendbanimet e vogla nuk kanë mundësi të “pavarësimit” ekonomik, madhësia merret si bazë për rregullim urbanistik si dhe vendbanimet e vogla nuk kanë kushte për organizim racional të shërbimeve të infrastrukturës dhe rregullimin e vendbanimit në përgjithësi. Me qëllim që të dhënat për vendbanime të jenë unike dhe të krahasueshme edhe në nivel ndërkombëtar, Konferenca e Statisticientëve Evropianë në rekomandimet për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Shtëpiake të 2010, ka rekomanduar klasifikimin e vendbanimeve sipas madhësisë në 14 nivele dhe 2 nën nivele292. Përveç tipologjisë së lartshënuar ekzistojnë edhe klasifikime tjera si të vendbanimeve rurale po ashtu edhe atyre urbane. Kështu vendbanimet rurale mund të klasifikohen sipas: 290 Pushka A. (2004). “Kriteret për percaktimin e hapsirave agrare” në Zhvillimi rural në Kosovë.RIINVEST. Prishtinë fq 139 . 291 Behrami S. (2009). “Dinamika dhe shkalla e urbanizimit të popullsis në Kosovë”. Takimi i Katërt Vjetorë i Institutit Alb-Shkenca. Studiuesit Shqiptarë në Rrjedhat e Shkencës Botërore. 31.08-02.09 Tetovë. 292 “ Konferenca e statisticientve evropian: Rekomandimet e popullsisë dhe ekonomive shtepiake për vitin 2010”. Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropë. Kombet e Bashkuara. Nju Jork dhe Gjenevë 2006 fq 50.

Page 153: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

153

5.1.1. Tipologjia demografike e vendbanimeve rurale, ku për nevojat e planifikimit hapësinor më së shpeshti si kriter merret madhësia demografike, dendësia e popullsisë, lëvizjet demografike si dhe strukturat e popullsisë. Bazuar në madhësinë demografike tipologjia më e shpeshtë e vendbanimeve rurale është: 1. Vendbanimet e vogla 0- 500 banorë, me dy nëngrupe:

a) vendbanimet shumë të vogla 0-99 banorë; b) vendbanimet e vogla 100- 499 banorë.

2. Vendbanimet e madhësisë mesatare 500-2000 banorë, me dy nëngrupe: a) vendbanimet e madhësisë 500- 999 banorë; b) vendbanimet e madhësisë 1.000- 1.999 banorë.

3. Vendbanimet e mëdha mbi 2.000 banorë, me dy nëngrupe gjithashtu: a) vendbanimet e mëdha 2.000-2.999 banorë; b) vendbanimet shumë të mëdha, mbi 3.000 banorë.

RV ne regjistrimin e vitit 1991 kishte gjithsejtë 335 vendbanime nga të cilat 329 ose 98.2 % e vendbanimeve ishin rurale, respektivisht 16.3 vendbanime në 100 km2 dhe madhësi mesatare prej 523 banorë për vendbanim ( në Kosovë 13 vendbanime në 100 km2 dhe madhësia mesatare 862 banorë për vendbanim) që paraqet dendësi të lartë të vendbanimeve293. Edhe njësitë përbërëse gjithashtu karakterizohen me dendësi të lartë të vendbanimeve, kështu në 100 km2 ne: Zveçan vinin 29 vendbanime, Vushtrri 19, Zubin Potok 19, ndërsa nën mesataren e regjionit kanë komunat : Mitrovicë 14.3, Skënderaj 13.4 dhe Leposaviqi 12.8 vendbanime për 100km2 që është afër mesatares së Kosovës si tërësi. Tabela 66. Struktura e vendbanimeve rurale sipas madhësisë demografike ne RV dhe

Kosovë 1948-1991 Nr. i vendbanimeve në RV Nr. i vendbanimeve në Kosovë

1948 % 1991 % 1948 % 1991 %

I 0-99 65 19.6 102 30.9 99 6.9 129 9.1

100-499 207 62.5 106 32.1 878 61.2 445 31.2

II 500-999 54 16.3 68 20.6 367 25.6 403 28.3

1000-1999 5 1.5 43 13.0 74 5.1 327 23.0

III 2000-2999 - - 7 2.1 9 0.6 74 5.2

Mbi 3000 - - 4 1.2 6 0.5 44 3.1

Gjithsejtë 331 100 330 100 1433 100 1422 100

Numri më i madh i vendbanimeve rurale të RV-së i takojnë kategorisë së vogël prej 0-499 banorë, të cilët përbëjnë 63% të të gjitha vendbanimeve që pasohet nga vendbanimet e madhësisë mesatare, ndërsa në fund vendbanimet e mëdha rurale. Vendbanimet e vogla rurale shtrihen kryesisht në viset kodrinore-malore: Kopaunikut, Shalë e Bajgores, Rogoznës dhe zonën e Mokrës e Malit të Thatë, ndërsa vendbanimet e mesme dhe të mëdha rurale shtrihen përgjatë luginave të lumenjve( Ibër, Sitnicë, Lushtë e Trepçë), afër

293 Kategorizimi: 1-5 vendbanime në 100 km2 dendësi e ulët 6-11 vendbanime në 100 km2 dendësi mesatare dhe mbi 12 vendbanime në 100 km2 dendësi e lartë. Sipas Stevanovic R. (1999). “Seoska naselja Jugosllavie: broj, prostorni razmestaj i struktura prema demografskoj velicini”. Stanovnistvo 1-4. CDI-IND. Bg fq.33.

Page 154: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

154

akseve kryesore rrugore (Prishtinë-Vushtrri-Mitrovicë-Leposaviq, Mitrovicë- Skenderaj dhe përgjatë magjistrales së Adriatikut) dhe periferi të zonave urbane.

5.5.1.1. Vendbanimet e vogla rurale të RV 1.1. Vendbanime rurale të kategorisë 0-99 banorë- shtrihen kryesisht në pjesën veriore dhe perëndimore të RV –së, duke përbërë afër 1/3 (102) e të gjitha vendbanimeve të regjionit. Të gjitha këto vendbanime ndodhen në viset kodrinore- malore në komunat : Zubin Potok 46 vendbanime, Leposaviq 34, Zveçan 16, Vushtrri 3 dhe Mitrovicë 3. Veçori tjetër e kësaj kategorie të vendbanimeve është edhe fakti se 68 ose 66.6 % vendbanime të kësaj kategorie kanë më pak se 50 banorë të cilat paraqesin potencial për shuarje të plotë. Këto vendbanime përbëjnë: 47.6% të vendbanimeve rurale të Komunës së Zubin Potokut, 40% në Komunën e Zveçanit, 29.6% në Komunën e Leposaviqit, 4.1% në Komunën e Mitrovicës dhe 1.5% në Komunën e Vushtrrisë ndërsa e vetmja Komuna e Skenderajt nuk kishte vendbanime nën 50 banorë. Në aspekt të zhvillimit demografik këto vendbanime në periudhën 1981-’91 karakterizoheshin: me depopullim shumë të fuqishëm ( mbi -12% që konsiderohet si depopullim ose shuarje e vendbanimit) 78.8%, depopullim të konsiderueshëm (-11.9 deri -3.0%) 8.7%, ngecje (-2.9-2.9%) 1 %, me rritje të konsiderueshme (3.0-11.9%) 2.95% dhe rritje të fuqishme ( mbi 12%) 8.7% e vendbanimeve. Pjesëmarrja e vendbanimeve të cilat kanë pasur zvogëlim të popullsisë ka qenë shumë e lartë duke përbërë 87.5%, ndërsa rritje kishin vetëm 11.6% e vendbanimeve rurale të kësaj kategorie (Tabela 69). 1.2. Vendbanimet rurale të madhësisë 100-499 shtrihen në tërë RV-në, kryesisht në zonën kodrinore dhe përbëjnë 32.1% të numrit të përgjithshëm të vendbanimeve. Frekuencën më të lartë e kanë në : Leposaviq ku përbëjnë 47.8% të gjitha vendbanimeve të komunës, Zveçan 35.3%, Vushtrri 34.8%, Mitrovicë 31.3%.Zubin Potok 22.2% dhe Skënderaj 18.0% . Kjo kategori e vendbanimeve sa i përket zhvillimit demografik karakterizohet me shpërndarje më të balancuar të vendbanimeve në mes atyre me depopullim dhe rritje të popullsisë. Kështu 30.2% e vendbanimeve të kësaj kategorie karakterizohen me depopullim të fuqishëm, 10.4% me depopullim të konsiderueshëm, 8.5% me ngecje (stagnim) të popullsisë, 21.7% karakterizohen me rritje të konsiderueshme dhe 29.2% me rritje të fuqishme. Vendbanime e vogla rurale 0-499 banorë në RV përbëjnë 62.1% të numrit të përgjithshëm të vendbanimeve, ndërsa jetonin 11.6% e numrit të përgjithshëm të popullsisë së regjionit. Në nivel të njësive përbërëse të regjionit kjo kategori ka pjesëmarrje: në Mitrovicë, 36.7% të vendbanimeve dhe 4.9% të popullsisë, Vushtrri 38.8% të vendbanimeve dhe 9.8% e popullsisë, Skënderaj 18% e vendbanimeve dhe 5.2% të popullsisë, Leposaviq 94.4% e vendbanimeve dhe 58.1 % e popullsisë, Zubin Potok 95.2% e vendbanimeve dhe 55.8% e popullsi, ndërsa në Komunën e Zveçanit 80 % e vendbanimeve dhe 30.9 % të popullsisë së komunës. Në aspekt demografik vendbanimet e vogla rurale (0-499 banorë) karakterizohen: 54.3% me depopullim shumë të fuqishëm që konsiderohet si fazë drejt shuarjes së vendbanimit, 9.5% me depopullim të konsiderueshëm, 4.8% me ngecje (stagnim), 12.4% me rritje të konsiderueshëm dhe 19.0% me rritje të fuqishme.

Page 155: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

155

5.5.1.2. Vendbanimet e mesme rurale të RV- kryesisht shtrihen në viset e ulëta të regjionit. 2.1. Vendbanime e mesme rurale të kategorisë 500-999 banorë, përbëjnë 1/5 (20.6%)e të gjitha vendbanimeve të RV-së. Pjesëmarrjen më të madhe e kanë në komunën e: Skenderaj ku përbëjnë 42 % të numrit të përgjithshëm të vendbanimeve të komunës, Mitrovicë 39.6%, Vushtrri 30.3% ndërsa pjesëmarrja e këtij grupi te vendbanimeve por edhe vendbanimeve tjera në komunat me dominim të popullsisë serbe është shumë e vogël: në Zveçan 17.6%, Zubin Potok 1.6% dhe Leposaviq 1.4%. Sa i përket zhvillimit demografik në vendbanimet rurale të madhësisë 500-999 në vitin 1991 jetonin gjithsejtë 48467 banorë ose 17.5% e popullsisë së përgjithshme të regjionit. Në periudhën 1981-‘91 vendbanimet e kësaj kategorie karakterizoheshin: me depopullim të fuqishëm 2.9%, me depopullim të konsiderueshme 8.9% me ngecje 9%, me rritje të konsiderueshme 26.9% dhe rritje shumë të fuqishme 52.2% e vendbanimeve të kësaj kategorie. 2.2. Kategorinë e dytë të vendbanimeve te mesme rurale 1000-1999 banorë e përbëjnë 13 % (43) e te gjitha vendbanimeve të RV. Pjesëmarrjen më të madhe e kanë në komunat: Skenderaj 30 % të numrit të përgjithshëm të vendbanimeve të komunës, Vushtrri 25.7% Mitrovicë 18.8%, Zubin Potok 1.6% dhe Leposaviq 1.4% ndërsa Komuna e Zveçanit nuk disponon asnjë vendbanim të kësaj kategorie. Në këtë kategori të vendbanimeve jeton (1991), 62413 ose 22.6% e popullsisë së regjionit. Në periudhën 1981-‘91 vendbanimet e kësaj kategorie dhe kategorive më të mëdha të vendbanimeve rurale nuk ka vendbanime që karakterizoheshin me tendenca të zhvillimit negativ. Kështu 4.5% e vendbanimeve karakterizohen me ngecje (stagnim), 34.1% me rritje të konsiderueshme dhe 61.4% me rritje të fuqishme. Në përgjithësi vendbanimet e mesme rurale në RV përbëjnë 1/3 (33.6%) e numrit të përgjithshëm të vendbanimeve, ndërsa jetonin 40.1% e numrit të përgjithshëm të popullsisë së regjionit. Në nivel të njësive përbërëse të regjionit kjo kategori ka pjesëmarrje në: Mitrovicë, 58.3% të vendbanimeve dhe 26.7% të popullsisë, Vushtrri 56.1% të vendbanimeve dhe 45.5% e popullsisë, Skënderaj 72% e vendbanimeve dhe 66.8% të popullsisë, Leposaviq 2.8% e vendbanimeve dhe 7.9 % e popullsisë, Zubin Potok 3.2% e vendbanimeve dhe 20.1% e popullsi, ndërsa në Komunën e Zveçanit 17.1% e vendbanimeve dhe 36.5 % të popullsisë së komunës.

5.5.1.3. Vendbanimet e mëdha rurale në RV 3.1. Vendbanime e mëdha rurale të kategorisë 2000-2999 banorë përbëjnë vetëm 2.1% (7- 3 në komunën e Vushtrrisë, 3 në Skenderaj dhe 1 në Zubin Potok) të numrit të përgjithshëm të vendbanimeve në RV, ndërsa jetonin 5.8 % e popullsisë së përgjithshme. Në Vushtrri në këtë kategori të vendbanimeve jetonin 8.3%, në Skenderaj 13.3% dhe Zubin Potok 23.9% e popullsisë së komunës gjegjëse. 3.2 Vendbanime e mëdha rurale të kategorisë mbi 3000 banorë përbëjnë 1.2% (4- 2 në Mitrovicë dhe 2 në Skënderaj) të vendbanimeve të regjionit, ndërsa jetonin .....% e popullsisë Vendbanimet e mëdha rurale kanë treguar tendenca të zhvillimit pozitiv pasi të dy kategoritë kanë treguar rritje, Në grupin e parë 100% e vendbanimeve kishin rritje të

Page 156: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

156

fuqishme, ndërsa në grupin e dytë edhe pse numri i vogël i vendbanimeve 50% karakterizoheshim me rritje të konsiderueshme dhe 50% me rritje të fuqishme. Tabela 67. Trendët demografike në vendbanimet rurale të RV sipas madhësisë294.

Depop. i fortë mbi - -12 %

Dep. i konsid -11.9 – -3.0%

Stagnim -2.9- 2.9 %

Rritje e konsid. 3.0-11.9%

Rritje e fuqish. mbi 12 %

Gjithsejtë

RV

0-99 82 9 1 3 9 104

100-499 32 11 9 23 31 106

500-999 2 6 6 18 35 67

1000-1999 - - 2 15 27 44

2000-2999 - - - - 6 6

Mbi 3000 - - - 1 1 2

Gjithsejtë 116 26 18 60 109 329

Në përgjithësi në kuadër të vendbanimeve rurale të RV-së 35.3 % e të gjitha vendbanimeve karakterizohen me depopullim shumë të fortë, 7.9% me depopullim të konsiderueshëm, 5.5% me ngecje, 18.2% me rritje të konsiderueshme dhe 33.1% me rritje të fuqishme. Në situatë më të pavolitshme në këtë aspekt është Komuna e Leposaviqi ku 81.2% e vendbanimeve karakterizohen me depopullim, Komuna e Zubin Potokut me 80.3% dhe Komuna e Zveçanit me 64.7% të vendbanimeve të përfshira nga procesi i depopullimit.

294 Kategorizimi i vendbanimeve sipas trendeve demografike është realizuar nga autori duke u bazuar në modelin kroat të kategorizimit i cili është më detal dhe përbëhet nga 9 nivele të cilat në rastin tone janë reduktuar në 5 duke ruajtur strukturën. Sipas modelit kroat të gjitha vendbanimet ndahen në vendbanime me; depopullim shumë të forte mbi -12%, depopullim i lartë -11.9 deri -7.0%, depopullim i mesëm -6.9 deri -3.0%, depopullim i dobët -2.9 deri -1.0, stagnim -0.9 deri 0.9%, progres i dobët 1.0-2.9%, progres i mesëm 3.0-6.9%, progres i forte 7.0-11.9% dhe progres shumë i forte mbi 12% rritje të popullsisë në periudhën mes dy regjistrimeve.

Page 157: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

157

Harta 21 dhe 22

Page 158: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

158

Harta 23 dhe 24.

Page 159: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

159

Në bazë të tendencave të zhvillimit demografik të vendbanimeve rurale në RV në periudhën 1981-’91 mund të vlerësohet se edhe në të ardhmen mundë të pritet zvogëlimi i mëtejmë i numrit të popullsisë në shumicën e vendbanimeve të vogla, ndërsa vendbanimet e mëdha do ta rrisin numrin e popullsisë. Në fund duhet potencuar se rëndësia e analizës së shpërndarjes hapësinore dhe kategorizimi i vendbanimeve sipas madhësisë është i rëndësisë së veçante për planifikim dhe organizim të hapësirës.

5.5.2. Tipologjia e vendbanimeve rurale sipas fizionomisë: Faktorët gjeografik-natyrorë gjatë gjithë historisë së zhvillimit kanë ndikuar në përhapjen dhe vendosjen e popullsisë dhe vendbanimeve në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi. Bazuar në tipologjinë e vendbanimeve rurale sipas fizionomisë vendbanimet ndahen në tre tipa:

• fshatra të dendura- përqendruara( koncentruara); • fshatra të shpërndara; • fshatrat kalimtare si dhe nëngrupet e tyre.

Tipi i parë i vendbanimeve është karakteristikë për viset e ulëta, ndërsa tipi i dytë më së shpeshti është sinonim i viseve kodrinore-malore. Studiuesit konsiderojnë se vendbanimet e shpërndara janë vendbanime të vjetra, ndërsa ato të tipit të dendur janë më të reja dhe janë formuar më vonë295. 5.5.2.1. Tipi i dendur- është i pranishëm në zonat e ulëta fushore të RV dhe karakterizohet me dendësi të madhe të objekteve dhe ekonomive familjare. Janë vendbanime të cilat karakterizohen me pozitë të përshtatshme në raport me komunën e tyre, me kadastrat, rrugët që u mundësojnë lidhje më të mirë në mes tyre dhe qendrave tjera të rendit më të lartë. Si pasojë e përqendrimit gjithnjë e më të madh të popullsisë në vendbanimet që shtrihen përgjatë akseve kryesore të regjionit, në disa raste vërehet procesi i aglomerimit ose bashkimit të vendbanimeve rurale për shkak të zgjerimit dhe afërsisë së tyre. Kështu shumë vendbanime në aksin rrugorë Prishtinë- Vushtrri- Mitrovicë janë të përfshira nga ky proces, sidomos ato të aksit rrugorë Vushtrri- Mitrovicë, ku kemi bashkimin e vendbanimeve Deberllukë-Smrekonicë-Kqiq i Madh- Kqiq i Vogël- Shupkuvc në mes të cilave sot nuk ekziston hapësirë e pabanuar. Njëherë këto janë edhe vendbanimet më numër më të madh të: objekteve infrastrukturore siç janë: rrugët, shkollat, shtëpitë e shëndetit, objektet e shërbimeve të ndryshme etj. Këtij tipi të vendbanimeve në kuadër të regjionit i takojnë 47.9% (158) e të gjitha vendbanimeve. Pjesëmarrjen më të madhe e kanë në Komunën e Skenderajt ku përbëjnë 82% (40) dhe Komunën e Vushtrrisë 75.6% (50) të të gjitha vendbanimeve. Në këto dy komuna edhe përhapja e këtyre vendbanimeve është gati e njëtrajtshme në tërë territorin e komunave. Pjesëmarrja e lartë e vendbanimeve të dendura në tërë territorin e këtyre dy komunave është si pasojë e pjesëmarrjes së lartë të relievit të ulët, shtimit të lartë natyror të popullsisë rurale, ndërsa në Komunën e Skenderajt edhe mungesa e një qendre urbane e cila do të ndikonte në lëvizjet migruese të popullsisë drejt saj. Në katër komunat tjera pjesëmarrja e vendbanimeve të dendura është më e kufizuar dhe është e lidhur me fushat aluviale të lumenjve; Ibër, Sitnicë e Lushtë. Pjesëmarrja e këtij grupi të vendbanimeve në numrin e përgjithshëm të vendbanimeve të komunave është: Zveçan 52.9%(18), Mitrovicë 35.4%(17), Leposaviq 31.9%(22) dhe Zubin Potok 15.9% (10).

295 Kojic B.(1973). “Seoska arhitektura i rurizam”. Gradjevinska knjiga. Beograd fq 15.

Page 160: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

160

Këto vendbanime, në krahasim me grupet tjera të vendbanimeve, janë vendbanime shumë më të përshtatshme për përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së jetës, me infrastrukturë urbane dhe objekte të standardit që mundësojnë edhe transformimin më të shpejtë të këtyre vendbanimeve kah urbanizimi dhe mënyra urbane e jetës. Këtij tipi i takojnë edhe:

• tipi i vendbanimeve rurale me planë dhe

• tipi linear (i zgjatur) i vendbanimeve.

Tipi i vendbanimeve me plan- është tip i përfaqësuar me numër të vogël të cilat kryesisht shtrihen përgjatë luginave dhe rrugëve magjistrale ose lokale në zonat e ulëta. Tipi linear (i zgjatur) i vendbanimeve- janë vendbanime të dendura të cilat shtrihen kryesisht përgjatë luginave dhe rrugëve magjistrale ose lokale në zonat e ulëta. Karakteristikë e këtyre vendbanimeve është se kanë tendenca të zgjerimit dhe bashkëngjitjes duke krijuar korridore ndërtimore përgjatë rrugëve. Një proces i tillë është intensifikuar sidomos pas Luftës së vitit 1999 përgjatë rrugëve magjistrale Mitrovicë-Vushtrri-Prishtinë dhe luginave të lumenjve Ibër dhe Sitnicë. 5.5.2.2. Tipi i shpërndarë i vendbanimeve rurale, janë vendbanime të cilat shtrihen në zonat kodrinore-malore të regjionit: Shalë të Bajgorës, Kopaunik, Rogoznë, Moknë dhe Malin e Thatë dhe karakterizohen me shkapërderdhje të objekteve të banimit në tërë territorin e fshatit. Në aspekt demografik karakterizohen me tendenca negative dhe që moti janë përfshirë nga procesi i shpopullimit duke ndikuar që shumë prej tyre në një të ardhme të afërt do të mbesin vetëm si nocione gjeografike. Vendbanimet rurale të tipit të shpërndarë përbëjnë 36.6% (121) të numrit të përgjithshëm të vendbanimeve rurale në RV, ndërsa shpërndarja sipas komunave ishte si në vijim: në Zubin Potok përbëjnë 79.4%, në Leposaviq 44.9%, në Zveçan 44.1%, Mitrovicë 25% dhe Vushtrri 19.7%. Siç shihet nga të dhënat, përhapjen më të madhe e kanë në komunat më pjesëmarrje të lartë të territoreve kodrinore-malor dhe komunat me dominim të elementit sllavë në kuadër të strukturës nacionale të popullsisë. 5.5.2.3. Tipi gjysmë i dendur i vendbanimeve rurale është tip që gjithashtu i takon zonës kodrinore dhe paraqitet si tip kalimtarë në mes atij të dendur dhe të shpërndarë. Në kuadër të RV-së këtij tipi i takojnë 15.4%(51) e vendbanimeve. Tipi kalimtarë përbënë: 20% të vendbanimeve në Komunën e Skenderajt, 37.5% në Mitrovicë, 23.2% në Leposaviq, ndërsa në 3 komunat tjera kjo pjesëmarrje është shumë e ulët: 4.7% në Zubin Potok, 4.6% në Vushtrri dhe 2.9% në Zveçan. Ky tip i vendbanimeve zakonisht përbëhet prej grupe shtëpish- lagje ose mëhallë të cilat zakonisht përbëhen nga familje të një gjaku. Në RV nga numri i përgjithshëm i vendbanimeve rurale (330) gati gjysma 47.9%(158) i takojnë tipit të dendur ose të koncentruar të cilat janë vendbanime më të mëdha në aspekt demografik, 36,6(121) i takojnë tipit të shpërndarë të cilat janë vendbanime të vogla dhe të cilat karakterizohen me shpopullim dhe 15.5% i takojnë tipit gjysmë të dendur i cili paraqitet si tip kalimtarë mes tipit të dendur dhe atij të shpërndarë.

Page 161: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

161

5.5.3. Tipologjia gjenetike e vendbanimeve rurale

Sipas tipologjis gjenetikes vendbanimet rurale ndahen në tri grupe: • vendbanimet e formuara spontanisht; • vendbanimet e formuara nën ndikimin e ndonjë ndërhyrje dhe

• vendbanimet e formuara me intervenimin e drejtpërdrejt të autoriteteve.

Vendbanimet rurale në RV janë formuar kryesisht në mënyrë spontane, ose pa kurrfarë intervenimi rregullues nga jashtë, kryesisht duke shfrytëzuar terrenet më të përshtatshme dhe pastaj duke u zgjeruar në mënyrë të shpërndarë .Përjashtim bën vendosja e kolonëve serb në periudha të ndryshme në disa fshatra të RV. Edhe pse jo si vendbanime të veçanta me ndikimin e drejtpërdrejt të autoriteteve janë krijuar lagje të veçanta në kuadër të vendbanimeve rurale të RV-së, duke i vendosur kolonët në pozitat më të favorshme brenda vendbanimeve, si p.sh: afër rrugëve, sipërfaqeve bujqësorë dhe institucioneve tjera të infrastrukturës.

5.5.4. Tipologjia e vendbanimeve rurale sipas funksioneve, që në varësi nga lloj i funksionit mund të ndahen në dy grupe: 1. funksionet themelore;vendbanimet primare fshatare;vendbanimet në qendrën e fshatit; qendrat e bashkësive të vendbanimeve fshatare; 2. funksionet e veçanta; fshatra xehetar-industriale; fshatrat turistike ose balneare dhe vendbanime rurale pranë qyteteve. 1.a. Vendbanimet primare rurale, janë vendbanime të cilat si veprimtari kryesore kanë bujqësinë dhe nuk kanë funksione eksterne ndaj vendbanimeve përreth. Janë vendbanime të shpërndara në zonat kodrinore-malore të cilat karakterizohen: në aspekt demografik i takojnë kategorisë së vendbanimeve më të vogla rurale, në aspekt ekonomik janë vendbanime tipike bujqësore,ndërsa në aspekt infrastrukturor janë vendbanime të izoluara me lidhje të dobëta komunikimi dhe mungesë të objekteve tjera infrastrukturore. Për pasojë edhe transformimet drejt mënyrës së jetës urbane janë të vogla. Shumica e tyre karakterizohen me depopullim i cili në shumicën e rasteve është aq i shprehur sa shumë prej tyre janë në fazën e shuarjes graduale. Në favor të këtij konstatimi shkon edhe e dhëna se gjysma kanë pasur zvogëlim të popullsisë në atë shkallë që karakterizohet si fazë e shuarjes së tyre. 1.b. Vendbanimet me qendrën e fshatit, janë vendbanime rurale të cilat karakterizohen me një shkallë të konsiderueshme të transformimit dhe të deagrarizimit. Nga infrastruktura në këto vendbanime janë të zhvilluara funksione siç janë: shkolla të plota fillore, ambulanca, zyra vendi, shitore për furnizim të popullsisë etj. Në aspekt demografik shumica i takojnë kategorisë së madhësisë mesatare (1000-2000 banorë)296. Prezenca e objekteve të ndryshme infrastrukturore ka ndikuar edhe në transformimin e mënyrës së jetës kështu që këto vendbanime paraqesin tip kalimtar nga ai tradicional- bujqësor në të përzier, sepse në to jetojnë një numër i konsiderueshëm i popullsisë jobujqësore. Në aspekt demografik paraqesin vendbanime të qëndrueshme dhe tendencë pozitive të zhvillimit. Kështu vetëm 7.2% e këtyre vendbanimeve karakterizoheshin me humbje të popullsisë ( kryesisht vendbanime në komunat me dominim të popullsisë serbe), ndërsa 85% të

296 Ramadani I. (2004) ”Zhvilimi Rural- organizimi dhe rregullimi hapsinor i vendbanimeve rurale në regjionin e Kosovës”. Dukagjini. Pejë fq 265,

Page 162: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

162

tyre karakterizohen me trend pozitiv të rritjes së popullsisë nga të cilat gjysma kishin rritje të fuqishme demografike. 1.c. Qendrat e bashkësive të vendbanimeve rurale, paraqesin kategorinë më të lartë të organizimit territorial të fshatit. Janë vendbanime të cilat karakterizohen me zhvillim pozitiv: në infrastrukturë ( të pajisura me shumë objekte të infrastrukturës urbane) të cilat kanë ndikuar në transformim drejt jetës urbane. Në aspekt ekonomik janë vendbanime me popullsi jo bujqësore ndërsa në aspekt demografik janë vendbanimet më të mëdha të cilat pozitiv. Këtij grupi në RV i takojnë 21 vendbanime ( 5-Mitrovicë, 4-Vushtrri, 4- Skënderaj, 4- Leposaviq, 2- Zubin Potok dhe 2- Zveçan) të cilat bazuar në kriteret e decentralizimit i cili aplikohet pas Luftës së vitit 1999 mund të ngritën edhe në nivel të komunave. 5.5.4.2. Sipas funksioneve të veçanta vendbanimet rurale të RV mundë të ndahen në: 2.a. vendbanimet industriale, të cilit tip i takojnë përveç qendrave urbane edhe disa vendbanime rurale të cilat kryesisht janë vendburime të xeheve plumb dhe zink. Të tilla janë: Stan-Tergu, Trepça(Tuneli i Parë), Mazhiqi, Rzhana, Sendo, Rudari i Vogël, Zveçani i Vogël, Koporiqe, Bellobërda etj. 2.b. Vendbanimet turistike, në këtë kategori të vendbanimeve shumë vendbanime të Shalës së Bajgores-Mitrovicë, Kopaunikut- Leposaviq dhe Rogoznës- Zubin Potok të cilat paraqesin potencial të vërtet për zhvillimin e turizmit malor, dimëror, rural etj. Në këtë kategori vendbanimesh mund të hyjnë edhe vendbanimet me burime termale. Në kuadër të RV-së vendburimi më i njohur në të cilin është i zhvilluar ky lloj turizmi është Bajska ku janë ndërtuar edhe objekte përcjellëse hoteliere, ndërsa potencial ofron edhe burimi termo-mineral në fshatin Bajë të Skënderajt edhe pse për momentin nuk shfrytëzohet për qëllime turistike. Në RV potencial turistik ofrojnë edhe shumë lokalitete dhe objekte të trashëgimisë kulturore, ndërsa një ekzemplarë të veçantë për vizita turistike paraqet Muzeu i Kristaleve pranë Kombinatit Trepça në Stan Terg ku janë të ekspozuara kristale të Trepçës. 2.c. Vendbanimet rurale pranë qyteteve, janë vendbanime rurale të cilat kanë shënuar transformime të mëdha në të gjitha aspektet. Afërsia më qendrat urbane ( sidomos qendrat e mëdha) ka ndikuar që shumica e këtyre vendbanimeve, sot, janë shndërruar në lagje të qyteteve. Në kuadër të RV-së, kësaj kategorie i takojnë 16.9% -56 vendbanime ( 13-Mitrovicë, 15 Vushtrri, 9 Skënderaj, 7 Leposaviq, 8 Zveçan dhe 4 Zubin Potok) duke përfshirë zonën e gjerë të zonave urbane. Në aspekt demografik janë vendbanime të mëdha, në rritjen e të cilave përveç lëvizjeve natyrore kanë ndikuar edhe lëvizjet migruese të popullsisë nga vendbanimet rurale të zonave kodrinore-malore. Lëvizjet migruese në vazhdimësi ishin stihike të cilat janë përcjellë me probleme të shumta duke rënduar infrastrukturën shkollore, shëndetësore, furnizimin me ujë etj, në këto vendbanime. Në të ardhmen është e domosdoshme që migrimet të përcjellën më infrastrukturë adekuat, përndryshe këto vendbanime mund të shndërrohen në barriera të cilat do të paraqesin pengesë për zgjerimin hapësinor të qyteteve.

Page 163: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

163

5.6. Transformimi dhe rregullimi infrastrukturor i vendbanimeve rurale.

Urbanizimi kurrsesi nuk mund të kufizohet vetëm në rritjen e numrit të popullsisë së qyteteve por ai është një proces kompleks i cili përveç rritjes demografike të qyteteve para së gjithash nga komponenti imigruese, nënkupton edhe transformimin e përbërjes socio-ekonomike të popullsisë dhe të mënyrës së jetës në përgjithësi297. Një ndër faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin rural në përgjithësi e ne këtë kuadër edhe në RV mund të konsiderohet infrastruktura. Mungesa e infrastrukturës në zonat rurale ka qenë burim kryesor i migrimeve fshat-qytet, ndërsa zvogëlimi i këtyre dallimeve në radhë të parë në infrastrukturë do të ndikonte në zvogëlimin dhe motivin për migrim meqenëse infrastruktura shërben si tregues i nivelit të zhvillimit të vendbanimit. Në kuadër të infrastrukturës objektet e standardit jetësor (infrastruktura sociale-kulturore), siç janë: shkollat, shtëpitë e shëndetit, ato të kulturës, por paraprakisht këtyre infrastruktura materiale: elektrifikimi, rrjeti i rrugëve si dhe furnizimi i popullsisë me ujë janë treguesit më të rëndësishme të cilët ndikojnë në transformimin dhe integrimin e vendbanimeve rurale në sistemin e përgjithshëm socio- ekonomik, demografik të regjionit por edhe me gjerë. 5.6.1. Elektrifikimi i fshatit në RV– si një nga proceset më të rëndësishme që ka ndikuar në përmirësimin e kushteve jetësore, depërtimin e risive në fshat dhe të transformimit të jetës në vendbanimet rurale është shumë i vonë ( sidomos në vendbanimet kodrinore- malore), krahasuar me viset tjera të ish-Jugosllavisë. Elektrifikimi i plotë i vendbanimeve rurale në RV përfundoi vetëm në vitin 1985, me përjashtim të disa lagjeve në viset kodrinore- malore të cilat mbeten të paelektrifikuara deri në vitin 1987. Në vitin 1974 të paelektrifikuara në RV ishin gjithsejtë 102 ose afër 1/3 e vendbanimeve rurale (Mitrovicë, Zubin Potok dhe Zveçan 71, Leposaviq 25 dhe Vushtrri 6 vendbanime), kryesisht vendbanime të vogla, të shpërndara, të viseve kodrinore-malore të RV-së. Një dekadë më vonë (1983) të paelektrifikuara ishin 53 vendbanime rurale të RV (Mitrovicë, Zubin Potok dhe Zveçan 51 dhe 2 Vushtrri), ndërsa elektrifikimi i plotë i regjionit përfundoi në vitin 1985, respektivisht 1987. Me investimet e realizuara pas përfundimit të Luftës së vitit 1999 ( nga donatorët e ndryshëm, por edhe nga Korporata Elektroenergjetike e Kosovës) rrjeti elektrik i vendbanimeve rurale është përmirësuar dukshëm me zëvendësimin e shtyllave, telave etj., mirëpo rritja e kapaciteteve të harxhuara të ekonomive familjare dhe objekteve industriale ka vështirësuar ( sidomos pas vitit 1999) furnizimin me energji elektrike, jo vetëm në vendbanimet rurale por edhe ato urbane. 5.6.2. Rrjeti i komunikacionit-.është faktor i rëndësishëm i transformimit të jetës në vendbanimet rurale. Deri në përfundimin e Luftës së vitit 1999, vendbanimet rurale në përgjithësi e ato kodrinore- malore në veçanti karakterizoheshin me mungesë të madhe të infrastrukturës rrugore duke e shndërruar kështu në njërin nga faktorët vendimtar në vendimin e popullsisë për braktisjen e fshatit. Kjo mungesë ndikoi edhe në pengimin e qasjes në shërbimet tjera themelore, siç janë arsimi, kultura dhe shëndetësia298.

297 Islami H. (1985). “Fshati I Kosovës- kontribut për studimin sociologjiko-demografik të evulucionit rural”.Rilindja. Prishtin fq 199.: si dhe ”Studime demografike-100 vjet të zhvillimit demografik të Kosovës”. ASHAK. Prishtin 2005. fq 366. 298 “Zhvillimi rural i Kosovës” (2004). Promovimi i zhvillimit ekonomik nëpërmjët shoqërisë civile. RIINVEST. Prishtinë fq 54.

Page 164: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

164

Deri në vitet ’90 të shekullit të kaluar rrjetin kryesor të rrugëve në RV e përbënin rrugët magjistrale Prishtinë- Vushtrri- Mitrovicë- Leposaviq, rruga Mitrovicë- Skënderaj nga ku degëzohej në drejtim të Pejës, Klinës dhe Drenasit, rruga Mitrovicë- Zubin Potok e njohur si magjistralja e Adriatikut, rruga Mitrovicë- StanTërg- Bajgorë. Kështu që qasja e vendbanimeve rurale në rrugë të asfaltuara ishte shumë e kufizuar. Pas përfundimit të Luftës së vitit 1999, infrastruktura rrugore në viset rurale është përmirësuar mjaft shumë, kështu që sot shumë rrugë që lidhin fshatin me rrugën kryesore janë asfaltuar, mirëpo këtyre rrugëve u mungojnë elementet e tjera siç janë: trotuaret, kanalet ujëmbledhëse, gjelbërimi përreth rrugës që ndanë shtëpitë nga rruga, shtresa e hollë e asfaltit e cila po dëmtohet shumë shpejt299 etj. Mungesa e rrugëve dhe vështirësitë që vijnë nga kjo duket të ketë pasur ndikim në lëvizjen e popullsisë brenda territorit të komunave të RV-së por edhe jashtë saj, si dhe nga fshatrat periferike drejt qyteteve, qendrave komunal dhe vendbanimet afër tyre dhe rrugëve magjistrale e rajonale, e shprehur kjo nëpërmes lëvizjeve horizontale të popullsisë në RV( shih lëvizjeve horizontale të popullsisë në RV- kapitulli II). 5.6.3. Furnizimi me ujë- fakt historik se vendbanimet e para njerëzore edhe në RV janë të formuara pikërisht pranë rrjedhave ujore tregojnë se uji është faktor nga i cili varet ekzistenca e vendbanimeve. Në vendbanimet rurale sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm është në gjendje jo të kënaqshme. Në kuadër të RV-së vendbanimet të cilat shtriheshin përgjatë rrugëve magjistrale, e sidomos ato të cilat shtriheshin në periferi të vendbanimeve urbane, kishin qasje në sistemin e ujësjellësve publik që nënkupton një qasje shumë të kufizuar të popullsisë në burime të sigurta të ujit për pije. Megjithatë edhe sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm gjendja ka shënuar trend pozitiv në periudhën e pas Luftës së vitit 1999. Kështu sipas Raportit të Zhvillimit Njerëzorë- Kosovë 2004, qasja e popullsisë në furnizim të rregullt me ujë të pijshëm ishte : 89.8% e popullsisë së Mitrovicës dhe Leposaviqit, 89.5% e popullsisë së Zubin Potokut, 88.5% e popullsisë së Zveçanit, 85.6% e popullsisë së Vushtrrisë, ndërsa në gjendje më të pafavorshme mbetet popullsia e Skënderaj me vetëm 46.9% të popullsisë me qasje në ujë të pijshëm300. Duhet theksuar se në periudhën pas Luftës së vitit 1999 në shumë vendbanime rurale të RV-së janë ndërtuar me vetë-kontribut dhe donacione të ndryshme sisteme të vogla të ujësjellësve lokal cilësia e të cilave nuk kontrollohet. Kur kësaj i shtojmë edhe popullsinë e cila furnizohet me ujë të pijshëm nga puset me kualitet të ujit të dyshimtë dhe të dobët, atëherë gjendja nuk është e kënaqshme, duke lënë hapësirë për përmirësim të gjendjes në këtë drejtim. Problem të veçantë në RV paraqet shkalla e lartë e ndotjes së ujërave që ka pasoja për popullsinë me paraqitjen e epidemive të ndryshme301.

299 Ramadani I. (2004) ”Zhvillimi Rural- organizimi dhe rregullimi hapësinor i vendbanimeve rurale në regjionin e Kosovës”. Dukagjini. Pejë fq 265, 300 “Raport i Zhvillimit Njerzor- Kosovë 2004” ( 2004). UNDP zyra në Prishtinë. Prishtinë fq 117. 301 “Plani hapësinor i Regjionit të Kosovës” (1979). Enti për Urbanizim dhe Projektim- Prishtinë fq 138.

Page 165: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

165

5.6.4. Rrjeti i objekteve arsimore, kulturore dhe shëndetësore në vendbanimet rurale të RV Shpërndarja e objekteve arsimore, kulturore e shëndetësore në vendbanimet rurale është indikator i rëndësishëm i cili ndikon në integrimin dhe transformimin e tyre. Mirëpo struktura e pavolitshme demografike- prezenca e madhe e vendbanimeve të vogla, paraqet pengesë dhe vështirësi në ndërtimin e infrastrukturës së këtij lloji në vendbanimet rurale, duke ndikuar negativisht edhe në transformimin e këtyre vendbanimeve. 5.6.4.1. Rrjeti i objekteve arsimore- në kuadër të objekteve shoqërore në vendbanimet rurale, shkolla është objekti më i pranishëm. Edhe pse janë objektet më të përhapura, si pasojë e emigrimeve shumë shkolla në viset e ulëta, sidomos në fshatrat pran qendrave urbane janë të stërngarkuara me nxënës, kurse në shumë shkolla në fshatrat kodrinore-malore numri i nxënësve është minimal. Në kuadër të RV-së nga 128 shkolla fillore 41.4%(53) janë shkolla të plota fillore, ndërsa jo të plota (paralele të ndara) janë 58.6%(75). Mesatarisht në çdo 100 km2 vijnë 2.6 shkolla të plota fillore, ndërsa largësia mesatare në mes tyre i kalon 6 km. 5.6.4.2. Rrjeti i objekteve shëndetësore- në periudhën pas Luftës së vitit 1999 në vendbanimet rurale të RV-së, me investime vendore dhe donacione të huaja janë ndërtuar një numër i konsiderueshëm i objekteve shëndetësore, me çka popullsisë rurale gjithnjë e më tepër po i ofrohet mbrojtja shëndetësore. Në RV shërbimet shëndetësore në vendbanimet rurale ofrohen në 40 objekte shëndetësore. Mesatarisht për një stacion shëndetësor vijnë 8.3 vendbanime dhe 4200 banorë, ose në 100 km2 janë 2 stacione shëndetësore me largësi mesatare në mes tyre mbi 6.5 km. Fakti se në shumë prej këtyre institucioneve ofrohen vetëm shërbime themelore mjekësore, por edhe të dhënat e lartcekura tregojnë se gjendja e rrjetit të objekteve shëndetësore është e mangët dhe jo e kënaqshme. 5.6.4.3. Rrjeti i objekteve postare dhe kulturore- në vendbanimet rurale është e kufizuar dhe as për së afërmi nuk i plotëson kërkesat e popullsisë rurale të regjionit. Objekte postare ka vetëm në 3.9% (13), ndërsa objekte kulturore në 7.3%(24) të vendbanimeve rurale të regjionit. Në një objekt postar vijnë 25.4 vendbanime dhe 12924 banorë, ndërsa në një objekt kulturor vijnë mesatarisht 13.8 vendbanime dhe 7000 banorë. Në përgjithësi mund të konstatohet se fshatit në RV edhe përkundër arritjeve të konsiderueshme i mungojnë infrastruktura, objektet arsimore, shëndetësore, kulturore etj302.Zhvillimi i qëndrueshëm rural as që mund të paramendohet pa një zhvillim të përgjithshëm të infrastrukturës rurale. Në këtë drejtim është e domosdoshme rritja e investimeve në infrastrukturën rurale dhe zhvillimin e përgjithshëm rural e sidomos të veprimtarive që lidhen me këto zona, siç janë bujqësia, turizmi, bletaria etj., me qëllim të kthimit të “jetës” në këto vise të cilat përfshijnë më tepër se gjysmën e territorit të RV. Premisa e zhvillimit të ardhshëm rural në RV duhet bazuar në parimet e zhvillimit policentrit të tërë hapësirës së regjionit, më qëllim të ndërprerjes së eksodit të pakontrolluar të popullsisë dhe zbrazjes së fshatit, duke minimizuar e pse jo edhe të ndërprerjes së plotë ose edhe përkrahjen dhe nxitjen e emigrimeve qytet- fshat.

302 Islami H. (1985). ” Fshati i Kosovës-kontribut për studimin sociologjiko- demografik të evolucionit rural”. Rilindja. Prishtinë, fq 76-77.

Page 166: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

166

5.7. Tranzicioni dhe e ardhmja e vendbanimeve rurale

Transformimet e mëdha demografike, sociale, ekonomike, infrastrukturore etj., të cilat përfshinë fshatin pas viteve të ’60 të shekullit të kaluar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi ndikuan në paraqitjen e numri të madh të problemeve rurale. Zhvillimi i pakontrolluar i urbanizimit pas viteve të ’70 e posaçërisht pas Luftës së vitit 1999, solli deri te “braktisja-zbrazja’ dhe prishja e baraspeshës gjeo-ekonomike në hapësirat rurale. Gjithashtu, duhet theksuar se rëndësi të veçantë në lëvizjen e popullsisë rurale në RV kishin edhe faktorët politikë dhe ambientalë të cilët në periudha të caktuara ndikuan në zvogëlimin ose orientimin e migrimeve rurale në drejtim të qendrave jashtë RV-së. Zhvillim i pakontrolluar i urbanizimit ka shkaktuar problemin më të madh demogjeografik të zonave rurale sidomos atyre kodrinore-malore e që është: depopullimi, prandaj është e domosdoshme ndërmarrja e masave për ri-vitalizimin e vendbanimeve rurale por edhe zonave të tëra të përfshira nga ky fenomen. Përmasat e depopullimit të fshatit përmes deagrarizimit, emigrimit stihi nga fshati (sidomos pas vitit 1999), si dhe popullsisë aktive në botën e jashtme pas viteve të ’90 kanë sjell në momentin që ka vështirësuar në masë të madhe mundësinë e ri-vitalizmit demografik dhe ekonomik duke i shndërruar këto vendbanime ( sidomos të zonave kodrinore- malore) në zona të cilat nuk mund ta ripërtërijnë vetveten dhe jetën ekonomike të tyre303. Kështu është e domosdoshme ndërmarrja e masave në drejtim të përmirësimit të gjendjes, ku praktikat ndërkombëtare në këtë drejtim janë shumë të rëndësishme, meqenëse këto vise ofrojnë kushte të përshtatshme për zhvillimin e shumë veprimtarive ekonomike si: bujqësisë (blegtorisë), turizmit, bletarisë etj, ndërsa në RV këto zona karakterizohen edhe me pasuri të mëdha natyrore që mund të jenë burim i fuqishëm i zhvillimit dhe rikthimit të jetës në këto zona.

303 Për problemet dhe shkaqet e depopullimit në pergjithësi dhe në Shqipëri më gjërsisht shih: Laci S. (1998).”Gjeografia Rurale’. Fondacioni Soros. Tiranë fq 144-211, ndersa për problimin e zhvillimit të fashatit në Kosovë Islami H. (1985). “Fshati I Kosovës- kontribut për studimin sociologjiko-demografik të evulucionit rural”.Rilindja. Prishtin fq 1-270 dhe Behrami S. (2011). ”Depopullimi në zonat kodrinore-malore të regjionit verior të Kosovës- penges për zhvillimin e qendrueshem”. Kriza në zonat malore- penges për zhvillim të qendrueshem. Konferenc Nderkombtare. Tiranë,

Page 167: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

167

Kapitulli VI Karakteristikat gjeografike të vendbanimeve urbane

Page 168: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

168

6.1. Dinamika e numrit të popullsisë qytetare.

Rritja e popullsisë urbane, sikurse edhe e popullsisë së përgjithshme në RV, ka qenë në varshmëri të ngushtë me rrethanat historike dhe shoqëroro- ekonomike nëpër të cilat ka kaluar RV edhe Kosova në përgjithësi. Në varshmëri nga këto rrethana, popullsia në periudha të ndryshme ka pasur ritme të ndryshme të rritjes por edhe zvogëlim . Zhvillimi i pamjaftueshëm dhe i vonshëm ekonomik, veçanërisht mungesa e industrializimit dhe transformimi i ngadalshëm hapësinor-funksional i Kosovës, por edhe i shumicës së komunave të RV-së (nënvizoj S.B), kushtëzoi nivelin dhe rrjedhën specifike të urbanizimit si dhe zhvillimin e dobët të rrjetit të qendrave urbane dhe funksionalitetin e tyre304.

6.1.1. Vendbanimet urbane në regjistrimet e popullsisë Numri i vendbanimeve urbane dhe i popullsisë urbane në Kosovë në regjistrimet e popullsisë është i lidhur ngushtë me kriterin e përdorur për përcaktimin e vendbanimeve urbane. Në regjistrimin e popullsisë të vitit 1948, në përkufizimin e vendbanimeve urbane, është përdorur kriteri administrativ sipas të cilit vetëm 1 vendbanim ishte urban. Modeli i kombinuar për përkufizimin e vendbanimeve është përdorur në regjistrimet e viteve 1953, 1961 dhe 1971. Në bazë të këtij modeli të gjitha vendbanimet ishin kategorizuara në tri grupe: vendbanimet rurale- fshatare, të përziera dhe urbane- qytete, duke pasur për bazë: madhësinë e vendbanimit dhe % e popullsisë jobujqësore. ( shih tabela 9) Me përdorimin e modelit të kombinuar numri i vendbanimeve urbane rritet nga 1 (1948) në 2(1953) dhe 3 (1971) . Pra në periudhën 1948-‘71 numri i vendbanimeve urbane rritet për 2 vendbanime te reja. Në regjistrimin e popullsisë të vitit 1981 dhe 1991 për përkufizimin e vendbanimeve përsëri kalohet në kriterin administrativo-juridik (me të cilin vendbanimi urban caktohet me vendim të organeve komunale) duke lëshuar kriterin e kombinuar. Në bazë të kriterit të ri të gjitha vendbanimet ndahen në urbane dhe të tjera. Me ndryshimin e kriterit ndryshon edhe numri i vendbanimeve urbane nga 3 (1971) në 5 (1991) ose për 2 vendbanime urbane krahasuar me regjistrimin paraprak. Në vitin 2004 ( vlerësim i A. Pushkës) duke u bazuar në kriterin administrativo- juridik numri i vendbanimeve urbane rritet në 6, çka do të thotë se të gjitha qendrat komunale janë llogaritur edhe si qendra urbane, ndërsa Leshaku i cili deri në vitin 1991ishte qendër urbane sipas vlerësimit në vitin 2004 e kishte humbur këtë statut. Në udhëzuesin (rekomandimet) për regjistrimin e popullsisë për vitin 2011 të përgatitur nga Komision Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën, përveç rekomandimeve për kategorizimin e vendbanimeve sipas madhësisë, shteteve u rekomandohet që zona urbane të definohen vendbanimet me mbi 2000 banorë Gjithashtu shteteve u lejohen mundësitë për kombinimin edh të elementeve tjera për përkufizimin e zonave urbane. ( Për më tepër në Udhëzues fq 39, versioni anglisht dhe kroatisht).

304 Islami H.(2005). “Studime demografike- 100 vjet të zhvillimit demografik në Kosovë”. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Prishtinë fq 386.

Page 169: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

169

6.1.2. Dinamika e numrit të popullsisë qytetare

Ne vitin 2004 vendbanimet urbane në RV zënin rreth 10% të sipërfaqes, kurse në to jetonte afër gjysma (43.9%) e popullsisë, që tregon për një polarizim të theksuar të këtij fenomeni. Sipas rezultateve të regjistrimeve të popullsisë dhe vlerësimeve (në mungesë të regjistrimeve) deri në vitin 1991 të tri grupet e popullsisë ( përgjithshme, urbane dhe rurale ) karakterizohen me rritje të vazhdueshme, kurse në vlerësimin e vitit 2004 (A. Pushka) del se popullsia rurale për herë të parë ka treguar rënie krahasuar me vitet e mëhershme. Tabela 68. Lëvizja dhe rritja vjetore e popullsisë së përgjithshme, urbane dhe rurale në RV

1948-2004305 RV Gjithsejtë Urbane Rurale Shkalla e

urbanizimit Popullsia gjithsejtë

Rritja vjetore

Popullsia gjithsejtë

Rritja vjetore

Popullsia gjithsejtë

Rritja vjetore

1948 117511 - 13901 - 103610 - 11.8

1961 159648 2.7 37099 12.8 122549 1.4 23.2

1971 196466 2.3 57122 5.4 139344 1.3 29.1

1981 234667 1.9 79911 3.9 154756 1.1 34.1

1991 275904 1.8 103192 2.9 172712 1.2 37.4

2004 299342 0.7 131325 2.1 168017 -0.2 43.9

Rritja % 1948/2004

181831 154.7 %

2.8 ose 2.5 here

117424 844.7 %

15.1 ose 9.4 here

64407 62.2 %

1.1 ose 1.6 here

Grafiku 42. Dinamika e rritjes së popu.së Grafiku43. Dinamika e rritjes se popu.

përgjth., urbane dhe rurale në RV 1948-2004 urban dhe rurale ne RV 1948-2004

Dinamika e rritjes se tri grupeve të popullsisë në periudhën e caktuar ishte e ndryshme, e cila varej nga niveli dhe trendët e zhvillimit ekonomik si dhe situata e përgjithshme politike e mjedisore. Siç shihet nga tabela trendët më të shpejta të rritjes së popullsisë që të tri grupet i kishin në periudhën 1961-71. Pas vitit 1981 popullsia urbane tregon rritje më të ngadalshme krahasuar 305 Për vitet 1948- 1991- Popis 1991. Stanovnistvo, podaci po naseljima i opstina. SZS. Knjiga 9. Beograd 1995. fq 188-229. Vlersimi i vitit 2004- Pushka. A(2008). “Analiza e statistikave vitale të Kosovës për periudhen më të re”. ESK. Prishtinë fq 52 dhe 57 2011- Të dhënat preliminare të Regjistrimit 2011.

Page 170: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

170

me periudhat e më parme, si pasojë e përkeqësimit të situatës ekonomike, politike dhe mjedisore në vend, e cila u manifestua edhe me zvogëlimin e emigrimeve nga fshati në qytet, që vazhdoi deri në periudhën e shpërthimit të konfliktit të armatosur në Kosovë në vitin 1999. Rritja e popullsisë urbane në periudhën 1991-2004 ka të bëjë kryesisht me emigrimet masive nga fshati në të gjitha qytetet e Kosovës, ndërsa në RV drejt Mitrovicës dhe Vushtrrisë në periudhën pas vitit 1999. Në përgjithësi në periudhën 56 vjeçare popullsia e përgjithshme ka treguar rritje për 154.7% (2.5 herë), popullsia urbane për 844.7% (9.4 herë) dhe popullsisë rurale për 62.2% (1.6 herë). Dallime të konsiderueshme në dinamikën e rritjes së popullsisë urbane konstatohen kur kjo dukuri vështrohet në nivel të njësive përbërëse të RV-së. Kështu popullsia urbane e Mitrovicës në periudhën 1948-2004 tregoi rritje për 5.1 herë, Vushtrrisë 6.4 herë, Skënderajt 26.3 herë, Leposaviqit 9.1 herë, Zubin Potokut për 17.8 herë, ndërsa popullsia urbane e Zveçanit për 6.2 herë. Dinamikë më të ngadalshme të rritjes së popullsisë gjatë kësaj periudhe kishin 2 vendbanimet më të mëdha urbane- Mitrovica dhe Vushtrria, si dhe Zveçani i cili për dallim prej tri vendbanimeve tjera të vogla urbane karakterizohet gjithashtu me rritje më të ngadalshme të popullsisë, si pasoj e ndotjes së mjedisit, dukuri e njëjtë kjo edhe në Mitrovicë. Në rritjen më të shpejtë të popullsisë urbane, në krahasim me popullsinë e përgjithshme dhe atë rurale, pa dyshim që kane ndikuar edhe emigrimet nga zonat rurale. Kështu në periudhën 1961-1971 më tepër se gjysma e rritjes së popullsisë urbane (57.2%) realizohej nga migrimet, ndërsa në periudhën 1971-’81 pjesëmarrja ulet në me pak se gjysmën e popullsisë (47.1%). Në dhjetëvjeçarin në vazhdim 1981-’91 pjesëmarrja e migrimeve në rritjen e përgjithshme të popullsisë urbane zvogëlohet në 34.2 % , pas që në këtë 10 vjeçar fillon ngecja e zhvillimit ekonomik të regjionit dhe përkeqësimi i situatës politike, e cila në fund të viteve te ’90 përshkallëzoi në luftë të hapur. Grafiku 44-49. Dinamika e rritjes së popullsisë urbane dhe rurale në komunat e RV 1948-

2004

Mitrovicë Vushtrri

Page 171: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

171

Skënderaj Leposaviq

Zubin Potok Zveçan

Në vitin 1991 në RV numri më i madh i vendbanimeve urbane i takonin vendbanimeve të vogla urbane deri 20000 banorë- 4, në të cilat jetonin 13.8% e popullsisë urbane e RV. Vendbanimet e mesme urbane 20000-100000 banorë ishin të përfaqësuara me dy vendbanime në të cilat jetonin 86.2% e popullsisë urbane e RV. Edhe sipas vlerësimit të vitit 2004 vendbanimet urbane të RV-së u takojnë kategorive të njëjta, mirëpo popullsia e vendbanimeve të vogla urbane kishte rritur pjesëmarrjen në 18.4%, ndërsa pjesëmarrja e vendbanimeve të mesme kishin zvogëluar pjesëmarrjen në 81.6%, që tregon për zhvillim pozitiv pasi që popullsia gjatë kësaj periudhe nuk kishte lëvizur vetëm drejt qendrave më të mëdha të regjionit- urbanizmi primar, por ishin orientuar edhe drejt vendbanimeve të vogla- urbanizmi sekondar që paraqet zhvillim pozitiv. Në krahasim më vitin 1991, në vitin 2004 vendbanimet e vogla urbane kanë treguar rritje të popullsisë për 61.7%, ndërsa ato të mesme për vetëm 14.9%, që gjithashtu vërteton konstatimin e lartcekur për zhvillim pozitiv të fenomenit- drejt zhvillimit dhe përforcimit të urbanizmit sekondar.

Page 172: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

172

6.1.3. Niveli (shkalla) i urbanizimit të popullsisë

Si pasojë e dinamikës se ndryshme të rritjes se tri grupeve të popullsisë, ndryshoj edhe niveli i pjesëmarrjes së popullsisë urbane dhe rurale në kuadër të popullsisë së përgjithshme. Në vitin 1948 popullsia urbane përbente vetëm 11.8%, ndërsa në vitin 1981, 34.1% për te arritur në 43.9% në vitin 2004. Pra, në vitin 1948 në qytete jetonte çdo i 9 banorë, në vitin 1981 çdo i 3 , ndërsa në vitin 2004 gati çdo i 2 banorë i RV-së.

Tabela 69. Niveli i urbanizimit të popullsisë në komunat e RV 1948-2004 1948 1961 1971 1981 1991 2004

Mitrovicë 42.4 52.7 59.1 60.4 61.3 72.8

Vushtrri 19.3 20.2 24.3 30.8 38 45.1

Skenderaj 1.7 3.3 4.5 6.2 8.9 13.5

Leposaviq 5 7.6 13.9 24.1 30.3 35.7

Z.Potok 1.7 2.3 4.2 9.8 24 24.9

Zveçan 11.4 25.7 26.1 28.7 32.6 43.8

RV 11.8 23.2 29.1 34.1 37.4 43.9

Edhe përkundër këtij trendi pozitiv RV karakterizohet me shkallë të ulët të urbanizimit në krahasim me vendet tjera evropiane. Për të treguar shkallën e urbanizimit të popullsisë së RV-së, do të përdoren dy kategorizime të cilat përdoren për kategorizimin e popullsisë urbane dhe rurale duke filluar nga ai më liberal drejt atij me përdorim gjithnjë e më të gjerë. Grafikui 50. Niveli i urbanizimit të pop. Grafiku 51. Niveli i urbanizimit të pop në

në RV dhe Kosovë 1948-2004 komunat e RV 1948-2004.

1. Me literaturën demografike kategorizimi më i shpeshtë i nivelit të urbanizimit të popullsisë se ndonjë vendi ose regjioni është: ai i demografit slloven Dolfe Vogelnik306. Në bazë të këtij kategorizimi RV-ja si tërëi deri në fillim të viteve ’50 karakterizohej me nivel shumë të ultë të urbanizimit. Nga fillimi i viteve ’60 deri në fund të viteve ’90 ishte periudha kur RV karakterizohej me nivel të ulët të urbanizimit. Llogaritet se vetëm pas Luftës se vitit

306 Vogelnik D. (1961). “Urbanizacija- kao odraz privrednog razvoja FNRJ”. Ekonomska Biblioteka 13. Bg. fq 36.

Page 173: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

173

1999, RV kalon në kategorinë e vendeve mesatarisht të urbanizuara kategori në të cilën ndodhet edhe sot ( edhe atë në fazën fillestare të kësaj kategorie). Në varësi nga niveli i zhvillimit ekonomik në mes të komunave të RV-së ekzistonin dallime të theksuara në shkallën e urbanizimin. Mitrovica që në përfundim të Luftës së Dytë Botërore karakterizohej si komunë mesatarisht e urbanizuar, ndërsa në Skënderaj ky fenomen nuk ekzistonte fare. Në vitin 1961, Mitrovica karakterizohej si komunë mesatarisht e urbanizuar, Vushtrria dhe Zveçani karakterizoheshin me nivel të ulët të urbanizimit, kurse Skënderaj, Leposaviqi dhe Zubin Potoku me nivel shumë të ulët të urbanizimit. Kështu 16.4% e territorit dhe 31.8% e popullsisë së RV karakterizoheshin me urbanizëm mesatar, 22.8% e territorit dhe 30.6% e popullsisë me urbanizim të ulët, kurse 60.7% e territorit dhe 37.6% e popullsisë karakterizoheshin me nivel shumë të ulët të urbanizimit. Tabela 70. Pjesmarrja e komunave dhe popullsis sipas nivelit të urbanizimit në RV 1961-2004

Shkalla e urbanizimit te popullsisë

1961 1991 2004

% komun

% siper.

% popull.

% komun

% siper.

% popull.

% komun

% siper.

% popull.

Niv. shumë i ulët 0-20%

50 60.7 37.6 16.7 18.3 20.1 16.7 18.2 23.2

Niv. i ulët 21-40%

33.3 22.8 30.6 66.6 65.3 48.9 33.3 42.5 9.2

Niv. i mesëm 41-60%

16.7 16.4 31.8 - - - 33.3 22.8 28.1

Niv. i lartë 61-80%

- - - 16.7 16.4 38.0 16.7 16.4 39.5

Niv. shumë i lartë 81-100%

- - - - - - - - -

Pas tridhjetë vitesh 1991, me nivel shumë të ulët të urbanizimit karakterizohej vetëm Komuna e Skenderajt, me urbanizim të ulët komunat: Vushtrri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan ndërsa Mitrovica ndodhej në fillim të fazës së urbanizimit të lartë. Gjatë periudhës 1961- ’91 trend të ngadalshëm të rritjes së nivelit të urbanizimit kishin komuna e Skënderajt si pasojë e mungesës së një qendre urbane të fuqishme dhe nivelit fillestar shumë të ulët të urbanizimit dhe Zveçani ku si pasojë e problemeve mjedisore ( shkalla e lartë e ndotjes), emigrimet nga fshatrat drejt kësaj qendre urbane ishin të kufizuara. Sipas vlerësimit të vitit 2004, Mitrovica karakterizohet si komunë me urbanizim të lartë, Vushtrria dhe Zveçani komuna me urbanizim mesatar, Leposaviqi dhe Zubin Potoku komuna me urbanizim të ulët ( Leposaviq ishte në prag të kalimit në nivel mesatar të urbanizimit), kurse Komuna e Skënderajt gjatë gjithë periudhës së vështruar karakterizohet me urbanizim shumë të ulët. Në vitin 2004 16.4% e territorit dhe 39.5% e popullsisë së RV karakterizoheshin me urbanizëm të lartë, 22.8% e territorit dhe 28.1% e popullsisë me urbanizëm mesatar, 42.5% e territorit dhe 9.2% e popullsisë me urbanizim të ulët, kurse 18.2% e territorit dhe 23.2% e popullsisë karakterizoheshin me nivel shumë të ulët të urbanizimit. 2. Kategorizimi i dytë i cili ka përdorim më të gjerë ndërkombëtar për përkufizimin dhe ndarjen e vendbanimeve në rurale dhe urbane është definicioni i OECD-së i cili bazohet në dendësinë e popullsisë dhe % e pjesëmarrjes së popullsisë urbane ose rurale në popullsinë e përgjithshme.

Page 174: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

174

Me qëllim të unifikimit të kriterit për rregullimin e njësive territoriale-administrative në korrik të vitit 1988, Këshilli i Evropës ka definuar Nomenklaturën e njësive statistikore (EEC Regulative No 2050/88) në Unionin Evropian (NUTS-Nomenclature des Unite’s Territoriales Statistiques) e cila përdoret në të gjitha sferat shoqërore duke filluar nga : ekonomia, statistika, politika etj. i cili në vitin 2003 ka pësuar revidim dhe përmirësim. Principet e NUTS bazohen në ndarjen hierarkike të shteteve në 5 nivele administrative ( duke pasur për bazë numrin e popullsisë) : 3 në nivel regjional dhe dy në nivel lokal. Në kohët e fundit gjithnjë e më shpesh nivelit regjional i shtohet edhe niveli i 4, NUTS 0 i cili përfshin regjionet me mbi 7.000.000 banorë. Një kategorizim i tillë edhe pse i definuar për vendet e Unionit Evropian, gjithnjë e më tepër po përdorët edhe nga vendet të cilat ende nuk janë pjesë e këtij unioni. Në bazë të definicionit të OECD-së në nivel lokal (LAU 1/2- komunat dhe fshatrat) klasifikimi i vendbanimeve në urbane dhe rurale bazohet në pragun e dendësisë së popullsisë prej 150 b/km2, kurse në nivel regjional (NUTS 1/2/3- 7 regjionet) OECD-ja definon 3 grupe të regjioneve në varësi të pjesëmarrjes së popullsisë urbane dhe rurale në popullsinë e përgjithshme:

• regjion kryesisht rurale( mbi 50% e popullsisë së regjionit jeton në zonat rurale)

• -regjione të konsiderueshme rurale (15-50% e popullsisë së regjionit jeton në zonat rurale)

• regjione kryesisht urbane( më pak se 15 % të popullsisë së regjionit jetojnë në zonat rurale.

Në bazë të kritereve të OECD-së në vitin 2004, RV i takonte regjioneve rurale afër kalimit në regjionet e konsiderueshme rurale. Sipas këtij kategorizimi vetëm Komuna e Mitrovicës kategorizohej si komunë e konsiderueshme rurale në një stad të avancuar kah regjionet urbane, ndërsa të gjitha komunat tjera karakterizoheshin si regjione rurale me nivel të urbanizimit në mes 13.5% e 45.1% të popullsisë urbane. Komunat Vushtrri dhe Zveçan karakterizohen si komuna më të avancuara në këtë kategori drejt regjioneve të konsiderueshme rurale. Pa marr parasysh cilëndo model të kategorizimit me të cilin shërbehemi, komunat ekonomikisht të zhvilluara karakterizohen me shkallë më të lartë të urbanizimit si psh: Mitrovica 72.8%, ndërsa komunat me nivel të ulët të zhvillimit ekonomik karakterizohen me shkallë të ulët të urbanizimit si p.sh Skënderaj. Këtë e dëshmon edhe korrelacioni i ngushtë i cili ekziston në mes të nivelit të zhvillimit ekonomik dhe shkallës së urbanizimit .

Page 175: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

175

Harta 25

Në fund ekzistenca e korrelacionit të lartë në mes nivelit të urbanizimit me shumicën e parametrave demografik tregon për rëndësinë e urbanizimit në transformimin e këtyre parametrave e pranuar kjo edhe në Konferencën Botërore të Popullsisë 1994, ku si përfundim urbanizimi i shpejtë do të jetë tipari themelor në evolucionin e përgjithshëm demografik.

6.2. Kategorizimi funksional i qyteteve në RV

Një ndër karakteristikat kryesore të qyteteve është edhe funksioni i tyre. Shumë klasifikime të deritanishme të qyteteve tregojnë për vështirësitë dhe kompleksicitetin e klasifikimit funksional të qyteteve. Kjo në radhë të parë si pasojë e shumë funksionalitetit të qyteteve. Në rastin e RV si kriter për përcaktimin funksional të qyteteve është përdorur kriteri ekonomik- pjesëmarrja e popullsisë aktive ( të punësuarve) sipas veprimtarive në bazë të cilës mund të konstatohet se qytetet e RV-së janë qendra me funksione të shumëfishtë.

Page 176: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

176

Duke analizuar numrin dhe pjesëmarrjen e popullsisë aktive sipas veprimtarive në qytete të kategorive të caktuara janë nxjerr disa rregulla që janë të vlefshme të theksohen307: • Pjesëmarrja e popullsisë aktive në bujqësi bie me rritjen e numrit të banorëve në qytet. • Me rritjen e madhësisë së qytetit shtohet numri (jo gjithherë) dhe pjesëmarrja e popullsisë së

punësuar në xehetari dhe industri, • Numri dhe pjesëmarrja e popullsisë aktive në komunikacion nuk korrespondon gjithhere me

madhësinë e qytetit por me pozitën e tij të volitshme gjeografike. • Me rritjen e qytetit zakonisht shtohet numri dhe pjesëmarrja e popullsisë aktive në tregti e

hoteleri, kulturë, arsim, shëndetësi, administratë dhe shërbime tjera, • Numri dhe pjesëmarrja e popullsisë aktive në zejtari nuk korrespondon gjithnjë me

madhësinë e qytetit por me madhësinë e zonës gravituese, me traditën zejtare dhe me zhvillimin e funksioneve të tjera shërbyese etj.

Edhe në rastin e RV-së janë konstatuar rregulla të njëjta sikurse edhe në rastin e Kosovës. Në kuadër të RV-së qendra më e rëndësishme funksionale është Mitrovica nga ku regjioni verior ndryshe quhet edhe regjioni i Mitrovicës. Nga studimet vendore por edhe ndërkombëtare është konstatuar se regjionet dhe komunat relativisht të zhvilluara tregojnë orientim funksional në disa veprimtari, ndërsa ato më pak të zhvilluara tregojnë orientim funksional në 1 ose 2 veprimtari. Në vitin 1961 Skënderaj dhe Leposaviqi karakterizoheshin me funksion shprehimisht agrar, ndërsa Vushtrria orientim dukshëm agrar. Mitrovica si qendër kryesore përveç industrisë dhe xehetarisë kishte orientim të pjesshëm edhe në ndërtimtari, zejtari dhe kulturë e arsim. Dy komunat me orientim funksional agrar në veprimtaritë tjera karakterizoheshin me pjesëmarrje të ulët dhe shumë të ulët. Vushtrria si komunë dukshëm agrare karakterizohej me pjesëmarrje të pjesshme edhe në: ndërtimtari kurse pjesëmarrja në veprimtarit tjera ishte e ulët dhe shumë e ulët. Pas 20 vitesh më 1981 duke ju falënderuar zhvillimit ekonomik asnjë komunë e RV –së nuk ishte shprehimisht agrare sepse Skënderaj she Leposaviqi kishin kaluar në komuna dukshëm agrare, ndërsa komuna e Vushtrrisë karakterizohej si komunë pjesërisht agrare. Në Mitrovica ( komuna ekonomikisht më e zhvilluar) pjesëmarrja e popullsisë aktive në bujqësi ishte shumë e ulët. Skënderaj, gjithashtu, karakterizohej edhe me pjesëmarrje të pjesshëm në industri, ndërtimtari e administratë ndërsa pjesëmarrje të ulët në komunikacion, tregti e hoteleri dhe arsim. Leposaviqi karakterizohej me pjesëmarrje të pjesshme në: industri, komunikacion, arsim dhe administratë, kurse pjesëmarrje të ulët në: ndërtimtari, tregti-turizëm e hoteleri dhe kulturë.Vushtrria karakterizohej me pjesëmarrje të pjesshme edhe në: industri, komunikacion, tregti-turizëm e hoteleri, arsim e administratë, ndërsa ishte komunë shprehimisht me pjesëmarrje në ndërtimtari. Mitrovica si komunë kishte pjesëmarrje të lartë- shprehimisht në: industri, komunikacion e arsim, pjesëmarrje të dukshme në tregti- turizëm e hoteleri, kulturë dhe administratë. Meqenëse burim i vetëm për informata mbi pjesëmarrjen e popullsisë aktive në veprimtarit sigurohen vetëm me rastin e regjistrimit të popullsisë, në Kosovë si tërësi nga viti 1981 nuk ekziston bazë e të dhënave të sigurta për përcaktimin dhe kategorizimin funksional të qyteteve.

307 Pushka A. (2002). “Zhvillimi i qyteteve në Kosovë dhe orientimi funksional i tyre”. Aspektet gjeosociale dhe gjeoekonomike në Kosovë. Prishtinë fq 119.

Page 177: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

177

Të dhëna relevante për këtë problematikë të cilat do të dalin nga regjistrimi i popullsisë i vitit 2011 ende janë në përpunim – të papublikuara.

6.3. Klasifikimi i qyteteve sipas forcës gravituese Në kuadër të RV –së forca gravituese e qyteteve në radhë të parë është në varësi të numrit të funksioneve të tyre, sa më funksionale të jenë qytetet, aq më e madhe është forca tërheqëse ose gravituese e tyre. Pra zona gravituese e qyteteve ose zona e ndikuese e qytetit llogaritet hapësira në vendbanimet përreth në të cilat ndihen efektet dhe ndikimi i qytetit. Në RV qytetet e mëdha karakterizohen me ndikim më të madh se sa zona administrative komunale. Për nga forca gravituese në kuadër të RV dallojmë:

• qendra regjionale – Mitrovica

• qendra nën regjionale- Vushtrria

• qendrat e mëdha komunale- Skënderaj, Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani dhe

• disa qendra të specializuara- Stan Tergu, Tuneli i Parë, Trepça etj.

Qendrat regjionale- Mitrovica karakterizohet me pranin e objekteve industriale dhe institucioneve të nivelit regjional si: institucione regjionale, gjykatën e qarkut, universitet, institute dhe qendra hulumtuese, televizion dhe radio regjionale, biblioteka qendrore(regjionale), kinema, teatër, muze, galeri, spitale të specializuar, shërbime shëndetësore primare, barnatore qendrore, filiale të bankave dhe sigurimeve, qendër e shtëpive të mëdha dhe të specializuara tregtare, qendër sportive të tipit të hapur dhe mbyllur, është nyje e rëndësishme e komunikacionit etj. Zona gravituese e qendrës regjionale sillet mes 1500-2000 km2 dhe popullsi mbi 200 mijë banorë308. Duhet theksuar se Mitrovica si qendër gravituese me disa funksione (grumbullimin e disa produkteve bujqësore, blegtorale dhe drurit) ka zonë më të gjerë gravituese se sa edhe kryeqyteti Prishtina, ndërsa në fushën e arsimit sidomos atij universitar i tejkalon suazat dhe kufijtë e RV-së. Qendrat nën regjionale- Vushtrria si qendër më e vjetër urbane e Kosovës ka arritur të krijojë zonën e vet tradicionale gravituese. Megjithatë forcimi i Mitrovicës si qendër industriale në veriperëndim ( me kombinatin Trepça) dhe Prishtinës dhe Kastriotit (Obiliqit) në jugë me objektet e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës, ndikuan që zona gravituese e Vushtrrisë të tkurret vazhdimisht. Kjo kishte ndikim edhe në zhvillimin ekonomik pasi që pjesa më e madhe e fuqisë punëtore orientohej në drejtim të këtyre qendrave dhe objekteve industriale. Megjithatë, duke ju falënderuar traditës së gjatë urbane,Vushtrria ka arritur të ruaj rolin dhe rëndësinë e qendrës gravituese që i tejkalon kufijtë jo vetëm të komunës administrative por edhe të RV-së si qendër zejtare dhe e grumbullimit të prodhimeve bujqësore ( veçanërisht të patates) dhe blegtorale. Përveç Mitrovicës e deri diku edhe Vushtrrisë zonat gravituese të qendrave tjera nuk i kalojnë suazat e komunave administrative. Megjithatë edhe përbrenda kësaj kategorie ekzistojnë dallime sa i përket zonës gravituese. Kështu Skënderaj si pasojë e mungesës së infrastrukturës ekonomike dhe qendrës urbane nuk kishte zonë gravituese që i kalonte kufijtë administrativ, Zubin Potoku dhe Zveçani të cilët deri në fund të viteve ’80 ishin në kuadër të Mitrovicës kishin zona të kufizuara gravituese, ndërsa Leposaviqi karakterizohet me zonë gravituese diç

308 Leshi Q. (1977) “Qytetet e Kosovës- studim urbanologjik”. Prishtinë fq 86.

Page 178: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

178

më të gjerë se sa kufijtë administrativ me ndikim edhe në disa vendbanime të Rashkës dhe Novi Pazarit.

6.4. Raportet qendër- periferi Në RV vendbanimet urbane sipas madhësisë dhe funksioneve mund të kategorizohen në: një qytet i madh- Mitrovica, një qytet i mesëm- Vushtrria, 4 qytete të vogla- Skënderaj, Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani të cilat për nga shpërndarja dhe hierarkia i japin regjionit një sistem urban relativisht të volitshëm i cili është shprehur edhe në raportet qendër- periferi. Ndikimi më i madh i qendrës në periferi është konstatuar në rastin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, ndërsa në rastin e qendrave tjera ky ndikim ka qenë i kufizuar, për shkak se këto vendbanime edhe përkundër funksioneve të veta administrative- politike nuk kanë pasur sukses që sipas madhësisë së tyre të ndikojnë më fuqishëm në periferitë e tyre për shkak të inkuadrimit më të vonshme në zhvillimin industrial ose lokacionit të disa degëve industriale jashtë selive komunale. Në kuadër të RV-së, Mitrovica si rezultat i proceseve të gjata të zhvillimit si qendër industriale-urbane ka pasur ndikim të madh në transformimin e vendbanimeve në rrethinën e vetë, por edhe të komunave tjera. Kjo më së miri shihet në ndryshimet e shpejta dhe ngritjen e shkallës së zhvillimit të strukturës së aktiviteteve të popullsisë. Kështu vetëm në periudhën 1971-81 ( faza më intensive e zhvillimit), numri i vendbanimeve të përziera ( vendbanime kalimtare nga ato rurale drejt atyre urbane) është rritur nga 7 në 25, që tregon për ndikimin e fuqishëm të Mitrovicës si qendër në transformimin e periferisë së saj të afërt, por edhe te disa vendbanimeve larg qendrës urbane si p.sh StanTerg, Zubin Potok, Tunel i Parë etj. Në këtë periudhë ndikimi i Mitrovicës në transformimin e periferisë ishte edhe më i lartë se sa ndikimi i Prishtinës në transformimin e periferisë së saj309. Mitrovica me potencial natyror dhe ekonomik ka ndryshuar strukturën e vetë si komunë, duke shtuar funksionet në hapësirën jo vetëm të saj por edhe në RV-së dhe Kosovës në tërësi. Ndikim i madh i Mitrovicë si qendër në periferinë e saj është konstatuar edhe në drejtimin e zgjerimit hapësinor të qytetit, ku për shkak të zgjerimit të zonës urbane është shkaktuar bashkim fizik i vendbanimeve, duke krijuar rrjet unik të vendbanimeve që paraqesin organizim të veçantë hapësinor.

6.5. Veçorit arkitektonike dhe organizimi urban i qyteteve

Veçoritë arkitektonike dhe organizimi urban nuk mundë të vështrohen të pavarura nga lëvizjet e tjera që ndikuan në zhvillimin e përgjithshëm të RV-së. Zhvillimet historike gjatë periudhave të ndryshme historike, në arkitekturën dhe organizimin urban të RV-së krijuan një larmi të ndikimeve të ndryshme të kulturave dhe civilizimeve orientale ballkanike jo vetëm në RV por edhe në Kosovë si tërësi. Megjithatë, edhe përkundër gërshetimeve të kulturave e civilizimeve, origjinaliteti i arkitekturës autoktone kosovare gjithnjë ishte dhe mbeti dominues në RV. RV paraqet territorin me qendrën më të vjetër urbane në Kosovë e cila daton që nga Iliria- Dardania që është Viciana. Në periudhën Dardane rrjeti i vendbanimeve në përgjithësi e atyre urbane në veçanti ishte i lidhur me rrjetin e rrugëve dhe pasurive natyrore. Forma më e hershme e urbanizimit në RV (periudha Ilire) janë kështjellat- kalatë, gradinat ose siç njihen në popull me emrin Gjytete. Edhe pse gjurmimet arkeologjike janë shumë të 309 “Plani hapësinor i Kosovës”. Instituti për Planifikim Hapësinor i Kosovës. Prishtinë 1979 fq

Page 179: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

179

kufizuara në kuadër të RV-së ekzistojnë numër i madh i formave të lartpërmendura të cilat mundë të kenë pasur edhe karakteristika urbane. Kalatë zakonisht janë ndërtuar në kodrina e maje të larta dhe rrethoheshin me mure të larta të përgatitura me një teknik të lartë. Elemente përbërëse të kalave ishin portat dhe kullat mbrojtëse të cilat kishin funksione të veçanta dhe përbënin elementin më strategjik të kalave. Gjithashtu në RV në kujtesën e popullsisë ende janë të ruajtura nocionet e shumta të Gjyteteve si vendbanimet e vjetra ( si p.sh. në Dubovc, Strofc, Smrekonic, Rashan etj.) që dëshmojnë për një qytetërim të vjetër310. Pas depërtimit të romakëve dhe pushtimit të Ilirisë vazhdoi ruajtja e tipareve të mëparshme arkitektonike të fortifikatave e cila bëhej në të njëjta teknika të ndërtimit, prandaj shpeshherë “shkencëtar” të ndryshëm kanë ardhur në përfundime të gabuara duke i kategorizuar si objekte të kulturës romake. Me pushtimin e Ilirisë nga Romakët, qytetet e RV- Vushtrria dhe qendrat të njohura për eksplantimin e xeheve- Trepça, kthehen në koloni, ku vendosen shumë tregtar raguzian dhe kotorras, të cilët sa i përket zhvillimit ekonomik sollën shumë elemente pozitive. Sa i përket arkitekturës, qytetet e kësaj periudhe i përmbahen, kryesisht, skemave të trashëguara, përveç futjes së elementeve të reja që i japin një pamje të re qendrës siç janë; odeonet (teatrot e mbuluara), bibliotekat, amfiteatrot e ndryshme etj. Gjatë periudhave të mesjetës së hershme dhe të mesme, paraqiten lloje të ndryshme arkitektonike të qendrave urbane, duke filluar nga ndërtesat për banim, ndërtimet mbrojtëse, ato të kultit etj. Ndërtesat mbrojtëse- fortifikatat kishin rëndësi të veçantë, duke zgjeruar dhe riparuar ato ekzistuese, kurse në disa raste rrethoheshin edhe varoshet (qytete të vogla). Funksione të tilla në kuadër të RV-së kishin: kalaja e Zveçanit dhe kalaja e Trepçës të cilat shërbenin si ndërtesa mbrojtëse për xeheroren dhe qytezën e Trepçës. Pushtimi osman i Kosovës dhe RV-së si dhe luftërave shkatërruese u përcollën me pasoja negative, ndërsa periudha e cila karakterizohet me shkallë të rëndësishme të zhvillimit të vendbanimeve urbane ishte fillimi i shek. XVII. Është karakteristik përputhshmëria e qendrave urbane të kësaj periudhe me ato të mëparshme- mesjetare. Deri në fillim të shek. XVII rrjetin urban në RV e përbënte vetëm Vushtrria, ndërsa atë të Kosovës e përbënin edhe 3 qytete tjera ( Prishtina, Prizreni dhe Peja). Gjendje e pandryshueshme sa u përket qendrave urbane në RV vazhdoi deri nga fundi i shek. XIX dhe fillimi i atij XX ( fundi i sundimit të Perandorisë Osmane), kur rrjetit urban të RV por edhe të Kosovës i shtohet edhe Mitrovica, ngritja e të cilës filloi sidomos pas ndërtimit të hekurudhës Shkup- Mitrovicë. Rritja urbane e Mitrovicës u përcoll me rënien e peshës dhe rëndësisë së Vushtrrisë si qendër urbane e RV. Objektet islam të ndërtuara gjatë periudhës osmane janë të llojllojshme, dominuese është xhamia, por janë ndërtuar edhe tyrbe, teqe, medrese, biblioteka, hamame, komplekset e çarshive, karvan sarajet, mullinjtë, qeshmet, kullat e sahatit, arkitektura e banimit e fshatit dhe e qytetit etj. Duhet cekur se ndërtimet osmane qysh në fillim të tyre i kanë ndërtuar donatorët shqiptarë, pushtetar të islamizuar shqiptar, të cilët nën vasalitetin e sulltanit kishin arritur pozita të larta shtetërore, ndërsa në rrafshin ekonomik kishin vënë pasuri të mjaftueshme për të financuar kësi lloj ndërtimesh. Objektet e para të ndërtuara në Kosovë nga donatorë shqiptarë është edhe Hamami i Vushtrrisë311 .

310 “Vushtrria- Viciana me rrethinë”. (2003). Monografi. Vushtrri fq 42. 311“Monumentet e Kosovës”. (2004). Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, Prishtinë, f. 78

Page 180: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

180

Edhe çarshitë si komplekse arkitektonike janë të pranishme në hapësirat e RV-së, ato në fakt janë ndërtuar në vendet e tregjeve para- osmane, dhe me strukturën arkitektonike dhe shtrirjen e tyre urbane paraqesin ndërtime unike që është karakteristikë e veçantë e qyteteve shqiptare. Në arealin e përgjithshëm të zhvillimit të arkitekturës në trevën e RV-së por edhe të Kosovës si tërësi, ky stil ka dominuar që nga shek. XV dhe është më i prezantuar në kohën tonë, nga të gjitha stilet tjera monumentale. Studiuesit shqiptarë mendojnë se arkitektura islame në Kosovë, gjatë periudhës osmane ka më tepër elemente tradicionale dhe si e tillë është e dallueshme nga shembujt tjerë të Perandorisë Osmane dhe atë që nga fillimet e saj, si e tillë ajo është trashëgimi shqiptare e Kosovës. Sipas profesorit Fejaz Drançolli, historian i artit në Universitetin e Prishtinës, arkitektura islame e Kosovës e zhvilluar gjatë periudhës osmane është e veçantë dhe si e tillë formon stilin e arkitekturës islame- kosovare312. Në periudhën pas Luftës së Dytë Botërorë e veçanërisht pas viteve’70 të shekullit të kaluar, zhvillimi diçka më i hovshëm ekonomik ka sjell ndryshime duke ndikuar edhe në transformimin e arkitekturës dhe organizimit urban, kur shumica e qyteteve jo vetëm të RV-së por edhe të Kosovës pësojnë transformime të shumta të orientuara këto nga fizionomia e qyteteve bashkëkohore me rrugë të drejta dhe të zgjeruara, me ndërtesa të larta në qendër, lartësia e të cilave drejt periferisë bie. Karakteristikë e të gjitha qendrave urbane në RV është periferia e ruralizuar e përcjellë kjo me probleme të shumta të infrastrukturës, si pasojë e emigrimeve të pakontrolluara sidomos të periudhës pas luftës së vitit 1999.

312 Drancolli F. (2004). ‘Rrënimi i Kkullës Shqiptare”. Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës. Prishtinë. fq . 44-59.

Page 181: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

181

Mitrovica: 24.11.1915 sot

Vushtrria:

Page 182: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

182

Kapitulli VII: Popullimi human dhe ndikimet në hapësirën gjeografike

Page 183: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

183

7.1. Veprimtaria ekonomiko-shoqërore e njeriut, eksternaliteti dhe niveli i cilësisë së mjedisit.

RV karakterizohet me pasuri të mëdha natyrore. Në bazë te hulumtimeve të gjertanishme është konstatuar se më tepër se gjysma e pasurive minerale të Kosovës janë të koncentruar në RV. Pasuritë e mëdha natyrore në periudhën e pas Luftës se Dytë Botërore janë shoqëruar me ndërtimin e objekteve për përpunimin e pasurive minerale. Zhvillimi i xehetarisë dhe industrisë ishte i diktuar nga interesat ekonomike të ish Jugosllavisë, kështu që ka dominuar koncepti i shfrytëzimit maksimal të resurseve natyrore si në RV ashtu edhe në Kosovë si tërësi. Një shfrytëzim i tillë (i bazuar në konceptin maksimal e jo në konceptin e qëndrueshëm) është përcjellë me probleme të mëdha mjedisore. Problemet kryesore mjedisore të cilat rrezikojnë ekzistencën e gjeneratave të tashme dhe të ardhme janë: ndotja e lartë e të gjitha elementeve ekologjike të mjedisit jetësor, sidomos ndotja e pakontrolluar e ajrit nga objektet industriale (deri në vitin 2000), mbetjet industriale me përmbajtje toksike të cilat ndodhen në brigje e lumenjve dhe ndotja e tokave. Për pasojë RV zhvillimin e vet ekonomik, socio-demografik dhe mjedisor e kishte dhe ende e ka larg parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, pasi që ky zhvillim kërkon ekuilibër mes natyrës dhe shoqërisë duke mbajtur në minimum efektet e dëmshme që dalin nga marrëdhëniet mes tyre.

7.2. Ndotja e ajrit, ujit, tokës etj.

Edhe pse ndotja e ajrit në RV filloi në vitet ‘30 nga objektet e “Trepçës”, të cilat ishin aktive në atë kohë, të dhënat e para për ndotjen e ajrit datojnë nga vitet 60-ta të shekullit të kaluar313.

Evidentimi i të dhënave më të sigurta dhe në aspekt kohor më të gjatë filloi në vitin 1973-74 nga Instituti (Byroja) për Mbrojtjen e Mjedisit pranë Kombinatit “Trepça”. Nga ky institucion në RV dhe rrethinë bëhej matja e këtyre ndotësve: plumbit, zinkut, kadmiumit, materieve të përgjithshme fundrinore, oksidit të sulfurit, blozës, fluori dhe hidroksidit të sulfurit. Por rëndësi iu kushtua ndotjes së ajrit me plumb dhe tokës me plumb,zink dhe kadmiumit, të cilat edhe janë trajtuar në vazhdim. Në bazë të shkallës së ndotjes të gjitha vend matjet u kategorizuan në tri zona: Zona e parë: Dispanseri i fëmijëve, Shkolla fillore “Bedri Gjina”, Shupkovci, Spitali, Kooperativa bujqësore, Zvecani, Zherovnici. Zona e dytë: Kqiqi i Madhë, Frashëri, Shipoli, Vinarci i Ulët, Tunel i Parë, Zherovnicë, Boletin

Zona e tretë: Vushtrri, Zubin Potok, Bajskë, Stan Tërg. Leposaviq

Arsyeja e ndarjes në zona ishte të shikohet distancat e shpërndarjes së ndotësve nga vendburimi..

313 Žaštita zdravjla radnika rudnika i topionice olova i cinka ‘Trepča”. (1962),Zavod za zdravstvenu zaštitu NR. Serbije 27, Beograd.

Page 184: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

184

Harta 26

7.2.1. Ndotja e mjedisit me metale të rënda-plumbi(Pb)

Ndotja e ajrit me plumb në RV është në shkallë shumë të lartë që paraqet ndotjen me të rrezikshme në RV. Burimi kryesor i ndotjes me plumb (para ndërprerjes së punës gusht 2000) ishte shkritorja e plumbit në Zveçan nga tymtari i të cilës janë liruar rreth 9 tonë pluhur me përmbajtje të lartë më metale të rënda brenda ditës314.

314 Grup autora. (1982). “ Ekologija i zdravlje”, Medicinski Fakultet u Prištini, Studija zagadjenja vazduha i zdravstvenog stanja stanovništva na podrucju industriskog bazena Trepçe, Priština, fq 12.

Page 185: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

185

Tabela 71. Ndotja e ajrit me plumb në RV 1979-1989315 Mesatarja vjetore e koncentrimit të plunbit

1979-80

µg/m3

1981-82

µg/m3

1982-83

µg/m3

Jan-Maj 989

µg /m3

Zona e parë

.Disp.i fëmijve 24.6 20.8 27.1 22.3

.Sh.fill. “B.GJina” 29.2 32.4 22.2 32.3

Shupkovc 22.4 20.8 19.0 30.1

Spital 21.5 14.1 6.9 15.1

Koop.bujqësore 21.3 - -

Zveçan - 40.4 35.2 40.1

Bajr - 12.4 16.2 12.2

Zona e dytë

Kqiqi i Madh 49.9 - - -

Frashëri i Madh. 1.3 - - -

Shipoli 14.2 - - -

Vinarci i Ulët 14.7 - - -

Tuneli i Parë 6.9 - - -

Zherovnic 5.4 - - -

Boletin 18.3 - - -

Zona e tretë

Vushtrri 7.4 10.0 4.6 10.1

Zubin Potok 4.4 4.7 4.3 3.2

Bajsk 10.0 - - -

Stan Tërgu 4.3 6.5 6.8 6.2

Leposaviq - 12.2 8.5 12.1

Përqendrimi plumbit në ajrin e të gjitha vend-matjeve gjatë gjithë periudhës së vështruar ka qenë mbi VLM. (0.5 µg/m3-OBSH)

Në vitin 1979-80 përqendrimi i plumbit ka qenë shumë më i lartë se VML duke e tejkaluar këto vlera për 58.4 herë (zona e parë) deri 20 herë ( zona e tretë). Në vitin 1981-82 bëhet reduktimi i vend-matjeve të plumbit nga 16 ne 10. Tejkalimet e VML lëviznin nga 80.8 herë (zona e parë) deri 24.4 herë (zona e tretë), kurse në periudhën 1982-’83 tejkalimet ishin për 70.4 herë(zona e parë) deri 17 herë(zona e tretë). Pas vitit 1980 vërehet një rritje e përqendrimit të plumbit në sipërfaqe më të gjëra krahasuar me vitin 1979 si pasojë e ndërtimit të tymtarit të lartë 300 m316. Vlerat maksimale të përqendrimit kanë qenë shumë më të mëdha me tejkalimit të VML nga 249.2 herë në Zveçan dhe 191.8 dispanseri i fëmijëve në Mitrovicë (korrik 1983) etj.

315:1979-80. Dr.B.Bejtullahu. (1981). “Zastita prirode od zagadjenja vazduha, voda i degradacija zemljista”, Natyra e Kosovës, Prishtinë, fq 86-89,1981-82. Sh.Beqiri et al, (1982).“Ispitivanje zagadjenosti vazduha Mitrovice i okoline tokom1981-82 god.” Zveqan,1982-83. Dr.B.Bejtullahu et al,(1983) “Ispitivanje zagadjenosti vazduha Mitrovice i okoline tokom1982-83 god.” Zveqan. 316 Behrami S. (2007). “Proceset demografiko-ekonomike dhe ndryshimet mjedisore në Mitrovicë me rrethinë”, dorëshkrim i Punimit të magjistrature, Departamenti i Gjeografisë, Universiteti i Prishtinës.

Page 186: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

186

Matjet e përqendrimit të plumbit në Mitrovicë dhe rrethinë të kryera në periudhën janar-maj të vitit 1989 kanë treguar se në 70% të rasteve përqendrimi ka qenë më i lartë se sa VML, dhe se tejkalimet kanë lëvizur nga 80.2 herë(zona e parë) deri 24.2 herë (zona e tretë), kurse ato maksimale 184.8 herë mbi VML të lejuara317. Edhe në këtë periudhë në të gjitha vend-matjet është konstatuar prania më e lartë e plumbit sesa VML.

Harta 27 dhe 28

Në vitin 2000 matjet e bëra nga UNMIK-u në Zveçan kanë konstatuar prezencën e plumbit në atmosferë 200 herë më të lartë se sa lejojnë standardet nga OBSH, prandaj këtë vit shkritorja mbyllet si “një burim i papranueshëm i ndotjes së ajrit”. Në vitin 2002 monitorimi i ndotjes me plumb nga KFOR-i francez është përcjellë nga marsi deri në shtator në 9 vend-matje. Në të gjitha vend-matjet ka pasur tejkalime të VML. Kështu te shkritorja e plumbit në 60.6% të rasteve, te spitali maroken( fabrika e akumulatorëve) në 57.2% të rasteve, spitali i qytetit 20.1%, komanda e KFORI-it (hotel Adriatiku) 21.3%, batalioni danez (Zhabar) 13.2% dhe te batalioni belg (Albanik) 7.8% të rasteve kanë qenë me vlera më të larta se VML, kurse në vitin 2004 nga 6 vend-matje,5 kanë rezultuar me prezencë më të lartë të plumbit se VML me tejkalime deri 1.3 herë etj318.

317 Kneževič M., Simeunovič R.,(1998). “Ekološki problemi Kosovske Mitrovice” Fizičko-geografski procesi na Kosovu i Metohiju III, Naučni istraživački projekt, Priština. fq 64 318 Shënimet e marra nga KK i Mitrovicës

Page 187: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

187

Në periudhën pas vitit 2000 edhe pse ka pasur tejkalime të VML të plumbit në Mitrovicë dhe rrethinë ato kanë qenë shumë më të ulta se në periudhën 1979-2000 si pasojë e mos aktivizimit të reparteve të kombinatit “Trepça”. 7.2.1.1 Ndotja me plumb dhe prodhimi Shkalla e ndotjes me masë të madhe varej edhe nga niveli i prodhimit vjetor nga repartet e “Trepçës”.Pluhur me përmbajtje më të lartë të plumbit në atmosferën e Mitrovicës janë liruar në periudhën 1980-’84, kurse pas viteve’90 edhe pse prodhimtaria zvogëlohet dukshëm përmbajtja e plumbit në pluhurin e liruar ishte shumë e lartë si pasojë e pakujdesisë totale të menaxhmentit të shkritores.

Tabela 72. Prodhimi dhe lirimi i plumbit në atmosferë në Mitrovicë 1980-1999319

Vitet Prodhimi i plumbit në ton

Pluhur plumbi Kg/ton

Plumbi i liruar në atmosferë tonë/ditë

1980 75080 10.3 2.12

1981 77020 10.3 2.17

1982 72700 10.3 2.05

1983 76831 10.3 2.17

1984 73217 10.3 2.07

1985 77500 3.05 0.65

1986 95045 3.47 0.90

1987 82145 3.86 0.87

1988 86098 4.63 1.09

1989 77725 5.42 1.15

1990 57827 6.95 1.10

1991 47987 7.73 1.02

1992 28053 8.48 0.65

1993 5809 9.3 0.15

1994 6757 10.1 0.19

1995 15009 11.6 0.48

1996 40394 12.4 1.37

1997 34704 13.1 1.25

1998 27718 13.9 1.06

1999 10313 14.8 0.42

Në periudhën 1985-’87 zvogëlimi i sasisë së plumbit të liruar në atmosferë është i lidhur me vendosjen e filtrave në tymtarin e shkritores së plumbit, kurse në periudhën 1992-’94 përveç intervenimeve të bëra në filtrat e shkritores në zvogëlimin e sasisë së plumbit të liruar brenda ditës në atmosferë ka ndikuar rënia e prodhimtarisë së përgjithshëm të plumbit.

7.2.1.2 Ndotja me plumb si pasojë e teknologjisë së vjetruar Ndotja e lartë nga industria në Mitrovicë dhe rrethinë shkaktohet edhe si pasojë e teknologjisë së vjetruar e cila përdorej në reparte e “Trepçës”, që mund të vërehet nga tabela në vijim në të cilën është bërë një krahasim ndërmjet tri shkritoreve evropiane të plumbit me kapacitet të përafërt të prodhimit.

319 Behrami S. (2008).“Problemet ekologjike ne Mitrovicë-pasojat për popullsinë”- Kërkime Gjeografike 14 , Fakulteti i Shkencave Matematikore Natyrore- Departamenti i Gjeografisë, Prishtinë.

Page 188: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

188

Tabela 73. Emisioni i gjithëmbarshëm (t/vit) në shkritoren “Trepça” ,krahasuar me shkritoret “KCM” në Pllovdiv (Bulgari) dhe “Budelco” Holandë320

Trepça-1989 KCM-1989 Budelco-1991

Pluhur 730 367 12.1

Plumb(Pb) 438 82.5 4.9

Zink(Zn) 83 71 0.7

Kadmium(Cd) 3.6 7.6 0.1

Emetimi i pluhurit në shkritoren “Trepça” ka qenë më i lartë se në shkritoren bullgare për 2 herë dhe për 60.3 herë krahasuar me atë holandeze. Emetimi i plumbit në “Trepçë”krahasuar me këto dy shkritore ishte më i lartë për 5.3 dhe 89.3, kurse për zink 1.2 herë më i lartë se në shkritoren bullgare dhe 118.5 herë më i lartë se në shkritoren holandeze. 7.2.1.3. Lokacioni joadekuat i objekteve industriale (shih harta 28) Lokacioni joadekuat i objekteve industriale brenda zonës urbane me përqendrim të lartë të popullsisë, përqendrimi i një numrit relativisht të madh të objekteve industriale në një sipërfaqe të vogël si dhe mosrespektimi i elementeve klimatike paraqiten si faktor i cili nëpërmes ndotjes se mjedisit ka rreziku resurset humane jo vetëm të Mitrovicës (zona urbane) por edhe te një hapësire më të gjerë 7.2.1.4. Përpunimi joracional i pasurive minerale - pasuri të shumta dhe me përqendrim të ulët përkrah përmbajtja janë hedhur si mbeturina, kështu që me përdorimin e teknologjive të reja në të ardhmen të njëjtat mund të shfrytëzohen si miniera.

7.2.2. Pasojat nga ndotja e ajrit

Si pasojë e shkallës së lartë të ndotjes së ajrit me metale të rënda në Mitrovicë dhe rrethinë është e rrezikuar e tërë popullsia (të gjitha grup moshat) e veçanërisht fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit. Kërkimet e bëra gjatë vitit 1980 kanë treguar përqendrim të plumbit në gjak prej 50-60 mg/dl në 35% të fëmijëve, prej të cilëve 12% kanë pasur përqendrim prej 70 mg/dl e më tepër që konsiderohet shkallë e lartë e helmimit. Për të vërtetuar pasojat e rënda të ndikimit të plumbit, nga maji 1985 deri në janar të vitit 1987 është punuar projekti special me gratë shtatzëna nga Mitrovica (602) dhe Prishtina (900), duke përcjellë zhvillimin e frytit në pjesën e dytë të shtatzënisë. Përqendrimi mesatar i plumbit te shtatzënat e Mitrovicës ishte për 3.4 herë më i lartë se te shtatzënat nga Prishtina.

Tabela 74. Prezenca e plumbit në gjakun e shtatzënave në Mitrovicë dhe Prishtinë321 Mitrovicë

N=602 Prishtinë N=900

Raportet Mitrovicë/Prishtinë

Plumbi në gjak mg/dl 18.8 5.50 3.4 here

EP(eritrocitet protoporferin)mg/dl 45.82 28.48 1.6

Serumi feritin, mg/dl 22.51 18.80 1.2

Hemoglobina-Hb, g/l 12.43 12.42 =

320 Raporti i Zhvillimit Njerzorë- Kosovë 2002, UNDP, Prishtinë 2002, fq.94. 321Luan Shllaku, Environment in Kosovo, Stocholm, 1992, fq. 85.

Page 189: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

189

Analizat e studimeve të shumta tregojnë se rritja e nivelit të plumbit në gjak prej 10 deri në 20 mg/dl është përcjell me rënie të koeficientit të inteligjencës (IQ) për 2.6 . Ky ndikim është ireversibl që përcillet edhe me dëmtime serioze në sistemin nervor qendror, që është në zhvillim e sipër. Studimet e viteve të 90-ta kanë treguar se në Mitrovicë përqendrimi i plumbit në gjak te të porsalindurit ka qenë 20.8 mg/dl ose dy herë më e lartë se VML prej 10 mg/dl.

Grafiku52. Përqendrimi i plumbit në gjak sipas moshës te fëmijët e Mitrovicës dhe të

Prishtinës shprehur në mg/dl-1990

Në muajt e parë të jetës te foshnjat e lindura në Mitrovicë prezenca e plumbit është për 3.6 herë më lartë se sa në Prishtinë për 4.8 herë në muajin e gjashtë, për 3.7 herë në muajin e 24 dhe për 3.5 herë në muajin e 48 të jetës. Në këtë periudhë është konstatuar se 70% e popullsisë nën 15 vjet karakterizohen me prezencë të plumbit mbi 30 mg/dl, që paraqet përqendrim shumë të lartë.

Tabela 75. Niveli i plumbit në gjak (BBL në mg/l) te gratë shtatzëna dhe te fëmijët në

Mitrovicë dhe Prishtinë - 1992322 Mitrovicë,N=208 Prishtinë,N=184 Raportet

Mitrovicë/Prishtinë

BBL .në mes të shtatzënisë 19.9 5.6 3.55 here

BBLmes.unbilical Cord(kërthiza) 22.2 5.5 4.03

BBL mes. të porsalindurit 20.8 4.9 4.24

BBL mes te fëmija 2-vjeçar 35.4 8.5 4.16

Studimi i viti 1992 i realizuar te grat shtatzëna dhe fëmijët e moshës deri dy vjet në Mitrovicë dhe Prishtinë ka konstatuar prania e plumbit: te gratë shtatzëna ishte për 3.55 herë më e lartë në Mitrovicë sesa në Prishtinë, te të porsalindurit për 4.24 herë, kurse te fëmijët dyvjeçarë prezenca e plumbit ishte për 4.16 herë më e lartë në Mitrovicë sesa në Prishtinë.

322Vlerësimi i varfërisë në Kosovë 2005. Dokument i Bankës Botërore, Prishtinë, 2005, fq. 37.

Page 190: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

190

Hulumtimet për shkallën e plumbit në gjak në qytetin e Mitrovicës të udhëhequra nga OBSH pas Luftës së vitit 1999 kanë treguar rezultate shumë të ngjashme me ato të viteve ’80 dhe ’90 të shek. të kaluar. Në korrik të 2004 OBSH ka realizuar një studim për nivelin e përqendrimit të plumbit në gjak në 58 raste në Mitrovicë dhe Zveçan. Nga mostrat e marra është konstatuar se në 58.6% të rasteve përqendrimi i plumbit ka qenë mbi VML, kurse në vitin 2006 nga 203 mostra të marra 76.4% të rasteve ishin mbi këtë vlerë. Në 31.5% të rasteve vlera është tejkaluar për 2 herë, në 23.6% për 3 herë, në 12.3% për 4 herë, kurse në 8.9% të rasteve mbi 5 herë. Gjithashtu vlen të theksohet se 66.4% e mostrave janë marrë nga fëmijët e moshës nën 6 vjet323. Si pasojë e një niveli kaq të lartë të përqendrimit të plumbit në gjak, por edhe në ajrin e Mitrovicës, disa ekspertë të OBSH-së në radion daneze “Orjenttering” kanë rekomanduar evakuimin e të gjithë banorëve të Mitrovicës nga zona urbane 324. Për efektet negative të përqendrimit të plumbit në Mitrovicë dhe rrethinë tregon edhe shkrimi i botuar në një javore franceze sipas të cilës të gjitha femrave qe shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Mitrovicë dhe Zveçan u rekomandohet që 2 vite pas përfundimit të misionit të tyre në Kosovë të mos mbesin shtatzëna pas që nëna e cila ka qenë më parë e ekspozuar ndaj plumbit mund të ketë plumbin e deponuar në organizëm, i cili mund të bartet dhe të shkaktojë pasoja për zhvillimin normal të frytit. Masa të njëjta ju preferohen edhe meshkujve, por në periudhë dukshëm më të shkurtër kohore - pas 6 muajve. ”Urdhri për ndalim të reproduksionit” është dhënë si pasojë e shkallës së lartë të ndotjes me plumb në rrethinën ku kanë shërbyer ushtarët francez në kuadër të KFOR-it, që llogaritet më e ndotura në Evropë dhe të ndikimit negativ të plumbit në pasardhës 325. Studime të shumta vendore dhe ndërkombëtare tregojnë korrelacion të lartë në mes ekspononit me plumb dhe aftësive reproduktive të meshkujt shprehur me zvogëlimin e numrit të spermatozoideve dhe paraqitjen e formave jonormale në spermogram. Ekspozimi afatgjatë në plumb (i pavarur nga niveli momental) gjithashtu mund të zvogëlojë përqendrimin e spermës, numrit total të spermatozoideve si dhe lëvizshmërinë, kurse ekspozimi perinatal në nivele të ulëta të plumbit (p.sh. 14mg/dl) mund ta rrisë rrezikun nga pesha e vogël e lindjes dhe e lindjes së parakohshme. Nga ndotja e mjedisit më të rrezikuarit dhe më të ndjeshmit janë fëmijët, kështu që përqindja e vdekjeve të tyre në numrin e përgjithshëm të mortalitetit gjithashtu tregon për gjendjen e mjedisit në të cilin jetojnë fëmijët. Në vitin 2002326 dhe 2004327 në Mitrovicë (qendër e industrisë se rende) mortaliteti postnatal përbënte 5.9% (2002) dhe 6.4% (2004) të numrit të përgjithshëm të vdekjeve, kurse në Pejë (qendër pa industri ndotëse) 4.9% (2002) dhe 2.7% (2004). Gjithashtu në Mitrovicë grup- moshat deri 9 vjet përbënin 8.7% (2002) dhe 7,6% (2004) të të gjithë të vdekurve, kurse në Pejë grup-moshat e njëjta përbënin 5.9% (2002) dhe 3.4% (2004) të të gjithë të vdekurve. S’ka dyshim se një gjendje e tillë është si pasojë e shkallës më të lartë të ndotjes në Mitrovicë, pasi që sa i përket kujdesit shëndetësor Mitrovica ndodhej në pozitë më të favorshme se sa Peja.

323 Shënime të marra në KK të Mitrovicës (Sektori për mbrojtje të mjedisit) dhe OBSH - zyra në Mitrovicë. 324 SZO, Kosovu preti olovo, Radio B92.27, maj 2005. 325 Behrami. S. (2008). ”Problemet ekologjike në Mitrovicë- pasojat për popullsisnë”.Kërkime Gjeografike 14.SHGJK.Prishtinë fq 206. 326 Statistikat vitale të Kosovë 2002-2003, ESK, Prishtinë, 2004, fq.34 327 Statistikat vitale të Kosovë 2004, ESK, Prishtinë 2005, fq. 48

Page 191: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

191

Edhe shumë sëmundje të tjera të cilat janë të lidhura me ndotjen e mjedisit janë shumë të frekuentuara në Mitrovicë dhe në rrethinën e saj. Kështu, tumoret që janë sëmundjet më reprezentative të ndotjes së mjedisit, janë shumë të përhapura. Gati çdo i dyti banorë i sëmur nga tumori në Kosovë vjen nga rajoni i Mitrovicës (43.8%); më tepër se ¼ (26.0%) e problemeve që lidhen me shtatzënësinë, lindjen dhe abortin në Kosovë vijnë nga Mitrovica me rrethinë; çdo i dyti abort i realizuar në Kosovë është nga Mitrovica me rrethinë (49.7%), kurse sa i përket lindjeve të komplikuara 89.7% të këtyre lindjeve në Kosovë janë nga rajoni i Mitrovicës. Këto të dhëna i referohen gjendjes së gjashtëmujorit të vitit 2003 kur rajoni i Mitrovicës përbënte 12.9 % të popullsisë së përgjithshme të Kosovës. Gjithashtu edhe sëmundjet tjera që kanë lidhje me ndotjen në Mitrovicë kanë frekuentim të lartë siç janë: sëmundjet e veshkave 24.3 %, sëmundjet ngjitëse 19.8%, sëmundjet e organeve të frymëmarrjes 14.2%, sëmundjet e brendshme 18.7% etj328.

7.2.3. Ndotja e ujërave sipërfaqësore në RV

Cilësia e ujërave sipërfaqësore në Kosovë në përgjithësi nuk është e kënaqshme, kurse në RV gjendja është shqetësuese. Me zhvillimin e hovshëm industrial përqendrimin gjithnjë e më të madh të popullsisë në vendbanimet urbane, për shkak të trajtimit jo adekuat të ujërave të ndotura dhe shkarkimi i tyre në rrjedhat ujore( lumenj) ka shkaktuar përkeqësimin e gjendjes së ujërave sipërfaqësorë dhe nëntokësore në Kosovë në përgjithësi e në Mitrovicë me rrethinë në veçanti. Këtë më së miri e tregon gjendja e kualitetit të ujit të lumenjve e cila në viset e ulëta ( ultësira) është shumë i dobët për shkak të mostrajtimit të ujërave të ndotura, ndërsa burimet e lumenjve në të shumtën e rasteve janë të kualitetit të mirë

Tabela 76 .Kualiteti i ujit në lumenjtë e RV 329

Kategoria para zonës urbane

Kategoria pas zonës urbane

Ibri II IV

Sitnica III IV

Ndotja më e madhe e lumenjve shkaktohet pas kalimit të tyre nëpër qendrat e mëdha urbane që njëherësh janë edhe qendra industriale të cilat në lumenj i derdhin ujërat e ndotura ( të zeza dhe industriale) të këtyre qendrave. Në bazë të analizave (25 parametrave) të kryera nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për rrjedhën e lumenjve, gjendjen e këtyre rrjedhave është me sa vijon:

• Ibri para derdhjes së Sitnicës dhe hyrjes në qytet mund të përdoret për të gjitha nevojat paraprake.

• Ibri pas kalimit në qytet para derdhjes së Sitnisës, ndotet nga ujërat e zeza komunale prej ekonomive familjare dhe mbeturinave të ngurta. Ujërat mund të përdorën për ujitje, kurse peshkimi nuk preferohet për shkak të rrezikut nga parazitet e ndryshëm.

328 Rezultatet e përpunuara të raporteve periodike mbi kuadrin, aktivitetin dhe morbiditetin ambulator të regjistruar në institucionet shëndetësore publike në Kosovë për janar- qershor 2003, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Prishtinë, 2003, fq. 22-36. 329 Raport mbi gjendjen ambientale në Kosovë. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë. Prishtinë. 2003

Page 192: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

192

• Sitnica para derdhjes së ujërave industriale është aq e ndotur sa ujërat preferohen vetëm për ujitje. Mirëpo pasi ujërat mund të kenë substanca organike nga industria në Kastriot, duhet të bëhen kontrollime të ndikimit të këtij uji në kualitetin e kulturave bujqësore;

• Ibri pas bashkimit me ujërat e Sitnicës nuk mundë të përdorët për asnjë nga nevojat paraprake

• Lumi i Trepçës pasi pranon sasi të mëdha të ujërave industriale ndalohet rreptësisht përdorimi i tyre edhe për ujitje

• Lushta është lumë në të cilën hedhen ujërat e zeza prej fshatrave pranë lumit, si dhe mbeturinave të ngurta, kurse pas futjes në qytet me pranimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave, për shkak të përmbajtjes e baktereve dhe viruseve është i rrezikshëm për shëndetin e popullsisë330.

7.2.4. Pasojat nga ndotja e ujërave Shkalla e lartë e ndotjes së ujërave sipërfaqësore me ndotës bakteriologjikë, industrialë, metale të rënda si plumb, zink etj., kanë pasoja të rënda edhe për shëndetin e popullsisë. Problemi i paraqitjes së sëmundjeve të cilat shkaktohen nga uji i papastër rriten në intensitet pas fillimit të zhvillimit më të lartë industrial të Mitrovicës në vitet e 70 të shk. të kaluar. Kështu në periudhën prej vitit 1969 deri në 1974 janë regjistruar më tepër se 300 raste të sëmurësh prej tifos, paratifos dhe verdhzave infektives si rrjedhojë e përdorimit të ujit të papastër. Prej 1975 deri në vitin 1982 në Mitrovicë dhe Zveçan janë regjistruar 2022 raste të paraqitjes së verdhzave infektive si pasojë e përdorimit të ujit të papastër.. Sipas Departamentit Rajonal të Shëndetit Publik në Mitrovicë gjatë vitit 2005, 53.3% të sëmundjeve ngjitëse i kanë takuar Diares akut e cila shkaktohet nga përdorimi i ujit jo higjienik. Më të prekurit nga kjo sëmundje ishin fëmijët e moshës 0-4 vjet të cilët përbënin 68.8 % të rasteve të të sëmurëve.

7.2.5. Ndotja e tokave-shkalla e ndotjes

Një nga problemet më të mëdha ekologjike të RV–së e veqmas në Mitrovicë dhe Zveqan krahas ndotjes së ajrit dhe ujit është edhe ndotja dhe degradimi i tokës. Ndikimi i urbanizmit, infrastrukturës, objekteve industriale është negativ pasi zvogëlohen sipërfaqet tokësore që do t’i shërbenin bujqësisë dhe veprimtarive tjera331. Pas përfundimit të Luftës- 1999 si pasojë e mosaktivizimit të numrit të madh të objekteve të kompleksit “Trepça” gjendja e ajrit ka treguar shkallë më ulët të ndotjes, toka karakterizohet edhe mëtej me shkallë të lartë të ndotjes. Sipas ekspertëve kjo shkallë e ndotjes do të vazhdojë edhe për 30 vitet tjera, edhe paaktivizimin e objekteve të industrisë ndotëse të “Trepçës” për shkak të rezistencës së shumë ndotësve në periudha të gjata kohore(të jo tretshmërisë së tyre).

330 Prostorni plane opshtina, Osnove plana Titova Mitrovica (1988), ZUP-Prishtinë I IAU Serbije-Beograd, Pr-Bg, fq 49. 331 Murati M., Selmani S.(1986),” Njeriu dhe biosfera”, Flaka e Vllazrimit, Shkup.fq 130

Page 193: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

193

Tabela 77. Rezultatet e mostrave të dheut të marra në nëntor-dhjetor 2002332 Lokacioni Pb

µg/g Kadmium µg/g

Arsenik µg/g

Zink µg/g

Nikel µg/g

Bakër µg/g

Standardet(BM) 300 3 50 220 75 500

Zveçan-oborri i shkollës 1206 <4.6 50.7 574.7 139.1 63.5

Zveçan- qerdhja 77.6 <4.4 41.8 69.1 113.5 23.6

Zveçan- qerdhja-oborri 1407 <5.4 51.2 689.4 234.6 95.2

Mitrovicë-Oborri i qerdhës 3964 6 156.1 1077 96.2 93.9

Mitrovicë-Shk. fill”N. Bulka” 4117 4.8 66.1 955.2 94.1 111.6

Lagjja e Boshnjakve 2391 5.0 43.3 681.2 137 85.7

Bajr-Shk. fill”M. Bajraktari” 3348 11.3 73.4 1330 135.4 100.5

Shkoll. fillore“Bedri Gjina” 3899 9.9 81.8 2912 178.9 142.9

Kqiq i Madh 756.7 15.5 27.6 1273 112.8 49.8

Në periudhën nëntor-dhjetor përveç në lokacionet e prezantuara në tabelë mostrat janë marrë edhe në gjithsej 308 lokacione nga OBSH-ja, në të cilat është konstatuar shkallë shumë e lartë e ndotjes së dheut. Nga 308 vendmostrimet e dheut të marra në nëntor dhe dhjetor të vitit 2002 nga OBSH–ja në Mitrovicë dhe Zveqanë me rrethinë, prezenca e plumbit mbi VML ka qenë në 293 ose në 95.1% të mostrave, kurse nën VML kanë qenë vetëm 15 ose 4.8%të mostrave. Vlera më e lartë mbi VML ka qenë 30.3 herë më e lartë e matur në dheun afër gjykatës komunale në Mitrovicë.Në shumicën e rasteve prezenca e plumbit ka qenë 10 deri 13,3 herë mbi vlerën maksimale te lejuar333. Edhe prezenca e zinkut ka qenë e lartë në dheun e Mitrovicës me rrethinë. Kështu nga 308 mostra prezenca e zinkut mbi VML ka qenë në 282 ose 91.5% të mostrave, kurse nën VML ishin 26 ose 8.4% të mostrave. Vlera maksimale e prezencës së zinkut ka qenë për 36 herë më e lartë se VML e regjistruar në oborrin e fabrikës së akumulatorëve dhe elektrolizës së zinkut. Kadmiumi gjithashtu ka qenë prezent mbi VML në të gjitha mostrat e marra. tejkalimi më i lartë I VML ka qenë për 9.8 herë, kurse në shumicën e rasteve kjo vlerë është tejkaluar 5 deri 7 here334. Veçanërisht përmbajtje të lartë të plumbit, zinkut dhe kadmiumit kanë dherat në periferi të afërt të rafinerisë të plumbit dhe zinkut. Kështu në dheun e periferisë së rafinerisë të plumbit dhe zinkut në Mitrovicë është konstatuar prezenca e plumbit 654-5769 mg/kg dhe e zinkut 715-2036 mg/kg, kurse me rritjen e distancës nga rafineria përmbajtja është zvogëluar vazhdimisht335.

7.2.6. Pasojat nga ndotje e tokave

Shkalla e lartë e ndotjes së sipërfaqes së tokës në RV, posaçërisht në Mitrovicë dhe Zveçan ka ndikuar që pasojat të jenë prezentë në kulturat bujqësore e përmes tyre edhe në vetë njeriun.

332–Organizata Botrore e Shendetsisë-OBSH,Mitrovicë 2002 333 Behrami S., Bajrakteri F.(2008) “Ndotja e tokës në Mitrovicë me rrethinë- pasojat për popullsi”’, Shkenca ne shërbim te zhvillimit te shoqërisë shqiptare, Takimi i Tretë Vjetorë i Institutit Alb-Shkenca, Tiranë 1-3 Shtatorë. 334 Të dhënat janë marrë nga OBSH-Mitrovicë 335 Elezi.X(1998): “Uticaj otpadnih materia nakon eksplatacije cinka na fizika i hemijska svojstva smonice Kosova i na svojstvs oglednih biljaka”. Radovi.polj.fak.Sarajevo 56-73 sipas Dr.Šefket Goletic:”Teški metali u okolišu”. Zenica, 2005, fq 57)

Page 194: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

194

Matjet e bëra në Mitrovicë dhe Zveçan në vitin 1989 kanë treguar se në vendet me përqendrim të lartë të ndotësve përqendrimi i metaleve të rënda në spinaq, ndaj përqendrimeve të lejuara, është tejkaluar 20-30 herë për plumb, më shumë se 10 herë për zinkun, më shumë se 20 herë për kadmiumin dhe më shumë se 5 herë për bakrin. Gjithashtu edhe në kulturat tjera kontaminimi ka qenë i lartë. Përqendrimet në patate janë tejkaluar mbi 30 herë për plumb dhe mbi 6 herë për kadmium. Edhe kontaminimi i miellit ka qenë i theksuar kështu që në vendet më të kontaminuar përqendrimet e plumbit kanë qenë 1-21 mg/kg 336. Edhe në vitin 2004 matjet e bëra në shumë kultura bujqësore në Mitrovicë dhe Zveçan kanë treguar përqendrim të lartë të shumë elementeve të cilat janë prezentë edhe në dhe. Kështu matjet kanë përfshirë përqendrimin e 10 elementeve në kulturat bujqësore: sallatë, tranguj, qepë, speca, spinaq, domate dhe patate. Tabela 78. Përqendrimi disa metaleve të rënda në kulturat bujqësore mbi VML në Mitrovicë

dhe Zveçan 2004337 Sallat e gjelbër Tranguj Qepë Speca Spinaq Domate Patate

Plumbi 68.5-197.5 herë 1.5-7 herë 29.5 herë 29 herë 10-42.5 herë 5-8 herë 24.5 herëe

Zinku 16.1-77.2 herë 2.0-4.4 2.1-49.8 3.6-8 12.9-32.1 1.5-8.4 3.3-17

Kadmiumi 82.5-157. herë 2.5-30 - 17.5 12.5-42.5 7.5 2.5-17.5

Mostrat janë marrë nga 96 vend-matje. Prezenca e plumbit mbi VML është evidentuar në 93.7% të rasteve, kurse vetëm 6.2% e rasteve kishin përqendrim më të ulët se VML (0.02 mg/kg).Vlerat më të larta të përqendrimit të plumbit janë evidentuar te sallata e gjelbër ku VML është tejkaluar edhe për 197 herë dhe te spinaqi për 42 here338. Matja e përqendrimit të Zinkut është marrë nga 61 vend-matje dhe në të gjitha rastet prezenca ka qenë më e lartë se VML (0.40 mg/kg). Tejkalimet më të lartat ishin te sallata e gjelbër 77 herë dhe te qepët 50 herë mbi VML. Kadmiumi si element shumë i rrezikshëm gjithashtu ka qenë prezent mbi VML (0.004%) në 87.5% të rasteve. Përqendrimi më i lartë është evidentuar te sallata e gjelbër ku tejkalimet ishim deri 157 herë më të larta dhe te spinaqi 42 herë. Prezenca shumë e lartë e ndotjes së tokës dhe prodhimeve bujqësore në Mitrovicë dhe rrethinë paraqet rrezik të madh për shëndetin e popullsisë339.Në rrethana e funksionimit të plotë të reparteve të “Trepçës”, personi që do të ushqehej më prodhime bujqësore të prodhuara në Mitrovicë me rrethinë do të merrte një sasi të plumbit që është 3 herë më e lartë se maksimumi i lejuar nga OBSH/FAO dhe 15 herë më i lartë se maksimumi i lejuar nga shtetet e bashkësisë Evropiane340.

336 Raporti i Zhvillimit Njerzorë në Kosovë 2002. Pr 2002. fq 96. 337 Të dhënat statistikore për koncentrimin e elementeve të ndryshme në tokë dhe kulturat bujqësore janë marrë nga KK I Mitrovicës dhe OBSH në Mitrovicë. 2004 338 Behrami S.(2010).‘Raportet popullsi- mjedis në Mitrovicë”, Mjedisi- Informative për mjedis dhe planifikim hapësinorë, MMPH, Viti III, Nr.7,Prishtinë fq 17. 339 Behrami S. (2011). “Environmental challenges and impacts on human resources (the case of Mitrovica/Kosovo)” 14th International Information Society – IS 2011 Multiconference. Lubjanë , Slloveni. (Të dhënat statistikore për koncentrimin e elementeve të ndryshme në tokë dhe kulturat bujqësore janë marrë nga KK I Mitrovicës dhe OBSH në Mitrovicë. 2004) 340 Raporti i Zhvillimit Njerzorë në Kosovë 2002. Pr 2002. fq 96.

Page 195: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

195

7.3. Lëvizjet migruese dhe prishja e ekuilibrit te ekosistemeve urbane Meqenëse në aspekt mjedisor zonat më të ndotura ishin Mitrovica dhe Zveçani, lëvizjet migruese dhe prishja e ekuilibrit në këto ekosisteme do të trajtohen në kuadër të këtyre dy zonave. Pasojat e ndikimit negativ të ndotjes së mjedisit rriten edhe më tepër kur të kihet parasysh fakti se pjesa dërmuese e popullsisë së Mitrovicës me rrethinë jetojnë në zonat urbane ku vlerat mesatare te ndotjes i tejkalon VML: për plumb tejkalimet ishin prej 9.8 deri në 80.2 herë, kadmium deri 68 here, dyoksid sulfuri deri 2.7 herë, blozë deri 2.2 herë etj341.

Tabela 79. Pjesëmarrja e popullsisë se zonave me shkallë te lart të ndotjes në pop. e përgjithshme të Mitrovicës dhe Zveçan 1948-2001(harta 2)342

1948 1981 2001 Rritja 1948/2001

Zona I 33.3 % 55.7 % 69.5 % 585.6%

Zona II 13.6% 15.4 % 15.6 % 277.4%

Në periudhën 1948-2001 popullsia e zonës së parë të ndotjes është rritur për 585.6%, zonës se dytë për 277.4%, kurse popullsia e përgjithshme për 228.4%, që tregon për përqendrim të popullsisë në këtë zonë edhe pse në të njëjtën kohë në aspekt mjedisor këto zona nuk ofronin as kushte minimale për jetë. Në dy zonat e para (harta 26.) ku ndotja ka qenë disa herë mbi VML, në vitin 1948 kanë jetuar 22887 banorë ose 46.9% e popullsisë së përgjithshme, për të treguar rritje në 75176 ose 71.3% (1981) dhe 136400 ose 85.2 .% në vitin 2001. Zona e tretë e ndotjes në të cilën niveli i ndotjes është afër VML-së përfshinë vendbanimet deri në Vushtrri (11 km), Zubin Potok (18 km) dhe Albanik (25 km). Përqendrimi i popullsisë në zonën urbane dhe periferinë e afërt ( zona I dhe II) ka pasur ndikim negativ në shëndetin e popullsisë.

7.4. Zgjedhja optimale në raportin mjedis natyror- rritje e popullsisë– zhvillim ekonomik industrial. Në bazë të zhvillimeve të gjertanishme mund të konstatohet se RV e posaçërisht Mitrovica e Zveçani sa u përket problemeve mjedisore, ekonomike dhe demografike edhe në të ardhmen e afërt do të përballet me sfida dhe probleme të mëdha343. Për zgjedhje optimale në raportet mjedis-rritje e popullsisë-zhvillim ekonomik RV në përgjithësi dhe Mitrovicës e Zveçanit në veçanti i nevojitet me sa vijon: 341Behrami S. Tahiri F. (2009) “Popullsia dhe degradimi i mjedisit jetësor në Mitrovicë”- Takimi i Katërt Vjetorë i Institutit Alb-Shkenca. Studiuesit Shqiptarë në Rrjedhat e Shkencës Botërore. 31.08-02.09 Tetovë 342 Behrami S. et al (2012).“Unsustainable Environmental development- Impacts on Human resources in Mitrovica(Kosovo)”. “International Conference of Ecosysteme (ICE 2012)”. Faculty of Agriculture and Environment, University of Tirana 01-04.06.2012 343 Behrami S.(212).“Ndërvarshmëria në mes zhvillimit të qëndrueshëm mjedisor, ekonomik dhe demografik”. Ligjëratë e mbajtur në Shkollën Pranverore- Zhvillimi i Qëndrueshëm Njerëzor, organizuar nga UNDP dhe Kolegji Univerzum. 18-27.04. Prishtinë.

Page 196: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

196

• Strategji e re zhvillimore dhe plan i ri hapësinor për zgjidhjen e shumë problemeve ekologjike dhe zoonimin e veprimtarive ekonomike në hapësirën e saj.

• Mitrovica në të ardhmen përveç industrisë, zhvillimin e vet ekonomik duhet ta orientoi edhe në veprimtaritë tjera e në radhë të parë në turizëm, bujqësi dhe shërbime.

• Burimet kryesore të ndotjes në të kaluarën ishin objektet industriale, kurse pas luftës së vitit 1999 si pasojë e mos aktivizimit të këtyre objekteve në burime kryesore të ndotjes janë shndërruar: komunikacioni, ekonomit familjare së bashku me depot industriale dhe ujërat e zeza të cilave duket të ju kushtohet vëmendje e veçantë.

• Shkaqet kryesore të ndotjes së mjedisit në Mitrovicë ishin: teknologjia e vjetruar me të cilat është e pajisur industria e Mitrovicës dhe lokacioni joadekuat i objekteve industriale të cilat kanë shkaktuar: ndotje të ajrit, ndotje të tokës, të përcjella me pasoja për popullsinë dhe mjedisin, prandaj çdo aktivizim i objekteve industriale në të ardhmen duhet të bazohet në teknologji të re.

• Perspektiva e ndotjes së mjedisit në Mitrovicë në te ardhmen e afërt nuk duket shpresëdhënës, kurse sanimi i burimeve dhe pasojave të ndotjes nuk duket të jetë e lehtë dhe e shpejtë.

• Informimi i popullsisë për burimet, problemet dhe pasojat të cilat vijnë nga ndotja i kënaqshëm, kështu që në të ardhmen nevojitet informim më gjithëpërfshirës i popullsisë për ndotjen, burimet, pasojat si dhe pjesëmarrje më e madhe e qytetarëve në vendimet që kanë të bëjnë me mjedisin.

• Përmirësimi i infrastrukturës në viset rurale me qëllim të ndërprerjes së emigrimeve nga viset rurale drejt zonës urbane dhe pengimit të polarizimit demografik e cili përcillet me probleme të shumta të natyrës ekonomike, sociale e mjedisore.

Page 197: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

197

Shqyrtimi përfundimtar dhe sugjerimet

Zhvillimi i popullsisë dhe vendbanimeve në një hapësirave të caktuara është i kushtëzuar nga një numër faktorësh “të jashtëm” e “të brendshëm”, por ky zhvillim në të njëjtën kohë është faktor i zhvillimit të asaj hapësire. Popullsia- si element më i rëndësishëm në zhvillimin e regjioneve, shteteve etj., nuk zhvillohet e izoluar jashtë rrjedhave shoqërore, por në varësi të ndërsjellë të faktorëve biologjikë, ekonomikë, socialë, politikë, historikë, psikologjikë, hapësinorë etj. Dallimet e konsiderueshme në nivelin e zhvillimit socio-ekonomik në mes njësive përbërëse të RV-së ishin përcaktues edhe në dallime të theksuar në rrjedhat demografike duke e shndërruar RV në regjion me zhvillimet më kundërthënës të këtyre dukurive. Veçorit fiziko-gjeografike, pozita e përshtatshme gjeografike, gjeostrategjike e politike, pasuritë e mëdha natyrore të cilat e karakterizojnë RV-në kanë favorizuar popullimin e hershëm dhe zhvillimin e vendbanimeve në regjion. Gjurmimet arkeologjike dëshmojnë se popullimi i RV-së ka filluar që nga paleoliti i hershëm. Kushtet e volitshme fiziko-gjeografike përveç anëve pozitive të popullimit dhe formimit të vendbanimeve të para kishin edhe anët negative pasi që ishin lakmi e pushtuesve të shumtë të cilat kanë penguar zhvillimin normal të popullsisë dhe vendbanimeve në RV nga të cilat pushtime më së tepërmi e pësoj popullsia autoktone iliro- shqiptare duke u tkurrur vazhdimisht si në numër ashtu edhe në territor. Kjo ishte edhe arsyeja që RV gjatë gjithë historisë ishte përfshirë nga pushtimet, ndarjet dhe rregullimet e shpeshta administrative të cilat RV i vuan edhe sot. Dallimet e konstatuara në tendencat dhe nivelet e proceseve të industrializimit, urbanizimit dhe deagrarizimit në mes njësive përbërëse të RV ishin faktorët kryesor të cilat sollën zhvillimin kundërthënëse në zhvillimet demografike edhe të vendbanimeve. Në periudhën para Luftës së Dytë Botërore niveli i ulët i zhvillimit, strukturës së pavolitshme ekonomike e lidhur ngushtë kjo me strukturën socio-ekonomike dhe karakteristikat e tjera të popullsisë, dallimet në sferën demografike ishin shumë të vogla të papërfillshme në mes nacionaliteteve dhe njësive përbërëse të RV-së të cilat thellohen pas Luftës së Dytë Botërore si pasojë e politikave diskriminuese ndaj popullsisë shqiptare dhe komunave të dominuar nga shqiptarët. Në këtë hapsin relativisht të vogël gjenden komunat me normën më të lartë dhe më të ulët të natalitetit, mortalitetit dhe shtimit natyror, strukturën më të re dhe më të moshuar të popullsisë. Me shkallën më të lartë dhe më të ulët të analfabetizmit, urbanizmit, me nivel shumë të ndryshueshëm të zhvillimit ekonomik e social, strukturë relativisht homogjene të popullsisë me tendenca të homogjenizimit duke karakterizuar regjionin me polarizime të theksuara demografike. Polarizimi në dinamiken e numrit të përgjithshme të popullsisë tregon se ndryshimet në numrin e përgjithshëm të popullsisë në komunat e RV-së janë të larta nga -13.2% në 18.8%. RV është hapësira me dallimet më të mëdha në shkallën e lindshmërisë, vdekshmërisë dhe shtimit natyror. Lëvizja natyrore e popullsisë së regjionit karakterizohet me shkallë të lartë të lindshmërisë, por me tendenca të rënies. Tendenca në rënie vazhdojnë edhe në periudhën pas Luftës së vitit 1999 si pasojë e shpërnguljes të popullsisë sidomos asaj të re në vendet e zhvilluara të Evropës-gjatë viteve ’90 dhe shpërnguljet dhe dëmet të shkaktuara nga Lufta e viteve 1999.

Page 198: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

198

Në nivel të njësive përbërëse dallimet kanë ardhur duke u rritur deri në vitet e ’90 në radhë të parë si pasojë e dallimeve në sferën socio-ekonomike, kulturore etj. Kështu ekstremet e këtyre komponentëve lëviznin nga 40 ‰ në Skënderaj në 13‰ në Leposaviq në nivelin e lindshmërisë, ndërsa sa i përket nivelit të shtimit natyror nga 33.8‰ në 6.0‰. Se zhvillimi socio- ekonomik është faktori kryesor në dallimet në nivelin e natalitetit dhe shtimit natyror e vërteton edhe analizat empirike demografike në ish-Jugosllavi nga të cilat është konstatuar diferenca të mëdha edhe mes pjesëtarëve të kombësisë e të fesë së njëjtë, nëse ata jetojnë në territore me nivel të ndryshëm të zhvillimit socio- ekonomik, kulturor, arsimore etj. Analiza e strukturës sipas moshës paraqet elementin kryesor i cili tregon tendencat e zhvillimit të popullsisë jo vetëm në të kaluarën dhe të tashmen por edhe në të ardhmen. Në bazë të rezultateve mund të konstatohet se RV-ja karakterizohet me polarizim të theksuar sa i përket strukturës së popullsisë sipas moshës. Në njërën anë ndodhen komunat me strukturë të re të popullsisë- Skënderaj, Vushtrria dhe Mitrovica, ndërsa në anën tjetër komunat të cilat janë futur në fazë të moshnimit të thellë- Zvecani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi. Indeksi i vjetërsisë lëviz nga 11.8% në Skënderaj në 50.9% në Leposaviq. Në strukturën e popullsisë sipas gjinisë në regjion dominojnë meshkujt ndaj femrave dukuri kjo e viseve në zhvillim. Pa dyshim dy strukturat më të rëndësishme me ndikim në transformimin e parametrave demografik janë struktura ekonomike dhe arsimore e popullsisë. Këtë më së miri e shpreh postulati i njohur demografike “Më trego nivelin e zhvillimit ekonomik, të them nivelin e lindshmërisë”. Strukturat socio-ekonomike të popullsisë (sidomos asaj shqiptare) filluan të transformohen në fund të viteve ’60 e veçanërisht gjatë viteve ’70, kur RV por edhe Kosova fitoi më shumë mëvetësi politike, ekonomike kur proceset e industrializimit, urbanizimit dhe arsimimit ishin më dinamike. RV karakterizohet me shkallë relativisht të ulët të popullsisë aktive (30.1%) dhe shkallë të lartë të popullsisë joaktive (63.4%). Dallime në mes njësive përbërëse të RV janë shumë të mëdha dhe lëvizin : 27.2% dhe 68.3% (Skënderaj) dhe 44.3% dhe 45.4% (Leposaviq). Struktura arsimore sikurse ajo ekonomike karakterizohet me trend shumë të ndryshueshme. Mesatarisht popullsia e komunave të dominuar nga serbët kanë 2.3 vite shkollim më tepër se sa komunat me popullsi shqiptare. Pozita e femrës si bartëse e procesit të lindjes dhe ripërtëritjes së popullsisë ishte edhe më e pafavorshme. Femrat serbe e malazeze sa i përket nivelit të arsimimit dhe punësimit ishin për 2-3 herë në pozitë më të mirë se sa femrat shqiptare. Nga dallimet e konstatuara në strukturën socio-ekonomike dhe arsimore të popullsisë sipas nacionaliteteve mund të kuptohen edhe dallimet në shkallën e parametrave demografik në mes njësive përbërëse të RV-së por edhe popullsisë sipas nacionaliteteve. Struktura nacionale-edhe përkundër përpjekjeve gati 2 shekullore të sllavëve për ndryshimin e strukturës nacionale të popullsisë jo vetëm në RV por edhe në Kosovë si tersi, të dhënat historike tregojnë se shqiptarët në vazhdimësi kanë qenë popullsisë autoktone dhe dominuese në RV. RV karakterizohet me homogjenizim të strukturës nacionale të popullsisë si pasojë e ndryshimit në nivelin e lëvizjes natyrore në mes etnive si pasojë e ngecjes së disa etnive në zhvillimin ekonomik, social, kulturor etj., ndërsa lëvizjet migruese pas viteve ’90 të shekullit të kaluar shndërrohen në faktorë të rëndësishëm në ndryshimet e përbërjes kombëtare të popullsisë.

Page 199: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

199

Jo vetëm gjatë shekullit XX por shqiptarët janë popullsi autoktone në RV pasi që shkencërisht është vërtetuar se shqiptarët janë pasardhës direkt të ilirëve edhe pse “shkenca” sllave është përpjekur që shqiptarët në RV por edhe në Kosovë si tërësi t’i paraqes si popullsi e ardhur. Kritika pikëpamjeve dhe teorive të studiuesve sllavë mbi autoktonin e popullsisë në rajone u kanë dhënë: albanolog, ballkanolog, historian, gjeograf, gjuhëtarë, arkeolog, etnolog, demograf etj., të huaj dhe shqiptarë të cilët me argumente shkencore vërtetojnë: prejardhjen ilire të shqiptarëve, autoktonin e tyre të pandërprerë dhe dominimin e tyre jo vetëm në rajone por edhe më gjerë në Ballkan. Ekonomitë familjare sipas numrit, madhësisë dhe tipologjisë paraqesin një karakteristik tjetër në zhvillimin demografik në RV e cila sikurse edhe veçoritë tjera karakterizohet me dallime të theksuara. Në RV ekonomitë familjare me 8 e më tepër anëtarë përbëjnë diç mbi ¼ e ekonomive familjare, ndërsa dallimet në njësitë përbërëse lëvizin në mes 54.3% në Skënderaj dhe 2.7% në Leposaviq. Në dallimet e mëdha në mes njësive përbërëse të RV-së sa i përket veçorive të ekonomive familjare përveç faktorëve demografik, ndikim dominant kanë faktorët socio-ekonomik të cilët ndikojnë në modernizimin e shoqërisë i cili manifestohet fuqishëm në imtësimin e ekonomive familjare duke rritur pjesëmarrjen e ekonomive familjare me numër të vogël të anëtarëve. Me qëllim të ngritjes së nivelit të jetesës dhe rritjen e mirëqenies e perspektivës ekonomike të popullsisë është e nevojshme orientimi në zhvillimin e më shumë veprimtarive ekonomike duke mënjanuar orientimin në zhvillim vetëm të industrisë Sa i përket këtyre treguesve dallimet në mes komunave që e përbëjnë regjionin janë shumë të mëdha. Këto dallime lëvizin nga 52.5% në Skënderaj e 9.4% në Zubin Potok sa i përket varfërisë dhe 67.3 % dhe 21.1% në nivelin e papunësisë në të njëjtat komuna.

Vendbanimet- duke u bazuar në hulumtimet arkeologjike të kryera në pjesë të ndryshme të RV-së, mund të konstatohet prezenca e vendbanimeve në regjion që para shtat mijë vjetësh. Që nga ajo kohë me intensitet herë më të fuqishëm e herë më të dobët në RV zhvillohet jeta dhe vendbanimet. Vendbanimet rurale të RV karakterizohen me zhvillim të pafavorshëm demografik, manifestuar kjo përmes procesit të depopullimit, sidomos vendbanimet kodrinore-malore. Në RV vendbanimet e vogla rurale përbëjnë 63% të numrit të përgjithshëm të vendbanimeve fakt ky që paraqet si pengës për zhvillimin e infrastrukturës, ndërsa zhvillimi i qëndrueshëm rural nuk mund të paramendohet pa një zhvillim të përgjithshëm dhe të fuqishëm të infrastrukturës. RV, përkundër rritjes së popullsisë urbane karakterizohet me: shkallë të ulët të urbanizimit, dominim të urbanizimi primar (përqendrimin e popullsisë në qendrat më të mëdha urbane) dhe zhvillim demografik të shpejtë të qyteteve te mëdha, në të cilat kapacitetet janë të kufizuara (ekonomike,sociale, infrastrukturë etj) që e vështirësojnë jetën e popullsisë dhe zhvillimin e urbanizimit cilësor-sekondar. Ndryshimet kualitative në urbanizëm nuk janë të mundshme pa zhvillimin më dinamik të qyteteve të vogla në te gjitha komunat , si dhe zhvillimin e qendrave të rangut më të ulët se sa qendrat komunale që do të mundësonte zhvillimin më të balancuar demografik dhe urbanizim ma kualitativ. Gjendja ambientale në RV është shqetësuese për shkak të nivelit të lartë të ndotjes. Ekspozimi për një kohë të gjatë i popullsisë ndaj nivelit të lartë të ndotjes me metale të rënda rezulton me

Page 200: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

200

prezencën e tyre edhe në gjakun e popullsisë, sidomos në Mitrovicë dhe Zveçan, ku përqendrimi është shqetësues sidomos të fëmijët dhe grat shtatzëna. Ndikimi negativ i ndotjes së mjedisit në shëndetin e popullsisë e bënë të domosdoshme dhe urgjente ndërmarrjen e masave për përmirësimin e gjendjes ambientale dhe shëndetësore të popullsisë drejt zhvillimit të qëndrueshëm mjedisor, socio-ekonomik dhe demografik.

Sugjerimet RV-ja është regjion i cili më gjatë dhe më rëndë i ka vuajtur pasojat e përkeqësimit të gjendjes ekonomike të viteve ’80 dhe ’90 të shekullit të kaluar dhe pasojat e Luftës së vitit 1999 të cilat regjioni i vuan edhe sot. Në radhë të parë në RV është e nevojshme pajtimi ndërnacional me qëllim të hapjes së perspektives për zhvillim ekonomik, social e politik të të gjitha nacionaliteteve të cilat e përbëjnë këtë tërësi. Është e domosdoshme që RV-ja të përfshihet nga një ndarje e re administrative ku do të respektoheshin kriteret e funksionalitetit meqenëse ndarjet e deritanishme që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore ishin vetëm të karakterit politik me qëllim të krijimit të sa më shumë komunave me dominim të elementit sllav pa u bazuar në kriteret e funksionalitetit. Ky kriter fatkeqësisht u përdor edhe me rastin e decentralizimit të realizuar sipas Pakos së Ahtisarit. Në masat stimulative popullative, ekonomike, sociale e zhvillimore duhet orientuar:

• në stimulimin dhe ri-vitalizimin demografik dhe socio-ekonomik të RV-së, posaçërisht në kontekst të orientimit ndryshime zhvillimore hapësinore me qëllim të zhvillimit më të balancuar në mes njësive përbërëse të RV-së.

• Është e nevojshme nëse jo plotësisht atëherë në ngadalësimin e polarizimit demografik të regjionit i cili gjithnjë e më shumë paraqitet si pengesë në zhvillimin e qëndrueshëm demografik dhe ekonomik të regjionit verior të Kosovës.

• Është e domosdoshme qasje më aktive në zgjedhjen e problemeve dhe mënjanimin e pengesave dhe kufizimeve në zhvillimin e qëndrueshëm dhe të baraspeshuar demografik, shoqëror-ekonomik, social, mjedisor etj., i cili nuk do të jetë stihi por i planifikuar mirë meqenëse mosrespektimi i kritereve të lartcekura në të kaluarën është përcjellë me probleme të natyrave nga më të ndryshmet me të cilat RV-ja ballafaqohet edhe sot.

Niveli i gjertanishëm i zhvillimit demografik dhe socio-ekonomik i vendbanimeve në RV nuk ka sjellë ndryshime qenësore në zhvillimin dhe dallimin funksional dhe socio-ekonomik të vendbanimeve. Për inkurajimin e popullsisë rurale për të mbetur në fshat e pse jo edhe nxitjen e kthimit të popullsisë së emigruar (nxitjen e migrimeve qytet-fshat)- zhvillim i qëndrueshëm i vendbanimeve rurale në RV është e nevojshme ri-vitalizimi përmes: strategji për zhvillim të qëndrueshëm të zonave rurale; ngritjen e objekteve industriale (lehtë dhe përpunuese), e cila përcillet edhe me ndërtimin e objekteve përcjellëse; krijimin e lehtësirave për jetë në këto zona përmes infrastrukturës: rrugore, furnizimit me ujë, shërbime arsimore, shëndetësore etj; krijimin e përfitimeve tjera materiale për popullsinë rurale; shfrytëzimin e fondeve të EU për rivitalizimin e fshatit. Urbanizimi në nivelin e ulët të zhvillimit ekonomik në të cilën ndodhet RV-ja dhe infrastruktura e dobët ka shkaktuar veshtirësi për jetë në vendbanimet urbane, duke shkaktuar fenomenin e

Page 201: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

201

ruralizmit të qyteteve që është manifestuar me probleme të shumta të natyrës ekonomike, sociale, ekologjike dhe infrastrukturale.

• Problemet ekonomike kanë të bëjnë me: papunësinë e lartë në vendbanimet urbane, e cila përcjellët me rritjen e varfërisë, dhunës, kriminalitetit, ekonomia joformale etj.

• Problemet sociale kanë të bëjnë me: ngarkesa e madhe e të gjitha institucioneve në vendbanimet urbane( shkollave, shtëpive të shëndetit, kopshteve etj) dhe braktisja e atyre në fshatra.

• Problemet ekologjike kanë të bëjnë me: shkalla e lartë e ndotjes së parametrave mjedisor ( ajrit, ujit, tokës) zhurma, problemet me mbeturina të ngurta urbane, numri i madh i automobilave etj.

• Problemet në infrastrukturë kanë të bëjnë me: ndërtimet dhe mbindërtimet pa plan, zbrazja e fshatrave të tërë ( sidomos territoret kodrinore- malore), ngarkesa e infrastrukturës urbane, problemet në furnizim me ujë të pijshëm, ngarkesa e rrjetit të rrugëve urbane etj.

Për zgjidhjen e këtyre problemeve është e nevojshme përgatitja e planeve të mirëfillta zhvillimore dhe urbane të komunave dhe zonave brendapërbrenda komunave si dhe përgatitja e Strategjisë së Zhvillimit të Urbanizimit. Në sferën mjedisore RV-ja përballët me probleme të mëdha mjedisore siç janë ndotja e: ajrit, ujit dhe tokës të cilat janë probleme të trashëguara por që kërkojnë zgjedhje urgjente pasi që paraqesin rrezik për shëndetin e popullsisë. Megjithatë perspektiva dhe zgjidhja e problemeve mjedisore në RV nuk duket të jetë e lehtë dhe e shpejtë. Për zgjidhjen e problemeve mjedisore RV-së i nevojitet:

• Strategji e re zhvillimore dhe plan i ri hapësinor për zgjidhjen e shumë problemeve ekologjike dhe zoonimin e veprimtarive ekonomike në hapësirën e saj.

• RV në të ardhmen përveç industrisë, zhvillimin e vet ekonomik duhet ta orientoi edhe në veprimtaritë tjera e në radhë të parë në turizëm, bujqësi dhe shërbime.

• Shkaqet kryesore të ndotjes së mjedisit në Mitrovicë ishin: teknologjia e vjetruar me të cilat është e pajisur industria e Mitrovicës dhe lokacioni joadekuat i objekteve industriale, prandaj çdo aktivizim i objekteve industriale në të ardhmen duhet të bazohet në teknologji të re.

• Integrimi i mbrojtjes së mjedisit në të gjithë sektorët që veprojnë në mjedis ose që kanë të bëjnë me të, duke mundësuar që mbrojtja e mjedisit të jetë pjesë e politikave, planeve dhe programeve sektoriale zhvillimore.

• Aplikimin e taksës ekologjike duke u bazuar në parimin “ndotësi paguan” , • Aktivizimi i çdo reparti ose fabrike në territorin e RV-së të ketë “pëlqim mjedisor” ku

merren obligime për respektimin e normativave në lidhje me ndotjen e mjedisit. • Në të ardhmen nevojitet informim më gjithëpërfshirës i popullsisë me ndotjen, burimet,

pasojat si dhe pjesëmarrje më e madhe e qytetarëve në vendimet që kanë të bëjnë me mjedisin etj.

Përmirësimi i gjendjes kërkon orientim drejt zhvillimit të qëndrueshëm i cili kërkon harmonizim në zhvillimin e parametrave mjedisorë, socio-ekonomikë dhe demografikë duke i mbajtur në minimum pasojat negative që dalin nga bashkëveprimi i tyre që në esencë përbënë edhe thelbin e zhvillimit të qëndrueshëm i cili është imperativ i të gjitha shoqërive bashkëkohore .

Page 202: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

202

Biografi e shkurtër Sami Behrami ( Vinarc i Epërm- Mitrovicë), shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, gjimnazin në Mitrovicë (1989), ndërsa diplomoi në Universitetin e Prishtinës- Fakultetin e Shkencave Matematike- Natyrore, Departamentin e Gjeografisë (1994). Në shtatorë të vitit 1994 filloi punën si mësimdhënës në shkollat e mesme të Mitrovicës. Nga tetori i vitit 2003 punoi në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, në Prishtinë - bashkëpunëtor i lartë shkencor , kurse nga prilli i vitit 2007 në Agjencinë e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit – udhëheqës i Bazës së të Dhënave. Studimet pasuniversitare i përfundoi në Departamentin e Gjeografisë në Prishtinë (2007) dhe mori titullin magjistër të shkencave të Gjeografisë- drejtimi Demografi nën udhëheqjen e Akademik Hivzi Islamit. Në vitin 2010 regjistrohet në shkollën doktorale në departamentin e Gjeografisë në Fakultetit e Historisë dhe Filologjisë, në Universitetin e Tiranës. Në karrierën akademike mori pjesë me punime dhe kumtesa në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit si në Slloveni, Angli, Itali,Turqi, Mal të Zi, Sllovaki, Maqedoni, Kroaci etj. Në vitin 2000- 2001 përmes KEDP dhe Kryqit të Kuq Danez ishte pjesëmarrës në programin “Puna me fëmijët e goditur nga lufta”.Ne vitin 2003 në programin e UNDP ishte pjesëmarrës në trajnimin “Ngritja e kapaciteteve zhvillimore ne mbrojtjen e mjedisit”. Gjatë vitit 2006 ishte pjesëmarrës në vizite studimore të organizuar nga UNESCO: “Rezervatet e Biosferës”, ne Virpazar dhe Shkodër. Në vazhdimësi gjatë viteve 2007, 2008, 2009, 2010 dhe 2012 ishte pjesëmarrës në ekspeditat hulumtuese:” Hulumtimi i Shpellave të Kosovës” në bashkëpunim me ekipe të speologve nga Sllovenia, Sllovakia, Bullgaria, Polonia etj. Gjatë vitit 2008 dhe 2009 ishte i angazhuar në projektin: Azhurnimi i qarqeve regjistruese- Përgatitje për regjistrimin e popullsisë ne Kosovë, Enti i Statistikës se Kosovës. Gjatë qershorit të viti 2010 ishte pjesëmarrës në kursin “Sustainable Developmen the EU challenges” në shkollën ndërkombëtare verore të organizuar nga Universiteti i Bilonjës dhe Universiteti “Marin Barleti”. Në qershor të vitit 2011 dhe 2012 ishte pjesëmarrës në :“ International Krastological School- Classical Karst”, të organizuara nga Instituti për Hulumtime të Karstit i Akademia së Shkencave dhe Arteve të Sllovenisë. Ne vitin 2012 ishte ligjërues në shkollën ndërkombëtare të organizuar nga UNDP dhe Kolegji Universum- “Sustainable Human Development”. Gjatë korrikut 2012 përmes Agjencioni Evropian për Mjedis:“Verifikimi dhe harmonizimi i llajerëve të rezulucionit të lartë për Corin Land Cover”qëndroi në Kopenhag-Damimarkë në pergaditje për realizimin e Corin Land Cover në Kosovë. Në vitin 2013 është angazhuar si ekspert i jashtëm në Agjencisë së Statistikave të Kosovës për publikimin e të dhënave nga Regjistrimi i Popullsisë 2011. Në të njëjtën kohë është edhe anëtar i komisionit kombëtar për regjistrimin e bujqësisë dhe popullsisë bujqësore në Kosovë. Nga viti 2011 është anëtarë i redaksisë së “Buletini Mjedisor”, i cili botohet në bashkëpunim mes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë (MMPH) dhe Programit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë.

Page 203: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

203

POPULLSIA DHE VENDBANIMET E REGJIONIT VERIOR TË KOSOVËS Përmbledhje

Regjioni Verior i Kosovës zënë sipërfaqe të përgjithshme prej 2050 km2, brenda të cilit përfshihen komunat: Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Sipas regjistrimit të vitin 2011 në RV jetonin 233.303 banorë. Pozita e përshtatshme gjeografike, gjeostrategjike e politike, veçorit fiziko-gjeografike, pasurit e mëdha natyrore të cilat e karakterizojnë RV kanë favorizuar popullimin e hershem dhe zhvillimin e vendbanimeve në regjion. Vendgjetjet e shumta arkeologjike dëshmojnë se RV ka qenë i populluar shumë herët. Këtu është zbuluar një ndër vendbanimi i parë jo vetëm i RV por edhe Kosovës si tërës – Zhitkofci, dhe vendbanimi më i vjetër urban – Viciana (Vushtrria). Në kuadër të zhvillimeve të popullsisë, RV karakterizohet me polarizime të konsiderueshme demografik. Polarizimet në dinamikën, strukturën socio-ekonomike dhe demografike të RV janë të lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik dhe qendrave urbane- urbanizim. Në aspekt etnik regjion karakterizohet me tendencë të homogjenizimit ku shqiptaret përbëjnë mbi 85% të popullsisë. Popullsia shqiptare karakterizohet me tranzicion të vonuar demografik dhe transformim shumë të ngadalshëm të strukturës socio- ekonomike etj. Në anën tjetër popullsia serbe karakterizoheshin me strukturë shumë më të volitshme socio- ekonomike që është shprehur edhe me transformime në sferën demografike. Vendbanimet e RV karakterizohen me zhvillime jo të favorshme demografike: vendbanimet rurale me depopullimit sidomos viset kodrinore-malore, ndërsa vendbanimet urbane me zhvillim monocentrik (koncentrimi i popullsisë në vendbanimet ekzistuese urbane). Problem të veçantë në RV paraqet shkalla e lartë e ndotjes së mjedisit që kërkon përmirësimin e shpejt të gjendjes me qenë se ndikimi negativ i ndotjes së mjedisit në shëndetin e popullsisë është shumëdimensional. Valorizimi i pasurive natyrore bazuar në konceptin “shfrytëzim i qëndrueshëm”, orientimi në zhvillimin të veprimtarive tjera, valorizimi i kapitalit human etj., përbën shtyllat kryesore ku duhet mbështetur zhvillimi i ardhshëm ekonomik i RV, që shihet si rrugë e vetme : për përmirësimit të raporteve nder etnike, ndërprerjen e shfrytëzimit pa kriter të pasurive natyrore, ndërprerjen e zhvillimit pa plan hapësinor dhe urban etj., duke u orientuar në zhvillim të qëndrueshëm dhe më të balancuar demografik e ekonomik të regjionit .

POPULATION AND SETTLEMENTS OF THE NORTHERN REGION OF KOSOVO

Summary The North region (NR) of Kosovo covers a total area of 2050 km2, which includes municipalities of Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, Leposaviq, Zubin Potok and Zveçan. According to the census of 2011, in the NR lived 233,303 inhabitants. The favourable geographical, geo-strategic and political position; physical-geographical specifics, and the potential of natural resources of the NR, have enabled early habitation and development of settlements in this region. The numerous archaeological sites prove that the NR has been populated very early. In this area is found one of the first settlements not only in the NR, but in Kosovo as a whole – Zhitkovci, and the oldest urban settlement–Viciana (Vushtrria). The Population development of the NR is characterized by significant demographic polarizations. The polarizations of the dynamics of population development, socio-economic and demographic structure of the NR are closely linked to economic development, and to the urbanization process. In ethnic aspects, the region is characterized by a tendency of homogenization, where Albanians make up more than 85% of the population. The Albanian population is characterized by a late demographic transition, and by very slow transformation of socio-economic structure.., etc. On the other hand, the Serbian population is characterized by a more favorable socio-economic structure, which reflected the demographic transformations. The settlements of NR are characterized by unfavorable demographic developments: depopulation of rural areas, especially hilly and mountain areas, while urban settlements are characterized with a mono-centric development (population concentration in existing urban settlements). The high degree of environmental contamination presents a particular problem in the NR, which requires immediate actions for improving, because the negative impact of environmental pollution on the health of the population is multi-dimensional. Valorisation of natural resources based on the concept of "sustainable use", orientation in the development of other activities, valorization of human capital etc.., constitute the main pillars for the future economic development of the NR, which is seen as the only way: to improve inter-ethnic relations, prevent the unsustainable use of natural resources, eliminate unplanned spatial and urban developments.., focusing on sustainable and more balanced demographic and economic development of the region.

Page 204: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

204

Literatura

1. “Anketa demografike, sociale dhe shëndeti riprodhues në Kosovë 2009” (2011). Enti i Statistikave të Kosovës, UNFPA dhe UNICEF zyra në Kosovë. Prishtinë.

2. “Anketa e ekonomive bujqësore 2004”-Enti i Statistikave të Kosovës. Prishtinë 3. Abdyli R. (1995). “Shpronësimi i fshatarësisë dhe kolonizimi serbo-malazez i trojeve etnike shqiptare

1912-1914” Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga kriza lindore e këndej. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Prishtinë

4. Ajeti I.(1995). “Vështrim mbi librin e Sh. Demirajt “Gjuhët ballkanike”, Studime 2. Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. Prishtinë

5. Axhemi S. (2007). “Gjeografia e popullsisë dhe vendbanimeve”. ALSA. Tiranë 6. Bejtullahu B. et al,(1983) “Ispitivanje zagadjenosti vazduha Mitrovice i okoline tokom 1982-83 god.”

Zveqan. 7. Bajrami H. (1995). “ Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi gjatë viteve 1918-1941”- Gjenocidi dhe aktet

gjenocidiale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga kriza lindore e këndej”. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Prishtinë

8. Bajrami H. (2001). “Kosova- njëzet shekuj të identitetit të saj”. ERA. Prishtinë 9. Baletiq W. A. (1978) “Demografia- popullsia dhe zhvillimi ekonomik”. ETMM i Kosovës. Prishtinë 10. Baletic W. A.(2005). “Razmatranja o posttranzicijskoj etapi razvoja stanovništva”. Radovi-Zavoda za

Hrvatsku povjesti. Vol. 37. Zagreb. 11. Basha T. (2008). “Eksodi rural në Kosovë para dhe gjatë tranzicionit, shkaqet dhe pasojat’. Kerkime

gjeografike 14. Shoqata e Gjeografëve të Kosovës.Prishtinë. 12. Basha T. (1989). ‘Niveli i urbanizimt të popullsis së Kosovës’. Njoftime Gjeografike 1.Shoqata e

Gjeografëve të Kosovës.Prishtinë. 13. Behrami S. ( 2011). “Depopullimi në zonat kodrinore-malore të regjionit verior të Kosovës- pengesë për

zhvillim të qëndrueshëm”. Kriza e zonave malore dhe mundësitë për zhvillimin e qëndrueshëm. Konferencë Ndërkombëtare,19-21. Nëntor. Tiranë

14. Behrami S. (2007). “Proceset demografiko-ekonomike dhe ndryshimet mjedisore në Mitrovicë me rrethinë”, dorëshkrim i Punimit të magjistrature, Departamenti i Gjeografisë, Universiteti i Prishtinës

15. Behrami S. (2008).“Problemet ekologjike ne Mitrovicë-pasojat për popullsinë”- Kërkime Gjeografike 14 , Fakulteti i Shkencave Matematikore Natyrore- Departamenti i Gjeografisë, Prishtinë

16. Behrami S. (2010).“Përdorimi pa kriter i burimeve natyrore – pasojat mbi popullatën ( Rasti i Mitrovicës)”. Albania-driving sustainable Developmen Toëards the EU challenges” Konferenc Nderkombtare, Universiteti Marin Barleti,1-8.07, Tiranë

17. Behrami S. (2011). “Environmental challenges and impacts on human resources (the case of Mitrovica/Kosovo)” 14th International Information Society – IS 2011 Multiconference. Lubjanë , Slloveni

18. Behrami S. et al (2012).“Unsustainable Environmental development- Impacts on Human resources in Mitrovica(Kosovo)”. “International Conference of Ecosysteme (ICE 2012)”. Faculty of Agriculture and Environment, University of Tirana

19. Behrami S. et al.(2011).“Rrezikimi i resurseve humane nga shfrytëzimi jo racional i pasurive natyrore- rasti i Mitrovicës”- Studime Albanologjike V. Universiteti i Tiranës- Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë. Tiranë

20. Behrami S. Tahiri F. (2009) “Popullsia dhe degradimi i mjedisit jetësor në Mitrovicë”- Takimi i Katërt Vjetorë i Institutit Alb-Shkenca. Studiuesit Shqiptarë në Rrjedhat e Shkencës Botërore. 31.08-02.09 Tetovë

21. Behrami S.(212).“Ndërvarshmëria në mes zhvillimit të qëndrueshëm mjedisor, ekonomik dhe demografik”. Ligjëratë e mbajtur në Shkollën Pranverore- Zhvillimi i Qëndrueshëm Njerëzor, organizuar nga UNDP dhe Kolegji Univerzum. 18-27.04. Prishtinë

22. Behrami S., Sheme S.(2011) “Challenges of Live births in Kosovo in the second Half of the Tëentieth Century and the Beginning of XXI century”. 15th International Information Society – IS 2012 Multiconference”, Facung Demographic Challenges. Volume B.,Lubjanë , Slloveni

23. Behrami S.et al. (2011).“Zhvillimi i qëndrueshëm mjedisor, ekonomik dhe demografik i Mitrovicës”- International Geo-Science GeoAlb2011. 27-30.09.2011 Mitrovicë

24. Berxholli A.(2001). “Njohuri mbi Demografin”.Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Qendra e Studimeve Gjeografike. Tirane.

Page 205: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

205

25. Breznik D. (1980). “Demografija-analiza,metodi i modeli”.Naucna Knjiga.Beograd 26. Breznik D. (1990). “Unutrašnje migracije u Jugosllaviji posle Drugog svetskog rata”. Pogled na migracije

stanovništva Jugosllavije. CDI-IDN. Bg 27. Buxhovi J. (2012). “Kosova- Antika, Mesjeta”.Libri i I. Shtëpia botuese “Faik Konica”.Prishtinë 28. Carabregu M, (1973). “Malet si bazë natyrore në aglomerimin dhe diferencimin e popullsisë” Buletini i

FSHMN nr 1, Prishtinë 29. Carabregu M. (1989). “Gjeo dhe harto linguistika”.ETMM i Kosovës. Prishtinë.. 30. Cifric I. (1987). “Industrijalizacija i ruralne sredine”. Sociologija sela br. 95-98, Zagreb. 31. Çavoli R. (1977). “Dukagjini” FSHMN. Prishtinë 32. Çavoli R. (1997). “ Gjeografia Regjionale e Kosovës” Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore. Prishtinë 33. Çerskov E. (1973). “Rimljani na Kosovu i Municipium DD. Soqanica” . Prishtinë 34. D.Popovac et al.(1981)“Enveronmental pollution in the industrial regjion of Kosovska Mitrovica and

possible efects on human halth”.Acta Biologica. Med. Exp. 6 35. “Definitivni rezultati Popisa stanovništva od 31 januara 1921 godine”. Marr nga: http://pod2.stat.gov.rs/

Objavljene. Publikacije/G1921/pdf/G19214001.pdf 36. Djurdjev B. (1993/94). “Demografski razvoj gradskog i seoskkog stanovnistva”, Stanovništvo, CDI,IDN.

Br 3-4 I 1-2. Beograd 37. Djurdjev B. (2001). “Osnovne tehnike u demografiji”. Drustvo demografa Jugoslavije. Novi Sad 38. Draga N.(1991), “Degradacija zivotne sredine u SAP Kosovo”, Përmbledhje punimesh të kongresit të

XIII të gjeografëve të RSFJ-së, Shoqata e Gjeografëve të Kosovës, Prishtinë 39. Dragoljub L. (1978). “Vodoprivredni problemi u slivu Sitnice”, Buletini 5, FSHMN. Prishtinë 40. Drançolli J.(2001). “Qytetet e Kosovës gjatë Mesjetës”.Buletini i Fakultetit Filozofik XXVI/1996.

Prishtinë 41. Drançollo J. (1995). “Shtrirja e trevave shqiptare deri ne krizën lindore”.Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale

të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga kriza lindore e këndej. Akademia e Shkencës dhe Arteve të Kosovës Prishtinë

42. Dumani B.,Stringa A. (2009)“Demografia Socio-Ekonomike” .Pegi. Tirane. 43. European Centre for Minority Issues Kosovo, http://www.ecmimap.com /map /index. php?option =com_

content vieë=category&layout=blog&id=52&Itemid=95&lang=sr 44. F. Sheri. (1997).”Fjalori enciklopedik i demografisë”, UNFPA, Tiranë. 45. Friganovic M. (1990).”Demogeografia”.Skolska knjiga. Zagreb 46. G autorësh (2005) “Profili socio-ekonomik i Kosovës dhe sfidat e zhvillimit”. Instituti RIINVEST.

Prishtinë 47. G. autora (1992). “Demografski problemi i populaciona politika Kosova i Metohije”. Institut Drustvenih

Nauka.Centar za Demografska Istrazivanja.Beograd 48. G. autoresh (1995 dhe 1999). “Razvitak stanovništva Serbije 1950- 1991 dhe 1991-1997”CDI,IDN,

Beograd 49. G. autoresh (2003). “Vushtrria- Viciana me rrethinë”,Monografi. Kuvendi Komunal i Vushtrrisë, Vushtrri 50. G. autoresh (2005). “Temeljne znacajke demografskog razvoja Hrvatske (Bilanc 20 stoljeca)”.

Ministarstvo obitelji, branitelja I medugeneracijske solodarnost. Zagreb 51. G. autoresh. (1998). “Radjanje na Kosovu i Metohiji“ CDI, IDN, Beograd 52. G. autoresh. (1998).“Historia e Popullit Shqiptar”, Libri Shkollor, Prishtinë 53. G. autoresh.( 1979). “ Mitrovica me rrethinë”, Monografi, Mitrovicë, 54. G. autoresh.(1992). “Demografski problemi i populaciona politika Kosova i Metohiji”,CDI, IDN,

Beograd 55. G. autorësh (2002). “Historia e Popullit Shqiptar”. Vëllimi i dytë. Tiranë 56. G. autorësh. (1997). “Dëbimet e Shqiptarëve dhe Kolonizimi i Kosovës (1877-1995)”. Instituti I Historisë

së Kosovës. Qendra për Informim e Kosovës. Prishtinë 57. G. autora (2003). “Demografske osnove regionalizacije Srbije”.Druga izdanja, knjiga 54.SANU

Geografski Institut. Beograd 58. G. autorësh. (1971) “Aktuelni problem proizvodne strutture Kosova”.Ekonomski Institut. Beograd 59. Goletič Š.(2005) “ Teški metali u okolišu”, Mašinski fakultet Univerziteta u Zenici, Zenica 60. Grup autora. (1982). “ Ekologija i zdravlje”, Medicinski Fakultet u Prištini, Studija zagadjenja vazduha i

zdravstvenog stanja stanovništva na podrucju industriskog bazena Trepçe, Priština

Page 206: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

206

61. Grup autoresh (1997).”Ecuria dhe shtrirja hapësinore e popullsisë shqiptare në Kosovë dhe trojet tjera etnike në ish Jugosllavi”. Instituti Ekonomik. Prishtinë.

62. Grup autorësh.(1992). “Ekologija i zaštita zivotne sredine” , Podgorica 63. “Gjendja perinatale në Kosovë për 2002-2006” (2007). Ministria e Shëndetësisë, Komiteti Kosovar për

Shëndetin e nënave dhe fëmijëve, Shoqata obstetrike-Gjinekologjike e Kosovës, shoqata e Pediatërve të Kosovës, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, Ëorld Health Organization, UNFPA dhe UNICEF. Prishtinë.

64. Gjonbalaj M. (1997). “Ndikimi i faktorëve ekonomik dhe demografik ne zhvillimin e popullsisë se Kosovës”. Instituti Ekonomik. Prishtinë

65. Hammel H., Mason C., Stefanovic M., (2007) ‘Pitanje nastala analizom etnicke structure stanovništva u SFR Jugoslaviji”. Stanovništvo 2. CDI. IDN. Bg

66. “Helmimi me plumb”, Studim rasti në Mjekësinë e Mjedisit rrethues,(2000). Agency for Toxic substances and disease registry, Tetor

67. “Hulumtimi i Opinionit Publik në Mitrovicë”. (2011). UNDP- zyra në Kosovë. Prishtinë 68. Inter-Ethnic Crime Investigations in Kosovo, Based on data from OSCE- January 2008, EULEX 2009,

Prishtin 69. Islami H. (1981).“Popullsia e Kosovës”, Studim Demografi, Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore.

Prishtinë 70. Islami H. (1985).”Fshati – Kosovës- Studim socio-demografik i evulucionit rural”, Enti i Teksteve dhe

Mjeteve Mësimore. Prishtinë 71. Islami H. (1994). “Rrjedha Demografike Shqiptare”. Dukagjini. Pejë 72. Islami H. (1997). “Dimensioni Demografik i Çështjes se Kosovës”. Enti i Teksteve dhe Mjeteve

Mësimore. Prishtinë 73. Islami H. (2003). “Spastrimet etnike-politika gjenocidiale serbe ndaj shqiptarëve”- Dukagjini. Pejë 74. Islami H. (2005). “Studime demografike”, 100 vjet të zhvillimit demografik të Kosovës. Akademia e

Shkencave dhe Arteve të Kosovës 75. Islami S. (1982). “Shteti ilir, vendi dhe roli i tij në boten mesdhetare”. Gjurmime Albanologjike VIII,

Prishtinë, 76. Islami. H. (1990). “Kosova dhe Shqiptaret- çështje demografike”. Pena. Prishtinë 77. Jelic I. (2008) “Nacionalna i vjerska struktura stanovništva Brodsko-posavske zupanije 1991-2001”.

Casopis za suvremenu povijst. Vol.40. No 2. Zagreb 78. Kicošev S.(1997). “Promene u etnickoj i verskoj strukturi stanovništva Vojvodine tokom 20 veka“. Teme

br 3-4.Casopis za Društvene Znanosti. Universitet u Nišu 79. Kingsley D.(1990). “Population and Resources: Fact and Interpretation”: Kingsley D., Mikhail S.

Bernstein Editors, “Resources, Environment and population”. Population and development Revieë. Supplement to volume 16

80. Kneževič M., Simeunovič R.,(1998). “Ekološki problemi Kosovske Mitrovice” Fizičko-geografski procesi na Kosovu i Metohiju III, Naučni istraživački projekt, Priština

81. Kocaqi E. “Roli Pellazgo- Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane”. Tiranë fq 2. marr nga: http://www.gazetakritika.net/literatur/pellazg/roli_pellazgo.pdf

82. Kojic B.(1973). “Seoska arhitektura i rurizam”. Gradjevinska knjiga. Beograd 83. Kokolari H.(1992-ribotim) ‘Kosova djep i shqiptarizimit”. Shtëpia botuese “Kosova’. Tiranë 84. Kombet e Bashkuara (2006) “Rekomandimet për regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive shtëpiake për

vitin 2010”.Konferenca e Statistikantëve të Evropës. Zyra Statistikore e Komiteteve Evropiane. Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropë. Gjenevë

85. “Komunat e KSA e Kosovës me 1984”, Enti i Statistikave të Kosovës, Prishtinë 1986 86. Korça B., Jusufi S., Shehdula M., Bacaj M., “Prekshmëria e ndotjes së ujërave sipërfaqësore të Kosovës”

Konferencë Shkencore, Zhvillimi i qëndrueshëm tekniko-teknologjik dhe mjedisi, Prishtinë 2002 87. Laçi S. (1998).”Gjeografia Rurale’. Fondacioni Soros. Tiranë 88. Leshi Q. (1977). “Qytetet e Kosovës”. Studim Urbanologjik. Prishtinë 89. Limani M. (1989). “Osobenost pada nataliteta na Kosovo”. Demogrfski Zbornik I. Srpska Akademija

Nauka i Umetnosti .Beograd. 90. Shllaku L.(1992)”Environment in Kosovo” Stocholm 91. Macura M.- Sentic M. (1963). “Stanovnistvo opstine Leposavic”. Glasnik Muzeja Kosova,VII-

VIII.Prishtin 92. Mayer A. (1957). “ Die Sprache der ajten Illyrier”( Fjalët- shprehjet të vjetra Ilire). Zagreb

Page 207: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

207

93. Mirdita Z. (2006).’Mbi kufirin lindor dhe verior të dardanëve dhe Dardanisë në Antikë”.Kosova Arkeologjike 1. Instituti i Arkeologjik i Kosovës, Prishtinë.

94. “Mozaiku i Kosovës”.(2009). USAID dhe UNDP- zyrat në Kosovë. Prishtinë 95. Murati M., Selmani S.(1986),” Njeriu dhe biosfera”, Flaka e Vëllazërimit, Shkup 96. Nejasmic I (2005) “Demogeografija: Stanovništvo u prostornim odnosima i procesima.”. Školska knjiga,

Zagreb 97. Obradovic M. (2005). “Reforma Agrare dhe Kolonizimi ne Kosovë 1918-1941”. Instituti i Historisë.

Prishtinë. 98. “Opstine u Republici Serbiji 1997”. RZSS. 1998 Beograd. 99. Osmani J. (2000 ).“Kolonizimi serb i Kosovës’ ERA. Prishtinë. 100. Osmani J. (2003) “Vendbanimet e Kosovës 8-Mitrovica, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku”, Instituti

i Historisë. Prishtinë. 101. Osmani J.(2005).‘Vendbanimet e Kosovës-Vushtrria”16. Instituti i Historisë. Prishtinë. 102. Osmani J.(2005).‘Vendbanimet e Kosovës-Drenica” 15. Instituti i Historisë. Prishtinë 103. “Pasqyra e bazës së hidroekonomisë së KSA të Kosovës”, Instituti për hidroekonomi “Jarosllav Qerni”

Beograd 1983, 104. Penev G.(1995). “Podrucja Srbije bez prirodnog prireštaj stanovništva”-Analiza po naseljima 1991

godine”.Demografske sveske br. 24. CDI. IND. Beograd. 105. “Personat e shpërngulur nga Kosova dhe personat e ardhur në Kosovë” (1987-’88). Buletini 105 dhe 125,

Enti i Statistikave të Kosovës. Prishtinë 106. “Personat e shpërngulur nga Kosova dhe personat e ardhur në Kosovë” (1984-’89).Buletini 25, 50. 72,

89, 109, 125. Enti i Statistikave të Kosovës. Prishtinë 107. Petrivic R. (1983). “Dugorocne promene etnicke strukture u SR. Srbiji”. Zbornik filozofskog Fakulteta

Univerzitet u Beogradu. XIII-2. Beograd. 108. Petrovic R. (1988) “Iselejavanja Srba i Cernogoraca sa Kosova”. Pregled br.2. Split. 109. Pirraku M. (2012) “Copëtimi dhe tkurrja e arealit etnik shqiptar”. E përditshmja Kosova Sot 03.03.2012.

Prishtinë. 110. Pison Gilles (2004). "Feëer births, but a boy at all costs: selective female abortion in Asia", Population

and societies, 404, Septembre. 111. “Plani hapësinor i Regjionit të Kosovës” (1979). Enti për Urbanizim dhe Projektim- Prishtinë 112. Pllana E. (1983). “Vuçitërna me rrethinë nën sundimin osman në shek. XV-XVII”.Vjetari i Arkivës së

Kosovës. XVII. Prishtinë 113. Pllana R ,(2004). Temperaturat, vrërsitë dhe erërat në Kosovë ( 1925-1940)”, Kontribut për njohjen e

klimës së Kosovës),40 Vjetori i Departamentit të Gjeografisë, Prishtinë 114. Pllana SH.(1996), “Ekologjia e Kosovës me ekologjinë e gjenocidit antishqiptar serb”, Mitrovicë. 115. “Popis ;91- Stanovništvo po naseljima i opština”.(1993) SZS- Knjiga9. Beograd. 116. “Popis stanovništva 15.III.1953 godine” knjiga VIII, narodnost i maternji jezik. Beograd. 1959 117. “Popullsia- karakteristikat themelore sipas komunave” (1983), Rezultatet Përfundimtare faza II- EKS.

Buletini 20, Prishtinë. 118. “Popullsia, ekonomit familjare dhe banesat” (1982), Buletini 17, Enti i Statistikës së Kosovës. Prishtinë. 119. “Popullsia, ekonomit familjare sipas vendbanimeve dhe organizimi territorial i Kosovës deri ne vitit

2008”, (2009). Enti i Statistikës së Kosovës, Prishtinë. 120. Prifti K. (19920 “Popullsia e Vilajetit të Kosovës në vitet e ’90 të shek XIX”, Shpërnguljet e shqiptarëve

gjatë shekujve, Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Kosova. Prishtinë. 121. “Prostorni plan opštine Titovaq Mitrovica i Zubin Potok”,(1988). Zavod za urbanizam i projektovanje-

Prištin i Institut za arhitekturu i urbanizam Serbije-Beograd ,Priština-Beograd. 122. “Prostorni Plan Opstine. Kosovske Mitrovice”, knjiga I,(1993),.Zavod za urbanizam Vojvodine Novi

Sad. 123. Pruthi V, Kastrati S,(2002) “Resurset minerale të Kosovës dhe shfrytëzimi i tyre”, Konferencë

Shkencore, Zhvillimi i qëndrueshëm tekniko-teknologjik dhe mjedisi, Prishtinë. 124. Pulaha S. (1984). “Popullsia Shqiptare e Kosovës gjat shek. XV-XVI”. Instituti i Historisë. Tiranë. 125. Pushka A. (2000). “Koncentrimi i popullsisë ndaj sipërfaqeve në Kosovë”. Aspektet gjeopopullative në

Kosovë dhe rreth saj. Prishtinë. 126. Pushka A (1989). “Faktori nataliteta i njihova kvantifikacija”. Problemi politike obnavlanja stanovništva

u Srbiji. Demografski zbornik knj 1. SANU. Beograd.

Page 208: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

208

127. Pushka A. (1977). “Uticaj zaposlenosti stanovništva na natalitet, primer sa Kosova”, Stanovništvo br 1/4. CDI. IDN. Beograd

128. Pushka A. (1988). “ Nivo industrijalizacije SAP Kosova”. Geografski Pregled nr. 31/32. Sarajevë 129. Pushka A. (2000): “Dendësia e popullsisë dhe faktorët që ndikojnë në rritjen e saj”, Aspekte popullatave

në Kosovë dhe rreth saj, Prishtinë 130. Pushka A. (2000): “Matja e lëvizjeve horizontale të popullsisë në Kosovë gjatë periudhës 1948-1991”,

Aspekte gjeopopullatave në Kosovë dhe rreth saj, Prishtinë 131. Pushka A. (2002). “Zhvillimi i qyteteve në Kosovë dhe orientimi funksional i tyre”. Aspektet gjeosociale

dhe gjeoekonomike në Kosovë. Prishtinë 132. Pushka A. (2004) “Ndikimi i industrisë në formimin e regjioneve ekonomike në Kosovë”, Aspektet

gjeosociale dhe gjeoekonomike në Kosovë Prishtinë 133. Pushka A. (2008). “Analiza e statistikave vitale të Kosovës për periudhën me te re” Enti i statistikës se

Kosovës. Prishtinë 134. Pushka A. (2004). “Zhvillimi rural në Kosovë”. RINVEST. Prishtinë 135. Pushka A. “Kosova dhe Vazhdimësia Etnike Shqiptare” (1997), Atllas Historiko- Gjeografik, Qendra për

Informim e Kosovës, Prishtinë. 136. Radivojevic B. (1995). “Smrtnost stanovništva” u Razvitak stanovništva Srbije 1950-1991. CDI. IDN.

Beograd. 137. Radivojevic B. (2009). “Aktuelni problemi smrtnost stanovništva Srbije” marr nga

http://ëëë.ekof.bg.ac.rs /nastava/demografska_analiza/index.php 138. Radivojevic B. (2010). “Migracionska kretanja”. Marr nga www.ekof.bg.ac.yu? nastava/ demografska-

analiza /09-10/Migraciona520.kretanja.doc 139. Rahimi Sh. (1969). “Vilajeti i Kosovës”.Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore. Prishtinë 140. Ramadani I. (2004). “Zhvillimi Rural” Organizimi dhe rregullimi hapësinor i vendbanimeve rurale në

Regjionin e Kosovës, Dukagjini Pejë. 141. “Raport mbi gjendjen ambientale në Kosovë”. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë. Prishtinë.

2003 142. “Raporti i Zhvillimit Njerëzorë 2004”. UNDP- zyra në Kosovë. 143. “Raporti i Zhvillimit Njerzorë- Kosovë 2002”, UNDP, Prishtinë 2002 144. “Rezultatet preliminare të regjistrimit 2011. Enti i Statistikave të Kosovës. Prishtinë. 145. Rezultati popisa 15.III.1948 godine, knjiga IX, stanovništvo po narodnosti. Bg 1954 146. Riza S. (1992) “Popullsia e Kosovës- Vilajetit të Kosovës (1839-1877-1912)”, Shpërnguljet e shqiptarëve

gjatë shekujve, Shoqata për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga Kosova. Prishtinë. 147. Riza S.(1992).”Diaspora Ilire në Antikë”. Shpërnguljet e Shqiptarëve Gjatë Shekujve. Shoqata për

Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Kosova. Prishtinë. 148. Riza S. (1992). “Struktura etnike, kombëtare e fetare e popullsisë së Shqipërisë- Kosovës, Vilajeti i

Kosovës XIV-XX”, Shpërnguljet e Shqiptarëve Gjatë Shekujve. Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Kosova. Prishtinë

149. Rizaj G. (1988). “Ndarja e sanxhakut te Vushtrrisë”.Gjurmime Albanologjike nr. XVIII. SSHH.Pr. 150. Rizaj G. (1988). ”Ndarja administrative, ushtarake dhe gjygjsore e Sangjakut të Vuçitërnës deri në fund

të shek. XVII”.Gjurmime albanologjike. SSHH. nr XVIII. Prishtinë 151. Rizaj S. (1982). “ Kosova gjatë shekujve XV,XVI dhe XVII- administrimi, ekonomia, shoqëria dhe

lëvizjet e popullsisë”. Shtypur ne Rilindja. Prishtinë 152. Rizaj S. (1992). “Kosova dhe shqiptaret dje, sot dhe nesër”. Akademia e Intelektualëve Shqiptarë e

Shkencave dhe e Arteve. Seksioni i Shkencave historike. Prishtinë 153. Rozhaja D., Jabllanovic M.(1983). “ Ndotja dhe mbrojtja e ambientit jetësor”, Fakulteti i Shkencave

Natyrore, ETMM i Kosovës, Prishtinë 154. Rushiti L, (2004). “ Ndarja territoriale dhe rregullimi administrative i Kosovës 1878-1941”, Instituti i

Historisë, Prishtinë 155. “Situata demograike, sociale dhe riprodhuese në Kosovë 2003” (2005). UNFPA zyra në Kosovë dhe Enti

i Statistikave të Kosovës. Prishtinë 156. Srejoviq D, (1973) “ Karagac”. Balcanica, IV.Beograd. 157. Stamenkovic S., Baceviq M., “Geografija naselja”. Geografski fakultet. Univerzitet u Beogradu.

Beograd.

Page 209: Komplet-POPULLSIA DHE VENDBANIMET · Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës 2 Disertacion i përgatitur nga Mr.sc. Sami Behrami, në kërkim të gradës shkencore

Popullsia dhe vendbanimet e regjionit verior të Kosovës

209

158. “Statistical Overvieë 2009”.(2010). UNHCER- zyra në Kosovë, marr nga: http:// www internal-displacement.org/8025708F004CE90B/(httpDocuments)/3300F942BBF7695 2C125768700 3C11FF/ $file/Statistical+overvieë+November+09.pdf

159. “Statisticki godišnjak Jugosllavije 1976. SFRJ”. SZS. Bg 160. “Statistikat e kurorëzimeve 2009” (2010). Enti i Statistikave të Kosovës. Prishtinë 161. “Statistikat e vdekjeve në Kosovë 2009”.(2010). ESK. Prishtinë 162. Stevanovic R. (1999). “Seoska naselja Jugosllavie: broj, prostorni razmestaj i struktura prema

demografskoj velicini”. Stanovnistvo 1-4. CDI-IND. Beograd. 163. Stipceviq A. (1974). “Iliri”. Zagreb 164. Stojanovic. B.(1995) “Porast, prostorni razmeštaj stanovništva”. Stanovništvo i domacinstva u Republici

Srbije prema popis ’91. RZS. Beograd 165. Sheme S.(2005). “Çameria- vendi, popullsia dhe jeta ekonomike”,Monografi, Tiranë. 166. Sheme S. (2009). “Levizjet migruese dhe ndryshimet ne strukturen demografike të gjeohapsirës së

Çamërisë”. Studime Albanologjike 4.Viti XIV. Tiranë. 167. Shtylla Z. (19920. “Qëllimet dhe përmasat e shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve nga Kosova 1950-

1966”. Shpërnguljet e shqiptarëve gjatë shekujve, Shoqata për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga Kosova. Prishtinë.

168. Shukriu E. (1989). “Kultura materiale e Regjionit te Llapit ne parahistori dhe antic”, Gjurmime Albanologjike. SSHH nr. 19, Prishtinë.

169. Tërnava M. (1995). “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI”.Instituti Albanologjik, Prishtinë. 170. Tirta M (1999). “Migrimet të Shqiptare” Etnografi Shqiptare. Akademie e Shkencave e Shqipërisë.

Tiranë 171. Todorovic G. (1985). “Dejstvo aktivnosti i obrazovanja zene na njeno radjanje i stav o njemu na podrucju

SR Srbije”. Stanovništvo,br 1. CDI. IDN. Beograd. 172. Todorovic G. (1989). “Problemi na visokofertilitetom podrucju”. Problemi politike obnavlanja

stanovništva u Srbiji. Demografski zbornik knj 1. SANU. Beograd. 173. Uka S.(1995). “Dëbimi me dhunë i Shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877-1878”- Gjenocidi dhe aktet

gjenocidiale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga kriza lindore e këndej”. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Prishtinë

174. UNEP/OCHA Assessment Mission.(2003).”Phenol spill in Sitnica and Ibar river sistem”-Raport 17-26 february 2003. Geneva 2003

175. “Vlerësimi i varfërisë në Kosovë” 2005. Dokument i Bankës Botërore. Prishtinë. 176. Vresk M. (1990). “Osnove urbane geografije”. Skolska knjiga. Zagreb. 177. Wiberg H.(1996). “Ethnicity, identity, conflict”.Ethinict in Postcomunist.Institute of Social Sciences.

Forum of ethnic Relation, Europe and the Balkans. Beograd. 178. Yacoub J. (1998) “Les minorities dans le mond- faits etanalyses” Desclee de Brouëer. Paris 179. “Zhvillimi i Kosovës” ( 1974 dhe 1982).Enti i Statistikave të Kosovës. Prishtinë.