kombet e bashkuara- permbledhje
DESCRIPTION
Kombet e Bashkuara- PermbledhjeTRANSCRIPT
Bujar Mehmeti
Kombet e Bashkuara
"Ne, popujt e Kombeve të Bashkuara, - të vendosur fuqishëm të
mbrojmë brezat e ardhshëm nga kamxhiku i luftës, i cili në ditët tona ka
sjellë dy herë vuajtje të pathëna mbi njerëzimin, të përforcojmë sërish
besimin tonë në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerat e
personalitetit njerëzor, në barazinë mes burrit dhe gruas si dhe mes
gjithë kombeve, qofshin këto të mëdha a të vogla (...), të mbështesim
progresin social si dhe një standard më të mirë jetese në kushtet e një
lirie më të madhe, dhe për këtë qëllim (...) të bashkojmë forcat tona, në
mënyrë që të ruajmë paqen në botë dhe sigurinë ndërkombëtare, të
pranojmë parimet dhe të fusim procedurat, që garantojnë përdorimin e
armëve vetëm për interesin e përgjithshëm, të marrim në konsideratë
institucione ndërkombëtare me qëllim që të mbështesim përparimin
ekonomik dhe social të të gjithë popujve - vendosëm të përpiqemi
bashkarisht për arritjen e këtyre qëllimeve..."
[... të gjithë tekstin e Kartës së Kombeve të Bashkuara e gjeni në një
faqe më vete].
Kështu fillon Karta e Organizatës Botërore, dokumenti bazë, me të cilin 51 shtete në
vitin 1945 u bashkuan në San Francisko duke krijuar Organizatë e Kombeve të
Bashkuara. Ndërkohë, Organizata përfshin me 191 anëtarët e saj pothuaj të gjitha
shtetet e botës [...Informacione në lidhje me para-historinë dhe zhvillimin e Kombeve të
Bashkuara e gjeni në Kursin bazë 2].
[Skulpture para nderteses se OKB-se ne New York]
Vetë fjalitë hyrëse të Kartës tërheqin
vëmendjen në lidhje me objektivin
kryesor, pengimin e luftrave. Këtij
objektivi i nënrenditen qëllime të tjera që i
korrespondojnë një koncepti përmbledhës
mbi paqen: Përmendja e "Të drejtave
themelore të njeriut" tërheq vëmendjen në
lidhje me të drejtat e njeriut, mbështetja e
progresit të tyre ekonomik dhe social
përmendet shprehimisht [...me detyrat
dhe qëllimet e Kombeve të Bashkuara
merret Kursi bazë1].
Për k - Asamblejsë e Përgjithshme,
Sekretarisë, Këshilli Ekonomik dhe Social,
Këshillit të Autorizuar dhe Gjykatës
Ndërkombëtare -, të cilat ekzistojn
[...Informacione në lidhje me strukturën e
Kombeve të Bashkuara gjeni te Kursi bazë
3].
Që prej themelimit të saj organizata ka
marrë formën e një rrejti pothuaj të
parrokshëm programesh, komisionesh,
organesh speciale dhe organizatash të
veçanta [...Informacione në lidhje me
sistemin e Kombeve të Bashkuara gjeni
Bujar Mehmeti
te Kursi bazë 4].
Në koordinimin e gjithë këtyre aktiviteteve dhe në garantimin e një pune eficiente
Organizata Botërore përballet me disa probleme. Përveç kësaj ajo qortohet, se reflekton
raportet (e pushteteve) të momentit të themelimit të saj në përfundim të Luftës së Dytë
Botërore dhe se nuk është më bashkëkohore [...me probleme të veçanta të Kombeve të Bashkuara merret Kursi bazë 5].
[Autor: Ragnar Müller]
Kompleksi tematik Kombet e Bashkuara në një paraqitje grafike
Duke klikuar në kuadrate mund të arrini drejtpërsëdrejti në faqen përkatëse. Një
përmbledhje me shkrim mund ta gjeni në faqen Përmbajtja.
Kursi bazë 1: Cilat janë detyrat dhe qëllimet e Kombeve të Bashkuara?
"Pavarësisht nga detyrat praktike, realizimi i të cilave u kërkohet Kombeve të Bashkuara,
Bujar Mehmeti
organizata ka ... qëllimin e deklaruar, të ndryshojë në thelb marrëdhëniet mes shteteve
si dhe mënyrën me të cilën drejtohen çështjet ndërkombëtare." [Raporti i mijëvjecarit nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, drejtuar Asamblesë së Përgjithshme]
Detyrat kryesore të Kombeve të Bashkuara ndahen në tre fusha, të cilat janë të
lidhura ngushtë me njëra-tjetrën; secilës prej tyre u nënvendosen rrënjë specifike:
Pas dy luftrave të tmerrshme detyra kryesore e organizatës ndërkombëtare është
Garantimi i paqes dhe i sigurisë ndërkombëtare; në këtë kontekst ka patur
përpjekje për të nxjerrë mësim nga tentativa e parë e dështuar për ngritjen e një
sistemi kolektiv sigurie me Lidhjen e Popujve në periudhën mes luftrave. [mbi Lidhjen
e Popujve dhe parahistorine e Kombeve të Bashkuara shih Kursi bazë 2].
Nëse në kohën e krijimit të organizatës sfida më e madhe ishin luftrat ndërshtetërore,
kjo situatë ka ndryshuar krejt në dekadat e fundit: ndërsa numri i luftrave
ndërshtetërore bie, ai i konflikteve brendashtetërore dhe ai i fenomeneve të tilla si ai i
terrorizmit ndërkufitar rritet në mënyrë të vazhdueshme [Impulse për marrjen me
konceptet e luftës, dhunës dhe konfliktit gjeni në Kompleksin tematik Pedagogjia e
paqes në D@dalos].
Zhvillimet në lidhje me garantimin e paqes - duke nisur nga bllokada e Këshillit të
Sigurimit në Luftën e Ftohtë deri në debatin aktual rreth ndërhyrjeve humanitare -
paraqiten në Kursin bazë 2.
Si sfond për detyrën e dytë të madhe të Kombeve të Bashkuara, dhe pikërisht për
mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe zhvillimin e mëtejshëm të së drejtës
ndërkombëtare, shërbyen në menyrë të veçantë vrasjet masive dhe krimet kundër
njerëzimit gjatë regjimit të Hitlerit.
Që në vitin 1948 Asambleja e Përgjithshme miratoi një Deklaratë të Përgjithshme mbi
të Drejtat e Njeriut, dokumentin qendror në historinë e të drejtave të njeriut. Zbatimi
konkret ligjor i kësaj deklarate u arrit pas debatesh të gjata dhe të lodhshme me dy
pakte ndërkombëtare, me Paktin mbi të Drejtat Poltike dhe Qytetare dhe me Paktin
mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, të cilat u nënshkruan në vitin 1966
Bujar Mehmeti
dhe hynë në fuqi në vitin 1976 [këto dokumente si dhe informacione të tjera të
hollësishme në lidhje me temat e Të Drejtave të Njeriut, të Drejtave të Fëmijëve dhe
të Drejtave të Grave i gjeni në Kompleksin tematik mbi Të Drejtat e Njeriut në
D@dalos].
Zhvillimi ekonomik dhe social përbën fushën e tretë të madhe të detyrave të
Kombeve të Bashkuara. Paqja nuk kuptohet në sensin negativ të paqes vetëm si
mungesë e luftës, por ajo, në kuptimin pozitiv të konceptit, përmbledh edhe çështje të
zhvillimit mbarëbotëror dhe të drejtësisë [në lidhje me konceptin e paqes shih
Fragmentin "Paqja" në kuadrin e Kompleksit tematik Pedagogjia e Paqes]. Kohët e
fundit, këtu është shtuar edhe fusha e detyrave mbi mbrojtjen e mjedisit si pasojë
e problemeve globale sikurse janë efekti serë ose vrima e ozonit.
Që në vitin 1945 u njoh detyrimi i pazgjidhshëm për paqe dhe zhvillim. Këtë e
konkretizojnë fjalët e Sekretarit të atëhershëm amerikan për Punët e Jashtme
Edward Stettinius: "Lufta për paqen duhet zhvilluar në dy fronte. Në njërin bëhet fjalë
për sigurinë, ndërsa në tjetrin për ekonominë dhe drejtësinë sociale. Vetëm një fitore
në të dyja frontet do t'i dhuronte botës një paqe të vazhdueshme."
Temave të zhvillimit dhe mjedisit u kushtohen programet e shumta, komisionet,
organet speciale dhe organizatat e veçanta, të cilat përbëjnë sistemin tejet të
degëzuar të Kombeve të Bashkuara, me të cilin merret Kursi bazë 4.
Neni 1 i Kartës së Kombeve të Bashkuara përmbledh qëllimet e organizatës:
"1. te ruajnë paqen botërore dhe sigurinë ndërkombëtare dhe për këtë qëllim të marrin
masa kolektive të efektshme për të parandaluar dhe mënjanuar kërcënimet e paqes,
për të mposhtur veprimet mësymëse dhe shkeljet e tjera të paqes, si dhe për të
zgjidhur me mjete paqësore sipas parimeve të drejtësisë dhe të drejtës ndërkombëtare
konflikte ndërkombtare apo situata, që do të mund të çonin në shkelje të paqes;
2. të zhvillojnë marrëdhënie miqësore mes kombeve, të cilat bazohen në parimet e
barazisë dhe vetëvendosjes së popujve si dhe të marrin masa të tjera të përshtatshme
për konsolidimin e paqes;
3. të ngrenë në këmbë një bashkëpunim ndërkombëtar për të zgjidhur probleme
ndërkombëtare të natyrës ekonomike, sociale, kulturore dhe humanitare si dhe për të
mbështetur dhe përforcuar respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë, pa dallim race, seksi, gjuhe apo besimi fetar;
4. të jenë qendra, në të cilën koordinohen me njëra-tjetrën përpjekjet e kombeve për të
realizuar këto qëllime të përbashkëta."
[tekstin e plotë të Kartës së Kombeve të Bashkuara e gjeni në një faqe më vete]
Se sa e vështirë dhe e lodhshme është përmbushja e detyrave, këtë e ka formuluar
Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i Kombeve të Bashkuara Kurt Waldheim në
raportin e tij vjetor 1978: "Në problemet, që Kombet e Bashkuara duhet të trajtojnë,
zakonisht bëhet fjalë për çështje tejet komplekse. Shumë prej tyre paraqesin ndër të
tjera edhe një kërcënim të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Kombet e Bashkuara
ofrojnë kuadrin politik brenda të cilit këto probleme duhen parashtruar, çtensionuar dhe
trajtuar. Ato vënë gjithashtu në dispozicion një vend, në të cilin të gjithë mund të bien
dakord për të punuar bashkarisht për të gjetur një zgjidhje ose për të arritur një
marrëveshje.
E megjithatë, ndodh shpesh, që një marrëveshje e tillë arrihet shumë ngadalë përmes
Bujar Mehmeti
një periudhe zhvillimi gradual, gjatë së cilës duhet trajtuar problemi dhe forcat pozitive
duhen orientuar vazhdimisht në drejtimin e duhur. Ky është një funksion praktik me
rëndësi jetike për Kombet e Bashkuara, i cili nuk duhet të errësohet nga zhgënjimet, që
lindin si pasojë e dështimeve të përpjekjeve për të gjetur zgjidhje të shpejta dhe gjithëpërfshirëse."
Karta e Kombeve te Bashkuara
[nënshkruar në datën 26 qershor 1945 në San Francisko; hyrë në fuqi në datën 24
tetor 1945]
Preambula
NE, POPUJT E KOMBEVE TE BASHKUARA ,
të vendosur të mbrojmë brezat e ardhshëm nga kamxhiku i luftës, i cili në ditët tona ka sjellë dy herë vuajtje të pathëna mbi njerëzimin,
të forcojmë sërish besimin tonë në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe
vlerat e personalitetit njerëzor, në barazinë mes burrit dhe gruas si dhe mes gjithë
kombeve, qofshin këto të mëdha a të vogla,
DHE PËR KËTË QËLLIM
të ushtrojmë durimin dhe të jetojmë në paqe si fqinjë të mirë,
të bashkojmë forcat tona, në mënyrë që të ruajmë paqen në botë dhe sigurinë
ndërkombëtare,
të pranojmë parimet dhe të fusim procedurat, që garantojnë përdorimin e armëve vetëm
për interesin e përgjithshëm, dhe
të marrim në konsideratë institucione ndërkombëtare me qëllim, që të mbështesim
përparimin ekonomik dhe social të të gjithë popujve -
VENDOSËM TË PËRPIQEMI BASHKARISHT PËR ARRITJEN E KËTYRE QËLLIMEVE.
Në këtë mënyrë qeveritë tona, përmes përfaqësuesve të tyre, mbledhur në San
Francisko, të cilët kanë paraqitur plotfuqitë e tyre në formën përkatëse, kanë pranuar
Kartën e Kombeve të Bashkuara duke krijuar kështu një organizatë ndërkombëtare nën emërtimin "Kombet e Bashkuara".
Kapitulli I: Qëllimet dhe parimet
Kapitulli II: Anëtarësia
Kapitulli III: Organet
Kapitulli IV: Asambleja e Përgjithshme
Kapitulli V: Këshilli i Sigurimit
Kapitulli VI: Zgjidhja paqësore e konflikteve
Kapitulli VII: Masat në rast kërcënimi ose thyerjeje të paqes si dhe në rast sulmesh
Bujar Mehmeti
Kapitulli
VIII: Marrëveshje rajonale
Kapitulli IX: Bashkëpunimi ndërkombëtar në sektorin ekonomik dhe social
Kapitulli X: Këshilli ekonomik dhe social
Kapitulli XI: Deklaratë mbi territoret shtetërore pa vetëqeverisje
Kapitulli XII: Sistemi ndërkombëtar i mirëbesimit
Kapitulli XIII:
Këshilli i Kujdestarisë
Kapitulli XIV: Gjykata Ndërkombëtare
Kapitulli XV: Sekretariati
Kapitel XVI: Të ndryshme
Kapitulli
XVII: Dispozita kalimtare mbi sigurinë
Kapitulli XVIII:
Ndryshime
Kapitulli XIX: Ratifikimi dhe nënshkrimi
Kapitulli I: Qëllimet dhe parimet
Neni 1
Kombet e Bashkuara marrin përsipër:
1. të ruajnë paqen botërore dhe sigurinë ndërkombëtare dhe, për këtë qëllim, të marrin
masa kolektive të efektshme për të parandaluar dhe mënjanuar kërcënimet e paqes, për
të mposhtur veprimet mësymëse dhe shkeljet e tjera të paqes, si dhe për të zgjidhur me
mjete paqësore sipas parimeve të drejtësisë dhe të drejtës ndërkombtare konflikte ndërkombëtare apo situata, që do të mund të çonin në shkelje të paqes;
2. të zhvillojnë marrëdhënie miqësore mes kombeve, të cilat bazohen në parimet e
barazisë dhe të vetëvendosjes së popujve si dhe të marrin masa të tjera të përshtatshme për konsolidimin e paqes;
3. të ngrenë në këmbë një bashkëpunim ndërkombëtar për të zgjidhur probleme
ndërkombëtare të natyrës ekonomike, sociale, kulturore dhe humanitare si dhe për të
mbështetur dhe forcuar respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë, pa dallim race, seksi, gjuhe apo besimi fetar;
4. të jenë qendra, në të cilën koordinohen me njëra-tjetrën përpjekjet e kombeve për të realizuar këto qëllime të përbashkëta.
Neni 2
Organizata dhe anëtarët e saj veprojnë në zbatim të qëllimeve të përcaktuara në nenin 1 sipas parimeve të mëposhtme:
1. Organizata bazohet në parimin e barazisë sovrane të të gjithë anëtrëve të saj.
2. Të gjithë anëtarët pëmbushin në mirëbesim të gjitha detyrimet, që ata marrin
përsipër me anë të Kartës, me qëllim që të sigurojnë të drejtat dhe privilegjet, që u
takojnë nga anëtarësia.
Bujar Mehmeti
3. Të gjithë anëtarët i zgjidhin konfliktet e tyre me mjete paqësore, në mënyrë të tille që paqja botërore, siguria ndërkombëtare dhe drejtësia të mos rrezikohen.
4.Të gjithë anëtarët ndalojnë në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare çdo kërcënim apo
pëdorim dhune, që drejtohet kundër paprekshmërisë territoriale apo pavarësisë politike
të një shteti ose që bie ndesh me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.
5.Të gjithë anëtarët u japin Kombeve të Bashkuara asistencën e nevojshme për çdo
masë, që Organizata merr në përputhje me Kartën; një shteti, ndaj të cilit Organizata ka marrë masa parandaluese apo detyruese, ato nuk i japin mbështetjen e tyre.
6. Organizata kujdeset, që shtetet jo-anëtare të Kombeve të Bashkuara të veprojnë
sipas këtyre parimeve, për sa kohë që kjo është e nevojshme për ruajtjen e paqes
botërore dhe sigurisë ndërkombëtare.
7. Nga kjo Kartë nuk rezulton e drejta e Kombeve të Bashkuarapër të ndërhyrë në
çështje të tilla, që për nga natyra bëjnë pjesë në kompetencat e brendshme të një
shteti, apo detyrimi i shteteve anëtare, që për çështje të tilla të zbatojnë një rregullore
me bazë Kartën; zbatimi i masave detyruese sipas kapitullit të VII nuk preket nga ky parim.
Kapitulli II: Anëtarësia
Neni 3
Anëtarë fillestarë të Kombeve të Bashkuara janë ato shtete, të cilat kanë marrë pjesë në
Konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi një Organizatë Ndërkombëtare në San
Francisko ose që kishin nënshkruar që më parë Deklaratën e Kombeve të Bashkuara të
datës 1 janar 1942 dhe që tashmë nënshkruajnë këtë kartë dhe e ratifikojnë atë sipas
nenit 110.
Neni 4
(1) Anëtartë i Kombeve të Bashkuara mund të jenë të gjithë shtetet e tjera
paqedashëse, që marrin përsipër detyrimet e kësaj Karte dhe që, sipas vlerësimit të
organizatës, janë të afta dhe të vullnetshme të përmbushin këto detyrime.
(2) Pranimi i një shteti të tillë si anëtar i Kombeve të Bashkuara bëhet me rekomandim
të Këshillit të Sigurimit dhe vendim të Asamblesë së Përgjithshme.
Neni 5
Asambleja e Përgjithshme, me rekomandim të Këshillit të Sigurisë, mund t'i mohojë një
shteti anëtar, kundër të cilit Këshilli i Sigurimit ka marrë masa parandaluese apo
detyruese, në mënyrë të përkohëshme ushtrimin e të drejtave dhe privilegjeve, që rrjedhin nga anëtarësia.
Neni 6
Një anëtar i Kombeve të Bashkuara, i cili shkel në mënyrë të vazhdueshme parimet e
kësaj Karte, Asambleja e Përgjithshme mund ta përjashtojë nga organizata me rekomandim të Këshillit të Sigurimit.
Bujar Mehmeti
Kapitulli III: Organet
Neni 7
(1) Organet kryesore të Kombeve të Bashkuara janë Asambleja e Përgjithshme, Këshilli i
Sigurimit, Këshilli Ekonomik dhe Social, Këshilli i Kujdestarisë, Gjykata Ndërkombëtare
dhe Sekretariati.
(2) Sipas nevojës mund të vihen në veprim në përputhje me këtë Kartë edhe organe dytësore.
Neni 8
Kombet e Bashkuara nuk aplikojnë kufizime në lidhje me barazinë gjinore mes burrave dhe grave pësa u përket te gjitha vendeve të punës në organet kryesore dhe dytësore.
Kapitulli IV: Asambleja e Përgjithshme
Përbërja
Neni 9
(1) Asambleja e Përgjithshme përbëhet nga të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara.
(2) Secili prej anëtarëve ka jo më shumë se pesë përfaqësues në Asamblenë e Përgjithshme.
Detyrat dhe kompetencat
Neni 10
Asambleja e Përgjithshme mund të marrë në shqyrtim të gjitha çështjet, që bien brenda
kuadrit të Kartës ose që kanë të bëjnë me të drejtat e njërit prej organeve
të parashikuara në këtë Kartë; me kusht respektimin e nenit 12, ajo mund të japë
rekomandimet e saj në lidhje me këto çështje, drejtuar anëtarëve të Kombeve të Bashkuara ose Këshillit të Sigurimit ose të dyve bashkë.
Neni 11
(1) Asambleja e Përgjithshme mund të merret me të gjitha parimet e përgjithshme të
bashkëpunimit për ruajtjen e paqes botërore dhe sigurisë ndërkombëtare duke pëfshirë
këtu parimet e çarmatosjes dhe rregullores së armatimit si dhe, duke iu referuar këtyre
parimeve, t'u drejtojë rekomandime anëtarëve ose Këshillit të Sigurimit, sse të dyve.
(2) Asambleja e Përgjithshme mund të shqyrtojë të gjitha çështjet, që kanë të bëjnë me
ruajtjen e paqes botërore dhe sigurisë ndërkombëtare, dhe që i parashtrohen asaj nga
një anëtar i Kombeve të Bashkuara ose nga Këshilli i Sigurimit ose nga një shtet jo-
anëtar i Kombeve të Bashkuara, sipas nenit 35 kreu 2; me kusht respektimin e nenit 12,
ajo mund t'u drejtojë shteteve të prekura ose Këshillit të Sigurimit ose të dyve
rekomandime në lidhje me këto çështje. Nëse në kuadër të një çështjeje të tillë lind
nevoja e masave të ndryshme atëherë Asambleja e Përgjithshme ia kalon atë para ose
pas shqyrtimit Këshillit të Sigurimit.
(3) Asambleja e Përgjithshme mund të tërheqë vëmendjen e Këshillit të Sigurimit në
Bujar Mehmeti
lidhje me ato situata, të cilat përbëjnë rrezik për paqen botërore dhe sigurinë
ndërkombëtare.
(4) Kompetencat e Asamblesë së Përgjithshme sqaruar në këtë nen nuk kufizojnë efektin e përgjithshëm të nenit 10.
Neni 12
(1) Për sa kohë që Këshilli i Sigurimit realizon detyrat e tij parashikuar nga Karta në rast
konflikti apo në një situatë të caktuar, Asambleja e Përgjithshme nuk duhet të japë asnjë
rekomandim, përveç rastit kur kjo kërkohet nga Këshilli i Sigurimit.
(2) Sekretari i Përgjithshëm, me miratimin e Këshillit të Sigurimit i raporton Asamblesë
së Përgjithshme në çdo sesion të kësaj të fundit në lidhje me të gjitha çështjet e ruajtjes
së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, që trajtohen nga Këshilli i Sigurimit; gjithashtu, ai
njofton menjëherë Asamblenë e Përgjithshme, ose, në mungesë të sesionit të kësaj të
fundit, Anëtarët e Kombeve të Bashkuara, sapo Këshilli i Sigurimit pezullon trajtimin e
një çështjeje të tillë.
Neni 13
(1) Asambleja e Përgjithshme inicion procese hetimore dhe jep rekomandime;
a) për të mbështetur bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën politike dhe për të
favorizuar zhvillimet progresive të së drejtës ndërkombtare dhe kodifikimin e saj;
b) për të mbështetur bashkëpunimin ndërkombëtar në fushat e ekonomisë, sistemit
social, kulturës, edukimit dhe shëndetësisë si dhe për të kontribuar në realizimin e të
drejtave të njeriut dhe lirive themelore të tij pa dallim race, gjinie, gjuhe apo besimi
fetar.
(2) Përgjegjësitë e mëtejshme, detyrat dhe kompetencat e Asamblesë së Përgjithshme
në lidhje me çështjet e përmendura në kreun 1, gërma b përshkruhen në kapitujt IX dhe
X.
Neni 14
Me kusht respektimin e nenit 12 Asambleja e Përgjithshme mund të japë rekomandime
për neutralizimin paqësor të çdo situate, pavarësisht se si ka lindur ajo, nëse kjo situatë
duket se është e prirur të bjerë ndesh me të mirat e përgjithshme ose me marrëdhëniet
miqësore mes kombeve; e njëjta gjë vlen edhe për ato situata, që janë pasojë e
shkeljeve të dispozitave të kësaj Karte mbi qëllimet dhe parimet e Kombeve të
Bashkuara.
Neni 15
(1) Asambleja e Përgjithshme merr dhe analizon raportet vjetore dhe raportet speciale
të Këshillit të Sigurimit; pjesë e këtyre raporteve është edhe pëshkrimi i masave, që
Këshilli i Sigurimit ka vendosur të marrë ose ka marrë tashmë për ruajtjen e paqes
botërore dhe sigurisë ndërkombëtare.
(2) Asambleja e Përgjithshme merr dhe analizon raportet e organeve të tjera të
Kombeve të Bashkuara.
Neni 16
Asambleja e Përgjithshme realizon detyrat e saj përcaktuar në kapitujt XII dhe XIII mbi
Bujar Mehmeti
sistemin ndërkombëtar të Këshillit të Kujdestarisë; këtu bën pjesë edhe miratimi i
marrëveshjeve të mirëbesimit/kujdestarisë për ato zona, që nuk janë cilësuar si zona
strategjike.
Neni 17
(1) Asambleja e Përgjithshme shqyrton dhe miraton projekt-buxhetin e organizatës.
(2) Shpenzimet e organizatës merren përsipër nga anëtarët e organizatës sipas një kodi
shpërndarjeje, i cili duhet të caktohet nga Asambleja e Përgjithshme.
(3) Asambleja e Përgjithshme shqyrton dhe miraton të gjitha marrëveshtjet financiare
dhe buxhetore me organizatat e veçanta cilësuar në nenin 57; ajo analizon buxhetin e
tyre administrativ me qëllim që t'u japë atyre rekomandime.
Votimi
Neni 18
(1) Çdo anëtar i Asamblesë së Përgjithshme ka një votë.
(2) Vendime të Asamblesë së Përgjithshme në lidhje me çështje të rëndësishme
kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të anëtarëve të pranishëm votues. Në këto
çështje bëjnë pjesë: rekomandime në lidhje me ruajtjen e paqes botërore dhe sigurisë
ndërkombëtare, zgjedhje e anëtarëve jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, zgjedhja
e anëtarëve të Keshillit Social-Ekonomik, zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të
Kujdestarisë sipas nenit 86 kreu 1, gërma c, pranimi i anëtarëve të rinj në Kombet e
Bashkuara, heqja e përkohshme e të drejtave dhe privilegjeve, që rrjedhin nga
anëtarësia, përjashtimi i anëtarëve, çështje që kanë të bëjnë me mënyrën e veprimit të
sistemit të mirëbesimit si dhe çështje të buxhetit.
(3) Vendime në lidhje me çështje të tjera, duke përfshirë këtu përcaktimin e grupeve të
tjera çështjesh, për të cilat vendoset me shumicën e dy të tretave, kërkojnë shumicën e
anëtarëve të pranishëm votues.
Neni 19
Një anëtar i Kombeve të Bashkuara, i cili ka mbetur prapa me pagesën e kontributeve të
veta financiare, nuk ka të drejtë vote në Asamblenë e Përgjithshme, nëse shuma e
papaguar arrin apo kalon vlerën e kontributeve, që ky anëtar duhej të kishte paguar në
dy vitet e plota paraardhëse. Asambleja e Përgjithshme mund t'i lejojë atij sërish
ushtrimin e të drejtës së votës, nëse ajo ka bindjen se kjo vonesë në pagesë ka për
arsye rrethana, për të cilat nuk mban përgjegjësi ky anëtar.
Proçedura
Neni 20
Asambleja e Përgjithshme mblidhet rregullisht një herë në vit dhe, nëse e kërkojnë
rrethanat, në sesione të jashtëzakonshme. Sesionet e jashtëzakonshme thirren nga
Sekretari i Përgjithshëm me kërkesë të Këshillit të Sigurimit ose shumicës së anëtarëve
të Kombeve të Bashkuara.
Neni 21
Asambleja e Përgjithshme jep rendin e aktivitetit. Për çdo sesion ajo zgjedh presidentin e vet.
Bujar Mehmeti
Neni 22
Asambleja e Përgjithshme mund të verë në veprim organe dytësore, nëse e konsideron këtë të nevojshme për realizimin e detyrave të saj.
Kapitulli V: Këshilli i Sigurimit
Përbërja
Neni 23
(1) Këshilli i Sigurimit përbëhet nga pesëmbëdhjetë anëtarë të Kombeve të Bashkuara.
Republika e Kinës, Franca, Bashkimi Sovjetik, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë dhe
Irlanda e Veriut si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë anëtarë të përhershëm të
Këshillit të Sigurimit. Asambleja e Përgjithshme zgjedh dhjetë anëtarë të tjerë të
Kombeve të Bashkuara si anëtarë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit; këtu duhen
marrë parasysh në mënyrë të veçantë pikëpamjet e mëposhtme: në radhë të parë
kontributi i anëtarëve të Kombeve të Bashkuara në ruajtjen e paqes botërore dhe
sigurisë ndërkombëtare ai dhe në realizimin e e objektivave të tjera të organizatës, e më
tej edhe shpërndarja e përshtatshme gjeografike e vendeve.
(2) Anëtarët jo të Përhershëm të Këshillit të Sigurimit zgjidhen për një periudhë
dyvjeçare. Gjatë zgjedhjes së parë të anëtarëve jo të përhershëm, që zhvillohet pas
rritjes së numrit të anëtarëve të Këshillit nga 11 në 15, zgjidhen dy nga katër anëtarët
shtesë për një periudhë njevjeçare. Anëtarët, që largohen nuk mund të zgjidhen sërish
drejtpërdrejt.
(3) Secili prej anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ka këtu një pëfaqësues të tijin.
Neni 24
(1) Për të garantuar një veprim të shpejtë dhe të efektshëm të Kombeve të Bashkuara
anëtarët e tyre ia kalojnë Këshillit të Sigurimit përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e
paqes botërore dhe të sigurisë ndërkombëtare si dhe njohin faktin, që Këshilli i Sigurimit
gjatë realizimit të detyrimeve, që rrjedhin nga kjo përgjegjësi, vepron në emrin e
Kombeve të Bashkuara.
(2) Gjatë përmushjes së këtyre detyrimeve Këshilli i Sigurimit vepron në përputhje me
qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara. Kompetencat, që atij i njihen në këtë
kontekst, sqarohen në kapitujt VI, VII, VIII dhe XII.
(3) Këshilli i Sigurimit i paraqet për shqyrtim Asamblesë së Përgjithshme raportet vjetore
dhe, në rast se duhet, edhe raporte te veçanta.
Neni 25
Anëtarët e Kombeve të Bashkuara bien dakord të pranojnë dhe zbatojnë vendimet e Këshillit të Sigurimit në përputhje me këtë Kartë.
Neni 26
Me qëllim që vendosja dhe ruajtja e paqes botërore dhe sigurisë ndërkombëtare të
mbështeten në mënyrë të tillë, që për qëllime armatimi të përdoren sa më pak nga
burimet njerëzore dhe ekonomike në botë, Këshilli i Sigurimit ngarkohet, që ,me
mbështetjen e Komisionit të Shtabit të Përgjithshëm parashikuar në nenin 47 të hartojë
Bujar Mehmeti
plane, të cilat u duhen parashtruar Kombeve të Bashkuara me qëllim ngritjen e një sistemi rregullash në lidhje me armatimin.
Votimi
Neni 27
(1) Secili prej anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ka një votë.
(2) Për vendimet e Këshillit të Sigurimit në lidhje me çështje proceduriale nevojitet
miratimi i nëntë anëtarëve.
(3) Për vendimet e Këshillit të Sigurimit në lidhje me të gjitha çështjet e tjera nevojitet
miratimi i nëntë anëtarëve përfshirë edhe të gjithë anëtarët e përhershëm, gjithsesi
duke iu përmbajtur kushtit, që në rast vendimesh në bazë të kapitullit VI dhe nenit 52,
kreu 3, palët në konflikt duhet të abstenojnë.
Procedura
Neni 28
(1) Këshilli i Sigurimit organizohet në mënyrë të tilleë që të mundë të realizojë në
mënyrë të vazhdueshme detyrat e tij. Secili prej anëtarëve të tij duhet, që për këtë
qëllim të jetë i përfaqësuar në selinë e organizatës
(2) Këshilli i Sigurimit mblidhet në seanca të rregullta mbledhjesh; këtu mund të
përfaqësohet secili prej anëtarëve të tij sipas dëshirës nga një anëtar qeverie ose nga
një i deleguar i tij për këtë qëllim.
(3) Këshilli i Sigurimit ,përveç se në selinë e organizatës, mund të mblidhet edhe në
vende të tjera, nëse ai do të gjykonte se kjo do t'i shërbente më mirë punës së tij.
Neni 29
Këshilli i Sigurimit mund të vërë në veprim organe dytësore, nëse ai do ta konsideronte këtë si të domosdoshme për realizimin e detyrave të tij.
Neni 30
Këshilli i Sigurimit vendos një rend aktiviteti; në këtë mënyrë ai rregullon edhe
procedurat për zgjedhjen e presidentit të tij.
Neni 31
Një anëtar i Kombeve të Bashkuara, i cili nuk është anëtar i Këshillit të Sigurimit, mund
të marrë pjesë pa të drejtë vote në diskutimin e çdo çështjeje paraqitur Këshillit të
Sigurimit, nëse ky i fundit mendon, se interesat e këtij anëtari janë prekur në mënyrë të
veçantë.
Neni 32
Anëtarët e Kombeve të Bashkuara, që nuk janë anëtarë të Këshillit të Sigurimit, si dhe
shtete jo-anëtare të Kombeve të Bashkuara ftohen të marrin pjesë pa të drejtë vote në
diskutimet e Këshillit të Sigurimit në lidhje me një konflikt, me të cilin merret ky i fundit,
nëse këto shtete janë palë në konflikt. Për pjesëmarrjen e një shteti jo-anëtar të Kombeve të Bashkuara Këshilli i Sigurimit përcakton kushte, që ai i konsideron të drejta.
Bujar Mehmeti
Kapitulli VI: Zgjidhja paqësore e konflikteve
Neni 33
(1) Palët e një konflikti, vijimi i të cilit mund të rrezikojë ruajtjen e paqes dhe sigurisë
ndërkombëtare përpiqen fillimisht të arrijnë në një zgjidhje të konfliktit me anë
bisedimesh, analizash, ndërmjetësimesh, gjykimesh, vendimesh gjyqësore, përfshirjes
së institucioneve rajonale ose marrëveshjesh ose përmes mjetesh të tjera paqësore në
zgjedhjen e palëve.
(2) Këshilli i Sigurimit, në rast se e konsideron të nevojshme, u bën apel palëve, të
zgjidhin konfliktet e tyre përmes mjetesh të tilla.
Neni 34
Këshilli i Sigurimit mund të marrë në shqyrtim çdo konflikt apo situatë, që mund të
bëhet shkak fërkimesh ndërkombtare ose konfliktesh të ndryshme, për të përcaktuar,
nëse vijimi i konfliktit apo situatës në fjalë, do të mund të rrezikonte ruajtjen e paqes
dhe sigurisë ndërkombëtare.
Neni 35
(1) Secili prej anëtarëve të Kombeve të Bashkuara mund të sjellë në vëmendjen e
Këshillit të Sigurimit ose Asamblesë së Përgjithshme çdo konflikt apo situatë përcaktuar
në nenin 34.
(2) Një shtet jo-anëtar i Kombeve të Bashkuara mund të sjellë në vëmendjen e Këshillit
të Sigurisë ose të Asamblesë së Përgjithshme çdo konflikt apo situatë, palë e të cilit /së
cilës ai ështe, nëse ai pranon detyrimet e përcaktuara në këtë kartë në lidhje me
zgjidhjen paqësore të këtij konflikti.
(3) Mënyra e të proceduarit të Asamblesë së Përgjithshme në çështje, në lidhje me të
cilat tërhiqet vëmendja sikurse parashikohet në këtë nen, përcaktohet sipas neneve 11
dhe 12.
Neni 36
(1) Këshilli i Sigurimit mund të rekomandojë në çdo stad të një konflikti në kuptimin e
nenit 33 ose të një situate të së njëjtës natyrë, procedura apo metoda të përshtatshme
për zgjidhjen e tyre.
(2) Këshilli i Sigurimit duhet të marrë në konsideratë të gjitha procedurat, që palët kanë
kanë pranuar tashmë për zgjidhjen e konfliktit.
(3) Gjatë rekomandimeve të tij sipas këtij neni, Këshilli i Sigurimit duhet të ketë
parasysh, që konfliktet ligjore, në përgjithës,i i duhen paraqitur Gjykatës Ndërkombtare
nga palët në përputhje me statutin e tij.
Neni 37
(1) Nëse palët e një konflikti, në kuptimin e nenit 33, nuk arrijnë në një zgjidhje me
mjetet e përshkruara në këtë nen, ato ia parashtrojnë konfliktin Këshillit të Sigurimit.
(2) Nëse, sipas gjykimit të Këshillit të Sigurisë, vijimi i konfliktit do të përbënte një rrezik
faktik për ruajtjen e paqes botërore dhe të sigurisë ndërkombëtare, atëherë ai vendos,
nëse do të veprojë sipas nenit 36 apo do të japë ato rekomandime, sipas tij të
Bujar Mehmeti
përshtatshme për zgjidhjen e konfliktit.
Neni 38
Pavarësisht neneve 33 deri 37, Këshilli i Sigurimit mund t’u drejtojë rekomandimet e tij
palëve në konflikt për një zgjidhje paqësore të këtij të fundit, nëse të gjitha palët e
konfliktit e kërkojnë këtë.
Kapitulli VII: Masa në rast kërcënimi apo shkeljeje të paqes si dhe në rast veprimesh mësymëse.
Neni 39
Këshilli i Sigurimit është ai, që përcakton, nëse kemi të bëjmë me një kërcënim ose
prishje të paqes ose sulm; ai jep rekomandimet e tij dhe vendos se cilat masa duhen
marrë sipas neneve 41 dhe 42, për të ruajtur ose për të rivendosur paqen botërore dhe
sigurinë ndërkombëtare.
Neni 40
Për të parandaluar një rëndim të gjendjes, Këshilli i Sigurimit, përpara se të japë
rekomandime sipas nenit 39 apo të vendosë masa, mund t’u kërkojë palëve të ndjekin
masat e përkohëshme vlerësuar prej tij si të nevojshme ose të dëshirueshme. Këto masa
të përkohshme nuk i prekin të drejtat, pretendimet dhe pozicionin e palëve
pjesëmarrëse. Nëse këto masa të përkohshme nuk ndiqen, atëherë Këshilli i Sigurimit do
të mbajë përgjegjësinë përkatëse për këtë dështim të tijin.
Neni 41
Këshilli i Sigurimit mund të vendosë, se cilat masa duhen marrë – duke përjashtuar
ndërhyrjen me armë – në mënyrë, që vendimet e tij të bëhen të efektshme; ai mund t’u
kërkojë anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, të realizojnë këto masa. Këtu përfshihen
ndërprerjet e plota ose të pjesshme të marrëdhënieve ekonomike, të transportit
hekurudhor, ujor dhe ajror, të lidhjeve postare, telegrafike dhe me radiomarrëse dhe të
mundësive të tjera të qarkullimit si dhe ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike.
Neni 42
Nëse Këshilli i Sigurimit është i mendimit, se masat e parashikuara në nenin 41 do të
jenë të pamjaftueshme ose nëse ato kanë rezultuar si të tilla, atëherë ai mund të
realizojë masat e nevojshme për ruajtjen apo rivendosjen e paqes botërore dhe të
sigurisë ndërkombëtare duke përdorur forcat e aramatosura tokësore, ajrore dhe ujore.
Në këto masa përfshihen demonstrimet e forcës, bllokada dhe angazhime të tjera të
forcave të armatosura tokësore, ajrore dhe ujore.
Neni 43
(1) Të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara marrin përsipër të kontribuojnë në
ruajtjen e paqes botërore duke vënë në dispozicion, me kërkesën e Këshillit të Sigurisë,
sipas përcaktimeve të një apo disa marrëveshjeve lidhur me këtë të fundit, trupat e tyre
të armatosura, duke ofruar mbështetjen e tyre dhe lehtësira të tjera deri edhe
marshimin e trupave, për sa kohë që kjo është e nevojshme për ruajtjen e paqes
botërore dhe të sigurisë ndërkombëtare.
(2) Këto marrëveshje duhet të parashikojnë numrin dhe llojin e trupave, nivelin e
Bujar Mehmeti
gatishmërisë së tyre, vendndodhjen e tyre të përgjithshme si dhe llojin e asistencës dhe
të lehtësirave.
(3) Me iniciativën e Këshillit të Sigurimit këto marrëveshje përfundohen sa më shpejt të
jetë e mundur nëpërmjet bisedimesh. Ato lidhen mes Këshillit të Sigurimit nga njëra anë
dhe anëtarëve të veçantë apo grupesh anëtarësh nga ana tjetër dhe nënshkruhen nga
shtetet nënshkruese sipas ligjit të tyre kushtetues.
Neni 44
Nëse Këshilli i Sigurimit ka vendosur përdorimin e dhunës, ai fton një anëtar, që nuk ka
përfaqësues në këtë Këshill, që të marrë pjesë me dëshirën e tij në vendimet mbi
hedhjen në veprim të kontingjenteve të forcave të armatosura të këtij anëtari, përpara
se t’ia kërkojë këtë bazuar në detyrimet e marra përsipër me anë të nenit 43.
Neni 45
Që Kombet e Bashkuara të jenë të afta të realizojnë ndërhyrje urgjente ushtarake,
anëtarët e kësaj Organizate i mbajnë kontingjentet e tyre të Forcave të armatosura
ajrore gati për hedhje në veprim në kuadër të masave detyruese të përbashkëta
ndërkombtare. Potencialin dhe nivelin e gatishmërisë së këtyre kontingjenteve si dhe
planet për masat e tyre të përbashkëta i përcakton Këshilli i Sigurimit me mbështetjen e
Komisionit të Shtabit të Përgjithshëm në kuadër të marrëveshjeve të veçanta të
përmendura në nenin 43.
Neni 46
Planet për përdorimin e armëve përgatiten nga Këshilli i Sigurimit me mbështetjen e
Komisionit të Shtabit të Përgjithshëm.
Neni 47
(1) Komisioni i Shtabit të Përgjithshëm funksionon për të këshilluar dhe mbështetur
Këshillin e Sigurimit në të gjitha ato çështje, që kanë të bëjnë me nevojat e tij ushtarake
për mbrojtjen e paqes botërore dhe sigurisë ndërkombëtare, hedhjen në veprim dhe
udhëheqjen e forcave të armatosura, vënë në dispozicion Këshillit të Sigurimit, si dhe
me rregulloren e armatimit dhe çarmatimin eventual.
(2) Komisioni i Shtabit të Përgjithshëm përbëhet nga shefat e shtabeve të përgjithshëm
të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit ose nga përfaqësuesit e tyre. Një anëtar i
Kombeve të Bashkuara, i përfaqësuar jo në mënyrë të përhershme në Komision, ftohet
nga ky i fundit, që t’i bashkangjitet atij, nëse bashkëpunimi i këtij anëtari është i
nevojshëm për realizimin e susksesshëm të detyrave të komisionit.
(3) Komisioni i Shtabit të Përgjithshëm, nën autoritetin e Këshillit të Sigurimit, është
përgjegjës për udhëheqjen strategjike të të gjitha forcave të armatosura, që i janë vënë
në dispozicion Këshillit të Sigurimit. Çështje rreth udhëheqjes së këtyre forcave të
armatosura rregullohen më vonë.
(4) Komisioni i Shtabit të Përgjithshëm, me autorizimin e Këshillit të Sigurimit dhe pas
konsultimesh me institucionet përkatëse vendase, mund të vërë në veprim
nënkomisionet rajonale.
Neni 48
(1) Masat e domosdoshme për realizimin e vendimeve të Këshillit të Sigurisë për
mbrojtjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare merren nga të gjithë ose nga disa
Bujar Mehmeti
anëtarë të Kombeve të Bashkuara pas dhënies së vlerësimit nga Këshilli i Sigurimit.
(2) Këto vendime realizohen drejtpërdrejt nga anëtarët e Kombeve të Bashkuara si dhe
përmes masave të marra nga institucionet përkatëse ndërkombëtare, anëtarë të të
cilave ato janë.
Neni 49
Gjatë realizimit të masave të vendosura nga Këshilli i Sigurimit anëtarët e Kombeve të
Bashkuara asistojnë bashkarisht njëri-tjetrin në mënyrë aktive.
Neni 50
Nëse Këshilli i Sigurimit merr masa parandaluese ose shtrënguese ndaj një shteti, çdo
shtet tjetër, anëtar ose jo i Kombeve të Bashkuara, të cilin realizimi i këtyre masave e
vendos përpara problemesh të veçanta ekonomike, konsultohet me Këshillin e Sigurimit
për zgjidhjen e këtyre problemeve.
Neni 51
Në rast të një sulmi të armatosur kundër një anëtari të Kombeve të Bashkuara, kjo
Kartë nuk bie absolutisht ndesh me të drejtën natyrore të vetëmbrojtjes individuale apo
kolektive, deri sa Këshilli i Sigurimit të ketë marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e
paqes botërore dhe të sigurisë ndërkombëtare. Masat, që një anëtar merr gjatë
ushtrimit të së drejtës së tij për vetëmbrojtje, i duhen bërë menjëherë të ditura Këshillit
të Sigurimit; ato nuk prekin assesi plotfuqinë dhe detyrimin e këtij Këshilli, që burojnë
nga kjo Kartë, për të marrë në çdo moment masat, që ai i konsideron të domosdoshme
për ruajtjen ose rivendosjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare.
Kapitulli VIII: Marrëveshjet rajonale
Neni 52
(1) Kjo Kartë nuk e përjashton ekzistencën e marrëveshjeve rajonale për trajtimin e
atyre çështjeve, që kanë të bëjnë me ruajtjen e paqes botërore dhe të sigurisë
ndërkombëtare, në kuadër të të cilave merren masa të natyrës rajonale; kusht paraprak
për këtë është, që këto marrëveshje ose institucione dhe efekti i tyre të përputhen me
qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara.
(2) Anëtarët e Kombeve të Bashkuara, që lidhin të tilla marrëveshje apo ngrenë të tilla
institucione, përpiqen me të gjitha mundësitë e tyre, që duke iu referuar këtyre
marrëveshjeve ose institucioneve rajonale të zgjidhin në mënyrë paqësore konfliktet e
kufizuara nga pikëpamja lokale, përpara se me to të merret Këshilli i Sigurimit.
(3) Këshilli i Sigurimit mbështet zhvillimin e procedurave për zgjidhjen paqësore të
konflikteve të kufizuara nga pikëpamja lokale duke iu referuar këtyre marrëveshjeve ose
institucioneve rajonale, qoftë kjo me iniciativën e shteteve pjesëmarrëse, qoftë me
udhëzimet e vetë Këshillit të Sigurimit.
(4) Zbatimi i neneve 34 dhe 35 nuk preket nga ky nen.
Neni 53
Bujar Mehmeti
(1) Këshilli i Sigurimit u referohet këtyre marrëveshjeve ose institucioneve rajonale,
nëse duhet, për realizimin e masave shtrënguese nën autoritetin e tij. Pa autorizimin e
Këshillit të Sigurimit nuk mund të merren masa detyruese parashikuar në marrëveshje
rajonale apo nga ana e institucioneve rajonale; këtu përjashtohen masat kundër një
shteti armik në kuptimin e kreut 2, nëse këto janë të parashikuara në nenin 107 apo në
marrëveshje rajonale, të lidhura për t’iu kundërvënë ushtrimit të një politike mësymëse
nga një shtet i tillë; ky përjashtim vlen derisa organizatës, me kërkesë të qeverive
pjesëmarrëse, t’i caktohet detyra të pengojë sulmet e reja të një shteti të tillë.
(2) Me termin “shtet armik“ në kreun 1 cilësohet secili prej shteteve, që gjatë Luftës së
Dytë Botërore ishte armik i nënshkruesve të kësaj Karte.
Neni 54
Këshilli i Sigurimit duhet informuar vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë në lidhje me
masat , që janë marrë apo mendohet të merren në bazë marrëveshjesh rajonale apo nga institutionet rajonale me qëllim ruajtjen e paqes botërore dhe sigurisë ndërkombëtare.
Kapitulli IX: Bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën ekonomike
dhe sociale
Neni 55
Për të krijuar atë gjendje stabiliteti dhe mirëqënieje, që është e nevojshme në mënyrë
që mes kombeve të mbizotërojnë marrëdhënie paqësore dhe miqësore, të cilat bazohen
në respektimin e parimeve të barazisë dhe të vetëvendosjes, Kombet e Bashkuara
mbështesin:
a) përmirësimin e standardeve të jetesës, punësimin e plotë dhe krijimin e kushteve për
progres dhe rritje ekonomike e sociale;
b) zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare të natyrës ekonomike, sociale, shëndetësore
dhe të ngjashme me to si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e kulturës dhe
edukimit;
c) respektimin e përgjithshëm dhe realizimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore
për të gjithë njerëzit pa dallim race, gjinie, gjuhe dhe besimi fetar.
Neni 56
Të gjitha shtetet anëtare marrin përsipër, të bashkëpunojnë në grup dhe veçmas me
organizatën për të arritur qëllimet e përshkruara në nenin 55.
Neni 57
(1) Organizatat e veçanta, të cilat janë ngritur në bazë marrëveshjesh ndërshtetërore
dhe që synojnë përmbushjen e një sërë detyrash ndërkombëtare në fushat ekonomike,
sociale, kulturore, edukative, shëndetësore dhe të tjera të ngjashme me to, përshkruar
këto në dokumenta detyruese, e krijojnë raportin me Kombet e Bashkuara siç
parashikohet në nenin 63.
(2) Këto organizata, që kanë vendosur lidhjen e tyre me Kombet e Bashkuara, më
poshtë do të quhen „Organizata të posaçme“.
Bujar Mehmeti
Neni 58
Ogranizata e Kombeve të Bashkuara jep rekomandime për të koordinuar objektivat dhe
veprimtaritë e Organizatave të Posaçme.
Neni 59
Organizata e Kombeve të Bashkuara inicion, në rast se duhet, bisedime mes shteteve
përkatëse me qëllim ngritjen e një Organizate të Posaçme të re, nëse kjo do të ishte e
nevojshme për realizimin e objektivave përcaktuar në nenin 55
Neni 60
Për realizimin e detyrave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përmendur në këtë
kapitull, është përgjegjëse Asambleja e Përgjithshme dhe, nënvendosur asaj, Këshilli
Ekonomik dhe Social; ky i fundit zotëron për këtë qëllim kompetencat, që i njihen atij në
Kapitullin X.
Kapitulli X: Këshilli Ekonomik dhe Social
Përbërja
Neni 61
(1) Këshilli Ekonomik dhe Social përbëhet nga pesëdhjetë e katër anëtarë të Kombeve të
Bashkuara, zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme.
(2) Me kusht respektimin e paragrafit 3, çdo vit zgjidhen tetëmbëdhjetë anëtarë të
Këshillit Ekonomik dhe Social me një mandat 3-vjeçar. Një anëtari, të cilit i ka mbaruar
mandati, mund të zgjidhet menjëherë sërish.
(3) Gjatë zgjedhjeve të para pas rritjes së numrit të anëtarëve të Këshillit nga
njëzeteshtatë në pesëdhjetëekatër, përveç anëtarëve, që do të zgjidhen në vend të
nëntë anëtarëve, mandati i të cilëve mbaron me vitin përkatës, do të zgjidhen edhe
njëzet e shtatë anëtarë të tjerë të Këshillit Ekonomik dhe Social. Mandati zyrtar i nëntë
prej këtyre njëzeteshtatë anëtarëve shtesë mbaron pas një viti, ndërsa ai i nëntë
anëtarëve të tjerë pas dy vitesh; çështje të tjera rregullohen nga Asambleja e
Përgjithshme.
(4) Çdo anëtar i Këshillit Ekonomik dhe Social ka në këtë Këshill një përfaqësues të tijin.
Detyrat dhe kompetencat
Neni 62
(1) Këshilli Ekonomik dhe Social mund të marrë në analizë apo të iniciojë analizën e
çështjeve ndërkombtare në fushat e ekonomisë, sistemit social, kulturës, edukimit dhe
shëndetësisë si dhe në fusha të tjera të ngjashme me to, ose të hartojë apo të iniciojë
hartimin e raporteve përkatëse; në lidhje me çdo çështje të tillë ai mund t’i japë
rekomandime Asamblesë së Përgjithshme, anëtarëve të Kombeve të Bashkuara dhe
organizatave të posaçme përkatëse.
Bujar Mehmeti
(2) Ai mund të japë rekomandime për të mbështetur respektimin dhe zbatimin e të
drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë.
(3) Në lidhje me çështje, që janë kompetencë e tij, ai mund të hartojë marrëveshje dhe
t’ia paraqesë ato Asamblesë së Përgjithshme.
(4) Ai mund edhe të thërrasë konferenca ndërkombëtare në lidhje me çështje, që janë
kompetencë e tij, gjithnjë në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kombet e
Bashkuara.
Neni 63
(1) Këshilli Ekonomik dhe Social mund të lidhë marrëveshje më secilën prej organizatave
të posaçme, përcaktuar në nenin 57, marrëveshje këto ku rregullohen marrëdhëniet e
organizatave përkatëse me Kombet e Bashkuara. Për këto marrëveshje nevojitet
miratimi i Asamblesë së Përgjithshme.
(2) Ai mund të koordinojë veprimtarinë e organizatave të posaçme duke realizuar me to
konsultime si dhe duke iu drejtuar atyre, Asamblesë së Përgjithshme dhe anëtarëve të
Kombeve të Bashkuara rekomandimet e tij.
Neni 64
(1) Këshilli Ekonomik dhe Social mund të ndërmarrë hapa të përshtatshëm, në mënyrë
që të marrë nga organizatat e posaçme raporte periodike. Ai mund të lidhë marrëveshje
me anëtarët e Kombeve të Bashkuara dhe me organizatat e posaçme, në mënyrë që të
marrë prej tyre raporte në lidhje me masat e marra për realizimin e rekomandimeve të
tij dhe të rekomandimeve të Asamblesë së Përgjithshme në lidhje me çështje, që janë
kompetencë e tij.
(2) Ai mund të informojë Asamblenë e Përgjtihshme në lidhje me vërejtjet e tij mbi këto
raporte.
Nenil 65
Këshilli Ekonomik dhe Social mund t’i japë informacione Këshillit të Sigurimit dhe ta
mbështesë atë, me kërkesë të këtij të fundit.
Neni 66
(1) Këshilli Ekonomik dhe Social realizon të gjitha detyrat, të cilat janë kompetencë e tij
lidhur edhe me zbatimin e rekomandimeve te Asamblesë së Përgjithshme.
(2) Me miratimin e Asamblesë së Përgjithshme ai mund të kryejë të gjitha shërbimet, që
i kërkohen nga anëtarët e Kombeve të Bashkuara apo organizatat e posaçme.
(3) Ai realizon edhe të gjitha detyrat e tjera, që i takojnë atij sipas kësaj Karte apo që i
caktohen nga Asambleja e Përgjithshme.
Votimi
Neni 67
(1) Secili prej anëtarëve të Këshillit Ekonomik dhe Social ka një votë.
(2) Vendimet e Këshillit Ekonomik dhe Social merren me shumicën e anëtarëve të
pranishëm votues.
Bujar Mehmeti
Procedura
Neni 68
Këshilli Ekonomik dhe Social aktivizon komisionet për çështje ekonomike dhe sociale dhe
për mbështetjen të drejtave të njeriut si dhe të gjitha komisonet e tjera të nevojshme
për realizimin e detyrave të tij.
Neni 69
Nëse Këshilli Ekonomik dhe Social trajton një çështje, që për një anëtar të Kombeve të
Bashkuara është me rëndësi të veçantë, atëherë ai e fton atë të marrë pjesë në seancat
e konsultimeve pa të drejtë vote.
Neni 70
Këshilli Ekonomik dhe Social mund të lidhë marrëveshje të tilla, që përfaqësues të
organizatave të posaçme të marrin pjesë pa të drejtë vote në seancat e tij të
konsultimeve dhe në ato të komisioneve të aktivizuara prej tij, si dhe që përfaqësuesit e
tij të marrin pjesë në seancat e konsultimeve të organizatave të posaçme.
Neni 71
Këshilli Ekonomik dhe Social mund të lidhë marrëveshje të përshtatshme me qëllim
konsultimin me organizata jo-qeveritare, që merren me çështje të kompetencës së tij.
Marrëveshje të tilla mund të lidhen me organizata ndërkombëtare dhe, për sa kohë që
është e përshtatshme, edhe me organizata kombëtare, pasi anëtari përkatës i Kombeve
të Bashkuara të jetë konsultuar në lidhje me këtë.
Neni 72
(1) Këshilli Ekonomik dhe Social vendos rendin e aktivitetit të tij; këtu ai përcakton edhe
procedurat për zgjedhjen e presidentit të tij.
(2) Këshilli Ekonomik dhe Social mblidhet sipas nevojës në përputhje me rendin e
aktivitetit të tij; në këtë të fundit parashikohet edhe thirrja e seancave me kërkesën e
shumicës së anëtarëve të tij.
Kapitulli XI: Deklaratë mbi territoret shtetërore pa vetëqeverisje
Neni 73
Anëtarët e Kombeve të Bashkuara, që kanë apo marrin përsipër përgjegjësinë për
administrimin e territoreve shtetërore, popujt e të cilave nuk kanë arritur ende
vetëqeverisjen e plotë, njohin parimin, sipas të cilit interesat e banorëve të këtyre
territoreve shtetërore kanë përparësi; ata marrin përsipër si një detyrë të shenjtë
detyrimin, që, në kuadër të sistemit të paqes botërore dhe sigurisë ndërkombtare,
ngritur përmes kësaj Karte, të mbështesin maksimalisht të mirën e këtyre banorëve. Për
këtë qëllim ata marrin përsipër,
a) të garantojnë progresin politik, ekonomik, social dhe arsimor, trajtimin e drejtë dhe
Bujar Mehmeti
mbrojtjen e këtyre popujve nga abuzimet duke treguar respektin e duhur përkundrejt
kulturës së tyre;
b) të zhvillojnë vetëqeverisjen, të marrin në konsideratë, sikurse duhe,t synimet politike
të këtyre popujve dhe t’i mbështesin ata gjatë zhvillimit progresiv të institucioneve të
tyre të lira politike, dhe kjo në përputhje me raportet e veçanta të çdo territori shtetëror,
të popullsisë së tij dhe të nivelit përkatës të zhvillimit;
c) të konsolidojnë paqen botërore dhe sigurinë ndërkombëtare;
d) të nxisin masat për ndërtim dhe zhvillim, të mbështesin veprimtarinë kërkimore si
dhe të bashkëpunojnë me njëri tjetrin, e në rast se duhet edhe me organizatat
ndërkombtare të specialitetit, në mënyrë që të realizojnë kështu qëllimet sociale,
ekonomike dhe shkencore përcaktuar me këtë nen;
e) t’i përcjellë rregullisht për njoftim Sekretarit të Përgjithshëm, duke respektuar
kufizimet, që marrin në konsideratë sigurinë dhe kushtetutën, informacione statistikore
dhe informacione të tjera të natyrës teknike në lidhje me sistemin ekonomik, social dhe
arsimor në territoret shtetërore, që nuk përcaktohen në kapitujt XII dhe XIII, territore
këto për të cilat ata mbajnë përgjegjësi.
Neni 74
Anëtarët e Kombeve të Bashkuara bien dakord, që politika e ndjekur prej tyre për
territoret shtetërore, që përcaktohen në këtë kapitull, të mbështetet në parimin e
përgjithshëm të fqinjësisë së mirë në çështje sociale, ekonomike dhe tregtare jo më pak
sesa politika që ata ndjekin në vendet e tyre; këtu duhen marrë në konsideratë sikurse duhet interesat dhe mirëqenia e pjesës tjetër të botës.
Kapitulli XII: Sistemi nërkombtar i kujdestarisë
Neni 75
Kombet e Bashkuara ngrenë me autoritetin e tyre një sistem ndërkombëtar
mirëbesimi/kujdestarie për administrimin dhe mbikqyrjen e territoreve shtetërore, që do
t’i bashkohen këtij sistemi në kuadrin e marrëveshjeve të mëpasshme individuale. Këto
territore shtetërore më poshtë do t’i quajmë territore nën kujdestari.
Neni 76
Në përputhje me objektivat e përcaktuara në nenin 1 të kësaj Karte Sistemi i
Kujdestarisë u shërben kryesisht këtyre qëllimeve:
a) konsolidon paqen botërore dhe sigurinë ndërkombëtare;
b) nxit progresin politik, ekonomik, social dhe arsimor të banorëve të territoreve nën
kujdestari si dhe zhillimin progresiv deri në vetëqeverisje apo pavarësi duke u
korresponduar raporteve të veçanta të seciles prej këtyre territoreve nën kujdestari dhe
popullsisë së tyre si dhe dëshirave të tyre të shprehura lirshëm, e, më pas, sikurse është
parashikuar në marrëveshjen e kudestarisë përkatëse;
c) nxit respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive të tij themelore për të gjithë pa
dallim race, gjinie, gjuhe apo besimi fetar si dhe përforcon vetëdijen e varësisë së
Bujar Mehmeti
ndërsjellë të popujve të botës;
d) garanton trajtimin e barabartë të të gjithë anëtarëve të Kombeve të Bashkuara dhe
shtetasve të tyre në çështje sociale, ekonomike dhe tregtare si dhe trajtimin e barabartë
të këtyre nënshtetasve përballë ligjit, pa lënë pas dore realizimin e qëllimeve të
përmendura më sipër; neni 80 mbetet i paprekur.
Neni 77
(1) Sistemi i kujdestarisë gjen zbatim në territoret shtetërore, që u përkasin grupeve të
mëposhtme, nëse ato përfshihen në këtë sistem me anë marrëveshjesh kujdestarie:
a) territore të mandatuara aktualisht ekzistuese;
b) territore shtetërore, të ndara nga shtetet armike si pasojë e Luftës së Dytë Botërore;
c) territore shtetërore, të cilat bëhen vullnetarisht pjesë e sistemit nga shtetet që janë
përgjegjëse për administrimin e tyre.
(2) Përcaktimi, se cilat territore shtetërore nga grupet e përmendura bëhen pjesë e
sistemit të kujdestarisë dhe cilat janë dispozitat përkatëse, mbetet për tu vendosur në
një marrëveshje tjetër.
Neni 78
Sistemi i kujdestarisë nuk gjen zbatim në ato territore shtetërore, që janë bërë anëtare
të Kombeve të Bashkuara; marrëdhëniet mes anëtarëve mbështeten në respektin e
parimit të barazisë sovrane.
Neni 79
Për çdo territor shtetëror, që do të bëhet pjesë e sistemit të kujdestarisë lidhet një
marrëveshje mbi dispozitat e kujdestarisë përfshirë këtu të gjitha plotësimet dhe
ndryshimet e shteteve direkt pjesëmarrëse, ku – në rastin e një territori të mandatuar
të një anëtari të Kombeve të Bashkuara - bën pjesë edhe dhënësi i mandatit; për këtë
nevojitet miratimi sipas neneve 83 dhe 85.
Neni 80
(1) Për sa kohë që në marrëveshjet e veçanta të kujdestarisë, lidhur sipas neneve 77, 79
dhe 81 mbi përfshirjen e një territori nën kujdestari në Sistemin e Kujdestarisë nuk
është rënë dakod për të tjera gjëra dhe për sa kohë që marrëveshje të tilla nuk janë
lidhur ende, ky kapitull nuk duhet interpretuar në mënyrë të tillë, sikur ai ndryshon
drejtpërdrejt ose tërthorazi të drejtat e shteteve ose popujve ose marrëveshjeve
ndërkombëtare në fuqi, palët kontraktuese të të cilave janë anëtarët e Kombeve të
Bashkuara.
(2) Nga kreu 1 nuk rezulton ndonjë justifikim për vonesat apo shtyrjet e bisedimeve për
marrëveshjet mbi përfshirjen e territoreve të mandatuara apo territoreve të tjera
shtetërore, sikurse parashikohet në nenin 77, apo vonesat dhe shtyrjen e lidhjes së
këtyre marrëveshjeve.
Neni 81
Çdo marrëveshje kujdestarie përmban dispozitat, sipas të cilave duhet administruar një
territor shtetëror, dhe cilëson edhe autoritetin administrativ. Ky i fundit, që më poshtë
do të quhet “Pushtet administrativ“, mund të jetë një shtet, një grup shtetesh ose vetë
Bujar Mehmeti
organizata.
Neni 82
Çdo marrëveshje kujdestarie mund të cilësojë një ose disa zona strategjike, të cilat
përmbledhin të gjithë territorin nën kujdestari, për të cilin është e vlefshme
marrëveshja, ose edhe një pjesë të tij; marrëveshjet e posaçme sipas nenit 43 mbeten
të paprekura.
Neni 83
(1) Të gjitha detyrat e Kombeve të Bashkuara lidhur me zonat strategjike, përfshirë këtu
miratimin e marrëveshjeve të kujdestarisë si dhe ndryshimet dhe plotësimet e tyre,
realizohen nga Këshilli i Sigurimit.
(2) Objektivat kryesorë përcaktuar në nenin 76 vlejnë edhe për popullsinë e çdo zone
strategjike.
(3) Duke iu referuar marrëveshjeve të kujdestarisë si dhe me kusht respektimin e
kërkesave të sigurisë Këshilli i Sigurimit kërkon mbështetjen e Këshillit të Kujdestarisë,
në mënyrë që, në kuadër të sistemit të kujdestaris,ë të mundë të realizojë ato detyra të
Kombeve të Bashkuara, që kanë të bëjnë me çështje politike, ekonomike, sociale dhe
arsimore në zonat strategjike.
Neni 84
Pushteti administrativ duhet të kujdeset, që territoret nën kujdestari të japin kontributin
e tyre për ruajtjen e paqes botërore dhe të sigurisë ndërkombëtare. Për këtë qëllim ai
mund të marrë në konsideratë forcat vullnetare të armatosura, lehtësirat dhe asistencën
e zonës nën kujdestari, për të përmbushur detyrimet, që ai ka marrë përsipër kundrejt
Këshillit të Sigurimit si dhe për të garantuar mbrojtjen lokale dhe ruajtjen e ligjit dhe të
së drejtës dhe rendit brenda territorit nën kujdestari.
Neni 85
(1) Detyrat e Kombeve të Bashkuara në kuadër të marrëveshjeve të kujdestarisë për të
gjitha ato territore, që nuk cilësohen si zona strategjike, përfshirë këtu edhe miratimin e
marrëveshjeve të kujdestarisë si dhe ndryshimet dhe plotësimet e tyre, realizohen nga
Asambleja e Përgjithshme.
(2) Gjatë realizimit të këtyre detyrave Asambleja e Përgjithshme mbështetet nga Këshilli i Kujdestarisë, i cili vepron nën autoritetin e saj.
Kapitulli XIII: Këshilli i Kujdestarisë
Përbërja
Neni 86
(1) Këshilli i Kujdestarisë përbëhet nga anëtarët e mëposhtëm të Kombeve të
Bashkuara:
a) Anëtarët, që administrojnë territoret nën kujdestari;
Bujar Mehmeti
b) Anëtarët e përmendur shprehimisht në nenin 23, për sa kohë që nuk administrojnë
territore nën kujdestari;
c) aq anëtarë të tjerë të zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme, sa të jetë e
nevojshme, që Këshilli i Kujdestarisë të përbëhet në gjysmën e tij nga anëtarë të
Kombeve të Bashkuara, të cilët administrojnë territore nën kujdestari, dhe në gjysmën
tjetër nga anëtarë të tillë, që nuk administrojnë territore nën kujdestari.
(2) Çdo anëtar i Këshillit të Kujdestarisë ngarkon një person veçanërisht të
përshtatshëm, për ta përfaqësuar atë në këtë Këshill.
Detyrat dhe kompetencat
Neni 87
Asambleja e Përgjithshme dhe, nën autoritetin e saj, edhe Këshilli i Kujdestarisë, gjatë
realizimit të detyrave të tyre mund të
a) analizojnë raportet e paraqitura nga pushteti administrativ;
b) pranojnë kërkesa dhe t’i shqyrtojnë ato duke u konsultuar me pushtetin
administrativ;
c) iniciojnë vizita periodike në territore të veçanta nën kujdestari, për momentin kohor të
të cilave bihet dakord me pushtetin administrativ;
d) marrin këto masa dhe të tjera në përputhje me marrëveshjet e kujdestarisë.
Neni 88
Këshilli i Kujdestarisë harton një pyetësor në lidhje me progresin politik, ekonomik,
social dhe arsimor të çdo territori nën kujdestari; pushteti administrativ i secilit prej
territoreve nën kujdestari, për të cilin është kompetente Asambleja e Përgjithshme,
paraqet një raport të përvitshëm në bazë të këtij pyetësori.
Votimi
Neni 89
(1) Secili prej anëtarëve të Këshillit të Kujdestarisë ka një votë.
(2) Vendimet e Këshillit të Kujdestarisë kërkojnë shumicën e anëtarëve të pranishëm
votues.
Procedura
Neni 90
(1) Këshilli i Kujdestarisë vendos rendin e aktivitetit të tij; këtu ai përcakton edhe
procedurat për zgjedhjen e presidentit të tij.
(2) Këshilli i Kujdestarisë mblidhet sipas nevojës në përputhje me rendin e aktivitetit të
tij; në këtë të fundit parashikohet edhe thirrja e seancave me kërkesën e shumicës së
anëtarëve të tij.
Neni 91
Bujar Mehmeti
Këshilli i Kujdestarisë kërkon, në rast se duhe,t edhe mbështetjen e Këshillit Ekonomik
dhe Social për çështje, që janë kompetencë e tij.
Kapitulli XIV: Gjykata Ndërkombëtare
Neni 92
Gjykata Ndërkombëtare është organi më i rëndësishëm juridik i Kombeve të Bashkuara.
Ai realizon detyrat e tij sikurse parashikohet në statutin bashkëngjitur, i cili bazohet në
statutin e Gjykatës së Përhershme Ndërkombëtare dhe është pjesë përbërëse e kësaj
Karte.
Neni 93
(1) Të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara janë palë kontraktore të Statutit të
Gjykatës Ndërkombëtare.
(2) Një shtet, që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara, mund të bëhet palë
kontraktore e Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare, në rast se plotëson kushtet që vendos
Asambleja e Kombeve të Bashkuara me rekomandim të Këshillit të Sigriumit.
Neni 94
(1) Secili prej anëtarëve të Kombeve të Bashkuara merr përsipër, që në çdo rast
konflikti, palë e të cilit është edhe ai, të respektojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare.
(2) Nëse një palë konflikti nuk i respekton detyrimet, që rrjedhin nga një vendim
Gjykate, pala tjetër mund tjetër mund t’i drejtohet Këshillit të Sigurimit; ky, në rast se e
konsideron të nevojshme, mund të japë rekomandime ose të marrë masa për të siguruar
efektshmërinë e vendimit.
Neni 95
kjo Kartë nuk e përjashton mundësinë, që anëtarët e Kombeve të Bashkuara në bazë të
marrëveshjeve ekzistuese apo të ardhshme t’u drejtohen Gjykatave të tjera për
zgjidhjen e konflikteve të tyre.
Neni 96
(1) Asambleja e Përgjithshme ose Këshilli i Sigurimit mund të kërkojë për çdo çështje
juridike vlerësimin e Gjykatës Ndërkombëtare.
(2) Organe të tjera të Kombeve të Bashkuara, pasi marrin autorizimin përkatës të
Asamblesë së Përgjithshme, mund t’i kërkojnë Gjykatës opinione në lidhje me çështje
juridike, që kanë të bëjnë me fushën e tyre të veprimtarisë.
Bujar Mehmeti
Kapitulli XV: Sekretaria
Neni 97
Sekretariati përbëhet nga një Sekretar i Përgjithshëm dhe nga punonjësit e tjerë, për të
cilët ka nevojë organizata. Sekre tarii Përgjithshëm caktohet nga Asambleja e
Përgjithshme me rekomandim të Këshillit të Sigurimit. Ai është nëpunësi më i lartë
administrativ i organizatës.
Neni 98
Sekretari i Përgjithshëm merr pjesë në këtë cilësi në të gjitha sesionet e Asamblesë së
Përgjithshme, të Këshillit të Sigurimit, të Këshillit Ekonomik dhe Social dhe të Këshillit të
Kujdestarisë si dhe realizon të gjitha detyrat, që i caktohen atij nga këto organe. Ai i
paraqet Asamblesë së Përgjithshme një raport të përvitshëm në lidhje me veprimtarinë
e organizatës.
Neni 99
Sekretari i Përgjithshëm mund të tërheqë vëmëndjen e Këshillit të Sigurisë në lidhje me
çdo çështje, që sipas gjykimit të tij mund të rrezikojë paqen botërore dhe sigurinë
ndërkombëtare.
Neni 100
(1) Sekretari i Përgjithshëm, së bashku me punonjësit e tjerë, nuk duhet as të kërkojnë
dhe as të pranojnë udhëzime nga ndonjë qeveri apo autoritet jashtë organizatës gjatë
përmbushjes së detyrimeve të tyre. Ata nuk duhet të ndërmarrin asnjë veprim, që do të
mund të dëmtonte pozicionin e tyre si punonjës ndërkombëtar, që mbajnë përgjegjësi
vetëm ndaj organizatës së tyre.
(2) Secili prej anëtarëve të Kombeve të Bashkuara është i detyruar të respektojë
karakterin ekskluzivisht ndërkombëtar të përgjegjësisë së Sekretarit të Përgjithshëm dhe
të punonjësve të tjerë dhe të mos tentojë t’i ndikojë ata gjatë realizimit të detyrave të
tyre.
Neni 101
(1) Punonjësit caktohen nga Sekretari i Përgjithshëm në përputhje me rregullat e
përcaktuara nga Asambleja e Përgjithshme.
(2) Në dispozicion të Këshillit Ekonomik dhe Social, të Këshillit të Kujdestarisë dhe, në
rast se duhet, edhe organeve të tjera të Kombeve të Bashkuara vihen punonjës të
përhershëm të përshtatshëm. Ata janë pjesë e Sekretariatit.
(3) Gjatë marrjes në punë të punonjësve dhe rregullimit të marrëdhënies së tyre të
punës, me rëndësi vendimtare është pikëpamj,a sipas së cilës duhet të garantohet
maksimumi i efektivitetit, i kompetencës dhe i ndershmërisë. Faktori i rëndësisë së një
shpërndarjeje sa më të gjerë gjeografike gjatë përzgjedhjes së punonjësve duhet marrë në konsideratë në masën e duhur.
Kapitulli XVI: Të ndryshme
Bujar Mehmeti
Neni 102
(1) Të gjitha kontratat dhe marrëveshjet ndërkombëtare të lidhura nga një anëtar i
Kombeve të Bashkuara pas hyrjes në fuqi të kësaj Karte, duhen rregjistruar sa më
shpejt të jetë e mundur pranë Sekretariatit dhe të publikohen prej tij.
(2) Nëse këto kontrata apo marrëveshje ndërkombëtare nuk rregjistrohen sipas
paragrafit 1, atëherë palët e tyre kontraktore në një organ të Kombeve të Bashkuara
nuk mund t’u referohen atyre.
Neni 103
Nëse detyrimet e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, që rezultojnë nga kjo Kartë bien
ndesh me ato që ata marrin përsipër në kuadër të marrëveshjeve të tjera
ndërkombëtare, atëherë detyrimet që rrjedhin nga Karta kanë përparësi.
Neni 104
Organizata gëzon në territorin shtetëror të secilit prej anëtarëve ato të drejta juridike
dhe adminstrative, që janë të nevojshme për realizimin e detyrave dhe për arritjen e
qëllimeve të saj.
Neni 105
(1) Organizata gëzon në territorin shtetëror të secilit prej anëtarëve të gjitha privilegjet
dhe imunitetet, që janë të nevojshme për arritjen e qëllimeve të saj.
(2) Përfaqësuesit e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara dhe punonjësit e organizatave
gëzojnë gjithashtu të gjitha privilegjet dhe imunitetet, për të cilat ata kanë nevojë, që të
mund të realizojnë në pavarësi të plotë të gjitha detyrat e tyre në kuadër të organizatës.
(3) Asambleja e Përgjithshme mund të japë rekomandime për të rregulluar zbatimin e
paragrafeve 1 dhe 2, ose për këtë qëllim mund t’u propozojë marrëveshje anëtarëve të Kombeve të Bashkuara.
Kapitulli XVII: Dispozita të përkohshme në lidhje me sigurinë
Neni 106
Derisa hyrja në fuqi e marrëveshjeve të posaçme të karakterit të përcaktuar në nenin 43
t’i japë mundësi Këshillit të Sigurimit të fillojë të ushtrojë përgjegjësitë e tij sipas nenit
42, palët e deklaratës së katër fuqive, nënshkruar në Moskë në datën 30 tetor 1943, dhe
Franca konsultohen me njëra-tjetrën sipas paragrafit 5 të kësaj deklarate dhe, në rast se
duhet edhe me anëtarë të tjerë të Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që të vendosin
bashkarisht, në emër të organizatës, të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e paqes
botërore dhe sigurisë ndërkombëtare.
Neni 107
Ato masa, që qeveritë përgjegjëse i marrin apo miratojnë si pasojë e Luftës së Dytë
Botërore kundër një shteti, që gjatë luftës ishte armik i një shteti nënshkrues së kësaj Karte, as nuk shfuqizohen dhe as nuk ndalohen nga kjo Kartë.
Bujar Mehmeti
Kapitulli XVIII: Ndryshime
Neni 108
Ndryshimet e kësaj Karte hyjnë në fuqi për të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara,
nëse ato pranohen me shumicën e dy të tretave të anëtarëve të Asamblesë së
Përgjithshme dhe nëse ratifikohen nga dy të tretat e anëtarëve të Kombeve të
Bashkuara përfshirë këtu të gjithë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit sipas
së drejtës së tyre kushtetuese.
Neni 109
(1) Për rishikimin e kësaj Karte mund të thirret një Konferencë e Përgjithshme e të
gjithë anëtarëve të Kombeve të Bashkuara; momenti dhe vendi përcaktohen me vendim
të dy të tretave të anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme dhe me vendim të nëntë
anëtarëve çfarëdo të Këshillit të Sigurimit. Çdo anëtar i kombeve të Bashkuara ka të
drejtën e një vote në konferencë.
(2) Çdo ndryshim i kësaj Kartë, i cili rekomandohet nga Konferenca me nje shumicë prej
dy të tretash, hyn në fuqi, sapo të ratifikohet nga dy të tretat e anëtarëve të Kombeve të
Bashkuara përfshirë këtu të gjithë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë sipas së
drejtës së tyre kushtetuese.
(3) Nëse një konferencë e tillë nuk është mbledhur ende para sesionit të dhjetë të
Asamblesë së Përgjithshme pas hyrjes në fuqi të kësaj Karte, atëherë në rendin e ditës
së këtij sesioni do të parashikohet edhe propozimi për thirrjen e një konference të tillë;
konferenca zhvillohet, nëse kjo përcaktohet me vendim të shumicës së anëtarëve të
Asamblesë së Përgjithshme dhe me vendim të shtatë anëtarëve çfarëdo të Këshillit të Sigurimit.
Kapitulli XIX: Ratifikimi dhe nënshkrimi
Neni 110
(1) Kjo Kartë duhet ratifikuar nga shtetet nënshkruese sipas së drejtës së tyre
kushtetuese.
(2) dokumentat e ratifikimit depozitohen pranë qeverisë së Shteteve të Bashkuara të
Amerikës; kjo e fundit i notifikon çdo depozitim të gjitha shteteve nënshkruese dhe
Sekretarit të Përgjithshëm, nëse ai është i emëruar.
(3) Kjo Kartë hyn në fuqi, sapo Republika e Kinës, Franca, Bashkimi Sovjetik, Mbretëria
e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, dhe Shtetet e Bashkuara të
Amerikës si dhe shumica e shteteve nënshkruese të kenë depozituar dokumentat e tyre
të ratifikimit. Menjëherë pas kësaj qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ngre një
zyrë protokolli për depozitimin e dokumentave të ratifikimit nëpërmjet së cilës ajo u
dërgon kopje të gjitha shteteve nënshkruese.
(4) Shtetet nënshkruese të kësaj Karte, që e kanë ratifikuar atë, pas hyrjes së saj në
fuqi, ditën e depozitimit të dokumentit të ratifikimit të tyre bëhen anëtarë fillestarë të
Bujar Mehmeti
Kombeve të Bashkuara.
Neni 111
Kjo Kartë, tekstet e së cilës në gjuhën kineze, franceze, ruse, angleze dhe spanjolle janë
njësoj të detyrueshme, depozitohet në arkivin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të
Amerikës. Kjo e fundit u përcjell më pas shteteve të tjera nënshkruese kopje të
noterizuara.
NË DËSHMI TË KËSAJ përfaqësuesit e qeverive të Kombeve të Bashkuara nënshkruan
këtë Kartë.
Bërë në San Francisko, datë 26. Qershor 1945.
[Nënshkrimet]
Kursi bazë 2: Si janë zhvilluar Kombet e Bashkuara?
[Otfried Höffe e cilësonte analizën e Kantit "Për paqen e përjetshme" si "tekstin më të rëndësishëm parë nga pikëpamja filozofike për debatin e Kohës së Re mbi paqen"]
Historia e Kombeve të Bashkuara fillon shumë kohë para
themelimit të Organizatës Ndërkombëtare në datën 26
qershor 1945 në San Francisko. Rrënjët e historisë së kësaj
ideje shkojnë deri te teoritë e mendimtarëve të rëndësishëm
si Hugo Grotius (Themelues i së Drejtës Moderne
Ndërkombëtare, 1584-1645), Abatit de Saint-Pierre (1658-
1743) ose te analiza e Imanuel Kantit në vitin 1795 me
titull "Për paqen e përjetshme".
Në këtë pjesë nuk mund të trajtojmë më hollësisht këto
rrënjë, por informacione rreth tyre mund të gjeni në kompleksin tematik Pedagogjia e Paqes në D@dalos:
Tekst mbi zhvillimin e së drejtës ndërkombëtare
Tekst mbi organizatat ndërkombëtare si strategji paqeje
Në kuadrin e këtij kursi bazë mbi zhvillimin e Kombeve të
Bashkuara do të përqendrohemi në retrospektivën e
drejtpërdrejtë, pra, në Lidhjen e Popujve si organizata
pararendëse. Teksti i mëposhtëm përmbledh informacionet
më të rëndësishme mbi Lidhjen e Popujve.
Fragmente të tjera të këtij kursi bazë skicojnë zhvillimin e Kombeve të Bashkuara që nga
themelimi deri në të tashmen:
Themelimi i Kombeve të Bashkuara (1941-1945)
Günther Unser dhe Michaela Wimmer skicojnë në fragmentin e mëposhtëm fazën e
themelimit Kombeve të Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore:
Bujar Mehmeti
"Dy Luftërat Botërore kanë sjellë për njerëzimin vuajtje të pathëna dhe për një gjysmë
shekulli u kanë kushtuar jetën më tepër se 100 milionë njerëzve. Baballarët e themelimit
të Kombeve të Bashkuara dhe hartuesit e Kartës i mbushte dëshira e thellë për paqe dhe
bindja, që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore duhej të garantonin bashkarisht një rend të qëndrueshëm dhe të paqtë botëror (...).
Në gusht të vitit 1941 ... u takuan në
Bermuda presidenti amerikan Franklin D.
Roosevelt dhe kryeministri britanik Winston
Churchill për të përcaktuar objektivat e pas-
luftës. Megjithëse pas sulmit gjerman kundër
Bashkimit Sovjetik në qershor 1941 ishte
arritur një marrëveshje mes Moskës dhe
Londrës, ky takim u zhvillua pa pjesëmarrjen
e Sovjetikëve.
Rezultati i këtyre bisedimeve u fiksua në një
deklaratë të përbashkët - quajtur Karta e
Atlantikut. Të dy shtetet njihnin me anë të
kësaj deklarate të drejtën e popujve për
vetëvendosje, tregtinë e lirë botërore dhe
bashkëpunimin ekonomik, heqjen dorë nga
dhuna dhe ngritjen e një sistemi të
përgjithshëm sigurie.
Në mbyllje ata theksonin, që 'deri në ngritjen e një sistemi tjetër të qëndrueshëm të
sigurisë ndërkombëtare' ishte i nevojshëm çarmatimi i shteteve sulmuese, që do të
thoshte themelimin e një organizate të re ndërkombëtare. Si Roosevelt ashtu edhe
Churchill treguan fillimisht pak interes në lidhje me faktin, që edhe shtete të tjera të
merrnin pjesë në përgjegjësinë kryesore për paqen ndërkombëtare. Kjo ndryshoi vetëm
pas sulmit japonez kundër Pearl Harbour dhe hyrjes në luftë të SHBA. Që nga ky
moment mori jetë ideja, që një rend i qëndrueshëm paqeje kërkonte një koalicion
shtetesh me bazë të gjerë dhe veçanërisht përfshirjen e Bashkimit Sovjetik.
Në datën 1 janar 1942, nën udhëheqjen e
SHBA, BS, Britanisë së Madhe dhe Kinës, 26
shtete aleate morën përsipër me anë të një
'Deklarate të Kombeve të Bashkuara' të
vijonin luftën me të gjitha mjetet deri në
fitoren e plotë kundër Fuqive të Boshtit -
veçanërisht kundër Rajhut Gjerman, Italisë
dhe Japonisë. Në të njëjtën kohë ata njohën
parimet e Kartës britaniko-amerikane të
Atlantikut mbi rendin e pasluftës pra edhe
ngritjen e një sistemi të qëndrueshëm të
sigurisë ndërkombtare. Gjatë luftës kësaj
deklarate iu bashkuan edhe 21 shtete të
tjera.
Para së gjithash me iniciativën e
Amerikanëve planet për një organizatë
ndërkombëtare morën formë shpejt. Kështu
në vitin 1943 SHBA paraqitën një projekt-
statut të parë.Në tetor të vitit 1943
ministrat e jashtëm të SHBA, BS, Brianisë
së Madhe dhe Kinës ranë dakord gatë një
Momentet kryesore në rrugën drejt
OKB-së:
1941: Churchill dhe Roosevelt shpallin
Kartën e Atlantikut, në të cilën gjenden
edhe premisat e para të një rendi të ri
paqeje dhe bashkëpunimi.
01.01.1942: Emri „Kombet e
Bashkuara“ shfaqet për herë të parë në
deklaratën e aleatëve të Luftës së Dytë
Botërore, në të cilën 26 shtete merrnin
pësipër të vijonin luftën kundër Fuqive
të Boshtit. Deri në fund të luftës me
këtë lidhje u bashkuan edhe 25 shtete
të tjera.
30.10.1943: Konferenca e parë e
Ministrave të Jashtëm të shteteve
aleate në Moskë. SHBA, Britania e
Madhe, BS dhe Kina deklarojnë, se
duhet krijuar një organizatë e
Bujar Mehmeti
konference në Moskë për krijimin e një
organizate të pëgjithshme ndërkombtare
për paqen dhe sigurinë në një moment sa më të hershëm kohor.
Në fakt sipas parimit të universalitetit
anëtarë të kësaj organizate mund të
bëheshin të gjitha shtetet sovrane dhe
paqësore (gjë që fillimisht përjashtonte
'shtetet armike' të Luftës së Dytë Botërore)
por të katër superfuqitë e kishin siguruar
tashmë që në koncept ndikimin e tyre
vendimtar:ato donin që në rolin e 'policëve
të botës' të kujdeseshin me trupat e tyre
ushtarake për ruajtjen e paqes, ndërsa të
gjitha shtetet e tjera të mbikqyrura nga një
komision neutral duhej të carmatoseshin. Në
Konferencën e Teheranit, mbajtur në nëntor
1943 ky koncept u konfirmua edhe njëherë.
Ekspertët e të katër superfuqive morën
përsipër gjithashtu të përpunonin edhe
parimet dhe strukturën e organizatës që do
të krijohej, ku duhej të shmangeshin mangësitë e Lidhjes së Popujve.
pëgjithshme ndërkombëtare e të gjitha
shteteve paqedashëseme qëllim
ruajtjen e paqes botërore dhe sigurisë
ndërkombëtare.
01.12.1943: Gjatë Konferencës së
Teheranit Roosevelt, Churchill dhe
Stalin deklarojnë vetveten dhe Kombet
e Bashkuara si përgjegjës pë krijimin e
një paqeje të qëndrueshme.
Shtat. 1944: Përfaqësues të SHBA, BS,
Britanisë së Madhe dhe Kinës punuan
në Dumbarton Oaks/SHBA
karakteristikat kryesore të Kartës së
Kombeve të Bashkuara.
Shkurt 1945: Churchill, Roosevelt dhe
Stalin mblidhen në Jaltë dhe ranë
dakord për statusin special të Fuqive të
Mëdha në Këshillin e Sigurimit (e drjta e
vetos).
Prill–Qershor 1945: Në Konferencën e
San Franciskos përfaqësues të 50
shteteve anëtare të Aleancës
përpunuan Kartën e Kombeve të
Bashkuara.
26.06.1945: Karta nënshkruhet nga 50
shtetet themeluese (Polonia deklarohet
më vonë si shteti i 51-teë anëtar).
24.10.1945: Pas ratifikimit nga
shumica e anëtarëve të themelimit
Karta e Kombeve të Bashkuara hyri në
fuqi.
[nga: Ministria e Jashtme Federale, ABC-ja e Kombeve të Bashkuara, Berlin 20004, F. 47]
Në Konferencën e Jaltës në shkurt 1945 Roosevelt, Churchill dhe Stalini ranë më në fund
dakord në lidhje me pikat e fundit të diskutueshme. Këtu bëhej fjalë veçanërisht për
mënyrën e të votuarit në komunitetin më të fuqishëm të organizatës së ardhshme,
Këshillit të Sigurimit. Me kërkesë të BS anëtarëve të përhershëm - BS, SHBA, Britanisë
së Madhe, Francës dhe Kinës - iu akordua e drejta e vetos në të gjitha çështjet e
rëndësishme. Për veprimtarinë e organizatës kjo rezultoi të ishte paralizuese për një kohë të gjatë. Por pa këtë lëshim nuk do të kishte qenë e mundur rënia dakord.
Edhe para mbarimit të luftës, katër Fuqitë e Mëdha u bënë thirrje të gjitha shteteve, të
cilat deri në atë moment kishin nënshkruar deklaratën e Kombeve të Bashkuara, të vinin
në San Francisko dhe të prezantonin projekt-statutin e tyre. Gjatë Konferencës, e cila
zgjati gjithsej nga prilli deri në qershor 1945, 50 shtete pjesëmarrëse sollën më shumë
se 1000 ndryshime edhe pse koncepti i 'policëve të botës' nuk mundi të realizohej në
versionin e tij të parë, shtetet e vogla dhe të mesme nuk ia dolën dot gjithsesi të shfuqizonin pozicionin e privilegjur të Fuqive të Mëdha.
Bujar Mehmeti
Megjithatë, pjesëmarrësit e pranuan unanimisht Kartën në datën 26 qershor 1945. Si
anëtar i 51-të themelues nënshkroi Polonia, e cila nuk kishte mundur të merrte pjesë më
parë. Organizata mori emrin e Kombeve të Bashkuara (United Nations Organization -
UNO), dhe, pasi kontrata u ratifikua nga numri i duhur i shteteve, ajo hyri në fuqi në
datën 24 tetor 1945. "
[Günther Unser/Michaela Wimmer, Kombet e Bashkuara. Mes pretendimit dhe realitetit, Zyra Federale qendrore për edukim politik, Bonn 1995, F. 25-31]
Zhvillimi i Kombeve të Bashkuara (II):
Kombet e Bashkuara në Luftën e Ftohtë (1946-1988)
Shpresat e mëdha gjatë themelimit të organizatës botërore u zëvendësuan shpejt me
zhgënjim. Konflikti Lindje-Perëndim, i manifestuar jo më vonë se në vitin 1947 e
vështirësoi së tepërmi veprimtarinë konstruktive të komiteteve të Kombeve të
Bashkuara gjatë dekadave të para:
"Uniteti i Fuqive të Mëdha, aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore, u shkatërua gjatë
ndarjes së plaçkës së luftës - e bashkë me të edhe për 'atë botë', që OKB-ja duhej ta
mishëronte dhe mbronte institucionalisht. Nëse deri në vitin 1947 Kombet e Bashkuara
shënuan edhe një sërë suksesesh, ndër të tjera tërheqja e Bashkimit Sovjetik nga Irani,
rregullimi i çështjes së Triestes dhe heqja e trupave britaniko-franceze nga Libani dhe
Siria, jo më vonë se 1947 kjo vllazëri e dikurshme armësh mes fuqive perëndimore dhe
Bashkimit Sovjetik u shndërrua në një konflikt, i cili sikurse dihet do të karakterizonte 40
vitet e ardhshme marrëdhëniet ndërkombëtare dhe veprimtarinë e Kombeve të
Bashkuara.
Kundërshtitë për pushtet politik dhe ideologji mes dy blloqeve ... dominuan më pas
debatet dhe bisedimet në të gjitha komitetet e Kombeve të Bashkuara, por natyrisht
para së gjithash në Këshillin e Sigurimit. Funksioni paqe-garantues i organizatës
praktikisht ishte në fund të tij, madje shumë më tepër: 'Fuqitë e Mëdha paqe-dashëse',
të cilat me statut mbanin përgjegjësinë kryesore për paqen, filluan vetë shumë shpejt,
që në luftën e tyre për zona influence të shkelnin paqen në mënyrën më të rrezikshme të
mundshme."
[nga: Günther Unser/Michaela Wimmer, Kombet e Bashkuara. Mes pretendimit dhe të vërtetës, Zyra Qendrore Federale për Edukim Politik, Bonn 1995, F. 37]
Bllokada e Këshillit të Sigurimit, e filluar përmes Luftës së Ftohtë, nuk duhet të çojë në
përfundimin, se katër dekadat e para qenë një kohë e humbur për Kombet e Bashkuara
dhe se historia e tyre fillon vetëm me përmbysjet epokale të viteve 1989/90. Një
vlerësim i tillë do t'i injoronte rezultatet e kësaj organizate botërore në fushën e të
drejtave të njeriut, të zhvillimit të mëtejshëm të së drejtës ndërkombëtare apo të
çkolonializimit. Në fakt Kapitulli VII i Kartës së Kombeve të Bashkuara nuk mund të gjejë
zbatim si thelbi i sistemit të sigurisë kolektive, e megjjithatë organizata gjeti sektorë të
tjerë kyçë të aktivitetit të saj. Megjithë bllokadën - ose më mirë për shkak të saj - u arrit
të ndërmerreshin pozicione orientuese, të cilat karakterizuan fytyrën e sotme të OKB-së
si forum për probleme globale.
Bujar Mehmeti
"Fusha e veprimit të OKB-së u kufizua në fazën e parë në ato
sektorë, në të cilët nuk prekeshin drejtpërdrejt interesat e
Fuqive të Mëdha. Sekretari i Parë i Përgjithshëm, Trygve Lie
nga Norvegjia, gjatë pjesës më të madhe të mandatit të tij
(1946-1952) u kujdes për zgjerimin e Sekretariatit si dhe për
të bërë rezultative Kombet e Bashkuara në selinë e tyre
kryesore në New York. Përveç kësaj ... u ngritën edhe një
sërë organizatash ndihmëse dhe të posaçme, në mënyrë që
të lehtësohej rindërtimi i zonave të shkatërruara -
veçanërisht në Evropë. Kulmin e atyre viteve e përbën
'Deklarata e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut', e
cila u hartua nga Komisioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut
- një organ i specializuar i Këshillit Ekonomik dhe Social -
dhe u pranua unanimisht në datën 10 dhjetor 1948 nga
Asambleja e Përgjithshme." [...më shumë informacione mbi
temën e të drejtave të njeriut si dhe të gjitha dokumentet e
rëndësishme i gjeni në Kompleksin tematik e të Drejtave të
Njeriut në D@dalos]
[nga: Günther Unser/Michaela Wimmer, Kombet e Bashkuara. Mes pretendimit dhe të vërtetës, Zyra Qendrore Federale për Edukim Politik, Bonn 1995, F. 41]
Çtensionimi i lehtë midis blloqeve pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953
("bashkëekzistenca paqësore") çoi në një lehtësim të kushteve të punës edhe te Kombet
e Bashkuara. Pas një periudhe disavjeçare pa pranime të reja në vitin 1955 u bë e
mundur, që 16 shtete të reja të bëheshin anëtare të OKB-së. Shtetet e Bllokut të Lindjes
filluan tanimë të merrnin pjesë në disa Programe Ndihme të OKB-së dhe në Organizata
të Posaçme të financuara me bazë vullnetare, të cilat i kishin bojkotur vitet e para.
Përveç kësaj, në vitin 1953 u zgjodh në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve
të Bashkuara suedezi Dag Hammarskjöld, i cili deri më sot konsiderohet si drejtuesi më i shkëlqyer i këtij posti.
"Dag Hammarskjöld e nuk konsideronte veten 'vetëm' si
përfaqësues dhe shef i administratës së Kmbeve të
Bashkuara. Me orientime shumë të qarta dhe zhdërvjelltësi
të madhe ai shfrytëzoi në vitet pasuese boshllëqet e Kartës
së OKB-së, për të zgjeruar në mënyrë të vazhdueshme
detyrat dhe hapësirën e veprimit të Sekretarit të
Përgjithshëm. Pa kërkesa apo autorizime të veçanta të
Këshillit të Sigurimit ai u përpoq, që të ndërmjetësonte në
sensin e një 'diplomacie parandaluese' në konfliktet që
shfaqeshin, para se konflikti të kishte arritur një stad akut.
Mbi bazën e Uniting-for Peace-Resolution të vitit 1950 ...
Kombet e Bashkuara, me nxitjen e Sekretarit të tyre të ri të
Përgjithshëm, zhvilluan në mes të viteve pesëdhjetë një
instrument krejt të ri dhe jo të parashikuar në Kartë: të
ashtuquajturat 'Operacione paqeruajtëse' (Peacekeeping
missions). Në dallim nga masat 'paqe-imponuese' të
Kapitullit VII, këto operacione nuk bazohen në përdorimin e
dhunës, por i shërbejnë stabilizimit të heqjes dorë nga dhuna
përmes vendosjes së një 'zone neutrale' mes palëve në
konflikt.
Meqenëse misione të tilla paqevendosëse të Kombeve të Bashkuara, në parim, janë të
mundshme vetëm me miratimin e palëve përkatëse në konflikt dhe ushtarët e Kombeve
të Bashkuara nuk lejohet të përdorin armë - përveçse në rast vetëmbrojtjeje - këto
Bujar Mehmeti
operacione janë realizuar me shumicë votash si aksione ushtarake të OKB-së."
[nga: Günther Unser/Michaela Wimmer, Kombet e Bashkuara. Mes pretendimit dhe të vërtetës, Zyra Qendrore Federale për Edukim Politik, Bonn 1995, F. 45]
Motivi për misionin e parë të "Helmetave Blu" ishte kriza e kanalit të Suezit e vitit 1956.
Këtu, trupat e Kombeve të Bashkuara vepruan si balancues mes palëve në konflikt. Pati
edhe misione të tjera, ku fushat e detyrave të Helmetave Blu u zgjeruan në mënyrë të
vazhdueshme. Një vështrim të përgjithshëm mbi misionet e deritanishme të paqes,
numri i të cilave u rrit rrufeshëm pas përfundimit të Luftës së Ftohtë [shih fragmentin
tjetër brenda këtij kursi bazë], vihet në dizpozicion në tekstin me titull Kronologji .
Që prej mesit të viteve '50 veprimtaria e OKB-së u përqendrua në çështje të
çkolonializimit. Pasi përpjekjet për pavarësi të kolonive fillimisht kishin shënuar luftra
(çlirimtare) të përgjakshme, u arrit - dhe kjo falë, kryesisht, Kombeve të Bashkuara - që
procesi të futej në rrugën e rendit dhe paqes.
"Procesi i çkolonializimit pati pasoja të rënda mbi vetë Kombet e Bashkuara: Shtetet të
cilat sapo kishin marrë pavarësinë u bënë të gjitha anëtare të OKB-së, kështu që
organizata vetëm në periudhën 1955-1962 u shtua me 50 anëtarë të rinj. Në vitin 1965
në OKB aderonin 118 shtete, edhe shpërndarja gjeografike kishte ndryshuar rrënjësisht.
Nëse në vitin 1945 OKB-ja përbëhej pothuajse vetëm nga shtete të Amerikës Veriore
dhe Jugore si dhe nga shtete evropiane, gjatë valës së çkolonializimit u shtuan vende
aziatike dhe afrikane, e më pas vende nga Oqeania dhe ishujt e Karaibeve. Në këtë
mënyrë OKB-ja u zhvillua nga një Komitet, i përbërë, në radhë të parë, nga Aleatët e
Luftës së Dytë Botërore, në organizatë Botërore të mirëfilltë."
[nga: Günther Unser/Michaela Wimmer, Kombet e Bashkuara. Mes pretendimit dhe të vërtetës, Zyra Qendrore Federale për Edukim Politik, Bonn 1995, F. 51-53]
Kjo e ndryshoi krejtësisht fytyrën e Kombeve të Bashkuara. Nga tre fushat e detyrave
[shih kursin bazë 1] ajo që fillimisht ishte më e rëndësishmja - garantimi i paqes - doli
në plan të dytë, aq më tepër që Këshilli i Sigurimit funksiononte absolutisht në mënyrë
të kufizuar si pasojë e pushtetit të vetos së kundërshtarëve në Luftën e Ftohtë, duke vendosur kështu në qendër të veprimtarisë fushën e "zhvillimit ekonomik dhe social".
Me kolonitë e dikurshme kishin
hyrë në OKB pothuaj pa
përjashtim vende në zhvillim.
Shtetet e "Botës së Tretë"
zotëronin tashmë shumicën e
votave në Asamblenë e
Përgjithshme. Politika e
Zhvillimit u vendos që prej këtij
momenti në qendër të
veprimtarisë së KOmbeve të
Bashkuara. Në vitin 1961 Sithu U
Thant nga Birmania u zgjodh
Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së
dhe Asambleja e Përgjithshme
shpalli kështu "Dekadën e Parë të
Zhvillimit". Në vitin 1963, si
pasojë e dy ndryshimeve të Kartës
së Kombeve të Bashkuara, numri i
anëtarëve jo të përhershëm të
Këshillit të Sigurisë u rrit nga
gjashtë në dhjetë, dhe numri i
anëtarëve të Këshillit Ekonomik
Shpërndarja
gjeografike e 127
anëtarëve të
OKB-së (1970)
Afrika 42
Azia 29
Evropa 27
Amerika 26
Oqeania 3
Gjithsej 127
Bujar Mehmeti
dhe Social nga 18 në 27 (në vitin
1971 edhe njëherë në 54).
Duke patur shumicën në Asamblenë e Përgjithshme, vendet në zhvillim arritën
themelimin e UNCTAD (Konferencës së Kombeve të Bashkuara për tregtinë dhe
Zhvillimin) si kundërpeshë e organizatave të Bretton Woods Bankës Botërore dhe Fondit
Monetar Ndërkomëtar, në të cilat numri i votave llogaritej sipas kapitalit të depozituar, çka do të thoshte, që vendeve më të varfëra zor se u ofroheshin mundësi ndikimi.
Në vitin 1966 dy institucione tashmë ekzistuese - Programi i Asistencës Teknike dhe
Programi i Fondeve të Posaçme, themeluar në vitin 1959 - u bashkuan duke krijuar
Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP. Konfliktit Lindje-Perëndim, i cili
vazhdonte të ekzistonte duke rënduar kështu veprimtarinë e OKB-së, iu mbivendos
tashmë një tjetër konflitk, ai Veri-Jug.
"Shtetet perëndimore po refuzonin gjithnjë e më tepër të pranonin shumicën automatike
me dy të tretat e votave të shteteve të Botës së Tretë. Vendet në zhvillim ankoheshin
për 'injorimin nga ana e pakicës' e problemeve të masës së madhe të njerëzimit. Vendet
e industrializuara, në rradhë të parë SHBA - si dhënësi më i fuqishëm i kontributeve, dhe
kjo me distancë të madhe nga të tjerët - akuzonin 'tiraninë e shumicës' së Botës së
Tretë në organet e OKB-së... Meqenëse vendet në zhvillim kishin një kontribut të
përgjithshëm në vlerën e më pak se tre për qind në planin buxhetor, amerikanët
tregoheshin gjithnjë e më pak të gatshëm për të pranuar rekomandimet dhe vendimet e
tyre në lidhje me çështje të rëndësishme, përfshirë këtu edhe buxhetin e OKB-së."
[nga: Günther Unser/Michaela Wimmer, Kombet e Bashkuara. Mes pretendimit dhe të vërtetës, Zyra Qendrore Federale për Edukim Politik, Bonn 1995, F. 67-69]
[Kurt Waldheim, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së 1972-
1981]
Helmut Volger e përmbledh kështu zhvillimin e kësaj faze:
"Vitet shtatëdhjetë ishin për Kombet e Bashkuara dekada e
shpresave të Mëdha të shteteve të Botës së Tretë.
Veçanërisht pas tetorit 1971 kur me vendim të Asamblesë së
Përgjithshme Republika Popullore e Kinës zëvendësoi
Republikën e Kinës (Taivanin) si anëtare e Kombeve të
Bashkuara, shtetet e Botës së Tretë u ndienë më të fortë në
pozicionin e tyre, pasi Republika e Kinës erdhi në skenë si
anëtare e përhershme e OKB-së dhe si zëdhënëse dhe
përfaqësuese e interesave të Botës së Tretë.
Në këtë periudhë Kombet e Bashkuara kishin vënë në qendër
të veprimtarisë përpjekjet për reformën e ekonomisë
botërore (...). Kështu, në një seancë të posaçme të
Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të vitit
1974 u miratua me konsensus një "Deklaratë mbi ndërtimin
e një rendi të ri të ekonomisë botërore". Ajo u plotësua
nga "Karta mbi të drejtat dhe detyrimet ekonomike të
shteteve", e cila u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e
OKB-së në formën e një rezolute në dhjetor 1974.
Ndër pikat e programit mbi "rendin e ri ekonomik të botës"
... bënin pjesë mes të tjerash edhe raportet korrekte të
çmimeve të Botës së Tretë, mënjanimi gradual i pengesave
të tregtisë me anë tarifash dhe jo-tarifash, në mënyrë që për
shtetet e Botës së Tretë të lehtësohej hyrja në tregjet e
vendeve industriale, si dhe një numër më i madh shërbimesh
publike ndihmëse (...).
Bujar Mehmeti
Duke qenë se deklarata mbi reformën e rendit ekonomik botëror ishte pranuar nga të
gjitha shtetet anëtare - edhe nga vendet industriale perëndimore - shtetet e Botës së
Tretë ishin optimiste, se realizimi i hapave të veçantë të reformave do të kryhej me
sukses. Por në fakt ata nuk ia dolën dot - kjo për shkak të rezistencës së zhdërvjelltë
nga pikëpamja diplomatike dhe tepër të fortë në materie të vendeve industriale - që në
vitet pasuese në konferencat e tregtisë botërore të UNCTAD gjatë bisedimeve me
Bankën Botërore, me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në kuadër të Marrëveshjes së
Përgjithshme për Doganën dhe Tregtinë (GATT) të arrinin, veç disa lëshimeve të vogla,
një ndryshim vendimtar të strukturës së sistemit të tregtisë botërore. Konferenca e
UNCTAD mbajtur në vitin 1983 në Beograd sinjalizoi më në fund ... dështimin e
përpjekjve të Botës së Tretë për të vendosur 'Rendin e Ri të Ekonomisë Botërore', çka
kishte pasoja katastrofale për kushtet e jetesës së shumicës së popullsisë në pjesën më
të madhe të shteteve të Botës së Tretë."
[nga: Günther Unser/Michaela Wimmer, Kombet e Bashkuara. Mes pretendimit dhe të vërtetës, Zyra Qendrore Federale për Edukim Politik, Bonn 1995, F. 7-8]
Këto probleme të shpërndarjes së të mirave materiale në të gjithë botën dhe
padrejtësitë, që rrjedhin prej kësaj, janë edhe sot e kësaj dite të pazgjidhura. Ato madje
janë bërë edhe më të mprehta përmes proceseve të dekadave të fundit, që mund të
përmblidhen nën etiketimin e "Globalizimit" [informacione të tjera mbi këtë temë gjeni
në Kompleksin tematik të Globalizimit në D@dalos].
Bilanci në fushë e garantimit të paqes
Bilanci i realizimit të detyrës kryesore të Kombeve të Bashkuara , pikërisht asaj të
garantimit të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, në dhjetëvjeçarët e parë mbart
karakteristika ambivalente. Ndërsa gjatë krizës së Berlinit, Suezit dhe Kubës mund të
thuhej, se organizata ishte e suksesshme, gjatë misionit në Kongo ajo u mbingarkua,
çka solli probleme në misionet e mëpasshme të paqes [një përmbledhje kronologjike të
të gjitha misioneve të paqes e gjeni në faqen Kronologji].
Kriza e
"Në rastin e bllokadës së Berlinit, e cila me kërkesë të Fuqive Perëndimore u vu në
rendin e ditës së Këshillit të Sigurimit në fund-shtatorin e vitit 1948, BS pengoi miratimin
e rezolutës së Këshillit; e megjithatë në periudhën pasardhëse vijuan aktivitete
diplomatike në Kombet e Bashkuara. Në tetor 1948 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së
Lie, me lutjen e të deleguarit amerikan të Kombeve të Bashkuara Jessup ndërmjetësoi
bisedime mes bashkëpunëtorëve të tij Sobolew (BS) dhe Feller (SHBA) me Zv. Ministrin
e Jashtëm Sovjetik Wyschinskij; gjithsesi inciativa për bisedime mbeti pa sukses.
Kur Presidenti i SHBA Truman vendosi në datën 31. Janar 1949 t'i përgjigjej me një
sinjal gatishmërie një oferte indirekte për bisedime të Stalinit në një intervistë të tijën
me një agjenci amerikane lajmesh, SHBA zgjodhën në mënyrë të vetëdijshme Kombet e
Bashkuara për këto kontakte bisedash sekrete: i deleguari amerikan në Kombet e
Bashkuara Jessup u takua në mënyrë të përsëritur me të deleguarin sovjetik aty Malik
dhe ra dakord me të për t'i dhënë fund bllokadës. Megjithë bllokimin e Këshillit të
Sigurimit nga vetoja, Kombet e Bashkuara gjatë konfliktit të Berlinit rezultuan të ishin
një instrument i mirëfilltë për zgjidhje konfliktesh."
[nga: Helmut Volger, Mbi historinë e Kombeve të Bashkuara; në: Nga Politika dhe Historia aktuale 42/1995, Zyra Federale Qendrore për Edukim Politik Bonn, F. 4]
Sistemi i sigurisë kolektive: Ideja themelore dhe problemi kryesor
Kriza e Berlinit tregon, se funksionet e rëndësishme të Kombeve të Bashkuara gjenden
nën pragun e misioneve "spektakolare" të paqes. Ato ofrojnë një forum bisedimesh, dhe
këtë madje edhe në kohë krizash, nëse ato kanale bisedash, të cilët mungojnë, mund të
Bujar Mehmeti
çojnë në përshkallëzim konfliktesh. Sigurisht, që kjo nuk është e mjaftueshme për një
sistem funksionues të sigurisë kolektive, ideja e thjeshtë bazë e të cilit qëndron në
faktin, se një agresor i mundshëm do të gjendej përballë një fronti të mbyllur të të
gjithë anëtarëve, dhe për këtë ai (në rastin ideal) heq dore apriori nga sulmi. Edhe në
rast se i sulmon, shteti i sulmuar do të mbrohet nga të gjithë anëtarët e sistemit.
Një sistem i tillë (deri tani) nuk ka funksionuar, dhe kritikët pretendojnë, se ai nuk mund
të funksionojë për arsye strukturore, sikurse e provon edhe historia e deritanishme e
Kombeve të Bashkuara. Sepse ose nuk ka nevojë për të (nëse të gjithë anëtarët e
rëndësishëm janë të një mendjeje), ose nuk funksionon (nëse ata nuk bien dakord).
Megjithatë, në vitin 1950, pas sulmit të Koresë së Veriut kundër Koresë së Jugut, pati
një aksion ushtarak nën udhëheqjen e SHBA, të cilat kishin marrë për këtë aksion
autorizimin shprehimor të Këshillit të Sigurimit. Këtu kishim të bënim deri diku me një
rast të veçantë përsa i përket miratimit të Rezolutës në Këshillin e Sigurimit, pasi
Bashkimi Sovjetik në këtë periudhë mungonte në seancat e Këshillit (në formë proteste
kundër mospranimit të Republikës Popullore të Kinës në Kombet e Bashkuara në vend të
Tajvanit).
Kriza e ë paqes
"Një dëshmi të rëndësishme për vlefshmërinë e sistemit të garantimit të paqes në
Kombet e Bashkuara përbënte Konflikti i Suezit në vitin 1956: nga njëra anë Kombet e
Bashkuara ia dolën, që, megjithë pjesëmarrjen direkte të dy anëtarëve të përhershëm të
Këshillit të Sigurisë - Britanisë së Madhe dhe Francës - të vazhdonin të funksiononin,
pasi SHBA ushtronin një presion të fuqishëm politik mbi të dy këto shtete për të rënë
dakord me një zgjidhje ndërmjetësimi, dhe sepse Këshilli i Sigurimit - pasi Britania e
Madhe dhe Franca e kishin bllokuar me veton e tyre - kishte vendosur me votat e SHBA
dhe BS të thërriste sipas procedurave të 'Uniting-for-Peace-Resolution' një seancë të
jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme.
Me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm Hammarskjöld Asambleja e Përgjithshme
vendosi të vinte në veprim trupa të Kombeve të Bashkuara me qëllim ruajtjen e
armëpushimit të dakorduar më parë; këta ishin trupat e parë të Kombeve të Bashkuara
dhe kjo do të thoshte një zgjerim i Kartës, në të cilën nuk ishin parashikuar trupa të tillë
të Kombeve të Bashkuara, që nuk duhej të realizonin sanksione ushtarake sipas kapitullit
VII në rast shkeljeje të paqes, por që duhej thjesht të garantonin armëpushimin me
miratimin e palëve në konflikt. Sot, këto trupa përbëjnë pa dyshim instrumentin më të
rëndësishëm të Kombeve të Bashkuara."
[nga: Helmut Volger, Mbi historinë e Kombeve të Bashkuara; në: Nga Politika dhe Historia aktuale 42/1995, Zyra Federale Qendrore për Edukim Politik Bonn, F. 6]
Konflikti i Kongos: Mbingarkimi i trupave të paqes
Misioni i paqes në konfliktin e Kongos 1960-
1964 qartësoi kufinjtë e instrumentit të ri
dhe e zbehu optimizmin për trupat e paqes.
Sven Gareis dhe Johannes Varwick e
përmbledhin kështu dështimin e misionit:
"Sukseset e përkohshme të misionit të UNEF
bënë, që në fillim të viteve '60 me
garantimin e paqes nga Kombet e
Bashkuara të lidheshin shpresa vërtet
optimiste. Shprehje e këtij qëndrimi ishte
mes të tjerash misioni ambicioz në Kongo
Parimet bazë të Hammarskjöld për
misionet e Helmetave Blu::
Të gjitha palët në konflikt duhet të
jenë dakord me misionin.
Kombet e Bashkuara janë përgjegjëse
për misionin, d.m.th. misionet e
vëzhgimit dhe trupat e paqes janë
organe dytësore të Këshillit të
Sigurimit.
Helmetat Blu janë të paanëshme.
Bujar Mehmeti
... (ONUC), i cili nuk i respektoi pjesërisht
parimet e vendosura nga Hammarskjöld.
Duke filluar me rezolutën 143 të korrikut
1960 mandati u zgjerua me gjithsej katër
rezluta të tjera të Këshillit të Sigurisë.
Helmtave Blu u lejohet përdorimi i
armëve vetëm në rast vetëmbrojtjeje.
Misioni ONUC, i cili në periudha kritike përfshinte rreth 20.000 ushtarë, u shfrytëzua,
fillimisht, për të mundësuar tërheqjen e trupave belge nga Republika e Kongos, por më
vonë u zgjerua si për të garantuar integritetin territorial të Kongos, për të penguar apo
për të ndaluar shpërthimin e luftës civile si dhe për të mbështetur qeverinë në ndërtimin
e veprimtarive të saj zyrtare.
Me Rezolutën nr. 161 të Këshillit të Sigurisë, në shkurt 1961 trupave të paqes iu lejua
për herë të parë përdorimi i armëve përtej rasteve të vetëmbrojtjes, pikërisht për
realizimin e misionit të tyre, duke u shndërruar kështu vetë gjatë misionit, përkundër
konceptit të tij fillestar, gjithnjë e më tepër në palë konflikti. Pas sukseseve të fillimit,
ONUC u bë i pari rast 'major peacekeeping failure' (Jett). Kombet e Bashkuara u
perfshinë pas kësaj gjithnjë e më shumë në konfliktet e pazgjidhura brenda-shtetërore
të Republikës së Kongos (...).
Mësimet e nxjerra nga misioni i Kongos, të cilin William Durch e ka cilësuar sigurisht në
një masë disi të ekzagjeruar si 'Vietnami i OKB-së', patën efekt të qëndrueshëm. Në më
tepër se tre dekada nuk pati një mision të tillë për nga madhësia dhe kompleksiteti. Pas
kësaj, objektivat e garantimit të paqes ishin më modeste. Kombet e Bashkuara iu
rikthyen parimeve të formuluara nga Hammarskjöld dhe kërkonin veçanërisht miratimin
e palëve në konflikt përpara se të ndërmerrnin ndonjë mision."
[nga: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentat, reformat; Zyra Qendrore Federale për Edukimin Politik, Seri shkrimesh vëll.403, Bonn 2003, F. 122-123]
Kriza e Kubës: Ndërmjetësim i suksesshëm
"Në krizën e vitit 1962 në Kubë, e cila
shkaktoi edhe rrezikun akut të një lufte
bërthamore mes SHBA dhe BS, Kombet e
Bashkuara realizuan njërën prej detyrave të
tyre më të rëndësishme. Në kulmin e
konfrontimit, kur anijet sovjetike ishin nisur
drejt Kubës, për territorin detar të së cilës
Presidenti amerikan Kennedy kishte
përcaktuar një zonë bllokimi për anije
sovjetike, Sekretari i Përgjithshëm U Thant,
që përmes një shkrese me tekst të njëjtë
drejtuar Hrushovit dhe Kennedy-t në datën
24 tetor, në të cilën ai lutej për një afat të
kufizuar qetësie, dhe me anë të dy
shkresave të veçanta në datën 25 tetor, në
të cilën ai sërish lutej për mënjanimin e
konfrontimeve të tjera, qe në gjendje të
ndalte mekanizmin e përshkallëzimit(...).
Nga shkresa e U Thant drejtuar
Hrushovit dhe Kennedy-t:
"Unë besoj, se një pushim i tillë
vullnetar për një periudhë prej dy ose
tre javësh do ta çtensiononte shumë
situatën dhe do t'u jepte palëve kohë të
takohen dhe të diskutojnë, me qëllim që
të gjejnë një zgjidhje paqësore për
problemin. Në këtë kontekst, unë vihem
me kënaqësi në dispozicionin e të gjitha
palëve për çdo lloj shërbimi, që do të
isha në gjendje të kryeja." [cituar sipas: Helmut Volger, Mbi historinë e kombeve të Bashkuara; në: Nga politika dhe historia aktuale 42/1995, Zyra Qendrore Federale për Edukim Politik Bonn, F. 6, shënimi 17]
Kombet e Bashkuara kanë luajtur një rol vendimtar në menaxhimin e krizës së Kubës:
kontributi i U Thant ndihmoi në shmangien e konfrontimit të drejtpërdrejtë, u dha palëve
kohë të kërkonin zgjidhje të reja dhe u lejoi atyre të ndryshonin pozicionet e tyre të
deriatëhershme pa humbur kredibilitetin, me qëllim që të binin dakord për një zgjidhje
paqësore të problemit."
Bujar Mehmeti
[nga: Helmut Volger, Mbi historinë e Kombeve të Bashkuara; në: Nga Politika dhe Historia aktuale 42/1995, Zyra Federale Qendrore për Edukim Politik Bonn, F. 6-7]
Bilanc ambivalent sipas Gareis dhe Warwick
"Nëse bëjmë një bilanc përmbledhës të përvojave të katër dekadave të para në detyrën
e Kombeve të Bashkuara për garantimin e paqes, rezulton një panoramë e përzier.
Fillimisht duhet të përcaktojmë qartë, se çdo mision është një rast i veçantë, i cili nuk
mund të rrjedhë krejt sipas një plani me strukturë fikse të përcaktuar deri në
detaje. Idealet e Kartës së Kombeve të Bashkuara (dhe veçanërisht rregullat e shumta
të Kapitullit VII) treguan se ishin vështirë të zbatoheshin në praktikë, ndaj edhe me
'helmetat blu', të cilat nuk ishin parashikuar në Kartë, u zhvillua një element inovativ.
Misionet synonin kryesisht të ndihmonin palët në zgjidhjen e një konflikti respektivisht
'të qetësonin konfliktin në pjesën e tij të dhunshme' (Kühne) ... Misionet e Helmetave
Blu ishin mjetet e qetësimit të konfliktit, dhe kjo nisur jo nga kufizime ekonomike apo
nga mungesa e besimit në kompetencën e Kombeve të Bashkuara për të gjetur zgjidhje,
por nga një vetëpërmbajtje konceptuale,urtësi strategjike dhe kufizim në gjërat, që
bëhen. Objektivi i qetësimit të konfliktit në më të shumtën e rasteve është arritur, por
shpesh - sikurse në rastin e Qipros - vetëm duke paguar çmimin e një prezence të
vazhdueshme. Nëse ky kufizim nuk aplikohej më, atëherë kjo kishte rezultate negative -
sikurse në rastin e Kongos."
[nga: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentat, reformat; Zyra Qendrore Federale për Edukimin Politik, Seri shkrimesh vëll.403, Bonn 2003, F. 124]
Kriza e Kombeve të Bashkuara
Mundësitë pa dyshim të kufizuara për garantimin e paqes në vitet '70 dhe '80 vazhduan
të pakësoheshin. Në përgjithësi flitej për një krizë të Kombeve të Bashkuara, e cila në
mes të viteve '80 mori deri edhe përmasa ekzistenciale për organizatën botërore, sikurse
dëshmohet në fragmentin e mëposhtëm:
"Përsa i përket garantimit të paqes, në vitet '70 dhe '80, Kombet e Bashkuara u gjendën
në një krizë të thellë: faktikisht ato vazhduan të ishin të pranishme në Lindjen e Afërt
dhe në Qipro me një sërë misionesh për ruajtjen e paqes, por në të dyja zonat e
konfliktit ato nuk mundën të pengonin përballje të reja ushtarake. Po ashtu, ato nuk
mundën, që gjatë kësaj periudhe të kontribuonin në zgjidhjen e konflikteve luftarake në
Nikaragua, Saharanë Perëndimore, Kamboxha dhe Afganistan si dhe në luftën gjithnjë e në rritje mes Iranit dhe Irakut.
[Pérez de Cuéllar, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së
Në këtë fazë, problemi kryesor i politikës ndërkombëtare
Pérez de Cuéllar fliste në raportin e tij për vitin 1983 para
Asamblesë së Pëgjithshme për 'Procesin e shpërbërjes së
multilateralizmit dhe të internacionalizmit', i cili e dëmtoi
rëndë punën e Kombeve të Bashkuara. Ai kritikoi tendencën
e Fuqive të Mëdha, për t'u angazhuar në konfliktet rajonale
me asistencë në armë: 'Në disa raste kjo shkonte deri aty sa
konfliktet rajonale u degjeneruan shprehimisht në luftëra
përfaqësuese të kombeve më të fuqishme. Në situata të tilla
ekziston tendenca për t'iu shmangur organeve këshilluese të
Kombeve të Bashkuara ose për t'i eliminuar ato ose ... për të
kërkuar asistencën e tyre vetëm në rast të një përballjeje
polemike.' (...)
Kriza në garantimin e paqes u zgjerua në një krizë të
përgjithshme ekzistence të Kombeve të Bashkuara përmes
politikës së tërheqjes dhe refuzimit të kontributit nga ana e
Bujar Mehmeti
1982-1991] SHBA nën Presidentin Regan në mesin e viteve '80. Kjo
politikë u shkaktua nga zemërimi i SHBA në lidhje me
humbjet në votime në Asamblenë e Përgjithshme si dhe në
lidhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit, gjatë të cilave ata
e panë veten të detyruar të vendosnin veton e tyre për të
penguar masat e sanksioneve kundër Afrikës së Jugut e
Simbabvesë Jugore dhe kritikën drejtuar politikës së Izraelit
përkundrejt shteteve fqinjë dhe Palestinezëve.
Përveç kësaj, qortime ka patur edhe brenda SHBA kundër aparatit administrativ të
Kombeve të Bashkuara: Sikur ai punonte në mënyrë jo-rezultative dhe se shpërdoronte
fondet (...) [në lidhje me problemet e Kombeve të Bashkuara shih Kursin bazë 5].
Shumë më të rënda ishin pasojat e refuzimit të SHBA në vitin 1986 për të paguar
detyrimin e kuotës në masë të plotë."
[nga: Helmut Volger, Mbi historinë e Kombeve të Bashkuara; në: Nga politika dhe historia aktuale 42/1995, Zyra Qendrore Federale për Edukimin Politik Bonn, F. 8]
Deficiti në pagesë i Kombeve të Bashkuara mundi të shmangej përmes një kompromisi,
por roli i organizatës në politikën ndërkombëtare ishte në një nivel të mjerueshëm. Kjo ndryshoi në mënyrë të rrufeshme me mbarimin e konfliktit Lindje-Perëndim ...
Kombet e Bashkuara pas përfundimit të Luftës së Ftohtë (1989-
2004)
Përmbysjet epokale të viteve 1989/90 "i zhvendosën Kombet e Bashkuara, pas dekadash
të tëra paralizimi të gjithanshëm, thuajse në mënyrë të rrufeshme sërish në qendër të
zhvillimeve në politikën ndërkombëtare. Këshilli i Sigurimit ... arriti një kompetencë
vendimmarrjeje dhe veprimi të panjohur deri atëherë " (Gareis/Varwick). Iniciativa e pati
fillesën në Bashkimin Sovjetik, sikurse përshkruhet edhe në fragmentin e mëposhtëm
shkëputur nga teksti i Helmut Volger:
"Deri në fund të viteve 80 mundësitë e Kombeve të Bashkuara kishin mbetur relativisht
të kufizuara – para së gjithash në garantimin e paqes dhe zgjidhjen e konflikteve –
sepse organi vendimmarrës i OKB-së, Këshilli i Sigurimit, nuk vepronte pothuaj fare si
pasojë e mungesës së bashkëpunimit të dy superfuqive SHBA dhe BS. Gjatë fazës së
politikës së çtensionimit, pas krizës së Kubës, pati faktikisht një bashkëpunim të kufizuar
të Fuqive të Mëdha, por që u ndërpre vazhdimisht nga kriza të ndryshme.
Kështu p.sh., Këshilli i Sigurimit nuk ishte në gjendje të vepronte në mënyrë të
efektshme në konfliktin në Afganistan dhe në Luftën e Gjirit mes Irakut dhe Iranit, pasi
në të dyja këto konflikte merrnin pjesë të dy Fuqitë e Mëdha: në konfliktin e Afganistanit
BS si agresor dhe SHBA si furnizues armësh për grupet afgane të rezistencës, ndërsa në
Luftën e Gjirit të dyja Fuqitë e Mëdha si furnizuese armësh.
Vetëm një ndryshim rrënjësor i kursit të politikës së Bashkimit
Sovjetik përkundrejt OKB-së në kontekstin e konceptit të ri të
Gorbacovit për politikën e jashtme, ndryshim ky që gjeti përgjigje -
pas një faze hezitimi – në hapa të ngjashme politike nga ana e
SHBA në OKB, mundësoi një shndërrim thelbësor të aktivitetit të
Kombeve të Bashkuara (...). Shprehjen e tij më të fuqishme ky kurs
i ri e gjeti në një fjalim të Gorbacovit, mbajtur në datën 7 dhjetor
1988 përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara
(...). Ai u shpreh për një përforcim të Kombeve të Bashkuara dhe
nxori në pah sfidat dhe mundësitë e reja." [nga: Helmut Volger, Mbi historinë e Kombeve të Bashkuara; në: Nga politika dhe historia
Bujar Mehmeti
aktuale 42/1995, Zyra Qendrore Federale për Edukimin Politik Bonn, F. 9]
Pas një hezitimi fillestar të SHBA nën udhëheqjen e Regan-it vijoi
një fazë bashkëpunimi aktiv – para së gjithash nën pasardhësin e tj
George Bush -: "Numri i vetove u ul në zero, ndërkohë që nga ana
tjetër pati një rritje thuajse eksplozive të numrit të rezolutave dhe
masave vendosur me konsensus " (Gareis/Varwick). Kështu mundi
të merrte fund Lufta e Parë e Gjirit, po ashtu edhe konflikti i
Afganistanit.
Në të dyja këto zona konflikti u dërguan misione paqeje, numri i të
cilave u rrit vrullshëm: Helmetat Blu u shndërruan nga një dukuri
periferike e politikës ndërkombëtare në një instrument qendror të
politikës. Në vitin 1988 ato morën çmimin Nobel për Paqen. Përveç
kësaj, konfliktet në Angola, Namibi, Kamboxha dhe në Saharanë
Perëndimore mundën të zgjidheshin në mënyrë të suksesshme.
Ashtu si edhe në Fazën e Themelimit të Kombeve të Bashkuara, u
përhap një optimizëm vërtetë i madh. George Bush fliste për një
"new world order", në të cilin Kombeve të Bashkuara u takonte një
rol i rëndësishëm.
"Sulmi i Irakut mbi Kuvajtin i shkatërroi shpresat për një botë pa
luftra ndërshtetërore dhe shpërbërja e mbarsur me konfliktet e
shteteve në Afrikë (Somali) dhe Evropë (Jugosllavi) e vuri
organizatën botërore para shume sfidave. Kombet e Bashkuara e
panë veten më pas gjithnjë e më shumë të konfrontuar me konflikte
ndërshtetërore.
Shtrirja graduale e kompetencave të Këshillit të Sigurimit në procese, që deri para pak
vitesh do të kishin qenë të ndaluara nga direktivat e Kartës për mospërzierje, ishte
pasoja dhe njëkohësisht edhe parakushti për krijimin e një brezi të ri misionesh paqeje
të OKB-së (...). Mes vitit 1988 dhe 1992 u krijuan … 14 misione të reja, më tepër se në
katër dekadat e shkuara marrë së bashku (…). Vetëm në vitin 1993 pati gjashtë misione
të tjera paqeje dhe megjithë një shtyrje faktike të përkohshme në mesin e viteve '90
numri i misioneve të paqes te Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2001 u rrit me 54
misione të tjera."
Konferencat botërore të viteve '90-të
Bujar Mehmeti
"Nëse Kombet e Bashkuara, në përpjekjet e tyre të
viteve '70 - '80 për të zbutur problemet sociale,
ekonomike, ekologjike dhe humanitare në shumë prej
shteteve të tyre anëtare – para së gjithash përmes
rezistencës së vendeve industriale kundër programeve
multilaterale të ndihmës me kosto të larta dhe kundër
kërkesës për ristrukturimin e sistemit të ekonomisë
botërore [shih paragrafin paraardhës] -, u desh të
shënonin disfata të herëpashershme, në vitet '90-të ato
u përpoqën që përmes konferencash të përgatitura në
mënyrë intensive të gjenin koncepte zgjidhjeje për
problemet globale, që po bëheshin gjithnjë e më akute.
(...) [një përmbledhje konferencave të rëndësishme vihet
në dispozicion në Kompleksin tematik Globalizimi ].
Në përfundim, në të gjitha konferencat janë shënuar si
suksese ashtu edhe dështime. Si sukses duhet vlerësuar
pjesëmarrja e madhe e OJQ-ve, prezenca e fuqishme e
politikanëve të rangut të lartë nga shtetet anëtare si dhe
jehona e gjerë e konferencave në masmedia. Suksese të
pjesshme u shënuan në lidhje me marrëveshjet
ndërkombëtare të detyrueshme, pasi zakonisht ato
mbeteshin në nivelin e deklaratave të qëllimeve dhe të
programeve të veprimit; vetëm në Konferencën mbi
mjedisin në Rio u miratuan dy Konventa të Përgjithshme
për mbrojtjen e specieve dhe të klimës, të cilat për t’u
bërë efektive kanë nevojë për përcaktime të reja në nivel
përmbajtjeje përmes konferencash të tjera. " [nga: Helmut Volger, Mbi historinë e Kombeve të Bashkuara; në: Nga politika dhe historia aktuale 42/1995, Zyra Qendrore Federale për Edukimin Politik Bonn, F. 11]
Megjithë karakterin e detyrueshëm të shumë deklaratave
në lidhje me probleme globale, Kombet e Bashkuara janë
stabilizuar si forum për trajtimin e vazhdueshëm të
këtyre problemeve. Në të gjitha Konceptet e Global
Governance ato luajnë një rol qendror – si organizata e
vetme globale. Vështirësia kryesore në reformat politike,
që do t’i korrespondonte globalizimit të problemeve,
qëndron në organizimin e qeverisjes tej kufijve të shtetit
kombëtar në mënyrë efektive dhe demokratike. Një
ndër problemet më urgjente të shkencës politike është
zhvillimi i modeleve inovative për këtë qëllim.
Bilanci në fushën e garantimit të paqes
Edhe për këtë fazë të zhvillimit të Kombeve të Bashkuara bilanci i realizimit të detyrës së
tyre kryesore për garantimin e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare është i përzier.
Përkrah sukseseve fillestare të përmendura më sipër – para së gjithash operacionit në
Namibi gjatë fazës së kalimit të vendit në pavarësi – organizata pësoi edhe goditje të
rënda ndër të tjera në Somali dhe Bosnje, që i shkaktuan prestigjit të saj një dëm të
qëndrueshëm.
Sikurse kishte ndodhur edhe në misionin e Kongos në vitin 1960 [shih paragrafin e
mëparshëm], Helmetat Blu u tejngarkuan gjithnjë e më tepër me detyra, për të cilat ato
nuk ishin krijuar, pra, edhe që nuk do të mund t’i plotësonin: „Nëse misionet e paqes në
kuptimin klasik të fjalës … kishin për tipar kryesor funksionin e tyre si faktor asnjanjës
Bujar Mehmeti
mes forcave të armatosura të palëve – zakonisht shtetërore – në konflikt, mandatet e
'brezit te dytë' karakterizoheshin nga një spektër gjithnjë e më i gjerë detyrash.
Në detyrat e reja të misioneve të paqes bënin pjesë tashmë ndihmat për shtete në
procese tranzicioni ose pajtimi kombëtar, mbështetja e proceseve demokratike të
konsolidimit, çarmatimi dhe riintegrimi i ushtrive të luftrave civile, riatdhesimi i
refugjatëve dhe, në mbyllje, marrja përsipër e kompetencave thuajse shtetërore për një
vend të tërë." [nga: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, intrumentat dhe reformat; Zyra Qendrore Federale për Edukimin Politik. Seria e shkrimeve, vëll. 403, Bonn 2003, F. 127]
Misione të tilla të brezit të dytë janë realizuar jo vetëm në Namibi, por relativisht me
sukses edhe në Nikaragua, El Salvador, në kufirin mes Irakut dhe Kuvajtit pas çlirimit të
këtij të fundit mandatuar nga Këshilli i Sigurimit dhe në Kamboxha, ku, në kuadrin e
misionit më të madh dhe më të shtrenjtë deri më sot, u ngrit një administratë e plotë
tranzicioni. Këto misione kishin të përbashkët faktin se vazhdonin të qëndronin në
traditën e klasikut Peacekeeping, pasi ato zhvilloheshin jo gjatë, por pas konflikteve të
armatosura, sikurse e dëshmon edhe fragmenti i mëposhtëm:
"Zhvillimi i mëtejshëm i doktrinës Peacekeeping në 'Brezin e dytë' kishte një karaktter
gradual për sa kohë, që misionet zhvilloheshin në situata Post-Conflict, pra, në një
mjedis kryesisht paqësor, dhe njëkohësisht mbi bazën e konsensusit mes palëve në
konflikt. Megjithatë, disa prej misioneve pas vitit 1992 ranë ndesh me parimet tashmë të
sprovuara të konceptit të Helmetave Blu në konflikt (...).
Me UNOSOM II në Somali, për herë të parë pas angazhimit në Kongo, mandati për trupat
e paqes sipas përcaktimeve të kapitullit VII të Kartës u lidh me ushtrimin e imponimit
ushtarak. Megjithatë, ndërhyrja e parë humanitare e Kombeve të Bashkuara … nuk e
arriti qëllimin e vet për të çarmatosur klanet e milicëve, që luftonin kundër njëri tjetrit
dhe për të garantuar në mënyrë të vazhdueshme ndihmën humanitare për popullsinë.
Pas vdekjes së 24 ushtarëve pakistanezë, Helmetat Blu hoqën dore nga asnjanësia duke
u shndërruar në palë konflikt (...). UNOSOM II dështoi pikërisht nga kjo kundërshti bazë:
në vend të siguronin paqen e negociuar mes palëve, Helmetat Blu e imponuan atë duke
u shndërruar kështu, me humbje të konsiderueshme në palë konflikti.
Edhe misionet UNPROFOR në Ish-Jugosllavi karakterizoheshin në fillimet e tyre nga
përpjekja për të praktikuar klasikun Peacekeeping. E megjithatë shpejt u tregua, se sa i
dobët është veprimi i një instrumenti të sprovuar në një kontekst, për të cilin ai nuk
është krijuar. Helmetat Blu u dislokuan pa lidhur më parë një marrëveshje të besueshme
mes palëve. Misioni i filluar në vitin 1992 në Kroaci pati një shtrirje të mëtejshme drejt
Bosnje-Hercegovinës, duke nisur nga viti 1993 përmes një zgjerimi gradual të
mandatit,... në një masë ndërhyrjeje për mbrojtjen e popullsisë civile nga shkeljet masive të të drejtave të njeriut.
Bujar Mehmeti
[Boutros Boutros-Ghali, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së
1991-1996]
Në fakt Sekretari i Përgjithshëm kishte paralajmëruar në
mënyrë të përsëritur në lidhje me mbingarkimin e Trupave të
Paqes me detyra, të papërshtatshme për to. Por zgjerimi i
mandatit të UNPROFOR, i cili ishte edhe pasojë e presionit të
ngjarjeve, nuk gjeti përgjigje në pajisjet ushtarake dhe në
qartësinë politike dhe juridike të rregullave të lojës në
mision… Helmetat Blu në disa raste u morën peng … dhe ranë
mes frontesh, për të cilat shpesh nuk ishte e qartë, nëse ishin
forca të rregullta të armatosura apo përbëheshin nga të
ashtuquajturit lordët e luftës (...).
Misionet e dështuara në Somali dhe në ish-Jugosllavi
simbolizojnë fillimin e krizës së ruajtjes dhe garantimit të
paqes nga Kombet e Bashkuara. Përvojat me të
ashtuquajturin Peacekeeping i 'Brezit të Tretë', gjatë të cilit
për realizimin e mandateve të Helmetave Blu u përdorën edhe
instrumentat e detyrimit dhe të dhunës ushtarake, janë
kontradiktore. Kështu pamjet e ushtarëve amerikanë të vrarë
në Somali, të cilat u shpërndanë në të gjithë botën, apo
marrja peng e trupave të paqes së OKB-së në Bosnje-
Hercegovinë shkaktuan një rënie dramatike të gatishmërisë
së shumë shteteve për të rrezikuar ushtarët e tyre në misione
të vështira.
Marrja e Srebenicës, zonës së mbrojtur nga trupat e Kombeve
të Bashkuara, nga serbët në korrik 1995 (ku u vranë të
paktën 7000 boshnjakë, që kishin besuar më kot në
mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara) u shndërrua në një
simbol të dështmit të OKB-së në situata konkrete
konfliktesh." [nga: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentat dhe reformat. Zyra Federale Qendrore për edukimin politik. Seri shkrimsh, vëll. 403, F. 128-130]
Në Ruanda, megjithë prezencën e misionit të paqes, u vranë
800.000 njerëz, përpara se të bihej dakord për një ndërhyrje
ushtarake. "Përmes këtyre hapave të gabuara, OKB-ja u vu
në një dritë të keqe për një pjesë të madhe të opinionit publik
duke krijuar përshtypjen e një tigri të paaftë prej letre "
(Gareis/Varwick). Ishte tashmë e qartë, që misionet e paqes
të tipit të ri kërkonin një konceptim krejt të ri. Gareis dhe
Varwick konstatonin në mënyrë përmbledhëse: "Megjithëse
bilanci i Kombeve të Bashkuara nuk është thjesht dhe vetëm
negativ, kjo organizatë botërore gjatë viteve '90-të ra në një
krizë të thellë."
[nga: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentat, reformat; Zyra Federale Qendrore për edukimin politik, Seri shkrimesh vëll. 403, Bonn 2003, F. 131]
Megjithë përpjekjet intensive për reforma dhe koncepteve inovative (veçanërisht
"Axhenda për Paqen" e Boutros Ghali-t ) kjo krizë bëri, që fokusi i garantimit të paqes të
zhvendosej nga Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i Sigurimit në lidhje rajonale dhe grupe
shtetesh. Kjo tendencë u bë e qartë në luftën e Kosovës dhe u përforcua në „Luftën e
SHBA kundër terrorizmit“. Kështu nuk vihet në rrezik vetëm organizata botërore, por
edhe ideja bazë e përgjegjësisë së përbashkët të të gjitha shteteve për paqen, sikurse e
theksojnë edhe Gareis dhe Varwick në konkluzionin e tyre:
Bujar Mehmeti
"Pretendimi i Kombeve të Bashkuara, për të ndërtuar një sistem global për garantimin e
paqes me kompetenca përfshirëse dhe me pretendimin legjitim për të respektuar normat
dhe rregullat e parashikuara në Kartën e OKB-së, u shndërrua shpejt në një pretendim
të diskutueshëm. Kritika, se vendet e industrializuara po i instrumentalizonin Kombet e
Bashkuara në mënyrë selektive për realizimin e interesave të tyre … filloi të dëgjohej
gjithnjë e më tepër. Në këtë mënyrë, Kombeve të Bashkuara u kanosej rreziku i
margjinalizimit në fushën e detyrave të tyre kryesore, për përmbushjen e të cilave ato
ishin krijuar në vitin 1945.
Por me këtë shqetësim nuk lidhet vetëm shqetësimi për rënien eventuale të një
organizate ndërkombtare. Përkundrazi, këtu bëhet fjalë për problematikën bazë, nëse
çështjet, që kanë të bëjnë me paqen botërore dhe sigurinë ndërkombëtare, do të
vazhdojnë të mbeten edhe në të ardhmen përgjegjësi e një sistemi kolektiv për
garantimin e paqes apo do të rikthehen në nivelin e shteteve respektivisht të sistemeve
të lidhjeve rajonale (...).
Nëse vendimi në lidhje me këtë opsion do t’u mbetej de facto shteteve, për ta marrë atë
mbi një bazë ad-hoc, kjo rrugë do të çonte në rënien e një rendi ndërkombëtar juridik, i
cili u krijua mes shumë goditjesh, dhe, në lidhje me domosdoshmërinë e të cilit, me
gjithë thyeshmërinë e tij, ekziston një konsensus i gjerë mes shteteve."
[nga: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentat dhe reformat; Zyra Federale Qendrore për edukimin politik, Seri shkrimesh vëll. 403, Bonn 2003, F. 132]
[Autor: Ragnar Müller]
[Kreu i faqes]
Kombet e Bashkuara
Momentet më të rëndësishme në historinë e Kombeve të
Bashkuara
Tabela e mëposhtme është një vështrim i përgjithshëm në momentet më të rëndësishme
në zhvillimin e Kombeve të Bashkuara. Më poshtë në këtë faqe do të gjeni një përmbledhje në formë tabelare mbi Misionet e Paqes së OKB-së.
1945 25.4.-26.6. Themelimi i Kombeve të Bashkuara në Konferencën e San
Franciskos
24.10. Hyn në fuqi Karta e OKB-së (prej atëherë kjo ditë njihet si "Dita e
Kombeve të Bashkuara")
1946 Seanca e Parë e Asamblesë së Përgjithshme në Londër; formohet Këshilli
Ekonomik dhe Social
Trygve Lie nga Norvegjia bëhet i pari Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së
1948 10.12. Asambleja e Përgjithshme miraton "Deklaratën e Përgjithshme për të
Drejtat e Njeriut" (prej atëherë kjo ditë njihet si "Dita e të drejtave të njeriut")
1953 Dag Hammarskjöld nga Suedia bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së
1954 Komisari i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) fiton çmimin Nobel për Paqen
1955 Pranohen 16 shtete të reja anëtare (OKB-ja ka kështu gjithsej 76 shtete anëtare)
1956 Asambleja e Përgjithshme vendos delegimin e Trupave të Paqes në krizën e
Suezit ("Krijimi i Trupave të Paqes", shih fragmentin "Kombet e Bashkuara në Luftën e Ftohtë")
Bujar Mehmeti
1960 Fillimi i misionit të paqes në Kongo
1961 Pas vdekjes së Hammarskjöld, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së bëhet Sithu U
Thant nga Birmania
Fillimi i dekadës së parë të zhvillimit të OKB-së
1962 Pas pranimit të shteteve të tjera, duke nisur nga viti 1955 OKB-ja numëron 100
shtete anëtare dhe vendet në zhvillim kanë shumicën e Asamblesë së Përgjithshme
1964 Fillimi i misionit të paqes në Qipro
Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD I)
Lindja e "Grupit 77" si bashkim vendesh në zhvillim
1965 Ndryshimi i Kartës së OKB-së: Rritja e numrit të anëtarëve në Këshillin e
Sigurimit nga 11 në 15 dhe në Këshillin Ekonomik dhe Social nga 18 në 27
Themelimi i Programit të OKB-së për Zhvillim (UNDP)
UNICEF, Organizata e OKB-së për mbështetjen e fëmijëve fiton çmimin Nobel
për Paqen
1966 Asambleja e Përgjithshme vendos për dy pakte ndërkombtare me rëndësi
vendimtare për zhvillimin e mëtejshëm të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në
nivel ndërkombëtar:
"Pakti ndërkombëtar mbi të drejtat qytetare dhe politike"
"Pakti ndërkombëtar mbi të drejtat ekonomike, sociale dhe kuturore"
1969 Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) merr çmimin Nobel për Paqen
1971 Fillimi i dekadës së dytë të zhvillimit të OKB-së
Kurt Waldheim nga Austria bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së
Vendin e Kinës në Kombet e Bashkuara Asambleja e Përgjithshme ia njeh
Republikës Popullore të Kinës
1972 Konferenca Ndërkombëtare për Mjedisin në Stokholm; Krijimi i Programit të OKB-së për Mjedisin(UNEP)
1973 Ndryshimi i Kartës së OKB-së: Rritja e numrit të anëtarëve në Këshillin
Ekonomik dhe Social nga 27 në 54
1974 Seancë e posaçme e Asamblesë së Përgjithshme; Diskutim rreth konceptit të "Rendit ë ri ekonomik"
Asambleja e Përgjithshme miraton "Kartën e të drejtave dhe detyrimeve
ekonomike të shteteve"
Përjashtim i Afrikës së Jugut për shkak të Regjimit të Aparteidit
1976 Hyn në fuqi paketa e të drejtave të njeriut nënshkruar në vitin1966
1981 Javier Pérez de Cuéllar bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së
Fillimi i dekadës së tretë të zhvillimit të OKB-së
Komisari i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) merr çmimin Nobel të Paqes
(për herë të dytë pas vitit 1954)
1986 Krizë ekzistenciale, pasi SHBA nën Ronald Reagan-in nuk përmbush detyrimin e
saj për pagimin e kontributit; Kritikë në rritje ndër të tjera për mungesën e efikasitetit të OKB-së
1988 Fjala e Gorbaçovit, në të cilën ai deklarohet për një përforcim të OKB-së
OKB merr çmimin Nobel të Paqes për operacionet paqeruajtëse të Helmetave Blu
1991 Fillimi i dekadës së katërt të zhvillimit
Boutros Boutros-Ghali nga Egjipti bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së
Lufta e Dytë e Gjirit pas pushtimit irakian të Kuvajtit me autorizimin shprehimor
të Këshillit të Sigurimit
Bujar Mehmeti
1992 Boutros-Ghali paraqet "Axhendën për paqen"
Fillimi i misionit të paqes në ish-Jugosllavi dhe në Somali
Konferenca Ndërkombëtare mbi Mjedisin dhe zhvillimin në Rio de Janeiro
(Përmbledhje e Konferencave Ndërkombëtare të viteve '90-të )
1993 Konferenca Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Vienë
1994 Konferenca Ndërkombëtare mbi Popullsinë në Kajro
Krijimi i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) si organizatë pasardhëse e GATT
(General Agreement on Tariffs and Trade)
Boutros-Ghali paraqet "Axhendën për Zhvillimin"
Palau bëhet anëtari i 185-të i OKB-së; me këtë, Këshilli i Kujdestarisë, për
mungesë zonash në administrim, përfundon aktivitetin e tij dhe pezullon vetveten
1995 Konferenca Ndërkombëtare mbi zhvillimin social në Kopenhagen
Konferenca Ndërkombëtare e Grave në Pekin
Commission on Global Governance paraqet raportin e vet "Our Global
Neighborhood"; debat intensiv mbi reformat me rastin e përvjetorit të 50-të të OKB-së
1996 Konferenca Ndërkombëtare mbi ngujimet komunitare në Stamboll
Samiti Ndërkombëtar mbi Ushqimin në Romë
1997 Kofi Annan nga Gana bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së
1998 Miratimi i Statutit për themelimin e Gjykatës së Përhershme Penale
Ndërkombëtare
2000 Samiti i Mijëvjeçarit të OKB-së: Kryetarët e shteteve dhe qeverive miratojnë
"Deklaratën e Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara"
2001 Konferenca Ndërkombëtare kundër racizmit në Durban
Çmimi Nobel për Paqen i jepet Kofi Annan dhe Kombeve të Bashkuara
2002 Konferenca Ndërkombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm (Rio + 10) në
Johannesburg
[Kreu i faqes]
Misionet e Paqes së OKB-së
Emri i
Misionit Periudha Lloji i Misionit Vendi i misionit
UNSCOB 1947 - 1951 Komiteti Special Ballkan
UNTSO seit 6/1948 Mision për mbikqyrjen e
armëpushimit Palestinë
UNMOGIP prej 1/1949 Grupi i vëzhguesve ushtarakë,
kontroll për mbikqyrjen e armëpushimit
Indi/Pakistan
(Kashmir)
UNEF I 11/1956 – 6/1967 Trupat e misioneve të emergjencës
(I) Sinai
UNOGIL 6/1958 – 11/1958 Trupa vëzhguesish Liban
ONUC 7/1960 – 6/1964 Mision Kongo
Bujar Mehmeti
UNSF 10/1962 – 4/1963 Trupat e Sigurisë Guinea Perëndimore
UNYOM 7/1963 – 9/1964 Mision vëzhguesish Jemen
UNFICYP prej 3/1964 Trupa paqeje, mbikqyrje e
armëpushimit Qipro
DOMREP 5/1965 – 10/1966 Mision Republika Dominikane
UNIPOM 9/1965 – 3/1966 Mision vëzhgimi Indi/Pakistan
UNEF II 10/1973 – 7/1979 Trupat e misioneve të emergjencës
(II) Sinai
UNDOF prej 6/1974 Trupa vëzhguesish me qëllim
shpërbërje trupash; mbikqyrje e
armëpushimit
Siri/Izrael (Malet
Golan)
UNIFIL prej 3/1978 Trupa Interim, Mbikqyrje e
armëpushimit Liban
UNGOMAP 4/1988 – 3/1990 Misioni i shërbimeve të mira Afganistan
UNIIMOG 8/1988 – 2/1991 Trupa vëzhguesish Iran/Irak
UNAVEM I 1/1989 – 5/1991 Mision verifikimi Angola
UNTAGG 4/1989 – 3/1990 Njësi mbështetjeje në tranzicion Namibi
ONUCA 11/1989 – 1/1992 Trupa vëzhguesish Amerika Qendrore
UNIKOM prej 1991 Ruajtje e zonës së çmilitarizuar Irak/Kuvait
MINURSO prej 1991 Mbikqyrje e armëpushimit Saharaja
Perëndimore
UNAVEM II 6/1991 – 2/1995 Mision verifikimi Angola
ONUSAL 7/1991 – 4/1995 Mision vëzhgimi El Salvador
UNAMIC 10/1991 – 3/1992 Mision paraprak Kamboxha
UNPROFOR 2/1992 – 3/1995 Trupa mbrojtjeje Ish-Jugosllavi
UNTAC 3/1992 – 9/1993 Autoritet i përkohshëm Kamboxha
UNOSOM I 4/1992 – 3/1993 Operacion Somali
ONUMOZ 12/1992 –
12/1994 Operacion Mozambik
UNOMIG prej 1993 Mbikqyrje e armëpushimit Gjeorgji
UNOSOM II 3/1993 – 3/1995 Operacion Somalia
UNOMUR 6/1993 – 9/1994 Mision vëzhgimi Ruanda/Uganda
UNMIH 9/1993 – 6/1996 Mision vëzhgimi Haiti
UNOMIL 9/1993 – 9/1997 Mision vëzhgimi Liberia
UNAMIR 10/1993 – 3/1996 Mision ndihme Ruanda
UNASOG 5/1994 – 6/1994 Trupa vëzhguesish Çad
UNMOT 12/1994 – 5/2000 Trupa vëzhguesish Taxhikistan
UNMIBH prej 1995 Realizimi i dimensioneve civile të
Marrëveshjes së Dayton-it mbi
Paqen
Bosnje-Hercegovinë
UNAVEM III 2/1995 – 6/1997 Mision verifikimi Angola
UNCRO 3/1995 – 1/1996 Mision Kroaci
UNPREDEP 3/1995 – 2/1999 Trupa parandalimi Maqedoni
UNMOP prej 1996 Mbikqyrje e çmilitarizimit Gadishulli Prevlaka
UNTAES 1/1996 – 1/1998 Administratë e përkohshme Zona të Kroacisë
Bujar Mehmeti
UNSMIH 7/1996 – 7/1997 Mision mbështetës Haiti
MINUGUA 1/1997 – 5/1997 Mision verifikimi Guatemala
MONUA 6/1997 – 2/1999 Mision vëzhguesish Angola
UNTMIH 8/1997 – 11/1997 Mision tranzicioni Haiti
MIPONUH 12/1997 – 3/2000 Mision i policisë civile Haiti
UNPSG 1/1998 – 10/1998 Mision i policisë civile Kroaci
UNOMSIL 7/1998 – 10/1999 Mision vëzhguesish Sierra Leone
MINURCA 4/1998 – 2/2000 Mision Repulbika e Afrikës
Qendrore
UNMIK prej 1999 Ndërtimi i një administrate civile të
përkohshme Kosovë
UNAMSIL prej 1999 Mbikqyrje e armëpushimit Sierra Leone
UNTAET prej 1999 Ndërtimi i një administrate të
përkohshme Timori Lindor
MONUC prej 1999 Mbikqyrje e armëpushimit dhe
tërheqja e forcave të huaja të
armatosura
Kongo
UNMEE prej 2000 Mbikqyrje e armëpushimit Etiopi/Eritrea
Kombet e Bashkuara
Kursi bazë 3: Cila është struktura e Kombeve të Bashkuara? Diagrama e mëposhtme tregon gjashtë organet kryesore të Kombeve të Bashkuara, që
janë edhe temë e këtij kursi bazë, dhe bën të qartë rrjetin e tejetdegëzuar të sistemit të
Kombeve të Bashkuara, me të cilin merret Kursi bazë 4. Një e klikuar në kuadratet blu të organeve kryesore Ju çon në informacione të mëtejshme mbi organin përkatës.
Bujar Mehmeti
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara janë të përfaqësuar me të
drejta të barabarta të gjitha shtetet anëtare nëpërmjet një delegacioni me përfaqësues
të qeverisë: Çdo vend ka një votë në këtë organ, i cili është qendra organizative e
sistemit të Kombeve të Bashkuara.
Bujar Mehmeti
Kombet e Bashkuara janë një organizatë ndërkombëtare me karakteristika klasike, që do
të thotë, se kjo organizatë formohet nga shtete dhe se në organet e saj bashkohen
përfaqësues të qeverive kombëtare. Kjo vlen pikërisht edhe për Asamblenë e
Përgjithshme, e cila shpesh gabimisht përcaktohet si "parlamenti botëror". Por ajo nuk
është aspak një parlament, por një forum bashkëpunimi dhe këshillimi ndërshtetëror,
edhe pse puna në plenum – sikurse është e ditur për parlamentet – përgatitet në komisione.
Përveç komisioneve kryesore dhe
komisioneve të tjera ka edhe një numër të
madh organesh dytësore dhe ndihmëse, të
cilat plotësojnë strukturën e Asamblesë së
Përgjithshme. Ndarja në komitete të
panumërta është një ndër tiparet më
përcaktuese të sistemit të Kombeve të
Bashkuara. Neni 7 i Kartës së OKB-së u
ofron mundësinë organeve kryesore të
Kombeve të Bashkuara të formojnë në rast
nevoje organe dytësore ose ndihmëse, të
cilat në historinë e organizatës njohin një
përdorim në rritje.
Seanca e përvitshme e Asamblesë së
Përgjithshme fillon në fillim të shtatorit në
selinë e saj në New York. Fillimisht zgjidhen
komitetet drejtuese dhe, zakonisht nga
Komisionet kryesore
Komisioni i parë: Çarmatimi dhe
siguria ndërkombëtare
Komisioni i dytë: Ekonomia dhe
financat
Komisioni i tretë: çështje sociale,
humanitare dhe kulturore
Komisioni i katërt: Çështje të
veçanta politike dhe çkolonializimi
Komisioni i pestë: Administrata dhe
buxheti (i brendshëm)
Komisioni i gjashtë: Ligjet
Bujar Mehmeti
ministrat e jashtëm, zhvillohet debati i
përgjithshëm, ku edhe shënohet interesi
më i lartë i mediave. Ndërsa më parë
seanca mbaronte në dhjetor, Asambleja e
Përgjithshme tashmë mblidhet pothuajse
gjatë gjithë vitit.
Vendimet merren në përgjithësi me shumicë të thjeshtë votash, në rast çështjesh të
rëndësishme kërkohet shumica e dy të tretave, si p.sh. në rastin e përjashtimit apo
pranimit të anëtarëve të rinj, ose në rastin e zgjedhjes së anëtarëve jo të përhershëm të
Këshillit të Sigurimit. Gjithsesi, në vitet e fundit është bërë diçka e zakonshme, që
vendimet të merren me konsensus pa kaluar në procedurë votimi.
Asambleja e Përgjithshme i merr vendimet e detyrueshme në mënyrë interne, pra
brenda sistemit të Kombeve të Bashkuara, (p.sh. vendimet në lidhje me buxhetin e
organeve ndihmëse), ndërsa në mënyrë eksterne ajo jep rekomandime, që për shtetet
anëtare nuk janë të detyrueshme në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare. Por kjo nuk
do të thotë, se këto rekomandime janë pa efekt, sikurse dëshmon historia e "Deklaratës
së përgjithshme mbi të drejtat e njeriut" miratuar në vitin 1948, dhe sikurse thekson
edhe fragmenti i mëposhtëm:
"Edhe nëse Asamblesë së Përgjithshme i mungojnë instrumentat dhe sanksionet e forta,
kjo nuk do të thotë, që deklaratat dhe rekomandimet mbeten pa efekt. Presioni publik
dhe autoriteti politik dhe moral i komunitetit ndërkombëtar ka ndikuar, që deklaratat dhe
rekomandimet e shumta të Asamblesë së Përgjithshme të pranohen në mënyrë
universale, si dhe kanë çuar përpara në të gjithë botën zhvillimin e standardeve politike
dhe juridike." [nga: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, Instrumentat dhe reformat; Zyra Federale Qendrore për edukim politik, seri shkrimesh vëll. 403, Bonn 2003, F. 49]
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Këshilli i Sigurimit është më i fuqishmi ndër organet kryesore të organizatës botërore.
Sipas Kartës së OKB-së (neni 24) ai mban edhe përgjegjësinë kryesore për përmbushjen
e detyrës më të rëndësishme të organizatës [shih kursin bazë 1], garantimin e paqes
botërore dhe sigurisë ndërkombëtare. Kompetencat, që i njihen atij në këtë kontekst,
bëjnë që Këshilli i Sigurimit, në fushën e politikës ndërkombëtare, të jetë një komitet
unikal.
Bujar Mehmeti
Sikurse e tregon edhe diagrama Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara përbëhet
nga 15 shtete anëtare, pesë prej të cilave – Kina, Franca, Britania e Madhe, Rusia dhe
SHBA – kanë një pozicion të spikatur si anëtarë të përhershëm. Dhjetë anëtarët jo të
përhershëm zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme me një mandat dyvjeçar. Këtu
proçedohet në mënyrë të tillë, që çdo vit të zgjidhn pesë anëtarë jo të përhershëm, me
qëllim që përbërja e Këshillit të Sigurimit të ndryshojë çdo vit.
Gjatë këtyre zgjedhjeve është formuar një
kod, i cili duhet të garantojë, që në Këshillin
e Sigurmitë të jenë të përfaqësuara
gjithmonë të gjitha rajonet (dhe interesat)
e botës.
Ai mund të thirret në çdo moment pasi
anëtarët kanë gjithmonë përfaqësuesit e
tyre në selinë në New York vertreten.
Presidenca e Këshillit, e cila ndërrohet çdo
muaj, mund të mblidhet në çdo moment.
Kjo mund të ndodhë me kërkesë të një
anëtari të Këshillit apo një shteti anëtar, të
Asamblesë së Përgjithshme ose të
Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të
Bashkuara. E paracaktuar është, që Këshilli i
Kodi rajonal për zënien e vendeve të
anëtarëve jo të përhershëm në
Këshillin e Sigurimit:
3 shtete afrikane
2 shtete aziatike
2 shtete latino-amerikane
2 shtete evropiano-perëndimore dhe
të tjera
1 shtet evropiano-lindor
Bujar Mehmeti
Sigurimit të mblidhet çdo 14 ditë, por në
praktikë ai mbldihet pothuajse përditë, dhe
shpesh madje edhe disa herë brenda një
dite.
Vendimet në lidhje më çështje proceduriale kërkojnë miratimin e nëntë anëtarëve. Për të
gjitha çështjet e tjera është një pengesë shtesë, pasi duhet të japin miratimin e tyre të
gjithë anëtarët e përhershëm. Kështu, Kina, Franca, Britania e Madhe, Rusia dhe SHBA
kanë të drejtën e vetos. Ky pozicion i privilegjuar i pesë anëtarëve të përhershëm
përbën edhe veçorinë qendrore të sistemit të Kombeve të Bashkuara, i cili bashkon
parime të ndryshme bazë në vetvete: Nga njëra anë barazinë e shteteve sovrane në
Asamblenë e Përgjithshme ("Një vend – një votë "), nga ana tjetër pesë shtete, të cilat
formojnë një kryesi drejtuese në koncptin e koncertit evropian të Fuqive të Mëdha të
shek. XIX.
Ashtu si organet e tjera kryesore edhe Këshilli i Sigurimit mund të krijojë organe
dytësore. Këtu bëjnë pjesë përveç komisioneve të ndryshme edhe misionet e shumta të
paqes [shih përmbledhjen kronologjike në kursin bazë 2] dhe dy gjykatat penale për
Ruandën dhe për ish-Jugosllavinë.
Kompetenca të shumanëshme
Në paragrafin e parë të nenit 24 të Kartës së OKB-së thuhet: "Për të garantuar një
veprim të shpejtë dhe të efektshëm të Kombeve të Bashkuara anëtarët e tyre ia kalojnë
Këshillit të Siguriër të garantuar një veprim të shpejtë dhe të efektshëm të Kombeve të
Bashkuara anëtarët e tyre ia kalojnë Këshillit të Sigurimit përgjegjësinë kryesore për
ruajtjen e paqes botërore dhe të sigurisë ndërkombtare si dhe njohin faktin, që Këshilli i
Sigurimit gjatë realizimit të detyrimeve, që rrjedhin nga kjo përgjegjësi, vepron në emrin
e Kombeve të Bashkuara." Se si paraqiten në veçanti këto kompetenca të
shumanëshme, këtë e tregon fragmenti i mëposhtëm:
Këshilli i Sigurismit"me qëllim zgjidhjen paqësore të konflikteve (Kapitulli i VI i Kartës),
mund të marrë në shqyrtim çdo situatë (neni 34), dhe të japë rekomandime në çdo stadt
të një konflikti me qëllim mbylljen paqësore të tij (neni 36). Në kuptimin e kapitullit të
VI roli i Këshillit të Sigurimit kufizohet me këshillimin ose moderimin. Ndërsa Kapitulli VII
i Kartës rregullon ushtrimin e imponimit nëpërmjet Këshillit të Sigurimit. Këtu ai duhet të
përcaktojë sipas nenit 39, nëse një situatë e caktuar paraqet një kërcënim ose shkelje
të paqes apo një veprim agresiv.
Nëse Këshilli i Sigurimit mbërrin në një konstatim të tillë, atëherë ai mund të
rekomandojë masa të përshtatshmë për dhënien fund kësaj situate. Por ai mund të
marrë edhe masa për realizimin e detyrueshëm të vendimeve të tij. Sikurse parashikohet
në nenin 41 këtu mund të bëhet fjalë për një procedurë disashkallëshe për realizimin e
sanksioneve joushtarake – para së gjithash ekonomike -, dhe sipas nenit 42 ai mund të
urdhërojë edhe marrjen e masave ushtarake për vendosjen me forcë të paqes (...).
Sipas nenit 25 të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara duhet të pranojnë dhe
zbatojnë vendimet e Këshillit të Sigurimit. Pozicioni i veçantë i Këshillit të
Sigurismitshprehet edhe në kompetencat e tij brenda organizatës, nëpërmjet të cilave
një seri vendimesh të rëndësishme, para së gjithash të Asamblesë së Përgjithshme,
lidhen mnë mënyrë të detyrueshmë me votën paraprirëse të Këshillit. Kjo ka të bëjë,
para së gjithash më pranimin ose përjashtimin e anëtarëve si dhe zgjedhjen e Sekretarit
të Përgjithshëm dhe të gjykatësve të Gjykatës ndërkombëtare."
[aus: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentat dhe reformat; Zyra Federale Qendrore për edukim politik, seri shkrimesh vëll. 403, Bonn 2003, F. 51-52]
Bujar Mehmeti
Kombet e Bashkuara
Sekretariati dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara
Ndërsa organet e tjera të Kombeve të Bashkuara – me
përjashtim të Gjykatës Ndërkombëtare - formohen
përmes delegacionesh të dekretuara të qeverive të
shteteve anëtare, në Sekretariatin e Kombeve të
Bashkuara punojnë punonjës të vetë organizatës.
Sekretariati është organi kryesor administrativ i
Kombeve të Bashkuara. Ai përbëhet nga Sekretari i
Përgjithshëm, i cili zgjidhet me propozim të Këshillit të
Sigurismitnga Asambleja e Përgjithshme me një
mandat pesevjeçar, si dhe nga një aparat administrativ
i strukturuar në mënyrë hierarkike nga branches
(seksionet) respektivisht divisions (sektorët)
departments (departamentet). Në vitin 1998 në
strukturë u shtua edhe posti i Zv.Sekretarit të
Përgjithshëm.
Selia Kryesore është në New York, tre zyra të jashtme
përfaqësie janë në Gjenevë, Vienë dhe Nairobi. Në vitin
2000 në Sekretariati kishte 8.900 persona nga 170
shtete të punësuar. Këta punonjës të Kombeve të
Bashkuara mbajnë përgjegjësi vetëm përkundrejt
organizatës Botërore dhe nuk duhet të marrin
udhëzime nga palë të tjera.
Detyrat e Sekretariatit
"Në detyrat që duhet të realizojë Sekretari i
Përgjithshëm së bashku me Sekretariatin bëjnë pjesë
si ato të llojit klasik adminsitrativ, ashtu edhe ato të
natyrës politike. Ai koordinon edhe veprimtarinë e
organeve të tjera kryesore me përjashtim të Gjykatës
Ndërkombëtare, ai është përgjegjës për hartimin e
projekt-buxhetit dhe për … administrimin e financave,
ai regjistron dhe publikon marrëveshjet ndërkombëtare
të depozituara pranë tij nga shtetet anëtare të
Kombeve të Bashkuara … dhe përfaqëson organizatën
si të tërë qoftë në nivel ndërkombëtar ashtu edhe
përkundrejt shteteve anëtare.
Në detyrat e tij politike të origjinës, sipas nenit 99, bën
pjesë edhe tërheqja e vëmendjes Këshillit të Sigurisë
në lidhje me çdo çështje, që sipas gjykimit të tij do të
përbënte rrezik për paqen." [nga: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, Instrumentat dhe Reformat; Zyra Federale Qendrore për edukim politik, seri shkrimesh vëll. 403, Bonn 2003, F. 57-58]
Në këtë mënyrë ai vepron në një fushë të vështirë
"tensionesh mes roleve te tij te ndryshme si nëpunësi
më i lartë administrativ dhe si moderator respektivisht
si katalizator në politikën ndërkombëtare "
Sekretarët e Përgjithshëm
të OKB-së
Trygve Lie
(Norvegji)
1946-1952
Dag
Hammarskjöld
(Suedi)
1953-1961
Sithu U Thant
(Birma)
1961-1971
Kurt
Waldheim
(Austri)
1972-1981
Javier Pérez
de Cuéllar
(Peru)
1982-1991
Boutros
Boutros-Ghali
(Egjipt)
1992-1996
Kofi Annan
(Gana)
1997-
Bujar Mehmeti
(Gareis/Varwick). Ish-Sekretari i Përgjithshëm Kurt
Waldheim është autori i fjalisë së shumëcituar, sipas
së cilës detyra e Sekretarit të Përgjithshëm është
"puna më e vështirë në botë ". Trygve Lie, Sekretari i
Parë i Kombeve të Bashkuara, fliste madje deri edhe
për një "detyrë të pamundur ".
Këshilli Ekonomik dhe Social (ECOSOC) i Kombeve të Bashkuara ECOSOC, së bashku me Asamblenë e Përgjithshme, është përgjegjës për detyrat e përshkruara në kapitullin IX të Kartës së OKB-së. Sipas nenit 63, ai mund të veprojë në
fushat e mëposhtme: ekonomi, çështje sociale, shëndetësi, arsim, kulturë dhe sektorë të
ngjashëm. Ai mund të cilësohet si organ koordinimi për çështje ekonomike dhe sociale.
Përbërja e tij ndjek një kod rajonal, i cili dallon për përfaqësimin mbiproporcional të vendeve në zhvillim, sikurse e tregon edhe diagrama e mëposhtme.
Asambleja e përgjithshme zgjedh çdo vit një të tretën e anëtarëve të vet për një
periudhë tre vjeçare. Ndryshe nga ç’ndodh në Këshillin e Sigurimit, mundësia e
rizgjedhjes së drejtpërdrejtë nuk përjashtohet, kështu që disa shtete kanë mundur të
stabilizohen pothuaj si shtete të përhershme. ECOSOC përfaqëson elementin lidhës me
organizatat e posaçme me anëtarësi të vetën duke përmbushur kështu një funksion të
rëndësishëm në sistemin e tejetdegëzuar të Kombeve të Bashkuara, me të cilin merret
Kursi bazë 4. Përveç kësaj, ky këshill mban marrëdhënie konsultative me mbi 1.500
NGO (Organizata joqeveritare).
ECOSOC mblidhet një herë në vit për katër javë rresht. Një pjesë e madhe e aktivitetit
realizohet nga organet dytësore të shumta në numër, shumimi i të cilave ka qenë
shpeshherë shkak kritikash për efikasitetin në punë [në lidhje me problemet dhe kritikat shih kursin bazë 5]. Organet dytësore ndahen në gjashtë kategori:
Bujar Mehmeti
1) Organe te veçanta: Programi i kontrollit të drogës (INDCB), Instituti Kërkimor për
Mbështetjen e Gruas(INSTRAW)
2) Komisione të përhershme: Komisioni për sistemin e banimit dhe ngulimet,
Komisioni për organizatat joshtetërore, Komisioni për bisedime me organizatat
ndërshtetërore, Komisioni për sipërmarrjet ndërkufitare
3) Komisione speciale: Komisioni për programimin dhe koordinimin (CPC, së bashku
me Asamblenë e Përgjithshme), Komision administrimi për koordinimin (ACC)
4) Komitete ekspertësh:
komitete të përbëra nga ekspertë të pavarur: Komiteti për planifikimin e zhvillimit,
Kongresi mbi programin e Kombeve te Bashkuara për administratën publike dhe
financat, Grupi i ekspertëve ad-hoc për bashkëpunim ndërkombëtar në çështje
taksash
Komitete të përbëra nga ekspertë qeveritare: Komiteti për burime të reja dhe të
rigjenerueshme energjie për zhvillimin, Komiteti për burime natyrore, Komiteti për
transportin e objekteve të rrezikshme, grupi i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara
për emrat gjeografikë, grupi ndërshtetëror i punës për normat ndërkombëtare të
sistemit të kontabilitetit
5) Komisione rajonale: Komisioni i ekonomisë për Afrikën (ECA), Komisioni i
Ekonomisë për Evropën (ECE), Komisioni i Ekonomisë për Amerikën Latine dhe
Karaibet (ECLAC), Komisioni ekonomik dhe Social për Azinë dhe Paqësorin (ESCAP),
Komisioni ekonomik dhe Social për Azinë Perëndimore (ESCWA)
6) Komisione për fusha të caktuara: Komisioni për zhvillim të qëndrueshëm,
Komisioni për popullsinë, Komisioni për zhvillim social, Komisioni për statistikat,
Komisioni për të drejtat e njeriut, Komisioni për pozicionin juridik të gruas, komisioni
për substancat narkotike, Komisioni për parandalimin e krimeve dhe të drejtën
penale.
Megjithë këtë masë organesh dytësore, rëndësia e ECOSOC ka rënë. Gareis dhe Varwick
konstatojnë: "Sipas objektivave të Kombeve të Bashkuara, të bëra të qarta në nenin 1,
shifra 3, dhe problemeve të përmendura në nenin 55, ECOSOC merret kryesisht me
çështje të zhvillimit në vende të varfra (...). Kompetencat e tij këtu janë gjithsesi të
kufizuara dhe i nënshtrohen autoritetit të Asamblesë së Përgjithshme, duke bërë që
ECOSOC të shndërrohet kështu gjithnjë e më tepër në një 'organ ndihmës të saj' (...).
Veç kësaj Asambleja e Përgjithshme i ka hequr disa kompetenca ECOSOC-ut në fushën e
zhvillimit përmes krijimit të organeve speciale si p.sh. te Programit për Zhvillim (UNDP)
ose të Konferencës për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD), kështu që atij, përveç sektorit
të të drejtave të njeriut, zor se i mbeten sektorë të tjerë operativë aktivizimi. "
[nga: Sven Gareis/Johannes Varëick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, Instrumentat dhe Reformat; Zyra Federale Qendrore për edukim politik, seri shkrimesh vëll. 403, Bonn 2003, F. 54]
Gjykata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara Gjykata Ndërkombëtare është organi kryesor i vetëm, i cili nuk e ka selinë në New York,
po në Hagë. Ai është organi i drejtësisë së Kombeve të Bashkuara, i përbërë nga 15 gjykatës të pavarur.
Bujar Mehmeti
Me kompetencat e Gjykatës Ndërkombëtare merret, nga njëra anë, Kapitulli XIV i Kartës
së OKB-së, nga ana tjetër ato janë të përcaktuara në statutin e saj, që është edhe një
pjesë përbërëse integrale e Kartës. Kjo do të thotë, se çdo shtet, që bëhet anëtar i
Kombeve të Bashkuara, bëhet në të njëjtën kohë edhe palë kontraktore e Gjykatë
Ndërkombëtare. Gjykata Ndërkombëtare dallon në thelb nga gjykatat "normale". Kjo
duket qartë në faktin, që përpara Gjykatës Ndërkombëtare lejohen të dalin si palë vetëm
Shtetet. Edhe më i rëndësishëm është fakti, që shtetet duhet t'i nënshtrohen
paraprakisht juridiksionit të Gjykatës Ndërkombëtare:
"... Karakteri komunitar i së drejtës ndërkombëtare (kërkon), që nënvendosja
përkundrejt një gjykate ndërkombëtare të paraprihet nga marrëveshja përkatëse mes
palëve. Nëse në një rast të tillë mungon gatishmëria qoftë edhe e një shteti të vetëm,
atëherë Gjykata ndërkombtare nuk mund të veprojë. Po ashtu, nëse vendimet e
Gjykatës Ndërkombëtare janë të detyrueshme vetëm për palët e prekura në konfliktin-
objekt të procesit gjyqësor, atëherë jurisprudenca e saj nuk ka një efekt të
përgjithshëm."
[nga: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentat dhe reformat; Zyra Federale Qendrore për edukimin politik, Seria e shkrimeve vëll. 403, Bonn 2003, F. 56]
Këto kushte të vështira pune kanë ushtruar ndikimin e tyre, që Gjykata Ndërkombëtare
nuk mundi të luante një rol të rëndësishëm në kuadrin e detyrës kryesore të Kombeve të
Bashkuara, garantimit të paqes dhe sigurisë ndërkombtare. Gjykata Ndërkombëtare,
ashtu sikurse paraardhësja e vet, Gjykata e Përhershme Ndërkombtare e Lidhjes së
Popujve, nuk mundi të realizonte me sukses idenë bazë dhe tradisionale, sipas së cilës
konfliktet mes shteteve duhet të zgjidhen nga një Gjykatë Ndërkombëtare dhe jo në
fushën e betejës.
Një bilanc të ngjashëm bëjnë edhe Gareis dhe Varwick: "Me 65 sentenca në më tepër se
pesë dekada Gjykata Ndërkombëtare nukka luajtur ndonjë rol aktiv në politikën
ndërkombëtare, por me vendimet dhe 23 vlerësimet e saj juridike në fushat, që janë
objekt i trajtimit të saj, ka dhënë një kontribut shembullor në zhvillimin e mëtejshëm të
së drejtës ndërkombëtare."
[nga: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentat dhe reformat; Zyra Federale Qendrore për edukimin politik, Seria e shkrimeve vëll. 403, Bonn 2003, F. 56]
Bujar Mehmeti
Kombet e Bashkuara
Këshilli i Kujdestarisë së Kombeve të Bashkuara Këshilli i Kujdestarisë e pezulloi veprimtarinë e tij pas shpalljes së pavarësisë së territorit
të fundit nën kujdestari (Palau) nga njëmbëdhjetë, që kishin qenë gjithsej në datën 1
tetor 1994. Megjithatë kapitujt përkatës të Kartës së OKB-së deri më sot nuk janë hequr
(Kapitulli XII dhe XIII). Ka patur mendime, që organi të ngarkohet me detyra të reja, si p.sh. me administrimin e failed states. Por deri tani kjo nuk ka ndodhur.
Kursi bazë 4: Si paraqitet sistemi i Kombeve të Bashkuara Kombet e Bashkuara u krijuan në vitin 1945, për "të ruajtur brezat e ardhshëm nga
kamxhiku luftës", sikurse përshkruhet edhe në fjalinë e parë të famshme të Kartës së
OKB-së detyra kryesore e kësaj organizate të re. Këtu me paqe kuptohej jo vetëm
mungesa e luftës, por përfshiheshin edhe - në sensin e një koncepti pozitiv për paqen -
çështje të zhvilllimit dhe drejtësisë ndërkombtare. Kështu nxitja e zhvillimit ekonomik
dhe social bënte pjesë që në fillim në fushat e detyrave të kësaj organizate botërore [në
lidhje me detyrat dhe qëllimet shih Kursin bazë 1].
Që të mund të realizojë këtë spektër të gjerë detyrash, Karta parashikon, që Organet
kryesore të Kombeve të Bashkuara të krijojnë edhe organe dytësore dhe speciale dhe,
që ato së bashku me organizata të tjera, të mund të bashkëpunojnë për realizimin e
objektivave të vëna. Ky parim ka gjetur zbatim intensiv në gjashtë organet kryesore, që
përbëjnë edhe thelbin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kështu, me kalimin e
kohës, përreth kësaj bërthame lindi një rrjet i dallueshëm qartë organesh dhe
bashkëpunimesh, të cilët njihen me termin Sistem i Kombeve të Bashkuara. Gareis dhe Varwick e grupojnë elementet e këtij sistemi në dy kategori:
"Së pari dallohen organet speciale, programet dhe institucionet rajonale, të cilat janë
krijuar nga vetë OKB-ja dhe u nënrenditen Asamblesë së Përgjithshme, Këshillit
Ekonomik dhe Social, respektivisht, Sekretarisatit
së dyti dallohen edhe Organizatat e Posaçme, korporata me një natyrë juridike të
tyren, të cilat janë të pavarura ose të lidhura me OKB-në me anë marrëveshjesh dhe
që - sikurse thuhet shpesh në mënyrë figurative - i përkasin të gjitha të njëjtës family
of organizations."
Organet speciale të Kombeve të Bashkuara
Organet speciale vihen në veprim nga Asambleja e Përgjithshme dhe paraqesin raportin
e tyre (pjesërisht direkt, pjesërisht përmes Këshillit Ekonomik dhe Social). Ato janë të
lidhura në mënyrë të detyrueshme me udhëzimet dhe direktivat e Asamblesë së
Përgjithshme - në dallim nga Organizatat e posaçme - dhe nuk kanë pavarësi buxhetore
dhe status juridik ndërkombëtar. Por kjo nuk do të thotë, se ato nuk do të vepronin si
organizata të pavarura.
Megjithë lidhjen e tyre formale me Asamblenë e Përgjithshme, vetëkuptohet që ato
përkundrejt aktorëve jashtë Kombeve të Bashkuara veprojnë në mënyrë autonome, dhe
kjo është arsyeja, pse ato, në raste të caktuara, cilësohen si institucione pothuajse
autonome. Ato zotërojnë një strukturë të brendshme të diferencuar dhe organe politike
udhëheqëse, gjë që redukton dallimin (formal) me organizatat e posaçme në lidhje me
punën dhe perceptimin e aktorëve të tjerë.
Bujar Mehmeti
Përsa i përket krijimit të tyre, Gareis dhe Varwick sqarojnë si më poshtë: "Lindja e
pjesës më të madhe të organeve speciale i takon periudhës së çkolonializimit, gjatë të
cilës shtetet e 'Botës së Tretë' arritën të merrnin shumicën në Asamblenë e
Përgjithshme, e cila për pasojë filloi të merrej kryesisht me problemet ekonomike dhe
sociale të vendeve në zhvillim (...) [shih Kursin bazë 2: Kombet e Bashkuara gjatë Luftës
së Dytë Botërore]. Numri i konsiderueshëm i organeve speciale të krijuara në katër
dekadat e para të historisë së Kombeve të Bashkuara është shprehje e revoltimit të
vendeve në zhvillim kundër rendit ekonomik botëror të gjykuar prej tyre si të padrejtë, i
cili i favorizon në mënyrë të njëanshme vendet e industrializuara (...). Në fakt, kështu
ato ia dolën, që të përfshinin në mënyrë fikse konfliktin veri-jug në axhendën e Kombeve
të Bashkuara me qëllim trajtimin e suksesshëm të tij ... por që nuk u arrit."
[nga: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentat dhe reformat; Zyra Federale Qendrore Seri shkrimesh vëll.403, Bonn 2003, F. 60-61]
Organet speciale
me raportim direkt para Asamblesë së Përgjithshme:
UNRWA United Nations Relief and
Works Agency for Palestine
Refugees in the Near East
Organ mbështetës i Kombeve
të Bashkuara për refugjatët e
Palestinës në Lindjen e Afërt
Internet
UNITAR United Nations Institute for
Training and Research Instituti Arsimor dhe Kërkimor
i Kombeve të Bashkuara Internet
me raportim para Asamblesë së Përgjithshme nëpërmjet Këshillit Ekonomik dhe Social:
UNICEF United Nations Children´s
Fund Organ mbështetës i Kombeve
të Bashkuara për fëmijët Internet
UNHCR United Nations High
Commissioner for Refugees Komisioner i Lartë i Kombeve
të Bashkuara për Refugjatët Internet
WFP World Food Programme Programi Ndërkombëtar për
Ushqimin Internet
UNCTAD United Nations Conference on
Trade and Development Konferenca e Kombeve të
Bashkuara për Tregtinë dhe
Zhvillimin
Internet
UNDP United Nations Development
Programme Programi i Kombeve të
Bashkuara për Zhvillimin Internet
UNFPA United Nations Population Fund Fondi i Kombeve të Bashkuara
për Popullsinë Internet
UNV United Nations Volunteers
Programme Programi i Kombeve të
Bashkuara për vullnetarët Internet
UNU United Nations University Universiteti i Kombeve të
Bashkuara Internet
UNEP United Nations Environment
Programme Programi i Kombeve të
Bashkuara pë mjedisin Internet
WFC World Food Council Këshilli Ndërkombëtar për
Ushqimin
UNCHS United Nations Centre for
Human Settlements Qendra e Kombeve të
Bashkuara për sistemin e
banimit dhe ngulimet
Internet
INSTRAW International Research and
Training Institute for the
Advancement of Women
Instituti Ndërkombëtar
kërkimor dhe arsimor në
mbështetje të gruas
Internet
Bujar Mehmeti
UNHCHR United Nations High
Commissioner for Human
Rights
Komisioner i Lartë i Kombeve
të Bashkuara për të drejtat e
Njeriut
Internet
Komisionet rajonale
ECE Economic Commission for
Europe Komisioni Ekonomik për
Evropën Internet
ESCAP Economic and Social
Commission for Asia and the
Pacific
Komisioni Ekonomik dhe
Social për Azinë dhe Paqësorin Internet
ECLAC Economic Commission for Latin
America and the Caribbean Komisioni Ekonomik për
Amerikën Latine dhe Karaibet Internet
ECA Economic Commission for
Africa Komisioni Ekonomik për
Afrikën Internet
ESCWA Economic and Social
Commission for Western Asia Komisioni Ekonomik dhe Social
për Azinë Perëndimore Internet
Komitetet për të drejtat e njeriut
CERD Committee on the Elimination
of Racial Discrimination Komiteti për eleminimin e
diskriminimit racial Internet
CCPR /
HRC Human Rights Committee
(under the International
Convenant on Civil and Political
Rights)
Komiteti për të drejtat e
njeriut (nën Paktin
Ndërkombëtar mbi të drejtat
qytetare dhe politike)
Internet
CEDAW Committee on the Elimination
of Discrimination against
Women
Komiteti për eleminimin e
diskriminimit të gruas Internet
CESCR Committee on Economic,
Social and Cultural Rights Komiteti për të drejtat
ekonomike, sociale dhe
kulturore
Internet
CAT Committee against Torture Komiteti kundër Torturës Internet
CAAS Commission against Apartheid
in Sports Komisioni kundër aparteidit në
sport
CRC Committee on the Rights of the
Child Komiteti për të drejtat e
fëmijëve Internet
[Autor: Ragnar Müller]
Organizatat e posaçme të Kombeve të Bashkuara
Në dallim nga Organet Speciale, organizatat e posaçme nuk u krijuan nga vetë OKB-ja.
Përkundrazi, këtu bëhet fjalë për organizata ndërkombëtare të pavarura juridikisht, me
të cilat Kombet e Bashkuara bashkëpunojnë në bazë detyrimesh kontraktuale
(Marrëveshjet e posaçme sipas nenit 63 të Kartës së OKB-së). Disa prej këtyre
organizatave të posaçme - sikurse Shoqata Ndërkombtare e Postës themeluar në vitin
1874 - ekzistonin që shumë kohë përpara se të themeloheshin Kombet e Bashkuara në
vitin 1945.
Organizatat e posaçme operojnë ojesërisht në të njëjtat fusha sikurse eshe organet
speciale, çka ka qenë herë pas here shkak kritikash në lidhje me efikasitetin dhe
Bujar Mehmeti
koordinimin e Kombeve të Bashkuara [shih kursin bazë 5]. Nga pikëpamja formale, këtu
bëhet fjalë për institucione ndërkombëtar, të cilat janë krijuar mbi bazën e
marrëveshjeve përkatëse ndërkombtare të palëve, dëshmojnë se kanë strukturat e veta
në anëtarë dhe struktura dhe posedojnë një buxhet të tyren. Ato lidhen me Kombet e
Bashkuara me anë marrëveshjesh, që ato i lidhin me Këshillin Ekonomik dhe Social dhe
që duhet të miratohen nga Asambleja e Përgjithshme.
Në lidhje me aktivitetin e organizatave të posaçme Gareis dhe Varwick konkludojnë: "Në
mënyrë të ngjashme, sikurse në rastin e organeve speciale, edhe te organizatat e
posaçme reflektohen konfliktet e interesave mes vendeve të industrializuara dhe atyre
në zhvillim. Ndërsa shtetet e pasura konsiderojnë si operative dhe eficiente ato
korporata financiare, ku ato dominojnë duke u nisur nga pesha e votës së tyre sipas
kuotave përkatëse financiare, vendet më të varfëra u kushtojnë rëndësi organizatave për
bashkëpunimin shumëpalësh për zhvillim, të cilat gjithsesi janë të varura nga mbështetja
e vendeve industriale. Edhe aktiviteti i organizatave përkatëse zor se ka mundur të
kontribuojë në kapërcimin e kësaj kundërshtie (...). Sikurse për Kombet e Bashkuara në
tërësi, edhe për organizatat e posaçme vlen fakti, që suksesi i punës së tyre varet
kryesisht nga vullneti i shteteve, që i bartin ato, për bashkëpunim shumëpalësh."
[nga: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentat dhe reformat; Zyra Federale Qendrore Seri shkrimesh vëll.403, Bonn 2003, F. 62]
Organizata të posaçme
ILO International Labour
Organization Organizata Ndërkombëtare e
Punës Internet
FAO Food and Agriculture
Organization of the United
Nations
Organizata e Kombeve të
Bashkuara për Ushqimin dhe
Bujqësinë
Internet
UNESCO United Nations Educational,
Scientific and Cultural
Organization
Organizata e Kombeve të
Bashkuara për Arsimin,
Shkencën dhe Kulturën
Internet
ICAO International Civil Aviation
Organization Organizata Ndërkombëtare për
Fluturimet Civile Internet
IBRD International Bank for
Reconstruction and
Development
Banka Ndërkombëtare për
Rindërtim dhe Zhvillim (Banka
Botërore)
Internet
IFC International Finance
Corporation Korporata Ndërkombëtare
Financiare Internet
IDA International Development
Association Organizata Ndërkombëtare për
Zhvillim Internet
IMF International Monetary Fund Fondi Monetar Ndërkombëtar Internet
UPU Universal Postal Union Shoqata Botërore e Postës Internet
WHO World Health Organization Organizata Botërore e Shëndetit Internet
ITU International
Telecommunication Union Unioni Ndërkombëtar i
Telegrafisë Internet
WMO World Meteorological
Organization Oganizata Ndërkombëtare për
Meteorologjinë Internet
IMO International Maritime
Organization Organizata Ndërkombtare për
Lundrimin Detar Internet
WIPO World Intellectual Property Organizata Botërore për Internet
Bujar Mehmeti
Organization Pronësinë Intelektuale
IFAD International Fund for
Agricultural Development Fondi Ndërkombëtar për
Zhvillimin Bujqësor Internet
UNIDO United Nations Industrial
Development Organization Organizata e Kombeve të
Bashkuara për Zhvillim
Industrial
Internet
Organizata autonome
WTO World Trade Organization Organizata Botërore e Tregtisë Internet
IAEA International Atomic Energy
Agency Agjencia Ndërkombëtare për
Energjinë Atomike Internet
[Autor: Ragnar Müller]
Kursi bazë 5: Para cilave probleme ndodhen Kombet e Bashkuara?
Pasi në kursin bazë 1 u skicuan Detyrat dhe qëllimet e Kombeve të Bashkuara, pasi kursi
bazë 2 ka pasqyruar Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara dhe pasi në kurset bazë 3 dhe 4
janë prezantuar instrumentet, që vihen në dispozicion për realizimin e qëllimeve –
pikërisht Organet kryesore nga njëra anë, Organet speciale dhe organizatat e posaçme
nga ana tjetër -, në kursin bazë 5 bëhet fjalë për një bilanc të orientuar për nga
problemi: A kanë mundur Kombet e Bashkuara të përmbushin shpresat, që fshihen pas
tyre? Në cilët sektorë kanë mbetur pa i realizuar ato?
Në sekuancat e ndryshme te kurseve bazë
janë tematizuar tashmë probleme të
veçanta: Prezantimi i historisë së Kombeve
të Bashkuara në Kursin bazë 2 ka treguar, që
në përmbushjen e detyrës kryesore,
garantimit të paqes, ka patur herë pas here
kriza tepër të rënda. Gjithashtu, është
treguar se Kombet e Bashkuara që prej
viteve '60 kanë qenë forumi më i
rëndësishëm në përpunimin e konfliktit Veri-
Jug, por që sukseset e arritura në lidhje me
çtensionimin e konflikteve mes vendeve të
industrializuara dhe vendeve në zhvillim
mbetën modeste.
Në shumë zyra njëherazi u drejtua një kritikë
e përmendur shpesh ndaj sistemit të
tejetdegëzuar të Kombeve të Bashkuara,
pikërisht mungesa e koordinimit të
aktiviteteve dhe, si pasojë e kësaj, edhe
mungesa e efikasitetit në punë. Kjo ka qënë
një arsye jo pak e rëndësishme, që SHBA, si
paguesi më i madh i kontributeve, janë
përpjekur të ushtrojnë herë pas here presion
Kontributet në buxhetin e rregullt
të Kombeve të Bashkuara (në
përqindje)
1998 2000
SHBA 25,00 25,00
Japonia 17,98 20,57
Gjermania 9,63 9,86
Franca 6,49 6,55
Italia 5,39 5,44
Britania e Madhe 5,08 5,09
Rusia 2,87 1,08
Kanadaja 2,83 2,73
Spanja 2,57 2,59
Holanda 1,62 1,63
Brazili 1,51 1,47
Australia 1,47 1,48
Suedia 1,10 1,08
Belgjika 1,10 1,10
Bujar Mehmeti
duke mos i paguar detyrimet e tyre, çka bëri
të qartë më pas edhe një problem tjetër të
rëndë të Kombeve të Bashkuara, ngushtësinë
e dukshme financiare.
Shtete të tjera 15,36 14,33
Në tërësi ka një vend bosh mes objektivave dhe parimeve të Kartës së OKB-së dhe
realitetit politik, sikurse del qartë nga vënia përballë e këtyre dy elementeve në tabelën
e mëposhme nga Gareis dhe Varwick. Por edhe që t’ia ngarkosh të gjitha këto deficite
vetëm Organizatës së Kombeve të Bashkuara nuk do t’i korrespondonte realitetit.
Kombet e Bashkuara janë një organizatë klasike ndërkombëtare, shtetet janë anëtarët e
saj. Ashtu si çdo organizatë tjetër ndërkombëtare, edhe Kombet e Bashkuara janë aq të
fuqishme sa e lejojnë anëtarët e saj të jetë. Vullneti për një zgjidhje shumëpalëshe të
problemit nga ana e shteteve anëtare – në veçanti nga shtetet më të fuqishme – vendos
për suksesin apo dështimin e veprimtarisë.
Ia vlen ta analizojmë këtë, nëse duam të skicojmë një pamje të përshtatshme të
Kombeve të Bashkuara. Një pjesë e kritikës drejtuar organizatës botërore u takon
shteteve bartëse. Përveç kësaj duhet trajtuar edhe një aspekt tjetër, i cili gjithashtu
priret të relativizojë kritikën e tepruar, pikërisht shpresat e mëdha, që ishin lidhur me
Kombet e Bashkuara. Ndonjë kritikë tjetër drejtuar Organizatës duket se rrjedh nga
supozimi i gabuar, se në rastin e Kombeve të Bashkuara bëhet fjalë për një lloj Qeverie Botërore.
Qëllimet dhe parimet e Kartës Realiteti politik
Barazia sovrane e të gjitha shteteve
anëtare Ndryshime karakteristike pushteti mes
shteteve dhe rajoneve
Përmbushja e detyrimeve të ndërmarra
me Kartën e OKB-së Refuzim i pagimit të kontributeve dhe
shërbime sipas gjendjes së interesave
kombëtare
Detyrim për zgjidhjen paqësore të
Konflikteve Pushteti i gjithëpranishëm në sistemin
ndërkombëtar
Ndalim i përgjithshëm i dhunës E drejtë e praktikuar e disa shteteve për
ushtrim të njëanshëm dhune
Paqja botërore dhe siguria ndërkombëtare
si detyrë kolektive e të gjitha shteteve
anëtare
Dominim i interesave të shteteve të
industrializuara dhe konflikte të harruara
të vendeve në zhvillim
Ndalim i përzierjes në çështje të
brendshme të shteteve anëtare Globalizimi i problemeve bazë çon
detyrimisht në erozionin e sovranitetit të
shteteve
[nga: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentat dhe reformat; Zyra Federale Qendrore Seri shkrimesh vëll.403, Bonn 2003, F.302]
Pas një analize të shkurtër të historisë së Kombeve të Bashkuara, Volger del në
konkluzionin: "Nëse Kombet e Bashkuara kishin dhe kanë vështirësi në garantimin e
paqes dhe në zgjidhjen e problemeve të tjera globale, kjo nuk kishte të bënte dhe nuk
ka të bëjë me strukturën e Kombeve të Bashkuara – ato kanë treguar se janë mjaft
fleksible dhe efektive -, por me mospërputhjen e gjykimeve të shteteve anëtare dhe në
mungesën e gatishmërisë së tyre për të realizuar masat përkatëse politike dhe
ekonomike." [nga: Helmut Volger, Mbi historinë e Kombeve të Bashkuara; në: Nga politika dhe historia aktuale 42/1995, Zyra Federale Qendrore për edukim politik Bonn, F. 12]
Bujar Mehmeti
Megjithatë – dhe ky është një problem tjetër, përpara të cilit ndodhen Kombet e
Bashkuara – duhet thënë, se organizata e ka pothuaj katërfishuar numrin e anëtarëve të
saj që prej themelimit dhe i ka zgjeruar fushat e saj të detyrave në mënyrë të
konsiderueshme, pa ndërmarrë ndryshime thelbësore në Kartë. Ajo vazhdon të reflektojë
situatën (e veçantë) të politikës botërore në mbarim të Luftës së Dytë Botërore dhe ka
një efekt anakronik në rritje.
OKB-ja është shndërruar "nga një organizatë, e cila në rradhë të parë duhej të përbuzë
luftën si mjet të politikës, ... në një forum global, në të cilin diskutohen të gjitha
problemet më të rëndësishme globale duke i sjellë ato në një pjesë të tyren më afër
zgjidhjes. Në politikën ndërkombëtare ka … një konsensus të gjerë në lidhje me faktin,
se Kombet e Bashkuara duhet të reformohen, pasi procedurat nuk u korrespondojnë më
realiteteve të politikës botërore të shek. XXI. Në të njëjtën kohë, nga Kombet e
Bashkuara pretendohet gjithnjë e më tepër të mbushë një boshllëk të rendit politik në
botën e globalizuar dhe kjo kundërshti mes mundësive reale dhe pritshmërive të larta
gjeneron një klimë tejngarkese dhe ka për pasojë vlerësimet e padrejta të aktivitetit të
Kombeve të Bashkuara." [nga: Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara; në: Wichard Woyke (bot.), Fjalorth mbi politikën ndërkombtare, Botimi i 8-të, Zyra Federale Qendrore për Edukim Politik, seri shkrimesh vëll. 404, Bonn 2000, F. 496]
Probleme në garantimin e paqes
Prezantimi i zhvillimit të Kombeve të
Bashkuara në Kursin bazë 2 i kushtoi
një rëndësi të veçantë garantimit të
paqes - detyrës kryesore të
organizatës. Këtu u bë e qartë, se
organizata kishte kryer një veprimtari
të konsiderueshme në këtë drejtim -
gjë që e konfirmon me forcë edhe
dhënia e çmimit Nobel Helmetave Blu
në vitin 1988 dhe Kofi Annan-it në
vitin 2001-, por gjithashtu edhe që
ishin shënuar kriza të rënda dhe hapa
prapa.
Fillimisht duhet thënë qartë, se
tërësia e instrumenteve të
parashikuara në Kartën e OKB-së për
garantimin e paqes, sistemi i sigurisë
ndërkombëtare, u provua të ishte i
padobishëm. Shpesh tërhiqet
vëmendja në lidhje me faktin se
sisteme të tilla nuk do të mund të
funksiononin fare, pasi do të
rezultonin me deficite strukturore
(shih tekstin në kuadratin djathtas). E
sigurt është, që organi vendimtar për
garantimin e paqes, Këshilli i
Sigurimit, në katër dekadat e para ka
qenë i bllokuar nga konflikti Lindje-
Perëndim.
Gabime në konstruktin e konceptit të
sigurisë kolektive
"Herë pas here tërhiqet vëmendja në lidhje
me faktin, se dy kushtet paraprake me të
cilat lidhet sistemi i sigurisë kolektive: të
qenët dakord dhe imponimi kundërshtojnë
njëri-tjetrin, pra, edhe përjashtohen në
mënyrë reciproke. Kur Fuqitë e Mëdha bien
dakord, atëherë nuk ka nevojë për imponim.
Nëse ky i fundit zbatohet nga Fuqitë e Mëdha
kundër shteteve më të vogla, atëherë kjo nuk
ka të bëjë më me sigurinë kolektive por me
diktatin e Fuqive të Mëdha. Ose kur Fuqitë e
Mëdha nuk janë 'in concert', atëherë masat
shtrënguese janë absolutisht të pamundura
dhe, në këtë mënyrë, sistemi është i paaftë të
funksionojë.
Në mbyllje, mund të argumentohet madje, që
bipolarizimi në rritje i sistemit të shteteve pas
vitit 1946 bëri që Sistemi i Sigurisë Kolektive,
i cili mund të funksionojë vetëm nëse
ekzistojnë një numër i madh aktorësh
mundësisht të të njëjtit potencial, të
vjetërohej përpara se të hynte me të vërtetë
në veprim (...).
Të dyja realizimet e Konceptit të Sigurisë
Bujar Mehmeti
"Zbulimi" i Helmetave
Blu ishte përgjigja inovative ndaj
mangësive në konstruktin e Kartës
dhe bllokadës së Këshillit të Sigurimit.
Megjithatë, kohë përpara, që në
krizën e Kongos në fillim të viteve '60,
u bënë të qartë kufijtë e këtij
instrumenti, dhe katastrofa e
Srebenicës përbën edhe kulmin e
trishtë të krizës së garantimit të
paqes [Kursi bazë 2 skicon zhvillimin
e garantimit të paqes nga OKB-ja në
mënyrë më të detajuar].
Johannes Varwick përmbledh në këtë
mënyrë diskutimin mbi reformat:
"Orientimi fillestar dhe, padyshim, i
suksesshëm i Kombeve të Bashkuara
për nga pengimi i luftrave
ndërshtetërore ka ndryshuar
rrënjësisht me shndërrimin e idesë
për luftën në drejtim të konflikteve
brendashtetërore. Dështimet
spektakolare si Ruanda, Srebrenica
ose Sierra Leone e kanë shtuar
presionin e reformave në këtë fushë.
Sipas Kapitullit VII të Kartës së
Kombeve të Bashkuara kanë në
dispozicion një tërësi të mjaftueshme
instrumentash në formë masash për
rastet e kërcënimit apo të shkeljes së
paqes, por që në praktikën e
deritanishme nuk janë përdorur
ndonjëherë.
Sipas propozimeve të një grupi
ekspertësh nën kryesinë e ish-
ministrit algjerian për punët e
jashtme, Lakhdar Brahimi, në gusht
të vitit 2000, trupat e Kombeve të
Bashkuara ... në të ardhmen duhet
të pajisen me një mandat solid dhe të
dërgohen në misione vetëm atëherë,
kur rregullat të flasin qartë për këtë,
kur ato të mund të zbatohen
mjaftueshëm si dhe kur të jenë të
pajisur mirë (...). Në këtë mënyrë
synohet të rritet efikasiteti i sistemit
të garantimit të paqes dhe ai i
diplomacisë parandaluese si dhe t'i
kushtohet më tepër vëmendje
konsolidimit të paqes.
Kolektive, Lidhja e Popujve dhe Kombet e
Bashkuara, treguan sërish qartë, se kjo linjë
nuk është e destinuar të ketë sukses në nivel
global. Konceptimi i saj fsheh vetëm faktin, se
ajo presupozon një konsensus në nivel
botëror, i cili duket se nuk do të ekzistojë
edhe për një kohë të pacaktuar.
Ajo ndeshet vetëm në nivel rajonal, psh. në
Komunitetin Evropian, i cili nuk përmban në
vetvete një Sistem të Sigurisë Kolektive dhe
nuk ka nevojë për të, sepse siguria është
garantuar dhe eështë zëvendësuar me forma
të tjera të bashkëpunimit (...).
Nëse parimet proceduriale të Sigurisë
Kolektive kanë treguar, se janë të
pazbatueshme për shkak të hershmërisë së
tyre, nuk është e thënë që të vlejë e njëjta
gjë edhe për Organizatën Ndërkombëtare
(...). Kombet e Bashkuara, të cilat me anë të
Rezolutës 'uniting for peace' të vitit 1950 e
vendosën parimin e Sigurisë kolektive në një
bazë edhe më të gjerë, që përfshinte edhe
Asamblenë e Përgjithshme, në vitin 1956
hoqën dorë prej tij në favor të një parimi
krejt tjetër, pikërisht të parimit 'peace-
keeping'.
Rëndësia e këtij proçesi nuk mund të
vlerësohet kurrë aq sa duhet. Ai tregon për
herë të parë, se funksioni strategjik për
paqen i Organizatës Ndërkombëtare, për të
qenë sa më i fortë, duhet që jo vetëm të mos
jetë i lidhur me përdorimin kolektiv të
dhunës, por madje të qëndrojë sa më larg atij
(...).
Dag Hammarskjöld, në vitin 1956, e
riorganizoi konceptin e garantimit të paqes
duke e bazuar atë në parimin e konsensusit,
të të rënit dakord. Trupat e Kombeve të
Bashkuara për garantimin e paqes viheshin
në veprim vetë atëherë dhe aty, ku palët në
konflikt kishin rënë dakord për këtë. Trupat
nuk ishin parashikuar për të aplikuar një
zgjidhje konkrete të konfliktit, por vetëm për
të penguar një rrugë të dhunshme të tij.
Kjo detyrë nuk ishte më në perspektivën e
asaj, çka Siguria Kolektive kërkonte të
arrinte dhe iu besua para së gjithash disa
mjeteve dhe mënyrave krejt të tjera. Këto të
fundit hiqnin dorë nga caktimi i fajtorëve dhe
nga dënimi; aplikimi i tyre lidhej me
konsensusin e palëve në konflikt (...).
Bujar Mehmeti
E hapur mbetet çështja, nëse Këshilli i
Sigurisë ka me të vërtetë monopolin
në fushën e garantimit të paqes, apo
nëse është e pranueshme, që në raste
të veçanta - sikurse gjatë misionit të
NATO-s në Jugosllavi në vitin 1999 -
të ndërhyet edhe pa një mandat të
qartë të Këshillit të Sigurimit." [nga: Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara; në: Wichard Woyke (bot.), Fjalorth mbi politikën ndërkombëtare, Zyra Federale Qendrore për edukim politik, Seri shkrimesh vëF. 503]
Hammarskjöld ia doli në këtë mënyrë, që jo
vetëm t'u siguronte Kombeve të Bashkuara
sukseset e tyre të para dhe të vërteta në
fushën e garantimit të paqes (sado minimale
që të duken ato); por ai e solli Organizatën
Ndërkombëtare edhe më afër një vlerësimi të
ri dhe të përshtatshëm të mundësive dhe
aftësive të saj në fushën e Sigurisë."
[nga: Ernst-Otto Czempiel, Strategji paqeje. Ndryshimi i sistemit përmes Organizatave Ndërkombëtare, demokratizimit dhe ekonomisë, Paderborn 1986, F. 96-98]
Kriza financiare e Kombeve të Bashkuara
Financat e Organizatës Botërore sigurohen nga tre
burime:
Kontributet e detyruara të shteteve anëtare në
buxhetin e rregullt,
Kontributet e detyruara për misionet e paqes
(Jugosllavi, Ruanda),
Kontribute vullnetare për organet speciale dhe
për programe të ndryshme.
Financimi i buxhetit të rregullt
Karta e OKB-së nuk përmban asnjë kod
shpërndarjeje për kontributet, neni 17 parashikon
vetëm që: "Shpenzimet e Kombeve të Bashkuara do
të mbarten nga anëtarët sipas një kodi
shpërndarjeje të përcaktuar nga Asambleja e
Përgjithshme ." Në praktikë, "komisioni i
kontributeve ... shqyrton me ndihmën e një kodi
kompleks vlerën përkatëse të kontributit të çdo
vendi në buxhetin e rregullt të Kombeve të
Bashkuara për një periudhë prej tre vjetësh.
Si bazë matjesh shërben në rradhë të parë prodhimi
social bruto i gjashtë viteve të fundit. Atyre vendeve
me të ardhura për person nën mesataren si dhe
atyre me kuotë të lartë borxhesh u lejohen
reduktime të pagesave. Pra me kuotizacionet e
përllogaritura në këtë mënyrë sigurohet buxheti i
rregullt i Kombeve të Bashkuara, i cili gjithsesi
përbën vetëm rreth 40 për qind të të gjitha
shpenzimeve. Buxheti i rregullt për vitin 2000/01
arrin vlerën 2,535 miliardë dollarë amerikanë." [nga: Ministria e Jashtme Federale, ABC-ja e Kombeve të Bashkuara, Berlin 2000, F. 33]
Kontributet në buxhetin e
rregullt të OKB-së (në përqindje)
1998 2000
SHBA 25,00 25,00
Japonia 17,98 20,57
Gjermania 9,63 9,86
Franca 6,49 6,55
Italia 5,39 5,44
Britania e
Madhe 5,08 5,09
Rusia 2,87 1,08
Kanada 2,83 2,73
Spanja 2,57 2,59
Holanda 1,62 1,63
Brazili 1,51 1,47
Australia 1,47 1,48
Suedia 1,10 1,08
Belgjika 1,10 1,10
Shtete të tjera 15,36 14,33
Bujar Mehmeti
Buxheti i rregullt përmbledh kryesisht shpenzimet për infrastrukturën e Kombeve të
Bashkuara si dhe shpenzimet e personelit. Detyrat operative, si p.sh. aktivitetet në
kuadër të bashkëpunimit për zhvillim ose të ndihmës humanitare, financohen nga
kontributet vullnetare të shteteve anëtare (shih më poshtë).
Financimi i operacioneve të paqes dhe gjykatave ndërkombëtare
"Operacionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkaura financohen nga një tarifë e
veçantë. Edhe këtu baza janë kontributet e të gjitha shteteve anëtare të Kombeve të
Bashkuara, ku anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, për shkak të
përgjegjësisë së tyre të veçantë për paqen dhe sigurinë, u caktohet edhe një shtesë mbi
këtë tarifë (...).
Gjykatat Ndërkombëtare për Ruandën dhe ish-Jugosllavinë kanë një buxhet të tyren dhe
financohen në bazë të një kodi të posaçëm. Ky kod orientohet në një masë 50% sipas
buxhetit të rregullt dhe 50% sipas buxhetit të operacioneve paqeruajtëse. Buxheti i
përgjithshëm i Gjykatave Ndërkombëtare ... në vitin 2000 arriti pothuaj 176 milionë
dollarë amerikanë." [nga: Ministria e Jashtme Federale, ABC-ja e Kombeve të Bashkuara, Berlin 2000, F. 34]
Financimi i detyrave operative
Kontributet për organet speciale, programet dhe fondet e Kombeve të Bashkuara, të cilat
e kalojnë dukshëm buxhetin e rregullt, jepen mbi bazë vullnetare dhe varen nga
vlerësimi i shteteve anëtare.
Tabelë përmbledhëse mbi shpenzimet e sistemit të Kombeve të Bashkuara (në miliona dollarë amerikanë)
Viti Buxheti i
OKB-së Peace-
keeping Organet
speciale Organizatat
e posaçme Kontribute
vullnetare Shpenzimet
gjithsej
1986 725 242 1.142 3.075 951 6.135
1987 725 240 1.178 3.266 931 6.340
1988 752 266 1.349 3.868 1.129 7.364
1989 765 635 1.359 4.078 1.182 8.019
1990 838 379 1.495 4.436 1.346 8.494
1991 999 449 1.509 5.401 1.360 9.718
1992 1.008 1.697 1.731 5.888 1.271 11.595
1993 1.031 3.005 1.713 6.091 1.216 13.056
1994 1.087 3.357 1.826 5.967 1.126 13.363
1995 1.181 3.281 1.847 5.778 1.159 13.246
1996 1.112 1.522 2.057 5.009 1.045 10.745
1997 1.112 1.226 2.033 4.936 1.057 10.364
1998 1.265 907 1.866 -- -- --
1999 1.265 1.110 1.792 -- -- --
2000 1.267 1.800 1.766 -- -- --
[nga: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentat dhe reformat; Zyra Federale Qendrore Seri shkrimesh vëll.403, Bonn 2003, F. 66]
Shkaqet e krizës financiare
Bujar Mehmeti
Duke qenë se ka kontribute vullnetare edhe të detyrueshme, do të supozonim, se
shkaqet e problemeve të vazhdueshme financiare të Kombeve të Bashkuara duhen
kërkuar në faktin, që niveli i kontributeve vullnetare realizuar nga shtetet anëtare është
mjaft i ulët. Mirëpo nuk ndodh k. Problemet shfaqen si në kontributet për buxhetin e rregullt, ashtu edhe në ato për misionet e paqes. Loja e përbashk:
"disa shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara tregojnë mungesa në ndjenjën e
përgjegjësisë për të paguar, mes tyre deficitarë kuotash shumë të rëndësishëm, siç
janë p.sh SHBA,
pamundësi pagese për ato shtete, të cilat ngarkohen në mënyrë jo proporcionale nga
sistemi i trashëguar i kuotizacioneve, çka ka të bëjë para së gjithash me shtetet
pasuese të Bashkimit Sovjetik,
favorizim i pajustifikueshëm i disa shteteve, të cilat nuk përfshihen nga sistemi i
deritanishëm i kuotizacioneve sipas potencialit të tyre ekonomik,
menaxhim i pakënaqsh Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara,
procese të vështira administrative." [nga: Ministria e Jashtme Federale, ABC-ja e Kombeve të Bashkuara, Berlin 2000, F. 34]
Këtu shihet në mënyrë konkrete edhe lidhja e ngushtë mes problemeve të ndryshme të
Kombeve të Bashkuara, që tematizohen në kuadër të Kursit bazë 5: Mungesa në
Efikasitetin e punës duket dyfish më e mprehtë në krizën financiare - nga njëra anë në
mënyrë të drejtpërdrejtë përmes shtesave në shpenzime, nga ana tjetër tërthorazi
përmes faktit, që një shkak tjetër i kësaj situate është edhe mungesa e gatishmërisë p.sh. nga ana e SHBA të paguajnë detyrimet e tyre të kuotave në masën e tyre të plotë.
"Për një zgjidhje solide dhe të qëndrueshme të kësaj
krize është e nevojshme të eliminohet mali i borxheve, i
cili ndërkohë ka arritur vlerën e fiks 2,6 miliardë
dollarësh amerikanë si dhe të organizohej në mënyrë më
logjike dhe më të drejtë shkalla e kontributeve, e cila
përcakton edhe pozicionin e kuotave të detyruara të
shteteve përkundrejt Kombeve të Bashkuara (...).
Por një zgjidhje afatgjatë dështon në qëndrimin e SHBA,
të cilat janë edhe ato, që u detyrohen më shumë
Kombeve të Bashkuara. SHBA e kushtëzojnë likuidimin e
borxheve të tyre me reduktimin e kuotizacionit të tyre,
çka do të binte ndesh me parimin e potencialit (...).
Përkundrejt kësaj shumica e vendeve në zhvillim
përfaqësojnë qëndrimin, sipas të cilit nuk është e
nevojshme të ndryshohet shkalla e kontributeve si një
element qendror i një reforme rrënjësore në financa,
pasi kriza financiare e Kombeve të Bashkuara i motivet e
veta vetem te mungesa e ndjenjës së përgjegjësisë së
pagesë në disa prej kontribuetve të mëdhenj." [nga: Ministria e Jashtme Federale, ABC-ja e Kombeve të Bashkuara, Berlin 2000, F. 34-35]
Këtu duhet të bëjmë të qartë, se krizat financiare
pengojnë që prej viteve '60 aktivitetin e Kombeve të
Bashkuara si një dukuri shoqëruese e përherëshme. "Një
reformë rrënjësore në fushën e financave të Kombeve të
Bashkuara nuk është ndërmarrë ende, po kështu
propozimet e bëra nga Sekretari i Përgjithshëm në
kuadër të programit të tij të reformave deri tani nuk
Kuotat e kontributeve në
buxhetin e rregullt të
OKB-së prej vitit 2002 (në përqindje)
SHBA 22,00
Japonia 19,67
Gjermania 9,85
Franca 6,52
Britania e
Madhe 5,58
Italia 5,10
Kanadaja 2,58
Spanja 2,54
Brazili 2,09
Republika e
Koresë 1,87
Holanda 1,75
Australia 1,64
Kina 1,55
Rusia 1,20
Argjentina 1,16
Belgjika 1,14
Meksika 1,10
Suedia 1,04
Shtetet e 12,66
Bujar Mehmeti
kanë gjetur zbatim. Me riparimin e shkallës së
kontributeve në dhjetor 2000 ... u bë e mundur një
zgjidhje e përkohshme e një konflikti disavjeçar me
SHBA, por që nuk mundi të zgjidhte problemin bazë të
varësisë së organizatës nga paguesit e saj potentë të
kontributeve dhe nga gatishmëria e tyre për t'i paguar
ato."
[nga: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentat dhe reformat; Zyra Federale Qendrore Seri shkrimesh vëll.403, Bonn 2003, F. 65-66]
tjera
Probleme me realizimin e reformave
"Nëse komuniteti ndërkombëtar do t'i themelonte nesër Kombet e Bashkuara, me siguri
që ato do të kishin një pamje tjetër nga ajo e organizatës sonë sot." [Raorti i Mijëvjeçarit nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan në Asamblenë e Përgjithshme]
Në raportin mbi reformat
miratuar nga kryetarët e
shteteve dhe të qeverive
në vitin 2000 dhe mbajtur
në Samitin e Mijëvjeçarit
Sekretari i Përgjithshëm i
OKB-së Kofi Annan
përcakton tre objektiva
strategjike, të cilat që
prej atij momenti
përbëjnë një pikë referimi
shumë të rëndësishme në
debatin mbi reformat:
Axhenda për
Zhvillimin: Të lirë nga
nevojat
Megjithëse Kombeve të Bashkuara u njihet aftësia e tyre
e konsiderueshme për t'u përshtatur [shih Kursin bazë
2], jo më vonë se që prej përmbysjeve epokale të viteve
1989/90, reforma e Organizatës Botërore zë një vend të
dukshëm dhe kryesor në axhendën ndërkombëtare.
Fragmenti i mëposhtëm shkëputur nga Varwick dhe
Knelangen përmbledh kërkesat më të rëndësishme të
reformave:
"Edhe pse ekzistojnë diferenca të shumta dhe thelbësore
në lidhje me formën dhe funksionin e Kombeve të
Bashkuara në të ardhmen, përsa i përket
domosdoshmërisë së një reforme gjithëpërfshirëse në
fakt nuk ka asnjë mospërputhje. Si Karta ashtu edhe vetë organizata kanë nevojë për një :
Shumë prej dispozitave të Kartës kanë treguar se janë
të parealizueshme - si p.sh. pjesë të kapitullit VII - ose
nuk janë më bashkëkohore - si p.sh. të ashtuquajturat
klauzolat mbi shtetet armike;
ndërkohë që fushat e reja të detyrave të Kombeve të
Bashkuara, siç është parandalimi i luftrave, mbrojtja e
mjedisit, çështje që kanë të bëjnë me popullsinë etj,
nuk janë parashikuar ose janë parashikuar në një masë
të pamjaftueshme në Kartë;
Përbërja e Këshillit të Sigurimit përsa u përket
anëtarëve të përhershëm të tij pasqyron situatën pas
përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa duke iu
referuar numrit të anëtarëve jo të përhershëm
reflektohet struktura e Kombeve të Bashkuara në fillim
të viteve gjashtëdhjetë;
e drejta e vetos së pesë anëtarëve të përhershëm
perceptohet gjithnjë e më fort si diskriminuese dhe,
parë edhe për nga funksioni i saj, si jo më e justifikuar;
një Organ kryesor - Këshilli i Kujdestarisë - e pezulloi
punën e tij si pasojë e mungesës së territoreve, që
duhen administruar apo mbikqyrur;
Bujar Mehmeti
Axhenda për Sigurinë:
Të lirë nga frika
Axhenda për mjedisin:
Potenciali ekologjik i së
ardhmes
puna e Asamblesë së Përgjithshme është e komplikuar
dhe kërkon shumë kohë, roli i Këshillit Ekonomik dhe
Social humb gjithnjë e më shumë rëndësi, dhe në
mbyllje,
një koordinim i efektshëm i Sistemit në tërësi me
degëzimet dhe elementet e tij të tepërt nuk është më i
mundshëm." [nga: Johannes Varwick/Wilhelm Knelangen, Roli i Kombeve të Bashkuara në politikën ndërkombtare; në: Nga politika dhe historia aktuale 27-28/2002, Zyra Federale Qendrore për edukim politik, Bonn, F. 8-9]
Përmbushja e një numri të madh të kërkesave të
reformave tematizuar më sipër do të kërkonte një
ndryshim të Kartës së OKB-së. Por procedura e parashikuar për këtë rast në nenet 108 dhe 109 kërkon
shumicën me dy të tretat e Asamblesë së Përgjithshme,
ratifikimin nga dy të tretat e shteteve anëtare,
mes të cilëve duhet të jenë të pesë anëtarët e
përhershëm e Këshillit të Sigurimitë.
Në këtë mënyrë është arritur të ngrihen pengesa të larta.
Pra reformat mund të pengohen edhe nga njëri prej pesë
anëtarëve të pëhershëm të Këshillit të Sigurimit. Por jo
vetëm pushteti i pengimit është i madh; të
konsiderueshme janë edhe pengesat pë arritjen e një
shumice përkatëse, pasi për një ndryshim të Kartës
duhen 127 shtete të Asamblesë së Përgjithshme.
Tipologjia e reformë-propozimve
Rritja e efikasitetit Reforma institucionale Riorganizim rrënjësor
Reformat kanë për qëllim
rritjen e potencialit dhe
përmirësimin e mundësive
të veprimit në fushat e
deritanishme të detyrave
qendrore të OKB-së
Reformat kanë për qëllim
riorganizimin institucional
respektivisht përshtatjen
me sfidat e reja
Reformat kanë për qëllim
riorganizimin rrënjësor të
parimeve të deritanishme të
OKB-së
Shembull: Shembull: Shembull:
Racionalizimet në sektorin
administrativ dhe financiar Reforma e Këshillit të
Sigurimit, ngritja e
komiteteve të reja (si p.sh.
organizatave botërore për
mjedisin)
Shfuqizimi i ndalimit të
përzierjes në punët e
brendshme,
mbikombëtarizimi i OKB-së
Mundësitë e realizimit: Mundësitë e realizimit: Mundësitë e realizimit:
pjesërisht realizuar tashmë
përmes reformave të
brendshme të Kofi Annan
[shih pjesën "Efikasiteti"]
realizimi kërkon
ndryshimin e Kartës ndaj
dhe është i vështirë
zbatimi është jorealist
[ndryshuar lehtë sipas: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentat dhe reformat; Zyra Federale Qendrore Seri shkrimesh vëll.403, Bonn 2003, F.259]
Bujar Mehmeti
Përvjetori i 50-të i Kombeve të Bashkuara në vitin 1995 dhe diskutimet rreth Global
Governance si përgjigje ndaj sfidave të globalizimit i dhanë debatit mbi reformat një
shtyrje të mëtejshme. Në vitin 1997, Sekretari i Përgjithshëm Kofi Annan prezantoi një
program reformash dhe filloi me realizimin e masave, që kishin të bënin me Sekretariatin
e tij. Këtu bëhet fjalë për reforma të tipit të parë të tipologjisë, pra, për masa në
funksion të rritjes së efikasitetit [shih pjesën "Efikasiteti"]. Në temat më të rëndësishme
të reformave të tipit të dytë ("reforma institucionale") bën pjesë edhe Reforma e
Këshillit të Sigurimit:
"Modernizimi i organit kryesor më të rëndësishëm të Kombeve të Bashkuara përbën një
prej sfidave më të mëdha për Organizatën Botërore dhe njëkohësisht edhe një test për
aftësinë e saj reformuese, sepse në këtë projekt duket se janë mbledhur e përqendruar
të gjitha vështirësitë dhe pengesat e organizatës." [nga: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentet dhe reformat; Zyra Federale Qendrore Seri shkrimesh vëll.403, Bonn 2003, F. 270]
Deri tani nuk ka patur një iniciativë të suksesshme reformash. Gjithashtu as nuk ka
shenja se shtetet anëtare do të bien dakord për shtete të reja si anëtarë të përhershëm,
dhe as nuk duket se do të arrihet të hiqen privilegjet e trashëguara të pessë anëtarëve
deri tani të përhershëm. Nëse do të ishim të të njëjtit mendim me Gareis dhe Varwick,
sipas të cilëve këtu bëhet fjalë për një test të aftësisë reformuese në tërësi, duhet të
mbërrijmë në një gjykim skeptik në lidhje me nevojën urgjente për përshtatje të Kombeve të Bashkuara ndaj sfidave të shek. XXI.
Probleme me koordinimin dhe efikasitetin e punës
Kalimi përmes historisë së Kombeve të Bashkuara në Kursin bazë 2 tregoi, se organizata
botërore ishte e detyruar në mënyrë të vazhdueshme, t'u përshtatej kushteve dhe
sfidave të reja. Dhe këtu, në rradhë të parë, duhet menduar për konfliktin lindje-
perëndim, i cili duke paralizuar Këshillin e Sigurimit paralizoi Organin kryesor dhe më të
rëndësishëm, si dhe për proçesin e çkolonializimit, gjatë të cilit u rrit ndjeshëm numri i
anëtarëve. Si pasojë e kësaj, vendet në zhvillim përbënin shumicën e Asamblesë së
Përgjithshme, e prejkëtij momenti veprimtaria e Kombeve të Bashkuara u karakterizua
nga konflikti jug-veri.
Gjithnjë e më shumë fusha detyrash...
Organizata u themelua me qëllim pengimin e luftrave ndërshtetërore përmes një sistemi
ndërkombëtar sigurie. Por ai nuk mundi ta realizonte këtë detyrë si pasojë e bllokimit të
Këshillit të Sigurimit dhe mangësive të sistemit. Në vend të kësaj u shfaqën fusha të reja
detyrash në qendër të vëmendjes: "Përveç rreziqeve dhe problemeve të njohura dhe të
parathëna që në themelimin e Kombeve të Bashkuara në vitin 1945, u shfaqën edhe
çështje të reja globale si reduktimi i burimeve natyrore, shkatërrimi i mjedisit dhe
ndryshimi përparues i klimës, rritja e vrullshme e popullsisë në botë si dhe forma të reja
të kërcënimit të paqes dhe të mbarë njerëzimit përmes armëve të shkatërrimit në masë
dhe konflikteve ndërshtetërore." [nga: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentat dhe reformat; Zyra Federale Qendrore Seri shkrimesh vëll.403, Bonn 2003, F. 258-259]
Parë në tërësi Kombet e Bashkuara janë treguar shumë të dobishme përsa u përket
këtyre sfidave. Në këtë pikë do të mjaftonte një shembull: Për të kapërcyer mangësitë e
sistemit të garantimit të sigurisë, prezantuar në Kartën e OKB-së, me "helmetat blu" u
krijua një instrument i ri, i cili provoi se ishte i suksesshëm, edhe atëherë kur
shënoheshin kriza të rënda të herëpashershme [shih fragmentin "Probleme në
garantimin e paqes"]. Por edhe aftësia për t'u përshtatur dhe fleksibiliteti, procesi
permanent i të mësuarit patën edhe pasoja negative:
Bujar Mehmeti
... gjithnjë e më shumë organe
Sepse Kombet e Bashkuara kufizoheshin në "procesin e tyre të të mësuarit dhe
reformave në pjesën më të madhe në zgjerimin e komiteteve ekzistuese si dhe në
krijimin e gjithnjë e më shumë Organeve të reja speciale, programeve dhe Organizatave
të posaçme, të cilat i shtoheshin Sistemit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë mënyrë doli
gradualisht jashtë komtrollit një mekanizëm, i cili ishte parashikuar dikur nga
themeluesit e organizatës botërore në mënyrë të vetëdijshme si një parim organizimi.
Kombet e Bashkuara duhej të ndërtoheshin si një lloj 'Sistemi planetar', organizata
thelbësore e së cilës ishte më tepër një ndërthurje e çlirët lidhjesh mes institucioneve ...
me qëllim koordinimin e një bashkëpunimi efektiv. Për këtë, kjo organizatë qendrore
duhej t'i referohej tërësisë së informacioneve dhe dijeve të të gjithë sistemit, të
formulonte strategji gjithëpërfshirëse dhe t'i zbatonte ato më pas në një mënyrë të
gjithëmiratuar." [nga: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentet dhe reformat; Zyra Federale Qendrore Seri shkrimesh vëll.403, Bonn 2003, F. 259]
Por ky parim organizimi nuk funksionoi: ishte dhe është pikërisht mungesa e efikasitetit
në punë, që ka qenë gjithmonë shkak kritikash drejtuar Kombeve të Bashkuara. Mbi
rrjetin e komiteteve, rritur egërsisht përreth organizatës botërore, zor se mund të
krijoje një ide të përgjithshme, të mos flasim pastaj për ta koordinuar. Në fushat social-
ekonomike dhe në atë të politikave për zhvillim veprimtaria e Kombeve të Bashkuara
vuante "në mënyrë të veçantë nga mbivendosja e kompetencave dhe nga mungesat në
koordinim. Në qendër të kritikës është veçanërisht Këshilli Ekonomik dhe Social së
bashku me numrin pothuaj të parrokshëm të nënorganeve dhe të organeve dytësore.
Kështu kërkohet, që i gjithë sistemi të vendoset në proçes verifikimi rrënjësor. Këshilli
Ekonomik dhe Social me strukturën aktuale nuk qenka në gjendje të realizojë funksionin
e tij koordinues dhe punon në mënyrë të tejetburokratizuar dhe jorezultative (...). Një
problem mjaft i rëndë është ... mungesa e koordinimit mes komiteteve të OKB-së dhe të
organizatave të Bretton Woods, që në vitet e shkuara e kanë rritur ndikimin e tyre,
mungesë kjo që mund të ketë çfarëdo lloj efekti, por jo atë të zgjidhjes së problemeve." [nga: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentat dhe reformat; Zyra Federale Qendrore Seri shkrimesh vëll.403, Bonn 2003, F. 288-289]
Por në këtë kontekst nuk duhet anashkaluar fakti, që ishin vetë shtetet si shtylla
mbajtëse të Kombeve të Bashkuara, të cilat mbanin pëgjegjësi për krijimin e organeve
gjithnjë e më të reja: "Sistemi i Kombeve të Bashkuara reflekton sot me
shumëllojshmërinë e tij në numrin e madh të organizatave të posaçme dhe speciale, të
fondeve dhe programeve si dhe me strukturën e tij tepër komplekse, vullnetformimin e
shteteve të tij anëtare orientuar shpesh për nga tendencat dhe interesat e grupeve.
Nxitjet për të ndërmarrë një reformë rrënjësore administrative kanë natyrisht pë motiv
reduktimin e mbivendosjeve të kompetencave, punën e dyfishtë dhe për pasojë edhe
shpërdorimin e burimeve. Kështu nënndarje të panumërta merren me çështje të
mjedisit, po kështu në zona krizash janë disa institucione njëherazi kompetente për
veprimtari humanitare." [nga: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentat dhe reformat; Zyra Federale Qendrore Seri shkrimesh vëll.403, Bonn 2003, F.263] Reformat përmes Kofi Annan
Bujar Mehmeti
Karta e Kombeve të Bashkuara ka krijuar mjaft pengesa
të mëdha për të ndërmarrë reforma rrënjësore [shih
fragmentin "Reformat"]. Sekretarët e Përgjithshëm të
OKB-së Boutros Boutros-Ghali dhe Kofi Annan janë
përpjekur të shfrytëzojnë hapësirën ekzistuese nën
nivelin e një ndryshimi të Kartës, me qëllim që të rrisnin
besueshmërinë e organizatës. Kështu që prej vitit 199 2
numri i posteve të larta në adminitratën e OKB-së u ul
me 30 për qind. Në lëmin e Sekretariatit u shkurtuan
2.500 vende pune ndërkohë, që buxheti mbeti po njësoj.
U futën metoda moderne të menaxhimit, gjë që përbën
një sukses të konsiderueshëm, nëse kemi parasysh
burokracinë shumëkombëtare dhe shumëkulturore me
punonjës nga 190 shtete të ndryshme. Kështu filloi të
vepronte një sistem i ri i quajtur "Integrated
Management Information System me qëllim
administrimin në rrjet dhe të kompjuterizuar të
personelit, të çështjeve dhe të buxhetit. Përmes një
sistemi të ri gjykimi (Performance Appraisal System,
PAS) me qëllim një vlerësim më të mirë individual të
rezultateve të punonjësve u dha një impuls i
rëndësishëm për përmirësuar human resources
management të organizatës, që ishte lënë për një kohë
të gjatë pas dore dhe që varet në mënyrë të veçantë nga
cilësia dhe motivimi i bashkëpunëtorëve. Sistemi pak
transparent i sigurimit të të ardhurave të Kombeve të
Bashkuara u riorganizua duke e bërë më të vetëdijshëm
për kostot." [nga: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentet dhe reformat; Zyra Federale Qendrore Seri shkrimesh vëll.403, Bonn 2003, F. 265]
Sistematizimi i veprimtarisë në dimensionin e përmbajtjes
Kofi Annan, menjëherë pas emërimit të tij në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, filloi
që, veç të tjerash, të përcaktonte një orientim të ri të përmbajtjes dhe një përqendrim të
punës se Sekretarisatit duke përkufizuar pesë detyra thelbësore të Kombeve të
Bashkuara. Këtyre pesë fushave ai u nënrenditi departamente të ndryshme të Sekretariattit si dhe një pjesë të organeve speciale dhe të programeve.
Bujar Mehmeti
"Për çështje të paqes dhe sigurisë, ekonomisë dhe shoqërisë, për çështje humanitare si
dhe për ato të zhvillimit u formuan të ashtuquajturat komitete ekzekutive, ndërsa të
drejtat e njeriut u percaktuan si sektorë të tërthortë, që mund të prekin të katër fushat e
tjera. Në programin e tij të reformave, paraqitur në korrik të vitit 1997 dhe me temë
rinovimin e Kombeve të Bashkuara, Sekretari i Përgjithshëm u ka vënë theks disa
aspekteve të ndryshme, çka i përngjante një 'revolucioni të heshtur' (...). Në këtë
program nuk ishte përfshirë vetëm reforma e Këshillit të Sigurimit (...).
Në masat e reformave, që ishin realizuar deri në fund të viteve `90, por, në mënyrë të
veçantë, në ato, që nuk ishin realizuar, shihet një model mbizotërues: Sekretariati ashtu
sikurse edhe sektorët nënrenditur asaj, treguan se ishin të afta dhe të gatshme të
ndërmerrnin edhe ndryshime të thella, për t'i orientuar kompetencat dhe kapacitetet e
tyre drejt sfidave të ndryshueshme. Ndërsa shtetet anëtare vazhdonin të mos kishin
aftësinë për të arritur një konsensus në fushat e reformave, në të cilat ndryshimi varej
nga bashkëmiratimi i tyre."
[nga: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentet dhe reformat; Zyra Federale Qendrore Seri shkrimesh vëll.403, Bonn 2003, F. 266, 268]