temë diplome: investimet e huaja direkte në shqipëri. rasti i investimeve te huaja italiane
DESCRIPTION
Qëllimi i këtij punimi është analiza teorike e Investimeve të Huaja Direkte si dhe pasqyrimi praktik i rastit të Shqipërisë. Analiza e situatës aktuale të IHD-ve, karakteristikave të Shqipërisë që e bejnë një vend të synueshëm për tu investuar dhe analizimi më specifik i marrdhënieve me Italinë si një nga vendet më të rëndësishme investuese në Shqipëri.TRANSCRIPT
Universiteti i TiranësUniversiteti i Tiranës
Fakulteti i EkonomisëFakulteti i Ekonomisë
Departamenti i EkonomiksitDepartamenti i Ekonomiksit
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i Investimeve Italiane
Udhëhoqi: Punoi:
Doc. Dr. Ditjona KULE Emanuela CANI
Tiranë, 2015
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
Familjes sime, që ishte gjithmonë pranë meje duke më mbështetur në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe në veçanti Babait tim, shpresoj që të jesh krenar
për mua kudo që të ndodhesh.
2
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
Shkurtimet e përdorura:
AIDA – Agjensia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve
BB – Banka Botërore
BE – Bashkimi Europian
EBRD – European Bank for Reconstruction and Development
FMN – Fondi Monetar Ndërkombëtar
IHD – Investimet e Huaja Direkte
INSTAT – Instituti i Statistikave
OECD – Organisation for Economic Co-Operation and Development
UNCTAD – United Nations Conference on Trade and Development
3
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
Përmbajtja:Hyrja.................................................................................................................................................................5
Kapitulli I...........................................................................................................................................................6
1. Përkufizim i IHD-ve...................................................................................................................................6
2. Klasifikimi i IHD-ve....................................................................................................................................7
3. Përse është e nevojshme matja e IHD-ve.................................................................................................8
Kapitulli II..........................................................................................................................................................9
1. Karakteristikat e përgjithshme të Shqipërisë dhe lidhja e tyre me IHD:..................................................9
1.1. Investimet dhe kilma e biznesit.......................................................................................................11
1.2. Treguesit kryesorë ekonomik...........................................................................................................15
1.3. Sektorët për investimet potenciale..................................................................................................16
2. Origjina e Investimeve të Huaja Direkte.................................................................................................23
Kapitulli III.......................................................................................................................................................24
1. Investimet Italiane në Shqipëri...............................................................................................................24
2. Përse investitorët Italianë zgjedhin Shqipërinë?.....................................................................................27
3. Struktura e invesimeve italiane në Shqipëri...........................................................................................28
Kapitulli IV......................................................................................................................................................31
1. Konkluzione............................................................................................................................................31
2. Rekomandime.........................................................................................................................................32
Bibliografia.....................................................................................................................................................33
4
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
Hyrja
Fluksi i investimeve të huaja direkte (IHD) është një faktor shumë i rëndësishëm për rritjen
ekonomike, veçanërisht në ekonomitë e vogla dhe të pazhvilluara. Ato janë një burim shumë i
rëndësishëm i të ardhurave, punësimit, zhvillimit teknologjik dhe modenizimit. IHD-t në Shqipëri
janë rritur në mënyrë të ndjeshme në tëtë vitet e fundit me një ritëm më shumë se 3,5 herë dhe në
2013 arritën një nivel historik prej 923 milionë eurosh.
Qëllimi i këtij punimi është analiza teorike e Investimeve të Huaja Direkte si dhe pasqyrimi praktik
i rastit të Shqipërisë. Analiza e situatës aktuale të IHD-ve, karakteristikave të Shqipërisë që e bejnë
një vend të synueshëm për tu investuar dhe analizimi më specifik i marrdhënieve me Italinë si një
nga vendet më të rëndësishme investuese në Shqipëri.
Punimi është i ndarë në tre pjesë kryesore në të cilat trajtohet përkatësisht: në pjësën e parë një
vështrim teorik mbi IHD-t, klasifikimin dhe rëndësinë e matjes së tyre. Në pjësën e dytë jam
fokusuar në karakteristikat e Shqipërisë si një vend potencial për të investuar, klimën e biznesit,
ecurinë e treguesve kryesorë, sektorët ku mund të investohet dhe ecurinë e IHD-ve sipas vendeve të
origjinës. Në pjesën e tretë jam përqëndruar në rastin e investimeve Italiane, pse zgjedhin
Shqipërinë dhe si është struktura e këtyre investimeve.
Metodologjia e ndjekur është kryesisht kërkimi cilësor i materialeve dhe rishikimi i literaturës që
fokusohet në analizimin e IHD-ve dhe karakteristikave të tyre. Të dhënat mbi flukset dhe stoqet e
IHD-ve janë marrë nga botime të ndryshme të OECD-së dhe UNCTAD-it. Ndërsa të dhënat lidhur
me Shqipërinë janë marrë nga Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave, INSTAT dhe AIDA. Të
dhënat për Italinë janë marrë nga Ambasada Italiane në Shqipëri dhe Ministria e Jashtme dhe e
Bashkëpunimit Ndërkombëtar.
5
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
Kapitulli I
1. Përkufizim i IHD-ve
Investimet e Huaja Direkte (IHD) sipas OECD (2008) përkufizohet si një kategori e investimeve
ndërkufitar të bërë nga një banor i një ekonomie (investuesi direkt) me qëllim krijimin e një
ndërmarrje me interes të qëndrueshëm (ndërmarrje e investimit direkt) që është vendosur në një
ekonomi tjetër nga ajo e investitori direkt. Motivimi i investitorit direkt është një marrëdhënie
afatgjatë strategjike me ndërmarrjen investimit direkt për të siguruar një shkallë të
konsiderueshme të ndikimit nga investitori direkt në menaxhimin e ndërmarrjes investimit direkt.
"Interesi i qëndrueshme" vërtetohet kur investitori direkt zotëron të paktën 10% të fuqisë votuese të
ndërmarrjes investimit direkt. Investimet direkte mund të lejojë investitorin direkt të fitojë qasje në
ekonominë e ndërmarrjes investim direkt që përndryshe nuk do të ishte në gjendje të bënte.
Objektivat e investimeve direkte janë të ndryshme nga ato të investimeve të portofolit, ku
investitorët në përgjithësi nuk presin të kenë ndikim në menaxhimin e ndërmarrjes. (OECD, 2008)
IHD përcaktohen edhe si një zhvillim i tregjeve financiare në një kuadër më të integruar në nivel
global si rezultat i rritjes së liberalizimit të kontrolleve të këmbimit dhe hyrjes në treg. Ky integrim,
i përshpejtuar nga konkurrenca në rritje midis pjesëmarrësve të tregut, ka çuar në futjen e
instrumenteve të reja financiare me qasje të gjerë në treg dhe uljen e kostove të transaksioneve,
duke tërhequr investitorët e shumë kombësive dhe vendeve. Zgjerimi i flukseve ndërkufitare
financiare është përshpejtuar edhe më tej nga risitë teknologjike në fushën e komunikimit dhe
përpunimit të të dhënave.
Në legjislacionin shqiptar dhe në veçanti në “Ligjin për Investimet e Huaja” Nr. 7764 datë 02. 11.
1993, thuhet: “ Të huajt kanë të drejtë të angazhohen në aktivitetet ekonomike pa nevojën e një
autorizimi apo leje të mundshme. Investitorët e huaj trajtohen në mënyrë jo më pak të favorshme se
sa shtetasit shqiptar, përveç rasteve të përfshirjes në posedimin e tokës, rast i cili trajtohet nga një
ligj i veçantë. Legjislacioni shqiptar parashikon që në çdo kohë apo rast investimet e huaja do të
trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të ndershme dhe do të gëzojnë mbrojtje dhe siguri të plotë.”
Manuali i Bilancit të pagesave të Fondi Monetar Ndërkombëtar (në botimin e tij te pestë) përcakton
si investitor direkt pronarin i cili zotëron të paktën 10% të kapitalit aksionar të një
ndërmarrjeje. Kjo përqindje sherben si kufi ndarjeje midis investimit direkt dhe investimit të
portofolit si pjesëmarrje në aksione. Kjo do të thotë që kur një jorezident, i cili nuk ka pjesëmarrje
6
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
të mëparshme në kapitalin e një ndërmarrjeje rezidente, blen 10% ose më shumë aksione të kësaj
ndërmarrjeje, çmimi i aksioneve të siguruara duhet të regjistrohet si investim direkt. Që nga ky
moment transaksionet e mëvonshme të kapitalit midis investitorit dhe ndërmarrjes do të
konsiderohen si investim direkt.
Një përkufizim tjetër në lidhje me IHD-të i dhënë nga FMN është: “Investimet e huaja direkte janë
angazhimet e kapitalit na një person fizik ose juridik me qëllim përfitimin e një interesi të
qëndrueshëm ose marrjen e kontrollit të një kompanie osë ndërrmarjeje që vepron jashtë vendit.
Sipas këtij përkufizimi Investimet e huaja mund të marrin tre forma kryesore: blerja e të paktën
10% të aksioneve të një shoqërie që operon në një vend të huaj; krijimi i një kompanie jashtë
territorit kombëtar dhe riinvestimi i fitimeve të realizuara nga një kompani me bazë jashtë vendit.
(IMF, 2011)
2. Klasifikimi i IHD-ve
Një ndarje e rëndësishme e IHD-ve është ajo e IHD-ve hyrëse dhe dalëse.
Sipas Bankës Botërore (BB) IHD neto hyrëse janë vlera e investimeve të bëra nga investitorë jo
banues në ekonominë e raportuar. Ndërsa IHD neto dalëse janë vlera e investimeve të bëra nga
investitorët e ekonomisë së raportuar në vende të tjera.
Investimet direkte hyrëse quhen gjithashtu investime direkte në ekonominë e raportuar dhe përfshin
të gjithë detyrimet dhe aktivet e transferuara ndërmjet ndërmarrjeve investim direkt në ekonominë e
raportuar dhe investitorëve të tyre. Gjithashtu përfshin transferimin e të gjithë detyrimeve dhe
aktiveve ndërmjet ndërmarrjes residente dhe atyre jo residente, nëse ndërmarrja mëmë nuk ndodhet
në ekonominë e raportuar.
Investimet direkte dalëse që emërtohen ndryshe investimet direkte jashtë vendit përfshijnë të gjitha
detyrimet dhe aktivet e transferuar nga investitorët direkt në ekonominë e raportuar në ndërmarrjet e
tyre investim direkt. Gjithashtu mbulon transfertat e aktiveve dhe detyrimeve ndërmjet ndërmarrjes
vendase dhe filialeve të saj jashtë vendit, nëse ndërmarrja mëmë ndodhet në ekonominë e raportuar.
(BB, 2015)
Një tjetër klasifikimi i investimeve është ai nga vendi partner dhe sektori i industrisë që janë
dy dimensionet e mëdha të kërkuara për të dhënë më shumë detaje në lidhje me IHD-t.
7
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
Vendi partner
Sipas statistikave standarte, IHD janë klasifikuar nga vendi partner, që tregon burimin e
menjëhershëm të fondeve, por nuk mund të tregojnë vendin e investitorit i cili kontrollon
investimet. Për të treguar këtë të fundit, vendet mund të përpilojnë një seri shtesë të pozicionit të
investimeve të brendshme nga vendi përfundimtar i investuar. Këto statistika tregojnë se vendi i
investitorit direkt i cili në fund të fundit kontrollon investimet dhe, në këtë mënyrë, mbart rrezikun
dhe korr shpërblimet e investimit.
Investitori i fundit është identifikuar nga procedimin deri në zinxhirin e pronësisë së investitorit
direkt, kur ndërmarrja ka arritur pikën që nuk kontrollohet nga një njësi ekonomike tjetër (që është
më shumë se 50 % e fuqisë votuese, pra, nuk është në pronësi të një njësie ekonomike tjetër). Në
qoftë se nuk ka asnjë ndërmarrje që kontrollon investitorin e drejtpërdrejtë, atëherë investitori i
drejtpërdrejtë është investitori i fundit.
Sektori i industrisë
Rekomandimi është që të sigurohen të dhënat e IHD-ve të brendshme dhe të jashtme në bazë të
aktivitetit ekonomik të si për filialin ashtu dhe për kompaninë mëmë. Megjithatë, nëse kjo nuk është
e realizueshme, është e rekomandueshme që të përpilojë të dhënat në bazë të veprimtarisë së degës,
për të dy investimet e jashtëm dhe të brendshëm. (OECD, Foreign direct investment statistics,
Explanatory notes, 2008)
3. Përse është e nevojshme matja e IHD-veIHD janë rritur me një normë jashtëzakonshme që nga fillimi i viteve 1980 dhe për këtë tregu
botëror është bërë më konkurrues. Vendet në zhvillim janë bërë destinacione tërheqëse për
investime pasi i ofrojnë investitorëve një shumëllojshmëri asetesh të krijuara. IHD janë një drejtues
i rëndësishëm i rritjes ekonomike dhe prosperitetit. Kjo ndihmon në krijimin e vende të rejat të
punës, lehtëson transferimin e teknologjisë, dhe është një burim i rëndësishëm kapitali për vendet në
zhvillim. Qeveritë në pjesën më të madhe të kohës i shohin IHD si pozitive, edhe pse ata janë të
vetëdijshme për disavantazhet e tyre. Shumica e vendeve kanë krijuar agjensi për të promovuar dhe
lehtësuar IHD. Duke pasur parasysh se IHD përfshijnë kompanit të huaja, ambasadat luajnë një rol
të rëndësishëm në detyrën e nxitjes së investimeve. (UNCTAD, 2011)
8
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
IHD janë një burim i rëndësishëm i financimit të jashtëm privat për vendet në zhvillim. Ato janë të
ndryshme nga llojet e tjera të flukseve të kapitalit të jashtëm privat që janë motivuar kryesisht nga
perspektivat afatgjata të investitorëve për të bërë fitime në aktivitet prodhuese që ata kontrollojnë
drejtpërdrejt. Kreditimet e huaja bankare dhe investimet e portofolit, në të kundërt, nuk janë
investuar në aktivite të kontrolluara nga bankat apo investitorët e portofolit, të cilat janë të motivuar
shpesh nga konsideratat e fitimit afatshkurtër që mund të ndikohet nga një sërë faktorësh (për
shembull: normat e interesit). (Mallampally & Sauvant P., 1999)
Kapitulli II
1. Karakteristikat e përgjithshme të Shqipërisë dhe lidhja e tyre me IHD:
1. Qëndër tregtare potenciale botërore
E pozicionuar strategjikisht duke pasur hyrje në tregjet Evropiane dhe Ballkanike
E pozicionuar në qendër të udhëkryqeve natyrore të shumicës së korridoreve në
Evropë
Portat hyrëse përfaqësohen nga katër portet: Durrës, Vlorë, Shëngjin dhe Sarandë
2. E orientuar nga tregu
Ekonomia shqiptare është plotësisht e hapur dhe e karakterizuar nga liberalizimi i
plotë i tregut
Një ndër ekonomitë më elastike të Evropës jug-lindore
E vetmja ekonomi në rajon që nuk ra në një periudhë reçensioni
3. Miqësore me ambjentin me kosto të përshtatshme
Përfitimet tatimore dhe stimuj në investimet në sektorët strategjikë
Sistem online për paraqitjen dhe pagesat e taksave
Kuadri ligjor i biznesit shqiptar është në përputhje me legjislacionin e BE-së
4. Modeli ONE-STOP-SHOP
Licensimi të shpejtë dhe transparente të biznesit, nga Qendra Kombëtare të
Licencimit
Regjistrimi i biznesit të ri bëhet 24 orë pa kosto.
5. Një shumëllojshmëri zgjedhjesh për investimet
Mundësi të dobishme të investimeve në partneritetin publik - privat
9
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
Mundësitë të dobishme të investimeve në zonat me stabilitet dhe qëndrueshmëri në
sektorët në rritje:
Energji e ripërtëritshme
Industria e minierave
Turizëm
Agrobiznes
Transport dhe Logjistikë
Manifakturë
Shërbimet në Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit
6. Korniza ligjore e IHD-ve
Nuk është i nevojshëm një autorizim paraprak nga ana e qeverisë dhe të gjithë
sektorët janë të hapura për investitorët e huaj
Nuk ka kufizime ose shtrëngime për kompanitë e huaja
Nuk ka kufizim në pjesën e përqindjes së pjesëmarrjes së huaj në kompanitë - 100%
pronësi e huaj është e mundur
Mbrojtje e veçantë për investitorët e huaj nga shteti shqiptar në konfliktin juridiko-
civil me privatë palë e tretë
Investitorët e huaj kanë të drejtë të dërgojnë në vendin amë të gjitha fondet dhe
kontributet e investimeve të tyre. Ka mungesë të kontrolleve të këmbimit valutor.
7. Forcë punëtore e kualifikuar dhe shumë kreative
Aftësi në gjuhë të huaja. (Anglishtja, italishtja dhe greqishtja fliten gjerësisht.
Frëngjishtja dhe gjermanishtja janë përfshirë në sistemin arsimor.)
57% e popullatës është nën moshën 35 vjeç
Mbi 1.071.948 të rinj, profesionistë të mirë-arsimuar dhe të motivuar
Përafërsisht 116,292 studentë regjistrohen në vit në të gjitha universitetet
8. Kosto pune tërheqëse
Një prej pagave më të ulta minimale në rajon 157 Euro
9. Sistemi tatimor i favorshëm
Norma e taksës së korporatave- 15%
Norma e taksës personale nga 0-23%
Sistem i favorshëm tatimi për biznesin e vogël
Traktatet për shmangien e tatimit të dyfishtë me mbi 30 vende
10
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
Sistemi tatimor shqiptar nuk diskriminon kundër investitorëve të huaj dhe nuk bën
asnjë dallim mes investitorëve të huaj dhe vendas
10. Infrastrukturë me shpejtësi në rritje
Infrastrukturë e re dhe në përmirësim të shpejtë në transport, telekomunikacion dhe
energji
Transport detar i mire zhvilluar dhe me kosto të ulët
Rrugë transporti të mirë vendosura dhe mekanizëm i shpërnarjes së drejtpërdrejtë në
shumicën e vendeve të BE-së
11. Destinacion turistik i rekomanduar
Shqipëria është listuar në vend të katërt në "52 vende për të shkuar në vitin 2014"
nga New York Times
Destinacionet kryesore 2012-'Travel Guide Frommer'
I pari nga 10 vendet më të mira për të vizituar 2011- Lonely Planet
1.1. Investimet dhe kilma e biznesit
Economic freedom score
Rezultati i lirisë ekonomike në Shqipëri është 66,9 nga 100 (më e lirë) duke e bërë ekonominë e saj
të 54 ekonomi më të lirë në Indeksin 2014. Rezultati i saj i përgjithshëm ka rritje prej 1.7 pikë, me
përmirësime të dukshme në lirinë e investimit dhe lirinë e tregtisë. Shqipëria renditet e 25 në mesin
e 43 vendeve të rajonit të Evropës, dhe rezultati i saj i përgjithshëm është mbi mesataren botërore.
Doing Business 2014 deklaron se Shqipëria ne rang global ka një performancë të mirë dhe
pozicionohet në vendin e 14 nga 189 vende në lidhje me mbrojtjen e invesitorëve.
11
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
Klima e investimeve
Shqipëria ofron një treg që lulëzon në rajon me strukturë të qëndrueshme ekonomike, politike,
ligjore, si dhe kuadër të liberalizuar ekonomik dhe të kushteve për të bërë biznes. Sektorët më të
rëndësishme që kanë kontribuar në vlerën e investimeve të huaja janë: ai energjitik, financiar, i
telekomunikacionit dhe industria e prodhimit
Figura 1. Rrjedha e IHD-ve (në milionë EURO) dhe IHD/PBB në përqindje për çdo vit
Figura 2. Investimet e Huaja Direkte në Republikën e Shqipërisë 2007- 2013 (në milion EURO)
12
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
Kuadri ligjor për investimet e huaja
Shqipëria ka një kuadër ligjor të liberalizuar që nxit investimet. Ligji me numër 7764, datë
02.11.1993 “Mbi Investimet e Huaja”, u planifikua të krijonte një klimë të favorshme investimesh
për investitorët e huaj. Ligji ofron garanci për të gjithë investitorët e huaj që kanë dëshirë për të
investuar në Shqipëri. Kjo dispozitë ofron:
Asnjë autorizim nga qeveria nuk është i nevojshëm dhe asnjë sektor nuk është i kufizuar për
investitorët e huaj
Nuk ka kufizim në përqindjen e pjesëmarrjes së huaj në kompanitë- 100%pronësi e huaj
është e mundur
Investimet e huaja nuk mund të shpronësohen apo të kalojnë në pronësi të shtetit direkt apo
indirekt, përveç rasteve kur është në interest ë publikut siç përcaktohet nga ligji
Investitorët e huaj kanë të drejtën të kthejnë në shtetin e tyre amë të gjithë fondet dhe
kontributet e investimeve të tyre
Në të gjithë kohën dhe në të gjitha rastet investitorët e huaj do të kenë një trajtim të
barabartë dhe të paanshëm dhe do të kenë një mbrojtje të plotë
Mbrojtje e veçantë e shtetit përgjatë zevëndësimit me të drejta të plota të investitorit nga
shteti shqiptar në konfliktet ligjore dhe civile më një palë të tretë private.
Klima e biznesit
Qeveria është e angazhuar në gjetjen e burimeve të reja që do të sigurojnë një rritje të gjatë
ekonomike. Reformat e ndërmarra kanë për qëllim të rrisin efiçencën e administrimit të taksave dhe
të luftojnë korrupsionin. Një dialog i vazhdueshëm zhvillohet ndërmjet komunitetit të biznesit dhe
Këshillit Kombëtar të Biznesit, që vepron nën mbikqyrjen e kryeministrit.
Ndërveprimi i afërt me institucione ndërkombëtare si: Banka Botërore, Fondi Monetar
Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian, EBRD etj., janë një sigurim për një zhvillim të
qëndrueshëm ekonomik dhe mbarimin e fazës së tranzicionit. Implementimi i reformave ekonomike
përbën angazhimin kryesor të qeverisë për zhvillimin social- ekonomik të vendit me synim kryesor
integrimin në Bashkimin Evropian.
13
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
Thjeshtësimi administrativ “One stop shop”
Aplikimi për regjistrimet fillestaretë bizneseve të reja mund të bëhet në 24 orë më koston e
ulët të 100 lekëve në zyrat e Qëndrave Kombëtare të Regjistrimit në Tiranë apo në ndonjë
nga 32 qëndrat e tjera të regjistrimit në të gjithë Shqipërinë.
Kërkesat për licensa/leje apo nënkategoritë reciproke mund të bëhet në zyrat e Qëndrave
Kombëtare të Licensimit në Tiranë apo në çdo zyrë në bashkitë e çdo qyteti në koston e 100
lekëve.
Sistemi i favorshëm taksimi dhe doganor
Me adaptimin e paketës së re fiskale të 2014 Ligji numër 179/2013 më 28.12.2013 qeveria ka
ndërmarrë një sër iniciativash si
Jo TVSH për makinaritë me vlerë mbi 500.000 $ (dollarë) që do të përdoret për të rritur
produktivitetin.
Jo taksa për biznesin e vogël
me një xhiro vjetore më të
vogël se 2 milion lekë.
Bizneset e vogla do të
paguajnë një taksë prej 25
mijë lekësh për vit.
Bizneset me xhiro vjetore nga
2-8 milion lekë do të taksohen me normën 7,5%.
Jo TVSH për barnat dhe shërbimet mjeksore që prej 1 prillit 2014.
Jo akcizë për karburantet e përdorura në kompanitë prodhuese të naftës.
Kostot e forcës së punës dhe disponueshmëria
Shqipëria ofron jo vetëm një forcë pune shumë të kualifikuar, por gjithashtu me koston më të ulët
në të gjithë rajonin. Marrdhëniet e punës ndërmjet punëtorit dhe punonjësit janë të rregulluara me
anë të kontratave individuale të punës, sipas Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë.
14
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
Norma e punësimit / papunësisë për tremestrin e dytë të 2013:
Për tremujorin e dytë të 2013:
Forca e punës: 1 106 480
Norma e papunësisë: 12.8 %
1.2. Treguesit kryesorë ekonomik
Shqipëria është një ndër ekonomitë më dinamike dhe me shpejtësi rritje në Evropë. Shqipëria ka
arritur një rritje ekonomike positive pavarësisht krizës globale ekonomike dhe financiare me një
rritje ekonomike gjatë viteve 2000-2009 me 6% dhe pak më shumë se 3% për vitet 2010 dhe 2011.
Grafiku 1. Import-Eksportet për vitin 2013 (në milion EURO)
Janar
Shku
rtMars Prill Maj
Qershor
Korrik
Gusht
Shtat
orTe
tor
Nëntor
Dhjetor
0
100
200
300
400
500
600
244.5 237.9 276 296.4 324 297.9 348.7 303.1 300.9 334.5 315.7395.1
129.6 113.3137.4 147.4
159.7154.2
172.9
129.9 152.4159.1 148.9
154.2
EksporteImporte
15
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
1.3. Sektorët për investimet potenciale
Energjia e rinovueshme
Shqipëria është vendi më dinamik me energji të rinovueshme në Evropë. Një angazhim i madh
politik dhe një strategji ambicioze kombëtare kanë vendosur energjinë e rinovueshme në krye të
objektivave zhvilluese të vendit. Vizioni i qeverisë shqiptare është të pozicionojë Shqipërinë si një
ekonomi prirëse të energjisë së rinovueshme.
Burimet kryesore të energjisë së rinovueshme:
-Hidroenergjia
-Energjia e erës
-Energjia e diellit
Qeveria shqiptare ofron:
-Ligje të reja në tregun e energjisë elektrike
-Hidrocentrale të vegjël (HEC) me tarifa të arsyeshme
Shqipëria ka një potencial shumë të madh hidroenergjitik
-Kapaciteti total i instaluar është 1726 MW
-Prodhimi mesatar i energjisë 4,2 TWh
-Prodhimi potencial vjetor i energjisë është 16-18 TWh
-Sot vetëm 35% e potencialit hidroenergjitik është shfrytëzuar
-Resurset totale hidroenergjitike janë rreth 4500 MW
Prodhimi
Gjatë viteve 2000-2012, ka pasur diferenca të dukshme në prodhimin e energjisë elektrike.
16
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
Burimet ujore të Shqipërisë janë një ndër burimet më të rëndësishme natyrore të Shqipërisë. Tetë
lumenj të mëdhej të furnizuar me qindra lumenj të vegjël përshkruanjë vendin nga malet e lindjes në
detin Adriatik dhe Jon në perëndim. Lartësia mesatare e rrjetit hidrografik të Shqipërisë është mbi
700 metra mbi nivelin e detit.
Energjia diellore
Shqipëria bën pjesë në brezin sub-tropikal dhe në zonën klimatike mesdhetarë, me një verë të
nxehët dhe të thatë dhe me një dimër të shkurtër dhe të butë.
Ka kushte të favorshme për të zhvilluar energjinë djellore. (Për shkak të klimës, intensiteti i lartë
dhe kohëzgjatjes së lartë të ditëve me diell) Rrezatimi mesatar diellor 4.1kWh / m2 (duke arritur më
shumë se 4.6kWh / m2 në pjesën jug-perëndimore të vendit.) Orët mesatare diell në vit: 2,400
(2,500 orë në pjesën perëndimore dhe një rekord prej rreth 2,850 orë në vende të caktuara.) Energjia
diellore është përdorur kryesisht për qëllime të ngrohjes, ndërsa energjia fotovoltaike është ende e
papërdorur.
Energjia e erës
17
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
Shqipëria është një potencial i pashfrytëzuar energjisë së erës, veçanërisht përgjatë bregdetit
Adriatik. Ajo ka një numër zonash me potencial të lartë të energjisë së erës. Shpejtësia mesatare
vjetore e erës prej 6-8 m/s dhe dendësia e energjisë në 250¬600 W/m2, - janë tashmë të verifikuara.
Të paktën, 20 centralet potencial oleik të energjisë elektrike mund të ndërtohet në këto fusha.
Shqipëria nuk ende ka ndonjë strukturë të prodhimit të energjisë së erës. Disa investitorë vendas dhe
të huaj tashmë janë licencuar për të eksploruar mundësitë e prodhimit të energjisë së erës; Një
investim i madh për një fermë ere 150 MegaWatt është në fazën e planifikimit. Objektivi i Qeverisë
për vitin 2020 është të gjenerojë 5 për qind të totalit të energjisë nga burime të erës.
Sektori i naftës dhe gazit natyror
Shqipëria ka rezerva të rëndësishme të naftës duke prodhuar rreth 1.205.538 ton (2013). Eksportet e
saj të naftës në tregjet e huaja në fund të vitit 2012 arriti në 56.7 miliardë euro, duke dominuar
totalin e eksporteve vendase.
Industria e minierave
Industria minerare ka qenë tradicionalisht shtylla kurrizore e ekonomisë së Shqipërisë. Me historinë
e pasur minerare, rezerva të konsiderueshme minerale, potencial të pashfrytëzuar dhe mjedis të
favorshëm investimi, Shqipëria po shfaqet si një lider rajonal dhe evropian në prodhimin e
mineraleve.
Numri i kompanive: 764 kompanitë vendase dhe të huaja të pajisura me licenca, 154 kompani
vendase dhe të huaja të pajisura me licencë minerare për kërkim, kërkim-zbulim dhe zbulim.
Operatorët më të madhenj në sektor janë investitorë të huaj, kryesisht nga Kanadaja, Turqia,
Australia, Austria, Britania e Madhe, Kina, dhe ShBA.
Kromi: rezervat aktualisht vlerësohen të jetë rreth 36.9 milion ton, nga të cilat rreth 12.8 milion ton
me 30-42% CR2O3. Potenciali eksplorim për krom është i lartë për rezerva e vogla dhe të mesme,
duke përdorur teknologjitë moderne eksplorimi për kërkimin e rezervave më të thella në zonat është
një prespektivë e ardhshme.
Bakri: nënsektori i bakrit është i pazhvilluar dhe ofron mundësi të rëndësishme për investime.
Eksplorimi potencial për bakër është konsideruar shumë i lartë, në veçanti për rezervat e vogla dhe
të mesme. Disa zona me perspektiva të rëndësishm eksplorimit janë identifikuar tashmë. Ekziston
18
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
edhe një potencial i lartë për operacione të mëdha minerare të bakrit. Investimet në përpunimin e
mineraleve dhe shkrirjes janë një prioritet i lartë pasi aktualisht ka vetëm një fabrikë metaluergjike
që vepron në vend.
Nikel: Rezervat janë vlerësuar në rreth 322 milion ton, nga të cilat hekur-nikel 220 milion ton dhe
nikel 102 milion ton. Potenciali rezervë përfundimtar është i panjohur, por besohet të jenë të
krahasueshme me të Turqisë.
Industria përpunuese
Shqipëria ka një sektor të fortë dhe të gjallë prodhimi, e përbëre nga industria e veshjeve dhe e
këpucëve, që kanë krijuar marrëdhënie shumë të ngushta me partnerët italianë, ekspertë dhe
blerësve gjatë 20 viteve të fundit.
Sektori i prodhimit:
-Eksportit mesatare vjetore është rreth 428.000.000 €.
-Furnizime të markave të mëdha dhe shitësit në të gjithë Evropën
-Tregjet kryesore janë Italia, Gjermania, Franca, Holanda, Danimarka dhe Greqia
Tiparet kryesore të industrisë së veshjeve dhe këpucëve- MADE IN ALBANIA:
-Fuqi punëtore e kualifikuar dhe me kosto konkurruese
-Produkte të kualitetit të lartë, dorëzim i besueshëm
-Gamë e gjerë e produkteve për burra, gra, dhe fëmijë.
-Prodhimi me cikël të plotë - dizajn, materiale, model, prerja, përfundim
-Forcë pune me përvojë për të përfunduar me duar këpucët, lyerje me dorë dhe qepje me dorë të
këpucëve Realizohet Prerja-Bërja dhe Prerje-Bërje-Ngjitje nga nënkontraktuesit
-Pajisje të reja dhe proceset teknologjike
-Përgjigja shpejtë ndaj kërkesave të konsumatorëve
Kuadri ligjor i konsoliduar në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të BE-së:
-prodhim fleksibil në aspektin e madhësisë së porosisë
-dorëzim brenda natës në vendet e BE
-transport me kosto të ulët dhe mundësi të shkëlqyera logjistike
-përvojë dhe traditë të përziera me ndikim dizajnit italian
19
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
- regjim i favorshëm i taksave me normë të sheshtë për të ardhurat personale dhe mbi taksën e
koorporatës
-stimujt e qeverisë në dispozicion për prodhuesit e këpucëve
Bujqësi
Arsyet për të investuar:-Toka pjellore, klimë e përshtatshme dhe furnizim i bollshme me ujë dhe
potencial i madh prodhues
-Fruta dhe perime, vajra për gatim, arra, barëra dhe erëza, peshk, produkte qumështi
-Pagat e ulëta
-Potencial të madh për të përmirësuar risitë teknologjike dhe produktivitetin e tanishëm
-Zhvillimi i bujqësisë organike
-Rritja e shpejtë e tregjeve kombëtare dhe qasja në tregjet rajonale për eksport
-Avantazhet që rrjedhin nga marrëveshjet preferenciale të tregtisë me BE-në në rritjen e eksporteve
-20 mijë hektarë tokë bujqësore në dispozicion në pronësi të qeverisë nga ish-ndërmarrjet bujqësore.
Transporti & Logjistika
Vendndodhja e Shqipërisë në qendër të një udhëkryqi natyror të korridoreve kryesore të transportit
në të gjithë Evropën, e vendos vendin në një pozicion gjeografik strategjik. Investimet e bëra në
infrastrukturë kanë rritur zhvillimin e sektorit të infrastrukturës, duke luajtur një rol të rëndësishëm
në nxitjen ekonomike zhvillimin dhe intensifikimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet zonave të
ndryshme të Shqipërisë.
Rrjeti Shqiptare Kombëtare Rrugor: Rreth 3719 km i gjatë(1198 km rrjeti rrugor primar dhe 2083
km rrugë dytësore). I gjithë rrjeti i rrugëve kryesore dhe 67% e gjatësi totale të rrugëve dytësore
janë rrugë të asfaltuara. Rreth 48% e rrugëve kryesore përshkohen në terren të sheshtë, 56% e
rrugëve dytësore janë vendosur në terren malor.
Dy projekte të rëndësishme në të cilat është përfshirë Shqipëria:
1. Gazsjellësi TAP Trans Adriatik (Projekti TAP).
2. Gazsjellësi Adriatiko-Jonian (Projekti IAP)
Mundësitë e invesimit në sektorin e transportit:
20
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
1. Mirëmbajtja e aksit “ Milot-Rrëshen-Morinë”
2. Shtimi i autostradës “ Tiranë- Durrës”
3. Projekti i “ Rrugës së Arbrit”
4. Projekti i “Rrugës Veri- Jug të Shqipërisë”
Transporti detar
Portet detare në qytetet kryesore: Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Shëngjinit.
Mundësi investimi në porte:
1. Porti i Sarandës
2. Porti i Shëngjinit
Transporti ajror
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza”, është aeroporti i vetëm në funksion në
territorin shqiptar. Aeroporti është i vendosur 18 km në verilindje të Tiranës.
21
Porti i Durrësit
• Më e madhe dhe më e rëndësishme në Shqipëri
• Porta kryesore e Korridorit VIII.
• Mbulon 81.8% të të gjithë transportit detar të vendit
• Kapaciteti Përpunimi prej 4 milion ton në vit.
Porto Romano
I vendosur 6,5 km larg nga qyteti i Durrësit.
Infrastruktura e tij mbështet depozitat bregdetare të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre.
Porti i Vlorës
Porti i dytë më i madh Përdoret për transport pasagjerësh
Porti Petrolifera
Port për transportin e naftës dhe nënpordukteve të saj
Akses në korridorin e VIII Pozicionuar pranë rafinerive greke
dhe italiane.
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
Aeroporti i Kukësit (për ulje emergjence) i pozicionuar në jug të qytetit, 3 km larg, 45 km larg nga
qyteti i Prizrenit dhe 120 km larg nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtinë.
Aeroporti i Sarandës (për ulje emergjence) i pozicionuar 3 km në lindje të qytetit dhe rreth 6 km
larg nga rruga kryesore.
Mundësi investimi: Aeroporti turistik i Jugut Sarandë-Gjirokastër.
Transporti hekurudhor
Rrjeti hekurudhor shqiptar përbëhet nga 441 km të shina në një drejtim. Rrjeti është ndërtuar në
vitet 1946-1986 për të shërbyer industrinë shqiptare dhe lidh disa qytete të rëndësishme, lidhje më e
rëndësishme e udhëtarëve është në linjën Durrës-Tiranë. Për më tepër, ai lidh portin e Durrësit me
zonat industriale dhe të minierave. (AIDA)
Sektori i turizmit
22
Avantazhet:
Pozitë e favorshme gjeografike, klimë sezonale
Pika arkeologjike, historike dhe fetare
Pika trashëgimie botërore të UNESCO-s
Vijë bregdetare e mrekullueshme prej 316 km
Liqene të mrekullueshme Male të larta Laguna dhe plazhe rëre.
Mundësi:
Turizëm detar Ture kulturore Natyrë dhe aventura Sporte dimërore, sporte ajrore,
peshkim, ecje, ngjitje mali, rafting Turizëm shëndeti Kurse golfi
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
2. Origjina e Investimeve të Huaja DirekteInvestimet e huaja direkte janë një burim shumë i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimit
të ekonomisë. Vendet më të favorizuara që të kenë Investime Direkte në Shqipëri janë padyshim
vendet fqinje dhe mbi te gjitha ato të zhvilluara. Gjatë vitit 2013 shteti nga ku e kanë origjinën pjesa
më e madhe e Investimeve të Huaja Direkte në Republikën e Shqipërisë është Greqia me 1.1 miliard
euro ose 31% të totalit. Shtete të tjera me peshë sa i takon Investimeve të Huaja Direkte janë
Austria (11%), Hollanda (10%) dhe Turqia (8%). Interesante paraqitet Italia ku vlera e Investimeve
të Huaja Direkte për vitin 2013 paraqitet negative, çfarë tregon që në vitin 2013 ka investitor që më
parë kanë pasur investime në Shqipëri e që i kanë transferuar investime drejt vendit origjinë apo
vendeve të tjera.
Investimet e Huaja Direkte ndër vite janë sërish në favor të shtetit grek. Në harkun kohor 2007-
2013 IHD në Shqipëri e kanë më së shumti origjinën nga Greqia, investime të cilat kanë ardhur në
rritje nga viti në vit. (Rruci, 2014)
2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013
-600
-300
0
300
600
900
1200
1500
1800
Grafiku 2. Investimet e Huaja Direkte sipas origjinës në Republikën e Shqipërisë 2007 - 2013 (në milionë
EURO)
Austri Gjermania Greqi Italia SHBALiban Turqi Hollandë Ҫeki Të tjera
Burimi: Banka e Shqipërisë
23
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
Kapitulli III
1. Investimet Italiane në Shqipëri Marrëdhëniet në mes të Italisë dhe Shqipërisë ka qenë prej kohësh të forta, intensive dhe të
mbështetura në themele të forta historike, kulturore dhe ekonomike, e ndihmuar kjo edhe nga
afërsia gjeografike. Për Shqipërinë, Italia mbetet një bashkëbisedues i privilegjuar pasi ajo ka qenë
gjithmonë në pararojë të mbështetjes së tranzicionit të Shqipërisë dhe rrugëtimin tonë evropian, ka
qenë donatori i parë dypalësh në njëzet vitet e fundit, është partneri më i madh tregtar, një investitor
i rëndësishëm dhe një vend mikpritës për komunitetin shqiptar jashtë vendit.
Si dëshmi e kësaj lidhje, për të mbështetur gati dy dekada të bashkëpunimit bilateral më 12 shkurt
2010 u nënshkrua në Romë ''Deklarata për Themelimin e një Partneriteti Strategjik'' midis dy
vendeve. Marrëveshja midis dy qeverive qendrën e vëmendjes e ka në shtatë aspekte të rëndësishme
të bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë, pikat të cilat përditësohen rregullisht.
Të dhënat e fundit për shkëmbimin tregtar dhe investimet në vitin 2013 paraqesin një tablo mjaft të
sigurt mbi situatën ekonomike. Sipas të dhënave të fundit për 2013 nga Instituti i Statistikave
(INSTAT), vëllimi i përgjithshëm i shkëmbimit tregtar për Shqipërinë arriti në 5.4 miliardë euro,
2.7% më shumë krahasuar me vitin 2012. Deficiti tregtar është ulur deri në 1,9 miliardë euro (-14%
në krahasim me vitin 2012), në sajë të rënies së të lehtë të importeve (-2%) dhe rritjen e eksporteve
(+ 16%). Furnizuesit kryesorë janë: Italia (33.2%), Greqia (8.9%) dhe Kina (6.8%). Klientët
kryesorë janë: Italia (46.3%), Spanja (9.8%) dhe Kosova (6.6%). Vendet e Bashkimit Evropian
(BE) zënë 68% të tregut. Pas Italisë, partneri më i madh tregtar me 37,47% të tregut total, janë
Greqia (7.05%), Kina (6.11%), Turqia (5.53%) , Gjermania (5.20%) dhe Spanja (4.22%). Të dhënat
për gjysmën e parë të vitit 2014 konfirmojnë këto trende, me një rritje të përgjithshme të vëllimit të
tregtisë prej 10.3% krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2013. (Ambasciata d'Italia a Tirana, 2015)
Grafiku 3. Eksport – Importet ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë nga viti 2007-2014 (në milionë
EURO)
24
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 20140
500
1000
1500
2000
2500
815.076 948.389 849.166 976.9051183.5 1211.31 1215.3 1175.021
535.167556.719
409.358
596.111
748.382 783.202813.924999999999950.872
EksportetImportet
Burimi: Banka e Shqipërisë dhe INSTAT
Në periudhën 2000-2013 stoku i IHD në Shqipëri ka tejkaluar 4.4 miliardë euro. Në vitin 2013
fluksi i IHD-ve në vend ka arritur në një total prej 897.8 milionë euro, një rritje prej 36.4%
krahasuar me vitin 2012, duke shënuar një ndryshim të tendencës në krahasim me dy vitet e fundit,
kur kjo rrjedhë kishte pësuar një rënie. Mbi 50% e vëllimit të IHD-ve në Shqipëri përfaqësohet nga
investimet në shërbime, transport, komunikacionit dhe sistemit bankar.
2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013
-200
-100
0
100
200
300
400
500
220.1
321.46 347.86
386.789999999999
427.36
124.77
-132.82
Grafiku 4. Fluksi i IHD-ve italiane në Shqipëri (në milionë EURO)
Burimi: Banka e Shqipërisë
25
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
Ekonomia shqiptare ofron perspektiva të rëndësishme për kompanitë italiane, veçanërisht në
sektorin e energjisë, ku investimet potenciale italiane arritën rreth 3 miliard euro. Shqipëria është
një vend i pajisur me një potencial të madh hidroenergjetik, vlerësuar në 2000-2500 MW e dyta në
Evropë vetëm pas Norvegjisë dhe Zvicrës. Megjithatë, ka paqartësi në sektorin e energjisë, e nxitur
kryesisht nga paqëndrueshmëria ekstreme në çmimet e energjisë dhe situatën e rëndë financiare e
entit të prodhimit të energjisë elektrike KESH-it, i cili ka mbledhur kohët e fundit borxhe të mëdha
për prodhuesit vendas (duke përfshirë edhe kompanitë italiane). Vendimtare në këtë drejtim duhet të
jetë angazhimi i qeverisë shqiptare për të siguruar industrisë kushtet e sigurisë dhe stabilitetit,
elemente thelbësore për zhvillimi të njëjtë dhe prani të investitorëve të huaj. (Info Mercati Esteri,
2015)
2. Përse investitorët Italianë zgjedhin Shqipërinë?1. Vendndodhja strategjike në qendër të Mesdheut dhe afërsia me tregjet e vendeve të
Ballkanit.
E vendosur në juglindje të kontinentit evropian dhe në jugperëndim të Gadishullit Ballkanik,
Shqipëria ka pozicionimin strategjik në afërsi me tregjet e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit, që e
bën atë më tërheqëse nga pikëpamja e ekonomike dhe tregtare. Portet e Durrësit dhe Vlorës janë
ndër më të rëndësishmit në Ballkan, dhe pikat e hyrjes në Korridorin VIII. Afërsia me Italinë është
një pikë e fortë për zhvillimin e tregtisë dhe marrëdhënieve ekonomike ndërmjet vendeve, Italia
është ndër partnerët kryesor tregtar dhe investitor kryesor për numrin e firmave.
2. Elasticiteti i ekonomisë dhe pajtueshmërinë e sistemit shqiptar me atë italian të prodhimit
Ekonomia shqiptare ka vuajtur nga kriza ekonomike globale, por ka arritur të ruajë ritme pozitive
rritjeje edhe në vitet e fundit (+ 1.4% në 2012 dhe + 0.48% në vitin 2013). Përveç kësaj, Shqipëria
ka një sistem të prodhimit të ngjashme me atë italian, bazuar kryesisht në ndërmarrjet e vogla dhe të
mesme. Pajtueshmërinë e dy sistemeve është një element që tërheq flukset e investimeve nga Italia
në një kontekst të rritjes pozitive.
3. Shpërndarja e punës me kosto të ulët
26
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
Në funksion të rritjes së përdorimit të burimeve të jashtme nga shumë kompani, si një strategji për
reduktimin e kostove Shqipëria vjen si një destinacion shumë konkurues për shkak të pranisë dhe
shpërndarjes së punës së kualifikuar, me kosto të ulët (të ardhurat mesatare mujore në të gjitha
kategoritë e profesioneve është në fakt e barabartë me 425 euro dhe kostoja e punës është vlerësuar
në rreth një e treta më e ulët se ajo në fuqi në shumicën e vendeve të Evropës Lindore dhe
Ballkanit).
4. Përhapja e gjuhës italiane në mes të popullsisë vendase
Shqipëria është ndër vendet e rajonit të Ballkanit që është më e hapur ndaj kulturës italiane, siç
dëshmohet nga përhapja e njohurive të italisht në mesin e popullsisë. Përhapja e gjuhës, por edhe
modele të kulturës dhe konsumit italian janë një vlerë e shtuar e fortë dhe që e bëjnë Shqipërinë
tërheqëse për investitorët italianë.
5. Tatimi i përgjithshëm i favorshëm
Deri në vitin 2013 ka pasur një taksë të sheshtë prej 10% mbi të gjitha të ardhurat. Nga 01.01.2014
Qeveria është rikthyer taksimin progresiv, me 3 grupe për të ardhurat personale: asnjë taksë për të
ardhurat deri në 30.000 lekë në muaj; nga 30,001 në 130,000 lekë norma e taksimit është 13% për
pjesën që kalon 30,000 lekë; nga 130,001 norma e tatimit është 23% për pjesën që tejkalon 130,000
lekë. Mbi aktivitetet e biznesit, nga 01.01.2014 norma e tatimit është 15% për ndërmarrjet e mëdha
dhe 7.5% për biznesin e vogël. (Info Mercati Esteri, 2015)
3. Struktura e invesimeve italiane në Shqipëri Ka rreth 400 kompani italiane në Shqipëri ndërmjet tyre dy banka të mëdha Intesa-San Paolo dhe
Banka Veneto, disa grupe të mesme dhe të mëdha në sektorin e çimetos, ushqimor dhe të energjisë,
si Italcementi, Colacem, Coca-Cola (e kontrolluar 72% nga italianët), Conad, Grupi Sol dhe Pir.
Ambasadori italian në Shqipëri përmend pesë pika kryesore pse italianët duhet të investojnë në
Shqipëri për Shqiptari.net ndër të cilat:
27
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
Kosto e krahut të punës që është rreth 250 euro në muaj për punëtor
Taksimi i ulët, aplikohet një taksë e sheshtë prej 15%
Është afër më Italinë
Italishtja është e folur gjërësisht
Kosto e transportit në drejtim të Italisë janë të reduktuara (Balduzzi, 2015)
Industria e prodhimit paraqitet si një industri lider në Shqipëri nga ku Italia është destinacion për
rreth 90% të prodhimit të kësaj industrie. Prodhimi i tekstileve dhe veshjeve është burimi kryesor i
punësimit në sektorin e prodhimit. Shumë kompani italiane që veprojnë në Shqipëri për më shumë
se një dekadë vazhdojnë të shohin rritjen e punës me një rritje pasuese në numrin e punëtorëve të
punësuar. Shqipëria është një nga prodhuesit kryesorë të këpucëve dhe lëkurës. Eksportet shqiptare
të këpucëve janë dyfishuar vitet e fundit. Këpucët shqiptare dhe eksportet e lëkurës janë në rritje
çdo vit. Shqipëria është eksportuesi i dytë më i madh i këpucëve në Itali dhe është gjithashtu vendi
ideal për eksport në tregjet e italiane, evropiane dhe të Ballkanit. (Business Guide Albania 2014,
2014)
Figura 3. Investimet Italiane në Shqipëri sipas sektorit në vitet e fundit
Sipas Revistës Monitor në artikullin e saj “100 punëdhënësit më të mëdhenj në vend: ekonomia e
fasonit dhe call center” janë pikërisht këta dy sektorë që mbulojnë punësimin e një pjese të madhe
të popullsisë shqiptare. Sipas INSTAT tekstilet dhe këpucët punësojnë në total 31 mijë persona apo
rreth 9% të totalit të të punësuarve. Ky sektor ka shënuar ecuri pozitive edhe në 2014 pasi kishim
28
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
edhe një zgjerim të eksporteve çka pasqyronte interesin e investitorëve. Nga lista e 100
punëdhënësve më të mëdhenj 24 janë kompani që veprojnë në fushën e tekstileve dhe këpucëve.
12 sipërmarrje nga 100 më të mëdhatë janë të
përqëndruar në sektorin Call Center dhe punësojnë
9500 persona. Të dhënat e bilanceve për dy kompanitë
më të mëdha Income Data Service (IDS) dhe AlbaCall
flasim për zgjerim të qarkullimit vjetor me ritme
dyshifrore, mbi 50%.
Për Intercom Data Service (IDS), kompania më e
madhe call center në vend, 2013-a ka qenë një vit i
mbarë. Qarkullimi vjetor i kompanisë, sipas bilanceve
të dorëzuara, ishte 2.56 miliardë lekë (rreth 18 milionë
euro), me një zgjerim vjetor prej 71%. Fitimi u
dyfishua, nga 322 milionë lekë në vitin 2012, në 690
milionë lekë (para tatimit). Norma e fitimit të
kompanisë është rritur në 27% në 2013, nga 21.5% një
vit më parë (para taksave). Kosto e punës
(paga+sigurime shoqërore) zinin 70% të totalit të shpenzimeve në 2013-n.
Edhe Albacall realizoi një xhiro prej 2.25 miliardë lekësh (rreth 16 milionë euro) në 2013-n, me një
rritje prej 60% në raport me një vit më parë. Fitimi u dyfishua nga 318 milionë lekë në 2012-n, në
605 milionë lekë në 2013-n, sipas bilancit të dorëzuar. Kosto e forcës punëtore përbënte 76% të
totalit të shpenzimevetë Albacall. Edhe kjo sipërmarrje call center pa një rritje të normës së fitimit
(para taksave) në rreth 27% në 2013-n, nga 22.6% një vit më parë. (Liperi, 2015)
29
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
Kapitulli IV
1. Konkluzione Investimet e Huaja Direkte sjellin impakte të ndryshme për ekonominë e një vendi, në rastin
e Shqipërisë ka pasur avantazhe pozitive sidomos në aspektin e rritjes së punësimit.
Të rëndësishme janë edhe liritë ekonomike ndër të cilat më e veçanta në rastin e Shqipërisë
është Liria e Biznesit dhe lehtësirat që i janë krijuar kompanive me kapital të huaj dhe
vendas njëkohësisht.
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri kanë origjinë të ndryshme, por jo shumë të
luhatshme nga ku pjesa kryesore e fluksit të tyre vjen nga vendet e BE-së dhe vendet fqinje
Greqi dhe Itali.
Pjesa kryesore e IHD-ve janë orjentuar në tregti, industri përpunuese, ndërtim dhe transport.
IHD-t që orjentohen në tregti janë përgjithësisht për Import – Eksport.
Niveli i IHD-ve në dy dekadat e fundit ka pasur luhatjet e veta, por në tërësi shihet një
tendencë në rritje për këto lloj aktivitetesh, kjo për shkak të klimës së biznesit që ofron
Shqipëria dhe politikave që kanë favorizuar investitorët e huaj.
Italia paraqitet si një partner i besuar i Shqipërisë si në fushën e investimeve poashtu edhe në
atë të shkëmbimit tregtar. Me 400 kompanitë e saj në territorin shqiptar ajo përpiqet që të
shfrytëzojë avantazhet e shumta që Shqipëria ofron.
Dy fushat kryesore në të cilat paraqitet e fortë prania italiane në Shqipëri është industria
fasone dhe call center që mbajnë peshën e punësimit të një përqindjeje të lartë të punonjësve
shqiptar.
30
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
2. RekomandimeLira e të drejtës së pronësisë që rrjedh nga problemet e tregut të pronës që ka pasur dhe
vazhdon të këtë Shqipëria është një çështje që kërkon zgjidhje.
Sektori i bujqësisë paraqitet si një sektor që ka një shpërndarje të ulët të IHD-ve dhe kjo për
shkak të problemeve që ka ky sektor si ato të pronësisë, tokave të shkretëtuara dhe
rehabilitimit e transformimit të tokave bujqësore.
Ka nevojë për reforma në zbatimin e legjislacionit, mbledhjes së taksave, rimbursimit të
TVSH dhe uljen e burokracisë.
Problemet e natyrës doganore procedurat janë ende të ngadalt dhe të rënda. Aplikimi i
tarifave uniformë ende nuk është zbatuar bazuar në kritere të objektivitetit.
Pamjaftueshmëri në në administrimin publik. Pavarësisht reformave të ndërmarra në nivelin
lokal, administrimi publik mbetet e pamjaftueshme dhe e paplotë. Sinjalizohen vonesat e
shpeshta në procedurat administrative, përfshire edhe dhënia e licensave operatorëve
ekonomikë, dhe një korrupsion i përhapur në të gjithë hallkat e strukturës administrative
lokale.
Siguria ligjore dhe zbatimi i vendimeve detyruese, mosrespektimi i ligjit ose mungesa e
aplikimit të tij nuk e favorizojnë klimën e investimeve.
Ndotja, mungesa e vetëdijes për çështjet e industrisë dhe mungesa pothuajse totale e
standardeve mjedisore në të gjithë sektorët.
31
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Rasti i investimeve Italiane
Emanuela Cani
BibliografiaAIDA, A. I. Albania Calls, Invest in Albania.
Balduzzi, G. (2015, 06 22). Termometro politico. Tratto il giorno 09 15, 2015 da L’economia albanese nuovo eldorado per l’Italia che fugge dalla crisi: http://www.termometropolitico.it/1178787_leconomia-albanese-nuovo-eldorado-per-litalia-che-fugge-dalla-crisi.html
BB, B. B. (2015). World Bank. Tratto il giorno 09 19, 2015 da What is the difference between Foreign Direct Investment (FDI) net inflows and net outflows?: https://datahelpdesk.worldbank.org/knowledgebase/articles/114954-what-is-the-difference-between-foreign-direct-inve
IMF, I. M. (2011). Balance of Payment Manual.
INSTAT, I. i. (2015). Instituti i Statistikave . Tratto da www.instat.gov.al
Internazionale, M. d. (2015). Info Mercati Esteri. Tratto il giorno 06 10, 2015 da Info Mercati Esteri, Albania: http://www.infomercatiesteri.it/paese.php?id_paesi=57#slider-5
Liperi, O. (2015). 100 punëdhënësit më të mëdhenj në vend; ekonomia e fasonit dhe call center. Monitor .
Mallampally, P., & Sauvant P., K. (1999, 03). International Moneaty Fund. Tratto il giorno 09 19, 2015 da Foreign Direct Investment in Developing Countries: http://www.imf.org/external/pubs/ft/fandd/1999/03/mallampa.htm
OECD. (2008). Foreign direct investment statistics, Explanatory notes.
OECD. (2008). OECD Benchmark Definition of Foreign Direct Investment FOURTH EDITION 2008. In OECD, OECD Benchmark Definition of Foreign Direct Investment FOURTH EDITION 2008 (p. 14-17, ). OECD publications.
Partners, T. &. (2014). Business Guide Albania 2014.
Rruci, G. (2014, 07 17). Open.data.al. Tratto il giorno 08 19, 2015 da Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri Sipas Shtetit të Origjinës 2013: http://open.data.al/sq/lajme/lajm/lang/sq/id/1259/Investimet-e-Huaja-Direkte-ne-Shqiperi-Sipas-Shtetit-te-Origjines-2013
Shqipëris, B. e. (2015). BSH, Banka e Shqipërisë. Tratto da www.bankofalbania.org
Tirana, A. d. (2015). Ambasciata d'Italia a Tirana. Tratto il giorno 09 12, 2015 da Italia-Albania: cooperazione politica: http://www.ambtirana.esteri.it/Ambasciata_Tirana/Menu/I_rapporti_bilaterali/Cooperazione_politica/
UNCTAD. (2011). Investment promotion handbook for diplomats. New York, Geneva: United nations Publications .
32