katalogu nëntor 2016 copy - dituria.aldituria.al/uploads/katalogu2016.pdf · (1994), si shkruhet...

97
1 KATALOG Nëntor 2016

Upload: others

Post on 08-Sep-2019

46 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

1

KATALOG

Nëntor 2016

2

Emri i trëndafilitPërktheu: Donika Omari

600 f., 1500 lekëISBN 978-9928-103-34-5

Varreza e PragësPërktheu: Ledia Dushi

432 f., 1250 lekëISBN 978-9928-103-26-0

Numri zeroPërktheu: Ledia Dushi

208 f., 1000 lekëISBN 978-9928-4280-0-4

Përktheu: Dhurata Shehri168 f., 700 lekë

ISBN 978-9928-217-28-8

Si të udhëtosh me një salmonSi të udhëtosh me një Salmon është libër me udhëzime sui generis, të dhëna nga një mjeshtër i jashtëzakonshëm si Umberto Eco për situata shumë të veçanta: si të bëjmë pushime inteligjente, si t’i mbijetojmë burokracisë, si të shmangim sëmundjet ngjitëse, si të hamë në aeroplan, si të udhëtojmë me një salmon në çantë (kur ta dhurojnë dhe nuk i bën dot ballë lakmisë), si t’u shpëtosh karnavaleve, si të mos fiksohesh pas famës, dhe shumë më tepër.

UMBERTO ECO

UMBERTO ECO (1932-2016) filozof, studiues i Mesjetës, studiues i masmedias. Debutimin e tij në letërsi e bëri me romanin e famshëm Emri i trëndafilit (Strega 1981), i pasuar nga Lavjerrësi i Fukoit (1988), Ishulli i një dite më parë (1994), Baudolino (2000), Ndjenja e fshehtë e mbretëreshës Loanë (2004) dhe Varreza e Pragës (2010). Romani i tij i fundit është Numri zero (2015). Ndër veprat e tij të shumta studimore (akademike ose jo) përmenden: Kufijtë e interpretimit (1990), Gjashtë shëtitje në pyjet e tregimtarisë (1994), Si shkruhet një punim diplome (1997), Për letërsinë (2002), Të thuash gati të njëjtën gjë (2003), Shkrime mesjetare (2012). Po më 2004 botohet libri i ilustruar Historia e Bukurisë, i ndjekur më 2007 nga Historia e Shëmtisë, nga Marramendje nga lista më 2009 dhe nga Histori trojesh dhe vendesh legjendare më 2013. Më 2016 u botuan dy titujt e fundit të Umberto Ecos: Si të udhëtosh me një salmon dhe Pape Satàn Aleppe, që do të botohet së shpejti nga DITURIA.

9 789928 217288

ISBN 978-9928-217-28-8700 lekë

www.dituria.al

Si të udhëtosh me një salmonSi të

udh

ëtos

h m

e nj

ë sa

lmon

UMBERTO ECO

UM

BE

RT

O E

CO Si të udhëtosh me një Salmon është

një libër me udhëzime. Udhëzime sui generis, të dhëna nga një mjeshtër i jashtëzakonshëm si Umberto Eco për situata shumë të veçanta: si të bëjmë pushime inteligjente, si t’i mbijetojmë burokracisë, si të shmangim sëmundjet ngjitëse, si të hamë në aeroplan, si të udhëtojmë me një salmon në çantë (kur ta dhurojnë dhe nuk i bën dot ballë lakmisë), si t’u shpëtosh karnavaleve, si të mos fiksohesh pas famës, dhe shumë më tepër.

Një libër që na orienton në xhunglën e ditëve tona, që na kujton se jeta përbëhet nga ngjarjet e vogla, takimet e rastësishme, problemet e rëndomta dhe jo nga mëdyshjet hamletiane dhe çështjet e ekzistencës, që zënë vetëm një pjesëz të kohës sonë, megjithëse janë e vetmja gjë që vlen.

Umberto Eco ka drejtuar për vite me radhë rubrikën, La bustina di Minerva, të gazetës “L’Espresso”. Madje mund të thuhet me siguri se me atë rubrikë ai, në fakt, shpiku një zhanër që më vonë do të kishte imitues të shumtë. Bëhej fjalë për konsiderata herë të çuditshme e herë të thukëta, gjithmonë të ditës dhe shpesh argëtuese dhe kritike, që për lexuesin u bënë një nxitje e dobishme për të menduar, pak a shumë në marrëveshje me autorin.

Një koleksion shkrimesh, esesh të shkurtra, që ofron mënyrën më të mirë të shkrimit popullarizues. Një libër argëtues, provokues, shkruar nga Umberto Eco.

Repubblica

“Udhëzimet” e paraqitura në këtë libër janë shkruar në një periudhë mjaft të gjerë, që fillon që nga viti 1975 për të arritur në vitin 2014, por në fakt mund të konsiderohen udhëzime pa kohë, dhe do të mbeten për një kohë të gjatë të freskëta dhe aktuale.

Stato Quotidiano

Umberto Eco është një klasik. Dy librat e tij të fundit i përpiva në një fundjavë dhe efekti ishte, siç është e përshtatshme për klasikët, tjetërsues. Jo sepse nuk e njihja Salmonin: ishin të gjitha gjëra që pak a shumë i kujtoja, temat dhe stilin. Por kur është Eco që trajton dukuri të tilla, me intuitën e atij që vlerëson detajin, me aftësinë e jashtëzakonshme të abstraktimit, duke u nisur nga vogëlsira banale o të jetës së përditshme, efekti është i pakrahasueshëm.

Gianfranco Marrone

I RI

Lavjerrësi i FukoitPërktheu: Shpëtim Çuçka

688 f., 1600 lekë ISBN 978-9928-217- 33-2

I RI

3

Historia e BukurisëPërktheu: Shpëtim Çuçka

440 f., 4000 lekëISBN 978-9928-103-01-7

Si shkruhet një punim diplome

Autor: Umberto EcoPërktheu: Shpëtim Çuçka

264 f., 900 lekëISBN 99943-46-05-9

Gjashtë shëtitje në pyjet e tregimtarisë

Autor: Umberto EcoPërktheu: Diana Kastrati

184 f., 700 lekëISBN 978-99943-46-33-2

Të thuash gati të njëjtën gjëAutor: Umberto Eco

Përktheu: M. Ymeri & A. Ylli416 f., 1000 lekë

ISBN 978-99927-59-93-3

Për letërsinëAutor: Umberto Eco

Përktheu: Donika Omari320 f., 800 lekë

ISBN 978-99943-46-26-4

4

Përktheu: Diana Kastrati204 f., 800 lekë

ISBN 978-9928-217-26-4

Burri që këqyrPersonazhi kryesor i romanit quhet Dodo, një nofkë që shpreh pafuqi, një burrë i hijshëm rreth të tridhjetepestave, babai i të cilit është një “baron” universitar. Silvia, gruaja e Dodosë, është femër me sensualitet shpërthyes. Duke vëzhguar me syrin e ftohtë të shkencëtarit jetën në çift, brenda një shtëpie pasanikësh në qendër të Romës, dhe raportet komplekse midis burrit e gruas, Dodoja përpiqet të kuptojë thelbin e vetes. I rrethuar nga erosi dhe perversitetet e tij, protagonisti i romanit është i detyruar të shohë vazhdimisht, të jetë spektator jo vetëm në botën përreth tij, por përgjon edhe në përpjekjet e tij për të kuptuar, për të justifikuar realitetin që e shtyp dhe e bën të ndihet i paaftë. Shqisat janë në vlim dhe vibrojnë në tabutë, në turpin e gjërave, në seksin, në tentativën për të rrëzuar barrierat që janë ndërtuar brenda tij nga një edukim i rreptë, pra te një burrë që rritet i çorientuar, i pasigurt.

ALBERTO MORAVIA

I RI“Edhe në këtë roman, Moravia është i mprehtë, njohës i thellë i shpirtit njerëzor dhe shumë tërheqës në lexim. Ka gjithmonë shumë për të mësuar nga librat e tij.”

Los Angeles Times

Secilit hakunPërktheu: Shpëtim Çuçka

148 f., 800 lekë ISBN 978-9928-103-97-0

Todo modo & KontekstiPërktheu: Nasi Lera

224 f., 750 lekë ISBN 99927-47-98-6

5

Vajza e mjaltitAnxhelika nuk ia ka dalë kurrë të ngulet diku. Asnjëherë nuk ka dashur të lidhet me diçka apo dikë, gjithmonë e gatshme t’ia mbathë nga të gjitha për shkak të frikës. Por ka një vend ku ajo ndihet si në shtëpi, dhe ai vend është pikërisht mes bletëve të saj. E mbështjellë nga dridhja e qetë e krahëve të tyre dhe nga aroma e fortë e mjaltit që rrjedh nga kosheret, Anxhelika ndihet e mbrojtur dhe e dashur. Është një bletërritëse shëtitëse dhe vetëm përmes mjaltit arrin të shprehë emocionet e veta. Sepse mjalti i livandës mund të qetësojë një shpirt të trazuar, sikurse ai i akacies mund të kthejë buzëqeshjen. Dhe Anxhelika di gjithmonë të gjejë mjaltin e duhur për këdo, është dhuntia e saj e veçantë. Ishte Margarita ajo që ia mësoi, gruaja që iu bë nënë në fëmijëri, kur jetonte në një ishull të rrahur nga era pranë brigjeve të Sardenjës. Pasi u largua prej aty, Anxhelika e ndryu zemrën dhe që atëherë nuk mundi të qëndronte gjatë në asnjë vend.Por tani fati ka vendosur t’i japë një tjetër mundësi. Është një trashëgimi e tërë që e pret atje ku ka nisur gjithçka, në atë ishull ku ka qenë e lumtur. Është një shtëpi që lartohet mes trëndafilash më erëmirë, një pemë që fsheh një sekret të çmuar dhe një detyrë për ta çuar deri në fund. Dhe vetëm një njeri mund ta ndihmojë: Nikola. Një burrë misterioz, por që i njeh mirë të gjitha pasiguritë që fshihen në sytë e mëdhenj të Anxhelikës. Vetëm ai mund t’ia shërojë plagët, t’i japë kurajë dhe, në fund, ta ndihmojë të gjejë sërish shtëpinë e saj të vërtetë. I vetmi vend ku zemra mund të jetë krejt e lirë.

Përktheu: Renato Kalemi 332 f., 1000 lekë

ISBN 978-9928-217-20-2

CRISTINA CABONI

I RI

Shtegu i parfumevePërktheu: Renato Kalemi

392 f., 1000 lekë ISBN 978-9928-4260-1-7

“Një fenomen editorial në Itali dhe jashtë saj. Brenda pak javësh Cristina Caboni ka kapërcyer të gjitha klasifikimet.”

La Stampa

6

Rruga e së keqesNjë pako misterioze i dorëzohet Robin Elakotit. Vajza mbetet e tronditur kur zbulon se në pako gjendet këmba e prerë e një gruaje. Hetuesi privat Kormoran Strajk, shefi i saj, befasohet më pak, por është po aq i alarmuar. Vetëm katër njerëz, që janë pjesë e së kaluarës së tij, mund të jenë përgjegjës - dhe Strajku di se secili prej tyre do të ishte i zoti për këtë dhe brutalitete të tjera të parrëfyeshme.Policia i përqendron hetimet në një të dyshuar, por Strajku është gjithnjë e më i bindur se ai është i pafajshëm: duhet ta marrë vetë çështjen në dorë, së bashku me Robinin, dhe të zhytet e gërmojë në botët e errëta dhe të panatyrshme të tre të dyshuarve të tjerë. Por krime të reja, çnjerëzore do të kryhen dhe koha ecën shpejt... Një triller me shumë të papritura, por edhe me historinë emocionuese të një burri dhe një gruaje, që kanë mbërritur në një udhëkryq në jetën e tyre personale dhe profesionale.

Krimbi i mëndafshitPërktheu: Virgjil Muçi

588 f., 1500 lekë ISBN 978-9928-4260-9-3

ROBERT GALBRAITH

Kënga e QyqesPërktheu: Virgjil Muçi

576 f., 1500 lekëISBN 978-9928-103-94-9

Përktheu: Dhimitër Gjodede572 f., 1500 lekë

ISBN 978-9928-217-25-7

RobeRt GalbRaith

një hetim i Ri i KoRmoRan StRajKut

nga autori i bestsellerit ndërkombëtar Kënga e Qyqes

rrugakeqese Së

“Një nga dedektivët më të veçantë dhe inteligjentë që kemi takuar vitet e fundit.”

Mark Billingham

I RI

7

J.K ROWLING

Përktheu: Mira Kroqi368 f., 1000 lekë

ISBN 978-9928-217-29-5

I RI

Harry Potter dhe fëmija i mallkuarHISTORIA E TETË.

NËNTËMBËDHJETË VJET MË PAS...

8

Përktheu: Mira Meksi 172 f., 800 lekë

ISBN 978-9928-4260-7-9

ShakajaPërktheu: Mirela Kumbaro

368 f., 1000 lekëISBN 99927-31-61-3

“Dhe unë pyes veten: kush pa ëndërr? Kush e pa në ëndërr këtë histori? Kush e imagjinoi? Ajo? Ai? Të dy? Secili pa në ëndërr tjetrin? Dhe që nga cili çast, jeta e tyre e vërtetë u shndërrua në këtë fantazi të mbrapshtë?”

Milan Kundera, Identiteti

MosdijaPërktheu: Mirela Kumbaro

168 f., 800 lekëISBN 978-9928-103-76-5

IdentitetiNdodh në disa situata, për një çast, të mos njohim personin që kemi pranë, kur identiteti i tjetrit befas fshihet si me dorë dhe ne nisim e dyshojmë edhe për tonin. Kjo ngjan edhe me çiftet - përnjëmend, sidomos me çiftet, sepse të dashuruarit i tremben më shumë se gjithçkaje tjetër të “humbasin nga sytë” të dashurin e zemrës.

Me një art që të mahnit dhe duke luajtur me variacionet e këtij momenti domethënës, Milan Kundera e ka bërë këtë situatë - dhe ndjesitë e panikut që ajo frymëzon - subjektin e romanit të tij. Këtu lakonizmi shkon në një hap me forcën e rrëfimit dhe një moment hutimi vë në lëvizje një zinxhir kompleks ngjarjesh, që e detyron lexuesin ta kalojë e rikalojë kufirin mes fantazisë dhe së vërtetës, mes asaj që ndodh në botën jashtë dhe asaj çka mendja krijon në vetminë e vet.

Ndër të gjithë shkrimtarët bashkëkohorë, vetëm Kundera mund ta shndërrojë një perceptim kaq të fshehtë dhe shqetësues në një roman - një ndër më të mirët e tij, më i dhimbshmi, më i shndritshmi. Ai që, çuditërisht, qëllon të jetë një histori dashurie.

MILAN KUNDERA

9

IRÈNE NÉMIROVSKY

David GolderPërktheu: Nasi Lera

178 f., 700 lekëISBN 978-9928-103-89-5

Keqkuptimi & BallojaPërktheu: Nasi Lera

200 f., 800 lekëISBN 978-9928-103-91-8

Afshi i gjakutPërktheu: Nasi Lera

148 f., 600 lekëISBN 978-9928-103-92-5

Suitë francezePërktheu: Nasi Lera

384 f., 800 lekëISBN 978-99943-46-72-1

10

Përktheu: Mira Meksi140 f., 600 lekë

ISBN 978-9928-4280-8-0

Përktheu: Krenar Hajdëri164 f., 700 lekë

ISBN 978-9928-4280-7-3

Dhjetë e gjysmë e mbrëmjes në verëSpanjë. Verë. Një çift me pushime, Maria e Pjeri dhe mikja e tyre, Kler, bllokohen për shkak të stuhisë në një qytezë, ku një burrë sapo ka kryer një krim pasioni: Rodrigo Paestra ka vrarë gruan e tij të re, vetëm 19 vjeç, në krahët e të dashurit. Qyteti është i trazuar, kudo ka patrulla policie. Nën dritat verbuese të stuhisë, Maria vështron çatitë e shtëpive. Dhe aty, fshehur në majë të një çatie, i zë syri një burrë. Një zbulim që mund t’i ndryshojë jetën. Maria dhe Rodrigoja, Pjeri dhe Klera në misterin e pritjes.Spanja, stuhia, një trekëndësh dashurie... Një roman policor ku tensioni erotik është i ndjeshëm në çdo fjalë. Me forcën e joshjes poetike, që e bën lexuesin rob të vetin.

DhimbjaDhimbja na vë përpara një “çrregullimi të frikshëm të mendimit dhe ndjenjës”. Në një Paris pranveror, të marrosur prej fundit të luftës, endet Marguerite Duras, e tronditur dhe e zymtë, si gratë e tjera të robërve dhe të deportuarve të luftës që presin lajme në Qendrën Orsej. Në një paradë të çuditshme kalojnë njëri pas tjetrit kolonelë, zyrtarë dhe politikanë të korruptuar, fjalimet e De Golit, një ministër për riatdhesimin, dhe robërit e kthyer. Pjesa e dytë e librit përfshin pesë rrëfime të tjera, të gjitha për të njëjtën periudhë.Në tregimin Zoti X. I quajtur këtu Pjerr Rabié, loja macja me miun, që lidh Margueriten, agjente e Rezistencës me zotin X, Pjerr Rabié, agjent i Gestapos, torturues dhe bibliofil, prek çdo gjë që është e mirë apo e vrazhdë në raportet njerëzore. Ai e spiunon, e dëshiron, e merr në pyetje në Kafé de Flor duke vënë mbi tavolinë pistoletën dhe prangat me zinxhir e çelës të artë... Mbase nuk ka një libër për luftën, për Holokaustin, për vdekjen, ku sentimentalizmi të mungojë kaq fort. Dhe ku dhimbja të flasë kaq shumë.

MARGUERITE DURAS

I RI

I RI

Dhjetë e gjysmë e mbrëmjes në verë, ishte për mua si një tërmet. Si të gjendesha para diçkaje të panjohur, por të gjallë, si një gjuhë e çliruar nga rëndesa, që shkon drejt freskisë...

Thierry Beinstingel - Shkrimtar

11

Përktheu: Krenar Hajdëri192 f., 800 lekë

ISBN 978-9928-4280-6-6

Përktheu: Nasi Lera104 f., 400 lekë

ISBN 99927-47-62-5

DashnoriMarguerite Duras lindi më 1914 dhe që me romanin e saj të parë hyri në letërsinë bashkëkohore franceze si një uragan, ku natyra njerëzore gjeti pasqyrimin e vet më të çiltër. Emri i saj ka mbi pesëdhjetë vjet që udhëton nëpër botë nëpërmjet veprash befasuese, në të cilat problemet e mprehta sociale që shqetësojnë sot botën njerëzore kanë gjetur te pena e shkrimtares bisturinë e së vërtetës së dhimbshme. Personazhet e Durasit përpiqen t’i shmangen vetmisë, për t’i dhënë kuptim jetës së tyre nëpërmjet dashurisë absolute, krimit apo çmendurisë. Duras ndoshta është nga shkrimtarët e rrallë që nuk i kanë fshehur asgjë lexuesit, duke bërë autopsinë e tyre, mbasi kanë bërë autopsinë më të vështirë të njeriut, atë të vetvetes. Vetëm një shkrimtar i tillë mund të shkruajë një roman si Dashnori, një nga veprat më tronditëse jo vetëm të letërsisë franceze, por edhe të asaj botërore. Duras lëviz në drejtim të një arti gjithnjë e më të zhveshur dhe të një frymëzimi në të cilin autobiografia çlirohet nga pëlhurat e saj të fundit. Ndër to, një dëshmi përvëluese: Dashnori, evokim i matur dhe tronditës i marrëdhënies së një vajze europiane me një kinez të pasur. Romani Dashnori, fitues i çmimit të madh letrar Prix Goncourt, 1984, i përkthyer deri tani në më shumë se 40 gjuhë, është vlerësuar si një nga dhjetë romanet më të mira të botuara në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit të kaluar.

Dashnori i Kinës së VeriutNjë ngjarje unike letrare: M. Duras, pasi mëson për vdekjen e burrit që kishte qenë protagonist i romanit Dashnori, gjashtë vjet më pas rishkruan historinë e dashurisë. Protagonistët janë po ata: burri kinez dhe pesëmbëdhjetëvjeçarja e bardhë. I njëjti sfond: Indokina e viteve tridhjetë, me pasditet e saj rraskapitëse, aroma e shiut dhe jaseminit, rrugët e mbushura me qen, lypës, të marrosur, netët e xhazit. Por historia rijetohet, nxirret edhe një herë nga pluhuri, zhvillohet, zmadhohet, sepse në thelb ajo është zemra e të gjithë veprës së Duras-it. Fëmijëria në Konçinçinë rivështrohet me furinë e atij që do të shprehë gjithçka: krenarinë, varfërinë, lakminë, mizorinë e jetës koloniale për të zvetënuarit. Nuk ka vend për dhimbsuri apo mall. Pasionet janë parësore, të dhunshme: një vëlla i gatshëm për të vrarë për pak drogë, një nënë e prirë të prostituojë të bijën, një burrë i pasur kinez që vjen nga Veriu, përballë një familjeje të shkatërruar.

I RI“I përshëndetur nga kritikët francezë si një kthim në “kohën e librave të mëdhenj dhe ditëve të mira të Duras-it”, ky libër është pasqyrim i një periudhe të pjekur dhe komplekse në jetën e autores.”

Publishers Weekly

12

Dita e opriçnjikutDita e opriçnjikut është një roman “fantapolitik”, një skenar që transplantohet në fundin e viteve 2020 prej historisë ruse të shekullit XVI, nën carin Ivan IV, që vendosi një regjim sundimi të pakufizuar dhe terrori mbi popullsinë e fisnikërinë dhe krijoi opriçnjinën, një organizatë që vepronte si gardë policore e sovranit. Autori ia ka kushtuar ironikisht këtë roman njërit prej prijësve më famëkëqinj të opriçnjinës, Skuratov-Maljutës.Opriçnjikët e Sorokinit veprojnë në një dekor tjetër dhe në një realitet politik të ndryshëm nga ai i shekullit XVI, në një Rusi “kibernetike”, me një zhvillim të sofistikuar të mjeteve të informimit - dhe përgjimit - në një Rusi të veçuar nga Perëndimi “i kalbur” përmes një Muri të Madh Rus, i ngjashëm me Murin e Madh të Kinës, tashmë aleati dhe mbështetësi i fuqishëm i carit të shekullit XXII.Peripecitë ditore të opriçnjikut Komjaga janë filli përmes të cilit autori tregon - dhe paralajmëron - arbitraritetin dhe egërsinë e një pushteti autoritar të veshur me maskën e nacionalizmit, fetarisë dhe moralitetit.

PianistiMë 23 shtator 1939, Vlladisllav Shpilmani, pianist i ri nga Varshava, po luante në piano teksa jashtë shpërthenin predhat. Ishte emisioni i fundit muzikor nga Varshava: atë pasdite, një bombë gjermane shkatërroi radiostacionin dhe Radioja Polake ndërpreu transmetimin. Lufta e futi qytetin në tmerrin e pushtimit nazist, grumbullimin e hebrenjve, fillimin e bastisjeve. Gjithë familja e muzikantit dhe shumë prej miqve të tij mbetën të vrarë, por ai mbijetoi mrekullisht mes gërmadhave të Varshavës. Pianisti është sa dëshmi e ngadhënjimit këmbëngulës të jetës së një njeriu përballë vdekjes, aq edhe e forcës njerëzore për t’u ngritur nga hiri. Në fund, një oficer gjerman i shpëtoi jetën Shpilmanit, pasi ky luajti Nokturnin në do diezis minor të Shopenit, në një piano të gjetur mes rrënojash. Me të mbaruar lufta, Shpilmani shkroi këto kujtime nga Holokausti që përjetoi. I ndaluar nga autoritetet komuniste, libri u botua në Poloni vetëm në vitin 2000, kurse në Perëndim një vit më parë. Doli në dritë emri i oficerit të forcave të Vermahtit, kapitenit Vilm Hosenfeld. Ai vdiq në një kamp të burgosurish në Rusi pas lufte, dhe mirësia e tij kundrejt shumë hebrenjve dhe polakëve mbeti e pashpërblyer.

VLADIMIR SOROKIN

WŁADYSŁAW SZPILMAN

Përktheu: Kujtim Ymeri192 f., 800 lekë

ISBN 978-9928-217-16-5

Përktheu: Astrit Beqiraj224 f., 800 lekë

ISBN 978-9928-217-10-3

I RI

I RI

13

Don KazmurroKryevepër e sigurt e letërsisë braziliane, Don Kazmurro (ose Zotëria i zymtë) i shkrimtarit Machado de Assis, u botua së pari në Rio de Zhaneiro më 1899. Asokohe autori kishte shkruar disa vepra të rëndësishme, si: Kujtimet e Bras Kubasit nga bota tjetër ose Quincas Borba, por me këtë roman gjeti diçka që s’e kishte arritur ende: ekuilibrin e brishtë mes rrëfimit dhe refleksionit; shijen e një letërsie të konceptuar si një vështrim të fuqishëm mbi dhimbjen. Me një ton mirëbesimi, veshur me ironi dhe melankoli të hollë, personazhi kryesor, Bento Santiago, i tregon lexuesit aventurën e jetës së vet, qysh nga adoleshenca, nga dashuria dhe xhelozia për Kapitunë, nga tradhtia e hamendësuar e saj me mikun e tij më të mirë, mbylljen e ngadaltë dhe të vazhdueshme nga bota, mbushur me fantazma dhe kujtime. Një jetë dramatike, e cila, gjithsesi, nuk e çon asnjëherë në pesimizëm të thellë. Me nota të mprehta dhe gjuhë plot aforizma, lexuesi ndjek uljengritjet e jetës së Bentinjos, një valë mendimesh që dallon zërin e pashoq të autorit të librit, perspektiva skeptike dhe banale e të cilit ushqehet nga humori cinik, thuajse anglosakson, që mbizotëron në vështrimin e zymtë të Bentos.

Kujtimet e Bras Kubasit nga bota tjetër“Dijeni se sinqeriteti është virtyti i parë i një të vdekuri”, shkruan rrëfyesi në librin “Kujtimet e Bras Kubasit nga bota tjetër”. Është e vërtetë, ai tregon nga bota e përtejme, por ai është sigurisht një nga personazhet më të gjalla artistike, produkt i imagjinatës më të pasur të të gjithë letërsisë, produkt i romancierit më të madh të Brazilit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Machado de Assis. Herë të thella e herë të shpenguara, “Kujtimet” janë historia e një njeriu të zakonshëm, me ambicie politike të ndrojtura, me një gjysmë ideje mendjelehtë për shërimin e botës nga melankolia dhe me një mijë teori donkishoteske, të hedhura nga përtej varrit. Në kërkim të dashurisë dhe të trashëgimtarit, Kubasi i shpërfill gratë që e duan dhe aspiron ato që nuk ia hedhin sytë. Në fund, ai vdes pa e dashur kush dhe pa trashëgimtar, por ai arrin ta kthejë këtë pilulë të hidhur në një fitore të fatit. Çfarë i bën “Kujtimet” të botohen e ribotohen edhe pas 100 vjetësh? Humori i Machado-s, proza e shkëlqyer dhe të kuptuarit e thellë të të gjitha tekave të njeriut e sjelljes së tij.

MACHADO DE ASSIS

Përktheu: Ilirjana Agalliu238 f., 800 lekë

ISBN 978-9928-217-13-4

Përktheu: Ilirjana Agalliu 260 f., 800 lekë

ISBN 978-9928-103-93-2

I RI

14

Një familje thuajse e përsosurXheni është një mjeke e suksesshme familjeje, nënë e tre fëmijëve adoleshentë, e martuar me një neurokirurg të famshëm. Por, kur vajza e saj më e vogël, Naomi pesëmbëdhjetëvjeçare, nuk kthehet në shtëpi pas shfaqjes teatrale në shkollë, jeta e përsosur që Xheni kujtonte se kishte ndërtuar, zë e shkërmoqet. Autoritetet vënë alarmin dhe nisin kërkimet në mbarë vendin për të gjetur vajzën, por pa sukses. Naomi është zhdukur si të mos kishte qenë kurrë dhe familja, në ankth, ka marrë një goditje shkatërruese.Muajt kalojnë dhe hipotezat më të këqija - rrëmbimi, vrasja - bëhen gjithnjë e më të besueshme. Gjurmët e vajzës kanë humbur dhe vëmendja nis të zbehet. Kurse për Xhenin e dëshpëruar, kërkimi sapo ka filluar. Më shumë se një vit pas zhdukjes së bijës, ajo ende po gërmon për të vërtetën, megjithëse çfarëdo që zbulon, do t’ia turbullojë edhe më shumë shpirtin. Dhe do të kuptojë se njerëzit më të afërt, të dashurit dhe të besuarit e saj, fshehin sekrete të tmerrshme, sidomos Naomi. Duke i mbledhur së bashku gjurmët që vajza ka lënë pas, Xheni zbulon që e bija është krejt tjetër nga vajza që ajo mendonte se po rriste.

Vajza danezeI vendosur në shkëlqimin e Kopenhagës, Parisit dhe Dresdenit të viteve 1920, romani zbulon kufijtë e seksit dhe gjinisë, martesës e dashurisë si dhe rrugën drejt gjetjes së vetvetes. Frymëzuar nga një histori e vërtetë, ky portret delikat ngre pyetjen: Ç’duhet të bësh kur njeriu që do papritmas ndryshon? Gjithçka nis me një pyetje, me një kërkesë të thjeshtë për ndihmë që ajo i bën bashkëshortit, teksa pikturojnë në studion e përbashkët, duke i hapur udhë shndërrimit që nuk i shkonte në mend askujt. Si bashkim i së vërtetës me trillin, për të krijuar një vepër të veçantë me tis romantik, Vajza daneze portretizon me rrjedhshmëri intimitetin e veçantë që karakterizon çdo martesë, historinë mbresëlënëse të Lili Elbës, nismëtares së ndryshimeve tansgjinore, si dhe gruan e dyzuar mes besnikërisë ndaj martesës dhe dëshirave e ambicies vetjake. Proza e shkëlqyer dhe zhbirimi emocional e bëjnë Vajzën daneze, deri në faqen e fundit, një roman shumë prekës dhe një nga historitë më të zjarrta e të pazakonta të dashurisë në shekullin e njëzet.

JANE SHEMILT

DAVID EBERSHOFF

Përktheu: Jorgji Qirjako362 f., 1000 lekë

ISBN 978-9928-217-24-0

Përktheu: Jorgji Qirjako316 f., 1000 lekë

ISBN 978-9928-217-30-1

I RI

I RI

15

Frika i ka sytë e hapurSi një ndër romanet më të vlerësuara të letërsisë bashkëkohore sllovenë, Frika i ka sytë e hapur e shkrimtarit Milan Dekleva vë në qendër historinë e mjekut dhe shkrimtarit Sllavko Grom, një gjysmëbiografi e viteve si student mjekësie, takimet me doktor Frojdin dhe Jauregun, dashuritë dhe pasionin për letërsinë dhe kthimin në vendlindje, që tanimë i duket mbytëse dhe kufizuese. I ndërtuar si një rrjetë tregimesh me tituj interesantë, në dukje të palidhur me njëri-tjetrin, romani rrëfen ndodhitë e vogla në jetën e Gromit, në sfondin e një Vjene shkëlqimplotë dhe Ljubljanës me borë e të prapambetur. Stili përsiatës, mungesa e një forme të qartë dhe thyerjet gjuhësore, së bashku me ndjesitë e forta të personazhit, ndonjëherë të dyzuar e shpesh mes realitetit e halucinacionit, e fusin romanin në rrjedhat e ekspresionizmit.

MILAN DEKLEVA

Përktheu: Nikollë Berishaj278 f., 700 lekë

ISBN 978-9928-217-31-8

“Krijimtaria artistike e Milan Deklevës ka cilësi të jashtëza-konshme, falë niveleve të shumta të leximit, paradokseve dhe lojës tekstore. As shuma e tipareve të tilla, si: ironia, hu-mori i përzgjedhur dhe përzierja e fizikes me metafiziken, nuk mund ta japin plotësisht thelbin e saj, sidomos te ro-mani Frika i ka sytë e hapur.”

Dr. Irena Novak Popov, Universiteti i Ljubljanës

I RI

Muza e errëtArti i vrasjes - Berlin, 1865. Qyteti rënkon nën peshën e vapës dhe qytetarët ndjekin me kërshëri rastin e fundit kriminal: thuhet se profesori Boto Golc paska vrarë në mënyrë barbare një prostitutë të rastit. Të gjitha provat flasin kundër dijetarit të shquar, ndaj ai do të dalë përpara gjyqit. Procesin do ta ndjekë nga afër Jul Benthajmi, një student i ri në Drejtësi, i cili punon edhe si skicues i vendkrimeve dhe gjyqeve. Shumë shpejt kuptohet se asgjë nuk është aq e qartë sa mendonte në fillim prokuroria, dhe vrasësi i hamendësuar po e tërheq për hunde drejtësinë prusiane. Juli sa vjen e bindet se profesori gjenial po ndjek një strategji të mirëmenduar, në fund të së cilës mund të shohim kapitullimin e sistemit gjyqësor prusian...

ARMIN ÖHRI

Përktheu: Afrim Koçi224 f., 800 lekë

ISBN 978-9928-217-04-2

“Berlini i Bismarkut si skenë seksi dhe dhune. Një rrëfim që të rrëmben, mbi mjeshtërinë kriminale të vrasjes. Një vorbull trullosëse ngjarjesh me fuqi tërheqëse.”

Büecher Magazin

I RI

16

Përktheu: Erblina Kërçishta 428 f., 1000 lekë

ISBN 978-9928-103-96-3

SOPHIE KINSELLANata e martesësNata e martesës është historia e jashtëzakonshme e dy motrave, krejt të ndryshme në karakter dhe veprime: Loti, motra më e vogël, plot shpresë e ëndrra dhe marrëzisht e dashuruar pas të dashurit të saj; Flisi, motra e madhe, një nënë e sapodivorcuar që punon në një agjenci udhëtimesh dhe që e dashuron punën që bën, e çmendur pas të birit, e fiksuar pas të motrës, por realiste kur është fjala për jetën dhe pritshmëritë. Një ditë, fare papritur, Flisi mëson se Loti është në telash dhe kërkon ta ndihmojë. E prirë për “zgjedhje të pafata”, pasi ndahet nga i dashuri, Loti fare papritur i kthehet dashurisë së saj të parë. Duke dashur që kjo lidhje të jetë romantike dhe për t’u paraprirë problemeve, çifti vendos që, jo vetëm të presin ditën e martesës për të pasur marrëdhënie intime, por madje të kthehen në Greqi, vendin ku ata u takuan për herë të parë, për të shijuar marrëdhënien e tyre. Por a është kjo zgjidhja e duhur dhe a do të funksionojë kjo dashuri e rizgjuar? Çfarë do të zbulojë Flisi rrugës teksa shkon në resort së bashku me çiftin?

Jeta ime sentimentale ka qenë

katastrofë.

Me të gjithë meshkujt kam

ndjekur të njëjtin model:

seks, dashuri, asnjë martesë.

Gjithmonë e njëjta histori.

Epo, tani kam mundësinë t’i bëj

gjërat ndryshe!

Po ndryshoj strategji!

Dashuri. Martesë. Seks!

17

VILI MINAROLLI

Kontrabandisti368 f., 800 lekë

ISBN 978-9928-217-02-8

Në kafenenë e Benitnë sheshin Omonia

192 f., 600 lekëISBN 978-9928-217-05-9

Fytyra dhe maska172 f., 500 lekë

ISBN 978-9928-217-00-4

Trafikantët386 f., 800 lekë

ISBN 978-9928-217-09-7

Apokalipsi416 f., 1000 lekë

ISBN 978-9928-217-22-6

I RI

18

Shpëtim ÇuçkaShpëtim Çuçka lindi në Tiranë, më 1950. Studimet universitare i kreu në universitetin La Sapienza, Romë, më 1976, në drejtimin e filologjisë klasike. Më 1977 nisi punën si përkthyes pranë Sh. B. “N. Frashëri”, më pas pedagog në katedrën e italishtes të Fakultetit të Gjuhëve të huaja, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, në Ministrinë e Punëve të Jashtme (drejtor, shef kabineti, ambasador i Shqipërisë në Rusi, i ngarkuar me punë i Shqipërisë në Itali dhe Egjipt). Përkthen rregullisht nga latinishtja, greqishtja e vjetër, italishtja, rusishtja, gjermanishtja, frëngjishtja dhe anglishtja. Deri më sot ka përkthyer më tepër se 40 vepra artistike (në prozë dhe vargje). Fitues i çmimit Përkthyesi i vitit nga juritë e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë më 2006 (për përkthimin e Zjarret e Bazentos) dhe më 2011 (për përkthimin e Historia e Bukurisë) dhe me çmimin Fan Noli për vitin 2008 nga Ministria e Kulturës (për përkthimin e Faustit).

With the support of theCreative Europe Programmeof the European Union

UMBERTO ECOUMBERTO ECO (1932-2016) filozof, studiues i Mesjetës, studiues i masmedias. Debutimin e tij në letërsi e bëri me romanin e famshëm Emri i trëndafilit (Strega 1981), i pasuar nga Lavjerrësi i Fukoit (1988), Ishulli i një dite më parë (1994), Baudolino (2000), Ndjenja e fshehtë e mbretëreshës Loanë (2004) dhe Varreza e Pragës (2010). Romani i tij i fundit është Numri zero (2015). Ndër veprat e tij të shumta studimore (akademike ose jo) përmenden: Kufijtë e interpretimit (1990), Gjashtë shëtitje në pyjet e tregimtarisë (1994), Si shkruhet një punim diplome (1997), Për letërsinë (2002), Të thuash gati të njëjtën gjë (2003), Shkrime mesjetare (2012). Po më 2004 botohet libri i

ilustruar Historia e Bukurisë, i ndjekur më 2007 nga Historia e Shëmtisë, nga Marramendje nga lista më 2009 dhe nga Histori trojesh dhe vendesh legjendare më 2013. Më 2016 u botuan dy titujt e fundit të Umberto Ecos: Si të udhëtosh me një salmon dhe Pape Satàn Aleppe, që do të botohet së shpejti nga DITURIA.

Storytelling the Life

19

Me mbështetjen e Programit Europa Krijuese

të Bashkimit Europian

LAVJERRËSI I FUKOIT

Përktheu: Shpëtim Çuçka688 f., 1600 lekë

ISBN 978-9928-217- 33-2

Ngjarjet e këtij romani zhvillohen nga fillimet e viteve ’60 deri më 1984, midis një shtëpie botuese milaneze dhe një muzeu parisian, ku është vendosur Lavjerrësi i Fukoit. Ngjarjet vendosen edhe në vitet 1943 deri më 1945, në një fshat midis Langeve dhe Monferratos. Po ashtu nga viti 1344 deri më 2000, përgjatë rrugëtimit të tempullarëve e kalorësve të Trëndafil-Kryqit për pushtimin e botës. Zhvillohet krejtësisht natën e 23 qershorit 1984, së pari në këmbë në vendrojën e periskopit, pastaj në këmbë në vendrojën e Statujës së Lirisë, në Konservatorin e Arteve dhe Zejeve në Paris. Zë fill natën mes 26 dhe 27 qershorit të të njëjtit vit, në të njëjtën shtëpi fshati që Jakopo Belboja, protagonisti, ka trashëguar nga xhaxhai i tij Karloja, teksa Pifi ndërmend caqet kohore të përmendura në krye të herës. Me pak fjalë: tre redaktorë botues, në Milano, pasi janë shoqëruar si tepër me shkrimtarë “me shpenzimet e veta”, që u përkushtohen shkencave okulte, shoqërive të fshehta dhe komploteve kozmike, vendosin të bëjnë, pa pikën e përgjegjësisë, një Plan. Por, dikush i merr seriozisht.

Storytelling the Life

I RI

20

With the support of theCreative Europe Programmeof the European Union

Maklena NikaLindi në vitin 1980 në Fier. Shkollën e mesme e kreu në qytetin e lindjes, ndërsa studimet e larta për Gjuhë e Letërsi Greke në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Vazhdoi studimet bachelor për Menaxhim Biznesi në Universitetin e Caen-it, Francë, studimet pasuniversitare për master në diplomaci në Akademinë Diplomatike Shqiptare, dhe më pas për master në letërsinë greke, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Në janar 2009 fitoi një bursë studimore nga Universiteti Aristotel në Selanik për kërkime doktorale. Në vitin 2013 mori titullin Doktor i shkencave në letërsinë greke, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës dhe që prej dhjetorit 2015 ka titullin Profesor i Asociuar. Nga viti 2006 është pedagoge e gjuhës dhe e letërsisë greke në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, UT. Ajo është presidente e shoqatës ndërkombëtare “Miqtë e Kazantzakit” për Shqipërinë, si dhe administratore e studios së përkthimit “Aetos Traslations & Events”.Njohëse e mirë e disa gjuhëve, si: greqisht, anglisht, frëngjisht, italisht. Përkthyese zyrtare për gjuhën greke, e njohur nga Ministria e Drejtësisë, si dhe përkthyese e një sërë veprash letrare.

MARO DOUKAMaro Douka ka lindur në Hania, më 1947. Prej vitit 1966 jeton në Athinë. Ka përfunduar studimet për histori dhe arkeologji në Fakultetin e Filozofisë në Athinë. Për romanin Ari i rremë (përkthyer në shumë gjuhë europiane) është nderuar me çmimin Nikos Kazantzakis; për romanin Qyteti lundrues me Çmimin e Dytë Kombëtar dhe për romanin Të pafajshëm dhe fajtorë Akademia e Athinës i ka dhënë Çmimin e Prozës Kosta Urani. Për këtë roman ka fituar edhe çmimin Balkanika. LIBRA TË AUTORES: Pusi, disa njerëz, novela, 1974; Ku janë krahët, novelë, 1975. Carre fixe, tregime, 1976, bot. i ripunuar, 2007. Ari i rremë, roman, 1979, bot. i ripunuar, 2008. - Qyteti lundrues, roman, 1983, bot. i ripunuar, 2007. - Plepa të palëvizshëm, roman,

1987, bot. i ripunuar, 2008. - Në fundin e imazhit, roman, 1990, bot. i ripunuar, 2006. Prozatori dhe shtamba e tij, tekste, 1992. Një beretë e purpurt, roman, 1995, bot. i ripunuar, 2007. Mekanikë qiellore, roman, 1999. Të pafajshëm dhe fajtorë, roman, 2004. Lustrafinat e zeza, proza, 2005

Storytelling the Life

21

Me mbështetjen e Programit Europa Krijuese

të Bashkimit Europian

Ndryshimi i regjimit ishte një epokë kalimtare dhe fluide, plot kundërshtime dhe surpriza... Secili më vete dhe të gjithë së bashku kërkonin të pagabueshmen. Disa kërkonin shpërblime dhe disa heshtnin...Pikërisht në atë kohë shfaqet prozatorja e re Maro Douka, që me Arin e rremë hap perden e zbulon peizazhin e brendshëm dhe të jashtëm të kohës në të gjitha përmasat. Ngjarjet e romanit zhvillohen në vitet e para të ndryshimit të regjimit, mbulojnë periudhën e diktaturës me projektimet historike në klimën e luftës së ftohtë, gjatë Luftës Civile, pushtimit gjerman dhe shkatërrimit të Azisë së Vogël. Në ngjarje marrin pjesë personazhe nga të gjitha shtresat shoqërore... Gjetja më e rëndësishme është heroina krye-sore dhe rrëfimtarja: Mirsinia. Mjet përzgje-dhjeje nga bregu përballë i shkrimtares, nga klasa borgjeze. Kështu Douka mban distancë dhe gjendet në pozicion të favorshëm, ndërsa gdhend një heroinë larg përjetimeve të saj personale me ç’ka lë të kuptohet.

Te Ari i rremë bashkudhëtojnë përvoja perso-nale dhe vullneti artistik... Sinereza e subjek-tives dhe objektives është dallgëzuese me variante dhe ngjyrime elegante dhe të ndër-likuara. Nuk ekzistojnë karaktere absolutë: as-një personazh nuk është vetëm simpatik apo antipatik. Të gjithë personazhet janë sintetikë. Botët e ndryshme që monumentohen në ro-man nuk ndahen, por ndërthuren me njëra-tjetrën. Dramatikja kombinohet me liriken...

Christoforos Liontakis, gazeta “Fjala”.

Përktheu: Maklena Nika280 f., 800 lekë

ISBN 978-9928-217-15-8

ARI I RREMË

... Ari i rremë është historia e një edukimi sensual, portreti i një brezi dhe rrëfimi i një dështimi. Nëse libri i Maro Doukës pati një sukses të tillë në Greqi sapo u botua dhe mbeti ende një vepër e rëndësishme, kjo ndodh se një brez i tërë identifikohet me të...

Fucille Farnoux, “Le Monde”.

Storytelling the Life

I RI

22

With the support of theCreative Europe Programmeof the European Union

Edvin CamiKa lindur në Tiranë më 1974. Kreu gjimnazin në Tiranë. Vijoi studimet e larta për filologji gjermane në universitetin “Marmara” të Stambollit më 2001, studimet pasuniversitare më 2002 në Universität “Karl Franc” të Grazit e më pas në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës më 2009. Aktualisht doktoron në Universitetin Ludvig Maksimilian të Munihut në fushat e letërsisë së re gjermane dhe të historisë e të kulturës së Lindjes së Afërme. Është pedagog në fushat e gjuhësisë e të letërsisë së re gjermane, si dhe të didaktikës së gjuhës së huaj në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.Është njohës i mirë i gjermanishtes, i anglishtes, i italishtes, i frëngjishtes e i turqishtes dhe përkthyes i shumë librave. Nga gjermanishtja përmendim: Siddharta nga H. Hesse, esenë “Moisiu i Mikelanxhelos” nga S. Freud; tregime e novela nga H. von Hoffmannsthal, H. Mann, G. Benn, J. Roth, K. Valentin, R. Musil etj. Është bashkëpërkthyes i vëllimit poetik Kann keine Trauer sein (Nuk mund të jetë zi), nga G. Benn. Kontribues në vëllimin dygjuhësh (shqip - gjermanisht) “Përrallë dimri - ABC e përkthimit letrar”; Ein Wintermärchen - Kleine Fibel der literarischen Übersetzung”, me ese e artikuj teorikë mbi përkthimin letrar, përshkrim përvojash, dhe përkthime poezie e proze. Nga italishtja: “Gruaja leopard” nga A. Moravia, si dhe “Kronika e Tursun Beut”. Nga anglishtja veçojmë: “Perandoria Osmane. Periudha klasike 1300-1600” nga H. Inalcik; bashkëpërkthim “Historia e Perandorisë Osmane dhe e Turqisë moderne” nga S. Show etj.. Gjithashtu ka përkthyer nga shqipja në turqisht tregime nga autorë shqiptarë, dhe në shqip tregime e poezi nga autorë turq e qipriotë.Autor i monografisë “Gëtja mes Perëndimit dhe misticizmit oriental”, i një numri artikujsh në revista shkencore etj.. Fitues i çmimit të parë për përkthimin në shqip të poetit gjerman G. Benn, më 1998 nga shoqata kulturore gjermano-shqiptare “Robert Schwartz”.

MARICA BODROŽIĆMarica Bodrožić ka lindur më 1973 në Kroaci (Svib/Dalmaci). Që prej vitit 1983, ajo jeton në Gjermani, në Berlin. Shkruan kryesisht në gjermanisht, poezi, romane, tregime dhe ese. Ka punuar si përkthyese letrare dhe mësuese e shkrimit krijues. Ka marrë shumë çmime dhe vlerësime për krijimtarinë e saj në prozë e poezi, ndër të cilat Çmimi për Letërsinë i Akademisë së Arteve në Berlin, Çmimi Kulturor i Gjuhës Gjermane, Çmimi Letrar i Lihtenshtejnit etj. Në vitin 2010 u botua romani i saj shumë i vlerësuar Das Gedächtnis der Libellen dhe më 2012 romani Dru qershie dhe ndjenja të vjetra, me të cilin u shpall fituese e Çmimit Europian të Letërsisë.

Storytelling the Life

23

Me mbështetjen e Programit Europa Krijuese

të Bashkimit Europian

Prej shumëçkaje mundet të ndahet Arjeta Filipo, por prej tryezës së gjyshes së saj jo. Tani ajo është ulur në këtë copëz trashëgimi në banesën e re në Berlin dhe shpërhap fotografitë që i kishin rënë në duar gjatë shpërnguljes. Kujtimet zgjohen brenda saj, sikur druri i qershisë t’i rrëfejë të gjitha historitë, dëshmitare e të cilave tryeza ishte bërë në rrjedhën e viteve.

Aty janë qyteti i rrethuar dhe Istria, deti i fëmijërisë dhe i rinisë, ikja në fillim të viteve ‘90 që ndryshoi gjithçka. Por aty janë para së gjithash edhe koha në Paris, ku kishte studiuar dhe kishte filluar një jetë të re, në një gjuhë të re - bashkë me piktorin Arik, me të cilin ishte dashuruar kundër vullnetit të saj. Ornitologu Misha Vajsband bëhet i besuari i saj i urtë, fizikania Nadeshda - shoqja e saj më e ngushtë. Dy gratë i lidh një e fshehtë që për vite të tëra e di vetëm Ariku. Vetëm kur të dyja përballen me njollat e verbra brenda tyre, e gjejnë rrugën për tek e vërteta.

Në mënyrë mbresëlënëse, Marica Bodrožić rrëfen për një grua që kërkon mbështetje në një botë plot plasaritje. Dhe asaj i duhet të përballet me të shkuarën e saj, të ndrydhur për një kohë të gjatë, si dhe me kujtesën e copëzuar, nëse vërtet do të jetojë të sotmen.

Përktheu: Edvin Cami200 f., 800 lekë

ISBN 978-9928-4280-9-7

DRU QERSHIE DHE NDJENJA TË VJETRA

“Një prej zërave më të jashtëzakonshëm, më të freskët dhe më origjinalë të letërsisë bashkëkohore gjermane.”

Claudio Magris

Storytelling the Life

I RI

24

With the support of theCreative Europe Programmeof the European Union

Diana KastratiKreu studimet e larta për gjuhë dhe kulturë italiane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, më 1989. Më pas vijoi studimet pasuniversitare brenda e jashtë vendit, dhe u mor me kërkime shkencore pranë Università per Stranieri të Peruxhas, pranë universitetit La Sapienza të Romës, pranë Università Tor Vergata të Romës, pranë Institute of International Relations Clingendael të Hagës. Për disa vite punoi si pedagoge në Departamentin e Italianistikës, universiteti Luigj Gurakuqi, Shkodër. Njëkohësisht kontribuoi edhe në fushën sociale, duke drejtuar Qendrën e parë të Gruas në Shkodër. Më pas punoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme shqiptare, pranë Drejtorisë së Vendeve Anëtare të BE-së. Ka punuar për ngritjen e Akademisë Diplomatike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare. Nga 2003 deri më sot punon pedagoge në Departamentin e Gjuhës Italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, si titullare e Sociolinguistikës italiane dhe Historisë së Mesjetës italiane. Mban titullin akademik Profesore e Asociuar. Është autore artikujsh e studimesh të botuara në revista shkencore e kulturore brenda dhe jashtë vendit. Fushat e lëvrimit studimor të saj përfshijnë letërsinë italiane, antropologjinë kulturore me fokus shoqërinë shqiptare, sociolinguistikën italiane dhe kritikën e përkthimit. Është pjesë e disa projekteve studimore me universitetet europiane. Pjesëmarrëse me kontributet e saj në më tepër se 30 konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare në: Itali, Spanjë, Kosovë, Mal të Zi, Rumani etj. Autore librash si Faktorizimi i Miteve moderne shqiptare, produkt i traditës dhe i komunikimit mediatik; Bibliografi e punime të prof. Jup Kastratit etj. Është përkthyese e veprave të disa prej autorëve më të spikatur të skenës letrare dhe kulturore italiane, si: Ligjërata mbi Dhjetëshen e parë të Tit Livit, e pasuar nga Konsiderata rreth Ligjëratave të Machiavellit, Niccolò Machiavelli & Francesco Guicciardini; Gjashtë shëtitje në pyjet e tregimtarisë, Umberto Eco; Indiferentët, Alberto Moravia; Le ultime lune, Furio Bordon; Brezi i hekurt, Aldo Nikolaj; Vdekja e Amalia Saçerdotes dhe Gruaja e bankierit, Andrea Camilleri; Letër një kamikazi, Khaled Fouad Allam etj.

ANTONIO PENNACCHIAntonio Pennacchi lindi në Latina, më 1950. Që në moshë fare të re u përfshi në Lëvizjen Sociale Italiane (MSI), por u përjashtua pas disa vjetësh për shkak të një manifestimi antiamerikan kundër luftës në Vietnam. Më vonë vendosi të aderojë në radhët e marksistëve të “Servire il Popolo”. Pastaj, vit pas viti, u bë pjesë e Partisë Socialiste Italiane (PSI), Konfederatës së Përgjithshme Italiane të Punëtorëve (CGIL), Bashkimit Italian të Punëtorëve (UIL), Partisë Komuniste Italiane (PCI) dhe sërish e Konfederatës së Përgjithshme Italiane të Punëtorëve (CGIL). Përjashtimi i fundit më 1983, nga Konfederata e Përgjithshme Italiane e Punëtorëve, e bindi Pennacchin se kishte ardhur koha të hiqte dorë nga politika. Kështu, nisi t’u përkushtohet studimeve dhe të

shkruarit. Më 1994, në moshën 44-vjeçare, u diplomua në letërsi me një temë për Benedetto Crocen. Në të njëjtin vit botoi romanin Mammut, i cili u pasua nga: Palude (1995), Una Nuvola Rossa (1998), L’Autobus di Stalin e altri scritti, Il fasciocomunista (2003, fitues i Premio Napoli), Shaw 150. Storie di fabbriche e dintorni (2006), Fascio e Martello. Viaggio per le città del Duce (2008), Canale Mussolini (2010, me të cilin Pennacchi fitoi Premio Strega), Le Iene del Circeo (2010).

Storytelling the Life

25

Me mbështetjen e Programit Europa Krijuese

të Bashkimit Europian

Kanali Musolini është themeli mbi të cilin qëndron bonifikimi i kënetave Pontine. Në këtë tokë krejt të re, të bonifikuar falë projekteve ambicioze të Musolinit, u vendosën mijëra njerëz që vinin nga Veriu. Përtej kontekstit historik të Kanali Musolini, zbulohet një roman plot jetë të gjalla personazhesh dhe plot humanizëm. Historia fillon në vitin 1926, por kthehet mbrapa në kohë përmes rrëfimit të njërit prej trashëgimtarëve të familjes Peruci, argatë venetë në fund të shekullit XIX, një fis i tërë fshatarësh që vijnë në Agro Pontino.

Duke treguar historinë dhe fatkeqësitë e fisit Peruci, përkrahës e simpatizantë të hershëm të fashizmit, Pennacchi na sjell në këtë libër një poemë të madhe epike që tregon historinë e Italisë, përmes rrëfimit të njerëzve të thjeshtë e të përulur, episodeve dramatike dhe ndonjëherë komike, duke përshkruar kështu ngjarje të mëdha historike, pjesë jo shumë të njohura të saj dhe origjinat e kontradiktat e një populli.

Histori të vogla “të vërteta” të një eksodi të madh historik shpesh të harruar ose të keqkomentuar. Një poemë që në frymën e rrëfimeve të mëdha, gërsheton ngjarje dramatike dhe të habitshme të protagonistëve të saj me ato, jo më pak të trazuara, të një gjysmë shekulli të historisë italiane.

Përktheu: Diana Kastrati464 f., 1250 lekë

ISBN 978-9928-217-01-1

KANALI MUSOLINI

“... si të gjitha veprat e mëdha të letërsisë artistike, historia e Pennacchi-t ndërton një univers paralel ku lexuesi krijon një marrëdhënie të vërtetë me personazhet. Pasi kemi qeshur e vuajtur me ta, duke u bërë pjesë e betejave të tyre, ne nuk do të ndahemi dot nga Perucët, kur të mbyllim faqen e fundit të librit.”

CATERINA SINIBALDI, The Warwick Review

Storytelling the Life

I RI

26

With the support of theCreative Europe Programmeof the European Union

Kleo LatiKa lindur më 1952, në Dhërmi. Kreu shkollën e mesme në Vlorë. Studimet e larta në Degën e Gazetarisë, Universiteti i Tiranës, më 1975. Më 1975-1996 punoi si gazetar në gazetat më të rëndësishme dhe në Institutin e Studimit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Më 1991-1996 korrespondent në Tiranë i gazetës së përditshme greke “Eleftheros Typos” dhe më 1996-2005 korrespondent i Agjencisë Greke të Lajmeve “Macedonia Press”. Më 1999-2008 përkthyes në Zyrën e Shtypit të Ambasadës Greke në Tiranë. Nga viti 2011 përkthyes zyrtar për gjuhën greke në Ministrinë e Drejtësisë. Qytetar me shtetësi greke dhe shqiptare. Ka mbaruar kursin nëntëmujor për Gjuhën, Letërsinë dhe Historinë Greke në Athinë, në vitin 2004. Ka shkruar dhe botuar në gjuhën shqipe disa romane, si: “Dhe yjet dridhen nga dashuria”, “Mëkati i bukur i tradhtisë”, “Trupi im më përket mua”, si dhe drama, vëllime me tregime, libra për fëmijë etj.Ka përkthyer në shqip shumë vepra të shquara të letërsisë greke. Përmendim: Vëllim me tregime nga autorë të njohur grekë (A. Samarakis, V. Vassilikos, M. Kumandareas etj) 2003. “Në emër të dashurisë”, roman, A. Samarakis, 2005. “Fëmijët nuk duan psikolog. Duan prindër”, Nikos Sideris, 2010. “Një dashuri dy jetë”, roman, Melina Tuda, 2011. “Për cilën dashuri më flet”, roman, Thekla Kristaqi, 2011. “Dashuritë e mëdha nuk veshin fustan nusërie”, roman, Mitsi Valaka, 2012. “Agrixhento”, roman, Kosta Haxhiantoniu, 2013 (fitues i Çmimit Europian 2011). “Sprova e kohës së humbur”, roman, Kani Karava, 2013. “Fijet”, roman, Katina Vlahu, 2014.

VASSILIS VASSILIKOSVassilis Vassilikos ka lindur në Kavallë. Studioi për Drejtësi në Universitetin Aristoteli të Selanikut e më pas për Regjisurë Televizive në Jalë dhe në School of Radio & Television në Nju Jork. Shkrimtar nga viti 1953 dhe gazetar nga viti 1963. Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ΕRΤ 1981-’84; këshilltar bashkiak në Athinë 1994-’96, 2014-‘15; ambasador i Greqisë në UNESCO 1996-2004. Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Grekë, i Shoqatës së Autorëve dhe Kompozitorëve Dramatikë. Është nderuar me titullin Komandor i Arteve dhe i Letrave të Republikës Franceze. Doktor Honoris Causa në Universitetet e Patrës, të Thesalisë dhe të Kapodistrias të Athinës. Librat (1953-1966): Rrëfimi i Jasonit, Viktima të Paqes, Kujtime nga Hirona, trilogjia Gjethja-Pusi-Grahma (fitues i Çmimit Kosta

Urani), Mitologjia e Amerikës, Fotografitë, Jashtë mureve, Z (film i regjisorit Kosta Gavras). Gjatë viteve të mërgimit në Paris, Romë, Berlin (1967-1974), botoi shumë libra në disa gjuhë. U kthye në Greqi më 1974 dhe po atë vit u vendos në Romë, deri më 1978. Më pas jetoi në Nju Jork deri më 1981 dhe në Paris 1985-2004. Krijimtaria botuese vijoi me librat: Glaucus Thrasakis, Mjeku ligjor, Uji, Lamtumira e fundit, Flaka e dashurisë, Fuzhnjat, Perdja, Helikopteri, Sfrato, K (çështja Koskota), Magji, Apologjia e Z, Kujtesa rikthehet me sandale gome, Diva, Stelios Kazanxidhis etj. Ka botuar 120 libra dhe është prozatori grek më i përkthyer në botë pas Niko Kazanxaqis. Ndërmjet një mijë librave që gazeta angleze The Guardian rekomandon se duhen lexuar patjetër, nga letërsia greke përfshihen vetëm dy libra: Jeta e Aleksis Zorba i Kazanxaqis dhe romani Z i Vassilikos.

Storytelling the Life

27

Me mbështetjen e Programit Europa Krijuese

të Bashkimit Europian

Z - Orgjia e pushtetit është një roman-dokumentar tronditës për vrasjen e politikanit të shquar grek Grigori Lambraki - personazhi “Z” në vepër. Vrasja nga forca paraushtarake të inkurajuara nga shteti ndodhi më 22 maj 1963, gjatë një mitingu për paqen. Disa nga përfaqësuesit e organeve shtetërore në roman paraqiten me emra të tillë, si: Përbindëshi, Vampiri, Tigri, duke simbolizuar një realitet-xhungël të Greqisë së asaj kohe, kur kishte një luftë të ashpër politike mes së Djathtës dhe së Majtës. Vrasja e Z-së në atë kohë tronditi Greqinë dhe pati një ndikim në ngjarjet që rrodhën më pas, dhe vetëm pak vite më vonë në Greqi u vendos diktatura e kolonelëve (1967).Përmes rrëfimit të vrasjes së deputetit të së Majtës Demokratike Greke, dëshmohet egërsia e pushtetit të asaj kohe në Greqi, deri në nivele të larta, për të luftuar kundërshtarët politikë. Vrasja e deputetit ishte e inskenuar, ashtu sikurse u bënë përpjekje të mëdha nga ana e pushtetit edhe për të manipuluar gjyqin për këtë ngjarje të bujshme.

e g h g

“Romani Z, mitizimi i çështjes Lambrakis, bëri që emri i Vassilikos të dëgjohet në të gjithë planetin.”

Aleksandros Koxhias, shkrimtar dhe studiues i letërsisë Përktheu: Kleo Lati

384 f., 1200 lekë ISBN 978-9928-217-17-2

Z. ORGJIA E PUSHTETIT

“Një rrëfim brilant. Një libër për kohën tonë. Se si fitoret morale mund të korruptohen. Do t’ju bëjë të derdhni lot dhe të rebeloheni... Mund të duket si një rrëfenjë për një ngjarje politike, por Z është në të njëjtën kohë edhe një triller i shkëlqyer, një britmë që të rrëqeth.”

Roger Ebert, The New York Times

Storytelling the Life

I RI

28

With the support of theCreative Europe Programmeof the European Union

Kujtim YmeriLindi më 1947 në Tiranë. Kreu shkollën e mesme në Tiranë më 1965, studimet e larta për gjuhë shqipe dhe letërsi në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, më 1969. Në vitet 1970-1972 punoi si gazetar në Radiotelevizionin Shqiptar, më 1972-1975 pedagog me kohë të plotë (1975-1978, me kohë të pjesshme) i letërsisë së huaj bashkëkohore në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë; nga 1978-1990 bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste. Gjatë viteve 1991-1993 zëdhënës për shtypin në Këshillin e Ministrave; në vitet 1994-1997 redaktor në Shtëpinë Botuese DITURIA; në vitet 1992-1998 anëtar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar; në vitet 1997-2000 - Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Stamboll dhe deri më 2012 në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Institutin Kombëtar të Diasporës, Drejtorinë e Shtypit dhe Akademinë Diplomatike. Nga viti 2012 është përkthyes i lirë.Njohës i disa gjuhëve të huaja, si: anglisht, italisht, rusisht, Kujtim Ymeri është përkthyes i shumë veprave letrare, historike e filozofike. Përmendim: Një hero i kohës sonë, M. Lermontov; Përballë detit, D. Vogel; Në lulen e moshës, S. Y. Agnon; Majat e Shalës, R. W. Lane; Gjuha e harruar, E. Fromm; Europa Lindore Qendrore midis dy luftërave botërore, J. Rothschild; Magjistratura në demokracitë bashkëkohore, Carlo Guanieri&Patrizia Pederzoli; Ç’është demokracia?, G. Sartori; Bota që krijoi Amerika, R. Kagan; Bizantinët, A. Cameron; Europa Juglindore nën sundimin osman, 1354-1804, P. F. Sugar; Shqipëria: Ngritja e një mbretërie, J. Swire; Konservatorizmi: Ëndrra dhe realiteti, R. Nisbet; Përse nuk jam i krishterë, B. Russell; Politikat krahasuese: Popujt dhe teoritë në ndryshimin e botës, L. C. Maye; Orientimi seksual: një e drejtë njerëzore. Një ese për Ligjin Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut, E. Heinze; Lindja e Europës, R. S. Lopez; Historia e Spanjës, F. G. de Cortázar & J. M. G. Vesga; Luftërat ballkanike, E. Ivetic; Historia e Rusisë, E. V. Anisimov; Dita e opriçnjikut, Vladimir Sorokin; Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, M. C. Carnes & J. A. Garraty; Historia e Kanadasë, D. Morton etj.

HILARY MANTELHilary Mantel ka lindur në Glossop, Derbyshire, në vitin 1952. Debutimin e parë e ka bërë në vitin 1985 me Every Day is Mother’s Day. Shumë nga romanet e saj kanë qenë finaliste në çmime të mëdha letrare, sidomos në Orange Prize. Ajo ka shkruar deri tani 9 romane. Jeton në Angli.Salla e ujqërve, libri i parë i saj që përkthehet në shqip, në vitin 2009 ka fituar një prej çmimeve më të rëndësishme letrare në botë, Man Booker Prize dhe ka qenë finalist për Costa Novel Award 2009 dhe Orange Prize, 2010. Fituese e Hawthornden Prize. Hilary Mantel recensionon për New York Times, The New York Review of Books dhe London Review of Books. Për suksesin e madh në botën letrare, Hilary Mantel është

konsideruar një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë, sipas Time. DITURIA është duke përgatitur edhe librin e dytë të kësaj sage, Ana Bolena - një çështje familjare, për të cilin Hilary Mantel është nderuar sërish me Man Booker Prize.

Storytelling the Life

29

Me mbështetjen e Programit Europa Krijuese

të Bashkimit Europian

Anglia e fillimit të vitit 1520 është një hap larg nga katastrofa. Nëse ndodh që mbreti vdes pa një trashëgimtar mashkull, vendi mund të shkatërrohet nga lufta civile. Henri VIII përpiqet të anulojë martesën e tij njëzetvjeçare dhe të martohet me Ana Bolenën, por Papa dhe pjesa më e madhe e mbretërve të Europës i kundërvihen. Në këtë ngërç futet Tomas Kromuelli: njeri origjinal, magjepsës dhe pragmatist, idealist dhe oportunist, i mprehtë për të kuptuar njerëzit, demon energjie, një politikan i përkryer, i paepur në ambicien e tij. Arkitekt makiavelist i mbretërisë së Henrit VIII dhe autor i fateve të dinastisë së Tudorëve, ky protagonist i romanit të shumëvlerësuar të Hilari Mantelit përshkruhet në të gjithë kompleksitetin: një njeri që vjen nga asgjëja - mercenar në Francë, bankier në Firence, tregtar tekstili në Antverp. Në saje të cilësive të tij intelektuale do të jetë në gjendje të thyejë rregullat e rrepta të shoqërisë angleze dhe t’i shërbejë mbretit për të marrë divorcin nga Katerina e Aragonit, duke i dhënë kështu një drejtim të ri edhe historisë së Kishës së Anglisë. Por Henri është i paqëndrueshëm: një ditë i butë, ditën tjetër vrasës. Kromuelli e ndihmon t’i thyejë kundërshtarët, por cili do të jetë çmimi i triumfit të tij?Në stilin e vet të paimitueshëm, Hilari Manteli paraqet një pamje të një shoqërie në prag të ndryshimit, ku individët e luftojnë ose e përqafojnë fatin e tyre me pasion dhe kurajë. Një epokë kur fatet personale dhe politike ndahen nga një fije floku, kur suksesi sjell pushtet të pakufizuar, por një dështim i vetëm është baras me vdekje.

Përktheu: Kujtim Ymeri732 f., 1600 lekë

ISBN 978-9928-217-21-9

SALLA E UJQËRVE

“Salla e ujqërve është një kryevepër. Një libër thellësisht njerëzor, shkruar nga një prej shkrimtareve më të guximshme dhe më të shkëlqyera të kohës sonë.”

The Observer

Storytelling the Life

I RI

30

Hilary Mantel

Ana Bolena,një histori familjare

Së Shpe

jti

Julia

Navarro

Qëllomë,

tashmë jam

i vdekur

Së Shpe

jti

MARENTE DE MOOR

Virgjëresha

holandeze

Së Shpe

jti

With the support of theCreative Europe Programmeof the European Union

Storytelling the Life

31

2017--2018

Different Voices: 10 titles from children literature

With the support of theCreative Europe Programmeof the European Union

babeljan de leeuw

32

MARK C. CARNES, JOHN A. GARRATY

Historia e SHBA“Të tregosh historinë e ‘kombit amerikan’ në një libër të vetëm, edhe pse libri mund të jetë i vëllimshëm, nuk është aspak e lehtë. Rruga është e gjatë dhe e vështirë. Madje ndonjëherë e shkuara është një vend i çuditshëm, fare pak i ngjashëm me botën që njohim.

Ky libër jep arsyet që tregojnë se edhe pse jetojmë në brigjet e së tashmes, valët e së shkuarës, që shpesh e kanë origjinën shumë larg, përplasen vazhdimisht në jetën tonë. Ndonjëherë ato lëvizin aq lehtë, saqë vështirë se mund t’i vëmë re. Ndonjëherë formojnë dallgë të stërmëdha, që përplasen furishëm mbi ne. Ne mund ta shmangim historinë; por nuk mund të shpëtojmë dot prej saj, sepse ajo është pjesë jona.”

Mark C. Carnes, John A. Garraty

Përktheu: A. Pinari, E. Hyskaj, K. Ymeri, M. Ymeri, M. Kroqi

896 f., 2500 lekë ISBN ISBN 978-9928-217-18-9

“... një punë e shkëlqyer me një rrëfim bindës kronologjik, që rrjedh në mënyrë logjike. Edhe pse vazhdojmë të shqyrtojmë tekste të tjera, nuk kemi gjetur një tjetër që t’i tejkalojë pikat e forta të këtij teksti.”

Horacio Salinas, Jr., Laredo Community College

“Ky tekst është shumë i plotë si një kurs hyrës. Ai do të ngjallë interesin e studentëve për të mësuar për historinë e ShBA.”

Armando C. Alonzo, Texas A&M University

I RI

33

DESMOND MORTON

ZHANG QIZHI

Historia e KanadasëLibri i Desmond Mortonit është e para histori e Kanadasë në shqip. Lexuesi ka rastin të ndjekë ecurinë historike të një kombi të ri, të lindur e të formuar historikisht në një hapësirë të gjerë, pjesërisht të banuar qysh mijëra vjet më parë nga “kombet e para” indigjene, prej kolonëve të ardhur nga Britania e Madhe, Franca dhe vende të tjera europiane. Autori pasqyron procesin e brumosjes së shtetit kanadez që nga bashkimi i kolonive të shekullit XIX në një dominion të kurorës britanike deri në Kanadanë bashkëkohore, një vend i zhvilluar, i pasur dhe me një rol të rëndësishëm ndërkombëtar.

Përktheu: Kujtim Ymeri408 f., 1500 lekë

ISBN 978-9928-217-27-1

Përktheu: Iljaz Spahiu, Valbona Nathanaili480 f., 1500 lekë ISBN 978-9928-217-32-5

His

tori

a e

kan

adas

ë

Historia e kanadasë

Desmond Morton

Des

mo

nd

Mo

rto

n

9 789928 217271

ISBN 978-9928-217-27-1

www.dituria.al

1500 lekë

“Të shkruash një histori popullore të Kanadasë që është sa argëtuese aq edhe informuese nuk është aspak e lehtë. Desmond Morton duhet përgëzuar sepse ia ka dalë më së miri ta bëjë këtë.”

Canadian Historical Review

“Një libër interesant, i përmbledhur, i ndjeshëm dhe i balancuar si për nga këndvështrimi ashtu edhe për nga përfshirja.”

Quill & Quire Magazine

Libri i Desmond Mortonit është e para histori e Kanadasë e botuar në shqip. Me një gjuhë të pasur dhe stil të zhdërvjelltë e tërheqës, lexuesi ka rastin të ndjekë ecurinë historike të një kombi të ri, të lindur e të formuar historikisht në një hapësirë të gjerë, pjesërisht të banuar qysh mijëra vjet më parë nga “kombet e para” indigjene, prej kolonëve të ardhur nga Britania e Madhe, Franca dhe vende të tjera europiane.Autori pasqyron procesin e brumosjes së shtetit kanadez që nga bashkimi i kolonive të shekullit XIX në një dominion të kurorës britanike deri në Kanadanë bashkëkohore, një vend i zhvilluar, i pasur dhe me një rol të rëndësishëm ndërkombëtar. Protagonistët që nisën, udhëhoqën dhe vazhduan këtë proces, në fushën e politikës, ekonomisë, por edhe të jetës shoqërore e kulturore janë evidentuar përmes një analize realiste dhe objektive të veprimtarisë së tyre dhe të rrethanave historike kur jetuan dhe punuan.Diversitetet etnike, fetare, kulturore dhe shoqërore që karakterizuan këtë proces, burim pasurie dhe ndonjëherë kontradiktash, pajtimi i tyre përmes një fryme karakteristike kompromisi dhe tolerance, e bëjnë gjithashtu tërheqës dhe instruktiv librin e Mortonit.Libri Histori e Kanadasë është një tregim joshës për një vend që tashmë është bërë atdheu i dytë edhe për mijëra shqiptarë që kanë emigruar dhe jetojnë atje.

Desmond Mortoni (Kalgari, 1937) historian kanadez, i specializuar në historinë ushtarake dhe të marrëdhënieve politike e industriale. Mortoni u diplomua në Kolegjin mbretëror ushtarak të Kanadasë, në Universitetin e Oksfordit (ku mori PhD në kërkime) dhe London School of Economics. Në vitet 1954-1964 shërbeu në ushtrinë kanadeze dhe më pas nisi karrierën në mësimdhënie. Profesor Hiram Mills i historisë në universitetin McGill, ka qenë drejtor i Institutit McGill të Studimeve Kanadeze, në Monreal, Kebek. Në vitet 1986-1994 drejtoi Erindale College, Universiteti i Torontos. Nga viti 2011 është profesor emeritus në McGill. Nga mesi i viteve 1960, për gati dy dhjetëvjeçarë, D. Mortoni ka qenë këshilltar për drejtues të rëndësishëm të partive apo lëvizjeve politike kanadeze. Më 1996 mori titullin Oficer i Urdhrit të Kanadasë. Anëtar i Shoqatës Mbretërore të Kanadasë nga viti 1985. Mortoni është autor i më shumë se 35 veprave për historinë e Kanadasë.

Zhan

g Q

izh

i

HISTORIA E KINËS

Zhang Qizhi

HIS

TORI

A E

KIN

ËS

9 789928 217325

www.dituria.al

ISBN 978-9928-217-32-51500 lekë

Zhang Qizhi, ka lindur në vitin 1927. Aktualisht është rektor nderi i Universitetit Xibei (Northwestern University), drejtor i Institutit të Kulturës dhe Mendimit Kinez në Northwest University, profesor në Tsinghua University dhe Northwest University, zëvendësdrejtor i Komitetit të Shkencave Sociale i Ministrisë së Arsimit e Kinës. Për një kohë të gjatë është marrë me studime në fushën e kulturës dhe të mendimit filozofik kinez. Është historian, ideolog dhe për më shumë se gjysmë shekulli, përveç punës shkencore e studimore, ka ushtruar edhe detyrën e pedagogut dhe ka drejtuar një sërë temash të rëndësishme shkencore për historinë dhe kulturën kineze. Është bashkautor dhe përgatitës i një sërë veprash të rëndësishme, si: Historia e mendimit në Kinë, Historia e mendimit konfucianist në Kinë, Fjalori i historisë së Kinës, Historia e Kinës etj. Më 29 tetor të vitit 2016 u vlerësua me Çmimin për Arritje në Studimin e Sinologjisë (Sinology Lifetime Achievement Award).

Libri është mbështetur në literaturën bashkëkohore, ashtu si edhe në hulumtimet universitare. Pjesa e historisë moderne është relativisht koncize, ndërsa temat që lidhen me historinë e Kinës së lashtë janë më të gjera, duke pasqyruar historinë e pasur të vendit dhe pasurinë përkatëse të materialeve të shfrytëzuara. Në të ka edhe një paraqitje të thellë për modernizimin socialist të Republikës Popullore të Kinës.

Libri ofron njohuri të gjera për historinë kineze, duke i dhënë mundësi lexuesit “të njohë vlerën e qytetërimit përmes historisë; të njohë saktësinë e historisë përmes qytetërimit”. Ai fokusohet te proceset shoqërore, të mënyrës së jetesës dhe të zhvillimit, për të ilustruar ideologjitë dhe idetë.

Historia e KinësLibri është mbështetur në literaturën bashkëkohore, ashtu si edhe në hulumtimet universitare. Pjesa e historisë moderne është relativisht koncize, ndërsa temat që lidhen me historinë e Kinës së lashtë janë më të gjera, duke pasqyruar historinë e pasur të vendit dhe pasurinë përkatëse të materialeve të shfrytëzuara. Në të ka edhe një paraqitje të thellë për modernizimin socialist të Republikës Popullore të Kinës.

Libri ofron njohuri të gjera për historinë kineze, duke i dhënë mundësi lexuesit “të njohë vlerën e qytetërimit përmes historisë; të njohë saktësinë e historisë përmes qytetërimit”. Ai fokusohet te proceset shoqërore, të mënyrës së jetesës dhe të zhvillimit, për të ilustruar ideologjitë dhe idetë.

I RI

I RI

34

Përktheu: Asti Papa 488 f., 1500 lekë

ISBN ISBN 978-9928-4260-4-8

PHILIPPE CHASSAIGNEHistoria e Anglisë

“Zotërinj, Anglia është një ishull dhe e mira është që ta lë me kaq.”

Kjo fjali, me të cilën politologu André Siegfried e hapte kursin e tij të historisë së Ishujve Britanikë, në Sorbonë, me kalimin e dhjetëvjeçarëve, u bë legjendë. Fakti është se Anglia i ka magjepsur pareshtur francezët, se ata e shohin si një vend me një hijeshi paksa të kaluar kohe, të paaftë që ta harrojë krejtësisht madhështinë e vet viktoriane ose anasjelltas, si mbretërinë e sipërmarrjes së lirë, ku vijnë e ngulen gjithnjë e më shumë të rinjtë, “vendimmarrësit” e kontinentit. Mite magjepsëse, që mbështjellin sigurisht një realitet më të koklavitur. Për ta kuptuar, le të zhytemi në rrëfimin e këtyre dy mijë vjetëve histori që nga pushtimi roman deri më sot, duke kaluar nëpër periudhën saksone, lindjen e një vetëdijeje kombëtare, konfliktet e dhimbshme fetare, afirmimin si një fuqi botërore... Një rrëfim, natyrisht jo gjithëpërfshirës, por që synon të vërë në dukje momentet kyç të vektorëve të një të kaluare aq të gjallë edhe sot e kësaj dite.

ALOIS NIEDERSTÄTTERHistoria e AustrisëKjo histori e Austrisë shtrihet në harkun kohor që zë fill me periudhën romake, vijon me krijimin e vendbanimeve në Mesjetën e hershme, format e reja të organizimit si krahinë kufitare (markë) kundër avarëve e hungarezëve dhe, përmes Dukatës Babenberge dhe “Shtetit të Alpeve” të Habsburgëve, i cili që nga shekulli XVI u rrit duke u bërë një fuqi europiane, arrin te Perandoria e Austrisë, Monarkia e dyfishtë Austro-Hungareze dhe së fundi te Republika e vogël e shekullit XX.Kjo histori, vërtet e orientuar në radhë të parë ndaj territorit të sotëm shtetëror, megjithatë nuk e humbet kurrë nga sytë kontekstin europian të historisë austriake. Çështjet qendrore të historisë shoqërore, ekonomike, kulturore dhe intelektuale e zgjerojnë paraqitjen, duke e kthyer në një kuadër gjithëpërfshirës të asaj që përbën konceptin shumështresor “Austri”.

Përktheu: Genc Lafe 384 f., 1500 lekë

ISBN 978-9928-103-98-7

35

Përktheu: Kujtim Ymeri 392 f., 1500 lekë

ISBN 978-9928-103-68-0

Përktheu: A. Papa, S. Haxhimusai, A. Vebiu, N. Lera

1176 f., 2500 lekë ISBN 978-9928-103-46-8

Përktheu: Erblina Kërçishta 376 f., 1500 lekë

ISBN 978-9928-103-83-3

Përktheu: Genc Lafe 304 f., 1250 lekë

ISBN 978-9928-103-58-1

Përktheu: A. Papa, S. Kora, N. Lera, M. Ymeri 968 f., 2000 lekë

ISBN 978-9928-103-30-7

Përktheu: Krenar Hajderi 336 f., 1000 lekë

ISBN 978-9928-103-84-0

Përktheu: Erblina Kërçishta 280 f., 1000 lekë

ISBN 978-9928-103-62-8

Përktheu: A. Bitri, S. Kora, K. Ymeri 560 f., 1500 lekë

ISBN 978-9928-103-45-1

Përktheu: Kujtim Ymeri 468 f., 1800 lekë

ISBN 978-9928-103-86-4

36

Përktheu: Mira Kroqi 240 f., 1000 lekë

ISBN 978-9928-4260-2-4

Përktheu: Kujtim Ymeri 432 f., 1250 lekë

ISBN 978-9928-103-28-4

ØIVIND STENERSEN & IVAR LIBÆKHistoria e NorvegjisëHistoria e Norvegjisë. Nga epoka e akullnajave deri në ditët tona është shkruar për të gjithë ata që duan të mësojnë më shumë për historinë e këtij vendi dhe popullit të tij. Ky vëllim, i pasur me ilustrime, shërben për të dhënë një tablo të qartë të zhvillimit kulturor dhe shoqëror në Norvegji - duke filluar nga koha kur njeriu i parë nisi të jetojë në këtë vend, thuajse 12 000 vjet më parë, e deri në ditët tona. Kombinimi i tekstit me harta, ilustrime dhe diçitura i ofron lexuesit larmi, njohuri dhe mundësi për të depërtuar edhe më thellë në ngjarje e fakte.Në këtë rrugëtim të gjatë nëpër histori, lexuesi do të takojë figura të njohura, si: mbreti Olav, mbreti i shenjtë Kristiani IV dhe mbreti Hakooni VII, si dhe mijëra personazhe të tjera jo aq të njohura, që ndërtuan Norvegjinë. Libri është mbështetur edhe në punën e disa historianëve norvegjezë; ai është sa stimulues aq edhe ndihmues për cilindo që ka kureshtjen të njohë Norvegjinë që është sot.

Lindja e EuropësLindja e Europës është një afresk unitar, fryt i një hipoteze të fuqishme historiografike, që privilegjon të përditshmen ndaj ndodhive të personazheve e ndaj betejave. Transformimet thelbësore zbulohen në evoluimin e mendësisë së shtresave të ndryshme, në shenjat e para të atdhetarisë, në ndjeshmëritë e ndryshme fetare, në përshtatjen e institucioneve politike e shoqërore ndaj kushteve të reja historike. Pa shpërfillur historinë e qytetërimeve të veçuara, si ato të vendeve skandinave, apo të kulturave të zhdukura ose të përndjekura, siç ishte ajo hebraike, që bashkë me gjithë këtë kanë krijuar shpirtin e një kontinenti.

I - Nga shpërbërja në rimishërimin e perandorisë - Gjurmët e përvojës romake - Drejt fundit të humnerës - Lindja dhe Perëndimi largohen - Perandoria Karolinge, gjigante me këmbë argjile. II - Rindërtimi nga themeli - Agimi europian - Shoqëria trinitare - Hovi i ri i mendimit - Ndryshimet e mbretërive. III Apogjeu i Europës mesjetare në shekullin XIII - Horizontet e hapura - Kombet adoleshente - Nga mikrokozmosi në makrokozmos.

ROBERTO S. LOPEZ

37

Përktheu: Sonila Kora 472 f., 1250 lekë

ISBN 978-9928-103-43-7

G. L. POTESTÀ, G. VIAN Historia e krishterimitQë nga zanafilla e deri në ditët e sotme, mesazhi i Jezuit ka nxitur zgjedhje jetësore dhe ka ndikuar në gjuhë e kultura, ligje dhe zakone. Përgjatë kohës, Kishat e krishtera kanë ndryshuar edhe nëpërmjet konflikteve dramatike e përçarjeve, janë përballur me kontradikta dhe dialogë me hebrenjtë, paganët e myslimanët, kanë depërtuar në lëmin e etikës, politikës dhe të së drejtës. Ky vëllim përshkon të gjithë historinë e krishterimit me një vëmendje të orientuar qoftë në zhvillimin e institucioneve kishtare, qoftë në format e besimit të besuar dhe të jetuar. Në këtë libër shpaloset një afresk tërheqës dhe i plotë, duke filluar që nga përhapja e parë e mesazhit ungjillëzues në pellgun e Mesdheut e deri te perspektivat e mijëvjeçarit të tretë.

FUSTEL DE COULANGESQyteti antik

Zbulimet e fundit për origjinën e përbashkët indoeuropiane i japin mundësi Fustel de Coulanges të kapërcejë hendekun kronologjik, për të trajtuar bashkërisht Greqinë dhe Romën dhe për të shtruar çështjen e qytet-shtetit antik. Por ajo çka ngre ai në këtë vepër, nuk është aq një histori e re e Antikitetit, sesa historia e një besimi dhe mënyra se si ky i dha formë një shoqërie.Qasja krahasuese e ndihmon autorin të vendosë përballë njëra-tjetrës të shkuarën dhe të tashmen, njerëzit e lashtësisë dhe ata të kohëve moderne. Sikurse nënvizon François Hartogu, “libri mund të kishte si nëntitull ‘Për t’i dhënë fund një herë e mirë imitimit të njerëzve të lashtësisë’. Mes tyre dhe nesh, njerëzve të kohëve moderne, distanca është e pakapërcyeshme dhe keqkuptimi i tyre nga ana jonë ka qenë i mbarsur me jo pak pasoja për ne. Këtu, Fusteli shënjestron Revolucionin dhe përdorimin që i është bërë Antikitetit. Përgjegjësit kryesorë për krijimin e këtyre iluzioneve, jo pa rëndësi për ne, sepse shpunë në Terrorin e revolucionit, janë jezuitët, Plutarku e Rusoi.”Përktheu: Krenar Hajderi

488 f., 1800 lekëISBN 978-9928-103-87-1

38

FERNANDO GENTILINIBallkani pa anë e pa fundËndrra kosovare për pavarësi, çlirimi nga Serbia pas përmbysjes së Millosheviçit, ringjallja e Sarajevës, një Mal i Zi sërish i pavarur, mrekullitë e Shqipërisë dhe kërkesa e maqedonasve për të përftuar identitetin e tyre: Ballkani mbetet ngaherë një tokë legjendash, i aftë të shkatërrojë jetë njerëzish e të prishë kufijtë. Përpiqet me këmbëngulje të bashkohet me Europën, por ende ndriçohet nga rrëzëllimi që reflekton nga Lindja.Europa është protagonistja tjetër e këtij studimi-rrëfim. Sepse historia e kohëve të fundit e Ballkanit përkujton çastet më tragjike për të... Dhe sepse do të jetë pikërisht fati i projektit europian ai që do të tregojë nëse shpërbërja e ish-Jugosllavisë duhet të konsiderohet një rrjedhojë e së kaluarës sonë kontinentale apo një kumtim i së ardhmes.Faqe të ngërthyera në mëdyshjen midis joshjes mahnitëse të Ballkanit dhe ëndrrës europiane. Shkruar me vetëdijen se nuk mund të themi se kemi përftuar gjithçka përngaherë nga historia dhe se sot a nesër befas paskëtaj mund të ngrihemi nga gjumi në një Europë, ndryshe nga ajo ku patëm fatin të rritemi.

Përktheu: Violanda Canko 204 f., 800 lekë

ISBN 978-9928-426-00-0

100 risi sociale nga FinlandaDikush mund të pyesë se çfarë kanë të përbashkët Parlamenti me një dhomë, rafti për tharjen e pjatave dhe tekstet e mesazheve. Apo çfarë lidhje ekziston midis pakos së lindjes, ksilitolit, saunës dhe vaktit falas në shkollë. Përgjigjja është e thjeshtë: të gjitha këto janë risi sociale finlandeze. Në Finlandë, si kudo gjetkë, atributet për arritjet ekonomike u takojnë risive teknike, por vetëm së fundi risitë sociale janë konsideruar si baza e harmonisë shoqërore. Barazia gjinore, arsimimi falas, siguria shoqërore universale dhe demokracia parlamentare, si dhe stabiliteti shoqëror që ata krijuan më pas, kanë siguruar mirëqenien e Finlandës. Ky libër, i cili është serioz dhe argëtues njëkohësisht, prezanton 100 risi sociale nga Finlanda.

ILKKA TAIPALE

Përktheu: Sonila Kasapi336 f., 1000 lekë

ISBN 978-9928-217-08-0

I RI

39

DAVID FREEDBERG

JUHA VARTO

Fuqia e imazheveNjerëzit ngacmohen seksualisht nga pikturat dhe skulpturat; ata i thyejnë; i gjymtojnë, i puthin, qajnë përpara tyre dhe bëjnë udhë të gjata për t’i parë; ato u fashitin inatin, i përndezin emocionalisht dhe i shtyjnë të ngrenë krye. Njerëzit shfaqin mirënjohjen përmes tyre, presin që ato t’i lartësojnë dhe emocionohen sa s’thuhet prej empatisë dhe frikës që u ngjallin. Ata kanë reaguar gjithmonë kësisoj; madje vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe sot. Ata janë sjellë kështu si në shoqëritë që ne i quajmë primitive, ashtu edhe në ato moderne; në Lindje dhe në Perëndim, në Afrikë, Amerikë, Azi, Europë. Janë pikërisht këto lloj reagimesh ato që formojnë subjektin e këtij libri, dhe jo konstruksionet intelektuale të kritikut e studiuesit apo ndjeshmëria e njerëzve të kulturuar. Interesi im lidhet me ato përgjigje emocionale që i nënshtrohen ndrydhjes, duke qenë se janë tepër turbulluese, të potershme, të ashpra dhe asfare të kulturuara; ato na ndërgjegjësojnë për afërsinë që kemi me të pashkolluarit, të pagdhendurit, të pazhvilluarit...

Arti dhe mjeshtëria e bukurisëQëllimi i këtij libri është të hedhë dritë mbi estetikën nga disa pikëvështrime, para së gjithash, për të treguar disa ide dhe tipare themelore. Ai përfshin haptas pikëpamje vlerëgjykuese dhe polemizuese, të cilat synojnë, si të thuash, të sfidojnë vetë pedagogët e artit që të mos i pranojnë, duke formuar kështu opinionet e tyre. Për një pedagog arti, estetika lidhet kryesisht me shqyrtimin e aftësive në shkallën më të gjerë të mundshme. Kjo sepse një aftësi nuk mund të ketë vetëm kuptimin se di të bësh diçka, një përsëritje mekanike pa kuptuar gjë nga konteksti. Aftësia gjithmonë thelbësore nënkupton rrokjen e parimeve operacionale, të etikës dhe përgjegjësisë. Ajo përfshin gjithashtu të qenit i aftë t’ua komunikosh këtë aftësi të tjerëve, të udhëheqësh dhe të mësosh.

Përktheu: Gëzim Qendro534 f., 3000 lekë

ISBN 978-9928-103-66-6

Përktheu: Gëzim Qëndro 224 f., 1000 lekë

ISBN 978-9928-4260-6-2

40

Katalog2014 -’15

HISTORIA E BUKURISËAutor: Umberto Eco

Përktheu: Shpëtim Çuçka440 f., 4000 lekë

ISBN 978-9928-103-01-7

Megjithëse shoqërohet me ilustrime nga qindra kryevepra të të gjitha kohërave, ky libër nuk përbën një histori arti. Ilustrimet, ashtu si dhe një përzgjedhje e gjerë citimesh duke filluar nga Pitagora e deri në kohën tonë, shërbejnë për të rikrijuar pikëpamjet e ndryshme mbi të Bukurën, të cilat janë shfaqur e janë bërë objekt debatesh që nga Greqia e lashtë e deri sot. Ky libër ndriçon mënyrat e ndryshme se si është kuptuar Bukuria e natyrës, e luleve, e kafshëve, e yjeve, e përpjesëtimeve matematike, e dritës, e gurëve të çmuar, e veshjeve. Lexuesit, duke shfletuar faqet e këtij libri, do të thonë nëse përmes këtyre shfaqjeve të saj të ndryshme, ideja e Bukurisë ka ruajtur disa tipare të qëndrueshme. Gjithsesi, ata do të përjetojnë çaste tërheqëse për mendjen dhe ndjenjën.

VARREZA E PRAGËSAutor: Umberto Eco

Përktheu: Ledia Dushi432 f., 1250 lekë

ISBN 978-9928-103-26-0

Gati tridhjetë vjet pas romanit Emri i

trëndafilit, Umberto Eco kthehet në librari me një roman të ri historik. Ngjarjet zhvillohen në Paris, Torino, Palermo: Garibaldi e bashkimi i Italisë, Komuna e Parisit, Lufta franko-prusiane, çështja Drejfys, janë temat e librit. Mbi të gjitha janë “komplotet” e hebrenjve e masonëve kundër njerëzimit, të ashtuquajturat Protokolle, që në të vërtetë shërbejnë për të nxitur frikë dhe urrejtje të të gjitha shtresave shoqërore e për të larguar vëmendjen nga armiku i vërtetë. I vetmi element i fantazisë në roman është abati falsifikator, Simonini, agjent sekret, që shërben si një element lidhës i ngjarjeve historike. Të gjithë personazhet e tjerë janë lojtarët kryesorë të historisë së Rilindjes. Komplotet më të mëdha të kohës, përshkruar nga një mjeshtër i fjalës.

4

EMRI I TRËNDAFILITAutor: Umberto Eco

Përktheu: Donika Omari600 f., 1500 lekë

ISBN 978-9928-103-34-5

Vepra më e njohur letrare e Umberto Ecos,  Emri  i  trëndafilit, iu dha përsëri lexuesit, pas 32 vjetësh, por në një ribotim të riparë e të përpunuar nga vetë autori. “Ky nuk është një rishkrim”,- thotë Eco në një intervistë. “Është një pëmirësim kozmetik, por disa portete kanë pësuar më shumë se një tualet.” Romani është punuar me kujdes, është ndryshuar, plotësuar por edhe lehtësuar nga disa citime në latinisht, nga disa situata që, pas kaq kohësh, autori gjykoi t’i përmirësonte.

Kjo vepër, e konsideruar si një prej 10 romaneve më të mira të shekullit të kaluar, u ribotua përsëri dhe u mirëprit, si gjithmonë, në të gjitha gjuhët kryesore. dhe sigurisht edhe në shqip.

Variant i riparë

nga Autori në janar 2012

5

GjASHTË SHËTITjE NË PyjET E TREGIMTARISË

Autor: Umberto EcoPërktheu: Diana Kastrati

184 f., 700 lekëISBN 978-99943-46-33-2

NË KËRKIM TË GjUHËS SË PËRKRyERAutor: Umberto EcoPërktheu: Genc Lafe; 368 f., 1000 lekëISBN 978-99927-59-73-9

PËR LETËRSINËAutor: Umberto Eco

Përktheu: Donika Omari; 320 f., 800 lekëISBN 978-99943-46-26-4

SI SHKRUHET NjË PUNIM DIPLOMEAutor: Umberto EcoPërktheu: Shpëtim Çuçka264 f., 800 lekëISBN 99943-46-05-9

TË THUASH GATI TË NjËjTËN GjË

Autor: Umberto EcoPërktheu: M. Ymeri & A. Ylli

416 f., 1000 lekëISBN 978-99927-59-93-3

MË FAL, POR DUA TË MARTOHEM ME TyAutor: Federico MocciaPërktheu: Lura Baçi592 f., 1250 lekëISBN 978-9928-103-25-3

Aleksi dhe Niki, të dashuruar më shumë se kurrë, sapo janë kthyer nga Ishulli Blu, ku kanë kaluar disa ditë të paharrueshme. Niki takon sërish shoqet e saj të ngushta, por së shpejti Dallgët do të duhet të përballen me ndryshime të mëdha, të cilat do ta vënë para provash të vështira miqësinë e tyre. Aleksi rifillon jetën e zakonshme, ndërkohë që shokët e tij të ngushtë, Flavioja, Enrikoja dhe Pietroja, ndahen nga bashkëshortet dhe martesat e tyre marrin fund. Dhe atëherë që të gjithë, secili në mënyrën e vet, fillojnë të reflektojnë rreth dashurisë. A ekziston dashuria? Është e vërtetë ajo kriza e vitit të shtatë të martesës? A ka të drejtë ai që thotë se një dashuri nuk mund të zgjasë më shumë se tre vjet? E pastaj pyetja më e vështirë: a mund të zgjasë përgjithmonë dashuria? Aleksi, një ëndërrimtar romantik, vendos të rrezikojë dhe i kërkon Nikit që të martohet me të. Por duhet të merren vesh për zgjedhjen e kishës, numrin e të ftuarve, banketin e dasmës... Mbi të gjitha: A do të jetë gati Niki për një hap kaq të rëndësishëm? Dhe, sikur të mos mjaftonte, ja tek mbërrin në zyrën e Aleksit një modele e shkëlqyer që do të bjerë në dashuri me të. Ndërsa Niki do të takohet me një bashkëmoshatarin e saj të universitetit, i cili ushqen për të një pasion të madh. Si do të përfundojë kjo histori? Do ta zbulojmë vetëm duke e jetuar... 6

MË FAL SE TË DUAAutor: Federico Moccia

Përktheu: Lura Baçi616 f., 1250 lekë

ISBN 978-99943-46-73-8

TË DËSHIROj Autor: Frederico Moccia

Përktheu: Lura Baçi456 f., 1000 lekë

ISBN 978-99943-46-42-4

DASHURI 14Autor: Federico Moccia

Përktheu: Diana Çuli404 f., 1000 lekë

ISBN 978-99943-46-82-0

TRE METRA MBI qIELLAutor: Federico Moccia

Përktheu: Lura Baçi332 f., 800 lekë

ISBN 99927-59-95-X

7

GRUAjA E BANKIERITAutor: Andrea CamilleriPërktheu: Diana Kastrati

136 f., 500 lekëISBN 978-99943-46-83-7

TREGIME TË MONTALBANOS

Autor: Andrea CamilleriPërktheu: Amik Kasoruho

456 f., 1000 lekëISBN 978-99943-46-78-3

NjË TË SHTUNË ME MIqTË

Autor: Andrea CamilleriPërktheu: Ledia Dushi

120 f., 500 lekëISBN 978-99943-46-93-6

PENSIONI EVAAutor: Andrea Camilleri

Përktheu: Amik Kasoruho140 f., 600 lekë

ISBN 978-99943-46-92-9

SHTEGU I PARFUMEVEAutore: Cristina Caboni Përktheu: Renato Kalemi 392 f., 1000 lekë ISBN 978-9928-4260-1-7

Elena nuk beson më tek askush. Ka humbur sigurinë dhe nuk beson më te dashuria. Vetëm kur krijon parfumet e saj, arrin të largojë të gjitha pasiguritë. Vetëm kur pushtohet nga esencat e luleve, të drurëve dhe erëzinave, di si t’i mposhtë frikërat e veta. Parfumet janë shtegu i saj drejt zemrave të njerëzve. Ato flasin për mendimet më të thella, për shpresat më të fshehta: irisi dhuron besim, mimoza jep lumturi, vanilja mbron, gjineshtra ndihmon të mos e lëshosh veten Dhe Elena prej kohësh ka mësuar të jetë e fortë. Që nga dita kur e ëma e braktisi atëherë kur ishte veç një vajzë e vogël, që kishte nevojë për dashuri e përkëdhelje. Që atëherë, ka mundur t’ia dalë mbanë e vetme. Që atëherë, ua ka mbyllur dyert emocioneve të veta. Tanimë, njëzet e gjashtë vjeç, fati vazhdon ta vërë përpara provash, por dhuntia e saj e veçantë i ndriçon rrugën që duhet të zgjedhë. Një rrugë e cila e çon në Paris, kryeqytetin e parfumeve, ku aromat përgatiten ende sipas një arti të lashtë. Elena ka një mënyrë të sajën për të kuptuar dhe përmbushur dëshirat: është e zonja të krijojë parfumin e duhur për të rifituar një dashuri të humbur, për të kapërcyer drojën, për të gjetur qetësinë shpirtërore. Por ende nuk ka mundur të krijojë esencën që do ta ndihmojë të bëjë paqe me të kaluarën e vet. Vetëm një person e ka në dorë çelësin për të hyrë në shpirtin e saj dhe për të shëruar plagët: Kaili. Kaili, i cili e njeh fare mirë brishtësinë e

një luleje dhe di si ta mbrojë e dashurojë. Sepse edhe fara më “kokëfortë”, kur dielli zë e ngroh, gjen forcën për të lulëzuar. Shtegu i parfumeve është kthyer tashmë në një fenomen editorial ndërkombëtar. Ai po botohet në të gjithë Europën, deri tani në 19 gjuhë. Cristina Caboni është një autore që të magjeps dhe të emocionon, të mallëngjen dhe të mahnit me historinë e paharrueshme për pasiguritë e shpirtit njerëzor, që vetëm dashuria më e thellë mund t’i shërojë.

I RI

8

VËLLAZËRIA E PËLHURËS SË SHENjTËAutore: Julia NavarroPërktheu: Aida Baro480 f., 1250 lekëISBN 978-9928-103-70-3

Torino, 1991. Pasi shuhen flakët që shpërthyen në katedrale, gjendet trupi i djegur i një njeriu pa gjuhë. Një detaj që shqetëson kapitenin Marko Valoni, i cili dyshon se shkaku i zjarrit nuk është një qark i shkurtër. I ndihmuar nga historiania simpatike e artit, dr. Galoni, dhe nga një gazetare spanjolle, bie në gjurmët e një elite njerëzish të arsimuar, të rafinuar, por mbi të gjitha me shumë pushtet, të cilët duket se ushqejnë interes të veçantë për Pëlhurën me imazhin e Krishtit. Valoni fillon të gjurmojë të gjitha historitë e Pëlhurës së Shenjtë, mes komploteve dhe mrekullive, herezive dhe kryqëzatave, apostujve dhe Tempullarëve, ndërsa e kaluara dhe e tashmja vijnë së bashku në një triller të mprehtë dhe emocionues, në një histori që duket se ka shumë mistere për t’u zbuluar. Me historinë dhe imagjinatën si elemente të para, Julia Navarro ka krijuar një roman që e lë lexuesin pa frymë, që hap portën drejt një udhëtimi tërheqës përmes së kaluarës, të tashmes dhe, pa dyshim, përmes së kaluarës dhe të tashmes njëkohësisht. Një rrëfim i jashtëzakonshëm që të befason nga faqja në faqe, një roman i shkëlqyer që s’ka të dytë në llojin e vet.

MË THUAj KUSH jAMAutore: Julia NavarroPërktheu: Arta Marku

704 f., 1800 lekëISBN 978-9928-103-90-1

Guilermoja, një gazetar jo fort i suksesshëm, pranon propozimin e tezes së vet për të hetuar rreth jetës së stërgjyshes, Amelia Garajoa, një grua për të cilën dihej vetëm se kishte braktisur të shoqin dhe të birin pak para se të shpërthente Lufta Civile në Spanjë. Për t’i shpëtuar harresës, duhet ndërtuar historia e saj nga fillimi, duhen vendosur një nga një të gjitha pjesët e puzzle-it të një jete të gjallë e të jashtëzakon-shme. E shënjuar nga katër burra - biznesmeni Santiago Karranza, revolucionari francez Pier Komteja, gazetari amerikan Xhejms Alberti dhe mjeku ushtarak i lid-hur me nazizmin Maks von Shuman - historia e Amelias është ajo e një antiheroine, pre e kontradiktave që kthehen në gabime për të cilat nuk do të reshtë kurrë së paguari, qoftë nga dora e pamëshirshme e nazizmit, qoftë nga diktatura sovjetike. Borgjeze dhe revolucionare, grua dhe dashnore, spiune dhe vrasëse, protagonistja së bashku me një galeri të tërë personazhesh të paharrueshme përjetojnë aventurën e të jetuarit intensivisht një shekull, nga Spanja republikane deri në rënien e Murit të Berlinit, duke kaluar përmes Luftës së Dytës Botërore dhe viteve të errëta të Luftës së Ftohtë. Madridi, Barcelona, Parisi, Moska, Berlini, Londra, Varshava, Buenos Aires dhe Meksika janë vetëm disa nga vendet ku zhvillohet skenari i kësaj vepre të madhe rreth totalitarizmit në historinë e ditëve tona.

I RI

9

C A R L O S R U I Z Z A F Ó N

Loja e engjëllit

HIjA E ERËSAutor: Carlos Ruiz Zafón

Përktheu: Ardian Klosi456 f., 1000 lekë

ISBN 99927-59-75-5

LOjA E ENGjËLLITAutor: Carlos Ruiz Zafón

Përktheu: Ledia Dushi524 f., 1250 lekë

ISBN 978-99943-46-71-4

MARINAAutor: Carlos Ruiz Zafón

Përktheu: Ledia Dushi228 f., 800 lekë

ISBN 978-99943-46-91-2

I BURGOSURI I qIELLITAutor: Carlos Ruiz Zafón

Përktheu: Flavia Kaba296 f., 1000 lekë

ISBN 978-9928-103-47-5

TRILOGjIA E MjEGULLËSAutor: Carlos Ruiz ZafónPërktheu: Flavia Kaba568 f., 1500 lekëISBN 978-9928-103-95-6

Një shtëpi misterioze në bregdetin atlantik të Spanjës dhe tre të rinj që zbulojnë sekretet e lashta që ai ruan, të lidhura me pakte të nënshkruara me një personazh djallëzor e misterioz, Princin e Mjegullës, që del nga hijet e natës për t’u zhdukur në agim. Në Kalkutën e vitit 1916, një tren në flakë shqyen natën, ndërsa binjakët e porsalindur, Beni dhe Sheri shpëtojnë për mrekulli. Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, thëngjijtë e atij zjarri kthehen e nisin sërish të digjen rreth dy të rinjve, duke shënjuar fatin e tyre. Në një far në bregdetin e Normandisë, Irena dhe Ismaeli hyjnë në botën e fshehtë të një prodhuesi lodrash, një enigmë që do t’i bashkojë ata përgjithmonë, duke i zvarritur në një botë të komplikuar dritëhijesh. Tri romanet e para të autorit të veprës Hija e erës, të bashkuara në një vëllim të vetëm. Atmosferë gotike, drama marramendëse dhe personazhe që nguliten në mënyrë të pashlyeshme në mendjet e lexuesit.Kombinim i pashoq i aventurës, misterit e ankthit, nga dora e mjeshtrit rrëfimtar, autorit të romanit Hija e erës. Trilogjia  e mjegullës bashkon tre librat e parë të shkruar nga Carlos Ruiz Zafón, duke formuar një cikël romanesh me mister dhe aventurë. Plot intriga dhe befasi, të tre historitë formojnë një triptik ku elementet romanceske

nga letërsia fantastike dhe gotike, të kombinuara me forcën e madhe tregimtare dhe stilin e pagabueshëm të autorit, do t’i ofrojnë lexuesit të ri një hyrje emocionuese dhe tërheqëse në botën e leximit, kurse lexuesit më të vjetër, një ftesë për të gëzuar këtë magji të re të leximit, që do të lërë gjurmët e veta tek ai.

I RI

TA KAM NUMRINAutore: Sophie Kinsella Përktheu: Doriana Daka

368 f., 1000 lekë ISBN 978-9928-103-67-3

ZONjA E FUNERALEVEAutore: Sophie Kinsella

Përktheu: Afërdita Shuteriqi264 f., 800 lekë

ISBN 978-9928-103-41-3

PUSHIME NË VILËAutore: Sophie Kinsella

Përktheu: Erblina Kërçishta248 f., 800 lekë

ISBN 978-9928-103-42-0

10I RI

NATA E MARTESËSAutore: Sophie Kinsella Përktheu: Erblina Kërçishta 428 f., 1000 lekë ISBN 978-9928-103-96-3

“Nata e martesës” është historia e jashtëzakonshme e dy motrave, krejt të ndryshme në karakter dhe veprime: Loti, motra më e vogël, plot shpresë e ëndrra dhe marrëzisht e dashuruar pas të dashurit të saj; Flisi, motra e madhe, një nënë e sapo divorcuar që punon në një agjenci udhëtimesh dhe që e dashuron punën që bën, e çmendur pas të birit, e fiksuar pas të motrës, por realiste kur është fjala për jetën dhe pritshmëritë. Një ditë, fare papritur, Flisi mëson se Loti është në telash dhe kërkon ta ndihmojë. E prirë për “zgjedhje të pafata”, pasi ndahet nga i dashuri, Loti fare papritur i kthehet dashurisë së saj të parë. Duke dashur që kjo lidhje të jetë romantike dhe për t’u paraprirë problemeve, çifti vendos që, jo vetëm të presin ditën e martesës për të pasur marrëdhënie intime, por madje të kthehen në Greqi, vendin ku ata u takuan për herë të parë, për të shijuar marrëdhënien e tyre. Por a është kjo zgjidhja e duhur dhe a do të funksionojë kjo dashuri e rizgjuar? Çfarë do të zbulojë Flisi rrugës teksa shkon në resort së bashku me çiftin?

11

E FIKSUAR PAS DyqANEVE

Autore: Sophie KinsellaPërktheu: Agim Doksani

316 f., 800 lekë ISBN 978-99927-59-77-6

MBRETËRESHA E SHTËPISËAutore: Sophie KinsellaPërktheu: Mira Kroqi 392 f., 1000 lekëISBN 978-99943-46-16-5

E MBAN DOT NjË TË FSHEHTË?Autore: Sophie KinsellaPërktheu: Jorgji Qirjako

336 f., 800 lekëISBN 978-99943-46-01-1

E FIKSUAR PAS DyqANEVE NË NjU jORK

Autore: Sophie KinsellaPërktheu: Orgeta Gjini

318 f., 800 lekëISBN 978-9928-103-02-4

E FIKSUARA PAS DyqANEVE VË KURORË

Autore: Sophie KinsellaPërktheu: Erblina Kërçishta

384 f., 1000 lekëISBN 978-9928-103-12-3

E FIKSUAR PAS DyqANEVE PËR BEBEN

Autore: Sophie KinsellaPërktheu: Rogreta Shani

432 f., 1000 lekëISBN 978-9928-103-11-6

12

ERRËSIRA qË NA NDANAutore: Renate Dorrestein

Përktheu: Albana Pupi288 f., 800 lekë

ISBN 978-99943-46-94-3

POTHUAjSE DASHURIAutore: Catherine Dunne

Përktheu: Ilira Shurbani296 f., 800 lekë

ISBN 978-99943-46-25-5

GjySMA E ASGjËSËAutore: Catherine DunnePërktheu: Agim Doksani280 f., 800 lekëISBN 978-99943-46-28-8

NË KËRKIM TË xHULIASAutore: Catherine DunnePërktheu: Mira Kroqi320 f., 1000 lekëISBN 978-9928-103-71-0

Ajo mbylli derën, duke e lënë dhomën në qetësinë e saj. Ajo nuk do të shkelë më aty.

Kur një mëngjes të zakonshëm tetori Xhulia Sejmur zhduket pa i thënë askujt asgjë, Uilliam Harris përfshihet në një jetë që nuk e kishte imagjinuar kurrë. Ai nuk kishte njohur askënd kaq sa Xhulia - tre vitet që kishin bashkë qenë vitet më të lumtura të jetës së tij. Edhe Xhulia e thoshte vazhdimisht se sa me fat ndihej që kishte gjetur një dashuri të tillë, për herë të dytë. Po pse vallë po braktiste çdo gjë?

Në fillim, Uilliami u hutua, u ndje fajtor: mos ndoshta e kishte ligështuar në një-farë mënyre? Pse e kishte mbyllur jetën e saj kaq e bindur dhe e kishte braktisur atë? Ai e dinte se duhet ta kërkonte. Gjithashtu e dinte se çelësi i zhdukjes së saj gjendej në sekretet e të tjerëve. A do të mundet Uilliami të përballet me të pan-johurat e Xhulias? Dhe me të vërtetën e madhe që është zhdukur bashkë me të?

ALBUMI I FAMILjESAutore: Renate Dorrestein

Përktheu: Edit Dibra186 f., 700 lekë

ISBN 978-99943-46-43-1

MUZEUMI I KAPITULLIMIT PA KUSHTE

Autore: Dubravka UgrešićPërktheu: Ilira Shurbani

260 f., 700 lekëISBN 978-99943-46-80-6

NjË MINUTË HESHTjEAutor: Siegfried LenzPërktheu: Elda Ymeri

104 f., 500 lekëISBN 978-99943-46-87-5

BISEDA ME KAFKËNAutor: Gustav Janouch

Përktheu: Gëzim Qëndro192 f., 700 lekë

ISBN 978-9928-103-29-1

Ndërsa synonte të bëhej poet dhe njeri i letrave, Gustav Janouch, në moshë fare të re, aty rreth viteve ‘20 të shekullit të kaluar, filloi të shoqërohej me një koleg të babait që ishte bërë i njohur si shkrimtar premtues: Franc Kafkën. Prej këtej lindi një miqësi e shkurtër dhe e thellë që shënjoi përgjithmonë jetën e Janouch-it. Djaloshi regjistroi gjithçka: fakte, fjalë, gjeste të shkrimtarit të madh pragez dhe rezultat janë këto Biseda, ku na shfaqet portreti i një Franc Kafke tejet njerëzor e të ndjeshëm, një hebreu që ëndërronte të ikte në Palestinë, rob i larmisë së tij kulturore, i sëmundjes dhe i vetmisë, në kërkim të një lirie që gjithmonë i ishte mohuar. Dokument i papërsëritshëm dhe i pabjerrshëm, në faqet e të cilit regëtin magjepsja e një qyteti si Praga, sfond mbresëlënës i bisedave të Kafkës me mikun e tij riosh.

SPASTRIMIAutore: Sofi Oksanen

Përktheu: Rogreta Shani336 f., 800 lekë

ISBN 978-9928-103-24-6

HIPNOTIZUESIAutor: Lars KeplerPërkthyen: Ilira Shurbani & Aurora Kënga548 f., 1250 lekëISBN 978-9928-103-13-0

Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti premtimin. Deri më 8 dhjetor, kur tringëllima e

telefonit e zgjon menjëherë. Është komisari i policisë kriminale. Dëshmitari i vetëm i një masakre në familjen e tij, ka nevojë për të. Djaloshi duhet pyetur tani, sepse vrasësi kërkon ta përmbushë veprën duke vrarë përsëri. Ka vetëm një mënyrë: të hipnotizohet Jozefi menjëherë. Eriku e di tashmë që do ta thyejë premtimin, do ta hipnotizojë djaloshin, sepse brenda vetes e di se sa i ka munguar puna e tij. Ajo që hipnotizuesi nuk di është se e vërteta që do të vijë prej djalit nën hipnozë do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e tij.

PLEPAT BERLINEZËAutore: Anne B. RagdePërktheu: Rogreta Shani

320 f., 800 lekëISBN 978-9928-103-04-8

HERMANAutor: Lars S. ChristensenPërktheu: Ilira Shurbani

204 f., 650 lekëISBN 978-9928-103-03-1

13

Gustav Janouch

Biseda me Kafkën

Shënime dhe kujtime

14GRATË

Autor: T. C. BoylePërktheu: Jorgji Qirjako

536 f., 1000 lekëISBN 978-99943-46-90-5

A është e lehtë të jetosh me një gjeni? Këtë do t’jua tregojë romani i ri i mrekullueshëm i T. C. Boylet, Gratë. Pasi risolli në jetë të famshmin mbret ekcentrik John Harvey Lellogg në The  Road  to  Wellville dhe studiuesin e seksit Alfred Kinsey në The  Inner  Circle, Boyle përvijon këtë herë një tjetër karakter të gjallë e plot ngjyra: arkitektin e famshëm Frank Lloyd Wright. Rrëfimi i vërtetë dhe trillimi janë ndërthurur me mjeshtëri për të treguar jetën e një njeriu si Wrighti, duke zgjedhur një mënyrë shumë origjinale, një detaj fort domethënës: katër gratë e tij, që e deshën pa kushte, nëpërmjet të cilave krijoi kësisoj këtë vepër madhështore.GRUAjA E GjENERALIT

Autor: Joseph O’ConnorPërktheu: Jorgji Qirjako

468 f., 1000 lekëISBN 978-99943-46-54-7

TREGTARI Autori: Joseph O’Connor Përktheu: Rogreta Shani 400 f., 1250 lekë ISBN 978-9928-103-78-9

Është vera më e nxehtë që është parë ndonjëherë në Dublin, por Billi Suini - një tregtar mesoburrë, me një martesë të dështuar, karrierë të luhatur e shtëpi të rrënuar - nuk do t’ia dijë për të, në mendje i vlojnë një mijë e një mendime.Pas një tentative për grabitje, vajza e tij e vogël sulmohet dhunshëm nga një grup djemsh dhe bie në koma. I dërrmuar nga pasojat e asaj nate të tmerrshme, i lodhur nga burokracitë e i zhgënjyer nga sistemi, Billi më në fund vendos ta marrë ligjin në duart e veta për të vënë drejtësi. Por kur planet e tij përmbysen, rezultatet janë të tmerrshme, shpesh qesharake, dhe në fund, të paharrueshme.

Një roman për dashurinë, vetminë, alkoolizmin, shpengimin dhe, natyrisht, tragjedinë, i shkruar në formën e një ditari, plot me ngjarje e të papritura.

15

RASTËSISHT NjË VEND BOSHAutore: J. K. RowlingPërktheu: Rudi Erebara568 f., 1500 lekëISBN 978-9928-103-72-7

Një roman i madh për një qytet të vogël, Rastësisht një vend bosh, është romani i parë

i J. K. Rowling për të rriturit. Vepër e një tregimtareje si askush tjetër.

Një roman i madh për një qytet të vogël ... Kur Berri Ferbradher vdes papritur sapo ka shkelur të dyzetat, Pagfordi tronditet. Për atë që e viziton për herë të parë, Pagfordi është një qytezë idilike angleze, me një shesh të shtruar me gurë të latuar dhe abaci të lashtë, një xhevahir i ngecur mes luginash të blerta. Por pas fasadës së bukur fshihet një qytet tjetër. Të pasurit në luftë me të varfrit, adoleshentët në luftë me prindërit e tyre, gratë me bashkëshortët, mësuesit me nxënësit... Pagfordi nuk është ai që duket. Dhe vendi i mbetur bosh në Këshillin e qytezës, pas vdekjes së Berrit, bëhet shumë shpejt shkëndija për betejën më të madh që qyteza ka parë ndonjëherë. Pas mirësjelljes së përditshme fshihen zilira, rivalitet, egoizëm e deri fantazi të frikshme seksuale dhe urrejtje raciale. Kush do të triumfojë në zgjedhjet e mbushura me pasion, tradhti dhe zbulime të fshehtash të papritura?

KËNGA E qyqESAutor: Robert Galbraith

Përktheu: Virgjil Muçi576 f., 1500 lekë

ISBN 978-9928-103-94-9

Kur një modele me jetë të trazuar bie nga ballkoni i hotelit në rrugën Mejfër dhe gjen vdekjen, të gjithë mendojnë se ajo ka vrarë veten. Por vëllai i saj ka dyshimet e veta, ndaj pajton një hetues privat, Kormoran Strajkun, për të shqyrtuar rrethanat. Strajku është veteran i luftës - i plagosur fizikisht dhe psikologjikisht - dhe jeta e tij është një dramë. Rasti i jep atij një spirancë shpëtimi nga ana financiare, por me kosto personale: sa më shumë gërmon në botën e ndërlikuar të bukuroshes modele, aq më shumë errësohen gjërat - dhe sa më pranë i afrohet së vërtetës, aq më kërcënues varet mbi të rreziku i tmerrshëm... Një sekret përshkënditës i botës elegante përshkon atmosferën e Londrës - nga rrugët e heshtura të Mejfërit në baret e Ist Endit e deri në Soho - Kënga e Qyqes është një libër i mrekullueshëm. Ky është romani i parë i serisë me dedektivin Kormoran Strajk, i JK Rowlingut, shkruar me pseudonimin Robert Galbraith.

I RI

16

KUNATAAutor: Patrick Besson

Përktheu: Edmond Tupja156 f., 600 lekë

ISBN 978-99943-46-52-3

ASGjË ME RËNDËSI Autore: Justine LévyPërktheu: Edit Dibra

144 f., 500 lekëISBN 978-99943-46-81-3

ZAMBAKU I DETITAutor: A. Paul de Mandiargues

Përktheu: Edmond Tupja112 f., 500 lekë

ISBN 978-9928-103-77-2

NjË GRUA NË PARISAutore: Paula McLain

Përktheu: Erblina Kërçishta360 f., 1000 lekë

ISBN 978-9928-103-31-4

IM UNGj OSVALDAutor: Roald Dahl

Përktheu: Virgjil Muçi264 f., 800 lekë

ISBN 978-9928-103-81-9

VETMITARIAutor: Eugène IonescoPërktheu: Nasi Lera160 f., 800 lekëISBN 978-9928-4260-3-1

Vetmitarët banojnë mbi të gjitha në botën e Eugène Ionescos: fati i tyre është ai i të qëndruarit si shembuj të fundit të universit në perëndim (kjo i ndodh, për shembull, protagonistit të Rinoqerontit, mes refuzimit për t’iu bashkuar masës dhe më pas dëshirës histerike për t’u bërë pjesë e saj), i shterpëruar prej vështirësive thelbësore të komunikimit, i shkatërruar nga lufta, nga fatkeqësitë, nga katastrofat e ndryshme, sa groteske aq edhe tragjike. Jo rastësisht është ky termi i zgjedhur si titull për të vetmin roman të Ionescos, pjesë e trilogjisë së përbërë nga pjesa Ce formidable bordel dhe nga filmi La Vase, në të cilin shkrimtari shfaqet edhe si aktor. Rrëfimtari është një punonjës, një njeri i zymtë dhe bosh për shkak të mediokritetit, i cili papritur trashëgon një pasuri të madhe nga një xhaxha nga

Amerika, dhe kështu beson se mund të shkojë një jetë pa fre, pa shqetësime dhe pa obligimet e urryera të punës. Protagonistit i mbetet të bëjë vetëm një gjë: të vështrojë pa reshtur nga dritarja e korridorit të shtëpisë, apo nga ajo e një restoranti të vogël, ekzistencën e të tjerëve, fytyrat e kalimtarëve, duke ëndërruar të shohë një fytyrë të qeshur mes turmës, e cila mund të shfaqë interes për fytyrën e tij, kaq e vagulluar, e mbuluar nga shenja të ankthit që sa vjen e shtohet, fare pak e ndriçuar nga dy sy blu të zbehtë, të pazotë të tërheqin vështrime, në kujtimet obsesive të pak grave që e kanë bërë më të lehtë ekzistencën e tij, monotone prej rutinës.

I RI

17DAVID GOLDER

Autore: Irene NémirovskyPërktheu: Nasi Lera

178 f., 700 lekëISBN 978-9928-103-89-5

Në vitin 1929, botuesi Bernard Grasset lexoi brenda natës dorëshkrimin e David Golder dhe vuri madje edhe një lajmërim në gazetë për të gjetur autorin anonim, dhe disa ditë më pas u njoh me Irène Némirovsky-n. Aty për aty, ai nuk deshi ta besonte se qe pikërisht ajo vajzë elegante dhe e sigurt në vetvete, bijë nga borgjezia e lartë strehuar në Paris pas revolucionit bolshevik rus, që kishte shkruar një histori kaq të guximshme, edhe mizore edhe të shkëlqyer - një vepër ngado që ta ktheje, e denjë për dorën e një romancieri të pjekur. Njësoj si ai, lexuesit e sotëm (të cilët e kanë vulosur tashmë suksesin e Suitë franceze) do të zbulojnë me kënaqësi sa i sigurt dhe i qartë ishte që atëherë zëri i Némirovsky-t, sa drithëruese dhe e frikshme është drita që hedh ajo në prapaskenën e jetës së bankierëve të mëdhenj dhe në botën vezulluese dhe të rreme, patetike dhe vulgare të pasanikëve të rinj - një botë që e njihte aq mirë dhe në sfondin e së cilës konsumohet fati i bankierit çifut, plak dhe i pamëshirshëm - dhe se si, nga rreshti i parë deri tek i fundit, di të na bëjë për vete me stilin e mprehtë dhe me sigurinë e një rrëfyeseje të pashoq.

SUITË FRANcEZEAutore: Irene NémirovskyPërktheu: Nasi Lera384 f., 800 lekëISBN 978-99943-46-72-1

Shkruar në zjarrin e historisë, romani Suitë franceze përshkruan pothuaj drejtpërsëdrejti Eksodin e qershorit të vitit 1940, që përfshiu në një rrëmujë tragjike familjet franceze të të gjitha shtresave, nga më të pasurat tek ato më të thjeshtat. Irène Némirovsky ndjek hap pas hapi poshtërsitë e panumërta dhe vrullet e brishta të solidaritetit të një popullsie të shpartalluar. Kurvica të braktisura nga dashnorët, borgjezë të mëdhenj të neveritur nga vegjëlia, të plagosur të braktisur nëpër ferma, mbushin rrugët e bombarduara të Francës... Armiku pushton pak nga pak një vend të frikësuar dhe pa jetë. Si të gjitha fshatrat, edhe Bysija është e shtrënguar të presë trupat gjermane. Tensionet e banorëve fillojnë të zgjohen, të acaruara nga prania e pushtuesit...

Një roman tronditës, i thellë, i pamëshirshëm, që zbulon me një qartësi të jashtëzakonshme shpirtin e çdo francezi gjatë pushtimit. Suitë franceze ringjall me një penë të shkëlqyer dhe intuitive një pjesë të mprehtë të kujtesës. Botuar më 2004, romani korri një sukses të rrallë, aq sa theu edhe rregullat e ngurta, duke fituar Çmimin Renaudot, i cili asnjëherë nuk i ishte dhënë një autori të vdekur.

I RI

Suitë f ranceze

Autore e

Irène Némirovsky

Irèn

e N

émir

ovsk

y

KEQKUPTIMI

BALLOJA

ke

qk

up

tim

i & b

al

lo

ja

&

ISBN 978-9928-103-91-8

www.dituria.al

800 lekë

irène némirovsky, hebreje nga Ukraina, lindi më 1903 në Kiev dhe u pushkatua në Aushvic verën e vitit 1942. Njohu sukses të jashtëzakonshëm me romanin e saj të parë David Golder (1929), i cili u përshëndet nga kritika si një kryevepër. Në vitet ‘30, Irène Némirovsky botoi njëri pas tjetrit nëntë romane, më të shquarat prej të cilave Balloja dhe Keqkuptimi (1930), si dhe një përmbledhje me tregime.Më 2004, u botua vepra Suitë franceze, e kurorëzuar me çmimin Renaudot, vepër që i dha asaj famë ndërkombëtare, dhe më 2007 Afshi i gjakut, një tjetër roman shumë i vlerësuar. Këto dy vepra postum të Némirovsky-t u pasuan nga shumë romane dhe vëllime me tregime.

Keqkuptimi u botua më 1930, kur Irène Némirovsky ishte vetëm njëzet e shtatë vjeç. Ngjarjet zhvillohen në Paris pas Luftës së Parë Botërore. Iv Harteluja, pinjoll i një familjeje të pasur të rënë nga vakti, i vrarë shpirtërisht nga lufta, gjatë pushimeve në bregdet dashurohet me Denizën, grua e martuar në mjedisin e tij të dikurshëm. Deniza e dashuron dhe jeton vetëm për të. Por, kur Ivi bëhet përherë e më shumë i trishtuar dhe i pakapshëm, ajo pranon, si për të shkuar kohën, shoqërinë e dikujt tjetër dhe humb përfundimisht atë që do.

Sapo u botua më 1930, Balloja u për-shëndet si kryevepër. Bashkëshortët Alfred dhe Rozinë Kampf, të pasuruar rrufeshëm falë spe-kulimeve financiare, ëndërrojnë të zënë një vend më të dukshëm në shoqërinë parisiene. Ata organizojnë një ballo madhështore për mbarë Parisin, që t’u dëgjohet zëri falë parasë. Vajza ëndë-rron të veshë fustane përshkënditëse që do të tërheqin vëmendjen, kurse e ëma e ndalon të marrë pjesë në mbrëm-je. Afresku i pamëshirshëm i meski-nitetit të klasës së padronëve të rinj në Francën midis dy luftërave botërore ushqehet nga përplasja midis një nëne, që nuk do të pranojë se e bija është rri-tur, dhe një vajze që, në rrugëtimin e vështirë për të fituar me feminitetin e saj, hidhet në një përleshje të egër me të ëmën.

“Keqkuptimi është shumë më tepër se një roman romantik. Me sy të mprehtë kritik dhe një perceptim të veçantë për kufijtë e gabuar në marrëdhëniet njerëzore, edhe ky roman i Irène Némirovsky-t tregon shenja të sigurta se ajo do të bëhej një shkrimtare brilante.”

The Guardian

“Balloja u ngjan si novelave të Mopasanit, ashtu edhe romaneve të Balzakut, me përjashtim të fundit të tyre, ku mungesa e padurueshme e ndjenjave duket sikur ka nxitur një tundim që autorja mund të ketë pasur për të përmbushur një lloj marrëveshjeje.”

The New York Times

KEqKUPTIMI & BALLOjAAutore: Irene Némirovsky

Përktheu: Nasi Lera200 f., 800 lekë

ISBN 978-9928-103-91-8

Keqkuptimi u botua më 1930, kur Irène Némirovsky ishte vetëm njëzet e shtatë vjeç. Ngjarjet zhvillohen në Paris pas Luftës së Parë Botërore. Iv Harteluja, pinjoll i një familjeje të pasur të rënë nga vakti, i vrarë shpirtërisht nga lufta, gjatë pushimeve në bregdet dashurohet me Denizën, grua e martuar në mjedisin e tij të dikurshëm. Deniza e dashuron dhe jeton vetëm për të. Por, kur Ivi bëhet përherë e më shumë i trishtuar dhe i pakapshëm, ajo pranon, si për të shkuar kohën, shoqërinë e dikujt tjetër dhe humb përfundimisht atë që do.

Sapo u botua më 1930, Balloja u përshëndet si kryevepër. Bashkëshortët Alfred dhe Rozinë Kampf, të pasuruar rrufeshëm falë spekulimeve financiare, ëndërrojnë të zënë një vend më të dukshëm në shoqërinë parisiene. Ata organizojnë një ballo madhështore për mbarë Parisin, që t’u dëgjohet zëri falë parasë. Vajza ëndërron të veshë fustane përshkënditëse që do të tërheqin vëmendjen, kurse e ëma e ndalon të marrë pjesë në mbrëmje. Afresku i pamëshirshëm i meskinitetit të klasës së padronëve të rinj në Francën midis dy luftërave botërore ushqehet nga përplasja midis një nëne, që nuk do të pranojë se e bija është rritur, dhe një vajze që, në rrugëtimin e vështirë për të fituar me feminitetin e saj, hidhet në një përleshje të egër me të ëmën.

AFSHI I GjAKUTAutore: Irene NémirovskyPërktheu: Nasi Lera148 f., 600 lekëISBN 978-9928-103-92-5

Në një qytezë të Francës Qendrore, në fillim të viteve 1930, një burrë i moshuar kujton jetën e tij. Mbasi kishte udhëtuar shumë në rininë e vet, Silvio qëndron i veçuar nga shoqëria, duke vëzhguar komedinë njerëzore të fshatit, rrjedhën e qetë të fateve provinciale të tronditura befasisht nga vdekja dhe nga pasionet e dashurisë.Para tij, Fransuai dhe Helena tregojnë takimin e tyre të parë dhe të shkurtër, martesën e Helenës me një pronar plak dhe të pasur, vejaninë e saj, pritjen dhe ritakimin e tyre. Kur vajza e tyre Koletë martohet me Zhan Dorënin, duket sikur është skicuar rruga e një lumturie të qetë. Por, disa muaj më vonë, ndodh drama. Mbytja në lumë e Zhanit do të shkatërrojë qetësinë e rreme të atij mjedisi provincial. Njëra pas tjetrës, sekretet e rënda që bashkojnë, kundër dëshirës së tyre, protagonistët e kësaj intrige do të shfaqen befas në tregimin e Silvios, deri në zbulimin e fundit dhe turbullues...E vendosur në të njëjtin fshat ku Irène Némirovsky do të shkruante romanin Suitë franceze, por e nisur që në vitin 1937, kjo dramë familjare e shkruar si një hetim policor tregon shtrëngatën e rrahjeve të zemrës së mbyllur në vetvete, në një shoqëri tepër të lëmuar në sipërfaqe.

I RI

I RI

18

SHAKAjAAutor: Milan Kundera

Përktheu: Mirela Kumbaro286 f., 850 lekë

ISBN 99927-31-61-3

Pragë, një ditë pas grushtit të shtetit të vitit 1948. Gremisja e studentit Ludvik fillon me një shaka, një pusullë ironike për optimizmin socialist dërguar një vajze bukuroshe, e cila e merr këtë shumë seriozisht. Përjashtohet nga partia dhe detyrohet të braktisë studimet. Punon në miniera, ku jeta e tij merr një drejtim krejt tjetër nga çka djaloshi kishte menduar për të ardhmen. Kur fijet e ekzistencës së tij duken të këputura, takon Luçian. Ajo vjedh për të lule në varreza dhe i ofron një dashuri të ëmbël, enigmatike dhe të papërshkueshme. E humbet, sepse nuk di ta kuptojë. Do ta kuptojë, vite më vonë, Helena, gruaja të cilën, me ftohtësi, Ludviku do ta përdorë si mjet për hakmarrjen e tij. Shakaja, romani më i mirë i Kunderës, i botuar e i ribotuar edhe në shumë vende të tjera të botës, është një radiografi e sistemit komunist në Çekosllovaki.

Milan Kundera (1929, Çekosllovaki) mërgoi në Francë më 1975 dhe më 1981 u bë qytetar francez i natyralizuar. Ka shkruar edhe në çekisht edhe në frëngjisht. Përkthimet e librave të tij në frëngjisht i ka kontrolluar gjithmonë vetë, prandaj ato konsiderohen vepra origjinale. Për shkak të censu-rës komuniste në vendlindje, librat e tij u ndaluan. Ai është autor romanesh, dramash, esesh dhe përmbledhjesh poetike, ndër të cilët përmendim: Shakaja, Lehtësia e papërballueshme e qenies, Mosdija, Identiteti, Pavdekësia, Dashuri gazmore, Lehtësia, Vals lamtumire, Arti i romanit, Testamentet e tradhtuara, Një takim, Perdja, Monologë, Maji i fundit, etj.

MOSDIjAAutor: Milan KunderaPërktheu: Mirela Kumbaro168 f., 800 lekëISBN 978-9928-103-76-5

Shpejt ata kuptuan se, në krahasim me të keqen numër një, katastrofa që i kishte rënë vendit të tyre ishte fare pak e përgjakshme për të lënë mbresa te miqtë e tyre të rinj. Për t’u shpjeguar, ata e bënë zakon të thonin pak a shumë kështu: “Sado e llahtarshme të jetë, një diktaturë fashiste zhduket me diktatorin e vet, aq sa njerëzit nuk e humbasin shpresën. Komunizmi, përkundrazi, që ushqehet nga qytetërimi i stërmadh rus, për një Poloni a për një Hungari (e për të mos folur për Estoninë!), është një tunel pa dalje. Diktatorët vdesin një ditë, Rusia është e përjetshme. Fatkeqësia e vendeve prej nga vijmë qëndron te mungesa e plotë e shpresës.”

I RI

Botim i rip

unuar

19

LE TË RROTULLOHET BOTA E MADHE

Autor: Colum McCannPërktheu: Jorgji Qirjako

368 f., 800 lekëISBN 978-9928-103-32-1

20

FARI LUNDRUES I BLLEKUOTËRIT

Autor: Colm TóibínPërktheu: Ilira Shurbani

228 f., 650 lekëISBN 978-99943-46-88-2

MjESHTRIAutor: Colm Tóibín

Përktheu: Ilira Shurbani372 f., 800 lekë

ISBN 978-99943-46-89-9

MURIAutor: Jean-Paul Sartre

Përktheu: Ardian Marashi172 f., 600 lekë

ISBN 99927-47-48-X

LIDHjET E RREZIKSHME Autor: Choderlos de Laclos

Përktheu: Edit Dibra320 f., 750 lekë

ISBN 99927-59-14-3

PARAjAAutor: Emil Zola

Përktheu: Klio Evangjeli424 f., 900 lekë

ISBN 99927-47-39-0

21

MOPASAN

IVETA

IVETA

Gi dë Mopasan

Bel AmiBEL AMI

Autor: Gi de MopasanPërktheu: Misto Treska

318 f., 600 lekëISBN 99927-31-86-9

ZONjUSHA PERLËAutor: Gi de Mopasan

Përkthyen: H. Selfo & V. Kokona

184 f., 600 lekëISBN 99927-31-33-8

VITI ‘93Autor: Viktor Hygo

Përktheu: Misto Treska318 f., 650 lekë

ISBN 99927-31-48-6

E KUqjA DHE E ZEZAAutor: Stendal

Përktheu: Remzi Xheneti500 f., 900 lekë

ISBN 99927 47-13-7

KOPRRAcIAutor: Molier

Përktheu: Enver Fico104 f., 300 lekë

ISBN 99927-59-52-6

KONTI I MONTE KRISTOSAutor: Aleksandër Dyma

Përktheu: Halit SelfoVëll. 1: 592 f., 1000 lekë

ISBN 99927-31-49-4Vëll 2: 560 f., 1000 lekëISBN 99927-31-50-8

IVETAAutor: Gi de Mopasan

Përktheu: Nasi Lera160 f., 500 lekë

ISBN 99927-31-88-5

MOTRAT RONDOLIAutor: Gi de Mopasan

Përktheu: Nasi Lera160 f., 500 lekë

ISBN 99927-47-50-1

HARKU I TRIUMFITAutor: Erih Maria RemarkPërktheu: Robert Shvarc

522 f., 900 lekëISBN 99927-47-03-X

OBELISKU I ZIAutor: Erih Maria RemarkPërktheu: Robert Shvarc

416 f., 850 lekëISBN 99927-59-48-8

TRE SHOKËAutor: Erih Maria RemarkPërktheu: Robert Shvarc

432 f., 900 lekëISBN 99927-34-81-8

PAULAAutore: Isabel Allende

Përktheu: Amik Kasoruho316 f.,750 lekë

ISBN 99927-31-66-4

PËR DASHURINË DHE HIjENAutore: Isabel AllendePërktheu: Nasi Lera

264 f.,800 lekëISBN 99927-31-84-2

PËR DASHURINË DHE DEMONË TË TjERËAutore: Isabel AllendePërktheu: Nasi Lera

144 f.,500 lekëISBN 99927-31-74-5

ÇIFUTKA E TOLEDOSAutor: Lion FojhtvangerPërktheu: Robert Shvarc

438 f., 900 lekëISBN 99927-59-45-3

22

DHE LIND DIELLIAutor: Ernest HemingwayPërktheu: Sazan Gjomema

230 f., 700 lekëISBN 99927-47-61-7

GATUAj E SHIjO Autore: Benedetta ParodiPërktheu: Dojna Nasi256 f., 1000 lekëISBN 978-9928-103-17-8

243 receta të thjeshta dhe të shpejta, për të gjitha shijet, të ndara në tri rubrika, sipas rasteve: NË FAMILJE

PËR MIQTË

y DARKË ROMANTIKE KOKË MË KOKË

23

STILI DHE IMAZHI PERSONAL

Autore: Kristina ParodiPërktheu: Agim Doksani

120 f., 450 lekëISBN 99927-59-88-7

PUNA DHE KARRIERAAutore: Kristina ParodiPërktheu: Ana Sheldia

124 f., 450 lekëISBN 99927-59-82-8

ARTI I MIKPRITjESAutore: Kristina ParodiPërktheu: Tereza Basho

144 f., 450 lekëISBN 99927-59-81-X

KOMUNIKIMIAutore: Kristina ParodiPërktheu: Ilira Shurbani

120 f., 450 lekëISBN 99927-59-83-6

MIRË SE ERDHË NË KUZHINËN TIMEAutore: Benedetta Parodi

Përktheu: Dojna Nasi248 f., 1000 lekë

ISBN 978-9928-103-44-4

225 receta krejtësisht të reja e me rezultat të sigurt, të ndara sipas muajve nxitëse dhe gjallëruese në pranverë

të lehta e freskuese në verë oreksndjellëse e të shijshme në vjeshtë plot kalori dhe energjike në dimër

24

BABA TOMORRIAutor: A. Z. Çajupi164 f., 400 lekëISBN 99927-31-31-1

ASDRENIAutor: Asdreni150 f., 400 lekëISBN 99927-31-89-3

VEPRA DRAMATURGjIKEAutor: A. Z. Çajupi

72 f., 250 lekëISBN 99927-47-46-3

BAGËTI E BUjqËSIAutor: Naim Frashëri144 f., 400 lekëISBN 99927-47-33-1

TE DHEU I HUAjAutor: Zef Skiroi168 f., 400 lekëISBN 99927-31-25-7

MILI DHE HAIDHEAAutor: Zef Skiroi

144 f., 350 lekëISBN 99927-59-58-5

KËNGA E SPRASME E BALËS

Autor: Gavril Dara (I Riu)104 f., 300 lekë

ISBN 978-99943-46-51-6

jUVENILIA DHE VjERSHA TË TjERA

Autor: Ndre Mjeda125 f., 400 lekë

ISBN 99927-31-44-3

25

MARy EDITH DURHAM MONOGRAFI

Autor: Afrim Q. Karagjozi152 f., 700 lekë

ISBN 978-9928-103-51-2

albana shala

Ngarkesa e fëmijës

NGARKESA E FËMIjËSAutore: Albana Shala

144 faqe; 500 lekëISBN 978-9928-103-60-4

PARAjSA ËSHTË E PORTOKALLTË

Autore: Albana Shala96 f., 500 lekë

ISBN 978-99943-46-99-8

ÇADRA E KUqEAutor: Fatos Baxhaku

240 f., 1200 lekëISBN 978-9928-103-64-2

PAPA DIXHITALAutore: Albana Shala96 f., 500 lekëISBN 978-99943-46-41-7

GRA TË PËRGjITHSHMEAutor: Fatos Baxhaku168 f., 800 lekëISBN 978-9928-103-88-8

Libri është mbështetur në literaturën e paktë historike që ekziston në shqip dhe, sidomos, në dokumentet e gërmuara në Arkivin Qendror të Shtetit. Ligje dhe rregullore, raporte policësh, spiunësh gjithfarësh, ankesa kryepleqsh, kallëzime të anonimëve përgjimtarë e ziliqarë, histori çengish të lodhura, fate grash të huaja që zhduken po aq befas sa kanë ardhur, zullume të dehurish, që ngatërronin portën e shtëpisë publike… të gjitha këto përbëjnë thelbin e këtij libri, i cili ndokujt, dhe ndoshta me të drejtë, mund t’i duket disi i pazakontë. Një nga telashet e këtij libri ka qenë gjuha e përdorur në korrespondencën zyrtare të kohës dhe terminologjia shumë e larmishme. Kurvë,

grua e përgjithshme, prostitutë, çengie, grua qejfi, grua e përdalë, bordello, kuplara, prostitucion, burdelizëm, shtëpi e përgjithshme, shtëpi publike, drejtori, pronari, i zoti i shtëpisë publike, burdeltari, të gjithë këta terma ndeshen paralelisht thuajse në të njëjtën periudhë. Ndonëse sot ndonjë prej tyre mund të ketë ngjyrim të theksuar keqësues, ne i kemi lënë ashtu si janë përdorur asokohe, duke menduar se kështu e afrojmë më mirë këtë periudhë te lexuesi.

I RI

26

Një mjet didaktik për të përvetësuar strukturat bazë të anglishtes, shumë praktik për të gjithë nxënës duke filluar nga mosha 9 vjeç. Fjalori përmban 6 000 fjalë për pjesën anglisht-shqip dhe 3 000 fjalë për pjesën shqip-anglisht; mijëra shembuj në togfjalësha ose fjali nga ligjërimi i përditshëm, leksiku letrar, shkencor etj.

FjALOR xHEPI ANGLISHT - SHqIP

Autorë: Gëzim Hadaj, Mariana Ymeri

196 f., 350 lekëISBN 99927-59-66-6

Fjalori përmban rreth 7 000 fjalë dhe shpre-hje; shembuj dhe fjali; përkthime dhe shënime përdorimi; transkriptim fonetik ndërkombëtar; theks të fjalëve të anglishtes; listën shteruese të foljeve të parregullta të anglishtes; tabelën e konvertimit të temperaturës; tabelën e kth-imit të njësive të masës dhe të peshës; tabelën e ele-menteve kimike. Ky botim xhepi, praktik dhe modern, lehtëson përvetësimin e shpejtë të anglishtes.

FjALOR FRËNGjISHT-SHqIP, SHqIP-FRËNGjISHTAutore: Drita Hadaj

320 f., 1250 lekëISBN 99927-47-08-0

FjALORI IM I PARË I FRËNGjISHTES (i ilustruar)

Autore: Drita Hadaj320 f., 1400 lekë

ISBN 99927-47-59-5

Një mjet didaktik, praktik dhe bashkëkohor, për një përvetësim të shpejtë dhe të saktë të strukturave bazë të frëngjishtes. Mbi 7 000 fjalë-tituj dhe 15 000 shprehje. Mijëra shembuj në togfjalësha ose fjali ilustrojnë kuptimet më të rëndësishme të fjalëve më të përdorura. Rubrika dhe tabela gramatikore, që përmbajnë vërejtje për përdorimin e veçantë të fjalëve ose për ndryshime në krahasim me shqipen. Rubrika të pasura me shënime enciklopedike për kulturën dhe qytetërimin frëng. Figura të mrekullueshme, me ngjyra të zgjedhura me kujdes, që plotësojnë shpjegimet e fjalëve. Dhjetëra fjalë të urta, vjersha, këngë dhe lojëra për fëmijë, shoqëruar me përkthimin e tyre.

Përmban rreth 15 000 fjalë-tituj dhe mbi 5 000 shprehje; jep kuptimet më të rëndësishme të fjalëve më të përdorura; është praktik dhe ndihmon në gjetjen lehtë të fjalës dhe të kuptimit që kërkoni; me të dhëna të plota për shtresimin stilistik dhe fushën e përdorimit; me shënime të plota gramatikore, si p.sh., me tabela përmbledhëse të zgjedhimeve të foljeve të parregullta të frëngjishtes dhe të shqipes; përmban një listë emrash gjeografikë.

FjALORI IM I PARË I ANGLISHTES (i ilustruar)Autorë: Gëzim Hadaj, Mariana Ymeri372 f., 1800 lekëISBN 99927-31-91-5

27

HORDHIAAutor: Gian Antonio Stella

Përktheu: Petrit Ymeri248 f., 600 lekë

ISBN 99927-59-18-4

Ç’ËSHTË DASHURIAAutor: Enzo Biagi

Përktheu: Kujtim Ymeri160 f., 600 lekë

ISBN 99927-47-52-8

MISIONI I ZIGMUND FROjDITAutor: Erich Fromm

Përktheu: Agim Doksani196 f., 600 lekë

ISBN 99927-59-07-0

GjUHA E HARRUARAutor: Erich Fromm

Përktheu: Kujtim Ymeri150 f., 500 lekë

ISBN 99927-31-04-4

NËSE DASHURIA ËSHTË LOjË, jA RREGULLAT

Autor: Cherie Carter ScottPërktheu: Suzana Ago

176 f., 500 lekëISBN 99927-59-00-3

NjË HyRjE TEK IDETËAutorë: W. Raper & L. Smith

Përktheu: Kujtim Ymeri208 f., 700 lekë

ISBN 99927-31-92-3

KËSHILLAT E ZEMRËSAutor: Dalai Lama

Përktheu: Ilira Shurbani124 f., 500 lekë

ISBN 99927-59-67-4

KONFLIKTI SHOqËROR MODERNAutor: Ralf Dahrendorf

Përktheu: Gjergj Peçi238 f., 600 lekë

ISBN 99927-47-95-1

Ç’ËSHTË DEMOKRAcIAAutor: Giovanni SartoriPërktheu: Kujtim Ymeri

272 f., 800 lekëISBN 99927-31-27-3

EDHE NjË HERË PËR TEORINË E DEMOKRAcISË

Autor: Giovanni SartoriPërktheu: Pavli Qesku

128 f., 800 lekëISBN 99927-31-18-4

28

HOMO VIDENSTELEVIZIONI DHE POSTMENDIMIAutor: Giovanni SartoriPërktheu: Albana Nexhipi168 f., 800 lekëISBN 978-9928-103-74-1

Jemi në kulmin e në zhvillimin marramendës të revolucionit multimedial. Një proces shumëtentakulësh (internet, kompjuterë personalë, kiberhapësirë), i cili karakterizohet nga i njëjti emërues i përbashkët: nga “tele-shikimi” e, si rrjedhojë, edhe nga një “video-jetesë” jona. Pikërisht për këtë arsye, pika e nxehtë e këtij libri është televizioni, kurse teza e tij bazë, fakti që videoja po e shndërron homo sapiens-in e prodhuar prej kulturës së shkruar, në një homo-videns, tek i cili fjala mbizotërohet prej imazhit. Gjithçka shfaqet. Por ç’ndodh ndërkohë me të pashfaqshmen (që është edhe më shumë)? Kështu pra, teksa shqetësohemi se kush i kontrollon mediat, nuk po vëmë re që po na shket duarsh mjeti në vetvete.

Problemi themelor, rreth të cilit diskuton Giovanni Sartori, nuk mund të mënjanohet: vërtet tele-shikimi e ndryshon natyrën njerëzore? Vërtet televizioni është një instrument atropogjenetik? Nuk ka dyshim që është kështu.

OBSESIONE, FOBI DHE PARANOjAAutor: Sigmund Freud

Përktheu: G. Vyshka - A. Struga120 f., 500 lekë

ISBN 99927-59-27-5

ORIGjINA E MENDIMIT GREKAutor: Jean-Pierre Vernant

Përktheu: Venera Domi106 f., 400 lekë

ISBN 99927-47-96-X

HABIA FILOZOFIKEAutor: Jeanne HerschPërktheu: Artan Fuga

368 f., 700 lekëISBN 99927-31-19-2

PSIKANALIZA E ARTIT DHE E LETËRSISË

Autor: Sigmund FreudPërktheu: Albana Velia

168 f., 500 lekëISBN 99927-31-90-7

TOTEM DHE TABUAutor: Sigmund Freud

Përktheu: Gentian Vyshka164 f., 700 lekë

ISBN 99927-59-08-9

PËRSE NUK jAM I KRISHTERËAutor: Bertrand Rusell

Përktheu: Kujtim Ymeri200 f., 600 lekë

ISBN 99943-46-32-6

29

30

FUqIA E IMAZHEVEAutor: David FreedbergPërktheu: Gëzim QëndroISBN 978-9928-103-66-6

Libri nuk flet për historinë e artit, por për marrëdhëniet midis imazheve dhe njerëzve në histori. Brenda sferës së veprimit të tij janë përfshirë me vetëdije të gjitha imazhet, jo vetëm ato që pranohen si artistike. Ai është rezultat i një përkushtimi afatgjatë ndaj idesh të cilat, si format tradicionale të historisë së artit – ashtu edhe ato më të fundit - duket se, ose i kanë shpërfillur, ose nuk i kanë artikuluar siç duhet.

Duke shtypur provën për fuqinë e imazheve, historianët e artit lënë në heshtje - zakonisht nga padija dhe rrallë nga dija - marrëdhëniet midis imazheve dhe njerëzve që kanë mbetur në histori e lidhen si me antropologjinë, ashtu edhe me psikologjinë popullore. Historia e imazheve qëndron në udhëkryqin e këtyre disiplinave, por historia e artit, siç konceptohet zakonisht, i përvidhet këtij takimi.

“Ky është kushtrimi i fundit për të zgjeruar njohuritë në historinë e artit. Dhe ky na kujton mënyrën veçanërisht të drejtpërdrejtë përmes së cilës arti, ndryshe nga letërsia, punon në imagjinatë.”

ARKEOLOGjIA E MËNGjESITAutor: Gëzim Qendro

128 f., 1000 lekëISBN 978-9928-103-56-7

PESË FyTyRAT E MODERNITETITAutor: Matei CalinescuPërktheu: Gëzim Qëndro400 f., 1250 lekëISBN 978-9928-103-35-2

31

PËRZGjEDHjE MIDIS ALTERNATIVASH NË STANDARTDIZIMIN E GjUHËS DHE SHKRIME TË TjERAAutor: Janet ByronPërktheu: Mariana Ymeri280 f., 1000 lekëISBN 978-9928-103-48-5

I cituar shumë herë, i kritikuar e në kundërshtim me qëndrimin zyrtar të kohës për pikëpamjen themelore të autores, se në “bazën e shqipes standarde qëndron dialekti i toskërishtes”, vjen për herë të parë i përkthyer në shqip, punimi i Janet Byron, i shkruar më 1976, me analiza të holla, të trajtuara në sfondin e një njohjeje të thellë të teorive moderne rreth procesit të standardizimit të gjuhëve në shoqëritë në zhvillim dhe të një njohjeje po aq të mirë të proceseve të vetë shqipes. Libri përmban një analizë tërësore dhe sistematike të kritereve mbi bazën e të cilave janë kryer përzgjedhje të ndryshme standardizuese në të gjitha nivelet e gjuhës shqipe. A ishte dialekti i elitës, i përbashkësisë së formave, kriteri estetik apo ndonjë tjetër, faktori vendimtar në përzgjedhjen e bazës dialektore të standardit në gjuhën tonë?

LEKSIONE AMERIKANEAutor: Italo Calvino

Përktheu: Renata Martini174 f., 600 lekë

ISBN 978-9928-103-05-5

Leksionet e Calvinos, teoricienit dhe rrëfimtarit të shkëlqyer, përbëjnë testamentin e tij të ndritur letrar. Askush nuk i ka nxjerrë më mirë në pah vlerat e Italo Calvinos, këtij gjeniu kaq të talentuar e mendjemprehtë italian, sesa vetë ai, përmes këtyre meditimeve mbi artin e të shkruarit. Libri ndahet në pjesë të titulluara përkatësisht: E  lehta, Shpejtësia, Saktësia, Dukshmëria, Larmia, koncepte që duhet të informojnë jo vetëm mbi veprimtarinë e shkrimtarëve, por edhe mbi çdo hap të ekzistencës sonë shumë të shkujdesur e të shpërqendruar.Këto vlera, cilësi, apo veçori të letërsisë, që ai i kishte më për zemër, u përpoq t’i vendoste në perspektivën e mijëvjeçarit të ri.

SINTAKSAAutor: Giorgio Graffi

Përktheu: Blerta Topalli496 f., 1100 lekë

ISBN 978-99943-46-45-5

FONETIKA HISTORIKE E GjUHËS SHqIPEAutor: Kolec Topalli

712 f., 1800 lekëISBN 99943-46-08-3

HISTORIA E GjUHËSISËAutor: Robert H. Robins

Përktheu: Genc Lafe376 f., 1000 lekë

ISBN 99943-46-07-5

KURS I GjUHËSISË SË PËRGjITHSHME

Autor: Ferdinand de SaussurePërktheu: Rexhep Ismajli

256 f., 800 lekëISBN 99927-47-77-3

ELEMENTE TË GjUHËSISË SË PËRGjITHSHME

Autor: Andre MartinetPërktheu: Rexhep Ismajli

200 f., 750 lekëISBN 99927-47-86-2

SOcIOLINGUISTIKAAutor: R. A. Hudson

Përktheu: Mariana Ymeri304 f., 900 lekë

ISBN 99927-47-65-X

HyRjE NË GjUHËSINË TEORIKE

Autor: John LyonsPërktheu: Prof. Ethem Lika

464 f., 1000 lekëISBN 99927-47-51-X

32

STRUKTURA SINTAKSOREAutor: Noam ChomskyPërktheu: Blerta Topalli

144 f., 600 lekëISBN 978-9928-103-06-02

33

qyTETI ANTIKAutor: Fustel de CoulangesPërktheu: Krenar Hajderi488 f., 1800 lekëISBN 978-9928-103-87-1

Zbulimet e fundit për origjinën e përbashkët indoeuropiane i japin mundësi Fustel de Coulanges të kapërcejë hendekun kronologjik, për të trajtuar bashkërisht Greqinë dhe Romën dhe për të shtruar çështjen e qytet-shtetit antik. Por ajo çka ngre ai në këtë vepër, nuk është aq një histori e re e Antikitetit, sesa historia e një besimi dhe mënyra se si ky i dha formë një shoqërie.Qasja krahasuese e ndihmon autorin të vendosë përballë njëra-tjetrës të shkuarën dhe të tashmen, njerëzit e lashtësisë dhe ata të kohëve moderne. Sikurse nënvizon François Hartogu, “libri mund të kishte si nëntitull ‘Për t’i dhënë fund një herë e mirë imitimit të njerëzve të lashtësisë’. Mes tyre dhe nesh, njerëzve të kohëve moderne, distanca është e pakapërcyeshme dhe keqkuptimi i tyre nga ana jonë ka qenë i mbarsur me jo pak pasoja për ne. Këtu, Fusteli shënjestron Revolucionin dhe përdorimin që i është bërë Antikitetit. Përgjegjësit kryesorë për krijimin e këtyre iluzioneve, jo pa rëndësi për ne, sepse shpunë në Terrorin e revolucionit, janë jezuitët, Plutarku e Rusoi.”

I RISELANIKU, qyTETI I FANTAZMAVE

Autor: Mark MazowerPërkthyen: Erlblina Kërçishta, Julinda Mano

632 f., 1250 lekëISBN 978-9928-103-10-9

Një pjesë histori, një pjesë kujtime udhëtimesh, një pjesë studim kulturor, ky është udhëtimi interesant në fatin dhe fatkeqësitë e këtij qyteti ballkanik. Duke përdorur një numër të madh dokumentesh arkivore, Mazoweri përshkruan me detaje historinë e ndërlikuar të Selanikut... Proza e këndshme e ndjellëse, detajet dhe prezantimi i ndjeshëm i të gjitha anëve të historisë na japin një tregim të mrekullueshëm për këtë qytet unik.Një përjetim interesant i historisë së ndërlikuar, të lavdishme dhe tragjike të një qyteti, me mësime pozitive dhe negative për kohën tonë.

BALLKANI PERËNDIMOR MIDIS MONARKISË SPANjOLLE DHE PERANDORISË OSMANE- Mbi çështjet e luftës antiturke në kapërcyell të shek. XVI dhe XVII -      Autor: Peter BartlPërktheu: Pëllumb Xhufi326 f., 1000 lekëISBN 978-9928-103-09-3

Planet antiturke, përkatësisht projektet çlirimtare të popujve ballkanikë, të mbretërve katolikë e princave italianë qëndrojnë në themel të këtij libri. Gjatë kësaj periudhe spikatin përpjekjet shqiptare për çlirimin nga turqit në bashkëpunim me vendet europiane. Shumë fakte e dokumente për gjendjen në viset shqiptare, paraqiten në dinamikën e ngjarjeve në krejt Ballkanin dhe në Europën e kohës. E vetmja fuqi që mund të matej ushtarakisht me osmanët ishte Spanja, asokohe në krizë të rëndë ekonomike dhe e përfshirë në shumë luftëra në Europën Perëndimore. Një libër interesant, ku autorit i është dashur të nxjerrë material të panjohur e të pavlerësuar më parë, për të ndriçuar historinë ende të pastudiuar të popujve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.

MySLIMANËT SHqIPTARË NË LËVIZjEN PËR PAVARËSI KOMBËTARE (1878-1912)

Autor: Peter BartlPërktheu: Nestor Nepravishta

256 f., 700 lekëISBN 99927-59-76-3

Shqipëria, i vetmi vend në Ballkan ku islamizimi përfshiu dy të tretat e popullsisë. Shkaqet që ndihmuan depërtimin e fesë së pushtuesit janë të ndryshme; fetare, politike dhe ekonomike. Libri e merr zanafillën nga faza e fundit e islamizimit në gjysmën e dytë të shek. XIX, në hapësirën kohore të dy ngjarjeve politike 1878 (Lidhja e Prizrenit) dhe 1912 (shpallja e Pavarësisë). Në pjesën e parë trajtohen veçoritë e fesë popullore në Shqipëri; në pjesën e dytë roli i myslimanëve në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare që arriti në pikën më të lartë pas 1878 dhe që më 1912 çoi në themelimin e një shteti të pavarur.

Ballkani Perëndimor

midis monarkisë

spanjolle dhe

Perandorisë Osmane

Peter Bartl

MBI ÇËSHTJET E LUFTËS ANTITURKE NË KAPËRCYELL TË SHEK. XVI DHE XVII

34

HISTORIA E PERANDORISË BIZANTINE

Autor: Georg OstrogorskyPërktheu: Pëllumb Xhufi

484 f., 1250 lekëISBN 99943-47-84-6

BIZANTINËTAutor: Averil Cameron

Përktheu: Kujtim Ymeri344 f., 800 lekë

ISBN 97899943-46-50-9

PERANDORIA OSMANEAutor: Halil InalcikPërktheu: Edvin Cami320 f., 1250 lekëISBN 978-9928-103-69-7

Ky libër, i cili përmbledh tre shekuj të lavdishëm të historisë turke, tregon se si Perandoria Osmane u shndërrua në një fuqi të Lindjes së Mesme. Nga një principatë kufitare ushtarake në kapërcyell të shekullit XIV, Turqia u bë fuqia dominuese në Anadoll e Ballkan dhe shteti më i fuqishëm islamik pas vitit 1517, kur përfshiu edhe territoret e vjetra arabe. Kjo kulturë plotësisht lindore, me gjithë detajet dhe kompleksitetet e veta, shpaloset këtu nga dijetari aq shumë i njohur i historisë turke. Ai na jep një tablo impresionuese të epërsisë së fesë dhe luftës në jetën e përditshme, si edhe të artit të qeverisjes, të administrimit, të vlerave shoqërore, financiare dhe politikat e territorit. Si përfundim, ky libër është një bashkudhëtar i domosdoshëm për këdo që do të mësojë rreth islamit, Turqisë dhe Ballkanit.

“Një libër mjeshtëror. Halil İnalciku është një prej studiuesve më të shquar të historisë osmane... Lexoni këtë libër dhe, nëse ende nuk keni njohuri të thella, ai do t’ua zgjerojë horizontin.”

Times Literary Supplement

HISTORIA E PERANDORISË OSMANE

Autorë: Prof. R. Mantran etj.Përktheu: Asti Papa

736 f., 1800 lekëISBN 99943-59-30-5

35

NGA NjË KRyEqyTET NË TjETRINAutore: Elisabetta Cerruti

Përktheu: Jordan Haxhinikolla256 f., 800 lekë,

ISBN 978-9928-103-63-5

ODISEjA ARBËRESHE Terenc Toçi midis Italisë dhe ShqipërisëAutor: Francesco CaccamoPërktheu: Mariana Ymeri208 f., 800 lekëISBN 978-9928-103-73-4

36

Nga një kryeqytet

në tjetrin...

CerrutiElisabetta

- Kujtimet e gruas së një ambasadori -

BALLKANI PA ANË E PA FUNDAutor: Fernando GentiliniPërktheu: Violanda Canko204 f., 800 lekëISBN 978-9928-426-00-0

Ëndrra kosovare për pavarësi, çlirimi nga Serbia pas përmbysjes së Millosheviçit, ringjallja e Sarajevës, një Mal i Zi sërish i pavarur, mrekullitë e Shqipërisë dhe kërkesa e maqedonasve për të përftuar identitetin e tyre: Ballkani mbetet ngaherë një tokë legjendash, i aftë të shkatërrojë jetë njerëzish e të prishë kufijtë. Përpiqet me këmbëngulje të bashkohet me Europën, por ende ndriçohet nga rrëzëllimi që reflekton nga Lindja. Europa është protagonistja tjetër e këtij studimi-rrëfim. Sepse historia e kohëve të fundit e Ballkanit përkujton çastet më tragjike për të... Dhe sepse do të jetë pikërisht fati i projektit europian ai që do të tregojë nëse shpërbërja e ish-Jugosllavisë duhet të konsiderohet një rrjedhojë e së kaluarës sonë kontinentale apo një kumtim i së ardhmes. Faqe të ngërthyera në mëdyshjen midis joshjes mahnitëse të Ballkanit dhe ëndrrës europiane. Shkruar me vetëdijen se nuk mund të themi se kemi përftuar gjithçka përngaherë nga historia dhe se sot a nesër befas paskëtaj mund të ngrihemi nga gjumi në një Europë, ndryshe nga ajo ku patëm fatin të rritemi.

I RI

jAVA jONË SHqIPTAREAutor: Valéry Larbaud

Përktheu: Asti Papa144 f., 600 lekë

ISBN 978-9928-103-22-2

SHqIPËRIA PËRBALLË EUROPËS

Autor: Albert MoussetPërktheu: Asti Papa

128 f., 550 lekëISBN 99927-59-42-9

SHqIPËRIA DHE SHqIPTARËT

Autor: Jacques BourcartPërktheu: Asti Papa

200 f., 800 lekëISBN 99927-59-32-1

UDHËTIM NË SHqIPËRI 1912Autor: Karl Otten

Përktheu: Anila Omari80 f., 400 lekë

ISBN 99927-59-62-3

HyjNITË KISHIN TË DREjTËAutor: Leon ReyPërktheu: Luan Rama 152 f., 700 lekëISBN 989928-10-34-99

... Ju e dini se në Shqipëri ka vende magjepsëse, si këto kopshte të “Trianonit” të cilat ju i njihni aq mirë, vende të përzgjedhura që, për nga historia dhe atmosfera që krijojnë, prekin apo nxisin imagjinatën e njerëzve, duke ngulitur në zemrat e tyre një kujtim të bukur. Dhe kjo mund të lidhet me bukurinë e një vendi... por unë nuk njoh tjetër vend që të ketë një atmosferë kaq të hirshme, në kuptimin e plotë të fjalës, kaq të gëzueshme dhe delikate sa Apolonia.... Hiret e saj qëndrojnë në ato pjerrësi të ëmbla, që nga njëra anë zbresin e shuhen në fushat “elizeane” dhe nga ana tjetër qarkojnë luginën e vogël, në fund të së cilës një vijë uji gjarpëron midis shelgjeve dhe dushqeve, apo që duken tutje në thellësi të maleve, ku majat e tyre ajrore pleksen me pamjen që shtrihet deri në det, ku tutje ngrihet ishulli i Sazanit, me po aq hire sa dhe Venusi që del nga vala e detit në atmosferën me avuj, duke i dhënë gjithçkaje një larushi dhe konture të harmonishme.

37

38

DITARËT SHqIPTARËAutor: Justin GodartPërktheu: Asti Papa

256 f., 700 lekëISBN 97899943-46-62-2

BONAPARTI MySLIMANAutore: Katherine E. FlemingPërktheu: Venera Domi296 f., 900 lekëISBN 978-99927-59-22-4

Ali Pasha i Janinës (? 1750-1822), guvernator i veriut të Greqisë kontinentale, emëruar nga osmanët, është personazh i spikatur i historisë osmane, greke e asaj europiane. Në këtë biografi kritike, mbështetur në literaturë të pasur, Flemingu dëshmon se si britanikët e francezët, gjatë kontakteve diplomatike me Ali Pashën, u gjendën përballë një figure që nuk përputhej me përshkrimin e bërë në literaturën “orientaliste”. I mbiquajtur prej Bajronit “Bonaparti mysliman”, Ali Pasha gëzonte pushtetin e të fortit në Adriatikun Lindor. Gjatë përpjekjeve për t’u shkëputur nga shteti osman, ai shfrytëzoi me mençuri marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe, Francës, Rusisë dhe Venedikut. Pikërisht kur Ali Pasha po arrinte kulmin e pushtetit, europianët e përvijonin atë me tipare gjithmonë e më “orientaliste”: të paarsyeshëm, despotik, mizor dhe të pabesë. Flemingu përqendrohet në konfrontimin midis dy mënyrave të këndvështrimit të Aliut: diplomatik e kulturor. Duke e vendosur historinë e Greqisë moderne në kontekstin e historisë europiane e të rënies së Perandorisë Osmane, autorja tregon se vizionet europiane të kohës për Greqinë, sidomos ato që kishin lindur nga filohelenizmi romantik, kontribuuan në krijimin e një forme unike të “orientalizmit” në Ballkanin Jugor. Greqia, territor që Europa Perëndimore nuk e kolonizoi kurrë, iu nënshtrua gjithsesi një forme alternative të kontrollit kolonial: historia dhe kultura e vendit, më shumë se vetë toka, ishin pushtuar, aneksuar dhe kolonizuar.

SHqIPËRIA E PANjOHURAutor: Gabriel L. Jaray

Përktheu: Asti Papa228 f., 600 lekë

ISBN 99943-59-99-2

SHqIPËRIA. NGRITjA E NjË MBRETËRIE

Autor: Joseph SwirePërktheu: Kujtim Ymeri

432 f., 1250 lekëISBN 99927-47-40-9

MAjAT E SHALËSAutore: Rose Wilder LanePërktheu: Kujtim Ymeri

188 f., 600 lekëISBN 99943-59-49-6

Ribotim i përmirësuar.

39

SHqIPËRIA DHE SHBA NË ARKIVAT E UASHINGTONIT

Autor: Haris SilajdžićPërktheu: Xhelal Fejza

272 f., 700 lekëISBN 99927-31-38-9

EUROPA jUGLINDORE NËN SUNDIMIN OSMAN

Autor: Peter F. SugarPërktheu: Kujtim Ymeri

366 f., 1000 lekëISBN 99943-46-04-0

THEMELIMI I SHTETEVE KOMBËTARE TË BALLKANIT

Autorë: Charles & Barbara Jelavich Përktheu: Betim Muço

344 f., 900 lekëISBN 99927-59-46-1

EUROPA NË KOHËN TONËAutor: Walter LacquerPërktheu: Gëzim Arapi465 f., 1000 lekëISBN 99927-59-15-1

EUROPA LINDORE qENDRORE MIDIS Dy

LUFTËRAVE BOTËROREAutor: Joseph Rothschild Përkthyen: Kujtim Ymeri

& Sabina Ymeri408 f., 1000 lekë

ISBN 99927-59-31-3

Libri i historianit U. Lakër, është kronikë e pasur e evolucionit politik, ekonomik, social e kul-turor i kontinentit prej fillimit të Luftës së Ftohtë deri në rënien e Murit të Berlinit dhe shpër-bërjen e B. S. Historia e re e Eu-ropës – ribashkimi i Gjermanisë, “revolucioni” theçerian, Franca nga vdekja e De Golit, Spanja pas Frankos, “desovjetizimi” i Europës Lindore, shpërbërja e Jugosllavisë e Çekosllovakisë. Vepra e Lakërit është një përm-bledhje madhore e një epoke që me guxim e shtrin vështrimin në shekullin e ardhshëm.

LUFTËRAT BALLKANIKEAutor: Egidio Ivetic

Përktheu: Kujtim Ymeri184 f., 500 lekë

ISBN 97899943-46-60-8

EUROPA BALLKANIKEAutor: Bernard LoryPërktheu: Sokol Haxhimusaj312 f., 800 lekëISBN 99978-943-46-30-1

Shtëpia Botuese DITURIA po punon për pasurimin e katalogut të saj me botime historike. Titujve të shumtë që lidhen veçanërisht me Europën, DITURIA po u shton shumë të tjerë,

duke konsoliduar një kolanë të gjerë të titulluar Histori e popujve dhe e shteteve. Këtu po paraqesim disa nga titujt e botuar gjatë viteve 2012-2015.

HISTORIA E BELGjIKËSAutor: Geert van IstendaelPërktheu: Krenar Hajderi336 f., 1000 lekëISBN 978-9928-103-84-0

Kufiri linguistik dhe kaosi hapësinor, lavdia industriale e Valonisë dhe mjerimi i Brukselit, koterij-i flamand dhe kullat e Gentit, Filipi II dhe Vilhelmi I, e zeza dhe e bardha, pacifizmi i djathtë dhe konservatorizmi i majtë, nga Jul Cezari te Bart de Wever, nga Karli i Madh tek Elio di Rupo - të gjitha këto dhe shumë të tjera analizon, krahason, sqaron në këtë libër Geert van Istendael. Ai e bën këtë me një stil të pashoq, herë shumë i ashpër, herë shumë i dashur, por, mbi të gjitha, besnik ndaj fakteve dhe mjaft objektiv. Kushdo që e do Belgjikën, duhet ta lexojë këtë libër. Kushdo që nuk e do Belgjikën, duhet ta lexojë këtë libër. Pra, të gjithë duhet ta lexojnë!

Që në botimin e tij të parë, më 1989, libri pati sukses të jashtëzakonshëm. Deri tani ai është ribotuar 17 herë; katër herë autori e ka rishikuar tekstin deri në detaje.

HISTORIA E POLONISËAutor: J. Lukowski & H. Zawadski

Përktheu: Erblina Kërçishta376 f., 1500 lekë

ISBN 978-9928-103-83-3

Kjo është një histori koncize e Polonisë. Studiuesit e dinë sa shumë detaje janë lënë mënjanë, por lexuesi duhet ta kuptojë se nuk mund të jepet gjithçka në një përmbledhje. Edhe ky botim i Cambridge University Press nuk bën përjashtim. Një libër i shkruar nga dy autorë, njëri specialist i shek. XVIII, tjetri më shumë i familjarizuar me shek. XIX. Polonia ka qenë kryesisht rajon kufitar, me popuj dhe kultura që kanë ekzistuar gati-gati në paqe. Aty nga fundi i Mesjetës e në vazhdim, elitat e saj zhvilluan një kulturë politike mjaft konsensuale, pa të cilën shteti polak ndoshta do të ishte copëtuar. Këto divergjenca dhe mekanizmat e konsensusit, e çuan shtetin polak në prag të shpërbërjes gjatë shek. XVII, dhe në retrospektivë, mund të kuptojmë se kanë kontribuar shumë për shkatërrimin e tij në fund të shek. XVIII.

I RI

I RI

40

HISTORIA E RUSISËAutor: Jevgenij AnisimovPërktheu: Kujtim Ymeri468 f., 1800 lekëISBN 978-9928-103-86-4

Në këtë vepër të jashtëzakonshme, që përfshin gjithë historinë e Rusisë, nuk do të gjeni fakte të thata dhe personazhe historike abstrakte. Sepse ky libër është shkruar nga Jevgenij Anisimov, mjeshtër i përshkrimit historik, autor i shumë botimeve për historinë e këtij vendi. Libri ka një strukturë mjaft origjinale: krahas parashtrimit hap pas hapi, kronologjik të historisë, në të janë veçuar rubrikat: Njerëz, Ngjarje, Data, ndërkohë që secila faqe i kushtohet një ngjarjeje të caktuar historike, një personaliteti të njohur apo një date të shënuar. Në libër do të gjeni informacionin, të dhënat e plota për çdo ngjarje apo personazh historik që ju intereson. Është e sigurt që nuk do të mërziteni! Para jush do të shfaqen njerëz të gjallë në vorbullat dinamike të ngjarjeve...

HISTORIA E NORVEGjISËAutor: Øivind Stenersen & Ivar Libæk

Përktheu: Mira Kroqi

240 f., 1000 lekë

ISBN 978-9928-4260-2-4

Historia e Norvegjisë. Nga epoka e akullnajave deri në ditët tona është shkruar për të gjithë ata që duan të mësojnë më shumë për historinë e këtij vendi dhe popullit të tij. Ky vëllim, i pasur me ilustrime, shërben për të dhënë një tablo të qartë të zhvillimit kulturor dhe shoqëror në Norvegji - duke filluar nga koha kur njeriu i parë nisi të jetojë në këtë vend, thuajse 12 000 vjet më parë, e deri në ditët tona. Kombinimi i tekstit me harta, ilustrime dhe diçitura i ofron lexuesit larmi, njohuri dhe mundësi për të depërtuar edhe më thellë në ngjarje e fakte.Në këtë rrugëtim të gjatë nëpër histori, lexuesi do të takojë figura të njohura, si: mbreti Olav, mbreti i shenjtë Kristiani IV dhe mbreti Hakooni VII, si dhe mijëra personazhe të tjera jo aq të njohura, që ndërtuan Norvegjinë.

HISTORIA E AUSTRISËAutor: Alois NiederstätterPërktheu: Genc Lafe384 f., 1500 lekëISBN 978-9928-103-98-7

Kjo histori e Austrisë shtrihet në harkun kohor që zë fill me periudhën romake, vijon me krijimin e vendbanimeve në Mesjetën e hershme, format e reja të organizimit si krahinë kufitare (markë) kundër avarëve e hungarezëve dhe, përmes Dukatës Babenberge dhe “Shtetit të Alpeve” të Habsburgëve, i cili që nga shekulli i 16 u rrit duke u bërë një fuqi europiane, arrin te Perandoria e Austrisë, Monarkia e dyfishtë Austro-Hungareze dhe së fundi te Republika e vogël e shekullit të 20.Kjo histori, vërtet e orientuar në radhë të parë ndaj territorit të sotëm shtetëror, megjithatë nuk e humbet kurrë nga sytë kontekstin europian të historisë austriake. Çështjet qendrore të historisë shoqërore, ekonomike, kulturore dhe intelektuale e zgjerojnë paraqitjen, duke e kthyer në një kuadër gjithëpërfshirës të asaj që përbën konceptin shumështresor “Austri”.

I RI

I RI

I RI

41

42

HISTORIA E TURqISËAutor: Erik J. ZürcherPërktheu: Kujtim Ymeri392 f., 1500 lekëISBN 978-9928-103-68-0

Ky botim i rishikuar në mënyrë thelbësore i Erik J. Zürcher, i vlerësuar si një histori e plotë, trajton e përditëson temat analoge të përfshirjes së vazhdueshme të Turqisë në Perëndim dhe të modernizimit të Shtetit e shoqërisë. I shkruar  me të vërtetë mirë, libri ofron një perspektivë që është unike në lëmin e studimeve për Turqinë. Një studim i thellë, që do t’i interesojë një rrethi të gjerë lexuesish... si libër shkollor, ai plotëson një nevojë shumë reale: dhe nuk ka rival të vërtetë!

HISTORIA E ZVIcRËSAutor: Thomas Maissen

Përktheu: Genc Lafe304 f., 1250 lekë

ISBN 978-9928-103-58-1

Përmes këtij teksti kompakt të Historisë  së  Zvicrës, historiani i njohur zviceran Thomas Maissen sjell paraqitjen e re të përgjithshme, të pritur prej kohësh. Bazuar në përfundimet më të reja kërkimore dhe me një stil të rrjedhshëm, ai paraqet lindjen e Konfederatës Zvicerane, vazhdimësinë e saj të jashtëzakonshme, por edhe përthyerjet e saj të shumta deri në të shkuarën më të afërt. Me kthjelltësi, ai shqyrton formimin e besëlidhjeve dhe lindjen e sagave, përse Konfederata e përçarë nga ana fetare nuk u shpërbë gjatë Reformës, në ç’masë ishte e nevojshme lufta e Lidhjes së Veçantë për lindjen e një shteti federal më 1848, përse Hitleri nuk e pushtoi Zvicrën në qershorin e vitit 1940 dhe si kërkon Zvicra në fillim të shekullit të 21 të gjejë vendin e vet në arenën ndërkombëtare.

43

HISTORIA E FINLANDËSAutor: Henrik MeinanderPërktheu: Erblina Kërçishta280 f., 1000 lekëISBN 978-9928-103-62-8

Në këtë studim dinamik e tërheqës, Henrik Meinander përvijon konturet aq interesante të historisë, kulturës e shoqërisë finlandeze. Ai fillon me historinë e hershme të Finlandës, si pjesë përbërëse e Mbretërisë së Suedisë, vazhdon me vitet kur ajo ishte Dukati i Madh autonom brenda Perandorisë Ruse, për ta përmbyllur me transformimin e saj gradual në një shtet të pavarur e të modernizuar, me një komb të vetëdijshëm. Libri i Meinanderit përqendrohet në rajonin e vendeve baltike, duke e lidhur trajektoren e historisë finlandeze me momentet kyç të ngjarjeve shoqërore, politike e strukturore të Europës. Me mjeshtëri, arrin të gërshetojë politikën me ekonominë e kulturën, për të hedhur dritë mbi shfrytëzimin e burimeve natyrore të Finlandës nga shtetet e tjera dhe përvetësimin prej këtyre të fundit të risive teknologjike e trashëgimisë kulturore të saj. Një pjesë të mirë të studimit, Meinanderi ia kushton historisë bashkëkohore, duke u ndalur në përfshirjen e spikatur të Finlandës në ngjarjet europiane e baltike të kohëve të fundit dhe duke analizuar ndikimin që mund të kenë pasur ato në zhvillimin e mëvonshëm të saj.

HISTORIA FRANcËS: NGA ZANAFILLA DERI NË DITËT TONA

Autor: Georges DubyPërkthyen: Asti Papa, Sokol Haxhimusai,

Nasi Lera, Ardian Vehbiu1176 f., 2500 lekë

ISBN 978-9928-103-46-8

44 HISTORIA E KRISHTERIMITAutorë: Gian Luca Potestà & Giovanni VianPërktheu: Dr. Shk. Sonila Kora472 f., 1250 lekëISBN 978-9928-103-43-7

HISTORIA E ITALISË: NGA ORIGjINA NË DITËT TONAAutor: Pierre MilzaPërkthyen: Asti Papa, Sonila Kora, Nasi Lera, Mariana Ymeri968 f., 2000 lekëISBN 978-9928-103-30-7

LINDjA E EUROPËS: HISTORIA E EPOKËS MESjETARE

Autor: Roberto S. LopezPërktheu: Kujtim Ymeri

432 f., 1250 lekëISBN 978-9928-103-28-4

HISTORIA SPANjËS: NGA ZANAFILLA DERI NË DITËT TONA

Autorë: Fernando García de Cortázar, José Manuel González Vesga Përkthyen: Anila Bitri-Lani, Sonila Kora, Kujtim Ymeri

560 f., 1500 lekëISBN 978-9928-103-45-1

45

Titujt që do të pasurojnë kolanën Histori e popujve dhe e shteteve gjatë viteve 2014-2015.

Tituj që pasurojnë kolanën e botimeve nga fushat e arkitekturës dhe urbanistikës

SI TA KUPTOSH ARKITEKTURËNAutor: Bruno ZeviPërktheu: Arta Marku288 faqe, 1400 lekëISBN 978-9928-103-61-1

Keni menduar ndonjëherë për shtë-pinë tuaj, zyrën, shkollën, kinemanë, gjellëtoren, dyqanet, rrugët dhe sheshet ku shkoni shpesh? I keni parë ndonjëherë hapësirat brenda të cilave jetoni? Keni reflektuar mbi vlerën e veçantë të arkitekturës, krahasuar me atë të arteve të tjera figurative? Çfarë ndryshimi ka mes banesës suaj dhe një tempulli apo një harku triumfi? Po mënyra se si e gjykojmë një monument të Bramantes ose të Borrominit, a bazohet në kritere të ndryshme nga ato mbi të cilat mbështetet vlerësimi i një vepre të Terragnit, le Corbusier-së ose e Wrightit? A është arkitektura një art “abstrakt” apo ka përmbajtje të qartë? Si  ta  kuptosh  arkitekturën u përgjigjet këtyre pyetjeve; ka për qëllim të zbulojë sekretin, thelbin hapësinor të arkitekturës, në mënyrë që edhe ju të dini t’i shikoni mjediset ku shpenzoni një pjesë të madhe të ekzistencës suaj. Vëllimi i botuar për herë të parë nga Einaudi në vitin 1948, është përditësuar pak nga pak deri në botimin e njëzetenjëtë. I pritur nga kritika dhe nga lexuesit me një simpati të jashtëzakonshme, është konsideruar si përpjekja e parë për të nxitur një edukim arkitektonik të vlefshëm për të gjithë.

ORIGjINAT E URBANISTIKËS MODERNE

Autor: Leonardo BenevoloPërktheu: Ylli Ymeri

184 f., 600 lekëISBN 978-9928-103-07-9

HyRjE NË ARKITEKTURËAutor: Leonardo Benevolo

Përktheu: Arta Marku256 f., 750 lekë

ISBN 978-9928-103-08-6

46

HISTORIA E ARKITEKTURËS MODERNE (Vëll. I)Autor: Bruno ZeviPërkthyen: Ark. Arta Marku, Ark. Artan Shkreli784 f., 2500 lekëISBN 978-9928-103-37-6

Historia e arkitekturës moderne u ribotua për njëzet e pesë vjet me radhë pa ri-shikime themelore, megjithatë, ky traktat konsiderohej i pazëvendësueshëm për arkitektët, dashamirësit e artit dhe studentët në Itali dhe jashtë saj. Bot-imi i tanishëm përmban jo vetëm informacione të përditësuara lidhur me dyzet vjetët në vijim, por dhe një rishikim të thellë filologjik dhe kritik të ngjarjeve, nisur nga “arkitektët e revolucionit” francez, kohë kur veprojnë figura të mëdha arkitektësh, si: Wright, Le Corbusier, Gropius, Mies van der Rohe, Mendelsohn, Alvar.Në periudhën 1950-90, e ashtuquajtura “kriza e lëvizjes moderne” përfaqësohet nga një shumësi rrymash, nga neoekspresionizmi tek informalja, nga High-Tech te dekonstruktivizmi, dhe shfaqen personalitete, si: Scharoun, Kahn, Saarinen, Niemeyer, Rudolph, Erskine, Utzon, Safdie, Johansen, Grupi Archigram, metabolistët japonezë, Foster, Rogers dhe Gehry. Kjo periudhë karakterizohet nga arritje të shumta në truallin e vlerave të komunikimit dhe nga propozime për urbanistikën e habitatin e së ardhmes.

HISTORIA E ARKITEKTURËS MODERNE (Vëll. 2)Autor: Bruno Zevi

Përkthyen: Ark. Albana Tollkuçi, Ark. Dorina Papa788 f., 2500 lekë

ISBN 978-9928-103-38-3

Në këtë vëllim të dytë, historia është zgjeruar me itinerarin organik amerikan, ku shkëlqen gjenia e Frank Lloyd Wright, dhe me kontributet komplekse gjuhësore të 45 vjetëve të fundit, të iniciuar nga Scharoun, Pietilä, Utzon, Gehry. Arkitektura moderne po bëhet gjithnjë e më e diferencuar, pa humbur identitetin e vet. Stimuli krijues është i orientuar drejt asaj që Ajnshtajni e quajti “hapësirë pa kuti, ngjarje e lokalizuar jo vetëm në kohë por edhe në hapësirë”. Kjo është ëndrra dhe angazhimi i çliruar nga dogmat e klasicizmit, nga pengu i një vizioni statik, perspektiv, tredimensional, i trashëguar nga Rilindja. Vëllimi përfshin tabela kronologjike për vitet 1725-1995, aparatin bibliografik më të gjerë që ekziston dhe treguesin e emrave, vendeve dhe imazheve aktuale, nga kubizmi te dekonstruktivizmi.Për pafundësinë e materialeve ilustruese, dy librat mund të titulloheshin “Enciklopedia e arkitekturës moderne” - vëllimi më i plotë dhe aktual - sepse përfshijnë edhe të gjithë industrinë urbane, punimet e mëdha të shek. XIX në Paris, Vjenë, Madrid, në “New Towns” britanikë e skandinavë dhe projektet e qytetit të viteve 2000.

Vëllimi 2 Nga Frank Lloyd Wright te Frank O. Gehry: itinerari organik

Bruno Zevi Historiae arkitekturës moderne

38 47

FOBITË: NjË UDHËRRËFyES I PLOTËPërkthyen: Jetmira Kërxhaliu, Ardit Sota

Autor: Gregory P. Korgeski278 f., 800 lekë

ISBN 978-9928-103-16-1

Ju njihni shumë njerëz që kanë fobi: fobi që fillojnë nga frika e të folurit në publik (glosofobia) e deri te frika nga fluturimi - frikëra që mund të ndikojnë seriozisht në jetën tuaj të përditshme.Mos kini më frikë! Ju nuk duhet të lejoni që fobitë që keni të drejtojnë jetën tuaj. Me anë të librit Fobitë: një udhërrëfyes i plotë, ju do të mësoni se si të identifikoni, kontrolloni dhe madje edhe të mposhtni fobitë që mund të pështjellojnë jetën tuaj.Një libër i papërsëritshëm, i cili jep udhëzime dhe këshilla për të kontrolluar më mirë frikën nga dukuri natyrore, stuhitë, përmbytjet, dhe nga rreziqe të tjera mjedisore; për të përballuar fobitë mjekësore; për të menaxhuar fobitë që përfshijnë individët dhe grupet e mëdha; për të ndihmuar fëmijët se si të përballojnë frikën nga errësira, ankthin nga ndarja dhe fobi të tjera specifike për ta.

ANKTHI: NJË UDHËRRËFYES I PLOTË PËR TA KONTROLLUARPërkthyen: Merjeme Abdyli, Amarilda Dyrmishi, Ardit SotaAutor: Joni E. Johnston344 f., 1000 lekëISBN 978-9928-103-15-4

Sigurisht që askush nga ne nuk është i painformuar. Ne tashmë e dimë se ankthi dhe sulmet e panikut që kemi përjetuar nuk janë “normale” – dhe as që nuk pajtohen me jetën normale. Por përballimi i problemit na bën edhe më të ankthshëm. Duket sikur çdo gjë hyn në një rreth vicioz.Asnjëri prej nesh nuk duhet të jetojë me frikë! Strategjitë e lehtësimit në Ankthi: një udhërrëfyes  i plotë për ta kontrolluar do të na ndihmojnë në zbulimin e një paqeje të brendshme. E, pasi ta keni lexuar deri në fund këtë libër, do të jeni në gjendje të kuptoni se pse ndiheni ashtu siç ndiheni; të hiqni dorë nga nevoja për kontroll total; të minimizoni ndikimin e panikut dhe të ankthit në marrëdhëniet tuaja; të mposhtni ankthin social; të përballoni fobitë specifike; të përballoni sjelljet neglizhuese dhe sjelljet e tjera vetëposhtëruese; të ndihmoni fëmijët të menaxhojnë frikërat e tyre; të përballoni ankthin para dhe pas lindjes dhe shumë të tjera.

48

NEUROLOGjIA Diagnoza dhe trajtimi aktualAutor: John C. M. BrustPërkthyen: Ardit Tela, mjek; Blerina Çela, mjeke; Ilir Alimehmeti, mjek; Ledina Mino, mjeke; Meriton Siqeca, mjek; Serla Grabova, mjeke.Redaktorë shkencorë: Prof. Jera Kruja, Prof. Mira Rakacolli672 f., 5000 lekëISBN 978-9928-103-57-4

Si me botimin e parë, vëmendja e këtij libri mbetet në aspektin praktik dhe audienca kryesore janë mjekët e kujdesit parësor, duke përfshirë mjekët e sëmundjeve interne dhe mjekët e familjes. Gjithashtu libri paraqet interes për infermieret dhe mjekët asistentë, siç janë kirurgët dhe specialistë të tjerë (përfshirë neurologët). Me përjashtim të disa kapitujve që merren me disa simptoma të veçanta apo me procedurat diagnostikuese, çdo kapitull i kushtohet një sëmundjeje specifike dhe ka një format standard, duke filluar me treguesit esencialë të diagnozave - ku një mjek klinicist që është në mëdyshje sigurohet që është në rrugë të drejtë - dhe duke vijuar me seksionet për simptomat dhe shenjat, studimet diagnostike, diagnozat diferenciale, trajtimin dhe prognozën. Nga tabelat ofrohet material tjetër në ndihmë të tekstit. Referencat janë përditësuar me shënime dhe numra PMID.Në çdo degë të mjekësisë, klinicistët hasin rregullisht pacientë me simptoma neurologjike. Shumë shpesh, reagimi për takime të tilla varion nga nervozizmi në fobira të vërteta. Ky libër është hartuar për të ngjallur besimin klinik dhe për të përmirësuar kujdesin për pacientin.

49

HARRy POTTER DHE GURI FILOZOFAL Autore: J. K. RowlingPërktheu: Amik Kasoruho 266 f., 700 lekëISBN 99927-47-63-3

HARRy POTTER DHE DHOMA E TË FSHEHTAVE

Autore: J. K. RowlingPërktheu: Amik Kasoruho

276 f., 700 lekëISBN 99927-47-88-8

HARRy POTTER DHE I BURGOSURI I AZKABANIT Autore: Joane K. RowlingPërktheu: Amik Kasoruho 328 f., 800 lekëISBN 99927-59-03-8

HARRy POTTER DHE KUPA E ZjARRIT

Autore: Joane K. RowlingPërktheu: Amik Kasoruho

560 f., 1250 lekëISBN 99927-59-26-7

HARRy POTTER DHE URDHRI I FENIKSIT Autore: Joane K. Rowling

Përktheu: Amik Kasoruho 720 f., 1400 lekë

ISBN 99927-59-51-8

HARRy POTTER DHE PRINcI GjAKPËRZIER

Autore: Joane K. RowlingPërktheu: Amik Kasoruho

500 f., 1250 lekëISBN 99927-59-73-9

HARRy POTTER DHE DHURATAT E VDEKjES

Autore: Joane K. RowlingPërktheu: Amik Kasoruho

560 f., 1400 lekëISBN 978-99943-46-20-2

50

SUPERPLUHURI PËR PORDHAcË I DOKTOR PROKTORITAutor: Jo NesbøPërktheu: Erblina Kërçishta160 f., 600 lekëISBN 978-9928-103-14-7

51

KUSH ËSHTË NË PAPAFINGO?

Autore: Martha HeesenPërktheu: Evis Babani

135 f., 400 lekëISBN 978-99943-46-75-2

MOTRA IME ËSHTË DjALLI VETË

Autore: Martha HeesenPërktheu: Evis Babani

115 f., 400 lekëISBN 978-99943-46-70-7

GRAMATIKA ËSHTË NjË KËNGË E BUKUR

Autor: Erik OrsennaPërktheu: Mariana Ymeri

80 f., 300 lekëISBN 99927-31-13-3

DITARI I ANA FRANKUTAutore: Anne Frank

Përktheu: Edit Dibra308 f., 800 lekë

ISBN 99927-59-30-5

LETRA E KODUARAutor: Jan Terlouw

Përktheu: Dojna Nasi 112 f., 400 lekë

ISBN 99927-59-51-8

SeRIa“Na IShte NjëheRë”

HISTORIA E GULIVERIT DHE SHUMË TË TjERA Përktheu: Ema Sheldia52 f., 600 lekëISBN 978-99927-31-13-0

HISTORIA E LLAMBËS SË ALADINIT

DHE SHUMË TË TjERA Përktheu: Ana Sheldia

52 f., 600 lekëISBN 978-99927-31-08-6

HISTORIA E PRINcIT IVAN DHE SHUMË TË TjERA

Përktheu: Nasi Lera52 f., 600 lekë

ISBN 978-99927-31-09-3

HISTORIA E USHTARIT PREj PLUMBI DHE SHUMË TË TjERA

Përkthyen: T. Basho & J. Kola52 f., 600 lekë

ISBN 987-99943-46-18-9

52

KALORËSIT E TRyEZËS SË RRUMBULLAKËTPërktheu: Nasi Lera 96 f., 500 lekëISBN 99943-46-035

ENEIDAAVENTURAT E ENEASPërktheu: Nasi Lera 112 f., 450 lekëISBN 99927-31-10-9

ALEKSANDRI I MADH Përktheu: Tereza Basho

80 f., 450 lekëISBN 978-99943-46-59-2

ILIADALUFTA E TROjËS

Përktheu: Kujtim Ymeri96 f., 450 lekë

ISBN 99927-31-06-0

ODISEjA Përktheu: Mariana Ymeri113 f., 450 lekëISBN 99927- 31-07-9

TREGIME MITOLOGjIKE Përkthyen:

M. Dino & T. Basho 112 f., 450 lekë

ISBN 99927-31-99-0

OLIVER TUISTAutori: Charls Dickens Përktheu: Mariana Ymeri f. 64; 300 lekë ISBN: 99927-31-11-7

KUSHTRIMI I TË PARËVEAutor: Jack London

Përktheu: Fioralba Kotorri64 f., 250 lekë

ISBN 99927-47-07-2

53

Dy VjET PUSHIMEAutor: Jules Verne

Përktheu: Gëzim Shkupi 240 f., 600 lekë

ISBN 99927-47-55-2

E FSHEHTA E UNAZËS PREj RUBINI

Autor: Yvonne MacGrory Përktheu: Sabina Ymeri

172 f., 400 lekëISBN 99927-31-75-3

LAHUTA E MALSISËPërshtatur nga: Odhise Grillo

96 f., 250 lekëISBN 99927-31-43-5

DON KISHOTI I MANÇESRitreguar për fëmijë

Përgatiti: Odhise K. Grillo f. 128; 400 lekë

ISBN: 99927-47-58-7

TË FALA NGA NjË DHELPËRAutor: Odhise Grillo

96 f., 350 lekëISBN 99927-47-67-6

HISTORIA E SKËNDERBEUTPërshtatur nga: Odhise Grillo96 f., 300 lekë

ISBN 99927-47-34-X

54

55

SeRItë “BleRINa dhe SaNdRa”Revista me ilustrime mjaft të përshtatshme

për fëmijët e moshës parashkollore dhe fëmijët e shkollës fillore.

Çmimi p

ër çd

o

libër

220 l

ekë

Çmimi p

ër çd

o

libër

190 le

56

eja Në puShIme me magjIStaRIN Blu

Çmimi për çdo

libër 450 lekë

Seria “Eja në pushime me magjistarin blu”

me pesë libra për klasat përkatëse

të shkollës fillore, me ushtrime dhe lojëra për të mbështetur programin edhe gjatë pushimeve verore.

57

lIBRa dIdaKtIKë Në NdIhmë të ShKollëS fIlloReÇmimi për çdo libër 150 lekë