gjuha shqipe -...

15
GJUHA SHQIPE NIVELI I MESËM PËR SHKOLLËN 9-VJEÇARE

Upload: others

Post on 01-Nov-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

GJUHA SHQIPE

NIVELI I MESËM PËR SHKOLLËN 9-VJEÇARE

Επιχειρησιακό Πρόγραμμα Εκπαίδευση και Δια Βίου Μάθηση (ΕΣΠΑ 2007-2013) Πράξη: «Εκπαίδευση Αλλοδαπών και Παλιννοστούντων Μαθητών»

Επιστημονική Υπεύθυνη Έργου Καθ. Άννα Αναστασιάδη-Συμεωνίδη, Καθηγήτρια Γλωσσολογίας, Τμήμα Φιλολογίας, Α.Π.Θ. Επιστημονική Υπεύθυνη Δράσης 5 «Ενίσχυση της μητρικής γλώσσας των μαθητών» Ρεβυθιάδου Ανθή, Επίκουρη Καθηγήτρια Γλωσσολογίας, Τμήμα Φιλολογίας, Α.Π.Θ.

Επιστημονικός Υπεύθυνος Υποδράσης 5.2. «Σύγκριση γλωσσών και παραγωγή γλωσσοδιδακτικού υλικού» Σπυρόπουλος Βασίλης, Λέκτορας Γλωσσολογίας, Τμήμα Φιλολογίας, Ε.Κ.Π.Α

ΑΡΙΣΤΟΤΕΛΕΙΟ ΠΑΝΕΠΙΣΤΗΜΙΟ ΘΕΣΣΑΛΟΝΙΚΗΣ

ΓΛΩΣΣΟΔΙΔΑΚΤΙΚΟ ΥΛΙΚΟ ΓΙΑ ΤΗΝ ΑΛΒΑΝΙΚΗ ΣΥΓΓΡΑΦΙΚΗ ΟΜΑΔΑ Αμαλία Ρόντου Ευαγγελία Μεχίλλη ΒΟΗΘΟΣ Ελένη-Κλέλια Χαϊμέλη ΕΠΙΜΕΛΕΙΑ-ΣΥΜΒΟΥΛΕΥΤΙΚΗ Μαρία Σουκαλοπούλου (Γλωσσολόγος, Παιδαγωγός)

RUBRIKAT MËSIMORE

FLASIM

NJOHIM GJUHËN TONË

LEXOJMË

SHKRUAJMË

Οι εικόνες του υλικού έχουν αντληθεί από το google εικόνες και είναι προσωρινές. Στην τελική φάση επεξεργασίας του γλωσσοδιδακτικού υλικού, θα γίνει επαγγελματική μορφοποίηση του υλικού και φυσικά θα αντικατασταθούν.

Mësimi 3

1. Është Dita e Nënës. Lexoni dhe diskutoni me shokët dhe shoqet e klasës tuaj esenë që fitoi çmimin e parë në konkursin me temë «Gruaja më e Rëndësishme e Jetës Sime."

Flisni për nënën tuaj.

Flisni rreth kësaj eseje, çfarë ndjenjash ju lë ajo ?

Në fletoren ku ti

shkruanE duam lumturinë

Nënat janë pranë nesh në çdo hap të jetës.

Tregoni raste kur ju është dashur këshilla e saj.

2. Lexoni strofat e një kënge të mrekullueshme për nënën. Shikoni fjalorin në vazhdim dhe përgjigjuni pyetjeve. Ju mund ta gjeni këngën në faqen http://www.youtube.com/watch?v=DLTaD-urf3g dhe mësoni ta këndoni.

E duam lumturinë Kur një zog, një pëllumb ne shikojmë duam krahë si ata të fluturojmë, zemra jonë tik e tak kur troket me zemrat flet.

Në çdo stinë kudo janë pranverojnë dhe në sy ata mbajnë jetën tonë, dashurinë, lumturinë e pafund me ëndrra shumë.

Janë një botë me ëndrra janë të vegjël shumë, mos lëndoni nënat syrin e pagjumë. Të gjitha do t’i dhuroja kaq të lumtur t’i shikoja dhe fëmijët në gjithë globin anembanë.

Mos ja u prishni lumturinë mos ja u prekni dashurinë, askërkush mos ta provojë se nënat s’ju lejojnë.

Mësimi 3

Fjala nënë kudo në botë zgjon në zemra dashurinë. Mirëmëngjes jetës i thotë se nëna lind njerinë. Kjo dorë që e tundi djepin gjithë botën e sundon.

Mos ja u prishni ëndrrat janë të vegjël shumë, mos lëndoni nënat syrin e pagjumë.

Të gjitha do t’i dhuroja kaq të lumtur t’i shikoja dhe fëmijët në gjithë globin anembanë.

Mos ja u prishni lumturinë mos ja u prekni dashurinë, askërkush mos ta provojë se nënat s’ju lejojnë.

Fjala nënë kudo në botë zgjon në zemra dashurinë. Mirëmëngjes jetës i thotë se nëna lind njerinë. Kjo dorë që e tundi djepin gjithë botën e gëzon.

1988, Festivali i 27 i Këngës

Kënduar nga Parashqevi Simaku

Muzika: Pirro Çako,

Teksti: Agim Doçi

http://www.youtube.com/watch?v=DLTaD-urf3g

Në fletoren ku ti

shkruanE duam lumturinë

Fjalor

pëllumb,-i m. Shpend me krahë të shkurtër, simbol i i butësisë, pastërtisë, paqes; përdoret me shumë kuptime të figurshme p.sh. pëllumbi i nënës; je si pëllumb.

krah,-u m. gjymtyrë e trupit të njeriut ose e shpendëve, shërben për të fluturuar; përdoret me kuptim të figurshëm: 1. përkrahja që i jepet dikujt: e kam krahun e djathtë; 2. harroj; nuk e kujtoj më dikë: e hodhi prapa krahëve; 3. e braktisi: i ktheu krahët dhe iku; 4. gëzohem, lumturohem: u bëra me krahë; etj.

lumturi,- a e. ndjenja dhe gjendja e atij që është i lumtur: p.sh. lumturi familjare; lumturi e pafund; etj.

lëndoj, f. ova, uar plagos dikë i lë shenjë në trup (njeri ose kafshë). Përdoret me kuptim të figurshëm 1. prek dikë ose e fyej:i lëndoi zemrën; është lënduar nga jeta.

zgjoj, f. ova,uar ngre dikë nga gjumi p.sh. e zgjoi në mesnatë. Përdoret me kuptim të figurshëm: e sjell në vete, e përmend nga një gjendje; ia zgjoi mendjen; zgjoj kureshtjen.

tund, f.–a, ur lëviz dikë disa herë: p.sh. e tunda të zgjohet; tundi dorën në ajër; përdoret me kuptim të figurshëm: nuk lëviz nga mendimi ose pozicioni; nuk u tund nga vendi ; tund e mos e shkund.

djep,-i . m shtrat dërrase për foshnja me formë të tillë që të tundet lehtë: p.sh. djep i gdhëndur me dorë; përdoret me kuptim të figurshëm:1. e la jetim të vogël; e la në djep( të vogël);2. brez pas brezi; djep pas djepi.

sundoj, f.ova, uar mbaj nën pushtet një vend: p.sh. ka fuqi të plotë: botën e sundon etj

lind, f. a,ur dal në jetë nga trupi i nënës, nis jetoj:p.sh. lindi djalë; përdoret në kuptim të figurshëm: 1. shpëtoj nga diçka;. linda edhe një herë, 2. fillon: lindi një lagje e re, i lindi një mendim etj

Mësimi 3

Α) Kuptojmë përmbajtjen

(1). Kujt i këndohet kënga?

(2). Me kë i krahason autori fëmijët?

(3). Çfarë nuk lejojnë nënat t’ u preket fëmijëve?

(4). Si e kuptoni shprehjen e autorit "janë një botë me ëndrra"?

Β) Komentoni strofën

Të gjitha do t’i dhuroja kaq të lumtur t’i shikoja dhe fëmijët në gjithë globin anembanë.

C) Detyrë

Jepni dhe ju disa mendime të cilat do të shërbenin në përmirësimin e lumturisë së fëmijëve kudo në botë.

A rriten dhe shkollohen në të njëjtën mënyrë fëmijët në të gjithë globin?

3. Emri -njohuri të përgjithshme për emrin

Emra të përgjithshëm e të përveçëm Emra frymorë dhe jofrymorë Emra konkretë dhe abstraktë Emra përmbledhës Emrat e lëndës Emrat e numërueshëm dhe të panumërueshëm Emra me nyjë të përparme.

Në fletoren ku ti

shkruanE duam lumturinë

Fjalët që tregojnë qenie të gjalla, objekte materiale, veprime dhe cilësi, janë emra.

- qenie të gjalla: djalë, burrë, nënë, fëmijë, Artani, lepur, zog, pëllumb

- objekte materiale: laps, letër, djep,fletore, çantë, karrige, stadium

- veprime: pastrim, punim, fluturim, vizatim - cilësi: ashpërsi, burrëri, trimëri, lumturi, gëzim

Emrat: djalë, nënë, zog, laps, fletore, tregojnë sende ose qenie të të njëjtit lloj. Këta emra quhen të përgjithshëm.

Emrat: Artani, Tirana, Korça, Muzeu Historik Kombëtar, tregojnë sende ose qenie të vetme. Këta emra quhen të përveçëm.

Kujdes! Emrat e përveçëm shkruhen me shkronjë të madhe.

Emrat: pëllumb, zog, djalë, vajzë, motër, vëlla, qen, mace, maçok, (tregojnë njerëz, kafshë), janë emra frymorë. Emrat frymorë ndryshojnë gjininë sipas seksit të personit ose të kafshës: artist- artiste, djalë -vajzë, mace – maçok.

Emrat: dhomë, lule, tavolinë, shtrat, lumturi, gëzim, ( tregojnë sende, dukuri), janë emra jofrymorë.

Emrat: qen , mace, laps, fletore, tavolinë, tregojnë sende ose qenie që mund të shikohen, preken e numërohen. Këta emra janë konkretë.

Emrat: miqësi, lumturi, trimëri, ashpërsi, vrapim, tregojnë dukuri, cilësi, veprime të qenieve ose sendeve të cilat nuk mund të shikohen, preken e numërohen. Këta emra janë abstraktë.

Kujdes! I njëjti emër mund të jetë herë konkret dhe herë abstrakt.

p.sh ndërtimi i rrugës së re ( veprimi i të ndërtuarit, abstrakt)

Gjatë gjithë vijës bregdetare ka ndërtime pa leje( objekte, pallate,

shtëpi, emër konkret).

Mësimi 3

Emrat: qen, mace, laps, fletore, pulë, gjel, tregojnë sende ose qenie që mund të numërohen, janë emra të numërueshëm.

Emrat: miqësi, lumturi, zgjuarsi, pabesi, oksigjen, ujë, tregojnë emra që paraqiten si një masë ose si një lëndë e pandashme.

Emrat: bota, fëmija, punëtoria, rinia, tregojnë një grup sendesh ose personash të një lloji, janë emra përmbledhës.

Kujdes! Emrat popull-popuj, skuadër –skuadrat janë në numrin

shumës nuk janë emra përmbledhës.

Emrat : djathë, gjalpë, gjizë, kos, hekur, tregojnë një lëndë homogjene që nuk mund të numërohet. Këta janë emrat e lëndës. Emrat e lëndës emërtojnë prodhime ushqimore, kimike, bujqësore etj.

Emrat që tregojnë marrëdhënie familjare: i ati, e ëma, e motra, i vëllai etj, përdoren me nyjë të përparme që kryen funksionin e përemrit pronor: i ati = ati i tij, i saj ( babai i tij, e saj ) e motra = motra e tij, e saj.

Kujdes në përdorimin e nyjës së përparme ! Emrat e gjinisë

mashkullore marrin nyjen i , emrat e gjinisë femërore nyjen e.

Në fletoren ku ti

shkruanE duam lumturinë

4. Rilexoni vargjet e mëposhtme:

Në çdo stinë kudo janë pranverojnë dhe në sy ata mbajnë jetën tonë, dashurinë, lumturinë e pafund me ëndrra shumë.

Janë një botë me ëndrra janë të vegjël shumë, mos lëndoni nënat syrin e pagjumë.

Të gjitha do t’i dhuroja kaq të lumtur t’i shikoja dhe fëmijët në gjithë globin anembanë.

5. Klasifikoni emrat sipas tabelës.

frymorë jofrymorë konkretë abstraktë

nënat nënat

Mësimi 3

6. Në tekstin e mëposhtëm nënvizo me një vijë emrat e përgjithshëm dhe me dy vija emrat e përveçëm.

Në këtë kohë në Shkodër ishte formuar një bandë muzikore e vogël me fëmijë.

Pjesëtarë të kësaj bande ishin dhe kompozitorët tanë të njohur: Çesk Zadeja, Tish

Daia, Tonin Harapi, Simon Gjoni etj. Bandën e drejtonte kompozitori Prenkë Jakova.

Sapo u mor vesh lajmi i ardhjes së Tefta Tashkos në Shkodër, Prenk Jakova përpunoi

për gjithë natën një potpuri me këngë popullore për bandë. E gjithë trupa e

orkestrës punoi me ngulm për ta mësuar potpurinë. Duhej t’i bënin një

përshëndetje, siç e meritonte, këngëtares.

(Ky fragment është marrë nga libri për jetën e këngëtares Tefta Tashko Koço, shkruar

nga Valter File.)

7. Formo fjali me emrat e lëndës: djathë, verë, hekur, qumësht,uthull.

Në fletoren ku ti

shkruanE duam lumturinë

8. Shkruaj ndryshe emrat e nyjshëm në fjalitë e mëposhtme.

Genc Shpati është i ati i Bledarit.

Genc Shpati është…………………………

Miranda Shpati është e ëma e Bledarit.

Miranda Shpati është ……………………

Artan Shpati është i vëllai.

……………………….. është Artan Shpati.

9. Në fjalitë e mëposhtme vendos √ aty ku emri me shkronja të pjerrëta është përmbledhës.

- Tre djem nga fshati shkuan në kongres. - Djalëria e fshatit u përfaqësua në kongres nga Artani, Arbeni dhe Bledari. - Gratë u mblodhën ditën e diel të gatuajnë ushqim për fëmijët jetim. - Graria u mblodh ditën e diel të gatuajnë ushqim për fëmijët jetim. - Më pëlqen emisioni "Bota rreth nesh". - Nuk e di ç’ do thonë bota kur ta marrë vesh.

Mësimi 3

10. Shkruani dhe ju për nënat, rolin dhe kontributin e tyre në jetë.

Fjala nënë kudo në botë, zgjon në zemra dashurinë. Mirëmëngjes jetës i thotë se nëna lind njerinë. Kjo dorë që e tundi djepin gjithë botën e sundon.

" Dashuri, jetë, lind njerinë, tund djepin, botën e gëzon ", gjithçka lidhet me fjalën nënë.

……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………