ismail kadare

25
TEMA:AUTORET SHQIPTARE’KADAREJA NE SYTE E TE RINJVE’ LENDA:GJUHE SHQIPE PUNOI:ARGIS CELAJ

Upload: argis-celaj

Post on 12-Apr-2017

643 views

Category:

Career


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ismail Kadare

TEMA:AUTORET SHQIPTARE’KADAREJA NE SYTE E TE RINJVE’

LENDA:GJUHE SHQIPE PUNOI:ARGIS CELAJ

Page 2: Ismail Kadare

1-TE NJIHEM ME JETEN E POETIT NEPERMJET FJALES DHE FOTOVE

2-TE PARAQES VLERAT E VEPRAVE TE SHKRIMTAREVE SHQIPTARE DHE

JEHONEN E TYRE

3-TE SHPJEGOJME NGJYRIMET GJUHESORE TE VEPRAVE

Page 3: Ismail Kadare

BIOGRAFIAISMAIL KADARE KA LINDUR ME 28 JANAR 1936 NE QYTETIN E GJIROKASTRES.KADARE E KA MBARUAR SHKOLLEN FILLORE NE VENDLINDJE DHE ME PAS U ZHVENDOS NE TIRANE PER TE KRYER DHE STUDIMET UNIVERSITARE.ME 1958 MBAROI DEGEN E GJUHE-LETERSISE KU U DIPLOMUA PER MESUESI.AI STUDIOI PER 2 VITE NE MOSKE NE SHKOLLEN’MAKSIM GORKI’ POR PER SHKAK TE PERKEQESIMIT TE MARREDHENIEVE POLITIKE TE SHQIPERISE ME BASHKIMIN SOVJETIK AI U KTHYE NE ATDHE KU NISI PUNE NE GAZETEN’’DRITA’’ DHE ME PAS NE GAZETEN ‘’LES LETTRES ALBANAISES’’.NE VITIN 1992 U VLERESUA ME CMIMIN ‘’PRIX MONDIAL DEL DUCA’’ DHE NE 1996 U BE ANETAR I AKADEMISE SE SHKENCAVE MORALE DHE POLITIKE NE FRANCE.NE VITIN 2005 FITOI DHE CMIMIN E ‘’INTERNATIONAL PRIZE’’ DHE NE 2009 ME ‘’PRINCE OF ASTURIAS’’.AI ESHTE I MARTUAR ME SHKRIMTAREN E NJOHUR TE LIBRAVE PER FEMIJE HELENA KADARE.

Page 4: Ismail Kadare

VEPRATISMAIL KADARE ESHTE NJE NDER SHKRIMARET ME TE NJOHUR SHQIPTAR, FAMA E TE CILIT NJIHET ANE E MBANE BOTES.VEPRAT E TIJ JANE TE PERKTHYERA NE 45 GJUHE TE NDRYSHME TE BOTES.KRIJIMTARINE E TIJ E KA NISUR QYSH NE VITET E RINISE , PRA GJATE KOHES QE KA QENE NE GJIMNAZ.AI ZAKONISHT NE KETO VEPRA KA TRAJTUAR TEMA

HISTORIKE.DISA NGA VEPRAT E TIJ JANE:

-FRYMEZIMET DJALOSHARE (1954)

-GJENERALI I USHTRISE SE VDEKUR (1964)

-KESHTJELLA (1975)

-PRILLI I THYER (1978)

-URA ME TRI HARQE (1978)

-PALLATI I ENDRRAVE (1981)

-MJEGULLAT E TIRANES

-HIJA

Page 5: Ismail Kadare

Ne roman takojme njerez te nje populli te vogel,por krenar per luften qe ka bere, te cilet dinin te respektonin traditat,te respektonin mikun, te respektonin te vdekurit, qofshin dhe armiq. Ne roman takojme nje gjeneral te huaj, i cili kishte ardhur te marre eshtrat e ushtarve te vrare te vendit te tij,dhe nje prift qe e shoqeronte gjeneralin, duke bere ritet e fundit fetare te atyre qe nuk

jetonin me.Një gjeneral dhe një prift kanë ardhur në Shqipëri rreth njëzet vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në një kërkim arkeologjik. Misioni i tyre është të zhvarrosin trupat e ushtarëve të vendit të tyre, por ajo çka ata zbulojnë janë kujtimet, gjysmë të ndrydhura, të tmerreve të veçanta shqiptare të asaj lufte. Gjenerali dhe prifti rugëtojnë nëpër Shqipëri, në udhëtimin e tyre të shënuar jo vetëm nga eshtrat por gjithashtu edhe nga copëzat dhe mbeturinat e historisë: me gunga, të lodhur dhe të pastrehë. Gjenerali e sheh vetveten si një ushtarak, që lehtëson therjen e vdekjes duke hequr të vdekurit nga shtëpitë e tyre të përkohshme: “Gjeneralët e tjerë kanë udhëhequr ato kolona t ë pafund të ushtarëve në disfatë dhe shkatërrim. Por ai, ai ka ardhur t’i rinxjerrë nga harresa dhe vdekja ata që kanë mbetur”. Zemërgur, kryelartë dhe i pavëmendshëm ndaj shqiptarëve përreth tij, gjenerali beson se misioni i tij është vetëm paqësor, por takimet e papritura të tij provojnë dhunën e mbledhur nga e kaluara, të varrosur. 

Page 6: Ismail Kadare

Çdo fjalë, çdo fakt, çdo kockë e shpërbërë merr një kuptim të dytë, dhe pastaj një të tretë: Një ushtri e tërë është shndërruar në “disa tonë fosfor dhe kalcium”, grafitet e ashpra janë përkujtues të parullave fashiste. Secila medalje e luftës në kraharorin e një shqiptari reflekton fytyrën e një ushtari të vrarë që duhet zbuluar. Gjenerali mendjemadh i deritanishëm kthehet në një oficer të vdekjes, që mobilizon një ushtri fantazmash. Ndjenjat e gjeneralit ndryshojne shpejt dhe vazhdimisht. Gjenerali ne fillim te udhetimit te tij paraqitet i mbushur me entuziazëm për “misionin” e tij historik.Ne te njejten kohe del se gjenerali ka pritur te takoje njerez te eger dhe barbare por ndodh e kunderta sa me shume njeh nga afer popullin shqiptar aq me shume ai ka dashamiresi dhe vete kritike.Personazhet ne roman nisin te shtohen dhe kjo shton dramen e gjeneralit duke nisur sin je mision monoton, duke ndryshuar me vone me gjetjen e ditarit gje e cila le gjurme tek gjenerali dhe duke vazhduar tek dasma qe e perball gjeneralin me te verteten e hidhur. Skenë mjaft melodramatike eshte kur gjenerali që kryesonte misionin i gjen eshtrat e kolonelit në ballafaqimin me një plakë shqiptare (Nica), e cila e pati vrarë kolonelin me sëpatë, pasi ai i pati përdhunuar vajzën e saj 14-vjeçare, e cila pas kësaj fatkeqësie i dha fund jetës, ndërsa plaka Nicë e varrosi kolonelin tek pragu i portës së vet. Kur në fshatin e saj erdhi gjenerali italian që mblidhte eshtrat, Nica i nxori eshtrat e kolonelit të mbledhura në një thes dhe ia hodhi gjeneralit para këmbëve, në mes të një dasme shqiptare ku ai pati shkuar, i paftuar. Ketu na shfaqet dhe tragjizimi qe merr romani dhe dramaciteti qe perjeton gjenerali ne vetvete duke bere qe gjenerali te ndjeje peshen e mekatit , duke e barazuar veten me kolonelin Z ,duke u zhytur ne depresion. Dhe ky roman ne paraqitet i tille me ndryshime te thella psikologjike jo vetem kaq.Eshte nje udhetim neper nje vend te frikshem, te huaj dhe misterioz dhe udhetaret mesojne se nuk mund ti kapercejne kufijte e vdekjes.Nje udhetim neper boten e te vdekurve:sa me teper zgjat kjo sipermarrje e cmendur aq me e pakuptimte nis ti duket e gjitha kjo gjeneralit .Hap pas hapi te vdekurit e shkulin nga pozitat e njeriut sundimtar sic paraqitej ne fillim dhe e cojne deri aty sa ai pranon plaget qe hap lufta jane te pasherueshme. 

Page 7: Ismail Kadare

PRILLI I THYER

Prilli i thyer është roman i cili prek apo trajton temën e gjakmarrjes.Përshkruhet me hollësi forca dhe ndikimi i kanunit në jetën e malësorëve.Veprimi vendoset në vitet e ‟30-ta dhe ndërtohet në dy linja.Linja e parë flet për një malësorë, Gjorg Berisha, i cili është i detyruar nga familja dhe të afërmit ta vrasë vrasësin e vëllait të vet nga fisi i Kryekuqes.Krahas tragjizmit theksohet dëshira e njeriut të thjeshtë, si viktimë e kanunit, për ta gëzuar jetën.Shkrimtari depërton thellë në psikologjinë e këtij personazhi.Berisha nuk pajtohet me kanunin dhe nuk gjen forcë ta kundërshtoj e ta dënojë.Linja e dytë është ajo e udhëtimit të çiftit Besian dhe Diana Vorpsi në Malësi në Orosh.Përshkruhet edhe dashuria midis Gjonit dhe Dianës, rrugët e të cilëve kryqëzohen në një pikë, kur Gjorgu shkonte për ta takuar qehajain e gjakut, dhe kur Diana po kalonte muajin e mjaltit në malësi të Veriut nga insistimi i të shoqit,shkrimtarit Besian Vorpsi.

Page 8: Ismail Kadare

KESHTJELLA

Romani ‘Keshtjella’ nis me vendosjen e trupave osman rreth keshtjelles.Ushtria,e udhehequr nga Turgut Pashai perpiqet tu mbush mendjen keshtjellareve te dorezohen por keta te fundit nuk pranojne.Ushtrise osmane nuk I mbetet gje tjeter vec se te marr keshtjellen me lufte.Ne castin e sulmit,ushtaret hasen rezistence nga keshtjellaret ku keta te fundit dinin si te mbroheshin.Ne sulmin e pare nje poet I quajtur Sadedin verbohet I cili donte te shkruante dhe disa vargje per ekspediten turke.Ushtaret osmane nuk dorezoheshin lehte , nje nder planet e tyre ishte te hapnin edhe germoja dhe te futeshin ne keshtjelle poshte rrenojave te saj por kjo nuk funksionoi.Ne castin qe germoja arrin nen keshtjelle, keshtjellaret e rrenojne ate , duke varrosur njeheresh edhe disa xheniere qe kishin punuar per hapjen e saj.Nje tjeter menyre ishte dhe shembja e deres me ‘topin

Page 9: Ismail Kadare

shkaterrues’ por as kjo nuk funksionon pasi rrezohet ne tufen e jenicereve dhe per keto gabime eksekutohet ndihmesi I kryemekanikut ,Saruxhai.Ata u perpoqen tua helmonin edhe ujin duke hedhur minje te ngordhur neper puse por edhe kjo deshton sepse keshtjellaret ishin shume te zgjuar.Ata e kuptonin planin e armikut dhe menjehere organizonin edhe mbrojtjen.Ushtria osmane I frikesohej shume ‘Skenderbeut’ dhe lufterave qe do te zhvillonin me te.Cdo plan qe ushtria osmane thurte kunder keshtjellareve,deshtone.Pa e kuptuar vjeshta kishte ardhur dhe shirat e pare kishin nisur.I deshperuar komandanti I kesaj ushtrise pi helm dhe vdes duke permendur emrin ‘Skenderbeu’ ne goje te cilit I frikesohej aq shume

Page 10: Ismail Kadare

MALL

Ca pika shiu rane mbi qelq

Per ty une befas ndjeva mall

Jetojme te dy ne nje qytet

Dhe rrall shihemi,sa ralle

Edhe mu duke pak e cuditshme

Si erdhi kjo vjeshte,ky mengjes

Qiejt e ngjyrosur pa lejleke

Dhe shiu pa ylber ne mes

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit

Sec mu kujtua sot per dreq

‘Te zgjuarit jane bashke ne bote

Kurse te fjeturit jane vec’

Ne c’enderr kemi rene kaq keq

Qe sot spo zgjohemi valle ?

Ca pika shiu rane mbi qelq

Dhe une per ty ndjeva mall

Page 11: Ismail Kadare

ANALIZA E POEZISE’’MALL’’Poezia ‘Mall’ eshte nje prej motiveve me te dendura ne poetiken e Kadares,shprehur ne forma te ndryshme si psh:-per femijerin,-per vendlindjen,-per vajzat e bukura te Moskes,-per vajzen qe ka prekur shpirtin e tij,etj.Malli eshte lejtmotivi I kesaj poezie.Heroit i duket se I mungon vajza e enderrave te tij dhe per shkak te mungeses lind ndjenja e mallit.Si rrjedhoj e mallit vjen nje tjeter ndjesi qe shprehet nepermjet elementeve te natyres ku bien ne sy detajet:

‘‘Qiej te ngrysur,mungesa e lejlekeve dhe ylbereve’’.Perdorimi I shumesit ne keto 3 detaje(perjashto lejleket)krijon pershtypjen e nje hapesire te pafundme te cilen seshte I afte ta shikoje syri njerezor. Kjo hapesire lidhet me ndjesin e boshllekut qe I krijon heroit ne shpirt mungesa e komunikimit me vajzen qe dashuron... Mungesa e ylbereve simbolizon nderprejen e urave te komunikimit por edhe gezimin e jetes(ngjyrat). Ne strofen e 1 ‘’pikat e shiut mbi qelq’’ ngjajne me ndjesit delikate qe I zgjohen heroit ne shpirt.Per here te pare ne poetiken e Kadares shiu nuk eshte burim trishtimi, por zgjon te heroi lirik nje perjetim aq te fort sa I mbush gjith qenien:malli per dike te zgjon emocione te forta qe te nxjerrin nga apatia dhe merzia.

Fjala:befas eshte deshmi e spontanitetit te ndjenjave qe lidhet me nenvetedijen e pakontrolluar te heroit lirik.Nga ky moment e tutje do te garojne ne poezi:vetedija(kujton thenie e Heraklitit:te zgjuarit jane bashke ne toke dhe te fjeturit vec)me nenvetedijen(zgjimi I kesaj ndjesie te cilin nuk e kontrollojme).Paradoksi I kesaj distance shpirerore gjendet ne faktin se heroi lirik dh e dashura jetojne ne nje qytet.Pra s’eshte hapesira dhe distanca fizike qe I ndan,te dy I ka

Page 12: Ismail Kadare

kapur rutina e jetes se perditshme,monotonia dhe fshehtesia.Kjo fshehtesi nuk eshte e panjohur per heronjt e letersis moderniste.

Mjafton perseritja e detajit:rralle,sa rralle per te kuptuar sa e madhe eshte distanca shpierterore mes tyre.Shiu behet shkak per zgjimin e ketij kujtimi;pra natyra behet percaktuese e ndjesi njerezore. Ne strofen 2 spontaniteti I ndjenjes se mallit theksohet nga fjala:e cuditshme;cka na ben te besojme se poeti ska marr vesh as faktin qe po vjen vjeshta.Ardhja e vjeshtes theksohet nga detajet artistike:’’mengjesi me shi dhe qiejt e ngrysur’’. Ne strofen 3 fjala:’’perdreq’’ lidhet me faktin qe arsyeja nderpret spontanitetin dhe lirine e nenndergjegjes per te arritur ne konkluzione qe vetem arsyeja mund ti diktoje.Ai kujton thenien e Heraklitit qe pershtatet me kete largesi shpirerore qe I ngjan gjumit letargjik dhe vete vdekjes.Ai e kupton se ata qe jane te gjalle munden ti vjelin jetes gezime dhe perjetime te forta, ndersa njerezit e plogesht e pasiv jane si te pergjumurit,si te vdekurit;te privuar nga kenaqesit e jetes.Duket sikur me kete thenie heroi do te zgjoj vetveten nga plogeshtia. Ne strofen 4 pyetja retorike e dy vargjeve te para duket me teper si thirrje qe heroi lirik I ben vetes per zgjim;gjithashtu shpreh dyzimin e poetit me endrres dhe realitet,dyzim qe lidhet ose kushtezojet edhe nga ngjyra gri e qiellit.Dy vargjet e fundit ritheksojne motivin e mallit dhe shprehin iden se:Kjo dite ia vlente qofte edhe vetem per faktin se shpirti I heroit lirik u mbush me jet nga ndjenja e mallit.

Page 13: Ismail Kadare

PA TY

Ti ike udhes se pafundme

Ku zverdhin druret gjetherenes

Mbi gjokse pellgjesh tani tundet

I arti medaljon I henes

Lejleket iken fill pas teje

Si stof I keq u zbeh blerimi

Dhe ngjajne toka,pylli,reja

Me negativin e nje filmi

Tani ne fusha shkoj menduar

Ku nis te fryje ere e ftohte

Ku ca mullare te gjysmuar

Duken qe larg si donkishote

Page 14: Ismail Kadare

C’te bej po them me veten time

Ne kete ore te vone te muzgut

Kur qerrja baltrave ben shkrime

Te lashte sit e Gjon Buzukut

Do shkoj te ulem permbi pellgjet

Ti pi ne gjunje duke rene

Ne gryke e di qe do me ngelet

I ftohti medaljon I henes

Page 15: Ismail Kadare

ANALIZA ‘KRONIKE NE GURE’’"Kronikë në gur" është një prej romaneve të hershëm të Ismail Kadaresë. Ndryshe nga letërsia e deriatëhershme për Luftën Antifashiste, e karakterizuar nga dy kampe personazhesh - partizanë e pushtues - ky roman solli një imazh më të ndërlikuar të saj, ku ndërthuren fate ushtrish të huaja të pakteve të ndryshme kundërshtare, fate shtresash të ndryshme brenda për brenda tyre, fate të njerëzve të lidhur vullnetarisht me rezistencën ose të mobilizuar prej komandës, fate të indiferentëve, të sehirxhinjve dhe të kundërshtarëve.Që lufta ishte një kohë mjaft më e ndërlikuar se ajo që shërbehej prej një tradite letrare skematike; kjo mund të shihet edhe në fatin e një familjeje qytetare në vendin e "kronikës në gur", ku konflikti hyn brenda saj, duke ia tronditur regjimin tradicional. Me këtë roman I.Kadare pasuroi temën e Luftës Antifashiste, duke sjellë një shikim prej fëmije për evokimin e ngjarjeve të saj. Rrëfimi në vetën e fëmijës, në vetën e personazhit që evokon fëmijërinë e autorit, me "pafajësinë" e vet, megjithëse i ka dhënë romanit njëfarë karakteri autobiografik, njëherësh e ka mbrojtur atë prej qëndrimit të kritikës.Duke qenë vështrimi prej fëmije një vështrim thelbësor në roman, lexuesi e ka të vështirë të dallojë se ku fillon koncepti i arsyetuar i saj e ku mbaron të konceptuarit si lojë.Në studimin "Subversion kundër konformizmit" një studiues ka

Page 16: Ismail Kadare

këmbëngulur se romani "Kronikë në gur" është një vepër hyjnizuese e Luftës Antifashiste, një "roman komisarësh", dhe se përpjekja e autorit për të hyrë në lëkurën e fëmijërisë së vet nuk është gjë tjetër veçse një procedim letrar për të mbuluar konformizmin. Përkundër këtij mendimi, shumica e studiuesve bashkohen në vlerësimin se "Kronikë në gur" është një vepër atipike në pikëpamjen metodologjike, e shkruar me një liri që tejkalonte kufizimin ideologjk dhe vlerësimin e partishëm për luftën.Sipas një pjese të studiuesve, "Kronikë në gur", duke pasur këtë vështrim, në fakt sjell tek lexuesi një përqasje psikanalitike frojdiste rreth luftës, ose jetës së qytetit në kohë lufte. "Kronikë në gur" është një prozë me subjekt të reduktuar, gjë jo fort e përshtatshme nga pikëpamja teorike për një letërsi të orientuar.Me këtë vepër Kadare bëri përpjekjen e parë për t'i dhënë vlerë letrare së zakonshmes, së rëndomtës, madje së shëmtuarës dhe absurdes. "Kronikë në gur" është një vepër e përshkuar nga grotesku. Vështrimi i luftës me sytë e fëmijës i ka dhënë mundësi autorit që t'i shohë ngjarjet dhe personazhet e saj pa ndonjë partishmëri të dukshme."Kronikë në gur" përmban vlera të rëndësishme të një letërsie të mirëfilltë etnografike. Tradita e kësaj letërsie në qytetin e Gjirokastrës është më e hershme, ajo afirmohet mirë me botimet e Musine Kokalarit në vitet '40, sidomos me "Siç më thosh nënua plakë" dhe "Sa u tunt jeta". Etnografizmi në romanin e Kadaresë u jep edhe mjediseve një cilësi jotipike, ndryshe prej kërkesave të rrepta të metodës së realizmit socialist.

Page 17: Ismail Kadare

TI DHE HENAKësaj nate me hënë të vjeshtës 

Dola fushës të bredh kuturu Retë shtuhen me vrap pa reshtur 

Hëna duket aty-këtuPorsi retë mendimet e mia 

Po më shtyhen ndër mend më shpesh dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti 

si kjo hënë që duket mes resh.Hëna shpejt do të zhduket dhe netët 

do të mbeten pa të kurse ti në ëndërrimet e mia përjetë 

perëndim s'do të kesh kurrsesi.

Page 18: Ismail Kadare
Page 19: Ismail Kadare
Page 20: Ismail Kadare