kapitulli ix qarkullimi i pagesave · afariste dhe qytetarët si dhe personat e huaj juridikë dhe...

24
Kapitulli IX QARKULLIMI I PAGESAVE Prof. Ass. Dr. Halit Shabani MSc. Fisnik Morina PhD (c) Pejë, 2017

Upload: vukhue

Post on 29-Aug-2019

225 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Kapitulli IX

QARKULLIMI I PAGESAVE

Prof. Ass. Dr. Halit Shabani

MSc. Fisnik Morina PhD (c)

Pejë, 2017

• HYRJE NË QARKULLIMIN E PAGESAVE

• PAGESAT LLOGARITARE

• INSTRUMENTET PËR SIGURIMIN E PAGESAVE

• QARKULLIMI NDËRKOMBËTAR I PAGESAVE

T E M A T:

• Qarkullimi i pagesave nënkupton të gjitha pagesat ndërmjet personave juridikë dhe fizikë të kryera për pagimin e borxheve në para, përkatësisht arkëtimin e kërkesave monetare.

• Përbën një tërësi të instrumenteve, veprimeve dhe sistemeve ndërbankare për transferin e parasë ndërmjet palëve të interesuara.

• Po ashtu, mund të thuhet se kjo nënkupton të gjitha pagesat e evidentuara në një shtet.

HYRJE NË QARKULLIMIN E PAGESAVE

• Qarkullimi vendor i pagesave nënkupton të gjitha pagesat në kuna ndërmjet pjesëmarrësve në qarkullimin e pagesave dhe të gjitha pagesat në valutat e tjera nëse kështu është përcaktuar me ligj.

• Pjesëmarrësit në qarkullimin e pagesave janë subjektet vendore afariste dhe qytetarët si dhe personat e huaj juridikë dhe fizikë (në pajtim me dispozitat e veçanta).

HYRJE NË QARKULLIMIN E PAGESAVE

• Në shoqëritë e zhvilluara qarkullimi i pagesave është puna neutrale bankare më e rëndësishme, më masive dhe më rentabile, kurse rëndësia e saj del nga këto fakte:

1. përshpejton krijimin e mallrave dhe të shërbimeve, rrit qarkullimin e mjeteve,

2. mundëson mobilizimin më të lehtë të parave në bankë, zvogëlon shpenzimet e qarkullimit (veçmas në kesh),

3. përshpejton qarkullimin e masës së parave, mundëson pagesa të shumëfishta me të njëjtën sasi parash.

HYRJE NË QARKULLIMIN E PAGESAVE

• Cilësia e qarkullimit të pagesave varet nga këto karakteristika dhe faktorë:

1. numri i bankave, postave dhe institucioneve të ngjashme që e ushtrojnë,

2. numri i llogarive të hapura,

3. organizimi i qendrave llogaritare ndërmjet institucioneve të qarkullimit të pagesave,

4. rregullimi unik dhe cilësor i qarkullimit të pagesave,

5. niveli teknologjik, aplikimi i teknikave bashkëkohore nëpërmjet kompjuterëve etj.

HYRJE NË QARKULLIMIN E PAGESAVE

• Sipas Ligjit mbi qarkullimin e pagesave në vend, bankat afariste janë organizata të autorizuara për hapjen e llogarive afariste subjekteve afariste për nevojat e qarkullimit të pagesave.

• Banka hap llogaritë e pjesëmarrësve me kërkesë e tyre, në bazë të marrëdhënies kontraktore ose në bazë të dispozitave nga rregulloret e caktuara që i nxjerrë banka.

• Me llogaritë për kryerjen e qarkullimit të pagesave kuptohen transaksionet nga llogaritë në të cilat evidentohen të hyrat monetare, shpenzimet monetare dhe saldoja.

Llogaritë për kryerjen e qarkullimit të pagesave

• Në bazë të kërkesës me shkrim të subjektit afarist banka mund t’i hapë këto lloje të llogarive afariste (neni 1 paragrafi 1 i LQPV):

• llogarinë për veprimtarinë e rregullt,

• llogarinë e pjesës organizative,

• llogarinë e destinimeve të veçanta.

• Subjektet afariste duhet të hapin në banka së paku një llogari për veprimtarinë e vet, ngase janë të detyruar që financat t’i mbajnë në llogaritë dhe pagesat t’i bëjnë nëpërmjet llogarisë.

• Pjesëmarrësi mund të ketë në bankë vetëm një llogari për veprimtarinë e rregullt dhe më shumë llogari të tjera.

Llojet e kredive

• Të gjitha urdhërpagesat duhet të realizohen nga llogaria kryesore.

• Banka nuk mund t’ia hapë llogarinë për veprimtarinë e rregullt subjektit afarist i cili në llogarinë kryesore ka të evidentuara detyrime të papërmbushura, përkatësisht urdhërpagesa të pakryera.

• Krijimi i llogarisë kryesore mundëson evidencën unike, disiplinën dhe pagesën e rregullt.

• Kjo do të thotë se në kushtet e afarizmit të një subjekti afarist nëpërmjet më shumë llogarive në disa organizata të autorizuara, për zbatimin e pagesave nga mjetet e të gjitha llogarive, duhet të sigurohet tërësia e mjeteve të tija.

Mënyra e bllokimit të llogarisë

• Banka ia hap llogarinë subjektit afarist me kërkesën e tij, në bazë të marrëdhënies kontraktore ose sipas dispozitave.

• Banka dhe subjekti afarist i rregullojnë me kontratë:

• llojet e llogarive,

• kushtet për hapjen e llogarive,

• mbajtjen e llogarive,

• mbylljen e llogarive.

Kushtet dhe mënyra e hapjes së llogarisë në bankë

• Kontratën e nënshkruajnë personat që janë të autorizuar për përfaqësimin e palëve kontraktuese, përkatësisht personat që ato i autorizojnë.

• Subjekti afarist i cili ka më shumë se një llogari për veprimtari të rregullt është i detyruar ta caktojë llogarinë kryesore.

• Llogaria kryesore është llogaria për veprimtarinë e rregullt nga e cila zbatohen dhe në rast të mungesës së parave për zbatim evidentohen urdhërpagesat.

Kushtet dhe mënyra e hapjes së llogarisë në bankë

• Me Ligjin mbi qarkullimin e pagesave brenda vendit janë definuar format dhe mënyrat e pagesave ndërmjet pjesëmarrësve në qarkullimin e pagesave. Këtu para së gjithash mendohet në:

1. pagesat pa para të gatshme

2. pagesat me para të gatshme

3. pagesat llogaritare

• Pagesat pa para të gatshme nënkuptojnë kalimin e parave nga llogaria e paguesit në llogari të marrësit.

• Kjo është e ashtuquajtura formë “xhirale” e pagesës sipas së cilës njëkohësisht ngarkohen dhe lejohen pozicionet e llogarive afariste të pjesëmarrësve.

Pagesat në sistemin e qarkullimit të pagesave në vend

• Pagesat kompensuese janë definuar si mënyrë e përmbushjes së detyrimeve monetare pa përdorimin e parasë së gatshme.

• Qëllimi kryesor i të gjitha pagesave kompensuese është që me një aktivitet të zgjidhen më shumë marrëdhënie juridike detyruese.

• Te shumica e pagesave kompensuese (përveç kur kemi të bëjmë me kompensimet me ç’rast mbyllet rrethi i marrëdhënieve debitore – kreditore), njëri person është vetëm kreditor, kurse tjetri debitor, ndërkaq të tjerët (nëse janë më shumë) janë pjesëmarrësit në marrëdhëniet reciproke debitor – kreditor.

• Pagesat kompensuese gjithmonë kryhen deri në lartësinë e detyrimit, përkatësisht të kërkesës më të vogël.

PAGESAT KOMPENSUESE

• Me Ligjin mbi marrëdhëniet e detyrimeve janë definuar lloje të ndryshme të pagesave kompensuese si vijon:

1. kompensimi,

2. cedimi,

3. asignacioni,

4. marrja përsipër e borxhit.

PAGESAT KOMPENSUESE

• Kompensimi (barazimi) është forma më e shpeshtë, më efikase dhe më e lirë e pagesave llogaritare në të cilën llogaritet kërkesa kundrejt kërkesës dhe borxhi kundrejt borxhit. Realizohet në bazë të deklaratës mbi kompensimin në të cilën specifikohen llogaritë që mbyllen reciprokisht.

• Cedimi është një lloj i pagesave kompensuese me anën e të cilit kreditori i vjetër – cedenti ia kalon kërkesën e vet nga debitori – cesusi në kreditorin – cesionarin e ri. Cedimi realizohet me lidhjen e një kontrate të dyanshme joformale mbi cedimin ndërmjet cedentit dhe sesionarit.

PAGESAT KOMPENSUESE

• Asignacioni është një lloj i pagesës kompensuese e cila bëhet në bazë të deklaratës së njërit person – asignantit, me të cilën ai e autorizon personin tjetër – asignatin, që në favor të tij t’ia kryejë një veprim personit të tretë (më së shpeshti fjala është për pagesën e parave) asignatorit, kurse këtë e autorizon që veprimin e kryer ta pranojë në emrin e tij.

PAGESAT KOMPENSUESE

• Marrja përsipër e borxhit nënkupton kompensimin e pagesave në formë të kontratës së dyanshme joformale në të cilën ai që merr përsipër borxhin e merr përsipër borxhin e debitorit nga marrëdhënia ekzistuese detyruese dhe ai në këtë mënyrë bëhet debitor në vend të debitorit të mëhershëm.

• Në këtë mënyrë debitori i mëhershëm lirohet nga borxhi dhe pushon të jetë subjekt i marrëdhënies detyruese, kurse detyrimi mbetet i njëjtë.

• Për këtë kontratë është i nevojshëm pëlqimi i kreditorit sepse për të nuk është krejt një se cili është debitori i ri, andaj themi se kjo kontratë është e kushtëzuar ngase vlefshmëria e saj varet nga pëlqimi i kreditorit.

Marrja përsipër e borxhit

• Kambiali dhe puna me kambiale janë definuar me Ligjin mbi kambiali.

• Andaj themi se kambiali është një letër rreptësishtë formale me vlerë për një shumë të caktuar parash, elementet, kalimi dhe realizimi i së cilës janë rregulluar me dispozitat e së drejtës mbi veprimtarinë me kambiale.

• Së këndejmi, për të realizuar një veprimtari me kambial duhet ta njohim Ligjin mbi kambialin. Kambiali emetohet në blanketë të kambialit të përcaktuar.

INSTRUMENTET PËR SIGURIMIN E PAGESËS

INSTRUMENTET PËR SIGURIMIN E PAGESËS

Llojet e kambialit

• Kambialin mund ta emetojë çdo person juridik dhe fizik me zotësi të plotë afariste.

• Personi fizik nënshkruan me dorën e vet kambialin, kështu që në të shënohet adresa dhe JMBG me qëllim të identifikimit më të lehtë dhe zbatimit më të sigurt të veprimeve në bazë të kambialit.

• Për personin juridik kambialin e nënshkruan përfaqësuesi i tij ligjor. Këta persona nuk do të duhej të përziheshin me personat që janë të autorizuar t’i disponojnë paratë e ndërmarrjes dhe ata nuk mund ta nënshkruajnë kambialin.

• Kambialin për zejtarin mund ta nënshkruaj pronari i firmës zejtare ose i autorizuari i ti.

Veprimet me kambial në praktikë

• Fletëdebia është dokument me shkrim të cilin e lëshon debitori, me vërtetimin publik të nënshkrimit të vet me të cilin jep pëlqimin që për arkëtimin e kërkesës së kreditorit të konfiskohen të gjitha llogaritë e tij që i ka te personat juridikë që kryejnë punët e qarkullimit të pagesave, që paratë nga këto llogari të derdhen drejtpërdrejt në llogarinë e kreditorit, sipas mënyrës së përcaktuar me këtë deklaratë.

• Fletëdebia për realizimin e së cilës nga llogaria bankare nuk ka para të mjaftueshme do të mbahet në radhën për pagesë (do ta bllokojë llogarinë) derisa këtë e dëshiron kreditori, përkatësisht do të arkëtohet atëherë kur në llogarinë e debitorit do të ketë para.

Fletëdebia

• Qarkullimi ndërkombëtar i pagesave përfshin sistemin e pagesave ndërmjet rezidentëve të vendeve të ndryshme.

• E karakterizojnë sistemet e ndryshme valutore, doganore dhe juridike, me ç’rast një valutë shndërrohet në tjetrën, pastaj cilësia e ndryshme e mjeteve, instrumentet e ndryshme që aplikohen, organizatat e ndryshme të qarkullimit të pagesave dhe një pasiguri më e madhe në krahasim me qarkullimin vendor të pagesave.

QARKULLIMI NDËRKOMBËTAR I PAGESAVE

Instrumentet e qarkullimit ndërkombëtar të pagesave