gjuhë të ndryshme

20
Gjuhë të ndryshme

Upload: unicefmk

Post on 22-Jul-2016

259 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

Albanian language book 8 from the “Druzinata MELA” early childhood education picture book series

TRANSCRIPT

Page 1: Gjuhë të ndryshme

Gjuhë të ndryshme

Page 2: Gjuhë të ndryshme
Page 3: Gjuhë të ndryshme

Gjuhë të ndryshme

Page 4: Gjuhë të ndryshme

Tregime me figura është përgatitur nga Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhje të

konflikteve në kuadër të programit “Futja e respektimit të dallimeve dhe multikulturalizmit në

zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Maqedoni” të Ministrisë për punë dhe politik sociale dhe

UNICEF-it, financuar nga ambasada Britanike në Shkup.

Përmbajtja e këtij materijali nuk pasqyronë domosdoshmërisht qëndrimin apo mendimet e

Ambasadës Britanike në Shkup.

Page 5: Gjuhë të ndryshme

Gjuhë të ndryshmeAutor i tekstit: Renata Dedova

Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska

Page 6: Gjuhë të ndryshme

Pas disa ditësh Ana e kishte ditëlindjen. Ajo mbushte 10 vjet. Kjo gjë i kishte vënë në merak Markon, Luanin dhe Enisën. Gjithë të tjerët e kishin pasur më herët ditëlindjen, ndaj u gëzuan që erdhi sërish një rast për të festuar. Po edhe Ana u kishte thënë se kjo ditëlindje ishte e veçantë për të, sepse për herë të parë numrin e vjetëve do ta kishte me dy shifra – me 1 dhe 0, të cilat kur shkruhen së bashku japin numrin 10.

Kurdoherë që mbeteshin vetë, pa Anën, tre anëtarët e tjerë të shoqërisë MELA (siç e quanin atë fëmijët sipas shkronjave me të cilat fillonin emrat e tyre) bënin plane lidhur me dhuratën që do t’i çonin: ata kishin bërë një pemë të madhe prej kartuçi për ta vendosur Ana te dhoma e saj. Për ta jetësuar këtë ide, ata patën edhe ndihmën e prindërve. Kur e përfunduan pemën dhuratë, për disa ditë e mbajtën fshehur te banesa e Enisës në mënyrë që befasinë të mos e zbulonte Ana para kohe. A thua ç’i duhej gjithë ajo pemë? Kishte një kohë të gjatë që Ana ishte shprehur se dëshironte të bëjë disa ndryshime në dhomën e saj. Shokët e saj menduan se ishte ide e mirë që së pari ta vendoste këtë pemë, kurse pastaj të varte në të fotografi të ndryshme. Po kështu ata bënë edhe zgjedhjen e disa fotove ku ishin të përfshirë të katër fëmijët duke luajtur lojëra të ndryshme!

4

Page 7: Gjuhë të ndryshme

5

Page 8: Gjuhë të ndryshme

Ja ku erdhi edhe ditëlindja e Anës! Edhe këtë ditë fëmijët e shoqërisë MELA u kthyen së bashku nga shkolla duke u ngutur të arrijnë sa më parë në shtëpi që të kenë kohë të përgatiten për të festuar.

Pak para se të niseshin për te Ana, Markoja dhe Luani shkuan te Enisa që së bashku ta merrnin e ta dërgonin dhuratën te Ana. Ata morën pemën prej kartuçi dhe dalëngadalë mbërritën te porta e banesës së Anës.

Që të tre së bashku shtypën butonin e ziles. Pas pak Ana hapi derën dhe kur i pa i shndriti fytyra nga gëzimi i madh. Ajo filloi ta shtrëngojë secilin në përqafim. Pastaj shokët ia dhuruan pemën. Ana kishte mbetur shumë e befasuar se si kishin mundur ta bënin dhe ta ruanin dhuratën kaq tinëzisht dhe ajo të mos i hetonte fare.

6

Page 9: Gjuhë të ndryshme

7

Page 10: Gjuhë të ndryshme

Meqë Ana deshi ta vendosnin menjëherë pemën te dhoma e saj, të gjithë shkuan atje për të ndihmuar. Kur hynë te dhoma, atje takuan një shoqe tjetër të Anës. Ajo ishte një shoqe me të cilën Markoja dhe Ana kishin qenë fqinj të parë para se të shpërnguleshin te ndërtesa ku jetonin tani. Atëherë Ana dhe ajo kishin qenë shoqe shumë të ngushta, por qëkur u largua rrallë tako-heshin – vetëm për ditëlindje, por me telefon bisedonin shpesh.

Enisa e njihte këtë vajzë që nga ditëlindja tjetër, prandaj e përshëndeti me dorë dhe i tha: “Sastipe!”. Në të njëjtën mënyrë ia ktheu përshëndetjen edhe ajo. Vetëm Luani e shihte për së pari herë këtë vajzë, pasi ditëlindjen e kaluar ai kishte qenë për vizitë te gjyshi dhe s’kishte marrë pjesë në festë. Luani iu afrua asaj dhe i tha: “Zdravo!”. Po vajza buzëqeshi dhe nuk ia ktheu përgjigjen, por filloi të pëshpëriste diçka me Markon. Kjo gjë paksa ia ngriti nervat Luanit – ç’është kjo pëshpëritje para shokësh, mendoi me vete, po nuk tha asgjë. Pastaj vajza sërish buzëqeshi dhe iu drejtua Luanit me përshëndetjen: “Tungjatjeta!”. Luani u çudit fare: “Ti shumë shpejt po e mësuake gjuhën shqipe! Unë ty ‘Zdravo!’, e ti mua ‘Tungjatjeta!”, kurse pastaj ia priti Markos: “Po t’i qenke i prerë tamam për mësues! Për një minutë do t’ua mësosh të gjitha gjërat fëmijëve!”

Luani zuri vend pranë kësaj vajze dhe i tha: “Jas sum Luan. Kako se vikash?”. Vajza iu përgjigj se emrin e kishte Maja, kurse pastaj vazhdoi t’i thoshte se Ana i kishte treguar për të shumë gjëra. Çdo herë kur flet me telefon me të, Ana i rrëfen çfarë bëjnë me anëtarët e tjerë të shoqërisë. Luanit i erdhi mirë për ato që dëgjoi, prandaj i tha: “Natyrisht, ne jemi bashkë çdo ditë. Një ditë po s’u pamë, ne mendojmë se kushedi sa kohë ka kaluar nga dita e fundit kur kemi luajtur së bashku!”

8

Page 11: Gjuhë të ndryshme

9

Page 12: Gjuhë të ndryshme

Ndërkohë të gjithë filluan të ndihmonin për të ngjitur pemën në mur, po kështu u ngritën edhe Luani e Maja. Kur u desh të ngjitej dega më e lartë, Luani mori për sipër të hipte mbi kar-rige për ta mbërritur. Por, sapo u ngjit, menjëherë u tulat dhe ra në dysheme. Maja iu ndodh afër dhe e pyeti: “Kako si?”, kurse Luani provonte a mund të lëvizte duar e këmbë. Kur ia doli të ngrihej pa vështirësi, ai ia ktheu përgjigjen: “Dobro!”, se vërtet ai ndihej mirë dhe s’i dhembte askund. Pastaj kërkoi nga të tjerët t’i mbanin karrigen dhe sërish u ngjit lart dhe e ngjiti degën më të sipërme.

10

Page 13: Gjuhë të ndryshme

11

Page 14: Gjuhë të ndryshme

12

Kur e pa pemën të vendosur si duhet në dhomën e saj, Ana i përqafoi edhe një herë të gjithë. Asaj i pëlqeu shumë që ishin kujtuar vetë të bëjnë diçka për të. Pastaj u kthye nga Maja dhe asaj i tha: “Maja, të lutem sa më parë të më japësh një fotografi për ta ngjitur këtu!” Kurse Maja iu përgjigj: “Tashmë e di cilën foto! Ta sjell atë ku kemi dalë ne dyja kur ishim shumë të vogla dhe bënim ëmbëlsira prej balte! A të kujtohet me sa qejf e bënim këtë lojë?”. Ana qeshi një herë pastaj iu përgjigj: “Ah, si nuk më kujtohet?! Pasi i bënim ëmbëlsirat, sipër u vinim gjethe trëndafilash për t’i zbukuruar. Ato dukeshin aq të goditura saqë më vinte shumë keq që vërtet s’mund të provoja të ha pak prej tyre!”

Page 15: Gjuhë të ndryshme

13

Page 16: Gjuhë të ndryshme

14

Pastaj radhën e kishin një sërë lojërash, kurse më vonë edhe të shuhen qirinjtë rreth tortës. Ana shprehu dëshirën që torta të vendosej te tavolina para pemës së re. Pas kësaj të gjithë fëmijët e rrethuan tortën dhe filluan të këndojnë: “Gëzuar ditëlindja!”. Sa mbaroi kënga, Ana tha: “Tani e di se duhet të m’i hiqni veshët 10 herë. Po, e dini çka, nëse m’i hiqni të gjithë një nga një, druaj se deri nesër veshët e mi do të bëhen sa të elefantit. A ka mundësi që në vend të kësaj njëri të m’i heqë veshët, kurse të tjerët të numërojnë?” Këtë ide e pranuan të gjithë. Kështu, vendosën që Luani t’i hiqte veshët, ndërsa të tjerët të numëronin njëzëri: “Eden, dva, tri, çetiri, pet, shest, sedum, osum, devet, deset!”. Ndërkaq Ana e mendoi një dëshirë dhe i fryu qirinjtë njëherazi, kurse fëmijët filluan të duartrokasin.

Mandej hëngrën të gjithë nga një pjesë torte dhe vazhduan edhe disa lojëra derisa u bë vonë. Kur erdhën ta marrin prindërit dhe u ngrit të shkonte Maja, të gjithë anëtarët e shoqërisë MELA dolën në korridor dhe e përqafuan fort. Me të vërtetë u kënaqën duke luajtur me të së bashku. Luani tha se po të jetonte Maja më afër tyre, sigurisht edhe atë do ta bënin anëtare të shoqërisë së tyre. Më në fund, Maja u kthye nga fëmijët dhe duke ua bërë me dorë, u tha: “Prijatno!”. Përshëndetjen asaj Luani ia ktheu me: “Mirupafshim!”, kurse Enisa me: “XhiDikibe!”.

Page 17: Gjuhë të ndryshme

15

Page 18: Gjuhë të ndryshme

Botues: UNICEF

Për botuesin: Nora Shabani

Redaktor: Violeta Petroska-Beshka

Autor i tekstit: Renata Dedova

Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu

Ilustrues: Rumena Najçevska

Dizajni: KOMA

CIP - Каталогизација во публикацијаНационална и универзитетска библиотека "Св. Климент Охридски", Скопје 821.163.3-93-32(084.11) DEDOVA, Renata Gjuhë të ndryshme / [Autor i tekstit Renata Dedova ; përkthimi dheadaptimi në gjuhën shqipe Vehbi Kadriu ; ilustrues Rumena Najçevska].- Shkup : Zyra e UNICEF-it, 2015. - 20 стр. : илустр. ; 27x22 см. - (Shoqëria MELA) ISBN 978-9989-116-77-3 (ед.)ISBN 978-9989-116-93-3 (кн.)1. Najçevska, Rumena [илустратор] COBISS.MK-ID 98853386

Të gjitha të drejtat për botim të këtij libri me ilustrime i ka � UNICEF 2015

Page 19: Gjuhë të ndryshme

Shoqëria MELA

Gjyshi i verbër

Hirushi

Bajrami

Syzet e Enisës

Garat e shkollës

Andreja dhe macja e vogël

Shëngjergji

Gjuha e Sarës

Gjuhë të ndryshme

Ndodhitë e Enisës

Loja me hije

Markoja në karrocë

Familje të ndryshme

Dasma

Pashkët

Si për vajzat, si për djemtë

Pitër Pani

Flluska sapuni

Të gjitha Tregimet

me figura Shoqëria

MELA

Page 20: Gjuhë të ndryshme