investimet e huaja direkte ne shqiperi -...

47
INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI Romina Morina FDI impact on economic development of the countries in which they are incurred. Channels through which they carry out this process are: productivity, capital formation, job creation, reducing the deficit in the balance of payments, the strengthening of regional and international integration, etc.. Benefits are not only for the host countries but also for the parent. Some of them are: the improvement of the labor market, improving the balance of payments, increase the quality of labor force, etc. Janar 2013 UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE DHE JURIDIKE MASTER PROFESIONAL ADMINISTRIM FINANCIAR

Upload: others

Post on 02-Sep-2019

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

INVESTIMET

E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI

Romina Morina FDI impact on economic development of the countries in which they are incurred. Channels through which they carry out this process are: productivity, capital formation, job creation, reducing the deficit in the balance of payments, the strengthening of regional and international integration, etc.. Benefits are not only for the host countries but also for the parent. Some of them are: the improvement of the labor market, improving the balance of payments, increase the quality of labor force, etc.

Janar 2013

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU

FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE DHE JURIDIKE

MASTER PROFESIONAL

ADMINISTRIM FINANCIAR

Page 2: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 1

ABSTRAKT

Investimet e huaja direkte janë një fenomen shumë i përhapur në mbarë botën dhe i dëshiruar nga të gjithë vendet, në cdo stad të zhvillimit qofshin ato. Rendesia e tyre varion në varësi të faktit nëse vendet presin apo kryejnë këto investime dhe në varësi të stadit të zhvillimit në të cilin ndodhen këto vende. Vitet e fundit është vënë re një rritje e nivelit të investimeve të huaja në vendet e ballkanit duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Investimet e huaja në vendin tonë kanë pësuar ulje dhe ngritje në vite. IHD ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendeve në të cilët ato kryhen. Kanalet përmes të cilëve ato e realizojnë këtë proces janë: produktiviteti, formimi i kapitalit, krijimi i vendeve të punës, reduktimi i deficitit në Bilancin e Pagesave, forcimi i integrimit rajonal dhe ndërkombëtar etj. Përfitimet nuk janë vetëm për vendet pritëse por edhe për ato mëmë. Disa prej tyre janë: përmirësimi i tregut të punës, përmirësimi i Bilancit të Pagesave, rritja e cilësisë së forcës punëtore etj. Investimet e Huaja Direkte janë një alternativë investimi e zgjedhur nga sipërmarrësit që operojnë në tregjet ndërkombëtare për shkak të epërsive që ato kanë ndaj formave të tjera të investimeve.

ABSTRACT

Foreign direct investment is a widespread phenomenon throughout the world and desired by all countries, at whatever stages of development they are. Their importance varies depending on whether countries expect or perform these investments and depending on the stage of development in which we find these places. Recent years has been an increase in the level of foreign investment in the Balkan countries including Albania. Foreign investments in our country have experienced ups and downs over the years. FDI impact on economic development of the countries in which they are incurred. Channels through which they carry out this process are: productivity, capital formation, job creation, reducing the deficit in the balance of payments, the strengthening of regional and international integration, etc.. Benefits are not only for the host countries but also for the parent. Some of them are: the improvement of the labor market, improving the balance of payments, increase the quality of labor force, etc.. Foreign Direct Investments are an investment option selected by entrepreneurs operating in international markets because of the advantages they have over other forms of investment.

Fjalet kyçe: Investime te huaja direkte, terheqja e IHD, kuadri ligjor, burimet njerezore, perfitimet e IHD, masat qeveritare, IHD ne Shqiperi.

Page 3: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 2

TABELA E PERMBAJTJES

HYRJE

Permbledhje ekzekutive....................................................................................................5

Qellimi studimit..................................................................................................................5

KAPITULLI 1: Vështrim i përgjithshëm mbi investimet e huaja

1.1 Ç’janë investimet e huaja direkte...............................................................................................6

1.2 Format bazë të investimeve të huaja direkte..............................................................................7

1.3 Efektet e ndryshimeve në kohë mbi përcaktuesit dhe motivuesit e IHD-ve..............................9

1.4 Shpërndarja e investimeve të huaja direkte sipas vendeve dhe sektorëve...............................13

KAPITULLI 2: Analize mbi investimet e huaja direkte

2.1 Ndikimi i investimeve të huaja direkte....................................................................................16

2.2 Pengesat në tërheqjen e IHD-ve...............................................................................................16

2.3 Çështje në lidhje me investimet e huaja direkte.......................................................................20

- Privatizimi

-Pro apo kundër stimujve tatimor

-Frika e largimit të investitorëve të huaj

-Burimet njerëzore-faktor I rëndësishëm në investimet e huaja

KAPITULLI 3: Efektet e IHD-ve ne ekonomine e vendeve pritese

3.1 Përfitimet e vendeve pritëse nga IHD-të..................................................................................23

3.2 Kostot e përballuara prej vendeve pritëse nga IHD-te.............................................................24

- Problemet me bilancin e pagesave si rezultat I IHD-ve

Page 4: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 3

- Varësia e vendit pritës nga kapitali I huaj

-Specializimi I punonjësve në punë me intesitet të lartë dhe kualifikim të ulët

KAPITULLI 4: Perspektivat në të ardhme të IHD-ve

4.1 Masat e qeverisë në “nxitjen”e investimeve të huaja...............................................................26

4.2 Garancitë që iu ofron legjislacioni Shqipëtar investitorëve të huaj........................................28

4.3 Përfitimet që u ofron Shqipëria investitorëve të huaj..............................................................28

4.4 IHD-të në Shqipëri në raport me vendet e tjera të ballkanit....................................................34

4.5 Politikat dhe objektivat në fushën e IHD-ve............................................................................41

4.6 Vendet në zhvillim në kushtet e krizës globale.......................................................................42

KONKLUZIONE.........................................................................................................................44

REKOMANDIME.......................................................................................................................45

BIBLIOGRAFIA.........................................................................................................................46

Page 5: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 4

SHKURTESAT E PERDORURA

IHD Investimet e Huaja Direkte

FMN Fondi Monetar Nderkombetar

UNCTAD United Nations Conference on Trade and Development

WIR World Investment Report

GDP Gross Domestic Product

IDV Integrated Data Viewer

INSTAT Instituti i Statistikave

METE Ministria Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes

TVSH Tatim mbi Vleren e Shtuar

PBB Produkti i Brendshem Bruto

Page 6: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 5

HYRJE

-PERMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Roli i IHD-ve në ekonominë e një vëndi është shumë i rëndësishëm. Shqipëria është një vend në

tranzicion dhe si e tillë ajo karakterizohet nga një zhvillim dinamik të ekonomisë. Dy

dhjetvjecarët e fundit ekonomia shqiptare ka kaluar në shumë etapa të zhvillimit ekonomik. Në

këtë drejtim kanë ndikuar një sërë faktorësh si psh: kalimi nga një ekonomi e centralizuar ku

gjithcka ishte në pronësinë e shtetit në një ekonomi të decentralizuar ku ekziston prona private.

Nje faktor kyc në zhvillimin e ekonomisë të një vendi janë edhe investimet e huaja direkte.

Përfundimet e këtij studimi i adresohen një target grupi të gjerë. Duke qenë se në këtë studim do

trajtohen cështje që lidhen me investimet në Shqipëri, këtu do trajtohen edhe anët pozitive dhe

avantazhet e vendit tonë për tërheqjen e këtyre investimeve.

-QELLIMI I STUDIMIT

Qëllimi kryesor i këtij studimi është analiza e efekteve pozitive të investimeve të huaja ne

ekonominë shqiptare, problemet që hasin investitorët e huaj kur investojnë në Shqipëri si dhe

krahasimi i Shqipërise me vendet e Ballkanit. Gjithashtu do analizohen edhe faktorët që e bëjnë

vendin tonë një vend tërheqës për investitorët e huaj.

Page 7: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 6

KAPITULLI 1: VESHTRIM I PERGJITHSHEM MBI INVESTIMET E HUAJA

1.1 Ç’JANE INVESTIMET E HUAJA DIREKTE

Në këtë kapitull do të prezantohen investimet e huaja direkte dhe koncepte të tjera që kam

studiuar në këtë temë. Do të prezantoj si fillim disa koncepte, tregues dhe në fund rolin se si

ndikojnë në mjedisin ekonomik.

Mënyrat e zgjerimit të një biznesi variojnë nga ato më të thjeshta si tregëtia e jashtme deri te

ato më komplekse sic është investimi i huaj direkt. Në formën e tij klasike, investimi i huaj direkt

është përkufizuar si një investim fizik që një sipërmarrës i një vendi bën një biznes në një vend

tjetër. Duke e zgjeruar me shumë këtë përkufizim do të kuptojmë procesin e angazhimit,

mobilizimit të parave apo burimeve të tjera prodhuese në momentin aktual me shpresën dhe në

pritje të sigurimit të disa përfitimeve të supozuara në të ardhme. Disa koncepte kryesore:

Investitor direkt mund të jetë një individ, sipërmarrës, korporatë ose jo, qoftë kjo publike ose

private që kanë bërë një investim në një vend të ndryshëm nga ai ku janë rezident.

Investim direkt do të quhet ajo sipërmarrje nga e cila investitori blen 10% më shumë të

aksioneve të zakonshme apo të fuqisë së votimit. Kjo është e vendosur nga FMN-ja si një kufi

ndarës midis investimit dhe portofolit në formën e aksionit.

Investimet e huaja direkte për brenda vendit janë quajtur investimet e bëra nga sipërmarrësit

e huaj në ekonominë raportuese.

Investimet e huaja direkte per jashtë vendit quhen investimet e kryera nga sipërmarrësit

vendas në vende të tjera të huaja.

Përparësitë që të krijojnë investimet e huaja direkte

• Përparësitë e pronësisë përparësitë krahasuese, specifike për firmën, që ndërmarrja

shumëkombëshe ka ndaj firmave vendase për t’i shërbyer tregjeve të

veçanta. Këto mund të jenë produkte ose procese prodhimi apo reputacioni për

cilësinë, që firmat vendase nuk i kanë.

• Përparësitë specifike të vendndodhjes të cilat janë motivime shtesë për IHD që i

jepen ndërmarrjes shumëkombëshe nga përparësitë specifike të vendit të huaj në të

Page 8: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 7

cilin ajo investon, si: materiale të para shtesë, kosto më e ulët e prodhimit, kosto e

lartë e transportit për kompaninë ose preferencë e tregut.

• Përparësitë e trupëzimit faktorë që ndikojnë firmën në vendimin për të prodhuar të

mirat ose shërbimet vetë apo për t’ u mbështetur në një prodhues lokal. Zgjedhja e

mënyrës që përdor ndërmarrja shumëkombëshe për të hyrë në tregun e huaj varet nga

këta faktorë.

1.2 FORMAT BAZE TE INVESTIMEVE TE HUAJA DIREKTE

1. Filiali është një sipërmarrje e inkorporuar në të cilin

i) investitori i huaj kontrollon direkt ose indirekt (permes një filiali tjetër) më shumë se

50% të aksioneve me të drejtë vote, ose

ii) investitori i huaj ka gjithsesi kontroll mbi sipërmarrjen, psh të drejtën për të emëruar

ose shkarkuar shumicën e punonjësve të administratës, manaxhimit apo mbikqyrjes.

2. Partneri është një formë e investimit e inkorporuar ne te cilin investitori zotëron midis

10% dhe 50% të aksioneve me të drejtë vote dhe nuk ka kontroll mbi sipërmarrjen

3. Dega perfaqeson një formë investimi të painkorporuar me pronësi plotësisht të huaj apo

të përbashkët.

Vlen per tu theksuar se zgjedhja mes tre llojeve të investimeve në një vend të huaj varet mes

shumë faktorëve të tjerë, edhe nga baza rregullatore që ka vendi mëmë apo ai pritës. Rregullat

kombëtare shpesh janë më të forta për filialet sesa për degët, por kjo nuk ndodh gjithmonë.

Nga këndvështrimi i investitorit investimet e huaja ndahen në tre lloje: horizontale, vertikale

dhe konglomerat.

IHD horizontale ndërmerret me qëllim prodhimin e produkteve të njëjta ose të ngjashme me

ato që prodhohet në vendin e origjines. Si rrjedhim, ai konsiston në duplikimin e të gjithë

procesit prodhues në disa vende, përvec aktivitetit të zyrave qëndrore. Cdo degë e huaj prodhon

kryesisht për tregun lokal, dhe ka pak tregti midis njësive në vende të ndryshme.

Page 9: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 8

IHD vertikale, nga ana tjetër, konsiston në ndarjen gjeografike të fazave të ndryshme të ciklit

të jetës së produktit. Kështu stimulohet tregtia përtej kufijve (brenda kompanisë) dhe rritet

tendenca e degëve për të eksportuar.

IHD konglomerat mund të jetë një përzierje e investimeve horizontale e vertikale, e të

perfshijë edhe investimin në një industri të një natyre tjetër në vendin pritës.

Përcaktuesit e IHD dhe efektet e ndryshimeve globale në to

Ekzistojnë katër shtylla të mëdha orjentuese të IHD, të cilat përbëjnë edhe përcaktuesit e

drejtimit të flukseve të tyre duke u nisur nga objektivat e vendosura:

1. Kërkimi i burimeve i cili njëkohësisht është dhe më i hershmi për IHD. Burimet mund të

jenë si natyrore( minerale apo drusore) ashtu edhe humane ( force pune me kosto të ulët

apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e pas Luftes së Dytë Botërore, rreth 60% e

e kapitalit të akumuluar të IHD kishte keto piketa. Nga mesi i viteve 1980 investimet e

huaja të bazuara në kërkesat për burime ranë më rreth 30% në rang global dhe 45% në

vendet në zhvillim (Dunning). Ky largim i IHD nga objektivat e lidhura me kërkesat për

burime përbën një aspekt shumë të rëndësishëm të historisë së IHD.

2. Kërkimi i tregut është një shtyllë e dytë e rëndësishme për orjentimin e IHD. Këtu mund

të jenë të vlefshme një varg konsideratash. Së pari, prodhimi ndërkombëtar mund të jetë i

nevojshëm për t’iu adaptuar nevojave lokale. Së dyti, prodhimi ndërkombëtar mund të

kërkohet për të siguruar një furnizim me eficent të produktit si në rastin e shërbimeve

financiare. Së treti, prodhimi ndërkombëtar mundëson furnizimin me produkte të

ndërmjetëm të në firme që operon në një vend të huaj.

3. Kërkimi i eficencës përbën ndarjen e tretë të madhe për objekivat e IHD. Sic shpjegohet

edhe nga Dunning, këtu “ceshtja eshte të krijohet një strukturë e arsyeshme e investimeve

në mënyrë të tille që kompania investuese të perfitojë nga drejtimi i perbashkët i

aktiviteteve të ndarë gjeografikisht në vende të ndryshme.

4. Kërkimi i aseteve strategjike është motivuesi i fundit për IHD. Ai është shumë i

rëndësishëm sidomos në kohët e sotme, por njëkohësisht është dhe i vështirë për tu

kuptuar. Ky objektiv konsiston në sigurimin e aseteve produktive, si pjesë e lojës

Page 10: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 9

strategjike mes konkurentëve në një industri. Më poshtë paraqiten disa alternativa të

dhëna Dunnings:

Një kompani mund të bashkëpunojë, pra të krijojë aleancë me një tjetër, duke mos lejuar

me kundërshtarin ta bëjë këtë gjë. Një tjetër mund të shkrihet me konkurentët e saj të huaj

për të forcuar oportunitetet e përbashkëta duke u paraqitur me të fuqishme përballë

konkurentëve të tyre. Një firmë e tretë mund të marrë në pronësi një grup ofruesish duke

zotëruar kështu një pjesë tregu, psh për një lloj lënde të parë. Një e katërt mund të blejë një

firmë që prodhon të mira apo shërbime plotësuese, për ti ofruar konsumatorit një gamë më të

diversifikuar produktesh. Një e pestë mund të bashkojë forcat me një firmë lokale me

besimin se kjo con në një pozicion më të mirë kontraktues me qeveritë e vendeve pritëse.

1.3 EFEKTET E NDRYSHIMEVE NE KOHE MBI PERCAKTUESIT DHE

MOTIVUESIT E IHD-ve

Shumë ekspertë argumentojnë se globalizimi ka sjellë ndryshime dhe në përcaktuesit dhe

motivuesit e IHD për vendet në zhvillim.

Pa dyshim që rregullat e lojës tashmë kanë ndryshuar dhe politikëbërësit ndodhen përballë

situatave më komplekse të cilat i vënë përpara sfidave për gjetjen e rrugëve të reja për tërheqjen

e flukseve të IHD. Për shembull, mënjanimi i taksave për IHD në vendet me tregje gjerësisht të

mbrojtura, është bërë një element më pak i rëndësishëm në kohë që shumica e vendeve në

zhvillim po ndjekin një regjim liberal importesh dhe i kanë pakësuar kërkesat rregullatore për

sipërmarrjet e huaja. Gjithashtu liberalizimi i tregtisë ka reduktuar rëndësinë e pranueshmerisë

së tregut për produkte të caktuara. Gjithsesi ende mbetet i hapur debati nese rregullat e reja të

lojës kanë venitur rëndësinë e treguesve tradicionalë të IHD në vendet në zhvillim. Sipas

UNCTAD, globalizimi ka sjellë një ndryshim të mënyrës se si sipërmarrjet ndërkombëtare

ndjekin objektivat e tyre për kërkesat ndaj tregut, eficences dhe burimeve. Hapja e tregjeve ndaj

tregtisë, IHD dhe teknologjive, i ka ofruar sipërmarrjeve ndërkombëtare një gamë të gjerë

zgjedhje mbi mënyrën se si do ti shërbejnë tregjeve ndërkombëtare, se si do të fitojnë akses mbi

Page 11: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 10

burimet e paluajtshme për të përmirësuar kështu eficencën e sistemit të prodhimit. Sipas

raporteve të WIR, këto sipërmarrje po ndjekin strategji komplekse integrimi, psh gjithnjë e më

shumë ato po kërkojnë vende në të cilat të kombinojnë më së miri asetet e tyre të lëvizshme me

burimet e palëvizshme të nevojshme për të prodhuar të mira dhe shërbime për tregun në të cilin

po veprojnë. Kjo mund të sjellë dy pasoja për përcaktuesit e IHD:

1. baza mbi të cilën vendet investuese vlerësojnë politikat e vendeve pritëse është më e

gjerë. Keto politika tani duhet të jenë më të shumta në numër në mënyë që të krijojnë një

ambient tërheqës për IHD

2. rëndësia relative e përcaktuesve të IHD ndryshon. Edhe pse treguesit tradicionalë dhe

llojet e IHD të lidhura me to nuk janë zhdukur me shfaqjen e dukurisë së globalizimit,

rëndësia e tyre ka rënë. Konkretisht një nga treguesit më të rëndësish tradicionale si

madhësia e tregut kombëtar, nuk ka më rëndësinë e dikurshme, ndërkohë që tregues të

tillë si ndryshimet në kosto sipas vendeve, lehtësirat infrastrukturore, aftësitë e individëve

apo lehtësirat e të bërit biznes, po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi.

Gjithashtu Dunning argumenton në studimet e tij se motivuesit dhe treguesit për IHD kanë

ndryshuar. Sipas tij IHD në vendet në zhvillim po zhvendosin objektivat e tyre nga kërkimi i

tregut dhe burimeve në kërkimin e eficenës.

Për shkak të presionit të ushtruar nga globalizimi mbi cmimet, bizneset ndërkombëtare do të

zhvendosin disa nga faktorët e tyre të prodhimit në vendet me kosto të ulët. Megjithatë sipas këtij

autori, në ndryshim nga IHD në vendet e zhvilluara, IHD në vendet në zhvillim janë të

orjentuara kryesisht nga aksesi në burimet natyrore si dhe në tregjet në nivel rajonal apo

kombëtar. Një ndikim të konsiderueshëm në politikat për IHD do të kishte ndryshimi i

rregullave të lojës edhe për konkurencën si pasojë e fenomenit të globalizimit. Sfidat për

politikëbërësit po bëhen gjithnjë e më shumë komplekse; qeverive të vendeve priëse do tu duhet

të sigurojnë dhe reklamojnë asete të palëvizshme në përputhje me karakteristikat e aktivitetit

ekonomik të vendit që duan të tërheqin, në përballje me asete të tilla të ofruara nga vende të

tjera (Dunning 1999). Si rrjedhojë politikëbërësit nuk mund të mbështeten në literaturat e

mëparshme për të evidentuar përcaktuesit kryesorë që ndajnë IHD mes vendeve.

Page 12: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 11

Mes shumë përcaktuesve tradicionale, dallohen faktorët e lidhur me tregun. Në bazë të një

vrojtimi të hershëm në lidhje me përcaktuesit e IHD, Agarëal (1980) evidentoi si faktorin më të

rëndësisëm tërheqës të IHD për vendet në zhvillim, masën e tregut. Kjo gjë u vërtetua nga

studimet empirike në vazhdim ( studimi i Shammsuddin i vitit 1994 ku thote se “ Shume

studime empirike mbështesin hipotezën e masës së tregut”). Madje edhe autorë që i kanë

konsideruar si defektoze studimet e hershme të bëra, kanë pranuar tashmë rëndësinë e

treguesve të lidhur me tregun si GDP për frymë, ritmi i rritje së GDP, popullsia si psh Taylor

(20000) apo Jackson dhe Markowski (1995). Një tjetër studiues i fushës, Chakrabarti (2001)

ndërsa vë në pikëpyetje rëndësinë e përcaktuesve të ndryshëm të IHD, gjen një lidhje të fortë

mes masës së tregut dhe IHD.

Përkundrejt kësaj panorame natyrshëm shtrohet pyetja se sa do të qëndrojnë të fortë

faktorët e lidhur me tregun ndërkohë që ritmet e shpejta të procesit të globalizimit po rrisin

rëndësinë e përcaktuesve të tjerë tradicionalë. Studime të fundit empirike, e kanë të vështirë

ti përgjigjen kësaj pyetje në mënyë eksplicite. Kështu sipas UNCTAD është e vështirë të

nxjerrësh ndonjë konkluzion nga këto studime përderisa lista e përcaktuesve ndryshon në kohë

apo përderisa disa përcaktues fitojnë rëndësi dhe disa të tjerë e humbasin atë. Sidoqoftë disa

nga këto studime tentojnë të hyjnë me në thellësi të këtyre cështjeve, psh studimi i ndryshimit

të rëndësisë së faktorëve të lidhur me tregun dhe tregëtinë.

Për sa i përket cështjes së variablave të lidhur me tregun, Loree dhe Guisinger (1995) arritën

në përfundimin se GDP për frymë e vendeve priëse ishte një forcë shumë e madhe tërheqëse për

IHD nga SHBA në vitin 1977 por jo më në 1982. Këta autorë mendojnë se ky rezultat vjen si

pasojë e orjentimit të IHD nga tregje lokale në një treg të madh botëror. Ky arsyetim i

ndryshimit të motivuesve të IHD përpara globalizimit u bë një cështje e nxehtë debati. Por

mungesa e të dhënave i frenoi këta dy autorë të testonin këtë arsyetim. Duke pasur parasysh

edhe se gjysma e vendeve të përzgjedhur për këtë studim ishin të industrializuar, mbetet e

hapur pyetja nëse ndryshimi i përcaktuesve të IHD ndodhi si në vendet pritëse të industrializuara

ashtu edhe në ato në zhvillim apo vetëm në këta të fundit.

Rezultatet e Tsai (1994), studimi i të cilit u mbështet pothuajse plotësisht në vendet në

zhvillim tregon se rëndësia e variablave të lidhur me tregun nuk u zvogelua ne 1980 krahasuar

me 1970. Teste ekonometrike të kryera nga UNCTAD treguan se ne kundershtim me arsyetimin

Page 13: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 12

e UNCTAD apo edhe të WIR rëndësia e variablave të lidhur me tregun për flukset e IHD në

vendet në zhvillim ishte e madhe edhe në vitet 1990.

Gjetjet e Tsai janë interesante dhe në një aspekt tjetër: Sipas ekuacionit të modelit të

aplikuar në studimin e tij, IHD dhe rritja në eksportet e vendeve pritëse ishin pozitivisht të

lidhura në vitet 1970 por jo shume gjatë në 1980. Vlerësimet e Tsai theksojnë fort se hapja ndaj

tregëtisë së vendeve në zhvillim është qartësisht një përcaktues tradicional IHD në to.

Analiza a kryer nga Lucas (1993) në lidhje me këta përcaktues për Azinë Lindore dhe

Juglindore e mbështet këtë perfundim. Lucas dyshon se rëndësia e masës së tregjeve lokale

është fryrë më shumë sec duhet si pasojë e neglizhimit të eksporteve si përcaktues të IHD-

ve. Megjithatë edhe ky studim ka të metat e veta.

Studime me të vona konsiderojnë si ërcaktues më tipike, ato të lidhur me tregun. Kështu

Sing dhe Jun (1995) mendojnë se variabli me i fortë që tërheq IHD është orjentimi nga

eksportet.

Gastanaga, Nugent dhe Pashamova (1998) perkrahin hipotezen e mënjanimit të tarifave në

kontekstin e efektit të reformave të vendeve pritëse mbi IHD. Autorët arrijnë në konkluzionin

se në vende të vecanta, liberalizimi i tregtisë është bërë motivuesi më i fortë për tërheqjen e

IHD.

Sipas analizës së ndjeshmerisë të kryer nga Chakrabarti liberalizimi i tregëtise ka mundesinë

më të madhe per të qenë e lidhur me IHD mes gjithë variablave të klasifikuar si të ndjeshëm.

Së fundi, studimi i kryer nga Noorbaksh, Paloni dhe Yousssef bën një depërtim në

përcaktuesit jo-tradicionalë të IHD në vendet në zhvillim. Fokusi i këtij studimi është në

kapitalin njerëzor si përcaktues i IHD. Ky studim si përfundim, konstaton rritjen në kohë të

rëndësisë së kapitalit human si përcaktues i IHD.

Studimet e evidentuara më lart kanë dhënë përfundime të vlefshme por jo plotësisht të

sakta sepse ato karakterizohen nga pasaktësi të ndryshme, të cilat konsistojnë në të dhëna jo

shumë objektive, kufizimi i studimit vetëm në një periudhë apo rajon të caktuar, neglizhimi i

ndryshueshmërisë së rëndësisë se percaktuesve pergjate kohes etj.

Page 14: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 13

1.4 SHPERNDARJA E INVESTIMEVE TE HUAJA DIREKTE SIPAS VENDEVE

DHE SEKTOREVE

IHD-të ne Shqipëri vijnë kryesisht nga vendet fqinje si Italia dhe Greqia. Janë pikërisht këto

vende që kanë treguar një interes në zhvillimin ekonomik të vendit 51% e ndërrmarjeve të

investimit direkt janë me capital të huaj Italian ndërsa 24% me kapital te huaj grek. Ndjekësit më

të afërt janë kompanitë me capital turk 4% dhe ato amerikane 3%. Vitet e fundit është vënë re

edhe nje hapje drejt vendeve të lindjes së mesme,gjë e cila është shoqëruar edhe me rritjen e

flukseve të kapitalit nga këto vende. 87% e IDV-ve e kanë origjinën nga vendet anëtare te BE-së

duke përfshirë këtu Gjermanin me 1.3%, Francën me 1.3%, Anglin me 1.1% etj. Në

këndvështrimin e stokut të kapitalit të huaj rreth 82% e tij ishte nga vendet e bashkimit europian

ku kryeson Greqi me 48% e ndjekur më pas nga italia me 34.2%. Afërsia gjeografike e

Shqipërisë me këto 2 vende si dhe bashkëpunimi i fuqishëm ekonomik me BE janë dy arsyet

kryesore të dominimit të investitorëve të huaj nga këto vende. Investimet Italiane janë të

përqëndruara në perëndim të vendit,në afërsi të detit Adriatik. Pjesa më e madhe e invetimeve

italiane tenton drejt ndërrmarjeve të vogla e të mëdha, të cilat operojnë kryesisht në sektorin e

ndërtimit(35%), në industrinë e tekstileve dhe atë të prodhimit të këpucëve (21%), ne tregëti dhe

shërbime (16%) dhe në industrinë e prodhimeve ushqimore-bujqësore (8%). Investimet Greke

janë më tepër të përqëndruara në telekomunikacion, në sektorin e bankës, të ndërtimit dhe të

prodhimit të lëkurë –këpucëve. Këto të fundit janë të përqëndruara kryesisht në jug të vendit si

psh, Korce, Gjirokastër, Sarandë. Zonat ku janë përqëndruar ku janë përqëndruar më tepër

investimet e huaja janë zona me të ardhura më të larta dhe me infrastrukturë më të zhvilluar.

Pjesa e brendshme qëndrore dhe verilindore janë zonat më pak të preferuara nga investitorët e

huaj. Përvec infrastrukturës së pazhvilluar dhe marketingut të munguar një rol të rëndësishëm

mendohet të ketë luajtur migrimi i brendshëm dhe ai i jashtëm, i cili vështirëson gjetjen e fuqisë

punëtore në këto zona. Investimet e huaja janë më tepër të përqëndruara në qytetet kryesore si

Tirana dhe Durrësi.

Vetëm këto dy qytete kanë tërhequr afërsisht 67% të shoqërive tregëtare me pjesmarrje të

huaj. Këto janë qytete më të mëdha në vend, ndërkohë që Durrësi ka portin më të madh të vendit.

Page 15: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 14

Një përqëndrim i tillë, ndonëse justifikohet nga pikëpamja ekonomike, që përbën një forcë

shtytëse për lëvizjen e popullësisë nga zonat më të varfëra rurale të vendit në drejtim të qyteteve

të mëdha.

IHD sipas qyteteve

Figure 1

Burim:Ministria e Ekonomise

Vihet re një përqëndrim i investitorëve në sektorë të ndryshëm si:

• Turizëm, e përqëndruar në ndërtimin e hoteleve dhe restoranteve në qytetet e mëdha

bregdetare.

• Në industrinë e lehtë dhe ushqimore, në prodhimin e pijeve këpucëve, veshjeve etj.

• Në industrinë e rëndë dhe të minierave.

• Në sistemin banker dhe atë të telekomunikacionit

Page 16: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 15

• Në sektorin e ndërtimit dhe të materialeve të ndërtimit, i cili vlerësohet sot në Shqipëri si

biznesi më fitimprurës.

Figure 2

Page 17: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 16

KAPITULLI 2: ANALIZE MBI INVESTIMET E HUAJA

DIREKTE

2.1 NDIKIMI I INVESTIMEVE TE HUAJA DIREKTE

Investimet e huaja direkte luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë e një vendi

vecanërisht për vende në zhvillim si Shqipëria. Shoqëritë dhe ndërrmarjet e reja vendase japin

një kontribut direkt në rritjen e konkurrencës dhe kanë njohuri të mira mbi kushtet e vendit.

Pavarësisht këtij fakti efektet e investimeve të huaja direkte janë shumëpalëshe. Ato mund të

bëjnë të mundur presion më të fortë konkurrencës,ndërkohë qe ekzistojnë edhe ndikime të tjera

më të rëndësishmëe sic janë:

• Sjellja e një teknologjie më të përparuar

• Krijonë mundësi për kualifikimin e drejtuesëve dhe punëtorëve sipas

standarteve Perëndimore

• Mundësi për tregje të reja(kontakte me klientë të huaj)

• Eshtë burim për energji të reja

• Sigurohen burime të kapitaleve me të cilat do të financohen investimet

kryesore që kërkohen nga vendet pritëse

• Rrit produktivitetin dhe eficencën

• Siguron një burim për këmbime huaje të konvertueshme

• Cilësi të lartë produktesh dhe shërbimesh

2.2 PENGESAT NE TERHEQJEN E IHD-ve

Shqipëria është një nga vendet e fundit që doli nga komunizmi, dekada e stalinizmit,

planifikim I centralizuar dhe izolimi shkatërruan ekonominë. Edhe pse Shqipëria ka bërë

përparime gjatë 20-vjecarit të fundit ajo mbetet një nga vendet më të varfra në Europë. Pra ka

Page 18: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 17

ende një sërë pengesash që ajo duhet të kalojë për të krijuar një klimë sa më tërheqëse për

investitorët e huaj. Disa prej tyre janë:

a)Paqëndrueshmëria politike

Risku politik është ai lloj risku që shoqëron cdo veprim të qeverisë, me impakt pozitiv ose

negative mbi ekonominë. Rëndësinë këtij risku ja jep fakti që ai ndikon drejtpërdrejt ose

tërthorazi mbi risqet e tjera me të cilët haste një kompani, si psh: mbi riskun financiar, riskun e

biznesit, riskun e normës së interest, riskun e inflacionit, etj. Nëse do të jetonim në një botë ku

tregu sipas pikpamjeve klasike të Adam Smithit, se tregu rregullohet vetë, nuk do të kishte

kuptim të flisnim për risk politik. Por në kushtet që qeveria luan një rol primar në hartimin e

legjislacionit dhe një rol aktiv në ecurinë e tregjeve atëherë ekzistenca e riskut politik behet e

pashmangshme. Në Shqipëri ekzistenca e këtij risku ishte në nivele shumë të larta duke përfshirë

dhe kriminalitetin, pas vitit 1997.Risku politik shfaqet kryesisht në formën e shpronësimit të

pasurive të jorezidentëve, në kontrrollin e kurseve të këmbimit, të normës së inflacionit, në

ndryshimet në taksa etj. Komponentë të këtij risku mund të jenë:

• Tranzirat në vend

• Barrierat jotatimore

• Kufizimet ne riatdhesimin e të ardhurave etj

b)Mangësi në kuadrin ligjor dhe në zbatimin e tij

Legjislacioni mbetet akoma një mangësi jo për formulimin sesa për zbatimin e tij. Në

Shqipëri është më e vështirë dhe më e kushtueshme të fillosh një biznes, ndërkohë që në raste

falimentimi, zvarritjet proceduriale të cilat janë të paqarta dhe jo të shprehura në mënyrë direkte,

janë më të gjata. Gjithashtu imponimi dhe mbarimi i kontratave nga ana e investitorëve të huaj.

Legjislacioni Shqiptar për investimet e huaja direkte është i hapur në pikpamjen e së drejtës së

krijmit të shoqërive apo ndërrmarjeve të reja. Zbatimi i këtij trajtimi, mbarimi i kontratave të

biznesit ka mjaft kompleksitet cka e vështirëson shumë përmbushjen e kontratave nga ana e

investitorëve të huaj. Legjislacioni shqiptar për investimet e huaja direkte është i hapur në

Page 19: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 18

pikpamjen e së drejtës së krijmit të shoqërive apo ndërrmarjeve të reja. Zbatimi i këtij trajtimi

liberal ka sjellë efekte negative për hyrjen në vend të investimeve. Sic tregon përvoja

ndërkombëtarepër sa kohë që kontaktet personale mbizotrojnë mbi ligjet dhe procedeurat ligjore

të ndërgjegjshme për reputacionin e tyre,kanë tendencë të tërhiqen nga investimi.

c)Infrastrukturë e dobët financiare

Shkalla e thithjes së investimeve të huaja mbetet ende e ulët, megjithatë ka pasur një rritje

këto vitet e fundit. Pavarësisht nga përpjekjet dhe dëshira e mirë e shtetit, mungesa e një

infrastrukture financiare të zhvilluar (ku përfshihen tregjet kapitale e monetare dhe ndërmjetësit

financiar) që do të shërbente si nxitje për IHD-të, e zvogëlon shumë numrin e tyre. Aktualisht

veprimtaria kryesore financiare janë bankat e nivelit të dytë, ku vihet re se marrja e kredive nuk

favorizon huamarrësin por huadhënësi. Në këtë mënyrë është më se e kuptueshme që një

investitor qoftë i huaj apo dhe i brendshëm, të mos dëshirojnë të hyjnë në marredhënie me bankat

që kanë norma tepër të larta interesi për kredidhëniet. Këto norma të larta interesi flasin për një

vend ekonomikisht të pastabilizuar dhe me risk të lartë.

d) Problemet e administrimit

Investitorët orvaten nëpër dyert e ministrive dhe të institucioneve të tjera publike për të

paraqitur planet e tyre të investimit dhe zvarriten në marrjen e përgjigjeve. Paraqesin kërkesat e

tyre në një institucion dhe e marrin përgjigjen nga institucione të tjera. Kjo ndodh si rrjedhojë e

një:

• Strukture të copëzuar të njësive të administratës

• Kapacitet të dobët administrate

• Caktim të paqartë të përgjegjësive dhe të kompetencave për funksionet e përbashkëta

• Shkallë të pamjaftueshme autonomie

• Neglizhim dhe pjesmarrje të pamjaftueshme në detyrat përkatëse

Page 20: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 19

e) Shpronësimi dhe kompesimi

Shpronësimi është një pengesë reale për zhvillimin e një vendi. Ka shumë raste kur

investitorët e huaj ndeshën në konflikte me ish-pronarët.

f) Korrupsioni

Ky është një fenomen në një shkallë shumë të përhapur në Shqipëri. Ekziston një lidhje

midis nivelit të korrupsionit dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara nga institucionet përgjegjëse

për këto shërbime. Prania e korrupsionit ekziston që në zbatimin e ligjeve sidomos në rastet kur

kemi pranimin e një gjykimi subjektiv e deri tek shërbimet më të thjeshta. Ai ngadalëson rritjen

ekonomike duke ndikuar negativisht mbi IHD-të. Nivelet e larta të korrupsionit të vëna re gjatë

viteve të fundit priren ta zhvendosin përbërjen e IHD-ve nga firma tërësisht me kapital të huaj në

ndërrmarje me kapital të përbashkët. Shpesh herë nivelet e paparashikuara të korrupsionit në

Shqipëri veprojnë si tatime të rastit mbi sektorin e biznesit. Ai shoqërohet dhe me një

produktivitet të ulët në investime.

g) Imazhi i keq

Shkatërrimet e dhunshme të pronës që ndodhën pas rënies së komunizmit dhe pas

eksperiencës së firmave piramidale në vitin 1997 të cilat krijuan një mungesë të madhe të

stabilitetit në rajon ndikuan në krijmin e një imazhi jo të mirë të Shqipërisë.

Page 21: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 20

2.3 ÇESHTJE NE LIDHJE ME INVESTIMET E HUAJA DIREKTE

• Privatizimi

Privatizimi është një element kryesor në zhvillimin e ekonomisë si dhe shkaku kryesor që ka

sjellë pjesën më të madhe të investitorëve të huaj. Krahasuar me vëndet në tranziciOn në mbarë

botën Shqipëria mban rekord në rritjen e IHD-së në vitin 2008 duke shënuar një rritje prej 45%.

Rritja domethënse e investimeve të huaja direkte bazohet pikërisht në privatizimin e kompanive

të mëdha që më parë ishin në pronësi të shtetit dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit.

Investimet e huaja në mbarë botën kanë pasur një rënie për shkak të krizës globale ndërsa

Shqipëria renditet në vendet e vecanta që rezultojnë me një rritje të investimeve të huaja direkte.

Reformat e fundit të cilat janë marrë si privatizimi i ndërrmarjeve shtetërore synuan tërheqjen e

investimeve të huaja direkte dhe kanë ndihmuar Shqipërinë të arrij një nivel të lartë të shifrave

për 2008. Sfida ka të bëjë me mbajtjen e një niveli të lartë të IHD-ve me anë të politikave të

drejta dhe krijmit të një mjedisi të përshtatshëm. Disa privatizime të suksesshme janë:

• Banka e kursimeve të Shqipërisë

• AMC dhe VODAFONË

• ARMO

• ALBTELEKOM

• Sistemi I shpërndarjes së energjisë (OSSH)

• Pro apo kundra stimujve tatimor

Marrëdhëniet e administratës tatimore me komunitetin e biznesit kanë qenë vazhdimisht

në focus të administratës por edhe të vetë biznesit.një tregues shumë sinjifikativ në përmirësimin

e dialogut është tradita e krijuar tashmë për punën me paketën fiskale. Biznesi është aktor shumë

i rëndësishëm në këtë process. Ai nuk është më vetëm pjese e diskutimit final të paketës fiskale,

por eshtë pjesë integrale e këtij procesinë cdo hap të përgatitjes së projektit të saj. Nga ana tjetër

është e rëndësishme që të krijohet besimi reciprok midis administratës dhe biznesit për të

kontribuar në rritjen e efektivitetit për të dy këta aktorë të rëndësishëm.

Page 22: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 21

• Reduktimi I tatim fitimit për kompanitë nga 20-23%

• Ulja e cmimit të energjisë elektrike për bizneset me rreth 30%

• Qartësimi dhe transparenca e dispozitave për apelimin

• Frika për largimin e investitorëve të huaj

Edhe pse janë bërë një sërë përpjekjesh Shqipëria llogaritet si një nga vendet me

investime direkte për frymë më të vogla në vendet e Europës Juglindore. Gjatë dy viteve të

fundit, në vendin tonë kanë hyrë mesatarisht 55 milionë euro investime të huaja, ndërsa kanë

dalë rreth 2 milionë euro në muaj. Deficiti tek investimet e huaja direkte është shkaktuar nga

mungesa e interesimit të të huajve për ekonominë tonë, si dhe nga largimi i fitimeve që

kompanitë e huaja kanë realizuar në vitet paraardhëse. Gjatë vitit të kaluar, në vendin tonë hynë

664 milionë euro në formën e investimeve, me rritje 7 për qind kundrejt një viti më parë, kur

patën ardhur 620 milionë euro. Por një pjesë e rëndësishme e këtyre investimeve erdhën nga

shitja e aseteve publike si paketa minoritare e qeverisë tek AMC apo privatizimi i Operatorit të

Sistemit të Shpërndarjes.Investimet e huaja direkte konsiderohen si faktori më i rëndësishëm i

zhvillimit ekonomik të një vendi, sepse së bashku me kapitalin, investitorët sjellin njohuritë, si

dhe teknologjinë e re, gjë që bën të mundur zhvillimin e një vendi shumë më shpejt sesa do të

zhvillohej në metodën tradicionale të akumulimit gradual të kapitalit dhe diturisë. Investimet e

huaja kanë ardhur në rritje në Shqipëri gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2004 qenë vetëm 267

milionë euro. Shumica dërrmuese e investimeve erdhi nga shitja e kompanive publike, si dhe nga

kreditë që disa banka i morën në tregjet ndërkombëtare për t’ia transferuar biznesit dhe familjeve

shqiptare. Por megjithëse investimet e huaja janë të rëndësishme për thithjen e kapitalit dhe

teknologjisë së re, ato në fund të fundit klasifikohen si borxhe të një vendi kundrejt botës, borxhe

që herët a vonë do të shlyhen. Ajo çfarë ndodhi gjatë viteve 2008 dhe 2009, qe pikërisht kjo.

Fitimet e realizuara nga investimet e huaja që erdhën në fillim të viteve 2000, u

transferuan në masë në vendet e origjinës në formë dividenti. Kompanitë e huaja që kanë kryer

investime në Shqipëri transferuan gjatë periudhës janar-shtator të vitit të kaluar 234 milionë euro

fitime me një rritje prej 35 për qind kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2008, duke sjellë edhe

Page 23: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 22

thellim të defiticit të bilancit të pagesave të vendit dhe presion nënçmues mbi monedhën

kombëtare.

• Burimet njerëzore faktor kryesor në investimet e huaja direkte

Burimet njerëzore janë një faktor i rëndësishëm që ndikon në investimet e huaja por në të

njëjtën kohë është edhe një faktorë që ndikohet prej tyre. Për të analizuar faktorin konkurrues:

Burimet njerëzore në Shqipëri, duhet të marrim parasysh pozitën konkurruese të vendit me

vendet e tjera të rajonit si dhe me rajonet e tjera. OECD (Investment Reform Index Report 2006)

paralajmëroi se ishte koha për investime të mëdha në rajon si dhe rritje të punësimit. Por pa

reformat ë qarta kjo rritje do të riskohej nga vendet e Evropës lindore të cilat janë gjithnjë dhe

më shumë active. Dy indikatorët kryesorë në investimet e huaja janë:kosto dhe produktiviteti i

fuqisë puntore. Shqipëria ofron koston më të ulët të fuqisë puntore në rajon.

Tabela 2.3.1

Vitet 2003 2004 2005 2006 2007 Rritja në

% 2003-

2007

Paga mes

mujore

21325 24393 26808 31400 35650 67

Paga

minimale

10060 10800 11800 14000 16000 59

Burim: INSTAT

Page 24: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 23

KAPITULLI 3: EFEKTET E IHD-ve NE EKONOMINE E VENDEVE PRITESE

3.1 PERFITIMET E VENDEVE PRITESE TE IHD-ve

Formimi i kapitalit

Nga një vështrim i përgjithshëm i tendencave ekonomike në vendet në zhvillim, është

lehtësisht e dallueshme që në dy dekadat e fundit zëri i IHD-ve është dominues në totalin e

investimeve. Por me gjithë rëndësinë në rritje të flukseve të IHD-ve për këto vende, ato përbëjnë

vetëm një pjesë të totalit të financimeve të kryera nga investitorët direktë. Në kohën që

kompanitë e huaja mobilizojnë burimet brenda sistemit të tyre, filialet në vendet e huaja mund të

rrisin fondet përmes obligacioneve, huave etj. Duke pasur parasysh se këto fonde rrisin nivelin e

kapitalit në tregjet ndërkombëtare, sjellin gjithashtu edhe një prurje më të madhe të hyrjeve të

flukseve financiare të huaja të nevojshme për zhvillimin. Ndërkaq meqënëse këto ndërmarrje

shumkombëshe kanë akses në një varietet më të gjerë opsionesh financimi, kostoja e korigjuar

me riskun e kapitalit do të jetë më e ulët për to sesa për firmat e vetë vendeve në zhvillim. Ky

avantazh i mundëson atyre të jenë më të hapura se firmat e tjera ndaj mundësive investuese. Si

rrjedhim, ato mund të ndërmarrin projekte për të cilat firmat vendase nuk kanë kapacitetet e

nevojshme ose konsiderohen si shumë riskoze për këto të fundit. Në këtë mënyre ato zgjerojnë

frontin e investimeve për vendet pritëse. Me kalimin e kohës, për firmat vendase mund të

krijohen kushte lehtësuese për investimin në aktivitete që për momentin janë përtej mundësive të

tyre. Në të tilla raste IHD-të shërbejnë për të stimuluar investimin vendas duke rritur kështu më

shumë investimet totale të vendit pritës.

Standartet e mjedisit

Degradimi i mjedisit në vendet në zhvillim ka ardhur si një efekt i kombinuar i pasojave

të strukturës së prodhimit dhe konsumimit si në tregun vendas ashtu edhe në atë të eksportit. Në

një ekonomi të globalizuar, impakti i këtyre dy efekteve amplifikohet, ku IHD shërbejnë si një

kanal tjetër. Megjithatë, ndërsa është e pamohueshme që ka pasur raste ku kompani të fuqishme

Page 25: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 24

kanë zhvendosur prodhimin ndotës në vende apo rajone me standarte të ulëta të mjedisit apo që

nuk merreshin fare në konsideratë, nuk mund të nxjerrim si përfundim që këto janë normat,

rregullat e funksionimit.

3.2 KOSTOT E PERBALLUARA PREJ VENDEVE PRITESE

Problemet me Bilancin e Pagesave si rezultat i IHD-ve

Një tjetër cështje gjerësisht e përhapur në lidhje me IHD është riatdhesimi i fitimeve të

gjeneruara nga IHD. Ky riatdhesim përbën një fluks dalës i cili duhet të zbritet nga kontributi

neto që japin IHD-të në Bilancin e Pagesave të vendeve pritëse, duke reduktuar kështu llogarinë

e kapitalit. Flukse të tjera dalëse janë ato që lidhen me interesat dhe pagesat e tjera administrative

që i bëhen kompanisë mëmë. Një tjetër çështje e rëndësishme është ajo e çmimit të transferimit

(çmimi me të cilin bëhet shitja e mallrave brenda firmës, pavarësisht nëse firma ka shtrirje në

disa shtete). Edhe ndikimi që ka investimi i huaj në nivelet e importeve e eksportëve është i

rëndësishëm, si në lidhje me bilancin e pagesave ashtu edhe me rritjen ekonomike.

Varësia e vendit pritës nga kapitali i huaj

Flukset e IHD në vendet pritëse përbëjnë një kapital i cili shfrytëzohet prej tyre. Në qoftë

se raporti kapital i huaj/kapital vendas kalon disa limite, atëherë ekonomia vendase bëhet e varur

nga kapitali i huaj, çka do të thotë që aktiviteti i saj bazohet në prezencën e tij. Kjo do të krijojë

një varësi të vendit pritës ndaj këtyre flukseve. Problemi përkeqësohet kur shumica e

investitorëve kanë të njëjtën origjinë. Një situatë e tillë do ti jepte të drejtën vendit mëmë të

ushtronte kontroll mbi aktivitetin ekonomik të vendit pritës duke e vënë në varësi të interesave

vetjake. Në ditët e sotme kjo nuk është një cështje shumë problematike pasi janë bërë shumë

marrëveshje dhe janë ngritur sisteme rregullatore të tilla që evitojnë këto situata. Megjithatë

varësia nga një vend i huaj sjell pashmangshmërisht transmetimin e problemeve në vendin pritës.

Kështu siç po shohim edhe sot nga kriza financiare globale, vendet që u prekën më shumë dhe

Page 26: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 25

më thellë qenë ato në të cilat kishte investuar SHBA. Pra ashtu siç përthithën elementët pozitivë

që sjellin vendet investuese, ashtu mbahen në kurriz edhe pasojat e ngjarjeve negative që prekin

ato.Varësia është edhe në nivelet qeverisëse, për sa i përket vendimeve në lidhje me politikat e

taksave dhe tregtisë.

Specializimi i punonjësve në punë me intensitet të lartë dhe kualifikim të ulët

Një nga rrugët përmes të cilave IHD-të ndikojnë në rritjen ekonomike është punësimi.

Por këto investitorë do të përshtasin forcën punëtore ndaj nevojave të sipërmarrjes së tyre.

Kështu forca punëtore e përshtatshme për to në disa raste nuk duhet të ketë nivel të lartë

kualifikimi. Kjo bën që niveli i aftësimit të këtyre punonjësve të mbetet më i ulët sesa mund të

ishte nëse do të punësoheshin në një sipërmarrje vendase me një program më premtues të

manaxhimit të burimeve njerëzore. Një fenomen i tillë ndodh më së shumti në ekonomi ku

investimet e huaja bëhen në sektorin prodhues dhe shumica e punonjësve duhet të kryejnë punë

të tilla që kërkojnë pak njohuri dhe shumë intensitet.

Produktiviteti i fuqisë puntore ndër vite

Nëse do bëjmë një analizë krahasuese të Shqipërisë me vendet e rajonit përsa i përket

produktivitetit të fuqisë puntore ajo është në nivele të konsiderueshme për shkak të trazirave që

ndodhën në këtë periudhë në vend. Nëse do iu referohemi viteve nga 2002 deri në 2006

produktiviteti i fuqisë puntore është rritur vazhdimisht. Kjo ka ndodhur si rrjedhojë e zhvillimit

të arsimit dhe ndërgjegjësimit të njerëzve për rëndësinë që ka shkollimi. Megjithatë niveli i

produktivitetit lë për të dëshiruar pasi tregu i punës e ka të vështirë të gjejë individë me nivel të

lartë kualifikimi.

Tabela 3.2.1

Vitet 1997 2002 2003 2004 2005 2006

Rritja e

produktivitetit

në %

-8.2

3.5

4.2

7.8

11.8

12.0

Burim: INSTAT

Page 27: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 26

KAPITULLI 4: PERSPEKTIVAT NE TE ARDHME TE IHD-ve

4.1 MASAT E QEVERISE PER NXITJEN E INVESTIMEVE TE HUAJA

Si pasojë e dëmtimit të rëndë të klimës së biznesit për shkak të pengesave të

konsiderueshme administrative, korrupsionit të përhapur në shtet, dobësive kronike rregullatore

të qeverisë si dhe riskut të perceptuar politik të vendit, tërheqja e investimeve të huaja direkte

është e një rëndësie vendimtare për sigurimin e ritmeve të larta për zhvillimin dhe integrimin e

vendit. Disa nga synimet kryesore mbi të cilat do të mbështeten drejtimet e punës së qeverisë

janë:

• Konkurrencë e lirë dhe e ndershme

Rivendosja e sistemit të tregut të lirë e të konkurrencës së ndershme në përputhje me normat

dhe standartet europiane, do të përbëjnë bazën e qasjes së politikave ekonomike të projektit të

ndryshimit të qeverisë. Për këtë qëllim do të ndërrmeren reforma institucionale e ligjore si dhe do

të ngrihen dhe/ose fuqizohen institucione të specializuara që garantojnë një funksionim të tillë të

tregut.

1. Hartimi I strategjisë së novacionit dhe transferimit të teknologjisë

2. Zhvillim dhe zbatim I programeve të trainimeve për rritjen e konkurrueshmërisë

3. Përmirësimi I infrastrukturës të institucioneve mbështetëse për nxitjen e eksporteve

4. Krijmi I zonave industrial

• Luftimi i korrupsionit dhe përmirësimi i sistemit gjyqësor

Arritja e objektivave të demokracisë dhe shtetit ligjor e të luftës kundër korrupsionit dhe

trafiqeve përbëjnë kushtin bazë për krijmin e premisave për tërheqjen e investimeve të huaja.

Qeveria po bën përpjekje të vazhdueshme për krijmin e akteve ligjore dhe administrative, për

krijmin e organizmave dhe instrumentat e posacëm për të ngushtuar hapsirën e korrupsionit.

Page 28: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 27

• Përmirësimi i infrastrukturës

Ky element ka qenë dhe mbetet një barrierë e rëndësishme që ka pemguar dhe pengon

IHD-të infrastruktura rrugore tepër e dobët, rrugët automobilistike të amortizuara dhe të ngushta,

urat me kapacitet të vogël, kthesat e shumta, rrjeti hekurudhor jo i shtrirë në të gjithë vendin,

mbeten pengesa të rëndësishme për lëvizjen e mallrave, të cilat shoqërohen me rritjen e

shpenzimeve të transportit që gjithashtu ndikojnë në tërheqjen e IHD-ve.

• Informacion në shërbim të tregut të lirë

Kryerjen e investimeve të mëdha publike në sistemet e informacionit si dhe nxitje dhe/ose

përfshirje e sektorit privat në shërbimin e informimit që ndihmon dhe lehtëson funksionimin e

tregjeve dhe të lidhjes së tyre në kohë reale. Funksionimi i tregjeve dhe sjellja racionale e

operatorëve do të mbështetet dhe nga perhapja në shkallë të gjerë dhe konsultimet që do të

kryhen mbi politikat publike në cdo fushë.

• Anti-monopoli

Do të ndërrmeren përmirësime ligjore dhe institucionale për garantimin e konkurrencës së

lirë vecanërisht në tregjet me tendencë të natyrshme monopol. Në vecanti do të kërkohet një

veprimtari e përgjegjshme dhe efektive e enteve rregullatore të cilat gjithashtu do të reformohen

si dhe do të nxitet rritja e numrit të operatorëve që veprojnë në këto tregje.

Përmirësimi i imazhit të Shqipërisë

Imazhi i Shqipërisë jashtë nuk është aq i mirë. Ky imazh është përmirësuar disi këto vitet e

fundit por ka akoma për të ndryshuar në këtë drejtim. Ofrimi i lehtësirave në formën e parqeve

industriale, lehtësirave fiskale, lehtësimet të partneritetit me biznesin vendas, si dhe pasurimi i

informacionit mbi mundësitë për biznese në Shqipëri do të jenë nga programët specifike për

nxitjen e investimeve të huaja direkte.

Page 29: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 28

4.2 GARANCITE QE IU OFRON LEGJISLACIONI SHQIPETAR TE HUAJVE

Në Shqipëri, që në vitin 1993 ekziston ligji për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve të huaja.

Por megjithatë, nuk mund të thuhet se investitorët e huaj, gjejnë gjithmonë përkrahjen e plotë

nga ana e shtetit shqiptar. Madje, ata kanë vështirësi për ta gjetur atë edhe në lidhje me shtetin e

tyre, i cili jo në pak raste nuk u garanton fare mundësinë e kompesimit në rast falimentimi të

padëshiruar dhe të kushtëzuar nga faktorë të tjerë në shtetin e huaj.

Por megjthatë legjislacioni Shqipëtar për investimet e huaja u ofron një sërë garancish

investitorëve të cilat janë:

Investitorët që kërkojnë të investojnë në Shqipëri nuk kanë nevojë për autorizim apo leje

.Investimet e huaja dhe bashkpronësia janë të lejuar në të gjithë sektorët.

Nuk ka kufizime në përqindjen e aksioneve për pjesmarrje që duhet të zotërojnë

investitorët e huaj në një kompani, madje është e mundur që 100 % e bashkëpronësisë të

jetë në dorë të investitorëve të huaj.

Investimet e huaja nuk mund të shpronësohen, të shtetëzohen ose të jenë subjekt I një

tjetër mase të njëjtë përvec rasteve të interesit publik dhe nuk kompensohen.

Investitorët e huaj kanë të drejtën të heqin dorë nga htë ardhurat dhe cdo artikull lidhur

me investimin dhe ta transferojnë jashtë Shqipërisë.

Cdo investitor mund ta rregjistrojë biznesin e tij brenda një dite dhe me një kosto 1 euro

4.3 PERFITIMET QE IU OFRON SHQIPERIA INVESTITOREVE TE HUAJ

Tendenca ekspansioniste e ekonomise se brendshme dhe e eksporteve

Shqipëria është një ndër vendet që po shënon shifra rekord për sa i përket normës së rritjes

ekonomike dhe normës së rritjes së eksporteve. Këto norma kanë qenë ndër më të lartat në gjithë

Europën Juglindore që nga 1997 deri në 2004. Sot Shqipëria mban vendin e parë në botë për

ritmet e kësaj rritjeje. Ekonomia shqiptare gjatë viteve të fundit shënoi një ecuri mjaft pozititve.

Ёshtё mbajtur i konsoliduar stabiliteti makroekonomik i vendit dhe ka vazhduar reformimi

Page 30: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 29

strukturor drejt një ekonomie më eficente. Rritja reale ekonomike pёr periudhën Tetor 2007 –

Shtator 2008, e llogaritur nëpërmjet Produktit tё Brendshёm Bruto Tremujor (treguesit tё ri

statistikor publikuar nga INSTAT), shёnon nivelin e 9.9 pёrqind. Per 2009 vleresohet nje rritje

ekonomike prej 6%, vlere kjo shume e kenaqshme per situaten ekonomike mbarëbotërore.

Figure 3

Burimi: METE 2007

Normë më të ulët inflacioni

Një tregues i rëndësishëm i parashikueshmerisë dhe stabilitetit të një vendi është norma e

inflacionit. Shqipëria duke qenë se ka pasur një normë të ulët inflacioni ndër vite e garanton ketë

gjendje për investitorët.Norma mesatare e inflacionit përgjatë vitit 2008 ishte 3.4 pёrqind, duke

qenë brenda intervalit prej 3 + 1 përqind të Bankёs sё Shqipёrisёpёrqind. Mё tej, gjatё periudhës

Korrik – Dhjetor 2008, rënia në çmimet e lëndëve bazë në tregun botëror dhe prania e ofertës

vendase në treg për prodhimet bujqësore lehtësuan presionet inflacioniste në vend në muajt e

Page 31: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 30

fundit. Per 2009, si pasoje e efekteve te krizes financiare boterore vlerat e inflacionit shkuan në

2%.

Pozita kyçe në rajon dhe realizimi i shumë marrveshjeve bilaterale në lidhje me investimet

Shqipëria përbën një portë hyrëse për zonën e tregëtisë së lirë në rajon. Kështu ajo

përfiton nga shumë marrveshje të tregëtisë së lirë nga vendet e ballkanit për pjesën perëndimore

të saj. Duke pasur parasysh pozitën kyce të saj, me dalje në dy detet e mëdha Adriatik dhe Jon,

investitorët mund të prodhojnë për eksport në Shqipëri një vlerë prej 50 mln si për tregjet e

rajonit të Ballkanit ashtu edhe për vendet e BE. Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrveshjesh që

favorizojnë investitorë nga vende të ndryshme.

Situatë shumë e favorshme duke filluar që nga lehtësitë e prodhimit e deri në cilësinë e

lartë të hapsirave të zyrave të punës

Iniciativa Shqipëria një euro ka bëë favorizuese pozitën tonë në shumë aspekte. Ato

rradhiten që nga lehtësitë e prodhimit e deri te hapsirat e zyrave shumë komode dhe cilësore në

shumicën e qyteteve kryesore. Hapsirat industriale kanë cmime më të mira në Shqipëri sesa në

vendet e tjera të Europës apo Ballkanit. Gjithashtu kosto e energjisë dhe ujit janë më të ulëta se

ato të vendeve të tjera të Ballkanit. Faktorët e prodhimit janë të vlefshëm për ripërtëritje. Në

shumicën e rasteve këto faktorë janë në pronësi të shtetit dhe jepen me kontrata leasingu ku

cmimi bazohet në vendet e punës të krijuara.

Kosto me e ulët e fuqisë puneëtore krahasuar me vendet e rajonit

Në Shqipëri totali i pagave bruto është vetëm një fraksion i atyre të paguara nga

konkurentët e tjerë në Ballkan. Paga minimale e bazuar ne VKM nr 235 i datës 27.02.2008 “ Për

përcaktimin e pagës minimale në nivel vendi” është 16000 ALL. Niveli bazë i përfitimeve nga

papunësia është i njëjtë 5.240 ALL.

Page 32: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 31

Gjithashtu që nga shtatori 2006 kontributi i punëdhënësve për sigurimin e humbjes së

aftësië për punë është reduktuar me 9 përqind duke sjellë një reduktim prej 30 përqind në kostot

totale që duhet të përballojë punëdhënësi për sigurimet shoqërore dhe shëndetsore.

Forcë pune fleksibël dhe e kualifikuar sipas nevojave të biznesit

Tregu i punës në Shqipëri paraqitet shumë i favorshëm. Mosha mesatare në vendin tonë

është 29 vjec, shumë më e ulët se ajo në vendet e tjera si psh Italia në të cilën kjo moshë është 40

vjec. Pra popullsia këtu është e re dhe energjike. Gjithashtu edhe niveli i arsimimit është i lartë.

Këtë e shikojmë si në sistemin e edukimit në vendin tonë, ashtu edhe në ecurinë e numrit të të

rinjve që po ndjekin studimet e larta. Kështu në vendin tonë është i detyrueshëm studimi nga

mosha 6 deri në 15 vjec. Pas 9 vjetësh studentët mund të vazhdojnë një nga dy tipet e shkollës së

mesme: të përgjithshme ose profesionale. Shqipëria ka një traditë të edukimit të fortë në nivelin e

dytë i cili ofron aftësi të avancuara dhe i pregatit studentët të futen në tregun e punës.

Aftësi shumë të mira të forcës së punës në përvetësimin e gjuhëve të huaja

Shumica e shqiptarëve mësojnë italisht dhe greqisht që në fëmijëri duke qenë kështu në

pozita shumë komode për të vendosur marrdhënie të mira me klientët e këtyre vendeve. Në ditët

e sotme pothuajse të gjithë fëmijët mësojnë gjuhën angleze e cila është bërë gjuha e biznesit,

duke rritur kështu potencialet për një forcë pune të përshtatshme për të lidhur marrdhënie me

subjekte nga e gjithë bota.

Strukturë ligjore inkurajuese dhe liberale për sipërmarrjet

Ligjet në lidhje me investimet e huaja në Shqipëri janë hartuar në mënyrë të tillë që të

krijojnë një ambjent ligjor sa më të përshtatshëm për funksionimin dhe sigurinë e tyre

Ligji përfshin cka shprehet më poshtë:

a. Hapje të cdo sektori ndaj investimeve të huaja direkte dhe mungesa e nevojës për

autorizim nga qeveria në lidhje me to

b. Nuk ka kufizime pjesmarrjeje në kapital për investitoreët e huaj në kompani edhe

100 përqind kapital i huaj është i mundur

Page 33: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 32

c. Investimet e huaja nuk mund të konfiskohen apo të nacionalizohen si direkt ashtu

edhe indirekt, përvec rasteve të vecanta që janë për interes publik apo

specifikohen në ligj.

d. Investitorët e huaj kanë të drejtën të riatdhesojnë gjithë fondet dhe kontributet e

tyre në formën e investimit

Oportunitete me të larta për sipërmarrësit nga vala e vrullshme e privatizimeve

Në ekonominë shqiptare, pothuajse të gjithë sektorët kyce kanë qenë subjekt i

privatizimeve. Ky fenomen ka përmirësuar funksionimin e tyre, duke bërë edhe për bizneset më

të lehtë operimin. Konkretisht më poshtë janë rradhitur privatizimet e kryera në Shqipëri.

Ristrukturimi i KESH Sh.a. dhe privatizimi i sektorit të shpërndarjes së energjisë elektrike

Ristrukturimi i Sektorit të Energjisë Elektrike është një objektiv kryesor i programit të

reformave ekonomike dhe që do të ketë një impakt të rëndësishëm për të gjithë ekonominë e

vendit. Në këtë kuadër të ristrukturimit të këtij sektori, shoqëria vertikale e integruar KESH Sh.a

është ndarë në tre shoqëri, sipas funksionit që ato kryejnë, pra në KESH sh.a., OST sh.a. dhe

OSSH sh.a., të cilat tashmë, duke filluar nga 1 Korriku 2008, funksionojnë si shoqëri më vete

dhe që varen nga METE.

Sistem tatimor i reformuar, pro-biznesit

Sistemi tatimor shqiptar nuk diskriminon investitorët e huaj dhe nuk bën dallime mes tyre

dhe investitorëve vendas. Reforma e taksave në formë elektronike po avancon, ndërkohë që edhe

tatimi mbi të ardhurat është reduktuar nga 20 në 10 përqind, një nga më të ultat në rajon.

Gjithashtu që nga maji 2009 kontributi i sigurimeve shoqërore të paguara nga punëmarrësit është

reduktuar nga 20 në 15 përqind, vlera shumë më të ulta këto sesa 29 përqind që ishin në 2006.

Një lehtësim tjetër është gjithashtu edhe përjashtimi nga taksat i dividentëve të destinuar per tu

riinvestuar. Bizneset mund të regjstrojnë rimbursimin e taksave dhe deklaratën e sigurimeve

shoqërore elektronikisht në dymbëdhjetë qytete përfshirë këtu edhe Tiranën, dhe mund të

Page 34: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 33

paguajnë taksat përmes disa bankave.Ndryshime të rëndësishme ka patur për akcizat gjatë

2007/2008, në drejtim të ndryshimit të strukturës së akcizës për disa nga mallrat e forta dhe të

lehtësimit të disa sektorëve të rëndësishëm. Më konkretisht, politikat kryesore kanë qenë:

• Rimbursohen për akcizën për lëndët djegëse të përdorura nga subjektet, të cilat ndërtojnë

burime të prodhimit të energjisë elektrike, me fuqi të instaluar jo më pak se 5 MW për

burim, për nevojat e veta apo për shitje, sipas sasisë, kushteve dhe procedurave të

përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave;

• Rimbursohen për akcizën për lëndët djegëse të konsumuara në serrat me ngrohje, për

prodhimin e produkteve industriale dhe agroindustriale, të cilat përdoren për nevoja

teknologjike të prodhimit të produkteve në këta sektorë, në përputhje me sasitë e produktit

final, të shitur me faturë TVSH-je dhe sipas kushteve e procedurave të përcaktuara me

vendim të Këshillit të Ministrave.”

Për të dy skemat e rimbursimit të akcizës për këta sektorë, janë aplikuar të njëjtat standarte

me ato që aplikohen aktualisht në vendet e BE-së, duke marrë miratimin edhe të Komisionit të

Ndihmës Shtetërore, si institucioni përgjegjës në Shqipëri për aprovimin e tyre.

• Ndryshon struktura e taksimit të mallrave të forta verë dhe birrë, sipas sasisë së prodhuar

në vit, pa diferencim trajtimi për prodhuesit vendas dhe të huaj. Ndryshimi synon të

përafrojë legjislaconin tonë për akcizat me atë komunitar ë harmonizuar.

• Në vitin 2008, përjashtohet nga pagesa e akcizës gazoili i shitur për anijet e peshkimit duke

i dhene keshtu një mbështje të plotë zhvillimit të sektorit të peshkimit në Shqipëri. Me këtë

ndryshim, skema e mbështetjes e cila i ofrohet sektorit të peshkimit, është e njëjtë me atë

që aplikohet aktualisht në vendet e BE-së.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar mbetet tatimi më i rëndësishëm i sistemit tonë tatimor, me

një bazë të gjerë dhe normë unike, si dhe me një prag përjashtimi, tipik për vendet në

zhvillim.Ndryshimet kryesore që kanë interesuar TVSH kanë qenë të tipit administrativ, janë

shfuqizuar disa lloj përjashtimesh nga skema e TVSH-së, janë bërë disa ndryshime në skemën e

taksimit në import për disa mallra të forta, si karburantet. Gjithashtu importuesit e makinerive do

të përjashtohen nga TVSH nëse këto makineri do të shërbejnë për zhvillimin e aktivitetit të tyre

Page 35: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 34

të taksueshëm. Edhe prodhuesit e veshjeve janë të përjashtuar nga TVSH mbi lëndët e para për

sa kohë që produktet e tyre përfundimtare janë të destinuara për eksport. Në zhvillimet më të

rëndësishme theksojmë përpjekjet për zgjidhjen e problemit të rimbursimit të TVSH, përmes

vendosjes së rimbursimit automatik, sipas kritereve dhe procedurave të vendosura me akte

nënligjore.

Figure 4

Rimbursimi i TVSH ne vite

500,000

900,000

1,300,000

1,700,000

2,100,000

2,500,000

2004 2005 2006 2007 2008

000

leke

Nga vitit 2004, rimbursimi faktik që u është paguar biznesëve për TVSH e paguar tepër

është rritur me 124% në 2008, ose më shumë se dyfishuar. Ndryshime në skemën e TVSH janë

bërë edhe me qellimin e përkrahjes së disa sektorëve të vecantë. Këtu mund të përmendim

kompensimin prej 6% që fermerët përftojnë nga 1 janari 2008, per TVSH e paguar prej tyre në

blerjen e mallrave dhe shërbimeve në funksion të aktivitetit të tyre.

4.4 IHD-të NE SHQIPERI NE KRAHASIM ME VENDET E BALLKANIT

Megjithëse flukset e investimeve të huaja në Shqipëri kanë qenë në rritje të

vazhdueshme, ato mbeten në nivele shumë të ulta nëse i krahasojm me nivelin e vendeve të

Rajonit.Kjo si pasojë e një trashëgimie negative të dëmtimit të rëndë të klimës së biznesit, për

shkak të pengesave të konsiderueshme administrative, korrupsionit të përhapur dobësive

rregullatore si dhe riskut politik dhe ekonomik të vendit. Nëse i referohemi të njëjtit raport, i cili

Page 36: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 35

klasifikon Serbinë me nivelin më të lartë të Investime të Huaja Direkte në rajon (UNCTAD WIR

2011) po ky raport e rendit Shqipërinë të dytën në rajon për nivelin e IHD të hyra në vendin tonë

në 2010-n. Investimet e huaja direkte gjatë viteve të fundit sic mund të vihet re edhe në grafik

kanë pësuar një rritje të konsiderueshme.Gjatë vitit 2004 për shkak edhe të privatizimit të Bankës

së Kursimeve, arriti vlerën prej 345 mln USD.Për vitin 2005, investimet e huaja direkte patën një

zbritje prej 255 mln USD, për efekt të mungesës së privatizimeve. Fluksi i investimeve të huaja

direkte në Shqipëri në vitin 2006 pësoj një rritje me 14% duke shkuar 260 mln Euro.Për vitin

2007 , falë reformave të mara nga qeveria për përmirësimin e klimës së biznesit, si dhe

privatizimin e disa kompanive shteterore si dhe iniciativës “ Shqipëria 1 Euro” fluksi i IHD-ve

harriti shifrën 400 mln Euro.Përsa i përket vitit 2008 sipas të dhënave që ka nxjerrë banka e

Shqipërisë investimet e huaja direkte kanë arritur vlerën prej 616 mln Euro. Në vitin 2009

investimet e huaja në Shqipëri arritën shifrën e 680 mln Euro kjo edhe në një kohë kur vendet e

tjera patën ulje të ndjeshme për shkak të krizës ekonomike.

Figure 5

Fluksi i investimeve të huaja direkte është i ulëlt edhe në krahasim me vendet e tjera të rajonit, të cilat me përjashtim të Bullgaris dhe Rumanis të cilat nuk shquhen për tërheqje të IHD-

Page 37: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 36

ve, përvec në fushën e privatizimeve. Sic mund të shihet edhe në figurë Shqipëria në të shkuarën nuk është paraqitur mirë në krahasim me vendet e tjera. Po të krahasosh pjesën e tregut,Shqipëria është përfituesi më I vogël I IHD-ve krahasuar me vendet e tjera.

Figure 6 Figure 7

Figure 8

Stoku i kapitalit sipas vendeve të origjinës

Burim: UNCTAD WIR 2005

0

2000

4000

6000

8000

10000

12000

2000 2001 2002 2003 2004

Rumania

Kroacia

Bullgaria

Maqedo.

Bosnje

Serbi

Shqipwria

Page 38: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 37

Nga pikëpamja e origjinës Italia dhe Greqia ruajnë një pozicion mbizotërues në

investimet e huaja direkte në Shqipëri 51% janë ndërrmarje me kapital Italian dhe 24% me

kapital Grek. Ndjekësit më të afërt janë kapitali turk me 4% dhe Shba me 3%. Greqia dhe Italia

kanë rritur ndjeshëm praninë e tyre ne stokun e kapitalit të huaj në vend. Afërsia gjeografike e

Shqipërisë me këto dy vende si dhe një bashkpunim I fuqishëm ekonomik me BE, janë ndër

arsyet kryesore për dominimin e investitorëve të huaj nga këto vende. Raporti mbi Aktivitetin

Ekonomik të vitit 2012 i Qeverisë së RPK i publikuar më 15 mars 2012, cilëson si objektiv

kryesor gjetjen e tregjeve dhe hapësirave të reja për mallrat dhe investimet direkte kineze jashtë

zonave tashmë të konsoliduara të SHBA-së, BE-së dhe Japonisë. Dhe Shqipëria në fakt, nuk i

përket asnjë prej këtyre grupimeve. Për më tepër, në kushtet kur kriza financiare ka kapluar

Europën dhe kur investitorët tanë historikë si Greqia dhe Italia po kalojnë kohë të vështira, kur

qeveria po përpiqet të mbajë nivelin e borxhit nën 60% të PBB, kur shkalla e rritjes ekonomike

vjetore (që kushtëzon dhe të hyrat fiskale) llogaritet më e vogël se kurrë, futja e Shqipërisë në

“radarin” e kapitalit kinez bëhet kusht për stabilitetin makrofinanciar të vendit.

Në grafikun e mëposhtëm do të shohim se si është edhe raporti I investimeve të

brendshme me ato të huaja.

Figure 9

Burim: Ekonomia fiskale programi 2010-2012

Page 39: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 38

Sic e shohim edhe nga grafiku financimi nga burimet e huaja është më i ulët se sa i

brendshëm, kjo vjen edhe si rezultat i privatizimeve, besimit dhe kulturës që kanë bizneset. Në

2008 financimet e huaja kanë qënë më të larta se sa investimet e brendshme, kjo erdhi edhe si

pasojë e privatizimeve të shumë prej kompanive shtetërore. Në 2009 kanë pësuar një rënie të

konsiderueshme financimet e huaja kjo edhe për shkak të krizës ekonomike dhe politikave te

ndjekura në vend.

Disa prej sektorëve që priten të kenë më shumë zhvillim nga IHD-të:

Industria e lëkurë këpucëve dhe e veshjeve

Sektori i këpucëve është një nga sektorët më të rëndësishëm si nga pikëpamja ekonomike

ashtu edhe ajo sociale dhe përbën 10% të prodhimit industrial si dhe përfaqëson 14% të

punësimit. Mundësitë për investime të reja në këto sektorë përcaktohen kryesisht nga këto

faktorë konkurrues që Shqipëria disponon.

• Një treg më I gjerë I hapur nëë saj të nënshkrimit të Marrëveshjes së Tregëtisë së Lirë

për Europën Qëndrore

• Kosto e ulët e punës

• Disponibiliteti I krahut të punës së kualifikuar si pasojë e një experience tashmë të

maturuar në këtë sektorë

Bujqësia dhe Agrobiznesi

Shqipëria ka mundësi të konsiderueshme në zhvillimin e bujqësisë në saj të klimës së

favorshme dhe krahut të lirë të punës në zonat rurale. Shqipëria është bërë e mirënjohur si një

prodhues i nivelit botëror dhe eksportues i ushqimeve organike në rajonet më të mëdha, tregjet

Evropiane dhe Amerikane-Veriore. Agroindustria është gjithashtu një pjesë e rëndësisme e

ekonomisë Shqiptare. Bujqësia dhe agroidustria kontribuojnë në GDP me 25% dhe në punësim

me 60%.

Page 40: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 39

Turizmi

Shqipëria ka pasuri të mjaftueshme natyrore dhe nga pikëpamja turistike. Perspektivat për

IHD-në në sektorin e turizmit janë më të zhvilluarat por prapë duhet investuar më shumë për

shkak të infrastrukturës së pazhvilluar në Shqipëri, mungesa e lehtësirave turistike dhe më e

rëndësishmja problemet me pronat dhe rregjistrimet që veprojnë si barriera në investimet

turistike. Por duke parë bregdetin Shqiptar përsëri mbetet në qëndër të vëmëndjes nga

investitorët e huaj.

Minierat

Shqipëria ka burime minerale të konsiderueshme përfshirë këtu bakrin, kromin, nikel dhe

qymyrin. Mineralet e nxjerra përpunohen pjesërisht dhe më pas eksportohen në mënyrë direkte.

Industritë nxjerrëse janë në duart e sektorit privat dhe si rezultat ekziztojnë mundësi për

investime të reja në këtë sektorë.

Ecuria 2008-2009-2010 në Shqipëri

Në vitin 2008 investimet e huaja në mbarë botën ranë me rreth 14% , ndërsa në 2009

patën një rënie prej 30% e gjitha kjo erdhi nga kriza ekonomike globale. Por në kontrast me këtë

ekonomitë në zhvillim janë munduar të mbahen, sipas një raporti të nxjerrë në 2009 disa vende të

europës Juglindore dhe Shqipëria patën një rritje të konsiderueshme. Të gjitha vendet në kohë

krize, Shqipëria dhe këtë radhë ka ecur kundër rrymës por në këtë rast për mirë duke u bërë

kështu ndër pak vendet që ka thithur investimet e huaja. Sipas Ministrisë së Ekonomisë në vitin

2009 Shqipëria ka pasur një rritje prej 600 mln euro në krhasim me 400 mil euro që kanë qënë në

vitin 2008. Sipas Bankës së Shqipërisë në rastin e vendit tonë, prirja rritëse e IHD-ve

konfirmohet edhe në fund të vitit 2009, kryesisht si pasojë e të ardhurave nga privatizimet.

Ndarja e investimeve direkt sipas sektorëve , dëshmon për një ndarje jo të njëtrajtshme

dhe të larmishme mes tyre gjatë periudhës 2005-2009. Periudha 2005-2007 përkon me intesitetin

më të lartë të IHD-ve në sektorin e telekomunikacionit. Ndërkoh që viti 2008 dhe 2009 patën një

rënie në këtë sektorë.

Page 41: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 40

Gjithashtu viti 2008 ka rezultuar me rritje në tërheqjen e IHD-ve edhe në sektorin banker. Gjithsesi Shqipëria mban rekord për thithjen e investimeve të huaja ndër të gjitha ekonomitë në tranzicion është raporti I nxjerrë për vitin 2009 nga Kombet e Bashkuara në Shqipëri. Ky raport konstaton se rrjedha e investimeve të huaja direkte është prekur rëndë në mbarë botën nga kriza ekonomike. IHD-të kanë një rigjenerim të ngadaltë në vitin 2010 dhe pritet me një arritje maksimale në vitin 2011. Banka e Shqipërisë dhe shumë ekspertë të tjerë besojnë se investimet e huaja do të jenë burimi I vetëm I mundshëm për Shqipërinë në dekadën në vazhdim. Vetëm thithja e investimeve mund të sigurojë rritje të lartë ekonomike si ajo që kemi parë në dekadën e shkuar, për shkak se burimi tjetër I rëndësishëm, të ardhurat nga emigrantët pritet të vinë në rënie. Por duke marrë parasysh se 20-40% e investimeve të huaja që kanë ardhur në Shqipëri, kanë shkuar për blerje ndërrmarjesh publike janë të pakta ato kompani që kanë mbetur në duart e shtetit dmth rritja do jetë më e ulët. Në tre vitet e fundit fluksi I investimeve të huaja kanë pasur një rritje konstante. Sipas Bankës së Shqipërisë për investimet e huaja direkte ishin 154 mln euro, ose 28% më shumë se tremujori I parë I 2009. Sipas të dhënave investimet e huaja direkte kanë qënë në rritje përgjatë të dy viteve të fundit që përkojnë me krizën globale. Në vitin 2009, investimet e huaja në Shqipëri arritën në 680 mln euro ose 9.6% më shumë se një vit më parë. Kjo në një kohë kur investimet e huaja direkte në shumicën e vendeve të rajonit kanë pësuar rënie të fortë Por pavarsisht kësaj rritje modeste përsëri Shqipëria mbetet larg krahasuar me vendet e rajonit.

Figure 10

0

200

400

600

800

2008 2009

Rritja 08-09

Rritja 08-09

Page 42: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 41

4.5 POLITIKAT DHE OBJEKTIVAT NE FUSHEN E IHD-ve

Investimet e huaja deri tani janë orientuar në ato sektorë të cilët për vetë karakteristikat e

tregut, dhe të tranzicionit në Shqipëri munë të ofronin mundësi më të mëdha në rikthimin e

investimeve dhe kontrollin e risqeve të këtij tregu. Shqipëria është tashmë në garë me vendet e

rajonit përsa I përket thithjes së këtyre investimeve. Disa prej politikave që do të ndiqen për

thithjen e këtyre investimeve janë:

1. Synohet të kombinohen gjithnjë e më shumë përpjekjet për të nxitur krijmin e industrive

të reja në vendit tonë nga investimet e brendshme, të cilat do të japin efekt të mëvonshëm

në tërheqjen e kapitalit të huaj.

2. Industritë e reja në kushtet e një konkrrence gjithnjë e më të hapur do të lindin nga

inovacionet teknologjike, nga lindja e nevojave të reja të konsumatorëve ose nga

ndryshime të tjera ekonomike dhe strategjike që ngrenë një product të ri ose një shërbim

të ri në nivelin e një mundësie biznesi potencialisht të ndjeshëm.

3. Përsa I përket cështjes së kostos, si një drejtim për ofrimin e avantazheve konkurruese në

Shqipëri politikat e deritanishme shpesh I janë referuar cështjeve të kostos së prodhimit,

por për të thither sa më shumë investitorët e huaj objektiv kryesor është përqëndrimi tek

marketingu, shërbimi si dhe infrastruktura.

4. Politikat mbështetëse në fushën e investimeve, do të vazhdojnë të thellohennë drejtim të

klimës së biznesit dhe infrastrukturës fizike si dhe përmirësimi I vazhdueshëm I kuadrit

rregullator që ndikon direkt në reduktimin e kostos së investimit në Shqipëri.

5. Tërheqja e investimeve të huaja, përmirësimi I imazhit të vendit do të përmisohet akoma

më shumë, duke stimuluar krijmin e parqeve dhe zonave industriale.

6. Një nga drejtimet e rëndësishme ku do të punohet është edhe zhvillimi I teknologjisë së

informacionit që do të përfshijë qendrat urbane dhe më pas ato rurale në të gjithë vendin

Page 43: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 42

dhe shpërndarjen e shërbimeve të telekomunikacionit dhe internetit në thellësi të rajoneve

dhe qëndrave më pak të zhvilluara.

Tani do të paraqesë edhe disa objektiva që do të merren për thithjen e më shumë të IHD-ve

1. Gjatë kësaj periudhe cështja e privatizimeve është rritur shumë por përsëri do të jetë si

objektiv kryesor të cilat do të sjellin investime të huaja më të larta.

2. Rritja e fluksit të IHD-ve në sektorë të vecantë sin ë industrinë e këpucës dhe veshjeve,

biznesin e shërbimeve, dhe të materialeve të ndërtimit.

3. Krijmi I parqeve industriale me infrastrukturën dhe shërbimet e nevojshme ul koston e

investimit në mënyrë të ndjeshme në një vend si Shqipëria ku problemet e pronësisë dhe

infrastrukturës mbeten akoma problem për investitorët e huaj.

4. Në periudhën 2007-2013 gjysma e nevojave të ekonomisë shqiptare parashikohen të

përballen nga investimet e huaja direkte. Ky objektiv mbështetet në masat e

5. parashikuara për përmisimin e klimës së investimeve, si fuqizimi I kapacitetit rregullator

mbi tregun, vendosja e konkurrencës dhe eleminimi I informaliteti në ekonomi,

garantimi I të drejtave pronësore e zgjidhja e konflikteve të trashëguara, liberalizimi I

procedurave për hyrjen në treg, si dhe integrmi më I shpejtë në BE.

4.6 VENDET NE ZHVILLIM NE KUSHTET E KRIZES GLOBALE

Efektet e krizës në fillim të vitit 2008 dukej sikur nuk prekën vendet në zhvillim. Kjo, pasi

treguesit financiarë dhe ekonomikë të tyre nuk patën ndryshime të theksuara. Evoluimi I krizës

dhe hyrja e saj në një fazë të re, të karakterizuar nga humbja e besimit të agjentëve kryesorë të

tregut, tensionet në tregjet e parasë dhe kapitaleve të shoqëruara këto nga humbje të theksuara në

tregjet e aksioneve, ndryshoi panoramën ekonomike botërore. Në vecanti situatën, deri në atë

moment relativisht të qëndrueshëm, të vendeve në zhvillim. Më konkretisht, kriza financiare ka

Page 44: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 43

ulur kërkesën për investime në këto vende vecanërisht, në ato që paraqesin deficit të theksuar të

bilanceve të pagesave dhe zhbalancim të treguesve makroekonomikë. Shtrëngimi i kushteve të

kredisë ka vështirësuar thithjen e fondeve dhe në të njëjtën kohë, ka rritur koston e financimit të

ekonomive vendase me capital të huaj. Normat e interesit për obligacionet e këture vendeve janë

rritur dhe monedhat vendase janë zhvlersuar, duke u shoqëruar me rënie të vlerave të aktiveve të

bizneseve. Largimi i kapitaleve ka qenë i theksuar dhe kjo ka sjellë zvogëlim të ofertës së kredisë

në shumë nga këto vende dhe shtrëngim të kushteve të likujditetit në tregjet e brendshme, që

karakterizohen nga inflacioni i lartë dhe politika monetare shtrënguese. Kërkesa botërore dhe

kryesisht ajo e vendeve të zhvilluara është ulur, duke sjellë zvogëlimin e eksporteve të shumë

vendeve në zhvillim. Ekonomitë e tyre varen në të shumtën e rasteve nga financimet dhe flukset

hyrëse të kapitalit të huaj, ndaj dhe përkeqësimi i kushteve financiare në tregjet botërore

vlerësohet se do të ndikojë në ekonomitë e brendshme. Dobësimi i kërkesës së brendshme ka

ndikuar në ngadalsimin e rritjes ekonomike në Turqi, Serbi, Kroaci. Edhe në Maqedoni u vërejt

një ngadalsim i rritjes së aktivitetit ekonomik kundrejt gjysmës së parë të vitit 2008, por i

shkaktuar nga dobësimi i prodhimit bujqësor, pasi kërkesa e brendshme ka pësuar rritje.

Problemet ekonomike në zhvillim të rajonit, kanë shkaktuar një ngadalësim të rritjes së

eksporteve në Turqi, Serbi dhe Maqedoni ndërsa eksportet e Kroacise nuk janë ndikuar nga ky

fenomen. Mungesa e likujditetit në tregjet ndërkombëtare, pritej të jepte efektin e saj në

investimet hyrëse direkte në vendet në zhvillim dhe në ngushtimin e termave të kredisë në

kushtet e vështirësisë financiare me të cilën përballen degët mëmë në vendet e industrializuara.

Turqia dhe Serbia, dy ndër rastet më të spikatura, vuajtën rënien e fluksit të investimeve të

huaja direkte, të cilat deri në vitin e kaluar financonin një pjesë të madhe të deficitit korent. Në të

kundërt Maqedonia vijoi të mbetet treg i pëlqyer prej investitorëve të huaj, të cilët shtuan fluksin

hyrës të investimeve të tyre. Njëkohësisht, mungesa e likujditetit në treg, ka cunguar aftësinë

kredidhënse të bankave. Kredia për ekonominë, kredia për bizneset ashtu si edhe për individët,

pësoi rënie në Serbi, Kroaci si dhe në Turqi. Në këto kushte, bankat përkatëse qëndrore ndërhynë

në treg në drejtim të rritjes së likujditetit. Këto ndërhyrje u shoqëruan me veprime ndaluese të

prirjes nëncmuese të monedhave përkatëse kundrejt monedhës së përbashkët evropiane.

Page 45: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 44

KONKLUZIONE

• Duke pasur parasysh se Shqipëria është një vend në zhvillim atëherë mund të

konkludojmë se efektet e IHD mbi ekonominë tonë kanë një rezultatë pozitivë. Kështu

ato mund të përdoren si një levë e fuqishme zhvillimi për vendin duke kontribuar përmes

përmirësimit të kapitalit në vend, futjes së teknologjive të reja, rritjes së produktivitetit,

përmirësimit të mjedisit, krijimit të vendeve të punës.

• Shqipëria gëzon mundësi të mëdha për tërheqjen e IHD-ve në sektorë të ndryshëm (si në

industrinë përpunuese, agropërpunuese, bujqësi, turizëm dhe shërbime të tjera).

Megjithatë, ajo renditet ndër vendet me tërheqjen më të ulët të kapitalit të huaj brenda

rajonit, duke regjistruar nivele shumë më të ulëta të IHD-ve, sesa mundësitë e saj reale.

Investimet e huaja gjatë këtyre viteve kanë ardhur kryesisht si rezultat i privatizimit të

ndërmarrjeve të vogla, të mesme dhe të mëdha shtetërore, me përqendrim më të madh në

industritë e punës. Vendet me investim më të madh në Shqipëri, janë Greqia dhe Italia.

• Një element kryesorë që është përdorur në tërheqjen e investitorëve të huaj është

privatizimi në sistemin bankar , në sektorin e telekomunikacionit (VODAFONË dhe

AMC) Albtelekomi, INSIG, ARMO.

• Një faktor tjeter tepër I rëndësishëm që ndikojë në rënien e IHD-ve ishte edhe kriza

ekonomike që preku shumë vendet në zhvillim të cilat patën frikë që të mernin iniciativ

që të investitonin në Shqipqri, po ashtu edhe në vendet e rajonit.

• Edhe pse Shqipëria ka një pozitë tepër të favorshëm gjeografik si dhe duke patur

parasysh koston e ulët të forcës punëtore, favorizimet fiskale etj, përpjekjet e saj në

tërheqjen e IHD-ve kanë qenë të ulta duke u shoqëruar me një nivel minimal të tyre.

Kanë qënë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në këtë nivel , paqëndrueshmëria politike,

infrastruktura e dobët e deri tek korrupsioni që është I pranishëm në të gjitha fushat.

• Krijmi I ndonjë ekipi kombëtar të IHD-ve dhe përgatitja e ndonjë raporti kombëtar mbi

IHD-të që do të ndihmojnë edhe Qeverinë e Shqipërisë për të monitoruar dhe analizuar

ndikimin e IHD-ve në ekonominë Shqiptare.

Page 46: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 45

REKOMANDIME

Një problem kryesor që ndikon jo vetëm IHD-të është korrupsioni. Me qëllim lehtësimin

e investimeve të huaja, një masë e rëndësishme do të ishte eliminimi i rregulloreve të

panevojshme (të cilat krijojnë hapësira për mitmarrje dhe korrupsion). Rregulloret e tjera

duhet të jenë më tepër transparente dhe të përgjegjshme.

Kuadri ligjor duhet të përforcohet, jo vetëm në aspektin e legjislacionit, por edhe të

zbatimit të tij dhe transparencës që lidhet me të, me rregulloret dhe procedurat.

Zvogëlimi i përmasave të ekonomisë informale do të ndihmonte jo vetëm në

përmirësimin e ekonomisë në aspektin makroekonomik, por gjithashtu do të eliminonte

pengesën më të madhe të biznesit të ligjshëm, që është konkurrenca e pandershme.

Infrastruktura ka nevojë për një zgjidhje, me qëllim nxitjen e investimeve të huaja në të

gjithë Shqipërinë. Rritja e investimeve publike në infrastrukturë nuk është zgjidhja e

vetme; përpjekje mund të bëhen në drejtim të tërheqjes së projekteve të huaja në këtë

fushë, përmes ofrimit të stimujve të veçantë.

Qeveria Shqiptare mund të inkurajojë zhvillimin e zonave të veçanta gjeografike brenda

vendit, të cilat përfaqësojnë zona me mundësi të mëdha investimi në vend, duke u

përpjekur ta bëjë të gjithë vendin më tërheqës. Zona të tilla janë ato industriale ose

turistike (si për shembull, zonat bregdetare). Zhvillimi i këtyre zonave mund të kërkojë

investime dhe burime të mëdha, por sigurisht që do të sjellin shumë të ardhura në vend.

Përsa i përket kuadrit ligjor mbi taksat, Shqipëria tashmë ka lidhur marrëveshje dypalëshe

me shumë vende në lidhje me taksat. Megjithatë, për të tërhequr më tepër investime të

huaja, këto marrëveshje duhet të zgjerohen dhe me vende të tjera, të cilat luajnë një rol të

rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare, si për shembull me vende të Evropës Perëndimore

(siç është Mbretëria e Bashkuar dhe me Shba-në)

Page 47: INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPERI - uamd.edu.aluamd.edu.al/.../uploads/2013/01/Investimet-e-huaja-direkte-ne-Shqiperi.pdf · apo e mirë-trajnuar). Sipas Dunning, ne kohen e

Investimet e huaja direkte në Shqipëri Romina Morina

Faqe 46

BIBLIOGRAFIA

Raport “ Sistemi Financiar dhe Integrimi I tij në Europë” 2010

Ministria e Financave www.minfin.gov.al

Instituti i statistikave www.instat.gov.al

Ministria e Integrimit Europian www.mie.gov.al

EBRD (Banka Europian për Rindërtim dhe Zhvillim) Raporte mbi investimet e

huaja

Ekonomia fiskale program 2011

Ministria e Ekonomisë Tregëtisë dhe Energjitikës ( Strategjia e zhvillimit të biznesit

dhe investimeve 2007-2013) www.mete.gov.al